Gazeta e Impuls

Page 1

Ha pet një dritar e e rre e par aqitjeje zgjim ëndr ash… Hapet dritare paraqitjeje ëndrrrash e dëshir dëshirash… “Me zemër më uroi, më puthi në faqe, kur e përqafova, ndjeva në shpirt paqe”.

Impuls

Shkurt 2007

s l u p Im

Botohet në kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” me qendër Gjirokastër, Albania. Nr 2. (002) E mail@ pegasi2003 yooho. com. Çmimi 50 lekë, 1 Euro, Muaji Shkurt 2007

Organ periodik letraro - shoqëror i krijuesve të vegjël të Shkollës 9 vjeçare “Koto Hoxhi” Gjirokastër.

Editorial

Duke përvijuar profilin

Nga Shaniko Bici, Kryeredaktore e gazetës “IMPULS”

Ne e hodhëm hapin e parë. Ishte hap i bukur, një hap i ndritshëm me gjerësinë dhe thellësinë e mendimeve tona, të cilat, jo çuditërisht, u cilësuan të pjekura. Shumë përgëzime kanë ardhur në redaksi për numrin e parë dhe këto vlerësime na nxitin për të hedhur hapa më tej. Në shkollën tonë punohet gjallësisht dhe intesivisht në gjithë sistemin mësimor, por është e nevojshme që, krahas reflektimit të vlerave, në mjediset, ambientet e shkollës, të publikohen edhe jashtë saj në rrjetin mediatik, që sot përfaqësohet nga gazeta të shumta periodike, të cilat kanë shtratin, shtrirjen dhe rrokësinë e problemeve sipas drejtimeve të caktuara. Gjithashtu ky publikim merr shtrirje edhe më të gjerë edhe nëpërmjet publikimit të gjithë gamës edukative dhe mësimore në median elektronike. Dhe ne “kotohoxhasit” e kemi pasur këtë privilegj, në veprimtaritë e zhvilluara me theks të përcaktuar qartë. Për gazetën tonë “IMPULS” u dha një emision i gjithë, duke publikuar vlerat. Në rast se vjen në shkollën tonë, sidomos në ciklin e ulët të kësaj shkolle, syri do të rrokë punime serioze me ngjyrime, të cilat zbulojnë qartësisht intuitën, inteligjencën, aftësinë krijuese e talentore, shkrirjen në prakticitet të ideve, lidhësi ndërlëndore, aftësi dhe talent në përdorimin gjithkohor dhe gjithveprimtar të logjikës, spikatje në përdorimin e talentit të dhuruar nga natyra. Jo vetëm në korridoret, por edhe në klasat e ndryshme nxënësit tanë ekspozojnë punimet e tyre të të gjitha lëndëve dhe në këtë ekspozicion të sajuar bukur dhe thjesht bëhet edhe konkurrimi i vlerave si dhe rritet nxitja për të arritur në maja. Detyrimisht në konkurrime të tilla të inteligjencës, fantazisë kërkohet punë e seriozitet në procesin gjithpërfshirës mësimor, një lidhësi e vullnetshme në kërkim të dijeve në një harmonizëm mësues –nxënës dhe ndërsjelltas. Duke aplikuar këto forma tejet të larmishme rritet edhe hapësira e dijeve në të gjitha fushat dhe hidhen hapa të sigurt për të

vijuar më tej shkollimin. Vetëkuptohet që në tërësinë e veprimtarive nuk shkëlqejnë të gjithë, ka nivele të ndryshme, por metodologjia e sotme aplikative e merr në konsideratë e të qenësishme gjithçka prodhuese. Qenia e këtyre niveleve që varen nga aftësitë e gjithsecilit dhe gjithsecilës, paçka nga puna e mësuesit, i cili punon intesivisht, por rëndësi ka dhe është prioritare edhe puna e pavarur e vet nxënësve dhe talenteve. A nuk kanë nevojë të gjithë këto talente, në fusha të ndryshme të krijimtarisë, të impulsohen dhe të konkurrojnë? A nuk kanë nevojë nxënësit të njihen me arritjet e një shkolle tjetër, të ballafaqohen me ta dhe të rritet sedra e mirë? Pra, në këtë kontekst, lot rol dhe hapësira e madhe e krijuar si dhe projektet e ndryshme që po zbatohen në shkollën tonë, të cilat do të zbërthehen më së miri në numrat e ardhshëm të gazetës sonë. Vlen të përmendet këtu puna pasionante e mësueseve të shkollës fillore: Zana Kane, Flora Mita, Lurjana Shehu, Etleva Korkuti, Etleva Yzo si dhe e mësueseve të letërsisë në shkollën 9 vjeçare: Sareta Haska, Blerta Fili, Majlinda Dashi, Liljana Çobani, Violeta Çaro, Mira Kllapi dhe Desela Nuredini (mësuese e gjuhës italiane), të cilat kanë nxitur krijimet në fushën letrare. Në numrin e parë të gazetës sonë ne, jo pa qëllim, ekspozuam punime si dhe përçapjet e “stafeve “ të ndryshme të revistave me tituj shumë të bukur, të cilat, krahas imitacionit të vullnetshëm të punës të të rriturve, spikaste edhe hapësira qiellore e dijeve të nxënësve tanë. Ekpozimi i këtyre revistave dhe brendia e tyre u pëlqye pa masë dhe tregoi seriozitetin e punës në shkollën tonë. Ne krijuam kështu një përvojë të mirë, të cilën duhet ta marrin dhe të tjerët se, sipas vrojtimeve që kemi realizuar edhe ne gjatë kontaktimeve dhe konkurrimeve me ta, ka talente që duan të shfaqin vlerat. Duke hedhur një hap të dytë ne tregojmë se rrugën e filluar do ta vijojmë me dëshirë dhe pa imponim… Në këtë numër spikasin prurjet e reja, larmia tematike si dhe aftësia për të krijuar admirueshëm.

Kjo gazetë reklamohet nëpërmjet LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI” Gjirokastër, ALBANIA dhe LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE NDËRKOMBËTARË në shumë vende të botës….

Portat e dashurisë

U puthim shikimin e bukur tek u rrjedh nga sytë, u puthim fjalëzën e rritur tek u shket nga buzët e njoma… I puthim në gushë, i shtrëngojmë në doçka… Ah, dashuria për ta

ka me qindra porta! Kristaq F. Shabani Fatjona Gervi

Shtatë mjellma Argjiro vetullshkruar, moj princesha mbi bedena, Zoti vetë i ka dërguar Gjirokastrës shtatë mjellma.. Përmbi qytetin e gurtë, fluturuan qetë e qetë, takuan njerëz të urtë, ndaj u ulën lehtë - lehtë. Gjirokastër, moj e mirë, shtatë ëngjëj të puthën në ballë, gjoksi sytë me argjend ngrirë, të erdhën mysafirë të rrallë… Sjellin paqe vellohedhur , Janë shtatë nuse fustanbardha, në krahë të Argjiros mbledhur, si shtatë ditët që ka java ! Dikush do t‘i të ketë mërzitur, nga Viroi u larguan, për pak kohë ato kanë ikur, do vijnë prapë se ty të duan !

Enxhi Canaj klasa e VII

Shkruar me diell… Je e bukur sytë të ndrisin, si ylli që shkëlqen në qiell, je ti, moj , nëna ime… Emri yt shkruar me diell !

Gëzuar Festat e 7-8 Marsit! Aneta Arian Vllahu Një nxënëse e shkëlqyer, violiniste e talentuar, një prezantuese plot ndjenjë dhe tonalitet folës, një kërcyese e shkathët, një kuartet ky mjaft i efektshëm dhe bindës. Aneta është një “organ” i lindur vetëm për art. Gazeta “Impuls” merr falenderime nga Jose Hoze Seki, shkrimtar, poet, lëvrues i letërsisë eksperimentale, Brazil, për pasqyrimin e shkrimit për revistën e tij “PENSA QUI”në gazetën tonë.

Dear Mr. Kristaq F. Shabani IWA Thank you very much for your letter your booklet “A SET IN HEAËENS” and your neëspaper “IMPULS”. Thanks too for the text about my magazine “Think Here” in your Newpaper. I very enjoyed your mail. I send you my “Think here # 247 with your, Mirela’s and Petro ‘s contributions. I send you too a booklet from me and mark sonnenfeld(Eksperimental leteratury). Best wishes

Joze Hose Sechi

Reflektim Si ndihen nxënësit, kur u ekspozohen punimet më mur

Nga Etleva Korkuti Një rol të rëndësishëm për arritjen e rezultateve të larta në procesin mësimor është edhe edukim i fëmijëve me ndjenjën e punës. Kjo gjë duket te punimet që ata kryejnë. Ato janë të larmishme dhe të mbushura me imagjinatë e fantazi. Këto punime, duke qenë se përmbajnë në vetvete kaq shumë ide e “lodhje”, marrim dhe motivimin e duhur. Ky motivim shprehet me nota e shprehje, por edhe me reklamimin e tyre në muret e klasës. Natyrisht ky reklamim bëhet me qëllim krijimin e një ambienti sa më të bukur dhe të rehatshëm në klasë. Nxënësit, kur shohin punët e tyre të ngjitura në mure, ndihen krenarë për veten dhe marrin shtysë për të bërë punë të tjera akoma më të bukura.

1


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.