Page 1

»22

Presidentja e gazetarëve në Bruksel

Franciosi: Sikur të kthehesha nga fillimi sërish do isha bërë gazetare E premte

24 maj 2013

Viti IX, Nr. 2983 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Alush Shima

Halimi: S’ka operacion Të piktorosh do të thotë po s’u informua pacienti ISKSH nga gabimet e mjekëve kemi humbur 300 mijë euro në vit. Rregullat e reja për mjekimin dhe pranimin e futjes në sallë »6

të krijosh, jo vetëm të paraqesësh

»18-19

Me detyrim »4-5

Pensionet

Deputetët thirren urgjent për 3 ligjet

Afatet për të kërkuar përfitimin, rreziqet në rast vonese të aplikimit ISSH tërheq vëmendjen për procedurat që do të ndjekin punonjësit që plotësojnë moshën dhe vitet e punës

»6

Legalizimet

Kush nuk paguan paratë, prona i kalon ALUIZNI-t Rregullat e reja për të përfunduar procesin e ndërtimeve, të cilat janë vetëdeklaruar. Hapat që do të ndërmerren »6

Opinion

ancë Palët kërkesa në dist për votimin në seancë të jashtëzakonshme

Topi: KQZ të jetë e plotë, rasti i krijuar i paprecedentë

Të angazhuar në fushatë

Nga Majlinda Bushja

Nuk ka demokraci pa mendim kritik »11

Ngjarjet kanë ndodhur në mesnatë. Të afërmit hamendësojnë për konflikte politike. Policia nis hetimin e disa pistave »8

Diplomacia shqiptare në mjerim dhe turp

»10

në PD kërkon kalimin isë seancë dhe të amnist it për gjobat e biznes

»3

Oketa nis garën në Durrës

Plagoset kreu i PD së Kukësit, socialistit në Prezë i djegin lokalin

Nga Taip Sulko

et Opozita nuk tërhiq ë nga kushti: Të hyjn tor në fuqi më një shta

70 vjet më parë

Rrëzimi i avionit amerikan dhe urdhëri: Infermierë mos përmendni Shqipërinë Ish-ushtaraku rrëfen pas 70 vitesh nga ngjarja. Kush i ndihmoi dhe përse u dha urdhëri të mos komentonin ngjarjen »7

Kushtet e mjera

Llixhat e Elbasanit mbesin pa mjekë, pacientët të pasigurt për shëndetin

»9


02

« POLITIKË

E premte 24 maj 2013 •

LSI I KËRKON ISH-ALEATIT TË SAJ BASHKËPUNIM PËR KQZ DHE TRI LIGJET

Meta: Pas Ramës e ka radhën Berisha “Të vendoset konsensusi, legjitimiteti dhe besimi te KQZ”

B

ashkëpunimi i Partisë Demokratike për votimin e tri ligjeve për integrimin dhe plotësimin e vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte kërkesë e drejtuar dje nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, për ish-aleatin e tij Sali Berisha. Kërkesa Zgjodhi dje zhvillimin e një komunikimi me mediet për t’i rikërkuar Kryeministrit Berisha që të mbledhë Kuvendin, me qëllim që forcat parlamentare të miratojnë tri ligjet që mbajnë peng statusin e vendit kandidat. Sipas tij, opozita është e gatshme t’i votojë ato, me qëllim që të hyjnë në fuqi në muajin shtator, me formimin e parlamentit të ri. “Dua të falënderoj kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama, për gatishmërinë e qartë dhe pa ekuivoke që ai demonstroi dje duke treguar vullnetin e plotë të forcës politike që përfaqëson për të miratuar tri ligjet sipas kompromisit që ato të hyjnë në fuqi në shtator me parlamentin e ri. Besoj se tani është koha e Kryeministrit aktual, zotit Berisha, për të treguar të njëjtën gatishmëri dhe qartësi pa ekuivoke, që ne në ditët që vijnë t’i votojmë këto tri ligje, t’u japim këtë mesazh të përgjegjshëm gjithë qytetarëve shqiptarë, por njëkohësisht edhe partnerëve tanë europianë dhe amerikanë, duke demonstruar pjekurinë e duhur politike dhe frymën e bashkëpunimit, për të cilën kanë nevojë reformat e integrimit europian dhe të gjithë modernizimit të shoqërisë dhe të shtetit tonë”, - u shpreh Meta përmes kësaj fraze të gjatë. Qëndrimi Për kreun e LSI-së vendet vakante në KQZ janë tërësisht përgjegjësi e mazhorancës,

Rama: Ne jemi gati të votojmë 3 ligjet, por s’do Berisha Kryetari i PS-së, Edi Rama, deklaroi dy ditë më parë se është Kryeministri Berisha ai që është i interesuar që 3 ligjet të mos votohen. Gjatë një interviste për “Top Channel” Rama shigjetoi ashpër mazhorancën aktuale. Në këtë rast e vërteta është e thjeshtë. “Është shumica ajo që ka në dorë të marrë nismën, të paraqesë në Kuvend propozimin për miratimin e këtyre ndaj i takon kësaj pale që të reflektojë për të zgjidhur ngërçin. “I takon mazhorancës të tregojë reflektim, të tregojë përgjegjshmëri në këtë drejtim, ndërkohë që opozita ka shpre-

dokumenteve me propozimin e kompromisit të bërë nga LSI-ja. Pastaj vota e Kuvendit do të tregojë se kush ka ndër mend, çfarë, kush bën propagandë dhe kush është i interesuar drejtpërdrejt për ecurinë e procesit. Edhe pse unë e kam thënë dhe e përsëris se nuk janë në thonjëza tri ligje që e pengojnë Shqipërinë të afrohet më tutje në Bashkimin Europian, por janë 3 pushtete që hur bindjen e saj të plotë në administrimin e gjithë këtij procesi, duke u angazhuar edhe për instrumente shtesë në kompensim të mangësive që ka treguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

pas dëmtimit të rëndë që ai mori në pavarësinë dhe integritetin e tij me ndryshimin e dhunshëm që iu bë një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, - vuri në dukje Meta. Në gjykimin e tij,

mungojnë: pushteti legjislativ, që është i gjithi nën kontrollin e një njeriu të vetëm; pushteti ekzekutiv, që është nën kontrollin e korrupsionit; dhe pushteti gjyqësor, që është i gjithi nën kontrollin e ekzekutivit dhe të korrupsionit”, - vlerësoi ai. Sipas tij, kjo është alibia e Kryeministrit për të bërë fushatën elektorale me akuza ndaj opozitës për bllokim të tri ligjeve. funksionimi i KQZ-së nuk varet te plotësimi i vendeve vakante, por te vendosja e konsensusit, legjitimitetit dhe besimit te ky institucion, gjë të cilën sërish ia faturoi Kryeministrit Berisha.

AKTI KËRKON SHUMICË TË CILËSUAR VOTASH, SYNOHET BLLOKIMI I PUNËS NË KQZ

Gjonçaj kërkon akt normativ për punën e QV-e PD kundër propozimit të Gjonçajt. “Akti është i panevojshëm” • “Vendet bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhen të plotësohen”, - ky ka qenë apeli i të gjithë diplomatëve të akredituar në Tiranë për çështjen e zgjedhjeve në vend. Konkretisht këtë apel e ka bërë ambasadori i BEsë Etore Sekui, ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, drejtuesi i misionit të Venecies për zgjedhjet si dhe ambasadorët e tjerë që ushtrojnë detyrën e tyre diplomatike në Shqipëri. Ky është presioni i radhës që bëjnë ndërkombëtarët për zgjedhjet.

Përfaqësuesi i PS-së pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, kërkoi sot nga ky institucion që të miratohet një akt për funksionimin e qendrave të votimit. Ky propozim i bërë nga Gjonçaj sjell një tentativë për të bllokuar punën e këtij institucioni, pasi aktet normative kërkojnë një shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar, të pakën pesë anëtarë, çka e bën të pamundur miratimin e një akti të tillë. Ky propozim është kundërshtuar nga përfaqësuesi i PD-së pranë KQZ-së, Njazi Kosovrasti, i cili theksoi se nuk është i nevojshëm një akti i tillë, pasi kjo situatë rregullohet me aktin që është në fuqi, ai i zgjed-

hjeve të vitit 2009. Gjonçaj argumentoi se me ndryshimin e Kodit Zgjedhor është e nevojshme të ndryshojë edhe akti i funksionit të niveleve të dyta e treta të qendrave të votimit. Për t’u bërë i vlefshëm një akt i tillë është e domosdoshme vota e pesë anëtarëve të KQZ-së, ndërkohë që aktualisht në këtë institucion janë aktiv vetëm katër prej tyre, pas dorëheqjes së tre anëtarëve të opozitës në këtë institucion. Edhe më parë përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kishte ngritur problemin e akteve që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash, duke deklaru-

ar se për zgjidhjen e kësaj problematike KQZ-ja duhet t’i drejtohet Kuvendit. Por Kodi Zgjedhor parashikon që vendet në KQZ i plotësojnë partitë politike, duke e thelluar edhe

më shumë ngërçin e krijuar në këtë institucion. Pas këtyre diskutimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi pa debate ambientet e numërimit të votave sipas Kodit Zgjedhor.

DIBËR Republikanët

“E djathta për të zhvilluar vendin” Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ishte në Peshkopi, ku u shpreh i bindur se më 23 qershor, qytetarët e Dibrës do të dinë të bëjnë dallimin mes politikave të djathta në shërbim të qytetarëve dhe politikave të majta të Edi Ramës, që e çojnë vendin në një rrënim ekonomik. “Ne kemi zgjedhur një rrugë, dhe rruga jonë është qeveria e vogël, që do të thotë më pak shpenzime publike dhe më pak taksa mbi ju. Nga ana tjetër keni dëgjuar Edi Ramën, i cili flet për rritjen progresive të taksave. Me rritjen e taksave do të thotë që të mbyllen bizneset, por mbyllje e bizneseve do të thotë rritje të papunësisë. Politika e Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse politika drejt një krize ekonomike, prandaj më 23 qershor ne duhet të votojmë për një shtet me taksa të ulëta, për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit, për punësimin, dinjitetin”, - tha Mediu. Ky është turi i takimeve elektorale të kësaj force politike në prag të zgjedhjeve.

Sekui

“Zgjedhjet janë test për integrimin” Kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Shqipëri, Etore Sekui, vlerëson se zgjedhjet e 23 qershorit janë një test i rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike. Në këtë vijë mendimi ambasadori Sekui shtoi se “forcimi i shtetit është kusht themelor për në Bashkimin Europian”. Ambasadori shprehu mbështetjen se BE-ja dha për Shqipërinë, me qëllim që ajo t’u afrohet standardeve europiane. Ambasadori Sekui mori pjesë në nisjen punimeve të burgut në Reç të Shkodrës, ku ishte i pranishëm dhe ministri i Drejtësisë Eduard Halimi. Deklarata e bërë nga ambasadori i BE-së në Shqipërisë vjen e përsëritur për të disatën herë, duke dëshmuar rëndësinë jetike që kanë këto zgjedhje për aspiratat integruese të vendit në familjen europiane. Këtë pohim Sekui e ka bërë edhe në takimet e shkuara, ku ka vlerësuar rëndësinë e institucioneve demokratike në rrugën integruese të Shqipërisë në BE.


POLITIKË • E premte 24 maj 2013

»

03

PALËT FRIKË NGA BOJKOTI PASZGJEDHOR, PRANOJNË OFERTËN

Berisha: Të hënën mblidhet Kuvendi për votimin e tri ligjeve Ervin Koçi

Shpërndarja

Votimi Votimi i tri ligjeve të integrimit kërkon një shumicë të cilësuar votash, minimalisht 85 vota. Partia Demokratike me aleatët e saj ka 72 vota, numër ky jo i mjaftueshëm për të miratuar projektligjet vetëm nga forca kryesore e qeverisë. Opozita që prej shtatorit të vitit që lamë pas deklaroi se do t’i votonte ligjet kur të zgjidhej çështja e këshillit të qarkut të Fierit, ku sipas tyre kryetari i zgjedhur nga socialistët nuk ushtronte detyrën e tij, pasi ishte edhe një kryetar tjetër paralele me të. Kjo gjë solli akuzat e para ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, ku edhe LSI-ja. që deri para dy muajsh ishte në koalicion me Berishën, i bënte apel të vazhdueshëm PS-së që të jepte kontributin për miratimin e tyre. Por me sa duket rënia dakord ndërmjet palëve është arritur vetëm

Thirrja

K

ur Kuvendi i Shqipërisë ndodhet vetëm një ditë larg shkrirjes së tij për shkak të fushatës zgjedhore në vend, Kryeministri Berisha deklaroi se do të miratojë tri ligjet e integrimit dhe për këtë të hënën e javës që vjen do të mblidhet seanca plenare. Gjatë një takimi elektoral në Kukës Berisha theksoi se është dakord me propozimin e kreut të LSI-së që ligjet të hyjnë në fuqi në muajin shtator, pasi në të kundërt vendit do t’i kanoset një rrezik për një bllokim të radhës për miratimin e tyre. “Ditën e hënë do të mblidhet parlamenti shqiptar për të votuar ligjet. Por aty ne shkojmë ballëhapur, sepse bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse në çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti mjeran vjen në parlament me çelësin në qafë. I bëj thirrje të votojë amnistinë fiskale nga viti 2011 gjer më sot për të gjithë shqiptarët”, tha Kryeministri. Gjatë fjalës së tij ai nuk la pa akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama, dhe aleancën e re opozitare, duke i cilësuar deklarimet e tyre si mashtrime për qëllim përfitimi. “Se ti zotëri kishe amnistuar Koçon. Ti që i jepje Koços 80 % të tenderave të Bashkisë, të gjitha reklamat e kryeqyteti, ti që llogarisje bulevardin për sheshe ndërtimi, refuzove e amnistinë fiskale, ndaj të votojmë së bashku me ligjet amnistinë fiskale. Pazarxhiu i 1 prillit deklaroi se unë pranoj paketën e Ilirit. Sot u bënë 224 ditë që ai ka bllokuar për secilin prej jush pasaportën më prestigjioze pas NATO-s, pasaportën e statusit të vendit kandidat. U bënë 224 ditë që ai bllokoi qindra milionë euro për fermerët shqiptarë”, - tha Berisha.

Kuvendi i Shqipërisë mund të thirret me kërkesë të një të tretës së deputetëve ose nga kryeministri. Kjo është e përcaktuar në Kushtetutë dhe sipas saj, që të thirret Kuvendi në një seancë plenare, duhet të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme. Miratimi i tri ligjeve mund të jetë i tillë, pasi në të parashikohet integrimi i vendit në Bashkimin Europian dhe marrja e statusit është hapi i parë drejt BE-së. Kur vendi futet zyrtarisht në fushatë elektorale, Kuvendi shpërbëhet, pasi deputetët angazhohen në fushatë elektorale, kjo është e parashikuar edhe në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutën e Shqipërisë. Edhe pse Kuvendi shpërbëhet, deputetët e kanë mandatin e tyre deri në krijimin e qeverisë së re, e cila do të dalë pas zgjedhjeve parlamentare. Ata e ushtrojnë detyrën e tyre vetëm kur thirret Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme.

KUSHTETUTA Kushtetuta parashikon se parlamenti mund të mblidhet gjatë fushatës zgjedhore me kërkesë të kryeministrit ose të një të tretës të deputetëve të Kuvendit. Me sa duket, kërkesa për mbledhjen e seancës plenare është bërë me propozim të vet Berishës, në mënyrë që të miratohen ligjet e integrimit. Krahas kësaj Kushtetuta thotë se Kuvendi thirret vetëm kur ka çështje me rëndësi të veçantë, ashtu siç është dhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian.

BOGDANI Deputeti i PD-së Gerti Bogdani gjatë një konference për shtyp deklaroi se dy kryetarët e partive më të mëdha të opozitës, Edi Rama i PS-së dhe Ilir Meta i LSI-së, nuk kanë qëllime serioze për miratimin e tri ligjeve të integrimit. Krahas kësaj ai i bëri apel opozitës dhe Edi Ramës që t’i lejojë deputetët socialistë të votojë edhe amnistinë fiskale, e cila fal gjobat që kanë marrë bizneset që nga janari i vitit 2011 deri në muajin maj, ligj ky që kërkon një shumicë të cilësuar votash në Kuvend.

tani kur me propozimin e bërë nga Meta që ligjet të hyjnë në fuqi në muajin shtator, opozita ka dhënë miratimin e saj, pasi mendon se do të dalë fituese nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Edhe PD-ja ra dakod që ligjet të miratoheshin që tani me

propozimin e Metës, pasi nëse koalicioni i djathë do të dalë fitues, atëherë mund t’i kanoset sërish një bllokim e radhës. Kësisoj Berisha ka pranuar që projektligjet e integrimit të votohen, pasi edhe ky i fundit është i sigurt se do të dalë fitues në zgjedhje.

Takimi me kreun e OSBE-së për zgjedhjet

Topi: KQZ duhet të jetë e plotë, rast i paprecedent Kryetari i Frymës së Re Demokratike akuzoi dje Kryeministrin Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi Rama për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë një takimi që zhvilloi me kryetarin e misionit të OSBEsë në Tiranë për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit ai deklaroi se situata e krijuar në KQZ është aq e rëndë, sa nuk është parë në 22 vjet të demokracisë në vend. Biseda kishte në fokus të saj gjithë procesin që lidhet me zgjedhjet dhe situatën në KQZ. Pas takimit Topi dha një deklaratë për mediet, ku shprehu qëndrimin shumë kritik të FRD-së lidhur me klimën parazgjedhore si dhe situatën anormale në KQZ, qëndrim të cilin i ndau edhe me përfaqësuesit e OSBE-së. Ai akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin dhe kryetarin e opozitës se po shkelin me të dyja këmbët ligjin zgjedhor, duke filluar nga shpenzimet marramendëse e deri tek uzurpimi i hapësirave mediatike në favor të tyre. Për sa i përket krizës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Topi tha: “Nuk besoj se në këta 22 vjet të ketë pasur një situatë kaq të zymtë me KQZ-në. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të

plotësohet, në të kundërt nuk mund të ketë asnjë shpresë se gjërat do të përmirësohen. KQZ është themeli i aktivitetit që lidhet me zgjedhjet. Në qoftë se shembet themeli, ndërtesa rrëzohet”, - tha Topi. Duke akuzuar partitë politike që kanë hartuar Kodin Zgjedhor kryetari i FRD-së tha se mënyra se si është ndërtuar kontingjenti i partive në koalicione do të sjellë parlamentin më të dobët në këta 22 vjet. “Ne nuk qahemi, ne vetëm ekspozojmë situatën ashtu siç është. KQZ-ja e sotme është krejtësisht më e keqe se ajo kur presidenti dhe KLD-ja kishin në këtë institucion përfaqësuesit e tyre”, - tha kreu i FRD-së. Takimi i Topit me Roberto Batelin, kryetarin e OSBE-së në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në vend, bëhet në një kohë kur e gjithë trupa diplomatike në vend kërkon plotësimin e KQZ-së, në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje të pakontestueshme.

“Opozita të zbatojë detyrimet ligjore”

Nishani kërkon zëvendësimin e anëtarëve të KQZ-së Në një kohë kur e gjithë trupa diplomatike e akredituar në Tiranë bën thirrje për plotësimin e vendeve bosh në KQZ, edhe kreu i shtetit, Presidenti Bujar Nishani, i bëri apel Partisë Socialiste që vendet bosh të plotësohen. Kjo deklaratë e Nishanit u bë gjatë një bashkëbisedimi që ai zhvilloi me drejtuesit e medieve në vend. Edhe pse fillimisht ai nuk pranoi që të jepte komente, me argumentin se ishte jashtë kompetencave të Presidentit, Nishani në fund kërkoi që opozita të plotësojë vendet bosh, pasi i lind si një detyrim nga ligji. “Çështja e KQZ-së nuk i takon Presidentit. KQZ-ja me është e ndërtuar në atë që themi se baza është besimi ndaj procesit, pra në filozofinë bipartizane. Kjo është zgjedhje e palëve politike në Shqipëri. Në bindjen time do të preferoja një model që zgjedhjet të drejtoheshin nga administrata publike, por palët politike kanë zgjedhur këtë variant, duhet respektuar. Detyra e Presidentit është të respektojë detyrën që ka dhe të mos e cenojë atë asnjë centimetër, ndryshe do ta fuste Presidentin në një marrëdhënie kaotike me institucionet e tjera. Presidenca është një

institucion rigoroz, që nuk del nga ajo që përcakton Kushtetua. KQZ-ja është një nga elementet më të rëndësishme të procesit zgjedhor. Opozita duhet të marrë përgjegjësinë e saj institucionale dhe të plotësojë vendet e saj vakante, jo si obligim ndaj kundërshtarit të saj politik, por si kontribut në procesin e menaxhimit të zgjedhjeve. Besoj se parlamenti dhe forcat politike kanë forcat për të gjetur zgjidhjet përkatëse, por e rëndësishme është që vendet e opozitës të plotësohen”, komentoi Nishani. Takimi me drejtuesit e medies u zhvillua në një kohë kur vendi është një muaj përpara ditës së votimit dhe ka hyrë zyrtarisht në fushatën elektorale. Gjatë fjalës së tij Nishani deklaroi se mediet duhet të bëjnë një monitorim sa më të drejtë të situatës politike dhe të mos bien preh e abuzimeve politike.


04

« POLITIKË

E premte 24 maj 2013 •

ORGANIZIM ME MËNYRA TË REJA PREZANTIMI. MODELI “OBAMA” ZHVENDOSET NË KRYEQYTET

Hap fushatën elektorale ekipi i PS për Tiranën Kandidatët për deputetë priten si krushq nga mbështetësit dhe Rama

U

Kandidatët e Partisë Socialiste

prinë tingujt e muzikës. Përmes një korridori të ngushtë të mbështetësve kaluan në radhë njëri pas tjetrit kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste. Në fund e mbyllte rreshtin kreu i tyre Edi Rama, i cili së bashku me bashkëshorten përshëndeste me dorë militantë e simpatizantë në oborrin e pallati i sportit “Asllan Rusi”, organizim i cili shënoi hapjen zyrtare të fushatës elektorale.

Saimir Bashkim Tahiri

Bledar Melsed Doracaj

Vasilika Llambi Hysi

Alfred Maliq Dalipi

Ditmir Sulejman Bushati

Sadi Mehdi Vorpsi

Fatmir Sezai Xhafaj

Blerina Guri Gjylameti

Lindita Llesh Nikolla

Petrit Sami Vargu

Besnik Mitat Baraj

Arben Hasan Seferaj

Xhemal Myslim Qefalia

Shaqir Sadik Shehu

Sadri Ismail Abazi

Blendi Shaban Nallbani

Parid Nezmi Cara

Erjeta Lulzim Alhysa

Spartak Ibrahim Braho

Rodolf Llambi Xhillari

Artan Ilia Gaci

Ibrahim Mehmet Kalemi

Pjerin Zef Ndreu

Afrim Xhemal Qendro

Rakip Bajram Suli

Azbi Rexhep Arapi

Milena Fatos Harito

Lavdrim Rrahman Sahitaj

Dashamir Myslym Peza

Petrit Lek Deskaj

Enkelejda Hamit Shkreli

Besim Reshit Ruci

KRYETARI I PS NË HAPJEN E FUSHATËS ZYRTARE PËR QARKUN E TIRANËS

Rama: Ja premtimet për votën për numrin 29 “Kush pret legalizimin, do ta kthejë shtëpinë në pronën e vet”

“Kjo nuk është skuadër, por është armatë, sepse ka gjysmë milioni ushtarë në Tiranë. Vagoni i Aleancës së Shqipërisë Europiane nuk është një, as 40, është vetëm me një shinë. Dhe këtij treni modern të së majtës shqiptare i urojmë suksese. 23 qershori do të jetë dita e përmbysjes së madhe, por do të jetë edhe finalja e revolucionit tonë elektoral.”

Amerikë të vogël të atyre që sot kanë ndërtuar mijëra shtëpi me kursimet e mijëra sakrificave dhe forcën e ëndrrës për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë. Ato

shtëpi që prej 22 vjetësh presin shtetin e shqiptarëve që t’i kthejë në pasuri të patundshme të çdo shqiptari në Kamëz, Paskuqan, në Kodrën e Prifti, në Allias në Kinostiduio, Kombinat, Bregun e Lu-

“Tirana gjithmonë ka votuar dhe ka luftuar kundër diktaturave dhe diktatorëve dhe në vitin 2013 Tirana do t’i japë një mësim të mirë neodiktatorit të ri, neodiktatorit të vetëm Sali Berishës. Sali Berisha thotë ata ‘me Edi Ramën janë në autobus’. Por, zotëri, ne udhëtojmë me autobus siç udhëtojnë qytetarët, jo si ty me jelek antiplumb dhe makinë të blinduar.”

mit, njësinë nr. 5, në Sauk, në Selitë. Dhe unë zotohem para jush se më 23 qershor duke marrë një copë letër dhe duke shënuar një kryq te numri 29 çdo kryefamiljar që pret legalizimin, do ta kthejë shtëpinë e vet në pronën e vet përjetësisht të patundshme”, - vuri në dukje Rama. Njëkohësisht lehtësira fiskale për biznesin dhe hapje e vendeve të reja të punës ishin ndër premtimet e kreut Rama në këtë aktivitet. E bashkë me këto premtime sulmi ndaj kundërshtarit politik nuk kishte si të mungonte. “Kryeministri e ka zgjidhjen për çdo pyetje tuajën: vetëm rrugë. Ne sigurisht që kemi një projekt edhe për infrastrukturën, vërtet më 2011 na e vodhën Tiranën, por më 23 qershor Tirana si asnjëherë tjetër do të votojë ndëshkimin dhe Rilindjen”, - vlerësoi Rama.

I gjithë organizimi ishte ideuar të përmbante risi dhe aktivitetit nuk i munguan notat muzikore dhe batutat. Organizatorët kishin zgjedhur që në nisje të aktivitetit përmes tingujve të këndohej kënga “Ra Sala prej fikut”. Madje, trendi kishte dhe më, një pjesë e konkurrentëve provuan veten në muzikë duke kënduar karaoke “O Tiron’, o Tiron’, ti për ne je kampion”.

Trendi në PS

Fjala e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama do të ishte finalja e aktivitetit të organizuar dje nga kjo parti, e cila startoi zyrtarisht fushatën elektorale për kryeqytetin. Kështu, gjatë pasdites së djeshme kampi socialist zhvilloi një aktivitet ku hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit për qarkun e Tiranës. Pasi falënderoi dhe përshëndeti mbështetësit e shumtë në sallë për praninë në këtë aktivitetit, kryetari i PS-së, Edi Rama, bëri premtimet përkatëse për një fushatë elektorale. Sipas tij, nëse shqiptarët votojnë numrin 29 në fletën e votimit, pas 23 qershorit kryeqytetasit do të fitojnë legalizim të banesave, ndërsa biznesi do të marrë frymë me heqjen e taksës së vogël. “Kjo është Tirana kur gjithë shqiptarët ëndërrimtarë erdhën këtu për të ndërtuar një Amerikë të vogël, një

Xhafaj

Modeli Të rreshtuar në dy grupe në podiumin e ngritur në mesin e pallatit të sportit, kandidatët për deputetë pas tingujve të fortë të daulleve u prezantuan me radhë, duke pasur në thelb të çdo mesazhi pikërisht bindjen për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ishin zgjedhur ligjërime të shkurtra, me fjali specifike, duke mos rënë në përsëritje. Por refreni ishte i njëjtë: një votë jo vetëm për numrin 29 që mban Partia Socialiste në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, por dhe një votë për Ramën si kryeministër i ardhshëm. Ndërkohë, pasi dhanë mesazhet e tyre, kandidatët për deputetë ia lanë radhën kreut të tyre. Së bashku me bashkëshorten kryetari i Partisë Socialiste u ngjit në podium duke përshëndetur me dorë të gjithë të pranishmit. Me modelin e fushatës së Obamës, Rama së bashku me Lindën u munduan që të përçonin falënderimet e tyre për mbështetësit, të cilët ishin ngritur më këmbë duke brohoritur për çiftin Rama. E si për të faktuar që ky model është i marrë nga fushata e presidenti amerikan, menjëherë me ngjitjen në podium të Ramës dhe bashkëshortes në leduollet e vëna në anë të skenës u shfaq takimi mes Ramës dhe Obamës, një foto kjo e publikuar më herët nga Partia Socialiste, kur kreu i PSsë pati udhëtuar drejt SHBA-ve për të prezantuar programin.

Ervin Alfred Bushati

PREZANTIMI

Braho

Aktiviteti I tejmbushur, pallati i sportit priti me entuziazëm e ovacion kandidatët për deputetë, të cilët u ngjitën në podium duke përshëndetur të pranishmit. Pritja e mbështetësve dhe anëtarëve të PS-së u shoqërua me këngët e këngëtares së njohur Besa Kokëdhima, vajza e kandidatit për deputet për qarkun e Vlorës Koço Kokëdhima. Momenti erdhi, skuadra e qarkut të Tiranës sosi rrugëtimin e saj në portën hyrëse të pallatit të sportit. Një e nga një zbritën nga autobusi i “Rilindjes” dhe nën tingujt e veglave të shumëllojshme përshëndetën të pranishmit, që kishin dalë t’i prisnin në shesh. Jo pak zëra në atë oborr e trajtuan këtë ardhje si të krushqve së bashku me nusen e dhëndrin.

Andeli Sotir Majko

Majko: Kryeministër një dhëndër Tirone Për kandidatin për deputet Pandeli Majko numërimi mbrapsht ka filluar. “Kundërshtarët tanë kanë përballë fitimtarët e numrit historik 29. Ne kandidatët e qarkut të Tiranës marrim përsipër të përfaqësojmë në Kuvend dëshirën e kryeqendrës së shqiptarisë, Tiranës sonë të dashur, për të nxjerrë vendin nga stanjacioni. Tirana është si shpirti i trazuar i shqiptarit, ku flenë bashkë zhgënjimi dhe ëndrra. Në emër të ëndrrës ne socialistët do të trokasim te dera e Tiranës dhe te zemra e Tiranës. Në tiranë fillon Shqiptaria, dhe Shqipëria që po troket drejt familjes ku kemi vendin, në BE. Ndërgjegjja e Tiranës është e pandarë nga njerëzit e mirë e patriotë. Që nga Peza e pushkës së parë për liri te Dajti dhe Shëngjergji i mendjes. Nga Kavaja e demokracisë, nga Rrogozhina, Vora, Farka, Preza deri te Kamza e lyer blu nga jashtë, por e kuqe nga brenda”, deklaroi Majko. Sipas tij, fitorja e 23 qershorit do të filloje nga Tirana. “Pas 23 qershorit ne ju premtojmë një dhëndër tirone për kryeministër. Koha vrapon drejt nesh dhe ne marshojmë drejt saj”, - tha ai.


EKONOMI • E premte 24 maj 2013

»

05

PRITET MIRATIMI I FORMULARIT TË RI PËR LEGALIZIMET PAS 2006

Legalizimet, kush nuk paguan paratë, pronën ia merr ALUIZNI Brikena Dervishaj

N

ëse nuk realizohet pagesa për pronën në proces legalizimi, qoftë me para apo edhe me anën e bonove të provatizimit do ta humbasë mundësinë për ta regjistruar në emrin e tij. Kjo pronë do të regjistrohet në hipotekë në emër të ALUIZNIt. Ky institucion i cili bën edhe njoftimin për faturën që duhet të paguajë subjekti do të përcaktojë edhe afatet për shlyerjen e faturës. Me hyrjen në fuqi të ligjit, të interesuarit do të duhet të paguajnë tarifën për legalizimin dhe më pas të përfitojnë edhe regjistrimin e objektit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në ndryshim nga i mëparshmi, ligji i ri përcakton se për rastet kur aplikuesi nuk paguan tarifën e legalizimit, atëherë prona do të regjistrohet në ZRPP në emër të Agjencisë së Legalizimeve, deri në momentin që do të bëhet shlyerja e detyrimeve financiare. Shtesat e pallateve Në ligjin e vjetër, për rastet e shtesave të pallateve, nëse njëri prej bashkëpronarëve të shtesës së pallatit nuk paguante, atëherë procesi pezullohej. Ndërkohë, që me ndryshimet e reja, procesi i legalizimit vijon për pronarët që paguajnë tarifën e legalizimit për shtesën e pallatit apo godinat në bashkëpronësi, duke mos penalizuar pjesën që shlyen detyrimet. Këto ndryshime ligjore, sipas ekzekutivit, do t’i japin fund edhe procesit të legalizimeve të ndërtimeve informale. Procesi për legalizimin

SHPËRBLIMI Veç legazimit të objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit të kaluar është miratuar edhe kalimi i pronësisë për 3 646 objekte, si dhe është miratuar shpërblimi për 1 146 pronarë të cilëve u është zënë prona nga këto ndërtime, proces që aktualisht kryhet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në bashkëpunim me ALUIZNI-n. Deri në 2012 janë legalizuar edhe 37 100 objekte dhe kanë përfunduar procedurat e plotësimit të dokumentacionit për 90 mijë objekte informale, pavarësisht se procesi është tepër i vështirë dhe nuk ka përfunduar për të gjithë këta objekte. Gjithashtu sipas të dhënave zyrtare, janë derdhur në fondin e kompensimit financiar për ish-pronarët trualli i të cilëve është zënë nga ndërtimet informale një shumë prej 1 091 516 147 lekësh gjatë vitit 2012, fond që vijon të shtohet nga pagesat për ndërtimet pa leje.

e më shumë se 80 mijë ndërtimeve informale të pas vitit 2006 pritet që të nisë nga zbatimi pas datës 4 Qershor. Nga ky ligj, do të përfitojnë më së shumti ata që kanë ndërtuar shtesa pallatesh, ndërtesa mbi 5 kate apo banesa pranë akseve rrugore. Kushti kryesor për të përfituar legalizimin është që pronësia të mos jetë objekt i çështjeve gjyqësore. Kërkesa tip Banorët që kanë kryer

ndërtime pa leje pas 2006ës duhet të paraqesin një kërkesë për t’u bërë pjesë e procesit, pranë ALUIZNI-t, pas datës 5 qershor. Burime zyrtare pranë kësaj agjencie bëjnë të ditur se ekspertët janë duke përgatitur një formular tip i cili do të marrë edhe miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni dhe më pas do të bëhet publik për të interesuarit. Me plotësimin e këtij formulari

dhe me plotësimin e dosjes brenda afatit prej 45 ditësh do të jenë ekspertët e ALUIZNI-t ata që do të bëjnë verifikimin në terren dhe më pas të interesuarit duhet të bëjnë edhe pagesën përkatëse për ndërtimin, nëse do të kualifikohet për legalizim. Pagesa mund të bëhet edhe me bono privatizimi, pasi qeveria shtyu edhe me një vit afatin e përdorimit të tyre për këtë qëllim, pra deri në fund të 2014.

KREDITË ME PROBLEME ARRITËN NË 23.7% TË TOTALIT NË MUAJIN MARS

Kredia e re ende e ulët, por 13 banka me fitime Tremujori i parë 66% e kredisë nga bizneset për likuiditet Viti 2013 ka nisur me tregues financiarë pozitivë për bankat tregtare. Sipas të dhënave të paaudituara të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, 13 banka nga 16 gjithsej e kanë mbyllur tremujorin e parë me fitim. Pavarësisht nga një rritje shumë e ngadaltë e kredisë dhe nga një rritje e mëtejshme e shkallës së kredive me probleme, bankat po e përballojnë situatën e përkeqësuar ekonomike të sigurta dhe, në pjesën më të madhe, fitimprurëse. Megjithatë fitimi i sistemit bankar prej 1,331 milionë lekë për tremujorin e parë të vitit 2013, është rreth 32 për qind më i ulët se fitimi i të njëjtit tremujor një vit më parë. Kredia e re e disbursuar gjatë këtij tremujori në total

shënoi 40,890 milionë lekë dhe rreth 78 për qind është kredi për biznese. 41 për qind e kredisë së re është disbursuar në lekë ndërsa pjesa tjetër në monedhë të huaj, kryesisht në Euro. Kredia e re dhënë

individëve është përdorur në mënyrë pothuajse të barabartë si për financimin e pronave të paluajtshme ashtu edhe të konsumit. Ndërkohë, kredia e re për bizneset është përdorur për financim likuiditeti afat-

shkurtër rreth 66 për qind, dhe më pak për investime. Stoku i depozitave është rritur me 0.5 për qind krahasuar me 1.5 për qind që ishte kjo rritje në të njëjtin tremujor një vit më parë. Po kështu, depozitat e individëve u rritën me 0.7 për qind në krahasim me një rritje prej 3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2012, ndërsa depozitat e bizneseve vazhdojnë të paraqiten në rënie. Ritmet më të ulëta të rritjes së depozitave kanë shoqëruar uljen e normave të interesave të depozitave të sistemit bankar, në përgjigje të transmetimit të sinjaleve të politikës monetare. Kreditë me probleme vazhduan të rriten gjatë tremujorit të parë 2013 duke arritur në 23.7 për qind të totalit të kredive në fund të muajit mars.

Shërbimi për 3 mijë vizita në vit

AMC dhuron ekokardiografi për Pavionin e Pediatrisë AMC i dhuron spitalit pediatrik në Tiranë aparaturën e ekokardiografisë për kontrollin e shëndetit të zemrës tek fëmijët. Kjo aparaturë do të shërbejë për të ekzaminuar fëmijë nga lindja deri në moshën 15 vjeçare. Shërbimi i ekokardiologjisë përballon një fluks prej mbi 3000 vizitash në vit, ku një numër i konsiderueshëm fëmijësh vijnë për kontroll e trajtim mjekësor edhe nga vendet fqinje. Drejtori Ekzekutiv i AMC, Dimitris Blatsios, vizitoi ambientet e Spitalit Pediatrik dhe u shpreh se “AMC dhe grupet ku bën pjesë, Grupi OTE dhe Grupi Deutsche Telekom, synojnë të jenë të parët për sa i përket teknologjisë dhe novacionit, gjithashtu të jenë të parët edhe në zemrat e qytetarëve. Ndaj kompania vit pas viti ka kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës spitalore në vend. Madje edhe vetë punonjësit tanë kanë qenë pjesë e këtyre nismave duke dhënë kontributin e tyre personal për kauza të çmuara. Jam i lumtur që ekokardiografia e sapo vënë në funksionim do të shpëtojë jetët e shumë fëmijëve dhe do të lum-

turojë familjet e tyre. Ky është shpërblimi më i mirë për ne”. Zv/drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Arjel Çomo, shprehu mirënjohjen për dhurimin e ekokardiografisë për fëmijë dhe theksoi se spitali pediatrik tashmë ofron mundësi unike ekzaminimi, në nivel të krahasueshëm me atë të vendeve europiane. Ai shtoi se “mjekët e ekokardiografisë tani kanë në dorë një aparaturë moderne, e cila do t’ua lehtësojë punën e përditshme e do të rrisë nivelin e shërbimit në këtë spital”. Ndërkohë sipas kardiokirurgut Altin Veshti, ekokardiografia e re është një ndihmë e jashtëzakonshme, e cila hap rrugën për ndërhyrje kirurgjikale të saktësisë së lartë. “Pajisja e shërbimit të përgjithshëm të pediatrisë me këtë ekokardiografi u realizua në kuadër të projektit “Mesazhe shprese”, që ndërmerret nga AMC çdo fund viti.

Nisin përgatitjet për projektbuxhetin 2014

Shqyrtohen kërkesat e ministrive drafti gati në fillim të shtatorit Ministria e Financave ka nisur fazën e parë të shqyrtimit të kërkesave nga institucionet e ndryshme për buxhetin e vitit të ardhshëm. Mimoza Dhëmbi, Drejtore e Buxhetit në Ministrinë e Financave, shprehet për mediet se, kërkesat e këtyre institucioneve janë më të larta se buxheti i këtij viti. Negociatat pritet të zgjasin dy javë, e më pas do të nisë faza e shqyrtimit të dokumentacionit të mbledhur me pretendimet e çdo institucioni. Drafti përfundimtar parashikohet të jetë gati në fillim të muajit Shtator, nga ku pritet të dalin në dritë dhe hollësitë e ndarjes. Buxheti për vitin e ardhshëm pritet të ketë një rritje të mëtejshme të të ardhurave, duke pasur parasysh performancën më të cilën po shoqërohen si Administrata tatinmore ashtu dhe ajo Doganore, të cilat vetëm gjatë muajve të parë të 2013 kanë reflektuar një arkëtim të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Për këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka performuar pozitivisht në katër muajt e parë të vitit 2013. Konkretisht, në janar–prill 2013, Admin-

istrata Tatimore ka treguar një performancë të lartë të punës së saj duke realizuar planin e saj të mbledhjes së të ardhurave në masën 102.18%, ose 1.11 miliardë lekë më tepër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, realizimi është 1.48 miliardë lekë më shumë ose 2.92% më shumë. Duke përmendur taksat kryesore, shifrat tregojnë se të ardhurat e realizuara nga TVSH-ja janë 8.41% më shumë se plani ose mbi 800 milionë lekë më tepër. Krahasuar me periudhën janar– prill 2012, këto shifra janë 2.71% më të larta ose mbi 270 milionë lekë më tepër. Gjithashtu, të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin janë realizuar në masën 112.24%, 704 milionë lekë më shumë se plani i vendosur nga qeveria shqiptare. Krahasuar me 4-mujorin e parë të 2012 këto shifra janë 106 milionë lekë më tepër ose 1.7% më tepër.


06

« SOCIALE

E premte 24 maj 2013 •

ISSH: QYTETARËT TË VËMENDSHËM PËR DALJEN NË PENSION

Aplikimi me 1 viti vonesë, llogaritja e pensionit fillon në datën e kërkesës Erta Bode

N

ëse kërkesa për përfitimin e pensionit bëhet pasi ka kaluar periudha kohore 1-vjeçare nga dita reale e përftimit të tij, atëherë përllogaritja për pension do të fillojë pikërisht në ditën e kërkesës për pensionin e pleqërisë. Ky është rregulli i ri që Instituti i Sigurimeve Shëndetësore ka konfirmuar për të gjithë personat që depozitojnë ankesën në zyrë pa u njohur me legjislacionin përkatës. Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë është përcaktuar që e drejta e pensionit nuk parashkruhet. Personi që bën kërkesë pensioni jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, pensioni i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim, kështu që dorëzimi i kërkesës në çdo ditë pas afatit njëvjeçar bën çdo përfitues ta përfitojë pensionin në datën që do të bëjë kërkesën zyrtare për përfitimin e tij. Por nëse kërkesa për përfitimin e pensionit të pleqërisë bëhet brenda periudhës njëvjeçare pas datës që ai duhet të përfitohet me ligj, përllogaritje e përfitimit të pensionit fillon pikërisht nga data e ligjëruar. Situata Në Shqipëri një pjesë e mirë e njerëzve që janë në prag pensioni pothuajse janë emigrantë në vendet fqinje, kështu që vonesa me të cilën ata dërgojnë kërkesën për përfitimin e pensionit të pleqërisë bën që ata të humbasin për më shumë se një vit pensionin që duhet të merrnin. Kjo ndodh edhe me të moshuarit brenda vendit që për shkak të paaftësisë për t’u marrë me dokumentacione presin fëmijët që i kanë emigrantë të vijnë në Shqipëri dhe të merren me dokumentacionet e pensionit të tyre. Çdo ditë vonese, nëse kalon një vit, i bën pensionistët të humbasin një vit e më shumë vlerën monetare të pensionit. ISSH-ja bën të ditur se ka shumë ankesa nga njerëzit në momentin që atyre u komunikohet se pensioni u është përllogaritur që nga data e lëshimit të kërkesës për të përfituar këtë pension. Shpeshherë ata nuk janë të njohur me këtë pjesë të ligjit dhe akuzojnë se është pjesë monetare që mbahet nga punonjësit, mirëpo ky është një ligj. Kjo është një situatë e përgjithshme, që në radhë të parë i jep mundësi qytetarit të përfitojë pensionin e tij të pleqërisë qysh ditën kur ai duhet ta përfitojë atë, nëse lëshon kërkesën brenda periudhës njëvjeçare, në të kundërt do ta humb pensionin për një vit dhe për gjithë vonesën tjetër pas vitit

Dhuna në Shqipëri, vazhdojnë shifrat alarmante

2526 raste të dhunës fizike vjet, 345 më shumë se më 2011 Dhuna fizike në Shqipëri rritet çdo ditë. Vetëm viti 2012 ka shënuar 345 raste dhune më shumë se viti 2011. Për vitin 2012 u raportuan gjithsej 2526 raste të dhunës fizike brenda familjes. Edhe viti në të cilin jemi pritet të ketë shifra të larta, pasi deri tani konfirmohen 1127 raste të dhunës. Më të prekurit nga dhuna janë femrat dhe fëmijët. Shifrat bëhen të dituara nga raporti i “Amnesti International” qysh nga Londra. “Kjo do të thotë se dhuna në familje vazhdon të jetë një problematikë në Shqipëri”, - thuhet në raportin

e “Amnesti International”. Edhe pse nga qendrat sociale bëhen shumë fushata sensibilizuese, edhe pse Këshilli i Ministrave ndryshoi ligjin e personave që akuzohen për ushtrim dhune, ky fenomen nuk zhduket nga shoqëria shqiptare. Nga studimet e bëra nga ISHPja, bëhet e ditur se shkaqet kryesore janë kushtet ekonomike, konsumimi i alkoolit nga gjinia mashkullore si dhe të drejtat që kërkojnë femrat. Raportimet kanë treguar se në Shqipëri bëhet pjesë e dhunës e gjitha familja, zakonisht bashkëshortja dhe fëmijët.

MASH: Ndaj shpifjeve të Ramës për arsimin

Sheshet për shkolla ua dha miqve për të ndërtuar pallate

të parë. Bëhet e ditur se pension pleqërie i plotë u jepet gjithë të moshuarve që kanë mbushur moshën e lejueshme dhe kanë 35 vjet e 6 muaj periudhë të përgjithshme sigurimi. Kështu, ISHS-ja u bën apel të gjithë qytetarëve që presin të përfitojnë pensionin e pleqërisë që t’i bëjnë mirë llogaritë, me mënyrë që të mos u kalojë një vit afat, sepse do të humbin një vlerë monetare pensioni që e meritojnë.

E drejta për përfitimin e pensionit në Shqipëri nuk parashkruhet, kjo do të thotë se nuk mund të bësh kërkesë përpara ditës që me ligj qytetari e përfiton pensionin.

Personi që bën kërkesë pensioni jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, pensioni i paguhet që nga kjo ditë. Në të kundërt do të llogaritet nga data e kërkesës.

Ministria e Arsimit u kthen përgjigje deklaratave të kreut të PS-së, duke e vlerësuar ato si shpifjet e radhës. MASH bën me dije se Rama ka pasur shumë fonde për zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit dhe kushteve të tij, por s’bëri asgjë nga ato. “Rama gjatë një takimi elektoral në Tiranë iu ankua qytetarëve se qeveria ‘Berisha’ nuk i paska akorduar fonde për të ndërtuar dhe rikonstruktuar shkolla në kohën kur ai ishte kryetar i Bashkisë. Ky është një mashtrim i radhës, - bën me dije zyra e MASH. - Qeveria Berisha i ka akorduar Bashkisë së Tiranës

së ish-kryetarit Rama shumën prej 18 667 400 euro për ndërtimin e 7 shkollave të reja dhe rikonstruksionin e 19 të tjerave, pjesë e kredisë së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Gjatë kësaj kohe kjo Bashki ka qenë përfituese edhe e një fondi prej 42 218 180 dollarë nga buxheti i shtetit. Ai nuk e shfrytëzoi këtë fond, pasi nuk mundi të siguronte sheshe ndërtimi për to, sepse i nevojiteshin për ndërtimin e pallateve të miqve të tij, që tashmë janë deputetë të listës të forcës së tij politike, ka bërë me dije MASH.

ISKSH: HUMBIM 300 MIJË EURO NË VIT NGA GABIMET E MJEKËVE, TË CILËT PADITEN NGA PACIENTËT

Kosova: Pacienti të informohet dhe të firmosë operacionin Abazaj: Të ketë një ligj për dëmshpërblimin e pacientit kur mjeku gabon Çdo pacient në Shqipëri më së fundi merr të drejtën të informohet për sëmundjen e tij, si dhe të japë pëlqimin për ndërhyrjen kirurgjike. Pa pëlqimin e pacientit mjekët e kanë të ndaluar me ligj të kryejnë ndërhyrje kirurgjike në trupin e tij. “Letra informative” pritet të reduktojë dhe gabimet e shumta të mjekëve, si dhe të plotësojë kërkesat e pacientëve. Janë prezantuar dje nga vetë ministri i Shëndetësisë Halim Kosova 2 mjetet që fuqizojnë pacientin dhe e vënë atë në qendër të vëmendjes së sistemit shëndetësor. Me dokumentin “Letër informative” mjekët e kanë për detyrë të informojnë pacientin për llojin e patologjisë, problemet e saj, rrugët e kurimit dhe çdo rrezik. Për çdo tentativë operacioni ose dhe ndërhyrje të nevojshme, që nga operacionet më të lehta, si apendiciti e deri në bajpaset në zemër pacienti

ISUF KALO “Ne bëjmë strategji kombëtare për pacientët pa pacientë. Zëri i tyre nuk është i përfaqësuar, kemi vetëm mikroshoqata për sëmundje të caktuara. Ne kemi dhe kartën shqiptare të të drejtave të pacientëve, e cila është bërë, është përhapur. E vërteta është se pak njihet, qoftë nga mjekët, qoftë nga pacientët dhe akoma më pak zbatohet”, - tha Kalo.

duhet të informohet gjerësisht dhe duhet të japë patjetër pëlqimin e tij për kryerjen e operacionit. Nëse pacienti është fëmijë, për këtë duhet të informohen prindërit e tij; nëse është i paaftë, për këtë duhet të informohen familjarët e tij më të ngushtë dhe të japin ata pëlqimin e tyre. Gabimet

mjekësore pritet të reduktohen me këtë praktikë të re. Vetëm vitin e kaluar Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor si pasojë e pretendimeve që kanë ngritur pacientët për gabime nga ana e mjekëve ka humbur rreth 300 mijë euro. Për të shmangur këtë në pesë shërbimet kryesore: atë të

urgjencës, kirurgjisë, imazherisë, okulistikës dhe ORL-së, do të aplikohen letrat informative, në të cilat do të shënohet edhe pëlqimi paraprak i pacientit përpara se të ekzaminohet. “Ne kemi mangësi në informimin e pacientëve, nuk japim informacion para se të bëjmë diçka në të mirë të tyre. Firma u merret pacientëve pa informuar hollësisht dhe kur merret dokumentimi është shumë i qartë. Nuk ka hollësira që të themi se pacienti i kuptoi ato që i thamë dhe është i ndërgjegjshëm për atë. Kjo natyrisht prodhon kon-

flikte”, - tha Isuf Kalo, drejtor i QKCSA-së. “Kryesisht janë ankesa për diagnoza të gabuara dhe vdekje të sëmurësh në spitale. Dhe dëme sigurisht që u ka shkaktuar diagnostikimi, zgjatja e qëndrimit në spital, gjymtimet”, - tha Din Abazaj, president i Urdhrit të Mjekut. Nga ana tjetër, Abazaj thotë se duhet të ketë urgjentisht një ligj për dëmshpërblimin e pacientëve. Në rastin e gabimeve mjekësore pacienti duhet të paguhet për dëmin që i është bërë nga institucioni shëndetësor.


AKTUALITET • E premte 24 maj 2013

»

07

INTERVISTA/ AMERIKANI, 70 VJET PAS UDHËTIMIT SEKRET NË TOKËN SHQIPTARE

Ndjekja, rrëzimi i avionit dhe urdhëri: “Infermierë, mos përmendi Shqipërinë” SHBA- Harold Hayes ishte vetëm 21 vjeç nëntorin e 1943-shit, kur me avionin transportues ai dhe 29 amerikanë të tjerë udhëtonin për të zbarkuar në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët. Prestigjozia “Nacional Geografic” i kushton një vend special intervistës me protagonistin amerikan, teksa ai rrëfen emocionet e 70 viteve të shkuara. Gjatë muajve të kalvarit të tyre, grupi i burrave dhe grave ka përshkuar më shumë se 600 milje në terren brutal, përballë trupave gjermane, të dëshpëruar nga uria dhe sëmundjet. Të dobësuar e mbijetuar mes stuhive dhe të ndodhur mes përleshjeve, kur më në fund u bashkuan me linjat e Aleatëve, atyre iu ndalua, nga krerët e ushtrisë, diskutimi i detajeve të rrugëtimit, me askënd, madje as me familjarët e tyre. Tani, pothuajse 70 vjet më vonë, Hayes, anëtari i vetëm i gjallë i atij grupi, flet për përvojat e tij me Cate Lineberry, autor i librit të ri, “Shpëtimi sekret: Një histori e patreguar e infermierëve amerikanë dhe infermierëve prapa vijave naziste”, botuar këtë muaj. Cili ishte roli juaj në Forcat Ajrore të Ushtrisë dhe ku keni shërbyer në fillim të nëntorit 1943? Unë kam qenë një mjek dhe anëtar i skuadronit mjekësor 807 për evakuimin me Transport Ajror në Katania të Sicilisë. Ne fluturuam nga selia jonë në Sicili, në Italinë jugore, në aeroplanët e transportit që mbante pajisjet dhe njerëzit, drejt linjave të frontit. Më pas, me të mbërritur në front avionët tanë ngarkoheshin me pacientë që ktheheshin në Sicili ose në Afrikën veriore, ku ata mund të merrin trajtim më të mirë mjekësor. Kush ishte duke udhëtuar me ju në avionin e transportit C-53D, atë ditë nëntori? Ka pasur 30 njerëz në aeroplan: një pilot, një bashkëpilot, një operator radio dhe një shef ekuipazhi, plus 13 infermierë dhe 13 mjekë. Shiu kishte penguar ndonjë prej nesh të largohej nga Catania për tre ditë dhe oficeri ynë komandues vendosi të dërgojë gjysmën e personelit mjekësor në skuadrën tonë për të ndihmuar në evakuimin e shumë pacientëve që po na prisnin. Vetëm një pasagjer, përveç ekuipazhit të fluturimit, nuk ishte pjesë e 807-ës. Ai ishte një mjek nga 802-shi dhe udhëtoi me ne për në Bari, bregdetin juglindor të Italisë. Përse pilotët e përplasën në tokë aeroplanin? Nuk kishte asnjë re në qiell, kur lamë pistën ajrore, por sa më shumë kalonim Barin, më

Mosmarrëveshje mes 2 familjeve

Policia: Vëllezërit shqiptarë vranë bashkëkombasin e tyre

dinin se ku ishim. Ata madje se dinin që ishim në Shqipëri; ata vetëm e dinin se ishim të humbur. Shqetësimi tjetër ynë i madh ishte se këpucët tona ishin copëtuar shpejt për shkak të terrenit, veçanërisht ato të infermierëve. Ne shpresuam të dilnim në bregdet, e mënyra e vetme ishte të ecim.

shumë re shfaqeshin. Ne na kapi shpejt një stuhi e dhunshme dhe humbi i gjithë komunikimi me stacionin në Bari. Pilotët u ngjitën mbi ret, por kur avioni u ngjit deri në rreth 8.000 këmbë, krahët filluan të ngriheshin lart, kështu që na duhej të zhyteshim poshtë reve. Ne mundeshim të shikonim një vijë bregdetare; pilotët mendonin se mund të kishim fluturuar nëpër Itali dhe ishim në afërsi të bregdetit perëndimor të Italisë. Ata nuk e kuptonin që ne e kishim kapërcyer Adriatikun. Pilotët u përpoqën të uleshin në atë që dukej si një aeroport të braktisur dhe aty dikush filloi të na gjuajë. Pilotët menjëherë u drejtuan për nga retë. Kjo ishte ndoshta pjesa më e frikshme e fluturimit, pasi nëpërmjet një lugine, u dukën majat e maleve, më të larta sesa retë. Kur kemi dalë nga retë, avioni ynë ishte shumë afër me një avion luftarak gjerman dhe pastaj me një tjetër. Pilotët vazhduan duke u përpjekur t’u shmangeshin avionëve të armikut dhe për-

fundimisht gjetëm një vend pranë një liqeni, ku ne u ulëm me anë të një rrëzimi të lehtë. Kush ju ka ndihmuar pas rrëzimit? Ndihmësit tanë të parë ishin partizanët shqiptarë, pjesëtarë të një grupi të rezistencës, që kishin luftuar me gjermanët, që na udhëhoqën nëpër male. Ne u ndihmuam edhe nga shumë fshatarë shqiptarë që na ftuan të qëndronim me ta natën dhe ndanë atë pak ushqim që kishin, me ne. Nëse ata do t’i kishin kapur gjermanët, ata do t’i kishin vrarë. Unë jam i sigurt se pa ndihmën e popullit shqiptar, ne nuk do të kishim mbijetuar atë dimër. Operatori britanik në vend, si dhe një oficer amerikan dërguan njerëz që na nxorrën përfundimisht jashtë. Cili ishte shqetësimi juaj më i madh, ndërsa ju ishit bllokuar pas linjave të armikut? Një nga shqetësimet tona të mëdha ishte se ushtria amerikane dhe familjet tona, nuk e

Si arriti grupi të mbijetonte së bashku gjatë këtyre muajve të vështirë? Për pjesën më të madhe, kaluam mjaft mirë bashkë, por kishte disa njerëz, të cilët e shtynin njëri-tjetrin në rrugën e gabuar. Kur ishim të uritur, në të ftohtë dhe të lodhur, harronim pothuajse çdo gjë tjetër dhe mendonim vetëm për të mbijetuar. Watson, një nga infermjeret, tha: “Çdo gjë që mund ta bëjë një mjek, mund të bëj edhe unë” dhe pikërisht atë bëri. Ky është një shembull sesi ishte shumica e infermierëve. Ata nuk ndalonin apo të ngadalësonin udhëtimin. Pse ua kanë ndaluar të diskutoni përvojat tuaja në Shqipëri, edhe pas lufta kishte mbaruar? Kur u kthyem në linjat aleate, ne nuk u lejuam t’i tregonim askujt se ku kemi qenë, kush na ndihmoi, apo sesi u arratisëm. Fshehtësia ishte për të mbrojtur njerëzit që na kishin ndihmuar dhe për të mbrojtur mjetet e arratisjes për aviatorët e ardhshëm. Pas luftës, Enver Hoxha u bë diktator i pamëshirshëm i Shqipërisë dhe ne ishim të shqetësuar se në qoftë se do t’ ua jepnim emrat e shqiptarëve që shpëtuan jetët tona, ata do të vriteshin. Ne vonë mësuam se një prej partizanëve, të cilët na ndihmuan, u burgos menjëherë pas luftës dhe u ekzekutua. Përshtati: Mariglen Mullai

ANGLI- Xhem Krasniqi, 31 vjeç, nga Shqipëria, u qëllua në bark, në rrugën e Kishës. Këtë të shtunë ai po ecte me vëllain dhe nipin, kur u qëllua, por ata nuk u goditën nga plumbat. Policia tha se të shtënat mund të kenë qenë pjesë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy familjeve shqiptare. Oficerët besojnë se i armatosuri ishte Edmund Nela, 30 vjeç, i cili ka shtetësi të dyfishtë, britanike dhe shqiptare. Alberti, vëllai i tij, 34 vjeç, gjithashtu është duke u hetuar. Xhem Krasniqi kishte dy fëmijë dhe ka punuar si bodigard publiku në Kent. Policia tha se ishte dhënë urdhër për disa kërkime që ishin duke u kryer në Brighton dhe Hove. Një zëdhënëse e policisë tha se oficerët në lagje kishin vizituar kafenetë që frekuentohen nga komuniteti shqiptar. “Nga aktiviteti ne kemi bërë deri më tani, dyshojmë se ata mund ta kenë lënë zonën”,-tha ajo. Ndërkaq, të gjitha portet janë njoftuar për identitetet e vëllezërve. Në një deklaratë, vëllai i Krasniqit tha: “Xhemi ishte një njeri i dashur dhe i përkushtuar ndaj familjes që jetojnë një jetë normale në Kent. Ai ka punuar shumë dhe ishte një ofrues i mirë për gruan dhe fëmijët e tij. Ai e donte familjen e tij dhe miqtë, si dhe ishte tipi i njeriut që nuk do të bënte asgjë askujt. Ai ishte një baba i një vajze 4-vjeçare dhe një djali 7-vjeçar, që do të humbin babain e tyre që e donin shumë”.

Shqiptari vrau biznesmenin në pension

E bija: Uroj që atij t’i kujtohet përjetë babai im i vdekur

ANGLI- Bija e një biznesmeni në pension, të vrarë nga një hajdut shqiptar, i maskuar, në shtëpinë e tij, dje tha se shpreson që njeriu i bezdisshëm do përndiqet nga krimi i tij për pjesën tjetër të jetës. Në atë që u përshkrua si “makth i keq i çdo shtëpie”, Ted Syrad u sulmua kur u largua nga dera e pasme në shtëpinë njëkatëshe të tij të hapur që të ndizte një cigare, ndërsa gruaja e tij ishte duke shikuar televizor. Syrad, 64 vjeç, i cili kishte një sëmundje të zemrës, u rrah egërsisht nga Gëzim Delija, emigranti ilegal shqiptar që detyroi atë të zbulonte se ku i mbante çelësat ku kishte lënë qiranë e javës, nga pasuria e tij në bisnes. Më pas Delija dhe bashkëpunëtori i tij u arratisën me më shumë se 7.000 paund, kur gruaja e Syrad, 62-vjeçarja Anne, e lidhur dhe e rrahur nga agresorët, e gjeti atë të shtrirë, në kuzhinë, janarin e vitit të kaluar. Delija, 41 vjeç, shtetas shqiptar, u gjet fajtor në Old Bailey, këtë javë, për vrasje dhe grabitje dhe u burgos me 20 vjet. Ai do të deportohet në Shqipëri në fund të dënimit të tij. Bashkëpunëtori i tij ende nuk është identifikuar apo ndaluar, ndaj e bija e Syrad, 45-vjeçarja Julie Cutts tha: “Është absolutisht e papranueshme për mua se ai ishte këtu ilegalisht.. ?, por kush jam unë të them se çfarë duhet të bëjë qeveria. Unë dua që ai të vuajë si babai im. Shpresoj se ai e kujton babain tim të shtrirë atje, të vdekur dhe kjo ta përndjekë përjetë”.


08

« AKTUALITET

E premte 24 maj 2013 •

PREZË, KAJMAKU: 8 VATRA. NË BLLOK ZJARRI NGA RRJEDHJA E GAZIT

Zjarret u “përpijnë” 250 mijë euro kryesocialistit të Prezës e restorantit Mariglen Mullai

shtëpinë dhe biznesin e kreut të PS së Prezës është shumë i madh dhe llogaritet në 200 mijë euro. Ai ka kërkuar nga shteti të zbardhë menjëherë të vërtetën lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë, në një prononcim më herët, edhe deputeti i PS, Artan Gaçi, e ka cilësuar ngjarjen si mirëfilli politike.

D

y zjarre ranë dje në dy bisnese kryeqytase, duke shkaktuar dëmtime në mijëra euro, ku rasti i parë i përket zyrtarit të PS-së në Prezë, teksa i dyti një restoranti luksoz në ish-bllok. Në të dyja rastet, zjarrfikëset dhe forcat e policisë mundën të mos lejonin përhapjen e mëtejshme të flakëve, duke i vënë ato nën kontroll. Ndërkaq, në rastin e Prezës, dëmi llogaritet në 200 mijë euro, ndërsa zjarri në ishbllok dyshohet se ka “përpirë” të paktën 50 mijë euro.

Zjarri në ish-bllok Një lokal në rrugën ‘Perlat Rexhepi’, në zonën e ishbllokut, Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e djeshme. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 14:15 në ambientet e lokalit “Tiki-bar”, ndërkohë që materiali prej druri i lokalit favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve. Zjarri u përhap me shpejtësi në katin e parë të një pallati, ndërkohë që policia evakuoi banorët. U deshën disa minuta që 4 mjete zjarrfikëse të izolonin dhe të vendosnin nën kontroll flakët. Haki Hoxha, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës tha se “E kapëm në kohë zjarrin dhe tani jemi në fund. Ishte një lokal në katin e parë. Zjarri është izoluar dhe nuk rrezikon pjesë të tjera. Me shkaqet do merren ekspertët”, duke vënë në pah edhe një tjetër problem që hasin zjarrfikëset, trafikun në rrugë. Zjarri ka shkaktuar panik tek qytetarët, për shkak se kjo zonë frekuentohet tepër sidomos nga të rinjtë, ndërkohë që nuk raportohen për të lënduar në njerëz, por vetëm për dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shkrumboi gjithë lokalin, ndërkohë që policia nga hetimet paraprake dyshon se një nga shkaqet është rrjedhja e gazit, ndërsa dëmi vlerësohet në 50 mijë euro.

Kreu i PS të Prezës Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e së enjtes në Tiranë banesën dhe biznesin e një shtetasi, për fat të mirë pa shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale. Nga informacionet e para policore rezulton se ambientet e dëmtuara janë pronë e shtetasit Shefqet Kajmaku, kryetar i Partisë Socialiste në Prezë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm, fatmirësisht pa pasojë në njerëz, pasi të afërmit e Kajmakut kanë mundur të pikasin flakët duke arritur të shpëtojnë familjarët e tij nga asfiksia. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të neutralizojnë edhe flakët, ndërkohë që sipas tyre zjarri ka qenë i qëllimshëm duke qenë se janë konstatuar 8 vatra të ndryshme dhe janë gjetur gjurmë benzine. Kreu i PS në Prezë, ka deklaruar se ngjarja ka vetëm prapavijë politike, pasi vazhdimisht u janë bërë presione. Ai ka përjashtuar çdo lloj arsyeje tjetër, pasi siç tha nuk ka konflikt me asnjë njëri. Dëmi në

DHUNË, FYERJE E SHARJE ETNIKE NË STADIUM, NDJESHJA NDËRPRITET

Shkëndija-Teteks ndez konfliktet etnike Maqedonasit dhe shqiptarët nuk po gjejnë paqe SHKUP- Finalja në futboll, e kupës maqedonase është braktisur të mërkurën vonë, për të frenuar tensionet në rritje, pasi tifozët rivale maqedonase dhe etnike shqiptare, filluan shkëmbimin e toneve nacionaliste. Ndeshja, mes Teteks dhe Shkëndijës, u riplanifikua për të dielën dhe Federata e Futbollit maqedonas tha se ajo do të luhet në një stadium të zbrazët për të shmangur provokimet. “Përkundër përgatitjeve serioze, finalja e kupës u përdor për shfaqjen e mesazheve politike dhe nacionaliste, e shoqëruar me sjellje të dhunshme nga individët dhe

pjesëtarë të grupeve tifoze, të cilët kanë kaluar kufijtë e korrektësisë”,- thanë të rinjtë e Maqedonisë në një deklaratë.

Ndeshja u braktis 20 minuta pasi kishte filluar, për shkak të frikës se mund të shtonte dhunën mes ekipeve. Të dyja

vijnë nga qyteti perëndimor i Tetovës, i cili pati luftime të ashpra në vitin 2001, gjatë përleshjeve mes forcave të qeverisë maqedonase dhe shqiptarëve etnikë. Konflikti e detyroi vendin e vogël ballkanik të shkonte në prag të çeljes së luftës civile, derisa Perëndimi ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje për t’i dhënë pakicës së gjerë etnike të vendit, pra shqiptarëve, të drejta më të mëdha. Shkëndija, e themeluar në vitin 1979, është mbështetur kryesisht nga shqiptarë etnikë të Tetovës, ndërsa pjesa më e madhe e tifozëve të Teteks janë maqedonas etnikë.

Ishte duke punuar

E pickon insekti, vdes një 39-vjeçar shqiptar ITALI- Jovalin Kolaj, 39 vjeç, banor në Monchiero, me origjinë shqiptare, vdiq për shkak të shokut anafilaktik, të shkaktuar nga një pickim insekti. Mediet italiane raportojnë se ishte ora 17.30, kur Jovalini, farkëtar dhe zejtar, po merrej me muret e një familjeje në Magliano, ishte duke punuar, kur iu drejtua zonja e shtëpisë, duke i thënë se ishte pickuar nga një insekt. Gruaja menjëherë kërkoi dezinfektues, por kur ajo hyri në dhomë, e ka gjetur njeriun në tokë, pa ndjenja. Në pak minuta erdhi ambulanca, por edhe pse reagimi për helm ndaj insekteve ishte shumë i shpejtë, shqiptari kishte vdekur para se mjekët mund të ndërhynin.

Njëri vodhi kompjuterin në bankë

Policia zbulon autorët e disa grabitjeve në Tiranë Një person u prangos për vjedhje nga shërbimet e Seksionit kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, ndërsa 2 të tjerëve tashmë të arrestuar, u janë dokumentuar edhe 2 grabitje të tjera. Kështu, në pranga ra 23-vjeçari Edison Osmëllari, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë. Në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“ te një filial banke e nivelit të dytë, ai ka vjedhur një njësi qendrore kompjuteri të markës “Dell”. Shërbimet e komisariatit nr.3 nga vazhdimi i hetimeve të kryera, kanë mundur të dokumentojnë se autorë të vjedhjes së sendeve në makinën e shtetasit A. XH. dhe të vjedhjes së lap-topit të shtetasit M. R, janë dy personat Renalt Tahiri, 28 vjeç dhe Denis Meçolli, 27 vjeç.

Pranga 33-vjeçarit në Kamzë

Alkool e bixhoz, më pas dhunë mbi vëllezërit dhe xhaxhallarët Një 33-vjeçar që terrorizoi vëllezërit e xhaxhallarët e tij, duke ushtruar dhunë në shtëpitë e tyre, është vënë në pranga nga shërbimet e komisariatit nr.5. Kështu është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Qose, 33 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Kamzë. Ky shtetas dyshohet se dje rreth orës 14.30, në banesën e shtetasit B. Qose ka dhunuar fizikisht shtetasit: L. Qose, 40 vjeç, R. Qose 19 vjeç, B. Qose 43 vjeç dhe G. Qose 36 vjeç, të gjithë lindur në Gramsh dhe banues në Kamzë. Nga dëshmitë që dhanë vëllezërit, xhaxhallarët dhe nipërit e agresorit, mësohet se ai herë pas here konsumonte alkool dhe luante bixhoz, ndërsa kërkonte lekë nga të tijtë. Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Dhunës në familje” të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Aksidenti në Tiranë

Përplasi kalimtarin dhe u largua, pranga 60-vjeçarit Shërbimet e komisariatit nr.6 bënë të mundur arrestimin e 60-vjeçarit Reshit Xhameta, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, pasi dje rreth orës 16.00, në rrugën “Shaban Bardhoshi” duke drejtuar mjetin autobus “Iveco”, me targa AA 970 GI, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Sh. K. lindur në Korçë, banues në Tiranë, i cili u dërgua në S.Q.U në gjendje të rëndë për jetën. Ky shtetas u kap më pas pasi ishte larguar nga vendi aksidentit. Materialet do t’i kalojne Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290 e 273 të Kodit Penal.


AKTUALITET • E premte 24 maj 2013

»

09

DURRËS, NDALOHEN 2 SHTETAS, U GJENDEN DHE DISA PRERJE 1000 LEKËSHE

Qarkulloni kartëmonedha false, arrestohen Njëri nga të arrestuarit përdorte adoleshentët për t’i hedhur në treg Shtetasi në fjalë u kap në flagrancë në lagjen 12 të qytetit Durrës, duke vënë në qarkullim një sasi prej 4.000 lekësh, në prerje 1.000 lekëshe, të falsifikuara. Nga hetimet e kryera rezultoi se sasinë e kartëmonedhave të falsifikuara personi në fjalë e kishte siguruar nëpërmjet shtetasit Roland Demaliaj. Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se ky shtetas prodhonte dhe në bashkëpunim me shtetasin Sadik Dinga shiste kartëmonedha të falsifikuara, duke

Seksioni kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policise Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Durrës, realizuan ditën e djeshme operacionin policor “Adoleshenti” me fokus goditjen e rasteve të prodhimit e hedhjes në qarkullim të kartëmonedhave të falsifikuara. Në kuadër të këtij operacioni nga këto struktura u kapën e arrestuan në flagrancë shtetasit: S. Dinga, 23 vjeç, lindur në Ishëm e banues në lagjen 13 Durrës.

përdorur të rinj adoleshentë për hedhjen e tyre në treg. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Roland Demaliaj u gjet dhe sekuestrua në cilesinë e proves materiale një kartëmonedhë 1000-lekëshe e falsifikuar dhe një laptop së bashku me printer-skaner, të cilat përdoreshin prej tij për të printuar monedhat falso. Nga kjo strukturë policore po vijon hetimi në drejtim të identifikimit të bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari penale.

NJË PJESË E PENSIONEVE FAMILJARE ME KUSHTE QË LËNË PËR TË DËSHIRUAR

Llixhat e Elbasanit pa mjekë, pacientët të pasigurtë LEDIA LLESHI ELBASAN- Qendra Termale e llixhave në Elbasan një nga më të mëdhatë në vend, vuan mungesën e mjekëve specialistë duke rrezikuar jetën e pushuesve që vijnë për kurim. Llixhat e Elbasanit njihen si zona kurative të shumë sëmundjeve reumatizmale, artroza, sëmundje të sistemit nervor, gjinekologjik, enëve të gjakut, aparatit tretës, etj. Pranvera dhe vjeshta janë stinët që popullojnë llixhat e Elbasanit, kjo për faktin se vlerat kurative të ujrave termale, japin efekt në muajt prill-maj dhe gusht-tetor. Mjeku i vetëm i komunës Tregan, Hysni Pepa, ku përfshihet edhe zona Llixhës u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë, për vendosjen e mjekut në hotelet, në të kundërtën t’u hiqet licenca e ushtrimit të veprimtarisë sepse jeta e pushuesve është në rrezik. Pronarët e hoteleve shprehen se problemi qëndron tek mungesa e një bashkëveprimi midis institucioneve shëndetësore dhe pronarëve të hoteleve për vendosjen e një mjeku specialist rematologu në qender afër pikave ku bëhen banjot, sepse turizmi është sezonal dhe nuk janë mundësitë financiare që ta punësojnë gjatë gjithë vitit një mjek. Llixhat në kulmin e tyre… Përgjithësisht ofrohet ushqimi në tri vakte dhe çmimi bazë për 14 ditë është 180 mijë lekë të vjetra për një person. Por çmimet variojnë nga shërbimi. Kështu nëse merr shërbime shtesë siç është balta apo hidromasazhi vlera e shërbimit rritet dhe shkon deri në 250 mijë lekë të vjetra po për të njëjtën periudhë. Shërbimin e baltës nuk e ofrojnë të gjitha hotelet, por vetëm disa prej tyre. Ndërkohë shërbimin e mjekut e ofrojnë të gjithë hotelet dhe disa prej tyre kanë mjekë me rreth 30-35 vjet eks-

Plagoset në atentat kreu i PD-së në Shtiqen të Kukësit TIRANE- Incidente në Kukës e Tiranë 24 orë para hapjes zyrtare të fushatës elektorale. Në mesnatë është qëlluar me breshëri automatiku kreu i PD në Shtiqën të Kukësit, ndërsa rreth orës 04:00 u dogj shtëpia dhe biznesi i kreut të PS në Prezë. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm mësohet se Bujar Shehu, kreu i PD-së në Shtiqën ka qenë duke udhëtuar me makinë drejt banesës së tij kur persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë dhe e qëlluan me breshëri automatiku. Sipas burimeve policore, të cilat kanë nisur menjëherë hetimin mësohet se Shehu po kthehej në banesë teksa i kanë zënë pritë disa të panjohur, të cilët u larguan menjëherë pas të shtënave. Mësohet se Shehu ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak.

Vjedh dy kompjutera në fshat, arrestohet nga policia BERAT – Ka udhëtuar dy orë në këmbë nga qyteti i Beratit për në fshatin Vodicë 5 km në lindje të këtij qyteti për të vjedhur kompjuterat e një kafe-interneti, por është zbuluar, ende pa i dërguar dy kompjuterat në shtëpi, pasi njëri prej banorëve të këtij fshati që e ka parë ka lajmruar organin blu. Kanë qenë punonjësit e policisë të komisariatit të Beratit ata që rreth orës 04.00 të mëngjesit të djeshëm i kanë vënë prangat shtetasit Julian Raxhi Zenuni, 26 vjeç banor i të njëtit qytet, si dhe e kanë shoqëruar për në dhomat e paraburgimit. Po të njëtat burime bëjën me dije se shtetasi i mësipërm është marrë nënhetim nga oficerët e Policisë Gjyqësore. S.G

Arrestohen dy vëllezërit, rrahën për motive të dobëta 19-vjeçarin KUÇOVË – Ndalohen nga punonjësit e policis të komisariatit të Kuçovës dhe më pas shoqërohen për në dhomat e paraburgimit dy vëllezërit F. e G. Agalliu banorë të lagjes “1 Maj” të po këtij qyteti. Burime të policisë bëjnë me dije se ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë për arsye se në datën 17.05.2013 rreth orës 16.30, në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin me iniciale Xh.H, 19 vjeç,banues në Kuçovë, e kanë rrahur atë duke e lënë në gjendje të rëndë në mes të rrugës. Kanë qenë banor të këtij qyteti dhe kalimtar të rastësishëm ata që i kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit duke e dërguar për në spitalin rajonal të qytetit të Beratit për t’i dhënë ndimën mjekësore. Burime nga bluzat e bardha të këtij spitali që i kanë dhënë ndihmën intensive mjekësore pacientit thanë për gazetën se dy ditë më parë kanë ndërhyrë me operacion dhe i kanë hequr shpretkën për arsye të dëmtimit të saj. Po të njëjtat burime spitalore thanë për gazetën se pacienti vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për arsye se ka marë shumë plagë në kokë dhe në të gjithë gjymtyrët e trupit. Pasi ka zbuluar autorët e kësaj dhune policia ka bërë menjëherë ndalimin e dy vëllezërve Agalliu. S. G.

Zbulohet duke vjedhur banesën, arrestohet

periencë. E kundërta ndodh në pensionet private të krijuara nga banorët. Shumë prej tyre kanë investuar duke krijuar banjat, por kushtet e shërbimit lënë për të dëshiruar. Ujin e kanë marrë nëpërmjet tuba-

cioneve që sipas specialistëve humbet efektin e gazit sulfuror, por pavarësisht këtyre kanë çmime më të ulta. Për shembull nëse zgjedh një pension familjar në Llixhat e Elbasanit do të kushtojë të paktën 3

E lënduara, rëndë në spital për shkak të frakturave

Godet me mjete të forta në kokë gruan, arrestohet VLORE- Në orët e para të mëngjesit të djeshëm në policinë e Vlorës është denoncuar një rast dhune brenda familjes, me pasojë plagosjen e një gruaje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Alikokë ku gjatë një konflikti për motive të

dobëta 49-vjeçari Gëzim Selimi ka goditur me sende të forta në kokë bashkëshorten e tij L.Selimi 45 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të shumta, çka ka bërë që gruaja të dërgohet me urgjencë në spital. Menjëherë në banesë kanë shkuar shërbimet e

mijë lekë më pak, por ka edhe më lirë. Mungesa e mjekut bën që pensionet familjare të jenë më pak të kontrolluara dhe me më shumë probabilitet për probleme shëndetësore tek të trajtuarit.

policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë bërë të mundur kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të Gëzim Selimin për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Burime zyrtare nga policia thanë se 45-vjeçarja ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të frakturave të shumta dhe të çarave të mëdha në kokë.

BERAT – Kapet në flagrancë shtetasi Z. Dylaku, banor i lagjes “Donika Kastrioti” duke vjedhur banesën e shtetasit A. Ahmetaj, banor i të njëtës lagje. Gjatë kontrollit që patrulla e policisë i bëri në momenti që 27-vjeçari Dylaku po dilte nga shtëpia iu gjetën në karrocën e tij, disa vegla pune dhe mbetje skrapi. Më pas patrulla e policisë i kanë vënë prangat në flagrancë dhe ka shoqëruar në dhomat e paraburgimit autorin e kësaj vjedhjeje. Kanë qenë ekspertët e policisë të antikrimit ekonomik ata që kanë vlerësuar dëmin material që kap vlerën 10 000 lekë. Më pas oficerët e Policisë Gjyqësore që kanë marrë në hetim autorin e kësaj vjedhjeje kanë përpiluar akuzën dhe dosjen përkatëse, të cilin së bashku me materialet përkatëse iu kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor, Berat. S. G

Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet ELBASAN- Një 68-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi një natë më parë ka goditur e rrahur bashkëshorten e tij dhe vajzën 20-vjeçare. Riza Duja 68 vjeç me banim në lagjen “Dyli Haxhire Myzyri” në qytetin e Elbasanit gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa ishte në banesë ka pasur një konflikt me familjarët e tij dhe në grindje e sipër ka goditur gruan 53-vjeçare dhe vajzën e tij 20 vjeçe. Sipas të dhënave të para të policisë, ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për xhelozi. Gruaja dhe vajza janë gjendur përballë dhunës së bashkëshortit, i cili mendohet se kishte konsumuar alkool. Agjentët kanë ndërhyrë duke bërë edhe arrestimin e tij. Tashmë do të duhet të përgjigjet për akuzën e dhunës në familje. L. Ll


10

« OPINION

E premte 24 maj 2013 •

Diplomacia shqiptare në mjerim dhe turp

S

hkrimin tim për diplomacinë shqiptare po e filloj me një fakt që duket paksa i vjetruar tani në ditët marramendëse të zgjedhjeve. Më 8 maj u mblodh komisioni hetimor parlamentar për hetimin e incidentit të ndodhur në 24 prill në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Për shumëkënd ky ishte veçse një autogol politik, por mbi të gjitha, duhet thënë se ky hetim, hapi perden dhela lakuriq, në dritë të diellit, e madje na bën të shohim më thellë në shtrembërimin dhe sakatimin e pamëshirshëm, që i ka bërë qeveria shërbimit të jashtëm. Në fillim disa fjalë më tej për këtë incident. Po, ky është një incident, madje shumë i rëndë! Në cilin shtet të botës ndodh që një diplomat, me shërbim në përfaqësi jashtë vendit, siç ka ndodhur me Egin Cekën, të kreshpërohet aq shumë, saqë të ndërhyjë në veprimtarinë e kryetarit të opozitës, madje, siç pohon edhe vetë, ta fyejë atë rëndë dhe ta quajë“plehrë”? Vizita jashtë shtetit e kryetarit të opozitës është veprimtari e personalitetit politik që nesër është kryeministri i vendit. Opozita është pjesë e rëndësishme, themelore e strukturës shtetërore të një demokracie. Egin Ceka nuk ishte as një i papunë dhe as në rrugë, apo një fatkeq i dëshpëruar që për të shfryrë dufin gjuan me vezë njeriun që po flet në një miting. Duke fyer kryetarin e opozitës z.Ceka ka fyer rëndë shtetin që e ka dërguar me shërbim në Austri. Përfundimi i parë nga gjithë kjo histori është se z.Ceka është kthyer në një përçues mjeran të asaj psikologjie dhe trajtimi komunist që vetë Kryeministri dhe kryetari i PD-së, S. Berisha, ka për opozitën. Ai, sa herë është në pushtet, e quan opozitën armike të vendit, të papërgjegjshme, penguese, e cila e pakta e ka vendin në burg. Ligjërata e Egin Cekës në Kuvend duket se e ka marrë ujin nga këto burime të qelbura përderisa ai vetë e pranon se ka përdorur fjalë të rënda fyese ndaj z. Rama, Kryetar i opozitës. Diplomati vepron jashtë vendit në emër të shtetit shqiptar. Po ja Ceka (i riu) e tejkalon këtë dhe e ndjen veten simpatizant dhe aktivist të PD-së dhe njerëzve që janë në pushtet. Pse ndodh kjo? Kjo vjen ngaqë E.Ceka është emëruar në atë vend si rrjedhojë e një pazari, pa u testuar dhe pa meritë, e për më tepër nuk ka ardhur në Shqipëri të punojë në MPJ për të paktën dy vjet para së të emërohet në përfaqësi, sikurse e përcakton Ligji për Shërbimin e Jashtëm. Ai është në mesin e një pazari, sepse, pa të drejtë, i kanë dhënë një mundësi dhe tani i duket se ka ardhur koha ta kthejë shpërblimin për bamirësinë. Madje, rasti dëshmon se E.Ceka është bërë pjesë e lojës politike, dhe i vërsulet Shefit të Opozitës, me ëndrrën që të ndalojë ardhjen e saj në pushtet, duke zgjatur kështu qëndrimin e vet të paligjshëm në shërbimin e jashtëm. (Ju lutem vini re, sidomos ju diplomatë profesionistë dhe ish-kolegë të mi: A e përfytyroni dot se çdo të ndodhte nëse një farë Ceka tjetër do të hapte gojë përpara Berishës, qoftë si shef opozite apo, aq më keq, si shef i ekzekutivit? Do të nxirrte ujë të zi, që atje në Vjenë. Është për të qarë dhe qeshur në të njëjtën kohë- Berisha, me siguri do ta kapte me shqelma edhe vetë ministrin e Jashtëm, gjysmat e të cilëve, sikurse e dinë shumë prej nesh, i kanë provuar në lëkurën dhe të ndenjurat e tyre se sa të hidhura dhe rroposëse janë shpullat dhe shqelmat që Berisha të jep në zyrë apo edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Duhet bërë e qartë shumë fort: cilët janë ata diplomatë që përfshihen në akte të tilla jo vetëm të nxituara, por me frymëzim antishtet dhe që turpërojnë vendin tonë jashtë kufijve? A mund të mendohet se një diplomat i karrierës do ta bënte këtë? Në asnjë mënyrë jo! Në asnjë rrethanë! Guximin për akte të tilla të ulëta e kanë vetëm ata që kanë ardhur nga skutat e errëta dhe pazaret e fëlliqura të politikës dhe që pastaj veprojnë thjesht si aktivistë dhe simpatizantë dhe përnjëmend janë plagë e hapur në veprimtarinë e shërbimit të jashtëm. Skandali me E.Cekën nuk përbën gjë tëre dhe as për t’u çuditur. Është thjesht një shpërthim i papritur i ujërave të zeza të deformimit, shitjes dhe korrupsionit në shërbimin e jashtëm. Flitet për shërbimin e jashtëm si sistem, që mbështetet në ligjin për Shërimin Civil, në ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe në Rregulloren përkatëse. Në të vërtetë janë veprimet e paligjshme që janë ngritur në sistem. Ligji lejon që, nga jashtë, në shërbimin diplomatik të futen deri 20%, por kjo shifër tashmë e ka kaluar edhe 40%-at. Do të ishte e tepërt të ripërsërisnim listat e gjata, tashmë të bëra publike, të emërimeve nepotike në MPJ,sidomos në përfaqësitë jashtë vendit. Duhet thënë se puna në MPJ bëhet torturuese për një profesionist, sepse ti në vazhdimësi ke përpara greminën e korrupsionit, kur shefi, ministri, që është aty, së pari, për të ruajtur ligjin, është fatkeqësisht i pari dhe kryesori që e përçudnon atë dhe që e shkel ligjin duke filluar me emërimet, pazaret, sigurisht me tenderat e deri tek deformimet në përparësitë e politikës së jashtme. Meqë jemi tek emërimet: diplomacia jonë, këto vite, ka njohur raste si ai i Mehmet Elezit në Zvicër, ku ambasadori kryesisht merret me luftën kundër standardit të gjuhës shqipe e shkon deri aty saqë informacionet e shkruara në dialekt kërkon t’i përfshijë ashtu siç janë në buletinet zyrtare të shërbimit të jashtëm. Ka raste flagrante si ai i ambasadores Mira Hoxha në Budapest që, ngaqë ishte pjesë e klaneve, ndenji vetëm një vit në MPJ dhe, duke mos pasur as gradën “atashe”, u emërua ambasadore në Hungari; A.Banaj në A. Saudite, i cili i shikon gjërat me filozofinë e fesë së vendit ku është akredituar dhe jo nga interesat e Shqipërisë; F. Kërçiku, emëruar nga sekretar i dytë ambasador në Indi, vetëm se ishte në rrethin familjar të Berishës, dhe që për më tepër punën në shtet hapur e quan dhe trajton si mjet të përfitimit korruptiv vetjak, Sonila Vathi, e cila për meritën e vetme se ishte stekë e përkryer e veprimeve korrup-

Nga Taip SULKO* tive nga atashe u emërua Ministre Fuqiplotë në Bruksel, për të arritur tek shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepozimit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E. Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e ‘97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të everisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria,Autoriteti Palestez etj., etj. Këto veprime të qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në“listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E. Petoshati duhet t’u japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët, që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë. Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull E. Petoshatit nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore, as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale (për çka ka folur në shtypin shqiptar gazetari i mirënjohur Dritan Hila), të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e qeverisë. Mënyra primitive-familjare-klanore se si e drejton E. Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, - një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar. Por të rikthehemi te shërbimi diplomatik shqiptar në përgjithësi. Shërbimi i jashtëm i Shqipërisë është vërtet në mjerim të plotë ekonomik. Këtu dua vetëm të vë në pah disa fakte, një pjesë e të cilave janë bërë publike (dhe pse me dorashka) nga ambasadori në Uashington, Galanxhi, i cili vëren se ambasadat si e tij nuk kanë para as për të mbajtur zyrat hapur. Nuk jepen pare për qiratë e banesave, nuk ka fonde për siguracionet dhe rrogat që, në mënyra të ndryshme shkurtohen dhe jepen me vonesë, makinat kanë ngelur të pariparuara ose nuk përdoren se nuk ka pare për benzinë… Për veprimtari të mirëfillta diplomatike as që bëhet fjalë… Mund të thotë dikush se çdo vend mund të kalojë gjendje të vështira. Po, kjo është e vërtetë, por nuk gjen asnjë vend në botë që në kohën që përfaqësitë janë të pezulluara dhe nuk ka para as për rrogat, qeveria derdh paratë lumë për kompani lobingjesh, që paguhen pikërisht për qëllime të ngushta zgjedhore partiake. Por ka edhe më, - ndërsa sirenat e alarmit të përfaqësive po bëhen të frikshme dhe po jepet sinjali “SOS”, qeveria bën emërime të reja, rreth 15 persona janë emëruar nënë përfaqësi (sigurisht nga jashtë MPJ) pikërisht tani përpara zgjedhjeve! Për qverinë e Berishës kjo funksionon,edhe pse në trajta disi tragjikomike. Disa “diplomatëve” u thuhet se mund të shkoni në përfaqësi, por do t’i paguani qiratë me paret tuaja?! Nxitojnë sikur e kanë ndier erën se anija e pushtetit po mbytet. Ikin, kështu, para zgjedhjeve, sepse diplomacia te ne, për fat të keq, herë pas here ka qenë dhe është valvula për zbrazjen e ngërçeve dhe ndonjëherë edhe të pëgërave të politikës. Nuk është gjë e re kjo, sepse ka vite që diplomacia shqiptare, fatkeqësisht, në shumë raste është kthyer në rrugë emigrimi të paligjshëm. Do të ishte shumë interesante të botohej lista e plotë e “diplomatëve” apo edhe sekretarëve teknikë dhe shoferëve që kanë qenë në përfaqësi. Ku janë ata tani? Shumica dërmuese e tyre nuk janë më në shërbimin e jashtëm dhe as në Shqipëri! E meqenëse po flasim për emigrimin ia vlen të përmendim edhe një fakt shumë domethënës nga regjistrimi i fundit i popullsisë. Për tetë vitet e fundit, (që përkojnë me qeverinë “Berisha”), numri i popullatës në vendin tonë ka rënë me 200 mijë vetë, për arsye, së pari, të emigrimit të popullsisë. Ç’është kjo qeveri dhe politikë e cila gjithë rritjen natyrore të popullsisë e drejton jashtë vendit? Është kjo qeveri e shqiptarëve apo qeveri e rritjes së emigracionit, shpesh edhe të paligjshëm? Dhe qeveria, pasi u jep shqelmin qytetarëve të vet, këtu e mbaron edhe detyrën e saj. Kujdesi për mërgimtarët është një nga detyrat parësore të qeverisë dhe shërbimit të jashtëm, por në të vërtetë asgjë nuk bëhet dhe ndihma e premtuar për ruajtjen e identitetit dhe lidhjeve me dheun mëmë mbetet një zhgjëndërr. Jo vetëm nuk hapen shkolla dhe qendra kulture, siç premtohet, por as tekste të thjeshta nuk dërgohen! Folëm në fillim për rastin e E.Cekës. Ai rast flet qartë se ç’i pret profesionistët e mirë dhe të përkushtuar të MPJ. Trysnia e paprinciptë politike i bën shumë profesionistë të enden në korridoret e MPJ-së si kandrra e Grigor Samsës në realitetet hënore të Kafkës. Në shërbimin e jashtëm

janë pazaret e klaneve ato që vendosin për fatin e diplomatit dhe jo rregulli dhe aftësia profesionale. Njerëzit e politikës, tashmë shpesh edhe me përzgjedhje krahinore, jo vetëm marrin emërimet jashtë, por janë të parët për rritjet në grada dhe në poste drejtuese. Pa folur pastaj për të ashtuquajturat “konkurse”, që janë ironi fyese, sepse ato, si rregull, bëhen pasi personi që është piketuar për t’u marrë ka një vit që punon në MPJ, apo i janë bërë notat për ta dërguar jashtë vendit. Shtrembërimet korruptive të politikës kanë krijuar në shërbimin e jashtëm problemin e mprehtë të “dhurimit” të gradave të larta “këshilltar” dhe “ministër këshilltar” për shumë të paaftë, të cilët jo vetëm dëmtojnë buxhetin, por MPJ dhe shërbimin e jashtëm po e bëjnë të duket si një koshere bletësh që po e pushtojnë meshkujt, të cilët vetëm hanë, por nuk prodhojnë. Korruptimi më i madh dhe më i dëmshëm në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, edhe pse këlthitës, nuk qëndron aq në çështjet teknike; ai para së gjithash qëndron në trajtimin e çështjeve madhore politikodiplomatike. Një nga më domethënësit është problemi i dhunimit profesional dhe politik që iu bë shërbimit të jashtëm shqiptar me rastin e ngjarjeve të 21 janarit 2011. Opinioni ynë dhe ai ndërkombëtar është informuar se pas ngjarjeve të 21 janarit, qeveria ka shpërndarë për përfaqësitë e Shqipërisë në botë një qarkore mbi këto ngjarje, që u përmend edhe pak më lart. Në të vërtetë janë nisur dy qarkore dhe a dyta ka pak ndryshime, por që janë domethënëse (nga vetë e parë disa fraza kthehen në vetë të tretë). Çështja është shumë serioze. Në qarkore opozita zyrtare, Partia Socialiste dhe kryetrari i saj akuzohen për tentativë për grusht shteti dhe shprehimisht thuhet se “Për orë të tëra tentuan të pushtojnë Kryeministrinë e vendit për të marrë pushtetin me forcën e dhunës. Skenari i tyre ishte: duhej me çdo kusht të merrej Kryeministria, duhej me çdo kusht të merrej parlamenti, duhej me çdo kusht të merreshin ministritë.” Besoj kabllograme më të ashpra nuk janë nisur as në Rusinë cariste të1917-s. Dhe përfaqësive diplomatike u kërkohet me urgjencë që të njoftojnë partnerët ndërkombëtarë për këto ngjarje dhe të marrin reagimet e tyre. Në mënyrë fare të paskrupullt është përdorur shërbimi i jashtëm për të justifikuar luftën e paparimtë kundër opozitës, njëlloj si në shtetet e mirëfillta diktatoriale! Këto qarkore, të cilat kur i lexon duket se fshehin mynxyra pushtetore dhe përpjekje për të blerë heshtjen e faktorit ndërkombëtar, duhet të bëhen të njohura për publikun, që ai ta marrë vesh se si keqpërdoret diplomacia dhe diplomatët dhe si merret pa të keq nëpërkëmbë dinjiteti njerëzor dhe profesional i tyre. Shumë kolegë të mi (dhe unë si ata) kemi pasur turp të shikojmë kolegët tanë në sy, pas 21 janarit. Si mund t’i qëndroje një pyetjeje se përse vriten demonstruesit në një vend anëtar të NATO-s dhe që kërkon të anëtarësohet në BE? Ç’farë qeverie ka Shqipëria? Dhuna e përgjakshme e 21 janarit dhe këto qarkore qëndrojnë si hije të zeza mbi kryet e profesionistëve në diplomacinë tonë. Pa u shpëlarë zgjyra e tyre s’mund të ketë Shqipëria diplomaci profesioniste. Pikërisht në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë Kryeministri Berisha filloi një lojë të rrezikshme dhe të dëmshme me parullat nacionaliste, që herë-herë të dukeshin se ishin marrë hua nga kuzhina e vetë Milosheviçit. Këto parulla boshe goditën dhe synuan t’i hiqnin diplomacisë shqiptare gurin më të madh të themelit ku ishte mbajtur gjithë këto vite të tranzicionit: roli paqësor i Shqipërisë në rajon. A ndryshuan rrënjësisht raportet e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon dhe Europë që u kalua në një ndryshim tërësor të deklarimeve politike, që shqetësuan shumëkënd, aq më tepër ata që vendosin se si do të jetë moti nesër në Ballkan? Duket se situata u vu disi në kontroll nga një tërheqje veshi e faktorit ndërkombëtar, por duhet theksuar se ky lloj qëndrimi solli jo pak habi dhe trullosje te diplomatët shqiptarë, të cilët kanë qenë dhe janë të mbushur aq shumë me argumente kundër politikash të tilla aventuriere dhe të rrezikshme. Jam i bindur se këto përndezje dhe flakërime boshe i kanë prishur shumë punë çështjes së shqiptarëve në Ballkan dhe të ardhmes së tyre si komb. Është e qartë se për gjendjen e MPJ-së dhe diplomacisë në përgjithësi është përgjegjëse, së pari, vetë qeveria dhe Kryeministri Sali Berisha, por dhe ministrat që e kanë drejtuar atë dhe që kanë pasur dorë të rëndë, veçanërisht Basha dhe Meta. Për fat të keq, në karrigen e ministrit të Jashtëm janë ulur njerëz që janë nga më të përfolurit para opinionit publik për çështjet e rënda të korrupsionit. Ata që kanë punuar me Bashën në kohën e akuzave për vjedhjet në rrugë e dinë se çdo ditë vinte i zbehtë, gati i bardhë në Ministri dhe puna e parë që bënte ishte që të dërgonte që pa gdhirë dosjen e akuzave nga tryeza e zyrës së tij te dera e Prokurorisë, duke ia dalë të ndryshojë fatin e tij me lojë procedurash. (Disa nga kolegët me siguri mund të pyesin: po cili ishte ai djali i shkathët që çonte herë pas here dosjet te dera e Prokurorisë? Është në MPJ apo në ndonjë përfaqësi? Më vonë doli edhe videoja “Meta-Prifti”, që ua thau edhe më keq fytin diplomatëve tanë, por edhe pa Metën, më pas kazma e korrupsionit, sidomos në kohën e E. Panaritit, po aq e thellë dhe shkatërruese ka qenë. Gjendja e tanishme në shërbimin e jashtëm duhet të ndryshojë një orë e më parë. Interesat e larta të vendit tonë, por edhe ato të trupës së diplomatëve profesionistë të Shqipërisë, e kërkojnë me ngut këtë. Kam shpresë se Shqipëria më në fund do të dalë nga ai qerthulli tragjik i vendit të vogël (i cili nga numri zvogëlohet, madje edhe me mëtime për zvogëlime territoriale si ajo e kufijve detarë), por që, nga ana tjetër, ka udhëheqës të “mëdhenj” (që prodhojnë katastrofa të mëdha si ajo e ’97-s) e që i flijojnë interesat e vendit dhe talentin e përkushtimin e diplomatëve shqiptarë në altarin e pistë të interesit të tyre korruptiv. *Analist dhe shkrimtar, ish-ministër këshilltar dhe konsull në ambasadën shqiptare në Otavë


opinion • E premte 24 maj 2013

»

11

Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë pa mendim kritik

P

Nga Majlinda BUSHJA

ublikimi i listave të kandidatëve për deputetë për kuvendin e ardhshëm së fundi nxori në pah të tjera të vërteta mbi atë çka ndodh brenda partive politike në Shqipëri. Përjashtimi nga listat e kandidatëve për deputetë i disa figurave të njohura të politikës shqiptare, të cilët i kanë kontribuar për vite me radhë asaj, krijoi tensione brenda kampeve politike të PS-së e PD-së, pasi solli reagime të forta të këtyre të fundit. Nga listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike u larguan jo vetëm politikanë që njiheshin brenda grupeve për sensin e tyre kritik, por dhe të tjerë që nuk kishin mbajtur një qëndrim të tillë. Megjithëse kanë kaluar pak ditë nga publikimi i këtyre listave, ajo që vazhdon të bëjë ende përshtypje është mungesa e mendimit kritik, e demokracisë së brendshme brenda grupimeve politike, ku të qenët i tillë të largon më shumë nga partia sesa të lë të qëndrosh brenda strukturave drejtuese të saj. Askush nuk duhet të flasë se “xhaketa e demokracisë” është e shqepur aty apo këtu për fajin e përbashkët, pasi në një situatë të tillë bën të mundur penalizimin e vetvetes në politikë. Disa nga deputetët që dolën hapur dhe thanë të vërtetat e tyre së fundi e që u karakterizuan për mendimin e tyre kritik janë: Kastriot Islami, i cili u përjashtua nga PS-ja pak kohë më parë; Arben Malaj, Arben Isaraj, të cilët nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë të 23 qershorit; Arta Dade, e cila u largua nga pozicioni si drejtuese e fushatës në Gjirokastër të Partisë Socialiste. Ndërkohë në kampin e Partisë Demokratike spikati për mendimin e tij kritik deputeti Mark Marku, i cili nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Në të tilla kushte me të drejtë lind pyeta: kur luftuam për demokracinë, pse nuk i shërbejmë më asaj për ta pasur të vërtetë, pasi ky ishte qëllimi për të cilën ne sakrifikuan në vitet e para të saj? A mund të ketë demokraci të vërtetë pa pasur mendim kritik? Natyrisht që jo. Nëse është një demokraci e tkurrur brenda kampeve politike, në nivele më të ulëta ajo është akoma edhe më mjerane. Nëse intelektualit i mbyllet goja, memecërinë e progresit do ta kemi gjithmonë në derë tonë. Nëse shkaku i dështimit jemi ne me sjelljen

tonë, jemi po ne shkaku i fitores, po vetëm nëse kemi mundur të kuptojmë shkakun e humbjes sonë të mëparshme. Shumëkush nga ne nuk mund ta përtyp mendimin kritik në mendjen e vet, aq më tepër lidershipet e partive, nëpërmjet të cilëve identifikohet vetë partia. Ndërkohë demokracia, nga ana e saj, nuk mund të zhvillohet pa prezencën e mendimit kritik, që sjell në vetvete diversitetin e domosdoshëm për zhvillim e saj. Pa mendimi kritik jo vetëm nuk do të ecnim përpara, por do të ktheheshim pas në kohë, atje ku jetuam për dekada me radhë: në regjimin komunist. Askujt nuk do t’i pëlqente sot mohimi i lirisë së fjalës, e cila e pakomunikuar zbeh në vetvete demokracinë e vërtetë dhe mekanizmat e zhvillimit real. Unë mendoj se gjithkush që ka frikë nga kritikat e dikujt tjetër ka dy arsye sipas së cilës i ndodh kjo gjë: ose për shkak të egoizmit të pushtetit, ose ndihet “i kapur” në atë çka thuhet. Nëse egoizmi i pushtetit s’pranon mendimin kritik në demokraci, kjo ndodh sepse ka frikë nga sfidat me të kundërtat e veta. Përçmimi i mendimit kritik është një lojë e rrezikshme, që humbjen e ka më të afërt sesa suksesin, por në përgjithësi aktorët politikë vendosin sipas interesave të çastit. Ndërkohë interesat e çastit u shërbejnë zhvillimeve afatshkurtra, të cilat janë më pak të dobishme për ekzistencën dominuese të partive politike në sfondin e zhvillimeve afatgjata. Të harxhosh shumë kohë duke u menduar se çdo të ndodhë pas 5 apo 6 vjetësh apo më tej me partinë tënde është më e lodhshme sesa të mendosh se çdo të ndodhë në të tashmen, pasi çdokush është i prirur në fitoren e së tashmes. Por askush nuk e merr parasysh se edhe fitorja e së tashmes është e sigurt vetëm kur demokracia është e tillë. Ajri mbytës brenda partive politike, i cili vazhdon të ekzistojë për vite me radhë, është ai që gjithmonë asfikson jo vetëm demokracinë e vërtetë, por çon edhe partitë drejt humbjeve, pasi bën që nga radhët e tyre të largohen një e nga një për vite me radhë shumë figura të njohura të politikës, të cilët tashmë kanë krijuar partitë e tyre, që më së shumti duken fantazma. Them “fantazma” për shkak të numrit të vogël të zgjedhësve, ku sipas regjistrimit të përgjithshëm të vitit 2011 numri i popullsisë nuk i kalon 3 milionë banorë. Nëse do t’u referohesha zgjedhjeve parlamentare të 23

qershorit, Shqipëria me një popullsi më pak se tre milionë banorë brenda territorit të saj hyn në këto zgjedhje me afro 70 parti, të cilat janë grupuar rreth partive të mëdha në dy aleanca: Aleanca për Shqipërinë Evropiane, e kryesuar nga Partia Socialiste, dhe Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, e kryesuar nga Partia Demokratike, ndërkohë që Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit dhe Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut do të garojnë të vetme në këto zgjedhje. Numri i shumtë i partive të krijuara në Shqipëri gjatë këtyre 20 vjetve demokraci rrëfen për mosmarrëveshjet e vazhdueshme të politikanëve, situata të cilat kanë gjeneruar më pas në largimin e disa prej tyre dhe krijimin e partive të reja. Por ajo që vlen të përmendim veçanërisht janë dy frakturat më të mëdha të krijuara gjatë këtyre viteve: për Partinë Socialiste në vitin 2004, nga e cila u krijua partia “Lëvizja Socialiste për Integrim”, dhe për Partinë Demokratike në vitin 2011, prej së cilës u krijua Fryma e Re Demokratike, të cilat vendosin sot ekuilibrat politikë në vend. Ndërkohë, nga ana tjetër, numri shumë i madh i partive politike në vend më shumë se demokracisë i shërben anarkisë së saj për shkak të konflikteve të vazhdueshme, që lindin si shkak i mosmarrëveshjeve apo qejfmbetjeve personale. Mospranimi i mendimit kritik shërben më shumë për krijimin e armiqësive brenda partive politike sesa për frymën emancipuese të domosdoshme për çdo parti politike. Dhe e gjithë kjo luftë politike për pushtet ka një kosto, të cilën duhet ta paguajë qytetari i thjeshtë padrejtësisht. Publikimi së fundi i listave të kandidatëve për deputetë nga partitë kryesore në vend la të kuptohej para opinionit publik për të disatën herë mostolerimin e mendimeve kritike brenda partive politike. Ndërkohë lideri i çdo partie nga ana e tij duhet të karakterizohet nga toleranca, e cila ndihmon në krijimin e harmonisë së brendshme, të domosdoshme jo vetëm për mbajtjen e figurave të konsoliduara brenda partisë, por dhe për afrimin e figurave të reja, të cilat ripërtërijnë në kohë partinë pa i sjell humbje asaj. Ndërkohë koha ka treguar para syve tanë të kundërtën e tolerancës, që shumëkush nga ne nuk do të donte ta shihte më të tillë. Nuk do të donte ta shihte më të tillë pasi krijimi i tensioneve politike të herëpashershme i shërben vetëm anarkisë në vend.

Malo morgen

K

ur njerëzit e ndiejnë dhimbjen e vet, kjo është dëshmi se ata janë gjallë, por kur e ndiejnë dhimbjen e tjetrit, kjo është dëshmi se ata janë njerëz. Për fatin e keq të popujve të Ballkanit, secili prej tyre dhe nëpër breza, e kanë ndjerë vetëm dhimbjen e vet dhe kështu është akoma. Toleranca është vlerë njerëzore dhe derisa është kështu, s’ka se si të mos flitet për të, por në rastin e Kosovës, të rajonit ose të Ballkanit, për këtë temë më mirë të flitet “pak si nesër”! Paska filluar java e tolerancës në Kosovë, dhe kjo gjë është kuptuar nga një njoftim i Ministrisë së Jashtme, të publikuar në portalin e saj. Java e tolerancës në vendin i cili ka kohë që më shumë flet për hipokrizinë se sa për tolerancën. Tolerancë fetare, politike, kulturore, etnike, rajonale e përtej kësaj tolerancë njerëzore. Po u mbledhkan mbi 300 veta përfaqësues të mbi 50 vendeve për të folur për tolerancën, në vendin i cili pikërisht për shkak të jotolerancës ka vuajtur më shumë se sa çdo vend tjetër i kontinentit të vjetër. Shumë domethënëse pse një “Javë e tolerancës dhe e pajtimit” i zhvillon punimet në Prishtinë. Aq më shumë që kjo javë nuk do ta shënojë vetëm tolerancën në Kosovë, por edhe në rajon, në Ballkan, Evropë ose edhe më gjerë. Po e thonë me theks të posaçëm për tolerancën fetare. Por a është e mundur që të flitet për tolerancën në Kosovë ose në Ballkan, kur ka më shumë se 500 vjet që popujt e Ballkanit më shumë janë urryer

Nga blerina gaxha

se sa që janë dashur. A është e mundur të flitet për tolerancën, kur grekët nuk i njohin maqedonasit, kur serbët nuk i pranojnë shqiptarët, kur shqiptarët i urrejnë edhe të parët edhe të dytët. Si mund t’i qasen kësaj teme 300 përfaqësues të botës, kur në bazën e shkencës së disa popujve, akoma ka strategji antifetare, antikombëtare dhe antinjerëzore ndaj të tjerëve. Si mund të flitet për tolerancën fetare për shembull, kur në gjenin e popujve të Ballkanit akoma ka elementë që shkatërrojnë objekte kulti e besimi e deri te varret e njëri-tjetrit. Është folur shumë se shqiptarët kanë qenë ndër popujt më tolerantë, sepse i kanë çmuar besimet e njëri-tjetrit, por asnjëherë nuk është thënë se përtej tolerancës, ata ishin homogjenë sepse është dashur ta mbrojnë qenien e tyre, përballë sulmeve shfarosëse të popujve përreth. Po aq sa është i vjetër njerëzimi, thuhet të jetë e vjetër edhe thënja se “të gabosh është njerëzore, por të falësh është hyjnore”. Prandaj si është e mundur të flitet për tolerancën në rajonin e Ballkanit për shembull, kur të gjithë kemi gabur, dhe secili prej nesh jemi larg hyjnores. Si është e mundur të pajtohemi, kur askush prej nesh nuk ka falur!!! Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme paska thëne se “Shumica e njerëzve anembanë botës dinë për luftën e Kosovës. Por ata nuk e dinë se komunitetet fetare kanë jetuar këtu së bashku në paqe për shumë breza me radhë…” Nuk ka asnjë dyshim, se kjo është gjysmë e vërtetë, dhe ndonjëherë gjysmë e vërteta është gënjeshtra më e

madhe. Shqiptarët ndër breza janë prerë e janë varrosur të gjallë për shkak të besimit të tyre. Ndër breza janë ndërruar edhe identitetet e popujve, pikërisht për shkak të besimit. Ka me qindra xhami, por edhe kisha e teqe, që janë rrafshuar për të humbur gjurmë të identitetit dhe të besimit. Kur njerezit e ndiejnë dhimbën e vet, kjo është dëshmi se ata janë gjallë, por kur e ndiejnë dhimbën e tjetrit, kjo është dëshmi se ata janë njerëz. Për fatin e keq të popujve të Ballkanit, secili prej tyre dhe nëpër breza, e ka ndier vetëm dhimbjen e vet dhe kështu është akoma. Sigurisht se toleranca është vlerë njerëzore dhe derisa është kështu, s’ka se si të mos flitet e debatohet për të. Por në rastin e Kosovës, të rajonit ose të Ballkanit, përpara se të flitet për tolerancën, duhet të flitet për faljen dhe pajtimin. Asnjëri nga popujt e Ballkanit nuk ka falur akoma dhe sipas kësaj logjike, ata ende nuk i kanë spastruar hesapet, për të kaluar në një fazë tjetër që do të ishte faza e tolerancës. Popujt e ish-jugosllavisë janë gënjyer për pothuaj 50 vjet se si janë përcaktuar për bashkim-vëllazërimin, por çmimi i kësaj gënjeshtre qe shumë i lartë për secilin prej tyre. Është e mundur që edhe tash pas 70 vjetësh të bëhet i njejti gabim, të fillojmë të flasim për tolerancën, e cila tash për tash nuk ekziston as si emër kuptimi. Është vështirë e besueshme se në javën e tolerancës dhe të pajtimit që po mbahet në Kosovë, të flitet për tolerancën franko-gjermane, sepse kjo nuk do të kishte kuptim. Për tolerancën ballkanike, “malo morgen”!


12

« thashethemevip

Fadil Berisha shkëmben puthje me Sharon Stone Fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, ka dëshmuar shumë herë se në rrethin e ngushtë të miqve të tij ka shumë personalitete të njohura të Hollivudit. Dhe, ja në një foto të fundit, që ai ka postuar në rrjetin social, shfaqet me aktoren, producenten dhe modelen (ende) seksi Sharon Stone, që sapo ka mbushur 55 vjeç. Stone nga shumëkush mbahet mend më së miri me rolin e saj provokativ në filmin “Basic Instinct” (1992). Berisha dhe Stone janë takuar së fundmi për një “photoshoot” për kopertinën e revistës “New You”, ku nuk dyshojmë se Fadili do e bëjë aktoren amerikane të duket edhe më e bukur dhe më e re se kurrë më parë. Por, edhe aktorja nuk i mbetet borxh Fadilit, pasi i dhuron atij puthje dhe përqafime të ngrohta. Ndërsa ne, pyesim se çfarë po mendonte Fadili, 15 vite më i ri, në këto momente?!

Eneda Tarifa prezanton vajzën e sapo lindur, Aria “Aria sapo erdhi në jetë, është një thesar”… Ka qenë kjo fjalia që shoqëronte postimin e fotos së parë të Eneda Tarifës me të bijën e porsalindur. Ylli i muzikës shqiptare duket të jetë shumë e lumtur përkrah të voglës, Aria, e cila erdhi si bekim për familjen e këngëtares këtë të Hënë. Këngëtarja dhe prezantuesja e suksesshme mungoi në skenën e “Portokalli”-së herën e fundit, pasi siç tha kolegu i saj, Salsano Rrapi: ‘e kemi çuar të bëhet mami’. Dhe nuk vonoi shumë që Aria të vinte. Eneda dhe Erjoni, bashkëshorti i saj, e kishin zgjedhur emrin e vajzës disa javë përpara se ajo të lindte. Natyrisht që as Erjoni nuk mund të rrinte pa e shprehur gëzimin e të bërit baba dhe disa orë më vonë postoi në Facebook këtë status: “Aria lindi e shëndetshme dhe bukuroshe. E pastë jetën e gjatë dhe të mbarë”… Erjoni dhe Eneda nuk kanë bërë dasmë, por Aria e vogël është celebrimi më i mirë i dashurisë së tyre 15-vjeçare. Këtij gëzimi të çiftit i janë bashkuar edhe shumë dashamirës e kolegë me urime të shumta, mes të cilëve dëshirojmë edhe ne ta urojmë Arian e vogël për një jetë të gjatë e të lumtur përkrah mamit dhe babit.

Dafina, këtë herë duet me Kofi Black Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja Dafina Zeqiri ka udhëtuar drejt Amerikës pasi ka qenë e ftuar në një koncert në Nju Jork. Atje ajo ka gjetur edhe këngëtarin e ri dhe të talentuar që jeton në këtë vend, Seven Saraçi dhe, siç shihet edhe në këto foto të postuara në rrjetin social të djaloshit, ata e kanë kaluar shumë mirë. Madje, Dafina ka bërë miq të rinj, këngëtarin e njohur nga New Yorku me ngjyrë Black, përveç këngëtarit simpatik Saraçi i cili synon të arrijë famë në kontinentin e largët. Ndërsa “Panorama Plus” mëson se Dafina do të bashkëpunojë sërish me Sevenin në koncerte të tjera dhe pse jo ndonjë duet së bashku, pasi pritja ka qenë shumë e mirë në këtë koncert nga të pranishmit. Ajo ka kënduar një duet edhe me këngëtarin e njohur amerikan Kofi Black, personi që shihni në foto, si dhe me kitaristin e njohur shqiptar që jeton në Amerikë, Faton Macula.

Yllka dhe Vedati i këndojnë dashurisë Janë dy këngëtarë nga Kosova të njohur së shumti në Shqipëri dhe në tërë hapësirën shqiptare. Këtë herë ata kanë vendosur të shfaqen së bashku në një këngë. Yllka Kuqi dhe Vedat Ademi, do të lançojnë në treg brenda javës duetin e tyre të ri, i cili është produkt i “Three Dots”, me tekst të Kledi Bahitit. Sipas Yllkës, ideja e këtij bashkëpunimi ka lindur kohë më parë, mirëpo për shkak të angazhimeve në projekte të tjera, kanë qenë të detyruar që bashkëpunimin ta shtyjnë për një kohë të pacaktuar. Ndërkaq, Yllka dhe Vedati kanë gjetur pikërisht stinën e pranverës për të sjellë këtë projekt. “Ftesën për këtë bashkëpunim e kam pasur nga Vedati kohë më parë, mirëpo për shkak të angazhimeve që kisha në projekte të tjera muzikore e kemi lënë që ta realizojmë pas një kohe. Në fakt kam dashur që në këtë stinë të sjell këtë këngë bashkë me Vedatin, sepse pikërisht kënga është verore dhe pra kemi dashur që adhuruesve t’ua sjellim në këtë kohë”, ka thënë Kuqi. Kënga që shumë shpejt do të ketë edhe titullin, ka një tematikë dashurie dhe bën fjalë për një romancë mes dy të rinjve.“Kënga bën fjalë për gjërat pozitive të dashurisë dhe shtjellon një romancë”, vëren Yllka. Kënga do të lancohet bashkë me videoklipin, të përgatitur nga produksioni “Pro Video”. “Videoklipin e kemi gati. E kemi xhiruar në Tiranë dhe Durrës, në ambiente të hapura dhe të mbyllura”, thekson Kuqi.

E premte 24 maj 2013 •

“Big Brother”

Rikja shkakton xhelozi mes

Ilirit dhe Elonës

N

gjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësisë mes Elonës, Rikes dhe Ilirit. Një nga miqësitë më të forta të krijuara nga banorët, ka qenë ajo mes Ilirit dhe Elonës. Dy nga banorët më të fortë dhe interesantë gjatë këtij edicioni, kanë mbështetur vazhdimisht njëri-tjetrin dhe jo rrallë kanë përballuar situata të vetëm kundër të gjithëve. Por situata ka ndryshuar. Me hyrjen në shtëpi të Rikes dhe krijimit të miqësisë më Elonën, duket sikur i treti, Iliri, doli disi i tepërt. Ai nuk ngurruar të shprehë pakënaqësinë e tij, për faktin sa dy vajzat e kanë lënë pak pas dore. Iliri, edhe pse një natyrë me humor dhe që duket se i merr gjërat lehtë, duket se e ka vuajtur këtë situatë, duke ndenjur disa net pa gjumë. Javën e kaluar, Iliri dhe Rike u afruan shumë. Iliri nuk ngurroi për asnjë çast t’i shprehë Rikes që e pëlqen shumë si femër, aq sa u duk se flirti mes të dyve mund të kishte zhvillime interesante. Por Elona nuk ka lënë rast pa i tërhequr vëmendjen Rikes që të bëjë kujdes me Ilirin, sepsa ka një të dashur jashtë. Por fansat që komentojnë shumë për këtë situatë, kanë një këndvështrim tjetër. Ata e thonë për Elonën se po ndihej keq nga afrimi i Ilirit me Riken dhe tërheqja e vemendjes bëhej jo se asaj i bëhet vonë për jetën e Rikes, por thjesht se është xheloze, sepse do që Riken ta ketë vetëm për vete dhe nuk do ta ndajë me Ilirin. Tashmë është krijuar një situatë tensioni mes të treve. Iliri pothuajse nuk flet fare me Elonën, ndërkohë që janë sqaruar disa herë mes debatesh me Riken. Iliri pret që Elona të vijë vetë të sqarohet me të dhe

mendon se nuk e paska njohur si duhet atë duke shprehur zhgënjim prej saj. Kjo ngjarje ka tërhequr vemendjen e të gjithë banorëve dhe ka zgjuar mjaft diskutime. Jemi kuriozë të dimë se si do të zgjidhet kjo situatë. Do t’i kthehet Iliri flirtit me Riken? Do rregullohet marrëdhënia e Ilirit me Elonën dhe mbi të gjitha kush do ketë ekskluzivitetin e Rikes, të cilën duket se e do secili për vete, në mënyrën e vet natyrisht?

dyshime për Elonën dhe Riken

Anaidi e këshillon Shpendin për raportin me të atin Shpendi: “Është e vështirë. Duhet të kontribuojmë të gjithë” Anaidi dhe Shpendi ndodhen kanë biseduar dje me njëri-tjetrin për marrëdhënien me familjarët. Shpendi ka treguar për marrëdhënien e keqe me të atin dhe për arsyen që e çoi deri në darken përfundimtare me të, madje edhe në largimin nga shtëpia. Ai ka thënë se është shumë krenar si natyrë dhe e ka pasur shumë të vështirë që ta falë. Ndërsa Anaidi e ka këshilluar që ta mendojë më gjatë dhe të mundohet ta falë të atin, pasi ai e ka hedhur hapin i pari dhe e ka shkruar letrën për të. Por Shpendi tregon se e ka menduar shumë gjatë dhe e pranon që një pjesë të mirë të fajit mund ta ketë ai vetë, por e ka shumë të vështirë të kërkojë falje, pasi edhe arsyeja për të cilën janë zënë ka qenë shumë e fortë, aq sa nuk mundet të hedhë një hap për të. Anaidi është munduar sërish duke e këshilluar, ndërkohë që i ka treguar edhe histori të tijat me të atin. Ai i ka thënë se nuk mban mend asnjëherë në jetë që të ketë pirë një kafè me të atin, por nuk mund ta gjykojë kurrë për këtë arsye, pasi ai sërish mbetet babai i tij. “Unë nuk kam folur për 1 vit e gjysmë”, tregon Anaidi, duke sqaruar se faji ka qenë i tiji, pasi e përjashtuan nga shkolla. Por ai ka thënë se është përpjekur vetë që ta përmirësojë raportin me të. “Kishim komunikim zero dhe mbante një qëndrim që nuk di si të ta them”, tregon Anaidi. Ndërkohë,

Shpendi,

ka vazhduar ta këshillojë dhe t’i tregojë rëndësinë që kanë prindërit në jetën e një njeriu, “pasi ndryshe edhe nga motrat dhe vëllezërit, janë njerëzit e vetëm në botë që të duan pa interes”, sipas Anaidit. Ai mendon që Shpendi duhet të hedhë hapin e parë për të komunikuar me të dhe për të sqaruar gjithçka, pa vendosur në plan të parë krenarinë. “Brenda një shtëpie çdo gjë zgjidhet”, mendon Anaidi. “Nuk ka nevojë të bëhemi gazi i botës për situata familjare që mund t’i zgjidhim”, i ka thënë ai Shpendit. Shpendi ka vazhduar megjithatë të thotë se nuk është aq e lehtë që të zgjidhë një situatë të tillë, por veç kësaj ai ka sqaruar se nuk mund të bëhet kurrë gazi i botës, megjithëse kjo gjë nuk i intereson nëse nuk arrin të gjejë qetësinë shpirtërore, sipas tij. Shpendi sqaron se arsyeja se pse ka hyrë në Big Brother ka qenë pikërisht kjo dhe se do të mundohet që ta realizojë deri në fund, por gjithsesi ka sqaruar se situata mes tyre është shumë e vështirë dhe se jo kushdo mund ta kuptojë. “Kjo butësia ime po më shkatërron. Nuk po mund të përballoj më asgjë”, është shprehur Shpendi, ndërsa ka treguar se vetëm njerëzit e tij të afërt mund të kuptojnë gjendjen në të cilën ndodhet. “Në këtë situatë duhet të kontribuojnë të gjithë”, është shprehur Shpendi në fund dhe më pas të dy kanë hyrë brenda, duke e përfunduar bisedën.

Batuta e ngacmime Elonës Banorët e shtëpisë së “Big Brother” janë zgjuar si zakonisht edhe mëngjesin e djeshëm, duke u marrë me veten dhe me higjienën personale e më pas kanë pirë kafen e mëngjesit. Shpendi dhe Iliri janë të parët që dalin në kopsht duke pirë kafenë, ndërsa fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Shpendi i ka treguar se ka parë shumë ëndrra gjatë natës dhe se nuk po arrin dot të bëjë një gjumë të qetë. Ndërsa Iliri i ka treguar se ka fjetur shumë mirë gjatë natës së mbrëmshme dhe e ka zënë gjumi papritur. Ndërsa më vonë është zgjuar Anaidi, i cili ka treguar edhe ai një ëndërr që ka parë gjatë natës, teksa bisedonte me Shpendin. Elona ka shkuar në dush me Eldorën, për të cilën kujdeset për ta larë, duke qenë se e ka ende me allçi krahun. Më vonë aty ka shkuar Rikja për të bërë dush, ndërsa Elona ka pritur që të mbarojë Eldora dhe Rikja, për të bërë ajo dush, ndërsa ka shkëmbyer batuta me Ilirin dhe Shpendin, të cilët ndodheshin jashtë. Iliri dhe Shpendi, duke vënë re që Elona vazhdon të qëndrojë atje për disa minuta me radhë, fillojnë ta ngacmojnë, duke i bërë gjeste e duke i thënë se mes saj dhe Rikes ka shumë afërsi. Ndërsa Elona e ka marrë me shaka dhe ia ka kthyer batutat me të qeshur, ndërsa ka vazhduar të bisedojë me Riken dhe Anaidin në banjë. “Seriozisht, çfarë është duke pritur Elona në banjë?”, ka thënë Shpendi duke qeshur, ndërsa ka shkaktuar të qeshura tek Iliri. Ndërsa Elona në banjë i ka thënë Anaidit se djemtë janë keqkuptuar dhe po i thonë: “Hajde se s’ta merr njeri Riken”, ndërkohë që ajo ka sqaruar se është duke pritur Eldorën. “Nganjëherë mendoj se mos këto të dyja janë lesbike”, ka thënë Shpendi. “Jo, nuk besoj, ku janë lesbiket kaq të shëmtuara”, ia ka kthyer Iliri, ndërsa të dy kanë vazhduar me batuta kundrejt Elonës.


thashethemevip • E premte 24 maj 2013

»

13

Ronela Hajati, video me dhunë e vrasje

“Më në fund erdhi”. Kështu kishte shkruar këngëtarja Ronela Hajati në pritje të gjatë të videos së saj të parë. Ronela Hajati ka sjellë këngën e saj të pare me video, e realizuar nga ‘Max Production’ dhe kënga mban titullin “Mala Gata”, në bashkëpunim me Elgit Dodën. Kënga është vizualizuar me një videoklip që paraqet skena të nxehta dhune dhe vrasjeje, të nxitura nga tradhëtia.

Agnesa Vuthaj me dashuri nga Monako Dafina Zeqiri dhe Dj Blunt, fejohen në Qershor Këto ditë u përfol se këngëtarja Dafina Zeqiri është në lidhje me reperin Dj Blunt dhe këto thashetheme po dalin të jenë të vërteta. Ndonëse këngëtarja duket se po bën të pamundurën për ta fshehur një gjë të tillë, megjithatë, lajmin se ajo është në lidhje me Blunt e kanë konfirmuar edhe të afërm të këngëtares. Një i afërm i Dafinës, ka konfirmuar se ajo është në lidhje me Blunt, madje, ai ka treguar se ata kanë në plan të fejohen. “Dafina dhe Dj Blunt do të fejohen në Qershor të këtij viti”, ka zbuluar i afërmi i këngëtares për IndeksOnline. Nëse do ta bëjë publike edhe Dafina një gjë të tillë, mbetet ta shohim në ditët në vijim. Thashethemet për lidhjen e saj me reperin e njohur kanë nisur pas disa fotografive, ku ata shiheshin shumë të afërt me njëritjetrin, por edhe sipas dëshmitarëve që i kanë parë të dy së bashku.

Argjentina reklamon trupin seksi Jemi mësuar kryesisht të shohim fytyrën e saj të bukur, që ajo shpesh reklamon në rrjetin social, por si duket gjërat po ndryshojnë. Argjentina është duke punuar fort në tonifikimin e trupit të saj, siç shihet edhe nga kjo foto e saj e fundit me diçiturën: “workhardplayhard”. Vera po vjen, prandaj, bëhuni gati të shihni jo vetëm një fytyrë, por edhe një trup të bukur seksi. Ndërsa, mësohet se këngëtarja shumë shpejt, në bashkëpunim me Florin do të sjellë disa projekte të reja.

Ë

shtë padyshim një nga vajzat më të bukura të hapësirës shqiptare në vite dhe do të vijojë të mbetet e tillë. Që nga momenti kur Agnesa Vuthaj, fitoi çminin e parë si më e bukura, në konkursin e bukurisë “Miss Albania”, të organizuar nga Vera Grabocka ka kaluar shumë kohë. Por kjo bën që Vuthaj të jetë edhe më e njohur... Së fundi, Agnesa ka postuar në profilin e saj në Instagram disa foto, që i ka bërë gjatë pushimeve në Monako. Pa pikë dyshimi, bukuroshja e Kosovës dëshmon përmes këtye fotografive se po kënaqet vërtet shumë.

Ardit Gjebrea me X5, fringo të re “BMW X5” dashuria ime e re. E moraa…”, ka shkruar Ardit Gjebrea në rrjetin e tij social, pasi i ka blerë vetes një makinë nga ajo që mund ta quajmë “të hatashme”, fringo të re. Por, nuk morëm vesh se kush i sugjeroi ngjyrën, imazhi i të qenit xhentil apo ndoshta bashkëshortja e tij, pasi zakonisht gjinia femërore preferon të bardhën tek makinat. Sidoqoftë, e gëzoftë!

Arbana, një kuzhiniere e zonja?! Ajo nuk mjaftohet vetëm me të qenin një vajzë e bukur e botës së televizionit dhe një figurë tërheqëse në ekran. Arbana Osmani duket se ka shumë pasione brenda saj... Një prej këtyre mund të aludojmë se është edhe kuzhina, e veçanërisht ëmbëlsirat, jo vetëm për t’i ngrënë por edhe për t’i gatuar! Në foton e mëposhtme të postuar nga vetë Arbana, moderatorja e njohur na bind realisht se është e talentuar edhe në kuzhinë! Në këtë foto të Osmanit në Instagram, Arbana po përgatit një specialitet francez dhe ne përfitojmë nga rasti t’i themi: Bravo Arbana dhe oreks të mbarë!


14

« gossip

E premte 24 maj 2013 •

Si të mos bini preh e

manipulimeve

Në Pragë vidhen fotot e Marilyn Monroe Raportohet se fotot e Marilyn Monroe, të cilat ishin planifikuar për t’u paraqitur në një ekspozitë në Kështjellën e Pragës janë vjedhur të hënën, disa ditë më parë, para datës së ekspozimit. Ekspozita do të hapej në 30 maj me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Monroe. Gjithashtu në ekspozitë do të ishin të ekspozuara edhe sende personale të aktores si këpucë, çanta, rroba dhe ditare. Zëdhënësi i kësaj kështjelle ka bërë të ditur se një pjesë e sendeve të aktores kanë mbërritur të sigurta. Nuk dihet nëse ekspozita do të çelet në datën e përcaktuar apo do të ketë shtyrje. Pas Pragës, ekspozita do të mbahet në Tokio.

Beyonce Knowles, Angelina Jolie dhe Oprah Winfrey cilësohen si femrat më të fuqishme Forbes ka nxjerrë listën e përvitshme të femrave më të fuqishme, e mes tyre janë renditur Beyonce Knowles, Angelina Jolie dhe Oprah Winfrey. Shakira, Gisele Bundchen, Sofia Vergara, Hillary Clinton dhe Michelle Obama, janë renditur mes femrave që kanë patur më shumë impakt në mbarë botën. Gjithashtu në gratë të fuqishme është renditur dhe kancelarja Angela Merkel, e cila ka kryesuar për 10 vjet me rradhë shtatë herë. Në vendin e pestë është renditur Hillary Clinton dhe në vendin e katërt Michelle Obama.

J

eta e përditshme është e mbushur plot me manipulime për të cilat mund të jemi ose jo të ngërgjegjshëm. Manipulatorët mund të jenë kudo në çdo ambjent duke përdorur taktika të padrejta komunikimi, për të marrë atë që ata duan. Vështirësia është kur manipulatori është pjesë e familjes. Ai ose ajo mund të jetë i mrekullueshëm në momente të caktuara të jetës suaj, por nga ana tjetër ata janë dike përdorur presionin kundër jush duke përdorur të tjerë. Nëse doni të keni një komunikim sa më të drejtë dhe të jeni të shëndetshëm emocionalisht, shfrytëzoni taktikat e mëposhtme për të çarmatosur manipulatorët: Kuptoni procesin e manipulimit Për shkak se manipulimi është një komunikim i dyfishtë, e bën edhe më të

vështirë për të kuptuar qëllimin e vërtetë të manipulatorit. Rezistojini manipulimit Manipulimi është një proces vetëpërforcimi. Manipulatorët ushtrojnë presion tek ju, për të bërë diçka që ju nuk doni. Ju përpiqeni që t`i shmangeni manipulimit. Ky veprim përforcon sjelljen, që do të shpjerë në përsëritjen e manipulimit tek ju pasi mesazhi që përcillet tek manipulatori është të përsëritë sjelljen manipulative pasi herën e parë funksionoi. Pra sa më shumë t`i shmangeni manipulimit, aq më shumë presion do të ushtrohet tek ju. Kështu nëse ju doni që t`i jepni fund ciklit, ju duhet t`i rezistoni manipulimit. Jini të ndërgjegjshëm për personalitetin, nevojat dhe dëshirat tuaja dhe luftoni fort për to. Dyshimet dhe pasiguritë janë nor-

male në jetën e përditshme. Të besosh në të vërtetën absolute, krijon më shumë probleme se sa të mira. Çelësi për të mos gabuar kurrë është vetënjohja. Sa më shumë që ju të dini për botën tuaj të brëndshme, personalitetin, vlerat, pikat e dobëta dhe të fortat tuaja, vlerësimi i situatës suaj do të jetë më i bazuar. Është e rëndësishme që të jeni koshient për të drejtat tuaja. Ju jeni gjyqtari i sjelljes suaj, vetëm ju mund të vendosni se çfarë është e mirë apo e keqe për ju. Duhet të mendoni përmes dëshirave dhe nevojave tuaja, vetëm kështu ju mund t`i mbroni ato. Të largoni manipulatorët mund të jetë një punë e vështirë. Pasi ai ndodh në nivele të ndryshme në të njëjtën kohë. Zëvendësimi i manipulimit me një komunikim të repsektueshëm dhe të drejtëpërdrejtë, mund të kërkojë pak kohë.

Caji i kamomilit lufton kancerin

N Janet Jackson bëhet bilionere teksa punon për albumin e ri Këngëtarja zyrtarisht i është bashkuar klubit të bilionerëve sipas “Variety”. Mes albumeve, filmave dhe tureve, Janet i është bashkuar Madonnas e cila u bë bilionere pas shitje së biletave të turit të saj të fundit. Por Janet nuk është bilionerja e vetme. Burri i saj, Wissam Al Mana, është anëtar i këtij klubi. Ajo është duke punuar për albumin e ri, por nuk ka asnjë të dhënë se kur ky album do të jetë gati.

jë filxhan çaj kamomili në ditë ndihmon në parandalimin e kancerit. Sipas një studimi të fundit, çaji i kamomilit përmban një përbërës të quajtur apigjenin, që largon disa nga “superfuqitë” e qelizave kancerogjene. Shkencëtarët e Universitetit të Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën në përfundimin se ky përbërës dobëson sidomos qelizat kancerogjene që shkaktojnë kancerin e gjirit. Profesori Andrea Doseff shprehet: “Përfundimi i studimit tonë mund të ketë vlerë të madhe në parandalimin e kancerit.”


gossip • E premte 24 maj 2013

»

15

Stacy Keibler Rita Ora

dëshiron të shkëlqejë në komedi

në koncert me J. Lo dhe Madonna

Rita Ora, është ftuar që të performojë në koncertin bamirës ‘Gucci’s Sound of Change’, që mbahet më 1 qershor, në Londër. Beyonce Knowles, e cila është edhe drejtoreshë artistike e koncertit, ka ftuar edhe këngëtaren Jennifer Lopez për të performuar në skenën ku do të ngjiten edhe Florence and the Machine, Ellie Goulding, HAIM dhe Rita Ora. Mes emrave të konfirmuar të profilit të lartë që do të paraqiten në Twickenham Stadium, është edhe Madona, së bashku me Jessica Chastain, Blake Lively, Freida Pinto, Zoe Saldana dhe James Franco. Të gjitha të ardhurat nga ngjarja katër-orëshe do të shkojnë në fondin për bamirësi të ‘Gucci Chime for Change’, një nismë e themeluar nga Knowles, Salma HayekPinault dhe Frida Xhanini, me qëllim të theksimit të çështjes së gruas në nivel global, duke bërë thirrje për më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe drejtësi.

M

Longoria me titull master Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë e saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës. Aktorja e serisë “Desperate Housewives” ka kaluar vitet e fundit duke studiuar përvojën e njerëzve me trashëgiminë latine në SHBA, si pjesë e studimeve Chicane (meksikano-amerikane) në Universitetin e Kalifornisë. Dhe pasi përfundimisht e ka mbyllur temën e diplomimit, Longoria është ftuar ta marrë diplomën në një ceremoni diplomimi këtë javë. “Ditë e madhe sot!!! Shumë e ngazëllyer që diplomohem në shkallën Master në Studime Chicane! Ju kurrë nuk jeni aq e moshuar ose shumë e zënë për të vazhduar edukimin!”, ka shkruar Longoria në Twitter.

odelja 33-vjeçare është parë në Festivalin e Kanës pa praninë e të dashurit George Clooney. Ajo është shprehur se dëshiron të jetë pjesë e ekranit të madh duke u bërë aktore. Stacy dëshiron të luajë komedi romantike, pasi aty e gjen veten. Komedia është më afër personalitetit të saj, pasi gjatë gjithë kohës ajo është e lumtur dhe e qeshur. Stacy shpreson të ketë një bashkëpunim me regjisorin e duhur dhe me njerëzit e duhur. Një nga aktorët e saj të preferuar është Tom Hanks e pse jo të mos ketë një bashkëpunim me të, kjo është një nga dëshirat që ajo ka shprehur. Një tjetër idhull i modeles është edhe Gwyneth Paltrow, të cilën e admiron për stilin e shëndetshëm të jetesës.

Aniston shfaq format e saj

Look-u ekstrem i Irinës në Kanë Irina Shayk, zbret në tapetin e kuq më prestigjioz të momentit, në atë të festivalit të Cannes, me një fustan të një stili të fortë. I gjithi i hapur, transparent dhe me dekolte shumë të madhe, ajo ka tërhequr të gjithë të pranishmit në pasarelë.

Sikur gjërat tjera në jetë, Jennifer Aniston ka treguar se po ia del mbanë edhe me vitet. 44 vjeçja, ka luajtur rolin e striptizeres në filmin e ri “We`re The Millers” dhe sigurisht se paraqitja e saj në film ka lënë gojë hapur shumë njerëz. Aktorja duket e mahnitshme në të brendshmet saj dhe në një rast, ajo shihet duke goditur vithet e saja. Filmi, nën regjinë e Rawson Marshall Thurber, ka të bëjë me një diler të drogës, i cili krijon një familje të rreme për të futur drogën nga Meksika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


16

« bota

E premte 24 maj 2013 •

Fabrikat e elitave Nga Eton, në Sant’ Anna, oligarkitë e reja lindin brenda “boarding school”

A

larmi më i fundit vjen nga Anglia. Që nga “The Guardian”, tek “The New Statesman”, mediet denoncojnë tendencën e Kryeministrit David Cameron për t’u rrethuar nga bashkëpunëtorë “etonianë”. Domethënë të dalë po nga ai Eton College ku u formua edhe ai. Përzgjedhja e drejtuesve të lartë të shtetit dhe udhëheqësve politikë nga kjo “boarding school” ekskluzive, denoncon shtypi anglez, do të thotë ndërtim i oligarkive të reja, duke shkelur meritokracinë dhe lëvizshmërinë sociale. Polemika nuk është vetëm angleze. Përkundrazi, në të gjithë botën perëndimore gjarpërojnë dyshime dhe mosbesim kundrejt klaneve të reja të pushtetit, shpesh herë të formuar në bangat e shkollave dhe universiteteve elitarë, prestigjozë, të paarritshëm për shumicën e qytetarëve (apo bijve të tyre). Kësaj akuze i shtohet një tjetër, jo më pak e rëndë: nëse ata që qeverisin formohen dhe përzgjidhen në institucione shumë selektivë, klube të vërtetë për të privilegjuarit, si mund të kuptojnë problemet e njerëzve të zakonshëm? Nga njëra anë është pakënaqësia ndaj privilegjeve të “kastave” superiore, nga ana tjetër një mosbesim në rritje ndaj aftësive të tyre për të zgjidhur krizën ekonomike. Në Itali, qeveria “bocconiane” e Mario Montit u zëvendësua nga ajo e Enrico Lettas, i formuar në shkollën e Sant’ Anna në Piza. E pashmangshme që në rrethin e bashkëpunëtorëve të tyre të figurojnë “miq” me kurrikulume akademikë të ngjashëm. Edhe në një vend si Italia, universitetet e të cilit nuk figurojnë në majë të klasifikimeve botërore, ekzistojnë universitete që perceptohen si “elitarë”, të mësuar të furnizojnë me njerëz klasat drejtuese, domethënë të krijojnë një mentalitet “prej klani”, rrjete miqësish, lidhje të nevojshme për të bërë karrierë në politikë apo gjetkë. Polemikat shpërthejnë edhe në Francë. Fatet politikë në rënie të François Hollande theksohen me një lloj fyerjeje: “Enarca”. Nëse ky president socialist ka zhgënjyer pritshmëritë e zgjedhësve, dhe popullariteti i tij ka rënë, për kritikët e tij shkaku është edhe ky: ashtu si shumë “commis”-së të shumtë të shtetit francez, Hollande është një produkt tipik i Ecole Nationale d’Administration (Ena), “kovaçana” e klasës drejtuese. Një trup i veçuar, një lloj palestre udhëheqësish shumë e shkëputur nga shoqëria civile, nga ekonomia reale. Eshtë paradoks, sepse ENA u themelua në vitin 1945 nga presidenti Charles

De Gaulle dhe nga ministriintelektual Michel Debre, pikërisht me misionin për të “demokratizuar hyrjen në majat e administratës publike”. Përmes rregullave të pastra meritokratike të rekrutimit, ENA duhej të hapte dyert e qeverisë për francezët më të zotë, pavarësisht shtresës sociale të origjinës. Pjesërisht ia ka dalë, por suksesi i saj e ka një çmim. ENA është bërë simbol i një establishmenti që sheh vetëm nga vetja, i mësuar që të promovojë të ngjashmit e vet. Madje deri në formimin e një “mendimi unik”, një seri vlerash dhe rregullash që i ndajnë që nga golistët, deri tek socialistët. Në historinë e Republikës së Pestë, ENA ka ofruar tre presidentë të Republikës, shtatë kryeministra, shumicën absolute të prefektëve, si dhe shumë Présidents Directeurs Généraux, drejtorë të përgjithshëm të shumë kompanive të mëdha dhe bankave. Për një kohë të gjatë kjo dukej një pikë e fortë e sistemit francez:

nga njëra anë vëmendja e tij për formimin e klasave drejtuese; nga ana tjetër një farë homogjeniteti mes të majtës dhe të djathtës, mbi disa vlera të përbashkëta themelore për Republikën. Sot, në kohë recesioni dhe me një shoqëri civile të zhgënjyer ndaj atyre që e qeverisin, edhe ENA përfundon në bangën e të akuzuarve. Nëse kjo histori e ka një fillim, ai duhet kërkuar në Amerikë. Sepse asnjë komb tjetër në botë nuk ka ndërtuar udhëheqjen e vet duke investuar kaq shumë në sistemin universitar. Dhe asnjë superfuqi tjetër nuk ka lartësuar, glorifikuar, adhuruar deri në këtë pikë “ekspertët” në qeverisje. Quajini teknokratë, nëse preferoni neologjizmin aktual. Në vitet tridhjetë, presidenti Franklin Delano Roosevelt rrethohej nga të famshmit “kokë vezë”, profesorë universitetesh të dalë prej shkollave më të mira të Amerikës, për të hartuar politikat kundër depresionit

në Marrëveshjen e Re. Në kohën e John F. Kennedy do të ripagëzoheshin “Më të mirët dhe më brilantët”. Ishin njerëzit që ishin ngarkuar të elaboronin politikën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë. Shpesh herë presidenti i rekrutonte nga i njëjti universitet ku ishte diplomuar edhe vetë. Dhe kjo traditë nuk është ndërprerë asnjëherë. I vetmi dallim, në krahasim me ENA-n franceze apo me fenomenin e “etonianëve” në Angli, është që në Shtetet e Bashkuara shtrirja e supershkollave është shumë më e gjerë dhe me konkurueshmëri më të lartë, sipas imazhit dhe me ngjashmëri të lartë me vetë kombin amerikan. Ka një rivalitet të vjetër në këtë fushë: mes Harvard dhe Yale. Në avantazh mbetet Harvard, me tetë presidentë të Shteteve të Bashkuara që janë diplomuar aty, më shumë se 75 fitues të Çmimit Nobel, si dhe 62 sipërmarrës miliarderë (mes këtyre të fundit llogariten vetëm ata që janë gjallë). Nga Harvardi kanë dalë me një diplomë presidentët John Adams, John Quincy Adams, dy kushërinjtë Theodore dhe Franklin Roosevelt, John Kennedy. Por më së fundi Barack Obama, ndonëse diplomën e parë e mori në Columbia University në New York, atë të Juridikut e ka marrë pikërisht në Harvard, më vonë. Ndërkohë në Yale janë formuar dy

George Bushët, babë e bir, si dhe Gerald Ford dhe Bill Clinton. Panorama amerikane është më konkuruese falë Princeton, Stanford, Berkeley, Johns Hopkins, si dhe disa super-universitete të tjerë që kanë prodhuar edhe ata breza të tërë vip-ash, drejtues politikë apo ekonomikë. E megjithatë, edhe në Shtetet e Bashkuara ky sistem vihet nën akuzë. Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Harvard, Jeff Neal, u detyrua që t’i shkruante një letër të gjatë të përditshmes “The New York Times”, për t’iu përgjigjur kritikave gjithnjë e më të rënda mbi sistemin e vet të përzgjedhjes së të rregjistruarve. “Harvard mirëpret studentë të talentuar nga çdo mjedis etnik dhe social – ka shkruajtur Neal – dhe ne garantojmë një provim gjithëpërfshirës, të plotë, që sheh rezultatet akademikë, lidershipin, referencat, karakterin, dhe përvojat e punës”. Kjo letër, që duhej të qetësonte polemikën mbi hiper-selektivitetin e Harvardit (më pak se 10% e kërkesave për pranim marrin një përgjigje pozitive), përkundrazi i ka ndezur edhe më shumë. Sepse pikërisht prapa qasjes “gjithëpërfshirëse” fshihen padrejtësitë, diskriminimet, favorizimet. Bijtë e nxënësve të dikurshëm, pasardhës të familjeve të mira, etërit dhe gjyshërit e të cilëve janë diplomuar në

Harvard dhe janë donatorë bujarë, kanë korsitë e tyre preferenciale. E njëjta gjë vlen për të gjithë universitetet e elitës: nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që George W. Bush u pranua në universitetin e të atit ndonëse, siç e ka pranuar vetë, nuk ka qenë nxënës i shkëlqyer. Avantazhi për Yale, kur pranon një bir presidenti? Gjithçka fshihet tek një fjalë: “Rrjetëzim”. Në supershkollat nuk shkohet vetëm për të marrë një arsimim të cilësisë së lartë nga docentët më të mirë të planetit, por edhe për të njohur “njerëzit e duhur”. Rrjetëzimi, apo më saktë “puna në rrjet” është investimi në marrëdhënie njerëzore, njohje: shpesh herë, në terma afatgjatë, është më dobiprurësi. Kjo shpjegon përse edhe bijtë e presidentëve kinezë përfundojnë në Harvard... Por rreziku është i ngjashëm me atë që kanoset në Europën e vjetër. Një akuzë të pamëshirshme përmban libri “Përse dështojnë kombet” i Daron Acemoglu dhe James Robinson. Rënia godet pikërisht ata kombe që transformohen nga “shoqëri përfshirëse” në “shoqëri nxjerrëse”. Ose më saktë, kur bëhen oligarkike, të qeverisura nga elita që vetëpërjetësohen. Rreziku i një bote të dominuar nga supershkollat është pikërisht ky: shoqëri ku lëvizshmëria sociale bllokohet.


bota • E premte 24 maj 2013

»

17

“Betejat fitohen në Eton” a studiuar Kryeministri britanik, David Cameron dhe kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, edhe vëllai i vogël i K Johnson, Jo, i sapopranuar nga Cameron në Downing Street.

Çdo të thotë “universitet elitar“ në Gjermani? Në të kaluarën ka pasur shpesh kritika se me nismën e ekselencës rrjedhin shumë para për punën kërkimore dhe shumë pak në mësimdhënie. Disa universitete për këtë arsye në konceptet e tyre për të ardhmen nuk kanë në fokus vetëm studiuesit por edhe studentët dhe punonjësit. Organizim më i mirë burokratik dhe një informim më i mirë, orare të përshtatshme për bibliotekat dhe zyrat e shërbimit si dhe menaxhimi i cilësisë luajnë një rol në këtë aspekt

U

niversitetet elitare në Gjermani ndoshta nuk mund të krahasohen me ato të Harward, Yale apo Standford por në disa degë janë po aq të mirë sa ata. Me nismën e ekselencës qeveria gjermane mbështet më fort punën kërkimore. Në vitin 2006 qeveria federale dhe ato të 16 landeve gjermane sollën në jetë një garë për nivelin më të lartë të kërkimit. Me këtë ”nismë ekselence“ kërkoheshin universitetet dhe shoqatatat më të mira në kërkim në Gjermani, të cilat do të mbështeteshin me mjete financiare të qeverisë. Arsyeja: universitetet gjermane duhet të vazhdojnë të jenë edhe më tej konkurrues në plan ndërkombëtar dhe kjo do të thotë nxitje e elitave. Që prej vitit fillimit të nismës në 2006 kanë qenë fillimisht nëntë universitete ekselence dhe që prej vitit 2012 njëmbëdhjetë të ashtuquajtura universitete elitare. Në çdo garë mund të aplikojnë në tri katerori rreth 100 universitete në Gjermani. Nga njëra anë universitetet mund të konkurrojnë me shkollat e tyre

të diplomantëve, që mbështesin brezin e ri të studiuesve dhe punojnë në fushëtema të rëndësishme sociale. Nga ana tjetër janë të ashtuquajturat ”cluster ekselence“, në të cilat universitetet kanë qendra shumë të avancuara kërkimore, ku punohet në mënyrë ndërdisiplinare. Por në fund universitetet duhet të bindin me ”konceptin e tyre për të ardhmen“. Atje ata prezantojnë plane konkrete për t’u bërë lider në kërkim në plan ndërkombëtar. Të gjitha universitetet e përzgjedhura angazhohen në konceptet e tyre për të ardhmen, kush më shumë e kush më pak, për mbështjen e grave, integrim dhe punë kërkimore ndërdisiplinare. Vetëm kush arrin të bindë jurinë me konceptin e tij për të ardhmen mund ta quajë veten universitet elitar. Por edhe universitetet që nuk mbajnë titullin ”universitet elitar“ mund të marrin mbështetje financiare në kategoritë e veçanta. Në të kaluarën ka pasur shpesh kritika se me nismën e ekselencës rrjedhin shumë para për punën kërkimore dhe

shumë pak në mësimdhënie. Disa universitete për këtë arsye në konceptet e tyre për të ardhmen nuk kanë në fokus vetëm studiuesit por edhe studentët dhe punonjësit. Organizim më i mirë burokratik dhe një informim më i mirë, orare të përshtatshme për bibliotekat dhe zyrat e shërbimit si dhe menaxhimi i cilësisë luajnë një rol në këtë aspekt. Në çdo garë universitetet duhet të përballen me konkurrencën. Karlsruhe, Universiteti Teknik i Mynihut dhe Universiteti Ludwig-Maximilian, ishin në 2006 fituesit e raundit të parë. Në vitin 2007 titullin ”elitar“ e morën edhe Heidelbergu, Freiburgu, Konstanza, Berlini, Göttingeni dhe RWTH Aachen. Universitetet në Karlsruhe, Freiburg dhe Göttingen i humbën titujt në vitin 2012, ndërkohë që u kualifikuan universitetet e Bremenit, Kölnit, Tübingenit, TU Dresden dhe ai Humboldt në Berlin, të cilët arritën të bindin jurinë me konceptet e tyre për të ardhmen. Ata mund të gëzohën për mjete financiare shtesë deri në 2017.

Edhe Ed Llewellyn, shefi i kabinetit i kryeministrit. Edhe Oliver Letwin, ministër në qeverinë Cameron. Apo George Young, kreu i shumicës konservatore në parlament. Dhe kanë studiuar edhe një gjysmë dyzine këshilltarësh, zëdhënësish, shoqëruesish të kryeministrit. Të gjithë të dalë nga Eton College, shkolla e themeluar nga Henriku VI në 1440 në një prej brigjeve të Tamizit (në bregun përballë ngrihet kështjella e Windsor), disa kilometra larg Londrës. Dhe nuk kanë dalë vetëm ata: sa për të përmendur disa emra, aty janë diplomuar edhe Justin Welby, prej pak kohësh i zgjedhur Kryepeshkop i Canterburyt, ose më saktë “Papa” i anglikanëve; Princi William dhe vëllai i tij, Harry; Tom Parker Bowles, biri i Camillas, bashkëshortja e dytë e Princit Karl. Dhe duke shkuar më pas në kohë, poeti Shelley, George Orwell, John Maynard Keynes, Ian Fleming. E quajnë “fabrika e kryeministrave”, Cameron është i 19-i i serisë, përpara tij kanë kaluar Gladstone, Balfour, Macmillan. Ose “djepi” i statistëve anglezë, ministra, diplomatë, funksionarë të lartë të shtetit. “Beteja e Vaterlosë është fituar në Eton”, shumë më herët se sa në fushën e betejës, thoshte Duka Wellington, edhe ai i dalë nga Eton. Dhe në Eton, duke vijuar me metaforën e tij, fitohen shumë prej betejave të sotme, në politikë, në biznes, në çdo sektor. Boarding School ekskluzive, elitare dhe shumë e kushtueshme (30 mijë euro në vit), e rezervuar për meshkuj nga 13 në 18 vjeç, rigorozisht me uniforma (frak me kravatë të bardhë) më shumë se sa një shkollë, ajo është një klub, të cilit pastaj i përket gjatë të gjithë jetës, shpesh duke ua kaluar pasardhësve: 40 për qind e etonianëve të sotëm kanë një baba, një xhaxha apo një gjysh që ka studiuar në Eton. “Disa përfundojnë duke u martuar me motrat e shokëve të kursit, për t’u lidhur edhe më shumë me rrjetin e Eton”, thotë Nick Faser, autor i një libri për këtë argument, “The importance of being Eton”, edhe ai vetë i diplomuar pikërisht aty. Dhe është pikërisht kjo akuza që i drejtohet sot Cameronit: “të qënurit i rrethuar nga një klikë etonianësh”, sipas imazhit të tij. Që jo vetëm kanë arritur të largojnë nga Downing Street të vetmin këshilltar të dalë nga shkollat shtetërore, dhe të vetmin me ngjyrë, Shawn Bailey, por pengojnë kryeministrin të kuptojë shoqërinë ku lëviz, nevojat e njerëzve të zakonshëm, prioritetet e kombit. Sigiurisht, thuhet se Eton nuk është më ai i një herë e një kohe dhe kjo është pak e vërtetë. Sot 15 % e 1300 studentëve aty janë të huaj. Ka bursa studimi për studentët që e meritojnë më shumë. Prej 1983 janë hequr ndëshkimet trupore. Pak a shumë që atëherë është ndaluar edhe fagging, një formë ngacmimi që të rriturit aplikonin ndaj të sapoardhurve. “Një hyrje e hershme në mizorinë njerëzore dhe vuajtjen e skajshme fizike”: kështu Alan Clark, më vonë Ministër brilant i Mbrojtjes në Britani, përmblidhte vitet e tij në Eton, me një farë kënaqësie mazohiste. Por nuk ka ndryshuar cilësia e arsimit, që mbetet shumë e lartë, duke filluar nga latinishtja e greqishtja e për të mbërritur tek informatika dhe arti dramatik. Nuk ka ndryshuar rrjeti i njohjeve, që në Eton realizohen dhe ruhen përgjithmonë. “Mafia e Eton” e quante zëvendës kryeministri laburist, John Prescott, një bir punëtorësh. “Ishin të rinj që ishin rritur para kohe, me humor të hollë, një shkëputje të madhe dhe besim të jashtëzakonshëm tek vetvetja”. Kështu i kujton John Le Carre, i cili jepte mësim në Eton, përpara se të bëhej shkrimtar. Në fakt, Eton është vetëm maja e ajsbergut e një sistemi arsimues thellësisht klasist. 7 për qind e popullsisë britanike i dërgon bijtë në shkolla si kjo, 93 përqindëshi tjetër i dërgon në shkolla shtetërore, falas. “Vajtja në Eton u bën dëm studentëve të vet, që nuk përzihen me pjesën tjetër të vendit, dhe i bën dëm vendit tonë, që sheh të shpërblehet rrjeti i marrëdhënieve miqësore për të bërë karrierë, në vend të meritokracisë”, thotë lord Adonis, ish ministër laburist. Por, në Britani meritokracia funksionon, dhe mirë madje: nëse një i ri ka vlera, ai ka mundësi të afirmohet. Por nëse ka qenë në Eton, apo në një kolegj të ngjashëm, bën pjesë në një tjetër planet. Në fund të fundit, edhe lordi Adonis ka dalë nga një shkollë private elitare.


18

« dossier

E premte 24 maj 2013 •

Legjenda e varfërisë

Nga Albert Kotini Cikli i shkrimit është një katarsis kundër së keqes, një sfidë për ndryshim. Përvoja e historisë në veçanti për intelektualët e sotëm për të çliruar të ardhmen nga pushtimi i së keqes në të kaluarën, kompozon ndryshimin dhe këngën e fitores sa më afër për brezin tonë të ri. Legjenda e varfërisë është lexuar nga të gjithë brezat që përjetojnë Shqipërinë sot që nga Gavroshi tek “Të mjerët, “Aventurat e Tom Sojerit” e deri te “Luli i vocërr” i Migjenit. Mjaft përralla të popullit tonë për varfërinë njihen si ato të kuçedrës që zinte burimin e ujit dhe sot është paradoksi i një Shqipërie të shpërfytyruar nga varfëria ku skenat e dramës që përjetojmë janë të paimagjinueshme si nga realiteti i botuar në libra, ashtu edhe nga imagjinata e përshkruar në përrallat tona... Kënga e krimit u tregua në të kaluarën tonë të afërt, si p.sh. te filmi “Toka e përgjakur”. “Të vranë, Miti, të vranë!”, dhe krimineli ishte pronari i vërtetë i tokës, ndërsa viktima u motivua nga varfëria dhe padrejtësia e atij pushteti që “mbronte” këta të varfër. E sot arritën që për një gardh krimi në familje ka arritur përmasa të paimagjinueshme, pa folur se përse u vramë në vitin 1997. Krimineli si produkt i një shoqërie të dekompozuar, sa trim me të tjerët është edhe po aq frikacak me vetveten, edhe pse deliri i madhështisë e ka pushtuar prej së keqes. Kënga e hajdutit... dikur simbolizohej me Nastradinin: “Çfarë po bën aty, o Nastradin?” – “Po i bie violinës”, - i përgjigjet ai. Pse nuk dëgjohet muzika? Nesër do ta dëgjosh avazin... Aktualisht kënga e hajdutëve dëgjohet që në parlament e deri te autobusët urbanë kur të pastrojnë xhepat. Them “në parlament” se nuk pati autoritetin të zbatojë ligjin e tregimit të pasurisë. Kënga e spiunëve. Këtu do të ndaloj në shkrimet e ardhshme. Sepse më duhet të tregoj tekstin, kompozitorin , orkestruesin dhe ata janë më tepër pa zë sesa me zë. Kur këndon spiuni, gëzimi i ligësisë është në ekstazë. Mjerë ai që ka qenë viktima e tij se kënga e tij është si te sirenat e Odisesë, që të marrosnin jo vetëm si person, por dhe tërë fisin. E mjerë kur bashkohet pushteti i hajdutëve, kriminelëve, spiunëve se çfarë llumi shoqëror prodhon. Çështja është: a do të ngrihen shqiptarët e ta pastrojnë këtë llum që kërkon të pushtojë të ardhmen? E keqja që përshkruan kujtesën historike të Ballkanit për shqiptarët, nuk ka qenë gjë tjetër, veçse një mallkim djalli, ashtu si dikur legjenda e Lancelotit për Britaninë e Madhe, kur Avalon, Morgan, Artur, Viviani u bënë personazhe biblike që përjetuan të keqen e ritit fetar: Motër e vëlla u martuan pa i parë fytyrën, pa u njohur dhe si dënim prisnin fëmijë. Misticizmi i ritit fetar për mbretërit polli luftën midis miqsh dhe të një gjaku aq sa legjenda e vijoi këtë luftë midis tokësores dhe botës së përtejme. Pusi, intriga shoqëruan të vdekshmit nga të pavdekshmit në tërë ngjarjet. Viviana, pas kthimit tek ishulli i shenjtë zë vend shprehja: “Nuk e pashë fytyrën e burrit tim”.”Ishte e shkruar ta njihja vetëm një natë”. Kjo solli pasojën, Arturi u shpreh nën intrigat e kësaj ngjarjeje: “Erdha në kohë për të më parë duke vdekur”. Kështu mbaroi mbreti i Britanisë së madhe kur u nda vegimi nga realiteti. Mirëpo kënga e Arturit mbret është edhe sot vetë muza e përjetësisë së dënimit. Pra, kur e lënë të ardhmen e një kombi në duart e një të keqeje, dështon me turp. Guinever, gruaja e mbretit Artur, e cila nuk e pa fytyrën, u bë mëkati që do t’i digjte në ferr. Morali historik për anglezët mbi Lançelotët bëri që atë që kjo mbretëri të njohë fitore për qindra vjet me radhë në të mirën e popullit të vet. Pra, nuk e la të ardhmen të pushtohej nga e keqja e së kaluarës ,qoftë edhe në legjendë. Edhe kur Shekspirin donin ta errësonin, Volteri e përktheu në Francë aq bukur, saqë mjaft francezët u bënë xhelozë sepse ia uli famën madhështisë së tyre, letrave... Por, megjithatë bota e kulturuar u mrekullua ngaqë mjegullnaja e harresës dhe e mbulesës së të vërtetës tashmë ishte larguar. Po legjenda e vendit tonë?

Vitet 1990-1991, si u shndërrua Shqipëria në “poemë mjerimi”

Vjedhësi i vërtetë parave (i bukur, joshës dhe miklues)

Gobseku: Një skllavi të parasë nuk e rrethojnë njerëz të gjallë. Atë e përndjekin hijet e vjedhësve dhe vrasësve. Mjedisi i tij është një lloj ferri Kur një fshatari i ngordhi kau i parmendës, i vetmi me të cilin lëronte tokën për bukën e gojës të familjes së tij u shua edhe legjenda e Migjenit për një kokërr misër. Meqenëse kau ishte i madh dhe kishte ngordhur në katoin e shtëpisë, nuk e nxirrnin dot për ta varrosur. Koha nuk priste në atë stinë qershori, se kafshët e qelbura shkaktonin sëmundje po të mos hiqej shpejt sidomos tani që peshonte më i rëndë. Kërkoi ndihmë tek fqinji i tij për ta nxjerrë kaun jashtë dhe varrosur ku duhej. Mirëpo kur e bija trokiti në derën e fqinjit dhe

hapën derën, ajo iu drejtua dhe i tha pa shumë ceremoni porosinë e të atit: Xhaxha, më tha baba që të kesh mirësinë dhe të vish për të na ndihmuar pasi na ngordhi kau dhe vetëm nuk mundemi ta nxjerrim. Kështu do të ndihmojmë edhe ne kur të të ngordhë kau ty. Të gjithë sa ishin në shtëpinë e fqinjit ia pritën: “Tu thaftë goja për këtë nëmë që na jep! Zot na ruaj kaun e parmendës, se e kemi si njeri të vetëm dhe si dritën e syve!”. Vajza e kuptoi që kishte gabuar dhe e kishte përmbysur keq porosinë e të atit duke mos folur si duhej u

largua me turp. Ja, pra, kur nuk dëgjohet fjala e babait ose amaneti i të parëve, e keqja të verbon sytë edhe pa dashje. Kjo legjendë ndodhi dje se sot vijon legjenda e Nolit kur thotë se të ligut i gëzohet shpirti jo kur i lind lopa e vet, por kur i ngordh viçi tjetrit.. Kur erdhi çlirimi i vitit 1944 u gëzua me qindra mijëra vetë se do të hanin me lugë të florinjtë... Kur erdhi demokracia 1991 u lumturuan shqiptarët se më në fund u gjetën vëllezërit e vërtetë midis tyre... Kur erdhi 1997 me mijëra lutje ia bërë Zotit të shpëtojë kokën pa le të hanë edhe një herë në ditë... Ka ardhur 2005 e lutjet e bërë Zotit tre herë në ditë se më në fund do të bëhet Shqipëria. Pse? Kur kërkon punë i papuni bën një lutje në Bashki e tjetrën e bën në kishë e xhami. Mirëpo le të lemë anash këtë lloj shakaje pa kripë. Një lypës me fëmijën pranë i kërkonte bukë ndërsa i zoti i shtëpisë e kishte nxjerrë nga bodrumi i shtëpisë edhe pse ky lypësi ishte i shëndetshëm dhe mjaft i ri. “A e di, - më tha një miku im, - se çfarë bëri ky njeri më të pastajmen?” – “Jo”, - i thashë. Iu drejtua shtetit, por e kishte hequr nga lista e banorit,nuk ekzistonte si njeri. Atëherë u bë i fortë dhe me fëmijët e tjerë lypsa krijoi shoqatën ose më mirë rekrutoi ushtarët e vet si në ato filmat anglezë... Tani jeton si mbret, po, po, si mbret dhe kryetar i mafies së lypësve. Ke parë sa shumë lypsa takon çdo 50 metra dhe se si e kanë “përmirësuar” racën e tyre, teknikën e të lypurit.. Bile kryetari i tyre i detyron të presin ndonjë gisht a krah edhe për të fituar më shumë, ndryshe tregohet i pamëshirshëm. Të duket çudi, jo, jo, ka një organizim të përsosur për mbledhjen e fitimeve të rrugës me çdo mënyrë. Ndoshta për të fituar bukën e përditshme u gjet rruga e gënjeshtarit, hajdutit dhe hipokritit. Por kjo nuk mjafton! Prandaj bëhet luftë edhe për të pranuar në shoqatën e lypësve, hajdutëve dhe spiunëve.. Pse të spiunëve? U bënë shumë deri në fund të vitit 1991 dhe ngelën pa punë e nuk kanë më çfarë të akuzojnë për gjithë mjerimet e varfërisë që ka pushtuar shqiptarët. Aq sa edhe në burgjet


dossier • E premte 24 maj 2013

Minj-djall. Dhe liria ka formën e Samothrakës (pa kokë pa një krah)

nuk ka më vend për ta. Se ta dish, pranojnë më mirë të futen në burg sepse e kanë bukën dhe fjetjen të garantuar se sa të jetojnë në burgun e madh të lypësve. Mirëpo edhe mafiozët e lypësve nuk i pranojnë spiunët e papunë, e quajnë veten racë më krenare, më dinjitoze dhe i përbuzin. Ju pëlqen më mirë shoqata e kriminelëve? Jo! Shumë prej këtyre të fundit janë elita e shoqërisë dhe për ta më tha miku im s’ma mban të flas. Kështu që këtë përvojë të së keqes ne shqiptarët e përjetojmë çdo ditë dhe nuk na e përshkruan dot as Migjeni, as ish- të burgosurit në librat e tyre dhe as ata ish partizanë në burgjet e fashizmit apo në kampet e të internuarve në Mathauzen. Çështja është më sublime: Të shpëtohet shpirti, zemra, dhe mendja jonë kombëtare. Shekspiri shkroi mjaft tragjedi që kanë në thelb vrasjen brenda familjes, të vëllai nga i vëllai për kurorën mbretërore, por jo për një copë gardh si tek ne. E bota e tërë iu referua atij krimi makabër të familjes mbretërore që zilia e realizoi. Po bota shqiptare pse do të merret shembull sot? Danimarka, që sot është vendi nga më të qetët në botë, nuk e lejoi të akuzojë asnjë shtet se prodhonte të tilla tragjedi si Hamleti, se, në fund të fundit, ishte krim brenda oborrit por jo brenda një kombi. Shqipëria e vitit 1997 u bë për botën mbarë si një vend ku jetonte Noeja dhe Zoti lajmëroi për largimin e familjes së tij se atë vend të banuar me njerëz të tillë do ta dënonte me zjarr e përmbytje... Prandaj u larguan nëpër ato anije fantazmë dhe përsëri e kanë mendjen tek braktisja e vendit. Kur priftërinjtë paganë sakrifikonin me vrasjen e një vajze të virgjër për të ardhur uji, kur kishte thatësirë të madhe tregonte se aty niste e keqja tek ky ritual. Pikërisht te rituali i politikanëve që predikonin mirësi për vendin, por në fakt punonin për vete tregoi veçse ligësi dhe mbolli varfëri. Në kohën e Noes Zoti të parët dënoi këta priftërinj me gjarpërinj në gojë, me verbim, me çmenduri. Vetëm simboli i paqes pëllumbi me degën e ullirit i tregoi Noes tokën, shpresën e jetës. Ata u bashkuan si familje me dashuri dhe nuk harruan mësimet

Ekzistojnë edhe në shekuj, bashkëkohorë diogjenër, fenerë dhe...

që iu dha Zoti. Mirëpo akoma për Shqipërinë do të jenë korbat dhe jo pëllumbat për të prekur të ardhmen e ëndrrës perëndimore. Gëte shkruan”Fatbardhësia më e madhe e të bijve të dheut është po vetëm, personaliteti”. Pikërisht personalitetet janë ata që i shërbejnë vendit të tyre dhe që mendojnë në radhë të parë për popullin e vet, ardhmërinë dhe brezin e ri që të bën më të mirë se të parët. Po cili është personaliteti që na jep me fuqinë e mendjes shqiptare fshehtësinë e ardhmërisë sonë kombëtare? Te rilindësit e zbuluan vitet pasardhësi këtë fshehtësi personalitetesh që i bashkuan shqiptarët. Veprat e tyre në besimin te Perëndia krijuan botën e bashkuar shqiptare. Veprat që pasuan pas tyre çfarë na dhuruan? Jemi në kërkim të personaliteteve të rilindjes moderne shqiptare... Vallë a e kemi? Shekulli XX për Shqipërinë nuk do të harrohet ndër breza për vitin 1997, si u luajt për

jetën dhe vdekjen plot lemeri e frikë. Vdekja u bë komedia e jetës së shqiptarit në sytë e të huajve. Jeta u bë tragjedia e ekzistencës në misterin e ardhmërisë. Një popull që endet në ngushëllimin e braktisjes së vendit të vet. Një bindje e përvuajtur pa kushte në mëshirën e të tjerëve. Vallë a e meritonin? Krishti lindi krishterimin dhe përfaqësonte opozitën e parë njerëzore, qiellore për disa edhe tokësore. Opozita e protestës kundër përbuzjes së shtypjes së turmave prej të pasurve të Romës. Ajo që solli Krishti për të gjithë do të thoshte liri dhe drejtësi. Pra, krishterimi si një fenomen i madh qytetërimi u bë doktrinë e këtyre shekujve. Vallë me predikimet e tyre klerikët a e shëruan shoqërinë njerëzore nga dekadenca morale ku ka rënë? Hierarkia e së keqes dhe të mirës nis nga Bibla dhe Kurani. Në doktrinën e krishterimit gjejmë po atë përbuzje që kishin fetë e vjetra të Lindjes, e

Republika e shqipërisë Ministria e Brendshme Departamenti i Administratës Publike

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e Provës”, Znj. Olta GJIKA është fitues i konkursit, për pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E RAPORTIMIT TE HELP-DESKUT DHE MONITORIMIT TË INFORMACIONIT NË DREJTORINË E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT NË MINISTRINË E FINANCAVE.

»

19

quanin gruan shërbëtore besnike të burrit, të cilin e përsëritnin deri sot këtë besnikëri para altarit. Të 10 urdhrat e “Dhjatës së vjetër” në realitet i drejtohen vetëm burrit se në të nëntin gruaja është vënë në një shkallë me shërbëtorët dhe kafshët. Filozofia e ligësisë Të vjetrit kur e ndiejnë se nuk mjafton vullneti (takati) i tyre dhe forca brutale për të mbajtur këto pozita,përpiqen të përligjin ligësinë e botës së tyre me argumente filozofike. Këta lloj njerëzish me ndërgjegje të konsumuar nuk shprehen hapur se “kështu na e do interesi”, mundohen të mbajnë me sofizma themelet e asaj bote të dënuar nga historia, duke arritur të bëhen të padurueshëm dhe qesharakë në shoqërinë përparimtare. Ligësia?! Po, si një nga mbeturinat më të shëmtuara të botës së vjetër nuk i hap rrugë qytetërimit. Mjerisht në botën e ligësisë mbretëron errësira, injoranca instinktet e këqija që kanë si mision ndaljen e përparimit. Në qoftë se është e vërtetë sot e kësaj dite situata e verbër e ligësisë në Shqipëri, në qoftë se fshihen prirjet intelektuale për t’i luftuar ato, atëherë çdo përpjekje për t’u çliruar nga kjo gjendje është e kotë. Vetëm atëherë kur intelektuali do të mund të shkojë drejt zhvillimit pa qenë i diktuar nga ligësia e parasë, apo e ideologjisë së vjetër prindërore, do të ndiejë në shpirtin e tij dëshirën për një jetë më të mirë, më të lirë e më njerëzore, dhe kur të kuptojë se nuk është e drejtë të humbasë të ardhmen,vetëm pranë ligësisë” me pagesë” për të qenë imoral i kohës së vjetër, atëherë do të dalë nga pragu i ligësisë për të mirën e përgjithshme. Në qoftë se ka disa parime të ndryshkura, të rrënjosura nga ligësia e një egoizmi primitiv, duhet luftuar për të drejtat e grabitura në emër të së ardhmes. Jo çdo përmirësim ekonomik dhe moral në Shqipëri mund t’u besohet lutjeve fetare, veçse duke iu përveshur punës. Jeta shqiptare e intoksikuar prej elementit politik të së kaluarës, por jo pak edhe nga ai fetar i 144 sekteve të tjerë, po rritet në realitet dhe në këtë fillim të shek. XXI në mënyrë magjike, sepse etja e mungesës së tyre pluraliste me prejardhje nga shoqëria komuniste , solli një ligësi mentalitetesh si filozofi çoroditëse, aq sa një ditë do t’ia bëjmë gjyqin e pasojave të varfërisë në çdo fushë. Dihet që kundër filozofisë së ligësisë u ngritën që në lashtësi me Pitagorën, Thalesin; pastaj në Mesjetë mendja shkencore solli një sërë martirësh laikë që u bënë viktima të inkuizicionit të turpshëm, vijoi me trashëgiminë e mendjes racionale në shekullin 18, siç ishin enciklopedistët dhe në të pastajmen vijuan shpikjen e zbulimet shkencore... Kështu, filozofia e ligësisë dogmatike nuk e pengoi dot të drejtën e qytetarisë edhe pse ka ndërhyrë e po ndërhyn në të gjitha sferat e veprimit njerëzor. Edhe në Shqipëri, mentalitetet e krijuara prej ligësisë së mëparshme sado që të rezistojnë, do të humbasin.. Në këto vite që po përjetojmë deri krimin në familje, kur dinaku po ha të mençurin, kur hajduti rrënon idealistin, kur injoranti fiton e jeton më mirë se çdo i ndershëm dhe e përcjellim jetën e përditshme çdo mbrëmje sipas marshit të endacakut kombëtar, atëherë a mund të adhurohet më filozofia e ligësisë?! Kurrë më! Degjenerimi i saj ka arritur në kufijtë e kohës së shkuar që kërkon të mbyllet me çdo kusht! Hapat e një jete të re shqiptare kanë nisur nga filozofia e apostujve të së ardhmes të fëmijëve tanë që kërkojnë të dalin në përballimin e aftësisë nga ky fukarallëk e primitivitet ku i sollëm edhe ne. Ata ëndërrojnë me filozofinë e punës, jo të dogmave dhe propagandës së dështuar. Ata dëshirojnë të realizojnë fabrika, biblioteka, muzeume, klube, universitete e të ndërtojnë qytetërimin e munguar si Zvicra. A do ta bëjnë? Po! Vetëm duke mbetur shqiptarë nga zemra, shpirti dhe mendja e pa folur kundër vendit të vet.. Shqiptari të mos lejojë të trajtohet me pikëpamjet e jetës amerikane apo angleze, ashtu si dikur ruse, serbe,turke apo kineze.. Shqiptari të mos e lejojë fytyrën e vet t’ia stukojnë një “surrat” italian apo greku që të bëhet klouni i Mesdheut duke qenë viktimë e filozofisë së ligësisë për tu bërë si të huaj në atdheun e vet! Kështu duke qenë në rrugën e mendimit shqiptar të progresit dhe qytetërimit që na lanë Frashërllinjtë, Fishta, Vreto, Vaso Pasha etj. do të arrihet në shkallën e popujve të lirë dhe të qytetëruar europianë.


20

« SPECIALE

E premte 24 maj 2013 •

Ndonëse nën diktaturë, piktura e Alush Shimës dëshmon lirinë krijuese që as ta jep e as nuk ta merr kush

N

ë një nga buzëmbremjet e Tiranës, të ulur me piktorin Alush Shima bisedojmë rreth artit. Ndonëse me origjinë nga Kuçi i Vlorës, nuk ka ndonjë tërheqje drejt origjinës. Përkundrazi arti e ka drejtuar drejt ndjenjës së një qytetari të lirë, një kulture më të gjerë, më qytetare në thelbin e të qenit shqiptar, ndonëse ndjehet mirë kur e quan veten tiranas, në kuptimin e kryeqytetasit. Me një buzëgaz të lehtë që nuk i ndahet, i afruar dhe i drejtpërdrejtë në dhënien e mendimeve piktori kridhet me mall në vitet e fëmijërisë, kujtimin e të atit, njeri i thjeshtë e mjeshtër këpucar dhe një koleksionist amator. Koleksiononte armë të vjetra, monedha, vazo antike... gjithçka deri ikona kishtare. Djaloshi habitet me këtë pasion, çfarë e lidh me to dhe shpenzonte shumë lekë. Shpesh i e pyet se ç’i do ikonat ?! “Nuk e kupton, por leri në dollap, se mund t’i vijë një kohë e mund të na duhen”, ia kthente ai. Pak e nga pak në shtëpi do të lindte një koleksion i vërtetë dhe i vyer, të cilën artisti do ta vazhdojë në të ritë e tij e deri sot. Koleksionet do të bëhen fillesat artistike të nxitjes së fëmijës. Ndërkohë i ati tregohet i vëmendshëm ndaj tij, sepse vazhdimisht i blen fletore vizatimi, duke i thënë, merri e vizato, bëj ndonjë gjë vetë. Ja si e bëj unë, pse nuk e provon edhe ti ? Artisti kur i kthehet fëmijërsë bën lidhjen me mjedisin ku u rrit, koleksionet e qëndrimin dashamirës ndaj artit e të gjithë këto përbëjnë “brumin” nga do të ngizet pasioni për pikturën, “kur i lidh tani duket sikur vijnë njera pas tjetrës sikur formojnë një mozaik, që po ta lexosh jep shumë”, shprehet atisti. Kujtimi i të atit i vjen besueshëm. Është ai që e nxiti drejt pikturës, rrugë që do ta ishte e mbushur me punë e pasion, mundime e dhimbje... Në shkollën fillore “Kosova” bën shumë vizatime dhe çuditërisht do të jetë mësuesja e matematikës ajo që vë re talentin. Një ditë ajo hyn në klasë, ku nxënësit po vizatonin një gjethe dhe i thotë mësueses së vizatimit, “këtë djalë duhet ta çosh për konkurs në Liceun Artistik. Mua më duket se ka talent!” Fëmija e dëgjon dhe i vjen mirë. Vrapon në shtëpi, ku gjen mirëkuptimin e familjes për të konkuruar. Fiton dhe fillon Liceun Artistik. Liceu Artistik në dallim në shumë shkolla të tjera kishte një mjedis artistik të veçantë. Aty bëhej balet, skenografi, muzikë. që të nxiste. Ishin edhe pedagogët të tillë si Abdurrahim Buza, Kristina Koljaka, Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmi, Thanas Papa, Andrea Mano, etj. që bënin çmos për të dhënë më të mirën. Ndonëse kjo frymë edhe aty nxënësi i ri e ndjen shtypjen e ndrydhjen. Kishte të rinj “të dalluar” të organizuar, të cilët drejtpërdrejt mbikqyrnin se çfarë ndodhte, të tjerë që kishin mendime ndryshe, lexonin “Lahutën e malcisë” flisnin mbi Perëndimin... Ajo në atë kohë ishte e ndaluar... ishte sakrilegj, dhe duhej të ishe i kujdesshshëm... E caktojnë në degën e qeramikës, art tepër larg pasionit që shfaq fëmija për pikturë. Kërkon të largohet e ta lerë shkollën. I ati i gjendet përsëri pranë. Shpirti i tij artistik e ndali. Mëso edhe tekstil dhe qeramikë, fitim i ke!-

i thotë. Kishte shkuar të bëhej piktor dhe ëndrra e tij kërkonte të merrte jetë. Qeramika nuk e joshte, por shpejt shquhet e bie menjëherë në sy, duke tërhequr vëmendjen e mësuesve për vizatimin e saktë e ngjyrat shpërthyese dhe do të bëhet i parapëlqyeri i pedagoges çeke të qeramikës, e cila duke parë talentin e tij, kërkon të marrë në Çeki për të vazhduar studimet. Në shkollë filloi, një fazë tjetër, një mënyrë tjetër e të kuptuarit të pikturës. Ecën shumë në vizatim me Zajmin, por në pikturë kërkon më shumë dhe qeramika sikur e pengon

por nëna më ndaloi”. Nxënësit e tjerë shkuan të jepnin konkurs, ndërsa Shima i ri i bindur se do të shkojë në Çeki. Ishte viti ’60. Një fat i madh për djaloshin, ëndrra, shpresa... Vera ishte përpara dhe nxënësit ishim me pushime dhe ai kalëmendet në ëndrrat që e presin në Çekinë e largët ku do të shkojë të studiojë. Njera nga punonjësit e shërbimit të shkollës e njofton se e kërkon Profesor Buza. Duke menduar se e kanë thërritur për t’i dhënë lajmin e madh, vrapon, por “Alush, duhet të japësh konkurs patjetër ! - i thotë

e nxitur, sepse Shima në dallim nga të tjerët, që sillnin punë qeramike, vizatim, me forma, volume... ai i sillte dhjetë, pesëmbëdhjetë peisazhe në javë. Është nga më të rinjtë. Përreth në sallën e madhe ka me dhjetra e dhjetra konkurues që shkojnë deri në moshën 40 vjeçare. Liceu Artistik kishte nxjerrë shumë nxënës që kërkonin të shkonin në shkollën e lartë. Në ato vite hapet Instituti i Lartë i Artveve dhe numri i konkurentëve është shumë i madh. Alushi me bashkëmoshatarin e tij Remzi Bega ishin fare, ende me pantallona të shkurtra, kur ndërkohë kishte shumë të tjerë nga 25 deri 40 vjeç, që e kishin për të tretë apo për të katërtën herë konkurimin dhe kishin marrë “hijen” e artistit dhe djaloshit i duken si mjeshtra të vërtetë nga mënyra se si filluan të hapnin kavaletet e kasetat e bojrave, ndërsa ata me një qese me ca tuba me bojëra, tre penela në dorë... Me këta do të konkuroj?! - thotë me vete Nuk trembet dhe filluan nga puna. Kishin për të bërë një portret plaku. Nga fundi i ditës së tretë në sallë vinë Vilson Kilica bashkë me Sadik Kacelin, pedagogë vlerësues dhe qëndrojnë pas tyre. Dëgjon disa fjalë vlerësuese si e paska shumë mirë ky djali! Edhe ky tjetri e ka mirë...! Djemtë kujtojnë se ata flasin për konkurenët e tjerë, kur Vilson Kilica u drejtohet, duke i pyetur se nga janë. Atëherë e kuptojnë se fjalët e mira ishin për punimet e tyre. “Vazhdoni punën! - tha, duke u larguar. Vetëm kaq ishte, por u bëri shumë përshtypje. “sikur na dha një çikë zemër në gjithë atë mori konkurentësh...” Koha e studimeve në Institutin e Arteve do t’i jepte shumë në mësimin e teknikave dhe artisti arrin të dallojë shumë pedagogë, që bënin të pamundurën për të dhënë më të mirën që kishin në mësimdhënie. Dëgjon që pedagogët e vlerësojnë, “ky djalë është shumë i talentuar”. “Nuk e vlerësoja dot veten e të kuptoja se ku ishte talenti, shprehet Shima bu-

në shprehjen e lirë. Nga punët fëmijërisë ka ruajtur shumë pak. Nga një pakujdesi, fatkeqësisht u prishën të gjitha. Ishin rreth 1500 peisazhe në akuarel të rrethinave e fshatrave të Tiranës dhe kryesisht Pazari e Vjetër, ku ai rrinte me orë të gjata nën zhurmën e mjeshtrave të ndryshëm tek rrihnin hekurin, thurnin qeleshe apo tregtarëve të vegjël e turmës që vinin rrotull për të blerë. Pazari i Tiranës ka qenë një magji më vete dhe një vend ku piktori do të marrë emocione të mëdha. I ulur në ndonjë cep, nxirrte letrat e mëdha e hidhte penelata pas penelatash në akuarele, duke krijuar mjediset ndërtesat karakteristike, me një sy të mprehtë e inteligjent, krejtësisht i harruar në vetvete. Nuk ngopej së vizatuari e së pikturuari, shprehi që do ta shoqërojnë gjithë jetën. Këto punime e të tjera të bëra nga fëmijëria deri në fund të shkollës së mesme, duke qenë të një përmase, artisti i futi në një kuti kartoni të trashë. I mbylli mirë dhe si i lidhi me spango i futi në tavan... mirëpo minjtë e kishin ngrënë nga poshtë kutinë. “Kur e kam hapur kutinë, insektet kishin bërë fole, dukej sikur e kishin grirë, bërë tallash të gjitha.... të gjitha... Më ka ardhur jashtëzakonisht keq, jo se ishin ndonjë gjë me vlerë të veçantë, por më tepër ishin kujtime... më mbetën nja shtatë e tetë e desha t’i grisja, por,

Buza. Nuk i tregon që ishin prishur marrëdhëniet e nga jashtë po ktheheshin të gjithë studentët e vendi do të kridhej në bunkerin e madh të veçimit nga e gjithë bota. “Pse Profesor... ? - pyet Shima. Tashti leri psetë, por do të japësh konkurs...” Fati mbyllet befasisht, por ai nuk tërhiqet e përgatitet për aq pak kohë sa i kishte mbetur për konkursin në Institutin e Lartë të Arteve. Në këtë kohë respekti bie mbi pedagogun Shaban Hadëri, i cili e ndihmon, duke

zagaz. Pikturoja, vendosja ngjyrat në telajo, shihja edhe të tjerët. Nuk po bëj ndonjë çudi, thoja. Ku e shohin talentin pedagogët? Të kuptuarit vjen më vonë, nuk është e njëkohëshme dhe duhen plotësuar disa kushte ose disa kritere, që artisti të ndërgjegjësohet për të kuptuar se çfarë duhet e se çfarë po bënt. Megjithatë talenti është gjithmoë relativ, sepse një piktor që çmohet ka dy anë, një palë që e kundërshtojnë dhe një palë që e pranojnë. Koha është ajo që e ndan

këtë punë përfundimisht”. Kujtimet nga Instituti janë të shumta. Një herë duhej të bënin një tors të zhveshur plaku. Puna doli shumë e mirë dhe e mbajtën në fondin e artë të shkollës. Në mbarim Zajmi nuk mbahej nga entuzazmi. “Alush, ti nuk ke nevojë të vish përditë në shkollë! Eja kur të duash. Ti je tani gati gati njëlloj si ne !”- do t’i thoshte . “Mirëpo, vijon artisti, mua si kalama që isha mu rrit mendja dhe fillova të mos shkoja ca ditë në shkolë, kur më thërret Zajmi. Unë nuk të thashë të ikësh fare nga shkolla...!” E mban mend mirë se i mbeti si gozhdë dhe vuri mend duke i thënë vetes që shkolla është shkollë e duhet bërë deri në fund. Zajmi ka qenë një i dashuruar pas të riut, sepse kudo edhe pas shkolle gjithmonë thoshte tre nxënës kam pasur, Sali Shijakun, Alush Shimën dhe Skënder Pukën. Ndonëse i përgëzuar e i çmuar nga pedagogët, ai nuk ndjen joshje e nxitje ndaj artit që bëhet dhe shpesh kundërshton e nuk pranon çdo gjë, që ata kërkojnë në trajtimn e realizimin e pikturës, sepse për të pedagogu duhet të nxisë individualitetin e studentit dhe jo të kërkojë atë që do ai. Vitet e Institutit kanë qenë mbushur me detyra shkolle, modele, nudo, kompozime, por Shima shprehet se si si piktor nuk beson se mund të jetë formuar në Institut, sepse duhet kuptuar mirë që asnjë student nuk mund të bëhet piktor në shkollë. Piktori e fillon karrierën për të gjetur veten pasi mbaron shkollën. Dhe është një rrugëtim e gjatë... kur je i vetëm në studio dhe s’ke asnjë lidhje tjetër, dhe mendon të bësh pikturën tënde. Se sa do të jetë e jotja pastaj, ajo nuk të takon ty. Ajo i takon të tjerëve ta gjykojnë. Me mbarimin e shkollës nuk gjen hapësirat e duhura për të ekspozuar. Hesht me fjalë, por zhvillon një krjimtari tejet të madhe duke punuar me orë të tëra gjatë kohës që ndërmerr udhëtime në ndjekjen e xhirimeve të filmave. Ka filluar punë në Kinostudio, si piktor kostumesh dhe ka vazhduar si piktor filmi, në krijimin i skenave, i gjithë mjediseve që kërkonte filmi që nga skicat e pastaj një brigadë që i përgatiste nën drejtimin e tij. “Filmat, thotë piktori, zakonisht bëheshin në qytete të ndryshëm me kohëzgjatje të gjata dy – tre muaj, duke kaluar nga një vend në tjetrin. Çdo herë që ne do të niseshim nëpër ekspedita do të përgatisja telajot më përpara. Kisha shumë kohë të lirë dhe mundësi të pikturoja dhe kam pikturuar shumë kudo ku kam qenë, në telajo ose në kartonë të mëdhenj. Edhe sot nuk bëj skica, e kam shumë bezdi, sepse e quaj sikur atë çka duhet të bëj, sikur ta bëj paraprakisht do më humbin emocionet dhe dua që çka ndjej dhe mendoj t’i bëj drejtpërdrejt në telajo dhe kjo më duket rruga më e mirë”. Pikërisht punime të kësaj kohe A.Shima paraqitet në ekspozitë. Janë në vaj, pastel, akuarel, guash, teknikë e përzjerë. Në vitet ’70 Shima shkoi natyrshëm drejt pikturës moderne e kjo shfaqet në disa punime siç janë disa peisazhe e një seri portretesh ku shikuesi ndalet gjatë dhe për ketë ka një arsye. Nga punimet e para është tabloja e vitit 1963 titulluar, “Dasma e Skënderbeut”. Është një kompozim me përmasa të mëdha e shtrirje gjatësore, me një


SPECIALE • E premte 24 maj 2013

mori personazhesh e gjetje tipike për të dhënë mjedisin e festës, diku një malësor me çifteli, personazhe dasmorësh, prijësash e Skënderbeu si i fshehur në hije. Ajo që bie në sy është thjeshtësia kompozicionale, larg pathosit e monumentalitetit të kohës. Naracioni i veprës është i tillë që të fut menjëherë në një mjedis feste që të kujton tablonë “Dasma e Kanës” të Veronezes. Peisazh e viteve të para dallohen për koloritin, vendosjen e planeve, duke shmangur perspektivën akademike me dritë hije e ku shkallëzimi kolorisik nxjerr e jep thellësinë e kërkuar. Shmang gjithnjë e më shumë materializimit, por pa kaluar cakun për të rënë në dekorativitet. Raportet koloristike janë ato që mbajnë peisazhet dhe një qëmtim i kujdesshëm i atyre gjërave që duhen mbajtur e që duhen hequr, ku bie gjithnjë e më shumë qëndrimi vetiak i piktorit ndaj natyrës në një interpretim origjinal. Është koha kur artisti endet në gjetjen e rrugës artistike dhe eksperimenton punë, duke u tërhequr nga piktorët modernë si Gogenin, Modiljanin, Brakun, Pikason etj për të qëndruar në stilin fovist ku gjen veten mirë. Kështu autori ka krijuar stilin e vet. Edhe pastelet ndihet e njëjta dorë, por diku estetika shkon përtej kohës, drejt një dekorativiteti abstrakt. Në vitin 1971 shfaqet Pranverart, një ekspozitë që si një puhi e lehtë përkëdheli ndjenjat artistike dhe shumë artistë besuan në një liri më të madhe, një një hapje derë të diktaturës. Shima paraqet dy portrete tejet impresionues në trajtimin që u bën. Të dy portretet poeti Naim Frashëri dhe dëshmorja Margarita Tutulani, janë të trajtuara me shumë gjallëri në një koloristikë moderne për kohën ku njolla tonale zëvendësohet me një shtrirje koloristike në vendosjen e toneve që krijojnë një drithërimë emocionuese në dukjen e portreteve tejet të bukur në jetësim. Ndihet në to një erë e ngrohtë mikluese, domethënëse, larg skematizmit materialist, ku artisti me anë të njollave koloristike nuk kërkon materialin, por ndjenjën që duhet të përçojë tek shikuesi. Dhe çuditërisht kanë dy figura emblematike, që sado të zhvendosura në kohë mbajnë të njëjtin qëndrim estetik. Rilindasi Naim Frashëri dhe dëshmorja Margarita Tutulani me një emër aq tingëlues e joshës për kohën. Të dy të bukur, të dy të shquar, njëri i shkrirë si qiri, tjetra e shuar në lulen e moshës, me një bukuri marramëndëse flijohet për një ideal. Artisti i ndërton figurat me një dashuri të madhe, thuajse i ka njerëzit e tij të dashur. Dhe çuditërisht Margarita nuk pranohet! Paradoks jo dhe paranojë keqdashëse e regjimit, që shfaqte herë pas herë një moslejim deri në mohim total të vlerave dhe ku mediokriteti vihej në pah si vlerë. Si në një letër bixhozi diktatura luante me vlerat dhe dihen dënimet, goditjet e Plenumit të zi të ’74, mëria e madhe e diktatorit, fjalimet ogurzeza, fjalimet patetike, kolegët... Shima bëhet moskokëçarës për ekspozitat, mbyllet më shumë në vetvete dhe krijon papushim vepra të ra që i bëjnë nder atij e artit shqiptar... Punëtor i palodhur, krijues pasionant, kërkues ndaj artit, kurrë nuk rreshti së pikturuari për të arritur atë që kërkonte, edhe pse jeta kërkonte të tjera gjëra, kolegët bënin të tjera gjëra, çmime e dekorata merrnin të tjerët. Artisti i qëndroi larg ngasjeve të tilla. Të prek një autoportret i bërë natën e Vitit të Ri, ku artisti me dy fëmijët e vegjël vuante financiarisht dhe nuk mund të festonte. Artisti e

gjen veten dhe ndërsa të tjerët flenë, merr penelat e furçat e bën të vetmen gjë që di të bëjë më mirë pikturon dhe dëshmon me forcë, godet paqësisht me artin e pikturës. Ndoshta nga mungesa e modeleve, i drejtohet vetes, duke krijuar një sërë autoportretesh, por nuk janë thjesht të tilla. Autori mban një qëndrim kritik e kuptohet që është qëndrimi ndaj kohës, diktaturës. Tregohet qortues, sarkastik, bën humor me veten dhe humori me veten është një shkallë e lartë qytetarie, ndonëse nuk është ky qëllimi. Në tablonë “Takim me vdekjen” e vitit 1973, në një bashkëbisedim rreth një tavolinë takohet i gjalli me të vdekurin, metaforë e diktaturës. Nga mënyra se si e hedh penelin, ndërton linjën, e përzjen në paletë dhe se si e vendos në telajo janë krijime me frymë ekspresioniste. Shima është nga të parët piktorë ekspresionistë shqiptarë. Arti shqiptar krijoi në vitet e diktaturës një humnerë të madhe e të thellë me rrymat perëndimore dhe Shima guxoi e krijoi. Shpesh duke parë punimet shikuesi bën pyetjen: si është e mundur të kemi punime të tillë në ato vite? Ndikuar nga arti modern Alushi nuk imiton kërkon tek ata, sidomos tek fovistët dhe gjen përkime dhe më pas merr nga stili i tyre për të ngritur tablotë e tij në mënyrë vetjake e origjinale. Është brenda rrymës së tyre në një stil të tijin. Nga një anë ky është edhe fat përtej asaj se ç’mund të thuash për artistin. Liria është e brendshme dhe atë as ta jep dhe as ta merr njeri. Në këtë qerthull mendimi i artistit dëshmon me forcë pikërisht lirinë krijuese. Ai nuk ka qenë i varur nga diktatura dhe as i ka shërbyer asaj. “Ka disa mënyra se si mund ta bësh pikturën, dhe ato janë të ndryshme, shprehet Shima. Ka piktorë që dalin në peisazh, ulen në një vend e fillojnë e pikturojnë atë që shohin, mundohen t’i afrohen asaj game ngjyrore, që ka peisazhi dhe kjo është mënyra e piktorëve realist... mediokër... as mediokër nuk mund t’i fusësh këta piktorë... më pak se mediokër... Dmth ulesh në peisazh dhe çfarë ka peisazhi, t’i e ve në telajo. Piktori nuk është kaq. Nuk është një inventarizues i objekteve që shikon. Piktori ka detyrë tjetër. Ti mund të dalësh në peisazh, të ndikohesh, ta shikosh peisazhin dhe ti e mendon se si do të jetë ky peisazh në pikturën tënde. Për mendimin tim, këtu fillon krijimtaria e piktorit peisazhist. Peisazhin që ke përballë, si e interpreton nëpërmjet vetes, ta mendosh se si do të jetë këtu në telajon tënde, që të duket po ai nga forma, por që të jetë i ndryshëm nga ai. Bie në sy një ngjyrë, e cila nuk gjendet në natyrë, por është një ngjyrë që prizmin përthyes e ka brenda shpirtit të artistit, e hedhur më pas si vlerë në telajo. Pra është një proces, ku nxitja merret nga natyra, prizmohet brenda, duke e bërë të tijën dhe më pas e hedh në telajo. Është shpirti që pikturon dhe jo teknikat e mësuara në shkollë. Metoda dhe arti që ngrihet mbi këto metoda janë dy gjëra të ndryshme dhe Shima e ka kuptuar këtë që në fillimet e tij, prandaj ka një ngjyrë, e cila është më shumë se sa aq – është një ngjyrë e ndërgjegjs, dmth lidhet ndjenja se si e percepton natyrën për ta përditësuar në telajo. Në këtë ballafaqim shohim një kontrast ngjyrash, një e kuqe, një blu marinë, diku e thellë, apo një blu e bukur që vjen dhe ndërtohen si efekt e ballafaqim me një sfond krijim harmonik, pra më shumë i asaj që mendon dhe ndjen, se sa të asaj që shikon. Shima merr ngacmime nga natyra dhe pastaj i hedh në telajo, duke i interpretuar në veprën që krijon. Për të nuk ka kuptim të uleh diku dhe

të pasqyrosh thjesht natyrën, duke e bërë atë edhe më të mirë se nga çfarë është. Kështu artisti në mjedise shtëpie, (natyrisht shtëpia e vet) ka marë vatrën e zjarrit dhe pranë ka vënë një grua që nuk ka lidhje me ndjeshmërinë si femër, po që lidhet dhe është një objekt që qëndron bukur në atë mjedis. Diku një vazo me lule dhe ndoshta janë nga vazot që i ati i ka mbledhur me dashuri me një enigmë brenda, tregojnë thellësi, thonë shikomë mua se jam këtu, kanë brenda një histori, sepse se në pejsazh çdo objekt trajtohet si një personalitet, çdo pemë është një personalitet, por nuk bën inventar vlerash. Ndonëse në krijim artisti niset nga një ngacmim, që e gjen në natyrë, sot ai gjithë natyrën e ka brenda vetes. Dhe kjo tregon se në krijimtarinë e Shimës ka shumë kohë që ka ardhur pjekuria artistike. Dëshmi janë punimet e ekspozitës. Ajo që mbetet e pandryshuar është interpretimi që u bëhet veprës dhe në rradhë të parë është trajtimi koloristik aq i dallueshme në stilin e autorit, i cili mendon se është veti e krijuesit dhe nuk mësohet në shkollë, lind e vdes bashkë me të dhe atë e ke që në lindje ose nuk e ke. Artisti citon Pikason kur thotë se “bie viktimë e penelit, njollës së parë që vë”. “Mbi të pastaj, vazhdon Shima, fillon e ndërtohet e gjithë gama e peisazhit. Kjo njollë e parë është e pavetëdijshme, e pavullnetshme apo vjen si pasojë e përvojës dhe vetvetiu të shkon dora në atë ngjyrë për ta hedhur. Jo se është e tëra e pavullnetshme, por gjithsesi njollat vijnë njëra pas tjetrës dhe mënyra se çfarë merr ti në paletë për t’ia vënë afër një roze për shembull, ose afër një të verdhe, afër një jeshile, kjo është intuitive. Shpesh herë në momentin që ti pikturon nuk mendon më. Në rradhë të parë kolorin ia jep vetë natyra dhe nuk kam një parapëlqim për të. Ajo vjen vetvetiu. Duke parë peisazhin e mendon se si do të jetë, do mbahet në jeshile, në kafe, në violetë dhe mbi këtë bazë, fillon e hedh. Mënyra se si e tërheq ngjyrën nga paleta e do ta çosh në telajo për të nxjerrë një emocion është krejt e shpejtë, është intuitive... Shpesh herë nuk e mendon me mendje që afër një grije do të rri një blu parizien, afër saj ta zemë një oranzh, por peneli shkon aty dhe ti vetëm kur e vë re. Në këtë mënyrë, nuk bën më pejsazhin që ke përpara. Gjatë kohës së ekzekutimit, ajo mund të lëvizi, nuk mbetet më ajo, ose mbetet një përqindje shumë e vogël e asaj që ke hedhur në fillim, që ke menduar. Bën një tjetër që ke në mendje dhe nxitja është gjithmonë natyra, por ama nuk është ajo. Dalja shpesh në peisazh është rrezik i madh për piktorin, sepse duhet të jesh një piktor tepër i fuqishëm që të rrish përballë natyrës dhe të mos ta kopjosh atë. Bëhesh besnik i saj dhe kjo është shumë e rrezikshme dhe ka shëmbuj që janë barë skllevër të natyrës... Jam shkëputur nga natyra dhe tani pikturoj në studio, sepse erdhi një moment që kjo rrugë të çonte në drejtim të gabuar dhe u detyrova të futem në studio dhe shumë peisazhe i bëj në studio. Sigurisht që dal në natyrë, vëzhgoj me shumë imtësi gjithçka dhe pastaj futem në studio e pikturoj. Kjo e bën pikturën më timen, më personale, ku nuk jam i detyruar të respektoj natyrën. E bëj natyrën si dua unë. Kjo gjë vjen si pasojë formimit po e po, por dhe të një eksperience shumë të gjatë, që do të thotë që tashmë nuk e ka më problem pikturën, ta vizatojë e ta hedhë në telajo. Prandaj kjo është një fazë shumë më frytëdhënëse se sa të dalurit në natyrë dhe të pikturuarit shiko e bëj”. Piktori krijonte tastierën e ngjy-

»

21

rave si të ishte tastiera e notave muzikore. I rreshtonte të gjitha ngjyrat me rradhë në paletë dhe fillonte të pikturonte. Artisti shprehet se, arti e krijimit nuk përcillet në breza. Nuk ka formula sekrete, nuk ka formulë krijimi. E shumta gjë që mund të bësh para një peisazhi, para se të fillosh është kjo: e shikon dhe mendon këtë peisazh ta zemë do ta mbaj në të ftohta, do ta mbaj në të ngrohta, do ta mbaj në raporte... Këto janë mendime që të lindin, nuk janë përfundimtare. Sepse gjatë procesit lëvizin, prandaj quhet edhe proces krijues, sepse po të ishte kështu që do t’i mendonim që më parë nuk do të kishe nevojë të dilje fare në peisazh. Mbylleshe në shtëpi dhe i bëje. Por këto lëvizin se sa mbetet nga kjo pjesa e fillimit kjo është pastaj relative. Mund të mbetet 50 për qind, mund të mbetet edhe 5 për qind, sepse gjatë kohës që ti pikturon dora bën të tjera gjëra dhe ti që je ai që po e bën, thua ore qënka më mirë kështu se si e mendova unë në fillim. Me një fjalë, procesi krijues nuk ka rregulla, nuk mund të thuash që bëhet kështu, sepse unë e kam përmbyllur këtë gjë plotësisht. Talenti lidhet me mjeshtërinë, me procesin e vëzhgimit e të të parit në thellësi të natyrës ose të peisazhit konkret, varet nga aftësitë e piktorit se sa i aftë është të krijojë vlera. Profesionistë ka shumë, ndërsa artistë ka pak. Artisti dallon nga profesionisti. Mund të jesh profesionist shumë i aftë, edhe virtuoz, por nuk je artist. Artist është shkalla, vlera apo titulli më i lartë që mund t’i japësh një piktori. Ekspozita mbyllet me një kompozim interesant, në të cilën artisti ka paraqitur paletën e tij dhe ajo është e zezë. Zymtësi kudo si në dilemën të krijoj apo ta le këtë punë. Në sfond disa njolla drite, shpresë e vakët..., por Shima nuk u dorëzua krijoi e krijoi vepra të reja dhe erdhi kohë në ndyshimin e madh e arti i tij doli i plotë. Ndonëse e krijuar në dy periudha, vepra e Shimës është një, unike dhe e pandashme. Ai ka krenari të ekspozojë atë që ka bërë me dinjitet e vlerë dhe kjo i jep atij çmimin e artistit të lirë e dinjitoz. Ekspozita e A.Shimës ngre problemin e madh të raportit të artistit me rregjimin. Këtë dilemë vetë ai e ka zgjidhur shumë herët në favor të artit. Larg rrymës së Realizmit Socialist, jashtë skemave të kohës, heroizmit e monumentalitetit, ekspozitave, diskutimeve krijuese, shpesh butaforisë, synoi artin e pikturën e madhe, evropiane e botërore. Kjo kërkesë e çoi drejt artit të vërtetë, i cili e çoi drejt lirisë artisike. Do të ishte pikërisht liria artistike pengesa e njëherazi barra e madhe, që artisti nuk e kaloi dhe iu desh ta mbante në rrjedhë të kohës, kur i heshtur punonte me ngulm pa menduar kurrë të ekspozonte. Në këtë pikëpamje ekspozita e artistit është një përjashtim për kohën në zhvillimin e pikturës shqiptare. Piktori është i kënaqur dhe i qetë për atë se çfarë ka bërë nën diktaturë, ndonëse punoi e jetoi “me shumë dhimbje”. Që në rini kuptoi se çfarë kërkonte e drejt kujt rruge duhet të ecte. Në këtë mënyrë diktatura pati rrugën e vet e artisti të tijën, veçse ai u kujdes që kurrë këto rrugë të mos kryqëzoheshin, sepse kuptonte fatalitetin e jetës dhe të krijimtarisë së tij. Pas viteve ’90 prania e Shimës në pikturën shqiptare bëhet e plotë dhe e vrullshme dhe ndonëse ka kaluar e krijuar në dy periudha, vepra e tij është e njëjtë. Ka bërë atë që ka dashur në lirinë e tij, në atë liri që e kishte fituar nga arti i pikturës. Agim JANINA Studiues arti


22

« speciale

E premte 24 maj 2013 •

Profil

Cila është presidentja e organizatës më të madhe të gazetarëve në Bruksel?

Nga Armand MAHO

sion. Fillimisht punoja në Romë, pastaj në 1985-n u riktheva sërish në Londër si korrespondente, më pas në vitin 1993 kam shkuar në Bruksel. 20 vjet më parë Brukseli ishte shumë interesant, sepse po krijohej diçka konkrete, pozitive, e madhe. Shihej procesi i integrimit europian si ecte, traktati i Mastrihtit, projekti për të dalë me një monedhë të përbashkët, mundësia e lirisë së lëvizjes.”

E

kisha takuar në vitin 2009 gjatë një udhëtimi në Bruksel me disa gazetarëve të disa medieve shqiptare, ku informohej rreth punës së Bashkimit Europian. Marina Kolombo, organizatorja e “SMEI Project”, një program që ka si synim informacionin dhe mënyrën e raportimin për Bashkimin Europian, na pati paralajmëruar takimin me një gazetare të vjetër të ANSA-s, Maria Laura Franciosi, sot presidente e “Journalism at Servis”, një organizatë që përmbledh të gjitha organizatat e gazetarëve në Bruksel. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse një ftesë për organizmin e trajnimit me temë “Raportimi nga Tirana i procesit të integrimit në BE” e pranova me kënaqësi. Diplomimi dhe takimi me John Lennon Është hera e parë që vjen në Shqipëri, e me gjithë rrëmujën që karakterizon Tiranën, sërish të thotë se është e mahnitur nga ky vend. Lindur në Itali, në Napoli, Francoisi pas mbarimit të shkollës së lartë për shkenca politike do të nisej drejt Londrës në fund të viteve ’60, ku në “London School of Economist” do të jepte gjuhën italiane. “Isha e vetmja që jepja gjuhën italiane. Kujtoj që ato ishin vite të vrullshme. Kam takuar dhe Beatles, kam takuar dhe John Lenon, me anë të një mikut tim piktor. Ishte një njeri shumë i thjeshtë dhe gazmor, megjithëse ishte një legjendë. Kam qenë në një koncert të Xhimi Hendrix. Jam e vjetër unë, jam 72-vjeçe”, - thotë si me shaka Maria. Ishin vitet e muzikës, revolucionit kulturor, rebelimit kundër traditave të vjetra. “Në atë kohë Londra ishte e përfshirë nga protestat dhe jashtë kësaj situate nuk kishin mbetur as studentët e Ekonomikut të Londrës. Kujtoj që në atë kohë policia hyri në Universitet dhe u përlesh me studentët, sepse ata kishin thyer një derë, diçka shumë e thjeshtë. Ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, pra që policia hynte në një universitet anglez, dhe kjo bëri bujë jo vetëm në medien vendase, por dhe në atë ndërkombëtare”, - thotë ajo. Por eksperienca e saj e parë me gazetarinë do të vinte në vitin 1969, në qershor, kur Neil Armstrong, i hipur në modulin e “Apollo 11”, “Columbia” do të zbriste për herë të parë në Hënë. “Mora një ftesë nga RAI për përkthyese të këtij evenimenti. Kisha për një kurs 1-vjeçar përkthimi, por sërish isha e pamësuar me kamerat. Sinjali vinte direkt nga stacioni “Huston”, i cili komandonte dhe operacionin. Më besoni: ishte një emocion i veçantë, historik. Minutat kalonin dhe e tërë bota priste me ankth para televizionit hap pas hapi, minutë pas minute. Mbaj mend kur “Columbia” preku Hënën. Kolegu im në krah, i paduruar, thërriti në transmetim drejt për drejt: “Arritën! Arritën” Por unë i thashë që jo, “sepse ‘Huston’ po thotë që presim akoma lajmin zyrtar nëse kanë mbërritur apo jo. Dhe atëherë thashë që modulet kanë mbërritur zyrtarisht pasi mora konfirmimin nga “Huston”. Dhe ai përsëriti: “Ja më në fund arritën” dhe u shoqërua sërish me duartrokitjet e publikut të pranishëm. Të nesërmen gazetat shkruanin: “Në Itali astronautët u ulën dy herë në Hënë”. Sot mund të duket diçka normale, por në atë kohë ishte një ëndërr mijëravjeçare e njerëzimit.” Rikthimi në Itali dhe humbja e nënshtetësisë E megjithatë sërish ajo do të vazhdonte të jepte mësim në Universitet, këtë herë në universitetin e Romës, ndërsa dy vjet më pas do të humbiste dhe nënshtetësinë italiane. Një lënie nënshtetësie që nuk e ka zgjedhur vetë, por siç thotë ajo ishte viktimë e një lloj racizmi të asaj kohe nga italianët. “Në vitin 1970 u ktheva në Itali, dhe jepja gjuhën angleze në Universitetin e Romës. Një gazetë ekonomike më dha mundësinë që të shkruaja. Por në Itali për t’u bërë gazetar duhet të bësh një periudhë praktike. Tani është më e vështirë, se pas praktikës duhet të japësh një provim shteti. Unë bëra praktikën në një gazetë ekonomike, por ishte shumë e lidhur me politikën. Unë shkruaja për ekonominë ndërkombëtare dhe s’kisha shumë lidhje, isha, si të thuash, jashtë ndikimit politik. Ishte viti kur përfundoi lidhja mes arit dhe dollarit. Ishte vera e vitit

Maria Laura Franciosi: Sikur të kthehesha nga fillimi, sërish do të isha bërë gazetare

1972, kur FMN-ja vendosi që vlera e dollarit nuk ishte më e lidhur me vlerën e arit në bursë. Ishte një revolucion në fushën ekonomike. Pastaj jam martuar. Burrin e njoha në Londër, është nga Skocia. Por bënte një specializim për planet urbanistike të qyteteve. Jemi akoma të martuar dhe kemi dy fëmijë. Njërin e kam gazetar, është thuajse mosha jote, djali tjetër më i vogël, merret me anijen dhe transportin e produkteve energjetike. Në vitin 1974 së bashku me burrin u ktheva në Itali, por burri nuk gjente punë, sepse të huaj nuk janë vetëm shqiptarët (qesh). Ai ishte arkitekt anglez dhe duhej të shkonte çdo tre muaj në polici për t’u kontrolluar. Për më shumë që pas martesës humba dhe nënshtetësinë italiane. Pasi nuk gjeti punë, shkoi në Iran, në tetor të 74, unë i shkova pas në vitin 1975. Jepja mësim gjuhe në Shira. Unë e kam adhuruar Iranin, jo si sistem, por njerëzit e atij vendi. Njerëz të mrekullueshëm. Të rinj entuziastë. Ishte dhe tjetër kohë, por mua më pëlqente shumë në fakt dhe tërë ajo zonë ku kemi udhëtuar, dhe Afganistani i asaj kohe... Më ironik është fakti se në Iran kam mësuar se s’jam më italiane. Më kishte skaduar pasaporta dhe shkoj në ambasadën italiane në Iran, por atje më thanë: “Shiko se nuk je më italiane, duhet të shkosh në ambasadën britanike.” Shkova në ambasadë dhe atje më thanë: “Dëgjo se nënshtetësia angleze nuk është automatike”, Ndërsa në Itali lënia e saj ishte automatike. Pra, në Iran unë një njeri pa at-

dhe. Pastaj thashë ‘si të doni, ju po të doni pyesni’, sepse kisha gati një vit që isha martuar dhe gjeni dokumente që ta vërtetoni. Por ishin shumë të ngadaltë në procedura”, - kujton Maria. ANSA, Londra, Brukseli Për 25 vjet me radhë do të punojë për agjencinë shtetërore italiane të lajmeve. Fillimisht në romë e më pas do të kthehej sërish në Londër, sërish në një periudhë shumë të debatuar të saj, siç ishte ajo e qeverisë së Theçerit. “Pas periudhës së diplomimit doja të bëhesha gazetare. Mua më pëlqen shumë të gjej lajmin, por atë të vërtetin. Për këtë arsye universiteti në fakt më dukej pak i mërzitshëm, sepse studiohej më shumë e kaluara, ndërsa unë doja të jetoja në të tashmen. Tek ANSA fillova në vitin 1978, pas lindjes së tim biri, në sektorin e çështjeve ndërkombëtare, ku kishin nevojë për një person që njihte anglishten dhe frëngjishten. Unë njoh mirë dhe gjuhën franceze, sepse kam bërë përkthyesen dhe në këtë gjuhë për një periudhë kohe. Por përkthyese është pak problem, sepse duhet të përkthesh atë që thonë të tjerët. Se përkthen gjëra, ta zëmë nga fusha e shkencës, je në rregull, por nëse përkthen gjëra politika, nuk je në rregull asnjëherë. Atëherë thashë: “Pse të përkthesh atë që thonë të tjerët, ndërkohë që mund të përkthesh atë që mendon vetë?” Kam punuar për 25 vjet tek ANSA, deri në vitin 2001, që prej këtij viti unë jam në pen-

Gazetaria sot Megjithëse të shumtën e jetës së saj ka punuar në një epokë tjetër, kur siç thotë dhe vetë punohej me makina shkrimi sërish është mjaft optimiste dhe për shpikjet e reja që ndihmojnë punën e gazetarit, siç është kërkimi në internet. Është entuziaste për përfshirjen e femrave në këtë profesion, megjithëse pranon se përherë e më shumë po bëhet një profesion gjithnjë e më pak i paguar, sërish mbetet një profesion ku njerëzit kanë të vetmen shpresë për të ditur se çfarë ndodh. “Profesioni ka ndryshuar shumë. Tashmë ka vërtet shumë interes për të marrë informacionin, kemi internetin një shpikje fantastike ke shumë informacion, që më parë nuk i kishe. Natyrisht, duhet të mësosh të të seleksionosh, se ka plot gjëra të kota, që nuk hyjnë në punë. Tashmë në këtë profesion ka dhe shumë gra, por duhet thënë se është bërë një profesion përherë e më pak i paguar. Edhe në Europë ekziston ky fenomen. Unë kisha fat që kisha një kontratë për të gjithë jetën time me ANSA-n, por se kanë të gjithë këtë luks. Më pas fillova të shkruaj në profesion të lirë për medie të ndryshme. Tani puna e gazetarit është të mbledhë shumë informacion për të gjetur thelbin”, . thotë Francoise. Presidenca dhe puna a papaguar Ky është viti i fundit i presidencës së saj, që e mban që prej gati 14 vjetësh. Është një post i papaguar dhe, siç shprehet vetë, e vetmja mënyrë financimi është pensioni i saj, por kjo s’e pengon këtë grua energjike të jetë e palodhur në atë që bën. Tashmë po merret me ngritjen e një tjetër organizate gazetarësh, me seli në të gjitha vendet e Europës, anëtare ose jo të BE-së. Quhet “Press Club” dhe ka si qëllim koordinimin e punës së gazetarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Jo pa qëllim gjatë bisedës të pyet nëse ekziston një organizatë e tillë në Shqipëri dhe unë nuk di ç’t’i them. “Nga viti 1997 jam presidente e ‘Journalist at Your Service’, por ky është viti im i fundit i presidencës, pasi do ta marrë dikush tjetër. Në fakt, duhej të përfundonte para një viti, por e zgjatën. Ky është në post koordinimi më shumë, nuk marr asnjë lloj page nga kjo punë. Mjeti im i vetëm i financimit është pensioni im. Zakonisht organizojmë seminare, si ky që organizuam sot, për gazetarët e rinj. Rreth 2 apo 3 herë në vit. Pastaj organizoj debate, p.sh. kur ishin zgjedhjet në Francë, bëmë një debat për mënyrën se si ishte zgjedhur Holande. Është interesante, se kjo organizatë është vendosur në një godinë që quhet ‘Residence Palace’. Është ndërtuar nga qeveria federale Belge dhe gazetarët kanë zyrat e tyre aty. ‘Journalist at Your Service’ lindi pikërisht aty për të koordinuar aktivitetet e ndryshme të gazetarëve apo organizatave mediatike. Për të inauguruar erdhi kryeministri belg i asaj periudhe dhe mbreti i Belgjikës. Për herë të parë mbreti mori pjesë dhe në një konferencë shtypi. Ishte gjë e bukur.” Ngrihemi nga lokali ku jemi ulur dhe ecim një copë herë në rrugën e ish-bllokut. I bën vërtet përshtypje vitaliteti shqiptar, pavarësisht se krah një vajze të bukur të veshur me rroba firmato ecën dhe një tjetër që nxjerr bukën duke mbledhur mbeturina në kazanë. Një kontrast i zakonshëm ky për kryeqytetin e Shqipërisë, e megjithatë ajo thotë se në një vend ku mbizotëron rinia sërish ka shpresë. Ndihet e kënaqur kur sheh njerëz që kanë fuqi të nxitojnë në rrugën e tyre, teksa bën një krahasim dhe me kryeqytetin e vendlindjes së saj. “Më duket një qytet shumë i plakur dhe në rrugë sikur shoh njerëz të vjetër, që vetëm më zënë rrugën kur kërkoj të eci. Megjithëse dhe vetë jam pak e shkuar në moshë, ata ecin vërtet shumë ngadalë. Jam e lumtur që këtu më duhet të hap rrugën. Ku ka rini, ka përherë shpresë”, - thotë Maria.


SPORT • E premte 24 maj 2013

KLOP GATI “PLANI B” Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop do të zbresë në fushë në “Uembli” me një plan B, që duket se e kishte përgatitur prej kohësh. Mungesa e Mario Gëtces ka bërë që Klop të vërë në zbatim planin rezervë për të thyer makinerinë e Bajernit. Që nga e mërkura, Klop kishte përgatitur diçka ndryshe në stërvitje, duke i bërë paraprakisht llogaritë pas mesfushorin, i cili pas disa ditësh do të shkojë tek Bajerni. Këto ditë kanë qenë disi të nxehta në Dortmund, nisur nga zhvillimet e shpejta e të shumta, pasi nuk ishte vetëm dëmtimi i Gëtces. Dëmtimi i Humelsit, problemet me Levandovskin, operacioni i Lukas Pizhçek pas finales, blerja e Sokratis kanë krijuar një situatë të komplikuar në Dortmund. Megjithatë Klop ka gjetur kohën për të

sistemuar gjithçka. E rëndësishme që me përjashtim të Gëtces, Klop i ka në shërbim të gjithë, duke nisur nga Humels. Dëmtimi në ndeshjen ndaj Hofenhajmit është harruar dhe mbrojtësi i kombëtares do të drejtojë repartin të shtunën. Ajo që pritet me interes nga të gjithë është zgjedhja që trajneri i Dortmundit do të bëjë për të zëvendësuar mungesën e Gëtces. Dy janë alternativat për t’iu bashkuar në qendër Gyndoganit, kapiteni Kehl ose Nuri Shahin. Nëse do të jetë më i mbuluar prapa, me shumë mundësi në fushë do të jetë veteran Kehl. Nëse do më shumë fantazi do të zgjidhet Shahin. Nga ana tjetër ekziston dhe mundësia e vendosjes së një mesfushe si ajo ndaj Hofenhajmit, ku veç Gyndoganit të jenë të rresh-

tuar edhe Blazikovski, Rojs dhe Groskrojc. “Jam i bindur, trajneri do ta gjejë një zgjidhje optimal”- ka thënë Kehl. Dortmundi fiton edhe pa Gëtcen Finalja e Ligës së Kampioneve është e dyta për Gëtcen që nuk do të ketë mundësi ta shijojë në fushë. Edhe në finalen e kupës së Gjermanisë një vit më parë, mesfushori mungoi po për shkak dëmtimi. Por

edhe pse pa Gëtcen në fushë, kjo nuk e pengoi Dortmundin të arrinte një fitore historike në kupën e Gjermanisë, duke mundur në finalen e Berlinit Bajernin me shifrat 5:2. Sepse Dortmundi e ka dhe një lojtar tjetë që mund të bëjë diferencën. Sipas Dantes: “Levandovski është një nga ata që mund të vendosin ndeshjen. Për momentin është një nga sulmjesit më të mirë në botë.”

Mesfushori i Flamurtarit, u shpall si lojtari më i talentuar i edicionit 2012-2013, në edicionin e pestë të anketës “Talenti i sezonit”, të organizuar nga Shoqata Sportive “Sporti na bashkon”

M

Skuadra e Napolit, e cila e ka mbyllur për herë të dytë radhazi në vend të dytë kampionatin, duket se do të bëjë disa ndryshime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Si fillim, lojtarë si Kavani i cili ka një vlerë të madhe financiare, pritet të largohet, teksa klubi me paratë e përfituara nga ky largim do të shpenzojë për të marrë lojtarë të tjerë, por edhe staf teknik. Kështu, pas largimit të Mazarrit pas përfundimit të sezonit, drejtuesit e Napolit janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Tashmë drejtuesit e Napolit i kanë hedhur sytë nga ish-tekniku i Çelsit, Rafa Benitez, i cili është edhe fitues i freskët e Europa Lig. Ndërkaq në Romë dje janë zhvilluar edhe bisedimet mes agjentit të trajnerit si dhe përfaqësuesve të Napolit. Paraprakisht në mediat italiane flitet se është arritur akordi, ndonëse në të vërtetë nuk ka ende asgjë konkrete dhe të mbyllur. Vet drejtuesit e Napolit konfirmojnë se është arritur një marrëveshje parimore, por vetëm kaq pasi nuk ka ende asgjë konkrete. Në bisedime ende nuk është folur për termin financiar që siç dihet është në faktor kyç për të tilla marrëveshje. Për më tepër, duket disi e vështirë të bindësh Benitez të kthehet në futbollin italian pas eksperiencës negative që ka pasur herën e fundit me Interin.

Pacini 6 muaj jashtë fushave Xhanpaolo Pacini do të qëndrojë fushave të futbollit për gjashtë muaj. Kështu, sulmuesi i Milanit, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dje në gjurin e djathtë, mendohet se do të ketë një kohë rikuperimi shumë të gjatë, deri në nëntor. Ky dëmtim i rëndë i tij sigurisht alarmon Milanin që tashmë do të duhet mendojë edhe për një zëvendësues. Mungesa e tij ka shqetësuar sadopak edhe trajnerin e kombëtares, që tashmë duhet ta llogarisë Pacinin jashtë për ndeshjet e Kupës së Konfederatave.

Tifozët e Bajernit shall 1,6km të gjatë Me afrimin e finales tërësisht gjermane tifozeritë e të dyja skuadra po improvizojnë nga më të ndryshmet për të mbështetur idhujt e tyre. Krejtësisht origjinale gjetja e tifozëve bavarezë, të cilët kanë krijuar një shall 1,6 kilometra të gjatë. Siç raporton radio “Bayern 3”, gjatësia e shallit është 1618,4 metra ose 5 herë sa lartësia e kullës “Eifel” në Paris. Në këtë shall tifozët e Bajernit kanë lënë shënimet e tyre në mbështetje të skuadrës. Ky është dhe shalli më i gjatë i krijuar ndonjëherë nga tifozët e Bajernit.

Fetel: Në letër fiton Bajerni, në “Uembli” Dortmundi Kampioni i trefishtë i botës në F1, Sebastian Fetel ka shprehur dhe njëherë mbështetjen e tij për Dortmundin në finalen e Ligës së Kampioneve. “Mendoj se do të jetë një finale e luftuar deri në fund. Në letër e di se do të fitojë Bajerni, ndërsa në Uembli do të fitojë Dortmundi. Mendoj se BVB-ja fiton në finale 2:1”- ka shtuar Fetel në faqen e tij zyrtare në internet.

Nojer sfidon fatin; luan me fanellë jeshile e dytë, ndërsa Alfred Zefi i Laçit, Ardit Peposhi i Tiranës dhe Endri Magani i Shkumbinit, u vlerësuan çmimet e treta. Për futbollistin e njohur Igli Allmuça, i cili në karrierën e tij të gjatë ka luajtur me Partizani (fitues Kupe), Tiranën (kampion), Dinamon (kampion), Skënderbeun (kampion) dhe tani në radhët e Kukësit, skuadrës surprizë të Kategorisë Superiore (siguroi një vend në Ligën e Europës si nënkamkryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

Napoli – Benitez, arrihet akordi

Glendi Mici, “Talenti i sezonit” esfushori i Flamurtarit, Glendi Mici, u shpall si lojtari më i talentuar i edicionit 2012-2013, në edicionin e pestë të anketës “Talenti i sezonit”, të organizuar nga Shoqata Sportive “Sporti na bashkon”, me drejtues Leka Kostën (president) dhe Gëzim Nushin (sekretar). Çmimet janë dhënë dje në një eveniment të organizuar në formën e një “shou” në sallën e Teatrit të Komedisë në kryeqytet, e ku merrnin pjesë disa nga emrat më të njohur të sportit dhe gazetarisë sportive. Në fjalën e tij në hapje të këtij spektakli, që u drejtua nga gazetari i mirënjohur, Dëfrim Met’hasani, presidenti i shoqatës “Sporti na bashkon”, Leka Kosta, theksoi se, me këtë trofe të veçantë, shoqata: “Dëshiron të kontribuojë dhe të nxisë sa më shumë talentet”, ndërkohë që sekretari Gëzim Nushi, veçoi faktin se: “Ky çmim është një motiv më shumë për të rinjtë për të dhënë maksimumin e tyre”. Mesfushori i Flamurtarit, Glendi Mici (22 vjeç, 23 ndeshje këtë sezon) fitoi çmimin e parë, në bazë të vlerësimeve të specialistëve dhe gazetarëve, duke u bërë kështu lojtari i gjashtë që e fiton këtë çmim pas Emiljano Vilën (2008-2009), Bekim Balajn (2 herë më 2009-2010 dhe 2011-2012), Armando Vajushin dhe Odise Roshin (të dy në 2009-2010). Është interesant fakti që, katër lojtarët e mëparshëm fitues tashmë janë pjesë e ekipit Kombëtar, çka dëshmon edhe seriozitetin e çmimeve dhe objektivitetin shoqatës “Sporti na bashkon”. Sulmuesi Mario Morina i Tiranës dhe mesfushori Indriz Batha i Besës merituan çmimin

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

pione në debutimin e saj në Superligë), u dorëzua çmimi “Fairplay”. Çmimi i “Meritës, iu dha presidentit të Kukësit, Safet Gjici, si njeriu i vitit në futboll. Gjici investoi në shuma të konsiderueshme për ndërtimin e një skuadre kompetitive, por dhe një stadium model në vendin tonë, ndërsa skuadra ia shpërbleu me daljen nënkampion dhe paraqitjen për herë të parë në Europë. Kukësi është skuadra e 15-të shqiptare që do të luajë

në një kompeticion europian. Një vend në skenë ishte edhe për skuadrën fituese të U-19, “Shkëndija e Tiranës” me trajner Shpend Kumbarçe dhe drejtues se Shkollës së Mjeshtërisë, Sulejman Mema. “Jam shumë i lumtur, kur shoh këta djem, që janë më të mirë se unë dje, ndërkohë që besoj se ata që do të vijnë do të jenë më të mirë se këta sot”, - tha Mema, ish-trajneri i Tiranës (2 tituj kampion) dhe i Partizanit (Kupë).

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Portieri i Bajernit, Manuel Nojer ka vendosur të luajë me fanellë jeshile në finalen e së shtunës. Numri një i portës së Bajernit ka vendosur kështu të sfidojë fatin, pasi edhe në finalen e humbur në sezonin e kaluar përballë Çelsit luajti po me fanellë jeshile.

Finalja e vitit 2015 në Berlin Finalja e Ligës së Kampioneve në vitin 2015 do të luhet në Gjermani, në stadiumin e Berlinit “Olympiastadion”. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë këtë vendim në mbledhjen e djeshme të mbajtur në Londër. Po ashtu është caktuar se finalja e Ligës së Evropës do të luhet në Varshavë, Poloni.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E premte 24 maj 2013 •

seanca, pensionet, legalizimet  

seanca, pensionet, legalizimet