Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian

Page 1

KOSOVO 2.0 NJERËZ/POLITIKË/SHOQËRI/ART/KULTURË #2 DIMËR 2011/2012

KORRU PSIONI SHTETI YNË I KORRUPTUAR KORRUPSIONI PËR FILLESTARËT RYSHFET DERI NË FUND TË GARËS SHËTITJE NËPËR FSHATRA KOSOVË: € 3,- JASHTË: € 6,-/ $ 8,-


FJALA E KRYEREDAKTORES BESA LUCI

— NJË JAVË PARA PËRMBYLLJES SË KËTIJ NUMRI, pranova ofertën e një mikeshe, studente e drejtësisë, për të vizituar disa dyqane fotokopjesh pranë fakultetit të saj. Me sugjerimin e saj, bleva disa gjëra: një përmbledhje të pyetjeve të lëndës “E drejta penale” (1 euro), një skript të lëndës “E drejta administrative” (70 centë) dhe një test të lëndës “E drejta kushtetuese” (30 centë). Më pas, ia dola të shndërroja testin 30-centësh në letra tejet të vogla, me madhësi edhe më të vogël të shkronjave, të cilat u mundësojnë studentëve që t’i përdorin ato për të kopjuar dhe për ta kaluar provimin pa u vënë re. Kjo që studentët e Universitetit të Prishtinës zgjedhin të përgatiten për provime nëpërmjet skripteve të shkurtra apo përmbledhjeve në vend se të lexojnë librat tregon përtaci. Dhe kjo që bizneset private, që shihen si mjete për mirëqenie ekonomike dhe sociale, mbeten të pakontrolluara për praktikat e tyre të dyshimta, është diçka më problematike: korrupsion (shiko “Premtimi i rremë i privatizimit”, faqe 61). Por bërja e kopjeve për arritje akademike flet për një pengesë më të madhe me të cilën po ballafaqohet ky vend: Është krijuar një sistem ku mbijetesa varet nga një praktikë e kopjimit dhe e korrupsionit, ku të gjithë shikojnë çdo mundësi për të çarë udhë. Arsimi është vetëm një pjesë e tij, por ofron një pikë interesante hyrëse në zbulimin e shtrirjes së ndërvarësisë në mesin e nepotizmit, dhe përvetësimeve financiare dhe politike. Një rast i këtillë ndodhi në nëntor të këtij viti. Prokuroria Publike Komunale në qytetin e Pejës dëshmoi përtej dyshimit të bazuar se tetë zyrtarë të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit dhe 37 ish-studentë kishin falsifikuar dokumente zyrtare, kishin marrë ryshfet, kishin regjistruar në mënyrë të paligjshme dhe kishin diplomuar qindra studentë, kishin falsifikuar diploma dhe kishin kryer shumë krime të tjera. Si rezultat i kësaj, mediat kanë raportuar se buxheti shtetëror i Kosovës është “dëmtuar” për gati 1 milion euro. Por, ajo që ky raportim dhe gjuha e të raportuarit të korrupsionit lënë të pazbuluar është se buxheti i Kosovës janë paratë e qytetarëve të saj, dhe kur “buxheti dëmtohet”, në të vërtetë ne dëmtohemi. Qenësisht, taksat që ne i paguajmë po keqpërdoren. Në Kosovë, meritokracia ka pushuar, apo, më mirë të themi, nuk ekziston. Përderisa korrupsioni në të gjitha format e tij është fenomen mbarëbotëror, ajo që duket të jetë bërë praktikë e veçantë në Kosovë është ideja se asgjë nuk mund të arrihet pa pasur lidhje. Si e tillë, motivi humbet që në fillim. Studentët ngujohen, teksa partitë politike luftojnë për të shtrirë dhe për të siguruar kontrollin në pozitat vendimmarrëse, nga strukturat e ulëta e deri ato të larta edukativo-arsimore. Ndërkohë, Kosova po krijon një bazë të rinjsh me një cilësi të dobët të njohurive arsimore dhe pjesëmarrje të dobët qytetare, e paaftë për t’u përballur me sfidat që ndodhen përpara. Ne kemi vendosur t’ia kushtojmë korrupsionit shumicën e numrit tonë të dytë, për arsye se përhapja e tij në diskursin tonë të përditshëm publik e ka hequr përgjegjësinë dhe llogaridhënien dhe

i ka çrregulluar rolet tona si qytetarë. Një shembull i mirë i këtij çrregullimi më është treguar në Prishtinë në një prezantim të mekanizmave të mediave sociale që luftojnë korrupsionin, përfshirë Bribespot.com (shiko “Mekanizmat e drejtuar nga përdoruesit çojnë në internet luftën kundër korrupsionit”, faqe 50), i cili u mundëson përdoruesve të paraqesin raporte të korrupsionit të vërejtur në vende të caktuara, duke bërë kështu një hartë të korrupsionit. Një i ri në të njëzetat hodhi dyshime mbi efikasitetin e mekanizmave të tillë për të monitoruar korrupsionin, duke thënë se në Kosovë kjo do të paraqiste një udhërrëfyes për atë se ku duhet të shkohet për të kryer punë “shpejt”. Rritja e numrit të shkrimeve për korrupsionin, të publikuara çdo vit, vlerësohet si rritje e vetëdijesimit publik; donacionet ndërkombëtare në dispozicion për projektet për monitorim të korrupsionit nga shoqëria civile ngatërrohen si nisma të vërteta rrënjësore; politikanët që japin deklarata formale për një qasje të vërtetë dhe të fuqishme për eliminim të korrupsionit bëjnë lajme, përderisa vetë ata rrallëherë përballen me pasoja të vërteta për gabimet e tyre; organizatat mbikëqyrëse ndërkombëtare theksojnë se si korrupsioni është bërë një pengesë e madhe ndaj përpjekjeve të Kosovës për integrim euroatlantik, por zgjedhin se kur duhet të heshtin, e kur të qortojnë. Në këtë numër ne mundohemi të bashkojmë copëzat e mozaikut, tregimet dhe përvojat nga këndet e ndryshme të botës, përderisa në të njëjtën kohë përpiqemi të theksojmë ndërlidhjet, – ndërmjet industrisë së drogës të Indisë dhe praktikave farmaceutike të Kosovës, zonës së luftës në Afganistan dhe intervenimeve në veri të Kosovës, rritjes së vetëdijesimit në Bullgari dhe tregimit të Robin Hoodit ballkanik nga Mali i Zi, – dhe të lokalizojmë drejtësinë dhe angazhimin të qytetarëve (shiko temën tonë kryesore, “Nuk kemi kë të fajësojmë, kur të gjithë kanë faj”, faqe 34). Në lidhje me arsimin, universitetet private, ashtu sikurse edhe shumë universitete private në Kosovë, gjerësisht vlerësohen se janë bërë makina që po vonojnë ilaçin ndaj papunësisë. Me rreth 9 000 studentë të pranuar çdo vit vetëm në Universitetin e Prishtinës, të rinjtë vijnë me mungesë motivi dhe vetëm për të marrë një diplomë, duke përgatitur Kosovën për krijimin e një gjenerate të arsimuar, por të papërgatitur për tregun aktual (thuajse të paqenë) të punës. Në nëntor, gazeta e përditshme prishtinase “Koha Ditore” ka raportuar se Universiteti i Prishtinës ka paguar 1.5 milionë euro në paga vetëm për tetor, nga buxheti i përgjithshëm prej 15.6 milionë eurosh. Udhëheqja e lartë (rektorët, dekanët, etj.) kanë marrë shuma prej 2 000 deri në gati 7 000 euro për aktivitetet e tyre “shtesë” në universitet, si pjesëmarrja në programe të doktoratave dhe grupe punuese. Në sektorët publikë dhe privatë, duket se korrupsioni është bërë normë e jo përjashtim. S’është për çudi që studentët po i marrin diplomat me fotokopje. — K

2

KOSOVO 2.0


PËRMBAJTJA 09 REVISTA KOSOVOTWOPOINTZERO KORRUPSIONI — #2 2011/2012

UDHËZUESI JUAJ PËR KORRUPSIONIN Ndiqni mikun tonë, Korrupsionin, gjatë jetës së tij, dhe lexoni një udhëzues hap pas hapi për të mposhtur sukseset e tij.

KORRUPSIONI PËR FILLESTARËT

16

ZONA E NDËRMJETME

Paligjshmëria sundon veriun e pazot ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

22

ME AUTOBUS NËPËR VENDET E KORRUPSIONIT

Pjesëmarrësit në Garën 16 000-kilometërshe të Mongolisë zbulojnë se mitosja është po aq e domosdoshme sa benzina.

34

TEMA KRYESORE: KORRUPSIONI NË TË GJITHA ANËT Farat e skandalit janë rritur për t’u bërë shtylla themelore të Kosovës.

50

RRJETI I KORRUPSIONIT Mekanizmat për raportimin e korrupsionit në internet funksionojnë në Indi dhe në vendet e tjera. Po në Kosovë?

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

3


68

REBUSI KULTUROR Politika dhe personalitetet po pengojnë institucionet e artit.

72

DROGAT E REJA VRASËSE Prodhimi i heroinës është në rënie, por sasia e recetave mjekësore për substancat narkotike po rritet në mënyrë drastike.

61

DEBAKLI I PRIVATIZIMIT

Riklasifikimi i ndërmarrjeve publike dhe private në Kosovë nuk ka qenë aq i lehtë sa mendohej.

85

KALONI NJË DITË NË PRISHTINË Ju marrim nëpër qytet në një mision plot kënaqësi për më të mirat që ofron kryeqendra.

80

LUFTA QË NUK E NJOHIM Raportimi nga Afganistani është i vështirë, por raportimi i së vërtetës në një kohë lufte është edhe më i vështirë.

4

XXORË KOSOVO 2.0


MË SHUMË... 92

PORTRETI I NJË ARTISTI Veprat e Rron Qenës inspirojnë dhe informojnë, duke mos rënë kurrë viktima të perceptimeve të njëjta.

4

FJALA E KRYEREDAKTORES

18

RISHIKIMI I RRËNJËVE TË NJË LËVIZJEJE Rezistenca paqësore si reagim ndaj pushtimit barbar të Millosheviqit.

32

NË SHIFRA: SISTEMI BANKAR I KOSOVËS

48

97

2.0 ofron një udhërrëfyes fotografik nga fshati në fshat.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

Hidhni një sy statistikave të detajuara financiare në infografikën tonë.

RASTI LIMAJ NË QENDËR TË VËMENDJES Ish-ministri i çnderuar i Transportit është bërë simbolikë e luftës së vështirë kundër korrupsionit.

54

INTEGRITETI VJEN ME NJË ÇMIM

58

BRENDA MENDJES SË KORRUPSIONIT

83

KOSOVARËT NË NJË ZONË LUFTE

90

RECENSION: “KANGË E VENË”

94

BASHKOHUNI ME NE NËPËR KOSOVË

Besa Luci shpjegon konceptin e numrit për korrupsionin.

108

Luftimi i korrupsonit nuk është i lehtë, veçanërisht për organizatat ballkanike të shoqërisë civile. Robin Hood-i? Jo në ish-Jugosllavi. Afganistani mund të jetë vend i shkëlqyeshëm për të punuar, por edhe me rreziqe konstante. Albumi i fundit i Genc Salihut kërkon një vesh të rafinuar.

BËRTHAMA E SKENËS MUZIKORE TË PRISHTINËS Rok’n’rolli është më shumë se vetëm sasia e instrumenteve të tij, thotë muzikanti Genc Salihu.

KOSTOT E KORRUPSIONIT NË KOSOVË Editorial: Shtyllat e pushtetit do të vazhdojnë të dëmtohen nga veprat e paligjshme, por ne duhet të qëndrojmë dhe të luftojmë. 5


NUK KEMI KË TË FAJËSOJMË, KUR TË GJITHË KANË FAJ NË KOSOVË, PËRGJEGJËSIA PËR KORRUPSION ËSHTË PO AQ E PAKAPSHME, SA JANË TË PAFUQISHËM EDHE MEKANIZMAT PËR TA LUFTUAR ATË. NGA SADIE LUETMER / FOTOGRAFITË ATDHE MULLA

6

KOSOVO 2.0


— Kur u takova me Reshat Maliqin, ai kishte veshur një xhakavento me kapuç dhe xhinse, një kontrast modest krahasuar me uniformat kërc, në të cilat e kam parë në fotot e kërkimit tim. Ai foli me një pamje fytyre tejet të rrudhosur, shpatullat e tij të rrumbullakëta ishin mbledhur përmbi bërryla, gishtat lëviznin pa takt mbi tavolinën e hollit të gjysmëndriçuar të një picerie, që gjendet në rrëzë të Kodrës së Diellit në Prishtinë. — KUR U TAKOVA ME RESHAT MALIQIN, ai kishte veshur një xhaketë me kapuç dhe xhinse, një kontrast modest krahasuar me uniformat kërc, në të cilat e kam parë në fotot e kërkimit tim. Ai foli me një pamje fytyre tejet të rrudhosur, shpatullat e tij të rrumbullakëta ishin mbledhur përmbi bërryla, gishtat lëviznin pa takt mbi tavolinën e hollit të gjysmëndriçuar të një picerie, që gjendet në rrëzë të Kodrës së Diellit në Prishtinë. Maliqi më tha se një javë e gjysmë më parë, ndërsa ishte ende në drejtim të Policisë së Kosovës si drejtor i përgjithshëm, ai po pinte kafe me fqinjin e tij pikërisht në këtë vend kur e thirri në telefon e bija. “A po e sheh televizorin?” e pyeti ajo, sipas Maliqit. “Po thonë se kryeministri ka vendosur të të shkarkojë nga posti i drejtorit të përgjithshëm". “Ndoshta është shaka”, iu përgjigj ai. Nuk ishte. Lajmi për shkarkimin nga detyra dhe emërimin në një detyrë më të ulët të Maliqit erdhi në mbrëmjen e 25 korrikut, ndërsa forcat komando të Policisë së Kosovës ndërmorën një operacion për marrjen nën kontroll të dy vendkalimeve kufitare në veriun e trazuar të vendit dhe për vendosjen e një embargoje tregtare ndaj Serbisë. Veprimi në rajonin me shumicë serbe shkaktoi një valë trazirash, gjatë të cilave një snajper plagosi në mënyrë fatale një oficer policie. Maliqi kishte marrë pjesë në planifikimin e bërë më herët atë vit, por hasi në mosmarrëveshje serioze, – më veçanërisht me kryeministrin Hashim Thaçi, – lidhur me mënyrën e zbatimit të tij. Ai besonte në idenë e Kosovës që shpall sovranitetin e vet mbi vakuumin e pushte-

tit në veri, por e ndiente se marrja e vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 vetëm me forcat e Kosovës ishte një strategji e pamundur. Në vend të saj, ai kishte propozuar që të dilnin publikisht dhe t’i njoftonin të gjitha palët e përfshira (duke futur këtu edhe Serbinë) për zhvillimin e këtij misioni. “Për çfarë arsyeje të mbahej i fshehtë?” Sipas Maliqit, ai ishte takuar me KFOR-in dhe EULEX-in për çështjen, edhe pse nuk kishte nxjerrë hollësi për misionin. Maliqi thotë se në takime, ndërsa EULEX-i ishte ngurrues, KFORi ofroi mbështetje. Sërish, përveç ndonjë lëvizjeje diplomatike përpara që mund të ndodhte, Thaçi donte që të shkonte i vetëm, tha Maliqi, i vetmuar në rrugën e tij. Së fundmi, zyrtari më i lartë i policisë së Kosovës ishte nxjerrë jashtë loje në misionin ndoshta më të ndjeshëm dhe më të rrezikshëm që kishte ndërmarrë ndonjëherë Shërbimi Policor i Kosovës. “Ai bëri siç deshi”, tha Maliqi për Thaçin. NJË ULJE NGA DETYRA E ZHYTUR NË POLITIKË Pati zëra kundërshtues rreth shkarkimit të Maliqit: disa thoshin se ai dha dorëheqje, të tjerët thoshin se vendimi ishte marrë nga autoritetet më lart. Por, Maliqi e bëri shumë shpejt publik rastin e tij, duke u shfaqur në televizion për ta shpallur qartë e pa hamendësime se ai nuk zgjodhi të lirohej nga detyra e tij. Maliqi ishte shumë i përzemërt dhe përgjigjej me profesionalizëm në telefon gjatë organizimit të intervistës. Më kujtohet se u befasova për të mirë, ndërsa po i hidhja një sy hollit të picerisë që ai propozoi: ishte i errët dhe jozyrtar, por i frekuentuar. Fillova me kujdes pyetjet e mia, e vetëdijshme se kisha njerëz që po hanin qetësisht në tavolinat

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

aty afër, por zhgënjimi i Maliqit dukej hapur. U bë shpejt e dukshme se ai ishte aty për të ndarë me mua hollësitë e panjohura që nga këndi i tij i reflektimit binin në sy hapur; e qartë se, nga pikëvështrimi i tij, atë e kishin lënë jashtë në të ftohtë dhe tani ai po e shihte veten në anën e errët të xhamit. E ula filxhanin tim të kafesë për një çast. “Pse?”, e pyeta. “Pa asnjë arsye”, tha Maliqi. “Kjo është krejt. Pa asnjë shpjegim, pa asnjë farë të drejte”. Tri ditë më pas, Maliqi, pa ceremoni, zbuloi përfundimin e detyrës së tij, i dorëzoi një kërkesë Zyrës së kryeministrit ku kërkonte arsyetim. Maliqi tha se përgjigjja zyrtare, duke cituar një pjesë të veçantë të ligjit të Kosovës, sugjeronte se ai kishte kërkuar shkarkimin e vet, gjë që ai nuk e kishte bërë. Por pak kohë pas kësaj, Maliqi dhe unë folëm rreth asaj se çka mund ta kishte nxitur shkarkimin e tij nga detyra. Këtë vit ai kishte filluar të propozonte lëvizjen e disa njerëzve brenda udhëheqjes së Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Kadri Arifi, një shok në politikë i Thaçit, dhe një pjesëtar i njohur i Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK, strukturë sigurie e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. SHIK-u zyrtarisht u shpërbë në vitin 2008, por anëtarët e tij mbeten të mirëpërfaqësuar në poste të larta qeveritare. Arifi do të lëvizej nga posti i tij si shef i Shtyllës së Krimit të Organizuar në Shtyllën Administruese. Kjo, tha Reshati, ngjalli një reagim të fortë të kryeministrit. Ai e pranoi lëvizjen, por në një mbledhje të muajit mars të këtij viti mes Maliqit, ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit, kryeministrit Thaçi dhe asistentit/es së Thaçit, Maliqi 7


— Situata e Maliqit nuk është një anomali. Futja e bërrylave ndaj nëpunësve publikë që nuk u shërbejnë interesave të administratës drejtuese është një histori shumë e zakonshme dhe nuk ndodh vetëm në Kosovë. thotë se kryeministri e kërcënoi atë për vendimin. Sipas Maliqit, Thaçi duke iu kërcënuar i tha se do ta lëvizte Arifin, porse Arifi ishte miku i tij, dhe se si kryeministër ai kishte fuqi ta shkarkonte Reshatin. “Ai nuk ishte i lumtur”, tha Maliqi. Kryeministri gjithashtu i tha Maliqit se ai nuk e kishte fort për zemër: ai e kishte emëruar atë vetëm sepse Maliqi kishte pasur mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2008, dy vjet para emërimit të tij, Maliqi tha se anëtarët e PDK-së së Thaçit dhe aleatët planifikuan ta vendosnin atë nën një hetim të rremë tremujor, me qëllim që ta mbanin jashtë garimit për postin e drejtorit të përgjithshëm pas pavarësisë së vendit. Maliqi përshkroi g jithashtu një numër reformash të tjera që ai ishte i palëkundur t’i zbatonte në vitin e fundit, ku futet një program për gradat dhe postet, i cili synonte ristrukturimin e procesit të promovimit, shmangien e ndikimit politik dhe uljen e numrit të zyrtarëve të lartë të tejetpaguar. Shkarkimi i tij ndëshkues erdhi pikërisht kur ai po ndërmerrte një lëvizje të planifikuar të udhëheqjes, e pastaj do të largohej për pushime në Turqi me bashkëshorten e tij. Përkundrazi, ai mori një telefonatë që i kërkonte, hamendësohet rrejshëm, që ai ta anulonte 8

udhëtimin dhe të rrinte aty rrotull. Ministri i Punëve të Brendshme i kishte thënë në telefon se kryeministri e donte aty afër për disa çështje të rëndësishme pune; ishte disa net më vonë që vajza i tregoi se ai e kishte humbur punën. Kurrikulumi i Maliqit është i mbushur me përvoja arsimimi dhe policimi, por i zbrazët për nga lidhjet politike. Ai ka mbajtur marrëdhënie të mira me kolegët e tij në EULEX, që vjen prej gojës së tij dhe asaj të një zyrtari të lartë policie në EULEX. Maliqi tha se ai ishte thjesht një kërcënim. “Ata më shohin mua si një kërcënim të vërtetë për krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha Maliqi. “Ky është problemi i vërtetë, arsyeja kryesore se përse më heqin gjithashtu, tani, nga ai pozicion... pasi jam përpjekur ta ndërpres ndikimin politik nga jashtë”. SHTRIRJA E GJERË E TENTAKULAVE TË KORRUPSIONIT Situata e Maliqit nuk është një anomali. Futja e bërrylave ndaj nëpunësve publikë që nuk u shërbejnë interesave të administratës drejtuese është një histori shumë e zakonshme dhe nuk ndodh vetëm në Kosovë. Dukshëm, intervista ime me Maliqin erdhi në një kohë të mirë për të që të jepte deklarata provokuese: duke qenë se humbja është e hidhur. E gjithashtu unë nuk e kisha historinë, sipas Thaçit. Maliqi tani është riemëruar në postin e drejtorit të Planif ikimit Strateg jik për Politikat dhe Çështjet Ligjore. Megjithatë, fati i Maliqit mund të vendoset në mesin e një problemi më të madh sistemor që duket

RESHAT MALIQI MALIQI ËSHTË SHKARKUAR NGA POSTI I TIJ SI ISH-DREJTOR I PËGJITHSHËM I POLICISË SË KOSOVËS. SI U SHKARKUA? “PA KURRFARË ARSYE,” THA MALIQI. “AJO ËSHTË E TËRA. PA KURRFARË SPJEGIMI, PA ASNJË, ASNJË TË DREJTË”.

KOSOVO 2.0

se veçse përkeqësohet. Si për ironi, Kosova, si destinacioni i dy prej misioneve më të mëdha ndërkombëtare të krijuara ndonjëherë (i fundit është misioni EULEX), e gjen vetveten të pllakosur nga një rrymë e nëndheshme fuqishëm e rrezikshme dhe e qëndrueshme korrupsioni. Duket sikur çdo rrugë përpara pengohet nga kjo çështje shqetësuese. Buxhete që rrjedhin e zvogëlohen në mënyrë të dyshimtë, zyrtarët shpallin tenderë masivë e duket sikur nuk u bie ndërmend se ka edhe oferta më konkurruese, paratë dhe mallrat i shkëmbejnë duarsh nëpër rrugë të tjera, dhe investuesit e huaj zmbrapsen të trembur nga gjasat e një biznesi të rrezikuar. Zërat për reformë brenda medies dhe administratës janë shuar, janë zhvendosur ose zhdukur fare. Fondet për nevoja të tilla si edukimi dhe infrastruktura janë shkurtuar shumë; me atë pak që po rrjedh nga e mira publike, përparimi mund të duket i pamundur. Pavarësisht misionit adash të EULEX-it, sundimi i ligjit, e për rrjedhojë mungesa e tij ka mbërritur shkallën e kërcënimeve për të ardhmen e Kosovës dhe duket se po arrin rrezikshëm majat. Historia e Maliqit duket dyshimshëm e pafajshme, por, sido që të jetë, është e vështirë ta shohësh shkarkimin e tij si një çështje pa hile, duke u bazuar në kontekstin ekzistues. Vetëm pak javë më vonë, mikja dhe kolegia ime, Susie Taylor, intervistoi ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Komenti i tij për Maliqin ishte dashamirës: zëvendësuesi, Shpend Maxhuni, është thjesht më veprues, tha ai. Rexhepi deklaroi se ai kishte rekomanduar fillimisht emërimin e tij në vend të Maliqit në vitin 2010. Sërish g jatë drekës, Rexhepi u fut në një bisedë të një stili më shumë rastësor, ndoshta duke mos e menduar mirë karakterin e tij politik me një gazetare. Pas një shkëmbimi të ngrohtë me një klient tjetër të restorantit “Tiffany”, e për rrjedhojë një drekë falas, ai qeshi mbyturazi, “ishte thjesht për respekt, jo korrupsion, mos u shqetëso”. Më pas, në sy të intervistueses, ai bëri disa oferta miqësore: ndoshta disa aranzhime për një fundjavë në Shqipëri ose Mal të Zi – akomodime


— “Më shohin si një kërcinim të vërtetë për krimin e organizuar dhe korrupsionin”. RESHAT MALIQI, ISH-DREJTOR I PËGJITHSHËM I POLICISË SË KOSOVËS #2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

9


— Duket se nuk është më sekret për askënd që akraballëku, korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar ekzistojnë në të gjitha nivelet e biznesit dhe të administratës në Kosovë.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME BAJRAM REXHEPI THOTË SE MALIQI ËSHTË SHKARKUAR SEPSE ZËVËNDSIMI I TIJ THJESHT ISHTE MË OPERACIONAL. MALIQI, ME SIGURI, NUK PAJTOHET ME KËTË VLERËSIM.

“për elitën”, aty ku ai qëndron, sigurisht, – ose një vend të mirë qëndrimi në Mitrovicë dhe një shoqërim rreth qytetit. Duket se nuk është më sekret për askënd që akraballëku, korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar ekzistojnë në të gjitha nivelet e biznesit dhe të administratës në Kosovë. Histori pas historie, tashmë dëgjojmë në media për të përfolurit, të akuzuarit, të kërkuarit e të hetuarit. Pretendimet për bashkëjetesë kriminale në formacionin më të lartë të udhëheqjes së partisë filluan pak kohë më përpara, madje edhe para grumbullimit të qeverisjes së përkohshme, dhe kanë vazhduar të ridalin në sipërfaqe përgjatë 12 vjetëve të fundit. Veprimet e errëta politike, si ato që e nxorën Maliqin nga zyra, janë pjesë e një skeme më të mad he e pandëshkueshmërisë, të shkaktuara nga mundësitë fitimprurëse që lindin nga mashtrimet në masë dhe papërgjegjësia financiare. Paraja duket sikur po zhduket në ajër kudo që e sheh, dhe gjithsekush e drejton gishtin aty. Në çfarëdolloj forme ose sektori ndodh problemi i korrupsionit të përhapur gjerësisht, që nga puna e Maliqit deri te tenderët rrjedhës, të gjitha rastet duket se vuajnë nga mungesa e një organi ku të drejtohen për ndihmë. Mosndëshkimi sundon nëpër qarqet e larta të politikanëve; rastet që 10

shkojnë në gjykatë dredhojnë rrugës dhe shpesh zbehen derisa mbyllen; dhe duket se shumica më e madhe thjesht nuk zbardhen kurrë. Si një e huaj që raporton nga Kosova, ngulmoj fort duke u përpjekur të kuptoj se çfarë i ushqen këto probleme. Por, ndërsa e rris kurbën time të të mësuarit në këtë çështje, e gjej veten duke u mbllaçitur për çdo ditë në tryezën e mëngjesit në një lojë zhgënjyese të pulës dhe të vezës. Rrjete të fuqishme korrupsioni depërtojnë në burimet dhe jetën institucionale, dhe i dobësojnë zhvillimet e duhura që nevojiten për zhdukjen e problemeve që i bëjnë njerëzit të pafuqishëm. U duk kohë e mirë për riparimin e gjyqësorit në emër të publikut të gjerë,

BAJRAM REXHEPI REXHEPI THA QË ZEVENDSIMI I MALIQIT, SHPEND MAXHUNI, ISHTE KOMANDANT POLICOR MË OPERACIONAL.

KOSOVO 2.0

por pavarësisht një pranie të shumtë ndërkombëtare dhe 12 vjetësh ndërtimi institucionesh për paradë, rrugët e zgjidhjes substanciale duhet të gjenden sërish. Fillova të çuditem se si mund të ndërtohet kjo kullë e domosdoshme e drejtësisë pa asnjë gur themeli nën të, dhe çfarë ndodh pastaj nëse njeriu që shtron llaçin ka investuar në një sezon premtues me tulla të pangjitura? TRYSNIA PËR LLOGARIDHËNIE Armend Mazreku nuk është një figurë imponuese, si një student i vetëshpallur i filozofisë, ai shikon pjesën. Por, zëbutë ose jo, bindjet e tij nuk janë pa peshë. Ai është një analist politikash në lëvizjen FOL, një OJQ prishtinase që promovon llogaridhënien institucionale, transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare. Mazrekun e takova rastësisht në muajin korrik; fytyra e tij plot me mikrofonë në bulevardin “Nënë Tereza” tërhoqi vëmendjen time dhe u gjenda duke e shkrepur aparatin tim fotografik pas turmës, ndërsa ai shumë i sigurt në emër të lëvizjes FOL shpallte fitueset e “Miss Korrupsionit” dhe dy shoqërueset e saj. Loja satirike ishte një numër krijues i përdorur me humor në publik për të hedhur dritë mbi disa nga kërcënimet më urgjente për një demokraci të shëndetshme; Gjyqësori i Kosovës ishte


emëruar si shoqëruesja e parë, pas të vetmes fituese të kurorës, Qeverisë së Kosovës. Kompania shtetërore e energjisë, Korporata Energjetike e Kosovës dhe Posta dhe Telekomi i Kosovës ndanë së bashku vendin e shoqërueses së dytë. Drejtësia në Kosovë është një problem i shumanshëm, dhe për shkak të të g jitha palëve të përfshira në të, përgjegjësia ngelet jetime. Misionet ndërkombëtare janë të vetëdijshme për pakënaqësitë dhe mandatet e tejshtyra, dhe vazhdimisht e në rritje i bëjnë publike qëllimet e tyre për t’u tërhequr dhe për t’i kaluar më shumë përgjegjësi Kosovës. Edhe pas 12 vjetësh punë për ndërtimin e institucioneve, sistemi vendës i drejtësisë mbetet një ndër institucionet publike më të dobëta pas pavarësisë dhe ka marrë disa komente kritike, jo vetëm nga lëvizja FOL. Grupe të tilla si Transparency International, Grupi Ndërkombëtar i Krizave dhe Raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të gjithë, e vlerësojnë punën e gjyqësorit të dobët dhe kanë ankesa për ndihmesën e tij në paligjshmërinë e Kosovës. Ka pasur një sërë çështjesh për t’u kapërc yer në sistem i n g jyqësor menjëherë pas konfliktit. Nën regjimin e Slobodan Milosheviqit, provimet e drejtësisë iu refuzoheshin shqiptarëve, dhe në vitin 1999 kishte një mungesë serioze të gjyqtarëve dhe avokatëve të shkolluar; ata që kishin punuar në regjim i n ser b st i g m a t i z ohes h i n s i bashkëpunëtorë të armikut. Ka nevojë për mjete, programe më të mira për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe transparencë institucionale. Pagat e ulëta për punonjësit e gjyqësorit vazhdojnë t’i bëjnë gjykatat të dobëta ndaj korrupsionit gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Përmbi krejt këtë, një shumicë e legjislacionit të ri nevojitej për të hedhur bazën ligjore për paditë kriminale dhe civile ndaj keqmenaxhimit dhe korrupsionit publik. Tani pjesa më e madhe e rekomandimeve i janë dërguar Ekzekutivit dhe Kuvendit. Nevojat strukturore për përmirësimin e funksioneve gjyqësore së fundmi kërkojnë veprim legjislativ dhe rritje investimesh.

ARMEND MAZREKU, ANALIST I POLITIKAVE NGA LËVIZJA FOL ËSHTË I QETË, POR QENDRIMET E TIJ ÇOJNE SHUMË PESHË NË RRETHET E NJERËZEVE QË KUNDËRSHTOJNË KORRUPSIONIN.

— “Është shumë interesante kur zyrtarët e Qeverisë flasin për korrupsionin, pasi të krijohet përshtypja se korrupsioni i përket një bote tjetër. A thua se ne jemi të paprekshëm prej tij... ai nuk i përket këtij planeti. Ata duan t’i hedhin sytë jashtë Qeverisë për korrupsion, por, kurrë nuk do ta gjejnë pasi ai gjendet brenda Qeverisë”.

Vonë atë pasdite, pas së kremtes kurorëzuese, fola me Mazrekun në platformën e kafenesë “Dit’ e Nat’”. E pyeta se çfarë e kishte frymëzuar këtë

ARMEND MAZREKU MAZREKU ËSHTË I ZËSHËM DHE I PAKURSYER NDAJ KORRUPSIONIT NË KOSOVË

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

shfaqje komike të lëvizjes FOL, dhe ai më shpjegoi se ata e ndiejnë që është e rëndësishme ta tërheqin vëmendjen në mënyrë krijuese për këto çështje dhe ta përfshijnë publikun në thelbin e problemit për t’i kërkuar llogari Qeverisë së tyre. “Ju nuk duhet ta merrni këtë veç si një satirë, ku njerëzit do të qeshin me të e veç kaq, por si një protestë, si një lloj revolte që ne duam t’ua përçojmë zyrtarëve të Kosovës, por edhe popullit të Kosovës”, tha Mazreku. “Dhe mendoj se kjo ishte pjesa kryesore e shfaqjes. Ideja është që të tërheqim vëmendjen e publikut më shumë, pasi është shumë e vështirë. Është shumë e vështirë, duke marrë parasysh faktin se Qeveria përpiqet që të ndikojnë në media”. 11


Ka shumë deklarata të bujshme mbi çështje shumë të nxehta si korrupsioni, por kur vjen puna te bërja e ndryshimeve, zyrtarët parapëlqejnë të luajnë ‘hidhe topin’, tha Mazreku. Pas ardhjes në pushtet, kryeministri Thaçi shpalli me të madhe agjendën e tij kundër korrupsionit dhe e veçoi gjyqësorin si një prej institucioneve më të korruptuara në Kosovë.

— “Për tetë muaj, nuk mund të ndryshosh asgjë në këtë situatë të tmerrshme të sistemit tonë gjyqësor. Por, e dini, ndoshta ne kemi më shumë shpresë që gjërat do të ndryshojnë”.

“Por, kur e pyet atë, ‘çfarë po bëni për korrupsionin?’, ai të përgjigjet, ‘eh, kjo nuk është përgjegjësia ime; kjo është përgjegjësia e sistemit gjyqësor”, tha Mazreku me të qeshur. “Është shumë interesante kur zyrtarët e Qeverisë flasin për korrupsionin, pasi të krijohet përshtypja se korrupsioni i përket një bote tjetër. A thua se ne jemi të paprekshëm prej tij... ai nuk i përket këtij planeti. Ata duan t’i hedhin sytë jashtë Qeverisë për korrupsion, por, kurrë nuk do ta gjejnë pasi ai gjendet brenda Qeverisë”. Kështu ne shohim shenjë për shkallën e parë të hyrjes në këtë rrethrrotullim të pandëshkueshmërisë: për aq sa një gjyqësor më i fortë paraqet një kërcënim për lojtarët e pushtetit, është e vështirë të gjenerosh një vullnet politik gjenuin. Sistemi gjyqësor veç sa po fillon të fuqizohet në pavarësi. Si një institucion brenda Qeverisë së Përkohshme, gjyqësori ishte vendosur fillimisht drejtpërsëdrejti nën autoritetin e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm, ose PSSP, në vitin 2001 nën Këshillin e Gjyqësorit dhe të Prokurorisë. Që atëherë, ai ka qenë zgjeruar me hapa të ngadaltë dhe hap pas hapi u ka kaluar autoriteteve të Kosovës, edhe pse EULEX-i mban ende fuqi juridike mbi rastet e nivelit dhe ndjeshmërisë së lartë. Gatë këtij procesi të ngadaltë, gjyqësori vendës ka qenë në gjendje të punojë vetëm në shkallë të ndryshme të pavarësisë dhe ka mbetur i plogësht ndaj trysnive nga brenda Ekzekutivit. Megjithatë, sado zhgënjyeshëm, vonë kanë ndodhur ndryshimet, së fundmi janë bërë përpjekje domethënëse për

SELVIJE BAJRAMI GAZETARJA SELVIJE BAJRAMI KA MBULUAR SEKTORIN E GJYQËSISË QE GJASHTË VJET PËR TË PËRDITSHMEN “ZËRI” DHE DISA TË TJERA. AJO KA PARË SE SI KA EVOLUUAR SISTEMI DHE KA RAPORTUAR DISA PREJ PJESËVE TË TIJ MË SHQETËSUESE.

12

KOSOVO 2.0

përmirësimin e funksionimit të gjyqësorit. Ligji për gjykatat, që hyri në fuqi në muajin janar të vitit 2011, më në fund rriti pagat e gjyqësorit, ku disa patën rritje të përgëzueshme prej 100 për qind. Pavarësi më e madhe buxhetore i është lejuar gjithashtu edhe Zyrës së Prokurorisë Publike. (Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit thotë se kjo mund të krijonte me gjasë vagëllimën e parë të vërtetë për një zyrë të pavarur prokurorie.) Janë bërë përpjekje për të investuar më shumë përmes edukimit dhe programeve të kualifikimit për gjykatësit dhe avokatët, dhe Këshilli i Drejtësisë i Kosovës mbaroi gjithashtu së fundmi një program të madh “testimi”. Në një raport të vitit 2010, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIPRED, i përgëzoi reformat dhe shprehu shpresa të mëdha për efektet e tyre në të ardhmen, por jo çdokush është kaq i bindur. Selvije Bajrami, një gazetare që aktualisht shkruan për të përditshmen kosovare “Zëri”, ka mbuluar ngjarjet e gjyqësorit për pothuajse gjashtë vjet. Ajo e ka parë sistemin të zhvillohet gjatë krejt punës së saj, duke futur këtu edhe kalimin nga UNMIK-u tek EULEX-i, dhe ka raportuar për disa prej atributeve të tij më zhgënjyese. E pyeta Bajramin për reformat e fundit dhe nëse ato do t’u shërbenin apo jo qëllimit të tyre; përgjigjja e saj ishte e përzier. Procesi i testimit, tha ajo, u hartua dobët, duke i lejuar g jyqtarët e dy grupeve të ndryshme të provimit që të konspironin. Ndërsa ishin në proces, testimi më tej ngadalësoi sistemin e gjykatave tashmë të tejngarkuara, dhe mund të mos ketë përzgjedhur pjesëmarrësit më të mirë në fund. “I njoh disa gjyqtarë të mirë që nuk janë më gjyqtarë”, u ankua Bajrami. Mbi të gjitha, padurimi i saj është rritur me stërhollimin e çështjeve në sistemin e gjykatave, dhe thotë: “Sigurisht që jemi një vend pas konflikti, por nuk ka arsye që ta kemi këtë sistem gjyqësor që e kemi tani”. Prapëseprapë, ajo nuk është plotësisht pesimiste. Në këndvështrimin e saj, disa prej përpjekjeve për të forcuar edukimin e gjyqtarëve dhe avokatëve dalëngadalë


— “Më shumë se 800 emra kanë shkuar në zyrën e prokurorisë, por asnjë rast me peshë nuk ka dalë prej aty”.

HASAN PRETENI, DREJTOR I AGJENCISË KUNDËR KORRUPSIONIT, KA BËRË TË DITUR SE SHPRESON SE LOJTARËT E MËDHENJ DO TË MBAHEN PËRGJEGJËS PËR VEPRIMET E TYRE TË JASHTËLIGJSHME.

po krijojnë një staf më të kualifikuar, dhe rritjet e pagave me siguri që do të përbëjnë një ndryshim të madh. “Nuk mund ta them tani, pasi janë vetëm tetë muaj”, tha ajo. Për tetë muaj, nuk mund të ndryshosh asgjë në këtë situatë të tmerrshme të sistemit tonë gjyqësor. Por, e dini, ndoshta ne kemi më shumë shpresë që g jërat do të ndryshojnë”. Por, ashtu si Bajrami, publiku duket se po ndërg jeg jësohet për pandëshkueshmërinë dhe përgjigjja institucionale vazhdon të mos jetë e bashkuar. Statistikat e Programit të OKB-së për Zhvillim (UNDP) të nxjerra në një raport të vitit 2010 për matjen e Pulsit Publik tregojnë një rënie të fundit shkurajuese në nivelet e kënaqësisë dhe besimit në sistemin e gjyqësorit në publikun e Kosovës. Në shtator 2011, Këshilli i Drejtësisë i Kosovës nxori një fletëveprimi në përgjigje të këtij raporti, por dukej më shumë e fokusuar në kundërpërgjigjen e kritikave sesa në planifikimin e zgjidhjeve. Ndërsa duke e pranuar me përgjegjësi se transparenca dhe raportimi i duhur që nevojiten për ta mbajtur publikun të informuar mungojnë, kjo flet njëkohësisht tregon se përgjigjet e studimit pasqyrojnë një perceptim jo të saktë të korrupsionit të prodhuar nga media dhe fjalët e njerëzve.

Ajo gjithashtu adreson marrëdhënien disi të tensionuar që ekziston mes Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) dhe gjyqësorit, duke ngritur zërin se ankesat publike të Pretenit kanë pasaktësi. Preteni ka shprehur pakënaqësi për raportet e AKK-së që shpesh refuzohen nga zyra e prokurorisë, por Këshilli i Drejtësisë i Kosovës deklaron se shumica e raporteve nuk janë të plota për përdorimin e prokurorisë. Kur u takova me Pretenin në zyrën e tij, ai më informoi me disa të dhëna të ndryshme lidhur me mangësitë e drejtësisë. Mandati i Agjencisë Kundër Korrupsionit hyri në fuqi në vitin 2006, një organizëm i ri i pavarur për procedimin dhe hetimin e ankesave dhe akuza-

HASAN PRETENI PRETENI THOTË SE “ËSHTË SHUMË VËSHTIRË TË LUFTOHET LIDHJA NDËRMJET VEPRËS DHE PRONAVE. NE E SHOHIM ÇDO DITË SI NJERËZIT BËHEN TË PASUR BRENDA NATËS. KOSOVA ËSHTË VEND SHUMË I VOGËL”.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

ve për korrupsion. Kur e dëgjova fillimisht emrin e saj, imagjinova një organizatë të fuqishme, një fortesë kundër krimeve, të vendosur në ndonjë ndërtesë të lartë e plot shkëlqim që ngrihet në rrugët e Prishtinës. E kontrollova dy herë hartën, por e gjeta ndërtesën e AKK-së në kodrën jugperëndimore, menjëherë përmbi qendrën e qytetit, e vendosur në një ndërtesë shtëpiake dhe e rrethuar nga një tapet i shndritshëm i gjelbër i zbukuruar me kopshte të vogla. Me një buxhet vjetor prej rreth 500.000 eurosh (krahasuar me 1,5 miliard euro që janë planifikuar për buxhetin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës) dhe një personel prej 35 vetash, agjencia është relativisht e vogël për detyrën që i është besuar. Qëllimi i saj i kufizuar i aftësive, bashkë me sasinë e sinjalizimeve dhe ankesave që marrin, mund t’ia ulë agjencisë disi fuqinë e veprimit, pa një marrëdhënie të mirë pune me policinë dhe prokurorët. Preteni e ka parë këtë si një betejë në ngjitje. Njësoj si Mazreku, edhe Preteni ka bindjen e fortë se peshqit e mëdhenj duhet të japin llogari për adresimin e korrupsionit në Kosovë. Përveç akuzave të Këshillit të Drejtësisë të Kosovës, agjencia është e autorizuar vetëm për të kryer hetimet fillestare; nuk mund të pritet që ata të dorëzojnë dosje të mbyl13


KREU I UNMIK-UT, PËRFAQËSUESI SPECIAL I KËSHILLIT TË SIGURIMIT (SRSG) SERGIO VIEIRA DE MELLO (BRAZIL) KOHA NË DETYRË: 11 QERSHOR 1999 DERI MË 14 KORRIK 1999 De Mello shërbeu për një periudhë fillestare prej dy muajsh si administratori i parë i UNMIK-ut për Kosovën. Ndonëse i shkurtër, misioni i tij ishte ndër më të vështirët. Në një intervistë me PBS ai tha se rindërtimi i Kosovës nuk ishte problemi më urgjent, sepse “rindërtimi i stafit social, rindërtimi i besimit dhe konfidencës mes dy komuniteteve, padyshim që do të kërkojë më shumë kohë. Plagët janë shumë të thella dhe do të duhet një kohë e gjatë për t’i shëruar. Por, kjo është ajo për të cilën janë këtu Kombet e Bashkuara dhe prezenca ushtarake ndërkombëtare. Vetëm mos prisni që kjo gjë të ndodhë brenda natës.” De Mello u vra në bombardimin e Canal Hotel në Bagdad në 2003 teksa shërbente në misionin e OKB në Irak.

BERNARD KOUCHNER (FRANCË) KOHA NË DETYRË: 15 KORRIK 1999 DERI MË 12 JANAR 2001 Gjatë 18 muajve që shërbeu në Kosovë, Kouchner u priu përpjekjeve për të krijuar një administratë të re civile dhe një sistem të ri politik si dhe për të rindërtuar ekonominë e shkatërruar nga lufta e 1999-ës në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe filluan të shfaqen paqartësitë ligjore mbi mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet kosovare. Në librin e saj “State Building and Development: Two sides of the same coin? Exploring the case of Kosovo” Arta Ante tregon një anekdotë mbi Kouchnerin, i cili thuhet të ketë thënë: “Çdo mëngjes unë lexoj Rezolutën 1244 dhe përpiqem ta kuptoj atë”.

HANS HAEKKERUP (DANIMARKË) KOHA NË DETYRË: 13 JANAR 2001 DERI MË 31 DHJETOR 2001 Gazetat kosovare do ta përshkruanin Haekkerupin si “njeriu i gabuar në vendin e gabuar”. Janë përdorur shumë epitete jo pozitive për të përshkruar atë dhe administratën e tij, duke përfshirë “kontrovers”, “konservator”, i “pamotivuar”, “pasiv” dhe i “anshëm”. Në një listë të performancës së UNMIK-ut në 2004, Haekkerup renditej i fundit nga pesë SRSG-të e asaj kohe. “Danezi i ftohtë dhe artist,” siç e përshkruanin shpesh kosovarët, do të mbahet mend për një marrëveshje të shumë kritikuar që firmosi me Serbinë, të njohur si marrëveshja Haekkerup – Covic. Udhëheqja lokale besonte se marrëveshja, e cila rikonfirmonte integritetin territorial të Jugosllavisë dhe parandalonte shpalljen e pavarësisë, qe e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit. Pak kohë më pas, Haekkerup dha dorëheqjen nga posti i tij; një veprim i mirëpritur nga shqiptarët e Kosovës.

MICHAEL STEINER (GJERMANI) KOHA NË DETYRË: 14 SHKURT 2002 DERI MË 8 KORRIK 2003 Si gjermani i parë që drejtonte një protektorat europian, Steiner mbërriti në Kosovë me misionin për të “vënë trenin në lëvizje”. Kjo nënkuptonte transferimin e autoritetit nga UNMIK-u për te Qeveria e përkohshme, që ishte zgjedhur me votë, por – siç do të deklaronte ai – “me kujdes dhe hap pas hapi”. Ai i referohej asaj që më vonë do të kthehej në një refren zyrtar të UNMIK-ut – standardet përpara statusit. Kjo politikë përcaktoi një sërë kushtesh që duheshin përmbushur përpara se të diskutohej për statusin final të Kosovës. Shumë analistë kosovarë e panë këtë si një mënyrë për të fituar kohë. Rrjedhimisht kjo u transformua në “Standarde për Kosovën”, çka vuri shenjën e barazisë mes standardeve dhe statusit. Steiner u largua nga Kosova pas 18 muajsh. Kishte nga ata që e kritikuan për udhëheqjen e tij autokratike; pati të tjerë që vinin në dukje karakterin e tij të drejtpërdrejtë, të pavarur dhe rigoroz.

tij, edhe pse e pranonte se nuk kishte pasur ndonjë eksperiencë të mëparshme në Ballkan. Holkeri shërbeu si SRSG për më pak se një vit dhe dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Edhe diplomatët perëndimorë e kanë kritikuar performancën e tij. Sipas një diplomati perëndimor, sëmundja i shërbeu atij si një mënyrë logjike dhe e respektueshme për t’u tërhequr, sepse ishin të shumtë ata që nuk besonin se Holkeri do ta kishte të gjatë. Holkeri vdiq në 7 gusht 2011, duke u bërë kështu SRSG i dytë që ka ndërruar jetë.

SØREN JESSEN-PETERSEN (DANIMARKË) KOHA NË DETYRË: 16 GUSHT 2004 DERI MË 30 QERSHOR 2006 Sipas përfundimeve të Early Warning Report të UNDP-së, Jessen-Petersen ia doli ta rriste kënaqësinë e njerëzve me punën e SRSG deri në 80 për qind, krahasuar me nivelin prej 30 për qind për paraardhësin e tij. JessenPetersen pati si prioritet fillimin e diskutimeve për statusin final të Kosovës dhe u përqendrua te sundimi i ligjit, çështjet e minoriteteve dhe procesi i decentralizimit. Ishte shumë kritik ndaj autoriteteve të Beogradit. Në një deklaratë publike në reagim të përpjekjeve të Beogradit për të bindur serbët e Kosovës të mos votonin në zgjedhjet e 2004-ës në Kosovë, ai deklaroi: “Vetëm ata që veprojnë për të thyer izolimin mund ta ndryshojnë të tashmen për të sjellë një të ardhme më të mirë”. Në vitin 2010 në një editorial ku ishte bashkautor, ai e klasifikoi Pavarësinë e Kosovës si një ndër sukseset më të jashtëzakonshme në Ballkan, së bashku me raste si rënia e Milosheviçit.

JOACHIM RÜCKER (GJERMANI) KOHA NË DETYRË: 1 SHTATOR 2006 DERI MË 20 QERSHOR 2008 Përpara se të bëhej SRSG, Rucker ishte zëvendëspërfaqësuesi special dhe kreu i komponentit të rindërtimit ekonomik të UNMIK-ut. Ai e njihte Ballkanin, pasi kishte punuar në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Sarajevë. Mandati i Rucker përkoi me shpalljen e Pavarësisë në shkurt të vitit 2008, çka e vuri atë në një pozitë të vështirë. Ambasadori i Rusisë në OKB e përshkroi një nga paraqitjet e tij si një “predikim” që advokonte “pavarësi të plotë” për Kosovën.

LAMBERTO ZANNIER (ITALI) KOHA NË DETYRË: 20 QERSHOR 2008 DERI MË 1 KORRIK 2011 Zannier do të kujtohet për përpjekjet për të rikthyer besueshmërinë e UNMIK-ut pas pavarësisë, por udhëheqja e Kosovës kishte një mesazh të ndryshëm për të. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës u shprehën të gatshëm ta takonin Zannier, por vetëm për t’i thënë atij se misioni i UNMIK-ut kishte mbaruar dhe se përfshirja e mëtejshme e UNMIK-ut në zhvillimet politike dhe institucionale nuk ishte më e mirëpritur. Ai hasi në shumë vështirësi duke u përpjekur të artikulonte planin gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Kosovën – një plan që e rikonfiguronte UNMIK dhe sillte dislokimin e misionit evropian të drejtësisë dhe policisë. Udhëheqja e Kosovës e kundërshtoi planin me argumentin se do të zbehte autoritetin e institucioneve të pavarura të Kosovës. Por, ai u tregua i vendosur, duke deklaruar se “nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, UNMIK-u do të vazhdojë të punojë për lehtësimin e bashkëpunimit rajonal dhe për të adresuar shqetësimet e komunitetit minoritar”.

FARID ZARIF (AFGANISTAN) KOHA NË DETYRË: KORRIK 2011 DERI MË SOT Zarif është diplomati i dytë jo europian, pas de Mello, që caktohet në krye të UNMIK. Ai vjen nga Afganistani dhe ka një karrierë mbresëlënëse në shërbimin diplomatik në poste brenda dhe jashtë Afganistanit. Zarif është kreu aktual i UNMIK; ai është thuajse i panjohur për kosovarët dhe e përshkruan situatën në Kosovë si të “paparashikueshme”.

HARRI HERMANI HOLKERI (FINLANDË) KOHA NË DETYRË: 25 GUSHT 2003 DERI MË 11 QERSHOR 2004 Holkeri u perceptua gjerësisht si një individ pa karizëm dhe i karakterizuar nga një pragmatizëm pa ngjyrë në karrierën e tij politike. I tallur në shtypin kosovar si “Harry Potter” ai arriti t’i ulte të dyja palët në tryezën e negociatave për herë të parë që prej fundit të luftës, vetëm për të fituar kësisoj zemërimin e çdonjërës prej tyre. Ai pretendonte se po paguante çmimin për paanshmërinë e

14

KOSOVO 2.0


lura në prokurori. Preteni foli, gjithashtu, edhe për një ndjenjë gjerësisht të shprehur. “Është shumë e vështirë të luftohet lidhja mes veprimit dhe pronave. Ne shohim çdo ditë se njerëzit pasurohen brenda natës. Kosova është një vend shumë i vogël”. Ai thotë se ata kanë nevojë për një legjislacion më të egër, i cili u lejon atyre jo vetëm që të kërkojnë një mandat kontrolli për auditimin e zotërimeve, por edhe që të kenë mbështetjen ligjore për një kërcënim më të fortë deri në sekuestrim të tyre: pra, një kërkesë e guximshme. Vullneti politik, tha Preteni, vazhdon të mbetet pika kyç rreth së cilës mblidhen të gjithë instrumentet që duhen për luftimin e korrupsionit. Ai është i vetëdijshëm që vlerësimet e tij publike për luftën ndaj korrupsionit të nivelit të lartë mund të jenë joetike për interesat e të njëjtëve njerëz, të cilëve po u kërkon që të bëjnë ligjet. “Baza e gjithçkaje është vullneti politik”, tha ai. “Mirë apo keq, çdo gjë varet nga vullneti politik. Nëse njerëzit në postet e larta kanë vullnet politik, nuk është e vështirë kryerja e punës... Ne kemi institucionet, Kosova nuk ka mungesë institucionesh, i kemi të gjitha. Ne kemi Policinë, kemi Agjencinë Kundër Korrupsionit, agjencinë e tatimeve, doganat, g jykatat, g jithçka. Ne kemi gjithçka... duhet vetëm vullnet politik, vullnet politik, vullnet politik”. Përveç pengesave, agjencia ka arritur të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit. Herët këtë vit, ata morën një ankesë nga një pronar i një kompanie ndërtimi në Gjakovë, që ankohej se ai po bllokohej në mënyrë të padrejtë për të marrë pjesë në një tender publik. Zotëria thoshte se Ministria e Transporteve i kërkonte që të paguante një “pagesë pranimi” në vlerë prej rreth 15 për qind të krejt shumës së tenderit, duke e bërë kështu të pamundur pjesëmarrjen për të. AKK-ja u takua disa herë me zotërinë përpara se t’ia niste dosjen EULEX-it, duke kontribuar në kontrollet eventuale në zyrë dhe shtëpi të ministrit të atëhershëm të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj. Por, rasti Limaj është emblematik për zhgënjimet e Pretenit me partneritetet institucionale që

KUR PRONARI I NJË KOMPANIE TË NDËRTIMTARISË NË GJAKOVË RAPORTOI SE ISHTE BLLOKUAR NGA NJË KONTRATË QEVERITARE SEPSE NUK E KISHTE PAGUAR NJË “PAGESË PËR QASJE” 15 PËRQINDËSHE, AGJENSIONI KUNDËR KORRUPSIONIT E DERGOI ÇËSHTJËN NË EULEX.

janë të nevojshme për ta bërë punën e AKK-së të frytshme; ishte veç një stuhi flake që i përfshiu të gjithë e që pastaj u ndoq nga heshtja. Preteni është lodhur tashmë duke parë se sa fort punon agjencia e tij dhe pastaj se si kjo punë humbet pa asnjë ndjekje nga partnerët në sistemin gjyqësor. “Më shumë se 800 emra kanë shkuar në zyrën e prokurorisë, por asnjë rast me peshë nuk ka dalë prej aty”, tha ai. Nganjëherë ata dorëzojnë një rast dhe pastaj shohin një lumë veprimtarish në media vetëm ditë më pas. “Pse ua tregoni gazetarëve se çfarë ka në dosje tani? Më pas nuk mund të bësh dot hetime. Pastaj e marrim vesh se kanë hequr dorë,” reagon i frustruar Preteni. Edhe pse një marrëveshje mirëkuptimi e nënshkruar mes zyrës së prokurorisë dhe AKK-së në vitin 2010 u vlerësua nga disa grupe të shoqërisë civile, ende nuk është

e qartë nëse marrëdhëniet e punës mes tyre janë përmirësuar ndjeshëm ose jo. Preteni ende beson se ngritjet e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët dhe shtimi i pavarësisë së buxhetit mund të ndihmojnë shumë në këtë drejtim. Ai shprehu një qëndrim të durueshëm tejet mbresëlënës për sa u përket sistemeve vendëse. “Mendoja se nuk janë krijuar, se nuk janë të pavarur, se nuk do t’i hetojnë rastet. Ende”. tha ai për vetë institucionet e Kosovës. Ndërkohë, Preteni vendosi të përqendrohej në komunikimin me shtyllat e larta, të kaltra e shkëlqyese të EULEXit. Por kjo u vërtetua se ishte po aq zhgënjyese. AKK-ja ka përcjellë atje më shumë se 40 raste, por ata kanë ndjekur vetëm 3 prej tyre dhe ende duhet që të japin vendimet përmbyllëse. Për rastin Limaj, ai tha se është menaxhuar dobët, pavarësisht flluskave të mëdha në publik vitin që shkoi në vazh-

“Baza e gjithçkaje është vullneti politik”, tha ai. “Mirë apo keq, çdo gjë varet nga vullneti politik. Nëse njerëzit në postet e larta kanë vullnet politik, nuk është e vështirë kryerja e punës...” HASAN PRETENI

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

15


EULEX YVES DE KERMABON KOHA NË DETYRË: 2007 DERI MË 22 SHTATOR 2010 De Kermabon që vinte nga një detyrë ushtarake në komandën e KFOR në 2004 dhe 2005, mori drejtimin e një prej misioneve civile më komplekse në Kosovë. Misioni i EULEX-it, i dislokuar anembanë Kosovës, filloi të vepronte në dhjetor 2008 dhe u bë krejtësisht operacional në prill 2009. Si drejtues i pothuajse 3.000 të punësuarve, mandati i gjeneralit në pension ishte të përmirësonte sundimin e ligjit në Kosovë, specifikisht në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganave. Misioni i tij mori kritika të ashpra, sidomos në lidhje me qasjen e tij “neutrale ndaj statusit.” Dy nga shqetësimet kryesore të ngritura nga kosovarët lidheshin me aftësinë operacionale kur përdorej një qasje e tillë dhe dilemën në lidhje me neutralitetin faktik të “neutralitetit ndaj statusit.”

BAJRAM REXHEPI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS (PDK) KOHA NË DETYRË: MARS 2002 DERI MË TETOR 2004 Prioriteti kryesor i Qeverisë Rexhepi ishte pavarësia e Kosovës dhe njohja ndërkombëtare. Ai ishte udhëheqësi i preferuar i Perëndimit dhe iu njoh merita për dhënien fund të trazirave të marsit 2004 në Mitrovicë – ngjarja e parë e dhunshme me përmasa të mëdha mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës pas 1999-ës. Këto ngjarje shënuan një pikë kthese në historinë e Kosovës të viteve të fundit, teksa themelet e paqëndrueshme të progresit gradual katërvjeçar në Kosovë u epen dhe ranë. Kështu, International Crisis Group, një organizatë ndërkombëtare, i sugjeroi menjëherë komunitetit ndërkombëtar që të adoptonte politika të reja mbi statusin final dhe zhvillimin socio-ekonomik. Rexhepi ishte në krye të përpjekjeve për të artikuluar qëndrimin se status kuoja nuk mund të ruhej më. Trazirat e marsit 2004 ishin shenjë e frustrimit me çështjen e pazgjidhur të statusit, por edhe me kushtet e këqija ekonomike. Fundi i mandatit të Rexhepit shënoi fillimin e një qasjeje të re të komunitetit ndërkombëtar ndaj statusit final të Kosovës.

XAVIER BOUT DE MARNHAC KOHA NË DETYRË: 15 TETOR 2010 DERI MË SOT Në mënyrë të ngjashme me paraardhësin e tij, de Marnhac kishte një background ushtarak dhe kishte shërbyer në Komandën e KFOR-it në 2004 dhe 2005. Sfidat me të cilat përballej EULEX-i mbeteshin të njëjtat. Misioni u etiketua si një “simbol vezullues i paaftësisë”. Përveç dislokimit, aftësive operacionale dhe sfidave që buronin prej statusit, EULEX-i u tregua inkompetent edhe gjatë aksionit të forcave të policisë kosovare në korrik 2011 për të marrë nën kontroll dy pika kufitare në veri. Një raport i International Crisis Group mbi situatën në veri arrinte në përfundimin se “Kosova nuk beson më se komuniteti ndërkombëtar, sidomos BE-ja dhe misioni i saj për sundimin e ligjit (EULEX), do t’ia kthejë asaj veriun”.

ICO PIETER FEITH (HOLANDË) KOHA NË DETYRË: 2008 DERI MË SOT Faith e filloi misionin e tij në një institucion që urrehej dyfish, sepse mbante njëkohësish pozicionin e ICR-së dhe atë të EUSR-it, i pari një post që buron nga Plani i Ahtisaarit (CSP) dhe i dyti nga një vendim i Këshillit të Ministrave të BE-së. Aktualisht ai vepron vetëm si ICR dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen e implementimit të CSP-së. Ai ka dy fusha prioritare për të mbikëqyrur, decentralizimin dhe trashëgiminë fetare dhe kulturore. Ndonëse përshkruhet si mbikëqyrje, mandati i tij qartazi e tejkalon këtë rol. Pak ditë përpara se të mbërrinte në Kosovë dhe menjëherë pas emërimit të tij, një gazetar perëndimor e përshkroi atë si “një njeri shumë i pushtetshëm që mund të abrogojë ligjet dhe të pushojë zyrtarët nga puna’.

KOSOVA IBRAHIM RUGOVA, PRESIDENT I KOSOVËS (LDK) KOHA NË DETYRË: MARS 2002 DERI MË SHTATOR 2005 Rugova u fut në politikë në 1989 pasi u zgjodh si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Gjatë viteve 1990 ai udhëhoqi opozitën shqiptare ndaj regjimit serb të Slobodan Milosheviçit. Pas një fitoreje të paprecedent në zgjedhjet e para të pasluftës në Kosovë, partia e Rugovës më në fund pranoi një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me partitë e tjera kryesore të shqiptarëve. Ai u bë presidenti i parë i pasluftës në Kosovë, ndërkohë që ish-mjeku ushtarak i UÇK-së, Bajram Rexhepi, (PDK), u zgjodh kryeministër. I njohur si “Gandi i Ballkanit” Rugova kishte kryesuar ekipin negociator të shqiptarëve të Kosovës gjatë bisedimeve për statusin. Vdekja e tij në 2006-ën u pa si një moment tragjik për të ardhmen e Kosovës, sidomos në lidhje me bisedimet mbi statusin e ardhshëm të Kosovës.

16

RAMUSH HARADINAJ, KRYEMINISTËR I KOSOVËS (AAK) KOHA NË DETYRË: DHJETOR 2004 DERI MË MARS 2005 Pasi kishte shërbyer si kryeministër vetëm për katër muaj, Haradinajt iu desh të dorëhiqet për shkak të aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë. Ish-komandanti i UÇK-së njihej për përkushtimin e tij personal ndaj drejtimit të Qeverisë. Ai punonte me orë të gjata, kërkonte të njëjtën gjë nga ekipi i tij, bënte inspektime të departamenteve ministrore dhe kërkonte rezultate. Sipas një diplomati ndërkombëtar, qasja e tij proaktive ndaj implementimit të “Standardeve për Kosovën” rezultoi në një “ndryshim masiv dhe themelor” në performancën e Qeverisë. “Më është kërkuar të bëj edhe një tjetër sakrificë,” tha ai përpara së të linte Prishtinën për në Hagë.

BAJRAM KOSUMI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS (AAK) KOHA NË DETYRË: MARS 2005 DERI MË MARS 2006 Në shtator 2005, Kosumi pagoi 200.000 euro për një avion privat për t’u kthyer nga pushimet në Turqi. Pas mbulimit dhe presionit të madh mediatik ai tha se këtë shpenzim e kishte mbuluar një shok i tij i afërt. Ky incident u hapi rrugë dyshimeve mbi integritetin e tij si kryeministër i vendit. Ai u kritikua shumë për korrupsion dhe nepotizëm. Kosumi nuk kishte pushtet politik brenda partisë së tij; ai mbahet mend për dështimin e tij për të vënë nën kontroll Qeverinë e koalicionit që përbëhej nga ministra të fuqishëm dhe me ndikim. Ai dha dorëheqjen në mars 2006, pak përpara bisedimeve të mbikëqyrura ndërkombëtarisht mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e ardhshëm – një paketë shkarkimesh për dy nga zyrtarët më të lartë të Kosovës (Kosumi dhe ish-kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci).

FATMIR SEJDIU, PRESIDENT I KOSOVËS, LDK KOHA NË DETYRË: SHKURT 2006 DERI MË SHTATOR 2010 Sejdiu nuk e çoi deri në fund termin e tij si president, sepse Gjykata Kushtetuese gjykoi se ai po shkelte Kushtetutën duke shërbyer njëherësh si kreu i shtetit, me funksione kryesisht ceremoniale, dhe kryetar i partisë së tij LDK. Ai ishte presidenti i dytë i Kosovës dhe zëvendësoi udhëheqësin emblematik, Ibrahim Rugova. Sejdiu udhëhoqi ekipin negociator të shqiptarëve të Kosovës në bisedimet e 2006-ës për statusin të sponsorizuara nga OKB-ja. Mandati i tij përkoi me shpalljen e Pavarësisë në shkurt 2008. Pasi humbi Presidencën, Sejdiu u përpoq të rekuperonte politikisht duke mbajtur postin e kreut të partisë për një mandat të dytë, por ai e humbi edhe këtë betejë përballë kryebashkiakut të Prishtinës në kongresin e LDK-së.

KOSOVO 2.0


— “Mendoj se gjëja e parë që bashkësia ndërkombëtare duhej të bënte është që të mos i mbështesin publikisht këta politikanë; ata e kanë bërë këtë që nga mbarimi i luftës”. LORIK BAJRAMI, ORGANIZATA ANTI-KORUPSION ÇOHU!

dim të kontrollit të Policisë së EULEXit në zyrat dhe shtëpinë e tij për hetimin më të madh të EULEX-it në një provë dyvjeçare korrupsioni që lidhet me projektin e autostradës me vlerë 700 milionë euro. Tani, diskutimi për akuzat e korrupsionit duket se ka shteruar, edhe pse ndaj Limajt janë ngritur akuza të reja lidhur me krimet e luftës. Një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese që ua heq imunitetin deputetëve të Kuvendit mund ta çojë atë gjykatë, ose të ringrejë akuzat për korrupsion. Një zëdhënës i EULEXit, Nicholas Hawton, qartësoi këtë muaj për “Balkan Insight” se urdhrat për arrestime për krime lufte, të lëshuara në muajin mars, mbeten në fuqi, por deklarata e tij për shtyp nuk ishte shumë frymëzuese. “Ne jemi duke shqyrtuar atë çka na është raportuar, dhe e theksojmë se gjykimi nuk hyn në fuqi derisa të botohet në Gazetën Zyrtare”. Në përgjithësi, Preteni thotë se EULEX-i po lëviz shumë ngadalë dhe i vonon vazhdimisht hetimet dhe akuzat për arsye qesharake ose të padëgjuara. Eventualisht, pas kaq shumë vonesash, zyrtarët e EULEX-it shprehen nganjëherë se rastet janë shumë të vjetra dhe kështu u ka kaluar koha ose janë bërë të pahetueshme më. “Në rregull, disa raste me peshë kanë nisur të hetohen, por nuk ka ende asnjë vendim. Nuk janë të efektshëm. Vitin tjetër, më vonë, më vonë, nëse keni evidenca, nëse keni pro-

va, pse presin? Filloni me një rast. Ne kemi 50 raste. Përse të mos fillojnë me njërin prej tyre?” Niveli i zhgënjimit me EULEX-in është në rritje; pak prej atyre që intervistova nuk e prekën këtë subjekt. Edhe Bajrami e shprehu padurimin e saj për vonesat e vazhdueshme. Për atë është “e palogjikshme” që një mision i tillë me një buxhet prej 165 milionë eurosh të përmendte në raportin e vet të fundit se probleme si përkthimi paskan ngadalësuar mbylljen e rasteve. Ajo, gjithashtu, e sheh rastin Limaj si një tjetër shfaq je publike me jetë të shkurtër. Bajrami ka kryer një projekt studimi për misionin, dhe në një intervistë që ajo bëri me kryeprokurorin e EULEX-it, Johannes van Vreeswijk, ajo e pyeti atë se çfarë ndodhi me hetimin e korrupsionit, se pse duket sikur kjo punë është zbehur. Ajo çoi duart lart ndërsa tregonte përgjigjen e tij të përciptë, por zyrtare: “‘Kam menduar se gjërat do të shkonin ndryshe, por ato ndryshuan’... dhe ai pranoi disa gabime që ata kishin bërë me këtë rast”. Ajo thotë se ai citoi probleme teknike dhe strukturore, si përkthyesit, dhe faktin se Policia e EULEX-it ka kontrata vetëm gjashtëmujore. Çdo gjashtë muaj, kjo forcë harxhon një kohë tejet të madhe duke u përpjekur të fusë njerëz të rinj në ngjarje dhe evidenca të vjetra, duke e nisur edhe njëherë hetimin e të njëjtit rast të ndërlikuar. Gjyqësori vendës është i dobët dhe njerëzit në Kosovë kanë shumë kritika ndaj tij. Por, duke parë pengesat e frikshme të sistemit për përmirësimin e aftësive të tij për të adresuar korrupsio-

LORIK BAJRAMI ANËTARI I ORGANIZATËS ANTI-KORRUPSION ÇOHU, BESON SE SEKTORI I DREJTËSISË ËSHTË KRIJUAR QËLLIMISHT I DOBËT NGA MISIONET NDËRKOMBËTARE.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

nin, duket se ky është vendi ku një mision i madh e i fuqishëm si kurrë më parë për sundimin e ligjit mund të jetë i dobishëm. Pafuqia e dukshme dhe e vazhdueshme e misioneve ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit është më tepër se zhgënjyese, dhe jo vetëm sepse nuk po i nxjerrin jashtë rastet vetë. Siç e theksoi Bajrami, ato kanë pasur një rol të madh për të luajtur që në fillim për nxitjen e situatës aktuale të sistemit të drejtësisë në përgjithësi. “Ata kanë fuqi të madhe ekzekutive”, tha ajo për EULEX-in. “Dhe kur i pyesim se pse nuk kanë nxjerrë rezultatet për këtë apo atë çështje, të thonë ‘na duhet kohë për të punuar në këtë apo në atë çështje... ‘ne kemi më shumë mandatin e monitoruesit, mentorit dhe këshilluesit të institucioneve të Kosovës,’ por... institucionet tona janë të njëjtat për shumë vjet tashmë, ato nuk kanë pësuar ndryshime që nga mbërritja këtu e EULEX-it”. Lorik Bajrami, një anëtar i organizatës kundër korrupsionit me bazë në Prishtinë “Çohu”, që nuk është i afërm i Selvije Bajramit, beson se sektori i drejtësisë ka qenë krijuar - i dobët me qëllim nga misionet ndërkombëtare. “Mendoj se gjëja e parë që bashkësia ndërkombëtare duhej të bënte është që të mos i mbështesin publikisht këta politikanë; ata e kanë bërë këtë që nga mbarimi i luftës”, tha ai. “Këta politikanë të korruptuar janë kukullat e tyre, ata i kanë formuar, dhe po i ushqejnë ata. Pa ndërkombëtarët, ata nuk kanë asnjë terren, asnjë bazë ku të qëndrojnë ... Ata duhet të ndalojnë së përzgjedhuri individë të caktuar, çështje të caktuara, ndërkohë që të tjerët i lënë të paprekur dhe duhet që të përqendrohen në ndërtimin e këtyre institucioneve demokratike”. Pozicioni i tij është i prerë, dhe, kur flet, zëri i tij është i vendosur dhe prekës, edhe pse me një ngjyrim zemërimi nën të, por është e vështirë ta fajësosh. Nëse e shqyrtojmë, historia e fundit nuk ofron ndonjë kundërargument të mirë. Zyrtarët ndërkombëtarë kanë politikat e tyre, gjithashtu, dhe jo gjithmonë në të mirë të Kosovës në përgjithësi.

17


NJË THEMEL I LËKUNDUR DHURATË E OKB-SË Pas luftës së vitit 1999, statusi i papërcaktuar i Kosovës kaloi përmes Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Misioni pasues, UNMIK-u, pati fuqi të mëdha ekzekutuese dhe një autoritet të lartë për ndërtimin fillestar të qeverisjes së Kosovës: U NMI K-u i njihte marrëdhëniet e njerëzve që kishin pushtet, brenda apo jashtë Qeverisë. Ishte kjo atmosfera në të cilën UNMIKu deklaroi se po ndërtonte sundimin e ligjit dhe një gjyqësor të pavarur, si duke mbjellë farën për degën gjyqësore të Kosovës, ashtu edhe duke zhvilluar detyrat e tyre të “Shtyllës 1” për Policinë dhe Drejtësinë. Megjithatë, duke marrë parasysh disa prej sjelljeve të tyre, u bë e vështirë që të merrej seriozisht angazhimi i ndërkombëtarëve. Akuzimi dhe hetimi i pushtetarëve, veçanërisht i atyre që mund të jenë respektuar si heronj pas një lufte tejet të dhimbshme për liri, është absolutisht një çështje e rrezikshme. Në këtë kuptim, misionet ndërkombëtare mund të tregojnë pak simpati. Megjithatë, një dështim i plotë për kërkim llogarie ndaj një personazhi si Thaçi, – që mbante nofkën “Gjarpri” gjatë kohës që ai vepronte si udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, – është i vështirë të arsyetohet. Dhe në fillimet e rindërtimit, zyrtarët ndërkombëtarë e kanë bërë gjithmonë e më shumë të qartë se si reputac ion i i t y re, asht u ed he marrëdhëniet e tyre ndikuese shoqërore janë ndërtuar përpara se të ekzistonin organizimet në grupe për vendosjen e objektivave. Përveç mandatit dhe pushtetit të UNMIK-ut, shpejt u bë e modës që të respektohej edhe përg jeg jësia dhe pritshmëritë që i lejoheshin Qeverisë së re të Kosovës, sidomos kur misioni i OKB-së filloi të mbështeste kriticizmat e ashpra. Nga viti 2003, kreu i misionit, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm, Michael Steiner, po krijonte një largësi mes UNMIK-ut dhe Institucioneve të Përkohshme të Vetë Qeverisjes (IPVQ). Ai ngriti zërin për shqetësimet lidhur me korrupsionin në Qeveri dhe i nxiti qytetarët që të trego-

KOSOVA AGIM CEKU, KRYEMINISTËR I KOSOVËS (PSD) KOHA NË DETYRË: MARS 2006 DERI MË JANAR 2008 Kreu i asaj që njihej asokohe si Trupa Mbrojtëse e Kosovës, Çeku, u emërua kryeministër pas mandatit të shkurtër të Kosumit. E kaluara ushtarake e Çekut, – ai ka shërbyer në ushtrinë jugosllave dhe më pas në atë kroate, – shtyu shumë njerëz të mendonin se ai do të sillte përmirësime të qenësishme në Kosovë. Në atë kohë dy çështjet më të nxehta ishin korrupsioni i shumëpërhapur në sferën publike dhe bisedimet urgjente për statusin. Ish-gjenerali nuk u tregua i aftë ta riprodhonte suksesin e tij ushtarak në politikë. Ai është kryetari i Socialdemokratëve të Kosovës dhe ka fituar një vend të vetëm në Parlament në kuadrin e një koalicioni të gjerë.

BEHGJET PACOLLI, PRESIDENT I KOSOVËS (AKR) KOHA NË DETYRË: 22 SHKURT 2011 DERI MË 4 PRILL 2011 Pacolli mund të jetë përfshirë në listën e presidentëve më jetëshkurtër në botë. I konsideruar si njeriu më i pasur në Kosovë, ai nguli këmbë të merrte postin e presidentit ndërkohë që negocionte me PDK-në në lidhje me strukturën qeveritare. Kompromisi politik prodhoi një president që u gjykua si antikushtetues kur kishte kaluar vetëm një muaj, për shkak të procedurave të parregullta të votimit parlamentar. Pacolli nuk mbahet mend për ndonjë punë të qenësishme gjatë mandatit të tij të shkurtër presidencial, por për imazhet e mesazheve të botuara në media që tregonin se si e këshillonte atë ambasadori amerikan, Christopher Dell, gjatë votimit në Parlament.

JAKUP KRASNIQI, PRESIDENT NË DETYRË I KOSOVËS (PDK) KOHA NË DETYRË: 4 PRILL 2011 DERI MË 7 PRILL 2011 Kryetari i Parlamentit për një kohë të gjatë (aktualisht ai po kryen mandatin e tij të dytë të pandërprerë) Krasniqi e ka marrë dy herë detyrën e presidentit pa u zgjedhur me votë. Të dyja mandatet e tij si kryetar i Parlamentit përkuan me vendimet e Gjykatës Kushtetuese për t’u dhënë fund mandateve presidenciale të Sejdiut dhe Pacollit. Për pasojë Krasniqi u bë president në detyrë i Kosovës, por u tregua tejet i kujdesshëm në veprimtarinë e tij në atë post.

ATIFETE JAHJAGA, PRESIDENTE E KOSOVËS KOHA NË DETYRË: 7 PRILL 2011 DERI MË SOT Jahjaga është ndër gratë e para që mban një nga postet më të larta, – qoftë lokale apo ndërkombëtare, – në Kosovën e pasluftës. Janë të shumtë ata që besojnë se ajo ka treguar që pritshmëria për luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit kosovar është rrëzuar. Vetë Jahjaga qe një zgjidhje kompromisi, që pasoi ngërçin politik që lidhej me zgjedhjen e presidentit të ri pas shkarkimit të Pacollit nga posti. Në kabinetin e saj ajo ka mbledhur personalitetet më të spikatura nga shoqëria civile dhe media. Për më tepër, ajo gëzon mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Europian, dhe konsiderohet si një ndër kandidatet më serioze për të garuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me votë nga populli.

HASHIM THAÇI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS KOHA NË DETYRË: JANAR 2008 DERI MË SOT Ish-udhëheqësi i UÇK-së u zgjodh kryeministër në janar 2008, pak javë përpara pavarësisë së Kosovës dhe pas një karriere të tërë politike të kaluar në opozitë. Thaçi e gëzoi pozicionin e tij në muajt e parë të Pavarësisë së Kosovës, përpara se euforia të binte dhe të rritej zhgënjimi me situatën e përgjithshme socio-ekonomike. Ai fitoi një mandat të dytë, pasi e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, të jashtëzakonshme, në dhjetor 2010. Akuzat për korrupsion janë shndërruar në një refren si për opozitën, ashtu edhe për shoqërinë civile gjatë të dyja qeverive Thaçi, ndonëse slogani i tij kryesor elektoral ka qenë “zero tolerancë korrupsionit”.

18

KOSOVO 2.0


MISIONI I KOMBËVE TË BASHKUARA NË KOSOVË, UNMIK, KA PASUR FUQI TË MËDHA EKZEKUTIVE DHE SHUMË AUTORITET NË FILLIMIN E NDËRTIMIT TË QEVERISJËS KOSOVARE.

nin zero tolerancë për çdo “lidhje me këtë nënbotë” në mesin e zyrtarëve publikë, sipas një lajmi të UNMIK-ut të nxjerrë në muajin janar të vitit 2003, “Fjala e PSSP-së, Michael Steiner, në TV drejtuar Kosovës, Marrja e përgjegjësive për vitin 2003”. Por, duhej të pritej deri në vitin 2005 që UNMIK-u të paktën të krijonte Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim kalimin e kontrollit të gjyqësorit te Qeveria e Kosovës. Sigurisht që ishte ende brenda mandatit të UNMIK-ut që të ishte në dijeni të lidhjeve të zyrtarëve të Qeverisë me krimin e organizuar, për të mos përmendur faktin se ata i mbështesnin vazhdimisht disa prej të dyshuarve më të rëndësishëm. Në vitin 2010, ish-PSSP-ja, Soren Jessen Petersen, doli në emisionin “Jeta në Kosovë,” programi kryesor që trajton çështjet aktuale në televizionin publik, RTK, me pohime shqetësuese nga koha e tij në detyrë, nga gushti i vitit 2004 deri në qershor të vitit 2006. “E di se kemi qenë gati të vepronim në disa raste shumë serioze korrupsioni”, tha ai. “Dhe është fakt, fatkeqësisht, që kur ju jeni gati për të vepruar, atëherë ka edhe shumë ndërhyrje... Merrja tele-

fonata nga vendet e huaja, që ishin në dijeni të faktit se po bënim lëvizje para në diçka, të cilët shprehnin shqetësime serioze... (se) kjo do të ishte një kërcënim për stabilitetin. Nuk mendoj se është kështu. Mendoj se kërcënim për stabilitetin është kur nuk vepron. Në fakt, vetë Peterseni e la UNMIKun, në prag të një rasti tejet të dyshimtë korrupsioni lidhur me Aeroportin e Prishtinës. Ai u akuzua se po e minimizonte çështjen, dhe, si për ironi, mori një fshikullimë me zë nga vetë “Gjarpri”. “Kosova nuk mund të jetë një shtet i pavarur dhe në të njëjtën kohë i udhëhequr nga një mafioz.... Investuesit kanë tendencën të largohen nga një vend i pasigurt me korrupsion të strukturuar në zemër të institucionit të vet”, tha Thaçi në një përgjigje për këtë çështje. Sigurisht, UNMIK-u dhe të gjitha mosfunksionimet e tij mendoheshin të dilnin jashtë loje me EULEX-in, duke bërë një përpjekje më të mirë kësaj here. Por, kritikat nga njerëz si Mazreku, Bajrami, Preteni dhe të tjerë, nuk tingëllojnë boshe. Për shembull le të marrim rastin e fundit me rrethanat e dyshimta rreth shkarkimit të Maliqit, një zyrtar që mbante dukshëm marrëdhënie të mira me EULEX-in. Një javë e gjysmë para lëvizjes, një punonjës i EULEX-it më bëri me dije se ata as nuk kishin lëshuar një deklaratë zyrtare për veprimin, në mbështetje, pranim ose kundër tij. Policimi është një detyrë për të cilën EULEX-i është ende i detyruar të zbatojë një nivel disi rigoroz të “monitorimit, mentorimit dhe këshillimit”. Pra, ku ishin ata? Ndërsa Preteni dhe unë po e mbyllnim orën tonë të takimit në zyrën e tij, i kërkova që të bënte një listë me prioritetet e veprimeve që duheshin ndërmarrë për të vënë dorë në korrupsionin

endemik të Kosovës. Ai e theksoi kërkesën e tij për legjislacion dhe investime, por u shpreh gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare është ende e nevojshme për ndjekjen e rasteve të korrupsionit të lartë, që pavarësisht përmirësimeve të fundit, prokurorët vendës thjesht nuk janë në gjendje që t’i kapin peshqit e mëdhenj. E pyeta se pse jo. Po sikur pagat të ishin më të larta? A duhen prokurorë të tjerë? Por, në gjysmë të pyetjes time, ai ia nisi të tundte kokën. Peshqit e mëdhenj, tha Preteni, kanë notuar shumë thellë. Ai pohoi vlerësimin tim se mund të ishte edhe çështja e sigurisë personale të prokurorëve, por ka edhe më shumë se kaq. Ai përshkruan edhe një pengesë kulturore, një hierarki e g jatë që i mban ende në pushtet udhëheqësit kryesorë përtej kufijve, veçanërisht ata që vijnë nga UÇK-ja. Në 10 vjetët e fundit ata veç sa janë rritur në pushtet, dhe, po të hedhim një sy në të kaluarën e tyre, kjo nuk ka ndodhur pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. NJË SHIKIM BRENDA EULEX-IT Zyrtari i lartë i EULEX-it na priti mua dhe dy kolegët e mi në kthinën e një restoranti të këndshëm në bulevardin “Nënë Tereza”. Zotëria na përshëndeti ngrohtësisht, duke na pyetur përzemërsisht se si po e kalonim kohën në Kosovë, dhe se si mund të na ndihmonte. Nxora regjistruesin tim dhe i kërkova leje që ta ndizja butonin, por ai me mirësjellje nuk pranoi. Parapëlqeu që të ishte i ndershëm me ne, u përgjigj në shkëmbim të anonimitetit dhe mosregjistrimit të bisedës. Ne filluam me gjasë të zhbironim rreth ngjarjeve të fundit dhe për EULEX-in, dyert e të cilit nuk u hapën për pyetjet tona. Megjithatë, ndërsa me drojë iu qaseshim subjekteve kontroverse, të vetëdijshëm për nivelin e tij të lartë, sytë

Preteni përshkruan një barierë kulturore, një hierarki jetëgjate që ende i mbron liderët e lartë, sidomos ata nga UÇK-ja. Në 10 vjeçarin e fundit pushteti i tyre vetëm është rritur, dhe në retrospektivë, jo pa ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

19


FATMIR LIMAJ, ISH-MINISTRI I TRANSPORTIT DHE I TELEKOMUNIKACIONIT I NJOHUR PËR PROJEKTET I TIJ PËR AUTOSTRADË, ËSHTË I AKUZUAR PËR KORRUPSION DHE KRIME LUFTE.

BESUESHMËRIA E EULEX-IT VARET NGA RASTI LIMAJ EULEX-in, misionin e Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë e pret një sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme në gjashtëmujorin final të mandatit të tij ligjor: hetimi i tij më i madh publik për korrupsionin ka në shënjestër Fatmir Limajn, ish ministrin e transportit që dikur ka qenë një ndër zyrtarët më të fuqishëm të qeverisë së Kosovës. Deri në fund të prillit, prokurorët duhen paraqesin rezultatet e hetimit që vazhdon prej një viti e gjysmë në mënyrë që të merret një vendim nëse ka prova të mjaftueshme që ndaj Limaj – anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet, i cili dikur konsiderohej si dora e djathtë e Kryeministrit Hashim Thaçi – të ngrihet aktakuza për pastrim parash, pjesëmarrje në krim të organizuar, përvetësim fondesh, mashtrim dhe marrje ryshfetesh, që lidhen me rolin e tij në ministri. Limaj fitoi pikë si ministër për shkak të përpjekjeve të tij të mëdha për ndërtimin e rrugëve, ku përfshiheshin edhe përgatitjet për projektin më të shtrenjtë rrugor në Kosovë, segmentin Vermicë – Mërdare të autostradës shqiptaro kosovare. Janë të shumtë ata që e shohin atë si një hero që nga koha kur ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kjo trashëgimi tanimë është venitur sepse Limaj po gjykohet i akuzuar për krime lufte. Hetimi i Limajt erdhi kur ai ishte në kulmin e karrierës së tij dhe ky ishte zhvillimi më sensacional që prej pavarësisë së Kosovës në 2008. Ngjarjet morën një kthesë dramatike kur

ekipet e EULEX-it, ku përfshihej edhe njësia speciale kundër krimit ekonomik, Guardia di Finanza, bastisën selinë e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit dhe pronat që i përkisnin Limajt më 28 prill 2010. Pamjet e zyrtarëve të maskuar të EULEX-it, që futeshin në ministri e dërrmuan mitin e Limajt si njeri i paprekshëm. Ish ministri, që më parë ishte shpallur i pafajshëm për akuzat për krime lufte në Hagë, ishte shndërruar në një ndër shtyllat e domosdoshme të qeverisë së Kosovës. Por, tek publiku ky hetim ngjalli shpresat se korrupsioni publik ndoshta mund të hetohej seriozisht. Kishte nga ata që shkuan aq larg sa ta pagëzonin në mënyrë jozyrtare sheshin kryesor të Prishtinës me emrin e Johannes Van Vreeswijk, që asokohe ishte kryeprokurori i EULEX-it. Van Vreeswijk, që besonte tek përfundimi i suksesshëm i hetimit, i tha të përditshmes Koha Ditore që individët e korruptuar duhet të fillonin të “djersinin.” Por, një vit e gjysmë më pas, aktakuza kundër Limajt ende nuk është materializuar. Prokurorët kanë arritur vetëm ta mbajnë atë jashtë qeverisë aktuale. Ky rast, që supozohej të ishte një simbol vezullues i luftës kundër korrupsionit, në fakt është kthyer në një simbol të dështimeve të EULEX-it. Van Vreeswijk nuk është më pjesë e EULEX, por zyrtarë të tjerë të misionit thonë se hetimet ndaj Limajt vazhdojnë. Një ndër dëshmitarët kryesorë të çështjes, Mehmet Shkodra vdiq në një aksident në Austri. Në nëntor Limaj vazhdonte të mbahej nën arrest shtëpie.

20

KOSOVO 2.0


e këndshëm të zotërisë filluan të vallëzonin dhe një e qeshur e hidhur iu ngjit në buzë. “Çfarë mendoni se duhet të bëjnë institucionet ndërkombëtare për të ecur përpara, dua të them që të jenë të efektshme në këtë pikë?”, e pyeta. Përgjigjja e tij qe e shpejtë: po ua them të vërtetën - ata duhet të largohen. Ky mision është hartuar dobët, tha ai. Çfarë po bënte saktësisht ekipi i planifikimit për dy vjet, para se të niste punë EULEX-i? Çfarë i ndalon vendet të zhvillohen dhe ku ndodh korrupsioni? Privatizimi, përvetësimi i tokës, transaksionet. Ne e dimë këtë. Përse i është dashur kaq shumë misionit për të kryer hetime financiare? Shtatëdhjetë e pesë për qind e të gjithë buxhetit të Kosovës mbështetet në doganat e importit. Përse u kushtohet kaq pak vëmendje këtyre rrjedhjeve të parave, të bëra mullar nën prioritetet publike që tingëllojnë të mrekullueshme? Pse? Sepse pjesa më e madhe e misionit nuk ka vetëdijesim kulturor, dhe pak prej tyre kalojnë kohë me kosovarët, ose u duket se po investojnë kohë ose angazhim domethënës në Kosovë përtej rrogave të tyre të majme ose përparimeve në karrierën e tyre diplomatike. Zhgënjimi i tij i dukshëm me misionin, me punën e tij, më habiti në fillim. Ose ndoshta ishte vetëm ndershmëria e tij. Edhe kështu, ai i dha përgjigjet e tij me qetësi, pothuajse indiferent, shtruar edhe për shkak se pyetjet ishin pak me spec. Ndërsa biseda po arrinte kulmin, ai filloi të na shtynte, si një mësues, duke na bërë pyetje tani. Kush e ka këtë biznesin, atë ndërtesën? Si u ngrit saktësisht ai hotel nga hiçi përballë aeroportit kur e gjithë toka në atë zonë është përvetësuar nga fermerët për përdorim publik? Ndoshta baza më e madhe për mandatin e EULEX-it sot, në pothuajse të gjitha institucionet, thekson veprimtaritë famëkeqe të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit. Megjithatë, zotëria qeshi lehtë me këtë. Si duket të monitorosh? Të mentorosh? Nuk mund ta bësh këtë duke skanuar memo për çdo javë. Ju duhet që të jeni atje, në zyra, krah për

krah me ta, të merrni pjesë në takime, të diskutoni çështjet e rëndësishme dhe të vështira. Në të vërtetë, tha ai, kjo ndodh rrallë, dhe na tregoi një anekdotë. Herët këtë vit, Policia e Kosovës bëri një deklaratë publike për ecurinë e punës së tyre për gjashtë muajt e fundit. Një raportuese në vizitë pyeti nëse ajo mund të merrte pjesë në të dhe një oficer i Policisë së Kosovës që po organizonte ngjarjen pohoi në mënyrë pasive, duke komentuar se do të ishte e gjitha në shqip. E habitur, raportuesja pyeti: “Po çfarë do të bëjnë këtu gjithë këta njerëz të EULEX-it?” Dhe pastaj u bë heshtje, pasi nuk ishte asnjë prej tyre aty. Zyrtari refuzoi me profesionalizëm të komentonte për fusha që nuk kishte përvojë apo ekspertizë, duke futur këtu vetë sistemin e drejtësisë, por vlerësimet e tij për nivelin e krimit të organizuar dhe rrëfimet dhe praktikat e brendshme të institucioneve ndërkombëtare flisnin vetë. Shumica e asaj që duhej të merrej si evidencë duket se po rrëshqet nëpër të çarat e lëmshit të makthshëm burokratik, që askush në veçanti nuk dëshiron që ta marrë përmbi vete. Kalimi nga UNMIK-u tek EULEX-i nuk është as në progres, as i plotë, por më tepër duket se mbetet në një vrimë të zezë që gëlltit raste, dosje, evidenca dhe praktika. Zyrtarët na thanë se nën UNMIK-un të gjithë punonjësve iu shpërnda një qarkore me emrat e bizneseve që njiheshin si të mbështetura nga kriminelët ose rrjetet e krimit të organizuar; bare, restorante dhe biznese të tjera për të shmangur frekuentimin dhe mbështetjen e tyre. Me kalimin nga UNMIK-u dhe EULEX-i, kjo listë duket se është zhdukur në kaos; ai nuk e merr më atë. Tani, zyrtarët e huaj mund të shihen duke kënduar karaoke në ndonjë prej këtyre bareve të premteve mbrëma, një bar i vendosur në një ndërtesë në pronësi të dikujt që zotëria e quante “kriminelin më të madh në veri të Kosovës”. Edhe pse biznesi drejtohet nga civilë, pijet dhe ushqimet paguajnë qiranë që i shkon pronarit të dyshuar. U takuam sërish me këtë zyrtar më vonë gjatë udhëtimit tonë, pasi kisha folur me Reshat Maliqin. E pyeta për

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

— “Çfarë mendoni se duhet të bëjnë institucionet ndërkombëtare për të ecur përpara, dua të them që të jenë të efektshme në këtë pikë?”, e pyeta. Përgjigjja e tij qe e shpejtë: po ua them të vërtetën - ata duhet të largohen.

ngjarjen dhe se çfarë mendonte ai se pse ndodhi kështu. Edhe ai m’u përgjigj me emrin e Kadri Arifit, duke pohuar dyshimet e Maliqit. Ky e gjeti veten në listën e kryeministrit Thaçi, tha zyrtari. Por, pas një pauze të shkurtër dhe një shikimi negativ, ai rrezikoi më tutje. Për më tepër, Maxhuni, drejtuesi i ri i Policisë së Kosovës, do të jetë më i lehtë për t’u kontrolluar. Sipas zyrtarit, kunati i Maxhunit u arrestua disa vite më parë për akuza vjedhjeje jashtë vendit, dhe në atë kohë u urdhërua lirimi i tij i menjëhershëm brenda ditës. Maliqi nuk ka pse të dëgjojë, tha ai nga ana tjetër e tavolinës, por Maxhuni po. Ndoshta kjo është edhe domethënia e fjalës vepruese. —K

Sadie Luetmer është një gazetare e pavarur dhe fotografe dokumentarësh me vendndodhje në SHBA. Ajo është bashkëkrijuese e një projekti të ri mediatik The Soulside Out me Susan Taylor, kontribuuese në revisten Kosovo 2.0. Dyshja, së bashku me Jeff Jorve, i kaluan muajt korrik dhe gusht duke raportuar nga Kosova për Soulside Out dhe për gazetën e politikave të jashtme The American Interest. Për më shumë vizitoni http://thesoulsideout.org. 21


JULY 31, 2011, 10:04 P.M.

HASSELT, BELGIUM,

Police/Military

1,000 EUR

What happened d**** m*** biggest drogs trafficant from belgien

VILNIUS, LITHUANIA

MAY 17, 2011, 12:34 P.M.

BRNO-BOHUNICE, CZECH REPUBLIC,

Health Care

320 EUR

What happened senior consultant asked for bribe (8000Czk) before operation of an acute brain stroke. SEPT. 27, 2011, 11:16 P.M.

VERBANIA VERBANO, ITALY

Police/Military

100 EUR

What happened Police June 8, 2011, 10:09 p.m.

SAINT-GEORGES-DE-POISIEUX, FRANCE

Health Care

5,000 EUR

What happened For an employment in a Healthcare Company May 18, 2011, 9:47 a.m.

VALENCIA, SPAIN

REÐIÐA, ROMANIA

Education

100 EUR

What happened Spaga examen Aug. 26, 2011, 12:26 p.m.

ZAGREB, CROATIA

B I R

Customs

100 EUR

What happened To skip the customs fee. July 27, 2011, 7:58 a.m.

VILNIUS 10007, LITHUANIA

Health Care

1,000 LTL

What happened childbirth

B

Aug. 12, 2011, 12:18 p.m.

VALENCIA, SPAIN

Public offices

36,000 EUR

What happened Tuve que regalar varios trajes para conseguir contratos con la administración. May 18, 2011, 8:08 a.m.

ATHENS, GREECE

Public offices

1,000 EUR

What happened 3 tax auditors asked for 1000 euro from a company owner on 2 separate occasions in order to report minimum noncompliance.

22

P S E

LUFTA NDAJ KORRUPSIONIT ONLINE UEB-SAJTET U JAPIN MUNDËSI NJERËZVE TË RËNDOMTË TË RAPORTOJNË KORRUPSIONIN NGA CYRUS FARIVAR

KOSOVO 2.0


AUG. 3, 2011, 8:13 P.M.

XINJIANG, CHINA

M O C

Customs

200 CNY

What happened Chinese borderguards at Horgos took bribe just fot bordercrossing of tourist group from Ukraine.There were two lists of people, 100 yuan each. 14/06/2011 May 26, 2011, 8:12 a.m.

ALMATY, KAZAKHSTAN

. T O Police/Military

10 EUR

What happened parking in a forbidden place

P

— NË FUND TË SHTATORIT 2011, NJË NJERI NGA INDIA, NË NJU-DELHI, PROVOI TË NXIRRTE NJË PASAPORTË TË RE. “Kur arrita në takim, pashë se nuk ishte zyrë, por vetëm një vend ku ai i takonte njerëzit për të verifikuar pasaportat e tyre”, na shkruan ky njeri. “Ai na tha të gjithëve që të shkonim te makina e tij, e atëherë aty ai do të na tregonte se çfarë nuk shkonte me verifikimin e adresës që ne po paraqisnim. Në fund të çdo bisede, ai thoshte vetëm ‘gjithçka është mirë, por ju jeni aq të zgjuar, saqë ta merrni vesh se çfarë kërkohet për ta kryer këtë punë’. Secili prej nesh pagoi”. Siç u mor vesh që të kryhej kjo punë, duheshin paguar 1.000 rupi indianë ose rreth 15 euro.

Kjo histori dhe mijëra si kjo mund të gjenden në faqen e internetit www.ipaidabribe.com. Në gusht të vitit 2010, një grup veprimtarësh nga India, themeluan faqen e internetit të quajtur “Qendra Janaagraha për qytetari dhe demokraci”, në të cilën indianët mund të raportojnë në mënyrë anonime korrupsionin e përditshëm. Njerëzit mund të dorëzojnë aty dëshmi të vogla se sa, ku dhe kur kanë paguar ryshfete. (Faq ja ka gjithashtu edhe një seksion të quajtur “Unë nuk kam paguar ryshfet”, që përshkruan rastet kur njerëzit kanë refuzuar të japin para. Nuk na habit fakti që kjo pjesë e faqes së internetit është shumë më e vogël.) Që prej fillimit të faqes, njëri prej krijuesve të saj, T. R. Raghundandan, tha se kishin mbërritur 16.000 raportime individuale – 84 për qind të të cilave ishin të seksionit “Unë kam paguar ryshfet” – ku vetëm në Bangalore, qytet me një shpërthim teknologjik, ka rreth 4.000 raste të vetëraportuara të korrupsionit.

Që prej fillimit të faqes, kishin mbërritur 16.000 raportime individuale – 84 për qind të të cilave ishin të seksionit “Unë kam paguar ryshfet”.

“Mendoj se është pak herët për t’u thënë, por kjo mund të tregojë një ndryshim të vogël”, tha ai. “I kemi paralajmëruar njerëzit se ne nuk jemi shpëtimtarë. Vetë sjellja e tyre ka ndryshuar, edhe pse kjo mund t’u ketë shkaktuar vështirësi të mëdha. Qëndrimi ynë është që qytetarët duhet ta ndryshojnë sjelljen e tyre”. Ipaidabribe.com është një prej të paktave faqe të reja nga Evropa dhe Azia që kanë lindur si një mënyrë për luftimin e korrupsionit të botës reale në internet. Edhe Zyra Kundër Mashtrimit e Komisionit Evropian (OLAF) ka gjithashtu faqen e vet në internet, të krijuar në muajin mars të vitit 2010. Përdoruesit kanë vendosur aty një mesatare prej 10 mesazhesh në javë gjatë 11 muajve të parë të aktivizimit të faqes, shkroi zëdhënësi i OLAF-it, Pavel Borkovec, në një letër elektronike dërguar në adresë të “Kosova 2.0”. Gjysma e rreth 440 mesazheve që ka marrë OLAF-i në këtë periudhë kishin të bënin me mashtrimet dhe ishin nën juridiksionin e zyrës. “Kjo është domethënëse, pasi informacioni i dorëzuar në këtë mënyrë ka përshpejtuar tashmë hapjen e rasteve të ndryshme që tani janë nën hetim”, u shpreh Borkovec. “Për t’i vendosur këto shifra në një perspektivë më të gjerë, në vitin 2009, OLAF-i mori gjithsej 969 copëza informacioni dhe hapi 230 raste të reja në po të njëjtin vit”. Gjatë verës që shkoi, në Kinë u hapën dy faqe të reja interneti, www.ibribery.com dhe www.552phone.com, që shihet se janë frymëzuar nga shembulli i Indisë, edhe pse duket se autoritetet kineze i bllokojnë dhe i bëjnë ato të paarritshme nga publiku. Më herët gjatë këtij viti, një grup programuesish nga Lituania, Estonia dhe Finlanda u takuan së bashku gjatë një fundjave në

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

23


IPA

XINJIANG, CHINA

ARTAS BARTAS, BASHKËTHEMELUES I BRIBESPOT

BR

IDA

“Kështu ne menduam duke e pasur fjalën ekskluzivisht për vendet baltike dhe ato të Evropës Lindore – rajoni ku ka pak korrupsion dhe ku gjithashtu ka një rritje (të shpejtë) të përdorimit të telefonave smartphone”.

Kosova duket se është një vend i kapluar nga korrupsioni dhe duket se ofron shumë mundësi për vendësit që t’i përdorin mjetet e komunikimit përmes internetit për ta ngritur zërin e tyre. Në fund të vitit të kaluar, Instituti Demokratik i Kosovës raportoi se në një studim të tijin, 73 për qind e pjesëmarrësve në Kosovë besojnë se niveli i korrupsionit është rritur që nga viti 2007, kurse vetëm tetë për qind besojnë se ai ka pësuar ulje.

IBE

Estoni. Në mënyrë të pavarur ata kanë ardhur me një ide të përbashkët, duke e pagëzuar atë me emrin “Bribespot”, një faqe interneti dhe një program për smartphone që i lejon përdoruesit t’i regjistrojnë aty rastet e korrupsionit. Këto ngjarje pastaj do të vendosen në Google Map. Deri në atë kohë, faqja nuk ka pasur asnjë raportim nga Kosova, përveç disa rasteve nga Shqipëria dhe Serbia fqinje. “Korrupsioni nuk është më aq problem, siç ka qenë më parë, por ka ende raste të tilla rreth nesh”, tha njëri prej themeluesve të faqes, Artas Bartas, në një intervistë për radion “Deutsche Welle” këtë vit.

24

Cyrus Farivar është gazetar amerikan i teknologjisë, me vendbanim në Gjermani. Më 2011, ka publikuar librin e tij, “The Internet of Elsewhere” (www.internetofelsewhere.com).

M

Megjithatë, sipas studimeve të korrupsionit – këto vende, India, Kina dhe Lituania - nuk janë as për së afërmi të korruptuara sa Kosova. Sipas shifrave më të fundit nga Transparency International, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Berlin, ajo radhitet e 110-a nga 178 vende, shumë afër me Gabonin, Beninin, Bolivinë, Indonezinë dhe Ishujt Solomon. Sa për krahasim, India radhitet në vendin e 87-të, Kina në të 78-in dhe Lituania në vendin e 46-të, veç një vend para Bahrejnit.

“Mendoj se është herët të flasim për krejt këto projekte”, tha Dieter Zinnbauer, një menaxher programi në Transparency International. “Ka shumë eksperimente për të parë se çfarë po arrijmë me këtë. Në parim mendoj se kemi të bëjmë me zhvillimin e një ideje të mirë”. — K

.CO

“Dhe në të njëjtën kohë, ne kemi gjithë këta telefona të tipit smartphone dhe shkalla e përdorimit të tyre në shtetet baltike tani po kap majat”, vazhdoi ai. “Kështu ne menduam - duke e pasur fjalën ekskluzivisht për vendet baltike dhe ato të Evropës Lindore – rajoni ku ka pak korrupsion dhe ku gjithashtu ka një rritje (të shpejtë) të përdorimit të telefonave smartphone, që ndoshta do të mund ta zgjidhnim problemin e korrupsionit, duke prodhuar ndonjë lloj teknologjie të kësaj natyre për këta telefona”.

Ndërsa faqe si këto kanë qëllim të mirë në vetvete. Është e vështirë të dihet se çfarë efekti kanë ato në të vërtetë në luftimin e korrupsionit.

KOSOVO 2.0


PROJEKTI 04 HAMAMI I MADH I PRISHTINËS

I ndërtuar në shekullin e 15, Hamami i Madh i Prishtinës është një ndër vendet më të rëndësishme historike të Prishtinës. Ai përbënte një pjesë thelbësore të Xhamisë së Mbretit të 1460 – e njohur ndryshe edhe si Xhamia Fatih apo Xhamia e Madhe. Qëllimi: Restaurimi nga lënia pas dore dhe shkatërrimi i viteve të tëra dhe shndërrimi në një pikë kulturore. #2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

Buxheti: Komuna e Prishtinës e ka ndarë buxhetin për restaurimin në tri faza. Duke filluar që nga 2007 u caktuan 80 000 euro për fazën e parë, 30 000 euro për fazën e dytë dhe 100 000 euro për fazën e tretë, në 2010. Faza e tretë nuk ka filluar sepse askush nuk ka aplikuar për tenderin. 2011: I braktisur. (FOTOGRAFIA ATDHE MULLA)

25


NË UDHËTIM JU MARRIM NË NJË UDHËTIM PLOT LAKESA E KTHESA, NGA ZONJA E BEKUAR E DERI TE RAKIA E KUQE, PËR TË EKSPLORUAR KËNAQËSITË SHPESH TË PAPRITURA TË MOZAIKUT TË BUKUR QË ËSHTË KOSOVA. MBËRTHEHUNI DHE SHIJOJENI! NGA IRMIN VAN DER MEIJDEN / FOTOGRAFITË MAJLINDA HOXHA

NOVOBËRDA DEÇANI

GRAÇANICA

VITIA

OPOJA

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

27


OPOJA NDËRMJET KRESHTËS LINDORE TË MALEVE SHARR, KU NDODHET QENDRA PËR SKI E BREZOVICËS DHE ZONËS SË SKAJSHME JUGORE TË GORËS, SHTRIHET OPOJA, NJË TREVË FUSHORE E RRETHUAR ME MALE PRANË KUFIRIT ME MAQEDONINË. KY RAJON I DHËMBËZUAR KA 18 FSHATRA SHQIPTARE; SHTIGJET PËR ECJE NËPËR SHPATET E PYJEVE MALORE E BËJNË ATË NJË VEND IDEAL PËR SHËTITJE.

KTHIM NË SHTËPI Pasi ka punuar në kanale në Gjermani për 30 vjet, Xhemil Selimi është rikthyer në Kosovë në fillimin e vitit 2000. Atij i pëlqen puna në fusha. Ai gjithashtu është mikpritës. “Është vonë”, thonë ai. “Nëse ju duhet një vend për të fjetur, jeni shumë të mirëseardhur në shtëpinë time. Ju siguroj ushqim, vend për t’u pastruar dhe shtrat për të fjetur”.

TËRHEQJA E BUJQËSISË Bellobradi ndodhet në lindje të lumit Opoja. Rreth 1 250 njerëz jetojnë në atë komunitet, i cili kryesisht përdoret si rrugë lidhëse drejt fshatrave tjera. Shumica e banorëve janë të vetëpunësuar, të cilët i sigurojnë të ardhurat për jetesë nga bujqësia. Fëmijët e rajonit vijojnë mësimet në shkollën fillore të këtij vendi, e cila është ndërtuar më 1962, fillimisht si shtëpi për stafin komunal. Drejtori i shkollës, Elez Elezi, thotë se sapo të kryejnë filloren, rinia e Bellobradit duhet të udhëtojë 10 kilometra deri në Dragashin fqinj. ZEMRA E FSHATIT Shenja e parë e jetës posa të hysh në fshatin Zym është një restorant i madh me një sallë banketi. Është i dekoruar në përshtatje me dasmat e shumta që organizohen aty. Pronari Selvet Qollopeku është rikthyer në Kosovë në vitin 2000 pasi ka punuar 13 vjet në Zvicër. Ai është në mesin e shumë kosovarëve që janë rikthyer në atdhe pasi ka përfunduar lufta në vitin 1999.

28

PAMJA NGA LARTË Zona malore prapa Zaplluxhes përmban shtëpi tradicionale malore dhe një restorant.

KOSOVO 2.0


FAMILJE TË SHKAPËRDERDHURA Njerëzit në Bersane dhe Bellobrad i kanë kthyer shtëpitë e tyre në biznese të vogla – nga butikët e dekoruar me kujdes që sheshin veshje të dala mode, dyqanet që sheshin pajisje oborri, e deri te minimarketet dhe sallonet e ondulimit. Këto dyqane u mundësojnë banorëve të bëjnë më pak udhëtime drejt qytetit më të afërt të madh, Prizrenit, i cili është më shumë se një orë rrugë larg. Të paktën gjysma e familjeve të fshatit, megjithatë, e kanë dikë që punon jashtë vendit: 319 njerëz tani jetojnë dhe punojnë jashtë, dhe 19 familje gjithashtu kanë migruar për punë brenda vendit, kryesisht drejt Prizrenit dhe Prishtinës (74 kilometra larg).

DUKE KUJDESUR PËR KOPENË Trembëdhjetëvjeçari Arif Kolloni ruan kopenë e tij prej 200 delesh, leshin e të cilave familja e tij e shet. Albert Spahiu, 17-vjeçar, jeton në fshatin Zaplluxhe, vendbanimi i fundit i rrugës, i shtrirë ndërmjet livadheve të gjelbra alpine. Pamja nga lart zbulon një mozaik kaotik të kulmeve të ndryshme, shtëpive të dekoruara dhe fermave të vogla. Zaplluxha është fillim i mirë për shëtitje, ndonëse ngjitja është e lodhshme.

SHKUARJA ATJE (nga Prishtina) ME VETURË: Dilni nga qyteti i Prishtinës te rrethrrotullimi i madh dhe shkoni përpjetë drejt Prizrenit. Nga Prizreni, ndiqni Dragashin, i cili është pika qendrore për arritje në fshatrat e tjera. ME AUTOBUS: Autobusët për Dragash nisen çdo ditë nga stacioni i autobusëve i Prishtinës në orën 12:50 pasdite, në orën 2:45 pasdite, dhe në orën 8:10 pasdite.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

29


GRAÇANICA GRAÇANICA, QË ËSHTË QENDËR E KOMUNITETIT MË TË MADH ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË, ËSHTË E NJOHUR PËR MANASTIRIN E SAJ TË BUKUR ORTODOKS. POR, POPULLSIA E SAJ E RE PO PËRJETON NJË ZGJIM, GJITHASHTU, NË NJË VEND QË TEJKALON PRITJET.

KREATIVITETI BËHËT I RRITUR Artisti Milisav Sarac nga Fushë-Kosova frekuenton qendrën, e cila lidh artistët e rinj serbë nga e tërë Kosova. I diplomuar në skulpturë në Fakultetin e Arteve në Fushë-Kosovë, Sarac udhëton në Graçanicë për të praktikuar artin e tij me kolegë studentë.

PËRSOSJA E SHANKUT Nën qendrën e artit, “Dzingis” është i vetmi kafe-bar në qytet ku lëshohet muzikë alternative dhe xhaz. Aty organizohen koncerte të gjalla dhe net muzike. “Nëse ka të rinj që duan të performojnë apo të organizojnë një ndejë këtu, ata munden, ne jemi shumë të hapur për gjithçka”, thotë Milos Tomic, një prej pronarëve. “Ata mund të përdorin lokalin dhe sistemin e altoparlantëve pa pagesë”.

SHOKË TË KUZHINËS Në Graçanicë, 85 për qind e së cilës përbëhet prej serbëve, ndasitë etnike janë zbutur në vitet e fundit. Në byrektoren “Pekara Buba”, një shqiptar menaxhon furrën, përderisa miku i tij serb merret me arkën.

30

KOSOVO 2.0


NË LULËZIM Shtëpiakët serbë shpesh vënë një hark të bërë me lule mbi dyert e oborreve të tyre, që shënon martesën e një anëtari të familjes. Disa i mbajnë harqet për një kohë të gjatë, edhe pasi të ketë përfunduar festa e martesës.

ARRITJET MADHËSHTORE Qe një kohë, Graçanica ka ofruar pak për të rinjtë e saj. Kështu ka qenë derisa një grup aktivistësh të rinj hapën Qendrën Kulturore Rinore vjeshtën e kaluar. Qendra ka një studio të hapur të artit, me makinë litografike dhe pajisje për pikturim, vizatim dhe grafikë. Ajo i ofron bendeve dhe muzikantëve një hapësirë për të mësuar dhe për të ushtruar. Qendra gjithashtu organizon ekspozita të shpeshta. Tetorin e kaluar, ajo ka hapur ekspozitën “Kolonia e femrave”, me vepra të 10 artisteve të reja.

KOHA PËR MARMELATË Atraksioni kryesor i Graçanicës është manastiri i saj ortodoks serb, i ndërtuar më 1321 gjatë kohës së mbretit Stefan Nemanjic. Kisha mban shërbesa dy herë në ditë, në orën 7:00 të mëngjesit, dhe në orën 5:00 apo 6:00 të pasdites. Manastiri bën produkte shtëpiake, përfshirë verë, marmelatë dhe mjaltë. Nga shitja e tyre, murgeshat, të cilat e punojnë tokën prapa kishës, i sigurojnë të ardhurat për jetesë.

SHKUARJA ATJE (nga Prishtina) ME VETURË: Dilni nga qyteti te rrethrrotullimi i madh, në jug të qendrës, dhe shkoni përpjetë drejt Prizrenit. Në zonën tregtare, merrni rrugën e parë djathtas, e cila dredhet nën rrugën kryesore, nga e majta. Vazhdoni këtë rrugë derisa të arrini Graçanicën.

KOHA PËR TË KËRCYER E njëjta ndërtesë akomodon Qendrën për Mbështetje të Studentëve, e cila organizon mësime të ndryshme, duke filluar nga mësimet e gjuhës angleze e deri te mësimet për vallëzim salsa. Të rinjtë ndjekin ligjëratat aty. Rreth 10 000 njerëz jetojnë në Graçanicë, përfshirë rreth 2 200 të rinj që vijojnë shkollat fillore dhe të mesme.

ME AUTOBUS: Autobusët për në Gjilan ndalen në Graçanicë. Ata nisen çdo 20 minuta, nga ora 7:20 e mëngjesit, deri në orën 8:20 të pasdites, me disa pauza gjatë ditës, nga stacioni i autobusëve i Prishtinës. Udhëtimi deri në Graçanicë zgjat rreth 20 minuta.

DUKE MËSUAR BASHKË

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

31


NOVOBËRDA NOVOBËRDA NDODHET NË NJË VEND TË GJERË MALOR, TË MBULUAR ME GËMUSHA DHE BAR, KU NJË BREG I RRËPIRËT DUKET TË KETË FORTESËN E TIJ. JO SHUMË LARG PRISHTINËS, KJO ZONË NË DUKJE E BRAKTISUR ISHTE NJË QENDËR E RËNDËSISHME EKONOMIKE MINERARE GJATË KOHËRAVE BIZANTINE DHE OTOMANE, ME MBI 40 000 BANORË ASOKOHE. MBETJET E ASAJ KOHE JANË UNIKE, NË VEÇANTI KALAJA E RUAJTUR MIRË E NOVOBËRDËS, SI NJË VEND I MBROJTUR I TRASHËGIMISË KULTURORE.

OAZË MBI BREG Shenjat e zeza kudo në Novobordë çojnë te “Villa Kalaja”, një oazë e vogël, romantike, në majë të një bregu me tre shtëpiza. Ato janë ndërtuar me baltë dhe dru nga Arsim Vllasaliu, bashkë me një restorant i cili disi i ngjan kështjellës nga ana tjetër e luginës. Me kërkesë, Arsimi pjek mish qengji në furrën e tij të drurit, por është mirë të bëni rezervim përpara. Shtëpizat kushtojnë 25 euro për një natë, përfshirë rrymën dhe ngrohjen, por vetëm njëra nga shtëpitë e vogla ka një sobë të vërtetë për ngrohje, e cila rekomandohet për net të gjata dhe të ftohta dimri. Rezervimet mund të bëhen nëpërmjet qendrës turistike, apo pronarit, Agim Vllasaliu, në numrin +377 (0) 44 – 419 – 249.

BUKURIA NËN RRËNOJA Katedralja e Shën Nikollës dikur ishte kisha më e madhe në Novobërdë. Ajo është ndërtuar në shekullin e 14-të, ndërsa është shkatërruar dhe rindërtuar në shekullin e 15-të. Ndonëse sot nga ajo katedrale ekzistojnë vetëm mbetjet e saj, ajo ofron një pamje të shkëlqyeshme të kalasë, xhamisë dhe tyrbes. Dy varre janë pranë kishës. Një ishte për varrim të priftërinjve, ndërsa tjetri për gjërat që u përkisnin atyre. Duke hequr disa gurë, Fitimi zbulon një vrimë të thellë, me eshtra dhe një kafkë.

32

RIDEFINIMI I GURIT DHE I ROK-UT Ish-rokeri prishtinas, Fitim Bunjaku, drejton qendrën kryesore rajonale turistike të Novobërdës. Novobërda ka qenë një koloni romake e shekullit të nëntë, dhe rëndësia e saj ekonomike ishte e bazuar në minierat e saj të argjendit dhe të arit. Puset e vjetra të minierave ende mund të gjenden në kodra.

SHTËPIA E VARRIT Në afërsi të kalasë ndodhet tyrbja e vjetër turke, e ndërtuar në shekullin e 16-të për Mehmetin, ushtarin turk të njohur për trimërinë e tij. Ajo tani është një kasolle e vogël, e pambrojtur, me një varr brenda, të mbuluar me një shtrojë të gjelbër me shkronja arabe. Në maj, tyrbja josh shumë vizitorë, të cilët besojnë se lëkundja e tjegullave të kulmit të saj do t’ju sigurojë atyre një martesë të lumtur. Bunjaku, ciceroni, thotë se të rinjtë mblidhen atje për të kremtuar ditën e Shëngjergjit. Ky kremtim, që nuk është i lidhur me praktikën e lëkundjes së tjegullave, ka rezultuar në shumë martesa, thotë Bunjaku.

KOSOVO 2.0


KALAJA QË ENDE QËNDRON Arkeologët thonë se strukturat e para të fortesës janë ngritur nga aktivitetet e hershme minerare. Kalaja është ndërtuar në shekullin e 13-të gjatë Perandorisë Bizantine. Kur otomanët e kanë pushtuar zonën, kalaja është fortifikuar. Vendi, 1 124 metra mbi nivelin e detit, ofronte një pozitë të shkëlqyeshme për mbrojtje dhe sot është vend që ia vlen të vizitohet për pamjet madhështore që ai i ofron.

MEJHANE E LAGJËS “Kuftara Kod Cara” në Prekovc nuk është më shumë se një kioskë e dekoruar në mënyrë të çuditshme, me dy tavolina, ku fshatarët takohen për një birrë a dy. Mos e lini pa provuar “pleskavicën” masive, versionin ballkanik të hamburgerit, të shërbyer me sallatë lakrash, qepë dhe speca djegës, që të gjitha bashkë shkojnë goxha mirë me një birrë.

SHTËPI PËR LUTJE Xhamia e Osman Efendisë është ndërtuar më 1758, pranë tyrbes së vjetër turke. Vetëm minarja e saj ka mbetur, dhe një xhami e vogël është ndërtuar më 1970 për ta zëvendësuar atë. Njerëzit ende falen në këtë xhami. RREKJU RRUGËS (ME BICIKLETË) Pesëmbëdhjetë familje në zonë kanë krijuar një sistem turistik të tipit komunal. Vizitorët mund të provojnë ushqim tradicional për rreth 5 euro dhe të flenë në shtëpitë e tyre për 13 euro për një natë në dimër, dhe 11 euro për një natë një verë. Një prej këtyre shtëpive është rreth pesë minuta larg qendrës turistike. Familja e Bedri Vllasaliut gjithashtu jep me qira biçikleta për ekskursione ditore për 10 euro për një ditë. Për detaje, kontaktoni qendrën turistike në +377 (0) 44 – 132 - 158 apo fitimiskenja@gmail.com

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

SHKUARJA ATJE (nga Prishtina)

GËRMIMI I TË KALUARËS Ari dhe argjendi janë nxjerrë në Novobërdë për prodhim të ornamenteve, lugëve të argjendta dhe të monedhave të arit dhe të argjendit. Perandoria Bizantine ka angazhuar minatorë nga Saksonia e Gjermanisë, të cilët kanë punuar në miniera me shekuj. Këtyre ditëve, minierat e Novobërdës kryesisht kanë zink dhe plumb.

ME VETURË: Dilni nga qyteti te rrethrrotullimi i madh, në jug të qendrës, dhe shkoni përpjetë drejt Prizrenit. Në zonën tregtare, merrni rrugën e parë djathtas, e cila dredhet nën rrugën kryesore, nga e majta, drejt Graçanicës. Vazhdoni përtej Graçanicës, kaloni liqenin e Badovcit që ndodhet majtas rrugës, dhe mbani atë drejtim rruge derisa shenjat t’ju udhëzojnë të ktheheni majtas nga Artana, siç quhet shqip Novobërda tani. ME AUTOBUS: Autobusët për në Novobërdë nisen nga stacioni i autobusëve i Prishtinës nga ora 7:30 e mëngjesit, 1 e pasdites dhe 3:30 e pasdites.

33


VITIA VITIA DHE FSHATRAT E SAJ RRETHUESE JANË NJË MOZAIK I KOMUNITETEVE SERBE, KROATE DHE SHQIPTARE, ME RELIGJIONE DHE KULTURA GËRSHETUESE. NDIKIMI KATOLIK NË KËTË ZONË ËSHTË I DUKSHËM. LETNICA, NJË FSHAT PRANË KUFIRIT ME MAQEDONINË, ËSHTË VENDNDODHJE E STATUJËS SË ZONJËS SË BEKUAR. AJO JOSH PELEGRINË NGA MBARË RAJONI, SEPSE STATUJA BESOHET SE SJELL MREKULLI.

TULLA NGA 1846 Fshati i Stubllës, në një shpat të rrëpirët duke shkuar për në Letnicë, është vendndodhje e shumë katolikëve shqiptarë. Shtëpitë e gurit karakterizojnë brigjet, ku shumë mure të moçme krijojnë një pamje të ngjashme me Italinë apo Francën rurale. Arben Gjoni, katolik i devotshëm shqiptar nga Stublla, tregon se si kisha e 1846-ës dhe muzeu i vogël aty afër i ishin kushtuar Don Mikel Tarabuluzit, një prifti dhe shkrimtari. Tarabuluzi kishte ndikuar në zhvillimin e dialektit gegë të gjuhës shqipe. Ai ishte mbrojtës i fshatarëve shqiptarë, të cilët kishin ardhur në Kosovë nga Mirëdita e Shqipërisë, për t’iu shmangur konvertimit të detyruar në fenë islame gjatë sundimit otoman të shekullit 19-të.

SHKUARJA ATJE (nga Prishtina) ME VETURË: Dilni nga qyteti te rrethrrotullimi i madh, dhe shkoni përpjetë drejt Prizrenit. Pas Ferizajt, kthehuni në të majtë drejt Vitisë. Rruga është me asfalt të cilësisë së dobët, prandaj vozisni me kujdes.

PASTRIMI I BANORËVE Kisha është pjesë e rëndësishme e jetës së fshatit, dhe ajo po planifikon të ndihmojë në rindërtimin e ndërtesave të djegura në sheshin kryesor. Vajzat e reja japin kontributin e tyre për kishën duke e mbajtur atë të pastër.

34

ME AUTOBUS: Autobusët për në Ferizaj nisen çdo 15 minuta, duke filluar nga ora 6:15 e mëngjesit, e deri në orën 8:30 të pasdites. Nga Ferizaj vazhdoni me autobusë të tjerë që shkojnë drejt në Viti. Ata nisen në orën 7:00 të mëngjesit, 9:00 të mëngjesit, 11:50 të mëngjesit, 2:00 të pasdites, 2:15 të pasdites dhe 7:00 të pasdites.

KOSOVO 2.0

PELEGRINAZHI Një herë në vit, më 14 dhe 15 gusht, 30 000 deri në 40 000 pelegrinë e vizitojnë kishën e Letnicës për statujën 400-vjeçare të Zonjës së Bekuar që besohet të ketë një fuqi të mbinatyrshme për të shëruar të sëmurët. Pelegrinazhi është i rëndësishëm për ekonominë e asaj ane, thotë prifti Don Kristë Gjergji.


KOHA PËR BUKË Në periferi të qendrës së qytetit restorant “Lindi” shërben ushqime të shijshme dhe që duken mirë. Pula është e pjekur mirë, e prapëseprapë është e butë; të ngjashme janë edhe kotëletat e viçit që vijnë me një sallatë të thjeshtë dhe kulaçe të sapopjekura. Kamerierët janë të vëmendshëm dhe të shpejtë, dhe sheqerparja e tyre, ëmbëlsirë e shërbyer nga shtëpia, është po aq e ëmbël sa duhet të jetë.

JETA E THJESHTË Gjergj Zefi kujdeset për tokën rreth kishës, dhe ushqen derrat. Në tetor, ai distilon raki të bërë nga kumbullat e vjela nga oborri i kishës, të cilat janë fermentuar që nga gushti në një kazan. Zefi distilon rakinë dy herë që ajo të mund të arrijë nivelin prej mbi 40 për qind alkool, dhe që të jetë e gatshme për t’iu shërbyer pelegrinëve.

RRETH UJIT Restoranti “Adriatiku”, në formë të një lundre, ndodhet prapa kishës, mbi një pellg artificial ujor. Pellgu thuhet se gëlon me peshq të freskët gjatë verës.

NË KALIM E SIPËR Rruga drejt Letnicës kalon nëpër fshatin e Vërbovcit, me shumicë serbe. Kisha e vogël ortodokse “Shën Dimitri" ia vlen të vizitohet. Mos e lini pa ecur rrugës nga kisha drejt shkollës së fshatit, pasi një pikturë e madhe muri, me elemente socialiste realiste, me shkronja cirilike, nderon mësuesit e shkollave si bartës të civilizimit.

PAS DIASPORËS Letnica ka qenë fshat i përbërë kryesisht nga kroatët deri në vitet e 1990-ta. Por, që kur 6 000 kroatë janë larguar nga vendi gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, vetëm 45 kanë mbetur ende. Paulina Lencica është një prej tyre. Ajo njihet për rakinë e mirë kroate “shlivovica” që i ofron fshatit të saj.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

BEGATI E PJEKUR Restoranti “Te Shushtë” është pranë pellgut të lumit Morava, në një luginë të vogël ndërmjet brigjeve. Është ideal për të ngrënë jashtë në verë. Djathi është prodhim shtëpiak, buka e pjekur tradicionale është e ngjeshur, por e shijshme, por janë ambienti bujqësor dhe bukuritë natyrore ato që e bëjnë këtë vend ta meritojë të vizitohet.

35


DEÇANI DEÇANI ËSHTË NJË VEND I KONTRASTEVE DHE I MADHËSHTIVE TË PAPREKURA NATYRORE, QË DUHET TË VIZITOHET PATJETËR NË KOSOVË. VIZITONI MADHËSHTINË E NJË PREJ VENDEVE MË TË SHENJTA ORTODOKSE SERBE, MANASTIRIN E DEÇANIT, DHE GJITHASHTU EDHE KULLËN TRADICIONALE NË DRENOCIN FQINJ PËR TË PËRJETUAR JETËN FSHATARE SHQIPTARE SIÇ KA QENË DIKUR.

NJIHUNI ME MURGJIT Petar Rojevic mirëpret vizitorët në manastirin e Deçanit - vend i Trashëgimisë Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s. Manastiri nuk është vetëm për lutje. Është një fabrikë e vërtetë për produkte shtëpie. Aty prodhohet djathë, verë molle, një konjak i shijshëm vishnje, dhe një prej rakive më cilësore të rrushit në Kosovë. Murgjit gjithashtu merren me zanate, thurin çanta të leshta, si dhe skalitin, shkruajnë e bëjnë ikona në dru. Përgatituni për një kontrollim të pasaportës që në hyrje nga ushtarët italianë të KFOR-it, të cilët e mbrojnë vendin.

NGA 1335 DERI MË SOT Manastiri i Deçanit, i ndërtuar më 1335, përfshin një sipërfaqe të madhe manastiri, bashkë me një tokë bujqësore, një oborr kishtar dhe vend për jetesë për 25 murgjit e saj. Kisha e shekullit të shtatë në qendër të manastirit është një ekspozitë e shkëlqyeshme e ikonave kryesisht ngjyrë ari dhe blu. Domi i lartë 30 metra i altarit përmban një figurë të Jezusit, të rrethuar në nga një sfond i kaltër. Mund të shihen edhe varri dhe froni i ndërtuesit të kishës, mbretit Shën Stefani të Deçanit. Çdo të enjte, në orën 7:00 të pasdites, mbahet një meshë, në të cilën hapet tabuti dhe ekspozohen “relikat e shenjta” të mbretit.

36

SHKUARJA ATJE (nga Prishtina) ME VETURË: Dilni nga qyteti nëpërmjet bulevardit “Bill Clinton”, drejt Fushë- Kosovës. Vazhdoni të ndiqni rrugën kryesore për në Pejë, dhe merrni rrugën e parë majtas sapo të futeni në Pejë. ME AUTOBUS: Autobusët nisen në orën 8:40, 9:20, 10:40 dhe 11:20 të mëngjesit, si dhe në orën 12:20, 3:40, 4:40, 5:20, 7:20, 8 dhe 8:20 të pasdites.

KOSOVO 2.0


TRASHËGIMIA KTHEHET Kulla në Drenoc, në periferi të Deçanit, është e para shtëpi tradicionale shqiptare prej guri e hapur për turistë në Kosovë, dhe ofron shtretër për fjetje dhe mëngjes. Kati i parë, me xhama të vegjël, i ngjan një minifortese. Në të vërtetë, ajo dikur funksiononte si një hangar për kafshët. Kati i dytë ishte i menduar për femrat dhe fëmijët, ndërsa oda, ku burrat rrinin dhe diskutonin çështje politike, ndodhet në katin më të lartë të kullës. Ajo është shkatërruar gjatë luftës në vitin 1999, dhe është rihapur më 2011 falë përpjekjeve për restaurim nga organizata “Cultural Heritage Without Borders”.

DJATHË T’SHPISË “Gryka e Deçanit” ndodhet rreth 500 metra prapa manastirit të Deçanit, pranë Bistricës së Deçanit. Restoranti ofron një meny të shumëllojshme: djathë shtëpie nga delet malore të Deçanit, mish që shpërndahet nga fermerët e zonës, dhe turshi shtëpie. Ushqimi gatuhet me zjarr nga drunjtë, dhe vjen me një raki karakteristike rrushi.

RRUGËS PËR NË SHTËPI

GËSHTENJA DUKE U PJEKUR Drunjtë e gështenjës rritën në malin prapa restorantit. Gështenjat, sikur ato që piqen në qoshet e rrugëve nëpër tërë Kosovën gjatë muajve të ftohtë, janë të shijshme.

SHIQIMI KAH BJESHKËT E NEMUNA Arbër Kuçi, i biri i pronarit të “Grykës së Deçanit”, është deçanas krenar. Njëzetetrevjeçari studion turizmin në Prishtinë, por viziton Deçanin sa më shpesh që mundet. Kuçi thotë se gëzohet kur lexon se Bjeshkët e Nemuna, prapa Pejës dhe Deçanit, kanë potencialin më të madh për turizëm në vend. DUHET NJË FSHAT (PËR TURIZËM) Safete Gacaferri është menaxhere e kullës së Drenocit. Ajo thotë se kujdesi ndaj mysafirëve është një çështje që përfshin tërë fshatin, ekonomia e të cilit përfiton shumë nga turizmi. Fjetja në kullë kushton 15 euro një natë për person, apo 10 euro për njeri për grupet prej më shumë se shtatë persona. Thirrni +377 (0) 44 – 253 - 412 për detaje.

#2 KORRUPSIONI DIMËR 2011/2012

37


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.