Issuu on Google+

E mërkurë 7 Mars 2012 - VITI 3 I BOTIMIT - NR21 (58) - Çmimi 20 Lekë

Jetojmë në një shoqëri zgjedhjesh të rrezikshme, por në këtë shoqëri disa zgjedhin, të tjerët marrin përsipër rrezikun.

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga organizata politike, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

analize

03

SHQIPERIA MES HENRI CILIT DHE KOMISARIT TE DRITËS

Padyshim që 7 Marsi i këtij viti është më i errëti i historisë së Shqipërisë në fushën e ....

analize 03 Të mbrojmë shkollën demokratike

Diskutim i mbajtur në Kongresin e III të Shoqatës për mbrojtjen e shkollës kombëtare (ADSN) ...

analize

06

7-8 marsi i grave Për një rastësi dy data të rëndësishme për ne kanë qëlluar njëra pas tjetrës, 7 marsi kombëtar, që njihet si dita e mësues/eve, dhe 8 marsi, dita ...

kritike

08

Herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë II: Është ideologji, or budalla! E vetmja e papritur e rrënimit financiar të vitit 2008 gjendet ...

analize

15

Libraria virtuale e zhdukur

Javën e kaluar një faqe web e quajtur “library.nu” u mbyll ...

Njoftim Nëse doni një hapësirë mendimi dhe kritike ku s’ka vend për kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomoret, ndihmoni ekzistencën financiare të Gazetës në këtë numër llogarie:

Qendra Antonio Gramshi:

Euro: 1085931802 Usd: 1085931801

NË KËRKIM

TË KOMISARIT TË DRITËS Editorial

K

ARSIMI DHE MJERIMI

arakteristikë e shoqërive që lëkunden midis shtypjes dhe shfrytëzimit është përharrimi ceremonial. Ngazëllimi shtetëror me ditët e skuqura në kalendar kërkon t’i vërë përharrimit substancial vellon e ceremonialitetit gotëcakitës e fjalimmbajtës. Përkujtimi i datave shënjon përkushtimin ndaj dëshmisë emancipuese të ngjarjeve historike. Përharrimi ceremonial ndodh në të njëjtën ditë si për ta bërë më pak të dukshme, a më pak të durueshme, mungesën e përkujtimit dhe tradhëtimin e ngjarjes. Sot është 7 mars. Historia si ecuri ndodhish është e stërditur. Historia si kumt ngjarjeje është e paditur në të dyja kuptimet e fjalës, që dikur e shtynin Konicën të preferonte turqishten për versionin gjyqësor të saj: E paditur si padije mbi domethënien politike kërcënuese për të sotmen oligarkike dhe e paditur në gjyqin e pa-

zarxhinjve që të drejtën e ndajnë me kandar ryshfetesh. 7 marsi nuk është thjesht dita e parë e shkollës laike shqipe (mbase është i tepërt saktësimi “laik”, a thua se ja vlen të quhet shkollë një institucion jolaik, thjesht për t’u bërë qejfin çuna/ gocave pseudodekonstruktivistë që historinë e shohin si radhitje datash e marrin frymë me Formulën e pagëzimit). Është dita kur ideja, fantazma a fryma, e arsimit si zhvillim i mendjes dhe fuqizim i trupit politik shqiptar zuri mish. Është dita kur arsimi u lidh pazgjidhshmërisht me publiken si vatër e arsyes , me mundësinë e çdo shqiptari për të dalë nga zgafellet e blegtorisë arkaike ndër male, që mund t’i mahnitin shijehollët e ngeshëm që s’dinë si të mbushin ditën e kanë nevojë për ta gjetur virgjërinë në ashpërsinë e luftës së tjetërkujt për mbijetesë, por që s’mund të legjiti-

mojnë harresën dhe përjashtimin shoqëror. E sot, larg hundës së kryezyrtarëve që presin shirita kallpë e trokasin gotat me zyrtarucët e zyrtaricat me buzëqeshje guinplenase, shtrihet Shqipëria e analfabetosur, e çarsimuar, e keqshkolluar, e diplomuar, e zhveshur edhe nga ëndrra për arsim e arsye; Shqipëria me shkolla si rrënoja antike, me mësues ku të mjerë, ku të pamotivuar, ku të paditur, ku batakçinj, me nxënës që nxënë se si kalohet klasa shkollore, por jo se si përmes dijes thyhet zinxhiri klasor; Shqipëria që pret të privatizojë në pak duar “të shkathtish” frymën e saj...të drejtën e Lulëve të vecërr për arsim. Sot, më 7 mars, shqiptarët e vegjël të vegjëlisë do të na bezdisin duke shitur mimoza, çakmakë, leukoplastë. Ca më të mëdhenj në moshë, por më të zhytur në truallin e vegjëlisë, do të na kërcënojnë

kuletat e hundët në autobus. Karakteristikë e ideologjisë është kokëposhtja e perceptimit të situatës. Në të, djemtë dhe vajzat e vegjëlisë na duken, e madje edhe vetja u duket, si vampirë që mezi presin të na ngulin dhëmbët e përfitimit të atypëratyshëm. Veçse qehajajtë e vampirëve të vërtetë jemi ne, që me shpërfilljen e frikën tonë mikroborgjeze fërkojmë duart se s’kemi arritur ende fundin e ngremë lart e më lart flamujt e oligo-vampirëve; ne që patëm fatin të futemi në shkollë jo se iu dhimbsëm obligo-vampirëve, por se u desh ca kohë sa të lulvocërrohej shkolla e rilindësve, partizanëve, gjyshërve, prindërve tanë; ne që prej ekranit do të bëjmë sikur do të neveritemi me përharrimin ceremonial të ngjarjes, por që në çdo akt riprodhojmë ligjërime e praktika përforcuese të përjashtimit klasor.


2 ANALIZE

E mërkurë 7 Mars 2012

SHQIPERIA MES HENRI CILIT DHE KOMISARIT TE DRITËS

Leart Kola

e mungesës së vëmendjes të mësuesve që e kanë totalisht të pamundur të menaxhojnë jo më një klasë, por një turmë që shtyhet si dele nga mëngjesi në darkë nëpër ngrehina që vetëm në Shqipëri mund të quhen shkolla. Nëse do që fëmija yt të ketë një edukim më cilësor, atëherë duhet të paguash, pra të shkosh te privati. Kush nuk ka mundësi, le të mbetet pa edukim. Kështu e ka vendosur dora e fshehtë e tregut, i cili nuk e përfill dorën e vrazhdë të fshatarit e punëtorit, e aq më pak drejtësinë universale që qëndron në thelbin e demokracisë - pra mundësinë e barabartë të të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë për të konkurruar brenda sistemit që duhet të garantojë angazhimin e energjisë së gjithë pjesëtarëve të tij, e jo vetëm të 4% të popullsisë që sot zotëron kapitalin material. ARSIMTARËT Komisarin e dritës e kemi zëvendësuar me Henri Çilin. Mësuesit nuk paguhen sot nga pushteti për të mësuar brezat e rinj me vlerat e ndershmërisë, dijes e bashkëjetesës, por me ato të servilizmit, keqdashjes e cinizmit ndaj tjetrit. Arsimtari i sotëm ka hero Henrin, i cili i bën lavde qeverisë dhe përfiton favore. Kështu që edhe mësuesit janë kthyer në militantë që paguhen jo për orët që kalojnë në klasë, por për orët që kalojnë në mitingjet e partisë demokratike; nxënësit nën këtë shembull nuk i marrin notat për detyrat që bëjnë,por për detyrat që marrin nga degët lokale të PD-së apo për tundjen e flamurit në mitingjet e kësaj të fundit. Komisari i dritës është sot jo një simbol i arsimtarit që sakrifikon për t’i mësuar gjuhën shqipe brezave të rinj, por barsoleta e këndshme që tregohet në drejtoritë arsimore për fatkeqësitë që i bien atij që bëhet mësues në fshat (atëherë

kur fshati ka mundësi të ketë një mësues). Askush sot nuk ka ëndërr të jetë mësues jo sepse ky nuk është një profesion fisnik, por sepse në kushtet ku gjithkush e gjithçka varet nga paraja, atëherë askush nuk do të telendiset për atë rrogë qesharake që i jep qeveria. Nëse do të fitosh - na thotë sistemi, duhet të jesh afër pushtetit e afër parasë që ndodhet në institucionet private. Mësuesit tanë janë sot ose heronj të heshtur, ose militantë të zhurmshëm. Në thelb, mungesa e arsimimit nuk është problem kulturor, por zhvillimor dhe ekonomik. Nëse sot kemi një ekonomi shërbimesh, që nuk prodhon asgjë, normalisht që gjithçka do gravitojë në qendrat urbane.Në këtë mënyrë, ja mohojmë shumicës së shoqërisë të drejtën për të marrë pjesë në agorën e diskutimit zhvillimor. Nëse duam që të kemi shkolla në fshatra, do na duhet qe të çojmë prodhimin aty, e për pasojë të ketë banorë e shkolla më cilësore. Nëse ka shkolla më cilësore, atëherë shumë të rinjve do t’u rikthehet si më parë ëndrra për t’u bërë mësues, e gjërat do fillonin të ndryshonin. 7 Marsi, që pritet të festohet me tallava nga qeveria e çingijeve, është më i keqi që Shqipëria ka përjetuar në gjithë historinë e saj. Sigurisht që kemi pasur momente më të këqija si në ekonomi, po ashtu edhe në sovranitetin tonë kombëtar, por gjithmonë ëndrra ka qenë për t’i bërë gjërat më mirë. Ndërkaq, sot e vetmja rrugë që propozon qeveria është që shumëçka mund të bëhet më keq. Duhet një ndryshim i fortë në mentalitetin e rolit të shtetit në sektorët më të rëndësishëm; na duhet të shkëputemi nga mentaliteti që tregu rregullon gjithçka, për të ndërtuar bashkërisht një të ardhme kolektive më të mirë.

7 marsi joefiçent

shiten. Ti duhet vetëm të blesh, që ekzistenca të ketë një kuptim. *** Para disa ditësh më erdhi një kërkesë e pazakontë në facebook. Një nxënëse e Petro Nini Luarasit, banuese në pallatin tim më kërkoi që të kujtoja për një intervistë shkolle një mësuese, cilëndo pa ndikim. Më kërkonte edhe të dinte sa vlerë kish’ pasur përpjekja e saj me mua. Sikur të kisha pasur kurajën do t’i thoja të vërtetën! Kot u lodhe mësuesja ime. Efiçenca e tregtarëve na ka bërë të dyve të panevojshëm. Ajo për të cilën u lodhe 4 vjet nuk vlen asgjë. Ajo për të cilën u lodhe 4 vjet blihet për një orë. Nuk e bëra, fola mirë për shkollën. Për ligjin, të fshehësh krimin është krim. Për intervistën, të fshehësh krimin është takt. Kjo besoj e ka gëzuar mësuesen time të mirë. Fakti që të dy bëjmë sikur besojmë se jo gjithçka ka humbur. Për vetëm një orë. *** Unë jam pjestar’ i një kohe që ende mendohet për atë që ndodh rreth e rrotull. Kjo nuk mund të blihet në një orë. Nuk e vë dot gishtin mbi fajtorin, por sigurisht që nuk i falënderoj dot.Nuk besoj se arsimimi të jetë kaq i pavlerë sa t’i lihet në dorë humorit të dyqanxhinjve. Ata e patën kohën e tyre.Efiçencës të së premteve mbrëma i kam vënë një afat. Po pres deri në 7 mars ora 2 pa 15.

P

adyshim që 7 Marsi i këtij viti është më i errëti i historisë së Shqipërisë në fushën e arsimit. Nuk është i krahasueshëm me asnjë epokë të 100-vjeçarit të historisë së pavarësisë sonë. Lufta e kahershme e popujve të vegjël ka qenë gjithmonë lufta për të zhvilluar arsimin. Rilindja shqiptare e nisi pikërisht me premisën e zhvillimit të gjuhës dhe hapjeve të shkollave shqipe në gjithë territorin e fragmentarizuar të vendit në kohën e pushtimit otoman. Ndryshimi e fillim-shekullit të kaluar me fillim-shekullin e ri të shqiptarëve është që nëse atëherë përpjekjet e përbashkëta të rilindësve, arsimtarëve, politikës, ishin në rritjen e vazhdueshme të kësaj fushe, dhe ku synimet ishin se sa larg do shkonte ky zhvillim, sot me gjithë modernizimin, problem është se edhe sa poshtë mund të shkojmë?? Nëse për ndonjë truk të zhbalancimit të kohës e hapësirës, ndokush do rizgjohej 100 vjet më vonë e do i vinin përpara një listë me sfidat e arsimit sot në vend, do e kishte shumë të vështirë për të kuptuar që ka kaluar një shekull nga ajo ditë; problemet janë po ato: analfabetizmi, mungesa e shkollave, mungesa e arsimtarëve të përgatitur. Parimisht jemi në mesjetë, praktikisht kemi celular dhe rroba firmato. ANALFABETIZMI Rritja e analfabetizmit përbën padyshim një regres i dukshëm në historinë e arsimit shqiptar. Sot bëhen 21 vjet nga koha kur e hodhëm diktaturën, por edhe nga koha kur kishim 0% analfabetizëm në rang vendi. Pas një dekade vitesh pluraliste kemi analfabetizëm që e kalon 10% me shifrat zyrtare, që duhen marrë me shumë pak zyrtarllëk në fushën e besimit analitik - por edhe kjo shifër është shumë e lartë. Analfabetizmi është hapi i parë i tregueshmërisë së diferencave sociale të cilat përbëjnë problem akut shoqëror. Nëse sot kemi më shumë se çerekun e popullsisë që jeton me paga minimale, kjo sjell që këto familje ta shohin si luks çuarjen në shkollë të fëmijëve, sepse në kushtet ekzistenciale të mungesës së ushqimit të përditshëm, fëmijët kthehen në një krah pune që do garantojë vazhdimësinë e jetës së tyre e të pjesëtarëve të tjerë të familjes. Paradoksi qëndron në faktin se Shqipëria ka një ligj që i dënon prindërit për mosçuarjen e fëmijëve në shkollë, por ndërkaq nuk ka një ligj për të garantuar të ardhurat minimale të pjesëtarëve të shoqërisë. Në këto kushte një ligj i tillë është jo vetëm i papërdorshëm, por edhe tejet cinik dhe i papërputhshëm me kushtet në të cilat ndodhet shoqëria. E megjithatë, ekzistenca e këtij ligji është aty pikërisht për të transformuar një argument totalisht ekonomik në një argument kulturor, kinse familjet nuk duan t’i çojnë fëmijët në shkollë sepse janë të pakulturuara, ndërkaq mundësitë e shkollimit janë!! - Një farsë tjetër kjo për të trumbetuar teorinë perverse “që sistemi është i mirë, por njerëzit jo”. Në fakt sistemi neo-liberal që gjithçka e rregullon tregu na ka katandisur në këtë gjendje të mjerueshme.Ky është thelbi i problemit: pas 11 vjetësh privatizim dhe treg

kemi prodhuar mbi 10% analfabetë. A duhet të fillojmë të vëmë pikëpyetje të mëdha sot për të mos trashëguar nesër një shoqëri analfabetësh potencialisht kriminalë? URBANIZIMI Edhe aty ku ekziston dëshira, mungon shkolla. Para një viti kemi luftuar me një grup banorësh të fshatit Kollovoz në Kukës, që është edhe fshati i prejardhjes time, për të mbajtur të hapur shkollën e fshatit. Ministria e bëri të pamundur me justifikimin që kishte pak nxënës dhe që nuk kishte “leverdi” të mbante me punë një mësues e një ngrehinë. Kështu që ajo u prish, dhe të gjithë nxënësit e pakët të fshatit u detyruan ta përfundonin aty shkollimin e tyre - dikush e la në klasë të parë e dikush në klasë të gjashtë. Analfabetë me detyrim, madje edhe me bekimin e shtetit. Shumica e fshatrave të Shqipërisë janë në këtë gjendje. Prishja e sistemit komuAndi Kananaj në jam pjestar’ i brezit që besoi me shpirt në vitet 80 se mungesa e efiçencës ishte krimi më i madh që i ishte bërë këtij vendi. Ramiz Alia hodhi idenë e vetëfinancimit jugosllav, për të cilën pati orë pa fund konspektesh politike. E kujtoj mirë se leximi ishte i ngadalshëm në mënyrë që të kapja pa krijuar dyshim orën 2 pa 15 të së premtes, kohë kur fillonte” Elektrik Blu”, arsyeja e vërtetë e mësimit intensiv. Analiza mbi vetëfinancimin jugosllav përfundonte gjithmonë me masturbim si mendor, ashtu edhe fizik. Dashuria për efiçencën më bëri të jetoj me indiferencë prishjen e Uzinës Enver, nxjerrjen e 2000 punëtorëve të paaftë për të konkurruar me tregtarët e tullumbaceve që vinin nga Turqia, ish-matrapazëve të sapunit me erë, dhe ngadhënjyesit e biznesit me shapka tel mes gishtash. Tregu vendos dhe kjo nuk më shqetësonte. E dija që efiçenca e çokollatave Hilal do ja zinte fytin fabrikave dhe kooperativave. S’më duhej të mendoja për asgjë, përveç se gjithçka ishte çështje kohe, për tek lumturia e vërtetë, ajo efiçentja, si një e premte vonë. *** Vitet që erdhën më bënë dyshues jo me efiçencën si institucion, por me kohën se kur ajo do të ecte e vetme, pa u përzier me absurdin e kohës që pasoi komunizmin. Efiçenca erdhi bashkë me Suden, 2000 klube konjaku

U

nist, shkatërrimi i kooperativave, mungesa e vëmendjes më pas ndaj bujqësisë, solli një zhvendosje të popullatës drejt zonave urbane. Në fshat mbetën vetëm ata të cilët nuk kishin mundësi financiare për t’u zhvendosur, pra pjesa më e varfër dhe e përjashtuar e shoqërisë. Një shtet normal duhet të ishte pikërisht në frontin e ndihmesës së kësaj pjese të shoqërisë, por ndërkohë sistemi neo-liberal i promovuar prej një dekade nuk e njeh humanizmin. Ai e drejton kapitalin aty ku ka më shumë përfitim. Aty ku mungon paraja mungojnë edhe investimet. Për pasojë banorët kthehen në disa specie të ngjashme me kaçakët e kohërave të tjera. Kjo sjell që shkollat e fshatrave të mbyllen, e shkollat në zonat urbane të kenë tre-katër turne dhe mbipopullim të klasave, madje ku edhe ata që frekuentojnë shkollat dalin injorantë me diplomë më shumë se të ditur, si pasojë

dhe 20 bare me uiski.Pastaj rolet u përmbysën. Efiçenca erdhi si flutur maji, e duke mbyllur ambulancat, solli suksesshëm mungesën e ilaçeve në spitale. Në rrugë banane sa të duash. Derisa kjo dukej se do të zgjaste vetëm në fillim, shkollat ngelën të hapura. Nëse do të kish pasur dyshime do ishin hapur shkolla për shitje makinash të përdorura, për saçe televizori, për të përgatitur kafe dhe pica, por jo për inxhinierë e matematikanë. Shkenca nuk shitet. Sot, më të kërkuarit nga ekonomia janë sekserët, mbajtësit flamurëve të partive në fushatë, këngëtarët e tallavasë. Po kjo nuk është gjendje e zakonshme, apo jo? Është faji tranzicionit të tejzgjatur. Kapitalizmi s’mund të jetë kaq debil. Sistemi në vetvete nuk ka pse të promovojë injorancën. Sidoqoftë nëse do ta bënte, do të pakësonte orët e veta. Apo në formën e vet, edhe kjo mund të jetë efiçente? Sa shitet idiotësia? Shtrenjtë mesa duket, derisa media tenton të na edukojë njëlloj keq të gjithë. Për fat të keq ajo që duket se është e logjikshme në rastin e kapitalizmit si sistem nuk funksionon.Kapitalizmi vetëm sa transformohet nga një krizë. Nëse kriza e shitjes së rimelit nuk funksionon do të shitet diçka tjetër,po kaq e panevojshme. Çështje kohe, dhe efiçenca do të na gjejë dhe në mes të mizerjes. Kush mendon të kundër-

tën është thjesht mazokisht ëndërrimtar. Koha, edhe për naivët, kalon njëlloj pa mëshirë. *** Domosdoshmëria për arsimim nuk po sjell arsimim më të mirë. Kapitalizmi shqiptar (dhe jo vetëm) gjeti mënyrën për të shitur diploma shkollimi. Njëkohësisht jemi më të lumtur dhe nga ana statistikore jemi më të shkolluar. Efiçenca e sistemit edhe këtë herë ishte për t’u admiruar. Asgjë nuk i kalon pa shitur mustaqeve të sistemit gjithë-shitës. Po nëse në veri do të ketë shkolla? Le të shkojnë fondacionet, kisha apo kujt i duket se ja vlen. Tregu sovran ka vendosur për ty. Është gjithçka e shkruar, si në një bibël lavatriçesh, ose nëse ndihesh keq për krahasimin, si në një horoskop sufllaqesh. Nëse je larg qendrës, atje ku nuk shiten banane dhe celularë të vjedhur, historia jote është ajo e gabuara, e një injoranti agresiv. Do dëgjosh se elitat po mundohen për ty. Ideja më e mirë që do t’u kalojë në mendjet brilante do jetë të të mercenarizojnë për ushtar diku larg, pas 7 malesh, pas 7 kodrash, pas 7 tregjesh. Nëse je në qendër, ji i lumtur se po ndihmon me vuajtjen tënde efiçencën e përgjithshme. Lulet për mësuesin nuk prekin më. Koha mbi libra, iluzionet e tua nuk mund të


ANALIZE 3  

E mërkurë 7 Mars 2012

Të mbrojmë shkollën demokratike Piero Calamandrei

D

iskutim i mbajtur në Kongresin e III të Shoqatës për mbrojtjen e shkollës kombëtare (ADSN) Romë, 11 shkurt 1950, botuar në “Shkolla demokratike”, periodik i betejës për një shkollë të re (Romë), IV, supl. nr. 2, 20 mars 1950, fq. 1-5. Të dashur kolegë, jemi këtu, mësues të shkollave të të gjitha llojeve, nga filloret tek universitetet, të vëllazëruar në këtë praktikë altruizmi të përditshme, në këtë dedikim të çdo dite ndaj të nesërmes, ndaj të ardhmes që ne përgatisim e që nuk do të shohim, që është mësimdhënia. Jemi këtu të bashkuar në këtë takim që titullohet “Në mbrojtje të shkollës”. Përse e mbrojmë shkollën? Është ndoshta shkolla në rrezik? Cila është shkolla që ne mbrojmë? Cili është rreziku që kërcënon shkollën që ne mbrojmë? Mund të na vijë sakaq në mendje se jemi bashkuar për të mbrojtur shkollën laike. Dhe edhe kjo është disi e vërtetë, dhe u tha sot paradite. Por nuk mbaron me kaq, bëhet fjalë për diçka më të lartë. Kjo mbledhje e jona nuk duhet të përfundojë mjerisht në një polemikë mes klerikësh dhe antiklerikësh. Për të mos thënë pastaj, se mbrohet ajo që kemi. Tani, jeni vërtet të sigurt që ne në Itali kemi shkollë laike? Që mund të mbrohet shkolla laike sikur të ekzistonte, pas nenit 7? Por ta lëmë me kaq, ta kapërcejmë. Mbrojmë shkollën demokratike: shkollën që përkon me atë Kushtetutë demokratike që deshëm të kishim; shkollën që është në funksion të kësaj Kushtetute, që mund të jetë instrument, që kjo Kushtetutë e shkruar në letra të bëhet realitet. Miq, unë nuk jam një pedagogjist, nuk jam ekspert në çështje shkollore. Unë jam një jurist i mësuar për nga mveshja mendore, që në të gjitha problemet të shoh aspektin juridik. Pra edhe për problemin e shkollës, siç paraqitet sot në këtë kongres, do të jem i prirë në mënyrë natyrshme të shoh aspektet juridike, kushtetuese. Më vjen keq për mikun Targetti, që tha me përzemërsinë e tij të zakonshme, se i vinte synim vetes të argëtohej duke më dëgjuar. Nuk do të argëtohet, nuk do të argëtoheni; por do të përpiqem t’ju them ca gjëra të sakta dhe të qarta sepse për t’u përballur dhe për të zgjidhur problemet,

duhet para së gjithash të kemi dijeni të saktë për termat e tyre. Shkolla, siç e shoh unë, është një organ “kushtetues”. Ka pozicionin e saj, rëndësinë e saj, në qendër të atij kompleksi organesh që formojnë Kushtetutën. Siç e dini (të gjithë ju do ta keni lexuar Kushtetutën tonë), në pjesën e dytë të Kushtetutës, ajo që titullohet “rendi i shtetit”, janë përshkruar ato organe nëpërmjet të cilave shprehet vullneti i popullit. Ato organe nëpërmjet të cilëve politika transformohet në të drejtë, betejat vitale e konstruktive të politikës shndërrohen në ligje. Tani, kur ju shkon në mendje të pyesni veten se cilat janë organet kushtetuese, të gjithëve ju vjen natyrshëm përgjigjja: janë Dhomat, Dhoma e deputetëve, Senati, Presidenti i Republikës, magjistratura: por nuk do t’ju shkojë në mendje të konsideroni ndër këto organe edhe shkollën, e cila është përndryshe një organ jetik i demokracisë, siç e konceptojmë ne. Nëse do duhej të bëhej një krahasim mes organizmit kushtetues dhe organizmit njerëzor, do duhej thënë se shkolla përkon me ato organe që në organizmin njerëzor kanë funksionin e krijimit të gjakut. Organet hematopoietike, ato prej të cilëve vjen gjaku që ripërtërin çdo ditë të gjithë organet e tjera, që u sjell të gjitha organeve të tjera, çdo ditë, rrahje pas rrahjeje, përtëritjen dhe jetën. Shkolla, organ qendror i demokracisë, sepse shërben për të zgjidhur atë që sipas nesh është problemi qendror i demokracisë: formimi i klasës drejtuese. Formimi i klasës drejtuese,

jo vetëm në kuptimin e klasës politike, të asaj klase që ulet në parlament e diskuton e flet (e mbase ulërin) që është në krye të organeve mirëfilli politike, por edhe klasë drejtuese në kuptimin kulturor dhe teknik: ata që janë në krye të ofiçinave dhe të ndërmarrjeve, që japin mësim, që shkruajnë, artistë, profesionistë, poetë. Ky është problemi i demokracisë, krijimi i kësaj klase, e cila nuk duhet të jetë një kastë trashëgimtare, e mbyllur, oligarkike, një kishë, një kler, një klasë. Jo. Sipas idesë që ne kemi për demokracinë, klasa drejtuese duhet të jetë e hapur e përherë e përtëritur nga kongjestioni me drejtim lart, i elementëve më të mirë të të gjitha klasave, të të gjitha kategorive. Çdo klasë, çdo kategori duhet të ketë mundësinë që të çlirojë me drejtim lart elementët e saj më të mirë, që secili prej tyre të mundet, përkohësisht, në mënyrë tranzitore, për atë çast të shkurtër jete që fati i lejon secilit prej nesh, të kontribuojë për të sjellë punën e tij, cilësitë e veta më të mira personale për progresin e shoqërisë. Ju thashë që unë jam jurist; por kam zakonin, që ndoshta me buron nga një farë përzemërsie toskane për projektin e bërë mirë, që të shoqërizoj konceptet juridike dhe politike me ndonjë imazh, që më pas më shërben që t’i marr për zemër këto koncepte. Tani, kur unë mendoj për këtë koncept të klasës drejtuese të hapur në përtëritje të vazhdueshme, që buron nga kongjestioni nga poshtë i këtyre elementëve më të mirë, të cilëve shkolla duhet t’u japë mundësinë

të dalin mbi ujë, më vjen në mendje (nëse këtu ka ndonjë koleg botanist le të më korrigjojë nëse bëj gabime) një lloj bimëze që jeton në pellgje e që i ka rrënjët të zhytura në thellësi, që quhet vallisneria e që në stinën dimërore nuk duket sepse ndodhet poshtë në llum. Por kur vjen pranvera, kur nëpërmjet ujërave këto rrënjë që janë në fund perceptojnë se ka ardhur pranvera, nga secila prej këtyre bimëzave nis të zhvillohet një kërcell si spirale, që pak nga pak çnyjëtohet, zgjatet, derisa arrin në sipërfaqen e pellgut: e bashkë me të, të tjera qindra bimëza, edhe ato në kërkim të diellit. E kur arrin lart, secila, sapo ndjen ajrin, çelet, dhe në pak ditë sipërfaqja e pellgut, e cila ishte ngjyrë të mbyllët dhe të errët, shfaqet e mbuluar e gjitha në fioriturë, si një lëndinë. Edhe në shoqëri ndodh, duhet të ndodhë diçka e ngjashme. Nga e gjithë ultësira e fatit njerëzor fillestar, nga pakultura fillestare secili do të duhet të lëshojë lart, të çnyjëzojë kërcellin e tij të vogël që të arrijë të marrë pjesën e vet të diellit. Për këtë duhet të shërbejë demokracia, t’i lejojë çdo njeriu të denjë të ketë pjesën e vet të diellit e të dinjitetit. Por këtë mund ta bëjë vetëm shkolla, e cila përfaqëson përplotësuesin e nevojshëm të zgjedhjeve të përgjithshme. Shkolla, e cila ka pikërisht këtë karakter me kuptim të lartë politik, sepse vetëm ajo mund të ndihmojë në zgjedhje, ajo e vetme mund të ndihmojë të krijojë njerëzit e denjë për t’u zgjedhur, që dalin nga të gjitha shtresat sociale. Kuptoni, ky imazh është sanksionuar në një nen të Kushtetutës, edhe pse me një formulë më pak figurative. Është neni 34, ku thuhet: “Shkolla është e hapur për të gjithë. Të zotët dhe ata me merita, edhe nëse nuk kanë mjete, kanë të drejtë të arrijnë shkallët më të larta të studimeve”. Ky është neni më i rëndësishëm i Kushtetutës tonë. Duhet të kuptojmë vlerën politike dhe sociale të këtij neni. Seminarium rei publicae, thoshin latinët për martesën. Ne mund ta themi për shkollën: seminarium rei publicae: shkolla përpunon më të mirët për përtëritjen e vazhdueshme e të përditshme të klasës drejtuese. Tani, nëse ky është funksioni kushtetues i shkollës së republikës tonë, lind pyetja: si është ndërthur ky instrument? Cilët janë parimet tij themelorë? Para së gjithash, shkollë e shtetit. Shteti duhet të ndërtojë shkollat e veta. Para së gjithash shkollën publike. Para se të lartësohet shkolla private duhet të flitet

për shkollën publike. Shkolla publike është prius, ajo private është posterius. Për të pasur një shkollë private të mirë, duhet që ajo e shtetit të jetë shumë e mirë. Kuptomëni, ne duhet para së gjithash të vemë theksin mbi atë paragraf të nenit 33 të Kushtetutës që thotë: “Republika dikton normat e përgjithshme mbi arsimin dhe krijon shkolla shtetërore të të gjitha llojeve dhe shkallëve”. Pra, për këtë paragraf – më falni nëse ju bëj një lloj komenti ekzegjetik, më se të mërzitshëm – shteti, në fushën shkollore, ka para së gjithash një funksion normues. Shteti duhet të vendosë legjislacionin shkollor në parimet e tij të përgjithshme. Menjëherë pas kësaj, shteti ka një funksion realizues. Shteti nuk duhet të mjaftohet me vendosjen e parimeve platonike, ideale, teorike të themelimit të shkollave. Duhet t’i themelojë në përputhje dhe me besnikëri ndaj këtyre parimeve. Të krijojë, të realizojë të gjitha shkollat, e të gjitha llojeve. E këtë nuk duhet ta bëjë, me qëllim, pothuaj përmbledhës. Shteti nuk duhet të thotë: unë bëj një shkollë si model: më pas pjesën tjetër ta bëjnë të tjerët. Jo, shkolla është e hapur për të gjithë dhe nëse të gjithë duan ta ndjekin shkollën e shtetit, duhet që për të gjitha llojet e shkollave, të ketë shumë shkolla shumë të mira, në përputhje me parimet e vendosura nga shteti, shkolla publike, që mundësojnë mbledhjen e të gjithë atyre që i drejtohen shtetit për të shkuar në shkollat e tij. Shkolla është e hapur për të gjithë. Shteti pra duhet të themelojë shkolla shumë të mira për t’i mirëpritur të gjithë. Kjo është shkruar në nenin 33 të Kushtetutës. Shkolla e shtetit, shkolla demokratike, është një shkollë që ka një karakter unitar, është shkolla e të gjithëve, krijon qytetarë, nuk krijon as katolikë, as protestantë, as marksistë. Shkolla shpreh një tjetër nen të Kushtetutës, nenin 3: “Të gjithë shtetasit kanë barazi sociale dhe janë të barabartë përpara ligjit, pa dallime seksi, race, gjuhe, feje, opinioni politik, kushtesh personale dhe sociale”. Dhe nenin 51: “Të gjithë shtetasit mund të kenë akses në zyrat publike dhe në postet me zgjedhje në kushte barazie, sipas kërkesave të vendosura me ligj”. Shkolla e shtetit duhet të jetë instrument i këtyre dy neneve, instrument i kësaj barazie qytetare, i këtij respekti për liritë e të gjitha feve dhe të të gjitha opinioneve. Ky instrument është shkolla publike, demokratike; për të cilën ka folur saktësisht nga një mik i shtrenjtë, Guido Calogero: (Vijon në faqen 4-5)


4 ANALIZE

Nëpërmjet strukturës së programeve dhe të metodës mësimore dhe hapjes së plotë të shkollës ndaj mësuesve dhe studentëve me çdo lloj bindjeje dhe të çdo feje, pa asnjë preferencë për njërën apo tjetrën palë, shkolla publike siguron që çdo zë të jetë i pranishëm, që asnjë e vërtetë të mos mësohet pa e vënë fillimisht në pikëpyetje në përballjen e urtë me të vërtetat e kundërta, që përftimi i bindjeve të ndodhë jo nën presionin e një mentaliteti dogmatik, por në frymën e diskutimit të lirë kritik, i vetmi i aftë që të mos lejojë të harrohen të drejtat bashkëkohore të bindjeve të tjetrit. Kur shkolla publike është kaq e fortë dhe e sigurt, atëherë, vetëm atëherë, shkolla private nuk është e rrezikshme. Atëherë, vetëm atëherë, shkolla private mund të jetë një e mirë. Mund të jetë një gjë e mirë që forcat private, nismat pedagogjike të klasave, të grupeve fetare, të grupeve politike, të filozofive, të rrymave kulturore, të bashkëpunojnë me shtetin e të zgjerojnë, stimulojnë e të përtërijnë kulturën me shumëllojshmëri përpjekjesh. E drejta e familjes, e sanksionuar në një tjetër nen të Kushtetutës, në nenin 30, për të arsimuar dhe edukuar fëmijët, përkon me këtë mundësi që u duhet dhënë familjeve që fëmijët e tyre të ndjekin shkollat sipas pëlqimit të tyre, pra të lejojnë krijimin e shkollave që më mirë përputhen – me garanci të caktuara që tani do të shohim – me preferencat politike, fetare e kulturore të familjes në fjalë. Por le të kuptojmë mirë që ndërsa shkolla publike është shprehje e unitetit, kohezionit, barazisë qytetare, shkolla private është shprehje e shumëllojshmërisë, që mund të nënkuptojë heterogjenitet rrymash të decentralizuara, që shteti nuk duhet të lejojë të shndërrohen në rryma përçarëse. Me fjalë të tjera, shkolla private nuk është krijuar për këtë qëllim. Shkolla e republikës, shkolla e shtetit, nuk është shkolla e një filozofie, e një feje, e një partie, e një sekti. Pra, që shkollat private të mund të jenë diçka e mirë dhe jo një rrezik, duhet : 1) që shteti t’i mbikëqyrë dhe t’i kontrollojë dhe të jetë neutral, i paanshëm me to. Që të mos favorizojë një grup shkollash private në dëm të të tjerave. 2) Që shkollat private të plotësojnë disa kushte minimale serioziteti në organizim. Vetëm në këtë mënyrë dhe në të tjera më të sakta, që do të them pas pak, mund të arrihet avantazhi i bashkekzistencës së shkollës publike me shkollën private. Pra gara mes shkollave shtetërore dhe shkollave private. Që të vendoset një garë mes shkollave publike dhe shkollave private, në mënyrë që shteti nga këto shkolla private që lindin, e që eventualisht mund të sjellin ide dhe realizime që deri më sot nuk ekzistonin në shkollat publike, të ndihet i stimuluar për të bërë më mirë, për të bërë, nëse më lejohet shprehja “më shumë të mira” shkollat e veta. Pra shkolla private duhet të jetë stimul për shtetin, e jo arsye

E mërkurë 7 Mars 2012

për abdikim. Le të ketë edhe shkolla partie ose shkolla të kishës. Por shteti duhet t’i mbikëqyrë, t’i rregullojë; duhet t’i përmbajë brenda limiteve të tyre dhe duhet të arrijë t’i përmirësojë ato. Shkolla e shtetit, pra, duhet të jetë një garanci, që të mos biem në atë që është fundi i shkollës e ndoshta fundi i demokracisë dhe i lirisë, pra në shkollën e partisë. Si mund të krijohet shkolla e partisë në një vend? Mund të bëhet në dy mënyra. Njëra është ajo e totalitarizmit të hapur, të pranuar. E kemi eksperimentuar, për fat të keq. Besoj se të gjithë të pranishmit e mbajnë mend, edhe pse shumë njerëz nuk e kujtojnë më. E kemi eksperimentuar në fashizëm. Të gjitha shkollat shndërrohen në shkolla shteti: shkolla private nuk lejohet më, por shteti shndërrohet në një parti kështu që të gjitha shkollat janë shkolla shteti, por për këtë arsye janë edhe shkolla partie. Por ka një tjetër mënyrë, për të arritur transformimin e shkollës së shtetit në shkollë partie ose sekti. Totalitarizmi i pabesë, i tërthortë, i turbullt, si ca pneumoni të turbullta që vijnë pa ethe por që janë shumë të rrezikshme. Nëse ngremë një hipotezë abstrakte, se ka një parti në pushtet, një parti dominuese, që ama formalisht kërkon ta respektojë Kushtetutën, nuk do ta shkelë në thelb. Nuk kërkon të marshojë mbi Romë e të transformojë auditorin në strehë çetash; por kërkon të krijojë, pa marrë mendim, një diktaturë të maskuar. Atëherë, ç’duhet bërë për të marrë në zotërim disa shkolla e për të transformuar shkollat e shtetit në shkolla partie? Vëren se shkollat e shtetit kanë defektin e të qenit të paanshme. Ka një farë qëndrese; në ato

shkolla, ekziston gjithmonë, deri edhe në fashizëm ka ekzistuar. Pra partia dominuese ndjek një rrugë tjetër (është e gjitha një hipotezë teorike, të kuptohemi). Nis të lërë pas dore shkollat publike, t’i diskretitojë, t’i varfërojë. Lejon që të anemizohen e nis të favorizojë shkollat private. Jo të gjitha shkollat private. Shkollat e partisë së vet, të asaj partie. E atëherë të gjitha përkujdesjet nisin t’u shkojnë këtyre shkollave private. Përkujdesje parash e privilegjesh. Madje fillohet edhe të këshillohen fëmijët që të shkojnë në këto shkolla, sepse në fund të fundit janë më të mira – thuhet – se ato të shtetit. Mundësisht jepen çmime, siç do t’ju them tani, ose propozohet t’u jepen çmime atyre shtetasve që do të jenë të gatshëm të çojnë fëmijët e tyre në shkollat private, në vend të shkollave publike. Në “ato” shkolla private. Provimet janë më të lehta, studiohet më pak dhe arrihet më shumë. Kështu shkolla private shndërrohet në një shkollë të privilegjuar. Partia dominuese, duke mos mundur të transformojë haptazi shkollat e shtetit në shkolla partie, shprish shkollat e shtetit për t’u dhënë përparësi shkollave të veta private. Kujdes miq, në këtë konferencë kjo është pika që duhet të diskutohet. Kujdes, kjo është receta. Duhen mbajtur nën kontroll gatuesit e kësaj kuzhine të ulët. Operacioni bëhet në tre mënyra: 1) jua thashë tashmë: duke shkatërruar shkollat e shtetit. Duke lejuar shprishjen. Duke varfëruar buxhetet e tyre. Duke injoruar nevojat e tyre. 2) Duke zbutur mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi shkollat private. Duke mos u kontrolluar seriozitetin. Duke lënë që në to të japin mësim mësues pa titujt

minimalë për të dhënë mësim. Duke lejuar që provimet të jenë burleske. 3) Duke u dhënë shkollave private para publike. Kjo është çështja. T’u jepen shkollave private para publike! Kjo e fundit është metoda më e rrezikshme. Është faza më e rrezikshme e të gjithë operacionit. Dhe ta dini se tashmë zbatohet gjerësisht, nëse jo tamam në fushën e shkollës, p.sh. në fushën e asistencës shkollore, ku ka shifra të papara, të pabesueshme, dhjetëra miliardë, që kuptohet ku kanë përfunduar e nëse kanë shkuar në favor të shkollave publike. Ku kanë përfunduar të tjerat nuk merret vesh. Mundet vetëm të imagjinohet, pa u dashur fantazi e tepërt. Kjo pra është çështja, është çështja më e rrezikshme e metodës. Para të të gjithë shtetasve, të të gjithë kontribuesve, të të gjithë besimtarëve të feve të ndryshme, të të gjithë anëtarëve të partive të ndryshme, që përndryshe destinohen të ushqejnë shkollat e një feje të vetme, të një sekti të vetëm, të një partie të vetme. Ju e kuptoni që në situatën katastrofike në të cilën gjendet shkolla publike, arrihet në shifra të frikshme. Flitet për detyrueshmërinë e arsimit, por në Itali ka më shumë se dy milionë fëmijë që i shmangen detyrimit të arsimit shkollor sepse mungojnë pesëdhjetëmijë auditorë; e ndërkohë ndodh diçka vërtet e jashtëzakonshme. Në Itali ka papunësi mësuesish. Në Itali, ku ka shumë fëmijë që nuk kanë arsimin bazë, ka dyzetmijë mësues të papunë, sepse mungojnë shkollat! Pra, në këtë situatë tragjike është çmenduri, është krim të mendosh që shteti, në vend që të përqendrojë të gjitha burimet e buxhetit të vogël të

arsimit në shkollën publike (i vogël krahasuar me të tjera buxhete që ju e dini cilët janë) të nisë të shpërndajë paratë në shkollat private. Në shtetet ku shkolla private është në lulëzim, privatët i japin shtetit kontributin e pasurisë së tyre, për të rritur vitalitetin shkollor të kombit. Jo e kundërta: pra që shteti të harrojë të bëjë minimumin e nevojshëm për shkollën e tij e që më pas të përhumbë ato pak para në këtë farë proteksionizmi shkollor duke u dhënë ndihma financiare shkollave private. Për të parashikuar këtë rrezik, nuk kërkohej shumë dinakëri. Gjatë punimeve të Komisionit kushtetues, për ta parandaluar u parashikua në nenin 33 të Kushtetutës kjo dispozitë: “Entet dhe personat privatë kanë të drejtë të krijojnë shkolla dhe institute edukimi pa detyrime për shtetin”. Siç mirë e dini, kjo formulë lindi nga një kompromis; e si të gjitha formulat e lindura nga kompromiset, lë shteg, sot, për interpretime sofiste, si ato të kujt thotë se: sipas nenit 33, një person privat, që kërkon të krijojë një shkollë nuk ka të drejtë t’i drejtohet shtetit për t’u ndihmuar në momentin fillestar; por me krijimin e shkollës, neni 33 nuk e ndalon që t’i drejtohet shtetit për t’u ndihmuar paskëtaj. Dhe edhe pse nuk ekziston e drejta, i drejtohet shtetit, e në disa raste, gjen zemrën e mirë. Shteti, nëse dëshiron, mund t’u japë një ndihmë financiare shkollave të krijuara. Tani, më kuptoni, unë besoj se, parë ky tekst, kështu siç është, nuk mund të mohohet që në raste tepër të jashtëzakonshme shteti mund t’i japë një ndihmë financiare shkollave private. Neni 33 thotë vetëm se nuk ekziston e drejta, por është e nevojshme ta qartësojmë këtë pikë. Pra më duket se duhet të jetë në kujdesin tonë, dhe në tuajin, në Kongresin ku do të diskutoni edhe këtë pikë, që të kërkoni që ky nen, në reformën tjetër, të plotësohet me dispozita që garantojnë që këto ndihma financiare të shtetit ndaj shkollave private të mund të jepen vetëm në raste shumë të rralla, nëpërmjet kontrolleve, dhe jo vetëm me pëlqimin e ministrit, i cili sigurisht është njeri i paanshëm, por që në vijim, mund të vijë një ministër që nuk është i paanshëm. Pra, po ndihmave financiare, por nën kontroll rigoroz, nga organe sa më të pavarur të jetë e mundur. Unë mendoj se mund të jetë komisioni legjislativ i Dhomës ose i Senatit për arsimin. Kushdo qoftë sistemi i menduar, është problem që duhet analizuar me vëmendje. Por ekziston gjithashtu një tjetër çështje që lindi, e që mund të lejojë shmangien e ligjit. Bëhet fjalë për atë që juristët e quajnë “mashtrim të ligjit”, ai quid që klientët u kërkojnë përfaqësuesve ligjorë me pak skrupuj, të cilëve klienti u drejtohet për të ditur se si mund të shkelë ligjin duke u shfaqur sikur po e respekton. Është e çuditshme se si në disa dokumente zyrtare, padyshim jo për shkak të vullnetit dashakeq, kanë shpëtuar (Vijon në faqen 4)


ANALIZE 5  

E mërkurë 7 Mars 2012

shprehje që mund të bëjnë të mendosh për figurën më se të njohur të mashtrimit të ligjit. Kështu ka lindur ideja e çekut familjar, e çekut familjar shkollor. Ministri i Arsimit, në Kongresin Ndërkombëtar të Instituteve Familjare, tha: shkolla private duhet të shërbejë për të “stimuluar” në maksimum shpenzimet joshtetërore për mësimdhënien, por nuk duhet përjashtuar mundësia që edhe shteti t’u japë ndihma financiare shkollave private. Por shtoi: mendoni, nëse një baba dëshiron të çojë fëmijën e tij në shkollë private, duhet të paguajë taksat. E ky baba është një shtetas që ka paguar si taksapagues taksën e tij për të marrë pjesë në shpenzimin që shteti derdh për shkollat publike. Pra ky baba i gjorë duhet të paguajë taksën dy herë. Atëherë këtij shtetasi më se të meritueshëm që dëshiron ta çojë fëmijën e tij në shkollë private, për ta lehtësuar nga kjo barrë e dyfishtë, i jepet një çek familjar. Kush do të çojë fëmijën e tij në shkollë private, i drejtohet shtetit dhe merr një çek në ndihmë. Tha ministri: “Është një argument që për nga risia nuk mund të mos japë arsye për pasiguri dhe mendime që nuk pajtohen”. Sigurisht, sigurisht. Por besoj se ju nuk do të keni mendim mospajtues e se do të jeni të gjithë kundra, sepse është një arsyetim i bazuar mbi një sofizëm. Qytetari që paguan dy herë! Të çuarit e fëmijës në shkollë private është një e drejtë, e thotë Kushtetuta, por a është një e drejtë edhe të paguhesh për këtë? Është një e drejtë, që dikush, nëse do, e ushtron, por me shpenzimet e veta. Shtetasi që do të çojë fëmijën në shkollë private, le ta paguajë atë, përndryshe ta çojë në shkollë publike. Për të sjellë një krahasim, në fushën e drejtësisë mund të bëhet një diskurs i ngjashëm. Ju e dini se për të gjetur drejtësi ka gjyqtarë publikë; nga ana tjetër, shtetasit kanë të drejtë të kërkojnë që mosmarrëveshjet e tyre të vendosen edhe nga arbitrat. Por arbitrazhi kushton shtrenjtë, shpesh kushton qindra mijëra lireta. E megjithatë, një shtetasi nuk i ka shkuar asnjëherë në mendje, të preferojë gjyqtarët publikë ndaj arbitrazhit, e t’i drejtohet shtetit për t’i kërkuar ndihmë financiare për të paguar arbitrat! Tani, arsyetimi që është bërë jo nga ministri, por nga kush i ka përgatitur argumentimet në fjalë, është arsyetim jokoherent, që nuk mban parasysh realitetin juridik të normave të cilave u referohet. Vini re se i njëjti ministër, ka përmendur, dhe ky është rasti më i rëndë e i veçantë, nenin 34 të Kushtetutës. Ka thënë: “këtë çek familjar për këto persona që çojnë fëmijët e tyre në shkollë private, e lejon Kushtetuta: është nenin 34”. Neni 34, pasi deklaron se të aftët dhe ata që kanë merita kanë të drejtë të marrin arsim, edhe më të lartin, shton se për të bërë efektive këtë të drejtë, republika parashikon bursa studimi, çeqe për familjet,

e të tjera përkujdesje, që duhet të jepen nëpërmjet konkursit. Por ç’lidhje ka neni 34 me çeqet familjare? Ky nen parashikon vetëm që të ketë të rinj që kanë prirje të veçanta për të vazhduar studimet dhe këtyre duhet t’u sigurohen mjetet nëpërmjet konkursit. Këtu po ndërrohen kartat në tavolinë. Pra kjo loja e çeqeve familjare do të ishte, nëse zbatohet, një lloj nxitjeje e paguar për të dezertuar shkollat e shtetit pra një mënyrë e tërthortë për të favorizuar shkolla të caktuara, një çmim për kë çon fëmijët në shkolla të caktuara private ku fabrikohen jo shtetasit, e as besimtarët e një feje të caktuar, që mund të jetë diçka e respektueshme, por fabrikohen zgjedhësit e një partie të caktuar. Më pas, në reformë, kemi çështjen e barazisë. Neni 33 i Kushtetutës në paragrafin që i referohet barazisë thotë: “Ligji, teksa cakton të drejtat dhe detyrimet e shkollës joshtetërore, që kërkon barazinë, duhet t’i sigurojë asaj liri të plotë, një trajtim të barazvlefshëm me atë të shkollave shtetërore”. Siç e dini, fjala barazi, edhe në këtë rast, lindi nga një kompromis politik. Fillimisht u fol për barazim, për barazueshmëri, fjalë që kishin një kuptim të caktuar të qartë, paskëtaj fjala barazi në nenin e Kushtetutës. Po, barazi, por duhet kujtuar se para së gjithash, para se të jepet barazia, shteti, e thotë vetë neni 33, duhet të caktojë të drejtat dhe detyrimet e shkollës së cilës i njeh këtë barazi, dhe të kujtojmë që sipas një paragrafi tjetër të të njëjtit nen, shteti ka për detyrë të diktojë normat e përgjithshme mbi arsimin. Pra kjo barazi nuk mund të nënkuptojë heqjen dorë nga garancitë, nga kontrolli i seriozitetit të studimeve, të programeve, të titujve të mësuesve, serioziteti i provave. Duhet pra të evitohet ky sistem i pështirë, ky sistem i neveritshëm i favorizimit të konkurrencës në ulje në shkolla: që shteti favorizoka jo vetëm konkurrencën e shkollës private me shkollën publike, por që shteti favorizoka këtë konkurrencë duke favorizuar shkollën ku jepet mësim më keq, duke inkurajuar mirëfilli zyrtarisht kafshërinë. Në relacionin e reformës doli një tjetër ide dhe një tjetër krahasim juridik. Ministri Gonella këshillohet nga një avokat të keq, sepse sa herë flet për gjëra juridike thotë gjëra që nuk kanë asnjë bazë. Në relacion thuhet që meqenëse në Kushtetutë kemi të drejtën për shkollë private, për pasojë (janë fjalë nga relacioni), tashmë duhet menduar, se për të hapur një shkollë private nuk ka nevojë për asnjë autorizim paraprak, i cili që sot e tutje mund të zëvendësohet nga “njoftimi”, në mënyrë analoge me parashikimin e ligjit mbi shtypin. Me fjalë të tjera, çdo shtetas dhe çdo ent që ka synim të hapë një shkollë private, do të duhet t’ia njoftojë hapjen autoritetit shkollor dhe do të jetë detyrë e këtij të vërtetojë më pas nëse ekzistojnë

disa kushte të pashmangshme lidhur qoftë me subjektin që hap shkollën, qoftë me vetë shkollën. Tani, kjo çështja e lirisë së shkollës private, ç’lidhje ka me lirinë e shtypit? Në fushën shkollore, para së gjithash, është detyrim dhe kompetencë e shtetit të krijojë shkollat e veta. Shteti ka për detyrë të japë mësim, por jo detyrimin të publikojë e të shtypë. Shtypi mund të jetë një veprimtari e rezervuar tërësisht privatëve. Por shkolla para së gjithash duhet të jetë një veprimtari, një funksion që shteti zhvillon vetë, duhet të zhvillojë në mënyrën që thashë, dhe veprimtaria private shkollore është vetëm një përplotësues i asaj shtetërore. I takon shtetit të krijojë shkolla, i takon shtetit të përcaktojë nivelin shkollor të studimeve dhe të sigurohet që shkollat e tjera përkojnë me këtë nivel. Për më tepër, edhe në krahasimin me lirinë e shtypit, kemi marifeti avokatesk. Neni 21 që thotë: shtypi nuk mund të jetë subjekt ndaj asnjë kufizimi, nuk përjashton mundësinë që ligjet të përcaktojnë për shtypin një sasi kufizimesh paraprake. As për shtypin nuk është gjithmonë e vërtetë që kjo e drejtë mund të ushtrohet pa asnjë autorizim paraprak, por vetëm nëpërmjet një njoftimi. Tani, nuk ka një nen të vetëm që të thotë që shkolla private nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve. Reforma e shkollës meriton një diskutim të thelluar dhe të qartë. Nga jashtë duken një sërë gjërash të bukura. Tym, skenarë, hulumtime, pyetësorë. Ka punuar një komision i rëndësishëm. Kanë marrë një pallat dhe në atë pallat kanë punuar me intensitet. Duke kaluar andej dukeshin dritat përherë të ndezura e të kujtonin dritat e Pallatit Venezia kur kaloje poshtë dritareve.

Por kjo reformë më lë përshtypjen e atyre figurave që ishin në modë kur isha fëmijë. Në ato figura shiheshin pyje, pemë, pellgje, male, një mishmash triskesh e zogjsh e shumë gjëra të tjera të bukura e pastaj poshtë shkruhej: gjeni gjahtarin. Atëherë, kërko e kërko, në një cep, gjendej një gjahtar me pushkën drejtuar. Edhe në reformë gjendet gjahtari me pushkën drejtuar. Është shkolla private që kërkon të transformohet në shkollë të privilegjuar. Kjo është çështja që ka rëndësi. Ajo çka mbetet, shifra astronomike miliardësh, do të realizohet në të ardhmen e largët, por shkolla private, nëse nuk do të jeni të kujdesshëm, do të jetë vërtet realitet të nesërmen. Shkolla private transformohet në shkollë të privilegjuar dhe që këtu nis shkolla totalitare, transformimi nga shkollë demokratike në shkollë partie. E më tej, ka një tjetër rrezik ndoshta më të madh. Është rreziku i dekompozimit moral të shkollës. Kjo ndjesi mosbesimi, cinizmi më shumë se sa skepticizmi që po përhapet në shkollë, sidomos ndër të rinjtë, është shumë domethënëse. Është perëndimi i atyre ideve të shkollës së dikurshme të Gaetano Salvemini-t, të Augusto Monti-t: serioziteti, saktësia, ndershmëria, përpikëria. Këto ide të thjeshta. Të bërit e detyrës, të bërit e mësimit. Dhe që edhe shkolla të jetë shkollë me karakter, formuese e ndërgjegjeve, formuese e personave të ndershëm e të drejtë. Po përhapet ideja se e gjithë kjo është kapërcyer, se nuk vlen më. Sot vlejnë njohjet, rekomandimet, teserat e një partie apo të një famullie. Feja, që në vetvete është diçka serioze, ndoshta gjëja më serioze, sepse gjëja më serioze e jetës është vdekja, shndërrohet në një pretekst të përçmuar për të realizuar

punët vetjake. Ky është rreziku: dekompozimi moral i shkollës. Nuk është shkolla e priftërinjve që na tremb, sepse njëqind vjet më parë kishte shkolla priftërinjsh ku dinin të mësonin latinisht dhe italisht dhe prej nga dolën njerëz si Giosuè Carducci. Ajo që na tremb kryesisht janë të pandershmit, njerëzit pa karakter, pa fe, pa opinione. Këta njerëz që dhjetë vjet më parë ishin fashistë, pesë vjet më parë ishin me fjalë antifashistë, e tani janë kthyer, me emra nga më të ndryshmit, fashistë në thelb, pra përfitues të regjimit. Dhe ekziston edhe një rrezik tjetër: që të lëmë të fitojë ligështimi. Por nuk duhet të lejojmë të fitojë ligështimi. Kuptomëni, me të drejtë u tha se kush fitoi luftën e 1918 ishte shkolla e mesme italiane, sepse ata djem, kufomat e të cilëve janë akoma mbi Carso, dilnin nga shkollat tona, nga licetë tanë dhe nga universitetet tona. Por shihni se çfarë ndodhi edhe gjatë Çlirimit dhe Rezistencës. Ndodhi e njëjta gjë. Kishte profesorë e mësues që dhanë shembuj të mahnitshëm, nga burgu tek martirizimi. Një mësuese që për vite me radhë përballoi qetësisht burgun fashist është këtu mes nesh. Dhe të gjithë ne, mësues të moçëm kemi në zemër ndonjë emër të studentëve tanë që ditën t’i rezistonin torturave, që dhanë gjakun për lirinë e Italisë. Mendojmë për këta djem që dolën nga shkollat tona e duke menduar për ta, nuk dëshpërohemi për të ardhmen. I jemi besnikë Rezistencës. Duhet, miq, të vazhdojmë të mbrojmë në shkolla Rezistencën dhe vazhdimësinë e ndërgjegjes morale.

Përktheu: Yllka Lamçe


6 ANALIZE

E mërkurë 7 Mars 2012

7-8 marsi i grave Ermira Danaj

P

ër një rastësi dy data të rëndësishme për ne kanë qëlluar njëra pas tjetrës, 7 marsi kombëtar, që njihet si dita e mësues/eve, dhe 8 marsi, dita ndërkombëtare e grave. Shpesh herë iu referohemi këtyre dy datave si Festat e 7-8 marsit, por me sa duket ka ardhur koha për të reflektuar e për tu ndalur pak më shumë te dimensioni festë i këtyre dy datave. Në fakt, në lidhje me 8 marsin është folur e shkruar tashmë shumë më shpesh që nuk është “Festa e nënës”. Mund të dëgjohet shumë shpesh mes nesh se si thuhet që “nuk është festa jote sepse nuk je mamiose nuk je grua”. Përtej shpjegimit të termit “grua”, që nuk është aspak qëllimi i këtij shkrimi, 8 marsi nuk ka të bëjë me “nënën”, ka të bëjë me të drejtat e grave dhe vajzave, dhe nuk është festë, ashtu siç do donte shumëkush, duke i mëshuar kështu këtij dimensionit festiv që nënkupton që gratë kanë veç arsye për të festuar. Do ishte shumë mirë në fakt nëse do të ishte kështu, të kishim ca më shumë arsye për të festuar, po për dreq edhe këtë vit 8 marsi paraprihet nga disa vrasje grash e vajzash, gjë që nuk ofron shumë nxitje për ndonjë festim të mundshëm, përkundrazi. Po theksoj vetëm çështjen e dhunës dhe vrasjeve të grave për të mos rreshtuar të tjerat. Ajo që do ndodhë në fakt edhe në këtë 8 mars, do të jetë pak a shumë një pamje e parë tashmë, lule që do iu dhurohen grave, aktivitete ku shumë prej nesh do të shkojnë të flasin dhe të theksojnë problemet me të cilat hasen gratë në Shqipëri, aktivitete ku do theksohet roli i nënës, mundësisht si i vetmi rol që kanë gratë (e kjo do ndodhë nga gra e burra politikanë, drejtues/e shteti, që për hir të fushatës elektorale së pandalshme në Shqipëri do të lëshojnë broçkulla pa fund, në ndonjë drekë 8 marsi, ose ndonjë konferencë, ose kongres), dhe manifestime proteste të organizuara nga shoqata të ndryshme, meqenëse dhe këtu e kemi të vështirë bashkimin, edhe pse protestohet për të njëjtën kauzë. Gjithë problemi i 8 marsit është ai mediatiku, se megjithë këto aktivitete, lajmet për aktivitet do jenë aq të shkurtra sa nuk do kuptohet se ç’është bërë dhe pse, por do shohim parakalim fytyrash politikanë/ esh, mundësisht me ndonjë mimozë në dorë. Pastaj në 9 mars do i kthehemi shtypjes normale ndaj grave dhe vajzave, shtypje kjo që e bëjnë dhe burrat dhe gratë, që të jemi të qartë. Në të gjithë këtë panoramën e gjendjes së grave dhe vajzave në Shqipëri, dhe në këtë rastësinë e afërsisë së këtyre dy ditëve, në fakt ka një lidhje që nuk është më rastëso-

Të jetosh mes dy realitetesh Elvan Muça

V

re, por që i bën këto dy data shumë të lidhura me njëra tjetrën. Ndaj dhe unë po i referohem si 7-8 marsi i grave, duke lidhur ditën e mësueses/ it me ditën ndërkombëtare të grave, si një ditë reflektimi mbi gjendjen e grave. Duke qenë shumë e vështirë për të prekur çdo element të gjendjes së grave në Shqipëri, po ndalem pak më shumë tek elementi i punësimit të tyre, dhe në mënyrë më specifike tek gratë mësuese. Kam përshtypjen që shumëkush prej nesh, nëse kujton mësuese/in e klasës së parë, do ketë parasysh imazhin e një mësuese grua. Shumica e personave që japin mësim në klasë të parë janë gra në fakt, edhe para 90, edhe në vazhdim. Kjo në fakt nuk ka ndonjë të keqe në vetvete. S’ka asnjë gjë të keqe të punosh si mësues/e, përkundrazi, është një punë e mrekullueshme, e thënë kjo objektivisht dhe subjektivisht. E keqja është te vlerësimi i pamjaftueshëm që ka për mësuesi/en, sidomos për ata të arsimit parashkollor apo fillor. Dhe ndërkohë që bazat më të mira dhe të forta normalisht hidhen gjatë edukimit parashkollor dhe fillor. Jo specializimet, as mundësitë e karrierës, por edukimi i përgjithshëm, edukata qytetare, respektimi i tjetrit/ës, e folura, e shkruara, etj. E nëse këto nuk përftohen në arsimin parashkollor apo fillor, çdo lloj arsimimi i mëtejshëm mund të na bëjë shumë të mirë në profesionin tonë, por me ca boshllëqe të rëndësishme në edukimin tonë si anëtarë/e të një shoqërie të caktuar. Është e thënë shumë shkurt rëndësia e arsimit bazë në këtë mënyrë, por mjafton gjithsesi për ta kuptuar rëndësinë. E për këtë arsye do të duhej të kishte shumë më tepër vlerësim ky profesion, gjë që nuk shikohet shumë në fakt nëse i referohe-

mi pagave të mësues/eve të arsimit parashkollor dhe fillor. Dhe jo vetëm pagave, por edhe prestigjit, mundësive për kualifikim dhe zhvillim profesional apo kushteve të punës. Dhe këtu mund të kalojmë shumë lehtë nga data 7 mars në atë të 8 marsit, duke qenë se kemi një shumicë dërrmuese mësuesesh në arsimin bazë, aty ku dhe pagat janë më të ulëta, dhe statusi për fat të keq gjithashtu. Ka rreth 18 mijë mësuese në arsimin bazë dhe 8 mijë mësues. Kjo diferencë zvogëlohet ndjeshëm në arsimin e mesëm, ku ka rreth 5200 mësuese dhe 3400 mësues. Dhe nëse shkojmë më tej, kjo diferencë vazhdon e zvogëlohet ku ka rreth 900 pedagoge dhe 700 pedagogë, por ndryshon kah me ngjitjen e hierarkisë, me rreth 230 asistentprofesorë dhe 100 asistent-profesore, dhe përmbyllet me 281 profesorë dhe 64 profesore. Pra, sa më shumë ngjitemi në hierarkinë e mësimdhënies (për rrjedhojë të pagës dhe statusit) aq më shumë zvogëlohet numri i grave. Ashtu si dhe në sektorë të tjerë, dhe në arsim, gratë janë kryesisht aty ku paga është më e ulët, aty ku për fat të keq dhe në mënyrë krejt të gabuar, prestigji është më i ulët, aty ku ka më pak nevojë për karrierë dhe zhvillim profesional. Ajo që do të ndodhë përsëri në 7 mars, ashtu si dhe në 8 mars do të jetë një festim i përgjithshëm, një përzierje lulesh e dhuratash, si në njërën ashtu dhe në tjetrën datë. Mësueset gra ka shumë gjasa të marrin dhurata e lule në të dyja ditët, sidomos po të jenë dhe nëna. Ndërkohë pas këtyre dy ditëve, do të kthehemi në situatën “normale”, atë ku burrat janë në majë të piramidës, të pagave dhe të pushtetit.

ërdallë nëpër botë hasim regjime e sisteme politike nga më të ndryshmet, duke filluar që nga regjimet më liberale deri tek më konservatoret; nga më demokratiket e deri tek më diktatorialet e kështu me radhë. Interesi ynë zgjohet më shumë nga sistemet demokratike, duke qenë se edhe ne vetë kemi përqafuar këtë sistem, ose të paktën kështu pretendojmë. E duke qenë se demokracia është një sistem praktikisht i pamundur për t’u zbatuar në mënyrë të përsosur, për shumë vende me një sistem të tillë, të cilat kanë arritur një standard goxha të lartë demokracie si Gjermania, SHBA-ja apo Franca, gjithkush mund të shtrojë pyetjen se çfarë i mungon këtij apo atij sistemi për t’iu afruar gjithnjë e më shumë përsosmërisë së demokracisë. Në të tillë formë e kam pyetur veten edhe për demokracinë e vendit tonë, por shpejt mu desh t’ia riformuloja pyetjen vetes. Për Shqipërinë është e vështirë t’i japësh një përgjigje në formën e parë të shtruar. Ndoshta më e lehtë është të pyetet se çfarë na bën ne të quhemi një vend demokratik? Jemi ndër të paktat vende në Evropë, por edhe më gjerë, që jetojmë mes dy realitetesh, një është ai i supozuar dhe i zbukuruar nga pushteti, ndërsa tjetri është realiteti i prekshëm, ose thënë ndryshe ai që të gjithë shohim me sytë tanë, sipas këndvështrimit vetjak. Ajo e supozuara ngjan si ato përrallat me fund të lumtur ku çdo gjë është e përsosur: demokracia jo vetëm që ka arritur një standard mbresëlënës, por tashmë ajo është kthyer edhe në një matës të nivelit të demokracisë për vendet e tjera, madje Shqipëria është vendi që shpërndan frymën e vërtetë të demokracisë nëpër botë. Po ashtu, ekonomia jonë, në këtë realitetin e supozuar, po thyen çdo parashikim të mundshëm. Shqipëria po ecën në kahun e kundërt me shumë e shumë vende të fuqishme. Këto të fundit po humbasin nga viti në vit fuqinë ekonomike, valët e krizës botërore po lëkundin rëndë çdo vend, ndërsa Shqipëria, për çudinë e të gjithëve, ecën kundra rrymës. Ajo jo vetëm që nuk përfshihet në krizë, por përkundrazi, pëson rritje të konsiderueshme ekonomike. Shumë vende evropiane po lënë kokën pas udhëheqësit tonë e modelit tonë ekonomik e politik e s’do të ishte çudi nëse vendet e fuqishme do të financonin shumimin në mënyrë artificiale të kryeministrit tonë për të

pasur sa më shumë “Salinj” vërdallë nëpër Evropë, që me gjenialitetin që i karakterizon do të ndalnin çdo krizë e periudhë të vështirë ekonomike. Deri në këtë pikë, gjithkush duhet të ndihet i lumtur për bollëkun ekonomik e krenar për udhëheqësin mitik që kemi. Por. . . të lumtur e krenarë do ndiheshim në realitetin që na e supozon vetë kryeministri e që e zbukuron me fakte të trilluara e jo shumë të besueshme çdo ditë; në realitetin që shohim e prekim çdo ditë nuk ndodh kështu. Ky i fundit na godet aq rëndë sa na errëson gjithçka e ne s’mund t’i shohim e prekim bëmat e përrallisura nga kryeministri. Pavarësisht se po përpiqet me çdo mënyrë të na gënjejë mendjen, madje edhe me statistika zyrtare, është e vështirë të mbulohet e të fshihet një realitet kaq i qartë për shumëkënd. Dinakërisht, ai e kaloi Institutin e Statistikave në varësinë e tij duke e kthyer tanimë në Institutin e Berishizmave, ku çdo ditë do na publikohen përralla me rritje ekonomike 18 përqindëshe e progrese absurde që të bëjnë të shqyesh sytë. Në realitetin e prekshëm nuk na shohin sytë as rritje ekonomike, as demokraci që funksionon e as lider për t’u pasur zili nga bota. Ky lider është veçse një kavalier, siç denjon ta quajë veten me të drejtë, por që nuk i ka hipur kalit, por i ka hipur popullit mbi shpinë e një djall e di, kur ky i fundit do e ndiejë peshën e rëndë e të pavlerë që mban e do t’i japë shtysën që do e kthejë me këmbë në tokë kavalierin që jeton në hava. Vetëm atëherë ai do fillojë të ecë me këmbët e veta e do kuptojë ç’do të thotë të jesh popull në një vend ku ai shtyp e shfrytëzon, e ç’do të thotë të jetosh në realitetin tonë e jo në të tijin. Nuk e di çfarë i ka mbetur Shqipërisë nga simptomat e demokracisë; ndoshta asgjë ose ndoshta disa thërrime që pakësohen gjithnjë e më shumë nga ky shtet i uritur. Demokracia po merr çdo ditë e më shumë plagë të rënda e çdo ditë e më shumë po shpërfytyrohet nga goditjet e pamëshirshme të një pushteti vrastar. Pushtet vrastar që po i vret të gjitha: ekonominë, shoqërinë, arsimin, solidaritetin e ndjenjat e pastra mes njerëzve, e madje po vret edhe dëshirën për të jetuar. Pyetjen ia kam shtruar e vazhdoj t’ia shtroj vetes: a ka më demokraci në Shqipëri? Meritojmë të quhemi ende vend demokratik?! Ndoshta jo, por unë dua të vazhdoj të besoj të kundërtën.


ANALIZE 7  

E mërkurë 7 Mars 2012

Klodi Leka

A

kti i quajtur kriminal nga derrat e militarizuar me uniformë policore kundrejt ngjyerjes me të kuqe të filozofit marksist Lenin dhe udhëheqësit të ish Bashkimit Sovjetik Stalin, po ashtu dhe publikimi i një komunikate nga ‘kriminelët’ në të përditshmen e shkruar, më ngjalli një shpresë: ngjalljen e shqiptarit politik a kundërshtarin e denjë të një akti edhe më kriminal, zëvendësimin e tetëdhjetekatër dëshmorëve antifashistë me një personalitet për të cilin kurrkush nuk ushqen ndonjë konsideratë pozitive. S’po e diagnostikoj zëvendësuesin, po ashtu as boshtet e komunizmit të shek. njëzet, por s’mund të përbuzet antagonizmi historiko-politik që doli në pah në këto ngjarje simbolike: antagonizmi klasor, kundërshtia sistematike e romantizmit revolucionar kundrejt reaksionarit. Po ashtu dhe idetë e universitetit politik të Frankfurtit karshi historikut gjerman. Idealistët dhe Të Pushtetshmit! Por dhe krimi mor kahe të gjenetikës politike, si një veprimtari marksiste që del nga kornizat kushtetuese dhe krim shtetarësh që legjitimojnë vetveten kriminale në të ashtuquajturin ‘shtet të së drejtës’, një e drejtë kelzeniane që mohon karakterin human të shtetit dhe një e drejtë normash juridike që dhunën e ndëshkon shtazërisht kur është individuale dhe legjitimon atë shtetëroren e krejt monopolin e dhunës fizike. Shumëkush mund ta marrë si absurd shtjellimin që i bëj një simbolike dhe gjenerimin e një fenomeni të padukshëm por një frazë që dol nga Revolucioni i madh Francez, thotë : ‘’Ajo që s’mund të ndodh në një përjetësi, shpërthen në një çast’’, dhe kushtet janë që të shpërthejë gjithçka në atdheun e marë fund. Kohët e neveritshme i kanë imponuar shqiptarit mendimin, jo si instrument për përmbushjen e grykësisë individuale, por për gjetjen e një zgjidhjeje kolektive, që të dalë nga Qenia skllave, e cila sado të kundërshtojë, po nuk e gjet një ide a zgjidhje sesi do organizohet pas përmbysjes, skllave mbetet, nën një pushtet edhe më nënshtrues, ndaj shqiptari po evoluon në një Qënie politike ku faza e gjysmët e daljes nga skllavi kah politiku mbetet universitari, përmbushësi i misionit historik të neomarksistëve. Përkthimi dhe publikimi në shqip i një morie filozofësh ka formëzuar komunitete idealistësh : nga ata që i përkasin universitetit marksist të Frankfurtit me Markuzen, Adornon, Badiou-në etj dhe nga ata që ndjekin mendimin e universitetit historik gjerman me Edmund Bërk, Hugon, Savinjin dhe Ivo Puhtan, kah që kontrabandohet më shumë në fakultetet e drejtësisë në universitetet private. Po të shohim me vëmendje mbështetësit që “sanksionojnë poshtërsinë e së sotmes me poshtërsinë e së dje-

Organizimi i domosdoshëm shmes, që quajnë kryengritje çdo britmë të bujkrobit kundër kamxhikut, mjafton që ky kamxhik të jetë historik. - K. Marks”. Ata e kanë nisur transfuzionin ideor me gjak të prishur, me gjetjen e VolksGeistit shoven jo si mundësi e vetëdijes së përbashkët, por si mjet ekspansioni moral dhe ngjalljes së urrejtjes së kahmotshme. Pra medoemos shqiptari politik krijon dhe frontin politik. Kuqezinjtë dëshmohen publikisht si ndjekës të ideve fashiste, një fashizmi provincial që formëzohet me folklorizma, i përcjell dhe me ngjarjen e fundme të publikimit në shqip të ‘Main Kampf’, i shndërron në kundërshtarë me potencial kancerozë. Republikanët pos Pronës, Familjes dhe Kombit u radikalizuan skajshëm me institucionalizimin e Zotit si bosht parimor. Universitarët monarkistë shquajnë kritikën kundrejt referendumit të ‘98 si të rrejshëm dhe ndërmarrin kolektivisht një korrigjim historik, po ashtu dhe ekzekutivi zyrtar. Presidenti argumenton krijimin e një alternative konservatore dhe e shet si zgjedhjen e zgjidhjes politike. Rrjetet sociale tejmbushen me antikomunistë dhe naziskinë shqiptarë. Po ne? Socialistët po kameleonizohen në një metamorfozë të dhimbshme ku përcjellja e frymës marksiste në fillin e saj përfundon në social-liberalizëm. Teoria se shqiptarët kanë gjenetikë politike të majtë po bie marrafrymshëm në sajë të mungesës së një të majte radikale të organizuar. Universitarët marksistë po individualizohen dhe drejtpërsëdrejti vdesin ekzistencën tonë. Por boll e interpretuam problemin, si ta zgjidhim atë në kohën kur ideja politike po kultivohet masivisht te shtetasi dhe ne na shtrohet nevoja që të organizohemi mirëfilltazi? Fillimisht të mbajmë gjallë me çdo kusht Gazetën, si organ i zhvillimit dhe përsosjes së kritikës kundrejt sistemit kapitalist. Ndaj domosdoshmëria na komunikon një sakrificë simbolike. Ndoshta mosekzistenca e Gazetës nuk shënjon kushtin për ekzistencën tonë, por shumëkush dhe shumë njerëz që njoh personalisht kanë marrë dije dhe kulturë nga shkrimet e Zizek-ut që është shndërruar në katalizator për hulumtimin e mëtejshëm të marksizmit, njohjen e mizorisë kapitaliste, problemet më të sëmura të shoqërisë dhe shfrytëzimin korporatist në dimension ndërkombëtar. Kjo është Gazeta, shokë. Është kulturë! Së dyti, një nga mekanizmat më të shëndetshëm për një organizim kolektiv është ndjekja e metodës Studim-Kritikë-Veprim.

Kushtet e studimit ekzistojnë dhe janë të volitshme. Ne marksistët shqiptarë jemi vazhdimësi e një morie brezash dhe mendimesh të çmuara revolucionare. Pra e kemi bazën mbështetëse: Në idetë e Revolucionit Nolist të Qershorit ku kahu më emancipues i atëkohshëm me prijës Peshkopin e Kuq e degjeneroi keqazi rrymën konservatore që propagandonin dhe mbanin peng shekujsh me primitivizmin feudal shoqërinë shqiptare. Po ashtu dhe monarkistët provincialë që morën ndëshkimin e pashembullt historik. Kritika e Nolit që diagnostikoi Qenien shqiptare mund të na shërbejë për ta ndryshuar atë. Po ashtu dhe atdhedashuria, emancipimi dhe përndjekja e reaksionarëve konservatorë si vlera të çmueshme organizuese. Mendimet e ideologut antifashist Qemal Stafa, që me antikonformizmin e pashembullt u shndërrua në simbol rezistence, rezistence intelektuale që gjeneron mëndja. ‘E vjetra shembet’ si ‘Shoku i Prangave’ në ‘Qortimet e Vjeshtës’. Por edhe nga brigadisti internacional Petro Marko me ‘Hasta La Vista’ a ‘Natën e Ustikës’ ku vdekja nën qiell ngjall shpresa të ngjyrta kundrejt një fashizmi të bardhezinjtë apo demokracia emancipuese dhe karakteri femëror i Musine Kokalarit. E dini ku mund t’i gjeni këta? Në skutat e librashitësve të shumtë në Tiranën e tiranive, me çmime simbolike, krah Marksit dhe Engelsit, ku u përftuan dhe idetë shqiptare. Ndaj s’ka justifikime, le të studiojmë! Kritika zhvendoset në përjetimin e problemeve si subjektive, jo objektive. Pra teoria s’duhet të mbetet teori, por të zhvillohet si praktikë, si mënyrë jetese, ku e drejta dhe e zhdrejta do bien ndesh dhe kritika s’do mund të shmanget, si një përjetim i ndjerë a një ndjenjë e kulluar që zhvendoset njësh me mendjen e ku veprimi do na shtrohet si nevojë ekzistenciale. Veprimtaria zbërthehet si rezistencë dhe rezistencën duhet ta zbërthejnë kundërshtarët si luftë. Komunizmi s’është më blasfemi, dhe këtu nis vdekja e tyre. Komunizmi është alternativë, më i mundshmi, më i barabarti, më i drejti dhe më i njerëzishmi. Dhe në luftë kundërshtarin nuk duhet vetëm ta demoralizosh, por ta bësh të paaftë për t’i rezistuar vullnetit tënd. Vullnetit marksist! Tash në mbyllje mu sollën ndërmend dy aforizma, njëra nga komunisti francez Jean-Paul Sartre : ‘Kush është antikomunist është qen’ dhe e dyta nga revolucionari komunist Ernesto Che Guevara : Revolucioni i vërtetë fillon brenda nesh.

Paratë pa ngjyra të romëve Ingrid Xhafa

G

jendja në të cilën gjendet komuniteti rom në Shqipëri është lehtësisht e identifikueshme. Të pastrehë, të paushqyer, të papunë, të paarsimuar dhe sikur mos të mjaftonte gjithë ky privim material, janë të diskriminuar dhe të përjashtuar nga çdo vlerë shoqërore dhe humane. Nuk është çudi që në këtë vend ku mungon respektimi i të drejtave më themelore të njeriut (jetojmë në periudhën e demokracisë së pështjelluar, ku nuk dimë nëse shteti na i merr apo na e ruan jetën) të mungojë dhe respektimi dhe realizimi i të drejtave të komunitetit fatkeq rom. Por çuditërisht,këta“fatkëqijtë”e Shqipërisë janë lotaria fituese për një pjesë të mirë të shoqërisë sonë civile. Për integrimin e tyre brenda bashkësisë së gjerë qytetare apo për integrimin të madh të gjithëve së bashku për në Europë janë dhuruar miliona fonde nga organizma ndërkombëtarë, të cilat mund të kenë shkuar në çfarëdolloj adrese apo aktiviteti, përveç atyre në emër të komunitetit rom, pa adresa dhe pa çati. Ky nuk është aspak spekulim nga ana ime, dhe nuk ka nevojë për shumë zyrtarizim për ta ngritur zërin me të madhe që fondet e dhëna për integrimin e komunitetit rom janë vjedhur! Po po, janë vjedhur, ashtu si vidhet çdo e drejtë këtu në Shqipëri, apo ashtu si ajo tjetërsohet. Ne shqiptarët që mburremi nëpër botë se jemi vendi i lindjes së Nënë Terezës, kur në fakt duhet të jemi shoqërisht anëtarë të bandës së famshme të Ali Babës. Të gjithë vjedhim po të na jepet mundësia. Në këtë rast, vjedhim të drejtën e romëve për të qenë të barabartë, për ti trajtuar me dinjitet dhe për mos tu ndjerë të diferencuar. Të gjithë së bashku jemi mësuar t’i identifikojmë ata me llumin e shoqërisë sonë të “shëndoshë”. Shoqëria jonë e edukuar dhe ata të pagdhendurit, ne të kulturuarit dhe ata të përbuzurit, ne të shëndetshmit dhe ata të palarët, ne të bardhët dhe të moralshëm, ata të zinjtë dhe inferiorët. Por harrojmë të themi: ne hajdutët dhe ata fatkëqijtë. Mirë që s’kemi mundësi (apo s’duam) t’i lejojmë “të gjorët” të zhvillohen në kushte të barabarta me ne shumicën, por gjithashtu i kemi zhveshur nga çdo mjet normal jetese, u kemi mohuar një ambient të zakonshëm për të jetuar, u kemi vjedhur paratë, u kemi ulur dinjitetin; qoftë duke vepruar, apo duke mosvepruar. Paradoksalisht, ne jemi po ata që s’i vaksinojmë fëmijët romë dhe nga ana tjetër jemi po ata që s’i pranojmë në shkolla me justifikimin se janë të pavaksinuar. Ne “bujarët” që u japim monedhën tek lypin dhe i përbuzim kur na kërkojnë punë. Ne “patriotët” që i kemi sajuar lloj e soj origjine “të gjorëve”, që t’i identifikojmë me gjithçka tjetër përveç nesh. Ne “të mirët” që i mëshirojmë kur i shohim

të vdesin ftohti, urie dhe heshtim kur fatura ilegale që pasurojnë elitat, na kalojnë poshtë hundëve. Dhe kështu ushqejmë stereotipa urrejtjeje dhe mospranimi për banorët “e pisllëkut”, për të varfrit e provincave apo lypësit e qendrës. “Ata mbajnë erë”, por paratë që derdhen në emër të tyre jo! Ata janë më ngjyrë, por paratë e tyre jo! Ata janë të pistë e të përbuzur, por paratë e tyre janë të lakmuara e të dëshiruara! Pra, si gjithçka tjetër, edhe ky është biznes. Biznes me jetën, biznes me varfërinë, biznes me maskarallëkun, me qëllimin kryesor që të pasurit të pasurohen, kurse të varfrit të shfrytëzohen, t’u pihet gjaku deri në fund, të ç’humanizohen, të zhvishen e të përdoren. Dhe s’ka rëndësi nëse janë të bardhë apo të zinj,rëndësia ka të jenë të dobët,të paarsimuar dhe injorantë. Kështu bëhen lehtësisht aktorët e një teatri që ndodh në sallat luksoze të hoteleve të kryeqytetit ku trumbetohen me të madhe të drejtat e njeriut, respektimi dhe implementimin e tyre. Dhe të gjitha këto farsa ndodhin në mes të ditës, ashtu si në mes të ditës arrin të shquhen sytë e pashpresë të çdo romi, trupat e dobët e të uritur dhe mjerimi i madh që i ka zaptuar kudo. Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të kuptohet fenomeni i përvetësimit të fondeve, që në fakt duhet t’i shkojnë përmirësimit të kushteve shoqërore të komunitetit rom në Shqipëri. Këto fonde vidhen kryesisht nga ata që marrin mbi vete funksionin e misionarit, funksionin e shpëtimtarit dhe funksionin e ndryshimit të status quo-së së tmerrshme të momentit. Dhe janë pikërisht këta hipokritë, “intelektualët pas-komunistë”, elita kryesisht e shkolluar në perëndim, oratorët e mëdhenj të lirisë dhe drejtësisë, ata që kanë ndërtuar shoqërinë civile. Por, realisht e shohin atë si një burim pasurimi, pasurim me paratë e derdhura nga taksapagues në mbarë botën dhe në vendin tonë,para që duhet të shkojnë për një kauzë të drejtë dhe humane, para që s’kërkojnë padronë, por skllevër për t’i liruar. Dhe e gjithë kjo është një tragjedi shoqërore e llahtarshme. Ndërkohë që duhet të jetë shteti që të kontrollojë rrugën dhe destinacionin përfundimtar të parave, ai humbet rrugën bashkë me paratë. Futet në skuta të errëta të marrëveshjeve dhe të dyja bashkë, qeveria dhe shoqëria civile, bëhen pjesë e përdhosjes së misionit fillestar, atij të shpëtimit, duke përdhosur edhe demokracinë njëkohësisht, edhe shtetin e të drejtës dhe vetë parimet e të drejtës, sepse të gjithë e dimë universalisht dhe në çdo gjuhë të botës që “të vjedhësh është keq,e gabuar dhe jo e drejtë!”. Duhet me domosdoshmëri të zhvishemi nga kjo kulturë e keqe e zhvatjes,e tolerimit të biznesit me jetën, me të vërtetën, me të drejtën sepse përndryshe s’do arrijmë kurrë të njohim kuptimin dhe sensin real të ekzistencës.


8 KRITIKE

Slavoj Zizek

Socializmi kapitalist? Vijon nga numri i kaluar

E

vetmja e papritur e rrënimit financiar të vitit 2008 gjendet në mënyrën se sa shpejt u pranua ideja se ndodhja e saj qe një e papritur e paparashikueshme që i goditi tregjet prej hiçit. Sillni ndër mend demonstratat që shoqëronin rregullisht takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore gjatë dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri: protestuesit ankoheshin të shtyrë jo vetëm nga motivet e zakonshme antiglobaliste (shfrytëzimi në rritje i vendeve të Botës së Tretë etj), por edhe nga mënyra se si bankat po krijonin iluzionin e rritjes duke lodruar me para imagjinare, dhe se si diçka e tillë medoemos do të sillte shkatërrim. Paralajmërimi i rreziqeve të pritshme dhe qartësimi i faktit se ata që premtonin rritje të vazhdueshme nuk ja kishin haberin se ç’po ndodhte nën hundën e tyre nuk erdhi vetëm nga ekonomistë si Paul Krugman-i dhe Joseph Stiglitz-i. Më 2004, në Washington, aq shumë njerëz demonstruan kundër rrezikut të kolapsit financiar, saqë u desh mobilizimi i 8000 policëve lokalë shtesë dhe sjellja e 6000 të tjerëve nga Maryland-i dhe Virginia. Ngjarja u mbyll me hedhjen e gazit lotsjellës, rrahjen dhe arrestimet në masë të demonstruesve – aq të shumta ishin arrestimet, saqë policisë iu desh të përdorte autobusë për t’i transportuar. Mesazhi i dhënë ishte i qartë dhe me zë të lartë, ndërsa policia u përdor tamam për t’i zënë frymën të vërtetës. S’përbën çudi që, pas kësaj përpjekjeje të pandërprerë injorimi me dashje, kur kriza më në fund ja behu, siç tha njëri prej pjesëmarrësve: “Askush nuk [dinte] ç’të bënte në të vërtetë.” Kjo ndodh ngaqë pritshmëritë janë pjesë e lojës: mënyra se si do të reagojë tregu nuk varet vetëm nga numri i njerëzve që kanë besim në këtë apo atë ndërhyrje, por më së shumti nga mënyra se si ata mendojnë se të tjerët do të kenë besim në to – nuk mund të përllogariten pasojat e zgjedhjeve vetjake. Kohë më parë, John Maynard Keynes-i e përshkruante këndshëm këtë vetëreferim kur e krahasonte bursën me një garë idiote, në të cilën pjesëmarrësve u kërkohet të zgjedhin disa vajza tërheqëse nga njëqind fotografi, e ku fitues është ai që zgjedh ato vajza që i afrohen më shumë opinionit mesatar: “Puna nuk është të zgjedhësh ato që sipas mendimit vetjak janë vërtet më tërheqëset, madje as ato që gjykohen vërtet si më tërheqëset nga opinioni mesatar. Kemi ngjitur shkallën e tretë ku na duhet ta përdorim inteligjencën për të parashikuar se ç’mendon opinioni mesatar mbi mënyrën se si do të jetë opinioni mesatar.” Kësisoj jemi të detyruar të zgjedhim pa pasur në dispozicion njohuritë që do të

E mërkurë 7 Mars 2012

Herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë II: Është ideologji, or budalla!

na mundësonin të bënim zgjedhje të përshtatshme, ose, siç thotë John Gray: “Jemi të detyruar të jetojmë sikur të ishim të lirë.” Në kulmin e rrënimit, Joseph Stiglitz-i shkroi se, megjithëse ekonomistët ishin gjithnjë e më shumë në një mendje se nuk kishte për të funksionuar asnjë projekt shpëtimi i bazuar mbi planin e Sekretarit të Thesarit amerikan, “politikanët e kanë të pamundur të bëjnë ndonjë gjë në të tillë krizë. Kësisoj na mbetet të lutemi se mos nga duart e atyre që e shkaktuan krizën – përzierjes toksike të interesave të veçanta, teorive ekonomike të gabuara dhe ideologjive djathtiste – arrihet ndonjë marrëveshje që prodhon ndonjë plan shpëtimi funksional – ose nëse dështon, të mos shkaktojë shumë dëm.” Ka të drejtë përderisa tregjet në të vërtetë bazohen mbi besimet (madje mbi besimet rreth besimeve të të tjerëve). Kësisoj, kur mediat shqetësohen rreth “mënyrës se si do të reagojnë tregjet” ndaj planit të shpëtimit, diçka e tillë nuk ka të bëjë vetëm me pasojat e tij reale, por me besimin e tregjeve tek efikasiteti i planit. Prandaj plani mund të funksionojë, edhe pse është i gabuar ekonomikisht. Këtu, trysnia “për të bërë diçka” i ngjan detyrimit supersticioz për të bërë ndonjë gjest kur jemi gjendemi përballë një procesi mbi të cilin nuk kemi ndikim real. A nuk ngjajnë shpesh më të tilla gjeste veprimet tona? Thënia e vjetër “Boll fole, bëj diçka!” është nga gjërat më budallaqe që mund të thuhen, edhe po ta krahasosh me nivelin më të ulët të gjykimit të shëndoshë. Mbase kohët e fundit problemi ka qëndruar në faktin se kemi bërë shumë, si për

shembull ndërhyrjet në natyrë, shkatërrimi i mjedisit etj...Ndoshta ka ardhur koha të bëjmë një hap prapa, të vrasim mendjen dhe të themi gjënë e duhur. Është e vërtetë se shpesh herë flasim mbi ndonjë gjë në vend që ta bëjmë atë; veçse nganjëherë bëjmë gjëra me qëllim që të shmangim të folurin dhe të menduarin mbi to: si në rastin kur, në vend që të reflektohej mbi mënyrën se si u krijua si problem, u shpenzuan për të 700 miliardë dollarë. Ka mjaft gjëra për të cilat duhet menduar në këtë situatë të ngatërruar. Më 15 korrik të 2008-s, senatori republikan Jim Bunning sulmoi kryetarin e FED-it Ben Bernanke, duke thënë se propozimet e këtij të fundit dëftonin se “socializmi po gjallon në Amerikë”: “Tani FED-i kërkon të bëhet rregullatori i rrezikut sistemor. Veçse FED-i është rreziku sistemor. T’i japësh më shumë kompetenca FED-it është njëlloj si t’i japësh kalamanit të lagjes, që të ka thyer xhamin duke luajtur bejsboll në rrugë, një shkop më të madh bejsbolli, me mendimin se kjo do ta ndreqë problemin.” Më 23 shtator, ai sulmoi sërish duke e quajtur “joamerikan” planin e Departamentit të Thesarit që parashikonte masa financiare shpëtimi më të mëdha nga çdo plan tjetër që nga Depresioni i Madh: “Dikush duhet të paguajë për këto humbje. Ose duhet të vëmë përpara përgjegjësisë njerëzit që kanë marrë vendime të gabuara, ose duhet ta shpërndajmë dhimbjen te të tjerët. Kjo është ajo çka propozon ekzaktësisht sekretari i Departamentit të Thesarit – t’ua shpërndajmë taksapaguesve dhimbjen e Wall Street-it... Ky plan masiv shpëtimi nuk përbën zgjidhjen e problemit. Ai përbën socializëm financiar dhe si i tillë është

joamerikan.” Bunning-u ishte i pari që vijëzoi konturet e arsyeve që mbështesnin revoltën e Partisë Republikane ndaj planit të shpëtimit, çka arriti kulmin me refuzimin e propozimit të FEDit më 29 shtator. Argumenti në fjalë meriton të shikohet më nga afër. Vini re mënyrën se si u formulua në terma “lufte klasash” rezistenca republikane ndaj projektit të shpëtimit: Wall Street-i kundër njerëzve të zakonshëm. Pse duhet të ndihmojmë përgjegjësit e krizës që ndodhen në Wall Street duke u kërkuar para kreditorëve të zakonshëm të Wall Streetit? A nuk është ky rast tipik i asaj që prej teorisë ekonomike quhet “qyl moral”, i cili mund të përkufizohet si “rreziku se ndokush do të sillet në mënyrë imorale për shkak se sigurimet, ligji apo agjenci të tjera do ta siguronte nga çdo humbje si pasojë e veprimit të tij” – bie fjala, nëse jam i siguruar nga zjarri, a do të marr më pak masa kundër zjarrit (ose, në raste të skajshme, mund t’ia vë vetë zjarrin shtëpisë sime, që është e siguruar tërësisht, dhe njëkohësisht nga kjo mund të nxjerr përfitime)? E njëjta gjë ndodh në rastin e bankave të mëdha: a nuk janë të siguruara ndaj humbjeve të mëdha dhe a nuk u mundësohen fitimet? S’është çudi atëherë që Michael Moore-i shkroi një letër publike në të cilën e dënonte planin e shpëtimit si grabitjen e shekullit. Ky përkim i papritur pikëpamjesh midis të Majtës dhe konservatorëve republikanë duhet të na vërë në mendime. Ajo që kanë të përbashkët këto dy pikëpamje është përbuzja e spekulatorëve të mëdhenj dhe menaxherëve të korporatave, të cilët përfitojnë nga vendimet e rrezikshme, por “parashutat e arta” i sigu-

rojnë nga humbjet. Sillni ndër mend barsoletën mizore të filmit të Lubitsch-it To Be or Not to Be: kur e pyetën rreth kampeve të përqendrimit gjermane në Poloninë e pushtuar, oficeri përgjegjës nazist “adjutanti i kampit Erhardt” u përgjigj: “ne merremi me përqendrimin, ndërsa polakët me kampimin.” A nuk vlen e njëjta gjë për skandalin e falimentimit të Enron-it në janar të vitit 2002, çka mund të interpretohet si një lloj kumtese ironike mbi nocionin e shoqërisë së rrezikut? Mijëra të punësuarit që humbën punën dhe kursimet gjendeshin vërtet përpara rrezikut, por pa pasur ndonjë mundësi zgjedhjeje – rreziku u ngjante si fat i verbër. Në të kundërt, ata që kishin ndonjë ide mbi rrezikun në të cilin ishin përfshirë, si edhe pushtetin për të ndërhyrë brenda situatës (d.m.th. menaxherët kryesorë), i pakësuan rreziqet e tyre nëpërmjet shitjes së aksioneve dhe opsioneve të tyre përpara falimentimit. Është e vërtetë që jetojmë në një shoqëri zgjedhjesh të rrezikshme, por në këtë shoqëri disa bëjnë zgjedhjet, të tjerët marrin përsipër rrezikun... Mirë pra, a përbën vërtet masë “socialiste” plani i shpëtimit dhe a shënon lindjen e socializmit shtetëror në SHBA? Nëse ndodh kështu, atëherë jemi përpara një lloji të çuditshëm socializmi: një “socializmi” që nuk ka për qëllim parësor ndihmën e të varfërve, por të të pasurve, jo të atyre që marrin hua, por të atyre që japin hua. Si për ironi të skajshme, “socializimi” i sistemit bankar bëhet i pranueshëm vetëm kur shërben për ruajtjen e kapitalizmit. Socializmi është i keq – përveçse në ato raste kur i shërben stabilizimit të kapitalizmit. (Vini re simetrinë me Kinën e sotme: në të njëjtën mënyrë, komunistët kinezë e përdorin kapitalizmin për të forcuar regjimin e vet “socialist”.) Po sikur “qyli moral” të jetë i brendashkruar në vetë strukturën e kapitalizmit? Si me thënë, ata të dy nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri në asnjë mënyrë: në sistemin kapitalist, mirëqenia e njerëzve të zakonshëm është e varur nga lulëzimi i Wall Street-it. Kësisoj,ndërkohë që populistët republikanë, që i bëjnë rezistencë planit të shpëtimit, po bëjnë gjënë e gabuar për arsyet e duhura, ithtarët e planit të shpëtimit po bëjnë gjënë e duhur për arsyet e gabuara. Për ta thënë me fjalë më të sofistikuara, marrëdhënia është jokalimtare: ndërkohë që ajo çka i shkon për shtat Wall Street-it nuk është domosdoshmërisht e mirë për njerëzit e zakonshëm, gjendja e këtyre të fundit nuk mund të lulëzojë nëse Wall


KRITIKE 9  

E mërkurë 7 Mars 2012

Street-i ka probleme, dhe kjo asimetri i jep një përparësi a priori Wall Street-it. Sillni ndër mend argumentin “e pikimit” të përdorur kundër rishpërndarjes barazimtare (nëpërmjet nivelit të lartë të taksimit progresiv etj): në vend që t’i bëjë të varfrit të pasur, bën të pasurit të varfër. Më shumë sesa të qenit thjesht kundër ndërhyrjes në ekonomi, ky qëndrim rrok saktësisht domethënien e ndërhyrjes shtetërore në ekonomi: megjithëse të gjithë ne duam që të varfrit të bëhen më të pasur, t’i ndihmosh ata drejtpërsëdrejti do të ishte e pafrytshme, përderisa ata nuk përbëjnë elementin produktiv dhe dinamik në shoqëri. Ndërhyrja e vetme që nevojitet është ajo që i ndih të pasurit të bëhen më të pasur; më pas fitimet vetiu do të shpërhapen automatikisht te të varfrit...Sot, ky qëndrim merr formën e besimit se nëse i japim para mjaftueshëm Wall Street-it, ato do të pikojnë tek njerëzit e zakonshëm, duke ndihmuar punëtorët e thjeshtë dhe pronarët e shtëpive. Pra, sërish, nëse do që njerëzit të kenë para për të ndërtuar shtëpi, mos ua jep ato drejtpërsëdrejti, por jepua atyre që do t’u japin hua njerëzve. Sipas kësaj logjike, kjo është e vetmja mënyrë për të krijuar begati të vërtetë; përn-

dryshe, do të gjendeshim në situatën ku shteti u shpërndan fonde të varfërve në kurriz të krijuesve të vërtetë të pasurisë. Për pasojë, ata, që predikojnë nevojën e kthimit mbrapsht nga spekulimet financiare tek “ekonomia reale” e prodhimit të të mirave që plotësojnë nevojat reale të njerëzve, nuk e rrokin thelbin e kapitalizmit: qarkullimi financiar vetëlëvizës e vetëzmadhues, në të kundërt me realitetin e prodhimit, përbën tiparin e vetëm të Reales së kapitalizmit. Kjo dykuptimësi doli në pah gjatë krizës së fundit ku u gjendëm të bombarduar njëkohësisht nga thirrjet për kthim tek “ekonomia reale” dhe sjelljeve në vëmendje të faktit se qarkullimi financiar, apo një sistem financiar serioz, është si gjaku në venat e ekonomive tona. Ç’është ky gjak i çuditshëm që nuk bën pjesë në “ekonominë reale”? A i ngjan “ekonomia reale” një kufome pa pikë gjaku? Kësisoj, parulla populiste “Shpëtoni njerëzit e zakonshëm, jo Wall Street-in!” është krejt çorientuese dhe përbën një formë të kulluar ideologjie: harron faktin se Wall Street-i është ai që i mban gjallë njerëzit e zakonshëm në kapitalizëm. Prisheni atë mur dhe njerëzit e zakonshëm do të kapen nga paniku

dhe mbyten nga inflacioni. Guy Sorman-i, ideolog ekzemplar i kapitalizmit bashkëkohor, ka të drejtë vërtet kur thotë: “Nuk ka arsye ekonomike për ta ndarë ‘kapitalizmin virtual’ nga ‘kapitalizmi real’: asgjë reale nuk është prodhuar ndonjëherë pa qenë e financuar fillimisht...edhe në kohë krize financiare, përfitimet globale të tregjeve të reja financiare i kanë kapërcyer kostot e tyre.” Ndërkohë që krizat dhe rrënimet financiare na sjellin në vëmendje faktin se qarkullimi i kapitalit nuk është një qark i mbyllur që mund të vetëmbahet tërësisht në këmbë – se ky qarkullim parakupton mungesën e një realiteti ku prodhohen dhe shiten të mira që me të vërtetë plotësojnë nevojat njerëzore – më e rëndësishmja që na sjellin ndër mend gjendet në faktin se nuk mund të ketë kthim prapa në këtë realitet, pavarësisht gjithë retorikës së tipit: “hajde kthehemi nga hapësira virtuale e spekulimit financiar te njerëzit realë që prodhojnë dhe konsumojnë.” Paradoksi i kapitalizmit qëndron në faktin se nuk mund të derdhësh nga govata ujin e pisët të spekulimit financiar duke mbajtur në të njëjtën kohë të paprekur foshnjën e ekonomisë reale. Është e lehtë ta hedhësh poshtë

këtë linjë mendimi duke e quajtur apologji hipokrite të të pasurve. Problemi qëndron në faktin se, përderisa mbetemi në rendin kapitalist, ekziston një e vërtetë brenda tij: d.m.th., se rrëzimi i Wall Street-it do t’u bëjë dëm vërtet punëtorëve të zakonshëm. Prandaj demokratët, të cilët e mbështetën planin e shpëtimit, nuk ishin në papajtueshmëri me prirjet e tyre majtiste. Do të kishte papajtueshmëri vetëm në rast se do të pranonin premisat e populistëve republikanë: që kapitalizmi (i vërtetë, autentik) dhe ekonomia e tregut të lirë janë gjëra që i përkasin shtresave popullore apo klasës punëtore, ndërkohë që ndërhyrja shtetërore përbën një strategji elitare të klasave të larta që ka për qëllim shfrytëzimin e popullit punëdashës. Kështu që “kapitalizmi kundër socializmit” merr trajtën e luftës së popullit punëdashës kundër shtresave të larta. Veçse nuk ka asgjë të re për sa i përket ndërhyrjes së fortë shtetërore në sistemin bankar apo në ekonomi në përgjithësi. Vetë kriza e kohëve të fundit ka ardhur si rezultat i të tilla ndërhyrjeve: në vitin 2001, kur shpërtheu flluska spekulative e Internetit (e cila shpaloste thelbin e problemit të “pronësisë intelektuale”), u vendos që të lehtësohej marrja e kredive me qëllim që të riorientohej rritja ekonomike kah blerja e banesave. (Kësisoj, nga ky këndvështrim, shkaku i mbramë i krizës së 2008-s gjendet në rrugën qorre të pronësisë intelektuale). Dhe nëse e zgjerojmë horizontin për të përfshirë realitetin global, shohim se vendimet politike janë të thurura në pëlhurën e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare. Nja dy vjet më parë, një reportazh i CNN-it mbi Malin paraqiste realitetin e “tregut të lirë” ndërkombëtar. Dy shtyllat e ekonomisë së Malit janë pambuku në jug dhe bagëtia në veri, dhe të dyja këto kanë probleme për shkak të mënyrës se si fuqitë perëndimore shkelin vetë rregullat, që përndryshe përpiqen t’ua imponojnë vendeve të varfëruara të Botës së Tretë. Mali prodhon pambuk të cilësisë së lartë, por problemi qëndron në mbështetjen financiare, që qeveria amerikane u jep fermerëve të vetë të pambukut, e cila e kalon si shifër krejt buxhetin shtetëror të Malit – prandaj s’ka asgjë për t’u habitur nga fakti se ata nuk konkurrojnë dot. Në veri fajtor është Bashkimi Evropian: mishi malez nuk mund të konkurrojë me mishin dhe qumështin e tejsubvencionuar evropian. BE-ja subvencionon çdo lopë me nga 500 euro në vit – shifër më e lartë se PPBja e Malit. Siç shprehet ministri malez i ekonomisë: s’na duhen ndihma, këshilla apo mësimet tuaja mbi përfitimet e anulimit të rregullimeve të tepërta shtetërore; ju lutemi, zbatoni rregullat, që vetë i keni miratuar, mbi tregut të lirë dhe problemet tona do të marrin fund...Ku janë në këtë rast mbrojtësit republikanë të tregut të

lirë?! Kolapsi i Malit shpalos realitetin e domethënies së parimit amerikan: “atdheu mbi të gjitha.” Kjo tregon qartësisht se tregu neutral nuk ekziston: në çdo situatë të veçantë, konfiguracionet e tregut rregullohen gjithnjë nga vendimet politike. Kështu që dilema e vërtetë nuk gjendet në pyetjen, “a duhet të ndërhyjë shteti?”, por në atë se “për çfarë ndërhyrjeje shtetërore kemi nevojë?” Kjo çështje i përket politikës reale: d.m.th. luftës për përkufizimin e koordinatave “apolitike” të jetëve tona. Në një farë mënyre, të gjitha çështjet politike janë jopartizane; ato merren me pyetjen: “Ç’është vendi ynë?” Kësisoj, debati mbi planin e shpëtimit shndërrohet në politikë të vërtetë atëherë kur merret me vendimet rreth tipareve themelore të jetës sonë ekonomike dhe shoqërore, e madje, rrugës mobilizon fantazmën e luftës së klasave. Nuk ekziston ndonjë pozicion eksperti “objektiv” që mezi pret të gjejë zbatim; duhet mbajtur anë politikisht në njërin ose tjetrin krah. Ka vërtet mundësi që viktima kryesore e krizës që po vijon të mos jetë kapitalizmi, por vetë e Majta, përderisa sërish doli faqe botës paaftësia e saj për të paraqitur një alternativë globale të mirëqenë. Ajo që në të vërtetë u zu në çark ishte e Majta. Duket sikur ngjarjet e kohëve të fundit ishin stisur me rrezik të përllogaritur me qëllim që të vërtetonin se, edhe në kohë krizash shpartalluese, nuk ka alternativë të qenësishme ndaj kapitalizmit. “Thamzing” është një fjalë tibetiane që vjen nga koha e Revolucionit Kulturor, e që ka jehonë ogurzezë për liberalët: ka kuptimin e një “seance përpjekjeje,” një dëgjese dhe kritike publike e kolektive të një individi, i cili merret në pyetje në mënyrë agresive me qëllim riedukimin e tij politik nëpërmjet rrëfimit të gabimeve vetjake dhe autokritikës së pandërprerë. Mos ndoshta të Majtës së sotme i duhet një seancë e gjatë “thamzingu”? Immanuel Kanti nuk e kundërshtonte devizën konservatore “Mos mendo, bindu!” me urdhrin “Mos u bind, mendo!”, por me atë “Bindu, por mendo!” Kur përshkohemi nga ngjarje të tilla si plani i shpëtimit, s’duhet të harrojmë se meqenëse në të vërtetë kjo përbën një formë shantazhi, duhet t’i ruhemi tundimit populist të të vepruarit prej zemëratës, duke dëmtuar veten kësisoj. Në vend të këtyre shfaqjeve impotente, duhet ta vëmë nën fre tërbimin dhe ta shndërrojmë në vendosmëri të akullt për të menduar – për të menduar gjerë e gjatë në një mënyrë vërtet radikale, dhe për të shtruar pyetjen se ç’është kjo shoqëri që e bën të mundur një shantazh të tillë. Vijon në numrin e ardhshëm Përktheu: Arlind Qori


10INTERVISTE

E mërkurë 7 Mars 2012

E urrej Majin e 1968 Slavoj Zizek (Philosophie Magazine, e përmuajshme, N° 57, Mars 2012) Përktheu : Dilfirus VRIONI

Slavoj Zizek në gjashtë data: 1949: Lindi në Lubjanë, ish-Jugosllavi, Sllovenia e sotme 1981: Doktoratë në Filozofi në Universitetin e Lubjanës 1981: Zbulon mendimin e Jacques Lacan-it dhe hyn në analiza mbi të në bashkëpunim me JacquesAlain Miller-in 1989: Sukses i librit të tij të parë në anglisht, The Sublime Object of Ideology (Verso) Që nga viti 2007: Drejtor i Birbeck Institute for the Humanities në Londër, jep mësim në Universitetin e Lubjanës dhe në Europian Gratuate School në Saas-Fee (Zvicër) “AJO QË KA RËNDËSI ËSHTË TEORIA. UNË NUK EKZISTOJ” Një nga filozofët më të njohur dhe më të debatueshëm në botë, Slavoj Zizek-u rivjen në frëngjisht me botimin e “Pour defender les causes perdues” [Në mbrojtje të kauzave të humbura](Flammarion), ku shpjegon që vetëm Psikanaliza dhe komunizmi mund të na shpëtojnë nga lluca dhe budallallëku që na kaplon. Te kjo intervistë që ngjan me një debat trup më trup pozicioni i tij është fort i diskutueshëm! Në një dhomë hoteli në Berlin. Trokasim në portë, një burrë mjekrosh hap derën. Rrathë të thellë rreth syve. Një t-shirt ku shkruhet:You ask the questions (“Ju shtroni pyetjet”). Me nxitim slloveni 62 vjeç na fton të ulemi në kanape. Ai s’rresht së lëvizuri. Ndërsa flet, dhe ai flet shumë, i gjithë trupi i tij punon. Filozofi rëndohet, bën shaka, zhvendoset. S’pushon së martirizuari hundën, gjestikulacione, i bën gjeste të çuditshme bashkëbiseduesit të tij. Secila frazë është një betejë. Secili shpërthim e qeshure, një çlirim. Psikanaliza, e cila luan një rol të rëndësishëm në veprën tuaj, është e lidhur shumë me kujtimet. Cili është kujtimi juaj i parë lidhur me filozofinë? Slavoj Zizek: Duhet të kem pasur 1112 vjeç dhe isha zhytur në një enciklopedi filozofie. S’e di se si dhe mbërrita te Kanti, më saktë te Kritika e arsyes së kulluar. Ajo më magjepsi. Psikanaliza nënvizon gjithashtu rëndësinë e nënës dhe babait në fëmijëri. Ç’rol kanë pasur prindërit në jetën tuaj ? Do të them diçka që do te dukem si përbindësh. Kisha marrëdhënie shumë të këqija me prindërit, dhe kur

them “marrëdhënie të këqija” është një eufemizëm… Ata kanë vdekur që të dy dhe unë s’kam shkuar asnjëherë t’ua shoh varrin. Më kujtohet kur vdiqën. Të dy kanë vdekur gjatë natës në një interval prej dy vitesh. Për të dy më kanë telefonuar nga spitali në mëngjes: “Babai/nëna juaj sapo janë ndarë nga jeta.” I kam pyetur secilën herë : A është mbuluar gjithçka? Ju do t’i shpini në varreza? (Të gjithë blablatë e rastit) Çdo gjë është në rregull? Shumë faleminderit.” Të dyja herët ka qenë rreth orës 10 të mëngjesit dhe i jam vënë menjëherë punës. Refuzoja që kjo ngjarje të merrte qoftë edhe dy minuta nga puna ime. Dhe kështu prindërit tuaj nuk kanë luajtur ndonjë rol të veçantë gjatë jetës tuaj? Ndoshta ka një përjashtim, diçka me nënën time. Kam pasur gjithnjë një fobi ndaj fotove. Fotot e vetme që kam nga vetja janë ato që më janë dashur për ndonjë pasaportë ose ndonjë dokument tjetër. Dhe e dija që mamaja kishte në shtëpi disa qindra foto të miat. Pasditen e së njëjtës ditë që mësova vdekjen shkova në apartamentin e saj për t’i kërkuar, hapa kutinë dhe i pashë. Ja gjëja e vetme që bëra. Po a është e munduar t’i përjashtosh prindërit kështu? Derisa isha duke bërë analiza, analizat e mija, natyrisht që e shtroja dhe e shtroj ende këtë pyetje dhe jap një përgjigje pa mëdyshje: as nuk më intereson fare nëse kjo është e mundur apo jo, di këtë që shoh, kaq thjesht! Tani, ne natyrisht mund të luajmë me ato lojërat e vogla frojdiane dhe të themi: unë jam akoma thellësisht i lidhur me ta, por ndjenjat e mia përkrah tyre

janë mirëfilli negative… S’dua t’ia di, s’dua të kem të bëj fare me ta. * * * Por psikanaliza… Nëse ju më bëni pyetje se çfarë është jeta ime, atëherë nuk ushqeni asnjë interes të vërtetë për mua. Nuk më pëlqen shumë Orwell, portreti i totalitarizmit që ai jep është i gënjeshtërt. Por ka edhe një skenë të mrekullueshme në 1984-n, ku Winston Smith-i i bën pyetje dikujt - emri i të cilit s’më kujtohet: “Më thoni, a ekziston vërtet Big Brother-i?” Dhe e dini si ju përgjigj tjetri? “Është pyetja e gabuar. Nuk është Big Brother ai që nuk ekziston. Ju nuk ekzistoni”. Në këtë kuptim është një gabim në mënyrën se si trajtohet personi im. Ajo që ka rëndësi është teoria. Unë nuk ekziston. Po pse atëherë të jemi kaq të interesuar për psikanalizën? Për një arsye të vetme: ajo më siguron një lexim të plotë dhe të kënaqshëm të Hegelit. Ja thelbi i vërtetë i punës sime: obsesioni im fanatik për Hegelin. Sapo kam mbaruar një libër për të që do të dalë në Angli pas rreth tri muajsh. Një çmenduri totale, më shumë sesa një mijë fletë. Cilat janë raportet midis Hegelit dhe Frojdit? Hegeli zhvillon një koncept të rëndësishëm, SelbstbewuZstein, “vetë-vetëdijen”. Ai mbron idenë e një vetëdije emancipuese të vetvetes që reflektohet në zemër edhe të vetes (domethënë në zemër të vetes time) sime, me ripërsëritje të tilla që mund ta transformojnë qenien në një akt praktik. Sipas meje, kjo ide autorefleksioni emancipues nuk ka jetuar veçse në veprën e Frojdit.

Hegeli dhe Frojdi atëherë mbrojnë që të dy idenë që ne marrim tërësisht vetëdije nga uni ynë i pastër, që është e mundur ta kemi marrë në të pandërgjegjshmen? Mendoj se ky version i thjeshtuar deri në këtë pikë i psikanalizës në një mënyrë riafrimi subjektiv me substancën e tëhuajësuar. E ndërgjegjshmja do të jetë atëherë ajo pjesë e imja që do të korrigjohet dhe në të cilën s’do ta njoh më veten. Por sërish me një rikthim refleksiv unë duhet të njoh unin tim tek ajo. Në këtë mënyrë ajo do të pushonte së qeni një forcë ‘çmendurie’ që më kontrollon. Dhe këtu vijmë në një pikë kryesore! E pohoj që të lexosh Hegelin në mënyrën klasike është t’i shkosh prapa – si i quani ju ata njerëz që hanë jashtëqitjet e tyre? – koprofagë: në fillim, i jashtëqitim, dhe më pas, në fazën e rimarrjes, rikthyerjes, i kthehemi sërish asaj që jashtëqitëm. Dhe unë ju mohoj që Hegeli ishte një i tillë. Është gabim nëse e kuptojmë nocionin hegelian të Versöhnung, të ribekimit, riafrimit me paqen, si një akt megasubjektiv të ripronësimit, të ripërkiturit. Kjo është pyetja kryesore e librit tim. Unë përpiqem t’i jap një përshkrim relativisht formal, por shumë preciz, proceseve dialektike hegeliane. Përpiqem ta çliroj Hegelin nga këto vizione subjektive të thjeshta, që në një mënyrë mjaft interesante, ishte ende edhe vizioni marksist. Dhe cili është raporti juaj me Marksin dhe me komunizmin? Më lini t’ju qartësoj diçka: këto gjëra me subjekt komunizmin më vijnë të forta dhe me mërzi. Pyetja ku duan të dinë në jam stalinist apo jo… më duken këto çështje kaq paradoksalisht kundër njëra-tjetrës dhe të mërzitshme. Asnjëherë s’do di si ta tregoj saktë që në punën time të përditshme unë jam me të vërtetë një idealist praktik, që do të thotë që besoj në dijen dhe që ajo është qëllimi në vetvete. Por ju vetë keni thënë që… Epo bëjmë luftë po deshët… Ne duam vetëm të kuptojmë… Po kjo është forma më e keqe e luftimit! Në, « Në mbrojtje të kauzave të humbura », ju shkruani se komunizmi mbart zgjedhjen e vetme për krizën aktuale të shoqërive tona… ç’do të thotë kjo? Ja pozicioni im zyrtar. Jam tërësisht i vetëdijshëm që këtu kemi një problem të vogël të “marrëdhënieve me publikun”. Miq të shumtë, ose edhe njerëz të rastësishëm më pyesin: pse nuk e lë mënjanë këtë emër idiot të komunizmit, që sjell me vete kaq shoqërime të tjera të papëlqyera. Për

këtë jap tri arsye. E di mirë si frojdjan që jam që derisa arsyet e shpjegimet mblidhen edhe shtohen, ka diçka që s’shkon si duhet (qesh). E para, unë e mbroj duke marrë parasysh të shkuarën, domethënë, se ekziston një histori e komunizmit, një traditë precize, me të cilën stalinizmi dhe llojet e ngjashme me të s’kanë pikëprerje askund. Për shembull, kjo traditë emancipuese radikale, mijëvjeçaristët dhe besimi i tyre në fundin e kohërave. Mbretëria e përjetshme është atje! E gjejmë në doktrinën krishtere, në revoltën spartakiste të Berlinit [në 1919], në luftën e fshatarëve [që i vuri flakën Perandorisë së Shenjtë romano-gjermanike mes 1524 dhe 1526]… Këto histori të përditshmërisë janë të çmuara dhe unë do të doja që t’i mbaja gjallë. E së dyti? Problemi me gjithë rrymat e tjera është që ato janë shumë të kompromentuara, në sensin që janë gati për shumë lloje kompromisesh që bien edhe ndesh hera-herës, janë shumë lehtësisht të drejtueshme pas erës. Le të mendojmë për shembull nocionin e ‘solidaritetit’. Fuck it! Edhe Hitleri do të kishte folur për solidaritet. Ose të ‘dinjitetit’. Gjithçka varet nga ajo që kuptojmë me dinjitet. E dini, kjo fjala ‘komunizëm’ ka të paktën këtë avantazh: ajo na sinjalizon që s’tregojmë shaka të pakuptimta, që s’po kërkojmë “më shumë drejtësi”, këto lloj idesh pa thelb. Dhe pika e tretë? Ndoshta është një gjë e mirë që kjo ide, ideja e komunizmit, shkon bashkë dhe shoqërohet edhe me gjërat e tmerrshme. Ato na tregojnë sesa projekte të mëdha historike janë ekspozuar gjithnjë përpara problemeve të mëdha. Në projektet historike ne luajmë me zjarrin: s’ka asnjë garanci që projekti apo sipërmarrja , qoftë ky, ai më fisniku, nuk do të shndërrohet në një megamakth. Por përgjigjja ime e fundit, edhe më e vërteta, është kjo: emri ‘komunizëm’, siç e nënvizoj edhe në librin tim, nuk është emri që shpreh një zgjedhje, por emri që shtron një problem. Për cilin problem po flisni? Po nëse i bëjmë një ekzaminim problemeve të sotme – pluhuri, kapitalizmi financiar, biogjenetika, mbrojtja e pronës intelektuale – të gjitha janë “probleme të së përbashkëtës”, ato më shumë i bashkëvihen rrëshqitjes së kontrollit shtetëror sesa zgjidhjeve që vijnë nga tregu privat. Nocioni i “komunizmit” [nga latinishtja communis, e ‘përbashkëta’] për mua sjell një problem. Fatin e asaj që është e përbashkët. Pyetja më thelbësore për mua mbetet ajo që ka shtruar Fukuya-


INTERVISTE 11  

E mërkurë 7 Mars 2012

ma. 99 % të të majtëve janë partizanë të Fukuyama-s, edhe pse tallen haptazi me të. Pra ju e mendoni të drejtë konceptin e Fukuyama-s për “fundin e historisë”, që shteteve demokratike liberale s’u mbetet më asnjë alternativë e besueshme globale? Po. Të majtët nuk flasin asnjëherë në mënyrë eksplicite për “fundin e historisë”, por e bashkëndajnë postulatin e Fukuyama-s, idenë që kapitalizmi dhe martesa e tij me demokracinë liberale janë një kompozim social i fortë – bla bla bla - , që është sistemi më i mirë social ose të paktën më pak i keqi që mund të imagjinojmë. Nuk kam nënçmim për ata njerëz, por horizonti i tyre është i limituar në: “Ne duhet ta bëjmë sistemin më të mirë.” Unë mendoj se kjo nuk mjafton. Ju shkruani që Hitleri dhe Stalini “nuk kanë qenë të dhunshëm aq sa duhet”, “jo aq sa duhet radikalë” në tentativat për të ndryshuar sistemin në fuqi në kohën e tyre… Ajo që unë mendoj është se duhet të dallojmë dy forma të dhunës që dallojnë mirë nga njëra-tjetra: ka dhunë në nivelin e torturës fizike, vrasjet etj. Dhe ka një formë tjetër dhune në sensin radikal, shoqëror, të atij tipi që e bën sistemin të mosfunksionojë. Dhe këtu është fjala për dhunën e vërtetë pozitive. Marrim për shembull ngjarjet e fundit në Egjipt. Dhuna fizike ishte ekskluzivisht nga ana e forcave te Mubarakut – dhe kjo është qesharake dhe e paefektshme. Por dhuna e vërtetë, dhuna emancipuese, në sensin fondamental të termit ishte në anën e manifestuesve. Njerëzit u mblodhën dhe ndaluan në mënyrë brutale një shtet të tërë së funksionuari. Në një farë mënyrë Mubaraku kishte të drejtë kur thoshte që policia tentonte thjesht dhe vetëm, duke pasur përballë dhunën, të bënte që gjërat të ktheheshin në normalitet. Dhe mendoj se kjo mënyrë logjike vlen edhe për Hitlerin apo Stalinin, etj. Bëhet fjalë për të njëjtin problem. Hitleri dhe Stalini kishin si problem rikthimin në normalitet? Rikthim në normale po vetëm në një kuptim, sigurisht, në një rikthim deklasimesh normale, për t’u rikthyer në mbajtjen e procesit te prodhimit. E di fort mirë që Hitleri ka bërë gjëra të tmerrshme, por ishte një frikacak. Ai ka vrarë me miliona njerëz, por kishte frikë nga një ndryshim i vërtetë shoqëror. Të gjitha ndryshimet që ai ka urdhëruar kishin vetëm një qëllim, ju e njihni frazën, ndryshoni gjithçka me qëllim që të mos ndryshojë asgjë. Dhe në këtë stad pohoj që megadhuna e Stalinit, njëkohësisht edhe kolektivizimi me forcë – mund ta harroni revolucionin e tetorit që i ngjan lojërave në një kopsht fëmijësh po qe se e krahasojmë me tmerrin absolut të fundviteve 1920 dhe të fillimviteve 1930 -, ku kemi një krim të paqtë. Pafuqi totale. Deri ku do të arrinit për të ndaluar kapitalizmin, ndryshuar sistemin?

Po sigurisht që unë jam kundër dhunës në këtë stad. O Zot! S’jam i çmendur. Por mund t’ju citoj: “Unë për vete jam i mendimit që t’i dërgojmë intelektualët antibolshevikë në një vend me një vendim të justifikuar deri ne fund” [në 1922 intelektualët sovjetikë që u gjykuan jokonform me ideologjinë u transportuan drejt Gjermanisë]. O zot! Po askush nuk u vra! Ata veç i grumbullonin intelektualët - dhe e gjitha kjo në mënyrë shumë humane – dhe i dërgonin në një vend tjetër. Njëkohësisht nuk jam duke thënë se bëhet fjalë për një akt superdemokratik. Por nëse do të kemi të bëjmë vetëm me këtë lloj dhune duhet të falënderojmë qiellin… E njëkohësisht duket mjaft e çuditshme që një filozof përshëndet faktin që intelektualët dërgohen në ekzil. Po, por ndershmërisht që këtë lloj dhune jam gati ta kaloj, jam gati të jetoj me të. Ju shkruani që “terrori, dhe jo humanizmi, është alternativa e vetme premtuese”. Si duhet ta kuptojmë këtë? Çfarë është për mua liria autentike? Liria autentike nuk është mundësia për të zgjedhur midis një ëmbëlsire me luleshtrydhe dhe një ëmbëlsire me çokollatë. Mendoni sikur jetojmë në 1945 dhe ju thonë këtë: duhet të organizojmë një aksion kundër nazistëve. Dhe ju e dini fare mirë që nëse përgjigjeni, po, ju rrezikoni jetën tuaj dhe jo vetëm këtë, po edhe jetën e fëmijëve tuaj të dashur. E siç vërehet nuk bëhet fjalë fare për një lojë. Dhe ky mik nuk ju thotë që keni zgjedhje. Ai thotë që duhet ta bëni, që është fjala për një detyrë. E nëse nuk është ky terrori, atëherë… Ajo që unë them është që në një formë në tmerret e këtij lloji – jo vetëm në terroret policore, por edhe në ato ku bota juaj është dy gisht afër zhytjes, në kuptimin ku vini gjithçka në lojë – ju jeni të lirë. Një akt autentik lirie nuk është i kuptueshëm veçse në terror. A mendoni se ne ndodhemi në një situatë të tillë? Gjëja më e rrezikshme që mund të bëjmë në një situatë krize, është që të jemi të mahnitur deri në mpirje nga kriza, ta shohim të veshur me

madhështi para së cilës s’mund të bëjmë asgjë: O zot! Fundi është afër! Jo, jo ,jo nuk po ju tregoj versionin marksist të kësaj profecisë maja që thotë se viti 2012 shënon vitin e fundit. Them vetëm këtë: ka një lloj të pashkuare që po krijohet. Dhe në këtë rrugë nuk mund të vazhdojmë. Të flasim pak për lëvizjen « Occupy Wall Street ». Ata janë duke bërë aktivizime të vogla, po a ka rrugë të hapura drejt ndryshimeve të vërteta? Apo ata janë një pjesë e problemit? Me këtë pyetje të bërë në mënyrë pak ironike, unë jam stalinist. Po ama këtu jam shumë modest. Ja diagnostika ime për “Occupy Wall Street”: kjo lëvizje është e rëndësishme sepse për herë të parë në Shtetet e Bashkuara kemi një lëvizje sociale që nuk luan ato lojrat e vogla klasike që janë që përngahera: të luftës kundër racizmit apo kundër borxhit të shkaktuar nga spekulimi. Njerëzit kanë kuptuar që diçka nuk shkon në këtë sistem. Por nuk e dua sloganin,“kapitalizmi financiar është fajtor”. Pse nuk e dashkeni? Problemi shfaqet si vijon: çfarë i lejon, në logjikën e themelit të sistemit kapitalist të kohërave tona, kapitalizmit financier të reagojë ashtu siç reagon? Dhe këtu kuptojmë se sistemi është ngritur mbi përplasje. Bankierët kanë qenë gjithnjë të këqij – mos ta hedhim përgjegjësinë mbi bankierët e sotëm! Është budallallëk! Më e keqja që mund të bëjmë sot është ta moralizojmë krizën. E çfarë keni kundër moralizimit? Fuck it! Po s’bëhet fjalë për një krizë morale të pastër dhe të thjeshtë. Kriza financiare është dalja e fundit e komunistëve kundër Fukuyama-n. Gjithçka ndodh se sikur me mijëra menaxherë të kapitalit global të ishin ish-komunistë, do të kishin funksionuar në perfeksion! Mirë, tani ana jo edhe aq e mirë: unë mendoj që kuptimi i kësaj lëvizjeje kontestuese është pastërisht negativ. Ata kanë hapur një hapësirë të re – mirë, edhe tani ç’ka do të ngjajë? Do të presim dhe shohim! Sa herë që kam shkuar t’i bëjë vizitë lëvizjes “Occupy”, e kam bërë që të kem mundësi të iki sa më shpejt që të ishte e mundur. Reagimi im ish-

te: ju lutem, më lejoni të ‘zbrazem’ për të mundur më së paku të ruaj disa iluzione. Si thoni, a janë shtetet demokratike në gjendje t’i zgjidhin këto probleme? Apo demokracia nuk është forma e duhur e qeverisjes për të ndërmarrë reformat që duhen? Më lejoni të qartësoj një pikë: nuk jam duke luajtur lojën marksiste, dhe as nuk kam qëllim ekzekutimin e demokracisë formale përpara asaj reale. Dhe as nuk pretendoj që demokracia që kemi është vetëm një demokraci formale. Gjëja e parë që mësojmë kur lexojmë Hegelin është se forma ka rëndësinë e saj. Një ide bazë në filozofinë hegeliane është se forma nuk është asnjëherë vetëm formë. Atëherë forma jonë e demokracisë nuk është ajo që i shkon për shtat luftës ndaj kapitalizmit? Jo, jo, jo, unë mbështes tërësisht të kundërtën! Sigurisht që ne kemi liri formale, por ama kjo është hapësira e vetme e lirisë që ekziston akoma. Nëse do të shkrini demokracinë formale nuk është se do të fitoni demokracinë reale, por do të humbni edhe këtë që keni. Hapësira e vetme e lirisë që disponojmë qëndron midis demokracisë formale dhe formës së vërtetë që ka grumbulluar dhe adoptuar liria që na mungon. Problemi është që të dimë si të mbijetojmë në mbretërinë e gjithëpushtetshme të parasë duke mbrojtur lirinë tonë. Ky është një problem serioz. S’blej nga këto shprehjet marksiste të gatshme: Vergesellschaftung, për shembull, “shoqëria” ose “kolektivi”… Ha! Ha! Me çfarë do të ngjante kjo? Forma është pra për ju çelësi? Absolutisht! Por ju shkruani: “Ajo që pengon sot vënien e kapitalizmit në pikëpyetje radikale është besimi në format e luftës demokratike kundër kapitalizmit”. Mund ta formuloj kështu: unë e urrej majin e 1968-s. Shumë liri, shumë argëtim dhe humbje. Por diçka mund të shpëtohet dhe mbartet, mesazhi që politika mund të gjendet edhe në sferat ku – ju i njihni ato historitë idiote mbi individualen-që-është-politike… ne s’duket se kemi për të thënë shumë mbi subjektin, por disa gjëra ekzistojnë, mbivendosja e dhunshme e marrëdhënieve në familje, ajo që

ndodh në uzina…në të gjitha këto çështje unë shtroj pyetjen e politikes dhe të lirisë. Ja problemi më i madh: jo rrëzimi i demokracisë formale, por si t’i integrojmë njëkohësisht proceset demokratike në këto sfera? Po atëherë situacionistët kishin të drejtë, ajo që kemi nevojë është revolucioni i përditshëm? Jam i fiksuar nga kjo ide, po jo në sensin e gjashtëdhjetetetës: po ja edhe sikur të shkonim të putheshim të gjithë bashkë te sheshi i tregut…jo! Ajo që dua të them – dhe ky është pozicioni im serioz -, është, që asnjëherë s’kam qenë vërtet i interesuar për ata qindra dhe mijëra njerëz që mblidhen në rrugë për të proklamuar fort në rrugë solidaritetin e tyre. Kjo s’vlen! Ajo që më intereson është dita më pas: ku është ditën tjetër momenti ynë i solidaritetit, ku do të qajmë të gjithë së bashku? Si ta përkthejmë të gjithë këtë në jetën e përditshme? Kjo është ajo që i trembem kur shoh këto lëvizje protestash. Isha i ftuar në Athinë për të mbajtur një fjalë të shkurtër frymëzuese. U thashë: deri tani, gjithçka që keni bërë është veç për të pasur një kryeministër të së majtës së moderuar, por ju keni një teknokrat përpikmërisht neutral dhe një qeveri që numëron edhe fashistë në gjirin e saj. Po, si do të donit ta kanalizonit këtë energji? A mund t’ju jap një përgjigje brutale që do t’ju çudisë? S’e di. Dhe besoj që sido që të jetë kam të drejtë të kem opinionin tim. Refuzoj t’i dorëzohem impresionimit të shantazhit të vjetër konstruktiv të së majtës apo komunizmit: ju nuk jeni i autorizuar të bëni as edhe një gjysmë vërejtjeje kritike nëse nuk sillni një projekt të plotë dhe perfekt të… s’ e kam një preciz. Për ta thënë copë: ishte e qartë për mua që problemi i komunizmit duhet të zgjidhet në një mënyrë apo në një tjetër dhe kjo është gjithçka që mund të them. Dhe vijmë te pyetja e fundit… Pse doja ta vrisja shokun Stalin? ( qesh) Pse disa persona ju vënë në një piedestal ? Ata duan që ju t’i prini? A nuk është shumë e dukshme që argëtohem në mënyrë të ndërgjegjshme me veten? Që në vazhdimësi luaj klounin? Ju numëroni minimalisht rreth njëzetepesë libra. Çfarë është të shkruarit për ju? Këtë e urrej vërtet. Asnjëherë nuk ndodh kështu : të ulem dhe të them, tani do të shkruaj. Por luaj në fakt. Hedh ide ne letër, e zhvilloj dhe them: nuk janë gjë tjetër veçse ese. Pastaj vjen një pikë dhe them: gjithçka është këtu. Mjafton vetëm që ta organizoj gjithë këtë. Po e shikoni hilenë: i përgatis gjërat më parë dhe ma pas më mjafton vetëm t’i organizoj. Ka një para-shkruarje dhe pas-shkruarje por asnjëherë shkruarje për të shkruar. Pra s’ka asnjë instancë kritike te ju? Pikës i re. Asnjëherë nuk them: tani do të shkruaj. Do të ishte e tmerrshme për mua.


12 FILOZOFI

E mërkurë 7 Mars 2012

Badiou, subjekti i së vërtetës Agon Hamza

G

jykuar sipas çdo kriteri, Alain Badiou-ja është njëri ndër filozofët më origjinal dhe më të rëndësishëm të asaj që sot njihet si filozofi kontinentale, dhe si i tillë, është pothuajse i vetmi rival serioz i Derrida-së dhe Deleuze-it. Si i tillë, ai e meriton titullin e pakuptimtë (por të pashmangshëm) të filozofit më të rëndësishëm bashkëkohor francez (Hallward). Filozofia e tij e Ngjarjes është në vetvete ngjarje në filozofinë bashkëkohore franceze. Magnum opus-i i tij L’être et l’événement (Qenia dhe ngjarja, 1988) është libri më ambicioz i shkruar në Francë, ndoshta që nga Critique de la raison dialectique (Kritika e arsyes dialektike, 1960) e Jean-Paul Sartre-it. Viteve të fundit, librat e Badiou-së janë përkthyer në shumë gjuhë botërore, duke përfshirë këtu edhe trilogjinë e tij të përbërë nga Théorie du sujet (Teoria e subjektit, 1982), L’être et l’événement dhe Logiques des mondes (Logjikat e Botëve, 2008). Projekti filozofik i Badiou-së është angazhim filozofik me një set relativisht të vogël (kufizuar) të pyetjeve: si mundet diçka tërësisht e re të vijë në botë? Cili lloj i inovacionit fton për dhe meriton afirmim universal? Si është e mundur që pasojat e inovacionit të tillë të zënë vend në faqen rezistencave dhe indiferencave të botërave? Dhe, si është e mundur për ata që afirmojnë këto konsekuenca të vazhdojnë këtë afirmim? Duke qenë student dhe anëtar i grupit të ngushtë të althusserianëve, Badiou studioi filozofi në Ecole Normale Supérieure me Louis Althusser-in. Maoist i bindur dhe anëtar i grupit të vogël, por shumë aktiv të maoistëve francez l’Union des communistes de France marxistes-léninistes (UCFML), ai ishte jashtëzakonisht aktiv me organizimet sindikale të punëtorëve në fabrika, me emigrantët, etj. Duke e afirmuar Mao Ce Dunin si “filozofin më të madh të kohës sonë” (1977), gjithçka në punën e hershme të Badiou-së është e organizuar rreth idesë së ‘fitores së armatosur popullore” në perspektivën strategjike “deri në kolapsin total të imperializmit” me Kinën si ‘rojtare të revolucionit global’. Në këtë kontekst, marksizmi i Badiousë mëton jo vetëm shkatërrimin e shoqërisë me klasa dhe shtetit, por edhe shkatërrimin e vetë agjentit që e mundëson shkatërrimin e parë: proletariatin e organizuar. Duke qenë maoist aktiv dhe sfidues serioz i teorive dhe praktikave politike tashmë të etabluara në Francë përgjatë dhe pas Majit 68, qarqet intelektuale arrogante e reaksionare

(ose, renegate, siç preferon t’i quajë Badiou-ja) franceze i dhanë Badiousë nofkën e “pit-bullit maoist”. Pas përfundimit të atyre që Badiou i quan “vitet e kuqe” në Francë (1968-1976), pra në kohën kur “filozofët e rinj” që lindën në Francë (André Glucksmann dhe BernardHenry Lévi, si përfaqësues të këtij orientimi) u etabluan si “filozofë të mediave”, duke i dhënë interpretime reaksionare ngjarjeve të Majit të 68-s dhe pasojave të saj, Badiou-ja u izolua plotësisht, për të filluar punën në librin e tij të “parë të madh”, Teorinë e Subjektit. Seminaret e Badiou-së përgjatë viteve 1976-81 në Universitetin e Paris VIII në Vincennes-Saint Denis ishin pikërisht rreth teorisë së subjektit, ku Badiou-ja bën shkëputjen më radikale dhe përfundimtare me Althusser-in. Pavarësisht se në De l’idéologie (1976) Badiou-ja e quan Althusser-in “arrogant, idealist, të papërgjegjshëm, hipokrit e metafizik”, Teoria e Subjektit është forma më konsekuente filozofike e shkëputjes me Althusser-in rreth subjektit dhe njëkohësisht, paraqet tendencën ndoshta më serioze në marksizëm për suturimin e marksizmit me psikanalizën lacaniane. Teoria e subjektit në fakt paraqet edhe përmbylljen e epokës së tij maoiste, ndonëse në ligjëratën “Revolucioni Kulturor: revolucioni i fundit” (2002), duke cituar Rimbaud-në në lidhje me “maoizmin e tij”, ai thotë: “Unë jam atje, jam ende atje” (shih debatin e Badiou-së me Zizek-un rreth Maos dhe maoizmit). Në Teorinë e Subjektit, Badiou-ja shkruan se “secili subjekt është politik, dhe për këtë arsye ka shumë pak subjekte, dhe aq më pak politikë” – së këndejmi, Badiou-ja e vendos politikën si kusht për filozofinë. Ma-

terializmi dialektik është teza mbi të cilën themelohet libri. Në anën tjetër, në magnum opus-in e tij Qenia dhe Ngjarja, Badiou-ja sikur distancohet nga materializmi dialektik, por i etablon katër kushtet e filozofisë: artin (poezinë), shkencën (matematikën), politikën (politikën emancipuese) dhe dashurinë (sikur në psikanalizë). Është me rëndësi të thuhet se këto kushte ekzistojnë edhe në Teorinë e Subjektit, ose thënë me saktë, në Teorinë e Subjektit ekzistojnë hijet e kushteve për filozofinë. Në Conditions (Kushtet, 1998) dhe më pas në Manifeste pour la philosophie (Manifesti për filozofinë, 1989) Badiou-ja thotë se “tash unë them se subjekti nuk është vetëm politik, por edhe shkencor, dashuror dhe artistik”. Në këtë linjë, duhet theksuar se ndonëse ekziston gjykimi i përgjithshëm se në Qenia dhe Ngjarja Badiou-ja tenton të largohet nga materializmi dialektik, njëri nga dishepujt e tij më të artikuluar, Bruno Bosteels, mbron tezën se materializmi dialektik e përcjell Badiou-në përgjatë gjithë projektit të tij filozofik (për më tepër, shih edhe elaborimin që Badiou-ja i bën kësaj teze të Bosteels-it në shtojcën e Logjikave e Botëve). Por, çka janë kushtet e filozofisë për Badiou-në? Ose, çka është filozofia sipas Alain Badiou-së? Për Badiounë, filozofia është e kushtëzuar nga procedurat e së vërtetës (procedurat gjenerike), të cilat prodhojnë të vërtetat me të cilat operon filozofia. “Të vërtetat” ose “procedurat e së vërtetës” janë organizime të konsekuencave të Ngjarjes, ose proces, ose fakt i emërtimit të procesit që pason ngjarjen. Thënë ndryshe, e vërteta është procesi i çarjes vendimtare me të gjitha kriteret e eta-

bluara të gjykimit (ose/dhe interpretimit) të vlefshmërisë (ose/dhe thellësisë) së opinioneve (ose/dhe kuptimeve). E vërteta e një situate, siç shkruan Badiou-ja në Qenia dhe Ngjarja, nuk ka të bëjë aq shumë me gjërat lehtësisht të identifikueshme dhe të veçanta, por me elementet më të padukshme të grupimeve të elementeve. E vërteta e situatës gjithmonë ka të bëjë me atë që është më së shumti gjenerike në atë situatë. Kështu, koncepti qendror i filozofisë së Badiou-së është koncepti i gjenerikës. Gjenerikja është sinonim i njëfarë forme të “dëlirësisë”. Në anën tjetër, “ngjarja” është çarja në dispozitën e renditjes së trupave përbrenda gjendjes së situatës, të cilat e limitojnë jo vetëm mundësinë, por edhe mundësinë e vet mundësisë. Ngjarja bën çarjen e dhe në gjendjen e situatës, e cila sipas Badiou-së, mund të definohet si sistem i shtrëngimeve dhe limiteve, të cilat e limitojnë mundësinë, e cila sot përbëhet nga ekonomia kapitaliste, forma kushtetuese e qeverisjes, shtetit, partive politike, policisë/ushtrisë/burgjeve, etj. “Faktet” janë konsekuenca të situatës. Në këtë kontekst, Ngjarja prodhon të vërtetën dhe subjektin. E vërteta nuk mund të kërkohet në asnjë set objektiv, as për nga shkaku i saj, e as për nga destinimi. Si rregull, e vërteta ka origjinën në ngjarjen. Pra, diçka duhet të ndodhë, që të ketë diçka të re. E vërteta shfaqet në situatë, por jo nga situata. Së këndejmi, e vërteta është inovacion en acte, singulare në lokacionin dhe rrethanën e saj, por universale në adresimin dhe rëndësinë e saj (Hallward). Megjithatë, formati i këtij teksti është shumë i ngushtë për të komplikuar strukturën e së vërtetës me kriteret e saj, etj. Në

anën tjetër, proklamimi militant i së vërtetës nga individët (e rrallë), quhen subjekte të së vërtetës, ose militantët e kauzës së tyre. Subjekti i Badiou-së është antinormativ dhe antimoralist. Ky pra është relacioni ngjarje-e vërtetë-subjekt. Katër format e së vërtetës (arti, politika, shkenca, dashuria) janë kushtet e filozofisë – ato që e bëjnë filozofinë të tillë. Filozofia është gjithmonëtashmë nën kushtet e ngjarjeve të mendimit, të cilat janë jashtë filozofisë. Filozofia nuk i mendon ato, por filozofia kushtëzohet nga ngjarjet në këto procedura. Në këtë kontekst, secili filozof duhet ta gjejë të vërtetën e tij (Hallward). Për Badiou-në, të vërtetat kanë katër forma të shfaqjes: “revolucionin, pasionin, shpikjen dhe krijimin” – të cilat u korrespondojnë katër domeneve të së vërtetës: politikës, dashurisë, shkencës dhe artit. Duke e afirmuar të vërtetën, Badiou-ja (së bashku Zizek-un dhe të tjerët) e riafirmon filozofinë kundër asaj që ai e quan “sofizmi i ri”. Si platonist i papërmirësueshëm, Badiou-ja shtron një pyetje themelore: cila është jeta e vlefshme për t’u jetuar (Manifesti i dytë për filozofinë, 2009). Jeta e cila nuk është e vlefshme për t’u jetuar është jeta në të cilën “konkurrenca, ‘tregu i lirë’, shuma e kënaqësive të vogla, dhe muret të cilat të mbrojnë nga dëshira e të dobëtit, janë alpha dhe omega e gjithë ekzistencës kolektive dhe private, atëherë kafsha njerëzore nuk vlen as një qindarkë”. Në anën tjetër, ndonëse vazhdon ta konsiderojë vetveten si nxënës të Althusser-it (Badiou-ja thotë se Althusser-i, Sartrei dhe Lacan-i “janë padronët e mi”), me rikthimin te Marksi i Dorëshkrimeve të vitit 1844, Badiou-ja e harron mësimin e Althusser-it mbi karakterin ideologjik/antropologjik të tyre. Së këndejmi, Badiou-ja e mohon kritikën e ekonomisë politike (materializmin historik), duke e quajtur atë historicizëm, pjesë të gjendjes së situatës, por e afirmon materializmin dialektik (të cilin ai e quan dialektika materialiste) – edhe një mësim tjetër i ngatërruar/ harruar nga padroni i tij Althusser. Sidoqoftë, pavarësisht problemit të materializmit historik, ‘karakterit restriktiv të ontologjisë së tij’ (Sead Zimeri), problemit të asaj që Badiou-ja e quan “zbritje”, filozofia e Badiou-së është e nevojshme urgjentisht. Filozofia e Badiou-së është më se e nevojshme për konfrontimin me politikat reaksionare të kohës sonë, shterpësisë së mendimit, teknokratizimit dhe burokratizimit të secilit aspekt të jetës, neoimperializmit humanitar, si dhe për riafirmimin e barazisë dhe politikës emancipuese, universalitetit, e kështu me radhë.


SPROVE 13  

E mërkurë 7 Mars 2012

Fjolla Spanca

N

jë qytet që e mbytëm vetë Sa herë më pyesin prej nga vij (dhe unë përmend Mitrovicën) njerëzit më shohin me dhimbje. Është trend të jetosh në zonat ku ka konflikte etnike dhe probleme politike. Gjithmonë do jesh në qendër të vëmendjes. Por kur fillon e rrëfen për anën tjetër të medaljes, nuk beson askush. Që kur mbaj mend veten, mbaj mend dhe zhurmën e helikopterëve. S’është çudi, as e padëgjuar. Të jetosh në Mitrovicë është pak a shumë si të jetosh në pyll, ku veli i misterit të ndjek nga pas. Në qytet ka më shumë rreth-rrotullime sesa trotuare për këmbësorë. Aty njerëzit shesin fara luledielli, misër e duhan. Nga afër ndjen mllefin e barkthatëve. Sheh pleq që i afrohen urës dhe mallkojnë të gjallët e të vdekurit. Burrat me kollare që janë drejtorë drejtorish/ biznesmenë të fuqishëm paratë i fitojnë duke i detyruar të tjerët të bëjnë vetëvrasje. Pra, këta janë gjithçka për mjerimin, dhe asgjë për njerëzimin. Në Mitrovicë kur të shëtisësh, do gjesh trupa njerëzish që hidhen nga ndërtesat shumëkatëshe. Sheh djem të rinj që luajnë me thika. Muzgu i mbledh drog’shitësit. Kryhen pazaret. Natën, me episode e bën gjumin. Ndodh që në mes të territ futen fqinjët e të plaçkitin. Jo që nuk e sheh grabitësin, por s’arrin ta shohësh as hundën tënde, meqë dritat ikin në ag’ dhe terri përveçse i mbyt neuronet e të papunëve, i privilegjon kriminelët për të maksimizuar fitimin. Pa harruar kapakët prej hekuri të kanaleve, që ikin sa hap e mbyll sytë. Në përgjithësi, në Mitrovicë (në gjithë Kosovën) nuk këshillohet të ngresh krye, edhe sikur vdes në spital se s’ka ilaçe, apo kur mjekët të thonë se ke kancer ndërkohë që ti je ftohur pak. Mjekët po s’gërryen xhepin tënd, ta harrosh se ke për t’u shëruar. -Si jashtë shtetitNë Mitrovicë, mërzia më e madhe shkaktohet nga pamundësia për të dallu njëmendësisht kufirin në mes të mundshmes dhe të pamundshmes. Seç ka një vijë të gjatë e të pasigurt, ku ndahet realja nga irealja. E vetmja ndarje që mund të shihet qartë është ura. Në qytet, aty – këtu, ke edhe ca kafe – bare ku të rinjtë kalojnë gjithë ditën duke rrotulluar lugën kineze prej plastike (kancerogjene) për nja tre o katër orë. Janë kthyer në skeptikë sepse vetëm kështu mposhtin idenë ironike, që u fal ndjesinë e vetëdijes për realitetin e shpifur që po e jetojnë. Mllefi i padrejtësive s’ka kandar. Tjetri, si do që të jetë, kthehet në armik. Sepse është ai që mund të ta zërë karrigen në kafe-bar, mund të të fitojë lojën kur luani në çajtore ose ta ndalon të futesh në shkollë, ngase ti mban shami në kokë. Jemi shtet demokratik de. Ndërkombëtarët pa asnjë lidhje me botën e realitetin (por ama mbe-

Kush – kujt, ia bëri gropën?!

sin ndërkombëtarë) vijnë, e shesin mend. Na mësojnë se si duhet të krijojmë “ura bashkëpunimi” me fqinjët. Gëlojnë lloj – lloj diskutimesh, e gajasin për do projekte. Iu tregojnë fëmijëve se çka është HIV-i, sa lloj drogash kemi dhe si konsumohen, pse duhet t’i urrejmë burrat, dhe sa të pacivilizuar kemi qenë deri sa nuk erdhën këta “shpëtimtarët” për të na modernizuar. Pra, ne bëhemi perëndimorë duke krijuar organizata joqeveritare – NGO-rëra. Gjithë këto organizata përveç fondeve të majme që marrin kinse për të emancipu rininë, në dritë zor se qesin diçka. Sot rinia s’flet më për shpresën apo shkollën. Shpresa është ndrydhur prej kolltukëve të dala mode e boje, që burokratët i kanë privatizuar. E shkolla ka veç mure të akullta, ku çohet dashuri mes dashnorëve (nxënësve) të rinj, dhe larg të qoftë zhvillimi i mësimit aty, sa të jenë gjallë partitë politike që fusin hundët edhe nëpër mësonjëtore. Barrikadat Shumëkush, që nuk e ka parë Mitrovicën në verë kur viheshin barrikadat dhe të shurdhonin të shtënat e armëve, më ka thënë se problemi i veriut është i thjeshtë, dhe mund të zgjidhet brenda dy orësh. (Në fakt, as në Google Maps nuk e gjen Kosovën brenda dy orësh, e lëre më ta bashkosh Mitrovicën, po nejse). Këta pseudopatriotë fishkëllejnë pa u ndalë, se s’ia kanë idenë ndryshimit revolucionar, as vuajtjes së heshtur të qytetarëve. Për Mitrovicën përherë ka qenë e pamundur të shkruash e të mos e përmendësh pavarësinë gjysmake të Kosovës. Përditë turpërohem kur në mend më kalojnë kujtimet e luftës, amaneti i të rënëve e gjaku i dëshmorëve. Pa-

varësia e shkurtit s’ishte ajo për të cilën vdiqën mijëra shpirtra! (Për sa kohë i kthejmë në numër të vdekurit, ata barazohen me zero, me hiç). E sot, ata që hiqen si përfaqësues populli s’janë asgjë më shumë se servilë të pushtetit. Më zihet fryma kur kujtoj verën dhe politikanët, politikologët, filozofët e psikopatët që ofronin gjithfarë lloj “alternativash, mendimesh, opinionesh” për problemin e veriut, ndërkohë që qytetarët matanë urës, s’kishin bukë për të ngrënë. Ky është një nga ato momentet kur ti kupton se përveç tenderëve, korrupsionit dhe kriminalitetit, ne s’dimë të bëjmë asnjë gjë tjetër. Aso kohe cicëronin të gjitha partitë në Kuvend. Në krahasim me kryeneçësinë ultra-nacionaliste serbe, vallja pseudo-patriotike e qeverisë ishte e destinuar për të dështuar. Reciprociteti sa për sy e faqe e nxori popullin në rrugë. Filluan protestat. Ndërkohë që policia rrihte protestuesit në Merdare e te Dheu i Bardhë, në veri të Kosovës serbët bënin përgatitjet për referendum. Dhuna e policisë pasqyroi karakterin e shtetit të Kosovës - atij shteti që shpejt u shndërrua në një gjë të pavlefshme. NE si popull i fjetur dhe JU si diktatorë përballë Fusnotës * Një ditë të bukur, kur qeveria e dorëzoi Republikën në këmbim të fusnotës * (të kurrëgjësë), u çudita se si na mbajti toka. Uvertura e zhbërjes ose “progresit” shtetëror ishte qershia mbi tortë, për të cilën dinim diçka të gjithë, dhe s’kishte ide të qartë askush. Shija e hidhur e dokrrave të pavarësisë na la të kuptojmë se akoma jetojmë në të kaluarën. Jemi krejt të parëndësishëm. Padituria dhe pa-

aftësia historikisht na kanë pamundësuar parashikimin e të ardhmes tonë. Këto ditë të errëta, më shumë se kurrë i kemi tregu botës sa të vegjël jemi. Jetojmë në kohërat moderne ku komandantët e luftës janë shitësit e atdheut dhe ne mjaftohemi me broçkullat duke e mashtruar veten se ka edhe më keq se kaq. Sa pak vlerë paska shteti! Ne, jo që s’mbërrijmë më i patë nën kontroll kufijtë, po s’i njohim as rrugët nëpër të cilat futemi. Ndaj dhe këshillat e “miqve tanë ndërkombëtarë” i marrim shabllon, si të mirëqena. Fusnota, si fjollë e borës që shkrihet në pranverë, ka shumë mundësi të ngrihet përjetësisht, o të dashur liderë cinikë. Ju, “antieuropianë” që lëshoni pe për çdo teke të Serbisë, “mikut” të Evropës. Ju që për çdo lëvizje kërkoni vizë. Ju që i keni frikën edhe hijes tuaj. Ju, që me dy duart e kthyet, e zhbëtë ëndrrën e vonuar të atyre që s’janë dhe atyre që po vijnë, e s’kanë ku të shkojnë. Zizek-u, në esenë e tij për “Refuzimin e shantazheve të dyfishta të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, vë në pah fundamentalizmin etnik të regjimit profashist serb. Slavoj Zizeku shkruan për paradoksin e thellë të përfshirë mbi ideologjinë e viktimizimit ku aspekti kryesor ishte privilegji që NATO-ja i bëri fraksionit të “moderuar” kosovar të Ibrahim Rugovës kundër “radikalëve” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, kur NATO-ja ndërhyri për t’i mbrojtur viktimat kosovare, morri gjithë sigurinë e nevojshme që ATA DO MBETESHIN VIKTIMA të paafta për ta mbrojtur vetveten, dhe jo një forcë aktive politikoushtarake. Madje Zizek-u shkruante se edhe nëse NATO okupon Kosovën, ajo do të mbetet një vend i shkatërruar, me popullin e vet të viktimizuar, dhe aspak subjekt i fuqishëm politik. Tashmë ka kaluar më shumë se një dekadë nga mbarimi i luftës, dhe pothuajse katër vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e cila vazhdon të jetë e pakonsoliduar jo vetëm për problemet e veriut, por edhe për aspektin ndërkombëtar të mosnjohjes nga OKB-ja. Sado që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë abrogoi në një mënyrë rezolutën 1244, zbutja e qëndrimit të lidershipit kosovar përveç që hodhi poshtë “fitoren” në GJND-së, i dha mundësi avancimi kandidaturës së Serbisë në Bashkimin Europian dhe vazhdimësi “kërcënimit” të saj që me futjen në përdorimit të fusnotës*. Kla-

sa politike kosovare karakterizohet nga paqëndrueshmëri e theksuar në vendimmarrje dhe varësi e skajshme karshi faktorit ndërkombëtar. Nga pozita e “të viktimizuarve”, udhëheqësit e sotshëm (por edhe ata paraprakë) vuajnë prej “modernizimit” të tepruar dhe tendencave të marra për t’u pozicionuar si demokratë të rinj, në krahasim me super’nacionalistët serb që vazhdimisht ndjekin politika radikale. Futja në përdorim e fusnotës është shoqëruar më mjegull të paqartë në lidhje me avantazhet dhe humbjet që ka pësuar Kosova*. Paaftësia për të parë projektet ndërkombëtare përmbajtësisht, leximi simbolik e sipërfaqësor i marrëveshjeve (detyrimeve) ka diskredituar kredibilitetin e lidershipit aktual. Madje, ky akt politik vë në dyshim përkrahjen ndërkombëtare, procesin e normalizimit të marrëdhënieve me shtetet që akoma nuk e njohin pavarësinë, stabilitetin rajonal dhe vetë “sovranitetin” territorial të Kosovës. Mbetet pikëpyetje nëse fusnota është kthim mbrapsht në 1244 apo një shteg i ri nëpërmjet të cilit Kosova përfiton në arenën ndërkombëtare! Zhvillimet e fundit politiko-ekonomike nuk janë shpresëdhënëse. Realpolitika amerikane e destinuar furishëm mbi Lindjen, Bashkimi Europian i tronditur nga kriza ekonomike dhe ndryshimet në gjithë globin, japin një mozaik ngjarjesh shumë më të rëndësishme sesa fusnota. Paradoksalisht, Kosova si rast SUI GENERIS, me qeveri të korruptuar, opozitë të heshtur (lexo: “joeuropiane”) krim të organizuar, imazh jo të mirë ndërkombëtar, si vend i varfër dhe pa perspektivë shihet larg proceseve progresive. “Rehatia” e rrejshme pas marrëdhënieve të mira më Amerikën apo vendet europiane radikalizon nevojën për vënien e marrëdhënieve bilaterale me vendet e tjera mbështetëse dhe progresin e brendshëm politiko-ekonomik. Sot, Kosova* mbetet një vend i shkatërruar, me popullin dhe liderët e viktimizuar dhe aspak subjekt i fuqishëm politik. Në pritje të “mrekullisë amerikane” kanë hequr dorë nga këmbëngulësia për ruajtjen e kredibilitetit të pavarësisë së gjymtuar! Kësisoj, qeveria përveç që ia futi vetes fusnotën, shkeli vullnetin e qytetarëve dhe e fali/mbyti me duart e veta një qytet. Fjollshëm, fusnotshëm, me zemër t’plastë prej Kosove.*


14 POEZI

Vladimir Majakovski

2

6 Shkurt.Të pirë,të përzjerë me policinë, Ushtarët mbi popullin shtinin. 27-a. Shkëlqeu mbi grykat e topave,presave Agimi. I kuq,i purpurt,i gjatë. Në kazermën e ngrirë, I ashpër, Esëll, Regjiment’iVollinskut po falej me natë Kompanitë Betoheshin Për zotin e ashpër t’ushtarit, Përplasnin në dysheme kokën shumëballëshe, U ndizej gjaku,në tëmtha u dilnin damarët, Hekura shtrëngonin me duar nga etja hakmarrëse. Të parit, Që dha urdhër: - “Të shtijmë mbi urinë!” – Ja prenë fjalën me plumb në dysh. U dëgjua një – “Gatitu!” S’e mbaroi. E shtrinë. Në qytet u turr një stuhi kompanish. Ora 9. Në vendin e zakonshëm Në Shkollën Ushtarake t’automobilave, Qëndrojmë Nga një bllok kazermash shtrënguar. Agimi rritet. Na bren dyshimi. Një parandjenjë na tmerron dhe na bën të gëzuar. Te dritarja! Shoh – Andejë, Ku qiellin pallatet E presin me një vijë të dhëmbëzuar – U ngrit, Fluturoi shqiponj’e autokratit, M’e zezë,se më parë, M’e rreptë, M’egërsuar. Në çast – Njerëzit, Kuajt, Fanarët, Shtëpitë, Kazerma ime, Me turma Qindëshe, U derdhën në rrugë. Kalldrëmi i thyer zjen nga marshimet. Veshët shkallmohen nga zhurm’e përbindëshme. Dhe ja,pa u dukur, Nga kënga e turmës, A nga bakr’i trumbetave të gardistëve. E pakapshme, Me drit’duke çarë pluhurin, U ngrit një figurë. Digjej. Ndriste. U përhap kudo,nëpër fusha dhe ara, M’e nevojshme se uji. Se buka. Ja ku është. “Rrokni pushkët,qytetarë! Qytetarë rrokni pushkët!” Në krahët e flamurëve, Si një llavë njëqindkokëshe, Nga fyt’i qytetit në qjell u hodh me stërkala, Dhëmbët e bajonetave nguli fortë, Në trupin e zi të shqiponjës dykrenore imperatoriale. Qytetarë! Sot shkatërrohet mijëvjeçarja “koh’e parë”, Sot rishikohet baza e botëve, Sot

E mërkurë 7 Mars 2012

Revolucioni Jeta tjetër fytyrë do marrë, Gjer në llojët e kopsave të rrobeve. Qytetarë! Kjo ësht’dit’e parë e kataklizmës punëtore. T’i dalim Botës së ngatërruar në mbrojtje! Le të mbushin turmat me zhurmë hapsirën qjellore! Le të uturijnë me rreptësi sirenat e fllotave! Mjerë dykrenori! Shkumbëzon kënga. Deh turmën. Gjëmojnë sheshet. Në një ford të vogël, Ne rendim, Duke ua kaluar plumbave. Me zhurmë borijesh hyjmë në qytet, përmes rrebeshit. Mjergull. Lum’i rrugëve – në tym. Si një duzhinë anijesh, duke çarë stuhinë përmes, Mbi barikada Noton,duke buçitur,marshi marsejez. Gjylja e zjarrit të ditës së parë U rrokullis me zhurmë mbi kupol’të Dumës. Me dyshime të reja,përçart E presim ditën e re mes plumbave. Ç’do ndodhë? Do t’i flakim tej’dritares, Apo në strofka do rrimë, Do presim, Që sërish Rusisë Me varre Monarku t’ja thyej shpinën? Shpirti shurdhohet nga krismat e forta, Eci Me kapotën ngritur përpjetë. Mitralozi gjëmon nga porta në portë, Qyteti merr flakë, Qyteti buçet. Gjuhë kudo. Përdridhen dhe bjenë. Përdridhen sërish,shpërndajnë shkëndia. Rrugët kudo Nga një flamur ngrenë, Thërrasin q’agimin e kuq të ndezë Rusia. Më shumë! O,më shumë! Orator gjuhëkuq, na ndriço me mendjen e qartë! Shtrëngo dhe të djellit Dhe të hënës rrezet Me gishtat hakmarrës të mijduarshit Marat! Vdekje dykrenorit! Në dyert e burgjeve Futu, Hekurat breji me dhëmbë. Si pëndë të zeza shqiponjash,me tufa, Rrëzohen xhandarët,si të prerë nga këmbët. Dorëzohet shtyll’e përflakur e kryeqytetit. Bëhet kontroll nëpër pullazina. Çasti ësht’afër. Turmat e ushtarëve u turrën shpejtë, Në urën Troicki arrinë. Gjëmimi tund bazat,mbështetset e urës. U ngushtuam. Ndeshemi. Sekonda. Dhe në vernikun E perëndimit, Nga fortesat e Petropavllovskut,flamuri I revolucionit,si zjarr ndriti. Vdekje dykrenorit! Qafat e kokave

I prisni menjëherë! Që të mos ngjallen sërish. Ja ai! Po bje! Të fundit nga qoshja! – bjeri! “O zot, Katër mijë në gjirin tënd prano bujarisht!” Mjaft më! Trumpetoni gëzimin me gjithë zërin! Ç’punë Kemi ne Me zotin? Vetë Me shënjtorët tanë njerëzit do t’i qetësojmë në botë. Pse,pra s’këndoni? Apo Shpirtrat i ka mbytur qefin’i Siberisë? Ne fituam! Lavdi! L-a-v-d-i-! Gjersa duart në armë i kemi shtrënguar, Vendos një vullnet të dytë, Një faqe të ndritur tjetër kemi për të shkruar Nga Sinaji yn’i përhimtë. Për ne, Banorët e Tokës, Ç’do banor i Tokës ësht’i shtrenjtë. Të gjithë Nëpër maqina, Zyra, Miniera – janë vëllezër. Ne të gjithë Në tokë, Jemi ushtarë të së vetmes Ushtri që krijon jetën. Lëvizja e planeteve, Egzistenca e qeverive, Vullnetit tonë i nënshtrohen. Jona ësht’toka. Ajri – yni. Tonat janë minierat e elmazeve të yjeve. Dhe ne asnjëherë, Asnjëherë! Askujt s’do t’i lejojmë Tokën tonë me gjyle ta coptojë, Ajrin tonë të çajë, tehat e bajonetave duke kthyer. Zemërimi i kujt tokën e ndau përgjysëm? Kush i ngriti tymrat mbi muzgun e kasaphanave lartë? Apo një diell S’mjafton Për të gjithë? Apo qielli mbi ne s’ësht’sa duhet i kjartë?! topat e fundit në grindjet gjakësore gjëmojnë, Bajonetën e fundit nxjerrin Uzinat. Të gjithë, të shpërndajmë barutin do t’i detyrojmë. Granatat për të lozur do t’ua falim fëmijëve. S’ësht’frika, që nën kapotën gri ulërin. S’janë britmat e atyre, që s’kanë ç’të hanë; Kjo ësht’e popullit të madh bubullimë: - I besoj Madhështisë së shpirtit të njerëzve, kudo ku janë! Mbi pluhurin,që luftrat shkundur përqark, Mbi ata,që duke humbur besimin në dashuri veten gërvishtën, Po kthehet Në një realitet të paparë Herezia e madhe e socialistëve. Përktheu: Luan Rexhepi

Si ishte Spanja (1937) Pablo Neruda

S

panja ishte e tharë dhe e tendosur, tambur i një dite me zëra të shurdhër, rrafshinë e fole shqiponjash, qetësi e një moti të keq fshikullues.

Gjer në fund të lotit, gjer në fund të shpirtit dashuroj dheun tënd të fortë, bukën tënde të varfër, popullin tënd të vobektë; gjer poshtë në thellësi të qenies sime është lulja e humbur e fshatrave të tua të rrudhosura, të palëvizshme ndër mote, fushat e tua minerare të shtrira në dritë të hënës dhe në kohë, dhe të përpira nga një zot i zbrazët. Gjithë strukturat e tua, izolimi prej kafshe dhe mençuria jote, mbyllur, shtrënguar nga gurë abstraktë të heshtjes; vera jote e athtë, vera jote e ëmbël, - të fuqishëm vreshtat e tu e të brishtë. Gur diellor, i pastër midis vendeve të botës, Spanjë e përshkruar prej racash e metalesh, e kaltër e fitimtare, proletare me lule e me predha, e vetmja e gjallë, e përgjumur, kumbuese. Përkthyer nga Fatos Arapi Pablo Neruda – Shqipëria (1950) S’kam qenë ndonjëherë

Në Shqipëri n’atë tokë të ashpër e të dashur, n’atë dhe malor barinjsh. Sot shpresoj të vij si për të kremte të re, dasmë mbi tokë; pa të vete të shoh si shkëlqen djelli majë krahëve plot muskuj të vargmaleve të tua si më rritet në mes të shkëmbinjve si zambaku i ri dhe i njomë, kultura, letërsia, që po nis e shtrihet, nderi ndaj bujkut të moçëm, djepi i punëtorit, përmendorja e shquar, e vëllazërimit, si merr përpjetë mirësia posi bima e re që lulëzon në vendet e lashta e të varfra. O Shqipëri e vogël, e fortë, e vendosur dhe zëmjaltë, teli i kitarës sate - ujë dhe çelik i gjallë – vjen e më t’i shtohet tingullit të historisë’ me një zë bjeshkësh dhe ndërtimesh, aromash dhe bardhësish, këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve, zogjve dhe mollëve në lule, erërave dhe valëve. Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhuratat q’i sjell ti ndërtimit të jetës mbi tokë. Përkthyer nga Fatos Arapi


ANALIZE 15  

E mërkurë 7 Mars 2012

Christopher M Kelty

J

avën e kaluar një faqe web e quajtur “library.nu” u mbyll. Një bashkësi botuesish ndërkombëtarë e akuzuan këtë faqe web për pirateri dhe bindën një gjykatës në Mynih për ta mbyllur atë. Library.nu (e njohur si Gigapedia) ka ofruar 400.000 deri në 1.000.000 libra dixhitalë falas. Dhe jo libra të çfarëdoshëm – jo novela rozë ose best sellers të fundit - por libra studimore: tekste mësimore, traktate, monografi, analiza biografike, manualë teknikë, përmbledhje të kërkimeve të fundit në inxhinieri, matematikë, biologji, shkenca sociale dhe humane. Tekstet varionin që nga të ashtuquajturat “vepra jetime” (vepra për të cilat është e pamundur të kontaktosh autorin) deri tek çështjet aktuale; që nga ato të skanuarat keq tek ato të kopjuara në mënyrë të përsosur; tekste në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, por edhe në gjuhën japoneze apo kineze. Ishte një përpjekje e shënuar e dijësimit kolektiv. Madje edhe pornografia paraqitej në forma studimore: udhëzues dhe libra studimorë rreth industrisë së pornografisë. Për një faqe web të fshehtë dhe kriminale, mungesa e bekuar e pornografisë në të mjafton për ta konsideruar si një triumf të civilizimit. Për industrinë botuese, kjo ngjarje ishte një fitore në përpjekjen për të vendosur rregulla dhe më shumë disiplinë në internet. Ndërkohë që për shumë të tjerë – përdoruesit e kësaj faqeje web – ajo u prit me zemërim, trishtim dhe fatalizëm. Por kush ishin këta kriminelë të tmerrshëm, këta barbarë, të gatshëm për ta gjunjëzuar ekonominë tonë të informacionit? Ato janë studentë dhe studiues nga çdo cep i planetit. Të piratosh për të mësuar Bota, dhe kjo nuk përbën surprizë, është e mbushur me njerëz që kanë etje për të mësuar. Me njerëz të tillë duhet të ishte mbushur bota jonë. Studiuesit punojnë shumë për ta krijuar këtë: një botë të leximit, mësimit, mendimit dhe studimit. Përdoruesit e library.nu janë ata që do të donin të ishin studiues: ata që jashtë atmosferës së mësimit do të donin të mësonin, argumentonin, debatonin, eksperimentonin dhe shkruanin ashtu sikurse bëjnë ata që ndodhen në universitete. Ndoshta, ata ishin studentë dikur, por vazhduan me kërkimin e punëve dhe krijuan familje. Në disa raste ne i krijuam ata – u dhamë atyre shijen katërvjeçare të jetës e të mendjes, përpara se t’i nisnim udhëve të kredive të papërballueshme. Në raste të tjera, ata e krijuan vetveten, me çdo kusht. Pra, çfarë do të thotë mbyllja e library. nu? Botuesit mendojnë se ky ishte një sukses i madh në luftën kundër piraterisë; kjo do të sjellë më shumë të ardhura dhe më shumë kontroll mbi këdo që blen diçka, e nëse jo, mbi këdo që lexon diçka. Piratët -njerëzit që krijojnë dhe drejtojnë këto faqe - mendojnë se mbyllja e library.nu të vetmin rezultat do të ketë krijimin e mijëra faqeve web-i më shumë, më të fuqishme dhe më të mira se më parë. Por të dyja palët po e humbin fillin: kërkesa globale për të nxënit dhe të studiuarit nuk po realizohet nga industritë botuese bashkëkohore. Nuk mund të

Libraria virtuale e zhdukur

ndodhë kështu, të paktën jo me modelet dhe çmimet aktuale të biznesit. Përdoruesit e library.nu- këta barbarë në portën e industrisë së botimit dhe universitetit – janë mizëri. Ata jetojnë kudo në botë, por veçanërisht në Amerikën Latine dhe atë të Jugut, në Kinë, në Evropën Lindore, në Afrikë dhe në Indi. Është e vështirë të gjesh numrin e saktë; por duke parë lexuesit që përmendin library.nu apo komentet në forumin e diskutimeve rreth saj, zbulojmë se përdoruesit kryesorë të faqes vijnë nga klasa e mesme. Ata nuk janë fakirët, nuk janë banorët leckamanë të periferive të varfra – por megjithatë nuk kanë shumë para. Ata janë 99 %- i vërtetë (krahasuar me 1 %-in euro-amerikan). Ata mund të jenë shkencëtarë apo studiues: disa prej tyre punojnë në shkolla, universitete ose korporata, të tjerë janë dyfish jashtë klasës elitare të mësuar – punëmarrës, dëshira e të cilëve për të mësuar është dhe do të jetë gjithmonë një hobi. Ata përbëjnë një treg global të impenjuar në ato veprimtari që vetë ne, në institucionet elitare të botës, u rekomandojmë gjithë kohën: edukoni veten tuaj; bëhuni studiues dhe mendimtarë; lexoni dhe mendoni për veten tuaj; sillni civilizim, zhvillim dhe modernizëm në popullin tuaj. Të ndash me të tjerët do të thotë të kujdesesh për ta! Library.nu po ja mësonte këtë të gjithëve, aty ku botuesit nuk po e bënin. Ajo bëri një paraqitje të mirë duke qenë një faqe web për “konsultimin e librave” – mbi të gjitha quhej library.nu dhe jo “dyqanlibrash.nu”. (Në anglisht, library ka kuptimin e bibliotekës dhe jo librarisë si dyqan librash, shën. përkthe). Ajo nuk reklamonte, as nuk “sugjeronte” libra të tjerë vazhdimisht. Ajo jepte përgjigje të menjëhershme për çdo kërkim dhe i mundësonte përdorueseve konsultimin e më shumë se 400.000 librave në bazën e të dhënave. Library.nu u konsiderua si vepër kri-

minale vetëm sepse në këtë faqe ishte përfshirë një tjetër faqe web (faqe web-i të hapura për të gjithë si: ifile.it, megaupload.com apo mediafire.com), nga e cila mund të konsultoheshin variantet e plota të teksteve të dixhitalizuara. Por problemi nuk është vetëm ligjshmëria e library.nu: tregtimi i materialeve të skanuara apo i versioneve të blera të librave dixhitalë është tërësisht i paligjshëm. Kështu, nuk do të kalojë shumë kohë derisa të quhet i paligjshëm edhe veprimi kur personi lexon një libër dhe bën një kopje të paautorizuar në trurin e vet. Por library.nu shpërndante libra. Nuk i shiste ato! Nëse kishte ndonjë fitim, kjo nuk vinte nga vetë tekstet, por nga të ardhurat prej reklamave. Sikurse Napster në vitin 119, library.nu u vinte në ndihmë zbulimeve të reja: aftësinë për të kërkuar thellë e më thellë në shijet muzikore dhe shkollore dhe lidhjet ndërmjet tyre, të cilat nuk mund t’i bëjnë as rekomandimet e algoritmeve matematikore. Në përpjekjet e tyre për të kontrolluar tregun, botuesit e industrisë kinematografike dhe muzikore kanë mundur të kriminalizojnë shpërndarjen, të mësuarit, dhe të krijuarit – jo të vjedhurit. Përdoruesve të library.nu, nuk u duhej të ngarkonin tekste në këtë faqe për të pasur të mundësinë e përdorimin të saj. Ato thjesht shpërblehen nëse e bëjnë këtë. Kishte rregulla formale (edhe informale, në fakt), lidhur me mënyrën se si një përdorues mund të kishte më shumë të drejta në komunitetin e përdorueseve të library. nu. Kjo faqe, si çdo faqe web, ka shtuar tipare të reja dhe natyrisht kur ka qenë e nevojshme ka zgjeruar edhe infrastrukturën e saj. Administratorët e saj kanë mbajtur nën kontroll absolut përdoruesit e kësaj faqeje – pa dyshim për ta mbrojtur atë nga kontrollet tinëzare të agjentëve të Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) apo të përdoruesve të paditur të internetit. Edhe një vëzhgues i rastësishëm do ta kishte kuptuar se ndryshimet e shpesh-

ta të faqes vinin si pasojë e lojës “macja me miun” që bëhej ndërmjet autoriteteve ligjore dhe botueseve, në kërkim të marrjes së masave ligjore kundër këtij komuniteti. Në fund, vetëm nëpërmjet dhurimit në këtë faqe, autoritetet ligjore zbuluan njerëzit e vërtetë që fshihen pas saj – edhe piratët gjithashtu kanë llogari PayPal. Të ndalosh të mësuarit! Në dimrin e vitit 2012 ka pasur disa sulme mbi faqet web që ndajnë informacion, në pararendje të legjislacionit për ndalimin e piratimit online (SOPA) dhe atij për mbrojtjen e të drejtës së autorit (PIPA). Megaupload.com (degë e krijuar nga mjeshtri i piraterisë Kim Dotcon, i cili ndryshoi emrin në vitin 2005) u konfiskua nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, ndërsa faqja torrent btjunkie.com u mbyll vullnetarisht nga frika e hapjes së çështjeve gjyqësore. Në ditët e fundit përpara se ta mbyllnin, library.nu duke u përpëlitur mes ekzistencës dhe shuarjes, më në fund (ironikisht), shfaqi një faqe duke lajmëruar se “kjo faqe nuk është pjesë e .nu” (populli ishullor i Niues). Ajo shfaqi përkohësisht një lidhje tek libri Horizontet blu në lidhje me udhëtimet e kapitenit Cook. Një histori rreth llojit tjetër të piraterisë që vendoset në këtë faqe. Pra, çfarë nënkupton mbyllja e library. nu? Një nga kuptimet është që këta barbarë – këta piratë që janë studiues gjithashtu – janë zemëruar. Ne studiuesit, prej kohësh i kemi thurur lavde të edukuarit, të mësuarit, ndihmës së ndërsjellë dhe vlerave të marrjes së notave të mira. Ne studiuesit i kemi treguar botës së nxënësve të dëshpëruar të vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë, edhe nëse kanë më pak mundësi. Kështu, këtë muaj shumë të përkushtuar të klasës së mesme ndaj nxënies kanë qenë të mërzitur. Disa janë ekzistencialisht të mërzitur për shkak të padrejtësisë së këtij sistemi, disa janë pragmatikisht të mërzitur pasi tani duhet të shpenzojnë 100 $ - në qoftës e i kanë ato – për një libër, në vend që t’i shpenzonin për vete apo për miqtë. Të gjithë ata janë të mërzitur pasi ajo që për secilin prej tyre dukej si një horizont i ri për të mësuar – dhe premtimi për një ekonomi të re dixhitale – sapo u zhduk pas eklipsit të errët të pushimit të çështjes gjyqësore të Mynihut dhe urdhrit të pushimit. Shkrimtarët dhe studiuesit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara janë bashkëfajtorë për mbylljen. Shoqëritë e botuesve janë duke mbrojtur veten dhe përfitimet e tyre, por ata e bëjnë këtë me pëlqimin, në mos edhe me mbështetjen aktive, e atyre të cilët ende varen prej tyre. Ata janë duke na mbrojtur ne –studiuesve – ose të paktën kështu thonë. Këta barbarë – këta nxënës të dëshpëruar – po vjedhin pronën tonë dhe për këtë duhet të ndëshkohen. Spekulim Sidoqoftë, në të vërtetë industria e botuesve të teksteve studimore është përfshirë në një fazë si ajo në të cilën u përfshi industria farmaceutike në vitet ’90, kur ilaçet shpëtuese të SIDA-s ishin të kufizu-

ara me qëllim për të mbrojtur interesat e patentave dhe përfitimeve të shoqërive farmaceutike. Krahasimi ndoshta është keqdashës; në fund të fundit, studiuesit e monografive janë shpëtimtarë jetësh vetëm në kuptimin më të largët dhe më abstrakt të fjalës, por situata është – nëse flasim ligjërisht – pothuajse identike. Library.nu nuk është si korporatat fitimprurëse lokale të zgjuara – dhe të paligjshme gjithashtu – në Indi dhe Afrikë, të cilat krijuan lloje origjinale të ilaçeve kundër SIDA-s. Pse industria e botuesve nuk i pëlqen këta konsumatorë? Për një arsye: libraritë ku blihen librat në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë kanë qenë të gatshme të paguajnë çmimin e nevojshëm që kjo industri të jetë e kënaqur – dhe jo vetëm e kënaqur – por në shumë raste edhe trupërisht përfituese. Në vend që t’i shesin punimet tona për një çmim sa më të ulët, për t’i dhënë mundësinë secilit që t’i blejë, ata po ndjekin rrugën e kundërt – duke i bërë çmimet aq të shtrenjta, saqë vetëm institucionet shumë të pasura mund t’i përballojnë. Botuesit e librave studimore kanë bërë llogarinë e fitimeve midis ofrimit të një çmimi shumë të ulët për një treg shumë të gjerë ose të një çmimi shumë të lartë për një treg shumë të vogël. Por ja ku ngec puna: librat dhe shkruesit e tyre janë humbësit në këtë llogaritje – veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërprerjen e kërkimeve nga institucionet më të mira në botë. Industria e botimit që kemi sot nuk mund – ose nuk do – t’i shpërndajë librat tonë në një treg shumë të madh global të njerëzve që dëshpërimisht duan t’i lexojnë ato. Por, ajo që bëjnë është printimi i një grushti kopjesh – më pak se 100 – dhe i shesin ato në biblioteka për qindra dollarë secilën. Kur ofrojnë variantet dixhitale, ato janë të mbushura me kufizime, pengesa dhe marrëveshje licencimi, aq sa e bëjnë përdorimin acarues. Edhe më keq, bibliotekat tona universitare nuk mundet të përballojnë më blerjen e këtyre librave dhe revistave; dhe ato pak librari që kemi nuk munden më t’i mbështesin ato. Për pasojë, pjesa më e madhe e studiueseve tanë më të mirë janë hedhur në vrimën e zezë të disa botuesve, nga e cila nuk do mund të dalin kurrë. Kështu do të jetë, deri ditën kur linrary.nu dhe pasueset e saj do ta bëjnë sërish të mundur çlirimin. Ajo çka përfaqësojnë më së miri këto faqe interneti është një rrugë e shëndetshme drejt nxënies dhe mësimit për një numër të madh njerëzish nëpër botë. Pyetja që ngrihet është: në cilën anë të kësaj beteje do të jenë studiuesit evropianë dhe amerikanë? Christopher M Kelty është profesor i asociuar i studimeve të informacionit dhe antropologjisë në Universitetin e Kalifornias, Los Anxheles. Ai është autori i Dy grimcave: kuptimi kulturor i softaware-ve falas. Marrë nga: www.aljazeera.com Përktheu: Roza Zasuliç


16 ARTE

E mërkurë 7 Mars 2012

TEATËR: “DIBUK” I FUT NJË SHPULLË AKTORËVE TË TIRANËS

T

ë premten dhe të shtunën, në Teatrin Kombëtar, trupa e Selanikut (Teatri Kombëtar i Greqisë Veriore) solli një version hebre të Romeo e Zhulietës, një histori dashurie të titulluar “Dibuk,” të bazuar mbi pjesën me të njëjtin titull të shkruar nga Shalom Ansk, më 1914.

Drama Një burrë dhe një grua nga ritmi posedues i dashurisë. Ata do donin të ishin të bashkuar, njësoj si betimi i vjetër që prindërit e tyre bënë para se ata të lindnin. Por, betimi thyhet. Djali vdes nga dëshpërimi dhe shpirti i tij që nuk gjen paqe, do të brendashtrohet trupit të së dashurës së tij, duke shkelur ligjet që ndajnë të vdekurit nga të gjallët. Kështu fillon Dybbuk-u, kjo histori e tendosur e pranisë së dashurisë e Zotit. Vetë Dybukk do të thotë ‘mes dy botëve’ (Hebraisht: ‫ )ןטלעווייווצןשיווצרעדָאקובידרעד‬dhe autori Ansky është bazuar mbi historinë e një nuseje të pushtuar nga një shpirt i keq - ai i një burri të vdekur - në vigjilje të dasmës së saj. Dybuk, është një nga pjesët kult të teatrit hebre, dhe që ka qenë një gur themeli për teatrin modern izraelit. Ansky, autori, kali vite të tëra duke studiuar gojëdhënat dhe besimet hebraike në Ukrainë e Rusi, para se ta shkruante atë më 1914.

Një dokumentar nga: Thomas Balmès

“BABIES” 4 bebé nga katër vende të ndryshme të botës. Brenda tyre, mund të vërejmë vetë njerëzimin... bebé –zimin! Pa narrativë, shumë pak dialog, shumë xhirime, vetëm bebé. Bebé, pa skenar. Kamera fokusohet në 4 bebe nga katër zona të veçanta të globit: Mongolia, Namibia, Japonia dhe Kalifornia. Në qetësi ne i shohim të zhvillojnë marrëdhëniet e para me botën, i shohim të përpunojnë ndjesitë e tyre karshi prindërve e të afërmve, i shohim se si fillojnë të imponojnë vullnetin e tyre ndaj botës. Secili në habitatin e vet – si të ishte një dokumentar mbi natyrën, që në fakt, i tillë është. Bebja e Mongolisë e ndan vaskën e vet me një cjap; bebja e Namibisë fut në gojë dheun e pistë; bebja në Kaliforni vëzhgon ambientin mbi-teknologjik ku po rritet. Por, sa më të mrekullueshme ndryshimet mes tyre, ky dokumentar pa tekst tregon se të përbashkëtat janë shumë më të mëdha. Ne dallojmë mbizotërimin e njerëzimit, bébé-zimit, në secilin prej tyre. Të shohësh fëmijët sesi janë vetja e tyre është shumë më bukur se të shohësh TV, dhe në këtë dokumentar kemi TV-në që thjesht xhiron fëmijët tek janë vetja e tyre. Ky film është një nirvana e papritur! Kevin Kelly

Intervistë me regjisorin (bashkë-skenaristin) e ‘Babies’, Thomas Balmès Si u prit filmi yt në botë?

Aktorët e Teatrit Kombëtar të Greqisë Veriore Gjithçka në lojën e tyre ishte e shkëlqyer. Kontrolli i energjisë, fjalës, rindërtimi i shumë karaktereve me efikasitet, bënë që 2 aktorë të mbanin një shfaqje ku ndjehej sikur ishin 20 të tillë. Diçka, që TK e sheh shumë rrallë, në mos kurrë. Intensiteti nuk vinte nga të bërtiturat e aktorëve, por nga kontrolli dhe lëshimi i energjisë në të njëjtën valë me dramën. Zgjidhjet regjisoriale, minimaliste por shumë efikase, asgjë e ekzagjeruar, gjithçka për tu shijuar. Çdo aktor shqiptar i pranishëm në sallë ka marrë një “shpullë” artistike, nga 2 aktorët e Selanikut, Dimitris Papanikolaou dhe Despoina Kourti. k.c.

Skeda

Përshtatur për teatër: Br uce Myers Regjisor: Sotiris Hatzakis Skenografia: Sotiris Hatzakis Kostumet: Ersi Drini Muzika: Savvina Giannatou Aktorë: Dimitris Papanikolaou dhe Despoina Kour ti

KINEMA:

Fëmijët

Aktorë Ponijao jeton në Namibi me familjen e saj, prindërit dhe 8 vëllezër e motra më të mëdhenj. Familja e Ponijao-s është anëtare e tribusë Himba. Ajo jeton në një fshat të vogël me familje të tjera. Mari jeton me mamin e babin në Shibuya, një zonë e mbingarkuar metropolitane brenda Tokios, në mes të zhurmës e gjallërisë së qytetit. Mari është vajzë e vetme dhe jeton në një mjedis bashkëkohor urban. I lindur në Mongoli, Bayarjargal, të cilin e thërrasin shkurt “Bayar”, jeton me nënën, babain dhe vëllanë e vogël Delgerjargal (“Degi”) në fermën e vogël të familjes. Hattie jeton në San Francisco, me dy prindër “të gjelbër” shumë ekologjikë. Të dy prindërit e saj kujdesen barabar për të, i bëjnë për ët ngrënë, e nxjerrin të luajë, dhe kalojnë kohë me të në shtëpi.

Në Hanoi, që është një kulturë krejt e ndryshme, njerëzit vinin në kinema ––njësoj si në Amerikë––bashkë me fëmijët e tyre. Në Budapest, gazetarët më përfshinë në debat të thellë filozofik. Njëri prej tyre e interpretonte filmin si një tregim metafizik mbi çmendurinë e botës ku jetojnë. Si u prit si dokumentar? Është e çuditshme. Nëse sheh 20 dokumentarët më të njohur në ShBA, nuk gjen asnjërin që të jetë i ngjashëm në mënyrë specifike me ‘Babies’. Edhe ata quhen dokumentarë, por janë aq të ndryshëm nga ‘Babies’ si uji me verën. Babies është ndoshta forma më e thjeshtë e më e pastër që mund të ekzistojë e dokumentarit. Unë shkova atje, vëzhgova, prita, u ula e xhirova, duke e bërë krejt punën pa e manipuluar subjektin. Nuk ka asnjë skenë tek ‘Babies’ që unë ta shkruaja paraprakisht në letër e të kërkoja para për ta financuar atë. Çdo skenë e xhiruar ishte surprizë e panjohur. Skenat në film janë kaq unike, sa nuk besoj se mund të përsëriten një herë të dytë. Kurrë nuk mund të gjeni një fëmijë mongol në vaskë, ndërsa cjapi vjen e pi ujë aty. Kjo thjeshtësi, e sidomos mungesa e fjalëve, a e ka ndikuar pritjen e publikut? Kam takuar njerëz në ShBA që më thanë se kishin sjellë gjyshen për ta parë ‘Babies’. Gjyshja, një kineze që nuk fliste anglisht, jo vetëm nuk kish parë kurrë dokumentarë, por as filma ndonjëherë. Kushdo, në çdo vend e në çfarëdo moshe mund ta shohë këtë film. Një gazetar në Los Angeles më tregoi se ia kishte vënë filmin ta shihte vajzës së vet 3 muajshe, e cila nuk kish lëvizur për 90 minuta nga ekrani i TV. Pra, mund t’ia tregosh një gjysheje kineze 90 vjeç dhe një bebeje amerikane 3 muajshe, e ta shijojnë njësoj të dyja. Edhe ata që nuk kanë bebe, e shijojnë për efektin komik të tij. Një 22 vjeçare më rrëfeu se e kish parë 3 herë filmin, sa herë vinte e stresuar nga puna. Ajo nuk ka fëmijë e as po planifikon të ketë. Më tha thjesht që filmi i dha energji. Do i ndiqni fëmijët? Në Mongoli, ku ka vetëm 2 salla kinemaje, pritja ka qenë shumë e mirë. Familja është kthyer në një familje ‘yjesh’ atje. Të tra familjet janë gati të bëjnë një vazhdim, pas disa vitesh. Ka shumë njerëz të interesuar ti ndjekin fëmijët. Por, ende nuk e di kur do jetë koha e përshtatshme për një “sequel”. Futja e tyre në shkollë, mund të jetë e mrekullueshme. Por, ende nuk e di.

Përgatiti Koloreto Cukali


Gazeta Nr. 58