06
INVESTIGIM
“Pazari” i doktoraturave vë në pikëpyetje gradat shkencore në Infermieri
Ndonëse Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike kishte vetëm 4 pedagogë me tituj, ai hapi dyert për 320 doktorantë në vitet 2010-2013 duke ulur nivelin e kritereve ligjore dhe anashkaluar detyrimet.
10
INVESTIGIM
Pesticidet toksike të komunizmit vazhdojnë të helmojnë tokën shqiptare
Produktet dhe toka bujqësore shqiptare është e kontaminuar me pesticide të rrezikshëm dhe kancerogjenë si lindani dhe DTT-ja, të cilat përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin publik.
14
INVESTIGIM
Investimet ‘strategjike’ në turizëm kërcënojnë habitatet e lagunave
Edhe pse një pjesë e banorëve i shohin si mundësi punësimi, aktivistët mjedisorë paralajmërojnë se projektet turistike në lagunën e Karavastasë dhe të Nartës kërcënojnë habitatet natyrore.
Nr.
25
Tetor 2017 E përmuajshme
ISH-MINISTRI TAHIRI NËN AKUZË Përgjimet 4-vjeçare të Moisi Habilajt dhe anëtarëve të bandës së tij nga antimafia italiane shkaktuan “tërmet” politik në Tiranë për shkak të përmendjes në to të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizim për arrestimin e Tahirit pas akuzave të ngritura për trafikim narkotikësh dhe korrupsion pasiv, por kërkesa u cilësua si e motivuar politikisht dhe u rrëzua në Kuvend nga maxhoranca.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet në Parlament. Foto:LSA