Issuu on Google+

»8

Berati federohet në shoqatë

Shqipëria shkëlqen mes grupeve folklorike në Turqi E enjte

26 shtator 2013 Viti IX, Nr. 3090 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Situata në QSUT

Rikthehet në treg Manastirliu: Do të punojmë me “Gërvisht dhe fito” shërbimin shëndetësor, kushtet Një në çdo katër bileta do të jetë fituese. Lotaria Kombëtare hedh në treg dy format e biletave të reja

»5

dhe hapësirën e urgjencës

»5

Parlamenti Berisha s’futet në komisione, Topalli zgjedh diplomacinë »3

Shtëpitë me qira

Çmimet e apartamenteve sipas zonave të Tiranës Lagjet më të shtrenjta dhe ato më të lira. Ardhja e studentëve rrit çmimet për banesat e kompletuara

»4

Denoncimet online

Largimet masive nga puna vënë në alarm opozitën PD: Po shkarkohen përditë nga puna. Pjesa më e madhe kanë marrë paralajmërimet dhe janë gati për t’u zëvendësuar

»3

Opinion Nga Elvis Kotini

Prognoza, shkenca e psikiatrisë mjekësore

»10

Nga Halil Rama

Testamenti i atdhedashurisë

»11

Rama takon Obamën

»2

Pas kthimit nga SHBA, PS do ta rivotojë për kryetar

flasin rektorët

Maturantët zgjedhin degë pa e pasur idenë pse e duan Drejtuesit e fakulteteve tërheqin vëmendjen për cilësinë e dobët. Zgjedhin fakultete që nuk i kanë as pasion dhe as prirje »4

Zhvillimi i teknologjisë

“Google”, duke rrëmuar sekretet e gjigantit, serverat dhe përgjimet Sekretet e rrjeteve, indekseve dhe klasifikimeve. Roli i Kolauduesit dhe Komitetit të të Urtëve. Algoritmi në qendër të botës »16-17

Raguza-Dubrovnik

Në kërkim të rrënjëve ilirike të Dalmacisë, argumentet dhe faktet mbi lidhjet e lashta

»18


02

« POLITIKË

E enjte 26 shtator 2013 •

KRYETARIT SOCIALIST, EDI RAMA, I MBARON MANDATI I DREJTUESIT

PS në pushtet, por që sot pa kryetar, nisin zgjedhjet e reja

P

artia Socialiste nga sot pa kryetar legjitim. Edi Ramës i mbaroi mandati i kryetarit të partisë. Në këtë mënyrë, pas tre muajsh nga fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare e 23 qershorit, partia që sot është në pushtet do të përfshihet sërish fushatë për përzgjedhjen e kreut të ri. Rikandidimi i Kryeministrit Edi Rama për një post të tillë, i katërti në radhë, është i padiskutueshëm. Por ndryshe nga sa ishim mësuar në garat që u lanë pas, në këto zgjedhje duket se përballë kryesocialistit nuk do të ketë asnjë kandidat rival. Mungesa e kandidatit rival sjell automatikisht vijimësinë e kryesimit nga ana e Ramës edhe për 4 vjet të tjerë të Partisë Socialiste. PS-ja pa kryetar Risia e kësaj gare, ku ai do të marrë mandatin e katërt për katër vjetët e ardhshëm në krye të partisë, është se ai vjen si kryeministër dhe fitues i një gare që çoi në opozitë të djathtën pas tetë vjetësh në pushtet. Neni 27 i statutit të Partisë Socialiste përcakton procedurën që duhet të ndiqet kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant. Është Asambleja Kombëtare, organi i parë brenda PS-së, që vihet në lëvizje. Ky forum mblidhet brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh kongresin e jashtëzakonshëm të partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, që nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të kongresit. Kandidimi i Ramës për postin e kreut të PS-së do të jetë i pesti në radhë, duke shënuar edhe mandatin e tij katërt. Garat në vite Edi Rama kandidonte për herë të parë në vitin 2003, në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai u për-

ball në kongres me kryetarin e atëhershëm Fatos Nano dhe ish-presidentit Rexhep Meidani. Në këtë garë Rama doli humbës përballë ish-kryeministrit të asaj kohe. Gara e dytë e lidershipit aktual socialist do të zhvillohej në vitin 2005, menjëherë pasi PS-ja humbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 3 korrikut dhe ish-kreu i saj, Fatos Nano, dha dorëheqjen. Në këtë garë, ku sërish përballë tij ishte ishpresidentit Rexhep Meidani,

Rama do ta fitonte me një diferencë të konsiderueshme. Por mandati që ai mori në vitin 2005 nuk do të ishte i plotë. Rama do të qëndronte në krye të PS-së me një mandat plotësues të atij të lënë për gjysmë nga Nano. Ndaj në vitin 2007, pasi ishin bërë edhe ndryshimet e nevojshme statutore, PS-ja zhvilloi sërish zgjedhjet për kryetar, por kësaj here direkt nga anëtarësia sipas parimit “një anëtar, një votë”. Në zgjedhjet e 12 majit

të atij viti Rama mori mandatin e plotë të tij si kryetar i PS-së përballë Shkëlqim Metës. Këtë mandat ai do ta mbante vetëm 2 vjet, pasi në vitin 2009 do të humbiste zgjedhjet e përgjithshme dhe një klauzolë në statutin e PS-së e detyronte kryetarin të jepte dorëheqjen, në rast se humbiste zgjedhjet. Rama u dorëhoq dhe rikandidoi sërish në zgjedhjet e 26 shtatorit të po këtij viti, të cilat i fitoi bindshëm përballë Maqo Lakrorit.

U realizua ëndrra

Edi Rama takon Obamën si kryeministër i Shqipërisë Më në fund një takim, dhe pse kortezie, u realizua me presidentin amerikan Barak Obama. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, morën pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti Obama dhe zonja e tij për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Siç bëri të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, gjatë takimit Rama e falënderoi presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme që ai vetë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë. Kryeministri Rama e siguroi presidentin amerikan se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen. Kryeministri Rama ndodhet prej ditësh në SHBA dhe pritet që të shtunën e kësaj jave të mbajë fjalën e tij të rastit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë që më herët në vijim të axhendës së tij në SHBA Rama pati një takim me homologun e tij kosovar Thaçi, ku diskutuan për shumë çështje të interesit të përbashkët për dy vendet, veçanërisht për integrimin në Bashkimin Europian dhe rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës. Gjatë takimit u bisedua gjithashtu edhe për projekte me interes reciprok për dy shtetet. Gjithashtu Rama takoi dhe presidentin e Austrisë Heinz Fisher, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe ndihmën e mbështetjen që Austria ka dhënë deri tani për Shqipërinë. Nga ana e tij presidenti Fisher e siguroi Kryeministrin për mbështetjen që Austria do t’i japë Shqipërisë në dhjetor për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Marrëdhëniet e mira tregtare dhe të sipërmarrjes mes dy vendeve ishin një tjetër pikë e rëndësishme e takimit. Kryeministri Rama e siguroi presidentin Fisher për klimën pozitive të biznesit në Shqipëri dhe i ftoi sipërmarrësit austriakë të investojnë në vendin tonë. Po kështu Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në hapjen e konferencës së organizuar nga “Iniciativa globale Klinton”, që mbahet këto ditë në Nju-Jork. Gjatë fjalës përshëndetëse presidenti Klinton e vuri theksin tek ato iniciativa që synojnë të rritin pjesëmarrjen e gruas në politikë, që respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe te disa projekte që synojnë të promovojnë energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit. Në përfundim të takimit Kryeministri Rama pati mundësi të zhvillojë edhe një takim të shkurtër me presidentin Klinton, gjatë të cilit e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën që ai ka dhënë për shqiptarët gjatë presidencës së tij.

Norma bazë e interesit mbetet 3.5 % DENONCIMI ME FOTO NË “FACEBOOK”

Nga godinat e ekzekutivit tek agjencitë në varësi të tyre

Transformimi rrënjësor i Spitalit “Nënë Tereza” është në themelin e rrugës së rilindjes së sistemit shëndetësor. Kjo garanci e dhënë dje nga Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” tregoi se vëmendja e kreut të qeverisë e delegoi denoncimin e gjendjes së godinave ministrore te drejtoritë vartëse të tyre. Përmes titullit “Ç’lidhje kanë me spitalin këto pamje?” dhe së bashku me të dhe 42 foto, dhe pse në SHBA, Rama nuk harroi të paraqiste situatën në të cilën ndodhen ambientet e qendrës më të madhe spitalore në vend. Pas fotove të ambienteve të Kryeminis-

trisë, që ngjallën mjaft debate ditët e fundit, dy ditë më parë Rama zgjodhi t’u paraqesë ndjekësve të tij në “Facebook” ambientet e Ministrisë së Brendshme. Në një koment të shkurtër mbi foto Kryeministri shkruante: “Ka edhe më keq se ç’është katandisur Kryeministria. Mjafton të shohësh, për shembull, mjediset e ministrisë që supozohet të jetë shëmbëlltyra e rregullit, disiplinës, pastërtisë.” Komentin e tij kreu i qeverisë shoqëroi me fotot përkatëse nga ambientet e kësaj ministrie. Albumi me pamjet e Ministrisë së Brendshme përmbante 30 foto.

Fullani: Me FMN diskutuam nevojën e një rregulli fiskal Norma bazë e interesit mbetet 3.5 për qind. Kështu vendosi Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, bëri të ditur Guvernatori i BSH, Ardian Fullani. Guvernatori Ardian Fullani në konferencën e përmuajshme për shtyp tha se, rritja e ekonomisë vazhdon të jetë nën potencialet e saj, ndërsa do të ketë rritje të borxhit publik në fund të 3-mujorit të dytë të vitit. Ai theksoi se gjatë muajit gusht ka pasur një rënie të shpejtë të inflacionit vjetor në nivel 1.2 për qind, ndërsa ecuria e çmimeve të konsumit reflekton kërkesën e ulët në ekonomi dhe hendekun negativ të prodhimit. Sipas guvernatorit, ecuria e sektorit privat është ende e dobët, ndërsa ka pasur tkurrje të deficitit tregtar të shkaktuar nga rritja e lartë vjetore e eksporteve. Fullani, tha se, ekonomia vijon të rritet nën potencialet e veta. Konsumi ka përmirësime modeste, ndërsa investimet janë në rënie. “Në tremujorët e ardhshëm, ekonomia pritet të rritet me norma të ulëta pozitive, por ndjeshëm nën potencial. Në mungesë të hapësirave për një stimul të qëndrueshëm fiskal, rritja e kërkesës agregate në afat të shkurtër pritet të mbështetet nga kërkesa e huaj, ndërkohë që në një afat më të gjatë, ecuria e konsumit dhe investimeve private do të përcaktojnë madhësinë e rritjes ekonomike”, - tha Fullani. Gjatë diskutimeve me delegacionin e FMN-së sipas Fullanit, janë ndarë mendime të njëjta për perspektivat e ekonomisë shqiptare dhe për domosdoshmërinë e vendosjes së një rregulli fiskal. Të premten misioni i FMN do të dalë në një konferencë të përbashkët për mediet me ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Sipas Guvernatorit, uljet e njëpasnjëshme të inflacionit në dy muajt e fundit, nën intervalin e poshtëm të objektivit të Bankës Qendrore, i detyrohen faktorëve të përkohshëm të ofertës.


POLITIKË • E enjte 26 shtator 2013

»

03

Zgjedhjet vendore në Korçë

KQZ apel partive: Regjistroni komisionerët në KZAZ!

TOPALLI CAKTOHET ANËTARE E KOMISIONIT TË JASHTËM

Berisha nuk do të jetë në asnjë komision parlamentar Ervin Koçi

I

sh-kryeministri Berisha nuk do të jetë pjesë e asnjë komisioni parlamentar. Sipas burimeve nga selia blu, bëhet me dije se ish-shefi i demokratëve dhe njëkohësisht ish-kreu i qeverisë ka refuzuar të jetë pjesë e komisioneve parlamentare për të qenë në këtë mënyrë një deputet i lirë dhe jo i angazhuar në debate në komisione. Ndryshe nga ish-kreu i PD-së, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të jetë pjesë e Komisionit parlamentar të Jashtëm. Ajo ka vendosur të jetë e pranishme në debatin parlamentar në komisionin që drejtohet nga socialistja Arta Dade. Kësisoj dy nga figurat më të vjetra të Partisë Demokratike dhe me më shumë pushtet gjatë tetë vjetve të shkuar kanë mbajtur qëndrime të kundërta. Berisha e Topalli Pas fillimit të debatit parlamentar rreth 2 javë më parë, në fillim u pandeh që ish-kryeministri Berisha do të ishte pjesë e komisioneve parlamentare, madje u mendua se ai do të ishte pjesë e komisioneve të “forta”, ku edhe debati ndërmjet pozitës dhe opozitës është më i fortë, si Komisioni i Ligjeve, Sigurisë apo Komisioni i Jashtëm. Por me vendimin e marrë nga ai vetë, ish-kreu i demokratëve u largua nga skena e debatit në komisione, duke e përqendruar punën e tij vetëm te seancat plenare. Po sipas burimeve nga selia blu, roli i Berishës në parti do të fillojë të rrallohet me kalimin e kohës, duke ua lënë përfundimisht stafetën figurave të reja të partisë. Po sipas këtyre burimeve, bëhet me dije që ishshefi i qeverisë mund të jetë i pranishëm në delegacionin shqiptar në Bashkimin Europian, duke marrë në këtë mënyrë edhe një post të rëndësishëm në politikat e jashtme të vendit, veçanërisht atyre integruese në BE. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të jetë pjesë e Komisionit parlamentar të Jashtë,

një komision që për nga rëndësia e miratimit të ligjeve është nga më të fortit, pasi në të kalojnë të gjitha draftet që kanë të bëjnë me diplomacinë shqiptare dhe politikat e jashtme të vendit. Krahas kësaj prania e Topallit në këtë komision mund t’ua vështirësojë edhe më shumë punën socialistëve në komision, pasi në të zakonisht kanë qëndruar figurat më të vjetra politike në vend apo siç njihen ndryshe, “mjeshtërit e politikëbërjes”. Ndryshe nga Berisha, Topalli nuk do të jetë pjesë e ndonjë delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare.

SEANCA Emrat e anëtarëve të komisioneve parlamentare pritet që të votohen sot në seancën plenare të Kuvendit. Kjo gjë është bërë e ditur dy ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare bëri me dije se në axhendën e sotme të Kuvendit do të jenë vetëm emrat e propozuar nga grupet parlamentare për përbërjen e komisioneve parlamentare së bashku me kryetarët dhe nënkryetarët.

ABUZIMET ME SHKARKIMET, PD AKUZA NDAJ QEVERISË

Largimet nga puna, denoncime on-line PD i kundërpërgjigjet PS me faqe on-line Partia Demokratike hap një portal on-line për të larguarit nga administrata publike. Zëdhënësja e kësaj partie bëri të ditur dje se opozita do të denoncojë çdo shkelje që bëhet nga qeveria “Rama”, si dhe do të ofrojë këshillim falas për nëpunësit e shkarkuar. Në këtë mënyrë, PD-ja i kundërpërgjigjet nismës së PS-së për aplikime për punë on-line. Në fjalën e saj Laura Vorpsi u shpreh: “Nga sot Partia Demokratike ka hapur në faqen e saj zyrtare një portal të ri, ‘Denonco presionin dhe largimin nga administrata’, që do të jetë i aksesuseshëm 24 orë në ditë. Në këtë portal çdo nëpunës do të marrë këshillim falas për të gjitha të drejtat e nëpunësve, do të mund të denoncojë çdo rast të presionit politik për t’u dorëhequr nga detyra dhe çdo akt për largimin e padrejtë nga administrata. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të

Pak ditë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës të datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Korçës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bëri apel partive politike pjesëmarrëse në këtë garë që të sjellin emrat e komisionerëve, në mënyrë që mos të krijohet e njëjta situatë si me zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit. Nëpërmjet një deklarate për mediet zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, bëri thirrje që komisionet e niveleve të dyta të plotësohen që tani, në mënyrë që edhe komisionerët të bëjnë trajnimin e duhur. “Të dërgojnë menjëherë propozimet e tyre për anëtarë të këtij niveli komisionerësh, në mënyrë që KQZ-ja të kryejë procedurën e emërimit të tyre, për të vazhduar më tej

konstituimin dhe funksionimin e vetë KZAZ-së nr.71, Bashkia e Korçës”, - theksoi Drilona Hoxhaj. Në vijim të deklaratës së saj ajo pohoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar që tani të miratojë të gjitha procedurat e nevojshme, që zgjedhjet për Bashkinë e Korçës të mund të zhvillohen brenda afateve. “Në këtë kontekst, kryesisht si bazë logjistike zgjedhore për këto zgjedhje do të përdoret, për aq sa është e mundur, baza logjistike e disponueshme nga zgjedhjet e datës 23 qershor 2013 dhe datës 1 shtator 2013”, - tha zëdhënësja e KQZ-së. Zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Korçës do të zhvillohen më 3 nëntor, pasi ish-kryetari Niko Peleshi mori postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë “Rama”.

Ligji për shërbimin civil

Berisha: Rama prish konsensusin, minon statusin Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot shefin e qeverisë Edi Rama se po prish konsensusin e datës 4 maj duke shtyrë hyrjen në fuqi, sipas parashikimit, të ligjit për shërbimin civil, duke minuar një nga kushtet që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Berisha thekson se Rama po e bën këtë veprim për të vënë në gijotinë administratën publike të vendit, për kualifikimin e së cilës janë shpenzuar qindra milionë euro nga shteti dhe partnerët tanë. “Të dashur miq, Edvini po prish konsensusin e datës 4 maj duke shtyrë hyrjen në fuqi, sipas parashikimit, të ligjit për shërbimin civil, që

ishte një nga tri kushtet që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Këtë veprim po e bën për të vendosur në gijotinë administratën publike të vendit, për kualifikimin e ësë cilës janë shpenzuar qindra milionë euro nga shteti dhe partnerët tanë. Është kjo administratë që me aftësitë, përkushtimin e saj projektoi dhe zbatoi këta 8 vjet një univers reformash, që bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, firmosjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, heqjen e vizave etj. Rama, njeriu që 8 vjet punoi kundër integrimit, tani prish konsensusin dhe minon statusin që ishte i sigurt. Ky është vetëm fillimi”, - shkruan Berisha.

“Vatra” pret kreun e shtetit

Presidenti Nishani: “Vatra” farkëtoi aleancën me SHBA

ndalë presionin mbi administratën dhe revanshin për spastrimin e saj. Partia Demokratike fton çdo nëpunës që të denoncojë rastet e presionit apo largimit dhe i garanton ata se do të ndërmarrë të gjitha masat për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që e përdorin

pushtetin për të dhunuar të drejtat e nëpunësve, ushtrojnë presion e ndikim të paligjshëm ndaj tyre dhe abuzojnë me pushtetin duke larguar nga puna stafet profesioniste për t’i zëvendësuar me listat e militantëve politikë”, - përfundoi Laura Vorpsi

Kreu i shtetit theksoi dje gjatë një takimi me anëtarët e shoqatës “Vatra” në SHBA se realiteti shqiptar ka ndryshuar në këto vite falë federatës mbarëshqiptare “Vatra”, e cila prej më shumë se një shekull ka luajtur dhe vazhdon të luajë edhe sot e kësaj dite një rol tejet të rëndësishëm për çështjen shqiptare. “Për më tepër, kontributi juaj i veçantë ka qenë ai i forcimit të lidhjeve të miqësisë dhe farkëtimit të aleancës sonë jetike e historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me kombin amerikan, duke na shndërruar sot në aleatë të pandarë në luftën dhe përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut anembanë botës. Dhe të gjitha këto i keni bërë

duke ruajtur gjuhën e bukur shqipe, traditat e kulturën tonë të rrallë dhe atdhedashurinë e qashtër e të painteres për kombin shqiptar”, – deklaroi Presidenti Nishani. Kreu i shtetit iu bashkëngjit nismës së kongresmenit shqiptaro-amerikan në Asamblenë e Nju-Jorkut Mark Gjonaj për krijimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në Nju-Jork, duke premtuar gjithashtu se do të jetë mbështetës dhe pjesëmarrës aktiv në realizimin e këtij projekti madhor për shqiptarët e Amerikës. Pak përpara këtij takimi Presidenti Nishani bëri një vizitë në selinë e federatës mbarëshqiptare “Vatra” në Nju-Jork, ku u takua dhe bisedoi me presidentin Gjon Buçaj dhe një grup të vogël drejtuesish të kësaj organizate.


04

« EKONOMI

E enjte 26 shtator 2013 •

ISH-BLLOKU ZONA MË E SHTRENJTË, MË LIRË KOMBINATI

Shtëpitë me qira, çmimet sipas zonave në kryeqytet

6-mujori 2013, rënie edhe te qiratë

BSH: Çmimet e banesave kanë rënë mbi 12 për qind

Brikena Dervishaj

Ç

mimet e qirave në kryeqytet janë rritur me 20 deri në 50 mijë lekë këtë periudhë. Shkak është kërkesa e qytetarëve e drejtuar më tepër drejt një banese të përkohshme, se sa blerjes së një të tillë. Agjentët imobiliarë në Tiranë theksojnë se kërkesat për shtëpi me qira orientohen drejt zonave më të lira, por të huajt janë ata që preferojnë më shumë zonat në qendër dhe në zonat e ish-bllokut, apo stadiumit “Dinamo”. Sipas ekspertëve të agjencive të pasurive të paluajtshme, qytetarët e Tiranës, studentët, por edhe çiftet e reja në pamundësi për të blerë një banesë, kanë shtuar kërkesën ë këtë periudhë për shtëpi me qira. Zonat periferike mbeten më të lira në çmimet që ofrojnë, por me kushte cilësore më të dobëta. Nga ana tjetër edhe kushtet e mobilimit lënë shumë për të dëshiruar. Zonat Zona e ish-Bllokut kryeson listën e kërkesave për shkak se të jetosh në këtë zonë është një lehtësi e madhe jo vetëm për të lëvizur, por edhe kushtet e jetesës në apartamentet që gjenden në këtë zonë janë më të mira. Çmimet e qirave variojnë nga 200-250 mijë lekë deri në 550-600 mijë lekë në muaj, por kjo gjithmonë në varësi të sipërfaqes së banesës dhe cilësisë së mobilimit. Po kështu në zonën e Tiranës së Re në varësi të apartamenteve, 1+1, 2+1, apo 3+1, çmimet variojnë nga 150 deri në 400 mijë lekë në muaj. Një prej zonave të preferuara po bëhet gjithnjë e më shumë edhe Stacioni i Trenit me çmime nga 100-150 mijë lekë për garsonieret me mobilim apo të pamobiluara deri në 300-350 mijë lekë për banesat 3+1. Ndërkaq, Kombinati mbetet ndër më të lirat me 80 deri në 180 – 200 mijë lekë në muaj sipas rastit nëse është e mobiluar apo jo, apo Fresku me çmime nga 100 deri në 200 mijë lekë, sipas madhësisë së apartamentit apo nëse është i mobiluar apo jo. Shtatorit rrit qiratë Kërkesat për apartamente me qira në Tiranë shtohen në këtë periudhë sipas Agjencive Imobliare pasi përkon me përgatitjet e studentëve për të filluar vitin e ri akademik, çka sjellë automatikisht një rritje të ndjeshme të kërkesave për apartamente me qira. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë rezulton se vendi ynë është i fundit në rajon për përfitimet nga biznesi i qiradhënies së banesave. Nëse investon në një apartament për qiradhënie në Tiranë, vetëm pas afro 36 vitesh qira do të mund të arrish

Indeksi i çmimit të banesave vijoi trendin rënës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, duke u ulur me rreth 10.7 për qind në terma vjetorë nominalë. Sipas Bankës së Shqipërisë, i deflatuar me indeksin e çmimeve të konsumit, tkurrja e çmimeve të banesave ishte 12.7 për qind. Ecuri të ngjashme regjistroi edhe indeksi i qirave, i cili shënoi rënie me rreth 6.3 për qind në terma nominalë vjetorë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013. Në terma vjetorë realë, kjo rënie ishte

rreth 8.3 për qind. Sipas ekspertëve të BSH-së, ecuria e çmimeve të banesave gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, ka reflektuar kryesisht një kërkesë të plogësht konsumatore dhe performancë të dobët të kredisë për banesa. Megjithatë, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, standardet për kredinë hipotekare janë lehtësuar gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2013, dhe kërkesa e individëve për kredi për blerje banese është rritur pak.

Mbështetja e AMC-së prej 4 vjetësh

ÇMIMET E DHËNIES ME QIRA TË APARTAMENTEVE

Të gjitha kontratat e qirave, me një afat kohor më të gjatë se 1 vit, do të regjistrohen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në rastet kur objekti jepet me qira për një periudhë kohore më të gjatë se 9 vjet, kjo do të bëhet duke kryer ndryshime në Certifikatën e Pasurisë së Paluajtshme. Në çdo rast, dhënia me qira e një apartamenti, magazine, zyre etj., për noterin do të jetë e detyrueshme që të bëjë edhe ndryshime përkatëse në Certifikatën e Pronësisë së qiradhënësit. Qiraja nuk mund të lidhet për një kohë më të gjatë se tridhjetë vjet, përveç kur parashikohet ndryshe nga ligji. Në qoftë se ajo është lidhur për një periudhë kohe më të gjatë ose pa afat, ka fuqi vetëm për afatin e sipërm. Për ndërtesat që përdoren për banim, kontrata e qirasë nuk mund të lidhet për një kohë më të gjatë se pesë vjet. Kontrata e qirasë, për një kohë më të gjatë se një vit, duhet bërë me shkresë.

Vendndodhja Qira mijë lekë/m2

1+1

2+1

3+1

Ish-blloku

250

350

700

Qendër

200

300

400

Tirana e Re

180

350

500

Stacioni i trenit

150

250

350

Liqeni

150

250

350

Xhamllëku

120

180

250

Unaza e Madhe

100

150

200

Kombinat

80

150

200

Fresku

100

150

200

Rruga Lloji

Garsoniere

1+1

2+1

Rr e Kavajës

150-220

200-250

300-480

Rr. Durrësit

70-220

200-250

280-320

21 Dhjetori

120-220

200-250

280-380

Parku i autobusëve

170 -250 200-250

250-330

Komuna e Parisit

200-270

240-300

250-380

Astir

130-180

150-230

220-280

Ali Demi

150-220

170-230

200-250

Laprakë

120-170

180-200

200-250

vlerën e investimit fillestar, dyfishi krahasuar me Beogradin, Shkupin apo Zagrebin. Tendenca Blerja e një shtëpie banimi të mesme prej 2 dhomash dhe një kuzhinë, si një ndër më të kërkuarat në tregun shqiptar gjatë vitit 2012. Kështu e ka konsideruar në një studim të tregut Danos, International Property. Megjithatë, në këtë raport kjo e fundit vë në dukje faktin se kërkesa për blerjen e një shtëpie banimi ka ardhur në rënie, si dhe është në rritje kërkesa për marrjen e një

shtëpie me qira. Raporti vëren se gjysma e parë e vitit të kaluar është karakterizuar nga një rritje e lehtë e kërkesës me qira në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2011. Në këtë drejtim, kërkesën në rritje për marrjen e një shtëpie me qira, ekspertët e konsiderojnë se një investim në terma afatgjatë. Si rezultat i kushteve aktuale të tregut, masat që duhen vënë në dispozicion për rregullimin e tregut do të jepnin efektet e duhura dhe në këtë drejtim do të vihej re më shumë edhe një nxitje e tregut në fjalë.

Pika kulminante të shumta gjatë tetorit gjerman 2013

Koncerte rroku dhe muzikë klasike, teatër dhe mbrëmje letrare, ekspozita e shumë të tjera – Tetori Gjerman 2013 do të ofrojë pika të shumta kulminante për të gjithë ata që kanë kulturën ndër interesat e tyre. “Tetori Gjerman është shndërruar tanimë në një traditë fikse në Shqipëri dhe është kënaqësi, që edhe për këtë vit mundëm së bashku me partnerët tanë të hartonim një program kaq të larmishëm. Me këto aktivitete të shumta ne ftojmë bashkarisht, shqiptarë dhe gjermanë të njohin më mirë njëri-tjetrin”, deklaroi ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann në prezantimin e programit. Tetori Gjerman shënon këtë vit edicionin e tij të shtatë. Në fokus vihen projekte, që kapërcejnë kufinjtë dhe bashkojnë njerëz nga të dy vendet. Pikërisht kjo ndodh, kur Grupi i Rrokut Berlinez Samavayo të dalë turne në Shqipëri, kur pianisti shqiptar Desar Sulejmani dhe sporanoja gjermane Caroline Merz të

organizojnë kursin e tyre me studentët e përzgjedhur shqiptarë apo kur Katharina Horn të tematizojë sfida ndërkulturore të bashkëjetesës së një cifti gjermano-shqiptar në shfaqjen e saj teatrale “Extreme Makeover”. Tetori Gjerman do të çelet me një ekspozitë fotografike rreth historikut dhe të tashmes të sektorit të elektricitetit në Shqipëri, e cila do të presë vizitorët e saj duke nisur prej datë 27 shtator në Muzeun Kombëtar Historik. “Ne mbështesim bashkarisht për çdo vit projekte të shkëlqyera, tek të cilat bashkohen më të mirat e të dy vendeve tona”, tha Ornela Bego, Menaxhere e AMC për Marrëdhëniet e Korporatës. “AMC ofron mbështetjen e vet për Tetorin Gjerman tanimë prej katër vitesh. Si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, AMC luan një rol aktiv në jetën shoqërore të vendit dhe Javët Gjermane janë një ndër shembujt më të mirë në shenjë të vlerësimit tonë për kulturën, rininë dhe artin“, vijoi Bego.


SOCIALE • E enjte 26 shtator 2013

PROBLEMATIK MANOVRIMI I SHËRBIMIT SHËNDETËSOR, HAPËSIRA PËR URGJENCËN

Manastirliu: Kushte normale, fillimi i punës Hapësirat e çliruara do të vihen në shërbim të Qendrës Spitalore Erta Bode

S

pastrimi i oborrit të qendrës spitalore “Nënë Tereza” pritet t’i shërbejë gjithë spitalit. Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, tha se këto janë hapat e parë të fillimit të punës për këtë qendër, e cila ka dhe shumë ngarkesë. Hapësirat që do të lirohen nga aktivitetet jomjekësore do të planifikohen dhe zhvillohen në të mirën të spitalit dhe pacientëve. Manastirliu bëri me dije se është urgjenca ajo që do të përfitojë e para nga këto lirime të hapësirave në oborrin e QSUT-së. “Aksesi ndaj shërbimit shëndetësor sot është shumë problematik, është kaos i jashtëzakonshëm për të aksesuar urgjencën. Rrëmuja e madhe kërkon më shumë hapësirë, duke marrë parasysh se në QSUT vijnë pacientë nga e gjithë Shqipëria edhe kur s’është e nevojshme”, - tha drejtoresha. Sipas saj, projektet e tjera të mëdha janë pjesë e reformës dhe do të shihen hap pas hapi në bashkëpunim me të gjitha pjesët përbërëse të këtij sistemi. “Ajo që ne duam të garantojmë janë kushtet normale të punës së mjekëve. Të ofrosh kushte normale është a-ja e

TREGTARËT Më shumë kohë për largimin nga QSUT Pronarët e kioskave të vendosura në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kërkojë më shumë kohë për largimin e mallit. Në aksionin e ndërmarrë një ditë më parë për lirimin e të gjitha hapësirave të zëna nga këto aktivitete ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, tha se tregtarët do të kenë kohën e nevojshme për largimin e biznesit të tyre. Ndërkohënjë ditë më pas ka mbërritur një urdhër i prerë për mbylljen e menjëhershëm të aktivitetit. Kjo bie ndesh me premtimin që ministri u bëri, duke i kapur ata të papërgatitur dhe duke u sjellë dëmtime në tregti. Pronarët e kioskave shprehen gjithashtu se ambientet i kanë të licensuara, megjithëse nuk u është rinovuar kontrata. Ndërkaq, referuar deklaratës së ministrit Beqja, aksionet do të vijojnë deri në heqjen e të gjitha aktiviteteve joshëndetësore brenda 100 ditëve.

fillimit të punës”, - tha Manastriliu. Ajo nënvizoi se QSUT-ja do të jetë pjesë e rëndësishme e reformës në sistemin shëndetësor, duke vënë në dukje se “si qendra më e madhe terciare në vend, meriton një vëmendje të veçantë dhe ne jemi të vendosur duke ia dhënë këtë fokus si nga pjesa teknike, administrative, miradministrimi që është një nga pikat e forta ku ne duam të synojmë në punën tonë që nga barnat, sistemi i

JANË GJOBITUR 50 FARMACI QË S’PRANOJNË TË PAGUAJNË KËTË TAKSË

Pustina: Për herë të parë ky problem Jaupllari: MSH të rishikojë ligjin për kryqin jeshil Është hera e parë që Bashkia e Tiranës ndesh në shqetësimin për taksën e tabelave të farmacive, edhe pse kjo aplikohet prej 5 vjetësh. Ky është konstatimi që bën drejtoresha e tatim-taksave pranë Bashkisë së Tiranës, Andia Pustina. Ajo bën me dije se kanë 5 vjet që ushtrojnë mbledhjen e kësaj takse. “Pranë DPTTV-së nuk është paraqitur asnjë ankesë apo reklamim nga subjekte private apo shtetërore për mosaplikimin e kësaj takse. Bashkia e Tiranës ka qenë, është dhe mbetet e hapur për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjet më të mira në funksion të nxitjes së biznesit, por ankesa nuk ka pasur”, - sqaron Pustina. Inspektorët e drejtorisë së tatimeve po zbatojnë vendimin e Këshillit Bashkiak të datës 25.02.2008, duke trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë çdo farmaci që ushtron aktivitetin në territorin e Bashkisë. Me këtë vendim javën e fundit u janë vënë gjobë 50 farmacive pronarët e tyre nuk kanë pranuar të paguajnë taksën. Ndërkohë farmacistët ankohen se inspektorët e tatimtaksave të Bashkisë së Tiranës prej disa ditësh kanë nisur një aksion për futjen në skemën e

tyre edhe të tabelës identifikuese të farmacive - kryqin jeshil. “Shenja dalluese kryesore e një farmacie është kryqi simbolik simetrik me ngjyrën jeshile, për të cilin në asnjë vend të botës nuk paguhet taksë”, - shprehet presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arian Jaupllari. Sipas tij, vetëm në Shqipëri këtë simbol tani e konsiderojnë reklamë dhe duhet paguar në varësi të madhësisë së tij taksë tabele. Ndërkohë Jaupllari kërkon nga qeveria e re që të ndërhyjë sa më parë për të rishikuar ligjin e barnave dhe të shërbimit farmaceutik, që datojnë nga viti 1993. Shërbimi

farmaceutik gjatë viteve të fundit mori një zhvillim të madh, ku vetëm në kryeqytet zhvillojnë këtë aktivitet mbi 750 farmaci. Jaupllari i bën apel kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashës, të ndalojë aksionin, pasi ai është në shkelje të ligjit. Nga ana tjetër, Jaupllari i ka kërkuar dhe Ministrisë së Shëndetësisë të rishohë ligjin për shërbimin farmaceutik, në të cilin nuk përcaktohet nëse kryqi është reklamë ose jo. Kreu i Urdhrit të Farmacistëve është shprehur se ankesat e subjekteve farmaceutike ia ka përcjellë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

mirëmbajtjes etj.”. Ndërkohë një pikë këmbëngulëse ku Manastirliu do të rregullojë është edhe aksesi i vizitave në këtë qendër, pra jo çdo pacient nga rrethet do të vijë menjëherë në këtë qendër. Ajo ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga mjekët e rretheve për të lehtësuar gjendjen në këtë qendër, e cila është zhytur edhe në borxhe. Ajo u ndal dhe në situatën e vështirë financiare ku ndodhet QSUT-ja,

duke nënvizuar se kjo qendër ballafaqohet me një borxh prej 22 milionë dollarësh. “Shumë është bërë për mjekësinë, por duhet bërë akoma më shumë. Sistemi shëndetësor duhet parë në shumë këndvështrime, sidomos ai spitalor, për të ofruar më të mirën për qytetarët, për të vajtur drejt nevojave të tyre pa kosto të tepërta”, - tha Manastirliu. Ajo tha se këto janë hapat e parë të ndryshimit tërësor në shërbimin shëndetësor.

»

05

URBANËT Ndërhyn policia bashkiake, nuk zbatojnë ndryshimet Për shkak të punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri, Bashkia e Tiranës më datën 5 shtator vendosi që stacioni i autobusëve ndërqytetës të zhvendoset nga sheshi pranë stacionit të trenit, në sheshin që ndodhet në rrugën “Dritan Hoxha”, me drejtim Tiranë-Durrës, 250 metra nga rrethrrotullimi i sheshit “Karl Topia”. Stacioni i ri do të funksionojë deri në ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve. Vendimi i Bashkisë nuk u zbatua nga të gjithë operatorët dhe për këtë arsye ka ndërhyrë policia bashkiake. Ajo ka marrë masa ndaj operatorëve që nuk kanë respektuar qëndrimin në stacionin e ri të përcaktuar nga Bashkia Tiranës. Policia bashkiake ka bërë të ditur se asnjë automjet i transportit ndërqytetës nuk do të lejohet të qëndrojnë në vende të tjera përveç stacionit të përcaktuar nga ky institucion.

LOTARIA KOMBËTARE SJELL DY FORMA TË GËRVISHT DHE FITO

“Arka e Thesarit” dhe “Super Cash”, një në çdo katër del fituese Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, ka prezantuar dje produktin e saj të dytë, Biletat Gërvishtëse, përkatësisht dy lloj bileta gërvishtëse: “Arka e Thesarit” dhe “Super Cash”. Këto dy bileta gërvishtëse gjenden tashmë në pikat e shitjes së Lotaria Kombëtare në të gjithë Shqipërinë. “Arka e Thesarit” dhe “Super Cash” janë dy lojëra të reja tërheqëse, të cilat ofrojnë mundësinë e fitimit në çast të shumë çmimeve të ndryshme. Lotaria Kombëtare ka hedhur në qarkullim lojën “Arka e Thesarit”, një biletë e së cilës kushton 50 lekë dhe me të mund të fitohen deri në 500 000 lekë të reja. Biletat e “Arka e Thesarit” do t’i japin publikut çmime të ndryshme për një total prej 185.5 milionë lekësh të reja. Për lojën “Super Cash”, çmimi i një bilete është 100 lekë dhe të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë deri në një milionë lekë të reja. Biletat e lojës “Super Cash” do të shpërndajnë në total 275 milionë lekë të reja. Si për “Arka e Thesarit”, ashtu edhe për “Super Cash”, një në katër bileta do të rezultojë fituese. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë, Lotaria Kombëtare, zoti Peter Simoner. Gjatë fjalës së tij, Z. Simoner u shpreh: “Koncepti ku bazohet ky produkt është shumë i thjeshtë: duhet të gërvishtësh pjesën e përcaktuar në bilete dhe nëse gjen kombinimin (simbolin) e duhur ju fitoni në çast shumën e shënuar. Me “Arka e Thesarit” dhe “Super Cash” ju mund të fitoni në çast deri në 1 000 000 lekë te reja. Publiku shqiptar e mirëpriti

Loto “6 nga 39” dhe kjo vërtetohet nga numri i madh i fituesve, të cilët deri më tani janë më shumë se 200 mijë. Me Loto dhe Biletat Gërvishtëse do të kemi edhe më shumë fitues”. Lotaria Kombëtare është e vetmja kompani e licencuar nga shteti shqiptar, për zhvillimin e Lojërave të Lotarisë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Biletat gërvishtëse të Lotarisë Kombëtare, të prodhuara nga një kompani e specializuar, ofrojnë siguri maksimale dhe argëtim sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Kjo certifikohet nga logo e Lotaria Kombëtare, e cila është e printuar në biletë. Parimi bazë i aktivitetit të Lotaria Kombëtare në Shqipëri është Lojëra me Përgjegjshmëri. Të gjithë punonjësit e kompanisë, por edhe partnerët e shitjeve, janë trajnuar që të respektojnë me rigorozitet këtë parim.


06

« AKTUALITET

U QËLLUA ME ARMË

E enjte 26 shtator 2013 • JASHTË RREZIKUT PËR JETËN

Aksion për asgjësimin e hashashit, banorët përplasen me policinë

Aksident në dalje të Kukësit, 5 persona përfundojnë në spital

SHKODER–Forcat e policisë kanë ndërhyrë dje në fshatin Shoshë të Shkodrës, për asgjësimin e bimëve narkotike, por kanë hasur në rezistencën e banorëve. Mësohet se policia ka prerë të gjitha bimët narkotike që ishin mbjellë në fshat, por banorët tentuan të marrin kanabisin, për të mos lejuar efektivët që ta asgjësonin atë. Policia është detyruar të qëllojë me armë në ajër për të larguar banorët nga vendi ku ishin grumbulluar bimët e prera. Pas largimit të banorëve, efektivët e policisë kanë mundur të finalizojnë me sukses operacionin.

KUKËS- Një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave u shënua pasditen e djeshme në dalje të qyteti të Kukësit. Mësohet se automjeti tip ‘Fiat’ doli nga rruga duke plagosur 5 persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal. Ende nuk dihet identiteti i personave të plagosur, ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit është pakujdesia e drejtuesit të mjetit, i cili ka humbur kontrollin.

REAGO GJIKA: PO DRIBLON PUNËN TONË, TË BASHKËPUNOJNË

Ndërtimet pa leje në Vlorë, policia padit 9 zyrtarë të Bashkisë M es Bashkisë së Vlorës dhe policisë së qarkut ka nisur një betejë në distancë në lidhje me ndërtimet pa leje. Drejtoria e Policisë së Vlorës njoftoi se 9 zyrtare të Bashkisë janë paditur në Prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndjekje penale për bashkiakët paralajmëroi edhe kryeprokurori Llalla gjatë një vizite në Vlorë. “Përgjegjësia nuk është vetëm e personave që ndërtojnë në mënyrë jo të ligjshme, por më së tepërmi, përgjegjësia i takon atyre zyrtarëve lokalë, të cilët kanë lejuar ndërtimin e objekteve në mënyrë jo të ligjshme”, pati deklaruar Llalla, dy ditë më parë. Pas njoftimit të policisë për ndjekjet penale ka reaguar ashpër kryebashkiaku Gjika që ka ironizuar veprimet e policisë. Të gjitha këto procedime që bën policia janë të mbuluara prej kohësh nga procedurat ligjore deri në kallëzim penal dhe në vendim për prishje nga ana e Inspektoriatit. Policia e Shtetit nuk po bën gjë tjetër veçse po dublon punën e Bashkisë Reagon kryebashkiaku Gjika Bashkia e Vlorës, me firmën time dhe me propozim të Inspektoratit të Bashkisë së Vlorës dhe të Policisë Bashkiake ka dorëzuar në Prokurorinë e rrethit 185 kallëzime penale për ndërtimet pa leje. Është çuar vetëm një rast për shqyrtim në gjykatë, janë pushuar 5 çështje nga Prokuroria dhe 179 kallëzime penale janë në sirtarët e Prokurorisë. Të gjitha këto procedime që bën policia janë të mbuluara prej kohësh nga procedurat ligjore deri në kallëzim penal dhe në vendim për prishje nga ana e Inspektoratit. Pra sot, Policia e Shtetit nuk po bën gjë tjetër veçse po dublon punën e Bashkisë. Prioriteti i parë është Policia e Shtetit të vihet në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Bashkisë Vlorë dhe së

Kërkohet shpallja monument kulture

Rruga “Toma Kalefi” krijon përplasje mes monumenteve dhe bashkisë Investimi në rrugën Toma Kalefi ka qenë pjesë e diskutimit në Këshillin Bashkiak për shkak të problemeve që po hasen si nga bizneset, qarkullimi dhe vazhdimi normal i jetës nga banorët përgjatë saj. Kreu i bashkisë Sejdini theksoi se për këtë rrugë është krijuar një ngërç që ende nuk po zgjidhet sepse instituti i arkeologjik i ka kërkuar shpalljen në monument kulture institutit të monumenteve duke penguar punimet e mëtejshme. Vendimi se çfarë do të bëhet më tej për këtë rrugë do të merret brenda kësaj jave. Deklarata e kryebashkiakut erdhi pas shqetësimit të ngritur nga anëtari i Këshillit Bashkiak Blendi Himçi, i cili kërkoi zgjidhje pasi bizneset, qarkullimi dhe banorët janë duke e pësuar si pasojë e pezullimit të punimeve në këtë rrugë pas zbulimit të një objekti që fillimisht mendohej një Kala, ndërsa nga studimet më të fundit mendohet mur rrethimi të një shtëpie çifligare të një familje të njohur në shekullin 19. Kryebashkiaku deklaroi se ekzistojnë disa versione për këtë monument, por që kërkojnë fonde të jashtëzakonshme për buxhetin jo vetëm të bashkisë, por edhe të qeverisë. Ndërkohë bashkia vetë ka dhënë një version për mbulimin provizor dhe konservimin me mjetet e duhura deri në një zgjidhje përfundimtare për këtë monument, për të cilat kanë filluar procedurat e shpalljes monument kulture. Segmenti ku është ndërhyrë për rikonstruksion është kryesor dhe ka sjellë vështirësi në qarkullim, për bizneset dhe banorët përgjatë saj.

I dënuar me 17 vjet nga drejtësia italiane

Arrestohet arkitekti i Bashkisë, në kërkim për trafiqe të paligjshme DURRES- Një punonjës i Bashkisë së Durrësit është ndaluar të mërkurën në ambientet e punës nga forcat e policisë për llogari të drejtësisë italiane. 35-vjeçari nga Durresi Adlei Likmeta me detyrë arkitekt në Zyrën e Urbanistikës së Bashkisë është arrestuar si person në kërkim për pjesëmarrje në grupe kriminale dhe trafik narkotikësh dhe qeniesh njerëzore në shtetin fqinj, Itali. Likmeta është dënuar në mungesë me 17 vjet heqje lirie nga autoritetet italiane, ndërkohë që arresti i tij në ambientet e punës ka shkaktuar frikë dhe habi, pasi Likmeta njihet si person pa probleme dhe korrekt në marrëdhëniet shoqërore. Në momentin e ndalimit, 35-vjeçari nga Durrësi, baba i një fëmije mësohet se nuk ka bërë rezistencë në çastin e ndalimit. Burimet policore bëjnë të ditur se Likmeta ka qenë pjesë e një grupi shqiptarësh që trafikonin lëndë narkotike dhe klandestinë me anije nga Durrësi drejt Italisë. Dy ditë më parë u ndalua në portin e Durrësit dhe një tjetër anëtar i këtij grupi kriminal, shtetasi Besnik Ajdini, 49 vjeç, person në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Apelit të Ankonës në tetor 2010 .

SHKAK DHE MARRJA NËN E HETIM E INSPEKTORËVE

Elbasan, kryebashkiaku Sejdini: Inspektorati Ndërtimor drejt shkrirjes Inspektoriati Ndërtimor në Bashkinë Elbasan rrezikon të shkrihet për shkak se institucioni vendor nuk disponon infrastrukturën dhe mbështetjen e nevojshme ligjore për të vepruar kundër ndërtimeve pa leje. Sipas kryebashkiakut Sejdini të gjithë inspektorët janë në hetim disa për veprim e disa për mosveprim. Ai u shpreh se për shkak të situatës së krijuar, mungesës së mbështetjes nga Policia e Shtetit dhe mosproceddyti të ketë një angazhim më konkret për të rakorduar, me qëllim që kallëzimet që janë bërë njëherë nga Bashkia dhe Inspektorati të mos bëhen për herë të dytë nga poli-

imit të qytetarëve ndërtues ky inspektorat po shkon në rrugën e shkrirjes duke i kaluar kështu qarkut. “Ne po hasim një situatë që kryeinspektorët ndiqen penalisht, ndërsa ata që ndërtojnë nuk penalizohen. Kryeinpektori i parë është gjobitur nga INUK Tiranë, i dyti është në hetim për veprim, ndërsa i treti është në gjykim se nuk ka vepruar. Po bëhet gati edhe dosja për të katërtin. Nuk ka pasur mjete të cia thjesht për shoë apo për mediat”, tha Gjika. Bregdeti i Vlorës është prekur rëndë nga ndërtimet e Vlorës dhe kjo po ndodh edhe në qytet. Policia e Shtetit ka njoftuar

specializuara për të ndërhyrjë në prishjen e objekteve pasi nuk mund t’i blejmë dot ato me fondet që kemi në dispozicion. Në të gjitha rastet që ne kemi kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit ajo nuk na është dhënë madje kemi edhe shkresat përcjellëse që nuk mund të na ndihmojnë. Ka ardhur koha ta shkrijmë inspektoratin e t’ia dërgojmë qarkut pasi ne vetë e kemi të pamundur për shkak të hapësirave ligjore dhe mungesës së mbështetjes”. Kryebashkiaku deklaroi se në shumë raste janë inspektorët që procedohen dhe jo qytetarët kur janë ata që ndërtojnë pa leje dhe duhet të jenë të parët që duhet të penalizohen. disa herë aksione për sekuestrime, ndalime dhe dërgim për ndjekje penale të personave përgjegjës e ndërtojnë, por edhe të institucioneve që i kanë lejuar.

I riu jashtë rrezikut

Tentojnë të vrasin me thikë, shkak grindja për parkimin Sherri i mëparshëm për vendin e parkimit ka bërë që disa të rinj të konfliktuohen me njëri-tjetrin duke përfunduar në përdorimin në armëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maj’ pranë shkollës ‘Mahir Domi’ ku një 21-vjeçar me inicialet K.T është goditur disa herë nga pjesë të ndryshme të trupit. I riu me banim në lagjen ‘11 Nëntori’ në Elbasan. I dëmtuari u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik ku edhe mori ndihmën e parë mjekësore. Efektivat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga verfikimet e para është qëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit 21-vjeçari, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut. Agjentët bënë të mundur identifikimin e personave të dyshuar të kësaj ngjarjeje duke i shpallur në kërkim. Në deklarimin zyrtar Drejtoria e Policisë thkeson se po punohet intensivisht për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje. Nga hetimet e para mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një grindje e mëparshme e viktimës me kunatin e njërit prej autorëve për vendparkimin e makinave. Akuza e ngritur është tentativë vrasjeje në bashkëpunim.


AKTUALITET • E enjte 26 shtator 2013

»

07

AKSIONET VIJOJNË NË TË GJITHË VENDIN. POLICIA BLLOKON DISA OBJEKTE PA LEJE

Ndërtimet pa leje, procedohen 26 persona dhe 12 zyrtarë që s’vepruan Mariglen Mullai

P

olicia e Shtetit vijon punën për evidentimin e ndërtimeve abuzive, bllokimin e tyre dhe procedimin e personave, të cilët duke abuzuar me ligjin i ndërtojnë. Së fundmi janë proceduar 12 punonjës të agjencive ligjzbatuese, të cilët kanë detyrë funksionale monitorimin, evidentimin e marrjen e masave ligjore në rastet e ndërtimeve abuzive. Ndërkaq, u proceduan 26 persona, si dhe janë bllokuar objektet që po ndërtoheshin pa leje në rrethet Fier, Lushnjë, Korçë, Pogradec, Devoll, Tiranë, Peqin, Dibër, Lezhë dhe Shkodër. Vlora, Fieri e Lushnja Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë filluar edhe 9 procedime të tjera penale për “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe materialet procedurale janë referuar në Prokurori në ngarkim të punonjësve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Vlorë dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Procedimet penale kanë filluar për rastet e Ndërtimeve të paligjshme të konstatuara dhe të dokumentuara nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Vlorë gjatë muajve Qershor, Korrik, Gusht dhe Shtator të vitit 2013. Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 6 persona, ndërkohë janë proceduar dhe 2 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Levan. Nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Trifon Metushi dhe Shefqet Hazizi, me detyrë Inspektor në INUV-Levan. Po ashtu ka filluar procedimi në

Në burg shkodrani që gjobiti biznesmenin me 300 mijë USD Ditën e djeshme, gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçari Aleks Lala, i cili akuzohet për gjobëvënie ndaj një biznesmeni nga Fieri, në këmbim të lirimit të vëllait të tij të marrë peng në Angli. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata vendosi të lerë në burg 27-vjeçarin nga Shkodra, i cili u arrestua të dielën në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Koordinimi”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje familjen e biznesmenit D. Hazizaj nga Fieri, të cilit i janë vënë 300 mijë dollarë gjobë nga 27-vjeçari Lala, në këmbim të lirimit të vëllait të tij të marrë peng në Angli.

Krimi i organizuar mbledh në takim Tahirin, Ajazin e Llallën Për të dytën herë brenda pak ditësh, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llala dhe me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Takimi është mbajtur dje në mesditë në ambientet e Hotel “Tirana”, teksa mësohet se në qendër të bisedës ka qenë bashkëpunimi më i mirë mes Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, në luftë ndaj krimit të organizuar apo terrorizmit. Në dalje, ministri tha se “ Fjala kyçe është bashkëpunimi institucional kundër krimit të organizuar”.

Kapen dy, kërkoheshin për dhunë në familje gjendje të lirë për shtetasin Skënder B., 57 vjeç, pasi në Levan, ka ndërtuar një objekt pa leje. Në Lushnjë, për objekte pa lejë, janë proceduar Sybi H., 48 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Idajet H., 37 vjeç, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, Perik P., 59 vjeç, Novruz B., 52 vjeç dhe Petro N., 54 vjeç. Korça, Tirana e Shkodra Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë u proceduan shtetasit Besnik A., 47 vjeç, Osman B., 59 vjeç, Pandeli S., 51 vjeç, Flamur S., 56 vjeç, Bledi S., 39 vjeç, Genci Xh., 46 vjeç dhe Niko Zh., 44 vjeç, pasi në zonat e Korçës, Pogradecit e Devollit, kanë ndërtuar objekte pa leje. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë proceduar Ylli Sh., 53 vjeç, Shkëlqim K., 50 vjeç, Sami S., 69 vjeç dhe P.V.,, pasi kanë ndërtuar objekte pa leje. Nga Drejtoria e Poli-

cisë Qarkut Shkodër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Fatbardh Muja, 37 vjeç, me detyrë Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik komuna Velipojë, pasi duke shpërdoruar detyrën, nuk ka pezulluar ndërtimin pa leje të banesës së një shtetasi në fshatin Rrjoll. Ndërkohë filloi procedimi në gjendje të lirë gjithashtu për shtetasen Drane H., 62 vjeçe, banuese në Velipojë, pasi është konstatuar se në fshatin Rrjoll po ndërton një objekt pa leje. Durrës, Lezhë, Dibër, Elbasan Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës filloi procedimi në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm për Armand L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, ka ndërtuar një objekt pa leje dhe Besnik H., 38 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në

Xhafzotaj ka ndërtuar një objekt pa leje. Nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Gjovalin P. e Tonin P., pasi në lagjen “Besëlidhja”, kanë ndërtuar një objekt 7-katësh pa leje. Ndërkohë në Mirditë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Albert D. dhe Zef D., banues në Milot, pasi në fshatin Perlat kanë ndërtuar një objekt pa leje. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Defrim K., 46 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në qytet, ka ndërtuar një objekt pa leje. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan është proceduar e ndiqet në gjendje të lirë shtetasi Ruzhdi H., 31 vjeç, banues në fshatin Përparim, pasi nga shërbimet e policisë është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje.

U kap shtetasi në kërkim Altin Xhelilaj, 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi më 30 mars të këtij viti ishte dënuar për “Dhunë në familje”. Nga Komisariati nr.6 Tiranë u bë kapja e shtetasit në kërkim Aleksandër Isufi, 24 vjeç, lindur në Pogradec e banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kreu i minibashkisë nr. 8 pëson aksident Arben Tafaj, kryetari i minibashkisë 8 në Tiranë, ka pësuar një aksident të lehtë automobilistik. Gjatë orëve të vona të ditës së martë automjeti i drejtuar nga Tafaj ka dalë nga rruga. Aksidenti ndodhi në Dajt. Fatmirësisht kryetari i minibashkisë 8 ka marrë vetëm disa lëndime të lehta. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë.

Pranga 22-vjeçarit, përplasi për vdekje një 24-vjeçare U arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Hasrama, 22 vjeç, lindur e banues në fshatin Muçaj Vorë, sepse pardje në aksin rrugor Vorë - Fushë Krujë, pranë karburant Bakalli, duke drejtuar automjetin fugon tip “Benz”, me targa AA 775 FK, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar me vdekje këmbësoren Entela Gjona, 24 vjeçe, banuese në Durrës.

POLICIA VERIFIKON DOSJEN E 28-VJEÇARES

AKSION PËR NDALIMIN E ABUZIMEVE

Anglezja e përdhunuar në maj tentoi të vriste ish-burrin me thikë

Prerja e pyjeve, procedohen 4 persona, bllokohen kamionët

Teksa pritet që 35-vjeçari nga Erseka që përdhunoi pardje anglezen, të dalë sot para togave të zeza, policia nga ana tjetër ka zbuluar të dhëna të tjera rreth shtetases së huaj. Kështu, në muajin maj të këtij viti, në Rrugën “Teodor Keko”, në Unazën e Re, 28-vjeçarja Louise R.H., pas një debati me ish-burrin e saj, Ervin D, 30 vjeç, e ka kërcënuar me jetë, duke i thënë se do ta vriste me thikën e bukës. Shkak ishte bërë një fotografi një celularin e 30-vjeçarit, për të cilën, anglezja kishte dyshuar se mund të ishte e të dashurës së tij. Në apartamentin e tij kanë mbërritur efektivat e komisariatit

numër 6, të cilët kanë shoqëruar 28-vjeçaren, duke e neutralizuar. Pas kësaj ngjarjeje duket se ata janë ndarë ndërsa anglezja që ndodhet në Shqipëri prej 8 vitesh është lidhur sërish me një tjetër shqiptar. Pardje u kapën Mariglen Xhe-

po, 28 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal dhe Muhamet Mullaj, 35 vjeç, banues në Ersekë. Arrestimi i tyre u krye sepse të hënën, orës 02:00’ në ambientet e një lokali te Unaza e Re, shtetasit Mariglen Xhepo dhe Muhamet Mullaj janë grindur për motive xhelozie, pasi ky i fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë duke kryer marrëdhënie seksuale me Louize. R.H, e cila ishte e dashura e shtetasit Mariglen Xhepo. Ndërkaq, mësohet se autori i ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur.

Nga shërbimet e Policisë së Shtetit të ngritura për goditjen e parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, në qarqet Korçë dhe Durrës, gjatë ditës së djeshme, janë proceduar 4 persona, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Në Korçë është proceduar e ndiqet në gjendje të lirë shtetasi Artur T., 45 vjeç, i cili rreth orës 19.30, në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, në fshatin Floq, është kapur teksa me mjetin kamion tip IFA, me targë KO 7230 B, po transportonte lëndë drusore, rreth 10m3, pa dokumentacionin për-

katës. Ndërkohë në Devoll filloi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit Engjëllush S., 48 vjeç, i cili është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, rreth orës 12.00, teksa në aksin rrugor KorçëBilisht po transportonte me

mjetin kamion tip Benz, me targë DV 1426 A, rreth 10 m3 lëndë drusore të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu filloi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit Feridion P., 53 vjeç, pasi rreth orës 17.00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, është kapur në flagrancë teksa me mjetin fugon tip Benz, me targë DV 2946 A, po transportonte lëndë drusore, rreth 4 m3, pa dokumentacionin përkatës. Në Manzë të Shijakut, është kapur Ferit T., 43 vjeç, duke transportuar me mjetin kamionçinë tip “Ford”, me targë AA 417 GA, lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.


08

« AKTUALITET

E enjte 26 shtator 2013 •

GRUPI FOLKLORIK I BERATIT FEDEROHET NË SHOQATËN FOLKLORIKE, KULTURORE, ARTISTIKE TË KËTIJ QYTETI Sulo Gozhina BERAT – Shoqata kulturore artistike e trevës të Beratit “Qypërlinjët e Roshnikut”, me kryetar z. Fitim Mimani, njëherësh edhe udhëheqës artistik i këtij grupi ka marrë pjesë në festivalin folklorik organizuar në Bursa të Turqisë. Për tetë ditë rresht mbi 650 artistë nga Ballkani të 7 shteteve kanë performuar në skenat moderne dhe të improvizuara sipas një programi artistik këngë dhe valle popullore nga tabani i tyre kombëtar. Artistët të ardhur nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova me dy grupe, Serbija me dy grupe artistike një nga Serbija dhe një nga Presheva, Bullgaria me dy grupe, Mali Zi, Bosnja, Qipro etj, kanë dhënë koncerët festive me këngë e valle popullore mbështetur në tabanin e tyre kombëtar para publikut turk në qytetet të ndryshme të Bursa. Çdo mbrëmje grupet folklorike jepnin koncerte festive në sheshet qëndrore të tetë qyteteve në podiumet e ngritura enkas për to, në skena të improvizuara, në skena tip anfiteatri që ishin të ngritura për të tilla evente më kapacitete nga 1 deri në 2 mijë spektator. Pas koncertit grupet folklorike vlerësoheshin me çmimet bazuara dhe në reagimet e publikut nga krerët e bashkive të qyteteve përkatëse, vlerësim që ishin nga simbolet e këtyre qyteteve deri tek simbolet të veçantat. Festivali ballkanik Fitim Mimani Kryetar i shoqatës në fjalë njëherësh dhe udhëheqës artistik i grupit nga qyteti muze i Beratit, në një prononcim për gazetën tregoi në detaje ditët e performimit të grupit të tij artistike të këngve e valleve në Bursa. “Nuk e dinim se në këtë qytet dhe në qytetet e tjera të tij, do të na prisnin me aq bujari me një mikpritje të veçantë ku krerë të pushtetit vendor, por dhe vet banorët e kësaj zone me mbi 2.7 milionë banorë do të tregonin kaq interes për një festival që më shumë se arritjes të qëllimit promovuues për një çmim, ishte dhe një shkëmbim kulture, një urë lidhëse të miqësisë mes grupeve në konkurrim nga shtete të ndryshme të Ballkanit, por dhe të këtyre grupeve të shteteve në fjalë me banorët e kësaj zone etj. Pra, mundet të them me pak fjalë se ishte për ne një ekperiencë e papërsëritshme, ndërkohë që nuk na besohej ajo që pamë me sytë tanë, mikpritjen dhe vlerësimin. Udhëtimi Pas një udhëtimi të këndshëm për më shumë se 20 orë, duke përshkruar mbrekullitë natyrore të shtetit helen e atij turk, arritëm në Bursa në mbaditen e 5 shtatorit. Të pritur nga krerët e bashkisë, drejtori i kulturës, si dhe stafi i saj u ateshuam për momentin për të bërë më pas demostrimin publik që do të tregonte pjesëmarjen tonë dhe të gjitha grupeve folklorike të Ballkanit në këtë event festiv. Fola dhe pak më lartë që kreu i bashkisë e kishte vlerësuar dhe ishte impenjuar për një pritje madhështore. Ishte një organizim perfekt organizatorët e kishin menduar mirë, kështu që të gjithë grupet folklorike pas më shumë se një orë qëndrim në fjetina dolën dhe u rreshtuan sipas shteteve nga vinin dhe me flamujt kombtar të tyre me në krye bandën frymore të Bursas kanë përshkuar bulevardin qëndror të këtij qyteti. Sipas organizatorëve, ky aktivitet që zgjati mbi një orë nga ora 16.00 deri më 17.00 të 5 shtatorit tregonte jo vetëm mikpritjen që po u bëhej grupeve pjesëmarës në këtë vend ballkanik, por dhe për arsye të sensibilizimit të publikut vendas për

Shqipëria shkëlqen mes 12 grupeve folklorike në Bursa të Turqisë të shtuar pjesëmarjen e banorëve të këtij qyteti dhe të tetë qyteteve të tjera të Bursas në festivalin folklorik të ballkanit. Dhe një tjetër arsye po sipas organizatorëve ishte dhe prezantimi i fillimit të festivalit po atë ditë që mbritëm dhe kjo u korurëzua me këtë paradë simbolike. Nuk kishte më kënaqësi sa kur në bulevardë rreth flamurit tonë mblidheshin me qindra banor, të cilët flisnin shqip, por me gjysma fjalësh, jam shqiptar e dua flamurin dhe e preknin, pelqenin shumë kostumet kombëtare dhe shumë prej tyre të moshuar dhe të rinjë përqafonin dhe përkdhelnin flamurin duke e puthur. Nga ana tjetër të binte në sy një organizim i përsosur i bashkisë ku në dizpozicion të 12 grupeve astistike vuri për secilin një autobus dhe për të treguar mikpritjen në axhendën e saj ishte dhe organizimi, shëtitje të tre qytetarëve të Bursa në bregdetin e saj. Në mbrëmje në një nga komunat jashtë qytetit të Bursës u shtrua një darkë mikpritjeje me të gjitha grupet artistike, po atë mbrëmje në sheshin qëndror të kësaj komune u performuan këngë dhe vallen me nga tre pjesë për secilin grup folklorik. Në këtë mbrëmje grupi jonë folklorik u paraqit me tre valle të treves së Beratit performuar nga grupi i të rinjëve të qytetit me korograf Euklod Caka dhe me këngë të kënduara nga artistja beratase floresha Dëbinja. Unë mundet të them se Bursa dhe qytetet e saja këto 8 ditë ishin kthyer në një festë të vërtet, ndoshta dhe organizimi ishte i tillë që çdo qytetar i bursës me 2. 7 milionë banor të ndiente që në këtë qytet madhështor për nga arkitektura dhe kombinim i kulturave të tre kohëve, asaj të Lashtësisë, Mesjetës dhe të tashmes, po organizohej një festival folklorik me artist ballaknas. Madje mundet të them se organizimi ishte i atillë që dhe ai banor i Bursas që nuk kishte mundësi të vinte në sheshet me podiume të ngritur enkas për të parë performimin artistik, organizatorët në natën e dytë të festivalit grupet e rreshtuara me flamujtë kombëtar të tyre parakaluan në një nga lagjet më të vjetra të saj. Pas këtij parakalimi ku shumë prej banorëve jo vetëm i shoqëronin, por dhe kishin dal për të parë në pravazet e dritareve apo dhe në ballkonet e banesave, ishte një kënaqësi e veçant edhe në këtë moment ku banorët nga dritaret flisnin me zë të lartë edhe ne jemi prej Shqipërie, qeshnin dhe përshëndesnin. Pas këtij parakalimi grupet folklorike dhanë një koncertë në sheshin qëndror të lagjes në fjalë. Performanca Grupi ynë folklorik dha koncerte në 7 qytete nga 8 të till që kishte Bursa, por ajo që na ra në sy ishte mikpritja që treguan banorët e këtyre qyteteve, të cilit në shumicën e tyre kishin dhe shumë shqiptar që flisnin gjuhën shqipe dhe shume shqiptat që nuk e flisnin dotë gjuhën tonë, por deklaronin se ishin shqiptar dhe këtë ndjesi e tregonin teksa preknin ledhatonin e puthnin flamurin tonë kombtar. Një nga netët e këtij aktiviteti madhështor ishte dhe organizimi i mbremjes “GALA”, ku merrnin pjesë në një amfiteatër veror mbi 2 mijë banor, pjesëmarës në këtë mbrëmje ishin krerët e pushtetit vendor të të

gjitha autoriteteve vendore të komunave përkatëseve të 8 qyteteve. Pika kulminore në mbrëmja “GALA”, e arriti në perfomancën e këngëve shqiptare të interpretuara nga vajzat shqiptare të Malit të Zi. Viki dhe nga treshja shqiptare nga Kumanova, tre djem të saj që janë dhe të pranishëm në medien vizive të këngëve shqip. Kjo mbrëmje kaq festive u mbyll me grupin e valltarëve të Bursas. Një ditë e veçantë ishte dhe data 10 shtator kur kryetari i bashkisë të Burasë priti në ambientet e bashkisë në një nga sallat e pritjes, përfaqësues të grupeve të shoqëruara nga dy valltarë të rinj. Në këtë rast grupi ynë u përfaqësua nga udhëheqësi artistik që isha unë, Fitim Mimani, si dhe nga çifti i valltarëve të veshur me kostume kombëtare. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe dhurata, si dhe u bënë foto me të gjithë të pranishmit në sallë. Një tjetër takim ishte dhe ai i pritjes që bëri kryetari i bashkisë të gjithë krerëve të grupeve folklorike. Në ditën

e çlirimit të qytetit të Burasë (Lufta e Dytë Botërore), u ftuan të gjitha grupet pjesëmarrëse në festival, për një parakalim në bulevardin kryesor të qytetit të udhëhequra nga banda frymore e këtij qyteti. Po atë ditë gjatë fjalës përshëndetëse u bë e ditur dhe federimi i shoqatës kulturore artistike “Qypërlinjët e Roshnikut”, në federatën “folklorike popullore”, të Ballaknit. Një tjetër event ku u lanë mbresa, por dhe pati supriza të paparashikuara ishte darka e një shqiptari nga Kumanova, ku grupi ynë folklorik u gjend ashtu si mes miqsh, por këtë radhë më me shumë shqiptar. Në këtë darkë të shtruar enkas për të gjithë pjesëmarrësit, gjatë performimit fëmijët e këtij qyteti (komuna Mustafa Qemal Pasha), u ngjitën në skenë dhe po kërcenin me valltarët tanë të tjerë banorë u ngjitën në skenë dhe filluan të këndonin me këngtarët tanë. Është vërtet mallëngjyese se këta fëmijë pa u thënë njeri vetëm se dëgjonin këngë shqipe vazhdonin të vallëzonin dhe të këndonin mesa zë që kishin këngët tona duke thënë se dhe ne jemi shqiptar. Këta fëmijë dhe banorë që u ngjitën në skenë apo na shoqëronin ngado që venim ishin shqiptar të ikur në shekuj në Turqi e që ishin ingranuar në jetën turke në Bursa. Atë mbrëmje u pa qart takimi i vëllaut me vëllanë të një gjaku dhe këtë e tregon më së miri përqafimet, lotët e mallngjimit, të qeshurat, shtërngimi duarve etj. Kemi shkuar në shumë evente të tilla në Turqi e në disa shtete të Ballkanit, por pjesëmarja në këtë festival ballkanik ishte i veçantë, jo vetëm nga pritja e ngrohtë e miqësore e pushtetarëve të atjeshëm, jo vetëm nga mënyra e organizimit, por edhe

nga takimi i shumë shqipëtarve, të cilit në çdo moment na u gjendën pranë. U kthyem nga Bursa duke marrë me vete mikpritjen, vlerësimin e punës, eksperiencën e fituar në të tilla evente, për t’u rikthyer sërish në të tjera evente folklotike në Bursa në këtë qytet sa madhështor për nga arkitektura, lashtësia apo dhe ajo modernja e kohës të sotme. Ndërsa grupin tonë folklorik të tjera evente e presin në të ardhmen e afërt, festivali folklorik në tetor në Bullgari e më tej në Rusi e në Francë. Mbresat Ishte një ftesë e veçantë, që me kurorzimin e saj them se më ra fati që të shkoj në Bursa të Turqis për të marrë me vete ato mbresa të pashlyeshme për gjithë jetën gjatë performimit që bëri grupi jonë folklorik në Bursa mes 12 grupeve folklorike nga Ballakni. Mundet të them me bindje që edhe pse ishim në një shtet të huaj nga mikpritja e banorëve të Bursas, pushtetar të saj, por dhe e shqiptarëve me banim prej shekujsh në atje, na dukej vetja si në shtëpin tonë. Kështu do të pohonte për gazetën një nga pjesëmarrësit në këtë event prof. Ymer Kordha. Ndërsa në citimet e tij vijon: “Me ftesë të Bashkisë së Bursës (Turqi), shoqata folklorike, kulturore, artistike “Qyprylijt e Beratit”, me president z. Fitim Mimani mori pjesë në festivalin ballkanik që u zhvilluan në Bursa. Në një udhtim komod, mes të rinjve këngtar e valltar, të kësaj shoqate folklorike, duke kaluar në revist ditën e natën për 20 orë rresht peisazhet e pashkelura të shtetit helen dhe të pjesës tjerët të Turqisë, mbritëm në mbaditen e 5 shtatorit në Bursa vendi organizator i festivalit folklorik ballkanik. Por deri këtu kemi kaluar shtetin helen, kemi bërë shumë km rrugë që të çonë për në Stamboll dhe jemi kthyer për në jug, udhëtoj drejt Çunës Kanal këtu në këtë ngushticë ne kalojmë nga kontinenti evropian në kontinentin e Azisë. Janë me qindra fshatra e qytete që i ndjekim me sy nga dritaret e autobusit duke parë e marrë në memorien tonë qindra pamje mahnitëse të luginave dhe maleve ku dhe kaluam. Bursa një qytet madhështor gjë të cilën ja shtonte dhe mikpritja që na bënë që në momentin e para miqtë turq, aty u dukë e qartë se kishte një organizim perfekt për festivalin folklorik të Ballkanit, ishin 12 grupe që mua më bëri përshtypje apo me befasoj dy grupet e Serbisë, njëri me artist, këngtar e valltar serb dhe tjetri përbëhej me artist, këngtar e valltar shqiptar të luginës të Preshevës. Aktivitetet nuk kishin të sosur të gjitha grupet kishin një program të veçantë brenda kontekstit folklorik dhe në përbërjen e programit të përgjithshëm aktiviteti ishte tepër i organizuar në mënyrën më perfekte. Në të gjitha qytetet që grupi ynë performoi për publikun e gjerë dhe mori vlerësim maksimal si për intepertimin e këngëve po ashtu dhe për demonstrimin e valleve nga valltarët tanë të mbrekullueshëm. Në shumë raste në shumë qytetet të Bursas shumë fëmijë dhe banor të këtyre komunave u ngjitën në skenë, jo vetëm për muzikën shqiptare, por dhe për këngët e bukra dhe interpertimin e tyre nga këngëtarët tanë mes të cilëve dhe këngrarja e këngës

beratase Floresha Dëbinja. Një nga mbrëmjet e qëndrimit në Bursa grupet e folklorit do të parakalonin në një nga lagjet më të vjetra të këtij qyteti në rrugicat e kësaj lagje “Hamza bej”, të shtruara me gurë të dukej vetja se po ngjitej në rrugicat e lagjes tonë, “Mangalem”, me ndryshimin e vetëm se lagja jonë “Mangalem” është ndërtuar në Mesjetë, ndërsa lagja “Hamza bej”, është ndërtuar në shekullin e ‘XX’. Në të gjitha qytetet, lagjet e tyre dhe në bregdetin që vizituam pam se kishte një planimetri perfekte, një pastërti për t’u marrë shëmbull dhe të paarritshme. Atje dukej vërtet dora e punës së njeriut të ditëve tona dhe të mëparshëm. Nga ana tjetër performimi i grupeve të Ballaknit në Bursa dhe në 8 qytetet e saja tregoi një nivel artistik që lë vërtet një shije kënaqësie. Do të mbetet për shumë kohë në memorjen e shikuesve, tek publiku, këngët popullore të grupeve të ndryshme të Ballkanit me larmin e ngjyrave të kostumeve popullore dhe larmin e valleve e këngëve në gjuhë të ndryshme. Një fund i bukur Në amfiteatrit veror “HOSGELDINIZ”, me pjesëmarrjen e afro 2000 spektatorëve, artëdashës dhe të gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor të atjeshëm. Për më shumë se 3 orë e 30 minuta grupet performuan secili për më shumë se 20 minuta, ndërsa mbrëmja do të arrinte pikën kulmore në mbylljen e saj me këngëtarët tre shqiptarëve nga Mali i Zi, viki dhe trion e burrave nga Maqedonia, të cilit me këngët shqiptare entuziazmuan sallën, e cila u ngrit e gjitha në këmbë dhe me duartrokitjet e tyre duke mbajtur të ngrirë në podium të gjithë artistët shqiptarë e të huaj pjesëmarrës në këtë event kulturor. Mes shumë takimeve ishte dhe takimi me biszmeni shqipetar Ali Yedikardes që është me orgjinë 400-vjeçare shqiptare nga fshati Dardh i Elbasanit, si dhe vizituam shumë fabrika si ajo e tekstileve e bizesmenit Selim Yedikurdes është ky me orgjin 400- vjeçare nga Korça. Bursa është qyteti që ka lashtësin e kulturave romake ku përjetuan pushtimin Bizantin dhe Otoman, Bursa ka qënë kryeqyteti në periudhën Otomane. Ky qytet ka një popullsi prej 2,7 milionë banorësh dhe afro 1/3 e tyre janë me orgjinë shqiptare. Ky qytet zë vendin e katër në ekonomin turke, ndërsa zë vendin e parë në prodhimin e tekstileve dhe vendin e dytë në qytetet evropiane, ajo ka sot 13 parqe industriale me 1350 fabrika me të gjitha degët e industrisë. Një tjetër deklaratë që bënë krerët e pushtetit të bursasë gjatë përshëndetjes ishte se nga ky qytet do të investohej për 10 vjet duke filluar nga viti i ardhëshëm 500 miliardë dollar nga këto 50 miliardë dollar në vendet ballkanike. Ndërsa do të largoheshim nga Bursa duke marrë me vete edhe takimin miqësor me kreun e bashkisë Rexhep Altepe që do t’i shtohej mbresave të tona për t’u ruajtur në kujtimet tona për shumë kohë si një nga mikpritjet mbresëlënëse. Ndërsa kthehemi duke marrë me vete edhe vlerësimet simbolike dhe me kosideratat më të larta nga bashkia e Bursës dhe populli turk, fal dhe përktheses së atjeshme vajzës nga beratase dhe nusen e stambollit që punoj pa u lodhur në këtë komunikim për më shumë se 8 ditë..


»

SOCIALE • E enjte 26 shtator 2013

09

DËSHTIM I MATURËS SHTETËRORE DHE ARSIMIT SHQIPTAR

Maturantët zgjedhin degët e fakulteteve pa e pasur as idenë Erta Bode

R

ezultatet e maturantëve janë çdo vit në rënie. Pikët e tyre dhe degët që ata fitojnë bëhen të pakalueshme dhe shumë të lodhshme një vit më pas. Ajo që është parë rëndom në Shqipëri është fakti se shumë maturantë kualifikohen si fitues të një degë me mesatare mbi notën 8 dhe ndërkohë janë të pashmangshëm në sezonin e vjeshtës. Të gjithë kthehen në mbetës apo mbartës të lëndëve për vitin tjetër akademik. Këtij fenomeni nuk i gjendet vetëm një shkak, pasi ka shumë faktorë që sjellin këto rezultate, por përgjegjësia më e madhe i mbetet arsimit në Shqipëri në të gjitha kategoritë e tij, nga kopshti deri në universitet. Ministria e Arsimit duhet të mendojë seriozisht për ndryshimin e kësaj situate dhe për të gjetur gabimet e këtij mekanizmi, pasi për një person të tretë është e paperceptueshme që një maturant me mesatare mbi 9.5 dhe me rezultate të kënaqshme në provimet e maturës shtetërore të kthehet në një mbetës në sezonin e vjeshtës. Kjo mospërputhje duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë arsimit shqiptar. Ndërkohë për këtë situatë dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, ia vë fajin maturës shtetërore, ndërsa dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj, ua vë fajin nxënësve dhe arsimit parauniversitar. Situata Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, ka deklaruar se niveli i studentëve është shumë i dobët. Sipas tij, kjo tregon se matura shtetërore është një proces i dështuar, duke sjell në rënien e nivelit të studentëve në arsimin shqiptar. Ai thotë se 60% e studentëve të mjekësisë nuk arrijnë ta kalojnë vitin e parë. Hysa propozon të hiqet matura shtetërore dhe të ndryshojnë rregullat për pranimet. Shqetësimi i tij kryesor është kontrolli që ushtrohet në maturën shtetërore, duke hedhur hipotezën se gjatë provimeve shkollat e kryeqytetit mbahen rreptësisht nën kontroll, ndërsa nëpër rrethe nuk ka kontrolle. Ai thotë se kontrolli që ushtrohet në Tiranë është konform rregullores, ndërsa në rrethe bëhen lëshime. “Ose testet kanë qenë shumë të lehta, por s’e besoj, sepse kanë qenë të njëjta për të gjithë Shqipërinë, si për rrethe si Shkodra, Durrësi, Tirana, dhe që të na dalin me rezultate shumë të larta nëpër rrethet e tjera, ose në periferi të vendit”, - u shpreh Bajram Hysa. Ndërkohë hipoteza e tij është diskutuar pothuajse çdo vit nga vetë maturantët, të

BAJRAM HYSA

SHEZAI RROKAJ

“Matura shtetërore nuk i ka dhënë rezultatet e duhura, për të mos thënë se në shumë raste ka pasur dhe dështime. Kurset që janë zhvilluar kanë prodhuar më shumë cilësi, por për konkurset kanë një vështirësi më të madhe, sepse për një fakultet si Mjekësia konkurrentët janë të shumtë, mbi 6 mijë veta. Është shumë e vështirë të organizohesh me këtë strukturë që kemi ne.”

“Matura shtetërore është kthyer në një dështim të dukshëm për të gjithë, ku pikën kryesore e zë rëndësia tepër e ulët që i jepet mesatares. Ndërkohë mania e të gjithë maturantëve për të ardhur në shkollë të lartë i bën ata të konkurrojnë në çfarëdo lloj dege, pa pasur asnjë ide për atë degë. Të gjithë këta faktorë sjellin një “elitë” fituese maturantësh që nuk kalojnë dot as 80% të provimeve që kanë në vitin e parë akademik.”

Dërgohen në Spitalin Ushtarak

Sherr në kazino, plagosen rëndë me armë dy të rinj Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një pikë kazinoje. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 20:02 minuta në lagjen ‘21 Dhjetori’ në Tiranë. Ndriçim Boka 22-vjeç dhe Klodian Shabani 25-vjeç kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit, pas sherrit në një kazino, e cila ndodhet në

kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në qendrën e traumës në Spitalin Ushtarak, ku gjendja e tyre mësohet të jetë rëndë për jetën. Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit dhe të plagosjes së dy të rinjve.

I ngacmuan të dashurën

Sherr në lokal, plagoset i forti i zonës, në kërkim nga policia

cilët pretendojnë se në shkollat e kryeqytetit bëhen tolerime dhe nëpër rrethe jo. Gjithsesi, këto pakënaqësi ngrenë aludime mbi mënyrën se si zhvillohen provimet, pika kryesore e maturës shtetërore. I një mendimi më të thellë është dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj. Ai mbështet prej vitesh idenë se matura shtetërore është një dështim, qysh në rëndësinë që i japin mesatares, ku dekani ka propozuar disa herë që t’i kushtojnë më shumë vlerësim asaj. Ai e ka shpjeguar këtë mendim duke theksuar se është shumë e vështirë të kesh një rezultat aq të mirë në gjimnaz në të gjitha lëndët dhe tre vjet duhen vlerësuar më shumë se një provim. Paralelisht me këtë Rrokaj ka kërkuar një transparencë më të madhe në vlerësimin që bëjnë mësuesit. “Maturantët as nuk ia kanë idenë e degës për të cilën aplikojnë. Në bazë të përzgjedhjeve qëllon që e fitojnë atë dhe vijnë në fakultet pa asnjë orientim. Mjaftohen të fitojnë vetëm të drejtën për të vazhduar një shkollë të lartë”, - ka thënë ai. Përfundimisht Rrokaj thotë se nuk ka dështuar vetëm reforma e maturës shtetërore, por gjithë procesi i arsimimit në Shqipëri, të cilit çdo vit e më shumë po i bie rëndësia, kjo për faj të eksperimentimeve afatshkurtra që bëhen mbi të.

DREJTËSIA Maturantët çdo vit dalin me rezultate më të dobëta, çalon arsimi Deklaratave se po ulet niveli i nxënies së maturantëve, të cilët bëhen edhe studentë, nuk po u vjen fundi. Dekanët e fakulteteve deklarojnë se niveli është shumë i dobët dhe të gjithë studentët e vitit të parë përfundojnë në vjeshtë, madje edhe me provime të mbartura. Mirëpo hidhen hipoteza se ka dështuar matura shtetërore, se duhet më shumë kontroll në provimet e maturës, madje se kyçi është rëndësia tepër e dobët që i është dhënë mesatares me këtë proces. Vazhdojnë kritikat se maturantët nuk i njohin degët, por i qëndrojnë strikt manisë që vetëm e vetëm të jenë fitues të një shkolle të lartë. E gjitha kjo po shkatërron nivelin e studentëve në fakultete, si dhe ul besueshmërinë në diplomat, që nesër zënë vend në tregun e punës. Ajo çka është keq është arsimi shqiptar, të cilit i mungojnë reforma tërësore, qysh nga përgatitja e mësuesve, trajnimeve të tyre, kabineteve që mungojnë në shkollë, kushteve të ambienteve ku ata studiojnë, deri në ndryshimin e procedurave për të fituar një shkollë të lartë e në sensibilizimin e nxënësve për të vazhduar aty ku ndihen të aftë. Duhet shumë punë për të sensibilizuar mësuesit se notat “e fryra” nuk i duhen asnjë nxënësi, si dhe çdo pedagogu se ajo nota 6, nuk mund të bëhet 4 pa arsye, apo e kundërta. Ministrisë së Arsimit i mbetet për detyrë të shpëtojë në radhë të parë arsimin nga korrupsioni, sepse është kthyer në një qendër tregtare, ku dija blihet dhe nuk përfitohret.

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e 20 janarit në një lokal të quajtur Liqeni në Shalës të Elbasanit. I plagosuri njihet si një prej bosëve lokal dhe një kontigjent i njohur i policisi. Policia tha se i plagosuri Fadil Bolikja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka patur një sherr me dy të rinj në lokal. Nuk dihet me saktësi se si kanë rrjedhur ngjarjet por dëshmitarë të pranishëm në momentin e grindjes i thanë gazetës se dy të rinjte Altin Zekthi dhe Bledar Zekthi ishin

ulur në lokal nën shoqërinë e një vajze, e cila mësohet se ishte e fejuara e Altin Zekthit. Në një moment nga një tavoline aty pranë nisin të vijnë ngacmime drejt dy djemve dhe vajzës nën shoqërine e tyre. Fadil Bolikja mësohet të këtë kërcënuar me një thikë Altin Zekthin dhe Bledar Zekthin dhe pas debatesh ka mbetur i plagosur. Policia po heton për ngjarjen. Bledar Zekthi dhe Altin Zekthi janë larguar në drejtim të paditur megjithëse policia po i kërkon për llogari të hetimeve.

Lista përfundimtare e fituesve më datën 1 tetor

3000 vende bosh për të gjithë maturantët jofitues në listën e parë Pas afatit përfundimtar Ministria e Arsimit bën me dije se rreth 22 mijë maturantë fitues janë regjistruar on-line për në shkollat e larta. Nga kjo shifër rezultojnë fillimisht rreth 3000 vende bosh, ku mund të regjistrohen kandidatë jofitues të raundit të parë. Ndërkohë sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve bëhet me dije se lista përfundimtare e fituesve do të shpallet më datën 1 tetor. Në këtë listë do të pasqyrohen edhe kandidatët që nuk janë regjistruar në degën e fituar, por vazhdojnë garën për një preferencë më të lartë sipas opsionit të regjistrimit on-line. Në listën përfundimtare do të ketë fitues edhe nga ata kandidatë që nuk u shpallën fitues me listën e parë dhe arrijnë pikët sipas

numrit të kuotave të shpallura. Kandidatët që do të shpallen fitues në listën përfundimtare duhet të vijojnë studimet pranë universitetit në programin përkatës nga data 7 tetor. Javën e parë të vijimit të studimeve ata duhet të dorëzojnë pranë sekretarive përkatëse dy fotografi, një fotokopje të kartës së identitetit dhe mandat pagesën. Nëse fituesit nuk dorëzojnë pranë sekretarive dokumentet përkatëse, ata konsiderohen se nuk frekuentojnë studimet në programin e shpallur dhe humbasin të drejtën e atij programi studimi. Pas kësaj do të ndërtohet formati i formularit A-3, ku do të përfshihen të gjitha programet me kuota të paplotësuara, duke u dhënë mundësinë e studimit të tjerë kandidatëve.


10

« opinion

E enjte 26 shtator 2013 •

Prognoza dhe shkenca e psikiatrisë mjekësore

Ç

farë është shkenca e psikiatrisë mjekësore? Kjo lindi si një nevojë zyrtare e shteteve për të mbajtur në manikomio kriminale personat e sëmurë dhe të rrezikshëm. Sëmundjet mendore i referohen kryesisht instinktit hormonal, që është baza e kësaj kategorie sëmundjesh, por edhe shokut traumatik, i cili mund të jetë çrregullim nervor ose emocional. Shkaktarë janë të lidhur ngushtë me parimin e dyshimit, d.m.th. trauma nga forcat goditëse, por edhe trauma si rrjedhojë e paketës në lobin e memories, ku zakonisht futen çrregullimet emocionale. Shenjat e sëmundjes si dhe multipersonaliteti janë një shfaqje e jashtme e sëmundjeve mendore, por manifestimi i të dhënave të këtyre sëmundjeve komplekse nuk formon thelbin e çrregullimit psikik. Lidhjet e psikikës me ligjin organik janë utopike, por që uniteti i memories është një faktor prepotent, ndërsa ligji metodë para këtyre lloj sëmundjesh. Metoda është rregullator i kujtesës, por jo kriteri shkencor mbi sëmundjen. Instinkti i njohjes u referohet disa të dhënave, siç janë: izolimi mendor, testosteronet, trashëgimia gjenetike dhe familja. Sistemi nervor tjetërsohet dhe del nga shinat e limfës limfatike ose aortës vertebrale nëpërmjet zemrës, dhe për këso rastesh autorizohet shërbimi medikolar me karbon organik, sidomos për të rikthyer qarkullimin e kaliumit në gjak. Por elementi kimik nuk është më i suksesshmi në terapinë e grupit: qendrës spitalore ose fiziologjia afektive. Mendohet se një rol të dyshimtë në psikiatrinë ligjore luan depresioni shoqëror. Duhet pasur parasysh se sëmundjet mendore nuk janë veçoria e izoluar e trajtimit të tyre, por pa dyshim mund të kenë karakterin patologjik të shtrirë në të gjithë vatrat e sistemit nervor, të shëndoshë ose të dobët. Lajmi i mirë për të ashtuquajturin “pacient nervor” është se askush nuk bën përjashtim nga grupi. Në diçiturën psikike është një rast interesant që lexohet: “Femra është kafsha e mashkullit”. Për të bërë të mundur zgjidhjet matematike, duhet të ruhet raporti midis presjeve në logaritëm ku parashikohen modulet nga 9 numra midis njëri-tjetrit dhe probabiliteti i tyre si një çështje e vlerësimit algjebrik. Merret kështu siç është probabiliteti dhe futet në çdo nyjë të presjeve, sidomos në kriterin e formës dhe peshës. Studentët vendas kanë në zgjidhje shenjën e barazimit, duke ruajtur kështu sekretin shtetëror për anonimat në pyetësorin “i.c”. Po deri ku mund të shkojë zgjidhja matematike pavarësisht kushteve optimale mbi temperaturën dhe bymimin e ajrit? Në Shqipëri unë njoh nxënës matematike deri në akademinë universitare e më tej në prodhim. Por që duhet respektim i disa vlerave formale që lidhen me dispozitën kuadër në raportin 0.4, çka nënkupton një nyjë nën yll për barasvlerat studimore dhe kushtetuese. Por “04” për të gjithë matematikanët do të thotë probabiliteti një në një miliardë raste ose opsioni akademik i mbiquajtur “numri 5”. Ky numër 5 është mbajtur parasysh nga STAS-i gjerman si prirja mbi dyshimin në kodin hyrës “PI”. Trajtimi i të gjitha formave matematike në ekuacion dhe integral paraqesin një lidhës “H” hyrëse në dispozita plan, kategorinë algjebrike dhe sintezën e treshit të barasvlershëm me “a”. Nuk duhet të ketë paqartësi në fushën e prodhimit ku shenjat matema-

Nga Elvis KOTINI

tike janë zgjidhjet, ndërsa studentet platforma e tyre. Duhet bërë dallim kështu midis klasës sunduese në shoqëri dhe shtresës së krimineleve, ku midis zgjidhjeve dhe studentëve qëndron opsioni i fajit. Kuptohet si një sondazh i besueshëm, pasi provat janë të debatueshme disa herë. Kalimi i ekuacioneve në zgjidhje dhe testet akademike është një nyjë e thjeshtë “V” me një probabilitet 300 000 herë ndaj gabimit bazë. Pozita e pronësisë ligjore njësohet në aspektin juridik sipas planit të dorëzimit dhe mbajtjes së të mirave materiale. Fraksioni i drejtëzës që pret një rreth kërkon edhe fraksionizmin e parcelës pronësore me bazë rrugëkalimet publike dhe qendrën urbane. Zonat administrative janë edhe raportet kufitare të pronësisë. Titujt e pronësisë lidhen me pjesët e pronësisë dhe shfrytëzimin e tyre në kushtet e njohjes: mbaj, jap, gëzoj, d.m.th. disponoj, posedoj dhe njoh. Interesi për të përfituar mbi pronën është i ndryshëm dhe ky garantohet nga ligjet financiare në përgjithësi, duke i dhënë tokës si shembull garancitë më të mira të qirasë bankare, ose subvencionin e kapitalit nën hipoteka dhe pengje, si dhe kushtin principal të përfitimit bankar nëpërmjet tokës që është dividenti pasuror. Në komentarët mbi çështjen civile dhe pronësisë pronës i jepet karakteri real dhe absolut: d.m.th. të gjithë personat duhet të njohin pronarin. Kjo diçiturë mbi pronën ka karakter fetar dhe i shkon në llogari 1/10 kishtare mbi pasurinë dhe taksën e lashtë. Sendet janë të tilla, por institucionet nuk janë e njëjta gjë. Në kushtet e pronësisë shpesh trajtohet fenomeni i zgjidhjes martesore midis bashkëshortëve, ku sipas planit socialist në pushtetin vendas parashikohej se, në rast se zgjidhej martesa, bashkëshortët jo vetëm që janë bashkëpronarë, por secili prej tyre duhet të përfitojë gjysmën e pasurisë. Mirëpo elementi nuk ka kuptim, pasi shkaku i tronditjes martesore nuk mund të jetë edhe shkaku i ndarjes së pasurisë, sidomos në mënyrë të paarsyeshme dhe krejtësisht të pavarur nga shkaqet financiare, ekonomike dhe politike. Kështu, prona trashëgohet dhe bashkëshorti pasjetues mund të marrë gjysmën e pronës, por kjo lidhet me atë pasuri që bart çatia, një ndërmarrje sa e ndërgjegjshme aq dhe shoqërore, por që të disponohet gjysma e pasurisë pas divorcit kjo do të ishte rrënim i të gjithë ekonomisë politike. Nga pikëpamja politike pronësia përgjysmohet vetëm nëpërmjet principit të monedhës vendase dhe sidomos nëpërmjet bankës. Qytetarët mbajnë llogari dhe këto i pjesëtojnë sipas interesit më të mirë, i cili sigurisht që nuk kushtëzohet nga faktorë socialë, por ekonomikë. Niveli ekonomik është një shprehje kontraktore dhe baza e parimit kontraktor lidhet me intuitën personale, d.m.th akt që i jep të drejtën personale secilit qytetar, bashkëshort dhe prind të bëjë shpen-

zimet korente në të dyja anët e bilancit: plan familje dhe biznes shoqëri. Por bashkëpronësimi njihet edhe si 1/3 pjesë e pasurisë së secilit pronar, ose 2.5 e investimit pronësor. Masa duhet njohur dhe përcaktuar qartë si në parcelën e tokës dhe relievit me shtrat lumi, ashtu dhe në përfitimin e çmimit financiar, i cili është thelbi i bashkëpronësisë. Me bashkëpronësi sot duhet të kuptojmë një licensë, një kompani private, ose borxhin publik të cituar si deficit buxhetor. Asnjë qytetar nuk bën përjashtim nga linja e prodhimit dhe cilësitë politike të pasurisë. Kjo pasi nuk mjaftojnë vetëm të drejtat civile, por edhe liria për të interpretuar bazën e dyshimit potencial, që për shumë kritikë të shkencës ekonomike përfaqëson fitimin neto. Nisur nga plani i të drejtave, Ulpian bën dallimin midis pronës publike dhe pronës private, midis qytetarit romak dhe shtetit romak. Por elementi shpejt u pa si një rol kontrolli në fushën e përfitimit pasuror, aq sa në Francën e revolucionit prona u quajt “probatio diabolikum”, d.m.th e dyshimtë. Ky dallim midis pronësisë ka në vetvete thelbin kontraktor, ose qiranë financiare, ku vlera e investimit njihet edhe si kostoja e prodhimit ose interesi publik mbi pronësinë. Për të qenë më të thjeshtë me popullin, duhet të pranojmë se prona publike ka si destinacion natyrën e sendeve dhe për këtë nuk duhet të jemi supersticiozë. Këtu futen taksat kombëtare, sipërfaqet e minierave, qendrat urbane dhe shoqëritë aksionere. Në planin e pronës private shteti ka parashikuar paratë, frutat civile si dhe sendet pasurore. Ndarja midis pronës publike dhe pronës private është një çështje e ligjshme dhe e njohur nga Këshilli i Rregullimit të Territorit në zbatim të porosive të ministrisë së linjës. Normativat bazë të pronësisë lidhen me licensimin e aktivitetit tregtar, që kushtetohet nga të dhjetat mbi çmimin, shitjen dhe blerjen e pasurisë. Njësia bazë e arkivit të pronës lidhet me konvergimin pjesor të saj në vlerën 0.1 seri, ku jepen toponimet dhe kufijtë e çdo parcele pronësore. Një shembull i mirë i sipërfaqes së tokës nën pronësi janë ndërtimet, vlera e të cilave shpeshherë kalon 60% të interesit të tokës, duke i dhenë një vlerë shitje pronës në masën 40.5 %. Tentativa për të vrarë dikë dënohet sipas Kodit Penal në fuqi nën premisën se kur personi nuk mund të vrasë për arsye të pa vullnetshme, atëherë faji është solemn. Mirëpo akti kriminal këtu del i papërcaktuar, pasi çdokush që nuk realizon krimin nuk konsumon rrethana ligjore, por morale. Nëse ka kushte të vrasjes, plagosjes ose kriminalitetit, këto kërkojnë pasojën e detyrimisht krimin. Krimi dënohet, ndërsa absenca e tij është e pavolitshme për shtetin. Cilat mund të jenë disa nga rrethanat që përjashtojnë rrezikshmërinë shoqërore të veprës, mund të përfshijnë edhe tentativën. Kjo pasi nuk mungon vetëm aksenti fizik, por kërkohen edhe interesa të ligjshme për të tentuar krimin. Këto rrethana të ligjshme janë konkrete dhe lidhen efektivisht më gjendjen mentale, por dhe pozitive të shtetasit. Çështja është orientuese dhe lidhet direkt me përqendrimin e fajit te subjekti. Faji është një forcë ekzekutive që lidhet me veprimin penal. Më mirë krime të tilla që parashikohen nga ligji si tentativë, duhet të futen në llojin e krimeve për konspiracion, duke përcaktuar rrezen e veprimit dhe interesin legjitim të shtetasve.


opinion • E enjte 26 shtator 2013

»

11

Testamenti i atdhedashurisë Nga Halil RAMA

S

hprehja e përbotshme “atdheu fillon te familja” është referencë e qindra kuvendeve, takimeve tryezave, sesioneve e konferencave shkencore. 100 vjet më parë qyteti i Dibrës dhe ai i Gjakovës ishin koncesionet e fundit që iu bënë monarkive të shteteve fqinje, që kishin pushtuar me forcën e armëve viset shqiptare gjatë luftërave ballkanike. Kjo padrejtësi historike u vendos në Konferencën e Londrës (1913), ku u caktuan kufijtë e shtetit shqiptar. Pikërisht kur po caktoheshin dhe kufijtë, u ndanë dhe dy Dibrat, ndërsa dibranët përjetuan gjenocidin e pashembullt serb e për rrjedhojë edhe eksodin e parë masiv, ku 80 mijë dibranë u detyruan të shpërnguleshin nga trojet e tyre në Dibër për t’u vendosur në Tiranë. Lanë një pjesë të vatanit, por sërish me familjet e tyre gjetën strehë në një pjesë tjetër të atdheut. Pikërisht 100-vjetori i rezistencës së dibranëve kundër serbëve dhe i eksodit të tyre drejt Tiranës u përkujtuan këto ditë gjatë një konference shkencore që u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. E nisëm me atdheun për të evidentuar pikërisht ata që e kanë më të zjarrtë se askush tjetër ndjenjën e atdhedashurisë, si organizatorët kryesorë të këtij tubimi përkujtimor. Dhjetëra personalitete të shquara të diasporës shqiptare në SHBA, me origjinë nga Dibra, qenë jo vetëm nismëtarë, por dhe organizatorë, sponsorë e referues në këtë event të rëndësishëm. Një përshëndetje mjaft emocionuese në emër të komunitetit dibran nga Musa Pacuku, kryetar i shoqatës “Dibra” me seli në të ashtuquajturin “Ishulli i Dibranëve” Staten Island (Nju-Jork), ishte mjaft mbresëlënëse për qindra pjesëmarrësit në këtë konferencë shkencore. Ylber Piku, një tjetër personalitet i njohur i diasporës shqiptare në SHBA, do të evidentohej jo vetëm si pjesëmarrës aktiv, por dhe si organizator e sponsor kryesor i këtij aktiviteti. Billy, siç e njohin të gjithë Ylber Pikun, ndihet më krenarë se kurrë që mbështet financiarisht aktivitetin e Shoqatave “Dibra” (SHBA) dhe “Bashkësia Dibrane” (Tiranë) si vazhdimësi historike të klubit atdhetar “Bashkimi Dibran”, themeluar në Dibër më 26 dhjetor të vitit 1908, me qëllim zgjimin e ndjenjave kombëtare dhe mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare si rezistencë ndaj pushtimit. Kjo shoqatë i ka rrënjët e saj në lëvizjet patriotike dhe kombëtare, të cilat filluan të organizoheshin para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ku klubi atdhetar “Bashkimi Dibran” nga ku shoqatat “Dibra” (SHBA) dhe “Bashkësia Dibrane” (Tiranë) kanë marrë këtë emërtesë, patën rol kryesor në rizgjimin e krenarisë kombëtare, patriotike, për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtuesit, duke i shërbyer heshtjes kombëtare dhe përhapjes së gjuhës shqipe. Organizator i takimit ishte dhe Unioni i Krijuesve dhe Gazetarëve Dibranë, me president Fatos Dacin.

Pikërisht këtij qëllimi madhor i shërben edhe sot kontributi i Musa Pacukut e Ylber Pikut, që u evidentuan dukshëm në këtë 100-vjetor të kryengritjeve dibrane kundër shovinistëve serbë, së bashku me veprimtarin e dalluar të këtij komuniteti, zotin Rrape Ruci, i cili njëherësh është dhe president i institutit amerikano-shqiptar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me seli në State Island. Mbresëlënës ishte edhe interpretimi i një poezie të poetit tonë të madh Lasgush Poradeci nga aktori shqiptar nga Çikagoja, Pajazit Murtishi. Dibra dhe dibranët janë të hershëm në histori si emër dhe si princa. Ja edhe dibranët e Amerikës vijnë si princa në atdheun e tyre me ndjenja të bukura, të frymëzuara dhe interesante. Vijnë më të mbushur së kurrë më ndjenja atdhetare dhe meditative që burojnë nga zjarri i zemrës së një shpirti të trazuar. Kulti i mërgimtarit është respekti ndaj kombit. Përjetimet, përkushtimet dhe krijimet janë të mbrujtura me ndjenjat fisnike të atdhedashurisë. Ëndrra e tyre është Shqipëria historike, me Çamërinë në Jug, me trungun e atdheut në zemër dhe me Kosovën në Veri. Së bashku ata përcollën denjësisht testamentin e atdhedashurisë. Këtë testament tejet të vlefshëm, që e ruajnë me fanatizëm në SHBA, ku ata punojnë e jetojnë prej dekadash. Jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete ata dëshmojnë se atdheu i tyre fillon tek vetja, familja, shoqëria e kombi. Atdhe abstrakt e hyjnor nuk ka e nuk ekziston. Këtë sentencë e shtjelluan më së miri në kumtesat e tyre prof. dr. Valentina Duka, historianët e mirënjohur Gazmend Shpuza e Bajram Xhafa. Ata nxorën në pah para të pranishmëve heroizmin, vendosmërinë dhe rezistencën e dibranëve për të mbrojtur vendin e tyre nga çdokush që synon të cenojë të drejtat dhe kufijtë e tyre gjeografikë. Për të qenë sa më bindës, ata sol-

lën në kujtesë edhe një raport të hollësishëm të një diplomat të huaj, ambasador i një shteti perëndimor, për mizoritë e ushtrisë serbe në Dibër, Strugë, Kërçovë, gjatë operacionit për shtypjen e kryengritjes antiserbe të vitit 1913, kur kryengritësit shqiptarë të Dibrës, Strugës, Ohrit, Kërçovës, Gostivarit arritën t’i dëbonin trupat serbe deri në malet e Manastirit. Rrallë ndonjëherë mund të gjendet një material me të dhëna aq të sakta e të hollësishme jo vetëm për vrasjet dhe masakrimin e njerëzve, por dhe për grabitjen e pronës dhe të pasurisë. Dibra ka nxjerrë burra të rrallë, që u shndërruan në personalitete të shquara të vendit tonë, si Vehbi Dibra, Haki Sharofi, Isuf Elezi, Iljaz Dibra, Dine Hoxha etj. Ata u përkujtuan me respekt dhe nderim të veçantë në këtë konferencë shkencore. Një të njëjtën linjë ishte edhe përshëndetja e zjarrtë e kryetarit të Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, dr. Faruk Borova, i cili ndër të tjera nxori në pah vlerat më të larta të dibranëve si dhe bujarinë dhe mikpritjen e tiranasve, të cilët i hapën portat e shtëpive dhe zemrave të tyre dibranëve, pikërisht në atë kohë kur ata kishin më së tepërmi nevojë. Ai gjithashtu përmendi faktin se si dibranët emigruan drejt Tiranës dhe jo drejt një qyteti tjetër, mos ndoshta me parandjenjën se Tirana do të kishte këtë zhvillim që ka tani dhe do të bëhej kryeqendra e Shqipërisë. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë të gjitha ato familje tiranase të asaj kohe që mikpritën me shumë dashuri dhe bujari dibranët, të cilët të detyruar nga shovinizmi dhe reprezaljet serbe morën rrugën e mërgimit, pa e ditur se ku do të përfundojnë. Dr. Borova përmendi dëmet e shumta të agresionit serb si: me mijëra njerëz të vrarë, burra, gra, pleq e fëmijë, me mijëra shtëpi, xhami e teqe të djegura e të shkatërruara. Pikërisht këto ishin ndër shkaqet më kryesore që detyruan më shumë se 20 mijë dibranë të emigrojnë drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë, por edhe jashtë saj, por kryesisht në Tiranë, e cila në atë kohë përbehej nga 8000 banorë. Ndoshta edhe për këto fakte pjesëmarrësit vlerësuan praninë në këtë konferencë të rëndësishme të kryetarit të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj. Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të familjeve të vjetra dibrane, personalitetet të shquara dibrane veprimtar dhe aktivist dibranë që prej vitesh jetojnë në Shqipëri, kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranën. Ndërkohë një grup (30 veta) intelektualësh dibranë , veteranë të arsimit, profesorë dhe arsimtarë me ndihmën financiare të veprimtarit dhe biznesmenit të suksesshëm dibran në SHBA, Ylber Pilku, nga kompania “Pilku Constraction” në NjuJork, udhëtoi drejt Tiranës, për të marrë pjesë në këtë konferencë, kushtuar 100-vjetorit të kryengritjes së përgjithshme të Dibrës dhe eksodit të parë masiv dibran në Tiranë dhe Elbasan. Së bashku ata përcollën me dinjitet testamentin e atdhedashurisë.


12

« gossip

Gomez përballë Lovatos me rol filmik Dy miket e ngushta, sikundër edhe rivale në karrierën e tyre në kinematografi dhe në këngë, Selena Gomez dhe Demi Lovato, tashmë janë në luftë për një rol filmik që mund të konkurrojë për Oskar. Mediat amerikane raportojnë se të dyja duan të luajnë në filmin që pritet të jetë një hit i madh, rreth rastit tragjik të Linda Ronstadt, e cila është e sëmurë nga Parkinsoni dhe nuk mund të këndojë më. “Linda ishte një prej këngëtareve më të mëdha të gjeneratës së saj dhe tregimi i jetës së saj është hipnotizues. Është një rol ëndrrash me një potencial të madh për të fituar Oscar. Selena dhe Demi janë të çmendura për rolin, dhe të dyja janë duke mprehur thonjtë”, ka thënë një burim pranë bukurosheve.

E enjte 26 shtator 2013 •

Pse ndonjëherë duhet të

rrezikoni

Kim Kardashian rikthehet në top-formë Që prej lindjes së fëmijës ajo është treguar e kujdesshme me graderobën duke zgjedhur gjithmonë veshje që i mbulonin format në publik. Kjo periudhë i përket së shkuarës së Kim Kardashian e cila është fotografuar në formë të mirë në një drekë pune me motrën dhe dy miq të saj në një restorant në Kalifornia. Vajza amerikane e spektakleve kishte zgjedhur një kostum ngjyrë jeshile të errët, ndërsa gjithë kohës shoqërohej nga mikesha e saj, Blac Chyna. Një ditë më parë 32-vjeçarja postoi në profilin e saj nëTwitter lajmin për hedhjen në treg të produktit të pestë të linjës së saj të parfumeve.

Shtëpia e Kurt Cobain nxirret në shitje Quhet “Kurt Cobain Landing” dhe është shtëpia e këngëtarit të grupit Nirvana, i cili vrau veten në moshën 27-vjecare në vitin 1994. Ajo ndodhet në Washington, 2 orë larg nga Seattle dhe së shpejti do të nxirret në shitje. Deri tani çmimi i saj i ka arritur 1,5 milionë dollarë. Madje brenda shtëpisë ndodhet dhe dysheku i këngëtarit. Ndërkohë nëna dhe motra e Kurt dëshirojnë që kjo shtëpi mos të shitet por të rikonstruktohet dhe të kthehet në një shtëpi muze.

N

jerëzit zakonisht nuk duan të rrezikojnë dhe ndaj rrezikut shikojnë si diçka negative, por shumë shpesh nuk e kanë me të drejtë. Secili rrezik sjell një leksion të rëndësishëm jetësor. Posaçërisht për femrat vlen rregulli se shumë nuk kanë dëshirë të rrezikojnë. Por, ja pse duhet ta harroni frikën dhe të mos frikoheni të rrezikoni:

Mundësi Njerëzit kanë tendencë që të mos ndërmarrin rreziqe, por shumë shpesh harrojnë se mundësitë më të mira mund të dalin pikërisht nga rastet e rrezikshme. Normalisht se nuk ja vlen secili rrezik, por disa kanë me të vërtetë fund të mirë.

Asgjë nuk është e thjeshtë Si çdo gjë tjetër në jetë, ashtu edhe suksesi nuk mund të vijë vet me vete. Nëse dilni nga ‘zona juaj e komforit” ju hapen edhe mundësi të tjera shtesë, siç janë shanset që të bindeni se jeni të aftë.

Leksion Secili rrezik sjell me vete një leksion të rëndësishëm nga jeta, e kjo është shumë e vlefshme.

Frika nga mossuksesi Pranimi i rreziqeve mund të ju ndihmojë që të tejkaloni frikat tuaja, ato janë një pengesë e madhe drejt suksesit.

Kina lejon Facebook vetëm në 27 km2

Belluci shpërthyese në filmin e ri Pas ndarjes dhënies fund të martesës 14-vjeçare me aktorin francez Vincent Cassel, aktorja italiane, Monika Belluci i është rikthyer punës së saj dhe këtë ka zgjedhur ta bëjë në një projekt të regjisorit serb, Emir Kusturica. 49-vjeçarja është përzgjedhur nga regjisori si aktorja e përshtatëshme për rolin protagonist në filmin “Rruga e qumështit” në të cilën Kusturica tregon për historinë e një vajzë serbe të përdhunuar nga një grup ushtarësh boshnjakë gjatë konfliktit të viteve ’90. Filmi ka nisur xhirimet në Bosnje nga ku mbërrijnë disa foto “të nxehta” të aktores italiane të veshur sipas rolit, me një fustan të bardhë, transparent e të lagur që nxirrte më në pah format e saj aspak të një 49-vjeçareje.

Pas vitesh jashtë Kinës, Facebook, rrjete të tjera sociale dhe disa kompani mediatike më së fundmi mund të prekin tregun e madh aziatik…por vetëm në një pjesë të vogël të tij. Autoritetet kineze kanë dhënë dritën jeshile për “Facebook”, “Twitter”, “The New York Times”, e për rrjete sociale dhe media perëndimore të cilat konsiderohen si “politikisht të ndjeshme” për të vepruar në zonën e tregtisë së lirë në Shangai. Kjo do të thonë se Facebook dhe të tjerat faqe të interneti të bllokuara do të mund të hapen vetëm në një sipërfaqe prej 27 kilometrash/katrorë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të vazhdojë të mbetet në fuqi bllokimi nga sistemi kinez i sigurisë që rastësisht është quajtur “Great Firewall of China”. Zona e Lirë tregtare e Shangait hapet ditën e dielë dhe konsiderohet si një testim. Në varësi të suksesit të saj do të varen reformat financiare dhe të shërbimeve në pjesët e tjera të vendit.


gossip • E enjte 26 shtator 2013

»

13

Francesca

Pascale Berlusconi duhet vetëm të më thotë “Po”

Jessie J

shpërngulet në Amerikë

Pop-ylli britanik Jessie J është duke planifikuar që të shpërngulet në Amerikë për të depërtuar më shumë në tregun e saj. Krijuesja e hitit “Price Tag” është bërë e famshme në vendlindjen e saj Britaninë duke iu falënderuar hiteve të saja dhe punës si anëtare e jurisë në “The Voice”, por tani këngëtarja e ka ndërmend të hyjë në top-listat amerikane. Në vitin 2014 ajo synon që të shpërngulet në Nju Jork ose Los Anxhelos. “Me siguri se vitin e ardhshëm do të shpërngulem atje. Amerika është një shtet i madh. Tregu atje është më ndryshe se në Britani ndërsa do të më pëlqente të jetoja në Nju Jork pasi qyteti është i ngjashëm me Londrën, por është më lehtë të tregohesh e suksesshme nëse jeton në Los Anxhelos”, është shprehur këngëtarja britanike.

B

erlusconi duhet të më thotë vetëm ‘Po’”. Kjo është kërkesa e të fejuarës së “Kavaljerit” Francesca Pascale shprehur publikisht në një intervistë të dhënë për revistën “Vanity Fair”. “Isha ende minorene kur m’u shkrep në kokë për të”, nis rrëfimin e saj Pascale duke treguar më pas edhe kontaktin e parë me ish-kryeministrin italian, më 5 tetor të 2006-ës, kur sapo kishte nisur aktivitetin tek “Forza Italia”. “Në momentin e parë që e takova i kërkova menjëherë nëse mund t’i lija numrin. Madje i kërkova edhe numrin e tij. Ai më tha: Je e pamëshirshme!”, thotë Franceska duke konfirmuar më pas se njohja vazhdoi me një lidhje që nuk u bë publik sepse “ai ishte një burrë i martuar në atë kohë”. Pascale flet edhe për reagimin e prindërve të saj. “Nëna më thotë që e admiron edhe ajo Berlusconi-n, por më përsërit që ai mund të ishte babai im”. 27-vjeçarja thotë se propozimin për martesë ia ka bërë Silvios që pas sulmit në sheshin Duomo, por përgjigjja e tij kishte qenë negative. “As që bëhet fjalë, më tha. Je tepër e re dhe unë s’mund të të jap të ardhmen që meriton”, thotë vajza italiane e vendosur në qendër të mediave për shkak të lidhjes me ish-kryeministrin që për 4 ditë mbush 77 vjeç.

Pattinson, zyrtarisht i lidhur Pasi u nda zyrtarisht nga aktorja Kristen Stewart, Robert Pattinson ka gjetur menjëherë dashurinë e tij. Aktori amerikan është fotografuar me një vajzë, e cila supozohet se është e dashura e re. Ata janë fotogafuar nga paparacët duke hyrë një një palestër në Hollywood. Dy muaj më parë, qarkullonin zërat se ylli i filmit ”Twilight”, Robert Pattinson, kishte nisur një lidhje të re me këngëtaren australiane Sia. Ata janë fotografuar duke dalë nga hoteli Rossevelt, pasi kishin kaluar një pjesë të pasdites në koncertin e Justin Timberlake dhe Jay Z, në The Rose Bowl.

Katy Perry me statujë prej dylli Këngëtarja Katy Perry tashmë do të ketë një statujë prej dylli në muzeun ‘Madame Tussaud’ ne New York. Kjo është hera e dytë që këngëtarja nderohet me statujë, pas asaj ne muajin janar ne qytetin e Las Vegasit. “Kishim jashte mase shume kerkesa qe te kishim prezente Perryn mes nesh, ndaj jemi shume te emocionuar qe me ne fund e realizuam”, ka thene gjate cermeonise menaxheri i muzeut. Ai tregon se per te realizuar statujen ekipi punoi shume afer stilistit te Perry-t ne menyre te ngjashmeria ne parqitjen e jashtme te ishte sa me afer realitetit. Pery ne kete statuje paraqitet me nje veshje trup, ku mbizoterojne topat e sheqerit, frymezuar nga hiti ‘California girl”.

Miley Cyrus: Bieber, si një 12-vjeçar Justin Bieber është një fëmijë i papjekur, thotë Miley Cyrus gjatë një interviste për Rolling Stone. Këngëtarja mendon se rivali i saj mashkull është në rrezik për ta zhbërë karrierën e tij – pasi ai sillet si një 12-vjeçar. “Ai mundohet vërtet shumë. Njerëzit nuk e marrin atë seriozisht, por ai vërtet mund të luajë në bateri, të luajë në kitarë dhe vërtet të këndojë”. “Vetëm nuk dua ta shoh atë ta prishë këtë, kur njerëzit mendojnë se ai është Vanilla Ice. Ia kam thënë atij këtë. ‘Ti nuk dëshiron të bëhesh tallje për të tjerët. Kur del, mos bën mutllëqe. Mos dil pa këmisha’”. “Por puna është se, mendoj se djelmoshat janë, të them, shtatë vite prapa. Andaj në kokën e tij, ai është vërtet si 12 vjeçar”, ka thënë Cyrus.


14

« BOTA

Po sikur bolshevikët të mos kishin ardhur në pushtet në Rusi? Kryengritja e bolshevikëve ishte një grusht shteti. Masat nuk ishin aspak të përfshira dhe, në fakt, publiku në përgjithësi nuk dinte që dicka po ndodhte. Nëse lexoni gazetat e asaj kohe, do të shihni që teatrot ishin në punë, kishte koncerte, dhe askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ishte tamam një grusht shteti. Kështu që mendoj se, nëse bolshevikët nuk do të kishin marrë pushtetin në nëntor 1917, skenari më i mundshëm është që ushtria – oficerët – do të kishin përmbysur qeverinë e përkohshme dhe do të kishin vendosur ndoshta një lloj diktature ushtarake për pak kohë deri sa të rikthenin në fron Carin Nikolla II. Mendoj se ky është skenari më i mundshëm.

E enjte 26 shtator 2013 •

HISTORIA ALTERNATIVE

Sikur bolshevikët të kishin dështuar

A mund të ishte ndalur kryengritja e bolshevikëve? Mendoj që, nëse qeveria e përkohshme që bolshevikët rrëzuan do të kish qenë më efektive, atëherë po, mund të ishte ndaluar. Por problemi ishte se Kryeministri Alexander Kerensky ishte një udhëheqës i dobët dhe nuk dinte si t’i përballte bolshevikët. Kështu që mendoj se po të kish qenë një udhëheqës më i fortë, atëherë bolshevikët do të mund të ndaleshin. Por udhëheqja ishte e dobët dhe Rusia nuk kishte përvojë në qeverisje, sepse kishin qenë prej shumë kohësh nën një autokraci dhe nuk arritën të bëjnë një qeveri efektive. Kerensky, që ndodh ta kem njohur edhe personalisht, nuk dinte si t’u bënte ballë Leninit. A pati një moment kthese, ku ngjarjet mund të kishin rrjedhur më tej në mënyrë tjetër? Qeveria e përkohshme mund të kish mbledhur ushtrinë për të ndalur kryengritjen. Në gusht 1917 ishte një gjeneral, Lavr Kornilov, një njeri shumë efektiv dhe popullor, që u përpoq të shpëtonte qeverinë e përkohshme duke thirrur ushtrinë. Por Kerensky e çarmatosi ushtrinë nga frika e një grushti shteti prej Kornilovit dhe armatosi bolshevikët për të mposhtur ushtrinë, kështu që kur nisi kryengritja në nëntor, Kerensky nuk kish asnjë njeri që ta ndihmonte. Mendoj se e menaxhoi shumë keq të gjithë situatën. Kishte liderë ushtarakë që e kuptuan rrezikun e bolshevizmit dhe u përpoqën ta ndalin, dhe ata donin të ndihmonin qeverinë e përkohshme, por Kerensky refuzoi ndihmën e tyre dhe i çarmatosi. Qeveria e përkohshme armatosi kundërshtarët e vet. Kështu që, kur erdhi nëntori, ushtria qëndroi mënjanë dhe nuk ndihmoi. A do të ishte bërë Rusia gjithësesi një vend komunist, pa kryengritjen e bolshevikëve? Jo, sigurisht që jo. E vetmja mbështetje që bolshevikët kishin për komunizmin në atë kohë ishte se donin paqe, nga Lufta e Parë. Kombi ishte i lodhur nga një luftë që nuk po çonte askund, dhe bolshevikët ishin e vetmja palë që mbronte paqen. Dhe prej kësaj morën një farë mbështetjeje – jo komunizmi si ideologji. Komunizmi nuk ishte asnjëherë një temë e rëndësishme për popullin rus. Si mendoni se do të kish qenë Rusia pa komunizmin? Rusia do të kish shkuar ndoshta atje ku është sot, një qeveri gjysmë autokrate dhe gjysmë demokratike. Sipas sondazheve të publikut, rusëve nuk u pëlqen demokracia. Ata e identifikojnë demokracinë me krimin, anarkinë e kështu me radhë. Dhe atyre u pëlqen një dorë e fortë, një udhëheqës i fortë. Kështu që ndoshta do të kishim pasur një regjim autokratik me disa të drejta civile dhe me

nizmin në një platformë antiluftë. Lenini ishte shumë i kujdesshëm të mos propagandonte komunizmin kur erdhi fillimisht në pushtet; ai fliste vetëm për paqe, dhe kur bëri paqe me gjermanët pak muaj pasi mori pushtetin, u bë shumë popullor. Por, e dini, në zgjedhjet për ansamblenë popullore që u mbajtën në nëntor 1917 kur bolshevikët ishin tashmë në pushtet, ata morën vetëm një të katërtën e votave. Nuk kishin mbështetje të gjerë në vend, dhe aq sa mbështetje kishin, e kishin prej platformës së paqes dhe jo komunizmit. Shumica e publikut ishin për socializmin – për parti të rregullta demokratike socialiste që nuk ishin në favor të diktaturës dhe eleminimit të pronës private e kështu me radhë. Socialistët kishin shumicën në zgjedhjet e përgjithshme. Pra, mund të thoni që komunizmi iu imponua Rusisë dhe pjesës tjetër të botës? Lenini kish një synim shumë të qartë, por ai e dinte që nuk mund të krijonte një Rusi komuniste pa e përhapur komunizmin në gjithë botën, prandaj lindi që ideja e tij për të përhapur komunizmin fillimisht përmes Europës dhe më pas në pjesën tjetër të botës. Ai e dinte që komunizmi vetëm në Rusi nuk mund të funksiononte. Mao Ce Duni në Kinë lartësoi si Leninin, edhe Stalinin, më pas komunizmi nisi në Korenë e Veriut, Kubë e kështu me radhë, por nuk u bë asnjëherë një fenomen mbarëbotëror. A do të kish patur luftë të ftohtë me Amerikën në gjysmën e dytë të shekullit 20? Jo, nuk do të kish patur Luftë të Ftohtë. Kjo e fundit ishte rezultat i dëshirës së komunistëve për të përhapur komunizmin kudo në botë – dhe në mënyrë të vecantë të mposhtnin SHBA si rivalin e tyre kryesor. Dua të them, para revolucionit bolshevik, marrëdhëniet mes Amerikës dhe Rusisë ishin shumë miqësore. Mendoj se pa revolucionin marrëdhëniet do të kishin qenë po aq të mira sa kishin qenë të paktën që nga shekulli 18.

shumë gjasa, sipërmarrjen private. Ata ndoshta do të kishin rivendosur monarkinë në këtë regjim gjysmë autokratik dhe gjysmë demokratik. Mendoj se do të kish pasur një Parlament, siç e kishin para luftës, para revolucionit, që do të kish pasur kompetenca të kufizuara ndonëse do u duhej të miratonin legjislacion, por monarkia do të ishte shumë e fortë. Sa ndryshe do të ishte marrëdhënia e Rusisë me perëndimin, pa komunizmin? Mendoj se marrëdhëniet do të ishin shumë më mirë, nga sa ishin nën komunistët. Monarkia ruse ishte në përgjithësi miqësore ndaj perëndimit, dhe mësoi shumë prej tij. Nuk ishte antiperëndimore, në fakt Cari Nikolla II dhe Mbreti George V ishin kushërinj. Strategjitë dhe taktikat antiperëndim u sollën prej komunistëve sepse ata donin të komunistizonin të gjithë botën, përfshirë perëndimin. Pa një Rusi komuniste, a do të kishin ndjekur gjurmët vende të tjerë si Kina? Nuk mendoj. Rusia ofroi një model dhe gjithashtu një mbështetje – kështu, për shembull, Kina nuk do të bëhej komuniste nëse Rusia nuk do të ish bërë komuniste. Komunizmi në thelb u importua prej Rusisë dhe nuk mendoj se pati diku ndonjë parti komuniste përpara influencës së Rusisë. A ishte komunizmi i rëndësishëm për Rusinë? A e ndihmoi të zhvillohet këtë vend? Ishte një fatkeqësi në çdo aspekt. Dhjetëra miliona vetë u zhdukën. E vërtetë që ndërtuan industritë, por pjesa dërrmuese kishin drejtim ushtrinë. Dhe siç mund ta shihni sot, pas gjithë këtyre viteve komunizëm, Rusia nuk mund të eksportojë asgjë përveç lëndëve të para. Nuk shohim mallra konsumi ruse; të gjithë mallrat

që importojmë këtu vijnë nga Kina, jo nga Rusia. Përpara kryengritjes së bolshevikëve Rusia po zhvillohej me shpejtësi drejt një vendi industrial. Në vitet 1890 Rusia kishte një rol industrial dhe udhëhiqte botën, dhe mendoj që Rusia do të ish bërë vend industrial pa komunistët. Komunistët industrializuan, por vetëm ushtarakisht. Nën komunistët, afro 25% e GDP shkonte për shpenzime ushtarake. A do të kish patur Rusia një luftë civile në 1918 dhe a do të kish hyrë në Luftën e Dytë Botërore? Nuk do të kish patur luftë civile, sigurisht, dhe mendoj që po të mos kish patur komunizëm, ndoshta nuk do të kish patur as Luftë të Dytë Botërore, sepse ky konflikt shpërtheu vetëm sepse komunistët në Gjermani ndihmuan Hitlerin të vinte në pushtet dhe në gusht 1939 Rusia i dha atij carte blanche për të nisur një luftë kundër Polonisë, Francës dhe Anglisë. Nuk mund të garantoj që nuk do të kish patur luftë, por, rusët dihet që ndihmuan Hitlerin të vinte në pushtet. Nëse komunistët në Gjermani në vitin 1933 do të ishin reshtuar me social

demokratët atëherë do i kishin fituar ata zgjedhjet dhe jo partia naziste. Por Stalini urdhëroi komunistët në Gjermani që të mos bashkëpunonin me social demokratët, kështu që ata përcanë opozitën dhe fitoi Hitleri. Pa komunizmin, nuk do të kish patur Rusia figura si Stalini dhe Lenini? Nuk do të kish patur as diktatura, as diktatorë të tillë. Rusia, para revolucionit ishte një vend gjysmë kushtetues, por nuk kish diktaturë. Ligjet zbatoheshin dhe Parlamenti kish të drejtën e vetos për legjislacionin, por nuk ka krahasim mes asaj që ndodhi para revolucionit dhe asaj që ndodhi pas. Nëse Rusia nuk do kish qenë duke humbur përballë Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, a do e kishin marrë gjithësesi pushtetin bolshevikët? Bolshevikët mundën ta marrin pushtetin jo sepse njerëzit donin komunizmin, por sepse ata donin t’i jepej fund Luftës së Parë Botërore, dhe nëse Rusia do e kish fituar luftën mendoj se komunistët nuk do të kishin patur asnjë shans. Ata e sollën komu-

Pra, sipas mendimit tuaj, Rusia në përgjithësi do të kish qenë një vend më i mirë pa komunizmin? Mendoj se Rusia po zhvillohej shumë mirë para Luftës së Parë Botërore. Kishte problemet e saj – për shembull kish shumë fshatarë dhe jo tokë të mjaftueshme, por këta probleme mund të ishin zgjidhur. Kur partia bolshevike erdhi në pushtet ata i acaruan të gjithë këta probleme në vend që t’i zgjidhnin. Dhe a do të ishte Rusia më mirë sot nëse revolucioni bolshevik nuk do të kish ndodhur? Do të kish qenë shumë më mirë, sipas këndvështrimit tim. Mentaliteti i njerëzve do të kish qenë ndryshe. Mendoj se rusët sot janë shumë konfuzë për atë se kujt i përkasin. Nuk ndihen që i përkasin Perëndimit, por nuk i përkasin as Lindjes, kështu që janë të izoluar. Pa atë revolucion bolshevik që u tha për 70 vite se janë popull unik dhe se janë e ardhmja, do të ishin akomoduar shumë më mirë në botën e sotme. RICHARD PIPES Richard Edgar Pipes është ekspert i historisë ruse – veçanërisht Bashkimit Sovjetik. Ai është një akademik polako-amerikan që, në 1976 kryesoi një ekip analistësh të pajtuar nga CIA për të analizuar rrezikun që Bashkimi Sovjetike paraqiste ndaj SHBA. Ai ka shkruar shumë libra për Rusinë në shekullin 20, si “Komunizmi: Një histori” dhe “Rusia nën regjimin bolshevik”.


bota • E enjte 26 shtator 2013

G

jermania moderne lindi dyqind vjet më parë, pikërisht në këta muaj, dhe i bëri hapat e saj të parë falë një lëvizjeje të denjë me zhdërvjelltësinë me të cilën Savojat fitonin luftërat e tyre duke u hedhur nga një fushë në tjetrën. Prusia ishte mundur nga Bonaparti, i ish dashur të lejonte Grande Armee që të sulmonte Rusinë përmes territorit të vet dhe kish vënë 40 mijë burra në dispozicion të Perandorit. Por një general prusian, Hans von Yorck, lidhi me carin një marrëveshje neutraliteti dhe një burrë shteti gjenial, Heinrich von Stein, bëri marrëveshje me francezët, rihapi portet prusianë për tregtinë me Anglinë, organizoi dy ushtri të mëdha popullore, Landvehr dhe Landstrum, që në muajt që vijuan do të luftonin “luftën për çlirimin gjerman”. Që nga ai moment, Prusia rigjeti rangun e humbur, hyri triumfalisht në Paris me fitimtarët, dha përmes marshallit Bluecher një kontribut vendimtar në fitoren e Vaterlosë, firmosi me fuqitë e tjera traktatet e Vjenës, u shndërrua në më ambiciozin e shteteve gjermanikë dhe një pjesë e domosdoshme e atij aparati delikat që u quajt “koncerti” evropian. Shenjat e rigjallërimit ishin të dukshme prej disa vitesh. Evropa njihte teoritë filozofike të Kantit dhe Hegelit, lexonte Gëten dhe Shilerin, nuk mund të injoronte vitalitetin e qarqeve filozofikë dhe letrarë gjermanë. Një shkrimtar, J. P. Rihter thoshte me krenari që “perandoria e tokës u përket francezëve, perandoria e deteve u përket anglezëve, perandoria e ajrit u përket gjermanëve”: një hapësirë, kjo e fundit, që përfshinte mendimin, fantazinë, imagjinatën, muzikën, sensin e historisë, të tokës dhe të gjakut.  Në Berlinin e pushtuar nga francezët, mes dhjetorit 1807 dhe marsit 1808, një filozof, Johann Gottlieb Fichte kishte shprehur “fjalimet e tij drejtuar popullit gjerman” dhe kishte përshkruar dy përbërësit parësorë të nacionalizmit të tetëqindës: një arsim kombëtar me shpenzimet e shtetit, bazuar mbi parimet e një pedogogjisti zviceran, Johann Pestalozzi dhe shërbimin ushtarak të detyruar. Germaine de Staël vizitoi Gjermaninë në ata vite, u mrekullua, e propozoi atë si model për francezët dhe italianët, e përshkroi në një libër të vitit 1810, që e irritoi Napoleonin dhe u ndalua prej censurës së perandorisë. Sot, irritimi i Napoleonit mund të tingëllojë profetik për të paralajmëruar ditën kur një tjetër Bonaparte do të përplasej me fuqinë prusiane në fushëbetejë. Edukuar sipas parimeve të Fihtess dhe reformës së madhe shkollore të Vilhelm von Humbolt, modernizuar prej rigjallërimit institucional të Stein, stërvitur në përdorimin e armëve nga gjeneralët dhe administruar pagabueshmërisht prej junker-ëve të saj, Prusia, me një kryeqytet të zbukuruar prej arkitekturës monumentale të Karl Friedrich Schinkel vazhdoi të fitojë autoritet, sidomos në botën gjermanike. Ashtu sikurse për Piemonten e Savojës, edhe për Prusinë e Hohenzollern, pasardhës të Zgjedhësit të Brandenburgut, mocionet kombëtare të 1848 ishin një kërcënim dhe një shans. Dinastia mund të qëndronte fort në mbrojtje të Ancien Regime të saj, ose, ashtu si Piemonte në Itali, të merrte udhëheqjen e një lëvizje të madhe kombëtare gjermanike. Pas shumë hezitimeve Vilhelmi IV, ashtu si Karlo Alberto, e rroku shansin dhe shkoi deri aty sa të premtonte mbledhjen e një Ansambleje popullore. Pati sërish mocione dhe sërish gjak të derdhur, por në fund Prusia pati kushtetutën e saj: një Kartë e destinuar të mbijetojë, në pjesën më të madhe, deri në Republikën e Veimarit. Faza pasardhëse – nga shteti prusian tek shteti gjerman – ndodhi falë nhgajrjeve në Itali. Lufta e Dytë e pavarësisë në 1859 dhe krijimi i Mbretërisë së Italisë në vitin 1861 patën, për Gjermaninë, të paktën dy efekte: dobësuan Austrinë në avantazh të Prusisë dhe inkurajuan lëvizjen kombëtare gjermane. Njeriu që i shfrytëzoi pasojat me një koherencë të padështueshme ishte Oto von Bismark, i thirrur në krye të qeverisë prusiane në një moment kur parlamenti po i dilte nga kontrolli sovranit. Bismarku

GJERMANIA Portret i një kombi, nga Bismarku tek Euro

kuptoi se beteja për hegjemoninë e Prusisë në Gjermani dhe bashkimi gjerman kërkonin mbi të gjitha eleminimin e Gjermanisë tjetër, tek e cila duka austriak kish qenë perandor. Mund të tingëllojë paradoksale, por bashkimi gjerman, pas fitores prusiane kundër austriakëve në Sadova në 1866, i detyrohej edhe Italisë. Ushtria italiane u mposht në Kustoca, por ajo pengoi që një pjesë e konsiderueshme e forcave austriake të hidhej kundër prusianëve në frontin verior. Në 1870, kundër francezëve, Bismarku ishte në krye të një koalicioni të madh gjerman dhe mundi të shpallë lindjen e Rajhut të dytë në Versajë, në sallonin e madh të pasqyrave. Në gjashtë vite kancelari i hekurt kishte mposhtur dy shtete të mëdhenj evropianë dhe kishte krijuar, mu në mes të kontinentit, një fuqi të re. Për Evropën, dhe në mënyrë të vecantë për francezët, fitorja e Prusisë ishte triumfi i një konceptimi militarist të politikës ndërkombëtare. Por denoncimi i militarizmit prusian, kaq i shpeshtë në politikën europiane qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, errëson aspekte të tjerë të historisë gjermane. Në gjysmën e dytë të tetëqindës Gjermania ishte teatër i një revolucioni industrial, shkencor dhe social i krahasueshëm vetëm me atë anglez të disa dekadave më parë dhe shumë më të rëndësishëm, në rrafshin kulturor, nga ai që transformoi ekonominë amerikane pas Luftës së ndarjes. Sistemi politik nuk ishte ngushtësisht parlamentar (kancelari i përgjigjej vetëm perandorit), por në vitet tetëdhjetë adoptoi masa sociale që ishin të përparuara për kohën për sëmundjet, plakjen dhe aksidentet në punë. Ishte autoritar, por nuk mundi të pengojë që atdheu i një prej ushtrive më të forta evropiane të kishte dhe një parti socialdemokrate, e cila kishte 2 deputetë në 1871, 9 në vitin 1874, 12 në 1877, 35 në 1885, 44 në 1893, 56 në 1898, 81 në 1903 dhe 110 në 1913. Për shumë vite, e ardhmja e socializmit evropian ishte në Gjermani, jo në Francë dhe Britaninë e Madhe. Për shumë kohë, deri në fitoren e Stalinit mbi Trockin, bolshevikët rusë besonin që revolucioni do të hidhte rrënjë vetëm nëse do të shpërthente edhe në Gjermani. Sa kohë që Bismarku qëndroi në pushtet, shqetësimi më i madh i politikës së jashtme gjermane ishte ruajtja e ekuilibrave evropianë. Klima politike e vendit ndryshoi kur perandori i ri, pak më pak se dy vite pas ngjitjes së tij në fron, donte të largonte “pilotin” e vjetër dhe e detyroi të japë dorëheqjen. Ndodhi në mars të vitit 1890. Vilhelmi II ishte 30 vjec, ishte autokrat, i paduruar, arrogant. Më shumë se të ruante fuqinë gjermane, donte që ta rriste atë. U kërkoi boerëve të luftonin kundër anglezëve në Afrikën e Jugut. Endërronte një hekurudhë të madhe nga Berlini, në Bagdad që do të shtrinte, sipas tij, ndikimin gjerman në të gjithë Lindjen e Mesme. U angazhua në një duel detar me Britaninë e Madhe për dominimin e oqeaneve. Asnjë prej këtyre objektivave nuk ishte i huaj për kulturën politike të shteteve evropianë mes Tetëqindës dhe Nëntë-

qindës. Nuk ishin vetëm gjermane përgjegjësitë për Luftën e Parë Botërore. Por, stili i Vilhelmit II e privoi Gjermaninë nga shumë prej simpative që shfaqja e saj në skenën europiane kishte nxitur në vitet e mëparshëm. Pas fundit të Luftës së madhe, shumëkush gjeti tek Republika e Veimarit dhe në gjallërinë e tij të jashtëzakonshme kulturore Gjermaninë që kishin dashur. Shumëkush e kuptoi dramën e një populli që nuk kishte lëshuar, deri në humbje, as edhe një copë nga territori kombëtar dhe të cilit i ishte dashur të pranonte në Versajë një traktat poshtërues. Dhe në fund, shumëkush shpresoi që udhëheqësit e vet demokratë do t’ia kishin dalë të shuanin përpjekjet e zemëruara revanshiste dhe raciste të nacionalsocializmit të Hitlerit. Refuzoj dënimin moral të të gjithë popullit gjerman. Por genocidi hebraik mbetet, në historinë e Gjermanisë moderne, një njollë që vështirë të hiqet, një trashëgimi e rëndë që gjermanët, edhe ata që nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie, duhet ta mbajnë mbi shpatulla edhe për shumë kohë. Ndërkohë, n u k

»

15

ndaj kritika të tjera të drejtuara Gjermanisë. Nga rrënojat e luftës lindi një shtet i ri tek i cili virtytet e vjetër (punëdashja, disiplina, sensi i programimit dhe organizimit) janë bashkuar me atë të demokracisë. Shumë prej kancelarëve të saj, që nga Adenauer tek Helmut Kohl, që nga Villy Brandt tek Helmut Schmidt dhe Gerhard Schroeder, kanë qenë një model politik për pjesën tjetër të kontinentit. Bashkimi i Gjermanisë, pas rënies së Murit të Berlinit, ka qenë një kryevepër mençurie politike, një kapitull i historisë europiane që të kujton Cavourin dhe Bismarkun. E kuptoj që ky vend serioz dhe shumë punëtor nuk dëshiron të bëhet zahlmeister, paguesi zyrtar i gjinkallave mesdhetare që kanë prishur pa heasp burime dhe kanë jetuar përtej mundësive të tyre. Kuptoj që u kërkon partnerëve të vet seriozitet dhe sakrifica. Pasi ka tentuar të dominojë Evropën me armë, Gjermania ka sot të drejtën të kandidojë për udhëheqjen e një kontinenti më në fund të bashkuar. E megjithatë në politikën e Angela Merkelit, fituese e mundshme e zgjedhjeve të ardhshme, ka dicka të ngushtë, miope dhe oportuniste, ndoshta ndjesia absurde që vendi i saj mund të vazhdojë të jetë i prosperuar dhe i lumtur nëse Evropa bëhet, ashtu si në të kaluarën, një shumë e egoizmave nacionalë. Mund t’i sugjerojë të lexojë, apo rilexojë librin e Madame de Staël? Është ajo Gjermania për të cilën kemi nevojë.


16 P

« speciale

rovoni të pyetni “Google”-n për Nietzsche-n: çfarë donte të thoshte me “duhet të kesh kaosin brenda vetvetes për të gjeneruar një yll që vallëzon”? Pyeteni në anglisht dhe mes rezultateve të parë do të keni një faqe të “Yahoo”. Answers ku një person me pseudonimin “lowpro7days” shkruan: “Nietzsche dashuron vallëzimin. Beson se vallëzimi është forma më e sinqertë e shprehjes së shpirtit dhe që filozofi nuk duhet të ketë dashur asgjë më shumë se sa vallëzimin. Ai na thotë se pa pasion dhe liri nuk mund të na vijnë kurrë në mendje ide apo shpikje të mëdha”. Përsërisni gjithçka në italisht dhe shpjegimi më i vlerësuar, i firmosur me pseudonimin “Auryn” rezulton të jetë ky: “Nuk di çfarë kishte ndër mend Nietzsche, megjithatë po të jap një shpjegim: atëherë, mua më pëlqen shumë të bëj shkarravina, nuk janë linja të thjeshta, për mua kanë një domethënie të madhe, më pëlqen shumë t’i bëj dhe gjithashtu, edhe njerëzve (pak a shumë) u pëlqejnë. I vetmi problem është se më vijnë vetëm kur jam i trishtuar, i zemëruar, i depresuar etj., etj. Ndoshta këtë ka pasur në mendje ky Nietzsche: vetëm kur ndihemi keq, vetëm kur kemi kaosin brenda vetvetes arrijmë të prodhojmë diçka të bukur (edhe pse, sipas meje, nuk është gjithmonë e vërtetë)”. Ka jo pak dallim. Por nëse tundoheni të nxirrni konkluzionin se përgjithësisht anglofonët janë më inteligjentë se sa trashëgimtarët e gjuhës së Dantes, dijeni që e keni shumë gabim. Shpjegimi është më i thjeshtë dhe ai të fut në shpjegimin e rregullit bazë të motorit të parë të kërkimit në botë. Informacionet në anglisht janë shumë më të mëdhenj në numër se sa ata në italisht. Algoritmi ka pra më shumë lëndë të parë për të analizuar dhe prej të cilës të nxjerrë domethënien. Dhe ligji i numrave të mëdhenj bën që përgjigja më e mirë mes treqind të mundshmeve të jetë padyshim më e besueshme se sa ajo që buron nga një përzgjedhje prej vetëm dhjetë, apo më saktë raporti i përafruar mes faqeve të internetit në anglisht dhe atyre në italisht. Sepse, kur flitet për banka të dhënash, sasia shndërrohet në cilësi. Pra, duke iu rikthyer filozofit gjerman, sa më i madh të jetë kaosi informues që një motor kërkimi ka përbrenda, aq më shumë e mundur është që të gjenerojë një përgjigje me kuptim. Nëse ka një njeri që e di më mirë se kushdo këtë gjë, ai është Amit Singhal. Në vitin 2001, tre vite pas shpikjes që ndryshoi fizionominë e internetit, dy etërit e “Google”-s: Larry Page dhe Sergey Brin e donin ta kishin pranë. I lindur në Uttar Pradesh, i rritur në rrëzë të Himalajave dhe me doktoraturë në Cornell nën Gerald Salton, një ndër etërit e shkencës së përpunimit të informacionit, inxhinieri indian duhej të shkruante kodin që në çdo moment shoshit, analizon dhe vë në rregull miliarda faqe interneti. Që është njësoj sikur “Ferrari” të thërrasë dikë që t’i riprojektojë motorët. Prej atëherë është shpërblyer me pranimin në Akademinë Kombëtare të Inxhinierisë, ekuivalent i komitetit “Nobel” për inxhinierinë, dhe qëndron me zyrë në “Googleplex”, kompleksi qendror i kompanisë në Kaliforni. Në këtë artikull, ai ka pranuar të ofrojë një rrëfim në “high definition” për mënyrën se si funksionon faqja e internetit që është shndërruar në sinonim të kërkimit, aq sa në vitin 2006 fjalori “Merriam Webster” e ka regjistruar si folje. Një kalim tipografik, nga më e madhja te më e vogla, e që përmbledh kuptimin e një suksesi të paprecedentë.

E enjte 26 shtator 2013 •

“Google” Duke rrëmuar sekretet e gjigantit

Qendër të dhënash Kur ju shtypni një apo më shumë fjalë, që është kyçi i kërkimit tuaj, në ekranin e bardhë të “Google”-s më pas shtypni butonin, kërkesa adresohet nga kompjuteri juaj në server – apo më saktë drejt një grupi kompjuterësh të fuqishëm – që ndodhet më pranë. Singhal nuk thotë as se sa janë dhe as se në cilat qendra të dhënash ndodhen. Kush nga ata në internet që është përpjekur të gjejë numrin, një lloj graali i shenjtë i informatikës, duke filluar që nga konsumi elektrik, ka folur për afro 900 mijë servera. Steven Levy, i vetmi gazetar që është lejuar deri më sot që të vizitojë një qendër të dhënash në Lenoir, në mesin e askundit në Karolinën e Veriut, pranon se nuk është jetësore të dish sasinë e makinave sepse një server i vetëm i vitit 2012 është i barabartë, sa i përket fuqisë së përllogaritjeve, me afro njëzetë të brezit paraardhës. Pra, ju mjafton të dini që, me çdo probabilitet, bëhet fjalë për rrjetin e komunikimit privat më efiçent në botë. Që arrin të adresojë pothuajse njëzetë miliardë faqe interneti në ditë. Që menaxhon më shumë se tre miliardë kërkesa dhe pyetje të përditshme. Të arkivojë imeilet e pothuajse 425 milionë përdoruesve të “Gmail”, përveçse të ofrojë miliarda video në “YouTube” dhe shumë e shumë shërbime të tjerë. Singhal thotë: “Është përllogaritur se mesatarisht një kërkim kryen një udhëtim përgjatë fibrave optike prej 2400 kilometrash. Një vajtje-ardhje që nuk duhet të zgjasë më shumë se sa një çerek sekondë. Nuk duam t’u çojmë dëm as edhe një minutë nga jeta përdoruesve tanë. Dhe nga momenti që nuk kemi arritur ende të kapërcejmë ligjet e fizikës, sa më pranë të jetë makina, më e shpejtë do të jetë përgjigja”. Rrjeta, indekse dhe klasifikime Në të vërtetë, që përpara se ju të shkruani në tastierë atë që doni të dini, një pjesë e madhe e punës

paraprake të kërkimit ka ndodhur pa e ditur as ju vetë. Nëse interneti është në kuptimin metaforik një rrjetë merimange, atëherë merimangat janë ata programe që kryejnë udhëtimin e merimangave që e kanë ndërtuar rrjetën. “Shoshitin në mënyrë sistematike internetin, të paktën në pjesën e pambrojtur me fjalëkalime apo të realizuar në kode të paaksesueshëm si Flash, dhe kopjojnë përmbajtjen e faqeve në serverët tanë të përhapur në të gjithë botën. Këtu hyjnë në funksion programe të tjerë, të quajtur “indexer” (indeksues), që shkëpusin fjalët kyçe nga faqet e internetit dhe ndërtojnë një indeks që, ashtu si ndodh në libra, na lehtëson konsultimin informatik. Në këtë pikë nis pjesa më delikate, ranking (renditja), ose më saktë vënia në rregull e rezultateve. Më parë, duke thjeshtësuar, numërohej se sa herë një fjalë kyçe përsëritej në një faqe. Më pas “Google” futi “PageRank”, që nxjerr rezultatet më përkatës të faqeve që lidhin me një faqe interneti të caktuar. Logjika është kjo: nëse shumë ekspertë këshillojnë një faqe interneti, do të thotë që kjo është më e mira. Por kjo e linkeve është vetëm një prej hipotezave interpretuese mes pothuajse dyqind “sinjaleve” që shfrytëzojmë për të gjetur përgjigjen më të drejtë për pyetjet e përdoruesve. Për shembull, një faqe që përmban fjalën kyç në titull ndoshta merret më shumë në konsideratë, dhe është pra më e preferuar, se sa një tjetër që e ka thjeshtë në përmbajtje. Apo nëse fjala kyçe është nga ana e saj një link, do të thotë që është e rëndësishme. Sërish faqja e internetit më e vonë ka precedencë ndaj atyre më të vjetrave. Apo supozohet që ajo faqe interneti që ndodhet gjeografikisht më pranë adresës telematike të atij që kërkon, konsiderohet më interesante për të se sa ajo që ndodhet më larg. E kështu me radhë. Shumë adresa kontekstuale, siç i quajmë, që i kryqëzojmë për të ofruar përgjigjen më të saktë”.

Algoritmi Për forcën bruto informatike, për infrastrukturën “hidraulike” të sistemit, me tubat e tij të fibrave optike që përcjellin të dhënat, është folur. Por më pas, hynë në lojë saktësia, mbi të cilën “Google” ka ndërtuar famën e vet. Dhe këtë e ofron algoritmi, apo më saktë receta matematike, që çon në zgjidhjen e një problemi përmes një serie operacionesh. Kemi parë tashmë që merr në konsideratë shumë variable. Për të mbetur në fushën dixhitale, imagjinoni një fotografi të shkrepur me aparatet e parë: shumë pak pixel-a, apo pika ngjyrash, pamje të barabarta me rezolucion të ulët, ndërkohë që me 12 megat e sotëm ka më shumë endje dhe mozaiku i pamjes rezulton në definicion të lartë. E njëjta gjë vlen për treguesit kontekstualë sa i përket saktësisë së përgjigjes. “Algoritmi është zemra e “Google”. E modifikojmë në mënyrë të vazhdueshme, afro 500 herë në vit. Për të shmangur që dikush që ka arritur të kuptojë funksionimin, të përpiqet ta shfrytëzojë në avantazhin e tij, duke favorizuar pra disa faqe interneti, në dëm të disa të tjerave. Si ata që shkruajnë shumë herë fjalët kyçe në të njëjtën ngjyrë të sfondit, të padukshme për syrin e njeriut, por jo për crawler-ët, që mund të kenë iluzionin se ajo faqe është veçanërisht e dobishme. Dhe pastaj pavarësisht domosdoshmërisë për të bllokuar përpjekjet e atyre që duan të shfrytëzojnë për qëllimet e tyre, duam të vazhdojmë ta përmirësojmë”. Qartësimi Qëllimi i programit kompjuterik është që të mbërrijmë, përmes matematikës, tek një inteligjencë e

tipit semantik. Nuk është një kërcim i vogël. Është pjesa për të cilën Singhal është më krenar. “Si mundet makina të kuptojë nëse personi që shtyp fjalën “Apple” ka ndër mend frytin, apo kompaninë prodhuese të kompjuterëve? Ose më saktë, siç e thonë linguistët, të qartësojnë? Për shembull, nëse i njëjti person, nga adresa IP e kompjuterit që dallon kompjuterin e tij personal nga të tjerët, ka kërkuar tashmë marmelatën, apo antikriptogramet, motori mund të kuptojë se ai dëshiron të dijë në lidhje me frytin. Por nuk është gjithmonë kaq e lehtë. Merrni dy terma pothuajse identikë si për shembull apartaments service dhe serviced apartments. Duke i konsideruar banalisht dy lidhje teksti, dallimi në thelb është vetëm tek një d dhe tek një ndryshim në radhitje. Sa për kuptimin, bëhet fjalë për dy gjëra krejt të ndryshme: njëra i referohet agjencive imobilire dhe tjetra më specifikisht apartamenteve të mobiluar”. Të punosh mbi këto degëzime, të bësh që makina të kuptojë atë që për qeniet njerëzore duket si banale, pra si të thuash, të dallojë mes Nju Jorkut dhe “Nju-Jork Tajmsit”, ky është specialiteti i saj. Nga këndvështrimi i linguistikës kompjuterike bëhet fjalë për trajtimin në mënyrën e duhur të bigrameve, apo më saktë fjalë që, të vendosura krah njëra-tjetrës fitojnë një domethënie unike. “Çdo ditë më vijnë me dhjetëra raporte mbi kërkimet që japin rezultate të pakënaqshëm. Dhe puna jonë është të modifikojmë instruksionet e kodit në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë këtë numër”.


speciale • E enjte 26 shtator 2013 parashikim për kohën është i pamundur sepse përshpejtimet teknologjikë kanë prirjen që të jenë më shumë eksponencialë se sa linearë. Mjafton të mendosh për shërbimin e përkthimit. Në vitin 2006, kur ai u lançua, rezultatet ishin të mirë. Tani ata janë vërtetë impresionues dhe kushdo mund të krijojë një ide për domethënien në tërësi të një faqeje internet në arabisht apo në gjuhën kineze. Ndërsa për disa gjuhë, si për shembull përkthimet nga anglishtja në gjermanisht, përqindja e saktësisë është vërtetë mbresëlënëse. Për shkak të ngjashmërisë së theksit apo prej ngjashmërive strukturore? “Jo, kjo ndodh sepse në gjuhë si gjermanishtja apo spanjishtja ka shumë më tepër të dhëna se sa për shembull italishtja. Pra, këtu ka më shumë të bëjë limiti i sasisë se sa i gramatikës. Po kështu nuk duhet harruar se është një përkthim automatik që bëhet prej asocimeve statistikorë. Sa më shumë fraza që ekzistojnë në gjuhët që duhen përkthyer, aq më të shumtë janë klikimet e personave që kanë vlerësuar një përkthim, në vend të një tjetri, dhe aq më shpejt i përmirëson motori aftësitë e tij”.

Kolauduesit dhe Komiteti i të Urtëve Më pas, modifikimet e vazhdueshëm që i bëhen kodit testohen. Me një kontroll cilësie në nivele të ndryshëm. “Ka agjenci që rekrutojnë për llogarinë tonë me mijëra përdorues të cilëve, kundrejt një pagese (kohët e fundit kanë shkaktuar shumë diskutime shpërblimet që jep “Facebook”-u për ata që largojnë “me dorë” pamje dhe filmime të papëlqyeshëm nga rrjeti social), u tregojmë krah për krah rezultatet e gjeneruar nga kodi i ri dhe nga kodi i vjetër për të kuptuar nëse ishte më mirë më parë, apo është më mirë tani. Në një vit kryejmë 50 mijë eksperimente të tillë. Më pas kemi kolaudatorët e brendshëm, vartësit tanë, në numër shumë më të vogël. Niveli i tretë është një kampion rastësor i përdoruesve besnikë, të cilëve u shërbehen “rezultatet e rinj”. Nëse mes tyre, përqindja e atyre që klikojnë tek të parët e listës është më e lartë se sa ata që shohin rezultatet e vjetër, kjo do të thotë që modifikimi ka funksionuar mirë. Në fund të fundit, ëndrra jonë do të ishte që të vendosnim përgjigjen e duhur gjithmonë në vend të parë, pa ju detyruar që të klikoni të dytën, të tretën, të dhjetën e kështu me radhë. Stadi i fundit, ai vendimtari, është ai i një komiteti të ngushtë të urtësh. Inxhinierë, linguistë, njerëz si unë që punojnë në zemër të motorit të kërkimit. Takohemi të paktën një herë në javë, analizojmë treguesit e dalë nga nivele të ndryshëm, bëjmë një debat për disa dhjetëra minuta, përgjithësisht shumë i ndezur, dhe në fund vendosim cila është zgjidhja e duhur. Deri në modifikimin e radhës”.

Grafiku i dijes Risia e fundit e madhe që ka futur “Google” është Grafiku i Dijes. Një përpjekje për të kapërcyer përfundimisht asocimet mes fjalëve të veçanta duke shkuar drejt atyre mes koncepteve. “Një kompjuter zakonisht konsideron gjithçka si fije të një kodi. Për kompjuterin, Italia janë vetëm pesë germa dhe jo vendi i bukur që e njohim të gjithë. Pra, ideja jonë është që të identifikojmë në mënyrë unike, për të filluar, 500 mijë entitete reale. Kështu, Romës do i caktohet një targë, mendoni një lloj barkodi, i cili nga ana e tij do të përmbajë nëngrupe të ndryshme, mes të cilëve Koloseumin, Romulin dhe Remin, ndërkohë që nuk do të përmbajë për shembull picerinë Roma. Falë këtij klasifikimi të ri, po ndërtojmë një nënrrjet interneti më mirë të organizuar, deri në pikën që, nëse një përdorues shtyp një prej këtyre entiteteve, i del direkt, në krah të rezultateve klasikë, një kuti që i ofron një skedë sintetike mbi atë që është duke kërkuar”. Nëse keni prirjen ta injoroni si diçka që Wikipedia për shembull e bën gjithmonë, duhet të reflektoni më mirë. Atje informacionet i strukturojnë qenie njerëzore, ndërsa këtu e bën vetë kompjuteri. Apo për ta thënë me fjalët e Nju Jorker, pas një dekade ky grafik i dijes mund të hyjë në histori si “pika kur ndodhi ndarja mes makinave që gërmonin sasi shumë të mëdha të dhënash, pa pasur asnjë ide për domethënien e tyre, dhe makina që nisën të mendojnë, të paktën deri në një farë pike, si persona”. Pragu përfundimtar do të jetë të bashkëbisedojmë me motorin e kërkimit siç bëjmë me një mikun tonë, duke i bërë pyetje në “gjuhën natyrore”. Çdo

E ardhmja e afërt Në fund, të flasësh për “Google”n është si të flasësh për upgrade-n teknologjik të atij që presakratët e quanin “ngus”, intelekti kozmik. Për Anasagorën ishte në gjendje që të vinte rregull në mes të kaosit fillestar, duke dalluar elementët. Nga intensiteti që Singhal shfaq teksa flet për detyrën e tij është e qartë që nuk e merr më pak seriozisht. Dhe u përmend drejtuesve të kërkimeve të ardhshëm: “Duam të fuqizojmë kërkimin zanor: ju flisni një pyetje dhe ne do të bëjmë që përgjigja të lexohet nga një sintetizator zanor. Kush do ta dojë mund të kërkojë, me një goditje të vetme, në çdo vend elektronik, përfshirë edhe në postën e vet elektronike. Kështu nëse shtypni një kërkim për fluturimin dhe keni autorizuar për zhbirim edhe “Gmailin”, do të dalë mesazhi në të cilin kompania ajrore ju konfirmonte oraret dhe terminalët e nisjes”. Ëndërr e atyre që duan efiçencë, makth për ata që kanë frikë për privatësinë. Kompania di gjithçka për ne dhe, për shkak të një qasjeje jo shumë respektuese të informacioneve tanë, ka paguar tashmë një gjobë prej 22 milionë dollarësh në SHBA dhe është vënë nën vëzhgim edhe nga Bashkimi Europian. E tani i duhet të paguajë edhe një gjobë tjetër të majme: 96 milionë euro që Ministria e Financave në Itali e akuzon se nuk i ka paguar duke iu shmangur taksave. Pika që do të mbetet identike nesër, ashtu si edhe sot, thotë babai i saj, është papërshkueshmëria e algoritmit nga ndërhyrja njerëzore: “Si kur bëhet fjalë për përdorues italianë apo amerikanë, apo kur duhet të vendoset se cilët pamje janë të “aksesueshme” për njërin apo për tjetrin, apo edhe kur duhet të bëhen një pafundësi zgjedhjesh të tjera të llojit kulturor, ajo që do të marrë vendimet do të jetë makina në autonomi të plotë, duke marrë gjithmonë parasysh sinjalet që janë përmendur në fillim të këtij artikulli. Ndërhyrja njerëzore është e pranueshme vetëm në raste të rralla, pasi makina ka dështuar, për të eliminuar materiale fyes apo të paligjshëm. Me këtë shpresoj se jam përgjigjur një herë e mirë, ndaj legjendave metropolitane që vazhdojnë të qarkullojnë në lidhje me faktin që në rezultate ne favorizojmë ata që paguajnë. Kërkimi është gjë tjetër, dhe reklama është gjë tjetër. Ka një mur kinez shumë të lartë që i ndan këto dy degë të kompanisë. Dita kur ky mur do të shembej, do të ishte fundi. Sepse njerëzit duan nga ne një gjë të vetme: që t’u gjejmë gjilpërën që u nevojitet në atë mullar të madh të dijes që është interneti”.

»

17

ALGORITMI

P

Formula e botës

rotagonisti i “Indeksi i frikës”, romani i fundit i shkrimtarit anglez Robert Harris, autor i librave bestseller si “Fatherland” dhe “Ghostwriter”? Një algoritëm. Instrumenti që shtyu Standard and Poor’s që të deklasifikonte rating-une Italisë? Një algoritëm. Kyçi i suksesit të “Google”-s, motori i kërkimit më i klikuar në botë? Një algoritëm. Që nga parashikimet e motit tek pazari, që nga transporti tek financa, që nga marketingu tek komunikimi, pa harruar natyrisht informatikën, është kudo: një ikonë, apo ndoshta një kurë për këtë kohën tonë të pasigurive. E megjithatë, të shumtë janë ata që as nuk dinë se çfarë është, apo e kanë harruar që nga epoka kur bënin algjebër apo gjeometri. Po të shohësh fjalorin, gjen këtë definicion sintetik: algoritëm do të thotë “çfarëdolloj skeme apo procesi sistematik në matematikë”. Wikipedia, enciklopedia kolektive në internet, e përshkruan me terma më filozofikë: është një metodë për të arritur një rezultat të caktuar, për të zgjidhur një lloj të caktuar problemi, nëpërmjet një numri të fundmë hapash. Si të thuash që është baza e gjithçkaje. Ndoshta ka qenë gjithmonë, por një seri koincidencash duket se na thonë që tani ka ardhur momenti i tij. Në një fjalim të kohëve të fundit në “TedGlobal Conference”, vendi ku mblidhen mendjet e ndritura që këqyrin të tashmen për të parashikuar të ardhmen, shkencëtari informaticien Kevin Slavin ka deklaruar se jemi para një ndryshimi të madh: “Matematika po përjeton një tranzicion, nga diçka që e shkëpusim dhe e shohim të shkëputur nga bota, në diçka që fillon të modelojë dhe përcaktojë formën e botës”. Tingëllon pak e komplikuar? Atëherë lexoni romanin e fundit të Harris, heroi i të cilit nuk është një detektiv apo një agjent i fshehtë apo një gjykatës, por një krijues programesh kompjuterikë që një ditë krijon një algoritëm në gjendje të parashikojë lëvizjet e tregjeve financiarë – dhe të vetëpërmirësohet vazhdimisht. “Jetojmë në një algo-botë”, thotë programuesi Slavin, duke pohuar se ka një algoritëm prapa gjithçkaje që ne bëjmë, që nga gjërat që blejmë deri tek vlera e parasë që shpenzojmë. Duhet thënë se algoritmet ekzistojnë prej kohësh, dhe profesor Slavin është i vetëdijshëm. Në fakt kanë qenë të pranishëm në matematikën babilonase, kineze dhe të Keralas; një prej autorëve të parë që i përmend dhe që u ka dhënë emrin ka qenë në shekullin IX, matematicieni pers Mohamed ibn Musa I-Kuarizmi. Dihet që ka katër cilësi themelore: sekuenca e udhëzimeve duhet të jetë e fundme, duhet të çojë në një rezultat, duhet të ndiqet materialisht dhe duhet të shprehet në mënyrë jo të paqartë. Në një kuptim të gjerë, edhe një recetë kuzhine apo libri i udhëzimeve të një lavatriçeje janë algoritme. Por nuk ka dyshim që kohët e fundit dëgjojmë të flitet më shumë. Programet për kompjuterë janë bërë nga algoritme: do të mjaftonte kjo për të shpjeguar përse jetojmë në një algo-botë. Por, pasi ndezim kompjuterin tonë, cili është një prej veprimeve të parë që kryejmë? Shkojmë në “Google” në kërkim të diçkaje – çfarëdolloj gjëje. Dihet që në pak më shumë se një dekadë, “Google” është bërë një prej kompanive më të pasura në botë për një arsye të vetme: ka algoritme më të mirë se sa konkurrenca. Por nuk është vetëm “Google” që përdor algoritmet për të bërë gjithçka më të thjeshtë (dhe për të fituar para). Strategët e marketingut përdorin algoritme për të orientuar fushatat e tyre publicitare. Spekulantët e hedge fund dhe të bursës përdorin algoritme për të vendosur ku të investojnë kapitalet e tyre. Linjat ajrore përdorin algoritmet për të përcaktuar koston më ekonomike të fluturimeve të tyre, por jo vetëm: doktor Jason Steffen, një studiues i Fermi National Accelerator Laboratory në Illinois, ka elaboruar një algoritëm që është në gjendje të pikasë në mënyrë më të shpejtë dhe efiçinte për rimbushjen me pasagjerë të një avioni (duhet të hipin nga porta e pasme, me radhë të alternuara, duke plotësuar më parë vendet pranë dritareve në njërën anë të avionit dhe më pas në anën tjetër. Duke vepruar kështu gjithë procedura përfundon në 216 sekonda, në vend të 414 skondave që kërkon mënyra tradicionale). Po kështu, “imunes” përdor algoritme për të ndërtuar seri këngësh që shkojnë bashkë. Më shumë se gjysma e të gjithë blerjeve të filmave në internet përcaktohen prej rekomandimeve algoritmikë. “Facebook”-u përdor algoritmet për të përcaktuar kush ka më shumë mundësi të bëhet “mik”. Shërbimet e fshehta përdorin algoritme për të identifikuar të dyshuar të mundshëm terroristë. Transport for London, shoqëria që mbikëqyr transportin në metronë (3 milionë pasagjerë në ditë) dhe në autobusë (4 milionë) të Londrës përdor algoritme për të përcaktuar itinerarin më të shpejtë për të shkuar nga një pikë në një tjetër. Në semaforë ndizet jeshilja, e verdha dhe e kuqja sipas komandave të algoritmeve, për të rregulluar trafikun në mënyrë më efiçente. Zinxhirët e mëdhenj të supermerkatave shfrytëzojnë algoritmet për të vendosur si të shpërndajnë ushqimet në territorin kombëtar. Ka algoritme prapa sugjerimeve se ku duhet të shkosh për darkë, apo për të valëzuar, apo për të bërë pazar që furnizohen prej programeve në “iPhone” tuaj. Problemi është se progresi teknologjik i dekadës së fundit i ka bërë algoritmet gjithnjë e më kompleksë dhe u ka dhënë atyre një kontroll gjithnjë e më të madh mbi jetën tonë të përditshme, duke shkaktuar frik se deri në çfarë pike do të jemi në gjendje t’i ndjekim në atë që bëjnë. Pikërisht ai që shpall lindjen e algo-botës, informaticieni Kevin Slavin, pranon për Evening Standard: “Shkruajmë llogaritje që nuk jemi në gjendje t’i lexojmë”. Fusha ku shkaktojnë më shumë alarm është ajo financiare, aty ku tre të katërtat e funksioneve kryhen tashmë nga kompjutera, dhe jo nga njerëz: një lloj shkëmbimi që jo më kot quhet “black box” (kutia e zezë), sepse shohim çfarë hyn dhe çfarë del, por procesi që zhvillohet gjatë transaksionit mbetet i padukshëm. Shpejtësia me të cilën ndodhin këto llogaritje është një tjetër burim pikëpyetjesh: një kompani private ka shtrirë mes bursave të Nju Jorkut dhe Çikagos një kabllo fibrash optike që transmeton sinjale 37 herë më të shpejtë se sa klikimi i një mausi të kompjuterit. Një tjetër është fuqia: shërbimi meteorologjik britanik, edhe ai i varur nga algoritmet për parashikimin e kohës, ka një superkompjuter në gjendje të kryejë një miliardë përllogaritje në sekondë. Ngushëllimi është që ndonjëherë gabon vetë, duke parashikuar një verë për barbeky në një kohë kur në të vërtetë vjen një shi i tmerrshëm: ndonëse askush nuk është i pagabueshëm, as edhe një algoritëm. Pastaj, në Angli nuk duhet të harrosh asnjëherë të marrësh me vete çadrën.


18

« dossier

E enjte 26 shtator 2013 •

Historia shkruhet e nuk bëhet

Raguza-Dubrovnik, në kërkim të rrënjëve ilirike të Dalmacisë Nga Albert KOTINI

H

istoria botërore është e ndarë në 3 periudha: koha e vjetër, e mesme dhe e re. Kjo ndarje i detyrohet klerit, i cili botoi 3 vëllime për historinë e përgjithshme. Kështu, më 1453 bie Konstandinopoli në duart e turqve, por ky vit shënon edhe rënien e Perandorisë Romako-Bizantine me kryeqytetin e vet. Në fakt, Perandoria e Lindjes kishte mbaruar shumë kohë më para. Ndarjen e mesjetës nga koha e re e kemi në vitet 1453, 1492 (zbulimi i Amerikës) dhe 1517 (reforma e Luterit), por nuk janë të mjaftueshme. Mesjeta ndahet nga koha e re në faktorë intelektualë, kombëtarë, fetarë, ekonomikë dhe politikë. Në mesjetë, sistemi feudal i Turqisë, gjeti vend të përshtatshëm në Shqipëri, akt i cili nuk mund të përjashtohet nga shndërrimet që ndodhën në Europë. Mirëpo kufizohemi duke thënë se historia e jonë është aq e vjetër, sa vetë populli shqiptar, trashëgues i racës, i dokeve dhe i traditave ilire. Për kohët e vjetra (lashtësia), duke na munguar burimet historike, hyn në referimet e gojëdhënave, në errësirën e natës, ashtu siç thotë edhe një shprehje diplomatike, se “ekziston vetëm nata”. Burimet e para mbi fiset ilire, i kemi nga autorët e huaj dhe gërmimet arkeologjike. Duke zbuluar burimet, vendbanimin, jetesën, organizimin e zhvillimin politik e shtetëror të tyre, ne kemi fituar disa njohuri të vyera për popullin tonë. Fatkeqësisht, populli ilir përveç disa fiseve të vogla nuk ka pasur qenë i bashkuar, si pasojë nuk ka mundur të realizojë, bashkimin e plotë të vetin, nën një autoritet. Kjo histori, na paraqet dy veçori: pikë së pari, kemi një histori fisesh, që zhvillohen, rregullohen dhe vihen në përpjekje me popujt e tjerë. Së dyti, del hapur se këto fise mbrojnë tokën dhe lirinë e vet, kundër armiqve të jashtëm. Kështu që koha e parë e historisë ilire, fillon me informacionet tona për këta popuj, deri sa fiset (ardiat), pushtohen nga romakët në vitin 158. para Krishtit. Kjo është periudha e zhvillimit monarkik, i shtetit ardian, deri sa Genci, mbreti i tyre, mundet nga romakët dhe dërgohet në Romë si i burgosur lufte. Mjaft fise ilire nuk iu nënshtruan Romës, dhe historia e tyre, merret vësh pjesërisht prej vetvetes. Kjo periudhë e fiseve të papushtuara, deri në vitin 9 pas Krishtit (pas një qëndrimi shekujsh, për të cilin ishte i bindur vetë perandori Tiber), bien nën Romë. Në ketë vit, fillon periudha romake e historisë ilire, kjo periudhë iliroromake, vazhdon deri në ndarjen e perandorisë, në Perëndim dhe në atë të Lindjes. Perandorët e racës iliriane, mbrojnë perandorinë romake nga shkatërrimi që iu kërcënohej. Siç shihet, historia ilire është e lidhur shumë me historinë e perandorisë së Romës. Kjo periudhë vjen që në vitin 359 pas Krishtit, kur u nda perandoria nga Theodhosi i Madh dhe pas një periudhe tranzicioni të gjatë, përçarjeje, historia vijon deri në rilindjen e pavarësisë dhe ekzistenca e princave shqiptarë. Kur territoret ballkanike u pushtuan nga sllavët, bie, gati e tëra nën ndikimin bizantin. Që nga kjo kohë kombi ynë u vu në rrezik, sepse në një anë sllavët dhe në tjetrën bizantinët, apo grekët, ku me pushtime tokash, ku me ndikim kulturor e fetar, ishin duke shkaktuar zhdukjen tonë. Që në fillim, vendi ynë pati si mbrojtje kishën perëndimore, e cili qëndroi hap pas hapi përpara, që të lëshonte çdo pëllëmbë tokë krahine, nën ndikimin e kishës lindore. Një tjetër arsye e fortë, që na ruajti të mos zhdukeshim, ishte kujdesi që treguan shtetet e ndryshme të ndodhura, në

Itali, Austri, Francë. Më parë normanët, pastaj venedikasit që na nxorën nga ndikimet bizantine dhe nxitën ringjalljen tonë kombëtare. Këto përpjekje me botën perëndimore, që u vërtetuan në shekujt XI-XII, i dhanë shkas një periudhe të re në historinë tonë kombëtare. Në këto kohë fillojnë të dalin princat shqiptar, të zhvillohen krahina dhe provinca të qeverisura me kryetarët e vendit dhe të gatuhet mendimi i pavarësisë. E, në fakt, kur u përjashtua ndikimi sllav dhe u përmbys mbretëria e car Dushanit, na del në shesh për të parën herë Regnum Albania - mbretëria e Shqipërisë nën shtëpinë princërore të Topiajve. Më vonë, vijnë princat shqiptarë, të shtëpisë së Balshajve dhe së fundi Kastriotit. Nën Skënderbeun Shqipëria organizohet, mbron truallin e vet dhe bëhet mburoja e kulturës europiane kundër kërcënimit otoman. Kjo është koha e artë e historisë shqiptare, që zë fill në shekullin XI-XII dhe forcohet e organizohet, sidomos në shekullin XV për t’u zhdukur në robëri në fillim të shekullit XVI. Historinë e kohës së re, ne e fillojmë me robëri. Robërimi ynë, nuk nis menjëherë, pas vdekjes së Skënderbeut (1468), sepse qëndresa shqiptare nuk zhduket, por vijon. Ky robërim fillon i rreptë dhe i tmerrshëm më 1503, kur fuqitë perëndimore, nuk mundën t’i bënin më ballë Turqisë dhe Venediku lidh paqe me të i tërhequr nga tokat dhe ndikimi i vet mbi brigjet lindore të Adriatikut. Mund të thuhet, që nga viti 15031912, është periudha e robërimit tonë, e mbarsur me përçarje, kryengritje, luftëra, të cilat nuk mundën të përfundojnë. Vetëm më 28 nëntor 1912 fillon përsëri koha e pavarësisë.

Raguza, albumet Në monografinë turistike “Kroacia”, botuar në Zagreb ‘2000, për Dubrovnikun (f. 175-186), shkruhet se: “Dubrovniku është vend historik e turistik nën mbrojtjen e UNESKO-s dhe një simbol tregtie për shtetin kroat. Vendqëndrimi më i lashtë, Rausij (Ragusium), në këmbët e malit Srd, i cili është ndarë me një kanal të vogël. Emri kroat i Dubrovnikut u regjistrua në vitin 1187, si qytet – shtet, i diplomatëve të shquar, tregtarëve, detarëve, artistëve me ndërtesa të mrekullueshme. Duka dhe anëtarët e këshillit të madhe e të vogël, në senat, respektonin shkrimin e shënuar në hyrje të këshillit të madh, që thotë: Harrojini, çështjet private dhe mbani parasysh vetëm përftimet e përgjithshme. Këto u bënë të suksesshme në politikë, vetëm pas shkatërrimit të tërmetit (viti 1667), dhe gjatë terë periudhës së rënies së Republikës së Dubrovnikut, nga dekreti i Napolonit). Dubrovniku dhe rrethinat e tij u dëmtuan rëndë nga luftërat e kohës. Në pjesën perëndimore, ndodhet një katedrale e mrekullueshme e virgjëreshës Mari, e vitit 1713 (Our Lady). Pjesa

lindore e katedrales, përfshihet nga kisha Shën Mari, prej Carmel - viti 1635, e ndërtuar me stilin Barik. Pranë katedrales drejtimi i rrugës në kompleksin Baroque, të kishës së Shën Igantius ( 1725), eshtë edhe shtëpia e kolegjit. Në konventën e Shën Katerinës, ishte një shkollë muzike. Kisha e Shën Maries, formon pjesën e arkivit, ndërsa shtëpitë e Manastirit Benedikt, janë konvertuar në ambiente private. Ka gjithashtu manastirin domenikan (shek XIV), me disa kisha si: Shën Luka, stil romak, dhe kisha Nuncio – stil Renaissance (shek XV). Mbasi jepen mjaft gjerë kufijtë e Dubrovnikut me qytetet e tjera me interes janë të dhënat sporadike të tilla, si: “Mbreti Bela IV, dhuroi një dokument në vitin 1242, të ashtuquajturën “Golden Bull”, që e shpall Zagrebin si një qytet të lirë të mbretërisë”. Pas vitit 1537, Zagrebi është zyrtarisht kryeqyteti i Kroacisë. Në faqe ’89 për Zagrebin shkruhet: “Lëvizja iliriane (shek XIX) në fund konfirmoi Zagrebin, që në vitin 1850 të bashkuar si një qendër kulture, shkence dhe politike, të Kroacisë dhe si pikëpamje intelektuale e sllavëve të Jugut. (Akademia e arteve dhe shkencave)”. Në faqen 89 shkruhet: “Mirëpo, origjina e kroatëve dhe themelimi i tyre nuk është qartësuar akoma nga të dhënat e pakta apo të dyshimta mbi origjinën historike”. Disa historianë besojnë se origjina e kroatëve, nis nga periudha e Persisë antike (Iran). Këtej lëvizën drejt perëndimit dhe themeluan zonën sllave, ku krijuan shtetin e tyre të vetin të mbiquajtur Kroacia. Ata detyruan sllavët të përdorin emrin e tyre, por gradualisht ata pranuan kulturën sllave dhe gjuhën e tyre. Mirëpo, shumica e historianëve e quajnë sidoqoftë teprinë iraniane si të pabesueshme... Perandori bizantin Konstandini VII (viti 905959), shkroi një libër dore me titull: “Nën administrimin e perandorisë”, ku ai dëshmon historinë e hershme të kroatëve si edhe mbërritjen e tyre deri në ditët e sotme. Kështu, bazuar në të dhënat arkeologjike dhe dokumentet arkivore, besohet që Papa, gjithashtu, së bashku me historianë të huaj i quajtën kroatët si sllavë. Mbreti Tomisllav (910-928) ishte sunduesi i parë kroat, të cilit Papa, iu drejtua si mbret. Burime historike përmendin një forcë të madhe ushtarake të ish- Kroacisë si shtet, duke përfshirë, fitoren e mbretit Tomislav ndaj Hungarisë dhe ushtrisë së fuqishme të perandorit Simeon (893-927). Ata themeluan në shekullin XVII zonën midis Cetinës-Zmanja (lumenj) dhe krahinës malore Lika dhe Krbara, që u konsideruan si thundra e shtetit kroat. Në mesjetë kroatët themeluan zonën deri në lumin Drava, pjesa më e madhe e Istries, dhe shteti aktual i Bosnjë-Hercegovinës. Ata, paskëshin krijuar zonën e Svijemit dhe Boka Kotorska, të cilët formojnë pjesë të ish-Jugosllavisë. Gregori nga Bar (Tivari) flet për dy pjesët e Kroacisë bregdetare: nga Duvno dhe Tomislavgrad, në Vinol dhe Redone (prej Duvno në Bambalone), në Shqipëri. Kostandini VII përdori emrin Pagnia në vend të Red Croatia. Kroacia në Veri u nda pas shpërbërjes së perandorisë bizantine, në besime të ndryshme, struktura etnike që ndryshuan në kalimin e shekujve. Kroacia në periudhën e rregullave populistike deri në vitin 1102 Gjatë shekullit XIX arritjet deri në kohë historike janë përshkruar në këtë monografi në mënyrë mjaft të pasur, për zhvillimet ekonomike, por në veçanti procesi i kristianizimit cilësohet faktor kryesor në krijimin e shtetit kroat. Qytetet bizantine të bregut Dalmat në

çerekun e fundit të shekullit XIX, u ndikuan nga misionarët sllavë Saint, Curil dhe Methodius. Kristianizmi i banorëve lokalë, udhëhoqi drejt civilizimit kristianë që u zhvilluan nën emrin kroat. Papa, gjithashtu, dhe historianë të huaj i quajtën kroatët si sllavë. Më 1102, theksohet që Kroacia u bashkua me mbretërinë hungareze me vullnetin e tyre të mirë, duke e njohur mbretin Soloman që vinte nga dinastia arpatiane, si mbretin e tyre. Sovraniteti i Kroacisë u reflektua nëpërmjet institucioneve. Që nga shekulli XIII Slavonia u konsiderua një mbretëri më vete, e shpërndarë nga Mali Gvod e Lumi Drava dhe lumenjtë Vërbor dhe Bosna. Kroacia u quajt mbretëria kroate (Dalmacia dhe Slavonia), por jashtë kufijve politikë kroatët jetuan në Dinarike dhe Istria. Dubrovniku, siç e theksuam më lart e mori emrin në mesin e vitit 1187. Imazhi aktual i Dubrovnikut Një album fotografik (prej 188 faqesh) botuar nga Damir Fabianic, në Zagreb viti 1997 e paraqet Dubrovnikun si më të famshmin qytet kroat, pothuajse si një legjendë të ndarë në 3 pjesë: A. Qyteti i Dubrovnikut në vitin 1989. B. Pejsazhi i kulturës, në vitin 1990. C. Destinacioni tragjik i ndarjes së qytetit dhe territorit të Republikës së Raguzës, mbas shkatërrimeve nga serbët dhe malazezët në vitin 1991-92. Në komisionin e Bordit restaurues të Dubvrovnikut (themeluar në vitin 1979 pas tërmetit), i vuri në punë autorët për të fotografuar monumentet, arkitekturën, në dekadën e fundit dhe atë nën ndërtim, pas lufte. Stili barik i dyqaneve të Dubrovnikut është i thjeshtë, tradicional dhe sintetizon lyerjen sipas dritareve të dyqaneve të vjetra, në mënyrë sugjestive për vizitorët... Burimet e Raguzës pika referimi për historinë tonë Në testamentin e mbretit të Meksikës, që e ka lenë 1460 vjet para Krishtit, midis të tjerave thuhet: “Ajo që ishte dje, sot, nuk do të jetë nesër”. (“Njeriu” - korrik 1944 nr.1). Për historinë tonë kombëtare, burimet arkivore të Stambollit, Venedikut, Vatikanit, etj, janë pika referimi pak të shfrytëzuara, ndërsa ato të Raguzës, pothuajse të pa eksploruara. Kur u nda perandoria romake, Shqipëria mbeti në perandorinë lindore. U shkel Shqipëria, përsëri nga barbarët: Visigot, Ostrogot, Hun, Avarë, e Normadë, që prishnin ato që linin paraardhësit. Ata që u ngulën në trevën iliro-trake, ishin serbët e bullgarët, me përzierjen e tyre ngadalë-ngadalë,


dossier • E enjte 26 shtator 2013

asimiluan atje ku është Mali i zi, Serbia perëndimore, Hercegovinë, Bosnjë e Dalmaci, të cilët s’janë gjë tjetër, veçse ilirë të sllavizuar. Mjaft fise ilire me një qëndresë të jashtëzakonshme deri në Vardar, ruajtën gjuhën, zakonet e doket e të parëve. “Baza etnike e këtij populli, - thotë Shuflai, në kohën e vjetër ishte një faktor i historisë, i cili njihej me emrin Ilir”. (Libri “Serbë dhe shqiptarë”, II- 33-4, Tiranë, 1926). Gjermani Arnold fon Harf, ka ardhur në një udhëtim të shkurtër në Shqipëri dhe kemi një shkrim nga më të vjetrit i shtypur deri më sot. Arnold fon Harf rrjedh nga një familje fisnike dhe e vjetër e Rinit dhe niset nga viti 1496, për një udhëtim. Në Shqipëri vjen pas vizitës në Romë, Venedik, Ankona, Raguzë dhe ndalet në Ulqin, Durrës Sazan… Për aq sa ka shëtitur në Shqipëri shkruan: “Nga Raguza në Dulçina, 100 mile. Ky është një qytet, i bukur, i vogël në pronë të venecianëve dhe është në tokat e shqiptarëve. Shqiptarët kanë një gjuhë të tyre, që nuk mund të shkruhet mirë, meqenëse nuk kanë shkronjat e tyre”. Autori pastaj dokumenton disa fjalë shqip të mbledhura gjatë udhëtimit. Në monografinë turistike “Croatia” shkruhet: “Mbreti Bela IV dhuroi një dokument në vitin 1942…” Kjo flet për domosdoshmërinë e studimit të mbretit Bela, që nuk është gjë tjetër veçse, Balsha shqiptar… * Rrok Zojzi në shkrimin “Në çerdhen e Balshajve” (“Drini” nr 5. maj 1944 f. 17-18) thotë: “Gjergji I Balsha, mbaroi veprimtarinë e nisur prej plakut Balshë. Zgjeroi mbretërinë e tij, edhe te Mali i Zi. Atëherë ishte shqiptare një pjesë e Bosnjë-Hercegovinës, pothuajse në gjysmën e Dalmacisë… Emri Balsh mund të ketë si rrënjë emrin Balë (Belë), që ishte aq i përhapur në malet tona. Mbi gjenealogjinë e kësaj familje shkruan Gelcich, në veprën e vet “La dinastia del Balshidi”. * P. Marin Sirdani në shkrimin “Shqypnia e Shqyptarit” (Hylli i Dritës”- mars-prill-maj 1941, f. 10) thotë se: “Në fund të XIII të qindvjetit, në kohë të anxhovinëvet, Shqypnia përhapej edhe mbas Vlore mbi tokën e arjanitasve e të Muzakajve. Në XIV qindvjet, kjo ide gjeografike u zgjanua në drejtim të Veriut. Brenda saj hynte, sipas burimeve të Raguzës (viti 1386), Shën Serxhi mbi Bunë, viti 1429 qyteti i Tivarit, viti 1430, Luzhnica afër Kotorrit, viti 1443, Podgoricë. Një përshkrim gjeografik, i vitit 1570, quan Shqipëri, tokën prej Ulqinit, deri në Vlorë, edhe ndër brigjet e Himarës. Natyrisht që në vitin 1602 edhe pastroviçët, afër Budvës, janë “de Albania”.

Kur venedikasit (1571) humbën tepricat e fundit të Shqipërisë, lidhnin edhe Kotorrin me Shqypni”. Në faqe 108 autori vazhdon: “Sikur Iliria e vjetër, - thotë Shuflai, - qe si një kufi në pikëpamje politiko e kulturore, ashtu edhe Shqipnia qe si një qendër në pikëpamje besimi. Këtu kufizojnë sot katolioçizmi, ortodoksizmi e myslimanizmi…”. Po në faqen 116 vijon, se: “Në vitin 1592, shqiptarët i falën kurorën e mbretërisë shqiptare, Karl Emanuelit të Savojës, në 1606, Rudolfit II të Habsburgëve. E në vitin 1615 Dukës së Parmës, Ranuçit i romak Farnese. Këso kohe iu fal kurora e Shqipërisë, edhe mbretit të Spanjës e papëve të Romës”. (Shih Arturo Galanti. “L’Albania” Romë, 1901. fq 170). Në faqet 140-141 shkruhet se “Sipas Thalloczy (Acta Albania), elementi shqiptar shtyhet i përzier me sllavë, në të XIV qindjvjet, deri brenda në Dalmaci. Keta kundrohen ngjatë Raguzet - e Kotorrit”. (Thalloczy, vëllimi I nr. 577 fq. 156, 204, 679). Sufflai shton për shqiptaret: “Brenda, thellë në Mal të Zi”.

Përsa i përket Tivarit - shkruan M. Sirdani, përmendet në akte përherë si “Civitas Albaniae”. Ashtu edhe Ulqini, emni “Arbni2 në mesjetë përfshinte katërvendëshin Tivar- Prizren-Ohër-Vlorë”. Për fisin e Kuçit, në vitin 1610, thonë se “Gjurma ishte ortodokse, e gjejmë latine”, (Questi dalmatini et Cuçi la meta di quali escismatica e l’altra latina”), ndërsa në vitin 1614 thuhet “Cuzzi albanesi di rito romano” (Sufflai fq 110). Të plota janë “Acta et diplomata res Albaniae mediae actatis illustrantia”. (Thalloczy, Jirecek Sufflai). Në volumin I Vjen 1913, vol. II Vjenë 1918, vol III dhe IV, që duhej të kishte dokumente deri në vitin 1479… Kështu, në kërkim të identitetit më herët se

Skënderbeu, edhe autori TH. Capidan (Bukuresht), në shkrimin “Paraqitja e gjendjes etnologjike në Ballkan” botuar në “Hylli i Dritës” qershor gusht 1923, f. 222, thotë: “Banimi i tyre (ilirëve) shtrihej krah perëndimit të trakëve, në krahinën ku sot gjinden serbo-kroatët e shqiptarët… Acumiucum (Petrovardari) qenë koloni ilire”. (P. Kreschmer. Einleitung, fq 48). Në faqen 43 Sirdani vazhdon: “Pas kallëzimeve të shkrimtarëve të vjetër e prej datave epigrafike del në shesh se, ilirët sikurse trakët, ishin të ndarë në shumë fise. Ndër ta më të rëndësishëm ishin Delmatët, ose Dalmatët (Dalmatue). Këta banonin gjatë brigjeve adriatike në Dalmacinë e sotme, që morën emrin e tyre”. Për ketë autori, P. Sirdani i referohet, përkthyesit A. Benedikt Dema. O. F. M “Sudost Forachungen”, v. VII -ing Helf. 3-4 Dezember 1942. * Fishta ka marre mësimet e mesme në Kroacinë e Starçeviçit, Radiçit e të Strosmarjerit një nga më të famshit kryepeshkop që njohu koha e tij dhe kisha romake perëndimore. * Osman Myderizi, në shkrimin “Emni i Shqipnisë në kohën e mesme” botuar “Hylli i Dritës” qershor-gusht nr. 6. 8 f. 234 thotë: “Në shekullin XIIIXIV burimet e Raguzës, (Th. Ippen. Contribution a l’histoire de l’Albanie du XII an XV scecle. Albania e Leon Reyit. Nr. IV ) i shton kufijtë e Arbënit në veri të Tivarit e Podgoricës, deri në Lushticë afër Kotorrit”; “Ndër fqinjët tanë, sidomos në gojën e popullit, trajta e jonë e vjetër nuk është harruar krejt, pse kroatët e dalmacisë, shqiptarin katolik e quajnë edhe sot Arbanasi e grekët shqiptarin përgjithësisht e quajnë arabanitis”, f. 236. Marin Bizzi, Arqipeshkopi i Tivarit më 1610, shkruan se: “Stjefën Gaspari, vizitues i dioqezave shqiptare më 1671 e merrte krahinën e Arbrit nga malet e Dukagjinit e arrinte në Kosovë...”. Të dhëna interesante jep Georg Stadmueller. Në përkthimin e bërë nga Karl Gurakuqi më 1942. (“Hylli i dritës”. Prill 1942. nr. 4). * I nderuari albanologu kroat dr. Milan Shuflai na i ka venë në dispozicion mjaft burime të tilla prej kohësh dhe për këtë çështje ai ka dhenë edhe jetën e tij. Me të drejtë “Shkëndia” nr 2-3 viti 1941 me rastin e 10 vjetorit të vdekjes tragjike të Shuflait shkruan me mjaft respekt për popullin kroat, që dha korifenj të tillë. Me fillimin e karrierës së tij Shuflai interesohet për popullin shqiptar dhe e lidhi bashkëpunimin e tij, me paraardhësit si dr. Ludoviko Thalloczy, dr. C. Jeriçek, të cilët e forcuan miqësinë e tyre për shkak të studimit të jetës shqiptare. Ata studiuan psikikën e shqiptarit, jetën shoqërore aklimatizimin e kulturës perëndimore në tokën tonë dhe bënë përpjekje maksimale për t’i dhenë botës politike një Shqipëri që nga lashtësia e deri në kohët moderne me një civilizim të panjohur deri atëherë. Mbas jetës tragjike të dr. Ll Thalloczy, që ndodhej afër Budapestit më 30.9. 1916, kur po kthehej nga Vjena, dr. Sufflai e vijoi po me atë vullnet veprën madhore “Acta et Diplomata”, që la pa kryer prof Thalloczy. Lufta I Botërore e pengoi punën e Sufflait por për të përfunduar ketë vepër në shkurt të vitit 1931 filloi përsëri punën për ta përfunduar veprën. Gjurmimet e tij, arkivat private i dhanë materiale të panjohura sidomos ato të fshehta që quheshin “Burime të zeza” … Mirëpo, ardhja e tij në Shqipëri ishte fatale, sepse sapo u kthye në Zagreb, në muzgun e një nate të qetë u vra prej një dore kriminale, duke lenë të pabotuar veprën e tij aq të vlefshme për në shqiptarë e për historinë. Vepra e tij “Serbë e shqiptarë” doli në atë kohë, kur historianët sërbë J. Tomic e Haxhivasilevic, botonin para zhvillimit të konferencave te Londrës dhe të Parisit mohimin e çështjes shqiptare… Me argumente historikë vepra e Shuflait iu dha përgjigje akademikëve e profesorëve të Beogradit në kohën e duhur. Mirëpo, sipas fjalëve të Shuflait, është dorëshkrimi i tij që e përmblidhte historinë e Shqipërisë dhe qe e morën kundërshtarët, të cilët me kujdes të veçantë e kanë vendosur në arkivat e tyre. Aktualisht, shteti kroat dorëshkrimet i ka dërguar në Arkivin e shtetit shqiptar, por botimi i tyre i plotë, nuk është konceptuar. Shuflai ka shkruar dhe një roman prej jetës shqiptare, nën pseudonimin Konstadin Babiç dhe shumë artikuj për jetën tonë shoqërore. Ja pse Raguza mund të rezervojë materiale, amanete për Shqipërinë. Kroatët me të drejtë krenohen për Shuflain, sepse i ka nderuar. Në Raguzë janë të arkivuara dokumente historike dhe gjurmë turke për Shqipërinë (“Njeriu” gusht 1944, nr. 2 f. 3-4). Jashar Erebara në shkrimin “Në pallatin e princave në Raguzë- Dubrovnik, midis të tjerave shkruan se: “Drejtori i

»

19

arshivë z. Branimir Truhelka, të cilin e kam njoft personalisht dhe ishte një shqiptaro-fil i nxehtë, u shpreh se. “Shumica e akteve u përket tokave turke të Europës, d.m.th viseve tona dhe fqinje me ne”. Në ketë informacion drejtori i Arkivës përmend mbi 20 qytete, prej të cilave Antivari, Ulqini Elbasani, Kosova, Shkodra, Durrësi, Vlora, Shkupi etj, që ishin territore me dokumentacion të plotë turk. Pra, pika referimi për këto qytete ndodhen në Raguzë, për periudhën e viteve 1460- 1804, që i përket historisë së përbashkët të kësaj treve dhe për të cilën ne ndjehemi mjaft deficitarë në histori. Autori vijon për ketë pikë, se: “Në mes të Raguzës e Venedikut ekzistonte një antagonizëm. Tregtarët, e bënin transportin e importin e mallit më me qejf e interes me gjemitë e shqiptarëve të Ulqinit e të Tivarit, sesa me ato të Venecias, e për ketë shkak gjithnjë dilnin konfliktet diplomatike në mes të Raguzës e të Venecias. Raguza për t’u dhëne lehtësia në shitblerjes tregtarëve të vet, ka pasur një Veqil (përfaqësues) si një rregull banker. Në Shqipëri, ka pas dy, një në Shkodër e një në Elbasan, dhe këta ishin Izraelit, se kështu paguheshin menjëherë teshat që bliheshin prej vendit tonë, si lesh, lëkurë, velenxa, dylli e pak e shumë gjalp e djath. Keto rroba i blinin në Elbasan, Berat, Vlorë dhe transportin e bënin me anën e Durrësit. Konsulli i Venedikut, Rosi, në Durrës, shkruante bajlozit të Venedikut në Stamboll, se e mira është që tregtarët ta blejnë mallin drejt prej turqve (shqiptarëve-muhamedanë), sesa me anën e të tjerëve që ishin në Durrës, Elbasan, Kavajë, Berat e Vlorë. Turqit i quanin atëherë shqiptarët, muhamedanë. Voskopojarët dërgonin djem për studime në Venecie dhe e gjithë korrespondenca e voskopojarëve për atë kohë bëhesh greqisht dhe gjenden në arkivin e Venecies. Velencat e Shqipërisë përpara 180 vjetëve, shiteshin në Venecie si manifaktura luksi. Përsëri në sanxhakun e Pulias në atë kohë me qendër Brindizi, ulqinakët dhe tivarasit e kishin bërë si vendin e tyre. Shumë herë ndodhnin mosmarrëveshje në mes të shqiptarëve e të pulezëve. Shqiptarët, sa futeshin në gjemitë e tyre në skelë e quanin veten si të ishin në tokë shqiptare. Shqiptarët Brindisin e quanin Brynce. Në Venecie, ka qenë një lagje, Puburbia Albaneze, bile ishte si një vend i pashkelur prej autoriteteve italiane. Në ketë lagje shiteshin edhe prodhime shqiptare. Për shqiptarët që bënin tregti nga Elbasani, Durrësi, Kavaja, e Berati, më tregtarët e Venedikut ekzistojnë shënime, të cilat thotë drejtori i kam edhe prej librit me titull “Arrumani di Turcia” prej prof. Papahaxhit, shtypur në Bukuresht dhe disa prej tyre i kam të miat”. Jashar Erëbara e mbyll shkrimin: “I ndjeri doktor B. Truhelka, drejtor u muzeumit në Sarajevë, Bosnjë, ishte një shqiptaro-fil me gjithë zemër dhe mundohesh me formue në atë muzeum dhe një seksion të veçantë për Shqipërinë dhe për këtë më tha një herë se në Bashkinë e Raguzës, në një arkiv si privat, ka shumë dokumente me vleftë që i përkasin Shqipnisë dhe këto dokumente janë shumë të vjetra, para se vjen Turqia në Europë. Shqiptarë, punoni ta vërtetësojmë me dokumente Shqipninë etnike e jo me grindje.” * Për historinë e periudhës 1593- 1596, në revistën “Leka nr. 7 korrik 1936, faqe 298, -302, jepen nga burime arkivore të ambasadës të Spanjës, pranë selisë së shenjtë prej arkivit të fshehtë të Vatikanit, mjaft të dhëna për studim. Mbasi botohet vula e letrës së pleqësisë së Shqipërisë. Më datën 1.6.1593, që e lexon: “Sigill Regni Maçedoniae et albaniae” ( vulë e mbretërisë së Maqedonisë e të Shqipërisë), jepen dokumente për krime turke në këto territore. Me interes është letra, e Kavalier Kritofor Zucarinit, prej Ankone, dërguar kardinalit të Shën Severinës, më 30 .6 1594. Këto faktojnë se : “Ndër vende të Shqipërisë … Tivar etj. mbreti i Spanjës ka dashë me i shti në dorë gjithmonë këtë qytet. ...”. Dhe “ndër vende të Dalmatisë, të Hervatisë kanë folur me Vojvodë, Mikel, Gurqiniqin, prej Turqie bashkë me Lapedan Pjetër, me të cilët kemi marrë veshë për një fortesë shumë të rëndësishme që zotëron tre krahina në kufi të Dalmatisë, Hervatisë, e Bosnjes, që është vendosur në një shkëmb tepër të lartë e që mbahet me shpenzimet tepër të vogla”. Dërguar shenjtërisë së tij Papës, prej kavalier Zucarinit. (Kapiteni i portit të Ankonës). Siç shihet dokumentet për Shqipëri pleksen në Venedik, Vatikan dhe Raguzë, që aktualisht janë një domosdoshmëri për të dimensionuar historinë tonë kombëtare.


20 Gjekë Gjonlekaj

S

«

Kulturë

humë vjet më parë kishim blerë një pronë në Bronx, afër Parkut Edgar Allan Poe, ku gjendet edhe shtëpia e këtij shkrimtari të madh amerikan. Dy vjet më parë aty ndërtova zyrën time të biznesit. Ky park gjendet midis bulevardit të famshëm Grand Councurse dhe Valentine Avenue, që është mbi një kodër afër Fordham Road. Në këtë park zhvillohen aktivitete të ndryshme deri në orët e vona të natës. Në fund të parku gjendet shtëpia e Edgar Allan Poe. Këtë park e kisha vizituar disa herë, por jo shtëpinë e tij, sepse gjatë ditëve të javës është e mbyllur për vizitorë. Hapet vetëm në fund të javës. Kjo shtëpi e vogël prej druri mbase nuk është aspak atraktive dhe nuk tërheq shumë vizitorë. Është tepër e thjeshtë. Këtë shtëpizë e kishte ndërtuar pasaniku John Valentine. Edgar Allan Poe e kishte marrrë me qira për 8 dollarë në muaj. Bronxi, në atë kohë, ishte një ndër zonat më të pazhvilluara të New Yorkut. Virginia, gruaja e Edgar Allan Poes vuante nga toberkulozi dhe ata mendonin se klima e kësaj zone rurale ishte e përshtatshme për shëndetin e saj. Më përpara, ata kishin jetuar në disa qytete verilindore të vendit, bile edhe në disa zona të Manhattanit. Shtëpi të tilla prej druri bënin fermerët, sepse nuk kushtonin shumë dhe ishin të përshtatshme për ngrohje gjatë dimrit. Kjo shtëpizë është dykatëshe dhe ka 5 dhoma. Në katin e parë dy dhoma dhe në katin e dytë tri. Dhoma e pritjes dhe ajo e gjumit janë relativisht të mëdha, ndërsa dhomat e tjera janë të vogla. Pullazi është shumë i ulët. Është bërë kështu për të kursyer nxehtësinë gjatë dimrit. Në dhomën e pritjes është një tavolinë e vogël dhe karrige ku ishte ulur Edgar Allan Poe. Orenditë e tjera janë dhuruar më vonë. Në dhomën e pritjes është oxhaku dhe stufa. Në katin e parë është dhoma e gruas së tij, Virginia. Pas një sëmundje të gjatë, në atë dhomë, në shtratin e saj, kishte dhënë shpirt gruaja e tij e dashur. Virginia vdiq më 30 janar të vitit 1847 në moshën 23-vjeçare. Vdekja e saj e tronditi në shpirt këtë poet të madh amerikan. Kujdestari i kësaj shtëpie, Neil Ralley, kishte shumë njohuri për dashurinë e tyre. Një ditë para vdekjes Virginia i kishte lutur shoqet që të ishin të kujdeshme për burrin e saj. Ai tregonte gjëra të mrekullueshme. Të shtunave kishte më shumë vizitorë. Bile në atë çast u futën brenda dy vajza të vogla afrikanoamerikane. Ato ishin kurioze për dhomën dhe shtratin ku kishte dhënë shpirt gruaja e Edgar Poe. Kërkonin shoqërimin tim, sepse kishin frikë nga Korbi i poetit. Kishin dëgjuar për vdekjen e saj dhe për atë shpend kobëzi. Në njërën prej dritareve kishin vënë një korb të madh, thua se është i gjallë. Vitin e kaluar, afër shtëpisë së Edgar Poes, në Universitetin Fordham përkujtuam, pas vdekjes, poetin tonë të madh Ali Podrimën. Ato ditë, tërë kohën më ngacmonin ngjashmëritë dhe fatet pak a shumë identike të poetit tonë me poetin amerikan. Poe, i shtyrë nga dhimbja për vdekjen e gruas, kishte shkruar “Korbin”, ndërsa Aliu ynë, mbase edhe më shumë i pikëlluar për djalin e tij, kishte shkruar “Lum Lumin”. Emrat e dy poetëve u bashkuan ato ditë në Universitetin

E enjte 26 shtator 2013 •

Fate që inspiruan Edgar Alen Poe dhe Ali Podrimen

Fordham, të cilin Edgar Poe e kishte vizituar shumë herë, sepse shtëpia e tij ishte pranë këtij universiteti. Të gjithë profesorët dhe akademikët e nderonin dhe e ftonin, bile edhe për ligjërata. Ato ditë, në bibliotekën time të vogël gjeta një libër të vjetër që e

kisha blerë në Boston, në zyrën e gazetës “Liria” para 40 vjetësh. Ky libër mban titullin “Këndime”, autor K. A. Çekrezi, botuar në vitin 1921 nga Federata Panshqiptare “Vatra”, shtypshkronja e “Diellit”. Në këtë libër janë botuar 35 shkrime të autorëve të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj. Por “Korbi” i Edgar Allan Poe, shqipëruar nga Fan S. Noli dhe botuar në Revistën Adriatik në vitin 1918, më ra në sy menjëherë. Këtë libër të mrekullueshëm e kisha harruar krejtësisht. E shfletova vetëm se isha kurioz për vjetërsinë e tij. Në hyrje të poemës Fan Noli shkruan: “Korbi” është vjersha më e mallëngjyer dhe më artistike e vjershtorit amerikan Edgar Allan Poe. Munt të thuhet lehtë që s’ka shoqe letre tyre të botës. Është përkthyer në të gjitha gjuhët evropiane… Poe-

ja e shkroi këtë vjershë më 1845 kur e shoqja e tij u sëmur dhe s’kish më shpresë shërimi. Si themi shqip e qau të gjallë… Për shqipërimin e shkëlqyeshëm të “Korbit” nga Fan Noli është folur e shkruar më shumë se për asnjë përkthim tjetër në gjuhën shqipe. Ja disa

nga ato vargje: Më zu gazi më shkoj tmerri, m’atë Korb të zi si Ferri Që po mbahej aq’i rënd, aq’i lartë, dhe i thomë: Ndonëse je perçe-prere, s’kam dyshim je trim i ndjerë, Korb i mvrojtur, i varrosur, arratisur zall më zall— Thua-m’emërin tënt me nam anës detit plutonian! Thotë Korbi: “Kurrë më”. Shumë përkthyes të famshëm shqiptarë e të huaj, bile edhe albanologë amerikanë, thonë se shqipërimi “Kurrë më” është më i natyrshëm se origjinali anglisht (nevermore). Kjo është dhuntia natyrore e gjuhës shqipe dhe zotësia shqipëruese e poetit tonë. Për këtë varg poetik flitet më shumë se

për asnjë varg tjetër. Kujdestari i shtëpisë së Edgar Allan Poe, Neil Ralley, tregonte shumë për korbat. Janë shumë inteligjentë dhe paralajmërojnë katastrofat shoqërore e familjare. Vajzë e rallë dhe rezore q’i thonë engjëjtë Lenore Thotë Korbi: “Kurrë më”. Dy vjet më vonë, domethënë në vitin 1849, edhe Edgar Allan Poe vdiq në moshën 40-vjeçare. Ai kishte lindur në Boston. Nëna dhe babai kishin qenë aktorë të njohur. Në moshën dyvjeçare kishte mbetur krejtësisht jetim. E mori në mbrojte John Allan, një afarist i njohur dhe për këtë e mori emrin Allan. Ai e dërgoi në shkollat fillore më të mira të Anglisë. Pasi u kthye në Shtetet e Bashkuara vazhdoi studimet në Universitetin Virginia, ku kishte qenë rektor ish presidenti amerikan Thomas Jefferson. Pas pak kohe u largua nga ky universitet dhe filloi studimet në Akademinë Ushtarake West Point, në New York. Por edhe nga kjo Akademi u përjashtua. Edgar Poe kishte përjetuar shumë kriza ekonomike. John Allan e ndihmonte edhe pse poeti bënte gabime të mëdha dhe shpenzonte shumë. Gjyshi i tij, David Poe, kishte qenë gjeneral në Ushtrinë Revolucionare të Georoge Washingtonit. Edgar Poe kishte miqësi me gjeneralin Marquis de Lafayette

dhe me shumë përsonalitete të larta ushtarake dhe politike të Amerikës. Edgar Poe i admironte shumë Lord Bajronin dhe John Miltonin. Ai e imitonte Lord Bajronin më shumë se asnjë poet tjetër, bile edhe vishej si ai. Një here, Edgar Poe ishte zhdukur për disa ditë nga shoqëria e tij dhe shokët menduan se kishte shkuar në Greqi për të vazhduar misionin e Bajronit. Kishte probleme të mëdha me poetin Henry Longfellow. Poe e kishte akuzuar Henry Longfelloën për plagjiaturë. Në vitin 2009, me rastin e 200-vjetorit të lindjes, u bë ceremonia kishtare e varrimit në Baltimorë. Me rastin e këtij përvjetori u përkujtua në mënyrë madhështore. Gazeta “The New York Times” shkroi javën e kaluar për një festival poetik në New York dhe se Edgar Allan Poe ishte në qendër të vëmendjes. Para shumë vjetësh, Fatos Omari kishte përkthyer dy vepra letrare të Edgar Poes. Ai dëshironte që ato të vendosen në Bibliotekën “Edgar Poe”, në Bronx - New York. Librat i solli në Amerikë Profesor Nasho Jorgaqi. Pas disa ditësh i dorëzova në Bibliotekën e lartpërmendur. Drejtori i kësaj biblioteke ishte mirënjohës për këtë dhuratë të çmuar të Fatos Omarit. (Autori është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues e biznesmen në New York)


» Kulturë

• E enjte 26 shtator 2013

Festivali i Teatrove të Kukullave në Prishtinë Në Prishtinë filloi dje Festivali III i Teatrove të Kukullave. Në mesditë kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, do të bëjë hapjen solemne të festivalit që do të mbahet në teatrin “Dodona” në kryeqytet. Ky është festivali i parë dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë, që i dedikohet ekskluzivisht fëmijëve. Festivali do të zgjasë katër ditë, ndër-

21

Ndryshojnë rregullat e EUROVIZIONIT

sa do të jepen gjithsej tetë shfaqje. Trupat mysafire janë nga Shqipëria, Kroacia, Turqia, Maqedonia/Rusia (bashkëprodhim), Franca dhe Bullgaria. Festivali edhe këtë vit nuk do të ketë karakter garues, por revyal. Festivali organizohet nën kujdesinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Prof. Dr. Isa Mustafa.

Organizatorët e Festivalit të Këngës Evropiane kanë thënë se kanë përforcuar rregullat e votimit në “Eurovision”, pas akuzave të bëra për ryshfet. Ndryshimet përfshijnë publikimin e emrave të anëtarëve të jurisë para mbajtjes së festivalit dhe publikimin e votave të dhëna nga anëtarët e jurisë menjëherë pas finales. Më parë, identiteti i anëtarëve të jurisë nuk është bërë i ditur deri në natën finale. Organizatorët kanë thënë se rregullat e reja kanë për qëllim të qenët më transparent. Ndryshimet janë bërë pas raportimeve se vitin e kaluar gjatë mbajtjes së Eurovizionit në Suedi, janë dhënë ryshfete që të votohet për këngën e Azerbajxhanit. 26 shtete marrin pjesë në Eurovizion, ndërsa festivali tërheq deri në 125 milionë shikues të televizionit. Fituesi shpallet me votat e përziera 50 – 50 të jurive profesionale dhe votave të teleshikuesve. Danimarka është mikpritëse e festivalit në vitin 2013, ndërsa Azerbajxhani ka fituar në vitin 2011.

Filmi “Mashtrimet në Ballkan” shfaqet në Biel Bienne

T

ani në listën e pianisteve me famë botërore, Ardita Statovci, vazhdon sukseset e saj me lojën e saj brilante. Ajo ka pushtuar skenat e njohura botërore të muzikës klasike qe nga New Yorku, Londra, Berlini, Boni, Vjena, Roma. Vet të qenit prezantuese e prodhuesit më të njohur në botë të pianove „Steinëay&Sons” të preferuara nga 98% e pianistëve, tregon për vlera të larta të artistes sonë. Kritikët profesionistë të artit të muzikës klasike, veçan në shtypin gjerman e vlerëson lartë lojën e Arditës. E vlersuan “...një kualitet superelitar” .... “lojë e kristaltë margaritarësh të Sonatës së Moxartit KV 567” ( autor, BalduinSulzer : Kronenzeitung). “Kur ajo pastaj për Bis e bëri të rrëshqiste si margaritar një pjesë bravuroze nga GyörgyKurtag, ishte e qartë: emri Statovci duhet të mbahet mend. Koncerti i fundit i Arditës ishte në Passau të Gjermanisë la mbresa mahnitëse interpretuese. Gazeta vendore “”PassauerNeuePresse” në artikullin e shkruar nga kritikja Dorothea Walchshäusl me titull “E sinqerte, e qartë dhe shumë prekëse” të datës 21 shtator mes tjerash shkruan: Pianistja shqiptare Ardita Statovci bindëse ne pianoprojektin Nr. 119 tek Piano Mora (Passau, Gjermani). Mund të studiosh biografinë e saj impresive, t’ia kthesh buzëqeshjen e dashur ose të përshëndetësh koncipimin e programit që ajo bën. Por kush dëshiron ta njohë Ardita Statovcin përtej kësaj, duhet ta dëgjojë atë se si luan Bach-un. Të enjten mbrëma pianistja shqiptare

Ardita Statovci

shkëlqen me koncertet e saj në Gjermani ishte mysafire tek Piano Mora në Passau dhe për dëgjuesit ajo u shfaq si interpretuese serioze që entuziazmonte- e sinqertë, e qartë dhe shumë prekëse Tani, se si ArditaStatovci luan Partitën nr. 1 në B-Dur nga Bach-u, i gjason krijimit të një skulpture të matur, të përfunduar e të përkryer. Pa rezervim fals, ajo vë duart thellë në taste, lëmon, zdrukthton, modelon dhe formëson. Ajo çka krijohet në fund, nuk është më vetëm tekst prej notash dhe nuk është më vetëm vepër e ngurtë arti, por është gjallëri e pastër, lumturi e jetës dhe ndjesi e përjetuar thellësisht. Virtuoze, me inteligjencë të lartë dhe përplot gëzim fëmijëror, pianistja luan me muzikën, e grishë atë, e bën të vallëzoj, të këndoj dhe të drithëroj me intimitet. Këtu Bach-u guxon të tërbohet, të ulërij, ai guxon të bëj shaka djallëzore, të dashuroj ndjeshëm dhe të psherëtij. Secilën shprehje Statovci e krijon të re, asnjë përsëritje nuk i ngjason paraprakes, transparente dhe në mënyrë të përkryer e balancuar është kultura e saj tingullore, me shumë nuanca dhe me një pasuri ngjyrash të

lojës pianistike. Përkrah Bach-ut, këtë mbrëmje pianistja paraqet vepra tjera të shumanshme që përshtaten në program: Impromtu-në nr. 2 në es-Dur nga Schubert-i, të interpretuar thellësisht ëmbël. Marshin e rrëmbyeshëm motorik “AllaTurka” nga bashkëkohësi Fahri Beqiri, të luajtur me virtuozitet dhe tingull të plotë. Alleluia-n e stuhishme si himn nga Franz Liszt-i. Dhe në fund nga JohannesBrahms-i “Variacione dhe Fugë mbi nj temë të Händel-it op.24”, me të cilat ArditaStatovci ishte brilante, duke mënjanuar çdo efekt- show-bërës, me teknikë të pjekur, fuqi krijuese të diferencuar dhe përkushtim absolut. Një mbrëmje intime dhe e jashtëzakonshme me një artiste, që i ka hapur të gjitha dyert”. Vlen të thuhet se çdo koncert ku luan Ardita sallat janë të mbushura me artdashës të muzikës klasike. Forma e paraqitjes së saj është art në vete, buzëqeshja, shprehjet, qëndrimi me plot respekt reflekton bindshëm në një personalitet me kulturë. Gjithmonë qëndron krenare në përkatësinë kombëtare shqiptare. Ajo është nderi i artit, kulturës dhe kombit.

Filmi “Mashtrimet në Ballkan”, me skenar të Mensur Kadriut nga Shkupi, është shfaqur më 21 dhe 22 Shtator në Biel Bienne të Bernës në Zvicër. Premiera e parë e filmit më të ri shqiptar “Mashtrimet në Ballkan” ishte ofruar për audiencën shqiptare për herë të parë në Tetovë më 11 shtator dhe pastaj më 12 shtator në Gostivar. Ndërsa për herë të tretë shfaqet për shqiptarët e Zvicrës. Skenari i filmit flet për kurthet e pabesitë që bëhen mes grupeve mafioze ndërmjet Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë. Mensur Kadriu, Sara Tairi dhe Bunjamin Kurtishi janë aktorët që luajnë rolin kryesor në film. Mensur Kadriu në rolin e Azrailit, nga një njeri i thjeshtë kthehet pastaj në një vrasës, ku paraja është shkaku i të gjithave. Sara Tairi, që në vegjëli ndodhet rastësisht në një vrasje dhe marrja e një çipi e bën personin më të kërkuar nga Mafia, ngase në çip janë të gjitha të dhënat e grupeve mafioze, dhe pastaj në fund të filmit Sara do përfundojë e vrarë nga dora e Azrailit. Ridvan Kurtishi, një milioner, biznesmen, që rastësia e sjell të njihet me Sarën, ku edhe në fëmijëri janë rritur bashkë. Bunjamin Kurtishi, një i ri, “haker” kompjuterësh në film, që edhe në jetën private është inxhinier dhe dizajner. Benjamin Kurtishi është producent, koordinator dhe menaxher i filmit. Xhirimet janë bërë në Maqedoni, Kosovë, Turqi e Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të filmit flitet shqip, por ka edhe skena ku flitet turqisht, maqedonisht dhe frengjisht, këto të fundit sigurisht të titruara në shqip. Autorët kanë premtuar edhe pjesë të tjera të filmit, ku ngjarjet do të zhvillohen në Preshevë, Kosovë e Maqedoni. Në shfaqjen në Biel Bienne kishin ardhur enkas nga Shkupi edhe autorët e filmit. Filmi “Mashtrimet në Ballkan” do të shfaqet edhe në Gjermani, Suedi edhe në vende të tjera të Evropës.


22

S

« speciale

Profil E enjte 26 shtator 2013 •

n j ë t e d h i a o l m l a a d nt i i

G

rabitës të armatosur realizuan një vjedhje masive diamantesh në Bruksel pak kohë më parë. Por ka disa që mendojnë se shitja e diamanteve të vjedhur do të jetë një punë e vështirë për ta. Por a është e mundur të dallohet një diamant i vjedhur nga një i pavjedhur? Diamantet e humbura në grabitjen e Belgjikës kishin vlerë prej 50 milionë eurosh dhe ka spekulime që thonë se ato nuk do të zbulohen kurrë. Hajdutët e veprave të artit përballen me një sfidë të jashtëzakonshme kur vjen puna te shitja e veprave që janë tepër të famshme. Ata duhet t’i shesin pikturat e vjedhura për të arritur te frytet e vjedhjes. Vetëm se çdo tregtar arti kur sheh një vepër të Picasso-s apo Rembrandt-it, e ka shumë të lehtë të zbulojë nëse kjo vepër ka qenë vjedhur apo jo. Por a mund të jetë një diamant i vjedhur po kaq i dallueshëm në duart e tregtarëve? Diamantet e paprera, ose diamantet bazë, kanë karakteristika të veçanta, formë të ndryshme, përmasa apo ngjyra. Ne përgjithësisht mendojmë se diamantet janë të tejdukshme, ose disi blu apo të bardha, por ato kanë edhe ngjyra të tjera, të kuqe, të kafta, të verdha, okër, të zeza apo jeshile, në varësi të pranisë së elementeve të tjera, përveç karbonit dhe mbi radiacionin. Përmasat e diamanteve të paprera varen gjithashtu nga fakti nëse ato vijnë nga një minierë, nga një plazh apo nga një lumë. Të ashtuquajturat diamante aluvionale janë të buta në cepa në krahasim me diamantet e minierave. Rrjedhimisht ato mund të jenë më të dallueshme kur shkojnë në sytë e një tregtari të mprehtë, i cili e di se çfarë lloje diamantesh janë vjedhur. Por kjo është e gjitha sa u përket diamanteve të paprera. Është më e vështirë të gjesh se nga ka ardhur një diamant i prerë dhe i pastruar. Madje edhe ideja e dallimit të diamanteve bruto në bazë

të karakteristikave nuk është shumë e vlefshme nëse merret parasysh mënyra sesi tregtohen ato. Antverp, pranë Brukselit, është qendra për klasifikimin e diamanteve. Diamantet e vjedhura duhet të kenë ardhur nga minierat nëpër botë dhe janë klasifikuar dhe vlerësuar në Antverp para se të dërgohen gjetkë. Diamantet e vjedhura do të shënohen në bazë të peshës në karat, ngjyrës dhe qartësisë. Për diamantet e pastruara, lloji i prerjes do të përfshihet. Por nuk ka informacion të mjaftueshëm për të ndërtuar një bazë të dhënash gjurmimi për diamantet. Por nëse është e vështirë të dallohet një diamant i vjedhur nga një i rregullt me shikim, a munden ato të dallohen në bazë të certifikatës shoqëruese apo mungesës së certifikatës shoqëruese? Organizata e Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një Proces Kimberliti për të monitoruar tregtinë e diamanteve bruto dhe për të ndaluar përdorimin e tyre për financimin e dhunës. Para se ato të eksportohen, të gjitha diamantet bruto duhet të kenë një certifikatë nga qeveria e vendit ku janë nxjerrë. Në thelb, kjo certifikatë thotë se diamantet nuk janë përdorur për të financuar krimin. Në teori, të gjitha vendet që janë

Përgjigjja • Diamantet e paprera kanë karakteristika të veçanta. Por për shkak të mënyrës sesi tregtohen, ata mund të bëhen të vështira për t’u dalluar. • Ne përgjithësisht mendojmë se diamantet janë të tejdukshme, ose disi blu apo të bardha, por ato kanë edhe ngjyra të tjera, të kuqe, të kafta, të verdha, okër, të zeza apo jeshile, në varësi të pranisë së elementeve të tjera, përveç karbonit dhe mbi radiacionin. • Plani i tyre, sipas ekspertëve, duhet të jetë që t’i dërgojnë diamantet fshehtazi në Indi, ku mund t’i shesin te ndonjë fabrikë pastrimi. Prerja e diamanteve në copa më të vogla nuk është një ide e mirë, për shkak se e redukton shumë vlerën e tyre. pjesë e Procesit Kimberlit lëshojnë këto certifikata. Në praktikë, disa vende, si Venezuela, nuk e bëjnë. Procesi Kimberlit aplikohet vetëm për diamantet e papërpunuara në mënyrë që ato të lejohen të kapërcejnë kufijtë. Nuk zbatohet për shitjet e diamanteve bruto brenda një vendi. Shitje të tilla mund të shoqërohen me një faturë, e cila natyrisht mund të jetë false. India pret dhe pastron 90 për qind të diamanteve të botës. Vendet e tjera të prerjes dhe pastrimit

janë Kina, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Hajdutët do të duhet t’i kontrabandojnë diamantet në ndonjë nga këto vende, por sapo hyjnë aty, falsifikimi i letrave i mundëson t’i shesin. Diamantet mundet gjithashtu të jenë shënjuar me lazer me simbole të vogla të padukshme për syrin. Lazare Kaplan, prodhuesi i diamanteve me bazë në SHBA, e zhvilloi këtë metodë markimi. Nuk dihet nëse ndonjë nga diamantet e vjedhura në Belgjikë qenë markuar, ndërkohë që një tregtar thotë se çdo gjë që është shënjuar mbi një diamant, mundet të fshihet. Hajdutët dukshëm nuk qenë amatorë dhe nuk do të mendojnë sesi t’i shesin diamantet menjëherë. Ata duket se kanë një plan të menduar që më parë. Hajdutët kanë shumë opsione. E para është t’i shesin diamantet sa më parë. Gjithsesi, nëse e bëjnë këtë, do të duhet të pranojnë humbje të mëdha mbi vlerën e ligjshme të gurëve. E dyta është t’i shesin ato në fabrika ku diamantet do të priten dhe pastrohen. Sapo diamanti pritet, origjina e tij fshihet. Plani i tyre, sipas ekspertëve, duhet të jetë që t’i dërgojnë diamantet fshehtazi në Indi, ku mund t’i shesin te ndonjë fabrikë pastrimi. Prerja e diamanteve në copa më të vogla nuk është një ide e mirë, për shkak se e redukton shumë vlerën e tyre. Në vend të kësaj, sugjerohet se diamantet do të tregtohen disa herë mes Indisë dhe Dubait, duke ndryshuar duar tregtarësh para se të shiten në dyqan. Ndryshimi i tregtarëve do ta bëjë më të vështirë ndjekjen e udhëtimit të një diamanti të vjedhur nga Belgjika deri te përdoruesi final. Një ekspert mendon se diamantet e vjedhura mund të tregtohen në sasi të vogla në qytete të ndryshme nëpër botë. Kjo do të reduktojë rrezikun e kapjes për vjedhësit. Ndoshta, një pjesë e vogël e tyre mund të kapet nga autoritetet. Por ka gjasa që asnjë prej tyre të mos zbulohet kurrë.

vjedhur?


SPORT • E enjte 26 shtator 2013

LEVANDOVSKI TEK BAJERNI QË NË JANAR Çështja “Levandovski” rikthehet sërish në plan të parë. Për 25-vjeçarin u përfol gjatë gjithë merkatos së verës për një transferim te Bajkrni i Mynihut, një lëvizje që nuk gjeti aprovimin e klubit dhe lojtari u detyrua ta shtyjë edhe këtë sezon nën drejtimin e Jurgen Klop. Tani është vetë sulmuesi i Borusias së Dortmundit që i jep fund çdo dyshimi, duke konfirmuar hapur se të ardhmen e ka vetëm te Bajerni dhe askund tjetër. Bavarezët në fakt janë parë gjithmonë favoritë për të shtuar në ekip

shërbimet e polakut, ndonëse nuk ka munguar interesi edhe nga klube të tjera. Pas fitores 2-0 kundër 1860 Mynih në raundin e dytë eliminator të Kupës së Gjermanisë, Levandovski pohoi para mediave se Mynihu mbetet destinacioni i tij dhe për ta bërë sa më të sigurt do të firmosë një parakontratë në janar. Sulmuesi u pyet nga televizioni “Sport 1” dhe konfirmoi pa hezitim se do të ketë një akord paraprak për ta zyrtarizuar më pas në fund të sezonit transferimin te kampionët në fuqi të Gjer-

manisë. Më herët gazeta “Pilka Nozna” në vendlindjen e tij kishte shpërndarë me shpejtësi lajmin se Levandovski do të jetë lojtar i Bajernit që prej janarit, duke u bërë kështu i larguari i dytë nga radhët e Dortmundit në drejtim të ekipit të Guardiolës, pas mesfushorit Mario Gëtce që e realizoi këtë kalim të shumëpërfolur gjatë verës. Futbollisti polak ka shënuar 80 gola në 149 ndeshje për Dortmundin, që prej kalimit nga Leh Poznan, tre vjet më parë për shumën e 4.5 milionë eurove.

Krisje Mesi-Martino? “pleshti” e përgënjeshtron Argjentinasit nuk i ka pëlqyer aspak zëvendësimi në ndeshjen kundër Sociedadit, duke e shprehur këtë me gjeste. Por më pas sqaron gjithçka. “Respektoj vendimet e trajnerit”

B

arcelona ka bërë formalitetin e radhës në kampionat, teksa ka shpartalluar të martën në mbrëmje Sociedadin. Një pjesë e parë fantastike e Barçës dhe një e dytë ku katalanasit kanë menduar të administrojnë rezultatin dhe të mos shpenzojnë energji të kota nisur nga fakti se kalendari do të jetë shumë i ngjeshur tani. Por jo gjithçka duket se ka shkuar mirë tek Barça pavarësisht fitores së thellë ndaj Sociedadit. Pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad, vëmendja e mediave spanjolle nuk shkoi shumë te ky rezultat në favor të Barcelonës, por u përqendrua te një gjest i Lionel Mesit, i cili duket se ka shprehur hapur pakënaqësinë në momentin e zëvendësimit. A të ketë vallë një krisje mes yllit të Barçës dhe trajnerit që erdhi me aprovimin e tij në krye të skuadrës.

Martino Pa dashur të shkaktojë polemika, trajneri i Barcelonës Gerardo “Tata” Martino këmbëngul se ky vendim u mor në interes të vetë lojtarit dhe ekipit në përgjithësi. “Mesi nuk dëshiron të ulet kurrë në stol por është detyra ime të kujdesem për të. Na duhet për në fund të sezonit, ashtu siç na duhet edhe tani. Mënyra ime e të menduarit nuk do të ndryshojë dhe e kam përsëritur pa pushim se si dua të luaj. Ndoshta kjo ndeshje do t’i bëj disa njerëz t’i shikojnë gjërat më qartë”, u shpreh trajneri i Barcelonës. Wshtë një mesazh që ndoshta Martino nuk ia adreson vetëm Mesit, por edhe çdo lojtari tjetër që rebelohet kundër zgjedhjeve të tij. Nuk ka vetëm paralajmërime por

23

Mbyllet historia, Ibra me PSG-në deri më 2016 Skuadra e PSG-së ka njoftuar se ka arritur përfundimisht marrëveshjen me sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç për vazhdimin e kontratës edhe për një vit shtesë, që do ta mbajë sulmuesin në kryeqytetin francez deri në vitin 2016. Pas largimit të trajnerit Ançeloti në drejtim të Real Madrdit u nxiten shumë spekulime se Ibrahimoviç nuk do të vazhdonte të mbetej tek kampionët francez. Por, Ibra i ka dhënë fund fjalëve duke firmosur deri në 2016 me kampionët e Francës. “Unë nuk shoh skuadër më serioze në Evropë se sa PSG-ja, shpresoj që ky të jetë ekipi im i fundit”, deklaroi Ibrahimoviç pas arritjes së marrëveshjes së re.

PAOK-u fal Ergys Kaçen Ergys Kaçe më në fund është falur nga drejtuesit e PAOK-ut. Mesfushori shqiptar është kthyer në ekip, por sigurisht edhe një herë tjetër ka falënderuar të gjithë për atë që bënë. Kaçe nga ana e tij ka falënderuar nga “facebook”, gjithë tifozët e ekipit selanikas, por edhe ata që e kanë mbështetur. “Jam kthyer në stërvitje me skuadrën time PAOK-un. Tani do të bëj më të mirën për të shkuar sa më larg me skuadrën time”, është shprehur shqiptari, i cili ka premtuar se do të bëjë më të mirën me këtë ekip. Kujtojmë se Kaçe ka qenë i pezulluar nga drejtuesit e PAOK-ut për historinë e fotografisë së tij me bluzën me logon e UÇK-së, e cila mori përmasa histeria nacionaliste në Greqi. Gjithashtu para pak ditësh, një tjetër episod tronditi Ergys Kaçen, pasi ai u ndalua në një makinë pa targa teksa udhëtonte në Greqi dhe policia e nxori lajmin që qarkulloi në të gjitha sitet e ndryshme, duke bërë jo pak bujë. Ngjarja ndodhi në Selanik. Lojtari u shoqërua në komisariat për verifikime. Nga gjithë kjo histori tifozët ultras të PAOKut, të vendosur për të dalë në mbrojtje të futbollistin, u konfrontuan me pjesëtarë të partisë naziste “Agimi i Artë” dhe madje i kërkuan klubit që të dilte në mbrojtje të mesfushorit, që më në fund është pjesë e skuadrës.

Apeli nuk fal Flamurtarin e Kukësin

MASKERANO DY JAVË JASHTË FUSHAVE Dëmtimi që i shkaktoi shoku i skuadrës Serxhio Buskuets do ta lërë për të paktën 15 ditë jashtë fushave argjentinasin Havie Maskerano. Nga analizat e kryera nga mesfushori u konfirmua tërheqja muskulore

edhe vlerësime nga tekniku argjentinas. Mesi Pas deklaratave të trajnerit Martino ka ardhur dhe përgjigja e Leo Mesit. Argjentinasi reagoi përmes faqes së tij kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

në kofshën e djathtë dhe rikuperimi i një dëmtimi të tillë kërkon 12-15 ditë kohë. Kështu Maskerano do të humbasë 2 ndeshjet e kampionatit ndaj Almerias dhe Valadolidi dhe ndeshjen në Champions me Selltikun në Skoci.

në “Facebook” duke thënë se në asnjë moment nuk ka bërë ndonjë gjest karshi Martinos. Ai shkruan se vendimet e trajnerit duhen pranuar pasi janë për të mirën e ekipit, por nuk mund të pranohen gënjeshtrat e disa mediave të caktuara.

Nejmar Trajneri i katalanasve vlerësoi edhe brazilianin Nejmar për golin e parë në La Liga dhe e cilësoi të jashtëzakonshëm, teksa theksoi të gjithë janë të habitur me punën e madhe që braziliani bën për ekipin.

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Komisioni i Apelit në FSHF, nuk mori parasysh kërkesën e klubeve Kukësi e Flamurtari për të zbutur dënimin e dhënë pas ndeshjes me Vllazninë dhe Skënderbeu. Kukësi është dënuar të luajë katër ndeshje jashtë si dhe Flamurtari. Por, skuadra vlonjate gjithashtu duhet të shohë sesi i hiqen tri pikët nga klasifikimi, edhe pse në fushë kishte fituar me korçarët. Vendimi i apelit është përfundimtar dhe vetëm një ankimim në FIFA, mund t’u kthejë pikët vlonjatëve. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së i ka dhënë një grusht të fortë problematikës shqetësuese në stadiumet e Kategorisë Superiore, në ndeshjet e javës së dytë të kampionatit. Lidhur me incidentet e ndodhura, ku në Vlorë u godit presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj, në Kukës nuk mbaroi deri në fund ndeshja, për shkak se tifozët hodhën sende të forta në fushë, veprim i cili u konsumua deri në njëfarë mase edhe në Kavajë, ky organ disiplinor pranë FSHF-së është treguar i pamëshirshëm. Një masë në kohën dhe vendin e duhur për t’i dalë para së keqes më të madhe në futbollin tonë, sikurse është dhuna, e cila tashmë ka infektuar edhe tribunat VIP. Kështu, Flamurtari nuk do ta shijojë dot fitoren e arritur ndaj Skënderbeut, jo se rezultati nuk njihet 2-1, por sepse skuadrës vlonjate i janë hequr 3 pikë nga komisionet juridike të federatës. Veç kësaj mase ndëshkuese, Flamurtari duhet të luajë edhe katër ndeshje, në fakt tre sepse njërën e shleu kë javë, të planifikuara si pritës në kalendar në stadiume asnjanëse. Ndëshkim shembullor është dhënë edhe për Kukësin, referuar ndeshjes ndaj Vllaznisë, ku gjyqtari kryesor u detyrua ta mbyllë lojën pa u konsumuar 90 minuta të plota, sepse tifozët vendas shpërthyen në hedhje sendesh të forta në fushë si inat i humbjes. Pavarësisht se u mund me rezultatin 1-3 nga Vllaznia në fushën e lojës, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu e humbet në tavolinë këtë sfidë, me rezultatin 0-3. Po ashtu, kuksianët nuk do të kenë mundësi të luajnë në stadiumin e tyre për katër ndeshje, të planifikuara si pritëse, por edhe këta kanë për të shlyer vetëm tre, sepse një e bënë këtë javë.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 26 shtator 2013 •


Metropol 26 shtator 2013