
KURIOZITETE VENDET
ME CILËSINË E SISTEMIT
ARSIMOR
MË TË MIRË
FAQE 16
AKTUALITET
FITËR BAJRAMI
FAQE 28
SHKRUAJ EDHE TI MENDO PËR TË TJERËT
FAQE 31


KURIOZITETE VENDET
ME CILËSINË E SISTEMIT
ARSIMOR
MË TË MIRË
FAQE 16
AKTUALITET
FITËR BAJRAMI
FAQE 28
SHKRUAJ EDHE TI MENDO PËR TË TJERËT
FAQE 31
EDITORIAL
A ju mëson feja juaj të silleni kështu ndaj robërve?
INTERVISTË
14
TRADITA PROFETIKE
Profeti Muhamed a.s gjatë Ramazanit
Intervistë me shkencëtaren shqiptare në Zvicër, Besa Maloku
KURIOZITETE
Vendet me cilësinë e sistemit arsimor më të mirë
REFLEKTIM
Fitër Bajrami 04 06 16 18 20 24 26 28
Kalendari i Ramazanit 2025
Këshilla të arta para martesës
OPINION
Si i njohim shoqëritë e dështuara?
SOCIALE
Liria, koncepti transformues i një shoqërie
AKTUALITET
10
12
ESEISTIKË Ai po vjen...!
PSIKOLOGJI
Ndikimi i bullizmit në dhe psikologjike
22
mirëqenien emocionale
NË FOKUS
Shtëpia e Zekatit në Gjirokastër, ndërtuar në vitet 1811-1812
28
VITRINA E LIBRIT Teoria e Artit Islam
SHKRUAJ EDHE TI Mendo për të tjerët
DREJTORESHË Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com
KRYEREDAKTORE Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com
REDAKTORE Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com
PARAQITJA GRAFIKE Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com
BASHKËPUNËTORË Prof. Sadije Bushati, Marsida Simo, Fatime Kalaja, Brunilda Basha, Klodiana Xhaferaj, Medina Sherifi, Matilda Myftaraj, Anila Loca.
ADRESA $ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania \ 00355 67 20 63 706 < www.revista-familja.com Á revista.familja@hotmail.com
SHTYPI MILENIUM I RI < www.mileniumiri.al Á info@mileniumiri.al
FOTOT: Generatet with AI, www.gettyimages.com, www.shutterstock.com. 30
Fjalimi i të burgosurit izraelit që tronditi regjimin e pushtetit izraelit.
» Alexander Turbanov
“Mirësia juaj është e gdhendur në ndërgjegjen time.
Gjatë 498-të ditëve që jetova mes jush, pavarësisht agresionit dhe krimeve që keni pësuar, mësova kuptimin e burrërisë së vërtetë, heroizmit të pastër dhe respektit për njerëzimin dhe vlerat.
Ju ishit të rrethuarit, unë isha rob i juaji dhe ju ishit rojet e jetës sime. Ju u kujdesët për ne ashtu si një baba i kujdesshëm i bën fëmijës së tij. Më ruajtët shëndetin, dinjitetin dhe hirin tim dhe
nuk lejuat të më prekë uria apo poshtërimi, edhe pse isha në kthetrat e njerëzve që luftonin për tokën e tyre dhe të drejtat e uzurpuara, duke kryer gjenocidin më të tmerrshëm ndaj një populli të rrethuar nga qeveria e vendit tim.
Nuk e dija domethënien e burrërisë derisa e pashë në sytë tuaj dhe nuk e kuptova vlerën e sakrificës derisa jetova mes jush, duke takuar vdekjen me buzëqeshje dhe duke i rezistuar me trupin tuaj të zhveshur armikut që ka mjetet për të vrarë dhe
shkatërruar. Sado elokuent dhe i hapur të jem, nuk do të gjej dot fjalë për të pasqyruar vlerën tuaj dhe për të shprehur habinë dhe admirimin tim për moralin tuaj sublim.
TË SILLENI KËSHTU NDAJ ROBËRVE?
Çfarë feje e madhe është kjo që të çon në një nivel kaq
të lartë sa të gjitha ligjet e të drejtave të njeriut të krijuara nga njeriu shemben dhe protokollet për luftën kundër armiqve shemben!
Në momentet më të vështira, ju treguat drejtësi dhe mëshirë jo me parulla të rreme, por me realitetet që përjetuam dhe nuk hoqët dorë nga parimet tuaja as në kushtet më të errëta.
Më besoni, nëse një ditë kthehem këtu, do të
kthehem vetëm si luftëtar në radhët tuaja kundër padrejtësive që po ju bëhen juve. Sepse unë e mësova të vërtetën nga populli juaj dhe kuptova se ju nuk jeni vetëm pronarë të tokës, por edhe pronarë të parimit dhe çështjes së drejtë.”
nëse një ditë kthehem këtu, do të kthehem vetëm si luftëtar në radhët tuaja kundër padrejtësive që po ju bëhen juve
5 Mars 2025
Besa si fillim ju falënderojmë që jeni bërë pjesë e revistës Familja me një intervistë rreth jush dhe angazhimit tuaj! Është kënaqësi e veçantë për ne të ju kemi në faqet e revistës tonë! Faleminderit shumë për ftesën! Është një nder dhe kënaqësi të jem pjesë e kësaj reviste që ka një ndikim kaq të madh në familjet shqiptare.
-Do të donim ta fillonim këtë intervistë me një prezantim tuajin për lexuesit në aspektin personal dhe angazhimit tuaj profesional aktual!
Unë jam Besa Maloku, me origjinë nga Kosova, por aktualisht jetoj dhe punoj në Zvicër. Studimet e mia i kam kryer në Universitetin Graceland në SHBA, ku isha pjesë e një programi prestigjoz bursash, dhe më pas kam përfunduar magjistraturën në Biokimi në Universitetin e Zürich-ut. Aktualisht punoj si shkencëtare në Lonza, një kompani e njohur farmaceutike. Në këtë rol, merrem me kontrollin e cilësisë dhe siguroj që produktet farmaceutike të jenë në përputhje me standardet më të larta për sigurinë e pacientëve.
-Si është e organizuar një ditë e juaja në përgjithësi duke qenë se përveç punës dhe angazhimeve të shumta profesionale ndani kohë edhe për familjen tuaj? Si i menaxhoni angazhimet tuaja në mënyrë që të jeni sa më produktive?
Dita ime është mjaft dinamike, sepse puna në një kompani farmaceutike kërkon përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve. Gjatë ditës, jam e angazhuar me analiza laboratorike, interpretim të të dhënave shkencore dhe zgjidhje të sfidave teknike në proceset e prodhimit farmaceutik. Për të ruajtur produktivitetin, përpiqem të planifikoj javën në mënyrë strategjike dhe të balancoj angazhimet profesionale me kohën e lirë. Familja mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës sime, prandaj gjithmonë gjej kohë për të telefonuar me të afërmit dhe
për t’i vizituar sa më shpesh që të kem mundësi.
- Pse ka qenë pikërisht shkenca fokusi juaj?
Që nga fëmijëria, kam qenë kurioze sa i përket funksionimit të trupit të njeriut dhe si ndikojnë medikamentet në të. Kjo më bëri të ndjek një rrugë akademike në biokimi dhe të punoj në një fushë ku mund të ndihmoj në zhvillimin e terapive të reja për pacientët. Shkenca më jep mundësinë të eksploroj, të sfidoj veten dhe të kontriboj në një fushë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve.
-Si praktikante e besimit Islam sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj? A ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj dhe a ka pasur momente që mund të ju ketë penalizuar shfaqja juaj si besimtare muslimane?
Feja ka qenë gjithmonë një burim force dhe disipline për mua. Më ka ndihmuar të jem e organizuar, e përkushtuar dhe e qëndrueshme në punën time. Ka pasur momente sfiduese, sidomos në ambientet ku nuk ka shumë diversitet kulturor dhe fetar, por gjithmonë kam zgjedhur të përqendrohem te puna ime dhe vlerat që përfaqësoj. Përvoja ime më ka treguar se kur je profesionist dhe punon me përkushtim, njerëzit të vlerësojnë për aftësitë dhe kontributin tënd, pavarësisht origjinës apo besimit.
-Çfarë sfidash ka kontrolli i cilësisë në industrinë farmaceutike dhe si i tejkaloni ato?
Një sfidë kryesore është përdorimi i metodave analitike të sakta dhe të riprodhueshme,
sepse çdo devijim mund të ndikojë në cilësinë e produktit. Për ta tejkaluar këtë, ne ndjekim procedura strikte, protokolle të validuara dhe trajnime të vazhdueshme. Një tjetër sfidë është përshtatja me ndryshimet rregullatore, të cilat kërkojnë që ne të jemi gjithmonë të informuar dhe të përditësojmë praktikat tona në përputhje me ligjet më të fundit.
-Ju keni përvojë në trajnimin e ekipeve në Lonza. Sa i rëndësishme është edukimi i vazhdueshëm në këtë fushë?
Edukimi i vazhdueshëm është kritik në industrinë farmaceutike. Teknologjitë dhe rregulloret ndryshojnë shpesh, prandaj profesionistët duhet të ndjekin trajnime të rregullta. Unë kam pasur mundësinë të trajnoj ekipet për Data Integrity (Integritetin e të dhënave) dhe përdorimin e sistemeve laboratorike. Këto trajnime ndihmojnë në ruajtjen e standardeve të larta të cilësisë.
-Cilat janë disa nga trendet më të rëndësishme në industrinë farmaceutike?
Industria farmaceutike po kalon një transformim të shpejtë, ku terapitë biologjike dhe gjenetike po luajnë një rol kyç në trajtimin e sëmundjeve. Terapitë biologjike, si antikorperat monoklonale dhe terapitë gjenetike, po revolucionarizojnë trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë kancerin dhe sëmundjet autoimune. Një tjetër trend i rëndësishëm janë medikamentet e personalizuara, të cilat përdorin informacionin gjenetik të pacientëve për të krijuar trajtime më të efektshme dhe më të sigurta, duke rritur mundësinë e suksesit dhe duke reduktuar efektet anësore. Kjo qasje lejon që trajtimi të bëhet në mënyrë më të saktë, duke marrë parasysh individët dhe nevojat e tyre specifike mjekësore.
-Me avancimet e shpejta në shkencën e farmacisë dhe bioteknologjinë, cilat janë disa nga mundësitë dhe sfidat që parashikoni për zhvillimin e medikamenteve dhe terapive të reja në vitet e ardhshme? Si mund të ndryshojë ky zhvillim qasjen ndaj trajtimit të pacientëve?
Mundësitë për zhvillimin e medikamenteve dhe terapive të reja janë më të mëdha se kurrë. Terapitë gjenetike, si dhe përdorimi i biomarkerëve për të parashikuar
reagimin e pacientëve ndaj trajtimit, janë disa nga mundësitë që mund të ndryshojnë trajtimet mjekësore. Sfidat, megjithatë, janë gjithashtu të pranishme. Procesi i zhvillimit të barnave është i ndërlikuar dhe kërkon kohë, si dhe kosto të lartë financiare. Megjithatë, unë shpresoj se këto sfida do të përballohen me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e mëtejshëm të teknologjive të avancuara, si dhe me rritjen e bashkëpunimit global ndërmjet shteteve.
- Mund të ndani me lexuesit sfidat që keni kaluar përgjatë rrugëtimit tuaj për të arritur kaq shumë suksese sa i përket aspektin profesional?
Një nga sfidat më të mëdha për mua ka qenë adoptimi në një ambient të ri ndërkombëtar, pasi vij nga një kulturë ndryshe. Gjithashtu, të punosh në një industri shumë kërkuese si farmaceutika kërkon përshtatje të vazhdueshme me teknologjinë dhe rregulloret e reja. Ka pasur momente ku kam ndjerë presion të madh, por me përkushtim dhe vazhdimësi, kam arritur të tejkaloj çdo sfidë dhe të forcoj pozicionin tim në fushën shkencore.
- Jemi në muajin e bukur të Ramazanit dhe donim të kishim mendimin tuaj sa i pëket rëndësisë së agjërimit duke e gërshetuar aspektin mjeksor me atë fetar!
Agjërimi, si praktikë fetare po ashtu edhe mjekësore, ka rëndësi të madhe. Zoti, i cili është krijuesi ynë, e di më së miri se çfarë është më e mira për trupin tonë. Andaj, në aspektin fetar, agjërimi është një mundësi për t’u bërë më të devotshëm dhe për të forcuar lidhjen me Zotin, duke praktikuar durimin dhe vetëkontrollin. Ndërsa nga ana mjekësore, agjërimi sjell përfitime të shumta, si përmirësimin e metabolizmit, forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Përveç kësaj, agjërimi ndihmon trupin të pastrohet nga substancat e dëmshme (toksinat) dhe përmirëson funksionimin e organeve të ndryshme, si mëlçinë dhe veshkët. Një tjetër praktikë që është bërë
e njohur në botën perëndimore kohëve të fundit është intermittent fasting (agjërimi i ndërprerë), i cili përfshin periudha të caktuara kohore pa ushqim dhe ka shumë ngjashmëri me praktikat e
agjërimit në Islam. Kjo na tregon se si praktikat islame, siç është agjërimi, janë duke u njohur dhe duke u praktikuar gjithnjë e më shumë në botën perëndimore për përfitime shëndetësore.
-Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Familja"?
qëndroni të fortë ndaj sfidave, kërkoni mbështetje tek njerëzit që ju duan, bëhuni edhe ju mbështetje për ta dhe çdo gjë do jetë më e bukur
Besoni në veten tuaj, punoni me përkushtim dhe mos kini frikë nga sfidat. Çdo sukses kërkon përpjekje, por me vazhdimësi dhe besim, gjithçka është e arritshme.
-Duke ju falenderuar shumë për kohën, përgjigjet dhe angazhimin tuaj në këtë intervistë, ju urojmë edhe shumë suksese të tjera duke na bërë krenar gjithnjë e më shumë!
Faleminderit shumë për mundësinë që të ndaj përvojat e mia me ju dhe lexuesit e revistës Familja! Ju uroj suksese të vazhdueshme në punën që bëni dhe shpresoj që të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen!
» Dashurije Bajrami
Ai po vjen...!
Ai që është gomë për shlyerjen e atyre të zezave në fletën tënde të bardhë! Ai po vjen, që të pastrojë dhe të të zgjojë nga ai gjumë i kapluar rëndë.
U lodhe apo?
Plotë njëmbëdhjetë muaj duke vrapuar për punë të kota, po Krijuesin, pse e harrove? E neglizhove!
Ai po vjen si ilaçë, njëjtë si uji në mesin e shkretëtirës që i doli Haxheres!
Ah sa ngjajnë, që të dy janë ilaçë për shëndetin tënd! Një ditë do të flesh, që të mos zgjohesh më. E ai vjen që të zgjojë sa je ende në jetë, dhe se vitin e kaluar i premtove se këtë vit do të ndryshosh, ngase kishe frikë se kur të zgjohesh nga dunjaja, gjuha jote s’do të mund të flasë, por
gjymtyrët po.
A nuk është në favorin tënd që ato buzë të thara, në mesin e vapës dhe sytë e tu plot lotë të dëshmojnë se kur erdhi ai ato e bënë detyrën e tyre!
Plot njëmbëdhjetë muaj pse gjymtove veten oj krijesë e bukur?
A s’është koha që pas asaj lodhjeje koti t’i kthehesh Krijuesit? Të bëhesh një zemër e gjallë në këtë tokë të vdekur?
Ah sa jemi rropatur nga smira dhe xhelozia, dhe a mendon o njeri se do të pyetesh nga Zoti yt: O njeri pse nuk ju përgjigje thirrjes Sime kur të thash të agjërosh ngase për agjerimin Unë shpërblejë?!
Ah muaj i mbretërve, që shemb shkëmbijtë e vetmisë, ah zemra sa dëshiron
të çlirohet dhe t’i ngjasoj mbretërve që të lë gjurmë, që një ditë ato të jenë shpërblim për ty!
Mos ngurro të lutem rrite bujarin në këtë muaj, ngase kështu bënte më i dashuri i Allahut!
Ti prap hamendesh apo?
Mos rënko të lutem forcohu, ngritu dhe prite mysafirin, ngase ashtu siç erdhi edhe do të shkoj!
Po çfarë do të bësh ti nëse se prite?
Po si do t’i përgjigjeshe nesër Zotit tënd, për fjalën e Tij ku thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar juve agjerimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të jeni të devotshëm”.
Mos u hamend të lutem
O njeri pse nuk ju përgjigje
thirrjes Sime kur të thash të
agjërosh ngase për agjerimin
Unë shpërblejë?!
ngase afati yt jetësor, do të mbaroj shumë shpejt.
Ah sa do ta duash kthimin! Po çfarë do të bësh kur s’mund të kthehesh?
Ai po vjen, a nuk je përmalluar për natën e Kadrit që është më e mirë se një mijë muaj? Emri yt hiqet nga lista e mëkatarëve.
Hë më thuaj!
Po shumfishimi i veprave në këtë muaj?
A harrove se në mes agjëruesit dhe Allahut nuk ka asnjë pengesë kur bëhet lutja? Po ti prap harron se je vetëm në tokë, e në tokë ndërto diç për veten tënde, ose bëje tokën të jetë e lumtur për ekzistimin tënd, e këtë filloje në këtë muaj ngase nuk është vonë.
Ishte vërbuar Jakubi a.s për mallin ndaj Jusufit a.s dhe shpesh sikur e dëgjonte aromën e tij! Po ti krijesë e bukur, a u përmallove ndonjëherë për aromën e muajit plot dobi, e dhuratat e shumta që të solli?
Ato dallgët e erërave të muajve të tjerë sa herë t’a përkujtuan muajin e mëshirës e të begative?
Ata që i deshe shumë e që i humbe gjatë këtij viti, dje ishin me ty! Sot që nuk janë, më thuaj a meditove?
Dhe ti ke frikë se do të vdesësh një ditë si ata, por nuk ke frikë se ke vdekur duke qenë ende i gjallë!
Kur e pyete veten se çfarë do të bësh me trupin kur do të ia dorëzosh tokës? Po shpirtin kur të ia dorëzosh Krijuesit? Hë më thuaj?
Atje qëndron një derë e
cila quhet Rejjan, nga e cila nëse je nga ata që iu përmbajte këtij urdhëri do të thirresh: Ku janë agjeruesit! Aty do të hysh ti.
Ah krijesë e bukur, bëje lutjen tënde në këtë muaj si shkopi i Musait a.s, që me ndihmën e Allahut hapi rrugën e shpëtimit, ndaje detin e egos, ngase shejtanët janë të prangosur, ngriju të lutem, ngrijë duart lart, kthehu në këtë muaj dhe thuaj:
“Allahu im, Ti je Falës, e do faljen andaj më fal mua!”
Një monolog i shkruar dhe performuar në vitin 2019 enkas për tribunën: “Ai po vjen...!”
Me rastin e ardhjes së muajit të Ramazanit!
» Psikologe Organizacionale, Anila Loca
Bullizmi është një çështje e përhapur që prek individë të panumërt, veçanërisht në vitet e formimit të fëmijërisë dhe adoleshencës. Ndikimi i ngacmimit në shëndetin mendor është i thellë, kërkimet tregojnë se viktimat e ngacmimit janë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të çështjeve emocionale dhe psikologjike dhe mund të vazhdojnë deri në moshën madhore.
Një nga mënyrat më domethënëse në të cilat bullizmi ndikon në shëndetin mendor, është përmes zhvillimit të ankthit dhe depresionit. Viktimat e ngacmimit (bullizimit) shpesh përjetojnë ndjenja të pavlefshmërisë, pafuqishmërisë dhe mungesës së shpresës si rezultat i ngacmimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme me të cilat përballen. Këto emocione negative mund të çojnë në zhvillimin e çrregullimeve të ankthit dhe depresionit, të cilat mund të ndikojnë rëndë në aftësinë e një individi për të funksionuar në jetën e tyre të përditshme.
Për më tepër, bullizmi mund të ketë gjithashtu një efekt të dëmshëm në vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.
Kritika e vazhdueshme, nënçmimi dhe poshtërimi nga dhunuesit mund të gërryejnë ndjenjën e vetëvlerësimit të viktimës, duke çuar në ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe vetëvlerësimit të ulët. Kjo mund të rezultojë në mungesë besimi në aftësitë e dikujt dhe një cenueshmëri në rritje ndaj çështjeve të shëndetit mendor.
Shkollat, prindërit dhe komunitetet duhet të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të gjithë individët, pa dhunë verbale - fizike dhe emocionale pra jo bullizimit
Përveç ankthit, depresionit dhe vetëbesimit të ulët, ngacmimi mund të kontribuojë gjithashtu në zhvillimin e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) në disa individë. Trauma e ngacmimit mund të ketë efekte afatgjata në shëndetin mendor të viktimës, duke çuar në simptoma të tilla si trauma të prapambetura, makthe dhe hipervigjilencë. Këto simptoma mund të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien emocionale dhe cilësinë e jetës së një individi. Është thelbësore të njihet ndikimi i thellë që mund të ketë ngacmimi në shëndetin mendor dhe të merren hapa për të trajtuar dhe parandaluar këtë sjellje të dëmshme. Shkollat, prindërit dhe komunitetet duhet të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të gjithë individët, pa dhunë verbale - fizike dhe emocionale pra jo bullizimit. Duke promovuar ndjeshmërinë, mirësinë dhe respektin, ne mund të ndihmojmë në zbutjen e efekteve negative të ngacmimit në shëndetin mendor dhe të mbështesim mirëqenien emocionale të të gjithë individëve.
» Nga: Redaksia
Profeti Muhamed e priste me shumë mall muajin e shenjtë të Ramazanit. Gëzohej kur vinin tre muajt e mëdhenj dhe bënte dua me gjithë zemër: “Zoti im, begatoje muajin Rexheb e Shaban dhe bëj të mundur ta mbërrijmë me shëndet të plotë muajin e Ramazanit.” Ai e shtonte agjërimin në muajt Rexheb dhe Shaban, kurse për muajin e madhëruar të Ramazanit thoshte: “Në Ramazan hapen plotësisht dyert e xhenetit,
i begatshëm!”- thoshte ai. Një ditë profeti ftoi për syfyr Irbaz Ibn Sarijen, të cilit iu drejtua: “Urdhëro në ushqimin e rëndësishëm!” Një herë
Mos e lini pas dore! Qoftë edhe me një gllënjkë ujë bëni syfyr. Allahu (xh.sh.) së bashku me melekët e Tij lëshojnë mëshirën e tyre mbi ato që bëjnë syfyr.”
Iftari është koha më e mirë në të cilën shfaqet lidhja me Zotin dhe respekti ndaj Tij. Për këtë arsye, Profeti i kushtonte shumë rëndësi iftarit.
Me të hyrë koha e iftarit, ai gëzohej si fëmijë, sepse e dinte që iftari gëzonte edhe Krijuesin e tij dhe besonte se iftari do të sjellë begati. Një ditë ai tha: “Bashkësisë sime nuk do t’i mungojë begatia dhe bollëku përderisa ata të nxitojnë të çelin iftar sa më parë.” (Buhari, Savm, 45) Ai këshillonte bërjen e duasë para iftarit, sepse plotësimi i saj ishte i sigurt. Ai vetë bënte këtë dua: “Zoti im! Agjërova për hatrin Tënd. Po e çel iftarin që Ti më dhuron.” Pastaj çelte iftarin me hurma kur i kishte, nëse i mungonin e çelte me ujë.
MUHAMED (A.S.)
Në muajin e Ramazanit Profeti bëhej edhe më bujar. Ai bëhej edhe më bujar se erërat që frynin në tre muajt e madhërishëm. Çdo gjë që i binte në dorë, e shpërndante. Nëse i kërkohej diçka që e kishte, e jepte menjëherë; nëse nuk e kishte, e siguronte nëpërmjet të tjerëve. Kur e pyetën se cila është sadakaja më e pranueshme, ai tha: “Sadakaja që jepet në Ramazan.”
MUAJIN E RAMAZANIT
Profeti i shtonte adhurimet nafile në muajin e Ramazanit. Ndër këto adhurime më kryesori ishte namazi i teravisë. Ai lexonte më shumë Kuran se herët e tjera gjatë këtij muaji të adhurimit, të duave dhe dhikrit. Çdo natë të këtij muaji profetin e vizitonte Xhebraili dhe së bashku ata të dy lexonin Kuran. Me përjashtim të Ramazanit të vitit të fundit të
jetës së profetit Muhamed (a.s.), në të cilin Kuranin e lexuan dy herë nga fillimi deri në fund, në Ramazanet e viteve të tjera ata e lexuan Kuranin vetëm një herë. Në ditët e fundit të Ramazanit, Profeti i shtonte edhe më shumë adhurimet dhe ibadetet. Mundësia që nata e Kadrit të ishte në 10 ditët e fundit të Ramazanit, e sidomos gjatë netëve të 25, 27 apo 29, e nxiste Profetin të qëndronte gjithë natën duke bërë ibadet me dëshirën që kjo natë të mos kalonte pa lënë gjurmë. Ai tha: “Kush fal namaz në natën e Kadrit duke besuar tek mirësia e saj dhe duke pritur shpërblimin vetëm nga Allahu (xh.sh.), do t’i falen të gjitha mëkatet.”
Në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, Profeti hynte në itikaf. Ai falte namaz, bënte dua, dhikër dhe ibadete të tjera. Të gjitha këto jepnin këtë mesazh: “Zoti im, erdha në portën Tënde! Unë nuk lëviz prej këtu në qoftë se Ti nuk e pranon pendimin tim”
“Kush fal namaz në natën e Kadrit duke besuar tek mirësia e saj dhe duke pritur shpërblimin vetëm nga Allahu (xh.sh.), do t’i falen të gjitha mëkatet.
do vit, Forumi Ekonomik Botëror publikon raportin duke renditur vendet në bazë të ekonomisë botërore. Vendet renditen me 12 shtylla të konkurrencës, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, makroekonominë, mjedisin, infrastrukturën, shëndetësinë dhe arsimin fillor.
Këtu janë disa nga vendet më të mira në cilësinë e sistemit arsimor:
Ky vend financon bujarisht të gjitha nivelet e sistemit arsimor. Edukimi publik është falas, përveç në shkollën parashkollore, ku prindërit paguajnë tarifa. Kostot e sistemit arsimor, si përqindje e Produktit të Brendshëm
ZELANDA E RE
Shkollat, universitetet dhe institucionet në këtë shtet ishull janë të njohur në botë për standardet e tyre. Edukimi i Zelandës së Re është i orientuar drejt studentëve, të cilët ofrojnë përparim të mësimit të vazhdueshëm dhe mësimnxënies, në mënyrë që njohuritë e fituara në një nivel të vendosin fazën për hapat e ardhshëm.
Edhe pse ky vend është i njohur në botë për arsimin dhe universitetet e larta, sistemi arsimor në Gjermani po pëson ndryshime dhe reforma të vazhdueshme. Reforma të tjera vitet e fundit kanë qenë riorganizimi i gjimnazeve, ndërsa në nivelin akademik Deklarata e Bolonjës. Kjo është marrë për të rritur punësimin e studentëve gjermanë globalisht.
Cilësia e arsimit dhe standardet e jetesës në Kanada janë ndër më të lartat në botë, por kostoja e jetesës dhe shkollimit për studentët ndërkombëtarë janë përgjithësisht më të ulëta se në vendet e tjera, të tilla si Shtetet e Bashkuara ose Mbretëria e Bashkuar. Si i tillë, Kanada shpesh është zgjedhja e preferuar për studentët.
Shumica e shkollave të mesme irlandeze janë pronë private dhe operohen, por të financuara nga shteti. Ekzistojnë gjithashtu shkolla publike gjithëpërfshirëse dhe profesionale. Sidoqoftë, raportet e fundit tregojnë se shpenzimet e Irlandës për arsimin kanë rënë me 15 përqind gjatë krizës financiare, duke sugjeruar që sistemi i tij arsimor mund të dobësohet në të ardhmen.
vendin mikpritës më të madh për studentët në të gjithë botën. Regjistrimi ndërkombëtar i studentëve është rritur gjithashtu gjatë dekadës së kaluar. Tani ka dy herë më shumë studentë ndërkombëtarë në Shtetet e Bashkuara se në vitet ’80.
Arsimi në Holandë vlerësohet si cilësi e lartë. Sipas një raporti të UNICEF të vitit 2013, fëmijët nga Holanda janë më të lumturit në botë. Shkollat nuk bëjnë shumë detyra shtëpie deri në shkollë të mesme, ndërsa nxënësit raportojnë pak stres. Shkollat ndahen midis fetare dhe “asnjanëse”, me një numër të vogël shkollash private.
Tashmë Finlanda tejkalon në mënyrë rutinore renditjen e sistemeve globale të arsimit dhe është e njohur që nuk ka sisteme kufizuese – të gjithë studentët, pavarësisht aftësisë, studiojnë në të njëjtat klasa. Si rezultat, hendeku midis studentëve më të fortë dhe më të dobët është më i ngushti në botë. Shkollat finlandeze gjithashtu bëjnë relativisht pak detyra shtëpie dhe kanë vetëm një provë të detyrueshme në 16.
Singapori shënon shumë në testet e Programit Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), të cilat matin dhe krahasojnë performancën e studentëve në vende të ndryshme. Sidoqoftë, sistemi shkollor i këtij vendi është i njohur për vendosjen e studentëve nën një stres të madh që në moshë të re.
Vetëm pesë për qind e studentëve ndjekin shkolla private në Zvicër. Mësimet zhvillohen në gjuhë të ndryshme në varësi të rajonit të Zvicrës, ku gjuhët më të zakonshme janë gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja. Nga shkolla e mesme, studentët ndahen në bazë të aftësisë. 17 Mars 2025
Jeta martesore kërkon mençuri dhe durim. Disa këshilla për të pasur një jetë të mbushur me dashuri dhe mirëkuptim.
Motra ime e dashur!
Asnjë burrë nuk është i përsosur: Pranoje bashkëshortin tënd me të mirat dhe të metat e tij.
Burrat ngjajnë me fëmijët: Trajtoje me butësi dhe durim, sikur të ishte djali yt.
Dëgjo shpejtë, fol ngadalë: Komunikimi i mirë është çelësi i suksesit.
Mos u bëj rivale me të: Le të jetë mirëkuptimi baza e marrëdhënies tuaj.
Mos kërko barazi në çdo gjë: Secili nga ju ka rolin e vet.
Kërko falje kur gabon:
Kërkimi i faljes nuk ul vlerën tënde.
Mund të kontrollosh telefonin e tij, por mos e kthe në obsesion.
Të jesh gjithmonë e sinqertë: Sinqeriteti ndërton besim.
Mos ik diku larg pa dijeninë e tij: Respekti është baza e marrëdhënies.
Mëso ushqimet e tij të preferuara: Gatuaji me dashuri dy herë në javë, nëse mundesh.
Planifikoni buxhetin së bashku: Bashkëpunimi financiar është i domosdoshëm.
Të jesh këshilluese, jo kritikuese: Mbështetja është më e rëndësishme se kritika.
Mos harro se je bashkëpunëtore e tij: Partneriteti është thelbi i martesës.
Mos e neglizho bashkëshortin pas lindjes së fëmijëve: Balanco rolet.
Buzëqeshi gjithmonë: Buzëqeshja është gjuha e dashurisë.
Pritja me dashuri kur kthehet: Përqafoje, nëse mundesh.
Mos e lër të dalë i uritur: Ushqimi ndikon në qetësinë e tij.
Kur ai zemërohet, hesht pak: Qetësia e zbut tensionin.
Të jesh gjithmonë e pastër: Pastërtia është shenjë e bukurisë.
Të jesh romantike: Dashuria gjallëron marrëdhënien.
Trajto të afërmit e tij si të tuat: Mos harro të kujdesesh dhe të pyesësh për ta.
Shko në xhami me të: Namazi afron shpirtërisht.
Mos krahaso jetën tënde me të tjerëve: Kënaqësia është bekim.
Secili nga ju ka rolin e vet, Sinqeriteti ndërton besim, Respekti është baza e marrëdhënies, Mbështetja është më e rëndësishme se kritika, Buzëqeshja është gjuha e dashurisë, Namazi afron shpirtërisht...
» V. Kera
irokastra kishte arritur një nivel të lartë kulture dhe civilizimi islam, saqë në qytet ishin ngritur edhe Shtëpitë e Zekatit. Këto ishin institucione të posaçme ku tregtarët muslimanë shqiptarë dhuronin pasurinë e tyre për të ndihmuar të varfrit, nevojtarët dhe kategoritë e tjera që përfitonin nga zekati, duke kontribuar kështu në mirëqe nien dhe solidaritetin e komunitetit.
ÇFARË ËSHTË ZEKATI?
Zekati është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe përfaqëson një detyrim fetar për muslimanët që kanë një pasuri mbi një kufi të caktuar (nisab). Ai është një formë e bamirësisë detyruese dhe një mekanizëm për shpërndarjen e pasurisë në shoqëri.
QËLLIMI I ZEKATIT
Ndihma për të varfrit dhe nevojtarët. Pastrimi shpirtëror dhe pasuror. Zvogëlimi i pabarazisë ekonomike. Forcimi i solidaritetit dhe ndihmës reciproke në shoqëri.
KUSH ËSHTË I DETYRUAR TË JAPË ZEKAT?
Muslimanët që kanë pasuri mbi kufirin e përcaktuar (nisab) për një periudhë njëvjeçare islamike (hixhri) janë të detyruar ta japin zekatin.
LLOJET E PASURIVE PËR TË CILAT JEPET ZEKATI
Paratë dhe ari / argjendi.
Tregtia dhe fitimet nga biznesi Bagëtitë (dele, lopë, deve, etj.).
Produktet bujqësore dhe minierat.
SA ËSHTË PËRQINDJA E ZEKATIT?
2.5% e pasurisë së përgjithshme.
10% për prodhimet bujqësore të ujitura me ujë natyral
5% për prodhimet bujqësore të ujitura me ujë të blerë ose të transportuar.
KUSH KA TË DREJTË TË PËRFITOJË NGA ZEKATI?
Sipas Kuranit (Sureja Teube: 60), zekati duhet t’u jepet:
1. Të varfërve dhe nevojtarëve.
2. Atyre që punojnë për mbledhjen dhe shpërndarjen e zekatit.
3. Atyre që duhen ndihmuar për t’u afruar me Islamin dhe drejt veprave të mira.
4. Robërve (skllevërve) për t’u liruar.
5. Familje të rënduar nga borxhet.
6. Atyre që luftojnë për çështje të drejta.
7. Udhëtarëve të mbetur pa mjete.
DALLIMI MIDIS ZEKATIT DHE SADAKASË
Zekati është detyrim për ata që plotësojnë kushtet financiare.
Sadakaja është bamirësi vullnetare dhe mund të jepet në çdo kohë.
Kur shkrimtari rus Anton Çehov u pyet për natyrën e shoqërive të dështuara, ai u përgjigj:
Në shoqëritë e dështuara, për çdo mendje të ndritur ka mijëra budallenj, dhe për çdo fjalë të mençur ka mijëra fjalë të kota. Në këto shoqëri, shumica mbetet gjithmonë e paarsyeshme dhe i mbizotëron të mençurit. Nëse sheh që temat boshe dhe të parëndësishme dominojnë diskutimet, dhe njerëzit mediokër janë në qendër të vëmendjes, atëherë po flet për një shoqëri shumë të dështuar.
Për shembull, këngët dhe fjalët pa kuptim mblidhen nga miliona njerëz që kërcejnë dhe i përsërisin, ndërsa krijuesi i tyre bëhet i famshëm dhe i adhuruar. Madje, opinioni i tij merret parasysh për çështje të rëndësishme të shoqërisë dhe jetës.
Ndërsa shkrimtarët dhe mendimtarët, askush nuk i njeh dhe askush nuk u jep vlerë. Shumica e njerëzve pëlqejnë pavlerësinë dhe shpërqendrimin. Ata preferojnë dikë që i argëton e i bën të harrojnë realitetin, sesa dikë që i zgjon dhe i ballafaqon me të vërtetën.
Prandaj, demokracia nuk funksionon në shoqëritë e paditura, sepse shumica e paditur do të vendosë për fatin tënd!
» Fatime Kalaja
Qenia njerëzore nga natyra është e destinuar të jetë e lirë duke qenë se liria është pjesë e natyrës racionale njerëzore. Pra ndividi ka aftësinë për të vendosur se çfarë zgjedhjesh do të bëjë përgjatë rrugëtimit të tij jetësor me këtë fuqi të tij të brendshme.
Por le t’i rikthehemi realitetin të shoqërisë tonë, në një vend në zhvillim si i yni a jemi ne të lirë? Përtej kësaj a ndihemi të lirë teksa frymojmë dhe jetojmë ditët tona jetësore që i lënë vendin njëra-tjetrës? Dhe së fundmi a mund të jemi të lirë nëse nuk arrijmë ta ndjejmë lirinë?
Ne e dijmë mjaft mirë se liria në aspektin ligjorë është një e drejtë themelore e secilit individ, po në aspektin shoqërorë? Shoqëria ka një rol dhe rëndësi në përcaktimin e normës së
përgjithshme të lirisë edhe pse individi zotëron vullnetin e zgjedhjes për të qenë i lirë. Kjo përcakton edhe aftësinë që ne si qenie njerëzore kemi për të vendosur se cilën alternativë duhet të zgjedhim midis të gjithë alternativave kur na ofrohet një opsion, ndonjëherë zgjidhja e një alternative mund të jetë për shkak të motiveve por jo shkaqeve që përcaktojnë veprimin.
Pra të zgjedhësh është një aktualizim konkret për të qenë i lirë. Për të qenë i lirë individi duhet t’a shohë veten si një entitet me aftësi për të bërë zgjedhje, sepse të ekzistosh do të thotë të veprosh. Jo rrallë herë liria duket si një domen racional i dëshirave irracionale tonat në atë që përfaqësojmë.
Pra shpesh here, ne si qenie njerëzore nuk mund të jemi plotësisht të lirë në zgjedhjen alternative sepse ka shkaqe që paraprijnë dhe na përcaktojnë rrjedhën e veprimit si dhe përgjegjësinë për alternativat që zgjedhim, duke qenë se liria në një farë forme është edhe një
parakusht i përgjegjësisë morale. Në këtë rast na lind pyetja më sfilitëse që buron nga nënvetëdija: A është individi prodhues i lirisë apo liria prodhim i individit? Përgjigja e së cilës është në varësi të secilit individ, si arrinë secila qenie njerëzore t’a konceptoji lirinë individuale.
Në shoqërinë tone, në zhvillim që po rend drejt globalizmit, nocioni i lirisë ndryshon nga individi në individ, nga kufizimet e realizimit të vetvetes. I çliruar nga rregullat e pashkruara shoqërore individi ndodhet midis dyzimit të pasigurisë dhe ankthit duke mos arritur realizimin e qenies për të shprehur aftësinë intelektuale. Në këtë mënyrë individi i etur për të arritur pavarësinë, ose mund të transformohet në një individ i cili kërkon t’i largohet lirisë dhe t’i afrohet marrëzisë, ose të përparojë drejt realizimit të plotë të lirisë individuale të tij. Në këtë kontekst, dëshiroj t’i rikthehem edhe njëherë pyetjes: A mund të jetë vërtetë i lirë individi që nuk arrin t’a ndjejë lirinë? Liria e vërtetë është ajo që individi ndjen së brendshmi.
Por a ka një kufij liria individuale me atë të përballjes së individit në shoqëri?
Normalisht që liria personale në këtë këndvështrim përfundon kur fillon të cënohet liria e individëve të tjerë në shoqëri. Në këtë këndvështrim individi nuk mund të ketë liri të plotë duke e tejkaluar lirinë vetjake, sepse kthehet në një individ i cili kundërshton aspektin legjislativ. Për të arritur në një shoqëri të harmonizuar dhe të lirë secili individ duhet të kuptojë burimin dhe kufizimin e lirisë individuale.
...shpesh here, ne si qenie njerëzore nuk mund të jemi plotësisht të lirë në zgjedhjen alternative sepse ka shkaqe që paraprijnë dhe na përcaktojnë rrjedhën e veprimit si dhe përgjegjësinë për alternativat që zgjedhim...
ÇFARË ËSHTË FITËR BAJRAMI?
Fitër Bajrami - i referuar zakonisht si “Bajrami” - është një festë e rëndësishme islame që feston fundin e Ramazanit - muajit e begatë të agjërimit. Gjatë Ramazanit, muslimanët duhet të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit, që do të thotë se ata mund të hanë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje. Fitër Bajrami është hera e parë që muslimanët mund të hanë gjatë orëve të ditës pas agjërimit gjatë gjithë Ramazanit. Kjo është arsyeja pse është e përshtatshme që Fitër Bajrami në arabisht do të thotë “prishja e agjërimit”.
Në ditën e parë të Fitër Bajramit, muslimanët pastrohen dhe vishen me rroba të reja para se të marrin pjesë në lutjen e përbashkët në agim. Pas përfundimit të namazit, është koha për festën që zgjat tre ditë. Festimet ndryshojnë në varësi të vendit, por ato zakonisht përfshijnë dhënien e dhuratave, vizitat me miqtë dhe familjen, veshjen e rrobave të reja dhe - pas një muaji agjërim - gosti.
Bajrami është një kohë festimi dhe lumturie, kështu që muslimanët shpesh urojnë njëri-tjetrin me urime tradicionale. Një frazë e zakonshme që mund të dëgjoni shpesh gjatë Fitër Bajramit është “Eid Mubarak”, që do të thotë “Bajrami i bekuar”. Duke thënë këtë, muslimanët i urojnë njëri-tjetrit fat dhe mirëqenie.
Festimi i Bajramit është gjithashtu një kohë kur muslimanët tregojnë mirënjohjen e tyre ndaj Allahut. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi ata kaluan muajin e fundit duke reflektuar dhe agjëruar gjatë Ramazanit. Muslimanët thirren të tregojnë mirënjohjen e tyre për atë që kanë dhe gjithashtu të ndihmojnë ata që kanë më pak. Ky njihet si “zekati”. Zekati është një kërkesë në Islam për individët me mundësi ekonomike për të dhuruar për të varfërit dhe më pak të privilegjuarit. Zekati është një pjesë e rëndësishme e Ramazanit. Falënderimet dhe dhurimi vazhdojnë gjatë festës së Fitër Bajramit.
Ngjashëm me pjesët e tjera të festës, ushqimi për Fitër Bajramin mund të ndryshojë midis rajoneve dhe vendeve. Sidoqoftë, pavarësisht se ku jeni duke festuar, festa zakonisht fillon duke ngrënë një hurmë, ose diçka të ëmbël, e cila nënkupton fundin e agjërimit.
Një nga artikujt më të zakonshëm që do të gjeni për festen e Fiter Bajramit janë ëmbëlsirat. Ato ndryshojnë në bazë të vendit dhe traditave. Në Shqipëri kryesisht gatuhen ëmbëlsira si; bakllava, ravani, shëndetlia, hallva, tollumba etj.
“Eid Mubarak”, do të thotë “Bajrami i bekuar”. Duke thënë këtë, muslimanët i urojnë njëri-tjetrit fat dhe mirëqenie.
Libri Teoria e Artit
Islam, me autor
Idham Muhamed
Hanash, është një parashtrim i gjerë dhe i përpiktë i artit islam, si një mënyrë shprehjeje artistike njerëzore shumë të veçantë. Bëhet fjalë për një krijimtari e cila ka të bëjë fare pak me mishërimin e thjeshtëzuar të bukurisë në formë, por që i kushton një rëndësi të veçantë vetëm projektimit të një shprehjeje, atë të besimit të brendshëm në Zot si dhe marrëdhënies së njeriut me hyjnoren.
Në këtë mënyrë, ushtruesit e këtij arti duan ta pasqyrojnë bashkimin hyjnor dhe të vërtetën, në përpjekje për t’ua kallëzuar dhe sjellë ndërmend njerëzve rëndësinë e
porosisë shpirtërore, si dhe bukurinë e përjetimit fetar, duke përshkruar punimet e tyre në vijimësi, me një qëllim tërësisht shpirtëror i cili josh drejtpërdrejt mendjen dhe përfytyrimin, me qëllim soditjen e pafundme, ndërsa dora e artistit zmbrapset me përulje në prapaskenë. Ta kuptosh këtë, është vërtet si të kuptosh gjuhën e kësaj forme arti të veçantë dhe atë se çfarë përfaqëson arti islam.
Njëshmëria Hyjnore, si një parim i së bukurës, është ndoshta thelbi i shprehjes, përjetimit dhe asaj të cilës arti islam I thur lavde. Përse arti islam është zhvilluar ashtu siç është zhvilluar, çfarë forme merr, cili është arsyetimi themelor i tij?
të përçojë artisti mysliman, çfarë ndjenjash kërkon të ngjallë? Ky punim e parasheh artin islam si një lëndë të hulumtimit arkeologjik dhe e trajton zhvillimin e tij si pjesë të studimit historik të artit në një kuptim më të gjerë. Në të njëjtën kohë, i hap rrugën një zhvendosjeje epistemologjike, e cila e shikon artin islam si një lëndë të prekshme që ka të bëjë me bukurinë e gjërave të rralla dhe të vjetërsuara që e kanë pasur zanafillën te krijimtaria kulturoreartistike islame, duke anuar drejt një pikëpamjeje tjetër teorike që ka të bëjë me parimin, vegimin, metodën dhe teorinë.
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) bëri të mundur, në bashkëpunim me Qendrës për Studime të Avancuara (CNS), promovimin e këtij libri në Muzeun e AIITC, ku edhe u diskutua gjerësisht mbi tematikat e trajtuara në libër.
Botimi i këtij libri u bë i mundur falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të Institutit Ndërkombëtar për Mendimin Islam (IIIT), Qendrës për Studime të Avancuara (CNS) edhe Instituti AIITC.
» Mahmoud Derwish, poet palestinez Përktheu: Elmaz Fida
Teksa përgatit mëngjesin tënd, mendo për të tjerët, mos i harro thërrimet e pëllumit.
Teksa ke përveshur mëngët për luftë, mendo për të tjerët, mos i harro ata që lypin paqen.
Teksa paguan faturën e ujit, mendo për të tjerët, ata që pijnë vetëm nga uji i reve.
Teksa kthehesh në shtëpi, shtëpinë tënde, mendo për të tjerët, mos e harro popullin e shatorreve.
Teksa rrekesh të flesh duke soditur yjet, mendo për të tjerët, që s’kanë ku flenë.
Teksa flet me metafora të mëdha, mendo për të tjerët, që kanë humbur të drejtën të flasin.
Dhe teksa mendon për të tjerët, atje tej, mendo për veten tënde, dhe thuaj: Ah sikur të isha një qiri në këtë terr!
CIT has signed a Memorandum of Understanding (MoU) with the EIT Raw Materials Albania Regional Innovation Center (RIC) to strengthen academic programs and research collaboration.
Represented by Dr. Lavdie Moisiu and Mrs. Armela Xhaho, the partnership was welcomed by CIT leadership, aiming to enhance international networking, knowledge exchange, and innovation in raw materials.