Metropol 25 korrik 2013

Page 19

dossier • E enjte 25 korrik 2013

»

19

tasit muarën ato masa të zakonshme që i përdor vendi që nga kohët e lashta dhe prenë rrugën që bie nëpër tokë të tyre për në Prizren dhe mbajnë peng disa turq në shtëpinë e Preng Bib Dodës” Dhe më vonë më 12 mars të këtij viti njoftonte: “Ndër kushte analoge gjenden edhe fise që banojnë midis Malit të Zi dhe Mirditës, malësorët e Shalës, Shoshit, të Hotit, Grudës, të Kastratit dhe të Kelmendit. Këta të gjithë pa përjashtim i kanë përzënë mydyrat (zyrtarët turq, kryetar komunash) që u ka dërguar Dervish Pasha. Ai ka zbuar edhe ata krerë të vetë, të cilët kanë pranuar mydyrin e emëruar”. Nga një tjetër raport sekret që mirrte qeveria austro-hungare prej Shqipërie del se krahas me luftën kundra pushtuesve populli bënte luftë kundër tradhtarëve të vendit. “ Ndër qarqet autonome të Malsis thuhet, - në këtë raport, - vazhdojnë pa prerë orvatjet për të formuar një konfederatë (bashkim). Në mbledhjen popullore të mbajtur në Orosh, vendimet e së cilës nuk dihen akoma. Kanë marrë pjesë shumë vetë edhe prej Pultit, Leshit e Këthellës. Pas shpërndarjes së mbledhjes popullore, u rrethuan kullat e anëtarëve të partisë qeveria turke të Dedë Gegës major xhandarmërie të Ndoc Nrecës, nëntoger xhandarmërie dhe të bajraktarit Fanit, të porsa emëruar nëntoger xhandarmërie”.

e Shqipërisë, e sidomos të huajt, që janë miqtë tanë; se unë me shokët e mi (duke lënë shtëpitë, familjet e gjithë pasurinë. Kemi dalë nëpër male si kryengritës, kundra qeverisë barbare-tiranike, për lirinë e Shqipërisë. Duke qenë se qeveria halldupe e Turqisë nuk ka epë kurrfarë të drejte dhe aspak liri, nuk kemi as shkolla në gjuhën tonë, as siguri për jetën dhe pasurinë e popullit. Në anën tjetër qeveria kërkon dhe i merr me pahir pagesat e ndryshme dhe të rënda, jo vetëm aq, por edhe duke na grabitur, e plaçkitur (me anën e memurëve hajdutë), sa s’durohet më dot. Neve të revoltuar të mërzitur dolëm me pushkë nëpër duar në male për kërkuar liri, drejtësi, qytetërim e përparim të përgjithshëm, gjëra që i ka e gjithë bota përveç neve. As që do t’i kemi asnjë nga këto derisa të fitojmë lirinë, duke e dëbuar Turqinë e kalbur nga mëmëdheu ynë i dashur. Dhe jo vetëm që është e tillë, dhe shumë e keqe gjendja në Shqipëri dhe përgjithësisht edhe në Ballkan, që janë akoma nën robërinë e Turqisë, por se e tillë është gjendja edhe në Stamboll. Gjithashtu shpeshherë dërgohen kësi çetash (hajdutë zyrtarë me çizme) edhe nëpër vilajete të ndryshme të Turqisë, si edhe në Shqipëri për të

plaçkitur botën, duke thëne “Sulltani, veziri ose filan pasha ka urdhëruar për të mbledhur para, shumë para që lypsen për punët e nevoja të dovletit, që juve si dini as lipset që t’i dini, prandaj jepni aq e kaq para. Kështu nëpunësit e vegjël të zyrave qeveritare as paguhen nga arka e shtetit, po ia marrin popullit me pahir këto pagesa, çka qeveria lejon, as mund të shfaqen plotësisht padrejtësitë dhe ndodhitë e panjerëzishme që ndodhin në Turqi. Dhe prandaj një pjesë e mirë e djemve shqiptarë e ka sosur, për të lëvizur për t’u përpjekur me armë në dorë për t’i fituar të drejtat tona të shenjta, bashkë me lirinë. Që këto dhe shumë të tjera janë shkaqet që na shtrënguan të dalim maleve për liri dhe për shpëtimin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Prandaj duke u sjellë vëllezërve shqiptarë e të gjithë miqve u thomi: s’ka më ëmbël në jetë sesa përpjekja dhe lufta për liri të mëmëdheut. Dhe vetëm liria është sharti dhe ilaçi për t’u ringjallë Shqipëria. Duke shpresuar se deri sot një vit do ta çlirojmë mëmëdheun nga robëria e Turqisë ne me anën e kësaj letre thirrje u bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë të Shqipërisë së Jugut, dhe asaj të Veriut, që të lidhen me ne, me besa-besën për çlirimin

e Shqipërisë. Po sido që të jetë, ne jemi duke u betuar që deri kur të çlirohet Shqipëria të mos i lëmë armët, por të qëndrojmë në fushë të nderit, duke luftuar për vdekje a liri. Gjithashtu jemi duke i thirrur të gjithë shqiptarët, shkrimtarë, poetë, dhe sidomos gazetarët patriotë, që gjenden jashtë që të lajmërojnë botën e lirë e të qytetëruar se Shqipëria u zgjua nga gjumi i rëndë i robërisë së gjatë, dhe se në ditën e Shën Gjergjit (që e festojnë të gjithë shqiptarët, të krishterë dhe myslimanë) të këtij viti do të pëlcasë kryengritja e përgjithshme për lirinë e Shqipërisë. Kjo thirrje u bë në emër të 3000 kryengritësve luftëtarë të betuar. Për Shqipërinë! Dhe duke dhënë besën se do të qëndronin burrërisht deri sa t’ia arrinin qëllimit, që është shpëtimi i Shqipërisë nga robëria dha për ta ndritur nga dielli i lirisë. Rroftë revolucioni për lirinë dhe fatbardhësinë e Shqipërisë! Nga lufta e popullit tonë për liri Në një raport që kryekonsulli austro-hungar në Shkodër, Vassitch, i dërgon më 25 shkurt 1877 ministrisë së jashtme ku thuhet: “ Në këtë konflikt që po vazhdon tani 6 muaj mirdi-

Populli shqiptar e ka çarë me shpatë në dorë rrugën e historisë së tij Në një ditë të shënuar si kjo më 1912 pas aq kohe robërie. Lindi Shqipëria indipendente. Kur vendi ynë kërcënohej nga katër anët nga armiqtë e jashtëm. Kur nën popullin tonë po farkëtoheshin zinxhirë të rinj robërie, plaku Ismail Qemali me një grusht trimash dhe patriotësh, e ngriti lart flamurin e lirisë në Vlorë dhe populli shqiptar mori frymë. Ne dolëm fitimtarë, por valë të egra kaluan mbi popullin tonë të mjeruar, ai flamur i lirisë u mor nëpër këmbë, u shpërdorua, u bë leckë tregu prej njerëzve të regjimit të kaluar. Ai shërbente për të mbuluar turpësinë e hajdutllëqet që bëheshin në kurriz të popullit tonë. Por ai ishte flamur e regjimit të satrapëve. Flamuri i popullit flamuri i Ismail Qemalit, qëndronte i panjollosur në shpirtrat e patriotëve shqiptar dhe ai flamur u ngrit lart, u mbajt nga duart e çelikta të luftëtarëve të popullit dhe kaloi nëpërmes rrebeshesh dhe furtunash i pathyeshëm, i papërkulur, simbol i lirisë dhe i indipendencës. Pas kaq luftërash heroike kundër fashizmit, flamuri i kuq i Vlorës, i lyer me gjakun e heronjve të popullit të rënë për këtë luftë antifashiste, valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë së lirë. Pesë vjet kaluan nën robërinë e rëndë fashiste, pesë herë nëpër rrugët e qyteteve heroike që përlesheshin me bajonetat e okupatorit e të tradhtarëve. Dita e flamurit u bë dy herë e shenjtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar. Uratë për liri Merr uratën, bir, prej meje edhe armët i gatit, se erdhi dita e shënuar, dolli ylli e na ndriti Është ylli i lirisë, me të tjerë nuk ngjet; Shqipëria kaq shu, e këtë yll po e pret. Djemtë e saj le ta dëftojnë kush mban emër Shqiptar kurrë s’ka për të duruar ta urdhërojnë barbar. Vdekje, djema, të kërkoni për të shenjtën liri Jetën përse e doni nën zgjedhë e robëri? Jeta pa nder është vdekje, po një vdekje pa mbuluar, e kur vdes për mëmëdhenë je i gjallë e i paharruar. Andej bir pa ndarë dua përmbi armë të betohesh, që i vdekur a i gjallë, gjithnjë të më nderosh!” Si i dha uratën, djali mori armët e betoi “Për liri’n e Shqipërisë, tha do vdes!” dhe fluturoi. (vijon numrin e ardhshëm)


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.