Page 1

Poezi

Nexhi Baushi


U lind në Tiranë, ku mori dhe mësimet e para 8/vjecare dhe ato të mesme. Diplomohet si Ekonomiste Kontabël në Universitetin e Tiranës me rezultate të larta. Gjatë ushtrimit të profesionit të saj si ekonomiste ka punuar me profesionalizëm në degë shumë të rëndësishëm të ekonomisë. Eshtë me master në ekonomi dhe Eksperte e Auditit të Brëndëshem. Aktualisht punon në një Kompani Ndërtimi. Njeh tri gjuhe të huaja: Italisht, Maqedonisht dhe Bullgarisht. Fillesat e saja në letërsi në vitin 2003, përgatit një libër monografi për familjen e saj “BREZAT”, e cila do të botohet në fund të vitit 2013. Në mars 2012 boton vëllimin e parë me poezi “KUR LOTON QIELLI….” (Kronikim i Kohes) në tri gjuhë : shqip, anglisht, italisht,i cili është dhe prezantimi i parë me lexuesit. Nexhi është anëtare e LNPSHA “PEGASI” Albania , anëtare e Shoqatës Shkrimtarëve “Peja Poetike” Pejë që nga viti 2011. Në Nëntor 2012 në aktivitetin Peja Poetike fiton cmimin e tretë. Së shpejti del nga botimi vëllimi i dyte me poezi ”AUTOGRAF I PAZBARDHUR”. Ka në proces një vëllim të tretë me poezi, një vëllim me tregime si dhe një novelë që do të shohin dritë në vitin 2014.


SA M’U DHIMBS Theva një zemër ta dashuruar Pa zhurmë, qetë Si një pendë e lehtë ra Sa m’u dhimbs…! Nuk e dëgjoi njeri Përveç meje…!


Nga sytë e mi nuk rrodhën lotë I mblodha në grykë E i shtrydha në shpirt Me buzëqeshje në fytyrë Fshiva lotët E atij që më deshi Se më dha dashuri Aq sa pati Të tërin sinqeritet që kish në gji Si më të mires mike - miqësi Si natyrës – më shpalosi çiltërsi Dy fjalë m’i kërkoi Më e vogël jeta se dy fjalë Më duaj…! Thërmova zemrën e sfilitur Si një pendë e lehtë ra Në heshtje…! Nuk e dëgjoi njeri Përveç meje …!

NË TAVERNENËN QË DIKUR QUHEJ “VJOSË’ Në tavernën “Vjosa”,dikur Me shokët e gjimnazit ngritëm dolli Kujtuam e qeshëm e orët kaluan Dhe ëndërruam për hapat që në jetë do hidhnim. Sejcili nga ne jetoi jetën që na zgjodhën Por luftuam e kurrë nuk u lodhëm Dallgët e jetës kudo na përplasen Por nocionin gjatë jetës s’e humbëm. Sot për cudi,përsëri jam ulur


Në tavernën që dikur quhej “Vjose” Dëshiroj fati t’më trokasë dhe një herë. Me shokët gjimnazistë të takohem Asgjë nuk dukej si më parë. Atje ne Tavernën qe dikur quhej “Vjose” Në shishen e verës shëmbëlltyrën pashë . Eshtë ajo grua e vetme,vërtet unë? Por befas nga dyert të qeshura shpërthyen Fytyrat e shokëve të mi unë pashë. Një përqafim me ta ,tashmë të thinjur. Dhe me të njëjtat ëndrra si më parë. Miku im,ato ishin ditë Që mendonim se kurrë s’do mbaronin Hareshëm vallëzuam gjithë atë natë. Në tavernën që dikur quhej”Vjose”

LËRMËNI VETËM !.... Lermëni këtu vetëm në folezën time. Sonte vitet ndahen e ndaj unë, ndanë oxhakut, qëndroj e përmalluar. Lermëni këtu vetëm, në folezën time, ndanë oxhakut, të mendoj për vitet e arratisura që mua këtu më lanë të harruar . Lermeni, o njërëz, këtu vetëm


me tavolinën time të shtruar, me gotën ndër duar, të ngrë dollinë për shpirtin e trazuar. Ah ! …Vitet e mia, të mirët e jetës sime, si ikët një nga një, porsi zogj shtegtarë! Ikët për atje, ku nga s’ktheheni më. Lermëni këtu të vetme me sytë e mi të kaftë pasionesh të përvëluara të kundroj oxhakun, tek e përpijnë flakët, si kundër vitet jetën time!

MEDITIM PËRPARA PORTRETIT TË BABAIT Të lutem Zbrit nga galeria e pikturave qiellore Për dore më merr se jam loti yt që s'rrjedh Se besoja që për ty do të kisha kaq mall Ati im ! Vështrimin e lumturisë e derdh në portretin tënd Për të thënë sa shumë të dua E di ! Vitet nuk ta errësuan hieshinë e shtatit Shpirtmadhësinë e thellë oqean Ati im ! Befas një psherëtimë mu duk se dëgjova


Voglushe gëzimeve të mia u dhe jetë Kurr mos harro bija ime Shpirti ime të mbronë përjetë Kush tha se mjafton vetëm fjala Një bijë e kupton gjuhën e atit memec Rrugë e mbarë në parajsë fisniku im Për mua mbetesh një mister Ati im !

MALLIN E LIDHUR KOMB VEÇ GOTA DO TA TRESË (Kushtuar nënës) Nënë më beso! Në ëndrra gjithmonë më je perëndeshë Mallin në grusht për ty po e mbledh Ende më përvëlon i yti afsh Në ëndrrat e bardha vitet m’i ledhaton. O nënë! Më beso! Unë akoma shumë etje kam Hijen tënde lëndinave e mbledh Si një dorëzonjë ngarkuar me vesë Si trëndafilin që e doje në maj të çelur Si një orkide të mermë në heshtje Dhe malli im për ty Ende ka aromë të freskët nëne Nënë, moj! Më beso! Nga lart si ëngjëll qiellor më vështron, e


Si varkë ngrihesh mbi dallgë Mallin për ta shkundur Si skifter i rrufeshëm folenë për ta mbrojtur. E ëmbël më bëhet nata kur në ëndërr më vjen. Si Perendeshë Hëne e ulur mbi fron Ne përqark një tufë yje të zjarrtë. E pavdekshmja nënë Ti ende vdekjen s’po e pranon. Kujtimet për ty, o nënë Më beso! Do t’i mbledh në grusht me fjongo të bardhe Pranë gotës së përgjysmuar të jetës. Errëtimet e jetës sate Dhe mallin tim të lidhur komb Veç loti do t’i tresë!


VETËTIMË NË NJË PREKJE Për miken nga kalaja e nemitur Në qoshe nuk më ka ngujuar njeri E kam ngujuar vetë veten Flaka e dashurisë më ka ngujuar Që po ditka të ndez! Po ditka të të robërojë! Po ditka të të bëjë vuajtjetar! Dhe as më të voglën përpjekje bëj Nga ajo dashuri të shqitem E shumë dëshira kam Aty fuqia të më lërë Të shuhem prej saj Vetëm pa të mos jetoj. Për ty mike kjo dashuri Një klithmë ish në një ofshamë Ish vetëtima në një prekje Njëmijë vjet brenda një çasti. Më vrau buzëqeshjen mikja ime Nga qyteti i gurtë buzë kalasë Atë buzëqeshje që në shpirt Si zambak më kish mbirë. Buzëqesha … edhe kur më lëndojë Trishtimin e nxora siç e dija vetë.


BIRI I ROZAFËS NA RRËFEN (Mëllef kundër legjendës që e arsyeton vrasjen e një nëne) Nga lashtësitë e kohërave, ndër shekuj një legjendë, flauroi, e mbriti tek ne, duke ligjëruar me sytë, e hënës së përlotur, legjendën lashtore. Dikur në kodrën e Valdanuzit tri ditë e tre netë i ra mjegulla Bunës dhe atje mbet. Në të katërtën ditë fryu një fllad i hollë mjegullnaja lartoi. Rozafën gurëzoi. *** Në të 15-tën pranverë djaloshi njomëzak – Trimi në prag të djalërimit Kodrën e Valdanozit ngjiti. Nga lartësija e Rozafatit natyrën doli ta sodise Aty pari kaloi nje grua vizitore me djalin, të së njëtës moshë.


Djaloshi me emrin Trim po i kqyr me kujdes, disi me dhembje, disi me mall. Ata hikën por ngashërimin, me vete s’e morën. Lum ai ... Mendoi Trimi, dhe i përhumbur ndër motet e shkuara Vazhdoj Kalanë të sodisë. Hapat e kohës po i prinin kur në një cast, edhe pa fjalë mbeti. Në njërën anë të kalasë në amëz te themelit nje gurgdhëndje "Një grua e Gurëzuar"!!! U Gjënd ballë për ballë!!! Nëna me të Birin!!! Me emrin Trim!!! Atij kurrë s’i kishin treguar historinë legjendë që përfundoi me mbajtjen e kalasë. E kush t’i rrëfente për mizorinë e bëre ndaj saj ... sa keq! Keq jemi sjellë edhe ne që u krenuam sa herë që e dëgjuam legjendën dhe kurrë s’na vajti ndërmënd të vendgurëzimi i saj të shkojmë një kurorë me lule t'ia cojmë. Ta falenderojmë për flinë


Të përulemi e ndjesë t’i kërkojmë. *** Trimi…. kur Drini kaloj aty pari, Sytë nuk i ktheu, u fsheh ne Bunë, për të mos qënë dëshmitar, i asaj gjëme krenare , që në legjendë u kthye, shekujve . Nëna e e tij e gurëzuar heshti, e me heshtjen, gurëzoj dhe vetë fjalën, “vrasje”, Mëkat !! Nëna e tij u gurëzua për të mbrojtur atë, të birin, dhe për t’ia shkëmbëzuar kalanë nën emblemën e vet-sakrificës njerëzorë. Për tu kthyer në legjendë . A e din ky djalë, se një grua nuk vlen, më pak se një burrë, dhe vetë gurëzimi i saj, ishte krim për Nënën, e të birin Trim ?


“Mekat a viktime ?!! O ama e kohes sime të shkurtuar, mos ma quaj burrin vrasës - ma quaj besnik dhe besës së tij falja legjendën”! *** Dhe tani, une poetja, këtu ku jam ulur e shkelë, në kështjellë te Rozafes, përhumbëm në histori. O Zot….! Falëm nje cope gur, Rozafës t’ia mbyll sytë që me lot pikëllimi, buzët piklojë për të birin. E në zemër të kështjellës përjetoi obeliskun e gurëzimit. E ju kalimtare, bëhuni dëshmitarë, të historisë së flijimit të Rozafës, të Gruas, të Nënës. E pabesija e të tjerëve të gurëzohet. *** Në të përjetëshmen kala, një kurorë të praruar me lule Obelisk, për lotët e qumështin e Rozafës që akoma s'janë tharë e vadisin zambakë të bardhë. për lotët e foshnjes, që mbeti pa nënë e që s’i thau dot as Dielli As koha ndër shekujt e


LEGJENDES. @nexhi

poezi  

poezi shqip

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you