tokat e lira, xhamia e re, spaci

Page 16

16

« Reportazh

E enjte 23 maj 2013 ‱

Destinacioni Spaç

Atje ku u mbyt nĂ« gjak Ă«ndrra jonĂ« europiane Nga Spaçi, Nebil ÇIKA

S

paçi! Mos të çoftë Zoti për asnjë lloj arsye! Vend më të shëmtuar, më të egër, më të varfër e më të izoluar nuk besoj se gjendet! Sikur Ai e ka krijuar enkas për të qenë burg. Vetëm mendja kriminale e komunistëve shqiptarë mund të të mbyllte këtu në këtë ferr mbi tokë mijëra djem e burra vetëm se konsideroheshin si armiq të pushtetit të tyre diktatorial. Ky vend të kall datën edhe sot 22 vjet mbas mbylljes së burgut. Sa krime, sa jetë e vuajtje njerëzore ka marrë ky vend këtu mes maleve të Mirditës, që po nuk pate një kallauz e ke pothuaj të pamunduar ta gjesh! Teorikisht besoj se e njoh mirë Spaçin, burgun dhe ngjarjet e lidhura me të. Kam dëgjuar në familjen time nga im atë e miq të tij mijëra histori, sa të dhimbshme aq madhështore, për krime e tortura, por dhe qëndresë e dinjitet. Emra njerëzish e ngjarjesh përzihen e lidhen me Spaçin në kujtesën time që në fëmijëri. Në punën time si gazetar kam intervistuar me dhjetëra ish-të dënuar të Spaçit dhe historitë e personazhet nga ky vend i mallkuar kanë qenë shumë herë objekte të shkri-

meve nĂ« gazeta apo emisione televizive. Miti i krijuar pĂ«r Spaçin ishte demoniak, por kurrsesi mendja nuk do tĂ« mĂ« kishte shkuar te ky realitet, qĂ« njeriu e sheh, kupton e beson vetĂ«m po erdhi vetĂ« kĂ«tu nĂ« Spaç. Sigurisht qĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« mĂ« kanĂ« treguar pĂ«r Spaçin nuk kanĂ« arritur tĂ« ma pĂ«rshkruajnĂ« dot tĂ« plotĂ« egĂ«rsinĂ« e terrenit dhe tĂ« natyrĂ«s, qĂ« edhe nĂ« kĂ«to ditĂ« pranverore ka njĂ« pamje prej ferri. Ferri duket se Ă«shtĂ« gjĂ«ja e parĂ« qĂ« tĂ« vjen nĂ« mend kur shikon Spaçin. Mendoni si u Ă«shtĂ« dukur atyre qĂ« kaluan vite tĂ« tĂ«ra tĂ« jetĂ«s sĂ« tyre tĂ« mbyllur nĂ« tela me gjemba mes torturash e punĂ« skllevĂ«rish, por edhe larg nĂ«nave, grave, motrave dhe fĂ«mijĂ«ve, qĂ« vinin kĂ«tu hera-herĂ«s pĂ«r tĂ« parĂ« dhe ndihmuar me ç’tĂ« mundnin tĂ« afĂ«rmit e tyre, qĂ« vuanin tĂ« zinjtĂ« e ullirit. Prandaj shumĂ« shkrimtarĂ« dhe ish-tĂ« burgosur politikĂ« e kanĂ« pĂ«rdorur kaq shumĂ« fjalĂ«n “ferr” kur kanĂ« shkruar pĂ«r Spaçin dhe mynxyrĂ«n qĂ« ka ndodhur pĂ«r dekada tĂ« tĂ«ra kĂ«tu. Destinacioni Spaç Turp Ă«shtĂ«, por do ta them se kjo Ă«shtĂ« vizita ime e parĂ« nĂ« Spaç. Ky vend mund dhe duhet tĂ« vizitohet nga

kushdo, por gazetarĂ«t duhet ta kenĂ« detyrim mĂ« shumĂ« se profesional. E kisha planifikuar qĂ« nĂ« 40-vjetorin e revoltĂ«s sĂ« Spaçit do t’i bashkohesha pelegrinazhit qĂ« ish-tĂ« burgosurit dhe familjarĂ« tĂ« tyre bĂ«jnĂ« çdo 21 maj nĂ« Spaç. RrugĂ«n e mora me makinĂ«n e Agron TufĂ«s, shkrimtar i njohur, drejtor i ISKPK-sĂ«, i cili i ka kushtuar Spaçit shumĂ« radhĂ« nga tĂ« tijat. Agroni ka njĂ« lidhje tĂ« veçantĂ« e tĂ« dhimbshme me Spaçin. I ati i tij ka qenĂ« njĂ« prej tĂ« burgosurve si armik i qeverisĂ« komuniste dhe ai ka qenĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend qysh fĂ«mijĂ«. Nuk e di se çfarĂ« ndien ai kur vjen kĂ«tu, por besoj se ky vend i mallkuar duhet tĂ« ketĂ« lĂ«nĂ« shenja tĂ« forta te njĂ« fĂ«mijĂ« qĂ« vjen nga larg pĂ«r tĂ« takuar tĂ« atin e mbyllur nĂ« tela me gjemba. Ai nuk flet pĂ«r kĂ«tĂ«, por trishtimi i vihej re lehtĂ« nĂ« sy qĂ« sa lamĂ« pas TiranĂ«n e morĂ«m rrugĂ«n drejt Spaçit. Me ne nĂ« makinĂ« udhĂ«tojnĂ« edhe dy persona tĂ« njohur nĂ« opinionin publik si ish-tĂ« burgosur politikĂ«, e pikĂ«risht Bedri Blloshmi, ish-i burgosur i Spaçit, dhe GĂ«zim PeshkĂ«pia. NĂ« ndryshim me mua dhe Gonin ata e njihnin Spaçin nĂ« ditĂ«n mĂ« tĂ« zezĂ« tĂ« tij, atĂ«herĂ« kur shĂ«rbente si burg i tmerrshĂ«m i komunizmit. RrugĂ«s biseda rrotullohet

rreth Spaçit, revoltĂ«s dhe historive tĂ« tij. DĂ«gjon pĂ«r qĂ«ndresĂ«, por dhe pĂ«r vuajtje e tortura, pĂ«r hetues e policĂ« kriminelĂ«, djem e burra tĂ« burgosur qĂ« hanĂ« hekurin me dhĂ«mbĂ«. GĂ«zimi dhe Bedriu tregojnĂ« pĂ«r ngjarje kaq tronditĂ«se me njĂ« qetĂ«si, madje edhe humor, gjĂ« qĂ« edhe njĂ« dĂ«gjues rastĂ«sor e ka tĂ« vĂ«shtirĂ« ta bĂ«jĂ«. Ato qĂ« kanĂ« ndodhur duken tĂ« pabesueshme, por Goni dhe unĂ«, tĂ« rritur me kĂ«to lloj historish, e dimĂ« se kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« pjesĂ« e atij realiteti tĂ« burgjeve dhe kampeve qĂ« funksionuan pĂ«r 50 vjet si rrathĂ« tĂ« ferrit komunist. RrugĂ«s bashkohemi me njĂ« tjetĂ«r ish-tĂ« burgosur tĂ« Spaçit, me GĂ«zim ÇelĂ«n, piktor e muzikant. “Armik i popullit”, gjithashtu. DalĂ«ngadalĂ« vargu i makinave dhe ato qĂ« janĂ« pĂ«r nĂ« Spaç dalin nga autostrada nĂ« Rreps, pĂ«r tĂ« vazhduar rrugĂ«n drejt destinacionit Spaç. Ferri mbi tokĂ« ShpĂ«timi, shoferi i Agronit, nget i qetĂ« makinĂ«n, duke u pĂ«rqendruar nĂ« timon, por dhe ndjek me vĂ«mendje bisedĂ«n tonĂ« rreth Spaçit dhe tmerreve tĂ« tij. Rrepsi, njĂ« grup banesash tĂ« stilit komunist dhe ndĂ«rtesash burgu, Ă«shtĂ« vendbanimi i fundit dhe mĂ« i

afĂ«rt i Spaçit. Spaçi ndodhet ende larg, nĂ« gryka malesh, rreth njĂ« orĂ« me makinĂ« nga Rrepsi. Rruga me çakĂ«ll kalohet jo pa vĂ«shtirĂ«si nga makina 4 x 4 dhe ngjitja pĂ«r nĂ« Spaç Ă«shtĂ« njĂ« aventurĂ« me vete. Nga larg duken ndĂ«rtesat me tulla silikate tĂ« tipit komunist, qĂ« pĂ«rbĂ«nin burgun e Spaçit, apo mĂ« mirĂ« atĂ« qĂ« ka ngelur nga ai. “KĂ«tu kam ardhur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kur isha gjashtĂ« vjeç, mĂ« thotĂ« Tufa. - MĂ« solli gjyshi. FjetĂ«m nĂ« njĂ« barakĂ« bashkĂ« me minjtĂ« sa njĂ« mace. NjĂ« tmerr i vĂ«rtetĂ«. Kam ardhur edhe herĂ« tĂ« tjera, por nuk do ta harroj kurrĂ« atĂ« ditĂ«.” MĂ« tregon me detaje rrugĂ«n, vendin ku takoi tĂ« atin e burgosur, postblloqet, vendrojat e tĂ« tjera detaje, qĂ« nuk ishin mĂ«. NjĂ« fotografim i saktĂ« nĂ« memorien e pashkruar tĂ« njĂ« fĂ«mije 6-vjeçar. O Zot! Spaçi apo ai grup ndĂ«rtesash tĂ« ndĂ«rtuara enkas pĂ«r burg ndodhet nĂ« njĂ« grykĂ« tĂ« thellĂ« mes malesh tĂ« zhveshura dhe njĂ« pĂ«rrua qĂ« gurgullon ujĂ« nĂ« njĂ« ngjyrĂ« tĂ« verdhĂ«, ndoshta nga pĂ«rbĂ«rja gjeologjike. Edhe djalli nuk vjen vetĂ« kĂ«tu po nuk e sollĂ«n tĂ« lidhur. “Po jetova tĂ« shkruaj pĂ«r Spaçin, do tĂ« sfidoj Danten”, - i thoshte Astrit Delvina kushĂ«ririt tĂ« tij, studiuesit tĂ« njohur Sherifi. Ka pasur


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.