Milosao 11 Nëntor 2018, Gazeta Shqiptare

Page 1

E DIEL

11 Nëntor 2018

Në kujtim të Franz Baron Nopçës NGA BEN ANDONI

Redaktor: Ben Andoni. 361

D

uhet të ketë ende punë për historianët për të plotë suar kuadrin e figurës së Ismail Qemalit. Por, një gjë dihet mirë dhe qartë. Në një nga udhëkryqet më të mëdha të historisë së vendit tonë, paçka atyre që mëtuan gjithë kohën bashkëkohësit e tij, shkëlqesia e tij arriti të vihej në krye të intelektualëve shqiptarë dhe të shpallte pavarësinë e vendit. Akti mund të gjykohet vetëm tani pas një shekulli, kur Shqipëria bën jetën e saj në mes të familjeve të vendeve të lira krejt si e barabartë. Ismail Qemali nuk i shpëtoi përfoljes të një pjese të madhe të spektrit politik shqiptar dhe të huaj. Duket filluar nga këta të fundit, zemëratën më të madhe me të do e kishte princ Ëied, që e shikonte si një nga njerëzit kryesorë pengues të situatës së Shqipërisë. Gjithsesi, jemi në vitin 1913, kohë kur Nopçe po merret me figurën e tij dhe shkencëtari i njohur, që i ka rënë kryq e tërthor maleve të Shqipërisë, ndoshta shumë më tepër se plaku i pavarësisë, e akuzon hapur si spiun dhe të korruptuar . Franz Baron Nopcsa von Felsöszilvás, (1877 1933), konsiderohet si një prej studiuesve më të njohur të kohës, por edhe me trung fisnik, lindur në një familje aristokratike hungareze në Transilvani. Mbase s’është vendi për të folur në këtë shkrim për Nopçën, por duhet sqaruar se falë punës së tij, ai, konsiderohet me të drejtë si një ndër albanologët kryesorë të kohës së tij me plot 186 tituj kushtuar asaj. Interesat e tij albanologjike shtriheshin nga parahistoria dhe historia e lashtë, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, d.m.th. kanuni. Librat e tij të hershme si Das katholische Nordalbanien (Shqipëria e Veriut katolike, Budapesht 1907), Aus Šala und Klementi

Nga vinte urrejtja e NOPÇËS për Ismail QEMALIN (Nga Shala dhe Kelmendi, Sarajevë 1910) und Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (Shtëpi dhe orendi në Shqipërinë e Veriut katolike, Sarajevë 1912) si dhe Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens (Ndihmesa për parahistorinë dhe etnologjinë e Shqipërisë së Veriut, Sarajevë 1912) përmbajnë vëzhgime të shumta, sipas Elsie por të

pa sistematizuara mirë. Megjithatë dy kryeveprat e tij janë: Bauten, Trachten und Geräte Nordalbaniens (Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut, Berlin & Laipcig 1925) dhe monografia themelore prej 620faqesh Geologie und Geographie Nordalbaniens (Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut, Öhrlingen 1932), kjo e fundit

kryevepra e botimeve albanologjike që dolën gjatë jetës së tij. Gjithsesi Nopçe kishte dhe një parametër tjetër dhe këtë e vuri përballë egos së tij. Nopçe e shpalli hapur kandidaturën e tij për mbret të Shqipërisë dhe kuptohet se figura e Ismail Qemalit ishte realisht një pengesë. Dhe, kishte një arsye. Ismail Qemali ishte unik në mesin e figurave politike shqiptare të ko-

hës së tij, për profesionalitetin e lartë që kishte në politikë, ekonomi, kulturë dhe diplomaci, cilësi që i mungonin krejtësisht shkencëtarit diabolik. Nëse Nopça do e ekuilibronte këtë personalitet, atëherë nuk do ishte e vështirë të eliminonte politikisht të gjithë politikanët.

Vijon në faqen 14 Foto Stamo, “Ciganja”

numër:: FRANC BARON NOPÇA, FOTAQ ANDREA, KUJTIM DASHI, EKSPOZITA “NËNTORI” ETJ... } Në këtë numër }


2 - HISTORI

E diel 11 Nëndor 2018

K

Për fat të keq, Nopçe humbet në arealin e gjykimit të shqiptarëve por realisht edhe atë që ata duan. Kongresi Shqiptar i mbajtur në Trieste nga 26 shkurti deri më 6 mars 1913 e provon më së miri këtë. Për të një pjesë e madhe e shqiptarëve që përfaqësojnë vendin janë të paaftë dhe tradhtarë, kurse shigjetat drejtohen vetëm te Ismail Qemali, si të korruptuar. Do ishte e vërtetë nëse do vërtetohej se ai do linte kamje, por ne që dimë sot fatin e familjes së tij, pohojmë se shkencëtari i njohur e teproi me këtë figurë...

KUJTIME

NGA BEN ANDONI

Vijon ng a ffaqja aqja 1 nga

K

jo është arsyeja sepse Nopçe flet shumë keq për shqiptarët dhe përçarjen e tyre në Kongresin e Triestes dhe mbivlerëson qëndrimin e tij personal. Në fakt, Nopça ishte i mrekulluar nga e kaluara e gjallë e shqiptarëve, por ai ishte jashtë realitetit të vërtetë të shqiptarëve, të cilët po ndryshonin me shpejtësi realitetet e tyre. Asokohe Shqipëria nuk përbënte ndonjë gjë kaq të habitshme përveç faktit që një shtet i ri po lindte. Dhe, për fat të keq Nopçe humbet në arealin e gjykimit të shqiptarëve por realisht edhe atë që ata duan.

Franc Baron Nopça: Ismail Qemali është spiun dhe i korruptuar Kongresi Shqiptar i mbajtur në Trieste nga 26 shkurti deri më 6 mars 1913 e provon më së miri këtë. Për të një pjesë e madhe e shqiptarëve që përfaqësojnë vendin janë të paaftë dhe tradhëtarë, kurse shigjetat drejtohen vetëm te Ismail Qemali, si të korruptuar. Do ishte e vërtetë nëse do vërtetohej se ai do linte kamje, por ne që dimë sot fatin e familjes së tij, pohojmë se shkencëtari i njohur e teproi me këtë figurë. Ai ishte realisht

njeriu i vetëm që mund të mblidhte shqiptarët e asaj kohe. Të mjafton të kujtosh njoftimin që konsulli italian i bënte qeverisë së tij nga Vlora më 28 nëntor 1912: Në shfaqjen e papritur të armiqve të rinj, të papritur që mund ta kishin dënuar përgjithmonë ekzistencën e kombit shqiptar, ata [Shqiptarët] u larguan nga mospajtimet dhe u mblodhën rreth një njeriu mjaft superior për inteligjencën, përvojën dhe

Prapaskenat e shqiptarëve në Kongresin e Triestit NGA FRANC BARON NOPÇA* Nga 27 shkurti deri më 6 mars unë mora pjesë në Kongresin e Shqiptarëve në Triest. Ky kongres shqiptar ishte gjë e çuditshme. Në pranverë të vitit 1913 froni shqiptar ishte ende i pazënë dhe punët shqiptare drejtoheshin prej Ismail Qemalit, i cili kishte takuar Berhtoldin, në Budapesht pranë Shkëlqesisë së Tij, Janosh Hadik, dhe pastaj me kërkesë dhe me mbështetjen e Berhtoldit ai udhëtoi për në Vlorë ku themeloi qeverinë e përkohshme të Shqipërisë së sapokrijuar. Por pas kësaj, si mik shumëvjeçar i Greqisë, bile edhe si agjent i paguar nga grekët, ai kishte premtuar që të lehtësonte pushtimin e Janinës, në rast se ngelej në pushtet në Shqipëri. Ishte e qartë se Ismail Qemali donte të mbetej shefi i qeverisë së përkohshme, sepse një gjë e tillë, kuptohet, ishte me fitim financiar. Më pak e kuptueshme, siç doli nga takimi i Berhtoldit me Ismail Qemalin, ishte fakti që Berhtoldi besonte se kishte aftësinë për t’ia hedhur Qemalit. Natyrisht nuk ia doli mbanë. Duke qenë se në vitin 1911 botuesi Stid [Stead] më kishte treguar diçka për marrëdhëniet e Ismail Qemalit me Greqinë dhe se shkrimtari Aleksander Ular i cili, bashkë me Enriko Insabaton kishte shkruar librin “Gjysmëhëna që po fiket”, më kishte zbuluar disa gjëra për sjelljen e Qemalit si Guvernatori i Tripolisë, nuk e kisha të vështirë të parashikoja se Qemali do t’ia shiste Shqipërinë Greqisë. Kur Berhtoldi më kërkoi mendim për Ismail Qemalin, që dy javë pas themelimit të qeverisë së përkohshme, unë i thashë fjalë për fjalë: “Ismail Qemali është maskara”. Fakti që Ismail Qemali e tradhtoi Shqipërinë m’u konfirmua më vonë plotësisht nga Eqrem bej Vlora, djali i të dërguarit shqiptar në Vjenë, Syrja bej, dhe nipi i Ismail Qemalit. Nuk e kam të qartë nëse, pas pushtimit të Janinës, grekët donin të liroheshin nga Ismail Qemali siç thotë fjala e urtë “Limoni i shtrydhur flaket”, por më duket se është e mundur. Megjithatë,

Franc Baron Nopça me kostum popullor shqiptar gjatë kohës kur në Vlorë qeveria e përkohshme kryesohej nga Ismail Qemali, i cili merrte ryshfete, bile ryshfete të mëdha, u bë propaganda e madhe në Evropë për kandidatët

e ndryshëm të fronit shqiptar. Albert Gjika [Albert Ghika], i cili kishte qenë edhe vetë pretendues i fronit shqiptar, ia doli t’i zgjojë interesin për fronin shqiptar edhe Dukës Monpensie. Ai ia kaloi këtij të fundit “të drejtat” e tij të njohura prej askujt, dhe për një shpërblim të caktuar bëri propagandë për dukën. Kopraci Fazil pashë Toptani dhe disa shqiptarë të tjerë u bindën lehtësisht që të përkrahnin Monpensienë, dhe kështu u krijua plani për shpalljen e Monpensiesë mbret i Shqipërisë gjatë kongresit të Triestit. Ndërkohë u përhapën thashetheme se Monpensie e kishte thyer bllokadën greke dhe e kishte marrë edhe Vlorën dhe Ismail Qemalin. Duke pasur parasysh kundërshtimin e Monarkisë për shkak të lidhjeve familjare të Monpensiesë, u pa e udhës që AustroHungaria të mbështeste Kongresin e Shqiptarëve, dhe kështu u vendos që kongresi të mbahej në tokën e Monarkisë, për të pjellë këtu një vezë qyqe të bukur diplomatike. Si mashë për shpalljen e kongresit u përdor në mënyrë të shkathët Stefan Curani, zemërmirë por i leshtë, i zellshëm, por naiv, i cili kishte nam të mirë në Ballhausplatz dhe i cili shpalli kongresin si idenë e tij. Duke qenë se Ballhausplatz-it i pëlqeu një tubim shqiptarësh në tokën austriake për atdheun e tyre, Vjena e miratoi dhe mbështeti planin. Përveç shqiptarëve në këtë kongres erdhën edhe italo-shqiptarë, dhe bashkë me ta

zgjuarsinë, që u përpoq t’i bënte të shpëtonin veten duke shpallur pavarësinë e tyre dhe duke kërkuar nga Italia dhe Austria, gadishmërinë për të mbështetur këtë kontrast harmonie. Njeriu, që ai e etiketon si kaq superior, i pranuar nga të gjithë shqiptarët ishte Ismail Qemali. Fakti i të qenit një albanolog i shquar nuk e bëri dot Nopçen, një njohës të mirë të shpirtit të shqiptarëve.

Markezi Kastriota me gjithë djemtë nga Napoli. Të pranishëm gjithashtu ishin Albert Gjika, baroni Dungern, profesor dhe historian i Universitetit të Çernovicit, dy deputetë socialkristianë, konti Taaffe dhe Zoti Pantz nga Vjena, korrespondenti i Romës i gazettes Reichspost, Kavaljere Majerhëfer dhe unë. Unë solla me vete doktor Leo Frojndlihun, i cili kishte qenë deputet socialist në Vjenë dhe i cili, në momentin kur Shqipëria u bë interesante, themeloi me mjeshtri të madhe gazetën Albanische Korrespondenz dhe tani po luante kartën e sundimit imperialist. I pranishëm në Triest gjithashtu ishte Hasan Ar nauti, i cili punonte për mua si detektiv i fshehtë. Aty ishin edhe disa organe të shtypit. Gjithashtu në Triest u shfaq edhe Zoti Jovo Vajs [Jovo Ëeiss] nga Beogradi, i cili pretendonte se donte t’u shiste shqiptarëve pushkë me çmim 90 korona secila, por në vërtetë ai nuk ishte veçse agjent serb. Përfaqësuesi i qeverisë austriake ishte Kështilltari Makavec [Makavetz], një njeri i urtë, i qetë dhe me energji, i cili nuk hutohej kollaj. Pas darkës së përshëndetjes, të nesërmen u zgjodhën Markezi Kastriota si kryetar nderi dhe Faik bej Konica si kryetar kongresi. Në kryesi u pranuan edhe Hilë Mosi, Fazil Toptani dhe Dervish Hima. Zgjedhja e Konicës nuk i pëlqente Gjikës sepse kur ky i fundit papritur hapi çështjen e kandidaturës së fronit, u pengua me aftësi nga kundërshtari i tij i vjetër, Faiku. Për më tej, me shkathtësi, Gjika, i cili si shumë rumunë kishte patur një karrierë batakçillëku, rrëmbeu djalin debil të Ismail Qemalit, për t’a patur në dorë këtë të fundit. Ai kishte udhëtuar në Nicë që para kongresit, ku familja e Qemalit jetonte në kushte të vështira financiare - Qemali vetë ishte i bllokuar - dhe e kishte sjellë me shpenzimet e veta, apo të themi më saktë me shpenzimet e Monpensiesë, djalin Tahirin, në kongresin shqiptar të Triestit. Tahiri nuk kishte asnjë kacidhe në xhep dhe Gjika blente çdo gjë për atë, bile edhe cigaret, kështu që Tahiri nuk bënte asnjë hap pa Gjikën apo zëvendësin e tij dhe ishte faktikisht i burgosuri i Gjikës. Se çfarë donte Gjika me Tahirin, u bë e qartë më vonë. Paraqitja e jashtme e kongresit ishte si më poshtë: nga ana e djathtë e tavolinës së kryesisë, e vendosur mbi podiumin me një flamur shqiptar, ishte tavolina e shtypit, kurse nga ana e majtë, tavolina e mysafirëve. Anëtari i kryesisë, Dervish Hima, i cili sipas rastit bëhej mason në Evropë dhe mysliman fanatik në Turqi, kishte marrëdhënie të mira me gazetën “Neue Freie Presse”, kurse unë doja që deklaratat


HISTORI - 3

E diel 11 Nëndor 2018 e shtypit të kalonin nëpër duart e mia. Prandaj arrita që reportazhet zyrtare të kongresit t’i jepeshin vetëm gazetës Albanische Korrespondenz. Korrespondentët politikë të pranishëm u prekën dhe u ankuan, por pas ndërhyrjes sime ata u njoftuan nga Vjena që të bindeshin. Për shkak të kësaj lëvizjeje të zgjuar, Dervish Hima mund të informonte gazetën “Neue Freie Presse” vetëm me lejën e Zotit Frojndlih, i cili ishte pa përvojë në gjëra shqiptare, kështu që ai kishte nevojë për mua. Për të theksuar rëndësinë e Frojndlihut, ai u ftua në tavolinën e mysafirëve, në sy të të gjithë gazetarëve. Shpalosja e flamurit shqiptar u prit në këmbë me entuziazëm, dhe gjatë hapjes solemne, Kongresi i dërgoi të njëjtin telegram pershëndetjeje Berhtoldit dhe San Xhuljanos. Unë këshillova që të mos u dërgoheshin telegrame mbretërve të Evropës duke qenë se teksti nuk mund të ishte njësoj për shkak të qendrimit të theksuar të AustroHungarisë. San Xhuljano u përgjigj menjëherë, gjë që bëri shumë përshtypje. Berhtoldi u përgjigji vetëm pasi unë i kërkova Mëkëmbësit të Triestit, Princit Hohenlohe, që t’a bindte ministrin për këtë. Fakti i vonesës së përgjigjes nga Berhtoldi natyrisht la një përshtypje të keqe dhe, për t’a kompensuar këtë, i propozova Hohenlohes që ai të ftonte kryesinë e kongresit për drekë. Propozimi im u realizua me lejën e Berhtoldit dhe me praninë e konsullit italian në Triest. Dreka ishte e shkëlqyeshme dhe tavolina ishte zbukuruar me lule. Italo-shqiptarët ishin të shumtë në kongres, por mbajtën fjalime vetëm italisht. Unë u përshëndeta gjatë hapjes solemne nga Faiku si mik i madh i shqiptarëve. Mendova gjatë disa minutave për një përgjigje, u ngrita në podium dhe atëherë mbajta një fjalim në gjuhën shqipe. Me përjashtim të konsullit të përgjithshëm Kral dhe të disa konsujve të tjerë austriakë dhe italianë, besoj se asnjë evropian tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë. Përveç konfliktit midis vllehëve dhe shqiptarëve gjatë të cilit kombësia ende e palindur e vllehërve dha prova të dukshme të fanatizmit dhe të mendjemadhësisë së saj ballkanike, dhe pas një shkëmbimi fjalësh midis kryetarit Faik bej Konica, dhe mashtruesit Nikollë Ivanaj, i cili e sfidoi kryetarin vetëm për të tërhequr vëmendje mbi veten, por nuk pati sukses, në kongres u thane vetëm fjalë boshe. Duke qenë se nuk doli asgjë e arsyeshme nga kjo shkretëtirë fjalësh, unë e thirra Faik bej Konicën në darkën e ditës së fundit dhe i bëra të qartë se kongresi nuk kishte bërë asnjë punë. Gjëja minimale që mund të pritej nga një kongres politik ishte një rezolutë. Faiku ishte dakord me mua, dhe unë ia diktova rezolutën e cila ditën e nesërme do t’u përcillej si telegram fuqive të mëdha. Pas një gjysme ore ishim gati dhe të nesërmen Faiku ia paraqiti rezolutën kongresit. Pas një debati, prapë për gjendjen e vllehërve në kongres dhe në të ardhmen e Shqipërise, që Faiku e mbaroi me një ultimatum për të mirën e shqiptarëve, rezoluta u pranua, dhe fjalët e mia iu transmetuan fuqive të mëdha si rezoluta e kongresit. Gjatë kongresit, Kavaljere Majerhëfer mori vesh nga Tahiri, djali i Ismail Qemali, se Monpensie po përgatiste një puç. Ai ma tregoi mua, dhe asnjë i huaj tjetër nuk e mori vesh, pra as Frojndlihu dhe as Dungerni. Të dy ne e informuam Makavecin, dhe ky i fundit e informoi Ballhausplatzin. Aty u ndërmorën tërë kundërmasat. Plani i Gjikës për të hapur çështjen e fronit në kongres tashmë kishte dështuar, por kishim merak për ndonjë sulm tjetër, duke qenë se Monpensie rrinte gati me jahtin e tij në det. Kaluam dy ditë në Triest pa lajme nëse Vjena do ta miratonte ose jo kandidaturën e Monpensiesë për shkak të lidhjes së tij familjare me Arqidukeshën Maria Dorotea. Shqiptarët, ndër të tjerë edhe Faik bej, filluan të na pyesnin se si duhej te reagonin lidhur me këtë kandidaturë. Me përgjegjësinë time unë i thashë: “Në mënyrë armiqësore! Nuk besoj se Monpensie është kandidati i Vjenës”. Më në fund erdhi përgjigjja nga Vjena e cila mbështeti hamendjen time. Tash mund të vepronim në mënyrë të hapur kundër Monpensiesë. Rastësisht deputetët

e Vjenës pranë kongresit dhanë një darkë në Palace Hotel, dhe gjatë një pushimi në bisedat unë thashë me zë të lartë: “Kam dëgjuar se Monpensie do të bëhet mbreti i Shqipërisë dhe bile ka shtypur tashmë shpallje. A ka vallë ndonjë prej zotërinjve këtu një shpallje të tillë në xhep? Ju e dini, zotërinj, se unë mbledh shtypin për Shqipërinë”. Habi e madhe! Qetësi e plotë! Por Fan Noli harroi dhe nxorri nga xhepi shpalljen e shtypur dhe ma dha. E fshehta e Monpensiesë doli në shesh. Në mbrëmje shpalljen ia dërgova me postë Berhtoldit. Shqetësimet tona u pakësuan, por nuk u zhdukën. Ditën tjetër në kongres pati një moment vërtet dramatik kur u përhapën lajme se kishte ardhur në Triest një kasnec i qeverisë së përkohshme nga Vlora, dhe disa minuta më vonë u soll në sallë një plak i lodhur nga udhëtimi, shtatgjatë, i përkulur dhe me shumë emocione. Ishte kryeministri shqiptar, Kristo Meksi, i sapoardhur nga Vlora. Një

moja për të shlyer borxhin e Tahirit sepse, po të bëhej e njohur kjo, gjithë Shqipëria do të diskreditohej. Tahiri kishte nevojë për 500 deri 600 korona. Ai tha se kishte turp të më kërkonte para vetë. Unë isha gati menjëherë të ndihmoja dhe i premtova se do të rregulloja çdo gjë mu pasdite. Drekën e hëngra me Tahirin dhe Majerhëferin dhe i shpjegova Tahirit se ishte bërë vegël, bile se ishte peng në duart e Gjikës, me anë të të cilit ata mund të detyronin babain e tij të hiqte dorë nga qeveria e përkohshme për të shpëtuar djalin, në dobi të Monpensiesë. Tahiri natyrisht u tremb jashtë mase. Ai më rrëfeu çdo gjë që dinte, por tha se nuk kishte para që të largohej nga Gjika. Unë i premtova që do të rregulloja çdo gjë. Pasdite pagova faturën e hotelit dhe ia dhashë shumën e nevojshme për shpenzimet e tij deri të nesërmen. Më vonë e takova përsëri patriotin shqiptar i cili kishte

ngazëllim i stuhishëm! Të gjithë ishin si të elektrizuar. Faiku u zbeh sepse kishte përshtypje se kryesia kishte humbur çdo ndikim mbi kongresin. Tashti kryesimin këtu e mori qeveria e përkohshme. Ai nuk dinte se çfarë lajmesh kishte sjellë me vete Meksi. Po të propozonte Kristo Meksi si i dërguari i qeverisë shqiptare në Vlorë, Dukën Monpensie si mbret të Shqipërisë, pas ndonjë marrëveshjeje të fshehtë, atëhere kishte mbaruar çdo gjë. Unë u ula pranë ministrit të qeverisë austriake, Makavec, dhe i thashë: “Shikoni, nëse Kristo Meksi mbështet kandidaturën e Monpensiesë, jemi të humbur, sepse ai do të shpallet njëzëri”. Makaveci dukej i qetë nga jashtë, por nga brenda po dridhej. Ai ishte gati të shkonte deri aty sa të bënte skandal duke mbyllur kongresin. Kristo Meksi filloi të fliste. Ai i transmetoi Kongresit të Shqiptarëve përshëndetjet e qeverisë së përkohshme dhe njoftoi se anëtarët e qeverisë ishin shëndoshë e mirë. Pas kësaj u largua nga podiumi, përsëri i shoqëruar nga duartrokitje të stuhishme, pa kuptuar fare se çfarë vendimi kishte patur në dorë. Atmosfera u çel. Ne kuptuam se Ismail Qemali nuk dinte gjë për planin e Monpensiesë. Tani erdhi koha për të larguar Tahirin nga Gjika. Një rastësi na lehtësoi planet tona. Gjika nuk donte të paguante shpenzimet e hotelit të Tahirit. Ai iu drejtua të tjerëve, dhe pas pak kohe më erdhi një patriot shqiptar. Besoj se ishte Mark Kakarriqi apo Koci, i cili më tha se Tahiri, i biri i kryetarit të qeverisë të përkohshme, kishte një hall. Ky patriot, duke qenë se kishte dëgjuar se unë isha mik i shqiptarëve, më pyeti nëse mund ta ndih-

kërkuar 500-600 korona dhe i njoftova se e kisha shlyer borxhin e Tahirit, por se ai kishte gabuar me shumën. Nuk ishte fjala për 500-600 korona, por vetëm për 190 korona. Në këtë mënyrë një patriot shqiptar dështoi në planin e tij për të fituar 300-400 korona. Tahiri më ftoi për darkë dhe, që ai të mos përzihej në ndonjë veprim gjatë natës, duke qenë se edhe Gjika banonte në atë hotel, i dhashë shumë alkohol për të pirë. Në mesnatë e ktheva në hotel, të pirë e bërë xurxull si derr, dhe në hyrje takuam Gjikën. Ai e kuptoi mirë situatën dhe pa se për sa i përket Tahirit, kishte dështuar. Me nxitjen time Tahiri i tha se tash do të shkonte në Vjenë, ku do të banonte me mua. Kështu u ndërprenë përfundimisht lidhjet midis Gjikës dhe Tahirit. Herët në mëngjes dërgova dikë për të marrë çantat e Tahirit dhe pastaj ai udhëtoi, përsëri pa para në xhep, për në Vjenë, ku e strehova në një hotel. Kësaj radhe ishte pengu im. Më vonë i bleva një biletë treni për në Nicë, i dhashë pak para xhepi në dorë, dhe e ktheva te nëna e tij. Që të mos përsëritej një histori e tillë, Ballhausplatzi i dërgoi Zonjës Qemali një shumë më të madhe që t’a ndihmonte atë me problemet e saj financiare. Që të flas për nivelin intelektual të Tahirit, mjafton të them se gjatë kohës së Abdul Hamidit ai kishte qenë oficer i forcave detare turke. Kjo i shpjegon të gjitha. Kaq ishte pjesëmarrja ime në Kongresin e Shqiptarëve në Triest. Për hir të së vërtetës, duhet të theksoj se Ministria e Punëve të Jashtme më ka mbuluar shpenzimet. Kam mar-

Ismail Qemali

rë para nga organet qeveritare austro-hungareze gjithsej katër herë. Herën e parë mora një shumë pas krizës së Anekcionit [të Bosnjes] për shlyerjen e shumës që kisha harxhuar në vitin 1909 gjatë muajve janar, shkurt dhe mars për agjitacion në Shqipëri. Herën e dytë Ministria më dha mundësi të dërgoja Saidin në Malin e Zi dhe në Shqipëri gjatë Luftës Ballkanike. Herën e tretë u shlyen shpenzimet e mia në Kongresin e Shqiptarëve nga fondet që më solli Ali Arnauti. Herën e katërt mora një rrogë të lartë kur punoja në Bukuresht në një mision të posaçëm diplomatik gjatë fillimit të Luftës Botërore. Të gjitha shpenzimet e tjera për udhëtim, agjitacion, dhe informacion, i pagova nga xhepi im. Vetëm një herë isha agjent politik dhe kurseva para. Kjo ishte ku dola në mision si çoban. Pati edhe një episod mjaft interesant në Kongresin e Shqiptarëve kur famullitari Pjetër Tushaj i tregoi Zotit Majerhëfer se ai dhe Kryepeshkopi i Shkodrës, Monsinjor Sereqi [Sereggi], kishin bashkëpunuar më Malin e Zi kundër turqve në vjeshtë të vitit 1912. Majerhëferi më informoi për këtë lajm, që e kisha marrë me mend. Ishte për të qeshur se si e turpërova agjentin serb Vajs. Zoti Vajs, për karakterin e dyshimtë të të cilit më kishte informuar Ali Arnauti, donte të prezantohej me mua. Unë nuk isha kundër sepse kështu mund t’a demaskoja më mirë. Kur mësova për qëllimin e Vajsit, iu afrova atij menjëherë, u përkula jashtëzakonisht thellë para tij, dhe u paraqita, duke e pyetur se si mund t’a ndihmoja. Mirësjellja ime e habiti plakun, ashtu siç kisha pritur. Për shkak të moshës dhe të mënyrës së tij, prisja të ishte i ngadalshëm nga pikëpamja e inteligjencës. Ai u hutua, donte të prezantohej shpejt dhe tha: “Jov...” dhe menjëherë e ndreqi: “Johan Vajs.” Une i thashë: “Thoni lirisht Jovo. E di që jeni nga Beogradi.” Kështu e kapa dhe Zoti Vajs nga Serbia pohoi se kishte jetuar në Serbi, ishte përfshirë në një proces me qeverinë serbe për një truall, dhe më në fund pranoi se kishte ardhur në Triest si përfaqësues i një fabrike armësh, për t’iu ofruar shqiptarëve, përkatësisht shtetit të tyre, armë. Rrenat e Zotit Vajs nuk ishin të këqia. Ai besonte se unë nuk e kuptoja qëllimin e ardhjes së tij. Ai kishte për detyrë të vëzhgonte nëse shqiptarët furnizoheshin me armë nga qeveria austro-hungareze. Unë i thashë Zotit Vajs se pikërisht pushka automatike e tij ishte e papërshtatshme për shqiptarët për shkak të harxhimit të madh të municionit, dhe e njoftova se nuk ishte shumë e zgjuar nga ana e firmës së tij të dërgonte përfaqësuesin e saj të Beogradit, pra të dërgonte atë njeri në Triest, i cili po furnizonte me armë armikun shekullor të shqiptarëve, dmth. serbët. Në fund, e këshillova Zotin Vajs, që të mos diskreditohej dhe të mos diskreditonte firmën e tij, të largohej sa më shpejtë nga Triesti dhe t’iu ofronte mallrat shqiptarëve më vonë, kur armiqësia midis serbëve dhe shqiptarëve të ishte zbutur pak. Natyrisht Zoti Jovo Vajs nuk ishte shumë i kënaqur për këtë këshillë dashamirëse, kunjin e së cilës e kuptoi shumë mirë. Ai u zhduk nga vendi menjëherë. Më 3 mars unë i shkrova Konradit10 nga Triesti si më poshtë: “Shkëlqesi! Do të keni dëgjuar për rrengun e parashikuar të Dukës së Monpensiesë për marrjen e fronit shqiptar. Biografinë e tij të shtypur shqip ia dërgova Berhtoldit sot paradite. Mbase do të mendoni se jam i çmendur, kur Ju bëj këtë propozim, por për shkak të rreziqeve që mund të dalin si pasojë e politikës sone të mosveprimit, unë ju propozoj këtë plan, edhe po të jetë aventurist. Do të blej, gjoja me paratë e mia, dy avullore të Llojdit, shumë të vogla dhe shumë shpejta, dhe do t’i armatos me topa dhe me 300 ushtarë të veshur civil si vullnetarë të mi, dhe, duke marrë pajisjet e duhura ushtarake, do të zbarkoj në veri të Durrësit nën flamurin shqiptar. Avullorja e dytë do të shkojë në Vlorë. Anijet greke nga frika prej Hamidisë do të jenë zhdukur, edhe Monpensie e di këtë. Kjo avullore do të informojë qeverinë sh-

Vijon në faqen 18


4 - EPISTOLAR

A

E diel 11 Nëndor 2018

“ Vetë kartelizimi i kësaj vepre, përmban shenjën (?) pikëpyetje, shfaq dyshim, përderisa nuk ekziston asnjë shënim i shkruar, asnjë provë a tregues kohor se bëhet fjalë këtu për portret të Skënderbeut, shkruan z.Andrea. Dhe, shton se nga studiuesit e huaj theksohet se Koka i ngjason asaj të Skënderbeut, mbi bazë krahasimore me portretin e Skënderbeut te botimi i parë i Barletit në latinisht.

ARGUMENT

Medaljoni varëse kameo me portretin e Skënderbeut, vepra e parë artistike për Heroin Kombëtar - Letër profesor Lutfi Aliajt, Siena, Itali. NGAFOTAQ ANDREA I dashur Prof. Luti, i dashur mik, Studimi juaj “Medaljoni – varëse (cammeo) me portretin e Gjergj Kastriotit” në British Museum të Londrës”, botuar në VOAL, qershor 2018, sillte të dhëna të reja me mjaft interes për këtë vepër artistike nga më të hershmet e më të bukurat me portretin e Skënderbeut, duke e çuar hapa përpara historinë e artit figurativ kastriotin. Konkluzioni juaj se kjo varëse, me gurë të çmuar e me vlera të rralla, duhet të jetë punuar në Venedik nga artistë me emër dhe mbi të gjitha, duhet të jetë mbajtur në gjoks nga Donika Kastrioti, Zonja e Parë e Madhe e Arbrit, është rrjedhojë e një analize të hollësishme që ju i bëni aq bukur kësaj vepre të mrekullueshme, në rrafsh historik, por edhe artistik. Me të drejtë, ju shtroni një seri pyetjesh që kërkojnë përgjigje, dhe konkretisht: “Kush e porositi këtë medaljon varëse?”; “Kush e skicoi, gravuroi, punoi atë portret?”; “Ku dhe kur u prodhua?”; “Kush ishte pronari i saj?”; e më në fund: “Kush ishte personi që e shiti në shekullin XVI tek koleksionisti i njohur Hans Sloane?”. Pyetjet tuaja, në rolin e studiuesit serioz e metikuloz, i dashur Prof. Luti, janë me vend dhe tepër të vështira për të marrë përgjigje të saktë pas gati gjashtë shekujsh që nga koha e prodhimit të këtij medaljoni. Por, ne nga ana jonë (“ne” në kuptimin modest kolektiv të studiuesit), do orvatemi paksa të depërtojmë në labirintet e kohës për të parë më nga afër jo vetëm kuadrin historik e artistik të atij Venediku ku gëlonin qindra e mijëra artistë e artizanë, vendas dhe të huaj (e domosdo edhe artizanë arbër të mbledhur në shekujt XIV-XVI në “Calle degli Albanesi”), por edhe për të shqyrtuar disi kuadrin politik e diplomatik të Republikës së Sinjorisë me shtetin e Arbrit dhe me Skënderbeun, që të kuptojmë më mirë e më thellë simbolikën e këtij portreti të Skënderbeut shfaqur në gur oniks. Për të saktësuar diçka nga historiku që ju i bëni këtij portreti medaljon-varëse, kujtojmë se antikuari i shquar, shqiptaro-kanadezi Dritan Muka hyri në korrespondencë me British Museum Images në dhjetor 2008, pas orvatjeve të para që kishte bërë që në qershor 2007, për të kërkuar të bëhej publike në internet një foto e portretit të Skënderbeut në varësen cammeo, (fig.1) sigurisht kundrejt rregullave në fuqi dhe pagesës përkatëse. Synonte në këtë mënyrë të shuante çdo pikëpyetje dhe çdo dyshim që figuronte në katalogimin e këtij portreti ku vihej në dukje konkretisht: “Text from Dalton 1915, Catalogue of Engraved Gems: Burlington Magazine, xxiv, 1913, p. 31. The head resembles that of Scanderbeg (nënvizimi ynë). Cf. Marius Barletius, Historia de vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis, Rome, 1501 or 1510, Frontispiece, opp. p. 1. Cf. also British Museum, Catalogue of Early Italian Engravings, by A.M. Hind, Section A. 1; and Stoëe MS. 697. fol. 180.” Vetë kartelizimi i kësaj vepre, përmban shenjën (?) pikëpyetje, shfaq dyshim, përderisa nuk ekziston asnjë shënim i shkruar, asnjë provë a tregues kohor se bëhet fjalë këtu për portret të Skënderbeut. Veçse, nga studiuesit e huaj theksohet se Koka i ngjason asaj të Skënderbeut, mbi bazë krahasimore me portretin e Skënderbeut te botimi i parë i Barletit

Skenderbeu, Venecie shek. 15 British Muzeum Londër në latinisht. Ne nga ana jonë, të bindur që kishim të bënim jo vetëm me një portret origjinal të Skënderbeut, por edhe me një portret të ri të tij, nga më të hershmit e të paparë ndonjëherë, nxituam ta paraqesim këtë portret publikisht e gjithë entuziazëm në ekspozitën tonë “Shpirti i arbrit ndër shekuj”, çelur në Muzeun Historik në maj 2012, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Sigurisht, reagimet nuk do të vononin në media, dhe ndonjë studiues do të angazhohej me shkrim kushtuar kameos. Por ju, i dashur prof. Luti, na dhatë kohët e fundit një tablo të plotë të përshkrimit të kësaj kryevepre në kuadrin e studimeve tuaja për medaljonet dhe veprat më të para me portretet e Heroit Kombëtar. Mjaft studiues të jetës artistike veneciane në shekujt XV-XVI, ndër ta francezi Bertrand Jestaz, mbështetur në punimet e autorëve klasikë si G.Vasari, por edhe të P.G. Moro Lin e Emeric David, kanë vënë në dukje se Venediku i shekullit XV lulëzonte në të gjitha fushat e prodhimit, në të gjitha artet e veçanërisht në artin e gliptikës, në gravurimin e objekteve dhe sidomos të gurëve të çmuar (kameo). Me këtë “zanat” të hershëm merreshin dhe jetonin rreth 600 familje venedikase, ku shkëlqenin artistë me emër, arpunues e argjendpunues. Vetë familja Bellini është marrë edhe me artin e gliptikës e deri te arti i qëndistarisë. “Punë veneciane”, thuhej plot mburrje në oborret mbretërore të Europës, por edhe mes koleksionistësh për objekte luksi me shkëlqim të

paparë, tërë ar e vezullim gurësh të vyer, tërë mëndafshe, cohurina e qelqe të Muranos. Prodhohej, shitej, blihej e koleksionohej gjithçka, që nga objektet e kultit (kryqe e ikona shenjtorësh dhe engjëjsh në ar e kristal), deri te veprat e artit, punimet e argjendarisë, zbukurimet nga fauna dhe flora, bizhuteritë, orenditë, madje edhe serviset prej ari të guzhinës. Mbi të gjitha, mbretër, princër, dukë, dozhë, markezë e emra të njohur personazhesh historikë, rendnin kush e kush të kishte jo vetëm portretin e tij nga dorë mjeshtërore, për të lënë gjurmë shkëlqimi në këtë epokë të artë veneciane, por edhe për të zbukuruar kështjellat e tyre mesjetare me koleksione të pasura, deri edhe me statuja mermeri, tryeza tualeti e pasqyra kristali. E njohur kështu për luksin e saj të shfrenuar, për madhështinë, por mbi të gjitha për shpirtin tregtar e fitimprurës, për rol të dorës së parë në marrëdhëniet me Evropën, Sinjoria - kjo Zonjë e Madhe e republikave italiane, “Qytet i pasur në ar, por edhe më shumë në famë”, siç thoshte Petrarka i shekullit XIV, me flotën tregtare e ushtarake më të përparuar të kohës -, po njihte kësisoj gjatë shekullit XV kulmin e lulëzimit, mes entuziazmit e euforisë. Asgjë s’e ndalte në zgjatjen e kthetrave si superfuqi e parë e kohës për të akaparuar tregje, duke ndjekur politikat e veta koloniale pa kurrfarë skrupulli e në dëm të popujve të tjerë, kryesisht të Ilirikumit të lashtë e të Ballkanit. (fig.2 Venediku). Veçse... ama,... çdo lartësim ka rënie, çdo shkëlqim ka zbehje, dhe shpejt do pasonte një periudhë vështirësish për Republikën e Shën Markut, që do fillonte në prag të shekullit XVI, të njihte lëkundjet, tensionet, tkurrjet, si dhe ciklin e ulje-ngritjeve. Në fund të shekullit XV, prodhimet e luksit njohën krizë të rëndë në Venedik, për shkak të konkurrencës së huaj dhe largimit jashtë të arit, gjë që do të shkakton-

te rrënim të prodhimit vendas. Aq sa më 1502, Senati detyrohet të marrë vendim që të mos përdoreshin më metalet e çmuara për zbukurime, sepse po boshatisnin thesaret e Republikës. Tanimë, nga 600 familje arpunuesish në Venedik, u lejuan të punojnë vetëm 20 familje. Më 1506, arrin kulmin kriza e objekteve të luksit, dhe më 1509, pas humbjes nga Venediku të betejës së Agnadello-s kundër koalicionit të huaj, Sinjoria veç kur do ta shihte veten në vështirësi të mëdha për të financuar e përballur sidomos luftën kundër turqve osmanë. Për rrjedhojë, plasi kriza financiare dhe Senati mori masa drakoniane që të ndalej me çdo kusht përdorimi i floririt për zbukurime. Po ashtu edhe përdorimi i gurëve të çmuar. Sakaq, epërsinë dhe përparësinë në Itali për prodhimin e objekteve të luksit do ta merrte Republika e Milanit. E paraqitëm tërë këtë panoramë, prof. Lutfiu, për të konfirmuar përfundimin e rëndësishëm të studiuesve të huaj, po edhe tuajin se kameo me portretin e Skënderbeut ishte pamëdyshje prodhim venedikas luksoz i mesit të shekullit XV, pikërisht në periudhën kur Skënderbeu ishte gjallë, dhe kur kishin filluar të prodhoheshin edhe medaljonet e para me portretin e tij. Por, le të shohim konkretisht nga afër tipologjinë e portreteve të Skënderbeut të asaj periudhe, për të kërkuar mes tyre përafritë, dallimet, stilet dhe vetë synimin e realizimit të këtyre veprave. Konkretisht vëmë re: Së pari, në tre gjinitë e veprave më të hershme me portretin e Heroit Kombëtar, (në kameo, në medaljon argjendi e bronzi, në miniaturën e kodikut të Fiocco-s, fig. 3, 4, 5), Kastrioti i Madh na shfaqet me profil vetëm nga e majta. Dhe nuk është rastësi: është pozicioni i parapëlqyer e tradicional i dozhëve të Venedikut (e majta e zemrës), po edhe i mbretërve, princërve, etj. Në fakt, edhe vetë portreti i parë i Skënderbeut në vaj, i realizuar mbi bazën e skicimeve të G. Bellini-t (“Skënderbeu” i galerisë Ufizzi të Firencës, - fig. 6), shfaqet gjithashtu me profil nga e majta. Më tej, edhe portreti i Skënderbeut në veprën e parë “Historia e Skënderbeut” e Barletit në latinisht (15021508), pozicionohet sërish nga e majta (fig.7). Së dyti, në tre gjinitë e këtyre veprave, Heroi paraqitet në tre mosha të ndryshme: në moshë të hijshme e hirshme 40-50 vjeçare (kameo); në moshë mbi 50 vjeçare (figurë impozante apo legjendare - medaljonet); në moshë bukurisht e realisht 60 vjeçare (miniatura në kodikun e Fiocco-s, 1465). Domosdo, nga vitet 1450 deri më 1465, Skënderbeu do të lëvizte si fizionomi, dhe s’kish si të shfaqej statik e vetëm një, unikal. Është kjo arsyeja që kemi larmi portretesh të Skënderbeut, në mosha të ndryshme, por edhe në stile të ndryshme, sipas shkollave, epokave dhe vetë individualiteteve artistike, që kanë trajtuar historikisht portretin e Skënderbeut. Së treti, figura e KryeHeroit sa ishte gjallë, pasqyruar në gjini të ndryshme të artit aplikativ (gur i çmuar, metal, pergamenë) dëshmon për vetë qëllimin e realizimit të tyre me një funksion të caktuar: për t’iu bërë dhuratë e çmuar vetë Heroit. Së katërti e rrjedhimisht, dhurata merr kësisoj karakter të fuqishëm politik dhe është shprehje e marrëdhënieve të jashtme, në kohë


}

MEA CULPA - 5

E diel 11 Nëndor 2018

}

...nga numri i shkuar

“Milosao” e këtij numri ishte relativisht e thjeshtë, por me faqosje pak absurde. Disi kubistë. Kuratori Artan Shabani foli për veprat e ekspozuara të piktorëve të njohur shqiptarë, që studiuan jashtë vendit dhe që, po qëndrojnë të ekspozuara në Rezidencën italiane. Në këtë intervistë, kuratori flet përtej kësaj ekspozite, duke na treguar tiparet e punës së artistëve të ndryshme... Ajo që i bashkon të gjithë, sidomos ata që vinë nga vendet latine është ajo që ata të gjithë do të përcjellin në shkollën shqiptare, në vitet që do të vijnë. Redaktori ia vonoi intervistën, por shpresojmë që autori të mos ketë mbetur i zhgënjyer. Gazmend Kapllani na propozoi një cikël të një autore anëtarët e të cilës i kishin mbijetuar pogromeve dhe holokaustit. Marjorie Agosin (1955) u rrit në Kili në një familje Hebrejsh. Kjo poliglotë e thekson këtë në një nga esetë e saj me shprehjen se: “Babeli i gjuhëve që dëgjoheshin në shtëpinë tonë, më ndihmoi të meditoja mbi domethënien e gjuhës dhe të Diasporës”. Marjorie Agosin vazhdon

e hapësirë midis shtetit të Arbrit e Shefit të tij dhe republikave të tjera italiane (shteti i Napolit, Republika e Venedikut, Vatikani, etj.). Ju keni të drejtë, i dashur mik, kur thoni se medaljoni kameo duhet t’i jetë bërë dhuratë Skënderbeut me rastin e martesës së tij. Po. Është një pohim i guximshëm e i fuqishëm, rrjedhojë logjike e analizës suaj në kuadrin kohor të realizimit të kësaj vepre. Dhe ne ju mbështesim në mendimin tuaj se kameo është dhuratë për martesë e Princit të Arbrit. Në këtë rast, ne mund të thellojmë analizën tonë dhe të dalim në disa përfundime: a) Martesa është ngjarje madhore në jetën e një Princi, e sidomos të një Princi jo dosido, por të një drejtuesi e burrë shteti. Kameo, duke qenë objekt luksi i klasit të parë, merr kuptim të thellë dhe simbolikë të plotë e të fuqishme kur vjen si e porositur nga lart, nga një autoritet madhor, ashtu sikurse do vepronte më pas me dhurata të çmuara për Skënderbeun Alfonsi e Ferdinandi i Aragonës dhe sidomos Papati. Në rastin konkret, më 1451, e interesuar për mbarëvajtje dhe aleancë me KryePrincin Kastriot dhe në vazhdimësinë e politikës së saj të cilësuar “e zhdërvjelltë” (dredharake në fakt), Republika e Venedikut nuk do mungonte të dërgonte në Ardenicë - ku u zhvillua ceremonia e kurorëzimit të Skënderbeut me Donikën më 21 prill 1451 - Proveditorin e saj të përgjithshëm në Shqipëri, përkrah ambasadorëve të Napolit, Vatikanit, Raguzës dhe mjaft princërve të Arbërisë. E domosdo, këta të deleguar nuk kish si të shkonin aty me duar në xhepa, por shkonin me dhurata luksoze (ashtu sikurse princërit arbër dhe mbarë populli dërgonin me këtë rast në Krujë karvanë varganë me gjë të gjallë, drithë, mallra e ndihma financiare – sipas zakonit mesjetar sintetizuar në shprehjen “edhe mbreti e do dhuratën”), për të dëshmuar kështu afrimin dhe afinitetin me Princin e madh shqiptar. Pra, për mendimin tonë, kameo me portretin e Skënderbeut duhet të jetë dhuratë e drejtpërdrejtë e Republikës së Shën Markut me vendim Senati. A nuk veproi kështu Senati kur dërgoi me vendim të posaçëm më 1479 Gentile Bellini-n në Konstandinopojë për të realizuar mbi gjashtë piktura e medaljone me portretin e Mehmetit II, në kuadrin e politikës së Venedikut për afrim me një tjetër superfuqi të kohës, perandorinë osmane? Nga ana tjetër, dimë që Skënderbeu dhe familja e tij fisnike ishin edhe qytetarë nderi të Venecias. Ky, mendojmë,

të shkruaj poezi në spanjisht, mandej duke e përkthyer vetë në Anglisht, na thotë Kapllani, që e solli mjeshtërisht në shqip. Layout e kishte lënë Kapllanin dhe si autor. Për fat, mendojmë se e rregulluam në kohë. Miljenko Jergoviç, një nga autorët më të njohur sllavë, vjen në këtë numër me një shkrim për Ismail Kadarenë dhe një vepër të tij të përkthyer në Kroatisht. Xhelal Fejza, që na e propozoi, e kish sjellë për publikun me një përkthim korrekt për shkrimtarin tonë të njohur...Titulli është shumë interesant: Rusja në vendin që mezi mjafton për varret e banorëve të tij. Kujtim Dashi na solli tregimin e tij, që vazhdon dhe do të ketë dhe një numër. Redaktori mendon se ishte numër i mirë por se layout ishte jo aq i mirë, por kjo ndoshta dhe nga mungesa e bashkëpunimit të duhur, për të cilin duhet të fajësohet ai vetë, që ka punuar aspak mirë në këtë javë.

Pse jam i bindur për një portret të Skënderbeut?! Ne nga ana jonë, të bindur që kishim të bënim jo vetëm me një portret origjinal të Skënderbeut, por edhe me një portret të ri të tij, nga më të hershmit e të paparë ndonjëherë, nxituam ta paraqesim këtë portret publikisht e gjithë entuziazëm në ekspozitën tonë “Shpirti i arbrit ndër shekuj”, çelur në Muzeun Historik në maj 2012, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, saktëson ai.

duhet të jetë kuptimi i dhuratës me kameon luksoze dhe është tjetër punë që këtë dhuratë të çmuar sigurisht do ta mbante në gjoks Donika Kastrioti (krahas kryqit të artë), kur bashkëshorti, sipas shprehjes së bukur frënge

“bëhet gjysma tënde” e brendshme, falë dashurisë, besnikërisë bashkëshortore, aleancës familjare fisnikërore, etj. Le të sjellim këtu në kujtesë edhe Faik Konicën kur shkruan prozën e bukur “Martesa e Skënderbeut”, duke theksuar se atë vit, “U dëftua në faqe të gjithë dheut, se Skënderbeu qe më i madhi kapetan i kohës së tija” (nënvizimi ynë). b) Në fakt, një vëzhgim i vëmendshëm i portretit të kameos na shfaq një Skënderbe yll të bukur 46 vjeçar, dhëndër i denjë plot fisnikëri e me kurorë martesore mbi krye, si një element domethënës për eventin dhe me një këmishë zbukuruar me shtatë pala në qafë (shtata si shifër e shenjtë). Leshrat, balli, syri, hunda, goja, mjekra e dredhur dhe e derdhur paraqesin një profil plot madhështi e dinjitet jetësor, një personalitet të shkallës së epërme, me individualizim e tipizim origjinal, realist, por edhe me lirizëm të theksuar. Jemi ende në profilin “klasik” venecian si stil imitues i medaljoneve dhe monedhave të lashta të botës iliro-greko-romake, por që shpejt do pasohej nga portreti me pamje tre të katërta të stilit flamand, praktikuar në atë kohë nga Jan van Eyck, i cili do ta sillte artin e tij në Venedik vetëm më 1474. c) Duke pranuar portretin e Skënderbeut në kameo si dhuratë e vitit 1451, kemi të drejtë nga ana tjetër, të pohojmë se ky portret artistik luksoz, i rrafshit sipëror, është dhe duhet të jetë ndër të parët, në mos i pari portret i Heroit Kombëtar që na shfaqet më se real, përderisa vetë Heroi do ta kishte pothuaj përditë përpara syve këtë medaljon varur në gjoksin e Arianitkës së tij nuse 23 vjeçare. Në këtë rast, medaljonet e tjerë të Skënderbeut me portret disi “më të plakur” (fig. 4, 8), dhe të hamendësuar si të Pisanello-s, të vitit 1449, nuk do mund t’i qëndronin arsyetimit që po parashtrojmë, veç në mos ato medaljone të jenë bërë enkas për të shfaqur një portret heroi legjendar - sikurse kemi thënë në një shkrim - mbi bazë skicimesh të realizuara ndoshta nga dezinjatorë

lokalë (arbër) për t’u dërguar më pas në Raguzë apo Venedik. d) Po ashtu, jemi të mendimit se nuk do konsiderohej si fort e bazuar hipoteza sipas së cilës Skënderbeu duhet ta ketë porositur vetë këtë portret kameo në Venecie, për t’ia bërë dhuratë nuses së tij me rastin e martesës, në bazë të modës në fuqi, kur gratë mondane të kohës parapëlqenin shumë objektet e luksit në kameo. Teza tingëllon paksa “e tërhequr për flokësh”, siç thotë frëngu, e ndërlikuar, sepse do të na shfaqte në këtë rast një Skënderbe disi “narcisik”, që i bën dhuratë bashkëshortes portretin e vet. Në të vërtetë, Skënderbe Burri kish se ç’t’i bënte dhuratë Donikës: bizhuteri, varëse, byzylykë, unaza, kryqe e shenjtorë, po se po, por edhe servise kristalinë e në ar, etj. për të mos shkuar më tej, tërë ato objekte veneciane luksoze që në fakt, do të rimbarteshin në Itali nga Donika me tre anijata, pas vdekjes së Heroit. e) Nëse Donika e ka mbajtur në gjoks portretin e TënZot në gjallje të tij, kjo do të thotë se ajo duhet ta ruante këtë medaljon si gjënë më të çmuar shpirtërore gjatë tërë jetës së saj të gjatë, deri ditën e fundit që mbylli sytë si një e ve e ndëshkuar keq nga fati që në moshë të re, pa e shkuar kurrë ndër mend të rimartohej si shoqet e veta princesha të oborreve të Europës, që s’e kishin për gjë të rimartoheshin edhe tre herë a më shumë. Por, përderisa medaljoni është blerë në Itali nga koleksionisti Hans Sloane në shekullin XVI, dhe jo në Spanjë, ku Donika ndërroi jetë, atëherë lindin pikëpyetje të reja për fatin dhe rrugëtimin dorë më dorë të këtij medaljoni, një enigmë më shumë që do mund të vinte në dyshim krejt arsyetimin që parashtruam më lart. Veçse, ... fati tragjik e historik i shqiptarit, fati sizifian i mbijetesës, nga ku edhe stoicizmi e epizmi i tij, nuk do të kursente as Mbretëreshën Donika Kastrioti, siç do të shohim në një shkrim të ardhshëm, gjë që do mund të shpjerë në do pista të reja tezash e hipotezash, kur Donika, përpara fatit të keq të sajin, të familjes, të vendit të vet pushtuar egër, ndoshta ka qenë e shtrënguar të shkëputet edhe nga objekti shpirtëror i saj për njëmijë arsye. Sepse, përderisa u detyrua të shkëputet e të lërë trojet amtare, për hir të mbijetesës dhe në emër të fesë së krishterë, nuk përjashtohet as mundësia që këtë kameo me portretin e Skënderbeut – sikurse ndodhi me krejt kancelarinë skënderbejane dhe objektet me vlerë (kodikët, shpatat, helmetat, medaljonet, heraldikat, etj. etj.) - ajo t’ia ketë kaluar me testament për trashëgimi, gjithnjë në emër të vazhdimësisë së kujtimit të Heroit të Madh - djalit, nipërve, nuseve të shumta në Itali (kur vetëm sot numërohen në këtë vend rreth 150 familje Kastrioti), duke qenë e sigurt se në Spanjë, fati i saj mund të njihte të papritura edhe më të këqija e përvoja edhe më të hidhura... Le të shohim më në fund rrethanat politike, diplomatike e artistike, që bënë të mundur realizimin e dhuratës kameo. Një vëzhgim i shpejtë i marrëdhënieve të Venedikut me shtetin e Arbrit dhe Skënderbe-

Vijon në faqen 18


6 - LETËRSIA SHQIPE

T

TREGIM

NGA KUJTIM DASHI - Gjyshe, të lutem, - ngriti zërin masterxhiku. Veçse nuk i tha “Mjaft më, i njëjti avaz tash sa vjet! S’të mjaftojnë punët e shtëpisë?” - Mama, si thua, të rrinte im bir pa punë? e mbrojti i ati. - I ka hyrë në hak keq tjetrit, sa s’ka ku të vejë më. Kap njërin e kap tjetrin deri sa ia gjetët rrëfanën me vëllanë e presidentit, edhe do lekë dhatë…Po ne rrogë e kokë ishim, ai po me një rrogë mësueseje e me dy fëmijë që i studionin jashtë, studionin e punonin për të fituar jetën me djersën e ballit; ky po i ri që edhe mund të gjente punë ndokund më kollaj se ai në atë moshë…Më vjen turp, kur e çoj nëpërmend të shkretin. Kur patët nevojë për të e nxirrnit prej kreje të dy, babë e bir, s’ka si ai, do ta ftonit edhe në dasmë po të bëhej, pastaj i futët stërkëmbsen…Unë ty të kam nip, po kam qenë gjithmonë me të drejtën dhe atë e dalloi lehtë, mos kini merak, paçka se po i bëj tetëdhjetë vjeç…Me ndërrue dollapi, të parët do t’i përqalleni atij si macja, sikur s’ka ndodhë asgjë… Gjyshja ishte ndër të vetmet në familje, që e kishte ndjerë heret ndryshimin e madh të të nipit, fill pas largimit të ish-kolegut më të vjetër të tij dhe nuk ngurronte ta vinte në spikamë, madje e quante si një fatkeqësi ndarjen me të në atë mënyrë tinzare e të pabesë, pasi nipi e ndjente, se do të mbeste si peshku në zall. E kishte patur prindin e virtytshëm në zyrë; e kishte patur mësuesin e urtë, të ditur e të duruar, që i rrëfente vetëm rrugën e drejtë e të ndershme, po s’ia diti kimetin, se e shihte pa perspektivë udhën parimore që ndiqte ai; e kishte patur specialistin e zotë e të kulturuar ballëpërballë në tryezë e në sa shërbime të përbashkëta, po nuk e deshi zotëria jonë, i ra të mirës me shqelm; donte soj tjetër, që t’ia shtronin rrugën e karrierës apo dhe t’i vinin purteka, ta përdornin si të mundnin; se nuk qe mësuar të vështronte lart, po poshtë, i donte gjërat t’ia bënin hazër të tjerët e ai të ishte i pranishëm në prerjen e shiritit, t’u merrte meritat dhe paratë, kur u bë për ta; i donte gjërat, në mos të gatshme, të paktën, pa shumë mund e strapacim, thuajse gjysmë të gatshme dhe i dukej vetja shumë i zoti dhe i prerë për shefllëk; ndihmoi me ç’pati në dorë, bëri gjithçka mundte, që ta flaknin fisnikun fjalëpak në rrugë të madhe, ta kthenin në atë moshë në gjeometër. Tashmë që na ka dalë të gjithëve prej duarsh e nuk e rrokim më, nuk e ndalojmë dot theqafjen s’bën para më meraku ynë; s’e ndalon vetë i ati që e mori përdore në këto rrugë, që s’besoj kurrësesi, se ka dashtë të bëhej i tillë, as e ëma, le më unë, që më ka shpërfillur gjithmonë, thuajse vinte zotëria nga ndonjë derë princërore apo mua të më kishin gjetur në rrugë e të më kishin marrë në këtë shtëpi për sevap. Ky është tre herë i humbur; jo vetëm, se s’po punon për faqen e vet, po as të të atit, le më për pasardhësin e tij, kur të bëhet me të. - Gjyshe, vërtet s’të marrë vesh ty, a më ke mua nip, apo atë që s’e ke parë kurrë në jetën tënde? - Vërtet, mirë e ke ti, s’e kam takuar kurrë, po ama e kam parë fytyrën e shpirtin e tij te ti atëherë kur kishe më nevojë se asnjë herë tjetër, kur të mbrojti nga rreziqet dhe atëherë, me sa mbaj mend, i ishe mirënjohës, - i ke harruar? - e të mori përdore si të birin e të drejtoj në punë, të gdhendi me shembullin e jetën e tij qelibar, duke ndrequr edhe ndonjë gabim tonin që kishim bërë me ty, - as na ke thënë vetë sa herë si është e mundur që të ketë ende në botë njerëz si ai ekzemplar, që të mos i ketë prekur fare e keqja?! - …se njeriu kohën më të gjatë e kalon në punë dhe me andrrallat e saj, apo jo? - Ou, me ty gjyshe nuk flitet, - ia bëri mas-

E diel 11 Nëndor 2018

Këtu mbyllet tregimi i publicistit të njohur, i cili ka vazhduar për tre numra duke sjellë një pjesë të realitetit shqiptar në gjuhën e një gjinie të tillë...

Pas Guttenbergut një filxhan çaj me kamomil

terxhiku dhe u mat të shkonte në dhomën e vet për t’u shtrirë. - Jo, jo, qëndro, - i tha i ati prerë, si ta kishte marrë urdhërin nga e shoqja. Dhe, ule pak grykën me nënën, se e ke marrë shumë yrysh e përpjetë, se t’i thotë troç gjërat. Me të thënë të drejtën, herëherë as unë kam nisur mos të të njoh më se kush je? - Më pyete, baba se ç’më mundon? Pse nuk flas? Tani që u tregova, kaloni fill e në gjyq, sikur jam ende nxënës shkolle, që kam marrë katër. As më qani hallin se si e tek t’ia bëjmë. - E, mirë, dakort. Deri sa të vijë ky Guttenbergu e presidenti hungarez këtu tek ne, ehë ka për t’u dashtë një kohë e gjatë, sa ujë do të rrjedhë deri atëherë…Shih, kaluan njëzet vjet pas shkrepjes së demokracisë e, ku jemi, sikur rrethrrotullohemi në një vend, po hyjmë sot e po hyjmë nesër në Evropë, si të ishim majë vaporit a ta hedhim a mos ta hedhim spirancën… - Vjen, baba, vjen, Karl-Theodor Maria Nikolaus Johann Jacob Philipp Franz Joseph Sylvester freiherr von und zu…, me njërin gjysh princ e me tjetrin kont; me gjyshe stërmbesë perandorësh… - Kush mo? Ç’na ngatërron tani me gjithfarë emrash e ofiqesh, me kontër e princër, nga i psonise, ç’po na duhen? I pari, ai është? - Për atë e kisha fjalën, baba, po Karl zu Guttenberg i thonë shkurt, vjen kur duan të të bëjnë keq, eh, sa shpejt që vjen, ke për ta parë…Më keq se ministrit të mbërtheckave do të ma bëjnë, edhe se ministrit gjerman…Këtij hungarezit po i bëjnë presion përditë që të japë dorëheqjen… - Je trembur keq, mbaje veten! - E di ç’ka propozuar njëri nga ato të frontit kundërshtues, që zumë në gojë pak më parë dhe që ti the, se nuk vijnë dot kaq shpejt në vendin tonë? Siç deklarohet pasuria e fituar, kanë propozuar, të deklarojmë vullnetarisht se kemi respektuar kriteret shkencore dhe etike, bie

fjala, unë për marrjen e masterit, tjetri për mbrojtjen e gradës shkencore të doktorit të shkencave e, kështu me radhë?! - Kur e ka botuar? Pardje? Ja, nesër, mbaron dita e tretë e çudisë dhe shuhet kjo punë!...Këtu do të jemi. Do të rifillojë, kushedi më vonë, po do të nisë sërish nga e para.Tre ditë të tjera sërish…Që të marrë zjarr diçka duhet të ketë një interes publik, a më kupton? Njerëzit këtu po marrin bukën me listë dhe as që iu bie ndërmend për masterat tuaj, hajde mendje, hajde! - Ee, kështu thua ti, po e di, të parin mua do të më denoncojnë, nuk heqin dorë, jo. Ka programe tani që t’i nxjerrin të palarat në shesh kollaj fare. Kur ia nxorën gjermanit, princit e tani presidentit hungarez, jo mua, e ç’jam unë para tyre?!… - Mos e merr me kaq frikë, mos u bëj merak. Çdo gjë do të shkojë në vend të vet. Ka thënë gjyshi yt, sa më e vështirë ta marrësh në fillim, aq më lehtë del në fund. Si për të tjerët, do të bëhet edhe për ty. Nuk je i vetmi. E keqja është, se nuk mund ta korrigjosh më temën, ajo është e depozituar, vajte dhe e bëre dhe libër, të dhënat e tua tashmë janë në sistem… - Të pata thënë, baba. - Ti vërtet je i çuditshëm, për nder. Se mos e mbrojta për vete masterin! Duhet, baba, për të mbrojtur vendin e punës, më the. Në fakt, më the duhet çimentuar vendi i punës. Urdhëro paratë, të thashë. T’i gjeta dhe shokët e miqtë e mi, të ndihmuan me çfarë mundën, çmos bënë, më fute në borxh tek ata. Atëherë s’pate ndonjë pretendim, apo jo? Ç’mund të bëja më tepër unë?! Të kishe këllqe vetë s’merrje pak aty e pak këtu, pa ja ditur për nder askujt. Këtë e dije mirë edhe pa dalë ky shembulli gjerman, mos m’i shit mua ato dëngla, sikur për ty kur nuk të shkojnë punët fjollë siç dhe i do, unë jam fatkeqësia vetë dhe jo e kundërta. Ou, ky me bllok faturimi po i shkon jeta. Ç’janë të mira ia tërheq saora kërraba për vete, ç’i dalin për ibret ua kanë fajin të tjerët…Nuk më thua pak si mund t’i zbulojnë lëndën e huaj në një master? - Me softuere, baba, me softuere.

- Softuere?! - Janë programe kompjuterike, të cilët bëjnë të mundur konfirmimin, shqyrtimin e punimeve nëpërmjet fjalëve kyçe, pothuajse njësoj si kërkimi që bëhet në Google… - Të pyeta shqeto, ma thuaj troç lëndën e huaj, lëndën e huaj si e gjejnë? As i ati dhe as i biri s’e kishin vënë re që nëna ishte ngritur, kishte marrë në bufe shishen e rakisë dhe dy putira dhe ua kishte vënë përpara. Po pijeni një gotë, shyqyr që po iu shoh të kuvendoni përsëmbari babë e bir, u tha dhe ua mbushi putirat me raki. - Softueri ia lehtëson punën si komisionit, ashtu edhe për vlerësimin e saktë të punimit të kandidatëve, bie fjala, për master, për doktoraturë… - Shih ky, unë të pyes ku është ujku, ti thua ja ku janë gjurmët…Si i gjejnë, po të pyes, si? - Është një procedurë e tërë, baba, por po i bie shkurt: sipas ligjit, çdokush që përgatit një tezë masteri apo doktorature, si dhe të gjithë ata që përgatitin punime shkencore me karakter kërkimor në formën e një libri me disa kopje, - ja, siç bëra unë, që më hëngri bytha dhe shkova edhe e botova, hajde tërhiqe tani tërë tirazhin nga tregu dhe prapëseprap s’më shpëton dot, se janë kopjet e detyruara në bibliotekën kombëtare. Atje pajisen me një numër specifik. - E përse shërben? - pyeti i ati për t’i shkuar deri në fund zhbirilimit të këtij halli, që i kishte rënë papritur e pakujtuar të birit si rrufeja në mot të kthjellët, po në radhë të parë atij vetë. Ai ndërkohë kishte zënë të mendonte se si mund të shpëtonte pjesën e vet të përgjegjësisë, që pa ia vënë emrin kështu e dinte se do t’i rëndonte vetvetiu mbi shpinë, siç kishte ngjarë dhe në plot raste të tjera. Më parë do të mblidhte e mblidhte informacion, pastaj do të ofronte zgjidhjen e vet me një prakticitet e qetësi olimpike, që të çudiste. - Ky numri shërben për të ruajtur të drejtën e autorit, - fjala është, se kush pyet këtu, o aman, për të drejtën e autorit, - dhe për t’u mbrojtur në raste abuzimesh, si mund ta trajtojnë nesër rastin tim, në të njëjtën kohë jep edhe garanci për autenticitetin e kërkimit dhe personin, që e ka dorëzuar atje, vitin dhe plot gjëra jo më pak të rëndësishme për të drejtën e autorit. Unë këto i di mirë, po ç’e do më hëngri bytha dhe tema më doli si një aliazh, që, po të dojnë, të gjallë e të vdekur, do të më kërkojnë secili pjesën e vet… - Domethënë nuk do të thërrasin më rrugëve “duam paratë tona”, si atëherë kur ranë piramidat financiare, por duam tezat, duam punimin tonë… - I fortë je, baba! Sa i qetë je, mor burrë? Mua po më zien koka, ty të shkon mendja tani të bësh edhe humor! - Ç’të bëj, nga halli e kemi. Merre shtruar. Mos e merr me kaq frikë, mos u bëj merak, se s’të ka trokitur kush ende në derë për këtë punë. E ke erën ende me vete. Ke për të parë, çdo gjë do të shkojë në vend të vet, mblidhe veten. Dukesh se pas pak do të trokasë porta dhe do të thërrasin në hetuesi. Ka hetuesi shkencore? Akademike? Po më dukesh si ata tregtarët e pasluftës së fundit, që prisnin me ankth partizanin me pushkë gjermane, për t’ua dorëzuar pasurinë, florinjtë… - Mirë, po thua, tamam si ata tregtarët, që ia kishin frikën gjyshit të tij si morten për tatimet e jashtëzakonshme të luftës. Ka bërë detyrën, ka qenë i rreptë, po edhe i drejtë. Ia zen kush në gojë emrin për të keq atij tani në demokraci? Kurrkush. S’ia zë se ka qenë i ndershëm. Ashtu ishte koha. Nga do të mer-


HISTORI - 7

E diel 11 Nëndor 2018 rte pushteti i ri për rimëkëmbjen nga lufta? Hej dreq, është bërë djali sa një grusht, sikur ç’e ka gjetë, i ka hyrë frika në palcë. Dhe jepi gotës. Po me të ra ndonjë qamet më të i madh në kokë, ç’bënke ti?! Po i ngritke duart përpjetë. Thirri mendjes, në qoftë se s’iu ke bërë ndonjë gjë të mbrapsht këtyre, në qoftë se s’ke marrë në qafë kënd s’ke përse me pasë frikë… - Nuk ma merr mendja që tek ne të ketë statistika të qarta dhe konkrete për plagjiaturat, - se nëse ndokush do t’i hyjë temës tënde, besoj kështu do ta trajtojë, apo jo, për rastet e kapura në flagrancë me vjedhje, përvetësime dhe abuzime të të drejtës së autorit…, - tha i ati duke shmangur e nxjerrë me marifet nga biseda të ëmën, së cilës i kishte mbetur pikë në zemër se mos nipi ishte përzierë në ndonjë punë të keqe, siç thoshte ajo dhe, pas kësaj, do t’i vinte medoemos shpagimi i të dëmtuarve. S’mund të bënte përjashtim. Kur e kishte patur me atë kolegun e vjetër s’ia kishte merakun fare. Tanimë orë e çast. Ishte dhënë fort pas lekut, pas karriges. - Ka si nuk paska. Njërit që kopjoj mot à mot një fjalor dygjuhësh, e gjobiten rëndë, dhjetë milionë lekë, natyrisht të vjetra. E kujton, po e ke nga ana jote, dhe s’do t’ia zësh emrin në gojë, se iu ka turpëruar…Tashti ai prap profesor mbeti, më duket se është bërë edhe doktor para disa kohësh, po ama u ngrit një tufan i tillë kundër tij, sa u duk se do të bëhej nami në këtë vend; dhe gjobën e pagoi deri më një si vasja, si i thonë llafit…Ka të dhëna për penalizime në raste plagjiaturash në punime kërkimore, teza masteri apo doktoraturash, po ka dhe një heshtje nga të gjithë, sipas parimit mos më ngacmo, që të mos ngacmoj. Askush nuk e kruan kokën e vet, megjithëse e kanë mizën nën kësulë. Dhe, kur në shtet kështu, le më ç’bëhet në universitet jopublike. Katrahurë…Unë, të paktën, kam shkuar dhe e kam marrë me këmbët e mia, ndërsa atyre ua çojnë në shtëpi dhe u vënë notën, që u duhet, që u thonë…Dhjetë e do? Urdhëro dhjetën!... - Mos kij merak se askush s’e ngre dorën për të kruar kokën e vet, siç the. - Prap s’ka gjë që ma rehaton shpirtin tim!...Po kush më siguron mua se ai, ish-kolegu, - e ka një mendje ai, që Zot na ruaj, derr maloku është, - do të heshtë, do të mjaftohet me atë shkrim te ajo gazeta e përditshme, që s’po mundet me ia mbyllë gojën as vetë Njeriu i Shpresës së Bjerrun, nuk do t’i shkojë deri në fund, për të më hequr masterin, për të më turpëruar në fillim faqe botës, pastaj dhe për të më flakur me ceremoni nga puna. E kujt do t’i dhëmbë më për mua? Kush do të më dalë për zot? - Kushtojnë ato softueret, kushtojnë? Si thua do të hyjnë shpejt ato tek ne? - Natyrisht, për blerjen e tyre duhen fonde, po kur është puna për të keq, si rasti im, eh, si gjenden paratë, menjëherë, turravrap…Ish-kolegu tani s’ka kurrëfarë pushteti, por po erdhi një ditë, po u rikthye, siç dhe pretendon me të vetët, - dikur besa dhe ne ishim me ta, po iu lamë shëndenë, duam të hamë, duam të jetojmë, s’bëjnë para principet, s’na i zgjidhin hallet ato, - pra të majtët e djathtë, qindin më punon, mua të parit. Fillon me masterin tim. Mirë thashë, i imi është paçka se kam marrë ndonjë gjë herë te njëri e herë te tjetri. Ama, i kam bluar në mullirin tim. Sidoqoftë, iu rikthye përgjigjes së pyetjes, për vendosjen e një teknologjie të tillë nevojitet ngritja e një grupi shqyrtimi, i cili duhet të diskutojë për modalitetet dhe bazën e të dhënave, se ku do të bazohet e si do të zhvillohet projekti. - Gjithmonë ka dhe do të ketë një fillim…Pak a shumë këto softueret, qenkan si një linjë ekstraksioni, që punon me kapacitet të plotë dhe nxjerr mënjanë lëndën e huaj, si të thashë, ndërsa lejon të kalojë e sakta, e vërteta…Si skaner dogane, ti kalo, ti prit pak se do të verifikojmë diçka… - Eh, baba, ty të bie ndërmend edhe të bësh shaka, mor burrë, mua po më vlon truri si rallë herë…S’doja t’iu mërzisja më shumë që parë… - Pse? - Për efektin domino që po ngjet, pra, ja përse; Gjermani, Hungari…Lexova në internet, kur isha në punë, se drejtuesit e Universitetit të Semmelëeis kishin vendosur t’ia hiqnin doktoraturën…Kujt thua ti? Vetë Presidentit të Hungarisë, Pal Schmitt…Përflitet tani edhe për ministrin gjerman të kulturës, e pashë qëparë në facebook, madje për dhjetëra faqe të kopjuara për dokturaturën e

tij, jo thjesht pasazhe a fragmente… - Dhe?... - Kjo konfirmon se testet e doktoraturës të paraqitura plot njëzet vite më parë, fjalën e kam për këtë presidentin hungarez, ishin të kopjuara pothuajse plotësisht nga një punë e tjetërkujt. Kush të fal sot, babi?! Dhe, vendimin e ka marrë senati i universitetit. - Senati i universitetit mbi presidentin e vendit?! - Pashë nderin kujton se atje është si tek ne? Më ka çudit edhe votimi i tyre, sa të pavarur që janë: tridhjetë e tre vota pro heqjes së doktoraturës e katër kundër. Kush të fal sot, babi?! Unë e di nga do të më vijë, kush do ta trazojë…Ai…Nuk më fal ai mua, jo, kurrë!... - Je bërë ves-vese, me fiksime. Mbaje veten! E, çka për të bërë ish-kolegu yt, kur është thjesht një punëkërkues i rëndomtë, që ia mbyllin derën ngado ku troket për ndonjë punë? Kush ia fërshëllen?! - Në fakt, më kishte paralajmëruar që atëherë, kur punonim bashkë. Mos u ngut më tha, ripunoje, po unë e nuhata, se ai kishte vërejtur plagjiaturën e s’ma tha troç, që të mos më binte në erz. Që atë ditë s’ia dhashë më për ta parë. E po, në qoftë se më nxjerrin lëndën e huaj nga masteri im, qysh po i thua ti, atëherë do gjëmojnë mediat, ke për të parë: i biri i ish-komunistit, i nipi i komunistit të orëve të para, - dhe gjyshin do ta ma përmendin, do t’ia luajnë kockat, si i thonë një fjale, ja këtu do të jemi; ish-fresshisti, që u hodh në prehrin e të djathëve të majtë për bythën e vet, të gjitha do t’i thonë biografistët e zellshëm… E kishin harruar nënën, por ajo jo. Të zhytur në bisedë at e bir, ata s’u kishin vënë vesh lajmeve në televizion. Plaka kishte marrë pultin dhe, befas, ngriti zërin e televizorit. Në dhomë zotëroi zëri i spikeres, e cila lexoi lajmin, i cili porsa kishte mbërritur në studio dhe ndërpreu rrjedhën e lajmeve të parapërgatitura: “…Presidenti i Hungarisë Pal Schmitt jep dorëheqjen…” - Mama, ngrije pak, të lutem, zërin e televizorit!- u dëgjua zëri i nuses së djalit nga dhoma e gjumit. Dukej sikur ishte ngritur nga shtrati dhe po vishej për të ardhur në kuzhinë, ku luhej drama. - Ou, - ia bëri babai dhe iu afrua më tepër televizorit për t’i vënë vesh më mirë. - Më dëgjo mua tani, se di më shumë unë, - hajde gëzuar, ti rrofsh nëna, që na solle këtë raki, e mos ma merr më me të keq djalin e vetëm, dëgjove? - merre më shtruar, je më i qetë. Mos e merr me kaq frikë, mos u bëj merak. Dhe po ndodhi ajo që ti e parashikon obobujshëm fije e për pe, hidhja fajin moshës, mungesës së përvojës, kaq dita, kështu e bëra, e kisha parë dhe te tjerët, kaq kohë kisha në dispozicion, sajoje, po të gjen gjë? Gjithçka do të shkojë në vend të vet, ke për të parë, mblidhe veten. Deri sa të mbërrijë tek ne princ Guttenbergu, president Schmitti dhe ai më fundit, ministri gjerman i kulturës s’numërohen dot hallet që kemi për të kryer; pa kemi pronat, - ne veç letrat kemi në rregull, se gjë s’na kanë dhënë akoma, ti do t’i trashëgosh po munde me marrë gjë një ditë, - pa ndërtimet e paligjshme; pa papunësinë, pa korrupsionin, pa…Do bëjnë ndonjë ditë zhurmë, pastaj gjithçka do të rreshtë. Në vend tonë nuk plugohet, po veç sa u hiqen pluhrat, si i bëjnë punët në shtëpi nuset e reja…Kush po pyet për masterat e doktoraturat, o masterxhiku i gjyshes?! Këtu po vidhen gjëra të tjera me të rëndësishme, deti, nafta, pyjet, minierat... Aa, sa për kuadrin ligjor, ke për të parë sa shpejt do ta bëjnë, për të qenë në rregull me ndërkombëtarët, natyrisht do të përpiqen të ruajnë bythën e tyre, pa për t’u zbatuar, ehu, rradha do t’i vijë, kur të qethen viçat…E kthejnë në çështje të brendshme ustallarët..., ç’kini me ne?... Pse ke dëgjuar ti të vetëdorëzohet në polici ndonjë hajdut? Atëherë të parët që duhet të dorëzohen duhet të jenë deputetët, gratë e tyre dhe pastaj dashnoret, bijtë dhe bijat; nipërit dhe mbesat…Ehu, kur të vijë rradha jote, mbase i je afruar pensionit, ose, ose ndërkohë ke mbrojtur edhe doktoraturën dhe, në faqen e parë te temës, në frontespic të librit, qëndis një ndjesë të bukur publike. Dhe, ke për ta parë po nuk të falen për çamorllëkun tënd të dikurshëm, po dhe për aktin fisnik të distancimit...Bile s’do t’i bjerë ndërmend askujt as për lekët që ke përfituar për vite e vite të tëra nga masteri yt… 2012

Prapaskenat e shqiptarëve në Kongresin e Triestit Vijon nga faqja 17 NGA FRANC BARON NOPÇA* qiptare e cila mban kontakte miqësore me Vjenën dhe të cilën unë si vullnetar do t’a njoh zyrtarisht. Gjithë kjo duhet të inskenohet gjatë kohës që Ballhausplatzi po i shkruan Zetterit dhe Kordiosë për qëllimin e Monpensiesë. Ministria duhet të duket e zemëruar. Duke qenë se shqiptarët e egër - pra ata me pushkë më njohin mirë, një protestë e mundshme e letrarëve dhe politikanëve mund të jetë njësoj për mua, gjë që nuk vlen për Monpensienë. Ju kërkoj ndjesë, Shkëlqesi, nëse Ju shkruaj këtu me shpejtësi diçka që, me syrin Tuaj të stërvitur i cili kupton më mirë vështirësitë, Ju duket fëmijërore. Por unë besoj se nëse një francez, i cili nuk di shqip, guxon të komplotojë, atëherë mund të komplotoj edhe unë. Të mërkurën do të vij në Vjenë për të folur me Ju personalisht për këtë çështje, nëse Shkëlqesia e lejon, dhe deri atëherë me shumë respekt, Baron Franc Nopça” Nga Triesti u ktheva në Vjenë. Aty, kur unë i tregova Berhtoldit për pasojat e mundshme negative nëse froni shqiptar do të mbetej bosh për një kohë të gjatë, ai m’u ankua se nuk gjente një kandidat të përshtatshëm. Në fakt, kishte një numër të madh kandidatësh. Në radhë të parë ishte Konti Urah fon Vyrtemberg, pastaj edhe një princ egjiptian, Ahmed Fuad, dhe djali i Markezit Castriota nga Napoli. Në këto rrethana, vendosa të merrja një hap që mund të më bënte lehtësisht qesharak dhe mund të dëmtonte tërë imazhin e punës time për shqiptarët. Megjithatë mora guxim dhe e provova. Unë i thashë Shkëqesisë Konrad me shkrim se edhe unë do të isha gati të bëhesha kandidat për fronin, nëse kandidatura ime do të mbështetej nga Ballhausplatzi. I shpjegova se do të më duhej vetëm një shumë e madhe, për të blerë të ashtuquajturit patriotë shqiptarë. Nga përvoja ime me puçin e Monpensiesë, pashë se nuk do të ishte e vështirë që të shpallesha mbret prej tyre. Në momentin kur të bëhesha mbret evropian, nuk do të kisha të vështirë të gjeja fonde të tjera të duhura duke u martuar me ndonjë amerikane të pasur me pretendime për një titull aristokratik, pra të hyja në një martesë ku normalisht do të kisha antipati. Mbështetjen e banorëve të Veriut e kisha të sigurtë për shkak të qëndrimit tim aty në vitet 1910 dhe 1911, dhe në Vjenë mund të shpresohej që Ismail Qemali, i mbështetur më parë nga Berhtoldi, nuk do të krijonte vështirësi. Disa ditë më vonë, më datën 22 mars, i shkrova këtë letër: “Shkëlqesi! Për shkak të acarimit të fatlumtë të marrëdhënieve të Monarkisë me Malin e Zi, pjesa e fundit të bisedës sonë që lidhej me mua, është bërë pa rëndësi. Nëse flisni për këtë punë me Kontin Berhtold, do t’Ju kërkoja të mos e përmendnit fare kandidaturën time, që të shmang përshtypjen e interesit vetjak. Para ndërhyrjes sonë aktive ky hap më dukej e vetmja rrugë, por për fat, Ballhausplatzi ka vendosur për një më të mirë. Për sa i përket Dukës Monpensie, ai mbetet një rrezik dhe më duket se meqenëse ai udhëton nën fla-

murin anglez, nuk kemi mundësi tjetër të veprojmë kundër rrengut të tij të planifikuar përveç një aksidenti detar ku jahti i tij, qoftë duke u larguar nga Brindisi, qoftë duke ardhur në Vlorë, të përplaset rastësisht me një avullore të Llojdit, duke bërë të domosdoshme që Duka të shpëtohej nga uji dhe të çohej ne Triest apo në Kotorr. Siç kam dëgjuar, ai ka bërë një përpjekje tjetër për të vendosur kontakte me Ismail Qemalin. Duke Ju kërkuar ndjesë që kohët e fundit Ju kam marrë kaq shumë kohë, mbetem me shumë respekt, Baron Franc Nopça” Ka mundësi që kandidatura ime të pritej me shpotitje në qarqet kompetente. Disa javë më vonë kur u tërhoqa i neveritur nga çdo veprimtari lidhur me Shqipërinë, shumë njerëz menduan se kjo ndodhi vetëm se nuk u realizuan planet e mia ambicioze. Unë hoqa dorë për shkak se Shqipëria siç doli nga Konferenca e Londrës, ishte një lindje e vdekur. Nuk u përpoqa të mbrohesha nga akuzat dashakeqe të përdorura me kënaqësi nga kundërshtarët e mi, duke ditur se ngjarjet që do të vinin, do të përbënin mbrojtjen më të mirë. Shembja e shtetit shqiptar në vitin 1914 tregoi se unë pata të drejtë në vitin 1913 të largohesha nga anija që po fundosej. I vetmi “gabim” që bëra ishte fakti se unë i parashikova ngjarjet shumë më parë se kundërshtarët e mi. Gjatë kohës kur po mbahej ende Konferenca e Londrës, në fronin e Shqipërisë hypi princ Vidi. Në këtë kohë doli në pah edhe Prenk Bibë Doda, i cili udhëtonte tutje e tëhu midis Vjenës dhe Romës. E kisha të qartë prej kohësh qëndrimin e tij proserb dhe promalazez, me anë të të cilit ai kërkonte njohjen e tij si princ i Mirditës. Që prej fillimit të luftës ballkanike ai u bashkua me Malin e Zi dhe më vonë, bashkë me Marka Gjonin, gjatë përparimit të trupave serbe kundër Lezhës, iu hapi rrugën trupave të tyre. Pas këtyre gjërave nuk më habiti kur më njoftoi, duke më trajtuar si mikun e tij personal, gjatë një darke festive në Hotelin Zaher [Hotel Sacher], se ai kishte ndërmend të kthehej në Mirditë jo nga Durrësi, por nga Beogradi. Besimi i tij shkonte aq larg sa që ai më kërkoi të ndërhyja pranë Berhtoldit në këtë çështje. Fill pas Kongresit të Shqiptarëve dhashë dorëheqje nga Komiteti Shqiptar për shkak të kufijve të Shqipërise të caktuar në Londër dhe u tërhoqa nga çdo veprimtari politike. “Kjo Shqipëri s’ka për të mbijetuar. Nuk do të mbijetojë sepse ajo detyrimisht do të bjerë pre e njërës prej dy fuqive fqinje. Më keq se asgjë. Gjykoj se një veprim i mëtejshem për Shqipërinë nuk përputhet me sigurinë e Monarkisë. Një Shlezvig-Holshtajn i ri. Kjo Shqipëri mjafton për të blerë neutralitetin e Italisë, jo më shumë.” Këto janë fjalët që i përgatita dhe i dërgova me shkrim Konradit. Dorëheqjen time nga Komiteti Shqiptar e morën për keq. Gjithsesi unë u tërhoqa nga çdo veprimtari e mëtejshme për Shqipërine dhe i shpjegova arsyet e mia Shkëlqesisë së Tij Konradit, Berhtoldit, Shkëlqesisë së Tij Berenrajter [Baerenreither] dhe të gjithëve që donin të më dëgjonin. Pjesë nga vepra më interesante e Nopçës “Udhëtime në Ballkan: kujtimet e baronit Franc Nopça” “Reisen in den Balkan: die Lebenserinnerungen des Franz Baron Nopcsa” *Gazeta Shqiptare. Ketu mund ta lexoni te gjithe librin ne gjuhen gjermane: h t t p : / / w w w. a l b a n i a n h i s t o r y. n e t / texts...isenBalkan.pdf Pergatiti:Sabri Selmani


8 - ARTE PAMORE

A

E diel 11 Nëndor 2018

Njësoj edhe këtë vit tek “nëntori” janë pothuaj të njëjtët artistë, Kujtim Buza, Adrian Devolli, Ksenofon Dilo, Zef Shoshi, Llazar Myzeqari, Gazmend Leka, Buron Kaceli, Besim Tula, Nikolin Ivanaj, Hasan Çapari, Stefan Taçi, Artan Buca e shumë të tjerë. Një grup, që bën një përpjekje aspak të vogël të mbajë gjallë një nga aktivitetet më jetëgjatë në vend...

AKTIVITET NGA BEN ANDONI

P

ër çdo vit, kur ndahen me njëri- tjetrin dhe mbledhin punët e tyre, ka të ng jarë që artistët pjesëmarrës të “Nëntorit” në vetvete duhet të ruajnë një përshëndetje largimi, që mund të jetë e tillë e konceptuar si një formë shprese. Vitin tjetër, me shpresë shumë më mirë! Mot më mirë! Por, vitet ikin dhe para “Nëntorit” ka vetëm të përpjeta. Pak vëmendje. Pak interes. Pak mbështetje. Dhe, fare pak mediatizim. Kritika hesht... Të gjitha këto janë vënë në dukje vazhdimisht, sepse krahas kinse indiferencës, kjo gjendje ende vazhdon dhe duket pak si e arsyeshme. Për “Nëntorin” ka vetëm rezervime. Që do të thotë heshtje në formë mohimi. E të mendosh, pothuaj një javë më parë, Ekspozita “Nëntori”, që mbledh një komunitet artistësh të tre brezave, i kaloi të dy dekadat. Kuratori Besim Tula, që e ka kuruar edhe këtë vit , për çdo vit lufton me indiferencën e shtetit dhe të vetë kolegëve artistë, por edhe me përpjekjen për të mbajtur gjallë këtë frymë të këtij komuniteti simpatik artistësh. Njësoj edhe këtë vit te “Nëntori” janë pothuaj të njëjtët artistë: Kujtim Buza, Adrian Devolli, Ksenofon Dilo, Zef Shoshi, Llazar Myzeqari, Gazmend Leka, Buron Kaceli, Besim Tula, Nikolin Ivanaj, Hasan Çapari, Stefan Taçi, Artan Buca e shumë të tjerë. Një grup, që bën një përpjekje aspak të vogël të mbajë gjallë një nga aktivitetet më jetëgjatë në vend. Ashtu si ndodh për çdo vit, një pjesë e punëve, ekspozohen për herë të parë dhe synimi mbetet që piktura e kavaletit, që ata prezantojnë, të sjellë traditën me një nga llojet e gjuhës së kohës. Në këtë vit, shprehja individuale e artistëve mundohet të bëjë rrugë në konceptimin e artit të sotëm, por edhe i jep kësaj ekspozite një liri më të madhe fryme. Prej vitesh, artistët e këtij grupimi kundrejt indiferencës së pashpjegueshme të institucioneve kulturore, vetë kolegëve të tyre jo vetëm kanë treguar vlerat më të bukura

Vijon nga faqja 17 un, mbi bazën e studimeve të F. Babinger, A. Ducellier, F. Thiriet, G. Valentini dhe kohët e fundit të B. Doumrec, na lejon të vërejmë se kuptimi objektiv i diplomacisë e ndihmonte Skënderbeun të trajtonte realisht qëndrimet dhe synimet dredharake të Venedikut, që veç synonte t’i bënte ballë turqve me sa më pak shpenzime e sakrifica, falë një loje aspak të çiltër, aspak konsekuente dhe gjithnjë akaparuese tregjesh e kolonish. Duke njohur vlerën personale të Skënderbeut të barabartë sa një ushtri, cilësitë e tij si prijës kombëtar me synimin e vetëm fisnik për të udhëhequr luftën çlirimtare, Venediku nuk mungonte t’i lëpihej, gjoja ta ndihmonte herë-herë me fonde a trupa në numër të kufizuar. Por si Papati, si Venediku, nuk mungonin nga ana tjetër të rendnin kush e kush më parë për të bërë dhuratat që dimë, dhe në rastin konkret kameon e famshme. I ndërgjegjshëm për politikat zigzage, gjithë bishta e marifete të Serenisimës, Skënderbeu, ashtu si i ati i tij, Gjoni, do të ndiqte ndaj saj një politikë e diplomaci të zhdërvjelltë, subtile, të nuancuar, sidomos pas marrëveshjes së 4 tetorit 1448, kur Venediku do merrte Danjën, dhe Skënderbeut do t’i rinjiheshin titujt dhe pozicioni i tij në krye të Lidhjes dhe të qëndresës shqiptare, si dhe pensioni vjetor prej 1400 dukatesh ari, shumë kjo me të vërtetë e lartë për kohën. Atmosfera politike e diplomatike ishte pra e tillë që e lejonte Sinjorinë të nxitonte për të bërë dhuratën e shtrenjtë kameo, pasuar me siguri edhe nga një shumë e majme dukatesh ari, etj.

Ekspozita “Nëntori”, 21 vjet ngjitje në absurd

individuale, por mbi të gjitha kanë shpërfaqur edhe një përgjegjshmëri për të treguar perceptimet e tyre kushtuar kohëve të reja. Veçantia e tyre, duke folur në përgjithësi, është se përveç cilësisë realizuese posedojnë individualisht bagazh të madh teorik, kusht

që duhej t’i afronte njerëzit e artit për të ndjekur logjikën, por edhe për të krijuar debate për artin tonë. Çuditërisht, kjo nuk ka ndodhur sepse në zhvillimet e artit tonë vazhdon një situatë shumë e përçarë dhe duket se identifikimi bëhet në forma shumë të ngushta. Këtë herë, “Nëntori”, është afruar më shumë te figura njerëzore me të gjitha tiparet e saj, duke i dhënë me këtë rast grupimit një lloj specifike, që është e pakufizuar sa i përket atributeve artistike. Ka mbetur te artisti mënyra sesi është përshtatur puna e tij. “Nëntori” ka një specifikë ku autorët nuk

Medaljoni varëse kameo me portretin e Skënderbeut, vepra e parë artistike për Heroin Kombëtar Veç kësaj, lypset të njihet historikisht forca dhe ndikimi që ushtron arti në marrëdhëniet dhe politikat ndërshtetërore (sikurse sot kultura, artet, sporti e turizmi në përgjegjësi). Folëm se Senati venecian nxitoi të dërgonte Bellini-n, portretistin më të mirë të Venedikut në Konstandinopojë më 1479, për të joshur sulltan Mehmetin II, për ta marrë me të mirë e për t’i fërkuar kokën. Dhe në fakt, fuqia e artit është e tillë që pezullon edhe dhunën e luftës, si në rastin klasik të lashtë kur Dhimitri i I-rë Poliorketes, gjenerali maqedon i mbiquajturi “rrëmbyesi i qyteteve”, tek ishte në krye të ushtrisë, gati për të pushtuar, rrënuar e shkrumbuar qytetin e bukur të Rhodit, sheh në rrethinë të pikturonte i qetë gjeniu Protogeni. Dhe në çast burri i luftës dorëzohet përpara forcës së artit, heq dorë nga pushtimi e rrethimi dhe braktis qytetin, pa i vënë flakën. Ashtu si do vepronte shekuj më vonë edhe Omer Pashë Vrioni, kryekomandanti i trupave osmane përqendruar në Akropol, që theu urdhrin e Stambollit për të qëlluar mbi Pire dhe djegur Athinën, tek u tërhoq dhe braktisi kryeqytetin antik me vetëdije të plotë

mosshkatërrimi. Më në fund, nëse shohim kush janë artistët me emër që merreshin sidomos me artin e gliptikut në Venecie në vitet 1450, na bien në sy sigurisht familja Bellini, i ati Jacopo, me dy djemtë e tij Giovanni e Gentile, por edhe motra e tyre artiste Nicolosia; më tej, bibliografi G. Vasari, veçon si portretistë të spikatur, që lanë vepra me bukuri të rrallë Antonello da Messina-n dhe vëllezërit Antonio e Piero del Pollaiuolo. Nga ana tjetër, sipas studiuesit F. Sales shkëlqenin në atë kohë në gliptikë si zoielierë apo arpunues Domenico di Piero e Polo da Monte, të cilët punonin edhe gurët e fortë, agatin, jaspisin, kalcedonitin dhe kristalinën. Bukur. Po kush prej këtyre artistëve të mëdhenj duhet të ketë punuar kameon tonë me portretin e Skënderbeut në oniks të bardhë? Dhe si u realizuan skicat e para? A u dërgua nga Senati ndonjë artist i Venedikut në Arbëri për të portretizuar në natyrë Heroin e Shqipërisë? Pse jo. Ecejaket ishin të shumta mes ambasadorëve, të deleguarve dhe artistëve nga Venecia drejt Europës, Ballkanit, Kostandinopojës, dhe vice-versa. Megjithatë, enigma mbetet, siç

punojnë në bazë të një teme kuratoriale. Kushti i parë është vetëm pjesëmarrja dhe mundësisht punët të jenë të paekspozuara. Edhe njëherë duhet theksuar se: Vështirësitë, puna e madhe për të gjetur mjedise e duhura për të ekspozuar, por edhe elementët e tjerë e bëjnë ekspozitën të mos ketë më shumë se 25-30 artistë. Njerëzit që merren me të i kushtohen me të gjitha mjetet por edhe me angazhime që e tejkalojnë shpesh mundësitë e tyre. Ndaj, “Nëntori”, mbetet një stoli e bukur dinjiteti për qytetin tonë, por edhe mësim për traditën dhe mbi të gjitha vazhdimësinë. Pikërisht, qoftë edhe për këtë element të fundit, ata meritojnë një duartrokitje të plotë dhe nderim.

mbetet dhe shpresa se një ditë do mund të zbardhen mbi bazë dokumentesh tërë sekretet që mbart me vete kjo kameo e shkëlqyer me portretin e Skënderbeut, si portreti i tij i parë artistik, i njohur deri më sot, që i ka hije Dhëndrit të Arbërisë, portret të cilin, me kërkesën tonë e përfshiu aq bukur në zemër të shqiponjës dykrenore mjeshtri Anastas Shuke në studion Majestic – Tiranë (fig. 9). Dhe në përfundim, për të shtuar inventarin tuaj të medaljeve e medaljoneve me portretin e Skënderbeut, i dashur Luti, po ju dërgoj një “kompozim” të medaljes tashmë të njohur të shekullit XV brenda një kuadër-kornize veneciane në dru të gdhendur, ku shfaqen bukur dy centaurë që rrethojnë portretin e Skënderbeut. Në konsultë me bashkëpunëtorët tanë A. Konstandini, F. Stamati e L. Taçi, duke mos pasur origjinalin në dorë, konkluduam se vepra, përafërsisht me përmasa 120 cm x 40 cm dhe portreti (në metal) me diametër rreth 25-30 cm, edhe pse është realizuar bukur në tërësinë e vet, duhet të jetë një montazh artificial, por që e shfaq KryeHeroin tonë artistikisht hijshëm e madhështor. Duke ju njohur, i dashur Prof. Lutfiu, meritën tuaj të madhe që, falë nuhatjes e mendimit tuaj të ndritur e lidhët organikisht realizimin e veprës kameo me një moment të rëndësishëm në jetën e Heroit tonë Kombëtar, siç është martesa, dhe duke ju falënderuar publikisht që na dhatë mundësi të thellojmë analizën tonë për këtë vepër artistike,

Ju përshëndes, Fotaq Andrea, Strasburg, 19.10.2018.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.