Revista Stina 2014 prill

Page 1

ÇMIMI 200 LEKË

përNdryshim

PERIODIKE SOCIAL - KULTURORE

VITI X, NR. 42-43

2014

Stina Një zonjë që e do artin Fadile Skëndaj: Sekreti i bukurisë femërore

Mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të FPU Piktori shkodran Sezai Dani

Për Tri Festa


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Në këtë numër

2

Si ndikon optimizmi në mendimin pozitiv

3

Të drejtat e grave, në Konferencën vjetore në Bonn

4

Znj. Cigdem H. Yorgancioglu në Kosovë

5

Projekti “Të Kapërcejmë Stereotipet Gjinore” Me mbështetjen e Programit Youth in Action

6

Motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi

8

Për Tri Festa

10

“E shtuna e biskuar dhe e lulëzuar e Kozeta Zavalanit!”

12

Deklaratë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

14

Një zonjë që e do artin Fadile Skëndaj: Sekreti i bukurisë femërore

Stina për ndryshim Periodike SocialeArtistike Nr. 42-43, 2014

Në Universitetin Polis me kancelaren Alma Sulstarova

18

Farida Zmijani Ramadani me “Pikturoj në qiell”

20

Dokumentari: “Rrëfimi”

21

Enrieta Sina, shpallet poetja e vitit 2013

22

Riza Lahi, ike dhe kuptuam sa vend bosh ke lënë tek ne

23

Piktori shkodran Sezai Dani

26

“Poezia në një ditë”

27

Këshilli i ri Drëjtuës i FPU Shqipëri

28

Ngjitja e Jezercës

29

Shah

31

16

Nr. llogarie Organ i Shoqatës Pro Credit Bank: “Familja dhe Media 10-197546-00-01 (lekë) -Fuqia për ndryshim” 10-197546-01-03 (USD) Kryeredaktore: Tel: 04 2270 879 Kozeta Zavalani E-mail: kozeta_z@hotmail.com Bordi Drejtues: Ilir Balili Yllka Filipi Shtypi: Andon Andoni GLA Edlira Sina Tel: 0693758218 Raimonda Moisiu


Si ndikon optimizmi në mendimin pozitiv

T

ë jesh optimist të ndihmon, për të menduar pozitivisht në çdo hap të jetës, jo vetëm në periudha të caktuara, ta bën jetën më të shëndetshme dhe më të bukur. Të menduarit pozitivisht na bën mirë për depresionin, zemrën, gripin dhe infeksionet. Prej kohësh dihet se optimizmi është i mirë për shëndetin, ndërsa studimet e fundit tregojnë se numri i vdekjeve te njerëzit që mendojnë pozitivisht është 30 për qind më i ulët. Optimizmi është një armë që nuk duhet nënvlerësuar, na ndihmon të mbajmë lart moralin edhe kur gjërat nuk na shkojnë ashtu si duam në jetë. Në fund është ai që na ndihmon t’i kalojmë më lehtësisht momentet e vështira, duke parë me besim drejt së ardhmes. Pra lind pyetja: Si ndikon në jetën tonë fakti i të qenët optimistë që nga adoleshenca? Studimet kanë treguar se optimizmi është një mbështetje që na shoqëron përgjatë gjithë viteve që jetojmë e nëse dimë ta përdorim ashtu si duhet, mund të nxjerrim shumë të mira

prej tij. Për fat të keq, optimizmi nuk mund të blihet, por mund të mësohet me kalimin e viteve duke fituar më shumë besim te vetja, bota që na rrethon dhe jeta që bëjmë. Sipas studimit të bërë doli përfundimi se njerëzit optimistë kanë një shëndet më të mirë në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre pesimistë, vajzat janë më pak optimiste se djemtë. Për më tepër thuhet se fati ndihmon më shumë optimistët dhe guximtarët, ndaj ia vlen që ta nisësh ditën e ta jetosh jetën gjithmonë me optimizëm. Ishte vënë re se njerëzit me gjendje të mirë shpirtërore ishin më pak të prirur për t’u sëmurur dhe arrinin të jetonin deri në 12 vjet më shumë se pesimistët. Në fakt, një tjetër studim i realizuar në vendet skandinave, tregon se njerëzit të cilët mundohen çdo ditë që në mënyrë të vetëdijshme të mendojnë pozitivisht, bëhen gjithnjë e më të disponuar, por edhe më të shëndetshëm. Duke zgjedhur mendimet e bukura dhe pozitive, njerëzit mund të mësojnë të bëhen optimistë. Një numër i madh studiuesish sugjerojnë se të qenët pozitivë e optimistë është një nxitje shumë e madhe për sistemin imunitar dhe këto gjendje shpirtërore luftojnë infeksionin. Gratë që janë të lumtura dhe optimiste mund të kenë një rrezik më të ulët se gratë e tjera për sa i përket zhvillimit të kancerit të gjirit. Sipas një studimi,

rrezik për kancerin e gjirit janë edhe humbjet e mëdha që pësojmë në jetë dhe hidhërimet. Madje një studim i Universitetit të Pitsburgut ka dalë në përfundimin se pozitiviteti që karakterizohet nga të qenët i lumtur, i gjallë dhe i qetë, lidhet edhe me rezistencën ndaj gjendjeve gripale e çdo lloj sëmundje. Disa kërkues të Universitetit të Shëndetit Mendor në Holandë monitoruan 464 burra për 20 vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe, 44% e tyre kishin shenja depresioni. Ata që nuk kishin shfaqur shenja të tilla, ishin pikërisht ata që shquheshin për karakterin e tyre gazmor dhe optimist. Një tjetër studim në lidhje me rolin që luan gjendja e mirë shpirtërore te shëndeti nxori në pah edhe lidhjen e dëshpërimit me vdekshmërinë. Ndjenjat pozitive, ato të kënaqësisë, të shpresës, optimizmit, sensit të humorit janë të gjitha pro jetëgjatësisë. Presioni i ulët e i lartë varet shumë nga gjendja shpirtërore. Te të gjithë njerëzit, por veçanërisht tek adoleshentët, gjendja emocionale luan një

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Në vend të editorialit

3


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014 4

rol shumë të rëndësishëm dhe optimizmi është një faktor kyç për mirëqenien e shëndetin e tyre. Mendjet pozitive kanë një risk 55% më të ulët se të tjerët në rastin e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës. Një studim i Universitetit të Helsinkit, i kryer tek adoleshentët, doli në përfundimin se pesimistët kishin një tension më të lartë të gjakut në mëngjes dhe në mbrëmje, ndryshe nga optimistët, që ishin shumë më të ekuilibruar. Ndërkohë, ka mbetur ende një pyetje pa përgjigje. Si ndikon optimizmi në sëmundjet kardiovaskulare? Kjo nuk ka shumë rëndësi kur thelbi është se një zemër e gëzuar është edhe një zemër e shëndetshme. Studimet e mëtejshme bazohen te mënyra se si faktorët psikosocialë ndikojnë te mjekimet e dhimbjes.

“Qesh dhe bota do të ta kthejë buzëqeshjen”. Kjo nuk është vetëm një fjalë e urtë, por edhe një e vërtetë e madhe, pasi, njerëzit që janë me humor jetojnë më gjatë se ata që e shohin gjysmën e gotës të zbrazët.Optimizmi është edhe një aleat i rëndësishëm për sa i përket dhembjes. Ata që janë mirë me humor, thonë se përjetojnë më pak dhembje se të tjerët. Shkencëtarët për një kohë të gjatë i kanë analizuar martesat e çifteve të lumtura, për të kuptuar se ku gjendet fshehtësia e suksesit të tyre. Ja disa këshilla: Kryeni në çift dreka ose darka një herë në javë në restorantin e

preferuar. Njëri prej faktorëve të rëndësishëm të një martese të suksesshme është sjellja e vazhdueshme e gjërave të reja. Kjo nuk do të thotë se, çifti duhet të heqë dorë nga aktivitetet e preferuara të përbashkëta, por rekomandohet kombinimi me disa aktivitete të reja. Vetëm zgjidhni diçka që nuk keni bërë më parë dhe lëshohuni së bashku në përvoja të reja.

Të drejtat e grave, në Konferencën vjetore në Bonn Në emër të Kryetares Katrin Bornmüller, bordit dhe stafit, jemi ftuar në 42- tën Asamble të Përgjithshme Vjetore te IGFM më 4 deri 6 prill 2014. Takimi i këtij viti mbahet nën moton:"Të drejtat e grave fatet e grave" Ndërkohë që në hemisferën perëndimore të globit kuotat për gratë në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe politike janë diskutuar dhe zbatuar, gjithnjë e më shumë gra në mbarë botën vuajnë nga disavantazhe, deri në heqjen e të drejtave të njeriut. Edhe në Evropë është një fenomen që shoqëri të qëndrueshme, mund të shkojnë në buzë të greminës: Për shkak të papunësisë së lartë dhe pagave të ulëta, shumë nëna të familjeve janë të punësuara jashtë vendit dhe gradualisht humbin kontaktet me familjet e tyre. Ne kemi në gazetën " Për të Drejtat e Njeriut " shumë raste alarmante dhe ekstreme të keqpërdorimit të fesë, për të shtypur gratë. Në Evropë, ne mund të vendosim se si ne duam të jetojmë në përputhje me përmbajtjen e një feje ose për të udhëhequr një jetë të vetë - përcaktuar. Ne nuk duam të humbasin këtë të drejtë dhe duam të fitojmë për të tjerët. Ne ofrojmë fytyra femërore, që janë ende në mënyrë aktive, duke luftuar për të drejtat e grave në vendet e tyre. Ne nxitim gratë, të cilat qëndrojnë në skajet e veprimit të Evropës, kundër trafikimit të grave dhe prostitucionit të detyruar…


Znj. Yorgancioglu njihet për ekperiencën e saj globale, ku gjatë përvojës 27 vjeçare ka organizuar ligjerata publike në 100 vende të botës. Znj. Yorgancioglu njihet ndërkombëtarisht si ekonomiste, auditore, menotre, eksperte juridike, kolumniste, folëse motivuese, artiste dhe ligjeruese publike. Znj. Yorgancioglu ka ekperience në zhvillimin dhe implementimin e strategjive/ taktikave të zvogëlimit të rrezikut; hartimin dhe negocimin e kontratave komplekse në

industrinë e IT-së; trajnimin e organizatave në menxhim të rrezikut, meaxhimin e stresit dhe nervozës, menaxhimin e kontratave të prokurimit; zhvillimin e teknikave për udhëheqje efektive, etj. Duke e patur parasysh që Republika e Kosovës është në një periudhë të rëndësishme të tranzicionit, gjetja e metodave të reja inovative të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e industrive të ndryshme vendore është më se e nevojshme.

Znj. Yorgancioglu shpalosi ekperiencën e saj shumëvjeçare prej konsulenteje, me shembuj të vendeve të ndryshme të cilët e kanë kaluar me sukses periudhën e tranzicionit. Në seminaret e mbajtura në Kampusi i Kolegjit Universitar në Prizren dhe Kampusi i Kolegjit Universitar në Gjakove u diskutua edhe për lidershipin dhe rëndësinë e tij në zhvillimin e politikave të qëndrueshme për zhvillimin e vendit.

Promovimi i librit me poezi “Shtigjet e Skuqura” i autores Therandase Sherife Berisha-Thaçi Në kuadër të kremtimeve të përvjetorit të 6-të të Pavarësisë së Kosovës, në Qendrën për Edukim Kreativ “Shtëpia e Fellbahut” u promovua libri me poezi “Shtigjet e Skuqura” i Shkrimtares Therandase Sherife Berisha-Thaçi. Në këtë promovim morrën pjesë një numër i madh i dashamirësve të fjalës së shkruar nga Kosova dhe Shqipëria nën drejtimin e Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi Albania.

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Znj. Cigdem H. Yorgancioglu në Kosovë

5


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Projekti “Të Kapërcejmë Stereotipet Gjinore” Me mbështetjen e Programit Youth in Action

6

Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Grave për Paqe Botërore organizoi një projekt të veçantë me titull “Të Kapërcejmë Stereotipet Gjinore”. Projekti u sponsorzua nga Programi Youth in Action (Rinia në Veprim) i Bashkimit Evropian. Duke parë se disa nga qëllimet e Programit Youth in Action si qytetaria aktive dhe dialogu nderkulturor përshtateshin me qëllimet tona, aplikuam për projektin. Qëllimi i aktivitetit tonë ishte të ofronim edukim të karakterit, duke u fokusuar në çështjet gjinore për 15 të rinj nga Shqipëria dhe 15 nga Hungaria. Për shumicën e pjesëmarrësve ishte kontakti dhe prezantimi i parë me lëvizjen tonë. Pjesëmarrësit shqiptarë ishin më së shumti nga Shkolla e Mesme “Ibrahim Rugova” Kamëz, në të cilën Federata e Grave ka organizuar aktivitete për një vit, kurse pjesëmarrësit nga Hungaria u ftuan nga IRFF dhe Federata e Paqes Universale. Mosha e tyre varionte nga 18-27 vjeç. Pjesëmarrësit u mirëpritën në Qendrën Kombëtare të Seminareve në Mullet, Tiranë. Programi nuk ishte shumë intensiv. Çdo paradite është dhënë nga një temë rreth edukimit të karakterit, lidershipit të mirë, partneritetit mes burrave dhe grave, vlera e shërbimit, zgjidhja e konfliktit, si dhe dinjiteti i grave. Tema e Dinjitetit të Grave u fokusua në përdorimin abuziv të trupit të femrës, në reklamat e industrisë së argëtimit, çështjet e pornografisë dhe trafikimit. Në diskutimet pas kësaj teme, pjesëmarrësit propozuan që të përgatitet një letër proteste televizioneve muzikore që prezantojnë klipe me imazhe thuajse pornografike. Leksionet e paradites pasoheshin zakonisht nga prezantimet e pjesëmarrësve në formën e prezantimeve në powerpoint ose dramë, duke reflektuar situatën reale të familjeve shqiptare dhe hungareze. Këto prezantime dhanë një pamje reale të marrëdhënieve sociale dhe familjare dhe ofruan material për reflektim si dhe për diskutime në grup. Nga reflektimet e marra në fund të projektit, ne

pamë që diskutimet në grup ishin më frytdhënëset, duke u dhënë hapësirë të gjithëve për të shprehur pikëshikimet e tyre dhe për të mësuar nga njëri tjetri. Më interesantja ishte se grupet ishin të formuar nga pjesëmarrës me kombësi dhe mosha të ndryshme. Pasditet zakonisht iu dedikuan sporteve, lojrave, shëtitjeve, duke u dhënë mundësi të huajve të mësojnë diçka rreth kombit tonë dhe të argëtohen në mënyrë të shëndetshme. Një nga momentet më të veçanta për grupin Hungarez ishte vizita në Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, ku patën mundësinë të mësojnë rreth fesë muslimane. Në hyrje të xhamisë, vajzat duhej të mbulonin kokën me shami, gjë që ishte emocionuese dhe interesante për to. Mbrëmjet ofruan mundësi të tjera për shkëmbime kulturore, ku pjesëmarrësit prezantuan kulturat, historikun, gatimet e kombit të tyre. Si hungarezët dhe shqiptarët investuan shumë për ta realizuar me sukses këtë pjesë të projektit, gjë e cila kontribuoi në kapërcimin e kufizimeve të gjuhës, mentalitetit, etj. Muzika i bashkoi të gjithë së bashku; shqiptarët kënduan këngë popullore hungareze dhe hungrezët këngë popullore shqiptare. Momenti më kulminant i projektit ishte vizita në Kamëz, ku pjesëmarrësit intervistuan banorët e Kamzës rreth çështjeve gjinore dhe marrëdhënieve familjare si dhe shpërndanë fletëpalosje me mesazhe kundër dhunës në familje, çështje shumë kritike në Shqipëri, veçanërisht gjatë muajit korrik ku 4 gra humbën jetën. Sapo mbërritën në Kamëz, pjesëmarrësit e projektit u mirëpritën në Sallën e Këshillit Bashkiak të Kamzës nga Nën/Kryetari i Kamzës dhe z. Qemal Çejku, Drejtor i Drejtorisë Arsimore Kamëz, njëkohësisht Ambasador për Paqe dhe Nën/Kryetar i Këshillit të Paqes për Tiranën. Takimi ofroi mundësi


Ditën e fundit shkuam për shëtitje në Durrës, ku vizituam amfiteatrin dhe më pas u relaksuam në plazh, ku shijuam dhe drekën me prodhime deti. Gatimi gjatë seminarit u vlerësua maksimalisht. Atmosfera e përgjithshme gjatë projektit ishte shumë e mirë dhe pjesëmarrësit krijuan lidhje të forta miqësie, saqë kur do të niseshin të gjithë po qanin, me dëshirën për tu takuar përsëri në aktivitete të ngjashme. Pjesëmarrësit treguan mirënjohje për organizatorët që u dhanë mundësi për të marrë pjesë në një projekt të tillë. Disa prej të rinjve u shprehën se “ishte eksperienca më e bukur e jetës sonë”. Pas projektit, i ftuam disa nga pjesëmarrësit për një seminar 1 ditor të Parimit Hyjnor në Zyrat Qendrore të Federatës së Familjes. Një nga sfidat e projektit ishte mbajtja e standardit dhe qëndrimit mes pjesëmarrësve, të cilët duke qenë se nuk ishin anëtarë, me raste nuk u mbaheshin rregullave të mos pirjes së duhanit dhe alkolit, por qëndrimi mes djemve dhe vajzave ishte pozitiv. Si përmbledhje, ne besojmë që të gjithë pjesëmarrësit u ndërgjegjësuan më tepër rreth marrëdhënieve të mira familjare, çështjeve gjinore, lidershipit të mirë dhe shërbimit. Gjithashtu, nga praktika ata mësuan se pavarësisht diferencave, ne jemi “Një Familje Nën Zotin”. Ne shpresojmë të organizojmë projekte të tjera të ngjashme në të ardhmen, duke u zhvilluar mbi këto eksperienca dhe korrigjuar mangësitë.

Katarzyna Minollari, Presidente e Federatës së Grave & Kordinatore e Projektit

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

prezantimi për projektin që do zhvillohej atë ditë si dhe për pjesëmarrësit mundësi për tu njohur me strukturën e Bashkisë Kamëz. Të dhënat e mbledhura nga fushata dhe nga eksperiencat e drejtpërdrejta me njerëzit u përmblodhën dhe u analizuan ditën tjetër nga pjesëmarrësit si dhe u prezantuan në formë esseje duke u bazuar në rezultatet e pyetësorëve. Duke qenë se popullsia e Kamzës është e përbërë më së shumti nga të ardhur nga veriu dhe zonat përreth, të dhënat reflektuan një mentalitet shumë tradicional me një ndarje shumë të qartë të roleve të grave dhe burrave, ku veçanërisht gratë e moshuara pranonin rolin pasiv dhe të shërbëtores. Të intervestuarit më së shumti mohonin ekzistencën e dhunës në familjet e tyre, por konfirmonin dhunën në komunitet, gjë që e cila vë në dyshim sinqeritetin e përgjigjeve të tyre për dhunën në familje. Një zbulim surprizues ishte se pavarësisht disbalancës në familje, thuajse 100% e burrave, të rinj dhe të moshuar, shprehën që do ta pranonin një grua në pozitë lidershipi, si në punë dhe në qeverisje. Të rinjtë, më shumë se të moshuarit shprehën një ndryshim pak diferencues për jetën e grave që është më në disavantazh në Shqipëri. Marrëdhëniet ndërmjet burrave dhe grave në familje ishin gjithashtu më të balancuara në familje ku gratë ishin më të suksesshme profesionalisht. Ndryshimi i qëndrimeve të të rinjve jep më shumë shpresë për një balancë dhe shoqëri paqësore, por ndjehet një nevojë e madhe në zhvillimin e marrëdhënieve dhe moralit. Një sukses i projektit ishte gjithashtu se djemtë dhe vajzat u përfshinë në larjen dhe pastrimin e qendrës me një shpirt bashkëpunimi dhe vullnetarizmi.

7


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi Në bisedë me pedagoge e studente të Universitetit Sevasti e Parashqevi Qiriazi, me rastin e 7 marsit, tregova se fillimisht me jetën e motrave Qiriazi u njoha në vitin 2000, kur shkova në SHBA, e ftuar nga presidentja e Organizatës së Grave ShqiparoAmerikane “Motrat Qiriazi”, Dr. Anna Kohen. Kjo organizatë ka qenë dhe mbetet një strehë e dytë për të gjithë të porsaardhurit, duke i ndihmuar ata të integrohen në jetën e përditshme amerikane, jetë që fillesat i ka të vështira. Gjatë udhëtimit në avion, kam lexuar mbi motrat Qiriazi, në librin që pati shkruar ishkolegu im në RadioTirana, Dhimitër Dishnica. Por le të njihemi me jetën e këtyre dy motrave, që dhanë ndihmesë të paçmuar në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare. Sevasti Dako (Qiriazi), lindi në vitin 1871 dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949 ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos të studionte në kolegjin me emër Robert College në Konstandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare, që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”. Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të

8 ngritur nga shoqëria “Përparimi”. Shkroi “Gramatika

elementare për shkollat fillore”. Bashkëpunoi me atdhetarë si Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SH.B.A., mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar, dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare. Parashqevi Qiriazi (1880-1970), e njohur edhe me emrin Paraskevi D. Kirias, studioi në Robert College në Konstanti-nopojë dhe u kthye në Shqipëri, për të punuar si mësuese. Më 1909 ajo botoi një abetare për shkollat fillore. Më pas organizoi arsimin për të vegjël, shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe ndihmoi për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar. Në vitin 1908 Parashqivia ishte e vetmja femër që mori pjesë aktive në Kongresin e Manastirit. Në këtë kongres asaj iu ngarkua edhe një detyrë simbolike: të komunikonte vendimet e komisionit të alfabetit. Në sheshin ku tuboheshin delegatët dhe të ftuarit e tjerë për të dëgjuar, për të parë dhe për të mësuar shkronjat e reja që vendoste komisioni i posaçëm, ajo dilte dhe i shkruante ato mbi një dërrasë të zezë, që ishte vendosur nën hijen e një lisi të madh. Me rastin e këtij kongresi ajo shkroi dhe kompozi një himn kushtuar alfabetit të gjuhës shqipe. Në vitin 1909 Parashqevia botoi në shtypshkronjën “Bashkimi i Kombit” të parën abetare me alfabet latin, të shkruar nga një grua shqiptare. Ajo e ribotoi atë edhe dy herë të tjera, herën e fundit në vitin 1915 në Ustër (Worcester) të SHBA-së. Në vitin 1909 Parshqevia i bashkoi gratë Korçare në një shoqëri të tyre kulturore me emrin “Yll`i Mëngjesit” dhe organizoi me to vënien në skenë të pjesës teatrale “Vilhelm Teli”. Si regjizore e kësaj pjese ajo u gjobit nga autoritetet osmane të kohës me një shumë prej 50 lirash. Më vonë ajo u shqua si autore e disa teksteve shkollore, si bashkëthemeluese me të motrën e saj Sevastinë të revistës “Yll`i Mëngjesit” në Boston në vitin 1917, si pjesmarrëse në Konferencën e Paqes në


të vyer për Shqipërinë, nga ç’ke vendosur të bësh për arsimin e grave të vendit tonë‘’. Ndaj u quajt atëherë Zhan d’Arkë shqiptare. Në janar 1919, Parashqevia në konferencën e Paqes në Paris, ishte e vetmja grua delegate ndër të pranishmit në konferencë, që fliste 8 gjuhë të huaja dhe e diplomuar në dy fakultete, bijë e denjë e një populli që ishte paditur si barbar… Kozeta Zavalani

Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës në poezinë e Perikli Shulit S’ka sesi, në një botë tërësisht të bukur, plot fantazi, me shpërthesë ndjenjësisht idesh dhe kërkim të krijimit të lulnajave, të mos ketë në shpirt “oazin” e ëmbëlsisë, të humanizmit, të urtësisë dhe të synimit qiellor; të demonstrojë një shpirt dinamik dhe të ujëvarojë nga kataraktë qiellorë “embëlsi derdhje figuracionale”, të cilat përplotojnë dhe krahërojnë pulëbardhat, bilbilojnë frazën, këngërojnë në koncertin e ansamblit poetik pegasian “nota shumë ëmbëlsisht ... Perikli Shuli u shfaq në teatrin poetik me këtë burbuqësi, me këtë prani dhe me sentencën domethënese, metaforike “Vrite Lotin”, për të mbetur në kujtesën e shkruar dhe të transmetuar të “PEGASIT”. Treshkëputjet e tij, të ardhura nga krijimi i lidhësisë lirike, aktrojnë në tokë, qiell dhe përtej qiell, në hapësirë fatlume, ku bredhon ëndrra lirike me fytyrë të çuditshme: sy-yje, buzëputhërime, përfytyrime tejkulmore dhe fantazi të bardha, si vetë shpirti poetik dhe bota, që i mbart ... Përveç kësaj Perikliu bën zbërthim psikoanalitik të vetvetes, duke e paraqitur dyportretizmin e tij e duke

i mëshuar portretizimit brendor, ëndor, ëndërror, mendimor, që, në këtë këndvështrim, mund ta quaja një ofrim i një partneriteti, i cili i mungon më së shumti kohës sonë, që ka nevojë, në këtë teatrim, ku “dhelpra krifëverdhë “ luan me lajmëditësin “lafshflori” ..., ku ”këmbëshpejti” mundohet të shmanget nga procesi dhimbës i “saçmës”..., ku ‘njeriu” humbet reflekset, virtytëzimet dhe “profesionon” veset ... Krijimi “Jam jetëgjatë i tillë...” është një skanim poetik, apo një “radioskopi” njerëzore e nevojshme. Një shëmbëlltyrë e krahasimit dhe ballafaqimit njerëzor spikatës... “Univers i qëndrimit logjik” sentencon pasurinë eruditive të poetit dhe flet qartë për objeksionin e tij, për finesën dhe trajtesën e aspektit psikoanalitik... dhe dhe shijen e hollë të vrojtimit... Shpesh ne ndeshim në cektina dhe paraqitje krijimesh, që nuk të ngjallin interes të stacionohesh... Por krijimi talentor kërkon edhe një teknikë ndërhyrjeje, e cila frymon dhe shumë krijuesve, që e heqin veten të afirmuar, kjo u mungon, fatkeqësisht, dhe pastaj këngëron proliksiteti, rakitizmi kreativ, mungesa e spontaneitetit në krijim, humbja e melodiocizitetit poetik, e “çekiçit” pneumatik e tjerë... Libri poetik në tri gjuhë(shqip, anglisht, italisht) i poetit Perikli Shuli, është një demonstrim i talentit dhe i krijuesit me mentalitet modern... Kristaq F. Shabani

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Paris në mars të 1919 si përfaqësuese e shqiptarëve të Amerikës. Pas kthimit në atdhe ato themeluan institucionin arsimor “Kyrias” dhe botuan një numër të madh tekstesh arsimore, duke dhënë kontributin e tyre të jashtzakonshëm në historinë e shkollës dhe mendimit pedagogjik shqiptar. Ja si është shprehur Sevasti Qiriazi në festën e maturantëve të Kolezhit të Vajzave në Arnautqoj, Stamboll, ku u diplomua. ‘’Jam Shqiptare! Ky është fakti më i rëndësishëm i jetës sime, më i rëndësishëm se vetë familja, sepse vetëdija e këtij fakti më tregon udhën, që duhet të ndjek, e më cakton qëllimin e jetës; ky fakt më përkufizon kuadrin si gjeografik, si historik, dhe më jep burimin kryesor të idealit tim, që nga fëminija ime për të arsyer popullin tim me dashuri për kulturë e pavarësi… Në mbarim të festës, Naim Frashëri e përgëzoi vajzën 20 vjeçare dhe i tha: ’’Motra ime e vogël, nuk do të bëje gjë më të mirë e më

9


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Për Tri Festa

10

Nga: Prof. Murat Gecaj 1. Shpesh herë, më ka rënë rasti që të ndodhem në mjediset e Ministrisë së Kulturës dhe të marr pjesë në veprimtari të ndryshme, si për përurimin e librave të autorëve, në poezi ose prozë dhe në festa të përvjetorëve të tyre. Por është hera e parë, që isha në tri festa njëherësh, të një kolegu ose miku krijues. Kjo ndodhi pikërisht sot, kur aty na ftoi e na mbodhi Kozeta Zavalani. Siç e dinë të gjithë,

Durrësi, Elbasani e Kukësi, por edhe nga Kosova e Maqedonia. Ishin poetë, shkrimtarë e krijues të tjerë, kolegë, miq e dashamirë të Kozeta Zavalanit dhe familjarë të saj. Ata ndoqën me interes e kureshtje shfaqjen e një dokumetari modest, i cili fliste për jetën e saj, që nga fëmijëria e shkollimi, për krijimtarinë letrare e publicistike dhe veprimtarinë e larmishme shoqërore, brenda e jashtë vendit, për gratë dhe vajzat tona. Ky dokumetar

ishte festa e bukur e 8 Marsit, e nënave e motrave tona. Por e veçanta tjetër u kuptua nga ne, kur znj.Irena Toçi, drejtoreshë e SHB “Toena”, e cila e çeli këtë veprimtari, na njoftoi se Kozeta kishte ditëlindjen (8 mars 1958). Ndërsa, kësaj feste i shtohej edhe përurimi i romanit të ri të saj, me titullin intersant e grishës, “Ankthi”, si dhe librit tjetër publicistik “Frymëmarrje Femërore”. Në këto tri gëzime dhe ngjarje mbrësëlënëse, kishin ardhur të ftuar nga Tirana, Korça,

ishte përgatitur me pasion e kujdes, nga Perikli Shuli dhe djali i saj, Mikel Zavalani. Kanë qenë edhe këto arsyet, se përse ajo është shpallur një ndër gratë e shquara të botës, për vitin 2007. Në shtete të ndryshme të botës, ajo ka marrë pjesë në konferenca

e kongrese ndërkombëtare, kushtuar çështjeve aktuale të jetës së grave. 2. Siç ndodhë zakonisht, në të tilla raste, e morën fjalën disa veta. Kështu, e uruan Kozetën dhe folën për librin e ri të saj“Ankthi”, Entela Kasi, e cila ka bërë hyrjen dhe redaktori, Mihallaq Qilleri. Me këtë rast, nënvizuan temën interesante, që ka zgjedhur autorja, frymëzimin me të cilin është shkruar ky roman, si dhe gjuhën artistike e skalitjen e personazheve etj. U dëgjuan me dëshirë nga të pranishmit edhe disa pjesë të tij, që u lexuan në këtë përurim nga aktorja Merita Dabulla e Klodiana Kadillari. Po kështu, në këtë tubim festiv, e përshëndetën Kozetën e folën rreth jetës letrare e publicistike dhe për veprimtarinë e palodhur shoqërore të saj, si Ambasadoret për Paqen Suzana Rexhepi, Flutura Maçi, Katerina Mirollari etj. Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për të, asaj i dhanë buqeta me lule të freskëta, libra e dhurata të ndryshme. Në mbyllje të këtyre tri festave mbresëlënëse për pjesëmarrësit, kolegia e mikja K. Zavalani i falënderoi përzemërsisht gjithë


Me rëndësi është të shënojmë këtu se Kozeta, kohë më parë, ka qenë mjaft e njohur për shikuesit e Televizionit Shqiptar. Ndërsa, në vitet e fundit jep ndihmesën e çmuar me botimin e revistës “Stina për ndryshim”, në faqet e të cilës shkruajnë gratë e vajzat tona ose flitet posaçërisht për ato. …Në mbyllje të këtyre pak radhëve, e urojmë nga zemra kolegen e miken Kozeta Zavalani, që të këtë jetëgjatësi e shëndet të mirë, begati e krijimtari sa më të bollshme e cilësore, gëzime e lumturi familjare dhe për vazhdimin e veprimtarisë së njohur e të palodhur, në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.

Kartolina ime për Kozeta Zavalanin Kastile e zgjodhe diten sot, i mblodhe miqte e dashur Kozetë. Qe të kishe tre festa tok, dhe urimi ynë të ndjejë lezet. Po si i mblodhe moj Kozetë, të trija gëzimet në një ditë. I mblodhe ti apo erdhën vetë, a mos i kishe brenda në shpirt. Magmën e zemrës ke hapur, në duar na jep xhevaire. Rezerva për vete s’ke mbajtur, me ne ndan çaste lumturie. Urimi nga shpirti më del pa zë, se flasin vitet që ke shkruar. Lumturofsh edhe 101, dhe gjithë jetën me penë në duar.

Pëllumb Alia

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

të pranishmit, pa harruar të falenderonte shtëpinë botuese “Toena”, RSM Compani në Prishtinë e “Piazza” në Tiranë për sponsorizimin, bëri fotografi dhe i kaloi disa çaste bashkë me ta, në koktejin e shtruar me këtë rast. 3. Natyrshëm, lexuesi dëshiron të dijë diçka më shumë, sidomos, për krijimtarinë letrare të Kozeta Zavalanit. Tashmë, emri i saj është bërë mjaft i njohur, përmes shtypit të shkruar e atij elektronik, sidomos në Shqipëri e Kosovë e trojet tjera amtare, por dhe në disa faqe interneti. Kur e sheh skedarin e Bilbliotekës Kombëtare, në Tiranë, direkt në mjediset e saj ose online, lexon titujt e librave, që ajo ka shkruar e botuar. Ja, po përmendim disa nga ata: “Gra, që më kanë frymëzuar”-biseda (Tiranë, 2000 e ribotim 2001), “Gjysmëbota”-mbresa, biografi, intervista”(Tiranë, 2008), “Shtegtare”-poezi (Tiranë, 2010), “Porta e shpirtit”-poezi (Tiranë, 2012) e “Frymëmarrje fëmërore”(publicistikë). Ka botuar edhe në gjuhën angleze dhe ka bërë redaktime librash, të kolegeve e mikeve krijuese.

11


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

“E shtuna e biskuar dhe e lulëzuar e Kozeta Zavalanit!”

12

Përshëndetja nga Kristaq Shabani, u lexua në emër të Presidencës nga Flutura Maçi, Sekretare e Përgjithshme e Lidhjes Ndërkombëtare Pegasi Albania. Të nderuar pjesëmarrës në këtë prezantim krijues dhe festues ! Momente të tilla fatlumta për individet krijues të këtij niveli, sikundër është rasti i sotëm, ku e fokusuara kryefjalë është shkrimtaria, poetja dhe publicistja Kozeta Zavalani, kanë shndritshmërinë e tyre. Ajo sot ka një emocion të dyfishtë dhe përjeton tejemocionin, i cili është një “tritet” i bukur këngëror: Sot është ditëlindja e saj, një kryeditë në jetën e saj; së dyti, krijesat e saj kreative shtohen me dy librat të rinj: një sprovë në gjininë e madhe të prozës, një roman, i titulluar “ANKTHI”, botuar nga shtëpia botuese “Toena” dhe një libër tjetër publicistik “Frymëmarrje

Femërore”, botuar nga shtëpia botuese “Vllamasi”. Dhe së treti koincidenca e saj e lindjes në një ditë të madhe me Festën Ndërkombëtare, sikundërse është 8 Marsi, Festa e Nënës, e Gruas, e shton më tepër këtë emocion shumëplanësh dhe tregon, sa i bukur është libri i madh i jetës së individit të gjallë dhe gjithmonë kurajoz dhe dinjitoz në veprimtarinë e Tij jetësore… Ndaj ne pegasianët e quajmë këtë të shtunë: “E shtuna e biskuar dhe e lulëzuar e Kozeta Zavalanit!” Kozeta Zavalani është një përfaqësuese e denjë e botës shkrimore, e spikatur në disa fusha të lëvrimit të saj; veprimtare e palodhur, nisiatore e guximshme, e cila vë në shërbesë të jetës aktive inteligjencën, zgjuarsinë , bukurinë e saj të mendimit, të shpirtit; është një nënë dhe një grua model e shoqërisë së sotme, e cila gjithashtu ka vënë në shërbesë të pasqyrimit, frymëmarrjen e saj plot ngjyrim, pjesëmarrjen aktive në veprimtari niveli; është një misionare e shëmbëlltyrës

paqësore dhe e harmonizmit e humanizmit për një botë paqësore, progresive dhe me ardhmëri të lumtur. Veprimtaria e tejskajshme, shumëplanshe e Kozetës jep mesazhe të mëdha, jo vetëm për shoqërinë e sotme, jo vetëm për gruan, por në kompleksitetin e saj. Ajo, përveç kësaj, sot është një krijuese e grua përfaqësuese në evenimente jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare, duke treguar me profilin e saj talentin devotshmërinë, prezencën, përgjegjshmërinë dhe përfaqësuesen tipike shëmbëllore të gruas shqiptare të kohëve moderne. Ajo është e pajisur më vetitë, cilësitë dhe virtytet më të mira që duhet të ketë një grua, një nënë, një krijuese, një talent. Qenia e Kozeta Zavalanit, midis nesh dhe me pozicione shumë të larta në Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, është një sadisfaksion moralo- shpirtëror dhe krijues; është një zbukurim gjithëplanësh dhe një faktor i rëndësishëm për arritjen e sukseseve në letërsi, art, komunikim, etikë e tjerë. Presidenca e LNPSHA”PEGASI” Albania, në këtë ditë “tribukuri” të Kozeta Zavalanit, e nderon me titullin e lartë të saj: “KRIJUESE E SHQUAR E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA. Ky celebrim titullor ka ardhur natyrshëm dhe është fituar me zotësi prej saj. Duke i akorduar këtë titull, ne i urojmë Kozetës, mikes, krijueses , bashkëpunëtores sonë, nënës, gruas, veprimtares së fuqishme të shoqërisë sonë moderne: “Jetë të gjatë kaq të bukur, të lumur, të begatë, si deri më tani! Krijimtari të mirëfilltë në të gjitha gjininitë që lëvron! Përsosjen e këtij profili të krijuar me punë, këmbëngulje dhe guxim! Shumë urime për Ty, Kozi jonë, përherë e tejbukuruar mes nesh!


Faqja Poetike PENDIMI SI RRËFIM

Pastaj më pëshprtiti zëulur: At Jozefit të Delbnishtit - E di biri im, e di, po s’ka gjë… At Ilias end miqve të tyre Të gjithë nga pak jeni plangprishës e luani me raste vepra ferri. U nisa mërzisht gati kuturu, Ndaj fryma që ju nis, humburshpresë, merreni, shperndajeni dëshirë braktisur, u shëron dhimbjet, Si re vjeshte me gjëmim u shpëton nga tmerri. Por thellë përbrenda,

Poezi nga Ervin Vani Ne pa lindur kishim vdekur, ne pa lindur ishim tretur, nëpër botë jemi shpërndarë, sepse skemi qeveritarë. Si të parët e këta që janë veç për vete duan të hanë, sa turp, sa keq, sa padrejtësi 23 vjet demokraci ne akoma në skllavëri. Po çfarë po bën o njeri?! Ndëshko korrupsionin kërko llogari, që të nderohet nëna Shqipëri!

*** Çudi, thashë me vete Hyjtë asnjëherë s’harrojnë, as reshtin, pa përtim. Na ftojnë limanesh, korrijesh, livadhesh ,burimesh, Na lëmojnë ballin , me fjalët melhem e shërim: - Ruani dashurinë qelqore, o njerëz të mirë! Ta keni të pafund, pa cen, pa sinor, pasqyrë gjithkund, gjithmonë e jetën, gjer në fund… Amen…! Ilir Balili

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

mbeçë thëngjillndezur, për të sos diku me besim. Shpejtova çapet tek qendra “Stefan” Ku zjarrmalli rri ndezur, ku ngroh virtyti, mirësia. Kur djathtas qoshës sime, pas një kthine të errët kish’ zënë pritë, vreri, ligësia. Ndërkohë silleshin një tumë bletësh, viseve të shpirtit tim, Një çast, beftë buroi një dritë e bardhë borë, jo e këtushme. Dhe çehrja e shpirtit ndriti, mori një nur, atë natë-ditë të mrekullueshme. Sa bir i lumtur m’u duk vetja, Kur mëshirndrituri diç më tha, më mori në duar Mua, mëkatar planetesh, orbitash, tash vonë fort i penduar…

13


DEKLARATË

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

14

Është 10 dhjetori dita kur bota feston 65 vjetorin nga shpallja e Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut si ideal universal njerëzor, të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet e kombësitë në gjithë rruzullin tokësor. Në bazë të nenit 2 të kësaj deklarate secili njeri gëzon të gjitha të Drejtat dhe Liritë e parashkruara në deklaratë pa kurrfarë hezitimesh e kufizimesh, për sa i përket racës, origjinës kombëtare e shoqërore, pasurisë, mediave të lira, etj. Por, sistemi juridik dhe qeveria e Maqedonisë po vazhdon me metoda të ndryshme dhe të vjetra të cilat po e shkelin autoritetin e njeriut. Maqedonia në vitin 1995 edhe pse nënshkroi Protokollin në Kombet e Bashkuara për të drejtat dhe liritë e njeriut në Këshillin e Evropës ku garantohen 10 pikat e të drejtat e njeriut, ajo aspak nuk po i respekton ato, siç janë: 1.E drejta në jetë, 2.Ndalimi i torturës, 3.Ndalimi i robërisë, 4.E drejta për fer gjykim, 5.E drejta për respektimin e jetës private, 6.Ndalimi i diskriminimit, 7.Mbrojtja e pronësisë, 8. E drejta për arsim, 9. E

drejta për levizjen e lirë, etj. Dega e IGFM-ës në Ballkan, apo Evropën juglindore, e veçmas në Maqedoni, ka pasur, ka dhe do të ketë në fokus të punës së saj mbrojtjen e të drejtave qytetare, në një rajon problematik ku psikologjia e ndasive dhe përjashtimeve etnike prodhon trysni, dhunë, jotolerancë, pasiguri, sanksione antiligjore dhe veprime arbitrare të institucioneve të shtetit. Rruga e gjatë me shumë batica dhe zbatica e popujve të Ballkanit për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë ka caktuar destinacion për familjen e madhe të shteteve evropiane, ku roli i IGFM-së dinjitoze, është dhe do të jetë rol i rëndësishëm me prioritet mbi të gjitha prioritetet. Në shtetet ballkanike, edhe pse janë sjellë dhe aprovuar shumë ligje që çojnë ujë në mullirin e të drejtës, praktikisht ende veprohet me koka të nxehta të disa funksionarëve apo pushtetmbajtësve të cilët përdorin apo zbatojnë dhunë, diskriminim, korrupsion, tregti me njerëz, mungon gjykimi korrekt, mbrojtja e pronësisë,


Komiteti i Helsinkit, Gjykata e Strasburgut dhe institucione tjera nga të cilët është kërkuar rishqyrtimi i rasteve me të cilat janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut në mënyrë flagrante. Gjer më tani kemi realizuar dhjetëra projekte dhe kemi ngritur iniciativa dhe procedura tjera juridike që janë në vazhdim e sipër për zgjedhje. Përveç këshillave profesionale, dega jonë ka pasur edhe përkrahje të gjithanshme nga kryesia e IGFM-së ndërkombëtare me seli në Gjermani. Rezultatet nga përkrahja e shumëfishtë janë arritur gjer tani në zgjidhjen e problemeve dhe mbajtja e takimeve të numërta ndërkombëtare, sikurse është edhe konferenca e sotme, këtu në Kumanovë, për çka kontribut të posaçëm dha kryetari Karl Hafen, të cilit i shprehim mirënjohje dhe falënderim të posaçëm. Prandaj, apeloj që qeveria e Maqedonisë të respektojë parimet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut me çka do të përfillet qëllimi i kësaj konference. Maqedonia nëse dëshiron të hyjë në NATO dhe Bashkimin Evropian, duhet patjetër t’i respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut, t’i lirojë të pafajshmit dhe t’u thotë Stop, njëherë e përgjithmonë padrejtësive. Bota, Evropa dhe Ballkani kanë nevojë për mendje të shëndoshë, mirëkuptim, dialog, paqe, barazi, me qëllim të kushteve të mira dhe siguri për jetën e njerëzve. Këtë konferencë për mediume, do ta përfundoj me thënien: “Të takohemi se bashku është fillim, të bashkëpunojmë së bashku është rezultat, kurse të mbetemi së bashku është sukses”. Idriz Sinani, Kryetar i IGFM-së në Maqedoni

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

mungojnë zgjedhjet e lira dhe shumë e shumë padrejtësi të tjera sociale, ekonomike, arsimore, politike e tjera, që përplasen me realitetin multinacional, shoqërinë qytetare demokratike në Ballkan dhe veçmas në Maqedoni. Me këtë rast do të përmend disa raste të montuara politike ku janë bërë shkelje drastike dhe flagrante të të drejtave dhe lirive të njeriut. Raste më të theksuara janë: rasti i Brodecit, Rasti i Sopotit, (kur ende nuk dihet fundi i këtij procesi), pastaj rasti i Gostivarit, i Vaksincës, i Shkupit, i Manastirit, bastisjet e paligjshme në familjet e pjesëtarëve të ish-UÇK-së, të cilat disa procese nuk janë zgjidhur akoma që do të thotë se kanë mbetur në gjysmë e të tjerat ende janë në proces e sipër. Në mesin e këtyre rasteve do veçuar edhe burgosjet që janë bërë në Maqedoni në mënyrë më të vrazhdë të mundshme, duke mos u respektuar as kodi etik ndaj femrës, siç është rasti më procesin gjyqësor “MONSTRA”, pastaj vrasjet e paqarta nëpër burgje. Në këtë kontekst s’do harruar edhe burgosjet e biznesmenëve siç është rasti i Bajrush Sejdiut, pastaj aksionet e policisë në Hotël të Kumanovës ndaj një gruaje 60 vjeçare, që akuzohet për terrorizëm si dhe presionet e shumta ndaj mediumeve ku fjala e lirë akoma është e ndrydhur. Rastet me të veçanta janë aktvendimet me burg të përjetshëm i Agim Islamit dhe Rexhail Qerimit nga fshati Opajë i Kumanovës, i cili pa asnjë faj është dënuar më burg të përjetshëm, vetëm e vetëm pse ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pastaj ekzekutimi makabër ndaj Harun AliutKomandant Kushtrimit me shokë, paraqet kulmin e pasigurisë së popullatës shqiptare. Gjithashtu, rasti i aktgjykimit të vëllezërve Klenja nga Manastiri të cilët janë dënuar me 12 vjet burg pa asnjë argument. Rastet e tjera të diskriminimit janë mjaft prezentë sidomos të moslejimit për t’i vizituar të burgosurit e proceseve të montuara nga aksionet e policisë, siç janë: ,,stuhia malore”, ,,monstra”, përkundër kërkesës sonë si organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë dhe si rezultat i kësaj vazhdohen të krijohet frikë e pasiguri. Dega e IGFM-së në Maqedoni, me seli në Kumanovë, rastet e theksuara i ka bërë të njohura para organeve apo institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë, siç janë: OSBE-ja, Unioni Evropian,

15


Një zonjë që e do artin

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Fadile Skëndaj: Sekreti i bukurisë femërore

16

Pikturë nga Flutura Maçi

Është bukur të jesh grua; suksesi, mirësia, ëmbëlsia, qëndrushmëria, shpirti amtar, shumëanshmëria, por edhe buzëqeshja, vështrimi, mënyra e të ecurit, toni i zërit etj, janë veti të botës femërore. Të thuash cili është sekreti i feminitetit, kjo praktikisht është e pamundur. Por nga ky mister, mund të përpiqesh të njohësh të paktën disa elemente, për të individualizuar dhe vlerësuar pasurinë potenciale, që zotëron një grua…pasurinë potenciale që zotëron çdo grua, që bashkëbisedon me mua. Dhe biseda ime këtë herë u iniciua nga piktura e një zonje, bërë me shumë dashuri e profesionalizëm, nga piktorja e talentuar Flutura Maçi, e cila e quan atë si një diell. “Ndoshta nga flokët e verdhë, më ngjasoi me diellin, aq sa kur i bëja pikturën, ndjeja ngrohtësinë e diellit, që rrezatonte nëpërmjet buzëqeshjes së saj...” Ndaj, në fokusin e muajit mars, muajit të pranverës është kjo

zonjë intelektuale dhe shumë e bukur. Bukuria e saj fizike përputhet me atë shpirtërore, duke i dhënë një hijeshi të veçantë. Me atë fytyrë të qetë, ku bien në sy sytë e saj, që qeshin gjithmonë, mbi të cilat bie hija e atyre qerpikëve të gjatë. Edhe buzët e trëndafilta së bashku me tingullin e argjendtë që dilte prej tyre, me zërin e saj të kumbueshëm, që tek e dëgjoje të zhyste në dridhjet e saj të ëmbla e harmonike... Fadile Skëndaj, shpalos vlerat e gruas shqiptare e cilësohet nga nusja e djalit, amerikania Megi, një vjehrrë e shkëlqyer. Kjo grua, ka lindur e është rritur në qytetin e Librazhdit, buzë Shkumbinit, rrahur nga flladi i malit Shebenik. Ka qenë vetëm 20 vjeçe, kur u emërua drejtore e një shkollë tetëvjeçare, ku mori udhë edhe dashuria e saj me Lekën, djalin vlonjat, që u emërua aty si mësues letërsie. Ndonëse drejtuese e rreptë, ky djalosh i bukur dhe i mençur, që vinte nga një familje patriote nga Tërbaçi i Vlorës, bëri që zemra e saj filloi të rrihte fort. Ndjeu të ishte pushtuar nga ndjenja magjike, që e ka emrin dashuri. Njëkohësisht kjo ndjenjë kish mbërthyer edhe vlonjatin, dhe pa asnjë hezitim nisën jetën bashkëshortore në Librazhd, ku jetuan për 14 vjet me radhë, duke u bërë prindër të tre fëmijëve të shkëlqyer, Eltonit, Taulantit dhe Aulonës. Dashuria për njeri tjetrin nuk është venitur asnjë ditë, përkundrazi, vazhdon të rritet gjithmonë. Këtë dashuri

Leka e shpreh pakufi, kur Fadilen e quan Merlin Monronë e shpirtit të tij dhe fotot e saj i ka vendosur në çdo kënd të shtëpisë së tyre, për të adhuruar këtë bukuri. Pas viteve 90-të , ata u vendosën në Vlorë. Leka, tashmë një shkrimtar i njohur, autor i shumë teksteve të gjuhës për vite në drejtorinë arsimore dhe tani pedagog në Universitetin e Vlorës, ndërsa Fadilja prej shumë vitesh mësuese gjuhë letërsie e më vonë drejtuese kopshti në Vlorë. Eltoni, fëmija i parë i çiftit intelektual Fadile dhe Leka Skëndaj, pas përfundimit të studimeve në shkencat politike dhe marrëdhënje ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Bullgari, mbrojti masterin në studimet e paqes nga Universiteti i Notre Damit në SHBA dhe doktoraturën në Universitetin e Cornell-it, ku përshkak të rezultateve të larta është mbajtur pedagog po në këtë Universitet. Për Eltonin, edhe pse ka qënë pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare, mbetet e pa harruar për të konferenca, ku njohu Meg Gardinier,


e zakonshme që lidhen me bukurinë femërore, si për shembull syrin si bajame, qerpikët e kthyer dhe buzët e fryra: fytyra e gruas është e përsosur në qoftë se i korrespondon një ekuacioni të saktë gjeometrik, i cili ka lidhje me bukurinë. Këto përfundime kanë dalë nga një studim i Universitetit të Torontos, që është publikuar edhe nga revista “Vision Research”. Gjithçka për sekretin e bukurisë fshihet në distancën mes syve, gojës dhe veshëve. Duke u bazuar te këto llogaritje matematikore, femrat në avantazh janë aktorja Megan Fox dhe këngëtarja Shania Twain, e jo ikona Angelina Jolie. Në bisedë me Fadilen mësoj se: Sipas studimeve fytyra perfekte ka një distancë mes syve dhe gojës sa një e treta e gjatësisë totale të fytyrës, pra nga pjesa ku fillojnë flokët e deri te mjekra. Ndërsa gjerësia, duhet të jetë më pak se gjysma e gjerësisë së fytyrës nga veshi në vesh. Nganjëherë mjafton një truk i vogël për ta bërë më tërheqëse një grua, pa qenë nevoja t’i drejtohet kirurgut plastik. Gjithashtu edhe një prerje e bukur flokësh mund të krijojë iluzionin optik, që përmasat gjeometrike të fytyrës të jenë “ideale”. Duke ndryshuar krehjen, mund të nxirrni më në pah kufijtë e fytyrës sesa pozicionin e gojës dhe të syve. Sekreti i bukurisë në femrat shqiptare është se, pjesa më e madhe e tyre kanë fytyra me këto përmasa.

Në përgjithësi vërehet se meshkujt quajnë tërheqëse fytyrat e reja dhe shumë femërore, ndoshta për shkak se ato tregojnë një pjellori më të madhe të gruas. Sytë e mëdhenj dhe të bukur i tërheqin më shumë meshkujt, pavarësisht sesa vlerë ka hapësira midis një pupile dhe tjetrës. Madje format e rrumbullakta të trupit dhe lëkura e butë janë karakteristikat e ikonave të përjetshme të bukurisë femërore pas të cilave të gjithë burrat nuk rezistojnë dot. Nga rezultatet e një sondazhi të fundit të bërë mes burrave, rezulton se: gratë shumë elegante dhe të dobëta nuk janë simbol i bukurisë femërore për ta. Gruaja që është e ekzagjeruar në elegancën e saj, duket mashkullore dhe agresive dhe nuk është aspak tërheqëse. Një partnere “më e butë”, madje me forma të plota, mjafton që të jetë joshëse dhe provokuese, është shumë e preferuar nga meshkujt. Pra me pak fjalë burrat duan një femër të vërtetë, që di të shprehë feminilitet me trupin e saj, të jetë inteligjente dhe të mos bëjë shumë si “dive”. Një tjetër aspekt që nuk pëlqejnë burrat është të jetë “shumë e ndrojtur” dhe “shumë e guximshme”. E para karakterizon një person që është shumë i pasigurtë në vetvete dhe tjetra një grua, që tenton të jetë më kot ekstravagante dhe pa imagjinatë. Ndaj personazhi ynë, Fadile Skëndaj, është e admirueshme dhe e dashur, sepse është e sigurt në vetvete, me imagjinatë kreative e gjithçka e bën me shumë pasion e dashuri, duke përputhur bukurinë fizike me atë shpirtërore. Kozeta Zavalani

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

vajzën e bukur amerikane e cila tani është bashkëshortja e tij dhe nëna e dy fëmijëve të mrekullueshëm, Daniel dhe Luke. “Familja e Eltonit është edhe familja ime - thotë Megi. Shkojmë shumë mirë. Me nënën e Eltonit, Fadilen, jam ndjerë që ditën e parë, që e kam njohur, si me nënën time. Është shumë e dashur, shumë e sjellshme dhe unë i flas mama dhe jo vjehrrë. Sikur të ishin të gjitha vjehrrat si nëna ime e Shqipërisë, Fadilja, të gjitha nuset do të ishin të lumtura...” Taulanti, djali i dytë i çiftit Skendaj, ka punuar prej vitesh në Top Channel dhe pas përfundimit të studimeve për regjisor dhe grafik design në Milano, punon për një nga kompanitë më të mëdha të reklamave në Tiranë. Aulona, vajza e vetme e çiftit, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa studimet master po i kryen në Universitetin Europian të Tiranës. Aktualisht është e angazhuar me shoqërinë civile, ku punon si kordinatore projektesh. Teksa bisedoj me Fadilen, duke e ardhuruar për bukurinë e saj, e pyes për sekretin e bukurisë femërore, e ajo më thotë: - Duhet të harroni bindjet

17


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Në Universitetin Polis me kancelaren Alma Sulstarova

18

Ishte hera e parë që shkoja në Universitetin POLIS, i cili duket se ka njё angazhim tё konsiderueshёm ndaj shkёmbimit ndёrkombёtar. Ai ёshtё Universiteti i parё shqiptar nёnshkrues zyrtar i Observatorit tё Kartёs sё Bolonjёs:“Magna Charta Universitatum” nё Itali. POLIS ёshtё gjithashtu anёtar i rrjeteve kryesore tё specializuara tё shkollave europiane ku pёrcaktohen modelet bashkёkohore tё arsimit tё lartё nё fusha tё interesit. Ai ka marrёveshje bashkёpunimi nё nivel Rektorati me UNIFEUniversitetin e Ferrarёs, Itali, mbi bazen e sё cilёs realizon shkёmbime profesorёsh e kёrkuesish tё mbёshtetur nga Ministria e Jashtme e Italisё dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencёs nё Shqipёri. Tё dy universitetet po zbatojnё njё Program tё Pёrbashkёt Doktorature nё Arkitekturё dhe Planifikim Urban, tё njohur nё tё dyja vendet. Bashkёpunim dhe marrёveshje e konsoliduar ekziston prej vitesh me IHS/Erasmus University Roterdam, Holandё, mё tё cilin ёshtё punuar ё programe zhvillimi urban dhe ngritje kapacitetesh lokale, me mbёshtetjen e autoriteteve holandeze, sidomos tё Programeve MATRA dhe me pas NUFFIC. Mbi kёtё bazё, palёt organizojnё edhe njё program Master Profesional Pasuniversitar tё pёrbashkёt, me 6 specialitete nё: Çeshtje Dizajni dhe Çeshtje Urbane. Shkёmbime intensive dhe tё frutshme ekzistojnё prej disa vitesh edhe me TU-Vienna, Universiteti Teknik i Vienёs, Austri dhe me Universitetin e Shkencave tё Aplikuara nё Anhalt/Bauhaus, Gjermani, me Universitetin Teknik tё Darmshtadit, Universitetin e Shkencave tё Aplikuar nё Mainz, nё Karlsruhe dhe nё Cottbus, Gjermani; apo me Universitetin e Triestes, ISF/ Politekniku i Barit dhe “La Sapienza” Romё, Itali. Shkёmbime interesante ekzistojne edhe me Universitet e Beogradit, Serbisё, Podgorices nё Mal tё Zi, tё Prishtinёs, Kosove dhe tё Shkupit, nё Maqedoni. Çdo vit, mjaft studentё tё POLIS dhe tё shkollave partnere, angazhohen nё shkёmbime dhe projekte ndёrkombёtare, rajonale e lokale, qofshin kёto multi apo bilaterale. Nё kёto raste, kreditet (ECTS) njihen dhe trasferohen reciprokisht sipas sistemit Europian/Ndёrkombёtar. POLIS bashkёpunon ngushtё me njё sёrё donatorёsh

(SCP Zvicer, DAAD Gjermani, Tempus BE, Fondi i Ekselencёs dhe “Brain Gain” Shqipёri, UNDP etj), si dhe me organizata tё specializuara lokale e rajonale…Këtë i mësova nga biseda me kancelaren e këtij universiteti zonjën Alma Sulstarova, të cilën e pyeta të më tregojë edhe diçka për veten e punën e saj në sektorin e edukimit dhe ajo më përgjigjet, duke folur me pasion: Lidhja ime me sektorin e edukimit duket se është një lidhje e fortë, që vjen natyrshëm edhe nga origjina e familjes sime. I mbarova studimet në vitin 1982 ne Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega anglisht dhe fillova menjëherë punën si mësuese në një shkollë tetëvjeçare në Pogradec, e më pas në gjimnazin e vetëm të asaj kohe në qytet. Kujtoj me nostalgji 1 Shtatorin e vitit 1982 - ditën time të parë të punës si mësuese,... në një klasë të ftohtë që ngrohej veç nga fryma e të vegjëlve dhe nga zemrat e tyre të ngrohta plot mirësi e dashuri... Sa vite kanë kaluar që atëhere dhe më gëzon zemra, që shumë nga nxënësit e mi më shkruajnë akoma me shumë dashuri, e marr mesazhe pa fund prej tyre. Janë rritur e janë shpërndarë anembanë Shqipërisë e në të gjithë botën, por për mua mbeten të vegjël si dikur ...S’ka më bukur se të kesh qenë mësuese ... Kujtimet e mia për vitet e para të punës në Pogradec, janë ndoshta nga më të bukurat e jetës sime. Isha një vajzë shumë e re nga Tirana, vetëm 22 vjeç në një qytet që edhe pse i largët, nuk ishte aspak i huaj për mua. Babai im i nderuar ishte djalë Pogradeci dhe i gjithë qyteti më konsideronte bijën e vet. Ndoshta është dashamirësia e tyre arsyeja e vërtetë, që eksperienca ime e parë si mësuese të ishte aq e bukur, sa dominoi më pas të gjithë karrierën time mbi 30 vjeçare, që kam sot. Edhe pse për një dekadë u shkëputa pak nga arsimi, për të punuar në sektorin social në


Kozeta Zavalani

Mbas një dite të lodhshme mos ia kurseni vetes një masazh relaksues në Belnatur, me një staf profesionist e shërbime të tjera kozmetike e dermatologjike.

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Ministrinë e Punës e më pas në disa organizata ndërkombëtare, përsëri u ktheva tek dashuria e parë, së pari si drejtore e Kolegjit prestigjioz Harry Fultz e më pas kancelare në Universitetin POLIS. - Si ndiheni në këtë Universitet? - Të them të drejtën njeriu ndihet mirë, kur bëhet pjesë e modeleve të suksesshme të arsimit modele edukimi ku beson, modele avangarde, që ofrojnë një edukim ndryshe, e shohin edukimin si proces të integruar, edukim alternativ, praktik, aftësim për punë e jo thjesht edukim në emër të edukimit. Në POLIS ndihem mirë me punën që bëj edhe për një arsye të thjeshtë, por shumë të rëndësishme për mua, por jo vetëm mua besoj: Në çdo institucion ajo që kushtëzon gjithë perfomancën, është fryma që jep lidershipi. Kjo frymë në POLIS është inspiruese, inovatore, plot ide e dëshirë, plot pasion e dashuri për të edukuar mirë një brez të rinjsh, që nesër do marrin në dorë fatet e vendit e qeverisjen e tij. Për ta mbyllur, dua t’ju them se ndihem njeri me fat, pasi gjithë kohën kam qenë pjesë e ekipeve të mira e të spikatura në vend. Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve po atë ditë dha për here të parë “Çmimin e Arkitekturës Shqiptare 2014” në dy kategori : për arkitektë të afirmuar dhe për të rinj, nën 40 vjeç. Çmimi nderon arkitektë të cilët kanë spikatur permes veprimtarisë së tyre, duke krijuar raste të ekselencës në fushën e Arkitekturës e Planifikimit Urban. Ky çmim është takimi i parë i një aktiviteti, që do të organizohet çdo vit, në të cilin përmes vlerësimit të figurave

të spikatura, synohet të nxitet debati mbi qytetin bashkëkohor dhe ku, nëpërmjet stimulimit të praktikave më të mira, kërkohet që të jepet një kontribut social mbi bashkëkuptimin e rolit të arkitektit, urbanistit dhe planifikuesit në shoqërinë bashkëkohore shqiptare. Juria, e përbërë nga profesionistë ndërkombëtarë të fushës vendosi t’i japë arkitektit Artan Raça “Çmimin e Arkitekturës Shqiptare 2014”, duke vlerësuar kontributin e tij në arkitekturën bashkëkohore shqiptare, falë edhe një gjuhe vetjake që arkitekti ka arritur të krijojë, pavarësisht vështirësive të tregut të ndërtimit në vendin tonë. “Çmimi i Arkitekturës Shqiptare për të Rinj 2014” iu dha arkitekt Skënder Luarasit. Juria vlerësoi në veçanti kërkimin inovativ, që arkitekti ka kryer gjatë viteve të fundit, si dhe aftësinë e tij për të krijuar modele bashkëkohore dhe realizime arkitektonike, ku kërkimi teorik ndërthuret me veprimtarinë praktike, për të krijuar mënyra të reja të të vepruarit në territor. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve përshëndeti edhe Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit z.Eglantina Gjermeni, e pranishme në këtë veprimtari.

19


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Farida Zmijani Ramadani me “Pikturoj në qiell”

20

Viti 2014 filloi me këmbë të mbarë për krijuesen shkodrane Farida Zmijani Ramadani, pasi ka bërë promovimin e librit të ri “Pikturoj në qiell” me 100 poezi në shqip dhe anglisht. Promovimi u zhvillua në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër, të cilën me shumë dashamirësi e ofroi drejtori i kësaj biblioteke z. Gjavalin Çuni. Ky aktivitet hapi siparin e krijimit të Klubit të Shkrimtarëve në Shkodër, duke shpresuar se ai do të shërbejë si një çerdhe letrare për gjithë shkrimtarët e Shkodrës. Si anëtare e Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve “Pegasi” Albania, Faridën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre shkrimtarë nga gjithë Shqipëria përfaqësuar me Kryetarin e kësaj Lidhje zotin Kristaq Shabani së bashku me përfaqësuesen e Federatës së Paqes Universale njëkohësisht kryetare e Ambasadorëve të Paqes për Tiranën zj. Kozeta Zavalani, nga Kosova ishte përfaqësuese Migena Arllati dhe nga Mali i Zi nderoi z. Nail Draga. Hapjen e këtij promovimi

e bëri Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve të Shkodrës tashmë i sapo krijuar shkrimtari i disa librave z. Skender Temali. Më pas mori fjalën shkrimtari i mirënjohur shkodran z. Fadil Kraja, i cili krahas vlerave në këtë libër theksoi se, familjet e mira shkodrane po japin vlera në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe atë letrare, të cilat duhen respektuar dhe vlerësuar, pasi ata nuk reshtin duke dhënë fryte për shoqërinë intelektuale shkodrane. Më pas vazhduan me diskutime Dashamir Caca, Xhahid Bushati dhe Zenepe

Dibra, të cilët poetja e publicistja Farida i falënderoj për fjalët e mira dhe vlerësimin e këtij libri. Patjetër që në këtë promovim do merrte fjalën dhe z. Kristaq Shabani Kryetari i “Pegasi” Albania, i cili është dhe redaktori i këtij cikli poetik.Në fjalën e tij u fol për vlera dhe një punë të palodhshme për realizimin e këtij libri, i cili përcjell shumë mesazhe jete, respekti, bashkëjetese, vemendje për cilësi të mira njerëzore, kurajo dhe forcë për të jetuar jetën me të gjitha forcat dhe për ti dhëne asaj vlerën e duhur. Morën fjalën e përshëndetën Arjan Kallço shkrimtar dhe pedagog në Korçë, më pas në emër të Ambasadorëve për Paqen foli znj. Kozeta Zavalani. Krahas fjalëve të bukura duke cilësuar vlerat e këtij vëllimi poetik, i cili përcjell mesazhe bashkëpu-nimi dhe respekti dhe shumë dashuri, ajo e vlerësoi krijuesen në aspektin femëror, të të qenit grua e nënë. Nisur nga fakti që Farida punon e jeton më tepër për të tjerët, se sa për veten dhe përcjell gjithmonë mesazhe dashurie e mirëkuptimi, znj. Zavalani propozoi se, në mbledhjen e afërt, që do të organizojnë Federata e Paqes në Shkodër edhe zonjës Farida Zmijani Ramadani do ti akordohet Titulli “Abasadore për Paqen”. Kjo e emocionoi Fridën dhe ajo u mbush me një gëzim të papërshkruar, për këtë nder, i cili e obligon, për të dhënë kontributin kudo ku të jete nevoja, që pena krijuese të mos i ndalet dhe të ketë krijimtari të vazhdueshme. Në këtë veprimtari mbresëlënëse


librit poetik “Pikturoj në qiell”. Ky aktivitet ia arriti qëllimit dhe ishte një prezantim i bukur i njohjes së krijimit të Klubit të Shkrimtarëve në Shkodër, duke shpresuar se aktivitetet letrare dhe promovimet e krijuesve shkodranë, do të jenë në vazhdimësi. Edhe unë e ndala, për të dëgjuar fjalën e saj. - Dua të theksoj se libri për të cilën po flasim, është libri im i tretë – thotë Farida. Ajo vlerëson fjalën e z. Kristaq Shabani, Kryetar i Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve, Poetëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania njëkohësisht dhe redaktor i ciklit me 100 poezi “Pikturoj ne qiell”. Libri

është përkthyer në anglisht nga Aleksandra Shabani, të cilën e falënderoj për punën e bërë. Ai është i mbushur me plot mesazhe për dashurinë dhe respekt mes njerëzve, për familjen, për ta parë jetën me plot ngjyra, duke përfshirë më të bukurat që ajo të ofron, me sjellje dhe karaktere që zbukurojnë njeriun, për familje të qëndrueshme dhe për një shoqëri me vlera moderne dhe bashkëkohore. Kushdo e gjen veten në këtë libër. Ai tashmë është pjesë e gjithë lexuesve. Promovimi i librit tim “Pikturoj në qiell”, ishte një eveniment mjaft i rëndësishëm për mua, pasi më bëri të ndjehem e vlerësuar para miqve shumë të mirë, shkrimtarë e poetë nga Shkodra dhe të ardhur nga Tirana, Korça, Gjirokastra, Kosova, Mali i Zi etj.

Dokumentari: “Rrëfimi” Gjatë promovimit të filmit të shkurtër dokumentar”Rrëfimi”, mësojmë se është historia e një djaloshi, që ka bërë burg në mënyrë të padrejtë...Goditet sistemi i drejtësisë dhe vjen mesazhi për tu bërë këtyre njerëzve një vend në shoqëri. Filmi vjen me regji e skenar nga Elona Paja, kamera: Fatmir Halipaj dhe montazhi: Fatmir Allkaj… Në mjediset e bukura të lokalit “Amsterdam”, pranë TVSH–së u mblodhën për promovimin e filmit dokumentar mjaft krijues, gazetare e kineaste, miq të kulturës e artit. Takimin e çeli kineasti – regjisor Sajmir Kumbaro, së bashku me Elona Pajën. Përshëndetën edhe zonja Vjollca Meçenga Komiteti i Helsinkit dhe Marinela Sota nga shoqëria civile.

Tek Adriana Simaku Gjeni qendisje, qilima e kuverta të punuara me dorë. Pranojmë porosi në këtë numër kontakti: 0662110644

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

u interpretuan disa poezi nga ky libër, nga nxënësit e shkollës “Pashko Vasa “ të cilët u shoqëruan me interpretim në violinë dhe fizarmonikë nga nxënësit. Bukuri dhe emocion i dha kësaj veprimtarie dhe recituesja e vogël ardhur nga Pegasi të poemës “Mjerimi” të Migjenit. Veprimtarinë e shoqëruan dhe të gjitha mediat televizive të Shkodrës, Koplikut dhe Lezhës, në të cilat autorja bëri prononcimin për përmbajtjen e

21


Enrieta Sina, shpallet poetja e vitit 2013 nga LNPSHA

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Në vazhdën e veprimtarive me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi Albania mbajti në sallën e Akademisë së Shkencave simpoziumin “Pegasi dhe Dita Botërore e Poezisë”. Po me këtë temë ishte edhe kumti i mbajtur nga presidenti i kësaj Lidhjeje z. Kristaq Shabani. “Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të progresit” e quajti Enrietën Kristaq F. Shabani, President i LNPSHA “PEGASI”

22

Ja edhe teksti i këngës “Pyes Lotin” Të flisja gjuhët e gjithë botës e të mos ndieja dashuri. Do isha si një gur i heshtur këmbanë e harruar në vetmi. Të gjithë pasurinë do e ndaja të mos shihja varfëri të digjej trupin do t’a falja e le t’ëm bëhet hi.

Albania. Folën mbi rrugëtimin poetik të Enieta Sinës edhe Dr. Hekuran Rrapaj, Flutura Maçi e Kozeta Zavalani. Shoqëruar me muzikë në sfond nga kënga fituese e festivalit të Këngës viti 1996, me titull “Pyes Lotin” kënduar nga Elsa Lila, teksti Enrieta Sina u recituan poezi nga Xhelal Luca dhe Kadrije Gurmani… Të pranishmit ndoqën pjesë nga veprimtaria 50 vjeçare e kësaj poeteje të talentuar, njëkohësisht edhe shkrimtare, publiciste e botuese, duke e uruar për suksese të mëtejshme. Në këtë veprimtari u celebrua dhënia e titullit të lartë pegasian “Poete e Vitit 2013 e LNPSHA PEGASI ALBANIA” poetes Enrieta Sina.

Se ëndërrat dhe shpresat pa dashuri, janë thjesht një iluzion ndaj dua o njeri, ti m’fal pak dashuri pa të cfarë është kjo botë a e kupton? Se loti që pikon një zemër lëndon i vogël n’a duket, i madh sa një glob ohohooh, e di se c’do më ndodhë se ka njerëz sot e duan vetëm lot’ s’njohin dashurinë, s’njohin mirësinë. Dashuria, ëndërra, shpresa? kë të zgjedhja nga të triat e një natë lotin pyeta m’u përgjigj dashuria. Nga Enrieta Sina


Raimonda Moisiu Ka momente në jetën e përditëshme, që shumica prej nesh e ndjejnë veten të lëkundur mes mendimeve dhe ndjenjave kontradiktore në udhëtimin e lumtur e të trishtë të jetës. Shumica prej nesh pa marrë parasysh atë që ndjejmë e shprehim, janë duke ecur në paqartësitë dhe të papriturat e natyrëshme në qenjet e gjithkujt, duke ecur mes dritës e errësirës, mes jetës e vdekjes. Askush nga ne nuk e di se, çfarë do të ndodhë nga një moment në tjetrin, apo si e qysh do ta përballojmë e përjetojmë atë çast gëzimi apo hidhërimi. Ky është një moment i pashmangshëm për gjithsecilin nga ne. Dhe kjo është mëse e vërtetë! Ka gjëra në jetë që ndodhin krejt papritur dhe ndryshojnë rrjedhën e jetës mes të bukurës e së përditshmes njerëzore, na krijohet ndjesia e një realiteti, që do të na duhet të ekuilibrojmë përpos gjendjes shpirtërore edhe përjetimin e dhimbjes, pikëllimit, humbjen e njerësve më të dashur, të familjes e shoqërisë.E pra vijnë ato caste në jetë që të prishin paqen shpirtërore! Kjo më ndodhi edhe mua në ditën e fundit të vitit që sapo kaloi, 31 Dhjetor 2013! Lajmin ogurzi se kolegu dhe miku im më i mirë, që në respekt të kësaj miqësie të bukur dhe eternale, të pastër e të përzëmërt, e thërrisja kryemiku im, i miri e i mrekullueshmi Riza Lahi – ishte ndarë krejt papritur nga jeta duke pirë kafen e mëngjezit, - ma dha mikja jonë e përbashkët Kozeta Zavalani. Unë, Rizai dhe Kozeta, kjo treshe e pandarë dhe simpatike që do të na shikoje gjithmonë, duke ecur në rrugët e Tiranës, apo te Bar “Europa”, te Bar-Restorant “Mondial” apo te “Piazza” në qendër të Tiranës - duke tymosur cigaret e duke rrufitur kafetë, bisedonim e diskutonim, ku thelbi i bisedës ishte letërsia! Ashtu të tre krah për krah me Rizain ecnim në rrugicat me kalldrëm të Korçës, në Kosovë, Prizren e Prishtinë, Vlorë e Durrës, Shkodër dhe Sarandë, Strugë e Ohër, Pogradec e Shën Naum, në evenimente letraro-artistike, me libra ndër duar, me sytë që na shkëlqenin, me dashurinë e respektin ndaj njëri tjetrit dhe për librat, realitetin mbresëlënës që mbart në vetvete magjinë e ndryshimit e të shpresës, surprizën e këndshme në kërkimet origjinale për të mëkuar ëndrrat e së ardhmes, që gjithsecili nga ne dëshiron të arrijë në rrugën e krijimtarisë. Ishim një kombinim perfekt që shënonte thellësisht tre intenditetet vitale e të virtytshme në personalitetin tonë: miqësinë, bashkëpunimin dhe mjedisin krijues letraro-artistik, si forca e mendimit të lirë, ashtu si e ndjenim dhe e perceptonim. Jam akoma nën ethet e traumës e tronditjes shpirtërore për humbjen e vëllait tim të ndjerë Vilsonit, dhe fillimisht atë fjali nga Kozeta “ motër

nuk më bën zemra të ta them, por Xakja na la sot në mëngjes”, e morra si lajthitje momentale apo shaka të mikes sonë –kur unë para dy orëve pata marrë mesazhin e urimit të Vitit të Ri 2014 nga miku im i shtrenjtë Rizai. Por jo vetëm kaq! Kishte raste që me batuta të ngrohta bënim lojë fjalësh me “vdekjen” mes nesh, pra batuta lajthitje poetësh mes vedit, nën fishkëllimën e serenatave korçare e jareve shkodrane ndër buzë. Shpesh i thoja Xakes me shaka: “Kur të vdesësh ti, unë do të këndoj serenatat e Korçës, dhe do t’i vendos të gjitha CD-të e Mihallaq Andreas në varr”, sepse ai gjithmonë ishte në humor, gaz, hare, këngë dhe fishkëllente serenatat korçare. Buzagazi dhe hokatari babaxhan Xakja qeshte me të madhe dhe ma kthente: “Ndërsa unë do të këndoj jaret shkodrane, do të sjell shportën e argjentë me trëndafila dhe një kuti të madhe me unaza, me vargjet: “ 10 unaza po t’i nap/ që çdo gisht ta ban zap! Ne ishim aq shumë të lidhur me njëri tjetrin sa bashkëshortja e Rizait – Afërdita, sa e pa Kozetën që hyri në dhomë, vazhdoi të qarat duke i thënë Rizait; “Ngrehu ore Riza se të ka ardhur Kozeta dhe Monda…Jo i thashë, Monda është përtej oqeanit në Amerikë, dhe nuk mund ta besojmë dot këtë të papritur kaq të hidhur. Ishte e para dhe e vetmja herë që Rizai qëndronte i heshtur, shtrirë, me sytë mbyllur përgjithmonë dhe nuk na priste me buzëqeshjen e shakatë e tij, që janë gdhendur në kujtesën tonë, përjetësisht”-më shkruante Kozeta në Facebook. Kur më erdhi mesazhi i dytë nga miku ynë Dilaver Goxhaj, që më konfirmonte vdekjen e Kryemikut tim, atë here tronditja, hidhërimi dhe dhimbja te unë nuk njihte kufij. Mes kujës e ngashërimit, me duart që më dridheshin, i telefonoj mikut tonë të përbashkët, por që me Rizanë e lidhnin detyra e pilotit dhe ajo e krijuesit, shkrimtarit Agim Bacelli; të parit në Amerikë që i jap lajmin ogurzi. Mundoheshim të qetësonim njëritjetrin, po ishte e pamundur. Ja si shprehet Agimi për atë çast klithjesh shpirti dhe therrje zemre: “Ka pak minuta që përmes lotëve e klithmës më mori në telefon Raimonda duke më dhënë lajmin ogurzi, Xakja s’është më! Për momentin s’desha ta besoj dhe e mora si një shaka apo edhe lajthitje momentale, siç lajthitin poetët. S’e besova pasi Riza Lahi më thoshte shpesh duke qeshur, të qeshja që të më zgjatej jeta…” Klithi shpirti i Merita Bajraktarit McComarck –vajzës korçare shkrimtares e aktivistes së “Vatra” që Rizai i kushtoi romanin” Serenatë korçare në New York”. Ishte klithmë dhimbje shpirti, që dukej e vështirë për ta kuptuar në brendësi të emocioneve e shpirtit tim të plagosur dy herë brenda një kohe të shkurtër. Ishte klithmë e shpirtit njerëzor, klithmë për të njohur dashurinë e trishtimin, klithmë që çau qiellin e ngriu diellin, klithmë dhimbje që kapërxeu Atlantikun dhe sakaq ngriti urën jetike mes shpirtit dhe ikjes së heshtur e të lehtë të Riza Lahit dhe klithmave të bijës e djalit të tij, nipërve dhe bashkëshortes, me klithmat e dhimbjes e “shock”–ut, që lajmi ogurzi të mos ishte i vërtetë, të mijra e mijra miqëve e mikeshave, kolegëve e kolegeve, dashamirësve të krijimtarisë së shkrimtarit Lahi, të njohurve e të panjohurve, të atyre që e kishin njohur realisht dhe virtualisht, në rrjetet sociale,

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Riza Lahi, ike dhe kuptuam sa vend bosh ke lënë tek ne

23


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014 24

veçmas në Facebook, kudo në botën e ndjeshme të trojeve shqiptare. “Shock”-u ogurzi që pësuan në prag të Vitit të Ri, bëri që bota ndali frymën për një çast! Gëzimi e helmi janë motër e vëlla! Gjithsecili për një çast u shkëput nga tavolina e Vitit të Ri, klithma vaji e elegjie përfshirë edhe lotët e syve të tyre mbi tastierën e kompjuterit apo të iphone-it, që ishte e pamundur t’i kontrollonin, mbuloi Facebook-un, mediat online. Nuk ka mundësi të ketë vdekur poeti! Jooo nuk ka vdekur Riza Lahi! Por jo, gjëma pati ndodhur! Xakja ynë kishte vdekur, pas gjysëm ore që ai në Facebook-dërgoi urimin e Vitit të Ri, gjithë miqëve, kolegëve dhe dashamirësve të tij. Klithi në vaj bota e publicistikës, që Rizai e donte dhe shkruante aq bukur, ndjeshëm e profesionalisht, klithi Roland Qafoku-“ Jam i shokuar! Nuk e besoj që Xakja i mirë nuk jeton më. Iu preftë shpirti në paqe! Jo Monda nuk ka mundësi të ketë vdekur, Rizai, njeriu që cdo cast dhuronte vetëm mirësi dhe buzagas! Klithi vajtueshëm shpirti i Altin Sinanit –Kryedaktorit të gazetës Tirana Observer-humbi mikun më të mirë dhe gazetarin më aktiv e profesional të gazetës: “Jo Monda, nuk ka vdekur Xakja ynë,- ai njeri aq i mirë plot energji pozitive dhe mirësi shpirtërore”. Klithi shpirti i Dilaver Goxhaj i sapo dalë nga spitali mbas dy bypass-eve, që pati kaluar: “Me vjen keq që ky vit i vjetër mbaroi duke na marrë përgjithmonë Rizanë tonë të mirë e të talentuar. Por nuk kemi çfarë të bëjmë, veç zemrën e fortë.” Veç Facebook-ut edhe mediat, gazetat online po jepnin klithmën therrëse deri në dej, të dhimbjes për ndarjen para kohe nga jeta të mikut e kolegut të tyre të shtrenjtë, që me buzagazin dhe të qeshurën, fjalën e mençur, dashurinë njerëzore, që e falte pa kursim, i kishte bërë për vete të gjithë. Rizai, ai shkodrani i mirë e babaxhan, atdhetari i mirë, pasionanti i letërsisë, poeti, prozatori, publicisti, përkthyesi pasionant i poetit iranian Xheladin Rumiut, që ja kishte rrëmbyer zemrën, qytetari dhe intelektuali që mes lavdisë e penës së tij nuk harroi kurrë të vinte mjeshtërinë e krijimtarisë së tij artistike, letrare dhe shpirtërore, por edhe modestinë e një heroi të heshtur, që me penën e tij përcolli vlera, kurrë nuk shkroi për vete-gjithmonë për të tjerët. Figura të shquara të letrave shqipe klithën, ngushëlluan e shkruajtën në të njëjtën kohë. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe Editor i Fjala e Lirë,Londër, Angli, -Dr. Fatmir Terziu shkruante që në hyrje të shkrimit: Shuhet Riza Lahi! Miku i disa krijuesve, poeti dhe publicisti Riza Lahi ka ndërruar jetë. Dhe kështu njeriu që rendi pas penës vite e vite me radhë, por edhe pas yjeve si një pilot i hershëm shqiptar, sot ka një udhë

memorjeve tona. E thjeshtë, e kuptueshme, … një shportë për brezat…, vepra e Riza Lahit. Dhe sinqerisht duke njohur shpirtin, zemrën dhe karakterin e këtij njeriuideplotë mendoj se duhet përgëzuar e përgëzuar…I qoftë dheu i lehtë dhe me një përshpirtje të thellë ndjejmë edhe peshën e lotit për të, për poetin e fikur pa u ndjerë.” Ndërsa publicisti i njohur në dy kahjet e Atlantikut dhe Kryerdaktori i Gazetës Dielli-SHBA- Dalip Greca, ishte i pari që do të jepte lajmin e dhimbshëm në faqen e parë të gazetës: “Është një lajm tronditës për mikun tim Riza Lahi! Ngushëllime familjes! Në prag të Vitit të Ri, në Tiranë, ka ndërruar jetë nga një goditje në zemër shkrimtari Riza Lahi. Ishte vetëm 63 vjeç. Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE–së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Lahi është anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve. Ai la pas 35 vepra letrare.Redaksia e Diellit ngushëllon familjen Lahi për këtë humbje të pazëvendësueshme. Shkrimtari Petraq Risto i tronditur dhe thellësisht i hidhëruar nga ky lajm shkruante: “Një poezi e Riza Lahit në mesazh në Facebook. Tani vë re dy vargje tronditëse “Pashë që kisha marrë rrugën qorre/ Për te tabuti im.”Nga poezia e mëposhtëme: “Det i qetë”- Dhjetë vjet më vunë dorën në qafë. Dhjetë vjet të tjerë më panë me vëmëndje. Dhjetë vjet më pas më kërcëlluan dhëmbët. Kur nisa të kërcëllej dhëmbët dhe unë. Pashë që kisha marrë rrugën qorre. Për te tabuti im. RIZA LAHI Shkrimtari e poeti Petraq Risto i dedikoi poezinë elegji. Ja disa vargje: Gabim! Gabim Riza Lahi! Gabim! E lamë të pimë kafe me zemra poetësh Dhe jo me filxhanin tënd Hidhërim Gabim! Gabim miku im! Gabim!.. Dhimbje e mall pikëllim e hidhërim për shkrimtarin me fytyrë nga dielli i të gjithëve e më këmbë në tokën e Atdheut, do të shkruanin miku i ngushtë shkodrani tjetër poeti i shquar i vargjeve lirike shqiptare Kolec Traboini me pyetjen e dhimbëshme: “Si mund të iket krejt kështu?” Ja disa nga vargjet e poezisë elegjike: Si mund të iket krejt kështu pyesin të gjithë në këtë Vit të Ri, nuk shtyhet festa pa buzëqeshje, buzëqeshjen që na e sillje ti… Vargjet elegjike do të shkruanin, shkrimtari Përparim Hysi, poeti i njohur i vargjeve lirike shqiptare, Prof. Vangjush Ziko, Poeti Luan Xhuli, mik i ngushtë i Rizait do e vajtonte me vargjet: Flamur i shpirtit tënd të zjarrtë, që të shpuri në qiell, do të të zbresë prapë në aeroportin e zemrës, që na e le të zbrazët.Me trishtim e dhimbje shprehet \ poeti e shkrimtari çam, Namik Selmani, në një shkrim të gjatë, që ai ka publikuar. Dhimbje pikëllim


të ketë vdekur ai hokatari babaxhan, ai eruditi dimensional! Ngushëllim …… Ja si u shpreh Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve vlonjatë,”Petro Marko”, shkrimtari Myrteza Mara: Tek Riza Lahi të gjithë do shikojnë pasqyrën e dijeve, guximit, kulturës, artit dhe letërsisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun, punën! Ngushëllime familjes, duke iu lutur të mos harrojë se këtë dhimbje e ndan edhe me ne, miqtë e njohur e të panjohur nga afër të Rizait! Dhe vazhdon gjatë gjatë me qindra, qindra mesazhe ngushëllimi, nga tërë bota shqiptare, kudo në botë ku ka shqiptarë, që nga toka mëmë e deri në Skandinavi e Australinë e largët, mesazhe ngashërimi e ngushëllimi nga Luigj Shkodrani, Mihal Puleri, Agim Kelmendi, Agron Shele, Riza Pajollari, Miltiadh Davidhi, Vasil Tabaku, Qazim Muska, Viktori Xhako, Gëzim Ajgeraj, Albert Zholi miku i tij i ngushtë që nuk rreshtëte së shkruari për Xaken tonë, Vladimir Bizhga, Eleonora Gjoka, Neil Ruci, Mimoza Selimi, Kleopatra Skarco Dokle, Mark Simoni, Genci Çobani, Luan Kalana, Jorgjeta Gjançi, Thoma Duka, Ibrahim Egriu, Laureta Petoshati, Baxhul Merkaj, Xhemajl Rudi, Bashkim Kozeli, etj, etj, etj,.

Ç’bëre mik, që na le vetëm…. Raimonda Moisiu (Elegji dedikuar Kryemikut tim - Shkrimtarit të Shquar – Riza Lahi) Endemi ngado të vetmuar, Që të gjejmë pak qetësi. Hall me hall të shqetësuar, Na vjen lajmi yt i zi... Ç’bëre mik, që na le vetëm, Kur nuk duhej të na ikje…? Si s’u pamë, s’u tungjatjetëm, Të mos ndjenim kaq tronditje..? Eh,ç’na ike krejt papritur, Trishten rrugët e Tiranës. Shpirti yt i ngazëllitur, Sikur shplodhet anës Lanës... Ç’qe i mirë e ç’qe i dashur, Ç’qe i qeshur si veç ti…! Le fëmijët buzëplasur, Kur te qeshjet ra kjo zi...! Ç’qe i qeshur, ç’qe i mirë…! Në mes tonë s’do të kemi, Ç’u këput një xhevahir, Ç’zor të themi lamtumirë…! Shok i zemrës, mik i mirë..!

Përfaqësuese e Institutit të Mikrokirurgjisë së Syrit “Fjodorov” Moskë Adresa Rr. “Qemal Stafa” Pallati nr. 31, kati 3, përballë Prokurorisë së Përgjithshme Tel. 0682074035; 0692105591 Email: klinika. uzllova@icc-al.org

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

e mall nëpërmjet vargjeve dhe ngushëllimeve do të shprehnin anëtarët e Forumit të Klubit të shkrimtarëve korçarë-Bota e Re, për humbjen e ndarjen parakohe e të papritur të Riza Lahit, si Kostaq Duka, Alfred Papuciu, prof Murat Gecaj, Fatjon Pajo, Fiqiri Shahinllari, Ligor Prifti, Lida Lazaj,Lirjan Visari Edmond Shallvari e dhjetra e dhjetra të tjerë. “Ajo e panjohura, Vdekja, si duket nuk falka kërrkënd… Le të jesh njeri i mirë sa të duash! Ja, Rizai zemërmadhi iku, Xakja i të gjitheve iku…papandehur u iku të gjithëve, menjëhere… Atyre që e kanë njohur, u duhet kështu të bëhen edhe më njerëzore seç ish padyshim Ai…! E vështirë ta kapërcejmë dhimbjen në elegjinë e Përparimit…U prehtë në paqe!-do të shprehte dhimbjen e tij shkrimtari Faruk Myrtaj.Shkrimtari shqiptaro-amerikan nga Qeparoi Petraq Pali do të vargëzonte dhimbshëm: “Do të kujtojmë Riza, se do të na kujtojë kënga. Do lexojnë brezat në Prozat e Tua, të ëmbla… Gjallë do të jesh, në breza në vite… Edhe poetesha dhe publicistja Iliriana Sulkuqi mike e Xakes për 40 vjet –pësoi një “shock” tronditje shpirtërore e mes lotëve e ngashërimeve gjithmonë me fjalët: “Nuk e besoj, nuk është e vërtetë

25


Piktori shkodran Sezai Dani

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

“Balerinat” Pikturë nga S. Dani

26

Piktura është njëra nga gjinitë e artit figurativ, që ka patur dhe ka lulëzimin e vet në Shkodër, duke filluar nga Kol Idremeno, Ismail Lulani, Lin Delija e deri tek Leonardo Voci, etj. Nuk dua të shkruaj për piktorët e shquar që kanë dale nga gjiri i saj, por për gjestin e fisnikërisë qytetare të piktorit shkodran Sezai Dani, që prej vitesh jeton e punon së bashku me familjen në Neuwied të Gjermanisë. Me fytyrë gjithmonë të qeshur, prej nga del vështrimi i gjallë e depërtues, që të mbush me mirësi, nëpërmjrt syzave optike, duke të imponuar admirim e besim. Me një zemër të madhe e fisnike, me një mendje të mprehtë e kreative, prej nga del gjykimi i shëndoshë.Ndonëse ka studiuar për skulpture, pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me vlerë artistike. Veçanërisht vitet e fundit ai ka krijuar një numër të madh kompozimesh me transparencë ngjyrash, ku spikat një përkryerje artistike dhe një materializim i bukur i objekteve. Secili admirues i apasionuar i pikturës, mund të vërejë qartë në pikturën e tij

portrete e peisazhe, të penetruara nga detaje artistike, duke shprehur gjendjen emocionale të autorit. Gjatë qendrimit të tij në vendlindje, ai u prit ngaKryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, i cili pasi e përgëzoi, i tha se, Shkodra ka nxjerrë gjithmonë artiste të talentuar në fusha të ndryshme si, muzikë e picture. Gjithashtu një ndër prioritetet e punës së Bashkisë është edhe nxitja e përkrahja e këtyre talenteve, veçanërisht të atyre që jetojnë jashtë trojeve, sikundër edhe Sezai Dani. Sezi, siç e thërrasin shkodranët, pasi ka hapur disa ekspozita së bashku me piktorë të tjerë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, por që jetojë e punojnë në Gjermani, dëshiron të hapë një ekspozitë me punimet e tij në vedlindje. Është një dëshirë e kënaqësi e hershme e tij, që të duartrokitet nga bashkatdhetarët e tij, nga familjarët dhe nëna e dashur, të cilës i festuan familisht së bashku 80 vjetorin e lindjes. Kryetari i Bashkisë e mirëpriti me kënaqësi çeljen e ekspozitës vetjake, e cila do të mbahet nën kujdesin e drejtpërdrejtë të tij. Në bisedën së bashku në prani edhe të mediave lokale, z.Dani

sugjeroi vazhdimin e lidhjeve kulturore midis Shqipërisë e Gjermanisë, nëpërmjet binjakëzimit të Neuweidit, që është dhe vendlindja e Princ Vidit, dhe vendlindjes së tij Shkodrës. Para se të largohej nga zyra e Kryetarit të Bashkisë Z. Dani i dhuroi një nga punimet e tij, të cilën e ka shumë për zemër, tabllonë e Nënë Terezës. Kjo tabllo e punuar me shumë dashuri, do të vendoset tek dhoma e pritjes së kryetarit të Bashkisë, si dhuratë ndaj Shkodrës, që e lindi dhe e rriti dhe njëkohësisht do të jetë edhe në fondin e Galerisë së Shkodrës. Me artistë të tillë të talentuar, ne krenohemi, jo vetëm sepse na nderojnë kudo ku jetojnë nëpër botë, por edhe për shpirtin fisnik e qytetar, që ndodhet shpesh midis artistësh. Kozeta Zavalani


Organizata RIAS, për herë të parë organizoi konkursin poetik “Poezia në një ditë”. Po kështu titullohej veprimtaria e zhvilluar në Ministrinë e Kulturës, me qëllimin për t’i kthyer publikut frymën dhe traditën poetike. Dita Botërore e Poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotëtë, kapaciteteve creative të secilit prej krijuesve te rinj... Kjo ditë, 21 Marsi është shpallur nga UNESCO që prej vitit 1999 si Dita Botërore e Poezisë, në kongresin e 30-të, zhvilluar në Paris. Ky vendim ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistic perms shprehjes poetike, përkrahjen e leximit të poezisë, nxitjen e krijimtarisë poetike në realizimin e një atmosphere mikpritëse për këtë zhaner të letërsisë. Në aktivitetin “Poezia në një ditë” që përfshinte edhe një konkurs me po të njejtin titull, aplikuan 22 pjesmarrës me poezi të ndryshme, të cilat u botuan në një libër me të njejtin titull si aktiviteti.Poezitë kaluan në disafaza. Fillimisht u kontrolluan për plagjaturë, më pas kaluan tek juria për të përzgjedhur fituesit. Në këtë konkurs u ndane 3 çmime. Çmimi i parë u fitua

nga Gerti Mullai me poezinë “Pa Titull”, Çmimi i dytë u fitua nga Inesa Gozhdari me poezinë “Metamorfoza” dhe Çmimi i Tretë u fitua nga Denis Hajdari me poezinë “Shpresa e të pakuptueshmes”. Gjatë aktivitetit u lexuan disa nga poezite e pjesmarrësve në konkurs.

Falenderim i veçantë shkon për të gjithë këta djem e vajza, që besojnë dhe shkruajnë poezi, që enden në vargun e saj, për të përcjellë mesazhin poetik. Falenderim i veçantë shkon për ideatoren e këtij projekti, znj.Flogerta Krypi, e cila besoi këtë project tek organizata

RIAS, tashmë e mirënjohur me aktivitetin FanBook si dhe në realizimin e shumë aktiviteteve, me qëllim promovimin e të rinjve.Gjithashtu do të doja të falenderoja anetarët e jurisë, zj.Kozeta Zavalani, zj.Monika Stafa dhe zj.Alda Bardhyli. Por falenderim shkon edhe për gjithë stafin RIAS, për realizimin e këtij aktiviteti. Me një qëllim të përbashkët dhe unik, organizata RIAS do të organizojë çdo 21 Mars konkursin poetic për të rikrijuar traditën dhe shpirtin poetik, si për poetin ashtu dhe për poezinë, sepse ashtu si ka thënë

dhe i madhi Dritëro Agolli në parathënien e librit “Robert Bernsi i shqipëruar”, Poetët janë si anije të bardha …..Vijnë e largohen tej në horizont dhe përsëri shfaqen të bukura dhe të mahnitshme….si dhe vetë POEZIA. Aspasjana Kerxhalliu

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

“Poezia në një ditë”

27


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Këshilli i ri Drëjtuës i FPU Shqipëri

28

Pas Asamblesë së suksesshme të Këshillit Kombëtar të FPU-së Shqipëri muajin e kaluar, kryesia e këshillit drejtues të zgjedhur atje u vu në lëvizje, për të organizuar mbledhjen e parë të saj. Zakonisht kryetarit Ibraj i pëlqen që t’i planifikojë gjërat në avancë. Kështu data e mbledhjes ishte përcaktuar që në vizionin e FPU-së që ai e paraqiti në fjalën e tij të parë si kryetar i rizgjedhur i Federatës së Paqes Universale Shqipëri. Ishte data 21 dhjetor kur u thirrën 21 anëtarët e Këshillit Drejtues, struktura ekzekutive e FPU-së. Dhe ashtu si dy vite më parë kur u miratuan shumë vendime të rëndësishme, edhe kësaj here Këshilli Drejtues miratoi 21 vendime, ndër të cilat Plani i Punës, Buxheti, Procedurën e Zgjedhjeve, Krijimin e Komiteteve, Zyrës Ndihmëse të Sekretarit të Përgjithshëm etj. Në këtë mbledhje morën pjesë aktivitsht edhe kryesia e Këshillit Kombëtar të Paqes e kryesuar nga prof. Arben Malaj me zëvendësat e tij, prof. Shezai Rokaj dhe znj. Majlinda Mema. Ndërsa ishin prezentë shtatë nga 12 anëtarët e zgjedhur të Këshillit Drejtues (z.Bajram Ibraj, z.Flamur Shehu, z.Ali Laçej, znj.Lavdie Ruci, z.Astrit Memia, z.Artur Kurti, znj. Elsa Xhai), z.Gaqo Apostoli (përfaqësues i Këshillit Globaltë Paqes) dhe pesë nga nëntë kryetarët e Këshillave Lokale të Paqes: znj.Kozeta Zavalani (kryetare e KLP Tiranë) znj.Etleva Nita (kryetare e KLP Elbasan), z.Gjergji Shyti (kryetar i KLP Lezhë), z.Flamur Hidri (kryetar i KLP Durrës), zj.Erka Cakaj, (nënkryetare e KLP Fier). Gjithashtu të pranishëm ishin edhe 8 nga 9 sekretarët e Këshillave Lokale të Paqes dhe presidentja e Federatës së Grave Shqiptare për Paqe Botërore (znj.Kasia Minollari). Mbledhja u hap në orën 10 paradite me ekzekutimin e Himnit Kombëtar. Më pas fjalën e hapjes e mbajti z.Ibraj, i cili fillimisht falenderoi të pranishmit dhe gjithashtu prezantoi rendin e ditës. Gjithashtu z.Ibraj iu rikthye edhe një herë, përmes 21 slideve, temës “Vizioni i FPU-së për mandatin pasardhës; Hapa zhvillimi dhe koncepte strategjike”, ku u shpjegua edhe rëndësia e Vizionit 2020. Më pas të pranishmit ndoqën një videoreportazh të shkurtër nga Asambleja e Këshillit Kombëtar të Paqes në Prizren, përgatitur nga gazetari dhe ambasadori për paqen nga Lezha z. Rrok Lelçaj. Mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues të FPU-së e përshëndeti edhe presidenti i FPU-së për Evropën z.Paul An në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype. “Zoti e do vërtetë Shqipërinë ashtu si edhe themeluesit e FPU reverendi dhe zonja Mun. Shpresa dhe dëshira e tyre është që të shohin një botë në paqe, ku njerëzit e duan njëri-tjetrin si vëllezër e motra më në qendër Zotin si Prindin e tyre Qiellor. Do të dëshiroja t’ju kërkoja që ta konsideronit veten si zotër të kombit tuaj dhe të hapnit rrugën që bekimi i Zotit të vijë për këtë popull, që ka vuajtur kaq shumë gjatë historisë.” – tha z. An gjatë fjalës së tij. Zoti Gani Rroshi, president i Federatës së Familjes Shqipëri dhe anëtar i Këshillit Drejtues të FPU-së shpjegoi mbi themelimin e vendeve të shenjta në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Prishtinë. Me këtë rast ambasadori për paqen z.Lulëzim Brahja dhuroi disa fidanë, të cilët u mbollën në Parkun Kombëtar pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Sokol Rexhepi


Një disnivel ngjitjeje prej 1700 m, që nga pika e nisjes “Fusha e Gjësë” dhe një disnivel total ngjitje-zbritje prej 3400 m në rrethana dimërore, mbi një reliev të egër, kanë qenë sfidat që kanë përballuar pjesëmarrësit

e kësaj ekspedite për plot 14 orë. Përgatitja fizike e alpinistëve, organizimi nga drejtuesit dhe kalimi i siguaruar me litarë i

nga bora dhe ka vazhduar me ngjitjen zig-zage të kurrizit jugor të Majës së Paplukës (2569 m). Dalja në qafën që ndan këtë majë nga kurrizi i Jezercës ka ofruar dhe pamjen e parë të plotë të majës që synohej. Ngjitja ka vazhduar në traversën mbi gropën perëndimore të Jezercës deri rreth 200 m poshtë majës, ku eshtë bërë i domosdoshëm sigurimi me litarë përgjatë një kalimi të vështirë vertikal në shkëmb. Pas kalimit të kësaj pjese të vështirë sfida e fundit ka qenë kalimi i kreshtës jugore drejt Majës së

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Tridhjetë e shtatë alpinistë të klubeve dhe shoqatave të ndryshme alpine, nën Federatën Shqiptare të Alpinizmit, kanë realizuar një ngjitje dimërore në Jezercë, majën më të lartë të Alpeve Shqiptare, me lartësi 2694 m. Jezerca, ose Jezera siç quhet nga vendasit, është njëkohësisht maja më e lartë e gjithë Alpeve Dinarike, që shtrihen nga Sllovenia deri në veri të Shqipërisë. Alpinistë nga qytete të ndryshme të Shqipërsisë dhe tre alpinistë nga Kosova, të akomoduar mbrëmjen e të premtes në një pikë turistike pranë fshatit Rrogam në Parkun Kombëtar të Valbonës, 28 km nga qyteti i Bajram Currit, realizuan ngjitjen më masive dimërore, të bërë ndonjëherë në Majën e Jezercës nga itinerari “Valbonë-Lugu i Valit”, të shtunën e 15 marsit.

pikave me vështirësi teknike, si dhe kushtet e mira të motit me diell kanë qenë dy faktorë kryesorë qe kanë ndihmuar në suksesin e kësaj ngjitjeje. Ngjitja u drejtua nga alpinistët Gjergji Bojaxhi, Fisnik Muça dhe udhërrëfyesi nga Valbona Rifat Selimaj. Alpinistët kanë nisur marshimin përgjatë luginës së Valbonës në orën 5 të mëngjesit të ngarkuar me pajisjet alpine dhe ushqimet e nevojshme për një ngjitje të gjatë. Kushtet e borës së ngrirë herët në mëngjes, kanë bërë të nevojshëm montimin e kthetrave në burimin më të sipërm të lumit të Valbonës. Ecja ka rinisur me më tepër pjerrësi në lugun e Valit të mbuluar

29


Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014 30

Jezercës, për shkak të erës së fortë dhe borës që vështirësontë ecjen. Alpinistët e parë arritën në majë rreth orën 13:30. Komunikimi i menjëherëshëm nga ngjitësit, nëpërmjet radios, me alpinistët që gjendeshin në luginë bënë që lajmi të përhapet me duartrokitje jo vetën nga alpinistët, por edhe nga banorët e luginës që patën rastin të dëgjonin lajmin. Gëzimit për suksesin e një ngjitjeje të tillë të vështirë iu shtua dhe panorama mbresëlënëse mbi vendbanimet e malet përreth e deri në maja më të largëta si Gjallica e Korabi. Pas një pushimi për foto zbritja

u bë e siguruar me litarë deri në pikën më të vështirë, më pas alpinistët vazhduan me ritëm më individual, për t’iu shmangur rënies së natës. Kthimi u krye pa probleme për të 37 alpinistët që shkelën mbi Majën e Jezercës. Vlen të theksohet ngjitja e 4 vajzave alpiniste si dhe e më të riut të grupit, 15 vjeçarit Aleksandër Bojaxhi dhe e me të vjetrit, alpinistit 65 vjeçar nga Gjakova, Islam Lama, që të dy mbase janë rekordmenë të moshës së tyre në një ngjitje dimërore nga ky shteg. Ka të dhëna që të parët ngjitës të kësaj maje të kenë qenë gjeodetë të

Perandorisë Osmane, më pas gjeodetë italianë në vitin 1929, pasuar nga alpinistë britanikë në verën e po atij viti. Një grup të rinjsh shkodranë u ngjitën në këtë majë më 25 Korrik 1934 për qëllime sportive. Por ngjitja e parë e suksesshme dimërore në çatinë e Alpeve, Jezercë u realizua në 9 Mars 1960 nga Alpinistët e Klubit Sportiv Studenti: Minella Kapo, Vasil Stambuli, Mustafa Selenica duke ndjekur itenerarin Qafë Pejë – Gropat e Bukura – Maja e Jezercës. Vetë masiviteti i kësaj veprimtarie sfiduese është një tregues domethënës i rritjes së pasionit për ngjitjet dhe malet. Përmirësimi i infrastrukturës dhe mbi të gjitha dëshira e shumë të rinjve shqiptarë sot për malet ka bërë që gjatë gjithë vitit lartësitë të kthehen në strehë argëtimi, sporti e ripërtëritjeje fizike dhe shpirtërore për të gjithë ata që duan të ruajnë lidhjen me natyrën dhe të sfidojnë veten. Menduh Zavalani


Shah Geri Kasparov në Tiranë Ish- kampioni rus i shahut Geri Kasparov ka vizituar shkollën “Pjetër Budi” për të zhvilluar një aktivitet shahu. Në aktivitet mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe e Sporteve Lindita Nikolla si dhe ministrja e Inovacionit Milena Harito. Ministrja Nikolla u shpreh se, shahu do të përfshihet në kurrikulat e reja mësimore. Ajo theksoi se programi i kësaj loje do të futet në 10 shkolla. Ministrja Nikolla bëri me dije se, në fund të muajit prill kurrikulat do të njësohen me Kosovën.

Nga dt. 3 deri në dt. 14 Mars 2014, në Jerevan të Armenisë u zhvillua Kampionati 15-të Europian vetiak i shahut për meshkuj.Në këtë garë të fortë morën pjesë 259 shahistë nga 27 vende të Europës, por fatkeqësisht asnjë shahist nga Shqipëria, e cila nuk merr pjesë prej më shumë se 10 vitesh në këtë veprimtari të rëndësishmë të shahut europian. Mbas 11 turesh, me 9 pikë në 11 takime, vendin e parë e zuri Mjeshtri i Madh rus Aleksandër Motilev (fortësi Elo 2656), i cili u shpall kampion i Europës në shah për vitin 2014.

Në Khanti Mansijsk të Rusisë super turneu i vitit Turneu i Pretendentëve Më datën 13 mars, në Khanti Mansijsk të Rusisë (Siberia Perëndimore) filloi gara më e fuqishme vetjake e shahut për vitin 2014 – Turneu i Pretendentëve - për të përcaktuar kandidatin që do të ndeshet me kampionin në fuqi, norvegjezin Magnus Karlsen, i cili nëntorin e kaluar shfronëzoi Anandin e madh të Indisë. Në këtë superturne marrin pjesë 8 viganë të shahut botëror, midis tyre 3 ish-kampionë bote. Ata janë përkatësisht Mjeshtrat e Mëdhenj Vishi Anand (Indi), Vladimir Kramnik (Rusi), Veselin Topallov (Bullgari), Levon Aronian (Armeni), Sergei Karjakin (Rusi), Shahrjar Mamedjarov (Azerbajxhan), Peter Svidler (Rusi) dhe Dmitri Andreikin (Rusi).

Mbas turit të 13-të Anandi mbërriti në kuotën e 8 pikëve (barazoi ndeshjen me Sergei Karjakin) dhe fitoi turneun, pavarësisht nga rezultatet e rivalëve në turin e fundit. Me këtë fitore të madhe Anand (ish kampioni i botës) siguroi të drejtën për një rimaç për titullin botëror me kampionin në fuqi, norvegjezin 24 vjeçar Magnus Karlsen. Sokol M. Dangëllia Vishi Anand (Indi) fituesi i Turneut të Pretendentëve

Stina për ndryshim Nr. 42-43 / 2014

Përfundoi kampionati i 15-të europian vetiak i shahut për meshkuj në Jerevan të Armenisë

31


INSTITUTI I LIBRIT DHE I PROMOCIONIT “TOENA”

ANTKHI I SË PËRDITSHMES JETË NJERËZORE PËRBALLË TË GJITHËKOHSHMES JETË TË PLANETIT


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.