votat e PS, hetimi pontes, intervista sekui

Page 8

08

« aktualitet

E hënë 3 dhjetor 2012 •

Ish-i përndjekuri, Haxhihyseni: Shumë prej tyre ende pa varr

Bishti i Krastës, vendi plot mistere ku u pushkatuan antikomunistët LEDIA LLESHI ELBASAN - Qysh nga muaji i parë i vitit 1945 Elbasani u përball me një tjetër zhurmë arme dhe të nesërmen shumë familje merrnin lajmin e tmerrshëm të humbjes së një të afërmi dhe ky lajm i tmerrshëm vinte pikërisht nga Bishti i Krastës që edhe sot tmerron dhe kthen nga rruga kalimtarët. Për shumë vite askush nuk i afrohej kësaj pjese të kodrës me pisha. Burgjet Familjet rreth Burgut të madh nuk bënin dot gjumë kur dëgjonin hapjen e portës së hekurt të burgut pas mesnate dhe siluetat e të burgosurve me duar të lidhura që mezi hipnin në kamionin, i cili përdorej enkas për këtë qëllim. Pas tyre dilte skuadra e pushkatimit që zinte vend në karrocerinë e makinës. E kështu kamioni merrte rrugën drejt lindjes duke kaluar përbri parkut duke vazhduar midis Teqes dhe Krastës duke marrë për nga bishti i saj. E pikërisht në këtë vend që edhe sot mbështillet nga besëtytnitë, përfunduan me dhjetëra të pushkatuar, të vdekur nga torturat në hetuesi dhe ata që vdisnin në burgje. Elbasani kishte 9 burgje në atë periudhë dhe të mendosh se aktualisht Elbasani nuk ka burg edhe pse popullsia është dhjetëfishuar. Një prej studiuesve të njohur elbasanas, i përndjekur dhe me baba të pushkatuar pa gjyq, Shpëtim Haxhihyseni, ndërsa ka sjellë historinë e Bishtit të Krastës thotë se Elbasani zinte vendin e dytë pas Shkodrës që kish 13 burgje. “Burgjet e Elbasanit ishin Burgu i Madh në lagjen “Kala”, tek shtëpia e Bishqemit, Burgu i Hsan Beut, i Ibrahim Pleshtit, Burgu tek Hotel Grand, Burgu tek shtëpia e Ibrahim Mirakut, tek ndërtesa e Fashos, tek shtëpia e Bebit dhe tek shtëpia e Qemal Bobratit. Nga këto burgje përfundonin me qindra dhe me dhjetëra pushkatoheshin, vdisnin në hetuesi dhe në burgje. Viktimat pa varr Pikërisht në këtë vend të fshehur numërohen edhe shumë viktima që varret nuk ju zbuluan kurrë. Viti më i tmerrshëm i pushkatimeve ishte 19 48 kur u pushkatuan: mësuesi Kamer Kazazi, pedagogu Fadil Gurmani, Mahmuat Maçi po ashtu, Zija Luniku jurist, Xhaferr Miraku, ushtarak, Hysen Graceni ushtarak i pushkatuar gjithashtu apo tregtari Slë Domi që vdiq në burg nga torturat. Apostol Gega është edhe shembulli i fundit tragjik në bishtin e Krastës. Apostol Gega kur e kishin emëruar mësues në një fshat të largët malor, kishin hequr nga muri i klasës yllin me pesë cepa të komunizmit, që kishte vënë mësuesi i mëparshëm,

Viktima, nënë e 4 fëmijëve

Kthehej nga pazari e rrëmbejnë ujërat e lumit të Tomorricës SKRAPAR - Një grua 55-vjeçare nëna e 4 fëmijëve ka humbur në ujërat e lumit të Tomorricës teksa kthehej nga pazari për në fshatin e saj Barca, në zonën e Tomorricës. Selvija Bejo banore e fshatit Barca e komunës Konak ka qenë në pazarin e zonës që zhvillohet në fshatin Gjerbës. Pasi ka përfunduar punët e tregtisë në pazar gruaja është nisur për në shtëpi së bashku me bashkëfshatarët e saj. Por sipas dëshmitarëve okularë që i referohen edhe lajmit gruaja ka mbërritur në bregun e lumit pak më parë se bashkëfshatarët dhe ka dashur të hidhet edhe pse reshjet e dy ditëve kanë bërë që lumi të ketë shumë prurje. Kur kanë shkuar bashkfshatarët nuk e kanë gjetur gruan në të dy anët e lumit dhe për këtë kanë lajmëruar policinë. Të afërm të familjes dhe familjarët e tjerë, si dhe bashkëfshatarët kanë nisur kërkimet në të dy anët e lumit, por nuk kanë mundur ta gjejnë. Në këto kushte banorët e fshatit kanë kërkuar ndimën e policisë të komisariatit të këtij rrethi dhe kjo e fundit me forca të shumta policie është vënë në kërkim të gruas në të dy anët e brigjeve të lumit të Tomorricës. S. G.

Babai: Nuk kemi konflikt me asnjë

Zhduket pa gjurmë 10-vjeçari, familja apel për ndihmë

Një nga ish burgjet në Elbasan, sot hotel “Grand”

Shpëtim Haxhihyseni dhe në vend të tij kishin vendosur fotografinë e Skënderbeut, kishte ndaluar nxënësit që të nderonin me grusht dhe të këndonin këngë sllave..., kishte hartuar dhe shtypur trakte kundër komunizmit dhe i kishte shpërndarë në popull. Pushkatimi i tij është sjellë nëpërmjet atyre që mundën të shpëtojnë nga kositja e sistemit. “Për 5 orë rresht Apostoli qëndroi në këmbë para trupit gjykues. Ai qëndroi si titan para atyre akuzave false dhe u kthye nga i paditur në paditës. Dy pyetje ju bënë nga kryetari i trupit gjykues. Ke qenë në Itali? Dhe përgjigja:

Po kam qenë për studime, por këmishën e zezë të fashizmit se vesha asnjëherë. Je i pakënaqur se pushteti ju ka marrë pronat? Po është e vërtetë. Ne kishim tre pendë dhe në Shëngjon, të cilat i trashëgonim nga gjyshi klerik në Manastir, që i punonim vetë dhe me to ushqeheshim. Këto përgjigje acaruan më tepër gjykuesin dhe turmën që mbushte sallën e me histerizëm thërriste: Pushkatim ! Pushkatim! Gjykuesi e dha vendimin dhe sigurisht që do të ishte pushkatim. Në orën 4.00 të mëngjesit kur akoma nuk kishte ardhur agimi, Apostoli i prangosur dërgohet tek Bishti i Krastës, pranë një grope që ishte hapur më parë. Edhe në fund të jetës së tij thirri Poshtë Komunizmi ! Rroftë Shqipnia! Një breshëri plumbash i morën jetën. Po atë ditë prefekturës së Elbasanit i dërgohet shkresa nga prokurori që lajmëronte vdekjen e Apostol Gegës më 13 nëntor 1946. Disa ditë pas ekzekutimit në familjen e tij shkojnë teshat nga burgu. Letra amanet Midis palëve gjendet edhe një letër që ishte edhe amaneti i fundit i Apostolit lënë prindërve. “Nanë...! Ma ban hallall qumështin

e gjinit, më fal nanë që porosinë tënde (Kujdes Apostol) s’ ta mbajta, por nuk asht faji im ! Bahu e fortë nanë, qëndro! Idealet e mia nuk i tradhtova. Me gjakun tim që rrodhi nga torturat në faqet e murit të burgut shkrova: Poshë Komunizmi! Rroftë Shqipnia! Mjerisht edhe sot në Bishtin e Krastës pas 67 viteve, Apostolit dhe shumë të tjerëve nuk u dihet varri. Shpëtim Haxhihyseni thotë se në vitin 2012 nuk duhet të ketë më stepje dhe frikë nga Bishti i Krastës. “Ne bëmë një homazh dhe vendosëm një pllakë përkujtimore në këtë bllok shkëmbor, por kjo është vetëm një nisje. Unë propozoj që këtë vend të frikshëm ta kthejmë në një “vend të mirë” ku elbasanasit të kenë mundësi të vendosin lule apo të ndezin qirinj. Viktimat e shumta që kanë humbur jetën apo janë varrosur aty kërkojnë një emër. Ishte premtuar krijimi i një taksforce për t’i zbuluar dhe rivarrosur viktimat e komunizmit, por kjo gjë nuk ndodhi. E vërteta nuk duhet të mbulohet nga harresa, por duhet të na bëjë ne më të kujdesshëm dhe t’i japim mundësi të gjithë emrave që nuk kanë varr, të prehen të qentë dhe me nderimet e duhura.

TIRANË - Një fëmijë 10-vjeçar është larguar nga banesa prej të premtes, ndërkohë që familjarët të shqetësuar për fatin e Julian Çelës nuk kanë ende asnjë informacion për të. Sipas të atit të fëmijës, punonjës në Shërbimin Informativ Kombëtar, Juliani është mjaft i qetë dhe pa probleme, ndaj dhe largimi i tij nga banesa ka shqetësuar së tepërmi prindërit dhe familjarët e tij. Prindrit e Julianit kërkojnë ndonjë informacion nëse dikush ka parë fëmijën, ndërkohë që nuk dyshojnë në asnjë drejtim, pasi i ati dhe as familja e tij nuk kishin probleme me askënd që të sjellë për pasojë dhe humbjen e fëmijës. “Juliani është larguar që të premten. Kemi kërkuar, por deri tani asgjë. Unë ju lutem të gjithë atyre që dinë diçka për Julianin të na informojnë pasi kjo është një ndihmë e madhe për mua dhe familjen time”, tha babai, Skënder Çela. Sipas babait, Juli është një djalë i qetë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme. “Nuk kam asnjë dyshim. Unë dhe familja ime nuk kemi probleme me askënd dhe me shumë dyshoj për një largim të rastësishëm të djalit me shokët”.

Përfitim të hollash nëpërmjet kanosjes

“Gjobë” 5 mijë euro biznesmenit, policia prangos 23-vjeçarin KORÇE - Një 23-vjeçar është vënë në pranga për pengmarrje. Sipas policisë së Korçës, B. Xhialli, 23 vjeç, nga Belortaja i ka kërkuar një shumë prej pesë mijë euro një biznesmeni nëpërmjet kanosjes. "Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka nisur ndaj tij procedimin për veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal, sepse ky shtetas i kërkonte shumën prej 5.000 euro biznesmenit me iniciale L.M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 8 aparat telefonik celular të markave të ndryshme, 18 karta SIM dhe një automjet me targa AA698 CS në pronësi të shtetasit të sipërcituar", bën të ditur policia e Korçës.

Tepelenë, ndalohet 62-vjeçari

Tentoi të vrasë ujkun, qëllon për vdekje shokun

Krasta

TEPELENË - Një gjahtar u vra aksidentalisht nga shoku i tij, teksa tentonte të vriste ujkun, njoftoi dje policia e Tepelenës, në jug të vendit. “Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të ditës së diel, në fshatin Matralloz, rreth 30 km larg Tepelenës”, thekson policia. Në njëjtat burime thanë se viktima Arben Bala, 46 vjeç, nga Patosi, u qëllua për vdekje me çifte nga bashkëqytetari i tij Hajri Muço, 62 vjeç. Policia saktësoi se në këtë incident ndodheshin katër gjahtarë, që të gjithë nga Patosi. “Ishin gjahtarët që lajmëruan policinë. Bazuar në dëshmitë e marra, vrasja ka qenë aksidentale. Policia ka ndaluar 62-vjeçarin, ndërsa dy pjesëtarët e tjerë të grupit janë lënë të lirë”, specifikoi policia. T. Skuqi


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.