Tobacco Industry

Page 28

25.3.2013

www.revistaklan.com

Title:

Ilaçi dhe farmaku

Albania

Author:

Page, Termin:

Rubrika, oddaja:

Genre:

Area/Duration: Attachments:

Circulation:

1,00 29cd8191c7840c29d89da7a0a4414b0e.jpg

Fenomeni i dhënies së medikamenteve pa recetën e mjekut dhe pasojat. Rreziqet në rastet e ndërveprimit të dy a më shumë barnave dhe spotet publicitare. Paralajmërimi i një farmakologu dhe dukuria alla shqiptare sipas specialistëveAlida Cenaj“Kam vazhdimisht dhimbje koke, sidomos në mëngjes, e ndonjëherë marrje mendsh. Çfarë ilaçi më rekomandon që të më kalojë?” Dialogu, i dëgjuar rastësisht, i takon një mesogruaje, rreth të 50-ave, dhe një tjetre, goxha më të re në moshë, në anën tjetër të banakut në një prej farmacive pranë sheshit të ish “21 Dhjetorit”. Halli i së parës është lehtësisht i lexueshëm, rrathët e zinj poshtë syve dëshmojnë se me të vërtetë gruaja e ka një mundim, në mos mëngjesin e çdo dite, shpesh. Tundimi i momentit është të ndërhysh në bisedë për t’i rekomanduar një mjek, (ndoshta ndonjë specialist që edhe e njeh), sa më shpejt të jetë e mundur, por farmacistja e ka marrë situatën në dorë, pa lënë shteg ndërhyrjeje. Pasi hedh sytë në dollapet e pastër, të bardhë, vë mbi banak 2-3 kuti me emra të vështirë për t’u mbajtur mend. I shpjegon gruas që vuan nga dhimbja e kokës se mund të zgjedhë: ka nga ky ilaçi i lirë, por edhe nga ky tjetri, prodhim gjerman, pak më i shtrenjtë, por me efekt të sigurtë. Pasi dyzohet pak çaste, “pacientja”, duke ngritur supet, vë dorën mbi kutinë e parë. “Ta provoj një herë këtë”. Kutitë e tjera shkojnë prapë në dollap, ndërsa e sëmura largohet me shpresën se nuk do të ketë më nevojë të kërkojë derman.Skena nuk është as e re dhe as e rrallë në farmacitë shqiptare. Fenomenin e kanë pranuar mjekë e farmacistë bashkë: Në Shqipëri nuk është e vështirë të sigurosh një kurë të plotë antibiotikësh, antidepresivësh, qetësues të llojeve të ndryshëm apo çdo lloj medikamenti tjetër, drejt e në farmaci, pa mundimin më të vogël, pa pasur nevojën e një recete mjeku specialist dhe pa frikën se kërkesa mund të të refuzohet. Është e mundur që tek farmacia e lagjes e deri tek ato të mëdhatë që premtojnë edhe “qumësht dallandysheje” në “arkivën” e dollapëve të radhitur bukur e pastër. Tundimin për ta mbajtur frymën tek farmacia poshtë pallatit e bëjnë akoma më të papërmbajtshëm edhe një dyzinë spotesh publicitare për medikamente që premtojnë parajsën: ekzistojnë zgjidhje në formën e kokrrave të vogla të bardha për të mbrojtur sytë, për të parandaluar sëmundje shumë të dhimbshme dhe të pashërueshme si osteoporoza, tableta që mbrojnë trurin nga plakja, sëmundjet e miokardit etj., etj. Aq shumë dhe aq lehtësisht të gjendshme janë, sa mjeku duket krejt i panevojshëm për këdo që kërkon eliksirin e jetës ose shërimin e dhimbjes kokës, kockave, lëkurës a çdo gjëje tjetër. Një dozë të mirë injeksioni, fenomeni e merr edhe prej rritjes së tarifave që duhet të paguajë çdokush, i siguruar ose jo, për një takim me mjekun specialist, ose kur mendon kohën dhe paratë që duhet të humbasësh për të ndjekur rrugën që përcakton ligji: në fillim një takim me mjekun e familjes, sigurimin e një rekomandimi, radhën e pastaj takimi me specialistin në spital. Meqë as sigurimet nuk premtojnë të ta lehtësojnë barrën financiare, dhe sidomos për faktin se kultura shëndetësore në Shqipëri mungon pothuaj plotësisht, zgjidhja mbetet farmacisti. I cili, nga ana tjetër, as nuk matet dy herë për të marrë rolin e doktorit. Se si shkon puna më tej, kanë folur e vazhdojnë të flasin e paralajmërojnë mjekë të specialiteteve të ndryshëm: shpesh medikamentet dhe dozat e gabuara përfundojnë në sëmundje të vërteta që duhen trajtuar seriozisht. Pasojat në shëndet, ndodh të jenë edhe fatale. Si i bëhet pra?“Në Shqipëri qytetari mund të blejë çdo lloj bari pa recetë”, thotë Prof. Dr. Gëzim Boçari, shef i Farmakologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. “Kjo krijon mundësinë e keqpërdorimit të barnave, pra përdorimin e tyre jashtë diagnozës, në dozë të gabuar e madje mund të përdoren edhe kur ka kundërindikacione për to”. I vjetër në këtë profesion dhe i njohur për kundërshtitë në çdo gjë të gabuar që ndodh në këtë fushë, Boçari e ka një zgjidhje: mjafton një urdhër ministri, boll që ky të zbatohet. Në fakt, aktualisht, ekziston një i tillë, Ministria e Shëndetësisë e ka miratuar listën e barnave që jepen me dhe pa recetë, por kjo dukshëm nuk e frenon fenomenin. “Kjo listë e barnave pa recetë duhet të përditësohet të paktën një herë në gjashtë muaj. Pastaj kontrolli mund të bëhet shumë thjeshtë nëse kërkohet dixhitalizimi i të gjithë rrjetit farmaceutik. Deri tani kemi të informatizuar vetëm barnat që jepen me rimbursim, ato që përcakton ISKSH, ndërsa pjesa tjetër është krejtësisht jashtë kontrollit. Një urdhër i ministrit sigurisht që i shmang rreziqet që vijnë nga keqpërdorimi i barnave”.Sepse ka disa sekrete të vogla, që jo gjithmonë, farmacisti t’i thotë përpara se të shtrojë alternativat me emra medikamentesh. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me rastet kur për disa luhatje tensioni, dhimbje stomaku ose kockash, në vend të mjekut zgjedh farmacistin. Nga ato që jepen me recetë ose jo, medikamentet mund të kenë efekte anësore që ndërlikohen akoma më shumë nëse i sëmuri merr në të njëjtën kohë ilaçe të tjera në mënyrë korrekte, nga ato të dhëna nga mjeku specialist. Ndërveprimi i tyre paralajmëron rrezik. Siç shpjegon Boçari, rreziku më i madh vlen për ata që marrin antidepresivë, të grupit të frenuesve të monoaminoaksidazës. Ky është një medikament që normalizon të sëmurët me depresion duke shtuar përmbajtjen e katekolaminave në sistemin nervor qëndror. Nëse këta të sëmurë marrin qoftë edhe një antigrip të thjeshtë, nga ato që gjenden në çdo farmaci e i shohim 24 orë në spotet publicitare si shpëtues, në përmbajtjen e të cilëve ka efedrinë, ky i sëmurë mund të pësojë rritje të tensionit arterial etj. “Nëse ka problem të tjera që vuan nga koronaret, diabeti, ose kur ka kaluar një herë trombozë dhe merr një ilaç kundër gripit, rrezikon sërish. Ose të sëmurët që janë të operuar, kanë valvul dhe janë të detyruar të marrin gjithë jetën antikoagulantë, të tipit të varfarinës, nëse përdorin medikamente të tjera mund të ketë ndërveprim që ia fuqizojnë efektin dhe që çojnë në hemoragji, ose që ia pakësojnë efektin dhe çojnë në trombozë”.Ndërkaq sipas një studimi të kryer në Shqipëri nga Suela Këlliçi, pedagoge e farmacisë dhe zv.rektore në Universitetin e Mjekësisë, fenomeni më shumë i ndeshur në rastet e dhënies së barnave pa recetë është ai kur pacientë që marrin një herë (me udhëzimin e mjekut) ilaçe të kategorisë anksiolitike (qetësues që ulin ndjenjën e ankthit, lorazepam, diazepam etj), e perceptojnë pozitivisht efekti dhe marrjen e tyre e kthejnë në rutinë, për një kohë të gjatë, shpesh pa e ditur se kështu krijojnë varësi. Me kalimin e kohës është shumë e vështirë të heqësh dorë nga këto lloj qetësuesish. “Duhet Page: 27

Press CLIPPING, tel.: +389 2 30 94 025, fax: +386 2 30 61 697, e-mail: info@pressclipping.com.mk, www.pressclipping.com.mk, www.m1g.info


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.