Issuu on Google+

»18-19

Historia e zhvillimeve në Dibër

Të vërtetat e gënjeshtrat në ditarin e Haki Stërmillit E hënë

3 dhjetor 2012

Viti VIII, Nr. 2838 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Ish-ushtarakët

Amerika, shndërrimi i Emrat e rezervistëve » emigrantëve prej 1800 që do të marrin pensionin

6

bote & histori

• Republikanët pas furtunës në kërkim të strategjisë • Merkel: Shpëtimi i Greqisë në interesin tonë • Brukseli, më shumë legjenda për Greqinë »13-17

suplementar prej ISSH-së

Ruajtja e votës PS, skemë për çdo komision Si do të raportohet për problemet dhe masat që do merren

Enti i Banesave Familjet që do lënë shtëpitë dhe pronarët që do t’i marrin

Katër drejtuesit e shtabit ndajnë zonat e kujdestarisë

Publikohen tabelat e reja për të gjithë qarqet e vendit. Nëse nuk lirohen gjykata merr vendimin përfundimtar

»9

Gjykata e Hagës Shqipëria kërkon hetim ndaj prokurores Karla del Ponte Berisha: Ka bërë akuza tendencioze ndaj Ramush Haradinajt dhe gjeneralit kroat Gotovina »3

Për përqindjet e borxhit

»3

Haxhihyseni: Shumë prej tyre janë pa varr

»9

Intervista me ambasadorin

Sekui: Shqipëria është afër »4-5 integrimit, por larg anëtarësimit

»8

Krastë, misteret e vendit ku u pushkatuan antikomunistët Matura Shtetërore

Nuk i kthyen 36 mijë euro interesa, vrasin dy vëllezërit Lirohet një i dyshuar. Shpallet në kërkim një person, u identifikua nga kamera

Delegatët e qarqeve do të raportojnë te Ruçi, Xhafaj, Fino dhe Klosi

Ndryshojnë rregullat për të fituar shkollën e lartë Rikthehet varianti për dy lëndë me zgjedhje. Rishikohen koeficientët për provimin e gjuhës së huaj »6

Opinion Nga Nebil Çika

Shqipëria etnike dhe nacionalizmi politik

»11

Nga Ylber Bezo

Auditimet ligjore si nevojë dhe shërbim i interesit publik »10


02

« politikë

E hënë 3 dhjetor 2012 • Socialistët përbuzin vendimin e qeverisë për përkujtimin e vitit 1912

Mbledhja në Vlorë, asnjë lidhje me Ismail Qemalin Eltar Deda: Po kërkohet të dëmtohet historia e Shqipërisë

“Qeveria e Saliut, deri tani, ka treguar më së miri, sidomos këtë vit të fundit, se ka vetëm një qëllim, që të ndajë shqiptarët në veri dhe në jug. Si kofini pas të vjelave, Saliu vjen në Vlorë në emër të simbolikës

Socialistët përbuzën dje idenë e mbledhjes së qeverisë në Vlorë në datën 4 dhjetor. Në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist Eltar Deda deklaroi se paralelizimi i kësaj qeverie me atë të Ismail Qemalit nuk qëndron. Sipas tij, qeveria “Berisha” dhe qeveria e “Ismail Qemalit” nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me njëra-tjetrën. Por ky përkujtim është përcjellë me habi nga ana e PS-së, e cila përmes deputetit të saj të Vlorës, Eltar Deda i ka kujtuar Berishës se ai është një Kryeministër përçarës dhe nuk mund të kopjojë Ismail Qemalin për idenë e bashkimit. “Ministrja e Integrimit, na habiti të gjithëve duke deklaruar, se qeveria do të zhvillonte mbledhjen e sajë të radhës në Vlorë më datë 4 dhjetor, në simbolikë të qeverisë së Ismail Qemal Bej Vlorës. Sali Berisha nuk mund ta kopjojë dot Ismail Qemal Bej Vlorën, sepse ndahen në qëllimin e ekzistencës së qeverive”, vuri

në dukje Deda. Sipas tij, shpallja e pavarësisë para 100 viteve dhe krijimi i qeverisë të Ismail Qemal Bej Vlorës, kishin qëllimin e vetëm, bashkimin e trojeve të të gjithë Shqipërisë dhe krijimin e shtetit shqiptar. “Qeveria e Saliut, deri tani, ka treguar më së miri, sidomos këtë vit të fundit, se ka vetëm një qëllim, që të ndajë shqiptarët në veri dhe në jug. Si kofini pas të vjelave, Saliu vjen në Vlorë në emër të simbolikës. Gjatë një viti rrjesht, qytetarët e Vlorës, me zërin e tyre, me zërin e kryetarit të Bashkisë, i kërkuan atij vëmendjen e duhur të qytetit tonë, atë vëmendje që i kushtuan burrat e mençur 100 vite më parë me Ismail Qemal Bej Vlorën”, u shpreh Deda. Në deklaratën e tij, drejtuesi i socialistëve të Vlorës, tha se kreu i qeverisë u përpoq gjatë gjithë vitit ta zhbënte Vlorën dhe historinë e saj, duke u munduar t’i ç’mitifikonte ato me njerëz sharlatanë dhe ngjarje negative në histori-

në e Shqipërisë. “Ju e kishit dhe e shkelet me këmbë, shansin që në këtë 100-vjetor të ishit Kryeministri i shqiptarëve. Shqiptarët ju treguan juve Sali, se nuk e përfillën një qeveri dhe një Kryeministër përparçarës. Shqiptarët ju treguan juve Sali se të gjithë, kudo që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Çamëri dhe në të gjitha trevat e tjera shqipfolëse dhe kudo ku ata emigrojnë, janë një dhe e duan Rilindjen e Atdheut të tyre, nën flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare të bashkuar më shumë së kurrë”, deklaroi deputeti socialist. Madje, duke mos kursyer ironinë ndaj mënyrës sesi kjo qeveri organizoi aktivitetet në 100-vjetorin e Pavarëisë në qytetin e Flamurit. “Uroj që këtë radhë Sali, mos të vish bashkë me hajdutët e tu, si tinzar natën dhe të ikësh si fluturak, shpejt e shpejt nga qyteti i pavarësisë, Vlora”, nënvizoi Deda në një deklaratë për shtyp, pikërisht mbi këtë vendim të qeverisë.

e gjithë struktura socialiste në bazë me detyra të veçanta

Lidershipi socialist përforcon trupën e ruajtjes së votës L idershipi socialist ka vendosur që të përforcojë trupën që do të monitorojë procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 2013. Kështu, ndryshe nga fushatat e kaluara, shtabi elektoral për çdo zonë zgjedhore do të kujdeset për të gjitha hapat që lidhen që në nisje të procesit parapërgatitor e deri në përfundim të zgjedhjeve parlamentare. Në pritje të një gare të ethshme lidershipi socialist ka përkthyer tashmë në letër të gjithë vizionin e tij për këtë fushatë, e cila u miratua së fundmi në kryesinë e socialistëve të pak ditëve më parë. Për monitorimin dhe punën në terren në zbatim të kësaj strategjie është miratuar struktura me pozicionet që do të merren me fushatën elektorale në çdo qark, rreth, ZAZ, bashki dhe komunë, ku përveç të deleguarve të kryesisë do të bëjnë pjesë deputetët sipas zonave përkatëse. Këto struktura do të operojnë pranë çdo ZAZ-ja, ku do të bëjnë pjesë kreu i PSsë së rrethit, kreu PS-së së bashkisë dhe komunës, drejtuesit e pushtetit vendor respektiv, duke vijuar deri në nivel organizate socialiste. Në këtë mënyrë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, lidershipi socialist ka vendosur që tashmë e gjithë kjo trupë të nisë punën që në procesin parapërgatitor dhe deri në përfundim të fushatës elektorale. Ndërkohë që krahas kësaj, këto struktura do të merren me monitorimin e rreptë të përgatitjes së procesit zgjedhor nga qeveria dhe institucionet shtetërore. Njëkohësisht, në këto ndryshime tashmë e gjithë përgegjësia e drejtimit nuk do të jetë vetëm e kandidatëve për deputetë, por e të gjithë trupës zgjedhore që

PS kërkon heqjen e takës për biznesin

Felaj: Diskutimi për buxhetin, mundësi për miratimin e draftit Partia Socialiste ka paralajmëruar dje se ky dhjetor do të jetë më i vështirë se dhjetori i fundit. Sipas deputetes socialiste, Ermonela Felaj, ekonomia është në krizë dhe papunësia është shtuar. “Ushqimet janë shtrenjtuar dhe varfëria është rritur. Çdo grua e jeton çdo ditë këtë realitet të trishtë, i cili bëhet edhe më i vështirë teksa tradita e festimeve të fundvitit kërkon harxhime që shumica e familjeve shqiptare nuk i përballon dot më”, u shpreh ajo. Por në shpjegim të kësaj situate, Felaj sjellë në kujtesë faktin se javën që vjen në Parlament do të diskutohet buxheti i vitit që vjen, duke ofruar një mundësi për të miratuar propozimin e PS-së për heqjen e taksës për biznesin e vogël. “Diskutimi në Kuvend ofron një mundësi të shkëlqyer për të miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për të hequr taksën e biznesit të vogël. Ne kemi muaj që këmbëngulim për ta hequr taksën e biznesit të vogël, pasi jemi të bindur se biznesi i vogël, që në fund të fundit është biznesi familjar që mban në këmbë ekonominë e vendit, ka nevojë për frymëmarrje. Duke hequr taksën e biznesit të vogël, kjo qeveri jo vetëm do të nxiste sipërmarrjen dhe do të lehtësonte krizën ekonomike, por në të njëjtën kohë do të jepte një mundësi më shumë për familjet shqiptare që në këto ditë të fundvitit të festonin siç e kërkon edhe tradita”, deklaroi Felaj, lidhur me një çështje të tillë.

Listat e votuesve në qarqe Vendimi Në mbledhjen e fundit të kryesisë socialiste u vendos ngritja e një grupi pune, i cili do të merret me të gjithë procesin zgjedhor. Ky grup punë përbëhej nga kryetari i ligjvënësve socialistë, Gramoz Ruçi, Blendi Klosi, Fatmie Xhafaj e Bashkim Fino. Ruçi është caktuar si mbikëqyrës i qarqeve Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, Bashkim Fino për qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat, Fatmir Xhafaj për qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër dhe Blendi Klosi për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

do të operojë sipas zonave zgjedhore në rang vendi. Kjo me qëllim që si kandidati i parë në listë, ashtu dhe ai i fundit, bashkë me formacionin me të cilin përbëhet shtabi elektoral të bashkëpunojnë për maksimalizimin e votës zgjedhore në të gjithë vendin. Por në këtë strategji si më prioritare është pikërisht lista e votuesve në shkallë vendi. Kështu, duke e trajtuar si një tjetër element të rëndësishëm në procesin zgjedhor, Partia Socialiste, ka nisur punën për hartimin e tyre, në mënyrë individuale, përmes grupeve të punës. Me

qëllim që pas identifikimit në terrën të votuesve të bëjë ballafaqimin mes listave me listat zyrtare të hartuara nga Ministria e Brendshme. Pas hartimit të tyre grupet e punës kishin si dhe një tjetër detyrë, konkretisht evidentimin e përkatësisë politike të këtyre zgjedhësve. Kështu, pas përpunimit të të gjitha të dhënave të ardhura në kupolën rozë u përgatitën listat përfundimtare për çdo qendër votimi në shkallë vendi. Gjatë këtyre ditëve selia rozë është marrë me shpërndarjen e këtyre materialeve, ku veç hartimit të listave ka mundur të përcaktojë

dhe numrin e mbështetësve të tyre sipas qendrave të votimit. Nuk përjashtohet mundësia që në prag të zgjedhjeve parlamentare PS-ja të mos kërkojë që listat e hartuara prej saj të mund të vihen përballë atyre që cilësohen si zyrtare, nga ana e Ministrisë së Brendshme. Kjo për të shmangur çdo lloj manipulimi që mund të bëhet me emrat e votuesve shqiptarë. Ndërkohë që pritet që i gjithë ky proces, identifikimi dhe hartimi listash për zgejdhësit shqiptarë nga ana e Partisë Socialiste të përfundojë në muajin janar të vitit që po vjen.

Socialistët: Ministria ka detyrim të japë informacion Partia Socialiste ka akuzuar dje Ministrinë e Brendshme se po kryen një shkelje të rëndë ligjore, duke fshehur informacionet për lëvizjet demografike të banorëve të qarkut të Kukësit dhe duke injoruar kërkesën e tre anëtarëve të KQZ-së. Nënsekretari i PS-së për Çështjet Zgjedhore, Bledi Çuçi, deklaroi për “News 24” se Ministria e Brendshme ka detyrimin t’i japë informacionin e kërkuar tre anëtarëve të KQZ-së dhe përfaqësuesve të opozitës, të cilët kanë ngritur dyshime për shtim artificial të numrit të popullsisë në komunat Topojan, Shishtavec, Fierzë dhe në Tropojë, të qarkut Kukës. Nënsekretari i socialistëve për Çështjet Zgjedhore argumenton se ligji për të dhënat personale parashikon që nuk mund të publikohen të dhëna, si feja, gjendja ekonomike e sociale, të dhëna që Partia Socialiste nuk i kërkon. “Ministria e Brendshme në fakt është në një pozitë joligjore. Ligji për Gjendjen Civile e shpreh qartë detyrimin që ka Ministria e Brendshme për t’u dhënë informacion institucioneve, të cilat kërkojnë këto të dhëna. Nuk është aspak e vërtetë që të dhënat që kanë kërkuar anëtarët e KQZ-së, por dhe përfaqësuesi ynë në KQZ , nuk përbëjnë të dhëna personale. Ato janë të dhëna të përgjithshme që kanë të bëjnë me emër, mbiemër dhe me të dhënat se nga kanë lëvizur këta shtetas dhe si kanë shkuar”, deklaroi Çuçi.


politikë • E hënë 3 dhjetor 2012

Kërkoi proces ndaj Haradinajt pa u mbështetur në prova

Shqipëria kërkon hetim ndaj prokurores Karla Del Ponte Q everia shqiptare do të kërkojë hetim mbi kryeprokuroren e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë Karla del Ponte. Shkak për këtë nismë është bërë qëndrimi i prokurorëve, ku thuhet se prokurorja kërkoi dënimin e Ramush Haradinajt pa të dhëna të mjaftueshme. Kjo lë shumë hapësira për paragjykime ndaj ish-kryeministrit të Kosovës. Nisma e Shqipërisë i bashkëngjitet kështu kërkesës së Kroacisë, e cila gjithashtu kërkon hetimin e Pontes për gjykimin e gjeneralit Gotovina dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kjo sepse dhe ndaj tyre janë ngritur akuza të pabaza. Ndërsa në gjykatë Haradinaj dhe Gotovina kanë dalë të fituar. Por në rastin e Haradinajt kishte dhe një penalizim politik, pasi me ngritjen zyrtare të akuzave ndaj tij dha dorëheqjen nga posti dhe u vetëdorëzua në gjykatë. Haradinaj Shqipëria ka përshëndetur vendimin për pafajësinë për herë të dytë të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, vendim që u dha pas një procesi hetimi prej disa vjetësh nën akuza të përsëritura nga ish-prokurorja e përgjithshme Karla del Ponte. Gjithashtu në deklaratë theksohet vendimi i ish- kryeministrit Haradinaj, cili dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe u paraqit para Gjykatës. I njëjti veprim për t’u vetëdorëzuar u krye prej tij dhe në thirrjen për herë të dytë për të njëjtat akuza, ndonëse për to ishte shpallur i pafajshëm. “Opinioni publik shqiptar është tronditur thellë nga deklaratat e fundit të prokurorëve të famshëm të Tribunalit Penal Ndërkom-

bëtar, që ka ngritur akuza ndaj Slloboban Millosheviçit si dhe ndaj autorëve të masakrës së Sebrenicës, në të cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ishkryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkëpunëtorëve të tij nga prokurorja Karla del Ponte është hartuar pa bazë të mjaftueshme provash, duke mos marrë parasysh dhe anashkaluar rekomandimin e prokurorëve të çështjes kundër ngritjes së aktakuzës për mungesë provash, madje duke kërkuar edhe fshirjen e këtij rekomandimi nga regjistrat kompjuterikë të TPNJ-së dhe shkarkimin e tyre nga çështja”, - thuhet në deklaratën për mediet. Kërkesa Mbështetur në këtë situatë, qeveria shqiptare kërkon hetimin ndaj Del Pontes, duke nënkuptuar kështu akuza të paragjykuara e të qëllimshme prej saj. “Në bazë të këtyre deklaratave, qeveria e Re-

publikës së Shqipërisë do t’u kërkojë instancave përkatëse ndërkombëtare të autorizojnë ndërmarrjen e një hetimi të pavarur ndaj ish-prokurores së Gjykatës Ndërkombëtare Karla del Ponte në lidhje me pretendimet e ngritura për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës Haradinaj dhe i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të nisin menjëherë hetimin për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë çështje”, - thuhet në deklaratën e qeverisë. Në deklaratën për mediet thuhet se qeveria shqiptare bashkohet plotësisht me kërkesën e autoriteteve zyrtare të Kroacisë për hetim të pavarur të prokurores Karla del Ponte lidhur me akuzën e ngritur ndaj gjeneralit Gotovina dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët Gjykata e Hagës i shpalli të pafajshëm.

»

03

LSI 125 anëtarësime të reja në Patos

Ilir Meta: Politika t’u japë fund retorikave konfliktuale Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u bëri thirrje forcave politike shqiptare për të reflektuar në të ardhmen vullnetin e qytetarëve shqiptarë për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur problemet e tyre e për t’u dhënë fund retorikave konfliktuale dhe bllokimeve artificiale, sepse Shqipëria duhet të ecë më shpejt në rrugën e progresit, të integrimit europian dhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të saj. “Nga Patosi unë dëshiroj t’u bëj një apel të gjitha forcave politike, në veçanti Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, se është e rëndësishme t’i fillojmë mbarë 100 vjetët që vijnë, duke reflektuar në të ardhmen vullnetin e qytetarëve shqiptarë për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur problemet e tyre, për t’u dhënë fund retorikave konfliktuale dhe bllokimeve artificiale, sepse Shqipëria duhet të ecë më shpejt në rrugën e progresit, të integrimit europian dhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të saj. Ky është kontributi më i mirë që mund të japë çdokush për lartësimin e emrit të Shqipërisë në Europë dhe në botë, por njëkohësisht edhe për lartësimin e dinjitetit dhe të krenarisë së çdo qytetari shqiptar kudo ku ai është”, - tha Meta. Në takimin e zhvilluar në Patos LSI-ja ka firmosur anëtarësimin e 125 anëtarëve të tjerë, një pjesë të të cilëve lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në lidhje me rivlerësimin e figurave Meta tha: “Ne jemi krenarë për historinë tonë, me sukseset dhe me vështirësitë e saj. Nuk kemi komplekse për të qenë objektivë, për të vlerësuar çdo sakrificë dhe çdo përpjekje që paraardhësit tanë kanë bërë në emër të një Shqipërie të pavarur, në emër të një Shqipërie të lirë, në emër të një Shqipërie më të mirë për të gjithë shqiptarët.”

Berisha bëhet nacionalist për fushatë

FRD: Shqiptarët të bashkuar përmes integrimit me miqtë Nënkryetari i FRD-së Aleksandër Biberaj në një konferencë për shtyp kritikoi sulmet ndaj Brukselit, mungesën e bashkëpunimit me të dhe dështimet e qeverisë, që keqpërdoret nga qarqe antishqiptare. Biberaj deklaroi se FRD-ja është qartazi pro bashkimit të vlerave dhe të shqiptarizmit, por përmes integrimit europian dhe në përputhje me vizionin e partnerëve e miqve strategjikë të Shqipërisë. “Fryma e Re Demokratike përshëndet angazhimin dhe vullnetin e institucioneve të Bashkimit Europian dhe drejtuesve të tyre për gatishmërinë dhe vullnetin pozitiv për të pranuar Shqipërinë në familjen europiane, por fatkeqësisht ky vullnet dhe kjo gatishmëri ka munguar nga qeveria shqiptare”, - tha Biberaj, i cili më tej theksoi se Fryma e Re Demokratike fajëson kryeministrin për dështimin e statusit të vendit kandidat. Biberaj e cilësoi si “blofin e radhës” qëndrimin e fundit të kryeministrit për nacionalizmin. “Sa herë dështon kryeministri dhe qeveria e tij në politikat e brendshme, sa herë ka probleme me Perëndimin, sa herë ka fushata elektorale, ai tund kartën e nacionalizmit, ndërkohë që nuk ka asnjë lidhje me patriotizmin dhe as nacionalizmin. Përkundrazi, po i lejon vetes të keqpërdoret nga qarqet antishqiptare”, - theksoi Biberaj. Nënkryetari i FRD-së i mëshoi faktit se partia Fryma e Re Demokratike është shumë e qartë për rolin pozitiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti.

Qëndrimi ndaj deklaratës për shtrirjen e Shqipërisë deri në Prevezë

Shkolla 9-vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë

Avramopulos: Berisha u tërhoq vonë nga deklarata

AMC rehabiliton sallën kulturore dhe atë të sportit

Greqia: Bashkimi Europian kërkon fqinjësi të mirë mes vendeve Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos, deklaroi dje se qëndrimi i Kryeministrit Sali Berisha për kufijtë e Shqipërisë etnike nga Preveza deri në Preshevë është i papranueshëm. Gjatë një interviste për gazetën “Parapolitika” kreu i diplomacisë greke shpjegoi se kishte kërkuar që deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare të tërhiqen menjëherë pas datës 27 nëntor, por një gjë e tillë, sipas Avramopulos, ndodhi në përfundim të festimeve. “Këto deklarata ishin të papranueshme. Vendosa ta anuloja vizitën, pasi kërkova më parë që këto deklarata të tërhiqeshin, por ato u tërhoqën pas përfundimit të festimeve. Deklarata si ato e kanë transformuar rajonin në të shkuarën më të keqe”, - thekson Avramopulos. Ministri i Jashtëm grek tha se për shtetin helen çështjet e integritetit territorial dhe dinjitetit kombëtar janë të paprekshme. Sipas tij, me anulimin e vizitës dhe qëndrimin zyrtar iu dha një mesazh i qartë Tiranës zyrtare. Kreu i diplomacisë helene shkoi më tej se Shqipëria mori dhe kritika të forta nga Komisioni Europian për qëndrimin e Kryeministrit Berisha. Ai shtoi

se Greqia në vijim do të kërkojë marrëdhënie miqësore me Shqipërinë. “Ne duam marrëdhënie miqësore, marrëdhënie të mira me fqinjët. Dhe do të vazhdojmë të pretendojmë iniciativa të mira në këtë drejtim, por për ne dinjiteti kombëtar dhe integriteti territorial janë të paprekshme dhe të padiskutueshme. Këtë mesazh në Tiranë e morën shumë qartë. E rëndësishme është se edhe Komisioni Europian i drejtoi një paralajmërim të fortë Shqipërisë”, - theksoi Avramopulos. Disa ditë më parë zëdhënësi i komisionerit Stefan Fyle, i pyetur me insistim nga gazetarët grekë dhe ata maqedonas, nuk preferoi të komentonte deklaratat e Kryeministrit Berisha. “Ashtu si dhe në të kaluarën, ne nuk bëjmë komente të tilla, sepse ne në princip nuk komentojmë deklarata të përfaqësuesve dhe politikanëve të vendeve të veçanta. Unë do të doja të theksoja në këtë rast se është shumë e rëndësishme për çdo vend dhe për politikanët që ata në deklaratat e tyre duhet të mbështesin marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe jo të bëjnë të kundërtën”, - tha Peter Stano, zëdhënës i komisionerit Fyle.

Dimitris Avramopulos

Kompania “AMC” ka kontribuar në rehabilitimin e sallës së aktiviteteve kulturore dhe të fushës së sportit pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë. Ky investim, i mundësuar prej punës vullnetare të punonjësve të AMC-së në kuadër të projektit Build a Dream (“Realizo një Ëndërr”, vjen për të dytin vit radhazi në ndihmë të institucioneve publike për të përmirësuar kushtet dhe shërbimin. Ndër pjesët kryesore ku AMC-ja ka ndërhyrë ishin ndërtimi i fushës së sportit, dhomat e zhveshjes së fëmijëve si dhe përmirësimin e sallës së aktiviteteve të shkollës, e cila iu nënshtrua rehabilitimit të plotë, duke u plotësuar me të gjitha mjetet e nevojshme. Sipas drejtueses së këtij institucioni, Liri Ahmeti, angazhimi i AMC-së ka përmirësuar mjaft procesin mësimor të fëmijëve. “Edhe pse kjo është një shkollë e rikonstruktuar së fundi me kushte shumë të mira, përsëri mbeten gjëra për t’i shtuar. Ne e pamë të arsyeshme t’i drejtoheshim AMC-së për të përmirësuar akoma më tepër cilësinë e kësaj shkolle. Pra, torta është dhe AMC-ja ka vendosur qershinë mbi të”, - tha Ahmeti. Shkolla 9-vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë ka një kapacitet prej 1352 nxënësish, nga të cilët 87 ndjekin arsimin parashkollor.


04

« intervistë

E hënë 3 dhjetor 2012 •

Intervistë e ambasadorit të BE-së në Tiranë dhënë stacionit italian “Radio Radicale”

Sekui: Shqipëria është më afër integrimit, por anëtarësimi në BE është ende larg

A

mbasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, në një intervistë për “Radio Radicale” shprehet se Shqipëria është më afër Bashkimit Europian se disa vjet më parë, por procesi është ende i gjatë. Edhe një herë ai e ka vënë theksin tek përgjegjësia që duhet të ketë klasa politike për këtë proces, i cili vlerësohet si mjaft i ngadaltë edhe për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë Europën. Një këndvështrim interesant i ambasadorit Sekui jepet dhe për shkrimtarin tonë Ismail Kadare. - I nderuar zoti ambasador, meqë kam vënë re me kënaqësi se ndërsa ushtroni detyrën e një diplomati të karrierës, nuk ju mungon edhe profesioni i gazetarit. Një kujtim, një përvojë kjo e largët tashmë, por që ju jeni duke e ushtruar me dialogun që keni ideuar me shkrimtarë, filozofë, analistë, artistë shqiptarë, të cilët do të ndajnë me ambasadorin e Bashkimit Europian, domethënë me ju, dhe gjithashtu me publikun shqiptar, pikëpamjet e tyre mbi integrimin europian të Shqipërisë, ndaj dua ta nisim këtë bashkëbisedim në lidhje me këtë dialog. Siç dihet gjerësisht tashmë, ai ka filluar midis jush dhe shkrimtarit shqiptar me famë ndërkombëtare Ismail Kadare, bashkëbisedim ky i pasqyruar në mënyrë adekuate nga shtypi jo vetëm shqiptar, ne në “Radio Radikale” me kënaqësi i kemi ofruar hapësirë të ​​ mjaftueshme, por unë duke përfituar nga kjo mundësi që më ofroni do të dëshiroja t’u pyes: cila është përshtypja e fituar personalisht nga ju pas këtij dialogu me Kadarenë, një shqiptar europian i shkëlqyer dhe sigurisht pas pasqyrimit të gjerë që iu bë në shtyp? - Fillimisht dëshiroj të përshëndes të gjithë miqtë e “Radio Radicale”, duke thënë se është kënaqësi të rikthehesh te kjo radio, e cila është njëra prej dy stacioneve radiofonik që unë dëgjoj ndërsa jam në Itali. Nuk them gjë tjetër veçse, kur jam në makinë, më pëlqen të dëgjoj “Radio Radicale”. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, duhet të them se kam punuar tre vjet si gazetar kur mbarova studimet, por kjo eksperiencë më ka mbetur në mendje për natyrën e këtij profesione. Gazetarët duhet të jenë kurioz dhe duhet të jenë të vendosur në gjetjen e fakteve dhe argumentimin e tyre në mënyrën më të thjeshtë ndaj lexuesve apo dëgjuesve. Në fakt, me këtë pikësynim tani jam duke moderuar një sërë intervistash, të cilat në njëfarë mënyre janë bashkëbisedim me disa nga aktorët e botës politike shqiptare. Ata mbi të gjitha janë konceptuar të jenë pjesë e botës së artit, letërsisë, kulturës shqiptare, por jo vetëm shqiptare. Dhe Ismail Kadare, që është një europian i bindur i botës shqiptare, por që është edhe shkrimtari më i mirë shqiptar, ndoshta edhe në dimensione ballkanike e më gjerë. Midis të tjerësh ka qenë së fundi edhe në listën e shkurtër të konkurrentëve të çmimit “Nobel për Letërsinë”. Pra, më duhet të them se pata idenë e këtij dialogimi për të arritur të kuptoja se çfarë mendon një personazh domethënës për Europën dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Kështu, kam dashur të shpjegoj dhe dua të shpjegoj, për shembull, në intervistën me Kadarenë në mënyrë të kthjellët se çfarë presin shqiptarët nga Europa. Një frazë nga ky bashkëbisedim më ka mbetur thellësisht në mendje, Kadare më tha: “Europa është shteti natyral i Shqipërisë, i vetmi shtet.” Besoj se ky është pak a shumë perceptimi i të gjithë shqiptarëve. Shqipëria është një vend shumë filoeuropianë. Një statistikë që kemi publikuar vetëm disa ditë më parë thotë se, nëse të mbahej një referendum, 87% e shqiptarëve do të votonin “pro” për t’u bërë menjëherë anëtar të Bashkimit Europian dhe vetëm 7% do të votonin kundër.

Që do të thotë se unë nuk e di sa vjet do t’i duhen Shqipërisë që të bëhet vend anëtar i Bashkimit Europian. Sigurisht, unë e di që pa dyshim do të jetë anëtare e BE-së. Më pëlqen të përsëris që ne jemi këtu për të ndihmuar, për t’i dhënë një dorë përgjegjësisë të klasës politike shqiptare, por dhe shoqërisë shqiptare, shoqërisë civile, medieve, opinionit publik se ky vend është aktori parësor i fatit të tij. Kur themi se integrimi është objektiv kombëtar edhe duhet të dimë se në një varkë nëse jo të gjithë shtyjnë rremat në të njëjtin drejtim, varka nuk shkon përpara...

Kjo është një përqindje shumë e lartë dhe në këto vitet e fundit ka qenë gjithmonë kështu. Këto të dhëna bëhen më të rëndësishme nëse konsiderojmë edhe krizën në eurozonë, ku dhe prirjet brenda vetë Europës kanë rënë në këtë drejtim. Megjithatë, më duhet të them se përqindja e shqiptarëve që janë filoeuropianë që nga viti i shkuar është rritur deri në 7%. Ky ishte dhe mesazhi i Kadaresë, i cili u shpreh në mënyrë të shkëlqyer duke thënë të njëjtën gjë, por sigurisht shpjeguar në mënyrën e tij të veçantë, do të thosha në mënyrë efikase dhe racionale edhe kundrejt atyre shqiptarëve që e ndiejnë, edhe pse nuk e perceptojnë qartë, që të shkohet drejt Europës është një gjë shumë pozitive për vendin tuaj. - I nderuar zoti ambasador, mund të themi se Kadare është një shqiptar europian. Ai jeton si në Tiranë, ashtu dhe në Paris, por unë besoj se na nevojitet të dimë se cili do të jetë personi i dytë që do të vazhdojë këtë dialog me ju. - Po, kemi një listë jo të shkurtër emrash që mund të jenë bashkëbiseduesit e radhës, ku parashikohen edhe intervista në ekranin e vogël të televizionit. Dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një personalitet të një hapësire shumë të gjerë dhe jo shqiptar. Më duhet të them se jam këshilluar edhe me Ema Boninon (zv. presidente e Senatit italian) kur u takuam në Tiranë dhe biseduam dhe ajo më tha se, duke shfrytëzuar rastin që do ta takonte këtë personalitet së afërmi, më premtoi ta diskutonte me të këtë mundësi dialogimi. Për arsyen e thjeshtë që nuk kam akoma përgjigjen e këtij personi, nuk mund ta them emrin, por sigurisht mund të shtoj se bëhet fjalë për një personalitet jo shqiptar dhe shumë të njohur të botës globale. Por pas kësaj interviste do të kemi të tjerë që do t’i ndjekin këto bashkëbisedimet e para dhe do të dëgjojmë dhe mësojmë se çfarë mendojnë për këtë intelektualët shqiptarë. - Shkëlqesi, ne në Shqipëri jemi mësuar ta dëgjojmë ambasadorin e BE-së në gjuhën angleze, por meqë ju jeni një qytetar italian dhe “Radio Radicale”, netwëork kombëtar po italian dhe, meqenëse do qëndrojmë te dialogu si institucion i domosdoshëm dhe duhet të kalojmë te dialogu i BE-së me politikën shqiptare, që po kalon nëpër vështirësi të caktuara, do të doja t’ju pyes: a është e vështirë të dialogohet me politikanët shqiptarë? - Më pëlqen që ju përdorni fjalën “dialog”, sepse unë besoj se dialogu është një instrument bazë në ndërtimin e Bashkimit Europian. Dialogu nënkupton të dish të flasësh, të interpretosh të tashmen dhe perspektivën, por në të njëjtën kohë nënkupton të dish edhe të dëgjosh. Është kjo që unë kërkoj t’u them politikanëve shqiptarë kur më thonë se janë dakord me dialogun, por më duhet t’u kujtoj se dialogu nuk nënkupton monolog të ndryshëm të palëve. Në fakt, më duhet të them se dialogu me politikanët shqiptarë është shumë interesant. Ashtu si me pjesën tjetër të qytetarëve, që janë pasionantë shumë të mirë. - Ndoshta ata janë shumë pasionantë dhe më pak racionalë?... - Unë besoj se ka pa dyshim një racionalitet të madh, por ka raste kur, le ta themi, ka disa kushtëzime të një lloji të veçantë, ku është e vështirë të rivlerësosh disa zhvillime, akt që mund të konsiderohet si kthim pas. Ata mendojnë se kjo mund të konsiderohet si dobësi. Ajo që ne kërkojmë të vlerësojmë me politikanët shqiptarë është eksperienca europiane, dialogu, shpirti i kompromisit në sensin pozitiv të këtij institucioni. Kapaciteti që të kuptohet që në disa situata, në të cilat qëndrimi te vlera zero është në të gjitha rastet humbës. Është më e thjeshtë të fitosh diçka kur edhe tjetri fiton diçka, por kjo jo gjithmonë kuptohet drejtë. Unë kam vënë re se në dialogun me politikanët shqiptarë ka një

element që po bëhet gjithmonë e më shumë element bashkues: perceptimi se ëndrra shqiptare për Europën është e rëndësishme. Dhe politikanët po bëhen më të ndërgjegjshëm për këtë që bashkon shumicën, ose më thjeshtë që dialogu është i rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë. Këtu kemi dy konsiderata të rëndësishme: e para është që edhe dialogët për të cilët folëm më parë, d.m.th. intervistat me personalitet shqiptare dhe jo shqiptare janë një nevojë për t’i bërë të ndërgjegjshëm njerëzit për thelbin, që është: Euvropa është në interesin e tyre më të mirë. Pra, për t’u referuar segmenteve të ndryshme të shoqërisë shqiptare për të shpjeguar mirë arsyet nga të cilat të thuhet se është interesi i qytetarit shqiptar për të shkuar drejt Europës. Të bësh këtë do të thotë të krijosh një masë kritike pozitiviste të mënyrës edhe si presion pozitiv ndaj politikanëve. Unë kam vënë re se dy vjetët e fundit që kam qenë këtu nuk kam gjetur qoftë edhe një politikan të vetëm që të mos thotë se Europa është një vlerë pozitive. Kjo sinjifikon që përtej faktit që ata e kanë kuptuar këtë dimension të rëndësishëm, ndihet edhe një presion pozitiv i opinionit publik, i cili është shumë europeist. - Sidoqoftë, zoti ambasador, unë si gazetar kam pasur mundësinë t’u shoh ju personalisht, por dhe ambasadorin amerikan në Shqipëri, z. Aleksandër Arvizu, dhe kreun e OSBE-së në Tiranë, z. Eugen Volfart, të jeni të detyruar të kaloni herë pas here nga zyrat e Partisë Socialiste tek ato të Kryeministrit të Shqipërisë, sipas meje, është pothuaj e pamundur që të dialogoni me dy krerët njëkohësisht... - Para së gjithash më duhet të them se ne nuk jemi dhe nuk kërkojmë të jemi ndërmjetësues. Në rastin konkret mund të thuhet se tentojmë të jemi lehtësues, nxitës të këtij dialogu dhe, duke parë se ju përmendët ambasadorin amerikan dhe atë të OSBE-së, d.m.th. të gjithë komunitetin ndërkombëtar këtu, ka një fenomen shumë interesant, d.m.th. baza e këtij dialogu që kërkojmë të mbështesim me politikanët shqiptarë lind nga bindja e përgjegjshme e të gjithë faktorit ndërkombëtar, që efektivisht i vetmi, nëse jo i vetmi, më i rëndësishmi bashkues që mund të favorizojë këtë dialog që mund të unifikojë politikën shqiptare është pikërisht procesi i integrimit europian. Këtë gjë ma ka thënë pak kohë më parë edhe ambasadori amerikan, që më deklaroi se “ne amerikanët mbështesim më shumë impenjim procesin e integrimit europian të Shqipërisë, sepse shohim që efektivisht është instrumenti më efikas për të krijuar konsensus midis politikanëve shqiptarë”. E kemi parë në vitet e fundit, kur reforma që dukeshin të pamundura në saje të nevojës për të përparuar në rrugën drejt Brukselit ka bindur politikanët shqiptarë të adoptonin disa kompromise, pra të bashkëpunonin së bashku në reformat që dukeshin më parë të pamundura. - I nderuar zoti ambasador, koha për integrimin e Shqipërisë në BE, pavarësisht këtyre zhvillimeve shumë pozitive, duket se situata shqiptare politike nuk është dhe aq premtuese në këtë vend ku shoqëria kërkon në shumicë të cilësuar të jetë pjesë e familjes politike europiane, por që politika e saj nuk po rezulton aq e aftë sa ta fitojë këtë betejë në emër të shoqërisë, ndaj ju pyes: Shqipëria sot është më larg apo më afër BE-së? - Unë kam qenë këtu në Shqipëri edhe në kohë të mëparshme dhe më duhet të them se aspekti që më impresionon më shumë pas një rikthimi timin në Shqipëri pas 6 vjetësh, dhe kjo mund të them se mund të thuhet për të gjitha vendet ballkanike, jo vetëm për Shqipërinë, është se, nëse ballafaqojmë situatat që ishin 10 ose 15 vjet më parë me sot, na duhet të themi se kjo pjesë e botës është sigurisht më e qëndrueshme dhe sigurisht më e begatë dhe më e


intervistë • E hënë 3 dhjetor 2012 kujdesshme për një sërë vlerash europiane. Më pëlqen ta përkufizoj Europën si një sistem vlerash të mirëpritura nga të gjithë. E gjitha kjo në anën e saj më domethënëse është rezultat e një procesi integrimi që Ballkani dhe në mënyrë të veçantë Shqipëria është duke bërë shumë progres, megjithëse me një sërë vështirësish. - Pra, jemi më afër Europës tani? - Sigurisht, më afër në krahasim me ndonjë vit më parë. Duhet të them se ka një ndërgjegjësim se, nëse procesi i integrimit do të ndalonte, kriza të mundshme nuk mund të përjashtohen. Por duhet të them gjithashtu se procesi i integrimit shihet nga njerëzit dhe pasqyruar kjo te politikanët, edhe pse me vështirësi në momente të veçanta, sidoqoftë po përparon. Dhe kjo shihet në një sërë reformash që janë realizuar. Shikohet në njohjen qe ka politika ndaj mekanizmave që ky proces imponon, të cilat edhe njerëzit i kuptojnë shumë mirë dhe kërkojnë të informohen për të kuptuar më mirë ku ky poçes do ti çojë. Në fund, shihet edhe në njohjen e çdo zëri të veçantë që shoqëria do të mund të përfitojë nga procesi i integrimit. Pra, përgjigjja ime është se Shqipëria është më afër Europës. Duhet të thuhet gjithashtu që Shqipëria është larg akoma... - Që do të thotë? - Që do të thotë se unë nuk e di sa vjet do t’i duhen Shqipërisë që të bëhet vend anëtar i Bashkimit Europian. Sigurisht, unë e di që pa dyshim do të jetë anëtare e BE-së. Më pëlqen të përsëris që ne jemi këtu për të ndihmuar, për t’i dhënë një dorë përgjegjësisë të klasës politike shqiptare, por dhe shoqërisë shqiptare, shoqërisë civile, medieve, opinionit publik se ky vend është aktori parësor i fatit të tij. Kur themi se integrimi është objektiv kombëtar edhe duhet të dimë se në një varkë nëse jo të gjithë shtyjnë rremat në të njëjtin drejtim, varka nuk shkon përpara... - Zoti Sekui, a mund ta përkthejmë në shifra të përafërta financiare mbështetjen e BE-së në rastin kur mund të përfitojmë statusin e vendit kandidat dhe, në rast se nuk do të jemi në gjendje ta arrijmë atë? - Bashkimi Europian është donatori më i madh në Shqipëri, dhe dua të japë disa shifra të cilat janë shumë të rëndësishme. Në çdo vit ne shpenzojmë rreth 85 milionë euro në projekte që janë si të infrastrukturës, të asistencës teknike, në përgatitjen si të institucioneve administrative ashtu edhe të vetë shoqërisë shqiptare për të përballuar ato që janë sfidat e tregut, sfidat e një administrate që funksionon, sfida të një drejtësie që është më e drejtë dhe kështu më radhë. Në 7 vjetët e fundit Bashkimi Europian ka investuar në Shqipëri më shumë se gjysmë miliard euro, saktësisht 530 milionë euro. Kjo bën që BE-ja në mënyrë absolute të jetë donatori më i madh i Shqipërisë. Them vetëm që donatori i dytë në Shqipëri shpenzon më pak se 25% të këtij kontributi financiar tonin. Kjo simbolizon gjithashtu që ne kemi përgjegjësinë e madhe të mirë shpenzimit të këtij kontributi të parave të qytetarëve evropian. Midis të tjerash duhet të themi se me krizën ndërkombëtare që ka goditur edhe Europën, ne edhe mund të thoshim: “Zotërinj, na vjen keq, por ne

duhet të zvogëlojmë ndihmën tonë ndaj Shqipërisë”, por nuk e kemi bërë këtë gjë. Do ta kishin justifikimin të gatshëm, por nuk e kemi bërë. Dhe nuk e kemi bërë për një motiv shumë të thjeshtë: sepse besojmë te rëndësia e këtij procesi dhe te rëndësia që ka fakti që Shqipëria të bëhet anëtare i BE-së. Unë e shoh këtë edhe në interes të vetë Europës. - Le të themi, edhe pse jo për të gjithë Europën njësoj, se ka interesime të diferencuara të vendeve anëtare... - Po, por kur ne flasim për çështje gjeopolitike duhet ti hedhim një vështrim hartës së Europës, do të shohim se Ballkani Perëndimor është i rrethuar. Në fakt, duken si një lloj enklave në mes të vendeve europiane në njëfarë mënyre janë si Zvicra brenda Europës. Kjo është një gjë e rëndësishme e tregon që faktikisht Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, ose të paktën gjeografikisht janë tashmë pjesë e Europës. D.m.th. nevojitet të përparohet në këtë drejtim. Ne dimë gjithashtu që të gjitha destabilitetet që kemi pasur në Europë këto vitet fundit kanë ardhur nga këtu. Pra, besoj se është edhe interes europian ky zhvillim europian i Ballkanit. Dhe shtoj akoma më shumë që nëse ne duam të ofrojmë një dimension global të politikës së jashtme europiane, mesazhin që ne europianët jemi, mesazhin që vlerat mbi të cilat ne europianët jemi ndërtuar që janë vlerat e dialogut, vlerat e pushtetit të butë dhe inteligjent të cilat janë të vyeshme dhe funksionale, duhet që fillimisht të mbajmë rregullin në shtëpinë tonë dhe të ofrojmë suksesin e këtij procesi zgjerimi. Këtë ta bëjmë, nëse jo si model, si një shembull që ne vetë kemi qenë në gjendje të zgjidhim situata jo stabël, që kanë qenë katastrofike dhe së fundi për vetë Europën, pikërisht në saje të këtij procesi zgjerimi. Kështu do të jemi më të besueshëm edhe kundrejt botës, edhe ndaj vetë nesh, duke kuptuar mirë që zgjerimi i Europës në këto territore është edhe në interes të vetë Europës. - Duke kujtuar se intervista e fundit që “Radio Radicale” ka realizuar me ju vjen që nga koha kur ju ishit ambasador i BE-së në Afganistan dhe tani jeni në Shqipëri, më lejoni t’u pyes: cila nga këto eksperienca ka qenë më e vështira? - Unë besoj se një përgjigje e sinqertë mund të ishte që eksperienca më e vështirë do të jetë ajo që do të më vijë dhe nuk e di se cila do të jetë, oor ju them se si eksperienca në Afganistan, ashtu dhe kjo në Shqipëri që vazhdon akoma, janë eksperienca absolutisht shumë të rëndësishme. Kam qenë gati 6 vjet në Afganistan dhe duhet të them se nuk më ka rënduar. Kujtoj me shumë afeksion atë eksperiencë, ashtu si do të shoh më vonë këtë eksperiencë këtu në Shqipëri. Kam parë në veprim personalitete të jashtëzakonshme. Pikërisht në ditët e shkuara kujtuam me Ema Bonino (zv. presidente e Senatit italian) kur ajo ishte shefe e misionit të vëzhgimit të Europës në rastin e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan dhe kur na nevojitej të fluturonim me avionët e Afganistanit, që ishin realisht të lidhur së bashku në varg. Kur më duhet të them se Bonino me kurajë u bëri publikisht kritika trafikantëve të drogës dhe zotërinjve të luftës, që megjithatë merrnin pjesë në ato zgjedhje, duke i lënë plotësisht me gojë hapur sikur t’i kishte hedhur vezë në fytyrë, sepse ata kurrë nuk e prisnin, për më tepër nga një i person i huaj dhe me shumë kurajë dhe integritet të sinqertë... Gjëra të ngjashme jam i sigurt do më ndodhin kur të mos jem më në Shqipëri. Nga Shqipëria do të më mbesë në mëndje sigurisht pasioni, miqësia e kësaj popullsie. Por ajo që më bën shumë përshtypje këtu, janë të rinjtë, të cilët janë të jashtëzakonshëm. Janë të rinj kurioz dhe me një vitalitet të madh. Janë në gjendje të vënë bast mbi jetën e tyre, mbi rëndësinë e ekzistencës së tyre. Kanë një kurojë të jashtëzakonshme për përmirësimin e jetës së tyre dhe kanë një

»

05

vullnet studimi të jashtëzakonshëm. Njohin disa gjuhë evropiane, të cilat shpesh i kanë mësuar në mënyrë autodidakte dhe duhet të them se shpeshherë shoh një vitalitet, për fat të keq, të panjohur tek të rinjtë italianë. Pra, sigurisht që do marr me vete këtë kujtim të një rinie shumë dinamike dhe pikërisht për këtë karakter besoj se është shumë filoeuropiane. - I nderuar ambasador, duke përfunduar këtë intervistë tonën nën filozofinë e nevojës së dialogut, me lejoni t’u bëj me dije se personalisht në një opinion të botuar në shtypin shqiptar, duke iu referuar ftesës që bëri ambasadori amerikan në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, politikanëve shqiptarë, por jo vetëm atyre, për të lexuar literaturën amerikane, unë do të shtoja edhe europiane, në mënyrë që të kuptojnë se çfarë nevojitet për të qeverisur dhe për të luftuar korrupsionin. Kam sugjeruar publikisht se politikanët tanë nuk duhet të kenë një diplomë formale universiteti, por duhet të kenë edhe njohuri minimale në lidhje me filozofinë politike perëndimore, pra të njohin minimalisht veprat e Tomas Hobes, John Lock, (François-Marie Arouet) Volterit dhe Jean-Jacques Rousseau apo Konrad Adenauer, Alice De Gasperi, Robert Schuman, Altiero Spineli, vizionarët e historisë që frymëzuan Bashkimin Europian. Ndaj me këtë rast do të dëshiroja të dija nëse sipas opinionit tuaj politikanët tanë lexojnë ose jo. Sigurisht që do më pëlqente t’u pyesja dhe juve personalisht se, duke qenë ambasador dhe me axhendë të ngjeshur këtu në Tiranë, apo dikur në Kabul, lexoni literaturë artistike dhe publicistikë filozofike e politike? - Unë besoj se politikanët ahqiptarë lexojnë. Unë në takimet me ta më duhet të them se nuk flas vetëm për politikë. Flasim për shumë gjëra dhe kam venë re se ka një predispozitë të madhe të leximit ndër ta. Duhet të them se më lë përshtypje të veçantë fakti se citojnë vazhdimisht këta autorë apo veprat e tyre. - Po, veçanërisht Berisha dhe Rama, po të tjerët? - Ata veçanërisht, por jo vetëm ata. Do thosha dhe shumë të tjerë. Pastaj përtej së gjithës ka politikanë që janë shkrimtarë dhe, më ndodh që të jem unë që të citoj ata për atë që shkruajnë. Nuk jam në gjendje të lexoj në shqip, por arrij të lexoj librat dhe me persona të besueshëm për mua, të cilët i lexojnë të njëjtat libra, i bashkëbisedoj me ta. E bëj këtë pikërisht për të kuptuar shpirtin e tyre, mënyrën e të menduarit të politikanëve shqiptarë që kanë këtë prirje për letërsinë. Një nga citimet, nuk them kush, por sidoqoftë një politikan shqiptar së fundi, për të më bindur mua se Shqipëria meriton të shkojë në Europë, por unë them që duhet demonstruar jo nëpërmjet fjalëve, por veprimeve, më citoi pikërisht De Gasperin, citim që më impresionoi realisht. Nuk ia them emrin politikanit, sepse do t’u ngelja borxh të gjithë politikanëve të tjerë që kanë demonstruar shumë lexim dhe citime tek unë. Dhe pra, citimi ishte ky: “De Gasperi, duke folur për Europën, shkruante se Europa ka ekzistuar më parë se të zyrtarizohej si ide dhe si projekt. Ajo që mungonte akoma ishte realizimi praktik i këtij projekti.” Në këtë pikë mua m’u desh t’i përgjigjesha këtij miku politikan se kjo demonstron realisht se Shqipëria është tashmë në Europë, por kjo demonstron gjithashtu se pikërisht ato ide, projekte, impenjime për të cilat fliste De Gasperi duhen aplikuar, ndaj unë të ftoj që jo vetëm të citojmë, por të bëjmë atë që konkretisht shërben për të shkuar në Europë. Do të thosha ndërkohë se për sa më përket personalisht, leximi është themelor. Unë mendoj se duhet tentuar për të dalë nga ky rreth vicioz që presupozon aktualizimin e interaktivitetit vetëm në nivel lokal dhe të rikuperohet një dimension më i gjerë institucional dhe privat, që mund të lejojë të kuptosh realitetin global dhe të jashtëm. - Zoti ambasador, me sa kuptova, ju u përgjigjët pjesës së dytë të pyetjes, duke demonstruar që personalisht gjeni gjithmonë mundësinë për të lexuar... - Më shumë se mundësinë, do thosha nevojën për të lexuar. Unë besoj se leximi është një instrument i domosdoshëm për refleksion, por besoj gjithashtu se pa refleksion nuk arrihet askund. Pra. të lexosh është absolutisht e nevojshme dhe besoj e detyrueshme. Bisedoi Artur Nura


06

« sociale

E hënë 3 dhjetor 2012 •

Udhëzimi i MASH, mund të zgjidhen dy gjuhë të huaja në maturë

Ndryshon procedura e Maturës Shtetërore Rikthehet varianti i 2 provimeve me zgjedhje, më i suksesshëm

Ndryshimet Të rinjtë që do të kandidojnë për në universitete do t’u nënshtrohen dy provimeve me zgjedhje dhe jo tri si vitin e kaluar. Ndërkohë provimet e detyruara vijojnë të jenë dy lëndë: letërsia dhe matematika. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit thonë se skema që u përdor gjatë vitit 2012 për pranimet nuk rezultoi ashtu siç pritej, prandaj ndryshoi. “Jo më pak se tetë kredite dhe numri i lëndëve që do të zgjidhen janë vetëm dy. Nuk mund të japin tre, sepse veprimet që u bënë vjet nuk na sollën ndonjë gjë të re. Kishte mbingarkesë për nxënësit. Kishte një mendim, interpretim, një këshillim jo të mirë për këta maturantë që zgjidhën tre, duke menduar se do të marrin më shumë pikë, por

Masterplani i bulevardit Sipas projektit të studios fituese, në të dy krahët e bulevardit janë parashikuar ndërtesa dhe shtëpi të ulëta. Projekti e sheh bulevardin si një urë lidhëse mes Parkut të Liqenit Artificial dhe parkut të ri që do të ngrihet në Paskuqan. Nga ana tjetër, kjo studio i ka dhënë përparësi edhe transportit publik. Kështu, rrugët brenda bulevardit janë dizenjuar të vogla, në mënyrë që ato të shërbejnë për makinat, sistemin e këmbësorëve, transportin publik. Në strategjinë e parkimit arkitektët e “Grimshaw” kanë parashikuar që të ketë afërsisht 500 vende parkimi makinash, duke parë edhe mundësinë që njerëzit të bëjnë biznes me këtë shërbim. Në fund të këtij viti firma fituese pritet të sjellë projektin e detajuar teknik dhe në fillim të vitit 2013 parashikohet nisja e punimeve.

Mbetësit në maturë

M

atura shtetërore ndryshon përsëri. Drejtori i arsimit parauniversitare në MASH, Fatmir Vejsiu, pohon se vitin që vjen maturantët do të kenë mundësi të bëjnë dy provime me zgjedhje, nga tri që ishin këtë vit. Po ashtu edhe gama e lëndëve që mund të zgjidhnin maturantët është ulur, pasi këtë vit ka vetëm 26 lëndë me zgjedhje, ndërkohë që një vit më parë kishte 38 të tilla. Edhe këtë vit anglishtja mund të zgjidhet nga maturantët si provim me zgjedhje dhe jo e detyruar. Ministri i arsimit, Myqerem Tafaj, vetëm pak ditë më parë ka firmosur udhëzimin e maturës shtetërore 2013, ku veç të tjerave përcaktohet se kandidatët e vitit të kaluar që nuk kanë fituar shkollën e lartë mund t’i mbartin notat kaluese për secilin nga provimet e dhëna më parë.

Shkollat profesionale

Ervin Koçi

Në udhëzimin e miratuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafa, theksohet se shkollat profesionale në vend kanë të drejtë të përzgjedhin vetëm një lëndë që është shtuar këtë vit në listën e mundësive të tyre. Maturantët e shkollave profesionale do të kenë mundësi të përzgjedhin lëndën “Teori profesionale” në provimet me zgjedhje që ata do të bëjnë në fund të vitit shkollorë 2012-2013.

Drejtori i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu, thekson kriteret për maturantët që kanë bërë tri provime me zgjedhje vitin e shkuar dhe nuk i kanë fituar ato. “Kur maturanti ka dhënë tri dhe nuk ka fituar asnjë nga këto provime ose një provim, ai do të japë domosdoshmërisht ose dy, ose dhe një tjetër. Në qoftë se maturanti ka fituar dy provime, ai mund të hyjë në lojë dhe, po të dojë, mund të japë edhe një tjetër”, - pohoi Vejsiu.

Lista e 55 përfituesve të pensionit nga ish-ushtarakët

Udhëzimi MASH  Udhëzimi i ministrit Tafaj thekson se çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja nga listat e lëndëve me zgjedhje, me kusht që njëra do të trajtohet si gjuhë e huaj e parë, me 10 kredite, ndërsa tjetra si gjuhë e huaj e dytë, me 6 kredite. Po sipas udhëzimit, çdo maturant ka të drejtë të zgjedhë nga lista e lëndëve me zgjedhje një apo më shumë lëndë, pavarësisht nëse i ka zgjedhur ose jo nga shkolla gjatë viteve të studimit në shkollën e mesme. Sipas udhëzimit të MASH për maturën shtetërore 2013, maturantët duhet t’i zgjedhin lëndët për provimet me zgjedhje sipas këtyre kritereve: shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8, numri i lëndëve me zgjedhje të jetë 2. Maturantët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët: “Histori muzike”, “Histori arti” dhe “Histori baleti”.

formulat ishin të tilla që nuk të krijonin mundësinë për të marrë më shumë pikë”, - tha Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit parauniversitar në MASH. Ndërkohë për kandidatët që kanë dhënë provimet me zgjedhje vitin e kaluar do të ketë disa kritere. “Kur maturanti ka dhënë tri dhe nuk ka fituar asnjë nga këto

provime ose një provim, ai do të japë domosdoshmërisht ose dy, ose dhe një tjetër. Në qoftë se maturanti ka fituar dy provime, ai mund të hyjë në lojë dhe, po të dojë, mund të japë edhe një tjetër. Pra, kjo është fakultative”, - tha Vejsiu. Ndryshime të tjera të maturës kanë të bëjnë me reduktimin e numrit të lëndëve

mes të cilave duhet të zgjedhin të rinjtë. Pas një rigrupimi të disa lëndëve të ngjashme në një të vetme, do të jenë vetëm 26 lëndë. Zyrtarët në Ministrinë e Arsimit thonë se ndryshimet nuk do t’i penalizojnë të rinjtë, por ato janë të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e prurjeve në universitete. 

Publikohet sot projektit përfundimtar i bulevardit të ri të Tiranës

Gati fillimi i punimeve për bulevardin e ri Emirati i Katarit gati të financojë projektin e Bashkisë Publikohet sot projekti përfundimtar i bulevardit të ri të Tiranës. Krahas kësaj në projekt është i përfshirë edhe rehabilitimi i lumit të Tiranës. Ky projekt do të financohet nga shteti i Katarit. Për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës është punuar rreth 1 vit për të detajuar më së miri të gjithë projektin. Studioja e projektimit “Grimshaw” ka që në maj që merret me hartimin e plotë të projektit. Pas prezantimit në mënyrë të detajuar se si do të bëhet Tirana në të ardhmen, do të filloj puna për zbatimin e projektit. Gjatë një takimi që kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, zhvilloi me ndihmësekretarin e Ministrisë së Jashtme të shtetit të Katarit Ali bin Fahad u theksua se projekti është në fund dhe prezantimi përfundimtar i tij do

Projekti Shtrirja e bulevardit të ri

Për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës është punuar rreth 1 vit për të detajuar më së miri të gjithë projektin

të bëhet sot. Rrjedhimisht kjo i hap rrugë fillimit të financimit të bulevardit të ri të Tiranës nga ana e shtetit të Katarit, gjë që do të sjellë fillimin e punimeve. Krahas shtetit të Katarit Bashkisë së Tiranës i është vetofruar disa kohë më parë edhe një financues tjetër arab për projektin: “Abu Dabit”.

Bulevardi i ri i Tiranës do të shtrihet nga zona e stacionit të trenit deri në komunën e Paskuqanit. Për ndërtimin e këtij projekti është hartuar nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me komunën e Paskuqanit, në mënyrë që të mos ketë probleme në vijueshmërinë e punimeve. Me ndërtimin e këtij bulevardi do të ketë edhe një zhvendosje të zonës urbane të kryeqytetit, ku nga njëra anë do të jetë pjesa moderne e Tiranës (zona e bulevardit të ri) dhe në krahun tjetër do të jetë pjesa më e vjetër e kryeqyteti.

Del lista e 55 përfituesve të pensionit të parakohshëm dhe të pleqërisë nga radhët e ish-ushtarakëve. Krahas përfitimeve të parakohshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detajuar edhe llogaritjet për pensionet e pleqërisë dhe ato familjare me të cilat do të trajtohen ish-ushtarakët. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e pensioneve të lidhura për përfituesit e rretheve Lezhë, Tiranë, Vlorë dhe Fier. Sipas ISSH-së, caktimi i pensioneve për këtë kategori është bërë menjëherë sapo organet përgjegjëse kanë depozituar të dhënat e kërkuara. Emër Atësi Mbiemër Ahmet Ber Hallaci Andrea Dhimiter Petko Aqif Ramiz Lika Aseni Mato Danaj Baftjar Syrja Ceka Bajram Xhevit Sinanaj Bashkim Barjam Tare Bilal Haki Muçollari Brahim Rakip Lishi Dhimo Jorgji Prendi Gani Islam Islamaj Gaqo Thoma Melka Halit Shaho Varfaj Hamdi Jonuz Plaku Hasan Sherif Lamaj Haxhi Njazi Bendo Ismail Sheme Leskaj Jorgo Kostandin Mina Kadri Aliko Ismailaj Kol Luk Marku Kujtim Rrapo Saliaj Lefter Dervish Velaj Maksim Shaqir Shaqiri Mazar Alush Alushi Mero Xhezo Koçiu Mhill Preng Jushi Mihal Zarik Karoqe Minello Niko Zhupali Mustafa Osman Lleshi Myrteza Kasem Jaupi Myzafer Xhavit Alilaj Naim Faik Selfollari Ndue Nikoll Kacorri Nexhat Jakup Duka Niman Uk Pitanova Prend Gjergj Rrapi Preng Mark Reçi Raimonda Idriz Satko Refik Ahmet Coka Resmi Ramadan Bregu Rozina Nevruz Rrapi Sabaudin Faslli Zoga Sabri Islam Losha Selfo Medi Selfo Selim Ferik Kapaj Shate Eqeber Lloji Shkelqim Rexhep Rroshi Simon Qirjo Lera Skender Xhafer Vrakaj Sokrat Solli Gremi Spiro Stavro Baçi Thanas Haredin Nikaj Vladimir Spiro Vaka Zarik Rrapi Stambolliu Zenel Ibrahim Brahimani


ekonomi • E hënë 3 dhjetor 2012

»

07

Skadon afati i negociatave 60 ditore mes METE-së dhe konsorciumit “Vetro Energy”

“Albpetroli”, sot vendoset fati i kompanisë Pritet rezultati i bisedimeve. Në rast anulimi, fitues kompania e dytë

P

rivatizimi i kompanisë së vetme të nxjerrjes së naftës shqiptare “Albpetrol” vijon të jetë i mbuluar nga hijet. Sot Ministria e Ekonomisë pritet të japë një përgjigje se çfarë do të ndodh me një nga privatizimet e vlerësuara si më të mëdhatë në Ballkan për shkak të vlerës së tij prej 850 milionë eurosh ose e përkthyer ndryshe është sa 10 % e Prodhimit Kombëtar Bruto të Shqipërisë. Pas 60 ditë negociatash mes palëve, duket se hipotekimi i aseteve të kompanisë vijon të mbajë pezull fatin e privatizimit. Afati i dytë i negociatave mes METE-së dhe përfaqësuesve të konsorciumit “Vetro Energy” ka skaduar dje, por ende përfaqësuesit e ministrisë nuk kanë dhënë asnjë reagim, duke vijuar të mbajnë të fshehtë fatin e kompanisë. Firmosja e kontratës i hap rrugën procedurave të tjera ku fillimisht bëhet ngrirja e 20 për qind të shumës ose 170 milionë nga ana e ofertuesit në llogari të qeverisë shqiptare. Më pas ashtu edhe siç është përcaktuar pas miratimit të shpalljes së fituesit të privatizimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë bëhet kalimi i menjëhershëm i pjesës tjetër të parave të mbetura prej shumës 850 milionë euro. Megjithatë, sot pritet të ketë që një qëndrim zyrtar lidhur me ecurinë e mëtejshëm të këtij procesi, pasi në rast se nuk nënshkruhet me kompaninë “Vetro Energy” atëherë automatikisht shpallet fituese kompania e dytë “Çin Bussines Energy Limited”, pjesë e grupit “Bright Oil”, që paraqiti një ofertë prej

Bisedimet Bisedimet, që duhet të zgjasnin një muaj u shtynë edhe një muaj tjetër për shkak të natyrës së privatizimit dhe sektorit kyç që ai prek për zhvillimin e ekonomisë. Aktualisht është ngrirë për llogari të qeverisë shqiptare në degët e gjigandit bankar “BNP Paribas” 20% e vlerës së ofruar për privatizimin e “Albpetrol”-it. Tematikë e bisedimeve ka qenë hipotekimi i pasurive të “Albpetrol”, garantimi i mbrojtjes mjedisore, si edhe zbatimi i planit të investimeve prej 220 milionë dollarësh në pesë vitet e para.

Prodhimi Sipas parashikimeve, në rast se do të finalizohet privatizimit të kompanisë “Albpetrol” dhe konsorciumi fitues “Vetro Energy” do të zbatojë planin e investimeve për të vënë në eficencë të gjitha puset e naftës, në 3-4 vitet e ardhshme Shqipëria nuk do të ketë nevojë për importin e naftës. Ky është edhe synimi i konsorciumi që të realizojë një cikël të mbyllur të prodhimit dhe përpunimit të naftës. Patos-Marinza është fusha më e madhe naftëmbajtëse në Evropë, me rreth 169 milionë fuçi naftë të zbuluara.

Synimi Megjithatë, sipas citimeve nga konsorciumi fitues “Vetro Energy”, synimi është zgjerimi i tregut të naftës dhe gazit në të gjithë rajonin, investimet për realizimin e këtij plani do të pasojnë pas pesëvjeçarit të parë. Fushat e Patos-Marinzës dhe Kuçovës me 1400 puse, konsiderohen si ndër më të pasurat në Evropë, me rezerva që i tejkalojnë 400 milionë tonë dhe nga shfrytëzimi i ndërmarrjes shtetërore prodhimi vjetor i naftës arrin në 58 mijë ton, duke plotësuar vetëm 10% të nevojave të vendit.

297.6 milionë eurosh. Nga ana tjetër vetëm një javë më parë Aksioneri kryesor i konsorciumit “Vetro Energy”, Rezart Taçi ka konfirmuar për “Çall Street Journal” se ka finalizuar financimin prej 850 milionë eurosh sipas marrëveshjes së privatizimit të kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, “Albpetrol”.

Borxhi publik, Konfindustria mbështet rritjen mbi 60% Konfindustria mbështet në parim propozimin e tejkalimit të kufirit prej 60 për qind për vitin buxhetor 2013. Industrialistët e mëdhenj vendas vlerësojnë se është domosdoshmëri të arrihet një nivel i caktuar i shpenzimeve buxhetore në kushtet kur financimi i ekonomisë nga sektori bankar është në shifra të ulta dhe biznesi po ndeshet me rënie të vazhduar të treguesit të konsumit. Në arsyetimin e vet, Konfidustria shton se kapërcimi i borxhit publik për të realizuar investimeve dhe garanci, në një kohë kur vendi, sipas industrialistëve rrezikon seriozisht krizën energjetike për problematikën e përballjes së ekzekutivit dhe “CEZ Shpërndarje”. Konfindustria i ka kërkuar njëkohësisht ekzekutivit që të marri të gjitha masat për garantimin e energjisë elektrike, si dhe të sqarojë biznesin dhe qytetarët shqiptare për përgatitjen e të gjitha varianteve të menaxhimit të Operatorit të Shpërndarjes pavarësisht ecurisë së përballjes ligjore së “CEZ shpërndarje” sh.a me ERE/Entin Rregullator të Energjisë. Konfindustria vlerëson se buxheti i vitit 2013 duhet menduar si buxhet emergjence duke parë uljen e ndjeshme të rendimentit fiskal të ekonomisë vendore gjatë vitit 2011 të shprehur qartë në uljen prej pothuaj të 165 milionë $ të të ardhurave të planifikuara vetëm në 10-mujorin e parë të vitit financiar në vazhdim.

Procesi i shpalljes së fituesve u mbyll zyrtarisht në datën 3 tetor dhe konsorciumi “Vetro Energy” është kompania që nga konsulenti “Patton Boggs” është vlerësuar me pikët më të larta. Oferta 850 milionë euro ka rezultuar joshëse për qeverinë, në një kohë të tillë kur paratë i duhen më shumë

se kurrë, kurse për konsulentin kjo ka qenë edhe oferta më e mirë, duke u vlerësuar me 97.78 pikë në total. Konsulenti i qeverisë për këtë privatizim ka renditur si të dytin konsorciumin “Çin Bussines Energy Limited”, pjesë e grupit “Bright Oil”, që paraqiti një ofertë prej 297.6 milionë eurosh. Pikët që

ka marrë ky konsorcium shkojnë në 44.39, ku pikët dukshëm i ka fituar në pjesën e kritereve teknike. E treta është renditur oferta e kanadezëve të Bankers Petroleum, e cila në fillim dha 303.8 milionë euro, por më pas deklaroi se shifra për blerjen ishte 106 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër ishin

investime që do bëheshin pas privatizimit me 30.33 pikë në total. Privatizimi i kompanisë “Albpetrol” ngjalli një interes mjaft të madh ndërkombëtar për shkak të pozitave gjeografike dhe interesit të kompanisë amerikane, ruse dhe kineze për të marrë prodhimin e naftës në Shqipëri.

Aktualisht 80% e konsumit ditor përballohet nga prodhimi vendas

Reshjet e shiut, KESH rrit prodhimin e energjisë Hec-i Komanit me kapacitet të plotë, Fierza me dy turbina Përmirësohet situata e prodhimit të energjisë në vend. Rreshjet e rëna me intensitet ditët e fundit kanë rritur mundësinë për të prodhuar energji pas një periudhe të gjatë thatësire. Sipas burimeve zyrtare nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, aktualisht Fierza po punon me dy agregatë, duke ndikuar diekt në prodhimin e energjisë për konsum vendas. Në kushte të tilla të përmirësuara, KESH ka importuar fare pak energji, pasi 80 për qind e nevojës për konsum po sigurohet në vend. Sipas informacionit, aktualisht niveli i liqenit të Fierzës është rreth 269 metër, ndërsa prurjet llogariten 100m3/sek. Hidrocentrali, që ka edhe prodhimin më të madh në kushtet energjisë është Komani, i cili aktualisht është në niveli 170.37. Ndërsa prurjet në këtë hidro-

22

milionë kwh Ulja e ndjeshme e temperaturave krahas reshjeve të shiut ka sjell edhe rritjen e konsumit të energjisë elektrike në vend.

central arrijnë 180 m3/sek. Pra, të gjitha hidrocentralet janë në punë, përfshirë edhe Vaun e Dejës i cili së fundi ka arritur në nivelin 73.4 metra. Për shkak të uljes së temperaturave, konsumi në vend është rritur duke arritur në nivelin rreth 22 mln

169 metër

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës arriti dje në kuotën 169 metër, ndërkohë që prurjet anësore janë 100 m/3 ujë në sekondë.

kilovat ore, që është një nivel i konsiderueshëm. Aktualisht importi po kryhet nga KESH-i, ndërsa CEZ nuk importon asnjë kilovat energji. Të gjitha linjat e tensionit të lartë e të mesëm janë në punë dhe nuk raportohen defekte për shkak të motit. Ndërkohë mësohet se edhe javën tjetër do të vijojnë reshjet e shiut duke favorizuar situatën hidrike në liqenet e hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin. Sipas të dhënave nga “Metoalb”, pritet që nga e hëna të ketë reshje shiu dhe bore, veçanërisht në zonat malore. Parashikohet, që për shkak të motit të keq, situata do të jetë më problematike në zonat e larta malore. Bëhet e ditur se gjatë ditës së martë, reshjet do të ndërpriten, por do të rikthehen sërish ditën e mërkurë dhe do të vazhdojnë deri në fundjavë.


08

« aktualitet

E hënë 3 dhjetor 2012 •

Ish-i përndjekuri, Haxhihyseni: Shumë prej tyre ende pa varr

Bishti i Krastës, vendi plot mistere ku u pushkatuan antikomunistët LEDIA LLESHI ELBASAN - Qysh nga muaji i parë i vitit 1945 Elbasani u përball me një tjetër zhurmë arme dhe të nesërmen shumë familje merrnin lajmin e tmerrshëm të humbjes së një të afërmi dhe ky lajm i tmerrshëm vinte pikërisht nga Bishti i Krastës që edhe sot tmerron dhe kthen nga rruga kalimtarët. Për shumë vite askush nuk i afrohej kësaj pjese të kodrës me pisha. Burgjet Familjet rreth Burgut të madh nuk bënin dot gjumë kur dëgjonin hapjen e portës së hekurt të burgut pas mesnate dhe siluetat e të burgosurve me duar të lidhura që mezi hipnin në kamionin, i cili përdorej enkas për këtë qëllim. Pas tyre dilte skuadra e pushkatimit që zinte vend në karrocerinë e makinës. E kështu kamioni merrte rrugën drejt lindjes duke kaluar përbri parkut duke vazhduar midis Teqes dhe Krastës duke marrë për nga bishti i saj. E pikërisht në këtë vend që edhe sot mbështillet nga besëtytnitë, përfunduan me dhjetëra të pushkatuar, të vdekur nga torturat në hetuesi dhe ata që vdisnin në burgje. Elbasani kishte 9 burgje në atë periudhë dhe të mendosh se aktualisht Elbasani nuk ka burg edhe pse popullsia është dhjetëfishuar. Një prej studiuesve të njohur elbasanas, i përndjekur dhe me baba të pushkatuar pa gjyq, Shpëtim Haxhihyseni, ndërsa ka sjellë historinë e Bishtit të Krastës thotë se Elbasani zinte vendin e dytë pas Shkodrës që kish 13 burgje. “Burgjet e Elbasanit ishin Burgu i Madh në lagjen “Kala”, tek shtëpia e Bishqemit, Burgu i Hsan Beut, i Ibrahim Pleshtit, Burgu tek Hotel Grand, Burgu tek shtëpia e Ibrahim Mirakut, tek ndërtesa e Fashos, tek shtëpia e Bebit dhe tek shtëpia e Qemal Bobratit. Nga këto burgje përfundonin me qindra dhe me dhjetëra pushkatoheshin, vdisnin në hetuesi dhe në burgje. Viktimat pa varr Pikërisht në këtë vend të fshehur numërohen edhe shumë viktima që varret nuk ju zbuluan kurrë. Viti më i tmerrshëm i pushkatimeve ishte 19 48 kur u pushkatuan: mësuesi Kamer Kazazi, pedagogu Fadil Gurmani, Mahmuat Maçi po ashtu, Zija Luniku jurist, Xhaferr Miraku, ushtarak, Hysen Graceni ushtarak i pushkatuar gjithashtu apo tregtari Slë Domi që vdiq në burg nga torturat. Apostol Gega është edhe shembulli i fundit tragjik në bishtin e Krastës. Apostol Gega kur e kishin emëruar mësues në një fshat të largët malor, kishin hequr nga muri i klasës yllin me pesë cepa të komunizmit, që kishte vënë mësuesi i mëparshëm,

Viktima, nënë e 4 fëmijëve

Kthehej nga pazari e rrëmbejnë ujërat e lumit të Tomorricës SKRAPAR - Një grua 55-vjeçare nëna e 4 fëmijëve ka humbur në ujërat e lumit të Tomorricës teksa kthehej nga pazari për në fshatin e saj Barca, në zonën e Tomorricës. Selvija Bejo banore e fshatit Barca e komunës Konak ka qenë në pazarin e zonës që zhvillohet në fshatin Gjerbës. Pasi ka përfunduar punët e tregtisë në pazar gruaja është nisur për në shtëpi së bashku me bashkëfshatarët e saj. Por sipas dëshmitarëve okularë që i referohen edhe lajmit gruaja ka mbërritur në bregun e lumit pak më parë se bashkëfshatarët dhe ka dashur të hidhet edhe pse reshjet e dy ditëve kanë bërë që lumi të ketë shumë prurje. Kur kanë shkuar bashkfshatarët nuk e kanë gjetur gruan në të dy anët e lumit dhe për këtë kanë lajmëruar policinë. Të afërm të familjes dhe familjarët e tjerë, si dhe bashkëfshatarët kanë nisur kërkimet në të dy anët e lumit, por nuk kanë mundur ta gjejnë. Në këto kushte banorët e fshatit kanë kërkuar ndimën e policisë të komisariatit të këtij rrethi dhe kjo e fundit me forca të shumta policie është vënë në kërkim të gruas në të dy anët e brigjeve të lumit të Tomorricës. S. G.

Babai: Nuk kemi konflikt me asnjë

Zhduket pa gjurmë 10-vjeçari, familja apel për ndihmë

Një nga ish burgjet në Elbasan, sot hotel “Grand”

Shpëtim Haxhihyseni dhe në vend të tij kishin vendosur fotografinë e Skënderbeut, kishte ndaluar nxënësit që të nderonin me grusht dhe të këndonin këngë sllave..., kishte hartuar dhe shtypur trakte kundër komunizmit dhe i kishte shpërndarë në popull. Pushkatimi i tij është sjellë nëpërmjet atyre që mundën të shpëtojnë nga kositja e sistemit. “Për 5 orë rresht Apostoli qëndroi në këmbë para trupit gjykues. Ai qëndroi si titan para atyre akuzave false dhe u kthye nga i paditur në paditës. Dy pyetje ju bënë nga kryetari i trupit gjykues. Ke qenë në Itali? Dhe përgjigja:

Po kam qenë për studime, por këmishën e zezë të fashizmit se vesha asnjëherë. Je i pakënaqur se pushteti ju ka marrë pronat? Po është e vërtetë. Ne kishim tre pendë dhe në Shëngjon, të cilat i trashëgonim nga gjyshi klerik në Manastir, që i punonim vetë dhe me to ushqeheshim. Këto përgjigje acaruan më tepër gjykuesin dhe turmën që mbushte sallën e me histerizëm thërriste: Pushkatim ! Pushkatim! Gjykuesi e dha vendimin dhe sigurisht që do të ishte pushkatim. Në orën 4.00 të mëngjesit kur akoma nuk kishte ardhur agimi, Apostoli i prangosur dërgohet tek Bishti i Krastës, pranë një grope që ishte hapur më parë. Edhe në fund të jetës së tij thirri Poshtë Komunizmi ! Rroftë Shqipnia! Një breshëri plumbash i morën jetën. Po atë ditë prefekturës së Elbasanit i dërgohet shkresa nga prokurori që lajmëronte vdekjen e Apostol Gegës më 13 nëntor 1946. Disa ditë pas ekzekutimit në familjen e tij shkojnë teshat nga burgu. Letra amanet Midis palëve gjendet edhe një letër që ishte edhe amaneti i fundit i Apostolit lënë prindërve. “Nanë...! Ma ban hallall qumështin

e gjinit, më fal nanë që porosinë tënde (Kujdes Apostol) s’ ta mbajta, por nuk asht faji im ! Bahu e fortë nanë, qëndro! Idealet e mia nuk i tradhtova. Me gjakun tim që rrodhi nga torturat në faqet e murit të burgut shkrova: Poshë Komunizmi! Rroftë Shqipnia! Mjerisht edhe sot në Bishtin e Krastës pas 67 viteve, Apostolit dhe shumë të tjerëve nuk u dihet varri. Shpëtim Haxhihyseni thotë se në vitin 2012 nuk duhet të ketë më stepje dhe frikë nga Bishti i Krastës. “Ne bëmë një homazh dhe vendosëm një pllakë përkujtimore në këtë bllok shkëmbor, por kjo është vetëm një nisje. Unë propozoj që këtë vend të frikshëm ta kthejmë në një “vend të mirë” ku elbasanasit të kenë mundësi të vendosin lule apo të ndezin qirinj. Viktimat e shumta që kanë humbur jetën apo janë varrosur aty kërkojnë një emër. Ishte premtuar krijimi i një taksforce për t’i zbuluar dhe rivarrosur viktimat e komunizmit, por kjo gjë nuk ndodhi. E vërteta nuk duhet të mbulohet nga harresa, por duhet të na bëjë ne më të kujdesshëm dhe t’i japim mundësi të gjithë emrave që nuk kanë varr, të prehen të qentë dhe me nderimet e duhura.

TIRANË - Një fëmijë 10-vjeçar është larguar nga banesa prej të premtes, ndërkohë që familjarët të shqetësuar për fatin e Julian Çelës nuk kanë ende asnjë informacion për të. Sipas të atit të fëmijës, punonjës në Shërbimin Informativ Kombëtar, Juliani është mjaft i qetë dhe pa probleme, ndaj dhe largimi i tij nga banesa ka shqetësuar së tepërmi prindërit dhe familjarët e tij. Prindrit e Julianit kërkojnë ndonjë informacion nëse dikush ka parë fëmijën, ndërkohë që nuk dyshojnë në asnjë drejtim, pasi i ati dhe as familja e tij nuk kishin probleme me askënd që të sjellë për pasojë dhe humbjen e fëmijës. “Juliani është larguar që të premten. Kemi kërkuar, por deri tani asgjë. Unë ju lutem të gjithë atyre që dinë diçka për Julianin të na informojnë pasi kjo është një ndihmë e madhe për mua dhe familjen time”, tha babai, Skënder Çela. Sipas babait, Juli është një djalë i qetë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme. “Nuk kam asnjë dyshim. Unë dhe familja ime nuk kemi probleme me askënd dhe me shumë dyshoj për një largim të rastësishëm të djalit me shokët”.

Përfitim të hollash nëpërmjet kanosjes

“Gjobë” 5 mijë euro biznesmenit, policia prangos 23-vjeçarin KORÇE - Një 23-vjeçar është vënë në pranga për pengmarrje. Sipas policisë së Korçës, B. Xhialli, 23 vjeç, nga Belortaja i ka kërkuar një shumë prej pesë mijë euro një biznesmeni nëpërmjet kanosjes. "Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka nisur ndaj tij procedimin për veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal, sepse ky shtetas i kërkonte shumën prej 5.000 euro biznesmenit me iniciale L.M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 8 aparat telefonik celular të markave të ndryshme, 18 karta SIM dhe një automjet me targa AA698 CS në pronësi të shtetasit të sipërcituar", bën të ditur policia e Korçës.

Tepelenë, ndalohet 62-vjeçari

Tentoi të vrasë ujkun, qëllon për vdekje shokun

Krasta

TEPELENË - Një gjahtar u vra aksidentalisht nga shoku i tij, teksa tentonte të vriste ujkun, njoftoi dje policia e Tepelenës, në jug të vendit. “Ngjarja ndodhi në orën 06:00 të ditës së diel, në fshatin Matralloz, rreth 30 km larg Tepelenës”, thekson policia. Në njëjtat burime thanë se viktima Arben Bala, 46 vjeç, nga Patosi, u qëllua për vdekje me çifte nga bashkëqytetari i tij Hajri Muço, 62 vjeç. Policia saktësoi se në këtë incident ndodheshin katër gjahtarë, që të gjithë nga Patosi. “Ishin gjahtarët që lajmëruan policinë. Bazuar në dëshmitë e marra, vrasja ka qenë aksidentale. Policia ka ndaluar 62-vjeçarin, ndërsa dy pjesëtarët e tjerë të grupit janë lënë të lirë”, specifikoi policia. T. Skuqi


aktualitet • E hënë 3 dhjetor 2012

»

09

Policia liron një të dyshuar, në kërkim tjetri Mariglen Mulla

K

amerat dhe dëshmitarët e rastit kanë qenë faktorët që kanë identifikuar personat që ekzekutuan dy vëllezër dy ditë më parë në Tiranë. Ndërkohë mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë një borxh që viktimat kanë marrë për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi. Burimet kanë bërë të ditur se borxhi ishte shlyer, por se prej disa muajsh palët ishin në konflikt për përqindjet që duhej paguar mbi huanë e dhënë.

Për interesat e borxhit vrasin dy vëllezërit

Ndalimet Pas marrjes së imazheve nga kamerat e bizneseve në vendin ku ndodhi vrasja, policia ka mundur të shquajë dy të duashuar si autorë të krimit. Fillimisht është ndaluar A.Ndreka, i cili ishte duke udhëtuar drejt Mamurrasit, ku kishte edhe banesën. Por se ai është liruar dje paradite, pasi nuk kishte prova se ai kishte marrë pjesë në ekzekutimin e dy të rinjve. Ndërkohë është shpallur në kërkim Eduart Kurti, nga fshati Nikël i Krujës. Kjo pasi për policinë ai është i dyshuar për ekzekutimin në Tiranë. Vrasja Dy viktimat udhëtonin me një automjet tip “Mazda” kur u qëlluan nga një pistoletë me silenciator. Sipas policisë, nga e njëjta armë u qëlluan në trup dhe kokë tetë herë të dy vëllezërit, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen e menjëhershme në timonin e automjetit, ndërsa tjetri në siptal. Sokol dhe England Haxhialiu, 38 dhe 30 vjeç, ranë në pritë në rrugën “Irfan Tomini”, që njihet ndryshe edhe si stacioni i fundit i të Tiranës së re. Vrasja e dy vëllezërve Haxhiali ka si motiv një borxh prej 50 milionë lekësh të pretenduara nga vrasësi.

U kërkoi 150 lekë për faturën e furgonit

Ndalohet një prej vrasësve të faturinos 17-vjeçar

K

atër kushërinj janë vënë në kërkim prej policisë, pasi kanë ekzekutuar faturinon 17-vjeçar të linjës Tiranë-Durrës një javë më parë. Dje policia ka vënë në pranga Sulejman Morinën si një nga personat që kanë qenë në furgonin ku dhe u vra i riu. Ndërsa forcat e rendit janë ende në kërkim të Behar, Hasan dhe Klodian Morina. Julian Çuni humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë. Ai punonte si faturino në linjën e furgonëve Tiranë-Durrës dhe shkak për vrasjen ka qenë një sherr banal për pagesën e furgonit. Shkak i përplasjes ka qenë kërkesa për të paguar 150 lekë për çdo person që kishte hipur në furgon. Fillimisht katër personat kishin marrë furgonin në vendqëndrimin në Stacionin e Trenit në Tiranë. Por sapo kanë mbërritur

pranë Zogut të Zi kanë kërkuar të zbresin pasi kishin ndryshuar mendimin për të shkuar në Durrës. Por faturino pavarësisht kësaj ka kërkuar që t’i paguhet fatura prej 150 lekësh. Kjo pasi furgoni ishte nisur për në Durrës dhe se radha për të marrë pasagjerë i kishte kaluar. Në këto kushte faturino kishte kërkuar pagesën pasi kështu do të dilte në humbje. Por kjo nuk u ka përlqyer udhëtarëve, të cilët pas një përleshjeje me të riun e kanë qëlluar me thikë. Pavarësisht se drejtuesi i mjetit e ka dërguar të riun menjëherë në spital për të nuk ka pasur asnjë shpresë. Ndërsa policia pas marrjes së dëshmisë dhe formimit të një identikiti për të dyshuarit i ka shpallur në kërkim duke realizuar dje ndalimin e njërit prej të dyshuarve.

Arrestohet, ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje BERAT – Rreth 24 orë më parë nga ana e Strukturave të Drejtorisë Policisë Qarkut Berat, u bë ndalimi dhe shoqërimi i tij për në ambientet e dhomave të paraburgimit, shtetasi G. Vosela, 43 vjeç, banues në Lapardha 6 km në veri të qytetit të Beratit, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për kryerjen e të tjera veprave penale. Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë në zbatim të vendimit penal Nr. 499 datë 06.11.2012 të gjykatës së rrethit gjyqësor Berat, e cila e ka dënuar me 4 katër muaj burg, për veprat penale “Dhunë në familje & mbajtje pa leje të armëve të ftohta” të parashikuar nga nenet 130/a e 279 të Kodit Penal. Po gjatë ditës së djeshme strukturat e paraburgimit kanë dërguar të arrestuarin në ambientet e paraburgimit, si dhe kanë filluar procedurat ligjore për përpilimin e dosjes dhe dërgimin e të dënuarit në vendin e vuajtjes së dënimit. S. G.

Falsifikonte dokumente zyrtare, arrestohet i dënuari në mungesë KUÇOVË – Blutë e komisariatit të rrethit të Kuçovës në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të Drejtorisë të Policisë kanë arrestuar 48 orë më parë shtetasit Ermir Besim Velçani, 37 vjeç, banues në të njëjtin qytet. Burime nga ky komisariat bëjnë me dije se ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë në zbatim të vendimit penal Nr.222 datë 02.12.2009, të gjykatës së rrethit gjyqësor Berat, e cila e ka dënuar me 9 (nëntë), muaj burg dhe 400.000 lekë gjobë, për veprën penale të “Falsifikimit pasaportave, letërnjoftimeve ose vizave, parashikuar nga neni 186/1 të Kodit Penal. Po gjatë ditës së djeshme strukturat e paraburgimit kanë dërguar të arrestuarin në ambientet e paraburgimit, si dhe kanë filluar procedurat ligjore për përpilimin e dosjes dhe dërgimin e të dënuarit në vendin e vuajtjes të dënimit.

Forcat e Rendit e ndalojnë në flagrancë

Lirohet nga amnistia, i kthehet zanatit për të vjedhur Amnistia e dhënë për krimet e lehta duket se nuk do të kalojë pa probleme sociale. Tashmë të liruarit kanë nisur t’i kthehen zakonit të vjetër. Policia e Korçës ka vënë në pranga dje një prej të liruarve të amnistisë. Kjo pasi ai është i dyshuar në një vjedhje. Një 16-vjeçar nga Erseka, vetëm pak ditë pas daljes nga burgu arrestohet në flagrancë duke vjedhur në një dyqan. E. Sh, i dënuar për vjedhje, kishte përfituar lirinë nga amnistia e 28 nëntorit dhe vetëm pak ditë më pas vjedh paketa cigaresh, me një vlerë prej rreth 100 mijë lekësh të reja në një njësi tregtare në lagjen nr. 3 të Ersekës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të shtunës, ndërsa mbi të miturin rëndon akuza e vjedhjes. Gjithësesi prej amnistisë kanë përfituar dhe persona në moshë të madhe si dhe shumë gra. Kjo si për ata që kishin kryer vepra jo të rënda penale, si dhe ata që ishin në dy vitet e fundit të burgut. Një pjesë e mirë të grave të liruara kishin lënë fëmijët të vetëm. Ndërsa një pjesë tjetër e përfituesve janë akuzuar për trafik të lëndëve kanabis me sasi të vogla si dhe kultivues të lëndëve narkotike. Por në këtë situatë janë përfshirë dhe të mitur të dënuar për vjedhje të ndryshme. Por kjo kategori pritet të jetë dhe më problematikja pasi sapo lënë qelitë dhe ambientet e riedukimit i kthehen zanatit të tyre.

Kërkohet largimi, ndryshe në gjykatë

EKB: Familjet që do lirojnë banesat dhe ata që i marrin Enti Kombëtar i Banesave ka miratuar kërkesat e reja të ishpronarëve për të poseduar shtëpitë e tyre. Pas kësaj qiraxhinjtë kanë rreth një javë kohë të lirojnë shtëpitë e tyre. Por nëse ata nuk do të realizojnë këtë, gjithçka do t’i kalojë për vendim gjykatës. Në zbatim të ligjit pas ankimimit del dhe një vendim i prerë për ekzekutimin e lirimit të banesës dhe kthimit konkret te i zoti i shtëpisë. Sipas ligjit, qiraxhinjtë kanë të drejtën e marrjes së kredisë me interesa zero.

Tiranë Pronarët Arben Sh. Ramaj Arben Sh. Ramaj Maria L. Piranjani Nevart Piranjani Nikoleta Piranjani Hekuran P. Cala Silvana S. Memushaj Bujar F. Petrela Ylber F. Petrela Halil Fadil Petrela Seit F. Petrela Myrshit S. Vorpsi Liliana S. Vorpsi Hava S. Kellezi Arben K. Xoxa Suzan Qyqja Ines Kapidani Gerta Qyqja Adriatik Balliu Haxhire Qyqja Ikbale Qyqja Fatbardha Qyqja Dorina A. Mele Igli A.Kona Leon J. Kona Irena J. Kona Elena M. Kona Dorina A. Mele Igli A. Kona Leon J. Kona Irena J. Kona Elena M. Kona Dorina A. Mele Igli A. Kona Leon J. Kona Irena J. Kona Elena M. Kona Kujtimie M. Erebara Eshref Z. Sinella Gezim Xh. Topalli Sitki M. Shkupi Gentjan M. Shkupi Fitnete S. Kasa Arben Q. Osmanlliu Neim H. Llagami Adnan H. Llagami Neim H. Llagami Adnan H. Llagami Lumir M. Vokopola Agim R. Vokopola Tirane Qiraxhinjtë Fatos V. Spahiu Petraq J. Gerollari Sale R. Kokona Tomorr S. Kokona Margarita Sulejmani Ollga Tafcia Lutfije Jahja Grigor Mamillo Luan M. Bilushi Gazmend F. Ramkaj

Fatime H. Lika Sabrije Subashi Ilir Subashi Myslym Skenderi Natasha Domi Hyjrie Murati Naile Uka Mesle Dibra Hajrie Maci Petrit Musabelliu Demir Hyka Rajmonda B. Karafili Aferdita Rushitaj Roza Xhija Gani Xhija Qemal Xhija Xhafer Llabani Gani A. Peza Sabri Gule Arben T. Moku Edmond T. Moku Niko Janku Haxhire Stafa Hasan Stafa Margarita Stavro Elsa V. Stavro Periana Shima Arta Bardhi Gogo Nushi Vlora pronarët Luan Xheneti Vlora Qiraxhinjtë Islam Tahiraj Numan Hoxha Sterjo Kallama Petro Pici Korça Pronarët Anunciata Koka Maria Koka Anunciata Koka Maria Koka Makbule Gryka Makbule Gryka Ali Sula Adamant Sula Viviana Dervishi Mimoza Korca Fatmir Beqiri Jolanda Rrufa Jolanda Rrufa Jolanda Rrufa Agop Bodikian Shpresa Xhelili Xhevdet Selfo Flutura Haveriku Anesti Janko Aurora Gjezi Artemona Rustemi Muharrem Kuqi Jolanda Gila Korça Qiraxhinjtë Shahin Gurgaj

Nikolla Rama Natalia Rama Xhemal Jakupi Kujtim Beqiri Abilije Nurçe Shefki Dapi Bejaze Cimo Metan Veizi Jorgo Haxhi Nuri Nuhi Iljaz Stefa Bujar Stefa Sulo Ngjela Halil Metani Vasil Papa Emine Flamuri Ismail Dane Hamdi Burgija Elisabeta Karaboja Zenel Kumi Nikolla Ziu Fadil Korbi Syrja Sulejmani Rita Balushi Abduraman Markja Karafil Muho Shpresa Canaku Xhavit Balla Abaz Mehmeti Ilia Bekridheli Gjirokastra pronarët Sali Dalani Gjirokastra Qiraxhinjtë Shaban Hurka Elbasani Pronarët Valentin Kakarriqi Klara K. Panari Fuat Agaj Zef Pogu Elbasan Qiraxhinjtë Z.BEHRI S. Huti Y. Muhja Z. Shyti I.Puka L.Pajeta R.Faslija Z.Plumbini O.Muca GJ.Hila Berat Adriatik Vendresha Aurel Sinjari Berat Qiraxhinjtë Sajmir Dengo Bilbil Hazisi I parregullt


10

« opinion

E hënë 3 dhjetor 2012 •

Auditimet ligjore si nevojë dhe shërbim i interesit publik

I

nstituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në 15 vjet shërbime profesionale ka mbjellë në ambientin shqiptar të biznesit kulturën europiane, ka futur në praktikat tona profesionale standarde pune, etike dhe auditimi nga më të përparuarat, ka mundur që këtë organizatë profesionale ta anëtarësojë dhe ta bëjë pjesë me të drejta të plota në IFAC, aty ku lindin, zhvillohen dhe merren të gjitha masat për implementimin e të gjitha problemeve që lidhen me zhvillimin e doktrinës së profesionit të kontabilistit dhe audituesit të pasqyrave financiare të kompanive tregtare. Për këtë mendoj se të gjithë ne meritojmë të gëzojmë në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar. Organizatat tona profesionale me bazë kontabilitetin janë pjesë përbërëse e arkitekturës financiare të shtetit shqiptar. Forcimi i kësaj arkitekture nëpërmjet forcimit të ligjit, zbatimit të standardeve dhe rritjes së kapaciteteve profesionale çon patjetër në përmirësimin e raportimit financiar, të transparencës publike, të qeverisjes së kompanive dhe në finale në përmirësimin e klimës për investime të reja, në shëndoshjen e shtetit dhe mbrojtjen nga fenomenet e informalitetit dhe evazionit fiskal. Sikurse çdo profesion tjetër, edhe ai kontabël duhet t’u përgjigjet nevojave që shoqëria ka në një stad të caktuar të zhvillimit të saj. Kjo kërkon që profesionistët të zotërojnë njohuri dhe aftësi profesionale, të mbajnë qëndrime dhe të manifestojnë etikë e sjellje profesionale, nga ana tjetër profesioni nevojitet të jetë i rregulluar, pasi vetëm në këtë mënyrë shoqëria do të garantohet se anëtarët e këtij profesioni do të prodhojnë rezultate të besueshme e të dobishme. Sot është më shumë evidente se kurrë se informacioni më i prekshëm, por dhe më i dobishëm për të gjithë përdoruesit, duke nisur që nga kontribuesit e kapitalit, punonjësit, drejtuesit, klientët e furnitorët, huadhënësit, shteti e deri te publiku, është informacioni që jepet përmes pasqyrave financiare. Cilësia e këtij informacioni qëndron në themel të marrëdhënieve që vendosen midis palëve të interesuara dhe njësive ekonomike të biznesit, të cilat në analizë të fundit kushtëzojnë ecjen, progresin, por dhe vazhdimësinë në kohë të tyre. Parë në këtë optikë, rrjedh se roli i profesionistëve të fushës së kontabilitetit ka dashur të riorientohet, duke kaluar nga një rol thjesht pasiv i dhënies së informacioneve në një rol aktiv e menaxherial në shërbim të përmirësimit të sistemeve të menaxhimit dhe të qeverisjes së njësive ekonomike. Rritja e besueshmërisë së informacioneve të pasqyrave financiare të kompanive të audituara me profesionalizëm dhe standarde pune të përparuara patjetër që çon edhe në rritjen e besueshmërisë së auditimit tatimor, të transparencës tatimore të bizneseve. Duke qenë se roli i audituesve lidhet me një përgjegjësi më të madhe ndaj atyre që i përdorin këto informacione, zhvillimet e kohëve të fundit në botë, por dhe në vendin tonë po e vënë theksin gjithnjë e më shumë te përmirësimi dhe forcimi i rregullimit dhe mbikëqyrjes së profesionit dhe shërbimeve të auditimit, me qëllim përmirësimin e informacionit financiar dhe dhënien e sigurisë përdoruesve për cilësinë e tij. Nëse deri para 4-5 vjetësh kishte përparësi vetërregullimi i organizimit dhe funksionimit të grupimeve profesionale të audituesve, së fundi me përmirësimet që iu bënë Direktivës 8 të BE-së (2006) theksi është vënë në nevojën për të forcuar rregullimin dhe mbikëqyrjen e jashtme të audituesve. Integrimi dhe globalizimi kanë nxjerrë nevojën për të përafruar si gjuhën e raportimit të informacioneve financiare sipas standardeve ndërkombëtare, ashtu dhe standardizimin e rregullimeve të profesioneve, duke e kaluar balancën e rregullimit të profesionit në rregullimin publik kundrejt vetërregullimit. Me miratimin e ligjit nr. 10091, datë 5.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar” dhe

Nga Ylber BEZO*

zbatimin e tij gjatë këtyre viteve konstatohet se modeli aktual i organizimit të IEKA-së duket se është në një linjë me ato të zhvillimeve ndërkombëtare e posaçërisht më afër kërkesave të Direktivës 8 të BE-së të datës 17 maj 2006 (Direktivë 2006/43/EC). Rregullimi i ekspertit kontabël të regjistruar (audituesit ligjor) dhe i organizmit të tij profesional ka në thelb një kombinim midis rregullimit nga jashtë dhe vetërregullimit. Sipas këtij rregullimi ligjor, krahas organizimit dhe funksionimit të organizmit profesional të IEKA-së te ne është krijuar dhe funksionon Bordi i Mbikëqyrjes Publike, i cili synon të ketë jo vetëm rol mbikëqyrës, por në një masë të konsiderueshme edhe rol rregullator për profesionin e audituesit. Përmirësimi dhe forcimi institucional i profesionit të audituesit është bërë nevojë, sidomos në periudhat e krizave ekonomike dhe të falimentimit të korporatave të mëdha. Kohët e fundit roli i profesionit kontabël ka pësuar zhvillime të mëtejshme, duke u orientuar gjithnjë e më shumë në standarde profesionale cilësisht të larta, sidomos në kërkesat etike dhe të sjelljes më të mirë profesionale. Në dekadën e fundit kanë ndodhur ndryshime të thella, të cilat nuk ishin parë prej shumë dekadash. Zhvillimet ligjore të 10-vjeçarit të fundit në SHBA (ligji SOX në SHBA 2001), përmirësimi i Direktivës 8 të BE-së (2006), ndryshimet legjislative në shumë vende, që çuan në krijimin dhe ngritjen e autoriteteve të mbikëqyrjes së profesionit, të japin mundësinë të kuptosh lehtësisht tendencën e mbikëqyrjes, inspektimit e monitorimit në funksion të një qëllimi të vetëm: atë të garantimit të cilësisë së auditimit në shërbim të rritjes së besueshmërisë së palëve të interesuara në informacionet financiare që publikohen. Kriza financiare globale, e cila tashmë është e pranishme, e fuqishme në të gjithë Europën, nuk lë jashtë përgjegjësisë kontabilistët dhe audituesit. Është kjo krizë që ka nxjerrë në pah nevojën për përmirësim dhe rivlerësim të rolit të audituesit, duke e parë atë në disa plane, siç janë rritja e cilësisë së punës audituese dhe forcimi i mbikëqyrjes së jashtme. Kohët e fundit Komisioni Europian propozon që për auditivin e njësive ekonomike me interes publik të vendoset rotacioni i detyrueshëm i audituesve, ndalimi i ofrimit të shërbimeve të tjera nga audituesit te klientët e tyre të auditimit, tenderimi i auditimeve etj. Në këta 3 vjet të jetës së vet Bordi i Mbikëqyrjes Publike, në mungesë edhe të ndonjë eksperience në këtë fushë, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha palët e organizmave profesionale që janë ngritur dhe funksionojnë në vendin tonë, me idealizëm dhe pasion profesional ka bërë të mundur të fillojë zbatimi i ligjit sa i takon rolit të mbikëqyrjes së profesioneve. Është bërë e mundur të hartohen dhe vihen në zbatim shumë akte normative që rregullonin funksionimin e veprimtarisë së Autoritetit të Certifikimit, të Regjistrimit, rregullore të ndryshme të kontrollit të cilësisë dhe disiplinës, manuale dhe pyetësorë lidhur me to etj. Kemi arritur

të sigurojmë një proces të pranimeve dhe të certifikimit të kandidatëve në provimet e profesioneve me një integritet shumë të lartë. Kemi realizuar kontrolle të sigurimit të cilësisë së misioneve të auditimit nga ekspertët, në rrugë indirekte nëpërmjet vlerësimit të punës së kryer nga Komiteti i Kontrollit të Cilësisë së IEKA-s, por dhe në rrugë të drejtpërdrejte, duke kontrolluar dosjet e auditimit të kompanive me interes publik me ekspertë të zgjedhur dhe të angazhuar nga vetë Bordi i Mbikëqyrjes. Natyrisht që probleme kemi. Ato që i kemi identifikuar i kemi bërë objekt edhe të diskutimeve në Bord dhe u kemi tërhequr vëmendjen organeve të vetë IEKA-s, por dhe masa disiplinore kemi filluar të marrim ndaj parregullsive dhe shkeljeve të zbuluara nga ana jonë. Tashmë faza e krijimit dhe e ngritjes së BMP-së ka mbaruar, mbetet të thellohet puna e mbikëqyrjes dhe e kontrolleve reale ndaj punës dhe misioneve të auditimeve të kryera. Ndërkohë nevojitet të rritet roli dhe standardet e punës së Bordit të Mbikëqyrjes Publike të Profesioneve, me synimin që sistemi i mbikqyrjes të çojë në përmirësimin e informacioneve financiare dhe të rritjes së sigurisë, që auditimet ligjore në vendin tonë të kryhen në një ambient transparent, të kontrolluar dhe të kujdesshëm e në shërbim të interesit publik. Zhvillimet ndërkombëtare në drejtim të forcimit të rolit të strukturave publike të mbikqyrjes së profesionit dhe përafrimi e adoptimi i legjislacionit komunitar mbetet për ne një prioritet. Në këtë kuadër, jemi duke punuar me realizimin e projektit të Bankës Botërore me financimin e qeverisë zvicerane “Për përmirësimin e raportimit financiar në Shqipëri” dhe brenda tij me pjesën tonë të projektit “Për fuqizimin e rolit të mbikqyrjes publike të profesionit”. Në produktet e parashikuara për t’i përfituar nga ana jonë në realizim të këtij projekti janë: transpozimi dhe harmonizimi i ligjit tonë me Direktivën 8 të BE-së; vlerësimi dhe përmirësimi i të gjitha akteve nënligjore apo rregulluese të nxjerra deri sot nga BMP-ja; hartimi i të gjitha rregulloreve, metodikave, manualeve të nevojshme për kryerjen e detyrës dhe rolit të BMP-së për përmirësimin e shërbimit të auditimit në Shqipëri dhe përmirësimin e raportimit financiar. Krahas kësaj për të siguruar pavarësinë e Bordit po parashikohet të zgjidhet më mirë problemi i financimit të veprimtarisë së Bordit dhe forcimi i tij me staf mbështetës dhe infrastrukturën e nevojshme. Si përfundim, ajo që duhet të bëjmë është të punojmë së bashku për të rritur rolin dhe cilësinë e shërbimit të auditimit duke zbatuar standarde pune dhe etike të larta, që çojnë në përmirësim të cilësisë së informacionit të raportimeve financiare, në dhënien e sigurisë për cilësinë e këtyre raportimeve dhe të mos konsiderohet në praktikë auditimi si një detyrim apo barrë ligjore. Kjo kërkon përmirësim dhe rritje të kualifikimeve dhe të kapaciteteve tona profesionale. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se çdokush që do të punojë dhe ofrojë shërbime auditimi në treg do t’i nënshtrohet mbikqyrjes, monitorimit dhe kontrollit të cilësisë. Bordi i Mbikqyrjes Publike do të vlerësojë me kujdes dhe profesionalizëm çdo mision auditimi dhe do të kërkojë në çdo rast zbatimin e ligjit, përmirësimin e cilësisë së shërbimit të auditimit për të dhënë sigurinë edhe në vendin tonë se auditimet ligjore kryhen në një mjedis transparent, të kontrolluar dhe të kujdesshëm e në shërbim të interesit publik. Forcimi i rolit të mbikqyrjes publike të auditimit kërkon të vendoset një dialog permanent jo vetëm midis organizmit profesional dhe Bordit, por dhe me palët e interesuara, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë në përdorimin efiçent të funksionit të rëndësishëm të auditimit. *Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike të Profesioneve


opinion • E hënë 3 dhjetor 2012

»

11

Shqipëria etnike dhe nacionalizmi politik Nga Nebil Çika

M

byllja e një shekulli pavarësie duket se i ka kujtuar shqiptarët, në mënyrë të veçantë politikanët, se jemi kombi më i masakruar dhe më i copëtuar i rajonit, gjë që ka kthyer vëmendjen e tyre te mundësitë e zgjidhjes së këtij problemi. Patriotizmi apo nacionalizmi politik që po shikojmë të shfaqet kaq hapur ditët e fundit, në fakt është një përqendrim i politikave dhe politikanëve tanë tek ajo çfarë kombi shqiptar, që është njëherazi edhe elektorati i tyre, ka kërkuar dhe kërkon ta realizojë pa interesa pushteti. Natyrisht që ky zhvillim i shumëpritur nga politika vjen i favorizuar edhe nga kushtet politike në të cilat ndodhet rajoni e sidomos hapësira mbarëshqiptare, apo Shqipëria etnike, gjë që mund të konstatohet lehtë nga kushdo. Festa e 28 Nëntorit, e shpalljes së pavarësisë dhe ditëlindja e shtetit shqiptar, nuk ka qenë kurrë festa e shtetasve shqiptarë, por dita kombëtare e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen me dhe pa dëshirën e tyre në gjithë botën. Më shumë se si Dita e Pavarësisë ajo është kujtuar jo pa arsye si festa e bashkimit kombëtar. Më 28 nëntor të vitit 1912 rreziku më i madh i kombit shqiptar nuk ishte Perandoria Otomane, që po shembej, por fqinjët tanë, që kërkonin të gllabëronin, ashtu siç bënë me shumicën e tyre, trojet tona etnike e historike, gjë që e kanë theksuar fort në këtë 100-vjetor të Pavarësisë pothuaj të gjithë historianët. Për këtë arsye bashkimi kombëtar del në krye të programeve politike, shoqërore, kulturore etj. sa herë kujtojmë këtë datë apo përpiqemi të bëjmë bilancin e kombit tonë. Pa dyshim që ky kthim apo rikthim te nacionalizmi i politikës shqiptare ka theksuar shpresat e zgjidhjes së çështjes kombëtare si kërkesa e shumicës së shqiptarëve, por dhe kundërshtimin brenda e jashtë vendit të politikave apo individëve që ose janë përgjegjës për këtë situatë të kombit tonë, ose bashkimi kombëtar kërcënon interesat e tyre personale politike apo të natyrave të tjera. Bujë, pa dyshim, ka bërë artikulimi apo rikthimi i Berishës te politika nacionaliste, një karakteristikë dalluese kjo e së djathtës historike që nga 1912-a e deri më sot. Berisha është cilësuar shumë herë si nacionalist nga kundërshtarët politikë, edhe pse nacionalizmi i tij i mëparshëm kishte të bënte më shumë me retorikën politike sesa me aksionin apo programin e tij politik. Dua të kujtoj akuzën “nacionalist” që kundërshtarët e tij brenda dhe jashtë vendit gjatë kohës kur ishte President për shkak të qëndrimit të tij ndaj Kosovës dhe zhvillimeve atje. Përgjigjja e tij “një komb, një qëndrim”, e përsëritur pothuaj pas pyetjeve gjithashtu të përsëritura të politikanëve, diplomatëve apo gazetarëve të huaj se cili do të ishte qëndrimi i Shqipërisë ndaj një konflikti të mundshëm në Kosovë ka rezultuar më korrektja, më e sakta më e vërteta, edhe pse është përdoruar, jo pa sukses, si argument e akuzë e fortë kundër tij nga kundërshtarët ish-komunistë dhe të tjerë, sidomos në raport me partnerët ndërkombëtarë. Berisha e humbi referendumin për Kushtetutën në vitin 1994 për shkak se kundërshtarët e tij anatemuan frymën patriotike të saj, që prekte e pengonte shumë interesa e projekte të politikave e qarqeve antishqiptare në rajon. Me pak fjalë, nacionalizmi i z. Berisha nuk është një risi, ndërkohë që e kundërta, ajo politikë apo retorikë politike që ai ka manifestuar pas rikthimit në pushtet që

nga viti 2005 e deri para pak kohëve, është parë si një tjetërsim i sforcuar i karakterit politik të tij. Gjithsesi, te politika apo retorika nacionaliste është rikthyer e gjithë politika shqiptare, dhe një ndikim të veçantë në bilancin që ne i bëmë një shekulli pavarësie zënë politikanet dhe figurat e tjera nacionaliste, respekti dhe nderimi për të cilët u manifestua me bujë nga shumica e shqiptarëve kudo që ndodhen. Politikanët tanë, përfshirë edhe internacionalistët komunistë apo zgjatimet e tyre aktuale politike, panë se në histori mund të ngelesh i nderuar e i respektuar po deshe e punove për këtë vend popull e komb, lirinë dhe prosperitetin e tyre. Panë gjithashtu se liria dhe interesat nacionale janë përparësia jonë mbarëkombëtare, njëherazi edhe orientimi elektoral i tyre, që natyrisht do të shkojë drejt atyre politikave që do të kenë si projekt e synim pikërisht këtë frymë. Politikanët tanë aktualë panë me sytë e tyre rikthimin me lavdi në historinë e vendit të figurave nacionaliste të këtij shekulli pavarësie, që edhe pse për 50 vjet u denigruan dhe u përbaltën nga politika dhe propaganda e regjimit antikombëtar të E. Hoxhës, u rikthyen në panteonin e historisë, ndërkohë që panë fundin e ndyrë të atyre që punuan kundër kombit, të cilëve as pushteti i gjatë e as pasuritë e mëdha të grabitura nuk mundën t’i pastronin dot nga turpi me të cilin i ka mbuluar e po i mbulon historia. Këto, por, siç thashë dhe më lart, edhe kushtet e reja gjeopolitike dhe pozita shumë e konsoliduar e shqiptarëve në rajon janë kushte që çojnë në një politikë të tillë të konsoliduar si nacionaliste, por që në fakt është një ide, përpjekje e ndoshta edhe projekt për të zgjidhur çështjen tonë kombëtare. Përmendja e disa pikave historike të kufirit etnik “nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë” apo faktin se Shqipëria etnike është 67 mijë km katrorë janë një realitet që ngjan si nacionalizëm vetëm po ta krahasosh me politikën dhe retorikën e diktatorit Hoxha sipas konceptit komunist “vëllezërit nga Kina dhe miqtë nga Kosova”, në çdo rrethanë tjetër kjo është një deklaratë sa normale aq dhe korrekte në të gjitha kuptimet e saj. I vetmi përcaktim i kësaj risie në zhvillimet apo retorikën politike shqiptare mund të jetë kthimi në realitet apo me këmbë në tokë i një pjese të politikës serioze shqiptare. S’ka dyshim se bashkimi kombëtar është sfida shqiptare e shekullit të ri të pavarësisë dhe duket se edhe koha punon për këtë. Shteti shqiptar, apo Shqipëria politike, siç quhet ndryshe, nuk është produkt i dëshirës, projektit dhe sakrificave sublime të mijëra burrave e grave të këtij kombi në luftë për të drejtat e tyre kombëtare, por produkt i një marrëveshjeje të fuqive të mëdha, që ka skaduar si politikisht, ashtu edhe juridikisht. Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nga zgjedha serbe nuk kishin parasysh këtë shtet e flamur që i ka imponuar bashkësia kombëtare, por bashkimin me Shqipërinë mëmë. Shqiptarët në Maqedoni janë jashtë shtetit amë për të njëjtën arsye. Krahinat shqiptare të Malit të Zi iu aneksuan këtij shteti jo vetëm me marrëveshjen, por dhe me dhunën e fuqive të mëdha, që dërguan ushtritë e tyre në Ulqin për të konkretizuar robërinë që politikanët e tyre e kishin vendosur pa i pyetur fare shqiptarët. Çamët nuk u masakruan e u dëbuan me dëshirën e tyre nga trojet historike në Çamëri, por u detyruan ta bënin këtë të detyruar nga politikat e gjenocidit dhe të spastrimit etnik të zbatuara nga shteti grek nën hundën e fuqive të mëdha në fund të Luftës së

Dytë Botërore. Me pak fjalë, kjo situatë etnike aspak normale e shqiptarëve nuk është një vullnet i tyre, por një imponim i dhunshëm e i përgjakshëm nga faktorë të jashtëm, sa të paarsyeshëm aq dhe armiqësorë. Me gjithë rritjen e të drejtave nacionale të shqiptarëve në rajon, pozita e tyre mbetet ende e paplotësuar, një problem i madh si për ata, ashtu dhe për stabilitetin e paqen në rajon. Për shumë arsye çështja çame mbetet problemi më i pazgjidhur e më akut i çështjes kombëtare. Ky problem është rënduar edhe ai pasojë e politikës antikombëtare të qeverisë komuniste të Hoxhës, që nuk lejoi kthimin e refugjatëve çamë pas mbarimit të luftës civile në Greqi, duke ndihmuar kështu në mënyrë direkte spastrimin etnik të Çamërisë. Natyrisht që zgjidhja e kësaj çështjeje nuk është e pamundur. Së pari duhet projekti e pastaj modalitetet. E drejta ndërkombëtare favorizon në tërësinë e saj zgjidhjen paqësore të kësaj çështjeje. Edhe kombe të qytetëruara kërkojnë sot ndryshime të karakterit etnik. Belgjika, ku ndodhet edhe selia qendrore e BE-së, ka disa vjet në krizë politike për shkak të përpjekjeve të flamandëve për pavarësi nacionale; më parë çekët dhe sllovakët e shtrënguar të jetojnë bashkë u ndanë në dy shtete; Skocia së fundi ka fituar të drejtën e referendumit për shkëputje nga Britania e Madhe etj. Siç shihet, ndryshimet mbi baza etnike janë një gjë e zakonshme edhe për Europën e qytetëruar, gjë që e legjitimon plotësisht përpjekjen tonë. Por çështja çame ka më shumë se kushdo tjetër ngjashmëri me çështjen sioniste apo shtetin e Izraelit. Hebrenjtë arritën të riktheheshin në tokën e tyre e të krijonin shtetin e tyre pas më shumë se 2000 vjet largimi nga atje. Kështu që 60 vjet nga spastrimi etnik i Çamërisë janë një fraksion sekonde në histori, po ta krahasosh me 2000 vjetët që iu deshën hebrenjve për t’u rikthyer në dheun e të parëve. Pra, asgjë nuk është dhe nuk duhet trajtuar si e pamundur. E rëndësishme është krijimi i idesë dhe i projektit të bashkimit e sidomos unifikimit mbarëkombëtar të tij. Duket se strukturat politike e kanë kapur momentin, tani pritet vetëm konkretizimi i politikave që do të na çojnë drejt zgjidhjes së këtij problemi jetik për kombin. Na duhet të presim, por besoj se angazhimi i politikave dhe politikanëve seriozë, si rasti i Berishës, na bën të besojmë në një sukses relativisht të shpejtë. Ajo që më ka bërë përshtypje në ketë artikulim nacionalist të politikës janë reagimet e disa medieve shqiptare kundër këtij zhvillimi. Kam parë reagime që edhe mediet greke e serbe do ta kishin të vështirë t’i botonin. Ide, terma e frazeologji të denja vetëm për bashkim-vëllazërim me Jugosllavinë apo “Dy popuj miq” të E. Hoxhës janë rikthyer si argumente kundër Berishës, si dikur kundër Mithat Frashërit apo Abaz Kupit, që u shpallën zyrtarisht tradhtarë e armiq pse donin e punonin për Shqipërinë etnike, këtë që Berisha apo politikanë të tjerë po e bëjnë sot. Dhe kjo është një arsye tjetër për të sqaruar edhe një herë historinë. Cilët janë armiq, tradhtarë e kolaboracionistë, ata që në aleanca me shtete që sot janë anëtare të NATO-s dhe të BEsë donin të bënin Shqipërinë e madhe, apo ata që në shërbim të Serbisë e Rusisë morën pjesë në masakrat ndaj shpatarëve dhe, sipas z. Berisha, nga Preveza në Preshevë? Duket se brezi i ri i shqiptarëve jo vetëm do të ketë mundësinë ta lexojë mirë historinë, por dhe të shohë të realizuar ëndrrën e patriotëve nacionalistë nga Ismail bej Vlora tek Adem Jashari e të tjerë.


12

« zodiak

Dashi

Në planin sentimental do keni ndryshime mjaft pozitive ju që jeni në një lidhje. Lidhja do stabilizohet dhe komunikimi do të shtohet. Pavarësisht se do jeni shumë të zënë, do e gjei kohën që t’ia kushtoni të dashurit të zemrës. Venusi do ndezë dritën jeshile për beqarët. Më në fund do keni takimin e shumëpritur dhe jeta juaj do bëhet harmonike. Me financat duhet të tregoheni të matur që të mos e boshatisni buxhetin. Mos bëni shpenzime të tepruara. Shëndeti në përgjithësi nuk do jetë aspak problematik. Në punë do e admirojnë dinamizmin dhe energjinë që keni. Po vazhduat kështu do arrini sukses të madh. Familja do jetë e qetë.

E hënë 3 dhjetor 2012 •

horoskopi javor

Akrepi

Marrëdhënia me partnerin do të përmirësohet këtë javë. Joshja do japë rezultatet e veta. Beqarët në përgjithësi duan të provojnë disa dashuri, por të premten do ndodhë diçka që do t’i bëjë të ndryshojnë mendim. Këtë javë nuk do keni asnjë ndikim nga planetet dhe do mund të menaxhoni më mirë financat tuaj. Shëndeti mund të ketë disa probleme. Bëni kujdes me ushqimin dhe gjumin. Nëse do merrni pjesë nëpër konkurse, provime apo promovime do keni shumë sukses. Ata që punojnë në organizata ndërkombëtare apo në tregti do kenë më shumë fat. Planetet do ju ndihmojnë që gjithçka të shkojë mirë në marrëdhëniet me familjarët.

Demi

Keqkuptimet me partnerin do të zhduken dhe ju do filloni t’i njiheni me disa nga cilësitë e tij. Beqarët do kenë takime të reja, por nuk do ketë asgjë të jashtëzakonshme. Në çështjen financiare do keni shumë fat këtë javë. Tregohuni të kujdesshëm dhe ekonomia juaj do të përmirësohet ndjeshëm. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Edhe nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike do keni përmirësime. Jeta profesionale do shkojë më së miri. Mos u habisni nga një ndryshim i menjëhershëm, ky do jetë një rast nga i cili duhet të përfitoni. Në familje mund të keni disa probleme. Flisni sa më shumë dhe sqarojini gjërat.

Shigjetari

Grindjet ndërmjet jush dhe partnerit tuaj do jenë të shpeshta gjatë kësaj jave. Mos e teproni me asgjë dhe mundohuni që të dy të qetësoheni. Beqarët kësaj here do kenë të gjitha kushtet e nevojshme për të takuar dashurinë ideale. Përfitoni! Nuk do tregoheni të matur me shpenzimet kësaj here. Bëni kujdes sepse gabimi më i vogël mund t’i përkeqësojë shumë gjërat. Rezistenca fizike do jetë e mirë. Me ndihmën e Plutonit do i kaloni edhe problemet që keni hasur kohët e fundit. Në planin profesional nuk do shkojë çdo gjë ashtu si e prisnit. Do jeni pak të çorientuar dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Hidhini hapat një nga një! Edhe në familje do keni disa probleme.

Binjakët

Pasioni në çift do të rindizet gjatë kësaj jave dhe ju do ndiheni si mbi re. Edhe ata që kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje kohët e fundit do i zgjidhin dhe do rivendosin komunikimin. Beqarët duhet t’i shprehin ato që ndjejnë për dikë vetëm kur të jenë të sigurt që edhe ai i pëlqen. Mos hidhni asnjë hap më parë. Do ju duhet të bëni disa shpenzime urgjente ose disa miq do ju kërkojnë hua. Për këtë arsye financat do të dobësohen paksa. Shëndeti nuk do jetë ashtu si e prisnit. Një pjesë do kenë probleme me mëlçinë. Kudjes me ushqimet që do konsumoni. Në punë ka ardhur koha që edhe ju të shfrytëzoni autoritetin që keni. Në të njëjtën kohë do filloni një projekt të rëndësishëm. Jeta familjare do jetë më e mirë sesa ju e prisnit.

Bricjapi

Gaforrja

Këtë javë duhet të qëndroni sa me afër partnerit dhe ta dëgjoni me kujdes. Nëse doni që gjithçka të shkojë mirë duhet të jeni bashkëpunues. Beqarët do të kenë shumë fat. Disa do mendojnë edhe martesën. Mendoni me kujdes dhe do rrethoheni nga lumturia. Financat do jenë të mira, por nëse do bëni një investim duhet të mendoheni mirë. Mos shpenzoni shumë. Përsa i përket shëndetit do jeni më pak dinamikë por më të qetë. Në profesion do keni mbështetjen e planeteve të fatit dhe suksesit. Duhet të përfitoni sa më shumë për të ecur para në karrierë. Disa do mundohen të zgjerojnë familjen, disa të tjerë do kujdesen më shumë për fëmijët.

Luani

Ambienti yjor do favorizojë dashurinë e çifteve. Do jeni edhe më sensuale dhe pasionantë gjatë kësaj periudhe si dhe do merrni vendime të rëndësishme. Beqarët nuk duhet të tentojnë të joshin persona që kanë një lidhje sepse do vujnë vetë dhe do ju prishin punë të tjerëve. Financat do jenë të mira. Është momenti ideal për të kryer investime dhe për të rritur kapitalin. Ditët e para të javës nuk do jeni mirë me shëndet dhe do ndiheni të lodhur. Qetësohuni dhe relaksohuni. Në punë do tregoheni diplomatë dhe profesionistë. Ka mundësi që disa miq të ngushtë t’ju kërkojnë disa këshilla. Mos nguroni t’ua jepni. Në familje situata do jetë mjaft e qetë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj jave do përjetoni një ndjenjë pasigurie në jetën në çift. Nëse kjo lidhje nuk ju jep kënaqësinë që prisni është më mirë t’i jepni fund njëherë e përgjithmonë. Beqarët nga ana tjetër jo vetëm që do kenë takime, por do jenë edhe pasionantë. Për financat do shqetësoheni sepse ato nuk do jenë në gjendje të mirë. Merrni sa më shpejt masa dhe kërkoni ndihmën e një miku. Do ndiheni të lodhur këtë javë. Ushqehuni më mirë dhe mos harroni në asnjë moment lëngjet, por pa

më të dhe të bashkëpunoni. Javë plot diell për beqarët. Ka mundësi të nisni një lidhje të nxehtë dhe pasionante. Kudjes me financat. Saturni do sjellë vështirësi në menaxhimin e tyre dhe nuk do dini çfarë të bëni. Më në fund shëndeti do jetë më i mirë. Do e kaloni edhe gripin dhe do ndiheni më në formë. Gjithsesi ruajeni veten nga i ftohti. Marsi do ju bëjë më ambiciozë në punë. Do bëni gjithçka për të arritur atje ku dëshironi. Dikush do ju japë një mbështetje të madhe. Marrëdhënia me familjarët do jetë më e mirë dhe klima do të ngrohet.

shumë sheqer. Në planin profesional do ju jepen mundësi të mira për të ecur para. Përfitoni sa të mundni dhe do ju përgëzojnë të gjithë. Në familje duhet të tregoheni pak më tolerantë.

Peshorja

Mos u tergoni gjithë kohës dyshues me partnerin tuaj sepse ka shumë mundësi ta lëndoni gjatë kësaj jave. Mundohuni të flisni qetësisht

Sipas të gjitha parashikimeve, jeta në çift gjatë kësaj jave do shkojë më së miri. Do jeni plot gëzim dhe eufori. Beqarët do kenë më shumë se kurrë nevojë të krijojnë një lidhje e më vonë një familje. Përfitoni nga ftesat që do ju bëhen sot sepse personat do jenë mjaft interesante. Financat do të rriten ndjeshëm dhe disa mund të përfitojnë ndonjë trashëgimi të majme. Shëndeti do ketë probleme. Ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike mund të kenë shqetësime. Flisni me mjekët pa pritur shumë. Në punë do tregoheni elokuentë dhe nuk do druheni të përballeni me sfida të reja. Nëse jeni të vendosur do ia dilni! Situata në familje do jetë e tensionuar.

Ujori

Me Venusin në anën tuaj, do i jepni më shumë rëndësi jetës sentimentale. Mos u tregoni shumë kërkues dhe toleroni. Ka shumë gjasa që bashkëpunimi të rritet ndërmjet jush. Beqarët do jenë të pavendosur dhe tek secili që do takojnë do gjejnë nga një të metë. Më mirë mos filloni asnjë angazhim. Në planin financiar mund të kaloni ndonjë mini-krizë. Merrni masa që ta rregulloni sa më shpejt situatën. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Hera herës do ndiheni të lodhur e pa fuqi. Mos e lini pas dore ushqimin edhe pse është vapë. Në punë jepni sa më shumë të mundni nga vetja. Nëse arrini suksesin e pritur do e siguroni edhe të ardhmen. Marrëdhënia me familjarët do jetë e shkëlqyer.

Peshqit

Do keni më tepër kurajë gjatë kësaj jave për t’u përballur me problemet që keni në çift dhe do ia dilni mbanë. Edhe partneri do tregohet i gatshëm të bashkëpunojë. Beqarët do fillojnë aventura të këndshme, të cilat përveçse emocionuese mund të jenë edhe afatgjata. Tregohuni të kursyer dhe të matur me shpenzimet. Mos jepni as hua nëse ju kërkohet sepse situata nuk do jetë aspak pozitive. Shëndeti nuk do ketë asnjë problem. Merruni pak më tepër me sport dhe ecni më këmbë. Në punë do filloni të konkretizoni disa projekte të menduara prej kohësh. Disa kolegë do mundohen t’ju pengojnë, por nuk do ia dalin dot. Në familjen tuaj do mbizotërojë qetësia dhe harmonia.


bota

»

• E hënë 3 dhjetor 2012

s p e c i a l e

13

gossip Amerika, shndërrimi i emigrantëve prej 1800

»16-17

Republikanët pas furtunës në kërkim të strategjisë

»15

Merkel: Shpëtimi i Greqisë në interesin tonë

»14

Më shumë legjenda

greke Kalimi i kufirit

K

ur eurozona shpëtoi Greqinë në vitin 2010, Gjermania këmbënguli që të përfshihej edhe FMN. Disa u shqetësuan për lejimin e institucionit me qendër në Uashington, që të fuste hundët në Evropë. Por Gjermania e donte FMN si një përforcues të jashtëm, për t’i imponuar rreptësi jo vetëm Greqisë, por edhe Komisionit Evropian zemërbutë. Më shumë se dy vjet më vonë, përforcuesi i jashtëm ka qenë ndihmësi kryesor i Greqisë në disa raste. Ai është përpjekur të lehtësojë ritmin e reformave. Dhe ka qenë në kundërshtim me Gjermaninë për diçka deri tani të pamendueshme: nevojën për të eleminuar disa prej miliardave që Greqia i ka ende borxh. Në një seri mbledhjesh netëve të vona në Bruksel, Christine Lagarde, shefja e FMN-së ka injektuar një farë mendimi praktik në shpëtimin më të fundit të Greqisë, që u finalizua këtë javë. Greqisë i është dhënë më shumë kohë për të kapur objektivat buxhetorë, dhe kushtet e huave të eurozonës janë lehtësuar. Pavarësisht gjithë dyshimeve nëse shifrat më të fundit përputhen, diçka e rëndësishme ka ndodhur: eurozona ka kuptuar tashmë se Greqia nuk mund të mbajë barrën e borxhit të vet, dhe që kreditorët duhet të marrin përsipër humbje. Nuk ishte menduar kështu. Përfshirja e eksperiencës së FMN kish për qëllim të ruante miliardat e taksapaguesve gjermanë. Angela Merkel, Kancelarja gjermane, ankohej se vende të tjera evropianë që janë në telashe do të zhbindeshin që të kërkonin paketa shpëtimi sepse do të shihnin që “rruga e ndjekur nga Greqia me FMN nuk është e lehtë”. Por kriza u

përkeqësua (Qipro pritet të bëhet vendi i katërt që merr një paketë shpëtimi) dhe Bankës Qendrore Evropiane i është dashur të ndërhyjë. Më 28 nëntor Komisioni Evropian propozoi një plan hap-pas-hapi për të ndrequr problemet e euros. Ai përfshin një buxhet embrional të eurozonës në 18 muajt e ardhshëm, si dhe një bashkim të borxhit të eurozonës në 5 vitet e ardhshëm. Në terma afatgjatë, ai kërkon një bashkim ekonomik dhe monetar “të thellë dhe të vërtetë”, me një buxhet të eurozonës të financuar nga taksat e veta dhe eurobonot e përbashkëta. Gjithë kjo do të kërkojë kohë dhe ndryshime të vështira në traktate. Megjithatë, kriza fillestare dhe e pambarimtë në Greqi po e dëmton euron tani. Pjesa më e madhe e fajit u shkon politikanëve të Greqisë. Por edhe eurozona ka bërë gabime, përfshirë një dështim për të pranar se Greqia kish falimentuar. Kjo bëri që Greqia të shtyhej drejt masave të shtrëngimit që ishin shumë të forta dhe që nxisnin edhe më shumë depresion. Dhe udhëheqësit e eurozonës u futën në një ngatërresë të kushtueshme mbi borxhin e madh të Greqisë. Kur u kërkuan shkurtime edhe nga mbajtësit privatë të bonove, atëherë eurozona u zhyt më keq, në të dy anët. Një pjesë e madhe e dobisë u humb për arsye se një pjesë e madhe e borxhit ishte shkarkuar tek huadhënësit zyrtarë; dhe kriza u përhap në të gjithë periferinë. Tani, kredidhënësit e Evropës duhet të përballen me pyetjen: Ç’pjesë e borxhit grek tani duhet të anulohet? FMN ka qenë herë pas here pjesë e këtij konfuzioni, sidomos Dominique Strauss-Kahn (përpara se të largohej prej skandalit seksual), i cili u bind që të vazh-

donte me sajesën që Greqia kishte aftësi paguese. Me zonjën Lagarde është bërë më e qartë. Ndonëse aspak popullor në Greqi, FMN ka folur gjithnjë e më qartë për dëmet e masave të tepruara shtrënguese. Beteja më e vështirë për FMN ka qenë që të bindë Gjermaninë dhe të tjerët se Greqia nuk mund të shlyejë paratë që ka borxh. Njohja e qëndrueshmërisë së borxhit është një shkencë joekzakte. Pragu që iu vu Greqisë vitin që kaloi, që borxhi të binte në 120% të GDP deri në vitin 2020, u përcaktua prej politikës. FMN mendon që është ende shumë i lartë si objektiv. Në çdo rast, borxhi i Greqisë tani parashikohet të jetë 144% deri në vitin 2020. Lagarde e bëri të qartë se, nëse borxhi i Greqisë nuk ulet, FMN nuk do të japë më para hua. Gjermania u përgjigj se çdo lloj shkurtimi do të ishte i paligjshëm. Një pjesë e parave mund të gjenden nga fitimet që Banka Qendrore Evropiane ka bërë duke blerë bono greke, thanë ministrat e eurozonës. Ndoshta afati përfundimtar mund të shtyhet në 2022. Ndoshta Greqia mund të përdorë paratë e paketës së shpëtimit për të riblerë bono me çmime më të ulur. Po një premtim për t’u marrë me borxhin në të ardhmen? Megjithatë, Lagarde qëndroi në pozicionin e saj dhe kërkoi veprim të menjëhershëm. Kompromisi ishte një angazhim për të ulur borxhin e Greqisë në 124% të GDP deri në 2020 dhe të ulet shumë poshtë 110% të GDP dy vjet më vonë. Norma e interesit e Greqisë u ul me 1 për qind, maturimet u dyfishuan në 30 vjet dhe pagesat e nteresit u shtynë me 10 vjet. Dhe pati edhe një premtim për të bërë më shumë nëse është e nevojshme.

Gjithësesi, ky nuk është eleminimi i qartë i borxheve që kërkonte FMN. Por, në formë të fshehur, çon tek diçka e ngjashme: kredidhënësit e kanë pranuar që duhet të pësojnë humbje për të mbajtur Greqinë brenda. “Vija e kufirit është kaluar. Greqia nuk do të largohet nga Euro dhe mund të festojë”, thotë një veteran. Rikthimi i besimit tek e ardhmja e Greqisë është jetësor për rimëkëmbjen e saj. Ministrat në Athinë thonë se më në fund kanë një shans për të kaluar pritshmëritë. Por duhet bërë kujdes. Ekonomia greke është ende në tkurrje, Greqia përballet me disa vite shkurtimesh shpenzimesh që nuk janë aspak popullore. Reformat strukturore kanë qenë të ngadalta; privatizimet pothuajse joekzistentë. Politika greke mbetet e brishtë. Është e kuptushme që Gjermania dëshiron të mbajë lartë trysninë. Ajo nuk do që të bëjë shumë para zgjedhjeve të saj vjeshtën e ardhshme, dhe do të hezitojë për eleminim borxhesh edhe pas tyre. Por Italia dhe Spanja janë mes atyre vendeve që tani japin hua para Greqisë më lirë nga sa mund të marrin hua. Edhe Gjermanisë do i duhet të marrë një pjesë të dhimbjes. Teksa përgatiten të debatojnë të ardhmen e eurozonës në samitin e ardhshëm më 13 dhe 14 dhjetor, udhëheqësit duhet të nxjerrin një mësim nga rrëmuja e trishtë e Greqisë. Shtyrja në kohë e të pashmangshmes vetëm sa e bën atë më të dhimbshme dhe më të kushtueshme.


14

« bota

E hënë 3 dhjetor 2012 •

MERKEL

“Shpëtimi i Greqisë në interesin tonë”

OECD: Kriza do zgjasë

“Ngadalësim i papritur”, “veçanërisht i plogët”, “me vështirësi” fjalë, me të cilat e përshkruan perspektivën ekonomike për dy vitet e ardhshme Eckhard Wurzel, ekonomist i rangut të lartë i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim OECD. Ato nuk mund të jenë më negative se kaq. Pas pesë vjetësh krize dhe uljengjitjesh të vazhdueshme në kurbën koniunkturore rritja ekonomike botërore po dobësohet sërish. Mirëpo, thotë Wurzel, kjo nuk është dukuri e re. Kjo ka të bëjë në njëfarë mase me recesionin e mëparshëm. “Kur keni recesion, i cili është i lidhur me krizë financiare, atëherë rimëkëmbja është më e ngadalshme”. Së dyti, kohët e fundit ka pasur impulse shumë më të dobëta të rritjes ekonomike nga jashtë OECDsë, “se ç’kemi parë para një ose dy vjetësh dhe natyrisht edhe më parë”. Kina, India, por edhe vende të tjera rriten më ngadalë dhe kriza e huave në Evropë bën efektin e vet për ta frenuar ekonominë botërore. Me gjithë masat e marra në vendet e eurozonës në këtë fakt deri tani nuk ka ndryshuar gjë. Madje Wurzel shkon deri atje sa ta cilësojë krizën e euros si “kërcënimin më të madh për koniunkturën botërore”. Veçanërisht negativ është efekti i humbjes së besimit, i cili frenon investimet, por edhe konsumin. Sipas Wurzelit, eurozona do të mbetet deri vonë vitin e ardhshëm në ose pranë recesionit. Për 2013-n OECD-ja parashikon një rënie të fuqisë ekonomike me 0,1 për qind, pas një tkurrjeje sivjet ,e 0,4 për qind. Vetëm në 2014 do të ketë (sipas tij) sërish një rritje me 1,3 për qind. Tek zhvillimi negativ nuk ka mundur të ndryshojë gjë as zhvillimi pjesërisht pozitiv në tregjet financiare, sepse (thotë ekonomisti i OECD-së) ka dallime të mëdha në zonën e euros: “Disa vende kanë norma shumë të larta interesi dhe në këto vende ka një dinamikë shumë të pafavorshme të huave me pasoja te ekonomia reale”.

Kancelarja Merkel, shpëtimi i Greqisë, rëndon për herë të parë në bilancin gjerman. Fitimet e Bundesbank do të transferohen në Athinë dhe ndihet njëkohësisht edhe reduktimi artificial i normave të interesit për grekët. A vazhdoni të jeni e bindur se ky vend do të paguajë deri në qindarkën e fundit borxhet e tij, siç jua premtoi kreu i qeverisë greke, Samaras gjatë vizitës së tij në Berlin? Pikësëpari, Gjermania ashtu si vendet e tjera të euros kanë vendosur të ndihmojnë Greqinë sa i përket krediteve të saj. Qytetarët do ta kuptojnë, në fakt askush nuk nxjerr më shumë avantazh nga Evropa se sa ne gjermanët. Megjithatë, nuk është e nevojshme që të bëhemi edhe përfitues prej krizës, nëse mund ta shmangim në situatën aktuale. Praktikisht Greqia tani është duke kryer reforma të mëdha. Sa u përket fitimeve të Bundesbank, vetëm fjalë vetëm për ato indirekte. Bëhet fjalë më shumë për të ardhura të Bankës Qendrore Evropiane që vijnë prej shitblerjes së aksioneve greke që më pas transferohen pjesërisht në Bundesbank. Një pjesë do ta vëmë në dispozicion të Athinës, por mbajmë gjithmonë parasysh fjalën që na ka dhënë Kryeministri Samaras që do të vazhdojë të reformojë Greqinë, në mënyrë të tillë që vendi të rishëndoshet, me ndihmën tonë dhe me ndihmën e gjithë Evropës. Buxheti do të ketë nevojë për të ardhmen për një kapitull fiks me titull “Ndihma për Athinën” dhe për sa kohë do të duhet të vazhdojmë të paguajmë këtë kontribut solidariteti për grekët? Angazhimi ynë është në interesin gjerman, duke qenë se të gjithë masat marrin në konsideratë të gjithë eurozonën, duke prekur pra çdo shtet anëtar, edhe Gjermaninë. Kjo nuk ka aspak të bëjë me një kontribut solidariteti. Deri tani kemi marrë nga të ardhurat për ndihma për Greqinë, gjë që në të ardhmen nuk do të ndodhë. Sigurisht që ndiej skepticizmin e shumë qytetarëve, që pjesërisht e kuptoj, duke parë që Greqia në vitet e kaluara ka zhgënjyer shpesh herë partnerët e saj. Shumë premtime të bërë nga udhëheqësit grekë nuk janë mbajtur. Megjithatë, duhet edhe të marrim në konsideratë që, me qeverinë e re të Samaras, shumë gjëra po ndryshojnë praktikisht. Deficiti i buxhetit bie, ashtu si edhe kostot e punës për njësi prodhimi. Në këtë mënyrë

krijohen shanset që dalëngadalë të prodhohet konkurrueshmëri, duke i hapur pra rrugën rritjes ekonomike. Tek qeveria greke perceptoj më në fund një vendosmëri për të ndryshuar radikalisht vendin, dhe për të krijuar struktura moderne – Gjermania do të japë kontributin e saj me këshilla dhe veprime. Për shumicën e grekëve këto transformime sjellin sakrifica të mëdha, mbi të gjitha ata me të ardhura më të ulëta jetojnë momente shumë të vështir��. Dhe duke ditur që ekonomia, siç na ka mësuar Ludvig Erhard, është 50 për qind psikologji, këshilloj me forcë që të mos mendohet në mënyrë të vazhdueshme për dështime dhe skenare tmerri, por të shoqërojmë pozitivisht ndryshimmin e vështirë që po ndodh në Greqi, në mënyrë që në fund të vërtetohen skenarë më të favorshëm. Kancelari i PSD për kancelar, Peer Steinbruck, ju bëri thirrje në Bundestag që të thoni të gjithë të vërtetën për situatën në Greqi dhe për pasojat që ka për Gjermaninë. A mos po u fshihni qytetarëve që në fund fatura që do të paguhet do të jetë e lartë? Kjo është e folura e opozitës. Do të vazhdoj të bëj më të mirën për Gjermaninë dhe Evropën, duke reduktuar sa më shumë pasojat financiare, pa u ekspozuar ndaj risqeve të papranueshëm. Për një “shkurtim”, që FMN e kishte kërkuar që tani, do të rikthehet të flitet në vitin 2013. Doni të prisni rezultatin e zgjedhjeve për Bundestagun? Programi aktual i ndihmave për Greqinë vazhdon deri në vitin 2014, për arritjen e disa objektivave buxhetorë i kemi lejuar dy vite më shumë Greqisë, pra deri në 2016. Nëse një ditë Greqia do të arrijë t’ia dalë mbanë me të ardhurat e saj, pa hyrë në borxhe të rinj, atëherë do të ekzaminojmë dhe vlerësojmë situatën. Kjo nuk do të ndodhë para 2014/2015, nëse gjithçka shkon siç parashikohet. Në vitet e kaluar, a ka pasur momente kur keni menduar: “Nuk mundemi dhe nuk duhet që të shpëtojmë me çdo kusht një vend si Greqia”? Qasja ime është krejt e ndryshme. Për mua ka pasur gjithmonë rëndësi dhe ka rëndësi më shumë se kurrë ajo që është më e mirë për Evropën në tërësi dhe si pasjë edhe për Gjermaninë. Dhe vazhdoj të kërkoj që të arrijmë të gjithë në të njëjtin rezultat: dëshiroj që Greqia të mund të mbetet në eurozonë. Në vitet e kaluar të gjithë

kemi mësuar se si vendet që janë pjesë e një hapësire monetare të përbashkët, prej ku kanë shumë avantazhe, janë njëkohësisht edhe më të pavarur. Dhe kushton jashtëzakonisht shumë

shtrenjtë nëse marrëveshjet e përbashkëta nuk respektohen. Kështu ka qenë një gabim i rëndë që Franca dhe Gjermania nën qeverinë e majtë nuk kanë respektuar kriteret e stabilitetit të Maas-

Punoj me energji maksimale për të mbajtur të qëndrueshme dhe për të forcuar Euron. Në lojë është shumë më tepër se sa thjeshtë valuta jonë. Në lojë është fati historik i Bashkimit Evropian në dekadat e fundit. Unë dua që Evropa, si kontinent në paqe, liri dhe demokraci, të ketë një të ardhme të mirë dhe të mbetet tërheqëse për të gjithë në botë

trihtit. Unë bëj gjithçka që në Evropë të mos rikthehemi më në një situatë të ngjashme. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim përfaqësohet nga kompakti fiskal, me të cilin të gjithë shtetet e euros dhe shtete të ndryshëm që nuk janë pjesë e monedhës së përbashkët kanë përshtatur rregullin e artë gjerman, apo diçka shumë të ngjashme. Në këtë mënyrë kemi tani një mekanizëm stabiliteti të përbashkët që do të na ndihmojë të mbetemi në rrugën kundër hyrjes në borxhe. A e lidhni me krizën e euros fatin tuaj politik, në kuptimin që të mendoni: “Meritoj të rizgjidhem vetëm nëse euro nuk dështon”? Nuk mendoj aspak në terma të tillë, sepse punoj me energji maksimale për të mbajtur të qëndrueshme dhe për të forcuar Euron. Në lojë është shumë më tepër se sa thjeshtë valuta jonë. Në lojë është fati historik i Bashkimit Evropian në dekadat e fundit. Unë dua që Evropa, si kontinent në paqe, liri dhe demokraci, të ketë një të ardhme të mirë dhe të mbetet tërheqëse për të gjithë në botë.


bota • E hënë 3 dhjetor 2012

»

15

P

artia Republikane ka filluar një periudhë vetëanalize pas humbjes së kandidatit republikan, Mitt Romney ndaj Presidentit Barack Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit. Është një moment i frikshëm për çdo politikan: fjalimi i pranimit të humbjes. Dhe republikani Mitt Romney nuk bëri përjashtim natën e zgjedhjeve. “Këto zgjedhje kanë përfunduar, por parimet tona mbijetojnë”. Përkrahësit e zotit Romney u demoralizuan, ndërkohë që republikanët po përpiqen të nxjerrin mësime nga humbja e këtij viti. Mes tyre është edhe guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal. “Ne nuk kemi nevojë të bëjmë kompromis apo të ndryshojmë parimet tona, por në të njëjtën kohë, ne mund të ruajmë respektin për të tjerët”. Guvernatori Jindal është mes atyre njerëzve, të cilët po i bëjnë thirrje partisë që të zbusë retorikën konservatore dhe të përpiqet ta shtrijë mesazhin e vet tek pakicat, gratë dhe votuesit e rinj: grupe që përgjithësisht mbështetën presidentin. Një pikpamje kjo që mbështetet edhe nga ish shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë në administratën Reagan, Ken Duberstein. “Pastërtia nuk është as strategji fushate fituese dhe as strategji qeverisëse. Politika në Amerikë është si një art kompromisi”. Dhe zoti Duberstein thotë se partia e tij duhet të jetë më shumë përfshirëse. “Ne duhet të fillojmë të shëmbim muret dhe pengesat dhe jo t’i ngremë ato. Kjo është ajo që duhet të bëjë Partia Republikane”. Republikanët përballen gjithashtu me sfida të mëdha demografike. Numri i votuesve të bardhë është në rënie, ndërsa numri i votuesve hispanikë është në rritje, thotë historiani i Universitetit të Kalifornisë, Matthew Dallek. “Partia Republikane nuk mund të jetë thjeshtë partia e meshkujve të bardhë e protestantë. Republikanët duhet të tërheqin afrikano-amerikanët, hispaniko-amerikanët, si dhe gratë dhe votuesit e rinj”. Disa republikanë, mes tyre edhe Senatori i Arizonës, Jon Kyl, po përpiqen të tërheqin votuesit hispanikë me propozime për reforma të imigracionit, që synojnë të ofrojnë status të ligjshëm për të rinjtë. “Për shumë njerëz që do të marrin pjesë në këtë program, ata do të kenë mundësinë e një rruge të mirë drejt qytetarisë amerikane, nëse e dëshirojnë një gjë të tillë”. Partia Republikane duhet gjithashtu të zbusë tonin, thotë analisti i Institutit Brookings, Thomas Mann. “Të jesh konservator është normale, por jo të jesh dogmatik ose ideolog fanatik. Republikanëve do t’u duhet të operojnë brenda kornizave të zakonshme të politikës amerikane dhe do të jetë një skenë mahnitëse të shikosh se si do t’u përshtaten ata sfidave të tyre afatgjatë”. Analistët parashikojnë shumë debate për një parti, që mezi pret të vazhojë zbatimin e objektivave të saj pas hum-

SHBA / REPUBLIKANËT Pas “furtunës”, në kërkim të strategjisë

bjes më të fundit në zgjedhje. Ndërkohë, duke vazhduar një traditë të vjetër amerikane, Presidenti Obama priti dje në Shtëpinë e Bardhë rivalin e tij republikan, Mitt Romney për një drekë private dhe pa komente për gazetarët. SHBA, përpjekje për të shmangur katastrofën Presidenti amerikan Barak Obama ka kërkuar autoritet të ri për të përcaktuar një kufi tjetër të huamarrjes në vend, duke shtuar një element të ri në debatin e këtij fund-viti mbi shpenzimet qeveritare dhe politikat tatimore. Shtetet e

Bashkuara përsëri po i afrohen kufirit ligjor të huamarrjes, që tani është i vendosur në rreth 16.4 trilionë dollarë. Ky kufi mund të arrihet në fillim të vitit 2013, dhe pa autorizimin e mëtejshëm të kongresit, Shtetet e Bashkuara nuk mund të shesin më shumë bono qeveritare të thesarit për të financuar operacionet e qeverisë. Presidenti i sapo rizgjedhur i Partisë Demokratike po kërkon autoritet për rritjen e tavanit të borxhit, në kuadër të thirrjeve të tij për të ngritur taksat gjatë dekadës së ardhshme me një vlerë prej 1.6 trilionë dollarësh që eventu-

alisht do të shkurtojë borxhin e vendit. Por kundërshtarët e tij republikanë në Kongres nuk janë të gatshëm t’i japin atij kompetenca të reja për ngritjen e tavanit të borxhit dhe rritjen e taksave. Ata po bëjnë thirrje për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare në nivel të barabartë me çdo rritje të tavanit të borxhit dhe duan të kenë kontroll mbi përcaktimin e kufirit të borxhit. Po zhvillohen një sërë aktivitetesh për të shpjeguar strategjinë e tij për shmangien e 600 miliardë dollarëve shkurtime shpenzimesh dhe rritje taksash që hyjnë në fuqi

më 1 janar nëse nuk arrihet një marrëveshje. Republikanët në Kongres thonë se nuk ka pasur shumë sukses në zgjidhjen e një bllokimi politik për të shmangur të ashtuquajturën “katastrofë financiare”. Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner tha se ishte “i zhgënjyer” pasi bisedoi me presidentin të mërkurën dhe pas një takimi me Sekretarin e Thesarit Timothy Geithner dje. “Para dy javësh, patëm një bisedë shumë produktive në Shtëpinë e Bardhë. Bazuar nga informacioni që kemi, do të thoja dy gjëra: së pari, pavarësisht nga pretendimet se Presidenti Obama mbështet një qëndrim të balancuar, demokratët ende nuk po merren seriozisht me shkurtimet e shpenzimeve. Dhe së dyti, nuk është bërë ndonjë përparim i dukshëm në bisedimet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Dhomës së Përfaqësuesve gjatë dy javëve të fundit”. Zoti Boehner, udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve që është nën kontrollin republikan, e kritikoi Presidentin për organizimin e takimeve me taksapagues që mbështesin

thirrjen e tij për eleminimin e shkurtimit të taksave për amerikanët më të pasur. Por kreu shumicës demokrate në Senat, Harry Reid, thotë se ata ende po presin për një ofertë serioze nga republikanët. “Republikanët e dinë qëndrimin tonë. Ne e kemi përsëritur shpesh herë. Presidenti tha të njëjtën gjë. Kanë kaluar dy javë që kur u takuam në Shtëpinë e Bardhë. Ende jemi në pritje të një oferte serioze nga republikanët”. Ndërkohë, nënpresidenti Joe Biden vizitoi një dyqan me shitje me shumicë dje në Uashington ku tha se ekonomia po rritet dhe se nuk duhet bërë asgjë që do ta frenonte atë rritje. “Hidhini sytë përreth. Besimi i konsumatorëve po rritet dhe nuk duhet ta bllokojmë tani, duke mos qenë në gjendje të sugjerojmë shkurtime për klasën e mesme”. Shkurtimi i detyruar i shpenzimeve do të ndikonte tek programe të rëndësishme të mbrojtjes dhe të brendshme, ndërsa pyetja që shtrohet për shkurtimin e taksave, është nëse afati i tyre mund të zgjatet deri pas skadimit të 31 dhjetorit.


16

« bota

E hënë 3 dhjetor 2012 •

AMERIKA/ IMIGRACIONI

Sa shumë për në vendin e ëndrrave Q ytetërimi i Amerikës së Veriut është bazuar që në fillimet e tij tek imigrimi. Që në shtatëqindën i dha jetë, në mënyrë të tillë, një eksperimenti të paprecedentë tek kombet evropianë: bashkëjetesën mes popujve me kultura dhe besime fetarë të shumëllojshëm. Megjithatë, përtej imazhit të krijuar e që ka shoqëruar idenë e Amerikës si tokë e shanseve për të gjithë, ekzistenca e të ardhurve të reja u shoqërua, pothuajse gjithmonë, me vuajtje të mëdha dhe diskriminime të rëndë. Ishin këto edhe karakteristikat e të ashtuquajturit “imigrimi i ri”, i cili i nisur në dy dekadat e fundit të tetëqindës, deri në fundin e Luftës së Parë Botërore numëronte 15 milionë të ardhur të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tek shprehja “imigrimi i ri”, në të vërtetë ishte e fortë domethënia negative, dhe kur “të rinjtë” konsidroheshin përgjithësisht shumë më keq se sa “të vjetrit”, apo më saktë imigrimi paraardhës nga ishujt britanikë, nga Skandinavia dhe nga Gjermania. Fluksi i fundit të tetëqindës përbëhej, mbi të gjitha, nga gra dhe burra që vinin nga Evropa lindore (hebrenj dhe polakë) dhe ajo jugore (italianë dhe grekë), shumë të varfër dhe shpesh herë pa asnjë parapërgatitje profesionale paraprake. Shpesh herë niseshin prej dëshpërimit, por edhe përtej oqeanit i priste një jetë shumë e vështirë.

Integrimi i vështirë i hebrejve Pas vrasjes së carit Aleksandri II në 1881, autoritetet rusë dhe Kisha Ortodokse ishin përpjekur të kanalizoni armiqësonë popullore kundër hebrejve, të cilët u bënë viktima të “pogromeve” (trazirat antisemite) dhe ligjeve liberticide (ishte kufizuar lëvizja e tyre, mundësia për të blerë toka, ajo e transferimit nga një qytet në tjetrin). Në këtë kuadër, shumë hebrenj vendosën që të largohen nga perandoria ruse dhe të transferohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpesh herë arrinin në kushte varfërie: në pjesën më të madhe u vendosën në lagjen njujorkeze të Loëer East Side. Ardhja e tyre nuk ishte aspak e mirëpritur, pikësëpari nga hebrenjtë e imigrimeve të mëparshëm: këta kishin arritur një status të lartë social, kultivonin një besim të moderuar dhe ishin integruar me shpejtësi në indet kulturore amerikane, ndërkohë që hebrenjtë e Evropës lindore ishin të gjuhës

Në fundin e tetëqindës, një “imigrim i ri” zbarkoi në Amerikë me shpresën për të gjetur kushte më të mirë jetese në krahasim me ata që kishin lënë pas në Evropë. Në të vërtetë, gjetja vend në shoqërinë amerikane nuk ishte një sipërmarrje e lehtë: të ardhurit e rinj u detyruan që të përballohen me kushte jetese shumë të vështirë, përpara se të fitonin një pozicion

yiddish, u përkisnin rrymave tradicionaliste dhe ortodokse të hebraizmit (mund të kuptohej që nga veshjet e tyre) dhe jo rrallë ishin me një orientim politik socialist: madje konsideroheshin përgjegjës për rritjen e ndjenjave antisemite në SHBA. Pavarësisht paragjykimeve fillestarë, me kalimin e kohës hebrenjtë gjermanë u angazhuan për të ndihmuar të ardhurit e rinj. Këta të fundit, arritën shpesh herë të dilnin nga kushtet e varfërisë duke demonstruar aftësitë e tyre të punës në sektorin e veshjeve, të artizanatit të vogël dhe të shitjeve me pakicë. Ai që i bashkonte grupet e ndryshëm hebrenj, veç të tjerash ishte dhe krenaria që ndiheshin “popull i zgjedhur” dhe, shpesh herë, aspirata për të ndërtuar, një ditë, një popull hebre (ishte ideali i “sionizmit”). Suksesi i imigrantëve të rnj hebrenj, megjithatë, në fund shkaktoi një farë armiqësie nga një pjesë e elitës amerikane, që nuk shihnin pozitivisht forcën në rritje të një grupi etnik kaq shumë të forcuar. Në një skenar të tillë, paragjykimet antisemitë vazhduan të përhapen. U bënë veçanërisht të përhapur mes viteve 1893 dhe 1896, në kulmin e një krize ekonomike që dëmtoi shumë fermerë amerikanë; mes tyre, hebrenjtë u bënë pra simboli i lakmisë dhe parazitizmit. Në planin konkret,

u arrit deri në masa për të penguar lëvizshmërinë e tyre, kur ata synonin që të braktisnin kasollet e tyre, vende ku kishin jetuar në kulmin e vështirësisë së jetesës së tyre në Amerikë. Jo tamam të bardhë Edhe më jomiqësore ishte gjithësesi pritja që iu rezervua imigrantëve nga Evropa jugore, kryesisht italianë dhe grekë. Ishin të bardhë, kjo është e vërtetë, por me një çehre në ngjyrë ulliri, arsye për të cilën konsideroheshin shpesh “jo tamam të bardhë”; ngjyra e tyre konsiderohej “e bardhë e errët”. Në Shtetet e Bashkuara të fundit të tetëqindës paragjykimet racorë nuk ishin aspak të ezauruar; vazhdonin që të aplikoheshin jo vetëm kundrejt minorancave me ngjyrë, por edhe ndaj imigrantëve. Ishte shumë e përhapur ideologjia naziste që lartësonte pastërtinë e amerikanëve anglosaksonë dhe shihte tek të ardhurit e rinj një rrezik të madh: vendi, nga këndvështrimi i të ashtuquajturit nativizëm, rrezikonte që të humbiste vetveten për shkak të këtij “pushtimi” të pakontrolluar. Pra, në një kontekst të tillë, imigrantët e rinj duhej pothuajse të demonstronin “bardhësinë e tyre” për t’u pranuar plotësisht në shoqërinë amerikane. Atyre u kërkohej që të pajtoheshin me sjelljet dhe zakonet anglosaksone, duke lënë mënjan�� kulturat, gjuhët dhe zakonet e tyre. Vetëm kështu do të mund të kapërcenin paragjykimet ndaj tyre dhe të eleminonin dyshimin e përhapur, që vinte

prej ngjyrës së errët, që nuk ishin gra dhe burra “të bardhë siç dhe sa duhet”. Në procesin e integrimit të “neoamerikanëve” një rëndësi të madhe i kushtohej “shkollave publike” (common schools”, të ngritura që në vitin 1830. Imigrantët duhej të rroknin vlerat republikane të vendit, me qëllim që të bëheshin nënshtetas të përsosur ameriknë. Duhej që të çrrënjoseshin natyrisht kulturat

hësimit”, megjithatë, nuk ishte aspak i lehtë për italianët dhe grekët, të larguar nga situata me varfëri të madhe dhe pa asnjë lloj arsimimi apo specializimi. Italianët, në mënyrë të veçantë, filluan të emigrojnë në masë në Shtetet e Bashkuara duke filluar që nga vitet tetëdhjetë të tetëqindës, duke boshatisur në mënyrë progresive vende dhe qyteza të distrikteve ruralë

e trye të origjinës, si dhe të përvetësoheshin, konceptet anglosaksonë të të drejtës dhe qeverisjes popullore, ashtu sikurse dhe etika e punës dhe sakrificës. Mësuesve u kërkohej që të jepnin leksione anglishteje pa thekse, që të mos përmendnin aspak zakonet e vendeve të origjinës së imigrantëve dhe të lartësonin, në leksionet e historisë, festat amerikane dhe origjinat anglisaksone të kombit.

të Apenineve, të Abbruzzos, të Kalabrisë dhe të Sicilisë. Që nga viti 1892, hyrja e tyre në Amerikë rregullohej në qendrën e klasifikimit në Ellis Island, një ishull i vogël në portin e Nju Jorkut. Pasi ekzaminoheshin nga mjekët, mund të shkonin në qytet ku, duke qenë krejtësisht të privuar nga aftësi për punë, ishin të detyruar të pranonin punë nga më poshtërueset. Në përgjithësi, italianët hasnin shumë vështirësi në të kuptuarit e gjuhës angleze. Kishin prirjen të jetonin të gjithë në lagje të mbushura

Jetë e vështirë në Little Italy Ky rrugëtim drejt “bard-

në zona metropolitane që më vonë do të bëheshin të famshme si Little Italies, duke u ndarë më tej në bazë të vendit të prejardhjes dhe duke vazhduar të përdornin mes tyre dialektet e rajoneve të origjinës. Jetonin në pallate banesash me pesë apo gjashtë kate (tenements), tipike të zonave më të varfëra të qyteteve amerikanë, të përbërë nga apartamente të vegjël me pak ndriçim dhe shumë më pak shërbime. Jeta në Little Italies ishte e karakterizuar nga degradimi dhe kriminaliteti i përhapur. Banorët shpesh herë përshkruheshin nga shtypi si persona të dhunshëm, me një prirje të natyrshme drejt keqbërjes, që mbanin gjithmonë me vete thikën. Italianët jugorë konsideroheshin impulsivë, irracionalë me karaktere “negroidë”. Në shtet e jugut, ku nuk mungonin koloni të ndryshme italianësh, këta të fundit socializoheshin shpesh me afroamerikanët, por kjo gjë vetëm sa shkaktonte rritje të paragjykimeve dhe armiqësisë kundrejt tyre. Këta u detyruan që të mbanin distanca nga popullsia me ngjyrë. Pavarësisht kësaj, të dy grupeve iu rezervua njëri prej trajtimeve më mizorë: lancimi. I pari i një italiani ndodhi në Vicksburg, Mississipi në vitin 1886. Në rajonet jugorë të Shteteve të Bashkuara u bënë viktima mes viteve 1880 dhe 1930, 3220 zezakë dhe 723 të bardhë. Mes tyre, një numër i konsiderueshëm italianësh. New Orleans 1891 Pas vrasjes së shefit të policisë së Neë Orleans, D. C. Hennessy në 15 tetor


bota • E hënë 3 dhjetor 2012

»

17

Hordhia, kur “shqiptarët” ishin italianët Italianët, njerëz të zotë, por me kujtesë të keqe. Ne librin e porsadalë të gazetarit te “Corriere della Sera” Gian Antonio Stella ballafaqohen te reja problemet e vjetra të emigrantëve, hordhitë e tyre në Itali, me mburrjen italiane se kur ishin ata emigrantë ishin “ndryshe”. Se i donin më shumë, se ishin më të mirë. Nuk është tamam kështu... Paolo Rumiz

S

1890, hetimet për vrasjen u përqëndruan ekskluzivisht tek italianët, komuniteti i të cilëve në atë qytet numëronte 30 mijë vetë nga një popullsi totale prej 240 mijë banorësh. Aksioni i policisë ishte shumë i përmbledhur: qindra italianë u arrestuan mbi bazën e dyshimeve të thjeshtë dhe jo domosdoshmërish në lidhje me krimin: disa akuzoheshin në terma të përgjithshëm, se i përkisnin mafies dhe botës së malavitës. Jo rrallë pësonin keqtrajtime nga hetues që synonin t’u shkëpusnin me forcë rrëfime. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk kish fare lidhje me atë ngjarje. Një situatë e tillë shtyu ambasadorin italian të protestojë; autritetet e Louisianës iu përgjigjën duke e siguruar që kolonia italiane nuk do të kisha snjë lloj rreziku dhe që do të respektohej në maksimum ligjshmëria. U arrit kështu tek procesi, verdikti i të cilit në mars të 1891, ishte ai i shfajësimit për të gjithë të pandehurit. U manifestua menjëherë indinjata publike; u fol për proces farsë, pati dyshime shumë të fortë, mbi të gjith që juria ishte korruptuar. E gjithë kjo shkakëtoi zemërimin popullor dhe çoi më 14 mars, në lirimin e italianëve që mbaheshin në burgje nga ana e një turme të zemëruar, një prej shpërthimeve më të tmerrshëm të dhunës ksenofobe në historinë e SHBA. Autoritetet publike dhe lokale në të vërtetë ishin bashkëautorë, në mos nxitës të lincimit. 11 italianët që mbetën viktima të furisë popullore nuk ishin sigurisht qytetarë model: kishte nga ata që kishin marrë dënime në vendin e origjinës,

që kish gëzuar që në atdhe famën e mafiozit, apo që ishi larguar për t’i shpëtuar mandatit të kapjes. Ishin pra “të këqinj’, siç iu desh të pranojë konsulli italian Pasquale Corte. Por e gjithë kjo, natyrisht nuk justifikonte një veprim kaq të rëndë në të cilin ishte i qartë, veç të tjerash, o vetëm zemërimi popullor, por edhe roli aktiv i elitës urbane dhe autoriteteve lokalë. Duke i shkruar ambasadorit të tij për lincimin, konsulli Corte i deklaronte se nuk kuptonte si mund të ishte e pranueshme që “autoritete të tërë, bashkiakë, gjyqësorë dhe administrativë” jo vetëm nuk kishin bërë asgjë për ta ndaluar, por “e kishin miratuar në heshtje, në mos e kishin lehtësuar dhe nxitur më tej”. Nuk munguan, si pasojë, tensione mes qeverisë italiane dhe asaj amerikane; kjo e fundit nuk e pati të vështirë që të paraqiste para opinionit publik të vendit të vet pozicionin e ambasadës italiane si “arrogant, kanosës dhe provokues”. Lincimi, veç të tjerash nuk ishte krim federal. Presidenti i parë amerikan që tentoi t’u kalonte gjykatave federale juridiksionin për krimin e lincimit ka qenë Uarren Harding, në vitet njëzetë, projekti i të cilit ngeci përballë kundërshtive të Senatit me shumicë konservatorësh jugorë. Më në përgjithësi, historia e imigrimit në Shtetet e Bashkuara ishte e mbushur me kapituj dramatikë si ky, shpesh herë në hije të imazhit mitik të Amerikës si tokë e lirisë, barazisë dhe shanseve dhe si model i shoqërisë shumëetnike dhe shumëkulturore.

’kemi qenë kurrë klandestinë? Pallavra. Dimrit kalonim Alpet me qindra, çdo nate; mbi San Bernardo u duhej të na varrosnin në këmbë, aq shumë vdisnim. Nuk zbarkonim në brigjet e të tjerëve me karrot e mafies? Rrena, rrena me bisht. Me dhjetëra, mijëra mbërrinim nëpër brigje nga Maine, shërbim i plotë, përfshirë kontratën e martesës me një prostitutë me ngjyrë. Nuk lypnim? Tjetër rrenë. Fëmijët që shtrëngoheshin të lypnin në Nju Jork ishin me mijëra dhe krimi i organizuar u damkoste veshët që të mos merrnin arratinë. Nuk kemi qenë terroristë? Njëri nga ne hodhi në erë Uoll Stritin tetëdhjetë vjet më parë se Obama Bin Ladeni: 33 të vdekur dhe 200 të plagosur. Nëse vërtet i besoni përrallës që na paraqet të varfër, po të bukur ama, dhe sidoqoftë më të mirë se emigrantët e sotshëm, atëherë mos e lexoni librin e fundit të Gian Antonio Stellas “Hordhia - kur shqiptare ishim ne” (Gian Antonio Stella, L’orda - Quando gli albanesi eravamo noi, Rizzoli, 17 euro). Po qe se ruani në peshtaf oratorite e Fallaci-t kundër emigrantëve - pushtues, hiqni dorë. Do të mësonit gjëra të padurueshme për italianët “brava gente”. Rrezikoni të zbuloni se për miqtë e shtrenjtë amerikane “saracene” ishim ne. Se ndërsa Duce diktonte manifestin superioritetin tone arian, ata na shihnin si parazite, jashtëqitje, mesdhetare ngjyre - ulliri, të zinj, horra që duheshin lincuar. Majmune, minj gjirizesh, ja si u dukeshim. Mjaft t’u hedhësh një sy karikaturave të mbledhura në libër. Gazetat e Londres, Nju Jorkut dhe Çikagos, i publikonin pa u ndeshkuar. Italia nuk protestonte, i vinte turp nga ne, “s’e çante kokën për bijtë e saj të kategorisë së tretë”. Ne ngordhnim nga ethet mizeri nëpër anije, ndërsa në klasin e parë italianë të tjerë darkonin me “mousse au chocolat”. Shitnim prej urije femijët tanë, ua vinim në duar tregtarëve të skllevërve që i linin pa ushqim që të mund të hynin më mirë nëpër oxhaqe të ngushtë e të fëlliqur. Dërgonim legjione me gra nga tonat, të vdisnin në bordellet e Kajros, Tripolit, Algjerit. Të ndjella me premtime punësh të ndershme e pastaj shitur arabeve, që i donin bjonde dhe mundësisht ende të njoma. Hordhi. Një grusht të mbërrin në stomak që prej atij titulli të thatë si ndonjë breshëri plumbash. Një grusht që e meritonim. Po na vinte për të vjellë prej ndyrësisë, helmit, kafshërisë, kloroformit. Prej rrenave sidomos. Edhe për Stelën kupa eshtë mbushur. E ndjen në çdo rresht. Për herë të parë qëllon me mllef, i ve pasqyrën para shoqërisë italiane, pa përdorur filtrin e ironisë së librave të tjerë, - duke nisur nga Schei, - mbi Veneton që ul kokën. Rrezon racizmin e njerëzve të mirë, mitet e rreme, bërtet kundër “duhmës së padurueshme të ksenofobisë që rritet e rritet në një shoqëri që ka harruar një pjesë të së shkuarës së vet”. Disfatizëm, do të thotë ndonjëri. Jo, Stela thjesht lan hesapet me veten, me origjinën e tij nga Veneto, me boshllëqet në kujtesën e njerëzve të vet, emigrante deri dje. Me të gjyshin Toni “Kajo” shpirtmirë, që “hëngri bukë e lotë në Prusi e Hungari” dhe që do t’i vinte ndot nga harraqet që pështyjnë sot mbi të ngjashmit e tij”. Përjeton më së pari mrekullimin e atij që di kaq pak, pastaj habinë e atij që gjendet përballë një bibliografie të pamate, që i lë të kuptojë përmasën e çmendur të kësaj harrese. E atëherë gërmon, gërmon, të hedh mbi shpine të dhëna të pakontestueshme, të lë

t’i nxjerrësh vet përfundimet, dhe tjetër rrugë nuk ke. Ata që na kanë dhënë lavdi, ata po, i kujtojmë. Kuomot, Jakokat, La Guardiat: të shumtë kanë qenë ata që i kanë bërë nder vetes. Po të tjerët, kush kujtohet për të tjerët? Askush. “Ata që nuk ia kanë dalë mbanë dhe sot mbijetojnë mes një mijë vështirësish nëpër rrethinat e San Paolos, Buenos Ajresit, Nju Jorkut e Melburnit. Ata, e kemi vështirë t’i kujtojmë”. 27 milionë janë nisur nga 1876 deri më 1976. 27 milionë baballarë dhe vëllezër të humbur. Po nishani s’u gjendet nëpër librat e shkollës. Si mund të kuptojme se ç’po bëhemi po s’pranuam të shohim se çfarë në të vërtetë kemi qenë, domethënë pikë për pikë emigrantët e sotëm? “Ata” na vjedhin bukën!? Ne na kanë masakruar per këtë. Në 1893 ne Buenos Ajges Mortes në Francë, ku na këputej kurrizi nëpër kripore, lançuan nja nja njezët prej nesh para syve të Xhandarmërisë, dhe Italia bëri pak ose asgjë. “Ata” skllavërojnë fëmijët!? Ne i kemi lënë të ngordhnin nga turbekulozi nëpër gastarinat franceze dhe furrat gjermane, që i blinin për pak lira nga familjet e mjeruara. “Ata” kanë shumë fëmijë!? Në Australi bënin nga dhjetë, e deri nga pesëmbëdhjetë fëmijë. Dhe nuk ishim katundare. Vinim nga Veneto, Friuli apo Trentino. Vinim nga një vend i mjeruar, që e linte popullin të flinte nëpër stalla. Ndaj dhe ia dilnim të rronim në kushte të parakohshme për mendjet e evropianëve të tjerë. Është e rëndë të kujtohet e gjitha kjo. Dhe ja mistifikimi i gdhendur mbi pallatin e Eurit. Ishin “transmigratore”, një neologjisëm i shpikur nga Duce, për të mos na kujtuar arnat mbi të pasme. Për të mos thënë që kjo e jona ishte histori njerëzish të mirë e punëtorë, porse e ndryshuar, e përqeshur nga të tjerë italianë, shfrytëzues, bij e kopile të së njëjtës kulture të mujsharisë. Edhe injorantë kemi qenë madje. “Në dy anije të rastësishme që zbarkuan në SHBA me 1910”, tregon Stela, “emigrantët që zbarkuan nga Madona italiane, ishin 71% analfabet, ruset që zbritën nga Lituania 49% analfabete: 22% më pak. Sa për punetoret e specializuar, tanet ishin 7 në 100, ruset 40 në 100. Lere pastaj në krahasim me anglezët dhe gjermanët: inferioriteti ishte poshtërues për ne. Nuk ishte thjesht mjerim”, shton Stela, “ishte mjerim kulturor. Damka e një vendi qe, një shekull më parë, - shkruajnë më 1910 H.Bolton King dhe Tomas Oki në “Italia oggi”, ka qenë dorëlëshuar në gjithçka, “përveçse në investimin më frytdhënës kombëtar”, në shkollimin publik. Pikë për pikë si sot. Jo, Stela e kupton se kundër ksenofobisë në rritje nuk hyjnë në punë peticionet morale. Duhet qëlluar drejt e në stomak. Duhet zbërthyer bomba që mund të plasë nga një minutë në tjetrën, i duhet hequr djegësi. I duhet prishur zembreku këtij dolleku të mallkuar të larmisë, që na vë njeri kundër tjetrit. Veçse për t’ia dalë mbanë ka vetëm një rrugë: të shpërthehet pengesa. T’u tunden para hundës dokumentet e së shkuarës pseudo - intelektualëve që shalojnë racizmin e njerëzve të mbarë duke i fryrë klimës së re të fjalës së mëkateve kombëtare.

Identitet: kjo është parrulla sot. I kushtohen kuvende, këshilletare bashkish. Po identike me kë? Me marokene, kurde, rumune. Në Gjermani dhe në Zvicër jetonim nga 20 nëpër dhoma, si kinezet nëpër papafingot e Pratos. Në Amerikë importonim kriminalitetin e organizuar, siç bëjnë shqiptarët në Pulje. Nëpër Alpe bënim passeur-et, o linim njerëzit tanë të binin nëpër përroska, pasi u kishin zhvatur deri dhe këmishën. Pa asnjë mëshirë, si skafistët tuniziane dhe turqit në brigjet e Jugut tonë. Po ku lind ky boshllëk në kujtesë? Venetasi Stela e di mirë. Lind te po ata emigrante, kur kthehen në shtepi. Janë të parët që ndërtojnë një histori të rreme. Nuk duan që bijtë e tyre të mësojnë sa e rëndë ish. Dhe bijtë s’mund të pranojnë të shohin të një klandestin pasqyrën e atit të tyre. Janë si të kthyerit nga lufta, si të kthyerit nga pastrimi etnik. Kujtesa medysh. Ja pse vendet me emigracion të freskët janë shpesh ato që përbluajnë me shumë dyshim ndaj emigrantëve. Por edhe këtë e kemi provuar mbi lëkurën tonë. Askush s’është me mizor me të ardhurit e rinj, nga ç’janë emigrantët e brezave të mëparshëm. Kundër italianëve, gjykimet me kafshërore nuk i ka shprehur Gjermania apo Zvicra, por pikërisht kufijtë e rinj të emigracionit botëror, Kanadaja, Australia, SHBA-ja. Masakrën më të shëmtuar të italianëve të pafajshëm në kohë paqeje e bënë në 1890 njerëzit e mbarë të Nju Orleansit, SHBA. Është historia më mbresëlënëse mes shumë të tjerave të mbledhura në libër. Vrasin një polic, italianët janë të dyshuarit e parë. Njerëzit nuk gjejnë paqe, Ku Klus Klani dërgon paralajmërime ogurzeza. Italianët duhen ndëshkuar! Në atë Luizianën që prodhonte

tonelata sheqeri dhe melase krahu ynë i punës ishte bekim i ardhur nga qielli. Por nuk u pelqenim. Punonim si të zinjtë, por ishim të bardhë ama. U jepnim të zinjve të vërtetë një ide subversive: që edhe i bardhi duhet të përkulte shpinën po njësoj. Njerëzia sulmon burgjet, policia e kontesë fshihet. Tanët i heqin zvarrë jashtë, i masakrojnë me shkopinj, i varin e pastaj i bëjnë shoshë me plumba. Me dhjetëra. Rrënqëthese kundërpërgjigja e mediave. „Nju Jork Tajmsi“ shkruan: lançimi ka siguruar jetën dhe pronën” e njerëzve të Nju Orleansit. Glob Demokrat: banorët thjesht kishin ushtruar të drejtat e tyre “te sovranitetit popullor dhe mbrojtjes së ligjshme”. Ja çfarë ishim. Jashtëqitja e Planetit. Rrëpira që na është dashur të ngjitim ka qenë vërtet pa fund. Ky artikull është botuar disa kohë më parë në “Corriere della Sera“


18

« dossier

Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

P

as çlirimit të qyteteve e fshatrave shqiptare të Maqedonisë u organizuan shumë burgje e kampe përqendrimi që u mbushën me shqiptarë. Kështu, në rrethin e Gostivarit vranë mbi 100 veta, 80 veta në rrethin e Tetovës, 100 veta në rrethin e Kërçovës, 200 vetë në Derven të Shkupit. Në fazën e dytë titistët filluan të ngrenë kampe përqendrimi, burgje të veçanta si në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Tetovë Kërçovë etj. dhe filluan pushkatimet në masë. Në këtë kohë OZNA (UDB-ja e sotme) dhe partia titiste merreshin me hartimin e listave të atyre që duheshin zhdukur. Këto masakra kundër shqiptarëve bëheshin në një kohë kur nuk përdorej asnjë kërcënim ndaj maqedonasve, serbëve e malazezëve. Në nëntor të vitit 1944, duke parë krimet e përbindshme kundër shqiptarëve, një komision shqiptar i përbërë nga Aqif Lleshi, më vonë deputet në asamblenë federative jugosllave, Nexhat Agolli, më vonë nën kryeministër i Maqedonisë dhe Rexhep Zajazi, komandant repartesh vullnetare partizanë kundër italianëve dhe gjermanëve shkoi të Llazar Kolishevski më vonë kryeministër i Maqedonisë. Ky e drejtoi delegacionin te gjeneral Apostolski, komandant i Korparmatës I maqedonase, i cili e priti me këto fjalë: “Kjo nuk është gjë, është vetëm një pastrim që bëjmë, këta që vriten duhet të qërohen”. Dhe Vukmanoviç Tempo që merrte pjesë në këtë bisedim, shtoi: “Akoma mbani njerëz nëpër kampe? Ata që keni për të qëruar pastrojini shpejt”. Dhe në fakt, pas këtij urdhri, në të gjitha kampet e përqendrimit dhe burgjet filluan pushkatimet në masë: Më shumë se 200 vetë u pushkatuan afër Prishtinës në vendin e quajtur Tombaçe; në qytetin e Prishtinës brenda një dite janë pushkatuar 70 veta. Në Mitrovicë u pushkatuan mijëra vetë. Në Vuçiternë brenda në qytet u vranë 400 vetë, në Gjilan mbi 100 veta. OZNA dërgonte natën njerëzit e saj “besnikë” nëpër katundet shqiptare dhe ata merrnin njerëz nga këto katunde dhe i pushkatonin në fusha e lugina dhe pastaj i hidhnin në gropa, të cilat i kishin hapur ditën. Kudo që kaloje rrugës prej Shkupi në Dibër nëpër katundet shqiptare dëgjoheshin vaje për njerëzit e pushkatuar. Atë ditë agjendat e OZNA-s, titistët, talleshin duke u thënë familjeve të tyre: “Mos i qani se ata kanë shkuar në Brigadën VII të Maqedonisë”. Më 26 nëntor 1944 në orën 21:30 UDB-ja pushkatoi në Gostivar 20 shqiptarë me urdhrin e shefit të UDB-së së Gostivarit, togerit Sandre Grueski nga Mavrova, në bashkëpunim me komandantin e vendit, Mitko Huijev. Këta u vranë nëpër rrugët e Gostivarit. Në Vrapçisht u pushkatuan 150 vetë. Këto vrasje u bënë nga shefi i UDB-së Gostivarit, togeri Sandre Grueski, në bashkëpunim me sekretarin e partisë për rrethin e Gostivarit, Svetozar Popovski. Në katundin Preshevë të Gostivarit u vranë të gjithë katundarët dhe katundi u rrafshua me tokën, shpëtoi vetëm një djalë. Në Zajaz u pushkatuan 320 burra, djem të rinj. Këta u pushkatuan mbrapa malit, të lidhur në hekura e litarë gjashtë e gjashtë. Shovinistët serbë, malazezë e maqedonas pas masakrave në popull, filluan të vrasin, përveç patriotëve të tjerë, edhe shqiptarë që në krye të çetave vullnetare shqiptare në Kërçovë e Gostivar kishin luftuar kundër fashistëve italianë, nazistëve gjermanë e veglave të tyre Xhem Gostivarit e Mefail Zajazit. Nexhat Agollin e vranë pas torturash të tmerrshme dhe, kur e panë se nxjerrja në gjyq do t’i demaskonte keqas, atëherë trilluan legjendën e vrasjes gjatë tentativës së arratisjes nga burgu. Në burgjet e Prishtinës vranë pa gjyq edhe komunistin militant Xheladin Hana nga Gjakova, vranë me tortura komunistin e vjetër nga Mitrovica e Kosovës Ymer Çerkezi në burgun e Goliotokut, i cili mbas dy ditësh torturash të tmerrshme vdiq pa iu nënshtruar kërkesave të xhelatëve të UDB-së për të zbuluar shokët. Xhelatët e Jugosllavisë titiste burgosën e torturuan në mënyrë çnjerëzore komunistë e patriotë shqiptarë që përqafuan rezolutën e Informbyrosë. Ata burgosën për 13 vjet me radhë komunistin Qemal Agolli nga Dibra e Madhe, Sali Lisin nga Gostivari, Qamil Brovinën nga Gjakova, Sami Pejën nga Peja, Myrteza Kacadejn nga Elbasani, Hasan Dylgjerin po nga

E hënë 3 dhjetor 2012 •

Të “vërtetat” e gënjeshtërta në ditarin e Haki Stërmillit për Dibrën

Elbasani, Xhafer Kodrën nga Dibra e Madhe, Shefki Lleshin nga Dibra, Jonuz (Nuz) Majtarën e me dhjetëra e qindra komunistë, patriotë e arsimtarë shqiptarë, internuan e burgosën shumë shqiptarë të tjerë që nuk u viheshin në shërbim për të kryer akte terrori e diversioni kundër RP të Shqipërisë [fq. 443-469]. Pasthënie Pse u shkrua ky libër? Mendoj se historia e Dibrës, pa u trajtuar në disa dimensione sa kohore aq edhe territoriale, nuk mund të jesh realist, po të mbyllesh në tkurrjen rajonale të precipituar aktualisht. Që në fillim ideova një frymëmarrje në pozicionin e vet gjeohistorik, rolin që ka luajtur në tërë ekzistencën tonë kombëtare. Dikush mund të bëjë pyetjen: “Pse u mbështete kaq shumë në të dhënat burimore ‘Dibra prag historie’ (ditari me autorësinë e Haki Stërmillit)?” Më shërbeu vetëm një arsyetim: kudo që kisha studiuar për historinë e Dibrës në disa autorë e burime albanologjike, gjeja të njëjtat përmbledhje nga tërë autorët e sistemuar prej Haki Stërmillit (jo pak, por 38 veta). Kjo histori përmbante punën, vlerën, mundin e tërë personaliteteve dibrane, që kishin hulumtuar e vjelë ndër vite dokumentacion, folklor, gojëdhëna, dëshmi të gjalla apo antropologjike të pasurisë së tyre të trashëguar nga të parët e vendit. Si të tillë, e shfrytëzova me një referencë e respekt si për asnjë burim të shkrimeve e botimeve të mia të deritanishme. Ana tjetër, të dhënat origjinale që sjellin autorët dibranë që janë vjelë nga Haki Stërmilli, nuk kishin nevojë për oponencë në vërtetësinë e tyre. Pse? Akoma nuk kishte ndërhyrë ideologjia sllave në atë masë sa të prekte konceptet kombëtare, por e ruajtën të pastër burimin e kroit shqiptar në paraqitjen e fakteve siç kishin ndodhur e të padeformuara. Të shkruaje ndryshe nga libri në fjalë do të thoshte një revizionim i ngjarjeve

për çështjen shqiptare jo siç kanë ndodhur, por si do të dëshironin koniunkturat t’i trajtonin. Këtë princip e pata parasysh për të evituar deformimet që kanë ndodhur nga botimet e kohës së diktaturës dhe deri në aktualitet. Kështu, për shembull, kur flitet për pushtimin otoman në Dibër, nuk ka përse në aktualitet të rishkruhet pa pasur fakte e zbuluar të dhëna ndryshe nga sa e kanë shkruar të parët tanë, sidomos nga bashkëkohësit e asaj historie. E njëjta, për të mos thënë se ky ka qenë synimi im, se Dibra e përshkruar në historinë enveriste, veçanërisht gjatë viteve të “vëllazërimit”

me serbët, nuk i ka përmendur në asnjë botim krimet që ata kishin bërë në gjysmën e parë të shekullit XX. Pse? Në kapitullin “Memoriale të gdhendura në malet e Dibrës” vetëm gojëdhënat, toponimet etj. për Skënderbeun janë një pasuri e vërtetë, që kërkojnë studim të veçantë. Ato nuk lënë aspak shteg që Skënderbeu të na vidhet nga serbët apo grekët në mënyrë të paskrupullt. Njëkohësisht, për marrëdhëniet shqiptaromaqedonase si bullgarët, ashtu dhe shqiptarët janë dëmtuar nga serbët e grekët në tërë historinë e vet. Në një rrugë të përcaktuar në histori shkrova “Dibra në fokusin kombëtar” si domosdoshmëri e shkuarjes në pavarësinë e vitit 1912. Ky evoluim deri në Dibrën në prag pavarësie e nxjerr në pah tërë aktivitetin e pandarë me tërë trojet shqiptare, sidomos me Kosovën e Shqipërinë e Veriut kundër serbëve për të fituar statusin e çlirimit nga okupacioni i ri sllav. Pa sqaruar këto përpjekje të mëdha që bënë dibranët si popull i trashëgimisë iliroshqiptare, nuk mund të kuptohet gjendja e saj midis kombeve të tjera fqinje që donin veçse t’i përfitonin trojet tona etnike. Ky argument nuk mund të plotësohej pa fakte e dokumente të diapozitivit Dibër–Maqedoni. Në këtë aneks, si të thuash, u servirën nga përvoja historike e marrëdhënieve brenda sanxhaqeve shqiptare lufta e tyre e përbashkët ndaj pushtimit otoman e jo pak ndaj atij venedikas. Dikush më tha: “Mos je i shpërndarë deri në Shkodër?” M’u duk naive pyetja dhe konceptimi i mbyllur i trevës së Dibrës në histori, sepse mjaft vendimmarrje kanë qenë produkt i besëlidhjeve apo kuvendeve shqiptare në tërë Veriun, Kosovën e madje në Shqipërinë e Mesme. Trajtimi lokal, i veçuar i këtij blloku kombëtar ka qenë synim i historiografisë sllave për ta shkëputur Dibrën nga trungu mëmë dhe për ta bërë pjesë të Maqedonisë. Faktet në këtë aneks që kam shkruar në libër kanë synimin se “pleqtë” e Shqipërisë kanë ditur, me mençurinë e tyre, t’i bashkojnë shqiptarët ndaj armiqve të përbashkët. Pra, edhe historia e Dibrës nuk mund të konceptohet jashtë të tërës unikale shqiptare. Kjo nuk është nacionalizëm, as para dhe as pas Lidhjes së Prizrenit, por përputhej me strategjinë tonë kombëtare. Këtë e tregon në libër kronologjia e vitit 1911-1912, kur në prag të pavarësisë zbulohen të gjithë fqinjët për qëndrimin e tyre antishqiptar. Mjafton dokumentacioni i fondeve të ndodhura në AQSH, si për shembull i Lef Nosit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Hoxhë Kadrisë, korrespondenca e Jashar Erebarës me Aqif Biçakçiun, letrat e mitropolitit të Serbisë e patrikut Germanos në Durrës, Nikolla Ivanaj e deri Islam Spahiu, Dine Hoxha, Isuf Dibra etj. për krimet serbe në vitin 1913 e më tej në Dibër, të cilat zbulojnë një epope më vete tragjike të kësaj treve. Në këto burime nuk u ndala, por vetëm më shërbyen për të konfirmuar të dhënat e dorëshkrimit në Arkivin e Institutit të Historisë, Tiranë, “Dibra në prag historie”, përshkruar në 187 faqe. Për të vijuar rrugën historike të Dibrës, më duhej të trajtoja “Kronologjinë e ndarjes dibrane” që nga vendimet e Konferencës së Londrës më 17 dhjetor 1913 e deri mbas Luftës së Dytë Botërore nga komunistët serbo-malazezë. Tipike e kësaj ndarjeje është vetë mentaliteti i Haki Stërmillit në ditarin e tij, gjoja origjinal, por aspak i besueshëm për kohën e vendin dhe kronologjinë e vet bolshevike. Argumentova faktin se ky ditar, që na u bë baza e historisë së Dibrës për tërë historiografinë e diktaturës, jo vetëm që ishte i njëanshëm, por kryekëput i kundërt me dorëshkrimin “Dibra prag historie”. Pse? Në qoftë se paria e Dibrës e meritoi një respekt të tillë fisnikërie nga populli i vet, kjo me fakte i takon qëndrimit të tyre familjar ndër shekuj ndaj


dossier • E hënë 3 dhjetor 2012

okupatorëve dhe aspak të bashkëpunimit me ta. Mirëpo etiketimi me damkën “tradhtare” apo “reaksionare” të kësaj parie për hatër të sllavokomunistëve shqiptarë në atë ditar e zhvleftësova këtë autor si të besueshëm për historiografinë tonë kombëtare. Të bësh heronj apo që punuan e luftuan për interesat e Dibrës Lleshët, Ndretë e tjerë, që u bënë palë me serbët, është hipokrizia më e madhe që u bëhet tërë patriotëve të vërtetë shekullorë të kësaj treve. Ja pse u ndala më gjatë me këtë autor, që ndikoi në bashkëpunimin e Dibrës kundër kombëtarizimit të saj. Shkrimet letrare të botuara para vitit 1940 i krijuan terrenin e shfrytëzimit të punës së tij për t’u përdorë si kalemxhiu i parë dibran në interes të diktaturës. Përmenda këtë autor sepse prapa tij janë një numër botimesh e shkrimesh që vetëm janë marrë me nxirjen e “reaksionarëve” dibranë, të cilët ishin kundër çdo lloj miqësie politike për të lënë peng trojet e saj, si vetë Dibrën e Madhe. Për këtë arsye duhej shkruar “Si deformohet historia e Dibrës” dhe “Përçudnimi i fakteve historike”. Jo më kot ballafaqohen autorët për Dibrën me shkrimin “Dibra dhe iluminizmi rilindës” për ta gjykuar, për shembull, familjen Maliqi me atë të Lleshëve se cilët ishin vazhduesit e vërtetë dhe cilët të rremë në qëndrimin atdhetar. Këtë e argumentoj në kapitullin e dokumentuar “Institucionalizimi i diktaturës edhe në Dibër”, kur Lleshët, Bahollët, Strazimirët janë themeluesit e saj në këtë trevë, ndërsa Maliqët e tërë paria e luftuan këtë “vëllazërim” serb, që e ndau nga vëllezërit e vërtetë dibranë në dy kufij anormalë. Në rrjedhim të kësaj logjike shkrova “Dritëhijet në mozaikun e sllavizmit” si dhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni. Pasojat e tërë qëndrimit sllav pas viteve 1945-1991 janë këto 20 vjetët e fundit të reflektuara në tërë trevën e Dibrës. Edhe pse marrëdhëniet e ekzistencës shqiptare po kërkohen të vihen në shinat e institucionalizimit demokratik, përsëri atavizmi sllav i serbëve, aq më pak edhe helenizimi, ushtrojnë trysni të reflektuara në vazhdën e trashëgimisë së kaluar për pastabilitet në këtë shtet miks. Më duhej të sqaroja se Bullgaria dhe Shqipëria janë dy shtete mëmë, që kanë të drejtën historike të ndikimit në mbarëvajtjen e dy kombeve të tyre në shtetin maqedonas. As Serbia, as Greqia për çështjen shqiptare

dhe maqedonase se si i rregullojnë punët e tyre institucionale, nuk kanë përse të futin hundët dhe të ngatërrojnë politikën e integrimit europian në këtë shtet kyç të Ballkanit. Pra, marrëdhëniet e linjës Tiranë–Shkup–Sofje historikisht kanë qenë të veçanta, më bilaterale dhe më të hapura se ato të linjës Tiranë–Beograd apo Tiranë–Athinë në politikë e në historinë e Ballkanit. Kjo e argumentuar me qëndrimin serb ndaj Kosovës dhe atë grek ndaj Çamërisë, që ka qenë dhe është vetëm armiqësor. Në Maqedoni të paktën po shkohet, ndofta me vështirësi, drejt institucionalizimit të marrëdhënieve për një integrim mirëkuptimi e duke evituar çdo incident nga patologjia e vjetër sllave. Kapitulli më i gjerë dhe më i domosdoshëm është “Dibra nën suazën e luftërave botërore”. Pikërisht mbas luftës ballkanike dhe asaj botërore palët luftuese spekuluan me territoret shqiptare ku më hapur janë edhe ato të trevës dibrane. Shqipëria as nga Lufta I Botërore dhe as nga Lufta II Botërore nuk fitoi tjetër gjë përveç tjetërsimit të saj kombëtar nga fqinjët.

Jo më kot mjaft burime janë mbartur nga historia e Luftës së Dytë Botërore në suazën strategjiko–operative e taktike të dokumentacionit të kohës. Lexuesit i duhet të ketë përpara edhe ato histori të Luftës Nacionalçlirimtare partizane që ka ndryshuar çdo 10-vjeçar për të kuptuar spekulimin ndaj të vërtetës së ndodhur. Pse? Pa u zbardhur e vërteta historike e Luftës I dhe II Botërore edhe Dibra nuk mund të trajtohet në historinë tonë kombëtare mbi fatin e saj të copëtimit aktual. Marrim vetëm disa aspekte:

Së pari, për divizionin “Firenze”, që na u dorëzua te Haxhi Lleshi me shokë. Në dokumentin e mikrofilmuar nr. 00089 dt. 11.9.1943 lexon: “Komandanti i divizionit italian “Firenze” njofton se dje erdhën në Burrel dy oficerë të Shtabit të Përgjithshëm Anglez, me uniformë (një kolonel dhe një major), të cilët duke vënë në dukje kushtet e kapitullimit, kërkuan në emër të qeverisë së tyre që trupat italiane të dorëzojnë armët. Komandanti i divizionit italian “Firenze”, gjeneral Aci, e hodhi poshtë gjoja kategorikisht këtë kërkesë dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të oficerëve anglezë nga qarku i trupave të tij., në rast të kundërt ai do t’ua dorëzojë autoriteteve gjermane. Gjeneral Dalmaco i ka dhënë urdhër divizionit të thyejë çdo sulm të rebelëve të krahinës së Dibrës me disa mijëra burra dhe disa qindra çetnikë të Mihajlloviçit dhe për këtë të tërheqë trupat në vende të ngushta në mënyrë që të evitojë çarmatimin e reparteve të vogla dhe të postave në pika të ndryshme.” Për çështjen e dorëzimit të divizionit “Firenze”, por edhe tërë ushtrisë italiane, qëndron i dokumentuar vetëm një fakt: ata u janë dorëzuar vetëm oficerëve anglezë, si përfaqësues të një ushtrie të rregullt dhe aspak atyre partizane apo balliste, të cilat nuk i quanin ushtri të rregullta, por thjesht banda. Edhe në këtë rast anglezët, që ishin si mision ushtarak pranë shtabit partizan, kanë qenë ndërmjetësit e këtij dorëzimi si përfaqësues të aleatëve. Po kështu ka ndodhur edhe me anglezët pranë Abaz Kupit, që kanë ndërhyrë për këtë lloj dorëzimi midis palëve. Italianët u dorëzuan para dy ushtrive të rregullta, aleate dhe Boshtit. Kjo ka qenë institucionale dhe aspak një interpretim ideologjik. Se si është vepruar me këta italianë, të dorëzuar apo robër, është tjetër anë e historisë së luftës. Së dyti, anglezët edhe në Dibër ishin vetëm në interes të politikës së tyre, domethënë të luftohej gjermani deri në humbje nga të gjithë shqiptarët. Ata nuk e donin vëllavrasjen dhe as nuk e paragjykonin se kush luftonte armikun italian apo gjerman, qoftë ballist, zogist apo partizan. Interpretimi i vërtetë në historiografi zbulohet në faktin se partizanët, PKSH-ja që në vitin 1943 ndaj anglezëve janë treguar hileqarë dhe aspak si aleatë të perspektivës, por nën

»

19

porositë serbe ata i konsideronin, në fakt reaksionarë dhe de jure aleatë, të cilët ishin armiqtë e ardhshëm të pushtetit bolshevik. Nuk është e vërtetë që PKSH-ja u prish me anglezët në vitet 1945-1946 sa u larguan nga Shqipëria, sepse dokumentet flasin që në vitet 1943-1944 për qëndrimin e posaçëm partizan ndaj tyre. Prandaj në dokumentet e deklasifikuara të AQ të PKSHsë për Shtabin e Përgjithshëm, në veçanti për Dibrën theksohen në mjaft korrespondenca në lidhje me qëndrimin ndaj anglezëve, krejt ndryshe nga sa janë botuar në vitet 1945-1991. Prandaj duheshin botuar të plota, sepse vetë dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm janë falsifikuar jo vetëm për këtë çështje, por në mjaft të dhëna që kanë ndodhur ndryshe nga sa janë retushuar. Kështu, për shembull, në “Studime historike” (organ i Institutit të Historisë, Tiranë) nr. 2, 1970, Ndreçi Plasari në një shkrim që vijon 60 faqe për “Brigadën I Sulmuese në mësymjen e Divizionit I të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në veri” (qershor-gusht 1944), në nëntitullin “Drejt Dibrës” (fq. 48-61) i referohet “Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm”, vol. I, fq. 439-440, të cilat nuk i përgjigjen aspak së vërtetës. Akoma më e falsifikuar është kur shkruan: “Përleshja në Fushë-Alie - një gabim taktik dhe një heroizëm.” Do të duhej një oponencë tjetër për këto deformime të mbetura në historinë e Dibrës, por që e rekomandoj ta studiojë vetë lexuesi për të kuptuar deri ku ka arritur ky shtrembërim i historisë. Lexon të tilla proçka: “Numri i reaksionarëve nuk dihej. Mendohej që të mos ishin më shumë se 250 pushkë. Me ta ishin disa instruktorë gjermanë. Forcat reaksionare, duke marrë zemër nga epërsia që krijuan (ato arrinin rreth 1500 vetë), u hodhën në kundërsulm nga të gjitha anët.” Pastaj vijon: “Peshkopia dhe fshatrat përqark gjendeshin përsëri të lira. Më 14 korrik qyteti u gdhi në festë. Ai skuqte i tëri nga flamujt kombëtarë, që vetë populli, pa i urdhëruar askush, i kishte ngritur për nder të çlirimit dhe të ardhjes së UNÇl. Atë ditë luftëtarët e brigadës qenë dëshmitarë edhe për një ndodhi shumë kuptimplote. Fshatarët e Dohoshishtit, katund afër Peshkopisë, dorëzuan të lidhur te partizanët një toger xhandarmërie, të birin e Fiqir Dines, njërit nga kryetradhtarët e Dibrës, të cilin s’kishte veçse disa ditë që pushtuesit hitlerianë e kishin emëruar kryetar të qeverisë kuislinge në Tiranë. Tok me togerin dorëzuan edhe 4 ushtarë gjermanë, të cilët qëndronin pranë forcave reaksionare si instruktorë. Qenë strehuar në Dohoshisht duke kujtuar se do të gjenin mbrojtje dhe përkrahje. Mirëpo dolën të gabuar. Fshatarët në vend t’i fshihnin e t’i mbronin, i çarmatosën dhe i dorëzuan te partizanët.” Pastaj autori vë shënimin poshtë: “I biri i Fiqiri Dines dhe robërit gjermanë u përcollën në komandën e Divizionit I, Dali Ndreu dhe Tuk Jakova... E lanë të lirë të birin e kryetradhtarit në vend që t’ia jepnin gjyqit ushtarak. Pak më vonë togeri reaksionar bashkë me të atin u arratisën jashtë atdheut me ndihmën e anglo-amerikanëve” [fq. 58]. Po këtu shkruan: “Për këtë qëllim, pushtuesit e tradhtarët organizuan kundër divizionit një operacion që nisi më 15 korrik 1944. Në këtë operacion që zhvillohej nga 5 drejtime kryesore në formë koncentrike, merrnin pjesë 10 000 armiq: dy regjimente gjermane të Divizionit 297, tri batalione xhandarësh dhe një numër bashibozukësh zogistë e reaksionarë të tjerë.” Përmenda këtë shembull për arsye se në Dibër u përdorën mjaft partizanë të vendit për të luftuar parinë, duke vënë dibranë kundër dibranëve. Tashmë si partizanët, ashtu dhe reaksionarët jo vetëm përçanin miqësitë e tyre tradicionale, por i shërbenin në radhë të parë serbo-maqedonasve për të mos pasur rezistencë kombëtare në copëtimin territorial të asaj treve. Tjetra kishte të bënte me përçarjen e prishjeve të tëra lidhjeve shekullore të trashëguar kundër armiqve të vendit, duke futur, p.sh., Tuk Jakovën në Shkodër kundër “reaksionarëve” deri te priftërinjtë katolikë. Në tërë Veriun futën Gjin Markun kundër Mirditës e pothuaj tërë Brigadën e 18-të S vendase kundër Peshkopisë e Kukësit, Brigadën e 25-të po për të “çliruar” Tropojën e Kosovën. Me një fjalë, në vend të bashkimit kombëtar serbët injektuan në trurin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare vëllavrasjen në Veri e në Kosovë, në Malin e Zi e në Maqedoni për të pastruar tërë shqiptarizmin e këtyre vendeve nga një ribashkim territorial sipas Kartës së Atlantikut për vetëvendosje. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Librari

Revolta e Atlasit, himn ndaj shpirtit amerikan Titulli: Revolta e Atlasit, vëllimi i parë Origjinali: Atlas Shrugged Gjinia: Roman Autori: Ayn Rand Shqipëroi: Amik Kasoruho

uk ndodh shpesh që zgjedhjet amerikane të ndezin debate mbi një filozof, por që kur Mitt Romney zgjodhi Paul Ryan – in N si kandidat për zëvendëspresident, bisedat kanë filluar të rrot-

ullohen rreth ideve të shkrimtares – filozofe Ayn Rand. Thuhet që Ryan është një adhurues i Rand – it dhe, megjithëse është stërmunduar ta largojë veten nga e gjithë filozofia e saj, ai vazhdon të pranojë se romani “Revolta e Atlasit” është një histori e madhërishme. Ryan nuk është i vetmi që e mendon këtë. Që nga kriza financiare e vitit 2008, romani i Rand – it, i shkruar në 1957, ka shitur më shumë se 1.5 milonë kopje. Interesante është se pothuajse të gjitha ato shitje i përkasin SHBA – së. Pse kaq shumë amerikanë duke filluar që nga studentët e deri te politikanët, flasin për romanin e Rand – it? Pse në Evropë librat e saj janë relativisht më të lënë pas dore? Pëgjigja e të dyja pyetjeve është e njëjta: “Revolta e Atlasit” është një himn ndaj shpirtit amerikan. Shpirti amerikan karakterizohet nga pavarësia, individualizmi, liria politike, liria ekonomike dhe ambiciet prodhuese. Ky është kuptimi i jetës, mrekullisht i përmbajtur në sloganin e Revolucionit Amerikan: “Mos më nëpërkëmb”. Ishte i njëjti shpirt që i shtyu shumë amerikanë t’i kundërviheshin zgjerimit të ndërhyrjes dhe fuqisë shtetërore në 2008. Ata jo vetëm që e shihnin “qeverinë e madhe” si një kërcënim ndaj ekonomisë, por ajo ishte një përbuzje ndaj gjithë asaj që përfaqëson Amerika. Pas tetë vjetësh me Bushin dhe tetë muajsh me Obamën, ata nuk e duruan më nëpërkëmbjen. Atlasi i flet këtij shpirti. Në një botë, fatkeqësisht të ngjashme me tonën, në një botë ku ekonomia po shkatërrohet, ku qeveria ndërhyn gjithmonë e më shumë dhe ku individët prodhues denoncohen dhe sfiliten për të mirën e individëve parazitë, tregohet historia e burrave dhe grave që vendosin ta ndalojnë nëpërkëmbjen. Megjithëse Rand – i po i fliste kryesisht amerikanëve, ajo nuk po u fliste vetëm atyre. Ajo mendonte se shpirti i Amerikës është i hapur ndaj çdo individi të gatshëm të mendojë. Sot, teksa shtetet evropiane po ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në ekonomi, ai shpirt dhe idetë e “Revoltës së Atlasit” janë të nevojshme më shumë se kurrë.

Dashuria e papërfunduar e Vlahut

studimet e larta për arkitekturë në Francë. Punoi për shumë vjet në Munih, Athinë e Korfuz, ku jeton prej vitit 1988. Libra të tjerë të autores: “Çështja e penjve”, roman vertebror (Epsilon,

Rikthehen aventurat e errëta të Greit

“Revolta e Altasit” është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë”. Alan Greenspan, Kryetar i Fed (1987 – 2006) “Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë “Revoltën e Altasit”. Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: “I lexuat lajmet sot? Duket sikur “Revolta e Altasit” po ndodh në jetën e vërtetë”. “The Economist”, 2009 Fragment nga libri

-Është vëllai yt, - tha me një zë që i përngjiste atij diskut të prishur që përsërit një formulë magjike, të cilën ajo as nuk mund ta vinte në dyshim. – Ka nevojë të gjejë një pozitë në botë. Ka nevojë për një rrogë, në mënyrë që ta ndiejë se paret i jepen ngaqë i takojnë, dhe jo si lëmoshë. -Pse i takuakan? Ai nuk vlen asnjë qindarkë për mua. -Kjo është gjëja e parë që të shkon ndër mend? Fitimi yt? Po të kërkoj të ndihmosh vëllanë tënd e ti po mendon si mund të fitosh një qindarkë më shumë dhe nuk pranon ta ndihmosh, nëse ti nuk fiton gjë?... Kështu? Mbi autoren

Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg – 1982, Nju Jork) ishte një shkrimtare dhe filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem “laissez – faire”. Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ndikues në SHBA.

njohura letrare “Porfiras” dhe “Katafigio”.

Titulli: Dashuri e papërfunduar Origjinali: Eρως Ημίεργος Gjinia: Novelë Autori: Katina Vlahu Shqipëroi: Helisabeta Caco atina Vlahu lindi në Korfuz më 1950. Arsimin e mesëm K e kreu në vendlindje, ndërsa

Komente mbi librin

1996), “Fluturimi i pulëbardhës”, tregime (Epsilon, 1996), “Dashuri e papërfunduar”, rrëfenjë (Akrotiri, 2005, ribotuar nga Lorandhu, 2001), “Pëshpëritje në mure”, roman (Roes, 2009), “Të thëna pa takt”, poezi (Lorandhu, 2012). Shkrime të saj janë botuar në revistat e

Titulli: Pesëdhjetë hije më të errëta, vëllimi i dytë Origjinali: Fifty Shades Darker Gjinia: Roman Autori: E. L. James Shqipëroi: M. B. Bako

Koment nga Visar Zhiti Katina Vlahu... rrëfen thjesht dhe me delikatesë, e njeh antikitetin dhe ka aq fantazi, saqë duket sikur rrënojat ribëhen... personazhet sikur dalin nga relievet e mermerta dhe statujat ngjallen... Ajo që na befason ngazëllyeshëm është se, mes të tjerash, gjejmë edhe Epidamnin e lashtë, Durrësin, kur kultura helene kishte hyrë bashkë me kolonët, duke u përzier me atë vendasen, iliriken. Por përgjigja që na ndihmon të nxjerrim nga ky libërth për dashurinë është e mrekullueshme: dashurinë e mbron mosmbarimi i vet... Fundi është mosfund.

R

E hënë 3 dhjetor 2012 •

Mbi Holokaustin dhe nazizmin Titulli: Dashamirëset Origjinali: Les Bienveillantes Gjinia: Roman Autori: Jonathan Littell Shqipëroi: Urim Nerguti

në jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju”, kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri U SS, Max Aue, pjesëmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të

ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme. Kjo histori, e rrëfyer me një ftohtësi mhanitëse përmes syve të ekzekutuesit e me një fuqi të jashtëzakonshme zbuluese në skutat më të errëta të historisë evropiane, është një vëzhgim i detajuar mjeshtëror mbi Holokaustin dhe Nazizmin. Jonathan Littell bën një rrëfim të gjatë dhe kronologjik, që shkon në kufijtë e realizmit dhe surreailzmit. Me botimin e tij, “Dashamirëset” shkaktoi një debat të madh në Francë dhe Evropë mbi moralitetin e të dhënit zë një karakteri të tillë që ekzekuton ftohtë, në emër të kauzës për të cilën është betuar. Kritika gjermane e akuzoi këtë libër si një “pornografist i dhunës”, por përtej tronditjes që të shkakton leximi i tij, ai mbetet padyshim ndër librat më mjeshtërorë dhe më të besueshëm kushtuar luftës. “Dashamirëset” fitoi Çmimin Goncourt në vitin 2006 dhe është cilësuar një ndër librat më të rëndësishëm të botuar në pesëdhjetë vitet e fundit.

“Recetat” psikologjike të Sulës

Të njohësh veten për të mos e keqpërdorur Titulli: Mos e ler mendjen të ikë Gjinia: Psikologji Autori: Mirela Sula Komente mbi librin “Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja. Vetja, e pakuptuar dhe e keqpërdorur nga vetja, të hedh në trishtim, të sëmurë fizikisht, të pengon në jetë, të divorcon, mund të të bëjë keq, dhe të shkatërron përfundimisht. Autorja na tregon se si mund ta shmangim këtë duke e ruajtur veten nga vetja. Do të thosha shkurt se është një libër aq i dobishëm sa edhe recetat e një gatimi të mirë për një amvisë që do të gatuajë”. Prof. dr. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave “Autorja në këtë libër ilustron përmes një pikture të shkëlqyer çështjet psikologjike që ne ndeshim në jetën tonë të përditshme. Ajo e arrin këtë duke përdorur histori nga realiteti shqiptar dhe ngjarje nga jeta e saj personale, duke sjellë në dritë shoqërinë e të shkuarës, frikën e të ardhmes dhe rrjedhimisht edhe shqetësimin që ne kemi shpesh për të tashmen e gjendjes sonë mendore. Sokrati, filozofi i njohur grek, një herë ka thënë: “Jo jeta, por jeta e mirë është ajo që duhet vlerësuar”. Ky është mesazhi që unë kuptova nga ky libër”. Sebi Fishta, psikolog, USA “Përmes këtij libri, Mirela Sula ka treguar se uria më e madhe e qenies njerëzore nuk është për para, tituj, seks etj, por është aktivizimi i dimensioneve që potencialisht ekzistojnë në

omantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t’ju pushtojë, do t’ju zotërojë dhe do të mbetet gjithmonë me ju. E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo

brendinë tonë për të jetuar në plotësi. Autorja nuk bën ndryshime, por kalon mbi ndryshimet, gjerësisht bën transformime radikale për të gjetur kuptimin e jetës në të gjitha fazat e saj. Mirela Sula me këtë libër na mëson se, nëse ekziston një pse, atëherë ekziston edhe një si”. Hetem Ramadani, bashkautor i librit “Për meditim, sukses dhe shëndet” “Ky libër është si trëndafilet e nuses që e lumtur ua hedh pas shoqeve, që edhe ato të kenë po aq fat! Është ndihmë për të gjithë ata që mendojnë se janë në honet e humbjes së vetes dhe harresës nga jeta! Që tani kam piketuar njerëz në udhëkryq, të cilëve do t’ua rekomandoj këtë libër!” Prof. dr. Milika Dhamo, psikologe dhe profesoreshë në UT “Duke reflektuar në ndjesitë e thella dhe trazuese, si dhe në kurajën e ndërmarrë të Mirela Sulës në përgatitjen e librit të ri të saj, u ndjeva “xheloze” që ajo ka mundur ta realizojë këtë në mënyrë kaq tërheqëse dhe efektive... Unë vetë do t’i rikthehem disa herë këtij libri që ta lexoj sërish, ndonjëherë ndoshta vetëm kapitullin që do të kem nevojë në një ditë të veçantë”. Dr. Iris Çarçani, psikiatre e fëmijëve dhe adoleshentëve, Londër “Ishte kënaqësi të lexoja këtë libër, që për mua është një tjetër histori për të njohur më mirë pushtetin e mendjes! Duke lexuar këtë libër të ngjallet admirim për forcën, durimin, optimizmin, inteligjencën dhe aftësitë organizative që shfaq Mirela Sula, e cila me mirësi mbulon të gjitha vlerat e saj. Është zotësi të arrish vetëzbulimin në këtë mënyrë. Shpresoj që ky vetëzbulim ta ndihmojë lexuesin për të besuar te fuqia e mendjes”. Aurela Pano, psikologe, USA

mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot. Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar... të Pesëdhjetë Hijeve të saj. Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo...


Librari » 21

• E hënë 3 dhjetor 2012

Titulli: Princesha Origjinali: Princess Gjinia: Roman Autori: Jean Sasson

Shqipëroi: Ivana Goga

Koment nga autorja Sapo vendosa t’i hyja punës për të shkruar këtë libër, fillova t’i lexoja e stërlexoja faqet e ditarëve që Sulltana më kishte besuar. Ndërsa përzgjidhja aventurat e jetës së saj të jashtëzakonshme, provoja po atë ndjesi drithëruese që përjetojnë detektivët. Mbi të gjitha, ndieja të më rëndonte mbi supe pesha e përgjegjësisë së madhe për të shmangur ato ndodhi, që nëse do të përfshiheshin në libër, me siguri do të mbillnin gjëmën në pragun e familjes së saj. Fjalët janë të miat, por historia që përshkruhet këtu është e saja. Të faleminderit Sulltana që pate guximin t’i tregosh botës historinë tënde. Duke marrë këtë hap të guximshëm, ti ke ndihmuar që populli arab, i cili shpesh shihet me sy të keq nga Perëndimi, të reflektojë ndaj vlerave e të drejtave njerëzore. Unë shpresoj, që duke zbuluar jetën tënde intime me të gjithë dhimbjen e madhështinë e vet, ti do të ndihmosh që shumë nga ato modele negative me të cilat barazohen njerëzit e vendit tënd në mbarë botën, të zhduken. Lexuesit e historisë tënde do të arrijnë të kuptojnë se ashtu sikurse në çdo vend tjetër të botës, edhe në vendin tënd ka të mira, ashtu siç ka edhe të këqija. Ne, njerëzit e Perëndimit, kemi dëgjuar vetëm për vlerat negative të Arabisë Saudite. Ashtu si ti, edhe unë e di që pavarësisht zakoneve primitive, që në mënyrë të përbindshme përçudnojnë jetët e grave në tokën tënde, ka edhe shumë arabë, të cilët meritojnë respekt e admirim për përpjekjet e tyre kundër mendësisë së prapambetur shekullore. Fragment nga libri Kishte rënë muzgu. Disku i zjarrtë i diellit po zhytej dalëngadalë në horizont. Për besimtarët muslimanë kishte ardhur koha për lutjen e katërt të ditës. E ulur në ballkonin e dhomës së gjumit, shihja tim shoq e tim bir tek largoheshin nga oborri i madh i pallatit tonë në drejtim të xhamisë. Me ta u bashkua edhe një grumbull tjetër burrash që u përshëndetën me njëri – tjetrin shumë përzemërsisht. Nuk ia shqita sytë djalit tim që e doja si sytë e ballit, derisa pashë të futej në xhami bashkë me të atin, por pa mua. E të mendosh që ai ishte mish i mishit tim, gjaku i gjakut tim! Atë çast u ndjeva krijesa më e vetmuar e rruzullit tokësor. Lindjet e meshkujve janë të dokumentuara në regjistrat familjarë apo në ato të fiseve, por nuk gjen as edhe një të tillë për femrat. Emocioni i zakonshëm që shprehet në rastet kur lind një femër është keqardhje ose turpi. Shpesh e kam pyetur veten: Përderisa ardhja dhe largimi ynë nga kjo botë nuk regjistrohet askund, mos ndoshta kjo do të thotë se ne gratë e shkretëtirës nuk ekzistojmë? Më shumë se padrejtësitë e jetës, ishte pikërisht pyetja e mësipërme ajo që më shtyu të ndërmarr këtë hap të rrezikshëm për t’ju treguar historinë time.

Rrëfim për gra shkretëtire

Musso, në shqip një tjetër histori Titulli: A do të jesh aty? Origjinali: Seras tu la? Gjinia: Roman Autori: Guillaume Musso Shqipëroi: Adriana dhe Shpëtim Gjika Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur. Vitet ‘70 janë në kulmin e tyre në San Francisko, Elioti është një mjek i ri dhe i sapoapasionuar dhe plot ambicie. A do ta bëjë ai vallë atë gjest vendimtar që të mund të shpëtojë Ilenën? A do të dijë ai të ndryshojë fatin e pamëshirshëm? Komente mbi librin

“Një kokteil shpërthyes suspanse dhe imagjinate”

Eduart Dutour, “ELLE”

“Guillaume Musso manovron artin e suspansës me efikasitetin e mjeshtërve të trillerave amerikanë” Anne Berthod, “L’Express” Mbi autorin

Guillaume Musso lindi në vitin 1974. Që fëmijë dashurohet me letërsinë dhe fillon të shkruajë kur ishte student. Romani i tij i parë “Dhe pastaj...” u shit në më shumë se një milionë kopje. Kjo përqasje magjepsëse me lexuesit, u pasua gjithashtu me suksesin tjetër akoma më të jashtëzakonshëm të romaneve: “Shpëtomë”, “A do të jesh aty?”, “Sepse të dua”, “Po vij të të gjej” dhe “Ç’do të bëhesha pa ty?”, të cilët e bëjnë autorin një nga më të preferuarit e lexuesve. Autori është përkthyer në mbarë botën dhe veprat e tij janë përshtatur për skenarë filmash artistikë.

“Rrjeta” siçiliane Atje ku ndërthuret korrupsioni dhe mafia. Krimi i Garlaskos. Titulli: Vdekja e Amalia Saçerdotes Origjinali: La rizzagliata Gjinia: Roman Autori: Andrea Camilleri Shqipëroi: Diana Kastrati

Komente mbi librin “Zemërcopëtues... Problemet që analizon kjo grua me kurajë të admirueshme mbeten në zemrën e lexuesit për një kohë të gjatë, pasi ai ka mbaruar librin”. Betty Mohmoddy, autore e librit “Nuk iki pa vajzën time” “Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t’i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe”. “Oxford Review” “Në këtë libër tregohen tmerre që do t’ju lenë pa frymë... Cilido lexues që është i ndjeshëm ndaj të drejtave njerëzore do të mbetet pa mend”. “Detroit Free Press” “I paharrueshëm... Magjepsës... Një libër që do t’ju ngashërejë në lot kur ta lexoni...” “Fay Weldon” Mbi autoren Jeason Sasson ka lindur në vitin 1947, në Alabama. Vepra e saj i dedikohet kryesisht grave në Lindjen e Mesme. Në vitin 1978, nga Amerika udhëtoi për në Arabinë Saudite dhe shërbeu si koordinatore për çështjet mjekësore në spitalin e Mbretit

Faisal në Riad. Qëndroi në Arabi, pranë familjes mbretërore deri në fillimin e viteve ‘90. Njohja e afërt me Princeshën Sulltana, u bë shkak që të shkruajë “Trilogjinë e Princeshës”, vepër tronditëse që e bëri të njohur si shkrimtare në mbarë botën. Jeton në Atlantia, Georgia.

Ngjarjet e romanit marrin shkas nga një ndodhi e kohëve të fundit, Krimi i Garlaskos, siç është quajtur në shtypin italian. Libri sjell një peisazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndëmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë – herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze; nivele të ndryshme të figuracionit dhe shmangieve në gjuhë, që nga shtirja apo maskimi, nga fjalët dykuptimëshe tek ato të lëna përgjysmë, nga fjalë puthadorëse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja gabon. Dhe nuk ju këshillojmë të zhvishni fjalët dhe të interpretoni faktet. Padepërtueshmëria e politikës në karriera, në kompanitë publike, në paketa aksionare që kalojnë nga dora në dorë në Bankën e ishullit dhe deri në dhomën e gjumit: në besnikëritë dhe tradhtitë bashkëshortore; dashuritë e vërteta dhe pasionet e diktuara nga taktikat. Vorbulla, që politika sjell rreth kufomës së një studenteje të vrarë dhe të fejuarit të saj, i cili është marrë si i pandehur, ndiqet e paraqitet në media nga drejtori i emisionit të lajmeve në televizionin shtetëror të ishullit. Edhe të pafajshmit, të cilët besojnë se janë jashtë ose në kufijtë e komplotit dhe dinë si të “fërgohen me vajin e vet” rrezikohen nga kurthe e prita dhe nga ndonjë larje e beftë hesapesh. Thurja e komplikuar e tregimit, rritja e tensionit të komplotit, i mbështjell të gjithë dhe të pengon të deshifrosh llogaritjen e patëmetë, prapa kundërshtisë në dukje të detajeve. Këtu, ajo instancë e lartë e kontrollit që nuk lë asgjë në dorë të fatit, nuk zbulohet. Dikush në krye të piramidës ka hedhur rrjetën e peshkimit, ku “natyrisht, mbesin mbrenda peshqit ma të marrë ose ma të avashëm, sepse ata ma të zot sapo e shofin rrjetën tuj u ulë, ia mbathin me kohë”. Mbi autorin

Andrea Camilleri edhe një herë shfaqet si një tregimtar i pashoq i asaj Sicilie, ku ngatërrohen e thuren shoqëria civile, politika e vjetër dhe e re, si dhe mafia. Camilleri në këtë libër është një rrëfimtar tejet i çmagjepsur, që mban në dorë me kujdes fijet e tregimit dhe që është i aftë të krijojë momente intensiteti e realizmi të tillë që lexuesi sakaq ndihet i përfshirë në vorbullën e një kurthi të afërt dhe të largët. Në origjinal, libri titullohet në mënyrë metaforike “La rizzagliatta” (në dialektin sicilian “rizzaglio”: rrjetë peshkimi). Pra, ajo që mbetet në këtë kurth, në këtë rrjetë të ngatërruar komplotesh dhe interesash. Ky roman është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar RBA të “Romanit Negra 2008”.


22

« speciale

Hans Nogli

A

i më tha në telefon, me një anglishte shumë të keqe, se atë e quanin Iliaz Bazna, se ishte biznesmen nga Stambolli dhe se Ciceroni ishte spiuni më i famshëm i Luftës së Dytë Botërore. Ramë dakord qe të hokoheshim në Munih, në hotelin “Fir Jarescajten”. Duke hyrë në hollin e hotelit, vura re një njeri që i kishin rënë flokët, me moshë krejt të thyer, me shtat të vogël dhe me sy të mendueshëm. Ai e kishte përqendruar shikimin nga vajza, që në atë çast po i drejtohej daljes. - Sa të bukura janë vajzat e Munihut, - m’u drejtua mua (kësaj here në gjuhën frënge). Fillimisht diskutuam për probleme të ndryshme, që nuk kishin të bënin me çështjen. Siç e dija, Baznës i pëlqente shumë që të qëndronte në hollin e hotelit dhe të shikonte njerëzit që e rrethonin. Pastaj unë e pyeta nëse ishte pikërisht ai Ciceroni. Bazna qëndronte i zhytur i tëri në kolltuk dhe vështronte pa kujdes rreth e qark. Kur dëgjoi pyetjen, sytë e tij vezulluan, u drejtua dhe më vështroi me sy të ndezur. Ishte më se e kuptueshme që atë e revoltonte pa masë fakti që unë nuk i besoja atij. Vetëm sytë e tij, atëherë dhe më vonë, më ndihmonin që tek ai të merrja me mend një njeri tepër të rrezikshëm. Ai hodhi mbi tavolinë një fletore të zakonshme shkolle në ngjyrë të gjelbër. - Kjo është jeta ime, - tha ai i vendosur dhe në mënyrë disi provokuese, si për të hedhur poshtë skepticizmin tim. Unë mendova se njeriu kurrë nuk gënjen dhe nuk e zbukuron të vërtetën kur tregon rrjedhën e jetës së vet. Në përgjigje ai më hodhi një vështrim të mprehtë. Më pas shprehja e fytyrës së tij ndryshoi papritmas dhe buzëqeshi shumë lirshëm bashkëbiseduesi që ishte përpara meje, ishte njeri tepër i rafinuar, i cili kishte një qëllim të vetëm të lidhte një marrëveshje të leverdishme. - Ju keni plotësisht të drejtë, por në këtë fletore ju do të gjeni heroin, madje dhe patriotin, - shtoi duke qeshur dhe më shkeli syrin. Ashtu si çdo njeri tjetër, edhe unë më shumë mendoj për vete. Ai i hapi të gjitha kartat përpara meje pa bërë as përpjekjen më të vogël për të më fshehur diçka. Në rrëfimin e këtij njeriu unë pashë sqimatarin e vërtetë, një farë frike të fshehtë dhe synimin e tepruar të tij për kotësi dhe luks. Pastaj e pyeta se pse pas kaq vjetësh ai papritur vendosi të shesë ditarin e vet. - Mua më duhen paratë, - u përgjigj ai. - Unë dua të filloj gjyqin kundër Republikës Federale Gjermane. Gjermania duhet të më japë paratë. Rajhu gjerman më ka mashtruar në mënyrën më të paturpshme. Unë dua të marr nga qeveria federale kompensimin e atyre parave false që m’i dhanë gjermanët në kohën që unë merresha me veprimtari spiunazhi në favor të tyre. (Në qoftë se ai

Profil

E hënë 3 dhjetor 2012 •

Iliaz BAZNA: Unë isha Ciceroni

Historia e spiunit shqiptar në oborrin e Hitlerit

me të vërtetë do të përpiqej të merrte kompensimin e atyre parave false që i ishin dhënë atij në cilësinë e shpërblimit për spiunazhin në dobi të Gjermanisë në kohën e luftës, atëherë kjo punë sigurisht që do të zgjatej pambarimisht për shkak të kokëfortësisë së tij. Por rreth kësaj do të flasim më vonë.) Në kujtesën e tij ruheshin disa falimentime që dukeshin sheshit. Këtë po e shpjegojmë. Nga koha e aventurës së tij kishin kaluar 17 vjet. Por ai ishte gjithmonë i gatshëm që, ku të mundej, të merrte vërtetimin e duhur për të plotësuar pikërisht atë boshllëk. Dy gazetarë, Hans Shvarc nga Munihu dhe Tomas Bejl nga Hollivudi, shpenzuan muaj të tërë për të kontrolluar vërtetësinë e gjithë asaj që tha Bazna. Gazetari i tretë, Herbert Kaufold nga Munihu, kontrolloi të gjitha ato momente të kujtesës së tij, në të cilat ai në njëfarë mase dyshonte për shkak të ngjarjeve të përshkruara në të kaluarën. Dhe më në fund detaji i fundit që duhej të konfirmohej ishte origjinaliteti i këtij njeriu, që e quante veten “Ciceron”. Ky ishte qëllimi për të cilin ne u kthyem te zoti Mojzish, me të cilin ishte lidhur Bazna. Sot Majzishi jeton në Insbruk. U bë një ballafaqim. Ky ishte një takim krejt i veçantë, i ftohtë dhe formal. Partnerët në takime të tilla të jashtëzakonshme nuk kanë shumë për t’i thënë njëri-tjetrit, megjithatë zoti Mojzish ishte hallka e vetme që i mungonte këtij zinxhiri. Ai konfirmoi se lliaz Bazna ishte me të vërtetë ai që në të gjithë botën njihej me emrin “Ciceron”. Munih, shkurt 1962. Historia, rekrutimi nga nazistët dhe paratë false Emri i një agjenti shqiptar është shënuar në fjalorin biografik me personalitetet e spiunazhit që kanë bërë emër dhe famë gjatë shekullit të 20-të në Luftën e Dytë Botërore, fjalor që jep

mjaft të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tyre. Të tërheq vëmendjen jeta e agjentit shqiptar, i cili është një nga agjentët më të shquar të shekullit XX. Ai punoi për gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilëve u dha informacione mjaft të vlefshme. Ai radhitet përkrah agjentëve me famë botërore që kanë bërë emër në të dyja luftërat botërore, si Franc fon Papen, Fric Kolbi, Kim Filbi, Mata Harri apo Ana Maria Leser. Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904 në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por dhe pjesa më e madhe e Ballkanit ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithë familja e tij janë shqiptarë në origjinë, por në edukimin e tij ndikoi shumë tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte një mysliman i devotshëm dhe mbante titullin “mullah”. Por agjenti i ardhshëm, Bazna, do të flakej jashtë akademisë ushtarake dhe në vitin 1919 do të niste jetën e keqbërësit ordiner në Stambollin e pushtuar nga aleatët. Fillimisht kapet duke vjedhur armë në depot e ushtrisë britanike dhe për këtë kalon një pjesë të jetës së tij në kampin penal të Marsejës. Pasi doli kampi, zuri punë në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat dhe bëhet mjeshtër në këtë profesion, pas disa dështimesh në përpjekjet e tij për të gjetur punë në përfaqësitë diplomatike. Pasi punoi për një ambasador jugosllav, për një konsull britanik, për një atashe ushtarak amerikan ai arrin të punësohet nga ambasadori britanik Knaçbull-Hugesen, në Ankara. Hugesen ishte naiv kur mendonte se ishte i përgatitur për të mos ia hedhur kurrkush. Në fillimin e vitit 1943 ambasadori punësoi Baznën, një njeri i mprehtë, servil dhe dinak, i cili e dinte se ç’duhet të bënte për padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrënguar ta linte akademinë, qe kthyer në një autodidakt dhe kishte njohuri të mira në disa gjuhë, të cilat i fliste rrjedhshëm. Ai ishte i përpiktë në realizimin e të gjitha detyrave. Hugesen e vlerësoi Baznën dhe i besoi atij verbërisht për të gjitha. Pra, ai nisi të mbështetet te Bazna. Kështu Bazna brenda pak muajve i mësoi të gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lëvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bë njeriu më i privilegjuar dhe më i besuar. Ai zbuloi se punëdhënësi i tij solli në shtëpi dokumente shumë të rëndësishme sekrete për t’i studiuar. Madje, ai vuri re se Hugesen i mbante dokumentet

në kasafortë. Bazna, mjeshtri i çelësave të kasafortave, arriti t’i dublojë çelësat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave të kasafortës sekrete dhe i tërhoqi dokumentet. Kështu, më 20 tetor ai i merr ato dhe me anën e një likuidi të quajtur “Leica” prodhon faksimile të tyre. Ishte koha e Konferencës së Teheranit dhe Bazna jo vetëm që zbuloi dokumente sekrete që kishin të bënin me operacionet e aleatëve në Normandi, por ai mësoi shumë të fshehta në lidhje me rrezikun që i kanosej Ballkanit. Në mbrëmjen e 26 tetorit të vitit 1943 Bazna takohet me një zyrtar të lartë të ambasadës gjermane, për të cilin kishte punuar më përpara dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartë gjerman, i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan së bashku në fshehtësi. Bazna i kërkoi gjermanit 20 mijë sterlina në këmbim të informacionit. Gjermani e refuzoi për momentin kërkesën e shqiptarit, duke i thënë se nuk ishte i gatshëm të jepte shuma të tilla. Megjithatë, ai e kuptoi se bëhej fjalë për një informacion shumë të rëndësishëm dhe këmbënguli të shikonte dokumentet. Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se të paguhej, përndryshe do t’ua shiste ato sovjetikëve. Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet në bobinë filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanëve 15 mijë sterlina. Ludvigu kishte në dispozicion 3 ditë për ta vlerësuar ofertën e shqiptarit. Bazna do ta telefononte Ludvigun në ambasadën gjermane në datën 30 tetor 1943, në orën 3 pasdite dhe do të prezantohej në telefon si “Pierre”. Ai do të pyeste nëse Ludvigu kishte ndonjë letër për të. Nëse përgjigjja do të ishte negative, atëherë gjermanët nuk do të dëgjonin më kurrë për të. Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri një kapelë, që i binte pak mbi sy, dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranë gjermanit dhe i tha me zë të ulët: “Ju doni të dini se kush jam unë? Jam rekruti i ambasadorit britanik.” Pasi u fut brenda, Bazna në mënyrë të habitshme iu zhduk nga sytë Ludvigut, i cili fillimisht e ndoqi atë nëpër rrugë, por nuk e pa më. Mëngjesin tjetër Ludvigu ia tregoi historinë e tij ambasadorit gjerman në Turqi, Franc fon Papen. Por ky nuk u habit, pasi ishte marrë me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunë në Amerikë, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harrin me famë dhe tashmë ishte përfshirë në të gjitha kombinacionet sekrete

brenda Rajhut të Tretë. Duke qenë se Turqia ishte një vend neutral, ajo ishte bërë një qendër e spiunazhit të të gjitha fuqive të mëdha. Si e mori shqiptari emrin “Ciceron” Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumën prej 20 mijë sterlinash për një informacion akoma të pavërtetuar. Për më tepër, ai i tha se ky vendim duhet të merrej nga nivele më të larta shtetërore në Gjermani, pra nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë të asaj kohe Joakin fon Ribentrop. Ambasadori i dërgoi një mesazh të koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatën dhe i kërkonte shumën prej 20 mijë sterlinash si fillim, ndërsa më pas do të procedohej edhe me shuma të tjera. Shuma duhet të mbërrinte në Ankara jo më vonë se 30 tetori, përndryshe operacioni do të dështonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte të tillë, përgjigjja nga Berlini ishte pozitive. Ludvigu shkoi më pas, sipas urdhrit, në zyrën e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej të bënte marrëveshje me atë që tashmë do të quhej “Ciceron”, sipas emrit të marrë nga oratori i famshëm romak, pasi informacioni ishte shumë shpresëdhënës. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbërritur dhe me vete kishte sjellë edhe 20 mijë sterlinat. Megjithatë, ambasadori e këshilloi Ludvigun që të ishte i kujdesshëm, pasi puna që po bënte ishte me rrezik. Takimi u bë në vendin e caktuar dhe shqiptari i dorëzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndërsa Ludvigu u zgjat të merrte bobinat shqiptari i qetë i tha: “Më parë paratë”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numëroi paratë. Ai këmbënguli që, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat të zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord për të pritur vetëm gjysmë ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa të zhvilluar në një dhomë të errët pranë zyrës së tij. Informacioni përmbante të dhëna të rëndësishme të kohëve të fundit. Ludvigu më në fund vendosi të kryente pagesën. Që nga ky çast Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumë të vlefshme, të cilat ai i fotografonte me shumë kujdes

dhe i ruante në godinën e ambasadës britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte një thesar sekretesh, duke përfshirë edhe planet e Konferencës së Kazablankës midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Çurçill dhe liderit nacionalist kinez, Çan Kai Shi. Më pas Bazna u dha gjermanëve edhe planin e Konferencës së Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Çurçillit dhe Stalinit. Nga detajet që mësuan mbi këtë takim të nivelit të lartë nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve mbi pushtimin e Evropës. Por komanda e lartë gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli, vendosi të mos i pranojë ato si të vërteta, duke arritur në përfundimin se informacioni ishte një sajesë e britanikëve për t’ua hedhur nazistëve. Plani ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Gjermanët në vend të kësaj i besuan plotësisht informacionit të sjellë nga një agjent i tyre i rekrutuar nga britanikët, i cili njihet në terminologjinë e spiunazhit si “njeriu që kurrë nuk ekzistoi”. Rrjedhja e informacioneve shumë të vyera të Ciceronit ndaloi në pranverë të vitit 1944, kur aleatët mësuan se diçka serioze kishte ndodhur në ambasadën britanike në Ankara. Aleatët e mësuan këtë jo si rezultat i shërbimit të tyre sekret, por nga goja e vetë ministrit të Jashtëm të Rajhut Riobentrop, ose e thënë më saktë nga një spiun aleat, nga të paktët që kishin mbetur në Gjermaninë e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë në administratën naziste, një patriot gjerman që i urrente nazistët. Kolbeg kishte arritur të vihej në kontakt prej kohësh me zyrën e shërbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas në Bernë të Zvicrës, duke i dhënë atij dokumente shumë të rëndësishme. Në fillim të vitit 1944 Kolbeg kishte arritur të dekodifikonte një telegram të ardhur nga ambasadori Papen për Ribentropin në Berlin, ku bëhej fjalë për informacione sekrete të ardhura nga spiuni Ciceron dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadës britanike në Ankara. Ai ia kaloi këtë informacion në mënyrë urgjente Dallesit, i cili ia përcolli më tej në Inteligjent Servisit.


sport • E hënë 3 dhjetor 2012

»

23

Të mëdhatë nuk gabojnë Të gjitha ekipet e mëdha të Serisë A nuk kanë gabuar në javën e 15-të duke mos bërë hapa fals në renditje

J

ava e 15-të për Serinë A duket se nuk ka pasur asnjë suprizë, të paktën përsa i përket skuadrave të kreut apo afër saj, të cilat nuk kanë gabuar, duke mos lënë hapësira për kundërshtarët. Java nisi me fitoren e Milanit ndaj Katanias, 3:1, ndonëse ishte Katania ajo që do të kalonte e para në avantazh. Por Milani duket se e ka kaluar krizën e saj të thellë dhe rezultatet pozitive po vijnë njëra pas tjetrës. Më pas, java e 15-të vijoi me derbin e Torinos. Por në këtë sfidë, ndryshe nga çfarë pritej, nuk kishte shumë spektakël dhe ishte vetëm skuadra e Juventusit ajo që dominoi përgjatë gjithë takimit, duke e fituar thellë atë 3:0. Napoli – Peskara Ndeshja e parë e ditës së diel, ishte ajo mes Napolit dhe Peskarës. Napoli sikurse pritej, nuk e ka pasur aspak të vështirë për të shkatërruar me rezultatin e thellë 5:1 skuadrën e Peskarës. Golat u shënuan nga Ilner (2), Hamshik, Kavani (2, 1 me 11-metërsh), ndërsa për miqtë golin e nderit e shënoi Bjarnason. Vlen të theksohet se kjo ndeshje ka pasur edhe nervozizëm brenda, ku nuk ka munguar një karton i kuq për miqtë dhe shumë kartona të verdhë për të dyja skuadrat. Me këtë fitore Napoli ngjitet në vend të dytë, vetëm dy pikë larg Juventusit.

Badshtyber jashtë fushave për 5-muaj

Inter – Palermo Një nga ndeshjet më të forta të javës, e jo pa arsye. Interi e ka pasur shumë të vështirë për të marrë tre pikët ndaj skuadrës së Nikolit, që ka bërë një rezistencë të madhe dhe madje në shumë momente ka luajtur më mirë se sa Interi në shtëpi. Gjithsesi, për fatin e Interit, goli vjen jo nga këmbët e lojtarëve të saj, por nga një autogol nga Palermo. Kështu, vetëm në minutën e 74-t Garsia godet portën e tij duke i dhënë tre pikët skuadrës së Interit që duhet thënë se ka bërë një ndeshje të vakët. Lacio – Parma Lacio e Petkoviç ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme, e po aq të vështirë ndaj Parmës. Kështu, Lacio e nis mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 24-t me anë të Biava teksa dyfishon rezultatin në minutën e 35-të me anë të Miroslav Kloses. Në pjesën e dytë Parma hidhet në sulm pasi nuk ka asgjë për të humbur dhe në fakt, në minutën e 66-të ngushton diferencën me anë të Belfodil. Gjithsesi vetëm kaq, pasi Lacio mbrohet mirë dhe merr tre pikë të rëndësishme nga kjo ndeshje. Siena – Roma Roma e Zdenek Zeman padyshim është një tjetër skuadër krahasuar me atë të

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane Holger Badshtyber, do të mungojë për plot 5-muaj pasi ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë. Klubi i Bundesligës shpjegon se Badshtyber sot do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi vetë mjeku i klubit Vilhelm Myler Volfhart konfirmoi dje gjendjen e rëndë të mbrojtësit. Qendërmbrojtësi kishte vetëm 11-ditë që ishte rikthyer nga dëmtim në kofshë dhe dëmtimi i tij i mëtejshëm vjen si një lajm mjaft i rëndë për rekordmenët e Gjermanisë, që do të kërkojnë të hyjnë në merkaton e janarit për të kryer përforcime në prapavijë.

Nejmar kërkon Robinjon në Brazil

fillim sezonit. Kështu, edhe dje ajo ka marrë një fitore të rëndësishme 3:1 në fushën e vështirë të Sienës. Edhe pse është skuadra e Sienës ajo që shënon e para, Roma nuk fal duke shënuar tre gola deri në fund, dy me anë të Destros dhe një tjetër me anë të Per-

Ylli brazilian, Nejmar, duket se i ka bërë thirrje shokut të tij të kombëtares, i cili luan tek Milani, Robinjo, që të luajë së bashku me të në kampionatin brazilian. Sipas Nejmar, Robinjo i përshtatet stilit të lojës kampionatit brazilian. “Hajde këtu”,- i thotë Nejmar Robinjos. “Vendi i tij është në Brazil sepse këtu ai përshtatet për çdo gjë. Ne shkojmë shumë mirë, dhe do ishte një mrekulli nëse do të luanim bashkë”,- u shpreh Nejmar.

rotës. Me këtë fitore, Roma konsolidohet në rezultate pozitive dhe tashmë fillon ngjitjen drejt skuadrave të para. Në takimet e tjera, Udineze ka mposhtur lehtë Kaljarin 4:1, ndërsa Kievo ka fituar në fushën e vështirë të Xhenoas me rezultatin 4:2.

Bekam largohet me buzëqeshje nga Los Anxhelos Dejvid Bekam feston largimin e tij nga Los Anxhelos Galaski, pasi skuadra ku ai ka luajtur për 5-vjet e gjysmë ka fituar në rezultatin 3 – 1 Kupën e MLS-së përballë Hjuston Dinamos. Hjustoni kishte arritur të siguronte avantazhin në pjesën e parë me anë të një goli të shënuar nga Kalen Kerr, por një gol nga Omar Gonzalesi dhe një penallti e shënuar me mjeshtëri nga kapiteni London Donovan. Një tjetër penallti e shënuar nga sulmuesi veteran Robi Kin i dha fitoren e Kupës së MLS-së Galaksit. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit për mesfushorin legjendar Dejvid Bekam me fanellën e klubit amerikan. Tashmë, e ardhmja e tij pavarësisht se mbetet një enigmë mund të zgjidhet mjaft shpejt. Opsionet nuk mungojnë, pasi nga Franca Paris SG dhe Monako kanë shfaqur interesin e tyre për 37-vjeçarin, por gjithashtu dhe nga Kina apo Brazili këmbanat ende vazhdojnë të bien. Në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të ndeshjes vetëm Bekam u shpreh: “ Jam i trishtuar që ky është fundi. Ky është një vend tepër special për mua, dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Jam shumë i gëzuar që kam qenë pjesë e këtij klubi për plot 6-vite, dhe gjithashtu i jam mirënjohës drejtuesve kryeredaktor brahim shima

s t a f f

zv/kryeredaktor: Armand Maho Mariglen Mulla

për suksesin e dhuruar në katër sezonet e fundit. Ndoshta nuk do të luajë më këtu, por do të qëndroj besnik për të ndihmuar klubin dhe kampionatin që të vazhdojnë ngritjen e tyre.” Ish-kapiteni i Anglisë, gjithashtu u paraqit me fanellën e LA Galaksit teksa këta të fundit u mundën në finalen e vitit 2009 nga Salt Lejk me 11-metërsha. Ish-kapiteni i Anglisë u zëvendësua nga trajneri i tij Brus Arena vetëm pak minuta përpara përfundimit të ndeshjes në mënyrë që të takohej me shokët e tij të skuadrës. Bekam, i cili me fanellën e “Tre Luanëve” ka zhvilluar plot 115-ndeshje, ka qenë pjesë e skuadrës së Mançester Junajtidit, që ktheu rezultatin ndaj Bajernit të Mynihut për të triumfuar në Ligën e Kampionëve të vitit 1999. Ai u largua në vitin 2003 nga “Djajtë e Kuq” për tu bashkuar me Realin e Madridit, dhe më pas në vitin 2007 ra dakord për transferimin tek Los Anxhelos Galaksi. Pavarësisht largimeve në formën huazimi drejt Milanit, tifozët në fillim e kontestuan, por më pas e kuptuan vlerën e vërtetë që Bekam i kishte dhënë futbollit në SHBA, duke e duartrokitur fort në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Galaksit.

politika: albana lika, oli xhilaga ekonomia: brikena dervishaj sociale: ervin koçi rrethet: blerina spaho kronika: mariglen mulla kultura: blerina goce design&layout: Daniel Prifti, Gëzim Duzha

Adresa: Rr. Dull Keta, nr. 5. (Rr. e Dibrës), Tiranë

Ibrahimoviç godet topin me 180 km/orë Zllatan Ibrahimoviç njihet për forcën e tij fizike, ku është gati e pamundur ta mposhtësh atë në këtë repart. Megjithatë, ai ka thyer një rekord personal në ndeshjen e kampionatit ndaj Nicës, ku ka shënuan një gol me goditje dënimi me një formë të tmerrshme. Kështu, është matur që topi i goditur prej tij në golin e barazimit ka qenë me një shpejtësi prej 180 km/orë. Vetëm suedezi mund të godasë me një shpejtësi dhe forcë të tillë, ku topi, edhe pse në krahun e portierit, ka qenë i pamundur për t’u pritur. Megjithatë, kaq nuk ka mjaftuar për PSG-në që të shmangë humbjen me Nice 2-1. PSG pavarësisht blerjeve kolosale që ka bërë gjatë merkatos së verës, nuk ka arritur dot t’i konvertojë ato në rezultate.

menaxhere marketingu: eligerta dyrmishi cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« reklamË

E hënë 3 dhjetor 2012 •


votat e PS, hetimi pontes, intervista sekui