SHTYPI MILENIUM I RI < www.mileniumiri.al Á info@mileniumiri.al
FOTOT: Generatet with AI, www.gettyimages.com, www.shutterstock.com.
SPROVË E RËNDË E BESIMIT
» Justinian Topulli
Përkatësia familjare, fisnore, krahinore, etnike, kombëtare, partiake, fetare, sektare dhe klanore, të shtyn shpesh të heshtësh ndaj së keqes, e akoma më keq, të mbrosh tëndin, duke nënvleftësuar të keqen e tij dhe duke sulmuar të keqen “më të madhe” të kundërshtarit, e shumë më keq akoma, duke e justifikuar të keqen e tëndit, apo edhe duke e mbrojtur atë si të drejtë!
Janë të rrallë njerëzit që shpëtojnë nga të gjitha nivelet e këtij qëndrimi të njëanshëm dhe kjo ka lidhje me natyrën e dobët njerëzore, që nuk tregohet e drejtë kurdoherë. Mirëpo, kjo është një nga kërkesat e rëndësishme të besimit. Allahu thotë në Kuran:
“O ju që keni besuar! Të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut, edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve tuaj ose kundër të afërmve tuaj, qoftë ai (për të cilin dëshmohet) i pasur a i varfër, sepse Allahu është më i ditur rreth tyre. Mos ndiqni ndjesitë e t’i shmangeni drejtësisë! Nëse shtrembëroni faktet ose tërhiqeni (nga drejtësia), (dijeni se) Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.” (en-Nisa: 135)
Në këtë ajet, Zoti nuk ka përjashtuar asnjë, as veten e njeriut dhe as gjakun e tij më të afërt. Madje e ka shtrirë kërkesën e drejtësisë edhe në vetëpërmbajtjen e urrejtjes që kemi ndaj hasmit, për të mos i hyrë në hak edhe atij, duke thënë:
“O ju që keni besuar! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën; dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj të tjerëve e t’i shmangeni drejtësisë! Jini të drejtë, sepse kjo është më afër devotshmërisë, dhe kijeni frikë Allahun! Padyshim, Allahu e di me hollësi gjithçka që bëni ju.” (el-Maide:8)
Kështu që të qenit plotësisht i drejtë dhe përherë në çdo rast, është një sprovë e rëndë e besimit, sepse bie ndesh me prirjen natyrale të njeriut, për të mos pranuar fajin dhe gabimin tek vetja dhe njerëzit e tij, me të cilët e lidhin gjaku, besimi, bindja, apo afërsia dhe interesa të tjera.
Janë të rrallë njerëzit që shpëtojnë nga të gjitha nivelet e këtij qëndrimi të njëanshëm dhe kjo ka lidhje me natyrën e dobët njerëzore...
- Si është e organizuar një ditë e juaja në përgjithësi duke qenë se përveç punës dhe ndani kohë edhe për familjen tuaj? Si i menaxhoni angazhimet tuaja në mënyrë që të jeni sa më produktive?
Oraginizimi i ditës për një mami me tre fëmijë dhe duke punuar nga shtëpia ka surprizat e saj. Asnjëherë nuk e di çfarë mund të sjelli dita, por për kompesim punojmë dhe gjatë natës.
- Si ka lindu dëshira juaj për tu marrë me punime suveniresh, dhe pse pikërisht dominojnë elementët tradicional në punimet tuaja?
“Unike si ti” tani në maj bën 6 vjeç. Çdo gjë ka lindur nga pasioni për punën e dorës. Asnjëherë se kam menduar që ky rrugëtim do të mbërrinte këtu ku është
tani. Suveniret me tematikë traditen kanë qenë gjithmonë një dëshirë e imja për t’i punuar. Kërkesat e klientëve bënë që ky produkt të marri jetë dhe të pëlqehet çdo ditë dhe më shumë.
Çdo punë që bëni, bëjeni me nijetin për të kënaqur Zotin.
Braktisni çdo
gjë që është e ndaluar për
hir të Tij dhe
-Si praktikante e besimit Islam sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj? A ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj dhe a ka pasur momente që mund të ju ketë penalizuar shfaqja juaj si besimtare muslimane?
Unë jam rritur me islam që fëmijë. Në përgjithësi gjatë rrugëtimit tim në këtë fe të bukur nuk kam pasur penalizime për shkak të besimit. Paragjykime kam pasur por jo që të më penalizojne deri në tërheqje nga synimet që une i kam vendos dhe vendosë vetës çdo ditë.
-A jeni ndeshur me reagime befasuese nga klientët, kur njihen me një vajzë me shami që bënë një art kaq të bukur dhe të veçantë duke pasur në fokus elementët tradicional shqiptar? Nëse po, pse mendon që ndodhë kjo?
Zoti do ju japë sukses... 7 Maj 2025
Reagimet e klientëve kur shikojnë kush qëndron pas këtyre punimeve është dashamirës. Nuk mund të them që nuk ka pas dhe paragjykime të tipit që ti me mbulesë islame çfarë lidhje ke me traditën? Vendi yt është në Arabi dhe të tilla si këto. Por për mua këto nuk kanë asnjë rëndësi. Gjithmonë do ketë njerëz që nuk na pëlqejnë, rëndësi ka që ne të jemi në rregull me veten dhe me atë që u ofrojmë të tjerëve .
- Mund të ndani me lexuesit sfidat që keni kaluar përgjatë rrugëtimit tuaj për të arritur sukses, në këtë fushë arti do thoja?
Gjatë ketij rrugetimi ka pas sfida nga më të ndryshmet. Që me familjarët e mi, kur hoqa dore nga profesioni im dhe ndoqa pasionin. Me paragjykuan që kjo që po bëja ishte një gabim. Por unë u vërtetova të kundërtën. Tjetër vështërsi ka qenë mos kuptimi i artit që unë bëja, shpesh herë kam menduar të heq dorë, por pasioni i madh me ka bërë mos të dorezohem. Një vështërsi tjetër ka qenë mos gjetja e materialeve. Konkurenca jo e ndershme po ashtu. Por në fund të gjithëçkaje vullneti dhe dëshira për këtë që bëj doli fitimtare.
-Të gjitha punimet tuaji i bëni vet, apo keni krijuar ndonjë staf me të cilin punoni?
Shumica e punimeve të mia janë të realizuara nga unë. Kohët e fundit kam bërë disa bashkëpunime me artizane të tjera, për të suportuar dhe për të sjell punime unike.
-Sa të interesuar janë shqiptarët për të blerë nga këto punime dhe çfarë kërkohet më shumë nga ata?
Shqiptarët e duan shume traditën. Po shoh që kjo gjë po bëhet nga viti në vit me e kërkuar. Malli për vendin e tyre i bënë të kërkojnë një copëz traditë kudo që ndodhen.
-Keni një mjedis të caktuar ku punoni, apo mund të realizoni punimet tuaja edhe në ambientet e shtëpisë dhe gjithashtu donim të dimë nëse është e vështirë të gjinden materialet për të realizuar këto punime, si e keni zgjidhur këtë pjesë?
Deri në momentin që fëmijët e mi të rriten dhe pak do vazhdoj të punoj nga shtëpia. Kam krijuar një mini studio për punën time. Materialet e punës i kam porositur jashtë vendit në fillimet e mia, por me kalimin e kohës është lehtësuar disi gjetja e tyre.
8 Maj 2025
JEMI NË LUFTË ME NËSENATYRËN,FITOJMË KEMI HUMBUR!
Në Brazil, kufiri midis qytetërimit dhe natyrës është mahnitës. Manaus, kryeqyteti aktiv i Amazonës, është kufiri i fundit urban përpara se pylli të pushtojë. Nga njëra anë, ritmi i furishëm urban; nga ana tjetër, një det i madh i gjelbër, ku pemët shekullore ruajnë një botë të lashtë.
Maj 2025
FEMRA NË ISLAM
» Shkumbin Muriqi
Nëse fillojmë nga Islami, Kurani famëlartë, kushtetuta dhe jurisprudenca islame femra është e ngritur në atë nivel të lartë me të gjitha të drejtat e saj dhe me një komoditet elasticitet e privilegj brilant, mbrojtjeje individuale dhe publike.
Por nëse kalojëm tek femra e shoqërive shteteve muslimane me ligje të integruara njerzore, Ajo femër nuk është nën mbrojtjen e ligjit dhe nuk posedon të drejta të barabarta me mashkullin.
Islami katërmbëdhjetë shekuj më parë e ngriti femrën lart në të njëjtën pozitë me mashkullin duke mos vendosur asnjë limit në progresin e saj moral.
Asnjë periudhë kohore në 14 shekujt e fundit çfarëdo lloj sistemi të jetë ai model përendimor ose lindor nuk arritën t’a kuptojnë anën delikate elastike njerzore të femrës duke e mbrojtur me ligjet e veta.
impresionuse. Muslimanët e atyre periudhave, edhe gjatë luftërave e kishin të ndaluar rreptësisht që femrat jomuslimane të malltretohen, shantazhohen ose detyrohen në çfarëdo aktiviteti jetësor, social apo human.
Paramendoni një zonjë muslimane, Fatima al Firi e cila para një mijë viteve e hapi universitetin e parë në botë në Maroko, (Universitet Al Qarawiyn) dhe kishte një ekip me 12 gra që kishin njohuri ekselente në lamitë e shkencave natyrore, Muzikë, Fizike, Astronomi, Biologji, Matematikë dhe shkencat islame në kornizën e religjionit.
Në periudhat e arta të erës islame, femra ishte në pozitë të lart. Në periudhën Medinase derisa Muhameti a.s ishte gjallë, gruaja u ngritë dhe kishte të drejtat e saj unikate në tregti, biznes, në trashëgimi, në studime, në administrate, udhëheqje dhe në jurisprudencë, specifikisht ishte e mbrojtur permes sheriatit në levizje të lirë dhe udhëtim.
Duke pasur parasysh se burrat dhe gratë u krijuan për të njëjtën esencë, duhet pra të jenë të barabartë në kornizat e ligjit hyjnor që zbërthehen në kombinim me
Kuranin famëlartë dhe hadithin e saktë profetik.
Në historinë islame të periudhave të ndryshme mësojmë fakte interesante dhe
ai që sillet më së miri me gruan e vetë, dhe i jep hakun e respektin e merituar atyre, nënave, grave dhe vajzave.
Kur Allahu e krijoj femrën, nuk e krijoj nga këmbët që të nënshtrohet, as nga koka të jetë superiore, por nga briri i majtë nën mbrojtje dhe afër zemrës të dashurohet.
Paramendoni Zonjën Fatima Al Firi e cila njihet në katër kontinente dhe egziston një literaturë e madhe për këtë zonjë të dijes, e cila ishte ekselente në matematikë, astrofizik dhe si pasion në muzikë nxori notat e para muzikore.
Universiteti i Bolonias është kopje e modelit Fatima Al Firi, ndërsa sot një zionist pa vlera nje diktator nomad mizor në Arabinë Saudite mburret tani në kohën e mileniumit se i paska avancuar të drejtat e grave të ngasin makinat.
Në periudhën e Spanjës islame, në Al Andaluzi gati secila xhami madheshtore kishte kuadraturen e posaçme për gjininë femërore. Sot në shumicën e xhamive të katër kontinenteve femrat duken si te kufizuara dhe të deklasuara nga injorimi i piramidës se imamëve dhe klaneve të tyre të ngushta që janë pjesë e akademive të zionistëve lindor.
E pyetën profetin: “Cili nga umeti i jonë mund të jetë më i miri? Më i miri nga ju është
Më i miri nga ju është ai që sillet më së miri me gruan e vetë, dhe i jep hakun e respektin e merituar
atyre, nënave, grave dhe vajzave
MOS U THUAJ AS “OF”!
» Prof. Dr. M. Jashar Kandemir
Allahu Teala ka urdhëruar të sillemi mirë ndaj prindërve. Nisur nga kjo: Të gjithë duhet të sillen mirë ndaj prindërve dhe të jenë mirënjohës kundrejt tyre.
Nëse njëri prej tyre apo që të dy plaken pranë fëmijëve të vet, fëmijët nuk duhet t’u thonë as “of! Nuk duhet t’i qortojnë.
Duhet t’u thonë fjalë të buta dhe të mira.
Duhet t’ua hapin krahët me dhembshuri dhe të luten ashtu siç na mëson Allahu Teala në Kurani Fisnik:
“O Zot! Mëshiroji ata siç më rritën duke u përkujdesur për mua kur isha i vogël!”
Allahu Teala njofton se dikur mori premtimin prej Beni Israilëve, se ata do të silleshin mirë ndaj prindërve.
I Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, nën dritën e këtyre ajeteve fisnike, ka bërë disa paralajmërime të rëndësishme në lidhje me çështjen e bindjes dhe mirësisë ndaj prindërve:
“Njëra prej gjërave që e gëzon shumë Allahun Teala, është mirësia dhe bindja e njeriut ndaj prindërve të tij.”
“Një fëmijë nuk mund ta paguajë kurrë hakun e babait, përveçse në një rast: Nëse e gjen babanë e tij rob, e blen dhe e liron atë.”
HAKU I NËNËS
Nënat i mbartin fëmijët në barqet e tyre duke hequr vuajtje të mëdha dhe i sjellin në këtë botë me shumë vështirësi. Haku i nënës është i pamundur të paguhet, ngaqë rritja dhe edukimi i fëmijës nuk është më pak i vështirë se mbartja e tij në bark.
Një burrë erdhi te i Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem dhe e pyeti: -Ndaj kujt duhet të sillem më mirë dhe t’i shërbej më shumë?
-Nënës tënde!
-Po pas saj, ndaj kujt?
-Nënës tënde!
-Po pas saj?
-Përsëri ndaj nënës tënde?
-Po pas nënës sime?
-Babait tënd!
Në këtë mënyrë, i Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, ka treguar se haku i nënës është aq i madh, saqë nuk mund të matet me asnjë tjetër.
Edhe nëse nëna nuk është myslimane, fëmijët e kanë për detyrë ta respektojnë dhe të sillen mirë ndaj saj.
Nëna e vajzës së Ebu
Bekrit, pra nëna e Esmasë, akoma nuk e kishte pranuar Islamin.
Gruaja e shkretë shkoi një
ditë për të vizituar vajzën e saj. Esmaja, radijallahu anha, nuk po dinte çfarë të bënte.
Nëna e saj ishte adhuruese e idhujve. Vallë, a ishte e drejtë ta merrte brenda atë?
Shkoi te i Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem dhe e pyeti:
“Nënën e kishte marrë malli për mua dhe ka ardhur te shtëpia ime. A mund ta nderoj atë?” I Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, i tha:
“Po! Sillu mirë ndaj nënës tënde!”
GJYSMA E NËNËS
Një burrë i tha të Dërguarit të Allahut, sallallahu alejhi ve sellem:
-O i Dërguari i Allahut! Kam bërë një mëkat të madh. A më pranohet pendimi, nëse pendohem?
I Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, e pyeti:
-A i ke prindërit?
-Jo, nuk i kam.
-A ke teze?
-Po, kam.
-Atëherë, sillu mirë ndaj saj!
Në këtë mënyrë, i Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, tha se njeriu mund të shpëtojë nga mëkati duke u sjellë mirë ndaj tezes, e cila është “gjysma e nënës”, nëse nuk i ka prindërit.
Sahabi i nderuar, Harithe bin Nu’mani sillej shumë mirë ndaj nënës së tij. Një ditë i Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, pa një ëndërr. Ndodhej në xhenet dhe Harithe ishte aty duke lexuar Kuran.
Pasi ua tregoi sahabëve të nderuar ëndrrën, u shpreh:
“Ja, kjo është mirësia.” Pastaj tha se Harithe, radijallahu anhu, e ka fituar xhenetin, për shkak se është sjellë mirë ndaj nënës.
DUHET T’I GËZOJË ATA
Prindërit janë garancia e xhenetit për fëmijët dhe shkak që ata të hyjnë në xhenet nga dera kryesore.
I Dërguari i Allahut a.s, ka thënë tri herë: “U shkatërroftë!”, për atë pranë të cilit prindërit arrijnë ditët e pleqërisë dhe ai nuk mund të hyjë në xhenet. Po ashtu, është shprehur se fëmijët që nuk i gëzojnë prindërit në periudhën e fundit të jetës së tyre, janë në një humbje të madhe. Një sahab erdhi te i Dërguari i Allahut a.s dhe i kërkoi leje për xhihad. Hazreti Pejgamberi (s.a.s.), e pyeti: -A i ke gjallë prindërit?
-Po, që të dy janë gjallë.
-Atëherë shko dhe përpiqu t’u shërbesh atyre!
Në këtë mënyrë, i Dërguari i Allahut a.s, 15 Maj 2025
tregoi se shërbimi ndaj prindërve është më i vlefshëm se xhihadi nafile. Dikush tjetër i tha të Dërguarit të Allahut a.s, se kishte ardhur të luftonte bashkë me Të apo të shpërngulej te Ai duke i lënë prindërit me lot në sy. Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “Menjëherë kthehu pranë prindërve dhe gëzoji, siç i ke bërë të qajnë!”
Të gjitha këto ngjarje tregojnë këtë: Ai që i gëzon prindërit, fiton kënaqësinë e Allahut Teala. Ndërsa ai që i zemëron prindërit, tërheq zemërimin e Allahut të Madhëruar.
Prindërit nuk duhet të kun-dërshtohen. Kundërshtimi i prindërve është një mëkat shumë i madh.
Kur i Dërguari i a.s, foli rreth mëkateve më të mëdha, së pari përmendi kundërshtimin ndaj Allahut të Madhëruar dhe pastaj kundërshtimin ndaj prindërve.
Po, mëkati më i madh prej mëkateve të mëdha është adhurimi i diçkaje tjetër për zot, përveç Allahut dhe mosrespektimi i prindërve.
Një ditë, i Dërguari i Allahut a.s, tha se ofendimi dhe mallkimi i prindërve prej fëmijëve të tyre janë prej mëkateve të mëdha.
Sahabët u habitën nga kjo dhe i thanë: -Si mund t’i ofendojë dikush prindërit e tij?
I Dërguari i Allahut a.s, u përgjigj: “Vjen dhe ofendon babain e dikujt tjetër. Edhe ai ia ofendon babanë. Ofendon nënën e dikujt. Edhe ai ia ofendon nënën e atij.” Në këtë mënyrë, ka ofenduar prindërit e tij.
I Dërguari i Allahut a.s, e përdorte shumë pak mallkimin, por megjithkëtë, tha: “Allahu e mallkoftë atë që mallkon prindërit e tij.”
Hazreti Pejgamberi, alejhi selam, na ka mësuar: Allahu i Madhëruar e ka ndaluar kategorikisht mosbindjen ndaj prindërve. Ja pra, për këtë arsye nuk mund të hyjnë në xhenet ata që i kundërshtojnë prindërit e tyre.
PAS VDEKJES SË PRINDËRVE
Detyrat e fëmijëve kundrejt prindërve të tyre nuk mbarojnë edhe pas vdekjes. Kanë detyra të tjera edhe pasi ata t’i japin lamtumirën jetës së kësaj bote.
Një sahab e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s, për këtë: -A ka ndonjë mirësi që mund ta bëj për prindërit pasi ata të ndërrojnë jetë?
Hazreti Pejgamberi, alejhi selam, iu përgjigj: -Po, duhet të lutesh për ta dhe të kërkosh (nga Allahu) që t’ua falë mëkatet e tyre, Të zbatosh porositë e tyre, Të mbrosh të afërmit e tyre dhe Të nderosh miqtë e tyre.”
Fëmijët duhet të sillen mirë ndaj mikut të babait, madje edhe ndaj familjes së tij. Duhet t’i mbrojnë dhe t’i ndihmojnë ata.
I Dërguari i Allahut a.s, e ka cilësuar këtë si mirësinë më të vlefshme.
Si duhet të lutemi për prindërit?
Kurani Fisnik na mëson se si duhet të lutet një fëmijë për prindërit e tij: “O Zot! Mëshiroji ata siç më rritën duke u përkujdesur për mua kur isha i vogël!” “O Zot! Më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët ditën kur do të jepet llogari!”
Fëmija duhet të japë sadaka për prindërit e tij pasi ata të ndërrojnë jetë. Sevapet e mirësive që bëhen për ta, do t’u shkojnë shpirtrave të tyre. 17 Maj 2025
GAZA, NJË VIT SA NJË QIND VITE
» Dr. Mehmet Görmez
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falënderojmë Allahun, Krijuesin e natës dhe ditës, dhe bekimet dhe paqja qofshin mbi Pejgamberin tonë të zgjedhur, udhëheqësin e muxhahidëve dhe prijësin e të devotshmëve, si dhe mbi familjen dhe mbi gjithë shokët e tij.
Të dashur vëllezër, një vit i tërë ka kaluar që nga fillimi i spastrimit etnik në Gazën e dashur. Një vit i plotë - por jo si çdo vit tjetër, sepse koha është relative. Nuk kalon me të njëjtën shpejtësi gjithmonë. Nëse është plot lumturi dhe mirësi, kalon shpejt, si një erë e shpejtë. Por nëse është plot dhimbje dhe vuajtje, kalon ngadalë, si një barrë e rëndë, sa duket sikur zgjat jetë të tëra. Ky vit ka qenë një vit turpi, një vit poshtërimi për të gjitha kombet e tokës. Por nga ana tjetër, ka qenë një vit kërcimesh në ndërgjegjen njerëzore, kërcime që nuk mund të imagjinonim as për njëqind vjet të ardhshme. E kam thënë më parë: “7 Tetori do të bëhet një datëlindje e re për Ummetin Islam dhe për njerëzimin në përgjithësi. Do të flitet për epokën “para Gazës” dhe epokën “pas Gazës.” Dhe kjo ka ndodhur.
Gaza është bërë një simbol që bashkon njerëzit me ndërgjegje të gjallë, një kriter për të dalluar të mirën nga e keqja, të vërtetën nga gënjeshtra.
Prandaj, të dashur dëgjues, le të bëjmë një bilanc të këtij viti. Le të shohim, çfarë ka humbur njerëzimi dhe çfarë ka fituar. Me fjalë të tjera, çfarë i ka mësuar Gaza botës? Këtë do ta analizojmë nga disa këndvështrime:
1. Nga perspektiva e popullit të Gazës.
2. Nga këndvështrimi i okupatorit.
3. Nga ana e Ummetit Islam.
4. Nga pikëpamja e njerëzimit në tërësi.
5. Nga ana e elitave intelektuale, shkencore dhe artistike.
Por, para se të fillojmë, duhet të theksojmë dy gjëra:
E para: Shpesh përsërisim këtë ajet kuranorë:
“Mund të urreni diçka, por ajo është e mirë për ju; dhe mund të doni diçka, por ajo është e keqe për ju. Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini.” (2:216)
Por harrojmë se ky ajet u shpall në kontekstin e luftës. Allahu thotë: “Ju është urdhëruar lufta, ndonëse ajo ju është e neveritshme.”
Pra, ky është një ligj i Allahut: lufta mund të duket e keqe, por mund të fshehë të mira që nuk i shohim menjëherë.
E dyta: Shtatë tetori nuk mund të kuptohet pa kontekstin e tij historik. Prandaj, le të kthehemi në pesë data kyçe (në mënyrë të kundërt):
Mund të urreni diçka, por ajo është e mirë për ju; dhe mund të doni diçka, por ajo është e keqe për ju. Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini.
- 2005: Kur Gaza u bllokua dhe u shndërrua në një burg të hapur.
- 1967 & 1948: Masakrat dhe dëbimet e popullit palestinez.
- 1917: Premtimi i lig (Balfour).
- 1890: Lindja e lëvizjes Sioniste.
Pa këto, nuk mund të kuptojmë tetorin 2023.
Bilanci i Vitit: Çfarë humbëm dhe çfarë fituam?
1. NGA ANA E GAZASË:
Populli i Gazës humbi gjithçka: shtëpitë, pasuritë, familjet. U ndaluan ushqimi, uji dhe ilaçet. Por nuk humbën besimin, dinjitetin dhe shpresën.
Ata i mësuan botës:
- Si të luftosh për liri (edhe nën tokë!).
- Fuqinë e durimit dhe besimit (fëmijët që nuk braktisnin kafshët e tyre, nënat që thonin “Ni‘ma-lWakīl” ndaj foshnjëve të tyre të vdekur).
- Gaza i vuri njerëzit në “shkollën e vërtetë” për të mësuar se çfarë do të thotë të jesh njeri.
2. NGA ANA E OKUPATORIT:
Ky vit zbuloi terrorin e shtetit në formën e tij më të qartë. Nuk është thjesht Izrael - është “terror i botës” (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, BE). Ata përdorën metoda më të egëra se nazistët:
- Nuk u nevojitën dhoma gazi - i dogjën nën rrënoja.
- Nuk u nevojitën kampe vdekjeje - e gjithë Gaza u bë një kamp vdekjeje.
- Nuk u nevojitën bomba atomike - hodhën më shumë se në Hiroshima dhe Nagasaki.
Por Gaza zbuloi edhe dobësinë e ushtrisë së okupatore. Ata u treguan të pafuqishëm përballë trimërisë së Gazasë, si Goliathi përballë Davidit.
3. NGA ANA E UMMETIT ISLAM:
Gaza na vuri një pikpyetje:
“A mund të mbrojnë 2 miliardë muslimanë 2 milion vëllezër?”
Përgjigja deri tani: Dështim total.
- As nuk ndaluan masakrën.
- As nuk dërguan ilaçe.
- As nuk bllokuan ekonomikisht Izraelin. Muslimanët u ndanë në tre grupe:
1. Tradhtarët (që mbështetën okupatorin).
2. Të heshturi (të pafuqishmit).
3. Ata që bënë më të pakten (dënim verbal + ndihma humanitare).
Gaza zbuloi edhe hendekun midis popujve dhe qeverive muslimane. Popujt presin nga qeveritë, qeveritë heshtin, dhe Gaza vuan.
4. NGA ANA E NJERËZIMIT:
Gaza zbuloi se:
- “Bota e lirë” nuk është e vërtetë.
- “Të drejtat e njeriut” kanë ngjyrë (vetëm për perëndimin).
- Imperializmi ka ndryshuar vetëm rrobat.
Por Gaza na dha edhe shpresë:
- Rrjetet sociale e bënë botën dëshmitare të krimeve.
- Vendi i Afrikës së Jugut u bë hero në Hagë.
- Lëvizjet anti-koloniale u zgjuan.
5. NGA ANA E ELITAVE:
Gaza zbuloi se:
- Filozofët, artistët dhe shkencëtarët janë robër të sionizmit.
20 Maj 2025
- “Vlerat perëndimore” janë të rreme (ata heshtin për Gaza).
- Vetëm disa të guximshëm (si Žižek ose Agamben) folën.
Dhe më e dhimbshme: Klerikët islamikë heshtën. Ku janë dijetarët e medhenj?
Ku janë liderët fetarë?
Përfundim: Gaza është një provë për të gjithë ne. Çdo njeri në botë ka një pyetje që duhet përgjigjur:
- Për muslimanët: A e mbrojmë Palestinën?
- Për njerëzimin: A qëndrojmë me të drejtën?
- Për intelektualët: A flasim kundër padrejtësisë?
Gaza ka kaluar testin me shkëlqim. Ata janë dëshmitarët e vërtetë të besimit, dinjitetit.
21 Maj 2025
BETIMI TE GJASHTË ÇESHMET
» Blerim Q. Saramat
Nën hijen e Kalasë së Prizrenit, aty ku rrjedhin të kristalta ujërat e Lumbardhit, ndodhen Gjashtë Çeshmet – burime që nuk ofrojnë vetëm freski, por edhe një kujtesë të përjetshme për një betim të madh.
Ishte viti 1878, një kohë kur Shqipëria e robëruar kërkonte shpëtim. Burrat më të ditur dhe më të guximshëm të kombit u mblodhën në Prizren për të vulosur fatin e tokave shqiptare. Pas orëve të gjata të diskutimeve dhe betejave diplomatike, ata shkonin te Gjashtë Çeshmet për të freskuar fytyrat dhe për të mbushur ibrikët me ujë.
Maj 2025
Në atë çast të rëndësishëm, ndërsa uji rridhte pandërprerë, Abdyl Frashëri ngriti vështrimin drejt diellit dhe tha:
— “Siç rrjedh ky ujë nga gjashtë çeshmet, ashtu do të rrjedhë edhe gjaku ynë për mbrojtjen e atdheut!”
Thuhet se që nga ajo ditë, Gjashtë Çeshmet nuk janë tharë kurrë, sepse burimi i tyre u shndërrua në kujtesën e kombit. Çdo pikë uji që rrjedh mban brenda zërin e prijësve të Lidhjes, dhe kushdo që pi prej tyre, merr forcën dhe vendosmërinë për të mos e lënë Shqipërinë të humbasë.
Edhe sot, kur qytetarët e Prizrenit ndalen për të pirë ujë nga çeshmat, mes zhurmës së rrjedhës mund të dëgjojnë jehonën e betimit të burrave që nuk e lanë Shqipërinë të tretet në histori.
LUTJA E NËNËS
Ajo ishte një grua e ve, nënë jetimësh, nuk kishte ndihmës dhe përkrahës tjetër përveç Zotit. Kujdesi më i madh për fëmijët, ishte dashuria, dhembshuria dhe siguria që përpiqej t’u përcjellë, jo aspekti material. Me gjithë fukarallëkun dhe nevojat, ajo manifestonte durim dhe kishte besim të madh tek Zoti, gjë e cila i kishte falur forcë dhe rezistencë.
Një natë, pasi errësira mbuloi gjithçka dhe fëmijët i kishte zënë gjumi, filloi një stuhi e madhe. Era ishte shumë e fortë dhe shiu binte me rrëmbim. Shtëpia e tyre, për të mos thënë kasollja e ndërtuar me qerpiç, ishte e hallakatur dhe me themele të dobëta. Nga frika për fëmijët e saj, nëna qëndroi e zgjuar, pa fjetur gjithë natën. I përkëdhelte, i përqafonte, i mbulonte dhe u falte ngrohtësi sa mundej.
Ajo nuk e kishte kuptuar se njëri nga fëmijët e shihte
dhe e ndiqte çfarë po bën, ndërkohë që hoqi një gjysmë qerpiçi nga muri dhe pasi futi diçka aty brenda, e ktheu sërish!
Kaluan vite dhe fëmijët u rritën, u shkolluan dhe u punësuan. Me shtimin e të ardhurave, ata blenë një shtëpi në qytet. Një vit pas vendosjes në shtëpinë e re, nëna e tyre ndërroi jetë. Tre ditë pas vdekjes së saj, pasi ishin shpërndarë njerëzit që kishin ardhur për ngushëllime, fëmijët u mblodhën kokë më kokë duke sjellë kujtimet e tyre më të bukura me nënën. Në një moment, njëri nga vëllezërit kujtohet se e ëma kishte futur diçka në murin e shtëpisë së vjetër, atë natë stuhish dhe rrebeshi.
Të gjithë brofën në këmbë dhe u nisën drejt shtëpisë së vjetër në fshat. Hynë brenda dhe hoqën qerpiçin ku fshihej letra dhe e nxorën atë.
Në atë çast, shtëpia fillon të lëkundej fort! Të gjithë ia dhanë vrapit dhe dolën jashtë saj. Në çast, shtëpia
shembet me potere!
Të gjithë mbetën si të ngrirë, pa ditur çfarë të thonë!
Si ndodhi kjo?!
Njëri prej tyre, pyeti: “A e keni letrën që gjetëm në mur?”
“Po” tha vëllai që e kishte nxjerrë që andej.
“Hape ta lexojmë!” thanë të gjithë njëzëri.
Në letër ishin shkruar vetëm disa fjalë:
“Rezisto pash madhështinë e Zotit!”
Pastrojeni zemrën nga mllefi dhe urrejtja, pastaj luteni Zotin me besim dhe siguri se Ai do i përgjigjet lutjes tuaj! Lutja, është një energji që ia dhurojmë vetes, kur lutemi për veten, ose ia dhurojmë tjetrit kur lutemi për tjetrin. Sa më e pastër nga emocionet negative të jetë zemra, aq më e madhe është kjo energji dhe aq më e shpejtë është përgjigja e Zotit! “Luteni Zotin të bindur se do u përgjigjet!” thoshte profeti Muhamemd a.s.
do të thotë të kryesh një proçes fiziologjik frymëkëmbimi, por më shumë do të thotë të shpreh një copëz identiteti për t’u diferencuar dhe për të mos u bërë njësh e pjesë e së tërës. Pikërisht ky diferencim përballë shoqërisë arrin të shprehet si një cilësi e veçantisë e unit në shumë mënyra, duke filluar që në shprehjen e një mendimi, në ndërmarrjen e një veprimi apo edhe në zgjedhjen e një alternative që mund të më ofrohet. Në çastet e fragmentizuara arrij ta kuptoj më së miri
individual.
Për të qenë pjesë e një shoqërie duhet t’i japësh njëfarë kuptimi ekzistencës, duke bërë zgjedhjet dhe në zgjedhjet që kam bërë e vazhdoj të bëj kam kuptuar se aq sa e ngjashme, po aq e ndryshme jam në mesin e individëve të kësaj shoqërie. Shpesh herë më është dashur të rezistoj duke mbajtur një balance midis zgjedhjeve, normave dhe parimeve individuale përballë pseudotransformimeve, normalisht, kuptueshëm nuk është e lehtë, disa herë
shumë pranë të pamundurës, kjo për faktin e vendosjes në ballafaqim të drejtëpërdrejtë me ndërgjegje, me këtë mekanizëm rezistent i cili më ka nxitur së brendshmi një fije shkëndije të fortë që të mund të përballem me dualizmat dhe të bëj një zgjedhje të mirëmenduar në hapat e formësimit tim jetësorë.
Jo të rralla kanë qenë dhe mbeten rastet kur më pushton ndjesia se diçka nuk shkon me mua. Në përballjen e së brendshmes dhe së jashtmes, në përplasjen e dy botëve kaq të ndryshme arrin të rezistojë e vetmja pyetje e pandryshueshme që nga lindja, pse duhet të jetë kështu?
Vëzhgoj, arrij t’i bëj një analizë të gjithë kësaj, dhe në të shumtën e rasteve nuk jam konform asaj që më ofrohet.
Unë jam kundër rrymës. E ndjejë që i kam dalë para kësaj rryme dhe po zgjedh të qëndroj në drejtimin e kundërt. Nuk mund ta pranoj të papranueshmen. Nuk mund të them fjalë të cilat lëndojnë, apo fjalë të cilat nuk i ndjejë për t’i thënë. Jo, kurrësesi nuk mund të përçmoj dhe t’i ul individët sipas formimit; nuk arrij t’i përshtatem mungesës së empatisë, dehumanizmit, individualizmit, nuk më pëlqen mospërputhja e atyre që lexoj me realitetin, me atë çfarë shoh dhe dëgjoj, nuk më pëlqejnë idetë e krijimit dhe përfundimit të mardhënieve, nuk përshatatem dot me idetë të cilat lulëzojnë pas interesave personalë, përtej aspektit emocional ose përputhshmërisë së karakterit. Edhe pse nuk jam e thyer dhe nuk dua të thyej, disa aspekte janë thellësisht të gdhendura që prej fillimit të ekzistencës time si një frymore mbi këndvështrimin e këtyre aspekteve. Ka aq shumë gjëra që do të doja t’i shkruaja sepse kjo sikur më qetëson sadopak, sikur të mund t’i shkruaja të gjitha, sikur të mund t’i përcillja të gjithë mendimet e mia, por ka ca gjëra që nuk arrihen të kuptohen nga të gjithë, sepse fjalët janë të papërkryera. Sado që përpiqem ta kuptoj këtë shoqëri të trazuar përsëri nuk arrij t’i përshtatem, përkundrazi herë pas here më nxitet së brendshmi ajo pjesë e shpirtit që është e pandryshuar, e revoltuar, për të mos qenë kundër vetes, kundër ndërgjegjes, kjo jo si një aspekt narcistik por si një formë e një dashurie të madhe për veten. Ajo çfarë mua më duket normale, aspektet e koncepteve personale
aspektet e së mirës dhe të ligës, të pranueshmes dhe të papranueshmes përtej meje një shoqërie mund t’i duken absurde deri në fatalizmin e të mos jetuarit të një jetë kuptimplotë.
Por përsëri unë zgjedh të jem Unë! Zgjedh që në copëzat e formimi tim jetësorë të jem realiste, jokonformiste dhe e revoltuar përballë një shoqërie absorbuese të monotonisë. Zgjedh të shpalos një copëz reale të botës time, të pandryshueshme, të paarritshme, dhe të pakuptueshme nga të gjithë.
Unë kam zgjedhur të lë gjurmët e mia, për t’a shprehur identitetin tim. E për këtë duhet guxim dhe një karakter i fortë. Shprehja e vetvetes duhet të jetë një akt transformues për gjithësecilin individ sepse ndryshe shoqëria nuk do të ketë kuptim. Nëse të gjithë individët përbërës të saj do jenë të njëjtë, kopje të njëri-tjetrit atëherë ku qëndron e veçanta, ku qëndrojnë karakteret e larmishme, pranimi dhe mospranimi, ku janë vlerat dhe antivlerat. Janë pikërisht karakteret e individëve përbërës të shoqërisë që e bëjnë dhe shoqërinë të larmishme si dhe jeta që gjithsecili zgjedh ta shfaqë ose jo, ta pranojë të jetojë në plotësinë e frymëkëmbimeve të ekzistencës së gjatë apo të shkurtër të paracaktuar të tij. Në fund të fundit, duhet pranuar se çdo ekzistencë mbetet një çast i shtrënguar midis lindjes dhe vdekjes dhe pikërisht për këtë arsye të zgjedhim t’a shpalosim botën që ritmon brenda nesh, për të krijuar një realitet të qëndrueshëm dhe jo një mirazh të përhershëm.
DETYRA JONË ËSHTË TË ZHDUKIM SËMUNDJEN, JO TË SËMUARIN
» Nga Redaksia
Ky është një tregim shumë i bukur, që mëson të urresh mëkatin, por jo mëkatarin.
Ndërsa ishte ulur në klasën e Imam Shafiut një ditë, studenti i tij më i zellshëm Junus ibn Abd al A’ala u kundërshtua me të mbi një çështje.
Ai u zemërua aq shumë sa u largua nga klasa i revoltuar dhe shkoi në shtëpi.
Atë natë, Junusi dëgjoi një trokitje në derën e tij dhe e pyeti se kush ishte. Ai që trokiste u përgjigj: “Jam Muhamed Ibn Idris!”
Junusi mendonte për të gjithë ata që njihte me këtë emër, përveç Imamit. Me hapjen e derës, ai u trondit kur pa Imam Shafiun. Ajo që pasoi është ajo që e bën këtë muhabet kaq të bukur.
Imam Shafiu tha:
“O Junus! Na bashkojnë qindra çështje dhe vetëm një çështje na ndau. Mos u përpiqni të jeni triumfues në të gjitha situatat; ndonjëherë, fitimi i zemrave është më i rëndësishëm se fitimi i situatave. Mos i rrënoni urat që keni ndërtuar dhe kaluar, sepse një ditë mund t’ju duhen sërish për t’u kthyer. Urreni gjithmonë atë që është e gabuar, por mos urreni atë që gabon. Urreje mëkatin me gjithë zemër, por fale dhe ki mëshirë për mëkatarin. Kritikoni fjalimin, por respektoni folësin. Detyra jonë është të zhdukim sëmundjen, jo të sëmuarin.”
Fotografia: Mauzoleu i Imam Shafiut r.a. Kajro - Egjipt
KONTRIBUTET MUSLIMANE NË QYTETËRIMIN BOTËROR
Kontributet e shkëlqyera të Islamit ndaj shkencës, artit dhe kulturës janë një trashëgimi e përjetshme dhe e çmuar, e cila duhet të ruhet historikisht për gjeneratat e ardhshme. Arritjet e mëdha të dijetarëve muslimanë janë rrallë, nëse pranohen, apo fare në arsimin formal dhe sot identiteti, origjina dhe ndikimi i tyre mbeten kryesisht të paqarta. Ky koleksion i punimeve synon t’u japë lexuesve një
hyrje të shkurtër të historisë intelektuale të muslimanëve dhe kontributet që dijetarët e shquar muslimanë kanë dhënë në disa fusha specifike të dijes, duke përfshirë shkencat themelore dhe të aplikuara fizike e biologjike, mjekësinë, teoritë dhe praktikat ligjore e politike, koncepte, modele dhe institucione ekonomike e financiare etj. Ky koleksion nuk përfshin kontributet muslimane në disa fusha të tjera, si gjuha dhe letërsia, artet e bukura dhe arkitektura,
të cilat kërkojnë një vëllim të veçantë në këtë temë. Ruajtja e qytetërimit kërkon një mirëkuptim, ndarje dhe njohje më të mirë të trashëgimisë sonë të përbashkët njerëzore. Duke pasur parasysh stereotipizimin negativ të sotëm dhe keqkuptimin e gabuar të Islamit dhe të muslimanëve, publikimi i këtyre dokumenteve mbi “Kontributet muslimane në qytetërimin botëror” është jetësore për të ndihmuar në riparimin e gabimit që po kryhet dhe rivendosjen e së vërtetës historike që po shtrembërohet.
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) në bashkëpunim me Lidhjen e Hoxhallarëve të Shqipërisë (LHSH) promovuan në ambjentet e bibliotekës së xhamisë Farkë e Madhe librin: “Kontributet Muslimane në Qytetërimin Botëror.”
Botimi i këtij libri u bë i mundur falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të Institutit Ndërkombëtar për Mendimin Islam (IIIT), Qendrës për Studime të Avancuara (CNS) edhe Instituti AIITC.
“Mos e duaj!”
“Mos e duaj” një femër që gjakun e bën ngjyrë, kur lapsi i saj shkruan gjërat pa nevojë për pasqyrë, kujdes “mos e duaj,” atë që mishërohet, me fletën e ndjenjave ku dhe ngjyra trazohet!
Aman, “mos e duaj” për ndjesinë e saj, kristale janë lotët nga sytë e bukur plot vaj, të të rrjep mishin nëse e ndjen në shkronja, të të grabit shpirtin është shumë e zonja!
Ndoshta duke e lexuar atë nëpër rreshta, të pasqyron durimin që s’mund ta mbaj as bjeshka, edhe mali qe besa mbetet një pikë ngjyrë, sa herë që për mallin flitet, aty s’ka mëshirë!
“Mos e duaj” ngase veç di të shkruaj bukur, në dhimbjet e saj di të mbetet strukur, di t’i ngjajë gjakut që të ec mbi damar, ta lexojë brendësinë si asnjëherë më parë.
“E çmendur” është andaj “mos e duaj,” për lumturinë tënde dhimbjes i aktron si e huaj, ditën me ty qeshë besa edhe lumturohet, natën mbetë e huaj kur me Zotin vetmohet.
Të them “mos e duaj,” ngase me lutje mbron veten, në shpirtin e saj të bukur ta pasqyron t’vërtetën. Në dashuri me të, të lus mos garo, nëse s’ke forcë ta duash, të lus mos e dëmto!
Ngase po të garosh do të mbetesh bukur sqaruar, si varg në poezi apo në një libër rrënjësuar!
“Mos e duaj” ngase ajo acaron në dimrin e ftohtë, qëndisë bukur karshi teje si një diell i ngrohtë!
Si hartë e zemrës do të rrënjoset emri i saj i plotë, për çdo shetitje që e bën, fasionuar në botë, andaj të të them thjeshtë me zemër “mos e duaj,” ajo di përmes shkronjave me ndjenjat si të luaj.
di t’i japë heshtjes një të bukur lamtumirë, që si e përhumbur të mbetet xhevahirë!
Di malet t’i përgjërojë duke t’i asgjësuar, nëse veç pak karshi saj mbetesh angazhuar, por, të them prapë mos aman “mos e duaj,” ngase për plagët e saja ti mbetesh i huaj.
Kur bubullimat e shpirtit thjeshtë i bëjnë vërshime, ajo shkruan për mrekullitë për të bukurat premtime, kur shpirtin e saj shpeshherë e tradhëtojnë, ajo di t’i lë në heshtje që varrin t’ia vizitojnë, andaj “mos e duaj” që t’i shkaktosh dhimbje, në mençurinë e saj duhet të kesh bindje. Me ikjen e saj do të mbetesh i ngatërruar, duke e pyetur veten: “Pse s’mund ta kem harruar?”
» Dashurije Bajrami
Why Choose CIT?
CIT offers affordable education in a growing tech and business environment, strategically located in Europe—making it the ideal place for future engineers and economists.
Academic Partnerships with Canada
CIT collaborates with Georgian College and Seneca Polytechnic, offering programs based on Canadian academic standards.
Employment Opportunities
Graduates benefit from industry links, internships, and job opportunities in tech and business locally and internationally.
Safe, Welcoming, and Culturally Rich Albania offers a student-friendly environment with a warm culture and Mediterranean lifestyle.
Modern Labs & Real-World Skills
CIT’s hands-on approach with modern labs prepares students for real-world challenges.
Study Abroad with CIT’s Mobility Programs
Over 35 exchange agreements allow students to broaden their horizons with funded study programs across Europe.
English Language Programs
Courses are taught in English by international faculty, providing a truly global classroom experience.
International Certifications and Professional Training
C-DATA offers exclusive certifications and professional training, combining international standards with practical experience to give students a competitive edge in the global job market.