Page 1

E mërkurë 8 Shkurt 2012 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 17 (54) - Çmimi 20 Lekë

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

Kapitalistët janë të gatshëm të shesin litarin me të cilin do të varen GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga organizata politike, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

opinion

02

Protesta kundër idiotësisë Nëse rendje rrugëve të Athinës së njëzetepesë shekujve më parë e ndokush të damkoste...

analize 03 Universiteti në Rrezik – Për pak skepticizëm më shumë

Si të gjejmë mënyrën për të qenë më skeptikë se ç’jemi? ...

opinion

05

SQARIM I LËVIZJES “UNIVERSITETI NË RREZIK”!

Lëvizja “Universiteti në Rrezik” përbëhet nga studentë dhe pedagogë të universiteteve...

filozofi

08

Liberalizmi si politikë për një skotë djajsh Liberalizmit e ka parë veten si “politikë e të keqes më të vogël” dhe është rrekur të jetësojë “më pak të keqen e...

histori

STUDENTËT

E JANARIT Editorial

14

Përse Gomari kërkon të bëhet Kalë? Ditët e fundit kam dëgjuar e lexuar në media rreth thirrjeve e këngëve fyese që fqinjët tanë sllavo-maqedonas u kanë...

Njoftim Nëse doni një hapësirë mendimi dhe kritike ku s’ka vend për kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomoret, ndihmoni ekzistencën financiare të Gazetës në këtë numër llogarie:

Qendra Antonio Gramshi:

Euro: 1085931802 Usd: 1085931801

N

Historia e (pa)përsëritur

ë “Tetëmbëdhjetë Brymerin e Lui Bonapartit” Marksi parashtron: “Hegeli thotë diku, se të gjitha ngjarjet dhe personalitetet e mëdha të historisë botërore shfaqen, si të thuash, dy herë. Ai ka harruar të shtojë: herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë.” Nëse kontekstualisht mund të ketë të drejtë kur bën krahasimin midis Dantonit dhe Kosidjerit, Robespjerit dhe Lui Blanit apo Napoleonit I dhe Napoleonit III, lëvizja studentore shqiptare e muajve të fundit shpalos mundësinë e përmbysjes së këtij konceptimi të historisë. Tashmë hera e dytë nuk është imitim farsor i diçkaje autentike që ka ndodhur më parë, por vetë tentativa e dytë, që prej dështimit të së parës nxjerr mësimet teoriko-politike e rihidhet në veprim për ta

ndryshuar faqen e historisë bashkëkohore shqiptare. Ftohtë ishte herën e parë, më dhjetor të 90-s, kur studentët shqiptarë për herë të parë hodhën hapin e duhur, por...në drejtim të gabuar. Hapin e duhur pasi situata politike dhe ekonomike e burokracisë me dhëmbë prej letre, trashëgimtare e gjakderdhësve me dhëmbë hekuri, kërkonte medoemos lëvizje demokratizueseemancipuese që i çirrnin maskën gënjeshtrës elitare të gjasme-barazisë në shtypje e mjerim. Në drejtimin e gabuar, pasi kërkesa në dukje universale e lirisë dhe barazisë fshihte, jo në zemrat e pjesëmarrësve të shumtë, por të organizatorëve të tyre (sot qafëtrashë e mendjetrashë), veçanësinë e përfitimeve e privilegjeve të mëpasshme. Hera e parë u

gdhend në monumente pikërisht për t’u heshtuar dështimi i saj në themelimin e një shoqëri të drejtë, ku liria nuk barazohet me forcën, por forcohet nëpërmjet barazisë, e ku pasuria e hapësira publike nuk janë virgjëresha që duhen dhunuar në epshin fitimprurës të padronëve të rinj, por mushkëria e shëndoshjes ekonomike, intelektuale e politike të gjithkujt. Ftohtë është edhe sot, dhe shtëpitë e klasat janë po aq të pangrohura. Veçse sot studentë, të përkushtuar e të zjarrtë në militantizmin që i përkushtohet idesë së drejtësisë, nuk nisen më nga universalja e shtirur për të prodhuar përfitime të veçanta, por nga një kauzë e veçantë (dimensioni publik i arsimit) e cila brendambart një parim universal që e kërcënon shtypjen e shfrytëzimin në të gjitha dimen-

sionet. Në shpalosjen e vullneteve të arsyeshme në hapësirën publike, studentët e janarit, më të pakët në numër, por më të qartë në qëllime, nisen për nga drejtimi i duhur e sfidë kanë veç hedhjen e hapit të duhur që do ta ndryshonte jo thjesht arsimin shqiptar, por përmes tij të rrezatonte shpresë për mëkëmbjen e Shqipërisë. Studentët e janarit, të mësuar nga dështimet e atyre të dhjetorit, zgjodhën t’i përkushtohen idesë e jo strukturës, partisë apo udhëheqësit. E për pasojë, hera e dytë s’mund të jetë farsë e farsës, por tentativa e përsëritur në hap, por e ndryshme në drejtim, e çlirimit politik dhe emancipimit shoqëror. Tentativa për t’i zëvendësuar monumentet pa histori, në bërjen e historisë pa monumente; historisë ku subjekt është populli e jo kalorësi mbi hajvan.


2 OPINION

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Protesta kundër idiotësisë

Arlind Qori

N

ëse rendje rrugëve të Athinës së njëzetepesë shekujve më parë e ndokush të damkoste idiot, fajin s’e kish as jargavitja psikopatike, as mefshtësia gjykuese e as çfarëdo mangësie tjetër mendore. Faji që i vishej të fyerit kishte të bënte me idiotësinë si mënyrë e të ushtruarit të vullnetit dhe përdorimit të arsyes. Idiot s’ishte kurrkush tjetër veçse ai të cilin vullneti e shtynte gjithnjë kah shpërfillja e hapësirës së përbashkët, dimensionit publik të qytetarisë, në emër të përfitimeve vetjake dhe arsyen e kanalizonte veç në instrumentin e dëshirës për fitim. Ky përkufizim i idiotizmit nuk u tret bashkë me botën antike, por ringriti krye gjatë iluminizmit e vazhdon në bashkëkohësi përmes botëkuptimeve filozofiko-politike që arsyes së çliruar nga instrumentaliteti idiotesk i njohin rol kritik. Këtë rol e shohin të pandarë nga mënyra dhe përkushtimi publik në të arsyetuar dhe si qëllim të përdorimit të saj vendosin kushtin e ndërtimit të një shoqërie ku e drejta nuk varet nga forca, liria nuk ka kuptim pa barazinë, këto të fundit nuk u nënshtrohen interesave private që edhe etimologjikisht “privojnë” e përjashtojnë, dhe populli nuk luan rolin e spektatorit të gallatës mediatike, por hyn në sferën publike dhe merr fatin e vet në dorë. Më 4 shkurt të këtij viti, në gazetën Shqip më ra rasti të lexoj artikullin e dr. Zef Preçit, i cili e quan lëvizjen studentore “Universiteti në rrezik” si vetëgoditëse (Protestë kundër vetvetes). Shkruesi në fjalë e nis shkrimin e tij prej pozitës sipërore vetëreferuese të “filozofit” peripatetik (që mendon duke shëtitur e mendimi i nxitet nga soditja jo e ideve të kulluara platoniane, por e vulgaritetit të ndodhive të ditës) që përballë një grupi studentësh që protestojnë për të mbrojtur dimensionin publik-emancipues të universitetit i vjen për të qeshur e mendon se ata duhet të kenë turp. Për të qeshur i vjen nga idetë “qesharake” që protestuesit parashtrojnë e atyre vetë duhet t’u vijë turp sepse, sipas autorit, po përdoren për interesat e kushedi kujt. Një përfundim i tillë është simptomatik i epokës idioteske në të cilën jetojmë. Në një vend ku dominon mendimi sipas të cilit dy njerëz bëhen bashkë veç për të fituar gjësendi e ku arsyeja poshtërohet në llogaritjen e përfitimeve, çdo akt rezistence në emër të një ideje, çka mishëron thelbin e arsyes publike, kanalizohet në idiotizmin e pikëprerjes së interesave. Kështu, meqenëse çdokush bën diçka tani për të fituar pak më shumë pastaj (logjika idioteske ekonomike), atëherë studentët s’mund të jenë të përkushtuar ndaj një parimi, por veç marioneta të pavetëdijshme, në rastin më të mirë, apo rufjanë që këmbejnë favore

me qendra të rëndësishme partiake, në rastin më të keq. Po ashtu, dr. Zef Preçi mendon se rëndësia e një lëvizjeje nuk varet nga qëllimi apo parimet e saj, por nga numri i njerëzve të mbledhur në një protestë. Madje për të arsyeja po ashtu lidhet me numrat sa kohë numrin e pakët të protestuesve e lidh me lartësinë e konsiderueshme të zhurmës që ata bënin. Jam i sigurt që dr. Zef Preçi e ka lexuar gjerësisht Immanuel Kantin e për pasojë mendoj se duhet t’u rikthehet disa veprave të tij, sidomos asaj të titulluar “Ç’është iluminizmi”, në të cilën arsyeja nuk lidhet me numrat e atyre që e pohojnë diçka, por me fuqinë e të menduarit të përbashkët për kauza të përbashkëta, pa kufij mode a yjësie forcash; me fuqinë e mendimit që nuk mjaftohet me dhënien e përgjigjes së saktë ndaj pyetjes së vetme e të vendosur forcërisht, por që shtron e rishton pafundësisht pyetje e problematika të reja. Kësisoj, dy shokë në mejhanen ndanë lumit, që debatojnë, fjala bie, mbi domethënien e drejtësisë, mirëqenies e i shohin këto të lidhura me krejt shoqërinë, janë bartës dhe ushtrues së arsyes kritike e publike. Ndërkohë që një milion pazarxhinj që ulërijnë në shesh pas fitores së partisë së tyre me shpresën e përfitimit imediat vetjak nuk bëjnë gjë tjetër veçse riprodhojnë e fuqizojnë idiotizmin e karakterit të shoqërisë. Madje edhe njëqind akademikë me nam botëror që mendojnë se e vërteta politike, shoqërore apo ekonomike është caktuar një herë e përgjithmonë, e tash mendjes i ka mbetur veç të gjejë instrumentet praktike të arritjes së qëllimit të shenjtëruar, sërish e fuqizojnë idiotizmin e përmbajtjes shoqërore. Në rrethe psikiatrësh tregohet një anekdotë. Një i shtruar në institucionet e shëndetit mendor ishte i pushtuar nga ideja se nuk ishte njeri, por kokërr gruri. Pas kurave të kujdesshme, më në fund iu mbush mendja se ishte njeri e kështu mund të dilte nga spitali. Pasi u përshëndosh me mjekët e u nis në punë të vet, pas pak minutash u kthye sërish te mjekët i tmerruar. Kur e pyetën – Ç’pate? – u përgjigj: - Rrugës më zuri rrugën një pulë. Mjekët i

thanë: - Po ti tashmë e di që je njeri e jo një kokërr gruri. Kështu që s’ka rrezik që pula të të hajë. I sëmuri u përgjigj: - Sigurisht që e di. Veçse a e di edhe pula këtë gjë?! Ky është edhe raporti i përdorimit publik të arsyes për të çuar përpara kauza të drejta dhe numrave. Në vend që përgjigjja ndaj pyetjes se a kanë të drejtë studentët të nisë me problematikën që ngrenë, përputhjen e qëllimit e të parimeve të tyre me ide emancipuese, çështja në fjalë nis prej numrave. A thua se për të pasur të drejtë duhet që të gjitha pulat ta dinë që nuk jemi kokrra gruri?! Përrallat me perëndim dhe treg

T’i kthehemi përmbajtjes. Përtej epiteteve fyese e poshtëruese, shkrimi i dr. Zef Preçit mbështetet në parashtrimin e disa argumenteve në favor të ligjeve e projektligjeve të nisura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Për sa i përket reformës së financimit të universiteteve, autori në fjalë e legjitimon pozicionin e tij duke i lidhur mendimet në nyjat ideologjike të perëndimit dhe tregut. T’ia nisim me perëndimin. Thotë autori: - “Përdorimi i parave publike edhe në universitetet private është një praktikë e njohur dhe rezultative që e zbaton gjithë bota e sotme perëndimore.” Dy janë problemet këtu. Pikësëpari, origjina dhe frymëzimi ideologjik i kësaj reforme vjen nga Kili që në kohën kur e jetësoi këtë mënyrë financimi shquhej për do gjëra të parëndësishme të tipit: Ishte vend ku një grusht ushtarakësh kishin përmbysur me dhunë një qeveri të zgjedhur demokratikisht, e ushtronin pushtetin në mënyrë policoro-fashiste duke zhdukur e përndjekur gjithkënd të dyshuar si opozitar, i shihnin universitetet si vatra të rezistencës ndaj tyre e për këtë arsye, përveç asaj të kurdohershmes së favorizimit të të paktëve me fuqi financiare, projektuan një reformë financiare sipas së cilës një pjesë e fondeve shtetërore, që logjikisht duhet t’u kalonin universiteteve publike, u shkonin universiteteve private me karakter fitimprurës. Pasojat? Rrënim i universiteteve publike dhe i karakterit emancipues të universitetit, forcim i karakterit klasor të universitetit ku të pasurit shkojnë në shkolla cilësore private e të var-

frit ose marrin nga një diplomë në ato që kanë mbetur nga universitetet publike, ose nuk e përballojnë dot arsimimin. Kësisoj, shkolla nuk është më hapësira ku mikpriten të gjithë e vlerësohen sipas aftësive e përkushtimit në studime, por vendi ku arsimimi varet nga fuqia për të paguar. Pra, shkollimi nuk konsiderohet më një e drejtë që i takon gjithkujt pavarësisht nga aftësia për të paguar (si p.sh., denoncimi në polici. Edhe po s’pate lekë të paguash rrogën e policit, ai e ka për detyrë të ta marrë denoncimin e të ta ofrojë mbrojtjen), por një mall a shërbim luksi i kushtëzuar nga aftësia për të paguar (si p.sh., po s’pate shumë para, s’mundesh t’i bësh pushimet në Ibiza, por duhet të kënaqesh me liqenin artificial). Sot në Kili, prej më shumë se një viti universitetet janë bllokuar nga protestat dhe grevat masive të studentëve, pedagogëve dhe stafeve administrative të cilat kërkojnë rithemelimin e karakterit publik të universitetit. Megjithëse shifrat nuk përcaktojnë të drejtën, për të shuar kureshtjen duhet thënë se deri më tash mbi 70% e qytetarëve të Kilit janë shprehur në favor të kërkesave të mësipërme. Nëse me perëndimore, autori u referohet pak vendeve perëndimore që aplikojnë sistemin voucher si p.sh. Holanda apo Suedia, duhet theksuar se në to financimi i studentit nuk shkon në institucione arsimore fitimprurëse. E jo vetëm kaq, por në Holandë shteti vendos një tavan shumë të ulët tarife studentore për të dhënë fonde për këto universitete. Të tilla institucione janë autonome e publike nga karakteri, megjithëse jo të kontrolluara nga shteti. Në projektin shqiptar, së fundi është vendosur kriteri i karakterit jofitimprurës të institucioneve arsimore që do të përfitojnë nga këto fonde. Veçse, sikur ngjan pak e çuditshme që sponsorizueset e kësaj reforme, universitetet private fitimprurëse, dashkan një ligj që i bën të përfitojnë fonde vetëm nëse nuk nxjerrin fitime(!). Ndoshta është hera e parë në botë që prej institucioneve fitimprurëse lobohet kaq fort jo për të siguruar apo rritur fitimet, por vetëm për t’u shndërruar në filantropë me zemër në dorë. Apo mos ndoshta gjithë kjo është rrengu i radhës ku fitimet do të kamuflohen në shpenzime operative apo paga fiktive për pedagogët?! Nëse doni shembuj, pyesni punëtoret e një fabrike peshku në Lezhë të cilat formalisht marrin pagë mbi pragun e pagës minimale e pas derës së bankës i pret thesi i fabrikës në të cilin derdhin një pjesë të kësaj page, edhe ashtu të mjerë e kështu vrasëse. Përralla e dytë është ajo me treg. S’mbeti gojë shqiptari pa thënë se universitetet duhen orientuar nga tregu, çka nënkupton se sot nuk janë

të tilla. Po sikur universitetet shqiptare të jenë vërtet të orientuara nga tregu e ajo çka u mungon është orientimi nga mirëqenia shoqërore? Ja p.sh. a kishte nevojë tregu shqiptar për diploma që u duheshin miqve të miqve të miqve apo erotizuesve të flamujve partiakë për të zënë një vend pune, e jo vetëm në administratën shtetërore? Ja pra kërkesa ekziston e medoemos duhet të vijë oferta, që në këtë rast është ajo e universiteteve që me dijen i ndan gjithçka e me diplomoren i bashkon çdo gjë. Po ashtu, a nuk ka nevojë tregu sot për shumëçka, bie fjala, për prostituta, sekserë, shpifës, prodhues e shitës lëndësh narkotike...? Nga ana tjetër, në treg s’ka vend për filozofë, mendimtarë, artistë jokomercialë, poetë, gjuhëtarë...E nëse njëfarësoj do të duhet të futeshin në këmishën idioteske të forcës, duhet të tradhtonin abcenë e truallit të tyre. Kështu filozofi do të kthehej në sofist, mendimtari në shitës mendsh, artisti në krijues mediokër, poeti në hartues tekstesh turbo-folku e gjuhëtari në mësues gjuhe “Mëso shqip për një muaj” për fëmijët e vizitorëve të kamur. E nëse të gjitha këto në afatgjatë duken vetëgoditëse, s’duhet harruar thënia e një të “autodafé-osuri” të këtyre kohëve: Tregtari është gati të shesë edhe litarin me të cilin do të varet! Ja TOEFL, ja vdekje!

Çështja e dytë që e ndez zjarrin e përkushtimit studentor ndaj kauzës universitare, e që dr. Zef Preçi i hedh ujin e ftohtë të qeshjes, është reduktimi dhe vetëposhtërimi idiotesk i universitetit nëpërmjet imponimit të provimeve të njohura ndërkombëtarisht të gjuhës angleze si kusht për t’u diplomuar. Për hartuesit e kësaj reforme dhe dr. Zef Preçin, shqipja është një gjuhë indigjenësh të rritur pemëve e me bisht nga pas që në gjuhë të tyre veç mund të lypin bukë a shajnë njëri-tjetrin, e kurrsesi gjuhë po aq e vlefshme dhe e lëvrueshme si të tjerat për t’u bërë bartëse e nxitëse e mendimit, filozofisë, shkencës, krijimit etj. Nëse ka një fije kuptimi, por kurrsesi pranimi, kur ndonjë racist i fandaksur e idiotesk fqinj na hipte ne pemë e na shihte bisht, zor se gjendet ndonjë grimcë kuptimi kur shqiptarë ua vënë në fyt lakun e vetëposhtërimit shqiptarëve të tjerë. E nëse në vend të kuptimit duhet gjetur ndofarë domethënie, ajo gjendet sërish në interesat private (privuese-idioteske) që rregullojnë bilancet e institucioneve fitimprurëse të cilat përgatisin studentë e i marrin në provim për soje toefl-ash. Sigurisht që dr. Zef Preçit i duhet dhënë të drejtë kur thotë që të dish gjuhë të huaja (jo thjesht anglisht) është e dobishme intelektualisht e profesionalisht. Madje fare mirë i bën edhe llogaritë kohore se për sa orë anglishtëzohesh. Veçse edhe këtu, rëndësia e gjuhës


ANALIZE 3  

E mërkurë 8 Shkurt 2012

nuk varet nga moda e sundimit, por nga domosdoshmëria e saj. P.sh. një studenti filozofie i vyen më shumë njohja e greqishtes së vjetër, gjermanishtes apo frëngjishtes. Atij të letërsisë mbase i vyen edhe rusishtja e italishtja. Një studiuesi të qytetërimeve hebraishtja, arabishtja apo kinezçja. Atij të marrëdhënieve rajonale serbishtja apo greqishtja. E nëse shkolla në përgjithësi e universiteti në veçanti kanë për qëllim dijen publike e jo çertifikosjen idioteske, atëherë në programet shkollore duhen futur intesivisht këto gjuhë. Kështu, shteti nuk i jep vetes të drejta e u var mbi qafë studentëve detyrime, por i merr përsipër detyrimet e mësimit të studentëve shqiptarë në gjuhë të huaja përmes programeve mjaft më cilësore e më të zgjeruara (për të cilat duhen shtuar e jo pakësuar fondet sikundër pritet të ndodhë me reformën financiare) dhe u jep studentëve të drejtën për të zgjeruar horizontet e tyre njohëse në gjuhë të huaja. Skllavëria bashkëkohore Përgjigje ndaj artikullit me titull “Protestë kundër vetvetes” botuar në gazetën Shqip

S

i të gjejmë mënyrën për të qenë më skeptikë se ç’jemi? Duke tallur të tjerët, duke ia prerë hovin dhe duke i stigmatizuar si njerëz të paaftë që të bëjnë ndonjë gjë në jetë. Duke u treguar edhe udhërrëfyesin këtyre deleve, por pa ditur as për çfarë bëhet fjalë, dhe mbi të gjitha pa pasur asnjë dëshirë, vullnet, predispozitë për të jetësuar kritikën e tyre. Jo, do të ishte shumë e thjeshtë. Puna është të rrish nga lart, të soditësh, të hedhësh ca shashka dhe pastaj t’ia fusësh gjumit. Pak a shumë këtë bën skeptiku i “Shqip-it” me artikullin e tij “Protestë kundër vetvetes”. Qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara, do të thoshin shumë prej nesh që besojnë në kauzën e Universitetit në Rrezik. Por druhemi se çdo hapje rruge budallait (sa për të përdorur një proverb, nuk kemi asnjë synim ofendues) është taktika më e dobët që fatkeqësisht ne shqiptarët e kemi kthyer në moton e një jetese të virtytshme. Duhet të vihen ca pika mbi i, sa për sqarim për ata që kanë veshë të dëgjojnë dhe sa për të kuptuar se groteskë në kohën e sotme është “ai ose ajo që kalon në Rrugën e Durrësit para dy ditësh”, pa pasur asnjë punë, me siguri dhe me duar në xhepa. Së pari, skeptiku pretendon se njeh kërkesat e studentëve. Në fakt ai është i aftë të dëgjojë thashetheme dhe të ulet e t’i hedhë ato në letër. Kaq! Ai paragjykon reformën financiare duke u shprehur se kjo reformë bën që “fondet publike të mund të përdoren për të stimuluar studentët më të mirë edhe në universitetet jopublike”. Gjithashtu, skeptiku ynë ngatërrohet së prapthi me çështjen e stazhit ndërkohë që studentët e kanë të qartë çështjen e stazhit dhe të profesioneve të rregulluara. Studentët nuk janë kundër stazhit (që zgjat nga 1 deri në 3 vjet), por janë kundër mospagimit të kësaj pune të kryer. Së fundi, por kjo do të ishte një çështje e vogël teknike, që nuk do t’ia faturonim padijenisë së skeptikut, por vetëm pakujdesisë së tij nëse nuk do kishte qenë kaq i pasaktë për dy pikat e para, nuk është neni 36 por neni 26 i Ligjit për Arsimin e Lartë që flet për anglishten.

Ndër kushtetutat demokratike rëndom gjendet një nen që e ndalon skllavërinë e madje e konsideron të lirë çdo skllav që shkel në territorin e aksh shteti. Më e hershmja, e ndokund ende bashkëkohore, formë skllavërie është ajo e punës së papaguar. Ligji për profesionet e rregulluara bën të detyrueshme për studentët e disa degëve universitare, përndryshe nuk quhen të diplomuar, kryerjen e një stazhi pune në institucione private ose shtetërore nga një deri në tre vjet pa pasur të drejtën e të marrit pagë. Hartuesit e kësaj reforme shprehin shqetësimin se sidomos sipërmarrjet private nuk kanë interes të paguajnë të sapodalë nga shkolla. Afërmendsh që nuk kanë interes. Po të ishte për interes të tyre, as rroga s’do të donin të paguanin, as sigurime shoqërore e shëndetësore, madje as taksa. Çështja nuk duhet shtruar nga idiotizmi privat i fitimit e rritjes së tij, por nga e drejta që buron nga një punë shoqërisht e vlefshme.Nëse sipërmarrje të tilla nuk do të kishin interes

për punën e të sapodalëve nga shkolla, atëherë s’do t’i qasnin brenda as pa pagesë (hiq rastet kur u shkrepet t’i ngacmojnë seksualisht apo të argëtohen në forma të tjera gjatë pushimit). Në rast se ata pranohen, do të thotë se puna e tyre është prodhuese e ajo çka prodhojnë gjeneron të ardhura. Veçse në kushtet e skllavërisë bashkëkohore, të gjitha këto të ardhura u takojnë pronarëve e jo punonjësve. Po ashtu, hartuesit e kësaj reforme, bashkë me ta edhe dr. Zef Preçi, gjykojnë se universitetet shqiptare prodhojnë studentë të paaftë për t’u paguar për punën. Edhe nëse ndodh kështu, e kushedi kush e ka fajin për këtë(?!), mos zgjidhje do të ishte forcimi dhe cilësimi i universiteteve, çka nënkupton shtim e cilësim mjedisesh, laboratorësh, pedagogësh e programesh mësimore?! Po ashtu, nënrenditja e arsimimit universitar ndaj praktikës së punës e kthen përmbajtjen dhe rolin e punës në errësira mesjetare. Në epokën esnafore, cilësia e

punës ishte aq rudimentare saqë s’kish nevojë për shkollim teorik e për pasojë për shkolla. Mjaftonte që çiraku t’i qepej një mjeshtri e ai në këmbim të dhënies së zanatit përfitonte nga puna pa pagesë e çirakut. Cilësia dhe kompleksiteti i punës sot është i tillë që praktikës “me ja marr dorën” i mbetet pak vend krahasuar me përgatitjen teorike-shkencore të punonjësit të ardhshëm. E për pasojë, nëse nuk i takon paga e plotë si homologët e tij, me siguri i takon mjaft më shumë se “ndonjë përfitim modest”. Anekdota e fundit

Mes përkujdesësve të shëndetit mendor qarkullon një tjetër anekdotë: Dy gra bisedojnë me njëra-tjetrën mbi përvojat seksuale. E para e pyet të dytën se sa herë kryen marrëdhënie seksuale me bashkëshortin. Tjetra gjegjet: - Një herë në dy muaj. E para: - Për kaq rrallë sa ndodh, s’ja vlen t’i kryesh fare. Pse e bën atëherë? Tjetra: - Që kur të shkoj te psikanalisti të kem ç’ti tregoj për jetën bashkëshortore. Dr. Zef Preçit një nga këto ditë i

ra rruga nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Soditi fjalimet e pankartat e studentëve në protestë. Qeshi me to e desh t’u thoshte: - Turp t’u vijë! Mbase i erdhi zor ta bënte aty për aty e shkroi publikisht që të kish ç’ti thoshte psikanalistit lexues, që me studentët të qeshte bota mbarë e faqet e tyre të përcëlloheshin nga e skuqura e turpit. Veçse asnjë prej tyre nuk u skuq, megjithëse e beson Mark Twain-in kur thotë se njeriu është e vetmja kafshë që skuqet, ose të paktën që duhet të skuqet. Nuk skuqet se beson se kauza e ruajtjes dhe forcimit të karakterit publik dhe emancipues të universitetit na dallon nga çdo ligj a projektligj që e zmbraps arsyen kritike duke i dhënë frymë karakterit idiotesk të privates, privueses, logjikës së forcës e të ndërluftimit. E secili prej tyre nuk pret që dr. Zef Preçit t’i vijë turp për çka shkruan, e aq më pak e bën të qeshë. Në të tilla kohëra, të qeshurit duket si privilegj i të ngeshmëve.

Universiteti në Rrezik – Për pak skepticizëm më shumë Për sa i përket reformës financiare, skeptiku thotë se përdorimi i fondeve publike për universitetet private nxit cilindo student që aspiron për dije dhe kulturë, pavarësisht shtresës së tij sociale. Pra, sipas skeptikut, shteti jo vetëm është në gjendje të mbajë universitetin e tij publik, por ka aq shumë mundësi financiare sa të mbajë dhe universitetet private. Reforma në arsim, i dashur skeptik, shërben pikërisht vetëm për atë që e thua dhe vetë, edhe pse me gjysmë zëri se mos ta bën vërejtje dikush, për të shëndoshur ndonjë interes privat. Nëse universitetet private kanë realisht studentë të etur për kulturë, dhe të uritur për dije, shuma e majme që paguajnë për të hyrë në to duhet t’u mjaftojë administratorëve të këtyre universiteteve për të përmbushur nevojat e tyre. Përkundrazi, administratori i rrjetit universitar më të madh në Shqipëri (rreth 80% e studentëve more anonim, nuk janë pak…) mendon sesi të merret me 20%, duke lënë në mëshirë të fatit masën më të madhe të studentëve dhe institucionin që ka krijuar një traditë mbi 60 vjeçare në arsim të lartë, por që fatkeqësisht po lëngon se ka një shtet shumë të ngjashëm me skeptikun, që bredh rrugëve të Republikës në kërkim të ndonjë lëmoshe për të mbajtur veten. Për sa i përket transparencës, shumë faleminderit që na i kujton(!), por nuk kemi nevojë. Protestat prandaj bëhen, që të rritet niveli i transparencës. Dhe ne nuk i bëjmë protestat me program pune, nuk dalim sot për një pikë dhe tjetrën për një tjetër. Ata që mbrojnë parime nuk bëjnë strategji. Ata që mbrojnë veten e tyre mendojnë për strategji skuthërie. Për sa i përket pikës së dytë, do të donim të dinim: a do ti pëlqente skeptikut që pasi të diplomohej, të punonte një, dy ose tre vjet pa lekë? Do të donim të dinim nëse do të ishte i lumtur nëse punëdhënësi do

t’i paguante vetëm sigurimet shoqërore dhe madje, të konsiderohej i lumtur që i merrte dhe ato? Sepse, skeptiko, për këtë stazh bëhet fjalë. Jo për periudhën e stazhit para diplomimit, por për vitet e para të punës për disa profesione si për shembull mjek, infermier, arkitekt, inxhinier, mësues etj, të cilët para se të kalojnë provimin për të ushtruar në mënyrë të pavarur profesionin, duhet të rropaten, të prodhojnë, pra pasuri që shkojnë vetëm në përfitim të punëdhënësit. Vetëm, të lutem skeptik, mos më nxirr refrenin e stërlodhur të faktit “se të paktën e kanë një punë se shumica janë pa gjë”, shpresoj që ta kuptosh vetë që as argument nuk është por as nuk duhet përmendur si ide. Së fundi, për sa i përket anglishtes, pikë që e prek në zemër skeptikun, pasi i ka rezervuar një goxha shtjellim, ka dy gjëra që duhet me ja thënë. Së pari, anglishtja është shumë e rëndësishme. Në mënyrë të veçantë për ata që lëvrojnë në fushën e biznesit. Nuk e di për ata që lëvrojnë në kalimin me duar në xhepa nga Rruga e Durrësit paradite, po e zëmë se është dhe për ta. Mund të jetë i rëndësishëm dhe për ata që kryejnë një veprimtari që nuk u duhet fare anglishtja: të studiosh tërë jetën letërsi franceze kërkon një njohuri mjaft të mirë të kulturës franceze dhe të gjuhës franceze, ndërsa anglishtja…Megjithatë, në këtë kontekst, njohuritë bazë të anglishtes duhet t’i marrim të gjithë. Dhe ku mund të bëhet më mirë se sa në bankat e shkollës, ku më mirë sesa në gjimnaz dhe në universitet? Por jo! Duhet që të na çertifikohet dija nga disa privatë. Thua se kjo çertifikosje na hap dyert e parajsës, na bën që të botojmë në revista prestigjioze dhe të punojmë në Wall Street. Nga vegimi dhjetravjeçar për ta kapur një cep Amerike, njerëzit si anonimi kanë mbetur te mirazhi i anglishtes që të hap të gjitha

dyert e jetës. Por skeptiku ndoshta nuk di se marrja e çertifikatës nga institucioni privat që na shpall anglishtfolës është kusht për të marrë diplomën e Masterit dhe për t’u regjistruar në Doktoraturë. Nuk e dimë nëse skeptiku është duke kryer ndonjë shkollim pasuniversitar, me siguri që po, por ama do të ndihej shumë keq me veten e vet dhe me sakrificat që ka bërë për të marrë sa më shumë dije kur befas, një ditë të bukur i thonë se nuk të vlen asgjë pa marrë çertifikatën e zhvirgjërimit në anglishtfolje, çertifikata që tani ty o skeptik, të tregon se je bërë burrë… Në përfundim, edhe për çështjen e anglishtes studentët nuk janë kundër mësimit të saj, por janë kundër mbrojtjes të çdo lloj gjuhe të huaj si kusht diplomimi, dhe meqenëse në ligj është vetëm anglishtja, ne jemi kundër anglishtes, se do ishim kundër cilësdo lloj gjuhe tjetër të huaj të vendosur si kusht diplomimi në një universitet shqiptar.

Të tjerat o skeptik, i kishe vetëm ujra: jo të shtyrë nga këta, jo keqpërdorim të protestave, jo histori civilizimi modern… Këto përralla tregoji në ndonjë kafene, së bashku me thashethemin e radhës për ndonjë tradhëtiçkë të vockël lart e poshtë në rrethet e larta të pushtetit. Studentët që mendojnë se reformat e bëra janë groteske dhe qesharake, ashtu siç është dhe artikulli yt, janë të shumtë dhe pjesëmarrja në protestë nuk e reflekton masivitetin e mllefit. Nuk do të merremi me arsyet, janë të shumta dhe ti, me qëndrimin tënd të vëzhguesit të momentit kontribuon shumë. Studentët janë në një proces ndërgjegjësimi të fortë, bën mirë që herës tjetër të gjesh argumente më të shëndosha për të mbrojtur vëzhgimet e tua “rrugore“. (Për etikë profesionale po e botojmë më poshtë artikullin në fjalë. Ose më mirë, nuk po e botojmë fare për të njëjtën arsye.)


4 OPINION

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Organizata Politike dhe Universiteti në Rrezik

Konspekt i reformës financiare në arsimin e lartë (Plani i veprimit kuadër)

1. Pika 12: qeveria do të stimulojë universitetet për zhvillimin e partneritetit publik-privat si dhe për nënshkrimin e kontratave me kompanitë private, në rastet kur të jetë në përputhje me misionin dhe kur universiteti mund të përfitojë. (Koment: misioni i universitetit është kërkimi shkencor dhe përgatitja profesionale studentëve – secila nga këto cenohet potencialisht nëse për të mbijetuar universiteteve u duhet t’i përshtaten tekave të “partnerëve” të tyre) 2. Pika 26: do të presë që të gjitha universitetet të ofrojnë mësimdhënien dhe të nxënit me anë të metodave që zhvillojnë të menduarit kritik dhe aftësi të tjera të ngjashme që do t’u duhen të diplomuarve në të ardhmen. (Koment: metodat kritike nuk nënkuptojnë thjesht pedagogjizmin përtej raportit diktim-shënim, por të reflektuarit kritik për shoqërinë, e në rastin konkret mbi dimensionet tregtaropërfituese të modelit zhvillimor). 3. Pika 43: qeveria do të sistemojë balancën e shpërndarjes së shpenzimeve midis shtetit dhe studentëve për një pasqyrim më të mirë të “përfitimit privat” që studentët do të kenë nga arsimi i lartë. (Koment: arsimi i lartë nuk është përfitim privat i studentit, por e drejtë e gjithkujt dhe si e drejtë garantohet pavarësisht nga kostoja çka nënkupton se këtë të fundit e merr përsipër shteti. Nëse këtij të fundit nuk i del buxheti, mund të taksojë oligarkët përfitimet e të cilëve janë vetëm private e jo studentët përfitimet e të cilëve shtrihen në krejt shoqërinë) 4. Pika 46: nëse një program arrin të rekrutojë studentë (cilësore) aq sa është kuota e vendosur +/- 5%, kjo do të

thotë se ekziston një kërkesë e lartë nga studentët dhe se kjo kërkesë duhet të reflektohet në kuotimin e vitit pasardhës. Nëse një program do të rekrutojë studentë më pak se kuota e vendosur +/- 5% e më shumë, kjo do të merret si tregues i mungesës së kërkesës dhe kuota do të reduktohet në vitin e ardhshëm dhe, nga formula e financimit, edhe buxheti i universitetit do të reduktohet – universiteti do të duhet të gjejë fonde shtesë ose, nëse kjo nuk do të jetë e mundur, atëherë do t’i duhet të bëjë kursime – të cilat mund të përfshijnë edhe zvogëlimin e numrit të personelit akademik. (Koment: përfitimet e universiteteve private dhe ndarja e studentëve vetëm sipas kërkesave të atypëratyshme të këtyre të fundit ndër universitetet publike do të sjellë për pasojë varfërimin dhe çcilësimin e këtyre të fundit) 5. Pika 52: Nëse rrethanat ekonomike e lejojnë, Qeveria shpreson që totali i fondeve të disponueshme për arsimin e lartë të mund të rritet përgjatë pesë viteve të ardhshme në masën 1% të GDP-së – kjo do të nënkuptojë një rritje përafërsisht me 10% në secilin nga vitet përgjatë pesë viteve të ardhshme. Nëse po, atëherë do të jetë e mundur që reformat të prezantohen pa reduktuar nivelin total të fondeve të disponueshme për universitetet publike. (Koment: pra nëse ekonomia ecën, privati do të financohet nga fonde shtesë shtetërore, por pa prekur ato për universitetet publike. D.m.th. nëse ato pak para më tepër gjenden, në vend që t’u shkojnë spitaleve, ndihmës ekonomike, programeve të punësimit etj, do t’u shkojnë medoemos universiteteve

private. E meqenëse parashikimet për suksese ekonomike janë ëndrra në diell, rëndësi në fund ka vetëm ky parim: edhe bota në u përmbystë, universitetet private do të mbijetojnë me paratë publike) 6. Pika 60: autonomia e re dhe metoda e re e financimit ka të ngjarë që të kërkojnë një rritje të të ardhurave të universiteteve publike nga burime të tjera joqeveritare. (Koment: vlen komenti i pikës 1) 7. Pika 61: Qeveria propozon që të lejojë universitetet që ato të rrisin tarifat e shkollimit që studentët (e rinj) të ciklit të parë u paguajnë universiteteve publike. (Koment: e vetmja dredhi për t’u përmendur është tentativa për t’i ndarë studentët aktualë nga ata të ardhshmit. Meqenëse diversioni nënkupton se kostoja do të bjerë mbi studentët e të ardhmes, pritet që ata të sotmit të fërkojnë duart ngaqë shpëtuan. Përtej detyrës qytetare për t’ju përkushtuar të drejtës, një diversion i tillë ka vetëm efekte përçarëse pasi nëse qeveria është zotuar të pasurojë medoemos privatët, s’ka pengesë brezore që mund ta frenojë) 8. Pika 61: rritja për tarifat e ciklit të parë nuk do të jetë dramatike, por do të bazohet përafërsisht që të jetë diku te mesatarja e diferencës midis kostove të universitetit dhe financimit publik. (Koment: nuk thuhet aspak se pse mesatarja e mësipërme nuk do të jetë dramatike. Përvoja tregon se për çdo vit tarifa shkollore bëhet gjithnjë e më pak e përballueshme. Edhe kaq sa është është e padrejtë. Nëse krahasohet si tarifë me atë të studentëve evropianë, duke e marrë në raport me pagën mesatare, atëherë tarifa

e studimit në Shqipëri është ndër më të lartat në Evropë) 9. Pika 63: qeveria është e gatshme të garantojë që hyrja e studentëve në arsimin e lartë të mos frenohet në asnjë lloj mënyre nga rritja e tarifave. Për këtë qëllim, do të zhvillohet një skemë e re për Kredinë Studentore, që do të jetë e disponueshme për të gjithë studentët “brenda kuotave” përpara se rritja e tarifave të hyjë në fuqi...Huaja do të fillojë të paguhet vetëm pasi studenti të ketë mbaruar universitetin, të ketë filluar punë dhe të fitojë të ardhura. (Koment: qeveria nuk do të ofrojë më bursa për studentët e varfër, por hua. Pra arsimi i lartë s’do të jetë më e drejtë, por mall. E malli do të paguhet, qoftë edhe me vonesë) 10. Pika 66: qeveria do të kërkojë që universiteti privat të operojë mbi baza “jofitimprurëse” dhe do të caktojë një firmë private auditi për ta verifikuar këtë fakt. (Koment: s’ka firmë auditi që i frenon universitetet private ta fshehin karakterin e tyre fitimprurës. Mjafton që fitimet t’i regjistrojnë si shpërblime apo paga të administratorëve të cilët më pas ja kthejnë pronarëve. Përvoja e bizneseve me pagën minimale të punëtorëve e tregon këtë fakt. Punëtorët marrin formalisht pagë në nivelin e pagës minimale e më pas e rikthejnë joformalisht një pjesë të saj në duart e pronarit. Po ashtu, nëse ndonjë universitet privat “realisht” do të synonte të ishte fitimprurës, donacionet private që do ta themelonin atë do ta bënin të panevojshëm financimin publik. Fakt është se ato janë fitimprurëse dhe vetëm për shkak se fitimet e tyre po bien,

qeveria ka vendosur t’i shpëtojë duke futur dorën në thesin gjithnjë e më të zbrazët publik) 11. Pika 79: në kuadër të masave të reja për financim, disa nga këto tarifa ka të ngjarë të rriten, megjithëse jo shumë në thelb...Kjo është një çështje drejtësie sociale midis atyre që marrin një “përfitim privat” duke shkuar në universitet dhe atyre që nuk shkojnë. Tarifat studimore duhen parë si kontribut i individit për të reflektuar këtë përfitim privat i cili është një “plotësim” i shumës (shumë të madhe) që paguan qeveria – kjo duhet të ndihmojë studentët që të vlerësojnë koston e plotë të edukimit të tyre. (Koment: shkollimi i lartë është e drejtë dhe jo mall apo përfitim privat) 12. Pika 98: Programi i reformës i përcaktuar në këtë dokument është radikal. Por, në qoftë se shteti ynë synon të arrijë potencialin e vërtetë brenda Europës, reforma është esenciale. Shtete të tjera kanë kaluar reforma të ngjashme dhe rezultati ka treguar që kanë dalë më të fortë. (Koment: radikal? Po, radikal është. Radikal sepse synon që ta shkulë me rrënjë mëkëmbësinë e universiteteve publike. Europë? Cili vend evropian e ka zbatuar? Të dhënat sjellin si shembull flagrant Kilin – d.m.th. vendin që në kohën e zbatimit të këtij programi financues sundohej prej një regjimi fashist që kërcënimin më të madh opozitar e gjente në mjediset e universiteteve publike. Sot në Kili studentët kanë ngritur krye kundër kësaj skeme. Jo vetëm ata, por mbi 70% e popullsisë i përkrah kërkesat e tyre. Lufta e tyre vazhdon. Jona duhet të fillojë!)


OPINION 5  

E mërkurë 8 Shkurt 2012

SQARIM I LËVIZJES “UNIVERSITETI NË RREZIK”!

L

ëvizja “Universiteti në Rrezik” përbëhet nga studentë dhe pedagogë të universiteteve publike shqiptare, të përkushtuar ndaj dimensionit emancipues e publik të universitetit. Ky dimension e përfytyron universitetin si një hapësirë ku nxitet dija, shkenca, arsyeja kritike, solidariteti qytetar e dinjiteti njerëzor. Këto cilësi lidhen ngushtësisht me konsiderimin e arsimit të lartë si një e drejtë, që i takon çdo qytetari, pavarësisht nga aftësia për të paguar, e jo si çfarëdo malli a shërbimi me ka-

rakter diskriminues. Për arsyet e mësipërme, i konsiderojmë reformat e nisura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si rrënuese të dimensionit publik-emancipues të universitetit. Më konkretisht, reforma për financimin e universiteteve synon t’i kthejë ato në shtojca të interesave fitimprurëse e të favorizojë universitetet private përmes kalimit të fondeve publike drejt këtyre të fundit. Edhe tash universitetet publike janë pre e nënfinancimit publik. Reforma në fjalë synon t’i fundosë një herë e për-

gjithmonë këto institucione. Së dyti, dimensioni publik i universitetit cenohet nga çshqiptarizimi i arsimit duke vënë si kusht diplomimi jo zotërimin e dijeve shkencore dhe gjuhës së popullit, por çertifikosjen toefl-ore në institucioni sërish private, e sërish fitimprurëse. Së treti, dimensioni publik i universitetit cenohet nga imponimi i punës së papaguar të një pjese të studentëve të sapodiplomuar për një deri në tre vjet, kusht ky i domosdoshëm për marrjen e diplomës. Një reformë e tillë paraqet si rrallëherë e

rrallëkund në shekujt e fundit një formë aspak të kamufluar të skllavërisë moderne. Megjithatë, për arsye ende të pakuptueshme nga ne, kauza jonë po gjen pasqyrim mediatik të tredhur çka lë vend për keqkuptime. Rëndom, mjetet e informimit publik e reduktojnë qëllimin ideor e vrullin militant të lëvizjes duke e kanalizuar vetëm në çështjen e detyrimit të dhënies së provimit të anglishtes, çka edhe e trajtuar më vete interpretohet cektisht. Do t’ju luteshim që për hir

të kodit të së vërtetës që e ngjiz një mjet të informimit publik ta botonit këtë sqarim dhe për çdo herë që do ta shihni me interes pasqyrimin e aktiviteteve të lëvizjes sonë t’i paraqisni ato në plotësinë e vet. Përndryshe, do të parapëlqenim terrin apo injorimin mediatik ndaj keqinformimit e keqinterpretimit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin e pritshëm! Universiteti në Rrezik


6 ANALIZE

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Në rrënojat e shtetit Leart Kola

P

ër herë të tretë në historinë e tranzicionit shqiptar, Sali Berisha po shkatërron çdo përpjekje institucionale të shtetndërtimit në Shqipëri. Për herë të tretë, po i njëjti brez po vuan pasojat e çmendurisë të vetëm një individi. Për herë të tretë në këtë histori të shkurtër pluralizmi, vendi është në rënie të lirë, në greminën e hapur nga mospërputhshmëria e një njeriu me konceptin demokratik. Në 92, me urrejtjen ndaj së përbashkëtës, të mëdhenj e të vegjël, të stimuluar nga histerizimi i liderit demokrat, rrëmbyen gurë e leva për të shkatërruar çfarë të gjenin, për të plaçkitur, vjedhur e përmjerrë si barbarë mbi fabrika, uzina, shkolla e spitale. Çeku i bardhë do na i ndërtonte të gjitha, si “jashtë-shtetit”, thoshin burra aspak shteti me pardesy të bardha, që pastaj u veshën me rroba firmato të korrupsionit qeveritar e u trashën si kacekë me yndyrën kapitaliste, për të hapur një tjetër greminë, vetëm 5 vjet më vonë, atë të 97. Një periudhë çmendurie kolektive pa narracion, por me të njëjtin personazh, liderin e shkatërrimit e mospërputhjes me rregullat, Sali Berishën. I hedhur vetëm për pak kohë në koshin e historisë, rikthehet dhe një herë nga dora e pajtimit të një ndërkombëtari çfarëdo, me emër dhe sjellje burokrate, VRANICKI. Pajtim me kë e për çfarë? Askush nuk pyeti. Socialistët tepër të zënë me rikthimin në pushtet e shqiptarët tepër të zënë duke i shpëtuar plumbave që u binin mbi kokë si shi vjeshte nuk e vunë re rehabilitimin e menjëhershëm të atij që kurrë nuk u pajtua me popullin. Përkundrazi posaçërisht ky pajtim ndërkombëtarësh e irritoi më shumë. I vetmi mësim që ka nxjerrë Sali Berisha gjatë kohës që ka qenë në opozitë ishte mënyra e sofistikuar e arritjes së të njëjtave qëllime që kish pasur dhe më parë. Ai nuk e shkatërron më fabrikën apo minierën. Ai i privatizon ato. Në këtë mënyrë jo vetëm i depolitizon e depersonalizon shqiptarët, por edhe i çterritorializon ata. Toka nën Bulqizë është e disa austriakogjeorgjianëve, bregdeti i jugut është i Argitës. Durrësi e Vlora, shpejt do u përkasin biznesmenëve të importit të plehrave dhe atyre të tec-eve me qymyr. Kruja e Lezha i përkasin firmave të gëlqeres, ndërkaq Fierin dhe Patosin me çfarë ka sipër e poshtë toka, i ka marrë Taçi. Dija dhe shëndetësia janë po aq private, të disa miqve të Berishës, ashtu sikurse transporti ajror dhe detar. Shqipëria nën sundimin e Berishës praktikisht nuk ekziston. Ajo është sigurisht një shprehje gjeografike. Ma-

dje dhe kjo jo shumë e qëndrueshme, por e lëvizshme nëse kujtojmë shitjen e kilometrave detare që po bënte qeveria e tij; kurrsesi një territor që u përket shqiptarëve dhe është në shërbim të tyre. Ajo është sot një tokë që i përket një grushti njerëzish jo vetëm në kuptimin metafizik të pushtetit, por dhe atë juridik të pronësisë. Kjo ka bërë që Berisha të jetë në konflikt me çdo lloj institucioni në vend. Jo sepse krerët e këtyre institucioneve kanë dalë kundra tij, por se natyrshmërisht ky sistem i ndërtuar nuk i ka të paraparë në organikën e tij mafioze. Sali Berisha i ka lidhur të gjithë pas trupit të tij, tashmë të plakur, me fije të padukshme. Gjykatës, prokurorë, dekanë e profesorë, nëpunës të lartë e biznesmenë. Këta të fundit e mbajnë me thonj plakun që të mos bjerë në greminë me kthetrat e ngulura fort në trupin e drobitur të shqiptarit të

Në 92, me urrejtjen ndaj së përbashkëtës, të mëdhenj e të vegjël, të stimuluar nga histerizimi i liderit demokrat, rrëmbyen gurë e leva për të shkatërruar çfarë të gjenin, për të plaçkitur, vjedhur e përmjerrë si barbarë mbi fabrika, uzina, shkolla e spitale.

varfër. Por për çdo dite e më shumë Saliu ndjen greminën e përditë e më shumë të gjithë servilët e shohin më afër honin e thellë në të cilin do bien, e sa më shumë afrohen në këtë hon, aq më të thella bëhen plagët e kthetrave të tyre në trupin e popullit. Shqiptari, i cili shtetin e ka parë gjithmonë si një të keqe të domosdoshme, sot po përjeton se si shteti sot e përgjithmonë e sheh atë vetëm si një të keqe, pa ndonjë domosdoshmëri të veçantë. Thjesht si një nënqenie që duhet të ngopë kërkesat fizike dhe metafizike të të pushtetshmëve. Sali Berisha për herë të tretë po e rrënon shtëpinë tonë të përbashkët, e ne kemi detyrën historike që mbi këto rrënoja të ndërtojmë një trup institucional shtetëror dhe shoqëror të fortë. Që të bëhet një gjë e tillë, së pari duhet të ndërtojmë një demokraci funksionale e cila do mund

të çlironte drejtësinë nga kthetrat e të pushtetshmëve. Kjo do të sillte që ekonomia të ndiqte politikën e të ndërtonte një shoqëri më të barabartë për pjesëtarët e saj. Shqipëria duhet çliruar, por jo vetëm nga Berisha. Ajo duhet çliruar nga një aradhe e pafundme mercenarësh të cilët i kanë marrë frymën zhvillimit të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë e gjithë sektorëve që themelojnë e shëndoshin shtetin. Ne duhet t’u kthejmë shqiptarëve territorin sepse kështu u kthejmë personalitetin dhe ndërtojmë qenie politike që angazhohen për ta begatuar këtë hapësirë, jo vetëm gjeografike. Nga rrënojat e një shteti duhet ndërtuar utopia; ajo utopi që nuk e sheh më në sytë e shqiptarit shtetin vetëm si një të keqe të domosdoshme, por si një domosdoshmëri për të penguar të keqen.


OPINION 7  

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Çfarë bënte Albin Kurti me 3 serbë në makinë, me suxhuk dhe verë?

Andi Kananaj

P

o djathë të mirë nga ai i Sharrit kishin me vete? Pse u ulën me batanije në tokë dhe nuk u futën në lokal që të ushqeheshin si gjithë të tjerët? Këto pyetje janë në mënyrë perverse kaq argëtuese, sa në këtë shkrim do të mundohem t’i fus vend e pa vend. Politika kosovare, me ndërmjetësinë e deputetit Haxhiu (Kamishi në art), ka nxjerrë në pah dy aspekte që fillimisht mund të kalonin për simptoma të parëndësishme, por që pas akuzave të fundit, dëshmojnë qartazi për zhvillime shqetësuese, në stadin e sëmundjes së mirëfilltë. Opozita kosovare, e mishëruar për herë të parë si institucion me Vetëvendosjen, ka tronditur jo vetëm partitë në pushtet, por edhe ato jashtë tij. U kujdesa të mos e përdorja termin “opozitë”, për faktin se qeveritë në Kosovë nuk para kanë hasur oponencë, në konsideratë të spektrit mjaft të gjerë mirëpritës të pushtetit. Një mënyrë kjo për të fshehur shumë probleme, që ka bërë që Kosova ende sot të mos ketë kulturë opozitare, e për pasojë një grumbullim të forcave politike kundër Lëvizjes. Megjithatë e rëndësishme është që Albini të përgjigjet nëse batanija ishte e pastër apo me njolla vaji ulliri. Nëse ka lavatriçe, apo i lan rrobat me dorë e ujë të ftohtë. E nëse serbët kanë lavatriçe si Albini. Aspekti tjetër problematik lidhur me pozitën e PDK-së dhe të partive ruletë në Qeverinë e Kosovës, ka të bëjë me faktin se kohët e fundit, krahas retorikës mbi “Rrugën e Kombit”, përveç fjalorit brutal, politikanët kanë bërë pjesë të komunikimit politik edhe sjelljet e dhunshme të Qeverisë më të keqe shqiptare të këtyre 20 viteve të fundit. Bëhet fjalë për sulmet ad hominem, të përlartësuara në shpifje, për të cilat nuk mbahet më asnjë përgjegjësi ligjore (si në rastin e vendimit të kohëve të fundit të Gjykatës së Lartë, në çështjen Rama kundër Berishës), përtej asaj politike e njerëzore. Shkalla e zhvillimit të këtij sistemi lë hapësirë për shumë më tepër se ndonjë pyetje me nënkuptime. Albini i mbuluar me batanije, përbën ende stadin embrional të akuzave, krahasuar me zhvillimet që kemi arritur në Shqipëri: sulmi pasardhës do të jetë i drejtëpërdrejtë, pa zig-zage suspansi. Jam i mendimit se edhe këtë herë ideja ka ardhur nga Tirana: Mos u lodhni shumë, shpalleni spiun serb.

Gjeni një deputet tip Paloke, apo si Emin Gjana, njerëz që nuk merr mundimin t’u japësh përgjigje, dhe loja u bë. Në rastin më të keq, do të mbetet në mendjet e disave. Ndërkohë që nuk humbisni asgjë. Nxirrni edhe ndonjë militant që ta konfirmojë lajmin me thashetheme. Ne këtej e kemi nxjerrë Nanon spiun grek gjithë kohën. Me Ramën pastaj ka qenë spektakël fare. Ka njerëz që ende besojnë se ka hedhur në gjyq të atin për atësinë e të birit. Tani edhe t’u themi të vërtetën nuk e besojnë më. U ka pëlqyer kaq shumë versioni fikshën sa nuk heqin më dorë prej tij. Për ca tipa është si t’u mohosh ekzistencën e Plakut të Vitit të Ri. E treguar me seriozitetin e duhur si dhe në proporcion të drejtë me infantilizmin e ngjarjes, gojëdhëna bëhet faktor i domosdoshëm i manipulimit ideologjik. Sa më shumë ta trajtosh opinionin publik si infantil, aq më shumë rriten gjasat që ai të sillet si i tillë. Nuk është ngjarja në vetvete që duhet ndërtuar mirë, por mënyra se si do të përcillet në vëmendjen e infantilëve. Për këtë nuk ka limit. Njerë-

zit derdhën lotë edhe për “Fjalimin e Mbretit”, teksa mbreti, në zemërim e sipër, i hakërrehej psikanalistit se i zuri karrigen mbretërore, të trashëguar falë vullnetit hyjnor. Ndërkohë që psikanalisti mbetej i kënaqur që arrinte të bindte mbretin të besonte këtë farë idiotësie. Autorët e filmit ndërkohë mbetën edhe më të kënaqur me efektin që patën te publiku, i cili pajtohej me faktin se mbreti e kishte në dorëzim fronin nga vullneti i krijuesit biblik. Propaganda nuk njeh kufij në imagjinatë. Në rastin e Kosovës duhet pranuar se nuk mungojnë aspekte të caktuara, të dukshme lidhur me akuzat, edhe pse pa logjikë në argument, e krejt në kundërshtim me shqetësimet fillestare. Pyetja se përse Albin Kurti ishte i mbuluar me batanije teksa takonte disa serbë në një zonë të hapur, më duket kulmi i nxitimit në zgjedhjen e argumentave të sulmit. E para, si u kuptua se poshtë kësaj batanije mondane ishte Kurti? E dyta, si ka mundësi që një skuadër strucësh të tillë u zbulua vetëm sot? Pse kur gjërat janë kaq urgjente, pritet që Kurti të

çojë çështjen në Gjykatë, dhe jo Kamishi në organet e specializuara të hetimit? Jam i sigurt se edhe në Kodin Penal kosovar, ka nene që penalizojnë veprimtarinë e spiunazhit kundër shtetit. Është absurd argumenti serb, se Albini poshtë batanijes, ka marrë urdhër të mos pranojë që Kosovës t’i hiqet emërtimi “Republikë” si përcaktues i pavarësisë së saj. Diplomatët serbë s’kanë lënë negociatë të gjatë e të lodhshme pa kërkuar me forcë heqjen e termit “Republikë” në prezantimin e Kosovës, dhe kur më në fund ia arrijnë qëllimit, vendosin papritur që agjentët e tyre të fshehtë ta kundërshtojnë atë. Alogjikë dhe të pakuptimtë këta serbët. Na mbetet për të kuptuar edhe arsyeja pse Qeveria e Kosovës pranon kushtet e negociatave. Ndoshta për të nxjerrë bllof Kurtin. Sidoqoftë, biseda nën batanije të llojit Big Brother, e ndan këtë punë, megjithëse me kaq të dhëna duket se nuk është Albini spiun serb, po serbët spiunë të Albinit. Deputeti ish-spiun i SHIK-ut tashmë mund të kalojë në voyeur-izëm të hapur, e të kërkojë të dijë edhe me

kë shoqërohet Albini. Është serbe? Do të martohen? Do të bëjnë dasëm? Sa vetë do të jenë të ftuar? Do të ketë suxhuk kosove apo sallam turist nga Shqipëria? Po alkooli, e sigurt që bën mirë? Duket se emisioni i pasdites në TV Klan, ka marrë përmasë të rëndësishme politike, meqënëse pyetjet e politikës tingëllojnë si të marra borxh nga revista adoleshentësh me puçrra moshe. Edhe pse pyetjeve dhe analizave të Vetëvendosjes mbi rëndësinë që ka reciprociteti në shkëmbimet e mallrave dhe të shërbimeve në ekonomitë respektive, nuk mund t’u dalësh kundra me shpifje me natyrë adoleshento-erotike. ... Ndërkohë që rreziku që politika e Qeverisë së Kosovës kundër opozitës të ketë sukses, është real. Hartuesit e kësaj politike të deformuar, këtu në Tiranë janë ende gjallë e të pushtetshëm. Shqiptarët në Kosovë, të paktën janë të lajmëruar. Ndërkohë, Albini të përgjigjet: çfarë bënte me 3 serbë, në makinë, me suxhuk dhe verë?


8 FILOZOFI

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Liberalizmi si politikë për një skotë djajsh Slavoj Zizek Përktheu: Arlind Qori

L

iberalizmit e ka parë veten si “politikë e të keqes më të vogël” dhe është rrekur të jetësojë “më pak të keqen e shoqërive të mundshme” sepse çdo parashtrim i së Mirës i duket si burimi i mbramë i së keqes. Për liberalizmin, të paktën në formën e vet radikale, dëshira për t’ia nënshtruar njerëzit një ideali etik – i cili shihet si universal e kështu imponon bindje universale, përbën mëmën e të gjitha krimeve, “krimi që përmban të gjitha krimet”, sepse çon në imponimin brutal të një këndvështrimi ndaj të tjerëve e për pasojë përbën shkakun rrënjësor të turbullirave shoqërore. Prandaj liberalët pretendojnë se nëse dëshirohet vendosja e paqes shoqërore dhe tolerancës, i pari parakusht që duhet hequr sysh është ai i tundimit moral: politika duhet pastruar tërësisht nga idealet morale dhe kthyer në realiste, duke i marrë njerëzit për çka janë, duke u mbështetur në natyrën e tyre të vërtetë dhe jo në kërkesa morale. Paradigëm e kësaj është mënyra se si funksionon tregu: natyra njerëzore është egoiste e nuk ka ndonjë mënyrë për ta ndryshuar. Kështu, ajo çka nevojitet është një mekanizëm që do t’i shtynte veset private të punonin për të mirën e përbashkët. Në esenë e tij të famshme mbi “Paqen e përhershme”, Immanuel Kanti ka dhënë një formulim të saktë të këtij mekanizmi kyç: “Shumëkush thotë se republikës i duhet një komb engjëjsh sepse njerëzit, prej prirjeve egoiste, e kanë të pamundur të ndërtojnë një të tillë formë të madhërishme. Veçse, pikërisht nëpërmjet këtyre prirjeve natyra i vjen në ndihmë vullnetit të përgjithshëm të themeluar mbi arsyen, i cili ngjall nderim edhe kur është i pafuqishëm praktikisht. Pra, çështja është si të ndërtohet një formë e mirë organizimi shtetëror (gjë që është brenda fuqive njerëzore) nëpërmjet së cilës fuqitë e secilës prirje egoiste të vihen përballë njëra-tjetrës në mënyrë që njëra të zbusë apo shkatërrojë pasojat e dëmshme të tjetrës. Për arsyen, edhe sikur asgjë të mos ekzistonte, mjafton që njeriu të shtrëngohej të bëhej qytetar i mirë, edhe pa qenë njeri i mirë moralisht. Sado i vështirë të duket, problemi i

organizimit të shtetit mund të zgjidhet edhe për një skotë djajsh, nëse janë inteligjentë. Problemi qëndron këtu: ‘Meqenëse ekziston një shumësi qeniesh racionale të cilave u nevojiten ligje racionale për vetëruajtjen, por që secila priret ta përjashtojë veten fshehtas prej tyre, si të vendoset një kushtetutë që megjithëse interesat e tyre vetjake të ndeshen, ato ta kontrollojnë njëra-tjetrën, duke sjellë për pasojë që sjellja e tyre publike të jetë e njëjtë me rastin kur ato të mos i kishin synimet e mësipërme?’ Këtij problemi mund t’i gjendet zgjidhja; nuk na kërkohet të dimë si të përmirësohen moralisht njerëzit, por vetëm të njohim mekanizmat e natyrës për t’i përdorur ndaj njerëzve, duke e organizuar konfliktin ndërmjet synimeve armiqësore të njerëzve në të tillë mënyrë që ata të shtrëngohen ta bindin veten për t’iu nënshtruar ligjeve. Kështu themelohet gjendja paqësore në të cilën ligjet janë në fuqi.” Vija e mendimit të Kantit duhet ndjekur deri në fund: një liberal i ndërgjegjshëm duhet që qëllimisht ta kufizojë gatishmërinë e tij për të sakrifikuar të mirën vetjake në emër të asaj të të tjerëve, duke ditur se mënyra më e mirë për të vepruar për të mirën e përbashkët është rënia pas egoizmit privat. Këtu gjendemi përballë logjikës së anasjellë

të parullës “vese private, përfitime publike” – përkatësisht, “e mirë private, shkatërrim publik.” Prej fillesës së tij, brenda liberalizmit ka ekzistuar një tension midis lirisë individuale dhe mekanizmave objektive që rregullojnë sjelljen në turmë, sikundër është vënë re nga Benjamin Constant-i i cili e ka formuluar qartësisht këtë tension: tek individët gjithçka është morale, por te turmat gjithçka është fizike; gjithsecili është i lirë si individ, por në turmë s’është veç dhëmbëz në ingranazh. Tensioni i brendshëm i këtij projekti dallohet në dy aspekte të liberalizmit: liberalizmi i tregut dhe liberalizmi politik. Siç e ka argumentuar në mënyrë brilante Jean-Claude Michea, këto dy aspekte të liberalizmit janë të lidhura me dy kuptimet politike të “së Djathtës”: e Djathta politike këmbëngul mbi ekonominë e tregut, ndërsa e Majta korrekte-politikisht këmbëngul mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut – shpesh e vetmja raison d’etre që i ka mbetur. Megjithëse tensioni midis këtyre dy aspekteve të liberalizmit është i pakapërcyeshëm, ato janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me njëra-tjetrën, tamam si dy anët e së njëjtës monedhë. Kështu, sot, kuptimi i “liberalizmit” lëkundet midis poleve të liberalizmit ekonomik (individualizëm i tregut

të lirë, kundërshti ndaj rregullimeve të fuqishme shtetërore etj) dhe liberalizmit politik ose libertarizmit (që thekson barazinë, solidaritetin shoqëror, lejueshmërinë morale etj) Çështja është se, ndërsa përmes analizës së rreptë nuk mund të vendoset se cili liberalizëm është “i vërtetë”, gjithashtu nga rruga qorre nuk mund të dilet duke u rrekur të parashtrojmë një sintezë “më të lartë” të të dyjave, aq më pak përmes ndonjë dallimi të qartë midis dy kuptimeve të termit. Tensioni midis dy kuptimeve është i pandashëm nga vetë përmbajtja që “liberalizmi” orvatet të përcaktojë: ky tension është themelues i këtij nocioni, e kështu kjo dykuptimësi nuk shënjon kufijtë e fuqisë sonë kuptimore, por tregon “të vërtetën” më të thellë të vetë nocionit të liberalizmit. Sipas traditës, secila “faqe” e liberalizmit duket domosdoshmërisht si e kundërta e faqes tjetër: avokatët liberalë të tolerancës shumëkulturore, si rregull, luftojnë kundër liberalizmit ekonomik dhe përpiqen të mbrojnë të dobëtit nga rrënimi i forcave të pandalshme të tregut, ndërkohë që liberalët e tregut të lirë, si rregull, u bëjnë avokati vlerave familjare konservatore. Kështu që gjendemi përballë një paradoksi të dyfishtë: e Djathta tradicionaliste përkrah ekonominë e tregut ndërko-

hë që lufton egërsisht kulturën dhe zakonet që burojnë nga kjo ekonomi; ndërsa kundërshtarja e saj, e Majta shumëkulturore, lufton kundër tregut (megjithëse, siç vëren Michea, gjithnjë e më pak këto kohë) ndërkohë që në mënyrë entuziaste zbaton ideologjinë që buron nga tregu. (Duhet thënë se sot duket që po futemi në një epokë të re, në të cilën mund të ndërthuren të dyja aspektet: figura si Bill Gates-i paraqiten si radikalë tregu dhe si humanitaristë shumëkulturorë) Këtu gjendemi përballë paradoksit bazik të liberalizmit: në vetë zemrën e vizionit liberal brendashkruhet një pozicion antiideologjik dhe antiutopik: liberalizmi e përfytyron veten si “politikë e të keqes më të vogël”, ambicia e tij është të sjellë në jetë “shoqërinë më pak të keqe të mundshme”, duke i zënë rrugën në këtë mënyrë të keqes më të madhe, përderisa e konsideron çdo tentativë për të imponuar të Mirën si burimin e mbramë të të gjitha të këqijave. Epigrami i Winston Churchill-it mbi demokracinë si më e keqja e të gjitha sistemeve politike, me përjashtim të të gjitha të tjerave, vlen edhe më shumë për liberalizmin. Ky këndvështrim mbështetet në një pesimizëm të thellë mbi natyrën njerëzore: njeriu është kafshë egoiste dhe ziliqare. Nëse ndokush ndërton ndonjë


FILOZOFI 9  

E mërkurë 8 Shkurt 2012

sistem politik që i bën thirrje mirësisë dhe altruizmit, atëherë rezultati do të jetë soji më i keq i terrorit (kujtoni se si jakobinët, ashtu edhe stalinistët presupozonin virtytin njerëzor). Megjithatë, kritika liberale ndaj “tiranisë së të Mirës” ka një çmim: sa më shumë programi i saj përshkon shoqërinë, aq më shumë kthehet në të kundërtën e vet. Pretendimi se nuk dëshirohet asgjë përpos të keqes më të vogël, me t’u pohuar si parim i rendit të ri global, merr gradualisht tiparet e armikut që duhej kundërshtuar. Në fakt, rendi liberal global paraqitet qartësisht si më e mira e të gjitha botëve të mundshme: refuzimi modest që u bën utopive përfundon me imponimin e utopisë vetjake të tregut-liberal, e cila do të shndërrohet në realitet kur t’i nënshtrohemi mekanizmit të tregut dhe të drejtave njerëzore universale. Veçse, siç e kupton çdo vëzhgues i saktë i rrugës qorre të korrektesës politike, ndarja e drejtësisë ligjore nga mirësia morale – e cila duhet relativizuar e historicizuar – ka si përfundim moralizmin klaustrofobik e shtypës që fqinjëron me mërinë. Pa pasur ndonjë substancë shoqërore “organike” të bazuar te standardet e asaj që George Orwell-i i referohej si “njerëzillëk i përbashkët” (të gjitha këto standarde përjashtohen me arsyen se ia nënrendisin lirinë individuale formave shoqërore organike proto-fashiste), programi minimalist i ligjeve që synojnë të bëjnë pak më shumë sesa t’i ndalin individët së shkeluri këmbët e njëri-tjetrit (së zemëruari apo “bezdisuri” njëri-tjetrin) shndërrohet në një shpërthim të rregullave ligjore dhe morale, në një proces të pafund legalizimi dhe moralizimi të paraqitur si “lufta kundër të gjitha formave të diskriminimit.” Nëse nuk ka zakone të bashkëndara që e ndikojnë ligjin, por vetëm fakte të zhveshura të nënshtetasve që “ngacmojnë” të tjerët, atëherë – në mungesë të të tilla zakoneve, kush do të vendosë se çfarë do të konsiderohet “ngacmim”? Për shembull, në Francë ekzistojnë shoqata të njerëzve mbipeshë të cilat kërkojnë që të gjitha fushatat publike kundër mbipeshës dhe pro mënyrave të shëndetshme të ushqimit të ndalen pasi cenojnë vetëvlerësimin e personave mbipeshë. Militantët e Veggie Pride dënojnë “sojizmin” (specism) e ngrënësve të mishit (të cilët diskriminojnë kafshët duke privilegjuar kafshën njerëzore - çka për ta përbën një formë veçanërisht të pështirë “fashizmi”) dhe kërkojnë që “vegjetofobia” të trajtohet si lloj i ksenofobisë dhe të shpallet krim. Kjo mund të shtrihet deri sa të përfshijë edhe ata që luftojnë për të drejtën e martesave inçestuale, vrasjes konsensuale dhe kanibalizmit... Këtu problemi qëndron në arbitraritetin e dukshëm të shumimit të këtyre rregullave gjithnjë e më të reja. Le të marrim për shembull sek-

sualitetin fëminor: mund të argumentohet se kriminalizimi i tij përbën një diskriminim të papërligjur, por mund të argumentohet edhe se fëmijët duhen mbrojtur nga ngacmimi seksual i të rriturve. E kështu me radhë: të njëjtët njerëz që bëjnë avokati për legalizimin e drogave të lehta mbështesin zakonisht ndalimin e duhanit në vende publike; të njëjtët njerëz që protestojnë kundër abuzimit patriarkal me fëmijët e vegjël në shoqëritë tona, shqetësohen kur dikush dënon anëtarët e një kulture të huaj që jetojnë mes nesh për të njëjtin veprim (le të themi, romët që i ndalojnë fëmijët së hyri në shkollat publike) duke argumentuar se ky përbën një rast të përzierjes me “mënyrës e jetesës” së tjetrit. Për arsye strukturore të domosdoshme, kjo “luftë kundër diskriminimit” përbën një proces të pafund që pafundësisht e shtyn pikëmbërritjen përfundimtare të saj: një shoqëri e çliruar nga të gjitha paragjykimet morale, e cila, siç thotë Jean-Claude Michea, “do të ishte bash për këtë arsye një shoqëri e dënuar të shihte krime kudo.”

sakrifikimin e jetës për një Kauzë më të madhe përbën ose një maskë për manipulim nga ana e atyre të cilëve u nevojitet lufta për të mbajtur pushtetin dhe pasuritë, ose një shprehje patologjike mazokizmi – e kjo ose/ose përbën një vel përfshirës, pra, të dy termat mund të jenë të vërtetë në të njëjtën kohë). Ka një problem me këtë vizion liberal për të cilin është i vetëdijshëm çdo antropolog e psikanalist i mirë, madje edhe një kritik shoqëror i kthjellët si Francis Fukuyama: ky vizion nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta. Ai paraziton mbi disa forma pararendëse të atij që zakonisht emërtohet “shoqërizim”, të cilin në të njëjtën kohë e minon, duke sharruar kështu degën mbi të cilën është ulur. Në treg – e më gjerësisht në këmbimet shoqërore të bazuara te tregu – individët dalin përpara njëri-tjetrit si subjekte racionale të lira, por të tilla subjekte janë rezultat i një procesi pararendës kompleks që ka të bëjë me borxhin simbolik, autoritetin dhe mbi të gjitha, besimin. Me fjalë të tjera, sfera e këmbimeve nuk është kurrë simetrike në mënyrë të kulluar: ajo

Kanti nuk pati parasysh domosdoshmërinë e rregullave të pashkruara, të mohuara, por të domosdoshme që i nevojiten secilës ndërtesë ligjore apo bashkësie rregullash shoqërore – vetëm përmes këtyre rregullave mundësohet “substanca” mbi të cilën ligjet lulëzojnë apo funksionojnë siç duhet. I famshmi “potlach” përbën rastin shembullor të efiçencës së të tilla rregullave të pashkruara. Në këmbimin në treg, të dyja aktet plotësuese ndodhin në mënyrë të njëkohshme (Unë paguaj dhe marr atë për ç’kam paguar). Kështu që akti i këmbimit nuk na çon drejt ndonjë lidhjeje shoqërore permanente, por vetëm drejt këmbimeve të çastit midis individëve të atomizuar të cilët, menjëherë pas kësaj, kthehen në vetminë e tyre. Në të kundërt me këtë, në potlach koha midis dhënies së dhuratës nga ana ime dhe tjetrit që ma kthen krijon një lidhje shoqërore që zgjat (të paktën për një farë kohe): të gjithë jemi të lidhur njëri me tjetrin nëpërmjet fijeve të borxhit. Sipas kësaj pikëpamjeje, paraja mund të përkufizohet si mjeti që na mundëson të kemi kontakte me të tjerët pa hyrë në marrëdhënie të vër-

Koordinatat ideologjike të një shumëkulturizmi të tillë liberal përcaktohen nga dy tipare të zeitgeistit tonë “pasmodern”: historicizmi shumëkulturor i universalizuar (të gjitha vlerat dhe të drejtat janë specifike historikisht, çdo ngritje e tyre në nocione universale për t’iu imponuar të tjerëve përbën, në rastin më të keq, imperializëm kulturor) dhe “hermeneutika e universalizuar e dyshimit” (të gjitha motivet “e larta” etike burojnë e mbështeten nga motivet “e ulëta” të mërisë dhe zilisë – p.sh., të bësh thirrje për

përbën një kusht a priori që secili pjesëmarrës të japë diçka pa marrë gjë, kësisoj mund të marrë pjesë në lojën jap-e-marr. Që të ndodhë këmbimi në treg, duhet të ketë subjekte që marrin pjesë në paktin simbolik bazik dhe shpalosin besim rrënjësor. Sigurisht që tregu është sfera e mashtrimit dhe gënjeshtrës egoiste: sidoqoftë, siç na mëson Jacques Lacan-i, një gënjeshtër funksionon atëherë kur e paraqet veten dhe besohet si e vërtetë – çka do të thotë se dimensioni i së Vërtetës duhet të jetë vendosur tashmë.

teta me ta. Kjo shoqëri e atomizuar, në të cilën kemi kontakte me të tjerët pa hyrë në marrëdhënie të vërteta me ta, përbën parakushtin e liberalizmit. Problemi i organizimit të shtetit nuk mund të zgjidhet “edhe për një skotë djajsh,” siç i quante Kanti – ideja se ky problem mund të zgjidhet përbën momentin kyç i utopisë liberale. Referimi kantian ndaj “një skote djajsh” duhet lidhur me një tjetër aspekt të mendimit të tij etik. Sipas Kantit, nëse pas mbytjes së anijes dikush gjendet në det bashkë me një tjetër pranë një cope druri lundruese

që mund të mbajë vetëm njërin prej tyre, konsideratat morale nuk kanë më vlerë – nuk ka ndonjë ligj moral që më ndalon së luftuar deri në vdekje me të mbijetuarin tjetër për vendin mbi trap; mund t’i hyj kësaj pune pa u ndëshkuar moralisht. Mbase këtu gjendet kufiri i etikës kantine: po sikur njëri të ishte i gatshëm të sakrifikohej për hir të dhënies tjetrit të mundësisë për të mbijetuar – dhe për më tepër, ta bënte këtë i pashtyrë nga arsye patologjike? Meqenëse nuk ka ndonjë ligj moral që më urdhëron ta bëj këtë, a do të thotë kjo se një akt i tillë nuk bart kurrfarë statusi etik? A nuk tregon ky përjashtim i çuditshëm se egoizmi i pamëshirshëm, kujdesimi për mbijetesën dhe përfitimin personal – domethënë se ngrehina etike mund të mbahet në këmbë vetëm nëse presupozojmë heshtazi imazhin “patologjik” të njeriut si egoist utilitarist i pamëshirshëm - përbën presupozimin e heshtur “patologjik” të etikës kantine? Në të njëjtën mënyrë, ngrehina politike kantine, nocioni që ai ka mbi pushtetin ligjor ideal, mund ta mbajë veten në këmbë vetëm nëse presupozojmë heshtazi imazhin “patologjik” të nënshtetasve të këtij pushteti si “skotë djajsh.” Siç e kam përmendur tashmë, sipas Kantit mekanizmat që do të sillnin paqen shoqërore janë të pavarura si nga vullneti i individëve, ashtu edhe nga vlerat e tyre: “Garantuesja e paqes së përhershme s’është hiç më pak sesa artistja e madhe, natyra (natura daedala rerum). Në kursin e saj mekanik shohim se ajo ka për qëllim krijimin e harmonisë mes njerëzve, përkundër vullnetit të tyre, e madje përmes kundërshtive të tyre.” Kjo është ideologji e kulluar. Mund të pretendohet se nocioni i ideologjisë u mundësua vetëm në universin liberal, përmes bërjes së dallimit themelor midis njerëzve të zakonshëm të zhytur në botët e kuptimit të tyre – të (asaj që prej këndvështrimit modern i ngjan) ngatërrimit të fakteve me vlerat – dhe vëzhguesve të paanshëm dhe racionalë që janë të zotë ta perceptojnë botën ashtu siç është, pa paragjykime morale – si një mekanizëm të rregulluar nga ligje (pasionesh) ngjashëm me çdo mekanizëm tjetër natyror. Vetëm në këtë univers modern shoqëria shfaqet si objekt i një eksperimenti të mundshëm, si një fushë kaotike mbi të cilën mund (dhe duhet) zbatuar paraprakisht një teori apo shkencë e çliruar nga vlerat – një “gjeometri pasionesh” politike, ekonomi apo shkencë racore. Ideologjinë e kulluar e mishëron vetëm ky pozicion modern i shkencëtarit të çliruar nga vlerat që i qaset shoqërisë sipas të njëjtës mënyrë që shkencëtari natyror i qaset natyrës, dhe jo sjellja spontane e përvojave jetësore kuptimplota që prej shkencëtarit hidhen poshtë si bashkësi paragjykimesh supersticioze – është ideologji pasi imiton formën e shkencave të natyrës pa qenë vërtet e tillë.


10ANALIZE

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Shpërndarja e fajit

Albin Kurti

M

ë 24 korrik të vitit 2006 patën filluar negociatat me Serbinë për statusin e Kosovës. Që prej shkurtit të atij viti po zhvilloheshin negociatat për çështjet teknike jostatusore dhe rreth pesë muaj më vonë ato negociata u shndërruan në negociata politike për statusin e Kosovës. Pra, negociatat për çështje teknike po shërbenin vetëm sa për ta relaksuar situatën dhe për ta përgatitur terrenin për negociatat drejt përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Me ato negociata u ulën palët në tavolinë pa kushte për Serbinë dhe lansuan negociatat për çështjet e brendshme të Kosovës, ani pse thuhej se ato ishin vetëm çështje teknike. Të ashtuquajturat negociata për çështje teknike ishin tërësisht të instrumentalizuara në funksion të asaj që do të pasonte - negociatat politike. Më 24 korrik 2006, i gjithë Ekipi

i Unitetit për negociata me Serbinë pat udhëtuar për Vjenë duke i nisur kështu negociatat për statusin politik të Kosovës. Po të fillonin menjëherë negociatat politike ato s’do të mund të fillonin sepse kundërshtimet do të ishin të ashpra. Prandaj njëherë u preferuan negociatat për çështje teknike në mënyrë që negociatat si të tilla të instalohen e mandej të ‘avancohet’ karakteri i tyre në politike. Nuk është ndryshe as kësaj radhe. Disa gjëra nuk kuptohen ose kuptohen me vonesë për shkak se janë gjëra të njohura, të vjetra por të harruara. Përsëritja është maskuese e vetvetes. Bisedimet e deritanishme në Bruksel midis Kosovës e Serbisë po synojnë të hyjnë në një fazë të re e cila i rikuptimëson ato. Edhe njëherë po përgatitet terreni që të kalohet prej bisedimeve teknike te ato politike me Serbinë. Në vitin 2006 negociohej për statusin e Kosovës, ndërsa në vitin 2012 mëtohet të negociohet për sta-

tusin e veriut të Kosovës. Meqë tash nuk ka Ekip të Unitetit, kjo mungesë po kompensohet me rezoluta të ndryshme në Kuvendin e Kosovës ku përfshihet edhe një pjesë e opozitës. Kësisoj, Qeveria e Kosovës nuk e shfrytëzon Kuvendin e Kosovës vetëm për legjitimime posteriori të vendimeve e qëndrimeve të saj, por edhe për legjitimitet a priori të orientimeve që planifikon t’i ndërmarrë. Me rezolutën e fundit që kinse i jep fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës po sajohet një konsensus shumëpartiak për fillimin e negociatave politike me Serbinë për veriun e Kosovës. Në tavolinë do të jetë interpretimi maksimalisht gjeneroz për Serbinë i Planit të Ahtisaarit, por edhe gjashtëpikëshi i Ban Ki-moon-it e katërpikëshi i Boris Tadiqit. Shqetësimi kryesor i Qeverisë së Kosovës nuk do të jetë niveli i autonomisë për veriun dhe as lloji i statusit special atje, por gjetja e mënyrave më të so-

fistikuara për shitjen te populli i Kosovës i atyre solucioneve makabër. Niveli i autonomisë e tipi i statusit special do të avancohen varësisht se çka do t’ua marrë mendja qeveritarëve kosovarë se do të mund të shitet te populli i Kosovës. Konsensusi shumëpartiak sikurse ai i së martës në Kuvendin e Kosovës do të etablohet si metodë për izolimin e kritikuesve dhe kundërshtarëve të negociatave më të reja me Serbinë e të cilat atakojnë drejtpërsëdrejti territorin e Kosovës dhe funksionimin e shtetit të Kosovës. Rezoluta e 31 janarit ishte një mashtrim i madh. Këtë rezolutë të Kuvendit të Republikës së Kosovës Qeveria do ta përdorë e shfrytëzojë pikërisht për ta anashkaluar Kuvendin në pazaret e saj me Serbinë që na e zbehin Republikën e shtetit tonë dhe ia rrudhin territorin asaj. Por, jo vetëm kaq. Në emër të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë po hiqet e vetmja instancë ndërkombëtare në shtetin e

Kosovës që e njeh pavarësinë e Kosovës - Zyra Civile Ndërkombëtare. Ndërkohë, KFOR-i, EULEX-i e madje edhe UNMIK-u do të vazhdojnë të mbesin në Kosovë me po të njëjtin mandat të tyre që nuk njeh as kufizime në kohë dhe as në lloj. Natyrisht që Kosova duhet të ketë pavarësi të plotë dhe të pakushtëzuar. Natyrisht që mbikëqyrja e pavarësisë duhet të përfundojë. Mirëpo, është hipokrizi të thuhet që po përfundon mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës teksa po hiqet veçse ndërkombëtari i fundit nga sistemi në Kosovë i cili e pranonte pavarësinë e Kosovës. Të hiqet ZCN-ja gjersa mbesin EULEX-i e UNMIK-u nuk kemi kurrfarë eliminimi të mbikëqyrjes së pavarësisë por vetëm eliminim të mbikëqyrësve që e njihnin pavarësinë të cilën e mbikëqyrnin. Te pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, Qeveria aktuale po e heq më parë se mbikëqyrjen e pavarësisë vetë pavarësinë e mbikëqyrur.


ANALIZE 11  

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Gjeopolitika e gazsjellësve dhe politika shqiptare e “gazit të botës” Gentian Bala

S

hqipëria nuk ka peshë por as politikë të jashtme Në një lajm të ditëve të fundit bëhet e ditur që GAZPROMi ka anashkaluar Shqipërinë dhe Maqedoninë në projektin gjigand me emrin “Southstream”, i cili parashikohet të nisë në dhjetor të 2012-ës. Lajmi nuk duhet të habisë më askënd, në 30 vitet e fundit politika e jashtme shqiptare ka pësuar dobësim të vazhdueshëm deri në fishkjen përfundimtare të saj me diletantizmin, në rastin më të mirë, të qeverisë Berisha. Por rëndësia që kanë projektet e furnizimit me gaz dhe naftë, në peshën politike të ardhshme të shteteve nuk duhet të na lënë indiferentë. Jo më kot vërehet që jashtë këtij projekti ka mbetur edhe Turqia. Agresiviteti i politikave të jashtme të Erdoganit dhe ritmet e larta të rritjes ekonomike, e vendosin Ankaranë në pozita të forta në arenën ndërkombëtare dhe lajmi më i i bujshëm pra, nuk është anashkalimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë por ai i Turqisë.

Evropa është e etur për Energji

Jo më larg se 3 vjet më parë kontinenti plak u përball me një krizë të rëndë energjetike e cila rrezikoi të zhyste në terr shumë kryeqytete të Evropës. Arsyeja ishte konflikti mes qeverisë së atëhershme të Ukrainës dhe Gazpromit. Një prej arterieve kryesore të furnizimit të kontinentit me energji kalon nga Ukraina dhe mbyllja e rubinetit të gazit si presion ndaj Kievit rrezikoi të linte në mëshirë të dimrit 500 milionë evropianë. Në perspektivë e vetmja mënyrë që situata të ngjashme të mos përsëriten është gjetja e burimeve alternative të furnizimit. Mundësitë janë; Libia, e cila edhe sikur të mos ishte përballur me një luftë civile të përgjakshme nuk mundet e vetme të shuajë etjen e Brukselit për energji; Irani i cili për sa kohë do të vazhdojë projektin e tij bërthamor dhe përplasjen me thuajse të gjithë komunitetin ndërkombëtar, nuk përbën një alternativë të besueshme; Turkmenistani, i cili në një lojë aleancash ia

ka shitur të gjitha rezervat e naftës dhe gazit Rusisë (kjo e fundit nuk ka nevojë dhe është eksportuesja më të madhe) dhe në fund Azerbajxhani alternativa e tretë pas Rusisë dhe Libisë.

NABUCCO dhe Tirana

Në situatën aktuale, gjeopolitika e furnizimit të Evropës me energji është e ndarë në dy pole. Në njërën anë qëndron Moska, e cila ka burime thuajse të pashtershme energjetike mbi të cilat ka ngritur gjithë fuqinë e saj ekonomike. Për të mos pasur probleme me shtete si Bjellorusia dhe sidomos Ukraina, ku kalojnë tubacionet e eksportimit të gazit, Rusia ka filluar tashmë ndërtimi i rrugëve alternative të furnizimit “North stream” dhe “South stream”. Ky i fundit do të kalojë në Bullgari dhe që këtu njëra degë do të drejtohet në Greqi e më pas në Itali dhe tjetra nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë do të kalojë në Evropën qendrore. Në anën tjetër qëndron Washingtoni, i cili nuk ka interes që të krijohet një varësi kaq e madhe e Brukselit nga Moska. Prandaj është ideuar alternativa amerikane e gazsjellësve rus e cila mban emrin NABUCCO, dhe kalon nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia, Greqia dhe nëpërmjet një dege të saj edhe nga Shqipëria nëpërmjet të anatemuarit Korridori 8. Pra NABUCCO amerikan si konkurrent i drejtpërdrejtë i Southstream-it rus. Është e qartë që interesi i Shqipërisë si në aspektin ekonomik ashtu edhe ne atë gjeopolitik është të mbështesë arterien amerikane. Por për çudinë e të gjithë partnerëve, por edhe të lojtarëve të tjerë ndërkombëtarë, qeveria Berisha lidhi një aleancë të pashpjegueshme me GAZPROM-in duke anuluar akordet e qeverive paraardhëse për projektit AMBO, pjesë integrale e NABUCCO-s. Zëdhënësi i Kryeministrisë asokohe na siguroi të gjithëve, ashtu siç siguron vazhdimisht drejtësi dhe demokraci, se interesat e GAZPROM-it janë që tubacionet e gazit të kalojnë një copë herë edhe nga Shqipëria, dhe ne pak nga mungesa e interesit e pak nga naiviteti e

besuam, ashtu siç besojmë që jemi një mini-superfuqi energjetike në rajon.

Fitorja e Rusisë

Por si funksionon financimi i një projekti me të tilla përmasa? Mundësitë e financimit janë dy: E para dhe më e mundshmja është autofinancimi i gazsjellësit. Kjo ndodh kur kompania që nxjerr lëndën djegëse në treg është e interesuar që ti ndërtojë vetë tubacionet e nevojshme për transportin. Operacion që ka kosto të larta financiare, por që një kompani e fuqishme nafte, si GAZPROM-i, e cila gëzon edhe mbështetjen shtetit rus që zotëron shumicën e aksioneve, mund ta përballojë pa shumë vështirësi. Mundësia e dytë është financimi i gazsjellësit nga një shtet ose grup shtetesh që mbrojnë interesa të veçanta eko-

nomike dhe gjeopolitike. Ky opsion është më i vështirë, pasi kërkon një sakrificë financiare nga shtetet që e ndërmarrin, duke qenë se nuk ka një ndërmarrje private të gatshme për ta financuar tërësinë projektit. Që nga kuptohet se projekti i cili ka më shumë mundësi të jetë i suksesshëm është ai rus.

Politika patriotike

Le të kthehemi te lajmi i ditës dhe indiferenca me të cilën e pritën mediat dhe opinioni publik. Për të mos i futur të gjithë në një thes po përmend edhe “habinë” me të cilën e pritën lajmin ata pak të interesuar. Këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, mjafton të shohësh se si politika e jashtme e vendit tonë drejtohet nga diletantë. Interesat e Shqipërisë jo vetëm nuk mbrohen por as nuk njihen se cilat janë e në ç’drejtim çojnë.

Shpesh herë kush merret me negociata të rëndësishme bilaterale dhe multilaterale, nuk njeh as historinë e Shqipërisë e as atë të vendeve fqinj, dhe këtu e kam fjalën për atë historinë bazë që studiohet në shkollat e mesme e asgjë më tepër. Mjafton të përmendim “gafën” me Greqinë dhe çështjen e kufirit detar. Përulësia përpara kolegëve të tyre të huaj është sa e neveritshme aq edhe matematike dhe s’ka si të jetë ndryshe. Patriotizmi i diplomatëve tanë është reduktuar në atë pak çfarë mban një portofol dhe diplomacia e tyre në allishverish të rëndomtë tregtari e cila përfundimisht e shpie Shqipërinë drejt nënshtrimit. Po akoma më e zymtë panorama bëhet nëse këta diletantë drejtohen nga një Kryeministër i cili në rastin më të mirë vë interesat personale mbi ato kombëtare...Në rastin më të keq, zoti qoftë me ne!


12 OPINION

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Drejtësia në agoni! Elvan Muça

L

ehtësisht mund të kuptohet që Shqipëria i ka dhënë një tjetër nocion drejtësisë, e madje ajo është lehtësisht e zëvendësueshme me fjalën padrejtësi. Shqipëria është kthyer në vendin mjeran ku të legjitimosh padrejtësinë është modë e ta ndëshkosh atë është tabu. Përditë e më shumë na shohin sytë skena, ngjarje e situata ku drejtësia shqiptare nuk po arrin të bëjë atë që duhet të bëjë, por futet në një qorrsokak e labirint të pazgjidhshëm, sa i largohet pafundësisht qëllimit të saj, bërjes së drejtësisë. Dora e politikës e ka shtrënguar aq shumë fytin e drejtësisë, sa kjo e fundit tashmë merr frymë me vështirësi, e si në agoni e me sy gjysmë te mbyllur merr vendime që e rrënojnë çdo ditë e më shumë drejtësinë shqiptare. Goditja më e rëndë për drejtësinë erdhi në vitin 2008, ku 15 marsi do të shënonte tërmetin më të rëndë, lëkundjet e së cilës nuk kanë përfunduar ende. Politika u zhyt aq shumë në këtë ditë, sa tanimë fjalët e patriarkut plak nuk mjaftonin për të hedhur përpara syve të shqiptarëve hijen e drejtësisë. Faktet dhe dëshmitë për këtë ngjarje ishin aq të rënda dhe të vërteta sa “bijtë e tij” nuk gënjeheshin më nga fjalët autoritare të “babës”. Nëse deri më tani, patriarku kishte arritur të shuante pothuajse çdo shenjë apo fakt të shtrembërimit të drejtësisë, shpërthimi i Gërdecit ishte alarmi që ai nuk e priste, alarmi që do e bënte për herë të parë seriozisht me dhimbje koke që pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, ishte alarmi që ai nuk po e shuante dot më e zhurma e tij ishte aq e fortë sa buçet edhe sot e kësaj dite. Zhurmën e këtij alarmi e dëgjuan të gjithë, por fatkeqësisht ajo që duhej ta dëgjonte më shumë e injoron atë. Drejtësia shqiptare hesht përballë kësaj buçime çjerrëse e zvarrit ditë pas dite një vendim që do i jepte frymë të gjithë atyre që Gërdeci u mori të dashurit e familjes, do u jepte frymë të gjithëve atyre që Gërdeci i la pa çati në kokë e mbi të gjitha do u jepte frymë të gjithë shqiptarëve, të cilët qoftë edhe për të vetmen herë do të mendonin se në Shqipëri paskërka edhe drejtësi. Por drejtësi nuk ka! Pas kësaj dite, drejtësia në vend mori tatëpjetën. Askush nuk kujdesej më ta fshihte padrejtësinë, vjedhjen e as vrasjen. E nëse më parë këto quheshin krime tani përbëjnë drejtësi. Të vjedhësh nuk habit më askënd, madje ajo quhet zotësi e të vrasësh nuk përbën krim, por akt heroik. Pak më shumë se një vit më parë, gjithkush u

bë dëshmitar i një vjedhjeje të pashoq; shqiptarët panë se si para syve të tyre vidheshin miliona. I bardhë e i zi, i pasur e i varfër, shqiptar e i huaj panë sesi përfundonin paratë e shqiptarëve të varfër, por qe skena iliriane jepte përshtypjen e një Shqipërie të pasur, ku 7 përqindëshi e 700 mijë eurot ishin thjesht fjalë goje. Një tjetër kambanë i jehoi mbi kokë plakut Sali, i cili nxitoi të thoshte fjalën e tij për këtë ngjarje të paprecedent; siguroi se do të jepte të gjithë mbështetjen e tij në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Drejtësia i hyri sërish labirintit të saj për gjykimin e një çështjeje, e cila në çdo vend tjetër me një demokraci të shëndoshë, do të përbënte një çështje të zgjidhshme me lehtësi. Por për habinë e të gjithëve, në Shqipëri nuk ndodhi kështu. Gjykata jonë pa drejtësi aty ku të gjithë shikonin vjedhje, gjykata jonë nuk pa padrejtësi aty ku të gjithë shikonin një krim të tmerrshëm. Provat e pakundërshtueshme me zë e figurë, drejtësia jonë

i konsideroi të manipuluara e të pamjaftueshme për t’i dhënë qoftë edhe një dënim minimal personit që vodhi shqiptarët në sy të të gjithëve. Edhe këtë herë drejtësia dështoi! Kambana që kumboi më fort në veshët e pushtetit ishte ajo e 21 janarit të vitit që lamë pas. Në këtë ditë, katër protestues të varfër e të pafajshëm dhanë jetën që kishin, duke tentuar të kërkonin një jetë më të mirë. Në bulevardin e dëshmorëve, ranë dëshmorë 4 te tjerë. U vranë me gjakftohtësinë më të madhe nga pushkët e një pushteti në alarm, që i trembet fuqisë së popullit të mbytur nga varfëria e nga kushtet mjerane të jetesës. Gurëve të popullit, pushteti iu përgjigj me plumba e në këtë përballje tërësisht të pabarabartë dihej dhe rezultati tragjik që u mor vesh vetëm disa minuta më vonë. Kryeministri në panik duhej medoemos ta shmangte këtë revolte popullore me çfarëdolloj mënyre; ishte mënyra e vetme që pushteti i tij të zgjaste akoma më shumë qëndrimin në krye të

këtij vendi. Me një skenar të mirëpërgatitur patriarku ynë do i kishte shmangur çdo përgjegjësi vetes e gardistëve të tij heronj, po të mos kishin qenë pamjet vizive të mediave, të cilat zhveshën e nxorën në dritë çdo përpjekje të mbrapshtë për t’i konsideruar vrasjet skena të përgatitura nga brenda turmës. Pamjet treguan qartë se plumbat kishin dalë nga brenda kryeministrisë e që nga aty do duhej të kishin dalë edhe përgjegjësit, por në një vend aspak normal nuk mund të ndodhin gjëra normale. Drejtësia vazhdon të mos bëjë drejtësi. Edhe sot, ku ka kaluar më shumë se një vit nga ngjarja e rëndë, asgjë nuk ka ndodhur. Përgjegjësit gjenden ende të lirë e të mbrojtur nga streha e pushtetit. Dëshpërimisht drejtësia jonë përpiqet të bëjë një hap të drejtë, por dora e ashpër e pushtetit të dhunës vazhdon ta shtrembëroje rrugën e saj duke e çuar gjithmonë në drejtimin e gabuar. E në rrugën e shtrembër të ndjekur nga drejtësia, protestuesit e

varfër dalin puçistë e gardistët vrasës dalin heronj të kombit. Familjarët e të vrarëve presin drejtësi. Ndoshta ajo do te vijë një ditë a ndoshta mund të mos vijë kurrë. Deri në momentin që ajo te vijë, familjarët e të vrarëve do të vriten e do të vazhdojnë të rivriten. Mosvendosja e drejtësisë për ta është dhimbje e shtuar. Sërish drejtësia dështoi, edhe aty ku provat ishin të qarta e mundësitë për të triumfuar të mëdha! Çdokush ndihet i shqetësuar për atë çka po ndodh me drejtësinë shqiptare. Humnera në të cilën ajo po bie, po bëhet gjithnjë e më e thellë. Shtrëngimi nga duart e pushtetit po bëhet gjithnjë e më i fortë dhe mundësitë e drejtësisë për t’u liruar gjithnjë e më të pakta. Në çështjet politike, ajo po bëhet inekzistente. Aty ku fut duart pushteti e politika, drejtësia nuk quhet më drejtësi e ajo bëhet e paaftë të marrë vendime të drejta. Duhet bërë diçka shpejt për ta rikthyer ne jetë, përndryshe mund ta humbasim përgjithmonë drejtësinë. . . !


ANALIZE 13  

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Gërdeci, shëmbëlltyra e kapitalizmit primitiv “made in Albania”.

Elvin Nuri

U

në ende nuk e kuptoj se ku qëndron përgjegjësia ime për shpërthimin e Gërdecit. Komanda e Forcës se Bashkuar nuk kishte asnjë detyrë kontraktimi, monitorimi dhe mbikëqyrjeje në ish repartin e tankeve, sepse Ministria e Mbrojtjes e kaloi këtë objekt ne përdorim të një subjekti privat” -Gjeneral Spahiu në gjyqin e Gërdecit. “Jam i akuzuar vetëm e vetëm se kam qenë në detyrën e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe pjesë e grupit që ka punuar në atë kohë në shtab, duke u ndodhur në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”. - Gjeneral Agim Lala në gjyqin e Gërdecit. Kështu përfaqësuesit e shtetit mundohen të “lajnë duart” përpara drejtësisë mbi ngjarjen e shekullit. Ngjarje që u eklipsua tragjikisht nga vrasjet e 21 janarit ende pa u dhënë një verdikt, ende pa parë në bankën e të akuzuarve përgjegjësit realë. Ata që me firmën e tyre ishin të aftë të legalizonin shfrytëzimin e minorenëve, grave dhe burrave të pakualifikuar e të varfër me paga mizerabël për qëllim të një trafiku armësh me përmasa e partner që i kalojnë kufijtë e Shqipërisë e ndoshta dhe të vetë imagjinatës sonë. I citoj këto dy deklarata të dhëna në gjyqin e Gërdecit sepse më duken prova të qarta që vërtetojnë disa bindje të mia: Në radhë të parë mendoj seriozisht se sistemi ynë qeverisës (nëse mund ta quaj sistem) ngjason me një piramidë plot e përplot me individ të paaftë në bazament e me disa entitete tinëzare, akoma të pa zbuluar mirë, në majë. Në këtë han “tifozësh” në formë piramide bëhet në mënyrë konstante një luftë e brendshme, ku individë që i përkasin bazës (së piramidës parti) me anë të favoreve e ryshfeteve mundohen të ngjiten lart e më lart pa ndjenjën e përgjegjësisë, pa këllqet dhe potencialet intelektuale për të pasur në duar jetën e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë apo me handikape qytetarie për të përfaqësuar imazhin e këtij vendi që mundohet të aspirojë për diku. Në një realitet abstrakt do thoja. Gjithmonë ja arrijnë qëllimit dhe në mënyra aq sa qesharake dhe tragjike për fatin e këtij kombi bëhen pre dhe kukulla të “entiteve tinëzare” deri në pikën që përgjegjësia për

vdekjen e 26 personave në Gërdec i mbetet “vendit të gabuar” dhe “kohës së gabuar” apo një “subjekti privat”. Dhe ja ku preket plaga që na dhëmb më shumë...”Subjekti privat” si një derë emergjence për çdo burokrat apo ministër që pasi firmos një kontratë, vendos dhe në dispozicion të gjitha resurset në shërbim të këtyre subjekteve (herë reale e herë fiktive) duke krijuar një imazh të botës pa na përfshirë në të, përveçse si objekte zhvatjeje. Na është bërë e ditur këto vitet e fundit se shteti shqiptar refuzon të jetë

ndërmjetës midis lirive e të drejtave të njeriut dhe interesave puro ekonomike të shumë “subjekteve private”. Jo vetëm kaq, por shumë shpesh na shtyn dhe me forcë në gojën e ujkut që ka marrë përmasa globale. Shembuj ka tepër, nga Bulqiza e minatorëve deri në Gërdec. Ju quheni si të doni. Unë do e konsideroja si vërtetim të jetëgjatësisë permanente krizë pas krize të asaj që quhet kapitalizëm primitiv. Qytetarë e fshatarë, punëtorë, profesionistë të lirë(në zhdukje) dhe punonjës të administratave shfrytëzohen e

zhvaten në emër të një meritokracie arbitrare. Përballen me realitetin e ashpër “Glokal” të një kapitalizmi primitiv “made in Albania” i përkrahur nga politika ekonomike që varfërojnë të varfrit e pasurojnë ata,”Tinëzarët” Gjendja degradon deri në pikën ku nën shënjestër vihet dhe universiteti i cili pasi është gjymtuar e keqmenaxhuar me vite, rrezikon ekzistencën e pavarur në shërbim të privatit. Kthehem tek Gërdeci për të nënvizuar se si kjo mënyrë qeverisjeje

shet mbi e nën dorë resurset tona duke degëzuar rrymën e përfitimeve ekonomike drejt luksit të ministrave tanë për të bërë zhurmë e për të fshehur lojtarë të tjerë në “lojë”. Gërdeci nuk duhet harruar, por duhet mbajtur si shembull konkret i babëzisë mizore që shkakton 26 viktima pa bërë dallim moshe apo gjinie. Gërdeci duhet ngulitur në ndërgjegjen tonë si dëshmi konkrete e indiferencës dhe bashkëpunimit të kësaj tipologjie qeverisjeje me “subjekte private”, haptazi, kundër të drejtave dhe lirive tona.


14 HISTORI

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Përse Gomari kërkon të bëhet Kalë? Erald Deliu

D

itët e fundit kam dëgjuar e lexuar në media rreth thirrjeve e këngëve fyese që fqinjët tanë sllavo-maqedonas u kanë thurur shqiptarëve. Them sllavo-maqedonas pasi dihet qe kjo popullsi flet një degëzim te bullgarishtes së vjetër dhe është popullsi me prejardhje sllave qe vetëquhet si pasardhëse e maqedonasve antikë. Për të kuptuar se pse fqinjët tanë maqedonas thurin këngë dhe fyerje ndaj shqiptarëve lipset të hulumtojmë thellë në historinë e këtij populli. Këtu nuk e kam fjalën për historinë antike të Maqedonisë, por në fillimin e kontestimeve ndaj sllavo-maqedonasve dhe popullsive te tjera etnike që jetojnë ne territoret e sotme te Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Fillimet e kontestimeve rreth Maqedonisë datojnë që në mesin e viteve ’70 të shek. XIX. Në fillim serbët dhe bullgarët duke ndjekur politikën e Rusisë, interesimin dhe përkrahjen e saj ndaj tyre, nisën trazirat dhe shpallën kërkesë për pavarësi nga Perandoria Osmane . Kështu Rusia do t’i shpallte luftë Turqisë, kjo do të çonte në thellimin e krizës. Me përfundimin e luftës ruso-turke, Maqedonia do të njohë momentin kryesor të kontestimeve rreth saj. Rusia fituese do të përcaktonte rregullat e lojës në Traktatin e Shën Stefanit, i mbajtur në mars 1878. Kostoja e humbjes se Perandorisë Osmane do të pasonte në krijimin e një shteti të ri bullgar, të zgjeruar në territoret e Maqedonisë së sotme Vendimet e marra në Kongresin e Berlinit për Ballkanin i zhgënjyen mjaft vendet e këtij të fundit. Rikthimi i territoreve të Maqedonisë, Perandorisë Osmane, prishi projektet e Bullgarisë së Madhe së Shën Stefanit, pra dëmtoi krijimin e një blloku bullgar të sponsorizuar nga Rusia. Pas kthimit të Maqedonisë në Perandorinë Osmane territoret e saj u bënë fushëbetejë, ku përplaseshin interesat e Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe të Fuqive të Mëdha. Fill pas kongresit do të fillonin revoltat, organizimet revolucionare, ritmi i të cilave sa vinte dhe shtohej. Maqedonia kthehet kështu, në temën e kërkimeve gjuhësore, etnike, antropologjike dhe historike, ku shkenca vendoset në shërbim të propagandës. Bullgaria, e cila sh-

faqej si përkrahëse e reformave nga Porta e Lartë, nisi lëvizjet taktike për Maqedoninë nëpërmjet formave të ndryshme të propagandës dhe mbështetjes financiare. Në viti 1911 u thellua kriza ballkanike, e cila nxiti vendet e Ballkanit të krijonin aleanca mes tyre kundër Perandorisë Osmane. Megjithë vështirësitë dhe mosmarrëveshjet për territoret e Maqedonisë, më 13 mars 1912 u arrit aleanca serbo-bullgare e mbështetur nga diplomacia ruse. Edhe pse Bullgaria dhe Serbia arritën që të krijojnë aleancë, antagonizmat që ekzistonin mes tyre dhe Greqisë për territoret e Maqedonisë nuk do të zbeheshin, qoftë edhe me marrëveshje formale mes tyre. Çështja e Maqedonisë shkaktoi ato që sot njihen si luftërat ballkanike, të cilat destabilizuan marrëdhëniet ndërkombëtare në të gjithë Evropën Juglindore. Lufta e Parë Ballkanike shpërtheu më 18 tetor 1912, pasi u arrit marrëveshja mes vendeve ballkanike: Serbi, Bullgari, Greqi, Mali i Zi, të cilat kishin edhe mbështetjen e Antantës kundër Perandorisë Osmane. Vetëm pas disa javësh Maqedonia iu nënshtrua kontrollit të Aleancës Ballkanike. Me shpërthimin e Luftës së Dytë Ballkanike ushtria bullga-

re arriti të pushtonte pjesën më të madhe të territoreve maqedonase. Epilogu i Luftës së Parë Ballkanike u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Vendimet e kësaj konference dhe presioni austro-hungarez e detyruan Serbinë të tërhiqej nga Shqipëria, gjë që bëri që ajo t’i drejtohej tashmë Maqedonisë. Në këtë kohë Serbia dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje tjetër të fshehtë mes tyre, kundër Bullgarisë, për t’i marrë asaj territoret që zotëronte në Maqedoni, gjë që shkaktoi tjetër konflikt për Maqedoninë me ish-aleaten e tyre. Lufta e Dytë Ballkanike përfundoi me 13 gusht me Paqen e Bukureshtit, ku u caktuan kufijtë e rinj në Ballkan. Vendimi kryesor i kësaj konference kishte të bënte me statusin e Maqedonisë, e cila u nda në tri pjesë: mes Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë, akt ky që u konfirmua edhe me Traktatin e Versajës në vitin 1919. Në prag të Luftës së Parë Botërore të dyja blloqet ndërluftuese: Antanta dhe Aleanca Tripalëshe i ofronin Bullgarisë territoret e Maqedonisë. Antanta i propozoi Trakën dhe Maqedoninë, por Bullgaria vendosi të mbante anën e Fuqive Qendrore në luftë. Kështu ajo hyri në aleancë

më Gjermaninë, Austo-Hungarinë dhe Perandorinë Osmane dhe arriti që më ne fund të pushtonte Maqedoninë. Lufta e Madhe nxori në pah dhe thelloi konkurrencën e egër mes Serbisë dhe Bullgarisë, të nisur që me Kongresin e Berlinit. Bullgaria e shtriu ushtrinë e saj në tërë territoret e Maqedonisë gjatë tre viteve të pushtimit të saj, që zgjati prej vitit 1915 deri në vitin 1918. Më 1 janar 1918 u zyrtarizua shpallja e Mbretërisë Serbo-KroateSllovene, në kuadër të së cilës bënte pjesë edhe Maqedonia, e cila u quajt Banovina e Vardarit. Krijimi i saj nuk ishte në përputhje më strukturën etnike, duke pasur parasysh se në Banovinë e Vardarit nuk ekzistonte vetëm një komb. Gjatë viteve të ekzistencës së mbretërisë, dhe më vonë duke filluar që nga viti 1918, Maqedonia nuk përfitoi asnjë status të veçantë në kuadër të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve, Sllovenëve. Kjo mbretëri nuk njohu as gjuhën dhe as popullin maqedonas. Ndarja territoriale e Maqedonisë në Bukuresht kishte lënë çështjen e saj të hapur edhe të pazgjidhur. Edhe në periudhën që do të vijonte mes dy luftërave botërore, Bullgaria, Serbia dhe Greqia do të kontestonin identitetin maqedonas

Pretendimet bullgare ndaj Maqedonisë nuk përfunduan me Luftën e Parë Botërore, madje ato u shtuan veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve 1941-1944 Sofja u pozicionua përkrah aksit Romë –Berlin dhe u kompensua me marrjen e Maqedonisë së Vardarit, të cilën e konsideronte si territor të saj. Edhe në këtë periudhë politika bullgare ndaj territorit të Maqedonisë lidhej me rikthimin në idetë e Shën Stefanit. Veprimet e qeverisë bullgare në Maqedoni krijuan probleme edhe në marrëdhëniet mes Partisë Komuniste Jugosllave dhe asaj bullgare. Rezistenca maqedonase u organizua në bashkëpunim me partizanët e Titos. Lindja e Jugosllavisë më 29 nëntor 1947 shënoi dhe njohjen e popullit maqedonas. Maqedonia fitoi për herë të parë të drejtën e qeverisjes. Ky vendim nxjerr jashtë loje përpjekjet e mëtejshme të Bullgarisë për Maqedoninë. Në vitin 1991 kur Maqedonia u shkëput përfundimisht nga Ish-Republika Federale e Jugosllavisë duke shpallur pavarësinë me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë, lind edhe kontestimi i Greqisë ndaj emrit të saj.


HISTORI 15  

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Me lindjen e problematikës së emrit, këto dy vende i kontestojnë pareshtur historinë njëri-tjetrit, por siç dihet historia prek të gjitha dimensionet duke përfshirë identitetin apo përkatësinë territoriale. Historianët dhe studiuesit maqedonas mbrojnë tezën se kur sllavët erdhën në Ballkan në shek. VI-VII, grekët e lashtë ishin larguar nga Greqia dhe të tjerë u vendosën në vendin e tyre. Ata e braktisën Greqinë në shek IV, por paraardhësit e maqedonasve antikë mbetën në të gjithë Maqedoninë që ishte në atë periudhë provincë romake. Sipas tyre këta maqedonas u asimiluan nga sllavët duke u bërë kështu në ditët tona pasardhësit e maqedonasve antikë. Sipas tyre Maqedonia nuk ka qenë kurrë greke, as në periudhën romake, kur ajo dhe Greqia ishin koloni romake dhe as më vonë . Për maqedonasit e sotëm emri Maqedoni i përket vendit dhe njerëzve dhe heqja e këtij emri do të thotë për ta vetëm mohim identiteti. “Po të humbasim këtë emër ne humbasim identitetin tonë…Nëse mbetemi pa emër, pra pa identitet do të ringjallen orekset e vjetra”, shprehej ish-presidenti maqedonas Gligorov. Çështja për emrin ka rrënjë të thella që lidhen me Maqedoninë antike, identifikimin e maqedona-

sve të sotëm me historinë antike të Maqedonisë gjeografike. Të gjitha këto lidhen me frikën e ngjalljes së aspiratave sllave për Greqinë Veriore dhe daljen në ujërat e ngrohta të Mesdheut, të cilat u mbështetën në Paqen e Shën Stefanit. Nëse pala greke do të pranonte emrin ‘Maqedoni’, ajo do të legjitimonte kontestin më të madh me vendin fqinj, duke pranuar kështu se trashëgimia antike e Maqedonisë do t’i takonte Maqedonisë aktuale politike. Sipas Prevalakis, Maqedonia ishte epopeja e Aleksandërit te Madh dhe qytetërimit helen. Grekët e konsiderojnë këtë periudhë si një ndër kapitujt më të rëndësishëm të historisë së tyre. Krijimi i një vendi të ri që mban emrin Maqedoni perceptohet si uzurpim i kësaj trashëgimie historike Në një analizë të tij Arbën Xhaferi shkruan se maqedonasit e paraqesin popullin maqedonas si një entitet transhedental, gjithëkohor që ka lënë gjurmë të vazhdimësisë gjatë periudhave të ndryshme historike. Sipas Xhaferit ky qëndrim i hap shtegun një lloj imperializmi unikal historik, përmes të cilit përvetësohen të gjitha ngjarjet, personazhet dhe vlerat që janë krijuar nën kuadratin e sotëm gjeopolitik që ndërkombëtarisht njihet me emrin FYROM. Kjo premisë në doktrinën e këtij vendi po

ashtu ka përuruar një metodë paradoksale hulumtuese, që nënkupton projektimin e koncepteve të sotme në të kaluarën. Mbi këtë perceptim ndërtohen teori apo doktrina politike për kërkesa territoriale, aspirata për territoret që sot gjenden në Maqedoninë e Pirinit, të Egjeut madje dhe në disa pjesë të Shqipërisë. Aspiratat territoriale gjithnjë shoqërohen edhe me ato kulturore. Së këndejmi, kjo doktrinë rezulton edhe me përvetësim të personazheve të famshme historike, origjinash të ndryshme, duke filluar nga Leka i Madh, Cirili dhe Metodi, car Samuilli, Skënderbeu e deri të Nënë Tereza. Maqedonia gjeografike nuk ka qenë një entitet shtetëror specifik. Përcaktimi i saj territorial daton që prej Kongresit të Berlinit dhe kufizohej në veri nga Mali Sharr, në lindje nga Pirini, në jug nga Olimpi dhe në perëndim nga Liqeni i Ohrit dhe i Prespës. Ky rajon banohej nga popullsi të ndryshme, si sllavët, grekët, shqiptarët, turqit, vllahët, çifutët dhe ciganët. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX qëndrimi i Evropës pësoi ndryshime sa i përket raportit mes kombit dhe territorit. Përcaktimi i kufijve kishte si bazë kriterin etnik, por pa kërkuar pëlqimin e banorëve të vendit. Kriteri që merrej për bazë për përcaktimin e një kombi ishte kriteri gjuhësor dhe ky ishte

edhe kriteri kryesor, që përcaktoi edhe vendimet e Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919. Pretendimet për autoktoni tregojnë së Greqia dhe Maqedonia kërkojnë të dëshmojnë një ndjenjë përkatësie, legjitimiteti territorial, të cilat prekin shumë dimensione edhe atë të pretendimit për hapësira më të gjera territoriale. Emrat gjeografikë kanë historinë e tyre dhe territoret që përshkruajnë ndryshojnë ndonjëherë, siç është rasti i Maqedonisë antike, por edhe ai i Belgjikës së Jul Çezarit, që nuk duhet ngatërruar me Belgjikën aktuale. Një shembull tjetër përbëjnë turqit, të cilët nuk e kanë turqizuar historinë e Azisë apo të Trojës, ndërsa maqedonasit kërkojnë ta përvetësojnë Maqedoninë Antike. Kur flasim për telashet e Maqedonisë me emrin dhe kombin kemi parasysh inferioritetin maqedonas në kuptimin e identitetit. Nëse analizojmë kontekstet historike, politike, sociologjike vërejmë se maqedonasit e sotëm shoqërohen nga moria e komplekseve. A është e vërtetë që maqedonasit shprehin komplekse të quhen sllavë? Përgjigja është po! Duke marrë parasysh të vërtetat historike, sot mungojnë dokumentet e shkruara për vazhdimësinë e ekzistencës së një kombi maqedon me

përmbajtje gjuhësore, kulturore, etj që mund të kenë të përbashkëta mes maqedonasve antikë dhe të sotëm. Maqedonasit dhe shteti i Maqedonisë duhet të pranojë që tashmë është një shtet multietnik i përbërë nga i përbërë nga shqiptarë, bullgarë, serbë, turq, vllahë dhe trakas. Elita maqedonase vazhdon të këmbëngulë mbi emrin Maqedoni dhe vazhdon të propagandojë gjithfarë enciklopedish dhe tekste të historisë qesharake për të krijuar një identitet kombëtar të paqenë. Pikërisht janë këto mendësi dhe komplekse të elitës maqedonase që po mbajnë peng e po fundosin popullsitë që jetojnë në territoret e Maqedonisë. Për ta mbyllur dua të kujtoj një fabul shumë domethënëse te Ramadan Pasmaçiut të titulluar “Gomari që kërkonte të bëhej Kalë”. Gomari i gjorë kishte komplekse të quhej “Gomar” e kështu vendosi një ditë të ndryshonte emrin në gjendjen civile duke marrë emrin Kalë. Të qenit kalë për gomarin nënkuptonte të qenit e një race të respektuar, luftëtare dhe punëtore, por ai nuk e kishte menduar asnjëherë se të qenit kalë nënkuptonte edhe një barrë më të rëndë pune dhe kështu gomari i gjorë i ngarkuar rëndë sa një kalë u fundos tragjikisht në baltë.


16 ARTE

E mërkurë 8 Shkurt 2012

Vijon nga numri i kaluar Krenar Zejno

U

niteti si njësi dhe një trup njësish Ja, uniteti parti – popull! “Ç’don populli bën partia. Ç’thotë partia bën populli” Populli ka nevojë të hajë. Partia mblidhet të verifikojë, sa nevojë paska populli... dhe vendos konkretisht. Populli brohoret brohoritjet e tij të fuqishme, duartroket duartrokitjet e zjarrta të pëllëmbëve me kallo dhe e ha! Pastaj, përsëri nga e para, me ovacione të mëdha. Një, dy, tre, hopa: aaaaar tiii... eeeer eeeer, jemi gati kudo erë! Unë jam populli, ta zemë! Ti je partia! Unë them që po të mos ishe ti, as unë s’do isha, hiç! Hiçfare! Do më kishin ç’bërë. Hi do më kishin bërë. Hi çbërje, hiç bërje! Se kush më linte mua të isha, po të mos ishe ti! Do të më kishin fshirë nga faqja e dheut! Kot nuk thonë, më mirë mut se i vogël! Kurse ti, siç i ka lezet të madhit, nuk e kursen modestinë tënde, ndaj me fjalë të kursyera i bie shkurt, nga dera e pasme: jeni ju, pa jemi ne! Ju, ti, pra populli, njëjësi njësh me shumësin, Ju: njëri, tjetri; tjetri, njumësin e saj, patatet. Madje, jo vetëm shumësin e patateve mesvete, por edhe më gjerë... patatja edhe bukë edhe gjellë! Gjerë e gjatë, me gjithë shndërrimin, përmbysjen me zor, transformimin në zorrë dhe destinacionin final të këtij revolucioni intestinal e zhardhokor. Kështu, bota, që nën vizionin e Marksit nuk duhej vetëm njohur por ndryshuar, dhe prona private që sipas tij na bën aq të trashë saqë një send e nxjerr në pah veçse kur e kemi, tek ne i shpallej si mejdan publik jashtëqitjes private në terren, rural dhe urban, në mësymje prioritare mbi objektet kulturore, sociale e social-kulturore bashkë, duke mos kursyer gjer dhe objektet e kultit, të cilat qëllimisht suprimuan funksionin e nevojtoreve publike. Ndërkohë që marksizmi pretendonte se mendimi përmes propagandimit të vetes ia mbërrinte të krijonte ndërgjegje, edhe tribuni i vegjëlisë këtejpari mbillte parulla pamundësie demokracie: “Cilido pa frikë dhe me shkronja të mëdha të shprehet konkretisht për ç’mendon ai mbi punën dhe njerëzit”. Një nga gjërat e lidhura me konkreten në mënyrën më fantastike që mund të haset në jetën reale. Mund ta konkurrojë drejt një mundësie të pamundur vetëm tautologjia e antinomisë: Të kursejmë kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht! Sa konkrete e totale, aq e përtejme dhe ideale. Pothuaj parajsore, përveç jashtëqitjes, në të cilën kjo e fundit mbahet e përjashtuar. Ndërsa si precedent mbetej veç ajo parullë famëkeqe varur mbi harkun e portës së hyrjes në Auschwitz: “Arbeit macht frei” - Puna të bën të lirë. E jona, parullë në rastin më të mirë për t’u varur në kremastar të heshtjes, por shpesh edhe për të shpënë tjetrin në litar, pra e ngjashme me atë tjetrën për në

Shije monokulturë – kulturë monoshije: drejt një njësie njëjtësimi njëjësie.

Shikim estetiko-antropologjik mbi kolektivitetin in-dividum socialist. krematorium. Ndryshimi? Ndoshta janë shumë, por njërin prej tyre që ka lidhje edhe me trajtën drejt një njësie njëjtësimi njëjësie, le t’ia lëmë ta thotë ekzistencializmi i Kamysë, në mënyrën e vet të kursyer vërtet e pa shumë fjalë, propagandë: “Në nazizëm xhelatin e duartrokisnin xhelatët, ndërsa në çdo lloj komunizmi viktimat”. Ndërkaq, kolektivi i këtushëm do të shpallte veten në mejdan përmes qitjes jashtë dhe afirmimit të Mbeturinave Ushqimore të Trupit, nga inicialet e së cilës thuhej se rridhte edhe vetë emri i vërtetë i fekales, pjesë e nomenklaturës fekaloide të gjuhës orwelliane që po konstruktohej. Homo novus dhe përmasa hobsiane Vështrimi hobsian mbi njeriun natyror na e bën të ditur se tendencën e vetëmbrojtjes, si një e drejtë natyrore që duhet të mbetet zembereku i vet, nuk duhet t’ia rrëgjosh njeriut; pra, sovrani duhet mos ta synojë të gjithën, pasi kështu rritet rreziku si cenim substancial i njeriut, dhe shpenzimet që lypsen për ta mbajtur nën frerë e dobësojnë pushtetin. Kështu, shteti këtu, kur nuk mund të plotësonte nevojat e Njeriut të Ri, duke e trajtuar atë si natyror dhe për shpëtimin hobsian të tij pa e marrë tërë karkasën homo novus nën pështjellën totale të mbrojtjes, i la atij lirinë të vendoste vetë të paktën kryerjen e nevojave personale

ku të mundte. Duke e katandisur vendin në lëndë materie natyrore pa dinjitet, dhe njeriun të lirë për këtë lloj vetëmbrojtjeje natyrale, në një taban që nivelon gjithçka. Ku edhe gjakmarrja, deri diku e papenetrueshme, me sa duket mbet e tillë jo thjesht për vështirësinë dhe koston e ndërhyrjes prej relievit e botëkuptimit, por ndoshta si tolerancë për fshehjen e vetë asaj mbulese hobsiane të kontrollit kapilar, që i shkul njeriut nga rrënjët thelbin e vet identitar. Por përkujdesja gjer në përndjekje ndaj çdo individi dhe kahja totalitare që do të tentonte atë sociale ku humbet shenja individuale, do të shpinte në rrafshim të njëjësisë: në një njësi njëjtësimi njëjësie. Pra në homogjenitet, antispontanitet, kundërpërveçësim, uniformitet. Dhe nevoja natyrale e fekales mbeti leja për të kundërtën kompensative dhe nevojën raprezentative të dëshmisë së krijimit individual: njeriu që i shërben qytetit në qytetin që me bujari e bujt dhe shpërblen njeriun, ngjizur edhe antropologjikisht në projekte arkitekture utopike, si drejt një Summum Malus përbashkësie. Qytete ku banorët e popullojnë hapësirën si pretendentë rivalë veç përmes nevojave të pëgëra të tyre, në një logos të mishëruar edhe si integritet i të menduarit nën imazhin e Teo-s së tyre – arkitektit sovran të jetës së re të njeriut të ri. Ku jeta pri-

vate dhe publike mbivendosen dhe njeriu shprish multidimensionalitetin dhe shndërrohet në trajtë të patrajtë, një masë ameboidale, si bëma e vet natyrale. Njeri, i cili, edhe në dallim nga njeriu i ri në tjerat vende, ishte një njeri krejt risi. Që përshfaq edhe një varietet kreature prej njeriu fringo të ri, që mbart devijimin e një mutacioni antropologjik me ndikimet e kondicionuara edhe prej habitatit e mënyrës së jetesës në të; si dhe, më tej, ndikimit dhe gjer ndryshimit të vetë këtij habitati prej këtij geni sa të ngurtë, të paepur e solid, aq edhe të epshëm dhe mutant. Humanitas dhe humus humanizmi E sa për të prekur veçse një fije edhe ndryshimin me terrenin jashtë nesh, ku propaganda e komunizmit kishte gjetur shtrirje, kujtojmë se ndërsa Praga mbeti siç quhej prej kohësh - mater urbium, falë qytetarisë e kulturës së saj, po edhe në sajë të Shvejkut, Kafkës, Hrabalit deri dhe Kunderës, me rripin lëshuar, gjimnastorkën e paormisur, apo një buburrec letërsie, qyteti patetik shqiptar po bëhej njw, le ta quajmë kështu - “vater urbium”; me mizat e kalit prej fekaleve anerrotull parzmoreve, përkrenareve dhe kalit. Këtu vatani s’kishte Jan Polach të 69-ës që vetëdigjej mu në qendër qyteti para qytetarisë, por burra veprimtarë që rendnin të azdisur në atë praxis me

ushkurë lëshuar për të gjetur një copë tokë për ta përmjerrë, e që kur u shpëtonte shurra e bënin edhe rrëzë xhamisë, si në majë mali e në gjurmë kali, ashtu dhe në qendër urbane, poshtë kalit e monumentit. Sidoqoftë e megjithatë, legjenda urbane e m..., (siç fshihej kur paraqitej e shkruar në libra fekalja), në traditën e asaj të misrit, mjerimit, mbretit, marrëzisë, mjaltit të baltës e të tjera m-ëve, përsa i takon njeriut të ri si mbartje humanitas-i ndoshta është më humane – nuk po them më humaniste – se vepra e Shollohovit, që ndërsa kungonte tanket nga Radio Moska merrte Nobel. Apo dhe se ‘Pavioni i kancerozëve’ të Solzenicinit, sipas tij e shkruar me gjakun e qindramijëra njerëzve. Pasi, megjithë numrin më të kufizuar të njerëzisë, humanitas-i i saj është ngrehur mbi gjakun e thithur si prej shushunjash edhe nga vetë të ngjashmit humanë, djersën gjer në lugun e kërbishtes, dhe mutin mullar cep më cep nëpër djerrina e fusha me foragjere dhe bar; bar i cili rritej e rritej në pritje të draprit për ta prerë e mbledhur me dengje, pse lypsej si ushqim për të mos u shitur për tridhjetë aspra tek revizionistët sovjetikë që na lejuakëshin pra, shkrimtarë të tillë si këta më sipër. Veç kësaj, kjo sikur e ruan humanitasin prej cenimit të integritetit të vet në emër të thirrjeve humaniste. Vijon në numrin e ardhshëm

Gazeta Nr. 54  

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you