Gazeta Nr. 50

Page 15

Kinema 15

E mërkurë,14 dhjetor 2011

« Z »-ja Claude Veillot

(« Z » -ja është filmi i parë i madh politik francez)

D

ikush mes turmës vritet. Dhe ai s’ishte cilido. Ai ishte një idealist, një njeri i drejtë, luftëtar mëngëpërveshur që me pasion kërkonte paqen në botë. Policia e shtroi menjëherë ngjarjen si një aksident, por një tjetërkush, në errësirë dhe i fshehur do të kërkojë me durim deri në fund të vërtetën. Ajo që ai zbulon – gjykatësi (nëpunës i administratës) – do të qartësojë krimin por do të tregojë edhe komplotin politik që do të çojë në arrestimin e funksionarëve të lartë publik. I ndërtuar si një triller, i organizuar si një tregim alla Hitchcock « Z »-ja është filmi i parë i madh politik francez që prezantohet në të njëjtën kohë si vepër që i drejtohet gjithë publikut. Efikasitet pa keqardhje, demonstrim pa treguar mëshirë për çka shohim është ekuilibri i rrallë që gjendet në një film opinioni dhe aksioni, film i kinemasë së ideve dhe kinemasë së spektaklit . Kjo vepër fisnike është një vepër që na duhet. « Z »-ja është një film që zgjon. Ai zgjoi komisionin francez të censurës, anëtarët e së cilit duartrokitën gjatë shfaqjes së tij. Filmi u lejua të shfaqet pa asnjë prerje apo ndërhyrje. Kush është « Z »-ja? Pse s’mund të kuptojmë asnjëherë saktësisht ku zhvillohen skenat? « Të gjitha ngjashmëritë që dalin në film, faktet e vërteta apo me personat që kanë jetuar nuk janë rastësore. Të gjitha janë të qëllimshme, të gjitha janë të menduara dhe të vërteta » proklamojnë fort ingranazhet e filmit të Costa-Gavras. Për të ditur kush është « Z » që në greqisht shqiptohet « Zi » dhe do të thotë “Ai është i gjallë” duhet të kemi pak kujtesë. Në 22 maj 1963, në Salonique, gjatë mbajtjes së një manifestimi paqësor, deputeti liberal Grégorios Lambrakis, 45 vjeç, profesor i mjekësisë në Athinë u plagos për vdekje nga dikush mbi një triçikël. Miku i tij Georges Tsaroukas u rrah në mënyrë shtazore. Ndërkohë që në Athinë, 300 000 persona ndiqnin funeralin e Lambrakis, gjykatësi ynë, Christos Sartzetakis gërmonte ngadalë në gjithë atë që kishtE ndodhur. Ky nëpunës diskret i cili ishte me bindje të djathta por për të cilin fjala ‘e drejtë’ kishte vetëm një kuptim, arriti t’i merrte dëshminë shoferit të triçiklit dhe pasagjerit. Ata dëshmuan se gjithë aksioni i vrasjes ishte organizuar nga një drejtues i vjetër i së djathtës ekstreme dhe hetimet arrijnë në përfundimin se pushteti është tërësisht i përfshirë në gjithë atë që ndodhi dhe përfundon duke përfshirë në faj edhe

gjeneralin Constantin Mitsou, inspektor i përgjithshëm i xhandarmërisë, kolonelin Kamoutsis, drejtor i policisë së Selanikut, oficerë të tjerë të lartë dhe funksionarë të administratës. Në tetor 1966, hapet procesi për zbardhjes e vrasjes së Lambrakis. Gjashtë muaj më vonë u bë grushti i shtetit nga ushtarakët. Kolonelët në pushtet mbanin për kryeministër ish-prokurorin Constantin Kollias, edhe pse ky i fundit kishte ushtruar mbi gjykatësin hetues presionet më të egra. Sot, pjesa më e madhe e dëshmitarëve të kësaj ngjarje, kanë vdekur në mënyrë të mistershme, të tjerë u çuan të jetonin në ishuj, kurse oficerët që u akuzuan zunë sërish vendet që kishin dhe vazhdojnë funksionet. Kurse gjykatësit tonë, atij që hetoi gjithë ngjarjen, i është hequr e drejta për ushtrimin e profesionit. Ndërkohë që ai ende luftonte, në fillim të viteve 1967 publikohet libri i shkrimtarit grek në azil Vassili Vasilikos që bëri lidhjen e çështjes « Z » dhe regjizorit francez 35 vjeç, me origjinë greke Constantin Costa-Gavras, që ka realizuar, « Compartiment tueurs » dhe « Un homme de trop ». Vassili Vasilikos ishte kaq i afërt me çështjen sa e kishte planifikuar një lloj ekranizimi të thjeshtë me Jorge Semprun përpara se të gjente promotorët. « Ne e kishim qëllim të bënim një film popullor, film i hapur për gjithë publikun shpjegon Jorge Semprun. Për këtë më shërbeu shumë eksperienca ime me filmin « La guerre est finie ». Film i Alain Resnais ishte një tentativë për të sjellë një ngjarje personale. Ky film fliste për sklerozën e militantëve të ekstremit të majtë dhe përfshinte vetëm ata. Kurse te « Z »-ja të gjithë janë të përfshirë, përfshi edhe ata që nuk bëjnë politikë. » Sapo panë skenarin komisioni i ngarkuar me dhënien e buxhetit i bëri kalimin e 400 000 frangave ndihmë por as prodhuesit francez, as kompanitë amerikane nuk u shqetësuan të jepnin dy lekë për filmin që sipas gjykimit të tyre ‘e hapte shume gojën’.« E dija veten të çmendur, por fatmirësisht rashë me më të çmendur se vetja – thotë Costa Gavras. Jacques Perrin, aktor i ri dhe i talentuar, që gjer në atë kohë kishte një karrierë të ngjeshur (në moshën 27 vjeçar kishte luajtur në më shumë se 20 filma) u vu në krye në rolin e producentit. Asokohe ai kishte një kantier të tërë prodhimesh dhe marrëveshjesh me Algjerinë. Por kur Costa-Gavras, i cili kishte qenë regjisori në filmin ku Perrin kishte luajtur « Un homme de trop » i foli për « Z » - në ai e pëlqeu aq shumë projektin, sa u angazhua me gjithë mjetet ekonomike dhe logjistike që kishte, ra dakord me Zyrën e Kom-

bëtare të Kinemasë Algjeriane që këta të fundit t’i ndihmonin me shërbime gjatë rrugës. Ndihmoi për të filluar sipërmarrjen me 900 000 franga edhe Hercule Muccheli i Valoria-Films distributori i « La grande Vadrouille ».Gjatë xhirimeve Jacques Perrin iu desh të shkonte në Greqi për të provuar të merrte, gjithë çka Costa - Gavras kishte nevojë të merrte nga atje : një muzikë të Mikis Théodorakis, kompozitorit të madh popullor grek, autorit të arieve të « Zorba »- s i cili ishte në një rezidencë nën survejim në Peloponez.« Policia nuk mi ndante sytë rrëfen Perrin. Vetura të zeza ndiqnin makinën time, si në një roman të tmerrshëm policier. Me ndihmën e një njohje të fshehtë arritëm të lidheshim dhe të flisnim me Théodorakis. Ai n’a tregoi për qenien e tij nën vëzhgim madje edhe për temat e orientuara që ai detyrohej të këndonte. Bernard Gérard ishte ai që bëri rregullimet e fundit, por të gjithë iu vumë punës asokohe për të kompletuar bandën e Théodhorakis,dhe në skenën e filmit ku zëri këndon jashtë bistrosë së portit kur gazetari i merr intervistën kokë me kokë punëtorit të portit është vetë zëri i të madhit Théodorakis. »Për grekët në azil, por jo vetëm për grekët, ky zë poeti të burgosur është mëshirimi i simbolit të « Z »-së. Ai është i gjallë. Është zëri i lirisë që ngrihet edhe pse është nën një presion të qëndrueshëm e solid.« Ajo çka është e trishtueshme - thotë Costa-Gavras - është kur me këtë gjëndje mësohemi ». Filmi i tij është ndërtuar saktësisht për të bërë apel që s’duhet të mësohemi. Është aty autopsia e një komploti, përshkrimi klinik të një vrasje politike, efikasitet për t’i shpërthyer dremitjet dhe përgjumjet.Në Greqi, dihej nga të gjithë që çështja Lambrakis ishte subjekti i « Z »-së; pse nuk është thënë kjo qartë në film? Pse janë ndryshuar emrat e personave dhe të vendeve? « Për ndershmëri intelektuale shpjegon CostaGavras sepse ne xhiruam në vende të tjera dhe mblodhëm vetëm faktet kryesore. Dhe sigurisht për të evituar problemet e panevojshme diplomatike. E së fundmi për ta qartësuar mirë subjektin e « Z »-së , ai është Lambrakis, por ai është gjithashtu edhe John

Kennedy, Martin Luther King, Robert Kennedy, Humberto Delgado, Patrice Lumumba… « Z » - ja është njeriu i ndershëm, i shqetësuar, i cili vritet në klimën shtypëse të hipokrizisë zyrtare. Është dënimi me vdekje i drejtësisë. » Por për çdo njeri të ndershëm që bie, të tjerë si ai lindin. Ky është ligj i historisë.Filmat e angazhuar të vendeve socialiste nuk emocionojnë veç ata të cilët janë tashmë të bindur. Filmat e angazhuar amerikanë bëjnë politikën e dënimit të individit por duke përfshirë në këtë çështje edhe shoqërinë duke i dhënë edhe asaj pjesën e saj të fajit. Vetëm disa filma italianë si « Salvatore Giuliano » i Franco Rosi thurrin në mënyrë perfekte dhe të pazgjidhshme fatin individual me atë

kolektiv. Pas shembullit Italian, ky film franko-alegjero-grek jep tonet e klimës së një qytetërimi. E palodhur, nëna jonë Mesdhetare me fëmijë tragjedish. Gjatë shekujve, mes shtëpive të bardha, gurëve të thatë, nën përzhëlitjen e të njëjtit diell, na ndjek dialogu i Antigonës dhe Kreonit, i shkakut të jetës dhe shkakut të shtetit, i revoltës dhe i përuljes. Është mosbesimi ndaj Qytetit, e më përpara akoma, zbulimi i kufomave të komploteve nën hi. Sot, kufoma e Lambakis është nën dhé, por miqtë e tij ecin nën hundën e vrasësve duke shqiptuar: “Z”. Ai është i gjallë. (3 mars 1969, Les cahiers de l’express) Përktheu: Dilfirus Vrioni


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.