Moja zemja 35 alb

Page 1

Strucët janë kafshë rentabile PROGRAMI NACIONAL PËR ZHVILLIM RURAL 2008

Për Agjencinë për mbështetje financiare në zhvillimin rural dhe bujqësor

„FLORI“ NË NEGOTINË



UREDNI^KI ZBOR Lexues të dashur, Revista “Toka Ime” del një herë në muaj dhe është në pronësi të Federatës së Fermerëve në Republikën e Maqedonisë. Numri i parë doli si Buletin i Organizatës së FFRM-së në prill të vitit 2003, ndërsa nga dhjetori i vitit 2006 po distribuohet si revistë e specializuar për bujqësi dhe zhvillim rural.

Toka Ime shtator 2008 Botues: Federata e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë Rr. Gigo Mihajllovski nr. 3, 1000 Shkup tel / faksi: 02/ 3099042 e- maill-i: kontakt@ffrm.org.mk Numri i xhiro-llogarisë: 210-0570486301-53 Banka dep.: NLB Tutunska Banka Menaxhere dhe Kryeredaktore Renata Naumovska renata.naumovska@ffrm.org.mk Redaktor Todor Stojçevski todor.stojcevski@ffrm.org.mk

Në Redaksinë tonë e kemi një thënie: “Nganjëherë asgjë nuk bëjmë, e nganjëherë bëjmë histori”. Numri juaj gjithnjë në rritje dhe letrat tuaja, reagimet, ftesat dhe komentet na bëjnë që të ndihemi se vërtetë po bëjmë histori, edhe pse kisha patur dëshirë që historia të mos përsëritet aq shpesh. Qumështi po rrjedh nëpër rrugët njëjtë si para 4 viteve, e problemet mbeten të njëjtë. Si është e mundur asgjë të mos kishte ndryshuar që nga atëherë? Po, kanë ndryshuar arsyetimet e qumështoreve; atëherë ishte mars dhe laktacioni ishte rritur, Greqia nuk na e blinte qumështin e pazier, Qeveria nuk do të jepte peta të kashkavallit, e ngjashëm. Tani fajin e ka tatimi, që ata nuk kanë mundësi ta paguajnë qumështin, e përsëri zbritja e çmimeve dhe përsëri problemet e njëjta. Edhe përsëri, ca nga qumështoret dëshirojnë ta kthejnë kohën e monopoleve me mosblerjen e qumështit nga qumështprodhuesit që po protestojnë! Mendoj se është koha e fundit që të kuptojmë se jemi partnerë, se do të jetë e domosdoshme që të pajtohemi mes vete, të bashkëpunojmë intensivisht për t'i tejkaluar këto probleme nga të cilat të gjithë po humbasin. E deri atëherë do të jetë vonë! Kur flasim për partneritet, kisha dashur t'ju ftoj që ta vizitoni Panairin AGROFOOD 2008 nga 23 deri më 27 shtator të vitit 2008, ku Federata e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë është partnere në organizimin e komponentëve edukative të Panairit. Temat do t'i gjeni në faqen 12, e i zgjodhëm në bazë të asaj që më së shpeshi po e pyesni, dhe mysafirët që do të ftohen, do të mund t'i pyesni edhe personalisht. Prandaj, ju ftoj ta vizitoni AGROFOOD 2008, dhe të vazhdoni të na shkruani dhe të paraqiteni, që ta bëjmë së bashku historinë tonë. Përshendetje, Renata Naumovska

PËRMBAJTJE 30

Hulumtime KULTURA REZISTENTE NDAJ THATËSIRËS

Marketingu Bllagojçe Najdovski pcelaveles@yahoo.com Antoaneta Dimova antoaneta_dim@yahoo.com Drejtor Ekzekutiv Trajan Dimkovski trajan.dimkovski@ffrm.org.mk Lektore: Jordana Shemko - Georgievska Përkthyese: Jordana Shemko - Georgievska

46

Në fermën e banorit nga Sveti Nikolla Nanev THERTORJA E PARË E LEPUJVE NË MAQEDONI

Gazetarë: Mirjana Çakarova Monika Taleska Bashkëpunues profesional: Prof. d-r Herbert Om Prof. d-r Vidoe Trpeski Prof. d-r Ljubica Karakashova D-r Rukie Agiç M-r Ljupço Mihaillovski Bashkëpunues: Elena Gotovska Bllagojçe Najdovski Kole Paskov Josif Jordanovski Foto kopertinë: Aleksandar Ristovski Dizajn: Brigada DSGN - Shkup Publikon: Propoint - Shkup

Në Maqedoninë Perëndimore po rriten kafshë të reja me penda STRUCËT JANË KAFSHË RENTABILE

49

Revista financiarisht po përkrahet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. Kjo ndihmë konsiston edhe në transmetimin e drejtpërdrejtë të përvojave dhe diturive nga fermerët në Suedi deri tek fermerët në Maqedoni, përmes Projektit për Përkrahje të Shoqatave Bujqësore në Republikën e Maqedonisë – SFARM. SHTATOR 2008 | 3


AKTIVITET

FFRM në Bruksel

Sektori joqeveritar krijim dhe vendosjen

P

ërfaqësues të organizatave qytetare nga fusha e bujqësisë dhe zhvillimit rural, gjatë vizitës studimore për Zhvillim Rural të Qëndrueshëm në Bruksel, u njohën me procesin e marrjes së vendimeve në Bashkimin Evropian, me institucionet e tij dhe politikat bazë, si dhe burimet e financimit dhe programet relevante. Delegacioni i Federatës së Fermerëve në Republikën e Maqedonisë, Mexhit Amiti (nënpresident), Elena Gotovska (analiste) dhe Stojançe Anastasov (koordinues rajonal) mësoi se si organizatat qytetare të marrin pjesë aktivisht në procesin e krijimit dhe marrjes së vendimeve dhe e panë rëndësisë e krijimit të rrjetës rajonale, nëpërmjet të cilës vendet pjesëmarrëse do të mund t’i paraqesin problemet dhe interesat e veta para institucioneve të Bashkimit Evropian. Së bashku me delegacionet ishin të pranishme dhe organizata qytetare nga Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kroacia, kurse vizitën e organizonte Komisioni Evropian nëpërmjet komponentit të ri P2P (Njerëzit për Njerëzit) të programit TAIEX (Instrumenti për Mbështetje Teknike dhe Shkëmbim të Informacioneve). Ky program tashmë 12 vjet jep mbështetje për administratën publike dhe institucionet shtetërore, kurse me komponentin e ri Njerëzit për Njerëzit, mbështetja do të zgjerohet dhe në sektorin qytetar të vendeve kandidate dhe vendeve potenciale për anëtarësim në BE. Fermerët dhe popullata e mjediseve rurale në rajon ballafaqohen me probleme të njëjta apo të ngjashme. Domethënë, ata ballafaqohen me organizim të keq, mosbesim në bashkëpunimin e ndërmjetshëm, se dhe me strukturat jofunksionale. Tjetër problem është mungesa e ideve për përparim të prodhimtarisë bujqësore dhe kushteve për zhvillim rural, e cila është e lidhur ngushtë me mungesën e investimeve dhe kredive të favorshme, mungesën e programeve edukative përkatëse të cilat do të ndihmojnë fermerët dhe banorët në zonat rurale, t’i shfrytëzojnë si duhet mundësitë për zhvillim. Problem i veçantë është dhe infrastruktura dhe lidhja e mjediseve rurale, të cilat ndikojnë direkt mbi perspektivën e zhvillimit ru-

Martin Doson, zëvendës i përgjegjësit për Maqedoninë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, shpjegon se puna e Programit do të mundësojë përforcim të kapaciteteve, bashkëpunim të shoqërisë qytetare me pushtetin lokal, vendosjen e rrjetave nacionale dhe rajonale dhe bashkëpunim të sektorit qytetar me pushtetin qendror. Për këtë qëllim, në vi-

4 | TOKA IME

Fermerët dhe popullata në zonat rurale në rajon kanë probleme të njëjta ose të ngjashme

ral. Pjesëmarrësit e theksuan edhe nevojën e përfshirjes së sektorit qytetar në sjelljen e ligjeve dhe sidomos në implementimin e tyre, sepse suksesi i reformave është i lidhur ngushtë me rolin e organizatave joqeveritare në shoqëri. Gjithashtu, pjesëmarrësit folën dhe për drejtimet e ardhshme të Politikës së Përbashkët të BE-së, përkatësisht për formën e LPB pas vitit 2013 (kjo është temë debati dhe planifikimi edhe momentalisht). Gjatë kësaj, shihen disa skenarë të ndryshëm duke filluar prej më ekstremit, a të ketë LPB pas vitit 2013 apo mbështetja të rregullohet në nivel nacional, në çdo vend anëtar të BE-së. Për këtë qëllim, vërehen shumë probleme serioze dhe kërkohet përgjigjja se a do të jetë ende prioritet për politikanët evropianë sigurimi i ushqimit pas 2013 deri në vitin 2020, a duhet të jetë një prej qëllimeve sigurimi i të ardhurave të mira të fermerëve dhe cila është e ardhmja e zhvillimit rural, a duhet të jetë bazë e LPB-së diversifikimi i aktiviteteve bujqësore? Në këtë moment, synime themelore të LPB

tin 2008, është paraparë një projekt i ri me qëllim krijim dialogu dhe kapacitetesh për përfaqësim të organizatave qytetare para institucioneve qeveritare. projekti, në qoftë se miratohet, do të ketë buxhet prej 1.3 milion eurosh, i cili do të jetë për mbështetje teknike me afat prej 12 muajsh. Mjetet do t’u jepen në përdorim organizatave qytetare nga gjysma e dytë e vitit 2009 dhe do të mund të shfry-

tëzohen për përgatitje të propozimligjeve dhe legjislativëve, për projekte nga fusha e krimit të organizuar dhe marrëdhënieve ndëretnike për udhëheqje të kapaciteteve të organizatave joqeveritare dhe ndryshim të vetëdijes. Gjithashtu, në gjysmën e dytë të vit 2009, në Maqedoni do të vendoset dhe kancelari e qëndrueshme për mbështetje të sektorit joqeveritar.


me rol aktiv në e politikave Nëpërmjet Programit “Njerëzit për Njerëzit” do të mbështetet shoqëria qytetare, e cila me punën e vet ndikon mbi çështjet që kanë të bëjnë me përshtatjen e legjislacionin nacional me atë të Bashkimit Evropian, më konkretisht

nga fusha e indiskriminimit dhe mundësive të barabarta, e të drejtave të njeriut, e bujqësisë dhe zhvillimit rural, e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal e të tjera. Qëllimi i përgjithshëm i P2P-së është përforcimi i sektorit qytetar në nivel ra-

janë: tejkalimi i paqëndrueshmërisë të çmimeve të prodhimeve bujqësore, si të zvogëlohen pengesat administrative dhe si të përshtatet bujqësi me ndryshimet klimatike, mungesën e ujit, ruajtjen e biodiversitetit dhe të krijojë energji të ripërtërirë. Ndërkohë shqyrtohet dhe propozimi se a nuk duhet të shfrytëzohen vetëm për kapitujt e rinj, përkatësisht biodiversitetin, ndryshimet klimatike, resurset e ujit dhe energjinë e ripërtërirë mjetet të cilat do të jepen pas vitit 2013 në komponentin për zhvillim rural. Të gjitha këto pyetje ndikojnë dhe mbi zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në Maqedoni, sepse ajo për çka pyetëm pas përfundimit të ngjarjes ishte “Se a do të ekzistojë për Maqedoninë në BE LPB-ja dhe në qoftë se do të ekzistojë për çfarë do të kushtohen këto mjete?”. Në çdo rast duke ndjekur trendet apo më mirë fjalët që vijnë nga Evropa, Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit, duhet të përgatiten për bujqësinë moderne, e cila kërkon investime, të cilat do të sigurojnë kursim të resurseve të kufizuara dhe do të kenë qasje e cila nuk do të jetë e dëmshme për mjedisin jetësor. Prandaj është e rëndësishme, fermeri të nisë sa më shpjet t’i shfrytëzojë fondet IPARD dhe t’i mundësohen kreditë të favorshme, sepse në të kundërt do të ballafaqohet me problemin të cilin e kanë Bullgaria dhe vendet e tjera anëtare të reja – ushqim i shtrenjtë dhe kapacitete prodhuese të pashfrytëzuara. Përfundim i përbashkët ishte se çmimet e ushqimit në Evropë do të vazhdojnë të rriten, kurse kjo mund të jetë mundësi dhe kërcënim për prodhuesit. Në çdo rast, në qoftë se konsumatori do ushqim, do të duhet të jetë i përgatitur të paguajë çmim të ndershëm, sepse fermeri nuk do të dojë të prodhojë me humbje. Ky është një mesazh i cili duhet të përcillet sot, që të kemi ushqim nesër, kurse një pjesë e përgjigjet gjendet në trekëndëshin e “artë” midis qeverive nacionaMaqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit duhet patjetër të përgatiten për bujqësi bashkëkohore, e cila kërkon investime të mëdha

jonal, nacional dhe nivel të Bashkimit Evropian, të mundësojë vizita, mësim dhe krijim të rrjetave dhe të mbështesë bashkëpunim dhe mirëkuptim më të mirë të ndërsjellët të palëve të përfshira.

le, sektorit qytetar dhe Bashkimit Evropian. Maqedonia duhet t’i përcaktojë interesat e veta themelore për zhvillim të bujqësisë, duke mos e harruar FFRM si rrjetën e vetme nacionale të shoqatave bujqësore. Mandej, FFRM duhet t’i prezantojë këto prioritete para rrjetave të gjera rajonale dhe evropiane në mënyrë të tillë e cila do të thotë se synimet e Maqedonisë janë synime edhe për BE-në. Elena Gotovska Analist në FFRM

LLOJET E GARANCIVE Garancitë për kredi: për kompani dhe persona fizik që marrin hua për nisje të biznesit, apo për zhvillim të një biznesi ekzistues. Garancia po mbulon deri 60% nga lartësia e huasë. Garancitë për blerje të pajisjes dhe lëndëve të para nga furnizues: lëshohen për blerje të pajisjes dhe lëndëve të para për blerës që po i plotësojnë kushtet e furnizuesve dhe të Guarantee Fund-it. Para lëshimit të garancisë, klienti i paguan furnizuesit min. 25% nga vlera e pajisjes/lëndës së parë. Për pjesën tjetër që klienti do t'ia paguajë furnizuesit me këste, Guarantee Fund i lëshon garanci furnizuesit. Garancitë për blerje të pajisjes nga furnizes përmes kredisë: garanci për blerje me hua nga Banka (kombinim nga dy llojet e para). Klienti i paguan furnizuesit min. 30% nga vlera për blerjen. Për pjesën tjetër nga 70%, Guarantee Fund i lëshon garanci Bankës nga ku klienti do të marrë hua, me qëllim që furnizuesit t'i paguhet blerja e pajisjes. Adresa: Bul. ”Jane Sandanski”, nr. 15/2/3, Shkup Tel./faksi:

++389 2 2403-377 ++389 2 2403-378 ++389 2 2403-379

E-mail: guarantee@gfund.com.mk

www.gfund.com.mk


SWEDMILK

Swedmilk Maqedoni morri patentën për eksport në BE

Swedmilk Maqedoni morri patentën për eksport në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nën numrin e eksportimit: MK 01 09 0001, kjo Qumështore u shënua si kompania e pare nga Maqedonia, e cila është e certifikuar për eksport sipas Rregullores së re. “Me zyrtarizimin e vendimit për patentë eksportimi të produkteve nga qumështi më i mirë nga Maqedonia, Swedmilk Maqedoni fillon së përfunduari marrëveshjet parimore për eksport me Francën, Bullgarinë, si dhe vende tjera. Gjatë gjashtë muajve të kaluar dëshmuam se produktet e Maqedonisë janë konkurrente. Nëse deri në vitin e kaluar 55% nga blerësit nuk kishin mirëbesim në produktet e

6 | TOKA IME

Maqedonisë, sivjet ky imazh do të ndryshohet. Ne me sukses e zëvendësuam eksportin nga gjithë prodhuesit; për momentin, sipas të dhënave të fundit, thuan se 35% nga eksporti është zëvendësuar me qumështin më të mire të Maqedonisë”, deklaroi Roger Oscarsson, Menaxheri i Përgjithshëm i Swedmilk Maqedoni. Ndërkohë, fabrika e përfundoi edhe test periudhën gjashtëmujore për marrjen e certifikatës HACCP. Me marrjen e kësaj certifikate, Swedmilk Maqedoni u bë njëra nga kompanitë e rralla në vend që kanë investuar në maksimumin e cilësisë së produktit final. “Ne nuk do të ndalemi vetëm me marrjen e kësaj certifikate; ne tanimë kemi fil-

luar procedurën për marrjen e certifikatës BRC, që është mjaftë e rëndësishme në vendet nordike. I bëjmë të gjitha përpjekjet që qumështi më i mirë nga Maqedonia të bëhet një produkt vërtetë konkurrues në Tregun e Evropës”, shtoi Oscarsson. Investimi i deritanishëm i Swedmilk Maqedoni arrin 25 milionë euro. Në këtë Qumështore janë punësuar rreth 120 persona, dhe janë nënshkruar kontrata bashkëpunimi me rreth 1.200 bujq. Në treg deri në fund të shtatorit do të jenë të pranishme 70 produkte të Swedmilk Maqedoni, që e mbajnë parashenjën “nga qumështi më i mirë i Maqedonisë”.


Banorëve të fshatit Krivi Doll nga Shtipi

NGA TERRENI

Bruceloza ua hidhëron jetën

R

ritësi i dhenve, Shterjo Atanasov – Gudo nga fshati Krivi Doll, dy herë ka qenë në spital sepse ka qenë i sëmurë me brucelozë. Fatin e tij e kanë pothuajse të gjithë bashkëfshatarët e tij, të cilët minimum 42 ditë në vit, e kalojnë me mjekim në spital. Atanasov mban 300 kokë dhen dhe shqerra dhe në ditë merr nga 70 deri në 80 litra qumësht në ditë. Thotë se ka pasur më shumë, po për shkak të kësaj sëmundjeje, ka filluar ta zvogëlojë numrin e tyre. E njëjtë është edhe gjendja në fshat, ku ruhen rreth 3 deri në 4 mijë dele, a banojnë vetëm 40 banorë. Pasojat e brucelozës nuk bëjnë vetëm dëme të drejtpërdrejta mbi shëndetin e Atanasovit, por ndikojnë edhe mbi relacionet e tij të biznesit. Domethënë, Atanasov dhe bashkëfshatarët e tij, gjithmonë, venë për kontroll në spitalet e Shtipit. Bruceloza e zmadhon temperaturën tek personi i sëmurë, dhembin kyçet, stomaku dhe krijon nxehtësi, thotë Atanasovi. Prania e saj dëshmohet nëpërmjet analizës së gjakut dhe ajo shpërhapet prej deleve të sëmura, në qoftë se njeriu që është në kontakt me të, ka lëndim mekanik të gishtërinjve.

para disa vitesh. Te meqenëse kjo zonë Në qoftë se delet nuk vërehet si është shpallur për zonë karantinë, qumështi i infektuar sëmundje, thotë ai, por ajo dobësohet, qumështi i tyre është blerë me çmime më të zihet në më tepër se aborton, shfuqizohet dhe është e rrezikulëta, nuk ka pasur 60 gradë celsius, shme për njerëzit të kurrfarë plasmani, cilët punojnë me të. kurse çmimi për ruaatëherë, sipas Shfaqja e sëjtjen e bagëtisë ka Atanasovit, nuk mundjes ka pasur qenë i njëjtë si dhe tek negativ mbi rritësit e tjerë. Përveç ekziston rrezik për ndikim motivimin e njerëzve kësaj, ai dhe bashkëfshatarët e tij kanë infektim për atë që që ruajnë dele dhe gjithnjë dhe më problem për gjetjen e konsumon. shumë ata mendojnë barinjve të cilët do të ta fillojnë t’i shesin. kujdesen për delet. “Ata nuk vijnë fare ose kur vijnë, atëherë Banorët e Krivi Doll apelojnë shteti t’u kërkojnë rroga joreale për shkak të japë tokë nën koncesion, në të cilën, si frikës nga bruceloza. Në qoftë se nor- Atanasovi, do të prodhojnë ushqim për malisht paguhen deri në 200 euro, ata bagëti dhe do t’i shlyejnë të gjitha të dalat kërkojnë 500 euro”, thotë Atanasov. në shtet. “Përkundrazi, tani tokën e Megjithatë, në familjen Atanasovi, këtë kanë uzurpuar pa të drejtë, shteti nuk vit, ka njeri i cili kujdeset për dhentë. Edhe merr asgjë, ndërsa gjithashtu edhe ai, thotë ky banor, sëmuret prej fshatarët janë të revoltuar”, thotë brucelozës, por shkon në doktor dhe kon- Atanasovi. Gjithashtu ata paguajnë taksa, kurse nuk kanë ujë për bagëtinë dhe trollohet. Ai ruan dele më shumë se njëmbëd- objekte të tjera të infrastrukturës. Nga ana tjetër, shteti i vaksinon kafhjetë vjet sepse ka mbetur pa punë. Ka pasur tokë të vet dhe për shkak të tra- shët nga bruceloza me pika në sy. Vitet ditës së familjes së tij, Atanasov vendosi e kaluara, ka qenë praktikë kafshët e sëtë ruajë dele. Thotë se më shumë se gjys- mura ti vrasin, kurse pronari të kommë shekulli familja e tij jeton me blegtori. pensohet. T.S. Për herë të parë, bruceloza, sipas kujtimeve të Atanasovit, është shfaqur SHTATOR 2008 | 7


AGROLAJME

AGROKORI I UL ÇMIMET E MIELLIT DHE BUKËS Kroaci

PLAN PËR ZMADHIMIN E TAKSAVE TË CIGAREVE Bashkimi Evropian

Anëtarët e Agrokorit do ta ulin çmimin e miellit me pesë për qind. Këtë masë, presidenti ekzekutues i Agrokorit, Lerka Puljiq e shpjegoi me faktin se gruri gjatë korrjes është blerë me çmim 43% më të madh se vitin e kaluar për shkak të përputhjes me çmimet më të larta të bursës, çmimi i ri mundëson uljen e çmimit të miellit për 5%. Sipas saj, duke pasur parasysh se mielli është lënda e parë themelore në industrinë ushqimore, ajo pret stabilizim të çmimeve të prodhimeve ushqimore. Gjithashtu, Puljiq mendon se çmimet e kulturave të vajit dhe grurit kanë rënie të butë. Agrokori mban 25% të tregut të miellit në Kroaci. Korrigjimi i çmimit të miellit duhet të ketë ndikim dhe mbi aktorët e tjerë në industrinë e bluarjes të Kroacisë. Gruri në këtë rekoltë është blerë me çmim prej 1,40 deri në 1,60 kuna për kilogram, ndërsa furrat e bukës çmimin e bukës në periudhën e kaluar e kanë formuar në bazë të çmimit importues të grurit prej 2,2 kunësh. Me këtë pritet edhe zvogëlim i çmimit të bukës. Një kunë = 8,4 denarë

Komisioni Evropian shpalli plan për zmadhimin e tatimeve të cigareve dhe prodhimeve të duhanit në mbarë Bashkimin Evropian si përpjekje që ti nxisë njerëzit që ta lënë duhanin dhe ta shkatë[rrojë kriminalitetin me këto prodhime. Është paraparë, tatimet minimale, në gjashtë vitet e ardhshme, të rriten shkallë-shkallë në 63% prej të tanishmeve që janë 57%. Gjithashtu, do të rreptësohen edhe përkufizimet për llojin e duhanit, me qëllim që të anashkalohen boshllëqet në rregulloret ku prodhuesit shesin duhan për çibuk i cili tatohet me shkallë tatimore më të ulëta. Dallimet në çmimet midis vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, të cilat para pak kohe iu morën anëtarësim në BE, i tërheq kriminelët. Kurse me masat e reja më të prekura janë ato shtete ku cigaret janë më të lira. Në shtetet si Danimarka dhe Finlanda, çmimet do të rriten me 6%, kurse në Poloni do të rriten me 46%. Tatimi momental duhet jetë 64 euro për 1.000 cigare në kategorinë e cigareve më të njohura. Deri në vitin 2014, kjo shumë do të jetë minimum 94 euro për 1.000 cigare të të gjitha kategorive.

Gruri sivjet bliheshte me çmim nga 1,40 deri 1,60 kuna për kilogram

GRURË EDHE PËR IMPORT Serbi Ministri i bujqësisë i Serbisë, Sasha Dragin, deklaroi se këtë vit do të ketë sasi të mjaftueshme gruri duke pasur parasysh prodhimtarinë e mirë. Do të ketë grurë edhe për import. Dragin theksoi se duhet të shqyrtohet mundësia se a ekziston monopol nga ana e industrisë së bluarjes në formimin e çmimeve të grurit dhe se fermerët mund t’i ndryshojnë çmimet tregtare. PRODHUESIT E VERËS T’I MBROJNË PRODHIMET E VETA Serbi Ministria e Bujqësisë e Serbisë u bëri thirrje të gjithë prodhuesve të interesuar të verës, të cilët zotërojnë më shumë se një hektar vresht për verë, të përfshihen në prodhimin e verës me prejardhje gjeografike. Prodhuesit duhet të paraqiten deri në fund të gushtit, pas kësaj do të vijojë rimatje e parcelave me teknologji satelitore GPS dhe dhënie e elaborateve për verërat. PRODHIMI I MJEDRAVE I RËNDË 50.000 TON Serbi Vjelja e mjedrave në Serbi është nga fundi, kurse çmimet blerëse lëvizin rreth 200 dinarë (2,5 euro) për kilogram. Profesori Mihajlo Nikoliq i Fakultetit të Bujqësisë në Zemun, vlerëson se çmimet e larta të blerjes së mjedrës nuk janë lajm i mirë për zhvillimin e prodhimtarisë së mjedrave. “Kompanitë e huaja nuk kanë mundësi të paguajnë çmime kaq të larta dhe sigurisht do të përpiqen që mjedrën ta zëvendësojnë me ndonjë fryt tjetër”, thotë ai.

8 | TOKA IME

EMIRATET E BASHKUARA ARABE DUAN TË BLEJNË TOKË TË PUNUESHME OAE Emiratet e Bashkuara Arabe duan të blejnë tokë të punueshme në Vietnam, Kamboxhia, Afrikë dhe Afrikën Jugore, me qëllim që të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për banorët e vet të këtij shteti që gjendet në shkretëtirë. Kjo shqyrtohet në suazat e planeve qeveritare. Korrjet e dobëta, rezervat e vogla të drithërave dhe zmadhimi i konsumit kontribuuan për rritjen e protestave në shumë shtete. Në vendet e Gjirit Persik, të cilat momentalisht janë plot me petro-dollarë, nuk ka trazira dhe protesta për shkak të mungesës së ushqimit, edhe pse është vërejtur rritje e inflacionit. Vitin e kaluar, inflacioni në këtë vend arriti nivel rekord prej 11,1%.


KËRKOHET MBRETËRESHA E VERËS Kroaci Vajzat nga 18 deri në 22 vjet mund të konkurrojnë për titullin Mbretëresha e Verës për vitin 2009, e cila për të

shtatën herë, e organizon Qarku i Zagrebit. Qëllimi i këtij manifestimi është promovimi i verës dhe prodhimtarisë së verës në këtë Qark të Kroacisë. Vajzat të cilat do të duan të paraqiten dhe do të duan të fitojnë këtë titull, duhet të kalojnë provimin

me gojë dhe shkrim për njohuri nga fusha e verërave dhe ushqimeve, njohje të verave dhe traditës së prodhimit të verës, pyetje nga kultura e përgjithshme, por dhe njohjen e një gjuhe botërore.

Rrezatimi i telefonave celularë dhe pesticidet i vrasin bletët Në qoftë se bletët zhduken nga Rruzulli Tokësor, njerëzimit i mbeten vetëm katër vjet jetë. “Sepse do të ndërpritet zinxhiri i pllenimit, do të zhduken bimët, kafshët dhe në fund njerëzit”, ka thënë Albert Anjshtajni. Kjo shprehje është gjithnjë dhe më aktuale duke pasur parasysh faktin se vitet e fundit janë vërejtur humbje (vdekshmëri) e bletëve. Supozohet se shkaqet e zhdukjes duhet të kërkohen në rrezatimin e telefonave celularë prej stacioneve bazë të operatorëve celularë, pastaj prej përdorimit të pesticideve dhe organizmave gjenetikisht të modifikuara. Në vitin 2006 janë vërejtur vdekjet e para masive të bletëve në Amerikën Veriore ku rritësit e bletëve kishin humbje nga 30% deri në 90%. Vitin e kaluar janë vërejtur vdekje masive të bletëve në Gjermani, Zvicër, Britani të Madhe, Spanjë, Portugali, Greqi. Shkencëtarët gjermanë bënë hulumtim të thellësishëm për ndikimin e rrezatimeve elektromagnetike të pajisjeve të telekomunikacionit pa kabllo të familjeve mbi bashkësitë e bletëve të cilat janë në kontakt me rrezatimin në krahasim me ato që nuk janë në kontakt me rrezatimin. Hulumtimet kanë treguar se niveli i rrezatimit të mikrovalëve, ku janë të ekspozuar edhe miliona njerëz, ka pasoja të çuditshme të kthimit të bletëve në koshere: ato nuk kthehen prej kullotjes ose kthehen pas një periudhe të gjate kohore. Gjithnjë dhe më shumë ka stacione baze për telefonat celularë të cilët kanë rrezatim me frekuenca të ndryshme me çka shkatërrohet edhe orientimi i bletëve. Instituti Nacional i Bletarisë në Bolonjë ka vërtetuar se pesticidet me neonikotionoid, të njohur si helme mendore të cilat përdoren tek farërat GMO, gjithashtu, janë të rrezikshme për bletët. Në tokën dhe indin e bimëve dhe pluhurin e luleve janë gjetur sasi të cilat tek bletët shkaktojnë delirium. Hulumtimet tregojnë se ndikimi i imidaclopirid në përbërje ushqyese prej 1.000 ppm, që është nën dozën vdekjeprurëse, është shkaku i vdekshmërisë së bletëve, kurse 100 ppm shkakton vonesën në kthimin e tyre prej 24 orësh në krahasim me familjen kontrolluese të bletëve. Pesticidi e prish mundësinë për komunikim dhe aftësinë për fluturim. Vdekshmëria masive më e re e bletëve e përfshiu edhe krahinën gjermane Baden Vintberg, ku bletarët humbën dy të tretat e familjeve të veta të bletëve vetëm për disa ditë. Me analizat e mëvonshme u vërtetua prania e pesticidit

Klotianidin tek të gjitha bletët e vdekura. Me klotianidin trajtohet fara e misrit dhe panxharit të sheqerit para mbjelljes, kurse më parë mendohej se ky pesticid nuk ndikon mbi familjet e bletëve dhe se ato nuk do të vijnë në kontakt me të. Si rezultat i vdekjes së bletëve, pushteti gjerman e ndaloi të gjithë paletën e pesticideve të cilat përdoren për mbrojtjen e misrit, panxharit të sheqerit dhe panxharit të vajit. Midis mjeteve të ndaluara gjenden edhe prodhime të njohura me emra tregtare “Poncho” dhe “Gaucho”, të cilat i prodhon “Baer”, por edhe preparati “Cruiser” të cilin e prodhon “Singega”. Komponentë aktivë në këto pesticide janë klotianidin dhe imidaklopridi, përkatësisht tiametoksami, kemikale të cilat i përkasin familjes neonikotinoide, të cilat janë helme për shkatërrimin e insekteve (insekticidë). Papa pak kohësh Ministria e Bujqësisë e Sllovenisë i ndaloi të gjitha pesticidet që përmbajnë klotianidin, imidakloprid apo tiametoksam. Gjithashtu, është ndaluar qarkullim i materialit për farë i cili është trajtuar me këto pesticide. SHTATOR 2008 | 9


AGROLAJME

FERMERËVE GJERMANË U MUNGOJNË PUNËTORË STINORË Gjermani Për shkak të fuqisë punëtore stinorë të huaj, fermerët gjermanë kanë frikë se një pjesë e mirë e prodhimit të sivjetshëm të luleshtrydheve (dredhëzave) dhe asparagusit, do të mbetet e pambledhur. Kjo situatë erdhi si pasojë e prodhimit të sivjetshëm rekord dhe për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, thekson udhëheqësi i plantacionit me asparagus në Kutzblen, Hans Hajnrih Imholze. Problem të madh paraqet mungesa e punëtorëve stinorë nga Polonia, të cilët deri tani përbënin kontingjentin më të madh të fuqisë punëtore në bujqësi. Këta punëtorë kanë gjetur punë që paguhet më mirë dhe nuk vijnë më në Gjermani. Ata të cilët ende punojnë si punëtorë stinorë, gjithnjë dhe më shpesh venë në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Skandinavisë, ku kushtet për punë janë më të mira. Kultivuesit e aspargusit kërkojnë që pushteti gjerman t’i ndërpresë barrierat burokratike për shtetet lindore fqinje dhe përkrah faktit se Polonia, me vite me radhë, është anëtare e BE-së. Fermerët gjithashtu, kërkojnë ndërprerje të kuotave për punëtorët gjermanë në fusha. “Nuk mund të prisni që njerëzit të cilët me detyrim i ka dërguar Enti i Punësimit, ta bëjnë punën me cilësi”, jep konkluzion Imholze.

Në disa rajone bujqësore intensive të Gjermanisë me shkallë të ulët të papunësisë, siç është shembulli i Rajës Veriore Vestalia, pjesa e punëtorëve të huaj stinorë i tejkalon 90% dhe me këtë prodhimtaria bujqësore varret prej punëtorëve stinorë nga Polonia, Rumania dhe Bullgaria. Këta punëtorë punojnë me mëditje prej 6 eurosh në orë.

BUJQIT FITOJNË SHUMË PREJ RRITJES SË AFIONIT Çeki Të ardhurat vjetore prej afionit, sipas vlerësimeve, në Çeki do të jenë 1,4 miliarda euro. Këta bujq e zbuluan kulturën prej të cilës fitohet më shumë. Sipas vlerësimeve të shoqërive të prodhuesve bujqësorë, këtë vit janë mbjellë 70 mijë hektarë ose tri herë më shumë se para disa viteve. Shkaku përse zmadhohen sipërfaqet është në çmimet e larta blerëse, të cilat lëvizin prej 2 euro për kilogram vjet në 3 euro për kilogram këtë vit. Prodhimi rekord mund të çojë në rënie të çmimeve, por duke pasur parasysh se nga një hektar mund të merren 6 deri në 7 tonë farë afioni (pothuajse 20.000 euro) prej 70.000 hektarëve pritet fitim prej 1,4 miliarda eurosh. Gjithashtu, çekët janë konsumuesit më të mëdhenj të farës së afionit, e cila tek ata është specialitet kuzhine. Përmbajtja e opiumit në llojet e afionit është dhjetë herë më e vogël se ato që mbillen në Afganistan dhe lëvoret bosh të afionit, shpesh herë, digjen sepse nuk ka fitim të shiten për shkak të çmimeve blerëse të ulëta që i ofron industria farmaceutike. 10 | TOKA IME

BE-JA ME FUSHATË PROMOVUESE TË RE PËR USHQIMIN ORGANIK Bruksel Komisioni Evropian do të bëjë fushatë të re për bujqësinë organike gjatë panairit “Foire de Libramont” në Belgjikë nën moton “Bujqësia organike – e mirë për natyrën, e mirë edhe për Ju”. Fushata promovuese do t’i informojë konsumatorët për rëndësinë dhe përparësitë e prodhimtarisë bujqësore organike. Fushata do të fokusohet në rritjen e vetëdijes së konsumatorëve, sidomos të të rinjve dhe fëmijëve të cilët do ta transmetojnë këtë ide në të ardhmen.

RRITEN PRITJET PËR TË ARDHURAT NGA DRITHËRAT Angli Prodhuesit e drithërave presin të ardhura më të mira, edhe pse të ardhurat botërore ende janë në nivel kritik të ulët, thuhet në raportin e fundit për tregun e kulturave të drithit të Këshillit Ndërkombëtar për Drithëra (IGC). Në të thuhet se edhe pse vërehet rritje e prodhimtarisë në nivel global, kjo nuk ndikon në treg sepse tepricat e prodhimtarisë, të cilat kryesisht i takojnë misrit, kthehet në etanol.



AGROFUD SAEM, SKOPJE, MAKEDONIJA, 24 – 26 SEPTEMVRI 2008

Skicë-Programi i FFRM-së për pjesën edukative dhe informative


INFORMACIONE NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

mr. Margarita Deleva, këshilltare shtetërore për zhvillim rural në MBPU

Maqedonisë i nevojiten mjedise rurale vitale dhe zhvillim i qëndrueshëm rural të infrastrukturës teknike dhe publike në fshatrat kodrinore-malore, mbështetje e drejtpërdrejtë e bujqve për përmirësim të të ardhurave prej veprimtarisë bujqësore nëpërmjet mbështetjes kryesisht në çmime dhe mbështetje për zvogëlimin e shpenzimeve për prodhimtari, si dhe masa për nxitje të zhvillimit të zonave të pazhvilluara si duhet. Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujërave është emëruar si institucion kompetent për zhvillim rural, përkatësisht të kryejë koordinim dhe integrim të politikës së përgjithshme për zhvillim rural dhe të përgatisë dhe propozojë Programe dhe Masa. Në mënyrë të vazhdueshme, u bë analizë e gjendjeve në mjediset rurale dhe u përgatit programi i parë pilot për zhvillim rural, i cili filloi të realizohet me buxhet modest prej rreth 740.000 eurosh, së pari në masë “Investime në ekonomitë bujqësore” që u dedikua për furnizim me mekanizim dhe pajisje për prodhimtari bimore dhe blegtorale, si dhe pajisje për përpunim dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore primare. Më tej vazhdon zgjerimi i Programit për Zhvillim Rural me masë të re për investime në përpunimin e prodhimeve bujqësore dedikuar sektorit agrar-ushqimor. Programi-pilot, i njohur në popull si “5050”, pati pranim të shkëlqyer tek bujqit dhe përpunuesit dhe shfrytëzimi i tij është rreth 95%.

Pse pikërisht masat për investime në ekonomitë bujqësore dhe sektorin agrar-ushqimor janë përzgjedhur si fillim i Programit për zhvillim Rural? Programi-pilot në vitin 2006 është përpunuar në bazë të rezultateve të analizës për gjendjen e mjediseve rurale. Rezultatet treguan se popullata rurale në Republikën e Maqedonisë kryesisht është e varur prej të ardhurave të cilat i realizojnë prej veprimtarisë bujqësore. Fakti se vetëm rreth 15% e subjekteve të përgjithshme afariste të cilat nuk merren me veprimtari bujqësore janë të regjistruara me seli në komunat rurale, e vërteton varësinë e të ardhurave prej veprimtarisë bujqësore tek popullata rurale. Pikërisht për këtë gjë masat për investime kapitale në ekonomitë bujqësore dhe sektorin agrar-ushqimor janë zgjedhur si pikënisje në Programin për Zhvillim Rural. Në afat të gjatë të ardhurat prej bujqësisë mund të zmadhohen vetëm nëpërmjet investimeve kapitale në modernizimin e prodhimtarisë nëpërmjet përdorimit të materialeve cilësore për prodhimtari.

Sa ka ndikuar procesi i integrimit në BE mbi vendosjen e këtij programi për zhvillim rural? Proceset për realizimin e një politike të tillë intensifikohen me marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në

Programi për zhvillim rural, i financuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, fiton gjithnjë dhe më shumë rëndësi dhe është i njohur tek bujqit e Maqedonisë dhe sektori agrar-ushqimor. Si ka lindur ideja për zbatimin e tij? Zhvillimi rural si pako e integruar e masave zhvilluese fiton rëndësi me Strategjinë Nacionale për Zvogëlimin e Varfërisë në Republikën e Maqedonisë. Si rezultat i lëvizjeve të pafavorshme në mjediset rurale u shfaq nevoja për politikë të përgjithshme për zhvillim rural me masa për përmirësimin e gjendjes në mjediset rurale të cilat realizohen nëpërmjet një sëre investimesh për përmirësim

DELEVA SI MAGJISTËR NË AGROEKONOMI ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR AKTIVITETET LIDHUR ME POLITIKËN E ZHVILLIMIT RURAL DHE PUNON SI KËSHILLTAR SHTETËROR PËR ZHVILLIM RURAL NË MBPU. NJËKOHËSISHT E USHTRON EDHE FUNKSIONIN E UDHËHEQËSIT TË ORGANIT PËR ADMINISTRIM ME FONDET IPARD NË SUAZAT E KOMPETENCAVE TË MINISTRISË SHTATOR 2008 | 13

Margarita Deleva


INFORMACIONE NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

ÇFARË DO TË PËRMBAJË PROGRAMI PËR ZHVILLIM RURAL VITIN E ARDHSHËM DHE SI JANË DREJTIMET E ARDHSHME STRATEGJIKE?

Suksesi i Programit gjendet në stabilitetin e masave, vijueshmërisë dhe mësimeve të nxjerra nga e kaluar për shkak të asaj se gjendja në mjediset rurale nuk kalohen për një natë. Biznesi agrar tashmë mund t’i planifikojë investimet sepse masat “tradicionale”për investime në ekonomitë bujqësore dhe sektorin përpunues mbeten shtylla kryesore e Programit për Zhvillim Rural. Domethënë Programi dhe në vitin e ardhshëm do ta ketë pamjen e këtij viti. Ndryshimet eventuale në kritere do të mund të priten pas analizës së rezultateve dhe problemeve prej zbatimit të masave të mëvetësishme këtë vit dhe krahasimit me situatën në terren. Mandej, zgjerimi i programit me masa të reja do të varret prej propozimeve të cilat do të merren prej të gjitha shoqërive dhe organizatave joqeveritare të interesuara dhe prej sektorit shkencor-arsimor. Konsultimet janë paraparë të fillojnë nga fundi i shtatorit dhe tashmë ato janë praktikë në MBPU. Prej pranimit të masave prej shfrytëzuesve përfundimtarë varet edhe suksesi i Programit për Zhvillim Rural.

BE dhe paralajmërimin për vendosjen e instrumentit të ri për ndihmë aderuese kushtuar zhvillimit rural, a.q. IPARD ( më parë i njohur si SAPARD) në vitin 2006. Me marrjen e statusit shtet-kandidat, si shtet, ndërmorëm një sërë obligimesh për realizim të kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Obligimet kryesisht përbëhen prej afrimit të legjislacionit apo futjen dhe zbatimin e politikave të ngjashme dhe paralelisht me këtë, ndërtim të institucioneve dhe përgatitje të sektorit ekonomik që të ballafaqohet me konkurrencën në Tregun e Përbashkët të BE-së. Tashmë është e njohur se një pjesë e madhe e këtyre obligimeve i takojnë politikës bujqësore dhe zhvillimit rural, përkatësisht harmonizimit të politikave nacionale me Politikën e Përbashkët të Bujqësisë (PPB). Pikërisht duke i ndjekur këto procese në suazat e MBPU, këmbëngulet të formohet Politika për Zhvillim Rural në përputhje me qëllimet e proceseve evrointegruese, por njëkohësisht ajo t’u përgjigjet edhe interesave nacionale. Thënë më thjeshtë, procesi i integrimit në BE më tepër ndikon mbi mënyrën e zbatimit të masave dhe arsyetimin dhe argumentimin e tyre, por drejtimi e masave për zhvillim rural, në masë të madhe, është i përcaktuar prej gjendjeve të mjediseve rurale në Maqedoni. Në qoftë se politika nacionale është në përputhje me politikën për zhvillim rural të BE-së, atëherë përse kemi Program Nacional për Zhvillim Rural të veçantë dhe a.q.

14 | TOKA IME

Në lidhje me drejtimet strategjike, ato tashmë janë përcaktuar në Strategjinë Nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim rural, ndërsa kanë të bëjnë me përmirësimin e konkurrencës në sektorin bujqësor, të peshkimit dhe pyjeve nëpërmjet edukimit dhe arsimimit profesional për kryerjen e veprimtarive që lidhen me prodhimtarinë bujqësore, prodhimin e ushqimit dhe sektorin pyjor dhe aktivitete të tjera të rëndësishme për zhvillimin e mjediseve rurale, ndryshimin e strukturës së vjetërsisë në prodhimtarinë bujqësore, modernizimin e objekteve dhe pajisjen e ekonomive bujqësore, modernizimin e kapaciteteve përpunuese, investimeve në infrastrukturë lidhur me zhvillimin e bujqësisë, mbështetje për organizim dhe bashkëpunim në veprimtarinë prodhuese të ekonomive bujqësore dhe zhvillim të ekonomisë rurale nëpërmjet promovimit të aktiviteteve lidhur me turizmin rural, përparimin e prodhimtarisë tradicionale dhe shitjes së drejtpërdrejtë, promovim të shfrytëzimit të resurseve energjetike të rinovueshme, përparim teknologjik të prodhimtarisë bimore dhe blegtorale dhe përmirësim të infrastrukturës rurale.

Program Evropian, përkatësisht Program IPARD? Parë nga aspekti për realizim të strategjisë për bujqësi dhe zhvillim rural për vitin 2007-2013, nuk bëhet fjalë për programe të ndryshme, por për dy burime të ndryshme të financimit të qëllimeve të përbashkëta. Mandej, Programi Nacional për Zhvillim Rural përbën instrument për përshtatje shkallë-shkallë të sektorit agrar-ushqimor dhe popullatës rurale me rrethimin dinamik dhe theksimin e interesave nacionale tradicionale dhe pasurisë kulturore dhe natyrore. Gjithashtu Programi Nacional do t’u përgjigjet edhe reformave të cilat zbatohen në sektorin bujqësor-ushqimor siç

është për shembull mbështetja e sivjetshme kushtuar për Bashkësitë Ujore e mbështet procesin e vendosjes së sistemeve për ujitje në përputhje me reformat në ekonominë e ujit. Ndërsa përsëri me Programin IPARD fokusi është vënë në përforcimin e aftësisë për konkurrencë të sektorit agrar-ushqimor të Maqedonisë, me vendosjen e tërësishme të standardeve të BE-së si kriter bazë për fitimin e ndihmës financiare. Midis të tjerash, mund të thuhet se Programi Nacional për Zhvillim Rural është paraardhës i Programit IPARD. Përkatësisht, çdo masë e Programit Nacional shkallë-shkallë do të futet në IPARD dhe do të financohet prej fondeve të BE-së.


PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË ZHVILLIMIT RURAL PËR VITIN 2008 Programin për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2008 e përbëjnë masat që vijojnë: Investime për përmirësim të konkurrencës dhe modernizimit të 60.000.000 den. ekonomive bujqësore, duke përfshirë dhe akua-kulturën. Shfrytëzues: - Persona fizikë dhe juridikë, pronarë dhe shfrytëzues të tokave bujqësore dhe pronarë të fondit blegtoral të cilët janë evidentuar në Regjistrin e Vetëm të Ekonomive Bujqësore në MBPU; Investime për përpunim, magazinim, paketim dhe marketing të 70.000.000 den. prodhimeve bujqësore Shfrytëzues: - Persona juridikë duke përfshirë edhe shoqëri me numër të punësuarish me marrëdhënie të rregullta pune prej 50 personash dhe të cilat i plotësojnë kushtet minimale për kryerjen e veprimtarisë përkatëse të prodhimeve bujqësore Investime për rehabilitimin e sistemeve ujitëse dhe Bashkësive Ujitëse 20.000.000 den. Shfrytëzues: - Bashkësi Ujitëse të regjistruara në përputhje me Ligjin për Bashkësi Ujitëse dhe të cilave u janë dorëzuar sistemet prej MBPU. 6.000.000 den Mbështetje financiare për aktivitete promovuese për zhvillim të turizmit rural Shfrytëzues: - Shoqata, fondacione, ndërmarrje Investime për përmirësim të rëndësisë dhe përparimit të potencialit njerëzor 10.000.000 den të prodhuesve bujqësorë, sigurim të shërbimeve këshilluese dhe edukim për përparim me ekonominë bujqësore Shfrytëzues: - Institucione arsimore, shoqata apo fondacione, institucion publik shkencor, nga fusha e bujqësisë, pyjeve dhe administrimit të ujërave Mbështetje për organizim dhe ushtrim të përbashkët të veprimtarisë 10.000.000 den prodhuese në ekonomitë bujqësore Korisnici: - Person juridik, i regjistruar me veprimtari kryesisht bujqësore, kurse është themeluar pas 01. 01. 2007 - Shoqata të themeluara sipas principit “rreth makinerie”

Me hyrje në BE këto dy programe do të shkrihen në një program, i cili do të financohet prej fondeve të strukturuara evropiane për bujqësi dhe zhvillim rural. Përvojat e shteteve të reja anëtare tregojnë se qasje e tillë pas hyrjes në BE çon në përgatitje të tërësishme të sektorit që t’i shfrytëzojë fondet evropiane gjë që flet për tregues zhvillimor të përkryer.

Cilat mjedise rurale i përfshin kjo teknikë dhe cilat janë prioritetet tona nacionale? Kjo pyetje tashmë një kohë të gjatë theksohet si problem themelor për politikë të suksesshme për zhvillim rural dhe bie dakord plotësisht se nuk mund të flasim për masa për zhvillim rural pa përcaktimin përkatës të mjediseve rurale. Megjithatë tek masat për investim

në ekonomitë bujqësore dhe në sektorin përpunues nuk kërkohet përkufizim i rreptë i mjediseve rurale për arsyet që vijojnë: Selia e ekonomive bujqësore është e përcaktuar prej vendit ku gjendet prona bujqësore. Në rastin e sektorit përpunues kapacitetet me shpesh e zgjedhin lokacionin e vet në përputhje me qasjen në infrastrukturë e cila është e zhvilluar në të a.q. zonat industriale në mjediset urbane. Por, kjo nuk do të thotë se duhet t’i lëmë jashtë mundësisë për modernizim dhe për arritjen e standardeve të cilësisë dhe sigurimit të ushqimit. Këto procese janë në interes edhe të konsumatorëve vendas, ndërsa janë edhe në interes të përforcimit të aftësisë konkurruese të prodhimit agrar të Maqedonisë. Por, kur bëhet fjalë për hapjen e mundësive për punësim në mjediset rurale, stimulimin e investimeve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në veprimtaritë jo bujqësore, përmirësimin e cilësisë së jetës etj., është e domosdoshme të përcaktohen si duhet mjediset rurale dhe këto masa të zbatohen vetëm në ato mjedise. Pikërisht për shkak të mundësisë së zbatimit të masave të tilla nëpërmjet programit nacional për Zhvillim Rural dhe Programit IPARD, MBPU filloi me përpunimin e kritereve për përkufizimin e mjediseve rurale në Republikën e Maqedonisë. Në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit janë përgatitur disa skenarë për përkufizimin më të përshtatshëm të mjediseve rurale. Rregullorja për Përcaktim të Kritereve për Mjedise Rurale është në fazën finale të përgatitjes dhe së shpejti do të jetë lëndë debati për opinionin e f]gjerë para se të miratohet.

KORNIZË E RE PËR POLITIKË PËR ZHVILLIM RURAL NË BE, 2007-2013 Përforcimi i politikës për zhvillim rural është prioritet i BE-së. Mbi 56% e popullatës në 27 vendet anëtare në BE jetojnë në mjedise rurale të cilat përsëri përbëjnë 91% të territorit të përgjithshëm të BE-së. Kjo i jep politikës për zhvillim rural rëndësi vitale për zhvillimin e përgjithshëm. Bujqësia dhe pyjet mbeten sektorët më të rëndësishëm nga aspekti i shfrytëzimit të tokës dhe menaxhimit të resurseve natyrore. Politika e re për periudhën 2007-2013 synon t’i plotësojë këto qëllime:

Përmirësim të aftësisë konkurruese të bujqësisë dhe pyjeve, nëpërmjet përforcimit të potencialit njerëzor me trajnime dhe arsimim dhe përmirësim të infrastrukturës në këta dy sektorë. Mbështetje të projekteve për mbrojtje dhe përparim të

mjediseve jetësore në krahina. Përmirësim të cilësisë së jetës nëpërmjet vendosjes së veprimtarive të ndryshme ekonomike në mjediset rurale me mbështetje të mikro-ndërmarrjeve, nxitje të veprimtarive turistike dhe të hotelerisë, vendosjen e institucioneve për kujdesin e fëmijëve dhe promovimin e rolit të gruas në mjediset e punës. Adaptim i të a.q. konceptit Leader të mbështetjes për zbatim të strategjive zhvilluese lokale dhe programeve të propozuara prej grupeve lokale.

Në bazë të kësaj kornize, vendet-anëtare përgatisin Programe Operative të cilat përmbajnë masa për shfrytëzim të mjeteve financiare për secilin shtet-anëtar. Madhësia e mjeteve për çdo shtet-anëtar është përcaktuar prej numrit të banorëve dhe lartësisë PBV-së.

SHTATOR 2008 | 15


KËSHILLË

Përshtatje me standardet evropiane

Kontroll i pjellshmërisë së bazë për aplikim racional

P

rodhimi bujqësor bashkëkohor kërkon agroteknikë bashkëkohore, kurse plehërimi është maja e masave agroteknike. Në vendet e zhvilluara agrare nuk ka kuptim të hidhet pleh pa pasur bazë, përkatësisht analizë agroteknike të tokës. Jo rastësisht para disa dekadave në vendet e zhvilluara agrare evropiane zbatohen, përkatësisht prodhojnë mbiu 30 kombinime të ndryshme të plehrave komplekse me përbërje nga më të ndryshmet dhe me raport të azotit, fosforit dhe kaliumit plus elementët shtesë (magnez, sulfur, kalcium) dhe mikroelementet (hekur, mangan, bor, xing, molibden) kurse dekadën e fundit dhe shtesë të materialeve organike bioaktive në plehrat minerale. Spektri i gjerë i prodhimit dhe zbatimi i llojeve të ndryshme të plehrave vjen prej pjellshmërisë së ndryshme të tokës, nevojat e ndryshme për elementë kimikë të bimëve dhe njohuritë shkencore prej hulumtimeve biologjike dhe proceset fiziologjike-biokimike në bimë. Kujtojmë se bimëve për ushqim të vet, përveç elementëve bazë (primare) biogene (azot, fosfor dhe kalium) u nevojiten edhe nëntë elementë kimikë biogen. Në qoftë se një prej elementëve kimikë mungon apo është me shumicë, atëherë ai e kufizon prodhimin në kuantitet (sasi) dhe në kualitet. Këtë njohuri duhet ta dinë prodhuesitkoncensionuesit e rinj bujqësorë në qoftë se duan ta menaxhojnë me sukses prodhimtarinë. Sektori i Agrokimisë së Ushqimit të Bimëve, në Fakultetin për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim në Shkup, në studimet e veta aplikative

dhe shkencore-kërkimore prej disa dekadash, ka njohuri se pjellshmëria e tokës në pjesën më të madhe të Maqedonisë nuk është e mirë dhe përbën problem. Kur themi se nuk është e mirë, kjo do të thotë se ka mungesë akute apo tepricë akute të disa elementëve kimikë dhe kjo rezulton me debalancë të pakënaqshëm të pjellshmërisë së tokës. Shkaqe të debalancës 1. Asnjëherë nuk janë kryer analiza laboratorike (agrokimike) të tokës, me përjashtime të vogla të disa shoqërive aksionare dhe prodhuesve përparimtarë bujqësorë. Të theksojmë se shkenca bashkëkohore në fushën e agrokimisë së ushqimit të bimëve, ku, midis të tjerave, studiohet dhe pjellshmëria e tokës, plehrat dhe plehërimi, ka përcaktuar dhe rekomandon që në çdo katër vjet duhet të kryhen analiza laboratorike (agrokimike) për pjellshmërinë e tokës dhe të drejtohet përzgjedhja e plehrave dhe dozimi i tyre. Kështu punohet në të gjitha vendet e zhvilluara agrare në Evropë dhe në mbarë botën. Ne duhet të përshtatemi me këto standarde. 2. Shkaku i dytë për gjendjen e keqe në pjellshmërinë e tokës është edhe qasja paushall në zgjedhjen e plehrave në dozimin për sipërfaqe të caktuar, koha dhe mënyra e plehërimit jo e përshtatshme me cilësitë e tokës dhe llojin e kulturës. Një pjesë e praktikës negative që është dhënë më sipër del edhe prej shkakut të dhënë, por një pjesë dhe prej qasjes sipërfaqësore, analiza së përfaqësuar për të ardhurat e pakënaqshme, mospasja e iniciativës

KONTROLL I PJELLSHMËRISË SË TOKËS APO SIÇ QUHET PROFESIONALISHT “ANALIZË AGROKIMIKE E TOKËS” PËRBËN BAZË PROFESIONALE PËR PLEHËRIM ADEKUAT DHE RACIONAL TË KULTURAVE BUJQËSORE. ME KONTROLLIN E PJELLSHMËRISË SË TOKËS LIDHEN UDHËZIMET PËR PËRZGJEDHJEN E PLEHRAVE MINERALE, KURSE MUND TË PËRPUNOHET DHE HARTË AGROKIMIKE ME AFAT DERI NË 4 VJET.


tokës – të plehrave minerale për mendim kreativ dhe alarmim të problemit. 3. Shkaku i tretë që çon në kuptim negativ në vend të kuptimit pozitiv është edhe ajo se udhëzimet për aplikim të plehrave, vite me radhë, i japin persona jo kompetentë dhe jo profesionalë, tregtarë plehrash dhe për fat të keq, kuadro shkencorë të specialiteteve të tjera të bujqësisë, të cilët pa pikë përgjegjësie, pa analiza laboratorike të tokës, rekomandojnë lloje dhe sasi plehrash për sipërfaqe të caktuar. Rekomandimet e tilla prej të gjitha subjekteve të dhëna janë paushall. Rekomandimet i japin ndoshta nga qëllimi i mirë, por ka shembuj që flasin edhe për interesa vetjake për plasman të plehrave dhe provizionit vetjak. Cilat janë pasojat e plehërimit jo përkatës Në qoftë se kemi plehërim paushall më tepër se katër vjet, atëherë toka nuk mund t’i amortizojë gabimet, kurse pasojat i durojnë bimët me të ardhura të pakta, cilësi të keqe dhe jo konkurrente në treg si prodhim i freskët për konsumim dhe përpunim. Gabimet në prodhimtarinë bujqësore superintensive, sidomos në oranzheri dhe sera ku plehërimi kombinohet me ujitje, mund të çojnë në pasoja katastrofale dhe çka është shumë e rëndësishme, do të nevojiten investime enorme që të sanohet gjendja. Indekset e shkatërruara të kripës në tokë dhe debalanci i jashtëm i elementëve kimikë, të mbuluar me nitrate dhe nitrite, nuk mund të sanohen lehtë. Për shkak të gabimeve në sistemet intensive dhe në sistemet e tjera bujqësore, tashmë po shfaqen pasojat primare. Si rezultat i tepricës apo mungesës akute së disa elementëve biogenë kimikë, plehrat minerale nuk veprojnë në bimë, raporti i plehrave dhe sistemi rrënjor është i kundërt, kurse të ardhurat dhe cilësia bien. Kështu dalin në dukje dy ligjet në agrokimi: ligji për minimum dhe ligji për ulje relative të të ardhurave.

Si të përshtatemi me standardet evropiane? Është e domosdoshme të nxitet nevoja e futjes së “Sistemit të Kontrollit të Pjellshmërisë së Tokës dhe Zbatimit të Plehrave”. Ky sistem është shkencërisht dhe praktikisht i verifikuar dhe i vërtetuar. Sistemi, midis të tjerave, ofron racionalizim të shpenzimit të plehrave, i cili futet me shkallë të lartë në çmimin e kushtimit të prodhimtarisë. Sistemi i kënaq nevojat e ushqimit të bimëve për të ardhura stabile dhe cilësore. Kontrolli i pjellshmërisë së tokës në sistem rotohet në çdo katër vjet. Ai i largon pasojat e plehërimit jo adekuat dhe i mundëson prodhuesit bujqësor dokument për furnizim me lloj plehrash dhe sasi për sipërfaqe të caktuar (njësi sipërfaqeje). Sistemi mundëson kompjuterizim të plehërimit dhe përpunim të hartës agroteknike. Gjatë kësaj, duhet të bëhet dallim midis hartës agrokimike dhe pedologjike. Gjithsesi të dyja hartat janë të rëndësishme dhe të nevojshme në prodhimtarinë bujqësore. Ato plotësojnë njëra-tjetrën, por

në qoftë se analizohet objektivisht për atë se cila hartë është më urgjente, gjithsesi, ajo është harta agrokimike e cila zbatohet menjëherë. Harta pedologjike në bazë i përcakton dhe përshkruan llojet e tokës në shtet, kurse harta agrokimike është rezultat i kontrollit të pjellshmërisë së tokës dhe shërben për aplikim të plehrave. Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujërave, prioritet në financim i jep përpunimit të hartës pedologjike në vend të të dyjave paralelisht. Nuk e di cilat janë motivet e prioritetit të dhënë dhe cili organ e ka marrë këtë vendim dhe cilët janë faktorët vitalë. Prandaj, propozoj të ndreqet “Prioriteti” dhe të miratohet paralelisht të punohet dhe harta agrokimike dhe ajo pedologjike. Në qoftë se nuk korrigjohet ky vendim, me përgjegjësi pohoj se Strategjia Nacionale për Zhvillim Rural dhe Bujqësor nuk mund t’i arrijë qëllimet e dëshiruara. prof.dr. Vidoja Tërpevski Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit




PEMËTARI

Në vjeljen e rrushit në zonën e Negotinës

Vit i prodhimtarisë, cilësis izling” i bardhë dhe “Burgundun” i zi, “kërshotija” dhe “merlo” janë disa lloje rrushi të verës të cilët edhe këtë vit, vreshtari Kërste Boshkov nga fshati Kurija i Negotinës, do t’i shesë në kantinat e verës në Maqedoni. Vreshti i tij shtrihet mbi autostradën Shkup – Gjevgjeli, në afërsi të lokalitetit Stobi. Shtatëmbëdhjetë dynymë janë vetëm një copë e vogël prej 300 deri në 400 hektarëve të mbuluar me vresht, në pronësi të banorëve të këtij fshati.

“R

Vjelja fillon me “burgundin”, kurse sipas planeve të familjes Boshkopvi vjelje rrushi do të ketë deri në fund të shtatorit. Prej vreshtit të tyre shtatë vjeçare, mesatarisht, marrin rreth 1.500 kilogram për dynym. “Këtë vit presim prodhim akoma dhe më të mirë, edhe pse gjithçka varret nga ajo se kur ka filluar vjelja. Në qoftë se kantinat shpallin blerje një javë pas momentit të vërtetë, rrushi i zi e humbet cilësinë e vet. Ndërsa tek rrushi i bardhë, nuk ka problem”, thotë Boshkovi. Rrushin e blejnë disa kantina vere. Prodhuesit e këtij fshati bëjnë marrëveshje me ta për dorëzim të prodhimit, edhe pse jo gjithmonë janë të kënaqur prej kushteve të dhëna. “Kompanitë bëjnë marrëveshje me ne për dorëzim të rrushit, por disa prej tyre paguajnë edhe një vit pas mallit të marrë. Ka kompani të cilat nuk paguajnë fare, por, ç’të bëjmë kur nuk kemi alternativë tjetër”, thotë Kërste.

Bashkëfshatarët e tij nuk janë të kënaqur edhe prej asaj se çmimi për blerje nuk është përcaktuar në marrëveshjet e nënshkruara, por thuhet vetëm para vjeljes. Vitin e kaluar, mesatarisht për lloje të ndryshme, çmimi ishte 11 denarë për kilogram. Por, zgjidhje të këtyre problemeve për banorët e Kurijas, të cilët nuk kanë asnjë lloj ndihme nga shteti, gjejnë tek blerësit nga shtetet e tjera. Fshatarët gjenden dhe nuk lejojnë që rrushi të mbetet në vresht, kurse prodhimin e shesin në arka ose refuz, në cerada, në varësi të dëshirës të vetë blerësit. Ata me arka dhe gërshërë speciale, kalojnë nëpër radhët e rrushit, kurse traktori, i vendosur në fund të vreshtit, pret të mbushet dhe ta transportojë rrushin në kantinat e verës. Shtatëmbëdhjetë dynymët i mbledh familja prej katër anëtarësh Boshkovi, si dhe po kaq argatë të cilët vijnë në fshatin e tyre.

Vreshtari Kërste Boshkov, nga fshati Kuri i Negotinës

Shtatëmbëdhjetë dekarët i mbledh familja katëranëtarëshe Boshkov, si dhe edhe aq argatë që vijnë në fshatin e tyre 20 | TOKA IME


ë dhe pritjeve së përkyera Vjet, thonë ata, në sezonin e vjeljes, janë vënë çadra në mes të fshatit dhe me vjelje, kanë fituar për ekzistencë. Mëditja, thotë Boshkovi, ka qenë 800 denarë, ngrënie dhe pirje. Mesatarisht, mblidhen rreth 500 kilogram për njeri, kurse prej llojit “kartoshia” i cili është më kokërrmadh, shpjegon ky banor 27-vjeçar nga Kurija, mblidhen edhe deri në 1.000 kilogram. Edhe pse jo gjithmonë i mbulojnë shpenzimet që i kanë bërë në prodhimtarinë e rrushit, Boshkovi duhet ta trajtojnë rrushin disa herë gjatë vitit. “Duhet ta mbrojmë prej flakës, krimbit, hirit dhe kalbëzimit gri (në momentin kur piqet, rrushi kalbet në arë). Përveç kësaj, vreshti duhet punuar disa herë, kurse në varësi të reshjeve, edhe të ujitet dy-tre herë gjatë vitit.

BANORËT E KURIJAS NUK JANË TË KËNAQUR EDHE PREJ ASAJ SE ÇMIMI PËR BLERJE NUK ËSHTË PËRCAKTUAR NË MARRËVESHJET E NËNSHKRUARA, POR THUHET VETËM PARA VJELJES. VITIN E KALUAR, MESATARISHT PËR LLOJE TË NDRYSHME, ÇMIMI ISHTE 11 DENARË PËR KILOGRAM. POR, ZGJIDHJE TË KËTYRE PROBLEMEVE PËR BANORËT E KURIJAS, TË CILËT NUK KANË ASNJË LLOJ NDIHME NGA SHTETI, GJEJNË TEK BLERËSIT NGA SHTETET E TJERA Sido që të jetë, thonë banorët e fshatit Kurija, vreshti duhet të punohet sepse në të është shpenzuar shumë mund dhe të holla. Ekipi i “Toka ime” u largua nga ky fshat i rajonit të Negotinës, kurse banorët

mbetën nën diellin e fortë ta mbledhin prodhimin të cilin arritën ta prodhojnë. Për para, sipas përvojës, ndoshta prapë do të presin. T. Stojçevski

Lloj i ri i rrushit të tryezës në Fushën e Negotinës

“Viktoria” është rrush i bukur, kokërrmadh dhe shumë i fortë KY RRUSH I BARDHË TRYEZE ËSHTË I FORTË PËR TRANSPORT NË RELACIONE TË GJATA. LËVOZHGËN E TIJ NUK E HANË BLETËT DHE GRERAT, DHE MUND TË RUHET, PA U PRISHUR EDHE DERI NË DHJETË DITË PAS VJELJES. ër herë të parë këtë vit, në arat e Goce Mojsovskit nga Negotina, mblidhet rrush i llojit “Viktoria”. Ky rrush i bardhë tryeze, sipas këtij banori të fshatit Timjanik, Negotino, e ka prejardhjen nga Greqia dhe në vend është i kalemuar me lloje tona vendase. Një prej gjashtë hektarëve me rrush është i mbjellë me këtë lloj të bukur, të mirë dhe të fortë. Fillon të piqet në gusht, kurse vjelja kryesore është nga mesi i këtij muaji. Mojsovski pret 20 tonë rrush, edhe pse sipas tij, nuk është e nevojshme të forcohet sasia e tij sepse humbet cilësia. “Plasmani i këtij lloji është i sigurtë. Tani për tani kam blerës nga Shkupi, i cili çdo ditë, merr prej këtij rrushi. Pastaj ua shes edhe shumë kompanive për eksport në tregjet e Kroacisë dhe Rusisë. Paketohet në arka, paletohet dhe transportohet lehtë, sepse ka kokërr shumë të fortë. Për fortësinë e tij flet dhe fak-

P

Goce Mojsovski mbledh rrush të varietetit “viktoria”, rrush ky i bardhë i tryezës, që ka origjinën nga Greqia dhe në vendin tonë është shartuar me varietete të vendit tonë

ti se këtë lloj rrushi nuk e sulmojnë bletët dhe grerat”, thotë bujku i regjistruar Mojsovski. Sipas tij, pas mbledhjes, mund të rezistojë dhjetë ditë pa u prishur. Në qoftë se mbahet në frigorifer mund të rezistojë edhe më shumë. Prandaj rrushi “Viktoria” është i përkryer për transportim në relacione të mëdha. Ky lloj ka shije më pak neutrale në raport me llojet e tjera të njohura në këtë zonë. Në qoftë se krahasohen çmimet blerëse ky rrush paguhet më mirë. Në qoftë se rrushi i llojit “Kardinal” shitet me 24 denarë për kilogram, ky arrin deri në 32 denarë për kilogram, thotë Goce, sepse kur shfaqet, në treg nuk ka lloje të tjera rrushi tryeze. Çmim më të lartë kanë e dhe kalemat e rrushit. “Kalemat e këtij lloji janë më të shtrenjtë sepse përqindja e suksesit është më e vogël tek këta kalema në ra-

port me llojet e tjera. Por, gjithashtu, në qoftë se ka sukses, ai është shumë më rezistent”, tregon Mojsovski. Në raport me agroteknikën, edhe ky lloj i kërkon aktivitetet e zakonshme, përkatësisht, meqenëse bëhet fjalë për rrush tryeze, i jepen preparate sistematike kundër hirit, flakës dhe insekteve. Rrushi i llojit “Viktoria” kërkon të ujitet më parë dhe ujitja e tij e parë është në fillim të qershorit. Kuptohet, ai mblidhet edhe më herët. Ngrirja në periudhën e dimrit, sipas përvojës së kësaj familjeje nga Temjaniku, është pothuajse e njëjtë si tek llojet e tjera të rrushit të tryezës. T.S. SHTATOR 2008 | 21




PEMËTARI

Në plantacionin me pjeshkë dhe kajsi të Angellovit në Gradsko

ë qoftë se keni pemë me cilësi të përkryer, atëherë eksporti i tyre nuk është problem, thotë Goce Angellov nga Gradsko, prodhues i pjeshkave dhe kajsive. Siç shpjegon ky bujk, blerësit me shumicë e kërkojnë vetë prodhimin e tij në tregjet e Kroacisë, Kosovës, Ukrainës, Rusisë dhe tregjet e tjera. “Vitin e Kaluar në Tregun e Shumicë, e shita kajsinë për tregun e Kosovës, këtë vit e hedh në treg në Kroaci.

N

prodhimtaria e sasisë. “Sa do të prodhoj, kaq do të marrin dhe blerësit. Kam kërkesë të cilën edhe e refuzoj sepse nuk kam sasinë e nevojshme. Vijnë nga Serbia dhe kërkojnë 10 tonë kajsi në ditë. Gjithashtu kërkojnë dhe për në Rusi, por, kuptohet, nuk kam sasi kaq të mëdha”, shpjegon ky bujk. Në fushën mbi Gradsko, ai ka mbjellë dy hektarë kajsi dhe gjashtë hektarë pjeshkë. Përveç kësaj ai e rinovon prodhimin e vet, duke mbjellë edhe 4 hektarë kajsi dhe 3 hektarë pjeshkë. Në arën e tij gjenden kajsi të llojit “Roksana”, sepse sipas tij, ato janë të forta për eksport. Kanë pamje të bukur dhe prodhimtari cilësore. Ai thotë se ajo është më e bukura midis kajsive. “Fajet”, “Kreshev”, “Redev” dhe “Gllohev” janë llojet e pjeshkave që ka Angellovi. “Puna dhe shitja e kajsisë mbaron në korrik dhe atëherë fillon pjeshka. Në fillim mblidhet redevi dhe gllohevi, pastaj frutat e kreshevit dhe në fund, dhjetë ditë më vonë mblidhet fajeti. Domethënë, kam prodhimtari dhe shitje të vazhdueshme”, thotë Angellovi. Ditën kur e vizituam plantacionin ishte dita e parë e vjeljes së pjeshkave. Kamionët prisnin në arë, kurse punëtorët, me kosha të vegjël lëviznin nëpër radhë dhe i mblidhnin pjeshkat e pjeku-

ra. Angellovi ishte mjaft i kënaqur prej prodhimit të sivjetshëm. Në raport me kajsitë, ai ka marrë 4 tonë për dynym, përkatësisht 40 tonë për hektar. Ai është i kënaqur edhe prej çmimit të kajsisë (40 denarë për kilogram), edhe pse është e njëjtë me vitin e kaluar. Pret prodhim cilësor dhe të mirë edhe prej pjeshkës rreth dhjetë tonë për hektar. Ia blejnë me 30 denarë për kilogram në qendrat blerëse në Rosoman.

Gjithashtu, problem serioz i cili e shqetëson Angellovin, është edhe ambalazhi jo përkatës për paketim të kajsive dhe pjeshkave. Sipas tij, ai i kënaq standardet që i kërkojnë tregjet e tjera, por problem real është furnizimi me ambalazh të vërtetë dhe cilësor për transport më të sigurt dhe më të lehtë të prodhimtarisë.

Me cilësi të përkryer, eksporti nuk është problem Konkurrenca, afërsia e tregut dhe prodhimtaria e sivjetshme i diktojnë çmimet dhe tregjet se ku do të shiten. Këtë vit për shembull, Kroacia nuk ka kajsi, kurse qytetarët e saj kanë fuqi të përkryer blerëse”, thotë bujku profesional i regjistruar, Angellov. Për të, në qoftë se mund të shpjegohet kështu, problem më i madh është

Në një pjesë të caktuar të plantacionit, Angellovi prodhon edhe fidanë kajsish dhe pjeshkës. Ai është bujk i regjistruar për farë dhe fidanë.

Planet e Angellovit nuk realizohen vetëm me zmadhimin e sipërfaqeve me kajsi dhe pjeshkë, por ky bujk tridhjetëvjeçar mendon të ndërtojë hangar (magazinë) për paketim, paletizim dhe për punësim të argatëve në fushat e tij. Shpreson mbledhjen e ardhshme ta shesë prej frigoriferi, edhe pse problem është furnizimi me energji elektrike. Megjithatë, Angellovi e di që ky problem do të zgjidhet sepse shtyllat e tensionit të lartë kalojnë dyqind metra mbi arat e tij. “Është e nevojshme të bëhen dhe mjedise për fjetje të punëtorëve, të cilët vijnë prej qyteteve të tjera në kohën e vjeljes. Do të isha i kënaqur të gjitha këto t’i realizoja në pesë vitet e ardhshme, edhe pse, problem është gjetja dhe mbajtja e fuqisë punëtore”, përfundon Angelloovi. T.S.


Në vilajetin e Uzunovive, fshati Smollare

PEMËTARI

Stojan Uzunov do të mbjellë kultura jotradicionale të pemëve

tojan Uzunov është bujk nga rajoni i Strumicës – Komuna Novo Sello, i cili arat e tij i ka mbjellë me kultura jo tradicionale frutash. Në pronën e tij mund të shihni lloje nga më të ndryshmet të borovinës, kivit, aronisë dhe pemësh të tjera, të panjohura për këtë anë. Ai shpjegon se është prodhuesi i parë i cili ka filluar me prodhimin e kivit dhe luleshtrydheve (dredhëza) në rajonin e Strumicës, në fshatin Smollare, në padinat e malit Bellasica në afërsi të Ujëvarave të njohura të Smollarës, para 15 vjetësh. Rruga deri në pronën e ti është të themi në gjendje të mirë, por qëllimi përfundimtar, ajo çka mund të shihet, shijohet dhe përjetohet e arsyeton udhëtimin. Uzunov thotë se problemet me popullin ia vështirësojnë realizimin e ideve, se prej 2 e gjysmë tonësh luleshtrydhe të prodhuara, para disa vitesh, i janë marrë 500 kilogram. Pyetjes “Pse kultura jo tipike për këtë zonë?”, ky elektroteknik dhe punëtor shumëvjeçar në falimentim do t’i përgjigjet: “Që të jetë më interesante dhe që ta kënaq kureshtjen”, të provohet diçka e re.

S

Arguta – minikivi I ka të gjitha karakteristikat e kivit, kurse dallimi i vetëm prej aktinidias është ajo se është më rezistente si kulturë. Sipas Uzunovit, ajo nuk përzgjedh toka (rritet në të gjitha llojet), duron temperatura të ulëta (deri në minus 30 gradë), ndërsa reziston dhe me sasi më të vogla uji (në toka mesatarisht të thata). Nga ana tjetër, agruta është e pasur me vitamina, minerale, dhe ka përqindje të lartë të materieve të thata. Ka prejardhje nga Kina, kurse sot, më shumë është e shpërndarë në pjesët veriore të ShBA-së, ku kivi normal nuk reziston. Kjo bimë shfrytëzohet për prodhimin e lëngjeve, reçeleve ... Uzunov ka 60 rrënjë të mbjella në largësi 3,5 x 4 metra, për shkak të degshmërisë së tyre. Domethënë ajo mund të rritet edhe në përkrah mureve sepse është rezistente ndaj Arguta rezeve të diel-

lit, fitohet gjatësi më e mirë e frytit për dallim nga mënyra në tendë. Prodhim të tërësishëm marrin pas 4 vjetësh, atëherë mund të merren 15 deri 20 kilogram, kurse më vonë deri në 60 kilogram për pemë. Në qoftë se ka tokë të mirë, me ujitje të rregullt atëherë mund të japë prodhim edhe në vitin e dytë apo të tretë. Nga aspekti agroteknik, kërkon shartim dimërore dhe verore. Si bimë është dypolare (lule femra dhe meshkuj) dhe me këtë dallohet prej atinnidiave të tjera. Domethënë, ajo vetëpllenohet nga erërat, bletët dhe bumbarët. Uzunov e shet prodhimin në rajonin e Strumicës, edhe pse sipas tij, gjithnjë dhe më shumë po rritet interesi për argutën. Këtë vit thotë ai, ka 500 fidanë të rinj të argutës të shitur në rajonin e Strumicës. Arguta arrin çmim pre 60 deri në 80 denarë për kilogram. Vjelja e saj bëhet me dorë, përkatësisht këputet me dorë. Fryti reziston deri 15 ditë pas vjeljes dhe pastaj, mund të përpunohet me konservim dhe tharje që të mund të ruhet për konsumim. Si bimë është e zhveshur pa qime dhe hahet e gjitha.

Prodhues u kulturave alternative jo tradicionale

SHTATOR 2008 | 25


PEMËTARI

Në vilajetin e Uzunovive, fshati Smollare

Aronia – eliksir për sistemin nervor Kjo kulturë e ka prejardhjen nga Rusia. Prandaj ajo rritet në krahina të ftohta dhe duron temperaturë madje më të ulët se minus 40 gradë celsius dhe përshtatet me lehtësi në të gjitha llojet e tokave. Që të mbillet, më parë, nevojiten brazda të thella (60 deri në 70 centimetra). Në to hidhet pleh bagëtish, humus, i cili përzihet me tokën që ë japë zhvillim më të mirë të fidanit. Është e rëndësishme, thotë Uzunov, Aronija rrënja të mos mbetet në cekëtinë dhe rregullisht të ujitet, sepse është kulturë e cila kërkon shumë ujë. Aronia piqet në shtator apo tetor. Vilet në momentin kur merr ngjyrë të zezë, kurse mund të mblidhet derisa të vijnë ngricat e para (nëntor). Edhe vjelja e saj bëhet me dorë, kurse çdo pemë mund të japë prej 10 deri në 15 kilogram prodhim në vitin e 7 apo të 8 të jetës. Kjo bimë vazhdimisht ripërtërihet sepse prej vetë trungut lëshon gërmushka të dendura. Uzunov ka mbjellë 1,5 dynymë me aronia.

Në vitin e shtatë apo të tetë rrallohet, përkatësisht krasitet dhe hiqen degët e vjetra që tu lihet hapësirë fidanëve të rinj të cilët do të japin më tepër prodhim. Ekonomisht është e mirë kur ka formë shkurreje. Uzunov, ende, nuk ka sasi të mjaftueshme për shitje. Kjo bimë përmban vitamina, jod dhe është interesante për industrinë farmaceutike (në gjendje të freskët). Në Francë përdoret për bojatisje të verës dhe me ekstrat prej një litre bojatiset një ton verë. Për njerëzit është eliksir i jetës përdoret për tension dhe për grykë. Problemi më i madh për aroninë është buburreci i majit, i cili, për shkak të aromës së lules i ha gjethet. Ato përdoren për prodhim të çajeve, gjithashtu dhe fryti i cili i përmban të gjitha përbërjet si dhe gjethja. Boronica Uzunovi është i vetmi prodhues i boronicës në rajonin e Strumicës. Ndoshta është edhe një midis të rrallëve edhe në Maqedoni. Thotë se ka njohur edhe dy prodhues të boronicës, por për fat të keq ata kanë hequr dorë. Në qoftë se do të kishte investime të mjaftueshme në të ardhmen është e dëshirueshme pemët të mbulohen me rrjetë që të mbrohen prej rrezeve të diellit, prej breshrit dhe fat-

keqësive të tjera elementare. Gjithashtu, Uzunov ka mbjellë 1.5 dynym apo 250 drurë. Boronica lulëzon në mars dhe piqet në qershor. Borovinka Prej një rrënje mund të merren 5 deri në 6 kilogram. Interesante, sipas Uzunovit, është Ph vlera e saj (4 deri në 5 PH) dhe prandaj ka shije të thartë. Që të arrihet kjo nevojitet humus prej pishe mali (tokë e thartë), por mundet të përdoret dhe prej gështenje. Si kulturë kërkon plehërim. Mbillet në thellësi prej 60 deri në 70 centimetra dhe kërkon sipërfaqe të fortë dhe të ushqyeshme që të rritet bima. Uzunov mbjell lloj boronicë të kultivuar dhe të zbutur. Mbillen shumë lloje të ndryshme për shkak të kohës së pjekjes. Në një vresht duhet të ketë lloje të hershme dhe të vona. Prandaj mbillen 3 deri 4 lloje në një vresht, për shkak të pllenimit të tyre, Si bimë kërkon mbrojtje prej vrugut dhe insekteve. Edhe atë e ha buburreci i majit. T. Stojçevski K. Paskov


Tharës solar për tharjen e frutave, perimeve dhe bimëve mjekësore

TEKNOLOGJI

Mënyra më e vjetër, më efikase dhe më ekonomike për konservim 1. Kolektor solar për ngrohjen e ajrit për tharje Kolektori në pjesën e poshtme është llamarinë e ngjyrosur me ngjyrë të zezë me izolim dhe në pjesën e sipërme sipërfaqe qelqi. Me sipërfaqe prej 1,4 m2 mund të marrë deri në 1.000 W (vat) energji solare në periudha të përshtatshme me diell. Nëpërmjet ndërmjetësit (ajrit) energjinë e çon në akumulues. 2. Hapësira për tharjen e frutave Pjesa e cila është e drejtuar nga jugu është krejtësisht prej qelqi dhe mund të marrë 2.500 vat energji solare në mënyrë të drejtpërdrejtë, që shfrytëzohet për ngrohjen e hapësirës dhe lëndës së parë, si dhe për avullimin e ujit të lëndës së parë. 3. Akumuluesi për akumulim të energjisë së ngrohtë Tharësi, në mënyrë standarde, është akumulues uji i cili ka madhësi prej 600 litrash ujë, që siguron energji për punë në orët e natës apo në ditët kur emetimi i energjisë diellore është i pamjaftueshëm. Uji i ngrohtë i rezervuarit mund të shfrytëzohet për larjen e enëve, rrjetave apo dhe për aktivitete të tjera për të cilat nevojitet ujë i ngrohtë. 4. Peshore për kontroll të përqindjes së lagështisë së avulluar Në pjatën e peshores vendoset një sasi e caktuar e lëndës së parë të freskët, kurse në anën tjetër, vendosim gurin në atë përqindje të lagështisë që duam të avullojë prej lëndës së parë. Në atë rast, pjata do të bjerë poshtë dhe në momentin kur përqindja e lagështisë së dëshirueshme do të avullojë, ajo do të ngrihet dhe materiali i thatë mund të nxirret.

KAPACITETI DHE QËLLIMI Një modul i tharësit solar për shfrytëzues individualë ka sipërfaqe prej 6 m2 për vendosje të frutave, që afërsisht u takojnë 50-70 kilogram frutave dhe perimeve. Modulet vendosen njëri pranë tjetrit sipas dëshirës së blerësit. Në periudha të përshtatshme diellore një element i tharësit mund të marrë 3.500 vat energji diellore. Gjithashtu, shërben për tharjen e frutave, perimeve dhe bimëve mjekësore (kumbulla, kajsi, mollë, dardha, ara, bajame, domate, speca, qepë, hudhër, kërpudha, bimë mjekësore etj.).

Mënyra e punës dhe montimi E shfrytëzon në maksimum energjinë diellore, gjatë kësaj shfrytëzohet rrezatimi diellor global dhe difuz gjatë gjithë ditës. Energjia diellore shfrytëzohet drejtpërdrejt për ngrohjen e frutave, si dhe për ngrohjen e akumuluesit me ujë, i cili gjatë orëve të natës e shndërron energjinë dhe e vazhdon procesin e tharjes, duke mundësuar qarkullim të ajrit. Tek tharësi i tipit “Solar 6E”, shpikje dhe patentë e Josif Jordanovskit, është vendosur edhe ngrohës elektrik i cili kryen ngrohjen e ajrit në qoftë se energjia diellore nuk është e mjaftueshme. Montimi kryhet në vend, sipas udhëzuesit teknik të prodhuesit.

N

ë Republikën e Maqedonisë prodhohen pemë me cilësi të jashtëzakonshme (aromë, shije, ngjyrë) falë klimës së mirë, qiellit të kaltër dhe insolimit intensiv (rrezatimit të energjisë diellore). Ne kemi shumë kushte të përshtatshme për tharje solare të frutave, e cila është më e lirë se tharja me karburant, kurse vlera ushqyese dhe cilësia e prodhimit është shumë e mirë. Përdorimi dhe plasmani i frutave të thata në tregun evropian dhe tregjet e tjera sa vjen dhe rritet. Të ardhurat prej frutave të thata janë 3-4 herë më të mëdha në raport me të ardhurat që merren prej shitjes së frutave të freskëta. Frutat e pemëve dhe perimeve bien shpejt. Me qëllim që të ruhen vlerat e tyre natyrore në gjendje afërsisht të pandryshueshme për një periudhë të gjatë kohore, më mirë është të kryhet përpunim i tyre nëpërmjet tharjes. Me përpunimin dhe tharjen e frutave dhe perimeve fitohen prodhime me përmbajtje të madhe të materieve ushqyese dhe bioaktive (vitamina, karotinoidë e të tjera). Kohët e fundit, prodhimet e thata janë shumë interesante për tregjet evropiane dhe tregjet e tjera dhe kërkesa për to është gjithnjë dhe më e madhe. Tharja në shumicën e rasteve bëhet në tharës me energji shtesë – gaz, energji elektrike apo tjetër. Për një ton fruta të thata shpenzohen rreth 600-700 litra naftë. Gjatë kësaj, prodhimet e thara në këtë mënyrë humbasin theksueshëm prej karakteristikave dhe cilësisë natyrore. Në Maqedoni tashmë po studiohet shfrytëzimi i energjisë diellore për tharjen e frutave, perimeve, bimëve mjekësore dhe aromatike në tharës solar. Prezantimi dhe përshkrimi i tharësit solar për shfrytëzues individualë Përshkrimi teknik i tharësit, i cili gjithashtu përbëhet prej katër pjesësh të mëvetësishme:

Dhoma solare për tharje SHTATOR 2008 | 27


Tharës solar për tharjen e frutave, perimeve dhe bimëve mjekësore

TEKNOLOGJI

Mbrojtja Hapësira në të cilën vendosen frutat dhe perimet është krejtësisht e mbrojtur prej insekteve, pluhurit dhe papastërtive të tjera, me çka sigurohet marrje e prodhimit të thatë dhe mikrobiologjikisht të pastër dhe të pandotur. Tharja kontrollohet me termometër për kontroll të temperaturës, kurse drejtohet nëpërmjet hapjeve rregulluese për rregullim të temperaturës. Dimensione: - Modul standard me sipërfaqe prej 6 m2 për tharje - masa të jashtme: 2,9x2,05x1,26 metra Prezantimi dhe përshkrimi i tharësit solar të kombinuar Përshkrimi teknik i tharësit, i cili përbëhet prej katër pjesësh të veçanta 1. Kolektor solar për ngrohjen e ajrit për tharje Kolektori në pjesën e poshtme është llamarinë e ngjyrosur me ngjyrë të zezë me izolim dhe sipërfaqe qelqi në pjesën e sipërme. Në qoftë se sipërfaqja e tij është 56 m2 atëherë mund të marrë deri në 36 kilovat (KW) energji solare në periudha të mira me diell. Nëpërmjet ndërmjetësit (ajrit) energjinë e çon në akumulues. 2. Hapësira për tharjen e frutave Tharësi është shumë i saktë, që do të thotë se ekziston mundësia lënda e parë, e ngarkuar në vagonë, të hyjë nga njëra anë, dhe të dalë e thatë nga ana tjetër. Hapësira e tharjes zë rreth 20m3 në pjesën veriore të tharësit. 3. Akumuluesi për akumulim të energjisë së ngrohtë Tharësi në mënyrë standarde dërgohet pa gurin për akumulim ai shtohet më vonë, para se të fillojë funksionimi i tij. Madhësia e gurëve të mëvetësishëm duhet të jetë 70-110 milimetra. Gurët mund të jenë me forma të ndryshme, por gjithmonë duhet të kihet kujdes midis tyre të lihet hapësirë për qarkullim të ajrit. 4. Dhoma për përzierjen e ajrit Në këtë dhomë vjen ajri i lagësht prej hapësirë për tharje ku matet lagështia e tij relative dhe temperatura. Pas kësaj, kompjuteri vendos se a do të ripërdoret ajri apo do të zëvendësohet me ajër të freskët. Kapaciteti Një segment ka 224 m2 sipërfaqe për vendosje të frutave dhe perimeve, që afërsisht i takojnë 2.500 kilogram lënde të

MËNYRA E PUNËS DHE MONTIMI Ajo e shfrytëzon në maksimum energjinë diellore, gjatë kësaj shfrytëzohet rrezatimi diellor global (direkt) dhe difuz (në mënyrë jo të drejtpërdrejt) gjatë gjithë ditës. Energjia diellore shfrytëzohet drejtpërdrejt për ngrohjen ajrit i cili qarkullon midis frutave, si dhe për ngrohjen e akumuluesit prej guri. Ky akumulues gjatë orëve të natës e lëshon energjinë dhe e vazhdon procesin e tharjes, duke mundësuar qarkullim të ajrit. Në qoftë se energjia diellore nuk është e mjaftueshme, atëherë ndizet gjeneratori i ajrit të ngrohtë, i cili e shpejton procesin e tharjes. Montimi kryhet në vend, sipas udhëzuesit teknik të prodhuesit. parë. Segmentet vendosen njëri pranë tjetrit sipas dëshirës së blerësit. Në periudha të përshtatshme diellore një kolektori i moduli mund të marrë 36.000 vat (W) energji diellore. Ky tharës shërben për tharjen e frutave, perimeve dhe bimëve mjekësore (kumbulla, kajsi, mollë, dardha, ara, bajame, domate, speca, qepë, hudhër, kërpudha, bimë mjekësore dhe kulturave të tjera bujqësore). Mbrojtja Hapësira në të cilën vendosen frutat dhe perimet është krejtësisht e mbrojtur prej insekteve, pluhurit dhe papastërtive të tjera, me çka sigurohet marrje e prodhimit të thatë dhe mikrobiologjikisht të pastër dhe të pandotur. Kontrolli i tharjes Procesin e tharjes e kontrollohen dhe udhëheq kontrolluesi industrial, i cili sipas programit të dhënë e drejton procesin, kurse njëkohësisht e prezanton në kompjuter gjendjen, e cila mbizotëron në tharës. Dimensionet: segment standard prej 224 m2 sipërfaqeje për tharje inzh. Josif Jordanovski prof.dr. Ljubica Karakashova, FShBU

PËRFUNDIM Tharja diellore, ende, është në fazën fillestare në vendin tonë. Me futjen e këtij lloji tharjeje në praktikën e gjerë, do të rriten të ardhurat e prodhuesve bujqësorë, prodhimtaria, punësime dhe hyrja e devizave në Republikën e Maqedonisë.

mi, Toni - Zmaj Sh.p.k. f.Sokollarcë – Koçan SHITJA E PJESËVE REZERVE PËR: Kombajne - ZMAJ 135, ZMAJ 133, ZMAJ 132. Traktorë - IMT 539, IMT 542, IMT 558, Shitja e derrave për majmërim me peshë nga 100 kg. Tel: 070 213 162


Në kufirin e Shkupit

LAVËRTARI

Petrushevski punon

150 hektarë tokë “Në qoftë se punoni si nikoqirë, bujqësia është profesion fitimprurës” thotë Petrushevski rce Petrushevski është nga fshati Mralinë, Shkup, momentalisht, përpunon 150 hektarë tokë në kufirin e fshatrave Ajvatovci, Milladinovci, Mërshevci dhe Mralinë. Ai ka në zotërim dhjetëra hektarë, kurse sipërfaqet e tjera i ka marrë me koncesion prej shtetit me të drejtë shfrytëzimi në 30 vjetët e ardhshëm. Petrushevski, pothuajse përditë, i kontrollon arat që i posedon. Edhe përkrah kësaj, ai dhe bashkëpunëtorët e tij rrisin rreth 50 derra, pesë viça, shpendë të tjera (pula dhe gjela deti), kurse kanë edhe vishnja. Punimi i sipërfaqeve të mëdha, sipas Petrushevskit, e ul çmimin e ushqimit të bagëtisë. “Kuptohet që kur prodhoni vetë[ ushqim, ai është shumë më i lirë sesa kur e blini në treg. Kam bagëti dhe me prodhimin e marrë e ushqej, kurse sasitë tjera i shes dhe i kompensoj shpenzimet për prodhimin e saj”, shpjegon Orce. Në arat e tij mund shihet, jonxhë, misër, grurë, elb dhe tërshërë. Ai është i kënaqur prej korrjes së sivjetshme, sepse, ka marrë afërsisht 4 ton grurë për hektar, 5.5 tonë elb dhe dy tonë tërshërë. Me katër korrje në vit të jonxhës, Petrushevski merr deri në 10 ton për hektar.

O

“Fitimi kryesor prej asaj se jam bujk i regjistruar është mundësia të konkurroj në tenderët që i shpallin institucionet shtetërore për ndarjen e traktorëve, tokës bujqësore shtetërore, të shfrytëzoj të holla prej Programit për Zhvillim Rural dhe ajo se kam sigurime shoqërore. Rregullisht i paguaj detyrimet ndaj shtetit, edhe pse nuk është shumë fitimprurëse të jesh bujk i regjistruar sepse bujqit e tjerë, të cilët nuk janë të regjistruar dhe nuk paguajnë asgjë kanë më shumë beneficione”, thotë Petrushevski.

Ky bujk shpreson dhe në prodhimin e mirë të misrit këtë muaj. Sipas përvojës së tij, një njeri nuk mund t’i punojë vetë këto sipërfaqe. prandaj, Petrushevski ka angazhuar tetë njerëz, të cilët vazhdimisht punojnë në pronën e tij. “Këta njerëz korrin, mbjellin, hedhin pleh, ujitin, punojnë tokën, mbledhin vishnja, korrin dhe marrin pagë. Përveç kësaj, në kohën e korrjes, angazhoj edhe 15 njerëz të cilët ndihmojnë në korrje. Në qoftë se punoni si nikoqir, bujqësia është profesion fitimprurës”, thotë Petrushevski. Që t’i përpunojë këta 150 hektarë, në “stacionin” e tij ka 8 traktorë, 3 kombajna, 2 makineri për lidhje, dy makineri për mbjellje, 8 plugje për lërim, 8 shkulës dhe makineri të tjera. Për reagimet e bujqve të tjerë se Petrushevski ka marrë shumë tokë nën koncesion, ai thjeshtë përgjigjet se edhe ata duhet të regjistrohen dhe t’i shfrytëzojnë të mirat prej regjistrimit. “Të gjithë bujqit duan të marrin tokë, ndërsa nuk duan të regjistrohen dhe nuk duan të kenë detyrime ndaj shtetit. Unë paguaj 6.000 denarë për hektar në nivel vjetor për koncesionin. Le ta llogarisin shumën të cilën ia jap shtetit pa Puna në sipërfaqe të mëdha, sipas Petrushevskit, po e zbrit çmimin e ushqimit për kafshë

Tri kombajnat e Petrushevskit mund t’i shihni në kufijtë e fshatrave shkupjanë në kohën e korrjes. Ai kryen shërbime private për bujqit të cilët duhet t’i korrin sipërfaqet drithë. Paguan 600 denarë për dynym, kurse për një hektar, vetë kombajna shpenzon rreth 20 litra naftë. Shpesh kombajnat prishen gjatë punës dhe pronari, i ndreq ato në vendndodhje që të mund të vazhdojnë me punën sepse kulturat e drithit kanë kohë të caktuar kur duhet të mblidhen.

dallim të prodhimit që kam në arat të cilat i punoj”, shpjegon ky banor i Mralinës. Prandaj, ai u bën thirrje të gjithë bujqve të regjistrohen dhe të marrin pjesë në tenderët të cilët i shpallin ministritë. Petrushevski nuk mbetet këtu. Siç shpjegon, në periudhën e ardhshme planifikon të mbjellë vreshtë dhe pemëtari me kajsi të sortës së hershme. Ai thotë se të dy kulturat janë fitimprurëse, kanë plasman, blerje të mirë dhe arrijnë çmim të mirë. T.S.


LAVËRTARI

Zverdhon fusha në Dracevë

Karota kërkon lagështi, Saveski pret të marrë 50 deri në 60 ton prodhim për hektar, kurse çmimi i shitjes, herët në pranverë është 23 denarë. Ai më vonë bie në 15 denarë për kilogram në shitjen me pakicë, përkatësisht 7 deri në 10 denarë në tregjet me shumicë.

Aco Saveski

D

raçevësi Aco Saveski ka mbjellë katër hektarë me karota të farave të ndryshme holandeze të kompanive Rojal Luis, Klaus Uillmorin, Nikerson Zvan dhe Numhems. Këtë vit ai i zmadhoi sipërfaqet me këtë kulturë,duke

shpresuar se do të ketë fitim më të madh. Për shkak të ndryshimeve të kushteve klimatike, ai thotë, se karota mbillet nga fundi i shkurtit, dhe jo si më parë - nga mesi i marsit. Atëherë, shpjegon Saveski, ka kushte ideale për mbjellje, siç janë lagështia, dielli dhe ngrohtësia. Fara mbin në 4 gradë celsius, vetëm në qoftë se dimri është i butë dhe nuk ngrin. “Para se të mbillet karota, toka lërohet, shkriftohet, përkatësisht thërrmohet, sepse karota kërkon tokë të butë dhe trajtohet me mjete kundër baronjave. Pas kësaj, përsëri shkriftohet që preparati të shkojë në tokë, kurse disa bujq hedhin dhe helme, në sasi të lejuara, 4 kilogram për dynym, kundër krimbave”, tregon Saveski.

Shpesh herë për shkak të mbirjes jo të suksesshme, përsëritet mbjellja madje edhe në prill. Këtë vit, Saveski, këta 4 hektarë i ka mbjellë nga fillimi i shkurtit deri nga mesi i prillit, kurse mbjellja varet prej lagështisë së tokës dhe prej kushteve për përpunim të saj. Gjithashtu, në qoftë se nuk mbin karota, atëherë ndihmohet me shi artificial mbirja. Derisa të nisë ta formojë kokën, karota nuk kërkon ujitje. Atëherë kur rrënja fillon të zverdhet, thotë Saveski, në maj, fillon ujitja dhe bëhet shtatë deri në tetë herë, në qoftë se viti është i thatë. Gjatë formimit të kokës hidhet pleh, kurse karota më shumë kërkon fosfor dhe kalium për rrënjën. Në varësi të farërave, fillon dhe mbledhja. Tek farat hibride, të cilat

HULUMTIME

Kultura rezistente ndaj thatësirës ... edhe pa “ngrohjen globale” kushtet e mëparshme dhe të tanishme të motit janë të tilla që shumica e rajoneve në botë në të cilat prodhohen kultura të ndryshme, siç janë shtetet, Maqedonia dhe India, kanë periudha thatësie të pjesshme dhe të ashpra të cilat e kufizojnë produktivitetin e tyre. Gjerësisht është pranuar se jemi në periudhën e ngrohjes globale. Gjithashtu, është pranuar se disa shkaqe të ngrohjes globale janë të lidhura me aktivitetet e njeriut, sidomos me lëshimin e ndotësve të ndryshëm, si dyoksid karboni në ajër dhe në atmosferë. Studime të ndryshme tregojnë se ngrohja globale do të shkaktojë kushte kohore më ekstreme dhe do ta zmadhojë thatësinë në rajone të ndryshme. Megjithatë, edhe pa “ngrohjen globale”, kushtet e mëparshme dhe të tanishme janë të tilla që në shumicën e rajoneve në të cilat prodhohen kultura ka periudha thatësirash të pjesshme deri te ato të ashpra, që e kufizojnë produktivitetin e kulturave. Gjithashtu, është e rëndësishme se ekzistojnë rajone me “nivel të lartë të reshjeve në vit, kurse thatësira shfaqet për një periudhë të shkurtër gjatë kohës së korrjes”. Kështu, rezistenca ndaj thatësirës është karakteristikë shumë e rëndësishme e kulturave dhe rritja e këtij lloji të rezistencës është qëllim i rëndësishëm në përmirësimin e kulturave. 30 | TOKA IME

Kulturat kanë zhvilluar disa mekanizma për rezistencë ndaj thatësirës. Ato përfshijnë prodhimin e shtresës së dyllit në sipërfaqen e gjetheve dhe trungut, mbylljen e gojëzave, gjethe të vogla dhe të ngushta, zhvillim të gjembave në majat e gjetheve, sistem të madh dhe të thellë të rrënjëve, aftësi të kalojnë në gjendje latente dhe pastaj, përsëri të fillojnë të rriten, kur lagështia e dheut është përkatëse. Ka variante të mëdha gjenetike tek bimët apo gjenotipet e një kulture apo lloji për të gjithë këta mekanizma për rezistencë ndaj thatësirës. Fuqia hibride është mekanizmi tjetër i rëndësishëm për rezistencë ndaj thatësirës dhe stresit. Ajo sidomos është e rëndësishme për kultura si drithi. Anashkalimi i thatësirës është mjet i rëndësishëm për zvogëlimin e humbjeve. Hibridet bashkëkohore të misrit dhe hibride dhe lloje sorgo të caktuara kanë më shumë rezistencë ndaj temperaturave të ulëta në fazën e daljes së sythit dhe mbirjes, gjë që mundëson të mbillen më parë në pranverë dhe në këtë mënyrë, të anashkalohen periudhat e shkurta të thatësirës së verës, sepse kultura piqet më parë. Shumë bimë, kurse misri është shembull i mirë për këtë, krijojnë shtresë dylli në gjethe dhe në kërcell gjë që i zvogëlon humbjet e ujit. Tek drithi, si gruri, elbi, tërshëra, thekri, gje-


diell dhe ngrohtësi Për shkak të çrregullimeve në kushtet klimatike, thotë ai, karotat mbillen kah fundi i shkurtit, e jo si më pare – në mesin e marsit

piqen më herët, mbledhja fillon 60 ditë pas mbjelljes, diku nga qershori. Por, ka dhe farëra, shpjegon Acoja, për të cilat periudha e vegjetacionit është deri në 120 ditë dhe mblidhen në tetor apo nëntor. “Në qoftë se keni farë të llojeve të hershme, atëherë nuk mund ta lini karotën në arrë sepse ajo deformohet. Ajo mblidhet dhe fillon mbjellja e llojeve dimërore. Mbledhja bëhet me dorë ose me gjemb, kurse disa bujq kanë edhe plugje vetëndarës, gjysmënomadë për

Saveski e transporton me kamion apo automjet, në varësi të sasisë. E çon në Tregun e Shumicës në Shkup, si dhe ë disa tregje më të vegjël. Karota, herrët në pranverë shitet me 23 denarë, kurse më vonë bie në 15 denarë me pakicë, përkatësisht 7 deri në 10 denarë në tregjet e shumicës. “Nga ana tjetër, mendova se Karotën shpesh e sulmon sa më të mëdha të jenë grera e majit apo miza. Ajo hyn në sipërfaqet e mbjella zemrën e karotës dhe prandaj, duhet me karota, aq më të trajtohet me preparate të caktuara. shumë do të zvogëloTrajtimi bëhet disa herë me preparate hen shpenzimet për jo shumë të forta. Gjithashtu, në va- marrjen e prodhimit firësi të vitit, në qoftë se ai është me nal. Por, nuk qenka shira dhe i ngrohtë, atëherë trajto- kështu”, thotë ky bujk. shkulje me makihet dhe kundër njollave të zeza dhe Ai pret rreth 50 deri në neri të karotës. Divrugut. 60 ton prodhim për sa shtete përdorin hektar, duke shpjeguar kombajna speciale se në kushtet më të këqija për shkulje dhe kalibrim të karotës”, klimatike, merren 15 tonë për hektar. thotë Saveski. Pasi shkulet, bëhet seleksionimi dhe Përveç karotës, Saveski prodhon edhe vendosja në thasë specialë. Prodhimi la- patate, panxhar, majdanoz, Pastinaca het me ujë të zakonshëm në centrifugë sativa, qepë, misër. Ky bujk mban evi(makineri për bërje të betonit) që të bjerë dencë të detajuar për prodhimin dhe shitdheu. Domethënë, seleksionimi i karotës jen e prodhimit të vet. T.S. bëhet sipas nevojave të tregut.

notipe dhe lloje të caktuara krijojnë gjilpëra të cilat janë zgjatje të ngushta të gjetheve. Gjilpërat janë kserofitë, që do të thotë se janë aktivë nga ana fiziologjike në periudha thatësire më të ashpra për dallim prej gjetheve. Gojëzat janë strukturat e sipërfaqes së gjetheve të cilat i mundësojnë bimës “të marrë frymë” apo të marrë dyoksid karboni prej ajrit për rritjen e bimës nëpërmjet fotosintezës dhe të çlirojë oksigjen, por gjithashtu të çlirojë lagështi prej gjetheve. Gojëzat e disa gjenotipeve bimore mbyllen më shpejt kur lagështia e tokës është më e vogël dhe në këtë mënyrë zvogëlohet humbja e lagështisë. Gjethet e vogla e të ngushta humbin më pak lagështi, por për këtë shkak nuk rriten më pak, sepse zakonisht shumica e bimëve kanë sipërfaqe më të madhe gjethesh për fotosintezë. Sistemi i thellë dhe i madh rrënjor mund të sigurojë lagështinë përkatëse për bimën në kushte të lagështisë më të ulët të tokës dhe temperaturës më të lartë të ajrit për dallim prej rrënjëve të vogla. Disa gjenotipe të kulturave të caktuara, si sorgo, mund të kalojnë në gjendje latente gjatë kohës së thatësirës dhe kur lagështia e tokës dhe temperatura e ajrit do të bëhen më të përshtatshme, bimët mund të fillojnë të rriten përsëri. Në shumë programe për hulumtim të përmirësimit të kulturave në mbarë botën përdoren apo kombinohen një apo më tepër mekanizma të ndryshëm për rezistencë ndaj thatësirës që të prodhohen kultura të cilat janë rezistente ndaj thatësirës dhe kushteve të tjera të motit, si temperaturat e lar-

ta. Unë jam optimist se hulumtuesit do të zhvillojnë lloje të kulturave dhe hibridëve të cilët do të mund të jenë rezistues ndaj streseve të mëdha të mjedisit, gjatë kësaj të ardhurat do të jenë të njëjta apo përsëri do të zmadhohen. Në programin tim për hulumtim të grurit në Universitetin e Perdju në Indian, ShBA, zbuluam lloje primitive të grurit të cilat kanë rrënjë jo të zakonshme të mëdha dhe të cilat kanë prejardhjen prej rajoneve të caktuara shumë të thata të botës. Masa rrënjore e këtyre rrënjëve është 2 deri në 3 herë më e madhe se ajo e disa llojeve të “përshtatura”. E përcaktuam trashëgiminë e karakteristikës rrënjë e madhe dhe e filluam procesin e krijimit të llojeve të grurit të cilat kanë rrënjë të mëdha. Gjithashtu, kryejmë kërkime që të dëshmojmë se llojet me rrënjë të mëdha japin të ardhura më të mëdha se llojet me rrënjë të vogla, sidomos në kushte thatësie. Këtë vit në maj e vizitova Maqedoninë dhe vazhdojmë me bashkëpunimin në fushën e kërkimeve me hulumtuesit e grurit të Universitetit “Shën. Kiril dhe Metodij” nga Shkupi. Mjedisi i përgjithshëm për prodhimin e kulturave në Maqedoni është i ngjashëm me atë në Indiana, përveç asaj se thatësira është shumë më e pranishme në Maqedoni. Prandaj, ka dobi të madhe potenciale për kërkime të përbashkëta për përmirësimin e rezistencës së grurit ndaj thatësirës midis Universitetiit Perdju dhe Universitetit të Shkupit. Hebert Om, Katedra e Agronomisë, Universiteti Perdju, Indiana, ShBA SHTATOR 2008 | 31


Hollstajni Amerikan i reg Së shpejti në Maqedoni Hollstajni Amerikan i regjistruar është zgjedhja e parë kur bie fjala tek lopët qumështore në tërë botën për qumështprodhuesit që dëshirojnë të kenë lopë me:: • Prodhim maksimal – prodhim të më shumë kilogramëve qumësht, yndyrërave dhe proteinave • Të ardhura më të larta se sa janë shpenzimet për ushqyerje • Qumësht që çmohet gjithnjë e më tepër në gjithë tregjet • Zgjedhje më të madhe të gjenetikës superiore, zhvillim më të shpejtë gjenetik dhe shumëzim të reduktuar në lidhjet më të ngushta • Jetë më të gjatë të lopëve dhe fitim më të lartë • Përshtatshmëri më të lartë ndaj më shumë llojeve të kushteve klimatike dhe kushteve të kultivimit

KRAHASIMI I PRODHIMIT STANDARD I HOLLSTAJNIT SIPAS SHTETEVE * AUSTRALIA 2006

NUMRI I LOPËVE HOLLSTAJN

1,323,000

GJERMANIA 2007

ITALIA 2004

2,150,000 1,616,600

HOLANDA 2007

KANADA 2005

SHBA 2007

HOLLSTAJN I SHBA-së i REGJISTRUAR

589,000 1,001,703 8,556,000

MESATARJA E PRODHIMIT VJETOR TË QUMËSHTIT

KG QUMËSHT % YNDYRËRA KG YNDYRËRA % PROTEINA KG PROTEINA MESATARJA E PRODHIMIT DITOR TË QUMËSHTIT, PËR LOPË

6,832 3.85 263 3.24 222 22

8,722 4.03 352 3.34 291 28.6

8,592 3.71 319 3.32 285 28.17

8,720 4.29 374 3.44 300 28.6

9,658 3.67 352 3.19 307 31.6

10,311(1) 3.65 378 3.07 317 33.8

11,611(2) 3.70 430 3.00 349 38

*Burimi: Federata Botërore e Lopëve Hollstajn dhe Frizer (sipas librave amëz të vendeve) (1)

Sipas shënimeve të Hollstajnit të SHBA-ve, janë shfrytëzuar për vlerësim gjenetik në vitin (DHI/kontrollimi i qumështit) (2) Hollstajni i regjistruar i SHBA-ve, i paraqitur në Programin e Asociacionit në vitin 2007


gjistruar


BLETARI

Kujtues bletësh për gushtin dhe shtatorin

N

ë vende të veçanta në shtet, gjatë muajit gusht, përgatiten shoqëri për dimërim në sezonin e ardhshëm. Në dukje, kjo mund të jetë e çuditshme, sepse bletarët e dinë mirë se sezoni i ri i bletëve fillon në gusht dhe nga fundi i shtatorit. Atëherë bletët punëtore, të cilat janë fituar në ato muaj, e mbajnë shoqërinë deri në fund të dimrit dhe janë bazë për zhvillim për vitin e ardhshëm. Prandaj, prej aktivitetit të bletarit dhe gjendjes së shoqërisë së bletëve në këta muaj varet, produktiviteti i ardhshëm në sezonin që vjen, dhe prandaj intervenimi i bletarit është shumë i rëndësishëm. Në gusht, meqenëse shoqëria është më e dobët, është e motivuar të krijojë pllenim dhe mendohet se pllenohen pre 12.000 – 15.000 bletë punëtore. Në shtator pllenohen 5.000 – 10.000 dhe merret një numër mesatar prej 20.000 – 25.000 bletësh punëtore të reja, që në dimër duhet të mirëmbahen dhe ngjatë pranverës, mirë dhe shpejt të zhvillohen. Prandaj në këta muaj t’u jepet e gjitha ajo që natyra ua ka shkurtuar, domethënë të ushqehen dhe të mbrohen prej sëmundjeve. Çfarë duhet të bëje bletari në gusht dhe më vonë në shtator? - duhet të këmbëngulë të gjitha

shoqëritë ta presin dimrin me 30.000 – 35.000 bletë punëtore, përkatësisht në gjysmën e dytë të gushtit, në koshere duhet të ketë 5-7 korniza me familje. - që të fitohet familje me një numër të tillë, nevojitet bletë mëmë e re dhe të ekzistojë hedhja e nektarit dhe pluhurit të luleve prej bletëve. Në qoftë se nuk gjendet në afërsi koshereve të bletës, kjo mund të sigurohet me transferim të shoqërive të bletëve. - në qoftë se bletët sjellin polen kurse pak nektar, mbretëresha e bletëve mund të nxitet për sjellje intensive të vezëve me anë të ushqimit shtesë - ushqimi stimulues siguron zhvillim të pandërprerë të shtratit, bletët janë më të qeta, edhe pse gjatë kësaj duhet t’i kushtohet vëmendje të mos ndodhë vjedhje. - në qoftë se në koshere s’ka mjaltë rezervë të mjaftueshme, atëherë bletët duhet të ushqehen çdo të tretën ditë me shurup sheqeri në raport 1:! (ujë: sheqer). - është e rëndësishme në gusht bletët të kenë korniza të mjaftueshme me shtretër dhe ushqim rezervë. - në vendet ku, në këtë kohë, nuk pritet kullotje intensive të vërehet hualli dhe të radhiten në mënyrë të tillë që vendosja dimërore dhe shtrati pranveror të

gjenden në huallin më të mirë. - prej kosheres duhet të nxirret hualli prej të cilës kanë dalë parazitët dhe hualli e vjetër. - kornizat me mjaltë të vendosen sa më afër shtratit për dimërim. - kornizat me pluhur polen të vendosen në shtrat. - në huallin e ri në gusht edhe mbretëresha më e mirë nuk ka për të sjellë vezë sa duhet prandaj hualli i tillë duhet të nxirret dhe ruhet për pranverë. - në vendin për shtim duhet të mbetet hualli në të cilin kanë lindur dy apo tri gjenerata bletësh. - shoqëritë e dobëta të bashkohen me të fuqishmet, me një kusht ato duhet të jenë të shëndetshme dhe jo të infektuara - magazinat për mjaltë duhet të nxirren dhe të fillohet shkatërrimi i parazitit – Varroza – Këpushë, e cila gjendet në të gjitha krahinat e vendit tonë. Me përdorim të drejtë të mjekimeve, të cilat janë të njohura për bletarët, mund të kemi bletari të suksesshme. Voisllav Kartaxhiev, Shoqata “Mleç” Strumicë K.Paskov, Qendra Rajonbale Strumicë


BLETARI

Në Serbi u organizua fushatë për ndalim të ngordhjes dimërore të bletëve Strategjia nacionale për ndalim të ngordhjes dimërore përmban: 1. Trajtimi i varrozës duhet të fillojë në kohë (me amitraz maksimum rreth 25 korriku, kurse në qoftë se kombinohet amitrazi me acid milingonash, atëherë duhet të fillojë dhjetë ditë më parë. Gjithashtu, timoli duhet të zbatohet afati i fundit deri në 15 korrik nëpërmjet preparateve të cilat kanë materie aktive, të kontrolluara, të mira, me udhëzim se termet e dhëna nuk janë identike për të gjitha lartësitë mbi nivelin e detit dhe për të gjitha kushtet klimatike). Nuk rekomandohet zbatimi i fluvalinatit, mjalti duhet të centrifugohet para fillimit të trajtimit, kurse i gjithë mjalti të cilin do ta mblidhen bletët duhet t’u lihet pas centrifugimit të mjaltit të lulediellit. Secili preparat duhet Humbja e bletëve gjatë këtij dimri dhe pranvere nuk kishte për të qenë asnjëherë masive në qoftë se bletarët kishin ndërmarrë gjithçka që është në fuqinë tyre. Prandaj, Unioni i Organizatave të Bletëve në Serbi ka vendosur të miratojë Strategji Nacionale për Ndalimin e Vdekshmërisë Dimërore për dimrin e ardhshëm. Kjo strategji është rekomandim, i cili mund të gjendet në shumë libra, kurse bletarët shpesh e harrojnë. Rekomandimet kanë të bëjnë me gjithçka që bletarët mund të ndikojnë me aktivitete profesionale të sakta dhe në kohë. Strategjia përbën përmbledhje e masave intervenuese, të parapara për të gjitha kushtet të cilat mund të hasen. Bletarët mendojnë se duhet të jenë të përgatitur për gjithçka, edhe pse janë të vetëdijshëm se ushqimi natyror i bletëve është i pazëvendësueshëm dhe përbën bazë për zhvillim të mirë. Megjithatë, ata rekomandojnë zëvendësim të polenit në kushte të jashtëzakonshme, ku çdo ndihmë është e mirëpritur për bletët.

të përdoret sipas udhëzimit, pa improvizim. ret përballë që të zvogëlohet fluturimi. në Blini vetëm preparate të regjistruara, sep- qoftë se nuk keni kullotë poleni në vendin se për të paregjistruarit nuk ka asnjë garanci. tuaj, do të ishte ideale ushqimi i bletëve të Ekziston listë e preparateve të regjistruara transferohet në vend me polen. 5. Vetëm në rastin kur lokacioni ku gjenpër suzbim të varrozës. Pas trajtimit me cilindo preparat, është e detyrueshme kon- den kosheret tuaja nuk kanë kullotë poletrolli për rënien e varrozave në dysheme- ni në gusht, rekomandohet, nga fundi i kornë prej rrjete. Para se të blihen barna, ësh- rikut, menjëherë pas centrifugimit të mjaltë e obligueshme të shihet data e prodhi- tit, çdo bashkësi të marrë pogaçe (të pakmit dhe e skadimit. Që në sezonin e ardh- tën dy kilogram) të bërë me përbërjet e shëm të hyni me sa më pak varrozë, asn- mëposhtme dhe me raportin e mëposhtëm: jëherë mos e lëshoni trajtimin dimëror të var- 2,5 kilogram maja buke dhe 25 kilogram sherozës pasi të humbasë shtrati në kosheret. qer pluhur që të zëvendësohet poleni. Ma2. Bletarëve të cilët i transferojnë bletët jaja (pa ujë dhe gatim) së pari duhet të përzinë kullotë me luledielli u rekomandohet, para het me dy kilogram sheqer pluhur, të pritet shtegtimit, t’i kontrollojnë të gjitha bujqit se disa minuta që kjo masë të hollohet (përçfarë fare kanë mbjellë dhe se a e kanë traj- sëri pa shtim të ujit dhe gatim) dhe pastaj, tuar me preparate të cilat janë potenciali- me shtimin e pjesës tjetër të sheqerit plusht të rrezikshme për bletët. Në qoftë se ësh- hur me përzierje derisa të merret masë me të e trajtuar, atëherë rekomandohet të mos ngjyrë të gjelbër dhe derisa të mos ngjitet bëhet transferim për shkak të kujdesit, sep- nëpër gishta. 6. Nuk lejohet në asnjë mënyrë që këtë se shkakton dëme serioze në bletë. 3. Kur me transferimin keni siguruar kul- vjeshtë të blihen bashkësi të dobëta. 7. Në qoftë se në bletore keni ama blelotë të mirë apo tashmë e keni stacionarin tuaj për bletë, shfrytëzojeni muajin për he- tësh më të vjetra se dy vjet, afati i fundit për dhjen dhe të dy bazave në vendin e shtimit. zëvendësimin e tyre është pikërisht shta4. Anashkaloni ushqimin me sheqer në tori. 8. Me çdo kontroll deri në dimërim, sigusht, vetëm në qoftë se zahireja e ushqimit nuk është e mjaftueshme (tek dimëri- domos duhet t’i kushtohet vëmendje prami, kurora e mjaltës në kornizën për shtim nisë eventuale të shenjave të sëmundjeve nuk duhet të jetë më e vogël se 8 deri në të cilat mund të flasin për prani të pestës 10 centimetra, kurse sasia e mjaltit nuk du- amerikane dhe në rast dyshimi, menjëhehet të jetë më e vogël se 20 kilogram. Në rë të dërgohet ekzemplar prej shtratit me këtë rast, ushqimi duhet të kryhet në fillim të gjitha ndërrimet tek organet kompetente. të gushtit me numër të caktuar të porcioneve të mëdha të vazhdueshme të TRAJTIM I ORGANIZUAR I shurupit (1:1, përkatësisht kilogram sheVARROZËS DHE NË SLLOVENI qer në një litër ujë) në sasi prej 5-6 litra për porcion. Kjo, më lehtë kryhet Unioni i Bletarëve të Sllovenisë, në banëpërmjet vendosjes së një shtese shkëpunim me shtetin dhe me institucionet bosh në çatinë e kosheres dhe me ven- kompetente të veterinarisë, sigurojnë trajtim dosje të një ene përkatëse në të cilën të njëkohshëm të të gjitha shoqërive të hidhet kashtë që të mos mbyten ble- bletëve me preparat të njëjtë. Bëhet fjalë për tët. Ena me shurup vendoset në dy mu- preparatin filametrin (baxvarol). Preparatin do ta paguajë shteti. Bëhet fjalë për preparat të grupit të piretroid (si dhe fluvalinati) dhe është e njohur se ekziston rezistencë e kryqëzuar e varrezës i këtij preparati me fluvalinatin. Kjo do të thotë se varroza është rezistente edhe ndaj flumatrinit. Por sipas Vlado Avgustin, fluvinati në Slloveni nuk përdoret prej shumë kohësh dhe nuk priten probleme të tilla. Është me të vërtetë e këndshme të dëgjohet se dikush në Evropë ka organizuar aksion të tillë dhe prandaj sllovenëve duhet t’u jepen urime. SHTATOR 2008 | 35


PROGRAMI NACIONAL PËR ZHVILLIM RURAL 2008

Për Agjencinë për mbë në zhvillimin rural dhe

N

ë bazë të Dekretit për Zbatim të Politikës për Zhvillim Rural (GZ r RM-së nr. 54/2008), Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujërave e solli këtë Program për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2008 më 24 prill 2008. Për herë të parë këtë vit, institucion kompetent për zbatimin e saj është Agjencia për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë. Shpallja publike për dorëzim të kërkesës për shfrytëzim të mjeteve prej Programit për Zhvillim Rural është shpallur më 21 maj 2008, kurse afati për dorëzim përfundoi më 20 qershor. Si shfrytëzues të mjeteve të parapara me Programin për Zhvillim Rural 2008 janë përfshirë personat fizikë (bujq individualë të regjistruar dhe bujq shfrytëzues të tokës bujqësore apo pronarë të fondit të bagëtive) dhe persona juridikë të cilët kanë sasi të mjaftueshme të kapaciteteve të prodhimeve bujqësore të paraqitura. Në Agjencinë për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural dhe Bujqësor janë dorëzuar 685 kërkesa. Numri më i madh i kërkesave të dorëzuara, përkatësisht 570, kanë të bëjnë me masën 1, e cila përfshin investime për përmirësimin e konkurrencës dhe modernizimin e ekonomive bujqësore, duke përfshirë këtu edhe akuakulturën. Prej tyre më të shumta janë kërkesat për kofinancim të mekanizmit bujqësor dhe pajisjeve për prodhimtari bujqësore primare, pastaj kofinancimi i ndërtimit të sistemeve efikase dhe moderne për ujitje dhe kofinancimi i investimeve në fermat për bagëti. Për masën 2, përkatësisht kofinancimi i investimeve për furnizim me pajisje për përpunim , magazinim, përzgjedhje dhe paketim të prodhimeve bujqësore, janë dorëzuar rreth 100 kërkesa. Prej kësaj mase, numri më i madh i investimeve kanë të bëjnë me furnizimin me pajisje për kapacitet përpunuese për prodhimtarinë e prodhimeve ushqimore në sektorët: përpunim i frutave dhe perimeve, verë, prodhimtarinë e qumështit dhe

36 | TOKA IME

prodhimeve të qumështit dhe për prodhimtarinë për ushqimin e bagëtisë. Për masën 3, d.m.th. kofinancim i investimeve për përmirësim dhe modernizim të sistemeve për ujitje dhe kullim me të cilat udhëheqin Bashkësitë e Ujit, janë dorëzuar 10 kërkesa. Procedura për zbatim të Programit për Zhvillim Rural është e përbërë prej disa fazash të njëpasnjëshme, të cilat janë në pajtueshmëri me procedurat për shfrytëzim të mjeteve për fondet para aderuese në BE. Kjo nënkupton: dorëzim i kërkesës për shfrytëzim të mjeteve të Programit për Zhvillim

rural prej kërkuesit; miratim të kërkesës prej Agjencisë për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural dhe Bujqësor; firmosje e marrëveshjes për kofinancim midis kërkuesit dhe Agjencisë për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural dhe Bujqësor; realizim i investimit të planifikuar prej kërkuesit; kontroll në terren prej Agjencisë për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural dhe Bujqësor; dorëzim i dokumentit financiar për realizim të investimet dhe


shtetje financiare bujqësor pagim i mjeteve në masë pre 50%, prej shpenzimeve të përgjithshme për realizimin e investimit. Përparësi gjatë miratimit të kërkesave, në përputhje me Dekretin për Zbatim të Politikës për Zhvillim Rural kanë bujqit e rinj ( në moshë prej 18 deri në 40 vjet), personat fizikë të regjistruar në përputhje me Ligjin, gratë që merren me bujqësi dhe investimet e planuara në zonat e pazhvilluara mjaftueshëm dhe mjediset fshatare.

Pyetjet më të shpeshta në lidhje me Programin për Zhvillim Rural 2008: Cili institucion është kompetent për dhënie të Vendimit për kryerje të veprimtarisë përkatëse? Institucionet kompetente për dhënie të Vendimit për kryerje të veprimtarisë

përkatëse: Drejtoria e ushqimit (për përpunim të frutave dhe perimeve, d.m.th. përpunim të prejardhjeve bimore) dhe Drejtoria e Veterinarisë (për prodhime të qumështit dhe mishit d.m.th. për ushqime me prejardhje shtazore)

A futet pajisja e fermave të strucëve në Programin Nacional të Zhvillimit Rural për vitin 2008? Programi këtë vit nuk parashikon mbështetje financiare për këto lloj fermash. A është paraparë ndërtimi i fermave të bagëtisë në Programin Nacional të Zhvillimit Rural për këtë vit? Programi këtë vit nuk parashikon mbështetje financiare për këtë lloj investimi, por me program është

përfshirë vetëm pajisja e fermave të bagëtisë. Kur mund të fillojë realizimi i investimit të planifikuar? Investimi i planifikuar nuk mund të realizohet, apo të paguhet paraprakisht para nënshkrimit të marrëveshjes për kofinancim me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë. A përfshin ky program për Zhvillim Rural investime të cilat tashmë janë realizuar? Ky program ka të bëjë vetëm me investimet e reja. Aleksandar Anteski Udhëheqës i Sektorit për Përmirësim të Projekteve

Filloi pagesa e subvencioneve për shqerrat Pagesa e subvencioneve për shqerrat filloi në gusht. Mjetet paguhen për shqerrat femra të cilat janë të periudhës prej nëntorit të vitit 2007 deri në qershor të 2008 dhe janë lënë për shtim. Qëllimi i kësaj mase është rritja e numrit të dhenve në Republikën e Maqedonisë. Mjetet u dedikohen blegtorëve të cilët kanë tufa me minimum pre 50 kokë dhensh të të gjitha kategorive. Kusht për shfrytëzim të mjeteve është regjistrimi dhe shënimi i shqerrave në regjistrin e dhenve. Blegtorët marrin 1.200 denarë për çdo shqerrë femër. Përfundoi afati për paraqitje të shfrytëzimit të mjeteve për përdorim të dizel karburanteve në bujqësi Për shkak të çmimeve të naftës, këtë vit bujqit do të fitojnë mbështetje financiare për kompensim të një pjesë të shpenzimeve për përdorim të dizel karburanteve në bujqësi. Afati i paraqitjes përfundoi më 31 gusht. Mbështetja do të paguhet për sipërfaqe të punueshme e cila është paraqitur në kërkesën për regjistrim në Regjistrin e Vetëm të Ekonomive Bujqësore. Madhësia e mbështetjes llogaritet në bazë të madhësisë të sipërfaqeve bujqësore dhe kjo: - për sipërfaqe prej 10 ha do të paguhen 2.000 den./ha - për sipërfaqe prej 10 deri në 50 ha do të paguhen 1.000 den./ha - për sipërfaqe prej 50 deri në 300 ha do të paguhen 500 den./ha

- për sipërfaqe mbi 300 ha do të paguhen 300 den./ha Mbështetje financiare për rrushin e dorëzuar në kantinat e verës Agjencia për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural dhe Bujqësor i përfundoi përgatitjet për realizimin e masës “Mbështetje financiare për rrushin e prodhuar dhe shitur në kantinat e verës të regjistruara vendase” të Programit për Mbështetje Financiare në bujqësi për vitin 2008. Prej kësaj mase, mjetet do të shfrytëzojnë prodhuesit e rrushit të verës, të cilët prodhimtarinë e vet e kanë dorëzuar në kantinë vere të regjistruar vendase prej 30 tetorit. Prodhuesit e rrushit ishin të obliguar deri më 20.6.2008 në njësitë rajonale të MBPU të dorëzojnë kërkesë për shfrytëzim të mjeteve, t’i paraqesin sipërfaqet e veta të vreshtave dhe të ardhurat e pritura prej rrushit për verë. I kujtojmë prodhuesit se pas dorëzimit të rrushit, faturën blerëse duhet ta dorëzojnë menjëherë në njësinë e ministrisë apo afati i fundit është deri më 5 nëntor. Njëkohësisht, i kujtojmë kantinat e verës se është e nevojshme që në Agjencinë për Mbështetje Financiare të Zhvillim Rural dhe Bujqësor të dorëzojnë rekapitular për rrushin e verës i cili është blerë deri më 30 tetor.

SHTATOR 2008 | 37


KËSHILLË

Kërpudhat - pastrues natyrorë NË MAQEDONI, SIPAS EKSPERTËVE TË MIKOLOGJISË, KA 1.100 LLOJE KËRPUDHASH TË REGJISTRUARA. PREJ TYRE, 17 JANË VDEKJEPRURËSE, KURSE RRETH 67 JANË LLOJE TË RREZIKUARA PËR SHKAK TË MBLEDHJES SË TYRE PËR TU NGRËNË.

N

ë botë ekzistojnë rreth 100.000 kërpudha të regjistruara dhe kjo kryesisht në zonat tropikale. Ato konsiderohen se janë “ekologë” natyrorë, sepse i shpërbëjnë materiet organike të bimëve dhe kafshëve të vdekura dhe i kthejnë në materie joorganike. Kërpudhat gjithashtu, janë shërues (mjekë) natyrorë, aftësitë shëruese të të cilave i kanë njohur edhe qytetërimet e lashta. Farmakologjia e sotme, në pjesën më të madhe, bazohet në to, edhe pse lloje të shumta kërpudhash, ende, janë enigmë për mjekësinë perëndimore. Për zhvillimin e tyre ideal janë të nevojshme të paktën dhjetë ditë në vit me temperaturë të qëndrueshme prej 20 gradë celsius. Në Maqedoni, sipas ekspertëve të mikologjisë, ka 1.100 lloje kërpudhash të regjistruara. Prej tyre, 17 janë vdekjeprurëse, kurse rreth 67 janë lloje të rrezikuara kurse ato më shpesh janë kërpudhat që hahen për shkak të mbledhjes së tyre prej mbledhësve të paligjshëm. Vendi ynë, falë rajoneve të ndryshme klimatike, ka pasuri të madhe kërpudhash. Në pjesën jugore të Maqedonisë, klima është mediterane, kurse kemi dhe rajone me klimë kontinentale dhe male shumë të larta. Ekzistojnë shumë bashkësi endemike dhe ekziston dhe variabilitet i madh i llojeve, përkatësisht mund të gjenden kërpudha të ndryshme të cilat nuk gjenden në vende të tjera. Në Maqedoni, sipas ekspertëve të mikologjisë, ka edhe 1.100 lloje të regjistruara kërpudhash. Edhe pse tek ne ka periudhë klimatike “të vdekur” për zhvillimin e tyre (verë-dimër), shumëllojshmëria e llojeve i detyrohet variabilitetit të madh të bashkësive pyjore. Kërpudhat më shpesh, takohen në pyjet me drurë gjetherënës dhe halorë, gjë që është edhe e logjikshme, sepse sa më i madh të jetë numri i llojeve të pemëve, aq më shumë kërpudha do të ketë si dhe mikroorganizma të tyre – partnerë. Që të mundësohet përdorimi i tyre më i madh te ne, nevojitet të tregohet mënyra e përdorimit të tyre. Duhet të dihet se cila kërpu-

dhë shkakton helmim që të mund të përdoret terapia specifike. Gjatë helmimit, mjekët nuk e dinë se cila kërpudhë është shkaktare, përkatësisht për cilën toksinë (helm) bëhet fjalë. Njohësit e kërpudhave, në mbrojtje vendosin 67 lloje kërpudhash të cilat janë në listën e kuqe, përkatësisht rrezikohen të zhduken, kurse këto më shpesh janë kërpudhat që mblidhen për t’u ngrënë si dhe mblidhen në mënyrë masive për t’u shitur. Ne jemi shtet i varfër, por që t’i ruajmë kërpudhat, duhet t’i mbledhim ashtu si duhet. Ato duhet të priten poshtë në kërcell, për dallim prej mbledhësve të paligjshëm të cilët i këputin dhe i shkatërrojnë thonë farmacisti Pero Mojsoski, profesorët Sandre Mlladenoski dhe Klime Naumoski, mbledhës dhe njohës të mëdhenj dhe të pasionuar të kërpudhave në malin Jabllanicë, Strugë. Ky rajon ka shumë bashkësi pyjore të rralla, të cilat ende nuk janë studiuar. Stojan Kukuneshoski

Suzuki 1/4


Si të ndalohet mbirja gjatë ruajtjes së qepës? MBROJTJE

Ruajtje e qepës problem që zgjidhet PËRVOJAT E FERMERËVE DHE SIPAS ANALIZAVE TONA TË MËPARSHME FLASIN SE HUMBJET TEK QEPA E GRUMBULLUAR MUND TË ARRIJNË DERI NË 30% DHE MË SHUMË, NË VARËSI TË KUSHTEVE KLIMATIKE DHE MASAT AGROTEKNIKE TË NDËRMARRA.

N

ë Maqedoni, përveç kushteve agroklimatike të përshtatshme, ekziston dhe traditë e gjatë në kultivimin e qepës. Në varësi të llojit, kushteve agroklimatike dhe traditës, qepa ritet në tri mënyra: me mbjellje (arshallame verore dhe dimërore), arpaxhik (kokare) dhe me mbjellje të drejtpërdrejtë. Shumë kohë më parë janë përcaktuar mikrorajone me specifika të veta në kultivimin e qepës në raport me agroteknikën dhe përdorimin e llojeve lokale. Prodhimtaria, kryesisht, bazohet në popullatën lokale, të cilat janë adaptuar me kushtet ku kultivohen dhe i kënaqin nevojat e konsumatorëve vendas. Rajoni i Gostivarit është një prej rajoneve ku tradicionalisht kultivohet arPreparati “Royal MH 30” është rregullator i cili e pengon mbirjen gjatë procesit të ruajtjes së qepës. Për një hektar nevojitet sasi prej 12,5 litra preparat. Përdoret 10-14 ditë para shkuljes së qepës, kur 50% e bimëve janë të shtrira, kurse kërcelli, ende është i gjelbër.

shllama (lloj qepe) e njohur nga Gostivari. Sidomos banorët e fshatrave Banjica e Sipërme dhe e Poshtme, jetën e tyre ia kanë kushtuar kultivimit të këtij lloji qepe, e cila, për një pjesë të madhe të popullatës, është bazë për ekzistencë. Ata e plasojnë qepën në periudhën nga shtatori deri në prill, në pjesën tjetër të vitit praktikisht mbeten pa punë për shkak të mungesës për furnizim me qepë. Fermerët, edhe pse kanë fituar përvojë të madhe në kultivimin e qepës, ballafaqohen me probleme të mëdha. Midis shumë problemeve është edhe problemi për ruajtjen e qepës gjatë periudhës së dimrit. Qepa, ende ruhet në mjedise të ndryshme, të pakontrolluara dhe të papërshtatshme: hangarë, tavane dhe kantina. Gjatë mënyrës të tillë të papërshtatshme të ruajtjes, pas një periudhe të caktuar, është e vështirë të ruhet cilësia e qepëve. Shfaqen probleme të mëdha për shkak të mbirjes dhe kalbëzimit. Përvojat e fermerëve dhe sipas analizave tona të mëparshme flasin se humbjet tek qepa e grumbulluar mund të arrijnë deri në 30% dhe më shumë, në varësi të kushteve klimatike dhe masat agroteknike të ndërmarra.

Vitin e kaluar, Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë dhe Projekti MAASP, me qëllim që t’u ndihmojnë fermerëve në rajonin e Gostivarit, ndërmorën iniciativa për zgjidhjen e këtij problemi. Ata kërkuan ndihmë profesionale prej kuadrit shkencor të Institucionit Shkencor Publik Instituti Bujqësor të Shkupit. Pas kësaj, u gjend zgjidhje e problemit për ruajtjen e qepës në magazina me kushte të kontrolluara rreptësishtë, edhe pse mënyra e tillë kërkon investime për ndërtimin e kapaciteteve për magazinim. Përveç kësaj, për ruajtje me sukses të qepëve rekomandohet dhe përdorimi i preparateve të cilat e kontrollojnë mbirjen si një prej problemeve më të mëdha gjatë ruajtjes së tij. Preparati “Royal MH 30” është rregullator i cili e pengon mbirjen gjatë procesit të ruajtjes së qepës. Për një hektar nevojitet sasi prej 12,5 litra preparat. Përdoret 10-14 ditë para shkuljes së qepës, kur 50% e bimëve janë të shtrira, kurse kërcelli, ende është i gjelbër. Duke pasur parasysh se MN-ja me ngadalë merret nga bima, në qoftë se në 6 orët e ardhshme pas trajtimit bie shi, atëherë ajo përsëritet. Gjithashtu, pas trajtimit nuk duhet të bëhet ujitje. Kjo nuk kryhet në qoftë se bimët janë të sëmura dhe të dëmtuara. Përcaktimi i afatit të zbatimit të këtij preparati është moment shumë kritik për efikasitetin e tij. Këtë preparat për herë të parë dhe në nivel eksperimental, e zbatuam vitin e shkuar në rajonin e Gostivarit. Ai tregoi rezultate të shkëlqyeshme. Dallimet në humbje prej mbirjes ishin të mëdha kur temperaturat nisën të ngriheshin në periudhën e prillit, majit, ato tek arka e kontrollit ishin deri në 80%. Prandaj, mendojmë se rezultatet e marra dhanë kontribut të madh në zgjidhjen e problemit të vendosur dhe do të gjejë zbatim të gjerë prej fermerëve. dr. Rukie Agiç IShP Instituti Bujqësor

SHTATOR 2008 | 39



Për teknikun veterinar Goran Kërstevski KËPURDHA

Kërpudhat janë biznes serioz fitimprurës Goran Krstevski

raçevasi Goran Kërstevski, disa vitet e fundit, ia ka kushtuar kultivimit të kërpudhave. Edhe pse me profesion është teknik veterinar, interesin për kërpudhat e ka marrë nga një reportazh televiziv për shampinjonet. Motiv plus në angazhimin e ardhshëm ishte problemi me papunësinë dhe sigurimin e ekzistencës. Në atë periudhë, diku nga fillimi i vitit 2001, siç shpjegon Kërstevski, tregu ka kërkuar kërpudha të tipi “Bukovka”. Ajo, si bimë, është më e lehtë për rritje, nuk ka problem në procesin e prodhimtarisë, dhe as në plasmanin e saj. Gjithashtu, përshtatet me lehtësi me kushtet klimatike. “Lloji bukova është më cilësor dhe më i shëndetshëm për konsumim. Ka vlerë të madhe ushqyese dhe hyn në radhën e pesë llojeve të kërpudhave më të mira. Ajo është më e ngjashme me kërpudhat që rriten në natyrë”, thotë Kërstevski. Edhe përkrah këtyre karakteristikave, megjithatë fitimi që merret prej kultivimit të saj, për këtë të ri, ka qenë faktori vendimtar në marrjen e vendimit për kultivimin e kërpudhave. Kultivimi i kërpudhave nuk kërkon shumë punë intensive. Kërpudhat i ruajnë në mjedise prej 40 metrash katrorë në fshatin Morane, të Shkupit. Që të rritet bukova, objekti duhet të jetë i lartë minimum 2,20 metra. Në këtë lartësi mund të vendosen deri në tri radhë kërpudhash, sepse thasët të cilët i përdor janë rreth 60 centimetra të lartë. Midis çdo thesi dhe midis dyshemesë dhe radhës së parë duhet të lihet hapësirë për ventilim.

D

Në kapacitetin e tij, ai vendos rreth 500 thasë apo 4 tonë pleh. Nga ky numër thasësh Kërstevski merr afërsisht një ton kërpudha. Në qoftë kësaj i shtohet dhe çmimi mesatar prej 100 denarësh për thes, shpjegon ai, atëherë më shumë se gjysma është përfitim. Fillimet tek Kërstevski kanë qenë shumë të vështira. Në prodhimtari në fillim ka shfrytëzuar dengje prej kashte, por u ballafaqua me problemin se ato nuk mund të mbinin, edhe pse ka përdorur shumë substrat, prandaj ai u kthyen thasëve të vegjël, me 8 deri në 10 kilogram substrat. Tani, mesatarisht, prej një thesi merr deri në 3 kilogram kërpudha. Plehun e merr nga Kumanova apo Shtipi. Për një numër më të madh radhësh, 4 deri në 5 gjatë vitit, thotë ai, nevojitet mjedis cilësor, përkatësisht kushte për zvogëlimin e shpenzimeve për ngrohjen sipas nevojave të kësaj bime. “Temperatura në të cilën mbijeton kërpudha është nga 6 deri në 30 gradë mbi zero. Kjo do të thotë, kushte të përkryera për vegjetacion. Një radhë, mesatarisht, zgjat prej 60 deri në 65 ditë, në temperaturë optimale prej 18 deri në 24 gradë celsius, me lagështi relative të ajrit deri në 95%, tregon Kërstevski. Përvoja e tij thotë se pas vendosjes së plehut në mjedisin e caktuar, për mbirjen e tyre të parë duhen 14 deri 18 ditë. Prej ditës së 21 deri në ditën 26 fillohet me mbledhje. Ajo zgjat 10 ditë, pas së cilës vijon pauza prej dhjetë ditësh deri në mbledhjen e dytë. Kërstevski ka tri mbledhje. Mbledhja

Sipas informacioneve të këtij prodhuesi, qytetarët e Maqedonisë furnizojnë vetëm 20% të nevojave të përgjithshme të tregut me kërpudhën bukovka. Sasitë e tjera duhet të importohen, sipas Kërstevskit këtu ka mundësi për biznes serioz. kryhet me dorë, me atë që fryti këputet i gjithi. Në qoftë se kërpudha është për shitje, atëherë prej saj shkëputet vetëm dorëza, e cila në treg ka çmim blerës prej 15 denarësh për kilogram. Kultivimi i kërpudhave nuk kërkon asnjë lloj masash agroteknike, që do të thotë prodhime të pastra, ekologjike. Gjëja e vetme që kërkon, thotë Kërstevski, është vesimi, i cili fillon ditën e 14. Spërkatja është e drejtpërdrejtë, me pompa të zakonshme me hapje të vogla apo me spërkatës specialë. Ky proces i vesimit kryhet tri herë në ditë. Pas ditës së pesëmbëdhjetë, ka nevojë për ajrosje të hapësirës ku janë vendosur kërpudhat. Rregulli thotë që ajri i pastër të futet në pjesët e sipërme të hapësirës, kurse largimi i ajrit të vjetër, tashmë të shfrytëzuar, kryhet nga pjesët e poshtme të hapësirës. Ajo para se të vendosen thasët me substrat, dezinfektohet me klor apo me gëlqere të zakonshme. T. S. SHTATOR 2008 | 41


TEMË Ridestinimi i kulturave industriale për prodhim të biokarburanteve

TRYEZË përkund TOKA JONË DIELLORE KA KAPACITET PËR PRODHIMIN E LULEDIELLIT, PËR ZVOGËLIMIN E IMPORTIT TË VAJIT PËR NGRËNIE DHE PËR ULJEN E VARËSISË PREJ KARBURANTEVE FOSILE. VETËM KORNIZA LIGJORE PËRKATËSE, E VENDOSUR SË BASHKU ME SUBVENCIONET PËRKATËSE, MUND TË KONTRIBUOJË NË “RENDITJEN E DREJTË TË FUQIVE” TË LULEDIELLIT PËR TRYEZË PËRKUNDREJT LULEDIELLIT PËR NË REZERVUAR.

Ç

mimi i naftës është shumë i lartë, kurse ekzistojnë edhe lajmërime për rritje akoma më spektakulare. Biokarburantet apo karburantet e prodhuara prej kulturave industriale shfaqen si zëvendësim i karburanteve fosile. Çmimet e ushqimeve përsëri rriten, si procedurë direkte apo indirekte e kësaj. Po zvogëlohet edhe prodhimi i ushqimeve. Cila është rruga që do të zgjedhë Maqedonia.

Cila është lidhja e biokarburanteve me çmimet e ushqimeve? Duke i shfrytëzuar prodhimet industriale për prodhimin e biokarburanteve, zmadhohet kërkesa për to, kurse me këtë rritet edhe çmimi i tyre. Jo vetëm që, në këtë moment, ballafaqohemi me zgjedhjen se a duhet të përdoret një kulturë (për shembull luledielli) për prodhim të biokarburanteve apo për vaj për të ngrënë, por edhe me atë se a duhet të mbillet luledielli në vend të ndonjë kulture tjetër. Duke pasur parasysh subvencionet të cilat, në shumë vende, i kushtohen prodhimit të biokarburanteve, blerësit e kulturave, prodhuesit e kulturave dhe në përgjithësi të gjitha palët e përfshira, e zgjedhin kulturën industriale e cila mund të shfrytëzohet për prodhimin e biokarburanteve. Me përzgjedhjen e lulediellit, kultura tjetër e cila humbet betejën për tokë, bëhet më e rrallë dhe kjo kontribuon në rritjen e çmimit të saj.

Përse biokarburante dhe cili është ndikimi i tyre? Biokarburantet dolën si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në

tregjet botërore. jemi dëshmitarë se për “arin e zi” vazhdimisht ka luftëra dhe se fuqitë më të mëdha botërore i fusin gishtat e tyre kudo. Por të gjithë, njëkohësisht, fillojnë të ngjiten në vagonin e quajtur “prodhim i biokarburanteve”. bashkimi Evropian vendosi numra të cilët duhet të arrihen, përkatësisht dha përqindje të karburanteve të cilat duhet të jenë biokarburante. për vitin 2010, ky numër është 5,65%, kurse për 2020 – 10% e të gjitha karburanteve të jenë biokarburante. Megjithatë, arrijnë akuza të rënda në llogari të Bashkimit dhe numrave qëllimorë të saj dhe në përgjithësi për biokarburantet. Pohohet se biokarburantet e ulin prodhimin e ushqimit, i rrisin çmimet e ushqimit, rritet varfëria dhe si rrjedhim, kjo çon në vdekje midis grupeve më të lëndueshme të botës. Në vlerësimet e fundit të Bankës Botërore thuhet se biokarburantet i rritën çmimet botërore të ushqimit për 75%.

Ku përfshihet Maqedonia në “luftën” e ushqimit me biokarburantet Prej maqedonisë, si shtet kandidat për anëtarësim në BE, pritet harmonizim i rregullores të tërësishme ligjore, kurse këtu hyjnë edhe numrat qëllimorë të BE-së për biokarburantet (të cilat edhe pse nuk janë të detyrueshëm, BE fuqimisht i imponon). Sipas deklaratës së kryeministrit Nikolla Gruevskit, në hapjen e repartit për biokarburante të Makpetrolit në korrik vitin e kaluar, ambicia jonë është t’i arrijmë qëllimet e BE-së, me çka do të arrijmë deri në 10% të biokarburanteve në përdorimin e karburanteve. Për prodhimin e biokarburanteve janë të interesuar dhe prodhuesit e tjerë, por ne jemi ende në fillim të realizimit të qëllimeve ambicioze.

Luledielli në Maqedoni Nga ana tjetër, sipas projekteve të Ministrisë së Bujqësisë, nevojat tona vjetore për vaj për ngrënie janë rreth 25.000 tonë. Prej tyre vetëm prodhojmë 10% apo 2.500 tonë! Çmimi i vajit për ngrënie në Maqedoni e tejkaloi çmimin prej 100 denarësh për litër. Statistikat flasin se në vitin 1994, 20.926 hektarë tokë ishin të mbuluara me luledielli. Kurse në vitin 2006, numri është vetëm 3.650 hektarë. Fajtori “më i madh” për këtë janë subvencionet, d.m.th. me ndalimin e tyre për bimët për vaj për ngrënie Numri qëllimor i BE-së për përqindje të biokarburanteve prej përdorimit të karburanteve, për vitin 2010 është 5,75%, kurse për 2020 është 10%. Numrat tregojnë se vetëm Gjermania dhe Suedia e kanë realizuar numrin qëllimor kalues prej 2 përqind për vitin 2005. Numri ambicioz të cilin qeveria jonë do që ta arrijë për vitin 2010 është 10%.


rejt REZERVUAR u zvogëlua ndjeshëm edhe prodhimi i tyre. prej vitit 2004, subvencionet janë kthyer. Në vitin 2007, për prodhuesit e lulediellit, panxharit vajdhënës dhe sojës janë paraparë 5.000 denarë për hektar apo 1.000 denarë më shumë se projeksioni i mëparshëm. Mbështetja e përgjithshme financiare për prodhimin e kulturave për vaj ngrënës për prodhim në vitin 2007 (luledielli, panxhar vajdhënës dhe sojë) ishte 36 milionë denarë. Kjo dalëngadalë lajmëron se luledielli po kthehet në derë të madhe, por prapë, tani për tani kultivohet vetëm rreth 20% prej sipërfaqes së përgjithshme për kultura industriale. Bujqit mendojnë se një prej shkaqeve që mund ta rrisin interesin për luledielli është edhe ajo se ajo është kulturë njëvjeçare, rritet lehtë dhe rezultatet merren shpejt. Gjithashtu, ekspertët mendojnë se kalimi nga gruri në luledielli nuk ka për të qenë i vështirë për shkak të mënyrës së prodhimit.

Dilema luledielli për tryezë apo luledielli për rezervuar Në konstelacionin e tillë, dilema e cila do të shfaqet është se a të drejtohet prodhimi i zmadhuar i lulediellit për prodhimin e vet të biokarburanteve dhe për eksport për vendet të cilat prodhojnë biokarburante, që do të çojë në rritjen e hyrjes së devizave në vend apo të kënaqen nevojat për ushqim, në këtë rast vaj për ngrënie. Në këtë moment, prodhimi ynë i vogël i vajit të lulediellit për ngrënie është zëvendësuar me importin e lëndës së parë për vaj e cila përpunohet në kompanitë private në shtet. ë të zgjidhet dileme “Luledielli për tryezë apo luledielli për rezervuar”, së pari duhet të mundësohen kushte për prodhim të mjaftueshëm të lulediellit. Subvencionet dhe mungesa e tyre, në periudhën 19942004 treguan se ato janë zgjidhja ideale e fillimit dhe për Maqedoninë do të ishte e jashtëzakonshme në qoftë se kthehet figura e “vendi me luledielli”... Zmadhimi i tokës të mbuluar me këtë kulturë industriale do ta ulë importin e lëndës së parë për vaj, do ta ulë deficitin tregtar në vend dhe do ta përforcojë ekonominë e Maqedonisë. Duke pasur parasysh kushtet e përshtatshme klimatike të cilat na i ofron toka jonë diellore, duhet ta shfrytëzojmë tërësisht pozitën tonë dhe ta përforcojmë prodhimin vendas. Çfarë do të ndodhë në qoftë se subvencionet për prodhim të biokarburanteve, me qëllim që të realizohen numrat që i vendos BE-ja, janë më joshëse për bujqit tanë dhe ata vendosin të prodhojnë luledielli, por për prodhim të biokarburanteve? Si shtet i vogël, pothuajse 100% i varur prej importit të naftës, do të jetë e dobishme vendi ynë ta ulë varësinë e vet në situatën çmimeve të ngritura të naftës. Por, gjithashtu kuptohet, se jo me çdo kusht! Së pari duhet ta ndjekim shembullin e shteteve të mëdha dhe institucionet kërkimore edhe kur vijnë kritika për numrat qëllimorë të BE-së dhe vendet anëtare ngadalë po e kthejnë kursin e vet kah biokarburanteve, ne nuk na ngelet rrugë tjetër. Mandej, në qoftë se arrijmë me të vërtetë ta kthejmë lulediellin në derë të madhe nuk duhet të trembemi as ne as BE-ja për ridrejtimin e kulturave industriale për prodhim të biokarburanteve, gjithnjë kur ekziston kornizë ligjore e zbatueshme dhe përkatëse. Ligji është zgjidhja më e mirë me të cilin do t’i përcaktojmë përparësitë tona dhe me të cilën do të mundësohet prodhimi i biokarburanteve, por njëkohësisht dhe do të kufizohet, që të mos e dëmtojë prodhimtarinë e ushqimit. Vendosja e subvencioneve për biokarburante nuk duhet, në çdo rast, të ndodhë pa vendosjen e njëkohësishme të kornizës apo kufizimeve. Duhet ta zgjedhim prio-

ritetin e vërtetë! Për shembull, korniza ligjore mund të përcaktojë “deri në 10% të lulediellit të prodhuar, bujqit mund ta dorëzojnë për prodhimin e biokarburanteve apo për shitje me qëllim të prodhimit të biokarburanteve. Çdo tejkalim do të gjobitet”. Kufizimet duhet t’i japin prioritetet e shoqërisë sonë. Vendi ynë ka kapacitet të lulediellit, për uljen e importit të vajit për ngrënie dhe për uljen e varësisë prej karburanteve fosile. Vetëm korniza e ligjore përkatëse, e sjellë me subvencione përkatëse, mund të kontribuojë në “renditjen e drejtë të fuqive” të lulediellit për tryezë përkundrejt lulediellit për në rezervuar. Ljupço Mihaillovski, Magjistër për studime evropiane


BURSA

1 euro = 76,91 dinarë

Shqyrtimi i ndryshimeve ditore në CBOT FUTURES në Çikago 16.06.-15.08.2008 god.

Lëvizja e çmimeve të misrit në futures-in e korrikut në bursën e Çikagos 16.06.-15.08.2008 god.

www.stips.minpoljsr.gov.yu



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.