Lliari 2014 ok

Page 1

“ L L I A R I OT ! K U D O Q Ë J E TO N , K U J TO V E N D I N E O R I G J I N Ë S T Ë N D E D H E B Ë J K U J D E S P Ë R P Ë R PA R I M I N E T I J D U K E D H Ë N Ë KO N T R I B U T I N T Ë N D ! ”

Organ periodik historiko-kulturor i përvitshëm. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania. Viti i dhjetë i botimit Nr. 1 (09) Çmimi 50 lekë, Euro 1 Qershor 2014, E-mail: kristaq_f_shabani@yahoo.com, http://kristaniada.tripod.com http://pegasialëriters.tripod.com

Takimi i brezave, Iliar 8 qershor 2014

Gëzuar festën e Shën Triadhës ! Dhe ja pas dhjetë vjetësh përsëri një takim në këtë qytezë. Rikthim në kujtesë, rikthim i bukur…

LUMTURIADË

Editorial

A ka ndryshuar qyteza jonë Lliari? Gjithmonë shtrohet pyetjet : « Çfarë është bërë deri tani ? Çfarë ka ndryshuar ? Si do të jetë kjo qytezë në të ardhmen? A do të gumzhijë përsëri ? » e të tjera pyetje të natyrshme. Tashmë Lliari është më afër Gjirokastrës, falë infrastrukturës, e cila ka ndryshuar. Por edhe në këtë lëmë prapë ka vështirësi. Rruga, e cila lidh fshatin me Shën Mërtirin tashmë ka dalë « jashtë loje » , pasi qëkur u projektua, u projektua keqas. Në lidhje me këtë duhet të bëhen përçapje dhe përçapjet kanë filluar për të realizuar këtë lidhje të nevojshme Zhej – Lliar. Është nxitur gjatë kësaj periudhe dhe rikonstruktimi i shtëpive në Lliar, si dhe mirëmbajtja e atyre ekzistuese. Shumë lliariotë, të cilët banojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kërkojnë t’i rikthehen kësaj qyteze, të ndërtojnë shtëpitë e tyre dhe të kalojnë pushimet në këtë vend malor, të bukur dhe klimatik, i cili është me shumë vlera . Nismë e mirë kjo. Nëse do të shtohet interesi do të fuqizohet dhe do të gjallërohet jeta …Pse ka preferenca tashmë për Çajupin ? Infrastruk-

tura sjell në këtë perlë, jo vetëm në ditët e pushimit, por edhe gjatë javës pushues e vizitorë, të cilët prekin madhështinë e paraqitjes dhe klimën kurative. Duhet të shtohen përpjekjet që lliariotët, kudo ku janë, të shtojnë kontaktin me vendlindjen dhe madje të mbajnë lidhje akoma më të ngushta me të , të mos mjaftohen vetëm me një festë. Lliari apo qyteza jonë e bukur ka shumë vlera . Ajo kërkon praninë tonë , madje dhe qëmtimin e historikes, eksplorimin e saj… Shumë herë është përpjekur që Lliari të ketë një libër të tij historik . Shpeshherë është folur, por ende nuk është realizuar. Rëndësia e historikut është , pa dyshim, një gjë mjaft e madhe se përcillet kujtesa në breza. Mundësitë potenciale historike dhe shkrimore të Lliarit janë të padiskutueshme dhe kjo tashmë është vënë në rrugë të mbarë …Në këtë aspekt kërkohet seriozitet dhe çdo familje duhet të kujdeset për historikun e saj , pemën gjeanologjike. Duke thënë të drejtën, sot Lliari ka shkrimtarë, poetë të dëgjuar, ka faqe sociale , ku krijohet lidhësia midis njerëzve kudo ku janë. Kjo duhet të përvijohet më tej . Një punë e mirë bëhet në Tiranë, ku lliariotët mblidhen, festojnë së toku dhe kuj-

tojnë të parët e tyre, ndriçojnë me këto veprimtari figurat e shquara të Lliarit. Shquhen në këtë drejtim Koçi Dado e Mihal Vllahu, Koço Vllahu, Petrit Ristani e Llazo Londo, Qirjako Taçe,Kiço Londo, Kiço Dado. Ilia Taçi e Ilia Dado e tjerë. Po kështu ndihmesë japin edhe për fshatin duke kontribuar në të holla dhe materiale. Edhe ne qytetin e Gjirokastrës lliariotët janë të lidhur ngushtë me njëri - tjetrin . Por a duhet që në të ardhmen të shtohet edhe më shumë bashkëpunimi me qytezën ? Kjo është e padiskutueshme. Vetë banorët aktualë të Lliarit janë ata, që duhet t’i japim rëndësi jetës, mjediseve, rregullit . Duhet të shtohen më shumë përpjekjet dhe humanizmi dhe dashuria midis tyre, për të patur si objeksion të madh ndryshimin . Edhe hapja e Bar-Bufe « Kozma Koçi - Lliari » në Çajup është një ngjarje e shënuar dhe një ecje përpara , për të cilën duhet falenderuar Andrea Kristo dhe bashkëshortja e tij lliariote, Liljana Kozma Koçi, për këtë invenstim. Të mundohemi të gjithë së toku për të ndryshuar fytyrën e qytezës sonë dhe të ruajmë traditën tonë të kulturuar.

NGAZËLLIMI I SKENAVE ANTIKE Nga Kristaq F. Shabani Qyteza ime e dashur... LLIARI Shqipëruar « I lirë « Aty ku Perënditë dinë të ulen këmbëkryq me njerëzit, Aty ku Dielli ka tjetër kuptim, Aty ku Hena del me trajta të çuditshme; Lumi e kapercen formën gjarpërore , Ylberi ka më shume ngjyrime, Uji gurgullon, si nga buronja shatërvanësh; Mushkëritë tejngopen me ajrin më të pastër e të shëndetshëm të Botës çlirohen nga streset ; Aty ku stralli lëshon xixa të tejndritshme, dhe NAPOLEONI I MADH e bleu si lendë iniciale ; Aty ku kodrat ngjatjetohen çdo ditë nga bilblilat dhe këngës melodishëm ia marrin laureshat ... Vete Krishti me Apostujt në këtë lumturiadë tejpushon i ngazëllyer ... Gjelbërimi të rrok shpirtin andej, këtej dhe përandej , Dollite me rregullat më të pasterta të dollive Dollibash qiparizi dhe pastaj plepi… Korridhet konkurojnë varietet e rrushëve me me zë të Globit... ... Sa te xhevahirtë i ke pasur dhe i ke njerëzit, Qyteza ime ... Mahnitja shfaqet në kubet e saj në skenën qiellore... Aktrojnë gajllesat si në teatro antike... Qyteza ime e lire perhere midis maleve ... qëkur u shfaqe në këtë tokë të stërlashtë ! Ndaj e ndjej sot me të kuptimtë lirinë time , lirinë e të gjithve në këtë arkitekturë magjepsëse të papërsëritshme... ku zemrat nga gufimi dalin nga kraharorët…

1


Tejbukuritë në Lliar Vidhat Shën Kollit Nga Koço Dado Asqë mund të bëhet fjalë për moshën e tyre , e cila duhet të jetë fushë e studiuesve. Por ne mund të bëjmë vetëm një pyetje , e cila, e dimë mirë se do të mbetet retorike: « Sa breza kanë përcjellur ? » Ah , sikur këta vidha të lashtë të flisnin , do ta çmontonin lehtas këtë enigmë… Sa e domosdoshme është përcjellja për të ditur moshën e tyre ! Njerëzit shpesh herë nuk e kanë përcjellë mirë kujtesën , nuk kanë shkruar pemën e tyre gjeanologjike dhe mezi mbajnë mend para tyre tre - katër breza, të cilat mund të jenë 320 dhe e shumta deri në 400 vjet ! Pale mandej të flitet për origjinën e tjerë. Vidhat e Shën Kollit gjithmonë kanë pasur dhe kanë një oshëtimë shumë karakteristike , e cila shpërndahet nëpër qytezë ëmbël dhe vrullshëm , në dy trajtat dhe format . Njeriu mahnitet nga kjo pëshpëritje e bukur, nga kjo e « folur » vidhash . E, natyrisht, njeriu gjithmonë bie në mendime dhe mahnitet nga kjo aftësi vidhash.

VJERSHËROJ PËR TY VENDLINDJE... nga Kiço Muçi

Ç’histori ke, Lliar i dashur? Dhe të rrallë dhe të pasur!... Ku vanë burrat e parë? Një lirë e kishin një fjalë. Në portë të Kostilaj, te vendi, Ç’u kishte lezet kuvendi...! Stërrallxhinjtë Osmanaj- Gjinlekë, bënin strall veç për dyfekë. Për dyfeqe, për larine, Shumë strrall për trimërinë. Lliariotët kishin brume, Bashkë me Zhejin – furtunë. Për ta mbrojtur fort Çajupnë. Kënga e hershme shpreh shumë: “U mblodh meexhlizi në Gurrë. Bënin dava për Çajupnë... Papa Spirua tha një fjalë Bashkë me Kostandin Stefanë...”. Lush i Nakaj, poshtë në fshat, Vjershëtor e mendje artë. Mitro Vavua lliariot Nxori gajden qyt – e bot!... Traditën më lart e shpalosi, Kiço Llane, këngëtori... “Ta- ta-ta e ti-ti-ti” Peço Muçi me bori... Lajme çoi në çdo shtëpi, Në çdo fshat në Zagori. Tushaj e Sevajt në rrugë, Kishin miqësira shumë. Në Sevaj kush qe i pari? Mitro Sevo – “dhaskali”. “Derë e Koçaj “, derë e lartë, Në Stamboll me aristokratë. Thoma Koçi bën histori... ErdhI në Lliar me suvari. Shtëpitë e Muçaj – kala, Lidhur me Ali Pasha.

2

Fisi i Dadaj me famë Si në Lliar e Tiranë. Në Shabanaj kanë lerë: Filip , Aleks e të tjerë... Dhe me diturinë e rrallë Bënë vend në botën mbarë. E nga Llanajt Apostoli, Trimëri në Greqi mbolli. E në Lliar zgjidhej “kombi”, Te prifti baba Konomi. Fotografët me kulturë Qenë Ristanajt me vulë. Mihajt bujarë të rrallë, Siç kanë qenë edhe janë. Shabanaj, Ponaj në atë breg, Për në Liar janë shteg, Fisi i Taçaj ndën Rripë, Partizanë të dy shtëpitë. Dukaj, Priftaj në kurbet Shtëpitë patën kësmet. Dielli në mëngjes, kur bie, Hilajt, Stefanajt më krye. Stefanajt shumë krenarë Se nxorën një deli djalë Kiço Stefanin me famë. Dekaj, Londaj me traditë, Kulturën kanë meritë. Kiço Londo, i miri djalë, Regjisor i dëgjuar në Tiranë. Edhe Mërtirajt në fshat, Për Lliarin ishin fat. Shumë kisha Lliari ka, Shëne Dielë e Shën Kozma, Shentriadha te qendra pranë, Dhe Shënkolli poshtë në anë. Shën Mitrat në rrugën shteg, Shën Harallambi në një breg. Ne shesh te bukur Shën Mërtiri, Në pyll futur Shendelliu. Shën Thanasi në Vërri, Te gjitha me histori. Kosëtarët me fame, Nga Zheji e Lliari janë. Në Çajup shtëpitë me bar, Strehë i kishin për behar. Për Çajupin janë krenarë, Lliariotë, zhejotë me radhë. Historinë mos harrojmë Çdo brez le ta plotësojë... Prill 2012

E çuditshme kjo Porta e Kostilajve “Parlamenti” i Lliarit Nga Kristaq F. Shabani

Kjo mund të motivohet si Porta e takimit, Porta e informacionit, e komunikimit , e problematikave. E sa shumë « titullime’ mund t’i vihen kësaj Porte ! Mbrëmjet e saj ishin të hareshme , të gjalla, të arsyes , të zgjidhjes së problemeve shqetësuese. Mblidheshin burrat e fshatit duke u takuar njëri me tjetrin dhe shtronin për zgjidhje një mori problemesh, të cilat kërkonin zgjidhje. Secili ishte profilizuar dhe sillte në këtë Portë takimi lajmet e ditës. Ngjante kjo portë si një portë emisioni lajmesh: Kush vajti për Gjirokastër e kush erdhi ; kush qe sëmurë e kush u shërua. Kush vajti në Përmet e kush në Këlcyrë; sa ishte bereqeti këtë javë e sa shiteshin gjëri i gjallë e sa bulmeti. Kujt i erdhi letra nga kurbeti e kujt i erdhën para ; kush po përgatitej për kurbet e kush pritej të vinte nga Stambolli ; kush ishte grind-

ur e kush kishte bërë fjalë e kush do t’i zinte nuse djalit , madje dhe emrin e e saj, të bijën e filanit ; kush do të shiste lopën e kush dhinë. Sa diapazon i gjërë i kësaj Porte! Informohej kush ishte sëmurë, kush kishte të sëmurë qetë e pendës, apo lopën e tjerë. Këto ishin bisedat, të cilat zhvilloheshin aty mbrëmjeve…, madje çdo mbrëmje. Ishte një mënyrë e bukur, e sjellshme komunikimi dhe mësimi të lajmeve të ditës. Atje bëhej « biznesi i vogël » dhe hidheshin hapa për perspektivën e fshatit. Por a ndaleshin këto biseda mbrëmjeve te ajo Portë dhe kur ? I pushonte vetëm ardhja e e taksambledhësit, i cili shoqërohej nga xhandari. Ishte çasti, ku fashitej biseda dhe dukej sikur bisedës në atë portë i binte « pika » ! Pse ndryshonte kështu gjendja emocionale e banorëve të kësaj qyteze? Të gjithë e dinin mirë se kjo ardhje ishte jo fatlume, por fatkeqe, pasi ai, taksambledhësi, vinte për të kërkuar taksat. Po ku mund t’i gjeje ato para të paguaje taksat në atë gjendje të vështirë ekonomike për të gjithë ?! Ku t’i gjenin? Ishte një gjëndje tepër kritike, sikundër shprehet në kujtimet e tij Jano Ristani, i cili përshkruan një moment të tillë frikësimi dhe tulatje: « Më kujtohet, një herë, kur isha i vogël dhe u ndodha aty, kur erdhi taksapaguesi. Pasi u përshëndet me burrat e fshatit, u tha: « E ç’kemi ? Si shkoni këtej ? A keni qetë-

si ? » Dhe një ri prej banorëve të qytetzës së Lliarit i tha : « Po, zoti taksambledhës, qetësi kemi, po ç’e do se ardhja juaj na e prish humorin! Shqetësohemi shumë se nuk kemi t’u paguajmë. Të gjithë jemi, siç e shikoni dhe ngritën duart ! » Pasi tha këto banori heshti. Taksambledhësi i vështroi të gjithë dhe u tha: « More juve kurdoherë që vij unë, kështu thoni. Po nuk paguat ju taksat, me se do të mbahet qeveria, me se do të paguhet rroga e Naltëmadhërisë ; me se do të paguhen rrogat e xhandarëve, të cilët na mbajnë qetësinë. Ja tani qeveria e Naltëmadhërisë ka vendosur të pagëzojë rrugët e fshatrave me emra të ëmdhenj si : Rruga ‘’Gjergj Kastrioti”, “Luigj Gurakuqi” “Ismail Qemali”, « Zogu I » etj. dhe çdo shtëpi të ketë numër se duhet të bëhemi edhe ne të qytetëruar, pasi jemi kaq afër Evropës. Pastaj kush nuk do t’i paguajë, ne dimë t’i marrim edhe ndryshe : t’u sekuestrojmë tepsinë, tenxheren apo dhinë e vetme, se kush nuk paguan taksat nuk e do Naltëmadhërinë. Njëri nga fshatarët u ngrit në këmbë dhe u kthye nga varrezat e sheshit Kishës dhe zgjati duart, duke thënë në mënyrë patetike: ‘“Ngrihi, o ju të vdekur, të hyjmë ne të gjallët, se nuk na mbeti gjë tjetër !”.

Traditat lliariote Procesi martesor në qytezën e LLIARIT Martesa ishte një gazmend kryefjalë në qytezë. Këto martesa, zakonisht, bëheshin me interesimin e prindërve dhe të afërmëve. Kur djali dhe vajza arrinin moshën 10-12 vjeç, si prindërit dhe të afërmit, shikonin vajzat, se cila u pëlqente më shumë për djalin apo vëllanë, ose cili djalë u pëlqente ta bënin dhëndër. Një kundrim i tillë i kahershëm siguronte një njohje racionale. Si fillonte ky proces i njohjes , i afrimit dhe i konkretizimin jetësor? Në këto vite të përzgjedhjes, si fillesë, zhvilloheshin edhe biseda të lira, duke hedhur fjalët « larg e larg » për të parë se si do të reagohej apo do të pritej nga pala tjetër hedhja e lidhësisë martesore. Kjo ishte një procedurë e nevojshme për të proceduar më tej. Një fakt konkret si realizohej kjo procedurë : « Moj motër…. (apo moj nuse…) kemi parë filan vajzë ose djalë. Më vajti mendja për djalin ose vajzën tënde… Lere se ç’është ! Apo nuk shkojnë që të dy… Janë mashallah. Të dy Zoti i mbroftë dhe u dhëntë bekimin ! » Nëse palës tjetër nuk ia kish qejfi, i thoshte hapëses së bisedës : « Vajza (apo djali) është i vogël. Le të rriten një herë, pa është e kollajshme martesa ! » Në rast se për këtë propozim-kontastimi, po ia kishte ënda thoshte : « Pa të mendohemi një herë… Po të jetë thënë dhe po të jetë buka për të ngrënë do të bëhet ! » Madje dhe të tjera fraza si këto, duke lënë të kuptohej se rruga ishte e hapur dhe se mund të bëheshin përçapje për të ecur më tej. Në këtë kontekst duhet thënë se rritej përkujdesja për lidhësinë martesore, vrojtoheshin dhe vëreheshin të dy protagonistët, madje kjo, shpeshherë, edhe nuk e ruante sekretin e lidhësisë dhe merrej edhe mendimi i të tjerëve, të cilët, të cilat kishin përvojën e duhur për këto lidhje. Përpara realizimit, kur vinte faza e rritjes dhe mosha e martesës të të dy të « vrojtuarve » ishte bërë një punë mjaft e mirë, racionale dhe funksionale për mirëvajtjen e procesit. Kjo natyrisht kalonte në disa faza. Para se të zinin duart, si ana e vajzës dhe e djalit, do të pyetnin edhe fëmijët, pra merrnin mendimin e fëmijëve , nëse ishin dakord dhe nga qëndrimi tyre kuptohej nëse e donin njëri – tjetrin. Pasi merrnin

dhe këtë mendim, kalohej në një fazë apo stad lidhësie më të lartë : procesi fejesor… Si i thuhej vajzës si procedurë? Në sentencë shpreheshin kështu me vajzën : « Kemi menduar, pasi të kanë kërkuar te filan djalë, i cili është kështu e ashtu… (duke vënë në dukje të mirat që do të kishte vajza nga kjo martesë) ne kërkojmë mendimin tënd … » Nëse edhe vajza binte dakort me këtë mendim të tyre, pra e pëlqente këtë lidhje, ajo shprehej : « Ju e kuptoni më mirë se unë dhe ju për të mirën time interesoheni, për avenirin tim… » . Por, në rast se vajza nuk e pëlqente këtë lidhje ajo u thashte: « Nuk më pëlqen të martohem në këtë kohë ! » Dhe nëse vijonin ta ngacmonin pas kësaj përgjigje të prerë të saj domethënëse do të thoshte çiltër : ‘Merreni vetë , se unë u thashë nuk martohem tani për tani.. » Nga kjo përgjigje e vajzës dilej në përfundesë se ajo nuk e pëlqente këtë lidhje. E njëjta procedurë ndiqej dhe me djalin. Por kishte dhe raste të tjera të kërkesave të lidhësisë martesore. Ndodhte që ndonjë djalë kthehej nga kurbeti, në moshë të pamartuar, pas vatje - ardhjesh të shumta, dhe vendoste për të pare një vajzë në filan familje, ndiqej kjo procedurë: Lajmërohej familja e vajzës se të diel do të vinin për vizitë me nipin (vëllanë apo tjetër ), i cili kishte ardhur nga kurbeti. Kur vinte djali, i shoqëruar nga të afërmit, vajza e shtëpisë, që i priste për vizitë, krihej e stolisej si pëllumbeshë, pasi ajo kishte një përgjegjësi të madhe jo vetëm servisje, por do të ekspozonte kështu dhe pamjen, bukurinë e saj . Kështu që ajo me sininë në dorë, ku vendosej llokumja dhe kafeja, ua serviste miqve, të cilët pasi ata merrin kafenë, ajo tërhiqej prapa, afër derës, deri sa të pinin kafenë. Ndërkohë, sikundërse ndodh zakonisht, fillonte këmbimi i bisedave të ndryshme nga të dy palët. Djali gjithnjë sytë i drejtonte te vajza, duke e vështruar që nga koka e deri te këmbët. Kur kishin pirë kafenë djali, po ta kishte pëlqyer vajzën, i vendoste në tabakanë e filxhanit të kafesë, sipas mundësisë një

monedhë ari, e cila ishte një tregues i pëlqesës dhe tregonte dakortësinë e tij për lidhje. Në rast të kundërt nuk linte gjë, por kjo nuk do të thoshte se shpresat qenë shkëputur, se, mbase më vonë, atij mund t’i mbushej mendja. Në qytezë martesat bëheshin në muajt e vjeshtës, sidomos i preferuar ishte tetori, pasi ky muaj simbolizonte bollëkun dhe proceset apo punimet bujqësore ishin pakësuar në kulm dhe liria për të organizuar martesat ishte shumë i përshtatshëm… Duhet theksuar dhe një fakt tjetër : Duke përzgjedhur tetorin edhe në rast se lindnin fëmijë , lindnin në muajt e verës dhe fëmijët futeshin të rritur në dimër. Si ndiqeshin proceduarat e dasmës? Lihej fillimisht me një konsultim paraprak të pjekur : Dita dhe data e dasmës. Deri në atë kohë bëheshin përgatitjet e nevojshme nga të dy palët. Një javë para dasmës fillohej ceremonia me dërgimin e pasqyrës nuses nga ana e djalit. Këtë pasqyrë e shpinin nuse e vajza, të cilat këndonin: Pasqyrën ta dërgova,/ Rinoja jona era trëndelinë. Pra një të diel para martesës fillonte dasma si te djali dhe të vajza. Çdo mbrëmje, pasi darkeshin në shtëpitë e tyre, me të dëgjuar zbrazjen e dyfekut, të gjithë mblidheshin dhe ia fillonin këngës. Të hënën, nga ana e djalit, dërgonin në mulli, sipas fuqisë, kafshët për të bluar grurin që nevojitej për dasmë, të cilën e bënin gjithmonë gati nuset e fshatit. Ato, gjatë këtij procesi, këndonin : Lumthi ti, more mulli,/ Bluan grurë e kutruli etj. Dyzetë e pesë qese/ Kutruli edhe ruse.... Në mulli nuset e reja bënin një kulaç, të cilin e piqnin atje, madje i prisnin një copë millonait, i cili i uronte. Grupi i nuseve të reja ktheheshin nga mulliri , duke kënduar dhe kë gjenin rrugës i jepnin një copë kulaçi për të uruar. E enjtja ishte dita kur zihej brumi për të hedhur furrën me bukët e dasmës. Në qytezën e Lliarit gjithmonë dalloheshin Vijon në faqen 3


Vijon nga faqen 2 nikoqiret e mira , të cilat, edhe në këtë rast, zgjidheshin për të hedhur furrën. Në mbrëmje, sipas zakonit, do të lyenin dhëndrin me brumë gjatë këngëve dhe haresë. Dilte nikoqirja më e madhe me një sahan me brume në dorë dhe i drejtohej djalit, duke kënduar. ‘’Trana -na brumi- o, me mjaltë e me qumësht-o… . » Në këtë kohë gazmimi , të gjithë, duke kënduar, thërrisnin si në kor : « Hajde, u trashëgofsh ! »- dhe ia fillonin valles, duke e zënë edhe dhëndërin në valle. E premtja qe darka e fundit që mblidheshin për të kënduar. Të shtunën, që në mëngjes, fillonin nga puna ahçijtë, të cilët do të thernin mishrat dhe do t’i piqnin, ndërsa ahçeshat merreshin me përgatitjen e gjellëve; caktoheshin edhe nusëria e vajza për të sjellë drutë e dasmës. Ato duke kënduar shkonin me mushka në pvll dhe prisnin dru lisi të çara ; ngarkonin mushkat dhe ktheheshin dhe së toku me këtë sillnin edhe një majë lisi të drejtë me gjithë gjethe dhe hipnin mbi shtëpi dhe duke kënduar: « Hipi lisi majë shtëpisë koqe vogëla lajthi… » etj . Nga ana tjetër vijonte përgatitja intesive e krushqëve, të cilët qenë përgatitur t’i shpinin pajën nuses, e cila përbëhej nga veshje komplet me të brendshme deri këpucë e bizhuteri stoli si : unaza apo varëse të ndryshme. Kjo ishte, sipas fuqisë ekonomike, por përgatitësit merrnin masa të jashtëzakonshme për t’u dukur mirë paja me gjera të veçanta. Në krye të gjithë pjesëtarëve, të cilët do shpinin pajën, bëhej një përzgjedhje me të vërtetë përfaqësuese nga të të afërmit dhe numri i tyre duhej të dihej nga ana e familje së vajzës. Këta krushq kryesoheshin nga nuni. Paja vendosej në një kanistër e stolisur bukur (me ornamente tipike të krahinës dhe të qytezës, Kanistrën e mbante në kokë një djalë i pamartuar dhe ai shoqërohej nga krushqit, të cilët shpinin pajën. Nisja e pajës shoqërohej më këngë tipike të tilla, të cilat jepnin sinjalin e bukur të nisjes së saj . Një nga karakteristikat tipike të përbërjes së elementëve krushq ishte se ata duhet të bënin një përfaqësim tepër dinjitoz në etikë, mirësjellje , në zbatimin fanatik e të përpiktë të rregullave

, në zbatimin e rregullave të pijes si dhe të ishin mjeshtra të këngës dhetë valles. Të kënduarit dhe të vallëzuarit mësoheshin dhe trasmetoheshin brez pas brezi . Gjyshërit, gjyshet, prindërit kujdeseshin që niprit, mbesat dhe fëmijët e tyre të mësonin traditat tipike të qytezës… Dhe shpërthente kënga në momentin e nisjes, i cili ishte dhe një sinjal tipik, i cili lajmëronte këtë akt të bukur dhe të ligjëruar, e cila e fuste dasmën në momente shumë të bukura dhe kjo ndihej kudo në qytezë… Prologu i hapjes së këngës nismore, e cila nënshkruante këtë ritual fillesë të bukur: “ Gëzoju, nuse, gëzoju, gëzoju se po vjen paja... » Dhe fillimi i këtij rituali jepej edhe me të shtënën me « dyfek », i cili jepte sinjalin se krushqit u nisën. Krushqit ecnin të gjithë me kujdes dhe ishin të veshur bukur. Madje zbukuroheshin dhe me borziloke e lule stine, për të rënë në sy…Kur mbërrinin afër shtëpisë së nuses, ata ndaleshin paksa dhe ia merrnin këngës . Dhe këtu ishte një çast

shumë madhor, i cili merrte përmasë të shtënash të dyfekëve nga të dyja palët. Kjo tregonte se afër shtëpisë së nuses po vinte paja e saj , e cila jepte sinjalin e këtij akti të bukur. Këtu aplikohej një radhitje e ardhësve (krushqëve ) dhe e pritësve të shtëpisë së vajzës të nuses tërë etikë . Njerëzit pritës radhiteshin, sipas moshës dhe shkallës së afërisë së gjinisë e miqësisë, duke përshëndetur me fjalët urimore dhe pritëse të gjuhës shqipe. Të njëjtën gjë bënin dhe krushqit , të cilët shpërthenin, po më fjalët urimore etike : ‘“Mirëse ju gjejmë, o krushq, të na trashëgohen ! » Të dy palët zinin duart e njëri – tjetrit. I shtrëngonin kështu duke treguar se kjo lidhësi martesore duhet të jetë e fortë, e qëndrueshme dhe jetëgjatë . Pastaj gratë shkonin në dhomën e grave, ndërsa burrat në atë të burrave. Në këtë kohë, Nuni, i cili komandon gjithë zhvillimin e muhabetit, pasi u hedh vështrimin gjithë burrave, që gjenden atje e në rast se nuk sheh ndonjë që ai e di e që duhet të qe, pyet : « More krushq, si jeni ? Të gjithë këtu jeni, apo u mungon ndonjeri ? » Pasi merr shpjegimet për çdo gjë, atëhere Nuni zgjedh njerëzit e anës vajzës, duke i vendosur të përziar me ata të djalit, sipas moshës dhe afërsisë familjare. Një përzjerje e bukur kjo e cila tregon se po lidhet një miqësi e re, e madhe dhe po merr trajtë familjare… Mandej Nuni, pasi u hedh një vështrim të gjithëve vazhdon : « O krushq, ju shikoj pak si të menduar, mos u mendoni, se ne sot nuk kemi ardhur për ta marrë ! Rehatohuni. Sot ne kemi ardhur të nisim e të bëjmë muhabet ! » Dhe i drejtohet fillesës së dollisë , duke thënë i gazmuar : « Dollia e parë fillon me shëndetin e çiftit, të djalit (dhëndrit ) e të vajzës (nuses), të cilët na bënë të mblidhemi në këtë gëzim. Dhe kjo do të pihet me fund ». Tashmë, pasi mbaron dollia e ngritur nga Nuni, ia dërgon vijimin e dollisë një pjesëtari të anës së nuses (nunit të saj apo një tjetri përfaqësues). I caktuari prej tij duhet të ngrejë dollinë për nunin e djalit dhe të dytën të prindërve të djalit e të vajzës. Pasi mbaron edhe kjo dolli, i dorëzohet anës së djalit, i cili fillon të shtojë numrin e dollisë, kjo, sipas rastit në 4 – 5 - 6 gota e më tepër për nder të anës së vajzës. Në mbarim kësaj dollie fillon ana e vajzës,

po me këtë rrugë, me të njëjtën metodë, duke shtuar dollitë. Këtu, edhe sipas përvojave të dasmave, shumë herë, kanë ndodhur dhe ndodhin edhe mosmarrëveshje midis krushqëve si : « Pse nuk pitë shëndenë (shëndetin) e atij apo të këtij ? » etj. Këtë e bën apo e nxit më tepër efekti i rakisë, e cila i deh njerëzit edhe nga gëzimi. Në këtë çast kërkohet dalja në pah e zotësisë së Nunit të muhabetit, i cili duhet ta zotërojë muhabetin që zhvillohet, pa patur asnjë keqkuptim. Ndërkohë që, gjatë kësaj kohe, zhvillohen dollitë, te dhoma e burrave, te gratë, në dhomën e veçantë, kanë veshur vajzën me pajën e sjellë, e kanë të stolisur gra me përvojë në veshjen dhe stolisjen e nuseve dhe në një çast madhor gëzimi e sjellin atë, pra nusen , në mes të krushqëve. Aty nisin këngët, të cilat vënë në dukje bukuritë e nuses. « Shtati yt, porsi selvi etj.., deri sa nga ana e burrave ketë mbaruar dollia. Mandej vjen koha, kur sillet kafeja. Sjellja e saj lajmëron se muhabeti mori fund dhe

duhet të ngrihen. Në këtë kohë, duke parë që erdhi kafeja, duke bërë shaka me njëri – tjetrin thonë : « More krushq , na sollët “siktër kafenë” etj. Këto i thonë duke qeshur. Kur kafetë janë pirë, të gjithë ngrihen e duke zënë dorën e njëri - tjetrit dalin bashkë me gratë. Kur ndahen ia marrin këngës dhe zbrazin dyfekë: “Unë pajën ta dërgova,/ ti ndo hajde, ndo mos hajde…/ Do mendohem një herë pas darke,… « etj. Në këtë kohë që dëgjohet sinjali me dyfekë, ana e djalit merr vesh se krushqit e shpunë pajën dhe u nisën për t’u kthyer . Po çfarë ndodh në shtëpinë e djalit, ndërkohë që, krushqit qenë te nusja ? Këtu vijon në mënyrë intesive përgatitjet për darkën, por njëkohësisht të ftuarit në dasmë vinin me mish. Në ballë si gjithmonë, zakon i qytezës, vinte apo printe dashi i Nunit, ky me këmborë në qafë, i lyer me bojë të kuqe. Dashi zgjidhet të jetë sa më i madh. Në këtë kohë nuset, të cilat qenë caktuar për të pritur njerëzit , dilnin (dalin) jashtë, në oborrin e shtëpisë dhe ia merrnin këngës : « Mirësevjen kur vjen këtunë,/ na vjen Nuni me peshqesh,/ me njëzet e pesë desh!/ O Nun, ta paçim hua… » (sipas rastit në dasmë të vajzës apo djalit). Kështu priteshin të gjithë ata, që vinin me mishra dhe me bukë e verë. Kur mbërrijnë krushqit nga paja, ca të bërë në qejf e ca në rrugë, ia marrin këngës. Më tepër, në këto raste, dallohen gratë. Në kohë i pyesin : « E, more krushq, si ju duk nusja? » Menjëherë i përgjigjen burrat: « Pyesni gratë ». Ato u thonë : « Zonjë ! nusen e keni si sorkadhe ! » Fillojnë pastaj komentet : Fustani i rrinte bukur ; këpucët sikur i kish punuar me dorë ! I hipi një nur i bukur që mashallah, mashallah ! - dhe i drejtohen dhëndërit. « Hajde, se nusen e ke si sorkadhe, thëllëzë mali, » - i a pret tjetra. Të shtunën mbrëma, te anë e vajzës, mblidhen gjithë të aférmit dhe ia shtrojnë muhabetit, dollisë e më pas darkës me mishra të pjekura. Pas darkës ngrihen në valle dhe secili do të zërë një këngë, duke kërcyer që do t’ia mbajë vajza e veshur nuse. Me këtë mbyllet darka. Edhe nga ana e djalit të shtunave mbrëma janë mbledhur miqtë e të ftuarit dhe fillon dollia, pas së cilës shtrohet darka dhe, pasi kanë ngrënë e pirë, ia marrin këngës: “Kjo sofraja plot e plot, / po hamë e s’e sosim dot,/ kush i ka gatuar-o i lumshin duartë-o”. Pas kësaj edhe këta ngrihen në valle ; në fillim vendosin djalin (dhëndrin) të heqi vallen e më pas, ai ua mban vallen të tjerëve. Pasi mbaron vallja edhe këtu merr fund darka. Të diel në mëngjes ngrihen herët edhe ahçinjtë e ahçeshat, pasi marrin të dhënat e të ftuarve, që do të jenë në drekë e darkë, ia fillojnë përgatitjes së mishrave për t’u pjekur, gjellërave, sallatave etj. Të tjerët përgatitin, sipas rastit, kur është nusja larg, mushkat të stolisura me rrobë, jastëkë, yzengji e tjerë. Fillon rruarja e dhëndrit. Një berber përgatitet të qethë e të ruaj dhëndrin. Pasi e qeth e ruan, tre - katër djem, apo më tepër të moshës 8-10 vjeç, marrin leganin që është rruar dhëndri dhe shëtisin, duke kënduar : “Berberin që nga Stambolli,/ e mira këtu e solli,/Revani e reshedi/ baba Nuni një flori… » e kështu me radhë dhe kalojnë midis gjithë burrave. Secili hedh nga një monedhë. Pas kësaj vishet djali. Veshja fillon me këngë të kënduar nga gratë : ‘’Zhvish rrobat e djalërisë, çvish rrobat e dhëndërisë…” etj. Në këtë kohë qëllojnë (shtien) me dyfekë, kur të gjitha janë bërë gati dhe njoftojnë Nunin. Djali shkon dhe i puth dorën mëmes, babait ; puthet me vëllezër, motra e gjithë fare fisin. Gratë, në këtë moment, ia fillojnë këngës: “Filan bej sanxhak i lartë,/ të dërgon nusja një kartë (letër),/ Mos më vish me shumë tajfalë... « . Krushqit e dadat (gratë) vihen në radhë për t’u nisur. Një nga ahçinjtë merr dashin e Nunit dhe e shtrin përpara në rrugë dhe e ther. Mbi të kalon dhëndri dhe fillon nisja për te nusja ; zbrazen dyfekë nga njerëz të caktuar me lejë, e ia marrin këngës : “Je nisur e ku do vesh-o, / pëllumb more pëllumb… » etj. duke e vazhduar rrugën e duke e mbushur e zbukuruar atë me plot këngë e hare.

Kur afrojnë pranë shtëpisë së nuses, ia marrin këngës: ‘“Prina, molle e kuqe, prina, çse vjen filani me trima (burra)… » ; ndërsa gratë ia marrin këngës : “Shtro konak, moj gjeragjinë,/ shtro konak, çpriti krushqit se po vinë,/ shtro konak”. etj. Edhe nga ana e vajzës kanë dalë, duke kënduar, presin krushqit. Pasi hyjnë brenda krushqit, ulen, fillojnë urimet dhe fjalët e rastit. Pasi serviret llokumja fillon dollia. Ngrihen jo shumë dolli, vetëm tri: e çiftit, e nunit dhe e treta e të gjithëve. Kur ngrihet dollia e dytë, një i afërt i dhëndrit, vëllai apo kushëriri, sipas rastit, shkon të shohë nusen. Atje i kanë përgatitur një karrike pranë nuses, në të djathtë, i servirin llokume e kafenë e, pas kësaj, ai ngrihet puth nusen në ballë dhe e darovit me një peshqesh. Ajo, në atë kohë, me anën e të tjerëve, i jep mollë, portokalle apo tjetër gjë, që këto fruta simbolizojnë bukurinë e saj. Ai duke hyrë te krushqit u thotë: « Shen, shokë, shen, se nusen e kami zonjë, si sorkadhe mali ! »dhe u tregon peshqeshet që i kanë dhënë. Si mbaron dollia e tretë dhe e fundit, krushqit ngrihen dhe dalin jashtë, po ashtu edhe gratë (dadat). Ja fillojnë këngës, si burrat dhe gratë: ‘Dil moj dil, apo s’të lënë… » dhe « Hajde, moj nuse me ne,/ nënë kemi dhe atje”, e shumë këngë të tjera. Në këtë kohë nusja ka mbetur brenda me nënën e të afërmit e shëtisin nëpër shtëpi. Ky është një moment prekës për vajzën. Ajo shikon me mall e kujton jetën e saj që lindi e u rrit në këtë shtëpi dhe tani erdhi çasti të largohet përgjithmonë nga kjo. Fillon ngashërimi dhe të qarët e gëzimmallëngjimi i përcjellur nga të afërmit, del nga dera e shtëpisë dhe ecën drejt krushqëve që e presin, pasi bëjnë një copë rrugë, ua dorëzojnë anës së djalit dhe e përcjellin me këngë: “Udhë e mbarë bijë, të bëhesh e mirë’’. “Vajzë-o balle venetike,/ hape portën edhe ike…/ Kur do vish do të vish si mike”. “Ngre, nuse, ombrellën,/ ngre bëju selam shoqeve, shoqe lliarioteve./ Shoqeve selam t’ u thuash/ të të thonë : « U trashëguash” etj. Krushqit ia fillojnë këngës: “Mirë ia bëmë krushkut (ose krushkës)/ që i morëm të bijën, atë më të mirën-o, Rino gjeraqinën”. Në këtë kohë shkëmbehen të shtëna dyfekësh, të cilat lajmërojnë se dasmorët u nisën dhe vazhdojnë rrugën duke kënduar. Dhëndri me ombrellë të zezë e me buqetë me Iule në dorë, ndërsa nusja me ombrellë të kuqe e mbajtur nga dy dada ecën me ngadalë, duke mbajtur sytë ulur. Dhëndëri që është përpara, herë pas herë kthehet të shikojë nusen. Në këtë kohë fillojnë e thonë fjalë të ndryshme që ngacmojnë si djalin dhe vajzën. Kur rastiste që të kalonin nëpër fshat kishte shtëpi që dilnin te porta me gjyma me verë e gostisnin krushqit, duke i uruar : « U trashëgofshin ! Jetën me lule ta kalojnë ! » etj…Kur afroheshin te shtëpia e djalit, dasmorët ia merrnin këngës : “Dil moj nënë dil,/ dil ç’të bie djali,/ një thëllëzë mali,/ një zogëz behari » . Pastaj vazhdonin burrat : “Dil, o baba, dil, / dil e bën sehir, djalin e nusen si trëndafilenë ». Në shtëpi të vajzës, ndërkohë , ka rënë heshtja dhe në heshtje shtrohet dreka. Thonë edhe ndonjë këngë, por ç’e do, aty mungon një njeri. Kjo darkë është tepër e dëshpëruar për nënën e vajzës ; për këtë dërgojnë tek dhëndëri 2-3 gra, të cilat venë e shohin vajzën. I presin me padurim që

të kthehen e t’u thonë dy fjalë dhe kjo sikur i lehtëson prindërit. Nga ana e djalit bëhet ceremonia e kurorëzimit. Kjo zakonisht bëhet në

kishë, po e bënin edhe në shtëpi. (Këtu duhet të përmendet diçka që është me rëndësi). Kur do te martoheshin çiftet u duhej leja nga Mitropolia. Po që të lëshonte lejen Mitropolia duhet që prifti i qytezës të lëshonte një vërtetim, ku të thuhej se i ka shlyer të gjitha detyrimet që ka patur karshi kishës. Ky vërtetim përdorej për të « rrjepur » banorët e varfër, pasi, në këtë kohë, prifti hapte defterin e u kërkonte para për të paguar se s’kishin paguar e më në fund në ujdi, duke i dhënë priftit ato, që u kërkonte ai dhe lëshohej vërtetimi po edhe me këtë nuk përfundonte ky proces zhvatjeje. Kur vinin në Mitropoli për të marrë lejen e martesës hapeshin deftere të tjerë, sipas gjendjes së tyre, u kërkonin detyrime, gjoja që nuk ia kishin paguar Mitropolisë, ato duhet të likujdoheshin menjëherë, se përndryshe nuk u lëshohej leja. Kështu që për të vënë kurorën, priftit i duhej leja dhe që të paguheshin ato taksa, të cilat as vetë ata, që i kërkonin , s’ishin të bindur a qenë të drejta. Më vonë kjo e drejtë e Mitropolisë u hoq dhe u vendos martesa civile, ku për të vënë kurorë më parë, do të qe bërë martesa në gjendjen civile dhe ajo lëshonte lejen që prifti mund të vinte kurorë. Pa këtë leje prifti proçedohej e dënohej. Kjo qe një fitore në favor të banorëve të qytezës, që filluan tani disa të as celebroheshin me kurorëzimin e priftit. Kjo u realizua gjatë viteve 1933-1935. Kurorëzimi i martesës ishte një tjetër moment, ku zhvillohej ceremonia e bashkimit të bekuar nga Zoti i çiftit. Vendosej Nuni në mes, në të djathtë, dhëndëri në të majtë, nusja përpara një tavoline, ku në të vendoseshin dy bukët e Nunit dhe buqica me verë. Të gjithë dasmorët qëndronin në heshtje përreth dhe dëgjonin fjalët e priftit, i cili thoshte midis të tjerash: “Gruaja duhet të jetë ndën urdhëra të burrit… » e tjera fjalë nga Dhiata. Kur i mbaronte këto fjalë prifti, në krye të çiftit vendoseshin dy kurora të argjenda, të cilat Nuni me të dy duart iua ndërronte, po kurdoherë duhet të kishte kujdes që, kurora e djalit të kalonte mbi atë të nuses. Këtë e bënte tri herë e pas kësaj u ndërronte unazat tri herë dhe prifti priste bukën në copë të vogla e lagte me verë dhe ia jepte më parë dhëndërit ta hante pak të shoqëruar me një gotë verë , pastaj ia jepte nuses e pasi mbaronte kjo, kërcente valle rreth tryezës prifti në ballë dhëndri me nusen e Nuni, duke thënë disa fjalë. Në mbarim të valles Nuni kishte përgatitur një qese me zaharikatë(sheqerkëza), oriz dhe me grosharë (lekë) dhe i hidhte me dorë mbi kryet e dhëndërit e nuses. Në këtë moment fëmijët suleshin të merrnin paratë e zaharikatë(sheqerkat) dhe me këtë merrte fund ceremonia e kurorëzimit. Krushqit ia marrin këngës: “Nuni që vuri kurorë,/ pagëzoftë dhe me dorë”. Në të hyrë të shtëpisë del nëna e djalit dhe pret nusen. Nuses i vendosin ndën sqetulla dy bukë gruri dhe një tabaka me mjaltë ; ia venë përpara derës, duke kënduar: “Lyej duart me mjaltë, o xhika nuse,/ të ëmbëltosh brenda dhe jashtë, o xhika nuse… » Pastaj nusja hedh këmbën e djathtë dhe hyn brenda. Në këtë kohë ia marrin këngës: “ Tek kalle këmbët, të rrafshin dhëmbët-o... », e cila do të thotë u mplaksh e u trashëgofsh këtu. Ahçinjtë e ahçeshat kanë bërë gati sufratë për të ngrënë. Fillojnë të ulen dasmorët të gjithë, sipas moshës e radhës. Sjellin më parë paçanë, kaurma, jani me patate etj. e në fund aplladhet e mbushura me misër të pjekur. Disave, si Nunit e ndonjë tjetri, u vendosin aplladhe të veçante me bisht përpara, gjë që kjo quhet nder, i cili i bëhet në sufër. Gjatë ngrënies, pinë verë secili, sipas dëshirës e nga ndonjë herë edhe me dolli. Kur mbaron darka, Vijon në faqen 4

3


Magjia e rrapit

Vijon nga faqen 3

tëpitë e tyre. Sonte dhëndëri me nusen bien bashkë për të fjetur. ia marrin të kënduarit në sufra grupeTë shtunën mbrëma dhëndëri me nusen grupe. ««� Kjo sufraja plot ee� plot ,/ kjo Kjo� sufraja� plot� plot� ,/� shkojnë në të parë në shtëpi të nuses të sufraja plot ee� plot, po hamë ee� se sosim sufraja� plot� plot,� po� hamë� se� shoqëruar me të afërt të shtëpisë. Atë dot./ Kush ii� ka gatuar --� oo� ,,� ii� lumçin dot./� Kush� ka� gatuar� darkë dhe drekën e ditës së diel e kalojnë duart-o !!� / Hua dhe në derën ee� tyre !!� » duart-o� /� Hua� dhe� në� derën� tyre� atje dhe pastaj kthehen në shtëpi të tyre. Dhe ngrenë një dolli për nder të ahçinMe këtë dasma ka marrë fund. Më pas jëve e ahçeshave që nderuan të zotin e miqësia, të afërmit për t’u njohur me nusshtëpisë, i cili ua pastë hua në raste të en i ftojnë për dreka e darka. tilla. Edhe darka ka mbaruar, ngrihen Jehona e dasmës vazhdon për një kohë të sofrat, rregullohet vendi. Në këtë kohë gjatë, sa të dilte ndonjë tjetër me fjalë të krushqit dalin jashtë, pasi ka mbaruar këtilla: ««� Ama dasmë bëri, jo shaka !» Ama� dasmë� bëri,� jo� shaka� pastrimi, kthehen përsëri brenda, duke Tjetri ia priste: ««� E nderuan ahçinjtë !» E� nderuan� ahçinjtë� ndënjur përqark në dhomë dhe mesi lihet Tjetri : ««� Ç’e do la pa ftuar filanin !!� » Ç’e� do� la� pa� ftuar� filanin� i lirë, se atje do të fillojnë vallen. Ngriose : ««� Nuk ju pi shëndeti ii� filanit !!� »Nuk� ju� pi� shëndeti� filanit� het nuni merr nusen e dhëndërin dhe, i e turli turli bisedash, secili sipas mendjes. pasur nga të tjerë, fillon vetë vallen me Kujtohet një fjalë e të parit që thoshte: ndonjë këngë, të cilën e ka përgatitur “Si do që të bësh qerrutullëkun e ke. Ama posaçërisht ose nga ato të zakonshmet, qerratai bëri që këndohen në këtë kohë të dasmës. dasmë të madhe ! » ose : « Ç’e do qeratai Kur e mbaron, vendos dhëndërin në krye nuk bëri dasmë fare, sikur do të martojë të valles, valle të cilën ia mban nusja e për vit ! » pas saj Nuni me të tjerë. Fillon vallja : Djemtë, pasi martoheshin, zakonisht, si “Hiqe vallen shtruar-o, more çelo,/ mor “Hiqe� vallen� shtruar-o,� more� çelo,/� ata që kishin ardhë nga kurbeti dhe ata, që më dalç gëzuar-o, more çelo !!� » Pas më� dalç� gëzuar-o,� � more� çelo� shkonin për herë të parë, brenda pak muapërfundon kjo, fillojnë vallen e kënduar jve, largoheshin për kurbet, duke lënë me nusen : “Hiqe vallen me avash, me avash, nusen me prindërit në shtëpi. fustankuqja me mëndafsh, me mëndafsh ! » « Ngreu, Iule, ngrehu,/ Ngrehu sado E pastaj fillojnë me radhë të gjithë krushflete,/ Se unë do vete,/ Larg e në kurqit kërcejnë, duke ua mbajtur nusja bet./ Pa diç të dërgoj vallen : « Ç’na ka hije vallja, vallja,/ se Tumbë me borzilok,/ Ta mbjellësh në me� borzilok,/� Ta� mbjellësh� këreen sorkadhja, / me draguan krah për Tumbë� baçe,/ Sa herë ta shikosh,/ Mua të më baçe,/� Sa� herë� ta� shikosh,/� Mua� të� krah ». Hiqe vallen shtruar-o, xhika nuse, kujtosh, /Sytë ee� zezë të mblosh ». /Sytë� zezë� të� mblosh� Se ngrihet pëlhuri-o xhika nuse!/ The- kujtosh,� pëlhuri-o� xhika� nuse!/� Përgjithësisht nuset gjatë kësaj kohe mbehu, moj dysheme, thyeje, të bjer përdhu,� � moj� dysheme,� thyeje,� të� bjer� teshin shtatzana dhe i shoqi, që kishte shhe, / Se të bën dhëndëri të re ». he,� /� Se� të� bën� dhëndëri� të� re� Dhe kuar në kurbet priste lajmin se ç’kishte shumë këngë të përshtatura sipas vendit lindë djalë apo vajzë dhe gjithnjë preferoe rastit. Kur ka qenë rasti që babai djalit nin djalë. Nuses, gjatë kohës së shtatzanuk gëzoi në martesën e tij, se ndodhet nisë, i bënin trajtim të mirë, se mos ndodhte larg në kurbet apo ka vdekur, nënat zënë ndonjë fatkeqësi e dështonte. Ishte zaca këngë që mallëngjejnë të pranishmit : kon që asaj t’i jepnin çdo gjë që kishin. “O baba, ta dije ti, seç të bëhet në shtë“O� baba,� ta� dije� ti,� seç� të� bëhet� në� Edhe në rrugë po të takonin dhe kur pi,/ gjithë këngë ee� dhioli,/ po të marpi,/� gjithë� këngë� dhioli,/� po� të� dikush kishte ndonjë send për të ngrënë tonet djali. /M’u plaksh ee� m’i trashëgoftonet� djali.� /M’u� plaksh� m’i� si : djath, mish të pjekur ose çdo gjë tjetër, sh,/ O more djalë, /M’u shtofsh me fëmsh,/� O� more� djalë,� /M’u� shtofsh� me� do t’i jepnin nuses, e cila qe shtatzanë, se ijë plot, O more djalë, /Sa të mbushet ijë� plot,� O� more� djalë,� /Sa� të� e ndjenin për gjynah, po të mos i jepnin, se një mëhallë, O more djalë !!� » një� mëhallë,� � O� more� djalë� mos bëheshin shkak i ndonjë fatëkeqësie Me mbarimin e valles mbyllet dita e diel. (dështimi). Gjatë barrës nusja do të përKoha ka shkuar mesi i natës ose afër gatiste, sipas mundësisë, veshje për fëmmesit natës, të gjithë shpërndahen për të ijën dhe nga ana e njerëzve të nuses do të pushuar. Nusen e venë të flerë me një përgatitnin djepen dhe pajisje e veshje të fëmijë djalë mashkull që, sipas tyre fëmndryshme. Kur lindte nusja, po të qe djalë ijën e parë, ta lindi djalë. zbraznin dyfekun ; po të qe vajzë nuk Të hënën në mëngjes ngrihen nusja dhe zbraznin, se konsiderohej e huaj. Lajmin e vesh rrobat e tjera, që i ka qepur dhëndëri lindjes e shpinin në anën e vajzës e në për shtëpi dhe në shtëpi qëndrojnë vetëm farefis të cilët lajmëronin e darovitnin siata që kanë qenë ftuar me mish. Të gjithë pas mundësive. Tani vinin (pogonikët) janë ngritur larë e veshur. Nusja ka vajkokoshët e byrekët, kuleçët e sende të tjera tur në krua, ka mbushur ujë të ri, sipas për të ngrënë nusja që kishte lindur. I bëzakonit dhe me këtë ujë dhe me sininë nin telegram babait për lindjen. me llokume u servir të pranishmëve dhe Një mentalitet pozitiv i emancipuar i në këtë kohë bëhet dhe darovitja e nusqytezës së Lliarit Nuk përdorej, kurrsesi, es. E urojnë e i thonë : ««� E ëmbëlsuar E� prika me para ose sende të tjera. Nuk qofsh dhe uu� trashëgofsh për fare, moj qofsh� dhe� trashëgofsh� për� fare,� merrte djali nga nusja, siç ndodhte në krabijë !!� »»� Pas kësaj ajo zë një kulaç dhe e bijë� hinat e tjera afër si : Përmet e Lunxhëri. pjek, të cilin, pasi e pjek, ua shpërndan Një gjë e tillë ishte si ofezë. Kjo ka qenë të pranishmëve edhe këtë ata e shogjë, e cila tregonte barazinë dhe dinjitetin qërojnë me urim duke i thënë : « � Të e gruas se nuk martohej me para qoftë me lumçin duart !!� E ke goditur për bukulumçin� duart� E� ke� goditur� për� (prikë), sikundërse ndodh në vende të ri � !� » Kur kanë rënë në marrëveshje pala ndryshme ose duke marrë para nga ana e e vajzës me të djalit, në këtë ditë mund djalit për vajzën, që e kanë patur ana e të vinë edhe nga ana e vajzës ca njerëz, veriut të Shqipërisë. Jetën do ta përballosa ta kenë caktuar. Kjo mund të jetë pa nin me punën e tyre të dy të martuarit. drekë e me të pira, por mund të bëhet Po të qe se dikush mund ta prishte këtë edhe me drekë, si të kenë rënë në marrregull, ndaj prishësit të këtij rregulli do rëveshje. Kur ka mbaruar vizita e anës të kishte sanksione nga të gjithë dhe do t’i së vajzës dhe dita ka filluar të thyhet, vihej detyrë dhe kusht që të pajtohej me fillon edhe largimi i të ftuarve me radhë, rregullin e vënë. Ka ndodhë një rast me të cilët i përcjell nusja me një grup nusesh, një në qytezën tonë , i cili deshi ta prishë deri jashtë portës, duke kënduar: ““� Udhë këtë zakon të mirë. Pa kaluar afati i dyzetë ee� mbarë ee� vafsh shëndoshë,/ oo� xhaxmbarë� vafsh� shëndoshë,/� ditëve, ai ngarkoi mushkën e ia nisi vahai, halla, kunati, dajua ynë etj. si : « hai,� halla,� kunati,� dajua� jzën. Fshatarët i dolën e i prenë litarët e II gjeç gjeç fëmijët fëmijët të të shëndoshë, shëndoshë, oo filani filani ngarkesës. Kjo shoqërohej me lënien nga ynë”. ynë”. Por mund të këndohen dhe këngë marrja e gjësë së gjallë. Atij nuk ia merrte satirike: “Nusja “Nusja që që erdh erdh këtunë, këtunë, njeri bagëtinë për kullotë dhe e fundit isherdh me shufër ndënë gunë, o filani te « dënimi i rëndë”: Në rast vdekjeje nuk ynë ! Ç‘bën këtunë që ke ardhur që të i shkonin, po e linin vetëm ta varroste shtunë ?!» etj... Të hënën mbrëma shtëpjesëtarin apo të afërmin e familjes së pia e dhëndërit bie në qetësi, mblidhen tij… Këto masa i merrnin kundër të gjithë shumë të afërm dhe ahçinjt, ahçesha e atyre që prishnin zakonet e mira. hanë darkën bashkë. I zoti i shtëpisë i falenderon që e nderuan, duke u thënë : «« Ua Ua paça paça hua hua në në dasma dasma ee gëzime gëzime !! »» Të martën shkojnë te shtëpia e vajzës të quajtura “ Epistrofia”(Kthimi ) nga ana e djalit: dhëndëri me nusen sot vete edhe babai i djalit ose tjetër i afërt në mungesë të tij edhe atje zhvillojnë muhabete e këngë me ose pa drekë, sikundër të kenë mbetur dakord. Pasi kthehen nga Koçi Koçi Dado Dado « epistrofiat » të gjithë largohen në sh-

4

Rrapi kurorëgjërë i Lliarit Nga Thoma Koçi Në fshatin tonë është një rrapi madh, me përmasa madhështore, të cilin banorët e kanë quajtur me plot të drejtë rrapi i Kroit, pasi përfund tij buron kroi i fshatit. Krahët (degët) e tij i ka të shtrira në një diametër përreth pesëdhjetë metra. Karakteristike është se degët e tij plot me fletë në behar bëjnë një hije, ku gjatë verës asqë mund të ndjehet vapa. Ngandonjëherë, papritur, filllonte e binte shi, i cili shoqërohej me erë e furtunë ; ndonjëherë kjo erë i thyente edhe ndonjë degë. E natyrisht do shikues mund të çuditet dhe është çuditur kur kundronte që fletët e tij asqë donin t’ia dinin për furtunën. Në tetor nëntor nga rrapi i Kroit, kur nuk frynte erë e asqë binte shi fletët bien, me një ritëm të bukur, si pupla, njëra pas tjetrës. Vendi i kurorës së rrapit mbushet me fletët e verdha, duke ngjasuar me një qilim natyror shumë interesant. Kurioziteti vepron në këtë rast me forcën e madhe të habisë për këtë « gjest » spektakolar natyror të jashtëzakonshëm. Dhe në mendje kalon një kontrast të bukur natyror : Atë që s’mundi ta bëjë era, furtuna dhe shiu për rrëzimin e fletëve në verë e bën me shumë lehtësi natyra tashmë në vjeshtë , kur klorofila e gjethes humbet dhe kthehet në një meititet , në një zverdhje të bukur. Ky është ligji apo ligjësia natyrore vepruese.

IMPULSOJMË INVESTIME TË TILLA , TË CILAT SJELLIN NDRYSHIMIN FUSHA E ÇAJUPIT, KJO PERLË, NUK KA NEVOJË TË “SULMOHET” , POR TË INVESTOHET DHE TË PËRKRAHEN PRIVATËT QË KANË FILLUAR TË NDRYSHOJNË SITUATËN DHE PO I JAPIN JETË PERLËS. Dhe lliariotët invenstojnë me mundësitë që kanë… Pranë burimit të Bratit është ngritur një mjedis i këndshëm “BAR-BUFE LLIARI KOZMA KOÇI” Çuditërisht sulmohen investimet e reja në Çajup, kur tashmë është siguruar një një mjedis relaksiv për turistët vendas dhe të huaj...Tani shumë mirë mund të pish një kafe në mënyrë komode dhe natyrore, duke soditur peizazhin bukuror; mund të ngresh një shendet, mund të provosh ndonjë petanik a ngasër gatuar mjeshtërisht, sipas traditës së trevës së Zagorisë; mund të të dalësh fotografi e tjerë. Më datën 77� qershor 2014 do të organizohet një veprimtari ee� shkurtër përuruese në këtë Bar –Bufe. Dhe do të Më� datën� qershor� 2014� do� të� organizohet� një� veprimtari� shkurtër� përuruese� në� këtë� Bar� –Bufe.� Dhe� do� priten lliariotët që vinë nga gjithë vendi nga Liljana ee� Andrea Kristo… priten� lliariotët� që� vinë� nga� gjithë� vendi� nga� Liljana� Andrea�

Vepra të reja

Sponsor të gazetës “Lliari”Nr. HOMAZH9: Lliarjotët me banim në Tiranë Homazh nderimi për të gjithë lliariotët , të cilët janë ndarë nga jeta: Miço Çarka, Pirro Dado, Pilo Koçi, Miltjadh Miho, Amalia Dado, Vasil K. Miho, Ksenofon Stefani, Taliko Stefani, Thiano KoçI, Sofi Koçi, Qirjakulla Dado. I paharruar qoftë kujtimi i tyre! Shpirti i tyre u prehtë në paqe!

Pasvjetkaq vjetmë heshtje së fundi Pas kaq heshtje së fundimë shpërthim : Zagoria merr pjesë në Zagoria Festivalin merr Folklorik Kombëtar shpërthim: pjesë në me këngën: “ Gruaja nikoqire” me origjinë Festivalin Folklorik Kombëtar me nga Lliari. këngën: “ Gruaja nikoqire” me Lliari me përfaqësuesit e vet tipikë. origjinë nga Lliari. Lliari me përfaqësuesit e vet tipikë.

Sponsor të gazetës “Lliari”Nr. 9: Lliarjotët me banim në Tiranë

HOMAZH Homazh nderimi për të gjithë lliariotët , të cilët janë ndarë nga jeta: Miço Çarka, Pirro Dado, Pilo Koçi, Miltjadh Miho, Amalia Dado, Vasil K. Miho, Ksenofon Stefani, Taliko Stefani, Thiano KoçI, Sofi Koçi, Qirjakulla Dado. I paharruar qoftë kujtimi i tyre! Shpirti i tyre u prehtë në paqe!

Drejtor dhe botues i gazetës: Kristaq F. Shabani, I.W A, W.P.S, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, ALBANIA Mobil : ++693846682,++69587698, ++692203913 Zëvenddrejtore: Ristani : E përgatitënMari gazetën Kryeredaktor: Pirro Dado Kristaq F. Shabani, Zëvendëskryeredaktor: Koçi Dado Redaktor përgjegjës: Kiço Muçi Koço Dado, Fotograf: Petrit Ristani Kiço Muçi Këshilli Botues: Koço Vllahu (Kryetar i këshillit ), Roland Çarka, Kiço Londo, Miço Miho, Aristotel Mobil : Stefani, Stefani, Kostandina Kondo, Pilo Stefani, Tho++693846682, ma Koçi, Frosina Stefani, Katerina Vavo.++69587698, Ki ço Dado. Redaksia e gazetës: Klinika dentare ++692203913 “Zagoria”, Tel. 0035584465233.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.