Milosao 9 Shtator 2018, Gazeta Shqiptare

Page 1

E DIEL

9 Shtator 2018

SPINARICA, PORTI DETAR I APOLONISË NGA ARISTOTEL MICI isa vjet me parë, duke dashur të jepja mendimin tim rreth një porti detar të Apolonisë, e trajtova studimin në mënyrë hipote tike. Po me kalimin e kohës, duke vëzhguar fakte të reja, gjellita detaje me interes dhe arrita në idenë se porti detar i Apolonisë nuk ishte më një iluzion hipotetik, po një realitet. Për të ndriçuar sado pak këtë ide, do të parashtrojmë në këtë trajtesë disa fakte konkrete, disa motive sugjestive që kanë të bëjnë me anën

D

perëndimore të hinterlandit të këtij qyteti antik. Argumentet dhe arsyetimet, që po radhisim kanë karakter të përzier historik, gjeologjiko-hidrik, toponomastik, kishtar, etnografik dhe gojëdhanor, të cilat hasen në trevën e rrethinave të Apolonisë. Me këtë rast e quajmë me vend, që para se të japim arsyetimet tona lidhur me portin detar dhe gjirin e Apolonisë , të bëjmë edhe një përshkrim të shkurtër rreth historisë shekullore të këtij qyteti të famshëm në brigjet e Adriatikut...

Vijon në faqen 20

Një mësim nga nobelistja bjelloruse NGA BEN ANDONI

Redaktor: Ben Andoni. 353

S

vetllana Aleksieviç, nobelistja bjelloruse u përkthye menjëherë në shqip. Më së shumti në Kosovë. Kuptohet se interesi i parë i shqiptarëve ishte ai komercial. Në do të shikosh për ndonjë stil të lartë, elemente të rralla të kompozicionit ke humbur kohë. Kjo sepse ajo nuk të jep asnjë mundësi të tillë dhe për më tepër nuk duket se e ka pasur sfidë në përpjekjet e saj letraro-gazetareske. Aleksieviç nuk do të bëhej fare e njohur aq sa duhet, paçka se ishte përkthyer dhe auditori ndërkombëtar kishte kohë që e kish në duar, nëse një vendim i beftë i Komitetit të Çmimeve të Nobelit nuk do t’i jepte çmimin e lartë në vitin 2015. Në të gjithë atë që bëri kjo gazetare, e cila u shndërrua në një shkrimtare të njohur ishte dëshmimi pa zbukurim por në një kënd tjetër i ngjarjeve më të mëdha historike. Ajo i zhveshi atje ku nuk mban më. Që do të thotë, ajo tregoi zonat toksike për sytë menefregistë të botës, ndërsa për ata që kishin harruar Luftën e tmerrshme Botërore u solli edhe njëherë personazhet e gjalla e të panjohura me rrëfimin e protagonisteve femra. Me syrin e njeriut të kujdesshëm të letrave hoqi heroizmin patetik, frymën panegjirike, shmangu lëvdatat dhe rrëfeu sesi gruaja e hapësirës sovjetike përballi luftën, u nënshtrua prej saj, denatyralizua, pati frikë dhe gjeti forcë prej saj dhe si u njësua me të me natyrshmërinë e qenies që i bashkangjitet vdekjes.

}

Vijon në faqen 15

Në këtë numër numër:: NJË ARGUMENT PËR APOLONINË NGA ARISTOTEL MICI; KRIJIMTARI DYGJUHËSHE NGA MOIKOM ZEQO, NJË MËSIM NGA SVETLLANA ALEKSIEVIÇ, MAXIM OSIPOV ETJ...

}


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Milosao 9 Shtator 2018, Gazeta Shqiptare by gazetashqiptare.al - Issuu