seanca, pensionet, legalizimet

Page 17

bota • E premte 24 maj 2013

»

17

“Betejat fitohen në Eton” a studiuar Kryeministri britanik, David Cameron dhe kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, edhe vëllai i vogël i K Johnson, Jo, i sapopranuar nga Cameron në Downing Street.

Çdo të thotë “universitet elitar“ në Gjermani? Në të kaluarën ka pasur shpesh kritika se me nismën e ekselencës rrjedhin shumë para për punën kërkimore dhe shumë pak në mësimdhënie. Disa universitete për këtë arsye në konceptet e tyre për të ardhmen nuk kanë në fokus vetëm studiuesit por edhe studentët dhe punonjësit. Organizim më i mirë burokratik dhe një informim më i mirë, orare të përshtatshme për bibliotekat dhe zyrat e shërbimit si dhe menaxhimi i cilësisë luajnë një rol në këtë aspekt

U

niversitetet elitare në Gjermani ndoshta nuk mund të krahasohen me ato të Harward, Yale apo Standford por në disa degë janë po aq të mirë sa ata. Me nismën e ekselencës qeveria gjermane mbështet më fort punën kërkimore. Në vitin 2006 qeveria federale dhe ato të 16 landeve gjermane sollën në jetë një garë për nivelin më të lartë të kërkimit. Me këtë ”nismë ekselence“ kërkoheshin universitetet dhe shoqatatat më të mira në kërkim në Gjermani, të cilat do të mbështeteshin me mjete financiare të qeverisë. Arsyeja: universitetet gjermane duhet të vazhdojnë të jenë edhe më tej konkurrues në plan ndërkombëtar dhe kjo do të thotë nxitje e elitave. Që prej vitit fillimit të nismës në 2006 kanë qenë fillimisht nëntë universitete ekselence dhe që prej vitit 2012 njëmbëdhjetë të ashtuquajtura universitete elitare. Në çdo garë mund të aplikojnë në tri katerori rreth 100 universitete në Gjermani. Nga njëra anë universitetet mund të konkurrojnë me shkollat e tyre

të diplomantëve, që mbështesin brezin e ri të studiuesve dhe punojnë në fushëtema të rëndësishme sociale. Nga ana tjetër janë të ashtuquajturat ”cluster ekselence“, në të cilat universitetet kanë qendra shumë të avancuara kërkimore, ku punohet në mënyrë ndërdisiplinare. Por në fund universitetet duhet të bindin me ”konceptin e tyre për të ardhmen“. Atje ata prezantojnë plane konkrete për t’u bërë lider në kërkim në plan ndërkombëtar. Të gjitha universitetet e përzgjedhura angazhohen në konceptet e tyre për të ardhmen, kush më shumë e kush më pak, për mbështjen e grave, integrim dhe punë kërkimore ndërdisiplinare. Vetëm kush arrin të bindë jurinë me konceptin e tij për të ardhmen mund ta quajë veten universitet elitar. Por edhe universitetet që nuk mbajnë titullin ”universitet elitar“ mund të marrin mbështetje financiare në kategoritë e veçanta. Në të kaluarën ka pasur shpesh kritika se me nismën e ekselencës rrjedhin shumë para për punën kërkimore dhe

shumë pak në mësimdhënie. Disa universitete për këtë arsye në konceptet e tyre për të ardhmen nuk kanë në fokus vetëm studiuesit por edhe studentët dhe punonjësit. Organizim më i mirë burokratik dhe një informim më i mirë, orare të përshtatshme për bibliotekat dhe zyrat e shërbimit si dhe menaxhimi i cilësisë luajnë një rol në këtë aspekt. Në çdo garë universitetet duhet të përballen me konkurrencën. Karlsruhe, Universiteti Teknik i Mynihut dhe Universiteti Ludwig-Maximilian, ishin në 2006 fituesit e raundit të parë. Në vitin 2007 titullin ”elitar“ e morën edhe Heidelbergu, Freiburgu, Konstanza, Berlini, Göttingeni dhe RWTH Aachen. Universitetet në Karlsruhe, Freiburg dhe Göttingen i humbën titujt në vitin 2012, ndërkohë që u kualifikuan universitetet e Bremenit, Kölnit, Tübingenit, TU Dresden dhe ai Humboldt në Berlin, të cilët arritën të bindin jurinë me konceptet e tyre për të ardhmen. Ata mund të gëzohën për mjete financiare shtesë deri në 2017.

Edhe Ed Llewellyn, shefi i kabinetit i kryeministrit. Edhe Oliver Letwin, ministër në qeverinë Cameron. Apo George Young, kreu i shumicës konservatore në parlament. Dhe kanë studiuar edhe një gjysmë dyzine këshilltarësh, zëdhënësish, shoqëruesish të kryeministrit. Të gjithë të dalë nga Eton College, shkolla e themeluar nga Henriku VI në 1440 në një prej brigjeve të Tamizit (në bregun përballë ngrihet kështjella e Windsor), disa kilometra larg Londrës. Dhe nuk kanë dalë vetëm ata: sa për të përmendur disa emra, aty janë diplomuar edhe Justin Welby, prej pak kohësh i zgjedhur Kryepeshkop i Canterburyt, ose më saktë “Papa” i anglikanëve; Princi William dhe vëllai i tij, Harry; Tom Parker Bowles, biri i Camillas, bashkëshortja e dytë e Princit Karl. Dhe duke shkuar më pas në kohë, poeti Shelley, George Orwell, John Maynard Keynes, Ian Fleming. E quajnë “fabrika e kryeministrave”, Cameron është i 19-i i serisë, përpara tij kanë kaluar Gladstone, Balfour, Macmillan. Ose “djepi” i statistëve anglezë, ministra, diplomatë, funksionarë të lartë të shtetit. “Beteja e Vaterlosë është fituar në Eton”, shumë më herët se sa në fushën e betejës, thoshte Duka Wellington, edhe ai i dalë nga Eton. Dhe në Eton, duke vijuar me metaforën e tij, fitohen shumë prej betejave të sotme, në politikë, në biznes, në çdo sektor. Boarding School ekskluzive, elitare dhe shumë e kushtueshme (30 mijë euro në vit), e rezervuar për meshkuj nga 13 në 18 vjeç, rigorozisht me uniforma (frak me kravatë të bardhë) më shumë se sa një shkollë, ajo është një klub, të cilit pastaj i përket gjatë të gjithë jetës, shpesh duke ua kaluar pasardhësve: 40 për qind e etonianëve të sotëm kanë një baba, një xhaxha apo një gjysh që ka studiuar në Eton. “Disa përfundojnë duke u martuar me motrat e shokëve të kursit, për t’u lidhur edhe më shumë me rrjetin e Eton”, thotë Nick Faser, autor i një libri për këtë argument, “The importance of being Eton”, edhe ai vetë i diplomuar pikërisht aty. Dhe është pikërisht kjo akuza që i drejtohet sot Cameronit: “të qënurit i rrethuar nga një klikë etonianësh”, sipas imazhit të tij. Që jo vetëm kanë arritur të largojnë nga Downing Street të vetmin këshilltar të dalë nga shkollat shtetërore, dhe të vetmin me ngjyrë, Shawn Bailey, por pengojnë kryeministrin të kuptojë shoqërinë ku lëviz, nevojat e njerëzve të zakonshëm, prioritetet e kombit. Sigiurisht, thuhet se Eton nuk është më ai i një herë e një kohe dhe kjo është pak e vërtetë. Sot 15 % e 1300 studentëve aty janë të huaj. Ka bursa studimi për studentët që e meritojnë më shumë. Prej 1983 janë hequr ndëshkimet trupore. Pak a shumë që atëherë është ndaluar edhe fagging, një formë ngacmimi që të rriturit aplikonin ndaj të sapoardhurve. “Një hyrje e hershme në mizorinë njerëzore dhe vuajtjen e skajshme fizike”: kështu Alan Clark, më vonë Ministër brilant i Mbrojtjes në Britani, përmblidhte vitet e tij në Eton, me një farë kënaqësie mazohiste. Por nuk ka ndryshuar cilësia e arsimit, që mbetet shumë e lartë, duke filluar nga latinishtja e greqishtja e për të mbërritur tek informatika dhe arti dramatik. Nuk ka ndryshuar rrjeti i njohjeve, që në Eton realizohen dhe ruhen përgjithmonë. “Mafia e Eton” e quante zëvendës kryeministri laburist, John Prescott, një bir punëtorësh. “Ishin të rinj që ishin rritur para kohe, me humor të hollë, një shkëputje të madhe dhe besim të jashtëzakonshëm tek vetvetja”. Kështu i kujton John Le Carre, i cili jepte mësim në Eton, përpara se të bëhej shkrimtar. Në fakt, Eton është vetëm maja e ajsbergut e një sistemi arsimues thellësisht klasist. 7 për qind e popullsisë britanike i dërgon bijtë në shkolla si kjo, 93 përqindëshi tjetër i dërgon në shkolla shtetërore, falas. “Vajtja në Eton u bën dëm studentëve të vet, që nuk përzihen me pjesën tjetër të vendit, dhe i bën dëm vendit tonë, që sheh të shpërblehet rrjeti i marrëdhënieve miqësore për të bërë karrierë, në vend të meritokracisë”, thotë lord Adonis, ish ministër laburist. Por, në Britani meritokracia funksionon, dhe mirë madje: nëse një i ri ka vlera, ai ka mundësi të afirmohet. Por nëse ka qenë në Eton, apo në një kolegj të ngjashëm, bën pjesë në një tjetër planet. Në fund të fundit, edhe lordi Adonis ka dalë nga një shkollë private elitare.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.