Bendi i Mirit

Page 1

Ilina Jakimovska




Libri me ilustrime është pjesë e projektit arsimor “Të gjithë jemi të barabartë”, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

TË GJITHË JEMI TË BARABARTË

www.sitesmeednakvi.org.mk


Autor: Ilina Jakimovska Ilustrimet: The Miรงo


Që kur isha i vogël doja të jem muzikant dhe të kem bandën time muzikore. Në shtëpi lëshoja muzikë me zë të lartë nga radioja, trokisja me kapakët e tenxhereve, godisja shishet dhe ëndërroja një ditë të kem instrumente muzikore të vërteta.

6


Mësuesja Aleksandra që në klasë të parë vërejti se jam muzikal. Gjatë shfaqjes me rastin e fund vitit shkollor, më caktoi të këndoj një këngë. Mbrapa mjete Tina dhe Ana dy vajza të klasës, vallëzonin nën ritmin e muzikës, ndërkaq unë ndjehesha si yll i vërtetë, nën reflektor dhe në skenë të madhe. 7


Miri më pyet:

Tina u regjistrua në shkollë të muzikës, dhe prindërit e saj i blenë piano elektrike. Shpesh e dëgjoja si luante në piano, për shkak se jetonim në ndërtesën e njëjtë, banesat i kishim pranë njëra tjetrës.

- Çfarë do të thotë “yll” muzikor?

- Si janë yjet muzikore që i njeh?

- Do të doje ti ngjash ndonjërit prej tyre dhe pse?

8


Ajo ushtronte çdo herë në të njëjtën kohë, në orën 19, kur askush në ndërtesë nuk pushonte. Kështu ishte shkruar edhe në Rendin e shtëpisë, të ngjitur në tabelën e shpalljeve në hyrje të ndërtesës. Çdo herë fillonte në të njëjtën kohë, dhe në bazë të tingujve të pianos së saj e dinim saktë sa është ora.

9


Miri më pyet:

-Vallë luan në ndonjë instrument muzikor?

- Nëse është në rregull muzikantët të ushtrojnë në shtëpi?

- Si është Rendi i shtëpisë në ndërtesën tënde ose në shtëpinë tënde?

Ndonjëherë me zhurmat e pianos përzihej një zë i këndshëm femëror, i cili dëgjohej nga banesa e njëjtë. Një dita nuk u durova, dhe nga ballkoni im përgjova në drejtim të banesës së Tinës. Ajo si përherë luante në piano, por afër i qëndronte një vajzë flokëkuqe e bukur, pikaloshe dhe me bishtaleca. Në dorë mbante stilolaps duke u sjellë kinse është mikrofon. Këndonte këngën, krejtësisht të njëjtë atë të cilën e këndova edhe unë gjatë shfaqjes!

- Përse nuk duhet të bërtasim, të hidhemi ose të bëjmë ndonjë zhurmë tjetër atje ku jetojmë?

10


Pastaj kuptova se ajo është kushërira e saj, Marija, e cila jeton në pjesën tjetër të qytetit. Ajo dhe Tina shpesh paskan kënduar nëpër ahengjet familjare, por ju ka munguar edhe ndonjë instrument për të formuar gjithë bandën muzikore. Kisha dëshira të madhe tu bashkëngjitesha, por përveç kapakëve të mi dhe shisheve, nuk kisha asnjë gjë tjetër me çka do të mund të mbaja ritmin. 11


Miri më pyet:

Për fat të mirë Marijës ju kujtua gjyshe Rinisa. Ajo është fqinja e Marijës e cila jeton vetë, në shtëpi podrumi i së cilës është plot me instrumente. I ka lënë bashkëshorti i saj, i cili ka qenë zejtar - zanatçi, dhe i ka punuar me dorë, me material prej lëkure, druri dhe materiali tjetër. Ajo shpesh ankohej se askush nuk interesohet për instrumentet, por megjithatë i vinte keq ti hidhte.

- Nëse e di çfarë do të thotë “zejtar - zanatçi”?

- Cilat zanate i njeh? Nëse dikush nga familja jote merret ose më herët është marrë me ndonjë zanat?

- Nëse do të kishe dashur të jesh zejtar, dhe çfarë do të kishe dashur të prodhosh?

12


Për ne kjo paraqiste një pasuri të vërtetë – tarabuka, bateri dhe dajre kishte sa të, të dojë zemra! E fshimë pluhurin që ju kishte rënë, dhe menjëherë filluam ti provojmë. Tingujt të cilët i prodhonin ishin fantastike!

13


Kur dëgjoi se po formojmë bandë muzikore, gjyshe Rinisa u gëzua shumë. Aq më tepër kur kuptoi se kërkojmë dikë që do luajë në kitarë. Nipi i saj Petriti luajtka shumë bukur, por edhe ai nuk paska shoqëri të formojë bandë muzikore. Vetëm sa e përmendëm ai u paraqit në derë, me kitarën në kurriz të vendosur në këllëf special.

14


Ai shpesh kthehej ta takojë gjyshen, sepse ajo është kujdesur për të kur ka qenë i vogël, njëkohësisht këtu edhe ushtronte. Fillimisht u befasua, pastaj edhe ai me gëzim pranoi të jetë pjesë e bandës tonë muzikore. Tani i kishim të gjitha instrumentet muzikore që na nevojiteshin: piano, bateri, kitarë dhe zërin e Marijës.

15


Të gjithë ramë dakord të takohemi ditën tjetër saktë në ora 19, në garazhin para ndërtesës, të cilën prindërit e mi e përdornin për të mbajtur turshitë dhe për vegla auto – mekanike. Të gjithë erdhëm në kohë, në vendin për ku u morëm vesh, tek sheshi i lojërave para ndërtesës, përveç Marijës, e cila ishte me vonesë pothuajse dhjetë minuta. 16


Miri më pyet:

- Pse është me rëndësi arritja në kohë, kur ke lënë takim me dikë?

- Vallë vonohesh në mëngjes për në shkollë? Çfarë ndodh atëherë?

- Çfarë duhet të bësh që të jesh i sigurt se nuk do të vonohesh (të çohesh më herët, të mbash me vete orë, të nisesh me kohë nga shtëpia)?

Kur erdhi më në fund duke iu marrë fryma dhe duke ngarë biçikletën, as që kërkoi falje, për atë që ne duhej ta prisnim. Unë nuk u ndjeva i gatshëm ta qortoja, por Tina me zë të ashpër i tha: - Herën tjetër mos u vono. Të gjithë deri në ora tetë e gjysmë duhet të jemi në shtëpi, pastaj kemi edhe detyrat e shtëpisë për të bërë. Nëse bëjmë muzikë bashkë do të duhen respektuar disa rregulla. Njëra prej tyre është – arritja në kohë. Marija e turpëruar hodhi shikimin në tokë dhe vetëm tha –Në rregull. Nuk do të përsëritet. 17


Por pastaj u paraqit problem i ri. Pikërisht kur u bëmë gati të hymë dhe të realizojmë provën tonë të parë, një person i ri nga ndërtesa fqinje me shpejtësi të madhe hyri në parking dhe qëndroi pikërisht para garazhit, duke e shtyrë biçikletën të cilën Marija sapo e kishte lënë para hyrjes.

18


Për fat të mirë askush nuk u lëndua, por me një pafytyrësi të madhe kaloj pranë ne sikur nuk ekzistonim fare, duke biseduar vazhdimisht në celular. Aq shumë ishim të habitur nga veprimi i tij saqë askujt nuk i doli asnjë fjalë nga goja.

19


Nuk kishim mundësi të hapim derën e garazhit që të hymë brenda, ndërsa rrota e prapme e biçikletës ishte shtrembëruar aq shumë saqë Marija iu desh në shtëpi të shkojë në këmbë.

20


Miri më pyet:

Ishim shumë të shqetësuar dhe të zemëruar. Në parking atë çast nuk ndodhej asnjë nga personat më të moshuar i cili do të ishte dëshmitar i ngjarjes që ndodhi. Në fund gjithçka që mundëm të bëjmë ishte, vozitësit të pa ndërgjegjshëm ti lëmë një letër, të cilën e këputi Petriti nga fletorja e tij me nota muzikore. Në fletë shkruante:

- Si ka vepruar personi i cili në mënyrë të tillë ka parkuar makinën?

- Vallë ndonjëherë të ka ndodhur ndonjë situatë e ngjashme, të mos mund të ecësh, kalosh nëpër trotuar nga makina të parkuara në mënyrë të pa ligjshme?

E lamë nën fshirëset e xhamave të makinës dhe shpresuam se do ta lexonte.

21

- Cili është veprimi më i mirë që duhet bërë në situata të këtilla? Kush duhet ti dënojë veprimet e tilla?


Kështu në mënyrë të pa lavdishme, kaloi takimi jonë i parë. Por nuk u ç’inkurajuam. Herën tjetër mundëm të hymë në garazh, ndërsa brenda ishte shumë këndshëm për të kënduar. Filluam të formulojmë listë me këngët që i dinim të gjithë, që ti bëjmë pjesë të repertorit tonë. Kishte edhe këngë të cilat i kishim mësuar në shkollë, por edhe disa që i dinim nga kanalet e huaja muzikore. Mbi një raft i rendita instrumentet të cilat mi dhuroi gjyshe Rinisa.

22


Makina e fqinjit nuk ishte në parking, kështu që menduam se ndoshta e ka lexuar mesazhin tonë dhe ka kuptuar se ka gabuar. Megjithatë, veprimin e tij të pa hijshëm dhe mungesën e shikimin derisa bisedonte të telefon mbrapa timonit, askush nuk mund ti harronte. 23


Miri më pyet:

- Vallë, ndonjëherë prindërit e tu bisedojmë me celular derisa drejtojnë makinën?

- Pse nuk është në rregull të bëhet kjo?

- Vallë të ka ndodhur, derisa e kalon rrugën në kalim për këmbësorë, drejtuesit e makinave të mos ndalen?

Kaloi një kohë që nga ajo ngjarje. Një mbrëmje derisa po bënim prova në garazh dikush trokiti në derë. Kur e hapëm derën jashtë qëndronte fqinji, me biçikletë. - Përshëndetje fëmijë, tha duke buzëqeshur, por si i turpëruar. - Unë quhem Sasho, jeton në ndërtesën afër ju. Erdha...erdha...t’ju kërkoj falje. Çdo herë kur ju dëgjoj si bëni muzikë, mendoj për ju dhe për atë që e bëra. Shpresoj do të pranoni këtë dhuratë në shenjë të një pendimi të vërtetë.

- Si duhet të reagojmë gjatë situatave të tilla?

- Vallë duhet të ketë dënime për drejtuesit e makinave, të pa ndërgjegjshëm?

24


Kur e hapëm derën deri në fund para ne qëndronte një biçikletë e kuqe sportive, e ngjashme me atë të Marijës, por krejtësisht e re dhe me një kordele të kuqe. - Edhe unë bleva një për vete. Kështu është më e sigurt se nuk do të parkoj diku gabimisht. Por edhe biseda me celular është më e vështirë kur je me biçikletë, - tha, dhe të gjithë qeshëm.

25


Gjithashtu na tregoj se punon në një televizion ku së shpejti do të fillojë një shou për zbulimin e talenteve të reja. Na ftoi të paraqitemi, meqë nëse ushtrojmë shumë, sigurt se do të fitojmë ndonjë nga çmimet. Këtë edhe e bëmë – performanca jonë është nesër dhe jemi shumë të shqetësuar. Nëse në televizorët tuaj shihni ndonjë grup me emrin “Pet bend”, ata jemi ne. 26


Album pĂŤr ngjyrosje

27


Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës,

Fletushka me vizatime “Bendi i Mirit” është pjesë e projektit arsimor Të gjithë jemi të barabartë i cili është dedikuar për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa është i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë. Fletushka me vizatime është material didaktik i cili Ju ofron qasje metodologjike për aplikim në mësimdhënie. Fletushka me vizatime është e dedikuar për nxënësit e klasëve të ulëta gjatë realizimit të përmbajtjeve mësimore nga lëndët “Njohja e mjedisit” dhe “Shoqëria”. Përmbajtjet e fletushkës me vizatime dhe metodologjia e dhënë janë në përputhje me programin mësimor të integruar me temën Të drejtat dhe përgjegjësitë në shoqëri.

28


QASJA METODOLOGJIKE GJATË APLIKIMIT TË FLETUSHKËS ME VIZATIME “BENDI I MIRIT” Tema: Të drejtat dhe përgjegjësitë në shoqëri. Qëllimet: - E drejta të jetoj në ndërtesë, por edhe obligimi që të respektoj rendin shtëpiak - Kam të drejtë të shkoj në shkollë, por edhe obligim të shkruaj detyrat e shtëpisë dhe të mësoj - Obligim që të mos i shqetësoj fqinjtë e mi duke dëgjuar muzikë me zë të lartë, trokitje, kërcim, por edhe të drejtë që yë moj më shqetësojnë - Të kujdesem për punët e mia Klasa Lënda mësimore Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: - të dijë të respektojë më të vegjlit dhe të dijë se duhet të ndihmojë I Njohja me mjedisin* - të zhvillojë ndjenjë për tolerancë dhe besim, të zgjidh konf- Unë dhe të tjerët/ Unë me të tjerët (klasa e parë) Gjuha shqipe* (integ- liktet elementare me ndihmën e më të moshuarve rimi midis lëndëve dhe - të merr pjesë në miratimin dhe implementimin e rregullave në klasë dhe në shkollë përmbajtjeve) Shkolla ime/ Shkolla ime

Aktivitetet

Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Prezantimi i nxënësve: motivimi me lojë. Mësimdhënësi ju tregon se do të luajnë lojën Kape shkopin.1 Pjesa kryesore Gjuha shqipe Teknika: mësimdhënësi lexon fletushkën me vizatime me zë.2 Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me vizatim. NJM: simulime, dramatizime, lojëra me role, lojëra sociale (për besim, për tolerancë) Bisedë për atë se çka ndodh nëse nuk respektohen rregullat. Bisedë për atë se çka është e drejtë, dhe çka e padrejtë në lojërat dhe aktivitetet dhe pse nuk duhet të jesh i padrejtë. Pjesa përfundimtare: teknika Mozaik3. Nxënësit e vlerësojnë orën me teknikën Semafor4.

1Loja: Kape shkopin. Mësimdhënësi paraprakisht duhet të kufizojë vendin në oborr ku do të luhet loja. Në mes të vendit të shënuar duhet të vendosen dhjetë shkopinj. Më

pas, mësimdhënësi ju shpejgon lojën. Nxënësit ndahen në dy grupe, grupet merren vesh se kush do të vrapojë i pari, kush i dyti, dhe kështu deri te fëmija i fundit në grup. Në shenjën e mësimdhënësit nxënësit duhet të vrapojnë deri te shkopinjtë (vrapojnë nga një nxënës prej të dy grupeve) dhe ta marrin shkopin. Por, derisa e marrin shkopin nuk duhet të preken. Nëse preken, do të jetë pikë negative, ndërsa nëse nxënësi tjetër arrin që të merr shkopin pa e prekur nxënësin tjetër, kjo domethënë një pikë për këtë grup. Loja përfundon kur nxënësit do të arrijnë që të marrin të gjitha shkopinjtë pa u prekur. Fitues është grupi me më shumë shkopinj.

2

Hapi 1. Lutni nxënësit që të ulen afër jush që të mund të shikojnë fletushkën me vizatime të cilën do ta lexoni. Krijoni atmosferë të këndshme dhe tregojuni fletushkëm me vizatime. Hapi 2. Lexoni titullin dhe tregojuni nxënësve ilustrimet. Kontrolloni se a thua njohin përmbajtjen e fletushkës me vizatime para se të lexoni tekstin. Hapi 3. Filloni me leximin e fletushkës me vizatime të nxënësve për tekstin respektiv. Gjithashtu, shpegoni atyre fjalët e panjohura me shembuj respektiv. Hapi 4. Bëni pushime derisa e lexoni dhe diskutoni për atë se çka mendojnë nxënësit se do të ndodh ose se si ata do të vepronin në situatë të ngjashme. Hapi 5. Diskutoni për atë që lexuat. Nxitni nxënësit me pyetje që të mendojnë për veprimet në fletushkën me vizatime dhe për ndodhitë të cilat janë të lidhura me temën.

3Aktivitet grupor Mozaiku. Secili grup fiton fotografi të përziera nga fletushka me vizatime. Nxënësit duhet mirë t’i shqyrtojnë dhe të përpiqen që t’i rendisin sipas radhitjes

kronologjike.

4

Teknika Semafor. Mësimdhënësi secilit nxënës i jep tre fletë me ngjyra të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Ngjyra e kuqe domethënë se nxënësi ka mësuar pak, ngjyra e verdhë që ka mësuar diçka dhe e gjelëbr domethënë se ka mësuar. Më pas mësimdhënësi ju parashtron pyetje, ndërsa nxënësit japin përgjigje për secilën pyetje me ngritje e fletave.

29


Klasa

Lënda mësimore

Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: Njohja me mjedisin* - të respektojë shenjat e trafikut në situata reale Trafiku/ shenjat e trafikut (komunikacionit) II Gjuha shqipe* (integ- - të njohë rregullat e sjelljes në shkollë (klasa e dytë) rimi midis lëndëve dhe - të kuptojën rëndësinë e fjalëve përgjegjësi dhe Jeta dhe puna në shkollë/ Jeta dhe puna në drejtësi përmbajtjeve) shkollë Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: teknika Kuadratet. (Shtojca 1). NJSH: Mbikëqyrja dhe identifikimi i shenjave të trafikut në fotografi, slajde, maketa, filma dhe të tjera. Vizatim, modelim Aktivitete dhe përpunim i shenjave të trafikut prej materialeve të ndryshme. Bisedë për obligimet e tyre punuese, pse është e rëndësishme puna e tyre, si bashkëpunojnë midis tyre. Loja e roleve. Punëtoritë për përgjegjësi, drejtësi, privatësi. Pjesa përfundimtare – kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

Klasa

Lënda mësimore

Qëllimet mësimore Tema/përmbajtja mësimore Qëllimi i përgjithshëm: - të kuptojë se njerëzit të cilët jetojnë dhe punojnë Njohja me mjedisin* së bashku hyjnë në marrëdhënie të caktuara midis Unë me të tjerët dhe të tjerët me mua / III Gjuha shqipe* (integ- tyre (dashuri, respektim, kujdes, besim, miqësi, Unë dhe ti, ne dhe ju; (klasa e tretë) rimi midis lëndëve dhe bashkëpunim); - të kuptojnë rëndësinë e të mirëkuptimit të Të drejtat dhe obligimet e mia përmbajtjeve) ndërsjelltë; Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Shiritat me tregime Aktivitete (fjali/ dialogje)“5. Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde (Shtojca 2). NJSH: organizimi i punëtorisë me temën: “Ruaje shokun e vogël” me shfrytëzimin e tabelës T, përpunimi me pesë shtresa i definicionit miqësi. IKT – Konventa për të drejtat e fëmijëve. Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor.

5

Тeknika: ”Shiritat me tregime (fjali)“

Hapi 1 – nxënësit punojnë individualisht ose ndahen në grupe dhe secili grup merr nga një kovertë me shirita me fjali Hapi 2 – nxënësit radhisin shiritat sipas renditjes Hapi 3 – pasi që nxënësi ose grupi të radhitë shiritat, kërkoni që të lexojnë ata me zë, nëse dëshirojnë lejoni ata të përmirësojnë radhitjen lejohuni që të bëjnë atë.

30


Klasa

Lënda mësimore

Qëllimet mësimore

Tema/përmbajtja mësimore

Qëllimi i përgjithshëm: - të kuptojnë rëndësinë e fqinjve në jetë; - të nxiten dhe edukohen për marrëdhënie të mira Venbanimet dhe lagjet/ Fqinjtë dhe marfqinjësore rëdhëniet fqinjësore - të respektojnë rregullat e bashkëjetesës, fqinjve dhe miqve; Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Poster ylli i tregimit (Shtojca 3). Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde. Shoqëria: përshkrimi i fqinjësisë (ushtrim me të shprehur gojor); leximi i bonton-it – ekstrakte për sjelljen e mirë të fqinjve së bashku me aplikimin praktik të tyre dhe tregimi i nxënësve për situata reale ata janë sjellur mirë/ jo mirë ndaj fqinjve. Zhvillimi i diskutimit lidhur me pyetjet: A thua vallë nga sjellja e tillë dikush ka qenë këndshëm i habitur ose i ofenduar, si janë ndje atëherë, çka kanë bërë për të përmirësuar situatën ose çfarë ka qenë përfitimi nga sjellja e mirë. Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor DDM (Shtojca 4).

Shoqëria* Gjuha shqipe* (integrimi midis lëndëve dhe IV (klasa e katërt) përmbajtjeve)

Aktivitete

Klasa

Lënda mësimore

Qëllimet mësimore

Tema/përmbajtja mësimore

Shoqëria* Qëllimi i përgjithshëm: Personaliteti në grup dhe në shoqëri / Rregullat V Gjuha shqipe* (integ- Të respektojnë rregullat e miratuara në mjedis e sjelljes në mjedis dhe përmbushja e obligi(klasa e pestë) rimi midis lëndëve dhe Vërejtje: realizohet procesi i integrimit qëllimor meve përmbajtjeve) Hyrja për nxënësit: motivimi me lojën Kape shkopin. Pjesa kryesore Gjuha shqipe: lexohet tregimi, pas së cilës vijon aktiviteti vetanak i nxënësve nëpërmjet të teknikës “Ditari me shënime të dyfishta“.6Me qëllim që nxënësit tërësisht ta kuptojnë dhe përjetojnë përmbajtjen e fletushkës me vizatime, shpjegohen fjalët dhe definimet e reja, të cilat nxënësit i paraqesin me Fjalori me katër kënde. Aktivitete Shoqëria: punëtoria për përpunimin e parrollave për sjellje të mirë në mjedisin shoqëror (Shembull, Ruaj higjienën në klasë dhe ruaj inventarin, Ec në shkollë në kohë, Bëhu mik i besueshëm dhe shok i mirë, Mos hudh mbeturina, mos i shkul drujtëm ruajë gjelbërimin, Ndihmoju pleqve dhe njerëzve të sëmurë, Mos ofendo askënd, Sillu ashtu siç dëshiron të sillen të tjerët me ty dhe ngjashëm). Të njëjtat të vendosen në vend të dukshëm në shkollë dhe oborrin shkollor. Pjesa përfundimtare - kontrolli i shpejtë për të mësuarën dhe vlerësimi i orës me teknikën Semafor DDM.

6Teknika “Ditari me shënime të dyfishta”

- Në “Ditarin me shënime të dyfishta” shënohet titulli, autori - Fletë individuale ose fletat nga fletorja ndahen vertikalisht në gjysmë - Në anën e majtë të fletës shkruhet citat nga teksti i cili i ka bërë më së shumti përshtypje nxënësit, ndërsa në anën e djathtë shënohen komentet e tyre/ japin vështrimin e tyre për citatin (porosia e autorit).

31


SHTOJCAT Shtojca 1. Kuadratet

Vizatim

Ndjenja

Tinguj

Lidhja me jetën

Shtojca 2. Fjalor në katër kënde

32

Fjalë e re

Përshkruaj fjalinë në të cilën ndodhet fjala e re

Aplikoje fjalën e re në fjali tjetër

Ilustrimi i fjalës


Shtojca 3. Poster ylli në tregimin “Bendi i Mirit” Cila ishte pjesa tuaj e preferuar/ e papreferuar prej tregimit?

Ku po zhvillohet tregimi?

Personazhi kryesor në tregim:

Çka mësova me rëndësi nga tregimi?

A thua kishte problem? Cili ishte problem? Si u zgjidh?

Shtojca 4. Shtojcë për vlerësimin e orës: Teknika DDM Di (Çka mendoj se di?)

Dëshiroj të dij (Çka dëshiroj të dij?)

Mësoj (Çka mësova?)

33


Botues: OXO Ilindenska 43/10 Shkup tel: 02 3222303 www.oxo.org.mk e-mail: oxo@oxo.org.mk Në lidhje me botuesin: Pece Taleski Autor i tekstit: Ilina Jakimovska Ilustrimet: The Miço Autor i pjesës metodologjike: Snezhana Mirasçieva Përktheu dhe lekturoi tekstin: Vjosa Taipi Përktheu pjesën metodologjike: Ismail Krifca Recensues: Vesna Horvatoviq Redaktor: Ana Deskova Përpunimi teknik: Katerina Nikolovska

CIP - Katalogizimi në publikim Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit",Shkup 821.163.3-93-34(084.11) 316.62(084.11) JAKIMOVSKA, Ilina Bendi i mirit / autor Ilina Jakimovska ; ilustrimet The Miço ; [autor i pjesës metodologjike Snezhana Mirasçieva ; përktheu tekstin Vjosa Taipi ; përktheu pjesën metodologjike Ismail Krifca]. - Shkup : OHO, 2014. - 33 faqe. : ilustrime ; 21 cm Publikimi është pjesë e projektit: " Të gjithë jemi të barabartë" ISBN 978-608-4645-31-3 1. Mirasçieva, Snezhana [autor] a) Kultura shoqërore - Libra me ilustrime COBISS.MK-ID 96417802

Mbështetur nga:

Të gjitha të drejtat në lidhje me botimin e këtij libri me ilustrime i takojnë © ОХО 2014


Libra tjera me ilustrime pjesë e projektit:

“Bendi i Mirit” Autor: Ilina Jakimovska Ilustrimet: The Miço

“Miri NUK i kreve obligimet?” Autor: Biljana Petrevska Malinova Ilustrimet: The Miço

“Kometa magjike“ Autor: Nikolina Andova Shopova Ilustrimet: Katerina Nikolovska

“Portieri RiQI” Autor: Aleksandar Prokopiev Ilustrimet: Marjan Dimiq

“Përralla për Oton, Oton dhe Oton” Autor: Bistra Georgieva Ilustrimet: Monika Karretero



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.