tokat e lira, xhamia e re, spaci

Page 1

»8

Igli Cara, intervistë

Në parlament do të jem avokati i zgjedhësve të mi në Durrës E enjte

23 maj 2013

Viti IX, Nr. 2982 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Destinacioni Spaç

Shkodra, kandidatët Atje ku u mbyt në ndahen në zona Përballjet e vendosura për dy partitë e mëdha, emrat që përplasen. Ndoka tenton të fitojë një mandat shtesë në Vaun e Dejës »4

gjak dhe burg ëndrra jonë europiane »16-17

Kompensimi »4-5

Legalizimet

Formular i ri për ndërtesat e ngritura pas vitit 2006 Pas hyrjes në fuqi të ligjit Agjencia përpunon rregullat që do të ndiqen për ligjërimin e objekteve të paligjshme

»5

Arkitektët

Xhamia e re të vendoset në bulevardin e ri të Tiranës Mbështetet nisma për ndërtimin e objektit të Komunitetit Mysliman. Ekspertët kërkojnë zgjidhjen në një formë tjetër »6

Opinion

Miratohen tokat e lira për ish-pronarët Rregullat që do r të ndjekë AKKP pë kompensimin fizik

“Rinia vjen vetëm një herë, s’mund t’ia besoni Berishës”

KQZ s’funksionon me 4 anëtar

Nga Ardian Çollaku

Dikush po shet vende pune? »11

Ambasadori amerikan: Partitë nuk pranojnë kompromisin politik. Opozita nuk veproi drejt për votimin e 3 ligjeve »2

Selenica, qyteti i arit të zi

»10

en Afatet që do të ndiq për fazën e dytë të s kalimit të së drejtë

»8

Meta në konventën e LSI-së

Arvizu: Duam zgjedhje të lira, fituesi nuk ka rëndësi kush do të jetë

Nga Gëzim LLOJDIA

Kalon fondi prej 22 mijë hektarësh it për nisjen e proces

Dyshimi për pedofili

»7 Tentoi të puthte një vajzë minorene, ndalohet 49-vjeçari U denoncua nga prindërit, sepse ndoqi vajzën 12-vjeçare. Ngjarja në Dajt u kundërshtua nga të afërmit e të ndaluarit

Begeja dhe Topi

Sondazhet janë të blera dhe kanë qëllim të manipulojnë votuesin

»4-5


02

« POLITIKË

Ilir Meta: Rinia vjen vetëm një herë, s’mund t’ia besoni të ardhmen Berishës Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot Konventën Kombëtare, një aktivitet ku u prezantuan kandidatët për deputetë në radhët e këtij forumi. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili deklaroi se fitorja më 23 qershor ka vetëm një emër dhe ky emër është LRI. Z. Meta tha se LSI është dëshmia më e mirë e përfaqësimit të të rinjve, ku 4 nga 7 kandidatët e LSI në qarkun e Tiranës, i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim. “Një shprehje thotë se “pranvera vjen çdo vit, por rinia vjen vetëm një herë”. Ndaj dhe ju këtu dhe dhjetëra të rinj dhe të reja në gjithë Shqipërinë duam t’ia bëjmë të qartë kryeministrit që po largohet se rinia juaj, se rinia e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë vjen vetëm një herë dhe nuk kemi më kohë për të provuar dhe eksperimentuar një njeri që i pati të gjitha mundësitë për 8 vite për të treguar përkushtimin e tij ndaj jush dhe ndaj gjithë të rinjve të Shqipërisë”, tha ndër të tjera Meta. LSI ka në listat e saj të kandidatëve për deputetë dhjetëra të rinj dhe të rejave në të 12 qarqet e e vendit. Në Konventën Kombëtare të LRI-së përshëndetën me fjalën e tij Klajda Gjosha, Endrit Braimllari, Ardit Çela, Kejdi Mehmetaj, Ornela Zonja dhe Silva Caka.

E enjte 23 maj 2013 • KRYEMINISTRIA DHE KARRIGIA E SAJ FABULA E DEBATIT NË KAMPIN OPOZITAR

Meta: Çështjen e zgjidh Kushtetuta dhe vota “Berisha ta marrë karrigen në shtëpi, LSI blen një tjetër” Karrigia e kryeministrit të vendit vazhdon të jetë fabula që ka mbërthyer kampin e majtë. Edhe pse në deklaratat e tyre krerët e majtë nxitojnë të drejtojnë gishtin te rregulli mbi të cilin ka ndjekur zgjidhja e kësaj çështjeje ndër vite, asnjëra palë nuk deklaron qartë emrin që do të mbajë këtë post në rast fitoreje më 23 qershor, Meta apo Rama. Nuk e saktësoi as kreu i PS-së dhe as ai i LSI-së, madje ky i fundit e sheh veten krejt afër kësaj karrigeje, për vetë peshën që po merr forca e tij politike në zgjedhjet e 23 qershorit. Duke zbutur disi situatën në radhët e së majtës, kreu i LSI-së vlerësoi të rëndësishëm në këtë fushatë zgjedhore maksimizimin e votës drejt garantimit të ditën kur sovrani do të shpreh vullnetin e tij për konfigurimin e legjislativit. “Nuk ekziston asnjë konfuzion

në kampin opozitar, përkundrazi, gjithçka ecën në sintoni të plotë. Sot opozita synon të arrijë 80 mandate në shkallë kombëtare dhe të fitojë me diferencë gati 200 mijë vota, gjë që është plotësisht e mundshme dhe e realizueshme”, - deklaroi Meta. Ndërkohë ai u ndal dhe në karrigen e kryeministrit, ku veç bindjes për fitore i bëri dhe një sugjerim ish-aleatit të tij. “Për çështjen në fjalë mendoj se është një çështje e zgjidhur, e zgjidh Kushtetuta, e zgjidh vota e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa për premtimin e doktorit se unë nuk ia marr dot karrigen dhe se ai nuk ka ndër mend ta lëshojë karrigen e kryeministrit, unë do t’i propozoj një kompromis tjetër doktorit për këtë çështje. Sepse ai nuk ka çfarë bën, do ta pranojë vullnetin e sovranit dhe do ta lëshojë zyrën, por karrigen

që ka mbajtur gjatë këtyre tetë vjetve ta marrë me vete në shtëpi në studion e tij ose në Partinë Demokratike, siç ka bërë edhe idhulli i tij Les Valesa. Edhe ai kështu e bëri: kur humbi Presidencën, e mori karrigen e presidentit me vete”, - u shpreh Meta. Njëkohësisht kreu i LSI-së kishte dhe një përgjigje për aleatin që me sa duket ende nuk kanë gjetur paqe mes tyre. Nisur nga deklarata e kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi, i cili për të mos u bërë e mundur zgjedhja e Metës kryeministër preferon që të mbajë Berishën si të tillë, Meta i kundërpërgjigjet me ironi, duke mos fshehur dhe ambicien në të njëjtën kohë. “Gjinushi s’do të ketë ndonjë shqetësim për këtë çështje. Ne do të angazhohemi si LSI të përballojmë shpenzimet për një karrige tjetër”, - tha Meta.

GARANCI MORALE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Rama te PPAK, e krahason Shqipërinë me karrocën e invalidëve Oli Xhilaga

S

hkoi për t’i përshëndetur në çelje të fushatës elektorale, dha premtimet për pas 23 qershorit dhe ndër këto bëri dhe një krahasim. Kreu i PS-së, Edi Rama, u zhvendos dje për pak çaste në ambientet ku Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara kishte organizuar hapjen zyrtare të fushatës elektorale. Duke i përshëndetur në këtë sfidë të ethshme të 23 qershorit, Rama dha dhe premtimin për këtë kategori. E nga premtim kjo shtresë u mor dhe si model krahasimi për situatën në të cilën ndodhet sot vendi, në gjykimin e kreut të PSsë. “Populli shqiptar është i ulur njësoj si një person me aftësi të kufizuara në karrocë, për shkak se nuk ka një udhëheqje që ta marrë për dore dhe ta drejtojë andej nga duhet e duke e lënë të lirë, njësoj siç lihet i lirë një fëmijë që rritet bukur, që rritet në mënyrë të shëndetshme dhe që rritet me natyrën, që rritet me të tjerët, që rritet në botën ku jetojmë dhe jo brenda i mbyllur dhe i izoluar në pamundësi për t’u zhvilluar trupërisht dhe mendërisht”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin e PPAK-së. Ndërkohë pas një krahasimi të tillë kryetari i PS-së, si drejtuesi i koalicionit të majtë, ku bën pjesë dhe kjo parti, nxitoi të shigjetonte ashpër qëndrimin që qeveria aktuale ka mbajtur ndaj kësaj kategorie. “E vërteta është pikërisht kështu: ka pasur një ligj në Shqipëri deri përpara disa kohësh dhe ky ligj thoshte saktësisht këtë që thotë edhe slogani i partisë suaj: asgjë rreth personave me aftësi të kufizuara pa u konsul-

NDARJA E SË MAJTËS Në 150 vjetorin e krijimit të Partisë Socialdemokrate Gjermane të majtët europianë po promovojnë edhe krijimin e “Aleancës Progresiste”, një union politik që synon krijimin e një të majte të re të rigjallëruar, shumë herë më aktive, më të fuqishme, më demokratike dhe larg atyre që konsiderohen si despotë të Lindjes së Mesme, Afrikës, Azisë e Amerikës Latine të modelit Ben Ali, Mubarak apo Daniel Ortega. Presidenti i Internacionales Socialiste Jorgos Papandreu dhe sekretari i përgjithshëm Luis Ajala, i dërgojnë kolegut të tyre gjerman Sigmar Gabriel, një letër, ku duke shfrytëzuar këtë jubile akuzojnë në veçanti Sigmar Gabrielin për përçarjen e së majtës ndërkombëtare. Papandreu dhe Ajala i konsiderojnë arsyet që socialdemokratët gjermanë kanë dhënë për krijimin e një aleance të re të së majtës si “sulme personale, konkurrencë dhe fajësime të gabuara.

tuar me ta, pa i dëgjuar ata, pa marrë mendimet e tyre përpara se të merret çdo vendim apo të bëhet një ligj rreth tyre. E hoqën edhe këtë ligj. E anuluan”, - sqaroi Rama lidhur me një çështje të tillë. Referuar një momenti të tillë, edhe pse jo me propozime konkrete, premtimi ishte thjesht për kthimin e kësaj klauzole ligjore. “Ne jemi të angazhuar

që në 100 ditët e para të qeverisjes sonë ta rikthejmë në fuqi ligjin që sanksionon se asnjë vendim dhe asnjë ligj rreth jush nuk do të merret pa ju, pa ju dëgjuar, pa u konsultuar dhe pa bashkëbiseduar me ju. Shqipëria në dramën e vet sot i ngjan një invalidi i ulur në karrocë që lufton me mish e me shpirt për t’ia dalë. Që lufton me mish e me shpirt

për të bërë metra përpara, që lufton me mish e me shpirt për të mos mbetur pas”, - deklaroi Rama. Duke mos e trajtuar këtë si premtim, Rama garantoi një kontratë morale. “Mundimi juaj për të realizuar fushatën është i shumëfishtë dhe ju siguroj se i shumëfishtë do të jetë edhe respekti im dhe i PS-së ndaj jush. Ju premtoj se nuk dot t’ju tradhtoj kurrë”, - tha ai.

Arvizu: Vizat me SHBA kërkojnë shumë punë

SHBA kërkojnë proces të drejtë zgjedhor. “Rezultati s’ka rëndësi” Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin qëndrimin e tyre se duan një proces zgjedhor të drejtë dhe të lirë, pavarësisht rezultatit. Gjatë një interviste të dhënë mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e vuri theksin te rëndësia që ka procesi zgjedhor në vend. I pyetur nëse SHBA-të mbështesin një rotacion politik ai u shpreh se rezultatin e zgjedhjeve e përcaktojnë votuesit, por kërkoi nga politika shqiptare që të garantojë një proces zgjedhor të ndershëm. “Ne jemi shumë të interesuar në rezultatin. Para së gjithash për sa i përket çështjes së rotacionit. Nëse ju do të pyetnit një amerikan për parimin e rotacionin, si do të shprehej se është një parim i mirë. Nëse zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme, një parim si rotacioni kujdeset edhe për mbarëvajtjen. Njerëzit vendosin se kur është koha që do të ketë rotacion të lidershipit. Ndërsa pyetja tjetër lidhur me rezultatet. Në situatën aktuale historia e zgjedhjeve shqiptare është një histori e zgjedhjeve të kontestuara, në mënyrë që fokusi të mos jetë me rezultatin, por me procesin. Muajin e fundit politikanët kanë vepruar përkundër kësaj dhe duket sikur po shkojnë drejt përfundimit dhe jo procesit”, - tha ambasadori i Arvizu. Një nga pyetjet që iu drejtua ambasadorit ishte dhe çështja e tri ligjeve të integrimit. Sipas atij, qëndrimi që ka mbajtur opozita lidhur me miratimin nuk ka qenë shumë i drejtë, por nuk pranoi që të bënte koment, duke u shprehur se është çështje e tyre. “Problemi me tri ligjet është se ata janë lidhur me ligjin e Gjykatës së Lartë, me problemet në Fier. Nuk po them se opozita ka pasur të drejtë me atë që ka bërë, por ka të bëjë me një çështje shumë komplekse. Nëse do të kishte pasur vullnet nga të dyja palët, do të ishte zgjidhur”, - tha ai. Lidhur me çështjen e liberalizimin të vizave me SHBA-të ambasadori Arvizu tha se duhet një punë shumë e madhe nga ana e qeverisë shqiptare që niveli i refuzimit të vizave të arrijë nivelin 3 për qind. Aktualisht niveli i refuzimit të vizave me SHBA-të është mbi 40 për qind, çka do të thotë se kërkohet një punë shumë e madhe nga ana e qeverisë shqiptare.


POLITIKË • E enjte 23 maj 2013

STERKAJ SYNON MARRJEN E VOTAVE TË PD-së PËRBALLË GJOVALIN BZHETËS

Qarku i Shkodrës, Topalli përballë Hafizit Rrethinat e qytetit, vihen përballë Tomë Doshi dhe Helidon Bushati Ervin Koçi

F

Rrethinat e Shkodrës Një betejë e ashpër parashikohet edhe në rrethinat e qytetit, kjo pasi janë vendosur përballë Helidon Bushati i PDsë me Tomë Doshin e socialistëve. Figura e Tomë Doshit është shumë e njohur për rrethinat e Shkodrës, pasi në këtë zonë ai ka kandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ku arriti të dilte deputet. Pritet që socialistët të kenë një avantazh të lehtë përball demokratëve për këtë zonë, pasi Doshi është tejet i njohur, ndërsa Helidon Bushati nuk është një personalitet i njohur në fushën politike. Avantazh tjetër i Doshit janë edhe bizneset e shumta që e përkrahin këtë politikan dhe nga përvoja e zgjedhjeve të mëparshme rezulton se elektorati mbështet më shumë të tilla kandidatura, pasi janë në gjendje të bëjnë një fushatë më të kushtueshme. Gjithsesi, ky avantazh i lehtë që parashikohet për socialistët mund të kthehet në këtë kundërt, pasi Bushati mund të tërheqë elektoratin gri, persona që votojnë në bazë të kandidatit dhe jo të partisë. Malësia e Madhe Malësia e Madhe, pjesë e qarkut të Shkodrës, është një nga zonat ku PD-ja merr më shumë vota në këtë qark, pasi luhatja më e madhe e votuesve shkodranë ndodh brenda Bashkisë, të cilët disa prej tyre kanë ndryshuar kah për nga orientimi politik, duke kaluar

KANDIDATËT E PD-së

KANDIDATËT E PS-së

Jozefina Topalli

Mimoza Hafizi

Helidon Bushati

Tomë Doshi

Voltana Ademi

Paulin Sterkaj

Nard Ndoka

Namik Kopliku

Gjovalin Bzheta

Sait Fishta

Ndue Paluca

Gentian Palaj

Bardh Spahia

Nikolla Deda

Gjokë Uldedaj

Rozafa Zmijanaj

Kandidatët e tjerë të dy forcave kryesore politike në vend, PS-së dhe PD-së, do të mbështesin krerët që janë caktuar nëpër zonat elektorale të qarkut të Shkodrës, të cilët pritet të japin një kontribut të vlefshëm për partitë politike, pasi gara për këtë qark po bëhet edhe më e fortë. Dy deputetët aktualë, Gjokë Uldedaj dhe Ndue Paluca, duket se do të japin një kontribut me vlera për numrin e votave te PD-ja, pasi kanë ndikim të madh tek elektorati në këtë qark.

LSI

Bashkia e Shkodrës Shkodra mbahet si një nga bastionet historike të demokratëve, por gupet e punës të të dyja kampeve synojnë ndryshime. Demokratët udhëhiqen në këtë qark nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, një nga figurat më të spikatura të selisë blu në këto vitet e fundit, ndërsa në PS grupin e punës e udhëheq Mimoza Hazifi, një nga figurat më të spikatura të qytetit të Shkodrës. Si dy kryesueset e listës, ato janë vendosur përballë njëra-tjetrës në fushatën elektorale që zhvillohet brenda Bashkisë së Shkodrës.

Kandidatët

ushata elektorale, e nisur tani prej më shuam se 2 javësh ka nxjerr në terren edhe deputetët e të dyja kampeve. Një nga qarqet në të cilin parashikohen ndryshime është ai i Shkodrës, ku socialistët synojnë që të marrin një mandat më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2009. E njëjta gjë kjo edhe për demokratët, të cilët kërkojnë në këtë qark mandatin e tetë. Në vitin 2009 në qarkun e Shkodrës PS-ja arriti të merrte katër mandate deputetësh dhe në këto zgjedhje synon të marrë një më shumë, ndërsa demokratët kërkojnë mandatin e tetë, pasi në vitin 2009 PD-ja mori 7 mandate deputetësh.

Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe pse llogaritet një forcë politike që nuk do të nxjerrë deputetë në këtë qark, pasi nuk ka një elektorat të sajin, duket se do t’u prishë punë demokratëve, pasi, duke qenë në koalicion me Partinë Socialiste, votat që do të marrë ajo do t’i kalojnë PS-së, si forca kryesore e koalicionit. Në këtë mënyrë, PS-së i rriten më shumë mundësit për të marrë një mandat më shumë në këtë qark se në zgjedhjet e vitit 2009, ku LSI-ja ishte forcë më vete në zgjedhje.

NARD NDOKA NË VAUN E DEJËS, MBLEDH VOTAT E KATOLIKËVE TË KËSAJ ZONE

Rriten mundësitë e PDK-së për mandatin e dytë në zgjedhje Nard Noka, një nga kryetarët e partive aleate të PD-së, i cili është vendosur në listat e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, do të zhvillojë fushatën e tij elektorale në zonën e Vaut të Dejës. Duket se puna e këtij nuk do të jetë e vështirë, pasi duke qenë se është kryetari i Partisë Demokristiane do të mbledhë votat e katolikëve të Vaut të Dejës. Krahas kësaj kjo zonë karakterizohet si një nga komunat që

është e tëra në fenë katolike. Në këtë mënyrë, Ndokës i rriten mundësitë që të punojë edhe më shumë për partinë e tij, e cila mund të jetë në parlamentin e ardhshëm me 2 përfaqësues. I pari është vetë Ndoka, pasi në pozicionin ku është vendosur në listën e Partisë Demokratike e ka të sigurt mandatin e deputetët. Mandati i dytë mund të dalë nga zona elektorale e qarkut të Shkodrës, ku ky po punon, pasi po

zhvillon një fushatë pro partisë së tij, duke synuar të marrë më shumë vota të djathta. Kësisoj, mundësitë e PDK-së, e cila ka një elektorat tepër të gjerë në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës, por jo të përqendruar në një vend, rriten edhe më shumë që të nxjerrë një mandat tjetër deputeti, duke sjellë një arritje për këtë parti, pasi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 PDK-ja nuk pati asnjë përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë.

nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas. Paulin Sterkaj edhe në vitin 2009 ishte nën siglën e Partisë Demokratike, pritet që të ketë ndikim në elektoratin e tij. Duke qenë se tani ai kandidon nën siglën e PS-së dhe duke përllogaritur edhe përvojat e tij të mëparshme elektorale në këtë zonë të Shkodrës, duket se do të arrijë të mbledhë më shumë vota për PS-në, por jo të mjaftueshme për t’i garantuar një man-

dat më shumë PS-së. Përball Sterkajt është vendosur Gjovalin Bzheta, person i cili nuk ka qenë deputet në legjislaturën e fundit, gjë që duket se nuk e favorizon atë në këtë fushat elektorale, e cila po bëhet edhe më e ethshme në këtë qark. Mundësitë më të mëdha të Bzhetës janë që të mbledhë votat e elektoratit gri, ashtu si kolegu i tij Bushati, pra të marrin vota të majta vetëm për shkak të kandidaturës së tyre.

»

03

PR Prezantohet Duka

“S’mund të ma ndërpresë karrierën politike” Partia Republikane prezanton kandidatin Agron Duka në Durrës. Kryetari Fatmir Mediu deklaroi se Duka është një përfaqësues dinjitoz i Durrësit dhe ka me PR-në një kontratë jo të përkohshme, por për të ardhmen. Duka gjatë fjalës së tij deklaroi se askush nuk mund t’i mbyllë atij karrierën politike. “Askush nuk ka të drejtë të ndërpresë me dhunë dhe në mënyrë apriori karrierën e dikujt, siç tentuan të bëjnë me mua. Sot jam këtu, dhe kjo është zgjedhja ime më e ndërgjegjshme dhe më e pranueshmja, jo vetëm për të sotmen, por dhe për të ardhmen. Kam hyrë në çatinë e Partisë Republikane jo si aventurier politik, por si njeri institucional, që di të mbajë fjalën e dhënë”, - tha Duka. Në fund të fjalës së tij kandidati i PR-së për qarkun e Durrësit u shpreh se në katër vjetët e ardhshëm do të jetë plotësisht në zbatim të programit të Partisë Republikane, i cili bazohet kryesisht te kompensimi i pronave të ish-pronarëve.

“Mos shitni votën”

Holtkemper deklaron se votat janë blerë Ambasadorja gjermane Karola Holtkemper deklaroi dje se në Shqipëri vota ka një çmim dhe se ka marrë dëshmi për këtë gjatë zgjedhjeve lokale nga studentë-votues. Për këtë arsye mesazhi i saj i parë gjatë një procesi zgjedhor të stimuluar në një prej gjimnazeve të kryeqytetit ishte pikërisht refuzimi i pazareve të tilla. “Nuk është ide e mirë të shesësh votën. Kjo ndoshta mund të sjellë përparësi materiale afatshkurtra, por në terma afatmesëm dhe veçanërisht afatgjatë do të thotë humbje shërbimesh infrastrukturore dhe vazhdim të statukuosë së korrupsionit. Gjatë përgatitjes për zgjedhjet lokale kam pasur rastin të takohem me studentë, që më kanë raportuar rreth rasteve të tilla”, - thotë Holtkemper. Sipas statistikave, rreth 150 mijë të rinj pritet të fitojnë më 23 qershor të drejtën e votimit, në një proces zgjedhor që menaxhohet nga një KQZ prej muajsh e paplotë.


04

« POLITIKË

E enjte 23 maj 2013 •

QEVERIA MERR VENDIM PËR SHTIMIN E FONDIT TË KOMPENSIMIT FIZIK TË PRONAVE

FRD

Ja cilët përftojnë për kompensimi fizik

Reagimi

1780 hektarë tokë bujqësore shtohen në fondin e AKKP-së Ervin Koçi

Q

everia ka miratuar dje vendimin që përgatit nisjen e kompensimit fizik të ish-pronarëve. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se në dispozicionin e Agjencisë së Kthimit, Kompensimit të Pronave do të vendosen rreth 1780 hektarë tokë, që do të shërbejnë për kompensimin fizik të ish-pronarëve. AKKPja po përfundon hartimin e një drafti që do të përcaktojë rregulloren e ndarjes së pronave. Konkretisht në basë të burimeve brenda këtij institucioni thuhet se rregullorja do të ketë si pikë kryesore vendin se ku u janë marrë pronat ishpronarëve. Konkretisht, nëse një ish-pronari i janë marrë tokat në Tiranë, atëherë AKKPja do të marrë në shqyrtim të gjitha tokat shtetërore që janë të lira në këtë zonë, në mënyrë që të fillojë kompensimi i ishpronarit. Si pikë kryesore është marrë sipërfaqja e tokës së ish-pronarëve dhe sipas draftit është vendosur që pronari që ka pasur më shumë toka do të jetë në krye të listë për nga rëndësia, në mënyrë që procesi të ecë sa më shpejt. Tokat që qeveria i kaloi për fond kompensimi fizik të pronave janë marrë nga ish-ndërmarrjet bujqësore, që kanë me bollëk toka të lira shtetërore. “Kalimin në fondin e kompensimit fizik dhe vënien në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të fondit të tokës bujqësore me sipërfaqe 1262 hektarë të ishNB-ve, sipas dosjeve të seksioneve të administrimit dhe mbrojtjes së tokës (SAMT) në qarqe, me sipërfaqet e dhëna me hollësi, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Kalimin në administrim të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të fondit të tokës bujqësore me sipërfaqe 520.64 hektarë, sipas dosjeve të seksioneve të administrimit dhe mbrojtjes së tokës (SAMT) në qarqe, me sipërfaqet e dhëna me hollësi, sipas lidhjes 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë. Kompensimet fizike Kompensimet e para fizike të pronave janë bërë rreth 3 vjet më parë dhe që prej asaj kohe nuk është bërë as një tjetër. Në atë kohë qeveria akordoi për AKKP-në 20 mijë hektarë tokë, që shërbyen si fond kompensimi. Me draftin e ri që po përgatit institucioni që merret me kthimin e pronave të ish-pronareve llogaritet që brenda këtij viti të nis faza e dytë e kompensimit fizik të pronave. Aktualisht qeveria ka ndërtuar hartën dixhitale të tokave shtetërore në vend dhe tani pritet vetëm që të nisë procesi i kompensimit. Krahas

kësaj AKKP-ja merret edhe me kompensimin financiarë të ish-pronarëve, të cilët marrin shuma parash për tokat që i janë marrë nga shteti shqiptar gjatë periudhës së komunizmit. Problemi i kompensimit të pronave ka nisur që në vitin 1992, kur u bënë ndryshimet demokratike në vend, por ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare.

BERISHA Kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë rreth 1 muaj më parë deklaroi se procesi i kompensimit fizik të pronave do të nisë shumë shpejt. I pyetur nga gazeta “Metropol” nëse kishte ende prona shtetërore të listat që mund të shërbejnë për kompensimin fizik të ish-pronarëve, Berisha tha se ka me mijëra hektarë tokë shtetërore, të cilat do të vihen në dispozicionin e Agjencisë së Kthimit Kompensimit të Pronave. Berisha e argumentoi këtë vonesë 3-vjeçare me pretendimi se është dashur shumë kohë që të ndërtohej harta dixhitale e pronave, që sipas tij është bërë nga ekspertët më të mirë të Bashkimit Europian. Mbyllja e këtyre procedurave teknike i ka hapur dritën jeshile përllogaritjes të tokave të ish-pronarëve dhe vendit se ku ata do të kompensohen fizikisht.

FONDI NGA EMIRATET ARABE AKORDOHEN PËR NDËRTIMIN E PROJEKTIT

Miratohet kontraktimi për bulevardin e ri të Tiranës Basha ngarkohet për ndërmarrjen e veprimeve për ndërtimin Qeveria përcaktoi dje autoritetin kontraktues për zbatimin e projekteve të rëndësishme për kryeqytetin, siç është bulevardi verior i Tiranës, transferimi i stacionit të trenit dhe ndërtimi i terminalit të trenit të pasagjerëve. Sipas vendimit të qeverisë, Bashkia Tiranës është autoriteti kontraktues që do të vërë në zbatim projektin për ndërtimin e bulevardit verior të Tiranës dhe përgjegjësia kryesore i është caktuar kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha. “Të përcaktojë si autoritet kontraktues dhe zbatues të kësaj marrëveshjeje huaje Bashkinë e Tiranës në cilësinë e agjencisë zbatuese të projektit. Shuma prej 240 000 000 dërhemësh të Emirateve të Bashkuara Arabe t’i kalojë përfituesit, Bashkisë së Tiranës, për të financuar zbatimin e projektit. Kryetarit të Bashkisë

së Tiranës i delegohet përgjegjësia për menaxhimin e projektit, nënshkrimin e të gjitha kontratave për punë, mallra, shërbime, për zbatimin e projektit si dhe për përcaktimin e strukturës përgjegjëse për menaxhimin financiar e teknik, për bashkërendimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve për zbatimin e projektit”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Ky vendim i qeverisë i hap zyrtarisht dritën jeshile ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës, projekt ky që është prezantuar rreth një vit më parë dhe me përvetësimin e fondeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhet e mundur që të nisë sa më shpejt ndërtimi i projektit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Kryeministri Berisha tha se me këtë vendim qeveria hap

siparin e transformimeve të mëdha për Tiranën. Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin e ekzekutivit me Bashkinë e Tiranës. Ai theksoi se zbatimi i këtyre projekteve mund të konsiderohet si fillimi i një epoke të re për kryeqytetin. Krahas kësaj shefi i qeverisë

akuzoi kryetarin e opozitës për shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Sipas Berishës, Rama i shndërroi fondet e Bashkisë në rroga për administratën e tij të zgjeruar, ndërsa rrugët e Tiranës i la në baltë.

“Sondazhi u publikua për dezinformim” Partia “Fryma e Re Demokratike” ka reaguar dje ndaj sondazhit të publikuar mbi rezultatin e zgjedhjeve, ku kjo forcë politike dilte në rënie. Sekretari e FRD-së për zgjedhjet, Ervin Karamuço, akuzoi se sondazhi i publikuar është i pavërtetë dhe se nëpërmjet tij është synuar dezinformimi i publikut. “Me cilësinë e sekretarit për çështjet zgjedhore jam këtu sot për të ndarë shqetësimin e Frymës se Re Demokratike me anëtarët, simpatizantët e saj si dhe me publikun e gjerë lidhur me tentativat më të fundit të disa lobistëve të dështuar politikë për të dezinformuar opinionin publik me pseudosondazhe mbi rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Fryma e Re Demokratike, duke marrë shkas nga sondazhi i dytë i një kompanie italiane të bërë publik, denoncon publikisht shifrat e publikuara në këtë sondazh për subjektin tonë politik si të pavërteta, tendencioze dhe që synojnë të shtrembërojnë realitetin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë. Duket se pas shumë tentativash të përsëritura për të manipuluar zgjedhjet, për të eliminuar partitë e reja me anë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke lënë të bllokuar KQZ-në. pa kuorumin e nevojshëm, duke dështuar sistemet elektronike të zgjedhjeve, duke dubluar listat e zgjedhësve, duke mbledhur kartat e identitetit të administratës, duke hequr njerëz nga puna dhe duke bërë presion edhe nëpërmjet gjobave ndaj biznesit, së fundi kanë gjetur edhe një mekanizëm të ri, i cili është manipulimi i mendjes dhe vullnetit politik të zgjedhësve shqiptarë me anë të dezinformimit publik”, - tha Karamuço. Më pas ai vijoi se FRD ka 15 mijë anëtarë në Tiranë dhe 80 mijë në të gjithë Shqipërinë dhe sondazhi i publikuar kishte si synim dezinformimin e publikut. “Partia jonë i siguron 15 mijë anëtarët e saj në Tiranë, 80 mijë anëtarët e saj në të gjithë vendin, të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit, që po shtohen nën frymën tonë çdo ditë, se vota dhe vullneti i tyre është i qartë, i dukshëm dhe i garantuar. Askush nuk duhet të guxojë që nëpërmjet psudosondazheve të deformojë këtë fluks kaq të madh mbështetje ndaj FRD-së, qoftë dhe nën petkun e kompanive të huaja”, - shtoi ai.


EKONOMI • E enjte 23 maj 2013

»

05

PAS KËSAJ FAZE DO TË ASHPËRSOHEN GJOBAT PËR TË PALIGJSHMIT

Formular i ri për legalizimet e ndërtimeve të pas 2006 Brikena Dervishaj

B

anorët që kanë kryer ndërtime pa leje pas 2006 do të përfitojnë legalizim për objektet e tyre. Por ata duhet të paraqesin një kërkesë për t’u bërë pjesë e procesit, pranë ALUIZNI-t, pas datës 5 qershor. Burime zyrtare pranë kësaj agjencie bëjnë të ditur se ekspertët janë duke përgatitur një formular tip, i cili do të marrë edhe miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni dhe më pas do të bëhet publik për të interesuarit. Me plotësimin e këtij formulari dhe me plotësimin e dosjes brenda afatit prej 45 ditësh do të jenë ekspertët e ALUIZNI-t ata që do të bëjnë verifikimin në terren dhe më pas të interesuarit duhet të bëjnë edhe pagesën përkatëse për ndërtimin, nëse do të kualifikohet për legalizim. Aktualisht, me ndryshimin e ligjit për përfshirjen në procesin e legalizimit edhe të ndërtimeve të bëra pas 2006, pritet që të ketë një fluks kërkesash pranë këtij institucioni, duke shtuar edhe volumin e punës. Pagesa mund të bëhet edhe me bono privatizimi, pasi qeveria shtyu edhe me një vit afatin e përdorimit të tyre për këtë qëllim, pra deri në fund të 2014. Legalizimet Procesi i legalizimeve pritet të mbyllet brenda vitit 2014. Kjo do të jetë mundësia e fundit që kanë qytetarët shqiptarë për legalizimin e ndërtimeve pa leje. ALUIZNI është duke plotësuar të gjithë informacionin që duhet për të verifikuar se sa është numri i ndër-

BILANCI Deri në 2012 janë legalizuar 37 100 objekte. Veç legazimit të objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit të kaluar është miratuar edhe kalimi i pronësisë për 3 646 objekte, si dhe është miratuar shpërblimi për 1 146 pronarë të cilëve u është zënë prona nga këto ndërtime, proces që aktualisht kryhet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në bashkëpunim me ALUIZNI-n. Gjithashtu, kanë përfunduar procedurat e plotësimit të dokumentacionit për 90 mijë objekte informale, pavarësisht se procesi është tepër i vështirë dhe nuk ka përfunduar për të gjitha këto objekte. Gjithashtu sipas të dhënave zyrtare, janë derdhur në fondin e kompensimit financiar për ish-pronarët, trualli i të cilëve është zënë nga ndërtimet informale një shumë prej 1 091 516 147 lekësh gjatë vitit 2012, fond që vijon të shtohet nga pagesat për ndërtimet pa leje.

timeve pa leje, aplikantët e të cilëve kanë tejkaluar afatin ligjor. Në krye të listës për lejet e munguara të ndërtimit qëndron qyteti i Tiranës e më pas qytetet e tjera urbane. Ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi rreth 6 vite më parë, por ritmet nuk kanë qenë shumë të kënaqshme deri në mes të këtij viti, kur u bënë disa ndryshime në organizimin e ALUIZNI-t, gjë që e ka shtuar volumin e

punës për këtë institucion. Gjobat Pushteti vendor do të ketë më tepër përgjegjësi për të parandaluar fenomenin e ndërtimeve në kundërshtim me ligjin, ndërsa gjobat për ata që do të ndërtojnë pa leje do të jenë më të rënda. Ndryshimet në ligjin për planifikimin e territorit kanë parashikuar edhe ashpërsimin e gjobave për të

parandaluar fenomenin e ndërtimeve informale, të cilat do të ndryshojnë në përpjesëtim të zhdrejtë me vlerën e objektit. Për çdo banesë pa leje që vlerësohet deri në 10 milionë lekë shkelësit e ligjit do të paguajnë 30 për qind të vlerës, për banesat deri në 50 milionë lekë do të paguahet 20 për qind e vlerës dhe për ato mbi 50 milionë lekë do të paguhet 15 për qind e vlerës së ndërtesës.

DOLLAPI: HUMBJET JANË ULUR NGA 52 PËR QIND, NË PRILL KANË RËNË NË 39 PËR QIND

CEZ, sistemim për rrjetin e energjisë Në fund të tremujorit të parë arkëtimet llogariten mbi 80 për qind CEZ do të sistemojë rrjetin e shpërndarjes e bashkë me të do të presë edhe lidhjet e paligjshme. Kështu nuk do të ketë më kabuj që ngatërrohen me telat e telefonisë fikse apo ato të interntit. Puna ka nisur në një ndër zonat, të cilat kompania në kohën e administrimit nga çekët e kishte lënë në harresë, në bllokun e banimit pranë Selvisë. Administratori i CEZ, Sahit Dollapi, garanton se askush nuk do të ndëshkohet pa të drejtë. Pastrimi i rrjetit dha linjat e tjera, të cilat nuk janë nën administrimin e kompanisë CEZ është edhe një punë paraprake për instalimin e rrjetit 20 kv. Investimet e ndërmarra janë një ndër faktorët që kanë ndikuar në reduktimin e humbjeve

në rrjet nga 52.1 për qind që ishin në fund të vitit në 39 për qind në muajin prill. Nga ana tjetër, administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi, bëri të ditur para medieve se humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes kanë rënë në 39%, nga 52% që ishin më parë. Duke iu referuar një raporti të fundit të publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë, Dollapi tha se, ai analizon të gjithë performancën e treguesve të CEZ-it. Sipas raportit, evidentoi Dollapi, vihet re një përmirësim i dukshëm i të gjithë treguesve. “Nëse në muajin janar arkëtimet llogariteshin 52% në fund të tremujorit të parë, arkëtimet llogariten mbi 80 %”. Sa i takon humbjeve në rrjet, ato kanë

administrim Kreu i “CEZ Shpërndarje” nën ë në një shtetëror të Sahit Dollapi ka qen t e sistemimit të inspektim të radhës për punime , investim ky prej linjës 6 kv në qendër të Tiranës ksoi se, përveç re30 milionë lekësh. Dollapi the edhe shkëputjet habilitimit të linjës, po kryhen e. “Kjo linjë ka nga rrjeti i lidhjeve të paligjshm në 4 vitet e fundit mbi 50 vite që është ndërtuar dhe sistemimin dhe nuk është ndërhyrë asnjëherë për hme”, - tha Dollapi. pastrimin e saj nga lidhjet e paligjs rënë nga 51.2 % në 39 % në fund të tremujorit të parë”, deklaroi ai. Administratori i “CEZ” shprehu vendosmërinë e tij për t’u ndërprerë energjinë të gjithë konsumatorëve

që nuk kanë paguar faturat, ndërsa siguroi se në asnjë rast nuk do të ketë ndërprerje kolektive. Gjithashtu ai theksoi se do të priten të gjitha lidhjet e paligjshme në të gjithë vendin.

Begeja: Sondazhet të pabesueshme, janë mjet në duart e partive për të çorjentuar elektoratin

PR do të fitojë jo më pak se pesë mandate Partia Republikane konsideron si një mashtrim rezultatet e sondazhet që po shfaqen ditët e fundit në ekrane duke theksuar se është fjala vetëm për rezultate të porositura nga partitë të caktuara. Koordinatori pranë PR Maksim Begeja, u shpreh se rezultatet e sondazheve janë vetëm parashikime tendencioze me qëllimin e qartë, atë të cc’orjentimit të elektoratit. “Njoftimet e fundit të shtypit japin parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit, duke e vënë koalicionin e majtë rreth 4 % përpara koalicionit të djathtë dhe në veçanti Partinë Republikane me rreth 1% . Sigurisht këto janë parashikime tendencioze për të çorientuar elektoratin, të bëra nga struktura pranë PS dhe që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin. Le t’i sqarojmë këto momente me gjakftohtësi: Koalicioni i majtë, nuk mund të arrijë as rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe jo më të marrë 5-6 mandate më shumë se koalicioni i djathtë. Po rendis disa prej arsyeve: Së pari në mospranimin nga elektorati të alternativave boshe që paraqet ky koalicion si orientimi drejt taksës progresive dhe prioritetit drejt sektorit publik kundër tendencës së lirisë dhe ekonomisë së tregut. Për çdo votues është e qartë se kjo është rruga drejt një krize të pashmangshme dhe jo e mirëqenies së tyre ekonomike, mbasi ajo frenon biznesin dhe ul numrin e vendeve të punës, së dyti premtimet demagogjike të tyre për barazi sociale, cënojnë të drejtën themelore të shtresave të caktuara të shoqërisë dhe si të tilla janë të papranueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Së treti koncepti leninist i kryetarit të PS që “do ti japin tokën atyre që e punojnë”, koncept i pa pranueshëm nga masa e gjërë e pronarëve, por edhe nga vetë fshatarët. Së katërti për shkak të rrjedhjes së mandateve nga kjo forcë politike si në Tiranë, Lezhë e Kukës. Së pesti zgjerimi i këtij koalicioni me parti fantazma që nuk kanë asnjë votë në elektorat, do të dëmtojë më shumë imazhin e opozitës. Së fundi lufta e hapur që ka mbërthyer të majtën për postin e kryeministrit, tashmë është bërë realitet. As PS as LSI nuk i hapin rrugë njëra tjetrës. Kjo do të çojë në rrjedhjen e votave për këto parti, mbasi elektorati i majtë i çoroditur nga këto pirueta interesash personale, do të ndërgjegjësohen se vota e tij nuk do të shkojë për alternativën socialiste, por për karriget e kryetarëve dhe pasuesve të tyre. Përsa i takon PR sondazhi është akoma më shumë i pasaktë dhe abuziv. Sigurisht si çdo parti, edhe PR-ja ka bërë dhe vazhdon të bëjë sondazhe për votat që do t’i japë elektorati shqiptar. E them me modesti dhe pa asnjë eufori, se ne jemi të bindur që kemi të garantuar 3 mandate : një në Tiranë, një në Korçë dhe një në Durrës. Organizimi i punës së strukturave tona është me të vërtetë për t’u marrë shembull. Tirana do të garantojë një mandat duke u bazuar në punën efikase që po bëhet në gjithë njësitë bashkiake dhe veçanërisht në Kamëz, Paskuqan, Vorë, komunat e Tiranës dhe Kavajë. Mandati i Korçës është i garantuar, mbasi ai përfshihet në vëndet e para të listës, sipas marveshtjes së bërë me PD. Po kështu mandati në Durrës është i sigurt duke patur parasysh personalitetin e konsideratën që ka kandidati ynë në rrethin e Durrësit dhe të kandidatëve në Krujë e komunat e tyre. Ne jemi të bindur dhe kemi garanci se do të marrim edhe mandate të tjerë si në Fier, Shkodër e Elbasan. Nga ana tjetër në rang republike ne do t’i japim mundësinë koalicionit të djathtë, që me votat tona të plotësojë jo më pak se 4 deri në 5 mandate”, tha Begeja. Duke komentuar parashikimet për zgjedhjet, Begeja e konsideron si të papranueshme duke theksuar se mënyra se si po servirej ky sondazh duket qartë se është abuziv dhe i porositur nga forcat e koalcionit të majtë. “Sondazhi i paraqitur është i pa pranueshëm edhe nga vetë koalicioni i majtë. Kryetari i LSI-së deklaroi se ky koalicion do të marrë mbi 80 mandate”. Kjo do të thotë që duhet të marrin mbi 57 % të tyre dhe jo 48 % që “parashikon” sondazhi. Kjo përveçse eufori e demagogji, është edhe një tërheqje vëmendje për ekipin drejtues me qëllim që pas disa ditësh ata të paraqesin një sondazh me rezultatet që do opozita. Jam i bindur se kjo do të ndodhë” , tha Begeja.


06

« SOCIALE

E enjte 23 maj 2013 •

INFRASTRUKTURA E NDËRTESËS, MODEL I VJETËR DHE JO RINGJALLJE E BESIMIT MYSLIMAN

AUA: Xhamia ngarkon qendrën e Tiranës Sipas PPV, një mundësi shumë e mirë është bulevardi i ri i Tiranës Erta Bode

U

nioni i Arkitektëve Shqiptarë ka kundërshtuar ndërtimin e xhamisë së Komunitetit Mysliman në sheshin e Namazgjasë. Kjo ka ndodhur pikërisht pasi është miratuar ndërtimi i saj i shumëdiskutuar, madje kanë filluar punimet për të ndërtuar këtë ndërtesë fetare. Arsyeja kryesore e këtij kundërshtimi është mbingarkimi i qendrës së Tiranës që do të sjellë kjo ndërtesë. Në mbledhjen e tyre të fundit janë diskutuar shumë çështje mbi ndërtimet në kryeqytet, ku vend kryesor zuri pikërisht ndërtimi i xhamisë së myslimanëve në lulishten e parlamentit. Anëtarët e unionit përpos përgëzimeve për Komunitetin, që ka ndërmarrë këtë nismë, si dhe duke theksuar se nuk kanë asgjë personale me Komunitetin, kanë treguar se ndërtimi i xhamisë në atë lulishte është në kundërshtim me zhvillimin urbanistik të Tiranës. Edhe pse mund të kenë të drejtë në arsyetimin e tyre, vonesa e këtij arsyetimi ka ardhur pikërisht sepse tani u mor një vendim zyrtar dhe filluan punimet. Kjo ka qenë përgjigjja që kreu i Unionit, Ledian Bregasi, i ka dhënë pyetjes për vonesën e këtij reagimi. Sipas çështjeve të diskutuara në mbledhjen e tyre të fundit, ndërtimi i xhamisë në atë vend është parë i paarsyeshëm për 4 arsye. Vendin e parë e ka zënë arsyeja urbanistike, ku ndërtimi i xhamisë në sheshin e Namazgjasë shikohet si tepër ngarkesë për qendrën e mbingopur nga institucionet, që e kanë kthyer në mani prezencën e tyre pikërisht në qendër të kryeqytetit. Unioni ka dhënë si zgjidhje ndërtimin e xhamisë në bulevardin e ri të Tiranës, duke simbolizuar edhe frymën e re në atë pikë zhvillimi të kryeqytetit. “Mendojmë se një tempull i kësaj rëndësie mund të gjente vendin e tij në këtë aks të ri, duke e kthyer atë në njërin nga monumentet që do të krijojnë pamjen e Tiranës të së ardhmes dhe në një gjenerator të jetës urbane atje”, - është shprehur Unioni i Arkitektëve. Arsyeja e dytë ka qenë interesi publik. Unioni ka deklaruar se ndërtimi i xhamisë nuk është pronë e Komunitetit Mysliman, por e të gjithë besimtarëve të kësaj feje. Për këtë arsye ata ngrenë zërin se nuk është e nevojshme që kjo ndërtesë të zërë dhe pak nga lulishtet e mbetura, për më tepër që lulishtja e parlamentit është një lulishte historike, me peizazh të veçantë, me memorie të fortë të lidhur me formimin e shtetit shqiptar, si dhe me një funksion specifik historik të hapësirave fetare në natyrë të

PUNIMET Këshilli i Ministrave miratoi kërkesën e Komunitetit Mysliman për ndërtimin e xhamisë së madhe në sheshin e Namazgjasë, duke iu bashkëngjitur kërkesës së Bashkisë së Tiranës dhe mbështetjes së kreut të qeverisë shqiptare Sali Berisha. Ishte parashikuar që punimet do të fillonin më datën 1 mars 2013, por problemet që hapën pronarët e tokës e vonuan lejen dhe miratimin për ndërtimin e xhamisë. Aktualisht është rrethuar me kangjella vetëm hapësira që do të zërë xhamia, projekti i së cilës u shumëpërfol si i arrirë dhe si vepër e radhë arkitekturore edhe nga vetë kryeministri. Ndërkohë AUA shpjegoi me pika se pse nuk duhet të bëhet në sheshin e Namazgjasë ndërtimi i xhamisë, duke shpjeguar se nuk kanë asgjë personale me komunitetit dhe duke shpresuar se janë ende në kohë të ndërrojnë këtë vendim, që sipas tyre është i pasaktë.

hapur siç ka qenë Namazgjaja. Unioni shpreh shqetësimin se një qytet bashkëkohor europian si Tirana nuk mund të shpërdorojë në mënyrë të paqëndrueshme një burim të kufizuar siç janë parqet dhe hapësirat historike publike.

Identiteti kombëtar, shëndeti dhe mirëqenia e brezave të ardhshëm varen pikërisht nga vendimet e marra sot. Arsyeja e tretë e diskutuar në mbledhjen e tyre ka qenë estetika dhe gjuha arkitektonike që prezanton këtë ndërtesë.

Sipas Unionit, stili arkitektonik i përdorur i përket atij otoman dhe jo atij arab. Fatkeqësisht, dizajni i këtij projekti përfaqëson një shans të humbur për forcimin e identitetit të vetë Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe për shqiptarët

në tërësi. “Gjuha arkitektonike e përdorur duket sikur i përket më shumë një lagjeje periferike të Stambollit dhe jo një simboli të shumëpritur ‘lendmark’ të kombit shqiptar e të Tiranës europiane, aq më pak të myslimanizmit avangardë shqiptar”, - kanë deklaruar anëtarët e Unionit. Arsyeja e katërt ka qenë pikërisht përhedhja ku Unioni mban qëndrimin indinjuar se nuk u zhvillua asnjë konkurs idesh dhe se nuk u mor asnjë mendim nga profesionistë të vendit tonë, duke u zhvlerësuar edh një herë gjithë kontributet e arkitektëve shqiptarë dhe ndihmës së tyre për ta zhvilluar në linja të drejta këtë vend.

FIRMOSET MARRËVESHJA PËR HAPJEN E INSTITUTIT TË GJUHËS KINEZE

UT: Së shpejti gjuha kineze lëndë në fakultet 322 institute dhe 369 klasa “Konfuci” në të gjithë botën Gjuha kineze së shpejti do të zhvillohet si lëndë mësimore në Universitetin e Tiranës. Kjo është ajo që pritet pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet UT-së dhe qeverisë kineze. E gjitha kjo vjen pas deklaratave të hershme të Kryeministrit Sali Berisha se gjuha kineze do të zhvillohet si gjuhë e huaj nëpër shkolla. Sipas marrëveshjes, UT-ja u jep hapësirë mësuesve të kësaj gjuhe të kenë brenda këtij korpusi një Institut që do jetë vetëm për mësimin e gjuhës kineze. Instituti “Konfuci” do të mundësojë zhvillimin e kësaj gjuhe, duke ditur se kinezët po zaptojnë tregjet botërore dhe brenda kryeqytetit tonë kanë ndërtuar një “qytet” të tyrin. Pritet që të hapet shumë shpejt instituti

“Konfuci”, i cili ka në fokus promovimin e gjuhës kineze dhe të kulturës së popullit kinez. Hapi i parë për krijimin e këtij institucioni është hedhur paraditen e së mërkurës nëpërmjet

nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit të Tiranës dhe qeverisë kineze. Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm ambasadori i Republikës Popullore të Ki-

nës në vendin tonë dhe përfaqësues të Ministrisë sonë të Arsimit dhe asaj të Punëve të Jashtme. Marrëveshja konsiston në mësimin e gjuhës kineze, trajnimin e lektorëve, aktiviteteve kulturore në të dyja gjuhët etj. Deri në fund të vitit 2010 ka pasur 322 institute “Konfuci” dhe 369 klasa “Konfuci”, themeluar në 96 vende të botës. Ky është një ndër hapat e lirshmërisë që tregon shteti ynë për zhvillimin e kulturave që Universiteti i Tiranës miraton në favor të gjithë studentëve. Parashikohet që, pasi gjuha kineze të zhvillohet si lëndë e huaj në për fakultet e UT-së, të shpërndahet edhe në universitet e tjera të vendit si dhe në shkollat e mesme e ato 9-vjeçare.

BASHKIA Fushata e Ramës

“Kërko ndjesë për 11 vjet, pastaj premto” Bashkia e Tiranës ka reaguar për deklaratat elektorale që kreu i PS-s Edi Rama ka bërë në elektoratin e tij në Kombinat. Në deklaratën për mediet Bashkia e Tiranës i bën thirrje Ramës të zbresë nga autobusi i tij dhe të hipë në ata të Kombinatit, të cilët i la në mjerim.“Zoti Rama, zbrit nga autobusi yt dhe hip në autobusët e rinj të Kombinatit, që i lë në mjerim. Sot në Kombinat po përfundojnë disa investime dhe 10 të tjera janë në projektim. Zoti Rama, para se të premtosh, kërko ndjesë për ato që nuk bëre në 11 vjet. E kuptojmë largimin tënd nga bashkëbisedimi dhe moskandidimi në Tiranë, se nuk përballesh dot me bilancin tënd 11-vjeçar”, - thekson zyra e shtypit e Bashkisë. Kryetari i PS-së gjatë takimit me banorë të njësisë nr. 6 në Tiranë sulmoi punën e pasardhësit të tij në Bashkinë e Tiranës, duke e vlerësuar Lulzim Bashën si një kryebashkiak vetëm në kutinë e televizorit dhe asgjë më shumë. “Më 8 maj ndryshoi drejtimi i Bashkisë, por deri më sot kemi një kryetar Bashkie vetëm në kutinë e televizorit dhe asgjë më shumë. Janë hapur rrugë dytësore me kohë dhe akoma s’po mbarojnë. Këto janë pasojat e një drejtimi që buron nga vjedhja e votës”, - deklaroi Rama. Bashkia e Tiranës i bën të ditur ish-kryetarit Rama se ai duhet të lërë premtimet boshe, pasi populli i kryeqytetit e pa se çfarë bëri për Tiranën 11 vjet resht. Reagimit të saj Bashkia i ka bashkangjitur edhe faktin se i japin të drejtë Ramës që ka hequr dorë nga kandidimi në Tiarnë, sepse i vjen turp t’u tregojë banorëve që i zhgënjeu për 11 vite, si dhe në radhë të parë t’u kërkojë të falur që besimit të tyre i ktheu kurrizin dhe i la në standarde jetese mizerabël. “Rrugët që ne po bëjmë janë ato që Rama duhej t’i kishte mbaruar për 11 vjet”, - ka përfunduar reagimin Bashkia.


AKTUALITET • E enjte 23 maj 2013

Prej 2 ditësh, në rrethana misterioze, ka humbur pa lënë gjurmë, një 14-vjeçar, në lagjen “Misto Mame”. Familjarët shprehen se 14-vjeçari ka dalë nga shtëpia në orën 19:00 të ditës së martë. Regis Lena i ka thënë të atit se do të shkonte në një qendër interneti pasi i duhej të merrte informacione për një detyrë në shkollë. Ky ka qenë kontakti i fundit i familjarëve me djalin e

FAMILJARËT: SHKOI NË INTERNET TË MARTËN. NUK U KTHYE MË

Zhduket pa lënë gjurmë një 14-vjeçar tyre. Familjarët shprehen se, nuk kanë pasur asnjë konflikt më djalin dhe se, ai nuk është larguar asnjëherë nga shtëpia. Djali kishte dy telefona, të cilët i kishte lënë në shtëpi. Regis Lena, në momentin që është larguar nga shtëpia, ka pasur të

veshur pantallona xhinse, treçerekëshe blu, bluzë të bardhë dhe atlete. Për çdo informacion lidhur me vendndodhjen e 14-vjeçarit telefononi në numrin e telefonit 0683280055. Ndërkaq, familjarët kanë bërë kallzim në polici.

HISTORIA NË QESARAKË, KU VAJZA MBETI E VETME NË SHTËPI

Puthi në buzë 12-vjeçaren e tentoi seks, pranga 49-vjeçarit Mariglen Mullai

P

as kërkimeve intensive, policia prangosi dje 49-vjeçarin e kërkuar, sepse ai akuzohet se shkurtin e këtij viti në Qesarakë, tentoi të përdhunonte fqinjën 12 vjeçe. Policia e Tiranës njoftoi dje zytarisht se komisariati nr 2 kishte arrestuar Avni Bajraktarin, 49 vjeç, lindur në Poliçan dhe banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhërin 7 majin e këtij viti për ekzekutimin e Vendimit Penal të 30 prillit 2013, të Gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Vepra të turpshme”, parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal. E vetme në shtëpi… Më 28 shkurt të këtij viti, 12-vjeçarja me inicialet M.D, e lindur në Greqi dhe banuese në Qesarakë të Tiranës, ishte e vetme në shtëpi, pasi ishte kthyer herët nga shkolla, ku ishte nxënëse në klasën e 7. Dyshohet që Bajraktari ta ketë survejuar dhe në momentin që është bindur se vajza ishte e vetme në banesë ka hyrë brenda. Vogëlushja, për një moment, nuk ka dyshuar se do të ishte preja e tij, e për pasojë nuk është trembur. Por ai i është afruar dhe ka nisur me përkëdheljet. “Ti je një vajzë shumë e bukur. Të gjitha shoqet e tua kanë të dashur, ndërsa ti akoma jo”, mësohet se i ka

»

07

KRONIKË ME SHQIPTARËT E ITALISË

Bllokonin makinat në ecje, rrihnin shoferin e i merrnin Dje në Caserta u kap një shqiptar e një italian që kryenin grabitje makinash në seri, me teknikën tamposjes, pra bllokimit të makinës. Pas ndjekjes së mjeteve, kryesisht “Fiat 500”, ata nxirrnin shoferin jashtë dhe grabisnin makinat, ku së paku 4 plaçkitje në një muaj janë vërtetuar. Paolo Cesàro, 32 vjeç dhe Iasfin Muca, 33 vjeç, janë arrestuar sepse, pasi dallonin viktimën, pothuajse gjithmonë vetëm në bordin e makinave të reja (me një preferencë për Fiatin 500), e ndiqnin atë deri në një vend që dukej i përshtatshëm për ta dhe bllokonin makinën. Kur automobilisti hynte poshtë për të parë dëmin, ata kryenin grabitjen.

Përleshje me thika mes 2 shqiptarëve në Rimini Dy shqiptarë shndërrohen në protagonistë të një ngjarjeje të dhunshme në Rimini, pasi u përleshën me thika. Një 28-vjeçar shqiptar u godit me thikë natën e kaluar nga një bashkatdhetar 32 vjeç. Gjithçka ka ndodhur në orën 23.00 jashtë një bari në Marebello. Ku 28-vjeçari u qëllua të paktën 5 herë me thikë, pas një sherri të momentit.

Acid avokates, gjykata nuk pranon ta lirojë Pas Luca Varanit, i akuzuar si nxitës i sulmit me acidit kundër avokates Lucia Annibali, Gjykata e Apelit e hodhi poshtë kërkesën për lirim të shkodranit Altistin Precetaj. Nga ana tjetër Rubin Aga Talaban, shqiptari tjetër konsiderohet si autori i materialit të sulmit. Ngjarja ndodhi, më 18 prill, ku Varanai, ish- i dashuri italian i avokates, pagoi 2 shqiptarët me 30 mijë euro, për t’i hedhur acid në fytyrë avokates Annibali. Ky veprim ndodhi, pasi avokatja kishte zbuluar një lidhje të jashtëligjshme të Varanit. Tashmë ka nisur procesi gjyqësor dhe shkodrani tjetër Rubini, ka paguar kimistë të njohur për të përcaktuar rrezikshmërinë e acidit.

Shqiptari sulm tunizianit se i telefonoi së dashurës Një dramë xhelozie ka shkaktuar një viktimë në Rimini. Gjithçka ka ndodhur të martën në mëngjes në një vendndërtimi në rrugën “Pascoli”. Një punëtor tunizian, 32 vjeç ishte duke punuar, kur papritmas u sulmua nga kolegu i tij, një shqiptar, 30 vjeç, i cili e qëlloi me një mjet prerës. Emigranti u qëllua në kokë, duke mbetur i plagosur rëndë. Shqiptari, pas një moment konfuzioni, shkoi në dhomën e urgjencës dhe pranoi në polici se veproi në impuls, pasi tuniziani i kishte telefonuar të dashurës së tij.

thënë pedofili të miturës. Në kohën që ai i bënte komplementet, ka nisur ta përkëdhelë në pjesë të ndryshme të trupit, edhe në ato intime. Ai ka guxuar që edhe ta puthë të miturën në buzë. Fatmirësisht, Avni Bajraktari, me origjinë nga Skrapari, nuk ka arritur që të kryejë aktin final me vogëlushen. Në një mënyrë të beftë, ka dalë nga banesa, duke i thënë se po largohet, por do të kthehet sërish për të përfunduar atë që kishin nisur. Dyshohet se 49-vjeçari

është trembur nga hapat që ka dëgjuar në shkallët e pallatit nga banorët. Kjo e ka shpëtuar të miturën nga abuzimi seksual. Ka precedentë Sipas policisë, ky nuk është rasti i vetëm që maniaku akuzohet për ngacmim seksual. Femra të tjera të zonës së Qesarakës kanë rënë pre e tij. Nuk dihet deri në çfarë pike ka arritur 49-vjeçari me aktet e tij, pasi këto të fundit refuzojnë që të bëjnë kallëzime në polici,

për hir të opinionit publik dhe frikës së bashkëshortëve. Policia nuk ka mundur që të marrë kallëzime të tjera. I dyshuari si maniak seksual, në të shkuarën e tij, njihet si person me precedentë penalë. Mësohet se ai ka kryer vepra penale në qytetin e Skraparit, e për pasojë është transferuar në periferi të kryeqytetit. Aktualisht rezulton i martuar dy herë dhe me fëmijë, ndërsa po merret në pyetje për të dhënë dëshminë e tij edhe për dyshimet e tjera.

Dajti nuk pranon të zgjedhë avokat, “gjykata zvarrit gjyqin”

Grabitën celularë e makina, 5 bien në pranga në Tiranë

Për të disatën herë Dritan Dajti akuzon gjykatën se po shkel ligjin penal, teksa sipas tij, po nëpërkëmbet e drejta e tij për një proces të rregullt ligjor. Në seancën e ditës së djeshme, Dajti e quajti të pambështetur në ligj, vendimin e gjykatës që ai të zgjedhë vetë mbrojtësin nga lista e avokatëve kryesisht të gjykatës. Sipas tij, kjo është e drejtë ekskluzive vetëm e trupës gjyqësore t’i gjejë një mbrojtës. Gjykata nuk e pranoi kërkesën e tij dhe në kushtet kur në sallën e gjyqit dy avokatët e thirrur nga gjykata nuk u paraqitën, Dajti u largua. Ai vijon të kërkojë nga gjykata për t’i caktuar një mbrojtës kryesisht në kushtet kur pretendon se ka pamundësi financiare të paguajë një mbrojtës. Kjo ishte seanca e 211 gjyqësore që dështon në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Disa hajdutë janë prangosur së fundmi në kryeqytet. Komisariati nr 1 kapi 46-vjeçarin Agim Gjolena, sepse në autobusin e Unazës ka vjedhur celularin e shtetasit R.B. Nga komisariati nr 2 u kapën Florjan Nurja, 25 vjeç e Ronis Përzhita, 21 vjeç, sepse i kanë vjedhur makinën “Golf 2” me targa TR 2123 J, shtetasi A. SH. Nga komisariati nr.3 u kapën Renalt Tahiri, 28 vjeç dhe Denis Meçolli, 27 vjeç. Tahiri grabiti në “Rrugën e Barrikadave”, një aparat fotografik dhe ja shiti Meçollit. Ndërkaq, policia dyshon se më 24 prill në rrugën “Dora Distria”, kanë kryer vjedhje me thyerje të kompjuterave në automjetet tip “Ford C Max” me targa TR 9212 P, në pronësi të shtetases, R. I. e në një “Smart” me targa AA 552 AN, në pronësi të shtetases M.H.

Vrau të shoqin, gjykata e dërgon për rigjykim Gjykata në Leçe dërgon për rigjykim shqiptaren 63 vjeçe që vrau të shoqin e tentoi të vetëvritej, korrikun e kaluar. Kështu, gjykatësi Carlo Cazzella, dërhoi për rigjykim Fitnete Mehmetin shqiptaren 63 vjeçe, të akuzuar për vrasjen e burrit të saj Giovanni, Manco, më 21 korrik. Ajo e qëlloi 5 herë me thikë e pastaj u përpoq të bëjë vetëvrasje, duke prerë venat. Në dëshmitë e saj e nga përshkrimet e fakteve, rezultoi se gruaja i druhej një ndarje dhe se një zë i brendshëm i kishte thënë që ta vriste të shoqin.

Arratiset një tjetër shqiptar nga ambientet e paraburgimit GREQI- Gjatë natës të së martës, një shqiptar është arratisur nga mjediset e paraburgimit të Shën Dhimitrit, në Greqi. Mediet greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës të së martës, ndërsa policia greke nuk jep detaje rreth identitetit të shqiptarit, por sqaron se ai ishte arrestuar për grabitje 2 ditë më parë dhe ishte izoluar në paraburgim. Shqiptari ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së policëve roje dhe është larguar. Policia po ushtron kontrolle.

Kapet 32-vjeçari, po fuste drogë në burgun e femrave Në 32-vjeçar që po fuste një sasi të vogël droge në burg, u kap nga policia. Shërbimet e Seksionit kundër Narkotikëve prangosën 32-vjeçarin Pllumb Lekaj, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”. Ai u kap në dhomën e kontrollit të burgut nr.325, të grave, ku gjatë kontrollit fizik, i është gjetur në rroba një qese e mbushur me lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”, me peshë 5.8 gramë.


08

« INTERVISTË

E enjte 23 maj 2013 •

INTERVISTË ME KANDIDATIN PËR DEPUTET TË PD PËR DURRËSIN, IGLI CARA

“Në parlament do të jem avokati i zgjedhësve të mi” N ë një intervistë për “Metropol” kandidati PD për Durrësin, zoti Igli Cara, ka renditur disa prej arsyeve pse ai kërkon votën e durrsakëve për të qeverisur vendin edhe për një mandat të tretë kjo mazhorancë, duke theksuar faktin sipas tij se “ishte kjo qeveri që e ka integruar vendin në strukturat Euro-Atlantike, dhe po bëhet gati ta fuse atë denjësisht në BE” Zoti Cara, pse duhet edhe një mandat i tretë qeverisës për PD? Pyetja juaj më e drejtë do të ishte “Pse i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve një mandat i tretë i Partisë Demokratike në qeverisje?” Përgjigja e kësaj pyetje në fakt është e gjatë dhe unë besoj që do më jepni mundësinë e përgjigjes. Politika siç do gjë në këtë botë ka ciklin e vet, ka zhvillimet e veta, sigurisht ka filozofinë, vizionin, por ka dhe rotacionin. Ka njerëz që mendojnë që pas 8 vitesh në qeverisje, ne jemi konsumuar, ka të tjerë (që në të drejtën e asaj që besojnë) kërkojnë të vijë PS në pushtet, ashtu siç ka shumë, shumë të tjerë që mendojnë vazhdimësinë e një programi të madh politik të nisur. PD erdhi në 2005 në pushtet me një program të qartë zhvillimi të vendit, erdhi dhe qëndroi në pushtet me një energji që për të thënë të vërtetën nuk rreshti kurrë. Natyrisht, Shqipëria dhe shqiptarët kanë halle të mëdha dhe kjo lidhet me të shkuarën tonë historike, e cila nuk mund të ndryshojë për 8 vjet, por shumë nga projektet tona që u bënë realitet në këto vite do japin impaktin e tyre të shkëlqyer në vitet që vijnë. Projektet e qeverisë demokratike për ndërtimin e akseve të rëndësishme rrugore, mendoj që përbëjnë projektin më të rëndësishëm kombëtar dhe për të qenë të sinqertë ja dolëm, me kosto, por sigurisht dhe me shumë benefite për vitet që vijnë. Projektet për ndërtimin e rrugëve që të çojnë në det (dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe për qarkun tonë), si dhe projektet e ujësjellësve, po japin rezultatin jo vetëm në më shumë mirëqenie, në lulëzimin e turizmit, por dhe në zhvillimin e ekonomisë së fermerëve në zonat përreth.Vitet e qeverisjes sonë bënë arsimin e lartë një të drejtë për të gjithë, liberalizimi dhe masivizmi tashmë janë realitet. Natyrisht shumë prej nesh kërkojnë me të drejtë cilësinë dhe performancën e duhur në shkollat dhe universitet tona dhe kjo do të vijë, sepse imponohet nga tregu, në të cilin sigurisht do të fitojë më i miri, por dhe nga rregullat e kontrolli qeveritar, të cilat po i ngremë çdo ditë. Në këndvështrimin politik, lëvizja e lirë

Gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD, qarku i Durrësit ka qenë prioritet në disa akse shumë të rëndësishme të zhvillimit. Po rendis disa nga investimet kryesore: në Portin e Durrësit investimi në total 60 milionë euro, nga të cilat terminali i pasagjerëve 22 milionë euro, impianti ujrave të zeza 10 milionë euro; faza e dytë e spitalit të Durrsit 8.6 milionë euro, rruga Fushë –Krujë – Krujë – Sarisalltik 2 milionë euro, rreth 13 milionë euro për disa nga rrugët kryesore si Porto –Romano, Shkozet, Këneta; rruga e Gjirit të Lalzit 10 mililon euro; godina e parë e kampusit qëveritar 500 milionë lekë... e shqiptarëve në Evropë është premtimi ynë i madh i 1990, i bërë realitet. Natyrisht, projektin tonë të integrimit, Rama u përpoq ta pengojë fort, e pengoi i bindur se nëse kalonte statusi i vendit kandidat të Shqipërisë, Berisha do të kishte “carta bianca” dhe për shumë vite të tjera. Mosvotimi i tre ligjeve është dëmi më i madh që Rama i ka bërë popullit dhe vendit të vet. Ëndrra e karrikes kryeministrore nuk mund të

kishte këtë çmim, po ky është Rama, kjo është PS e tij mavi, vonon perspektivën evropianë të shqiptarëve, djeg dhjetëra miliona euro investime e projekte të rëndësishme zhvillimi – dhe natyrshëm vjen pohimi, prandaj shqiptarët do na votojnë për mandatin e tretë, ata janë të zgjuar që të diferencojnë dy forca politike, njëra e zhvillimit dhe tjetra e bllokimit. Ne do votohemi për mandatin e tretë, sepse jemi një parti e

madhe, një parti ku ka vend për të gjithë: për themeluesit, për të rinjtë, për të persekutuarit, për ata që punojnë çdo ditë në strukturat e partisë dhe ata që zhvillojnë programet e filozofinë tonë politike, por po tregojmë që jemi dhe për të gjithë ata që na kanë mbështetur në ditë të vështira e në momente decizive. Cilat janë investimet që Qeverisja Berisha ka bërë në Durrës, dhe a mendoni

se, ky qytet do të jetë sërish prioriteti kësaj qeverie edhe në fitoren e një mandati të tretë ? Gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD, qarku i Durrësit ka qenë prioritet në disa akse shumë të rëndësishme të zhvillimit. Po rendis disa nga investimet kryesore: në Portin e Durrësit investimi në total 60 milionë euro, nga të cilat terminali i pasagjerëve 22 milionë euro, impianti ujrave të zeza 10 milionë euro; faza e dytë e spitalit të Durrsit 8.6 milionë euro, rruga Fushë –Krujë – Krujë – Sarisalltik 2 milionë euro, rreth 13 milionë euro për disa nga rrugët kryesore si Porto –Romano, Shkozet, Këneta; rruga e Gjirit të Lalzit 10 mililon euro; godina e parë e kampusit qëveritar 500 milionë lekë. Ndërkohë për qarkun janë ndërtuar 15 shkolla të reja dhe rikonstruktuar 12 të tjera, për sa i përket qëndrave shëndetësore janë ngritur 7 të reja dhe rikonstruktuar 4. Sipas jush, cilat janë përparësitë e kandidateve të PD nga ata të opozitës? Në fakt nuk do më pëlqente të merresha me emrat e kandidatëve sepse ata janë vënë në listë nga kryetarët e partive, por një gjë është e qartë në listën e PS, në vend krejt të sigurt është Ilir Beqja, të cilit ju hoq mandati në legjislaturën që lam pas për një arsye të qartë korruptive dhe në shkelje të Kushtetutës, fitoi tendera në Bashkinë e Durrësit, pasi kishte marrë mandatin. Politika mavi, “Rilindja” tashmë e përmbysur u ofron qytetarëve durrsakë një njeri që ka abuzuar me taksat e tyre. Për ta mbyllur këtë diskutim, një kandidat tjetër pa sens është Artur Bushi, i cili tashmë ka vendosur të lërë postin e kryekomunarit të ….. duke u treguar bashkqëqytetarëve të tij që pa asnjë problem braktis votat, premtimet që u ka dhënë dhe mbi të gjitha që është një person që nuk mban përgjegjësi qytetare dhe politike për premtimet që ka bërë para 2 vitesh…… vazhdojmë më tej. A mendoni se më 23 qershor, PS dhe Rama do të mbeten sërish në opozitë dhe pse? Jam i bindur që shqiptarët do ta lënë në opozitë Ramën dhe atë çka ai përfaqëson sot në të majtën shqiptare, për disa arsye. E para dhe më e rëndësishmja, PS tashmë nuk ka asnjë lidhje me origjinën e saj, ajo është partia e Koços, Beqjas, Tomës dhe shumë njërëzve të tjerë, të cilët janë ose sponsorizuesit e karrierës politike të tij dhe të shkatërrimit të PS, ose ish-prokurorë të çështjeve të Ramës ose varianti Celibash i KQZ- së së 2003. E dyta, Rama nuk respekton askënd në këtë vend dhe skenat me nënat a gratë, apo fotot me fëmijët në krah përveç hipokrizë së shpifur nuk kanë asgjë të vërtetë dhe nuk bindin gjithëkënd që di historitë e tij. Së treti, shqiptarët nuk mund të votojnë modelin Rama të betonizimit dhe të tenderave të Koços, të Ilir Beqjas sepse këtë model e shporrën me votë më 8 maj dy vite më parë; së katërti, ku përfundoi

Rilindja e madhe shqiptare, tek ngjalat në Lalëz apo tek Koço në listën e Vlorës?! Madje është qesharake kjo që do të them, po nuk ju duket që Rama punon që Berisha të qëndrojë në pushtet, më duket që roli i opozitarit tashmë i pëlqen dhe duket që ka vendosur të aktrojë gjatë, mbase e nxjerr dhe në pension të parakohshëm, pse jo! Cilat janë premtimet konkrete që ju si kryetar i degës PD dhe si kandidat potencial i saj, u jepni qytetarëve durrsakë? Për 4 vitet e ardhshme projektet e qeverisë për Durrësin do vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e qarkut në sektorë me rëndësi jetike për të dhe në përputhje me prioritetet tona: mirëqenie, punësim dhe integrim. Projektet tona të ardhshme do jenë, ndërtimi i ujësjellësit të ri të Durrësit, një investim prej 86 milionë USD, ndërtimi i rrjetit të ri shpërndarës për të garantuar furnizim 24 orë në ditë me ujë të pijshëm për të gjitha bashkitë dhe komunat e qarkut të Durrësit, ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura në të gjithë zonën rurale të qarkut të Durrësit. Shtrimi i rrjetit shpërndarës 20 kV të energjisë elektrike edhe në pjesën rurale të qarkut të Durrësit, që do të garantojë furnizim dhe do të përballojë nevojat e zhvillimit. Ndërtimi i Unazës së Durrësit, duke përfshirë rrugën Kallm – Porto Romano, e cila do të rivlerësojë dhe do to shtojë potencialet e zhvillimit në gjithë qytetin e Durrësit, rikonstruksioni i rrugës së vjetër Durrës – Tiranë, e cila do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetës dhe do të nxisë zhvillimin në zonën ku ajo kalon, dërtimi i rrugës autostrada Durrës-Tiranë – Sukth – Bregdet, ndërtimi i landfill-it për territorin e qarkut të Durrësit, që do të zgjidhë problemin e menaxhimit të mbetjeve urbane. Pastrimi nga ndotjet dhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ishëm, duke sjellë si përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit, ashtu edhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, rehabilitimi i plotë i kodrave të Vilës dhe Currilave, për të parandaluar plotësisht fenomenin e rrëshqitjes së dherave. Thellimi i kanalit hyrës dhe i basenit ujor pranë kalatave të portit të Durrësit, për t’i dhënë një nxitje edhe më të fuqishme transportit detar dhe shkëmbimeve tregtare. Zhvillimi dhe zgjerimi i arsimit profesional në qarkun e Durrësit, duke e shndërruar në një qendër kombëtare në këtë fushë, përmes decentralizimit në nivel rajonal të arsimit profesional dhe investimeve në infrastrukturë dhe burime njerëzore. Ndërtimi i plotë i kampusit universitar të universitetit “Aleksandër Moisiu”, duke e shndërruar në një model për të gjithë vendin sa i përket mënyrës së organizimit dhe menaxhimit të një institucioni të arsimit të lartë. Aktivizimi dhe rivlerësimi i pasurisë kulturore-historike në territorin e qarkut të Durrësit, duke i dhënë kështu një vlerë të shtuar turizmit. Bisedoi: ARTUR AJAZI


SPECIALE • E enjte 23 maj 2013

»

09

SARANDË, DHJETËRA FËMIJË TË USHQYER E TË VESHUR KEQ, VUAJNË DHE INDIFERENCËN

Në shtëpinë e fëmijës, aty ku edhe faji mbetet jetim Historia e Aurelës 10-vjeçare, e cila vizaton skena horror dhe vuajtjeje Endri Keraj Telnis Skuqi SARANDE- Aurela K, jetime, 10 vjeçe, nuk do ta besonte kurrë mitin e babagjyshit të Vitit të Ri, në qoftë se ajo do ta vazhdonte të përjetonte ndërrimin e viteve në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë dhe kjo për Kristina Fidhin, gazetare, do të ishte një katastrofë. Afro një javë më parë, kolegia ime, më tregoi historinë e saj. Aurela është braktisur qysh 3 vjeçe nga prindërit. Babai u martua me një tjetër, ndërsa nëna iku pa lënë gjurmë. Nuk dihet fati i saj, rezulton e zhdukur. Shërbimet Sociale e morrën në mbrojtje, ndërsa prej pesë vitesh jeton pranë Shtëpisë së Fëmijës Sarandë. Artin dhe muzikën e dashuron marrësisht. Në mësime shkëlqen, por i mungon ngrohtësia prindërore. Kristina më tha se me vogëlushen është njohur ku ishte 5 vjeçe. “E kam njohur një pëllëmb, në vitin 2007, ende pa filluar shkollën. Atë ditë po shoqëroja një fotoreportere amerikane, e cila grumbullonte foto në kërkim të personazheve që kishin përjetuar dhunë”, nis rrëfimin Kristina, nëna e fëmijes afro 11-vjeçare. Lela, siç preferon ta thërrash shkurt Kristina, ka një fytyrë ëngjëllore, por e trishtuar dhe e vetmuar nga bashkëmoshatrët. “U afrova dhe i fola. Ajo (Lela) ishte e ndrojtur, por për çudi bashkëbisedimi me ngjiti. Në fundvitin e kaluar vendosa ta marrë në shtëpi në Gjirokastër, për të përjetuar ndryshe Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, shprehet Kristina. Gjatë qëndrimit njëjavor në shtëpinë time, vijon Kristina, vuri re që Lela nuk ishte e shoqërueshme me 35 fëmijët e tjerë që jetonin në Shtëpinë e Fëmijës. “Ajo preferonte shoqëri vetëm me të rritur. Kjo më habiti”, flet Kristina. Sipas saj, Lela kishte probleme psikologjike dhe nuk ishte trajtuar siç duhet nga institucioni social ku ajo jetonte. “Më kujtohet kur morri dhuratën e parë nga babagjyshi. Lela nuk e besonte këtë mit. Ajo shkruante: ‘I dashur babagjysh. Ti mua nuk me njeh fare, por në qoftë se ke dëshirë më sill diçka që ka të bëjë me muzikën’. Kam ngelur pa fjalë. Nuk është faji i saj, por e personelit të jetimores, të cilët kurrë nuk e kanë ushqyer vogëlushen me këtë mit si çdo fëmijë”, pohon Kristina. Për të, në Shtëpinë e Fëmijës nuk ka kujdes të plotë, ose të paktën ashtu siç duhet. Gjatë qëndrimit në shtëpi, shton Kristina, Lela kishte ndrojtje dhe nuk e administronte dot veten e saj. “Kishte momente që mërzitej dhe gëzohej njëkohësisht. Kjo ndodhte në një kohë të shkurtër”, shprehet Kristina, ndërsa thekson se fëmijët jetimë në Sarandë nuk mësohen nga stafi i personelit të kujdesen për veten. “Nuk dua të paragjykoj punën e edukatorëve, por është e pafalshme që një fëmijë jetim të mos njohë çfarë është higjiena personale. Ku e mora Lelën ishte e palarë. Rrobat ishin të pista dhe të pahekurosura, madje nuk ishin as rroba”, nënvizon Kristina. Ku e dorëzova pranë institucionit, vijon gazetarja gjirokastrite, vura re që Lela nuk kishte një dollap të saj. Gjërat rrëmujë kudo. Tapeti dhe lodrat nuk ekzistonin. Dhoma e saj ngjante si repart ushtarak. Me pak fjalë godina trekatëshe, mbi 50-vjeçare, ia kishte mohuar të drejtën të gëzonte fëmijërinë. Kristina kujton se gjatë qëndrimit të Lelës në shtëpinë e saj, vogëlushja përjetoj disa evente familjare, por ajo vazhdimisht qëndronte e veçuar. “Pikturat e saj reflektonin gjendjen e saj shpirtërore. Ajo shkëputej nga realiteti dhe vizatonte skena horror me gjak e me koka të prerë. U tmerrova. Nuk është normale për një fëmijë. Lela nuk fliste kurrë për të ardhmen. Ishte e pasigurt për çdo gjë. Sinqerisht ndjeva keqardhje”, tregon Kristina. “Në atë institucion ka vërtetë probleme. Të gjithë fëmijët trajtohen në grup, jo veç e veç. Çdo fëmijë duhet të ketë një dosje, gjë që këto detaje mungonin”, vazhdon Kristina Fidhi, ndërsa shton se edhe kequshqyera ishte një problem për të, pasi Lela kishte dhimbje stomaku. Shtëpia e fëmijës Adriana Kushta, drejtoresha e shtëpisë së fëmijës, e vlerëson shqetësimin e Kristinës, madje ajo

shkon më tej, duke deklaruar se godina 3-katëshe e institucionit, me sipërfaqe 2500 metra katrorë, e ndërtuar mbi pesë dekada më parë, po shkon drejt degradimit. “Kushtet fizike të godinës janë të vështira. Fatkeqësisht mungojnë sallat e leximit, ndërsa bazat materiale po i hajnë krimbat. Më është dashur punë për të rregulluar guzhinën, ne mezi instaluam një sobë gatimi pas tetë muajsh përpjekjesh”, thotë Kushta shqetësimin e saj. Kushta shprehet se nga 47 fëmijë që trajtohen në këtë institucion, 34 janë rezidencial dhe 13 fëmijë ditorë, që kanë probleme familjare dhe ekonomike. “Fëmijët ditor trajtohen në bazë të një kontrate “TIP”, e lidhur me pushtetin vendor. Kjo kategori përfiton kujdestari dhe ushqime. Qëllimi është integrimi i tyre. Ata vijnë në orën 07:00 dhe ikin në orën 17:00. Fëmijët vijnë dhe largohen të shoqëruar nga prindërit”, pohon Kushta. Sipas saj, kjo praktikë ka nisur dy vite më parë, ndërkohë bashkia mbështet financiarisht këtë projekt. Për 34 fëmijët rezidencial situata paraqitet më problematike. Qysh ku institucioni i Shtëpisë së Fëmijës ka kaluar në administrim të Bashkisë së Sarandës, në vitin 2010, ndihet financiarisht e braktisur nga shteti. “Në vitin 2011 fondi vjetor ishte 4.7 milionë lekë. Në këtë fond përfshihen të gjitha shërbimet, si ngrohja, ushqimi, shërbimi

mjekësor, veshjet e të gjitha shpenzimet e tjera. Në qoftë se bëjmë një llogaritje të thjeshtë, me 330 lekë që ka kuotën ditore një fëmijë për 365 ditë vetëm për ushqim më duhet një fond më shumë se 4 milionë lekë. Po të tjerat? Shteti më heq të drejtën t’i trajtoj këta fëmijë”, pyet dhe përgjigjen Kushta, ndërsa shton se ky institucion nuk është në gjendje të siguroj higjienën, veshmbadhje dhe shërbimin mjekësor, për shkak të keqfinancimit nga buxheti i shtetit. “Mirë që i siguroj nga donatorët. Jam bërë tmerr i tregtarëve”, thotë Kushta. Më tej, Kushta thekson se jetimët në dimër ngrohen fal ngrohtësisë së donatorëve vendas dhe të huaj, pasi shteti i ka braktisur, ndërsa bashkia pothuajse e ka dyfishuar brenda një viti fondin për ekzistencën e këtij institucioni, nga 500 mijë lekë në vitin 2012, në 900 mijë lekë në 2013. Një tjetër problem për drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës është mungesa e stafit të kualifikuar. “Sot është vështirë të gjesh një njeri të padiplomuar, por kjo s’ka lidhje me realitetin. Që të punosh në një institucion të tillë duhet të kalosh në disa filtra, fatkeqësisht kjo politikë nuk aplikohet”, nënvizon Kushta. Kushta thotë se ky institucion ka nevojë për të paktën tre psikologe dhe aktualisht kemi vetëm një vullnetare. “Kjo psikologe pavarësisht se ka mbaruar master, paguhet si edukatore me arsim të mesëm”, specifikon Kushta, ndërsa tregon se situata përkeqësohet për këta jetim pas përfundimit të ciklin shkollorë 9-vjeçar. “Mbaj mend që përpara vitit 1990, jetimët përfitonin bursë nga shteti, ndërsa sot nuk ofrohet asgjë. Vetëm shkolla e mesme teknologjike në Vlorë, si dhe qendra private TAG në Tiranë pranon jetim”, shprehet Kushta. “Nuk ka turp më të madh. Shteti i rrit me stërmundime dhe i braktis në moshën më delikate”, thekson Kushta. Këtë shqetësim, vijon Kushta, e ka ngritur në të gjitha institucionet përgjegjëse, por kanë heshtur. Kushta, si drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës Sa-

randë, ka pasur fatin të vizitojë një qendër sociale në Greqi. Ajo thotë se nuk ka të krahasuar, komplet ndryshe. Ndryshim për të fillon në formën e trajtimit. Godina ishte tërësisht familjare. Fëmijët nuk ishin të ndarë, por mjediset ishin të ndara. Në çdo ambient kishte tre kujdestare, të cilat i njihnin të gjitha detajet e fëmijëve që trajtonin. Në shtëpinë e fëmijës nuk kishte pastrues, pastronin vetë fëmijët, pasi institucioni kishte si qëllim që këta jetim të përballonin me lehtësi jetën në të ardhmen. “Ata mësonin deri në moshën 18 vjeç si të qepnin, të gatuanin, të vetkujdeseshin, krejt ndryshe nga institucioni që unë drejtoj. Madje, edhe mëngjesi nuk servirej njësoj për të gjithë, por secili hante atë që donte”, tregon Kushta. Irena Vjerri, psikologe prej tre vitesh, thotë se të gjithë jetimët që vijnë pranë këtij institucioni kanë probleme me të kaluarën. “Pothuajse të gjithë fëmijët jetim rezidencialë ka parë braktisje, shfrytëzimin, dhunë fizike dhe seksuale nga prindërit e tyre. Fatkeqësist ata vazhdojnë t’i përjetojnë keq traumat, por fatmirësisht kanë genin e mbijetësës”, shpjegon Irena. Fëmijët e braktisur Për të, puna ndahet në dy grupe. Grupi i parë janë fëmijët që vijnë nga befotrofi i Vlorës. “Këtu puna ime është e lehtësuar. Këta fëmijë jetim janë disi të “rehabilituar”, pasi ata vijnë me dosje dhe di si t’i “gatuaj”. Më kursejnë shumë kohë. Ndërsa grupi i dytë ka vështirësi. Ata vijnë direkt nga rruga dhe janë ekspozuar nga traumat. Gjeja e parë që kërkojnë këta fëmijë është akomodimi dhe pastaj biseda me psikologen”, thotë Irena. Irena ka dëgjuar shumë histori të dhimbshme, por rasti i Aurelës (Lela), i ka bërë përshtypje. “Ajo vogëlushe është dhunuar egërsisht. Gjendja e saj pasyrohej në art. Ajo pikturonte shkronja të errëta, thonjë të gjata dhe e cilësonte nënën njerkë”, tregon Irena. Si psikologe Irena thotë se jetimët janë të zgjuar, të talentuar dhe dinë të të respketojnë dyfishtë, në qoftë se i respekton njëherë. “Jetimët të matin kokën me spango. Dinë ku të shesin e të blejnë”, shprehet Irena, ndërsa shton se fatkeqësisht ajo punon në “ilegalitet”, nuk ka një ambient të përshtatëshme për të punuar individualisht me fëmijët jetim. Irena thotë se pavarësisht se ekzistojnë 13 standarde nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH), detyrim ligjor, rezulton që ky institucion, tepër i rëndësishëm, nuk është në gjendje t’i plotësoj këto kushte. “Sipas standardit të SHSSH, duhet që 1 psikologe të trajtoj 10 fëmijë, në fakt ndodh e kundërta, 1 psikologe trajton 45 fëmijë. Vlerësimi psikologji, vijon Irena, bëhet një herë në vit, duke parë edhe ecurinë e fëmijës. “Nga përvoja ime mund të them se jetimët ndihen inferioritetin në shkollë dhe në shoqëri, pasi nuk janë të barabartë me të tjerët. Jetimët s’mund të shkojnë në një ekskursion apo të blejnë një akullore, pasi ata pothuajse nuk shikojnë kurrë lekë me sy”, nënvizon Irena. Ilir Çumani, drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë (IKIJSH), e vlerëson shqetësuese situatën e jetimëve në Shqipëri. “Nga 700 mijë shqiptarë që kanë nevojë për asistencë, 184 mijë janë fëmijë, prej të cilëve 31 mijë janë fëmijë jetimë. Mbi 2/3 e kësaj moshe përballen me ekstremin e përpjekjeve raskapitëse për mbijetesën, por më të prekurit nga ky ekstrem varfërie e përpjekjesh mbeten fëmijët jetimë”, shprehet Çumani. Sipas tij, vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre marrin asistencë sociale. “Asistenca sociale që garantohet nga shteti mbulon vetëm 5% të nevojave minimale të jetës së tyre. Nga 31 mijë jetimë në rang vendi, 400 fëmijë trajtohen në 9 qendra rezidenciale shtetërore, ndërsa 360 të tjerë në 16 qendra joqeveritare (OJF)”, thekson Çumani, ndërsa nënvizion se shumë jetim që kanë mbaruar shkollën e mesme ndodhen të strehuar qindra të rinj jetimë, të papunë, në kushtet e getove. “Në këto mjedise mizerabël, atyre nuk

u sigurohet as minimumi jetik dhe s´kanë asnjë shpresë për të ardhmen e tyre. Të mbetur dyfish jetimë, në gjendje mjerane e në mëshirën e fatit, këta të rinj sot janë kontingjenti më vulnerabël dhe më i margjinalizuar i shoqërisë shqiptare”, thotë Çumani. Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, vijon Çumani, ka insistuar vazhdimisht që shteti dhe politika të jenë më të ndjeshëm ndaj kësaj situate. “Instituti ka insistuar prej kohësh që strukturat e pushtetit lokal, në procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale, t’i kenë të gjitha tagrat dhe instrumentet ligjore të nevojshme për të vepruar në përmirësimin e kushteve sociale të jetimëve. Vazhdimish kemi ngritur zërin që të bashkëpunohet midis qeverisë dhe operatorëve të shoqërisë për parandalimin e krimit kundër jetës, mbasi vrasjet me vetgjyqësi në këto 21 vjet kanë lënë 1400 fëmijë jetimë, por qeveria shqiptare e ka injoruar këtë zë”, shprehet Çumani, ndërsa saktëson se afro 600 fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë, nuk e kanë ndjerë realisht dorën e ngrohtë të shtetit, si një obligim moral dhe shenjë respekti edhe për 350 baballarët e tyre “Dëshmorë të Atdheut”. “Deputetët shqiptarë e kanë amenduar 40 herë ligjin mbi “Statusin e deputetit”, që u siguron mbështetje dhe mirëqenie familjeve të tyre, ndërsa ligji për “Statusin e Jetimit”, nuk është amenduar asnjëherë, duke e lënë kuotën për jetesën e një jetimi vetëm 28 dollarë në muaj, si në fillim të tranzicionit, kur kostoja aktuale minimale e një individi në Shqipëri është 400 dollarë në muaj”, shton Çumani. Më tej, Çumani nënvizon se jetimëve shqiptarë u është mohuar e drejta e strehimit, e punësimit, e asistencës shëndetësore dhe shumë të drejta të tjera, të cilat i kanë pozicionuar si shtresa më e margjinalizuar dhe më e pashpresë e shoqërisë. “Jetimët kanë nevojë për dinjitet dhe strehim. Sipas statistikave zyrtare, në periudhën 19962011, vetëm 29 nga 1150 persona me status jetimi kanë përfituar banesë sipas dispozitave ligjore. Njeriu ka nevojë për më tepër se një copë bukë, ka nevojë të jetojë me dinjitet. Jetimi mund të ketë dinjitet vetëm nëse ka një shtëpi”, thekson Çumani. Burime zyrtare nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH), shprehet se ky institucion, së bashku me 12 zyrat rajonale në varësi të tij, monitoron me përgjegjësi të plotë të gjitha qendrat ku jetojnë dhe trajtohen fëmijët jetimë, në mënyrë që ata të ndihen mirë dhe të vlerësuar nga shteti e shoqëria, pasi kujdesi për fëmijët në përgjithësi dhe për fëmijët jetimë në veçanti mbetet prioritet. “Asnjë kujdes shtetëror, sado i përsosur të jetë, nuk mund të zevendësojë kujdesin e shoqërisë dhe ndihmën e donatorëve. Ofrimi i ndihmave materiale dhe financiare, është një rast i mirë që shoqëria jonë të tregoj në dimensionin e saj të vërtetë, profilin e perfeksionuar social”, thuhen në komunikatën e SHSSH. I njëjti burim thekson se “Statusit të Jetimit”, që është miratuar në vitin 1996, e përfitojnë persona nga 0-25 vjeç, që kanë lindur jashtë martesës apo janë braktisur, që nuk kanë gjallë asnjërin nga prindërit apo persona që me vendim të formës së prerë të gjykatës u është hequr e drejta prindërore e të dy prindërve ose u është hequr e drejta prindërore e njerit prind dhe prindi tjetër nuk jeton; “Ligji parashikon që “Statusin e Jetimit” mund ta përfitojnë edhe persona mbi 25 vjeç, vetëm për efekt të strehimit”, nënvizon SHSSH-ja. SHSSH saktëson se në rang vendi ekzistojnë 9 institucione publike rezidenciale që ofrojnë shërbime për 226 fëmijë jetim në qarkun Tiranë, Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Korçë, 18 institucione jo publike rezidenciale (OJF) ofrojnë shërbime për 416 fëmijë, 3 institucione publike ofrojnë shërbime ditore për 75 fëmijë, ndërsa 22 qendra ditore nga OJF-të ofrojnë shërbime ditore për rreth 1500 fëmijë “Në këto institucione publike dhe jo publike për fëmijët jetim ofrohet ushqim, veshmbathje, akomodim, shërbime psiko-sociale, shëndetësore dhe edukuese”, nënvizon SHSSH-ja.


10

« opinion

E enjte 23 maj 2013 •

Selenica, qyteti i arit të zi

S

elenica është e njohur prej bitumit që ka prodhuar ndër kohëra. Selenicës shtrihet rrëzë kodrave. Vjosa është një gjarpër shtriqet në bregun përtej. Qyteti minator shqyrton një fytyrë plotë rrudhje tregon plakje para kohe dhe braktisjen e madhe. Tri plagë që vunë në lëvizje, shkurt gërryen nga themeli qytetin minator në 20 vjet tranzicion. Orët e zhvillimit të qytetit mbetet socializmi. Vitet ’90 sollën dhimbje në të vërtet shpirti u çlirua nga gurëzimi i materies dhe braktisja mori dhenë. Qyteti që ruante në shpirtin e tij produktin e zi ka parë, mirëpo ka njohur më shumë të huaj. Pasqyra e kronikave të tij thonë se ujqërit dhe zogoria e tyre ishin gati ta mbanin pirjet ashtu si pronë të tyre me kohëzgjatje të pambarimtë, nëse nuk do ta përballonin vendasit sulmet e kësaj aradhe të tërbuar, që ka ardhur nga pushtuesit e egër, por jo më pak nga shfrytëzuesit, që sunduan minierën. Qyteti në pamje të parë ngjan si qytetet e tjerë të fjetur në kohët sotme me arin vjeshtor dhe brymën e hënës me Vjosën te bregu me kodrat te kokat, miniera që shtrin labirintet e veta nën trupin e tij. Mirëpo askush nga vendasit nuk e kishte menduar se ai produkti i zi ishte pasuri që merrte flakë nuk do t’ua kalonte jetën pa brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi nga shfrytëzimet, aksidentet dhe tmerret e tjera. Rruga për në Selenicë tregon një asfalt të brishtë, vende-vende kafshuar nga ujërat. Në hyrje të fshatit Lubonjë dikur një sektor i madh i fermës bujqësorë të Llakatundit, rruga është kthyer në një hauz të thellë, duke shkaktuar rrezik për automjetin. Mauna sjellin rëra bituminoze nga Selenica (në të vërtetë minierën e shfrytëzon prej vitesh një kompani franceze) kanë shkatërruar këtë udhë dhe udhët e tjera. Kronikat thonë se bitumi natyral i Selenicës njihet qysh para 2000 vjetësh. Dhe më tej tregojnë se përdorur si armë luftë nga ilirët, grekët e vjetër, romakët. Me këtë pasuri kombëtarë që nxirret nga nëntoka vendi ynë duhej të ishte vendi i parë në tokë ku duhej të kishte të gjitha rrugët me asfalt. Se çfarë është ky produkt natyral, të lexojmë kronikat. Bitumi i Selenicës është një pasuri natyrale, që gjendët në nëntokë. Kjo pasuri është shfrytëzuar nga të huajt, thonë kronikat e hershme. Shprehja shqiptare “zifti i Selenicës ka shtruar rrugët e botës”, ndërsa kanë lënë në mjerim rrugët e këtij vendi gjen mishërim tek udhët e lumit të Vlorës. Kjo pasuri kombëtarë gjykoj se i duhej dhënë ë investitori të huaj, mirëpo më parë duhej të ishin mbuluar më zift, të gjitha udhët e këtij vendi. Regjimi i Enverit gati 50-vjeçar nuk ia dha të huajve mirëpo edhe në atë kohë zifti i Selenicës nuk i mbuloi dot rrugët më çakëll. Çfarë duhej të kishte bërë shteti kur u kris sistemi i centralizuar? Kjo minierë mund të njësohet më ato të nxjerrjes së arit kushedi, në të vërtetë për arin e zi, që nxirrej në Selenicë, ngase një ditë edhe tregu do të gjendej. Shteti do të duhej të kishte marrë në konsideratë faktin se udhët e këtij vendi gjysmë të shkatërruar dhe asnjëherë të shtruara me zift. Atyre duhej t’u kalonte përsipër zifti i zi, për t’i sjellë në standard me udhët e fqinjëve tanë. Shqyrtojë dhe sjell në vëmendje: këta fqinjët tanë s’kanë pasur minierë zifti, mirëpo rrugët e tyre futen te standardet evropiane. Shqyrtoj sërish me minierë zifti, por me rrugët e standardeve të luftës. Kemi një minierë të vendosur diku në periferi të qytetit të minatorëve, që nxjerr produktin kryesor të mbulesës së zezë të udhëve. Mirëpo nuk ka asnjë arsye, që rrugët shqiptarë të krahasohen me vendet ku janë zhvilluar luftërat e fundit si Kabuli apo Siria. Nëse udhëton sot nëpër aksin rrugor Vlorë-Lumi i Vlorës-Borsh kjo udhë e Kurveleshit të poshtëm të nxjerr në bregdet, mirëpo ajo ngjanë se përsipër i janë rrëzuar bomba luftë duke u kthyer kështu në hendeqe e kanale. Zifti në këtë udhë ngjanë si gjalpi sipër një copë bukë të thekur. Mirëpo po të kërkosh të ngjitësh në Kurveleshin e sipërm bukurit aty rrëzohen para syve nga mungesa e rrugëve. Fshatra të tërë të këtij vendi nuk kanë rrugë ndërsa një investitor i huaj ka kohë, që bënë pramati me produktin e zi, që e nxjerr nga nëntoka jonë. Kjo pasuri nxirret në vendin e quajtur Selenicë nuk ka mundur do të shtrojë disa km më tej në udhën ë lumit të Vlorës. Si mundët vallë, që gjithë arteria kryqësore e këtij qarku është copë-copë, për ibret shprehën labët. Fqinjët tanë nuk ë kanë këtë pasuri, çuditërisht rrugët e tyre ndrijnë nga asfalti i mrekullueshëm. Ari i zi gjendët në nëntokën tonë është si flori e shkuar floririt, or tunxh, ngase kjo pasuri që ka ngjyrën e zezë do të kishte shtruar të gjitha rrugët, cepat, lagjet dhe katundet e këtij vendi do të kishim turizëm, mos braktisje të fshatit, zhvillim të këtij të fundit, prodhime e përpunime të produkteve bujqësorë e blegtoralë. Nëse zifti do të ishte hedhur në rrugë? Çdo katund do të ndriste nga udhët e shtruara me zift të zi. Kujtdo investitori të thoshe:hajde investo do të merrte rrugën. Por më këto udhë, gjithkund e zë lemeria për të shkuar dhe jo më për të investuar rrugët do t’i kishim si Europa. Produkti. Gjendët në thellësi të shpirtit të tokës tonë, gjë na është dhënë për të bërë pramati. Mirëpo fjala bie, si e shfrytëzojmë ne shqiptarët? Tregues i kësaj është gjendja e rrugëve. Portreti i tyre flet shkoqur. Shqipëri të qofsha falë të ka dhënë Zoti këtë pasuri. Pra, ta ka dhënë Zoti. Gjithmonë ka një shkak pse Zoti të sjellë në jetë. Enigma që nuk dihet, por që kuptohet. Ka legjenda mistike që flasin për rërat e ndezshme ato lëshojnë flakë vetë. Këto rëra

Nga Gëzim LLOJDIA

gjinden në Selenicë dhe në masivet e tjera përreth tyre. Po t’i ku ishe shqiptar, kaq kohë dhe kaq gjatë ende së shqyrton arsyen se përse ta ka dhënë? Mos vallë për armë luftë apo për rrugët e tua? Rrugët, ato turpërojnë këtë vend, që gjithsesi mbetet i bukur. Bukuri që vret sytë. Duhet të qartësojmë idenë se në radhë të parë. Përse duhet t’i kemi rrugët të shtruara? Qytetërimet nisin tek infrastruktura rrugore. Gjithë braktisja masive e fshatrave nga jugu në veri ka një zanafillë. Mungesa e infrastrukturës rrugorë. Kronikë: Të dhëna historikë nga autorë të huaj Bitum do të thotë:Lëndë minerale me ngjyrë të errët a të zezë, në gjendje veshtullore ose të ngurtë, me prejardhje nga hidrokarburet e vajgurit, që nxirret nga toka dhe që përdoret për të shtruar rrugët etj. Viti 1905: komunikimi midis Vlorës dhe Beratit, autori përmend: përmes armenit(fshati i sotëm ) dhe Signa (Sinja), preferohet nga karvanët në sezonin e dimrit (kur rruga nga Vlora në Bërat, është përmbytur plotësisht). Autori përmend shpellat e bitumit në Picar. Industria minerare në Picar, e Selenitza (Selenica) dhe Romzi. Gurorët ë saj punonjësit janë grekët dhe vllahët. Fshati ka një xhami dhe një kishë dedikuar St Nicholas (Sënkol). Këto llafe në format të shkruar i përkasin Eugenio Barbarich. Albania. 1905 Roberto Almagià (Enciclopedia Italiana (1936). Selenica. (Selenizza) 15 km nga Vlora, në një kodër në afërsi të bregut të majtë të Vjosës e njohur tashmë nga lashtësia për lëshimin e gazrave të ndezshme. Ato janë të lidhura më praninë e bitumit i cili është i mbarsur me gur ranor miocenit. Nga dekadat e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë është kryer nxjerrja nga një kompani francezë. Atë pastaj e mori përsipër Shoqëria italianë e minierave Selenica në vitin 1918 (më qendër në Romë), e cila nxirrte ekstrakt rreth 5-6000 tonë në vit. Një dekovil mbart produktin në portin e Vlorës. Kronikë: Pellgu minerar Ekzistenca e këtij pellgu ka qenë i njohur që nga kohët e lashta u përmend nga shkrimtari Pliny natyralist romak. Të parët që përfituan nga fusha e asfaltit ishin turqit që sunduan Shqipërinë. Më vonë kemi një shoqëri francezë nga fundi i shekullit deri në fund të nëntëmbëdhjetës dhe Luftës së Parë Botërorë, territori u pushtua nga forcat e ekspeditës italianë të cilët ftuan industrinë italiane të ndërhyjë për shfrytëzimin e rezervuarit. Ndërhyrja italiane. Ajo ishte e përbërë nga lidhja e minierave “Selenica”, me kapital të konsiderueshëm. Ndërtuan një dekovil prej mbi 30 km për t’u bashkuar në portin ë Vlorës dhe u zgjeruan galeritë e gërmimit dhe ndërtuar një fabrikë në Vlorë për përpunim asfalti për prodhimin e vajrave mineralë. Në vitin 1939, vitin e parë para luftës, prodhimi i asfaltit ka arritur në 15 000 tonë me prodhimin e tij të vajrave mineralë, lubrifikantë të veçanta për të cilat pastaj industria italianë ishte e varur nga tregjet e huaja. Aktiviteti u ndërpre në vitin 1943 me pushtimin gjerman të Shqipërisë. Në vitin 1939 kompania kishte fituar koncesionin për shfrytëzimin e minierave të Shqipërisë. Prodhimi u iniciua në Porto Marghëra, ku është prerë dhe është përdorur pastaj për prodhimin ë acidit sulfurik. Hiri u përdor pastaj në çelik në vend të mineral hekuri. Kronikë: Treni (dekovili) Vlorë Selenicë Treni dekovil bënte udhën e hekurt nga qyteti i Selenica drejt qytetit të Vlorës duke përshkruar edhe rrugë malorë. Ky lloj treni quhej “dekovil” dhe kujtohet mirë ndër banorë të qytetit. Dekovili i Selenicës është shfrytëzuar relativisht deri vonë. Ai sillte nga Selenica në Skelë rrotullat e asfaltit. Si e përshkruan një studiues lokomotivat më avull tërhiqnin duke u ngjitur në rrëpirën e kodrës mbas fabrikës së çimentos vagonët e vegjël. Një detaj të vogël kujtojnë banorët ishte së treni kishte edhe vend për drejtuesin. Makinisti e ndalonte dhe hipte drejtori. Deri në vitin ‘91 dekovili Vlorë-Selenicë funksiononte, por duke mos e përshkruar tunelin e qafës në Babicë. Ai qëndronte tek fshati i sotëm Alikokë-Babicë. Aty shkarkonte serën në rrotulla të mëdha të zeza. Qëndroi dhe disa kohë dhe më vonë ai dekovil heshti përgjithnjë. Ndërsa udha e hekurt nuk ka më gjurmë. Ku humbi gjithë kjo udhë e hekurt më gjatësi kilometrikë? Italianët ndërtuan për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë. Ky dekovil fillonte nga Vlora. Ndahej në dy vija të ndryshme. Vetëm dekovili Selenicë-Skelë bëri një përjashtim. Më 1926 qeveria shqiptarë ia dha koncesion shoqërisë së Selenicës riparimin dhe shfrytëzimin e këtij dekovili. Për këtë koncesion shoqëria pagoi menjëherë 100 000 lireta. Thënie: Duke qenë një popull i vogël, shkruan një shkrimtar kosovar gjithmonë na i kanë prerë rrobat popujt e mëdhenj. Fjalë e urtë shqipe: “Sipas kokës-festen”. Kronikë: Selenica e sotme Drejtori i shkollës së mesme Ilia Seferi. Flokëthinjur. I shkurtër. Fjalët i ka më pikatore. Ka shkëlqyer në gjimnaz. Shkolla e rikon-

struktuar. Pastërti dhe kënde. A gjendët një shkollë ë ruajtur, pasuruar me këndë punuar plot pasion dhe shije. Shkolla gjendët në hyrje të qytetit të venitur të minatorëve. Numri i nxënësve ka pësuar rënie. Nga 750 nxënës në kohë-fillim tranzicioni sot shifra është zvogëluar deri në 150 nxënës, dy matura ka viti 2012-13. Shkolla e Selenicës për nga mënyra se si mirëmbahej bërë objekt për mirë nga mediumet e këtij vendi. Bojatisur dhe e pajisur me stenda, nxënës të qetë dhe mësues, që zhvillon mësimin normalisht. Mirëpo dallimi nga shkollat e tjera të zonës së Topalltisë është se në këtë ndërtesë siç pohon edhe Ilia është investuar është mirëmbajtur. Në disa shkolla kryesisht ajo e komunës Vllahinë të binin në sy dyert pa kompensatë, që mund të komunikojë nga jashtë pa problem, banka në gjendje lufte dhe muret problematikë. Një gjarpër qarkon në lindje. Është Vjosa, që rrjedh turbull-turbullo në dimër apo zheg. Koha e njëzet viteve të fundit e ka përhumbur në një farë mase historinë e qytetit minator. Aty banorët kanë jetuar me minierën. Bujqësia është futur ndoshta në shekullin, që i grisëm fletën. Për rërat bituminoze të kësaj zone flasin për pasuri. Kodrat ndjekin njëratjetrën dhe në horizont. Ky i fundit mbanë rëra bituminoze. Brenda këtyre kontureve, d.m.th. brenda këtyre llagëmeve nxirret ari i zi. Në të vërtet, pa bërë hasha do ta themi, atë që dihet mirë. Qyteti i dikurshëm është kthyer në një fshatë të ngeshëm. Ka diku aty te 1800 votues. Pallatet bosh. Emigrimi e griu këtë qendër deri në themele. Zymtësia është portret, ajo shfaqët te banesat e kohës së socializmi. Në atë kohë qyteti ishte ndër më të mëdhenjtë e Topalltisë. Çfarë siguronin minatorët në qytetin minatorë në krahun e djathtë të Vjosës. Tre gjëra themelore të thonë. Së pari, punësimin. Puna ishte nder dhe lavdi. Puna ishte në të gjitha frontet bujqësi, minierë, tregti. Puna ishte e lodhshme, tmerruese. Së dyti-strehimi në banesat, që do të mund të quhen socialë. Të gjithë njësoj. Streha me tulla dhe me hyrjet 1+1 dhe 2 + 1. Me një komision strehimi. Së treti:Pensionet. Mosha e tretë gëzonte një pension. Ky lloj pensioni përballonte vitet e mbetura. Kinoklubi i minatorëve. Dikur i zhurmshëm. Poster: Mbrëmje vallëzimi për minatorët e dalluar”. Fusha e sportit. Skuadra: “Minatori”. Nostalgjia ë dikurshme shkrihet në një pikë. Qytetin e ka ngrënë në shpirt mërgimi përtej vendit tonë. Një bust në këtë kryqëzim udhësh, është një dëshmi. Fytyra të mërzitura. Pamja e tyre ishte dëshpëruese. Shpirti tregonte një dekor, që ishte gëlltitur nga lodhjet në Shqipëri nuk kanë munguar në këtë tranzicion të vështirë ka premtime por nuk ka punë. Madje kjo e fundit është hija, që mbanë në jetë dritën. Në të vërtetë, hija i jep kontrastin portretit. Një jetë të tërë ka pluskuar jeta e banorëve të këtushëm nën një mjegullnajë kujtimesh. Kështu, kur hynë në këtë luginë, porta e mirëseardhjes është kjo qendër e hershme. Frymëmarrja e përditshmërisë së qytetit është pakësuar. Çfarë ishte qyteti i minatorëve në vitet’ 90? Të gjithë kanë orë shpirti edhe qytetet, por orët e këtij qyteti janë murosur. Kështu ëndrra për një truall të ri perëndimin e shpresës, mbeti dhimbje, mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim. Për ata që u lindën këtu u rritën si varr u mbeti një qemer, streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja, gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika dhe vdekja në fund. Kështu, kujtimet e dhjetëra minatorëve i mori me vete sistemi, vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Dhe kur vinte çasti i punës në minierë hynin si bukuroshë, dilnin me sytë plotë trishtim. Ishin kohë eksodesh të mëdha dhe me ndryshim sistemi në Shqipëri, viti 90. Vllahët që përbënin një pjesë të popullsisë ja grahën kur u hap kufiri. Më laçkë e plaçkë ngarkuan ikën për në mërgim. Greqia destinacioni i tyre i preferuar. Të tjerët rrugëve të Italisë/ Eci përhumbur / Një: “Hej, tungjatjeta!” / Lodhjen më ka shkundur. Ku gjenden djalëria shqiptarë ndër kontinente. Lotim dhe dhimbje, që ndjellin tek vashëzat me sytë nga mërgimi. U larguan duke boshatisur pallatet për t’u gjendur në metropolet, si Durrës, Tiranë, Vlorë. Aktualisht qyteti i minatorëve është i pazhurmshëm. Sa probleme ka qyteti sot? Thelbi ishte papunësia. Mungesa tregut për banesat. Miniera ende në varësi të kompanisë franceze. Kronikë:Selenica historia shkruhet ndryshe Selenica është një qytet në Shqipëri me rreth 6, 900 banorë shkruan Wikipedia. Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër. Në fillim të shekullit të kaluar ka dëshmi të shumta, të shfrytëzimit çnjerëzor, që u janë bërë burimeve natyrorë të bitumit nga shoqëritë e huaja. Miniera e parë e organizuar si e tillë daton rreth vitit 1830 dhe është ngritur nga një shoqëri anglezë. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut shfrytëzimi i bitumeve të Selenicës bëhej nga shoqëritë italianë, revolta e punëtorëve ndaj të cilave është e njohur nga ngjarjet e viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërorë, ku si rrjedhojë ë shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune. Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë dhe kujtohet më nostalgji që në Selenicë kishte trupë amatorë teatri, estradë sallë kinemaje, pallat kulturë, muze, shkollë të mesme dhe bujqësorë, bibliotekë publikë.


opinion • E enjte 23 maj 2013

»

11

Edi Ramën as për ilaç Nga Muharrem LITAJ

N

ë marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë ka pasur 1001 fate të zeza dhe shumëfish më shumë njerëz që e kanë paguar me kokë ose me fytyrë pakujdesinë ose joracionalitetin e kësaj marrëdhënieje. Mijëra kosovarë janë shpërfytyruar e sakatosur nga regjimi i Enver Hoxhës, ndërkohë që mijëra të tjerë kanë paguar çmim të lartë në pothuaj krejt ish-Jugosllavinë vetëm për shkak të dashurisë ndaj Shqipërisë së Hoxhës. Për fat të keq, kjo marrëdhënie ka vazhduar të jetë jonormale edhe në 20 vjetët e fundit, kur udhëheqësit shqiptarë, me fare pak përjashtime, kanë qenë aleatët e fundit të Kosovës në luftën e saj për vete. Defektet e një marrëdhënieje mbi 50-vjeçare kanë bërë që popullata shqiptare në të dyja anët e kufirit, për fatin e keq edhe elitat e tyre, të kenë paragjykime të mëdha ndaj njëri-tjetrit, megjithëse për hir të së vërtetës në këta 20 vjetët e fundit kanë bërë përpjekje maksimale që t’i fshehin ato, jo rrallë duke u shndërruar edhe në hipokritë. Prandaj ka ndodhur që Sali Berisha, me gjithë mëkatet e mëdha në raport me Kosovën, të jetë politikani më popullor. Prandaj ka ndodhur që socialistët, megjithëse as më të mirë e as më të këqij se Berisha vetë, të demonizohen dhe të mos duhen as edhe për ilaç. Nuk e besoj që lidershipi so-

cialist nuk e di këtë fakt, dhe është krejt e paimagjinueshme që ai të mendojë se roli i Kosovës në zhvillimet politike në Shqipëri është i pandjeshëm. Kjo jo vetëm për shkak të votës së disa mijëra qytetarëve me prejardhje nga Kosova, por dhe për shkak të ndikimit të natyrshëm që ka Kosova në votën e Veriut. Prandaj ka pasur disa përpjekje të këtij kampi që ta përmirësojë imazhin e rrënuar në Kosovë, por, për hir të së vërtetës, këto përpjekje kanë qenë krejt sipërfaqësore e të zbehta. Paraqitjet e fundit të Edi Ramës në Kosovë në rastin më të mirë kanë qenë të dëmshme për vetë atë dhe partinë e tij. Nëse ka një paragjykim të çuditshëm se Partia Socialiste ka disa lidhje me Serbinë, është mirë që lidershipi socialist t’i zgjedhë aleatët e vet në Kosovë, të cilët të paktën nuk e kanë vetë këtë hipotekë. Një miku im nga Tirana po më thoshte se Edi Rama nuk i njeh njerëzit në Kosovë, prandaj

është e mundur që ai të bëjë gabime në përzgjedhjen e aleatëve të tij në Prishtinë, por kjo nuk i falet një njeriu që ka pretendime të jetë kryeministër i Shqipërisë. Është krejt e pakuptueshme që në krye të qeverisë shqiptare të zgjidhet një njëri që nuk ka fuqi politike edhe në Kosovë, madje edhe te shqiptarët në Maqedoni. Edi Rama sot për sot nuk e ka këtë fuqi, dhe ky është handikap i tij. Ai deri më sot ka dështuar ta përmirësojë imazhin e socialistëve në Kosovë, sepse këtë ka provuar ta bëjë përmes njerëzve që kanë probleme serioze me vetë imazhin e tyre. Berisha është treguar 99-sh! Por sa para bën kjo punë kur edhe Kosova është e përzier në “pazarin e votës” në Shqipëri dhe në emër të saj bën edhe tregti me titullin “Qytetari Nderi”? Ndoshta Kosova nuk mund të ketë as edhe një rol të vetëm në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, siç mund të mendojë Edi Rama, po nëse ka dhe nëse këto zgjedhje i humbin socialistët edhe një herë, kjo është pasojë e imazhit të keq të Edi Ramës në Kosovë. Ai, megjithëse e kishte terrenin më të përshtatshëm se asnjëherë më parë, as këtë herë nuk mund ta fitojë Berishën në Kosovë. Po si nuk diti një herë të vetme të na bindë se nuk është i ftoftë, se nuk është arrogant, se nuk është antikosovar, se nuk është aq i keq sa për të mos e dashur? Vetë duhet ta ketë fajin pse kosovarët nuk e duan as edhe për ilaç. Ai nuk po di as t’ua “lypë”!

Dikush po shet vende pune?

T

eksa shfletoja gazetat ditore mëngjesin e së martës, më ra në sy një lajm shumë interesant. Dy persona kishin mashtruar shumë qytetarë duke u premtuar se “nëse e luajnë gishtin”, do t’i punësojnë në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Si zakonisht, kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë dhe këtyre tipave “biznesi” u kishte dështuar, pasi policia kishte arritur që t’i kapte. Në anën tjetër, ata që u kanë besuar këtyre mashtruesve, apo më mirë të themi këto “viktima”, që kanë dhënë edhe para duke shpresuar në një vend pune, edhe pse ligji i bën përgjegjës si mitdhënës, për hesapin tim nuk kanë pikë faji. Ata, në fund të fundit, kanë qenë nevojtarë dhe për të siguruar një vend pune, një rrogë që do t’u siguronte kafshatën e gojës, janë detyruar të jepnin edhe para. Lufta për ekzistencë do ta detyronte secilin në këtë vend të varfër e me papunësi enorme që të gjente para edhe nga ndonjë i afërm në diasporë apo edhe të hyjë në kredi për të dhënë ryshfet në këmbim të një vendi pune. Dhënia e ryshfetit jo vetëm për t’u punësuar, por thuajse për

Nga Adrian ÇOLLAKU

secilën punë që të duhet domosdo, tashmë është shndërruar në praktikë, në diçka të zakonshme në Kosovë. Prandaj rastet si ky, kur njerëzit detyrohen të japin ryshfet për t’u punësuar janë shumë, shumë të mëdha. Jam më se i bindur se shumë prej atyre që bien viktima të mashtruesve për të siguruar një vend pune janë njerëz të zotë dhe kanë besim në vetvete, por është problemi te humbja e besimit te sistemi politik dhe tek institucionet. Në secilin institucion publik në Kosovë punësimi, duke filluar nga pastruesit e shkollave nëpër ato fshatrat e thella malore e deri te zyra e kryeministrit, shkon përmes tri formave: vijës partiake, asaj familjare dhe përmes dhënies së ryshfetit, gjegjësisht korruptimit të zyrtarëve. Profesionalizmi dhe përgatitja adekuate, që do të ishte vlerë në secilin vend demokratik, këtu në Kosovë as që vjen në shprehje. Në vendin tonë ka me mijëra raste kur njerëz jo vetëm me fakultet, por dhe me master e me njohje të gjuhëve të huaja kanë aplikuar me dhjetëra e qindra herë nëpër institucione dhe nuk kanë arritur të gjejnë një vend pune. Çka është më e keqja, shumë prej tyre nuk janë ftuar as nëpër intervista. Vendet e

tyre i kanë zënë militantët partiakë, familjarët e politikanëve, servilët dhe shumë prej atyre që kanë dhënë ryshfet. Nuk do mend se tërë këtë degradim të vlerave dhe këtë humbje ekstreme të besimit ndaj sistemit e ka sjellë kjo qeverisje e Kosovës që nga paslufta e këndej. Të gjitha qeveritë e pasluftës, e sidomos kjo e fundit me në krye Hashim Thaçin e ka çuar vendin drejt një degradimi të pakthyeshëm. Thaçi me kompaninë e tij janë të informuar për secilin punësim, për secilin tender, me një fjalë për çdo gjë që merr frymë në këtë vend. Këtë më së miri e ka dëshmuar edhe publikimi i përgjimit të telefonatave të zyrtarëve të lartë të PDK-së me vetë kryeministrin Thaçi, ku ai është informuar për çdo lëvizje. Me një fjalë, pa “tikun” e Thaçit dhe të kompanisë së tij askush jo që nuk mund të punësohet, por as të bëjë një hap përpara. Këta qytetarët që kanë provuar të punësohen, madje në shërbimin inteligjent të vendit, institucionin aq të rëndësishëm për sigurinë, duke dhënë ryshfet janë vërtetë të guximshëm. Apo janë realistë në shtetin, ku është sekret publik se dikush po shet vende pune. Dikush nga të afërmit e kësaj qeverisjeje, që për fatin tonë të keq është zhytur në korrupsion e krim deri në fyt.


12

« gossip

E enjte 23 maj 2013 •

5 arsyet pse femrat tradhëtojnë

Kardashian shtatzënë dhe krenare Ka pranuar se e ka pasur të vështirë të mësohet me format e reja që i ka dhënë trupit të saj shtatzënia, por më në fund Kim Kardashian duket se është e qetë me pamjen e saj të re. 32-vjeçarja është fotografuar me bikini gjatë pushimeve të saj në ishujt grekë për herë të parë vetëm me bikini. Kim, e cila është në muajin e shtatë të shtazënisë, ndodhet aktualisht me familjen në Greqi dhe duket shumë rehat me format e saj të reja. Ditët e fundit Kim Kardashian kishte postuar në Twitter shqetësimin e saj për rrobat që duhet të vishte në këtë periudhë: “E kam të vështirë të gjej rroba që nuk më bëjnë të dukem e shëndoshë.”

Cher i paguan djalit nga 2000 USD për çdo kilogram të humbur Këngëtarja e njohur botërore Cher ka gjetur mënyrën se si ta bind djalin e saj Chaz që të dobësohet. Ajo i paguan nga 2000 dollarë nëse humb ndonjë kilogram. Pasi këngëtarja është e brengosur për shëndetin e djalit të saj, ajo ka vendosur që të angazhohet pak rreth humjes së kilogrameve të tepërta. Cher i ka premtuar djalit të saj Chaz së do ta paguajë 60.000 dollarë nëse dobësohet 30 kilogram. Ai në fillim ka refuzuar, por më vonë kur ka kuptuar se oferta është më se e kapshme, ka pranuar dhe ka vendosur që të humb kilogramë.

K

a një lloj steriotipie kur bëhet fjalë për tradhëtinë në çift, ku janë meshkujt ata që janë të programuar gjenetikisht për të ndryshuar shpesh partneren. Por në fakt është e gabuar, të dyja sekset janë të krijuar në mënyrë më të barabartë se sa ne mendojmë. Renee Lee, eksperte në marrëdhënjet në çit si dhe me master në psikologji jep disa arsye pse femrat tradhëtojnë:

të vlerësojnë atë që ato bëjnë dhe të jenë krenarë për to. Kur femrat nuk e marrin këtë vëmëndje në shtëpi, atëherë ato përjetojnë frustracion, disfaksion, depresion dhe nervozizëm. Dhe kjo i shtyn ato për të hedhur sytë tek një mashkull tjetër. 3. Ndjen fundin e një marrëdhënje Kur një femër ndjen se po i vjen fundi lidhjes pavarësisht për shkak të saj apo të tij, ajo mundohet ta mbushë së jashtëmi këtë boshllëk. Kjo është një arsye e pabesisë së saj. Nëse ajo është e vetmja që e konsideron

1. Të kaluarit e një tranzicioni Kur një femër diplomohet, mbush një moshë të caktuar, humbet një prind ose avancon statusin e marrëdhënjes, bëhet më introspektive. Të gjitha këto janë periudha tranzicioni që e bëjnë atë edhe më të emociouar rreth faktit se ku po shkon jeta e saj, ose se ku ajo është e pozicionuar. Diskomforti i këtyre ndryshimeve, shkakton një dëshirë impulsive për të gjetur dikë që të heqë fokusin nga ndryshimi i saj dhe të jetë një diversion për atë që ajo po kalon. 2. Nuk ndihet e vlerësuar Të gjitha femrat kanë kaluar nëpër situata të tilla: organizimi i një darke, ose një party për miq, dhe meshkujt shpesh herë harrojnë të komplimentojnë arritjet e tyre. Sipas Lee, femrat kërkojnë një lidhje emocionale që partnerët e tyre ta venë re,

këtë ndarje, mund të jetë një taktikë e saj për të testuar veten dhe për të vlerësuar nëse mund të rruajë marrëdhënjen që ka. 4. Kur lidhja nuk është më argëtuese “Kur ju nuk qeshni, ju nuk dashuroni’, thotë Lee. Pasi e qeshura është një nga elementët kyç në një lidhje. Kur stresi i ditës bëhet fraktor dominant në lidhje, femrat ndihen të palumtura. Kur ato janë në shoqërinë e një kolegu ose miku që kalojnë kohë të këndshme bashkë, ato fillojnë të ndiejnë atë dritën që ju ka munguar në marrëdhënjen e tyre dhe fillojnë të interesohen për mashkullin tjetër. 5. Është i mërzitshëm në krevat Meshkujt nuk janë të vetmit që kanë nevojë për stimulim. Edhe femrat kanë nevojë të ndihen të dëshiruara. Me burimet e shumta të informacionit që flasin për jetën intime, apo të dëgjuarit e bisedave mes shoqeve, femrat arrijnë në atë moment ku krahasojnë jetën e tyre intime me atë që pjesa tjetër e botës përjeton. Dhe këtu ajo fillon të pyesë se çfarë i mungon. “Edhe pse ajo është e lehtë për të identifikuar të metat në jetën intime, shpesh është e vështirë për të bërë ndryshimet e nevojshme për të korrigjuar ato, “, thotë Lee. Kjo krijon një tundim për gratë të cilat kërkojnë kënaqësinë seksuale gjetiu me dikë që ata nuk kanë bagazh dhe mund të jetë më të papërmbajtshëm.

Britanikët përgatiten për ekzaminimin e thelluar mjekësor “të gjenit Jolie”

M Rita Ora ndryshon ngjyrën e flokëve Gjithmonë ka përzier stile të ndryshme veshjeje, por flokët i ka mbajtur përherë të verdha. Tashmë, Rita Ora ka vendosur që ta ndryshojë këtë gjë dhe ka lyer flokët në blu të hapur. Rezultatet i ka postuar si zakonisht në Twitter. Këngëtarja me origjinë nga Kosova do të performojë në disa festivale të mëdha gjatë këtji viti dhe ka nisur përgatitjet në studio për koreografitë. Kohët e fundit 23-vjeçarja ka bërë publike romancën me Calvin Harris, me të cilin është parë e kapur për dore në rrugët e Londrës.

jekët britanikë në vitin 2014 do të fillojnë programin e ekzaminimit të thelluar mjekësor (ang. screening) gjenetik të sëmundjeve onkologjike. Programi përfshin 97 të ashtuquajtur onkogjene, midis të cilëve edhe gjenin e njohur BRCA1, për shkak të pranisë në organizmin e vet të formës mutante të të cilit aktorja e Hollivudit Angelina Jolie iu nënshtrua mastektomisë së dyfishtë parandaluese (heqjes së gjirit). Gazetarët britanikë e kanë pagëzuar gjenin BRCA1 me togfjalëshin “gjeni Jolie”. Rreth 2% e të gjitha sëmundjeve onkologjike lidhen me praninë e onkogjeneve në organizëm, megjithatë statistikat ndryshojnë shumë në varësi të llojit të tumorit. Në këtë mënyrë, në rastin e kancerit ovarian (kanceri i vezoreve) kjo shifër arrin deri në 15%.


gossip • E enjte 23 maj 2013

»

13

Bon Jovi Justin Bieber është idiot Aniston

Beyonce nxjerr këngën më të re ‘Grown Woman’

ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dëshiron të “rrisë një degë ulliri” për të. Aniston, e cila u nda nga Brad Pitt në janar të vitit 2005, shpejt pasi ai filloi të dalë me të fejuarën e tij të tashme, Angelinën, ishte ndjerë e emocionuar kur kishte lexuar se si aktorja kishte hequr të dy gjinjtë pasi kishte mësuar se ka 87 për qind shanse më të pakta për të zhvilluar kancerin e gjirit. “Ajo kaloi përtej besimit duke lexuar tregimin e Angelinës. Vërtet ishte befasi për të se sa e guximshme ajo është. Të kalojë nëpër një gjë aq të madhe për gjithë familjen e saj, e ka bërë Jen të kuptojë se pavarësisht raporteve të tyre, Angelina vërtet e do Brad dhe fëmijët e tyre”. “Sigurisht, Jen është lënduar kur Brad e la atë dhe dhimbja e shoqëroi atë me vite, por kjo është aq e largët tash, dhe dëshiron të rrisë një degë ulliri për Angelinën”, ka thënë burimi për National Enquirer.

Edhe pse diva e muzikës Beyonce ka qënë tepër e zënë me turin e sja të suksesshëm nëpër botë, ka gjetur kohë edhe për të lancuar këngën më të re ‘Grown Woman’. Këngëtarja e ka postuar këngën në internet, këngë e cila ka erdhur në bashkëpunim me The-Dream dhe Timbaland. Knoëeles këndon, ‘Jam një grua e rritur/Mund të bëj çfarë të dua/Mund të jem e keqe nëse dua/ Mund të them çfarë të dua/.....’.

J

on Bon Jovi ka paralajmëruar Justin Bieber-in duke thënë që të tregojë më shumë respekt ndaj fansave të tij. Vokalisti i grupit Bon Jovi komentoi vonesat e 19-vjeçarit nëpër koncerte duke thënë që “nëse e lë publikun të presë, atëherë je idiot”. “Cdo brez ka tipa që e bëjnë këtë punë (paraqitjen me vonesë në koncerte). Është mungesë respekti ndaj publikut që punon për të blerë biletën dhe që të jep 2 ose 3 orë nga koha e tij ose 80 minuta në rastin e këtij djalit”, theksoi 51-vjeçari për ‘London Evening Standard’. “Nëse e bën një herë, fansat të falin. Nëse e bën disa herë, turp të kesh! Publiku nuk do të të dojë më sepse po tregohesh idiot”, shtoi Bon Jovi.

Tori Spelling tregon format perfekte në 40-vjetorin e saj

Kanye West inkurajon Will Smith të bëjë muzikë Rreperi Kanye dëshiron që Smith të regjistrojë muzikë. Ai e ka kurajuar Smith që të rikthehet në studio pas shkëputjes së tij që në 2005, me nxjerrjen e albumit të fundit ‘Lost & Found’. Por Smith ka shpjeguar se nuk mund ta bëjë nëse nuk ndihet vërtet i inspiruar, pavarësisht shtysave të vazhdueshme të Kanye.

Spelling ka festuar 40 vjetorin në Meksikë në San Lucas bashkë me familjen e saj. E sigurisht që moti e ka favorizuar atë të tregojë format perfekte me bikini edhe pse i ka rrumbullakosur të 40-tat. Ajo ka shkruar në ëebsiten personal se po kalon kohë të mrekullueshme dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për një ditëlindje të zakonshme, por për një përvjetor të veçantë. Ajo është shprehur se ndihet krenare për gjithçka që ka arritur në këto 40 vjet.


14

« bota

E enjte 23 maj 2013 •

“Në fund të Luftës së Ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara dolën si shteti më i fuqishëm, Amerika kishte lirinë të bënte ç’të donte, kur të donte dhe kjo u pa konkretisht tek luftërat që erdhën pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet ‘90, dhe natyrisht, edhe në Irak e gjetkë. Pikërisht kjo i mundon rusët”

E

kspertë të diplomacisë publike thonë se një ndryshim në perceptim, që e ka zanafillën nga epoka e Luftës së Ftohtë, mund t’i pengojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në trajtimin e luftës civile në Siri. Helle Dale, analiste në Fondacionin Heritage, thotë se mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ekziston një marrëdhënie e ndërlikuar “dashuriurrejtje”. Analistja Dale tha se është dakord me një zyrtar të adminsistratës Obama, që u shpreh se mosmarrëveshjet gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë mes dy vendeve janë duke i tendosur sot marrëdhëniet mes tyre. “Zyrtari amerikan tha se ne punojmë, duke supozuar se Lufta e Ftohtë ka marrë fund. Ne këtu në Shtetet e Bashkuara kështu besojmë, por rusët sillen sikur kjo luftë ende vazhdon”. Zonja Dale thotë se këto mosmarrëveshje të dallueshme janë duke ndikuar tek përpjekjet amerikano-ruse për organizimin e një konference paqeje për Sirinë në muajin qershor. Të dyja palët janë dakord mbi nevojën për t’i sjellë rebelët sirianë dhe përfaqësuesit e Presidentit Bashar al Assad në tryezën e bisedimeve, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit që ka shkaktuar mbi 80 mijë të vrarë. Por vendimi i Rusisë për t’i shitur raketa kundër anijeve qeverisë siriane ka shkaktuar kritika në Shtetet e Bashkuara. Dale thotë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie të tillë, që bashkëpunojnë kur kanë interesa të përbashkëta, por në të njëjtën kohë mbrojnë edhe interesat individuale. “Është një marrëdhënie shumë pragmatike, por jo doemos me dashuri”. Andrew Kuchins i Qendrës për Studime Strategjike në Washington është dakord me këtë konstatim. Ai thotë se që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, për Rusinë ka qenë e vështirë të mësohet me faktin e të qenit jo më një superfuqi, por një shtet

SHBA-RUSI Një marrëdhënie “dashuri-urrejtje”

më pak i fuqishëm. “Në fund të Luftës së Ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara dolën si shteti më i fuqishëm, Amerika kishte lirinë të bënte ç’të donte, kur të donte dhe kjo u pa konkretisht tek luftrat që erdhën pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet ‘90, dhe natyrisht, edhe në Irak e gjetkë. Pikërisht kjo i mundon rusët”. Zoti Kuchins thotë se ka edhe mosmarrëveshje të tjera që kanë shkaktuar tendosje në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai thotë se Rusia e intrepreton Pranverën Arabe si një lloj lufte me Arabinë Saudite,

Katarin dhe aleatët e tyre në njërën anë dhe me Iranin në anën tjetër, një pikëpamje që e ve Rusinë në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara. “Stauskuoja në Lindjen e Mesme të madhe, siç shprehet Moska, është preferenca e tyre. Sipas zyrtarëve rusë, çdo ndryshim do të ishte në dëmin e tyre”. Studjuesi Kuchins thotë po ashtu se nuk pret që Rusia të ndryshojë ndjeshëm qëndrimin e saj në mbështetjen e qeverisë siriane duke filluar tani e deri në konferencën e paqes që mund të mbahet në qershor. Por Paul Pillar i Qendrës për Studime të

Sigurisë në Universitetin Georgetoën, thotë se ka arsye për optimizëm, kur është fjala për konferencën e paqes, ideja për mbajtjen e së cilës buroi nga bisedimet mes Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov. “Unë mendoj se zhvillimi në Rusi, e kam fjalën për marrëveshjen që Sekretari Kerry arriti me rusët për mbajtjen e një konference, është një nga gjërat pozitive që kemi dëgjuar lidhur me Sirinë pas kaq kohësh”. Por zoti Pillar thotë, se ai nuk mendon se konferenca, nëse ajo do të mbahej, do t’i jepte një zgjidhje të menjëhershme konfliktit.

E ARDHMJA

Do të jetë Amerika gjigandi global i naftës htetet e Bashkuara do të sigurojnë një të tretën e furnizimeve të reja me naftë gjatë 5 vjetëve të ardhS shëm, madje do të plotësojnë nevojat e tyre për energji

pas 20 vjetësh. Këto parashikime u njoftuan nga Agjencia Ndërkombëtare Energjetike me seli në Paris. Megjithëse importet amerikane të naftës nga vendet e Gjirit Persik u shtuan vitin e kaluar, analistët parashikojnë se Shtetet e Bashkuara do të shkëputen nga varësia tek nafta e Lindjes së Mesme, hap ky që do të kishte ndikime të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në balancën e fuqisë. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë e përshkruan prodhimin e ardhshëm të naftës në Shtetet e Bashkuara si një tronditje me pasoja të ndjeshme në tregjet botërore të naftës. John Mitchell është analist i tregjeve të naftës në Institutin Chatham House në Londër. “Kyçi i këtij fenomeni është shtimi i nxjerrjes së naftës nga formacionet shkëmbore në Shtetet e Bashkuara, proces që ka filluar para disa vjetësh, por ka arritur në nivele të larta gjatë 3 vjetëve të fundit”. Nafta dhe gazi nxirren duke përdorur lëngje të presuara për ta nxjerrë produktin nga shkëmbi, proces që njihet si frakturim hidraulik. Disa shtete amerikane dhe vende evropiane e kanë ndaluar këtë praktikë nga frika se mund të shkaktojë ndotje të mjedisit, madje edhe tërmete. Megjithë këto debate, Agjencia Ndërkombëtare Energjetike thotë se kjo teknologji do të ndihmojë Shtetet e Bashkura të përmbushin nevojat e brendshme me naftë deri në vitin 2035. Prodhimi me gaz në Shtetet e Bashkuara pritet të jetë më i madh se ai në Rusi. John Mitchell beson se koncepti i sigurisë energjetike së shpejti nuk do të diktojë më politikën e jashtme amerikane. “A do të vazhdojë Lindja e Mesme të jetë kaq e varur nga mbështetja ushtarake amerikane? Jam i sigurt se përgjigja ndoshta është po, por në të njëjtën kohë Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë të njëjtat interesa në atë rajon sa në të kaluarën”. Mos varja tek energjia e huaj në Shtetet e Bashkuara mund të ketë pasoja të mëdha për politikat e Lindjes së Mesme. Christopher Davidson i Universitetit Durham të Britanisë ka shkruar librin ‘Pas Sheikëve: Rënia e ardhshme e monarkive të Gjirit Persik’. “Ka gjithashtu të ngjarë të shikojmë Shtetet e Bashkuara të fillojnë të hartojmë më mirë politikat e tyre ndaj monarkive në Gjirin Persik”. Në Bahrein, vend aleat i Shteteve të Bashkuara, një revoltë e llojit të Pranverës Arabe ka shpërthyer herë pas here që prej vitit 2011. Zoti Davidson thotë se shumë monarki të pasura me naftë të Gjirit Persik po përpiqen të qetësojnë popullatat e tyre me kompensime qeveritare për të parandaluar revolta të tilla në të ardhmen. Por rënia e të ardhurave nga eksportet e naftës mund të shkaktojë trazira politike. “Brenda një periudhe 2-vjeçare, ne do të shikojmë deficite shpenzimesh publike në shumicën e monarkive të Gjirit Persik. Në të njëjtën kohë, ne po shikojmë edhe ndikimin e Pranverës Arabe në Siri dhe në Afrikën Veriore, që po fillon të fuqizojë popujt në ato vende, të cilët nuk dëshirojnë më të tolerojnë sistemin autokrat”. Zoti Davidson thotë se gjatë dekadave të ardhshme vendet e Gjirit Persik do të shtojnë eksportet e tyre të naftës drejt lindjes. “Por ajo që do të mungojë në këtë skenar janë marrëdhëniet e sigurisë që fuqitë perëndimore kanë siguruar me kalimin e kohës në Gjirin Persik. Këto vende e dinë fare mirë dhe unë dyshoj se ato bëjnë blof kur thonë se Kina dhe vendet aziatike të Paqësorit nuk mun d të zëvëndësojnë Perësnimin si garntuesi i tyre i fundit”. Analistët thonë se bumi i naftës do t’i japë ekonomisë amerikane një avantazh konkurrues me furnizime të lira nafte, që eleminojnë pozitat e pambrojtura ndaj gjeopolitikave globale.


BOTA • E enjte 23 maj 2013

N

ë Oklahoma vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tornadoja masive e së hënës. Stuhia vdekjeprurëse përshkoi një zonë 3 kilometra të gjerë dhe rreth 30 kilometra të gjatë në Oklahomën qendrore, duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim. Qyteti Moore, pranë qytetit Oklahoma ishte më i godituri nga tornadoja vdekjeprurëse që shkatërroi shtëpi dhe jetë njerëzish. Guvernatorja e Oklahomës Mary Fallin premtoi dje se shteti i saj do të rimëkëmbet. “Në mes të tragjedisë dhe humbjes së jetës, ne kemi parë forcën dhe kurajon e qytetarëve tanë dhe ne do ta kapërcejmë këtë gjendje, do të rindërtojmë dhe do të ngrihemi përsëri”. Tornadoja la shumë vetë pa shtëpi, përfshirë banorin e distriktit Moore Chris Palmer. “Do të duhet kohë sa të rindërtojmë, që famijet të marrin veten. Shikon gjëra të tilla në filma, por është ndryshe kur e ke përballë syve”. Administratori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Craig Fugate tha se kjo agjenci do të bëjë të pamundurën që ata që kanë mbetur pa shtëpi të gjejnë strehim të përshtatshëm. Ai u bëri gjithashtu thirrje të mbijetuarve që të njoftojnë për gjendjen e tyre. “Një nga sfidat me ngjarje të tilla është se ngaqë përmasat e shkatërrimit janë të mëdha, është e vështirë të kesh informacion të saktë për njerëzit që kanë humbur. Kështu që nëse jetoni në zona të prekura nga tornadoja, njoftoni që jeni mirë, që të mos kontrollojmë për njerëz që nuk kanë nevojë”. Zyrtarët u kanë kërkuar banorëve dhe vullnetarëve që të mos bllokojnë rrugët kryesore që përshkojnë zonat e katastrofës, në mënyrë që përpjekjet e rimëkëmbjes të jenë më të shpejta. Ata thanë se sistemi i paralajmërimit kishte dhënë lajmërim me kohë para stuhisë. Susan Pierce, kryeinspektore e shkollave publike të distriktit Moore, tha se shumë jetë ishin shpëtuar duke ndjekur procedurat e strehimit në çdo shkollë. “Administratorët, personeli, mësuesit dhe nxënësit filluan menjëherë të zbatojnë planin e krizave. Ne e ndoqëm ndryshimin e kohës gjatë gjithë ditës dhe kur ishte momenti për t’u strehuar, i strehuam njerëzit”. Presidenti Barack Obama premtoi ndihmë federale për përpjekjet e rimëkëmbjes. Kjo detyrë është e vështirë. Ndërkohë, Oklahoma dhe shtetet përreth po bëhen gati të përballojnë më shumë tornado dhe stuhi në ditët në vazhdim. Moti me stuhi po vëzhtirëson përpjekjet e shpëtimit në Moore të Oklahomës, një ditë pasi një tornadoje e fuqishme shkatërroi pjesë të mëdha të këtij qytetit qendror të Shteteve të Bashkuara. Shefi i zjarrfikësve të qytetit thotë se punëtorët e emergjencës nuk do të ndalen në kërkim për të mbijetuarit dhe planifikojnë për të shkuar nëpër rrënojat e çdo ndërtesë të paktën tre herë. Tornado e së hënës vrau 24 persona dhe plagosi 240 të tjerë, duke

OKLAHOMA

Sfida e ringritjes më këmbë “Një nga sfidat me ngjarje të tilla është se ngaqë përmasat e shkatërrimit janë të mëdha, është e vështirë të kesh informacion të saktë për njerëzit që kanë humbur. Kështu që nëse jetoni në zona të prekura nga tornadoja, njoftoni që jeni mirë, që të mos kontrollojmë për njerëz që nuk kanë nevojë”

rrafshuar lagje të tëra. Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se tornado që solli gjithë këto shkatërrime ishte stuhia më e fortë e këtij lloji me erëra mbi 322 kilometra në orë. Shumë njerëz humbën çdo gjë që zotëronin, duke përfshirë edhe kafshët shtëpiake. Shumë mësues arritën të shpëtonin nxënësit e tyre duke i strehuar nëpër dollapet e librave dhe të rrobave në klasë pak para se stuhia të shkatërronte ndërtesën. Presidenti Barack Obama e ka shpallur Oklahomën rajon katastrofe dhe urdhëroi Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjen-

cave (FEMA) të sigurojë çdo ndihmë që shteti ka nevojë. Ai tha se banorët e qytetit Moore nuk janë vetëm ndërsa rimëkëmben dhe rindërtojnë. Moti ekstrem Shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Floridës dhe të Universitetit të Uiskonsinit njoftojnë në revistën shkencore “Nature” se stuhitë më të fuqishme tropikale po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha. Ata kanë analizuar të dhëna satelitore të 15 viteve të fundit si dhe të dhëna të tjera nga gati 200 stuhi tropikale.

Një studim tjetër i tre viteve më parë zbuloi se numri i uraganëve me fuqinë më të lartë gati ishte dyfishuar. Autorja Xhudit Këri në Institutin e Teknologjisë së Xhorxhias thotë se rritja e fuqisë së stuhive lidhet me temperatura më të larta të sipërfaqes së detit të cilat, sipas saj, krijohen pjesërisht nga ngrohja globale e shkaktuar nga njerëzit. “Shkak për këtë është fuqia më e madhe e stuhive, shpejtësia më e madhe e erës, uraganë të kategorive 4 dhe 5. Besoj se gjatë 25 vjetëve të ardhshëm do të shohim stuhi të papara

»

15

mbi Oqeanin Atlantik”. Jo çdokush mendon kështu, por zbulimet shkencore po e bëjnë akoma më të fortë debatin mbi ngrohjen globale. Xhef Halverson i universitetit të Merilandit thotë se ka mundësi që ngrohja globale të jetë shkaktare e stuhive, por vërtetimi i kësaj teze ka qënë i vështirë deri tani. “Uji i nxehtë është shkaktari i vërtetë i uraganëve. Uji avullon. Avulli kondensohet, lëshon nxehtësinë dhe kjo shkakton energjinë nga oqeani në atmosferë. Sa më i nxehtë të jetë uji, aq më shumë avull do të ketë, dhe aq më të forta do të jenë stuhitë, pasi avulli u jep fuqi atyre”. Zoti Kris Lendsi punon në Qendrën Kombëtare të Uraganëve. Sipas tij, ngrohja globale ka një ndikim tepër të vogël mbi uraganët. Ai thotë se rritja e forcës së stuhive vjen si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe cikleve natyrore të motit. Zoti Halverson nga ana e tij thotë se edhe ai është dakord me tezën e ciklit natyror, por shton se studimi i ri ka vlerat e veta. “Këto janë të dhënat shkencore më të mira që kemi pasur ndonjëherë dhe duket se ka një prirje në rritje përsa i përket fuqisë së stuhive, të cilat mund të shkaktohen nga ngrohja globale”. Shkaqet e vërteta të këtij fenomeni mbeten për t’u gjetur. Megjithatë, punimet shkencore tregojnë qartë se në vitet e ardhshme shpejtësia e erërave do të rritet më tej tek stuhitë e fuqishme tropikale. Xhejms Karton i Universitetit të Merilandit është dakord, madje vë në dukje se studimet e kohëve të fundit tregojnë se me shtimin e grohjes globale, bota ka të ngjarë të përballet me stuhi edhe më të mëdha dhe uragane të kategorive tre, katër dhe pesë do të jenë më frekuente. “Baza teorike shkencore për këtë është shumë e thjeshtë. Uraganet e marrin energjinë nga avullimi i sipërfaqes së ujit të oqeaneve nga temperaturat e larta. Me ngritjen e temperaturave avullimi është më i madh, po ashtu dhe kondensimi, dhe si rrjedhim uraganet vinë më të fuqishme”. Por Patrik Majkëlls i Institutit Cato paralajmëron kundër përqendrimit në të dhëna të caktuara, duke vënë në dukje se indeksi i cikloneve gjatë gushtit 2010 është në nivelin më të ulët që nga viti 1979, kur filloi rregjistrimi i të dhënave. Zoti Majkëlls thotë se frika lidhur me efektet e ngrohjes globale është e ekzagjeruar. “Nëse i hedhim një vështrim të dhënave për ritmin aktual të ngrohjes globale dhe e krahasojmë atë me vlerën mesatare të modeleve kompjuterike të Kombeve të Bashkuara, arin në përfundimin se ngrohja është pothuajse në nivelin më të ulët të intervalit të parashikuar”. Por profesor Xhejms Karton i Universitetit të Merilandit dhe Xhei Gullexh i Qendrës Pew thonë se nuk rrezikohet vetëm klima si rezultat i çlirimit të gazit karbonik, por edhe aciditeti i oqeaneve, e bashkë me to edhe shtresa jonë mbrojtëse. Carton dhe Gulledge thonë se zgjidhja më e mirë është atakimi i problemit drejtpërdrejt.


16

« Reportazh

E enjte 23 maj 2013 •

Destinacioni Spaç

Atje ku u mbyt në gjak ëndrra jonë europiane Nga Spaçi, Nebil ÇIKA

S

paçi! Mos të çoftë Zoti për asnjë lloj arsye! Vend më të shëmtuar, më të egër, më të varfër e më të izoluar nuk besoj se gjendet! Sikur Ai e ka krijuar enkas për të qenë burg. Vetëm mendja kriminale e komunistëve shqiptarë mund të të mbyllte këtu në këtë ferr mbi tokë mijëra djem e burra vetëm se konsideroheshin si armiq të pushtetit të tyre diktatorial. Ky vend të kall datën edhe sot 22 vjet mbas mbylljes së burgut. Sa krime, sa jetë e vuajtje njerëzore ka marrë ky vend këtu mes maleve të Mirditës, që po nuk pate një kallauz e ke pothuaj të pamunduar ta gjesh! Teorikisht besoj se e njoh mirë Spaçin, burgun dhe ngjarjet e lidhura me të. Kam dëgjuar në familjen time nga im atë e miq të tij mijëra histori, sa të dhimbshme aq madhështore, për krime e tortura, por dhe qëndresë e dinjitet. Emra njerëzish e ngjarjesh përzihen e lidhen me Spaçin në kujtesën time që në fëmijëri. Në punën time si gazetar kam intervistuar me dhjetëra ish-të dënuar të Spaçit dhe historitë e personazhet nga ky vend i mallkuar kanë qenë shumë herë objekte të shkri-

meve në gazeta apo emisione televizive. Miti i krijuar për Spaçin ishte demoniak, por kurrsesi mendja nuk do të më kishte shkuar te ky realitet, që njeriu e sheh, kupton e beson vetëm po erdhi vetë këtu në Spaç. Sigurisht që të gjithë ata që më kanë treguar për Spaçin nuk kanë arritur të ma përshkruajnë dot të plotë egërsinë e terrenit dhe të natyrës, që edhe në këto ditë pranverore ka një pamje prej ferri. Ferri duket se është gjëja e parë që të vjen në mend kur shikon Spaçin. Mendoni si u është dukur atyre që kaluan vite të tëra të jetës së tyre të mbyllur në tela me gjemba mes torturash e punë skllevërish, por edhe larg nënave, grave, motrave dhe fëmijëve, që vinin këtu hera-herës për të parë dhe ndihmuar me ç’të mundnin të afërmit e tyre, që vuanin të zinjtë e ullirit. Prandaj shumë shkrimtarë dhe ish-të burgosur politikë e kanë përdorur kaq shumë fjalën “ferr” kur kanë shkruar për Spaçin dhe mynxyrën që ka ndodhur për dekada të tëra këtu. Destinacioni Spaç Turp është, por do ta them se kjo është vizita ime e parë në Spaç. Ky vend mund dhe duhet të vizitohet nga

kushdo, por gazetarët duhet ta kenë detyrim më shumë se profesional. E kisha planifikuar që në 40-vjetorin e revoltës së Spaçit do t’i bashkohesha pelegrinazhit që ish-të burgosurit dhe familjarë të tyre bëjnë çdo 21 maj në Spaç. Rrugën e mora me makinën e Agron Tufës, shkrimtar i njohur, drejtor i ISKPK-së, i cili i ka kushtuar Spaçit shumë radhë nga të tijat. Agroni ka një lidhje të veçantë e të dhimbshme me Spaçin. I ati i tij ka qenë një prej të burgosurve si armik i qeverisë komuniste dhe ai ka qenë në këtë vend qysh fëmijë. Nuk e di se çfarë ndien ai kur vjen këtu, por besoj se ky vend i mallkuar duhet të ketë lënë shenja të forta te një fëmijë që vjen nga larg për të takuar të atin e mbyllur në tela me gjemba. Ai nuk flet për këtë, por trishtimi i vihej re lehtë në sy që sa lamë pas Tiranën e morëm rrugën drejt Spaçit. Me ne në makinë udhëtojnë edhe dy persona të njohur në opinionin publik si ish-të burgosur politikë, e pikërisht Bedri Blloshmi, ish-i burgosur i Spaçit, dhe Gëzim Peshkëpia. Në ndryshim me mua dhe Gonin ata e njihnin Spaçin në ditën më të zezë të tij, atëherë kur shërbente si burg i tmerrshëm i komunizmit. Rrugës biseda rrotullohet

rreth Spaçit, revoltës dhe historive të tij. Dëgjon për qëndresë, por dhe për vuajtje e tortura, për hetues e policë kriminelë, djem e burra të burgosur që hanë hekurin me dhëmbë. Gëzimi dhe Bedriu tregojnë për ngjarje kaq tronditëse me një qetësi, madje edhe humor, gjë që edhe një dëgjues rastësor e ka të vështirë ta bëjë. Ato që kanë ndodhur duken të pabesueshme, por Goni dhe unë, të rritur me këto lloj historish, e dimë se kjo është vetëm një pjesë e atij realiteti të burgjeve dhe kampeve që funksionuan për 50 vjet si rrathë të ferrit komunist. Rrugës bashkohemi me një tjetër ish-të burgosur të Spaçit, me Gëzim Çelën, piktor e muzikant. “Armik i popullit”, gjithashtu. Dalëngadalë vargu i makinave dhe ato që janë për në Spaç dalin nga autostrada në Rreps, për të vazhduar rrugën drejt destinacionit Spaç. Ferri mbi tokë Shpëtimi, shoferi i Agronit, nget i qetë makinën, duke u përqendruar në timon, por dhe ndjek me vëmendje bisedën tonë rreth Spaçit dhe tmerreve të tij. Rrepsi, një grup banesash të stilit komunist dhe ndërtesash burgu, është vendbanimi i fundit dhe më i

afërt i Spaçit. Spaçi ndodhet ende larg, në gryka malesh, rreth një orë me makinë nga Rrepsi. Rruga me çakëll kalohet jo pa vështirësi nga makina 4 x 4 dhe ngjitja për në Spaç është një aventurë me vete. Nga larg duken ndërtesat me tulla silikate të tipit komunist, që përbënin burgun e Spaçit, apo më mirë atë që ka ngelur nga ai. “Këtu kam ardhur për herë të parë kur isha gjashtë vjeç, më thotë Tufa. - Më solli gjyshi. Fjetëm në një barakë bashkë me minjtë sa një mace. Një tmerr i vërtetë. Kam ardhur edhe herë të tjera, por nuk do ta harroj kurrë atë ditë.” Më tregon me detaje rrugën, vendin ku takoi të atin e burgosur, postblloqet, vendrojat e të tjera detaje, që nuk ishin më. Një fotografim i saktë në memorien e pashkruar të një fëmije 6-vjeçar. O Zot! Spaçi apo ai grup ndërtesash të ndërtuara enkas për burg ndodhet në një grykë të thellë mes malesh të zhveshura dhe një përrua që gurgullon ujë në një ngjyrë të verdhë, ndoshta nga përbërja gjeologjike. Edhe djalli nuk vjen vetë këtu po nuk e sollën të lidhur. “Po jetova të shkruaj për Spaçin, do të sfidoj Danten”, - i thoshte Astrit Delvina kushëririt të tij, studiuesit të njohur Sherifi. Ka pasur


Reportazh • E enjte 23 maj 2013

»

17

dënimit të dyte në burg. E kam lutur ta intervistoj, por nuk pranon. “Më duket vetja si Shefqet Peçi, si këta veteranët komunistë, që mburren e mashtrojnë”, - më thotë. I afrohem. Fshin lotët dhe sikur e kupton habinë time. “Jam dënuar 35 vjet vetëm në këtë burg, - më thotë. - Më kanë vrarë shokët. Nuk kam dashur të vij. Kam që më 1985-n, që kur u transferova në Burrel, që nuk kam ardhur këtu.” Në megafon dëgjoj zërin e Zhitit: “Lavdi revoltës, së parës përpjekje për integrimin në Europë të shqiptarëve, lëvizja e parë për rrëzimin e diktaturës! Lavdi të rënëve, respekt për të gjithë!” Lule, kurora. Një kurorë e veçantë nga kryebashkiaku i Tiranës Lulëzim Basha. Një minute heshtje. Kujtim i paharruar i të rënëve, dëshmorëve të demokracisë dhe integrimit euroatlantik.

me gardianët, këtu u lidhën e rrahën të burgosurit kur u shtyp revolta. Prangat i prunë me kazanë. Kujtuam mos sillnin ushqim, se kishim tri ditë pa ngrënë. Sollën zinxhirë e na lidhën të gjithëve. Çfarë mendje kriminale! Këtë mund ta bëjnë vetëm komunistët. Ja, këtu varën edhe qenin e të burgosurve.” Këto janë copa bisedash që m’i kap veshi nga ish-të burgosurit, që kujtojnë tmerrin e burgut famëkeq, por dhe ato ditë të lavdishme të revoltës. Shqipëria në KSBE (OSBE sot)

të drejtë. Ai shkrimtar që do të arrijë ta përshkruajë dot Spaçin siç është, apo më mirë të themi siç ka qenë, sigurisht që ka shanse të sfidojë Dante Aligierin. Ata që e kanë parë Spaçin, në veçanti ata që kanë vuajtur, kanë dhe përparësinë ndaj atij që vetëm e imagjinoi ferrin. Dhjetëra ish-të burgosur kanë mbërritur këtu nga të gjitha anët e vendit. Xhemal Bali nga Konispoli, aktivist i revoltës, Bashkim Fishta nga Shkodra, Demir Pojani nga Elbasani, Luan Burimi nga Vlora etj. Shoh mes tyre Visar Zhitin, ministër i Kulturës, shkrimtar dhe ish-i burgosur politik. Autor i disa librave të shkëlqyer për Spaçin, Qafën e Barit dhe burgje të tjera të komunizmit. I përzier me ish-shokët e tij të burgut, ai këtu nuk ka pamje ministri. Le që i tillë nuk duket as në Tiranë. Visari, me gjithë talentin dhe famën e tij si shkrimtar, ka qenë gjithnjë modest. Të gjithë të trishtuar, bisedojnë me njëritjetrin. Ja edhe princi Leka, kryetari i PBKD-së Artur Roshi, i pranishëm gjithnjë në aktivitetet e ish-të përndjekurve politikë. “Ja këtu filloi revolta. Atje u ngrit flamuri pa yll, atje ishte ushtria, Feçorr Shehu këtu bëri sherrin me Hajri Pashin, këtu u përleshëm

ishte motivimi, por kërkesa parësore e të burgosurve. Ngritën edhe flamurin pa yll. Po ku e donin komunistët Europën? Se mos e duan edhe tani! “Ja, këtu e ka shkruar Avzi Nela poezinë ‘Fryma e Helsinkit’. Shëtiste në oborr e fliste me vete. Në fillim e morën për të çmendur, por shpejt u mor vesh se përsëriste poezitë që të mos i harronte. Nuk e linin të shkruante. Këtë marifet e bënin edhe poetë të tjerë të burgosur. Të shkruaje ishte e rrezikshme, e ndaluar.”

Syri në turmë më kap një mikun tim, Qani Sadikun. E njoh që fëmijë. Ka bërë më shumë se 20 vjet burg. Një hero i burgjeve shqiptare. E sollën të internuar nga Elbasani në Borsh të Sarandës. Atje e arrestuan. I sajuan dy a tre dëshmitarë. Njerëz të diskretituar moralisht. Thuhet se është nga ata që “e ha hekurin me dhembë”. Nuk më besohet. Sytë e tij janë të mbushur me lot. Mbahet mend këtu në Spaç sidomos nga spiunët. Rrahu për vdekje një dëshmitar të rremë pas

“Rilindja” e Ramës më Spaç Disa individë qëndrojnë disi larg. “Shiko Xhaferrin! - më thotë Qaniu. Rri larg ngaqë është me Edi Ramën.” Përçarja ka mbërritur deri këtu. Përfaqësuesja e PS-së, Keti Bazhdari, nuk guxon të afrohet te homazhet që ishtë burgosurit bëjnë për shokët e tyre të vrarë këtu. Ndjek nga larg ceremoninë. Bedri Blloshmi lexon emrat e atyre që firmosën vdekjen e katër heronjve të Spaçit dhe dënimin e rëndë të dhjetëra prej tyre. Kapo, Shuteriqi, Peçi, Klosi, Bushati, Peristeri etj. Shumica e këtyre emrave bij e nipa që sot drejtojnë PSnë dhe që Bazhdari ka ardhur ta përfaqësojë këtu. Dikush përmend Kristaq Ramën, të atin e kryetarit aktual të PSsë. Ai ka firmosur varjen e shokut të tyre, poetit Avzi Nela, autorit të poezisë së revoltës “Fryma e Helsinkit”. Flet sërish Visari: “Kjo listë firmëtarësh të vdekjes janë rilindja që po ofron opozita. Duan të rilindin Spaçin, burgun dhe tmerrin e tij.” Fjala e tij miratohet me duartrokitje, gjeste dhe fjalë. Këtu përpjekjet e ish-komunistëve për të manipuluar ish-të burgosurit politikë nuk pi ujë. Ish-të burgosurit kalojnë indiferent pranë Bazhdarit, askush nga ish-të burgosurit nuk i flet. Duket që ndihet keq. Megjithatë, është këmbëngulëse, megjithëse Rama nuk e kandidoi për deputete. Gjen diku një kamerë të një televizioni nga Tirana. “Socialistët e zgjidhin problemin e të burgosurve”, - thotë ajo. Disa indinjohen e duan të reagojnë, të tjerët, më të qetë, i ndalojnë duke u shpjeguar se është një provokim i radhës e situata normalizohet shpejt. Koha këtu kaloi shpejt, më shpejt nga sa e kisha menduar, e megjithatë të burgosurit e kishin të vështirë të largoheshin. Ka kaq shumë kujtime, kaq shumë dhimbje këtu. Spaçi është ferri, por dhe krenaria e tyre. Ata kanë privilegjin të jenë shqiptarët e parë që kërkuan t’i bashkohen Europës, ndërkohë që askush në gjysmën e saj nuk guxonte ta bënte një gjë të tillë. Sot pak ka ngelur nga burgu, strukturat e të cilit rrënohen çdo ditë. Duket sikur dikush përpiqet ta shkatërrojë jo vetëm si dëshmi të krimit komunist, por dhe si fillim i asaj lëvizjeje për demokraci e rikthim në Europë në fillim të viteve ’90. Paralelizmi i shtypjes së revoltës së Spaçit me bllokimin e tri ligjeve të integrimit këtu është një normalitet. Largohemi me kokën pas. Më kaplon një gjendje e trishtuar për atë që pashë, dëgjova e përjetova këtu. Ky ferr mbi tokë nuk mund të thuhet me fjalë. Ai duhet ruajtur edhe si sfidë ndaj përpjekjeve për të fshirë e manipuluar të vërtetën me harresën, shkatërrimin dhe broçkulla politike e elektorale. Ata që nuk e kanë provuar apo s’e kanë parë atë që ka ndodhur në Spaç, patjetër duhet të vijnë këtu. Jeni të sigurt se, nëse nuk do të mundeni ta sfidoni Dante Aligierin, siç dëshironte shkrimtari antikomunist Astrit Delvina, patjetër do ta vini në dyshim ferrin e imagjinuar të tij.


18

« dossier

E enjte 23 maj 2013 •

Historia e shërbimeve sekrete në Shqipëri

Bashkëpunëtorët e Sigurimit, shumica injorantë, hidheshin në veprim me dy ditë kurs Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar) Në vitet 1962-1964 përgatiteshin oficerë të dalë nga shkolla ushtarake “Skëndërbej” në degën e kundërzbulimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Tiranë. Disa prej tyre, si Mëno Dede, Kujtim Jaho, Muharrem Sulko, Naim Furxhiu, Vlash Arapi e mjaft të tjerë, për të bërë “praktikën”, visheshin civilë e dilnin në Tiranë, për të mësuar, kontaktimin në publik dhe se si mund të vileshin informacionet në mënyrë konfidenciale. Ne që i njihnim ish-shokët e shkollës së mesme, na këshillonin që t’u shmangeshim, takimit me ta, sepse u prishnim punë në profesionin e tyre. Të bënte përshtypje që përgatitja e tyre bëhesh për të nxjerrë të dhëna informative nga shtete kapitaliste, duke u përballur nga ana profesionale me ta. Mirëpo, Muharrem Sulko u kthye mbas një kohe të gjatë, që ndenji jashtë që të bënte stazhin e tij në Burrel (mbi 5 vjet), në mënyrë që të mos infektohej nga jeta borgjeze. Mbas kësaj kohe a mund të ishte i aftë ky kundërzbuluesi ynë për këtë punë, kur kundërzbuluesit e huaj ato vite kishin ecur në mënyrë të pakrahasueshme?! Njëkohësisht, është qesharake, që në fondin e arkivit Qendror të Ushtrisë AQU, për zbulimin e ushtrisë “tepër sekret”, dosja 57, viti 1965, lexohet një praktikë pune, ku bindesh sot, se, si zbulimi sekret shqiptar, shpesh përfaqësohesh nga një injorancë totale. Argumentoj, se: Në programin e përgatitjes speciale zbuluese të bashkëpunëtorëve A.G dhe A.Xh etj., përfshihen gjithsej 2 ditë përgatitje me nga 6 orë dhe 7 biseda tip leksioni. Nuk ia vlen t’i lexosh se çfarë përmbajnë këto, por këta mbajnë emrin, pseudonimin, parullën dhe firmosin një deklaratë, shkonin dhe dërgoheshin në vende të huaja, duke mbajtur një korrespondencë, Tepër Sekrete nëpër legatat tona. Po t’i lexosh këto raporte, që dërgonin, ndërlidhjen me qendrën, të bën përshtypje që ato, gëzoheshin shumë, kur sillnin të blerë nga ndonjë kioskë, ca revista ushtarake të NATO-s. Këto pastaj shpërndaheshin në të gjithë ushtrinë me siglën Tepër Sekret, dhe mjerë ai që e humbiste. Kjo është njëra anë e vlerave përgatitore, të mitit për kundërzbulimin tonë jashtë atdheut. Ajo që është më thelbësore dhe e pa publikuar, ka të bëjë më faktin tragjik se ky kundërzbulim, më tepër ka punuar kundër shqiptarëve “të arratisur”, apo çdo shqiptari që ishte kundër regjimit komunist. Janë fakte të padeklaruara se si është vepruar, jo vetëm në Paris, Vjenë dhe OKB, por ardhja e mjaft njerëzve të arratisur para vitit 1990 për në Shqipëri zbulon se çfarë ka bërë ky lloj sigurimi me të ashtuquajturën “Mërgata e qyqeve”. Pra, vlerësimi i kundërzbulimit shqiptar është për t’u studiuar me një përgjegjësi reale dhe jo dekadente. Argument tjetër: Në fondin e zbulimit dosja 13, viti 1962, janë mjaft raporte të dërguara nga agjentët tanë për udhëtimet e tyre në Kalabri e Sicili. Zbulimi politik komunist shqiptar, vinte tek arbëreshët, duke shfrytëzuar dashurinë e tyre për mëmëdheun, dhe në mënyrë, tepër demagogjike e propagandistike vilnin, jo vetëm të dhëna ushtarake, por mbi të gjitha për të rekrutuar, që të punonin për regjimin enverist. Në një raport të tillë të datës 1-11. XI. 1959, dërguar seksionit III të ministrisë së Punëve të Jashtme prej zbuluesit tonë (i cili është gjallë dhe nuk më pëlqen t’ia përmend emrin), se: Vajta për të shoqëruar titullarin për në Kalabri e Sicili. Popullsia arbëreshe,

si p.sh në Lungro, S. Demitrio Corona, qytetin e Kozencës, Machia, Spezano Albaneze, Piana Degli Albanezi në Sicili etj, dhe pamë një qëndrim jashtëzakonisht të mirë politik se janë të lidhur me partitë e majta, sidomos me komunistët. Kudo që vajtëm, na thoshin se “jemi të kuq, si flamuri i Shqipërisë, si ju”. Menjëherë pyesnin: “Jeni shqiptarë nga Shqipëria apo të emigruar?”, pasi kujtonin se ishim nga të arratisurit. Midis këtyre popullsive, ka një kontingjent të mirë njerëzish dhe terreni është mjaft i favorshëm për të punuar, qoftë nga fakti i lidhjeve sentimentale dhe ideologjike, ashtu dhe nga motive materiale. Duhet shënuar se mjaft nga këto fshatra arbëreshe, ndodhen të emigruara në krahina të ndryshme të Italisë dhe jashtë shtetit, si në Amerikë, Australi, Argjentinë e gjetkë. Sigurisht, ata që na interesojnë në radhë të parë janë ata që ndodhen në Itali dhe në pjesën më të madhe, janë në punë shtetërore dhe në pozita me rëndësi. Vetëm ajo që pengon punën në drejtim të forcimit të miqësisë dhe të krijimit të kontakteve me njerëz të ndryshëm në këto fshatra është ajo që vështirëson qenia larg, ku komunikacioni nuk është i rregullt dhe

nuk të lejon të shkosh e të kthehesh brenda ditës, por je i detyruar të flesh. Megjithatë, herë pas here në këto vende kemi shkuar jo vetëm për zgjeruar miqësinë, por me anë të njohjeve të atjeshme mund të merren rekomandime për njerëzit e tjerë që i kanë të shpërndarë në Itali. Është për t’u shënuar fakti i lidhjeve dhe i dashurisë për vendin tonë dhe dëshira për të kontribuar në mbrojtjen e interesave tona, informacioni i dhënë nga kryetari bashkisë së Lungros, Giuzeppe Verduç i, me të cilin, kam qenë njohur më parë, gjatë vitit 1957. Ai më thirri mënjanë dhe më raportoi se pranë legatës italiane në Tiranë, do të vinte avokati arbëresh Giuseppe Damis. Ky ka qenë nëngjyqtar i Lungros, fashist me damkë dhe është nipi i avokat Angelo Damis, i cili, sipas, tij ky i fundit paska qenë kërkuar nga partizanët shqiptarë si kriminel fashist, mbasi ka qenë prefekt në Shqipëri. Avokati Damis, vjen si punëtor operativ i ministrisë së Brendshme Italiane, flet mirë gjuhën shqipe dhe për të pasur sukses në punën e tij në Shqipëri ka kërkuar një fletë rekomandimi nga komunistët e Lungros, me qëllim që kur të njihet me ndonjë

njeri atje të paraqitet si element i majtë dhe mik i jonë. Natyrisht rekomandimi i kërkuar, është refuzuar dhe ai më këshilloi që të “kemi kujdes” mbasi është njeri i keq dhe se është sjellë mjaft keq me komunistët në Lungro, duhet të jetë mik i Rotondaros dhe ka mundësi ta ketë rekomanduar ky, për ta sjellë në Tiranë. Në zonat që vizituam, u takuam edhe me disa ish partizanë italiane në Shqipëri, midis të cilëve, është për t’u përmendura ish-komisari i kompanisë nëntoger Viçenzo Castiglione, tani banon në Spezzano (Kozencë). Ka bashkë me atin dhe vëllanë një dyqan për shitje mobiliesh dhe është në gjendje të mirë ekonomike. Janë, që të gjithë komunistë. Nga biseda dhe pritja e bërë tregojnë se e duan shumë vendin tonë dhe, veçanërisht, kanë simpati për shokët Enver e Mehmet dhe partinë tonë, që luftojnë pandërprerë kundër revizionistëve jugosllavë. Duket tip revolucionari i flaktë, ka dëshirë të madhe për të vizituar vendin tonë. Po ashtu, takuam ish partizanë të Br. I në Piana degli Albanesi, në Lungro, në Maç hia etj. Të gjithë flisnin me admirim për luftën partizane dhe kanë impati për vendin tonë. Nuk do të ishte keq, që ky kontigjent njerëzisht, jo vetëm të mbahet afër, por që të mendohet për të mbajtur lidhje qoftë me anë letrash (shkëmbime, midis partizanëve tanë, dhe atyre). Ashtu dhe duke ftuar, herë pas here në vendin tonë nga këta njerëz, mbasi midis këtyre, ka njerëz të vlefshëm për punën tonë, qoftë për tani dhe për të ardhmen. Mbi çështjet ushtarake dhe bazat, nga bisedat e pakta që mund të bëje në mënyrë indirekte, u informova, si vijon... Jepen të gjithë të dhënat e bazës ushtarake për komplet Sicilinë, Kalabrinë, Palermon me një saktësi të çuditshme. Në një dokument tjetër, po të zbulimit, dosja 13, 17 maj 1977, Veli Llakaj nën cilësinë e shefit të shtabit të përgjithshëm informon Mehmet Shehun se nga konsultat e zhvilluara midis shokëve të drejtorisë së zbulimit dhe atyre të Drejtorisë II së MPB, rezulton se të dhënat e siguruara nga persona të ngarkuar me letra zbulimi dhe që udhëtonin jashtë shtetit me mjetet tona të transportit tokësor, detar, apo ajror, në shumicën e rasteve janë të cekëta dhe jo të qartë. Kjo për arsye se njerëzit e ngarkuar me një detyrë të tillë janë të papërgatitur. Me qëllim që kjo formë pune të behët më e organizuar, dhe të kthehet në një burim të mirë informacioni, jemi të mendimit që nga Drejtoria e Zbulimit të zgjedhim 10-15 kuadro që zotërojnë edhe gjuhët përkatëse të huaja, të cilët, kur e kërkon situata (gjatë stërvitjeve, apo kur konstatohen


dossier • E enjte 23 maj 2013

lëvizje të mëdha trupash nga shtete armiq), të dërgohen periodikisht me shërbim jashtë shtetit, si korrierë apo shoqërues me mjetet tona të transportit tokësor, apo detar. Për këtë, ne do të konsultohemi edhe me shokun Kadri dhe kemi mendimin, që lëvizjet e shokëve tanë, të bëhen të shoqëruar me shokët e Jonuzit (Jonuz Mersini). Lutemi për mendimin tuaj, sepse shoku Kadri është dakord”. Në këtë kuadër veglash nuk bëhet gjë tjetër se ndërrimi i disave me të tjerë, por pa përmendur objektivin. Mesa kuptohet, për këtë arsye, u dërguan njerëz më të kualifikuar, si p.sh Adem Çopani, në Suedi, gjoja në cilësinë e një përkthyesi për të tërhequr makineri të rënda. Është e qartë, që ky, i dërgon një raport 8 faqesh të mbushur plot me të dhëna, të cilat, na i paska siguruar” për 5-6 ditë. Enigma është: nuk dihet se për kë punonin tashmë e tutje, këta kundërzbuluesit tanë që na “vilnin” të dhënat kaq me lehtësi dhe me kaq shumë “interes”. Aksioni i këtij lloji nuk është mundur të shpjegohet dot në kuptimin politik. Linja abstraguese Çështja e “demonëve-agjentë”, që u miti-

zuan si vlera më e madhe e diktaturës, nuk janë gjë tjetër, veçse, një iluzion i madh, i asaj plejade të frikshme, për të cilën, imponohet një domosdoshmëri e rishikimit të tyre historik. Bie fjala, për Shën Agustinin dhe e gjithë filozofia para lindjes së Krishtit, i ishte ekspozuar një mashtrimi themelor dhe ishte helmuar nga i njëjti besim i gabueshëm: zmadhimi i fuqisë së arsyes, si dhunti më e madhe e njeriut. Sipas, Agustinit, e gjithë energjia burimore e arsyes është errësuar që nga rënia e Adamit. Nga kjo rënie njeriu humbi fuqinë e tij, deformoi mendjen dhe vullnetin e vet. Duke bërë fjalë për procedurat e hulumtimit të shpirtit agjenturor të fshehtë italian në Shqipëri, përveç, akteve të nënshtrimit, nga të udhëhequrit e kësaj pune, zbulon edhe “aktet e së vërtetës”, për gabimet, mëkatet, për gjendjen e shpirtit të tyre. Të përjashtosh këto dëshmi arkivore, për hir të pranimit të autoritetit shtetëror, d.m.th. të ekspozohesh me rituale publike të mëkateve historike të paraqitura ndryshe botërisht. Hulumtimet e ndërgjegjes kombëtare, përbëjnë aktin e të vërtetës, kur dëshmohet zotërimi dhe vetëmohimi për të dënuar në thelb vetë-

poshtërimin, dënimin, që i është bërë popullit tënd. Kjo të imunizon nga rrënimet e së ardhmes, për një vizion të ri kombëtar. A janë bërë vetë, apo i kanë bërë të tillë, si personalitete të kohës? Këndvështrimi emocional nuk mund të përbëjë në këtë çështje motiv bindës, sepse shpeshherë nuk mundet që të informohemi drejtë për dukurinë çështjes. E parë kjo çështje në ritmin e dokumentuar, si në atë të ashtuquajturën Zyra Sekrete e Zogut dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme të Enver Hoxhës, të gjithë agjenturat funksionale të tyre relatojnë vetëm mbrojtjen e regjimeve përkatëse. Për këtë arsye, në shumë raste identiteti kombëtar, ka pasur dëme, duke ruajtur këto regjime me shumë dënime e informacione ndaj kundërshtarëve dhe për pasojë, të jenë të frikësuar në kohët e tyre të qeverisjes. Pra, më shumë i është

»

19

bërë dëm informacionit agjenturor brenda shqiptarëve, sesa, mbrojtjes nga agjenturat dhe interesat e huaja. Nuk ka asnjë komplot të zbuluar të huaj, agjent apo zbulues, që të jetë dënuar në Shqipëri me nënshtetësi dhe kombësi jo shqiptare. Agjentura, si një vlerë përkufizuese, ka botëkuptimin e saj strukturor, mjafton që një funksion i tillë të shpërbehet në interes të kombit dhe shtetit. Janë agjenturat, ato që i mbajnë të lidhura interesat e shoqërive, si në kuptimin politik, por, edhe në atë ekonomik, kësisoj, ato thjesht dhe vetëm mund të transformojnë dëshirën kombëtare në një eveniment të sigurt. Çfarë ka ndodhur në Shqipëri, nuk i përket, sidomos, agjenturave, por deluzionizmit, pasi vendi nuk ka bërë përpara në qëllimin më të mirë. Kështu është diskretituar formulimi civil, për shkak të përqasjes se doktrinave politike, si një arsye diskriminuese, ç’ka nënkupton se mundet që njerëzit të diskriminohen thjesht dhe vetëm për arsye partiake e sigurisht edhe politike. Diskriminimi, nuk përfshin racën politike, por dukurinë e njohjes subversive në një shoqëri, kështu, që ajo që ka ndodhur, ndodh, dhe mundet të përgënjeshtrohet në të ardhmen, është rast tipik i një shoqërie prematurë dhe të paaftë në formimin e saj kombëtar. Njeriu nuk mundet të detyrohet të deklarojë moshën e tij, gjininë e tij, seksin e tij afërsinë fisnore, e jo më të deklarojë, si një entitet social përkatësinë e “domosdoshme” partiake. Kjo gjë, është obligim i vetëm agjenturave. Agjencitë e përfaqësimit janë sot një kulturë sjelljeje, të cilët nuk mundet të përjashtojnë asnjë argument apo sistematikë funksionale. Kështu, nëse do të ishte e dobishme të vlerësohej sistemi rus, atëherë kjo nuk do t’i ndalonte një pjesë të mirë të shqiptarëve të cilët, janë edukuar me këtë mënyrë jetese, që të pranojnë diversitetin kulturor dhe kombëtar, si një çështje informative. Ky është shpirti i një kombi, rritja më e mirë tij, dhe paradoksi i shoqërive tona demokratike. Por, asnjëherë mbi interesin e vet agjenturës, apo cilësisë ndaj rrezikut...


20

«

Kulturë

Krijmet e tre shkollave shqiptare të filmit janë projektuar në një nga sallat e Universitetit të Arteve. Filmat më të mirë me metrazh të shkurtër të dy viteve të fundit që mbajnë firmën e studentëve nga Tirana, Prishtina e Tetova janë ballafaquar në ekranin e madh. Kineasti dhe pedagogu Mevlan Shanaj thotë se arti nuk ka më kufij dhe filmat e këtyre studentëve nuk kanë dallime, ndërsa pedagogët kosovarë mendojnë se edhe studentët e shkollës shqiptare kanë nisur ta lënë mbrapa ndikimin e kinemasë

P

ër të kompozuar këtë vëllim poetik, të porsahedhur në qarkullim në librari dhe në rrjetin online, shtëpia botuese “Editions Baudelaire” ka bashkuar në 92 faqe 50 poezi dhe 3 fragmente poemash të përgjedhura dhe të përkthyera prej përkthyesit të mirënjohur Edmond Tupja. Titulli i librit “L’œil qui chasse” (Syri gjuetar / Syri që gjuan) krijon një unitet mes tre librave poetik të Arian Lekës: “Strabizëm” (2004), “Libër deti” (2010) “Ndreqje gabimesh (2011). Dy nga librat e këtij botimi, respektivisht “Strabizëm” dhe “Ndreqje gabimesh” janë të njohur dhe në nderuar me çmimet kombëtare për poezinë në kohën e botimit të tyre, ndërkohë që “Libër deti”, gjithashtu finalist për çmimin “Lasgush Poradeci - 2010”, është përkthyer dhe botuar më parë edhe në gjuhën gjermane nga shtëpia botuese “Thanhäuser Edition” (Austri), nën titullin “Ein Buch Ein Meer” pvrkthyer nga Lindita Arapi dhe Loreta Schillock. Në shënimet e paskopertinës dhe në publikimet shoqëruese të botmit të vëllimit poetik “L’œil qui chasse” nënvijëzohet fakti se përmes vargjeve të tij “Arian Leka ndërmend mitologjinë e vendit të tij të lindjes, Shqipërisë, duke i kthyer simbolet detare në parimin veprues të veprës së tij prej poeti, novelisti dhe romancieri. Një rrjedhshmëri e ashpër buron prej veprës së tij, që i rri mirë dhe në mënyrë të përkryer qenieve të saj të jashtëkohshme, përbërë prej ajri, uji dhe shkëmbi–janë njerëz me shpresën drejt detit të hapur, por që një nevojë e domosdoshme, tekanjoze, i mban mbërthyer në tokë.
 Ajo që që ka më shumë rëndësi për poetin nuk është kënaqësia e të jetuarit, por ekzistenca për të lundruar. Vetëm kështu ai mund të rijetojë së brendshmi intervalin e një shkrepëtime të pashprehshme, emocionin e njeriut të guvave përballë detit femëror, këtij “atdheu të lëngshëm e të paqëndrueshëm në hartë”. Kështu poeti synon të kuptojë më së miri njeriun modern. Syri i tij gjuan imazhe, një lloj ndjekjeje që i mundëson koleksionimin e përvojave të jetuara. Autori i filtron këto përvoja përmes një prizmi të vetin poetik, duke shtrembëruar me vetëdije realitetin, për ta formuar përsëri atë. Rekoman-

E enjte 23 maj 2013 •

BRAKTISET KINEMAJA LINDORE

Pedagogët: Shkolla shqiptare në progres

lindore. “Tek studentët unë them se nuk mund të ketë dallime sepse formula është e njëjtë: të jesh në ekran e të ndjekësh mundësinë e krijimit. Aq më tepër kur nuk ka doza censure apo investime të diferencuara. Për studentët investimet janë përgjithësisht minimale dhe është pasioni i tyre që mbërrihet në këto nivele”,thotë Shanaj. “Shkollat e Ballkanit

përafërsisht janë në një frymë. E vetmja gjë që mund të dallohej konsideroj se Prishtina ka qenë pjesë e shteteve ose pjesë e Federatës Ish- Jugosllave. Ka pasur mundësinë të vjelë të mirat e të dyja anëve. Në këtë periudhë konsideroj se të dy shkollat ecin me frymë të re të bashkëpunimit lindje- perëndim. Tashmë mundësitë janë shumë më të

mëdhaja se vitet e kaluara për kolegët e mi”,- thotë Hazir Haziri, dekan i Fakultetit të Artit skenik Prishtinë. Shfaqja e prodhimeve më të mira të gjinisë së filmit me metrazh të shkurtër në Tiranë, vjen në kuadër të projektit “Ura me tri harqe”, i cili për të pestin vit vjen si një bashkëpunim mes tre Universiteteve të Artit, Tiranës, Prishtinës e Tetovës.

Botohet në Francë libri me poezi të zgjedhura të

Arian Lekës

SHËNIME KRITIKE “Poezia e Arian Lekës, është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë. Artikulimi i ligjërimit poetik të Arian Lekës, kryesisht vjen përmes pamjeve përqasëse, (të tipit metaforik) përmes imazheve, poet me pjellori të madhe të përfytyrimeve, të vërshimeve metaforike dhe pleksjeve asociative, rrjedhë e pakëputur brenda hapësirës krijuese dinamike, hapësirë ku afrohen a përjashtohen dukuri e gjësende shpesh disparate, ku oreçast shkëmbehen logjikja me alogjiken, realja me surealen... “ Ali Aliu “Arian Leka është një nga zërat e pangatërrueshëm të këtij brezi dhe një autor që bën poezi programatike, të lartë, për të mos thënë vizionare. Ajo që e shquan nga zërat e tjerë është thellësia dhe largpamësia e programit poetik. Një program që nuk shkon nga letra tek autori, duke iu bërtitur gërmave e tingujve të bëhen vargje, por që rrjedh natyrshëm nga autori dhe kthehet si vetiu në poezi”. Ardian Christian Kycyku “Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, është afrimi me eksperimentin e avangardës, një çudi kaleidoskopike dhe përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale”. Ervin Hatibi “Arian Leka është magu më pa patetikë. Poezia e tij është më e spikatura e llojit që thyen kanone, një poèsie pure në të gjitha nivelet e saj, kthim i gjuhës në zanafillë, përmes miteve, filozofisë dhe mistikës”. Agron Tufa “Poezia e Arian Lekvs është një poezi e shkruar thellësive dhe e kënduar në lartësi. Arian Leka mendon dhe ndjen gjuhësisht”. Xhevahir Spahiu “Arian Leka i përdor në poezinë e tij, ngjashëm diktojnë novacionin aestetik të sakrificës dhe primitivitetit përreth mitologjisë. Ky kontribut poetik në këtë fushë është po aq i rëndësishëm dhe i përafërt edhe me teorinë fizike të kontrastit, që vjen nga ngjyrat në artin e pikturës apo edhe të atij që vjen e krijon peshën emocionalë nën ritmin e muzikës”. Fatmir Terziu “Arian Leka ka një veçanti: konkurron me poetikë, madje me një poetikë të rrallë. Ai mund të quhet poeti i detit dhe i fluturimeve pindarike”. Erion Kristo “Arian Leka, në dallim nga brezi i vet krijues, spikat sidomos me strukturat muzikore, me të cilat ka “kompozuar”, jo thjesht një poezi, por një krijimtari të tërë”. Gentian Çoçoli Thelbësisht poezia e Arian Lekës të kujton përmasen e poezisë botërore, qoftë në mënyrën sesi temat e vogla rriten brenda një vargu me shpejtësinë e resë ashtu edhe për nga stilizimi poetik i vargut, ku planet e poshtme (të nëndheshme) të leximit i mbivendosen transparencës kuptimore në mënyrë harmonike dhe plotësuese, duke gjeneruar shumë më tepër fuqi komunikimi sesa mbart potencialisht një përmasë letrare si poezia. Alban Bala

dimi i botuesit “Editions Baudelaire” për lexuesin francez dhe njohësit e frëngjishtes është theksimi e faktit se “Arian Leka është një udhëtar i palodhur. Duke mbartur me vete gjurmët e origjines detare – ai e ka “kripën në gjak”. Ky poet interesohet veçanërisht për detin si burim jete. Megjithëse ndjellës nostalgjie, deti për të mbetet i hapur

drejt së ardhmes. Larg klisheve romantike, kureshtia dhe vullneti e nxisin autorin për të gjetur tek deti gjurmët e njerëzimit. Dhe pastaj, paralelizmi / krahasimi i tij detit trupin e femrës është i pashmangshëm: det – nënë që ushqen me gji; botë e stuhishme, krenare, misterioze. Arian Leka është poet me trup e me shpirt. Fjalet e tij kanë jetë,

peizazhet e detit shtrihen, shpalosen, na hapen me melankoli të embël, si ajo që të krijon gjendja e të qenit i dashuruar, para se të perplasen tek faqet me arome prej shkume deti. Ky libër është një vëllim poetik mbresëlënës, i veçantë që do të prekë shumë lexues... ju merren mentë? ju zë deti !?”

Poezia e Arian Lekës është e ngarkuar me njeriun dhe, duke guxuar pakëz më tepër, them e ngarkuar me njerëzimin. Ky poet nuk shkruan thjesht çfarë jeton, por sidomos çfarë jetohet.Gjithë meditacioni estetik i Arian Lekës gjendet nën hipnozën e qasjes jo te sendi vetë, por tek ideja e sendit, tek përfytyra e dukurisë. Poezia e Arian Lekës është , në të gjitha nivelet e saj, një hipertekst organikisht metafizik. Zija Çela Arian Leka nuk ka shkruar kurrë përmbledhje me poezi, ai ka shkruar libra poetikë të përkryer. Libri i tiji detit na bën detar, pasi siç është thënë “i kushtohet atyre që i qëndruan detit përballë dhe atyre që i kthyen shpinën”. Rifat Ismaili


• E enjte 23 maj 2013

S

hqipëria, letërsia dhe kultura e saj u paraqitën këto ditë në panairin ndërkombëtar të librit, që u zhvillua në Torino të Italisë. Vendi ynë mori pjesë për herë të parë në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, me një stendë të tijën ku u paraqitën veprat e autorëve më të njohur shqiptarë të botuar në gjuhën italiane, si edhe një përzgjedhje titujsh në gjuhën shqipe. Pjesëmarrja e Shqipërisë u mundësua nga Qendra e Kulturës Shqiptare, me patronazhin e ambasadës së Shqipërisë në Itali. Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino është më i madhi në Itali dhe një prej më të rëndësishmëve në Evropë dhe në rajonin e Mesdheut. Në të marrin pjesë mbi 1200 ekspozues, si edhe rreth 3000 mijë gazetarë nga e gjithë bota, që ndjekin takimet e shumta që zhvillohen gjatë ditëve të panairit me autorët më të njohur italjanë dhe ndërkombëtarë. Panairi shënoi këtë vit edhe një numër rekord vizitorësh, mbi 340 mijë! Stenda shqiptare, e çelur për herë të parë në historinë e panairit të Torinos, u prit me mjaft interes nga publiku. Lexuesit torinezë patën mundësinë të njiheshin aty nga afër me veprat e Kadaresë, Kongolit, Aliçkës, Cekës, Zhitit, Kyçykut, Çulit, Mustafajt, etj., të përkthyera në italisht, si edhe ato të shkrimtarëve shqiptarë që shkruajnë dhe botohen drejtëpërdrejtë në gjuhën italiane, ndër të cilët Ibrahimi, Dones, Vorpsi, Kubati, etj. Nuk mungonin titujt e zgjedhur në gjuhën shqipe, si edhe një seksion i posaçëm kushtuar letërsisë dhe studimeve arbëreshe. Vizitorët e njohur Prania e Shqipërisë tërhoqi gjithashtu vëmendjen e shumë personaliteteve të artit dhe të politikës së vendit fqinj. Kështu, hapësira shqiptare u vizitua nga tre përfaqësues të lartë të qeverisë italiane, ministri i Turizmit dhe Kulturës Massimo Bray, ministri i Marrdhënieve Parlamentare Dario Franceschini dhe ministrja e Integrimit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar Cécile Kyenge. Përfaqësuesit e lartë të institucioneve të shtetit fqinj shprehën vlerësimin e tyre për ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë në bashkësinë evropiane dhe u interesuan për aspekte të posaçme të kulturës dhe trashëgimisë së vendit tonë, pa harruar realitetin e bashkësisë së madhe shqiptare që jeton dhe punon në Itali. Ministrat italianë u shprehën njëzëri të bindur se marrdhëniet mjaft të mira mes dy vendeve tona do të rriten dhe fuqizohen edhe më tej në të ardhmen. “Gëzohem ta shikoj Shqipërinë në Panair”, - u shpreh në shënimin e tij në librin e përshtypjeve të stendës shqiptare, ministri Franceschini, “deti në mes na bashkon, nuk na ndan!” Stenda shqiptare u vizitua gjithashtu edhe nga kritiku i

Shqipëria në panairin ndërkombëtar të librit në Torino

Kulturë

»

21

Qendra e Kulturës Shqiptare Procesi i emigracionit drejt vendeve të zhvilluara perëndimore, që ka nisur në fillim të viteve ‘90-të ka çuar deri më sot drejt Italisë fqinje mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë. Rreth një e treta e tyre jetojnë dhe punojnë në rajonet veriperëndimore të Lombardisë dhe Piemontit, që përfaqësojnë së bashku një prej zonave më të zhvilluara të Evropës. Pikërisht në këtë territor vepron tashmë prej disa vitesh edhe Qendra e Kulturës Shqiptare. Ajo është themeluar nga një grup intelektualësh, artistësh, sipërmarrësish dhe aktivistësh të shoqërisë civile me qëllim kryesor promovimin e kulturës dhe të imazhit të Shqipërisë. Qendra mbështet gjithashtu procesin e integrimit të bashkësisë shqiptare, nxit pjesëmarrjen aktive të qytetarëve shqiptarë në jetën kulturore, sociale, ekonomike dhe politike të Italisë dhe bën përpjekje për zhvillimin dhe konsolidimin e marrdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

njohur i artit Vittorio Sgarbi. Ai e vizitoi pavjonin shqiptar, ashtu si edhe ministri Bray, në mbyllje të ceremonisë së inaugurimit, ku mori pjesë ambasadori shqiptar në Itali prof. Neritan Ceka. Sgarbi dhe ministri Bray u ndalën gjatë në stendën shqiptare, ku u shoqëruan nga ambasadori Ceka, i cili i ilustroi miqve italianë përmbajtjen e saj dhe aspekte të letërsisë dhe trashëgimisë shqiptare. Në ceremoni morën pjesë gjithashtu konsulli i Shqipërisë në Torino, z. Artan Doda, drejtori i Zyrës së Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino, arkitekti Giovanni Lauria dhe prof. Vincenzo Cuçi i bashkësisë arbëreshe. Me ftesë të drejtorit të Qendrës së Kulturës Shqiptare, gazetarit Benko Gjata, stendën e vizitoi edhe një personalitet i shquar i letërsisë botërore, shkrimtari amerikano-latin Luis Sepulveda. Autor i një numri të madh best-sellerësh, ndër të cilët romanet “Ditari i një vrasësi sentimental”, “Plaku që lexonte romane dashurie”, “Një emër toreadori”, etj., Sepulveda është jo vetëm një prej autorëve më të lexuar e më të vlerësuar bashkëkohorë, por edhe një emblemë e lëvizjes mjedisore botërore dhe aktivist i njohur i organizatës Greenpeace. Gjatë vizitës në stendën shqiptare ai u njoh me veprat e paraqitura dhe u interesua për situatën e sektorit të botimeve në Shqipëri. Në fund të vizitës ai la një mesazh në librin e përshtypjeve, përmes të cilit përshëndeti të gjithë miqtë dhe lexuesit e tij

shqiptarë. Sepulveda do të vijë së shpejti në shqip përmes botimeve të shtëpisë botuese “Dudaj”, gjithashtu e pranishme në stendën shqiptare, me një numër titujsh të zgjedhur. Takimet me shkrimtarë Në hapësirën e stendës u zhvilluan gjatë ditëve të panairit edhe takime me autorë shqiptarë dhe të huaj. Ndër ta spikasin takimi me shkrimtaren Anilda Ibrahimi, vepra e së cilës botohet në Itali nga shtëpia botuese prestigjioze Einaudi dhe ai me gazetarin Alessandro Leogrande, autor i librit “Mbytja e Anijes”, kushtuar ngjarjes tragjike të fundosjes në ujërat e Kanalit të Otrantos, në ’97-ën, të motovedetës “Katër i Radës” pas përplasjes me anijen ushtarake italiane “Sibila”. Takimet ndihmuan në promovimin e stendës dhe u ndoqën me mjaft interes nga publiku i panairit, që u ndal gjatë në bashkëbisedime me autorët e ftuar në mbyllje të veprimtarive. Konkursi “Lingua Madre” Një prej momenteve më të ndjekura të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Torino ishte edhe ceremonia e dhënies së çmimeve të konkursit të njohur “Lingua Madre”, kushtuar shkrimtareve të reja nga e gjithë bota që shkruajnë në gjuhën italiane. Edhe këtë vit në konkurs merrnin pjesë shumë autorë shqiptare, një prej të cilave, 16-vjeçarja Lina Alushi fitoi çmimin “Rotary Club Torino Mole Antonelliana” për tregimin më të mirë, që do të botohet në antologjinë e konkursit për vitin 2013.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall konkursin për vend të lira pune: Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departamentin e Auditimit

ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme.Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit.

KËRKESAT PËR KANDIDATËT E KËTIJ VENDI PUNE JANË: • Të jene diplomuar në një nga fakultetet e Universitetit Politeknik të Tiranës • Të kenë përvojë pune mbi 10 vjet • Të zotërojnë njohuri të veçanta në fushën e projekteve • Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj • Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit • Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese

PARAQITJA E DOKUMENTAVE: Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në datën 18/06/2013 këto dokumente: • Cv-në • Kërkesë për vendin e punës që konkuron • Kopje të Diplomës së shkollës së Lartë dhe kualifikimet pasuniversitare • Certifikatën e notave dhe librezën e punës të noterizuara • Dy rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm • Dëshmi penaliteti • Dhe dokumente të tjera nqs ka të cilat personi i çmon se mund t’i vlejnë në vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale • Dëshmi të dokumentave ose jo të zotërimit të gjuhëve te huaja.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. PËRSHKRIMI I PUNËS: Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat audituese. Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit, ia bën prezent përgjegjësit të frupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialitetit dhe riskut. Gjatë veprimatrisë audituese harton dokumentet e auditimit. Në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit,pasqyron me shkrim sqarimet për vrejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të kontrollit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve, të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e kontrollit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jepmendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si dhe për

KONKURRIMI Konkurrimi është i hapur për nënpunësit civilë nëpërmjet proçedurave të pranimit. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për kushtetutën, ligji nr. 8270, datë 23. 12. 1997” Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligj nr.8599,datë 01.06.2000, ligjin nr. 8549 datë 11. 11. 1999 “ statusi i nënpunësit civil”, ligji nr. 9131 datë 08. 09. 2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “rregulloren e Brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”, standartet e kontrollit të KLSH” dhe “Standartet ndërkombëtare të INTOSAI, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së 2012,si dhe faqen zyrtare të KLSH-së në internet”.


22

« speciale

P

aramilitari serb që u bë dëshmitari kryesor i prokurorisë në gjyqin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë thotë se duhet të tregonte për masakrat brutale që ka kryer njësia e tij. Zoran Rashkoviç është quajtur hero dhe kriminel lufte, patriot dhe tradhtar, i çmendur dhe gjeni. I pyetur nga BIRN për të përshkruar veten, ai tha se “është njeri i së vërtetës”. “Dua t’i jap fund kësaj heshtjeje 15- vjeçare, dua ta heq këtë brengë nga gjoksi dhe kryqin që mbaj në kokë”, tha ish-paramilitari serb, Zoran Rashkoviç, tani dëshmitari kyç i prokurorisë në rastin kundër 13 luftëtarëve serbë, të akuzuar për krime lufte në katër fshatra të Kosovës gjatë luftës së viteve 1997-1999. Rashkoviç, ish-anëtar i njësisë paramilitare “Çakajtë”, ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale në Beograd në disa raste, ku dha dëshmi për masakrat brutale në fshatrat Lubeniq, Pavlan, Zahaq dhe Qyshk, të gjithë në zonat rreth qytetit të Pejës. Për dy vjetët e fundit, Rashkoviç ishte nën mbrojtje të vazhdueshme të policisë, sepse kur vendosi të dëshmojë me emrin e tij, ai dhe familja e tij filluan të kërcënoheshin nga ish-”Çakajtë” dhe nga vetë njësia e policisë për mbrojtje të dëshmitarëve. Rashkoviç tha se e gjithë kjo ka vërtetuar se shoqëria “nuk do të dëgjojë të vërtetën për Kosovën”. “Pyes veten a isha më i manipuluar në vitin 1999, kur si djalë 20-vjeçar shkova në luftë me krenari, duke menduar se kjo ishte mënyra për të mbrojtur tokën time nga “shqiptarët e ligj”, ose tani, sepse doja të tregoja të vërtetën dhe rrezikova jetët e personave më të afërt, sepse besoja se kishte ardhur koha për t’u përballur me të shkuarën dhe për pajtim”, tha Rashkoviç. Dy herë refugjat Duke shpjeguar se çfarë donte të thoshte me “manipulim”- në vitet 1990, Rashkoviç tha se “të gjitha këto luftëra dhe fushata nga të gjitha anët se dikush po merrte tokën tonë, më bëri

Profil

E enjte 23 maj 2013 •

“Çakalli” i penduar

të mendoja se po bëja gjënë e duhur. Isha refugjat nga Kroacia dhe tani edhe nga Kosova”. Rashkoviç ka lindur në qytetin kroat të Rijekës, kur vendi ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Në mes të luftërave në Ballkan, kur ishte 15 vjeç, u arratis nga qyteti i tij i lindjes për në Kosovë. “Me babanë, nënën dhe vëllain tim më të ri, si refugjat për herën e parë, shkuam në Pejë, qyteti nga ku vjen familja ime”, tha Rashkoviç. Në vitin 1998, pasi përfundoi shkollën e mesme, bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak, dhe shërbeu si roje për Vladimir Lazareviqin, i cili në atë kohë ishte shefi i Trupave të Prishtinës së Armatës Jugosllave. Lazareviq që atëherë është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë në vitin 1999 nga Tribunali i Hagës. Gjatë shërbimit njëvjeçar filloi konflikti i armatosur mes guerilëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të sigurisë serbe, dhe Rashkoviç thotë se pa disa nga skenat më të tmerrshme të civilëve serbë që u vranë në kampin Kleçka të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe liqenin e Radoniqit, që e bindën t’i bashkohej luftës dhe të

luftonte për “tokën e Kosovës”. “Kur u ktheva, Peja nuk ishte i njëjti qytet. Gjashtë fëmijë serbë ishin vrarë në kafenenë “Panda”, kudo kishte urrejtje dhe mungesë tolerance”, tha Rashkoviç. Kur punonte në një dyqan të shitjes së kafesë, takoi Nebojsa Miniqin, të njohur si “Mrtvi” (“I vdekuri”), kriminelin e njohur dhe anëtarin e grupeve të ndryshme paramilitare dhe të një njësi e policie të quajtur Munja (Vetëtima), që dyshohet se ka kryer disa nga krimet më të tmerrshme të luftës. “Çakajtë” e frikshëm Miniqin e rekrutuan në një njësi të re, të quajtur “Çaka-

jtë”, që përbëhej nga dhjetëra luftëtarë serbë dhe sipas Rashkoviçit “bënte punët më të pista dhe të rrezikshme”. “Më bëri përshtypje në atë kohë të isha pjesë e njësisë. Isha fëmijë, ‘Mrtvi’ respektohej dhe i pëlqeja. Kjo mjaftonte për mua. Për mua, ai ishte alfa dhe omega”, tha Rashkoviç. “Për 100 ditë kjo njësi po shkatërronte në zonën e Metohisë, duke përhapur frikë dhe tmerr mes shqiptarëve”, shtoi ai. Në vitin 2010, prokurori për krime lufte në Serbi paditi luftëtarët Toplica Miladinoviq, Sreçko Popoviq, Slavisha Kastratoviq, Boban Bogiçeviq, Radoslav Brnoviq, Vidoje Koricanin, Velko Koricanin, Abdulah

Sokiq, Milojko Nikoliq, Sinisha Misiq, Zoran Obradoviq, Dejan Bulatoviq dhe Ranko Momiq për vrasjen e më shumë se 100 shqiptarëve në fshatrat e Zahaqit, Pavlanit, Lubeniqit dhe Qyshkut në Kosovë në vitin 1999. Në gjyq, Rashkoviç identifikoi shumicën e burrave si autorë të drejtpërdrejtë të masakrave. Të gjithë prej tyre përveç Toplica Miladinoviqit, i cili ishte komandant i Armatës Jugosllave, dyshohen të kenë qenë anëtarë të “Çakajve”. Struktura e komandës së “Çakajve” ende kontestohet, duke qenë se shumë anëtarë të grupit kanë thënë gjatë gjyqit se ishin pjesë e një njësie të rregullt ushtarake dhe jo të paramilitarëve. Rashkoviç tregon se lideri i njësisë Miniq, shpesh konsultohej me komandën e Armatës Jugosllave në Pejë. “Kishim simbole ushtarake, beneficione të ushtrisë si gaz dhe armë. Dhe ‘Mrtvi’ kishte dokumente zyrtare që thoshin se ishte oficer. Nuk e di nëse ishte nën komandën e Armatës Jugosllave, por e di se e dërgova të paktën dhjetë herë në komandën e Armatës Jugosllave për konsultime”, tha Rashkoviç. Miniq nuk

u përball kurrë me akuzat penale, sepse vdiq nga SIDA në Argjentinë në vitin 2005. Ai besohet se kishte lidhje të ngushta me policinë serbe dhe zyrtarët e lartë. Jeta pas masakrave Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor 1999, që i dha fund luftës në Kosovë, Rashkoviç dhe familja e tij u arratisën për në Serbinë Qendrore. Ai pastaj u bë pjesë e disa bandave kriminale dhe pas luftës u dënua me 12 vjet burgim për plaçkitjen e një banke. Në mbrojtje të tij, ai thotë se vetëm po përpiqej të “vidhte çfarë ishte vjedhur”, sepse banka që vodhi ishte pronë e Miroslav Miskoviqit, i cili është akuzuar se ka fituar në mënyrë të paligjshme 30 milionë euro nga kompani rrugësh të privatizuara. Kur ishte në burg, Rashkoviç, organizoi disa kryengritje, më të madhen më 2006, kur qindra të burgosur qepën gojën në protestë për kushte më të mira burgu. Ai u arratis nga burgu dy herë, dhe kur doli, u bë dëshmitar i mbrojtur në rastin e “Çakajve”. Në fillim ishte planifikuar që Rashkoviç do të dëshmonte me emër të koduar për të fshehur identitetin e tij, por për herë të parë në historinë e gjykatave në Serbi, një dëshmitar i mbrojtur vendosi të dëshmojë publikisht që të “tregonte të vërtetën për tmerret në Kosovë”. “Doja t’i shikoja të gjithë në sy. Kjo nuk u bë nga Serbia, por nga individë. Doja ta hiqja këtë brengë nga shpirti im. Doja që kjo të dëgjohej në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel. Nuk mendoj se është patriotike të heshtësh për këto krime, veçanërisht nëse djeg dhe vret fshatra të tërë. Është thjesht frikë”, tha Rashkoviç. Gjatë gjykimit, ai pati kërcënime të hapura nga ish-shokët e luftës. “Kam kuptuar se një kriminel është një kriminel. Nuk mund të justifikojmë veprimet tona duke thënë se “na bënë këtë neve, kështu që do të hakmerremi”, tha ai. Sot, ai thotë se është efektivisht “pa shtet”, sepse nuk ka dokumente zyrtare identifikimi: ka dorëzuar një kërkesë për kartën e identitetit dy vjet më parë kur e fundit kishte skaduar, por autoritetet po refuzojnë t’ia japin. “U ankova dhe kërkova ndihmë nga çdo institucion i mundshëm - policia, prokuroria, gjyqtari dhe avokati i popullit. Të gjithë thanë se do të më ndihmonin, por ende nuk kam kartën e identitetit”, tha Rashkoviç. “Ndihem i manipuluar, ose më mirë, i inatosur, sepse po i kërkoj vetë shtetit tim të më japë të drejtat e mia bazë njerëzore, ndërsa të gjithë ‘Çakajtë’ tjerë po ecin nëpër Beograd të lirë”, tha ai. Në të ardhmen, Rashkoviç tha se do donte të kthehej në Kosovë. “Kam tokë aty. Nuk shita asgjë. Do të doja të kthehesha dhe të filloja një jetë të re. Kjo është arsyeja pse fola. Ka ardhur koha për një dialog të vërtetë, sepse nuk kam edhe 15 vjet të tjera për të pritur”. “Dua të kthehem në shtëpi”, përfundoi ai.


SPORT • E enjte 23 maj 2013

Dortmundi 300 mijë euro shpërblim për Klopin Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop do të përfitojë 300 mijë euro shpërblim nëse skuadra e tij arrin të fitojë të shtunën në finalen e Ligës së Kampioneve përballë Bajernit. Është ky çmimi i vënë nga drejtuesit e klubit për trajnerin e tyre. Po ashtu edhe për lojtarët do të ketë një premio ekstra që llogaritet sa gjysma e trajnerit të tyre. Çdo lojtar i Dortmundit në rast të fitores në finalen e madhe do të shpërblehet me shumën e 150 mijë eurove. Ndërkohë që duhet thënë se vetë klubi ka përfituar deri më tani nga arritja në finalen e Ligës së Kampioneve plot 60 milionë euro. Kehl: Duam kupën në Dortmund Pas lajmit të bërë të ditur nga gazeta “Bild” kanë ardhur

dhe reagimet e para nga kampi verdhezi. Kapiteni i skuadrës, Sebastian Kehl ka deklaruar se shpërblimi është një motivim më shumë për skuadrën. Megjithatë titulli në Dortmund do të ishte shumë më tepër se një shpërblim i tillë. “Nuk është e para herë që klubi aplikon të tilla shpërblime. Gjithmonë

kemi marrë mbështetje, morale e fianciare. Megjithatë nëse do të ktheheshim nga Londra me kupën me vete, kjo do të ishte gjëja më e bukur”- ka thënë Kehl. 300 mijë ekstra për Klop-in Lojtarët do të përfitojnë nga 150 mijë euro për kokë nëse kthejnë kupën në Dortmund. Por për trajnerin Jurgen Klop

shpërblimi do të jetë dyfish. Gjithçka i referohet kontratës së nënshkruar nga palët në janar të vitit 2012, ku ndër të tjera ishte parashikuar dhe një klauzolë e tillë. Diçka që Klop ka deklaruar se nuk e kujton fare. “Më besoni dhe po e them sinqerisht. Nuk mbaj mend asgjë çfarë kam nënshkruar në atë kontratë!”- ka thënë numri një i stolit të Dortmundit. Bajerni Por edhe për Bajernin do të ketë një premio që pritet të jetë ndoshta edhe më e lartë se Dortmundi. Ndonëse nuk ka dalë ndonjë shifër, kujtojmë se vetëm në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës, lojtarët e Bajernit kanë përfituar nga 200 mijë euro shpërblim ekstra të vënë nga drejtuesit e klubit.

Ja pse Morati ka zgjedhur Maxarrin Arsyeja që Interi ka zgjedhur ish-trajnerin e Napolit është për çështje ekonomik. 51-vjeçari nuk kërkon një revolucion dhe emra të mëdhenj, por disa ndërthurje të vogla, siguri dhe një projekt afatgjatë për të rikthyer zikaltrit mes më të mirëve në Evropë

N

donëse mungon zyrtarizimi, Valter Maxarri do të jetë trajneri i ri i Interit, i cili do të zërë vendin e Stramaçionit. Duke iu referuar mediave italiane mes dy palëve është arritur një marrëveshje dhe në fillim të javës së ardhshme 51-vjeçari do të firmos një kontratë dy vjeçare, me një pagë neto 3.5 milion euro në vit. Por, përpara se të bëhet zyrtarizimi, presidenti i Interit, Masimo Morati dëshiron t’i komunikojë Stramaçionit vendimin e marrë. Sigurisht ky i fundit është i përgatitur për gjithçka duke parë sezonin që ka zhvilluar dhe vendin ku ka mbyllur kampionatin. Nga ana tjetër Maxarrit i pëlqen ideja që ta ngjisë vet Interin me një projekt afatgjatë dhe më pas të fitojë trofe me këtë skuadër. Sigurisht Maxarri kërkon edhe siguri për të ardhmen e tij tek zikaltrit. Morati është i bindur që një projekt i tillë mund të realizohet, duke parë edhe ecurinë e Napolit në drejtimin e Maxarrit, që për më tepër nuk kërkon revolucion, por zgjedhje racionale që të rrisin potencialin e grupit aktual. Kjo është edhe arsyeja që Morati ka zgjedhur Maxarrin, edhe pse mund të gjente një trajner tjetër që pretendonte një rrogë më të vogël. Gjithashtu, në favor të Maxarrit është fakti që skuadra është e mësuar të luajë me modulin e preferuar prej tij 3-4-2-1. Edhe pse Interi i Stramaçionit nuk shkëlqeu në mbrojtjen me tre, Maxarri mund të arrijë ta përforcoj këtë repart pa ndryshuar asgjë. Gjithashtu, në mënyrën e tij të

23

Higuain më pranë, Jovetiç goditja e dytë Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marota, ka konfirmuar interesimin e bardhezinjve për të afruar në skuadër Gonzalo Higuain dhe Stevan Jovetiç gjatë merkatos së verës. Mendohet se kampionët e Italisë kanë arritur të bindin si argjentinasin, ashtu edhe malazezin për transferimin, duke rënë dakord edhe për kushtet e kontratës, ndërsa tani mbetet të binden skuadrat përkatëse, Real Madrid dhe Fiorentina. “Jovetiç dhe Higuain janë të dy sulmues të mëdhenj, - ka konfirmuar Marota. Ne duam të përmirësojmë grupin që ka në dispozicion trajneri Konte, ndaj gjatë verës do të bëjmë gjithçka për ta forcuar edhe më shumë skuadrën.” Sipas mediave italiane, Juventusi dëshiron të zgjidhë sa më parë çështjen me Fiorentinën dhe Real Madrid rreth këtyre dy futbollistëve, para se të mendojë të bëjë një ofertë për ndonjë futbollist tjetër. Alternativa të tjera që u interesojnë kampionëve të Italisë janë Karlos Tevez dhe Luis Suarez.

Enigmë “çështja Alegri”, tifozët nuk e duan Sedorfin Takimi i shumëpërfolur mes numrit dy të Milanit, Adriano Galiani dhe trajnerit të Milanit, Masimiliano Alegri, duket se nuk i ka dhënë zgjidhje ngërçit të bankinës së kuqezinjve sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, sipas mediave italiane, rruga e largimit për Alegrin tashmë është caktuar nga presidenti Silvio Berluskoni, i cili dëshiron që të shikojë ish-mesfushorin Klarens Sedorf në stolin e skuadrës së tij. Pas daljes nga zyrat e klubit, ku Galiani është takuar me Alegrin, nuk ka preferuar të flasë në lidhje me të ardhmen e trajnerit, duke prerë shkurt: “Nuk kam asgjë për t’ju thënë. Gjatë takimit nuk ndodhi absolutisht asgjë, thjesht pimë nga një kafe”. E vërteta e takimit mes dy palëve nuk është bërë e ditur, por me shumë mundësi në atë moment Alegri ka mësuar se nuk do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm. Kontrata aktuale e Alegrit skadon pas një sezoni, por ai mund të firmos një kontratë të re me Romën, e cila e ka shprehur hapur interesimin për të nëse do të largohet nga Milani. Për sa i përket trajnerit të ardhshëm të Milanit, e emri më i përfolur është Sedorf dhe së bashku me të mund të rikthehet edhe ish-kapiteni Paulo Maldini në stafin drejtues. Por, tifozët e Milanit nuk e duan Sedorfin dhe kanë protestuar hapur ndaj tij me shpjegimin “se ai nuk është një trajner i vërtet, sepse deri më tani nuk ka drejtuar asnjë skuadër.”

48% e gjermanëve me Dortmundin, 21 me Bajernin

luajturit prioritet kanë krahët. Sigurisht, Maxarri do të bëjë edhe disa lëvizje të vogla dhe me shumë mundësi ai mund të marrë nga Napoli lojtarin e tij të preferuar Zunigën. Për sa i përket qendrës së mesfushës, Guarin pritet të bëjë rolin e Hamshik tek Napoli. Gjithash-

tu, Handanoviç konsiderohet i pashitshëm, ndërsa veteranët Kambiaso, Samuel dhe Stankoviç me shumë mundësi do të largohen. Ndërkohë që një shans pritet t’i jepet Kasanos, futbollist të cilin Maxarri e njeh që nga kohët e Sampdorias. Gjithashtu, nuk duhet

harruar se Interi në sulm ka edhe Palasion, një lojtarë që e njeh shumë mirë portën, por edhe Militon, i cili sezonin e a ardhshëm do të jetë gati pas dëmtimit të gjatë, pa harruar dhe blerjen e re Ikardi, i cili ka rënë në sy me paraqitjet e tij tek Sampdoria.

Levandovski: E ardhmja ime është vetëm tek Bajerni Sulmuesi i Dortmundit, Robert Levandovski e ka shprehur për herë të parë qartë se në rast të largimit nga Borusia, skuadra e vetme për të cilën do të luajë është Bajerni i Mynihut. Sipas “Sport Bild”, një i afërm i Levandovskit ka thënë se sulmesi polak ia ka bërë të prerë se: “Unë do të shkoj vetëm tek Bajerni!”

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Gjermania është e pushtuar këto ditë nga finalja e madhe e Ligës së Kampioneve. bashkë me këtë kanë nisur dhe sondazhet e ndryshme. Nëse gjermanët do të zgjidhnin një ndërmjet Bajernit dhe Dormtundit, për pjesën më të madhe të tyre fitues duhet të jetë skuadra e Jurgen Klopit. Sipas një sondazhi të Institutit “YouGov” me qendër në Laipcig, rreth 48% e gjermanëve simpatizojnë Dortmundin dhe trajnerin e tij Jurgen Klop, ndërsa 21% preferojnë Bajernin e Mynihut. Sa për pëlqimin e trajnerit, Jurgen Klop është i padiskutueshëm me 50% të votave, ndërsa Jup Hajnkes ka marrë vetëm 16%. Sa për fitoren finale në ndehsjen e së shtunës, 45% e gjermanave mendojnë se do të jetë Bajerni kampioni i ardhshëm i Evropës, ndërsa 33% e tyre japin Dortmundin kampion. Por për gjermanët finalja tërësisht gjermane në “Uembli” nuk është një tregues i superioritetit të futbollit të këtij vendi në Evropë.

Orangutangu Valter bast për Dortmundin Tani që finalja e Ligës së Kampioneve është në prag kanë nisur dhe bastet e kafshëve e shpendëve. Kjo modë e nisur me të famshmin oktapodin “Pol” po bëhet si një traditë në prag të çdo evenimenti të madh. Këtë radhë stafetën e ka marrë një orangutang, i cili midis dy fanellave ka zgjedhur atë verdhezi të Dormtundit. Megjithatë kjo përzgjedhje e tij është vënë në dyshim – edhe për shaka kuptohet – pasi orangutangu jeton në kopshtin zoologjik të Dortmundit.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E enjte 23 maj 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.