Gazeta e Impuls.pdf

Page 1

1

“LLIARIOT! KUDO QË JETON, KUJTO VENDIN E ORIGJINËS TËNDE DHE BËJ KUJDES PËR PËRPARIMIN E TIJ DUKE DHËNË KONTRIBUTIN TËND!”

Organ periodik, historiko- kulturor. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania, Viti i Parë i botimit, Nr 1 (001) Çmimi 20 lekë, Euro 1, Muaji Maj 2006

Editorial ENDE KUMBON URIMI I PLAKUT TË MENÇUR JANO HILA : “RROFTË LLIARI!”

Nga Thoma P. Koçi , Pirro Dado

Më datën 11 qershor 2006 takimi i tretë në Lliar Kaloi dhe një vit dhe lidhësia midis

lliariotëve arrin në një pikë më kulmore. Të gjitha tashmë pyesin: “Kur është takimi lliariot sivjet?”, paçka se të gjithë bëjnë llogarinë matematikore, 50 ditë pas Pashkës së Madhe. Dhe kjo ditë feste është dita e 11 qershorit. Le të m a n i f e s t o j m ë përvitshëm unitetin tonë dhe dashurinë që kemi për origjinën, ashtu siç e kemi manifestuar dhe në dy vitet e parë, ku jemi shquar për një takim korrekt, për nisma të mira të ndërmarra dhe për zbatimin e një

projekti afatgjatë: “Për një Lliar të bukur”. Të nderuar bashkëfshatarë, kudo që banoni! Me rastin e festës së madhe të Shën Triadhës, më datën 11 qershor 2006, zhvillohet, pra, kuvendi i tretë i lliariotëve, ku do të manifestohet edhe një h e r ë dashuria, sinqeriteti, lidhësia midis bashkëfshatarëve, të cilët, paçka se të shpërndarë në të katër anët e vendit dhe të emigruar në vendet fqinje dhe më larg, kanë një nostalgji të mirë për origjinën e tyre. S’ka lajmërim më të mirë se ky lajmërim i bërë në një gazetë me emrin e

fshatit, që del për herë të parë në historinë e tij dhe që, me daljet e saj periodike, do të mundësojë njohjen e traditës, zakoneve dhe p o t e n c i a l e v e intelektuale të njerëzve të origjinuar nga ky fshat. Shumëkush mund të befasohet si ky fshat kaq i vogël i krahinës inteligjente ka këtë pasuri të madhe kulturore, përpjekje të mëdha historike dhe përpjekje arti e progresi! Vete kjo gazetë do të mundësojë këtë shpalosje vlere. Le të hapim siparin e madh për një pasqyrim sa më të dinjitoz. Pronë e këtij fshati është dhe një pjesë e Perlës së Madhe, të quajtur me emrin e madh “Çajup”, që përpjekjet për ta ruajtur pronën janë shoqëruar nga një sakrilegj i paparë dhe mjaft epik.

Simbolet e vendosura në pllakën e mermertë: “ Libri, pena, stralli, masati, gjethja përherë e gjelbër, dhe përrroi inteligjent, që origjinohet nga ky fshat buzëqesh…” Fshati duket sikur ka të gjithë njerëzit e tij që nga krijimi… Trëndafilat e bardhë dhe të kuq kanë shpërthyer këtë pranverë. LLIARI Kristaq F. Shabani Sa të bukura i ka buzët mbrëmja dhe dritëzimi bie ëmbël në notat e tij për t’ia lënë vendin muzgimit të mirë, që agimëzimet të ripërsëriten. Bie erë mollësh që kundërmojnë dhe mushkëritë ndiejnë tejngopjen, erë lajthish që zbulojnë “alpet” e kolme dhe shpërndajnë në eter një aromë, që s’e ka shoqen në Glob… Rrapi i plakur luan me kuvendet duke i ripërsëritur në një refren të tejëmbël… Uji i kroit me të folurën e tij reciton. Stefanajt, Dadajt, Shabanajt, Ponajt Kostilajt e pastaj Ristanajt shkruajnë me dritë në bekimin e Baba Konomit dhe mjekëbardhit Aleks… Mihallarët vendosin në trupin e tyre borzilokët dhe eteri mbushet me erë borziloku,… Sjellin lajmet e dy kahjeve Muçajt, Lafshatet qeshin apo ngurosen tek mandatat vrapojnë me gurë në Rripën e Çames. Hilajt, atje në krye të fshatit, ngjajnë se vazhdojnë blerimin me Priftajt, duke u thirrur Londajve: “Ejani, ç’prisni ?” Apostolët kanë dalë në Sheshin e Kapedanëve, te Llanajt nën ritmin e vargjeve të të madhit Lush Nakaj. Brohorasin Dukajt, Mërtiraj,… “Aman dhe një vjershë…”i luten Vavajt. Gjenerali i Shellajve përpunon në mendje planin e fshatit… Në Taçaj është një mollë me më shumë ngjyra se Ylberi…


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Gazeta e Impuls.pdf by Perikli Shuli - Issuu