Moja zemja 31 alb

Page 1


PËRMBAJTJE

PA CILËSI DHE KONTROLL NUK KA EKSPORT TË QUMËSHTIT

Revista “Toka Ime” del një herë në muaj dhe është në pronësi të Federatës së Fermerëve në Republikën e Maqedonisë. Numri i parë doli si Buletin i Organizatës së FFRM-së në prill të vitit 2003, ndërsa nga dhjetori i vitit 2006 po distribuohet si revistë e specializuar për bujqësi dhe zhvillim rural.

Toka Ime maj 2008 Botues: Federata e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë Rr. Gigo Mihajllovski nr. 3, 1000 Shkup tel / faksi: 02/ 3099042 e- maill-i: kontakt@ffrm.org.mk

18

UJI TË SHFRYTËZOHET RACIONALISHT

HURMA KINEZE - PEMA E RE NË MAQEDONI

Numri i xhiro-llogarisë: 210-0570486301-53 Banka dep.: NLB Tutunska Banka

4

22

Menaxhere dhe Kryeredaktore Renata Naumovska renata.naumovska@ffrm.org.mk Redaktor Todor Stojçevski todor.stojcevski@ffrm.org.mk Marketingu Xhelal Sejfulla xsejfulla@yahoo.co.uk

30

SECILI TË VEPROJË NË MËNYRË HUMANE DHE ETIKE NDAJ KAFSHËVE

Bllagojçe Najdovski pcelaveles@yahoo.com Drejtor Ekzekutiv Trajan Dimkovski trajan.dimkovski@ffrm.org.mk

FRYERJE - TIMPANIA 38

35

Lektore: Elona Fejzullai Përkthyese Edita Jashari Bashkëpunues: Bllagojçe Najdovski Sonja Trajkova Marija Gjosheva Kovaçeviq Nakil Elezi Lupka Kamçeva Aleksandar Markovski Kole Paskov Stojançe Anastasov Lena Spirkoska Danijella Andonova Aleksandar Ristovski Tirazhi: 1000 kopje Dizajn: Brigada dizajn - Shkup Publikon: Propoint - Shkup

KULTURAT MJEKUESE ALTERNATIVË RENTABILE

Revista financiarisht po përkrahet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. Kjo ndihmë konsiston edhe në transmetimin e drejtpërdrejtë të përvojave dhe diturive nga fermerët në Suedi deri tek fermerët në Maqedoni, përmes Projektit për Përkrahje të Shoqatave Bujqësore në Republikën e Maqedonisë – SFARM.

39


Probleme serioze për ruajtësit e qengjave

DHENTARI

Vështirësi me eksportin e mishit të qengjit uajtësit maqedonas të qengjave u ballafaquan me embargo serioze ekonomike për eksport të mishit të brendshëm të qengjit në tregun tradicional grek. Edhe pse ata mbanin shpresa për shitje para Festave të Pashkave, Republika e Greqisë pothuajse plotësisht e ndërpreu importin, duke i anulluar porositjet e mishit të qengjit. Informacionet thonë se autoritetet greke kanë kërkuar që mishtoret e atjeshme, në vitrinat e veta të shënojnë se shesin mish nga “FYROM-i”, dhe gjithashtu këto të dhëna t'i regjistrojnë në llogaritë fiskale që ua japin klientëve. Vitin e kaluar, në këtë treg janë eksportuar 30 përqind të qengjave maqedonase, në tregun italian 60 përqind dhe rreth 10 përqind në tregun kroat. Sipas Drejtorisë për Veterineri, nga vendi ynë janë eksportuar mbi 130 mijë qengja, ndërsa në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar, kjo shifër kishte arritur rreth 180 mijë qengja. Ky produkt i sjell ekonomisë maqedonase nga rreth 11 milionë euro për vit. Blegtorët maqedonas tanimë i ndiejnë pasojat nga ndalesa për eksport. Shaban Mamuti nga fshati Zdunjë të Gostivarit, ruan dhen dhe prodhon mish qengji. Për momentin ai ka rreth 900 qengja, por nuk mund t'i plasojë ato, pasi nuk ekziston interesi tek kapacitetet thertore për blerjen e tyre. Ky blegtor konsideron se me mosshitjen e qengjit do të krijohet një problem i madh, ndërsa rentabiliteti dhe qëndrueshmëria e ruajtësve do të sillen në pyetje. Prandaj Mamuti apelon deri tek institucionet kompetente që urgjentisht ta zgjidhin këtë problem. Edhe Emro Emro nga komuna e Qendrës Zhupa, blegtor i njohur në këtë rajon, me 2000 qengja të pashitur kërkon ndihmë dhe i pyet organet kompetente se ç'do të ndërmarrin lidhur me zgjidhjen e problemit? Ky fermer i renomuar kërkon ndihmë edhe nga FFRM-ja (Qendra Rajonale Gostivar) për zgjidhjen e gjendjes së palakmueshme në të cilën gjenden fermerët. Gjendja kurrë nuk ka qenë me e keqe dëshmon edhe Mensur Elezi nga fshati Çajlë i Gostivarit. Edhe ai ka shitje me 220 qengja, dhe

R

merret ekskluzivisht me prodhimin e mishit të qengjit. Sipas tij nëse nuk gjendet një zgjidhje urgjente për kthimin e mjeteve financiare të investuara për ruajtjen e qengjave, ai nuk ka me çfarë ta ushqejë familjen e vet. Problemi me mishin e qengjit i shqetëson edhe ruajtësit nga pjesa lindore e Republikës së Maqedonisë. Gligor Jançev nga fshati Novo Sellë të Strumicës, anëtar ky i Shoqatës së Kultivuesve të Dhenve “Ograzhden”, është i pakënaqur nga blerja e sivjetme dhe nga çmimi për kilogram të peshës së gjallë. Ai thotë se sivjet blerja ka qenë shumë e paorganizuar dhe kishte filluar me çmim nga 135 denarë për kilogram. Kohës së fundit, thotë Jançevi, çmimi është 120 denarë për kilogram të peshës së gjallë. Ai porosit se shteti duhet të ndërmarrë masa për ta stimuluar prodhimin e mishit të qengjit me nga 60 denarë për kilogram të peshës së gjallë për qengj të dorëzuar në thertore, siç stimulohet edhe për llojet e tjera të kafshëve. “Çmimet e këtilla të ulëta janë destimuluese për zhvillimin e dhentarisë. Me shpenzimet e larta për ushqim për kafshë nga mbi 20 denarë për kilogram misër dhe jonxhë, nuk është rentabil prodhimi i qengjit të brendshëm, i cili paraqet të ardhura më të mira të devizave për shtetin. Prandaj, mesazhi im deri tek gjithë organet kompetente është që ta kuptojnë se nëse vazhdon kështu, dhentaria do të rrënohet", sqaron Jançevi. Problem më të madh, sipas një ruajtësi tjetër të dhenve nga fshati Samoillovë, Vanço Jankov, paraqesin shantazhet e tregtarëve të cilët në terren bëjnë ç'të duan me çmimet që i ofrojnë. “Personalisht nuk jam i kënaqur pasi qengjin që e dorëzova me çmim nga 130 denarë për kilogram në majën e blerjes. Mirëpo, qengjat mi ndanë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave sqaron se është reduktuar eksporti për tregun grek por thotë se gjendja do të normalizohet për shkak të hapjes së tregut në Serbi. Sipas tyre, një kompani maqedonase, pas kontakteve intensive mes dy Ministrive të Bujqësisë dhe Drejtorive për Veterinari të Maqedonisë dhe Serbisë, eksporton qengja maqedonas në tregun serb. Deri tani ky shtet ishte vetëm tranzit, nëpër të cilin kalonin qengjat tonë për tregjet e Kroacisë, Italisë, Sllovenisë, por tani qengjat do të shiten edhe në atë treg. Sipas kërkesave, thonë nga MBPAU-ja, nga Maqedonia do të bëhen tetë dërgesa. në dy klasa dhe çmimi i klasës së parë nga 135 denarë nuk mjaftonte ta mbulojnte humbjen tek klasa e dytë, e cila është për 10 denarë më e ulët", thotë Jankovi. Ai nuk e ka të qartë se si organet shtetërore nuk mund ta mbrojnë blegtorin nga blerësit. Ai propozon të aplikohet liçenca për blerësit në terren dhe një Komision Shtetëror Rregullator i cili do ta mbrojë çmimin e qengjit. “Çdoherë, tregtarët me një dorë marrin nga ruajtësit, ndërsa me dorën tjetër marrin nga shteti. Prandaj apeloj deri tek organet shtetërore dhe deri tek MBPAUsë, në bashkëpunim me shoqatat bujqësore, që ta gjejnë modelin e kontrollit dhe rregullimit të blerjes dhe çmimeve, me pagimin e obligimeve të tregtarëve ndaj shtetit dhe me stimulimin e prodhimit. Me këtë do të zgjidhet anarkia në blerjen dhe demotivimin për prodhim ", thotë Jankovi. Nakil Elezi Kole Paskov

Sipas Marin Cekov-it nga thertorja "Strumica", nuk ka fare reduktime të kërkesave për qengja në tregun grek. “Ende bëhet shërbimi i therjes së qengjave për blerësit. Deri tani therej ekskluzivisht për blerës grek, edhe pse mungojnë blerës nga Italia", thotë Cekovi. Nga ana tjetër, Rajko Maksimoski, Drejtor ky i thertores industriale "Gorni Pollog", Gostivar, theksoi dhe pohoi se në tregun grek nuk ka interes për qengjin maqedonas. Sipas tij, është ulur interesi i tregut italian dhe pasi thertorja industriale veç ka rezerva të qengjit të gatshëm, ajo nuk ka mundësi të bëjë blerje të qengjave të rinj. Me këtë, fermerët ndodhen në një gjendje edhe më të palakmueshme. Maksimoski sqaron se ky problem do të ishte zgjidhur nëse do të hapej një treg tjetër për blerjen e qengjave, edhe pse tani për tani nuk ka paralajmërime të tilla. MAJ 2008 | 3


FFRM

Takim mes prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit dhe shkencës

Pa cilësi dhe kontroll nuk ka eksportim të qumështit

Q

umështprodhuesit me kapacitetet përpunuese dhe përfaqësuesit e shkencës me bashkëpunim të ndërsjellë mund t'i arrijnë standardet për cilësi të qumështit, që kërkon Unioni Evropian dhe të cilat janë përcaktuar me rregulloren për kërkesat e veçanta për siguri dhe higjenë dhe mënyra dhe procedura për kryerje të kontrolleve zyrtare të qumështit dhe produkteve nga qumështi. Nëse nuk plotësohen kërkesat nga rregullorja, qumështoret maqedonase do ta humbin mundësinë për eksport në tregun maqedonas, e gjatë kohës, do ta humbin edhe mirëbesimin e konsumatorëve të brendshëm. Me konstatimin e këtillë doli Profesorja Sonja Sërbinovska nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit gjatë tribunës së parë të këtij lloji, organizuar nga FFRM-ja dhe me përkrahjen e SFARM-it. Me këtë u dakordua edhe docent dr Pavle Sekullovski nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, duke sqaruar se nëse qumështi nuk i plotëson standardet që i kërkon UE-ja, atëherë kjo paraqet rrezik nga aplikimi i ndalimit për eksport në ato tregje. "Nëse nuk dalim me shifra konkrete rreth qelizave somatike dhe mikroorganizmave në qumështin, si dhe me parametrat e tjerë, atëherë ekziston rreziku që në vitin 2009, Maqedonia t'i ngjajë një thertoreje, pasi qumështoret nuk do ta blejnë qumështin, të cilin më vonë nuk do të mund ta plasojnë nëpër tregjet e UE-së. Do të humbasë edhe tregu brendshëm me rritjen e vetëdijes dhe informimit të konsumatorëve se nëse qumështi nuk është i mirë për tregun evropian, kjo do të thotë se nuk është i mirë as për blerësin e vendit", thotë Sekullovski. Prandaj publiku shkencor apelon që fermerët t'i aplikojnë standardet për cilësi të qumështit të freskët, të papërpunuar, standarde këto që janë caktuar me rregullore, e kanë të bëjnë me higjenën, numrin e qelizave somatike dhe mikroorganizmave, si dhe me parakushtet e tjera për fitimin e qumështit cilësor.

Sipas përpjekjeve deri më vitin 2012, nevojitet të reduktohen parametrat e tanishme të prezencës së 800.000 mikroorganizmave dhe 600.000 qelizave somatike, deri në maksimumin e 100.000 mikroorganizmave dhe 400.000 qelizave somatike në qumësht. "Mbi 400.000 qeliza somatike, bëhet fjalë për mastitis (gjini i madh). Për të prodhuar qumësht cilësor, më me rëndësi është që frymët të jenë të shëndosha. Gjithashtu shpeshherë, ndotja e qumështit vjen nga rrethina, gjegjësisht, nga stalla, pajisja për mjelje dhe higjena personale e mjelësit. Prandaj caktohen standarde të higjenës gjatë prodhimit të qumështit", tha Sërbinovska. Është e obligueshme edhe mbajtja e evidencës mbi frymët e sëmura të trajtuara, të cilat patjetër duhet të ndahen nga frymët e tjera që të mos paraqitet mundësia nga paraqitja e mbetjeve nga antibiotikët. Rregullorja cakton edhe standardet për ruajtje të qumështit, gjegjësisht, për posedimin e pajisjes për ftohje. Megjithatë këtu paraqitet problemi i fermerëve të vegjël, të cilët nuk mund të investojnë me mjete të larta financiare për furnizimin e pajisjes së këtillë. Sipas Sërbinovskës, zgjidhja është në bashkimin e tyre dhe furnizimin e pajisjes për ftohje. Ky dokument i cakton edhe standardet e transportimit të qumështit me enë dhe kushte përkatëse. Pronari i vendkultivimit është i obliguar ta informojë inspektorin veteriner shtetëror mbi llojin e prodhimit, qëllimin dhe adresën e vendkultivimit dhe llojin dhe numrin e kafshëve. Ata iu nënshtrohen kontrolleve, së paku njëherë në vit, për t'u konfirmuar se kërkesat për miratimin e objekteve për prodhim të qumështit janë plotësuar. Gjithashtu dy herë në vit do të kontrollohet plotësimi i standardeve për mjelje, grumbullim dhe transport të qumështit deri tek stacioni për grumbullim. Gjatë kontrolleve, nga secili prodhues merren mostra të qumështit, me të cilat ekzaminohet numri i përgjithsëm i mikroorganiz-


mave, qelizave somatike, përbërjes kimike dhe prezencës së antibiotikëve, mbetjeve dhe substancave të palejuara. Drejtoria Veterinare, siç tha Foti Vidinov, do t'i zbatojë këto kontrolle dhe do ta lërë një periudhë të caktuar, gjatë së cilës fermerët do të duhet t'i ndryshojnë shprehitë në prodhimin e qumështit dhe kushtet nëpër objekte. “Nëse nuk arrihen këto qëllime, sipas rregullores, vijon paralajmërimi me shkrim deri tek prodhuesi i qumështit se nuk i plotëson standardet. Jepen tre muaj të përshtatjes dhe nëse përsëri nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, pason ndalimi i plasimit të produktit ose mbyllet objekti", sqaroi Vidinov. Rregullorja është shpallur në dhjetor të vitit të kaluar dhe ekziston një periudhë e përshtatjes ndaj standardeve të Unionit, pasi siç sqaroi Sërbinovska, ende nuk jemi të gatshëm t'i zbatojmë gjithë kërkesat për cilësi të qumështit. Po organizohen trajnime për këshilltarët në Agjencinë për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë, të cilat pastaj ua transmetojnë dituritë e veta fermerëve, lidhur me atë se si të prodhojnë qumësht cilësor dhe të sigurtë. Veç kësaj, është në përpilim e sipër një Rregullore e re për godinat në të cilat po përpunohet qumështi. Kapacitetet përpunuese duhet t'i respektojnë dispozitat e Ligjit mbi Sigurinë e Ushqimit, të aplikojnë HACCP, sistemin për kontroll të pikave kritike në procesin e përpunimit dhe ta kontrollojnë regjimin e temperaturës ose të ashtuquajturin “varg i ftohtë" me temperaturë nën 6 gradë celcius. Risi në rregullore është ajo se gjithë prodhuesit e produkteve për konsumim nga qumështi, nga viti 2009, nuk mund të bëjnë paketimin me dorë, por ai do të duhet të automatizohet dhe të jetë në ambalazh i cili mundëson dukshmëri nëse prodhimi veç është përdorur përpara. Sekullovski e prezantoi laboratorin e qumështit pranë Fakultetit për Mjekësi Veterinare, duke sqaruar se posedojnë pajisjen më moderne për bërje të analizave të përmbajtjes kimike të qumështit, sipas asaj që e kërkon rregullorja. “Bëjmë analiza të përmbajtjeve të yndyrave, proteinave, laktozës dhe substancës së thatë, të numrit të qelizave somatike, mikroorganizmave dhe dëshmojmë prezencën e antibiotikëve ose ujit të shtuar në qumësht. Veç kësaj bëjmë analiza klasike kimike, analiza mikrobiologike, analiza të mostrave, të ujit, të mastitisit me antibiogram, të mbeturinave dhe ndotësve dhe analizën e ushqimit për kafshë", tha Sekullovski. Ai sqaroi se qumështi evropian në të cilin është gjetur prezenca e antibiotikëve hidhet dhe nuk lëshohet për tregti, e nëse konstatojnë numrin e rritur të qelizave somatike dhe mikroorganizmave, atëherë jepet periudhë nga tre muaj për përshtatje. Kontrollin e qumështit e bën laboratori ose më shumë objekte të këtilla të cilat do të konkurrojnë në tregun e lirë, por do të duhet të jenë të akredituar nga ana e shtetit. Fermerët vetë do të mund të zgjedhin se ku do ta bëjnë kontrollin. Në shtet patjetër duhet të ekzistojë një ose më shumë laboratorë të akredituar, rezultatet e të cilave do të pranohen gjithkund, e mund të ekzistojnë edhe shumë laboratorë lokale nëpër qumështore, rezultatet e të cilave do të shërbejnë vetëm për përdorimin e tyre të brendshëm.

Fermerët kishin vërejtje të mëdha mbi kushtet që duhet t'i plotësojnë me rregulloren. Për Dragi Neçevski, anëtar ky i Bordit Drejtues të FFRM-së, nuk është e qartë se ç'kishte ndodhur me ato ferma që nuk do t'i plotësojnë kriteret e kërkuara. Vidinov, nga Drejtoria për Veterinari, sqaroi se fermerët kanë periudhë të mjaftueshme t'i plotësojnë kriteret që janë parashtruar në rregullore, pasi nevojiten ndryshime në shprehi të ndryshme tek fermerët dhe investime të vogla në teknologjinë e prodhimit. “Si fermerë, nuk jeni vetëm. Mbase edhe do të merrni ndihmë nga Ministria përkatëse ose nga fonde të caktuara evropiane që të ristrukturoheni”, sqaroi Vidinov. Fermerët reaguan se nevojiten investime të stërmëdha për t'i plotësuar kushtet e kërkuara, gjë me të cilën nuk u pajtuan përfaqësuesit e institucioneve të shtetit. "Për ta arritur nivelin e kërkuar të higjenës, nevojiten edhe të holla. Vallë vetëm mjelësi duhet të jetë i pastër, i shëndoshë? Por çfarë nëse rrethina është e ndotur, nëse ushqimi nuk është cilësor? A do të thotë kjo se fermerët duhet të luftojnë me gjithë këto për të fituar qumësht cilësor?", tha Nedim Kasami nga Bordi Drejtues i FFRM-së. Sipas Dragan Ristiq, gjithashtu anëtar i Bordit Drejtues të FFRM-së, vërejtjet që i kanë dhënë fermerët para se të përpilohet Rregullorja nuk janë përfshirë plotësisht me të, dhe prandaj ai frikësohet se ky dokument nuk ka aplikim praktik. Edhe qumështprodhuesit u pajtuan me faktin se fermerët duhet t'i përshtasin kushtet sipas asaj që kërkon rregullorja për të marrë qumësht cilësor nga i cili, më tej varen edhe produket e tij. Ata janë të gatshëm ta ndihmojnë këtë proces të ristrukturimit, pasi sqarojnë se kushtet e caktuara me Rregulloren dhe ajo që ndodh në terren nuk përputhen. Kriteret në këtë dokument, sqaroi Sekullovski, janë parashtruar shumë vite prapa dhe janë tejet të përgjithshme, por Maqedonia është vonë në implementimin e tyre. Si shtet ne nuk kemi shifra zyrtare për cilësinë e qumështit maqedonas. Para 4 vitesh, në shtetin tonë nuk ka qenë i pranishëm Komisioni i FVO-së, i cili nuk kishte marrë asçfarë të dhënash mbi cilësinë e kontrolluar të qumështit. Kontrolli i tij është paralajmëruar përsëri, gjatë muajit të majit, dhe Sekullovska ka frikë se qumështi maqedonas, nëse nuk sigurojmë shifra mbi cilësinë e tij, do të mbetet vetëm në vendin tonë. Në fund gjithë kryerësit në prodhim, përpunim dhe kontroll u pajtuan se nevojitet të aplikohen dispozitat e rregullores për cilësi të qumështit, pasi Evropa nuk toleron dhe kërkon ushqim cilësor, dhe ekziston rreziku për mbyllje të kufijve për qumështin maqedonas. T. Stojçevski MAJ 2008 | 5


Sten Rune Lundin,

INTERVISTË

Bujqtë patjetër duhet

më shumë ushqim Kush është Sten Rune Lundin – çfarë është bagazhi juaj profesional dhe kur keni ardhur në Republikën e Maqedonisë? Me arsimim jam inxhinier bujqësor me përvojë të stërmadhe në punë. Kam punuar në fermën time personale 12 vjet, e gjithmonë kam dëshiruar të jem aktiv edhe në punën e Federatës së Fermerëve Suedeze (LRF). Në fillim në LRF u inkuadrova si përfaqësues i të rinjve. Pastaj punoja në kooperativa dhe u punësova në vetë Federatën si Udhëheqës i Projektit dhe Drejtor në Projekte të ndryshme. Gjithashtu isha edhe këshilltar i ekonomisë për kompani dhe ferma të vogla. Fillova punë në vendet aplikante për anëtarësi në Unionin Evropian, e tani jam në Maqedoni. Këtu erdha në vitin 2000, periudhë kjo mjaft e vështirë për vendin. Në fillim qëndrova vetëm për 6 javë pasi LRF donte ta shihte nëse mund dhe duhet të fillohet një Projekt. Në atë periudhë kishte ca aktivitetete të Bankës Botërore për organizimin e bujqve në shoqata lokale dhe në segmente të tjera. Nuk planifikoja të mbetesha aq gjatë në këtë vend, por jam i bindur se gjendja në bujqësi mund të përmirësohet. Ku i shihni potencialet e bujqësisë së Maqedonisë dhe a mund të bëni

krahasim me bujqësinë në Suedi? A duhet Maqedonia t'i subvencionojë gjithë produktet e veta bujqësore për të arritur bujqësi të suksesshme? Kur kultivohet dhe prodhohet një produkt bujqësor, kuptohet se ka potenciale. Por, është shumë vështirë të bëhen krahasime për shkak të kushteve të ndryshme për prodhim në të dy shtetet. Për shembull, prodhimi i kulturave drithërore. Suedia në këtë drejtim gjendet në pozitë më të mirë, për shkak të cilësisë dhe sasitë që i japin fushat suedeze. Me këtë nuk them se Maqedonia nuk duhet të prodhojë kultura drithërore, por se nuk është konkurrente në tregjet jashtë vendit. Gjithashtu Suedia ka përparësi në prodhimin e qumështit. Kur mendohet për tregjet, duhet të mendohet për dy tregje të ndryshme: tregu i brendshëm dhe tregu ndërkombëtar. Maqedonia mund të prodhojë kultura drithërore dhe qumësht për tregun e brendshëm, por nuk ka kapacitet të mendojë për eksportimin e këtyre produkteve. Potenciali i vendit shtrihet në prodhimin e kulturave perimore. Edhe ne në Suedi prodhojmë produkt perimor, por ai është dyfish më i shtrenjtë se këtu. Një potencial tjetër në vendin tuaj është mishi i qengjit për shkak të rritjes së vazhdueshme të

A do të ballafaqohet bota me mungesë të ushqimit apo vendet do të arrijnë t'i plotësojnë nevojat e qytetarëve të vet? Është kjo një pyetje brengosëse. Mirëpo nuk e di se sa shpejt do të shtjellohen gjërat. Për momentin nafta është resursi më interesant rreth të cilit duhet të luftohet. Por parashikimet janë se në të ardhmen problem do të jetë uji, në kombimin me ushqimin. Nuk e di se si do të mund të zgjidhet ky problem. Pikërisht roli i organizatave është të bëjnë analizimin se çfarë efekte do të ketë kjo mbi shtetet. Domethënë të bëhen analizat për pasojat më të gjera nga zhvillimi i këtillë dhe të ndërmerren masa përkatëse. Ju duhet vetë ta bëni këtë. Kryesorja është se ekziston vetëdija për problemin dhe është ky hapi i parë. Në Suedi, që tani supozojmë se mund të shkrihet bora dhe akulli dhe kjo të shkaktojë më shumë vërshime dhe rreshje. Ju duhet ta dini se ç'do të ndodhë në Maqedoni, të shihen pasojat edhe pse, ka mundësi se do të jetë e kundërta nga Suedia. Megjithatë bujqtë tanimë e dinë se në të ardhmen do të duhet të prodhojnë më shumë ushqim. 6 | TOKA IME

kërkesës. Është interesante edhe ajo se prodhimi i mishit të qengjit po reduktohet. Këtu paraqitet kontradikta e ekonomisë së tregut, kur rritet kërkesa, bie prodhimi, por çmimi nuk rritet. Ju keni potenciale edhe në prodhimin e verave. Gjithsesi mendoj se ka ndryshime në pikëpamjet e bujqve rreth shpenzimeve të tyre për prodhimin e një produkti të caktuar. Kur erdha në Maqedoni, pak mendohej rreth këtyre shpenzimeve dhe bujqtë ankoheshin se ato taksa janë shumë të larta. Por tani ekziston një numër më i madh i bujqve që i marrin parasysh shpenzimet. Në Maqedoni ka shumë projekte. Numri më i madh i tyre e hulumton tregun, prirjet e tregut të brendshëm dhe atyre përreth. Projektet suedeze kushtojnë vëmendje serioze në këtë çështje, pasi fitohet një pasqyrim më i gjerë rreth ngjarjeve, ndërsa bujqtë munden lehtë të vendosin nëse do të investojnë në diçka. Rreth asaj nëse shteti duhet t'i subvencionojë gjithë produktet bujqësore, do të përgjigjem me një kundër-pyetje: a është e mundur një vend siç është Republika e Maqedonisë, me më se 30% popullatë të papunësuar, ku sektori bujqësor nuk është pjesë dominuese në produktin bruto të brendshëm (GDP), por ka përqindje të lartë të pjesëmarrjes dhe rreth 20% nga popullata e përgjithshme e punësuar është e angazhuar në sektorin bujqësor, të sigurojë pará për të kontribuar në përkrahjen e tërë sektorit bujqësor? Kjo nuk do të thotë se Qeveria nuk duhet të përpiqet për kushte më të volitshme për zhvillimin e bujqësisë. Megjithatë ato pará duhet të shfrytëzohen në mënyrë të mençur për përmirësim të produktivitetit dhe për shtim të vlerës së produkteve bujqësorë. Pra pajtohem që të investohet në bujqësi, por në mënyrë shumë të mençur. Maqedonia për shembull, ka potenciale të stërmëdha me ujë të ngrohtë, por duhet të gërmohen vrima në njëqid metra thellësi dhe me këtë mund të rritet prodhimtaria perimore në sera. Do të kursehet shumë en-


Drejtor i Projektit për Përkrahje të Shoqatave Bujqësore në Republikën e Maqedonisë (SFARM III)

të prodhojnë

ergji dhe do të rritet prodhimi. Prandaj duhet të përkrahen sferat të cilat do ta ndihmojnë zhvillimin e sektorit në vend që të jepet përkrahje për kilogram produkt. Gjithashtu mund të mendohet rreth prodhimit të produkteve të ndryshme specifike, pasi prodhimtaria perimtare është shumë stereotipe. Në Hollandë prodhojnë bimë të freskëta, sallata të varieteteve të ndryshme ekzotike, si dhe bimë të tjera. Edhe këtu ka njerëz që merren me prodhim alternativ, por numri i tyre nuk është aq i madh. Kryesorja është që Qeveria t'i nxisë prodhuesit të prodhojnë produkte të reja. Nuk besoj në subvencione për kilogram, por për hektar; në fakt, është ky parimi i subvencionimit në UE. Por krahasimet e tilla me UE-në nuk janë shumë të mira, pasi më me rëndësi është të kuptohen kushtet e shtetit. Ju përkrahni FFRM-në si Asociacion i Fermerëve. Cilat janë pritjet dhe qëllimi juaj përsa i përket kësaj organizate? Pritjet tona si Projekt është që fermerët të realizohen dhe ta marrin sipër përgjegjësinë mbi sektorin të cilin e njohin më së miri. Prandaj duhet të kenë njohuri të mira, informacione përkatëse, të diskutojnë me Qeverinë në bazë të fak-

teve dhe argumenteve dhe të bashkohen në drejtim të zhvillimit të sektorit. Sa jeni të kënaqur nga ajo se si FFRM-ja i artikulon interesat e bujqve në vendin tonë? Atë e bën gjithnjë e më mirë. Por nuk mund ta kuptoj përse ekzistojnë njerëz që dëshirojnë ta rrënojnë organizatën. Në vend që të kontribuojnë me kapacitetin e vet, ata punojnë në drejtim të kundërt. Suedia është një vend i vogël. Edhe tek ne bujqtë kritikojnë, por e kuptojnë se duhet të jenë të bashkuar dhe të veprojnë së bashku për përparimin e sektorit. Këtë pres edhe në Maqedoni, dmth. të bashkohen bujqtë dhe sëbashku t'i transmetojnë qëndrimet dhe propozimet e veta për zgjidhje. Megjithatë shoh se numri i bujqve që dëshirojnë të bashkohen dhe ta zhvillojnë Federatën është gjithnjë e më i madh dhe se ka liderë të cilët me bujari punojnë për zhvillimin e kësaj organizate. A duhet FFRM-ja të jetë partner ose opozitë e përhershme (korrigjues) e Qeverisë? As partner e as opozitë. Nuk mund të jetë partner, por duhet të jetë kontribues. Edhe Ministria edhe FFRM-ja duhet ta kuptojnë se kanë qëllimin e njëjtë – zhvil-

limin e sektorit – vetëm ata i shohin gjërat nga pikëpamje të ndryshme. Nëse Qeveria ose Ministri sjellin një vendim të gabuar, duhet të kritikohen. Por nëse sjellin vendimin e duhur, duhet t'u jepet mirënjohje për këtë. Në atë mënyrë FFRM-ja duhet të kontribuojë për zhvillimin e sektorit bujqësor. Cili është interesi i LRF-së të bashkëpunojë, ta përkrahë dhe promovojë FFRM-në? Bujq ekzistojnë anembanë botës dhe ata kanë shumë gjëra të përbashkëta. LRF-ja është një organizatë e fuqishme e cila i përfaqëson bujqtë suedezë dhe dëshirojmë të ketë edhe organizata të tjera të forta që i përfaqësojnë interesat e veta. Shembull, ne dëshirojmë që edhe në Maqedoni të ekzistojë një organizatë e fuqishme e cila i artikulon interesat e bujqve. Pastaj në të ardhmen të themelojmë partneritet në kuptimin e këmbimit të informacioneve, përvojave dhe diturive. Domethënë interesi ynë është të ekzistojë një organizatë e fuqishme me të cilën do të themelojmë marrëdhënie partnerësh. Si dhe përse t'i motivojmë të rinjtë të aktivizohen në bujqësi? Dhe MAJ 2008 | 7


INTERVISTË

Sten Rune Lundin

të zhvillohet një turizëm rural masovik, por ka potenciale për joshjen e njerëzve që dëshirojnë të kënaqen.

përse nevojitet gruaja në bujqësi si faktor vendimmarrës? Sektori duhet parë si perspektivë dhe prandaj, nevojiten njerëz të rinj të cilët do t'i marrin sipër punët nga njerëzit që do të tërhiqen. Ardhmëria varet nga ajo nëse janë të përfshirë edhe të rinjtë. Për t'i tërhequr pikërisht ata, nevojitet që edhe pikëpamjet rreth sektorit të jenë pozitive. Nëse dëgjojnë se është vështirë të punohet, se rentabiliteti nga bujqësia është i dobët, atëherë ata nuk do të dëshirojnë të inkuadrohen. Në Suedi punojmë edhe në ndërtimin e pasqyrës pozitive për sektorin. Këtu FFRM-ja dhe Ministria duhet ta kenë rolin e krijuesit të një pasqyre atraktive për bujqësinë. Ajo duhet t'i shfrytëzojë gjithë potencialet në dispozicion. Nëse shkoni në fermë, do ta shihni se atje punojnë edhe burra edhe gra dhe prandaj, të gjithë duhet të inkuadrohen në vendimmarrje. Çfarë lloj i turizmit rural është interesant për të huajt që vijnë në vendin tonë dhe cilët nga ato Maqedonia ofron? Vendi ka potencial edhe për turizëm rural pasi ka ushqim të mirë, verë, histori dhe natyrë të bukur. Por e tërë kjo duhet të paketohet mirë në formë të ofertës dhe të promovohet. Turistët do të marrin shërbime të mira. Është kjo çështje e të qenit të organizuar. Unë kam këtu një kohë të gjatë, njoh shumë njerëz dhe për mua nuk paraqet problem të vizitoj vise rurale. Por kur erdha për herë të parë, ishte shumë vështirë të organizohem dhe të marr informacione rreth asaj se ç'mund dhe ç'duhet të vizitoj. Gjithashtu dua të theksoj se për t'i tërhequr turistët e huaj, duhet të ndaloni me hedhjen e mbeturinave, qeseve, shisheve... Nuk është kjo çështje e Qeverisë, por është çështje e sjelljes së njerëzve. Në Maqedoni ndoshta nuk do 8 | TOKA IME

A do të arrijë RM-ja t'i shfrytëzojë mjetet financiare të IPARD-it? Natyrisht se do të arrijë t'i shfrytëzojë paratë nga Programi IPARD, por punët po shtjellohen shumë më ngadalë sesa duhet. Këtu shumë flisni për përvojat e Sllovenisë, Bullgarisë ose vendeve të tjera lidhur me shfrytëzimin e mjeteve financiare të Programeve SAPARD, por shumë pak i shfrytëzoni mësimet. Shumë nga dështimet dhe gabimet e tyre i keni të njohur, por si duket, ato gabime po përsëriten. IPARDi nuk do ta ndryshojë rrënjësisht bazën e sektorit, IPARD-i është vetëm një përkrahje që Maqedonia ta fitojë mundësinë e shfrytëzimit të asaj përkrahje. Si të tejkalohet problemi i bujqësisë së vogël komerciale? Kjo mund të jetë problem, por mund të jetë edhe sfidë. Nëse bëhet fjalë për ferma të vogla, komerciale, atëherë kjo nuk është problem. Por shumë nga ato nuk janë komerciale dhe krijojnë pengesa për ata që dëshirojnë dhe kanë mundësinë të bëhen komerciale. SFARM II po fokusohet në zhvillimin e sipërmarrjes. Sqaroni si dhe përse? Në Maqedoni ekziston ekonomia e tregut, e cila dallon shumë nga ekonomia paraprake socialiste, mirëpo mungon përvoja në praktikimin e ekonomisë së tregut. Duhet të zhvillohen sipërmarrës, njerëz që dinë se si të udhëheqin biznesin dhe të kontribuojnë për zhvillimin e bashkësisë. Prandaj Projekti kontribuon për zhvillimin e sipërmarrjes. Mund të posedoni një firmë, por kjo nuk do të thotë se jeni sipërmarrës. Mund të administroni firmën, por kjo nuk do të thotë se dëshironi ta zhvilloni dhe se e shikoni në drejtim të së ardhmes. Fokusi ynë është në përkrahjen e grupeve dhe tregimin se duhet të dalin së bashku në treg, pavarësisht nëse bëhet fjalë për blerje të lëndëve të para ose për plasman ose për shitje të një produkti të caktuar. T. Stojçevski

NGJARJE

Edukimi i fermerëve në Vasilevën e Strumicës

N

ë tetë muajt vijues, fermerët e komunës së Vasilevës do të kalojnë tetë trajnime në tema të ndryshme, falë implementimit të Projektit për Edukim të Fermerëve. Ky Projekt është frut i bashkëpunimit të dakorduar midis komunës së Vasilevës, Qendrës Rajonale të Federatës së Fermerëve në Strumicë dhe Agjencisë për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë. Projekti filloi së implementuari në fillim të prillit dhe gjatë takimit të parë u bë analiza e sektorit bujqësor në këtë komunë dhe u identifikuan nevojat për trajnime, për përmirësimin e diturive të fermerëve. Puntorinë e përgatiti Menaxheri i QR Strumicë, Aleksandar Ristovski. Buxheti i përgjithshëm i këtij Projekti është 200.000 denarë, ndërsa trajnimet kryesisht do t'i zbatojnë përfaqësues të FFRM-së dhe ANZHB-së. Gjatë takimit të parë, shtatë shoqata morën pjesë nga komuna dhe diku njëzetë fermerë, përfaqësues të FFRM-së dhe ANZHB-së, si dhe Kryetari i Komunës së Vasilevës. Pas kësaj, është paraparë edhe vizita e kooperativave "Prva Llozarska Kooperativa" në Negotinë dhe "Izgrev" në Berovë. Bashkëpunimet e këtilla me autoritetet lokale paraqesin një mënyrë efikase të veprimit të institucioneve të ndryshme, shfrytëzimin racional të resurseve, dhe përkrahjen e fermerëve. Në puntorinë për analizën e sektorit, Kryetari i Komunës së Vasilevës ka marrë vërejtje dhe sugjerime se si të përmirësohen kushtet për punë, investimi dhe përkrahja e sektorit bujqësor, posaçërisht në pjesën e përmirësimit të infrastrukturës në komunë, e elektrifikimit të sipërfaqeve të caktuara bujqësore për zhvillimin e perimtarisë intensive në sera xhami dhe sera plastmasi, me teknologji më të reja për kontrollim të kushteve. Aleksandar Ristovski Menaxher i QR Strumicë


AGROLAJME

BUJQËSIA SI MODË SHBAtë Fillon trendi i kthimit të të rinjve në bujqësi pas shumë dekadave të aratisjes. Revista online ”Grist” thekson se gjëja e pashmangshme duhej të ndodhë: fermat e vogla për prodhim të ushqimit organik, sipas ”New York Times” janë trend modern. Të rinjtë edhe pse disa nga tyre, deri më sot kanë banuar në mjedise urbane, çdo ditë e më shumë joshen nga bujqësia. Pas diskutimeve shumëvjeçare për ushqimin e pashëndoshë në fakultete, ndotjen e ujit dhe të truallit me metoda industriale (fertilizantët mineralë, herbicidet dhe pesticidet), ndotjet që ndodhin gjatë transportimit të ushqimit në distanca të gjata, numri i fermerëve të rinj që blejnë ferma të vogla afër qyteteve të mëdha, për prodhim të ushqimit organik, shtohet çdo ditë. E tërë kjo është në lidhje me trendin rritës të hapjes së restoranteve ku shërbehet vetëm ushqimi organik. Sistemi i parapagimit është shumë i thjeshtë: fermerët ofrojnë pako javore me perime të freskëta prej 2,5 deri më 10 kilogram, sasi kjo e mjaftueshme për nevojat e një familjeje katër-anëtarëshe gjatë tërë sezonit, me se prodhuesit fitojnë plasman të garantuar, kurse konsumatorët ushqim të shëndoshë e të garantuar.

PRODHIMI DHE IMPORTIMI I BROJLERËVE NË RRITJE Kinë Prodhimi i brojlerëve në Kinë, sipas gjithë pritjeve, duhet të rritet 5% në krahasim me nivelin në vitin 2007, kur u rrit prej 10,9 në 11,4 milionë ton, tregojnë nga dega Amerikane e bujqësisë. Por gjithsesi, edhe importi do të rritet për 9%, gjegjësisht në 560.000 ton. Rritja e prodhimit vendas kinez është falë mungesës potenciale të mishit të derrit për shkak të paraqitjes së epidemisë, ndërprerjes së rrezikut të gripit të shpendëve, dhe mundësisë së hyrjes në tregjet e reja përtej oqeanit, duke patur parasysh faktin se Unioni Evropian e vuri barrierën kur bëhet fjalë për import të mishit termikisht të përpunuar të pulës nga Kina. E tërë kjo nuk do të varet nëse mishi i derrit do të ngelë edhe më tej ushqimi bazë i Kinezëve me 65% përkundër 20%, në krahasim me mishin e pulës.

SHTETET JANË VONË PËR “GARËN” ME NATYRËN Britania e Madhe Shkenca ende nuk konsultohet mjaftueshëm para se të dëshmohet politika e ballafaqimit me rreziqet që dalin për shkak të ndryshimeve klimatike, pasojat pamjaftueshëm të shqyrtuara nga përdorimi i bioteknologjive të reja dhe nga ndryshimet e shprehive të popullatës. Me këtë konstatim u paraqitën 35 shkencëtarë në gazetën britanike ”The Guardian”, duke shprehur brengosje lidhur me patogjenët e ri të cilët vijnë nga viset e tjera, ose që janë krijuar gjatë aplikimit të bioteknologjisë së re dhe të pakontrolluar. Sipas tyre, rregulloret e shteteve nuk mbajnë hap me ndryshimet në natyrë, kushtet ekstreme klimatike do të sjellin deri në ngordhjen e shumicës së specieve lokale, kurse me kërkesën e rritur të ushqimit, do të arrihet deri tek intensivimi i bujqësisë. E tërë kjo, nga ana tjetër do të sjellë deri tek shterrimi i shpejtë, gjegjësisht reduktimi i pjellshmërisë së truallit dhe ndotja ekologjike. Gjithashtu prodhimtaria e biokarburanteve që është në rritje, do të kontribuojë në përdorimin e rritur të pesticideve, gjë që përsëri do të rezultojë me ndotje të rritur të truallit dhe të ujit. ITALIA KA PRODHUAR VERË HELMUESE Itali Së paku 70 milionë ton verë helmuese, e cila përmban acide, është prodhuar dhe lëshuar në qarkullim në tregun Italian, publikoi javorja ”L’espresso”, e cila tregon me gisht drejt krimit të organizuar në jug të vendit. Vera shitet me çmim nga 0,70 deri më 2 euro për litër, dhe përmban përqindje të vogla të verës (maksimalisht një të tretën, shpeshherë edhe më pak), thuhet në shtypin pas hetimeve të zbatuara. Përmbajtja e ngelur e verës është përzierje vdekjeprurëse e ujit, materialeve kimike, ushqimit për kafshë, si dhe një pikë të acidi hidrogjen, shkruhet në gazeta. Javorja pohon se në këtë biznes të zi, janë përfshirë 20 kompani. Tetë nga kompanitë gjenden në veri të shtetit, kurse ana tjetër e vargut janë firmat nën kontroll të mafias në jugun e Italisë. MAJ 2008 | 9


AGROLAJME

"MILKOS" SHPËRNDAN MËSHTJERRE BARTËSE Bosnje e Hercegovinë Qumështorja në Sarajevë “Milkos” ka dhënë 89 mështjerre pjellore në zonën e Illijashit që të avancojë prodhimin e qumështit në Bosnje e Hercegovinë. Me këtë filloi cikli i donimit të gjithsej 1000 frymëve në zonën e kantonit të Sarajevës. “Millkos” siç informon në Komunikatën e vet, me këtë projekt tenton t'i mbulojë gjithë rajonet e BeH-së me 2000 frymë, në dy vitet vijuese.

BUKËPJEKËSIT NË SERBI E NGJYROSIN BUKËN E BARDHË DHE E SHESIN SI TË ZEZË Sërbi Dyshimet që disa bukëpjekës në Serbi e ngjyrosin bukën e bardhë janë të vërtetuara, dhe e shesin si të zezë, me çka fitojnë ekstra fitim në llogari të shëndetit të njerëzve. Sipas Drejtoreshës së Institutit për teknologji ushqimore në Novi Sad, Jasna Mastilloviq, diabetikët që konsumojnë bukën e ngjyrosur me sheqer (ëmbëlsirë) elbi të fërguar, ose me oriz të fërguar, konsumojnë më tepër karbohidrate se sa të kishin ngrënë bukë të bardhë. Prandaj ajo apelon tek konsumatorët që të kujdesen gjatë blerjes dhe shprehu keqardhje që në Serbi nuk ekzistojnë rregullore me të cilat do të ishin dënuar këto bukëpjekës, kurse buka dhe prodhimet e tjera të rrejshme do të tërhiqeshin nga shitja.

BANKA KREDITON NGRITJEN E SERAVE Mali i Zi Banka e parë në Malin e Zi, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, jep kredi bujqësore për ngritjen e serave. Ata do të miratojnë kredi për furnizim të sistemeve për ngrohje me shumë nga 15 mijë euro, me afat pagimi deri më 5 vjet, me kamatë vjetore prej 3,5%. Ministria do të sigurojë përkrahje të pakthyeshme nga 30%, informojnë nga Banka e Parë. Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë bujqtë që posedojnë sera me siperfaqe minimumi 500 metra katrorë.

10 | TOKA IME

KODIMI I VEZËVE TË KONSUMUARA Kroaci Çdo vezë e blerë në rrjetin e shitjes me pakicë duhet të jetë e koduar. Kjo masë implementohet me Rregulloren për cilësi të vezëve, me përputhshmëri me standardet e Unionit Evropian. Sipas këtij dokumenti, gjithë prodhuesit që kanë me tepër se 350 klloçka, janë të detyruar t'i kodojnë vezët. Fermerët duhet të furnizohen me pajisje për kodim, e cila kushton rreth 50.000 kuna. Me kodimin konsumatorët do të marrin të dhëna të ndryshme. Për shembull, numri i parë i vezës tregon mënyrën e ruajtjes së klloçkave. Zeroja do të tregojë ekologjikën, dhe njëshi do të tregojë sistemin e lirë të ruajtjes. Numrat shërbejnë që më lehtë të gjyrmohet prodhuesi, në rast se konsumatori ka blerë vezë të prishur.

KASHTA SI KARBURANT PËR PRODHIMIN E RRYMËS Kroaci Kompania ”Bionergana Vukovar”, sipas Zdravko Podvorec, anëtar ky i Bordit Drejtues, për prodhimtari të energjisë elektrike, do të përdorë vetëm kashtë nga kulturat drithore. Energjia elektrike që do të fitohet do të jetë me kapacitet nga 12 megavatë. Kostoja e investimit është 40 milionë euro. Për punë normale të elektranës do të nevojiten 100.000 ton kashtë. Podvoreci shton se varësisht nga mënyra e transportimit, kashta do të blihet me çmim nga 28 euro për ton, me firmosjen e kontrateve dhjetëvjeçare. Kjo mënyrë e prodhimit të energjisë elektrike nuk e ndot ambientin jetësor. Nga kompania paralajmërojnë se në vitet e ardhshme në Kroaci do të ndërtohen edhe disa bioenergana të këtij lloji.

HOTELIERËT DUHET TË THEKSOJNË ORIGJINËN E USHQIMIT Kroaci Hotelierët nga 30 qershori i këtij viti, do të duhet t'i theksojnë gjithë pjesët përbërëse të cilët mund të shkaktojnë alergji dhe mostolerim ndaj ushqimit. Këto janë urdhra të rregullores së re për shënim, reklamim dhe prezantim të ushqimit. Rregullorja parasheh që shteti i origjinës duhet të shënohet në mishin e freskët, peshkun, pemët dhe perimet e freskëta dhe të përpunuara. Gjithashtu mbi etiketën, me shkronja të mëdha, qartë duhet të shënohen gjithë aromat dhe aditivat e përdorur.


AGROLAJME

RRITJA E KUOTAVE TË QUMËSHTIT Unioni Evropian Për ta plotësuar kërkesën gjithnjë e në rritje për qumësht në Unionin Evropian dhe në tregjet e tjera botërore, Unioni Evropian miratoi propozimin e Komisionit Evropian për rritje deri dy përqind të kuotave të qumështit. Rritja duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, do të arrijë 2,84 milionë ton dhe do t'iu përkasë gjithë vendeve anëtare të Unionit. Kjo nuk e paragjykon rezultatin e shqyrtimit aktual në tregun e qumështit dhe produkteve të qumështit në kuadër të Kontrollit të gjendjes shëndetësore të Politikës së Përbashkët Bujqësore, ku Komisioni propozoi rritje graduale të kuotave para se të shfuqizohen, më 31 mars të vitit 2015. Sipas raportit të fundit të Komisionit, publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, kërkesa e qumështit është rritur dhe pritet të rritet nga viti 2007 e deri më vitin 2014 dhe prandaj, rritja me dy përqind është arsyetuar. Një Institut për Ekonomi bëri një studim për shfuqizimin e kuotave të qumështit dhe ndikimit mbi sektorin e qumështit. Janë bërë katër skenarë të mundshëm në krahasim me një skenar bazë për vazhdimin e sistemit aktual të kuotave. Dy skenarët kanë të bëjnë me sistemin e “tokëzimit të butë”, sipas së cilit, kuotat po rriten deri tek shfuqizimi i tyre i plotë, ndërsa skenari i “tokëzimit të vështirë” ka të bëjë me zhdukjen e përshpejtuar të sistemit të kuotave. Vlerësimet e ndikimit nga skenarët për “tokëzimin e butë” tregojnë se rritja graduale e kuotave të ujërave çon drejt çmimit stabil drejt gjendjes “pa kuota”, që mundëson përshtatjen e lehtë të prodhuesve dhe përpunuesve. Në të kundërtën, largimi i përshpejtuar i kuotave shkakton një goditje të madhe të çmimeve dhe zhvillim të panjësuar të vendeve anëtare. Nga pikëpamja e efikasitetit, skenarët për “tokëzimin e vështirë” janë të dobishme për prodhuesit me shpenzime më të ulëta (konkurrentët), por shpenzimet për përshtatje mund të jenë më të larta. Bile edhe në skenarët për “tokëzim të butë”, ndikimi nga rritja graduale e kuotave për qumështprodhim ndryshon shumë në mesin e vendeve anëtare, që çon drejt plotësimit të pjesshëm të kuotave plotësuese në nivel të UE-së.

STANDARDE MË TË RREPTA PËR BIOKARBURANTET Unioni Evropian Shtetet anëtare të UEsë tentojnë që të kërkojnë kritere më të rrepta për qëndrueshmëri të biokarburantëve të cilat prodhohen nga kulturat bujqësore, në përpjekjet e shmangies së pasojave negative mbi ambientin jetësor, për shkak të prodhimit masovik, qëndron në projekt-raportin, që u dërgoi Kryesia Sllovene mediave. Sipas projektit, Qeveritë janë dakorduar se kërkesa e Komisionit Evropian për kursim të CO2 gjatë prodhimit, transportit dhe përdorimit të biokarburanteve me 35% që në krahasim me karburantet e zakonshme është tejet modeste. Numrat përfundimtarë nuk janë të dëshmuar për shkak të mospërputhjes mes anëtarëve, sepse disa shtete kërkojnë që kjo përqindje të jetë 60%, kurse të tjerët kërkojnë që të ketë vlerë më të ulët.

VERAT NË UENË SHKAKTOJNË STERILITET Unioni Evropian Verat që shiten në Unionin Evropian përmbajnë gjurmë nga pesticidet, dëshmoi shumica e organizatave që punojnë në lëmin e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe shëndetsisë. Siç transmeton ”Eubusiness.com”, organizatat e brengosura nga Austria dhe Gjermania, pohojnë se kanë zbuluar dëshmi konkrete për ndotje me analizë të 40 mostrave të verës. Kjo rrjedh nga Australia, Austria, Çili, Franca, Italia, Gjermania, Portugalia dhe Amerika Jugore. Në mesin e verave ka patur vera që janë prodhuar me prodhimtari organike dhe ekologjike. Gjatë analizës janë zbuluar 24 lloje të pesticideve, duke i përfshirë këtu edhe pesë llojet e pesticideve tejet të rrezikshme, të cilët në Union janë klasifikuar si kancerogjene, mutagjene, reprotoksik (mund të shkaktojnë sterilitet), kurse disa nga to shkaktojnë çrregullim në punën e gjendrave hormonale. Nga gjashtë verat organike të testuara, vetëm njëra përmbante gjurmë nga pesticide me sasi më të vogla, me mundësi që bëhet fjalë për kontaminim nga vreshtat në afërsi. Evroparlamentarja Gjermane Hilltrud Breer nga Partia e të Gjelbërve, sqaroi se rezultatet janë alarmante, dhe i ftoi shtetet anëtare të UEsë t'i parandalojnë pesticidet e rrezikshme.

PËRQËNDRIM NË REFORMAT NË POLITIKËN BUJQËSORE EVROPIANE Francë Pas marrjes së udhëheqësisë në Unionin Evropian, në fillim të korrikut, Franca u përqëndua në zhvillimin e agrarit, duke shpresuar se do ta miratojë propozimin ambicioz për reformë në Politikën Bujqësore Evropiane. Gjithsesi, diplomatë nga Brukseli dëshmojnë se prapa propozimit të Francës për nxitje të prodhimtarisë vendase, dhe për reduktim të varësisë evropiane për importim të ushqimit, qëndron një qënie mbrojtëse, e cila nuk mundet në mënyrë të konsiderueshme ta ndryshojë Politikën e Përbashkët Evropiane të Bujqësisë. Sipas të dhënave, Franca është shfrytëzuesi më i madh i subvencioneve nga Unioni, me shumën nga 44 miliardë euro ose 40% nga Buxheti Evropian, dhe në të njëjtën kohë është prodhuesi më i madh i drithrave, dhe eksportues i madh i bagëtisë. Kryetari Nikolla Sarkozi dhe Ministri i tij i Bujqësisë, Mishel Barnie, flasin për dhënie përparësi produkteve evropiane të bujqësisë, në krahasim me ato të importuara, gjë që zakonisht arrihet me taksa doganore të mbrojtura, rritje të standardeve për cilësi dhe standardet sanitare të importit të ushqimit (si për shembull barriera e importimit të mishit nga Amerika Jugore). Franca gjithashtu do që degët e shumta të bujqësisë të marrin ndihmë financiare, që të mund të ballafaqohen me vështirësitë e motit dhe me rreziqet sanitare.

MAJ 2008 | 11


INFORMACIONE NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

Kontributet për sigurim pensional, invalidor dhe shëndetësor për bujqtë individualë Janë zbritur Si të arrijmë deri tek favoret e sigurimit pensional dhe shëndetësor Qeveria e Republikës së Maqedonisë mundësoi kushte të favorshme për marrjen e të drejtës së shfrytëzimit të sigurimit pensional dhe invalidor për bujqtë. Me risitë në sigurimin pensional sigurohet siguria materiale dhe sociale e bujqve individualë, të cilët e kanë bujqësinë si veprimtari të vetme, ndërsa për anëtarët e familjes – të drejtën e pensionit familjar. Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë, për bujqtë i zbriti grupet e bazave për pagimin e kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor nga gjashtë në katër dhe siguroi zbritjen e kontributit mujor. Me këtë, kontributi do të paguhet me baza shumë të ulëta, në mënyrë të konsiderueshme më të ulëta sesa ajo që është më e ulët në sektorët e tjerë, ndërsa bujqtë do të realizojnë të drejtat e njëjta të barabarta me gjithë të siguruarit.

Baza për pagimin e sigurimit pensional dhe invalidor Baza për pagimin e kontributeve caktohet në pajtim me lartësinë e të ardhurave kadastrale, që vlerësohet në bazë të pronës bujqësore që bujku individual e posedon ose e shfrytëzon me qira. Në pajtim me lartësinë e të ardhurave kadastrale, ekzistojnë katër grupe të bazave nga të cilat varet obligimi mujor mbi kontributet, si vijon:

Nëse bujku ka të ardhurat më të ulëta kadastrale deri 900 denarë, atëherë kontributi mujor arrin 971 denarë, ose për vit për sigurim pensional duhet të paguajë 11.652 denarë, dhe do ta ketë të drejtën për pension minimal nga 4. 835 denarë, si dhe të siguruarit e tjerë që nuk janë bujq dhe pagesa mujore e të cilëve është shumë më e lartë. Me të ardhura kadastrale nga 901 deri 2.000 denarë, shuma mujore të cilën duhet ta paguajë është 1.673 denarë dhe të drejtë për pension më të lartë se ai minimal, dhe me të ardhura kadastrale mbi 7.000 denarë, pavarësisht nga shuma, pagesa mujore mbetet 2. 045 denarë. Shuma e përgjithshme e kontributeve (duke përfshirë këtu edhe sigurimin shëndetësor) do të fitohet me shtimin e shumës së sigurimit shëndetësor në obligimin mujor për pagimin e sigurimit pensional dhe invalidor (SPI). Sigurimi shëndetësor arrin 814 për muaj, dhe paguhet në çdo 3 muaj nga 2.442 denarë. Bujqtë parashtrojnë kërkesë për sigurim shëndetësor deri tek Fondi për Sigurim Shëndetësor. 12 | TOKA IME

Bujku individual me kërkesën e vet, mund të sistemohet në grupin me bazë më të lartë të sigurimit nga ajo në të cilën ka qenë më parë sipas lartësisë së të ardhurave kadastrale, me qëllim që të fitojë një shumë më të lartë të pensionit. Bujqtë individualë të cilët janë përcaktuar të paguajnë kontribute për sigurim pensional dhe invalidor me bazë më të lartë, janë të obliguar që deri më 31 mars në vitin aktual të parashtrojnë një kërkesë me shkrim deri tek njësia rajonale e Shërbimit të Kualifikuar të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë.

Kushti dhe procedura e fitimit të së drejtës për sigurim pensional dhe invalidor Kushti bazë për fitimin e të drejtës për sigurim pensional dhe invalidor është tregimi i të ardhurave kadastrale nga veprimtaria e bujqësisë dhe kryerja e veprimtarisë së bujqësisë si të vetmen veprimtari. Për të marrë statusin e prodhuesit bujqësor, bujku duhet të plotësojë një kërkesë në njësinë rajonale të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë dhe t'i bashkëngjisë dokumentet në vijim: letërnjoftim; dëshmi për të ardhura të realizuara kadastrale – fletëpronësia nga Zyra e Kadastrit ku janë evidentuar të ardhurat kadastrale; dëshmi për përpunimin e tokës bujqësore ose kryerjes së veprimtarisë bujqësore (fletë-pronësia, dëshmia për shfrytëzimin e tokës bujqësore ose për qiramarrjen, të vërtetuar tek noteri); vërtetim nga MPB-ja për qëndrim në Republikën e Maqedonisë. Edhe për kategorinë e taksapaguesve me bazë të pemëtarisë, bletarisë, blegtorisë, të cilat posedojnë pronë personale ose marrin tokë me qira, nevojiten të njëjtat dëshmi për vërtetimin e tiparit të të siguruarit, gjegjësisht kontratën për qiramarrje dhe dëshmi për lartësinë e të ardhurave kadastrale nga prona personale të cilën e posedojnë. Të siguruarit që tanimë kanë realizuar të drejtën për pension (pas arritjes së moshës 64-vjeçare për burra dhe 62-vjeçare për gra), për realizimin e të drejtës për SPI dhe të anëtarëve të tjerë më të rinj të familjes, rekomandohet ta transferojnë pronësinë e tokës bujqësore drejt trashëguesve, me qëllim mundësimin e përfshirjes së tyre në sistemin e sigurimit social.

Përkrahje plotësuese për të siguruarit e sigurimit pensional, invalidor dhe shëndetësor (SPISH) Si përkrahje për sigurimin pensional, invalidor dhe shëndetësor të bujqve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave nga Programi për Përkrahje Financiare të Bujqësisë për vitin 2008, siguroi përkrahje financiare në lartësi nga 2.000 denarë për bujqtë individual si të siguruar të rinj të SPISH-it. Gjithë bujqtë, që regjistrohen-evidentohen për herë të parë në periudhën nga janari e deri në dhjetor të vitit 2008, duhet të parashtrojnë kërkesë deri tek Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë deri në fund të majit të vitit 2008, për ta marrë këtë ndihmë të menjëhershme.


Të drejtat e bujqve individual – të siguruar të SPISH-it Bujqtë individual – të siguruar në sigurimin pensional, invalidor dhe shëndetësor në fondet për sigurim pensional dhe shëndetësor fitojnë përparësi, gjegjësisht, të drejtën e aplikimit për programet dhe masat e MBPAU-së në pjesën e përkrahjes së drejtpërdrejtë, zhvillimit rural, shpërndarjes së tokës bujqësore shtetërore e tjera, si dhe bujqtë individualë të regjistruar sipas Ligjit mbi Kryerjen e Veprimtarisë Bujqësore.

Relacionet lidhur me bujqtë e regjistruar sipas Ligjit mbi Kryerjen e Veprimtarisë Bujqësore Baza për pagimin e kontributeve për bujqtë e regjistruar sipas Ligjit mbi Kryerjen e Veprimtarisë Bujqësore (në Ministrinë e Bujqësisë) mbetet e njëjta me të cilën janë regjistruar si kryerës të veprimtarisë bujqësore. E njëjta bazë mbetet edhe për bujqtë e ri që do të regjistrohen sipas këtij Ligji. Mbetet përparësia që këta bujq kanë të drejtën të punësojnë deri 10 persona, duke i përfshirë këtu edhe anëtarët e rritur të familjes së vet.

Ministria publikoi dy shpallje të reja për tokë bujqësore Pas katër shpalljeve të reja për qiradhënie të tokës bujqësore në pronësi të shtetit deri 10 ha, Ministria e Bujqësisë publikoi edhe dy shpallje të reja për tokë bujqësore. Shpallja e pestë do të zgjasë deri në fund të prillit dhe ka të bëjë me sipërfaqe që gjenden në 10 komuna, si në Manastir, Demir Hisar, Kratovë, Krushevë, Makedonski Brod, Ohër, Prilep, Resnje, Strugë dhe Kumanovë. Sipërfaqja e përgjithshme që ofrohet në këtë shpallje arrin rreth 6.270 hektarë.

fillimi i i vitit e deri më sot, janë ofruar gjithsej 14.714 hektar, si vijon: Me shpalljen e parë - 2.140 ha - në Berovë, Vallandovë, Gjevgjeli, Kavadar dhe Negotinë; Me shpalljen e dytë - 1.568 ha – në Kriva Pallankë, Kumanovë, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Çair; Me shpalljen e tretë - 2.335 ha – në Vinicë, Koçan dhe Shtip; Me shpalljen e katërt - 2.399 ha – në Dellçevë, Shën Nikollë dhe Probishtip, dhe Me shpalljen e pestë - 6.270 hektarë në Manastir, Demir Hisar, Kratovë, Krushevë, Makedonski Brod, Ohër, Prilep, Resnje, Strugë dhe Kumanovë. Sipas Planit të Veprimit të Ministrisë, çdo dy javë bujqve do t'iu ofrohen sipërfaqe të lira bujqësore në pronësi të shtetit. Në vazhdim e sipër është shpallja që do të zgjasë deri në fund të këtij muaji, dhe ka të bëjë me qiradhënie të tokës bujqësore në pronësi të shtetit pa kufizime të sipërfaqes. Në këtë shpallje janë numëruar sipërfaqet, kushtet dhe kriteret në rajonet vijuese:

Hollësitë për sipërfaqet konkretisht të ofruara, gjithë të interesuarit mund t'i gjejnë në Njësitë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë ku edhe gjenden parcelat. Maksimum sipërfaqja për të cilën mund të aplikohet dhe të merret një ofrues sipas kësaj shpalljeje sa iu përket parcelave kadastrale të ofruara. Kohëzgjatja e qiradhënies për të cilën jepet toka është si vijon: - për ngritje të fidaneve shumëvjeçare (vreshta, pemishte, luvër), për periudhë deri 30 vjet; - për ngritje të ullishteve për periudhë deri 50 vjet; - për kultivimin e kulturave të tjera bujqësore, për periudhë deri 15 vjet; - për livadhe, për periudhë deri 15 vjet; - për peshkore, për periudhë deri 20 vjet; - për aktivitete sportive-rekreative dhe zhvillim rural, për periudhë deri 30 vjet. Të drejtën e pjesëmarrjes kanë gjithë personat juridik dhe fizik që i plotësojnë kushtet e numëruara në shpallje. Që nga

Të dhënat mbi tokën bujqësore nga kjo shpallje publike (për çështje zyrtare dhe ngarkesa të tjera, për gjendjen e tokës, për të dhënat kadastrale të përmbajtura në fletë-pronën, përkatësisht, në fletë-posedimin) janë në përputhje me evidencën kadastrale. Inspektim të secilës sipërfaqe mund të bëhet në dërrasën e informacioneve në Njësinë Rajonale të Ministrisë, MAJ 2008 | 13


INFORMACIONE NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE kompetente për sipërfaqen përkatëse të nxjerrë në shpallje. Kohëzgjatja e qiradhënies për të cilën jepet toka është: - për ngritje të fidaneve shumëvjeçare (vreshta, pemishte, luvër), për periudhë deri 30 vjet; - për ngritje të ullishteve për periudhë deri 50 vjet; - për kultivimin e kulturave të tjera bujqësore, për periudhë deri 15 vjet; - për livadhe, për periudhë deri 15 vjet; - për peshkore, për periudhë deri 20 vjet; - për aktivitete sportive-rekreative dhe zhvillim rural, për periudhë deri 30 vjet.

Të drejtë për pjesëmarrje në shpalljen publike 1) Të drejtë për pjesëmarrje në shpalljen publike kanë personat fizik dhe juridik të vendit, si dhe personat juridik të huaj. 2) Personat fizik nga paragrafi 1 i këtij Neni, duhet të jenë kryerës të regjistruar të veprimtarisë bujqësore dhe/ose tregtar-individ, të cilët e kanë prodhimin ose përpunimin bujqësor të produkteve primare bujqësore, si veprimtari dominuese. 3) Personat juridik të huaj nga rreshti 1 i këtij Neni, kanë të drejtën të marrin pjesë në shpallje publike nëse kanë regjistruar shoqëri filiale në Republikën e Maqedonisë. 4) Personat juridik të vendit dhe të huaj, ose filialet e tyre, duhet të kenë prodhimin ose përpunimin bujqësor të produkteve primare bujqësore si veprimtari dominuese, ose toka bujqësore t'iu nevojitet për kryerje të veprimtarive shkencoro-hulumtuese. 5) Të drejtë për pjesëmarrje në shpalljen publike nuk kanë personat nga paragrafi 1 i këtij Neni, që nuk i kanë shlyer obligimet në bazë të qiramarrjes sipas kontratave të firmosura paraprakisht për qiramarrje të tokës bujqësore në pronësi të shtetit. 6) Të drejtë për pjesëmarrje në shpallje nuk kanë personat juridik, për të cilët është hapur proçedura falimentuese, si dhe organizatat joprofitabile.

Formulari për pjesëmarrje në shpalljen publike (kërkesa) Formulari për pjesëmarrje në shpalljen publike (kërkesa) me listën e parcelave të shpallura kadastrale mund të merret në Njësitë Rajonale të Ministrisë ose në Ministrinë, në Rr. ”Leninova”, nr. 2 – Shkup, duhet të mbushet me gjithë të dhënat e duhura dhe të dërgohet së bashku me dokumentacionin e duhur në një zarf të mbyllur. Ndryshe kërkesa nuk do të shqyrtohet.

Dokumentacioni të cilin ofruesi është i obliguar ta parashtrojë me kërkesën 1) Pjesëmarrësit në shpalljen publike për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit, janë të obliguar të parashtrojnë: a) për personat juridik: - fletë-aplikim (formular nga Njësia Rajonale e Ministrisë); - dëshmi (akt) të lëshuar nga Regjistri Qëndror i Republikës së Maqedonisë për regjistrin e bërë në Regjistrin Tregtar, ose nga ndonjë organi tjetër kompetent për regjistrimin e personave juridik; - dëshmi për obligime të shlyera në bazë të pagave dhe pagave të të punësuarve; - një Plan Biznesi i cili përmban të dhëna bazë mbi pjesëmarrësin, qëllimi për të cilin do ta shfrytëzojë tokën, teknologjinë e aplikuar, numrin e të punësuarve, aspektet e tregut, rezultatet e pritura prodhimtare-ekonomike; - vërtetim nga Njësia Rajonale e Ministrisë se nuk ka obligime në bazë të qirasë së papaguar për shfrytëzim të tokës bu14 | TOKA IME

jqësore në pronësi të shtetit; - ofertë për lartësinë e qirasë vjetore, dhe - deklaratë (të vërtetuar tek Noteri) nga themeluesit dhe personin përgjegjës në personin juridik se nuk kanë qenë themelues apo drejtues të personit juridik i cili ka shfrytëzuar tokë bujqësore në pronësi të shtetit me qira, dhe i cili nuk i ka kryer obligimet e asaj kontrate. b) për personat fizik: - fletë-aplikim (formular nga Njësia Rajonale e Ministrisë); - dëshmi për tatime të shlyera publike; - fotokopje të letërnjoftimit; - Program për shfrytëziim të tokës, i cili përmban të dhëna bazë mbi familjen, pajisjen tekniko-teknologjike, qëllimin për të cilin shfrytëzohet toka, aspektet e tregut; - vendim për kryerës të regjistruar të veprimtarisë bujqësore (i lëshuar nga Njësia Rajonale (NJR) e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave ose nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, për veçoritë e fituara të të siguruarit si bujk individual) ose dëshmi nga Regjistri Qëndror për tregtar-individ të regjistruar; - ofertë për lartësinë e qirasë vjetore; - deklaratë për vërtetësinë e të dhënave të numëruara me fletë-aplikimin e vërtetuar tek Noteri; - vërtetim nga Njësia Rajonale e Ministrisë se nuk ka obligime në bazë të qirasë së papaguar për shfrytëzim të tokës bujqësore në pronësi të shtetit dhe - deklaratë se nuk ka qenë themelues ose person përgjegës në personin juridik i cili ka shfrytëzuar tokë bujqësore në pronësi të shtetit me qira, dhe i cili nuk i ka kryer obligimet e asaj kontrate. 2) Aplikimet e pakompletuara dhe jo të dërguara me kohë për shpalljen publike nuk do të shqyrtohen.

Parashtrimi i ofertës Formulari për pjesëmarrje në shpalljen publike (kërkesa) parashtrohet në një ekzemplar origjinal, të vërtetuar dhe të nënshkruar nga ofruesi. Secili ofrues mund të parashtrojë vetëm një kërkesë origjinale (ofertë). Kërkesat parashtrohen në afat deri 20 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike në shtyp, deri tek Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave - Shkup. Oferta dhe dokumentacioni tjetër dërgohen në zarf të mbyllur, në të cilin, në këndin e lartë majtas duhet të qëndrojë shënimi ”mos e hap”, „Ofertë sipas Shpalljes 06/08 për tokë bujqësore me qira" dhe në mes, ”Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrim të Ujërave Rr. ”Leninova”, nr.2 Shkup". Zarfi nuk duhet të përmbajër asnjëlloj shënimi me të cilin do të mund të identifikohet ofruesi, gjegjësisht dërguesi. Kriteret për zgjedhje të ofruesit më të favorshëm 1) Komisioni bën zgjedhjen e ofruesit më të favorshëm në bazë të kriterit të caktuar në Nenin 27, paragrafin 1 të Ligjit mbi Tokat Bujqësore (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 135/07) dhe Nenit 2 të Rregullores për kriteret më të afërta për zgjedhje të ofruesit më të favorshëm të tokës bujqësore në pronësi të shtetit (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr.12/08), në bazë të: - qirasë më të lartë të ofruar; - madhësisë së sipërfaqes së tokës bujqësore, të cilën do ta marrë njëri ofrues, do të caktohet në bazë të kritereve të caktuara në Nenin 27, paragrafin 2 të Ligjit mbi Tokat Bujqësore (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 135/07) dhe Neni 4 i Rregullores për kriteret më të afërta për zgjedhje të ofruesit më të favorshëm të tokës bujqësore në pronësi të shtetit (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr.12/08), si vijon:


- minimum pajisja materialo-teknike e ofruesit, dhe - numri i punësimeve të planifikuara, gjegjësisht, të punësuarit sipas Planit të Biznesit, si vijon: - për sipërfaqe deri 15 ha – së paku 1 traktor të kategorisë së lehtë (deri 80 kW) dhe së paku një të punësuar të planifikuar në marrëdhënie të rregullt pune; - për sipërfaqe deri 30 ha – së paku 2 traktorë të kategorisë së lehtë, ose së paku 1 traktor të kategorisë së mesme (80 kW – 120 kW) dhe së paku 2 të punësuar të planifikuar në marrëdhënie të rregullt pune; - për sipërfaqe deri 50 ha - së paku 4 traktorë të kategorisë së lehtë, ose së paku 2 të kategorisë së mesme, ose së paku 1 të kategorisë së rëndë (mbi 120 kW) dhe së paku 4 të punësuar të planifikuar në marrëdhënie të rregullt pune; - për sipërfaqe deri 50 ha, numri/kapaciteti i makinerisë të rritet në proporcion me madhësinë e sipërfaqes e cila përpunohet dhe në çdo 15 hektarë të planifikoet nga një i punësuar në marrëdhënie të rregullt pune. Për dëshminë e pajisjes materialo-teknike, secili ofrues është i obliguar të parashtrojë një dëshmi përkatëse (leje trafiku, faturë, kontratë për shitblerje të vërtetuar tek noteri, vendim gjyqësor në fuqi, ose akt të ndonjë organi tjetër kompetent) dhe në procedurë do të çmohet vetëm pajisja materialoteknike e ofruesit, gjë për të cilën është parashtruar dëshmia e tillë. 2) Çmimi fillestar i qirasë vjetore të tokës bujqësore është 10% nga rendimenti mesatar i grurit në pesë vitet e fundit, të realizuara në rajonin ku gjendet toka bujqësore, shprehur në kundërvlerë denari, llogaritur sipas çmimit mesatar blerës në

Republikën e Maqedonisë, realizuar në vitin paraprak. 3) Çmimi mesatar blerës i grurit i realizuar në vitin 2007 arrin 11,12 denarë. Diagram tabelar i rendimentit mesatar i frurit në kg/ha për rajon.

Informacione plotësuese Ofertat që nuk e përmbajnë tërë dokumentacionin e duhur, të cilat janë dërguar pas skadimit të afatit për parashtrim, ose janë të parashtruara nga një person i cili nuk ka të drejtën për parashtrimin e ofertave, si dhe ofertat që nuk janë përpiluar sipas kushteve të caktuara me shpalljen publike, nuk do të shqyrtohen. Për informacione plotësuese, ofruesit mund të drejtohen në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, në telefonin: 02/ 3 13 44 77 ose ta vizitojnë web-faqen e Ministrisë: www.mzsv.gov.mk Sonja Trajkova MAJ 2008 | 15


UJITJE

Ujitja si problem dhe sfidë

Uji të shfrytëzohet racionalisht U

ji është faktori i vetëm që i kufizon mundësitë për prodhim intensiv bujqësor në Maqedoni, sqaron Profesori i Pedologjisë pranë Fakultetit për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim, Josif Mitriqeski. Në vendin tonë, thotë ai, në muajt e verës shpeshherë nuk ka rreshje dhe kulturat bujqësore rregullisht vuajnë nga thatësira. Nga ana tjetër, vendi ynë disponon dritë, ngrohtësi, ajër dhe ushqim të mjaftueshëm për bimët. “Ky faktor kufizues po zvogëlon rendimentet në bujqësinë tonë, por Maqedonia duhet dhe mund të gjejë zgjidhje”, thotë Mitriqeski. Me këtë dakordohet edhe Profesori Ordan Çukaliev, Dekan pranë Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, duhet sqaruar se realisht, me sistem për ujitje në vendin tonë janë përfshirë rreth 120 mijë hektarë, por po ujiten vetëm 30 deri 40 mijë për shkak të vjetërsimit të sistemeve për mosmirëmbajtjen e tyre. Megjithatë, profesorët dyshojnë në relevancën e këtyre shifrave, duhet sqaruar se shumë bujq nuk paraqesin kur ujisin me ujë nga puset. "Nëse dëshirojmë prodhim intensiv, nuk ka rrugëdalje tjetër, përveç të ndërtohen akumulime dhe të arrijmë sukses me ujitjen e së paku 50% nga toka e përgjithshme e lërueshme bujqësore. Domethënë rreth 300 mijë hektarë. Atëherë mund të kultivohen kultura të ndryshme, bile edhe deri dy kultura për vit (foragjere dhe drithore)", rrëfen Mitriqeski.

Problemi me ujitjen e sipërfaqeve të vogla, sipas Dekanit Çukaliev, paraqitet me fillimin e tranzicionit në vend, kur gjithashtu, janë vërejtur edhe periudha ekstreme të thata. Në vitin 1993, Ministria përkatëse e Bujqësisë kishte shpallur katastrofë natyrale – thatësirë. Për shkak të tranzicionit, janë paraqitur një sërë reformash strukturore, gjegjësisht, janë likuiduar administratat e vjetra të ujërave, por nuk janë formuar subjekte të reja. Ndërkohë nuk ka patur kush të përkujdeset për mirëmbajtjen e sistemeve. “Partnerë të administratave të reja të ujërave duhej të jenë bashkësitë e ujërave (shoqatat e shfrytëzuesve të ujërave), të cilat duhej të ndërmarrin një pjesë të përgjegjësive për administrim dhe mirëmbajtje të rrjetës. Por fatkeqësisht, një pjesë e madhe e tyre nuk funksionuan dhe nuk ishin të përgatitura t'i ndërmarrin përgjegësitë", thotë Çukaliev. Sipas tij, Maqedonia ka mjaft resurse të ujërave, por problemi i vetëm serioz paraqet distribuimi i ujit për hapësirë dhe kohë. Ai sqaron se kemi nivel të lartë të lagështisë në Maqedoninë Perëndimore, gjegjësisht, hapësira të thata në pjesën lindore të Maqedonisë. Ose pranverë të lagësht, por verë të thatë. Kishim edhe një dimër të keq, gjë me të cilën, sipas disa njohjeve, akumulimet janë të zbrazëta dhe kjo mund të paraqesë një problem serioz. Mitriqeski tregon shembullin e Izraelit, ku problemi me mungesë të ujit është shumë më i shprehur, por i zgjidhur në thelb. Aty siç rrëfen profesori, kanë një lumë të madh, Jordan, i cili derdhet në Detin Galilej dhe disa puse rreth detit. “Këtë ujë e shfrytëzojnë për pirje dhe për ujitje dhe e shfrytëzojnë si ujë teknik. Resurset e përgjithshme të ujit i administron një kompani shtetërore. Maqedonia në krahasim me Izraelin, ka shumë më tepër lumenj, por ato nuk shfrytëzohen. Lumi Vardar vetëm kalon nëpër vendin tonë dhe ujin e tij e shfrytëzojnë shumë pak qytetarë, gjegjësisht, ujiten sipërfaqe të vogla të truallit", sqaron profesori Mitriqeski. Teknikisht Izraelitët në vetë detin kishin vendosur pompa të stërmëdha, të cilat e rrisin nivelin e ujit deri në një lartësi të caktuar mbi detin.

Pastaj në mënyrë natyrale, ajo derdhet deri tek gjithë pikat e ujitjes. “Në këtë vend, ujitja është përsosur deri në art. Ata e shfrytëzojnë ujin teknik, të cilin e pastrojnë dhe pastaj e kthejnë në ujërat nëntokësore", thotë ky pedologjist. Maqedonia po e kopjon këtë vend, thotë Profesori Çukaliev, duke përdorur teknologji moderne të cilat kursejnë kohë. “Kur ujitet një brazdë, kemi 50% shfrytëzim, me shi artificial, shfrytëzimi arrin 70%, ndërsa me sistemin pikë pas pike – mbi 90% shfrytëzim të ujit. Pra me sasi të njëjtë po ujiten sasi më të mëdha”, sqaron Çukaliev. Mirëpo sipas Profesorit, sistemi pikë pas pikë është i papërshtatur për shfrytëzimin e tokës së Maqedonisë, për shkak të largësisë së madhe midis hidrantëve të ujit ose për shkak të shtypjes për ujitje. Megjithatë ai dakordohet se shpejt po pranohet ky sistem në perimtari, pemëtari dhe vreshtari. “Gabimi më i madh është se nuk po aplikohen plehrat me këtë sistem”, thotë Çukaliev. Një problem tjetër serioz për prodhimin intensiv janë pronat tejet të fragmentuara bujqësore. Ndërkaq në Maqedoni ekzistojnë 4 milionë e 300 mijë parcela dhe në këtë proces të fragmentimit (copëtimit), për shkak të trashëgimisë drejt gjeneratave pasuese, ky po vazhdon. Sipas Mitriqeskit, sa të jenë arat më pjellore si truall, aq janë ato më të fragmentuara, e kjo do të thotë edhe shumë megja, shtrate të sëmundjeve dhe humbje të energjisë gjatë lërimit të asaj njësi sipërfaqe. Prandaj ai propozon të bëhet komasacioni dhe arondimi i truallit ose të arrihet bashkimi i bujqve, të cilët do të fitojnë sipërfaqe më të mëdha për prodhim intensiv bujqësor. Dy profesorët rekomandojnë që bujqtë individualë të gjejnë mënyrë, konsultime ose trajnime, që ujin ta shfrytëzojnë racionalisht dhe të mos ujisin me sasi më të mëdha sesa iu nevojitet bimëve. Gjithashtu më sa është e mundur, thonë profesorët, bujqtë duhet të përdorin teknika më racionale të cilat e kursejnë ujin. E shtetit i rekomandohet të subvencionojë pajisje për ujitje dhe t'i stimulojë bujqtë, pasi vetë procesi po shtjellohet në arë (fushë). T. S.


Programi IPARD

EUROFAQJA

Mundësi për prodhim më të mirë në vreshtari Programi IPARD po përkrah prodhimin e rrushit të verës (rrushi i tryezës është sqaruar në numrin paraprak të revistës “Toka Ime”, në kuadër të masës për investime në bujqësi dhe ajo nuk ka një karakter shoqëror. Kjo nënkupton se nuk bëhet fjalë për një subvencion të drejtpërdrejtë, por për përmirësimin e teknologjisë së prodhimit, gjë kjo e cila do të mundësojë edhe ndjekjen e standardeve të Unionit Evropian. E tërë pakoja e përkrahjes financiare është në drejtim të avancimit të vreshtarisë dhe përmirësimit të konkurrencës. Vreshtaria si degë në bujqësi, nga e cila merret lënda e parë për industrinë e verës dhe kontribuon për rritjen e konkurrencës së sektorit të verës, absorbon 26% (49.310) nga numri i përgjithshëm i bujqve individualë. Sipërfaqja e përgjithshme me hardhi rrushi është rreth 24.580 hektarë, nga të cilët 87% (21.412 ha) janë sipërfaqe e mbjellë me hardhi rrushi nga varietetet e verës, ndërsa vetëm 13% (3.173 ha) me varietete tryeze.

Për çfarë mund t'i shfrytëzojnë bujqtë mjetet financiare Bujqtë do të mund të aplikojnë për mjete financiare të Programit IPARD në lartësi nga buxheti i përgjithshëm i projektit, me minimumin nga 5.000 euro, gjegjësisht, maksimumin në lartësi nga 400.000 euro. Pra, rifinancimi i mjeteve financiare sipas parimit nga 50% nga investimi i përgjithshëm është brenda kufijve nga 2.500 euro deri 200.000 euro. Projekti mund të parashohë investime në rehabilitimin e hardhive të rrushit me zëvendësimin e hardhive të vjetra të rrushit dhe hibrideve me varietete të rekomanduara në sipërfaqe tanimë ekzistuese me hardhi rrushi, blerje të materialit për mbjellje, si dhe punë të kryera nga persona të tretë për gërmim/përgatitje të truallit, përgatitje të tokës, mbjellje, rasatim, me përjashtim të plehërimit të truallit, blerje të makinerisë për plehërim, spërkatje prerje, mulkim, kositje, heqje të barit të keq, pajisje

për mbrojtje të kulturave, rrjeta për mbrojtje nga breshëri, e ngjashëm. Një nga kriteret më të rëndësishme për marrjen e mjeteve financiare nga IPARD-i është që projekti të jetë në përputhje me rregullat e UE-së dhe të përfshihet plotësimi i standardeve për mbrojtje të ambientit jetësor, që edhe është qëllim i këtij Programi: le të përpiqemi ta ndryshojmë mënyrën tonë të deritashme të prodhimit dhe t'ia afrojmë bujqësisë evropiane. Gjithashtu prioritet i madh iu jepet edhe formave rentabile të bujqve të bashkuar, siç janë kooperativat e formuara në pronë të shoqatave, të rinjve dhe grave-aplikante. Plotësimi i minimum dhe maksimum kushteve për shfrytëzimin e mjeteve financiare tek prodhuesit individualë bujqësorë dhe kooperativat dhe kompanitë bujqësore:

Lartësia e mjeteve financiare Mënyra e financimit është e njëjtë si në nënsektorët e tjerë në kuadër të masës për përkrahje të investimeve në ekonomitë bujqësore, gjegjësisht 50% pjesëmarrje vetjake dhe 50% mbulim të mjeteve financiare nga buxheti shtetëror (25%) ashtu edhe nga UE-ja (75%). Gjithsej mjete financiare të parapara për këtë masë për periudhën mes viteve 2007 - 2009 janë 2,3 milionë euro, nga të cilët, 1,14 milionë euro janë pjesëmarrje personale nga ana e investitorëve (bujq individualë, kooperativa dhe kompani bujqësore), 858.000 euro janë përkrahje nga ana e UE-së dhe 286.000 euro janë nga buxheti shtetëror. Rreth 73% të sipërfaqeve me hardhi rrushi nga varietetet e verës përpunohen nga bujq individualë, ndërsa tjerat 27% nga subjekte afariste. Është shumë me rëndësi që sektori individual të përgatitet për absorbimin e këtyre mjeteve financiare, e si një komponent shumë i rëndësishëm është bashkimi i fermerëve para aplikimit, që të mund të shfrytëzohen njëjtë aq shumë mjete financiare, sa edhe subjektet e tjera afariste. Ky komponent është me rëndësi posaçërisht të madhe nëse merret parasysh se UEja po ballafaqohet me hiper-prodhimin e verës dhe ndërmerr masa për kufizimin dhe moszgjerimin e hardhive të rrushit, dhe me këtë edhe të prodhimit. Kjo do të thotë se do të duhet të punojmë shumë në drejtim të rritjes së konkurrencës në vreshtari përmes rritjes së produktivitetit, strukturës së varietetit, plotësimin e standardeve për mbrojtje të ambientit jetësor dhe shfrytëzimin e resurseve natyrale, e gjithashtu edhe të ndryshimit të mentalitetit. Marija Gjosheva Kovaçeviq MAJ 2008 | 17


AKTIVITETE

Sobranie

Kuvendi Vjetor i Federatës së Fermerëve në Republikën e Maqedonisë ederata e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë do ta mbajë seancën e vet të rregullt të Kuvendit të Përgjithshëm më 21 maj të vitit 2008. Edhe sivjet, FFRM-ja do t'i mbledhë shoqatat anëtare dhe do t'i informojë për punën e vet gjatë vitit të kaluar, dhe do të marrë drejtime për vitin aktual. Ky Kuvend, për dallim nga të mëparshmit, do ta japë mundësinë që, përveç përfaqësuesit të deleguar, i cili është i vetmi që ka të drejtën në votë, kanë të drejtën që të sjellin edhe mysafirë të tjerë, anëtarë të shoqatave, që dëshirojnë të dëgjojnë dhe mësojnë më tepër rreth organizatës. Të drejtën për vendimsjellje fuqiplotë gjatë Kuvendit kanë delegatët që vijnë nga shoqatat, aleancat dhe shoqëritë tregtare të formuara nga shoqatat bujqësore, të cilat kanë paguar kuotën e anëtarësisë për vitin 2008. Sipas vendimit të Kuvendit të vitit të kaluar, kuota e anëtarësisë për sivjet arrin 3.000 denarë. Çdo shoqatë ka të drejtën për një delegat, ndërsa ato shoqata që kanë mbi 100 anëtarë, nëse paguajnë

F

Tema e forumit do të jetë "Përmirësimi i konkurrencës së bujqësisë për ballafaqim më të suksesshëm me sfidat globale" dhe do ta ketë për qëllim transmetimin e një mesazhi të përbashkët për përmirësim të gjendjes së bujqësisë në rajon. dy kuota anëtarësie, mund të kenë dy përfaqësues me të drejtën në votë gjatë Kuvendit. Me vendimin e sjellë gjatë seancës së rregullt vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm të FFRM-së gjatë vitit të kaluar, mandati i Komisionit Zgjedhor pushon së vazhduari përfundimisht me seancën vijuese të rregullt të Kuvendit të Përgjithshëm të FFRM-së. Sipas kësaj sivjet do të zgjidhen edhe anëtarë të Komisionit Zgjedhor. Çdo shoqatë, anëtare e FFRM-së (me kuotën e paguar të anëtarësisë për vitin

2008) ka mundësinë ta propozojë kandidatin e vet për anëtar të Komisionit Zgjedhor. Kandidati i propozuar duhet të jetë delegat i Kuvendit dhe nuk mund të vijë nga një shoqatë, përfaqësuesi i së cilës tanimë është zgjedhur në njërin nga organet e FFRM-së (Bordi Drejtues ose Mbikëqyrës), përveç nëse shoqata ka mbi 100 anëtarë dhe ka paguar 2 kuota anëtarësie. Kandidatët mund t'i parashtrojnë fletë-aplikimet e veta deri më 1 maj të vitit 2008. Sivjet menjëherë para Kuvendit të sivjetëm, më 19 dhe 20 maj, FFRM-ja do të organizojë edhe një forum ndërkombëtar, në të cilin do t'i ftojë shoqatat nacionale bujqësore nga rajoni, si dhe Federatën e Fermerëve Suedez – LRF-në, si dhe përfaqësues të vendit dhe të huaj të institucioneve të Unionit Evropian. Tema e forumit do të jetë "Përmirësimi i konkurrencës së bujqësisë për ballafaqim më të suksesshëm me sfidat globale" dhe do ta ketë për qëllim transmetimin e një mesazhi të përbashkët për përmirësim të gjendjes së bujqësisë në rajon

Historiku i FFRM-së Kuvendi i Parë, Themelues i Federatës së atëhershme të Fermerëve Maqedonas – FMF, u mbajt në vitin 2002 dhe si Kryetar i parë u zgjodh Petko Zllatev. Organizata është themeluar me iniciativën e 7 aleancave nacionale dhe 4 rajonale, për ta plotësuar nevojën e identifikuar për shfaqje të përbashkët para institucioneve, për ta rrit fuqinë e negocimit të bujqve dhe për t'i mbrojtur interesat e tyre. Kuvendi vijues u mbajt në vitin 2004, ku si Kryetar u zgjodh Eftim Shaklevi. Nga atëherë edhe pse e re dhe me shumë sfida para vetes. Organizata, konform Statutit, çdo vit po organizon seancën e vet të rregullt të Kuvendit të Përgjithshëm deri në fund të muajit maj. Me zhvillimin demokratik të organizatës, me qëllim përfaqësimi më i suksesshëm i të drejtave dhe interesave të anëtarëve dhe bujqve nga gjithë grupet etni-

18 | TOKA IME

ke, që ta ndiejnë organizatën si të vetën, gjatë Kuvendit të Përgjithshëm mbajtur në korrik të vitit 2005, Federata e Fermerëve Maqedonas u riemërua në Federata e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë – FFRM. Që nga atëherë, organizata pandërprerë punon në realizimin e qëllimeve të veta dhe u shndërrua në faktor i cili arrin të ndikojë mbi opinionin publik dhe përkatësisht dhe me kohë reagon para institucioneve relevante lidhur me çështjet kyçe mbi zhvillimin e bujqësisë. Me punën e vet në lëmin e bujqësisë, me udhëzimet nga Bordi Drejtues, ndryshimet demokratike dhe profesionalitetin e të punësuarve të vet, FFRM-ja për një kohë të shkurtër u etablua dhe u pranua si përfaqësuese e bujqve dhe u bë zëdhënës i respektuar dhe i autorizuar i fermerëve, para institucionet dhe mediat. Që nga themelimi i saj e deri më sot, në organizatë janë anëtarësuar më se 180 shoqata, që një numër i madh, gjatë viteve, ta konfirmojnë mirëbesimin në organizatë. Në vitin 2007, FFRM-ja kishte 103 shoqata anëtare, nga të cilat kishte edhe disa të sapo themeluara. Organizata është duke punuar në mënyrë transparente dhe prandaj e gëzon mirëbesimin jo vetëm të anëtarëve të vet, por edhe të donatorëve që e përkrahin punën tonë. Kështu, në vitin 2007, u nënshkrua një Marrëveshje e re për përkrahje trevjeçare me Federatën e Fermerëve Suedez – LRF-në dhe vazhdoi përkrahja përmes Projektit nga Instituti për Bashkësi të Qëndrueshme – IBQ. Në vitin 2007, FFRM-ja, pjesën më të madhe të mjeteve financiare për punën e vet i siguroi përmes donacioneve dhe burimeve të tjera, e vetëm një pjesë e vogël e mjeteve ishin mjete personale nga kuotat e mbledhura të anëtarësisë.


RAPORT VJETOR

MAJ 2008 | 19


KREDITIM

Si deri tek kreditë e volitshme bujqësore? ujqtë mund të marrin kredi të volitshme bujqësore, me shkallë të ulëta të kamatës, nga 4 deri 6 përqind, në nivelin vjetor. Këto kredi afatgjata dhe afatshkurtra, përmes të të ashtuquajturit Fond Kreditor Diskontiv Bujqësor, do të jenë në dispozicion për bujqtë që nga fillimi i këtij viti. Ato mund t'i shfrytëzojnë prodhuesit individual bujqësor, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që merren me prodhim primar bujqësor, ata që bëjnë përpunimin e prodhimeve primare bujqësore (makineri bujqësore, pajisje, blerje të lëndëve të para) ose ato veprimtaria e të cilave bazë është tregti me produkte primare bujqësore (pajisje për ftohje, makina për kalibrim e ngjashëm). Për bujqtë individual dhe për firmat që merren me prodhim primar bujqësor, kreditë janë deri

B

Si merret kredia? Prodhuesit individual bujqësor, si kategori e kredishfrytëzuesve, mund të kreditohen vetëm për prodhim primar bujqësor. Shfrytëzimi i mjeteve financiare është pikërisht qëllimor sipas dokumentacionit, që do të thotë se ata nuk i marrin mjetet financiare në para të thata, por Banka i transferon pasi të parashtrohet dokumentacioni (pro-fatura, kontrata e lidhur me një person fizik me numër të precizuar të librezës kursimore ose librezës transaksionuese të shitësit në të cilën do të transferohen paratë, e ngjashëm).

20 | TOKA IME

100.000 euro, me shkallë të kamatës nga 4%, nëse kreditë merren përmes bankave afariste. Nëse ato sigurohen përmes kursimoreve, shkalla e kamatës arrin gjashtë përqind. Lartësia e kredive për përpunuesit dhe eksportuesit e produkteve bujqësore është deri 200 mijë euro, me shkallë të kamatës nga 5%, nëse kredia merret përmes bankave afariste. Nëse kreditë sigurohen përmes kursimoreve, atëherë shkalla e kamatës arrin gjashtë përqind e gjysëm në nivelin vjetor. Sipas Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, këto shkallë të kamatës deri tani janë më të ulëta, ndërsa me këtë masë do të përmirësohet standardi i jetës së popullsisë në viset rurale përmes reduktimit të papunësisë, e njëkohësisht do të rritet konkurrenca e kompanive maqedonase në tregjet e huaj. Afati i kthimit të të hollave është shtatë vjet, me grejs-periudhë të përfshirë. Si sigurim se do të kthehet kredia pranohen garantues, peng të pronës së tundshme, ose hipoteka e pronës së patundshme (dhe prona në fshat). Secili institucion financiar, në pajtim me politikën vetjake kreditore, individualisht i cakton kushtet tjera kreditore (afatin e kthimit të të hollave, grejs-periudhën dhe dokumentacionin e duhur). Nga Banka Komerciale thonë se kusht për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Fondit Kreditor Bujqësor është që personi të merret me veprimtari bujqësore dhe këtë ta vërtetojnë vetë nëpunësit e bankave në vendin e veprimit. Nëse bujku disponon dokumentacion plotësues (vërtetim për fond të disponueshëm blegtoral, dokumentacion për posedim të tokës person-

ale ose shfrytëzim të tokës me koncesion), e cila shkon në favor të vlerësimit të kërkesës së tij), atëherë Banka e kërkon edhe atë dokumentacion. Lidhur me vetë proçedurën për aplikimin për kredi, Banka kërkon të dërgohet një kërkesë në të cilën do të preçizohen lartësia e kredisë, qëllimi, afati i kthimit dhe një Plan Biznesi i shkurtër, me historinë e punës së bujkut individual bujqësor, si dhe projektim (parashikim) të të ardhurave vijuese që do t'i realizojë me shfrytëzimin e kredisë së kërkuar. Në përpilimin e këtyre planeve, thonë nga Banka Komerciale, janë inkuadruar edhe ekspertë që deri tani funksiononin si këshilltarë në Programin IFAD dhe iu ndihmonin prodhuesve bujqësor.

Banka i kontrollon kredishfrytëzuesit Banka bën inspektimin në vendin e punës që të shohë se si shfrytëzohen mjetet nga ata që kanë marrë kredi, që të mos ndodhë keqpërdorimi i këtyre mjeteve financiare. Inspektimin më shpesh e bëjnë përfaqësues të Fondit Kreditor Diskont Bujqësor, i cili funksionin në korelacion me Komitetin e Procedurave dhe Politikave (i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave): Çfarë është gjendja me linjat e tjera kreditore për bujqtë dhe sa të volitshme janë ato? Nga Banka Komerciale thanë se prodhuesit individual bujqësor, nëse nuk janë regjistruar konform Ligjit mbi Kryerje të Veprimtarisë Bujqësore, nuk mund të shfrytëzojnë kredi tjetër përveç nga këto mjete. Nëse janë regjistruar konform Ligjit mbi Kryerjen e


Veprimtarisë Bujqësore, atëherë mund të shfrytëzojnë burime bankare të mjeteve financiare, si gjithë personat tjerë juridik me të njëjtat kushte. Këto kredi ofrohen përmes Bankës Komerciale - Shkup, NLB Tutunska Banka, Invest banka, Stopanska Banka - Manastir, Stopanska Banka Shkup, Uni Banka, Kursimorja Mozhnosti dhe Kursimorja FULM – Shkup. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Martin Martinovski, thotë se interesimi për këto linja kreditore është i madh. Nga fillimi i këtij viti e deri në muajin e kaluar, për më pak se tre muaj, janë marrë treqind e njëmbëdhjetë kredi në lartësi nga 2 milionë e 620 mijë euro. Por edhe krahas asaj se nga Qeveria thonë se këto kredi janë ndër më të volitshmet, megjithatë ca bujq ankohen se bankat u llogarisin kamata më të larta se ato të paralajmëruarat. Me vërtetim tek noteri, me vërtetimin e hipotekës, kamata është më e lartë se ajo fillestare. Nga bankat sqarojnë se është ky kompensim i njëhershëm për shpenzimet që duhet t'i paguajë çdo kredikërkues, ndërsa në Ministrinë e Financave thonë se janë këto shpenzime të rregullta për përpunimin e gjithë kredive.

Kredi edhe përmes kursimoreve Si shkon kreditimi përmes Kursimores "Mozhnosti"? Prodhuesve individual bujqësor, përveç kërkesës së parashtuar për kredi në Kursimoren “Mozhnosti” dhe dëshmisë për pronësi mbi pronën në të cilën e planifikojnë investimin, nuk iu nevojitet asgjë tjetër për të aplikuar. Në kërkesën për kredi duhet ta shënojnë investimin e planifikuar, lartësinë e kredisë

që iu nevojitet, si dhe prezantimin e shkurtër të Planit të tyre të Biznesit. Nëse aplikohet për shfrytëzim të mjeteve nga Fondi i Ministrisë së Financave, në atë rast, nevojitet plotësimi i disa kritereve të caktuara. Ato kanë të bëjnë me qëllimet e miratuara për financim, nëse bëhet fjalë për kreditim në prodhimin primar bujqësor, në tregti ose përpunim. Palët janë të obliguar që me dokumente t'i dëshmojnë blerjet që i kanë bërë me mjetet financiare nga kredia (faturat e paguara, llogaritë fiskale...). Bujqve individualë në këtë Kursimore, kredia iu paguhet në para të thata, në bazë të faturave të parashtruara. Ata janë të obliguar t'i kryejnë blerjet e pastaj të parashtrojnë dëshmi për këtë. Kjo ka të bëjë me personat fizik. Kreditë për përpunim dhe tregti miratohen vetëm për persona juridik dhe ata janë to obliguar, pas realizimit të kredisë, ta dëshmojnë përdorimin qëllimor të mjeteve financiare. Nga “Mozhnosti” thonë se ka interes të madh për kreditim, ndërsa pengesa e vetme është ajo se bujqtë nuk mund ta definojnë se saktësisht çfarë dhe në çfarë sasie do të kishin blerë që të mund më tej edhe ta dëshmojnë këtë. Nga "Mozhnosti" thonë se kreditojnë bujq nga më shumë linja kreditore, mjetet financiare i shfrytëzojnë nga Fondacioni Maqedonas Zhvillimor për Ndërmarrje, si dhe nga mjete personale të Kursimores. Nëse dëshironi të shfrytëzoni kredi të Kursimores “FULM”, formularët merren në sportel ose përmes web faqes. Nevojitet edhe kopja e letërnjoftimit, kopja e fletë-posedimit (kontrata për qiramarrje)

dhe profatura (kontrata për shitblerje), e nëse nevojitet, edhe dokumentacion plotësues që të caktohet shfrytëzimi qëllimor i mjeteve financiare. Kredia paguhet në para të thata. Nga kjo Kursimore thonë se bujqtë janë çdoherë në majën e prioriteteve për kreditim. Nga "NLB lizing" thonë se në kuadër të ofertës së tyre standarde për lizing, ofrohet lizingu i makinave dhe makinerisë bujqësore, si dhe lizingu i kopeve primare (dhen, derra e ngjashëm). Si për çdo kërkesë për financim, ashtu edhe bujqtë duhet të dërgojnë dokumentacion me të cilin argumentohen të ardhurat dhe në pajtim me këtë, do të vlerësohet boniteti i palës. Problemi më i shpeshtë, thonë nga "NLB lizing" tek ky segment është statusi i parregulluar, pasi numri më i madh i bujqve nuk janë të regjistruar. Nuk janë të regjistruar as të ardhurat e tyre pasi, më shpesh plasmani i produkteve shtjellohet pa dokumentacion formal, kështu që shpeshherë, kërkuesit nuk disponojnë dokumentacionin e duhur. Për personat fizik, nevojitet një dokument për bujk individual të regjistruar, dëshmi për të ardhura, fletë-paraqitje të tatimeve, dëshmi për pronë e cila shfrytëzohet për kryerje të veprimtarisë bujqësore ose kontratë për marrje të tokës me qira. Personat juridik që merren me bujqësi parashtrojnë dokumentacion si për çdo person juridik (gjendja aktuale nga Regjistri Qëndror, kartonat për nënshkrime të deponuara në llogari të hapura në bankat, llogari përfundimtare për vitin 2007, bonitet). Lupka Kamçeva

MAJ 2008 | 21


PEMËTARI

Hurma Kineze – pema e re në Maqedoni urma në Maqedoni – a është e mundur? Është kjo pyetja më e parashtruar nga prodhuesit bujqësorë. Hurma është njëra nga bimët më pjellore dhe në të njëjtën kohë, më modeste për kultivim. Në krahët e saj kanë pushuar disa nga civilizimet më të hershme dhe më të fuqishme (Sumer, Mesopotamia, Asiria, Hetiti) që as nuk kanë ditur se çfarë është uria. Me 5 hurma në ditë, Tuarezët e qëndrueshëm edhe sot kalojnë qindra kilometra të tokës shkretinore. Megjithatë hurma iu takon palmave që janë të ndjeshme ndaj temperaturave dimërore dhe nëse temperatura bie nën 0oC, në ato vite bimët nuk mund të prodhojnë fruta. A është zgjidhje për këtë përdorimi i serave të plastmasit, vazhdave, ngrohja e truallit, importimi i frutave nga vendet me klimë më të butë? Jo. Në natyrë ekziston një rregull e pashkruar, e sidomos tek kulturat pemëtare, që të krijohen bimë me cilësi të ngjashme të frutave te speciet dhe varietetet botanike dhe ekologjike të largëta. Bima pemëtare (Zizyphus jujuba Mill.) karakterizohet me veçori të njëjta të shijes së frutit si hurma dhe prandaj është quajtur "Hurma kineze". Sipas origjinës, bie nën speciet e pemëve subtropike, mirëpo sipas ca veçorive – qëndrueshmëri ndaj temperaturave të ulëta dimërore nën 30oC, me fillimin e vonshëm të vegjetimit (në fillimin e muajit maj dhe me vegjetimin e shkurtër (gjashtë muaj), mund të klasifikohet edhe në specie të pemëve kontinentale. Origjinën e ka nga zonat malore gjysmë-thatësore veriperëndimore të Kinës, ku është definuar përshtashmëria e saj legjendare ndaj kushteve të jashtme. Hurma kineze është përshkruar në Vedat e lashta, ndërsa përmendet edhe në “Odisenë” e Homerit si ushqim bazë për fisin Lotofagi.

H

22 | TOKA IME

Veçoritë e hurmës kineze Hurma kineze është një bimë gjethërënëse, drunore, pemë me lartësi maksimale nga 7-12 metra dhe gjerësi të kreshtës deri 5 metra. Është një bimë që rritet ngadalë (diametër të trupit tek bimët 10-vjeçare – 1013 centimetra), me sistem fort të zhvilluar rrënjësor. Lulet si dhe frutat e hurmës kineze formohen në degë speciale, të ashtuquajtura degë pjellore, të cilat bien në fund të vegjetimit. Lulet japin nektar të bollshëm, nga i cili fitohet mjalt me cilësi të lartë nga lloji i mjaltit nga Çalia me të cilën ngjan, në kuptimin botanik. Mjalti i hurmës kineze, sipas shumë ekspertëve, ka aromë më të mirë se ai nga Çalia. Lulëzimi tek hurma kineze zgjat nga 35 – 55 ditë (nga mesi i qershorit e deri në gjysmën e parë të gushtit). Hurma kineze jep masë të madhe të luleve, të grupuara në tufë lulesh, të cilat formohen nën sqetullat e çdo gjethi të bimës. Bimët e shartuara pjellin qysh në vitin e parë, në vegjetim, bimët 7-9-vjeçare pjellin 10-15 kilogramë për trup, ndërsa pjellshmëria maksimale e bimëve të rritura arrin deri 60 kilogramë për trup. Bima nuk kërkon kujdes intensiv, por nevojitet ujitja dhe plehërimi i rregullt me pleh stalle, gjë kjo me të cilën arrihen rendimente mbimesatare. Largësia mes fidaneve është 4 x 3 metra, ndërsa sipërfaqja në mbjellje është më mirë të ruhet si ugar i zi (nuk duron nën-kultura). Rekomandohet ujitja të bëhet me sistemin “pikë pas pike”. Duhet të shmangen truaj gëlqeror, me rN të lartë mbi 8. Deri tani është evidentuar vetëm një dëmtues, Carponia Vezuviana (krimbi i fruteve), i cili sulmon çdo 7-8 vjet dhe mund të eleminohet me një të spërkatur. Frutet e hurmës kineze sipas shijes dhe përmbajtjes janë të ngajshme me frutet e hurmës së vërtetë (made in Iran – prodhuar në Iran), por sipas përbërjes kimike

paraqesin bombë të vërtetë nga përzierje bioaktive. Ata kanë më shumë proteinë, fosfor, kalcium, karotinë dhe vitaminë C sesa molla dhe portokalli. Frutet e freskëta kanë vlerë energjetike deri 20,9 Kcal/100 gramë frut. Përmban deri 500 mg/100 gramë vitaminë C, 1,5 mg/100 gramë vitaminë A, përmbajtje të lartë të vitaminave B, përmbajtje më të lartë nga speciet e pemëve të Rutin-it dhe përmbajtje të lartë të jodit dhe hekurit. Hurma kineze është më e pasur me substanca minerale se sa cilido varietet tjetër të pemëve me koc. Përmban koncentrim të madh të sheqernave deri 30%, substanca të thata të tretshme deri 40%, etj. Është posaçërisht interesante përmbajtja e vitaminës C në frutet në të cilat është lidhur forma termostabile, e ashtuquajtur "askorbigen" dhe prandaj përpunimet nga frutet e hurmës kineze (lëngjet, pemët e ziera, marmelatat e tjera) rregullisht kanë përmbajtje të lartë (150-200 mg/100 gramë produkt) të vitaminës C. Në Kinë e shtojnë në lëngjet e pemëve nga speciet e tjera për shkak të shijes, por edhe për shkak të vitaminës së natyrshme C, e cila në të njëjtën kohë paraqet edhe prezervativ (ruajtës) të natyrshëm.

Tiparet mjekuese Frutet e hurmës kineze kanë edhe tipare mjekuese. Ato e përtërijnë trupin, e

Përparësitë e bimës pemore piqet nga fundi i gushtit e deri në mesin e nëntorit dhe në këtë periudhë e pasuron asortimentin me frute për në treg; për shkak të fillimit të vonshëm të vegjetimit dhe lulëzimit (maj-qërshor), nuk ngrihet nga ngricat (akujt) e pranverës dhe rregullisht dhe bollshëm jep frute;


përshpejtojnë metabolizmin, e përforcojnë zemrën dhe e ngadalësojnë proçesin e plakjes. Për shkak të nivelit të lartë të vitaminave dhe substancave ushqyese, industria e kozmetikës gjithnjë e më tepër përdor hurmën (frutet, farat, gjethet (2% vitaminë C), lulet) si lëndë përbërëse të produkteve të natyrshme kozmetike. Me begatinë e kalciumit dhe vitaminave (C, V1, V2, A), mrrekullia e pemës bën mrrekulli jo vetëm brenda trupit të njeriut, por edhe nutritientët riparues i japin lagështi të natyrshme, e ushqejnë dhe e mbrojnë lëkurën. Frutet nga hurma kineze i rigjenerojnë qelizat, e rrisin elasticitetin dhe fortësinë e lëkurës. Sipas Global New Products Database (GNPD), rreth 30 produkte të reja kozmetike që përmbajnë lëndë përbërëse jujube-hurmë kineze janë nisur në vitet e fundit. Produktet shfrytëzohen për trajtim të lëkurës, flokëve, në shumë lloje të sapunëve dhe shampove, por më së shumti (22 produkte) për trajtimin e lëkurës.

baza shkencore për prodhim shumë më të madh të kësaj kulture interesante pemore, në perspektivë e sipër. Në Evropë është përhapur pak në të mbjellat e plantazheve si dhe në prodhimin e rasatit. Në Kinë, deri në vitin 2003, sipërfaqet me hurmë kineze kanë arritur një milion hektarë me prodhim të përgjithshëm nga 2-3 milionë tonë të fruteve të freskëta. Më shumë se gjysma e të mbjellave janë nën moshën 4vjeçare. Për kultivimin e kësaj kulture interesante tek ne ekzistojnë kushte ideale natyrore. Nevojitet (për këtë, si dhe për kulturat tjera të pemëve për të cilat ekzistojnë përparësi krahasuese në vendin tonë) interes më i lartë nga industria e përpunimeve e cila duhet ta ndërpresë përdorimin e lëndëve të para të importuara dhe të shtrenjta si dhe të fillojë politikë përkatëse agrare si ajo e Kinës, gjë me të cilën do të krijohen kushte për ngritjen e të mbjellave të pemëve në plantazhe dhe për punësimin e numrit të madh të njerëzve të rinj.

Kushtet e përhapjes së hurmës kineze

Rekomandimet

Tek ne, më saktësisht, në Institutin Publik Shkencor "Instituti i Bujqësisë" në Shkup, kohë pas kohe po prodhohet një sasi e kufizuar e fidanëve, për shkak të kërkesës së dobët dhe jopërpunimit teknik të proçesit edhe krahas asaj se ekzistojnë fidanet e shartuar fillojnë të japin frute në vitin e parë ose të dytë pas mbjelljes; është e qëndrueshme ndaj akujve të dimrit nën - 30 0C. Sipas qëndrueshmërisë ndaj thatësirës, është e ngjashme me bajamet; për shkak të kultivimit të thjeshtë, është e përshtatshme për ngritjen e fidaneve për prodhim si dhe si bimë ek-

Krahas gjithë përparësive që i posedon kjo bimë, karakterizohet edhe me mangësi, para së gjithash është periudha afatshkurtër e fruteve të freskëta nga vetëm 4-5 ditë, pas së cilës vjen deri tek dehidrimi dhe humbja e cilësive të shijes, gjegjësisht, bëhen të papërshtatshme për konsumim zotike nëpër oborret; jep frute në degët e sapoformuara në rritje gjatë vegjetimit pasi nuk ka ose nuk zbatohet shartimi i reduktuar për kufizim të kreshtës; frutet janë grupuar nga 7-12, në kalaveshë, në degë të veçuara pjellore, e cila mundëson vjeljen e lehtë dhe të shpejtë.

të freskët. Prandaj përhapja e hurmës kineze është e lidhur ngushtë në kuptimin gjeografik me rajone ku ka industri inicuese përpunuese, e cila do të përfshijë një varg „nga fusha e deri në tryezë” (e jo si kjo e jona e cila është reduktuar vetëm në ripaketimin e produkteve). Në Kinë, 30% nga prodhimi i përgjithshëm ngrihet, 25% thahet, nga pjesa tjetër bëhen lëngje, pemë të ziera, reçelë, ekstrakte të vitaminës C, miell për industrinë konditore (të ëmbëlsirave), etj. ME fjalë tjera, në Maqedoni, nëse frutet e hurmës kineze janë menduar për përdorim në gjendje të freskët, rekomandohet ngritja e mbjelljeve të vogla për plotësimin e nevojave të tregjeve lokale pasi tani për tani nuk ekziston interesi nga industria për blerje të sasive më të mëdha të fruteve, dhe me këtë edhe ngritja e mbjelljeve më të mëdha prodhuese nga kjo kulturë, nuk rekomandohet. Megjithatë kur kihet parasysh aftësia, këmbëngulja dhe inteligjenca e bujkut tonë, gjithçka është e mundur. Për shembull, para dhjetë viteve, kivi dhe hurma japoneze paraqisnin bimë dekorative në organizatat shkencore dhe nëpër oborret e agjentëve-tregtarë. Sot në mënyrë masive po mbillen fidanë të këtyre kulturave që po pushtojnë tregun dhe po dominojnë me cilësinë e vet para atyre të importuarave, pa asnjë lloj strategjie shtetërore për përhapjen apo subvencionim dhe një mosinteresim të mëtejshëm, madje edhe banal të industrisë së përpunimeve. Prandaj rekomandojmë, (pasi bëhet fjalë për një bimë mjaltsjellëse, për shembull), që pa rrezik të rriten të mbjella më të vogla të cilat do të kenë natyrë shumë-qëllimore, e jo vetëm prodhim të fruteve për konsumim të freskët, si dhe të ndiqenm me kujdes marrëdhëniet në treg. D-r Aleksandar S. Markovski IPSH Instituti i Bujqësisë, Shkup

MAJ 2008 | 23


TAKIM

Fermerët dhe shkenca e dobësive të Programit për Subvencionim të Bujqësisë në vitin 2008

Riorientimi i parave

për përdorimin e drejtë të tyre

E

kziston rreziku real që 45 milionë euro për mbështetje të bujqve nga shteti në vitin 2008 të mos shfrytëzohen dhe prandaj, patjetër duhet gjenden mënyra dhe masa për riorientimin e tyre në vazhdim konstatuan fermerët dhe përfaqësuesit e institucioneve shkencëtaro studiuese dhe edukative. Në takimin me Federatën e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan për një shfaqje të përbashkët, me argumente, para institucioneve të shtetit, që të bëhen ndryshime për përdorim më të rregullt të parave. Federata e Fermerëve do të ndjekë zbatimin e Programit për Subvencionim, dhe do të paraqitet me propozime përkatëse për ndryshimin e Programit të këtij viti, gjegjësisht me propozime gjatë fazës së krijimit të Programit për Përkrahje të Bujqësisë në vitin 2009. Gjithashtu ajo e argëton anëtarësinë e vet, përmes anketave mbi kënaqësinë e masave të propozuara në Program, si bazë për paraqitje të argumentuar gjatë përgatitjeve të Programeve për Subvencione pasuese. Duke e shqyrtuar Programin në pjesën për prodhimtari të blegtorisë, Drejtori i Institutit për Blegtori, Bone Pallashevski, shpjegoi se disa nga masat e propozuara janë të vështira për t'i zbatuar. Paratë shtesë të dhëna për qumështin e dhenve, theksoi ai, paraqesin një masë të pazbatueshme, dhe ekziston mundësia e vlerësi-

24 | TOKA IME

mit të qumështit, siç është praktikuar më parë, të bëhet në bazë të prodhimit të produkteve të caktuara të qumështit në mandrat ose përmes markacioneve të inspekcioneve përkatëse. Kjo premi për qumështin ka qenë e pranishme edhe më parë, dhe është dhënë në bazë të shënimeve. Në qoftë se nuk parashihet pagesa në bazë të prodhimit, masën do ta përdorin vetëm disa qumështore që zotërojnë kapacitete të vetat përpunuese. Por fermat e vërteta me dhen, me mandrat e tyre, nuk do të kenë mundësi të shfrytëzojnë, dhe prandaj mundësisht, do të nevojitet masë e re për pagesë sipas frymëve të dhenve. Fillon edhe markacioni me të cilën do të kemi numër të saktë të frymëve në vendin tonë”, thotë Drejtori Pallashevski. Ai u drejtua te problemi me ruajtjen e derrave, ku sipas Programit, jepen pará vetëm për derrat meshkuj

Kultivuesit e deleve kërkojnë që të subvencionohet për çdo dele me nga 600 denarë, dhe jo siç është propozuar në Program, të përkrahen vetëm qengjat femra

nga nukleuset. “Sipas njohurive të mija, bëhet fjalë për gabim shtypi. Domethënë duhet të përkrahen edhe frymët meshkuj, njësoj si ato femra për pjellje, që të shfrytëzohet masa në tërësi”, shpjegon Drejtori. Lidhur me sistemin “lopëviç”, Pallashevski shpjegoi që në vendin tonë kemi kryqëzime nga busha dhe raca fisnike. Sipas tij ato janë të shpërblyera nëse dorëzohen në industrinë therrëtorëse, e cila zotëron kapacitet dhe interesim të vogël për therrje për shkak të rendimentit të ulët. Për atë, ai propozon që të shkohet drejt tregut të lirë dhe të përmbushet masa në bazë të numrit të frymëve, dhe jo sipas sasisë të mishit të dorëzuar në industrinë therrtore.

Inseminim me demë të testuara me progjen Fakulteti i Mjekësisë Veterinere dhe Instituti i Blegtorisë, sipas Profesorit Vlladimir Petkov nga katedra për riprodhim, marrin përsipër dhe garantojnë se kanë mundësi, që masën për inseminim artificial ta zbatojnë në praktikë vetëm në qoftë se kjo proçedurë është nën kontrollin e tyre. “Subvencionet mund të shfrytëzohen për inseminim artificial, për rritjen e potencialit gjenetik të lopëve ose të demëve, dhe për rritje të sasive të qumështit. Ky potencial është i reduktuar për shkak të përdorimit të farës së trafikuar për riprodhim, për të cilin nuk dihet


nëse është në rregull, për shkak të çmimit të saj më të ulët, si dhe për shkak të ushqyerjes së parregullt”, shpjegon Petkovi. Sipas propozimit të Ministrisë së Bujqësisë, me paratë nga kjo masë, do të farëzohen 20.000 lopë në vit. Profesori shpjegon se në Maqedoni tanimë ka 20.000 viça, dhe me siguri, paratë ndahen sipas asaj se cili viç do të lindë i pari. Fakulteti sëbashku me Institutin për Blegtori, shpjegojnë se me këto pará do të mund të finseminohen dy herë më shumë lopë, 39.000 me demë të testuara me progjen. “Në fund të çdo dokumenti do të shkruajë se nga cili dem është inseminuar lopa, pedigrenë e tij, si dhe veçoritë të tjera. Inseminimi rekomandojmë të bëhet vetëm në ferma të regjistruara, kurse jo tek pronarë me një ose me dy lopë. Me këtë masë nuk do të ketë inseminim në të zezë, por do të shkohet në kontratë me fermerët, gjegjësisht me Qendrat Veterinare ku do të bëhet inseminimi”, porositi Petkovi. Inseminimin do ta zbatojnë veterinerët lokalë, të cilët do të marrin një numër të caktuar të dozave për një fermë, në bazë të evidentimit për fermën në fjalë. Më në fund pas farëzimit, nënshkruajnë veterineri dhe fermeri. Në rast se nuk ekziston ky lloj dokumenti, farën do ta paguajë vetë veterineri. Për profesorin Vlladimir Xhabirski nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, në rast se mjetet udhëzohen drejt, dhe gjatë saj përdoren kritere reale, atëherë mund të pritet zhvillim i dhentarisë. “Në nenin 2.5 për dhentarinë thuhet se jepet mbështetje financiare për qengja të shënuar femër. Kjo do të thotë se ne si prodhues jemi të varur nga aftësitë e shtetit në procesin e markacionit. Gjithashtu duhet menduar nëse këto para duhet të jepen vetëm për dele pjellore, siç jepen për sipërfaqe nga 1 hektar”, dëshmon Profesori Xhabirski. Prodhuesit e djathit të bardhë të butë nuk mund të shfrytëzojnë mjete të dedikuara për qumësht të blerë ose të prodhuar të deleve, sepse ato kanë mandra të veta, të cilat një ditë mund të rriten në kapacitete përpunuese, thotë ai. Sipas Profesorit, ekziston mospërputhje serioze në shifrat në Program, gjë që sjell në pyetje zbatimin e tij. “Nga një dele mund të merren 45 litra qumësht në ditë. Nga 2 denarë për litër qumësht të shitur sa bën kjo? Kurse me masën janë paraparë 40 milionë denarë. Ekziston mospërputhje dhe mjetet duhet të riorientohen për dobi të përgjithshme të degës. Nuk duhet lejuar që ato të shkojnë në ndonjë sektor tjetër”, thotë Ministri i mëparshëm i Bujqësisë.

Pakënaqësia e përgjithshme mes blegtorëve Kultivuesit e deleve kërkojnë që të subvencionohet për çdo dele me nga 600 denarë, dhe jo siç është propozuar në Program, të përkrahen vetëm qengjat femra. Gjithashtu sipas Abdylmexhit Amitit, anëtar i Bordit Drejtues të FFRMsë, nuk ka mundësi të jepet po e njëjta mbështetje për qumështin e lopëve, të dhive dhe të deleve, për shkak se kultivuesit e deleve nuk do të shfrytëzojnë asgjë nga premia nga 2 denarë për litër qumësht të shi-

Paratë nga masa të caktuara që nuk do të shfrytëzohen të riorientohen për sektorë të tjerë. Gjithsesi institucionet ekzistojnë për zhvillim të bujqësisë. Jam dakord që lopët të inseminohen vetëm me demë të testuar me progjen, kurse për të tjerët të ketë ndëshkime përkatëse tur në Qendrat e Shitjes. Sllobodan Simonovski, kultivues ky i dhive, gjithashtu reagon lidhur me masën 2 denarë për litër qumësht të shitur, duke shpjeguar se asnjë qumështore nuk e blen qumështin, i cili prishet shumë shpejt nëse nuk prodhohet dhe ruhet drejt. Ai kërkoi që paratë nga kjo masë të shndërrohen në subvencionim për frymë dhi. Nga 100 dhi merren 200 litra qumësht në ditë. Për tetë muaj do të merren 1600 euro subvencion sipas qumështit të shitur. Kurse sipas masës së përgjithshme për frymë, për 100 dhi meren 900 euro. Prandaj kërkojmë që këto pará nga 2 denarë për litër qumësht të shndërrohen nën pikë tjetër për frymë”, shpjegon Simonovski. Nedim Kasami, anëtar i Bordit Drejtues të Federatës, propozoi që të merren të dhëna për atë sesa pará janë shpenzuar lidhur me masën 2 denarë për litër qumësht. “Paratë nga masa të caktuara që nuk do të shfrytëzohen të riorientohen për sektorë të tjerë. Gjithsesi institucionet ekzistojnë për zhvillim të bujqësisë. Jam dakord që lopët të inseminohen vetëm me demë të testuar me progjen, kurse për të tjerët të ketë ndëshkime përkatëse”, tha Kasami. Përfaqësuesi i bletarëve, Pavle Boshkovski nga shoqata “Matica” u ndal tek problemet me pagesën e taksës së kullotave për bletarinë, kërkesë nga Ndërmarja Publike për Administrim të Kullotave. Sipas tij kjo është kërkesë absurde për shkak se, gjithkund në botë bletarët marrin pará që t'i dërgojnë bletat afër pemishteve që t'i polenojnë pemët. “Në rast se lejohet pagimi i taksës së kullotave, kjo do të

jetë masë kundërproduktive, për shkak se bletët nuk eksploatojnë, por fisnikrojnë”, thotë Boshkovski. Bletarët kërkojnë që për çdo familje të shkatërruar nga sëmundja e re, Nozema cerana të marrin dëmshpërblim, siç paguhet shkatërrimi i zgjuave të sëmura nga mortaja amerikane. Marija Gjosheva Kovaçeviq, analiste në FFRM e transmetoi qëndrimin e përfaqësuesve të shpendarisë. Një pjesë nga shpendarët janë përpjekur të aplikojnë për subvencione, por nga ata është kërkuar dokument, elaborat gjë që kërkon pará dhe kohë për ta bërë. Ata dakordohen të sjellin atë dokument, por kërkojnë prolongim të kohës për përgatitje, dhe do ta sjellin më vonë”, tha Gjosheva Kovaçeviq. Ajo shprehu edhe qëndrimin e kultivuesve të derrave, të cilët nuk janë të kënaqur me përkrahjen nga 500 denarë për frymë. Sipas tyre, shërbimet e therrtoreve, gjithashtu kushtojnë 500 denarë, kështu që nuk iu ngelet asgjë prodhuesve. Prandaj ata kërkojnë që të shtohen nga 700 denarë në shumën e përgjithshme të bëhet 1.200 denarë për kokë. Dragan Ristiq, anëtar i Bordit Drejtues të Federatës, shpjegoi se deri më tani është diskutuar rreth Programit, janë dhënë propozime deri në Ministrinë në fjalë, e cila ka pranuar një pjesë nga kërkesat e fermerëve. “Subvencionimi ka dy qëllime, komponentë sociale dhe zhvilluese. Por ajo nuk e përmbush as atë të parën. Në këtë moment, jemi të kënaqur nga çmimi i qumështit, por edhe shpenzimet për prodhimtari janë rritur deri më 100% për disa kultura. Thuhet se blegtorët duhet vetë ta prodhojnë ushqimin, por ata nuk kanë mundësi të konkurojnë në tenderat për tokë. Propozuam të jepen nga 13.000 denarë për lopë, por dhe kjo nuk u pranua, por propozohet nga 2 denarë për litër qumësht të shitur”, shpjegoi Ristiq. Para 3 vjetësh, thotë ai, janë dhënë nga 3 denarë për litër qumësht të shitur, dhe premia është ndarë në bazë të kritereve për cilësi. Ai gjithashtu, propozon të rriten kontrollimet e veterinarit, i cili zbaton inseminim artificial, të analizohet fara e cila shfrytëzohet, dhe a ekziston leja që ai ta zbatojë inseminimin, dhe të edukohen fermerët mbi përparësitë e inseminimit artificial të kontrolluar. T. Stojçevski


PËRVOJË

Rrëfim për kërpurdhat

Të paparashikueshme Nepredvidlivi, por mahnitëse no iedhe vol{ebni T

re - katër dekadat e kaluara, në tryezën e familjes Uzunov, kërpurdhat kanë qenë gjithmonë të pranishme. Tregojnë që “njoftimi” i tyre i parë me kërpurdhat është bërë përmes një anëtareje të afërt të familjes, Teta Nina, e cila është me origjinë ruse. Interesin për speciet e këpurdhave si dhe për mënyrën e vjeljes së tyre, e ka përvetësuar inxhinieri i ri i ndërtimtarisë Nikolla Uzunov. “Interesi im u rrit për gjithë speciet e kërpurdhave, jo vetëm për ato të cilat mund të na shërbejnë për darkë. Kënaqem kur i vjel, kënaqem me ngjyrën, formën, paparashikueshmërinë e tyre....”, shpjegon ky adhurues “urban” i natyrës. Vetëm një numër i vogël i specieve të kërpurdhave mund të kultivohen në mënyrë komerciale, thotë Nikolla, për shkak se në pjesën dërrmuese të llojeve të kërpurdhave, mekanizmi që e nxit krijimin e trupit pjellor (kërpurdha) është tepër i kompleksuar për të mund të stimulohet. “Prandaj kërpurdhat ngelin të egra dhe të paparashikueshme”, konstaton ai. Praktikisht, kërpurdhat paraqesin trup pjellor të prodhuar nga kërpudha e vërtetë micelium, e cila rritet në truall ose mbi bimët e kalbura, por faktikisht paraqet një rrjetë të fijeve të holla të ashtuquajtura hife. “Imagjinoni, një keder libanez të stërmadh dhe 2000 vjet të vjetër, në bazën e të cilit rritet një kërpurdhë e vogël dhe e ngyrosur qartë. Ajo është frut i kërpurdhës, e cila mund të jetë e vjetër po sa kederi, si dhe është më e rëndë dhe më e madhe se ai vetë, me të cilin jeton në simbiozë”, rrëfen Nikolla Uzunov. Sipas tij, fatkeqësia është më e vogël nëse ju kafshon gjarpri sesa të hani një kërpurdhë të gabuar, vërtetë helmuese. Gjithashtu nuk ekziston mënyra e thjeshtë dhe universale që të dëshmohet në qoftë se kërpurdha është helmuese apo jo, përveç se të vërtetohet se cillit lloj i përket. Shumica nga kërpurdhat helmuese, thotë Uzunovi, janë shumë të ngjashme me disa nga kërpurdhat që përdoren në ushqim. Problem i rëndësishëm është fakti që simptomat e para të helmimit nga kërpurdhat paraqiten shumë vonë (disa ditë, deri dhe disa javë) pas konsumit. Shpeshherë siç rrëfejnë në këtë familje shkupjane, gabojnë ata që dinë shumë pak për kërpurdhat, por janë të vetëbesuar dhe të pakujdesshëm. Pretekstet nga tipi “më tregoi një njeri i moshuar nga fshati që kërpurdhat e bardha janë të mira” thjesht nuk janë mjaft të mira. Prandaj thotë Uzunovi, mënyra më e mirë që të njoftohen kërpurdhat është që të vilen së bashku me ndonjë person që ka më shumë përvojë, dhe pastaj, të konsultohen libra, doracaqe etj. Thjesht 26 | TOKA IME

“patjetër duhen mësuar veçoritë themelore të specieve të kërpurdhave, llojet të cilat shpeshherë përdoren në ushqim, kërpurdhat më helmuese, të cilat mund të ngatërrohen lehtë gjatë përzgjedhjes...”.Kërpurdhat e vjetra dhe të prishura, gjithashtu, duhet të largohen. Ekzistojnë shumë mite lidhur me kërpurdhat për shkak të paraqitjes së tyre të papritur nga askund, forma e tyre e jashtëzakonshme, dhe përfundimisht ndikimi që disa lloje kanë mbi vetëdijen e njeriut. Që këtu, civilizime të ndryshme, në periudha të ndryshme dhe në pjesë të ndryshme në rruzullin tokësor, kanë krijuar kult ndaj përdorimit (dhe keqpërdorimit) të disa llojeve të veçanta të kërpurdhave. Është e mirënjohur se Majet dhe Actekët në Meksikë i kanë përdorur vetitë haluciogene të “këpurdhave magjike” në disa nga ceremonitë e tyre. Kjo praktikë përsëritet edhe në ditët tona, në disa klube dhe kampuse studentore, më së shumti në SHBA, por edhe anembanë botës. Përdorimi i kërpurdhave si mjet psikotropik është joligjor, dhe i rrëzikshëm në mënyrë ekstreme, paralajmëron Uzunovi, për shkak të mundësisë për zëvendësimin me kërpurdha të tjera më helmuese, por edhe për faktin se askush nuk mund të konfirmojë se çfarë sasie të helmit përmban kërpurdha (mbi këtë gjë mund të ndikojë klima në të cilën rritet kërpurdha). “Më tej, kërpurdhat të cilat shiten nga trafikantët e drogës, shpeshherë janë të përforcuara me droga të tjera sintetike”, thotë ai. Kërpurdha e mahnitshme kuq e bardhë Amanita Muskaria takohet në botën magjike të librit “Liza në botën e çudirave”, kurse disa banorë të Siberisë e përdorin për arsye të ashtuquajturit ndikim halociogenetik. Megjithatë me bindje janë dëshmuar rastet e helmimit nga kjo kërpurdhë të cilat kanë përfunduar fatalisht”,

Vetëm një numër i vogël i specieve të kërpurdhave mund të kultivohen në mënyrë komerciale, thotë Nikolla, për shkak se në pjesën dërrmuese të llojeve të kërpurdhave, mekanizmi që e nxit krijimin e trupit pjellor (kërpurdha) është tepër i kompleksuar për të mund të stimulohet paralajmëron Uzunovi. Vjelja e kërpurdhave ka edhe një anë të mirë. Maqedonia falë pozitës së mirë gjeografike, klimës si dhe relievit, ofron mundësi të mëdha për vjeljen e kërpurdhave gjatë tërë vitit. Duke filluar nga kërpurdhat e hershme pranverore Morchella, të cilat rriten në ultësira, si për shembull në rrëzën e malit Vodno afër Shkupit, në vende me bar, kopshte, pastaj kërpurdhat e fushës siç janë Shampinjonet (Agaricus), Calvatia, Macrolepiota, Coprinus Comatus, si dhe shumë lloje tjera. Megjithatë sezoni i vërtetë për vjeljen e kërpurdhave fillon nga fundi i verës dhe vjeshta e hershme. Pyjet e larta të ahut, si dhe pyje tjera gjetherënëse, rrëfen Nikolla, mund të jenë të përmbushura me dhjetra lloje të kërpurdhave me ngjyra, forma, madhësi dhe bukuri të ndryshme. Më të çmuara dhe të vjelura shpeshherë në trojet tona janë Boletus Edulis i vërtetë. Ato blihen në pika të veçanta, dhe ndonjëherë arrijnë edhe çmim të mirë. “Gjithsesi, njohësi i mirë i kërpurdhave, mund të kënaqet edhe me speciet e më panjohura të Boletus Edulisit - Cantharellus Cibarius, Craterellus Cornocopioides, Russula Cyanoxtana të ndryshme, Plearotus Osteatis, të cilat mund të gjenden edhe në muajt e dimrit...”, shpjegon Uzunovi. Vëmendje të veçantë ju duhet kushtuar Amanteve, familja e kërpurdhave më famë të keqe, e cila i përfshin llojet më helmuese Amanita Phaloides, A. Verna, A. Panterina, A. Muskaria... kundrejt tyre, janë të njohur shumë lloje johelmuese siç janë A. Cezarea, e çmuar si kërpurdhë mbretërore, A. Rubenscenes dhe të tjera. Begati të madhe të kërpurdhave ofrojnë edhe pyjet gjethegjilpëre të gjelbra, në të cilat mund të haset në Suillus Granulatus ose “buka e ujkut”, Lactarius Deliciozus.

T. S.


Gjedhtaria në rajonin e Pollogut

GJEDHTARI

Me rritjen e bagëtisë partnerike deri në biznes më të suksesshëm

“D

ikush duhet t'i ushqejë lopët, tjetërkush t'i mjelë, të shkojë në fushë, dhe të vrapojë pas dokumenteve. Prandaj vendosëm t'i ndajmë obligimet, dhe të përqëndrohemi në segmentet e caktuara gjatë punës. Unë përkujdesem për fermën dhe brendësinë e saj, kurse Besiri duhet të sjellë ushqimin, që do të thotë, të mbjellë dhe të prodhojë”, shpjegon Kasami. Saktësisht para 10 vjetësh, Nedim Kasami nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit, ka importuar nga Belgjika pesë lopë dhe një dem të racës “Hollshtajn frizer”. Në atë periudhë, shpjegon ky lopëruajtës, ka patur ndalim të importit të bagëtisë nga Hollanda dhe Gjermania. Në Maqedoni ka vetëm disa lopë nga kjo racë, në disa familje dhe institucione. Kasami e vazhdon traditën familjare të gjyshit të vet i cili ka ruajtur 40 bullica, 30 lopë, 300 dhen, dhe ka pas rreth 40 koshare bletësh. Pasi askush nuk e ka trashëguar, Nedimi përpiqet që ta ripërtërijë këtë biznes tradicional me mjete personale. Për momentin, punon me partnerin Besir Havzija nga fshati Negotinë. Puna me partner në fakt, nënkupton lehtësim në angazhimin në fermë. “Dikush duhet t'i ushqejë lopët, tjetërkush t'i mjelë, të shkojë në fushë, dhe të vrapojë pas dokumenteve. Prandaj vendosëm që t'i ndajmë obligimet, dhe të përqëndrohemi në segmentet e caktuara gjatë punës. Unë përkujdesem për fermën dhe brendësinë e saj, kurse Besiri duhet të sjellë ushqimin, që do të thotë, të mbjellë dhe të prodhojë”, shpjegon Kasami. Sido që të jetë, thonë ata, ndodh që të ndërrohen rolet vetëm që të mos ndërpritet funksionimi i fermës. Dikur kanë patur 24, kurse tani ruajnë vetëm 17 frymë. Thonë se kjo po ndodh për shkak të procesit të seleksionimit, dhe janë në dilemë lidhur me rritjen e numrit të kopesë deri më 40 lopë. Ai shpjegon se shpeshherë veterinerët kanë gabuar gjatë përcaktimit të racës së lopëve që kanë kërkuar. Në fakt thotë Kasami, “për shkak të mjeteve të ndryshme të patestuara dhe të pakontrolluara për mbarësim fitova 2 mështjerre, të cilat janë 14 muajshe, dhe aspak nuk janë të rritura. Nuk e di se cilës racë i takojnë por prapëseprapë kujdesem për ta”. Qumështin që fitojnë e dorëzojnë në qendrat blerëse. Ushqimin e marrin nga vetë prodhimi, kurse blejnë vetëm koncentrat dhe ushqim në kokrra. Ushqimin kaba dhe silazhin e prodhojnë vetë. “Lopët janë qumështore dhe japin nga 7 deri më 11 ton për laktacion. Ndërsa mesatarja e lopës maqedonase është deri më 4 ton. Që të arrihet ky laktacion, nevojitet regjim i veçantë i ushqyerjes, gjegjësisht balanc i mirë i ushqimit”, rrëfen Kasami. Gjithashtu thotë ai, lopët janë më efiçiente në temperatura të ulëta se sa në ato të larta. Mbi tridhjetë gradë celzius, kërkojnë ventilim të natyrshëm, dhe freskim me

ujë. Për shkak të kohës së ngrohtë, në këtë fermë, ka patur raste gjakderdhjeje, edhe pse veterinerët kanë shpjeguar se është më mirë që lopët të derdhin gjak nga hunda se sa të ngordhin. Përveç saj, për shkak të temperaturave të larta, ato humbin nga pesha e vet, sepse nuk hanë shumë. Këto banorë të Negotinës së Pollogut, lopët i ruajnë me një sistem të lirë, duke shpjeguar se në këtë mënyrë thonjtë u rriten më pak, lopët kanë më pak vështirësi me këmbët e prapme, janë më të lëvizshme, kanë prodhimtari të përmirësuar, pjellshmëri më të lartë, si dhe çrregullime më të ulëta metabolike. Kundrejt kësaj, thotë Kasami, sistemi i mbyllur i ruajtjes së lopëve është më i vështirë, sepse ballafaqohen me probleme gjatë farëzimit, paraqitet një numër i madh i anomalive, përqindje e lartë e amoniakut dhe gazrave të tjera, dhe kanë më pak vitamina. Kur janë në të hapur, ato e marrin vitaminën D nga dielli. ”Kjo përvojë vjen nga shtetet e Evropës Perëndimore. Kam qenë në Zvicër, Gjermani, Hungari, Poloni, dhe kjo paraqet një edukim të vazhdueshëm për kultivim. Nga ana tjetër, jam në kontakt të vazhdueshëm me fermerët Evropianë përmes internetit, gjatë të cilit shqyrtojmë, debatojmë dhe këmbejmë përvoja”, rrëfen Kasami, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Shoqatës së Kultivuesve të Lopëve ”Vardar”. Në punën e tyre, shpjegojnë Besiri dhe Nedimi, u ndihmon dhe Sadiku i ri. Ai edhe pse studion bioteknologji në Universitetit e Tetovës, ndihmon dhe mëson për gjedhtarinë si një biznes familjar. ”Shkencën do ta shfrytëzojë për përmirësimin e cilësisë së qumështit, mënyrat e ruajtjes së tij, dhe prodhimtari të prodhimeve të ndryshme të qumështit. Dua të merrem me bujqësi, por jo në këtë mënyrë primitive. Avancimi i teknologjisë është i domosdoshëm si dhe sjellja e shtetit ndaj bujqve”, shpjegon njëzet e katër vjeçari Sadik Havzija. Ai si një fermer i ri kërkon nga shteti që të kontaktojë me Federatën e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë më shumë dhe më shpesh, ”e cila në mënyrën e duhur i artikulon interesat tona kundrejt asaj që shteti ofron e ne nuk kemi nevojë për të”. Ai sëbashku me ba-

shkëfshatarët e tij, nuk janë të kënaqur me shumën as me mënyrën e subvencionimit, duke shpjeguar se vetë shteti i demotivon bujqtë që vetë të ruajnë lopë. Në përgjithësi, Sadiku me këmbëngulje tenton, përpiqet dhe ka dëshirë të hapë një qumështore të veten për përpunimin e qumështit, dhe ta vazhdojë traditën familjare të ruajtes së lopëve. ”Duke i bashkuar teorinë dhe praktikën, gjegjësisht Fakultetin dhe fermën, me qumështoren e ardhshme dhe me fermën time, do të arrij të siguroj lëndë dhe cilësi më të mirë, gjegjësisht sukses të lartë”, shpjegon Sadiku. Ai si një fermer i ri, kërkon nga shteti që të sjellë masa strikte, të mira, reale, të rregullta dhe të zbatueshme ligjore, që ta stimulojnë fermerin e ri në shpërndarjen e rregullt të subvencioneve, të kujdeset e jo ta shkatërrojë blegtorinë, dhe të merren parasysh të gjitha kërkesat dhe mendimet e gjedhtarëve kur sillen akte ligjore që i përkasin punës së tyre. Në këtë fshat, Abdilifet Pajaziti po ashtu ruan lopë, i cili megjithëse është blegtor tërë jetën e tij, shpjegon se profesionalisht ruan lopë vetëm 3 vite. Për momentin ka vetëm 4 lopë qumështore dhe 3 mështjerre. Ushqimin si pjesa dërrmuese e bashkëfshatarëve të tij e prodhon vetë, dhe blen vetëm ushqim me kokrra. Në të njëjtën kohë, e lëron edhe tokën ku mbjell ushqimin për bagëtinë. Gjithashtu është edhe anëtar i Shoqatës së Kultivuesve të Lopëve ”Vardar”. Qumështin e marrë nga lopët e shet në qumështore. Është i kënaqur nga sasia, 80 litra në ditë, po gjithashtu edhe nga cilësia e qumështit. Këto janë të ardhurat e vetme të kësaj familje katër-anëtarëshe. Pajaziti gjithashtu nuk është i kënaqur nga qëndrimi i shtetit, duke shpjeguar se subvencionet e marra nuk mjaftojnë. Ai kërkon që të korrigjohet çmimi i blerjes së qumështit sipas çmimit të rritur të koncentratit. Shpjegon se më parë, me një litër qumësht të shitur është mundur të blihet një kilogram koncentrat. ”Tani proporcioni është 1:1, kurse, në të njëjtën kohë, u rritën çmimet e ushqimit, plehrave artificiale, lëndëve për farëzim, nafta. Kjo gjë shkakton vështirësi me bagëtinë dhe në jetën normale”, rrëfen Pajaziti. T. S.


REPORTAZH Vizitë në Pllovdiv dhe Qustendil

Bujqtë në vizitë profesionale në Bullgari fër tridhjetë bujq, pëmëtarë dhe kopshtarë, përfaqësues shkencëtarë dhe tregtarë, kanë patur mundësinë të marrin pjesë në vizitën profesionale në Republikën e Bullgarisë, gjatë së cilës kanë dëgjuar këshilla praktike mbi teknologjitë bashkëkohore të prodhimit, mjeteve të reja për mbrojtje, produktivitetin dhe konkurrencën që tregjet evropiane po ua imponojnë anëtarëve të vet të rinj. Vizita u organizua nga Agjencia për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë Shkup, me përkrahjen e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Teknik GTZ, përmes Projektit “Implementimi i Rregulloreve të UEsë në Politikën Agrare të Maqedonisë dhe Përkrahje të Bashkëpunimit në Sektorin BujqësoroUshqimore me Vendet e Rajonit”.

A

Çdo shtet nënshkruan marrëveshje përkatëse për fondet para-hyrëse me UEnë, kurse rregulloret e brendshme i përpilon vet. Përpilimi i një Projekti nuk është një punë e lehtë.

Bujqësia biologjike Stacioni i parë i udhëtimit në Bullgari ishte Instituti i Bujqësisë në Qustendill. Ai është themeluar në vitin e largët 1929 si institucion që iu ndihmon pemëtarëve bullgarë në zbatimin e ideve të tyre. Pemëtarët tanë kanë patur nevojë nga ndihma profesionale, dhe prandaj kanë themeluar këtë Qendër KontrollueseHulumtuese. Që atëherë dhe në vazhdim, në këtë institucion, krijohen specie të reja të kulturave të pemëtarisë (qershia, dardha, kumbulla, vishnje)”, tha Dimitar Domazetov, Drejtor ky i këtij institucioni. Speciet e tyre të posakrijuara të qershive, mollëve, dardhave e të tjera piqen më vonë dhe prandaj janë të kërkuara në tregjet perëndimore. Frutet përdoren të freskëta, për konservim, kompote (pemë të ziera), për tharje, ngrirje ose në pastiçeri. Që nga mesi i viteve të 70të, Instituti përmes proçesit të zmadhimit, kishte patur mbi një milion e gjysëm mijë dekarë në dispozicion. Nga viti 1995 deri më vitin 2003, siç na shpjegoi Domazetovi, nuk është punuar shumë në zhvillimin e pemëtarisë, gjendje e cila në vitet e fundit është ndryshuar në mënyrë drastike. “Është gjë e mirë që pas asaj “pauze”, punët u nisën nga më e mira, dhe ne nuk lejojmë që arat tona të punohen nga kompani të shteteve të huaja, pasi ato bëjnë gara për fitim, por nuk kujdesën për përdorimin e pesticideve dhe

ndotjen e truallit”, thotë Domazetovi. Kjo organizatë është një nga 26 institutet kombëtare, edhe pse ndërkohë presin që të shndërrohen në një Akademi. Instituti ka qenë pjesë e Akademisë ruraleekonomike të Sofjes në vitet e 80ta të shekullit të kaluar. Kohët e reja sjellin edhe sfida të reja, dhe sipas numër një të Institutit, ajo sfidë momentalisht quhet bujqësi biologjike. “Përveç saj, më inkuadrimin në UE, shumë gjëra ndryshuan. Por kjo iu përket vetëm atyre që “dinë të gjuajnë”, kurse të tjerët vetëm shikojnë”, përfundon Domazetovi. Në këtë ekzistojnë disa degë për seleksionim, studim të specieve dhe shumëzim, pastaj agroteknikë, fiziologji dhe ekonomi, degë këto për mbrojtje bimore dhe seleksionim dhe teknologji të fruteve pyjore (dredhëzake – me formë të dredhëzave). Atje punojnë rreth 70 persona. Ky institucion tenton të rritet në një Institut për shërbimin e bujqve të Bullgarisë Jug-Perëndimore.

Dreka organike Pas takimit disa-orësh, grupi u drejtua nga bio-hoteli në fshatin Moravsko. Kjo fermë bio-hotel është ndërtuar me mjete të Programit SAPARD në Bullgari, dhe prodhon prodhime organike, bimë farmaceutike, si dhe ofron mundësi për turizëm rural. Në hyrje të hotelit, një zonjë me veshje kombëtare i priti mysafirët me


bukë e kripë. Nikoqirja Zdravka Smillanova, me profesion agronomiste, e tregoi historinë e vet të jashtëzakonshme rreth idesë për fillimin dhe hapjen e biohotelit. Pas falimentimit të kompanisë ku punoja, ngela pa punë. Pasi që tërë jetën time kam qenë në prodhimmtari, vendosa që të krijoj një kopsht me pemë. Pastaj siç rradhiteshin gjërat, e nisa një bio-barnatore, dhe investova në turizëm rural. Që nga viti 2003, u çorientova nga prodhimtaria biologjike, nga vëzhgimi i preparateve që i përdorim në bujqësi. U ballafaqova me problemin e parë: tregun që nuk e donte prodhimin e shtrenjtë organik”, thotë Smillanova.

Këmbimi i përvojave dhe diturive Në Institutin për kopshtari “Marica” në Pllovdiv, bujqtë tanë kanë dëgjuar për punën shkencoro-studiuese të këtij institucioni në krijimin e specieve dhe hibrideve nga shumica e kulturave të kopshtarisë, të pranuara nga fermerët për shkak të potencialit të tyre gjenetik për pjellshmërisë, qëndrueshmërisë ndaj sëmundjeve dhe çmimit më të ulët të shitjes për dallim nga farat që vijnë shtetet evropiane. Ato kanë prodhuar domate, patëllxhanë, pjepra dhe karrota hibride.... Pas kësaj grupi u drejtua nga një institucion tjetër të rangut shkencëtar. Gjatë vizitës së Institutit të Pemëtarisë, bujqtë njoftuan dhe shikuan specie të krijuara të arrave, qershive, molllëve, mjedrave e të tjera. Gjatë kësaj fermerët kishin mundësinë, që në terren, të futeshin në zonat e mbjella, dhe praktikisht të shohin qershia me trung të shkurtër, të mbjella me mbjellje të dendur të mollëve me trung të shkurtër, ujitje sipas sistemit “pikë pas pike”, këmbyen informacione mbi krasitjen e pemëve dhe pjellshmërinë e tyre. Bujqtë e Maqedonisë patën mundësinë ta

vizitonin edhe Bankën Kombëtare të Bullgarisë të Gjenës në Sadovë, në të cilën ruhen një numër i madh i farave të vjetra për riprodhimin dhe përdorimin e mëtejshëm të tyre. Pas kësaj fermerët, në të njëjtin fshat, vizituan një koleg, i cili me paratë e BEsë, ka ngritur serë në gjysëm hektar truall më pajisje të kompletuar. Ai prodhon tranguj, dhe gjatë prodhimtarisë i ndihmon një bashkëpunues profesional (këshilltar). “Punojmë me preparate biologjike. Trangujt i mbolla në dhjetor, kurse në mars filloi vjelja. Por investuam edhe në ngrohje me ujë të ngrohtë. Trualli mirëmbahet me lagështi prej 75 deri më 80%”, shpjegoi Petar Çavdarov, Agronomist ky i Fitopatologjisë. Ai pret që ky prodhim të përfundojë rreth 20 korrikut, kurse me fillimin e gushtit, planifikon të mbjellë specien verore të trangujve “Dellano”. Trangujt i ushqen me sistemit “pikë pas pike”. Për mbrojtje të trangujve përdor preparatin biologjik “Lirosekt”.

Përvoja SAPARD Udhëtimi përfundoi me vizitën e kapacitetit përpunues “Bullgarfrost”. Në këtë kapacitet përpunohen mjedra, dredhëza, boronicë, manaferra, vishnje, kajsia, kumbulla, si dhe perime, brokoli, speca, lakra, patëllxhan, kunguj... Para ca kohësh janë përpjekur të bëjnë edhe perime të skuqura në zgarë: patëllxhanë dhe kunguj. Pronarja Penka Georgieva ka blerë frigorifer me kapacitet me 22 orë

punë gjatë ditës. “Bëhen pushim vetëm 2 orë, kurse kohën tjetër prej 22 orësh, punojnë tunelet e ftohjes. Para kësaj, kisha një frigorifer që kërkonte pushim nga 2 orë pas çdo shtatë orë pune, gjë që shkaktonte humbje në punë. Tuneli i frigoriferit të ri ka kapacitet për ngrirje për 4 tonë bizele ose 2 tonë e 200 kg speca për një orë, rrëfen Georgieva. Me makinën e re, objekti ynë përpunon 40 deri 50 tonë në ditë, sipas standardeve të kërkuara nga tregu evropian. Çdo lëndë që hyn në objekt, medoemos duhet t'i përmbushë standardet për cilësi, kurse kontrolli bëhet duke provuar (2 deri 3% nga prodhimet). Georgieva ka shfrytëzuar mjete financiare nga Programit SAPARD për kapacitetin e saj. “Çdo shtet nënshkruan marrëveshje përkatëse për fondet parahyrëse me UEnë, kurse rregulloret e brendshme i përpilon vet. Përpilimi i një Projekti nuk është një punë e lehtë. Kërkohen plane biznesi të sakta, përmbushje njëqindpërqind të projektit, dhe pastaj fillon procedura e kontrollit. Çdo gjë vëzhgohet dhe duhet kujdesur mirë për shkronjat”, thotë Georgieva. Për çdo aktivitet që i tejkalon 10.000 Euro, shpjegon ajo duhet të ofrohen 3 oferta, dhe nga ato të zgjidhet oferta më e volitshme. “Që të përpunohet projekti, nevojitet një ekip njerëzish, si dhe shërbime këshilldhënëse. Mund të ndahen 12% nga projekti për këshilltarët. Është e rëndësishme të kuptohet që kthehen 50% nga investimi, gjë që nuk do të thotë se do të merrnin gjysmën. Ekziston mundësia të anullohet pagesa nëse ka vërejtje serioze në projektin final”, na bind Georgieva. Kontrollimin e projekt-propozimeve në Bullgari është bërë nga disa komisione. Së pari në nivelin rajonal, dhe pastaj në atë nacional. Pas kësaj sipas përvojës së saj, projekti shqyrtohet nga komisioni profesional për 3 muaj, dhe pastaj nënshkruhet marrëveshja me afat të caktuar zbatimi. Me këtë vizitë, u mbyll misioni teknik në Bullgari. Bujqtë u kthyen në Maqedoni, me ide dhe përvoja të reja nga fqinjët e vet, të cilët do t'iu ndihmojnë në përgatitjen për aplikim dhe përdorim të mjeteve të Programit IPARD. T. Stojçevski


VETERINË

Simpozium “Mirëqenia e kafshëve”

Secili të veprojë në mënyrë humane dhe etike

ndaj kafshëve N

ë çdo situatë dhe me gjithë rrethanat, secili duhet të veprojë në mënyrë humane dhe përkujdesëse ndaj kafshëve. Është kjo porosia kryesore e dërguar nga punëtoria “Mirëqenia e kafshëve – korniza evropiane”, mbajtur në Ohër, nën oganizimin e Fakultetit për Mjekësinë Veterinare nga Maqedonia dhe Shoqëria Mbretërore për parandalimin e egërsisë ndaj kafshëve të Anglisë. Mirëqenia e kafshëve është përgjegjësi e hollësishme e mjekëve të mjekësisë veterinare, gjegjësisht, e mjekësisë parandaluese, zbatimi dhe mbikëqyrja e rregullave, mjekimi i sëmundjeve dhe zhvillimi dhe ngritja e standardeve etike, rekomandoi Profesor d-r Misho Hristovski, Dekan i këtij Fakulteti. Secili duhet të veprojë në mënyrë humane dhe etike ndaj kafshëve dhe prandaj, Fakulteti në programin e vet mësimor i përfshin temat për mirëqenie, e punon edhe në ngritjen e vetëdijes publike përmes arsimimit të vazhdueshëm, këshillimeve dhe daljeve publike. Sipas Aleksandra Hamond Simon, Menaxhere e Shoqërisë Mbretërore për parandalimin e egërsisë ndaj kafshëve (RSPCA), ne të gjithë përfitojmë nga përvojat dhe dituritë mbi mirëqenien e kafshëve. Shoqëria është themeluar në vitin 1824 për promovimin e marrëdhënies së kujdesshme dhe parandalimit të egërsisë ndaj kafshëve. Ajo punon në rritjen e standardeve për mirëqenie të kafshëve përmes sigurimit të shërbimeve, siç janë qendrat e kafshëve, inspektorët për mirëqenie dhe programet për arsimim nëpër shkolla. Simoni pohoi se 200 organizata bashkëpunojnë me organizatën e saj, e cila iu ofron ndihmë në organizimin e stacionarëve, siguron pajisje veterinare, materiale të ndryshme, automjete për shpëtimin e kafshëve, autoambulancë për mjekimin e kafshëve... Shoqëria Mbretërore punon edhe me çështjet e kafshëve të egra në Evropë dhe organizon një sërë ngjarjesh. Sipas Simonit, problem paraqet ajo se shumë agjenci për mbrojtje të kafshëve nuk kanë kontakt mes vete dhe prandaj nevojitet lidhja dhe zhvillimi i bashkëpunimit. “Mënyra më e mirë për sigurimin e ndryshimeve në qëndrimet mbi mirëqenies së kafshëve dhe zhvillimit është 30 | TOKA IME

që nëpër vendet e ndryshme të punohet me popullatën lokale", sqaron Hamond Simoni.

Nuk respektohen standardet për transportimin e kafshëve Volter Vinding, Kryetar ky i Federatës së Veterinarëve në Evropë, për më se 30 vite është i angazhuar në politikën profesionale veterinare të Austrisë. Në Federatë ka 42 organizata veterinare në 37 vende dhe përmes anëtarëve të vet, ata përfaqësojnë 200 mijë veterinarë. Edhe Republika e Maqedonisë është anëtare e kësaj organizate. Në fakt, Federata po e bashkon profesionin veterinar për të mirën dhe shëndetësinë e kafshëve, mirëqenien dhe për shëndetësinë publike. Ata po e rrisin vetëdijen dhe përgjegësinë e veterinarëve, e promovojnë mirëqenien në

Problemet me të cilat ballafaqohen kafshët në fermë dalin nga sistemet e ruajtjes, seleksionimit të veçorive të preferuara dhe nga manovrimi johuman. Prandaj, qëllimi i rregullativës ligjore për mirëqenie është të parandalohet dhe dënohet manovrimi johuman dhe të sigurohen kushte për arritje të barazpeshës sa më të madhe midis nevojave të njerëzve dhe nevojave të kafshëve

mënyrë praktike dhe i prezantojnë qëndrimet tona në UE. Gjithë aktivitetet e kornizës juridike evropiane për mirëqenie të kafshëve po bazohen mbi respektimin e lirive nga diskomoditeti, nga uria dhe etja, nga frika dhe vuajtjet, nga dhembja, lëndimi dhe sëmundja, si dhe nga liritë e shprehjes së sjelljes natyrale tek kafshët. Korniza ligjore e Bashkësisë po i vërteton standardet minimale, ndërsa autoritetet nacionale kanë mundësi të adoptojnë rregulla më të rrepta. Bashkësia Evropiane shpalli një Plan Aksionar për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Kafshëve nga viti 2006 derin në vitin 2010, i cili ka për qëllim t'i avancojë standardet minimale ekzistouese, t'i nxisë hulumtimet e mirëqenies, të aplikojë indikatorë të standardizuar për mirëqenie, t'i vërtetojë obligimet e personave që ruajnë kafshë dhe të japë përkrahje të aktiviteteve ndërkombëtare. Mlladen Tomshiqi, Drejtor ky i Njësisë Mobile për Mirëqenie të Kafshëve në Slloveni, foli për praktikën kufitare veterinare. Sipas tij, edhe Sllovenia po ballafaqohet me mosrespektimin e standardeve për transportim të kafshëve. “Kemi problem me transportin në destinacione të gjata. Përkatësisht kjo lëvizje duhet të reduktohet sa është e mundur më shumë dhe të zbatohet në kamione posaçërisht të pajisura. Nevojitet të sigurohet edhe shoqërimi gjatë transportit të gjatë. Më i rrezikuar është transportimi i kafshëve gjatë therjes. Ky proces si i tillë paraqet mundim, bile edhe nëse zbatohet sipas gjithë rregullave”, sqaroi Tomshiqi. Për shembull, mund të keni një transport sipas rregullave të viçave për therje, por paraprakisht ato po keqtrajtohen me vetë ndarjen nga prindërit, me grupimin e tyre, nga njëqind deri dyqind fryma dhe transportim. Sipas logjikës së transportuesve të kafshëve, ata përpiqen të bëjnë


transport sa më të madh, që të zgjasë sa më gjatë dhe me këtë të arrijnë fitim sa më të madh. Përkundër kësaj veterinerët përpiqen që kafshët të fitojnë të drejtën për transport human dhe therje humane. Veterinerët kontrollojnë ngarkimin, transportin dhe shkarkimin e kafshëve. Gjithashtu ata lëshojnë leje për transportimin e kafshëve, mbikqyrin edukimin e vozitësve dhe shoqëruesve në transport, i miratojnë mjetet e transportit për vozitje të gjata.

Mbrojtësit e kafshëve me arsimim përkatës Për mirëqenien e kafshëve në fermë fliste Branka Vukoviq Shoshi nga Drejtoria e Veterinarisë në Republikën e Kroacisë. Mbrojtja gjatë therjes ose mbytjes në Kroaci, për herë të parë është rregulluar me Ligjin mbi Veterinerinë të vitit 1997. Drejtoria e Veterinerisë është e obliguar t'i përpilojë aktet ligjore dhe nënligjore, udhëzuesit, udhëzimet dhe urdhërat, ndërsa Drejtoria për inspektime veterinere është e obliguar ta kontrollojë zbatimin e rregullave. Sipas saj, me rëndësi të jashtëzakonshme është që gjithë pjesëmarrësit që janë në kontakt me kafshët të kenë arsimim përkatës. Natasha Siard gjithashtu fliste për mirëqenien e kafshëve në fermë. Sipas saj, pas Luftës së Dytë Botërore, bujqësia evropiane ishte orvatur për sigurimin e ushqimit për të gjithë, por i kishte shpërfillur nevojat e kafshëve. Me rritjen e prodhimit të ushqimit, reduktohet mirëqenia e kafshëve dhe prandaj, sipas Siardit, njerëzit duhet të caktojnë

kufinj. “Problemet me të cilat ballafaqohen kafshët në fermë dalin nga sistemet e ruajtjes, seleksionimit të veçorive të preferuara dhe nga manovrimi johuman. Prandaj, qëllimi i rregullativës ligjore për mirëqenie është të parandalohet dhe dënohet manovrimi johuman dhe të sigurohen kushte për arritje të barazpeshës sa më të madhe midis nevojave të njerëzve dhe nevojave të kafshëve", thotë Siardi. Në Slloveni, mbikëqyrja dhe kontrolli në lidhje të mirëqenies së kafshëve e bën Drejtoria Veterinare, ndërsa rol të rëndësishëm kanë Këshilli për Mirëqenie të Kafshëve dhe Komitetit Etik për Kafshë Eksperimentale. Gjatë punëtorisë flitej edhe për kontrollin e kafshëve endacake, për të cilën foli Jura Ambrozhiqi nga Drejtoria e Qytetit për Bujqësi dhe Pylltari të Qytetit të Zagrebit. Ky qytet tanimë disa vite me rradhë ka sistem për strehim të kafshëve të braktisura dhe të humbura dhe është e domosdoshme që të or-

Dimitar Terzioski nga Departamenti për Mirëqenie të Kafshëve pranë Drejtorisë Veterinare të Republikës së Maqedonisë prezantoi zgjidhjen ligjore për mirëqenien e kafshëve. Me këtë caktohen kërkesat minimale për mbrojtje dhe ruajtje të kafshëve, kujdesi dhe vendosja në fermë, për kohën e transportit, therjen ose mbytjen, mbrojtjen e qenve, kafshëve të shtëpisë, kafshëve në kopshtet zoologjike dhe mbrojtjen e kafshëve që shërbejnë për qëllime eksperimentale ose qëllime të tjera shkencore. Zgjidhja ligjore ka për qëllim bindjen se kafshët do të trajtohen në mënyrë e cila më së miri iu përgjigjet nevojave të tyre, ato të mos eksponohen paarsyetim në dhembje, mundim, lëndim fizik ose frikë dhe të ekzistojë një mbikëqyrje dhe kontroll efikas në implementimin e kësaj zgjidhjeje ligjore. Ndalohet edhe nxitja e agresivitetit, organizimit dhe mbajtjes së përlarjeve midis kafshëve dhe shtyerja e tyre për punë e cila e tejkalon kapacitetin e tyre fiziologjik. Domethënë edhe pronarët edhe ruajtësit e kafshëve janë të obliguar që të sigurojnë mirëqenie të kafshëve. Sistemimi i tyre duhet të jetë në atë mënyrë që të shmanget ndikimi i dëmshëm i faktorëve të jashtëm të ambientit jetësor. Gjithashtu nuk duhet të kufizohet lëvizja e lirë e kafshëve dhe kjo të shkaktojë vuajtje të panevojshme ose lëndim. Kafshëve duhet çdo ditë t'iu sigurohet ujë për pirje me cilësi përkatëse dhe ushqyese dhe me ushqim mirë të balancuar për kafshë. Ligji parasheh kushte përkatëse që kanë të bëjnë me kafshët e therura ose të mbytura në thertore. Pajisja dhe funksionimi i thertoreve duhet t'i kursejë kafshët nga çdo shqetësim i cili mund të shmanget. Ajo duhet të mirëmbahet dhe përdoret në mënyrë e cila do të mundësojë marramendje ose mbytje efikase. Në këto institucione nuk duhet të punojnë persona që nuk kanë dituri as aftësi për kryerje të detyrave në mënyrë humane dhe efikase për tregti, sistemim në depon e therjes, fiksim, marramendje, therje ose mbytje të kafshëve. Inspekcioni bën kontrollin mbi thertoret dhe ato duhet të kenë qasje të lirë në gjithë pjesët e thertores dhe në çdo kohë. Therja bëhet në thertore. Megjithatë institucionet kompetente lejojnë që të theren shpendët, lepujt, derrat, dhen-

ganizohet sistemi i këtillë me qëllim vetëqeverisja lokale t'iu sigurojë kushte më cilësore për jetesë qytetarëve të vet. Për kryerjen e punëve që do të shërbejnë si sisteme profesionale, Vendstrehimi Qytetar dhe Shërbimi Higjienik Veteriner, e kontribut të madh kanë edhe anëtarët e organizatave joqeveritare. “Nga masat që i konsiderojmë si të rëndësishme do t'i kishim theksuar zbatimin e numrit sa më të madh të kastrimeve (sterilizimit të kafshëve), zbatimin e masave të rregulluara me ligj (vaksinimi kundër tërbimit), si dhe indentifikimin e sigurtë të kafshëve me ndihmën e mikro-çipave. Këto masa janë orientuar drejt reduktimit human të shkallës së rrezikut nga tërbimi, ndërsa instalimin i mikro-çipave do ta lehtësojë implementimin e gjithë rregullave ligjore dhe autoritetet lokale do ta kenë mundësinë e zgjidhjes së problemit me kafshët e braktisura dhe të humbura", thotë Ambrozhiqi.

T.S.

të dhe dhitë për përdorim personal. Kafshët mund të shfrytëzohen për qëllime dhe trajnime eksperimentale arsimore, por paraprakisht duhet të paraqiten tek organi kompetent, Drejtoria për Veterinari. Kafshët që mund të shfrytëzohen në eksperimentim janë miu, miu i artë, derri i indit, lepuri, qeni, macja dhe thëllëza. Ligji cakton se askush nuk duhet të braktisë kafshët e shtëpisë, ndalohen ndërhyrje kirurgjike mbi kafshët për shkurtim të bishtit, prerje të veshëve ose prerje të gishtit të pestë. Pronarët duhet në bazë vjetore t'i paraqesin qentë personal në stacionet veterinare. Ata duhet të lidhen në zona të caktuara. Lidhur me qentë e paregjistruar, komunat janë kompetente t'i mbledhin qentë endacakë dhe përkohësisht t'i sistemojnë në objekte përkatëse – vendstrehime. Ligji mbi Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve i rregullon edhe rregullat mbi transportin e kafshëve. Pjesëmarrësit që janë të inkuadruar në transportin e kafshëve duhet të kenë dokument për transportimin dhe janë të obliguar ta planifikojnë transportin, t'i mbikqyrin kafshët, të kenë person përgjegjës për ruajtjen e tyre. Miratimin e transportuesve e lëshon një organ kompetent vetëm nëse bëjnë transportin e kafshëve për udhëtime të gjata dhe ai vlen pesë vjet, me obligim të mbikqyren kafshët, të ekzistojë stafi i trajnuar dhe i çertifikuar dhe të lejohen kontrollime përkatëse. Në vendkalimet kufitare, kur kafshët transportohen tej kufirit, ato duhet të jenë të kontrolluara nga veterineri, me të cilën ai kontrollon nëse kafshët janë në gjendje ta vazhdojnë udhëtimin. Inspektori ka mundësi ta ndërpresë udhëtimin dhe të urdhërojë që kafshët të shkarkohen, ujiten, ushqehen dhe të pushojnë. Deri në fund të vitit 2009, Maqedonia duhet t'i ketë gjithë rregulloret mbi mirëqenien e kafshëve. Në ato po rregullohen specificitetet rreth mirëqenies. Në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë janë definuar edhe gjoba me para ose deri gjashtë muaj burg, varësisht nga kundërvajtja. Do të implementohet fushata informative për gjithë qytetarët rreth sanksioneve dhe nëse nuk respektohen pas fushatës, do të duhet të aplikohen gjoba.

MAJ 2008 | 31


BURSA Çmimet e pemëve dhe perimeve në Serbi për periudhën nga 7 deri më 13 prill të vitit 2008

Çmimet e pemëve dhe perimeve në Mal të Zi për periudhën nga 3 deri më 9 prill të vitit 2008 Lëvizja ditore e cmimeve të grurit prej vjeljjes së vitit 2007 dhe kvartalit të pare të vitit 2008

Lëvizja ditore e cmimeve të misërit të thatë artificial të vitit 2007 dhe kvartalit të pare të vitit 2008

Çmimet e pemëve dhe perimeve në Serbi për periudhën nga 7 deri më 13 prill të vitit 2008

Çmimet e pemëve dhe perimeve në Kroaci për periudhën nga 7 deri më 13 prill të vitit 2008

32 | TOKA IME


Të nderuar, Duke patur parasysh nevojën tuaj për informim me kohë dhe plasim të informacioneve të vërteta, ne po e shpallim këtë propozimofertë. Qëllimi është që t’ju informojmë se në tregun e mediave të shkruara, është ky viti i tretë, po botohet revista TOKA IME – revistë kjo e specializuar për prodhuesit e ushqimit, fermerët dhe organizatat e tyre. Këtë revistë po e përpilon Federata e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë. Në te po plasohen informacione lidhur me zhvillimin e bujqësisë, risitë në edukimin ose teknologjinë që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve, si dhe informacione për bujqit me burime nga vendi dhe nga jashtë. Revista ka zgjedhur grupin e vet qëllimor – bujqit, dhe po distribuohet në 5000 kopje në adresat e tyre të vendbanimit, nëpër shoqatat nga gjithë degët e bujqësisë, si dhe nëpër organizatat

dhe institucionet nga lëmi i bujqësisë. Shpresojmë se me këtë propozim do ta nxisim interesin Tuaj që të parapaguheni për këtë revistë dhe për 500 denarë në vit, ta merrni personalisht, nëse jeni anëtarë të FFRM-së, ose për 800 denarë nëse nuk jeni anëtarë të FFRM-së, ta merrni personalisht nga postieri

juaj. Nëse vendosni të bëheni parapagues tonë, ju lutemi që ta plotësoni një fletëpagesë (formulari PP 10) siç është shënuar në shembullin. Për informacione më të hollësishme, ju lutemi, paraqituni në 02/ 30 99 044 ose 02/ 30 99 042 në Federatën e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë, Redaksia “Toka Ime”.

Në bazë të Nenit 7 alineja 1 nga ligji për kullota (“Gazeta Zyr. e RM”Nr.3/98) Komisioni për dhënje në shfrytëzim të kullotave pranë: NDËRMARJES PUBLIKE PËR EKONOMIZIM ME KULLOTA – SHKUP - Shpall – K O N K U R S nr.01/08 për dhënje në shfrytëzim të kullotave në pronësi shtetërore 1. NP për ekonomizim me kullota - Shkup, i jep në shfrytëzim kullotat në pronësi shtetërore në: Berovë, Gostivar, Gjevgjeli, Dibër, Kratovë, Kavadar, Prilep, Shën Nikolë, Strumicë, Çair, Gazi Babë,Kisela Vodë,Karposh, Tetovë, Shtip, Koçanë, Dellçevë,Koçan, Vinicë,Gjevgjelij, Radovish, Mak.Brod, Krushevë, Strugë, Ohër, KërçovëDemir Hisar, Resnje, Manastir, Veles,Kumanovo, Probishtip, Kriva Pallankë më së shumti deri në 10 vjet. - Sipërfaqja e përgjithëshme e kullotave në pronësi shtetërore që jepen në Konkurs për shfrytëzim është 206 000 hektarë. 2. Dokumentacioni i tenderit për pjesëmarje në Konkurs mund të meren në zyrat e njësive rajonale të Ndërmarjes Publike për Kullota, në Drejtorin e Ndërmarjes publike dhe njësitë rajonale të MBPU-së të lartpërmendura dhe për të njejtat paguhet kompenzimi i pakthyeshëm në lartësi prej 200,00 denar në xhiro llogarinë: 300000000110519 dhe numri tatimor 4030998360448 deponent Banka Komerciale me shenjë: - për dokumentacion tenderues për shfrytëzim të kullotave shtetërore. 3. Të dhëna më të sakta për kullotat: komuna katastrale, masivi malor, emri i kullotës, sipërfaqja në hektar, kapaciteti i të dhënave të tjera relevante mund të shihet në dokumentacion e cila lihet në shqyrtim të Njësis Rajonale të Ndërmarjes së për Kullota Publike dhe MBPU- të theksuar në pikën 1 ose në Drejtorinë e Ndërrmarjes Publike. 4. Konkursi zgjat 15 ditë nga dita e publikimit. 5. Të drejtë për pjesmarje në Konkurs kanë të gjithë personat fizik dhe juridik. 6.Shryrtëzuesit e kullotave në pronësi shtetrore kanë të rejt pjesmarrje ne Komkurs nëqoft se: Për personat juridik: -Nuk janë në proces falimentimi ose likuidimi. (Ofertuesit janë të obliguar në ofertë të kenë edhe dokumentin se nuk janë në falimentim ose likuidim) -ty kenë kryer obligimet ndaj Ndërmarjes publike për ekonomizim me kullota nga vitet e kaluara dhe jan të obliguar të kenë fakr-vërtetim me të cilin garantojn se të njejtat I kanë kryer Për personat fizik: -ty kenë kryer obligimet ndaj Ndërmarjes publike për ekonomizim me kullota nga vitet e kaluara dhe jan të obliguar të kenë fakt-vërtetim me të cilin garantojn se të njejtat I kanë shlyer. 7. Lartësia e Kompenzimit për shfrytëzim të kullotave në pronësi shtetërore vërtetohet me vlersimin si vijon me këtë çmimore: 1.Shfrytëzimi i kullotës për bagëti të vogla (dhen, dhi etj) për frymë.........50,00 den. 2.Shfrytëzimi i kullotës për bagëti të mëdha për frymë.....................250,00den 3.Kositje dhe kullotje të kullotave.................................500,00den/1000m2

4.Kompenzim për shfrytëzim të përkohshëm të parcelës kullotë....1000,00 denarë/ha 5.Kompenzim për vënje të objekteve të përkohshme, objekte, stane, kotarë, familje të bletëve kërmijve etj.......................................20 denarë/m2 6.Kompenzim për kultivim të kulturave të ulta dhe kultura të ngjajshme dhe parcela të kullotave.......................................................500 denar/1000m2. Pagesa do të bëhet në bazë të kapacitetit të kullotave. 8. Pjesmarësit në konkurs është e nevojshme të deponojnë 30% prej shumës vjetore të kompenzimit të shfrytëzimit të kullotës vërtetuar me pikën 7 të këtij konkursi.Mjetet paguhen në Gjiro Llogari 300000000 dhe numri tatimor 4030998360448 deponent Banka Komercial me shenjë: - pjesmarje në konkurs për shfrytëzim të kullotave shtetërore Për pjesmarësit në konkurs të cilët nuk do të arinë të kenë të drejtë për shfrytëzim të Kullotave në pronësi shtetërore, mjetet e deponuara do tu kthehen. 9. Përpos kriteriumeve bazë të lartë shënuarat në konkurs, duhet të plotsohen kriteriumet Shtesë për zgjedhje të ofertës më të mirë, edhe atë: numri i bagëtisë në m2 sipërfaqje (mbushja e kapacitetit të kullotave) në kushte të barabarta përparsi në marjen e kullotave në shfrytzim ka shfrytzuesi i më parshëm i kullotave në pronësi shtetrore (gjegjsisht qytetarët që jetojnë në vendbanimet gjegjëse). 10. Oferta dhe dokumentacioni tjetër dërgohet në arkivin e Ndërmarjes Publike për kullota në adresën:Bulevardi “Partizanski Odredi” Nr.145 Shkup, në kovertë të mbyllur në të cilin në këndin e majt duhet të shënohet mbishkrimi “mos e hap”.Në mesin e kovertit duhet të shkruhet adresa e saktë e Ndërmarjes Publike për kullota.Koverti nuk duhet të mbajë asnjë mbishkrim në të cilin mund të identifikohet ofertuesi. Oferta dërgohet në një shembull origjinal i cili duet të jetë i nënshkruar nga ofertuesi. 11. Ofertat të cilat nuk e përmbajnë të gjithë dokumentacionin e duhur të cilat janë dërguar pas kalimit të afatit pë dërgim si dhe ofertat të cilat nuk janë të përpunuara sipas kushteve të vërtetuara në konkurs, nuk do të meren parasysh para vendosjes. Dorëzim të dhënave të rejshme për ofertuesin në dokumentacionin e tenderit tërheq vepër penale. 12. Hapja e ofertave do të mbahet në ambientet e Ndërmarjes Publike për ekonomizim me kullota - Shkup, te rruga:” Partizanski Odredi” Nr. 145. 13. Për informata plotësuese ofertuesit mund të drejtohen në telefonat: 02/3064-382 dhe 02/3064-221 në Ndërmarjen Publike për kullota - Shkup, në njësin rajonale gjegjëse të NP.ose në njësitë rajonale të MBPU-së të cekura në pikën 1 të Konkursit.


VETERINË

FRYERJE - Timpania F

ryerja e stomakut dhe e rrjetës paraqet sëmundje e cila karakterizohet me shtrirje të madhe të murit të tyre, si pasojë e grumbullimit të një sasie të madhe të gazrave për një kohë të shkurtër. Më shpesh paraqitet tek gjedhët, pastaj tek dhentë, e më rrallë edhe tek dhitë.

Si paraqitet? Më shpesh paraqitet si pasojë e ushqyerjes së kafshëve nëpër kullota me bar të ri, i cili gjendet në fazën e hershme të zhvillimit para lulëzimit. Nga bari në këtë kuptim më i rrezikshëm është ai leguminoz, si: tërfili i kuq dhe i bardhë, jonxha, grashina. Megjithatë, më e rrëzikshmja është jonxha. Përveç leguminozëve, fryerje mund të shkaktojë edhe gjethja e lakrës, si dhe gjethet e rrepës së sheqerit dhe të rrepës për kafshë. Ata përmbajnë më pak celulozë dhe shumë shpejt bluhen në paralukthet e përtypësve. Me ndikimin e bakteries vjen deri tek krijimi i sasisë së madhe të gazrave, siç janë: CO (bioksidi i karbonit) rreth 67%, metani rreth 26%, N (azot) dhe H (hidrogjen) rreth 7%, si dhe një pjesë të madhe të O (oksigjen) dhe H S (sulfur hidrogjeni). Sasia e gazrave arrin deri 30 litra në orë, kështu që kafsha nuk është në gjendje ta largojë.

AKTIVITETE

Më shpesh paraqitet si pasojë e: kalimit të përshpejtuar nga ushqimi i dimrit në atë të verës; ushqyerjes së kafshëve në kullota me bar të ri, i cili gjendet në fazën e hershme të zhvillimit; kullotjes së kafshëve me bar me vesë; dhënies ujë kafshëve menjëherë pas kullotjes. Tek viçat paraqitet fryerja periodike, nëse shpejt kalojnë nga ushqimi me qumësht në ushqim të fortë (kaba). Kjo paraqitet për shkak të zhvillimit të pamjaftueshëm të paralukthit për pranimin dhe lëvizjen e ushqimit të fortë, gjegjësisht, reflekset për përtypje dhe gromësima nuk janë mjaft të zhvilluar. Prandaj ushqimi më gjatë mbahet në paralukthin, ku tejbluhet dhe lëshon sasi më të madhe të gazrave.

Njohja Fryerja lehtë njihet pasi paraqitet vrullshëm, çdoherë ka të bëjë me ushqimin, si dhe sipas mbushjes së vërejtshme të zbrazëtirës së uritur të majtë. Kafsha është shumë e shqetësuar, qëndron e pasigurtë, merr frymë në mënyrë të përshpej-

EDHE KY MUAJ MBETET PËR NDIHMË NGA SHTETI

FFRM-ja ndihmon gjatë aplikimit për subvencione eri në fund të këtij muaji, gjithë fermerët nga vendi do të duhet të aplikojnë për marrje të ndihmës nga Programi për Subvencionim të Bujqësisë për vitin 2008. Për këtë qëllim, ata plotësojnë formularë, të cilat i dërgojnë deri tek Njësitë Rajonale të Ministrisë përkatëse të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave. Federata e Fermerëve, përmes Qendrave të veta Rajonale, iu ndihmon gjithë bujqve për plotësim të saktë dhe në kohë të fletë-aplikimeve të duhura dhe gjatë sigurimit të të gjithë formularëve të domosdoshme. Risi në procesin e plotësimit dhe dërgimit të fletë-aplikimit të kapaciteteve prodhuese dhe kërkesës për regjistrim në Regjistrin Unik të ekonomive bujqësore, si dhe fletë-paraqitja e ndryshimeve. Kjo fletë-paraqitje është kusht për gjithë bujqtë individualë ose personat fizik për shfrytëzim të mjeteve të

D

34 | TOKA IME

Programeve për Përkrahje të MBPAU-së, ndërsa ky obligim del nga Ligji mbi Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Fletë-paraqitja do t'u mundësojë bujqve të regjistrohen në Regjistrin Unik, gjë kjo me të cilën Ministria do të disponojë të dhëna reale mbi gjendjet në bujqësi, dhe në këtë bazë do të krijojë politikë si duhet. Bujqtë kanë probleme me plotësimin e formularëve, e këtë e tregojnë edhe rradhët e gjata të njerëzve në Qendrat Rajonale të FFRM-së. Sali Aziri nga fshati Çajlë i Gostivarit, është mirënjohës për ndihmën gjatë plotësimit të formularëve për subvencione. Ai thotë: “Falë FFRM-së, do të marr ndihmë nga Ministria për misrin, grurin, jonxhën, qumështin dhe produktet e tjera bujqësore. Informacionin se QR Gostivar ndihmon gjatë plotësimit të formularëve e mora nga mediat lokale dhe nga të punësuarit në Qendrën e Federatës. Kuptohet, këtë do t'ua përcjell bashkëf-

shatarëve të mi – bujq”, sqaron Aziti. Kënaqësinë nga ndihma e shprehu edhe Sllobodan Nikollovski nga fshati Llazhec i Manastirit. “Vitin e kaluar gjërat ishin ndryshe, nuk ishte më thjeshtë për aplikim. Mirëpo sivjet kishte shumë dokumentacion për mbushje dhe shënime nëpër letrat e shumta. Aplikova për subvencione për kulturat e vjeshtës, e tani përsëri do të shkoj në Qendër, për t'i plotësuar dokumentet për ndihmë për lopët", sqaron Nikollovski. Edhe për Stojançe Micevin nga fshati Bunish të Probishtipit, është problematike proçedura për marrje të subvencioneve. Ai sqaron se në vitin e kaluar ajo kishte qenë më e thjeshtë, ndërsa sivjet nevojitet mbushja e dokumenteve më me vëllim me të cilat duhet të paraqitet tërë prodhimi bujqësor familjar. “Për shkak të mundësisë së gabimeve të mundshme dhe pasojave që mund të dalin, nuk u angazhova që t'i


tuar, ka gjuhë të zvarritur dhe nga goja i rrjedhin jargë. Kjo më mirë vërehet kur kafsha shihet nga prapa. Sipas formës në të cilën gjendet gazi, dallojmë dy lloje të fryerjes: kur gazrat janë të veçuara mbi përmbajtjen e stomakut kur gazrat përzihen me përmbajtjen e stomakut Rrezik kryesor për jetën e kafshëve paraqet çrregullimi i qarkullimit të gjakut, e sidomos pas frymëmarrjes. Lëvizja është e vështirësuar pasi stomaku e shtyp diafragmën. Prandaj duhet reaguar me shpejtësi dhe si duhet, që të mos vijë deri tek zënia e frymës. Së pari, kafshës i lehtësohet frymëmarrja, vendoset diagonalisht, në mënyrë që këmbët e përparme të vendosen pak më lartë se ato të prapmet. Pastaj me ndihmën e sondës së lukthit, bëhen përpjekje që të nxjerren gazrat nga stomaku.

Zyrat e FFRM-së, ku bujqtë mund të drejtohen për ndihmë: Zyra Kryesore Rr. "Gigo Mihajllovski" nr. 3, 1000 Shkup tel./faksi: +389-(0)2-3099-044 e-maill-i: ffrm@ffrm.org.mk QENDRA RAJONALE MANASTIR Rr. "Josif Josifovski", nr. 28, 7000 Manastir tel./faksi: +389-(0)47-225-635 e-maill-i: rc.bitola@ffrm.org.mk QENDRA RAJONALE GOSTIVAR Rr. "Beliçica", pn, 1230 Gostivar tel./faksi: +389-(0)42-218-157 e-maill-i: rc.gostivar@ffrm.org.mk QENDRA RAJONALE KOÇAN Rr. "29 Noemvri", pn, 2300 Koçan tel./faksi: +389-(0)33-278-475 e-maill-i: rc.kocani@ffrm.org.mk QENDRA RAJONALE STRUMICË Rr. "Vasill Surçev" nr. 17, 2400 Strumicë tel./faksi: +389-(0)34-340-425 e-maill-i: rcsr@ffrm.org.mk

Nëse gazrat janë të veçuara nga përmbajtja në stomak atëherë procedura do të ketë sukses, por nëse përmbajtja e ushqimit është përzier me gazrat, atëherë nxjerrja e gazrave do të vështirësohet. Në atë rast, shpeshherë bëhet hapja operative e lukthit stomakut (ruminotomi) dhe nxirret tërë përmbajtja. Ca nga gazrat nxirren nëpër kanale të veçanta (troakar), që depërtohen nëpër murin nga ija e majtë afër stomakut. Mbasi kalon rreziku nga ngordhja e kafshës, atëherë duhet patur parasysh se kjo dukuri akute mund të rishfaqet. Prandaj në praktikën veterinare përdoren barna që mund ta reduktojnë krijimin e gazrave dhe iu rekomandohet blegtorëve t'i shfrytëzojnë këshillat e veterinarëve për atë se cilat barna duhet t'i kenë në barnatoret e veta të përdorimit. Lena Spirkoska, Agronomiste e blegtorisë

plotësoj vetë dokumentet. Gjatë vizitës së realizuar në fermën time nga ana e të punësuarve në Qendrën Rajonale Koçan mora vesh se edhe FFRM-ja përmes Qendrave Rajonale ofron ndihmë gjatë plotësimit së fletë-aplikimeve për subvencione në bujqësi. Ishte kjo një mundësi e shkëlqyer e cila u paraqit në momentin e duhur. Me ndihmën që mora, arrita ta plotësoj obligimin për paraqitje të prodhimit tim dhe e parashtrova aplikacionin. Konsideroj se ndihma që FFRM-ja e ofron është e mirëseardhur për bujqtë nga ky rajon", rrëfen Micevi. Voislav Kantarxhievi nga Strumica, bletar është gjithashtu i kënaqur nga hapja për bashkëpunim e personelit në Qendrën Rajonale. Sipas tij, ai ndihet i lirë, që në çdo kohë dhe pa hezitim, të kërkojë ndihmë nga zyra dhe sqarim për dispozita të caktuara ligjore, si dhe rregullore dhe vendime juridike. “Deri tani ishim të ngatërruar dhe endeshim nëpër

institucionet, por nuk e merrnim dot shërbimin që e prisnim. Prandaj, jemi shumë të kënaqur me Qendrën, e cila aq shumë na ndihmoi në plotësimin e formularëve për subvencione. Vetë formularët janë voluminozë dhe nuk do të kishte mundur një prodhues bujqësor t'i plotësonte vetë. Qendra shumë e lehtëson punën tonë", sqaron ky Strumicas. Ai kërkon që ky Program për Ndihmë në Bujqësi të publikohet në fillim të vitit, sidomos në janar, pasi, si bletar, ai tani ka nevojë për sënduqet e bletëve, e sipas Programit për Zhvillim Rural, do t'i marrë kur të mos ketë më nevojë nga ato. “Prandaj do të ishte mirë që ky Program të jetë në fillim të vitit, ndërsa miratimet të bëhen më së voni deri në mars. Me këtë ndihmë të madhe janë edhe Qendrat e tilla të cilat na informojnë neve, si bujq, për gjithë ngjarjet në sektor", përfundon Kantarxhiev. M. Z. MAJ 2008 | 35


RISI

Stanisllav Lepojeviq – Bata, Bionergjetik për Bujqësi dhe Blegtori

Me bioenergji drejt rendimenteve më të mëdha, ushqimit më cilësor dhe bagëtisë së shëndoshë

S

htatëdhjetëvjeçari Stanisllav Lepojeviq – Bata, gjatë 11 viteve të kaluara, ia ka kushtuar jetën e vet bioenergjisë dhe aplikimit të saj në bujqësi dhe blegtori. Ai sqaron se me këtë metodë arrihen shumë rendimente të larta në bujqësi, se produktet fitojnë cilësi të lartë dhe se ushqimi që prodhohet në truall i cili paraprakisht ka qenë i trajtuar me bioenergji, sipas Lepojeviqit, është i pastër dhe pa përbërës kimik. “Nevojitet përpunimi si duhet i truallit, pastrimi i tij kimik nga pesticidët, plehrat dhe mbeturinat nga kemikalje të ndryshme. Ai truall duhet të lërohet para hullimit që të mund të pastrohet, të mos lërohen substancat e panevojitura përsëri dhe përbërjet natyrale të jenë të disponueshme për farën dhe për atë që duhet të mbijë mbi tokë", sqaron Bata. Ai thotë edhe se fara që do të shfrytëzohet, duhet të kontrollohet dhe t'i bëhet përforcim bioenergjetik. “Më duhet të jem prezent në arë për një kohë të caktuar dhe me shikimin tim ta mbuloj tërë hapësirën për disa minuta me rradhë. Megjithatë kjo varet nga ajo që është mbjellë në tokë paraprakisht, për çfarë është përdorur dhe si është trajtuar ajo", sqaron Bata. Lidhur me tokën, bioenergjia përdoret në periudhë të caktuar kohore, pasi duhet të respektohen afatet për mbjellje. Bata sqaron se kalendari kohor për mbjellje mbetet i njëjti, por se me bioenergji nxiten të ardhurat nga një deri pesë herë më shumë në të njëjtën sipërfaqe. Me trajtimin, thotë ai, vetë brejtësit, minjtë dhe urithi e lëshojnë terrenin, pasi ata “janë mësuar me ushqim helmues dhe të ndotur, e nëse toka është e trajtuar, atëherë nuk

Bioenergjia mund të përdoret edhe për mbrojtje nga moti i keq (stuhia), por Lepojeviqi sqaron se gjatë kësaj nevojitet bashkëpunimi me shumë institucione tjera. Si për shembull, me Stacionin Hidrometeorologjik, i cili do ta kishte informuar këtë bionergjetik, për atë se nga vijnë retë që mund të shkaktojnë breshër dhe kur mund të priten rreshjet. Me trajtimin, sqaron Lepojeviqi, do të mbrohen shumë toka të mbjella. do ta konsumojnë ushqimin e ri për ta të pashijshëm". Lepojeviqi e përdor bioenergjinë edhe për trajtime në blegtori. “Bioneregjia transferohet në farë, në frut, në arë, në dru. Por mund të përdoret edhe për kafshët, për pastrimin e ujit që pijnë, edhe atë vetëm me prezencën e bioenergjetikut”, rrëfen ky person i pensionuar ushtarak. Sipas tij, me vetë shikimin e bioenergjetikut, bagëtia përforcohet në gjendje të mirë, dhe me këtë fiton mbrojtje shëndetësore. Lepojeviq pretendon se bagëtia mbrohet nga sëmundje të ndryshme, e mund të shërohen tuberkulozi, shapi (afti epizotik) vetëm me aplikimin e kësaj energjie. Gjithashtu sipas sqarimeve të tij, me bioenergji përmirësohet edhe cilësia e qumështit, ai pastrohet nga dëmtues dhe bacile të

Ky bioenergjetik shkon në vetë vendin, atje ku ka nevojë për trajtim. Prandaj ai thotë se do të jetë më mirë, nëse ekziston nevoja të shkohet në një pjesë të caktuar të vendit tonë, atëherë të organizohen disa bujq. Lepojeviqi kërkon t'i paguhen vetëm shpenzimet e rrugës dhe sistemimi, nëse ka nevojë nga ai. Trajtimi i tokës ose i kafshëve, thotë ai është pa pagesë. Lepojeviqi është i gatshëm t'i zgjidhë problemet e tokës dhe bagëtisë dhe mund ta kërkoni në numrin e telefonit: 02/2042779, në Shkup 36 | TOKA IME

ndryshme, nga e tërë që nevojitet dhe është e dëmshme për organizmin e njeriut. Ai sqaron se nevojitet edhe përpunimi energjetik i hapësirës në të cilën ushqehen kafshët (kullotat, uji, si dhe trajtimi i vetë ushqimit). Kjo metodë mund të përdoret edhe gjatë majmërimit të bagëtisë, në zogj dhe brojlerë, me të cilën, për një kohë të shkurtër arrihet rendimenti më i madh me pak ushqim të harxhuar. Edhe këtu thotë ai, rendimentet po rriten nga një deri pesë herë. Përvoja e Lepojeviqit pohon se bioenergjia përdoret edhe në pemëtari, në oranzheritë (serat), në vreshtari, në peshkatari, si dhe në prodhimin e kulturave të hershme, pasi frutet me trajtim, sipas tij, piqen 10 deri 15 ditë para afatit të zakonshëm. “Bioenergjia ndihmon në shërimin e sëmundjeve tek peshqit, në mbrojtjen e hapësirës në të cilën ruhet peshku”, thotë Lepojeviqi. Ai i lut gjithë shkencëtarët që nuk pajtohen me metodën e tij të punës ta mos sulmojnë, por të shkojnë me të në terren dhe të vërtetohen në realitet. Lepojeviqi tanimë 11 vjet e studion bioenergjinë, shkon nëpër seminare dhe grumbullon dituri. Megjithatë ai është i bindur se me rritjen e rendimenteve të ushqimit për kafshë do të zgjidhet problemi me mungesën e ushqimit me të cilin po ballafaqohen blegtorët.


“SwedMilk Maqedoni” me fermerët maqedonas në udhëtim edukativ në Suedi

EDUKIM

Së bashku drejt cilësisë evropiane

të qumështit maqedonas “SwedMilk Maqedoni”, me risi në partneritet me fermerët. Për herë të parë në Maqedoni, diku dyzetë fermerë shkuan në udhëtim edukativ në Suedi. Në vendin tanë ata e sollën përvojën për atë se si qumështi maqedeonas mund ta arrijë standardin evropian

D

iku dyzetë fermerë maqedonas ishin në edukim në Mbretërinë e Suedisë. Udhëtimin dhe edukimin e mundësuan “SwedMilk Maqedoni” dhe Projekti SFARM, në bashkëpunim me Federatën e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë. Është kjo radha e parë që fermerët maqedonas, në mënyrë praktike, ta shohin se ç’do të thotë aplikimi i standardeve evropiane në prodhimin e qumështit. “SwedMilk Maqedoni”, përmes këtij udhëtimi edukativ, përpiqeshte që më lehtë t’i nxis fermerët t’i aplikojnë standardet evropiane në prodhimin e qumështit dhe në fermat maqedonase. Shumë më lehtë dhe shumë më efektive është të aplikohen përvoja që funksionojnë, e më së miri mund të aplikohen nëse ato do të shijohen. Do të jemi më se të kënaqur nëse përvoja nga Suedia do të implementohet në Maqedoni. Siç përmendëm shumë herë deri tani, raportet tona partnerike me fermerët e përfshijnë edhe edukimin e tyre plotësues dhe in-

formimin e tyre të vazhdueshëm për risitë në këtë lëmë, ku mund të ndihmojë “SwedMilk Maqedoni”. Këtë e bëmë me furnizimin e laktofrizerëve që nga vetë fillimi i bashkëpunimit, diçka që është praktikë që po aplikohet në vazhdimësi. Tani jemi duke implementuar edhe standarde të reja me udhëtimet edukative. “Qumështi më i mirë maqedonas e meriton më të mirën”, deklaroi Dragi Gjorgjieski, Udhëheqës i Sektorit për Blerje të Qumështit në “SwedMilk Maqedoni”. Fermerët gjatë qëndrimit pesë-ditor në Suedi patën rastin të njohtohen me funksionimin e Federatës së Fermerëve në Suedi, si dhe praktikisht të njohtohen me tre lloje të vendmjeljeve bashkëkohore: vendmjelja automatike-e robotizuar, qarkulluese dhe me llojin e gjembit të peshkut. Para fermerëve maqedonas, prezantim të vetin mbajtën edhe përfaqësues të Qendrës për Riprodhim Viking Genetics, ku prodhohen farëra për farëzimin artificial nga deme të cilësisë së

lartë nga racat e gjedhit të Kuq Danez, të Kuq Suedez, si dhe të racës Hollshtajn Danez. “Me rëndësi të madhe është njohja praktike e përvojave të huaja. Është posaçërisht e rëndësishme që vetë fermerët të mund ta shohin se si kolegët e tyre nga Suedia janë organizuar në Federatë. Organizimi i vetë fermerëve ka rëndësi vendimtare për funksionimin e tyre, pasi në këtë mënyrë ata më lehtë i realizojnë të drejtat e veta. Federata e Fermerëve në Suedi është një shembull i vërtetë për atë se si duhet të duket një organizatë e shkëlqyer”, konsideron Trajan Dimkovski nga Federata e Fermerëve në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, sipas fermerëve maqedonas, udhëtimi edukativ në Suedi ka arritur qëllimin e vet, pasi përvojat më lehtë aplikohen nëse provohen në praktikë. “Patëm rastin ta shohim se si punohet në mënyrë evropiane. Ky shans paraqet mundësi të shkëlqyer që këto përvoja t’i aplikojmë në Maqedoni. E kemi qumështin më të mirë maqedonas. E, shumë shpejtë do ta prodhojmë edhe qumështin më të mirë maqedonas në tregjet evropiane. Me paraqitjen e “SwedMilk Maqedoni”, me siguri mund të themi se përsëri do të kthehet shpresa tek fermerët maqedonas të cilët e shohin të ardhmen e vet për prodhimet e veta”, deklaroi Jeton Zekmani, fermer ky nga Manastiri. Për shkak të qëndrimeve të këtilla, kjo nuk do të jetë udhëtimi i vetëm edukativ. “SwedMilk Maqedoni”, së bashku me partnerët e vet evropian, planifikon edhe edukim plotësues të fermerëve edhe në vende tjera evropiane.

MAJ 2008 | 37


INTERVISTË Zhivko Jankullovski, Zëvendës Kryeministër i Bujqësisë dhe Arsimit

Kulturat mjekësore - alternativa rentabile Sa është potenciali i këtij biznesi nga aspekti ekonomik, treguar përmes shpenzimeve për prodhimin dhe të ardhurave nga shitja? Kulturat e erëzave dhe ato mjekuese paraqesin një grup prodhimesh bujqësore që gjithnjë e më tepër po imponohen si zgjidhje alternative për prodhimet tradicionale me konkurrencë në rritje. Duke u nisur nga fakti se kapacitetet përpunuese në R. e Maqedonisë shprehin interesim për blerjen e këtyre kulturave, ndërsa pjesa më e madhe e sasive kanë origjinën e bimëve të vetë-mbira, duhet të orvatemi për prodhim të organizuar në plantazhe. Duke shikuar nga aspekti ekonomik, konsideroj se me investime të vogla në këtë biznes, mund të arrihen rezultate të larta ekonomike. Për shembull, për kultivimin e kamamiles, shpenzimet e pritura për sipërfaqe nga një hektar janë rreth 250 euro, ndërsa të ardhurat që realizohen për hektar janë rreth 1000 euro. Përkrahja e Qeverisë përmes programeve për nxitje dhe zhvillim dhe

BIMË MJEKËSORE

për zhvillim rural. Nga i cili segment dhe sa pará mund të shfrytëzojnë bujqtë? Dhe si? Me Programin për Përkrahje Financiare të Bujqësisë për vitin 2008, është paraparë masa për përkrahje të bimëve mjekuese, aromatike dhe të erëzave. Kjo do të thotë se Qeveria nuk e shpërfill këtë segment të bujqësisë, por përkundrazi, ka për qëllim afirmimin e prodhimit të këtyre bimëve. Për këtë masë janë paraparë mjete financiare në lartësi të përgjithshme nga 360.000 denarë (9000 denarë për hektar), ndërsa kriteret janë minimum sipërfaqja e mbjellë nga 0,2 ha në vitin 2008. Lartësia e përkrahjes financiare do të caktohet në bazë të kapaciteteve të paraqitura dhe mjeteve të përgjithshme në dispozicion, që do të thotë se mund edhe të rritet nëse ka një numër më të madh të bujqve të interesuar. Lidhur me teknologjinë e prodhimit, është në përpilim e sipër një Doracak për prodhimin e këtyre kulturave, gjë kjo me të cilën besojmë se edhe më shumë do të kontribuojmë për zhvillimin e kësaj dege të bujqësisë.

Cilat varietete dhe çfarë sasi të erëzave dhe bimëve mjekuese mund të prodhohen në Maqedoni? Maqedonia, si zonë gjeografike, ofron mundësi të shquara për kultivimin e shumë kulturave bujqësore, në mesin e të cilave gjenden edhe bimët aromatike dhe ato mjekuese. Në kuadër të Programit për Përkrahje Financiare të Bujqësisë, ekziston një listë e bimëve të kultivuara mjekuese, aromatike dhe të erëzave, të përshtatshme për prodhim organik bujqësor, që bëjnë pjesë të përkrahjes nga ana e shtetit. Konsideroj se kjo listë duhet paraqitur një pikënisje ku do të fillojë procesi dhe do të orientohen prodhuesit drejt kultivimit të këtyre kulturave. Natyrisht, prodhimi i bimëve mjekuese jep rendimente më të mëdha dhe arrihet një çmim më i lartë final, në krahasim me drithrat dhe kulturat industriale. Gjithashtu, duhet patur parasysh se gjatë prodhimit të këtyre kulturave, toka nuk shteret në asi masë siç është rasti me kultivimin e një prodhimi njëjtë aq rentabil siç është për shembull, kultivimi i lulediellit. Për momentin, kulturat

Rregulla për mbledhjen e bimëve mjekësore

Maqedonia është e tejmbushur me bimë mjekësore dhe aromatike ërdorimi i bimëve mjekuese është i vjetër sa edhe njeriu. Me përdorimin e barnave, njeriu krijon marrëdhënie me natyrën, duke shfrytëzuar atë harmoni të përsosur të substancave mjekuese që ajo ka ngërthyer në ato. Edhe krahas zhvillimit të industrisë kimike dhe farmaceutike, bimët mjekuese arrijnë ta mbajnë vendin e vet në treg. Duke ditur pozitën gjeografike, kushtet klimatike dhe të relievit, Maqedonia është e begatshme me bimë mjekuese dhe aromatike. Në stacionin për blerje të Alkaloid AD – Shkup blihen më shumë lloje të bimëve mje-

P

kuese. Çdo bimë mjekuese mblidhet në një periudhë të caktuar të vitit dhe në një mënyrë të caktuar. Është posaçërisht e rëndësishme përmbajtja e rregullave për mbledhje, tharje dhe ruajtje, pasi kjo varet edhe nga cilësia e tyre, por edhe për ruajtjen e natyrës në mënyrë e cila do të sigurojë shfrytëzimin e mëtejshëm me plan të resurseve të saj. VJELJA – para se të fillohet me mbledhje, duhet njoftuar materiali bimor që mblidhet. Bimët mblidhen në mot të thatë dhe me diell, në kohën kur vesa veç ka avulluar. Lagështia është e padëshiruar gjatë mbledhjes, pasi do

Bimët nuk duhet të mblidhen përreth rrugëve, ku sasia e bioksid karbonit dhe plumbit është më e madhe, përveç fabrikave dhe godinave të tjera industriale, nga oxhaqet dhe tubat e të cilave lëshohen gazra helmuese, në fushat që trajtohen me pesticide dhe mjete tjera kimike, si dhe në zona të banuara. 38 | TOKA IME

ta shkatërrojë (kalb) materialin e vjelur. Kur mblidhen gjethet, lulet ose frutet, nuk duhet të pritet trungu kryesor i bimës, por trungjeve dytësor që gjenden në pjesët që dëshirojmë t'i vjelim. Shfrytëzohen thasë të materialit natyral, siç janë: juta, kërpi ose pambuku, ose kosheret dhe shportat e thurura. Qeset plastike i çmundësojnë bimët e vjelura “të marrin frymë” dhe e mbajnë lagështinë, që çon drejt kalbjes së tyre. Bimët që janë sulmuar nga sëmundje të ndryshme, insekte, ato që tanimë janë drunjëzuar pa gjethe, me frute (farëra) e ngjashëm, nuk posedojnë tipare mjekuese. Gjatë mbledhjes në një vend të caktuar, duhet të lihet një e treta e bimëve për ta siguruar shumëzimin e varietetit. Lulet mblidhen kur bima fillon të lulëzojë. Bimët e tejlulëzuara ose ato që tanimë kanë formuar frut, nuk kanë karakteristikë mjekuese, e as vlerë tregtare. Lulet janë posaçërisht specifike për mbledhje. Pritet tërë tufa e luleve me gërshërë pemëtare ose thikë të mprehtë. Lu-


më të kërkuara nga kompanitë e blerjeve janë kamamilja, citronela, mendra (nenexhiku), që nuk do të thotë se kulturat tjera nuk do të jenë joshëse, përkatësisht, të pagueshme për kultivim. Natyrisht, prodhuesit e interesuar duhet të bashkëpunojnë me blerësit e këtyre prodhimeve, gjegjësisht, kompanitë e mëdha nga industria e ushqiit dhe farmacia, për të cilët jam i sigurt se do ta mbështesin idenë për prodhimin e këtij lloji të prodhimeve dhe për rritje të volumit të prodhimit. Marrëdhëniet kooperante midis prodhuesve dhe kompanive të përpunimeve nënkuptojnë edhe sigurim të materialeve të farërave dhe favorshmëri tjera nga blerësit. A mund fermerët të riorientohen nga një prodhimtari më pak rentabile, për shembull, duhani, drejt prodhimtarisë më rentabile të bimëve mjekuese ose erëzave? Çfarë kombinime mund të bëhen? Praktika e deritanishme, lidhur me riorientimin nga një prodhimtari në një tjetër tregon se bujqtë tanë e kanë më të

vështirë të përcaktohen për një hap të këtillë. Nëse shfaqin një iniciativë të këtillë dhe vendosin të riorientohen drejt kultivimit të bimëve dhe erëzave, mund ta paraqes faktin se ato sipërfaqe në të cilat është kultivuar duhani, paraqesin një bazë të favorshme për kultivimin e kamamiles, anisonit, lulekuqes (hashashit) e tjera. Përparësitë për kultivim të duhanit pushojnë në traditën e kultivimit të tij, plasmanit të sigurt, e ngjashëm. Ndërsa, llogaritjet e shpenzimeve, duke

përfshirë këtu edhe shpenzimet për punë dore dhe makineri gjatë kultivimit të këtyre kulturave, janë përafërsisht të njëjta si tek duhani. Duke patur parasysh faktin se ky varietet i bimëve nuk kërkon ndonjë regjim të veçantë e shumë kompleks të masave agroteknike nga njëra anë, dhe çmimi më i lartë shitës krahasuar me duhanin, nga ana tjetër, atëherë nuk ka dilemë për përparësinë krahasuese ekonomike të kultivimit të tyre, në krahasim me duhanin.

let barten vetëm në shporta dhe nuk duhet të shtypen. Gjethet mblidhen para lulëzimit ose në fillim të lulëzimit, gjegjësisht, deri sa e kanë ngjyrën e vet më të natyrshme. Ata nuk guxon të shtypen. E tërë bima (herba) është pjesa mbitokësore e bimës dhe mblidhet kryesisht kur bima do të fillojë të lulëzojë, pasi atëherë ka më së shumti tipare mjekuese. Priten me thikë, gërshërë ose me drapër. Nuk nxirret rrënja për ta mundësuar edhe ridaljen e saj. Frutet mblidhen të pjekura. Mblidhen në thasë dhe torba, e më së miri është në shporta. Frutet e fermentuara (të kalbura) dhe frutet e dëmtuara nga insekte nuk mblidhen. Fara mblidhet kur është e pjekur, pasi atëherë është më e thatë, më mjekuese dhe më lehtë ruhet. Rrënjët, gungat, rizomet gërmohen kur nuk ka rritje intensive të bimës dhe kur sasia e komponentëve të rëndësishme është më e madhe në to. Rrënja pastrohet nga gilzat (pjezat). Ca

nga to lahen, ndërsa ca qërohen. Rrënjët e vjetra dhe të drunjëzuara nuk mblidhen. Transportohen në thasë dhe thahen menjëherë. Lëvozghat e drurit priten vetëm nga dru të prera. Me një thikë të mprehtë diagonalisht bëhen të prera unazore (dy deri katër) në gjatësi nga 15-20 cm. Kështu lëvozhga qërohet më lehtë. Nuk pritet lëvozhga e drunjve të vjetër ose të drunjve të goditura nga sëmundje ose parazitë. THARJA – mundëson ruajtje më afatgjatë të bimës. Zbatohet në dy mënyra: të natyrshme dhe artificiale. Në mënyrën të natyrshme thahen pjesët delikate të bimës: lulja, gjethi dhe pjesa mbitokësore. Tharja e natyrshme bëhet në hapësira me temperaturë sa është e mundur më të qëndrueshme (deri 35oC) dhe atje ku ka qarkullim të përhershëm të ajrit (vende ku ka rrymë të ajrit). Duhet të shmanget eksponimi i drejtpërdrejtë në diell të materialit që po thahet. Bimët thahen në shtresa të holla, të shkundura në baza të natyrshme. Ato për çdo ditë shkunden dhe ba-

Beladon Prilep 048 410 113 Blen kërpudha të freskëta dhe të thata pyjore: Morchella, Cantharellus Cibarius, Calycube Gambosa, Boletus Edulis, Farëra hithri, krëku, boronice rabartësisht eksponohen në ajër. Tharja zgjat deri 15 ditë. Në mënyrën artificiale thahen rrënjët, lëvozhgat, frutet dhe farat. Shfrytëzohen soba, furra dhe thartore elektrike. Tharja bëhet në temperaturë nga 50-80 oC. RUAJTJA – nevojiten hapësira për magazina, të thata, të errëta, me temperaturë të qëndrueshme (deri 35 oC). Bimët e thara mirë ruhen në kutia kartoni, thasë të jutës ose të letrës ose sënduqe druri që duhet të jenë të mbyllura mirë. Varësisht nga bima, caktohet edhe mënyra e paketimit. Lulet ruhen në sënduqe, rrënjët në thasë jute, etj. Materiali i grumbulluar i bimëve duhet të ruhet edhe nga insektet.

Informacione më të hollësishme dhe listë me çmimet blerëse, si dhe kalendarë për mbledhje mund të gjeni në stacionin për blerje të Alkaloid SHA, Shkup, në bul. III Makedonska brigada, pn (Bilka) dhe në numrin e tel. (02) 2465 244. MAJ 2008 | 39



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.