Poetika

Page 93

Poetika e krahasimit

93

pa». 141 Ky krahasim shpreh një gjendje shqetësuese emocionale, që vjen e rritet nëpër vargjet pasuese. Pra, krahasimi është shpalues i pamjes së gjendjes dhe i betimit të djalit për syzezën porsi kupa. Edhe sumbulla është një mjet krahasues në këngët e këtij lloji, si në këto vargje për Razën e bukur nga Kamenica, tash Dardana, e krahinës së Gallapit: «Raza hypi n’kumull, /Raza asht si sumull».142 5. Mor’je e bardhë si bumbak’ Janë raste interesante ato krahasime me mjete të kursyera, ku s’kemi as xhevahirë, as lira e as florinj. Mjetet krahasuese janë ndër ato më të thjeshtat. Ja, bie fjala, në një këngë arbëreshe, bardhësia e vashës krahasohet me bumbakun, pra me pambukun: «Mor’je e bardhë si bumbak’ Qasu të të puth ndë bark».143 Nëse këtë mjet krahasues e konsiderojmë si tepër të thjeshtë dhe të varfër për zgjimin e asociacioneve erotike e poetike, krijimin poetik në këtë këngë nuk duhet 141

I F, KPD, Tiranë, 1965, f. 5, v. 1. Z i a u d i n K o d r a, Poezija popullore arbëreshe, Ndërmarrja e botimeve, Tiranë, 1957, f. 87, v.1 e 2. 142 KPSH, 1953, f. 34, kënga « Raza», v. 7. 143 C. T H. R e i n h o l d, Noctes… (1855); në: MHFSH,I, f. 97, k. nr. 11, v. 1-2, këngë dashurie e arbëreshëve të Greqisë nga ishulli Poros;Visaret, IV, f. 352, k. nr. 7, v. 2 e 3. 141


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.