Kosovo 2.0 Image Issue, Albanian

Page 67

IV

III

— Kosova pothuajse mungon në botën virtuale, pasi RIPE European IP Network nuk e ka anëtarësuar Kosovën dhe nuk e ka pajisur atë me adresa IP. Kështu, edhe pse Kosova kryeson në Ballkan për sa i përket përdorimit të internetit, me më shumë se 500.000 mijë përdorues, qytetarët e Kosovës nuk mund të blejnë dot një libër në “Amazon.com” apo ndonjë artikull tjetër në internet. Ata nuk mund të kryejnë dot as edhe një transferim bankar, pasi Kosova nuk ka as Numrin Ndërkombëtar të Llogarisë Bankare (IBAN).

— Banorët e Kosovës mund t’i regjistrojnë dhe t’i përdorin faqet e internetit, duke u regjistruar përmes një shteti tjetër. Por, kjo nuk ofron një zgjidhje të qëndrueshme, pasi duhet të japësh edhe të dhënat e telefonit dhe kodin postar. Përmbi të gjitha, Kosovës nuk i është dhënë ende kodi telefonik hyrës i vendit nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, që vepron si pjesë e OKB-së. Kosova ka rreth 1,1 milionë përdorues të telefonisë celulare dhe 80.000 përdorues të telefonisë fikse, por për telefoninë fikse i duhet të përdorë kodet hyrëse të Serbisë dhe Sllovenisë, ndërsa për dy operatorët celularë përdor kodet e Monakos dhe të Sllovenisë. Dhe për shkak të veprimit të paligjshëm të operatorëve celularë të Serbisë në veri të Kosovës, operatorët vendës humbin edhe 200.000 konsumatorë potencialë.

VI — Nëse udhëtojnë me makinë, shtetasit e Kosovës duhet të paguajnë sigurim për çdo vend veç e veç, pasi Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove (Sistemi i Policave Ndërkombëtare të Sigurimit të Mjeteve Motorike), që do t’i lejonte asaj të përfitonte lidhur me policat e sigurimit të makinave. Për shembull, kur hyn në Greqi, një shtetas i Kosovës duhet të paguajë 180 euro për sigurimin e makinës për vetëm 15 ditë, ndërsa shtetet e tjera përdorin kartonin e gjelbër të sigurimit për çdo vend ku hyjnë.

#1 IMAZHI VERË 2011

— Kosova është pjesë e vetëm katër federatave ndërkombëtare të sportit. Disa individë të vendosur ia kanë arritur të garojnë në sferën ndërkombëtare, por duke luajtur për vende të tjera.

67


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.