Iken Biba, taksat, diversantet

Page 1

Reportazh/ Sezoni turistik 2013

»8

Qyteti i Durrësit ofron jo vetëm plazh, por edhe turizëm historik E mërkurë

17 prill 2013

Viti IX, Nr. 2950 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Kriza Ekonomike

SHBA, rikthimi i fantazmave Athina i kërkon Gjermanisë të terrorizmit dhe 11 shtatorit Amerika pyet nëse është goditur nga një sulm terrorist pasditen e së hënës në Boston. Masa të forta sigurie në gjithë vendin, por edhe në Londër »16

»9 300 miliardë euro dëmshpërblim për luftën

Përbërja e KQZ »4

Dorëhiqet

Denar Biba

Taksat e makinave

Aplikimi në qershor, opozita: Po bëhet për efekt elektoral

i hap rrugën anëtarit të LSI-së

Financat: Stimulon buxhetet familjare, do gjobiten të gjithë ata që nuk paguajnë në afat detyrimet për automjetet

»12

Manipulimi i Sigurimit Diversantët që zbarkuan, nuk janë të SHBA-së, por të UDB-së

Tentativat për përmbysjen e regjimit komunist nga forcat perëndimore dhe manipulimi i dosjeve nga shërbimet sekrete »18-19

Opinion Nga Redian Bushati

Këshilla për një karrierë brilante

»10

Nga Elvis Kotini

Nocione mbi Kodin Penal

»11

në Ka dhënë dorëheqjen nkmënyrë të papritur në a PS ryetari i zgjedhur ng

një Rama tashmë vetëm me që anëtar në institucionin hjet do të administrojë zgjed

etBiba: dorëheqja e vulln em shme, s’mund të trajtoh rtie si anëtar i rëndomtë pa

»3

Vizta e Ashton në Shqipëri

“Zgjedhjet do jenë testi juaj i integrimit, plotësoni standardet”

ngjarja te liqeni

Qëllohet biznesmeni në Tiranë, tre pistat ku po heton policia Pronari i një firme betoni është qëlluar pranë shtëpisë së tij në kodrat e liqenit, në orët e pasdites. Autori dyshohet një 25-vjeçar, policia ngre versionet e ngjarjes »7

Aleanca PS-LSI

Shtrihet në nivel lokal, në Tiranë përgatitet shkarkimi i Kosovrastit Pas votimit për KQZ është kundërpërgjigjur e majta, e cila ka paralajmëruar bashkëpunimin në këshillat vendorë në të gjithë vendin »3

Tregu ushqimor

Çmenden çmimet, fruta perimet shënojnë rekordin e 5 viteve të fundit

»6


02

« POLITIKË

E mërkurë 17 prill 2013 •

BALANCIMI I KQZ FORCON MË TEJ RADHËT E KOALICIONIT PS-LSI

Aleanca e re shtrihet në nivel vendor, do shkarkohet Kosovrasti Oli Xhilaga

P

artia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të bashkohen edhe në nivel lokal. Ky bashkim do të bëjë të mundur dhe balancimin e përfaqësimit të majtë dhe të djathtë në këshillat vendorë. E shfaqur si modë, pas votimit në Kuvend të zëvendësimit të Muhos, lidershipet e këtyre partive kanë vendosur që tashmë balanca të vendoset dhe në nivele të tjera jo vetëm në KQZ. U desh votimi në Kuvend që LSI t’i shpallë luftë ish-aleates së saj PD.

Qëndrimi Ndërsa sipas këshilltarit të LSI-së në Këshillin Bashkiak, Shezai Rrokaj, ky ishte një qëndrim politik i së majtës, në mbrojtje të votës së lirë. “Ky është qëndrim politik që erdhi pas seancës maratonë ku u sulmua një institucion që ne e quajmë të shenjtë, pasi është

Berisha: Prioritet kualifikimi dhe punësimi i të rinjve Arsimi profesional është baza për punësimin e të rinjve sot dhe për Kryeministrin Sali Berisha kjo arrihet nëse universitetet u japin të gjitha mundësitë studentëve për t’u kualifikuar në sektorët që kërkohen nga tregu. Gjatë një takimi me studentë dhe akademikë të Universitetit të Durrësit, Kryeministri përgëzoi këtë universitet për projektin FASTIP (Fakulteti i Studimeve të Aplikuara me Praktikën), i pari në Shqipëri sipas modelit gjerman. Kryeministri shprehu angazhimin për shtrirjen e këtij projekti në të gjithë vendin, si modeli më efikas për punësimin e të rinjve në përputhje me kërkesat e tregut. “Për ne si forcë politike të rinjtë kanë qenë dhe mbeten në krye të

axhendës sonë. Ne do të bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës, do të bëjmë gjithçka për përshtatjen e forcave të punës me tregun e punës. Në këtë kontekst arsimi profesional është i një roli të pazëvendësueshëm”, - tha Berisha. Gjithashtu Berisha u ndal dhe te hartimi i një platforme universitare, e cila sipas tij do t’u japë mundësinë të gjithë të rinjve të ndjekin ëndërrtat e tyre edhe në rast se nuk përshtaten me degën e zgjedhur fillimisht. “Unë jam dhe do të jem që të rinjtë të ndjekin pasionin e tyre, por ne duhet t’u krijojmë mundësinë atyre. Do të ecim gjithmonë me një platformë. Pra, të përpiqemi t’i bëjmë sa më poliedrike fakultetet tona”, - tha Berisha.

Votimi për KQZ, PS paralajmëron bojkot

DEKLARATA E MANJANIT

Ligjvënësit socialistë do të rikonsiderojnë raportet me Kuvendin

VENDIMI I PS

Vendimi Që prej ditës së sotme këshilltarët e këshillave vendorë të këtyre dy forcave do të jenë bashkë. Nga selitë respektive, Ylli Manjani i LSI e Saimir Tahiri i PS ishin në sinkron në deklaratat e tyre kur paralajmëruan ndryshimin. Pas këtyre deklaratave erdhi dhe një takim i këshilltarëve të LSI e PS në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës. Hapi i parë i aleancës së re do të jetë shkarkimi i Njazi Kosovrastit nga kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kreu i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, njoftoi se pas mbledhjes së këshilltarëve të LSI dhe PS u vendos bashkimi i votës së tyre në çdo Këshill Bashkiak të vendit. Dalipi bëri me dije se sot i dorëzohet kërkesa Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti. “Në Parlament u bë goditje e rëndë ndaj institucionit që garanton zgjedhjet, në këtë pikëpamje marrëveshja dhe koalicioni i ri nga sot kalon në bashkëpunimin edhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës, e majta do jetë forcë dominuese në Këshillin Bashkiak për të garantuar se vota e tyre do të jetë e garantuar për shkak të një shumice që do të vejë në radhë të parë interesin qytetar dhe një votë të dominuar nga interesi i demokracisë. Kjo është nisja dhe do i japim rrugë në të gjitha Bashkitë dhe Komunat e vendit. Ne sot grupet e këshilltarëve të PS dhe LSI sapo firmosëm kërkesën që do i drejtohet Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, për të marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak në interes të vlerave”, deklaroi kryetari i Këshilltarëve të PS-së, Aldrin Dalipi, pas përfundimit të këtij takimi.

Takimi me akademikët në Durrës

“Zgjedhjet e lira e të ndershme nga mbrëmë kanë vetëm një armik, ky është Kryeministri ende në detyrë që zëvendësoi ligjin zgjedhor të miratuar me konsensus me një marrëveshje tepër të vjetër politike, që daton që nga koha kur ai ishte në opozitë, duke u kujtuar shqiptarëve se ka ardhur koha të jetë prapë në opozitë. Vlerësojmë se ekziston vetëm një objektiv politik i përbashkët i gjithë opozitës shqiptare, dhe ky është largimi i menjëhershëm dhe përfundimtar i Sali Berishës nga qeveria dhe nxjerrja e PD në opozitë”.

“Pas asaj që bëri Saliu me uzurpimin e paligjshëm të KQZ, ne kemi detyrë të rikthejmë legjitimitetin demokratik të çdo trupe kolegjiale dhe këtu duke filluar më së pari nga Bashkia e Tiranës dhe më pas në çdo njësi tjetër vendore, që pushteti vendor nga njëra anë të mos kthehet në bunkerin e fundit të pushtetit të degraduar dhe ilegjitim të Sali Berishës, dhe nga ana tjetër për të kthyer pushtetin vendor një kordon sanitar për të garantuar legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve”, u shpreh deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri.

Votoi pro shkarkimit të Muhos

Të rinjtë e FRESSH protestë para shtëpisë së Islamit Të rinjtë e FRESSH kanë nisur pasditen e djeshme një protestë përpara shtëpisë së Kastriot Islamit tek Tirana e Re. Kjo protestë vjen pas votimit të djeshëm në Kuvend, ku ish-deputeti i PS-së, Islami bashkoi votat me PD-në për shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI-së në KQZ, Ilirian Muho. Pro shkarkimit të Muhos dje votuan edhe dy ish-deputetët e PS-së, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani. Ndaj Islamit pati edhe dje revoltë të deputetëve socialiste. Gazmir Bizhga madje i kërkonte të linte sallën dhe sic tregoi më pas Islami, e kishte kërcënuar. Kjo situatë e tensionuar ndodhi para se të votohej në Kuvend shkarkimi i Ilirian Muhos. Mësohet se protestuesit e FRESSH mbajnë në duar pankarta, “Këtu banon tradhtari Kastriot Islami”. Të rinjtë janë shpërndarë më pas nga forcat e policisë. Kjo është hera e dytë që të rinjtë e FRESSH protestojnë përpara shtëpisë së deputetit Islami. Herën e parë ishte për zgjedhjet vendore të vitit 2011

institucioni i votës së lirë, ne mendojmë se pushteti lokal ka një prioritet që është mbrojtja e votës së lirë. Që do thotë bashkimi i energjive në mbro-

jtje të votës së lirë. Në radhë të parë krijojmë një mazhorancë të natyrshme dhe këtë duhet të shfrytëzojmë për hapat e mëtejshëm”, u shpreh Rrokaj.

Grupi parlamentar socialist do të rikonsiderojë raportet e tij me Kuvendin, pas zëvendësimit të anëtarit të KQZ. Por përpara formalizimit të një vendimi mbi bojkotim apo jo të tij, lidershipi socialist do të konsultohet me aleatët dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë. Kjo mësohet të ketë qenë fryma që ka përcjellë dje mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit kuvendor socialist. Bëhet e ditur, nga burime pranë këtij takimi, se ka qenë vetë kreu i PS-së, Edi Rama, ai i cili ka shprehur qëndrimin për rikonsiderimin e marrëdhënieve me institucionin e Parlamentit. Pritet që të jetë një tjetër mbledhje e zgjeruar e grupit parlamentar, që mund të thirret gjatë ditës së sotme, ajo e cila të vendosë mbi një çështje të tillë. Por nëse do të vendoset për bojkot të Kuvendit, e majta

do të shihte pozicionin e saj dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku mund të bëhet pengesë që me mospjesëmarrjen në mbledhje të kushtëzojë kuorumin për vendimmarrjen. E ndërsa këto pozicione mbeten për t’u formalizuar këto ditë, në mbledhjen e djeshme lidershipi socialist duket se një nismë e kishte të qartë në kokë, që disa orë më vonë e realizoi. Pas votimit pro në Kuvend për zëvendësimin e Muhos, tashmë shigjetimi i Kastriot Islamit për PS është mëse me vend. Për këtë arsye, lidershipi socialist orientoi të rinjtë e FRESSH për organizimin e një proteste përpara shtëpisë së Kastriot Islamit. Kështu, pas porosive, eurosocialistët pasditen e djeshme me pankarta në duar u drejtuan drejt banesës së Islamit ku organizuan një protestë.

Kreu i PS shigjeton votat e ish-socialistëve

Rama: Sundimtari i marrë fund, në këmbë vetëm falë mercenarëve Me tone të ashpra dhe me një gjuhë akuzash u përcoll dje qëndrim i kryetarit të Partisë Socialiste mbi seancën parlamentare të së hënës. Në vlerësimin e kreut të opozitës, seanca maratonë ku u shkarkua me votat e mazhorancës i zgjedhuri i LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho, ishte goditje ndaj Kushtetutës, KQZ-së, zgjedhjeve dhe imazhit të Shqipërisë. Përpara ligjvënësve socialistë në mbledhjen e e tyre të përjavshme, Rama shprehu falënderimet për përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, të cilët deklaruan qartazi kundërshtimin e tyre

ndaj zëvendësimit të anëtarit të KQZ. “Ajo që ndodhi dje në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka goditur vetëm Kushtetutën, ligjin, KQZ, zgjedhjet, por ka goditur Shqipërinë në sytë e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Të cilët, e kanë paralajmëruar, qoftë para dhe qoftë më pas, qeverinë për pasojat e atij akti brutal. Një akt tipik për një sundimtar të marrë fund që rri në këmbë megjithë pushtetin e tij të rrënuar vetëm falë një grupi mercenarësh”, vuri në dukje Rama, duke mos kursyer kështu dhe akuzat për ish-deputetët socialistë, që votuan pro shkarkimit të Muhos.


POLITIKË • E mërkurë 17 prill 2013

SHEFJA E DIPLOMACISË SË BE: BËNI ZGJEDHJE ME STANDARDE NDËRKOMBËTARE

Ashton: Zgjedhjet do të jenë testi i integrimit BE e shqetësuar për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri TAKIMET

Ervin Koi

S

hefja e diplomacisë eropiane, Catherine Ashton, theksoi dje në një konferencë për shtyp se zgjedhjet e 23 qershorit janë prova kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Pas turit të takimeve që zhvilloi dje me përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare ajo zhvilloi një konferencë për shtyp, ku theksin e vuri në klimën parazgjedhore si dhe në rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare. Gjatë konferencës për shtyp ajo bëri të ditur konkluzionet e takimeve që pati me Presidentin Nishani, Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Rama. Në përfundim të takimeve baronesha Ashton përcolli mesazhin e Brukselit për Shqipërinë në këtë prag zgjedhjesh parlamentare. Ajo theksoi se BE-ja po ndjek me vëmendje çdo zhvillim në përgatitjen e procesit zgjedhor dhe garantoi se ndërkombëtarët do të monitorojnë procesin zgjedhor. “Jam vërtet e lumtur që gjendem në Tiranë për këtë vizitë. Sapo jam takuar me zotin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës, zotin Edi Rama, me të cilët pata diskutime të rëndësishme. Vizita ime në Shqipëri zhvillohet një ditë pas diskutimeve të nxehta në parlament për përgatitjen e zgjedhjeve. Ju kemi ndjekur me vëmendje dhe sot unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim në të gjitha palët. Për BEnë është me shumë rëndësi që zgjedhjet parlamentare të këtij viti të jenë në përputhje me standardet europiane dhe

Baronesha Catherine Ashton ka përfunduar në orën 13:30 takimet në Tiranë me presidentin Nishani, Kryeministrin Berisha dhe shefin e opozitës Edi Rama. Për të dhënë detaje rreth vizitës së saj në Tiranë dhe temat e biseduara në takimet me krerët e shtetit shqiptar përfaqësuesja e lartë e BE-së doli në një konferencë për mediet. Ashtu siç ishte parashikuar në axhendën e saj, ajo pati takim me Presidentin Nishani dhe më pas dy liderët e politikës shqiptare.

KONFERENCA Takimi mes Kryeministrit Berisha dhe baroneshës Ashton ka zgjatur rreth një orë. Pas përfundimit të takimit ajo nuk u prononcua për mediet mbi bisedën që kishte bërë me shefin e qeverisë shqiptare. Pas këtij takimi kryediplomatja e BE-së u nis drejt selisë rozë për të zhvilluar takimin e fundit në Tiranë me liderin e opozitës Edi Rama. Pas përfundimit të takimit me Ramën ajo zhvilloi një konferencë për shtyp, ku dha detaje mbi bisedat e zhvilluara.

NACIONALIZMI Një nga çështjet e ngritura nga Ashton në konferencën për shtyp ishte retorika nacionaliste e përdorur muajt e fundit nga disa prej politikanëve shqiptarë. Konkretisht ajo u kërkoi krerëve të politikës shqiptare që të ulin tonet e nacionalizmit, pasi sipas saj janë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon. Veç kësaj ajo kërkoi që Shqipëria të vijojë të luajë rolin stabilizues për rajonin, ashtu siç ka bërë në këta 22 vjet demokraci. ndërkombëtare. Ky do të jetë test për integrimin e mëtejshëm në BE. Dje ne shprehëm publikisht shqetësim tonë për pasojat e mundshme të votimit në Kuvend, te besimi në procesin zgjedhor, se është detyrë e institucioneve që të krijohet besim në këtë proces, duhet të ketë besim në këtë proces. BE-ja është i angazhuar për të monitoruar dhe mbështetur

një proces të lirë e të ndershëm me standarde europiane dhe ndërkombëtare”, - u shpreh shefja e diplomacisë së BE-së. Më pas Ashton vlerësoi se progresi është në duart e shqiptarëve, por çelësi i progresit është kompromisi. Baronesha uroi që shqiptarët të punojnë për perspektivën europiane, pasi mbështetja nga Brukseli nuk mungon. “El-

ementet kyçe për progres janë një element kyç për gjetjen e kompromiseve. Ne kemi nevojë të shohim zhvillime të qëndrueshme, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me luftën ndaj korrupsionit e krimin e organizuar, siç është thënë në konkluzionet e KE-së në dhjetor. Komisioneri Fyle, për të cilin kam respekt, është tërësisht i angazhuar për t’ju

ndihmuar dhe po ashtu ka mbështetjen e plotë nga ana ime”, - tha baronesha Ashton mbi çështjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Më pas ajo kërkoi nga politikanët shqiptarë që të bëjnë kujdes me retorikën nacionaliste, duke kërkuar që roli i Shqipërisë në rajon të jetë i njëjtë me atë të viteve të fundit, si faktori stabilizues.

ÇËSHTJA E PRONAVE - KRYEFJALA E KONFERENCËS PËR SHTYP. “TË NA RIKTHEHEN SA MË PARË”

Shoqata e çamëve kërkon që rezoluta të hyjë në fuqi Shoqata “Çamëria”: Rezoluta e miratuar, të na kthehen të drejtat Pas publikimit të lajmit se rezoluta çame e vitit 2004 është ligjëruar, përfaqësuesit e këtij komuniteti kërkuan që ky draft të futet në fuqi sa më parë. PDIU-ja, duke e konsideruar të miratuar rezolutën çame, referuar hetimeve të zhvilluara nga administrata e Kuvendit, kërkoi sot zbatimin e çdo pike të përmbajtjes së saj menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Nëpërmjet një konference për shtyp të ish-drejtuesit të shoqatës “Çamëria” PDIU-ja kërkon që komunitetit çam t’i njihen dhe jepen të gjitha të drejtat sipas konventës europiane të lirive dhe të drejtave të njeriut, si katalogu më i plotë i lirive dhe i të drejtave të njeriut, që lidhen me kërkesat tona si e drejta e shtetësisë, e mosdis-

kriminimit, e pronës. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme e kësaj rezolute është shfuqizimi i ligjit të luftës dhe heqja e sekuestros konservative mbi pasuritë e shqiptarëve në përgjithësi dhe çamëve në veçanti. Duke kthyer në vëmendje datën 8 prill 2004, kur rezoluta çame realisht kishte marrë mbështetjen e mazhorancës parlamentare, në deklaratë thuhet: “Se ç’ka ndodhur atë ditë si dhe pse u mor ai vendim për ta quajtur të rrëzuar dhe pse u zbulua pikërisht sot që ajo rezolutë është miratuar, ne nuk e dimë dhe ngelemi në pritje të sqarimeve të hollësishme. Ne mbajmë mend se atë ditë luftuam shumë që ajo rezolutë të miratohej. Disa nga ne përfunduan dhe

në qeli, disa u përgjakën. Nëse do të kujtojmë atë ditë, atëherë ne duhet të ndihemi të lumtur që ia dolëm në përpjekjet tona dhe që ai tekst quhet sot i miratuar. Kjo rezolutë përbën një gur të rëndësishëm kilometrik drejt destinacionit tonë final: vënien në vend të një padrejtësie historike”, - përfundon deklarata. Ky reagim i shqotës “Çamëria” vjen pasi që prej 9 vjetësh rezoluta çame është e miratuar dhe si rrjedhojë politika shqiptare ka fjetur 9 vjet duke mos e zbatuar atë. Pas hetimit të bërë nga Kuvendi kjo rezolutë pritet të botohet në Fletoren Zyrtare dhe të fillojë puna e diplomacisë shqiptare si dhe asaj greke për të gjetur një zgjidhje.

»

03

ZGURI “Votimi i ligjshëm”

Fillon punën anëtari i ri i KQZ-së I sapo zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë për postin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka nisur punën në këtë institucion dhe në mbledhjen më të afërt do të jetë i ulur në vendin ku para pak ditësh qëndronte Ilirian Muho, anëtari i shkarkuar në seancën plenare të ditës së hënë. Në një prononcim për mediet Klement Zguro e vlerëson të ligjshëm vendimin e Kuvendit, pasi sipas tij mbështetet në frymën e ligjit zgjedhor, ku përcaktohen balancat politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Ajo është një balancë strikte, pra ligji nuk të lë të lëvizësh, tre me tre. Kryetari i KQZ-së nuk propozohet nga partitë politike. Kryetari zgjidhet nëpërmjet kandidaturave që vijnë në Kuvendin e Shqipërisë. Kështu, ligji e ka të parashikuar shumë qartë balancimin e forcave politike, ndaj dhe kryetari i KQZ-së ka një mandat 4-vjeçar, në mënyrë që të mos jetë në krye të institucionit për zgjedhjet e ardhme”, - shprehet Zguro. Shkarkimi i Ilirian Muhos nuk është rasti i parë. Zguro kujton edhe raste të tjera, kur shkarkimi është bërë me konsensus politik, madje kur KQZ-ja ishte organ kushtetues. “Ndërprerja e mandatit nuk ndodh për herë të parë. Kështu ka ndodhur në vitin 2000, kanë qenë mandatet kushtetuese. Kështu ka ndodhur në vitin 2004, kështu ka ndodhur në vitin 2008. Madje ka pasur edhe mandate që janë ndërprerë tre vjet rresht”, - thotë ai. Klement Zguro vlerëson se do të ishte absurd nëse opozita do ta përkthente qëndrimin e saj kundër me bojkot të KQZ-së, siç ndodhi gjatë procesit përgatitor të zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011. “Nëse ky votim nga Kuvendi do të sillte një bojkot të opozitës, do të ishte diçka absurde. Kjo nuk është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por e Kuvendit të Shqipërisë”, - pohon Zguro. I sapovotuari për anëtar të KQZ-së Klement Zguro ka një eksperiencë prej gati 16 vjetësh në administrimin e proceseve zgjedhore.


04

« POLITIKË

E mërkurë 17 prill 2013 •

NËNKRYETARI I KQZ, “KOKA E TURKUT” PËR ALEATËT E RAMËS, PBDNJ S’MUND TË PREKET

BOSTON

Dorëhiqet Biba, i hap rrugë anëtarit të LSI

Shpërthimet

Argumenton largimin e tij me shkarkimin e Muhos dhe votimin e kuvendit Ervin Koçi

N

ënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, dha dje dorëheqjen e tij për t’i liruar vendin një tjetër anëtari të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky vendim i Bibës ka ardhur për arsye se kreu i opozitës, Edi Rama nuk mund të kërkonte dorëheqjen e anëtares tjetër të PS-së, Albana Shtylla, për arsye se prishet barazia gjinore në tavolinën e KQZ-së, çka ka bërë që nënkryetari Biba të japë dorëheqjen. Edhe pse pas shkarkimit të Muhos u mendua se radha për të liruar vendin në KQZ do të ishte përfaqësuesi i PBDNJ-së, Jani Jani, kreu i PS nuk mund që të merrte një manovër të tillë politike, pasi rrezikon t’i përçajë përfundimisht me Vangjel Dulen, të cilin e kërkon sërish në një koalicion parazgjedhorë. Kjo manovër e Edi Ramë ka bërë që Partia Socialiste si forca e parë opozitare të mbetët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm me një përfaqësues, Albana Shtyllën. Edhe pse ish nënkryetari i KQZsë, Denar Biba, e ka argumentuar dorëheqjen e tij me faktin e shkarkimit të Muhos, përsëri pista më e sigurt është se Rama

Edhe pse pas shkarkimit të Muhos u mendua se radha për të liruar vendin në KQZ do të ishte përfaqësuesi i PBDNJ-së, Jani Jani, kreu i PS nuk mund që të merrte një manovër të tillë politike, pasi rrezikon t’i përçajë përfundimisht me Vangjel Dulen, të cilin e kërkon sërish në një koalicion parazgjedhorë. nuk mund të prishte pretendimet e dy aleatëve të tij, Ilir Metën, të cilin nuk mund ta linte për herë të tretë pa komisionarë, ashtu edhe Vangjel Dulen, ndaj të cilit i kanë dalë disa probleme me elektoratin që kjo parti përfaqëson. Deklarata e Bibës Ish-nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ar-

gumentoi dorëheqjen e tij me shkarkimin e Ilirjan Muhos nga posti i anëtarit të KQZ-së. Në shkresën e paraqitur në dyert e Kuvendit, thuhet se votimi i deputetëve të Kuvendin për shkarkimin e Muhos ka shkelur rëndë parimet e ndarjes së pushteteve dhe se ishin trajtuar si anëtarë të rëndomtë partie, gjë kjo që, sipas Bibës, nuk është

ÇMIMET PAS 2014, PASAPORTA 7500 LEKË DHE KARTA 1500 LEKË

Rritet çmimi i pasaportave “Sazhem-it” i zgjatet kontrata me pesë vjet

D

uke nisur nga janari i vitit 2015 kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do të kushtojnë më shtrenjtë. Ky vendim vjen pas nënshkrimit të zgjatjes së kontratës për kompaninë franceze “Sazhem”, e cila prodhon pasaportat dhe kartat e identitetit. Në kontratën e re të miratuar nga Kuvendi përcaktohet një rritje e çmimit të pasaportës dhe letërnjoftimit. Konkretisht një pasaportë pas 1 janarit të vitit 2015 do të kushtojnë 7500 lekë, duke pësuar një rritje me rreth 1500 lekë. Krahas pasaportës edhe letërnjoftimet do të kushtojnë më shumë, por nuk do të kenë një rritje në çmimin sa ajo e pasaportës. Një letërnjoftim pas 1 janarit të 2015, kur kontrata e re hynë në fuqi, do të kushtojë 1500 lekë, duke shënuar një rritje me 300 lekë. Kompania franceze “Sazhem” e ka argumentuar rritjen e çmimit në saj me rritjen e nivelit të sigurisë në pasaporta dhe letërnjoftime. Kjo siguri e shtuar në dokumentet e identifikimit ka të bëjë me identifikimin biometrik të fytyrës së personave pasi të bëjë kalimin në doganat

e vërtetë. “Megjithëse të propozuar nga struktura parlamentare e të votuar me shumica që tejkalojnë ngjyrimet partiake në Kuvend, dje, ne u trajtuam si anëtarë të rëndomtë partie, duke na fyer, e madje, ndonjërin edhe duke e cenuar në nderin e dinjitetin e tij personal e profesional. Në rrethana si këto, kur mbrojtja ligjore e institucionale që supo-

zohej se e kishim të garantuar si anëtarë të institucionit të ngarkuar nga ligji për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme është përdhosur haptazi, vlerësoj se duhet të jap dorëheqjen nga detyra e Zëvendëskryetarit dhe njëherësh anëtarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve”, shkruan Biba në letrën e dorëheqjes së tij.

Berisha i shpreh ngushëllimet Obamës Kryeministri Berisha dënon me forcë aktet e terrorit çnjerëzor e të shëmtuar të shpërthimit të dy bombave në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë kohës së zhvillimit të maratonës së Bostonit, të cilat shkaktuan vdekjen tragjike të disa qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e qindra të tjerëve. “Kryeministri Berisha u shpreh familjeve të viktimave, Presidentit të SHBA-ve Barak Obama dhe kombit amerikan, mikut të madh e të çmuar të shqiptarëve, ngushëllimet më të ndjera për humbjen tragjike të jetëve të pafajshme njerëzore, si dhe urimet më të sinqerta për shërimin e plotë të të plagosurve si pasojë e këtij akti të shëmtuar. Kryeministri Berisha shpreh mbështetjen e plotë ndaj agjencive të rendit e sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bindjen e tij të thellë se autorët e këtij krimi çnjerëzor dhe të shëmtuar do të vihen së shpejti përpara drejtësisë”, - bën me dije Këshilli i Ministrave.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore FTESE PER OFERTE (IFB) Nr i Kontrates: MADA/MMP/CW-Impl/RR Gradeskie-Reç/2013/ Financuesi(t): IFAD, QSh 1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) për të mbuluar kosto të programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për: Emërtimi i Punimeve Civile: Rehabilitimi i Rrugës Rurale Gradeskie - Reç, komuna Qendër, Malësi e Madhe (me gjatësi 1615 metra) Numri i Kontratës: MADA/MMP/CW-Impl/RR Gradeskie-Reç/2013

e vendeve të tjera. Krahas kësaj, sipas Ministrisë së Brendshme, me ndryshmet që do të bëhen në dokumentet e identifikimit do të eliminohet mundësia e falsifikimit të tyre. Sipas drejtoreshës për dokumentet e identitetit në Ministrinë e Brendshme Miranda Harizaj, kostoja rritet dhe për shkak të elementeve shtesë të sigurisë në to. Krahas shenjave të gishtërinjve do të shtohet dhe njohja biometrike e fytyrës sa herë që karta çekohet. “Futja e një elementi të dytë biometrik në fillim të vitit 2015 do të rriste sigurinë e sistemit të prodhimit dhe do të minimizonte në zero mundësinë e falsifikimit. Ky çmim është përshtatur duke pasur parasysh kushtet ekono-

mike”, - tha Harizaj. Kompanisë koncensionare “Sazhem”, e autorizuar për prodhimin e dokumenteve të identitetit në vend, iu shtua kontrata dhe me 5 vjet të tjerë. Gjatë kësaj periudhe ajo është zotuar të kryejë rreth 25 milionë euro investime në përmirësimin e cilësisë së këtyre dokumenteve. Që prej vitit 2008, kur kjo kompani filloi të operonte në tregun shqiptar, janë prodhuar rreth 3.2 milionë letër njoftime dhe 2.5 milionë pasaporta. Numri i lartë i prodhimit të mjeteve të identifikimit ka ardhur kryesisht pas liberalizimit të vizave, ku shqiptarët patën mundësi të udhëtonin pa viza drejt vendeve të BE-së vetëm me një pasaportë.

2. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër. 3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së pakthyeshme prej 1,500 (një mijë e pesëqind) Lekë në Bankën Kombëtare Tregtare numrin e llogarisë 403288094 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës dhe kërkesës në zyrën e Prokurimeve. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të metejshëm në të njëjtën adresë. 4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit, përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme. 5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 90 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë Data: 15.05.2013 Ora: 10:00 6. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës së ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. Ai duhet të jetë i vlefshëm deri 90 ditë pas datës së hapjes së ofertës. 7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë çeritifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhe një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do të konfiskohet. 8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjesisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës. 9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 08.04. 2013, ora 16.00.


AKTUALITET • E mërkurë 17 prill 2013

»

05

SHUMICA ME PRINDËR GJALLË, NUK KANË MUNDËSI EKONOMIKE T’I MBAJNË

Sistemohen në jetimoren e Elbasanit 7 fëmijë Drejtori i Arsimit, Blendi Gremi: Nuk ka rritje të numrit të braktisjeve ELBASAN- Kanë përfunduar në jetimore 7 fëmijë për shkak të gjendjes familjare. Kryesisht fëmijët janë banorë të Elbasanit. Komiteti Drejtues për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, pasi ka shqyrtuar saktësinë e dokumentacionit ka vendosur sistemimin e 7 rasteve në jetimore. Kështu është miratuar që 1-vjeçari K.Xh të strehohet në qendrën rezidenciale Misionarët e Bamirësisë për arsye se fëmija është i lindur jashtë martese dhe nëna e tij është e strehuar në një tjetër qendër për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Një tjetër fëmijë i lindur jashtë martese F. Ç lindur në Librazhd për arsye ekonomike

do të jetojë në jetimoren “Misionarët e Bamirësisë”. Një foshnje i lindur tre muaj më parë është braktisur nga nëna e tij nëpërmjet një deklarate noteriale duke ia lënë në ngarkim përgjithmonë rezidencës “Misionarët e Bamirësisë”. Ndërkohë prindër të gjendur në vështirësi detyrohen t’i sistemojnë në jetimore përkohësisht deri në përmirësimin e situatës ekonomike. Një nënë e divorcuar ka kërkuar sistemimin e përkohshëm për 5 vjet të vajzës së saj 10 vjeç deri në përmirësimin e situatës së saj ekonomike. Një tjetër nënë e divorcuar i është drejtuar këtij komiteti për të sistemuar fëmijët e saj. Fëmijët e saj

përkatësisht 10 dhe 6 vjeç do të sistemohen në fondacionin “Shtëpia e Shpresës” për arsye ekonomike dhe sociale. Një tjetër 10-vjeçar për shkak të gjendjes ekonomike të familjes do të strehohet deri në moshën 18-vjeçare pranë jetimores “Shtëpia e Shpresës”. Komiteti Drejtues ka miratuar gjithashtu rregulloren e veprimit të tij në vazhdim. Rastet e fëmijëve të braktisur kanë pësuar një rritje të lehtë. Por sipas drejtorit të Arsimit pranë qarkut, Blendi Gremi, situata është në kushte normale dhe se rastet që përbëjnë rrezik referohen nga strukturat shtetërore, OJF, por edhe mediat. L. Lleshi

ZONA KA PËRFITUAR EDHE NGA PROJEKTET E QEVERISË PËR DISA VITE

Banorët e ish-Kënetës, miliona dollarë investime ARTUR AJAZI DURRES- Popullimi me hapa shumë të shpejtë i zonës së Kënetës në Durrës, ka nxitur nisma të komunitetit të të ardhurve që të investojnë në mënyrë kolektive, apo edhe individuale për të ndërtuar strehën dhe infrastrukturën e domosdoshme. Statistikat bashkiake dhe nga Prefektura flasin për një popullsi që kapërcen shifrën e 40 mijë banorëve. Por ajo që vërehet në këtë komunitet, është mosha shumë e re mesatare, krahasuar me pjesën tjetër në popullsinë e zonës urbane në Durrës. Nga një studim i bërë vitin e kaluar, ka rezultuar se në ish-Kënetë rreth 50% janë të moshës deri në 20 vjeç. Pas viteve ‘90 si pasojë e lëvizjes qytetare brenda vendit, në ish-Kënetë nisën të ndërtoheshin banesat e para si barake, e më pas të ngriheshin qindra shtëpi njëra pas tjetrës. Sipërfaqja e zonës mendohet të jetë afro 30 ha dhe në parcelat e ndara nga kanale të mëdha, që shërbejnë për kullimin e ujërave të zeza e të bardha, janë vendosur në mënyrë të pakontrolluar qindra familje të shpërngulur nga veriu dhe jugu i vendit. Projektet e investimeve, si dhe e vullnetit të mirë të pushtetit qendror në vitet e fundit ka detyruar komunitetit të mendojë edhe vetë për diçka, që lidhet me jetesën që nga shtrirja e rrjetit elektrik, ndërtimi i kabinave elektrike, blerja e transformatorëve, instalimi i qindra e mijëra metër linear tub për ujin e pijshëm, shtrimin e rrugëve me çakëll etj. Fakti që në këtë zonë, e cila edhe pas bonifikimit të kryer rreth viteve ’60, nuk u mundësua popullimi dhe jetesa u dha shkas të ardhurve të ndërtojnë dhe të mos kenë probleme me pronarë të trojeve. Ndonëse një rast i tillë, ka qenë lehtësisht i mundshëm, për të kërkuar investime si dhe për të realizuar projekte, zona

Ankesë ligjore ndaj kompanisë

ZMK: Zgjidhje të shpejtë shqetësimit të të mbijetuarave të Himarës ELBASAN- Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka premtuar zgjidhje të shpejtë dhe ligjore për studentet e aksidentit të Himarës. Avokati Altin Goxhaj, drejtues i ZMK, ka realizuar një takim me studentët e këtij aksidenti në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Të mbijetuarat prej disa ditësh janë hedhur në protestë, pasi kompania e sigurimeve nuk i ka kompensuar për fatkeqësinë edhe pse kishte premtuar 1.5 miliardë lekë të vjetra. Avokati u shpreh se ndodhej në Elbasan pikërisht për këtë qëllim, për të përgatitur ankesën ligjore ndaj kompanisë dhe për t’i ndihmuar studentët që të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje. “Brenda 48 orëve do të bëhet përgatitja e një ankese zyrtare drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe vetë kompanisë SIGMA për dëmshpërblimin e studenteve të mbijetuara nga aksidenti. Kompania SIGMA ka mashtruar studentet, pasi vitin e kaluar deklaroi për një dëmshpërblim të shpejtë të tyre, gjë që ende nuk ka ndodhur. Shuma është 1.5 milionë dollarë sipas ligjit të sigurimeve për transportin. Pak ditë më parë kompania u ka premtuar dëmshpërblim diferencues studentëve ofertë që nuk është pranuar nga ana e tyre. Ndërkohë burime ende jo zyrtare bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar kompania qendrore në Austri, e cila sipas premtimeve të bëra duhet të mbulojë 80% të këtyre shpenzimeve. Organet studentore nisin një tjetër nismë në mbështetje të studenteve të aksidentuara një vit më parë në Himarë. Të mërkurën nis firmosja e një peticioni që i drejtohet të gjitha strukturave përgjegjëse që do të firmoset fillimisht nga studentët e pedagogët e Universitetit të Elbasanit. Studentët kanë paralajmëruar se do t’i përshkallëzojnë protestat. L. Lleshi

Ndaj një nxënëseje 15-vjeçare

Mbetet në burg mësuesi i anglishtes, akuza për tenativë përdhunimi

është lënë në dorë të banorëve dhe e paorientuar në projekte. Aktualisht në sipërfaqen e madhe që kufizohet me Shënvlashin, Porto Romanon dhe qytetin e Durrësit, nuk ka më thuajse asnjë pëllëmbë të lirë toke, ndërkohë që urbanizimi po kryhet sipas projekteve nga ministritë e linjës. Por e veçanta është se, nga banorët, kanë vite që grumbullojnë të ardhurat e tyre për të përmirësuar jetën. Banorët investojnë për jetesën e tyre Në ish- Kënetë mendohet se janë ndërtuar afro 6 mijë banesa, si dhe dhjetëra e qindra lokale shërbimi, punishte, apo biznese të llojeve të ndryshme, duke vetëpunësuar banorët. Nisur nga sondazhet e realizuara, mendohet që në këtë zonë të pabanuar deri tani, janë investuar rreth 130 milionë dollarë të gjitha për ndërtimin e banesave, lokaleve, shtrirjen e rrjetit të energjisë, ndërtimin e rrugëve dhe hapjen e bizneseve. Mesatarisht, një familje është detyruar për të ndërtuar jetën, si

dhe për t’u përfshirë në integrimin qytetar, duhet të paguajë 20 mijë dollarë, ndërsa në raste të tjera kjo shumë shkon deri në 30-35 mijë dollarë. Të gjitha këto para, janë pjesë e sakrificës dhe mbijetesës së komunitetit që është organizuar për t’i bërë ballë jetës me forcat kolektive. Në paratë e derdhura një sasi e konsideruar ka vajtur për llogari të shtrimit të rrugëve të përbaltura, për të larguar moçalin nga pragu, të tjera për të blerë shtylla e tel për drita, si dhe miliona lekë për tubat e ujit të pijshëm dhe depozitat. Sipas statistikave zyrtare, komuniteti është detyruar të investojë edhe për të tjera shërbime që i shërbejnë atij, ndërkohë që strukturat e qeverisjes vendore, kanë studime e projekte për rritjen e nivelit ekonomik të familjarëve. Co-Plan, prej 3 vitesh Qeveria austriake ka vite që i ka dhënë Co-Planit, shuma të konsideruar për investime, në kuadër të një projekti për “Zhvillimin e Habitatit”. Ky projekt është shtrirë në një zonë pilot

me një sipërfaqe 50 ha nga 300 ha, që mendohet të jetë e tërë ish-Këneta e populluar. Rreth 500 mijë euro fonde të qeverisë austriake, janë dhënë gjatë vitit 2012 për të ndikuar në urbanizimin e zonës, si dhe në thithjen e komunitetit në kushtet e partneritetit për zhvillim. Miradministrimi i fondeve ka bërë që projektet e investuara të jenë të prekshme dhe të krijojnë një klimë tjetër nga pjesa e lënë në harresë. Pikërisht në zonën pilot, infrastruktura rrugore dhe mjedisore është përmirësuar, ndërsa grupet e punës të ngritur nga Co-Plan, kanë mundur të bëjnë një regjistrim shumë të rregullt për numrin e banesave dhe të çdo ndërtimi tjetër, në kuadër të legalizimit, duke marrë përsipër të mbulojnë me fondet e tyre të gjithë infrastrukturën. Edhe pse në parcelën eksperimentale është përfshirë vetëm 1/7 e sipërfaqes së ish-Kënetës, ajo ka shërbyer si një mundësi e mirë për të thithur investime, si dhe për të ndryshuar jetën e këtij komuniteti në Durrës.

LEZHE- Gjykata e Lezhës lë në burg mësuesin e anglishtes të akuzuar për abuzim seksual ndaj një nxënëseje 15-vjeçare. “Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, akuzat janë një sajesë. Me këtë deklaratë është mbrojtur para gjykatës së Lezhës Dede Gjini, mësuesi nga Rrësheni, i denoncuar për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje nëpërmjet shantazhit për notën. Ai u është përmbajtur thënieve ne polici, se janë familjaret e vajzës ata që kanë sajuar historinë, por pa shpjeguar ndonjë motiv për këtë pretendim. Para gjykatës tha se vajza është nxënëse e mirë. Ai këmbënguli se në asnjë rast nuk i ka mohuar notën asaj, apo të ketë pretenduar shpërblim nga ana e vajzës. Pavarësisht nga ajo çka tha mësuesi i anglishtes, gjykata vendosi arrest me burg për Dede Gjinin deri në përfundimin e hetimeve në lidhje me ngjarjen.

Për llogari të Interpolit

Mashtrimi në Emirate, kapet në Morinë biznesmeni Ajdin Sejdia KUKES-Policia e Kukësit ndaloi mbrëmë për llogari të Interpolit biznesmenin Hajdin Sejdia. Burime nga Policia bënë të ditur se arrestimi është kryer rreth orës 22:00, teksa ai po lëvizte nga Tirana në drejtim të Kosovës. Blutë kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të tij dhe, siç mësohet, e kanë ndaluar atë në afërsi të pikës kufitare me Kosovën për verifikim. Sipas një burimi policor, i dyshuari ka tentuar të paraqitet me emrin Avni Sejdia dhe fillimisht nuk i është bindur urdhrit për shoqërimin e tij në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit, duke pretenduar identitetin e mësipërm. Me gjithë insistimin e tij, blutë e kanë ndaluar dhe, pasi vërtetuan se ai ishte i kërkuari nga Interpoli, kanë njoftuar eprorët e Tiranës. Policia e Kukësit ishte mjaft e rezervuar mbrëmë në dhënien e informacionit për shkak të skedës së Hajdisë, si dhe precedentëve të mëparshëm që kanë të bëjnë me skemat piramidale në Shqipëri dhe mashtrime në shuma të konsiderueshme edhe në shtete të tjera. Burime nga Policia bënë të ditur se Hajdin Sejdia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Emiratet e Bashkuara për mashtrim bankar.


06

« SOCIALE

E mërkurë 17 prill 2013 •

KY SEZON PREK ÇMIMET MË TË LARTA NË TË NJËJTËN PERIUDHË NË KËTO 5 VITE

Rriten çmimet e fruta-perimeve Sallata jeshile mban rekordin me çmimin më të lartë në treg

Situata Çmimet e fruta-perimeve janë të papërballueshme për koston e jetesës së banorëve

1 kg mollë varion sipas llojeve dhe tregut përkatës nga 80 lekë deri në 120 lekë. Portokalli varion nga 80 lekë/kg në 100 lekë/ kg. Karota kushton 85 lekë/kg, ndërsa sallata jeshile mban rekordin, duke variuar nga 200 lekë/kg në 240 lekë/ kg. Lakra e bardha blihet me 200 lekë/ kg, ndërsa ajo e kuqja kushton 220 lekë/kg.

Nuk ka asnjë kontroll në tregjet e kryeqytetit dhe asnjë reformë për të mos lejuar këtë rritje drastike që po pësojnë fruta-perimet, të cilat janë çdo ditë në tryezë dhe patjetër që po vënë në dilemë zgjedhjen e ushqimit të banorëve të Tiranës vetëm për shkak të çmimit. Kjo është ankesa e qytetarëve.

QYTETARËT

Ç

mimet e fruta-perimeve arrijnë stratosferën, duke u rritur ditë pas dite. Vështrimi në tregjet e kryeqytetit ka bërë të vihemi në dijeni për rritjen e vazhdueshme të çmimeve. Fruta-perimet, produktet që janë patjetër të domosdoshëm në jetën e çdo banori dhe të pranishëm në çdo vakt të shtruar në tryezë, janë pikërisht ato që mbajnë çmimet më të larta. Vetëm një vëzhgim nëpër tregje dhe shikon se 1 kg sallatë jeshile ka shkuar 200 lekë deri në 240 lekë, kjo në varësi të tregut. Aktualisht në tregun e Pazarit të Ri tabela e çmimit të sallatës jeshile shënonte 220 lekë kilogrami. Këto janë çmimet më të larta që kapin fruta-perimet brenda këtij pesëvjeçari në këtë sezon. Ndonëse Bashkia e Tiranës ushtroi kontrolle gjatë gjithë muajit dhjetor, duke mos lejuar dhe penguar rritjen e çmimeve gjatë festave të fundvitit, duket se pas ditëve të para të janarit çmimet dolën nga binarët.

ÇMIMET

Erta Bode

të Tiranës. Në tregje të ndryshme bëhet e ditur se 1 kg mollë varion sipas llojeve dhe tregut përkatës nga 80 lekë deri në 120 lekë. Portokalli varion nga 80 lekë/kg në 100 lekë/kg. Karota kushton 85 lekë/kg, ndërsa sallata jeshile mban rekordin, duke variuar nga 200 lekë/kg në 240 lekë/ kg. Lakra e bardha blihet me 200 lekë/kg, ndërsa ajo e kuqja kushton 220 lekë/kg.

PËRFITOJNË 100096 FAMILJE, SHKODRA ZË 15.5%

Rritet me 1% numri dhe fondi mujor Trajtimet e familjeve me ndihmë ekonomike Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike është rritur me 1% gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2012. Po me këtë përqindje është rritur dhe fondi mujor që merr çdo familje. Këto janë të dhënat zyrtare që raportoi INSTAT-i për të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë sociale. Faktikisht në tremujorin që po flasim u trajtuan me ndihmë sociale rreth 100096 familje në Shqipëri, ku qyteti i Shkodrës mban vendin e parë për numrin më të lartë të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, ndërsa Durrësi ka shifrat më të ulëta. Përkatësisht Shkodra zë 15.5%, të përkthyera në shifra familjare venë 15.371 familje, kurse Durrësi me 1390 familje që trajtohen me ndihmë sociale, përkatësisht 1,4 % të të gjitha familjeve në vendin tonë. Nga shifrat e INSTAT-it, duke i krahasuar të dhënat me 3-mujorin e tretë të vitit 2012, rezulton se me 1% është rritur dhe numri i familjeve dhe fondi mujor që ato përfitojnë. Aktualisht ka familje që përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë dhe familje që përfitojnë ndihmë ekonomike të pjesshme. Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë

Një kg domate blihet në tregun e Pazarit të Ri për 180 lekë dhe 1kg kastraveca për 100 lekë, ndërsa qepa dhe patatja variojnë nga 60 lekë deri në 80 lekë. Banorët ankohen se këto çmime janë të papërballueshme për rrogat e tyre dhe se jetesa në kryeqytet është bërë shumë e shtrenjtë. Nga ana tjetër tregtarët ankohen se nuk janë dora e parë e këtyre produkteve dhe

janë të detyruar në bazë të çmimit që i blejnë për të vendosur çmimin që do t’i shesin. Mirëpo nuk ka asnjë kontroll në tregjet e kryeqytetit dhe asnjë reformë për të mos lejuar këtë rritje drastike që po pësojnë fruta-perimet, të cilat janë çdo ditë në tryezë dhe patjetër që po vënë në dilemë zgjedhjen e ushqimit të banorëve të Tiranës vetëm për shkak të çmimit.

TREGJET Prodhimet detare

Kushtet e tregtimit të pafavorshme Në tregjet e kryeqytetit shiten prodhime detare në arka të mbushura me akull. Njerëzit mblidhen rreth arkave dhe mundohen të zgjedhin prodhimin që duan, kur kushtet e shitjes dhe kushtet e ruajtjes së tij janë tepër të pafavorshme dhe johigjienike. Nëse temperatura e ruajtjes së këtyre prodhimeve duhet të jetë nën zero për mos të lejuar qelbëzimin e tyre, prodhimet futen në arka dhe mbulohen me akull. Por në tregjet ku tregtohen prodhimet detare tregtohen dhe artikuj të tjerë, duke bërë që kushtet higjienike të bien në një nivel jo të pranueshëm. Banorët blejnë peshkun, karkalecat apo ngjalat e nxjerra në treg, pa ditur se kur janë nxjerrë nga deti, si kanë ardhur deri në këtë treg dhe duke harruar kushtet në të cilat e blejnë. Arkat e prodhimeve detare kanë një re grerëzash sipër si dhe një re pluhuri nga makinat që shëtitin rrugëve të tregut, edhe nga vetë banorët, të cilët, kur bëjnë pazarin, shkojnë aty me makinën e tyre. ISHP rri duarkryq, duke mos urdhëruar asnjë kontroll për këto situata në tregjet e kryeqytetit.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore FTESE PER OFERTE (IFB) Nr i Kontrates: MADA/MMP/CW-Impl/IC Guri i Bardhë-Xibër/2013/ Financuesi(t): IFAD, QSh 1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) për të mbuluar kosto të programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për: Emërtimi i Punimeve Civile: Rehabilitimi i Kanalit Ujitës Guri i Bardhë-Shkallë, komuna Xibër, Mat (me gjatësi 2.5 km) Numri i Kontratës: MADA/MMP/CW-Impl/ IC Guri i Bardhë-Xibër /2013

janë ato familje që nuk kanë asnjë të ardhur, nuk nxjerrin fitime vetjake dhe nuk kanë asnjë pronë fitimprurëse. Në Shqipëri numërohen 32.440 familje që përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë, ku shifrën më të lartë e kap kryeqyteti me 6.839 familje përfituese dhe shifrën më të ulët e kapin 1063 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë. Për sa i përket ndihmës ekonomike të pjesshme, ajo jepet në varësi të të ardhurave që përfiton familja dhe në Shqipëri

numërohen rreth 67 656 familje që e përfitojnë atë. Qyteti që ka më shumë familje që trajtohen me ndihmë sociale të pjesshme është Shkodra me 11 682 familje, ndërsa qyteti që ka numrin më të ulët të familjeve që përfitojnë këtë ndihmë është Durrësi me 327 të tilla. Në bazë të të dhënave konfirmohet se familjet më të shpeshta që përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë ose të pjesshme janë ato të përbëra nga 4 anëtarë, përkatësisht prindërit dhe 2 fëmijë.

2. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër. 3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së pakthyeshme prej 1,500 (një mijë e pesëqind) Lekë në Bankën Kombëtare Tregtare numrin e llogarisë 403288094 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës dhe kërkesës në zyrën e Prokurimeve. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të mëtejshëm në të njëjtën adresë. 4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit, përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme. 5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 90 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, Rruga “Shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë Selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë Data: 14.05.2013 Ora: 10:00 6. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës së ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. Ai duhet të jetë i vlefshëm deri 90 ditë pas datës së hapjes së ofertës. 7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë çeritifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhe një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do të konfiskohet. 8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjesisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës. 9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 07.04. 2013, ora 16.00.


AKTUALITET • E mërkurë 17 prill 2013

»

07

NOKA: PIKAT KUFITARE PËRTHITHIN FONDET E BE. REXHEPI: FRYTET GJATË SEZONIT VEROR

Ministrat: Hapen edhe 3 pika të reja kufitare me Kosovën Edhe 3 pika të tjera kufitare me Kosovën janë shtuar dje, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, me homologun e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi. Nga burimet zyrtare të dikatersit blu mësohet se bëhet fjalë për pikat në Borje-Glloboçicë, OrgjostOrçush dhe Shishtavec-Krushevë. Ndërkaq, u nënshkrua edhe një marrëveshje policore. Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm, tha se “Në këtë kuadër zhvillimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me Republikën e Kosovë, mbetet gjithmonë prioritar dhe merr një rëndësi të dorës së parë. Edhe pse kemi një bashkëpunim të shkëlqyer deri më tash jo vetëm në nivel politik, por

edhe ndërmjet strukturave në varësi të dy ministrive homologe është ende e nevojëshme të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjithaa fushat me interes të përbashkët. Eksperienca e shkëlqyer e PPKK MuriqanSukobin tashmë i hap rrugën shtrirjes së bashkëpunimit dhe hapjes së pikave të reja të kalimit mes dy vendeve tona. Me këtë marrëveshje mes qeverive të dy vendeve tona, tashmë merr jetë hapja tre pikave të reja të përbashkëta të kalimit kufitar mes dy vendeve tona: Shishtavec-Krushevë, Orgjost-Orçush (Dragash), Borje-Glloboçicë (Dragash). Vlen të theksohet fakti se aktiviteti PKK-ve, bazohet në legjislacionin respektiv të dy vendeve tona, rekoman-

dimet e BE-së, Kodin Shengen, si dhe në praktikat më të mira ndërkombëtare. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër edhe më e rëndësishme është rritja e komunikimt si në nivel fizik e shpirtëror, por edhe në kuadër të shkëmbimeve tregtare, çka do të ndihmonte ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e banorëve të zonave respektive, të cilët kishin mjaft vështirësi në lëvizjen e tyre të lirë. Hapja e këtyre pikave të reja mundëson përthithjen e menjëhershme të fondeve të BE-së, konkretisht të projektit IPA, çka do të mundësojë ndërtimin e një infrastrukture moderne që do të lidhë zonat respektive, mes dy vendeve tona”.

Sherri në Kamzë

I ngacmonte gruan, çifti plagos të atin e “mistrecit” Burrë e grua plagosin me pistoletë të atin e njeriut që ngacmonte gruan. Policia tha se ditën e djeshme rreth orës 10.30, në qëndër të Institutit Buqësor Kamëz, shtetasit Idriz dhe Dallandyshe Pitarka, (burrë e grua) përkatësisht 33 dhe 32 vjeç, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Nezir Buci, 58 vjeç, i cili është dërguar menjëhere në Spitalin Ushtarak, për trajtim mjekësor. Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilët shoqëruan autorët në polici, ku është bllokuar një armë zjarri pistoletë, që e mbanin pa leje, me fishekë në fole, si dhe disa gëzhoja. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë kryer për motive xhelozie, pasi djali viktimës, shtetasi Adriatik Buci, dyshohet se mund të ketë ngacmuar Dallandyshen, bashkëshorten e autorit Idriz Pitarka.

Vajza 25 vjeçe denoncon 2 tutorët

ATENTAT KOKËS NË LOKALIN POSHTË SHTËPISË. DY PISTA HETIMI

Katër plumba bosit të betonit e gardistit, dyshohet konkurenca Mariglen Mullai Pronari i një firme betoni në Tiranë është qëlluar me 4 plumba, mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ndërsa mbeti i plagosur edhe një efektiv garde. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 20.00, në një lokal në afërsi të Liqenit Artificial, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Lulëzim Koka dhe efektivi i gardës Rustem Rustemi. Ende nuk është përcaktuar ndonjë motiv për ngjarjen, ndërsa policia ka ngritur disa pista hetimi, ku përmenden disa konflikte të mëparshme të bisnesmenit me origjinë nga Berati, si dhe për shkak të konkurencës. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, një 25-vjeçar, ndërsa janë ngritur postblloqe për arrestimin e tij. Deri dje në orët e vona të mbrëmjes Koka ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja Gjithçka ka ndodhur poshtë pallatit ku Koka banonte, në afërsi të Liqenit Artificial, në ambientet e jashtme të një lokali. Duke iu referuar dëshmitarëve mësohet se Lulëzim Koka ishte ulur në tavolinë me efektivin e gardës Rustem Rustemi, në momentin kur autori iu afrua shumë afër dhe zbrazi 4 plumba pistolete mbi pronarin e firmës së betonit. Dëshmitarët kanë rrëfyer se autori mbante veshur tuta sportive, bluzë ngjyrë të kuqe dhe atlete të bardha. Një nga plumbat ka prekur edhe punonjësin e gardës, por duke e lënduar lehtë. Ndërkaq, pasi ka shtënë me 4 plumba pistolete mbi biznesmenin, sipas dëshmitarëve okularë, autori është larguar në këmbë në drejtim të Kodrave të Liqenit. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dëshmitarët kanë rrëfyer se autori mbante veshur tuta sportive, bluzë ngjyre

“Për dy vjet më mbajtën si prostitutë në Londër” Për dy vjet e kishin shfrytëzuar për qëllime prostitucioni pa dëshirën e saj, ndaj 25-vjeçarja denoncoi në Policinë e Tiranës dy tutorët e saj. Policia njoftoi se P.V me origjinë nga Berati është paraqitur në ambientet e drejtorisë së bluve kryeqytetas ku ka rrëfyer me detaje shfrytëzimin që i është bërë në vitin 2011-2012 në Angli, nga Joant. K dhe Fatmir B., të cilët e kishin nxjerrë në rrugët e Londrës dhe nën kërcënime për jetën e kishin detyruar që të prostituonte. Sipas saj, të gjitha paratë e grumbulluara i kishin përvetësuar tutorët. Në një gjendje të rënduar emocionale 25-vjeçarja ka rrëfyer dhe kalvarin e gjatë që nga momenti kur është mashtruar për herë të parë dhe largimi nga fshati i lindjes në Gorë të Kuçovës deri në arratisjen nga dy tutorët. Policia e Tiranës momentalisht ka nisur procedimin në gjendje të lirë për Fatmir B. 35 vjeç dhe Joant. K 40 vjeç, ndërsa dosja hetimore tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzën e trafikimit të femrave. Nga ana tjetër për arsye sigurie 25-vjeçarja P.V është marrë nën mbrotje, ndërsa pritet edhe dëshmia e dy të rinjve.

Ngjarja në Tiranë

Hajdutët vjedhin sende në makinën e USAID të kuqe dhe atlete të bardha. Strukturat e policisë si dhe të Krimeve të Rënda janë vënë në lëvizje për kapjen e autorit, ndërkohë që kanë rrethuar gjithë zonën. Pistat e hetimit Duke iu referuar rethanave të ngjarjes, ku autori nuk ishte përballur më parë me dy per-

sonat, mendohet se bëhet fjalë për një vrasje mafioze e të planifikuar. Kështu, grupi i ekspertëve, që sekuestroi gëzhojat dhe mori dëshmitë e të pranishmëve, dyshon se pista kryesore mund të jetë ajo e konkurencës, pasi objektivi ishte bisnesmeni i ndërtimit. Përgatitja e atentatit dhe sjellja e autorit, i cili mundi

Deklarata e sindikatës së policisë

“Policët, rroga të ulëta, u mohohen disa të drejta” Nisur nga analiza e situatës aktuale, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit njofton se “vëren me shqetësim se krimi nuk po kursen as jetët e punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të detyrës. Vrasjet e kryekomisarëve në Durrës e Tiranë e kanë çuar numrin e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës e për shkak të saj në 251veta e mbi 300 të plagosur”. Sipas sindikatës, “Punonjësit e policisë po paguajnë një çmim mjaft të lartë për ruajtjen e rendit e të sigurisë publike. Këto forca po punojnë në kushte pune mjaft të vështira materiale e financiare, në raport

me krimin dhe kriminelët, të cilët posedojnë fuqi financiare, mjete, armatim e pajisje speciale edhe më të sofistikuara se ato të policisë. Punonjësit e policisë, çdo ditë po rrezikojnë jetën e tyre, për zbatimin e detyrave të rendit e të sigurisë publike, pa kontrata të sigurimit të jetës. Pagat e ulëta në Policinë e Shtetit dhe mungesa e burimeve financiare kanë bërë që 75% e punonjësve të kenë të ardhura mujore familjare për frymë nën minimumin e jetesës”. Ndërkaq, sindikata thotë se “Punonjësve të policisë u janë mohuar vjetërsia në punë, ndërkaq rritja mesatare e pagave ka qenë

të largohej i qetë, është një prej motiveve që kjo ngjarje të cilësohet paraprakisht për shkak të influencave apo prishjes së balancave në fushën e ndërtimit. Ndërkaq, një tjetër pistë hetimi është edhe ajo e konflikteve të mëparshme të Kokës, ç ka mund të ketë shërbyer si motiv për të organizuar edhe eleminimin e tij.

në raport të zhdrejtë me ndalesat në pagë, kontributi që paguajnë punonjësit e policisë për trajtimin suplementar është rritur nga 1% në 5%, ndërkohë që përfitimi financiar i punonjësit që merr pension të parakohshëm është ulur 2.43 herë. Punonjësit e policisë, që nga viti 2008 nuk marrin pagesë për ushqimin. Ky trajtim është i miratuar me V.K.M. nr. 494 datë 01.08.2007, duke bërë që realisht të mos marrin rreth 10 mijë lekë në muaj, etj”. Ndërkaq, kjo sindikatë thekson se niveli i stresit në të cilin punojnë forcat e rendit është shumë i lartë për të pasur një përformancë dinjitoze në zbatimin e detyrës. Në fund, sindikata kërkon mbështetjen e komunitetit, institucioneve shtetërore dhe medieve dhe të kihet kujdes me hetimet e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, apo nga institucionet e tjera ligjore.

Një automjet i USAID është grabitur dhe thyer në mes të ditës. Burime të policisë së Tiranës bëjnë me dije se një automjet i USAID është vjedhur me thyerje në rrugën “Arkitekt Kasemi”, në Tiranë. Nga policia konfirmohet se autorët e vjedhjes kanë marrë brenda nga automjeti tip “Jeep” me targa TR 4246 K një aparat fotografik dhe sende të tjera të USAID. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të vjedhjes, pasi ende nuk dihet asgjë rreth tyre.

Propozimi i Krimeve të Rënda

Avokati për Dritan Dajtin do zgjidhet nga një short publik Për t’i dhënë fund ngërçit të krijuar në procesin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka propozuar si zgjidhje, caktimin e një avokati kryesisht që do të zgjidhet nga një short publik. Gjyqi ndaj Dajtit nuk zhvillohet prej më shumë se një viti, ndaj kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, u shkruan krerëve më të lartë të drejtësisë duke u propozuar zgjidhjen. “Për të zhbllokuar këtë situatë në kushtet kur i pandehuri Dritan Dajti nuk merr pjesë në gjykim dhe duhet patjetër ndihma e një mbrojtësi, Gjykata e Krimeve të Rënda ka propozuar një zgjidhje: atë të organizimit të një shorti publik nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, nën organizimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe në bashkëpunim dhe me Gjykatën e Krimeve të Rënda”, thuhet në njoftimin për shtyp të Krimeve të Rënda. Mbi 200 seanca gjyqësore ndaj autorit të masakrës së Durrësit kanë dështuar, për shkak se avokatët kryesisht nuk janë paraqitur në proces, ndërsa vetë Dajti s’pranon të zgjedhë një mbrojtës ligjor.


08

« TURIZËM

E mërkurë 17 prill 2013 •

PËRVEÇ DET DHE RËRË/ VIZITA DHE NË SITET TURISTIKE MË TË NJOHURA

Ja çfarë ofron bregdeti i Durrësit për sezonin 2013 ARTUR AJAZI

Q

yteti i Durrësit, me historinë e tij 3 mijë vjeçare, ka çfarë t’u ofrojë pushuesve dhe turistëve që kanë pronotuar hotelet, fshatrat turistike dhe vilat buzë detit. Objektet e shumta arkeologjike, muzeale, rregulli dhe pastërtia e ofruar ndryshe nga sezoni kaluar, duket se do të jenë një shans i mirë jo vetëm për të ardhurat e Bashkisë dhe komunave të zonave bregdetare, por edhe vetë biznesit durrsak. Durrësi mbetet sërish, edhe për sezonin e ri veror 2013, më i preferuari për pushuesit ditorë, dhe turistët vendas dhe të huaj. Çfarë ofron Durrësi këtë sezon... Amfiteatri 3 mijë vjeçar është i vetmi në llojin e tij dhe është zbuluar në vitin 1966. Nga të dhënat e marra nga specialistët e arkeologjisë për ekzistencën e tij, mësojmë se edhe historiografi i shquar shqiptar Marin Barleti në shek. XVI, ka pasur vlerësimet e veta kur shkruan se “në Dyrrah ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme”. Por Amfiteatri është zbuluar fillimisht nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi, i cili njihet edhe si “babai i arkeologjisë shqiptare të pas luftës”. Më vonë, aty kanë zhvilluar ekspedita edhe arkeologët durrsakë, dhe ekspedita, kurse në fund të viteve ’60, për zbulimin e amfiteatrit janë zhvendosur 50 familje dhe janë prishur 33 banesa private. Ekspeditat intensive janë zhvilluar në vitet 1967-1970. Amfiteatri i Durrësit ka arkitekturë romake dhe është ndërtuar në fund të shek. I p.k, në periudhën e perandorit Hadrian. Amfiteatri ndodhet në qendër të qytetit dhe 350 metra larg detit në drejtimin jugor. Ndërtimi i tij fillon në rrafshin e arenës në kuotën 5.50 metra mbi nivelin e detit. Dy të tretat e tij mbështeten në kodër. Boshti i madh i amfiteatrit është 127 metra, ndërsa boshti i vogël 103 metra. Përmasat e arenës me formë ovale janë përkatësisht 63 dhe 39 metra. Galeritë e amfiteatrit janë shfrytëzuar disa herë si vende ekspozitash arkeologjike, ndërsa në vitin 2004 janë organizuar disa spektakle artistike. Rrënimi i amfiteatrit ka nisur në shekullin e V-të, kohë në të cilën perandorët tashmë të krishterë i ndaluan ndeshjet vdekjeprurëse të gladiatorëve. Rrotonda Bizantine e Perandorit Anastasi Parë Ky objekt është ndërtuar në kohën e Perandor Anastasit I (491-518), me origjinë nga familjet senatoriale të Dyrrahut. Ndërtuar me material tulla e llaç, ndërtim karakteristik i kësaj periudhe, ku shënohen mbi tulla dhe vula të këtij perandori, si dhe të punishteve shtetërore, ergas-

terive. Asokohe bëhej rrethimi i qytetit me kurorë të trefishtë, gjatësi lineare 3,5 km, lartësi muresh 12 m, ndërsa gjerësi, siç vinte në dukje historiania bizantine A.Komnena, sa për të kaluar brinjas njëri-tjetrit katër kalorës. Edhe perandori tjetër me origjinë ilire, Justiniani (527-565) ndërrmori vepra me karakter mbrojtës, siç njihet, Portëza, ose Porto Romano, në veri të qytetit. Kompleksi rrethor

me diametër 40 metra është e shtruar pjesë-pjesë me pllaka. Bazilika e Arapajt, trikonkë, shek.VI mbas K., përmasa 69 x 28 m, një nga bazilikat e mëdha të vendit, me tre nefe, atrium e kuadriportik. Ndodhet 6 km, në lindje të qytetit, në zonën turistike të Plazhit, në fshatin Arapaj.

Turk, i ndërtuar nga pushtuesit turk, duke e kthyer qytetin, pas vitit 1501, në garnizon ushtarak. Përgjatë këtij muri ndërtohet dhe Kulla me Sahat, dhe në brendësi të lagjes “Kala”, ndërtohet Hamami Mesjetar dhe jashtë tij, në lagjen “Varosh”, “Pusi i Tophanes”.

Torra Veneciane me Murin antik turk Torra e famshme Veneciane, mbetet ndërtim karakteristik i

Pishinat termale Në themelet e teatrit “Aleksandër Moisiu” ndodhen edhe termat e periudhës romake. Nga pjesa e tyre e ruajtur mund të dallohet “caldarium” (salla me ujë të nxehtë) dhe “piscina”, e cila është e shtruar me pllaka mermeri të zi dhe të bardhë të kombinuara në formë gurësh shahu. Termat kanë pasur edhe ambiente të tjera: apodyterium (salla e zhveshjes), tepidarium (salla me ujë të vakët), frigidarium (salla me ujë të ftohtë). Pusi i Tophanesë Ndodhet pranë rrugës “Aleksandër Goga”, pas godinës së Prokurorisë së rrethit, 200 metra larg qendrës së qytetit. Është restauruar nga Atelia e monumenteve në vitin 2005. Monumenti mesjetar, i cili për disa shekuj me radhë kishte shërbyer si burim uji për lagjet qendrore të Durrësit, dallohet për kollonat dhe pjesët e pusit, që janë rivendosur në hapësirën prej 25 metra katrore. Sipas historianëve, pusi mesjetar i ka shërbyer më parë një punishteje për prodhimin e barutit, ç’ka i dha emrin “Top- Hane”. Xhamia mesjetare “Fatih” Xhamia është ndërtuar në rrënojat e një bazilike mesjetare të krishterë, e cila përbëhet nga salla e lutjeve, me një plan drejtkëndësh, e mbuluar me çati druri, që ndjek në përgjithësi linjat e mureve anësore të bazilikës. Portiku dhe minarja datojnë të një periudhë më të vonë. Xhamija “Fatih” nga banorët quhet ndryshe edhe xhamia e vogël. Mendohet të jetë ndërtuar në vitet 15021503, si një nga ndërtimet e para pas pushtimit osman. Duke qenë i lehtë nga pikëpamja e ndërtimit, ky tip ishte i mundshëm për ndërtesat e cilido qendër-qytet apo fshat.

në qendër të qytetit Ky kompleks ndodhet prapa Pallatit të Kulturës “A.Moisiu”, fundi i shek.V pas Krishtit. Së bashku me termat publike të periudhës romake poshtë themeleve të pallatit të Kulturës, krijon një ansambël, një “ishull arkeologjik” në qendër të qytetit. Forumi ka qenë i ndërtuar në formën e një portiku rrethor, në mesin e të cilit, gjendet një pjesë më e ngritur. Vetë “Rotonda”

shek. XV, kullë e rrumbullaktë, ndërtuar me blloqe guri gëlqeror, ku ndërfuten dhe pjesë arktektonike të periudhave të më parshme, siç është blloku i gurit gëlqeror me figurën e Hermesit, në funksionin e mbrojtësve të tregtarëve. Po e kësaj periudhe është dhe Kështjella e Sipërme, edhe këtu një kullë e rrumbullakët. Ajo ka një diametër prej 16 metra dhe lartësi 9.1 metër. Një objekt i rrallë është edhe

Shtëpia Muze “Aleksandër Moisiu” Shtëpia e “Aleksandër Moisiut” është përuruar si shtëpi muze në shtator 1982. Këtu ka kaluar fëmijërinë e tij aktori me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu, në vitet 1884-1889, ku ka kryer dhe vitet e shkollës fillore. Në dy dhoma, shpalosen në stenda biografia e tij familjare dhe artistike, bazuar në dokumente autentike, kurse në dhomën e dytë paraqiten vepra arti të krijuesve vendas për figurën e aktorit të madh. Muzeu etnografik është hapur në vitin 1982 në ambientet e

shtëpisë karakteristike durrsake të shek. 19, aty ku ndodhet shtëpia muze e Aleksandër Moisiut. Janë ekspozuar objekte origjinale të mjeshtrisë artizanale të banorëve të Durrësit e të rrethinave të tij. Përmban koleksion të pasur të veshjeve popullore të trevës etnografike të kësaj zone të Shqipërisë së Mesme, si dhe punime artizanale në material leshi, mëndafshi, pambuku, briri, bakri e guri. Në rrethin e Durrësit përfshihet një pjesë e krahinës së madhe etnografike të Shqipërisë së Mesme. Në Durrës ka kosovarë dhe çamë të shpërngulur që kanë ruajtur tradita të veçanta etnografike e folklorike. Muzeu arkeologjik Muzeu Arkeologjik ndodhet përballë shëtitores kryesore të qytetit, e cila mban emrin “Taulantia” dhe është përuruar më 13 Prill 2002. Muzeu i ri ka rreth 2000 objekte të ekspozuara dhe të klasifikuara sipas kronologjisë së zhvillimit të qytetit që nga periudha arkaike deri në Mesjetën e hershme. Nëntoka e Durrësit, duke qenë se qyteti aktual është i ngritur tërësisht mbi të vjetrin, është një burim i vazhdueshëm zbulimesh të reja dhe për këtë arsye është shpallur muze dhe mbrohet me ligj të veçantë. Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdhenj të Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrah u ndërtua nga Ilirët Taulantë, dallëndyshasit në shekuj XIIIXI p.k. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoiler, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus), si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani më emrin Dyrrah. Sipas autorëve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn. Mbreti Epidamn

ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vetë rolin e tij si liman-Port. Emri i vërtetë i mbretit vendas Dyrrah, indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit. Mozaikun i Bukuroshes dhe mozaiku i shekullit III pas Krishtit Mozaiku i zbuluar në vitin 1916, ka marrë emrin nga përmbajtja e tij. Vepra i përket shekullit IV para Kr. dhe ka formën e një elipsi. Mozaiku është punuar me gurë lumorë shumengjyrësh. Në qendër të dekoracionit është portreti i një gruaje, ndoshta Aura shoqëruese e Artemidës, e cila qarkohet nga një dekoracion i pasur lulesh. Mozaiku është i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë. Mozaiku i Hipokampit Ky mozaik është zbuluar në themelet e një banese. Ai është i punuar me teknikën bardhë e zi dhe paraqet 4 skena me motive nga mitologjia, të punuar me kubikë të zinj në sfond të bardhë. Mozaiku i Orfeut - Ky mozaik është zbuluar vetëm pjesërisht në vitin 1988, në bodrumin e një shtëpie. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në pah vetëm një pjesë të kësaj vepre që paraqet figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Ky është vlerësuar si një vepër me vlera të rralla për nga pasuria e figurave dhe realizimi i tij. Mozaiku i përket shekullit II pas Krishtit. Me vlera të çmuara është edhe mozaiku që është zbuluar në vitin 1968, gjatë punimeve për ndërtimin e pallatit të sportit “Ramazan Njala”. Ky mozaik i përket shekullit III-IV pas Krishtit. Në të janë paraqitur motive të ndryshme si gjethet e akanthit, luspat e peshkut dhe gërsheti.


SPECIALE • E mërkurë 17 prill 2013

»

09

KRIZA EKONOMIKE, GREQIA I KËRKON GJERMANISË DËMSHPËRBLIMIN E LUFTËS

Athina: Na keni pushtuar, duam 300 miliardë euro N jë raport sekret i qeverisë greke ngre pretendime për dëmshpërblime gjermane nga Lufta II Botërore. Ministria e Jashtme greke po shqyrton mundësitë nëse mund të riaktivizohen kërkesat e tilla ndaj Gjermanisë. Sipas informatave të gazetës “To Vima” ne Ministrinë greke të Financave, është hartuar një raport sekret prej 80 faqesh, ku bëhet fjalë për krimet e bëra në kohën e nazizmit. Ministri i Jashtëm Dimitris Avramopoulos bën të ditur se raporti i një grupi të ekspertëve po vlerësohet tani nga juristët. Raporti duket se konfirmon se Gjermania pas një marrëveshjeje për dëmshpërblim të nënshkruar në vitin 1960 u ka dhënë “viktimave të terrorit nazist” 115 milionë marka gjermane. Nga pikëpamja gjermane me këto para janë paguar kërkesat greke, ose janë vjetruar këto kërkesa. Greqia i referohet një marrëveshjeje të nënshkruar në Londër në vitin 1953, sipas së cilës pagesat për dëmet e luftës “shtyhen për periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore”. Athina kërkon 300 miliardë euro dëmshpërblim nga Gjermania për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ende kërkesa të hapura për dëmshpërblim? Hagen Fleischer, historian dhe profesor në Universitetin e Athinës, mendon se kërkesat greke janë të arsyeshme: “Pala gjermane ka deklaruar gjatë dekadave të kaluara: ‘Ende është herët, sepse Gjermania është e ndarë.’ Kështu ka qenë në periudhën prej vitit 1953-1990. Ndërsa në vitin 1990 u tha: ‘Kërkesat janë vjetruar, tani është tepër vonë.’ Ky është një lloj morali i dyfishtë”. Fleischer mendon se mbi bazat e marrëveshjes së vitit 1960 nuk janë rregulluar të gjitha kërkesat për dëmshpërblim. “Ky është vetëm interpretimi gjerman, - pohon Hagen Fleischer dhe shton: - Ambasadori i atëhershëm grek, Ypsilantis, ka bërë të qartë që në atë kohë se nuk janë mbuluar të gjitha kërkesat për dëmshpërblim. Sa për krahasim, me këto 115 milionë marka Holanda, e cila ka pasur shumë më pak dëme se Greqia, ka marrë një dëmshpërblim shumë më të lartë, ndaj kjo temë nuk ka përfunduar.” Në raportin e Ministrisë së Financave nuk flitet për shifra konkrete. Shoqatat e viktimave flasin për 160 miliardë euro, ndërsa komentatorët flasim për shumëfishin e kësaj shifre. Në raport bëhet fjalë për kërkesat për dëmshpërblim për shkak të viktimave dhe dëmeve materiale, si dhe humbjet nga kredia e detyruar që bankës qendrore greke iu desh të japë në vitin 1942. Hagen Fleischer mendon se pala greke duhet të heqë dorë nga kërkesat për kthimin edhe të interesit nga kjo kredi e dhunshme e dhënë regjimit nazist dhe duhet të koncentrohet te kërkesat për dëmshpërblimin e viktimave. Sipas tij, okupatorët e kanë pranuar borxhin nga kredia në vlerë prej 476 milionë marka të atëhershme dhe kanë filluar pagesat që para përfundimit të luftës. “Vlera e sotme do të ishte mbase

Në raportin e Ministrisë së Financave nuk flitet për shifra konkrete. Shoqatat e viktimave flasin për 160 miliardë euro, ndërsa komentatorët flasim për shumëfishin e kësaj shifre. Në raport bëhet fjalë për kërkesat për dëmshpërblim për shkak të viktimave dhe dëmeve materiale, si dhe humbjet nga kredia e detyruar që bankës qendrore greke iu desh të japë në vitin 1942

Aleksis Tsipras, pohon se ai e ka hapur këtë temë edhe në takimin me ministrin gjerman të Financave Volfgang Shauble, në janar. Gjermania: Grekët më mirë të shohin reformat Ministri i Financave Shauble thotë se këto kërkesa nuk kanë kurrfarë shansi. Për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung” ai deklaroi të enjten e kaluar se kërkesat për dëmshpërblime janë sqaruar kaherë. Shumë më mirë do të ishte për grekët nëse koncentrohen te reformat. Sipas tij, pala greke në këtë mënyrë po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga reformat që duhen bërë. Në Athinë kanë zgjuar shumë vëmendje kërkesat dhe spekulimet e fundit. Ministri i Jashtëm Avramopoulos thotë se nuk ka kurrfarë lidhje mes reformave dhe kërkesave për dëmshpërblim. Opozita është shumë e qartë në kërkesat e saj, ndërkohë që edhe në mediet greke kanë kërkesa të shumta për dëmshpërblim. Gazeta “Ta Nea” shkruan për një “luftë të ftohtë” mes Gjermanisë dhe Greqisë. Ndërsa gazeta majtiste “Gazeta e redaktorëve” flet madje për një “Pax Germanica” në Europë.

rreth shtatë miliardë euro, por pa llogaritur interesin. Një element plus për palën greke është që regjimi nazist

e ka pranuar borxhin”, - mendon historiani. Partia majtiste “Syriza”, fuqia më e madhe opozitare në parlament,

po ushtron presion ndaj partive në pushtet për të kërkuar dëmshpërblim prej Gjermanisë. Shefi i kësaj partie,

Borxhi, Greqia në pritje të këstit të dytë Inspektorët ndërkombëtarë të borxhit që do të vendosin për fatin e ekonomisë greke njoftuan një marrëveshje, që ka të ngjarë t’i hapë rrugën Athinës për të marrë këstin e radhës të paketës së shpëtimit. Në një deklaratë të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Europiane dhe Komisionit Europian thuhet se reformat e masave shtrënguese të ndërmarra nga Greqia ka gjasa të jenë të mjaftueshme për të lejuar dhënien e 3.7 miliardë dollarëve në të ardhmen e afërt. Mes reformave janë shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës të shërbimeve civile. Greqia ka qenë e varur te ndihma që nga vitit 2010 për t’i shpëtuar falimentimit. Sipas planit, ajo duhet të marrë 350 miliardë dollarë fonde shpëtimi gjatë disa vjetve. Në kthim Greqia ka premtuar të reformojë ekonominë me taksa më të larta dhe uljen e shpenzimeve qeveritare. Lexoni me shumë për temën.


10

« opinion

E mërkurë 17 prill 2013 •

Nocione mbi Kodin Penal

N

evoja ekstreme përbën një motiv kriminaliteti në kuptimin e posaçëm, pasi akti lidhet me rrethanat konkrete të veprës penale. Këto motive mund të shkaktohen për arsye nga më të ndryshmet, siç mund të jetë interesi socialekonomik i subjektit krimit, kushtet e vrasjes apo qëndrimet e mbrojtjes. Në planin teknik ne nuk duhet të mjaftohemi me nevojën ekstreme si dukuri e rastit, por duhet të shpjegojmë të gjithë elementet që formojnë sanksionin penal. Pavarësisht se termi mbi nevojën përdoret në literaturën juridike, kjo është një gjendje si nata me ditën në analet e shqyrtimit gjyqësor, pasi terminologjia është jo vetëm e papërcaktuar në rrafshin shoqëror, por dhe në planin mekanik “nevojë ekstreme” nënkupton masë zbatimi. Kështu që, kur flitet mbi këtë kriter penal, mbahet parasysh çdo lloj rreziku, qoftë ky rrezik kriminal apo ndjenjë e përgjithshme e dyshimit. Definitivisht nuk ka një përcaktim teorik mbi nevojën ekstreme përveç rrethanës pozitive në të cilën zhvillohet ngjarja. Kjo vërtetohet edhe në kriterin e përgjegjësisë penale, ku askush nuk mund të dënohet mbi rrethana ekstreme, por mbi veprën konkrete. Pse është futur një kriter i tillë vlerësimi në analet e teorisë penale vendase? Kjo nuk është një diçka e komplikuar kur ka edhe dispozita të tjera që qëndrojnë ashtu në mënyrë statike në Kod, pa gjetur zbatimin e rasteve praktikë. Sado ekstreme që të jenë rrethanat e njohjes, këto parashikohen nga elasticiteti psikomotor i qenies për sa vlerësohen nga ligji penal. Edhe mbrojtja e nevojshme lidhet me mënjanimin e dëmit civil, deri me pasojë vdekjen e personit, por që tjetër është niveli i drejtësisë penale në gjykim ndaj procesit të fajit dhe sidomos ndaj motivit të krimit, prandaj nuk duhet të sugjestionohemi nga procesi mekanik mbi mbrojtjen e nevojshme, si një atribut i reagimit fizik, duke iu nënshtruar vlerës së provës. Unë i qëndroj tezës se neni 20 i Kodit Penal mbi “nevojën ekstreme” nuk duhet të kushtëzojë kriterin përgjegjësisë penale të shtetasit, akt që varet nga veprimi kriminal dhe jo nga rrethanat që e përjashtojnë atë, duke qenë kritik ndaj mediokritetit logjistik të hartuesve të Kodit dhe duke evituar sjelljen inkoherente të punonjësve të drejtësisë penale ndaj këtij elementi mbi “nevojën ekstreme”. Kështu dispozita përkatëse mbi “nevojën” parashikon, se “nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të përballur një rrezik real të çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me mënyra të tjera, me kushte që ky rrezik të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi i sprapsur”. Rreziku kriminal është i

Nga Elvis KOTINI

lidhur me subjektin dhe nuk mund të karakterizojë një forcë madhore, ndaj së cilës ky subjekt mund të sulet nga çasti në çast për të shpëtuar tjetrin apo për të llogaritur dëmin që mund të vijë. Kjo është një retorikë literale dhe të tilla ka boll në kulturën e komunikimit strukturor. Edhe nëse dikush has një rrezik, ky mund të konsiderohet një sulm ndaj një personi tjetër, dhe ky rast shkon në kushtet e ballafaqimit mbi mbrojtje të nevojshme të një shtetasi nga një tjetër, akti i cili nuk kërkon dyfishimin e forcës. Prandaj komponenti i rrezikut ekstrem lidhet me krimin dhe jo me atë që parandalon krimin. Unë besoj se është futur një dispozitë mbi ekstremin për të treguar paranojën e një sistemi apo tjetër në lidhje me fuqitë e arsyes legjitime në ambientin shoqëror dhe sidomos në përpunimin e kuadrit politik si dikur. Që kur “ekstremi”, d.m.th dukuria objektive ndaj rrethanave të rastit. Të mendosh që të gjithë rrethanat janë rastësore dhe këto parashikohen në Kodin Penal, do të arrijmë në një kontradiktë logjike të nenit 20 të Kodit Penal mbi përjashtimin e fajit mbi arsye të errëta dhe telegrafike ndaj çdo rrethane kriminale dhe ashtu në përgjithësi. Një tjetër teori mbi “ekstremin” lidhet me levën e Arkimedit, ku në bazë qëndron këndi i zhvillimit të forcës kinetike ndaj inercisë së lëvizjes motore. Pra, ekstremin çdokush nga ne e ka në xhep, madje pa ekstrem nuk do të kishim as vrasje nga xhelozia apo tradhtia bashkëshortore, ku mashkulli reagon në ekstrem mbi arsye seksuale. Edhe teoria se personi do të reagonte për të mbrojtur jetën e tjetrit apo jetën e vet nga rreziku ekstrem bie, sepse forca ekstreme është e barabartë për të gjitha subjektet në vendngjarje, kriminelë apo viktima. Duke mos ia mbushur dot mendjen asnjë jurie gjyqësore mbi fajin penal, le të shikojmë retorikën tjetër gjuhësore që sot “shërbehet” si sjellje juridike në gjykata dhe ku qindra të dënuar janë viktimë e thjeshtë disa rrethanave rënduese apo lehtësuese në Kodin Penal. Që në shikim të parë dispozitat 47 e vijues të Kodit Penal nxjerrin në pah karakterin formal, një certifikatë zyrtare që, në vend të quhet “rrethanë materiale”, konsiderohet vlerë pozitive, morale dhe shoqërore (Kodi Civil); tronditje psikike (unike); eprori (përgjegjësi individuale); pendesa (dyshim); zëvendësim dëmi (padi civile); dorëzimi në polici (operacion); normalizim marrëdhëniesh ndër shoqërore (pafajësi). Këto ishin rrethanat lehtësuese, karakteri i të cilave në Kod duhet të përfaqësojë motive të qëndrueshme të fajit dhe figurën kriminale sipas sanksionit penal. Pasi vlerësimi i shkallës së përgjegjësisë lidhet me kontrollit e subjektit kriminal dhe jo me nënvleftësimin e atributeve të tjera publike dhe shoqërore, duke pasur kështu mendimin që rrethanat lehtësuese, nuk duhet të jetë në Kodin Penal, si masë

determinuese ligjore, pasi akti “krim” mbulohet nga grada sanksion. Në fund të fundit, qëndrimi psikik i kriminelit nuk mund të jetë rrethanë lehtësuese ose renduese, por fajësi ose pafajësi. Koncepti bazë mbi masën e dënimit penal buron nga shkalla e veprimit kriminal, e cila është një dukuri objektive, që i përket anës objektive të veprës penale, në shkaqe dhe pasoja, si dhe kritereve formalë dhe profesionalë në reagimin kriminal. Dhe rrethanat mbi masën e dënimit janë kryesisht po aq të vlefshme sa edhe motivet në kryerjen e krimit. Motivet lidhen me bindjen e gjyqtarit, qytetarit dhe shtetasit që kryen krime, duke i dhënë një funksion pozitiv rolit që duhet të luajë drejtësia ndaj fenomenit aq të rëndësishëm në analizën ë gjykimit publik. Le të shikojmë se cilat janë gabimisht “rrethanat rënduese” në Kodin tonë Penal: motivi i dobët (krimi); fshehja e përgjegjësisë (rrezik); egërsia në krim (humori); recidivi (dënim tjetër); shtimi i përgjegjësisë (shkak); krim kundër cilësive të veçanta (ligji); krim kundër familjes (mirëbesim); bashkëpunimi (rrethanë); përdorim armësh (mjet). Pra, përkufizimet mbi rrethanat rënduese, siç e shikojmë, nuk mund të diktojnë apriori masën e dënimit penal, pasi janë terma me karakter të përgjithshëm formimi, që në asnjë rast nuk kanë lidhje me veprën penale konkrete (fakt) dhe sidomos me refleksin psikomotor të qytetarit, liritë konvencionale dhe planet policore. Çfarë konkluzionesh nxjerrim është e qartë: problematikat në drejtësinë shqiptare vijnë jo vetëm nga niveli i ulët profesional i punonjësve penalë, por dhe nga vulgariteti i sjelljes shoqërore në tërësi, paranoja ndaj krimit dhe instrumentalizomi i tij. Si është e mundur që një drejtësi të këtë funksionuar mbi disa manuale kopshtesh mbi rrethana rënduese dhe lehtësuese që kanë vlerë si: “të lumtë dora e vogël”, “je yll”, “ndihmoje shokun”; “mos i fol të huajit”; “mos ki frikë”; apo terma thjeshtë konvencionalë me karakter gjuhësor, të cilat i gjen nëpër filma? I njëjti qëndrim për mendimin tim shkon edhe mbi dënimet me burgime të përjetshëm, të cilët zakonisht jepen për aktin e vrasjes, por që mbetet roli i kriminelit elementi kryesor dhe jo vrasja si akt medikoligjor para gjykatës, nën provë dhe sipas sindromës së fajit. Po të shfletosh nëpër ligje, jam i bindur se do të gjenden shumë gafa, të cilat nuk tregojnë inteligjencë në kushtet që vendi ynë do të integrohet politikisht në “BE” dhe jo si një dukuri fiziologjike. “Beherz” (nga zemra) në gjermanisht do të thotë “trim”, duke na dhënë një qëndrueshmëri të njeriut ndaj fenomenit. Bëhet ky sqarim për të gjithë ata që kanë vrarë me armë zjarri, duke refuzuar të qëndrojnë para çështjes dhe fenomenit të dyluftimit. Njerëzit janë të pangopur, duke pasur të njëjtën arsye eksituese si ndaj jetës, ashtu dhe ndaj vdekjes.

Një histori që përsëritet çdo 4 vjet

D

itë pas dite po u afrohemi me ritme të shpejta zgjedhjeve të 23 qershorit, të cilat do të jenë vendimtare për qeverisjen e shqiptarëve në katërvjeçarin e ardhshëm. Loja për marrjen e një mandati të tretë nga e djathta apo rotacioni i pushtetit në favor të së majtës tashmë po kalon çdo limit. Nga ana e saj në shërbesë të fushatës, si një histori e përsëritur, qeveria në dy-tre muajt e fundit po përpiqet të ndërtojë sa më shumë rrugë që të jetë e mundur për një afat pabesueshmërisht të shkurtër, a thua se nuk i mjaftuan 8 vjet në pushtet për të ndërtuar, sistemuar e rikonstruktuar. Të shikojmë pak anën e zhvillimit të kësaj metodike të qeverisë. Vërtet rrugët, pavarësisht kur ndërtohen, sjellin një efekt pozitiv, por ç’mund të presësh nga rrugë të ndërtuara në kohë rekord? Cilësi minimale, keqprojektim, keqndërtim, pra një punë që shkon drejt një realizimi sharlatan. Rrugët me “afat skadence” të shkurtër do të sjellin vetëm pasoja negative dhe rëndesë të infrastrukturës. Një shpenzim i madh, i cili keqpërdorohet nga pushtetarët dhe që del nga xhepat e shqiptarëve. Rrugët e vendit tonë të vogël ndërtohen e rindërtohen për të disatën e herë, më shpesh se çdokund, e kjo ndodh vetëm e vetën se asnjëherë nuk bëhen me një projeksion të qartë për zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik. E nuk mund të lëmë pa përmendur dhe ato rrugë, kryesisht

Nga Valbona BEZATI

në zonat rurale, që fillojnë ndërtimin në prag zgjedhjesh, ku inaugurohet fillimi i punimeve, mbahet dhe një fjalim madhështor për dobinë e kësaj rruge dhe një premtim për mbarimin e saj në një afat të shpejtë. Por rëndom ndodh që fillojnë punimet për pak kohë, mbarojnë zgjedhjet dhe rruga harrohet, premtimet duket sikur i merr era dhe infrastruktura rrugore mbetet në mëshirë të fatit. Jemi në vitin 2013 e për pjesën më të madhe të botës së qytetëruar është banalitet të flasësh akoma për infrastrukturë

rrugore, që për ne shqiptarët është një problem thuajse jetësor. Po ta shohim situatën në një këndvështrim më të gjerë, më duket ironike dhe e çuditshme kur dëgjoj qeverinë që në kontekstin e fushatës bën premtime për të ardhmen për mandatin e tretë. Por a ka vend për premtime të reja kur me bindje them se nuk është përmbushur pjesa dërrmuese e premtimeve të bëra në të shkuarën? Flitet shumë për uljen e taksave, TVSH-së apo të sigurimeve shoqërore, por a mund të bëhet ky propozim, për të cilin mazhoranca aktuale kishte 8 vjet në dispozicion? Si mund të besojmë ne që do të bëhen katërvjeçarin e ardhshëm, kur dihet se i gjithë globi është i përfshirë nga një krizë që ka lëkundur dhe ekonomitë më të forta? Ju lutem mjaft me këtë hipokrizi! Mjaft shfaqët me këtë krenari cinike ato pak kilometra rrugë që keni ndërtuar, keni bërë vetëm detyrën! Madje... jo, jo, as atë s’e keni përmbushur siç duhet, duhej të ishte bërë shumë e më shumë. Nuk ka rëndësi se kush vjen në pushtet, e rëndësishme është të merren nisma parimore, vizionare, të cilat janë tejet të nevojshme. Regjimi diktatorial na ktheu shumë vjet pas, por dhe në 20 vjet demokraci ende nuk po japin rezultate. Kemi nevojë për hapa galopantë aq shumë të përfolur e aq shumë të premtuar, kemi nevojë të kapim ritmin e Bashkimit Europian, aq shumë të lakmuar, e mbi të gjitha kemi nevojë për të jetuar më mirë.


opinion • E mërkurë 17 prill 2013

»

11

Këshilla për një karrierë brilante Nga Redan BUSHATI

Q

ë të bëheni dikush në Shqipëri, ku halleve a problemeve, netve pa gjumë, që vijnë nga e keqja dhe varfëria, rrojtja me mund e sakrifica, pra që gjithë këtyre të ligave t’u thoni një herë e mirë “lamtumirë” a “mirupafshim”, duke u vënë kapakun përsipër, ju vlejnë disa këshilla miqësore, por dhe mjaft të vyera, sipas gjykimit tim. Nëse keni shije, pasione apo afekte të veçanta për një drejtim të caktuar, ndryshoni kurs, pasi s’ka garanci se do të bëheni dikush, të jetoni pa brenga e shqetësime. Që të bëheni jurist, mjek, ekonomist, punonjës social, marangoz, mekanik i zoti etj., duhet kohë, punë, por dhe sakrifica të mëdha. Dhe në fund asgjë nuk është e garantuar, do të bëheni dikush apo jo dhe do të rroni qetë-qetë. Pra, nëse keni pasione dhe jeni të prirur për një fushë të caktuar, ndryshoni kah, POLITIKA është për JU. Mos prisni, por merruni menjëherë me të! Pasi të futeni në politikë, sigurisht ju duhet të dini si të ecni, përndryshe do të dilni të gjakosur e të gjymtuar prej saj. Jo vetëm kaq, por do të vuani sa më s’ka. Kësisoj ju vlejnë disa këshilla se si të silleni në politikë pasi jeni futur në radhët e saj. Fillimisht mos u gruponi në klane. Çdo parti brenda vetvetes ka grupe të caktuara interesi. Ju mos u poziciononi në asnjë prej këtyre grupimeve, së paku publikisht apo ashiqare. Mbajeni mirë me të gjithë, u buzëqeshni secilit dhe mos përkrahni e mbështetni mendimet e ndryshme të grupimeve brenda partisë. Ju duhet të keni një njeri si udhërrëfyes. Me të lidhuni dhe servilosuni skajshmërisht. Ai do të bëhet shpëtimi e garancia juaj. Ju jeni i klanit të tij, por bini dakord me të, siç u thashë pak më sipër, që të mos dukeni në publik se jeni me sojin e tij. Çdo gjë që ju thotë “ylli udhërrëfyes” juaji është sikur t’jua thoshte vetë Zoti (më ndje o Krijues i Gjithësisë për këtë blasfemi, por duhet t’u mësoj ca gjëra, ku paçka se bëhen të pacipë, së paku ikin nga viktimizimi që u sjell varfëria, stresi, shqetësimi etj). Çdo gjë që nxjerrë nga goja “udhërrëfyesi i jetës” suaj merreni jo vetëm të mirëqenë, por dhe përsëriteni vazhdimisht, pasi çka nxjerrë nga goja “shpëtimtari” janë perla dhe xhevahire shumë të çmuara. Në çdo mashtrim, vjedhje, grabitje të popullit, krim apo çdo të zezë të partisë suaj, ju duhet të bëni simahorin më të përkryer. Ta dini se për subjektin tuaj politik ju jeni “mbrojtja hyjnore”. M... është mjaltë për ju, këtë ta keni gjithherë të skalitur në mendje e shpirt. Largqoftë, nëse ju ftojnë në debate politike, s’duhet të shkoni kurrsesi pa lejen e partisë dhe shpëtimtarit tuaj, pra njeriut që ju udhëzon dhe ndihmon më së shumti. Nëse vendoset që ju të shkoni, atëherë duhet të mësoni si një robot gjithçka ju këshillojnë (për ndihmë mund t’ju vijnë ca radhë nga F.Konica, pjesa “Robotët” ose “Njerëzit-makina” te vepra “Shqipëria si m’u duk”). Pyesni si nga-

herë vetëm nga klani i udhërrëfyesit tuaj se si e qysh të silleni, çka duhet të thoni e shumë e shumë të tjera, në mënyrë që performanca juaj të jetë e arrirë dhe të imitoni gjithçka përsosurisht. Si arrivistë të paskrupull, e udhës është që të dini të gjitha pyetjet para se të shkoni në emision. Vetëm kështu do të ruheni, pasi jeni përgatitur nga stofi juaj dhe do të arrini një sukses përpara përfaqësimit tuaj politik. Asnjëherë mos mendoni se duhet të paraqiteni për popullin sa më të drejtë, fisnik apo të pranueshëm. I gjithë problemi është të jeni në rregull me partinë. Ashtu ju do ajo, ashtu duhet të silleni ju. Përndryshe do të mbeteni në klasë. Nëse tregoheni lapërdharë në sytë e publikut, kjo s’ka aspak

rëndësi. Partia është mbi të gjitha. Nëse ajo është e kënaqur me ju, atëherë jeni plotësisht në rregull. Gjatë fushatës politike duhet të merreni me të gjitha punët që ju ngarkon partia, e sidomos paría e saj. Mos harroni se ato që dje kanë ngjitur postera nëpër mure, sot janë bërë drejtorë, parlamentarë deri ministra, ndaj mos keni fare turp. Përmes afisheve, banderolave, çirrmave dhe lajthitjeve të tjera tuajat do të arrini një ditë, shumë shpejt, aty ku bollëkut do t’i thoni “mashalla” dhe “të marrsha të keqen”. Kjo është tejet e rëndësishme: nëse jeni njëfarësoj intelektuali, keni pakëz kulturë, mbani një emër të mirë familjar, por dhe personal, keni mbështetje dhe rezultate pozitive në shkollë, atëherë pa humbur kohë duhet të “zhvisheni” nga i gjithë ky “mallkim”. Medoemos duhet të tregoheni debilë, budallenj, idiotë dhe injorantë me zile. Ç’ju kushton vallë të bëni gjasme si të tillë kur përpara ju pret një e ardhme fort e ndritur?! Ta dini se intelektualin nuk e do askush. Pa mendojeni pakëz! Në një shoqëri ku antivlera prezantohet si vlerë e jashtëzakonshme, ku háleja bëhet drejtor apo drejtoreshë, ç’vend zë njeriu me intelekt? Pra, bëhuni çapaçulë, në qoftë se doni të arrini te suksesi i pritshëm. Me kalimin e kohës pas çapitjeve të para duhet të tregoheni çaraveshanë. Në politikë nuk ekziston morali. E ç’moral thoni, o lumëmëdhenj! Duhet të besoni çapaqorrazi veç te shërbimi ndaj llojit tuaj. Të shthurur siç jeni, servilë të denjë, kallamlëpirës të rrallë, puthadorë e sejmenë të hatashëm, pas pak kohe do të fitoni besimin e partisë, e cila do t’ju ngarkoj me një detyrë të veçantë: do t’ju emëroj diku në një pozicion të volitshëm. Pasi të merrni postin e lakmueshëm, mos u tregoni krejt të pashpirtshëm. Në njërin krah punoni për veten, pra vidhni sa të mundni, se koha e pushtetit është e shkurtër, dhe në krahun tjetër shërbejani partisë me militantë të rinj, me lajka të tjera dhe mbështetje të vazhdueshme. Gjatë kohës së mbajtjes së pozicionit tuaj ndërtoni lidhje me qendrën. Pra, nëse jeni një copë drejtori i thjeshtë, krijoni lidhje të vazhdueshme me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme, apo akoma më mirë, me vetë ministrin e linjës. Kështu do të qëndroni më gjatë në dikasterin ku jeni. Tani jeni futur në lojë, prandaj luani lojën tuaj. Shërbeni dhe ju shërbejnë. Fitoni me grushte, merrni shumicën për vete dhe çka të teprojnë jepjani militantëve, pasi këta të fundit do t’ju duhen në zgjedhjet e mëpasme. Deri këtu ju keni krijuar profilin tuaj, i cili me këtë ritëm do të shpërblehet së paku me ndonjë vend në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe sikur kaq, besoj se keni boll. Mos harroni: tanimë varfërinë s’e njihni më, skamja është fjalë e huaj për ju, ndërsa lumturia dhe luksi janë pronë e juaja! Polici, gjykatësi, prokurori apo çdo segment shtetëror janë në shërbimin tuaj. Ju jeni salemboza, të tjerët tashmë janë levantinët e tu. Bëfshi qejf! Se tashmë që ju kriheni, Shqipëria po digjet.

Tellalli i Gjakovës

K

ur gjakovarëve u del qumështi mbi përshesh, ata thonë: “Po lyp pelë për Rahovec”. Tashmë pas sa vjetësh po duket që gjakovarëve u ka dalë tambli mbi përshesh dhe marifetet dhe muhalifet u dolën sheshit. Për dallaveret që kanë bërë ata, tregoi “tellalli” nëpër çarshi, madje zëri i kasnecit tejkaloi Gjakovën, duke u treguar gjithë shqiptarëve se gjatë 14 vjetve të shkuar lidershipi i kësaj komune i ka tjetërsuar më shumë se 130 prona shoqërore. Tjetërsimi është kthimi i pronave të shtetit në prona private, ose më thjesht, ta marrësh një pronë që s’është e jotja dhe ta përvetësosh. Natyrisht që kjo është një lojë që sjell përfitime për ata që e kanë mundësuar tjetërsimin, por edhe për ata që i kanë tjetërsuar. Fitimi i dyfishtë. Dikush ka lypur pelë për Rahovec e dikush i ka hipur pelës bythëmbrapsht. Mirëpo befasitë zgjasin vetëm tri ditë, prandaj prona e huaj nuk bëhet jotja as me kanun, as me ligj. Ata që kanë menduar se pronat e shtetit i bëjnë private, kanë menduar gabimisht, sepse kanë harruar se ligji vonon funksionim, por jo zbatimin. Populli qindra herë thotë se “shteti e zë lepurin me veturë”. E keqja nuk perëndon vetëm këtu. Komunarët e Gjakovës

Nga Milaim SHEFKIU

që janë përfshirë në këtë skandal, për të cilin “Zëri” i ka dëshmitë, sapo e kanë marrë vesh që dikush u ka rënë në gjurmë, janë katandisur si mos më keq. Gjatë gjithë ditës kanë vazhduar kërcënimet, thirrjet në telefon në redaksi, madje duke i kërcënuar gazetarët se do të shihen në gjyq. Me këtë mënyrë kanë tentuar t’i frikësojnë gazetarët se do t’i futin në burg. Gjyqi është destinacioni i fundit, mirëpo për ata që kanë shkelur ligjin dhe jo për ata që i ndriçojnë faktet. Dhe se, fundi i fundit, “Zëri” vetëm ka raportuar për këtë rast, sikurse ka raportuar edhe për skandalin 1.4 milion euro në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por janë organet e drejtësisë ato që duhet t’i zbatojnë vendimet dhe t’i kapin njerëzit e korruptuar. Derisa EULEX-i u ka rënë në gjurmë atyre që kanë tjetërsuar pronat ose që kanë lejuar tjetërsimin e pronave pa kritere dhe pa ligje, atëherë e “keqja” për ata që e “kanë ngrënë përsheshin” vjen nga drejtësia, respektivisht nga EULEX-i. Madje, skandali më i madh ndodhi në konferencën për shtyp të kryetarit Pal Lekaj dhe zyrtarëve të tjerë komunalë. Ai tha se ky shkrim është bërë me tendencë në kohë zgjedhjesh, duke u munduar që ta zhvendosë çështjen nga korrupsioni në politikë. Dhe kjo është një e pavërtetë e madhe, sepse “Zëri” asnjëherë nuk ka pasur tendencë politike dhe nuk ka bërë shkrime për të

etiketuar prefektët apo politikanë të caktuar. Mirëpo si mund të klasifikohet fakti që gazeta “Zëri” (sipas opozitës) është mbledhur, sikurse në kohën e komunizmit, nga të gjitha qoshqet vetëm që opinioni në Gjakovë të mos informohet lidhur me tjetërsimin e pronave? Kjo praktikë është e gabuar, jofunksionale dhe jodemokratike. Kjo praktikë nuk e çon Kosovën në BE, përkundrazi, ia blindon derën e integrimit. E njëjta praktikë ka ndodhur edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Një informatë përmes imeilit ka ardhur në gazetë për një keqpërdorim në këtë dikaster. Çka ka bërë ministri Bajram Rexhepi. Ai në vend që të ndalë keqpërdorimet, u ka ndalë internetin disa departamenteve në MPB. Sipas kësaj logjike, ai është munduar të ndalë informacionin, jo korrupsionin. Edhe në Gjakovë, nëse Pal Lekaj nuk është i korruptuar, ai duhet të gjejë njerëzit që janë përfshirë në korrupsion dhe jo të mbledhë gazetën (nëse është e vërtetë) nëpër çarshi. Nuk është praktikë që t’u qes pluhur syve, sepse pronat janë ato që kanë qenë dhe gjakovarët i dinë se kush i ka përvetësuar, prandaj lufta kundër medieve është lufta kundër vetvetes. Gazeta vazhdon të qëndrojë pas atyre që ka thënë, ndërsa gjyqi duhet të zhvillohet për atë që ka ngrënë “mollën e Adamit”. Edhe nëse nuk shkon gazeta në Gjakovë, është “tellalli” që i tregon.


12

« ekonomi

E mërkurë 17 prill 2013 •

importi

karburanti

Sipas Drejtorisë së Doganave, vjet rezultojnë të jenë importuar në total 52 179 makina, me një rritje prej 143% me bazë vjetore, nga të cilat, vetëm rreth 1 800 ishin të reja, ndërsa të tjerat të përdorura. Edhe shifrat e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor konfirmojnë se për herë të parë u regjistruan 47 mijë mjete, nga të cilat më shumë se 45 mijë ishin të përdorura.

Konsumi i karburanteve duket se ka ecur në një tjetër trend. Sipas Drejtorisë së Doganave, gjatë vitit 2012 konsumi i karburanteve u ul me rreth 5% krahasuar me një vit më parë. Kështu importi i karburanteve në vitin 2012 ishte 432 mijë ton nga 457 mijë ton që u importuan në vitin 2011. Aktualisht mbi 75% e autoveturave janë mbi 10 vjet të vjetra.

Debate në komision. Opozita akuzon se nisma ka efekt elektoral

Gjobë kush s’paguan taksat e makinës Në qershor përgjysmohen taksat. Rushaj: Stimulon buxhetet familjare

Faza e dytë portabilitetit

Nga 1 prilli ka nisur mbartja e numrave të telefonisë fikse

D

uke filluar nga data 1 prill, shërbimi i portabilitetit të numrit mundësohet edhe për numrat fiks në të gjithë Shqipërinë. Më parë ky shërbim ishte ofruar në disa qytete, ndërsa tani ka nisur edhe në Tiranë. Qytetarët kanë mundësi të ndryshojnë operatorin e shërbimit të telefonisë fikse, duke mbajtur të njëjtin numër. I gjithë procesi i bartjes kryhet brenda tre ditësh nga paraqitja e kërkesës. Tarifa mund të shkojë deri në 600 lekë, por në përgjithësi kjo tarifë paguhet nga operatori marrës dhe nuk i ngarkohet pajtimtarit. Drejtori i Rregullimit Tregut në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Altin Rrapaj, thotë se ky shërbim do të nxisë konkurrencën mes operatorëve fiks dhe do të rrisë përfitimet për konsumatorët. Sipas AKEP, deri tani janë kryer rreth 180 bartje të numrave mes operatorëve fiks. Portabiliteti i numrit nisi si shërbim dy vjet më parë, me mundësimin e bartjes së numrave celularë dhe rezultoi më i suksesshëm se pritshmëritë. Aktualisht, bartjet e numrave të telefonisë celulare janë më shumë se 100 mijë. AKEP bën me dije se kështu përmbyllet faza e dytë e projektit të portabilitetit të numrit fiks, i cili më parë kishte filluar në muajin shtator 2012 me zona gjeografike si Berat, Lushnjë, Pogradec, ku janë realizuar me sukses dhe portimet e para të numrave fiks. Kjo fazë u realizua me sukses falë një bashkëpunimi konstruktiv midis të gjithë operatorëve të ofrimit të shërbimit të telefonisë fikse.

Nisma e doganave

P

Ulja e kontrabandës, Monitorim me kamër çdo magazinë fiskale

ropozimi për përgjysmimin e taksës së makinave ka bërë që shumë qytetarë të vonojnë pagesën e detyrimit për të përfituar nga ky ndryshim. Zëvendësministri i Financave Rushaj pranoi se kjo kategori do të paguajë me nivelin e ri të taksimit, por do të paguajnë penalitetin për vonesën. Gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ekonomisë janë diskutuar ndryshimet në ligjin për taksat kombëtare dhe taksat e automjeteve, efekti i të cilave në bux-

het është 2.5 miliardë lekë. “Tashmë shqiptarët janë të njohur me nismën e qeverisë shqiptare për ta zvogëluar taksën. Mund të ketë individë që iu kanë mbaruar taksat dhe presin hyrjen në fuqi të këtij ligji, për këtë arsye të gjithë ata që nuk e kanë paguar taksën do të mund ta paguajnë me nivelin e ri të taksës, por duke paguar penalltitë që parashikon ligji për pagesën në vonesë të taksës”, ka deklaruar zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj.

Debatet Opozita akuzoi se kjo qeveri ka ndryshuar afro 76 herë taksat dhe tatimet dhe se ulja e fundit që po bëhet, ka thjesht efekt elektoral. “Nuk mund të vini në mes të vitit dhe në fund të mandatit të bëni këtë gjë. Është mëse evidente për çfarë arsye e bëni. Por meqë jeni në këtë valën e faljeve të detyrimeve të prapambetura, a keni për të sjellë gjë tjetër që ne ti përgatisim votuesit tanë që do të ketë dhe falje të tjera apo do të ndaloni këtu”, tha Mimi Kodheli, nënkry-

etarja e komisionit dhe deputete e PSsë. Zëvendësministri Rushaj sqaroi se ulja e taksave do të stimulojë buxhetet familjare dhe se gjithçka është bërë për të lehtësuar barrën fiskale ndaj individëve dhe bizneseve. Ndërsa opozita argumentoi se të gjitha ndryshimet që kanë ardhur janë paketë fiskale më vetë dhe se ato duhet të vinin në Kuvend bashkë me ndryshimet në buxhet. Deputeti i PS-së, Erion Braçe, tha se të gjitha këto masa po thellojnë deficitin dhe krijojnë një gropë në buxhet.

MPÇSSHB ka nisur negociatat me Çekinë për njohjen e kontributeve të derdhura nga shqiptarët

Sigurimet e emigrantëve, njohja në proces në 9 shtete Bashkimi i periudhave të siguruara për të siguruar të drejtën e përfitimeve Kontributet për sigurimet shoqërore do t’u njihen emigrantëve shqiptarë edhe në Çeki, Turqi, Luksemburg, Belgjikë, Rumani, Hungari, Maqedoni. Veç dy shteteve ku është përqëndruar numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, Itali dhe Greqi, pritet që edhe në këto shtete të përfundojnë marrëveshjet dypalëshe. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka ndërmarrë hapa për realizimin e marrëveshjeve bilaterale për mbrojtjen shoqërore, kryesisht me shtetet fqinje, ku edhe numri i emigrantëve shqiptarë është i konsiderueshëm. Këto ditë në Ministrinë e Punës po zhvillohet raundi i dytë i negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë. Në muajin maj të vitit 2012 kanë filluar negociatat për marrëveshjen dypalëshe mes dy vendeve dhe raundi i parë është zhvilluar në Pragë, në datat 21-25 maj 2012, me ftesën e Ministrisë së Punës të Republikës Çeke. Kjo projekt-marrëveshje konsiston në ofrimin e mbro-

jtjes në aspektin e sigurimeve shoqërore e kujdesit shëndetësor dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura. Gjithashtu, rregullat koordinuese duhet të garantojnë që personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe personat në varësi të tyre e të mbijetuarit, të ruajnë të drejtat dhe përparësitë e fituara apo që janë duke i fituar. Bashkimi i periudhave të siguruara sipas legjislacioneve kombëtare të ndryshme të merren në konsideratë, për të siguruar të drejtën e përfitimeve dhe llogaritjen e tyre. Aktualisht, ka një marrëveshje në zbatim me Turqinë dhe është në procesin e miratimit nga Këshilli i Ministrave marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës. Janë në proces negocimi marrëveshjet me Maqedoninë, Rumaninë, Hungarinë dhe Çekinë. Vjet filluan negociatat me qeverinë e Luksemburgut që do të vazhdojnë në shtator 2013.

P

ër të përmirësuar mbledhjen e akcizës së mallrave të prodhuara në vend, administrata doganore do të monitorojë me sistem kamerash magazinat fiskale. Brenda pak muajsh do të instalohet një sistem kamerash i lidhur drejtpërdrejt me administratën qëndrore, në 20 magazina fiskale, kryesisht të prodhimit të birrës, karburanteve dhe cigareve. Kjo do të bëjë të mundur minimizimin e kontrabandës, por edhe të kontrollit të tregut. Aktualisht në të gjithë vendin janë të regjistruara rreth 500 magazina fiskale, prodhuese dhe pritëse. Ndërsa problem në mbledhjen e akcizës mbeten punishtet e vogla, kryesisht ato në zonat rurale, që është shumë e vështirë për t’i kontrolluar. Vetëm 6 muaj më parë administrimi i akcizës së brendshme u transferua nga tatimet tek doganat, çka bëri të mundur mbylljen e manaxhimit të kësaj takse në dy administrata. E thënë ndryshe, brenda pak muajsh do të instalohet një sistem kamerash i lidhur drejtpërdrejt me administratën qendrore, në 20 magazina fiskale, kryesisht të prodhimit të birrës, karburanteve dhe cigareve. Për të përmirësuar mbledhjen e akcizës së mallrave të prodhuara në vend, adminisitrata doganore do të monitorojë me sistem kamerash magazinat fiskale. Instalimi i magazinave fiskale do të bëjë të mundur minimizimin e kontrabandës, por edhe të kontrollit të tregut. Nga ana tjetër dogana shqiptare ka deklaruar se bizneset e Kosovës që kalojnë tranzit mallrat e tyre nga Shqipëria, nuk do të kryejnë procedura doganore.


gossip • E mërkurë 17 prill 2013

»

13


14

« gossip

E mërkurë 17 prill 2013 •

Fakte rreth ëndrrave Christina Aguilera blen vilë 10 milion dollarë Christina Aguilera ka bërë blerjen e saj të fundit, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo nuk ka shpenzuar pak por 10 milionë dollarë duke blerë kështu një vilë luksoze në Los Anxhelos. Vila e re e këngëtares 32-vjeçare është 11 mijë metra katrorë dhe përbëhet nga gjashtë dhoma gjumi, një librari, pishina dhe shumë dhoma të tjera luksoze. Pranë shtëpisë së saj jeton edhe aktori Charlie Shean, i cili njihet për festat e zhurmshme që organizon në vilën e tij deri në orët e para të mëngjesit. Megjithatë, duke qenë shumë pranë tij, nuk i dihet nëse kjo do të shndërrohet në një problem për Christinën duke marrë parasysh dhe faktin që ka edhe fëmijë.

Kanye e “mbyll” në shtëpi Kim Kardashian Kanye West duket se po e luan rolin e policit për partneren e tij Kim Kardashian. Reperi e ka ndaluar të dashurën e tij shtatzënë nga jeta sociale. Duket se ai po kujdeset për shëndetin e Kim dhe e ka ndaluar atë që tërë kohën të jetë e ekspozuar në publik. “Kanye insiston që ajo të shoqërohet nga një doktor tërë kohën. Ai nuk dëshiron që ajo të stresohet dhe t’i përkeqësohet gjendja, pasi Kim është shumë e brengosur për daljet e saj”, ka thënë burimi për mediat amerikane. “Kanye po kujdeset shumë për Kim dhe dëshiron që të jetë i sigurt se nëna e ardhshme e fëmijës së tij dhe foshnja e palindur të jenë mirë”, ka vazhduar burimi. Kim është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, derisa pritet të bëhet nënë për herë të parë, në muajin korrik.

Ë

ndrrat janë më tepër se sa struktura rastësore të trurit. Zbuloni se çfarë shkencëtarët kanë zbuluar rret të vërtetave të ëndrrave. Çfarë është një ëndërr? Një ëndërr është një koleksion i imazheve dhe ideve që ndodhin në mënyrë të pavullnetshme gjatë kohës së pushimit. Kur jeni në fazën e dremitjes, trupi bie në qetësi, pulsi ngadalësohet, temperatura ulet dhe truri është i zënë duke procesuar ngjarjet e ditës. Gjatë kësaj faze, ëndrrat janë një flesh i mendimeve dhe imazheve nga jeta e zgjuar. Pas 90 minuta fillon një tjetër fazë e gjumit që quhet Gjumi me Lëvizje të Shpejtë të syrit ku ndodhin ëndrrat surreale. Gjatë kësaj faze amiglada, zona e trurit që është përgjegjëse për procesimin e emocioneve dhe hipokampusi vëndi i memorizimit janë aktive. Kjo është arsyeja pse ëndrrat në këtë fazë duken si reale dhe ju i kujtoni dhe ditën tjetër. Çfarë qëllimi kanë ëndrrat? Sigurisht që për këtë çështje ka shumë diskutime por një nga argumentet është se: Ëndrrat na ndihmojnë të procesojmë

informacionin e ri të rëndësishëm dhe ta shtojmë atë në sistemin konceptual të kujtesës. Kur informacioni është memorizuar atëherë ai influencon sjelljen dhe vendimet. Ndihmon për të kuptuar eksperienca të reja. Ëndrrat lidhin ngjarjet e reja me ato të vjetra. Psh. nëse ndihemi ankthiozë rreth një pune, mund të ëndërrojmë rreth një situate tjetër ankthioze. Pra ëndrrat konsolidojnë kujtimet e fundit me ato të vjetra, kështu mund të kuptojmë më mirë se çfarë do të ndodhë. Përgatisin për ndryshim. Ëndrrat mund të jenë një provë për sfidat e reja. Shpesh herë truri komunikon materiale emocionale dhe ju ndihmon në procesimin e këtij materiali, kështu që mund të keni një përballje më të lehtë kur të jeni zgjuar. Ju ndihmon për të bashkëpunuar me traumat. A ëndërrojnë të gjithë? Gjithë njerëzit ëndërrojnë. Madje edhe gjitarët dhe zogjtë supozohet se ëndërrojnë. Pse janë disa ëndrra të përbashkëta? Rënie nga shkëmbi, fluturim, të parit vetes shtatzanë., etj. Këto tema vazhdojnë dhe ekzistojnë përmes kulturave dhe gjeneratave. Janë të gjitha të lidhura me

i natës panda Will.i.am: Fergie do të jetë një nënë e mrekullueshme Në një intervistë të dhënë këngëtari Will.i.am është shprehur se ndihet krenar për pjesëtaren e grupit Black Eyed Peas, Fergie, e cila ka zgjedhur të jetë një nënë. ‘Do të jetë një nënë e mrekullueshme’, ka thënë ai. Por 38-vjeçari nuk ndan vetëm ndjenja miqësie me të, por e konsideron Fergie si një motër, duke u shprehur se mezi po pret të bëhet dajë me pritjen e vogëlushit. Ndërkohë ndryshime të mëdha po ndodhin edhe në jetën e Will, i cili ka vendosur të vazhdojë universitetin për shkenca kompjuteri, për të mësuar të krijojë paisjen e tij. Por ai premton se nuk ka për t`u tërhequr nga muzika. Muzika ka qënë dhe do të mbetet ëndrra e Will.

N

ë përgjithësi lakuriqët e natës nuk gëzojnë simpati të madhe mes njerëze. Shumë prej nesh mund të tmerrohen vetëm nga pamja e tyre dhe jo më kot këto kafshë kanë qenë shpesh burim frymëzimi për skena të frikshme nëpër filma hollivudianë. Por si për të përmirësuar imazhin e këtyre mamalëve në Sudanin e Jugut është gjetur një lloj i ri i lakuriqëve të natës, krejt ndryshe nga kafshët tradicionale, që ndonjëri prej nesh mund të ketë patur rastin të shohë. Bëhet fjalë për Niumbaha Superba. Ky lakuriq jo vetëm që ka të gjithë sipërfaqen e trupit të mbuluar me qime, por i ka edhe të kombinuara bardh e zi që e bëjnë atë të ngjashëm me një panda.

ankthet universale. Një ëndërr ankthioze predominante shpreh frikën e të ndjerit i poshtëruar, të qënit i refuzuar, humbja e një personi të dashur etj. Pse ëndrrat janë misterioze? Ka një arsye biologjike. Kporteksi prefrontal i trurit, përgjegjës për logjikën dhe të arsyetuarit, është inhaktive gjatë gjëndjes së gjumit, gjë që lejon shfaqjen e të gjitha imazheve të çmendura. Ëndrrat përdorin shumë pjesë të kujtesës sonë por jo në një mënyrë logjike dhe lineare. Është më shumë se sa një konglomerat i asosacioneve të gjërave. Po ashtu natyra misterioze e ëndrrave shpjegohet edhe nëpërmjet mendimeve ambigue që mund të kemi, të cilat bëjnë që ëndrrat të mos bëjnë sens. Mundet që ëndrrat të jenë parashikuese? Ndoshta. Sipas një lëgjende Abraham Lincoln i tregon gruas se kishte ëndërruar sikur e kishin vrarë, katër ditë para se ai të vritej. Por askush nuk mund ta dijë se kur ëndrrat japin mesazhe kaq të qarta, kjo për shkak të fenomenit. Por një studiues thotë: “Pa dëshmi, është e pamundur të thuhen gjëra me siguri. Por unë do të jem i gatshëm për të lënë hapur derën hapur për mundësinë“.


gossip • E mërkurë 17 prill 2013

»

15

Katherine

Webb

shkëlqen në Las Vegas Berry dhe Martinez do të martohen?

Arrestohet

Tami Erin

Halle Berry dhe Olivier Martinez kanë vendosur të martohen tash, që presin fëmijën e parë së bashku. “Halle do të bëjë një martesë ‘të detyruar’ nga shtatzënia. Olivier kurrë nuk ka qenë tradicional në të kaluarën, por fakti se do të bëhet baba e ka ndryshuar atë”. “Që kur është bërë nënë, Halle tash e di se çfarë ka nevojë dhe dëshiron te një mashkull. Olivier i plotëson të gjitha kërkesat e saj, dhe ajo mezi pret të ecë drejt altarit me barkun e fryrë”, ka thënë burimi.

vajza që interpretoi ‘Pipi çorapegjata’

Idhulli i fëmijëve Pipi çorapegjata ka përfunduar në burg. Aktorja Tami Erin që interpretoi vajzën simpatike me flokë të kuqe në filmin e vitit 1988 “Aventurat e reja të Pipi çorapegjatës”, është arrestuar në të vërtetë pasi ka sulmuar bashkëjetuesin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Kaliforninë e Veriut, ndërkohë që lajmi bëhet i ditur nga portali “TMZ”, sipas të cilit ka qenë një fqinj i saj që ka lajmëruar policinë, pasi ka dëgjuar thirrjet për ndihmë nga shtëpia aty pranë. Mësohet se policia e ka arrestuar për një natë Pipin, ndërsa në mëngjes ajo është liruar me kusht. Tami Erin është tashmë 38-vjeçe. Që pas suksesit në fëmijërinë e saj me filmin ku interpretoi Pipin ajo nuk ka arritur të bëjë më bujë në botën e artit.

Q

ë prej kurorëzimit si “Miss Alabama 2012”, karriera e Katherine Webb ka njohur një rritje të pabesueshme. E shumëkërkuar nga kompanitë e modës për sfilata dhe pozat e tyre, 23-vjeçarja u shndërrua pak muaj më parë në yllin e koopertinës së “Sportswear Illustrated”. Në fundjavë, Webb, si e ftuar nderi në Las Vegas, tregoi linjat e saj të shkëlqyera për fatlumët e pranishëm në inagurimin e një resorti turistik. Lidhja e Katherine me pishinat është e njohur edhe nga më parë, pasi modelja njihet për aftësitë e saj të shkëlqyera për hedhjen nga trampolina.

Beyonce koncert spektakular në Beograd

Në ankand fotoja topless e Jolie Një foto e bukur dhe shumë provokuese e Angelina Jolie do të nxirret në ankand në Londër muajin e ardhshëm. Fotoja është bërë nga David LaChapelle në vitin 2001 kur aktorja ishte 25-vjeçe. Në të Angelina shfaqet topless dhe një kalë i bardhë i “përkëdhel’ gjoksin. Sipas parashikimeve të deritanishme kjo foto mund të shitet deri në 35 mijë paund britanikë.

Diva e muzikës R & B mbrëmë e filloi turneun e saj botëror nga Beogradi, mbi 18,000 të pranishëm në koncert patën mundësi të kënaqen në performancën 2 orëshe të këngëtares. Pas Beogradit Beyonce do të vazhdojë në Zagreb të Kroacisë dhe pastaj në shtetet e tjera të parapara në turneun e saj botëror. Kemi arritur të sigurojmë një video amatore, vetëm sa për tu ilustruar se si ka qenë atmosfera atje mbrëmë.


16

« bota

E mërkurë 17 prill 2013 •

Çfarë ndodhi

K

emi vrapuar në një atmosferë të jashtëzakonshme, njerëz që festonin kudo, më shumë se në Nju Jork, rrëfen Aldo Uva, një menaxher italian që e kish kaluar finishin e maratonës 9 minuta para shpërthimeve. Përreth meje, në mbërritje, kishte shumë ish ushtarë të kthyer nga Iraku dhe Afganistani, që njerëzit në tribuna i përshëndesnin me një ngrohtësi të veçantë. Nuk e di nëse ky ka qenë një faktor. Sigurisht, kontrolle sigurie kish pasur pak, edhe për atletët. Dhe në zonën e finishit mund të hynte edhe publiku, gjë e pamundur kjo në Nju Jork”. Tani nis kërkimi dhe Amerika pyet nëse është goditur nga terroristë të huaj që shërbimet e saj të fshehtë nuk arritën t’i zbulojnë, nga një mendje e çmendur apo nga ndonjë celulë ekstremistësh fanatikë si “supremacistët e bardhë”: grupe që besojnë në supremacinë e racës së bardhë. Dhe që në të kaluarën dikush i ka lidhur edhe me anën më skrteme të Tea Party. Një lëvizje që pikërisht në Boston ka qytetin e vet simbol, duke qenë se pikërisht këtu nisi revolta e çajit kundër anglezëve. Humbje, një makth i ri, masa të forta sigurie si për shembull mbyllja e hapësirës ajrore mbi Nju Jork që dëshmojnë për panikun ku precipitoi një komb i papërgatitur për këtë tragjedi të re. Prej kohësh ata që merren me sigurinë e vendit i druhen sulmit në një vend simbolik si për shembull Disneyland. Një sulm për t’u demonstruar amerikanëve se nuk mund të ndihen të sigurt në asnjë vend, as edhe në mes të përrallave të fëmijërisë së tyre. Në një farë mënyre vënia në shënjestër e manifestimit në Boston mund të ketë të njëjtin impakt. Kjo maratonë nuk është vetëm, në fakt, më e vjetra në botë. Është edhe ajo më pak komerciale, më pranë frymës olimpike. Është ajo që kujton më nga afër ngjarjen historike që u dha jetë këtyre lloj manifestimeve. Ndryshe nga ato të Nju Jorkut, Londrës apo Berlinit, nuk ka sponsorë të mëdhenj, pikërisht sepse është kërkuar të mbahet sa më e paprekur fryma olimpike. Dhe vetëm 4 miljet e fundit zhvillohen në qytet. Gara nis prej Hopkinton, në Middlesex, një fshat larg Bostonit po aq sa edhe fshati i maratonës është larg Athinës. Një tjetër sulm i tmerrshëm i terrorizmit ndërkombëtar? Përhapen zërat për arrestimin e një të dyshuari me origjinë saudite. Por menjëherë vjen ftesa për të mos folur për pista që ende nuk janë verifikuar. Elementë të tjerë, si rrjedha e kufizuar e atentatit, momenti i çuditshëm i zgjedhur për të shpërthyer bombat – dy orë pas mbërritjes së maratonomakëve më të shpejtë, pra kur një pjesë e mirë e publikut ishte larguar – dhe fakti që janë gjetur të tjera bomba të pashpërthyera, bëjnë të mendosh për dicka sigurisht të organizuar, por jo vepër e

SHBA

reth orës 14:50 të hënën Bostonin e kanë tronditur dy shpërthime. Pak minuta më vonë nga vendi i ngjarjes R raportuan televizionet amerikane, prej CNN e deri tek Fox

Rikthimi i

fantazmave

Newsi ku shihen fotografi të njëjta, të njerëzve të plagosur nga shpërthimet dhe atletë të frikësuar të maratonës. Gjithandej të plagosur dhe njerëz duke ikur në panik. Pak më vonë për ngjarjen u informua edhe Presidenti amerikan Barack Obama, si dhe të gjitha autoritetet e rëndësishme amerikane. Presidenti Obama në një fjalim të shkurtër tha se të gjithë aktorët apo grupet që qëndrojnë pas këtij atentati do të zbulohen dhe do të nxirren para drejtësisë. Njëkohësisht policia dhe organet e sigurisë forcuan masat e sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë dhe të gjitha objektet e rëndësishme amerikane në Nju Jork, Uashington dhe të gjitha qytetet e tjera. Maratonat janë të planifikuara edhe në Nju Jork, në Çikago dhe më pas edhe në Londër. Gjithandej mbretëron shqetësim për mundësinë e sulmeve. Megjithatë, vëmendja më e madhe i kushtohet sulmeve me bomba në Boston, ku sipas të dhënave të deritanishme u vranë të paktën tre dhe u plagosën mbi 150 persona. Autoritetet njoftojnë se të paktën 10 persona po luftojnë për jetën. Nga fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet një tollovi e madhe, tym dhe panik. Televizionet amerikane menjëherë flisnin për dhjetëra të plagosur.

Maratona e Londrës, policia rishikon planet

Humbje, një makth i ri, masa të forta sigurie si për shembull mbyllja e hapësirës ajrore mbi Nju Jork që dëshmojnë për panikun ku precipitoi një komb i papërgatitur për këtë tragjedi të re. Prej kohësh ata që merren me sigurinë e vendit i druhen sulmit në një vend simbolik si për shembull Disneyland. Zëra dhe përgënjeshtrime qarkullonin pa pushim në orët e para pas kësaj tragjedie të re amerikane. Duke shumëfishuar fantazmat përreth të cilave vijnë vërdallë tashmë hetuesit si dhe ankthin e një populli të tërë.

terroristëve të stërvitur në një shkollë ushtarake: ndoshta diçka më amatoreske. Dhe kjo mund të afrojë pistën e një grupi fanatikësh ekstremistë amerikanë. Këtu kujtesa të çon në sulmin me kamion-bombë në Oklahoma. Për momentin, hetuesit nuk kanë elementë domethënës.

Përkundrazi, informacionet e parë flasin për reagime ndoshta të nxituar: pajisjet e tjera për të cilat është folur nuk kanë qenë bomba të cilave u është provuar ekzistenca, por thjeshtë pako të dyshuara që politika, e pasigurtë, i ka hedhur në erë me ngarkesa shpërthyese.

Nuk kishte as kohë as mjete për të dërguar një robot zbulues. Kërkohen anomali dhe elementë që mund të kenë një farë domethënieje. Një prej maratonomakeve, për shembull, kishte vënë re një milje nga finishi, një tabelë të madhe me mesazhin e fortë – “pritja më e keqe e të gjithë kohërave” – që stononte me atmosferën e festës së madhe që vihej re kudo mes publikut. Si për të shumëfishuar frikërat e një masakre të planifikuar prej amerikanëve të tjerë mbërriti, dy orë pas shpërthimit të bombave, një tjetër shpërthim i vogël, pa të plagosur dhe pa viktima në Librarinë Kenedi, zyra e madhe me xhama e ndërtuar po në Boston, në brigjet e Oqeanit, për nder të Kenedit, presidenti amerikan i vrarë në Dallas gjysmë shekulli më parë. Por kjo pistë e humbi shumë shpejt besueshmërinë: shpërthimi i vogël duket se kish ndodhur prej një zjarri, ndoshta jo i planifikuar. Zëra dhe përgënjeshtrime qarkullonin pa pushim në orët e para pas kësaj tragjedie të re amerikane. Duke shumëfishuar fantazmat përreth të cilave vijnë vërdallë tashmë hetuesit si dhe ankthin e një populli të tërë.

P

olicia në Britani thotë se po rishikojnë planet e sigurisë për maratonën e së dielës në Londër, pas shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit ku u vranë të paktën 3 persona. Organizatorët e maratonës në Londër thonë se kanë kontaktuar policinë për të diskutuar planet e sigurisë menjëherë sapo dëgjuan në lidhje me shpërthimet në Boston. Mijëra atletë janë planifikuar për të konkurruar në maratonën e Londrës, të dielën e ardhshme. Drejtori i organizimit të maratonës së Londrës, Nick Bitel, tha se procedurat i sigurisë do të rishqyrtohen para çdo vendimi mbi garën e ardhshme. Ai gjithashtu shprehu pikëllimin dhe tronditje të thellë rreth lajmeve nga Bostoni, duke thënë se kjo është një ditë e trishtuar për atletikën.

Masa sigurie në të gjithë Amerikën

A

utoritetet në qytetet e mëdha amerikane kanë rritur masat e sigurisë pas shpërthimeve vdekjeprurëse të së hënës në Boston. Në Los Anxhelos janë vendosur policë shtesë në pikat e tranzitit dhe në vende të tjera publike. Policitë në Nju Jork, Uashington, Las Vegas, Detroit dhe Atlanta thonë se janë duke vëzhguar ngjarjet nga afër. Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë dërguar në Boston personel për të ndihmuar. Prokurori i qarkut, Daniel Conley, thotë ndihmë ka ardhur nga shumë shtete. “Policia dhe personeli mjekësor nga i gjithë rajoni kanë dërguar dhjetëra, ndoshta qindra e vullnetarëve, për të na ndihmuar këtu në Boston. Kjo është ajo që amerikanët bëjnë në kohën e krizës, ndihmojnë njëri-tjetrin”.


bota • E mërkurë 17 prill 2013

Richard Veitz

Ë

shtë e vërtetë që Republika Demokratike e Koresë ka kryer të gjithë këta veprime irritues edhe më parë – përfshirë kërcënime, përfshirje në akte ushtarakë provokues, testim raketash dhe armësh bërthamore. Dhe më pas, cikli i kërcënimeve dhe tensioneve shuhet. Deri tani, kemi parë shumë retorikë luftëdashëse të Koresë së Veriut, por asnjë veprim luftënxitës. Kjo është treguar djallëzisht krijuese në rritjen e tensioneve pa përdorimin e forcës, si për shembull duke u thënë të gjithë ambasadave të huaja që të largohen nga Korea e Jugut, pasi shumë shpejt kjo mund të shndërrohet në një zonë lufte. Në fshehtësi, shpresa është që në 15 prill, njëqind vjetori i themeluesit të Republikës Popullore, Kim Il Sung, Korea e Veriut do të lëshojë disa raketa të reja në det dhe do të shpallë fitoren. Por këtë herë konteksti është i ndryshëm, në shumë drejtime të rëndësishëm. Së pari, Korea e Veriut ka demonstruar një aftësi për të lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi dhe të detonojë pajisje bërthamore. Në të kaluarën, ne mund ta injoronim kërcënimin e saj si thjeshtë turfullimë. Por tani, askush nuk e di me siguri se çfarë kapacitetesh ka Korea e Veriut, teksa ushtria e SHBA është veçanërisht e shqetësuar për zotërimin e mundshëm të raketave të lëvizshme me rreze të gjatë që mund t’i shpëtojnë shërbimit të fshehtë të SHBA dhe të godasin Amerikën m’u në tokën e saj. Së dyti, Korea e Veriut ka adoptuar një qëndrim shumë më të ashpër. Ndërkohë që në 2010 qeveria koreano-jugore kërkoi sanksione të OKB-së pasi Korea Veriore fundosi një prej anijeve të saj luftarake në një prej ishujve kufitarë me të, Korea e Jugut tashmë ka premtuar se do të kundërpërgjigjet ushtarakisht nëse Korea e Veriut do të përdorë e para forcën. Edhe Pentagoni ka shfaqur armë më të fuqishme në stërvitjet e veta të kohëve të fundit në jug, përfshirë avionë gjuajtës Stealth-22 si dhe bombardues strategjikë B-2. Dhe administrata Obama ka lëshuar për jherë të parë Thesarin e SHBA, që synon të shkaktojë dëme më të mëdhenj për ekonominë e Koresë së Veriut. SHBA dhe Korea e Jugut kanë bërë plane kundër-provokim që nga viti 2010, dhe besojnë se strategjia e tyre e re do të bindë Korenë e Veriut se taktikat e saj agresive janë kundërproduktive, por në këtë rast është hera e parë që ata do ta provojnë në praktikë. Lidhja me Iranin Së treti, lidhja Kore e Veriut-Iran po peshon më shumë tek politikëbërësit e SHBA. Ka prova të kon-

»

17

Rebusi korean Edhe një vazhdim i situatës aktuale përballë fqinjëve të Koresë së Veriut me sfida të mëdha të sigurisë, diplomatike e madje edhe ekonomike, teksa shumë investitorë të huaj shumë shpejt do të kërkojnë klima më të sigurta

Kush është në komandë? Tranzicioni i lidershipit në Phenian është më shqetësuesi. Duket sikur një 29-vjeçar po provokon krizë ose për të provuar burrërinë e tij, ose është nën kontrollin e gjener-

është që këta udhëheqës do të ndërmarrin reagime të panevojshëm për t’u provuar elektorateve të tyre të brendshëm, si dhe partnerëve të huaj se sa të fortë janë. Veç kësaj, udhëheqësit e rinj nuk kanë përvojë në luajtjen e kësaj loje të acarimit, kështu që lehtësisht mund të bëjnë llogaritë gabim, siç bënë në 1950. Askush në Uashington nuk priste që Korea e Veriut të pushtonte

të guximshëm, aq edhe të çuditshëm. Ishte pothuajse 100 vjet më parë që Evropa u zhyt në Luftën e Parë Botërore për arsye se udhëheqësit e saj u treguan të paaftë të kontrollonin një incident të vogël ballkanik që shumë shpejt doli jashtë kontrolli. Në atë kohë, dinamika e aleancave dhe teknologjia (oraret e hekurudhave) shkaktuan acarimin e procesit. Sot, kemi ende aleatë

alëve të lartë, që nuk mund ta imagjinojnë një botë pa Seulin, Tokion, Uashingtonin si armiqtë e tyre kryesorë – në çdo rast duke shuar shpresat se Korea e Veriut mund të ndjekë politika të reja pas vdekjes së Kim Jong Il. Në fakt, Kim Jong un mund të ndjejë nevojën për të treguar se sa i fortë është thjeshtë për të treguar se është një udhëheqës po aq efektiv sa edhe i ati. Frika

Jugun atë verë, ndërkohë që udhëheqësit në Phenian dhe në Moskë u zunë në befasi kur SHBA ndërhynë atëherë për të mposhtur pushtuesit, edhe pasi diplomatët e SHBA kishin deklaruar gadishullin korean jashtë perimetrit mbrojtës të SHBA në rajonin e AzisëPaqësorit. Që atëherë, Korea e Veriut ka zënë vazhdimisht në befasi SHBA dhe vendet e tjerë me veprimet e veç sa

të frikësuar nga braktisja, ndërkohë që armët bërthamore kanë imperativët e tyre të përdorimit të hershëm. Është ende e rëndësishme t’u demonstrojmë aleatëve angazhim, gjë që riskon të shkaktojë një sjellje kundërreaguese, si edhe aftësi për të dhënë goditjen e parë përpara armikut potencial. Por, gjithmonë pa e kuptuar se çfarë ndodh më pas.

siderueshme që dy vendet bashkëpunojnë në zhvillimin e teknologjive të raketave, aq shumë sa do të ishte e mençur të trajtoheshin përpjekjet e tyre të përbashkëta si një program i vetëm kërkimi dhe zhvillimi për raketat. Është shtuar frika se Pheniani mund të ndajë me Teheranin gjetjet e tij sa i përket vendosjes së mbushjeve bërthamore, duke i mundësuar Iranit që të ketë një aftësi të demonstruar

ave më të fundit bërthamore në Kazakistan dhe tani lënë të kuptohet se mund të ndjekin Korenë e Veriut dhe thjeshtë të tërhiqen nga Marrëveshja e Mospërhapjes Bërthamore nëse perëndimi nuk ofron një ndihmë të menjëhershme, apo lehtësim të sanksioneve. Edhe nëse kriza e fundit merr fund, problemi i përhapjes bërthamore do të mbetet. Së fundi, ne kemi udhëheqës të rinj politikë në

sione ndoshta edhe më shumë se SHBA. Qeveria e re në Seul ka vuajtur nga modeli tipik i Koresë së Veriut, të kërcënimit të udhëheqësve të rinj se do të testojnë bombën e tyre.

të armëve bërthamore, pa e testuar faktikisht bombën. Edhe përtej bashkëpunimit direkt mes dy vendeve, politikëbërësit në Uashington dhe gjetkë shqetësohen se qeveria e Iranit po nxjerr mësimin e padobishëm për vijat e kuqe të mospërhapjes bërthamore që ka hequr SHBA mund të injorohen pa u ndëshkuar. Udhëheqësit iranianë e ashpërsuan vijën e tyre gjatë negociat-

Kinë, Japoni, Korenë e Jugut, dhe Korenë e Veriut. Zyrtarët e rinj kinezë kanë adoptuar një retorikë më kritikuese kundrejt Koresë së Veriut, por jo veprime konkretë, sidomos ndërprerja e furnizimit të saj me naftë. Qeveria e re konservatore e Japonisë ka eklaruar se do të rrëzonte çdo lloj rakete të Koresë së Veriut që është drejtuar për nga toka e saj dhe ka vendosur sank-


18

« dossier

E mërkurë 17 prill 2013 •

Vitet 1947-1951, tentativa për përmbysjen e regjimit komunist

Përgatiten 1804 diversantë Sigurimi: Shumica janë të UDB-së Nga Albert Kotini (vijon nga numri i kaluar)

L

idhur me dërgimin e bandave diversioniste nga jashtë dhe asgjësimin e këtyre bandave nga forcat e ndjekjes në vend, konferenca bazuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit, të cilat janë pak të besueshme thekson: “Kështu, nga 398 banda të armatosura me 1804 diversantë që u dërguan në këtë periudhë dhe u asgjësuan nga organet tona, 307 banda me 1309 diversantë i përkasin UDB-së jugosllave. Bashkëpunimi i diversantëve me të deklasuarit ka statistikat e nxjerra nga kjo konferencë: Armiku i klasës brenda vendit, në bashkëpunim edhe me bandat kriminale, kreu gjatë kësaj kohe (1949-1955) 167 plagosje e 132 vrasje terroriste kundër qytetarëve e aktivistëve, komunistëve e kuadrove të organeve të partisë e të pushtetit si dhe 156 plaçkitje, grabitje, djegie me karakter politik të institucioneve shtetërore, kooperativiste e shtëpi banimi. Ata vranë sekretarin e partisë të Mirditës dhe deputetin e Kuvendit Popullor Bardhok Biba, kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Krujës, Nuri Luçin; sekretarin e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Kukësit, Shaban Sabri Boda; oficerin e ushtrisë popullore Malo Boda e kufitarin Ndue Marku, pionierin Nikë Pjetri, aktivisten Tereza të Ndue Gjokës nga gryka e Lezhës e shumë të tjerë. …Për të kryer veprime e kombinacione të komplikuara, krahas agjenturës dhe llojeve të tjera të punës agjenturore-operative, organet e Sigurimit të Shtetit përdorën me sukses në këtë periudhë edhe grupet speciale. Ndërsa për gatishmërinë e shprehur nga populli, për t’u përballë me bandat, kemi: kjo është faza e vigjilencës revolucionare masive dhe e akteve heroike të bijve të popullit tonë, që nga pionieri Miho Gjini i Sarandës, te Ndue Preng Gjoni i Mirditës. Për sa i përket radiolojës së rrjetit agjenturor, në materialet e sesionit kemi: filloi kështu radioloja “Buza e Bredhit”, nëpërmjet të cilës organet e Sigurimit të Shtetit dezinformuan zbulimet armike dhe i futën ato në qorrsokak për 4 muaj rresht; mësuan qëllimin, taktikën, format dhe metodat e punës së tyre kundër nesh dhe grumbulluan material faktik për të diskredituar në arenën ndërkombëtare qeverinë neofashiste italiane, monarkofashiste greke e zbulimin amerikan për veprimtari subversive e përgatitje të koordinuar të intervencionit kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. …Organet e Sigurimit të Shtetit ua hodhën zbulimeve armike edhe në tentativën që ato bënë për të vërtetuar dyshimet e tyre mbi gjendjen e bandës së Et’em Çakos, nëpërmjet dërgimit nga Greqia të 14 diversantëve, të kryesuar nga krimineli i luftës Izet Vrazhdo, të cilët me të kaluar kufirin ranë në kontakt me rrjetin tonë agjenturor. …Kështu, duke vepruar me vigjilencë, guxim e zgjuarsi, me anën e lojës së Frontit të Rezistencës, organet e Sigurimit të Shtetit mbikëqyrën dhe paralizuan veprimtarinë e reaksionit të brendshëm dhe të bandave kriminale që u futën në këtë organizatë, duke mos i dhënë atyre mundësi të kryejnë qoftë edhe një akt kriminal. Nëpërmjet kamuflimeve e legjendave të ndryshme, si dhe kësaj loje, e cila vazhdoi prej dhjetorit 1949 deri në 1953, organet e Sigurimit likuiduan 203 banditë të armatosur të brendshëm e të jashtëm, nga të cilët 176 u kapën dhe 27 u vranë; zbuluan dhe goditën 124 pjesëtarë aktivë dhe strehues kryesorë të reaksionit, këshilluan shumë të tjerë të gabuar e të mashtruar dhe i vunë ata në rrugë të drejtë. …Me anë të 184 radiogrameve, që “grupi i Zenel Shehut” (i cili në këtë kohë ndodhej në burgun e Tiranës), i dërgoi qendrës së zbulimit amerikan në Athinë, organet e Sigurimit kërkuan dhe tërhoqën nga zbulimi amerikan armatime e

materiale të shumta për “ushtrinë kryengritëse”, radistë të specializuar e drejtues me përvojë për “çetat e shumta që vepronin në male” etj. … Kjo shpuri në zbulimin e shpartallimin e 147 grupeve e organizatave reaksionare me 1325 vetë; në përballimin e 1891 provokacioneve kufitare, në asgjësimin e 398 bandave agjenturore të ardhura nga jashtë dhe të brendshme, me rreth 2000 banditë të kapur, të vrarë e dorëzuar.

Për sa i përket të emigruarve, këta ishin të gatshëm të bashkëpunonin edhe me repartet ushtarake amerikane. Kështu, nga të dhënat që jepen në këtë sesion kemi: …Deri në vitin 1957, amerikanët tërhoqën për në Amerikë e vendet e largëta 1500 të emigruar shqiptarë nga Greqia, 850 nga Jugosllavia, mbi 400 nga Italia etj. Këto trupa emigrantësh, SHBA i përdore kundër RPSH për qëllime diversioni… Nëpërmjet këtyre kanaleve, zbulimet armike dhe në mënyrë të veçantë ai amerikan kanë dërguar kuadro zbuluese e agjentë të vjetër si Kostandin Kristo – kuadër i Departamentit të Përgjithshëm të policisë amerikane, Xhafer Myrto Veliu – oficer në ushtrinë amerikane, Stathi Baci etj., por edhe njerëz të rinj nga mosha, me arsim e që kanë të afërmit e tyre këtu, të cilët sjellin me vete pare e plaçka të shumta, që i përdorin për të mbështetur propagandën e tyre, për të prishur ndërgjegjen, për nxitjen e arratisë dhe futur në veprimtari spiunazhi njerëzit me të cilët marrin kontakt. Zbulimet amerikane apo të shteteve të tjera kanë përdorur edhe dërgimin e diversantëve e agjentëve me dokumente false. Kështu, gjatë viteve 1957-1960 UDB-ja dërgoi 89 diversantë e agjentë me dokumente false, ndërsa monarkofashistët grekë vetëm gjatë vitit 1957 dërguan 15 diversantë të tillë, siç është rasti i futjes në Shkodër të kryebanditit – agjent i UDB-së Arif Shabani, ose ardhja deri në Tiranë i agjentit grek Lake Tofiku etj. Organet e Punëve të Brendshme iu përgjigjën këtyre sulmeve. Nga të dhënat në këtë sesion kemi: …Sukseset e arritura nga këtë periudhë, në likuidimin e më shumë se 4000 kriminelëve e diversantëve, zbulimi dhe goditja e më shumë se 300 grupeve dhe organizatave kundërrevolucionare dhe përballimi i mijëra provokacioneve të vazhdueshme që kanë bërë organet e repartet e Punëve të Brendshme, për të mbrojtur Partinë, popullin e atdheun tonë socialist nga dhuna

kundërrevolucionare e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. …Loja me emrin “Buza e Bredhit” me zbulimin italian, loja me emrin “Liqeni i Vajkalit”, që u zhvillua me qendrën e zbulimit amerikan në Athinë, i ashtuquajturi “Fronti i Rezistencës” e shumë të tjera janë veprime të përsosura, që tregojnë aftësinë zbuluese e goditëse të organeve të reparteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. … Nga viti 1949 filluan të merren me agjenturë, përveç Sigurimit të Shtetit, edhe organet e policisë popullore. Duke i parë me syrin e sotëm, themi me bindje se duke folur për “sukseset” e arritura ndaj bandave diversioniste, se ka vetëm një lyerje me bojë të fasadës së lavdisë dhe të legjendarëve, të cilët kanë bërë mjaft “heroizma” të heshtura, që po u del zëri në demokraci si “krime në shoqëri”.


dossier • E mërkurë 17 prill 2013

Këto janë fjalë dhe vetëm fjalë, se në libra të atij lloji nuk figuron asnjë dokument për të provuar “faktet” që na serviren. - Se spiunimi rus që kishte hyrë deri në CIA apo Inteligjenc Servisin britanik arriti të japë pak serum “për lojën inteligjente” shqiptare, aq sa Asim Aliko të kapte 150 banda. - Referenca e Toni Blerit ka të bëjë me dëmin e madh që solli Kim Filbi etj. U deshën botimet e censuruara për Kim Filbin që të shembej miti i “inteligjencës” shqiptare të Sigurimit të Shtetit. Pse nuk thanë më parë që Kim Filbi na qenka zbuluar qysh më 1951? Pse duan t’ia hedhin çdo të keqe vetëm Koçi Xoxes për të pohuar demaskimin enverist? Tjetër gjë janë diversantët e dërguar nga UDB-ja, tjetër nga Asfalia greke dhe tjetër si i paraqesin “inteligjentët” e Sigurimit shqiptar, që mbi 90 për qind ishin pa arsim të lartë. Diçka intime Asim Aliko, Banush Goxho dhe Polikron Kotini (xhaxhai im) njiheshin midis tyre edhe me gotën e rakisë. i kam takuar, kam qenë mjaft i hipnotizuar nga ato që kisha lexuar, parë në muzeun e Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku na çonin në përvjetorët e Sigurimit për edukim), nëpër filma, ku aludonin për bëmat e këtyre legjendarëve dhe nuk ngopesha duke i parë. i shihja tepër të zhgënjyer, të lënë në harresë te një tavernë ordinere, që pinin pa mbarim gota të tëra rakie vetëm me një spec djegës e një kokërr hudhër dhe këto të future nëpër xhepa. Mbanin nga një soja (biçak) të vogël dhe ashtu, ulur, pinin dhe heshtnin “trimat” e popullit. Ishin katandisur dhe lënë në harresë nga shefat e tyre, të cilët na ishin bërë

me shkollë dhe këta i quanin vetëm për fasadë që u siguronte kolltukët e tyre. Këtë përfytyrim të atrofizuar mora në ato kampe katandisëse. Përfundimi logjik: komunizmi dhe nacionalizmi janë dy faktorë krejt të ndryshëm midis tyre. Për vdekje e fitore, të cilën historian ë fund të shek. XX tregoi avantazhet. Komunizmi mori fitore në betejën e parë të atij fillimshekulli, duke ardhur në fuqi. Ndërsa nacionalizmi shqiptar, i detyruar, u largua nga vendi, por nuk i hodhi armët dhe, i ndihmuar nga Perëndimi, vazhdoi luftën në ilegalitet. Kështu, edhe i ndihmuar nga aleatët prej bijve më të mirë të popullit shqiptar, komunizmi u shemb, duke fituar demokracia. Ne kemi bindjen e thellë se kemi fituar. Fituesit e këtij shekulli nuk janë më kriminelët e perandorisë të së keqes, por ata që u quajtën “Luftëtarët e lirisë”. Këta të fundit, pa u zyrtarizuar, kanë qenë, në fakt, pararoja e vijës së parë kundër frontit komunist. A duhen rehabilituar? Po! Ideali i tyre fitoi, ndonëse me vonesë. Në qoftë se nuk është e drejtë, atëherë s’ka moral, sepse çështja e tyre ka fituar. Ndërsa pala e quajtur diktaturë humbi derisa brenda llojit ofendimin më të madh aktual e kanë me njëri-tjetrin kur i quajnë “bolshevikë”. I takon një vend në histori, jo thjesht disident, sepse ata ishin tërë jetën kundër diktaturës, e për ta përmbysur këtë regjim dhanë edhe jetën. S’ka e nuk duhet të ketë heshtje për ata që vdiqën si heronj. “Radioja e lirë” e Europës apo “Shqipëria e lirë” farkëtuan krimet e komunizmit. Masakrimin e këtyre “bandave”, pa ligje, me kobure e shkatërrim të familjeve të tyre, i zbuloi

vetëm tirania e atij pseudoshteti i ngritur mbi kufoma të gjalla. Doni ngjarje? Jo të sajuara si ato të Sigurimit; janë aq shumë, saqë secila është epope më vete dhe aspak legjendë – përrallë bolshevike. Muço Çoprati nga Vlora erdhi me një grup në Gramsh, ku u ndesh me Sigurimin. Pasi u vranë dy nga të Sigurimit së bashku me kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Gramshit, në vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, u përhap nga Sigurimi sikur e kishin kapur diversantët dhe e kishin masakruar e pastaj e vranë. Jo, u vra në përpjekje. Muço Çorpati mbeti i plagosur rëndë, aq sa nuk kishte mundësi të vriste veten për të mos u dorëzuar i gjallë, prandaj ua kërkoi këtë nder shokëve të vet. Shokët nuk e bënë dot dhe, si pasojë, e kapën sigurimsat, e mbajtën 2 vjet në hetuesi, por nuk foli. Jo vetëm nuk e përdorën dot si puna e Ethem Çakos, mbas një kohe doli komunikata ku shkruhej: “Gjykata e dënoi me vdekje me pushkatim”. Më pas e pushkatuan. Në vitin 1992 vetë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri u interesua për njerëzit e të afërmit e Muço Çapratit. Lake Nuro, po nga Vlora, mos gaboj, nga Bolena e heroit Asim Aliko, në vitin 1945 u lidh me qytetarë të Vlorës deri në sulmin ndaj burgut. Për këto veprimtari u zbulua dhe në ndjekje u rrethua i plagosur për vdekje. Më parë kapërdiu letrat ku komprometoheshin bashkëpunëtorët, pastaj vrau veten. Aq mizorë u treguan njerëzit e Sigurimit të Shtetit, sa ia gjetën letrat në gojë dhe më pas dënuan me vdekje bashkëpunëtorët e tij. Po nga Vlora po marr ngjarje tjetër, se për këtë qytet është folur vetëm për “heronjtë e Sigurimit”. Familja me mbiemrin Zoto priti 2 diversantë, që ishin vëllezërit e zonjës së shtëpisë. Mirëpo i nipi i denoncoi të dy dajallarët se ku ishin strehuar dhe, pasi i kapën e i vranë me tradhti, arrestuan të ëmën, e cila bëri 18 vjet burg. E ëma e mallkoi të birin për spiunimin që bëri, aq sa e bëri hasha. Ja, këta ishin informatorët e vegjël që edukonte Enveri kundër diversantëve. Doni të dini për një “diversant” tjetër? Skënder Dume ka qenë eksponent i Ballit Kombëtar në rrethin e Kolonjës. Me detyrën e nënprefektit të kohës së Zogut, ai njihej si idealist i nacionalizmit. Kur erdhën gjermanët në Shqipëri, pothuaj tërë kolonjarët, mbas djegies së Borovës, hoqën familjet nga Erseka dhe i strehuan nëpër pyje si dhe në shkollën e fshatit. Të gjithë, partizanë e ballistë, ishin në luftë kundër

»

19

gjermanëve. Skënderit në rrugë i dalin partizanët vetë i treti për ta çarmatosur. E qëlluan për ta vrarë, por vetëm sa e plagosën dhe ashtu zvarrë-zvarrë, arriti deri në qendrën e Ballit, në Luaras. i mjekuan edhe plagën e marrë nga plumbi i partizanëve. Qysh të nesërmen filloi lufta vëllavrasëse. Kjo ndodhi menjëherë pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes. Skënderi u dërgua në spital, ku dhe u shërua. Me çlirimin e vendit, Skënderin e arrestuan, njësoj si ballistët e tjerë. Kur ndodhi incidenti me bombën në ambasadën sovjetike, e kapën edhe këtë sit ë dyshimtë bashkë me 150 të tjerë. Nga burgu u ri e liroi Mehmet Shehu, duke i thënë: “Po të lirojmë se e dimë që je fajtor dhe, po të them edhe këtë: po e lëvize bishtin, do të ta presim kokën!” Sapo doli nga burgu, Skënderi e mbajti vrapin në Greqi. Mirëpo Asfalia greke e futi në burg dhe e trajtoi keq. U desh ardhja e Mithat Frashërit nga Roma që të lirohej. Sa shpëtoi nga kthetrat e Asfalisë greke, i dërgua si spiker në “Radio Londra”. Mbas ndryshimeve politike në vendin tonë, pra me ardhjen e demokracisë, u kthye dhe mbylli sytë në moshën 90-vjeçare. Sa ishte gjallë e sa ishte në Shqipëri, Petrit Dumen nuk pranonte ta takonte as kur vinte në burg te xhaxhai, Sefedin Dume, i cili vdiq në kampin e Spaçit. Edhe vetë Sefedini nuk e dëshironte ta kishte afër Petritin; me rezerva i rrinte edhe kur ministri i bënte ndonjë vizitë. Pjesa më e ndershme e fisit Dume ishin me Ballin… përveç familjes së Petrit Dumes. Çudi, po të ishte partizan, do të bëhej hero, e pse jo edhe tradhtar, ndërsa po të ishe nacionalist, asnjëherë nuk do të të jepnin të drejtën të quheshe hero. *** Përfundimisht, Sigurimi shqiptar mund të quhet “shërbim i fshehtë informativ”, “polici politike”, “sekret” etj. por asnjëherë nuk ka qenë inteligjent, as dje e as sot. Lojërat “Liqeni i Vajkalit”, “Buza e Bredhit”, “Fronti i Rezistencës” e deri te citimi i Toni Blerit, nuk kanë të bëjnë me shërbimin “inteligjent” shqiptar, por midis atij Lindor (BRSS) dhe atij Perëndimor (SHBA) legjendarët tanë mblidhnin viktimat e tyre. Me një fjalë, Sigurimi i Shtetit vrau të drejtën për të jetuar në bazë të një juridiksioni legal.


20

«

Kulturë

“Shkrimtari dhe Diktatura”

BOTOHET NË BRITANI

E mërkurë 17 prill 2013 •

Është hera e parë që një studim i tillë mbi jetën e shkrimtarit në diktaturë botohet në Britaninë e Madhe me nismën e Bejtulla Destanit. “Legenda”, e cila u themelua në 1995 nga “Europian Humanities Research Center” (Qendra Evropiane e Studimeve Shoqërore) të Universitetit të Oksfordit, është tani një botues i përbashkët i “Modern Research Association” dhe “Maney Publishing”.

N

dërkohë që është pretendent kryesor për çmimin letrar të dhënë nga ‘The Independent’ është botuar në Britani libri “Ismail Kadare – Shkrimtari dhe Diktatura 19571990” më autor Peter Morgan me mbështetjen e “Legenda”-s, “Modern Humanities Association” dhe “Maney Publishing”. Është hera e parë që një studim i tillë mbi jetën e shkrimtarit në diktaturë botohet në Britaninë e Madhe me nismën e Bejtulla Destanit. “Legenda”, e cila u themelua në 1995 nga “Europian Humanities Research Center” (Qendra Evropiane e Studimeve Shoqërore) të Universitetit të Oksfordit, është tani një botues i përbashkët i “Modern Research Association” dhe “Maney Publishing”. Titujt e botuar shtrihen nga tekstet mesjetare deri tek filmi i sotëm, duke formuar një pamje të gjerë krahasuese të shoqërisë moderne dhe duke përfshirë vepra në arabisht, në gjuhën katalane, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht, italisht, portugalisht, rusisht dhe spanjisht. Një bord editorial i përbërë nga specialistë akademikë të shquar punojnë së bashku duke drejtuar organizma dijetarësh si “Society for French Studies” (Shoqata e Studimeve Franceze) dhe “British Comparative Literature Association” (Shoqëria Britanike e Letërsisë Krahasuese). “Modern Humanities Association” (MHRA) inkurajon dhe promovon studime të avancuara në fushën e zhvillimeve të shoqërisë moderne, veçanërisht mbi gjuhët dhe letërsinë evropiane, duke përfshirë anglishten si edhe filmin. Ajo po ashtu synon të heqë pengesat midis dijetarëve që punojnë në disiplina të ndryshme dhe të ruajë unitetin e dijeve shoqërore përballë specializimit të thellë. Shoqëria e përmbush këtë qëllim, së pari përmes publikimit të gazetave, bibliografive, monografive dhe pjesë të tjera ndihmëse të studimeve. “Maney Publishing” është nga të paktat shtëpi botuese akademike britanike indipendente. E themeluar në 1900 kjo shoqëri ka zyra në Britaninë e Madhe, në Lids dhe Londër, si dhe në Amerikën e Veriut, në Boston. Qysh prej vitit 1945 “Maney Publishing” ka punuar nga afër me shoqata, botues, autorë, dhe pjestarët e saj për të botuar libra akadamike dhe të përditshme me standard të lartë materialesh dhe produktesh. “Në disa qarqe të caktuara të Evropës Lindore të pasluftës, pas rënies së komunizmit, ndihet nostalgji për stabilitetin e periudhës së Luftës së Ftohtë dhe për momentet e lumtura personale në ‘foletë shoqërore’ të këtyre vendeve. Një vështrim pas tregon se survejimi, frika, hidhërimi dhe jeta e mjeruar nën diktaturën e socializmit janë zbehur në kujtesën e njerëzve. Ismail Kadare nuk na lejon të harrojmë lehtësisht. Veprat e tij ruajnë kujtimet e jetës së zymtë në Shqipërinë e vogël stalinistë. Ndoshta vetë ky absurd, ndjesia e një ankthi të llahtarshëm në shtëpinë e kukullës, i bën këto vepra të jenë një deklarim përfundimtar i përshtatshëm për shekullin, fillimet letrare të të cilit dallohen për tmerrin rreth të

Ndahen çmimet “Pulitzer” në gazetari dhe art Gazeta “New York Times” ka fituar katër çmimet “Pulitzer” për gazetari, duke përfshirë një shkrim që ekspozoi korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë së Kinës. Gazeta gjithashtu fitoi çmime për raportimin në praktikat e biznesit të kompanive Apple dhe Wal-Mart dhe mbulimin e pasojave të një orteku në shtetin e Uashingtonit. Gazeta “Denver Post” fitoi në kategorinë e lajmeve për raportimin mbi të shtënat në masë në një kinema vitin e kaluar në Aurora të shtetit Kolorado. Përveç 14 kategorive të gazetarisë, çmimet Pulitzer u dhanë edhe për 7 kategori arti, përfshi letërsinë, ku çmimin “Pulitzer” e fitoi shkrimtarit Adam Johnson për Revista e famshme amerikane “Archaeology” që shtypet nga Instituti Amerikan i Arkeologjisë ka botuar në numrin e saj të Prill/Majit një artikull mbi dëmtimin e afreskeve të famshme të Onufrit. Kjo revistë, me mbi 3 milionë kopje, më e madhja në botë, i ka dedikuar një shkrim problemit të dëmtimit të kishës së Valshit, si dhe humbjes së madhe që ky dëmtim i solli kulturës shqiptare. Një revistë me shumë ndikim në qarqet universitare dhe intelektuale amerikane dhe evropiane, denoncimi i vjedhjeve të Onufrit prej saj e bën këtë lajm tashmë prezent në nivele të larta shkencore të trashëgimisë

serinë e romaneve “The Orphan Master’s Son”, me temë Korenë e veriut. Çmimi “Pulitzer” mban emrin e botuesit Joseph Pulitzer dhe

vazhdon të jepet që nga viti 1917. Çmimet shpallen nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut dhe çdo fitues merr 10 mijë dollarë.

Revista amerikane “Archaeology” shkruan për afresket e Onufrit

kulturore botërore. “Afresket e Onufrit u dëmtuan dy herë në kapërcyellin e vitit të ri, si dhe javën e parë të vitit 2013, duke treguar qartë neglizhencën shtetërore mbi këtë pasuri të jashtëzakonshme të artit kishtar në

Shqipëri”, shkruan revista. E denoncuar nga dy ekspertë të trashëgimisë kulturore shqiptare, deputeti Auron Tare dhe arkitekti Artan Shkreli, kjo vjedhje u kthye në një debat të ashpër në medien dhe publikun shqiptar, duke treguar qartë paaftësinë e madhe shtetërore për të ruajtur pasurinë kulturore shqiptare. Forumi i Trashëgimisë dhe zëra të tjerë nga bota intelektuale kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Kulturës së kohës, Aldo Bumçi.

cilit shkroi Kafka. Për të tjerat më pas, si “Nachgeborene” e Brehtit, mund të ngrihen dyshime për vlerat e tyre, si vepra të shkruara nën trysninë e një ideologjie të dështuar. Pyetja mund të shtrohet: A janë këto vepra letërsi e vjetëruar me njëfarë vlere historike në pasqyrimin e jetës nën regjimin e kaluar, në një shtet të izoluar stalinist në periferi të Evropës apo ato vazhdojnë të na tregojnë diçka të rëndësishme rreth vetes sonë? Një dekadë më parë zbulova romanin e Kadaresë, “Pallati i Ëndrrave”. Kjo vepër më rikujtoi se stalinizmi ka mbijetuar në Evropë deri para pak kohësh. Unë pashë tek Kadareja një shkrimtar të madh, i cili ashtu si edhe shkrimtarë të tjerë nga kombe të vegjël dhe gjuhë pak të njohura, duket se nuk kishte arritur njohjen që meritonte. Një projekt kërkimi shkencor që vijoi më pas, më 2003, më dha mundësi të njihem me veprat e tjera të Kadaresë dhe më çoi drejt një udhëtimi në Shqipëri, si edhe tek vetë shkrimtari në Paris e Tiranë. Gjatë shkrimit të këtij libri e kam njohur Kadarenë si një njeri, eksperienca e të cilit në shkrime, politikë dhe etnicitet ishte e jashtëzakonshme edhe për Evropën socialiste të shekullit të njëzetë. Konteksti i diktaturës shqiptare, arsimimi i shkrimtarit në Moskë, njohja e hershme e kompleksitetit të veprave të shkruara në shoqëritë e reja komuniste të pasluftës, si edhe refuzimi i tij gjatë viteve 1970-të dhe 1980të për t’u larguar nga atdheu apo për të bërë kompromis me shkrimet e tij, e bëjnë Kadarenë një shkrimtar unikal në ambientin socialist”, – shkruan në librin e tij studimor Peter Morgan.


Kulturë

• E mërkurë 17 prill 2013

»

21

GJUHËTARI RAMI MEMUSHAJ DORËHIQET NGA GRUPI I PUNËS PËR DREJTSHKRIMIN

“Nuk jam dakord me propozimet e bëra nga specialistët” Anëtari i grupit të punës për drejtshkrimin, Rami Memushaj ka dhënë dorëheqjen. Ai bën me dije se ka dhënë dorëheqjen, sepse nuk është dakord me propozimet e bëra nga specialistët për ndryshimet në drejtshkrim. Që në orët e para të mëngjesit një grup gjuhëtarësh nga hapësira mbarëshqiptare janë mbledhur bashkë me dyer të mbyllura për të

4

0 vjet nga Kongresi i Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe, gjuhëtarët shqiptarë janë mbledhur dje për rishikimin e rregullave të Gjuhës Shqipe. Gjuhëtarë të Këshillit Ndërakademik të Gjuhës, i cili ka në përbërjen e tij 22 anëtarë, akademikë nga fusha e gjuhësisë kanë diskutuar dhe debatuar lidhur me ndryshimet në gjuhë. Në mbledhje janë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me drejtshkrimin e zanores ë të patheksuar dhe togjet zanore. Kanë qenë një listë fjalësh, drejtshkrimi i të cilave po rishihet dhe mbase do të ndryshohet, si edhe një listë e çështjeve që janë debatuar. Kjo listë iu është dorëzuar më herët anëtarëve të këtij këshilli, ndërkohë që është diskutuar për të ardhmen e formës së tyre të shkruar. Kështu mes çështjeve të debatuara kanë qenë: Heqja apo ruajtja e zanores -ë- në fjalët e përbëra që përmbajnë si element të parë përemrin vetvetor vetë (vetvendosje, vetvrasje, vetveprim etj.); drejtshkrimi i zanores -ë në disa raste; zanoret e tjera dhe bashkëtingëlloret, siç janë togjet zanore -ua- / -ue- dhe -ye-; zanorja -idhe sonantja -j-; sonantet -nj-, -j-; sonantet -r-, -rr-, -n-, -l-, -ll-; bashkëtingëllore të shurdhëta e të zëshme dhe ë apo bashkëtingëlloret dyshe (dh, th, sh, xh, zh, nj, gj). Një tjetër çështje e diskutuar është edhe ajo e drejtshkrimit të toponimeve shqiptare, të huaja dhe etnikat. Nga 42.205 fjalë që ka “Fjalori i gjuhës shqipe” (2006), ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalëve, ose i 12,55% të fjalëve. Ndryshime do të ketë edhe në takimet t+h, d+h etj. Për shembull, shtathedhur bëhet shtat’hedhur; Ethem- Et’hem; meshollë- mes’hollë; gazhedhësegaz’hedhëse etj. Të tjera diskutime janë ato të shkrimit të mbaresës së shumësit nj-së në j, i rr-së- r, lëvizja e ë-së në prapashtesën -ët dhe -të, duke i shkruar të gjitha fjalët ose me -ët, ose me -të, i: Barinj apo ullinj, do të shkruhen për shembull barinj dhe ullij. Fjalët me -ët (i, e) (i cekët) , 169 të tilla, do të shkruhen me –të, për shembull: i cekët - i cektë. Ndërkohë do të shkruhen jo me i si deri tani, por me j, fjalët me grupet ia, ie, io, iu, me prejardhje kryesisht nga gjuhët neolatine, si: ia/iá, për shembull: amiant, italian në amjant, italjan; apo edhe fjalë me ie/ié, që nga materie, stallier bëhen materje, stalljer etj. Nuk do të shkruhet ë-ja në 3786 fjalë, për një pjesë të të cilave është vendosur në rregullat e miratuara në qershor 2012 dhe një pjesë janë propozuar për miratim në mbledhjet e kësaj jave. Ndryshimet në drejtshkrim janë vetëm një pjesë e vogël e një projekti të madh e shumëvjeçar për gjuhën, projekt që ka nisur prej dy vitesh. Ky projekt ka në fakt disa drejtime të rëndësishme, por debati është fokusuar tek drejtshkrimi. Edhe pse është bërë dhe vazhdon të bëhet një zhurmë e madhe për ndryshimet në Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe, përkrahësit e këtyre ndryshi-

diskutuar rishikimin e standardit. Në mbledhjen mes akademikëve u diskutuan disa çështje, si: ajo e drejtshkrimit të zanores -ë të patheksuar; e drejtshkrimit të disa fjalëve me l ose me ll; e drejtshkrimit të disa fjalëve që kanë dyshkronjësha dhe e disa fjalëve me togje zanoresh, ua, ue, oo, si: zooteknik etj., si dhe drejtshkrimi

i emrave të përveçëm me shkronjë të madhe të disa etnive, ose emrave etnikë, si edhe të disa toponimeve. Pak kohë më parë edhe prof. Emil Lafe, pjesë e këtij këshilli u largua, pasi nuk ishte dakord me ndryshimet që propozoheshin. Sipas tij po tejkalohej masa e kërkesave për ndryshim në atë shkallë sa prekej standardi i gjuhës.

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe,

dje dhe sot mbledhja e gjuhëtarëve Rishkrimi i Standardit pas 41 viteve

Shqiptimi, njëlloj me drejtshkrimin?! Për sa i përket shqipes thuhet se drejtshkrimi i saj bazohet në parimin fonetik, çka nënkupton se shqipja shkruhet ashtu sikurse flitet, por në realitet nuk ndodh kështu. Problemi është bërë “kërcitës”, sipas disa specialistëve me ë-në e pazëshme, po edhe me grupin -i/-j, ndërsa po vazhdon edhe më thekshëm me grupet -r/-rr, -dh/-ll, -ç/-q, -gj/-xh. Madje kjo nuk ka thjesht burim dialektor apo krahinor. Fjalori elektronik i shqipes, i sapohedhur në treg, është një përpjekje e parë për ta pajisur fjalën shqipe me një model drejtshqiptimi, por modeli për momentin është thjesht orientues dhe nuk mund të jetë zyrtar, pa marrë certifikimin e laboratorëve të fonetikës.

Seit Mancaku: Standardi nuk preket!

meve, me në krye drejtorin e Qendrës së Studimeve Albanologjike, vërejnë se nuk është fjala për “përmbysje” apo “zëvendësim” të drejtshkrimit aktual, por vetëm për përmirësim atje ku ka vend për përmirësime. Me pak fjalë, bëhet fjalë për një përditësim të rregullave të drejtshkrimit të shqipes normative, me qëllim që, siç ka vërejtur më parë Marashi, “rregullat e drejtshkrimit të bëhen lehtësisht të asimilueshme nga përdoruesit”. Një drejtim tjetër për të cilin po punohet, lidhet me pasurimin e leksikut të shqipes normative, me format, rrugët dhe metodat me të cilat shqipja do të mund të vitalizohet. Një hap tjetër është hartimi i bazës së të dhënave, ku do të përfshihen të gjitha fjalët e leksikut të shqipes, të gjitha kuptimet e këtyre fjalëve dhe të gjitha format e regjistrat e përdorimit të tyre. Kjo, sipas Marashut i jep një zhvillim të menjëhershëm studimeve gjuhësore, kurse përdoruesve të shqipes do t’u japë “thesarin që shqipja ka krijuar gjatë shekujve, përfshirë përdorimet dhe krijimet gjuhësore të sotme”. Takimi mes gjuhëtarëve shqiptarë nga gjithë hapësira shqiptare do të vazhdojë edhe sot, ndërsa bëhet e ditur se më pas ata do të bëjnë publike ndryshimet e vendosura, për të cilat do të bihet dakord.

Profesori i historisë, dhe pjesë e Këshillit Ndërakademik prof. Seit Mancaku mendon se “gjuha standarde e vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit, i ka qëndruar kohës dhe nuk ka asnjë të vërtetë në atë që thuhet se standardi i vendosur në vitin 1972 ka dështuar edhe duhet krijuar një standard tjetër”. “Për mua ky është një mendim krejtësisht ekstremist, të cilin nuk e ka asnjë nga anëtarët e Këshillit Ndërakademik. Ndoshta duhet të shtohet fjalori gjuhësor me fjalë të reja që kanë hyrë këto vite, duke u pasuruar. Qëllimi kryesor i të gjitha diskutimeve shkencore është që të pasurohet standardi dhe të përmirësohet në ato pika që mendohet se duhet ndryshuar. Por nuk bëhet fjalë për të krijuar një drejtshkrim tjetër, nuk bëhet fjalë as për të krijuar një bazë tjetër dialektore. Duhet të ketë strategji të institucioneve për mbrojtjen e gjuhës duhet të ketë redaktorë në shtëpitë botuese që të kujdesen për botimet që vijnë në gjuhën shqipe, duhet të kenë kujdes të gjithë ata që flasin publikisht në përdorimin e gjuhës standarde dhe të mos përdorin vend e pavend fjalë të huaja..”.


22

« SPECIALE

E mërkurë 17 prill 2013 •

P

atenta e siguruar nga Apple që lidhet me prodhimin e një smartfoni të mbështjellë komplet nga ekrani ka bërë që të lindin disa koncepte dizajni. Nickolay Lamm dhe Matteo Gianni kanë qenë të parët që kanë projektuar iPhone 6 me një sipërfaqe të lakuar, dizajn i cili do të jetë më pak i prirur ndaj dëmtimeve nga përplasja. Kjo e fundit ka hasur në shumë spekulime. Një ide tjetër e Lamm, në emër të MyVoucherCodes ka të bëjë me prodhimin e një iPhone-i plastik, mundësisht të tejdukshëm dhe me çmim shumë të arsyeshëm. Pavarësisht se zv/President i Apple nuk e ka pohuar këtë gjë prej kohësh qarkullojnë fjalë se Apple do të hedhë në treg telefonë me çmim të ulët për të tërhequr klientë edhe në vendet me mirëqenie të ulët. Një koncept tjetër dizajni ka të bëjë me prodhimin e ekranit me prekje me cilësinë më të mirë të mundshme. Federico Bianco ka prezantuar në një video të shkurtër konceptin e tij për iOS 7 në lidhje me iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPad 5 duke përfshirë këtu edhe mundësinë e hapjes së aplikacioneve dhe funksionaliteteve të ndryshme si kthimi i përgjigjeve të shpejta dhe vendosja në gjendje fluturimi (airplane mode) nga faqja e parë e ekranit pa qënë nevoja e hapjes së menusë për aplikacionet. Ai pretendon mënyra më të shpejta aksesimi, si dhe tregon në video një mënyrë përcaktimi të volumit shumë më shpejt dhe më lehtë. Dizajni i Arthur Reis përfshin një buton kryesor (Home button) që mund të klikohet duke prekur kudo në pjesën e poshtme të ekranit. Gjithashtu kamera iSight pritet të ketë një rezolucion prej 12mp. Ndërkohë që dizajnuesit parashikojnë një ekran me prekje shumë më sensitiv se ai ekzistues, Yanko i kushton shumë rëndësi në dizajnin e tij fortësisë duke theksuar “Një prej arsyeve kryesore pse njerëzit blejnë kapak për iPhone-in e tyre është gërvishtja me lehtësi e pjesës së poshtme, kjo vihet re veçanërisht te iPhone 5. Dizajnuesi Matt Hughson parashikon një mbështjellje të jashtme të in-

6 koncepte të reja dizajni për

iPhone 6 dhe iOS 7

tegruar me alumin, e cila krijon një shtresë mbrojtëse si për pjesën e poshtme po ashtu dhe atë të sipërme. Kjo siguron mbrojtje të përmirësuar

për ekranin dhe kameran”. Së fundmi, ideja e Bob Freking për iPhone-in X misterioz përfshin një procesor AX 1.8GHz quadcore, 4 GB RAM, si dhe një kam-

era iSight 16 mp. Ekrani do të jetë 4.8 inç, karikimi wireless, si dhe do të suportojë NFC. Në qoftë se është vërtet kështu çmimi do të jetë 1200 $

Brazili s’do ta ketë gati rrjetin 4G gjatë Kupës së Botës Vizitorët që do të shkojnë drejt Brazilit për të parë ndeshjet e Kupës së Botës 2014 në futboll nuk do të kenë mundësi të përdorin rrjetin më të shpejtë të transmetimit të të dhënave, 4G. Ai përdoret prej disa kohësh tashmë në SHBA dhe Evropë. Rregullatori i telekomunikacionit në Brazil, Anatel, është shprehur përmes presidentit Jõao Rezende se spektri 700 MHz nuk do të jetë gati për eventin e madh. Në vend të saj, u shpreh ai, turistët mund të blejnë çipe 4G që funksionojnë në rrjetin 2.5 GHz të Brazilit, ose duhet të mësohen me shërbimet e tjera me shpejtësi më të ulët. Këto deklarata shoqërohen

si herët e tjera me diskutime të mëdha lidhur me organizimin e Kampionatit në Brazil. Qershorin e kaluar Brazili zhvilloi tenderin për dhënien e së drejtës së ushtrimit të rrjetit 4G në spektrin 2.5 GHz, duke iu kërkuar njëkohësisht pronarëve ta kishin gati këtë teknologji në qytetet ku do të zhvillohen ndeshje. Rregullatorët brazilianë po përpiqen që t’i lëvizin transmetimet televizive nga spektri 700 MHz, duke u lejuar kompanive telefonike që të përdorin më pak bandë, e cila kërkon më pak antena për të njëjtin mbulim, krahasuar me bandën 2.5 GHz. Ndërkohë, zëdhënësi i FIFA-s Walter de Gregorio, u shpreh

IDC: Facebook, Pandora dhe Twitter, mbretërit e reklamave mobile Sipas parashikimeve të Cisco, shumë shpejt numri i pajisjeve mobile do ta kalojë numrin e njerëzve në botë. Raporti parashikon se ky numër do të arrihet në fund të vitit 2013. Ja disa nga pikat më interesante që janë paraqitur në raport: 40% e të anketuarve preferojnë të bëjnë biznes në iPhone, iPad, ose iPad mini. Femrat kanë 8% më shumë mundësi të shpërndajnë numrin e tyre personal të celularit krahasuar me meshkujt. Dërgimi i mesazheve në celular po pëson rritje për bizneset e vogla. 58% e të anketuarve dërgojnë mesazhe në celular (për biznes) të paktën njëherë në muaj. Vetëm 33% e të anketuarve u përgjigjën se e dëgjojnë vërtet postën zanore që vjen nga kontaktet e tyre të biznesit. Vetëm 18% e anketuarve u shprehën se dëgjojnë mesazhet zanore që vijnë nga numra të panjohur. 20% e meshkujve që dhanë përgjigje për këtë pyetje u shprehën se do të pushonin nga puna një punonjës me kohë të plotë vetëm për të reduktuar me 50% faturën mujore të telefonit. 75% e të anketuarve nuk duan ta ndajnë numrin personal të telefonit me pjesën tjetër të stafit. Sipas një studimi të fundit të realizuar nga IDC lidhur me mënyrën se si shiten dhe paraqiten reklamat mobile, Facebook, Pandora dhe Twitter kanë fituar një terren të jashtëzakonshëm në këtë fushë. Ndërsa deri një vit më parë ishin rrjeteve reklamuese ato që shisnin reklama online për botuesit dhe njëkohësisht ata që kontrollonin këtë treg, sot, sipas raportit në fjalë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike. “Në aspektin e shfaqjes së reklamave, epokës së rrjeteve reklamuese i ka ardhur fundi. Buxhetet e reja që janë krijuar sot për reklama mobile janë më të lehta për të arritur në destinacion, krahasuar me ato më parë”, u shpreh IDC. Ajo që është interesante të vihet në dukje është fakti se pjesa më e madhe e liderëve në shfaqjen e reklamave mobile nuk po arrinin të shisnin më gjatë vitit 2011. Facebook-u, i cili ka siguruar numrin një, ka filluar të shesë reklama mobile vetëm në tremujorin e dytë të 2012-s. Shfaqja e reklamave mobile kapi shifrën e 1.7 miliardë $ të shpenzimeve në vitin 2012, duke u rritur me 1 miliard $ nga viti më parë. Facebook-u dhe konkurrenti i tij më i afërt Pandora, fituan mbi 200 milionë $ në shfaqjen e tyre gjatë vitit 2012. Twitter renditej i treti me mbi 100 milionë $ të ardhura neto, ndjekur nga AOL, The Weather Channel, Microsoft dhe Yahoo. Sipas parashikimeve të IDC, Facebook ka shumë mundësi ta ruaj vendin e parë gjatë këtij viti. Megjithatë, Twitter po pëson rritje të fuqishme, edhe pse ende nuk dihen strategjitë e kompanisë në këtë sektor. Për sa i përket reklamave gjatë kërkimit, Google vazhdon të mbetet dominues. Raporti parashikon gjithashtu se në terma afatshkurtër asnjë kompani tjetër, përfshi Microsoft-in apo Yahoo-në, nuk do të arrijë ta pengojë këtë dominim. Së fundmi, IDC parashikon se shpenzimet për reklamat mobile do të arrijnë 7 miliardë $ gjatë vitit 2013, duke pasur një rritje nga 4.5 milionë në vitin 2012.

Google fton njerëz në programin Glass Explorer

për gazetarët se infrastruktura wireless në Brazil ishte ndër shqetësimet më primare në muajt e fundit para fillimit të kampionatit. “Një nga sfidat më të mëdha që shoh është telekomunikimi. Ne aktualisht

po bazohemi tek ato që thonë vetë brazilianët se kur mendojnë që do të jenë gati. Mendoj se ndoshta duhet të rregullojnë njëherë rrjetin 3G. Ose ndoshta do t’iu duhet të bëjnë kalimin nga 2G në 4G”, shtoi ai.

Google Glass është një nga ato projektet që edhe deri para disa vitesh, nuk besonit se do të ishte e mundur. Sot me anë të një postimi në Google +, gjiganti i kërkimit tregon se do më shumë aplikantë të përfshihen në këtë projekt. Para disa javësh ekipi Glass pyeti në Twitter dhe G+ se nëse njerëzit do i kishin syzet, atëherë çfarë do të bënin. Pasi morën kohën dhe i lexuan të gjitha përgjigjet, kompania përzgjodhi disa persona për t’i ftuar në qendrat e tyre dhe t’u tregojnë për syzet. Të përzgjedhurit do të duhet të shkojnë në një nga qytetet Nju Jork, San Fransisko apo Los Anxheles për të marrë syzet e tyre të së ardhmes.


SPORT • E mërkurë 17 prill 2013

Kupa e Italisë, shpresa e fundit për Romën dhe Interin Zikaltrit dhe kryeqytetasit, të cilët kanë zhvilluar një sezon për t’u harruar, shohin Kupën si të vetmin shans për të marr pjesë sezonin e ardhshëm në kompeticionet evropiane

K

upa e Italisë është i vetmi trofe, me të cilin Interi dhe Roma mund të ngushëllohen. Zikaltrit dhe kryeqytetasit, të cilët kanë zhvilluar një sezon për t’u harruar, shohin Kupën si të vetmin shans për të marr pjesë sezonin e ardhshëm në kompeticionet evropiane. Në fakt skuadra që do të shkojë në finale, do të arrijë të sigurojë një vend në Ligën e Evropës, pasi me renditjen aktuale në kampionat si Interi dhe Roma janë jashtë Evropës. Për Interin kjo ndeshje vendimtare vjen në një moment jo të përshtatshëm, pasi trajneri Stramaçioni ka mungesa nga më të shumtat. Sikur mos të mjaftonte ky problem, zikaltërve i duhet patjetër fitorja për të siguruar një biletë në finale, pasi në takimin e parë ka fituar Roma me rezultatin 2 : 1. Gjithsesi, zikaltërve mund t’u mjaftojë edhe një fitore minimale për të arritur objektivin e vetëm që u ka mbetur. Por, sigurisht kundër Romës, e cila është shumë e motivuar duket e vështirë. Duke ditur që në finale ka shkuar Lacio, Roma do të japë maksimumin për t’u bashkuar atyre dhe më pas për të fituar betejën e qytetit dhe për të bërë tifozët të lumtur, sepse për ta fitorja në derbi vlen mbi gjithçka. Në prag të kësaj ndeshje trajneri i Interit, përveç lojtarëve të dëmtuar. Milito, Kasano, Palasio, Gargano, Nagatomo, nuk do të ketë në dispozicion edhe Perreiran dhe Guarin, të cilët janë të dëmtuar. Në dyshim mbetet edhe mbrojtësi Huan Jezus, pasi nuk është në gjendje të mirë fizike pas sfidës kundër Kaljarit. Stramaçioni e ka përgatitur këtë takim me skemën 3-4-2-1. Në mbrojtje do të qëndrojë Ranokia, Samuel dhe Silvestre. Në mesfushë do të luajë Zaneti, Kuzmanoviç, Kambiaso dhe Kovaçiç. Duke mos pasur alternativ tjetër në sulm do të luajë vetëm Roki, i cili do të ketë mbështetjen e Skelotos dhe Alvarez. Nga ana tjetër Roma vjen e plotë në këtë takim, pasi edhe De Rosi, i cili ka qenë i dëmtuar, figuron mes të grumbulluarve. Trajneri Andreacoli ka konfirmuar se do t’ia besojë këtë takim Destros, i cili në sulm do të ketë mbështetjen e Toti dhe Lamelës. Nëse De Rosi do ta nisë ndeshjen nga pankina në vendin e tij për të plotësuar katërshen e mesfushës me Balzaretin. Brendli dhe Pjaniç do të luajë Markinjo. Ndërsa në mbrojtje trajneri do t’i besojë treshes Markinjos, Burdiso dhe Piris.

23

Hënes: Platini të zbatojë rregullat që ka vendosur vet Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, i ka bërë thirrje Mishel Platini të tregojë se rregullat që janë vendosur për Fair Play Financiar (FPF) nuk janë kot dhe se klubet e mëdha që i shkelin ato duhen ndëshkuar. “Nëse Platini dëshiron të respektojë fjalën e dhënë, atëherë duhet që në vitet e ardhshme të përjashtojë nga Liga e Kampioneve dy klube të mëdha që të tregojë forcën. Tani ai po i përdor këto rregulla për të larguar një skuadër që nuk ka peshë, Malagan”, tha drejtuesi i Bajernit duke iu referuar implementimit të kësaj rregulloreje dhe faktit që skuadra spanjolle është dënuar me mospjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm në Kupat e Evropës pasi ka thyer rregullat e vendosura nga UEFA mbi shpenzime më të larta se fitimet e klubit. Sipas shumë ekspertëve, shembulli i Malagas është përdorur vetëm për t’i mbyllur gojën njerëzve, pasi Platini nuk dëshiron të dënojë klube të tjera të mëdha të cilat bëjnë shkelje edhe më të bujshme se ato të sheikut që zotëron klubin spanjoll. “Jam kureshtar të shoh se si do të veprohet me klubet që shkelin në mënyrë të vazhdueshme këtë rregullore. Do të ndjek me vëmendje se si do të veprojë Platini me miqtë e tij në Paris, Milano apo Angli me Mançester Sitin, në një klub apo një tjetër ku borxhet kanë shkuar në treçerek miliardi euro”, shtoi Hënes. Batuta e drejtuesit gjerman i referohet sidomos faktit se Loren Platini, djali i presidentit të UEFA-s, kohët e fundit është punësuar nga “Qatar Sports Investments”, kompania që ka në pronësi PSG. Klubi parisien ka filluar të nënshkruajë kontrata të dyshimta për të mbuluar shpenzimet absurde të dy viteve të fundit, duke i cilësuara ato paravepruese për të anashkaluar në këtë mënyrë rregulloren e FPF.

Optimizëm në Barcelonë, Mesi mund të jetë ndaj Bajernit Në fakt skuadra që do të shkojë në finale, do të arrijë të sigurojë një vend në Ligën e Evropës, pasi me renditjen aktuale në kampionat si Interi dhe Roma janë jashtë Evropës. Për Interin kjo ndeshje vendimtare vjen në një moment jo të përshtatshëm, pasi trajneri Stramaçioni ka mungesa nga më të shumtat. Sikur mos të mjaftonte ky problem, zikaltërve i duhet patjetër fitorja për të siguruar një biletë në finale, pasi në takimin e parë ka fituar Roma me rezultatin 2 : 1.

KUPA, 90 MINUTAT E SË VËRTETËS Skënderbeu, Bylis, Kukësi dhe Laçi vijojnë të besojnë ende te finalja e këtij kompeticioni dhe te fitimi i trofeut. Nëse korçarët e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës përmes kampionatit, si kryesues dhe fitues të titullit për herë të tretë radhazi, tri skuadrat e tjera e dëshirojnë këtë përmes Kupës. Në Laç janë të bindur për kualifikimin në finale të Kupës së Shqipërisë, madje për arritjen e këtij suksesi drejtuesit e skuadrës kurbinase kanë vënë një premio prej 20 milionë lekësh të vjetra. Drejtori teknik i Lacit, Albert Sina, deklaroi se kuksianët i pret ferri dhe se kualifikimi i skuadrës që drejtohet nga Stavri Nica as që vihet në diskutim. Në Laç do të jetë një tjetër ndeshje e luftuar. Në fushë kurbinasit dhe Kukësi. Kuksianët kërkojnë që të bëjnë surprizën, ndërsa vendësit që të luajnë shanset e tyre në Europë. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim 0-0 dhe ky 90 minutësh do të vendosë se cila nga skuadrat do të kualifikohet për më tej. Pritet një betejë e vërtetë që do të vendosë finalen. Në orën 14:00 fillojnë dy sfidat që në fund do të nxjerrin dy ekipet që do të luajnë me 27 maj në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Në Ballsh

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

është ndeshja më intriguese sepse luajnë kampionët dhe Bylisi. Dy ekipe që takimin e parë e kanë mbyllur 1-1. Një Mallakastër është ngritur në këmbë. Skuadra e Shensojit është gati për të vazhduar ëndrrën Kupë. Favorizohet nga ndeshja e parë që është mbyllur në barazim 1-1 dhe me një barazim pa gola ose fitore do të ishte në finale. Kampionët kërkojnë që këtë sezon të bëjnë goditjen e madhe, duke fituar dy trofetë. Stërvitjen e fundit Josa e ka mbyllur në Durrës. Ndryshe nga takimi i pak ditëve në kampionat me kavajasit për ndeshjen e kupës me ballshiotët Josa e ka ndarë mendjen të luaj me klasiken 4-4-2 modul që sipas trajnerit i shkon më tepër përshtat grupit më të cilin do të nis lojën nga minuta e parë. Sepse,edhe për Josën është shumë herë më sulmues. Trajneri Mirel Josa fill pas stërvitjes së fundit ka bërë të ditur se kroati Pero Pejiç nuk luan në takimin e dytë me ballshiotët. Por, nga ana tjetër Josa nuk tha më tepër se ka për të luajtur në krah të Plakut. Formacioni që pritet të hedhë në fushën e lojës është Ademir, Bici, Gvozdenoviç, Vrapi, Fagu, Shkëmbi, Lilaj, Orelesi, Plaku, Nimaga.

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Në Barcelonë ka filluar të kthehet optimizmi për riaftësimin e Lionel Mesit në prag të ndeshjes gjysmëfinale në Champions përballë Bajernit. Argjentinasi i është nënshtruar testeve të tjera për të parë si po shkon ecuria e dëmtimit në kofshë. Dhe nga stafi mjekësor duket se kanë ardhur lajme më optimiste. Sipas stafit të Barcelonës, mësohet se Mesi mund t’ia dalë dhe të jetë gati për ndeshjen e 23 prillit kundër Bajernit në Mynih.

Nejmar: Nuk më intereson Barcelona Ylli brazilian Nejmar është shprehur se nuk ka interes për ekipin katalanas të Barcelonës, ku është aluduar shumë se do të luajë sezonin e ardhshëm. “Barcelona nuk më intereson. Mund të jetë një klub i madh por unë ndjehem mirë te Santos. Nuk dua të largohem nga këtu. Jam i lumtur dhe nuk e kam të nevojshme të shkoj në Evropë”, janë fjalët e sulmuesit të publikuara në shumë faqe interneti sportive në Brazil dhe që kanë bërë shumë bujë në Spanjë, ku pritet me padurim transferimi i tij në radhët e katalanasve.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E mërkurë 17 prill 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.