NT Albanian

Page 40

Jeta juaj në Krishtin Mësimi i tretë

Burimi i fuqisë Për të përjetuar çdo ditë dashurinë dhe faljen e Perëndisë duhet të rrëfesh mëkatin tënd sapo ta shikosh që e ke. Rrëfimi duke u bashkuar me faljen e Perëndisë riparon shoqërinë me Atin tënd qiellor. Tani ti po fillon të jetosh jetën e krishterë, e cila nuk është në vetvete një sërë rregullash apo kode sjelljesh, por një marrëdhënie e gjallë personale me një Perëndi të dashur. Lexo Gjoni 7:37-39 (faqja 142). Ashtu siç marrëdhënia me Perëndinë varet plotësisht në atë çfarë Perëndia ka bërë përmes Jezus Krishtit, po kështë fuqia për të jetuar një jetë dinamike të krishterë gjithashtu vjen krejtësisht nga Perëndia. Një kompjuter ka të gjithë potencialin për të kryer atë për të cilin u modelua, por nga ana tjetër ai nuk ka energji të vetën. Në të njëjtën mënyrë, nëpërmjet identitetit tënd në Krishtin, ti ke të gjithë potencialin që të duhet për të jetuar si një krijesë e re në Krishtin. Në mënyrë të vazhdueshme merr fuqi nga burimi i duhur, Fryma e Shenjtë.

392


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.