Issuu on Google+

»18-19

Raportet austriake

Përpjekjet e shqiptarëve për bashkim që prej viteve 1800 E enjte

25 korrik 2013 Viti IX, Nr. 3036 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Toponimet

Ngacmime seksuale dhe Fëmijët e emigrantëve në radhët e ushtrisë Femrat dhe meshkujt e Forcave të Armatosura ankohen se i kanë ngacmuar kolegët e tyre. Nuk bëhen raportimet tek eprorët »6

s’kthehen dot në Greqi, ndalohen në doganë »8

Ndarja e posteve Pagat - pensionet Shtesa e miratuar në qeveri do të nisë të zbatohet nga data 1 gusht »5

sarandë Nis regjistrimi i pronave, kush do të verifikojë dokumentet

LSI merr 4 ministri dhe një pa portofol • Bisedimet me aleatët jashtë parlamentit për postet dytësore, ndarja me PSD e PDS • Rama publikon strukturën e re. Emrat që diskutohen: Do të ketë më shumë gra »2-3

»5

Opinion

Reagon Partia Demokratike

»3

Me reformën po fshihet vendimi për largime masive në administratë

Nga Arian Galdini

Lulzim Basha, PD-ja dhe opozita që po troket »11 Nga Kleo Bisei

Pse ma ngacmon vetëdijen tragjedia “Otello”?

»16

Përplasje në gjyq

Dajti akuzon policët se vranë kolegët gjatë arrestimit Akuza për vrasje që nisën nga viti 1997. Dajti paralajmëron: Nëse i ndodh gjë gjykatës, nuk i ndodh nga unë »9

Bashkia e Tiranës

Afatet e fundit për ofertat e ndërtimit të bulevardit të ri

»7

Do të kualifikohet projekti që do të jetë ekonomikisht më i vlefshëm. Afati i fundit për dorëzimin mbetet data 6 gusht

Katolicizmi

Masat e Papës së ri. Kisha në prag revolucioni? Rivlerësohen laikët

»14


02

« POLITIKË

E enjte 25 korrik 2013 •

EKZEKUTIVI PËR VITET ‘13-’17 NDRYSHE NGA “BERISHA”

Qeveri e madhe me ndryshime në organikë dhe në administrim Ervin Koçi

Q

everia e re për vitet 2013-2017 do të sjellë një shkurtim drastik. Një qeveri me 16 ministri, një kryeministër, një zëvendëskryeministër dhe tre ministra pa portofol - ky ishte premtimi i dhënë dje nga kryeministrit të zgjedhur Edi Rama, i cili gjatë një konference për shtyp prezantoi strukturën e ekzekutivit që do të drejtohet prej tij. Ajo që u vu re ishte një ndryshim rrënjësor i organikës. Deklarata Kryeministri i zgjedhur sqaroi se ekzekutivi i ri është një strukturë që është ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe të gjitha degëzimeve të strukturës ekzistuese, që në këndvështrimin e lidershipit socialist përbëjnë një trupë me shumë parazitë brenda, duke sjellë kështu një shkurtim drastik. “Do të ristrukturojmë në mënyrë të plotë dhe të thellë godinën apo organikën e Kryeministrisë. Do të ketë shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike. Do të vendoset një raport i ri, i drejtë dhe efikas mes kabinetit të Kryeministrit dhe gjithë piramidës, që sot në këndvështrimin tonë rezulton shumë e mbingarkuar dhe në një pjesë të konsiderueshme parazitare. Do të ketë shkurtim drastik të komiteteve ndërministrore dhe reduktim të numrit të tyre në funksion të rritjes së fuqisë koordinative të këtyre komiteteve”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij. Struktura Qeveria e re do të sjellë një format të ri të kompozimit të dikastereve, ndryshe nga ekzekutivi aktual. Kështu, Rama bëri me dije si për ministritë që nuk do të kenë ndryshime, ashtu dhe ato që do të kenë një kompozim krejtësisht të ri. Megjithatë, të gjitha ministritë do të pësojnë reformë të thellë të strukturës së brendshme. Qeveria do të ketë një zëvendëskryeministër, pa portofol tjetër, që do të fokusohet në çështjet specifike për të çuar përpara prioritetet. Ministritë që nuk ndryshojnë në kompetenca janë ajo e Financave, e Brendshme dhe e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë. Ministria e Integrimit Europian, sipas Ramës, do të marrë një rol dhe fuqi të re. Ndërsa Shëndetësia merr dhe mbrojtjen e konsumatorit në fushën përkatëse. Një nga ndryshimet më të mëdha e pëson METEja, që ndahet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë

STRUKTURA E QEVERISË SË RE 2013–2017 Kryeministri Zëvendëskryeministri Ministritë: 1. Ministria e Financave 2. Ministria e Brendshme 3. Ministria e Mbrojtjes 4. Ministria e Jashtme 5. Ministria e Integrimit Europian 6. Ministria e Drejtësisë 7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes 8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë 9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit 10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave 12. Ministria e Shëndetësisë 13. Ministria e Arsimit dhe Sportit 14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 15. Ministria e Kulturës 16. Ministria e Mjedisit Ministrat e shtetit: Ministër për inovacionin dhe administratën publike Ministër për çështjet vendore Ministër për marrëdhëniet me parlamentin

Qeveria do të ketë një zëvendëskryeministër, pa portofol tjetër, që do të fokusohet në çështjet specifike për të çuar përpara prioritetet. Ministritë që nuk ndryshojnë në kompetenca janë ajo e Financave, e Brendshme dhe e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë. Ministria e Integrimit Europian, sipas Ramës, do të marrë një rol dhe fuqi të re. Ndërsa Shëndetësia merr dhe mbrojtjen e konsumatorit në fushën përkatëse. Një nga ndryshimet më të mëdha e pëson METE-ja, që ndahet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

dhe Sipërmarrjes dhe në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale kthehet në atë të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ministria e Kulturës do të fokusohet vetëm në këtë sektor, do të krijohet Ministria e Mjedisit, ndërsa asaj të Arsimit do t’i bashkohet edhe Sporti. Tjetër ndarje do të ketë edhe te Punët Publike. Një dikaster do të jetë ai i Transportit dhe Infrastrukturës, ndërsa tjetri ai i Zhvillimit Urban e Turizmit. Administrata Administrata publike do të ketë një ministër pa portofol pranë Kryeministrit të ri Edi Rama. Kështu, me formatin e ri të ekzekutivit në ardhje në shtatorin e afërt shihet se mes të tjerash ndryshon dhe varësia e administratës publike. Kjo administratë, që deri më tani ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme, tashmë do të jetë nën varësinë e Kryeministrit. Një model ky që ishte prezent në kohën e Ilir Metës kryeministër, e ndjekur për disa vjet me radhë, për t’u ndryshuar me ardhjen e Kryeministrit në detyrë, Sali Berisha. Në qeverinë e re do të kemi tre ministra shteti, një ministër për inovacionin dhe administratën publike, ministër për çështjet vendore dhe një ministër për marrëdhëniet me parlamentin. Këta ministra do të jenë pa ministri, pasi do të jenë pjesë e postit të kryeministrit, pra vartës së tij, ku bën pjesë edhe përgjegjësi për inovacionin dhe administratën publike. Në vlerësimin e kryeministrit të zgjedhur struktura e qeverisë së re është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve, por edhe të disa nevojave shumë të rëndësishme që ka vendi. Sipas tij, zgjedhja e strukturës është bazuar në formate qeverish në vendet e reja të Bashkimit Europian.

QEVERIA E RE Miratimi i kabinetit nga Kuvendi te Presidenti Qeveria e re do të miratohet në shtator. Në seancën e parë të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit pritet që fillimisht të mandatohen përfaqësuesit e sovranit në legjislativ. Kjo duke pretenduar që deri në shtator të mund të jenë certifikuar dhe këto zgjedhje, ku fjalën e fundit do ta thotë Kolegji Zgjedhor. Ndërkohë nga ana e tij kryeministri i zgjedhur do të ketë gati që përpara seancës parlamentare ku do të votohet ky kabinet emrat e ministrave që do ta përfaqësojnë atë. Madje, mësohet se deputetët që do të jenë gati të lëshojnë mandatin për postin ministror do të japin dorëheqjen nga përfaqësimi i tyre në Kuvend përpara se ky i fundit të procedojë me betimin e ligjvënësve. Në këtë mënyrë në seancën e betimit do të jenë emrat e rinj që do të spostohen nga lista shumemërore e kandidatëve për deputetë. Ndalur në procedurën e zyrtarizimit të qeverisë së re pas miratimit të saj në Kuvend, emrat e ekzekutivit i kalojnë për dekretim Presidentit të Republikës, ku bëjnë edhe betimin për nisjen nga puna për jetësimin e programit qeverisës me të cilën fituan në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Përbërja e qeverisë së re, Rama zbardh detaje

Mesazhi në “Tuiter”: Numri më i madh i grave në historinë e vendit Kryeministri i zgjedhur përdori rrjetet sociale për të bërë sqarimet që harroi t’i evidentonte gjatë konferencës së tij për shtyp. Kështu, në profilin e tij në “Tuiter” kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri publik faktin se qeveria që do të drejtohet prej tij do të ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit. “Për të gjithë ata që pyesin pa fund për përbërjen e qeverisë mund të them vetëm se do të ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit”, shkruante Rama në mesazhin e publikuar në rrjetin social “Tuiter”. Ndërkohë mësohet se përfaqësimi i grave në kabinetin qeveritar është kusht që duhet ta plotësojë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kështu, Partia Socialiste nga ana e saj mësohet se minimalisht do të ketë tri zonja në krye të dikastereve, ndërsa LSI-ja më së paku duhet të ketë një grua në krye të ministrive që pritet të ketë në drejtim në kabinetin “Rama”. Por dje me sa duket Rama ishte i emocionuar në daljen e tij publike. Kjo jo vetëm për sqarimin për përfaqësimin e grave në qeveri, por më së shumti harroi të listonte ministrin e tretë të shtetit, ai i marrëdhënieve me parlamentin, ndaj e shtoi në publikimin e tij në rrjetin social “Facebook”.


POLITIKË • E enjte 25 korrik 2013

»

03

PD AKUZON ASHPËR LIDERSHIPIN SOCIALIST PËR PAZARE ME POSTET

Qeveria e re, Berisha: Plotësim i orekseve të sëmura Ish-kreu i PD-së: Një piktor s’e llogarit dot rritjen e shpenzimeve Brenda pak minutave nga publikimi i strukturës së qeverisë së drejtuar nga mazhoranca e re selia blu ka nisur dhe komentet e saj. Ndërkohë që në mbrëmje dhe kryeministri në detyrë ka bërë një analizë të shpenzimeve të pritshme prej Edi Ramës. “Rama faktoi sot se pazari për ndarjen e gjahut të 23 qershorit do të rëndojë dhimbshëm mbi xhepat e shqiptarëve”, - ky ishte konstatimi i ardhur dje nga Partia Demokratike menjëherë pas prezantimit të strukturës së re nga kryeministri i zgjedhur. Ka qenë kritik dhe akuzues në deklaratën e tij deputeti i PDsë Gerti Bogdani e gjithashtu dhe Kryeministri në detyrë. Madje, Berisha në mesazhin e tij në “Facebook” ishte krejt ironik me strukturën e kësaj qeverie. “Fillim i mbarë për të luftuar krizën! Rriten shpenzimet e qeverisë për veten e saj me 30%. Të dashur miq, risitë e para të qeverisë “Piktori 1” janë: rritet me 30% numri i

anëtarëve të kabinetit; rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet më mirë kriza?! Shkenca për qeverinë “Piktori 1” nuk ekziston. E gjora mori malin! Kushërira Koleka merr administratën në varësi për hatër të kushëririt. Një milion hektarë pyje mbeten jetim. Ndarje torte për orekse të sëmura. Hajde qeveri, hajde!”

- shkruante Berisha në “Facebook”. Për PD-në, pavarësisht prej përpjekjes amatore për të fshehur fryrjen e pashembullt të shpenzimeve, fatura e kripur e këtij projekti antiinstitucional është zullumi i radhës i koalicionit të mashtrimit për shqiptarët dhe vendin. “Ky koalicion vendos rekordin historik si i vetmi sot në botë që po nis punën jo duke shkur-

tuar, por duke rritur koston financiare të qeverisjes që ditën e tij të parë. Po sot kryesocialisti konfirmoi edhe projektin e spastrimit dhe fshesës mbi administratën publike, duke dëshmuar mendësinë e zakoneve dhe veseve të vjetra. Edi Rama është i vetmi politikan në Europë që e nis punën duke projektuar pushime masive të punonjësve të administratës publike dhe zëvendësimin e tyre me militantë të rekrutuar në zyrat e PS-së. Denoncojmë fshesën antiinstitucionale kundër administratës publike si dhe mekanizmin e grabitjes së taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet fryrjes shokuese të numrit të ministrive”, - tha Bogdani. Në këtë mënyrë duket se PD do të kërkojë të përpilojë një strategji të re për formën që do të mbajë për të mos lejuar shkarkime në masë apo dhe marrjen në punë të simpatizantëve politikë. Kjo edhe pse pritet që shkurtimet të vijnë si pasojë e reformës në administratë.

KABINETI I RI, MBYLLET JOZYRTARISHT MARRËVESHJA RAMA-META

LSI merr katër ministri dhe zëvendëskryeministrin Do të përfaqësohet edhe me një ministër shteti pa ministri

P

artia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë konturuar marrëveshjen mes tyre për përbërjen e qeverisë së re. Ndarja e posteve ministrore mes tyre është dhe pothuajse hapi final i përbërjes së ekzekutivit të ri. Kjo pasi LSI-ja do të ketë dhe përfshirjen më të madhe në këtë kabinet si partia e dytë e majtë pas Partisë Socialiste. Mësohet se LSI-ja do të jetë e përfaqësuar në qeveri me zëvendëskryeministrin, me katër ministri dhe një ministër pa portofol. Bëhet e ditur se LSIja ka kërkuar drejtimin e pesë dikastereve, por ende nuk ka një konsensus mes dy krerëve Meta e Rama për shtimin e një ministrie. Ndërkohë që dje gjatë konferencës për shtyp kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, bëri me dije se përbërja nominale e qeverisë së re do të bëhet publike në fund të këtij muaji. Marrëveshja Ditë decizive për formimin e qeverisë së re të dalë nga vota e 23 qershorit. Gjatë kësaj jave Partia Socialiste pritet të zhvillojë negociata me të gjithë drejtuesit e partive që janë pjesë e koalicionit të majtë. Të qenët fitues të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit i kanë dhënë mundësi Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj që të kenë fjalën e përzgjedhjes dhe njëherësh të ndarjes së pushtetit me aleatët e majtë. Paraprakisht ndarja e posteve ministrore me aleatin e saj më të madh, Lëvizjen Socialiste për Integrim, pati pen-

Pas marrëveshjes me LSI delegohet radha

Qeveria, Rama në negociata me aleatët e majtë

Gjithashtu LSI-ja do të ketë dhe një post ministror në varësi të kryeministrit, por duke synuar drejtimin e ministrisë së Brendshme mësohet se PS-ja do t’i japë asaj ministrin e çështjeve vendore. Megjithatë, pavarësisht ndarjeve të posteve ministrore...

guar ecurinë e këtyre negociatave, por mësohet se bisedimet mes lidershipit socialist dhe atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë ardhur në fund, duke konturuar përfshirjen e kësaj të fundit në kabinet. Burime pranë dy selive konfirmuan se LSI-ja do të mbajë në qeverinë “Rama” postin e zëvendëskryeministrit, si dhe do të kryesojë dikasterin e Integrimit, atë të Mbrojtjes ose Ministrinë e Brendshme, atë të Energjisë dhe Industrisë, Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Gjithashtu LSI-ja do të ketë dhe një post ministror në varësi të kryeministrit, por duke synuar drejtimin e ministrisë së Brendshme mësohet se PS-ja do t’i japë

asaj ministrin e çështjeve vendore. Megjithatë, pavarësisht ndarjeve të posteve ministrore, mësohet se Rama nuk do të lejojë që komitetet që do të jenë nën drejtimin e tij të përbëhen nga përfaqësues të LSI-së. Ndërkohë që vetë ai publikisht për një çështje të tillë bëri me dije se këto komitete do të ndryshojnë thellësisht përbërjen, duke paralajmëruar kështu spastrimet e stafit aktual. “Komitetet që drejtohen nga Kryeministri do të shkurtohen në mënyrë drastike, sepse sot janë një tufë e tërë parazitësh dhe do t�� jenë komitete të mirëfillta pune për prioritetet dhe për koordinimin e të gjitha energjive qeverisëse të vendit”, - vuri në dukje Rama sa i takon kësaj çështjeje.

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, do të nisë negociatat me krerët e majtë, pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, në respekt të marrëveshjes së firmosur përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Nisur pikërisht nga marrëveshja me secilin nga aleatët e PS-së, lidershipi socialist do të ndajë dhe pushtetin me ta. Nisja e bisedimeve me partitë e koalicionit qe e kushtëzuar nga negociatat mes lidershipit socialist dhe aleatit të tij strategjik. Kjo pasi fillimisht do të duhej ndarja e posteve ministrore me LSI-në, që më pas PS-ja të diskutonte me aleatët e tjerë. Marrëveshja e firmosur nga 37 partitë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” saktëson se pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 Partia Socialiste është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash, si shprehje të vullnetit të popullit në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike. Ndërsa për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10 000 vota, marrëveshja saktëson se do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror. Gjithashtu, kur një parti merr një mandat, ajo mund të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve, por kjo duhet të konsultohet me partitë e tjera.


04

« POLITIKË

E enjte 25 korrik 2013 •

OLLDASHI MUNGON NË MBLEDHJEN E QEVERISË BERISHA: JANË TË FUNDIT

Kthen ligjin mbi shëndetësinë, i takon projektit të dalë nga PS P avarësisht pranimit të humbjes si dhe afrimit të mbledhjes së parë të parlamentit të ri, Kryeministri Berisha ka vijuar mbledhjet e qeverisë dhe miratimin e vendimeve. Në fillim të mbledhjes së ministrave Berisha theksoi se në rendin e ditës ishin një sërë vendimesh për rrogat, sepse vendimet për rrogat janë sipas sektorëve edhe sipas degëve. “Këto vendime janë në linjat që u paraqitën në mbledhjen e kaluar. Ato janë në zotimin tonë për rritje rrogash dhe pensionesh. Ne e kemi bërë këtë rritje për 7 vjet me radhë, nga viti 2006 e deri më sot, dhe do ta bëjmë sa herë të jemi në pushtet. Kjo është filozofia jonë”, - tha Kryeministri Berisha. Ai u shpreh se nuk ka asnjë konflikt ligjor në këto vendime, pasi qeveria është në detyrë deri në mbylljen e mandatit ligjor. Por nga ana tjetër ai është shprehur se qëndrimet e mazhorancës së re për anulimin e koncesioneve janë të papranueshme dhe të rrezikshme. “Me gjithë zotimin e zyrës së kryeministrit të zgjedhur, siç po e shpall veten zoti Rama, se do të anulojë çdo koncesion, kjo qeveri vazhdon normalisht ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj. Është kjo qeveri që ka hapur siparin dhe ka bërë të mundur që në Shqipëri nga viti 2008 e deri më sot të firmosen në sektorin privat mbi 130 kontrata për ndërtimin e mbi 370 hidrocentraleve, po të marrim edhe këto që miratojmë sot. Kjo është një ndër historitë më të shkëlqyera të suksesit që ky vend ka pasur ndonjëherë, dëshmi e një besimi të madh të biznesit për klimën e investimeve në Shqipëri, por edhe dëshmi e një kuadri të shkëlqyer ligjor që qeveria miratoi për shfrytëzimin sa më të madh të kësaj pasurie kombëtare, që është dhe pasura e parë e shqiptarëve”, - tha Berisha. Ndërkohë dje u vu re mungesa e Sokol Olldashit, i cili vetëm dy ditë më parë shprehu rezervat e tij për zhvillimin e fushatës zgjedhore për kreun e PD-së. Vetë Berisha në lidhje me zhvillimet në PD është shprehur se kjo ishtr mbledhja e parë e këtij kabineti që ai drejtonte pa qenë njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike. “Shfrytëzoj rastin që në emër të ministrave t’i uroj suksese në detyrën e re kryetarit. Unë e di që ju ia keni uruar edhe vetë”, - tha Berisha, që pranon se këto janë mbledhjet e fundit dhe se është parlamenti i ri që do të miratojë vendimet e miratuara në këta tre muaj. Gjithsesi, Berisha ka lajmëruar dje se nuk do të lejojë që të miratohen ligje që kanë të bëjnë me angazhimin politik të forcave politike. Në këtë rast ai ka refuzuar një draft të paraqitur prej ministrit të Shëndetësisë, duke theksuar se nuk

VIJON MIRATIMI I VENDIMEVE

Rritje pagash për zjarrfikësit, pyjoret dhe administratën

Bashkëpunimi me kryetarin e ri

Krerët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të zi urojnë Bashën Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, merr urime nga liderët shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Hashim Thaç i ka qenë i pari që ka uruar Bashën. “Zgjedhja juaj kaloi nëpër një proces demokratik, transparent dhe të konkurrencës së lirë, shenjë se kultura demokratike në shoqërinë shqiptare po krijon traditë të mirë edhe në këtë rrafsh të rëndësishëm të konsolidimit të vlerave. Duke shprehur urimet më të sinqerta, Ju sigurojmë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nën drejtimin tuaj besoj se do të luajë rol adekuat në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Shqipëria”, - shkruan Thaçi. Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në urimin e tij shprehet: “LDK-ja e ka përcjellë me shumë vëmendje ecurinë e procesit zgjedhor nëpër të cilin kaloi PD-ja. Kemi kënaqësinë e veçantë të konstatojmë se ky proces ishte një shembull i vërtetë i kulturës politike e demokratike jo vetëm për klasën politike në Shqipëri, por dhe për gjithë rajonin.” Mustafa shpreh bindjen se me mandatin e Bashës LDK-ja dhe PDSH-ja do të vazhdojnë traditën e bashkëpunimit të ngushtë mes tyre, e cila është iniciuar nga drejtuesit tanë

historikë, ish-presidenti Rugova dhe Kryeministri Berisha. Po ashtu kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thekson se zgjedhja e drejtpërdrejtë nga anëtarësia e partisë në gjithë Shqipërinë dhe me një epërsi të thellë dëshmon për një përkrahje të madhe, por njëkohësisht paraqet edhe përgjegjësi të jashtëzakontë për ta udhëhequr partinë në përputhje me pritjet e anëtarëve dhe qytetarëve. Ndërkohë Behxhet Pacolli shprehet: “Me kënaqësi mësova për zgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë pas një procesi zgjedhor të veçantë. Kjo zgjedhje hap një perspektivë të afirmimit të një gjenerate politikanësh të rinj në krye të partive të Shqipërisë pas një eksperience historike të jashtëzakonshme si ajo e Kryeministrit Berisha.” Mesazh urimi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë edhe nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nga kryetari i Komunës së Ulqinit dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu.

Republikanët pranë marrjes së një deputeti

Qeveria në mbledhjen e zhvilluar dje ka miratuar ndryshimin e pagës në disa kategori. Kështu, forcat e zjarrfikësve, administrata mbështetëse e institucioneve buxhetore, shërbimi pyjor dhe punonjësit në sistemin parauniversitar. Duket se në këtë mënyrë është plotësuar skema për rritjen e pagave të vendosur një javë më parë, ku kategoritë e vendosura dje nuk ishin përfshirë. Megjithatë, në administratën mbështetëse përfitues do të jenë jo vetëm ata që janë angazhuar në pushtetin qendror, por dhe ata të pushtetit vendor. Ndërkohë për sa i përket të punësuarve në sistemin e zjarrfikësve efektet financiare për paga e sigurime shoqërore, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi për politikat e pagave për vitin 2013. Ashtu si dhe do të llogariten shtesat për punon-

jësit e shërbimit pyjor. Sipas vendimit të qeverisë të një jave më parë, shtesat për këto kategori do të jenë deri në 4 për qind dhe llogaritja do të nisë prej 15 korrikut të këtij viti. Vendimi i djeshëm nuk është komentuar prej përfaqësuesve të mazhorancës së re. Ndërkohë më parë përfaqësuesit e PS-së janë shprehur se qeve-

ria e drejtuar prej Berishës nuk duhet të marrë vendime që kanë efekte financiare. Kjo pasi projekti i këtyre shpenzime duhet t’i përkasë qeverisë së re. Megjithatë, vendimi i marrë në qeveri tashmë pret firmën e Kryeministrit Berisha dhe me botimin në Fletoren Zyrtare janë të detyrueshme për t’u zbatuar.

mund të miratohej asnjë ligj dhe vendim që ndërhynte në programin e qeverisë së ardhshme. “Zoti ministër, nuk do të mund të pranohet vendimi që erdhi javën e kaluar për sigurimet shëndetësore dhe Institutin e Sigurimeve Shëndetësore. Pavarësisht nga vështirësitë, do të gjenden mënyra të tjera për ta zgjidhur. Shqiptarëve u është premtuar zyrtarisht dhe

botërisht shërbim shëndetësor falas, pa kontribute. Ne nuk mund të bëjmë hapa, sepse del sikur vazhdojmë me kokëfortësi në programin tonë, i cili garanton shërbim falas për ata që paguajnë kontribute dhe ata që nuk kanë mundësi të paguajnë kontribute”, - u shpreh Berisha. Duke përfituar nga dalja në mbledhjen e qeverisë, Berisha bëri publik dhe rezultatin e dalë

nga Komisioni Europian për korrupsionin GRECO, i cili konkludon se Shqipëria ka trajtuar në mënyrë të kënaqshme 12 rekomandimet që përmbahen në raundin e tretë të raportit të vlerësimit. “Janë një sërë ndryshimesh, të cilat u bënë në Kodin Penal, në financimin e partive, por mendoj se gjëja më kryesore ishte suksesi që ne arritëm me heqjen e imunitetit”, - tha Kryeministri.

Kolegji shtyn shqyrtimin e numërimit të fletëve në Shkodër Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shtyjë shqyrtimin në themel të kërkesës ankimore të PS-së pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e votave në qarkun e Shkodrës. Shkak është bërë kërkesa e republikanëve mbi përbërjen e Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë KQZ-ja vijon procesin e numërimit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komision, Gjonçaj, ka akuzuar këtë institucion se po bën pis procesin dhe po vonon certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. KQZ-ja vijon rinumërimin e kutive të votimit për qarkun e Shkodrës. Një ditë më parë KQZ-ja rinumëroi 107 kutitë e KZAZ-ve nr.3 dhe nr.4 të qarkut të Shkodrës. Edhe në këto dy KZAZ janë vënë re disa qendra votimi problematike, pasi shifrat në tabelë nuk korrespondonin me votat e gjetura në kuti. Nga rinumërimi i katër ZAZ-ve Partia Republikane vazhdon të mbetet larg pretendimit të mandatit, pasi duhet që PD-ja të humbë 260 vota, ndërsa asaj t’i kalojnë më shumë se

300 vota. Nga rinumërimi i ZAZ-së nr.1 PD-ja ka humbur rreth 176 vota, pasi nga kutitë dolën se këto vota ishin të vjedhura tek aleatët. Për rrjedhojë, PD-ja në total nga kjo KZAZ ruajti një rezultat prej 45 623 votash. Mirëpo edhe Partia Republikane zbriti nga ZAZ-ja e parë me 94 vota, çka e çoi atë në 4836 vota. Ndërsa nga numërimi i ZAZ-së nr.2, që ka qenë më e sakta në pasqyrimin e rezultatit zgjedhor të Shkodrës, PD-ja rifitoi 8 vota të vjedhura, kurse PR-ja 6 vota. Nga numërimi i ZAZ nr. 3, diferenca midis dy partive është ngushtuar me një votë, pasi PD-ja ka humbur dy vota, ndërsa PR-ja ka fituar vetëm një.


EKONOMI • E enjte 25 korrik 2013

»

05

PRITET BOTIMI I VENDIMIT NË FLETOREN ZYRTARE

Pagat dhe pensionet efektet do të nisin nga data 1 gusht BUXHETI

Brikena Dervishaj

R

ritja e pagave dhe pensioneve pritet të nisë më 1 gusht. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, drafti është gati për t’u çuar për zbatim në institucionet përkatëse siç janë Instituti i Sigurimeve Shoqërore, e cila merret me zbatimin e pagesave për kategoritë e pensionistëve, si dhe Ministrisë së Punës për rritjen e pagave. Sipas vendimit të qeverisë, i cili është miratuar dhe pritet të hyjë në fuqi me firmosjen e tij nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, si dhe me botimin në Fletoren Zyrtare përfitimet për të gjitha kategoritë, qoftë të punësuarit në sektorin shtetëror, qoftë pensionistët, do të nisin nga 1 gushti. Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagave dhe pensioneve, edhe pse u kritikua nga ekspertët vendas dhe të huaj. Shpërndarja Në mes të muajit korrik të këtij viti u mor vendimi i qeverisë sipas të cilit pritet që shpërndarja e rritjes së pagave dhe pensioneve të nisë në muajin gusht, pra me pagesat që pensionistët apo punonjësit buxhetorë do të marrin në muajin gusht. Kështu bëjnë me dije edhe zyrtarë të Degës së Thesarit, sipas të cilëve për shkak edhe të mosfunksionimit të sistemit online të qeverisë, pagesat për pagat dhe pensionet do të bëhen në muajin gusht. Ministria e Financave mori vendim për pezullimin e të gjitha veprimeve nëpërmjet sistemit elektronik nga 12 korriku deri në 30 korrik. Në muajin gusht do të bëhen pagesat nga Dega e Thesarit, të cilat janë hedhur në sistem deri në këtë datë, ndërsa pagesat e tjera emergjente do të bëhen vetëm me vendim të posaçëm të ministrit të Financave. Pas botimit në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë merr fuqi ligjore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në bazë edhe të eksperiencave të viteve të kaluara përpilon listat me emrat e pensionistëve sipas datës që ata marrin pensionin, për të bërë edhe ndarjen e përfitimit të shtuar. Rritja Sipas vendimit të qeverisë përfitojnë 15 100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve, të cilëve paga iu rritet me 6 për qind dhe nga 35 122 lekë shkon në 37 199 lekë. Një kategori tjetër që përfiton dhe që çdo vit është trajtuar me prioritet, është ajo e arsimtarëve, të cilëve paga nga 53 300 lekë iu shkon në 54 828 lekë, duke tejkaluar kështu edhe pagesën mesatare në

Parametrat e të ardhurave në buxhetin e shtetit për 6 muajt e parë të vitit 2013 pritet të rregullohen në ligjin për buxhetin e këtij viti, i cili pritet të ndryshojë, duke rregulluar edhe shpenzimet, të cilat kanë tejkaluar planin. Burime zyrtare nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur, se ndryshimet do të realizohen vetëm në muajin shtator, pas formimit të qeverisë e re. Gjithësesi, ndryshimet e treguesve të buxhetit të shtetit nuk pritet të prekin sektorët jetikë, si dhe pagat e pensionet. Zyrtarisht ligji i buxhetit për këtë vit ka rënë vetëm disa muaj pas miratimit të tij, kur Qeverisë i dolën nga kontrolli të gjithë treguesit e parashikuar, për shkak të rritjes së shpenzimeve, por edhe uljes së taksave në prag të zgjedhjeve. Në kushtet e rrotacionit politik, fati i buxhetit duket se do të mbetet i pavendosur deri në formimin e Qeverisë së re.

Për qershorin ekspertët bien 10.5%

INSTAT: Tregtia e jashtme, është ulur deficiti tregtar Tregtia me jashtë e Shqipërisë është tkurrur gjatë muajit qershor, ndërsa eksportet dhe importet kanë pësuar ulje të njëkohshme, krahasuar me muajin maj të këtij viti. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Instituti i Statistikave, në qershor është shënuar një rënie e eksporteve “Made in Albania” drejt tregjeve të huaja. Për qershorin kjo rënie është 10.5 për qind në krahasim me muajin maj 2013. Sipas INSTAT-it, partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë mbeten Italia dhe Greqia. Duket se në uljen e eksportit të markës “Made in Albania” ka ndikuar situata e vështirë ekonomike dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ndërsa në rënien e importeve me 8.6 për qind krahasuar me një muaj më parë, duket se ka ndikuar rënia e konsumit për shkak të krizës ekonomike dhe shtimi i prodhimit vendas, që në disa produkte ka zëvendësuar mallrat e ardhur nga importi. Megjithatë, mbetet një shenjë pozitive që deficiti tregtar ka shënuar ulje me 6.1 për qind krahasuar me muajin Maj dhe prej 27.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndryshe nga muaji Qershor,

tregtia e jashtme gjatë muajit Maj regjistroi rritje të volumit të këmbimeve si në eksporte, ashtu edhe në importe. Sipas Institutit të Statistikave në qershor 2013 u eksportuan 20,8 mld lekë mallra, shifër kjo që gjithësesi është më e lartë se muaji qershor i vitit të kaluar, konkretisht 17.2 për qind më shumë. U importuan 41,3 mld lekë mallra me ulje 8.4 për qind në krahasim me Maj 2013 dhe ulje 10.5 për qind në krahasim me Qershor 2012. Deficiti tregtar i këtij muaji është 20,6 mld lekë, duke shënuar një ulje prej 6.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 27.8 për qind krahasuar me Qershor 2012. Tregtia me vendet e BE është 68.2 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 38.8 për qind, ndërsa me Greqinë është 8 për qind.

Periudha e afishimit vazhdon 45 ditë

Hipoteka nis afishimin për regjistrimin fillestar në Sarandë SHKALLA E PAPUNËSISË ËSHTË 12.8%

INSTAT: Rriten të punësuarit në sektorin privat me 7,2% Gjatë tremujorit të parë 2013 forca e punës është 1,109,207 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 12.8%. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor është 280 968 persona. Punësimi në këtë sektor u rrit rreth 1% krahasuar me tremujorin e katërt 2012, dhe krahasuar me tremujorin e parë 2012, kjo shifër u rrit vend. Një tjetër kategori e trajtuar me prioritet ndër vite ka qenë edhe ajo e infermierëve. Vendimi i qeverisë rrit pagën mesatare të tyre nga 35 897 lekë në 37 854 lekë. Të vetmit që janë përjashtuar nga rritja e pagave janë zyrtarët e lartë, dhe kjo bëhet në mënyrë që raporti i pagave të ngushtohet. Po sipas këtij projekti, pensionet e qytetit pritet të rriten mesatarisht me 4% dhe me 5% pensionet e fshatit. Është përllogaritur që çdo pagë apo pension të ketë rritje

7.2%. Ndërsa punësimi në sektorin shtetëror nuk pësoi ndonjë ndryshim. Numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor është 522 300 persona deri në 2011. Numri mesatar i të papunëve të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë tremujorit të parë 2013 është 141,939 ku 5.9%e tyre përfituan pagesë papunësie. Niveli bazë i pagesës maksimale në vlerë deri në 1.500 lekë. Rritja e pagave dhe pensioneve për këtë vit do të ketë një efekt financiar prej 2.5 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit. Pagat më 2012 Viti 2012 solli një rënie të produktivitetit të punës për sektorin privat, ku për herë të parë pas gjashtë vitesh paga për privatin u ulën me afro 10%. Sipas raportit vjetor të publikuar nga Banka Qendrore, rritja e pagës në sektorin shtetëror mesa-

së papunësisë është 6,850 lekë. Vlera mesatare e ndihmës së pjesshme ekonomike është 3,390 lekë, ndërsa vlera e ndihmës ekonomike të plotë është 4,195 lekë. Paga minimale në shkallë vendi është 21 000 lekë. tarisht me 5.4% ka dhënë një efekt krejt të kundërt në rrogat që japin bizneset. Nëse ndërmarrjet private kanë fituar më pak, kanë pasur vonesa për likuidimin e faturave, ata janë detyruar të shkurtojnë edhe shpenzimet. Sipas Bankës së Shqipërisë, efektet e krizës ekonomike tre vitet e fundit kanë paraqitur një kërkesë të dobët për punë nga ana e bizneseve, e cila është reflektuar edhe në rritjen e ulët të punësimit, dhe mos rënien e normës së papunësisë.

Në vijim të ndërtimit të sistemit të ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka nisur afishimi publik për dy zona kadastrale të qytetit të Sarandës. Qeveria ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës prej pak vitesh. Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet sistemi i ri i regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ky afishim i bërë publik dje nga Hipoteka bëhet saktësisht për të dy zonat kadastrale në adresën, rruga “Skënderbeu”, në hyrje të qytetit mbi hotel “Butrinti”, Sarandë. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8642 dhe Zonën Kadastrale Nr. 8641, janë të ftuar të verifikojnë regjistrimin fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, sipas burimeve zyrtare nga ZRPP-ja është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë

mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyrat Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sarandë. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.


06

« SOCIALE

E enjte 25 korrik 2013 •

MUNGOJNË RAPORTIMET NË RREGULLOREN E USHTRISË, TË PASIGURT PËR ZGJIDHJEN

Ngacmime seksuale edhe në radhët e ushtrisë 14 ushtarakë janë ngacmuar nga kolegët, 11 ferma dhe 3 meshkuj Erta Bode

Forcave të ArmaNë 170 ushtarë të anketuar të uj kanë deklarutosura në vendin tonë 3 meshk azinë gjinore se ar nëpërmjet një raporti për bar kolegët e tyre. janë ngacmuar seksualisht nga oncuar rastet pasi Ata shprehen se nuk i kanë den idhjen e këtyre kanë pasur shumë dyshime në zgj etje drejtësinë. problemeve, duke vënë në pikëpy

A

buzimet seksuale u bënë transparente edhe në Forcat e Armatosura. Duket se skandalet në lidhje me fushën e seksit dhe ngacmimet me përmbajtjen e tij nuk do të kenë të mbaruar dhe do të jenë një ndër fenomenet që do ndjekë në çdo hap zhvillimin e kësaj shoqërie. Pra, edhe në këtë institucion, ku rregullat dhe normat janë më strikte, ngacmimet seksuale nuk njohin ndrojtje. Skandalin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në një raport mbi barazinë gjinore në FA në 5-vjetorin e miratimit të ligjit për barazinë gjinore. Ky raport tregon se 1 në 12 ushtarakë të FA-së janë ngacmuar seksualisht nga kolegët e tyre. Nga 170 të tillë të anketuar pranojnë se kanë qenë pre e ngacmimeve apo abuzimeve seksuale nga kolegët e tyre 14 ushtarakë, nga të cilët 11 femra dhe 3 meshkuj. Ata kanë pohuar se kanë qenë pre e këtyre ngacmimeve, pa dhënë provokime. Të pyetur se pse nuk i kanë denoncuar rastet, janë shprehur se nuk kanë preferuar t’i denoncojnë, pasi nuk kishin besim te zgjidhja e tyre. Kështu ata treguan qartë se nuk kanë besim në drejtësinë e vendit tonë dhe preferuan të heshtin për të mos njollosur atë institucion që nga njerëzit që s’janë pjesë e FA-ve respektohet dhe nderohet gjithandej. Në raport theksohet mungesa e një rregulloreje të brendshme specifike për të zgjidhur prob-

Forcave të ArmaNë 170 ushtarë të anketuar të ra kanë deklaruar tosura në vendin tonë 11 fem azinë gjinore se nëpërmjet një raporti për bar kolegët e tyre. janë ngacmuar seksualisht nga rastet pasi Ato thonë se nuk i kanë denoncuar idhjen e këtyre kanë pasur shumë dyshime në zgj drejtësinë. etje problemeve, duke vënë në pikëpy lemet që lidhen me ngacmimet seksuale brenda Forcave të Armatosura. Ky është një tjetër problem që evidenton raporti. Pikërisht mungesa e një rregulloreje për këtë çështje në mes të rregullave të gurta dhe të pathyeshme. Raporti është publikuar dje gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe përkon me 5-vjetorin e miratimit të ligjit për barazinë gjinore. E pranishme në këtë aktivitet, zv.ministrja e Mbrojtjes Arta Musaraj në pikën kritike të alarmit që ngre ky raport ka anashkaluar çështjen duke u shprehur për arritjet që janë bërë në FA. Një ndër to ka qenë pjesëmarrja në rritje e femrave,

të cilat nga raporti duket janë më të dhunuara seksualisht në radhët e kolegëve. Ajo nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj përfshirjes së abuzimeve seksuale në radhët e Ushtrisë. Musaraj u shpreh se përfshirja e grave në Forcat e Armatosura vitet e fundit ka pësuar rritje të konsiderueshme, duke tejkaluar objektivat. “Falë politikave efikase të ministrisë sot 26% e burimeve njerëzore në Forcat e Armatosura janë femra. Kjo na jep më shumë besim në punën që kryhet si dhe në rrugën drejt barazisë gjinore”, - u shpreh Musaraj. Për sa u përket abuzimeve seksuale shumica e të anketuarve shprehin mendimin se të tilla ngacmime më mirë të

mos raportohen apo të bëhen publike, duke lënë pikëpyetje mbi këtë opinion. Dje u bënë publike disa probleme, për të cilat njerëzit janë në dijeni, por akoma nuk u përcaktua ndonjë masë apo zgjidhje. Ndërkohë mbetet e çuditshme këmbëngulja e të abuzuarve seksualë për të mos bërë publike këto shifra.

rojtjes, sot në Falë arritjeve të Ministrisë së Mb a 26% të buriradhët e Forcave të Armatosur ërore, një shifër meve njerëzore e zë gjinia fem ë se parashikimi kjo ende në rritje si dhe më e lart ore. “Kjo është një kur u vendos ligji për barazi gjin sura si dhe të ndër arritjet e Forcave të Armato Arta Musaraj. vetë femrës”, - është shprehur

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit

FTESË PËR OFERTË 1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtes së Konsumatorit, zhvillon proçedurën konkuruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 99.85 ha, në komunën Topojë, rrethi Fier. 2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Person kontakti: Lauresha Grezda, email: lauresha.grezda@mbumk.gov.al 3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës. 4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara dhe të dërgohen tek Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Adresa Sheshi Skëndërbej, Nr. 2 – Tiranë. 5. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e proçedurës konkurruese është 640,850 (gjashtëqind e dyzet mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lek/vit (6,418.13 lekë/ha/vit). Ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen. 6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 53,405 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën. 7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesmarrja në procedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë. 8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 21.08.2013, ora 10:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 21.08.2013, ora 10:00. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998


SOCIALE • E enjte 25 korrik 2013

»

07

KAPACITETI I LIMITUR, ANKESA PËR PJESËN TJETËR TË FËMIJËVE

SEZONI VEROR

Kopshti i fëmijëve të sëmurë s’ka vende

Problem hapësirat publike në plazhe

Prindërit të pakënaqu e të shqetësuar për vendet e zëna

Qytetarët e kanë shumë të vështirë të vendosin çadrat e tyre në plazhet publike gjatë këtij sezoni veror. Faktikisht nuk ka më asnjë vend për çadrat personale të qytetarëve, pikërisht të atyre që nuk përmbushin dot kushtet ekonomike për të bërë pushime në një plazh privat, ku duhet të paguash 500 lekë deri 800 lekë për çadrën bashkë me dy shezlone. Fakti denoncohet nga drejtori i kontrollit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati. Sipas tij, në të gjitha zonat ranore pushteti vendor ka nënshkruar kontrata me subjektet private, duke mos marrë parasysh mbrojtjen e hapësirave publike për qytetarët. Kështu, qytetarët duket se kanë të drejtë të rrinë veç në ujë, pasi rëra s’është më pronë publike, por e pronarëve të bizneseve të ndryshme. Ndërsa për sa i përket ndotjes nga ujërat e zeza, këtë vit situata paraqitet e përmirësuar. Megjithatë, problematike ngelet zona e Golemit. Edhe pse është vënë në punë impianti i trajtimit të ujërave të ndotur, firma private që drejton punimet nuk ka arritur të ndërtojë kanalizimet e duhura për filtrimin e ujërave. Thuajse çdo vit në plazhet shqiptare hasen problematika të shumta për sa i përket ndotjes mjedisore dhe ofrimit të shërbimeve, faktorë që ndikojnë negativisht në zhvillimin e një prej sektorëve më strategjikë e që ka impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Erta Bode

K

SITUATA

opshti i fëmijëve të sëmurë, që ndodhet në zonën e Kombinatit në Tiranë, nuk ka vend për të gjithë fëmijët. Kapaciteti i limituar në varësi të godinës si dhe të edukatorëve mbikëqyrës ka bërë që një pjesë e fëmijëve që vuajnë nga të njëjtat sëmundje kanë mbetur jashtë kësaj dere, për arsye se vendet janë të mbushura. Prindërit janë të parët që e ndiejnë këtë mangësi në kapacitet, pasi janë të shpeshta kërkesat që çohen në këtë kopsht dhe përgjigjja është negative vetëm për arsye se nuk ka vende. Duke ditur rregullat e kopshtit se fëmijët regjistrohen aty në moshën 3-vjeçare dhe dalin në moshën 6-vjeçare, prindërit që u refuzohet kërkesa humbin të gjitha shpresat për të regjistruar fëmijën vitin tjetër. “Unë kërkova të regjistroja fëmijën, që e kam 3 vjeç. Kërkesa m’u refuzua, pasi kopshti nuk ka vende. Mirëpo vitin tjetër do të hapen vetëm vendet e grupit 3-vjeçar, pasi do të largohen 6-vjeçarët dhe do t ngjisin të gjitha grupet një numër, kështu unë nuk e fus dot fëmijën te grupi mesëm, sepse të gjithë këta fëmijë që sot janë te grupi i vogël vitin tjetër do të jenë te grupi i mesëm, kështu që mua më duhet një zgjidhje tjetër për fëmijën tim”, - shprehet me dhimbje një nënë për djalin e saj antikapat. Bëhet e ditur se ky kopsht është hapur posaçërisht për fëmijët e sëmurë, kryesisht me sëmundje mendore, që janë të vonuar e probleme të tjera, qoftë edhe që janë me depresion të theksuar. Fakti që prindërit duhet

Prindërit dyshojnë në vendet e zëna Kopshti për fëmijët e sëmurë nuk ka vend për fëmijë të tjerë që duan të regjistrohen. Kjo është përgjigjja që marrin pjesa më e madhe e prindërve pasi bëjnë një kërkesë në drejtorinë e këtij kopshti për fëmijën e tyre me probleme. Mirëpo një pjesë e prindërve hedhin hipotezën se, edhe nëse ka vende të lira, drejtuesit e kopshtit duan para nën dorë përveç depozitimit që bëhet në zyrën e financave ligjërisht për të gjithë fëmijët. Pra, ata mendojnë se lekët nën dorë e zgjidhin këtë problem. Të shqetësuar, një pjesë e tyre ankohen se krahas halleve që kanë me fëmijën për të siguruar një ambient për rritjen e tij tani duhet t’u japin ryshfet edhe drejtuesve të kopshtit për një vend të lirë. Përpos fatit ata kanë dhe një pjesë tjetër fatkeqe: padrejtësitë e shumta në vendin tonë.

Projekti përfshin zgjatimin e bulevardit nga stacioni i trenit deri në Paskuqan, rehabilitimin e lumit të Tiranës, ndërtimin e linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Ndërtimin e një parkimi nëntokësor, të Pallatit të Drejtësisë, godinës së re të Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra biznesi etj. Zbatimi i këtij projekti do të ndryshojë tërësisht pamjen e kryeqytetit dhe pritet t’i japë një hov zhvillimi ekonomik Tiranës. Si projekt është më i madhi i zbatuar në kryeqytet dhe gjithë këmbëngulja për këtë projekt ka qenë në fund të ndërtimeve dhe punimeve banorët e kryeqytetit të ndeshen me një imazh të ri europian që e meritojnë si kryeqytetas. Ndërkohë vendosja e shumë institucioneve të rëndësishme përgjatë këtij bulevardi do shtrijë në të gjithë Tiranën zhvillimin, duke e shpërngulur atë nga qendra, siç ndodh konkretisht sot. Pritet që punimet të nisin së shpejti dhe afati i këtij bulevardi është viti 2015. Në pritje të ofertës që do të përzgjedhi, Bashkia e Tiranës bënë të ditur se punimet nuk do të vonohen.

të punojnë dhe t’u sigurojnë një jetesë më të mirë fëmijëve, ku vetëm kurat kushtojnë së tepërmi, ky kopsht u pa i nevojshëm të ngrihej, mirëpo prindërit ankohen se kapaciteti i tij është shumë i vogël. “Ka vetëm 130 vende, që janë gjithmonë të zëna. Nuk e di si do t’u vejë halli dy fëmijëve të mi binjakë”, - ankohet një nënë për fëmijët e saj, që kanë të dy të njëjtin fat. Sipas drejtuesve të kopshtit, është e vërtetë se ka shumë kërkesa për fëmijët që duan të regjistrohen në këtë kopsht, por për ta situata është e pamundur, pasi vendet janë të zëna dhe nuk kanë asnjë mundësi për të zgjidhur këtë situatë. Prindërit kërko-

jnë hapjen e një tjetër kopshti që shërben njëkohësisht edhe si qendër trajtimi për fëmijët e tyre në një ambient ku të gjithë fëmijët janë të sëmurë, pasi fëmijët nuk ndihen inferiorë dhe e kanë më të lehtë për të kaluar situatën pikërisht në kohën kur ata hedhin hapat e para të formimit të personalitetit. Edukatorët që shërbejnë në këtë kopsht thonë s ka një fluks kërkesash, të cilave fatkeqësisht nuk u gjendet zgjidhje. Për sa i përket punës që ata kryejnë, ata shprehen se është shumë vështirë për arsye se fëmijët janë të vegjël si dhe për shkak të sëmundjes së tyre. “Ka fëmijë që janë shumë të ndrojtur, që edhe një shikim i bën të qajnë

dhe të ndihen të terrorizuar”, thotë njëra nga edukatoreve. Ndërkohë qëllimi i kopshtit për këta fëmijë është që ata të mos ndihen të diferencuar, të njihen me shoqërinë për t’u karakterizuar si njerëz socialë në të ardhmen, ndërkohë rritja e tyre mes një ambienti ku të gjithë fëmijët kanë problem i bën ata të kenë më shumë kuroja, qoftë edhe kur krahasojnë me njëri-tjetrin përmirësimet e tyre. Për sa u përket prindërve ky është një ambient më i sigurt dhe më premtues, ndërkohë është shumë më ekonomik se një dado personale, e cila është shumë e vështirë të gjendet e trajnuar për të rritur fëmijë me probleme mendore.

BASHKIA E TIRANËS PRET OFERTËN EKONOMIKISHT MË TË VLEFSHME

Bulevardi, 6 gushti afati i fundit për ofertat 7 kompani ende në garë, priten së shpejti punimet Data 6 gusht është afati i fundit për dorëzimin e ofertave për kompanitë konsulente që vijojnë garën për mbikëqyrjen e punimeve për zgjerimin e bulevardit të kryeqytetit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Njoftimi është bërë nga Bashkia e Tiranës, që së shpejti pritet të hapë dritën jeshile për nisjen e punimeve. Pas hapjes së tenderit për zgjatimin e bulevardit të Tiranës në muajin qershor nga 15 kompani pjesëmarrëse nga e gjithë bota 7 prej tyre janë përzgjedhur për të vijuar garën. Në fillim të muajit korrik kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bëri me dije se pas vlerësimit të dokumenteve të paraqitura kompanitë e përzgjedhura brenda 30 ditëve duhet të paraqesin

ofertën financiare, për të vijuar më pas me përzgjedhjen e fituesit. Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61 milionë euro për zbatimin e projektit “AA” të studios arkitekturore “Grimshaw Architects” për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Pritet që Bashkia të përzgjedhë kompaninë që do të ofrojë një çmim më të ulët se të tjerat si dhe një garanci e siguri në punimet për bulevardin. Ky bulevard do të jetë fytyra e re e kryeqytetit dhe pritet t’i sjellë një ndryshim të madh dhe emrin e vërtetë “metropol”. Ndërkohë vetë Basha ka garantuar se bulevardi dhe ndërtimet gjatë tij do të sjellin një ndikim të madh në rritjen ekonomike të vendit, që do të kuptohet në

vitet në vazhdim. Projekti do të financohet nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit “Abu Dhabi”. Procedura e parakualifikimit të ofertave është hapur nga Bashkia

e Tiranës më 14 qershor dhe duket se interesi ka qenë i lartë nga kompanite prestigjioze ndërkombëtare nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, por dhe nga Shqipëria.


08

« aktualitet

E enjte 25 korrik 2013 •

Emigrantet: Shteti ta zgjidhë, s’udhëtojmë dot me fëmijët

Kapshticë, vijojnë problemet me toponimet për fëmijët V ijojnë problemet për toponimet në pasaportat e emigrantëve shqiptarë në pikën kufitare të Kapshticës. Pavarësisht deklaratave se do të ketë një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij grek për zgjdhjen përfundimtare të këtij këtij problem, autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës u hapin sërish probleme emigrantëve shqiptarë për toponimet në gjuhën shqipe në pasaportat e fëmijeve të tyre. Teksa kanë ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në vendlindje, shumë emigrantë janë detyruar të lenë aty fëmijët e tyre, pasi janë penguar të kalojnë traun nga ana e palës greke, me argumentin se në pasaportat e fëmijve të emigrantëve të lindur në shtetin helen, vendlindja shkruhet në gjuhën shqipe. Për emigrantët, situata është tejet shqetësuese dhe apelojnë që shteti shqiptar të gjejë një marëveshje me palën greke për këtë cështje. “Fatkeqësisht i kam lënë fëmijët në Shqipëri, pavarësisht se i kam në shkollë në Greqi sepse nuk kam asnjë zgjidhje tjetër, pasi vendlindja e tyre është e shkruar në gjuhën shqipe në pasaportën e tyre”, thekson njëra prej tyre. Sipas saj nuk mund të lejojnë fëmijët që të traumatizohen në kufi, pasi nuk kalojnë dot me prindërit dhe se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë urgjentisht për të zgjidhur këtë problem. “Unë fola në telefon me policinë greke para se të nisesha nga Shqipëria për t’u kthyer në Greqi, por më thanë se nuk ka asnjë zgjidhje nëse

Ishin të fejuar

Trafikon në tri shtete 25-vjeçaren BERAT - Blutë e komisariatit të qytetit të Beratit së bashku me sektorin e antitrafikut të prostitucionit, kanë bërë të mundur arrestimin e 26 vjeçarit A. Jemini banor i qytetit të Fierit. Burimet policore bënë me dije se shtetasi në fjalë ishte shpallur në kërkim menjëherë pas denoncimit që në këtë komisariat kishte bërë shtetësja 25 vjeçare me inecialet S. Q, banore e lagjes “D. Kastrioti” të Beratit. Po të njëtat burime thanë për gazetën se shtetësja në fjalë në denoncimin e saj ka cituar se 26 vjeçari fierak e ka trafikuar në tre shtetet. Në fillim Jemini e ka trafikuar në shtetin helen dhe më pas në atë Italian për të përfunduar më pas në Gjermani. Ndonëse çështja është ende nën hetim burime konfidencilae thanë për gazetën se trafikimi e ka zanafilllën vite më parë, teksa shtetasi në fjalë e ka marrë vajzën nga Berati në fillim me anë të mashtrimit duke e trajtuar si të fejuarën e tij.

Radhë në kufirin Shqipëri-Greqi

Defekt në sistemin kompjuterik grek, bllokohet puna në Kakavijë Një defekt në sistemin kompjuterik grek ka bllokuar dje punën në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër. Të dhënat nga terreni bëjnë të ditur se nga ky defekt në tokën greke janë krijuar radhë të gjata emigrantësh e udhëtarësh, që presin të futen në territorin shqiptar. Duket se defekti ka qenë për pasojë e mbingarkesës së sistemit kompjuterik, autoritetet doganore bënë të ditur se po punohet për riparimin e defektit. Në këtë periudhë, në të gjitha pikat kufitare të vendit ka një dyndje emigrantësh që kthehen në Atdhe për të kaluar pushimet e verës, por deri tani nuk janë vënë re radhë të gjata apo vonesa në pikat e kalimit kufitar. Ndërkohë, nga pala greke nuk ka ende asnjë informacion se kur do të rinisë puna në pikën kufitare të Kakavijës. Ndërkohë mësohet se nga ana e përfaqësuesve të Drejtorisë së kufirit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës është zhvilluar një takim me homologët grek për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të mos vonohen emigrantët shqiptarë që dëshirojnë të kthehen për pushimet verore në Shqipëri. Duke iu referuar situatës së pak viteve më parë parë ku këto defekte ndodhnin shpesh, aktualisht situata në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë është përmirësuar ndjeshëm. Emigrantët shqiptarë ishin të detyruar që të qendronin mbi 10 orë në radhe, duke vuajtur vapën ose temperaturat e ulëta së bashku me fëmijët e tyre në varësi të muajve që ata ishin kthyer për pushime në Shqipëri. Tashmë duket se i vetmi problem me të cilën po hasen emigrantët është vetëm ai i toponimeve në pasaportat e fëmijëve që kanë lindur në Greqi.  

Inspektorati i komunës nuk ndryshon gjuha me të cilën është shkruar vendlindja në pasaportë, si dhe më orientuan që të shkojë në ambasadën shqiptare në Athinë që ta zgjidh këtë problem”, vijon ajo. Nga ana tjetër ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen për pushime në Shqipëri është reduktuar ndjeshëm krahasuar me të njëjtën peridhë të një viti më parë, pasi emigrantët i frikësohen kthimit në atdhe për shkak të qëndrimit të palës greke në Kapshticë. Pretendimi i palës greke për këtë situatë është se në pasaportat biometrike të Republikës së Shqipërisë të fëmijëve të emigrantëve, vendlindja e tyre është shënuar

thjesht Greqi apo Athinë dhe kjo në gjuhën shqipe, ndërkohë që për greket, kjo është e palejueshme. Argumentin e tyre, grekët e bazojnë në mungesën e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare për toponimet, pasi vendlindja e fëmijëve që kanë lindur në shtetin grek, duhet të shënohet në gjuhën angleze. Shumica e personave që nuk janë lejuar të kalojnë kufirin shqiptaro-grek për këtë problem ka qenë kryesisht fëmijë, ndërkohë që ka pasur raste kur nuk u është mundësuar hyrja edhe e personave të moshuar që vendlindjen e kanë pasur në Korfuz dhe në pasaportë ka rezultuar në gjuhën shqipe dhe jo angleze. Për zgjedhjet e 23 qershorit

mes palës shqiptare dhe asaj greke u nënshkrua një marrëveshje për të mos u nxjerrë probleme emigrantëve që do të vinin të votonin në Shqipëri, por tashmë kjo marrëveshje ka përfunduar dhe ka qenë e dyta brenda këtij viti me palën greke. Në muajin prill të këtij viti u ra dokorrt mes Drejtorit të Kufirit në Gjirokastër Admir Abrija, i cili pasi u takua me Drejtorin e Policisë të Janinës dhe komandantin e pikës kufitare të Kakavijës, ranë dakord që emigrantët që kanë problem me toponimet në pasaportat e fëmijëve të tyre të lejoheshin që të kalonin në këto pika nga data 27 Prill deri më 12 Maj në mënyrë që të ktheheshin në Shqipëri për të festuar Pashkët.

Reagon ish-përgjegjësi vullnetar i Galerisë

Korçë, zhdukja e 64 pikturave, tensione në seancën gjyqësore Tension dhe ngritje tonesh mes të pandehurit Sotiraq Xega dhe trupit gjykues në seancën gjyqësore për zhdukjen e 64 pikturave nga Galeria e Arteve ‘’Guri Madhi ‘’ në Korçë. Një situatë e tillë është krijuar pasi i akuzuari Sotiraq Xega, ishpërgjegjës i arkivit në Galerinë e Arteve ka zgjedhur të mbrohet pa avokat dhe duke mos njohur procedurat e gjykimit ndërhyn dhe ndërpret dëshmitarët pa i dhënë fjalën gjykata. Situata është acaruar edhe më tej pasi dëshmoi Vasillaq Nica, ndërsa sipas Xegës dëshmia e tij është vetëm një gënjeshtër. Nica gjatë dëshmisë së tij ka rrëfyer se nuk i njihnin veprat, por gjithmonë i mbikëqyrnin ato si numër. Gjatë seancës në disa momente, është vënë re ndryshim i versionit të rrëfimit të dëshmitarit, krahasuar me ato çfarë ai ka deklaruar më herët, çka bëri që gjykata të bënte vërejtje në drejtim të Nicos. Me tone të ashpra është shprehur gjatë seancës së djeshme i pandehuri i çështjes, përgjegjësi i Galerisë së

Arteve Sotiraq Xega, i cili ka akuzuar dëshmitarin e sotëm se ka vjedhur, por se gjykata nuk ka arritur ta vërtetojë këtë fakt. Xega ka kërkuar ndryshim të trupit gjykues, duke deklaruar se nuk mund të vazhdojë më në këto kushte gjykimin. “Unë nuk mund të vazhdojë më pasi është e papranueshme që unë ju deklaroj hapur se kush i ka vjedhur pikturat e Vangjush Mios, kurse ju nuk i merrni parsysh deklarat at e mia”, u shpreh i pandehuri Xega. Duke pasur parasysh këto deklarata, si dhe acarimin e situatës, gjykata mori vendim për shtyrjen e seancës, ndërkohë që pritet shqyrtimi i kërkesës së të pandehurit për ndryshimin e trupës gjyqësor. Tashmë gjykimi për 64 pikturat e zhdukura 27 prej të cilave i përkasin piktorit të popullit Vangjush Mio, ka hyrë në një fazë të re ku i akuzuari për këtë vepër ka ngritur gishtin e akuzës edhe kundrejt kryetarit të Bashkisë së Korcës Niko Peleshi, si dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.

Sarandë, vazhdon prishja e ndërtimeve pa leje në Ksamil Inspektorati i komunës Ksamil në rrethin e Sarandës, i mbështetur nga Policia e Rendit, vazhdon prishjen e ndërtimeve pa leje në qytezën turistike. Gjatë aksionit të nisur në zonën e njohur si “Pema e Thatë” u rrafshuan katër objektet e ndërtuara në pronë shtetërore si objekte banimi. kryetari i komunës, Besnik Abedini, tha se janë prishje që i takojnë një vendimi të komunës, pasi i kanë ndërtuar për efekt elektoral dhe këto objekte nuk përfshihen në legalizimin e pas vitit 2006. Leonard Muka, shef i Policisë së Rendit, pohon se nuk ka pasur deri tani asnjë konflikt. Ka vazhduar prishja dhe nga periferia do të ndërhyhet në brendësi të qytezës. Këshilltari Flamur Lile thotë se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës Ksamil këshilltarët kërkuan mosprishje gjatë sezonit turistik, pasi sipas tyre, Ksamili është një zgjedhje e preferuar e turistëve nga shumë vende, çka shton të ardhurat e tyre. Por, kryetari i komunës, Besnik Abedini, theksoi se “duhen prishur tani pasi mbeten ndërtime në periudha fushatash elektorale”. Ndërkohë mësohet se janë rreth 40 objekte, të evidentuara ku ndërtimi i tyre ka nisur para dhe pas fushatës zgjedhore të 23 qershorit. Ndërtimet janë me konstrukt të lehtë, kryesisht me forma betoni dhe megjithëse kjo është një kosto për ata që kanë investuar, por që sigurisht nuk është asgjë krahasuar me faturën e prishjeve të ndërtimeve pa leje në vitin 2010, kur u shkatërruan edhe godina tre e katërkatëshe.  

Dy mjete lundruese

SOS, rojet bregdetare ndihmojnë dy mjete ujore Dy mjete lundruese, një anije peshkimi dhe një velierë, janë ndihmuar nga rojet bregdetare në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe gjatë paradites, pasi kanë dhënë alarmin SOS për shkak të avarive, ndërkohë që kanë qenë duke lundruar në det. Rasti i parë u shënua përballë brigjeve të Himarës, disa milje larg, kur pala greke dhe rojet bregdetare kanë ndërhyrë, duke u dhënë ndihmën dy peshkatarëve, të cilët dhanë alarmin SOS pas një avarie në varkën e peshkimit. Rasti i dytë u shënua paraditen e djeshme në afërsi të Karaburunit, kur një veliere me një çift turistësh francezë kanë kërkuar ndihmë, pasi kanë mbetur në det pas një avarie në motor. Rojet bregdetare kanë ndërhyrë në kohë edhe këtu, duke i transportuar turistët dhe velierën drejt portit të Orikumit. Velierja me emrin “Neuthar” ku udhëtonte çifti francez ishte nisur drejt Brindisit, kur ka lëshuar sinjalin SOS afër Karaburunit dhe në këtë mënyrë kanë lajmëruar Rojen Bregdetare. Anija P-122, e cila u nis për ndihmë nga Pashalimani ka shkuar menjëherë në brigjet e Karaburunit, saktësisht në gjirin e Dukatit dhe e ka sjellë velieren në portin e jahteve në Orikum, duke shpëtuar edhe njerëzit në bord. Falë mjeteve të tjeja lundruese me të cilat është pajisur roja bregdetare shqiptare këto misione shpëtimi janë kthyer në rutinë dhe tashmë të gjitha mjetet nga të cilat është lëshuar sinjali SOS janë shpëtuar të gjitha së bashku me ekuipazhin e tyre.


AKTUALITET • E enjte 25 korrik 2013

»

09

GJOSHI, 27 VJEÇ, PRANON VRASJEN, POR THOTË SE E FEJUARA MORI THIKËN E PARA

Burg vrasësit të gruas, pendohet: “Qëlloi e para” Vrasja në Hekal të Tiranës, pas grindjeve me 17-vjeçaren Teksa Gjykata e Tiranës e la në burg 27-vjeçarin që theri të shoqen, ai përveçse shfaqi pendesë shfaqi edhe një anë tjetër të ngjarjes, pasi sipas tij ishte e fejuara ajo që e qëlloi e para me thikë. Dje, gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Ersnik Gjoshin, 27-vjeçari, i cili pak ditë më parë goditi me thikë në zemër bashkëshorten, Anxhela Hado, 17 vjeçe, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Në seancën e djeshme gjyqësore autori ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se është penduar. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e 21 korrikut në fshatin Hrkal. Krimi i rëndë ndodhi si pasojë e mosmarrëveshjeve që kishte çifti. Sipas ekspertizës, gjatë kësaj përleshjeje, 17-vjeçarja në tentativë për t’i shpëtuar bashkëshortit ka rrëmbyer thikën që ndodhej diku pranë dhe ka dashur ta qëllojë 27-vjeçarin në pjesën e kraharorit. Por e reja nuk ka

mundur që ta bëjë një gjë të tillë, sepse thika i është marrë nga Ersnik Gjoshi, i cili e ka qëlluar tri herë Anxhela Hadon dhe njëra prej goditjeve i ka prekur zemrën, duke i marrë asaj edhe jetën. Por krimi nuk ka mbetur me kaq. Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, më pas 27-vjeçari e ka ve-

shur vajzën me rroba të reja dhe ka dashur që ta deklarojë si vetëvrasje. Para pak ditësh, një 23-vjeçare nga Fieri arriti ta therte të shoqin dhe pardje u la në burg nga gjykata, teksa ditët e fundit është shënuar një rekord i rasteve të dhunës ekstreme në familje. Mjafton të kujtohet fakti që vetëm në

Tiranë, këto javët e fundit janë vrarë 4 gra nga bashkëshortët e tyre, ndërsa një ndër motivet kryesore ka qenë xhelozia, por nuk përjashtohen edhe kushtet ekonomike, grindjet dhe depresioni që kalojnë këto çifte me problem. Të paktën 600 gra këtë vit kanë kërkuar urdhër-mbrojtje nga gjykata, pasi dhunohen nga burrat, teksa ekspertët besojnë se një numër i madh i grave që jetojnë kryesisht në zonat rurale nuk i denoncojnë bashkëshortët e tyre. Nga fillimi i vitit në Tiranë telefonata “për denoncimin e dhunës në familje janë evidentuar gjithësej 381. As ashpërsimi i dënimeve që parashikohen në Kodin Penal për dhunën në familje, nuk mundi ta ndalte këtë valë ekstreme të dhunës që mesa duket, tradicionalisht shoqërinë shqiptare e ka shoqëruar, por më së shumti ky fenomen është vënë re në muajt më të nxehtë të vitit, pra korrik dhe gusht.

IRRITOHET NË GJYQ E DEKLARON SE MBAN PËRGJEGJËSI PËR AKUZAT

Dajti rihap “kutinë e Pandorës” “Dy policë vranë kolegët e tyre” P

Riaktivizimi i “kutisë së Pandorës” Mes të tjerave, dje Dajti tha se “Gjykatës nuk i intereson e vërteta. Ajo ka frikë nga “Kutia e Pandorës”. Nëse gjykatës do t’i ndodhë diçka, nuk e ka nga unë, por nga Arjan Muça, që po i mbron sot. Arjan Muça është i implikuar në vrasjen e

Policia e Tiranës thotë se së fundmi ka një trend të rritjes së telefonatave të mbërritura në numrin pa pagesë 129 për incidente apo ngjarje të ndryshme çka tregon bashkëpunim dhe besim polici-qytetar. Për një periudhë kohore 6-mujore janë pritur gjithsej 12743 telefonata nga publiku, ose 2047 telefonata më shumë se të njëjtën periudhë të vitit 2012. Policia e kryeqytetit synon rritjen e treguesve të performancës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e qarkut, në vazhdimin e punës për parandalimin dhe zbulimin e krimeve.

Pranga, vodhën një lokal dhe mashtruan një person Disa të rinj janë arrestuar për disa grabitje në kryeqytet. Nga komisariati nr.1 u bë ndalimi i shtetasve I.H, 17 vjeç, E.Dautaj, 18 vjeç dhe Jeton Ahmetaj, 26 vjeç, të tri lindur dhe banues në Tropojë, sepse gjatë natës, në Qytetin Studenti, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një lokal. Po nga ky komisariat filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve E.Bajrami, 47 vjeç dhe R. Bajrami, 28 vjeç, lindur dhe banues Tiranë, sepse në rrugën “Tefta Tashko”, në banesën e tij me anë të mashtrimit i kanë vjedhur vlera të konsiderueshme parash një shtetasi.

Greqi, zbulim rekord, 240 kg kokainë në banane Policia greke ka zbuluar dhe sekuestruar 240 kg drogë të fshehura në banane, në një depo në Rendi, në Athinë dhe një sasi të njëjtë në ishullin Rodos. Sipas të dhënave të policisë, kutitë me banane ishin importuar nga Italia dhe vend i origjinës është Kolumbia. Policia bën të ditur se është fjala për një rrjet të madh trafikimi që vepron në më shumë se 30 qarqe të vendit, i cili shpërndanin sasi të mëdha kokaine, të fshehur në fruta dhe perime. Nuk është e qartë nëse kompania e shpërndarjes, ka pasur dijeni se çfarë kishte brenda dërgesës që vinte nga Kolumbia.

Shqiptarigrabiti dy banka në SHBA, dënohet me 9 vjet burg Një 31-vjeçar shqiptar, i quajtur Arlind Hyseni është dënuar me 9 vite burg në SHBA, nën akuzën e grabitjes me armë të dy bankave në shtetin e Neë Jerseyt. Hyseni akuzohet se ka grabitur bankat “TD Bank” në Clifton dhe Ëallington në vitin 2011, siç ka deklaruar prokurori amerikan i çështjes, Paul Fishman. Autoritet sqaruan më tej se, 31-vjeçari shqiptar i ka kërkuar personelit të bankave të dorëzojnë të hollat, nën kërcënimin e armëve, ndërsa ka qenë edhe i maskuar. Shqiptari ka mundur të grabisë një shumë prej 182.000 dollarësh dhe vetëm dy muaj më pas ai është arrestuar. Sipas prokurorit të çështjes, Fishman, Arlind Hyseni është i dënuar edhe nga një gjykatë shqiptare me 25 vjet burg, për vrasjen e një personi gjatë një grabitje në vitin 2004. Ndërkaq, 31-vjeçari do të shlyejë dënimin në Shtetet e Bashkuara para se të ekstradohet për në Shqipëri, për të vuajtur vitet e mbetura.

Mariglen Mullai arreshtur vijuan dje akuzat e Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve, ndaj oficerëve të Policisë së Shtetit, duke riakuzuar 2 prej tyre për vrasje të kolegëve. Në këtë mënyrë dje Dajti ka riaktivizuar efektin e “Kutisë së Pandorës”, duke u kujtuar gjykatësve se drejtësia kishte frikë prej saj. Gjykata vendosi që ta shtyjë seancën për në 13 shtator, pas irritimit dhe largimit të Dajtit nga salla, si dhe pasi u vu re që mbrojtja nuk ishte përgatitur. Edhe më parë Dajti kishte akuzuar Muçën, shefin aktual të drejtorisë së mbrojtjes së dëshmitarëve, ish-zv-drejtor në Policinë e Tiranës dhe drejtues në poste kyçe të policisë, si një ndër personat që ka vrarë policë. Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.

Policia e Tiranës: Ka shtim të telefonatave ndaj nesh

Kupa punoi si bari në zonë, policia shpreson ta arrestojë

policit Medi Vatoci në Tropojë në vitin 1997 dhe në një vrasje tjetër në Tiranë. Unë jam i ndërgjegjshëm për ato që them dhe mbaj përgjegjësi penale për gjithçka që deklaroj”. Seancën e shkuar Dajti këmbënguli se efektivi i policisë Saimir Duçkollari është ekzekutuar nga një prej kolegëve të tij, konkretisht F.G. Dajti i tha trupës gjykuese se Duçkollari është vrarë me plumb pas shpine teksa tha se ish-shefi i grupit drejtues për kapjen e tij Arjan Muça ka gisht në vrasjen e policëve në Tropojë. Dajti është ndërprerë nga gjyqtari i çështjes me pretendimin se

i pandehuri është jashtë objektit të gjykimit. Ndërkaq, më herët ai kishte thënë se “Nëse merreni me të afërmit, iu bëj të ditur se me kë keni të bëni. Më quajnë Dritan Dajti. Ende nuk e kam marrë vesh se kush dha urdhër nga trupa gjyqësore që një familjari im të shoqërohej dhe më pas t’i bëhej presion, por ju bëj me dije se nëse vazhdohet kështu që familjarëve të mi u bëhet presion të njëtën gjë do bëj dhe unë me familjarët tuaj”. Më tej Dajti shtoi se pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të fliste mbi të vërtetën e vrasjeve dhe të asaj që ai e cilësoi si hapja e Kutisë së

Pandorës për të tronditur opinionin publik rreth të vërtetave apo dhe vetvrasjes së babait të Saimir Duckollarit. Nga një i pandehur Dajti u kthye në akuzues për trupin gjykues, të cilin e akuzonte për zvarritjen e procesit, për shkak se nuk mund të gjenin një avokat mbrojtës për të. Në fillim ai kërkoi një tavolinë pune brenda kafazit që të studionte nenet e më pas kërkoi rrogë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranoi kërkesën-bombë të avokatit Ndue Pjetra, për të mbrojtur Dritan Dajtin në këmbim të 200 mijë eurove, ndërsa momentalisht dje numri i seancave të shtyra e kaloi shifrën 220.

Nga kërkimet e djeshme, policia greke ka gjetur gjurmët e gishtave të dy të arratisurve shqiptarë, në dy shtëpi të zonës së Janinës. Gjurmët e gishtave të Marian Kolës dhe Ilir Kupës janë gjetur në një shtëpi të braktisur në fshatin Zallogo, ku mendohet se ata kanë qëndruar deri të dielën në agim, përpara se të ndërmerrnin rrugën, ku ranë në pritën e policisë. Ndërkaq në një shtëpi tjetër në Polidroso janë gjetur vetëm gjurmët e gishtave të Ilir Kupës, në frigoriferin dhe në enët e kuzhinës së shtëpisë. Policia beson se ai ka kërkuar aty strehim e ushqim, pasi i shpëtoi rrethimit, ditën e vrasjes së Marian Kolës. Banorët e zonës kanë thënë se Ilir Kupa e njeh mirë zonën, pasi ka punuar atje për 3 vjet si bari. Ndërkaq vazhdon pa ndërprerë operacioni policor për kapjen e tij. Janë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët që lidhin me Shqipërinë dhe sipas zyrtarëve të policisë, kapja e të kërkuarit mund të vonojë, vetëm nëse ai gjen sërish një shtëpi të braktisur, ku të strehohet përkohësisht e të mendojë lëvizjet e ardhshme. Në mars nga burgu i Trikalasë u arratisën 11 shqiptarë, të cilët më pas u akuzuan për disa vrasje, plagosje dhe grabitje. Disa prej tyre u kapën menjëherë, ndërsa 3 të tjerë janë vrarë nga policia.


10

« opinion

E enjte 25 korrik 2013 •

Fytyra e krimit si kulturë e pandëshkueshmërisë Nga Qazim SHEHU

E

dhe pse Shqipëria është një vend që po aspiron përditë e më shumë Bashkimin Europian, edhe pse pas shifrave të fryra të arritjeve ekonomike apo të lirisë së lëvizjes, po t’u heqësh perden gjërave dhe të zbresësh në realitetin konkret, pa maskë, jashtë çdo paragjykimi, do vëmë re se krimi bën kërdinë, i shfaqur në forma e lloje të pabesueshme të realizimit të tij. Është një luftë e heshtur e tij me rezultate të pritshme në mënyrë të tmerrshme, pasi 1221 familje mbeten të ngujuara, 3800 të tjera të fshehura nga hasmëria. Edhe pse këto shifra kanë relativitetin e tyre, sërish ato mbeten të fiksuara me rëndesën e peshës së tyre jo vetëm sasiore, por më së shumti të efektit që shkaktojnë në një shoqëri ose pjesën më të madhe e saj, që nuk e ndien veten të qetë pikërisht prej kësaj katrahure sociale dhe me elemente të dhimbshëm gërryes. Gjin Marku, kryetar i Komitetit Mbarëkombëtar për Pajtimin e Gjaqeve, thotë se nga janari i vitit 2013 e deri tani është bërë ekspedita e misionarëve të pajtimit anekënd Shqipërisë, ekspeditë që ka pasur për qëllim jo vetëm evidentimin e fakteve dhe studimin e tyre, por dhe grumbullimin e shifrave pa qëllime propagandistike, po thjesht ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin. Në të vërtetë a ka forcë shoqëria jonë të ndihet e fuqishme dhe e zonja për të vënë në fre krimin? A mundet dhe a duhet larguar në mënyrë të fuqishme një mungesë e vëmendjes ndaj atyre ngjarjeve që çdo ditë po dalin nëpër ekranet televizive si guida e që na ftojnë të vizitojmë ferrin e një tmerri provokues? Kjo forcë ekziston në vetvete te çdo shoqëri. Sado e pamundur dhe në kushte të pavolitshme qoftë ajo, ekziston si e tillë, por ajo duhet organizuar dhe duhet vënë në qendër të vëmendjes pikërisht që krimi të luftohet çdo minutë, të zbulohen rrënjët e tij, të pritet koka e kuçedrës së krimit ende pa dalë ajo. Shifrat më tutje flasin për një bilanc të trishtueshëm dhe mbytës: deri tani (nënkupto nga janari, prej nga fillon edhe aksioni i misionarëve) janë vrarë 78 veta, 65 burra e 15 gra. 18 prej këtyre vrasjeve janë kryer brenda familjes. Dihen shkaqet që çojnë në këtë krim brenda familjes dhe nuk është nevoja të përsëritet e të mbahet si refren asnjë shkak, por të pësojë një tronditje të tillë familja shqiptare, sipas studiuesve dhe atyre që merren me grafikët e krimit nëpër vite, kjo nuk është parë kurrë. Kemi të bëjmë më një fenomen voluntiv të krimit, me një krizë të besimit brenda familjes, kur gruaja kërkon të marrë një pavarësi të personalitetit të saj, të cilën ia jep vetiu zhvillimi social dhe përparimi në kohë. Nga ana tjetër, në të kundërt të kësaj tendence pozitive, njerëzore kemi të bëjmë me

një mendësi mesjetare, madje më keq se kaq, që e konsideron gruan skllave, pronë të vetën, duke tentuar bindjen e verbër të saj ndaj një egoje maskiliste të pështirë, e cila harron se gruaja, ashtu si burri, është e barabartë në nocionin “njeri”, në mos gruaja më shumë është e prirur drejt zhvillimit, punës dhe së resë. Kjo është arsyeja kryesore prej së cilës shkëndijon një konflikt, zgjidhja e të cilit nuk ndjek rrugët e arsyeshme drejt përfundimeve paqësore, përkundrazi, përfundon në vrasje nga më makabret, dëshmi e brutalitetit dhe dhunës ekstreme, çfarë flet për burracakërinë e burrave të demoduar. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, me kryetar Gjin Markun, në një konferencë për shtyp sqaruan dhe iu qasën edhe problemeve të tjera të krimit, si vrasjeve për motive të dobëta, për motive pronësie apo xhelozie, duke sjellë në skakierën e problemeve të kohës një apelim apo thirrje për ndërgjegjësimin e shoqërisë, shtetit, krijimin e një fryme të përgjithshme ose një lufte të pandalshme me motive të forta për parandalimin ose minimizimin e krimit. E rëndësishme është vënia e gjithë problemit brenda një kuadri ligjor të përcaktuar, por shpeshherë mjaft ligje ose nisma ligjore kanë rezultuar se nuk e kanë ndaluar krimin, as nuk kanë dhënë rezultate, të paktën në minimizimin e tij. Kjo ka sjellë një hutim në luftën kundër tij, ose një pamjaftueshmëri që nuk arrin ku duhet në sendërtimin e një kredoje të fortë morale për të kapur cakun e vërtetë se krimi mund të minimizohet ose të eliminohet. Komiteti propozon se do të ishte mirë që çdo vrasje, përveç atyre në vetëmbrojtje ekstreme, të ndëshkohej me burgim të përjetshëm dhe, nëse nuk realizohet kjo, të paktën me 30 vjet burg. Hartimi i një ligji kërkon një konsulencë të fortë dhe Komiteti i Pajtimit ka një eksperiencë të domosdoshme dhe të duhur për të sjellë në këtë lëmë përvojën e vet. Ndryshe, si ka mundësi që, edhe pse miratohen ligje që nuk e kanë të paktë forcën goditëse, krimi të rrisë intensitetin e vet të shfaqjes, ndërsa duhet të ndodhë e kundërta? Kjo është e pafalshme, ndaj këtu duhet parë se kemi të bëjmë me çalimin e diçkaje që krijon një handikap, i cili duhet hequr. Në këtë sferë thirret në ndihmë përvoja e këtyre misionarëve të pajtimit, të cilët, ç’është e vërteta, arrijnë të punojnë mirë në terren jo thjesht si vëzhgues dhe evidentues të problemeve, por edhe si parandalues të krimit, duke krijuar ura të pajtimit nëpërmjet ndërhyrjes te njerëz të caktuar për të bërë të mundur hartimin e strategjive të arsyeshme se si mund të parandalohet krimi, vrasja, se si mund të shkohet nga mëria në drejtim të paqtimit njerëzor. Puna e tyre po krijon një vlerë të re, një reagim intensiv në luftën e përhershme kundër krimit, duke demontuar atë

psikozë vrastare dhe të pabazë se gjasme krimi është rrjedhojë e një mendësie patriarkale, ose i mendësive të tjera, që vijnë dhe qendërzohen në krahina apo zona të caktuara të Shqipërisë. Realiteti ka sugjeruar se krimi nuk ka njohur një krahinë të caktuar, as ka lidhje me ndonjë koncept patriarkal, as me ato emërtesat e vjetra që u referohen gjakmarrjeve apo kodifikimeve kanunore, përkundrazi, ai shfaqet në shoqërinë e sotme shqiptare, të ashtuquajtur “moderne”, jashtë çdo përcaktimi të vjetër. Këtu patjetër kemi të bëjmë me një hipokrizi dhe mentalitet të gabuar, ose paaftësi tonën për të sugjeruar pozicione më realiste në identifikimin e problemeve të sakta dhe hartimin e taktikave më realiste. Komiteti vë re se në këtë tranzicion të stërzgjatur jo vetëm kemi të bëjmë me hutinë dhe nulimin e vlerave të së kaluarës, por vetë politika e ka sunduar shoqërinë, ose më mirë e ka injektuar konceptin e saj me një frymë të çorientimit absurd kur vjen puna për të kuptuar rëndësinë e ligjit dhe shenjtërimin e tij si vlerë e domosdoshme, që siguron një shoqëri më paqësore dhe i orienton forcat dhe energjitë pozitive të saj drejt harmonizimit dhe potencialeve njerëzore, larg çdo droje dhe pasigurie që sjell vetiu atmosfera çorientuese që mbjell vrasja dhe krimi. Në një shoqëri ku mungon kultura e ndëshkueshmërisë ndaj atyre njerëzve që pretendojnë se e drejtojnë këtë vend vetëm me falsitetin e propagandës, një shoqëri ku kjo kulturë dhe vjedhja kthehet në arketipin e zotësisë dhe të mburrjes, domosdo do të mbjellë në sferat dhe rrafshet më të ulëta të saj pikërisht një trimërim më të madh të së keqes, një trimërim rezultatet e pritshme të të cilit nuk janë aspak pozitive. Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, me kryetar Gjin Markun, i cili më 4 shtator do thërrasë kongresin e katër të misionarëve të pajtimit, është i ndërgjegjshëm se lufta kundër krimit, që synon një shoqëri të pastabilizuar për të livadhisur vetë në parcelat e terrta, nuk është një luftë sezonale, as një luftë që bëhet për llogari të një propagande mediatike, përkundrazi, kjo luftë bëhet me një vullnet më të mirë, më të hekurt për të çimentuar bazat e një shoqërie të ardhshme që ngrihet mbi shtyllat e sigurta të disa vlerave, ku liria e lirive është liria për të jetuar, prej nga burojnë të gjithë liritë e tjera, e domosdo kryetemën e kësaj që ta siguron Zoti së pari, duhet ta sigurojë shteti e më gjerë: gjithë shoqëria, prej së cilës buron ëndrra për sendërtimin e një shteti të fortë prestigjioz, pa komplekse, e të cilit edhe i kërkohet llogari, duke e përkrahur realisht dhe seriozisht atë, me dëshirën dhe vullnetin e lirë të secilit, në mënyrë që hapat e hedhur drejt një shoqërie të arsyeshme të jenë të sigurt.


opinion • E enjte 25 korrik 2013

»

11

Republika e tretë e Kurtit

Ë

shtë mjaft simptomatike rrudhja e vizionit të Kurtit në Republikën e Kosovës dhe jo sikur deri më tash, që në plan të parë të jetë gjithnjë Republika Shqiptare e Bashkuar. Kjo shmangie e madhe nga ideja e bashkimit kombëtar nuk është sqaruar fare në fjalimin e vizionarit Kurti. A do të thotë kjo se ai tani e tutje do të punojë për Kosovën republikë sovrane, ndërkaq që Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Kosovës do t’i lihen në hallet e tyre? Çka ka ndikuar për këtë kthesë të madhe në vizionin qendror të “Vetëvendosjes”? Mos është arsyeja dështimi katastrofal i forcave pro bashkimit kombëtar në zgjedhjet e 23 qershor në Shqipëri? Nuk është e lehtë të vazhdosh predikimin e bashkimit kombëtar përderisa në Shqipëri “Vetëvendosja” nuk gjeti asnjë aleatë serioz. Republika e tretë e elaboruar në njërin nga fjalimet e fundit të Albin Kurtit në shikim të parë duket si vazhdim i logjikshëm i sovranizimit të plotë të Kosovës. Ai flet për një zhvillim në rritje nga republika e parë e vitit 1990, si shpallje më shumë dëshirore në kuadër të Jugosllavisë, pastaj ndodhi republika e dytë e vitit 2008, e shpallur sipas diktatit të Perëndimit pa sovranitet (republika e Ahtisarit), kurse republika e tretë, ajo autentike dhe sovrane, duhet të ndodhë sa më shpejt nën kujdesin e lëvizjes “Vetëvendosja” dhe vetë vizionarit të saj - Albin Kurtit. Për republikën e parë Kurti, çuditërisht, i thotë ca fjalë të mira. Atë e sheh si burim të rezistencës gjithëpopullore të viteve ’90, vetëm se nuk ndalet shumë te kjo krijesë jetëshkurtër dhe iluzore për rrethanat në të cilat qe shpallur. Poenta e fjalimit të vizionarit Kurti është kritika e republikës së dytë. Sipas tij, kjo republikë është duke dështuar në të gjitha aspektet, edhe si rend i imponuar kushtetues, që u jep shumë të drejta pakicave dhe e “riintegron” Kosovën në Serbi, e edhe si pronë e partive dhe kastave politike totalisht të dështuara. Të gjitha partitë ekzistuese, edhe ato që janë në pushtet, edhe të opozitës (pos lëvizjes QVetëvendosja”, kuptohet), republikën e tretë të Kosovës janë duke e çuar në vetëshkatërrim. Dhe pasi Albin Kurti konstatoi se edhe republika e dytë është si e para dështim, një projekt në falimentim e sipër, atij iu imponua pashmangshëm vizioni i ndërtimit të një republikë tjetër të tretë. Këtë republikë të tretë mund dhe duhet ta ndërtojë vetëm ajo forcë politike e shëndosh, lëvizja “Vetëvendosja”, në krye të cilës është ai vetë. Me këtë përjashtim të të gjitha forcave tjera dhe marrjen e mis-

Nga Shkëlzen MALIQI ionit në emër të popullit fillojnë problemet e mëdha të këtij projekti. Para se ta komentoj pretenciozitetin e vizionit dua të ndalem te një zhvillim interesant realist në mendimin e Kurtit. Është mjaft simptomatike rrudhja e vizionit të Kurtit në Republikën e Kosovës dhe jo sikur deri më tash, që në plan të parë të jetë gjithnjë Republika Shqiptare e Bashkuar. Kjo shmangie e madhe nga ideja e bashkimit kombëtar nuk është sqaruar fare në fjalimin e vizionarit Kurti. A do të thotë kjo se ai tani e tutje do të punojë për Kosovën republikë sovrane, ndërkaq që Shqipëria dhe shqiptarët jashtë Kosovës do t’i lihen në hallet e tyre? Çka ka ndikuar për këtë kthesë të madhe në vizionin qendror të “Vetëvendosjes”? Mos është arsyeja dështimi katastrofal i forcave pro bashkimit kombëtar në zgjedhjet e 23 qershor në Shqipëri? Nuk është e lehtë të vazhdosh predikimin e bashkimit kombëtar përderisa në Shqipëri “Vetëvendosja” nuk gjeti asnjë aleatë serioz. Një tjetër arsye për rrudhje mbase mund të jetë pasojë e vizitës së paradokohshme të Kurtit me delegacionin e “Vetëvendosjes” në SHBA, ku ka mundur të mësojë se për superfuqinë numër një në botë projekti i bashkimit të kombit shqiptar nuk duhet të jetë prioritet në rrethanat aktuale gjeostrategjike. Pasi e shkeli Amerikën dhe nga respekti e vuri edhe kravatën, pse të mos supozojmë se edhe në vizionet e Kurtit tani ka më shumë realizëm. Mirëpo, ndonëse në projektin e republikës së tretë ka elemente që japin shenja se Albin Kurti po bëhet politikan më realist dhe pragmatist, në thelbin e projektit dhe mënyrën se si i qaset ai i mbetet besnik idesë së përmbysjes revolucionare me mjete që vështirë se mund të janë demokratike. Për të thënë të vërtetën, ai nuk e përmend revolucionin, e as dhunën si mjet për realizimin e qëllimit, por ato janë prezente implicite në logjikën përjashtuese me të cilën Kurti e trajton rendin ekzistues dhe institucionet demokratike të republikës së dytë. Së pari, ai insiston në vlerësimin se rendi aktual kushtetues është dështim dhe nuk siguron sovranitetin e plotë të Kosovës. Për të republika e dytë nuk është fazë kalimtare dhe mjet përmes të cilit do të duhej të realizohet qëllimi final. Jo, rendi aktual kushtetues është dështim dhe duhet të përmbyset. Së dyti, sipas Kurtit, të gjitha subjektet politike në Kosovë, pos “Vetëvendosjes”, janë në rrugën e tradhtisë, pasi u janë nënshtruar diktateve të jashtme, i kanë plaçkitur dhe shitur resurset ekonomike të Kosovës dhe së fundi kanë nënshkruar edhe marrëveshjen

me Serbinë, të cilën ai e vlerëson si kapitullim, që vulos fatin e republikës së dytë si një republikë antipopullore. Pra, edhe në këtë pikë nënkuptohet se gjërat duhen përmbysur. Subjektet ekzistuese që identifikohen si tradhtare dhe grabitqare nuk duhet të jenë më në pushtet. I gjithë pushteti duhet të kalojë te “Vetëvendosja”, kurse tradhtarët dhe grabitqarët, si individë dhe subjekte të falimentuara, mbase do të duhej të burgosen, gjykohen dhe ndalohen së vepruari. Kurti nuk i përmend këto masa revolucionare dhe të diktaturës, por republika e tretë, që nuk i njeh asnjë meritë republikës së dytë, nuk më besohet se do t’i falë tradhtitë dhe tradhtarët. Kjo logjikë e mendimit nënkupton se një subjekt politik që aktualisht e ka përkrahjen e rreth një të gjashtës ose maksimum një të pestës së qytetarëve të Kosovës (15 deri 20 %, sipas anketave të fundit), e sheh vetën si subjekt revolucionar, që mund t’i imponojë shumicës pikëpamjet dhe vullnetin e saj. Si mund ta imponojë këtë vullnet? Sigurisht që jo përmes procedurave demokratike dhe zgjedhjeve. Nëse do të ishte kjo ideja e Kurtit, ai do ta përmendte si mundësi, që përmes institucioneve të republikës së dytë dhe rritjes së përkrahjes në votime të krijohet kushtetuta dhe rendi i ri sovran. Por ai këtë e përjashton, andaj nuk mund të imagjinojmë ndonjë zgjidhje tjetër përveç përmbysjes së pushtetit dhe rendit me dhunë, pra revolucionin si mjet. Republika e tretë e Kurtit ka një bërthamë racionale në kritikën e Kushtetutës dhe pushtetit aktual. Është e vërtetë se republika e dytë nuk është ideale, sepse është e bazuar në disa kompromise kushtëzuese rreth pozitës së pakicës serbe në Kosovë dhe në ndërtimin institucional dhe në praktikat e pushtetit ka sjellje abuzive dhe korruptive që duhet të ndëshkohen. Por republika e dytë nuk mund të injorohet si realitet dhe raport forcash që vështirë se mund të përmbyset me mjete naive revolucionare që Kurti nuk i thotë, por që tashmë janë parë në shembujt e shumtë të revolucioneve kombëtare dhe komuniste, që janë nisur me dhunë dhe kanë përfunduar me diktatura. Për të zhbërë republikën e dytë dhe instaluar republikën e tretë me mjete revolucionare duhet llogaritur me shumë pasoja të rënda dhe shkatërruese me të cilat Kosova nuk ka fuqi të ballafaqohet. Albin Kurti ka shumë ide në hava, por për të realizuar revolucionin nuk ka as ushtri dhe armatim, as fuqi ekonomike, as vullnetin përkrahës të shumicës së popullit dhe as përkrahjen e botës demokratike. Të gjitha këto projektin e republikës së tretë e bëjnë një kimerë.

Basha, PD-ja dhe opozitarizmi që po troket

S

hqiptarët janë popull i majtë. Zgjedhjet ishin të deformuara. 23 qershori u shndërrua në Vaterlonë elektorale të Berishës, për shkak se kartelet e drogës dhe krimit të organizuar u rialencuan dhe blenë votat për të sjellë në pushtet koalicionin e majtë. Partia Demokratike do të mbrojë çdo nëpunës civil që do të largohet nga puna prej shumicës së re nga shtatori e në vijim. Partia Demokratike do të bëjë opozitarizëm të fortë dhe pa kompromis kundër këtij pushteti të ri, që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura e të blera nga kartelet e drogës dhe të krimit të organizuar. Këto janë pak a shumë kryetezat politike që kemi dëgjuar të artikulohen pas rezultatit të 23 qershorit, por edhe në rrugëtimin e asaj që u njoh si gara për kreun e ri të PD-së nga vetë Sali Berisha, por edhe nga 2 kandidatët për kreun e PD-së - Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Industria e këtij soj mendimi politik e ka teknologjinë shumë të thjeshtë: bëj propagandë e ndërto një fabul për të shmangur transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë; shpall një armik, rreshtohu e bëhu gati për luftë opozitare. Nuk ka rëndësi ç’ndodhi me PD-në në qeverisjen e 8 vjetve, nuk ka rëndësi ç’model ndërtoi e mbi ç’modele duhet të projektohet ekipi i ri politik që do të udhëheqë opozitarizmin nga shtatori e tutje, nuk ka rëndësi as nëse duhet apo jo të ketë ekip të ri politik, rëndësi ka të ketë lëvizje taktike brenda së njëjtës tryezë, por asgjë të mos dalë jashtë tryezës, e askush tjetër të mos ketë shansin t’i afrohet kësaj tryeze, së paku pa marrëveshje me të parët e tryezës. Nuk ka rëndësi as hapja e debateve ideore, parimore apo vlerore. Tashmë kemi luftë. E në luftë, kush del nga rreshti, shpallet vetvetiu armik, ose në rastin më fatlum shpallet spiun. Në të gjitha rastet, kush nuk ndjek vijën logjike të ushtrisë së rreshtuar për luftë, është i asgjësuar pa kushte. Kush provon të kërkojë pak hapësirë për frymëmarrje e reflektim para luftës, nëmet si Kasandra e të këqijave dhe linçohet. Këtu jemi sot. Sot kur Lulzim Basha sapo është zgjedhur kryetar i ri i ushtrisë së rreshtuar për luftë nga gjenerali i vjetër e i kahershëm Sali Berisha. Kryetari i ri e bindi ad-

Nga Arian GALDINI ministratën publike me teserë të PD-së se, nëse fitonte, nuk do të lejonte t’i largojë nga puna kurrkush, sepse ai ka gati gjeneralin e vjetër dhe ushtrinë për luftë të fortë opozitare. Ai ka edhe një as tjetër nën mëngë: ai është miku dhe shteghapuri i bashkëpunimit politik me LSI-në e Ilir Metës. Kësisoj 33 mijë anëtarë të PD-së që punojnë në administratën publike, të siguruar nga gjenerali i vjetër dhe miku në qeverisjen e re, e votuan në mënyrë plebishitare kryetarin e ri. Demokratët që janë në opozitë të vërtetë e që nuk janë në administratën publike, ose nuk morën fare pjesë në votime, ose nuk gjetën emrin në lista e anëtarësisë së PD-së me të drejtë vote, ose një zot e di se si kanë votuar. Me shumë gjasa kanë votuar Olldashin. Por e përsëritim: pavarësisht këtyre hamendësimeve, që burojnë nga perceptime, dijeni e përvoje politike dhe studimesh personale, të gjithë ne kemi një kryetar të ri të PD-së, qofshim anëtarë të PD-së ose jo, qofshim opozitarë ose jo. PD-ja është parti me vlera të jashtëzakonshme për historinë e dy dekadave të fundit postdiktatoriale në Shqipëri. PD-ja është interes i drejtpërdrejtë publik, shtetëror dhe kombëtar, ndaj ritheksimi i faktit se Lulzim Basha është kryetari i ri i PD-së nuk është hojme përsiatëse, por është një gong ndërgjegjeje. Është gong ndërgjegjeje për të gjithë ne, sidomos ne anëtarët apo ishanëtarët e PD-së, sidomos për ne opozitarët me shumicën e re të shtatorit e deri në zgjedhjet e vitit 2017. Ky gong vjen të na buçasë në veshët e pritshmërive tona qytetare për të nesërmen e opozitarizmit, PD-së, shtetit të së drejtës, drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, integrimit europian, çështjes sonë kombëtare e kështu me radhë. Sfidat e së nesërmes nuk do të jenë vetëm të atyre që do të na qeverisin, por edhe tonat si opozitarë, që do t’i konkurrojmë për mirëqeverisje transparente, llogaridhënëse dhe të përgjegjshme. Nëse ne, edhe pse sot që kemi një kryetar të ri të PD-së, sido që të ketë ndodhur, sido që të jetë konteksti, sido që të jenë konsideratat dhe opinionet tona, pra nëse edhe sot nuk do të gjejmë kurajë e forcë për ta tejkaluar vetveten dhe të mirëbesojmë e inkurajojmë një proces të ri opozitarizmi, e nesërmja do të na buzëqeshë

hidhet po neve. Udha e Bashës nuk mund të jetë vetëm udha e prijësit të ri bashkë me prijësin e kahershëm, që na këndëllejnë shpirtin me tupanët e luftës. Udhën e Bashës për të mirën e tij, për të mirën e PD-së, për të mirën e opozitarizmit, për të mirën e Shqipërisë na lind neve detyrimi që ta futim në korsinë e drejtë të qytetarisë, përgjegjshmërisë, kombëtarizimit, shtetbërjes dhe ardhmërisë. PD-së nuk i duhet një lider partibërës, por një lider shtetbërës. PD-së nuk i duhet një lider zëbuçitës, që kërcellit dhëmbët e zemëratës, tund gishtin e hakërrimit dhe flet fjalët e yshtjes kombëtare për pak pushtet e fitore. PD-së i duhet një lider që e do dhe kupton lirinë dhe demokracinë, por sidomos që i ushtron dhe mbron ato me çdo çmim e në çdo rast e kohë. PD-së i duhet një lider që nuk dëfton forcën, por do të dobëtin e lartëson të vlefshmin. PD-së i duhet një lider Shqipëri- e shqiptardashës i sinqertë. Rikthimi në luftë nuk është rikthim në të shkuarën, por rihumbje si i shkuar. Mënyra më e mirë për ta ndihmuar dhe mirëbesuar Lulzim Bashën është duke ia thënë të vërtetën me qëllimmbarësi. Nëse ai nuk e ka të brendësuar marrëdhënien me të vërtetën, nëse ai nuk e kupton e as e sheh si Kepin e Shpresës takimin me të vërtetën në lundrimin e tij si kryeopozitar, atëherë Zoti e ndihmoftë! Lulzim Basha mund të çlirohet vetëm nga e vërteta. Dhe opozitarizmi, që të jetë një betejë e madhe nga qytetarë të mëdhenj për një shoqëri të madhe, ka nevojë për një kryeudhëheqës të çliruar. Përndryshe asgjë. Bëjmë rotacion me konsensus negativ elitash, por nuk ndryshojmë. Ndryshojmë gjithçka për të mos ndryshuar asgjë. Bëjmë rotacion dhe riciklojmë. E “rotacion” quajmë lëvizjen e karrigeve brenda së njëjtës tryezë. E Shqipëria shpreson një ditë që zgjedh për të përjetuar makthin e 4 apo 8 vjetve që e sundojnë. Nuk mund ta lejojmë e as ta pranojmë më këtë lloj rotacioni me konsensus negativ elitash. I vetmi rotacion i vërtetë që njeh demokracia është nëpërmjet konkurrencës publike të lirë e të ndershme, pjesëmarrjes së publikut dhe transparencës. E vërteta na çliron të gjithëve. T’i themi të vërtetat, sepse ky është atdheu ynë, që e duam kaq shumë, por që na duhet të shtojmë arsyet për ta dashur më shumë.


12

« gossip

E enjte 25 korrik 2013 •

Çfarë tregojnë prekjet e një

mashkulli?

Robbie Williams lë tatuazh në fundshpinën e fanses Robbie Williams shfaqi anën e tij të “mirë” gjatë një koncerti në Suedi ku shënoi autografin e tij në fund shpinën e një fanse. Në koncertin që e zhvilloi në Gothenburg këngëtari vërejti një tabelë e mbajtur nga një vajzë. Në të shkruhej: “Të lutem nënshkruajë në prapanicën time që unë të mund ta bëjë tatuazh atë” . Williamsi nuk përtoi dhe e ftoi fansen në skenë, ku ajo hoqi xhinset për yllin që t`ia plotësonte kërkesën asaj.

Jessie J nga flokët blu i kthen në bjonde Vetëm në javët e fundit këngëtarja ka eksploruar tre ngjyra të ndryshme. Nga flokët me ngjyrë blu ajo është kthyer në bjonde, dhe duket se inspirimi ka qënë nga një burim jo shumë i pëlqyer, ku bëhet fjalë për karakterin vizatimor Tintin. Jessie J, e ka provuar se sa shume i pëlqen të eksperimentojë me lookun duke vazhduar të ndryshojë look në mënyrë të vazhdueshme. Ajo e debutoi lookun e ri, teksa përformoi në skenën Durham Cricket Ground, e veshur me një kostum të zi transparent.

K

omunikimi joverbal zbulon më shumë se sa fjalët. Në fillimin e lidhjes asnjë mashkull nuk do të ju tregojë se është i çmendur pas jush, por sjelljet e tij dhe gjuha e trupit i tregojnë ndjenjat e vërteta të tij. Ua prek dorën Mashkulli i interesuar do ta zgjasë dorën dhe ta prek tuajën, që të kuptojë se si do të reagojë prekja e tij dhe të kuptojë nëse ju pëlqen apo jo. Ai në fakt do të mundohet që të realizojë kontakt fizik çdo herë që do t’i jepet mundësia. U kap për dore kur ka njerëz I dashuri i ri e vendos dorën e tij në pjesën e poshtme të shpinës, apo ju kap për dore kur kaloni me të në ndonjë vend që ka shumë njerëz, që të mos humbeni. Me këtë ai tregon se është i intresuar për ju, pasi meshkujt tregojnë interes me sjelljet e tyre mbrojtëse. Ulet pranë jush Në takimet e para ai ulet përballë jush, por kur gjërat do të fillojnë të bëhen më serioze, ai do të ulet pranë jush pasi ashtu do të ju ndjejë më të afërt. Vetëm ju prek Nëse ai rastësish ju prek në ndonjë pjesë të trupit kur jeni në ndonjë vend me shumë njerëz, ai tregon se jeni shumë tërheqëse për të. Disa meshkuj ndjenjat e tyre për partneret e ardhëshme i shprehin në këtë mënyrë.

“Nokia” prezanton telefonin më të madh “Windows Phone”

N John Travolta rivjen në bashkëpunim me Kirstie Alley Për një serial televiziv, Travolta vjen me të njëjtin bashkëpunim me Kirstie Alley. Ai është njohur me Alley në 1989, kur kanë debutuar në komedinë ‘Look Who’s Talking’ si dhe në dy serialoe, dhe tani aktori është shprehur se ndihet i emocionuar që do të jetë përsëri përkrah Alley. Për të është një nder i madh që të punojë me njerëz që i vlerëson si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Alley e cila është edhe producente ekzekutive, është entuziaste për këtë bashkëpunim me John dhe mezi po pret për realizimin e serialit.

okia prezanton telefonin më të madh Windoës Phone, Lumia 625 4.7 inc. Ai përmban procesor 1.2 GHz dual-core Snapdragon S4, një kamerë 5-MP, 512MB RAM dhe 8GB hapësirë për ruajtje (e zgjerueshme mes një karte microSD). Edhe pse ekrani ka një diametër të gjerë, rezolucioni është i ulët 800 x 480. Bateria i parket linjës 2000 mAh. LTE dhe HSPA janë të pranishme dhe pajisja vjen në pesë ngjyra: portokalli, të verdhë, jeshile, të bardhë dhe të zezë. Nokia Lumia 625 do të jetë e gatshëm për blerje në tremujorin e tretë të 2013 për 290 dollare.


gossip • E enjte 25 korrik 2013

Kate

»

13

bën daljen e parë publike me fëmijën, pas daljes nga spitali

Brown del i pafajshëm Chris Brown është shpallur i pafajshëm për një akuzë se ka ikur nga vendi i aksidentit me automjet. Këngëtari është paraqitur në një gjykatë në Los Angeles të martën, pasi ishte akuzuar nga një femër se e ka goditur nga prapa me automjet dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes pa i dhënë detajet e sigurimit. Megjithatë, siç raporton Tmz.com, kjo akuzë si edhe një akuzë tjetër për vozitje pa leje valide, janë hedhur poshtë nga mbrojtja e Brown. 24-vjeçari është akoma i liruar me kusht që pas sulmit fizik ndaj Rihannas në vitin 2009 dhe në rast se shpallet fajtor për ndonjë vepër tjetër të lehtë, mund të përfundojë në burg për katër vite.

Celine Dion

pranon se martesa nuk është gjë e lehtë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, ka thënë se martesa e saj “nuk ishte gjithmonë e lehtë”. Krijuesja e hitit “My Heart Will Go On” është e martuar me menaxherin Rene Angelil, 71, për 18 vjet, me të cilin ka tre djem, Rene Charles, 12, dhe binjakët Eddy dhe Nelson, por ajo ka thënë se vetëm gjatë viteve të fundit mësoi se si të komunikojë me burrin e saj. “Rene dhe unë kishim ditët tona të vështira. Nuk ishte e lehtë gjithmonë. Ka pasur shumë tensione mes nesh. Kurrë nuk është e lehtë të jesh burrë dhe grua”, ka thënë Celine Dion. “Deri para shtatë viteve ne nuk komunikonim shumë mes vete”, ka shtuar ajo. “Unë isha e modës së vjetër dhe i fshehja problemet që kisha. I harroja dhe vazhdoja punën time. Unë flisja me shoqen time më të mirë për këto gjëra dhe më mësoi se problemet nuk harrohen mirëpo bëhen gjithnjë e më të mëdha. Ajo më mësoi se si t`i them gjërat në mënyrën më të mirë”, ka thënë Dion.

P

rinci britanik, William, bashkëshortja e tij Kate, dhe djali i tyre i posalindur, janë larguar mbrëmë nga spitali. Foshnja, që është fëmija i parë i këtij çifti, është trashëgimtari i tretë në linjën për fronin britanik. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit më herët e treguan foshnjën e tyre para masës dhe gazetarëve, që ishin tubuar para një spitali në Londër, ku foshnja lindi ditën e Hënë. Kate dhe William thanë se ende nuk kanë vendosur për emër. Me rastin e lindjes së djalit në familjen mbretërore në Britani, ka pasur të shtëna nderi me topa në Londër dhe kanë rënë këmbanat në Westminster Abbey. Festime janë organizuar edhe në vendet e tjera të Komonuelthit. Monarku britanik është shef i shtetit në Britani dhe në 15 vende të tjera të Komonuelthit, përfshirë Australinë, Kanadanë, Jamajkën dhe Zelandën e Re.

Christina Aguilera zbulon linjat Pas rënies në peshë, Christina Aguilera duket shumë e lumtur duke demostruar linjat e saj perfekte. 32-vjeçarja, së fundi ka realizuar edhe videoklipin me meksikanin Alejandro Fernandez. Balada “Hoy Tengo Ganas De Ti” është një përpunim i këngës së vitit 1975, ndërsa ka marrë shumë lëvdata në vendet latine.

Censurohet klipi i fundit i Miley Cyrus Videoklipi më i ri i Miley Cyrus, “We Can’t Stop” është censuruar për shikuesit e Britanisë së Madhe sepse ka përmbajtje erotike. Ish-ylli i “Hannah Montana” kërcen rreth të pranishmëve në një aheng derisa bënë gjeste seksuale në promon provokative dhe drejtuesit e “MTV”-së në Britani kanë insistuar se duhet të censurohet klipi. Këngëtarja dhe aktorja ka thënë për DailyMail, “Ata kanë censuruar videon këtu në Britani. Ata kanë vënë një ‘X’ në gojën time sepse unë bëjë ‘kështu’ (bënë gjeste për seks oral)”. “Kam menduar se videoja nuk është e keqe, pastaj MTV-ja e Britanisë më ka dërguar rreth 18 letra duke më kërkuar që të ndryshoj klipin”, ka shtuar Cyrus. “Bota është një vend i ndyrë dhe gjëja e fundit që njerëzit duhet të brengosen është videoja e këngës sime”.


14

« bota

E enjte 25 korrik 2013 •

P

apa Françesku dëshiron të rrisë rolin e laikëve në kishë. Kjo mund të shkaktojë një revolucion në universin katolik. Surreale, por edhe reale, kisha katolike në Amerikën Latine di si të veprojë me kontradiktat. Në vend që të debatojnë rreth shugurimit të grave apo celibatit, laikët krijojnë në bashkësitë e tyre fakte dhe forma të reja të shërbesave fetare. Në Ditën Botërore të Rinisë në Rio de Zhaneiro shpresa është e madhe se nën Papa Françeskun do të rritet fuqia e laikëve dhe kisha botërore do të ndryshojë. Erwin Kräutler, peshkopi i Dioqezës Xingu në Amazonë, nuk i zë me qëllim në gojë fjalët gra priftëresha dhe celibat. Austriaku, i cili jeton prej 40 vjetësh në Amazonö, i sheh gjërat në mënyrë pragmatike: “Për 700 000 njerëz në një zonë si Gjermania kemi 28 priftërinj”, shpjegon ai “dhe shtrohet thjesht pyetja: Si mund t’u japim ne njerëzve në xhungël, kudo që ata ndodhen, mundësinë për të festuar eukaristinë? “ Shumë njerëz e kanë gjetur tashmë përgjigjen për këtë pyetje: Ata bëjnë shërbimet e tyre fetare pa mbështetjen e klerikut. Ata luten, thyejnë bukën, shpërndajnë verën, pa u preokupuar për rregullat kishtare, sipas së cilave sakramenti i eukaristisë mund të jepet vetëm nga priftërinjtë e shuguruar. “Laikët marrin përgjegjësi dhe kisha shkon përpara, edhe pa priftin dhe gjithçka shkon mirë”, thotë murgesha Lucilene Antonio, e cila mbështet disa bashkësi të vogla në Amazonë.” Unë kam parë gra, që mbajnë liturgjine dhe pastaj ndajnë bukën”. Rivlerësimi i laikëve korrespondon me frymën e Këshillit të dytë të Vatikanit, i cili u mbajt nga vitet 1962-1965 nën papën Gjoni XXIII. Ai shërbeu për rinovimin dhe rifreskimin e parimeve dogmatike të udhëheqjes së kishës në Romë. Në mesin e pjesëmarrësve ishin papët e mëvonshëm Karol Józef Karol Vojtila (Gjon Pali II) dhe Joseph Ratzinger (Benedikti XVI.), i cili atëherë ishte për një “kishë më pak klerikale”. Eksperti brazilian i Vatikanit Luiz Paulo Horta është i sigurt, se Papa Françesku tani do ta marrë seriozisht çështjen e priftërisë pör të gjithë besimtarët. “Ai e di se pjesëmarrja e laikëve është absolutisht e nevojshme”, thotë Horta, anëtar i Akademisë prestigjioze braziliane të Letërsisë, si dhe i komisionit kulturor të kryedioqezës së Rio de Janeiros. “Françesku dëshiron që kisha të ringjallërohet nga poshtë lart”. Teologu Leonardo Boff Ajo që për personat e jashtëm mund të jetë vetëkuptueshmëri, për universin katolik përbën një revolucion, pohon njohësi brazilian i Vatikanit, Horta. “Kisha jemi të gjithë ne, nëse këtë nuk e pranojmë, nuk ka për të ndodhur asgjë”, thotë ai, duke shtuar në mënyrë konspirative: “Mendoj se Françesku i ka bërë

Kisha Katolike Prag “revolucioni”? Rivlerësimi i laikëve korrespondon me frymën e Këshillit të dytë të Vatikanit, i cili u mbajt nga vitet 1962-1965 nën papën Gjoni XXIII. Ai shërbeu për rinovimin dhe rifreskimin e parimeve dogmatike të udhëheqjes së kishës në Romë. Në mesin e pjesëmarrësve ishin papët e mëvonshëm Karol Józef Karol Vojtila (Gjon Pali II) dhe Joseph Ratzinger (Benedikti XVI.), i cili atëherë ishte për një “kishë më pak klerikale”

thirrje bazës për rebelim”. Në rebelim dhe revolucion, të paktën në fushën teologjike, kisha katolike në Amerikën Latine ka përvojë: Që në fillim të viteve 1960 dhe 1970 teologët çlirimtarë amerikano-latinë si Gustavo Gutierrez dhe Oscar Romero frymëzuan klerikë dhe besimtarë në mbarë botën, duke përfshirë edhe kryetarin aktual të Kongregacionit të Besimit në Vatikan, Ludwig Gerhard Müller. Në vitin 2004 ish-peshkopi i Regensburgut së bashku me Gutierrez botoi

librin “Përkrah të varfërve: teologjia e çlirimit”. Papa Françesku duket se mbështet forcën teologjike të rinovimit në Amerikën Latine. Pas shërbesës së fundit fetare të dielën ai do të takojë pasdite në Rio presidiumin e konferencës së peshkopëve të Amerikës Latine (Consejo Episkopale Latinoamericano), e cila në dhjetëvjeçarët e fundit ka kërkuar herë pas here ndryshime të mëdha. Edhe procedura për shpalljen të lumnueshëm të kryepeshkopit të vrarë të El Salvadorit, Oskar

Romero, do të rifillojë. Romero nderohet si një shenjt në Amerikën Latine për shkak të angazhimit të tij për paqe dhe të drejtat e njeriut gjatë luftës civile në El Salvador. Teologu brazilian Leonardo Boff është i bindur se në të ardhmen nga Amerika Latine do të dalin impulse reformuese, që ndryshojnë kishën botërore. “Kisha jonë nuk pasqyron më kishën nënë evropiane, ajo ka burimet e saj, traditat e veta, heronjtë, martirët, profetët dhe personalitetet si peshkopi i famshëm nga Recife, dom Hélder Camara, apo shenjtori i popullit Óscar Romero. Këto kisha i japin krishtërimit frymë të re”.   Entuziastë Për Ricardo Coaleas, Juan Ramon Monrada dhe Nelson Bolivar është përmbushur një ëndërr. Jezu Krishti hap krahët mbi dhe bekon ata e të gjithë të pelegrinët e Ditës Botërore të Rinisë, kështu mendojnë tre amerikano-latinët. Ricardo und Juan kanë ardhur nga Hondurasi, Nelson nga Venezuela. Me respekt ata shohin statujën e Krishtit të vendosur si në një

fron mbi Rio de Zhaneiron. “Për ata më shumë se një atraksion turistik. Një sinjal i zotit”. Në Ditën Botërore të Rinisë priten një milionë e gjysmë të rinj nga e gjithë bota. Ata duan të festojnë besimin e tyre, bashkësinë katolike dhe të presin Papën në vizitën e tij të parë jashtë Vatikanit. Papa argjentinas vjen kështu në kontinentin e tij. Papa Françesku u prit me entuziazëm në Brazil. Përgjatë rrugës nga aeroporti në metropolin Rio, automjeti me të cilin udhëtonte Papa ecte përpara me vështirësi për shkak të masave të njerëzve, që brohorisnin. Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff i uroi mirëseardhjen Papës. Në fjalën përshëndetëse Papa kërkoi përpjekje më të mëdha për të mbështetur gjeneratën e të rinjve. Shoqëria, kërkoi Papa, duhet t’u ofrojë të rinjve të gjitha mundësitë, që ata të shpalosin aftësitë e tyre. Krahas protokollit politik, Papa do të mbajë një meshë gjigande në Copacabana, ku ai do të shfaqet si një përfaqësues kishe, që ka në fokus të vobektit. Papa do

të inaugurojë një klinikë për personat e droguar dhe do të vizitojë të rinj të burgosur. Copacabana është kthyer në një pikëtakimi të të rinjve nga e gjithë bota. Shumica janë argjentinas të veshur me ngjyrat kombëtare, me flamuj të ndryshëm për të theksuar krenarinë e tyre për papën. Nga Gjermania kanë udhëtuar 1.800 të rinj. “Më e bukura në Ditën Botërore të Rinisë është se takon njerëz nga e gjithë bota”, thotë Jasmin Hutter me një grup të rinjsh nga Këlni. “Këtu mund t’i tregojmë botës që nuk jemi vetëm”. Këtu të gjithë duan të shfaqen me vetëbesim, si pjesë e një shumice, të cilës i përket e ardhmja. Ky është edhe qëllimi i Ditës Botërore të Rinisë Katolike, të prezantojë kishën si një institucion të ri, të kohës dhe me influencë. Pelegrinët shijojnë plazhin në Copacabana Pelegrinët shijojnë plazhin në Copacabana Tone kritike dëgjohen rrallë nga të rinjtë pelegrinë me çanta shpine. Nelson Bolivar nuk mendon se kisha duhet të ndryshojë. Fakti që Papa i ri është latino-amerikan është në vetvete një revolucion. “Françesku është vetë ndryshimi, ai angazhohet për një kishë të re”. Ndërsa Maria Tuzzato, që ka ardhur nga Italia me 40 miq të saj, mendon ndryshe. Ajo dëshiron një kishë më moderne. “Unë jam pro martesës mes homoseksualëve”, mendon ajo. Në fund të fundit tek krishtërimi bëhet fjalë për dashuri e nuk ka rëndësi, nëse ajo është një dashuri mes burrit e gruas, apo mes dy burrave. Kisha katolike duhet të hapet edhe ndaj temave të tjera, si jeta seksuale para martesës, prezervativët, apo morali mbi seksualitetin. Edhe Beatriz Cordeiro, një 26-vjeçare nga Brazili, kërkon që “të dialogohet më shumë brenda kishës”. “Nuk duam më dogma, duam të merremi seriozisht. Dhe Dita Botërore e Rinisë është vendi i duhur për për ta bërë këtë. Ne nuk duam të diskutojmë vetëm për kishën, por edhe për politikë, se të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën”. Ndërkohë papa mund të pritet me protesta, kur të mbërrijë në Pallatin Guanabara. Përgjatë itinerarit, që do të përshkojë makina e Papës, grupe të rinjsh homoseksualë, duan t’i tërheqin vëmendjen papës me puthje. Ndërsa organizata të tjera kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestat sociale, që kanë disa javë që kanë filluar në Brazil. 20.000 policë dhe forca sigurie do të kujdesen për sigurinë e Papa Françeskut në Brazil. Në rast të trazirave ata kanë bërë të ditur se do të ndërhyjnë. Ndërkohë Beatriz Cordeiro shpreson që demonstratat të tërheqin vëmendjen e Papës. “Ne nuk jemi kundër kampionatit botëror, apo lojërave olimpike, apo Ditës Botërore të Rinisë, por kur ka para për evenimente të tilla gjigande, duhet të ketë fonde edhe sistemin social.” Këtë ne do ta kërkojmë edhe gjatë Ditës Botërore të Rinisë.


bota • E enjte 25 korrik 2013

Pas falimentit në pritje të ringritjes

M

egjithëse lajmi i shpalljes së falimentimit të Detroitit bëri bujë në gjithë botën, nuk ishte diçka e papritur për banorët e atij qyteti që kishin kohë që jetonin në vështirësi. Atyre që banojnë në Detroit, u duhet të presin për një kohë të gjatë për shërbimet e policisë dhe zjarrfikësave, në një atmosferë të zymtë kalbjeje të një qyteti që dikur ishte i katërti më i madhi i Shteteve të Bashkuara. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh nga Detroiti, disa banorë e shohin falimentimin si një fillim të ri.  Megjithëse mbi 1 milion banorë e kanë lënë qytetin në 50 vitet e fundit, John George vendosi të qëndrojë në Detroit dhe ishte dëshmitar i momentit më të keq të qytetit. “Lajmi i mirë kur arrin momentin më të keq është se ndonjëherë merr një shtysë të fuqishme dhe këtë po shpresojmë. Një shtysë për të marrë veten, sepse nuk ka ku të shkosh më keq përtej falimentimit”. Rrugët e kësaj lagjeje janë një simbol i rrënimit të Detroitit. Shtëpitë dikur të populluara nga familje të klasës së mesme, me makina dhe biçikleta para shtëpive, janë zëvendësuar me pirgje plehrash dhe rrënoja të djegura. John George është themelues i organizatës bamirëse Motor City Blight Busters, misioni i së cilës është çmontimi i objekteve që dikur ishin shpirti i kësaj lagjeje, tani e braktisur dhe e lënë pas dore, në mënyrë që të mos përhapet krimi dhe vandalizmi apo t’u vihet flaka. Ai thotë se ka parë aq shumë vuajtje në Detroit saqë nuk habitet nga kërkesa për falimentim e qytetit. “Detroiti ka nevojë për një shans të dytë dhe mendoj se kërkesa për falimentim, është shansi ynë i dytë”. “Jehona e këtij lajmi u dëgjua në gjithë botën”. Profesori i së Drejtës në Universitetin e Miçiganit John Pottow thotë se sytë e botës janë drejtuar nga Detroiti dhe tek mënyra se si udhëheqësit dhe banorët e tij po reagojnë ndaj krizës financiare, sepse bashki të tjera mund të pësojnë të njëjtin fat. “Në çdo vend

të madh evropian ka aktualisht deficite. Kemi për shembull krizën greke. Kështu që edhe ata po e shohin këtë si paralajmërim për atë që mund të ndodhë në të ardhmen”. John George parashikon që qyteti ta rimarrë veten, duke u bërë diçka më shumë sesa thjesht qendra e industrisë së makinave në Shtetet e Bashkuara. “Ndërtesat, njerëzit dhe qytetet kalojnë nëpër cikle dhe për Detroitin është koha që ta lëmë pas këtë cikël negativ dhe të fillojmë diçka pozitive, më të qëndrueshme, më energjike dhe të bukur”. George do të donte të shihte jo vetëm eleminimin e borxheve, por edhe përmirësimin e shërbimeve, rënien e krimeve dhe shërbim më të shpejtë nga punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë. Dhe ndoshta, me largimin e shenjave të vuajtjeve, këto rrugë mund të shohin një jetë të re, të ngjashme me atë që George ka në kujtesë nga fëmijëria. “Nëse është pastër dhe ka siguri mund të tërheqim familje të reja dhe mendoj se me kalimin e kohës kjo do të realizohet”. Ndërkohë, John George po luan rolin e tij për të ndihmuar në këtë përpjekje, duke spastruar

një nga një rrugët me ndërtesa të braktisura.   Pas falimentit Detroiti, dikur qendra e begatë e industrisë automobilistike amerikane, ka falimentuar. Ai është bërë kështu qyteti më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara që kërkon mbrojtje nga kreditorët, ndërsa negocion një plan riorganizimi. Problemet e Detroit pasqyrojnë humbjen e vendeve të punës bashkë me një pjesë të mirë të popullatës gjë që solli edhe humbjen e të ardhurave nga taksat. Por si e krahasojnë ekspertët Detroitin me qytetet e tjera me probleme financiare. Detroiti ishte dikur një qytet i lulëzuar prej 1.8 milionë banorësh, por ndryshimet ekonomike globale i kanë dhënë atij një goditje të rëndë. Sot popullsia e tij mezi arrin në 700 mijë. Gati një e katërta e ndërtesave janë të braktisura dhe në gjendje të keqe.  Megjithëse ky nuk është qyteti i parë amerikan që kërkon mbrojtje ligjore, ekspert i falimenteve, Paul Maco, i firmës Bracewell Giuliani, thotë se problemet e Detroitit janë më të mëdha se me cilindo rast të ngjashëm. “Në përbërjen industriale të vendit dhe të rajonit kanë ndodhur ndryshime të mëdha si plakja e fuqisë punëtore dhe rënia e bazës tatimore. Mund të bësh një listë të gjatë të problemeve që kanë hasur qytetet në kohë, por Detroiti i ka të gjitha këto probleme”. Para Detroitit ka pasur disa qytete që kanë shpallur falimentin, por borxhet e tyre kanë qenë më të vogla. Stocktoni i Kalifornisë kishte një borxh prej 26 milionë

dollarësh, ndërsa borxhi i Detroitit është 18 miliardë e gjysmë. Nëse gjykata e pranon falimentin, atëherë një gjyqtar do të përcaktojë se kush do të paguhet. “A do të paguhen ata që kanë letra me vlerë, pensionistët, sindikatat? Ky është në fakt fillimi i një procesi, i cili mund të kërkojë vite”, thotë Tracy Gordon bashkëpunëtore në Institutin Brookings. Edhe pse kryebashkiaku i Detroitit premton se shërbimet bazë do të vazhdojnë, zonja Gordon thotë se banorët e Detroitit qysh tani janë duke paguar për keqmenaxhim financiar të qytetit. “Ju mund ta shikoni edhe në lajmet: që të arrijë makina e policisë duhen 58 minuta, ose 5 herë më shumë se mesatarja e vendit, qyteti ka 78 mijë ndërtesa të braktisura, pra qysh tani taksapaguesit po mbajnë barrën e kostos, përmes rënies së cilësisë së jetesës”. Ekspertët mendojnë se problemet e Detroitit mund të shkaktojnë një eksod të mëtejshëm të njerëzve dhe bizneseve. Por sipas ekspertit Paul Maco, procedura e falimentit mund t’i sjellë një të ardhme më të mirë qytetit. “Kjo është një nga të mirat që mund t’i ofrojë Detroitit falimenti, pra një shans për të përqëndruar energjitë dhe forcat dhe për të bërë pyetjen: si do të vazhdojmë të ecim përpara në pjesën tjetër të këtij shekulli?” Që nga viti 2010, vetëm gjashtë qytete amerikane e kanë përballuar me sukses falimentin. Por nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Detroitit kanë mundur të mësojnë nga këto përvoja, sepse madhësia dhe natyra e problemeve që ata kanë ndryshojnë me qytetet e tjera.

»

15

Rusi, Snowden mund të lërë aeroportin Autoritetet ruse vendosën të lejojnë Edward Snowden të largohet nga zona tranzitore e aeroportit të Moskës. Zyra Federale e Emigracionit në Rusi tha se shumë shpejt, 30-vjeçari do të pajiset me një dokument që do t’i dorëzohet nga avokati i tij. Dokumenti i siguron lëvizje të lirë në zonën tranzitore të aeroportit Sheremetyevo të Moskës, zonë të cilën nuk mund të kalonte për shkak të mungesës së dokumentacioneve, që iu pezulluan nga autoritetet amerikane. Snowden është strehuar në aeroportin e Moskës që prej 23 qershorit, kur mbërriti nga Hong Kongu. Ai akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për rrjedhjen e informacioneve sekrete mbi programin e përgjimeve. Kërkesa e tij për azil u paraqit në mbi 20 vende. Tre prej tyre pranuan kërkesën dhe ato ishin Bolivia, Venezuela dhe Nikaragua, që të tria në Amerikanë Latine, ku Snowden nuk mund të udhëtonte dot për shkak të mungesës së dokumentacioneve. Pas kësaj, kërkesa e tij e fundit ishte për azil të përkohshëm në Rusi. Kërkesa u dorëzua pak kohë më parë nga avokati Anatoly Kucherena, i njohur për lidhjet e tij të forta me Kremlinin.  

Armët kimike, misioni i OKB në Siri Shefi i misionit të OKB-së për verifikimin e përdorimit të armëve kimike në Siri ka mbërritur të mërkurën në Damask, me ftesë të autoriteteve siriane. Lajmin e bën të ditur televizioni Al Arabiya. Suedezi Ake Sellstrom ishte emëruar nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon disa muaj më parë, por regjimi i Damaskut nuk kishte dhënë vizat hyrëse për anëtarët e misionit. Sellstrom, i shoqëruar sot nga përgjegjësja e departamentit të OKB-së për çështjet e çarmatimit, Angela Kane, ndodhet në kryeqytetin sirian ku do të takohet me ministrin e Jashtëm Walid al Muallim, si një takim paraprak për nisjen e misionit. Regjimi sirian mohon të ketë përdorur armë kimike dhe akuzon frontin e rebelëve se i ka përdorur ato në Khan Asal, lokalitet ne perëndim të Alepos e që deri para dy ditësh ishte në duart e forcave besnike. Nga ana e tyre, eksponentët e opozitës, si ata në mërgim, ashtu dhe ata në atdhe, kanë dokumentuar prej muajsh raste të ndryshme të përdorimit të armëve kimike nga ana e regjimit kundër lokaliteteve që janë rebeluar ndaj Presidentit Bashar al Assad. Një ditë më parë, numri një i ushtrisë amerikane bëri një ekspoze të kostos, rreziqeve dhe përfitimeve për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Siri, për të zgjidhur konfliktin që po përgjak vendin. Shefi i Shtabit, gjenerali Martin Dempsey ofroi pesë opsione, duke përfshirë sulme të kufizuara dhe vendosjen e një zone ndalim-fluturimi. Por ai tha gjithashtu se përdorimi i forcës në Siri duhet të jetë “jo më pak se një akt lufte” dhe se mund t’i kushtojë Shteteve të Bashkuara miliarda dollarë.   

Turqi, autoritetet presione ndaj medieve Autoritetet turke po vazhdojne presionet mbi mediet e vendit. Sindikata e gazetarëve turq pretendon se 22 gazetarë janë pushuar nga puna lidhur me mbulimin e protestave anti-qeveritare, ndërsa 37 të tjerë janë detyruar të japin dorëheqjen. Gazetat e ekstremit të majtë janë bastisur nga policia dhe disa reportere janë ndaluar në bazë të ligjeve anti-terrorit. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar vazhdimisht median lokale dhe ndërkombëtare se qendrojne pas kryengritjes si pjesë e një konspiracioni kundër tij dhe partisë AK në pushtet. Gazetaret turq kembengulin se tashme, shtypja qeveritare është zgjeruar edhe tek mediet kryesore.


16

« PROFIL

E enjte 25 korrik 2013 •

Pse ma ngacmon vetëdijen tragjedia “Otello”? Nga Kleo Bisei

M

a ngacmon se Otello vjen në vetdijën time edhe si gjeneral i aftë e i zoti, që ishte i pranishëm në katër anët e globit e në Venetik, edhe si bashkëshort që e dashuron me zemër Dezdemonën, gruan e tij të fisme, të bukur, të kulturuar e të mënçur, por që xhelozia e cmira që ja shtyn në shpirt Jago e shpien deri në atë shkallë sa e mbyt në krevat gruan që e do më shumë se çdo gjë tjetër në jetë, dhe më në fund i penduar për gjëmën që bëri dhe nga e vërteta që e bindi për ndershmërinë e Desdemonës, vret edhe veten. Ma ngacmon se njerëz ‘pa zëmër’ e ‘pa shpirt’si Jago, e mbushin vetdijën në përmbbajtje me dyshim, të prirë e të mbuluar vetëm me cergën e së keqes.Ma ngacmon se më vijnë në vetdijë viktima-gra të ditëve tona, që i kërkojnë ndihmë qytetarit në mes të rrugës, por që cmira, xhelozia, përulësia… Jagojane bëjnë gjëma. Ma ngacmon se Otello i respektuar në Venetik si gjeneral me aftësi të rralla dhe me prestigj të merituar, ndjen edhe nga venecianë…. cipën e zezë të lëkurës së tij, shpërfilljen e përbuzjen racore, por pa mohuar kulturën e tij sidomos atë ushtarake. Dhe pyetje të kësisoji më lindin natyrshëm kur lexoj Shekspirin, këtë tragjedian të madh të të gjithë kohëve, dhe me këtë rast ndjej thellë në shpirt falenderimin për Nolin e madh që na e pruri kaq afër këtë kollos dhe kollosë të tjerë të kulturës ndër shekuj. Ndaj më lënë pa gjumë pyetje të kësijsoji kur lexoj këtë tragjedi: Si e ‘pranoi’ për bashkëshort Arapin (Otellon) Dezdemona, një vajzë e bukur dhe e vyrtytshme që e kishte zili çdo bujar e fisnik e çdo ‘flokëdredhur’ venecian, vetëm për shpirtin e tij (Otellos) të bukur? Po Brabanti si e pranoi dhendërr Otellon kur kishte një pozitë të privilegjuar në këtë qytet deri senator? Si ra Otellua në një gënjeshtër të tillë dhe si arriti të bëhet bartës i një mashtrimi deri makabër nga Jago? Pse Jago deri në ditët tona mbetet njeriu me dy fytyra, që për çdo dyshim mëndja i ‘bredh’ vetëm nga e keqja? Dhe pyetje të natyrave të kësisoji janë të shumta, po le të merremi sadopak me pasojat negative të tyre në ditët tona. +++ Otello, Dezdemona, Jago, Brabanti, Roderingu, Kasi, Emilia, Bjanka, Ludoviku….nuk i mbeten vetëm historisë, por zëri i tyre vjen e trazon shpirtrat e çdo qytetari të këtij shekulli sidomos ato të popujve të vonuar në kohë. Jagon, psh, që mund ta nominojmë pa mëdyshje me bartësin e të keqes, me djallin vetë, me dyshimin që i ka tërhequr vëmendjen edhe Dekartit, atij(Jagos), në dallim nga çdo njeri që ka të drejtë të dyshojë, shpirtin e zëmrën ia ka ‘zaptuar’ vetëm e keqja, e liga, negativja. Pse? Se në vetdijë Jagos (në një bisedë me Roderingun )i është ngulitur shpirti i skllavit « Të gjithë zotërinjtë mundin të shpërblehen/Prej njerëzish të besës. Ka në këtë botë/Ca shërbëtorë kryeunjur dhe besnikë./Që u pëlqen të falen e të jenë skllevër, /Që vdesin si gomarë për një copë bukë/Edhe,kur plaken,dëbohen me një shkelm jashtë.Të tillë shërbëtorë zeri dhe vraji./Ka ca të tjerë që të duken si besnikë, /Po s’çajnë kokën veç për interesat e tyre./Me faqe shërbejnë besërisht të zotin,/Dhe, si fitojnë mjaft e mbushin xhepat,/ Të bëhen zotërinj; këta janë me mend./Kështu të them se jam dhe unë,mik i dashur….»(U SHEKSPIR Vëllimi i I-rë,595 )Me të dy shpitrat e skllevërve, që bëjnë një, ndeshemi në ditët tona, madje edhe me Jagon vetë, por ato/ata në çdo kohë, edhe në ditët tona, kanë qënë e janë në minorancë. Kjo se sikur brezat të ishin vetëm me shpirt skllavi nuk do të lëvizte pozitivisht e të xhvillohej njerëzimi përmes spiralit progresiv (me lepe-peqet ,me zvarranikët, me militantët e vebër, me njerëz që nuk arrijnë dot te koncepti se s’mund të ketë demokraci pa drejtësi, me anarkistë….nuk do të kishte progres; njerëzimit për të ecur përpara i duhen personalitete largpamës, të mënçur, me dije të thella e me kulturë, por edhe trima e të pjekur, të cilët, i gjen në çdo kohë e në çdo vend, vetëm qytetari duhet t’i zbulojë si të tillë….)nuk do të përparonte e nuk do të kishte ecur përpara mendësia njerëzore, kultura filozofia, politika, shkenca, teknika, teknologjia, sidomos baza e çdo shoqërie, ekonomia, …. Ndaj njerëzimi në fjalët e Jagos dhe te Jagua vetë pëbuz ‘gënjeshtrin, mashtruesin, njeriun me dy fytyra, atë që është bërë mjeshtër për të bërë premtime boshe, mediokrin që bën be e rrufe për eprorin e

tij, i cili mund të jetë bashkiak, deputet, ministër,, president, drejtor,shef… ; që është lëshuar si Mero Lamçia, i cili, sa është i besditshëm e i paktë, aq edhe negativ e dëmprurës. Kjo se po të arrish vertikalen e thënieve të Jagos, ai përmes fjalëve të ‘bukura’ e t’ëmbla’ të qas karaktere negative të ditëve tona,edhe karakterin e atij vetë(Jagos), të cilët i ndjen, i dëgjon, i shikon, por të çoroditin me përrallat që ‘dëgjon’. Të dhëmb në shpirt kur dëgjon politikanë të veçantë, që me fjalë përkëdhelëse vihen në rolin rolin e individëve kryeunjur, zvarranikë, që nuk dinë kush janë dhe kujt i shërbejnë. Këta mjeranë i gjejmë nën ‘hijen’ e dikujt, nëpër mitingje, në qëndra votimi, në KQZ e kudo, që përbetohen për’ zotërinë e tyre, që i dëgjon të thonë se ai (lideri, kryetari, ministri zotëria….) ka bërë këtë e atë pa bërë asgjë, që bëjnë përpjekje të na mbushin mëndjen që do ‘hamë me lugë të ‘florinjtë’. I dëgjuam njëherë këta mjeranë kur ngrinin në qiell PPSH-në dhe kryetarin e saj. Këta Jago harrojnë se janë përpara popullit-qytetar që i dëgjon, i shikon, i përjeton ato probleme, që mund të jenë të pamundura e të mundura, që mund të jenë të realizueshme apo të parealizueshme. (U kujtohet: zumë njëherë &1988& vendin e parë në Meksikë për të ushqyerit e popullësisë, kur zinim radhën në mesnatë edhe për qumësht, edhe kur merrnim kafenë. …deri mollët me ‘racion’…U kujtohen zgjedhjet e para në ’liri’ të vitit 1945, që u propogantuan me aq bujë nga njera anë nga ‘Fronti Demokratik’, dhe nga ana tjetër zëri i kësaj organizate ‘ishte ai i PK, që në një terror psikologjik ku edhe kutitë që qytetarët hidhnin votën&një gur të zi që kishin diferencime të mëdha deri në përgjim e zbukurim&. Me vota në Shijak, psh, fitoi Shefqet Beja që më von u pushkatua? Pse? Se grupi që ishte ai u dënua për veprimtari « armiqësore » me pushkatim kundër diktaturës së proletariatit, që në fakt ishte fillimi i një diktature dhe i një terrori real pas Luftës Naç.Cl…. ) Dhe mëndjen qytetarit bëjnë përpjekje t’ia bëjnë ‘plot’ edhe ‘analistët’. Por të jesh analist, siç e kuptoj unë, duhet të të prijë e vërteta (dhe për të arritur te e vërteta njeriu i aftë di të zgjedhë) dhe jo politika e ditës duke marrë sipas interesave të tua ekonomike herë njerën anë e herë tjetrën. Kjo se analiza shencore dhe partishmëria mohojnë njera-tjetrën, gjë që duhet ta’mësojnë’ pa letër analistët. Në këtë sy skllevër me ‘kullaro’, injorantë, në shekullin tonë janë ata që kur marrin pjesë për të bërë një analizë prioritet të punës së tyre vënë interesat ekonomike e politike të njerës parti apo të kryetarit të saj,si rrjedhojë edhe të atyre vetë. Nëpër ekrane televizive dëgjoja shpesh ‘analistë’ që shtronin probleme të tilla se kush duhet të ishte kryeministër, kryetar i PS-së apo i LSI-së (kur e ka dhënë përgjigjen KUSHTETUTA dhe ata vetë e kanë vulosur),se me kë do të jetë Ilir Meta(në këtë rast , ‘analistët’ i bëjnë iso pikamjes se gur themeli qënka kryetari e jo anëtari i partisë,se vendimmarrjen për probleme kyçe e merr kryetari …. )me Berishën apo me Ramën; kush i mbush sheshet më shumë në mitingje ;sa vende pune do shtojë kjo apo ajo parti ,sa e si do të ulë taksat (vijëndarje mes të djathtës dhe të majtës u bënë taksa e sheshtë dhe taksa progresive …) dhe nuk u analizua se ku janë burimet që do të bëjnë të mundura këto premtime….I dëgjon shpesh kur debatojnë për taksën e sheshtë dhe progresive, po nuk u bëjnë buzët të pohojnë se taksa progresive ka gjetur përdorim në vendet e BE-së, SHBA, Japoni, Australi etj. ; ndërsa taksën e sheshtë e zbatojnë Rusia, Serbia, Shqipëria dhe vëndet e tjera.Taksën progresive e vënë në gojën e Marksit e të Engelsit(që e kanë trajtuar më 1848), por ‘harrojnë’ se më 1776 e ka trajtuar Adam Smith, babai i ekonomisë moderne, dhe nuk bëjnë analiza të thelluara se ç’taksë duhet të kemi në kushtet konkrete ekonomike të vendit tonë. Mendoj se nuk janë të pavarur ata analistë që u largohen problemeve të tilla si ato që kanë të bëjnë me pavarësinë e vartësinë e pushteteve dhe të institucioneve (,psh, ka ‘analistë’ që janë në krah të njerës parti ,që i njeh qytetari si të tillë dhe e di pa filluar të hapin gojën mendimin e tyre. Janë të paktë ata analistë që bëjnë objekt analize më mirë e mbi baza më shkencore marrëdhëniet e demokracisë me drejtësinë ; qarkullimin e pushteteve dhe të elitave ;të drejtat themelore të njeriut ;jetën e njeriut dhe ruajtjen e tij;marrëdhëniet në çift ; rrudhjen e tokës ,mekanizimin e saj,tokën nën ujë,koston e produkteve bujqësore e blegtorale;ujin si pasuri të madhe të vendit tonë që ende vujan familjet

dhe tokat; sëpatën dhe zjarrin që rrudhin pyllin,të gjelbërtën,klorofilën, që i ’vjedh’zjarrin diellit,‘rininë’ pyjore ; shtretret e lumejve ;raportet mes pronës private e pronës publike ;pasuritë tona nëtokësore dhe marrëdhëniet qytetare me to;marrëdhëniet mes shkollës dhe tregut të punës ;pse kanë emigruar mbi një meleon shqiptarë jashtë atdheut të tyre ;pse ‘humbi’e djathta….)e të problemeve të tjera që preokupojnë qytetarin shqiptar sot. +++ +++ Shekspiri e skalit figurën e Dezdemonës si një grua fisnike e zëmërbardhë, por siç na e thotë Noli « është dhe ajo aq e padjallëzuar dhe aq mëndjefoshnjë, sa në vend që t’i shuaj Otellos zilinë që ja ka ndezur Jagua në zemër, ajo me sjelljen e saj hedh vaj mbi zjarrin dhe e shtyn punën atje ku do Jagua. (Po aty,f.589) Dhe Dezdemona është shëmblli i një gruaje zëmëmërbardhë që në tërësi bën përpjekje të ndërtojë marrdhënie të drejta e të sinqerta edhe me qytetarin, me shokun e mikun, me babanë e bashkëshortin e saj. Më tërheq vëmendjen kuvendimi i saj me të jatin kur i pohon: «I dashur atë,siç po e shoh këtu,/…Ti ,atë,më ke dhënë jetën dhe më rrite,/Jeta dhe rritja ime bashkë më mësojnë/Të të nderoj ;je zoti i detyrës sime ;/Jam jot bijë .Po këtu kam edhe burrin,/Dhe aqë nder sa kish për ty im më,/Që deshte ty më tepër sasa t’anë e saj,/ Aqë i kam dhe unë burrit e tim zoti »(Po aty,f.616) Marrëdhëniet mes Desdemonës dhe Otellos nga njera anë dhe Desdemonës dhe Brabantit(babait të saj) nga ana tjetër ….vijnë deri në ditët tona .Kjo se Desdemona i do dhe i respekton prindrit,po bën përpjekje të ndërtojë edhe një shtëpi të re me bashkëshortin, Otellon, gjë që u mbeten shekujve vlera të patjetërsueshme. Biseda e Desdemonës me Otellon dhe me të të jatin është shëmbëll i një dashurie të pastër: « Ah,dhëntë zoti të na shtohet/ Gëzimi e dashuria sa na rriten ditët » i thotë Desdemona Otellos dhe Otello ia kthen : « Amen, o zot ,o perëndi.Të lumtë goja…. »Interesante është biseda e Jagos me Roderigun ku Jago i fut në shpirt ‘helmin’avash –avash .Mes të tjerash Jago i thotë : « …Dhe çfarë/ gëzimi ka për të gjetur,duke shikuar djallin ?....Tani nga mu-/gimi i këtyre gjërave të papëlqyeshme ,si e hollë /që është,do të kuptojë që u gënjye do të nisë/të pëshpërijë ,të ngopet e të mos dojë më ta shoqërojë me sy Arapin ;natyra vetë do ta shpjerë në/ këtë udhë e do ta shtërngojë të bëjë një zgjidhje të dytë….» ….dhe Roderigu,megjithse e dashuronte Desdemonën i përgjigjet Jagos: « Ajo ?S’mund ta besoj .Ajo është si engjëll nga natyra(Po aty,f.639-640) Por e keqja që’mbolli’ Jago bëri përpjekje ta mposhtë përkohësisht të mirën. Kështu ka ecur njerëzimi, ai e ka asfaltuar rrugën duke ecur përmes punës, luftës, shkencës, por edhe mes zbritjeve të përkohshme midis të mirës dhe të keqes, shkencës dhe antishkencës…..Ndaj edhe filozofi francez Markuze me të drejtë i shihte marrdhëniet mes brezave si kontradiktore.. Në këtë mjedis ku brezat zvendësojnë njëri-tjetri në politikë model deri sot janë zgjedhjet presidenciale në SHBA; kjo se ai që është në majën e një piramide politike e që përfaqëson brezin e parë, jo se është i panevojshëm me përvojën që ka fituar e me konceptet që ka në praktikën politike në të mirën e brezit që jeton, që duhet nderuar e respektuar, por është më i rudhur në të gjitha drejtimet në krahasim me riun. Kështu vepruam edhe ne shqiptarët: kryeministri dhe kryetari i PD-së dha dorëheqjen nga postet që mbante(si kryeministër e rrëzoi populli,si kryetar i partie ,PD-ja) dhe kryetarin e ri të partisë po e zgjedh anëtarësia sipas parimit: një anëtar një votë. Kjo se edhe uji që është ujë po të qëndrojë në vend kënetizohet,ndotet,kështu ndodh kudo: në natyrë dhe në shoqëri. Filozofia ka ecur në këtë rrugë, politika po ashtu, kështu ka ecur çdo gjë. Planeti ynë, psh, po bëhet gjithnjë e më i ‘vogël’ në kohë, njerëzit po bëhen më të dëgjushëm me njeri-tjetrin; politika po vë në tërësi në lëvizje më shumë forcën e arsyes për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Me këtë rast desha të pohoj se bota, pa mohuar shtresat e tjera të popullsisë, e ka drejtuar vëmendjen më shumë te inteligjenca, te shkenca. Njerëzimi i ditëve tona po rrudh gjithnjë e më shumë diktaturat që janë pengesë për lëvizjen e elitave dhe të pushteteve. Shembëj për të gjithë njerëzimin janë bërë presdentët amerikanë si Washington, Kened, Bush, Klinton…, …..që e kanë ‘shporrur’ tiraninë në teori e në praktikë edhe me personalitetin e tyre. Në këtë udhëtim nëpër shekuj po rudhet gjithnjë e më shumë edhe pa-

triarkalizmi me metastazat e tij si cmira, xhelozia, përulësia, konformizmi…..që vazhdojnë të egzistojnë e të dëmtojnë edhe në ditët tona.. +++ Shekspiri në tragjedinë OTELLO na bën zë edhe sot për të mos u gënjyer e mashtruar nga Jagot, por të ruajm çdo gjë të mirë, edhe familjen që ka qenë dhe është baza e shoqërisë njerëzore duke luftuar çdo prirje të patrirkalizmit e të anarkisë familjare (kujdes :se ka burra që e përdorin gruan si mall mes mallrash,babai –vajzën,djalin,vëllai motrën….,rastet e qëndrimeve të brezit të tretë ndaj brezit të parë&mbesat,nipret ndaj gjysheve/gjyshëve& ,shthurje seksuale mes të rejave/rinjve…). Të tërheq vemendjen ndershmëria e Desdemonës me Emilinë… me Kasin dhe djallëzia e Jagos : « Ka fjetur,me të !Pun’ e ndotur » !-pohon Otello ;dhe Jago shton : « Kështu zihen të marrët që besojnë lehtë,/Dhe shumë gra të ndershme kështu/Cnderohen pa faj fare.Eh imzot Otello » ! Dhe Otello në momentin më makabër pohon : « Të putha dhe pastaj të vrava ;tjetër s’pres/Veç ,pasi u vrava të të puth dhe të vdes ».Ludoviku me të drejtë shfyn zëmërimin te Jago : « Qen ,shpirtzi ,skëterrë/M’i lig se sa murtaja ,deti dhe uria/Shiko si e mbulove këtë shtrat tragjik… » (Po aty,f.712,787)Dhe mallëkimi i Ludovikut na bëjnë thirrje të jemi vigjilentë për të mos u gënjyer e mashtruar nga Jagot, të mos marrim masa e të shqetësohemi vetëm pasi të ndodhë gjëma; por të gjejmë shkaqet që të shpien te gjëma. Desdemonën e ndershme e vrau, e mbyti në krevat një thashethem e thurur me shumë kujdes nga Jago duke përpunuar e përhapur një opinion të rrem për të. Dhe Otello e beson gënjeshtrën e Jagos se u thur në mënyrë graduale e deri në një farë shkalle e bëri të ’besueshme’..Ndaj për një informacion që marrim është e drejta jonë të dyshojmë, por atë(dyshimin) mendoj se duhet ta prijë analiza e së vërtetës. +++ ‘Helmi’ zakonisht jepet edhe gradualisht edhe në mënyrë të menjëhershme. Kur Desdemona debaton me Otellon duket qartë dyshimi i keq që ka zënë vend në shpirtin e Otellos nga Jago.Desdemona naive dhe çiltër, siç na e thotë Noli, hedh benzinë pa e ditur në shpirtin e Otellos,’benzinë’ që e ka përgatitur Jago me kujdes të veçantë për të marrë ‘flakë’. Kur Otello i thotë Desdemonës: «Për cilin flet ?», Desdemona i pëgjigjet ; « Për Kasin…../Në më shkon fjala edhe hatri pranë teje,/Të lutem, falja fajin dhe pajtohuni …. »;(Po aty,f.671) Desdemona bisedon me Otellon pa ditur gjë se Jago e ka akuzuar pa të drejtë Desdemonën për marrdhënie gjoja intime me Kasin. Dhe ajo me pastërtinë e me ‘zëmër gruaje’ i kërkon Otellos, ta fali Kasmin dhe të pajtohet me të. Pra, Desdemona kërkon të ngrërë ura miqësie, ndërsa Jago synon prishjen e tyre. Ndaj e urrej Jagon se më ‘ngop’ me gënjeshtra,më mashtron e më bën të besoj një ngjarje të rreme të thurur bukur. Jago bën përpjekje t’i japi jetë një gënjeshtre kur thotë : « Arapin e urrej; se bota jashtë thonë/Që më ka zënë venin në shtratin tim me gruan……/Po mua vetëm një dyshim i tllë më arrin…../Kasi është tamam njeriu që më duhet….. /T’i pëshpërit Otellos pas ca kohë /Që Kasi i fërkohet tepër gruas së tij……. » Kasi i thotë pa djallëzi Jagos, por i shprehet qartë për Desdemonën « Ka sy të ëmbël ;megjithkëtë syri i saj është thjesht i ndershëm. »(Po aty,f.625-626,645)Dhe piksynimi i Jagos është që të pabesyeshmen ta bëjë të besueshme.Këtij qëllimi i shërbejnë Kasi, një burrë i pashëm, i ndershëm, i aftë e i zoti që do të jetë zëvendësi i Otellos në Venecia, por që Jago ta bëjë të besueshëm dyshimin e tij bën përpjekje ta paraqesë burrë të pamshëm dhe dhurues i një shamije të qindisur& në Mauritani në vendlindjen e Otellos ajo shami ishte shënjë besnikërie : « Një grua prej Misirit, magjistricë e dëgjuar, /…./Ajo i tha që, sa të kish atë shami,/Im atë do ta donte e s’do ta neveriste,/Po sa ta humiste, atëherë im atë / Do të mërzutej prej saj dhe do të kthehej /Nër gra të tjera.Nëna ma dha dhe mua/Kur vdiq ,edhe më tha,në qoftë se martohem /T’ia jap asaj që do marr për grua. (Po aty,f.699-700) &, shenjë miqësie dhe dashurie për kohën. Dhe Jagot për ta bërë të pabesueshmen të besueshme në opinion gjejnë edhe mjetet, siç ishte edhe shamija e qindisur për t’i shërbyer këtij qëllimi. Ndaj nuk duhet t’i nënvlerësojmë shfaqje të tilla si cmira, xhelozia, egoizmi eksrem….që vrasin gjyshet, nënat, vajzat….dhe motrat tona ?’(shih median e muajit korrik të vittit 2013) Nuk janë këto e të tjera mësime që duhet t’i vlerësojë edhe në ditët tona shoqëria jonë ?!


AKTUALITET • E enjte 25 korrik 2013

Rajmonda Hysi-Kalivac-Tepelenë Nga Telnis Skuqi - Endri Keraj GJIROKASTËR – Rajmonda Hysi, nënë e pesë fëmijëve jetimë, nuk është një grua që ka shumë kohë të lirë. Në moshë të mesme dhe me flokë të thinjura, ajo ka një pamje fisnike, por për një moment vështrimi i saj bëhet e trishtuar. Prej 15 vitesh jeton e ve. Bashkëshorti u largua përjetësisht në botën e mëtejshme. Ishte elektricist dhe iku tragjikisht nga jeta. Vdiq duke ndihmuar dikë për të hapur një pus. U mbarua oksigjeni dhe u asfiksua nga gazi. Rajmonda erdhi nuse me mblesëri nga Klosi i Beratit dhe prej 25 vitesh jeton në Kalivaç, fshati që ndodhet afro 22 kilometra larg Tepelenës. Për të, gjëma ishte dopjo katastrofë. Bashkëshorti iku, por i la pas pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë. “Vetëm tetë muajsh e gëzoj djalin e vetëm”, thotë Rajmonda, 47 vjeçe, e cila shtoi se e kishte “zemrën e thyer” dhe fshin lotët. Aktualisht ajo jeton në një cep të fshatit. Banesa e saj nuk i plotëson kushtet e mbijetesës. Muri rrethues ka filluar të rrokulliset, si kalaja e Rozafës, ndërsa çatia e shtëpisë gati të shemben. Dyshemeja prej betoni është e ndarë në dysh. Asgjë nuk është e sigurtë, madje edhe kafshët shtëpiake nuk dëshirojnë të jetojnë me fatzezën. Lopë e dhi nuk ka. Çdo mëngjes e nis jetën me mungesën e ujit. “Më kollaj gjej bukën se sa uji. Çdo ditë marr 30 litra ujë tek komshinjtë. Ka raste që kemi ngelur pa të”, shprehet Rajmonda, ndërsa saktëson se në banesë nuk ka asnjë çezme. Për të, jeta në Kalivaç është luftë me kohën. Fëmijët duan ushqim, veshmbathje, si dhe shkollim, megjithatë jo të gjitha Rajmonda i plotëson. “Të ishte gjallë Xheneti (bashkëshorti) do ndihmonte veten dhe të tjerët, por nuk ishte e thënë”, thekson Rajmonda. Prej vitesh ndihmohet financiarisht nga pushteti vendor. Shteti e dëmshpërbleu me 35 mijë lekë në momentin e fatkeqësisht, ndërsa aktualisht jeton me 13 mijë lekë në muaj, prej të cilave 9 mijë lekë nga pensioni i burrit dhe 4 mijë lekë nga asistenca e komunës. “Unë jam vetë e treta tashmë, pasi tre vajza i martova qysh në fëmijëri. Aktualisht jetoj djalin 14-vjeçar dhe vajzën 18-vjeçare. Rriten fëmijët shtohen shpenzimet. Ata kërkojnë shkollim. Nuk kam mundësi t’i përballoj me 13 mijë lekë në muaj”, bën llogari Rajmonda. Më tej, nëna e pesë fëmijëve, thotë se ndihma e shoqatave humanitare pothuajse ka qenë inekzistencë. “Mbaj mend që tri vite më parë mora një pako nga shoqata e jetimëve “Zemër nëne” me qendër në Gjirokastrës. Çfarë të shikoje. Në vend të ushqimeve më kishin vendosur një lepurush lodër. Një tallje të tillë mos e paftë as hasmi”, pohon Rajmonda. Sipas saj, kryetaria e kësaj shoqate kurrë nuk harron të grumbulloj kuotën e anëtarësisë prej 600 lekë në vit për çdo person. Çdo fillimvit ajo më premton parajsën dhe më pas zhduket si fantazëm. “Na ka thënë që do na jepte

Astrit Dervishi-Kryekomunari i Krahës-Tepelenë

»

17

Liljana Katiraj-Kryetare e shoqatës Zemër Nëne

SHOQATA TË URRYERA:

Të vobektit i bëjnë edhe më të varfër 50 $ në muaj, por deri tani asgjë”, flet Rajmonda, ndërsa akuzën kryetaren e shoqatës së jetimeve, Liljana Katiraj për mashtrim. “Liljana është vet fatkeqe. Ka katër fëmijë jetim. Të dy jemi bashkëmoshatare. Të dy jemi të keqarsimuar, por nuk ia kam borxh që ajo të luaj me fatin e fëmijëve të mi”, shton Rajmonda. Në kurthin e mashtrimeve nga shoqata “Zemër nëne”, vijon Rajmonda, kanë rënë qindra jetimë në qarkun e Gjirokastrës. “Nuk dimë ku të shkojmë. Sapo gjejmë mbështetje zhgënjehemi. Ky është turp”, pohon Rajmonda, e cila sivjen ka ndërmend të dërgoj në universitet vajzën e saj, megjithatë vështirë të realizohet, nuk ka të holla. “Deri tani nuk kam nxjerrë asnjë fëmijë me arsim të lartë. Sivjet kam shpresë, por nuk kam lekë të paguaj tarifën e universitetit. Shoqata e jetimëve “Zemër nëne” nuk të ndihmon. E kanë mendjen vetëm të shpërndajnë lepurusha”, thotë Rajmonda e revoltuar. Astrit Dervishi, kryekomunari i Krahësit (Tepelenë), thotë se jetimët janë pika e tij e dobët. “Përpiqem të bëj çmos për t’i ndihmuar, por jo të gjithë i kënaq. Në komunën time ka gjithësej 15 jetimë, 6 janë pa prindër dhe jetojnë tek gjyshërit e tyre, por në kushte mjerane”, shprehet Dervishi. Sipas tij, komuna u jep atyre asistencë 5-6 mijë lekë në muaj. Fatkeqësisht jo të gjithë përfitojnë statusin e jetimit. “Shoqata “Zemër nëne” u ka dhënë atyre disa libreza e karta antarësie që nuk “pijnë uji”. Madje, kjo shoqatë ka lëshuar disa autorizime të kundërligjshme ndaj pushteti vendor. Nuk e kuptoj çfarë kërkon kjo shoqatë. Statusin e jetimit e jep shteti, jo organizatat”, thotë Dervishi me habi. Më tej, Dervishi thekson se jetimët rriten në komunën me vështirësi, por asnjëherë nuk i ka munguar ndihma e pushtetit vendor. “Personalisht nuk e kuptoj rolin e kësaj shoqate. Ne ndihmojmë jetimët, ndërsa jetimët ndihmojnë shoqatën”, nënvizon Dervishi. Liljana Katiraj, kryetare e shoqatës “Zemër Nëne”, thotë kjo organizatë humanitare funksionon qysh prej 2003 në 32 njësi vendore në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa burimet zyrtare nga Gjykata e Tiranë saktësojnë se kjo shoqatë është regjistruar ligjërisht në nëntor të 2009. “Në shoqatë kam të rregjistruar 450 fëmijë jetim. Rreth 270 prej tyre janë të moshës nga 0-12 vjeç dhe këtyre fëmijëve unë ju jap nga 50 Euro në muaj nga një projekt që kam fituar nga ambasada e Arabisë Saudite”, tregon Katiraj, ose Nëna Lili, siç e quan veten, e cila thekson se ka mbaruar arsimin e

mesëm dhe aktualisht vijon me “parttime” Universitetin e Gjirokastrës, në degën histori-gjeografi, pavarësisht se nga një investigim i shpejtë rezulton se emri i saj nuk figuron zyrtarisht në këtë institucion të rëndësishëm arsimor “as ditën, as natën”. Sipas saj, 80 studentë jetimë trajtohen me bursë të plotë nga shoqata e saj dhe vazhdojnë studimet jashtë shtetit. “Unë kam të regjistruar 20 fëmijë pa prindër dhe nuk i kam drejtuar në Shtëpinë e Fëmijës, sepse atje punonjësit thjeshtë marrin rrogën e tyre dhe s’duan t’ia dinë për jetimët”, specifikon Nëna Lili, ndërsa shton se prej disa muajsh shoqata e saj disponon një godinë të madhe, “dhuratë” e kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Bime. “Flamuri më ka ndihmuar shumë. Në shtator godina do nis punë. Rreth 50 fëmijë jetim do të akomodohen, por në të ardhmen do rritet kapaciteti. Atje do kem një staf të plotë me drejtor, koordinator, kujdestar, kuzhinierë e pastrues”, shprehet Nëna Lili. Në fakt, Nëna Lili nuk ka ndërmend të rri duarkryq. Ajo ka “një ëndërr” për veten e saj dhe të shoqatës. Së shpejti do të themeloj Partin e Grave të Veja. Në zgjedhjet parlamentare që parashikohen të zhvillohen në qershor 2017 do të kandidoj për deputete në qarkun e Gjirokastrës. “Vota i kam. Të garantoj që personalisht do të ulem në karrigen e kryeparlamentaresh dhe të garantoj se jetimët do të kenë mbështetjen time”, shprehet Nëna Lili, e cila mendon se renditet e dyta si humanitare, pas Nënë Terezës. Për të, jetimët janë të braktisurit e shtetit. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPCSSHB) nuk u ka dhënë statusin ligjor, ndërsa komuna Krahës (Tepelenë) është zona ku jetojnë më shumë fëmijë jetim. Rajmonda nënvizon se në rrethin e Tepelenës shumë fëmijë jetim janë braktisur nga nëna, pasi ato janë rimartuar me “merhuma”, siç etiketon ajo (në ligjeratë të drejtë), ndërkohë fëmijët jetojnë me gjyshërit. Ajo thotë se ndihmat nuk kanë munguar nga biznesmenët e jugut, por ndihet një hezitim nga donatorët. “Nuk di ta shpjegoj hezitimin e donatorëve të huaj, megjithatë kam shpresa nga ambasadori i Suedisë”, specifikon Rajmonda. Dhimitër Mejdi, përgjegjësi i Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH) për qarkun e Gjirokastrës, e vlerëson të dyshim aktivitetin e shoqatës humanitare “Zemër nëne”, madje akuzon drejtuesen e kësaj organizate për shpërdorim detyre. “Gjatë kontrollin të ushtruar në disa njësi vendore, në jug të vendi, kemi konstatuar dokumente të pavlefshme

nga shoqata “Zemër nëne”. Kjo organizatë është jofitimprurëse dhe nuk ka të drejtë të lëshoj autorizime në drejtim të pushtetit vendor. Statusi i jetimit nuk e jep shoqata, por shteti”, shprehet Mejdi, ndërsa nënvizon për të përfituar Statusin e Jetimit një individë duhet të plotësoj disa kritere dhe të gjitha kanë lidhje me institucionet e shtetit. Mejdi pohon se kjo organizatë ka hapur vazhdimisht probleme me strukturat sociale. “Jetimët kanë genin e mbijetesës, por ata kanë nevojë për integrim. Në Gjirokastër ka plotë jetim të braktisur që sot janë histori suksesi, pasi ata kanë ditur të orientohen. Vetëm shkollimi dhe aftësia individuale e tyre ka bërë që shumë prej tyre aktualisht jetojnë të integruar në shoqëri”, thotë Mejdiu. Më tej, përfaqësuesi i SHSSH, mendon se në qarkun e Gjirokastrës nuk ekziston një shoqatë e përfilltë për jetimët, madje ndihen dyfish të braktisur nga këto organizata jofitimprurëse. “Personalisht nuk mund të bashkëpunoj me një shoqatë të tillë, ku vet drejtuesja ka konflikt të pastërt interesi. Ajo nuk është rritur jetime, por fëmijët e saj rriten jetimë. Nuk dua të paragjykoj aktivitetin e saj, por deri tani ajo ka punuar si “kaçake”, gjë që bëhet e pabesueshme tek institucionet shtetërore”, thotë Mejdi, ndërsa nënvizon se çdo organizatë e tillë ka nevojë për garanci. Sipas tij, shoqata “Zemër nëne” nuk ka arkiv, as bilance. Numri është fiktiv, ndërsa besueshmëria është zero. “SHSSH e ka domosdoshmëri bashkëpunimin me organizatat jofitimprurëse, pasi na lehtëson në punën tonë. Fatkeqësisht e kemi të vështirë komunikimin me drejtuesen, pasi Liljana (Nëna Lili) nuk përfaqëson realisht interesat e jetimëve. Kjo shoqatë ka një ç’organizim të organizuar”, thekson Mejdi. Elenita Dobi, eksperte projektesh, thotë që të administrosh një shoqatë duhet të plotësohen një sërë kriteresh. “Asnjë shoqatë nuk ka të drejtë të nis aktivitetin e saj pa u regjistruar më parë në Gjykatën e Tiranës”, nënvizon Dobi, ndërsa nënvizon se çdo organizatë duhet të ketë një vulë të rrumbullakët, duhet të ushtroj aktivitet në përputhje me legjislacionin shqiptarë, të inkurajojë anëtarët, të shesë, të japë grante, bursa studimi apo ndihma financiare individëve, të cilët e meritojnë, si dhe të lehtësoj aplikimin e anëtarëve. “Parimin i pjesëmarrjes dhe anëtarësisë së vullnetshme duhet të jetë i lirë për çdo qytetarë shqiptarë”, thekson Dobi, ndërsa nënvizon se çdo shoqatë krijohet për një periudhë të pacaktuar kohore. Dobi thotë se çdo shoqatë ka organet drejtuese, si bordin, kryetarin, zv/kryetarin, si dhe sekretar-financier,

të cilët janë të përhershëm. “Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të votojnë në Mbledhjen e Përgjithshme të Anëtarëve. Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve mund të mblidhet në mbledhje të zakonshme ose të jashtëzakonshme. Çdo anëtar ka të drejtën e një vote”, shprehet Dobi. Më tej, ekspertja e projekteve, thotë se bordi drejtues dhe kryetari/ ja vepron vetëm në emër të shoqatës. “Bordi drejtues kontrollon dhe drejton aktivitetin e shoqatës, punëson persona për nevojat e shoqatës, është përgjegjës për projektet, si dhe propozon kontributin e pagesës për anëtarësim, të gjithë këto protokollohen pranë sekretarisë”, specifikon Dobi. Roli i drejtuesit, vijon Dobi, është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shoqatës. Kryetari ose kryetarja drejton të gjitha mbledhjet e shoqatës dhe të bordit drejtues. Ai/ajo ka kompetenca që janë të nevojshme për një përfaqësues ligjor, si dhe ka të drejtë të përfaqësoj shoqatën përpara palëve të treta. “Sekretar-financier ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e shoqatës. Ai/ajo mban procesverbalet dhe të dhënat e shoqatës në librat përkatës. Sekretari jep dhe dërgon të gjitha njoftimet për anëtarët e shoqatës. Ai është ruajtësi zyrtar i vulës së shoqatës. Financieri përgatit në periudhat e parashikuara, të vendosura nga Bordi Drejtues, një deklaratë me shkrim të financës së Shoqatës dhe një raport i tillë i bashkëngjitet fizikisht procesverbalit të kësaj mbledhjeje të Bordit Drejtues”, shpjegon Dobi, ndërsa shton se çdo shoqatë ka nipin dhe numrin e saj të llogarisë në një nga bankat e nivelit të dytë. “Të gjithë kuotat e anëtarësimit depozitohen pranë numrit të llogarisë dhe administrohen nga Bordi Drejtues, jo nga kryetari/ja”, shprehet Dobi. Dobi shprehet se në qoftë se një donator ka dëshirë të ndihmoj një shoqatë humanitare, në fillim kërkohet historikun e saj. “Çdo aktivitet humanitarë duhet të protokollohet pranë sekretarisë së shoqatës. Çdo qindrakë që jepet nga individë apo donatorë vendas apo të huaj duhet detyrimisht të pasqyrohet në bilancë, gjë që mesa di unë shoqata “Zemër nëne” nuk e ka kryer kurrë një auditim pranë zyrës së tatim-taksave”, thotë Dobi. Lidhur me bilancin e shoqatës “Zemër nëne”, drejtuesja e kësaj organizate, Liljana Katiraj, nuk pranoj të intervistohej për këtë artikull, pavarësisht këmbnguljes së dy gazetarëve investigativ, të cilët disa herë kërkuan takim “kokë më kokë” me të. www.investigim.al


18

« dossier

E enjte 25 korrik 2013 •

bashkëpunimi për Pavarësinë Nga Albert KOTINI

N

ë bazë të këtyre sugjerimeve qeveria e Stambollit urdhëroi dërgimin e dy batalioneve me ushtarë turq në Vlorë për të zënë dhe për të dërguar në Janinë gjithë kombëtarët dhe bashkëpunëtorët e Ismail Qemalit. Një ditë të diel fshati Kaninë u rrethua qysh në mes të natës prej dy batalioneve nën komandën e kolonelit Fejzi bej Janina dhe në mëngjes filloi kërkimi shtëpi për shtëpi që të hidheshin në dorë komitët, armët e municionet. Me shtytjet e kallëzimet e me deponimet e atyre që donin ta mbytnin qysh në lindje çdo ndjenjë të atdhedashurisë filloj kapja e kombëtarëve vlonjate, të cilët pasi u mbajtën disa ditë në burgun e Beratit nën një rojë të madhe ushtarësh turq u nisën për Janinë. Të akuzuarit ishin: Elmaz Xhaferi, Adem Risilia, Mahmud Miftiu, Muhamed Ramadani, Jorgj Koleka, Kristo Karbunara, Hamdi Dervishi, Seid Qemali, Ali Taushani, Shuaip Besha, Abaz Nuri, Rushit Nuri, Vehbi Nuri, Selim Xhaferri, Hamit Gjirokastra, Mulla Xhaferr Drashovica dhe katër shërbëtorë të Jorgj Kolekës. Në Janinë nën kryesinë e gjeneralit të brigadës komandant i artilerisë Tosum Pasha ishte formuar një gjykatore ushtarake për të gjykuar të pandehurit të cilët nuk u trembën as nga shtrëngimet që u bëheshin në burgun e Ali Pashë Tepelenës, as nga akuzat e rënda që u ngarkoheshin gjatë procesit “për tradhti të rëndë”. Pak kohë pasi këta kishin ardhur në Vlorë, Adem Risilia dhe Mahmud Miftiu u kapën rishtazi dhe u internuan në Halep (Syrie) ku u mbjatën më se tre vjet. Historia e lëvizjes kombëtare 1905 Ngjarjet e vitit 1903, të cilat kishin pasur për qëllim shfarosjen e nacionalizmit vlonjat për luftimin e propagandës që bënte Ismail Qemali nga Brukseli kundër taktikës së Turqisë së vjetër kishin dhënë një përfundim negativ, sepse në vend që t’i shfarosnin ose ta paktën t’i trembnin kombëtarët u kishin shtuar vullnetin dhe hovin në dëm të prestigjit dhe të autoritetit të antikombëtarëve në Shqipëri dhe në Stamboll. Gjyqi ushtarak i Janinës jo vetëm kishte vendosur lirimin e gjithë atyre që ishin burgosur si të pandehur me tradhti por kishte dënuar disa prej atyre që quheshin “Miqtë më të afërt të armiqve të Ismail Qemalit”. Vendimi gjyqësor pra kishte fuqizuar grupin kombëtar dhe u kishin ngritur frikën atyre që deri atëherë nuk besonin në të tilla përfundime të goditurit, të diskriminuarit nga zhvillimi i papritur i ngjarjeve domosdo do të kërkonin njëfarë “revanshe” që ta përballonin situatën dhe t’i

Përpjekjet e shqiptarëve për t’u bashkuar që prej vitit 1877

binin punët në gjendjen e mëparshme, para viti 1903 dua të them. Këtë “revanche” menduan se e gjetën më 1905 ku një djalosh prej katundi në art u mor rob nga një çetë kriminelësh. Fakti në vetvete nuk kishte një origjinë politike as nuk ishte shkaktuar prej armiqësisë personale me familjen e djaloshit. Si kombëtarët ashtu edhe armiqtë familjarë të djaloshit që u morën rob nuk kishin dijeni fare mbi ngjarjet. Kombëtarët nuk bënin gjë pa pasur instruksionet e duhura nga Ismail Qemali, i cili përpiqej të bënte një lëvizje poli-

tike të përgjithshme dhe jo të merrej skllav një djalosh i pafajshëm. Ashtu edhe armiqtë personal të familjes së djaloshit rob nuk kishin interes t’i ngatërronin punët në mënyrë kundër ndërgjegjes njerëzore dhe moralit publik. Pra as njëra dhe as tjetra nuk kishin gisht në çështjen kriminale. E vërteta ishte që tre katër kriminel të arratisur kishin dëgjuar se familja e djaloshit ishte shumë e pasur dhe mund të paguante një shumë të madhe të hollash për shpëtimin e tij. Kjo shpresë duke u ndihmuar prej instinktit barbar të asaj çete hajdutësh kishte bërë të

merrej rob djaloshi Nartioti. Mirëpo siç thamë më sipër ishte një pjesë e vlonjatëve që kërkonin “revanshe” a më mirë të themi që dëshironin shpagim. Prandaj “fajit ordiner” duhej t’i jepej një karakter politik për t’i shtypur dhe për t’i terrorizuar kombëtarët bashkëpunëtorët e Ismail Qemalit dhe kështu ngjau. Pallati i Jilldezve Bab I Alia u trembën keq. Në Vlorën e Ismail Qemalit qenka marrë një peng? Gati do të pëlcasë kryengritja! Të dërgohet një fuqi e madhe dhe të zihen dhe të burgosen tradhtarët. Armiqtë e nacionalizmit vlonjat, sidomos i hidhnin benzinë zjarrit. Një torpillor turk erdhi nga Preveza në portin e Vlorës Arritën edhe një tufë ushtarë e xhandarë nga me prefektin e Beratit dhe më komandantin e përgjithshëm të Janinës në krye këta filluan hetimet me çdo lloj shtrëngimi. Kombëtarët i kuptuan manovrat por nuk u tundën. Ndonëse mbretëronte frika, ata nuk po dëshpëroheshin kurrë dhe e deklaronin haptazi se me gaz e me “Shqipërinë me gojë e në zemër” do t’i pranonin të gjitha padrejtësitë e të gjithë sakrificat. Autoriteti Turk në bazë të deponimeve dhe të intrigave antikombëtarëve, burgosën shumicën e parisë së Vlorës duke i ndarë në dy grupe ca në Janinë dhe ca në Berat. Në Janinë u internuan këta zotërinj Elmaz Xhaferi, Jorgj Koleka, Qamil Risilia, Hamza Isaj, Kolë Karbunara, Seit Qemali. Në Berat u internuan zotërinjtë Arshi Selfo, Muhamed Ramadan Hamzaraj. Për këtë arsye kombëtarët e Vlorës çelën një klub të veçantë me emrin “Labëri”. Pas ca kohë Ismail Qemali erdhi dhe u prit me nderime të mëdha prej miqve të tij dhe prej shumicës së popullit. Plaku diplomat zbriti në katundin Kaninë në shtëpinë Arshi Selfos dhe kur i dhanë tekstin e telegramit të sipërshënuar e pëlqeu pa rezervë kondotën e kombëtarëve, por sa shikon çeljen e klubit. Letër nga malet e Shqipërisë Me anën e kësaj letre dua të lajmëroj të gjithë vëllezërit patriotë shqiptarë, miqtë tanë si dhe të gjithë të tjerët që interesohen për çështjen


dossier • E enjte 25 korrik 2013

»

19

tasit muarën ato masa të zakonshme që i përdor vendi që nga kohët e lashta dhe prenë rrugën që bie nëpër tokë të tyre për në Prizren dhe mbajnë peng disa turq në shtëpinë e Preng Bib Dodës” Dhe më vonë më 12 mars të këtij viti njoftonte: “Ndër kushte analoge gjenden edhe fise që banojnë midis Malit të Zi dhe Mirditës, malësorët e Shalës, Shoshit, të Hotit, Grudës, të Kastratit dhe të Kelmendit. Këta të gjithë pa përjashtim i kanë përzënë mydyrat (zyrtarët turq, kryetar komunash) që u ka dërguar Dervish Pasha. Ai ka zbuar edhe ata krerë të vetë, të cilët kanë pranuar mydyrin e emëruar”. Nga një tjetër raport sekret që mirrte qeveria austro-hungare prej Shqipërie del se krahas me luftën kundra pushtuesve populli bënte luftë kundër tradhtarëve të vendit. “ Ndër qarqet autonome të Malsis thuhet, - në këtë raport, - vazhdojnë pa prerë orvatjet për të formuar një konfederatë (bashkim). Në mbledhjen popullore të mbajtur në Orosh, vendimet e së cilës nuk dihen akoma. Kanë marrë pjesë shumë vetë edhe prej Pultit, Leshit e Këthellës. Pas shpërndarjes së mbledhjes popullore, u rrethuan kullat e anëtarëve të partisë qeveria turke të Dedë Gegës major xhandarmërie të Ndoc Nrecës, nëntoger xhandarmërie dhe të bajraktarit Fanit, të porsa emëruar nëntoger xhandarmërie”.

e Shqipërisë, e sidomos të huajt, që janë miqtë tanë; se unë me shokët e mi (duke lënë shtëpitë, familjet e gjithë pasurinë. Kemi dalë nëpër male si kryengritës, kundra qeverisë barbare-tiranike, për lirinë e Shqipërisë. Duke qenë se qeveria halldupe e Turqisë nuk ka epë kurrfarë të drejte dhe aspak liri, nuk kemi as shkolla në gjuhën tonë, as siguri për jetën dhe pasurinë e popullit. Në anën tjetër qeveria kërkon dhe i merr me pahir pagesat e ndryshme dhe të rënda, jo vetëm aq, por edhe duke na grabitur, e plaçkitur (me anën e memurëve hajdutë), sa s’durohet më dot. Neve të revoltuar të mërzitur dolëm me pushkë nëpër duar në male për kërkuar liri, drejtësi, qytetërim e përparim të përgjithshëm, gjëra që i ka e gjithë bota përveç neve. As që do t’i kemi asnjë nga këto derisa të fitojmë lirinë, duke e dëbuar Turqinë e kalbur nga mëmëdheu ynë i dashur. Dhe jo vetëm që është e tillë, dhe shumë e keqe gjendja në Shqipëri dhe përgjithësisht edhe në Ballkan, që janë akoma nën robërinë e Turqisë, por se e tillë është gjendja edhe në Stamboll. Gjithashtu shpeshherë dërgohen kësi çetash (hajdutë zyrtarë me çizme) edhe nëpër vilajete të ndryshme të Turqisë, si edhe në Shqipëri për të

plaçkitur botën, duke thëne “Sulltani, veziri ose filan pasha ka urdhëruar për të mbledhur para, shumë para që lypsen për punët e nevoja të dovletit, që juve si dini as lipset që t’i dini, prandaj jepni aq e kaq para. Kështu nëpunësit e vegjël të zyrave qeveritare as paguhen nga arka e shtetit, po ia marrin popullit me pahir këto pagesa, çka qeveria lejon, as mund të shfaqen plotësisht padrejtësitë dhe ndodhitë e panjerëzishme që ndodhin në Turqi. Dhe prandaj një pjesë e mirë e djemve shqiptarë e ka sosur, për të lëvizur për t’u përpjekur me armë në dorë për t’i fituar të drejtat tona të shenjta, bashkë me lirinë. Që këto dhe shumë të tjera janë shkaqet që na shtrënguan të dalim maleve për liri dhe për shpëtimin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Prandaj duke u sjellë vëllezërve shqiptarë e të gjithë miqve u thomi: s’ka më ëmbël në jetë sesa përpjekja dhe lufta për liri të mëmëdheut. Dhe vetëm liria është sharti dhe ilaçi për t’u ringjallë Shqipëria. Duke shpresuar se deri sot një vit do ta çlirojmë mëmëdheun nga robëria e Turqisë ne me anën e kësaj letre thirrje u bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë të Shqipërisë së Jugut, dhe asaj të Veriut, që të lidhen me ne, me besa-besën për çlirimin

e Shqipërisë. Po sido që të jetë, ne jemi duke u betuar që deri kur të çlirohet Shqipëria të mos i lëmë armët, por të qëndrojmë në fushë të nderit, duke luftuar për vdekje a liri. Gjithashtu jemi duke i thirrur të gjithë shqiptarët, shkrimtarë, poetë, dhe sidomos gazetarët patriotë, që gjenden jashtë që të lajmërojnë botën e lirë e të qytetëruar se Shqipëria u zgjua nga gjumi i rëndë i robërisë së gjatë, dhe se në ditën e Shën Gjergjit (që e festojnë të gjithë shqiptarët, të krishterë dhe myslimanë) të këtij viti do të pëlcasë kryengritja e përgjithshme për lirinë e Shqipërisë. Kjo thirrje u bë në emër të 3000 kryengritësve luftëtarë të betuar. Për Shqipërinë! Dhe duke dhënë besën se do të qëndronin burrërisht deri sa t’ia arrinin qëllimit, që është shpëtimi i Shqipërisë nga robëria dha për ta ndritur nga dielli i lirisë. Rroftë revolucioni për lirinë dhe fatbardhësinë e Shqipërisë! Nga lufta e popullit tonë për liri Në një raport që kryekonsulli austro-hungar në Shkodër, Vassitch, i dërgon më 25 shkurt 1877 ministrisë së jashtme ku thuhet: “ Në këtë konflikt që po vazhdon tani 6 muaj mirdi-

Populli shqiptar e ka çarë me shpatë në dorë rrugën e historisë së tij Në një ditë të shënuar si kjo më 1912 pas aq kohe robërie. Lindi Shqipëria indipendente. Kur vendi ynë kërcënohej nga katër anët nga armiqtë e jashtëm. Kur nën popullin tonë po farkëtoheshin zinxhirë të rinj robërie, plaku Ismail Qemali me një grusht trimash dhe patriotësh, e ngriti lart flamurin e lirisë në Vlorë dhe populli shqiptar mori frymë. Ne dolëm fitimtarë, por valë të egra kaluan mbi popullin tonë të mjeruar, ai flamur i lirisë u mor nëpër këmbë, u shpërdorua, u bë leckë tregu prej njerëzve të regjimit të kaluar. Ai shërbente për të mbuluar turpësinë e hajdutllëqet që bëheshin në kurriz të popullit tonë. Por ai ishte flamur e regjimit të satrapëve. Flamuri i popullit flamuri i Ismail Qemalit, qëndronte i panjollosur në shpirtrat e patriotëve shqiptar dhe ai flamur u ngrit lart, u mbajt nga duart e çelikta të luftëtarëve të popullit dhe kaloi nëpërmes rrebeshesh dhe furtunash i pathyeshëm, i papërkulur, simbol i lirisë dhe i indipendencës. Pas kaq luftërash heroike kundër fashizmit, flamuri i kuq i Vlorës, i lyer me gjakun e heronjve të popullit të rënë për këtë luftë antifashiste, valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë së lirë. Pesë vjet kaluan nën robërinë e rëndë fashiste, pesë herë nëpër rrugët e qyteteve heroike që përlesheshin me bajonetat e okupatorit e të tradhtarëve. Dita e flamurit u bë dy herë e shenjtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar. Uratë për liri Merr uratën, bir, prej meje edhe armët i gatit, se erdhi dita e shënuar, dolli ylli e na ndriti Është ylli i lirisë, me të tjerë nuk ngjet; Shqipëria kaq shu, e këtë yll po e pret. Djemtë e saj le ta dëftojnë kush mban emër Shqiptar kurrë s’ka për të duruar ta urdhërojnë barbar. Vdekje, djema, të kërkoni për të shenjtën liri Jetën përse e doni nën zgjedhë e robëri? Jeta pa nder është vdekje, po një vdekje pa mbuluar, e kur vdes për mëmëdhenë je i gjallë e i paharruar. Andej bir pa ndarë dua përmbi armë të betohesh, që i vdekur a i gjallë, gjithnjë të më nderosh!” Si i dha uratën, djali mori armët e betoi “Për liri’n e Shqipërisë, tha do vdes!” dhe fluturoi. (vijon numrin e ardhshëm)


20

S

«

Kulturë

hërbimi postar amerikan do të hedhë në treg një seri të re pullash të quajtur Ikonat e Muzikës. Pjesa e parë e Ikonave të Muzikës nderon Lydia Mendozën, një pioniere e muzikës Tejano, stil i cili e ka origjinën në zonën kufitare mes Teksasit dhe Meksikës. Lydia Mendoza ishte 18 vjeç kur ajo hyri në një studio muzikore në San Antonio të Teksasit, dhe regjistroi këngën “Mal Hombre,” që përkthehet “burrë i keq,” në vitin 1934. E njohur si “lauresha e kufirit,” ajo vazhdoi të mbante shfaqje deri kur ishte në të shtatëdhjetat, dhe regjistroi më shumë se një mijë këngë. “Mal Hombre” ishte kënga e saj më e famshme, që u rrit në popullaritet përsëri disa vite më parë pasi u përdor për kolonën zanore të filmit “Crazy Heart” të aktorit Jeff Bridges. Për pullën e saj u përdor një foto e vjetër në të cilën Mendoza po buzëqeshte duke mbajtur kitarën e saj me 12 tela. Imazhi i flamurit të Teksasit është vënë përmbi të, dhe pulla duket si një kopertinë disku i hershëm. Aktori Jesse Borrego, nga San Antonio, ishte mjeshtri i ceremonisë ku u përurua pulla e Lydia Mendozës. Ai thotë që pulla e re ndihmon në përforcimin e trashëgimisë kulturore që latinët kanë patur në Shtetet e Bashkuara. “Kjo tregon atë çka ne përfaqësojmë për sa i përket të qenurit amerikanë dhe nga bota e parë. Prandaj, mendoj që përkujtimi i dikujt si Lydia Mendoza, dhe fakti që ajo është e para që përkujtohet në një seri muzikore, e cila përfshin Johnny Cash dhe Ray Charles është shumë e rëndësishme për ne sepse tregon me të vërtetë që ne jemi Amerikanë të vërtetë. Dhe se sa të rëndësishëm jemi. Sidomos kur bëhet fjala për diçka aq të rëndësishme siç është pulla postare, e cila mbetet përgjithmonë.” Johnny Cash, ylli i muzikës country, i cili njihej gjithashtu si “burri në të zeza,” paraqitet në pullën e dytë të serisë Ikonat e Muzikës. Ajo pullë bazohet në një fotografi promovuese nga koleksioni i tij i vitit 1963, me këngët më të mira, i titulluar “Ring of Fire: The Best of Johnny Cash”. Pulla e Johnny Cash u përurua gjatë këtij muaji, një kohë që përkon me hapjen e një muzeu të ri për atë, në Nashville të shtetit Tenessee. Për të festuar përurimin e pullës, shumë yje të muzikës country dhanë shfaqje në auditoriumin Ryman, ndërsa i biri i këngëtarit, John Carter Cash, shpjegon: “Me pak fjalë, ky auditorium njihet si zemra e muzikës country. Këtu është vendi ku ndodhej Grand Ol’ Opry – skena e famshme e koncerteve kantri në Nashville. Patëm një ceremoni përurimi dhe një shfaqje muzikore shumë të bukur, e cila përfshiu muzikantë të njohur si The Oak Ridge Boys, Jamey Johnson, Marty Stuart, Randy Travis, Larry Gatlin; motra ime Carlene Carter ishte aty, dhe disa interpretues të tjerë dhe miq të dashur”. Kathy Cash, një nga vajzat e Johnny Cash nga martesa e tij e parë, foli gjatë ceremonisë. Ajo i tregoi turmës që kur prindërit e saj po njiheshin, babai i saj ishte në forcat ajrore, i bazuar në Gjermani. Ajo llogariti që gjatë asaj kohe, prindërit e saj shkëmbyen më shumë se dhjetë mijë letra. John Carter Cash thotë që tradita e të shkruarit letra vazhdoi për babanë e tij. Edhe pse i biri më shpesh përdor postën elektronike, kur të blejë pulla, ai do të blejë vetëm pulla Johnny Cash. “Jo, nuk do ta bëj kurrë. Kam blerë aq shumë nga pullat që përmba-

E enjte 25 korrik 2013 •

SERI PULLASH me ikonat e muzikës

jnë imazhin e babait saqë ka shumë mundësi që faturat për 30 vitet e ardhshme do t’i dërgoj me këto”. Kjo nuk është hera e parë që shërbimi postar amerikan ka stampuar pulla për muzikën. Seria “Legjendat e Muzikës Amerikane” filloi në vitin 1993 me një pullë të Elvis Presley-t, pastaj nderoi kompozitorë filmash dhe të teatrit Broadway, artistët e muzikës xhaz

dhe bluz, grupe të mëdha, këngëtarë të operas, e të tjerë me radhë. Ka pasur edhe pulla që nderonin legjendat e muzikës latine, këngëtarët e muzikës ungjillore, dhe të muzikës popullore. Pulla e radhës që do të jetë pjesë e “Ikonave të Muzikës” është ajo e Ray Charles, që do të dalë në qarkullim në shtator të këtij viti. Katherine Cole

Liquidation/ Stacion Hulumtim për artin

BASHKËKOHOR Privatizimi i institucioneve dhe infrastrukturës shpesh nuk përmban edhe ndryshimet e dukshme në hapësirën e ndërtuar që është subjekt i privatizimit. Shumë shpesh, transformimi i pronës nuk përfshin edhe shfaqjen e guximshme të mbishkrimeve të korporatave që e kanë privatizuar pronën. Jo çdo herë gjithçka është shumë e qartë për atë kush është tani në krye, sidomos pas ngritjes së vazhdueshme të tendencave të përfshirjes së fondeve të dyshimta të konglomerateve multi-nacionale dhe skemave të investimeve private me hipotekim. Si i tillë, privatizimi jo domosdoshmërisht regjistrohet në domenin e të dukshmes. Por prapëseprapë, kur korporatat private përvetësojnë hapësirat, dikur publike, përvoja e përditshme ndikohet; hapësira ridistribuohet, operimi në to ndryshon, rrugët ndërrojnë kahje, qasja refuzohet. Janë një grup artistësh dhe institucionesh që “hulumtojnë” dhe lëvizin në hapësirën e artit bashkëkohor. Përmes “Liquidation”, një aktivitet i organizuar nga Stacion, Qendra për Art Bashkëkohor në

Prishtinë “rrëfehen” në gjuhën e artit. “Liquidation” hulumton se si hapësira e privatizuar, jo gjithnjë e dukshme, mund të bëhet e kuptueshme nëpërmes praktikave artistike, sociale dhe politike. Me qëllim të ekzaminimit se si natyra virtuale dhe e papare e kapitalit mund të vetëhuazohet në figurativitetin artistik, veprat pjesë të ekspozitës do të rikonfigurojnë virtualen në raport me konkreten dhe vendosin përballë të padukshmen me të kuptueshmen. Në të bërit të kësaj, “Liquidation” ngre çështjen e rëndësisë së praktikave artistike në shoqërinë bashkëkohore.“Liquidation” është i konceptuar nga Sarah Lookofksy për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe është realizuar në bashkëpunim me Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe me pjesëmarrjen e Miroslav Kraljevic Gallery (G-MK), Zagreb. Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, EIPCP European Institute for Progressive Cultural Policies dhe Miroslav Kraljevic Gallery (G-MK) janë partnerë të Stacion Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në implementimin e projektit.


Kulturë » 21

• E enjte 25 korrik 2013

Fausti prej Tirane e ka emrin

Alfred Trebicka

Ë

shtë një monodramë e dramaturgut të njohur Stefan Çapaliku, të cilën regjisori Alfred Trebicka në bashkëpunim me Çapalikun do ta sjellin gjatë shtatorit para publikut të Tiranës. E titulluar “Fausti prej Tirane”, shfaqja prezanton për të parën herë Trebickën edhe si aktor ku ai do të qëndrojë i vetëm përpara publikut për minuta të tëra, pasi vepra është një monodramë. Drama që pësuan brezi i intelektualëve, por jo vetëm, pas kthesës së madhe në vitet ’90 dhe deri më sot, është ajo çfarë përbën “palcën” e veprës. Për Trebickën, struktura dramaturgjike nuk është befasuese, pasi ai ka dhjetë vjet që bashkëpunon me Çapalikun në veprat e tij. Me regji të përbashkët të Trebickës dhe Stefan Çapalikut, shfaqja megjithatë është një lloj “prove” për Trebickën. Ai pohon se është i bindur se “monodrama është një moment shumë i vështirë për aktorin”. “Gjithmonë kam qenë i mendimit apo idesë, që aktori duhet t’i nënshtrohet monodramës, por në një moment pjekurie profesionale. Unë personalisht, jo se nuk e ndiej vështirësinë që ka kjo sipërmarrje, por më ka ngacmuar materiali dramaturgjik. Mendoj që dhe momenti i eksperiencës nuk është i paktë për mua. Unë si aktor dhe regjisor çdo projekt teatror e shikoj si sfidë, por në rastin konkret sfida është shumë e madhe”, ka pohuar artisti. Monodrama e Çapalikut është një lloj reflektimi se çfarë ëndërruan në atë ndryshim të madh epokal që ndodhi më 1990. Sipas Alfred Trebickës, kanë kaluar 23 vjet nga ajo kohë, kur 25-vjeçarët e lëvizjes së dhjetorit ëndërruan dhe aspiruan që ndryshimi i sistemit në vitet ’90-të do të sillte ndryshime të mëdha në vend, për të mbërritur deri tani më 2013. “Ndryshime ka, por vepra merr përsipër ta shohë në planin psikologjik, shpirtëror dhe moral fenomenin. Simbolika e Faustit ka pikërisht pesimizmin, optimizmin, sepse Fausti i Gëtes ishte mendimtar dhe optimist i madh”,

Festivali i Durrësit zhvendoset në tetor Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës, këtë vit nuk do të zhvillohet më në Gusht, por është spostuar për t’u mbajtur në muajin Tetor. Edicioni i gjashtë i festivalit, këtë vit ka një lëvizje në kohë, që sipas ideatores së këtij aktiviteti dhe drejtoreshës artistike të festivalit, Anila Varfi, do t’i takojë vetëm këtij viti. “Publiku është mësuar që festivalin ta ndjekë gjithmonë në verë, pasi ky festival lidhet ngushtësisht dhe me atë që quhet turizmi kulturor veror, duke e kthyer Durrësin në një arenë të mrekullueshme kinematografike, ku pushuesit takohen me kinemanë evropiane dhe ballkanike në Durrës. Këtë vit festivali i filmit në Durrës do të zhvillohet nga datat 2 deri më 6 Tetor”, ka pohuar Varfi, ndërsa ka bërë të ditur se kjo zhvendosje në kohë do të sjellë edhe një profil ndryshe të këtij edicioni. Këtë vit, festivali ndryshe nga pesë edicionet e tjera këtë herë ai nuk do të jetë kompetitiv, për shkak të vështirësive financiare. “Festivali, për shkak dhe të vështirësive financiare do të vijë në një profil jo kompetitiv, por, duke pasur një program shumë të pasur interesant dhe me plot surpriza, që publiku do të njihet në ditët në vijim”, është shprehur ajo. Produksione në zë të kinemasë botërore dhe kombëtare do të shfaqen në festival, ku mes të tjerave, në Seksionin Retrospektivë do të shfaqen fituesit në garën e 5 viteve të këtij festivali. “Ne kemi hartuar një program retrospektiv, duke filluar që nga retrospektiva Kubrik, Milosh Forman, Francis Ford Coppola, Nuri Bilge Ceilan, etj, pra janë një mori titujsh mjaft të dëshirueshëm për t’i kundruar”, bën të ditur Varfi. Slogani i këtij edicioni do të jetë “Fuqia e Artit, ndryshon individin, ndryshon botën”. Pjesë e programit do të jenë edhe filma me mesazhet e forta të bashkëjetesës qytetare. Mike nderi këtë vit do të jetë kinemaja izraelite. E pranishme do të jetë regjisorja Hilla Medalia, kandidate e dy çmimeve “Emy” me filmin e saj “Dancing In Jaffa” dhe koreografi me famë ndërkombëtare Pierre Dulaine, një ndër emrat e të mëdhenj të koreografisë izraelite dhe botërore. “Shikuesit tanë emrin e Pierre Dulaine e kanë hasur në filmin ‘Take the Lead’ me aktorin Antonio Banderas. Ky artist do të jetë si i ftuar special në Durrës”. Ky film do të jetë në program dhe do të diskutohet në seksionin “Tingujt e Muzikës”. Risi tjetër do të jetë dhe ndalesa në figura të kinemasë shqiptare, si dhe në emra dhe figura të shquara të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në program do të ketë një vend të veçantë kinemaja shqiptare dhe ajo kosovare, kinema që ndër vite ka qenë bashkudhëtare e festivalit. Festivali i Durrësit “Durrës Film Festival” është realizuar përmes bashkëpunimit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Bashkisë së Durrësit.

“The Wolverine”, mbërrin legjendari i universit X-Men

është shprehur më tej Trebicka. Ai ka bërë të ditur se monodrama e ka intriguar si tekst që në momentin e parë. Kështu, ai është intriguar që në titull prej tekstit. Për të, Fausti nuk është një personazh i zakonshëm, por një figurë që është kthyer në simbolin e një fenomeni të tërë dhe ka një format universal. “Mua më intrigoi që ky Faust nuk është vetëm një pjellë e Gëtes,

një figurë që i takon botës gjermanike, por një fenomen universal, botëror”. Alfred Trebicka është një prej artistëve më të angazhuar në skenën teatrore e filmike të viteve të fundit. Gjatë këtij sezoni ai ka interpretuar në shumë role, si në filmin “Amaneti”, vepra teatrore “Mirandolina”, etj. Si regjisor ai ka punuar edhe “Fqinjët”, një vepër me autorësi të Ruzhdi Pulahës.

Më 26 Korrik mbërrin në kinema në Tiranë, personazhi më legjendar i universit X-Men, me kockat dhe duart e pazakonta, por edhe një zemërim të madh. Është “The Wolverine” në 3D që fillon projeksionet këtë fundjavë njëherazi me kinematë amerikane. Vijim i serisë me mutantë, ky është filmi i dytë që i kushtohet tërësisht Wolverine, emri i vërtetë i të cilit është James Howlett shkurt Logan, pas “X-Men Origjina – Wolverine” të vitit 2009. E sjell këtë personazh sërish Hugh Jackman, aktori australian ndër më të paguarit në Hollivud, i cili shënon të gjashtën pjesëmarrje në këtë sagë. Në krah të tij janë edhe aktorët oriental mes të cilëve Hiroyuki Sanada, Hal Yamanouchi, Will Yun Lee, Brian Tee, Rila Fukushima e Tao Okamoto. “The Wolverine” siç mund të shihet edhe nga trajleri ka pësuar mjaft ndryshime në krahasim me episode e tjera, përveç ndryshimit që ka në regji. Historia bazohet në harkun narrativ të fumetit të Marvel në të cilin Logan mbërrin në Japoni, ku për herë të fundit ka qenë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që sot paraqet një panoramë plot me jakuzi dhe samurai. Në arrati së bashku me trashëgimtare të bukur dhe misterioze, duke iu dashur që për herë të parë të ndeshet me të qenit i vdekshëm, do të shkojë deri në limitet e fundit fizikisht dhe psikologjikisht, siç nuk i ka ndodhur në jetën e tij më parë. Në udhëtimin e tij të rrezikshëm për të rizbuluar heroin e fshehur brenda tij Logan duhe të përballet jo vetëm me armiq të rrezikshëm, qofshin këta njerëz apo mutant, por edhe me fantazmat e të shkuarës së tij. Kur Wolverine kryqëzon kockat e hekurta të duarve të tij me shpatat e samurajve, duke luftuar në një labirint dashurish, tradhëtish dhe nderi, do të zbulojë çmimin e pavdekësisë. “Historia e Wolverine vjen në një botë shumë të ndryshme nga ajo që është parë deri tani në seritë X-Men”, - tregon Jackman, i cili në këtë episod është edhe producent i filmit che è anche produttore del film. “Është i ndryshëm si vizualisht, ashtu edhe në nivelin e narracionit. Ka shumë beteja në këtë histori, por më e rëndësishmja është ajo që ndodh brenda Logan, i cili duhet të vendosë nëse do që të jetë një përbindësh apo një qenie njerëzore”. Në regji është James Mangold, autor i dramës “Girls interrupted”, 1999 dhe komedisë “Kate & Leopold”, 2001. Filmi i parë që i kushtohet X-Men është drejtuar nga Bryan Singer dhe daton në vitin 2000. Më pas seria vijoi derisa u shndërrua në një triologji, në të cilën rrëfehej drejtimi i një grupi mutantësh të drejtuar nga profesor Xavier. “Wolverine” në të gjitha epsiodet e tij është interpretuar nga Hugh Jackman.


22  

« replikë

E enjte 25 korrik 2013 •

Polemikë me një mynafik

“Ajo çka shkruan Tarifa dhe ajo që është realitet janë një gjë tjetër” Nga Beqir SINA, Nju-Jork BENSONHURSTE BROOKLYN NY

I

sh-ambasadori shqiptar në Amerikë, profesor Fatos Tarifa, në kujtimet e tij, të cilat janë sjellë për lexuesit nga gazeta “Dita”, është ndalur edhe në faktin pse kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha nuk u pritën kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht përpjekjeve dhe insistimit të tyre. Në ato që shkruan, profesor Tarifa nuk është aspak korrekt. Ai ka një dozë të shthurur të pavërtetash dhe shkrimi është shkruar mbi teorinë “gënje, gënje se diçka do të mbetet”. Ose t’i bëjë pakëz fresk qeverisë që po pret të marrë shtetin në shtator. Por në këtë polemikë me një mynafik janë faktet kokëforta, që unë të paktën mendoj se e vënë me shpatulla pas murit profesorin hileqar, mynafik. Së pari, në vitin 1991 takimet e Berishës dhe të Pashkos në Uashington në Departamentin Amerikan të Shtetit janë të parat mbasi shteti totalitar hapi dyert. E organizuar nga Instituti Republikan Amerikan, vizita, edhe pse jozyrtare, ishte ndër më të rëndësishmet për politikën e shtetit që po dilte mbas 45 vjetësh nga vetizolimi i tmerrshëm. Shqipëria, që nuk kishte as marrëdhënie diplomatike me SHBA-të, të ndaluara për një periudhë gjysmëshekullore, mbërriti e para në dyert e Uashingtonit. Dhe kush trokiti i pari? Ishte Berisha, ai që “gjeti çelësin” e Uashingtonit. Berisha është i pari dhe i vetmi lider shqiptar që është pritur nga 2000 shqiptaro-amerikan në hotelin “Hilton” në Nju-Jork në vitin 1992. Së dyti, Berisha është i vetmi president dhe kryeministër i Shqipërisë që takoi zyrtarisht katër presidentët e Shteteve të Bashkuara (George H. Bushin, Uilliam Xheferson Klintonin, George W. Bushin dhe Barak H. Obamën) dhe i vetëm lider i Europës Juglindore ish-komuniste që ka vizituar zyrtarisht SHBA-të si i ftuar nga një president i SHBA-te, vizitë e cila është e shënuar në librin e protokollit të Shtëpisë së Bardhë. Madje, Berisha si president është i vetmi që i është shtruar në Shtëpinë e Bardhë edhe qilimi i kuq (reed carpet), dhe kjo ka ndodhur në vitin 1992 nga presidenti i 42-të i SHBA-ve, Uilliam Xheferson Klinton. Së treti ish-presidentët e Shqipërisë Meidani, Moisiu, Topi dhe ish-kryeministrat Majko e Meta janë takuar me presidentin e SHBA-ve gjatë vizitave në SHBA, ose në evenimente ndërkombëtare, por deri tani asnjëri prej tyre nuk ka marrë ftesë zyrtare nga presidenti i SHBA-ve për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë, ashtu siç është takuar deri tani me ftesë zyrtare Berisha dhe në nënshkrimin e Kartës së Adriatikut në “Rose Garden Wihte House” ish-kryeministri Fatos Nano. Së katërti, Berisha gjatë karrierës së tij do të mbahet mend gjatë si kryeministri i parë dhe i vetmi që priti të parin president të Shteteve të Bashkuara në detyrë në Tiranë, George W. Bushin (qershor 2007). Madje, në një vizitë historike për presidentin e SHBA-ve, që deklaroi pavarësinë e Kosovës në mes të Tiranës vetëm 8 muaj para se Kosova të shpallte pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Berisha është i vetmi kryeministër deri tani që ka shfrytëzuar të gjitha protokollet diplomatike për t’u takuar me presidentin e SHBA-ve, përfshirë takimet historike të pranimit në NATO. Së pesti, vetëm tre vjet mbasi ai ishte zgjedhur presidenti i Shqipërisë, ishte Berisha që kaloi Atlantikun për të takuar presidentin amerikan. Ndoshta edhe i përcaktuar qysh atëherë si politikani i shenjuar i Departamentit të Shtetit - Hey You Never Know. Por duhet pranuar se me gjithë baticat dhe zbaticat e lidhjeve të tij me Amerikën Berisha ishte në gjendje të rikthente lidhjet e tij me Uashingtonin në zenitin e tyre. Mirëpo do të thosha në këtë polemikë jo se profesor Tarifa nuk i kupton këto gjëra dhe nuk i di këto takime si organizohen dhe si bëhen në Uashington, se ai nuk është aq profan sa të mos njoh edhe politikën amerikane, e cila jo vetëm me Shqipërinë, por me asnjë vend të botës nuk ngre marrëd-

hënie mbi individët, qofshin ata të kalibrit Mandela, Dalai Lama, Les Valesa apo Vaslav Havel. Tarifa lexohet menjëherë dhe kuptohet fare mirë se është në natyrën e një politikani të ideologjizuar - i mësuar me mësimit shpirtërore në Institutin Marksist-Leninist në Tiranë, i biri i njërit prej eksponentëve të njohur të Enverit, duket qartë se me një gurë do të vrasë dy zogj, i thonë më shqip. Ai duke futur edhe Fatos Nanon tani kërkon të shpërfill dhe të shigjetojë edhe Berishën si gjoja i padëshiruar nga amerikanët dhe mundohet me shkrimin e tij të minimizojë marrëdhëniet dhe lidhjet e Berishës me Uashingtonin. Ish-ambasadori i “deklasuar” Fatos Tarifa, ky profesor mynafikë, ka shfrytëzuar zgjedhjet e 23 qershorit dhe largimin Kryeministrit Berisha nga kreu i PD-së që të bëjë spekulime, por dhe mashtrimet e tij tipike prej sharlatani mediatik. Madje ai aludon edhe në emër të Uashingtonit se pse kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha “nuk u pritën kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht përpjekjeve dhe insistimit të tyre”. Por ajo çka shkruan Tarifa dhe ajo që është realitet janë një gjë tjetër. Aq i paskrupullt dhe hileqarë duket Tarifa sot, sa bën edhe rolin e të paditurit në takimin e Nanos në SHBA dhe takimin me ish-presidentin Bush, ku vetë ka qenë ulur krah ish-presidentit Bush së bashku me ishkryeministrin dhe e ka shoqëruar Fatos Nanon në Uashington. Ai e di fare mirë se ish-presidenti amerikan e ftoi ish-kryeministrin shqiptar në Uashington më 29 mars 2004 dhe pati biseda zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me krerët e qeverive të Maqedonisë e Kroacisë, ku më pas ato bënë edhe fotografi. Ashtë për të ardhur keq, me gjithë këto janë fakte, që Tarifa i di më mirë se unë dhe kushdo, të bjerë kaq poshtë në një shkrim pa nivel. Kur mendon se pse profesori mynafik bën pikërisht tani mbas zgjedhjeve të 23 qershorit një mashtrim të llojit të marrëzisë së tejskajshme kur thotë se vizitat e presidentit dhe kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Fatos Nano nuk ishin zyrtare dhe pse Berisha dhe Nano “nuk u pritën kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht përpjekjeve dhe insistimit të tyre”. Presidenti i SHBA-ve në Zyrën Ovale ka pritur në vizita zyrtare ose jozyrtare edhe liderë të ndryshëm anembanë botës, por asnjëherë nuk është ashtu siç thotë Tarifa. Është e çuditshme se si ish-ambasadori Tarifa mund t’ia lejojë vetes si diplomat dhe profesor që të flasë në emër të Uashingtonit, që mund të kishte edhe ndonjë reagim nga ambasada amerikane në Tiranë Hey You Never Know. Nuk po e kuptoj nihilizmin e këtij ish-diplomati, kur ishte dora vetë ai që u “kacafytë” në seancën dëgjimore në Kongresin Amerikan në vitin 2004 kur përfaqësues të shoqërisë civile paraqitën panoramën e realitetit të shtetit shqiptar në sundimin e socialistëve. Të thirrur në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan për të dëshmuar rreth situatës së atëhershme në Shqipëri, Erion Veliaj, Kreshnik Spahiu dhe Fatmir Mediu u shndërruan atëherë në ambasadorët e shpresës për shqiptarët. Por që u ballafaquan në

atë sallë me kundërshtinë e fortë të ish-ambasadorit në Uashington Fatos Tarfia, i cili u bë një avokat i shkëlqyer i ish-kryeministrit Fatos Nano. Tani cilit Tarifë duhet t’i besojmë, atij që në Uashington preferoi të mos e konfiguronte aq gri realitetin në Shqipëri nën udhëheqjen e socialistëve? Sipas tij, Shqipëria ishte e zhvilluar, dhe kjo kishte ndodhur pikërisht mjaft vitet e fundit (ish-kryeministër Fatos Nano), siç tha ai, ishin realizuar sipas tij një numër arritjesh, që pjesa më e madhe e të huajve nuk i dinin. “Këto arritje, - thoshte nëntë vjet më parë Fatos Tarfia, - mund të shihen në ekonomi, në ligjin e pronësisë si dhe për sa i përket tolerancës fetare, të drejtave të pakicave dhe në legjislacionin e zgjedhjeve, luftën kundër korrupsionit.” Më tej në Uashington në prill 2004 shtoi se “korrupsioni si fenomen nuk u shpik tani, madje ju kujtoj dhe një sërë masash që qeveria shqiptare (Fatos Nano) po ndërmerr në luftë kundër tij. Ndërsa dje profesori mynfik thotë: “Arsyeja kryesore që në mënyrë konfidenciale ma thanë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar pak ditë pasi unë kisha lënë detyrën e ambasadorit në Uashington, ishte se në Shtëpinë e Bardhë, ashtu si dhe në Departamentin e Shtetit, nuk besonin se Fatos Nano ishte një kryeministër serioz dhe i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto dy fenomene si dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj tyre kanë qenë dhe mbeten shqetësimet kryesore të çdo administrate amerikane në marrëdhëniet e saj me shtetin shqiptar.” Ish-ambasadori i Nanos në Shtetet e Bashkuara, Fatos Tarifa, kur flet me aq zell për korrupsionin dhe humbjen e besimit tek amerikanët, harron skandalin historik që ai ka bërë vetë kur ishte ambasador i Shqipërisë në Uashington. Megjithëse nuk dihet ende se sa ministra dhe drejtorë ministrish do të mbajnë poste në qeverinë e Edi Ramës, koalicioni i majtë, që në zgjedhjet e 23 qershorit ka fituar 84 mandate deputetësh, kur vetë kryeministri i zgjedhur Rama, ndaj të cilit ka dhënë me dhjetëra akuza për korrupsion e skandale përfshirë edhe “elefantin e korrupsionit”, Ilir Metën, për të cilin Rama ka thënë se “e pamë me zë dhe figurë se si vidhet shteti”. Janë me dhjetëra raste kur ish-opozitarët apo drejtues të lartë të PS-së janë përfshirë në afera korrupsioni dhe ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë. Tani ata janë të mbrojtur edhe me mandatin e deputetit të koalicionit të majtë. Dhe këtë duhet ta dijë Fatos Tarifa, se kjo është fytyra e vërtetë e korrupsionit, e qeverisë që na vjen në shtator, ata janë të gjithë të infektuar tërësisht nga korrupsioni. Është ky korrupsion që në të vërtetë buron nga vetë ai që dje ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe në shtator do të jetë kreu i qeverisë, pra çifti Edi Rama-Ilir Meta, dhe më pas shtrihet në të gjithë kapilarët e kësaj mazhorance, që me zor po pret të vijë dhe ta rrjepë edhe një herë shtetin. Së fundi mendoj se Fatos Tarifa nuk është një rast i shkëputur i kësaj natyre, ai është thjesht një rast unik i radhës së politikës së brumit komunist, ku mund të bërtasësh sa të mundesh “ujku, ujku!”, sepse çakalli bën namin. Ashtu sikurse dje Ilir Meta bërtiste për korrupsionin dhe ai që ka bërë pazaret e tij në këto ditë të fundit për qeverisjen e re, që po na vjen në shtator me Edi Ramën për ndarjen tortës, që të krijojë më shumë vende pune për ministrat, drejtorët dhe pushtetarët e tjerë, edhe Tarifa, duket qartë se po lëpihet për ndonjë llokmë ose kockë. E kushedi në diplomaci ndoshta. Me sa duket, ky mynafik tani ka zgjedhur dhe ka vendosur që t’i përdorë shkrimet e fundit pas 23 qershorit, duke menduar për xhepat e tij të shkundur në këta tetë vjet opozitë. Profesori, ose ish-ambasadori Fatos Tarifa, ambasadori që i bëri të gjithë shqiptarët të ndiheshin të ofenduar para Uashingtonit, tani bënë lojën e “elefantit të korrupsionit, ose atit të tij shpirtëror të korrupsionit, që është ideologjia e tij marksiste-leniniste dhe njeriu që shpiku 20-përqindëshin. Shkrimi nuk përmban linjën editoriale të gazetës “Metropol”, por është opinion i lirë i Beqir Sinës


SPORT • E enjte 25 korrik 2013

Mauri rrezikon 4-vjet skualifikim Skuadra e Lazios dhe kapiteni i Stefano mauri rrezikojnë një goditje të madhe në procesin e nisur nga prokuroria e Kremonas për skandalin e trukimit të dy ndeshjeve, Laxio-Xhenoa dhe Leçe-Lacio. Në Romë ku po zhvillohet edhe procesi gjyqësor, prokurori Stefano Palaci kërkoi 4 vjet e gjysmë pezullim për Stefano Maurin dhe -6 pikë për skuadrën e Lacios. Në shënjestrën e organit të akuzës janë edhe Xhenoa e Leçe, për të cilat u kërkua heqja e 3 pikëve nga renditja e sezonit të ri. Sipas informacioneve, pjesëmarrja e Maurit vërtetohet nëpërmjet telefonatave, të cilat janë analizuar gjatë nga

prokuroria, e cila ka dalë në përfundimin se janë kryer për trukimin e dy ndeshjeve në fjalë. Por, Palaci nuk u dal me kaq pasi kërkoi edhe 3 vjet e gjysmë përjashtim për lojtarët, Benasi, Milaneto, Ferrario e Rosati. Vendimet përfundimtare në lidhje me këtë proces do t’i marrë Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit, në ditët në vijim pasi të krijoj edhe një mendim më të qartë. Nisin hetimet për koret raciste ndaj Konstant Koret raciste rikthehen në stadiumet italiane dhe viktima bien sërish lojtarët me ngjyrë të skuadrës së Milanit. Pas

Boateng, muaj më parë, ishte Konstant ai që braktisi fushën e lojës gjatë sfidës MilanSasuolo, e vlefshme për trofeun simbolik “TIM”. Futbollisti francez në një moment goditi topin drejt stadiumit dhe braktisi fushën. Pas shpatullave të tij një grup tifozësh lëshuan kore raciste. Fillimisht u mendua se ai ishte përjashtuar nga gjyqtari i takimit, por vetë ky i fundit deklaroi se mbrojtësi nuk ishte larguar nga fusha për shkak të kartonave. Rasti në fjalë u shtohet incidenteve me sfond racist ku më parë është përfshirë Boateng, Baloteli dhe tani Konstant. Drejtuesit e skuad-

rave dhe ata të federatës italiane dënuan incidentin dhe njoftuan nisjen e hetimeve për zbardhjen e tij. Galiani: Nuk duhet të lëmë fushën Administratori i Deleguar i Milanit, Adriano Galiani e dënon gjestin e koreve raciste, por ai nuk është dakord me lojtarët e tijtë braktisin fushën. Në lidhje më këtë çështje Galiani është shprehur: “E dënoj gjestin, por nuk mund të braktisësh fushën. I kam paralajmëruar lojtarët të mos e braktisin fushën. Për sa i përket ndalimit të ndeshjes, nuk mund të flasë, pasi ky është një vendim që e merr gjyqtari.”

Reali nuk ndalet për Gareth Bejl Reali i Madridit është “çmendur” ndaj futbollistit anglez dhe duket se është i gatshëm të japë çdo shifër për ta përvetësuar që këtë sezon

R

eali i Madridit dëshiron të ngjitet sërish në majën e futbollit spanjoll por edhe atë Evropian. Për ta bërë këtë gjë, Reali po mundohet të marrë në skuadër një nga lojtarët më cilësorë në qarkullim. Për Florentino Perez nuk ka asgjë të ndaluar në botën e futbollit, pas blerjes së galaktikëve si Figo, Zidane, Beckham, Ronaldo, Oëen, radhën për të veshur fanellën e bardhë e ka Gareth Bale. Operacioni është drejt finalizmit dhe kap shifrën e 100 milionë eurove. Lajmi konfirmohet nga mediet spanjolle, të cilat i referohen burimve pranë ekipit të Real Madrid, por edhe agjentit të uellsianit, i cili ka deklauar hapur se dëshira e Bale është që të luajë sa më shpejt me Realin, pasi është ekipi i tij i ëndrra që në fëmijë. “Nuk ka asnjë dyshim që Bale dëshiron që të luajë me Real Madrid. Ai është një tifoz i cmendur i Bekham, Figos, por mbi të gjitha i Zidane në kohën që ka luajtur për Realin. Ai që në fëmijë mbante veshur fanellën e Realit. Tashmë pritet vetëm marrëveshja mes dy klubeve për të lënë të lirë mesfushorin që t’i bashkohet ekipit të Ancelottit. Nuk do të marrim në konsideratë asnjë ofertë tjetër nga cili do ekip që të jetë përvec Realit”, deklaroi ai. Fakti që Bale do të luajë edicionin tjetër jashtë ekipit të Totenham është e sigurt, por ajo që po diskutohet është shumë dhe trantativa për të përfshirë në të edhe Koentraon dhe Di Marian. Perez kërkon që të përfshijë Coentraon që kushon 15 milionë euro duke i dhënë “cash” anglezëve 85 milionë. Por nuk përjashtohet mundësia që të futet në operacion edhe Di Maria, i cili pëlqehet shumë nga Andre Villas Boas. Ndërsa Bale do të firmosë për Realin për 6 vjet me një pagë vjetore që shkon nga 9-10 milionë euro. Ylli 23-vjeçar uellsian është për përgjigja e Realit ndaj Barcelonës që bleu talentin brazilian Nejmar. Tashmë mbetet për të parë nëse transferimi do të realizohet, por e vërteta është që Totenhemi do ta ketë shumë të vështirë, në mos të pamundur, t’i rezistojë një ofertë të tillë marramendëse.

23

Mesi: Rikthehemi në superformë këtë sezon Leo Mesi, lojtari ikon i Barcelonës, është i bindur se ekipi i tij nuk do të dominojë vetëm në kampionatin spanjoll, por edhe atë evropian sezonin e ri. Kështu, argjentinasi që sezonin e fundit nuk tregoi formën e tij më të mirë, shprehet optimist për të ardhmen e afërt të skuadrës. “Sezoni i fundit nuk mund të quhet negativ, por as shumë pozitiv. Megjithatë, me ndryshimet e fundit, unë mendoj se ne do të ngjitemi sërish në majën e futbollit evropian. Jam optimist dhe jam i bindur që do të bëjmë një sezon fantastik. I uroj Tito Vilanovas një shëndet të plotë, pasi është një njeri i mrekullueshëm”,- u shpreh Leo Mesi.

Higuain mbërrin në Itali, çmenden napolitanët Entuziazëm në Aeroportin e Romës “Fiumucino” për mbërritjen e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain. Ish sulmuesi i Real Madrid, që i kushtoi Napolit plot 37 milionë euro, iu nënshtrua së bashku me portierin spanjoll Pepe Reina vizitave mjekësore në kryeqytetin italian, ndërsa në mbrëmje janë bashkuare me Napolin. Pritja e tij ka qenë madhështore, pasi më shumë se 200 tifoz e kanë pritur në aeroport për ti uruar mirëseardhjen. Po e njëjta gjë edhe për Reinan, i cili do të zërë vendin e De Sanktis. Në mbrëmje Gonzalo ka marrë sërish avionin kësaj radhe me destinacion Veronën atje ku e pret një makinë e klubit që do të transportojë drejt Dimaros atje ku gjendet e grumbulluar skuadra e tij e re Napoli. Ndërkohë prezantimi i Higuain përpara tifozerisë napolitane do të bëhet ditën e hënë me rastin e ndeshjes miqësore kundër Gallatasarait që do të zhvillohet në stadiumin “San Paolo”. Higuain është lojtari i tretë i Realit që është bashkuar me Napolin këtë sezon pas Albiol dhe Kajehon. Me këto tre përforcime, Napoli ngre pretendimet për të rivalizuar Juventusin dhe skuadrat e tjera të mëdha italiane për të fituar Serinë A.

Inler: Jemi për titull Mesfushori i Napolit, Gokhan Inler gjatë një interviste foli për përgatitjet me trajnerin e ri, Rafa Benitez, por edhe për objektivat e Napolit këtë sezon. 29-vjeçari theksoi se gjatë kësaj faze përgatitore po punojnë shumë me skemat e reja dhe kalimit në modulin e ri që kërkon Benitez. Ai tha se moduli i ri nuk ndryshon shumë dhe se tani do të luajnë me një organizator. “Jemi duke punuar shumë për tu përshtatur me skemat e Benitezit, i cili po bënë një punë të mirë. Nuk ndryshon shumë mënyra e lojës mes tij dhe Maxarrit. – ka deklaruar Inler. Gjithsesi ne jemi duke punuar, në mënyrë që të japim sa më të mirën në fushë. Këtë sezon kampionati italian është në nivele shumë të larta pasi skuadra si Juventus, Milan, Inter, Roma e Fiorentina janë përforcuar shumë. Gjithsesi mund të them se jemi ne që kemi bërë më shumë përforcime. Këtë sezon nuk kemi pse të ëndërrojmë, sepse jemi për titull.”

Suarez luan dhe shënon, duartrokitet nga tifozët

Ronaldo i thyen dorën, më pas i dhuron bluzen Kristiano Ronaldo është kthyer në protagonist në një ndeshje miqësore të zhvilluar vetëm pak ditë më parë. Kështu, Ronaldo teksa ka ekzekutuar një goditje dënimi, ka goditur një fëmijë 11-vjeçar. Topi i përfunduar në dorën e fëmijës 11-vjeçar ka qenë me pasojë thyerjen e saj. Edhe pse Ronaldo i kërkoi menjëherë të falur, pak ditë më pas, Ronaldo i ka dhuruar bluzen e tij 11-vjeçarit. Të paktën në këtë rast, një thyerje dore ia ka vlejtur për diçka.

Ançeloti do të “riaktivizojë” Rikardo Kaka Ardhja në krye të pankinës së Realit të Karlos Ançelotit, do të shoqërohet edhe me ndryshime në strukturën e ekipit. Kështu, Ançeloti kërkon që të aktivizojë më tepër Rikardo Kaka. Mediat spanjolle njoftojnë se Ancelotti ka kërkuar qendrimin e Kaka në Madrid dhe për këtë ka paraqitur një plan special për 31-vjeçarin. Fantazisti nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Lionit, por ka qendruar në Spanjë për t’u stërvitur individualisht. Objektivi është arritja e kushteve optimale fizike deri në nisjen e kampionatit spanjoll. Kaka, i privuar edhe nga dëmtimet e shumta që kanë shoqëruar aventurën e tij të pakëndëshme në Madrid, ka luajtur vetëm 994 minuta me “Los Blancos” që nga 2009-ta.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Suarez luan në miqësore, dhe i aktivizuar nga stoli shënon golin e dytë për skuadrën e Liverpulit. Steven Gerrard shënoi golin e parë për ekipin e Brendan Rodgers pas gjysmë ore lojë, para se Suarez në mesin e duartrokitjeve të publikut të dërgojë një asistim për Iago Aspas. Uruguaiani argëtoi publikun australian me disa prekje dhe lëvizje karakteristike gjatë paraqitjes së tij të shkurtër. Megjithatë, paraqitja e tij nuk ishte e një lojtari që mezi pret të luajë për fanellën e Kuqenësezonin e ri. Duke u arsyetuar me lodhjen, Roxhers e la Suarez në stol, pas ofertës së re nga Arsenali, dhe zgjodhi të startojë me Fabio Borinin në qendër të sulmit, dhe me Rahem Sterling dhe XhordonIbe në krahë.

Totenhemi mposhtet nga Sunderlend Tottenham ka pësuar disfatë 3-1 në ndeshjen miqësore përballë rivalit të Ligës Premier, Sunderland, të zhvilluar në Hong Kong, në të cilën mungoi ylli i Spurs, Gareth Beil. Spurs kaluan të parët në avantazh për me Gylfi Sigurdsson, por pësuan gol disa minuta më vonë. I pari që ka shënuar për skuadrën e trajnerit italian Di karlo ka qenë i riu Cabral. Një paraqitje të mirë ka bërë edhe italiani Xhakerini, i cili sapo është bashkuar me skuadrën angleze. Efekti i tij ka qenë i menjëhershëm, saqë ka fituar menjëherë duartrokitjet e tifozëve. Me sa duket, mungesa e yllit Gareth Bejl është ndier shumë në radhët e Totenhem. Tashmë e ardhmja e tij është në dilemë pas ofertës së çmendur të Realit të Madridit.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 25 korrik 2013 •


Metropol 25 korrik 2013