poezi

Page 1

CikĂŤl poetik nga poeti Namik Selmani

NAMIK SELMANI


Namik Selmani ka lindur më 18.11.1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” më 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e HistoriFilologjisë në degën gjuhë-letërsi shqipe pranë Universitetit të Tiranës. Ka punuar prej mbi 38 vite si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit. Aktualisht është mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme “Kristo Isak” Berat Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e larmishme. Ajo përmban deri tani 24 libra, mes të cilëve 8 janë vëllime me poezi duke përfshirë edhe një Antologji të tijën vetjake, libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të shkruarit në shkolla të mesme, libra të karakterit fetar, përmban me qindra shkrime të karakterit studimor kryesisht të fushës së kulturës kombëtare, opinone të ndryshme. Që prej disa vitesh ai është një autor që e ka gjetur dritën e botimit të shkrimeve të tij edhe në disa vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Angli, Itali, Rumani, Zvicër, etj Në krijimtarinë e tij zë vend edhe publistika. Që prej 6 vjetësh ai ka qenë kryeredaktor i gazetës “E vërteta” në qytetin e Beratit, ka qenë bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare. Ka patur shumë suksese edhe në lëmin e fotografisë artistike duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri, Itali Maqedoni, Kosovë, etj Është fitues i disa Çmimeve kombëtare në letërsi, në publicistikë. Ka marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare. Është Anëtar i Shoqatës Kulturore “Bilal Xhaferri” (ku është zëvëndëskryeredaktori i revistës “Krahu i shqiponjës” i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, i Klubit të Shkrimtarëve. Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve “Drita” me qendër në Athinë. Është anëtar i kryesisë së shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” me qendër në qytetin e Elbasanit etj. Është zëvendëspresidenti i Shoqatës Kombëtare “Flamuri Kombëtar Gramoz Palushi”. Është anëtar i Kryesisë së Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare me qendër në Tiranë Është anëtar i Klubit kulturor “Berat- klub’ Është anëtar i kryesisë së grupimit kulturor dhe letrar ”Letërsi- art” me qendër në Tiranë Është anëtar i grupimit “Lidhja e shkrimtarëve të Gjermanisë” Është anëtar i grupimit letrar “Fjala e Lirë“ me qendër në Londër


Pasqyrë e veprimtarisë krijuese Vepra origjinale: ‘Vatra e mallit” – Poezi- 2000 “Zërat e brigjeve të mia” – 2003- poezi “ Dallandyshet e Çamërisë” – 2004- proza “Trokitje në Dodonë’ 2004 Proza “Kroi i këngës çame” – 2005- poezi “Filizët e fjalës gjimnaziste” – Në ndihmë të mësuesve e nxënësve të shkollave të mesme –botim pedagogjik – 2006 “Abaz Dojaka- Mjeshtër i Kulturës popullore”- 2006- Monografi ISBN_99943-33-82-8 “Fari çam”- 2006- poezi “Kërkoj monumentet” – 2007- proza-ISBN978-99956-621-0-3 “Shpirti çam” – 2007- Antologji personale me poezi ISBN-978-99943-967-8-8 “Dritaret e besimit”—poezi fetare për rininë islame-2007 (Ka marrë Çmimin “Libri më i mirë për vitin 2007”) ISBN: 978-99956-652-3-4 “ Rruga e një shkolle”- botim monografi për përvojën e shkollës së mesme profesionale“ “Stiliano Bandilli” Berat- 2007-ISBN-9789994396795 “Arkivi i fjalës”- 2008- Botim pedagogjik për kulturën e të shkruarit në shkollat e mesme –ISBN: 799993-248582 “Djepi i këngës” poezi “ Portat e bashkimit” Proza “Ujëvara e tingujve“ -Botim folklorik 2009 “Rilindje”-Proza – 2010 “Jam shqiptar” –Proza -2010 “Gjurmë më gjurmë” -2010 Proza “Pesha e qiellit të vendlindjes” Poezi 2010 “Rrënjët” proza -2011 “Dyert e hapur të vetvetes”-proza “ Gjuhëshqipja të zonjërojë” Botim pedagogjik për kulturën e gjuhës letrare

Përfshirja në Antologji kombëtare e ndërkombëtare: * “ Këngët e para” –1968- Antologji poetike për të rinjtë e shkollave të mesme “ Eni vjen pej Çamërie” – 2003- Antologji poetike për Çamërinë me 34 poetët më të mirë të kombit për këtë temë- ( Kosovë e Shqipëri)-Hartues poeti i shquar Ali Podrimja ISBN- 9951-02-041-0 “ Legjenda Mustafa Gjinishi “ 2004-Bashkëautor në përmbledhjen kushtuar Mustafa Gjinishit-autori Astrit Kaziu “Kolonel Zylyftari” – 2004- Antologji e hartuar nga studiuesi Mehmet Gëzhilli kushtuar Dëshmorit të Atdheut Arben Zylyftari ISBN99927-43-26-3 “Përtej detit – Oltre mare” – 2004 -Përmbledhje poetike botuar në Ankona ( Itali) botuar nga Shoqata e Emigrantëve të këtij qyteti e të financuar nga Ministria e Punës Sociale të Italisë dhe të Këshillit të Evropës


“Ulqin, ti det”-2007- Antologji poetike për Ulqinin ( Mali i Zi) – hartues poeti HajroUlqinaku “Shtypi shqiptar dhe arvanitasi Aristidh Kola”-2007- Përmbledhje krijimesh kushtuar arvanitasit të shquar, gjuhëtarit Aristidh Kola hartuar nga studiuesi Arben Llalla- Tetovë. ( Maqedoni) 978-9989-2720-2-8 “Dritare fisnikërie” – 2007- antologji me shkrime e poezi hartuar nga poeti e studiuesi Mevlud Buci 9789994357185 “Nektari i shpirtit shqiptar”-2008- Antologji për Çamërinë hartuar nga poeti Ahmet Mehmeti ISBN 9789994350131 “Dibra ‘07”- 2008- Antologji me krijime letrare për Dibrën- Hartoi studiuesi e shkrimtari Fatos Daci. Në këtë konkurs meritoi Çmimin “ Nderi i Konkursit” Selmani. Andi “Pranë njerëzve” –ISBN9789995-622398 Selmani. Laura ISBN -9789995 622268 Hysa . Shefki” Diplomacia e mohuar” ISBN: 978-99956-650-3-6 Autor përfshrës i antologjisë me tregime botuar nga Revista “Obelisk” 2009 Autor i përfshirë në Revistën kulturore “Dija” ( 2009) botuar në Mal të Zi Autor në revistën letraro-artistike “ Doruntina” organ i Shoqatës së Krijuesve “ “Jehona e Karadakut “ në Kumanovë të Maqedonisë për vitin 2010 Pjesëmarrës i të gjithë edicioneve të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Poeteka” në Berat e në Durrës * Fitues i vendit të parë në Konkursin e Poezisë i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Drejtoria e Kolegjeve “Turgut Ozal” me rastin e 10-vjetorit të hapjes së kolegjeve turke Fitues i Çmimit të parë “Libri më i mirë i vitit 2007” për librin me poezi “Dritaret e Besimit” Pjesëmarrës në të tre vëllimet madhore të botuara nga studiuesi Laurant Bica për mendimtarin e shquar Hasan Tahsini Pjesëmarrës në Encikloedinë Jugshqiptare te autorit Ibrahim Hoxha ( me rreth 1400 faqe) me nje zë të veçantë Fitues i Çmimit të parë në Takimin Poetik Ballkanik të organizuar nga Shoqata “Jehona e Karadakut “ në Kumanovë më 11 Mars 2010 Për krijimtarinë e tij letrare kulturore dhe artistike janë zhvilluar disa emisione radiofonike dhe televizive në Radio Televizionin Shqiptar, në televizionin “ Klaudiana“ (Peqin), në Radio Ulqini ( Mali i Zi) në televizionin “Onufri” ( Berat), në Televizionin e Prizrenit të Tetovës, në Televizionin “Alba Life” të Njy Jorkut ( SHBA). Ora Nevs, ( Tiranë) etj Pjesëmarrës në Antologjinë për nënat e hartuar nga poetja Ilirjana Sulkuqi ( Nju Jork) * Pjesëmarrës i antologjisë me tregime “ Tregime” të organizuar nga revista “Obelisk” me tregimet më të zgjedhura të konkursit me tregimin “Vallja e lumturisë” me ISBN 978 99943 58 77 9 * Pjesëmarës me disa shkrime i Antologjisë kushtuar Artistit të Merituar valltarit Ali Kondi hartuar nga shkrimtarja Natasha Dhoska, me titull “Ali Kondi, Artist i Merituar” me ISBN 97899943 58 64 9 *Pjesëmarrës i Antologjisë “Latif Fodulli (1) me poezinë “Baladë për Princin e Kujtesës” ISBN 978 9928 122 01 8


* Pjesëmarrës i Enciklopedisë “Berati” i autorit Zylyftar Plaku Berat, 2010 * Pjesë e librit “Për kombin, për demokracinë “ – Autori Azgan Haklaj * Pjesë e librit të autorit Gjokë Dabaj “Strategjia e shqiptarëve” Tiranë , 2011 ISBN 978992810716-9 Pjesëmarrës në Antologjinë Mbarëkombëtare për nënat hartuar nga poetja Ilirjana Sulkuqi dhe poeti Albert Zholi Pjesëmarrës i antologjisë mbarëkombëare të Naim Kelmendit “ Antologji e dhimbjes poetike” kushtuar Ali Podrimjes me rastin e ndarjes nga jeta *Pjesëmarrës i antologjisë kushtuar Tahir Deskut ( Klinë) *Korrik, 2012 Në Therandë ( Kosovë) organizohet një Takim Mbarëkombëtar krijuesësh në fushën e letrave për krijimtarinë e tij me temë “ Një jetë në shërbim të kombit:” *Fitues i Çmimit Letrar Mbarëkombëtar kushtuar poetit Tahir Desku *Pjesëmarrës i antologjisë mbarëkombëtare me 101 poetë të hartuar nga Ekrem Ajruli në Tetovë ( Maqedoni) me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë * 24 nëntor 2012 në Vlorë me rastin e Kongresit të Shtatë të Rrjetit Global të Gruas Shqiptare Shoqata “ Bytyçi” e nderon me Çmimin “Aristidh Kola”

Ka redaktuar librat: 1.“ Noos” –poezi nga Rizvan Nepravishta- Berat, 1998 2.“ Më fal, ëndrra ime!”- poezi nga Drita Braho-Berat-2000 3.“Në krahët e ëndrrës”- poezi nga Esmerlada Mile- Tiranë 2007 ISBN978-9943967-7-1 4.“ Fjongoja e pranverës”-poezi nga Fabiola Abazi- Tiranë, 2007 978-99943-9673-3 5.“ Dollia e dashurisë”-poezi nga Laura Selmani-Tiranë , 2008 6.“ Fluturim” – poezi nga Hanife Hoxhallari-Tiranë , 2008 ISBN-9789995622206 7. “ Pranë njerëzve”- sprovë për një punonjës social”- Tiranë , 2008 8.“ Hapësira të kulturës islame” ( Berati)- Redaktor i fotografisë- Berat1999 9.“ Këngët e Beratit”– Studim e këngët e Beratit- Redaktor i fotografisë- Berat, 2004 10.Redaktor i romanit “Nusja nga Çamëria” me autor Remzi Basha ( Suedi) dhe Drita Braho ( Berat) 11.Redaktor i romanit “Kur shkërmoqej diktatura” i autorit Ylli Toska 12.Redaktor i librit publicistik “Tryezë kujtese për ruajtësin e kodikëve Nasi “Papapavli” i autorit Lorenc Buda 13.Redaktori i librit “Përballja” i autorit Gafurr Adili 14.Redaktori i librit për fëmijë“Mbretëresha e Liqenit”e autores Emirjana Hyseni 15.Redaktor i librit me poezi i autorit Mustafa Spahiu (Shkup) me titull “Një imazh fshati më mungon” 16.Redaktor e korrektor i librit me poezi të autores Alma Alpina Begaj “Farfurima e shpirtit” Shtëpia Botuese “Vllamasi” Tiranë, 2011 17.Redaktor i librit “Këngët e kreshnikëve“ me autori Minella Kureta ( Shqipëri) 18.Redaktor letrar i librit “Konservatori Shtetëror i Muzikës “ me autor Naxhi Kasoruho 19. Redaktor i librit “Çidhna dje, sot nesër” i Dr. Islam Canit ( Tiranë)


20.Redaktor i librit “Buka e mërgimit “ të autorit Musa Osmani nga Preshevca e Tetovës.


Trëndafilët e Prishtinës 1.Trëndafilët e Prishtinës Sa trimëroshë që qënkeni, o trëndafilë të Prishtinës Që çelkeni edhe në dimrin më të ngrictë e më të egër. Në cilën baçe shpirti ushqehet filizi që shkon drejt kaltrinës? Në cilën zemër ndaleni për të gdhendur petalen e fshehur? Po sa trimëroshë që qënkeni, o lulegjakëtit e Prishtinës Që skuqni gjithë duart e nënave dhe motrave më tepër se gjaku. Mos vallë etja për liri ju ngrohu në të gjithë ditët e stinës Tek vini ngjyrën tuaj të skuqur në cohën e barjakut? Po sa fisnikë që qënkeni, o trëndafilë të Prishtinës Në këtë truall të paqtë bisku i blertë kurrë mos iu thaftë! Kur të kthehemi këtu, në dyer ku zemra jep urimin Le të marrim pak nga gjakimi juaj i vënë në piedestal!


2. Sokëllima e Kryepoetit Naim Frashëri

Sokëllin pa fund poeti Vallë ka qiell pa ylberë? Çamëria –vetull deti Në mes dimrit sjell pranverë Thonë u zhdukën trarë kufinjsh Thonë se s’do të ketë doganë Mjerë kush hesht për Çamërinë, Hesht e flet ky mendjeartë, . Qenka bërë si zog përralle Nga mermeri zbret i lodhur …Thonë prapë ka ujq në male ….Thonë breshkat prapë hanë barin. Paska ftuar Marko Trimin* Dora D’Istria ia prek ballin Ç’është kështu, o mik i mirë? Kush ta paska vjedhur fladin? Ia njom buzët gluha çame Ia heq kollën e vrerosur Gjerdanon fjalët në vargje Nën një qiell të vrerosur. Tahsin Çami i vjen pranë Plis i varrit s’e mban dot Çamëria krahët zgjat Rri e pret në breg, në Jon. …………………………. Çamëria rri pranë detit Tek ndjen zërin e Poetit • •

Marko Trimi- Marko Boçari Tahsin Çami – Rilindasi i shquar çam Hasan Tahsini – profesori i Sami Frashërit



3. Kur dëgjoj këngën e Shkodrës..

Këtu ka vetëm dritë, fllad maji e sy të dashuruar Ka rreze, urime dasmorësh, tinguj drithërimë Pa nxjerr duhmë e vlug shpirti kalaja gurbekuar E jarja çel dhe mbi sythe në një gonxhe trëndafili. Këtu shpërthen gazmueshëm fjala shkodranishte Që ta heq rrudhën, lodhjen e t’i dëboka thinja Prag më prag garojnë brezat në një rrugë lavdie E pranverohen mes këngësh ditët e pambarimta. Baçallëku po na vë me të menjëherë në radhë Teksa lulet mbijnë e rriten edhe mes greminës Këtu nuk ka ushtarë, komandantë e gjeneralë Ka vetëm zogj që i bien e i bien pa fund violinës Këtu dorë e vashës prek malin, valën e gurin Këmbë e vogël sjell beharin edhe më shpejt O këngë shkodranishte që zgjon edhe drurin, Na mbyt të gjithëve në parfume urimesh përjetë. Këtu dimri ndal frymën e mbytet mes tingujve Mbi bisk të drurëve kurorën si fitimtar e prek. Luleborat mbysin ditët e njëqind dimrave Shatërvanët e gazit mbulojnë diell, qiell e det Këtu Buna rri përqafuar aq fort me Drinin Nën dritë hëne puthet me të pa droje fjalësh E kënga shkodrane, mbush sofra e sjell agimin E det i lumturisë rizgjohet si Poseidoni mes dallgësh Në bedanat e tingujve vëmë fjongon e këngës e zemrën Zgjojmë Rozafën tek tund malluar djepin e foshnjës Vdesim e ringjallemi mes saj të tërë vrik njëherësh Si në asnjë skenë, prag shtëpie a në një qytet të botës



4. Identitet ………..i plagosur

****** Copëza qielli Të vrara nga trarë të lartë doganash. Copëza këngësh Të ndara kaq fort nga ortekët e maleve Copëza shpirti, Që s’ta tregojnë ende dhimbën a gazin e kaltër Copëza kulaçi të djegur Që kurrë s’ta japin të saktë urtinë e fjalëve. **** Grumbuj zogjsh që ende çerdhojnë e s’mbajnë mend Kthimin e Blertë Burime sykaltër Që s’gjejnë shpesh udhëtarë t’ua freskojnë buzën. Kush e la ujkun Të futet në stan e të ngrejë dolli si në festë? Kush e la dhelprën Të marrë në gojë një bilbil e të zërë Udhën? ******** Copëza dielli Që dyzohen nga prangat në Udhën e Dritës. Një libër i bukur Që të mbetet në duar pa fletët e fundit . Ca çarçafë të gjakosur Që virgjërinë e ëndrrës ia vrasin goditje kamxhikësh Duarzgjatur Drejt një shatërvani lirie mbirë në oborrin e fundit të katundit. ****** Një gjysh që vdes pa thënë amanetin e thesarit të fshehur Anije velëngritur Që ende s’ka gjetur limanin se nuk e sheh FARIN Krëhër i artë Që vetëm dy dhëmbë të rrallë i kanë mbetur Fjala në fyt të ngec Se gjoksin ta gjëmbon kolla e marrë në Stinën e Zjarrit ******


Identiteti im Gjoksplaguar qĂŤ kĂŤrkon.....melhem.


5. Kaceku Jam kacek Që erërat e Çamërisë i kam mbyllur me shtatë çelësa Kur të dua I nxjerr e ngopem me flladin e jetës, me rinimin. Flugerët qiellorë Le të më dërgojnë sinjale pa semaforë shtigjeve të shkreta. Të gjithë Me duar do t’i mbys në mullinjtë që bluajnë trishtimin. Do të bëhem këtu gjykatës për dy cjepë që s’lënë shtegudhën e marrëzisë. Për bujkun që në vlagën e ugarit nuk e hodhi dot farën. Për breshërin Që shkretë ma la arën e mbjellë me misër Për librin Që kurrë s’ia hapën fletët si plugu pas brazdës. Jam kacek që mbaj aromën më të ëmbël të rrushit të vreshtës Dikur gjyshi e ka mbjellë pa pyetur për përrenjtë e djersës nën trikon e leshtë E netët i ka gdhirë për t’i hequr dhe gjethen e fundit në sqetull të sythit të gjelbër Mbrëmjeve me sapllake mushti ndër duar gjithë mirëdashësit i ka pritur dhe përcjellë.

Mos më pyet për vitin kur kam lindur unë dhe ky shpat, kjo kodër, ky det! Jemi të një moshe, jemi të një shpirti që rreh nga mot me pulsin e përrallës dhe legjendës. Ejani këtu të zjarrmoheni nga vullkane dashurie që ngrihen për ty, Çamëri e shtrenjtë Bëhuni të gjithë me mua Kacekë të këngës, urimit dhe Shpresës



6.

Shkon e vjen nëpër lëndina

Shkon e vjen nëpër lëndina, kalë i bardhë me trokëllima. Me një nuse ulur shalës . shkumë e bardhë mbi krah të dallgës. Shkon e vjen në një shpat mali, kalë i kuq i flamurtarit. Të bën bjeshka vëllam me zana . T’i thajnë krojet buzët e thara. Shkon e vjen ndër shpate brigjesh kur flet ti, të gjithë përgjigjen Qielli jep shigjeta drite. Toka jep hambarë me drithë. Shkon e vjen si zog ndër çerdhe . Pa ninulla djepe mbete . Pa shtëllungat mjegullore. Pa qerpikët pikëlore. Shkon e vjen e s’harron udhën si s’harron ujin e bukën. Si s’harron të hedhësh hapin. si s’harron të kalosh gardhin. Shkon ndër udhën e pasosur Me një trastë në sup të lodhur. Kërkon shtegun të thash djersën kërkon dritën të shtosh jetën. Kërkon këngën, kërkon fjalën që t’ia thashë-o shpirtit plagën. Kërkon qiellin mal më mal fytshkrumbuar, shkarpë e tharë. Në s’të ndjek kaq larg në shtigje merr uratën që nuk thinjet! Kërko majën gju pas gjurin! Kërko detin me forcë burri



7. Elegji për Pjetër Budin

Kam kaq kohë që shtigjesh eci herë në Drin e herë në Mat Ku ta gjej një trup poeti që ta vë në piedestal? Kam kaq kohë që e pyes bjeshkën Mos është bërë diku shqiponjë?” Paska marrë një libër vjershash Shtrëngon duart te një shkronjë. Mos e panë karvanarët? Mos e panë tek shkon në fshatra? Gur i Bardhë* si jastëk malesh I shkon pranë si nënë te vatra. Bredh në tela çiftelie Thinjërosh si askush tjetër . Kush ma mbyti Plak’n e Shqipes në atë Drin me valë kërleshur?

Hapur-o ka mbetur kulla ëmbëlsuar rri çdo prag. Sytë mbeten larg nga udha se mos vjen poeti prapë. Se mos vjen një ditë nga Drini dhe do ulet në oxhak. me kapuç të bardhë të dimrit do ribëhet flamurtar. Gur më gur kjo Udhë e Arbrit * ia zgjon hapat, fjalën prush. Gurgullin ky Lumë i Matit Urë e Vashës* hapat puth.


T’u rinoftë piskamë e ëndrrës n’Dardani e Çamëri! Bëj një meshë për të rënët me lavdi e dashuri! T’u luloftë lutj’e ëmbël e ushqyer nga besimi! Dhe syzgjuar , dhe në ëndërr Për ty malli s’ndjen lëngimin. T’u lisoftë shtati, Pjetër! T’u bëftë vëlla, një bust me shkronja! Fjongo Mati rreth kujtesës vulë e fortë që s’e fshin koha. *Guri i Bardhë- fshat i rrethit të Matit që ka qenë edhe vendlindja e patriotit, poetit të parë të gjuhës shqipe dhe klerikut Pjetër Budi që u mbyt në Drin në dhjetor 1622 nga armiqtë e kombit shqiptar *Udha e Arbrit- Udhë e vjetër në rrethin e Matit që shkon në trasenë e udhës së vjetër të Arbrit *Ura e Vashës – toponim i një ure në krahinën e Matit


8. Ikja e poetit… Poetit Rifat Kukaj që mbeti përjetë në brigjet e Ulqinit 1. Po si ta prekim Ulqinin, pa ëndrrrën e smeraldë e të zgalemtë të poetit me gjoks prej deti? Po si t’i shkelim bjeshkët e brigjet pa hapin e tij, pa sytë e trëndafiltë? O këngëkroje ulqinake lisojeni kangën e mbrame të Bacë Rifatit që zemra jonë e treti. Mbi djepe legjendash e rrezesh fëmijët e së ardhmes ta bëjnë fjalëkurorë me dritë. 2. Trishtimin e valës ta dëbojë kah mot ky qiell e ky diell ulqinak. Nanat fisnike ta mbjellin dhe në dimër për të Trëndafilin e Kujtesës. Briri i vargut e dega e ëndërrës për lum poetin të përqafen si miq të lashtë. Dyert e Kullës së Shqipes të presin bardin e lashtë e të ri me trok shekujsh. 3. Dora e dridhur mos ta lëshojë Bajrakun e Fjalës, Bajrakun e Agut të praruar Tupani i Kosovës ta kthejë paprerë ikjen e poetit në një bujrum kulle. Kangën e tij të pathënë po na e thoka ky breg, kjo vjeshtë, ky fari i pagabuar Ky prag i ëmbëltuar ku përralla duhet besuar, ku guri kthehet në lule. 4. Në rrugëtimin parajsor do të pyesim për të zanat e bjeshkës e nimfat ulqinake Në një fluturim pulëbardhash si një anije pa vela do të na duket një bedenë kalaje Në Odën e poetëve Mirësia e Refatit, lavërtarit të fjalës do të na bëhet si pranverë e dehur nga flladi. Dhe ikja e poetit


do të na bëhet RIKTHIM e një varg i ri balade.


9. Migjeniane

Të hapura Mbetën kanatat e këngëve liridonash migjeniane. Antivirusi i Harresës Na e ka rrekur lumnueshëm memorien e Kryepoetit lavërtar. Një dorë pendëartë Zgjatet drejt kështjellave nëpër gurët e bedenës flakadane. E padurimthi Fort po kapka fletët e lavdisë, bash si përqafen valët mbi valë. Shkërmoqshëm Mbeti grushti qëndrestar e i gjakuar i poetit kah Mali. Kishtet e xhamitë Rizgjueshëm puthkan fjalësertat, fjalë të pathëna poeti. Dangdanget këmbanore Si flutura ëndrrash flatrojnë qiejve gazmuar nga flladi Një copë bukë Në duar lypësish të rinj koha dhimbshëm na e thau, na e treti. Ani, poet gjokspikëllima Ku ylberet hyjnorë të shpirtit munden pagjakshëm nga tufanet. Ani, Kalorës i Dhimbjes Që vrullon e vrullon pa u ndalë në udhët mërgimtare. Po si s’u theqaf Kjo kreni e shtirur poltronash, prostitutash , kjo kohë vrastare? Po si s’u tha Ky pikëlot syve të Luleve e Zenelëve shpesh me duar pa shkronjat amtare? Dielli u venit E kaltërisë ia hoqën qilimat e odës së lashtë të maleve. Tupanet e fjalës tënde Si s’i dëgjojnë shkëmbinjtë që hepohen ndër humnera njëherësh? O ditëvdekje migjeniane Që nxitoni fitimtare mes një karvani këngësh majekrahu , telash bjeshkatare. Mes testamenteve gjyshërore Mos mbetshi si fletëvolante të një fushate në tribunat pa njerëz!


O fjalë poeti Me mërmërima pëllumbash me mëmësi lehonore në qelizat gjakblerta. Ku Ora e Kohës Nuk njeh çirakë të ndërrimit të një kthimi tragjik. Një turme Mund t’i thahen në duart e lodhura lulet për idhujt pa krena Po kurrë, kurrë s’i thahen fjalët e lume të POETIT që riçelin filizë… Tupanet e Fjalës së Rrejshme U bafshin lëmashk për guva e për hapa të hedhur. Kollë e Kohëkrisjes Ta kallë kollën e poetit në turravrapin parajsor! Në ditëvdekjet migjeniane Sup më sup, gojë më gojë e duar mbështetur Dhe tingullin e fundit të këngës Në katarakt ta kthejmë për gjakun e frymën që vlon.


10. E gjatë rruga për tek ti……

E gjatë rruga për tek ti, Çamëri. E gjatë. Fort e gjatë. Metër për të s’ka e syri nuk e mat. Vetëm zëra ehosh malli Përpëliten në dërrasa kraharorësh të thatë, Me to deshifroj saktësinë vënë ndershmërisht në kandar. Të lodhka rruga për tek ti, Çamëri. Të lodhka. Fort të lodhka. A ka mbetur nën gërmadha Një pikë vaj nga ullinjtë e lashtë, more miq ? Trupin e foshnjës së posalindur Do ta ngjyej me të sapo të arrij. Nga Anija e Fjalës jehonë malesh do të sjell e iso pa mbarim

E bukur rruga për tek ti, Çamëri. E bukur. Fort e bukur. Do të marr me vete nga stiva Një jorgan të ngrohtë për supet e zbuluar. Do jetë djegur jorgani i gjyshes diku në varre strukur. E duart e saj, Si duar Rozafe s’mund të më përkundin në gjumin e trazuar. E ëmbël rruga për tek ti , Çamëri. E ëmbël si mjalti i parë i hojeve Të marrin për të vesh zjarret e….kongjinjtë kuqohen. Të marrin vesh krojet e ….sërish të zgjohen. Të marrin vesh lulet e …brigjet të lulohen Të marrin vesh udhët e…. të zmadhohen. Mjegullat të marrin vesh e…të largohen. Minaret të dëgjojnë e…të lartësohen. E gjatë rruga për tek ti,Çamëri! Sa një poezi në buzët shkrumb të djalit -poet. Sa një stinë në kapërcyell të Ndërrimit.


Sa një dallgë që lind e shuhet në det. Sa një këngë në pragun e Zgjimit. Sa një agim në pragun e zbardhimit, Sa një baladë në prag të jetërsimit.

E gjatë rruga për tek ti, Çamëri ! E tri herë Duhet ndërruar tagjia e kalit të shalës . E pesë herë Duhen ndërruar patkonjtë e ngrënë mes gurit e baltës. E miq të rinj Duhen gjetur për shtigjet, miq besnikë Për të ndërruar bukën në burimin e udhës së largët. Në trastën e rrugës do ta marr me vete një patericë. Kaçakët modernë me zëra celularësh Brinjët e njoma mund të m’i thyejnë si qelqe. Po rruga DUHET BËRË Se Çamëria pret diku në Volë, Prevezë a Gumenicë Me ilaçin e limonave të stërgjyshit Më ka bërë melhemin e Rilindjes në jetë të jetëve. E gjatë rruga për tek ti,Çamëri! Sa një krisëm dielli Që hap kanat më kanat portat e ëndrrave. Sa një hap kënge Që i bie si këmbanë sirenave të zemrave. Sa një fjalë fëmije Me burrërinë e një gjyshi fjalëmençur. Sa një heshtje pendartë Në Ditën e Pjalmimit filiz të çelur. E çka do të gdhend për ty në Monumentin e Nisjes Ku fjala Përuron para kohe Mbërritjen e lumtur pa kthim? A të vë ca lule të thara që sytë i vrasin pa i parë? A të vë një kurorë dafine me nderim? Çka? Çka? Mërmërij e sokëllij…. Ndërsa prapë……… rrugëtoj Nga agimi në muzg e nga muzgu në agim.



11. Akademia e prehërit të nënës Nënave shqiptare kudo ne botë

1. Do të kemi lindur Që kur këngët e dasmës suaj thureshin ndër oda Jemi shfaqur nën ca qerpikë Ku pasqyrosej ëndrra e vajzërisë qerpikfshehur Ca burra Uronin e ndërronin kutitë e duhanit në sofra. Pa harruar Se të nesërmen do të niseshin pas farës së hedhur. 2. Në prehërin tuaj, nëna U bëmë Akademikë me diplomë përjetësie Tak, tak, tak Trokëllinin në sy legjenda, ninana e amanete Rrudheshit para syve fëmijërorë Si shtëllunga të leshta që ktheheshin në fije E hapnit sinorë malli Q nuk i njomte, breshëri, shiu e as i rrëzonin tërmete. 3. E gjilpëra e vogël Sillte mes nesh një botë të madhe pa gjerdhe Ku ta dinim ne Se sa det detëronte në gjoksin tuaj ëmbëltor? Silleshim rreth fustanit, Çuçurinim fjalët si burim pranvere. E bëheshim mbretër të vërtetë Në atë prehër të ngrohtë me vështrimin hyjor.


4. Nga duart bujare Merrnim bukën e ngjyer e vraponim në rrugë Pa e parë Se si kërruseshit e iu thinjej bukurisht pala e flokut Mëngjeseve Ju nxitonit të hidhnit pelenat në telat e mbushur E në vazot e luleve Të rimbillnit farën e re të borzilokut.


Nën këtë qiell të kaltër Prizreni… Nga Namik Selmani 1. Nën këtë qiell të bukur Prizreni Lëshova të qarën e parë në duart e ngrohta të Nënë sime E s’po dija Se ku ishte djepi ku më vunë për gjumin e foshnjës. Ooh, As emrin nuk ua dija bukës, lisit dhe natws me yje E s’kuptoja Ç’fliste i menduar baca urtak me burrat në sofrën e odës. 2. Në këto rrugica Hodha hapat e parë mes trembjes fëmijërore dhe gazit Pas pragut të kullës Një ditë më pritën flutura, lule, xixëllonja. Me gjerdanët e tyre Mbusha duart e vogla, fytyrën dhe shtegun e ballit E këngën e parë Ia këndova bjeshkës kur plisin kish vënë dëbora 3. Në këto troje Thura ëndrrën e parë të brishtë me fjalën gjuhëshqipe Ani Pse ma godtën fort , fort e gjakshëm me kamxhik e litarë Ajo flinte aty, Në gjoksin vajzëror ku rritej si lastari në brigje. E unë S’ia vadisja dot bistakun e petalen e tharë. 4. Këtu Provova puthjen e parë të ëmbël mes shendit e lotit Kishte ikur larg Fëmijëria e pafajshme si të ishte një hark i zhdukur ylberi Ah, Edhe atë ma vranë, ma kallën si me flakë baroti.


E qiellit iu fala Me fjalët që në fytin e mbushur po më ngecnin.

5. Bash këtu frymova jetën me fjongo të kaltër Lumëbardhi. U bëra Zanë e Kreshnikun tim e prisja të vinte vrik pas Bjeshkës. Të më vinte në gji, të më këndonte një ninanë si një përkëdhelje flladi Të më mbante në krahë Si një qengj që vrapon nxitimthi pas nënëdeles. 6. Kur dashuroja I thoja diellit që vetëm për mua të sillte rreze. Ia kërkova tupanit Të lodronte bashkë me mua në zemrën e qeshur. Po ajo, Ajo fshihej me shtatë palë kyçe ndër sepete E piskama e shpirtit më mrrolte hapin si mulliri pa pikën e ujit mbetur. 7. Këtu U bëra Ajkunë këmbëgjakosur a Shotë trimërore Me gjunjë te varret Ndjejva në gjoks se si rrihte zemra e plagosur e Kosovës Çamëria Më vinte në gjumë nga larg, me amanetet arbërore Më vinte Si guri i munguar në strehën e portës 8. Nënë këtë qiell dora vajzërore u zbardh nga pahu i miellit Mblodha zambakë e ia vura gjoskit, këngës dhe poezisë së parë. Oooo, mos më pyesni kur nisa të flas me retë e qiellin! E kur loti i nxehtë nisi të derdhet si uji i Kroit të Mëhallës.


9. Tani, Ç’ka, ç’ka t’i them këtij qielli kaltëror Prizreni???? Pengjet e mia Si karthjie të thata i mori Deti i Kripur i Jetës Këtu më keni, Ku fjalët bëhen si rroba të thara e mbetura tek teli. Si gaca zjarri Që presin ca duar hyjnore t’i ndezin njëherësh. 10. Se mjalti i Sharrit Mbeti pa vjelë kur bletarët mungojnë E çikat-nuse Nuk kanë ç’të vënë në pjatë e në duar te pragu i kullës Këtu më keni, Duke thurur shtëllungën si Nanëlokja, gjer vonë. Duke vrapuar Si udhëtari që pret me gazmend agimin e purpur. 11. Këtu Mëngjeseve hedh kurorë si Mbretëreshë dardane Me bacalokët Mbush e zbraz mes urimeve vozat e verës së ëmbël. Po thellë syrit, Netëve fsheh si margaritar lotin e brengës së madhe. Në strehën e mallit Puplohem a qullem nga shiu i pambaruar i ëndrrës. 12. Këtu, Marr bajrakun e kuqëluar e turrem në varr a në livadh Pa u tutur, Se dikush do më quajë vogëlushe a e marrë. Muzgjeve Këpus veriget e rrushit të pjergullës së bacës mentar E si gjyshe e mirë I këndoj loçkave një fjalë të ngrohtë ninulle.

13. Këtu, Jetova mes plumbave si mes një velloje zezone. Me Lokëet


U futa mes kukamës që qiellin e çante si teh shpate. Diku e dikur Nisa të thur vargjet e poezisë që shpirtit më vlonte Në gjunjë u ula Mes varreve të trimave që më kanë bërë në shekuj krenare

14. Në këtë Kala Bëhem Rozafë të mëkoj zogj, pëllumba e shqiponja. Fort I bie këmbanave e thërras me vëllezër nga minaret ezanët. Në skërkala Shatërvani Flas me gurët, me thinjat që m’i ka shtuar koha E vargun e brishtë Ia jap fletës si petullat për mikun e largët. 15. Këtu, nënë këtë qiell të bukur Prizreni


Dhimbja e Karl Gegës Kushtuar arkitektit me origjinë shqiptare Karl Gega që hapi të tunelin e Semeringut në Austri

1. Në të gjithë urat e botës Shoh një sy të pagjumë të shqiptarit të mirë Karl Gega Një dorë që zgjatet Për të shënuar vijën e numrat e munguar, qoftë dhe pagjumësisht. E me të krahët e brigjeve në Triesten diellore Mund të bashkohen si flatra të patutura nga era. Vetëm dhimbja e krenia për të Mund të na sjellë kaq mall e dhimbje mbi tavolinë. 2. Në tunelet e botës Me sytë shqiptarë do bashkoj sërish Alpet gurqiklopikë Në duart e tua Përrallat përrallojnë të vërtetat e prekshme hyjnore Një monument tjetër Do ta vë në gjoksin e poetëve të mençur të kombit tim E kreninë e pafshehur Si lule do t’ia jap djemve ndër fjalët dritëshkronjore.

3. Frynte një erë nga nëntoka Bridhte qorrëruar cikma alpine, kristalonte sytë e gurtë e shpatet e mprehta


Ti prisje agime Semeringu Si udhëtar i përjetshëm drejt sirenash e ëndërrave farfuritëse O udhëtarë, O ngarendës tunelesh, ulni kokën përpara shqiptarit të mirë Karl Gega E prekni Atë që dhjetra jetë të kishit, nuk do ta preknit nëpër vite.

4. Me dritëhijen e jetës tënde, Mjeshtër, Futem në kullën e dhimbjes së pabesisë ziliqare Mbi trupin tënd Klithmoj drejt qiellit e grushtet dhëmbëzoj i heshtur Oooo, për ty Mjeshtër Historia vika e diellëzuar dhe kur të godasin në shtigjet vrastare E Lulet e kujtesës Lulërojnë për ty sa për 100 mbretër njëherësh.

5. Dhimbem me ty, Mjeshtër Krenohem me ty mendjeartë E derën krenisë nuk ia mbyll tërë jetën…. 13 tetor 2011


Pjesa e dytë e vëllimit poetik “Lirikë dibrane” Lis më lis e preka bjeshkën Ku zbardh terri e vjen dita Pyesja drurin, flladin, gjethen Ku je fshehur, ballëdrita??? Ditë më ditë po prekja shtigje Ku lulojnë luledele Ku ta gjej një dorë nazike Të më japë përkëdhelje???? Hap më hap drejt Maqellare Bëhem lule dhe ortek Shkumëzoj si shkumë dallge Bëhem krua edhe det. Kërkoj dorën të prekë dorën Kërkoj zjarrin se kam ftohtë Në një shpirt e thur kurorën Përmbi gjoks e përmbi flokë Derë më derë me ballë të nxehur Kërkoj mjek e nuk po gjej. Pse s’po dukesh ku je fshehur? Si thëllëzë që do fole? Fjalë më fjalë po e thur vargun Ku zbardh nata e vjen dita Kërkoj pyetjen fjalë bajraku “Ku je fshehur, o ballëdrita?”


Vejushat Kanë shumë punë pasqyrat, përherë të palodhura Gerderobat përballen çdo ditë me shikimin e menduar. E puthjet e largëta trokasin si ca mjegulla të hirnosura. Që vijnë nga lëndinat e viteve, nga kohë e dritëzuar. Mes aromës së parfumeve bien e bien gjethe vjeshtore Një fliliz i brishtë ushqehet në vazon e ëndrrës më të re Ooo, kujtimet qënkan bërë si zjarr ku drutë s’mbarohen E vargu për të nesërmen si menteshë e ndryshkur kërcet. Kanë punë këpucët tek shkelin baltë e gurë të lëmuar. Në sytë lottharë ka mbetur si perde misteri, trishtimi. Jastëku pret aty mbi çarçaf, prej vitesh i pazhubruar E serenatave pranverore iu ka humbur dhimbshëm tingëllimi. Një zile dere të ngroh si një shall i leshtë dimri A është shuar zjarri në atë gjoks të zbardhur vejushe? Ej, poet fjalëmençur, zgjo një lirikë ëmbëltore prilli Për t’i bërë sfidë vetmisë në një fole me dallandyshe! Ej, poet, ngrej një gardh të hekurt psherëtimës së vejushës! Dërgo një vals erërash e jepi një petale trëndafili! Ooo, mos rri duke numëruar mullarë kashte mes fushës! Por ndërto për të një shtëpi kënge për supin e shpirtin. .. Pas reve dikur dielli iu dhuron të fala me dritë rrezore. E hëna-mollë iu kujton mëkatin e pafajësisë së Evës. .. Një pjatë gjellë më tepër duhet shtruar patjetër mes sofre. E lulja le të lastarojë qoftë edhe mes gjëmbave të ferrës.


Baladë për Ali Podrimen Duke ndjekur ceremoninë mortore te varrimit të poetit Ali Podrimja në Prishtinë 1. Ooo, breeeee, s’po më hykan sot në sy Ejfeli e Sena kaltërore Për ty, Bacë, sytë m’i mrroli pikëllueshëm dhimbja Po ku je, ta marrim sërish lumnueshem fjalëshqipen për dore? E të gjithëve të na thërrasë në kullë nga mot RILINDJA. 2. Ta donim fjalën –PËLLUMB ta hidhnim në Qiellin e Paqes Të na jepte gazmendin e madh në dasmat e çikave e djemve Ta donim këngën të lisnajtë, të trëndafiltë, me fjalët habertare Për grunjërat e korra, lulërimin e barit e zbardhjen e netëve 3. Të donim kapiten të patutur në Anijen arbërore të Fjalës. E plagët e moteve të na i thaje gjer në koren e fundit Për ty, ndezur do t’i mbajnë zjarret në oda tymtarët. E fjalën-AMANET do ta mbjellim në pragun e katundit 4. Lumi po të pret i heshtur te Dera e bardhë e Parajsës E pikëloti po i derdhet mbi faqe, si lumë, si një ortek Në qiellin e trishtë të Prishtinës na plumbon gjerbimi i kafes E dielli për ty fytyrën klithshëm të dy duart po i fsheh 5. Shpirtit çam po i plasaritet kurmi ku klithmon kamxhiku i erës Mes kukamës së mortit edhe qiellit po i thyhet brinja Oooo, ku je lum MIKU, një varg ka mbetur i jetimtë, prapa derës E fjala-BAJRAK kërkon bardin e aedin Ali Podrimja 6. Gjogu i Fjalës mentare kërkoka mes mallit si bir të të puthë Mbi plismortin po na jep të gjithëve një kordele kujtese T’u baftë fjala krua kristalor që zbret prej bjeshke, bash si LUMË E tupan Sharri të na zgjojë vrullshëm me mijëra amanete


7. Hej, Baca Ali! Grykë më grykë ta rrokim vargun E tokës sonë t’i japim dritë, dritë


. Të dua, Bytyç! 1. Të dua Bytyç, Gjer në thërrimen më të fundit të dashurisë Gjer në fillin e fundit të plisit mbi kokë Gjer në filizin e fundit të barit të blertë. Këtu do më gjesh Kapuç më kapuç tek nis lojën si baca i mirë Prag më prag kur ndez zjarrin në odë Palë më palë kur qëndis flamur mbi djep. 2. Ta dua dhimbjen tënde Të ëmbël gjer në pakufinë e saj Të pagojë si guri i ftohtë i varrit Të bukur si mermeri bukurisht i gdhendur E rritem në shpatet e tua Me përrallat që i vë mbi kurora fjalësh Me zanat mike jam e do jem kahmot Me kreshnikët që më mbajnë fort nën sqetull 3. Tek ti Kapiten do të bëhem I patutur drejtoj shtrëngatat me shira E të ndjek shtizimin e diellit krykrushk Të pjek kafen në tymtarët e rinj në kulla. E prapë kthehem tek ti Si zog bytyças i riardhur nën strehë Si fëmija vocërrak që hedh hapat e parë Si vajza që e ka kuqëluar mrekullisht puthja.

4.


Të dua Bytyç, Gjer në dritën e zbehtë a të mekët të syrit Gjer në ashtin e këmbës a të dorës së tharë Gjer në hapin e munguar në udhën e paprekur. Eci me trastën tënde yjore Mes vellos së këngës së majekrahut Mes orteqeve që duken si lojëra fëmijësh Mes mjegullave që majat si plisa i kanë fshehur 5. Të dua , Bytyç Për pranverat që pranverojnë blirë e lisa Për mjaltin që mjalton dhëndurrë Për plisin e bardhë që më jep burrëri Mes livadhesve bjeshkatore Marr litarin e lodrës e i bie në valle Hijëzohem në hijen e gështenjës së lashtë të fisit Mbi gjokun e bardhë bëhem bash si Gergj Elez Ali. 6. Të dua e do të të dua, Për çikat flakaresha që skuqin faqet si mollë Për varret që humbin në dhe si farë ugari Për dasmat që ndizen ndër logje trimash Për ty do flas me fuqinë e bririt Për kukamën që zgjon palcën e gurit Për këngën që më gjerdanon në shpirt Për librin që për ty e shkruaj në harqe vetëtimash

7. Të dua , Bytyç! Shënim: Kjo poezi u paraqit në Festivalin e Parë të Poetekës Mbarëkombëtare “ Bytyçi” më 26 gusht 2012



Në ndërrimin e viteve Në vend të një kartoline urimi në një ndërrim vitesh Do të shkoj drejt poleve me një trastë me urime Me avionë, makina, qoftë edhe me këmbë Me ju miq të mirë doja t’i ndaja në muzgje e në agime Mes një dielli të ngrohtë, në borë e në furtunë. E do ndalja hapin kur syrit rrëshqet një lot i nxehtë Të heshtja kur të dëgjoja nga besimtarët lutjet hyjnore E ditënetëve të vrullshme t’u jepja fjalën-testament Mes ca rrezesh gjerdanuar me gjerdanë të ndritshëm yjore Te gëzimi i ditës që vjen do uroja që veten mos e dehja Ushtarë të Fjalës së Mençur qofshim çdo minutë e çdo ditë Flamurtarë të Betejës më te re mes jush të isha desha Përballë dhimbjes të prekja forcën e vërtetë të shpirtit të dlirë Te majë e lumturisë së prekur të mendoja sofrën e zbrazur Te varret të kujtonim se diçka nga vetja e kemi lënë Oo, nuk mjaftoka një ndërrimvitesh për dëshirën e fjalën Nuk mjaftojnë as edhe dhjetë jetë për urimin e pathënë. Te bukë e mërgimit do të bëjmë urimin më të ëmbël Që sofra shqiptare kudo të ketë mirësinë e munguar Gëzuar vëllezër, me garën që bën njeriu më ëndrrën Gëzuar me tërë dritën e shpirtit të kaltëruar Ndë 31 dhjetor 20121


Ditët tona të jetimta 1. Në shumë vite na dhanë diellin, po rrezet një nga një na i vodhën Na dhanë hënën, po retë e mjegullat ia fshehën drapërin e verdhë Na dhanë sofrën, po ditët mbetën memecëruar, me një hap të milingontë Na dhanë shtratin, po çarçafët e ftohtë me trishtimin mistik janë mbështjellë. 2. Për shumë vite na dhanë pasqyrën, po xhamin na e plasaritën si lodër. Sikur të ishte një varkë letre që nuk gjen dot as det e asnjë liman Ooo, duart e bardha harruan përkëdheljen e ngrohtë, tej, në pranverën e moshës. E faqet e bardha mbetën të paprekura mes një llave pa…. vullkan. 3. Për kaq vite një gjerdan margaritari puthjesh u fsheh klithshëm mes ëndrrës U bë hap udhëtari që kërkon hotelin ku do ta qetësojë palë e dyshekut. Oo, një tingull gazmor mbeti jetim diku, mes sinorëve të padukshëm të këngës Një flamur kuqëlor u bë, që i mungonte dhimbshëm druri i lartë i direkut. 4. Për kaq vjet gjoksi mëmësor u bë fluger i pasioneve të gjumta. U bë dosje arkivore ku me dhjetra pengje flenë si kalorës të lodhur, të dehur E ne, mbledhurkruspull në qyrkun e dëshirave të panumërta Ndërtuam një qytet ku ishim e mbetëm lulishtarë të flizit të sapoçelur 5. Ah, këto vjet U bëfshin si purtekë që yjet magjishëmnë tokë i zbret! Mos u bëfshin rrufe a cunam që edhe gurin e malit e tret!!! Mooos!!!!!


Kur shoh sytë e Preshevcës Mes jush, vëllezër, bëhem kalavesh rrushi E përqafem me lisat e lartë blerorë të Preshevcës Mollë e dardha ëmbëltore bëhem Të mbush duart e fëmijëve në sheshet e lodrës në pikë të mëngjeseve Trëndafil bëhem e ortekut e malit i mund si një krushk modern. Shkronjëshqipe bëhem Të ngroh vocërrakët e Tetovës kur për abetaren bëjnë festën e përjetshme. Flamur kuqëlohem bëhem Tek përkëdhel lapidarët e varret e mermerta të djemve Bëhem si lëkurë lodre Të piskoj se vdekja është theqafur honeve, bjeshkëve Gjëmëmadh të humbjes nuk dua të jem mes jush kurrë, vëllezër, E duart dua t’i shtrëngoj me ju Sikur dy male thinjëbardhë i ledhatoj njëherësh. Mos më kërkoni bre, Lotin e mërgimtarit që derdhet nëpër botë Në rrudhën e plagën e hapur Më sillni pak balsam plage për plagën që kullon Në rrëpirat e bjeshkëve Tupanet duargjakshëm i godas me bishtin e purtekës, E nga Portat e Shpirtit Thërras me një bujrum, shqiptarisht fjalën e besës Bash këtu bëhem shall ylberor E dy Drina si dy binjakë i vë brenda vetes Me një fjongo Kalamaje Sjell nga ullishtoret e Çamërisë amanetin që s’tretet Kukamën e mbys Në dasmën e Çajtorës për t’i hapur udhë këngës dhe gazit E miell për magjen bëhem Kur vajzat-nuse të Preshvcës mbrujnë brumin e kulaçit. Këtu do më gjeni kaherë Me nanëloken që mbi djep syngrohtë ulet Në lojën e kapuçëve Shkrirë në livadhe ku bëjnë garë lulet.


Me poetët e shkronjëshqipes Ëmbëltohem në vargje për vendlindjen me musht dashurie Në këtë hise dielli gjoksit ia hedh lumnueshëm fllad krenarie E bëhem verë Që të gjej mirësi për bujqit ballëdjersitur E në ugaret e lirisë Ngrej kulla të larta e të reja për ëndrra e tela çiftelie


Mani i Mëhallës Na rriti duart e vockëla kur zgjateshim te dega E kokrrat e verdha i kullufitnim fëmijërisht E nënat gjer vonë na kërkonin e na kërkonin te dera E më pëllëmbë na qëllonin butësisht mbi shpinë Na u rritën këmbët skeletike te Mani i Mëhallës Kur iu kacavirrëm trungut si në Everestin me shkrepa Tek mbushnim duart pas lojës së përbashkët Për besë, të gjithë u bëmë mbretër dhe mbretëresha Na rriti Mani, na përkëdheli me blerimin në gushë e faqe E ne s’ditëm, ah, që t’i jepnim një kurorë të vetme me rreze Poetë u bëmë, gurgdhendës, mjeshtër të vreshtave në shpate E lozëm me të ëndërrisht si me një kukull të përjetshme …Një ditë u plak Mani i Mëhallës nga vitet e nga koha E druvarët ballëdjersitur mes ofshamës e prenë me sëpata Në hirin e djegur xixëllinin miliona xixëllonja Që fëmijërinë tonë e rindiznin si Prometeu te vatra …U plak dhimbshëm Mani i Mëhallës E kokrrat… u futën në sinorët e përrrallës ..


Ç’gaz më jep, Drenicë e kuqe! 1. Në Kullën e Jasharjave E shtrëngoj fort grushtin e fsheh lotin e qerpikut. Për dhimbjen Po druhem të gjej fjalë, a forcë të lëshoj vikamën. Në Konakët e Drenicës E gjen përherë një kafe të ngrohtë për mikun Një pjatë gjellë Lokja e ruan të ngrohtë për shtegtarin e largët. 2. Në Drenicë Qëllohesh përherë nga një cifël e harruar predhe Nëse kujtesën e vret E mbi mermere varresh nuk e lexon mirë për nesër amanetin. Këtu, Dallandyshet nuk duan të braktisin në dimër çerdhet. E dielli drenicar Të kthehet një një flamur që kuqëlon qiellin e detin. 3. Këtu Fjala e shqiptarit bëhet kurorë lulërore edhe mes akullime. Askund në Kosovë, Nuk gazmohet kaq fort sa këtu për lindjen e çikës e djalit. Askund Nuk mund të gjesh si në Drenicë ca hoje mjalti dashurie. E gjunjët Veç këtu nuk lodhen kur duan t’i ngjiten shtegut të malit. 4. Në Drenicë Mushti i lirisë të bëhet lumë, ortek a krua bjeshkator. Të mbushet kënga, Me copëra ëndrrash, me flakë krenie e ëmbëlsi ninananash Kreshnikët


Këtu janë burrat mustakbukur që vëllazërisht të ftojnë. E Vajzat Bash si zanat kërcejnë në gaze si floknajë ujëvarash. 5. Baca Adem Ta rregullon ngadalë rripin e pluhurosur të pushkës. Me një bujrum Ta hedh në VATËR buzagaz kutinë e duhanit të sertë. Liria Preket si brumë i gatuar në shpirt a te guri i djegur i kullës. E sytë Të mbeten te rudina, ugari, bajraku a te varri me mermer. 6. Një shall ylberor Të mblidhet në grykë në Drenicë, mes valëve të Drinit Bacalok. Në Prekaz, Ngatërrohesh pafajësisht duke numëruar bëmat, dekoratat. Në Strinicë Me lahutën e gjyshit e gdhij natën mes një këngë që ligjëroj Në ezanët e agimit Nxitoj të gëzoj më Kosovën për shkronjshqipet e për dasmat. 7. Ç’gaz më jep gaz, Drenicë e Kuqe Ma bën këngën, bash si burbuqe! 13 qershor 2012


Loja me vetveten Mendoja Se gjithçka do të zgjidhej duke rrëfyer pa u ndalur Mendoja se hënën e zbehtë do ta shihja edhe në mesditë Heeej, o dreq, E çka ishte kjo ëndërr me sy të gazmuar, të hapur Ku dhe diellin Mund ta shohësh në qieli e kaltër duke shndëritë Mendoja Se edhe yjet mund të shihja në ditën bukurore Dhe nga varret Mund të zgjoheshin një ditë gjyshërit e gjyshet Heeej A mos vallë qielli paska zbritur te zemra fëmijërore A mos vallë Mbi supet e mia paskan ndalur dalladyshet?????? Oooo, Zgohu , o ëndërr e bukur, o ëndërr tragjike! Më fal Se paskam menduar shumë si të isha lumë DRITE Të lutem mos më quaj vogëlushe me hapat nazike Moos Mos më Quaj mike e pasyqrës magjike! Mos Mos!


Balada e Princit të Pavarësisë Kushtuar Heroit të Popullit Isa Boletini Po vjen larg, prej Mitrovice, ndalka vrapin mbi Tamiz Po trokon ai hap ndër vite na zgjon ëndrrën për lirinë Plis i bardhë po i sjell borën që thinj malet, fushat, detet. Ka një këngë për Kosovën, që ia zgjoka amanetet. Ka ca dallgë që sjell nga Vlora, ku flladitet pavarësia Le të sjellë gjëmime koha, jo, nuk shuhet shqiptaria. Vjen një hap që zgjon lahutën, po zgjon malet ngjyrëgjaku Ta dëgjojë mbarë Evropa si flet Isa fjalëbajraku. Brezi i tij me dy revole, gjoks i tij me dallgë bese Nëpër vitet madhështorë, urtësia mund tërmete Vjen nga Ibri si plis bjeshke, nuk e tremb lugat i zi Lavërtar –o pas parmende po sjell farë për mbrothësi Mjegullon Tamizi netëve gjarpëroka nëpër ura A s’e din Londër me mbretër se tek ti kanë ardhur burra? Ulet prapë ndë gjunjë e hesht, e flamurin puth ngadalë Shumë rrugë ka lënë pas krahësh e sot shiu i ftoh ballë… Kujton trimat systërralli, ardhur larg –o nga Preveza Kujton sonte Malo Burrin, mjekërrthinjur si legjenda ..Dhe mes borës merr filizin, që merr jetë nga palcë e tokës Kapedan Isë Boletini fjalë të re i thotë Evropës: “Kur t’i humbë diellit rrezja dhe kur hana të mos ndrisë Do na gjeni në bedena në shërbim të pavarësisë.


Do na gjeni tok bashkuar si dy duar po shtrëngohen Do na gjeni gjunjëzuar pranë një varri e një shkronje.” Tiranë, 20 nëntor 2012


Udhëkryq Ç’të jenë këta sy Si ca kupëza kristalore që të ngrijnë mes gishtërinjsh? Të dehin me një verë Të papirë në asnjë tryezë njerëzore të shtruar. Ç’të jetë ky ballë Si një shpat mali që e dielli e rreh kaq bujarisht Ç’të jenë këta flokë Që ujëvarojnë në supet me parfum agimi parfumuar?

Ç’të jetë ky Kod Fjalësh Në Muzeun e Heshtjes ku nuk gjen asnjë cicëron të saktë? Kjo gushë bardhoshe Që kthehet në një krua malor me ujë të shkumëzuar Merrmëni E mbytmëni në këtë trëndafilishte të rrallë E asnjë epitaf Mos më vini në kujtesën e ditës të munguar! Ç’të jenë këto buzë Ku harkëtarët presin padurimthi trimumfin e ëndërruar Si ca hojëza Ku mjaltarët mendojnë veç për dhëndërrin e nusen Ç’të jenë këto duar nazike Që luajnë si dikur në fëmijërinë dritëpashuar E sot Hedhin lule prilli ku njerëzit përqafohen e puthen. Ç’të jetë vallë????


Eja, eja , lule bore! Duke dëgjuar këngën e bukur shkodranishte “Lule borë” 1. Çelin lulet Në avllitë e lulishtoret magjike shkodrane. Dielli ka hyrë gemb më gemb gjer në rrënjët e filizit të sapombjellë Oooo, po ku ta gjej një pranverë si kjo në Botën e Madhe???? Sa në këtë qytet me një fjongo Bune, me kaq lule e me kaq shend? 2. Po ku , ku ta gjej Çelësin e Artë të rrezeve dritësore ? T’ia vë të dashuruarëve të botës në flokë, në dorë, në sup e mbi buzëputhje. Heej, Shkodër, mbill pak rini që na mungon kah mote E trokitna me doracak tek porta që lakun e trishtimit ta hedhim tutje 3. Me sytë e Motrës Tone të Idromenos do të sjell për të gjithë një dasëm shkodranishte Me një jare pranë Lule Vilës do lulëzoj e këmbanoj zemrat gjer thellë në gjoks Po ku je, o Shkodër? o Rozafë a Bahçallëk me trëndaflishte ? Na jepni të gjithëve si medalion gëzimi një këngë “Lule borë” Qershor, 2012



Buqeta e mallit Kushtuar birit të Çamërisë Mësuesit të Popullit Sali Çeka që ka qenë për disa vite si drejtori i Shkollës Normale në Elbasan 1. Në hapët e viteve të tu tringëllijnë e tringëllijnë zilet Një buqeshje Mbush ditë tona si shatërvan lumturie Tani hesht, nga një Monument rinis mësimin me shkronjat e shqipes Në çdo mars pranveror na përqafon i malluar të gjithëve. 2. U borëruar nxënësit e tu, mësues Sali Gjyshër u bënë e nipërit i përcjellin në pragjet e shkollave me dritë Çudi me ty, nise një ditë një rrugë mësuesi E mbete së fundi Arkitekt i Blerimit të Shpirtërave të dlirë. 3. Këtu kurrë nuk paska për ty nevojë për trokitje Asnjëherë nuk u dashkan ftesa e lule Petalet e fjalëve Formojnë buqeta pa fund me urime Diku, mes brezave Shenjtërohen fjalët e diturisë si zjarr lulëkuqeje. 4. Mbështillen zemrat me fjongon e Kalamasë së lashtë Një mall mësuesi Na mbush ditët që ngjajnë si zinxhirë vitesh.


I bini fooort zileve! Sa më fort i bini! Në këtë Ditë Nderimi Si një zonjë shtëpie Mirënjohja përgjigjet.


Plehra, sa plehra Me qeskat e plehrave dalim shpesh mëngjeseve Me aromë thartirash, kocka, xhama e lëvore Lehtësohemi kur koshim e lëmë atje, mes mbetjeve. E hapat i hedhim nxitueshëm në ditët ëndërrore. Takojmë njerëz, puthim e grushtohemi me sherre. Qeshim, urojmë e qajmë fshehurazi nën zë. E fjalët-plehra në veshë si plumba të largët na mbeten. E s’dimë se në cilën shportë të mbushur t’i vëmë. Kërkojmë urrejtjen, po ajo vrik na largohet Kërkojmë harresën, po ajo kurrë nuk na vjen. Lastari i Fjalës së Mençur brenda vetes rizgjohet. Po mbesin sërish, ato fjalë që kutërbojnë…pleh Brenda vetes kërkojmë rrëzëllimën e kaltrinës. Ditëve gjunjëlodhura duam gjumin e natës së qetë.. .. Teksa qeskat bëhen mullarë te fundi i rrugicës E ëndrra jonë mbetet e vetmuar, jetime, e shkretë. Flasim pa fund me heshtjen e heshtim ndaj klithmës. Ca qeska plehrash mbushen e zbrazen ditënetëve. Në një pasqyrë jete ngrejmë dete e Malin e Dritës. Pa dashur të bëhemi si mbeturinat e një qeske. . E prapë agimeve na mbeten qeskat me plehra në duar. Me pengun e një çasti të një kohe që vrapon si era. E rinisim betejën kur pas na mbyllet dera e blinduar. E mbyllim betejën kur qiririn e një dite e shuan jeta.. 9 dhjetor 2011


Bota e besimit Si derë e pambyllur, si rruga pa njerëz. Si fjala pa tinguj, shitore pa blerës. Si shpresë e munguar, si flladi pa gjethe Me dorë të cunguar, mbi trupin me ethe. Si ditë e pazbardhur, si këngë e burgosur Litar i stërzgjatur mes baltës baltosur. Mes dhembjes së fshehur, kërkoj mes lëngimit Besimin e paprekur, me Kod të Rizgjimit. Në gjurmë të përgjakura të besimit… Mos u verbofsha kurrë mes harrimit….! Maj, 2012


Në Shkodër Të parin njeri që takova në Shkodër ishte një lypës i ngratë E unë po druhesha të thoja në isha i pasur vërtet. Migjeni ish fshehur dhimbshëm pas kollëkrisjes së thatë Pa më dëgjuar vargjet e pashkruara si kujtim e amanet. Po kujt, kujt, t’ia jepja autografin e librit të shkruar? Nga Kosova miqtë e mi më tregonin plagët e pathara. Në libra rrezonte një agim e qiell i kaltëruar E poetët e menduar meditonin të tjerë vargje të bardha.. Diku, aty pranë tringëllinte një zile shkollore. Oo, ç’më sillte buqeta kujtimesh që ngjanin si relike Kalonim aty pranë si mes një dhimbjeje lehonore. E një rrudhë të re në ballë po preknim me dhimbje. E lypësi rrinte ende duarzgjatur te pragu… Në librin tim të ri sikur ranë pika gjaku… Prill, 2012


Bashkë do jemi mot më mot Dhe kur kullën digjte hasmi Dhe kur sofrën vriste skamja Ja, këtu, te Lumëbardhi Lindëm djem e bëmë dasma. Dhe kur qielli u shkrumbua Dhe kur gruri krejt u kall Dhe kur shkronja u plumbua Nuk i ndalëm hapat tanë. Zemra strehë kërkoi te kënga Me tupane zgjuam male Në bedanat hijerënda Gdhimë netët përmbi zjarre Nëpër tel të ciftelisë Ku lahuta zgjoi dhe gurë Në konak të Mirësisë Do na shihni sup më sup. Ishim bashkë e bashkë do jemi Dhe kur supi na u kërrus Thurim ëndrrat si pëllumba Bëjmë kalatë-o gur më gur. Mbjellim shkronjën, mbjellim farën Në një udhë ku uron dita Në kuvende matim fjalën Të na vijë më shpejt RILINDJA. Tufa lulesh vëmë te varri Zgjojmë me mijëra amanete Ja këtu, te Lumëbardhi Prekim zërin e vetvetes


Ja këtu ku ndrisin odat Ku gazmojnë dallandyshet Pranverojnë zemrat tona Në një jetë që s’dashka vyshkje 7 gusht 2012


Tomori I shenjtëruar, o mal magjie Kësulëbardhë stërgjysh me thinja Tek ti marr frymë shqiptarie Kur më zgjon kah mot rilindja . Këtu vjen lutja nëpër buzë Porsi një krua që rrjedhën s’ndal Majë më majë qiellin e puth Natë e ditë jam flamurtar. Në sup të reve luaj me dritën Për fjalën ngrej një shatërvan Në shpat Tomori ngrysem, gdhihem Si bujk hyjnor gërmoj një brazdë. Ma sillka frymën naimjane Tek këndoj me mall të djegur Prushëron gjoksin ndër zjarre Për fjalëshqipen bëhem i etur, E një burim më mbin në buzë Si borë e bardhë fluturëzon Madhështia bëhet udhë Kur e shoj majën mbi Tomor. Një këmbanë të lashtë Dodone Zgjoj mes gurësh ndër shkrepa Nuk më trembin driza, hone Mal të dytë e zgjoj te vetja Këpus nga qielli trëndafilë I mbjell për shpirtin e rilindur Përcjell në zemër tinguj himni Përmes livadhit rri gjunjëulur.



Maskaxhinjtë modernë Maskaxhinj të fshehur pas ferrës dhe gjembit Për ju dhelpra gëzofin do ta linte në çast. Ditënetët tuaja të misterta mjegullojnë mes territ Me një mantel të mallkuar gjer në Qiellin e Shtatë. Mbetët, mbetet kah mot si monstra gjuhëhelmëta Si ca meduza të një kohe vrastare, damar më damar. Ani pse burimi ju jep bujarisht ca filizë uji të freskët. Ani pse shteti ju ka dhënë sekretarka, para e celularë. Ani pse xhepat ju fryhen si shushunjë e tejngopur Pa harruar se dikur do ju kthehet drejt vetes në ortek. Mjerë udhët me hapat tuaj mbi shpinën e lodhur Mjerë dielli që ju jep rrezen e ngrohtë e të zbehtë.

Maskaxhinj fytyrëfshehur tragjikshëm pas ekranit Me ca fjalë- bedena të një kalaje pa datë e emër. E di, grushti mund të shkërmoqet dhimbshëm prej Malit Siç di testamentin e marrëzisë që në kolltukë ju mbetet.


Dhimbja e Nuhi Kuçit Hej, baca Nuhi Ma zgjat pëllëmbën e djersitur që thellë varrit pas malesh Më jep një aromë lulesh Që varrin ta prek, ëndrrën ta ndiej, ta puth. Në lisat e Therandës Të shoh sytë e tu ëndërrimtarë që stisin kulla parajse E me djemtë e tu Të bëhem vëllam i një dite që me padurim e pres. gur më gur. Heja, baca Nuhi Lulet e Therandës s’do të mjaftonin për gazin tënd arbëror Gjithë Urat e Shpirtit do t’i ngrejmë si Plaku i Vjetër i Përrallës mitike Lirinë e gazmojmë E vargjet po i thurim bash si tespihet, si ari diellor E amanetin tënd Po e zgjoj këtu mes malesh ku lisat këndojnë këngët antike. Hej baca Nuhi, Ma beso atë amanet ku duart t’u bënë harqe ylberi E një zambak nga zemra Po e marr mbi pikëlotin e vajzave të tua mentare Dora m’u thaftë Fyti m’u bëftë Krua Gjaku pa prekur prushin e zjarrtë Syri m’u mrroltë kur të bëhem princ i mendjejs tënde engjëll në qiell parajse Eja, baca Nuhi ta mbajmë së bashku pishtarin e ndezur të lirisë Dora kurrë të mos na dridhet nga shqekëza e pushkës së nxehur. e syrin e fshehtë të Baliut


t zgjojmë në kafshatën e ëmbël të bukës mbi tavolinë. e skërkalat e urimit t’i dërgojmë gur më gur në shtatë qiej me dritën e ndezur.

Mes ca shalleve mjegullorë mbi supe Të ecim me një kujtim të ndezur si prushi dimërak Ca pikëla yjesh dritë hëne do të derdhim mbi varrin tënd E klithmën e Kosovës Që çante brazdat ku përgjakej fara e plisit pranverak Një buzeshje që kurrë s’u vyshk Të përcjellim në nipat si gurin më të bukur e më të rëndë. Therandë, 16 korrik , 2012


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.