Iken Biba, taksat, diversantet

Page 9

SPECIALE • E mërkurë 17 prill 2013

»

09

KRIZA EKONOMIKE, GREQIA I KËRKON GJERMANISË DËMSHPËRBLIMIN E LUFTËS

Athina: Na keni pushtuar, duam 300 miliardë euro N jë raport sekret i qeverisë greke ngre pretendime për dëmshpërblime gjermane nga Lufta II Botërore. Ministria e Jashtme greke po shqyrton mundësitë nëse mund të riaktivizohen kërkesat e tilla ndaj Gjermanisë. Sipas informatave të gazetës “To Vima” ne Ministrinë greke të Financave, është hartuar një raport sekret prej 80 faqesh, ku bëhet fjalë për krimet e bëra në kohën e nazizmit. Ministri i Jashtëm Dimitris Avramopoulos bën të ditur se raporti i një grupi të ekspertëve po vlerësohet tani nga juristët. Raporti duket se konfirmon se Gjermania pas një marrëveshjeje për dëmshpërblim të nënshkruar në vitin 1960 u ka dhënë “viktimave të terrorit nazist” 115 milionë marka gjermane. Nga pikëpamja gjermane me këto para janë paguar kërkesat greke, ose janë vjetruar këto kërkesa. Greqia i referohet një marrëveshjeje të nënshkruar në Londër në vitin 1953, sipas së cilës pagesat për dëmet e luftës “shtyhen për periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore”. Athina kërkon 300 miliardë euro dëmshpërblim nga Gjermania për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ende kërkesa të hapura për dëmshpërblim? Hagen Fleischer, historian dhe profesor në Universitetin e Athinës, mendon se kërkesat greke janë të arsyeshme: “Pala gjermane ka deklaruar gjatë dekadave të kaluara: ‘Ende është herët, sepse Gjermania është e ndarë.’ Kështu ka qenë në periudhën prej vitit 1953-1990. Ndërsa në vitin 1990 u tha: ‘Kërkesat janë vjetruar, tani është tepër vonë.’ Ky është një lloj morali i dyfishtë”. Fleischer mendon se mbi bazat e marrëveshjes së vitit 1960 nuk janë rregulluar të gjitha kërkesat për dëmshpërblim. “Ky është vetëm interpretimi gjerman, - pohon Hagen Fleischer dhe shton: - Ambasadori i atëhershëm grek, Ypsilantis, ka bërë të qartë që në atë kohë se nuk janë mbuluar të gjitha kërkesat për dëmshpërblim. Sa për krahasim, me këto 115 milionë marka Holanda, e cila ka pasur shumë më pak dëme se Greqia, ka marrë një dëmshpërblim shumë më të lartë, ndaj kjo temë nuk ka përfunduar.” Në raportin e Ministrisë së Financave nuk flitet për shifra konkrete. Shoqatat e viktimave flasin për 160 miliardë euro, ndërsa komentatorët flasim për shumëfishin e kësaj shifre. Në raport bëhet fjalë për kërkesat për dëmshpërblim për shkak të viktimave dhe dëmeve materiale, si dhe humbjet nga kredia e detyruar që bankës qendrore greke iu desh të japë në vitin 1942. Hagen Fleischer mendon se pala greke duhet të heqë dorë nga kërkesat për kthimin edhe të interesit nga kjo kredi e dhunshme e dhënë regjimit nazist dhe duhet të koncentrohet te kërkesat për dëmshpërblimin e viktimave. Sipas tij, okupatorët e kanë pranuar borxhin nga kredia në vlerë prej 476 milionë marka të atëhershme dhe kanë filluar pagesat që para përfundimit të luftës. “Vlera e sotme do të ishte mbase

Në raportin e Ministrisë së Financave nuk flitet për shifra konkrete. Shoqatat e viktimave flasin për 160 miliardë euro, ndërsa komentatorët flasim për shumëfishin e kësaj shifre. Në raport bëhet fjalë për kërkesat për dëmshpërblim për shkak të viktimave dhe dëmeve materiale, si dhe humbjet nga kredia e detyruar që bankës qendrore greke iu desh të japë në vitin 1942

Aleksis Tsipras, pohon se ai e ka hapur këtë temë edhe në takimin me ministrin gjerman të Financave Volfgang Shauble, në janar. Gjermania: Grekët më mirë të shohin reformat Ministri i Financave Shauble thotë se këto kërkesa nuk kanë kurrfarë shansi. Për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung” ai deklaroi të enjten e kaluar se kërkesat për dëmshpërblime janë sqaruar kaherë. Shumë më mirë do të ishte për grekët nëse koncentrohen te reformat. Sipas tij, pala greke në këtë mënyrë po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga reformat që duhen bërë. Në Athinë kanë zgjuar shumë vëmendje kërkesat dhe spekulimet e fundit. Ministri i Jashtëm Avramopoulos thotë se nuk ka kurrfarë lidhje mes reformave dhe kërkesave për dëmshpërblim. Opozita është shumë e qartë në kërkesat e saj, ndërkohë që edhe në mediet greke kanë kërkesa të shumta për dëmshpërblim. Gazeta “Ta Nea” shkruan për një “luftë të ftohtë” mes Gjermanisë dhe Greqisë. Ndërsa gazeta majtiste “Gazeta e redaktorëve” flet madje për një “Pax Germanica” në Europë.

rreth shtatë miliardë euro, por pa llogaritur interesin. Një element plus për palën greke është që regjimi nazist

e ka pranuar borxhin”, - mendon historiani. Partia majtiste “Syriza”, fuqia më e madhe opozitare në parlament,

po ushtron presion ndaj partive në pushtet për të kërkuar dëmshpërblim prej Gjermanisë. Shefi i kësaj partie,

Borxhi, Greqia në pritje të këstit të dytë Inspektorët ndërkombëtarë të borxhit që do të vendosin për fatin e ekonomisë greke njoftuan një marrëveshje, që ka të ngjarë t’i hapë rrugën Athinës për të marrë këstin e radhës të paketës së shpëtimit. Në një deklaratë të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Europiane dhe Komisionit Europian thuhet se reformat e masave shtrënguese të ndërmarra nga Greqia ka gjasa të jenë të mjaftueshme për të lejuar dhënien e 3.7 miliardë dollarëve në të ardhmen e afërt. Mes reformave janë shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës të shërbimeve civile. Greqia ka qenë e varur te ndihma që nga vitit 2010 për t’i shpëtuar falimentimit. Sipas planit, ajo duhet të marrë 350 miliardë dollarë fonde shpëtimi gjatë disa vjetve. Në kthim Greqia ka premtuar të reformojë ekonominë me taksa më të larta dhe uljen e shpenzimeve qeveritare. Lexoni me shumë për temën.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.