Page 1

Jetës

“Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, veçse përmes Meje.”

Kjo deklaratë është thënë nga Ai, i cili e quajti Veten Biri i Perëndisë dhe foli për Perëndinë si Ati i Tij.

Lexoje këtë libër i titulluar Testamenti i Ri dhe jepi Vetë Perëndisë një shans që të flasë me ty. Lexo rreth së ardhmes së njeriut dhe se çfarë do t’i ndodhë planetit tonë në të ardhmen. Lexo rreth së ardhmes tënde!

N d a l o h e t s h i tj a e k ë t i j l i b r i

i

b

r

i

i

Testamenti i Ri

Ky libër flet për Të, emri i të cilit është Jezus. A është e vërtetë se gjithçka që Jezusi tha ishte dhe akoma është e vërtetë, përfshirë këtu edhe premtimin e Tij për t’u dhënë jetë të përjetshme të gjithë atyre që besojnë në Të? Apo Ai ishte thjesht një tjetër fetar fanatik?

Libri i Jetës

Libri i

L

Testam e nti

i

Ri


Libri i JetĂŤs


ZOTI

ka një dëshirë të zjarrtë për të ndërtuar një lidhje personale dashurie me ty nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krishtit. Ai pret me shpresë që t’i përgjigjesh ftesës së Tij: ”Ja, po qëndroj te dera dhe po trokas. Po të ma dëgjojë dikush zërin dhe të hapë derën, do të hyj në shtëpinë e tij dhe do të ha darkë me të dhe ai me Mua.” (Zbulesa 3:20 faqja 359).

Një pengesë e madhe për ta njohur Perëndinë personalisht është padituria se kush është Ai dhe çfarë ka bërë për ne. Testamenti i Ri është mënyra e Perëndisë për të na shpjeguar se çfarë do të thotë të kesh një lidhje personale me Të nëpërmjet Jezus Krishtit. Në faqet që vijojnë do të zbulosh që Jezusi është i Vetmi që të fal mëkatin, që të jep qëllimin final për jetën, që të garanton qetësi të brendshme, dhe të jep fuqinë për të ndryshuar. Ky Testament i Ri ka për qëllim që të të ndihmojë në udhëtimin tënd shpirtëror. Këtu kemi të përfshira janë edhe katër mësime, që do të të mbështesin të marrësh hapin e parë në të kuptuarin dhe të zhvilluarin e marrëdhënies tënde me Perëndinë.


Libri i JetĂŤs

Testamenti i Ri


Teksti në Testamentin e Ri është nga Testamenti i Ri në Shqip, copyright © 2000 Vladimir Dervishi Përdorur me leje “Të njohësh Perëndinë personalisht”, copyright © 1968-2010 Bright Media Foundation dhe CCCI; dhe “Jeta juaj në Krishtin”, copyright © 1984-2010 Bright Media Foundation dhe CCCI. All rights reserved Ky botim u publikua për here të parë në vitin 2012 Botuar nga MediaServe www.mediaserve.org ISBN 978-1-906389-22-2 Printuar në Kinë, 2012


Përmbajtja e Librit Parathënie: Të njohësh Perëndinë personalisht vii

Testamenti i Ri Mateu 1 Marku 49 Lluka 79 Gjoni 130 Veprat 167 Romakëve 215 1 Korintasve 236 2 Korintasve 256 Galatasve 269 Efesianëve 276 Filipianëve 283 Kolosianëve 288 1 Selanikasve 293 2 Selanikasve 297

1 Timoteut 300 2 Timoteut 306 Titit 310 Filemonit 313 Hebrenjve 315 Jakobi 331 1 Pjetri 336 2 Pjetri 342 1 Gjoni 346 2 Gjoni 351 3 Gjoni 352 Juda 353 Zbulesa 355

Jeta juaj në Krishtin: Mësimi një: Fillimi 379 Mësimi dy: Përjetimi i dashurisë së Perëndisë 385 Mësimi tre: Burimi i fuqisë 392 Mësimi katër: Rritja në Krishtin 399


Parathënie

Të njohësh Zotin personalisht Ashtu siç ka ligje fizike që drejtojnë universin fizik, po kështu ka edhe ligje shpirtërore, që drejtojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë.

Ligji i parë Perëndia na do dhe na ofron një plan të mrekullueshëm për jetët tona. (Referencat duhet të lexohen në kontekstin e tyre biblik. Numrat e faqeve janë dhënë për t’ua lehtësuar punën.)

Dashuria e Perëndisë “Sepse kaq e deshi Perëndia botën, saqë i dha Birin e vetëmlindur, që kushdo që beson në Të, të mos humbë por të gëzojë jetën e amshuar.” (Gjoni 3:16, faqja 133).

Plani i Perëndisë (Këtu flet Krishti) “Qëllimi im është që ta jap jetën dhe ta jap atë me bollëk” (që të jetë e plotë dhe të ketë kuptim). (Gjoni 10:10, faqja 147).

Atëherë pse shumë njerëz nuk përjetojnë një jetë të plotë dhe me kuptim? Sepse…

vii


viii

Parathënie

Ligji i dytë Ne jemi mëkatarë dhe të ndarë nga Perëndia. Kjo është arsyeja pse nuk mund ta njohim dhe ta përjetojmë dashurinë dhe planin e Tij për jetën tonë. Ne jemi mëkatarë “Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe u mungon lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23 faqja 218). Ne jemi krijuar që të kemi miqësi me Perëndinë, por për shkak të kokëfortësisë, zgjodhëm që të ndiqnim rrugën tonë, të paravarur nga Ai, dhe miqësia me Të u prish. Kjo zgjedhje, e karakterizuar nga një qëndrim rebelues i vazhdueshëm, është prova e asaj që Bibla e quan mëkat.

Ne jemi të ndarë “Sepse paga e mëkatit është vdekja, ndërsa dhurata e Perëndisë është jeta e amshuar në Krishtin Jezus, Zotin tonë.” (ndarje shpirtërore nga Zoti) (Romakëve 6:23, faqja 222).

Zoti i Shenjtë

Njeriu Mëkatar

Ky diagram pasqyron që Zoti është i Shenjtë dhe ne jemi mëkatarë. Ka një hendek të madh që na ndan. Shigjetat tregojnë që jemi vazhdimisht duke u përpjekur të arrijmë Zotin dhe jetën me bollëk nëpërmjet përpjekjeve tona, të tilla si jeta e mirë, filozofia apo feja.

Ligji i tretë shpjegon rrugën e vetme për të kaluar këtë hendek…


Ligji i tretë ix

Ligji i tretë Jezus Krishti është e vetmja zgjidhje nga Perëndia për mëkatin tonë. Vetëm përmes Tij mund të njohim dhe të përjetojmë dashurinë dhe planin e Perëndisë për jetën tonë. Ai vdiq në vendin tonë “Ja si e shfaq Perëndia dashurinë e Vet ndaj nesh: ndërsa ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Romakëve 5:8, faqja 220).

Ai u ringjall prej së vdekuri “Krishti vdiq për mëkatet tona… Ai u varros… pas tre ditësh Ai u ringjall prej së vdekurish ashtu siç parathanë profetët… Ai u pa nga Pjetri, dhe më vonë nga pjesa tjetër e ‘të dymbëdhjetëve’. Pas kësaj Ai u pa nga më shumë se 500 vëllezër të tjerë të krishterë…” (1 Korintasve 15:3-6, faqja 252).

Ai është e vetmja rrugë për tek Perëndia.

“Jezusi tha, ‘Unë jam Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk mund të shkojë tek Ati përveçse nëpërmjet Meje.” (Gjoni 14:6, faqja 155)

Zoti Jezusi

Njeriu

Ky diagram ilustron që Perëndia ka krijuar një urë për hendekun që na ndan prej Tij, duke dërguar Birin e Tj, Jezus Krishtin, që të vdesë në kryq në vendin tonë në mënyrë që të paguante ndëshkimin për mëkatet tona.

Por të njohësh këto tre ligje nuk mjafton…


x

Parathënie

Ligji i katërt Ne duhet ta pranojmë individualisht Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot, sepse vetëm atëherë mund të njohim dhe të përjetojmë dashurinë dhe planin e Perëndisë për jetën tonë. Ne duhet ta pranojmë Krishtin “Por ata që e pranuan, atyre Ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij” (Gjoni 1:12, faqja 130).

Ne e pranojmë Krishtin përmes besimit “Për shkak të mirësisë së Tij jeni të shpëtuar duke i besuar Krishtit. Madje as besimi nuk është prej jush; ai gjithashtu është një dhuratë nga Perëndia. Shpëtimi nuk është një shpërblim për të mirat që kemi bërë; kjo ndodh që askush të mos mburret për të.” (Efesianëve 2:8-9, faqja 277).

Kur pranojmë Krishtin, përjetojmë një lindje të re (lexo Gjonin 3:1-8, faqja 133).

Ne e pranojmë Krishtin personalisht (Këtu flet Krishti) “Ja, po qëndroj te dera dhe po trokas. Po të ma dëgjojë dikush zërin dhe të hapë derën, do të hyj në shtëpinë e tij dhe do të ha darkë me të dhe ai me Mua.” (Zbulesa 3:20, faqja 359). Të pranosh Krishtin përfshin kthimin nga vetja tek Perëndia (pendesa) dhe duke i besuar Krishtit që të vijë në jetën tonë për të falur mëkatet tona dhe për të krijuar atë lloj njeriu që Ai dëshiron që të jemi. Thjesht rënia dakord nga ana intelektuale që Jezus Krishti është Biri i Perëndisë dhe që Ai vdiq në kryq për mëkatet tona nuk mjafton. As ajo ndjesia e mirë e momentit nuk mjafton. Ne e pranojmë Jezus Krishtin me vullnet.


Ligji i katërt xi

Këto dy rrathë përfaqësojnë dy lloje jetësh:

Jeta e drejtuar nga vetja: V – Vetja është në fron

V

– Krishti është jashtë jetës

•– Interesat udhëhiqen nga vetja, që rezultojnë shpesh në konflikt dhe në zhgënjim.

Jeta e drejtuar nga Krishti: – Krishti është i pranishëm në jetë dhe në fron

V

V – Vetja i është nënshtruar Krishtit

•– Interesat drejtohen nga Krishti, duke rezultuar në harmoni me planin e Perëndisë

Cili rreth përfaqëson jetën tënde? Cili rreth dëshiron që të përfaqësojë jetën tënde? Që tani mund ta pranoni Krishtin duke i drejtuar një lutje besimi. Lutja është të folurit me Perëndinë. Perëndia e njeh zemrën tënde dhe nuk i interesojnë më shumë fjalët sesa qëndrimi e zemrës tënde. Ja një lutje:

“Zoti Jezus, kam nevojë për Ty. Faleminderit që vdiqe në kryq për mëkatet e mia. E hap derën e jetës sime dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit për faljen e mëkateve dhe për jetën e përjetshme. Ulu në fron të jetës sime dhe më udhëhiq. Më ndrysho ashtu siç dëshiron Ti të jem.” A e shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Nëse po, thuaje këtë lutje në këtë moment, dhe Krishti do të vijë në jetën tënde, ashtu siç ka premtuar. Ky artikull është një version i katër ligjeve shpirtërore nga Bill Bright (Bill Brajt).


Mateu Paraardhësit e Jezusit, Mesias Libri i gjenealogjisë së Jezus Krishtit, bir i Davidit, bir i Abrahamit.

1  2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij. Judës i lindi Faresi dhe Zara me nënë Tamarën; Faresit i lindi Ezroni dhe Ezronit i lindi Arami; Aramit i lindi Amenadabi; Amenadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni; Salmonit i lindi Boozi me nënë Rahabën; Boozit i lindi Obedi me nënë Rutin; Obedit i lindi Jeseu; Jeseut i lindi mbreti David; Davidit i lindi Solomoni me gruan e Urias; Solomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abija; Abijas i lindi Asai. Asait i lindi Josafati; Josafatit i lindi Jorami dhe Joramit i lindi Ozia. Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Ahazi dhe Ahazit i lindi Ezekia. Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni dhe Amonit i lindi Josia. Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij që ishin në kohën

e syrgjynosjes në Babiloni. syrgjynosjes në Babiloni, Jekonias i lindi Salatieli dhe Salatielit i lindi Zorobabeli. 13 Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi dhe Eliakimit i lindi Azori. 14 Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi dhe Akimit i lindi Eliudi. 15 Eliudit i lindi Eleazari; Eleazarit i lindi Matani dhe Matanit i lindi Jakobi; 16 Jakobit i lindi Jozefi, i shoqi i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht. 17  Pra, nga Abrahami deri te Da­ vi­­di ishin gjithsej katërmbëdhjetë breza, nga Davidi deri te syr­ g jy­ nosja në Babiloni katërmbëdhjetë breza dhe nga syrgjynosja në Babiloni deri te Krishti katërmbëdhjetë breza. 12 Pas

Lindja e Jezusit, Mesias Lindja e Jezus Krishtit ndodhi kështu: kur nëna e Tij Maria u fejua me Jozefin, përpara se të bashkoheshin, doli se ajo kishte mbetur shtatzënë prej Frymës së Shenjtë. 19 Atëherë Jozefi, i shoqi i saj, që ishte njeri i drejtë dhe duke mos dashur ta poshtëronte përpara botës, mendoi ta ndante të shoqen fshehurazi. 20  Dhe ja, ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr dhe i tha: “Jozef, bir i Davidit, mos u druaj ta

18 


2

Mateu 2 

marrësh Marinë për grua, sepse çka është ngjizur në të, është prej Frymës së Shenjtë. 21 Ajo do të lindë një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jezus, sepse Ai do ta shpëtojë popullin e Vet nga mëkatet e tyre.” 22  Dhe gjithë kjo ndodhi që të përmbushej ajo çka ishte thënë nga Zoti nëpërmjet profetëve, në këto fjalë, 23 “Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë. Emrin do ta ketë Emanuel, që i përkthyer do të thotë: ‘Perëndia me ne’.” 24  Jozefi, kur u zgjua prej gjumit, bëri siç e kishte porositur engjëlli i Zotit dhe e mori Marinë për grua. 25  Nuk fjeti me të derisa ajo lindi djalin e vet dhe ai ia vuri emrin Jezus.

Vizitorët nga Lindja Dhe ja, sapo lindi Jezusi në Betlehem të Judesë në ditët e mbretit Herod, arritën në Jeruzalem magët nga Lindja, 2  duke thënë: “Ku është Ai që ka lindur mbret i judenjve? Sepse ne pamë yllin e Tij në Lindje dhe erdhëm ta adhurojmë.” 3  Me të dëgjuar këtë, mbreti Herod u turbullua dhe bashkë me të gjithë Jeruzalemi. 4 Si mblodhi të gjithë krye­priftërinjtë dhe skri­ bët e popullit, ai kërkoi të dinte prej tyre vendin ku do të lind­te Krishti. 5  Ata i thanë: “Në Betlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nga profetët,

2 

6

nuk je aspak i parëndësishëm ndër zotërit e Judës, sepse prej teje do të dalë një prijës, i cili do të drejtojë popullin tim Izraelin’.” 7  Pastaj Herodi i thirri fshehtas magët dhe mësoi prej tyre kohën e saktë kur qe shfaqur ylli. 8 Ai i dërgoi ata në Betlehem dhe u tha: “Shkoni dhe kërkoni me kujdes për fëmijën dhe, sapo ta gjeni, më njoftoni që të shkoj edhe unë ta adhuroj.” 9  Ata, pasi dëgjuan mbretin, u larguan; dhe ja, ylli që kishin parë në Lindje, u printe përpara, derisa erdhi e qëndroi aty ku ishte fëmija. 10 Kur panë yllin, ata u gëzuan pa masë. 11 Me të hyrë në shtëpi, panë fëmijën me Marinë, nënën e Tij, dhe u përkulën duke e adhuruar. Pastaj ata hapën thesaret e tyre dhe i dhanë si dhuratë ar, temjan e mirrë. 12 Pastaj, si u paralajmëruan nga Perëndia në një ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, u larguan për në vendin e tyre duke ndjekur një rrugë tjetër.

Largimi në Egjipt Dhe ja, sapo u larguan, një engjëll i Zotit iu shfaq Jozefit në ëndërr dhe i tha: “Ngrihu, merr foshnjën me nënën e Tij dhe ik në Egjipt. Atje të qëndrosh derisa të të lajmëroj unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën dhe ka ndër mend ta vrasë.” 14  U ngrit, mori me vete që‘Dhe ti Betlehem, në tokën e Judës, menatë fëmijën me nënën e Tij 13 


Mateu 3  3

dhe u largua për në Egjipt. 15 Atje qëndroi derisa vdiq Herodi. Dhe kështu u përmbush ajo që ishte thënë nga Zoti nëpërmjet profetit: “Nga Egjipti e thirra Birin Tim.” 16  Pastaj Herodi, duke parë që magët ia kishin hedhur, u tërbua nga zemërimi dhe dërgoi e zhduku të gjithë fëmijët djem që ishin në Betlehem e në rrethinat e tij, nga dy vjeç e poshtë, sipas kohës që kishte mësuar prej magëve. 17  Kështu u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremia, 18 “Një

zë u dëgjua në Ramë; vajtim e kujë e madhe; Rakela që qante fëmijët e vet dhe nuk donte të ngushëllohej, sepse ata nuk rrojnë më.”

Kthimi në Nazaret Por, ja, pas vdekjes së Herodit, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Joze­fit në Egjipt 20 dhe i tha: “Ngrihu, merr fëmijën me nënën e Tij dhe shko në tokën e Izraelit, sepse ata që kërkonin të merrnin jetën e fëmijës, kanë vdekur.” 21  Ai u ngrit, mori fëmijën me nënën e Tij dhe hyri në tokën e Izraelit. 22 Por me të dëgjuar që në Jude mbretëronte Arkelau në vend të Herodit, atit të tij, i hyri frika të shkonte atje dhe, si u paralajmërua në një ëndërr, u tërhoq për në krahinat e Galilesë. 23 Dhe erdhi e u vendos në qytetin me emrin Nazaret. Kështu u përmbush ajo që ishte thënë nga profetët, “Do të quhet nazaretas”. 19 

Gjon Pagëzori përgatit udhën Në ato ditë arriti Gjon Pagëzori që predikonte në shkretëtirën e Judesë, 2 duke thënë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiellit po afron. 3  Sepse ky është ai për të cilin u fol nëpërmjet profetit Isaia:

3 

“Ky është zëri i atij që thërret në shkretëtirë: ‘Përgatisni udhën e Zotit, të drejta bëjini shtigjet e Tij!’” 4  Vetë Gjoni ishte i veshur me lesh deveje dhe mbante një rrip lëkure rreth mesit; ushqimi i tij ishin karkalecat dhe mjaltë bletësh të egra. 5 Tek ai shkonte Jeruzalemi dhe gjithë Judeja, si dhe tërë krahina e Jordanit, 6 dhe pagëzoheshin prej tij në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e veta. 7  Kur pa se shumë prej farizenjve dhe saducenjve po vinin për t’u pagëzuar prej tij, u tha: “O pjella nepërkash, kush ju mësoi t’i ikni zemërimit që po vjen? 8 Jepni pra, fryt të denjë pendimi. 9 Të mos ju shkojë ndër mend të thoni me vete: ‘Kemi atin tonë Abrahamin’, sepse po ju them që edhe prej këtyre gurëve Perëndia mund të nxjerrë fëmijë për Abrahamin. 10  Sëpata është vënë tashmë te rrënja e pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, pritet dhe flaket në zjarr. 11  Unë vërtet po ju pagëzoj me ujë për pendim, por Ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, sandalet e të cilit unë nuk jam i denjë t’i mbaj. Ai do t’ju pagëzojë


4

Mateu 4 

me Frymën e Shenjtë dhe me je Bir i Perëndisë, hidhu poshtë, se zjarr. 12 Në dorë të Tij është ter- është shkruar, plotja; do ta qërojë lëmin dhe do ‘Do t’i urdhërojë engjëjt e Tij ta mbledhë grurin e Tij në grunar, për Ty’ por kashtën do ta djegë me zjarr që dhe ‘Në krahë do të të mbajnë, nuk shuhet.” që këmba Jote të mos godasë në gur.’” Pagëzimi i Jezusit 13 

Pastaj Jezusi shkoi nga Galileja në Jordan te Gjoni, që të pagëzohej prej tij. 14 Por Gjoni u përpoq ta ndalonte, duke thënë: “Unë kam nevojë të pagëzohem prej Teje, kurse Ti vjen tek unë?” 15 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Lëre tani, sepse kështu na duhet të veprojmë që të përmbushet çdo drejtësi.” Atëherë Gjoni e pranoi. 16  Jezusi, me t’u pagëzuar, u ngrit menjëherë nga uji dhe ja, qiejt u hapën dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb, që erdhi e qëndroi mbi Të. 17  Dhe ja, erdhi një zë nga qielli që thoshte: “Ky është Biri Im i dashur, tek i cili gjej kënaqësi.”

Tundimi i Jezusit Pastaj Fryma i priu Jezusit për në shkretëtirë për t’u tunduar nga djalli. 2 Pasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, Atë e mori uria. 3 Tunduesi iu afrua dhe i tha: “Nëse je Bir i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë.” 4  Por Ai u përgjigj dhe tha: “Është shkruar: ‘Jo vetëm me bukë do të rrojë njeriu, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë.’” 5  Pastaj djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vuri në cep të pullazit të tempullit 6 dhe i tha: “Nëse

4 

7  Jezusi i tha: “Është shkruar gjithashtu: ‘Mos e vër në provë Zotin, Perëndinë tënd.’” 8  Përsëri, djalli e çoi në një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre, 9 dhe i tha: “Të gjitha këto gjëra do të t’i jap, po të ulesh para meje e të më adhurosh.” 10  Pastaj Jezusi i tha: “M’u hiq sysh, Satan! Sepse është shkruar: ‘Do të adhurosh Zotin Perëndinë tënd dhe vetëm Atij do t’i shërbesh.’” 11  Atëherë djalli e la. Dhe ja tek er­ d hën engjëjt dhe filluan t’i shër­bejnë.

Jezusi fillon të predikojë Kur Jezusi dëgjoi që Gjonin e kishin hedhur në burg, u nis për në Galile. 13 Dhe, si la prapa Nazaretin, shkoi e u vendos në Kapernaum, qytet pranë detit, në krahinën e Zebulonit e të Neftalimit, 14  që të përmbushej ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia, 12 

15 “Tokë

e Zebulonit dhe tokë e Neftalimit, nga ana e detit, përtej Jordanit, Galile e kombeve! 16 Populli, i zhytur në errësirë, pa një dritë të madhe;


Mateu 5  5

mbi ata që rrinin në vendin e hijes së vdekjes, agoi një dritë.”

Dekapoli, Jeruzalemi, Judeja dhe nga viset përtej Jordanit.

17  Predikimi në mal Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikonte dhe të thoshte: “PenKur pa turmat, Ai u ngjit në dohuni, sepse mbretëria e qiellit mal, dhe si u ul, iu afruan po afron.” dishepujt e Vet. 2 Filloi t’i mësonte duke thënë: Dishepujt e parë 18  Lumturitë Ndërsa po ecte buzë detit të Galilesë, Ai pa dy vëllezër, Simonin, që 3 “Lum ata që janë të varfër në e quanin Pjetër, dhe Andrenë, të shpirt, vëllanë e tij, që po hidhnin rrjetën sepse e tyrja është mbretëria e në det, sepse ishin peshkatarë. qiejve. 19  Jezusi u tha: “Ejani pas Meje dhe 4 Lum ata që vajtojnë, do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” sepse ata do të ngushëllohen. 20  Ata lanë menjëherë rrjetat dhe 5 Lum ata që janë zemërbutë, shkuan pas Tij. sepse ata do të trashëgojnë tokën. 21  Duke vazhduar udhën më tutje, 6 Lum ata që janë të uritur dhe të Ai pa në një lundër dy vëllezër të etur për drejtësi, tjerë, Jakobin, të birin e Zebedeut, sepse ata do të nginjen. 7 dhe vëllanë e tij Gjonin, së bashku Lum të mëshirshmit, me Zebedeun, atin e tyre, që po sepse ndaj tyre do të tregohet përgatisnin rrjetat, dhe i thirri. mëshirë. 22  8 Ata menjëherë e lanë lundrën dhe Lum ata me zemër të pastër, atin e tyre dhe shkuan pas Tij. sepse ata do ta shohin Perëndinë. 9 Lum ata që punojnë për paqen, Turmat ndjekin Jezusin sepse ata do të thirren bij të 23  Perëndisë. Jezusi i ra kryq e tërthor gjithë 10 Galilesë, duke mësuar njerëzit Lum ata që janë përndjekur për ndër sinagogat e tyre, duke predishkak të drejtësisë, kuar lajmin e mirë të mbretërisë sepse e tyre është mbretëria e dhe duke shëruar çdo sëmundje e qiejve. lëngatë në popull. 24 Lajmi për Të 11  u përhap në gjithë Sirinë; i sollën Të lumët ju kur t’ju shajnë e të gjithë të sëmurët që vuanin t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, nga lëngata e dhembje të forta, të thonë të gjitha të këqijat kundër ata që i kishin mbërthyer demo- jush për shkakun Tim. 12 Gëzohunët, ata me sëmundjen e tokës ni dhe ngazë­llohuni, sepse i madh e ata që ishin të paralizuar, dhe është shpërblimi juaj në qiej, sepse Ai i shëronte. 25 Turma të mëdha kështu i përndoqën edhe profetët njerëzish e ndoqën nga Galileja, që kanë qenë përpara jush.

5 


374

2

Zbulesa 19 

Shpëtimi, lavdia dhe fuqia janë të Perëndisë sonë, sepse të vërteta dhe të drejta janë gjykimet e Tij. Ai ka gjykuar gruan e përdalë me nam që prishi botën me kurvërinë e saj dhe ka marrë hak për gjakun e shërbëtorëve të Tij të derdhur prej dorës së saj.”

8

dhe nusja e Tij është bërë gati.” I kanë dhënë të veshë një pëlhurë të hollë liri, të ndritshme dhe të pastër,

sepse pëlhura e hollë e lirit përfaqëson veprat e drejta të shenjtërve. 9  Atëherë engjëlli më tha: “Shkruaj: ‘Lum ata që janë ftuar në darkën e dasmës së Qengjit.’” Pastaj më tha: “Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë.” 3  Përsëri thirrën: 10  I rashë para këmbëve për ta adhuruar, por ai më tha: “Shiko se “Aleluja! Tymi prej saj po ngrihet lart në jetë mos e bën këtë. Unë jam shërbëtor bashkë me ty dhe me vëllezërit të jetëve.” e tu që japin dëshmi për Jezusin. 4  Të njëzet e katër pleqtë dhe Adhuro Perëndinë! Sepse dëshmia katër krijesat e gjalla ranë përme Jezusit është fryma e profecisë.” bys dhe adhuruan Perëndinë që ishte ulur në fron, duke thënë: Kalorësi mbi kalin e bardhë 11  “Amen. Aleluja!” Pastaj pashë qiellin të hapur dhe ja, para meje ishte një kalë i 5  Një zë doli nga froni, duke bardhë. Ai që i kishte hipur, quhet thënë: Besniku dhe i Vërteti; me drejtësi gjykon dhe bën luftë ai. 12 Sytë i “Lëvdoni Perëndinë tonë, të gjithë ju shërbëtorët e Tij, ka si flakë zjarri dhe mbi kokë ka [dhe] ju, të vegjël e të mëdhenj, shumë kurora mbretërore. Ka të që e keni frikë Atë.” shkruar një emër, të cilin askush veç Tij nuk e di. 13 Është i veshur 6  Dëgjova një si zë prej një turme me një rrobë të ngjyer në gjak dhe të madhe, si gurgullimë ujërash që emri i Tij është Fjala e Perëndisë. vërshojnë dhe si gjëmim bubulli- 14  Ushtritë e qiellit, të veshura mash të forta, që thoshte: me rroba të linjta, të bardha e të “Aleluja! pastra, e ndiqnin hipur mbi kuaj Sepse Zoti Perëndia [ynë], të bardhë. 15 Prej gojës së Tij del i Gjithëfuqishmi, mbretëron. një shpatë e mprehtë, me të cilën 7 “Le të gëzohemi e të ngazëllohemi godet kombet; Ai do t’i qeverisë ato si bariu me shkop hekuri; Ai dhe le t’ia japin lavdinë Atij, e shkel vençën e zemërimit të fusepse dita e dasmës së Qengjit ka rishëm të Perëndisë së Gjithëfuqardhur


Zbulesa 20  375

ishëm. 16 Mbi rrobë dhe në kofshë ka të shkruar një emër:

flaku në humnerë, e mbylli dhe vuri vulën mbi të, që të mos mashtronte më kombet, derisa të “Mbret I Mbretërve dhe plotësoheshin një mijë vjetët. Pas Zot I Zotërve.” kësaj ai duhet të lirohet për pak 17  Pastaj pashë një engjëll duke kohë. 4  qëndruar në diell, i cili u thirri me Pashë frone, ku ishin ulur ata të zë të lartë të gjithë shpendëve që cilëve iu dha pushtet të gjykojnë; fluturojnë në mes të qiellit: “Ejani, pashë shpirtrat e atyre që u ishin mblidhuni për darkën e madhe prerë kokat për shkak të dëshmisë të Perëndisë, 18 që të hani mish së tyre për Jezusin dhe për shkak të mbretërish, mish komandantësh, fjalës së Perëndisë; pashë edhe ata mish njerëzish të fuqishëm, mish që nuk e kishin adhuruar bishën kuajsh dhe kalorësish, si edhe dhe statujën e saj dhe që nuk mish njerëzish të lirë e skllevër, të kishin marrë damkën në ballë e në dorë. Ata u ngjallën dhe mbretëruvegjël e të mëdhenj.” 19  Atëherë pashë bishën dhe an me Krishtin për një mijë vjet. mbretërit e dheut me ushtritë e 5 Pjesa tjetër e të vdekurve nuk u tyre, të mbledhur për të bërë luftë kthyen në jetë, derisa të plotësokundër Atij që ishte hipur mbi heshin të një mijë vjetët. Kjo është kalë dhe kundër ushtrisë së Tij. ngjallja e parë. 6 I bekuar dhe i 20  Bisha u kap bashkë me profetët shenjtë është ai që merr pjesë në e rremë që kishin bërë shenjat ngjalljen e parë. Vdekja e dytë nuk para syve të saj. Me këto shenja ka pushtet mbi këta, por ata do ajo mashtroi ata që kishin marrë të jenë priftër të Perëndisë dhe të damkën e bishës dhe ata që kishin Krishtit dhe do të mbretërojnë me adhuruar statujën e saj; të dy u Të për një mijë vjet. flakën të gjallë në liqenin e zjarrtë Humbja e Satanit që digjet me squfur. 21 Pjesa tjetër u vra me shpatën që doli prej gojës 7 Kur të plotësohen një mijë vjetët, së Atij që ishte hipur mbi kalë dhe Satani do të lirohet nga burgu i tij të gjithë shpendët u ngopën me 8 dhe do të dalë për të mashtruar mishin e tyre. kombet që janë në të katër skajet e dheut, Gogun e Magogun, që Një mijë vjetët t’i mbledhë për luftë, numri i të Pashë një engjëll duke cilëve është si rëra e detit. 9 Marshzbritur nga qielli, që kishte uan anekënd dheut dhe rrethuan çelësin e humnerës dhe mbante kampin e shenjtërve dhe qytetin e një vargua të madh në dorë. 2 E dashur. Por nga qielli ra zjarr dhe mbërtheu dragoin, atë gjarpër të i përpiu. 10 Djalli që i mashtroi, u lashtë, që është djalli dhe Satani, flak në liqenin plot zjarr e squfur, dhe e lidhi për një mijë vjet. 3 E ku ishin hedhur edhe bisha me

20 


376

Zbulesa 21 

profetët e rremë. Atje do të mun- zi, as britma, as dhimbje; sepse të dohen ditë e natë për jetë të jetëve. parat kanë kaluar.” 5  Ai që rrinte ulur në fron, tha: Gjykimi final “Ja, të gjitha gjërat po i bëj të reja.” 11  Pastaj pashë një fron të madh të Pastaj tha: “Shkruaj, sepse këto bardhë dhe Atë që ishte ulur në fjalë janë të besës dhe të vërteta.” 6  të. Toka dhe qielli u zhdukën prej Më tha: “U bë. Unë jam Alfa syve të Tij dhe asnjë vend nuk u dhe Omega, fillimi dhe fundi. Atij 12  gjet për ta. Pashë të vdekurit, të që ka etje Unë do t’i jap falas nga mëdhenj dhe të vegjël, duke qën- burimi i ujit të jetës. 7 Ai që del fitdruar përpara fronit dhe librat u imtar, do t’i trashëgojë këto. Unë hapën; u hap edhe një libër tjetër, do të jem Perëndia i tij dhe ai do që është libri i jetës. Të vdekurit u të jetë biri Im. 8 Frikacakët, ata gjykuan sipas veprave të tyre, siç që nuk besojnë, për të neveritshishin shkruar në librat. 13 Deti i mit, vrasësit, të përdalët, magjisktheu të vdekurit që ishin në të. tarët, idhujtarët dhe të gjithë Edhe vdekja dhe ferri i kthyen të gënjeshtarët do ta kenë vendin vdekurit që ishin në ta dhe ata u në liqenin që digjet me zjarr dhe gjykuan, secili sipas veprave të squfur; kjo është vdekja e dytë.” 9  tyre. 14 Vdekja dhe ferri u flakën në Një nga shtatë engjëjt, që kishte liqenin e zjarrtë. Kjo është vdekja të shtatë kupat plot me shtatë mur15  e dytë, liqeni i zjarrtë. Kush nuk tajat e fundit, erdhi dhe më foli, u gjet i shkruar në librin e jetës, u duke thënë: “Eja, do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit.” 10 Më çoi flak në liqenin e zjarrtë. në Frymë mbi një mal të madh e Jeruzalemi i ri të lartë dhe më tregoi qytetin e Pashë një qiell të ri dhe një shenjtë, Jeruzalemin, që zbriste tokë të re, sepse qielli i parë nga qielli prej Perëndisë. 11 Ai dhe toka e parë kishin kaluar dhe shkëlqente me lavdinë e Perëndisë nuk kishte më det. 2 Pashë edhe dhe shkëlqimi i tij i ngjante një qytetin e shenjtë, Jeruzalemin guri shumë të çmuar, si një gur e ri, duke zbritur nga qielli prej diaspri i kristaltë. 12 Kishte një Perëndisë, të përgatitur si një mur të madh e të lartë me dymnuse e stolisur për burrin e vet. bëdhjetë porta, ku qëndronin 3  Dëgjova një zë të lartë nga froni, dymbëdhjetë engjëjt. Mbi portat që thoshte: “Ja, Perëndia e ka ngri- ishin shkruar disa emra, që janë tur tendën mes njerëzve dhe do të [emrat e] të dymbëdhjetë fiseve të banojë me ta. Ata do të jenë pop- bijve të Izraelit. 13 Nga lindja ishin ulli i Tij dhe Vetë Perëndia do të tri porta, nga veriu tri porta, nga jetë me ta, e do të jetë Perëndia i jugu tri porta dhe nga perëndimi tyre. 4 Ai do t’u fshijë çdo lot prej tri porta. 14 Muri i qytetit kishte syve. Nuk do të ketë më vdekje, as dymbëdhjetë themele dhe mbi to

21 


Zbulesa 22  377

ishin dymbëdhjetë emrat e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit. 15  Engjëlli që foli me mua, kishte një purtekë matëse prej floriri për të matur qytetin, portat dhe murin e tij. 16 Qyteti shtrihej në formë katrori, sa i gjatë aq edhe i gjerë. Ai e mati qytetin me purtekën, dhe pa që ishte dymbëdhjetë mijë stade. Kishte të njëjtën gjatësi, gjerësi e lartësi. 17 Mati murin e tij, njëqind e dyzet e katër kute, sipas matjes së njeriut, që po përdorte engjëlli. 18  Muri ishte ndërtuar prej diaspri; qyteti ishte prej ari të kulluar, si një qelq i pastër. 19 Themelet e murit të qytetit ishin të zbukuruara me gjithfarë gurësh të çmuar. Themeli i parë ishte prej diaspri, i dyti, prej safiri, i treti prej kalcedoni, i katërti prej smeraldi, 20 i pesti prej sardoniku, i gjashti prej sardi, i shtati prej krizoliti, i teti prej berili, i nënti prej topazi, i dhjeti prej krizoprazi, i njëmbëdhjeti prej hiacinti, i dymbëdhjeti prej ametisti. 21 Të dymbëdhjetë portat ishin dymbëdhjetë margaritarë; secila prej portave ishte e ndërtuar prej një margaritari të vetëm. Rruga e qytetit ishte prej ari të pastër, si një qelq i tejdukshëm. 22  Nuk pashë ndonjë tempull në të, sepse Zoti Perëndi i Gjithëfuqishëm dhe Qengji janë tempulli i tij. 23 Qyteti nuk ka nevojë për shkëlqimin e diellit ose të hënës, sepse atij i jep dritë lavdia e Perëndisë dhe llamba e tij është Qengji. 24 Kombet do të ecin me dritën e tij dhe mbretërit e dheut do të sjellin në të lavdinë e tyre.

25  Dhe gjatë ditës (sepse atje nuk do të ketë natë) portat e tij nuk do të mbyllen kurrë. 26 Ata do të sjellin në të lavdinë dhe nderin e kombeve. 27 Asgjë e papastër dhe asnjë njeri që bën gjëra të neveritshme dhe gënjeshtra, nuk do të hyjë në të, por vetëm ata, emrat e të cilëve janë të shkruar në librin e jetës së Qengjit. Pastaj engjëlli më tregoi lumin e ujit të jetës, i kthjellët si kristal, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit 2 teposhtë mesit të rrugës së qytetit; në të dy anët e lumit ishte pema e jetës që prodhon dymbëdhjetë lloje frytesh, duke dhënë frytin e saj çdo muaj. Gjethet e pemës shërbejnë për të shëruar kombet. 3 Nuk do të ketë më asnjë mallkim; froni i Perëndisë dhe i Qengjit do të jetë në të dhe shërbëtorët e Tij do t’i shërbejnë Atij. 4 Do t’i shohin fytyrën dhe emrin e Tij do ta kenë në ballë. 5 Nuk do të ketë më natë dhe nuk do të kenë nevojë për dritën e llambës ose për dritën e diellit, sepse Zoti Perëndi do t’i ndriçojë dhe ata do të mbretërojnë për jetë të jetëve. 6  Engjëlli më tha: “Këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta. Zoti, Perëndia i frymëve dhe i profetëve, dërgoi engjëllin e Vet t’u tregojë shërbëtorëve të Vet ato që duhet të ndodhin së shpejti. 7  “Ja, unë po vij shpejt! Lum ai që i mban fjalët e profecisë së këtij libri.” 8  Unë, Gjoni, jam ai që i kam dëgjuar dhe i kam parë këto gjëra.

22 


378

Zbulesa 22 

Kur i dëgjova dhe i pashë, rashë përdhe për të adhuruar para këmbëve të engjëllit që m’i tregoi këto. 9  Më tha: “Shiko se mos e bën këtë; jam shërbëtor bashkë me ty dhe me vëllezërit e tu profetë, si edhe me ata që u përmbahen fjalëve të këtij libri. Adhuro Perëndinë!” 10  Pastaj më tha: “Mos i vulos fjalët e profecisë së këtij libri, sepse koha është afër. 11 Kush bën keq, le të vazhdojë të bëjë keq; kush është i papastër, le të vazhdojë të jetë i papastër; kush është i drejtë, le të vazhdojë të zbatojë drejtësi dhe kush është i shenjtë, le të shenjtërohet edhe më shumë.”

do që e do dhe bën gënjeshtrën. 16  “Unë, Jezusi, e kam dërguar engjëllin Tim që t’ju dëshmojë këto gjëra për kishat. Unë jam rrënja dhe fara e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit.”

17  Fryma dhe nusja thonë: “Eja.” Dhe kush dëgjon, le të thotë: “Eja.” Kush ka etje, le të vijë; kush dëshiron, le ta marrë falas ujin e jetës. 18  Unë e paralajmëroj këdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri: po t’u shtojë dikush ndonjë gjë tjetër, Perëndia do t’ia shtojë murtajat që janë përshkruar në këtë libër. 19 Po t’i heqë dikush ndonjë fjalë librit të kësaj profecie, 12  “Ja, po vij shpejt dhe shpërb- Perëndia do t’ia heqë pjesën e tij limin e kam me Vete, që t’ia jap nga pema e jetës dhe nga qyteti secilit sipas asaj që ka bërë. 13 Unë i shenjtë, që janë përshkruar në jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i këtë libër. 20  Fundit, fillimi dhe fundi.” Ai që dëshmon për këto gjëra, 14  Lum ata që lajnë rrobat e veta, thotë: “Po, po vij shpejt.” Amen. Eja, o që të kenë të drejtë të marrin pjesë në pemën e jetës dhe të hyjnë në Zot Jezus. 15  21  qytet nga portat. Jashtë janë Hiri i Zotit Jezus qoftë me ju të qentë, magjistarët, të përdalët, gjithë. Amen. vrasësit dhe idhujtarët dhe kush-


Jeta juaj në Krishtin Mësimi i parë

Fillimi Përpjekja për të njohur Jezus Krishtin mund të kthehet në marrëdhënien më të gëzueshme që mund të kesh pasur ndonjeherë. Është fillimi i një aventure me një Perëndi të dashur dhe të plotfuqishëm. Katër ligjet shpirtërore (shikoni parathënien) shpjegon qartë gjithçka që një person ka nevojë të dijë për të filluar një miqësi me Jezus Krishtin. Një rishikim i shkurtër do të të ndihmojë të kuptosh disa parime përsa i përket miqësisë tënde të re me Krishtin. Ligji i parë: Perëndia na do dhe na ofron një plan të bukur për jetën. Ligji i dytë: Ne jemi mëkatarë dhe të ndarë nga Perëndia. Kjo është arsyeja pse nuk mund ta njohim dhe përjetojmë dashurinë dhe planin e Tij për jetën tonë. Ligji i tretë: Jezus Krishti është e vetmja zgjidhje nga Perëndia për mëkatin tonë. Vetëm përmes Tij mund të njohim dhe përjetojmë dashurinë dhe planin e Perëndisë për jetën tonë. Ligji i katërt: Të gjithë në mënyrë individuale duhet ta pranojmë Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot, pastaj mund të njohim dhe të përjetojmë dashurinë dhe planin e Perëndisë për jetën tonë.

379


380

Jeta juaj në Krishtin

Pjesa e parë:

Mirëbesim në marrëdhënien tënde me Krishtin Ti mund t’i zësh besë marrëdhënies tënde me Krishtin sepse je plotësisht i falur dhe i pranuar nga Perëndia. Vetëm vdekja e Krishtin në kryq është e mjaftueshme për të të dhënë lidhjen që të nevojitet me Perëndinë. Lexoni Efesianëve 2:8, 9 (faqja 277). Tre fjalë të rëndësishme në këto vargje shpjegojnë bazën e pranimit tonë tek Perëndia: Mirësia: Favor i pamerituar, një dhuratë e pamerituar. Çfarë roli luajti mirësia në krijimin e marrëdhënies tënde me Perëndinë? (Ti nuk e ke merituar këtë marrëdhënie ose ta kesh fituar me ndonjë gjë të mirë që mund të kesh bërë. Por është një dhuratë falas nga Perëndia të cilën e ke marrë kur pranove Krishtin.) I shpëtuar: i çliruar, i nxjerrë jashtë katastrofës Sipas jush çfarë kuptimi ka ky varg kur thotë ‘të shpëtuar’? Nga çfarë jeni të çliruar? (Romakëve 6:23 [faqja 222] thotë që rezultati final i mëkatit është vdekja. Kur pranove vdekjen e Krishtit në kryq si pagesa për mëkatet tuaja, u çlirove nga dënimi i përjetshëm, nga ndëshkimi që duhet të merrje për mëkatet e tua.) Mirëbesimi: Besim, besnikëri, përkushtim i mendjes, qëndrim, veprim. Çfarë lidhje ka mirëbesimi me pranimin e Krishtit? (T’i zësh besë apo të kesh mirëbesim në Perëndinë dhe në Fjalën e Tij. Kur e pranove Krishtin, ti e vendose besimin në Krishtin dhe vdekjen e Tij për mëkatin tënd. Në vend që të besosh në aftësinë tënde për të fituar favorin e Perëndisë, tani beson që je pajtuar me Perëndinë përmes asaj që Krishti ka bërë për ty.) Pyetje bazë: Imagjino vetveten duke qëndruar para Perëndisë dhe Ai të të pyesë, ‘pse të të lë në qiell?’ Cila do të ishte përgjigjja jote?


Mësimi i parë 381

Pjesa e dytë:

Të kuptosh marrëdhënien tënde me Krishtin Ka shumë gjëra të veçanta që janë për t’u vënë re në marrëdhënien tënde me Krishtin. Duke i kuptuar këto të vërteta, do të kesh një themel të fortë mbi të cilin të rritesh. Më poshtë janë prezantuar pesë të vërteta biblike, të cilat përqendrohen në atë çfarë Krishti ka bërë për ty. 1. Krishti ta fali mëkatin. Lexo Efesianëve 1:7 (faqja 276). Në momentin që i besove Krishtit për faljen e mëkatit tënd, të gjtha mëkatet e tua u falën… ato në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen. Çfarë ndjesie të jep të dish që mëkatet e tua janë falur?

2. Krishti të ka bërë bir të Perëndisë. Lexo Gjonin 1:11,12,13 (faqja 130). Çfarë ndodhi që të bëheshe bir i Perëndisë? (Ti pranove Krishtin. Ti vure besimin në Të që Ai të të shpëtonte)

3. Krishti erdhi në jetën tënde dhe kurrë nuk do të të braktisë Lexo Zbulesën 3:20 (faqja 359). Nëse u lute që ta pranosh Krishtin, ku ndodhet Ai tani përsa i përket lidhjes me ty? (Në jetën tënde.) Lexo Hebrenjve 13:5 (faqja 329). Në çfarë rrethanash mund të të braktisë Krishti? (Në asnjë rrethanë.) Atëherë sa herë është e nevojshme që ta pranosh Krishtin? (Vetëm një herë.)

4. Krishti të ka dhënë jetë. Lexo 2 Korintasve 5:17 (faqja 260). Kur i besove Krishtit që të bëhej Shpëtimtar dhe Zot, ti fillove një jetë të re shpirtërore. Perëndia do të prodhojë vazhdimisht shumë cilësi të reja në ty ndërsa rritesh në Të.


382

Jeta juaj në Krishtin

5. Krishti të ka dhënë jetë të përjetshme. Lexo 1 Gjonit 5:11-13 (faqja 350). Ku gjendet jeta e përjetshme? (Tek Biri i Perëndisë.) Kush ka jetë të përjetshme? (Kushdo që ka Birin e Perëndisë.) A e ke Birin? (Jezusin)? A ke jetë të përjetshme? Kur fillon jeta e përjetshme për ty? Pyetje bazë: Nëse do të vdisje sonte sa i sigurt do të ishe nëse do ta kaloje përjetësinë me Perëndinë? (Rretho një përgjigje.) 0% – 25% – 50% – 75% – 100% Përmbledhje: Këto të mira të mrekullueshme janë të bazuara krejtësisht në Jezus Krishtin. Asnjë prej tyre nuk mund të fitohet me forcat e tua. Ti i more në momentin që e vendose besimin në Krishtin. Cila nga këto pesë të vërteta kanë domethënie veçanërisht për ty tani? Pse?


Mësimi i parë 383

Pjesa e tretë:

Si të përballesh me dyshimet në marrëdhënien tënde me Krishtin Edhe pse ndjenjat janë të rëndësishme, marrëdhënia jote me Krishtin bazohet në fakte, jo në ndjenja që mund të ndryshojnë çdo ditë. Dyshimet, pyetjet dhe ndjenjat e ndryshme janë pjesë e zakonshme e jetës së gjithkujt, por ato janë standarte të dobta përsa i përket lidhjes së dikujt me Krishtin. I krishteri (dikush që i ka besuar Krishtit të jetë Shpëtimtari dhe Zoti i tij) jeton me besimin në besnikërinë e Perëndisë dhe të Fjalës së Tij. Diagrama e kamionit paraqet lidhjen midis faktit (Perëndisë dhe Fjalës së Tij), besimit (besueshmërisë tënde në Perëndinë dhe Fjalën e Tij), dhe ndjenjave.

BESIMI NDJENJAT

FAKTI

Kamioni do të ecë me ose pa rimorkion. E megjithatë, do të ishte e kotë ta tërhiqje kamionin nga rimorkioja. Në të njëjtën mënyrë, mos u bazo mbi ndjenjat e tua. Premtimi i fjalës së Perëndisë, jo ndjenjat e tua, janë autoriteti yt. Por sikur nesër të mos ndihesh i krishterë? Vendose besimin tënd në besnikërinë e Vetë Perëndisë dhe në besueshmërinë e Fjalës së Tij. Sa më shumë që mëson nga Fjala e Tij, aq më tepër do të jesh i aftë t’i përgjigjesh çdo dyshimi me fakte të qëndrueshme. Ndjenjat e tua do të fillojnë të reagojnë ndaj së vërtetës së Perëndisë dhe jo ndaj rrethanave që ndodhesh.


384

Jeta juaj në Krishtin

Pjesa e katërt:

Ana praktike Meqë keni… …Besuar në pagesën e Krishtit për mëkatin tënd, …Kuptuar bazat e marrëdhënies tënde me Perëndinë, …Mësuar pesë të vërteta mbi marrëdhënien tënde me Perëndinë, tani mund të jesh i qetë në lidhjen tënde me Krishtin. Përgjatë kësaj jave, përpiqu t’i bësh këto të vërteta pjesë të jetës tënde ndërsa rritesh në Krishtin:

• Ti je i falur: Kolosianëve 1:13,14 (faqja 288);

Kolosianëve 2:13,14 (faqja 290); Hebrenjve 10:15-18 (faqet 324-325).

• Ti je bir i Perëndisë: Gjoni 1:11-13 (faqja 130);

Romakëve 8:15 (faqja 224); 1 Gjonit 3:1 (faqja 348).

• Krishti banon në ty: Zbulesa 3:20 (faqja 359); Galatasve 2:20 (faqja 271). • Ti ke një jetë të re: 2 Korintasve 5:17 (faqja 260); Efesianëve 2:4,5 (faqja 277).

• Ti ke jetë të përjetshme: 1 Gjonit 5:11-13 (faqja 350); Gjoni 5:24 (faqja 137); Gjoni 10:27-29 (faqja 148).

Çdo ditë zgjidh një të vërtetë dhe reflekto mbi të. Lexo vargjet përkrah çdo të vërtete. Lëvduar qoftë Perëndia që tani ky ushtrim ka vlerë për ty. Të njohësh këto të vërteta bazike është e domosdoshme për rritjen tënde në Krishtin. Këtë javë tregoi dikujt që keni një lidhje me Krishtin. Pyetje bazë: Çfarë ndodh kur përleshemi dhe rrëzohemi në përpjekjet tona për të jetuar jetën e krishterë?


Jeta jote në Krishtin Mësimi i dytë

Të përjetosh dashurinë e Perëndisë Marrëdhënia jote me Perëndinë është e sigurt, sepse nëpërmjet Krishtit ti je i falur dhe i pranuar nga Perëndia. Përveç marrëdhënies së sigurt që tashmë është krijuar, Perëndia dëshiron që të ecësh sa më afër me Të dhe të komunikosh gjatë gjithë ditës me Të. Kjo quhet shoqëri. Kur zgjedhim të mëkatojmë, lidhja jonë (pozicioni ynë si bij të Perëndisë) nuk preket, por shoqëria ndërpritet. Shembulli baba-bir: marëdhënia jote me babanë tënd tokësor është e vazhdueshme. Çfarëdo që të bësh, gjithmonë do të jesh biri i tij. Por imagjino sikur të rebelosh kundër babait tënd dhe të largohesh nga shtëpia me inat, pavarësisht përpjekjeve të tij për t’i dhënë zgjidhje mërzitjeve të tua. A do të jesh ende i tij? (Po.) Çfarë do t’i ndodhë shoqërisë suaj? (Do të ndërpritet.) Krahaso marrëdhënien tënde me Perëndinë me shoqërinë tënde me Perëndinë.

Marrëdhënia jote me Perëndinë: Filloi kur pranuat Krishtin (Gjoni 1:11, 12 faqja 130). Është e përjetshme (1 Pjetrit 1:3,4 faqja 336). Ruhet nga Perëndia (Gjoni 10:27-29 faqja 148). Kurrë nuk ndryshon (Hebrenjve 13:5 faqja 329). 385


386

Jeta jote në Krishtin

Shoqëria jote me Perëndinë: Filloi kur pranuat Krishtin (Kolosianëve 2:6 faqja 289). Mund të pengohet (Isaia 59:2 *). Ruhet pjesërisht prej nesh (1 Gjonit 1:9 faqja 346). Ndryshon kur mëkatojmë (Psalmi 66:18 **). Megjithëse të gjithë të krishterët kanë një marrëdhënie me Perëndinë, jo të gjithë të krishterët përjetojnë shoqërinë me Të. Si mund të përjetojmë vazhdimisht shoqërinë me Perëndinë? * Isaia 59:2 “Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më.” ** Psalmi 66:18 “Ai nuk do të më dëgjonte nëse nuk do të rrëfeja mëkatet e mia.”


Mësimi i dytë 387

Pjesa e parë:

Nevoja për dashurinë dhe faljen e Perëndisë Mëkati na pengon të gjithëve që të përjetojmë dashurinë e Perëndisë. Por shumë njerëz ngatërrohen në lidhje me atë se çfarë është mëkat dhe çfarë nuk është. Çfarë është mëkati? Është më shumë sesa një mashtrim, një gënjeshtër apo një sjellje imorale. Këto veprime janë vetëm rezultati i një qëndrimi të mëkatshëm. Një përkufizim i mëkatit është: të bësh atë që ti do në vend të asaj që Perëndia do – si në veprime, ashtu dhe në qëndrime.

Kush janë rezultatet e mëkatit? Për një jo të krishterë (një person që nuk ka besuar në Krishtin, mëkati e pengon në marrëdhënien me Perëndinë. Lexo Efesianëve 2:1-3 (faqja 277). Po njerëzit që përpiqen të arrijnë tek Perëndia duke jetuar një jetë të rregullt morale? Edhe këta të ndarë nga Perëndia janë? Pse ose pse jo? (Shikoni tek faqja 1. Ne nuk mund të shkojmë tek Perëndia duke jetuar një jetë të rregullt morale sepse mëkati na ndan nga Perëndia. Vetëm Jezus Krishti e mbush hendekun.) Për të krishterët, mëkati pengon shoqërinë me Perëndinë. Lexo 1 Gjoni 1: 6-8 (faqja 346) Përmbledhje: Të gjthë mëkatojmë. Prandaj, nevojitet të përjetojmë faljen e Perëndisë për qëndrimet dhe veprimet tona.


388

Jeta jote në Krishtin

Pjesa e dytë:

Baza për dashurinë dhe faljen e Perëndisë Vdekja e Krishtit është baza për faljen, për të na sjellë në një marrëdhënie të përshtatshme me Perëndinë. Vdekja e Tij është gjithashtu baza për faljen në shoqërimin tonë të përditshëm me Perëndinë. Lexo 1 Pjetrit 3:18 (faqja 352). Lexo Kolosianëve 2:13,14 (faqja 290). Në ditën kur u shkrua, ‘lista e mëkateve’ kishte kuptimin e një çertifikate të detajuar të gozhduar tek dera e qelisë së burgut. Aty listohej çdo krim për të cilin akuzohej i burgosuri. Kur dënimi kryhej ose nëse paguhej kompesimi për krimet, autoritetet e hiqnin listën dhe shkruanin ‘paguar plotësisht.’ I burgosuri e përdorte këtë si provë që nuk mund të akuzohej përsëri për ato krime. Besimtari që i beson pagesës së plotë të mëkateve nga Krishti nuk mund të akuzohet përsëri për ato. Mëkatet e tij u ‘paguan plotësisht.’ Ai ka faljen e plotë nga Perëndia. Çfarë ka bërë Perëndia me mëkatet e tua? (Perëndia i ka falur.) Për sa nga mëkatet e tua vdiq Krishti? (Për të gjitha.) Kur Krishti vdiq në kryq për ty, sa nga mëkatet e tua u fshinë në të ardhmen? (Të gjitha.) Çfarë ndikimi ka në jetën tënde të përditshme që të dish që je plotësisht i falur?


Mësimi i dytë 389

Pjesa e tretë:

Çdo ditë mund ta përjetosh dashurinë dhe faljen e Perëndisë Edhe pse je plotësisht i falur, ende të duhet të mbash përditë sytë hapur në lidhje me mëkatin me qëllim që të përjetosh shoqërinë e vazhdueshme me Perëndinë. Vendose veten në ilustrimin baba-bir (faqja 385). Si do të veproje për ta riparuar shoqërinë me babanë? Le të shikojmë sesi të riparosh shoqërinë me Perëndinë. Lexo 1 Gjonit 1:9 (Faqja 346). A. Rrëfimi: Prano me Perëndinë që ke mëkatuar. Nëse Perëndia të sjellë në mendje se diçka që ke kryer është mëkat, rrëfeje. Ky rrëfim të paktën përfshin tre hapa: 1. Prano me Perëndinë që ke mëkatuar. 2. Falendero Perëndinë që tashmë Ai të ka falur. 3. Besoji Perëndisë të ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e tua të gabuara. Duke u kthyer tek Perëndia dhe duke u larguar nga mëkati (pendesa), do të përjetosh dashurinë dhe faljen që vdekja e Krishtit ka siguruar në kryq. Në vend që të ndihesh fajtor apo i dënuar, kupto që shoqëria jote me Perëndinë është e riparuar. B. Rrëfimi: Si të veprosh në praktikë. Që tani ose në mbrëmje para se të shkosh në shtrat: 1. Kërkoji Perëndisë të zbulojë çdo mëkat në jetën tënde. 2. Bëj një listë në një fletë letre. Ji krejtësisht i sinqertë; kjo është midis teje dhe Perëndisë. 3. Pasi ta përfundosh listën, shkruaj mbi të premtimin e 1 Gjonit 1:9 (faqja 346).


390

Jeta jote në Krishtin

4. Falendero Perëndinë për faljen që të ka dhënë nëpërmjet veprës që Krishti kreu në kryq. 5. Grise letrën dhe hidhe tutje. Sa herë të duhet t’i rrëfesh një mëkat Perëndisë? (Një herë.) Kur duhet ta rrëfesh një mëkat? (Sapo ta kuptosh që është mëkat.) C. Rrëfimi: Të përjetosh rezultatet. Si duhet të veprosh kur përsëri ndihesh fajtor edhe pasi ke rrëfyer mëkatet e tua? (Lexo Psalmin 32:3-5; 103:12*) (Mbështetu tek Fjala e Perëndisë për faljen tënde dhe jo tek ndjenjat e tua.) Çfarë thonë këto rreshta për fajin dhe pastrimin? (Nëse diçka nuk është rrëfyer, atëherë arsyeja për fajin qëndron.) Prej kujt je mësuar përsa i përket fajit dhe faljes? Si do ta plotësoje fjalinë e mëposhtme? “Kur i rrëfeva të gjitha mëkatet e mia, unë  * Psalmi 32:3-5: “Ishte një kohë kur nuk e pranoja se çfarë mëkatari ishte. Por pandershmëria ime më shkaktoi trishtim dhe i mbushi ditët e mia me mërzitje. Gjithë ditën dhe natën dora Jote rëndonte mbi mua. Forca më avullonte si uji në një ditë me diell derisa më në fund i pranova të gjitha mëkatet e mia përpara Teje dhe i ndalova së fshehuri. I thashë vetes, ‘Do t’ia rrëfej Zotit. ‘Dhe Ti më fale!I gjithë faji u zhduk.” Psalmi 103:12: “Sa larg është lindja nga perëndimi, aq larg i ka larguar Ai mëkatet tona prej nesh.”


Mësimi i dytë 391

Pjesa e katërt:

Ana praktike Gjej pak kohë para se të flesh për të vënë në praktikë çfarë mësove rreth dashurisë dhe faljes së Perëndisë. Mos harro që sonte të bësh listën tënde (faqja 389). Përpiqu që të shpenzosh 15 minuta ose më shumë çdo ditë me Perëndinë duke lexuar Biblën dhe duke u lutur. Ja disa sugjerime: 1. Lexo historinë e të riut që u largua nga babai duke e harxhuar trashëgimninë e tij. Historia u tregua prej Jezusit dhe gjendet tek Luka 15:11-32 (faqet 111-112). Çfarë nënkupton historia për marrëdhënien tonë me Perëndinë, faljen dhe shoqërinë tonë me Të? 2. Lexo Galatasit 5:16-23 (faqja 274). Kushtoji rëndësi ndryshimeve që do të ndodhin ndërsa e lejon Perëndinë që të veprojë në jetën tënde. Nëse shikon ndonjë fushë në jetën tënde që nuk i pëlqen Perëndisë, vepro sipas 1 Gjonit 1:9 (faqja 346), dhe pastaj gëzoju shoqërisë me Perëndisë. Përmbledhje: Të kuptosh dashurinë dhe faljen e madhe të Perëndisë i bën të krishterët të gëzojnë një marrëdhënie gjithnjë e në rritje me Të. Pyetje bazë: Ai mundet një i krishterë të përjetojë fuqinë që Perëndia ka vënë në dispozicion për të jetuar jetën e krishterë?


Jeta juaj në Krishtin Mësimi i tretë

Burimi i fuqisë Për të përjetuar çdo ditë dashurinë dhe faljen e Perëndisë duhet të rrëfesh mëkatin tënd sapo ta shikosh që e ke. Rrëfimi duke u bashkuar me faljen e Perëndisë riparon shoqërinë me Atin tënd qiellor. Tani ti po fillon të jetosh jetën e krishterë, e cila nuk është në vetvete një sërë rregullash apo kode sjelljesh, por një marrëdhënie e gjallë personale me një Perëndi të dashur. Lexo Gjoni 7:37-39 (faqja 142). Ashtu siç marrëdhënia me Perëndinë varet plotësisht në atë çfarë Perëndia ka bërë përmes Jezus Krishtit, po kështë fuqia për të jetuar një jetë dinamike të krishterë gjithashtu vjen krejtësisht nga Perëndia. Një kompjuter ka të gjithë potencialin për të kryer atë për të cilin u modelua, por nga ana tjetër ai nuk ka energji të vetën. Në të njëjtën mënyrë, nëpërmjet identitetit tënd në Krishtin, ti ke të gjithë potencialin që të duhet për të jetuar si një krijesë e re në Krishtin. Në mënyrë të vazhdueshme merr fuqi nga burimi i duhur, Fryma e Shenjtë.

392


Mësimi i tretë 393

Pjesa e parë:

Fryma e Shenjtë është burimi i fuqisë në jetën e krishterë Fryma e Shenjtë është Perëndi (1 Korintasve 2:11-12 faqet 237-238). Ai erdhi që të jetojë në ty (Romakëve 8:9 faqja 224). Ai erdhi për të bindur botën për mëkat dhe drejtësi (Gjoni 16:8 faqja 157). Ai erdhi për të të drejtuar në të vërtetën (Gjoni 16:13 faqja 157). Ai erdhi për të përlëvduar Krishtin (Gjoni 16:14 faqja 157). Çfarë roli ka Fryma e Shenjtë në marrëdhënien tënde me Perëndinë? Lexo Romakëve 8:14-16 (faqja 224). (Ai na e konfirmon që jemi bij të Perëndisë.) Çfarë dëshiron ai që të prodhojë në jetën tënde? Lexo Galatasve 5:22,23 (faqja 274). Cila nga këto cilësi dëshiron më shumë që Perëndia të fillojë të zhvillojë në ty? Çfarë tha Jezusi që të bëjmë për ta pasur këtë fryt të prodhohet në ne? Lexo Gjoni 15:4,5 (faqja 156). (Ne duhet të jetojmë në Krishtin, të mbështetemi dhe të qëndrojmë afër Tij.) Për çfarë dëshiron që të pajisë Shpirtti i Shenjtë? Lexo Veprat 1:8 (faqja 167). Çfarë do të thotë të bëhesh një dëshmitar për Krishtin? (Një dëshmitar tregon çfarë ka parë dhe dëgjuar. Një dëshmitar i krishterë u tregon të tjerëve çfarë ai di që është e vërtetë për Krishtin.) Pse mendoni se duhet fuqia e Frymës së Shenjtë për të qenë një dëshmitar? (Ai premton të të japë fjalët e duhura dhe guximin që t’i thuash.) Përmbledhje: Masa që këto cilësi perëndishmërie të pasqyrohen në jetën tënde varet sesa sa shumë i beson Zotit për çdo detaj të jetës dhe sesa


394

Jeta juaj në Krishtin

kohë ke që i beson. Dikush që sapo ka filluar të kuptojë rreth Frymës së Shenjtë nuk duhet ta lëshojë zemra nëse nuk është aq i frutshëm sa të krishterët e pjekur të cilët e kanë përjetuar këtë të vërtetë për një periudhë më të gjatë.

Mbështetja në Perëndinë + Koha = Pjekuri shpirtërore

Pjesa e dytë:

Jo të gjithë të krishterët e përjetojnë fuqinë e Frymës së Shenjtë Ti bëhesh i krishterët përmes veprës së Frymës së Shenjtë (Efesianëve 1:13 faqja 276). Që nga ky moment Fryma e Shenjtë banon brenda jush (Gjoni 14:15-17 faqja 155). Megjithëse Fryma e Shenjtë banon tek të gjithë të krishterët, jo të gjithë janë të drejtuar dhe të fuqizuar nga Fryma e Shenjtë. Bibla na thotë që ka tre lloj njerëzish: 1) Njeriu natyror (1 Korintasve 2:14 faqja 238) Këta janë ata që nuk kanë besuar vdekjen e Krishtit si pagesë për mëkatet e tyre dhe si rrjedhojë Krishti nuk jeton në ta.


Mësimi i tretë 395

Rrethi përfaqëson jetën e një njeriu. Njeriu natyror e drejton jetën e tij/saj dhe si rrjedhojë ka kontrollin (V). Krishti ( ) nuk jeton në jetën e njeriut natyror dhe prandaj ndodhet jashtë rrethit.

V

2) Njeriu shpirtëror (1 Korintasve 2:15 faqja 238) Këta janë ata që i kanë besuar Krishtit si Shpëtimtarin e tyre dhe janë duke u mbështetur në fuqinë e Frymës së Shenjtë për të jetuar jetën e krishterë. Njeriu shpirtëror e ka ftuar Krishtin ( ) në jetën e tij/saj dhe e ka lejuar Atë të marrë kontrollin nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Prandaj ky njeri i bindet drejtimit të Krishtit.

V

3) Njeriu mishor (1 Korintasve 3:1,2 faqja 238)

Këta janë ata që i kanë besuar Krishtit për të paguar mëkatet e tyre, por që u besojnë përpjekjeve të tyre për të jetar jetën e krishterë. (Mishor i referohet “mishit” si e kundërta e “frymës.”) Një i krishterë mishor jeton në energjinë e mishit, jo në fuqinë e frymës.

V

Megjithëse Krishti jeton në jetën e njeriut mishor, Fryma e Shenjtë nuk e ka drejtimin, sepse ky njeri e mban vetë kontrollin. Pyetje bazë: Cili nga këta rrathë përfaqëson jetën tënde?


396

Jeta juaj në Krishtin

Pjesa e tretë:

Ti mund të mbushesh me Frymën e Shenjtë Jeta e mbushur me Frymën e Shenjtë është jeta e drejtuar nga Krishti me anë të Cilit Krishti e jeton jetën e Tij brenda dhe përmes teje në fuqinë e Frymës së Shenjtë. Ti mund të mbushesh me Frymën e Shenjtë vetëm me anë të besimit, duke u mbështetur tek Perëndia për të prodhuar në ty jetën plot fryte që të ka premtuar. Tre hapat pasardhëse shpjegojnë sesi mund të mbushesh me Frymën e Shenjtë. Rrëfe: Rrëfe gjithë mëkatet për të cilat je në dijeni se i ke. Psalmi 66:18 thotë, ”Ai nuk do të dëgjonte nëse do të fshihja mëkatet e mia.” Pse është e rëndësishme të rrëfesh të gjithë mëkatin që shikon në mënyrë që të mbushesh me Frymën e Shenjtë? (Derisa në mënyrë të ndërgjegjshme të kemi zemra të pastra para Perëndisë, Ai nuk mund të ketë shoqëri me ne.) Nënshtrohu: Nënshtroji Perëndisë çdo fushë të jetës tënde. (Romakëve 6:12,13 faqja 222.) Sipas mendimit tuaj, çfarë mund të përfshijë nënshtrimi i çdo fushe të jetës suaj ndaj Krishtit? (Konsultohu me Perëndinë para se të marr vendime rreth financave, marrëdhënieve të mia, karrierës, familjes sime, etj.) Beso: Besoji Frymës së Shenjtë të të mbushë. 1. Perëndia të ka urdhëruar të mbushesh me Frymën e Tij. (Efesianëve 5:18 faqja 280). 2. Perëndia ka premtuar t’u përgjigjet kërkesave të tua, të cilat janë sipas vullnetit të Tij (1 Gjonit 5:14,15 faqja 350). Vetëm me anë të besimit mund të mbushesh me Frymën e Shenjtë. Kjo lutje është një mënyrë e duhur sesi ta shprehësh atë besim:


Mësimi i tretë 397

“Atë i dashur, unë e di se kam qenë duke e drejtuar vetë jetën time, dhe si rezultat, kam mëkatuar kundër Teje. Të falenderoj që i ke falur mëkatet e mia përmes vdekjes së Krishtit në kryq. Tani ftoj Krishtin të marr vendin e Tij në fronin e jetës sim. Më mbush me Frymën Tënde të Shenjtë ashtu si më ke urdhëruar të bëj, dhe ashtu siç ke premtuar të bësh nëse do të kërkoja me besim. Si shprehje të besimit tim, tani të falenderoj që ke marrë drejtimin e jetës sime dhe që më ke mbushur me Frymën e Shenjtë.” A e shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Çfarë mendon se do të ndodhë nëse e bën këtë lutje tani? Nëse kjo lutje shpreh dëshirën e zemrës tënde, mund ta bësh këtë lutje dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë.

Pjesa e katërt:

Ana praktike Nëse e ke rimarrë drejtimin e jetës tënde përmes mëkatit – çdo veprim mosbindjeje – thjesht merr frymë shpirtërisht (thjesht nxirr jashtë të papastrën dhe thith të pastrën). Ky ushtrim i rëndësishëm do të të japë mundësinë të vazhdosh të përjetosh drejtimin e mrekullueshëm të Krishtit në jetën tënde. Nxirr jashtë dioksidin: Rrëfe mëkatin tënd (1 Gjonit 1:9 faqja 346; Hebrenjve 10:1-25 faqet 324-325). Kujto tre elementet e përfshira në rrëfim: 1. Prano me Perëndinë që ke mëkatuar. 2. Falendero Perëndinë që tashmë të ka falur.


398

Jeta juaj në Krishtin

3. Besoji Perëndisë të ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e gabuara. Thith oksigjenin: Deklaro me anë të besimit mbushjen e Frymës së Shenjtë në jetën tënde (Efesianëve 5:18 faqja 280). 1. Nënshtroja Krishtit drejtimin e jetës tënde. 2. Beso që Ai tashmë të drejton dhe të fuqizon. Kalo 15 minuta çdo ditë dhe vetëm për vetëm me Perëndinë dhe leximin e Biblës dhe në lutje. Ja disa sugjerime: 1. Lexo Efesianëve 5:18-21 (faqja 280), dhe Kolosianëve 3:12-17 (faqja 291). Krahasoni këto dy pjesë në lidhje me çfarë ato thonë rreth jetës së mbushur me Frymën e Shenjtë. 2. Lexo lutjen e Palit tek Efesianëve 3:14-21 (faqja 278). Cila është “fuqia” që Ai dëshiron për miqtë e Tij? Nga vjen kjo fuqi, dhe çfarë do të bëjë Ai për ne? 3. Lexo historinë e dishepujve në stuhi kur ata dyshuan kujdesin e Tij (Marku 4:35-41 faqja 55). Pse kishin frikë? Çfarë dyshuan rreth Perëndisë? Përmbledhje: Fryma e Shenjtë është burimi i fuqisë për jetën e krishterë. Ndërsa i beson Jezus Krishtit, Fryma e Perëndisë do të prodhojë karakterin e Tij në ty dhe do të të fuqizojë për t’u bërë dëshmitari i Tij. Pyetje bazë: Çfarë plani ka Perëndia për ty ndërsa përpiqesh që ta njohësh Krishtin më mirë në jetën e krishterë?


Jeta juaj në Krishtin Mësimi i katërt

Të rritesh në Krishtin Fryma e Shenjtë dëshiron të të fuqizojë për të jetuar një jetë të drejtuar nga Krishti. Ndërsa vazhdon të marrësh frymë shpirtërisht (të nxjerrësh dioksidin – të rrëfesh mëkatin tënd dhe të thithësh oksigjenin – të deklarosh mbushjen e Frymës së Shenjtë), do të përjetosh një shoqëri të thellë me Perëndinë I Cili do të të fuqizojë të rritesh në pjekurinë e krishterë.

Besimi

Pjekuria kërkon kohë – nuk ka rrugë të shkurtra.

Koha

Lindja Shpirtërore

Është një proces gjatë gjithë jetës!

399


400

Jeta juaj në Krishtin

Pjesa e parë:

Çfarë do të thotë të rritesh në Krishtin? Do të thotë të rritemi në njohurinë tonë rreth Krishtit, në dashurinë tonë për Të, dhe në bindjen tonë ndaj Tij. Për çfarë flet Jezusi si thelbi i jetës së përjetshme? Lexo Gjonin 17:3 (faqja 158). (Të njohësh Perëndinë.) Janë rreth 600 urdhërime në Testamentin e Vjetër. Sipas jush, pse Jezusi veçoi njërin tek Mateu 22:37-39 (faqja 36)? (Nëse vërtet e duam Perëndinë, do të përmbushin edhe urdhëresat e tjera). Çfarë ndikimi mund të kishte në jetën tuaj të doje Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen tënde? Cili do të ishte rezultati i të rriturit të dashurisë suaj për Të? Lexo Gjonin 14:21 (faqja 155). Ashtu siç është një proces i natyrshëm për një fëmijë të rritet në një marrëdhënie të ngrohtë me një prind, po kështu është e natyrshme për ty të rritesh në marrëdhënie të ngrohtë me Perëndinë.


Mësimi i katërt 401

Pjesa e dytë:

Si mund të rritesh në Krishtin? Komunikimi është thelbësor për çdo marrëdhënie, duke përfshirë marrëdhënien tënde me Krishtin. Janë katër aspekte të komunikimit që të ndihmojnë të rritesh në marrëdhënien tënde me Krishtin ndërsa ecën në fuqinë e Frymës së Shenjtë:

Perëndia Lutja Të krishterët Miqësia

Jo të krishterët V

Të dëshmuarit

Bibla

Bibla: Perëndia komunikon me ne përmes Biblës, duke zbuluar karakterin dhe vullnetin e Tij.


402

Jeta juaj në Krishtin

Lexo 2 Timoteut 3:16,17 (faqja 308). Më poshtë ke një listë të të mirave që përshkruhen në këto rreshta: Mësimi: prezanton të vërtetën për Perëndinë dhe për ne; Qortimi: na tregon se çfarë nuk shkon; Korrigjimi: na tregon sesi të bëjmë atë që është e drejtë; Stërvitja në drejtësi: përshkruan sesi të jetojmë një jetë që i pëlqen Perëndisë. Cila nga këto të mira mund të jenë më të dobishme momentalisht për ty? Çfarë vlerësimi do të jepje ndihmës që leximi i Biblës të ka dhënë deri tani? Lutja: Ne komunikojmë me Perëndinë përmes lutjes – ndarja e mendimeve tona, nevojave dhe dëshirave tona për të bërë vullnetin e Tij. Lexo Filipianëve 4:6,7 (faqja 287) dhe 1 Gjonit 5:14,15 (faqja 350). Çfarë pasqyrojnë këto vargje për lutjen? (Lutu për gjithçka. Kur lutemi në përputhje me vullnetin e Perëndisë, Ai dëgjon dhe na përgjigjet). Cilat janë disa nga gjërat që mund të luteni? Lexo 1 Thesalonikasve 5:18 (faqja 296). Pse është e rëndësishme që ta falenderosh? (Perëndia dëshiron që, duke e falenderuar Atë, të shprehim besimin tonë në Të.) Miqësia: Ne komunikojmë me të krishterët nëpërmjet miqësisë – duke inkurajuar dhe ndërtuar njëri-tjetrin.

Shumë drurë digjen më fort së bashku, por vendose një të tillë në acar të ftohtë dhe zjarri fiket. Kështu është dhe me lidhjen tënde me të krishterë të tjerë.


Mësimi i katërt 403

Lexo Hebrenjve 10:24, 25 (faqja 325) dhe Filemonin 7 (faqja 313). Pse është e rëndësishme të kalosh kohë me të krishterë të tjerë? (Për të qenë në një mjedis të ngrohtë dashurie të përbashkët dhe për të kryer vepra të mira.) Pse për momentin kjo do të ishte e rëndësishme për ty? Lexo Veprat 2:42-47 (faqja 170). Ku mund të gjesh shoqëri të krishterë që të jep ndihmesë në baza të vazhdueshme? (Në një kishë të mirë ose në një grup studimi të Biblës). Neve na duhet patjetër që të ndajmë përvojën tonë të krishterë me të tjerët që e duan Perëndinë dhe që ecin me Të, dhe gjithashtu t’i lejojmë të tjerët të ndajnë me ne. Kisha ku mund të takojmë të krishterë të tjerë dhe të dëgjojmë fjalën e Perëndisë është vendi i përcaktuar nga Perëndia për takimin e të krishterëve. Takimet dhe studimet biblike janë gjithashtu jashtëzakonisht të ndihmueshme. Të dëshmuarit: Ne komunikojmë me jo të krishterët duke dëshmuar – duke folur rreth lidhjes sonë me Krishtin. Lexo Veprat 4:12 (faqja 172). Çfarë mund të të motivojë t’u tregosh të tjerëve për Krishtin? (Ajo çfarë Krishti ka bërë për jetën tënde). Kujt do të doje që t’i tregoje për atë që Krishti ka bërë në jetën tënde? Katër ligjet shpirtërore (shiko faqen 1) është një prezantim i saktë të mesazhit të ungjillit që shumë thjesht mund ta ndani me dikë që njihni. Përmbledhje: Lexoni 1 Korintasve 3:6,7 (faqja 238). Perëndia është burimi i rritjes tënde. Ti nuk mund të zhvillosh pjekuri shpirtërore ‘duke u përpjekur shumë.’ Ndërsa ecën në fuqinë e Frymës së Shenjtë, lexo Biblën, lutu, tregoju të tjerëve për Krishtin dhe kaloni kohë me besimtarë të tjerë, Perëndia do të ketë kontrollin në jetën tënde për të prodhuar fryte dhe pjekuri për ty.


404

Jeta juaj në Krishtin

Pjesa e tretë:

Ana praktike Bëj listën e disa prej cilësive që pret të prodhohen nga Perëndia në jetën tënde. 2 Pjetrit 1:5-9 (faqja 342) na jep një panoramë të rritjes së krishterë. Sipas këtyre vargjeve, cila është pengesa kryesore për rritjen tonë? (Harresa për faljen e mëkateve tona dhe mëshirës së mrekullueshme të Perëndisë ndaj nesh). Mbaj mend: Perëndia të do pa kushte, ashtu siç je. Dashuria e Tij e pakufijshme për ty nuk varet nga rritja jote si i krishterë. Gjej një kohë dhe një vend për studim personal ditor dhe lutje. Si fillim është mirë ta fillosh me librin e Gjonit në Testamentin e Ri (faqja 130). Ndërsa lexon, nënvizo veçanërisht vargjet që kanë domethënie për ty. Lutu dhe kërkoji Perëndisë të të tregojë se kush është Ai dhe si mund të reagosh ndaj Tij. Provo të përdorësh një ditar për të rregjistruar mendimet e tua, dhe për të bërë një listë të kërkesave të tua të lutjes dhe përgjigjeve kur ato të ndodhin. Për studim të mëtejshëm, rishiko rreshtat në këtë mësim. Rreshta të tjera për të studiuar janë Kolosianëve 1:9-12 (faqja 288); Mateu 7:7-11 (faqja 9); 2 Korintasve 5:17-21 (faqja 260); 1 Korintasve 12:12-27 (faqet 248-249); Gjoni 15:1-7 (faqja 156); dhe Luka 9:23-26 (faqet 98-99).

Mbaj parasysh t’i tregosh dikujt për Krishtin.


Jetës

“Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, veçse përmes Meje.”

Kjo deklaratë është thënë nga Ai, i cili e quajti Veten Biri i Perëndisë dhe foli për Perëndinë si Ati i Tij.

Lexoje këtë libër i titulluar Testamenti i Ri dhe jepi Vetë Perëndisë një shans që të flasë me ty. Lexo rreth së ardhmes së njeriut dhe se çfarë do t’i ndodhë planetit tonë në të ardhmen. Lexo rreth së ardhmes tënde!

N d a l o h e t s h i tj a e k ë t i j l i b r i

i

b

r

i

i

Testamenti i Ri

Ky libër flet për Të, emri i të cilit është Jezus. A është e vërtetë se gjithçka që Jezusi tha ishte dhe akoma është e vërtetë, përfshirë këtu edhe premtimin e Tij për t’u dhënë jetë të përjetshme të gjithë atyre që besojnë në Të? Apo Ai ishte thjesht një tjetër fetar fanatik?

Libri i Jetës

Libri i

L

Testam e nti

i

Ri

NT Albanian  

New Testament (pocket size) in Albanian. Includes supplementary material for new believers.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you