metropol 5 qershor

Page 12

12

«

S

ë fundi është prezantuar para publikut francez dhe është pritur më së miri. Edhe pse ka kohë që është realizuar prej tij, “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e Mirush Kabashit vazhdon të pëlqehet dhe gjykohet maksimalisht nga publiku. Monodrama është prezantuar në festivalin teatror “Pranvera e Europës”, në Lion të Francës, ku ka marrë dhe komente nga më pozitivet. “Nuk e imagjinoja që gjuha shqipe të tingëllonte kaq bukur në vesh. Kultura shqiptare është e panjohur për ne francezët, e ndjehem i tronditur deri në themelet e qenies sime para demonstrimit të artit të madh të këtij populli të vogël”, është shprehur shkrimtari lionez Zhak Bruja. Ndërkohë Drejtori i përgjithshëm i Festivalit Teatror, Reno Lekyje, e ka cilësuar të jashtëzakonshëm interpretimin e Kabashit në sallën “Rameau” në qendër të Lionit. “Ishte i jashtëzakonshëm. E kisha parë Mirush Kabashin në Youtube, por, ta ndjekësh direkt në skenë është gjë tjetër. Shfaqja e trupës shqiptare ishte nga më të mirat e Festivalit. E kisha një parandjenjë kur vendosa që trupa shqiptare, e udhëhequr nga Mirush Kabashi, të kishte vendin e nderit në Festival”, ka vërejtur Lekyje. Sipas protagonistit Mirush Kabashi, ai ishte i entuzi-

Kulturë

“Apologjia...” e Mirush Kabashit në Francë Miss Shqipëria në start

azmuar jo vetëm se shfaqja u prit me shumë duartrokitje e thirrje entuziaste dhe se mori pjesë për herë të parë në festivalin “Pranvera Evropiane”, por dhe sepse për herë të parë spektatorët lionezë dëgjuan gjuhën shqipe.

“Apologjia e vërtetë e Sokratit” me udhëheqës artistik Alfred Bualotin, ka pasur premierën e saj në vitin 1997. Përveç Tiranës dhe qyteteve të tjera në Shqipëri, monodrama është shfaqur të paktën në 15 vende të Evropës, si dhe

në Kanada. Në shtator të vitit 1997 Mirush Kabashi është vlerësuar me çmimin “Aktori më i mirë” në edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kajro (Egjypt), si dhe ka fituar çmime të tjera në Ukrainë, Bullgari, etj.

“Dashuria e harruar” e Erion Kames Komedia do të çelë sezonin e ri artistik në shtator në Teatrin e Komedisë që synon të realizohet së shumti me pjesë shqiptare

“Shqipëria përmes kinemasë” në

E martë 5 qershor 2012 •

Romë

Në vazhdën e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, nga data 2-5 qershor, shoqata “Syri Blu-Anna Cenerini Bova” ka organizuar në Romë “Shqipëria përmes kinemasë”. Gjatë këtyre ditëve janë shfaqur tetë filma, prodhime të viteve 1995-2011. Temat e tyre rrokin çështje që lidhen me sistemin diktatorial të Enver Hoxhës e vijnë si denoncim i tij, analiza të temave të mëdha sociale, si emigracioni, tensionet intime që lindin në kushtet e një modernizimi kontradiktor, etj., që në një mënyrë apo në një tjetër ndihmojnë për të krijuar një imazh më të qartë mbi Shqipërinë. Filmat e përzgjedhur janë “Parullat”, “Kolonel Bunker”, “Muaj mjalti”, “Tirana, viti zero”, “Trishtimi i zonjës Shnajder”, “Natë pa hënë”, “Vdekja e kalit” dhe “Amnistia”. Projektimi i filmave do të shoqërohet edhe me nga një takim me regjisorët përkatës. Në aktivitet marrin pjesë jo vetëm organizatorët, por edhe emra të njohur të kinemasë si Giuliano Montaldo e Marco Belloçhio. Filmi që çeli siparin ishte “Parullat”, me regji të Gjergj Xhuvanit, i ndjekur nga filmi “Kolonel Bunker”, i cili do të prezantohet nga vetë regjisori Kujtim Çashku. Një ditë më pas të ftuar ishin Pirro dhe Eno Milkani, të cilët prezantuan filmin e tyre “Trishtimi i zonjës Shnajder”, si dhe aktori Michele Placido, i cili luan në këtë film, etj. Ditët e kinemasë shqiptare në Romë mundësohen me mbështetjen e shoqatës “Syri Blu” në Tiranë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ambasadës Shqiptare në Romë etj.

Ka provuar të vijë edhe si autor e të bëhet regjisor i pjesës që ka shkruar vetë. Pikërisht, komedia e tij “Dashuria e harruar”, do të jetë e para që do të çelë sezonin artistik të Teatrit Kombëtar të Komedisë në shtator. Regjisori Erion Kame ka përfunduar provat në tavolinë për t’ju rikthyer më pas atyre në skenë, në muajin gusht. Erion Kame e ka shkruar shfaqjen një vit më parë dhe më pas ajo u përzgjodh nga bordi i TKK-së si vepra fituese e repertorit të këtij teatri. Në qendër të veprës është një çift. Një aksident me makinë bën që burri të bjerë në koma. Që nga ky moment të gjithë abuzojnë me të. Kame shprehet se frymëzimin për të shkruar veprën e ka marrë nga problemi më i madh që ka shoqëria shqiptare, që, sipas tij, është gënjeshtra. “Vepra trajton temën e një shoqërie të mashtrimit, ku shpirtrat e pastër janë gjithmonë më të dobtit, në një shoqëri ku ‘të fortit’ e bëjnë ‘pis’ ndërgjegjen e pastër të njerëzve të sinqertë”, vëren Kame. Ai ka përzgjedhur aktorin Genc Fuga si protagonistin e komedisë, ndërkohë që në role të tjera do të interpretojnë Elia Zaharia, Helidon Fino, Lulzim Zeqja, Xhevahir Zeneli, etj. Ky rol është një rikthim në skenë pas disa vitesh mungëse për aktorin Zeneli, i cili do të shfaqet për publikun me rolin e psikologut, bashkë me interpretimin e fundit të tij në komedinë “Familja në shi” të regjisorit dhe autorit Ilir Bezhani. “Këtë herë në skenë do të jem me personazhin e psikologut. Në vepër ai vjen në një moment kur bashkëshorti i gruas ka humbur kujtesën pas një aksidenti dhe atij i duhet ta ndihmojë që ai të jetë sërish si më parë. Është një rol i vogël, por më ka ndihmuar që të jem sërish me kontratë në TKK”, tha Zeneli. Teatri Kombëtar i Komedisë e ka mbyllur sezonin e tij artistik gjatë të cilit janë shfaqur premierat “Familja në shi” dhe “XXL TV”. Sezoni i ardhshëm i TKK-së mendohet të sjellë kryesisht shfaqje të autorëve shqiptarë, siç është edhe “Dashuria e harruar”.

32 vajza nga anë e kënd Shqipërisë do të garojnë këtë fund qershori për titullin e më të bukurës së trevave shqiptare. Nga 250 kandidate “Deliart Association” ka zgjedhur më të bukurat, starti i të cilave nis me çeljen e sezonit turistik në Radhimë. Vajzat kanë kaluar përzgjedhjen e parë për të vijuar konkurrimin në edicionin e 14-të të konkursit “Miss Shqipëria 2012”. Përgjatë tre ditëve, më 28, 29 dhe 30 maj, grupi orgaizator i “Deliart Association” ka kryer seleksionimin, pranë ambienteve të TVSH-së, të 250 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 32, të cilat nisën të premten rrugëtimin nëpër Shqipëri. Stacioni i parë i grupit të “Miss Shqipëria” ka qenë qyteti bregdetar i Radhimës, ku në bashkëpunim me Bashkinë e Orikumit do të organizohet ceremonia e çeljes së sezonit turistik. Festime të shumta janë përgatitur me këtë rast, ku në qendër të tyre janë bukuroshet e mbledhura nga anë e kënd Shqipërisë. “Nga të gjitha prurjet dhe regjistrimet që kanë ardhur pranë zyrave të Deliart, mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje shumë cilësore të vajzave në këtë eveniment”, u shpreh producenti Petri Bozo. Ndërkaq, siç është bërë traditë tashmë, edhe në këtë edicion, deri në mbrëmjen finale vajzat konkurrente të këtij viti do të shijonë rrugëtimin e “Miss Shqipërisë” nëpër trevat historike dhe turistike të vendit tonë. Harta e këtyre udhëtime është e shtrië nga Veriu në Jug, përgjatë të cilave organizatorët kanë planifikuar aktivitete të veçanta, minikonkurse, pjesë e formatit të Miss Shqipëria, dhe mbi të gjitha një prezantim të historisë së lashtë shqiptare. Destinacioni i fundit i këtij udhëtimi, këtë vit është Kalaja e Bashtovës në Kavajë ku mbrëmjen e 29 qershorit, juria e përzgjedhur e spektaklit do të votojë për fituesen e këtij edicioni. Vitin e kaluar, Miss Shqipëria u organizua në kalanë e Krujës dhe fituesja e radhës ishte bukuroshja nga Tirana Kejdi Jashari. 17-vjeçarja nga Tirana ka qenë ajo që ka rrëmyer kurorën e më të bukurës shqiptare, mbrëmjen e dhjetë korrikut në kalanë e Krujës, e përzgjedhur mes 31 konkurrenteve të ardhura nga të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve, por edhe nga vende perëndimore ku jetojnë prej vitesh. Kejdi, e cila sapo i kishte dhënë fund studimeve në vitin e dytë në Kolegjin Turk, mes emocioneve, lotëve dhe përqafimeve të mikeshave të saj të reja ka vënë mbi kokë kurorën e bukurisë, e cila e shndërroi në të njëjtën kohë edhe në përfaqësuesen shqiptare në disa evente ndërkombëtare të bukurisë, ekskluzivitet i “Deliart Association”, ndër të cilët më kryesori, “Miss Globe 2011”. Shoqëruesja e parë u shpall, Entela Bebri, ndërsa shoqëruesja e dytë e “Miss Shqipëria”, Enxhi Qehaja. Të premten e 29 qershorit, Kejdi do t’ia dorëzojë kurorën e bukurisë një tjetër vajze shqiptare, në një spekakël surprizat e të cilit po gatuhen këto ditë nga “Deliart Association”. Lista e vajzave pjesëmarrëse të këtij viti 1-Franceska Bekteshi-Elbasan

17-Edlira Kraja-Kukes

2-Juliana Rustemi-Korce

18-Mariana Shkreta-Tirane

3-Izmena Lici-Shkoder

19-Senada Lluka-Puke

4-Judina Zoto-Permet

20-Anxhela Konomi-Tirane

5-Ortenisa Sadiku-Vlore

21-Hafize Peqini-Elbasan

6-Arselajda Buraku-Mirdite

22-Kloniki Delijorgji-Janine

7-Jona Leskoviku-Berat

23-Ilva Fatia-Gramsh

8-Dorisa Halili-Tirane

24-Manjola Ndou-Shkoder

9-Senada Ferataj-Lushnje

25-Greta Kika- Tepelene

10-Elidona Rusi-Korce

26-Ana Gjergji- Kardhiq

11-Jugerta Koti-Fier

27-Fjoralba Ramo- Tirane

12-Era Lime-Korce

28-Anxhela Merkaj- Fier

13-Marinela Kaci- Vore

29-Erilda Ziri-Fushe Kruje

14-Arieda Qato- Berat

30-Kristi Teqja- Tirane

15-Lorena Lina-Fier

31-Ortenca Murati- Tirane

16-Anita Curri-Durres

32-Erblira Kacaj-Peshkopi


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.