Metropol 7 qershor

Page 19

bota • E enjte 7 qershor 2012

»

19

krerët e G7

Telekonferencë për të ndalur “virusin” Takimi përfundoi pa një deklaratë të përbashkët dhe nuk është e qartë se çfarë mase e re nga Evropa do të lehtësonte kushtet e huamarrjes për qeveritë e vendeve evropiane me ekonominë më të dobët. Bisedimet u zhvilluan ndërkohë që ministri spanjoll i Financave tha se shkalla e lartë e interesit praktikisht e ka nxjerrë vendin e tij jashtë tregjeve financiare ndërkombëtare. Ai u bëri thirrje vendeve evropiane të shpëtojnë bankat në rrezik të Spanjës. Kjo është hera e parë që autoritetet spanjolle bëjnë thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë

M

inistrat e Financave të 7 vendeve kryesore të industrializuara, SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë zhvilluan dje një telekonferencë, ku diskutuan rreth rrugëve për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të krizës, që mund të dëmtojë ekonominë botërore. Pas takimit, ministri japonez i Financave, Jun Azumi, i tha gazetarëve në Tokio se përfaqësuesit evropianë kishin thënë se do t’i përshpejtonin përpjekjet për të zgjidhur krizën që kërcënon ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore. Takimi përfundoi pa një deklaratë të përbashkët dhe nuk është e qartë se çfarë mase e re nga Evropa do të lehtësonte kushtet e huamarrjes për qeveritë e vendeve evropiane me ekonominë më të dobët. Bisedimet u zhvilluan ndërkohë që ministri spanjoll i Financave tha se shkalla e lartë e interesit praktikisht e ka nxjerrë vendin e tij jashtë tregjeve financiare ndërkombëtare. Ai u bëri thirrje vendeve evropiane të shpëtojnë bankat në rrezik të Spanjës. Kjo është hera e parë që autoritetet spanjolle bëjnë thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë. Ndërkohë firma amerikane “Standard and Poor„ tha mbrëmë se egziston një mundësi prej 30 përqindësh që Greqia të dalë nga eurozona në muajt në vazhdim. Sipas kompanisë amerikane, pas zgjedhjeve të 17 qershorit, Greqia do të bëhej vendi i parë që del nga euroja, nëse Athina i kundërshton reformat financiare të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë. Telekonferenca e sotme u zhvillua në prag të takimit të Grupit të 20-shes këtë muaj në Los Cabos të Mexikës, ku do të mblidhen për të diskutuar përfaqësuesit e 20 ekonomive kryesore të botës. Kriza greke si “virus” Si mund të ndikojnë problemet ekonomike të një ekonomie të vogël si Greqia tek vendet e tjera të Evropës apo edhe në Azi apo Shtetet e Bashkuara? Siç thuhet në materialin e përgatitur nga Jim Randle i Zërit të Amerikës, disa ekonomistë thonë se kreditë ndërkombëtare dhe investitorët e shqetësuar janë mes arsyeve për përhapjen e frikës financiare. Masat e ashpra ekonomike kanë shkaktuar trazira kohët e fundit në Greqi, ku një pjesë e qytetarëve protestojnë ndaj shkurtimeve buxhetore, shkurtimeve të shërbimeve, pagave, si dhe rritjes së taksave. Shkurtimet, të para si një kurë e hidhur, patën si qëllim që të ndihmojnë qeverinë për të paguar huatë që krijuan diferencën mes shpenzimeve të larta qeveritare

e situatës politike mund të sillte lehtësim të krizës. “Mendoj se skenari që ka më shumë gjasa të ndodhë është që ne do të hyjmë në një tjetër vorbull përmes kompromisit”. Ai thotë se protestuesit dhe votuesit e zemëruar kanë nisur një mesazh se masat e ashpra ekonomike kanë qenë shumë të rënda dhe zyrtarët mund të bëhen më të kuptueshëm, ndërsa kërkojnë rrugëzgjidhjet për të dalë nga kriza.

dhe të ardhurave të ulta nga taksat. Analisti i Stratforit, Peter Zehian, thotë se ekonomia greke ka shumë njerëz që punojnë për qeverinë dhe shumë pak industri. “Sistemi grek nuk ka bazë industriale. Dega kryesore e tij ishte ndërtimi i anijeve dhe kjo thuajse është marrë krejtësisht nga kinezët dhe koreanët. I vetmi sektor që i ka mbetur ekonomisë greke është turizmi. Por një vend si Greqia nuk mund të mbështetet vetëm tek turizmi”. Kompania „Stratfot“ bën analiza politike dhe ekonomike për qeveritë. Rënia e fuqisë ekonomike të Greqisë e ka bërë më të rëndë që të paguajë huatë. Richard de Kaser i grupit Parthenon në Boston thotë se nëse qeveria greke nuk mund të ripaguajë huatë, kjo do të dëmtojë huadhënësit, të cilët nga ana e tyre do ta kenë të vështirë të paguajnë kreditë e tyre tek institucionet e tjera finaciare. “Ekziston shqetësimi se nëse Greqia nuk paguan borxhet, disa banka pësojnë humbje dhe këto humbje ndikojnë te banka të tjera dhe gjithë sistemi bankar tkuret”. Me banka më pak të afta dhe më pak të gatshme të japin hua, aktiviteti ekonomik ngadalësohet ose ndalet. Ekonomisti i Institutit amerikan Enterprise, John Makin, thotë se problemet ekonomike e politike të Greqisë mund ta detyrojnë atë që t’i largohet grupit të vendeve që përdorin Euron. Ai thotë se kjo i bën investitorët dhe huadhënësit që të shqetësohen për vendet e tjera anë-

tare të këtij grupi që kanë borxhe të mëdha. “Njerëzit fillojnë të pyesin. Nëse ikën Greqia, po me Spanjën, çdo të ndodhë? Ajo ka të njëjta shenja si Greqia...Po Portugalia..? Investitorët e shqetësuar nga kjo situatë do të japin më pak kredi për vendet që kanë të njëjtat probleme si Greqia. Ky perceptim i rritjes së rrezikut do të thotë se huamarrësit do të duhet të paguajnë interesa më të larta për të marrë kredi, duke

rritur ndjeshëm kostot dhe duke dëmtuar rritjen ekonomike. Shumë ekonomistë thonë se dështimi i Greqisë mund të dëmtojë seriozisht shumë ekonomi të tjera. Por problemet e Greqisë kanë qenë të njohura mirë për shumë kohë, duke lejuar huadhënësit që të shesin investimet e rrezikshme në Greqi, duke pakësuar kështu dëmin e mundshëm. Richard de Kaser gjithashtu thotë se një zgjidhje

Ballkani Ndërkohë, Banka Botërore publikoi një studim, sipas të cilit, parashikohet një ngadalësim i konsiderueshëm i rritjes për ekonomitë e Evropës Juglindore në vitin 2012. Studimi thekson se gjashtë vende në Evropën Juglindore, mes të cilave edhe Shqipëria, po përballen me një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike si pasojë e pasigurive që po shtohen në eurozonë. Raporti i Zhvillimit të Evropës Juglindore nënvizon se ekonomia pritet të ulet nga 2.2 për qind në 2011 deri në 1.1 për qind në 2012; mes tyre Shqipëria parashikohet në 1,6 për qind. Banka Botërore thotë se në këto kushte, disa shtete duhet të forcojnë sistemin fiskal për të përmirësuar treguesit negativë të borxhit publik, i cili për Shqipërinë është në kufijtë e 60 përqindshit, sepse vetëm kështu mund të krijohen baza për një përmirësim afatgjatë. Përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri pohuan se raporti i propozon Tiranës që të reduktojë borxhin publik dhe të kontrollojë deficitin nën nivelin 3 për qind. Ky objektiv mund të arrihet, sipas tyre, duke ulur shpenzimet, duke rritur të ardhurat nga tatimet. Po ashtu, këtyre vendeve u nevojiten edhe reforma strukturore për të përmirësuar prodhimin dhe aftësitë konkurruese dhe për të reformuar tregjet e punës. Autorët e raportit në Bankën Botërore mendojnë se ngadalësimi ekonomik i gjashtë vendet e Evropës Juglindore - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia po vjen për shkak të kushteve të dobëta në eurozonë. Madje shifrat mund të keqësohen më tej prej mënyrës se si do të zgjidhet kriza ekonomike e Greqisë. Po bëhen përpjekje që të gjendet një zgjidhje normale e krizës greke dhe që ajo të mos përhapet më gjerë në rajon, thekson raporti i Bankës Botërore, dhe kjo tregon se sa e rëndësishme është që vendet e tjera përreth të forcojnë rezerevat fiskale dhe financiare, të rritin investimet dhe punësimin.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.