poezi

Page 1

Poezi

Hasan Qyqalla


Hasan Qyqalla u lind më 8 janar 1961 në Bardh te madh, Komuna e Fushë Kosovës. Shkollën Fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në prishtinë, ndërsa studimet universitare, për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, kreu në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Poezinë filloi ta shkruaj që në bankat e shkollës fillore, më 1976, kur botoi poezin e parë në revisten „Shëndeti“, ku hapi rrugë bashkëpunimi të vazhdueshëm me të gjitha revistat e gazetat letrare në Kosovë e më gjërë. H. Qyqalla është i pranishëm edhe në medien audiovizive si Radio Prishtina, TV Prishtina, etj. , njëherit ka qenë edhe themelues e Kryetar i Klubit Letrar “Naim Frashëri” të Bardhit, Klubit Letrar „Lulëkuqet“ e KEK-ut, i Klubit Letrar të Fushë Kosovës, Fakultetit Filolozofik, etj. Nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Është antar I Lidhjes së Shkrimtëve të Kosovës, dhe aktualisht Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptar në Gjermani. Fitues i disa konkurseve poetike (si në Malishevë, vendi i parë me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të këtij Qyteti), pastaj bartës i shumë Mirënjohjeve e Dekoratave. Ka botuar këto libra:


1. “Dua të vdes shqip”, “SPEKTRI”, 2004 Prishtinë (ribotim 2011); 2. “Robi I lirisë”, “MËRGIMI A&B”, Biblioteka “Salloni Poetik”, Tiranë – Prishtinë – Gjenevë 2007 3. Bashkautor në Antologjinë “Asht e gjak Arbërie” (12 autorë shqiptarë në Gjermani), Shtëpia botuese “Doruntina”, Prishtinë & Hanover, 2007 4. “Prekja e ëndrrës ”, Shtëpia botuese “Globur R”, Tiranë 2009; 5. “Arkeologji e shpirtit”, Shtpia botuese “Shkëndija”, Biblioteka “Shkreli” – Prishtinë 2010; 6. “Meshari modern”, Shtëpia botuese “ADA”,Tiranë, 2011; 7. Bashkautor i Antologjisë “Trinomi i lirisë”(me Z. Neki LULAJ), Shtëpia botuese “Jeta e Re”, Biblioteka “Poezi”, Prishtinë 2012; 8. Autor i Antologjisë “Një shekull dritë” (100 poetë, 100 poezi), Shtëpia botuese “ADA”, Tiranë, 2012.


MURI I LOTËVE Sa gjatë kam qarë nën murin e zgjebosur Si kërmill strukë në gurët e murosur Psherëtima bëri edhe retë me vaje


NJOHJA ME ELIN NGA ÇAMËRIA

Jam molisur nga udhëtimet e gjata, N'pritje t'këngës Çamëria shurdhër fle Unë thyej kufi shtetesh e futem n'atllase Më thuaj ku të lashë? Të pyes ku më le?

Me vizën e kuqe n'indeksin e kaftë Për disa muaj do çmallemi në valë Ty çame e njomë vesa mos te raftë Shqip kur më pyete:_"Si të thonë,or djalë?"

Unë emër Orienti, ti paksa Helenase Gjurmonim rrënjët në buzë të detit, -Jam deg'e degdisur,-the,-s'jam Kretase -Shikim' i parë si goditje e tërmetit!

Tok takuam Nolin ne teatrin antik Dramë arvanitase luante çuditërisht Loti i vakët mbi faqe të rrëshqet Kodi i gjakut tuaj foli arbërisht.

-Ç'ke zemër të pyeta me qetësi -Duke ndjerë tënden zbrazëtirë-hon -Fjala zemër, si në shqip u gjegje -N'asnjë gjuhë BESA nuk tingëllon!

U njohëm që të vuajmë,apo kush na ndau? Ti ngele në ishull,unë kthyer n'atdhe U dogjen dhe letrat,syri shqip qau S'më kujtohet ku të lashë? e di ku më le!?

Në fillim të kthimit e mora disi lehtë Madje s'thosha dot as fjalën "dashuri"


Por tërësisht i qullur nga stuhia jote Thellë në zemrën time po ndjeje mërdhi!

Mbaje premtimin me forcën e dëlirësisë Letrat e malluara si rërë e zhuritur Ruaje emrin tënd Eli e Çamërisë E yllta ime arbëreshë gjakshprishur!

Nëse më pret diku, pse këtë s'ma the Nuk di që të lashë,nuk di që më le Nëse më lexon, të lus për një Ftesë Çamërisht më fto kurrë të mos vdes.

Atje do të vij prap në një ditë gushti Trageti i fundit do më sjellë në Kretë Të të gjej gjurmët në hirin nga prushi Apo vetmin të zgjoj në plazhin e shkret.


DO KTHEHEM PËRSËRI Në majat e bjeshkëve Në fushat e blerta Në çdo konak … dhe në rrugë Gdhendim emrin Kosovë Kryedashurinë tonë As veriu kur fërfëllinë Germat e emrit s’i luan dot Në rrepet e lashtë çdo germë ka rrënjët Në shqotat e kohërave qëndruam fort. Fëmijë a plak N’Atdhe a mërgim Në varr, a gjallë Japim kumtin krenarë: “Jam SHQIPTAR!”. Nuk tretet etnia Boshti i gjuhës Gjaku i Jasharajve Derdh shqip Ligjëroj arbërisht Dasmë me Flamur Lehonën e bartëm mbi supe Me gjoksin e zbërthyer. Në çdo vend ku qëndruam Pas shtegtimit biblik për një strehë liri Si ritual-lutje para prekjes së bukës: “Kosovë do kthehem përsëri”. Vitet kalojnë shpejt Unë mërgimtari i huaj-busull e mbetur Një biletë kthimi si hajmali në xhep Si fëmija – Nënën, Kosovë kam për të rigjetur!


KOSOVË: FJALA IME E FUNDIT Të takoj në botën e Dreqit Me samar të thyer Flladit të mëngjesit Ku mrizon Zanë e Malit Kosovë: Histori n’labirinth Peng i dashurisë Gaz i fëmijërisë Psherëtimë e nusërisë Ofsham e burrërisë Kosovë: fjala ime e fundit Kosovë: Fjalë e bekuar Burim i pashuar Kullë, tirq e plis Kronik e shkruar në fis Kosovë: ftesa e unit Kosovë: FJALA IME E FUNDIT!


MOS … Mos më thaj sonte lotin e njomë Ka mall Kosove Mos ma ndal këngën e re Ka etje Kosove Mos më sulmo ëndrrat e natës Kanë ngjyrë Kosove Mos më lëndo samarin e shpirtit Me të bartë Kosovën Mos më vrit me maskë në lak Shkel gjakun, vret Kosovën…!


VDEKJA KRENARE -Familjes Jasharaj-

U përkula para Teje: t’më dëftosh Ti, o Trim U gjunjëzova para syve: t’thellë sa deti I Arbërit U përshëndetëm pa zë: për Nder të fisit tim U ndamë në heshtje: unë n’udhën e mërgimtarit. Shqiponjë në këngë Kosove Gjergj epokal i trungut të ri Baladë shekulli hyre prore Kandil kombi i brezit të ri… Fryj një çast puhi marsi: flladit qerpikun e atdhetarit Ndal rënkimin lum Prekazi: flakadan përtej malit Zjarr, o trim nga trimëritë: Kosovë djep i Shqiptarit „Ndal!“ – i the dhunës barbare mbi bijtë e Arbërit. Kur këndohen këngë Lirie Sjell voglushët çdo shkurt e mars Të takoj në tel poezie Dritë, legjendë,…histori në laps…!


PREKJA E ËNDRRËS Sot nuk kërkoj aromë lulesh As lakmoj retë qiellore As kërkoj ndihmë shenjtërish Sot le të mos vijnë yjet As rrezet e hënës Se s'bie më terr në Kosovë PREKËM ËNDRRËN! Sot Kosovë e Pavarur Është vet dielli i rilindur Dhe unë shtetasi i saj Shqiptar PAVARËSI E KOSOVËS Prekja e ëndrrës së brezave Qarkullim i gjakut tim në deje...


TA BËJMË SHQIPËRINË ... Atje ku bebzë e Tokës buron gjak Atje ku Bes’ e Flamur n’arkë, n’miqësi Atje ku n’bisht ngreh kokë bajlozi plak Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri... Atje ku janë ndërtuar kullat Dardane Bajraqet ngritur lart në atë Troll Loja e fëmijëve në gjuhë Ilirjane Atje, ajo Tokë quhet Kosovë... Atje ku fushëmejdanet kundërmojnë barot Ku “Kali i Trojës” merr turr e vrap Ku loket përkundin djepat me këngë e lot Ajo palcë Tok’ e bekuar, Kosovë quhet prap... Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit Ku Nora e Kelmendit shkroi “parahistori” Atje ku Oso Kuka n’krye t’arbanasëve të kepit Derdhi gjakun shqip vetëm për Abëri... Atje ku flasim, qajmë e qeshim edhe sot Ku u mbajt kongresi n’zemër të Manastirit Bilbilat e kombit n’akord me gaz e lot N’Abetare të shkruhet kjo Tokë është ILIRI... Atje ku vampirët sot luajnë lojën e djallit Sofrat janë shtruar me bukë, krip e zemër Është këngë e plumb roje mbi majën e malit Luginë e Shqiponjave ju thonë për emër... Atje ku edhe sot pallen bijtë e Helen – usit Edhe ai Dhe është i shqipeve Çamëri Për ne tash po vie (ndoshta) treni i fundit Unik në një Truall, ta bëjmë Shqipërin – SHQIPËRI.



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.