Kosovo 2.0 Corruption Issue, Albanian

Page 20

FATMIR LIMAJ, ISH-MINISTRI I TRANSPORTIT DHE I TELEKOMUNIKACIONIT I NJOHUR PËR PROJEKTET I TIJ PËR AUTOSTRADË, ËSHTË I AKUZUAR PËR KORRUPSION DHE KRIME LUFTE.

BESUESHMËRIA E EULEX-IT VARET NGA RASTI LIMAJ EULEX-in, misionin e Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë e pret një sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme në gjashtëmujorin final të mandatit të tij ligjor: hetimi i tij më i madh publik për korrupsionin ka në shënjestër Fatmir Limajn, ish ministrin e transportit që dikur ka qenë një ndër zyrtarët më të fuqishëm të qeverisë së Kosovës. Deri në fund të prillit, prokurorët duhen paraqesin rezultatet e hetimit që vazhdon prej një viti e gjysmë në mënyrë që të merret një vendim nëse ka prova të mjaftueshme që ndaj Limaj – anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet, i cili dikur konsiderohej si dora e djathtë e Kryeministrit Hashim Thaçi – të ngrihet aktakuza për pastrim parash, pjesëmarrje në krim të organizuar, përvetësim fondesh, mashtrim dhe marrje ryshfetesh, që lidhen me rolin e tij në ministri. Limaj fitoi pikë si ministër për shkak të përpjekjeve të tij të mëdha për ndërtimin e rrugëve, ku përfshiheshin edhe përgatitjet për projektin më të shtrenjtë rrugor në Kosovë, segmentin Vermicë – Mërdare të autostradës shqiptaro kosovare. Janë të shumtë ata që e shohin atë si një hero që nga koha kur ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kjo trashëgimi tanimë është venitur sepse Limaj po gjykohet i akuzuar për krime lufte. Hetimi i Limajt erdhi kur ai ishte në kulmin e karrierës së tij dhe ky ishte zhvillimi më sensacional që prej pavarësisë së Kosovës në 2008. Ngjarjet morën një kthesë dramatike kur

ekipet e EULEX-it, ku përfshihej edhe njësia speciale kundër krimit ekonomik, Guardia di Finanza, bastisën selinë e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit dhe pronat që i përkisnin Limajt më 28 prill 2010. Pamjet e zyrtarëve të maskuar të EULEX-it, që futeshin në ministri e dërrmuan mitin e Limajt si njeri i paprekshëm. Ish ministri, që më parë ishte shpallur i pafajshëm për akuzat për krime lufte në Hagë, ishte shndërruar në një ndër shtyllat e domosdoshme të qeverisë së Kosovës. Por, tek publiku ky hetim ngjalli shpresat se korrupsioni publik ndoshta mund të hetohej seriozisht. Kishte nga ata që shkuan aq larg sa ta pagëzonin në mënyrë jozyrtare sheshin kryesor të Prishtinës me emrin e Johannes Van Vreeswijk, që asokohe ishte kryeprokurori i EULEX-it. Van Vreeswijk, që besonte tek përfundimi i suksesshëm i hetimit, i tha të përditshmes Koha Ditore që individët e korruptuar duhet të fillonin të “djersinin.” Por, një vit e gjysmë më pas, aktakuza kundër Limajt ende nuk është materializuar. Prokurorët kanë arritur vetëm ta mbajnë atë jashtë qeverisë aktuale. Ky rast, që supozohej të ishte një simbol vezullues i luftës kundër korrupsionit, në fakt është kthyer në një simbol të dështimeve të EULEX-it. Van Vreeswijk nuk është më pjesë e EULEX, por zyrtarë të tjerë të misionit thonë se hetimet ndaj Limajt vazhdojnë. Një ndër dëshmitarët kryesorë të çështjes, Mehmet Shkodra vdiq në një aksident në Austri. Në nëntor Limaj vazhdonte të mbahej nën arrest shtëpie.

20

KOSOVO 2.0


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.