Page 1

Biljana Petrevska Malinova


Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

TË GJITHË JEMI TË BARABARTË

www.sitesmeednakvi.org.mk


Autor: Biljana Petrevska MalinovA Ilustrimet: The Miรงo


Familja Këmbëshpejtët jeton në gradaçelë njëqindkatëshe, në katin e pestë. Nën tokë jeton familja Urithi. Ata dëgjojnë dhe ndjekin çdo gjë. Por, edhe pse jetojnë kohë të gjatë në godinën e njëjtë, asnjë nuk i shoqëron, madje as Miri.

6


Prindërit e Miri, po përgatiten të shkojne në teatër.

- Miri, ti sot për herë të parë do të qëndrosh vetëm në shtëpi. Ti je i mençëm, di të jesh i kujdesshëm, por të qëndrosh vetëm në shtëpi është një përgjegjësi edhe më të madhe. Prandaj, së bashku në kompjuter të formulojmë listën e sendeve për të cilat duhet të bësh kujdes dhe punë të cilat duhet ti kryesh. 7


8


- Ne, Miri asnjëherë nuk na fton në festat për ditëlindjen e tij, ai as që e di se jetojmë në ndërtesën e tij, asnjëherë nuk ka lozur me ne, nuk e di madje as edhe çfarë pamje kemi. - Pak qetësi, të dëgjojmë çfarë bën tani Miri. Tani po dalin prindërit e tij, hajde të hipim lartë dhe të bëjmë ndonjë djallëzi urithësh.

9


Përderisa Miri i përcillte prindërit e tij deri te shkallët, urithët fshehurazi hynë në banesën e Mirit, pa i vërejtur askush.

10


- Tani do ti shlyejmë të gjitha “MOS” nga lista e Mirit, do ti cingërojmë në derë dhe do të bëjmë një aheng me të. Urithët i shlyejnë të gjitha “MOS” nga lista, dhe dalin nga banesa. Vetëm papagalli është dëshmitar i gjithë kësaj ngjarje. - MOS harro të bësh detyrat e shtëpisë - MOS hap derën njerëzve të panjohur - MOS lësho muzikë me zë të lartë pas orës 20 që ti MOS shqetësosh fqinjët - MOS harro të ujisësh lulet - MOS harro të ushqesh papagallin - MOS harro sobën e gatimit ndezur

11


Miri kthehet në banesë, e mbyll derën me çelës. Është i gëzuar meqë është hera e parë të jetë vetëm në shtëpi, por njëkohësisht ndjen përgjegjësi të madhe në lidhje me të gjitha detyrat që i ka të shënuara në listë.

12


Shkoj të përkujtojë cilat ishin detyrat e tij, por njëkohësisht, dikush i ra ziles. Miri përgjoj dhe sheh...Surprizë!!!

13


- Ne jemi fqinjët tënd. Erdhëm të bëjmë aheng. Mund të hymë?

- Kush jeni ju, nuk ju njoh?

14


Miri nxitoi në drejtim të kompjuterit, e hapi listën të kontrollojë, diçka e habiste, atje shkruan:

Dhe kështu bëri, jua hapi derën.

15


Filloi ahengu. Miri lëshon muzikë me zë të lartë, por aspak nuk i shkon ndër mend sa është ora dhe nëse dikujt i pengon muzika. Urithët luajnë dhe kërcejnë nëpër banesë, i fryjnë bilbilit dhe bëjnë fishkëllima, dhe po argëtohen mirë. Papagalli, i uritur dhe i acaruar po ndjek ahengun.

16


Deri sa zgjati ahengu në banesën Mirit, fqinjët nuk mundën të flenë nga muzika e lartë. 17


Pas disa orë argëtim, urithët të lodhur u larguan, ndërsa Miri mezi priste të shtrihet dhe të flejë. As që i shkoj ndër mend se duhet ta pastrojë gjithë rrëmujën që e lanë pas vete.

18


Aromë kundërmuese e keqe, shishe të hedhura, ushqim, tullumbace... kështu dukej banesa e Mirit pas ahengut.

19


Prej kur Miri i përcolli urithët, u ul në kolltuk dhe e morri gjumi. Sendet dhe papagalli filluan të flasin. Muret qajnë: - Mban aromë hedhurinash në dhomë, kudo ka lëvore portokalli, shishe plastike, sanduiça të lëna përgjysmë të pa ngrëna... 20


- Nuk kemi pirë një pikë ujë, do të vyshkemi.

- Çdo gjë më dhëmb, të gjithë hidheshin sipër meje dhe më lanë përmbys, kjo është një lloj si të qëndrosh më një këmbë gjatë gjithë kohës.

21


- Më morri uria, Mirit as që i ra ndër mend për mua. Urithët i zhvendosën të gjitha sendet. Ata janë fajtorë për gjithçka. 22


Përnjëherësh, ra zilja e orës. Miri u zgjua i shqetësuar. - Obobo, çfarë rrëmuje! Pa orën dhe tha: - Në çdo çast prindërit e mi duhet të jenë në shtëpi. Më duhet patjetër ti rregulloj të gjitha!

23


Papagalli gjithë kohës përpiqej ti thotë diçka, por meqë Miri shpejton të rregullojë rrëmujën, po injoronte papagallin. Por, papagalli është këmbëngulës dhe i bën me shenjë Mirit kah kompjuteri, dhe kah susta “KTHEJE MBRAPA”. Miri u shtypi sustën dhe çfarë të shohë. Në ekran u paraqit lista e vërtetë që e shkruan së bashku me prindërit. E pa se “MOS” qëndronte në secilën fjali.

24


Papagalli filloi ti sqarojë Mirit se çfarë në të vërtetë kanë bërë urithët. Miri e dëgjoj, por koha nuk i mjafton dhe fillon të pastrojë rrëmujën në dhomë, i ujit lulet, i jep ushqim papagallit, i bën detyrat e shtëpisë dhe i viziton fqinjët për tu kërkuar falje.

25


E gjithë banesa shndriste, Miri rregulloj të gjitha. Në fund e kuptoi se urithët ia bënë të gjithë këtë. Vendosi ti vizitojë dhe tu kërkojë falje që nuk është shoqëruar me ata deri tani. Prindërit mbërritën dhe e lavdëruan Mirin për atë se sa me përgjegjësi i ka kryere të gjitha detyrat e listës. - Të lumtë Miri, ti je shumë i përgjegjshëm, nga A deri në ZH i ke kryer obligimet e listës. Miri morri frymë thellë dhe u lehtësua që ia doli të rregullojë gjithçka në kohë. Papagalli buzëqeshi.

26


Album pĂŤr ngjyrosje

27


Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës, Fletushka me vizatime “Miri NUK i kreve obligimet?” është pjesë e projektit arsimor Të gjithë jemi të barabartë i cili është dedikuar për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa është i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë. Fletushka me vizatime është material didaktik i cili Ju ofron qasje metodologjike për aplikim në mësimdhënie. Fletushka me vizatime është e dedikuar për nxënësit e klasëve të ulëta gjatë realizimit të përmbajtjeve mësimore nga lëndët “Njohja e mjedisit” dhe “Shoqëria”. Përmbajtjet e fletushkës me vizatime dhe metodologjia e dhënë janë në përputhje me programin mësimor të integruar me temën Të drejtat dhe përgjegjësitë në shoqëri.

28


QASJA METODOLOGJIKE GJATË APLIKIMIT TË FLETUSHKËS ME VIZATIME “Miri NUK i kreve obligimet?” Tema: Të drejtat dhe përgjegjësitë në shoqëri. Qëllimet: - E drejta të jetoj në ndërtesë, por edhe obligimi që të respektoj rendin shtëpiak -  Kam të drejtë të shkoj në shkollë, por edhe obligim të shkruaj detyrat e shtëpisë dhe të mësoj - Obligim që të mos i shqetësoj fqinjtë e mi duke dëgjuar muzikë me zë të lartë, trokitje, kërcim, por edhe të drejtë që yë moj më shqetësojnë - Të kujdesem për punët e mia Klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore

Qëllimi i përgjithshëm: I Njohja me mjedisin* - të dijë të respektojë më të vegjlit dhe të dijë se duhet të (klasa e parë) Gjuha shqipe *(integ- ndihmojë Unë dhe të tjerët/ Unë me të tjerët rimi midis lëndëve dhe Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor përmbajtjeve) Prezantimi i nxënësve: motivimi me lojë. Mësimdhënësi ju tregon se do të luajnë lojën Kape shkopin.1 Pjesa kryesore Gjuha shqipe Teknika: mësimdhënësi lexon fletushkën me vizatime me zë.2 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë Aktivitetet përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me vizatim. NJM: simulime, dramatizime, lojëra me role, lojëra sociale (për besim, për tolerancë) merr pjesë në miratimin e rregullave të sjelljes në shkollë, vizaton porosi për sjelljen korrekte, merr pjes në vendosjen e tyre në vend të dukshëm dhe respektimin në jetën e përditshme. Bisedë për atë se çka do të ndodh nëse nuk respektohen rregullat. Pjesa përfundimtare: teknika Mozaik.3 Nxënësit e vlerësojnë orën me teknikën Semafor.4

1 Loja: Kape shkopin. Mësimdhënësi paraprakisht duhet të kufizojë vendin në oborr ku do të luhet loja. Në mes të vendit të shënuar duhet të vendosen dhjetë shkopinj. Më pas, mësimdhënësi ju shpejgon lojën. Nxënësit ndahen në dy grupe, grupet merren vesh se kush do të vrapojë i pari, kush i dyti, dhe kështu deri te fëmija i fundit në grup. Në shenjën e mësimdhënësit nxënësit duhet të vrapojnë deri te shkopinjtë (vrapojnë nga një nxënës prej të dy grupeve) dhe ta marrin shkopin. Por, derisa e marrin shkopin nuk duhet të preken. Nëse preken, do të jetë pikë negative, ndërsa nëse nxënësi tjetër arrin që të merr shkopin pa e prekur nxënësin tjetër, kjo domethënë një pikë për këtë grup. Loja përfundon kur nxënësit do të arrijnë që të marrin të gjitha shkopinjtë pa u prekur. Fitues është grupi me më shumë shkopinj. 2Hapi 1. Lutni nxënësit që të ulen afër jush që të mund të shikojnë fletushkën me vizatime të cilën do ta lexoni. Krijoni atmosferë të këndshme dhe tregojuni fletushkëm me vizatime. Hapi 2. Lexoni titullin dhe tregojuni nxënësve ilustrimet. Kontrolloni se a thua njohin përmbajtjen e fletushkës me vizatime para se të lexoni tekstin. Hapi 3. Filloni me leximin e fletushkës me vizatime të nxënësve për tekstin respektiv. Gjithashtu, shpegoni atyre fjalët e panjohura me shembuj respektiv. Hapi 4. Bëni pushime derisa e lexoni dhe diskutoni për atë se çka mendojnë nxënësit se do të ndodh ose se si ata do të vepronin në situatë të ngjashme. Hapi 5. Diskutoni për atë që lexuat. Nxitni nxënësit me pyetje që të mendojnë për veprimet në fletushkën me vizatime dhe për ndodhitë të cilat janë të lidhura me temën. 3 Aktivitet grupor Mozaiku. Secili grup fiton fotografi të përziera nga fletushka me vizatime. Nxënësit duhet mirë t’i shqyrtojnë dhe të përpiqen që t’i rendisin sipas radhitjes kronologjike. 4 Teknika Semafor. Mësimdhënësi secilit nxënës i jep tre fletë me ngjyra të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Ngjyra e kuqe domethënë se nxënësi ka mësuar pak, ngjyra e verdhë që ka mësuar diçka dhe e gjelëbr domethënë se ka mësuar. Më pas mësimdhënësi ju parashtron pyetje, ndërsa nxënësit japin përgjigje për secilën pyetje me ngritje e fletave.

29


Klasa

Lënda mësimore

Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: - të nxitet për pjesëmarrje aktive në mirëmbajtjen e higjienës personale dhe higjienës në shtëpi - të tejkalojë stereotipat gjinore për ndarjen e Shtëpia ime/ Higjiena personale dhe higjiena II Njohja me mjedisin* detyrave në familje në shtëpi (klasa e dytë) Gjuha shqipe *(integ- - të respektojë shenjat e trafikut në situata reale Trafiku/ shenjat e trafikut (komunikacionit) rimi midis lëndëve dhe - të njohë rregullat e sjelljes në shkollë Jeta dhe puna në shkollë/ Jeta dhe puna në - të kuptojën rëndësinë e fjalëve përgjegjësi dhe shkollë përmbajtjeve) drejtësi Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: teknika Kuadratet. (Shtojca 1). NJSH: Bisedë në temën: “Si e mirëmbaj higjienën personale dhe higjienën në shtëpi, pajisjet për higjienën personale” Luajtja e roleve dhe ndarjes jostereotipe gjinore. Aktivitete Simulimi në oborrin e shkollës, poligon i lojërave për njohjen dhe respektimin e shenjave të trafikut. Loja e roleve. Punëtoritë për përgjegjësi, drejtësi, privatësi. Puna në grupe. Secili grup merr detyrat: të përpilojë rregullat për ruajtjen e pajisjeve në klasë për mirëmbajtjen e higjienës në klasë; për ujitjen e luleve, etj. Pjesa përfundimtare – kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

Klasa

Lënda mësimore

Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: - të kuptojë se njerëzit të cilët jetojnë dhe punojnë Njohja me mjedisin* së bashku hyjnë në marrëdhënie të caktuara midis Gjuha shqipe *(integ- tyre (dashuri, respektim, kujdes, besim, miqësi, Unë me të tjerët dhe të tjerët me mua / III Unë dhe ti, ne dhe ju; rimi midis lëndëve dhe bashkëpunim); (klasa e tretë) përmbajtjeve) - të kuptojnë rëndësinë e të mirëkuptimit të Të drejtat dhe obligimet e mia ndërsjelltë; Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Shiritat me tregime (fjali/ dialogje)“.5 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, Aktivitete shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde (Shtojca 2). NJSH: organizimi i punëtorisë me temën: “Unë dhe ti. Ne dhe ju. Loja e roleve, Miku im më i mirë, Ju ndihmoj të tjerëve, loja të situatës, përgatitja e pllakateve, dramatizimi, strip, libri dhe ngjashëm dhe prezantimi i tyre. Punëtori në temën: “Sa më mirë njihemi mes veti, aq më shumë kuptohemi”. Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

5

Тeknika: ”Shiritat me tregime (fjali)“

Hapi 1 – nxënësit punojnë individualisht ose ndahen në grupe dhe secili grup merr nga një kovertë me shirita me fjali Hapi 2 – nxënësit radhisin shiritat sipas renditjes Hapi 3 – pasi që nxënësi ose grupi të radhitë shiritat, kërkoni që të lexojnë ata me zë, nëse dëshirojnë lejoni ata të përmirësojnë radhitjen lejohuni që të bëjnë atë.

30


Klasa

Lënda mësimore

Qëllimet mësimore

Tema/përmbajtja mësimore

Qëllimi i përgjithshëm: Shoqëria* - të kuptojnë rëndësinë e fqinjve në jetë; Gjuha shqipe *(integ- - të nxiten dhe edukohen për marrëdhënie të mira Venbanimet dhe lagjet/ Fqinjtë dhe marIV rimi midis lëndëve dhe fqinjësore rëdhëniet fqinjësore (klasa e katërt) përmbajtjeve) - të respektojnë rregullat e bashkëjetesës, fqinjve dhe miqve; Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Poster ylli i tregimit Aktivitete (Shtojca 3). Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde. Shoqëria: teknika Dritarja – lagja ime sot dhe pas 10 viteve.6 (Shtojca 5 – tregimi grafik) Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën DDM (Shtojca 4).

Klasa

Lënda mësimore

Qëllimet mësimore

Tema/përmbajtja mësimore

Qëllimi i përgjithshëm: Personaliteti në grup dhe në shoqëri / RregShoqëria* ullat e sjelljes në mjedis dhe përmbushja e V Gjuha shqipe *(integ- Të respektojnë rregullat e miratuara në mjedis obligimeve (klasa e pestë) rimi midis lëndëve dhe Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor përmbajtjeve) Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Ditari me shënime të dyfishta”. 7 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde. Aktivitete Shoqëria: punëtori Përpilimi i listës së rregullave të sjelljes në mjedis dhe përmbushja e obligimeve. Përpilimi i listës së masave korrigjuese (restituimi) gjatë mosrespektimit të rregullave të sjelljes dhe përmbushjes së obligimeve (për shembull. Një nxënës ka shkelur lulet në kopshtin e shkollës, masë korrigjuese: Dhjetë ditë të ujit lulet në kopshtin e shkollës). Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën DDM.

6Vizatohet dritare, mundet edhe mësimdhënësi të jep model të gatshëm, në pjesën e majtë të vizatojnë dhe përshkruajnë se si duket lagja e tyre sot, ndërsa

në pjesën e djathtë si do të dëshironin të duket pas 10 viteve. Pasi që nxënësit të mbushin dritaren idetë e tyre i ndajnë me klasën dhe me mësimdhënësin.

7Teknika “Ditari me shënime të dyfishta”

- Në “Ditarin me shënime të dyfishta” shënohet titulli, autori - Fletë individuale ose fletat nga fletorja ndahen vertikalisht në gjysmë - Në anën e majtë të fletës shkruhet citat nga teksti i cili i ka bërë më së shumti përshtypje nxënësit, ndërsa në anën e djathtë shënohen komentet e tyre/ japin vështrimin e tyre për citatin (porosia e autorit).

31


SHTOJCAT Shtojca 1. Kuadratet

Vizatim

Ndjenja

Tinguj

Lidhja me jetën

Shtojca 2. Fjalor në katër kënde

Fjalë e re

Përshkruaj fjalinë në të cilën ndodhet fjala e re

Aplikoje fjalën e re në fjali tjetër

Ilustrimi i fjalës

Shtojca 3. Teknika dritare

Lagja ime sot

32

Lagja ime pas 10 vjetëve


Shtojca 4. Poster ylli në tregimin “Miri NUK i kreve obligimet?” Cila ishte pjesa tuaj e preferuar/ e papreferuar prej tregimit?

Ku po zhvillohet tregimi?

Personazhi kryesor në tregim:

Çka mësova me rëndësi nga tregimi?

A thua kishte problem? Cili ishte problem? Si u zgjidh?

Shtojca 5. Shtojcë për vlerësimin e orës: Teknika DDM Di (Çka mendoj se di?)

Dëshiroj të dij (Çka dëshiroj të dij?)

Mësoj (Çka mësova?)

33


Botues: OXO Ilindenska 43/10 Shkup tel: 02 3222303 www.oxo.org.mk e-mail: oxo@oxo.org.mk Në lidhje me botuesin: Pece Taleski Autor i tekstit: Biljana Petrevska Malinova Ilustrimet: The Miço Autor i pjesës metodologjike: Snezhana Mirasçieva

CIP - Katalogizimi në publikim Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit",Shkup 821.163.3-93-34(084.11) 316.62(084.11)

Përktheu dhe lekturoi tekstin: Vjosa Taipi Përktheu pjesën metodologjike: Ismail Krifca Recensues: Vesna Horvatoviq Redaktor: Ana Deskova Përpunimi teknik: Katerina Nikolovska

PETREVSKA Malinova, Biljana Miri [nuk] i kreve obligimet? / autor Biljana Petrevska Malinova ; ilustrimet The Miço ; [autor i pjesës metodologjike Snezhana Mirasçieva ; përktheu tekstin Vjosa Taipi ; përktheu pjesën metodologjike Ismail Krifca]. - Shkup : OHO, 2014. -33 faqe. ilustrime ; 21 cm Publikimi është pjesë e projektit: " Të gjithë jemi të barabartë" ISBN 978-608-4645-33-7 1. Mirasçieva, Snezhana [autor]. - I. Malinova, Biljana Petrevska shih Petrevska Malinova, Biljana a) Kultura shoqërore - Libra me ilustrime COBISS.MK-ID 96418314

Mbështetur nga:

Të gjitha të drejtat në lidhje me botimin e këtij libri me ilustrime i takojnë © ОХО 2014


Libra tjera me ilustrime pjesë e projektit:

“Bendi i Mirit” Autor: Ilina Jakimovska Ilustrimet: The Miço

“Miri NUK i kreve obligimet?” Autor: Biljana Petrevska Malinova Ilustrimet: The Miço

“Kometa magjike“ Autor: Nikolina Andova Shopova Ilustrimet: Katerina Nikolovska

“Portieri RiQI” Autor: Aleksandar Prokopiev Ilustrimet: Marjan Dimiq

“Përralla për Oton, Oton dhe Oton” Autor: Bistra Georgieva Ilustrimet: Monika Karretero


Mir (nuk) i kreve obligimet?  

Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministr...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you