Page 1

E mërkurë 29 Shkurt 2012 - VITI 3 I BOTIMIT - NR20 (57) - Çmimi 20 Lekë

Luftë do të thotë bindje e verbër, budallallëk i pamenduar, egërsi brutale, shkatërrim i kotë dhe vrasje e papërgjegjshme

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga organizata politike, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

opinion

02

Dëshmor i cilës luftë? Jo shumë ditë më parë një komando që luftonte në Afganistan u plagos dhe një ...

opinion 03 Jemi në luftë Me Afganistanin, as që flitet. Afganistani që prej disa vitesh po rrezikon lirinë tonë; të shqiptarit të zakonshëm, atij në Kavajë, burrit dhe gruas në veriperëndim të Shkodrës, ishskafistit vlonjat, trimit nga...

analize

05

Lufta është luftë Të kuptosh dhe të dish të vlerësosh saktësisht armikun, do të thotë të zotërosh një kusht të nevojshëm për fitoren. Të kuptosh dhe të dish të vlerësosh forcat vetjake dhe pozitën e tyre në fushën e betejës, do të...

kritike

08

Herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë

Titulli i këtij libri synon të jetë test elementar inteligjence për lexuesin: nëse gjëja e parë që ...

analize

14

Nacionalizmi dhe skizofrenia Maqedonia sot paraqet produkte të vektorëve politikë divergjentë, të cilët prapë se prapë janë nën mbulesën neoliberale. Ideologjia neoliberale mbizotëron në ...

Njoftim Nëse doni një hapësirë mendimi dhe kritike ku s’ka vend për kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomoret, ndihmoni ekzistencën financiare të Gazetës në këtë numër llogarie:

Qendra Antonio Gramshi:

Euro: 1085931802 Usd: 1085931801

LUFTA

E FAKIRËVE VIKTIMA DHE DËSHMORI Editorial

S

hqiptarët e ngeshëm, të famshëm, të pasur, të lodhur nga luksi, të ngrefosur, të mirëveshur, të pushtetshëm patën rastin të shfaqnin faqe botës pikëllimin e ngërthyer mizorisht me vetëkënaqësi për shqiptarin e thjeshtë, për një ndër miliona fakirët e këtij vendi, që la kockat në Afganistanin e përtejbotshëm. (Dikur, kur duhej t’i hipte këmbëve, mushkës apo kalit,vrapi i shqiptarit të varfër në udhën perandorake mbërrinte deri në kufijtë persë,ndërsa sot në botën hipermoderne të aerostradave perandorake kapet me hap edhe Bucefali i Aleksandrit të Madh).E qanë ata që i merrnin të dhjetën (ç’të dhjetë,se baronët e sotëm nuk kanë as cipën e kishës së qëmotit: këta të marrin gjysmën e të çojnë gjysmak përtej botës!), ata që fërkojnë duart nga ngazëllimi i telegrameve perandorake të ngushëllimit, ata që broçkullisin për lirinë ndërkohë që lirisë i shtrëngojnë litarin sa dalin jashtë oborrit të shtëpisë, ata që duan të

vërtetojnë besnikërinë po aq të verbër e verbuese ndaj Atit të madh që është mbi tokë.E qajnë edhe fakirët si vetja... jo si dëshmor, por si bashkëfakir, që fatin e grabitur në tokën amë e kërkoi atje tej, prapa diellit, atje ku fitohet tulla e çatisë që pikon,e murit që duhet ngritur,e dasmës që duhet bërë. Ç’është dëshmori? Megjithëse fetar në origjinë, koncepti i dëshmorit mbart vullnetin për të luftuar deri në vetëmohim për ide universalisht shpëtimtare dhe emancipuese. Dëshmori i përkushtohet kauzës pa marrë në konsideratë rrethanat apo ngushtësitë vetjake, pa u shtyrë nga ato, pa dëgjuar najadat, magjistricat e driadat. Veprimin e tij nuk e gjykon e tashmja e çfarëdoshme cinike, por fara çlirimtare që nga e sotmja robëruese projekton të ardhmen. Kësisoj pyetja nëse shqiptari i varfër Feti Vogli (si për dreq edhe mbiemri dëfton se është banor i truallit të vegjëlisë) është dëshmor nuk ka të bëjë me cilësi-

të e tij njerëzore apo ushtarake, por me drejtësinë e kauzës për të cilën vdiq. Propaganduesit e palodhur s’rreshtin së justifikuari therorin e tij mbi bazën e të famshmes luftë kundër terrorizmit. Ndonëse në fillimet e saj, pas traumës gjithëbotërore të poshtërsisë terroriste të 11 shtatorit, shumëkush mbylli njërin sy ndaj sipërmarrjes së mbrame perandorake, sot, pas sa e sa mijërave të vdekurve, që në shumicë dërrmuese janë varfanjakë, të persekutuar e të përjashtuar të shoqërisë, afganë, afroamerikanë, latinë..., mjegulla symbyllëse nuk bind më askënd. Terroristët nuk kapen me rrjetë balene (as me bombë bërthamore siç ja kërcasin herë pas here do horra fondamentalistë të krahut tjetër), por me grep peshku, e ç’është më e rëndësishme, terrorizmi çrrënjoset vetëm nëse kuptohet si simptomë e një sëmundjeje të thellë shoqërore që ka të bëjë me varfërinë, çarsimimin,përjashtimin e poshtërimin shoqëror të sa e sa kujt në zgafellet e

botës. Prandaj shqiptari i varfër, jo për faj të vet, s’mund të jetë dëshmor i një ideje që me emancipimin e lidh vetëm propaganda,por viktimë.Veçse edhe viktima arrin të dëshmojë diçka: ajo dëshmon shtypjen, shfrytëzimin e tëhuajësimin, në vend të tij e kudo në botë. Më 10 janar të vitit 1937 një tjetër shqiptar dha jetën larg atdheut,në Kuesta de la Perdiz,në mbrojtje të Madridit dhe republikës spanjolle të kërcënuar nga talebanët e përjetshëm, fashistët. E quanin Urfi Agolli. Kish lindur e ish përleshur me fashistët serbë në vendlindjen e tij, me italianët gjatë studimeve, me bejlerët e bejlurçinat në atdheun e tij. Kur kauza emancipuese e thirri, pa i thënë kush, pa i premtuar kurrkush kurrgjë, pa pritur e pa marrë dekoratë, me peshën e harresës së përkohshme mbi supe, ja behu në Spanjë, bashkë me Orwellin, Hemingway-n e të tjerë. Jeta dhe vdekja e tij dëshmoi se drejtësia s’mund të jetë veç universale.


2 OPINION

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Dëshmor i cilës luftë?

Alban Pira

J

o shumë ditë më parë një komando që luftonte në Afganistan u plagos dhe një tjetër fatkeqësisht mbeti i vrarë. Këtij të fundit shteti ynë ia bëri të gjitha adetet dhe nderimet që i takojnë një ushtaraku të rënë në detyrë, dhe sigurisht e shpalli edhe dëshmor. Të paktën nga kjo anë nuk ke çfarë ti thuash shtetit tonë: dekoratat, titujt e nderit dhe çmimet pas vdekjes i jep si karamele. Kritika e vetme që i bëhet qeverisë në lidhje me këtë rast është për gjëra krejt teknike si p.sh. vonesa në dhënien e lajmit, mosinformimi, keqinformimi apo gjëra të tjera të kësaj natyre. Madje me aq sa kam parë dhe lexuar këto ditë në media dhe shtypin e shkruar, asnjë nuk e shtron një pyetje që mua më duket thelbësore (ndoshta ngaqë është thelbësore, pyetja nuk shtrohet enkas). Pyetja thelbësore për mendimin tim është kjo: Dëshmor i cilës luftë është vallë Feti Vogli? Përgjigjja që të vjen me një dozë

të lartë idiotësie është: Dëshmor i luftës antiterrorizëm. Deri më sot kisha dëgjuar që dëshmori mund të jetë dëshmor i luftës antifashiste, i luftës antikolonialiste apo i asaj antishoviniste sepse dëshmori është mbi të gjitha dëshmor i idesë dhe lufta antiterror nuk ka në vetvete asnjë ide apo ideal rreth të cilit mund të bashkohen njerëzit. Në qoftë se partizanët në çdo vend luftonin armikun fashist, ata nga vendet e botës së tretë luftonin kundër kolonizatorëve të bardhë, dhe në luftëra të tjera luftohet minimalisht kundra dikujt që ekziston masivisht si armik, lufta e Afganistanit është një nga luftërat më të kota. Të luftosh terrorizmin me ushtri është si të përpiqesh të kapësh lepurin me qerre sepse terroristë nuk jatnë masë njerëzish që mund ta identifikosh e ta sulmosh me artileri ushtarake. Terrorist mund të shndërrohet çdokush në çdo moment dhe në të gjitha rastet terroristi mbin nga askund. Prandaj për arsye kaq praktike, antiterrorizmit nuk i duhet ushtria, aq më pak një ushtri si ajo amerikane.

Në qoftë se partizanët në çdo vend luftonin armikun fashist, ata nga vendet e botës së tretë luftonin kundër kolonizatorëve të bardhë, dhe në luftëra të tjera luftohet minimalisht kundra dikujt që ekziston masivisht si armik, lufta e Afganistanit është një nga luftërat më të kota. Të luftosh terrorizmin me ushtri është si të përpiqesh të kapësh lepurin me qerre sepse terroristë nuk janë masë njerëzish që mund ta identifikosh e ta sulmosh me artileri ushtarake.

Kotësinë e luftës e tregon edhe vetë plani i tërheqjes së amerikanëve jo vetëm nga Afganistani, por edhe nga Iraku. Por çfarë po ndodh? Shteti ynë nuk po e pranon kotësinë e kësaj lufte, shteti ynë po e justifikon edhe moralisht një luftë që tashmë nuk mbrohet nga vetë nismëtarët. Madje posaçërisht për këtë luftë shteti ynë ka ndërtuar një agjenci të tërë e cila funksionon sipas një skeme të thjeshtë shërbim-fitimi. Jep pak para nën dorë, shko në luftë, dil i gjallë nga lufta dhe kthehu me një thes të vogël parash. Kjo është formula magjike: një logjikë e thjeshtë kapitaliste ‘investo para për të nxjerrë para’. Në këtë kontekst, askush nuk duhet të thotë se ndokush e bën këtë luftë për shkak të idealeve. Prandaj këto ditë më vjen për të vjellë kur lexoj disa analiza përmes të cilave i thuren lavde të kota kësaj lufte po aq të kotë, e cila të vetmin qëllim ka shumimin e parasë. Të pështirë janë ata që mbështesin disa njerëz që sa-

krifikojnë trupa e jetë njerëzish për qëllime të pastra biznesi. Për më tepër, krejt i neveritshëm më duket shteti ynë që sillet sikur ja vlerëson shërbyesit të vet mundin pas vdekjes, me anë të ceremonive të mbuluara me hipokrizi. Sadistë të vërtetë janë edhe ata që e përdorën këtë vdekje për të marrë ndonjë copë merite nga disa të krimbur me para lufte.

Ne duhet të fillojmë të mendojmë seriozisht rreth kësaj lufte. Nuk i kemi asnjë borxh Amerikës. E në i paçim, a duhet me patjetër t’ia shpërblejmë me jetët dhe me gjakun e njerëzve tanë? Vdekja e një komandoje shqiptar duhet të shërbejë si thirrje për reflektim rreth vlefshmërisë së kësaj luftë dhe aspak si moment gëzimi i fshehur që pritej prej kohësh. Prandaj le ta lëmë për pak çaste mënjanë mendimin e kushtëzuar nga servilizmi i kudogjendur ndaj amerikanëve dhe t’ia bëjmë këtë pyetje vetes: Dëshmor i cilës luftë është Feti Vogli?`


OPINION 3  

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Jemi në luftë Andi Kananaj

M

e Afganistanin, as që flitet. Afganistani që prej disa vitesh po rrezikon lirinë tonë; të shqiptarit të zakonshëm, atij në Kavajë, burrit dhe gruas në veriperëndim të Shkodrës, ish-skafistit vlonjat, trimit nga Llogoraja e bufit nga Devolli. Shteti i Afganistanit me idenë e Vorio-Afganistanit po rrezikon që me një sulm të beftë të zhdukë nga harta gjeodezike malin e Korabit për të na vënë para turpit të një vendi shqiponjash me male si kodra. Sikur të mos kishim malin e Ilir Metës në Jug për të mos u turpëruar. Sikur maja Ismet Sali Bruçaj të mos ishte mjaft. Afganët janë të rrezikshëm. Kanë qenë gjithmonë. Frika prej tyre është reale. Vetëm se nuk jemi treguar dhe aq seriozë në luftën ndaj kësaj race perversësh kanibalë hartash. Veten po e mbronim me vetëm 40 ushtarë (pak a shumë). 40 kundër 40 Koincidenca bën që kundërshtarë të luftës si koncept mund të jenë gjithë e gjithë 40 vetë. Nëse vë re konfigurimin në anën e ambasadorit amerikan ishin në apel të gjithë. Ishte pronari i qeverisë z. Sali Pronari. Ishte Zhan D’Arka e popullit të përzgjedhur të barsoletave në Shqipëri, Jozefina Topalli. Nuk mungonin në keqardhje emrat e Neritan Cekës, Sami Matoshit, dietologes së Ardit Gjebresë. Në Shqipëri është e pabesueshme përshtatshmëria gati hipnotike në të njëjtin drejtim mendimi. Janë bashkë të majtë e të djathtë, burra më namuz e me mustaqe, komuniteti gay, myslimanë, badigardë apo politikanë, maratonomakë dhe të ngadalshëm, byrazerë dhe matrapazë, të matshëm dhe të pamatshëm, samuraj me dokumente apo me letra fallto, policë dhe letra gjobash. Të gjithë bashkë. Me një mendje. Lufta në emër të lirisë duhet luftuar. Dhe në fund nisim vetëm 40 ushtarë. Ushtarëve një epror në emër të lirisë i sekuestron gjysmën e pagesës për “Hero” përpara nisjes. Kjo për t’u siguruar se ushtari nuk niset në luftë vetëm për motive të dobëta pagese. Eprori e harxhon më pas pjesën e tij duke u ushqyer me pula në dalje të Tiranës, diku rrugës së Elbasanit. Aty ëndërron për mrekullinë e lirisë në Afganistanin armik. Eprori i ushqyer duket shumë demokratik në përplasje me të dyzetë kundërshtuesit e luftës - janë

bij komunistësh të padenjë për diskutim logjik! Të varfër kundër të varfërve Industria e luftës është një nga industritë që edhe historikisht është parë me sy tolerant. Historia e pushtimeve të mëdha të perandorive ka pasur në fusnotën e vet zhvillimin e rrugëve tregtare. Aleksandri i madh, romakët, bizantinët, Xhingis Kani, Napoleon Bonaparti, spanjollët, portugezët, holandezët, anglezët gati-gati emra të dashur, se dikur në mungesë të TV-së dhe emalit dukej sikur eksportonin teknikat e zhvillimit. Historia nuk i “fal”, por historia është shkruar keq nga ata vetë. Nëse do të duhej të tregohej ajo që ka ndodhur, ngjarja nuk do të kishte lavdi. Pushtimet kanë

sjellë fitime si në kohë e vjetra, ashtu dhe kohët moderne. Multinacionalet sot kryejnë funksionin e ushtarëve të tërbuar pas futjes në qytet, me ndryshimin që duke përdorur kontrata rimëkëmbje gjithçka zgjat për vite me radhë. Vite më vonë pushtuesi duket sikur ka sjellë zhvillim, dhe harrohet se ka pasur dorë të lirë në pasuritë e tua. Rezultati në fund është pak dashuri për veten, duke e parë gjithmonë në pozicionin e të paaftit historik, dhe më shumë dashuri për pushtuesin. Kjo dashuri nuk lind nga premisa mazokiste e një populli të sëmurë, por nga leximi i censuruar i asaj që ka ndodhur në realitet. Jemi në luftë Vetëm se lufta jonë nuk duket. Ajo është e fshehur në mënyrën

më të mirë. Nuk flasin për të politikanët, as gazetat e shumta nuk shkruajnë. Ka një luftë të madhe, por te kjo luftë jemi bashkë me afganët, amerikanët e periferive, grekët, turqit, italianët e jugut dhe kur janë në veri, me veriun tonë dhe jugun e tyre. Jemi të gjithë bashkë, në luftë më jetën e vështirë. Jemi bashkë në klasa sociale. Nuk jemi në luftë midis popujsh. Nuk ka qenë asnjëherë e tillë. Si popull kudo kemi qenë turma e padëshirueshme që duhet vetëm të drejtohet në mënyrë “inteligjente”. Jemi në luftë midis atyre që kanë spitale, kanë shkolla, kanë hotelet me 5 yje, me ata që dhe aspirinat i marrin kur tashmë janë të skaduara. Jemi në luftë për lirinë, por lirinë nuk e kemi as vetë. Pa-

barazia ku jemi detyruar të jetojmë na bën heronj vetëm kur vritemi për interesat e tyre. Si ushtari Vogli, që vdiq i varfër në një vend që më parë nuk e kish’ kërkuar kurrë në globin që duhet t’i ketë dhuruar gjyshja; me shpresën që djali i vogël i shëndetshëm ta shëtiste botën si turist, si ata të tjerët, si në filma. Ushtari Vogli u vra në luftën që s’i përkiste, nga njerëz që si ai do të niseshin në Shqipëri për të luftuar nëse dikush do t’i paguante aq sa për të mbijetuar. Nuk do të kërkonte shuma marramendëse, dhe pak do t’i mjaftonin. Asgjë personale me kundërshtarin. Asgjë kundër përhapjes së lirisë, qoftë edhe me bomba. Jemi në luftë realisht. Duket e ngadalshme, por është aty: mjafton të hapim portofolin.


4 ANALIZE

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Morali i luftës në Afganistan dhe morali i politikës shqiptare Leart Kola

M

ë në fund, politika shqiptare u shfaq bllok në homazhet e komandant Feti Voglit, i cili humbi jetën në Afganistan disa ditë më parë. Homazhe pa dhimbje, sigurisht: duke përjashtuar familjarët e viktimës, pjesa tjetër dukej gati e ngazëllyer, madje në një mënyrë totalisht perverse dhe e kënaqur që më në fund edhe ne lamë një jetë në këtë luftë të moralshme. Për këtë ngjarje është shkruar shumë gjatë në shtypin shqiptar e si gjithmonë brenda klisheve të zakonshme, pa bërë pyetjen substanciale: kush ia dha të drejtën liderëve shqiptarë që ta shpallin këtë luftë të moralshme? Si nuk ju kujtua qëndrimi politik i presidentit të tij ambasadorit Arvizu kur dëgjonte deklarata që e tejkalonin edhe vetë atë mbi rëndësinë që ka kjo luftë për të mposhtur terrorizmin? Padyshim që provincializmi dhe servilizmi ekstrem që politika shqiptare ka ndaj asaj amerikane është një tregues shumë i qartë. Megjithatë ky nuk është më një justifikim pikërisht për arsyen e ngazëllimit të përgjithshëm, vdekjen e një njeriu. Jeta e gjithkujt nuk është e krahasueshme me askënd as në cilësi, as në sasi, e duke u nisur nga kjo premisë le të shohim pse një njeri apo me mijëra njerëz po vdesin sot në Afganistan. Kapiten Feti Vogli ishte për fat të keq viktima e radhës e një ushtrie perandorake, e cila në linjë të parë ka nxjerrë më të varfrit e saj që të luftojnë me një popull të varfër me mijëra kilometra larg për interesat e kompanive që drejtohen nga njerëz të pasur, që me pasuri kanë blerë edhe drejtimin politik të perandorisë. Mjafton të shohim se kush përfitoi nga lufta në Afganistan: kompanitë e armëve dhe kompanitë e rindërtimit pas lufte. Me justifikimin e një morali kallp, ato mbushën buxhetet e tyre me të ardhurat e popullit amerikan në një luftë të thjeshtë kundra një armiku të lënë në një varfëri ekstre-

me nga udhëheqja talebane, të cilën vetë amerikanët e kishin sjellë në pushtet. Terrorizmi, siç thotë dhe vetë presidenti amerikan, Barack Obama, nuk ka shtet. Ai zhvillohet nga diferencat sociale dhe nga padrejtësitë globale; ai nuk luftohet diku apo kundër dikujt, e aq më pak nuk luftohet në vendin më të varfër të rruzullit. Pas 11 vjetësh qeverisje të afganëve nga amerikanët, asgjë s’ka ndryshuar për njerëzit e thjeshtë. Madje së fundmi po shikohet edhe mundësia për të rivendosur përsëri një elitë talebanësh në krye! Pra kush e qëlloi Feti Voglin, në kontekstin kur armiqtë e djeshëm po transformohen gradualisht në miqtë e sotëm, siç kishin qenë para se të bëheshin shënjestër për interesat korporatiste të Bushit të ri? Paradoks apo jo? Po aq paradoksal është edhe fakti

që arkivolet e ushtarëve amerikanë që kthehen në atdhe fshihen larg syve të medias e të publikut, duke rezervuar funerale gati private, pikërisht sepse liderët amerikanë, ata që e nisën luftën e që ne u erdhëm nga pas, nuk kanë më asnjë justifikim moral për t’i shpërfaqur publikut argumentet për moralin e luftës. Ndërkohë në Shqipëri u bë spektakël me këtë vdekje nga politikanë e nga media kombëtare duke e shëtitur arkivolin e ushtarit kudo. Nuk dyshoj që Feti Vogli ishte një djalë trim, njeri me parime, ushtar që kurrsesi nuk do stepej për të mbrojtur territorialitetin e Republikës së Shqipërisë, por ne e humbëm këtë djalë diku larg, për një luftë të padrejtë e të pamoralshme, kundër një armiku që as po na kërcënonte, e as po e kërcënonim, kundër një populli që ashtu si ne ka vuajtur për dekada me radhë konjukturat ndër-

kombëtare të fuqive të mëdha. Fajtorë të deklaruar publikisht për një faj që historia tregoi që nuk e kishin kryer, mbështetës të sajuar të një lideri terrorist, që u vra në një shtet tjetër, shumë më terrorist e fashist se Afganistani, por rastësisht mik me amerikanin, e jashtë listës së të bombarduarit potencial, por ama me pamjen e armikut të përkryer, armikut të krijuar nga mediumet e shitura te korporatat globale, të cilat nga njëra ane blasfemojnë këdo që zezakut i thotë zezak e jo afro-amerikan, të cilat të mbysin nëse nuk je politikisht korrekt me minoritet seksuale e kulturore, por nga ana tjetër e zhveshin një popull nga substanca njerëzore duke i paraqitur tiparet ezmere, dhe mjekrën si shënjestër të domosdoshme për t’ia hedhur trutë në erë. Siç na kanë mësuar këto korporata, pas çdo mjekre e tipari arab fshihet një terrorist, e pas

çdo terroristi fshihet një mjekër e tipar arab. Një familje e varfër shqiptare humbi djalin e saj, një i varfër afgan është autori i kësaj vrasje: dy subjekte që deri para disa muajsh jetonin në varfërinë e tyre, e çonin përditshmërinë duke bërë gjithçka për të siguruar disa të mira materiale minimale për të vazhduar jetën në këtë sistem të padrejtë global. Një interes i pamoralshëm korporatist i vendosi këta individë me shumë të përbashkëta përballë njëri tjetrit e u dha nga një pushkë në dorë. Lufta e pamoralshme e mori dhe një jetë tjetër, ndërkohë që politikanët e pamoralshëm shqiptarë arkivuan 30 sekonda mediatikë me rastin e vdekjes së një shqiptari të jashtëzakonshëm, i cili të vetmin faj që kishte për këtë dënim kapital ishte varfëria.


ANALIZE 5  

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Lufta është luftë Antonio Gramsci Botuar në “Ordine Nouvo”, 31 janar 1921

T

ë kuptosh dhe të dish të vlerësosh saktësisht armikun, do të thotë të zotërosh një kusht të nevojshëm për fitoren. Të kuptosh dhe të dish të vlerësosh forcat vetjake dhe pozitën e tyre në fushën e betejës, do të thotë të zotërosh një tjetër kusht shumë të rëndësishëm për fitoren. Fashistët kërkojnë, me sa duket, të zhvillojnë deri në fund, edhe në Torino, një plan të përgjithshëm që u ka sjellë fitore të lehta në qytetet e tjera. Janë thirrur kontingjente të huaja (bolonjezë, trupa të zgjedhur, të stërvitur). Janë intensifikuar shëtitjet demonstrative, me efektivat përkatës të inkuadruar dhe të vënë në kolona ushtarakisht. Përsëriten pareshtur mbledhjet e papritura të aderuesve, me urdhrin që të paraqiten të armatosur në takime: ajo çka duhet për të krijuar pritshmërinë e ngjarjeve misterioze dhe për të ndikuar në këtë mënyrë psikologjinë e luftës. Zërat alarmues shpërhapen dhe shkapërderdhen (“i pari që vritet do të jetë një student socialist, do t’i vëmë flakën “Urdhrit të ri”, do t’i vëmë flakën Dhomës së punës, do t’i vëmë flakën bibliotekës së Act-it”). Kjo është një strategji që ka dy qëllime: shpërbërjen e forcave të proletariatit, nëpërmjet panikut dhe pasigurisë rraskapitëse të pritjes. Do të arrijnë fashistët e Torinos fitoren e lehtë që arritën në qytetet e tjera? Ndërkohë kuptohet se kërkimi i ndihmave nga jashtë është provë e dobësisë organike të fashizmit torinez. Në Torino, fashistët mbështeten dhe mund të mbështeten mbi një kategori të vetme të klasës së vogël borgjeze: kategorinë e dyqanxhinjve, që sigurisht nuk njihet për virtyte luftarake sublime. Sigurisht që klasa punëtore torineze ka epërsi morale ndaj fashistëve dhe është e ndërgjegjshme për këtë. Kundërrevolucionarët e Konfederatës së Përgjithshme të Punës po deklarojnë (për të vrerosur masën e për t’i hequr çdo kapacitet për të sulmuar dhe mbrojtur) se punëtorët, meqenëse nuk kanë qenë në luftë, nuk mund të luftojnë e të fitojnë kundër fashizmit në terrenin e dhunës së armatosur. Për sa i përket Torinos, ky pohim disfatist dhe kundërrevolucionar është edhe objektivisht i pavërtetë. Punëtorët torinezë kanë këto eksperienca “luftarake”: greva e përgjithshme e majit të vitit 1915, rebelimi

i armatosur i pesë ditëve në gushtin e vitit 1917, aksioni i manovruar i masave të gjera i 2-3 dhjetorit të vitit 1919, greva e përgjithshme me episodet taktike irlandeze dhe zhvillimi i një plani strategjik unitar në prillin e vitit 1920, zaptimi i fabrikave në shtatorin e kaluar me akumulimin e eksperiencave të panumërta të llojit ushtarak. Ky është kuadri objektiv i kushteve në të cilat do të zhvillohet lufta; nuk synon aspak të zbusë seriozitetin e rrezikut. Klasa punëtore torineze gjendet me patjetër në një pozitë të mirë lufte, por asnjë pozitë e mirë nuk mundet në vetvete të shpëtojë një ushtri nga disfata. Pozicioni i mirë duhet të shfrytëzohet në të gjitha mundësitë e veta. Mjerë klasa punëtore nëse do të lejojë, edhe për një moment të vetëm, që në Torino fashistët të mund të ekzekutojnë planin e tyre, siç kanë bërë në të tjera qytete. Dobësia më e vogël, pavendosmëria më e vogël, mund të jetë fatale. Me tentativën e parë fashiste, duhet të pasojë e shpejtë, e prerë, e pamëshirshme përgjigjja e punëtorëve dhe kjo përgjigje duhet të jetë e tillë që kujtimi i saj të përcillet deri tek

stërnipërit e zotërinjve kapitalistë. Luftës si luftës, dhe në luftë, goditjet nuk i jepen me marrëveshje. Ndërkohë klasa punëtore torineze ka deklaruar tashmë, në një mocion të partisë së saj politike, se për të fashistët janë vetëm instrumentet e një veprimi, ku mandatuesit dhe përgjegjësitë më të mëdha i ka tjetërkund. Edhe “La Stampa” publikoi (në 27 janar, as pesë ditë më parë) se:“Organizata aktuale e fuqishme (e fashistëve) favorizohet nga tregtarët, industrialistët dhe bujqit”. Në luftë dhe në revolucion të mëshirosh dhjetë vetë do të thotë të jesh i pamëshirshëm me njëmijë të tjerë. Klasa punëtore hungareze deshi të ishte e butë me shtypësit e saj: sot vuan butësinë e saj, dhe e vuajnë gra punëtore dhe fëmijë punëtorë; mëshira për një mijë ka sjellë varfërinë, zinë; dëshpërimin për miliona punëtorë hungarezë. Goditjet nuk jepen me marrëveshje. Sa më të shpërpjesëtuara të jenë dëmet që pëson klasa punëtore nga dëmet që pësojnë kapitalistët, aq më të paepur duhet të jenë punëtorët. Dhoma e punës është

fryt i përpjekjeve të shumë brezave punëtorësh. U ka kushtuar sakrifica e mundime qindra mijëra punëtorëve, është e vetmja pronë e njëqind mijë familjeve punëtore. Nëse ajo do të shkatërrohet, do të asgjësohen këto përpjekje, këto sakrifica, këto mundime, kjo pronë. Kërkojnë ta shkatërrojnë për të shkatërruar organizatën, për t’i hequr punëtorit garancinë e bukës së tij, të çatisë së tij, të veshmbathjes së tij, për t’i hequr këtë garanci gruas dhe fëmijës së punëtorit. Vdekje për këdo që prek Dhomën e punës, vdekje për këdo që favorizon dhe promovon veprën e shkatërrimit! Njëqind për një. Të gjitha shtëpitë e industrialistëve dhe të tregtarëve bashkë nuk mund të shpëtojnë shtëpinë e popullit sepse populli humb gjithçka nëse humb shtëpinë e tij. Vdekje për këdo që prek bukën e punëtorit, bukën e fëmijës së punëtorit. Lufta është luftë: kush kërkon aventurën duhet të provojë kafshimin e egër të bishës që ka zgjuar. Çdo gjë që punëtori ka krijuar me qindarkën e sakrificës së tij, çdo gjë që brezat punëtore kanë përpunuar

ngadalë dhe me përpjekje, me gjak e me dhimbje, duhet të respektohet si diçka e shenjtë. Shpërthen furtuna e uragani kur kryhet sakrilegji, dhe merr me vete fajtorët si lëmishte. Vdekje për këdo që prek pronësinë e punëtorit, e njeriut të dënuar të mos ketë pronë. Lufta është luftë. Mjerë ai që e provokon. Një militant i klasës punëtore që duhet të kalojë në botën tjetër duhet të ketë në rrugëtim me vete një shoqërues të klasit të parë. Nëse zjarri skuq copëzën e qiellit të një rruge, qytetit duhet t’i sigurohen shumë mangallë për të ngrohur gratë e fëmijët e punëtorëve të ikur në luftë. Mjerë kush ndez luftën! Nëse Italia nuk është mësuar me seriozitetin dhe përgjegjësinë, nëse Italia nuk është mësuar të marrë seriozisht askënd, nëse Italia borgjeze ka krijuar rastësisht bindjen e ëmbël e të lehtë se as revolucionarët italianë nuk duhen marrë seriozisht, le të hidhen zaret: jemi të bindur se më shumë se një dhelpër do të lërë bishtin e dhelpërinë në teh. Përktheu: Yllka Lamçe


6 OPINION

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Për dinjitetin e një të drejte që ndërtuam bashkarisht Elvin Nuri

I

influencuar dhe i mahnitur nga suksesi i presidentit Wilson në vitin 1916, i cili në 6 muaj presidencë ktheu një popull të tërë pacifist në një masë të etur për gjak duke përdorur mjeshtërisht propagandën (Komisioni “Creel”),Walter Lippmann-i, një nga teoricienët amerikanë më të mëdhënj të “demokracisë liberale”, studiues me famë në fushën e komunikimit, mbështeste me forcë në shkrimet e tij idenë se “interesat e përbashkëta” (e mira e përbashkët) mund të kuptohen dhe menaxhohen vetëm nga një “klasë e specializuar, e përbërë nga njerëz të përgjegjshëm e mjaftueshëm të përgatitur “. Sipas kësaj teorie, vetëm një elitë, një komunitet intelektualësh, është e aftë të përcaktojë fatet e njerëzisë pa përfshirë opinionin publik; pra duke i lënë “njerëzit e thjeshtë” në errësirë totale ose duke i argëtuar me pak “infoteinment”, siç ka plasur moda kohët e fundit. Lippmann-i nuk u ndal me kaq. Në teorinë e tij për një “demokraci progresive”, popullata duhej ndarë në dy klasa: E para klasë ishte ajo që duhej të dominonte.”Elita” e përmendur më sipër. Një përqindje e vogël e qytetarëve. Një klasë me të drejta vendimmarrjeje e pushtet në politikë, ekonomi dhe ideologji. Dhe të tjerët, pjesa më e madhe e popullsisë. Të përjashtuarit ai i quan “kopeja konfuze” (me siguri duke iu referuar bagëtive) . Sipas Lippmann-it, duhet të mbrohemi nga kjo “kope konfuze” e cila ka për detyrë vetëm të jetë spektatore e të mos marrë pjesë në “aksion”, përveçse në periudha të ndryshme kur u duhet dhënë e drejta për të shprehur mbështetjen ndaj “klasës specialiste”(elitës). Por me tu dhënë konsensusi (vota) ata duhet të kthehen në spektatorë sërish e nuk duhet të ndërhyjnë në mënyrë kategorike në çështjet e komplikuara të pushtetit pasi mund të prishnin shumë punë me idiotësinë e tyre. Ky vizion progresist mbi demokracinë, fatkeqësisht, nuk i përket vetëm Lippmann-it.Shumë nuk e konsiderojnë si person me probleme mendore apo të rrezikshëm për shoqërinë, përkundrazi, ai shihet si një nga studiuesit më me influencë në botën perëndimore dhe idetë mbi kope bagëtish konfuze apo të çoroditura janë të ngulitura mirë në mendjet “elitare” që vazhdojnë në mënyrë konstante të na zhysin në kriza të njëpasnjëshme. Sa është zbatuar në praktikë kjo teori? Jashtë mase. Mjafton të vërejmë me kujdes se si menaxhohen e mediatizohen situatat ekonomiko-politike nëpër botë. Na thonë që jemi në krizë globale dhe që Irani është vendi i së keqes. E gjitha kjo na paraqitet me fjalë kyçe si “FMN”,“pro-

gram bërthamor” apo “terrorizëm”, për mos përmendur ato “shifrat e çuditshme” që na izolojnë e na bëjnë të ndihemi konfuzët e situatës. Nuk mund të them që nuk i kemi mundësitë për tu informuar - do ishte herezi nga ana ime. Madje mendoj që informacionin, atë seriozin nuk e përjetojmë më në mungesë, përkundrazi në mbingarkesë. Një mbingarkesë vërtet çoroditëse dhe e lodhshme, por që nuk na “tufëzon” mbi disa kauza të caktuara që na prekin në të përditshmen tonë. Duke përdorur fjalorin e një “progresisti” të vërtetë ju ftoj të mos çoroditeni nëse shpreh që pushtetin e katërt, mediat, i kanë zënë një herë e mirë ethet e elitares së fryrë artificialisht. Por nuk dua tu vë faj mediave, pasi është në agjendën dhe në mentalitetin e punës së tyre klientelizmi apo përshtatja me ambientet e elitares qysh kur filluan të na konsideronin si “masat”. Nga njëra anë, bota e mediave ka pasur një zhvillim teknologjik të konsiderueshëm në shekullin e ri duke arritur të na lidhë fort me agjendën e saj në çdo veprimtari të jetës sonë. Kjo falë përfitimeve ekonomike marramendëse që ka prurë bashkëpunimi i saj i ngushtë me sistemin kapitalist. Informimi është bërë një mënyrë konsumi, kurse mediat janë kthyer në korporarata që shesin klientët (masat) në të tjera korporata. E gjitha kjo ka përmasa globale.Nga ana tjetër,në as-

pektin ideologjik apo etik, mediat e kanë të pamundur të ndryshojnë. Ajo që është bërë deri më tani konsiston vetëm në fshirjen e fjalës propagandë si një e keqe e madhe që frikëson të mirën e përbashkët. Ndërkohë, filozofia e transmetimit të realitetit me mangësi apo në mënyrë selektive për interesa të caktuara politiko-ekonomike vazhdon ende të godasë hapësirat e kërkesës për informacion. Dikur ky fenomen i përkiste vetëm realitetit amerikan që kundërshtohej fort nga një Europë që i konceptonte mediat, mbi të gjitha, si institucione edukimi. Me rënien e murit të Berlinit fitoi modeli puro ekonomik amerikan. Një herë e përgjithmonë. Idetë e Lippmann-it dhe sistemi mediatik global më shërbejnë si pika të forta ku të mbahem për të thënë timen mbi atë që ndodh në Shqipërinë e sotme kur bëhet fjalë për të drejtën e arsimit publik. Shumë pak prindër e dinë se me reformat financiare që po ndërmerr ky regjim, e ardhmja akademike e të rinjve është e kompromentuar seriozisht. Dhe jo vetëm ajo. Të kesh guximin për të financuar me paratë publike universitetet private ndërkohë që ato publiket janë me kohë të privuara dhe të kushtëzuara nga buxhete qesharake do të thotë që si fi-

lozofi qeverisjeje nuk do kesh skrupuj ta zbatosh në çdo shkallë të arsimit publik. Pra shteti në një të ardhme të afërt do t’i mundësojë fëmijës që niset për të ndjekur klasën e parë në një shkollë publike të njëjtat mundësi me atë fëmijë që do t’i ketë kushtet të shkollohet tek një privat. Në parim nuk ka asgjë të keqe për sa kohë të gjithë prindërit janë taksapagues. Por a do i kenë këllqet këta vizionarë dhe reformatorë të barazojnë privatin me publiken nga ana e kushteve dhe cilësisë? Personalisht më duket e pamundur. Për sa kohë iniciatorët e fshehtë të këtyre reformave të turpshme janë pronarë universitetesh private që mbushen plotë nga parimi i thjeshtë i pabarazisë më duket e pamundur. Nëse reforma financiare mbi universitetin do ketë sukses (për atë pakicë strategjike),pasojat do jenë të rënda.Fillimisht ato pak struktura të universiteteve do rrezikojnë rrënimin nga fondet e reduktuara dhe me shpresën për t’i mbajtur ende në këmbë dikujt do t’i shtjerë në mend që barrën ta kalojë tek pagesa vjetore e studentëve . Më pas praktikisht do jetë më e qartë zhdukja e çdo mundësie për punë kërkimore si kusht thelbësor njohjeje në shkallë botërore si universitete të mirëfillta dhe jo si kurse profesionale të dobëta. Kjo sepse gjysma e financimeve qesharake do transferohen tek xhepat e disa “elitave”.

Duke marrë në konsideratë dhe atë hendek të stërmadh që është krijuar midis familjeve vërtet të pasura dhe atyre në gjysmë varfëri apo në varfëri të plotë mund të them që vizioni i Lippmann-it mbi shoqërinë në tërësi do ishte më se i realizueshëm në situatën “progresiste” shqiptare. Pseudo-elitarët e sotëm gjysmën e punës e kanë bërë. Mediat dinë t’i menaxhojnë dhe t’i mbajnë me frerë hipnotizimi duke shtjerë në sytë e “kopesë konfuze” valltare që nxjerrin cicat apo intelektualë me mijëra kompromise, ndërkohë që të rinjtë protestues përpara ministrisë së arsimit i shfaqin në një mënyrë sipërfaqësore të frikshme si “të pakënaqurit me gjuhën angleze”. Ndërkohë që ata realisht i rezistojnë diskriminimit dhe punës së papaguar kundër logjikës së tregut mbi dijen. Këtyre “demokratëve progresistë” u mbeti universiteti publik si kështjella e fundit për tu rrëzuar. Nuk është rastësore apo e pamatur. Me një lëvizje të tillë ata orvaten të mbushin xhepat me manjakëri të pashoqe dhe të demoralizojnë një rini të tërë duke e konsideruar si rrezik potencial për tentakulat që kanë shtrirë në çdo burim pushteti. Një akt kriminal i tillë mundëson eliminimin e çdo probabiliteti që “kopeja konfuze” të zgjohet nga gjumi letargjik i pushimeve midis fushatave elektorale duke e mbajtur të zënë me çështjet e skamjes post-diplomë. Me një goditje të ulët kjo filozofi perverse tenton ta konsiderojë ende më inferiore atë pjesë të rinisë që ka shumë për të dhënë në një të ardhme duke i kthyer në skllevër “përdor e hidh”. Nga këto reforma presin një të ardhme për beniaminët e kastës “elitare” që po imponohet me forcë sot dhe mënjanojnë irritimin që u lind nga suksesi realisht i pritshëm i një rinie të shëndetshme nesër. Me idealet dhe vullnetin e një të riu të zakonshëm i bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile e në veçanti prindërve: Të mbështesim lëvizjen studentore kundër “Reformës financiare për arsimin e lartë”! Tu japim një dorë të rinjve kundër “Ndryshimeve në ligjin për profesionet e rregulluara”! Në radhë të parë gjuhën shqipe dhe kundër imponimeve të “Toefla-ve” si kushte diplomimi!, si e vetmja mënyrë për të kundërshtuar këto politika perverse me rrezikshmëri të lartë për themelet e brishta të arsimit publik. Në media shfaqen e do shfaqen shumë “elitarë” që do ju trajtojnë si “kope konfuze” gjithashtu në intervale do ju sugjerojnë dhe karta higjenike me 25 shtresa. Nuk është koha për demoralizim apo për apati. Bëhet fjalë për dinjitetin e një të drejte që ndërtuam bashkërisht.


ANALIZE 7  

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Komedia politike e Tiranës në Kaukaz Gentian Bala

N

ë ndryshim nga vendet diktatoriale, të cilat karakterizohen nga politika të jashtme lineare dhe agresive me qëllim forcimin e interesave shtetërore, në demokracitë perëndimore dhe vendet që aspirojnë të bëhen të tilla, politikat e jashtme janë më të komplikuara dhe mund të pësojnë luhatje nga një legjislaturë në tjetrën. Kështu shtete si Irani, Arabia Saudite apo Rusia e Putinit, ndjekin politika të qarta që çojnë drejt ekspansionit ekonomik-ushtarak, duke synuar forcimin e pozitave përkatëse dhe influencës rajonale. Të tre këto shtete, diktatoriale apo gjysmë diktatoriale dhe me struktura pushtetesh diametralisht të kundërta, kanë të përbashkët lineritetin e politikave të jashtme. Shtete të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, demokraci perëndimore të konsoliduara, si Anglia, Australia, SHBA etj karakterizohen gjithashtu nga strategji lineare në diplomaci. Ndërsa shtete të tjera si Italia dhe Franca mund të kenë politika kontradiktore në periudha të ndryshme. Mjafton të kujtojmë linjën politike të Shirakut dhe antiamerikanizmin e tij gati publik... Edhe pse sot në pushtet vazhdon të jetë e njëjta parti, politika e jashtme e Sarkozisë është krejt e kundërt. Në ndryshim nga periudha e qeverisjes së Shirakut ,Parisi i Sarkozisë është përherë në krah të Uashingtonit. Në vizionin e tij, Franca dhe interesat e saj, ndjekin të njëjtën rrugë me ShBA-në. Pra pavarësisht strukturës së pushtetit, kulturave të ndryshme, dhe peshës specifike në arenën ndërkombëtare, të gjitha këto shtete, por edhe çdo shtet tjetër i denjë që të quhet i tillë, kanë të përbashkët atë që është shtylla kurrizore e politikës së jashtme, abc-ja e diplomacisë, mbrojtjen e interesave shtetërore. Një shembull konkret dhe mjaft afër pozicionit gjeostrategjik shqiptar është Maqedonia dhe menaxhimi i shkëlqyer i konfliktit me fqinjin e madh dhe më të fuqishëm, Greqinë, për çështjen e emrit. Nuk ka rëndësi cila parti është në pushtet, nuk ka rëndësi cili është kundërshtari në tavolinën e diplomacisë, humbasin rëndësinë edhe pasojat, kur politika e jashtme e shtetit udhëhiqet nga abc-ja e diplomacisë, mbrojtja e interesit kombëtar.

Për të shumtët sa më sipër është krejt normale. Normale sikur të mos jetonim në një republikë përrallash si kjo e jona, ku do të ndjeheshim më të nderuar po ta quanin republikë bananesh. Të paktën do të kishim një protektor shfrytëzues mbi krye, do njiheshim në botë për eksportin e një fryti a minerali, dhe do të bënim për të qeshur republikat e tjera. Në fakt ajo çfarë kemi është: shumë politika të jashtme, nga një çdo javë sipas oreksit, diplomatë të nënshtruar dhe servilë, mungesë serioziteti, dinjitet të nëpërkëmbur në tavolina të çdo niveli, dhe më e pakonceptueshmja harresa, me apo pa dashje, e interesave kombëtare. Mangësive dhe mungesave në tavolinat që kanë rëndësi, injorimit të Kosovës dhe trajtimit të Prishtinës si një fqinj i rëndomtë, faljes së “copëzave” të territorit fqinjëve zyrtarisht agresorë, shitjes së sektorëve strategjikë të ekonomisë blerësit të parë, i cili përkon rigorozisht me fqinjin “benefaktor”; të gjitha këtyre por edhe plot të tjerave u shtohet së fundmi, konfuzioni diplomatik me shtetet e Kaukazit të largët.

Çfarë e Lidh Berishën me presidentin e Azerbajxhanit Aliyev e shpjegon mjaft mirë një analist i cili dikur ka qenë pranë Kryeministrit. Praktikisht Berishën nuk e qas më asnjë politikan tjetër i huaj. Kryeministri, e si rrjedhojë edhe Shqipëria, është izoluar në arenën ndërkombëtare më shumë se në kohën e dohambarit e nuk do e lëshojmë pushtetin. Por e vërteta nuk është kaq e shkurtër. Ajo i ka rrënjët në 2007-ën, atëherë kur Shqipëria e gërdeceve, për arsye përfitimi qartësisht personal të pushtetarëve, vendosi t’i shesë armatime Armenisë. Plot 60 kontejnerë u nisën me anije drejt Jerevanit. Se çfarë rruge do të ndiqte malli nuk dihet, dihet që skandali plasi një vit më vonë në 2008-ën kur Turqia e bllokoi anijen shqiptare në brigjet e saj. Është e njohur nga të gjithë armiqësia shekullore mes Turqisë dhe Armenisë dhe zbulimi i trafikut të armëve nga Shqipëria rrezikoi të shkaktonte një incident diplomatik midis Ankarasë (partneri ynë me i rëndësishëm në rajon) dhe Tiranës. Incident që nuk u shmang me ale-

atin tjetër Azerbajxhanin. Me një letër zyrtare dërguar ministrit të Jashtëm të kohës Lulëzim Bashës, Ministri i Jashtëm azer kritikonte hapur shitjen e armëve Armenisë dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të ngarkesës. Ndër të tjera në letër, qeverisë Shqiptare i kujtohej se po shkelte embargon ndërkombëtare që i ishte vendosur Armenisë dhe i kërkohej të respektonte akordet e firmosura në Konferencën Islamike (Shqipëria së bashku me Azerbajxhanin dhe Turqinë janë anëtarë të Konferencës Islamike). Duke lënë mënjanë shkeljet e traktateve ndërkombëtare për arsye të qarta mbushjeje xhepash (po ia falim këtë ves shtetarëve shqiptarë), pyetja që lind natyrshëm është: A ka ndonjë ide sado të turbullt Kryeministri se cilat janë interesat kombëtare, cilët partnerët dhe cilat politika të jashtme duhen ndjekur për pasojë?! Armenia mbështetet në rajon kryesisht nga Rusia dhe është në konflikt të armatosur me Azerbajxhanin në krahinën Nagorni Karabak. Me Turqinë marrëdhëniet janë tejet

të ndera. Për arsye interesash gjeostrategjike Shqipëria është shumë e lidhur me Turqinë dhe në mënyrë jo aq të drejt për drejtë edhe me Azerbajxhanin. Ky është mozaiku. Aritmetika e diplomacisë në këtë pikë nuk le hapësirë për dyshime. Akti i shitjes së armëve Armenisë, po! Afrimi i papritur i kohëve të fundit me Azerbajxhanin është një tjetër hallkë e dobët që i shtohet rrëmujshëm katrahurës ku lëngon diplomacia shqiptare. Përveç shpjegimit të izolimit të Berishës, për mendimin tim fsheh edhe surpriza të tjera, të cilat do të na bëhen të ditura në të ardhmen. Pra më shumë sesa afrim i Tiranës me Bakun, ky i ngjan një afrimi mes dy totalitaristesh, për interesa personale dhe aspak të lidhura me ato të vendit. Si përmbledhje mund të nxjerrim të paktën një përfundim, sa të thjeshtë aq edhe të sigurt: sot në arenën ndërkombëtare Tirana është katandisur e papërfillshme, si pasojë e mungesës së një linje bazë kombëtare në politikën e jashtme.


8 KRITIKE

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë Slavoj Zizek Hyrje: Mësimet e dekadës së parë

T

itulli i këtij libri synon të jetë test elementar inteligjence për lexuesin: nëse gjëja e parë që të vjen ndër mend është klisheja vulgare antikomuniste – “Ke të drejtë – sot, pas tragjedisë së totalitarizmit të shekullit të njëzetë, çdo bisedë mbi ndonjë rikthim te komunizmi mund të jetë veçse farsore” – atëherë të këshilloj ta lësh këtu këtë punë. Në të vërtetë, libri duhet të të konfiskohet forcërisht meqenëse merret me krejt tjetër lloj tragjedie dhe farse, domethënë me dy ngjarjet që kanë shënuar fillimin dhe fundin e dekadës së parë të shekullit të njëzetenjëtë: sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe rrënimit financiar të vitit 2008. Duhet vënë re ngjashmëria e gjuhës së presidentit Bush në fjalimet drejtuar amerikanëve pas 11 shtatorit dhe pas kolapsit financiar: tingëllonin mjaft si dy versione të të njëjtit fjalim. Në të dyja rastet Bush-i evokonte kërcënimin ndaj mënyrës amerikane të jetesës dhe nevojën për të ndërmarrë veprime vendimtare dhe të shpejta për të përballuar rrezikun. Në të dyja rastet bënte thirrje për pezullimin e pjesshëm të vlerave amerikane (garancive për liritë individuale, kapitalizmit të tregut) me qëllim shpëtimin e vetë këtyre vlerave. Nga buron kjo ngjashmëri? Marksi e nis Tetëmbëdhjetë brymerin duke korrektuar idenë e Hegelit, sipas të cilës, historia përsëritet domosdoshmërisht: “Hegeli thotë diku, se të gjitha ngjarjet dhe personalitetet e mëdha të historisë botërore çfaqen, si të thuash, dy herë. Ai ka harruar të shtojë: herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë.” Kjo shtojcë që i bëri nocionit të Hegelit mbi përsëritjen e historisë përbënte një figurë retorike, e cila nuk i ndahej Marksit prej vitesh: e gjejmë në librin e tij “Rreth kritikës së filozofisë hegeliane të së drejtës”, ku i bën diagnozën kalbjes së ancien régime gjerman të viteve 1830 dhe 1840: “[Për kombet moderne] është mësimdhënëse të shohin se si ancien régime, i cili e kaloi tragjedinë e vet pranë tyre, po e luan komedinë e vet si gjermani i kthyer nga ajo botë. Tragjike ishte historia e rendit të vjetër, sa kohë që ai ishte pushtet botëror që ekzistonte prej shekujsh, kurse liria, përkundrazi, ishte një ide që u vinte në çast disa personave të veçantë, - me fjalë të tjera, sa kohë

që ai vetë besonte, dhe duhej të besonte, në ligjshmërinë e vet. Sa kohë që ancien régime, si regjim botëror ekzistues, luftonte kundër një bote që sapo lindte, ky ancien régime nuk pati mbështetjen e një lajthimi personal, por të një lajthimi historik. Pikërisht për këtë arsye edhe fundi i tij qe tragjik. Përkundrazi, regjimi gjerman i sotëm, - ky anakronizëm, kjo antitezë flagrante e aksiomave të pranuara nga të gjithë, ky nulitet i ancien régime, i nxjerrë në pah faqe gjithë botës, - vetëm sa kujton se i beson vetes dhe kërkon që edhe bota të kujtojë kështu. Në qoftë se ai do të besonte me të vërtetë në thelbin e vet, pse do ta fshihte ai atë nën dukën e një thelbi tjetër dhe të kërkonte shpëtimin e vet në hipokrizinë dhe në sofizmat? Ancien régime i sotëm është më tepër komediani i një rendi botëror, heronjtë e vërtetë të të cilit kanë vdekur. Historia di ç’bën dhe kalon nëpër shumë faza, para se ta çojë në varr një formë të vjetruar jete. Faza

e fundit e një forme historike botërore është komedia e saj. Perëndive të Greqisë, që u plagosën një herë për vdekje – në formë tragjike – në “Prometeun e lidhur” të Eskilit, iu desh të vdisnin edhe një herë – në formë komike – në “Bisedat” e Lukianit. Pse ndjek këtë rrugë historia? Kjo është e nevojshme që njerëzimi të ndahet me gaz nga e kaluara e tij. Pikërisht një zgjidhje të tillë historike gazmore ne kërkojmë për autoritetet politike të Gjermanisë. ” Vini re karakterizimin e saktë të ancien régime gjerman si diçka që “vetëm sa kujton se i beson vetes” – madje mund të spekulohet mbi kuptimin e faktit se, gjatë së njëjtës periudhë, Kierkegaard-i po shpaloste idenë sipas të cilës ne, njerëzit, nuk mund të jemi kurrë të sigurt se besojmë: në fund të fundit, ne veç “besojmë se besojmë.” Formula e një regjimi që “vetëm sa kujton se i beson vetes” shpalos bukur anulimin e fuqisë kryerëse (“efiçencës simbolike”) të ideologjisë sunduese:

ajo nuk funksionon më në mënyrë të efektshme si strukturë themelore e lidhjes shoqërore. Mund të pyesim: mos po gjendemi sot në të njëjtën situatë? A nuk po ndodh e njëjta gjë me predikuesit dhe praktikuesit e demokracisë liberale që në deklaratat e tyre “vetëm sa kujtojnë se i besojnë vetes”? Faktikisht, do të qe më e saktë sikur cinizmin bashkëkohor ta përshkruanim si përfaqësues të kthimit kokëposhtë të formulës së Marksit: sot, veç kujtojmë (imagjinojmë) se nuk “i besojmë në të vërtetë” ideologjisë sonë – pavarësisht kësaj distance imagjinare, vazhdojmë ta ushtrojmë atë. Ne besojmë jo më pak, por më shumë nga ç’kujtojmë. Beniamin-i bëri parashikim të saktë kur tha se “gjithçka varet nga mënyra se si njeriu beson në besimin e vet” . Më 9 Nëntor 1989, dymbëdhjetë vjet para 11 shtatorit, ra Muri i Berlinit. Dukej sikur kjo ngjarje shënonte fillimin e “viteve 90 plot gëzim”, utopisë së Francis Fukuyama-s mbi “fundin e historisë”, besimit se, në

parim, demokracia liberale kishte fituar përfundimisht, se behja e bashkësisë liberale globale po priste tek dera, dhe se pengesat ndaj këtij fundi sipas stilit hollivudian ishin vetëm empirike dhe rastësore (xhepa lokalë rezistence, në të cilat udhëheqësit nuk po e kuptonin se u kishte ardhur fundi). Përkundër kësaj, 11 shtatori simbolizonte fundin e periudhës klintonase dhe lajmëronte ardhjen e një ere në të cilën po ngriheshin kudo mure të rinj: midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor, rreth e qark Bashkimit Evropian, përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, madje edhe brenda vetë shteteve-kombe. Emily Flynn Vencat-i dhe Ginanne Brownell-i shkruajnë në një artikull të botuar te Newsweek-u mbi mënyrën se si sot “fenomeni i ‘lejohen vetëm anëtarët’ po shpërthen në sa e sa mënyra jetese, duke përfshirë gjëra nga kushtet e bankave private deri te klinikat shëndetësore ku pranohesh vetëm përmes ftesave...të kamurit


KRITIKE 9  

E mërkurë 29 Shkurt 2012

gjithnjë e më shpesh po e kyçin jetën pas dyerve të mbyllura. Në vend që të marrin pjesë në ngjarje të mëdha mediatike, organizojnë koncerte private, shfaqje mode e artistike në shtëpitë e tyre. Ata bëjnë pazar orëve të vona dhe i përzgjedhin fqinjët (dhe miqtë e mundshëm) në bazë të përkatësisë klasore.” Kështu po shpërfaqet një klasë e re globale “le të themi, me një pasaportë indiane, një kështjellë në Skoci, një pied-à-terre në Manhattan dhe një ishull privat në Karaibe” – paradoksi qëndron në faktin se anëtarët e kësaj klase globale “darkojnë privatisht, bëjnë pazar privatisht, shohin vepra arti privatisht, gjithçka është private, private, private.” Kësisoj po krijojnë një botë jetësore krejt vetjake për t’i dhënë zgjidhje problemit të ankthit të tyre hermeneutik; sikundër e ka thënë Todd Millay: “familjet e pasura s’mundet që thjesht ‘të ftojnë njerëz për vizitë dhe të presin që këta të fundit të kuptojnë se ç’do të thotë të kesh 300 milionë dollarë.’” Pra, në ç’forma i krijojnë kontaktet me botën mbarë? Përmes dy formave: biznesit dhe humanitarizmit (mbrojtjes së mjedisit, luftës kundër sëmundjeve, mbështetjes së artit etj). Këta qytetarë globalë jetojnë në të shumtën e rasteve në natyrë të virgjër – ngjiten maleve të Patagonisë ose notojnë në ujërat e kulluara të ishujve të tyre privatë. Nuk mund të mos vihet re se frika përbën një prej tipareve bazike të sjelljes së këtyre të tejpasurve që jetojnë brenda gardheve: frika nga vetë jeta e jashtme shoqërore. Përparësitë më të mëdha të këtyre “individëve me-pasurime-vlerë-stratosferike” kanë të bëjnë me mënyrën se si të minimizojnë rreziqet ndaj sigurisë së tyre – sëmundjet, prekja nga kërcënimet e krimit të dhunshëm e të tjera si këto. Në Kinën e ditëve të sotme, të pasurit e rinj kanë ndërtuar bashkësi të veçuara të cilat kanë marrë si model qytetet “tipike” perëndimore; për shembull ekziston pranë Shangait kopja “e vërtetë” e një qyteze angleze, që përfshin një rrugë kryesore të mbushur me pub-e, një kishë anglikane, një supermarket Sainsbury etj. – krejt zona është e izoluar nga rrethinat e saj përmes një kubeje të padukshme, por gjithsesi reale. S’ka më hierarki grupesh shoqërore brenda të njëjtin komb – banorët e këtij qyteti jetojnë në një univers për të cilin, brenda imagjinatës së vet ideologjike, bota rrethuese e “klasave të ulëta” thjesht nuk ekziston. A nuk janë këta “qytetarë globalë” që jetojnë në zona të veçuara poli i kundërt i vërtetë i atyre që jetojnë nëpër baraka dhe të tjera “zona të braktisura” nga sfera publike? Në të vërtetë këto janë dy anët e së njëjtës monedhë, dy skajet e ndarjes së

re klasore. Qyteti që e trupëzon më së miri këtë ndarje është Sao Paulo në Brazilin e Lula-s, që mburret me 250 heliportet e zonës së vet qendrore. Të pasurit preferojnë të përdorin helikopterë për t’u siguruar nga rreziqet e kontaktit me njerëzit e zakonshëm; kësisoj kur ngre kokën për të parë qiellin të duket sikur je në ndonjë prej megapoliseve futuriste, të ngjashme me ato të filmave si Blade Runner dhe The Fifth Element, ku njerëzit e zakonshëm mizërojnë rrugëve të rrezikshme, ndërkohë që të pasurit lundrojnë në nivele të larta qiellore. Kësisoj duket sikur utopisë fukujamaiste të viteve 90 i duhej të vdiste dy herë meqenëse kolapsi i utopisë politike liberal-demokratike në 11 shtator nuk pati ndikim mbi utopinë ekonomike të kapitalizmit të tregut global; nëse rrënimi financiar i vitit 2008 ka ndonjë kuptim historik, ky i fundit shënjon fundin e faqes ekonomike të ëndrrës së Fukuyama-s. Kjo na risjell tek parafrazimi që Marksi i bën Hegelit: duhet sjellë në kujtesë se Herbert Marcuse-ja, në hyrjen që i bën botimit të ri të Tetëmbëdhjetë brymerit më 1960, i jep edhe një të rrotulluar vidës: ndonjëherë, përsëritja që ngjan si farsë mund të jetë edhe më e tmerrshme sesa tragjedia fillestare. Ky libër merr si pikënisje krizën aktuale, duke ecur gradualisht kah “çështjet e lidhura me të” përmes shpalosjes së kushteve dhe implikimeve të saj. Kapitulli i parë jep një diagnozë të gjendjes së vështirë në të cilën jetojmë, duke skicuar bërthamën utopike të ideologjisë kapitaliste, e cila ka përcaktuar jo vetëm

krizën në vetvete, por edhe perceptimet dhe reagimet tona ndaj saj. Kapitulli i dytë rreket të përcaktojë disa aspekte të situatës aktuale të cilat çelin hapësirën e formave të reja të praksisit komunist. Ky libër nuk parashtron një analizë neutrale, por një analizë të angazhuar dhe skajshmërisht “të njëanshme” – pasi e vërteta është e njëanshme dhe rroket vetëm kur njeriu mban anë, e po ashtu nuk është më pak universale për këtë shkak. Sigurisht që këtu mbahet ana e komunizmit. Adorno-ja i nis Tre studimet mbi Hegelin duke hedhur poshtë pyetjen tradicionale mbi Hegelin, që ilustrohet nga titulli i librit të Benedetto Croce-s Çfarë ka mbetur gjallë dhe çfarë ka vdekur nga filozofia e Hegelit? Autori në fjalë, me këtë pyetje parakupton zënien e pozicionit arrogant të gjykatësit të së shkuarës; veçse kur merremi me një filozof vërtet të madh, pyetja që vërtet duhet shtruar nuk ka të bëjë me atë çka mund ta na thotë ende filozofi në fjalë, me kuptimin që ai ka për ne, por me krejt të kundërtën; domethënë me mënyrën si jemi, si do të dukej situata e sotme në sytë e tij, apo me mënyrën si do t’i dukej epoka jonë mendimit të tij. Dhe e njëjta gjë duhet të zbatohet mbi komunizmin – në vend që të shtrohet pyetja që vjen e para ndër mend “A ka më vend sot për idenë e komunizmit, a mund të përdoret ende si vegël e analizës dhe praktikës politike?”, duhet shtruar pyetja e anasjelltë: “Si duket gjendja e vështirë në të cilën ndodhemi nga këndvështrimi i idesë komuniste?” Këtu qëndron dialektika midis të Vjetrës dhe të Resë: konturet e asaj

që është vërtetë e Re nuk qëllohen nga ana e atyre që propozojnë krijimin konstant të termave të rinj (“shoqëri pasmoderne”, “shoqëri risku”, “shoqëri informacioni”, “shoqëri pasindustriale” etj) që kanë për qëllim kuptimin e asaj çka po ndodh në ditët e sotme. E vetmja mënyrë për të kuptuar risinë e vërtetë të së Resë qëndron në analizën e botës duke përdorur lentet e asaj çka ishte “e përjetshme” tek e Vjetra. Nëse komunizmi me të vërtetë përbën një ide “të përjetshme”, atëherë funksionon si “universalitet konkret” hegelian: nuk është i përjetshëm në kuptimin e një serie tiparesh abstrakte-universale të cilat mund të aplikohen ngado, por në kuptimin se duhet rishpikur për çdo situatë të re historike. Në kohët e bukura të dikurshme të socializmit real, midis disidentëve ishte në modë tregimi i një barsolete që dëftonte kotësinë e protestës së tyre. Në shekullin e pesëmbëdhjetë, kur Rusia gjendej e pushtuar nga mongolët, një fshatar bashkë me gruan po ecnin ndanë një rruge të pluhurosur fshati; një luftëtar mongol hipur majë kalit i ndali dhe i tha fshatarit se do t’i përdhunonte gruan; më pas shtoi: “Meqenëse ka shumë pluhur përtokë, ti duhet të më mbash në dorë testikujt ndërkohë që të përdhunoj gruan. Kësisoj nuk më bëhen pis!” Sapo mongoli mbaroi punë dhe u largua, fshatari ja nisi të qeshurës dhe kërcimit plot gëzim. Gruaja e habitur e pyeti: “Si mund të kërcesh gjithë gëzim kur mua sapo më përdhunuan kur ti ishte i pranishëm?” Fshatari u përgjigj: “Ja futa! Ja lashë koqet t’i bëheshin

me pluhur!” Kjo barsoletë e trishtë shpaloste gjendjen e vështirë të disidentëve: ata mendonin se po i jepnin goditje të rënda nomenklaturës së partisë, kur në të vërtetë thjesht po lerosnin testikujt e nomenklaturës, ndërkohë që elita politike vazhdonte të përdhunonte popullin... A nuk qëndron në të njëjtën pozitë e Majta kritike e të sotmes? (Ndër emrat bashkëkohorë të lerosjes lehtas të të pushtetshmëve gjejmë “dekonstruksionin” apo “mbrojtjen e lirive individuale.”) Gjatë një përballjeje në universitetin e Salamankës më 1936, Miguel de Unamuno i thumboi frankistët duke thënë: “Venceréis, pero no convenceréis” (“Do të fitoni, ama nuk do të bindni askënd”) – a mundet që e Majta e sotme t’i thotë kapitalizmit global triumfues vetëm kaq? A është e paracaktuar e Majta në vazhdimin e luajtjes së rolit të atyre që, anasjelltas, bindin, por gjithsesi humbasin (dhe a bindin nëpërmjet shpjegimit prapaveprues të arsyeve të dështimit të tyre)? Kemi për detyrë të zbulojmë se si shkohet një hap më tutje. Teza jonë e njëmbëdhjetë duhet të jetë: në shoqëritë tona, Majtistët kritikë deri më tash vetëm sa i kanë lerosur të pushtetshmit, ndërkohë që detyra jonë është t’i tredhim... Si mund ta bëjmë këtë gjë? Këtu duhet të nxjerrim mësime nga dështimet e politikës majtiste të shekullit të njëzetë. Detyra nuk qëndron në kryerjen e tredhjes në një përballje kulmore të drejtpërdrejtë, por në gërryerjen e të pushtetshmëve përmes punës së duruar kritiko-ideologjike, në mënyrë që megjithëse janë ende në pushtet, papritmas vihet re se pushtetmbajtësit aktualë zënë e flasin në mënyrë të panatyrshme me zë të mprehtë. Në vitet 1960, Lacan-i i vuri emrin Scilicet revistës periodike të shkollës së tij, të botuar për pak kohë dhe me numra të çrregullta – mesazhi nuk ishte ai i gjithëdituri i kohës së sotme (“pra”, “domethënë”, “që do të thotë”), por fjalë për fjalë “lejohet të njihet”. (Çfarë të njihet? – ajo çka Shkolla Frojdiane e Parisit mendon mbi të pandërgjegjshmen...) Sot, mesazhi ynë duhet të jetë i njëjtë: lejohet të njihet dhe të angazhohemi tërësisht me komunizmin, të jetësohet sërish e me besnikëri të plotë Ideja komuniste. Lejueshmëria liberale është e llojit “me fjalë të tjera” – lejohet të shikosh, veçse vetë magjepsja me pahijshmërinë që na lejohet të vështrojmë na pengon së njohuri atë çka shohim. Morali i fabulës: koha e shantazhit moralist liberal-demokratik ka marrë fund. Tanët nuk kanë pse të vazhdojnë së kërkuari falje; ndërkohë që pala tjetër bën mirë t’ia nisë sa më parë kësaj pune. Përktheu: Arlind Qori


10OPINION

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Mbi Universitetin Klodi Leka

L

K

riza universitare është ndoshta një nga krizat më të mëdha që ka has shoqëria shqiptare në periudhen ‘to be continued infinit’ te tranzicionit tonë demokratik, si shënjues i krizave sistematike ekonomiko-politike, sociale dhe morale. Shumëkush e mohon vazhdimisht krizën nisur në argumente dukjesh, sepse ashtu si gjithmonë burokracia e mungesës së shpirti të shtetit shqetësohet më shumë për formën e universitetit sesa për substancën esenciale të tij. Për dukjen si mosnjohje në një kohë kur kriza kuturuiset kudo, si buzëqeshje e mjerimit migjenian. Si kështu? Katërqind në një klasë, pa energji elektrike, pa kushte, ndërsa unë paguhem sa për dhjetë përqindëshin tuaj! Jo se më vjen keq për honoraret e mia se fundja janë qesharake, por për ju që ua morën gjithçka! Protestoni, -u rebelua një nga pedagoget më të nderuara në fakultetin juridik ku universitarët me kohë të pjesshme u kooperativizuan qesharakisht marrafrymshëm në një leksion ku shtjelloheshin ‘Te drejtat’ e shtetasit. E kurrkush nuk bëzau në atë shumëllojshmëri individësh që nisnin nga të persekutuarit e monizmit gjer te postgjimnazistët. Pse? Sepse kultura demokratike ka marrë fund me kohë, individi dhe kolektivi e vdesin idenë e kundërshtimit, të persekutuarit heshtin se s’paguajnë kosto dhe sepse fakulteti juridik është shndërruar në një skutë idiotësh, ku magazinohen kolektivisht, sa ndarja në grupe shkon në njëzetenjë. Po të shohësh me vëmendje komunikimin ndër ta, Qëllimi final i kësaj kategorie njerëzish është nota Pesë. Një Pesë që vë në lëvizje gjithë makinacionet e mundshme sepse edhe më i marri në këtë atdhe të marrësh e ka nuhat kutërbimin e sistemit, funksionimin e tij me shkresa burokratike që përmbajnë në vetvete një korrupsion të skajshëm, dhe Dija nuk përbën më kushtin e të qenit universitar, përkundrazi, është diploma, dhe pse e zbrazur nga mundi e djersa, dhe e konceptuar në një sens absurd, si e kundërta e Dijes, në një inflacion falimentues me vetveten e kamotshme. ‘Për një universitet ndryshe… Ndryshimi jemi ne…etj etj’’. Në këto kohë krizash në universitete zunë fill dhe zgjedhjet e përgjithshme. Pamflete shumëngjyrëshe, universitarë të kollarisur me një buzëqeshje të neveritshme, propagandë dogmash, individë pa horizont dhe ide, por bij të kamurish që kanë nepse pushteti, në një konkurrencë të shtrenjtë e mbi baza materialiste. Po ashtu dhe kasnecët burokratë që koston e zhvendosin në qindra mijëra dollarë. Si është e mundur që shpenzohen kaq shumë para në një soj zgjedhjesh, në një

Lëvizja Ndërkombëtare e Studentëve

kohë kur paga nuk e kalon pragun e një milion lekëshit? Kjo është pyetja që i zë në flagrancë ndërsa përgjigjja është krejt logjike: Korrupsioni! K(orrupsioni)ule nisi mobilizimin në masë: me dollarë, me universitarë dhe me mjetet e nevojshme që ia huazon Partia-Shtet. Ndërkohë universiteti mbetet edhe më degjeneratë. Pedagogë që mbushin librat me broçkulla plagjiaturash të përziera shëmtueshëm me kritikë hoxhiste, numra amzash të vëna mënjanë për sekserët e institucionalizuar, me pedagogë që fiksojnë çmimin e notës në qindra euro, pushtetarë që formojnë celula partiake, sekretari gjysmëorëshe etj etj. Shkatërrimi i universitetit zbërthehet si shkatërrim i Dijes, i individit, i shoqërisë, në një reaksion domino që përfundon me shkatërrimin e shtetit dhe demokracisë. Dhe ky shkatërrim përbën atë dimensionin ku pushteti shndërrohet në diktaturë, sepse vdes këndvështrimi intelektual si kritikë kundrejt shtetarëve, shemben boshtet e një shoqërie me vlera intelektuale e politike dhe tëhuajësohet njeriu si Qenie politike në një qenie që nuk ka marrëdhënie as me veten dhe as me ambientin, por përthithet pavetëdijshëm ndër dogma. Dhe klasa politike po e formëson dimensionin, me ligje. Ligje që jashtëligjësojnë veten në rënien ndesh me etiken dhe destinacionin e shtetit : të mirën e përgjithshme. Po kë mbështet ky vullnet duke marrë parasysh që ligji shpreh vullnetin e një grupi shoqëror? Klasën sunduese, -thotë Marksi. Dhe klasa sunduese nuk e hegjemonizon vullnetin e saj vetëm në politikë, por edhe në akse të tjera shoqërore. Pasi e dhunuan atdheun në njëzetenjë vjet në politikë, klasa sunduese ka krijuar një pension të majmë për veten : Universitetet Private, dhe ky pension formëson një magazinim ekonomik me të njëjtin destinacion : Një shkatërrim të legjitimuar. Reformat e fundme të ekzekutua-

ra nga kryeministri Berisha kanë si qëllim financimin e universiteteve private me anë të shkatërrimit të Publikut dhe Publikes, financimin e një kanceri që do vdesë organizmin shoqëror, si një vetëvrasje për ne universitarët shtetërorë sepse depresioni po financohet me pagesat tona. Po ashtu dhe shndërrimin e anglishtes në gjuhë të detyrueshme. Pa përmendur stazhin. Fillimisht, ta bësh anglishten gjuhë të detyrueshme në një kohë kur Shqipja është ndotur si mos më keq, është një absurd donkishotesk, ndërsa stazhi shtazor është makinacioni që krijon mundësinë për kooperativizimin e sistemit universitar dhe drejtpërsëdrejti më shumë financim për Privatët. Dhe kancereve u kanë dhënë reaksione domino ku me vdekjen e masës majmet klasa. Si një klasë sunduese që nuk njeh kufij, nuk has në rezistenca. S’ka si të hasë me një masë konformistësh idiotë që shfrytëzohen sistematikisht në heshtje, dhe idiotësia gjendet me okë mes universitarëve, si kandrra frymore. Po ta shihte gjendjen e universitarëve shqiptarë Markuze-ja do skandalizohej marrëzisht me ne, Ne që na ka dhënë detyrën historike për të shembur këtë sistem mizorish. Shumëkush do më paragjykojë në kritikat e mia mbi universitarët dhe nuk duhet të mohohet se nuk ka rezistencë. Ka, por krahasuar me domosdoshmërinë dhe nevojën që shtron për t’u kundërshtuar kjo reformë kanceroze, krah kauzës së drejtë të ‘Universiteti në Rrezik’ është më e nevojshme se kurrë zgjerimi i saj me njerëz dhe ide, që kur demokracia neoliberale të mos funksionojë si mjet shantazhi, radikalizimi të marrë përmasa kërcënuese, me sjellje devijante dhe zaptim universitetesh, si demokraci e drejtpërdrejtë. Shembujt i kemi. Që të mos shndërrohemi në Kili ku majmet Çili, le te shkelim me vetëdije si sovranë ato akte legjislative që perspektivën e së sotmes na e konvertojnë në depresion të së nesërmes. “Le ta jetojmë të nesërmen si të sotme, shokë!’’

ëvizja Ndërkombëtare e Studentëve (International Student Movement, ISM) është një platformë komunikimi e përdorur dhe e formuar nga aktivistë dhe grupe nga e gjithë bota, duke luftuar kundër rritjes së privatizimit të arsimit dhe për arsimim falas dhe emancipues. Më poshtë po japim platformën e ISM: Në mbarë botën, gjatë dekadave të fundit, studentë, nxënës, mësues, prindër dhe punëtorë kanë protestuar kundër rritjes së komerçializimit dhe privatizimit të arsimit publik, si dhe kanë luftuar për arsimim falas dhe emancipues. Shumë nga ne e shikojnë ISM si një platformë të vetëdrejtuar, e filluar si nismë për të shkëmbyer informacion, për të ndërtuar dhe bashkërenduar protesta në shkallë ndërkombëtare dhe botërore. Qëkurse ka filluar platforma e ISM, në nëntor 2008, janë bashkërenduar veprime të ndryshme globale ditore apo javore. Ne luftojmë për struktura të bazuar në pjesëmarrje direkte dhe organizim jo hierarkik, nëpërmjet diskutimeve dhe veprimeve kolektive. Kushdo që përqafon betejën kundër privatizimit të arsimit publik, si dhe për arsimim falas dhe emancipues mund të bashkohet dhe të bëhet pjesëmarrës, gjithashtu, edhe duke i dhënë trajtë platformës! Qëllimet e mëposhtme na bashkojnë në mbarë botën: Kundër kujt po luftojmë? • Pasojat e sistemit ekonomik aktual mbi njerëzit dhe sistemin arsimor: a) tarifat e regjistrimit apo tarifa të tjera që përjashtojnë njerëzit nga hyrja dhe pjesëmarrja e barabartë në arsim; b) borxhet studentore; c) arsimi publik i drejtuar nga tregu (i punës) [I ashtuquajturi Procesi i Bolonjës (si edhe modelet e tjera të ngjashme në botë) synon një sistem arsimor që së pari edukon njerëz me aftësi për t’i shërbyer tregut të punës. Ai nxit uljen e kostove të arsimimit, shkurton kohëzgjatjen e studimeve dhe nxjerr forcë punëtore të pakualifikuar.]; ç) kthimin e arsimit në mall, si pjesë e shndërrimit në mall të shumë aspekteve të jetës; d) rritjen dhe ndikimin e fuqishëm e interesave të biznesit në buxhetet parësore të arsimit publik; dh) shkurtimet e qenësishme të buxheteve për arsimin publik në mbarë botën; e) privatizimin e fondeve publike nëpërmjet mbështetjes së institucioneve të arsimit privat; ë) shfrytëzimin e punës dhe shndërrimin e saj në mall brenda institucioneve arsimore. • Ne jemi kundër diskriminimit dhe përjashtimit brenda institucioneve arsimore bazuar në: a) prejardhjen social-ekonomike, për shembull ushtrimi i tarifave të tilla që njerëz me pak të ardhura nuk mund të marrin pjesë barazisht; b) kombësinë; c) performancën dhe rezultatet akademike; ç) idetë dhe veprimtarinë politike;d) gjininë;dh) orientimin seksual;e) besimin fetar;ë) prejardhjen etnike; f) ngjyrën e lëkurës. • Ne jemi kundër dhënies përparësi të kërkimit shkencor të orientuar kah patentat me vlerë tregtare, përkundrejt përhapjes së dijes falas për këdo: a) Institucionet e arsimit publik po

detyrohen vazhdimisht të konkurrojnë për financime private për të kryer kërkim shkencor (bazik); në të njëjtën kohë që fondet private priren të financojnë kërkime në fusha që premtojnë përfitime, duke çuar në uljen e financimeve për fusha kërkimore që mund të jenë të rëndësishme, por jo ekonomikisht fitimprurëse. Institucionet arsimore vlerësohen në bazë të përfitimeve ekonomike, madje shpeshherë konkurrojnë për të marrë fonde publike bazuar në kriteret ekonomike fitimprurëse. • Ne jemi kundër dhënies përparësi fondeve për kërkimin shkencor që sjellin përfitime në kurriz të fondeve për arsim dhe kërkim shkencor bazë. • Ne jemi kundër aktiviteteve për ushtrinë brenda institucioneve arsimore: a) jo kërkim shkencor posaçërisht për qëllime ushtarake; b) jo rekrutimeve dhe reklamave për ushtrinë. Për çfarë po luftojmë? • Përmbajtja: a) arsimim falas dhe emancipues si e drejtë njerëzore; b) arsimimi, së pari, duhet të shërbejë për emancipimin e individit, që do të thotë: aftësia për të menduar dhe kuptuar në mënyrë kritike strukturën e pushtetit dhe mjedisin rrethues. Arsimimi nuk duhet të emancipojë vetëm individin, por mbarë shoqërinë; b) arsimimi si një e mirë publike që i shërben interesave të publikut; c) liri akademike dhe zgjedhjeje: liri për të zgjedhur çfarëdolloj drejtimi arsimor. • Hyrja: a) e çliruar nga mekanizmat financiarë që bëjnë që pjesëmarrësit të paguajnë, si dhe çdo diskriminim dhe përjashtim, dhe në këtë mënyrë, falas për të gjithë individët; b) financim të mjaftueshëm për të gjitha institucionet e arsimit publik që nxjerrin ose jo përfitime. • Struktura: a) të gjitha institucionet e arsimit duhet të organizohen në mënyrë demokratike, që do të thotë pjesëmarrje nga poshtë, e cila të jetë si bazë në proceset vendimmarrëse. Përse në nivel lokal dhe botëror? Pasojat e sistemit ekonomik botëror po krijojnë beteja në mbarë botën. Ndërsa duke ushtruar një presion lokal për të ndikuar individët lokalë, politikanët dhe ligjvënësit, ne duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm për strukturën dhe natyrën globale të problemeve tona, dhe të mësojmë nga taktikat e njeri-tjetrit, përvojat në organizim, dhe njohjen teorike. Ndryshime afatshkurtra mund të arrihen në nivel lokal, por ndryshime të mëdha do të ndodhin vetëm nëse bashkohemi globalisht. Sistemet arsimore kudo në botë bëjnë çka është parashikuar nga sistemi ekonomik dhe shtetëror: zgjidh, trajno dhe krijo injorancë e nënshtrim. Ne bashkohemi për një sistem tjetër arsimor dhe për një tjetër jetë. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër çfarëdolloj shtypjeje, nga qeveritë kudo në botë, drejtuar karshi njerëzve të përfshirë në luftën për një sistem arsimor falas dhe emancipues. Përktheu: Jani Marka


ANALIZE 11  

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Në vend të TOEFL-it Marin Nikolli

M

eqë jemi në javën e toefl-it lind nevoja të thuhet diçka për këtë, sado që do të jetë e kotë të shkruash çfarë do qoftë kjo e shkruar. Por meqë kemi ide t’i hedhim në letër dhe fjala në mos marrtë dhenë, të marrë mendjet. Atëherë fillojmë. E nisa këtë artikull me qëllimin e vetëm të kuptoja se pse TOEFL-i ishte një ide idiote dhe jo shumë avangarde porse qëllimi i tij është të ndukë këta individë (ne dhe shumë të tjerë si ne) dhe grupe të caktuara të rinjsh që vërtet meritojnë që pas 50 vitesh (gjoja diktaturë) të shijonim pak liri nga formalizmat (prapë gjoja) burokratike që Weber-i i kishte aq me merak. Kështu fillova të kërkoja në internet për burime, të cilat mbasi të më jepnin një ide më të qartë në lidhje me situatën që është krijuar tashmë të kuptoj dhe unë të paktën se çfarë ndodh vërtet me TOEFL-in dhe çfarë ka ndodhur me parë. E dija fillimisht që do duhet të hasesha me frikën që historia e vërtetë do të ishte fshehur në rregullimet klienteliste të atyre për të cilët këto interesat kanë më shumë rëndësi se jeta e tyre. Kështu fillova dhe e provova të shfletoja një herë, vetëm për të parë ç’bëhej. Pashë që TOEFL-i për herë të parë ishte krijuar në 1964, si nevojë e disa organeve universitare për të kontrolluar nivelin e dijeve të studentëve ndërkombëtar në ambientet e tyre universitare, kryesisht dijet linguistike për të cilat në ato kohë, qaheshin gati të gjithë. Krijuar prej një linguisti jo më pak monopolistik sesa vetë studimet e tij, ai u prit me krahë hapur në radhët e atyre që u duhej një hallkë tjetër përfitimi (një e tillë siç ishte dhe fondacioni Ford, por që me kohë kjo u arrit të fshihej, dhe tani i gjithë ky institucion quhet jo fitim prurës(!) Duhet thënë pa frikë se sa fiton vetë institucioni, pa ndonjë kosto përveç letrës, ky individ duhet vërtet të laureohet me ndonjë çmim prestigjioz në ekonomi më mirë se në përpjekjet e tij për linguistikë, dhe për mendimin tim duhet të kishte hequr dorë shumë herët nga karriera e tij si linguist. Ky individ, quhej Charls A. (jo Darwin), por Ferguson, dhe ishte aq shumë i sëmurë nga vetëdija e tij urbane, sa donte që e gjithë bota të ishte po e sëmurë. Në punët e tij të ardhshme kërkimore, në të cilat, ai, si një dështak profesionist, sugjeron mbledhjen e të gjithë “injorantëve” fshatarë që flisnin me dialekt në zonat më urbanistike, dhe nga këtu t’u mësohej një gjuhë e denjë formale “e bukur” metropolitanase. Dhe këtu do të kishte rrëmbyer po ashtu ndonjë çmim tjetër për gjeostrateg, nëse kjo në Amerikë nuk do të haste në kritika të shumta që ai i

bënte ndjenjës kulturore me didaktin e tij të frymëzuar nga llumi kulturor që ekzistonte nëpër fshatra. Po të qe për këtë do të kishte sugjeruar që këtyre “fshatarëve” t’u ofrohej një kulturë leximi toefl-i, e ngjashme me atë që u bëhet fëmijëve nëpër kopshte apo çerdhe. Kuptohet që kjo ide në atë kohë ishte revolucionare, por vetëm në aspektin e formulave matematikore që përdornin ekonomistët në atë kohë sepse ajo krijonte monopol, por me rrezikun se nëse dështonte si nismë, bota nuk do zgjidhte kurrë më të merrte një peshë kaq të rëndë mbi supe. Dhe diçka tjetër nëse e kam marrë mirë kuptimet e studimit të tij. Ch. A. Ferguson-i në një moment të caktuar këtu na hyn në një fazë tjetër të zhvillimit të tij inovativ gjenial i cili përbëhet nga nota të forta globaliste. Shkon në Etiopi, dhe prej andej sugjeron se të gjithë gjuhët etiopiane duhet të jenë një gjuhë e vetme etiopiane (dhe lënë jashtë ata që flasin gjuhën e tyre për më se disa shekuj) nën protektoratin e vetë atij, pra një garanci kjo që synon integrimin e prapambetur të etiopianëve në lidhje me kulturën bashkëkohore që po përballej sot bota. Pra meqë aty, në vend të vet nuk i edukoi “fshatarët” e tij, shkon në Etiopi ku tani target-grupi është një shtet i tërë me aspekte të theksuara monarkiste. Quajeni si të doni, por për mua ky është një goxha guximtar. Në një seksion tjetër që tregohet prapë në kërkimet që po zhvilloj thuhet se një studiues tjetër e demaskon studimin e tij duke vënë në dukje disa defekte në lidhje me këtë Zonën e Gjuhës etiopiane, ku thuhet që zotëria në fjalë e flet për një kohë kur synimi i Etiopisë ishte të gjente reforma të përshtatshme

në mënyrë që të krijohej një unitet etiopian i vetëm, dhe nuk synonte përjashtimin e komuniteteve. Kjo pastaj shoqërohet me një sërë replikash që ne do t’i lëmë pa trajtuar. Kuptohet pas këtij sulmi, Qendra e Menaxhimit të TOEFL-it u distancua nga ky nismëtar, dhe mbeti kështu pa fokus të veçantë, meqenëse fokusin e vetëm e kishte krijuar krijuesi i saj. Ky, TOEFL-i, i krijuar fillimisht nga një linguist i famshëm i cili si pionierët e tjerë të kohës së tij besonin në testimin e njohurive dhe matjen e dijeve me dijet e të tjerëve. Siç dhe thuhet në sitin kryesor të TOEFL-it, është e kotë të flasësh, ne e dimë më mirë çfarë duam. Nuk ka intervista për të testuar këto aftësitë tona në anglisht, kështu që duhet të bëjmë testin. Mbase dikush nuk flet, të shkruajë atëherë. Mbase kopjon, ose ia bën dikush tjetër. Dhe sado absurde të jetë një kontratë e lidhur me TOEFL-in dhe benefitet e tij zgjat 2 vjet të shpifura me një test që provon që ti je një idiot i cili nuk mund t’i besojë dot as intuitës së vet për të vërtetuar që ata bëjnë eksperimente sjelljesh me ne të gjithë. Sikur kjo të ishte e vërtetë dhe testi të mos ishte një eksperiment i çuditshëm në të cilin siç abuzon mësuesi ynë me ne, ashtu nuk do të abuzonin me miliona fytyra që vinë dhe na thonë nëse jemi apo jo adekuat për diçka apo për një tjetër. Dhe mirë thotë njëri tek një nga publikimet e TOEFL-it: “Pse duhet të më interesojë mua se çfarë duhet të jetë një bazë kërkimore?! Ajo me siguri do jetë fillesa e shkatërrimit tim emocional, dhe pas çdo dështimi në mbrojtje të këtij konteksti emocional timin, dhe dështimi në këtë test, pasojat do t’i vuaj vetëm unë.” Testi ka shumë mënyra për t’u dukur i pa-

dukshëm dhe treguar pafajësinë e tij. Sepse e para ka mësues që përfitojnë nga punësimi, zgjerohet konteksti linguistik dhe mbrohen miliona vende pune. Ka një sistem kontrolli që centron ndjenjën e përvetësimin të tij në një nivel formal dhe artificial gjuhësor, duke i shërbyer më së miri një ambienti ku bëhen shaka të ndryshme idiote në gjuhë të caktuara. Kjo me pak fjalë, vetë TOEFL-i sugjeron që meqenëse kemi diversitete kulturore, duhet t’i përjashtojmë këto dhe në vend të tyre të bëhemi pjesë e disa mekanizmave që na ndihmojnë të mos kuptojmë, por të veprojmë sipas një rregulloreje linguistike strikte. Me kalimin e kohës, siç më duket se po shkojnë gjërat, nga “by the book” do kalojmë në “by TOEFL”. Ka shumë organe që mundohen të monopolizojnë situatat sociale, por kjo po rezulton gjithnjë dhe me efekte negative duke shkatërruar procesin demografik, porsi atë kulturor. Kalojmë në kontekstin tonë, tani meqë studimi tregon se me miliona studentë e marrin këtë test përditë, dhe nga ky test përfitojnë shumë nga institucionet akademike. Këto po përfitojnë nëse nuk duan studentë. Kam parë një tendencë shqetësuese në lidhje me këtë temë. Thuhet që nëse do të aplikosh në një agjenci, kompani apo universitet testimi duhet të ketë qenë vërtet produktiv. Tani, unë nuk jam studiues linguistike, por më pëlqen ta njoh mirë kontekstin gjuhësor me të cilin përballem dhe prandaj denjova të merrja një test përgatitor online. Kuptohet që nuk ja dola të pranohem në asnjë prej atyre që kërkojnë një rezultat që e quajnë të denjë dhe që nuk i afrohet as mesit për të qenë i tillë. Tani, me sa dija

për veten, kisha përshtypjen se dija anglisht, por rezultoi e kundërta. Ajo çka duhet të bëj të marr një kurs tek Linkolni, në të cilin ka shumë profesorë të mirë, dhe që më shesin mua një mall akademik, që mua përveçse më imponohet jashtë vendit, tani më imponohet edhe brenda. Meqë nuk jam aq shumë qytetar për vlerësimet e tyre, më duhet të marr një test në mënyrë që të jem i përshtatshëm jo vetëm për ambientin akademik, por edhe atë shoqëror. I duhet thënë ndonjërit që nëse shkollat e tjera kanë TOEFL në ambientet e tyre akademike, kjo ndodh ngaqë kanë studentë të huaj, dhe ky është fillimisht gabim i tyre që kanë pranuar këtë shkëmbim shërbimesh, por kjo është po aq çështje tjetër sa është TOEFL-i në vendin tonë. TOEFL-i nuk ka synuar ndonjëherë të ndjekë trendet sepse nuk ekziston një gjë e tillë si trend në kontekstin e ofrimit të tij. Ajo është një gjuhë e vdekur, por këtë jo shumë e besojnë tashmë. Fakti i globalizmit të këtij shërbimi na vë përpara një pyetje të madhe: A duhet të besojmë se TOEFL-i vërtet teston njohurit tona, dhe mos është një institucion i cili në vend që t’i testojë këto njohuritë tona (që shumica i shohin për herë të parë kur ballafaqohen me të), të krijojë të tilla? Pse TOEFL-i duhet një herë në dy vjet, apo kujt i shërben? A është institucion që unë drejtohem në hallakatjet e panumërta burokratike, apo hallakatin njerëzinë? Çfarë është TOEFL-i? Çfarë mund të ishte në vend të tij? A përfaqëson gjë fundja? Të gjithë flasin për risinë linguistike të TOEFLit, kur mua më duket asgjë më shumë se një mall që duhet ta blesh dhe pas këtij shumë të tjerë. Ky TOEFL ka përmbyllur vetëm ciklin.


12 FILOZOFI

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Teza mbi Fojerbahun Karl Marks

1

E meta kryesore e gjithë materializmit të mëparëshëm – duke përfshirë dhe atë të Fojerbahut – është, se sendi, realiteti, ndieshmërija merret vetëm me formën e objektit, ose në formën e soditjes, dhe jo si veprimtari e ndieshme njerëzore, si praktikë, jo në mënyrë subjektive. Prandaj ngjau që ana aktive, në kundërshtim me materjalizmin, të zhvillohet prej idealizmit, por vetëm në mënyrë abstrakte, sepse, natyrisht, idealizmi nuk njeh si të tillë veprimtarinë reale, të ndieshme. Fojerbahu don që të ketë punë me objekte të ndieshme, që dallohen me të vërtetë nga objektet e menduara, por ai veprimtarinë njerëzore nuk e merr si veprimtari objektive. Prandaj në “Esencën e krishterimit” ai konsideron, si me të vërtetë njerëzore, vetëm veprimtarinë teorike, kurse praktika merret dhe fiksohet vetëm në formën e ndyrë judaike të çfaqjes së saj. Prandaj ai nuk e kupton rëndësinë e veprimtarisë “revolucionare”, “kritike-praktike”. 2 Çështja në se mendimi njerëzor mund të arrijë të vërtetën objektive, - nuk është aspak një çështje e teorisë, por një çështje praktike. Në praktikë njeriu duhet të provojë të vërtetën, d.m.th. realitetin dhe fuqinë e mendimit të tij, të provojë se mendimi i tij ka të bëjë me këtë botë. Diskutimi mbi realitetin ose irrealitetin e një mendimi, që izolohet nga praktika, është një çështje thjesht skolastike. 3 Teorija materjaliste, që thotë, se njerëzit janë prodhime të rrethanave dhe të edukimit, se, rrjedhimisht, njerëzit e ndryshuar janë prodhimet e rrethanave të tjera dhe të një edukate të ndryshuar, - kjo teori harron, se janë pikërisht njerëzit, që ndryshojnë rrethanat, dhe se edukuesi duhet vetë të edukohet. Prandaj ajo arrin medoemos ta ndajë shoqërinë në dy pjesë, njëra nga të cilat qëndron mbi shoqërinë (për shembull tek Robert Oueni). Përputhja e ndryshimit të rrethanave dhe të veprimtarisë njerëzore mund të shqyrtohet dhe të kuptohet racionalist vetëm si praktikë revolucionare. 4

Fojerbahu niset nga fakti, se feja e largon njerinë nga vetëvehtja dhe e ndan botën më dysh, në një botë fetare, të imagjinuar, dhe në një botë reale. Puna e tij është ta shkrijë botën fetare në bazën e saj tokësore. Por ai nuk sheh, se, pasi të kryhet kjo punë, mbetet akoma për t’u bërë gjëja kryesore. Pikërisht fakti, se baza tokësore shkëputet nga vetëvehtja dhe vendoset në retë, si mbretëri e pavarur, nuk mund të shpjegohet, veçse me përçarjen dhe kontradiktat e brëndëshme të kësaj baze tokësore me vetëvehten. Pra, kjo e fundit duhet të kuptohet, së pari, në kontradiktën e saj, për ta revolucionarizuar më vonë praktikisht, duke zhdukur kontradiktën. Kështu, pra, për shëmbull, pasi të jetë zbuluar, se sekreti i familjes së shënjtë është familja tokësore, kjo vetë duhet t’i nënshtrohet kritikës teorike dhe të transformohet praktikisht në mënyrë revolucionare. 5 I pakënaqur nga mendimi abstrakt, Fojerbahu i drejtohet soditjes së ndieshme; por ai nuk e konsideron ndieshmërinë si ve-

Fojerbahu niset nga fakti, se feja e largon njerinë nga vetëvehtja dhe e ndan botën më dysh, në një botë fetare, të imagjinuar, dhe në një botë reale.

primtari praktike, si veprimtari të ndieshme njerëzore. 6 Fojerbahu e shkrin esencën fetare në esencën njerëzore. Por esenca njerëzore nuk është një gjë abstrakte, që ka një individ i veçantë. Në realitetin e saj ajo është tërësija e marrëdhënieve shoqërore. Prandaj Fojerbahu, duke mos u marrë me kritikën e kësaj esence reale, është i detyruar: 1. të bëjë abstraksion nga zhvillimi i historisë, të konsiderojë ndjenjën fetare (Gemüt) në vetëvehte dhe të supozojë individin njerëzor abstrakt – të izoluar; 2. prandaj, për të esenca njerëzore mund të kuptohet si “lloj”, si përgjithësi e brëndëshme, e heshtur, që lidh individët e shumtë me lidhje thjesht natyrore. 7 Prandaj Fojerbahu nuk sheh, se “ndjenja fetare është vetë një prodhim shoqëror dhe se individi abstrakt, i analizuar prej tij, i përket në realitet një forme shoqërore të caktuar. 8

Jeta shoqërore është në thelb praktike. Të gjitha misteret, që e tërheqin teorinë në misticizëm, gjejnë zgjidhjen e tyre racionale në praktikën njerëzore dhe në të kuptuarit e kësaj praktike. 9 Pika më e lartë, që mund të arrijë materjalizmi soditës, domethënë materjalizmi, që nuk e kupton ndieshmërinë si veprimtari praktike, është soditja e individëve të veçantë në “shoqërinë civile”. 10 Pikëpamja e materjalizmit të vjetër është shoqëria “civile”; pikëpamja e materjalizmit të ri është shoqëria njerëzore, ose njerëzimi i shoqërizuar. 11 Fillozofët vetëm në mënyra të ndryshme e kanë shpjeguar botën, por puna është që ta ndryshosh atë. Shkruar nga K. Marksi në pranverën e vitit 1845 Marrë nga: K. Marks, F. Engels, “Vepra të zgjedhura në dy vëllime, vëllimi II”, Tiranë: Instituti i Partisë pranë K.Q. të P.P.SH. 1958, f.380382


THIRRJE 13  

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Grup intelektualësh dhe artistësh evropianë - Shpëtojini grekët nga shpëtimtarët e tyre! Përktheu: Arlind Qori

N

ë këtë çast, ndërsa gjysma e grekëve janë të papunë, 25’000 të pastrehë enden rrugëve të Athinës, 30% e popullatës jeton nën pragun e varfërisë, mijëra familje i kanë çuar fëmijët në institucione përkujdesjeje për të mos vdekur urie e ftohti dhe refugjatët e qytetarët e varfëruar rishtas zihen për kazanët e plehrave vendeve publike, “shpëtimtarët” e Greqisë, me pretekstin e “mospërpjekjes së mjaftueshme” të grekëve, po imponojnë një plan të ri ndihme që e dyfishon dozën vdekjeprurëse të dhënë tashmë. Ky plan eliminon të drejtën për punë dhe i dënon të varfrit e tashëm me varfëri ekstreme, ndërkohë që zhduk klasat e mesme. S’ka asnjë mundësi që kjo ide të jetë “shpëtimtare” për Greqinë: të gjithë ata që meritojnë të quhen ekonomistë bien dakord mbi këtë gjë. Qëllim është fitimi i kohës për të shpëtuar kreditorët, ndërsa vendi po shkon drejt falimentit të paralajmëruar. Fillimisht synohet që Greqia të shndërrohet në laborator të një transformimi shoqëror që më pas do të zgjerohet kudo në Evropë. Modeli që po vihet në provë në Greqi është ai i një shoqërie pa shërbime publike, në të cilën shkollat, spitalet dhe qendrat shëndetësore shkatërrohen, shëndeti bëhet privilegj i të pasurve, popullatat e cenueshme i pret shfarosja e planifikuar, ndërkohë që ata të cilët ende e kanë një punë do të punojnë në kushtet e pasigurisë në punë dhe mjerimit ekstrem. Për t’u arritur synimi i sulmit neoliberal është e nevojshme vendosja e një sistemi në të cilin shfuqizohen shumica e të drejtave bazike demokratike. Nën urdhrat e shpëtimtarëve, po shohim se si në Evropë po vendosen qeveri teknokratësh të cilat e përçmojnë sovranitetin popullor. Kjo përbën pikën e kthesës për sa u përket sistemeve parlamentare, në të cilat po shohim se si “përfaqësuesit e popullit” po heqin dorë nga autoriteti i supozuar për të marrë vendime dhe po u lënë dorë të lirë profesionistëve dhe bankierëve. Kjo është një formë grushti shteti parlamentar, i cili i thërret në ndihmë arsenalit të gjerë shtypës që po përdoret kundër popullit në protestë. Prandaj, sapo deputetët ta

miratojnë marrëveshjen e imponuar nga Trojka (Bashkim Evropian, Bankë Qendrore Evropiane, Fond Monetar Ndërkombëtar), çka shkon diametralisht kundër mandatit që kanë marrë, një pushtet pa legjitimitet demokratik do të ketë hipotekuar për tredhjet a dyzet vjet të ardhmen e vendit. Për më tepër, Bashkimi Evropian është gati të krijojë një llogari bankare të bllokuar në të cilën do të depozitohet drejtpërdrejt ndihma për Greqinë me qëllim që të përdoret vetëm në funksion të borxhit. Të ardhurat e vendit do të kenë për “prioritet absolut” pagimin e kreditorëve dhe, nëse është e nevojshme, do të derdhen drejtpërsëdrejti në këtë llogari të menaxhuar nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja kërkon në mënyrë eksplicite që çdo obligacion i ri i emetuar të trajtohet sipas të drejtës anglosaksone, e cila kërkon garanci materiale, dhe mosmarrëveshjet do të zgjidhen nga gjykatat e Luksemburgut, ndërkohë që Greqia do të humbë a priori çdo të drejtë apelimi ndaj konfiskimeve të mundshme të kreditorëve. Për ta plotësuar kuadrin, privatizimet i lihen në dorë një fondi që do të administrohet nga Trojka, në të cilën do të depozitohen

titujt e pronësisë së të mirave publike. Me fjalë të tjera, jemi përballë një plaçkitjeje universale, çka është karakteristikë e kapitalizmit financiar, i cili në këtë rast vë vello institucionale. Meqenëse shitësit dhe blerësit do të jenë në të njëjtën anë, nuk ka asnjë pikë dyshimi se këto projekte privatizuese do të shndërrohen në festa blerësish. Deri më tash të gjitha masat e marra nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë rritur borxhin grek, i cili, me ndihmën e shpëtimtarëve që japin hua me përqindje fajdeje, po shpërthen duke kapur shifrën e 170% të PPB-së, që për vete është në rënie të lirë, ndërkohë që në vitin 2009 ishte ende në shifrën 120%. Nuk ka dyshim që kjo kohortë planesh shpëtimi – të cilat për çdo herë shpallen si “të fundit” – nuk ka për qëllim gjë tjetër veçse dobësimin e mëtejshëm të pozicionit të Greqisë me synimin që kjo e fundit, e privuar nga çdo mundësi për të propozuar kushtet e rikonstruktimit, të jetë e shtrënguar t’i dorëzojë gjithçka kreditorëve nën shantazhin: “shtrëngesë rripi ose katastrofë”. Përkeqësimi artificial dhe kërcënues i problemit të borxhit është përdorur si armë për të ngadhënjyer mbi një shoqëri të tërë. Nuk është e rastit që po për-

dorim terma ushtarakë: po bëhet fjalë tamam për një luftë, të bërë me armët e financës, politikës dhe të drejtës, një luftë klasash kundër një shoqërie të tërë. Plaçka që klasa financiare po rreket t’i marrë “armikut” janë përfitimet shoqërore dhe të drejtat demokratike, e në fund fare është vetë mundësia e të jetuarit njerëzisht. Jeta e atyre, që në këndvështrimin e strategjive të maksimizimit të fitimit nuk prodhojnë apo nuk konsumojnë aq sa duhet, nuk duhet garantuar më. Kështu, dobësia e një vendi të kapur në morsën e spekulimit pa kufij dhe planeve shkatërrimtare të shpëtimit po bëhet porta nga ku vjedhurazi po hyn një model i ri shoqërie, që i përshtatet kërkesave të fundamentalizmit neoliberal; një model i paracaktuar për Evropën e më gjerë. Kjo është çështja themelore. Për këtë arsye mbrojtja e popullit grek nuk mpaket në një gjest solidariteti apo humanizmi abstrakt: po luhet me të ardhmen e demokracisë dhe fatet e popullit evropian. “Domosdoshmëria urdhërore” e shtrëngimit “të dhimbshëm, por të shëndetshëm”, po na paraqitet si rruga nëpër të cilën shmanget fati grek, megjithëse është kjo rrugë që na çon drejt tij. Përballë këtij sulmi frontal ndaj shoqërisë, përballë shkatërrimit të ishujve të fundit të demokracisë, u kërkojmë bashkëqytetarëve tanë, miqve tanë francezë dhe evropianë të mbajnë anë me zë të lartë dhe të fortë. Nuk u duhet lënë ekspertëve dhe politikanëve monopoli i fjalës. A mund të jemi indiferentë ndaj faktit se, me kërkesë të qeverive gjermane dhe franceze, Greqisë i është ndaluar tashmë të mbajë zgjedhje? A nuk kërkon mbajtje ane damkosja dhe denigrimi sistematik i një populli evropian? A mund të mos ngrihet zëri kundër vrasjes institucionale të popullit grek? A mund të heshtim përpara kushtetimit me forcë të një sistemi që nxjerr jashtë ligjit vetë idenë e solidaritetit shoqëror? Gjendemi në një pikë nga ku s’ka kthim pas. Ekziston një nevojë urgjente për të marrë pjesë në betejën e shifrave dhe fjalëve kundër retorikës ultraliberiale të frikës dhe çinformimit. Ekziston një nevojë urgjente për të dekonstruktuar lek-

sionet morale që fashisin procesin real që po ndodh në shoqëri. Dhe po bëhet gjithnjë e më urgjente nevoja e çmistifikimit të këmbënguljes në tezat raciste mbi “veçanësinë greke”, sipas të cilës karakteri i supozuar kombëtar i një populli (dembelizmi dhe mashtrimi i qëllimtë) përbën shkakun parësor të një krize, që në të vërtetë është globale. Sot nuk kanë rëndësi veçanësitë reale ose imagjinare, por e përbashkëta: fati i një populli që do të ndikojë mbi gjithë të tjerët. Zgjidhje të shumta teknike janë propozuar për të dalë përtej alternativave “ose shkatërrim shoqërie, ose falimentim” (që sot e shohim se do të thotë: “edhe shkatërrim, edhe falimentim”). Gjithçka duhet marrë në shqyrtim si element reflektimi për ndërtimin e një Evrope tjetër. Megjithatë, para së gjithash, duhet denoncuar krimi, duhet nxjerrë në dritën e diellit situata në të cilën gjendet populli grek për shkak të “planeve të ndihmës”, të konceptuara nga dhe për hir të spekulatorëve dhe kreditorëve. A do të jenë të fundit intelektualët në ngritjen e zërit, ndërkohë që nëpër botë po përhapet një lëvizje në mbështetje të Greqisë dhe interneti po gëlon nga iniciativat solidarizuese me Greqinë? Pa nguruar më, t’i shumojmë artikujt, ndërhyrjet, debatet, peticionet, manifestimet! Çdo nismë është e mirëpritur, çdo nismë është urgjente. Ne propozojmë si vijon: duhet ecur me shpejtësi kah formimi i një komiteti evropian intelektualësh dhe artistësh në solidaritet me rezistencën e popullit grek. Nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë?! Nëse nuk e bëjmë tani, kur do ta bëjmë?! Firmëtarët: Vicky Skoumbi, kryeredaktore e revistës “Alètheia”, Athinë, Michel Surya, drejtor i revistës “Lignes”, Paris, Dimitris Vergetis, drejtor i revistës “Alètheia”, Athinë, dhe Daniel Alvara, Alain Badiou, Jean-Christophe Bailly, Etienne Balibar, Fernanda Bernardo, Barbara Cassin, Bruno Clément, Danielle Cohen-Levinas, Yannick Courtel, Claire Denis, Georges Didi-Huberman, Roberto Esposito, Francesca Isidori, Pierre-Philippe Jandin, Jérôme Lèbre, Jean-Clet Martin, Jean-Luc Nancy, Jacques Rancière, Judith Revel, Elisabeth Rigal, Jacob Rogozinski, Hugo Santiago, Beppe Sebaste, Michèle Sinapi, Enzo Traverso


14 ANALIZE

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Nacionalizmi dhe skizofrenia Artan Sadiku

M

aqedonia sot paraqet produkte të vektorëve politikë divergjentë, të cilët prapë se prapë janë nën mbulesën neoliberale. Ideologjia neoliberale mbizotëron në mënyrë absolute dhe monolite dhe prapë jemi dëshmitarë të mungesës së një konsensusi më të gjerë shoqëror për modelin e shoqërisë dhe pushtetit! Divergjenca është cipa e nevojshme për ekzistencën simbolike të shumësisë në spektrin politik që të mund të mundësohet pluralizmi i stalinizmit zgjedhor. Cilado qoftë zgjedhja politike në dispozicion të qytetarëve, ajo në thelb është etnocentrike dhe neoliberale. Inaugurimi i ideologjisë së re nacionale nuk është asgjë tjetër veçse tentim për tu mbuluar apo zëvendësuar nevoja për një konsensus të hapur shoqëror me një narracion të tillë që mundohet ta legjitimojë sistemin e vendosur politik dhe institucional që funksionon nën mbështjellësin e tranzicionit të pafund. Si është e mundur të flitet për ideologji nacionale apo nacionaliste në kushte të mbizotërimit të ideologjisë neoliberale?! Duke e pasur parasysh tezën themelore neoliberale për të sotmen, e cila në stilin e Fukujamës e përcakton atë si erë postpolitike, si erë pa ideologji, e cila vetë me vete është deklarim më se ideologjik dhe e cila tenton të rrënjosë bindjen që e sotmja është produkt i rrjedhojave natyrore në ekonomi pa asnjë përmasë ideologjike, narracioni nacional pozicionohet si paraqitje që mund të receptohet dhe pranohet si ideologji e vërtetë. Mu për shkak të përmbajtjeve të tij mitologjike, diktatit emotiv të thirrjes në viktimën dhe suksesshmërisë që i transhedenton çështjet sociale,nacionalizmi përjetohet bile edhe si ideologji par excellence. Mjetet e neoliberalizmit, si kulturalizimi i problemeve socio-shoqërore, deregullimi i përgjithshëm dhe ndarja në nëngrupe janë në favor të jashtëzakonshëm të nacionalizmit. Nga njëra anë e gjithë shoqëria ndahet në nëngrupe, të cilat përmes kulturalizimit organizohen në grupe etnike, për shembull në shqiptarë dhe maqedonas, ndërsa tendenca e mëtejme e ndarjes të vetë grupeve etnike kundërshtohet me idenë e unitetit dhe bashkimit kombëtar, me çka nacionalizmi vendoset edhe si përgjigje bashkëkohore ndaj efekteve të dëmshme të neoliberalizmit. Koncepti i interpelimit të qytetarit në nacionalizëm është i ngjashëm me atë përmes të cilit ideologjia e adreson subjektin para-ideologjik duke e prodhuar atë si subjekt të vërtetë, e në kontekstin tonë, si shqiptar të vërtetë, maqedonas, etj. Vetë vetëdija për tjetrin është një formë e ideologjisë, e ajo që nacionalizmi e bën është kolektivizimi dhe identizimi kulturor dhe linguistik i tjetrit. Si praktikë ideologjike, nacionalizmi sot në Maqedoni shërbehet më aparatet e njohura ideologjike, familjen, mediumet, organizatat religjioze, sistemin arsimor, etj. Sfida

më e rëndësishme sot është të kalohet nga retorika banale e marrëdhënieve ndëretnike në domenin e ideologjisë, mu për shkak të faktit që të gjithë problemin e ndarjes etnike në Maqedoni duhet ta vendosim në binarët e politikës dhe t’i rikonfigurojmë çështjet e ditës. Ajo në të cilën jemi dëshmitarë në skenën formale politike është shpërdorimi i fushës së politikes nga ana e partive, që në kundërshtim me konceptin e politikës, i vendosin parametrat dhe antagonizmat etnikë si paraqitje natyrore. Për këtë arsye, incidentet ndëretnike të kohës së fundit, nga kjo perspektive analitike – d.m.th.politike dhe ideologjike, nuk janë aspak të papritura. Nëse e shohim se si përmes interpelimit ideologjik shqiptarët dhe maqedonasit subjektivizohen në atë që është shqiptare dhe atë që është maqedonase, atëherë me të vërtetë duhet të jemi të suprizuar që incidente të tilla ndodhin aq pak dhe aq rrallë. Potencialiteti që është prodhim i dallimit të rendit simbolik të shqiptarëve dhe maqedonasve është shumë më i madh se sa ajo që e shohim ditëve të fundit. Në Maqedoni ndërtohen dy rende të ndryshme simbolike kolektive, ai i shqiptarëve dhe i maqedonasve. Të dyja rendet ekzistojnë njëkohësisht, paralelisht në shtet unitar. Edhe pse Maqedonia është shtet unitar, modeli i pushtetit është binar, shqiptar dhe maqedonas. Ashtu siç veçmë është vendosur, edhe VMROja edhe BDI-ja në kuadër të qeverisë së njëjtë sjellin vendime politike të cilat e forcojnë rendin simbolik maqedonas, që është ekskluzivsht maqedonas dhe rendin simbolik shqiptar që është ekskluzivisht shqiptar. Kur për këtë nuk ka konsensus, atë e bëjnë në mënyrë jashtë-qeveritare, jashtë-institucionale. Shkupi 2014 për numrin më të madh të maqedonasve paraqet përparim dhe përforcim të shtetësisë dhe historisë, ndërsa për shqiptarët paraqet shtrembërim, shënim territoresh etj, por prandaj ndërtohet sheshi paralel i Skënderbeut, gjithashtu me fonde nga qeveria. Në përvjetorin e Marrëveshjes

së Ohrit që organizohet nën patronazhin e Sekretariatit, përfaqësuesit qeveritarë maqedonas mungojnë, e në mënyrë të njëjtë mungojnë edhe përfaqësuesit shqiptarë në festimin e Ilindenit. BDI-ja festoi 28 nëntorin, ndërsa VMRO-ja festoi 20 Tetorin. Nxënësit shqiptarë dhe maqedonas, me vendime politike ndahen në ndërrime dhe objekte të veçanta. Përfaqësues qeveritarë vizitojnë Tarçullovskin në Hagë që është një kriminel i dënuar lufte,ndërsa me vendim qeveritar gjithashtu jepet amnisti për torturimin e punëtorëve të Mavrovës. Kryeministri promovon enciklopedinë, ndërsa partnerët e tij qeveritarë organizojnë protesta kundër saj...! Edhe sa raste të tilla mund të jepen...? Rendi simbolik është ai sajim që na e strukturon përjetimin e realitetit. Si përmes këtyre vendimeve politike, shqiptarët dhe maqedonasit, duhet të kenë një përjetim të njëjtë të realitetit në Maqedoni !? Dëshirat, zgjedhjet, qëllimet, preferencat, mendimet nga rendi simbolik shqiptar dhe ai maqedonas janë prodhim-pasojë e vendimeve politike. Mu politika, mënyra e qeverisjes dhe vendimmarrjes e ka kushtëzuar dallimin e sotëm në realitetin e Maqedonisë. Mu për këtë tensionet e fundit nuk janë aspak befasuese dhe mu për shkak të faktit që të gjitha problemet e deritanishme janë zgjidhur nga ana e të njëjtave struktura përmes NDARJES dhe manipulimit, duke i krijuar këto ‘komunitete’ dhe duke e mirëmbajtur dallimin mes tyre. E pritshme është që një qeveri dhe politikë skizofrene do të prodhonte një shoqëri dhe shtet skizofren. Për shkak se logjikën e kemi ‘të ndarjes’, kuotat diskriminuese për shqiptarët në universitetin e Shkupit ishin të tilla për shkak të një vendimi politik dhe mu me një vendim politik tjetër u legalizua universiteti i Tetovës si një universitet i veçantë në gjuhën shqipe. Duam apo jo, sot Maqedonia është faktikisht e ndarë. Anketa e gazetës Dnevnik tregoi se shqiptarët në një përqindje dërmuese mendojnë që Maqedonia udhëhiqet në drejtim të gabuar, ndërsa

maqedonasit në të kundërtën, mendojnë që ajo po shkon në drejtim të duhur. Kjo tregon për dallimin në rendet simbolike, të cilat si të tilla janë ndërtuar me vendime politike. Skizofrenike janë rezultatet e shqiptarëve të anketuar të cilët përderisa nuk pajtohen me drejtimin në të cilin udhëhiqet shteti, më së shumti përkrahin partinë shqiptare në pushtet, pra atë që e udhëheq shtetin. Një ndarje dhe dallim i tillë kur veçmë kemi shkolla të ndara,mediume të ndara, parti, teatro, universitete, lagje, jetë nate, etj, mund ta zgjidhim, me qëllim të daljes nga gjendja e tillë skizofrenike, përmes dy modeleve. Njëri, duke e adaptuar modelin politik të rregullimit shtetëror ndaj realitetit shoqëror që do të rezultonte në federatë, që do të thotë ndarje për zgjidhje të skizofrenisë. Ose, do t’i dekonstruktojmë si sajime artificiale rendet e ndryshme të shqiptarëve dhe maqedonasve, si pasoja të vendimeve politike, dhe mu përmes intervenimit diskursiv dhe ideologjik në politikë do të ndikojmë në dekonstruktimin e tyre dhe rikontekstualizimin e asaj që realisht është e rëndësishme për shqiptarët dhe maqedonasit. Unë jam për të dytën dhe për këtë angazhohem për shkak të besimit tim të thellë që të jesh shqiptar apo maqedonas do të thotë të kesh agjenda politike të ngjashme, të ngjashme deri në masë të jenë të njëjta, për shkak se këtu në mënyrë parësore flasim për njerëz të cilët janë të privuar nga aftësia për të qenë subjekte të vërteta politike përmes sulmit të pandërprerë ndaj identitetit të tyre të plotë me qëllim përlartësimin e pjesës nacionale që është përjashtuese dhe pamundësuese. Në kushte të tilla,neve na duhet një diskurs i fuqishëm antinacionalist. Përderisa disa mendojnë që nacionalizmi mund të jetë i mirë dhe jo i dhunshëm, në formë të dashurisë ndaj kombit, për mua, nacionalist është ai për të cilin çështjet kombëtare janë para së gjithash çështjet më të rëndësishme politike, e duke pasur parasysh kontekstin tonë, nacionalizmi padyshim do të sjellë në përplasje të vazhdueshme. Ne gjithashtu duhet ta tejkalojmë konceptin e marrëdhënieve ndëretnike. Për të pasur marrëdhënie të duhen së paku dy pjesë, e për marrëdhënie etnike, dy etni. Të vendosura në marrëdhënie të rendeve të kundërshtuara simbolike, këto gjithmonë do të përcaktohen nga lufta për mbisundim dhe nënshtrim të njërit ndaj grupit tjetër. Në Maqedoni kemi nevojë ta mendojmë homogjenitetin pa pasur ndonjë marrëdhënie me veten, që është edhe ajo një karakteristikë e skizofrenisë. Një diskurs i tillë është i mundur edhe pse duket i pamundur nga perspektiva e tanishme e mbisundimit të konstrukteve përmes vendimeve politike që insistojnë në ndarje. Kur kryeministri deklaron që nëse në regjistrimin e popullsisë paraqiten më shumë shqiptarë se në atë të fun-

dit kjo do të rrezikonte interesat kombëtare dhe shtetërore, dhe kur nënkryetari i kuvendit deklaron se nëse maqedonasit nuk duan, shqiptarët do të shkojnë vetë në BE, kjo paraqet një sjellje indikative të koordinimit të nënkuptuar. Sa shumë janë plotësuese këto dy deklarime njëri më tjetrin: shqiptarët ndihen sikur janë një gjë e jashtme për shtetin, një rrezik, ndërsa maqedonasit i shohin shqiptarët si ata që duan të marrin një pjesë të shtetit, i cili sipas këtyre i trajton ata si gjë e jashtme për shkak se ata duan të marrin një pjesë të tij meqenëse shteti i trajton si të jashtëm, etj...etj. Problemi nuk është që incidentet e fundit po keqpërdoren. Problemi është në mundësinë e lehtë të incidenteve të tilla. Nëse është aq e mundur dhe e lehtë që të krijohet tension, gjithmonë do të ketë parti që do të duan ti shfrytëzojnë të njëjtat. Nuk është problem emancipimi i partive, por sfida është eliminimi i modelit të tanishëm të politikës, me parti krejtësisht të reja dhe model rreptësisht të ri tek i cili do të arrijmë përmes subjektivizimit politik të qytetarëve. Dhe këtu mediumet e luajtën rolin e rëndësishëm. Dhe ata u lëshuan në modelin e ndarjes dhe e përkrahën procesin e ndërtimit të imazheve të armikut. Mediat shqiptare raportuan për sharjet dhe nënçmimet ndaj shqiptarëve, ndërsa ato maqedonase për sharjet dhe nënçmimet ndaj maqedonasve dhe sado që kontribuuan në ngritjen e vetëdijes për paraqitjet e tilla, më shumë kontribuuan në përcjelljen e porosive të urrejtjes. Pasi këto u përcollën, dëmi veçmë ishte shkaktuar, rendet simbolike u përforcuan, skizofrenia u bë akoma më e pranishme. Duke udhëtuar nga Tetova për në Shkup dhe anasjelltas më tronditi afërsia thelbësore e luftëtarëve të rënë nga radhët e UÇK-së dhe ‘branitellave’. Kjo njëjtësi është e tmerrshme, nëse jo edhe brutale. Ato familje që i humbën më të afërmit e tyre për narracionet e mëdha kombëtare sot janë më të dëshpëruarit, më të harruarit dhe më të afërmit njëkohësisht. Nëse këto narracione nacionaliste ishin të vërteta deri në masë të vrasjes së luftëtarëve njëri me tjetrin, atëherë koalicioni ndërmjet VMROsë dhe BDI-së do të duhej të ishte absolutisht i pamundur. Mundësia e një koalicioni të tillë tregon për pavërtetësinë dhe karakterin artificial të këtyre narracioneve të sajuara. Ajo që duhet të bëjmë është që ta flakim këtë konstrukt ideologjik i cili përmes aparateve të ndryshme ideologjike u vendos dhe po shfaqet si gjendje natyrore, si normalitet natyror në të cilin shqiptarët dhe maqedonasit janë të ndryshëm në natyrë dhe si të tillë urrehen. Sfida jonë qëndron në intervenimin diskursiv dhe ideologjik në fushën e politikës përmes dekonstruktimit të konstrukteve nacionale me qëllim të zhbërjes së faktit që ne veçmë e jetojmë luftën që po zhagitet.


ANALIZE 15  

E mërkurë 29 Shkurt 2012

Arsim Zekolli Kjo gjeneratë aktuale e “maçokëve në çizme partiake” përkujtojnë fëmijët nga pikturat e Velasquezit, të vegjël në trup, në veshje infantile, por me fytyra të plakura dhe sy të vdekur.

T

e rinj në rrugë, debate të zjarrta kundër autoriteteve qeveritare, protesta në kampe universitare, viktima e demokraci në rrugë. Mbase kjo hyrje ju ngjan me lajmet e ditës nga krahinat shqiptare, por mos nxitoni – është vetëm përshkrim telegrafik i vitit 1968 dhe revolucionit rinor global, periudha e tranzicionit të gjeneratave pas Luftës së Dytë Botërore. Protesta në Berlin – grupi terrorist i Beider Meinhoff, në emër të hakmarrjes revolucionare të klasës punëtore, godiste industrialistët gjermanë, ndërsa Joshka Fisheri përleshej me policinë gjermane. Në Francë, protesta kundër reformave arsimore shpërthen në grevë të përgjithshme, me Nicholas Sarkozy-në në ballë të demonstratave. Në SHBA turma sulmon Konventën e Partisë Demokratike, rrahje masive e viktima. Në Universitetin “Kent” një grusht ushtarësh të rinj vrasin 4 studentë të pafajshëm. Në Beograd, pasi dërgon policin për të rrahur studentë si Zoran Gjingjiqi e Shkëlzen Maliqi nën harqet e urës mbi lumin Sava, dhelpra e vjetër Tito amniston protestat, sepse “studentët kanë të drejtë”. Në Itali lind grupi terrorist “Brigate Rosse” dhe me të lindin Vitet e Plumbit (Anni di Piombo), një plumb prej të cilëve do të përfundojë në kokën e Aldo Moros. Në background, si sfond muzikor dëgjohen tingujt e Roling Stones-ave, në Altamont shkriheshin në klithjet mortore të çunit zezak të vrarë nga gardianët e dehur, ndërsa në Marquee club të Londrës Marc Bollan-i kërcënonte se “nuk mund të mashtrosh ‘fëmijët e revolucionit’”. Fillet e para Historia, kjo bijë konfuze e nënës kohë, nuk arrin dot ta vërë gishtin mbi momentin që ndezi këtë valë globale të pakënaqësisë te gjenerata rinore në vitet e ’60-ta të shekullit të kaluar. Nga kjo distancë komforte nuk do gabonim nëse themi se turma e demonstratave u mbush nga shumë faktorë të ndryshëm – lëvizja antibërthamore, mllefi ndaj luftës në Vietnam, lëvizja për të drejta qytetare, aparteidi racor, feminizmi, ideologjia neomajtiste, revolucioni seksual etj. Por, të gjitha këto ishin vetëm inspirime, ide fluide në vlim dhe kërkim të kohezionit. Në fakt, në prapavijë qëndronin dy faktorë themelorë që ndihmuan lëvizjen masive rinore – paraqitja e televizionit si media që ngriti vëmendjen mbi padrejtësitë globale dhe trendi i edukatës liberale të gjeneratës së pas Luftës, e cila inkurajonte lirinë e mendimit dhe shprehjes si kontrapunkt të autoritarizmit të gjeneratave luftarake. Pamjet televizive nga fushëbetejat aziatike, varfëria e padrejtësitë shoqërore vijëzonin një kontrast të ashpër me interpretimet e prindërve dhe sistemit arsimor të bazuar mbi vlerat e trashëguara të konservatorizmit postnacionalsocialist në Europë dhe apologjetikës segregacioniste amerikane të kohës. Një nga arsyet e pakënaqësisë së gjeneratës rinore sot, tanimë evidente në gjitha trojet shqiptare, rezulton nga banalizimi i proceseve demokratike, të projektuara në mënyrë që favorizon përzgjedhje dhe eliminon zgjedhje. Efekti i kredibilitetit zgjedhor siguron kontinuitet të revolucioneve periodike përbrenda sistemit në mënyrë ligjore dhe të kontrolluar, siguron transferime të rregullta pushtetesh dhe mbikëqyrje solide të administrimit qeverisës. Depërtimi masiv i biznesit në kampet politike dhe mediave, që ndodhi në 20 vitet e fundit, rezulton në dy fenomene paralele, megjithatë të ndërlidhura – lokalizëm ngulfatës provincial dhe

Fëmijët e revolucionit dhe ’68-ta shqiptare

seleksionim korruptiv të përfaqësuesve në shërbim të grupeve të ngushta afariste. Kjo qasje detyrimisht korrupton tërë procesin demokratik, pasi votuesi i rëndomtë reduktohet në makinë prozaike të bartësit të fletës së votimit me emra të imponuar. Në fund, qytetari i rëndomtë – pas disa cikleve zgjedhore – e kupton banalitetin steril të procesit zgjedhor dhe refuzon “bezdisjen” e votimit për të përzgjedhurit, që shkëput lidhshmërinë mes qeverisjes dhe elektoratit. Pason pastaj periudha e indinjatës së heshtur ndaj faktorit politik, të ngjyrosur në kontraste gri të burokracisë, korrupsionit dhe demagogjisë kombëtare. Humbja e këtillë e besimit në institucionet e sistemit dhe shkrirja e dallimeve ideologjike majtist-djathtiste, e detyron qytetarin e rëndomtë të orientohet ndaj formave primare të revoltës, demokracisë së rrugës dhe rinisë si eksponente të pandotura të sentimentit të binjakëzuar mbi drejtësi dhe shpresë. Rrjedhimisht, shoqëria rikthehet ndaj frymës revolucionare të ndërrimit të gjeneratave, largimit “të heronjve” të korruptuar dhe lindjes së heronjve të refuzimit. Kjo posaçërisht vjen në shprehje në Kosovë, falë traditës së protestave rinore dhe studentore që nga vitet e ’60-ta. Shtresa studentore kosovare ka qenë dhe mbetet lidhja që mban në të njëjtën frekuencë shtresat urbane dhe ato fshatare, të binjakëzuara nga tradita e refuzimit të pushtetit, një formë autentike e libertarianizmit shqiptar të lirisë, përzgjedhjes autonome dhe drejtave pronësore. Qetësia e tillë tanimë fillon të rrënohet falë mediave kombëtare dhe krahasimeve cilësore që i sjellin ato, duke detyruar shikuesin, i.e. votuesin, të bëjë krahasim dhe përzgjedhje personale mes ofertës së imponuar lokale (pret-a-porter kandidatë zgjedhorë) dhe cilësisë kombëtare të filtruar përmes konkurrencës së idesë dhe të vërtetuar në tregun e lirë të renditjes së shikueshmërisë dhe popullaritetit. Kjo formë e “sabotimit pozitiv” i ngushton imponimet “patriotike” klanore dhe përfundimisht krijon trend shoqëror gjithëkombëtar jashtë kontrollit manipulativ partiak dhe profiterist. Prandaj, nuk duhet befasuar që sot Albin Kurti përzgjidhet “Shqiptar i vitit” në Shqipëri, Kreshnik Spahiu në Maqedoni, ndërsa Pandeli Majko mban zemrat e shqiptareve në Kosovë e Maqedoni. Është kjo gjenerata që kaplon zemrat e kombit dhe plotëson dëshirat intime “të liderëve lokalë” për të qenë – dhe mbetur përgjithmonë – sulltanë mëhallësh.

Zhvillimet aktuale Shikuar prej së afërmi, forca efektive e lëvizjeve të tanishme rinore, siç është ajo e Albin Kurtit, ose aktiviteti i Belgzim Kamberit në Luginën e Preshevës, nuk bazohet në ndonjë ide bërthamë, por në ofrimin e lëvizjes iniciale të “vetëvendosjes” si pikë takimi për grupe me motive divergjente, të bashkuara rreth dëshirës për ndryshime efektive, gjithëpërfshirëse dhe afatgjata. Ashtu si në rastin e gjeneratës ’68, kjo gjeneratë ndërlidhet dhe sinkronizohet falë mjeteve të informimit, ekspansionit të kanaleve satelitore televizive nga Tirana dhe Prishtina, por edhe falë masivitetit të përdorimit të rrjeteve shoqërore mes rinisë urbane. Nëse në disa qyteza shqiptare deri para ca kohe shqiptarët urbanë përdornin gjuhën turke si distinktiv nga ardhacakët fshatarë, gjenerata e së sotmes përdor fjalorin “texting” dhe veshjen unisex si kundër-kulturë të diferencimit nga imazhi steril i burokracive qeverisëse dhe pandanët e tyre të klonuar në nivele më të ulëta. Një qasje e tillë gjithëpërfshirëse, e bazuar mbi individualizëm në shërbim të shoqërisë, mundëson edhe thyerjen e tabuve të deritanishme, siç është rikthimi i feminizmit si trend. Së këndejmi, nuk është befasi pjesëmarrja aktive dhe plotësisht e barabartë e vajzave në protesta, përfshirë agresionin dhe arrestimin. Funksioni tjetër pozitiv i kësaj lëvizjeje është se pas periudhës së rishfaqjes së lokalizmave rajonale (lobet ataviste gjakovare, drenicake), ajo rikthen në skenë sensin e vetëdijesimit e përkitjes ndaj një ideje më të gjerë dhe progresive – kombi si shtet dhe qytetari si individ. Në një mënyrë mund të thuhet se Albin Kurti dhe stili i tij i refuzimit pasiv, por megjithatë kategorik, në një masë perceptohet si vazhdimësi stilore dhe politike e Ibrahim Rugovës dhe qasjes së tij “gandiane”, mbiideologjike. Në folklorin tradicional kosovar, qasja e Rugovës dhe Kurtit bazohen mbi konceptin “e trimërisë dhe burrërisë”, sipas së cilit trimi mbron veten nga të tjerët, ndërsa burri të tjerët nga vetja. Mbase ky element e shpjegon edhe mllefin dhe shigjetat e helmit të hedhura drejt tij nga përfaqësuesit “e reformuar” të marksizëm-leninizmit të tubuar dikur nën petkun e LPK-së, ndërsa tani të shpërhapur nëpër parti qeverisëse politike në Kosovë dhe Maqedoni. Një ideologji e njohur për nga tendenca ideore “e luftës konstante të pastrimit të radhëve të veta nga elemente të dyshimta” dhe e katandisur në imagjinata obskurantiste të roleve

të veta historike. Ideologjia e tillë, e bazuar mbi “role mitike dhe peshë historike”, bie ndesh me realitetet e nevojës për kryerjen e detyrave “të mërzitshme” të administrimit të shtetit dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve të rëndomtë, që njëkohësisht edhe i pikturon si klasë me mungesë “burrërie”. Modeli i aktivizmit rinor, posaçërisht në Kosovë, Preshevë, por edhe në Shqipëri, së paku deri më tani arrin të balancojë bukur mes nacionalizmit etnik dhe patriotizmit shoqëror. Protestat në veriun e Kosovës nuk mund, e as që duhen konsideruar, si agresion nacionalist antiserb në konotacion etnik, por në efekt antikolonialist dhe njëkohësisht në balancë me fushatën e pandalur antikorrupsion përbrenda vendit. Shikuar nga ky prizëm, është plotësisht e pakuptueshme dhe bizare renditja e sinkronizuar e kundërshtimeve nga faktorët perëndimorë. Pas mijëra orëve të kaluara në seminare, konferenca, trajnime e botime të mijëra faqeve të doracakëve dhe broshurave mbi përgjegjësinë qytetare, luftën kundër korrupsionit, forcimit të sektorit civil, lirisë së mendimit etj., reagimet e zyrtarëve të jashtëm të shtyjnë të dyshosh në kapacitetet demokratike të përfaqësive të tyre diplomatike dhe misioneve shumëpalëshe perëndimore. Mbase kuptimi i tyre për demokracinë mes shqiptarëve fillon të ngjajë me refrenet e Public Enemy se “liria e fjalës tënde është vetëm liri e vdekjes tënde”. Apo, ndoshta, paraqitja e qindra të rinjve në demonstrata paqësore, të veshur si moshatarët e tyre në Barcelonë, Paris, Athinë, Berlin, nuk përkasin me imazhin e preferuar mbi shqiptarin e Ballkanit si kriminel, tregtues narkotikësh, dhëmbëprishur dhe, në përgjithësi, krijesë e paedukuar native me nevojë për trajnim “civilizues” dhe prani të pafund të burokracisë “stërvitëse”. Vazhdimi i oponencave dhe opstrukcioneve ndaj aktivizmit rinor, si nga strukturat vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, mund të ketë vetëm një efekt – degjenerimin e procesit demokratik në procesin e refuzimit të vlerave të përgjithshme demokratike dhe liberale, që gjithsesi duhet parandaluar dhe shmangur. Pjesë përbërëse e një politike të tillë është edhe paraqitja e shtresave konformiste vendore, të stimuluara nga faktorët partiakë politikë. Ajo që rrallë vërehet dhe nuk flitet, është se pranimi dhe vërtetimi i potencës në rritje të gjeneratës Jericho kuptohet edhe nga vet burokratët shqiptarë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, të cilët tentojnë të ushtrojnë një inxhinieri dështake (që nga fillimi) të instalimit të kloneve personale, individ me moshë rinore, por me mendje dhe motivime anakronike të demagogjisë karrieriste. Si të tillë, kjo gjeneratë aktuale e “maçokëve në çizme partiake” përkujtojnë fëmijët nga pikturat e Velasquezit, të vegjël në trup, në veshje infantile, por me fytyra të plakura dhe sy të vdekur. Eksponentët e përfaqësuesve të këtij konformizmi dallohen për nga obsesioni për imitime vokale dhe gjestikulative të liderit partiak/qeverisës dhe posaçërisht fjalorit relativizues (në fillim klithin me eufori “do bashkojmë trojet shqiptare”, për të vazhduar me zë të heshtur “brenda BE-së dhe NATO-s”). Rebelimi i mundshëm Por, derisa lëvizja rinore në Kosovë padrejtësisht shikohet vetëm në prizmin e ndodhive në veri, si edhe lëvizjet e ngjas-

hme në Preshevë, lëvizjet e tilla në Shqipëri mbajnë një kualitet tjetër. Falë zhvillimit gradual dhe të pandalshëm ekonomik të Shqipërisë dhe politikës konstante preferenciale dhe pozitive për inkuadrimin e rinjve me arsimim të lartë në struktura shtetërore, së paku deri më tani nuk shprehet nevoja për ndonjë revoltë të shtuar gjenerate. Së fundi, vija e ashpër ndarëse mes partive politike sikur i absorbon energjitë e pakënaqësive parciale ose tematike. Megjithatë, nuk duhet harruar inkuadrimi i respektueshëm i të rinjve në zhvillime të projekteve në fushën e shoqërisë civile. Fatkeqësisht, por megjithatë përkohësisht, në Maqedoni nuk vërehet ndonjë lëvizje që do mund të ketë efektin bindës të mobilizimit rinor progresiv. Edhe pas një dekade që nga themelimi i universiteteve në vend nuk po lind ende autonomi shpirtërore dhe revolucionare mes të rinjve në Maqedoni. Gjithashtu, politika qeveritare nacionaliste maqedonase konsumon pjesën dërrmuese të vëmendjes dhe mllefit të popullatës shqiptare dhe e defokuson gatishmërinë e të rinjve për ngritje të zërit në favor të reformave dhe avancimit të pozitës së tyre në shoqëri. Por, problemi themelor mes rinisë shqiptare në Maqedoni është mungesa absolute e rol-modeleve, sipas të cilave ato do ta formulonin konstruktin e mendimit të gjeneratës. Tentativat tinëzare të partive politike që të imponojnë karrieristët partiakë si modele eventuale, dështojnë që në zanafillë, falë imazhit korruptiv dhe mashtrues. Sidoqoftë, falë shkallës së lartë të papunësisë, mungesës së perspektivës dhe konfliktit në rritje e sipër mes shtresave urbane dhe rurale, është vetëm çështje kohe deri sa efekti i pamjeve televizive nga protestat kosovare do ta nxitë edhe rininë shqiptare në Maqedoni që të ngrejë zërin e revoltës në kundërshtim ndaj përfaqësuesve të tanishëm politikë shqiptarë. Prandaj, kur era t’i largojë lotsjellësit nga nënqielli ynë, do ta kuptojmë se pamjet e të rinjve në barrikada paqësore në vend se të na frikësojnë, duhet të na inkurajojnë, kjo si shenjë e pamohueshme e vullnetit ende të pranishëm për ndryshime të vërteta dhe të pandalshme. Këta të rinj janë vetëm një pjesë e gjeneratës globale “prekariane”– të edukuar, pa ardhmëri dhe në revoltë. Sikur moshatarët e tyre nga lëvizjet si “Los Indignados” në Spanjë ose “Occupy Wall St.”, ata kërkojnë rikthimin e demokracisë së vërtetë, shpërndarjen e drejtë të pasurisë dhe ekonomi në shërbim të njerëzimit, e jo anasjelltas. Aq më shumë, që në rastin e shqiptarëve në rajon e kudo, në këtë 20-vjetor të tranzicionit postkomunist suksesi duhet definuar sipas aftësisë dhe guximit tonë kolektiv për rrënimin e mitologjive. Është detyrë dhe imperativ i kësaj gjenerate që të na rikujtojë se cilësia progresive e një kombi nuk definohet nga krenaria e luftës së fituar, por nga gatishmëria e pashtershme, e pandalshme dhe e pamposhtur për t’u futur në beteja të reja. Si kurrë më parë në historinë e popullit shqiptar, rruga jonë kombëtare është e mbushur me të rinj brilantë, të arsimuar, plot vetëbesim dhe guxim për ta mbaruar rolin e radhës – të lëvizjes së kombit një hap më lart drejt postit që meritojmë në rajon, në Europë dhe, në përgjithësi, në histori. Së fundi, mos mendoni se do të na pyesin për leje.


16 ARTE

Ismail Lulani: PIKTORI I LOJËRAVE MAGJIKE TË NGJYRËS (1933-2002)

I

lindur në në Tuz, Mali i Zi, në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës, ku ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike Prek Jakova). Anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinalë e më të fuqishëm në historinë e artit shqiptar. • Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar” • Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit” • I është akorduar titulli “Naim Frashëri i Klasit të Parë” • Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Vizive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjendtë, me tablonë “Ikja në Egjipt” • Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës”. Ka ekspozuar në Romë (Itali), Paris (Francë), Linz (Austri), New York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athinë (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlandë, Rumani, Belgjikë, Beograd (Serbi), Podgoricë, Cetinj, Tivar, Ulqin (Mal i Zi), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.  LIBRA: “E kam imagjinuar gjithmonë që Parajsa do të jetë njëfarëlloj biblioteke,” Borges. Leon Wieseltier*: Voluminozët ...Shumë libra lexohen por disa prej tyre edhe jetohen, aq sa fjalët dhe idetë e humbin eterealizmin e tyre e shndërrohen në eksperienca, në kthesa të forta të një ekzistence të paqartë deri në fund, duke fituar kësisoj kujtesën e thellë e vetjake, që të jep një ndjesi thuajse mistike (e sigurisht dështake). Në këtë kuptim, librat e një njeriu janë biografia e tij. Ky gjakim subjektiv nuk ka shumë lidhje me cilësinë e librit: edhe kitsch-i mund të na i ndryshojë jetën. Ajo që vlen është që poret e njeriut të hapen, dhe që kjo hapje të jetë e vërtetë. “Çfarë është Simfonia e Nëntë,” deklaronte Karl Kraus, “krahasuar me një këngë pop që ngjiz një kujtim!” BIBLIOTEKA, si dhe libri, është nën sulmin e teknologjive të reja, të cilat premtojnë ti regjistrojnë e ruajnë tekstet në mënyrë tjetër, më efikase, pa zënë hapësirë e me një shpejtësi marramendëse. Nëse do më duhet ndonjëherë të gjej një fjalë për epokën e re post-librare do të ndodhë pikërisht këtë javë, kur më duhet të paketoj mijëra volume në zyrën time e t’i çpaketoj pak më tutje, në një zyrë të re — janë aq të rëndë, zënë kaq shumë vend, etj; por dhe tani, me pirgjet deri në tavanin e zyrës, ajo çfarë shoh te librat është se ata janë të bukur. Zikan vend? Sigurisht: ata janë një mjedis rrethues; atome, jo bitë. Librat

A

E mërkurë 29 Shkurt 2012

RTE PAMORE

e mi nuk janë peshë e vdekur, janë peshë e gjallë — materie e pushtuar nga shpirti, çdonjëri prej tyre, edhe më budallai syresh. Ata nuk e bllokojnë horizontin; ata e vizatojnë atë. Ata me çprangosin nga burgu i bashkëkohësisë: njeriu nuk duhet të jetojë vetëm në epokën e tij. Një mur me libra, është një mur me dritare. Dhe secili libër është më shumë se një tekst: edhe sikur secili nga librat e mi të ishte në Google Books, biblioteka ime nuk gjendet në Google Books. Një bibliotekë ka personalitetin e vet, temperamentin e saj (nganjëherë një

teke, është pasuria, ose inkoherenca e vetvetes... * Leon Wieseltier është redaktor letrar i The New Republic. Ky artikull do të botohet në version më të zgjeruar në numrin e 15 Marsit, 2012 të kësaj reviste.   KINEMA: Kevin Kelly - “RESTREPO” Ky dokumentar për jetën në fushëbetejat e Afganistanit ka marrë një vlerësim të madh nga ushtarët, sepse ky dokumentar “është tamam ashtu”. Filmi fillon me disa rekrutë

kapadainj amerikanë të cilët përfundojnë mes një sulmi gueriljesh sapo zbresin nga avioni, pa arritur ende në destinacionin bazë. E gjitha ngjan si një video-lojë që luhet në vetë të parë, por pamjet e vrazhda të bëjnë shpesh të kuptosh se kjo betejë është më e mynxyrshme sesa çfarëdo loje në kompjuter. Kjo është një lojë që askush nuk do të donte ta luante. Kur ushtarët e rrethuar më në fund nisin të hapin zjarr, adrenalina e tyre shpërthen, por ajo zbehet ngadalë deri në fund të historisë, teksa rekrutët përballen me budallallëkun kokëfortë të kësaj lufte të kotë. Në fund, vend-posta që ata me aq mund e pushtojnë, braktiset. Tek “Restrepo” shpërfaqen fytyrat e

ndryshme të një prej luftërave më të gjata amerikane. Në film, ne nisim ti njohim shokët e armëve një e nga një, dhe Restrepo, nuk është veçse njëri prej shokëve më të dashur që vritet aty. Arritja më e madhe e këtij filmi (dhe e librit shoqërues nga autori/regjisor) është të nxjerrë në dritë se shtysa më e fortë për ushtarët që të luftojnë nuk është ndonjë ide e madhe apo detyra ndaj atdheut, por thjesht, dëshira për të mos i zhgënjyer shokët. Ky film, është një version real i Band of Brothers. Filmimi i kësaj jete ushtarësh ka qenë i vështirë. Bashkë-regjisori, u vra pak kohë më vonë ndërsa fotografonte luftën në Libi. Skeda e fimit: Regjia: Tim Hetherington / Sebastian Junger Produksioni: Tim Hetherington / Sebastian Junger Fotografia: Tim Hetherington / Sebastian Junger Montazhi: Michael Levine Distribucioni: National Geographic Entertainment / Dogwoof Pictures (UK) Doli në kinema: 21 Janar 2010 (Sundance); 25 Qershor, 2010 (ShBA) Minutazhi: 93 minuta Shteti: ShBA Fitimet: 1,422,910 $ Përgatiti: Koloreto Cukali

karakter idiot.) Librat e saj tregojnë vragët e përdorimit dhe zhvoshkjen e nevojës. Ato janë të shfytyruar – jo, të vizatuar — nga shenja e shënime, nga simbole private të mungesës a pranisë, vandalizma e gjurmë këto, të eksitimit të mendimit e të ndjenjës, çka i bën ato të mrekullueshme për t’u zbuluar në libra të vjetër: ato prezantojnë një njeri. Ka diçka çnjerëzore për botimet dixhitale. U mungojnë shenjat e gishtërinjve që shfletojnë një libër. Por, kopja e një libri në raftin tim, është KOPJA IME. Nuk është si kopjet e tjera. Është individualizuar; madje dhe librat ende të pashfletuar — librat e palexuar janë një element thelbësor i një biblioteke — janë blerë për të kultivuar më tej një ngërthim interesash e besimesh, dhe secilit do t’i vijë ora e tij. Dija që ia bën të mundur dikujt të shndërrohet në bibliotekarin e vetes së vet është pjesërisht dija e vet. Pasuria, ose inkoherenca e një biblio-

Gazeta Nr. 57  
Gazeta Nr. 57  

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Advertisement