kompensimi, legalizimet, gossip, albpetrol

Page 8

08

« speciale

E premte 14 dhjetor 2012 •

Trajneri gjermano-turk paralajmëron sanksione për futbollistët që do të prishin kontratën BERAT- Ashtu si dhe ishte paralajmëruar qysh një ditë më parë në ambiente të ndryshme futbollistike në qytetin e Beratit është prezantuar dje tekniku i ri i ekipit Tomori. Dje në mesdrekë përpara sheshit të stadiumit “Tomori” ishin mbledhur me dhjetëra tifozë ultras të skuadrës beratase, të cilët si asnjëherë tjetër më parë gjatë këtij kampionati, ishin shfaqur shumë kurioz për të mësuar emrin e ri të teknikut të Tomorit, që tashmë mund të thuhet pothuajse zyrtarisht pas edhe “bekimit”, që ka dhënë presidenti i Tomorit Fadil Nasufi, dhe ai është turko-gjermani 37-vjeçar Hassan Elgimez. Pa shumë ceremoni, si dhe larg zhurmës së një rasti të tillë, kur dhe është shfaqur në stadiumin e qytetit për t’u prezantuar me drejtuesit e klubit fillimisht, dhe më pas edhe të futbollistëve të skuadrës beratase, ku si fillim është kërkuar një ndeshje kontrolli midis skuadrave A dhe B të së njëjtës familje. Ky takim që ka mjaftuar sa për njohjen fillestare të teknikut të ri të skuadrës beratase, duhet thënë se në skuadrën e Tomorit me përjashtim të nigerianit Kendy, luanin të gjithë futbollistë beratas, të cilët kishin përballë tyre skuadrën U 19, e cila ka fituar me rezultatin 3-2 dhe ku vetë tekniku Hassan Egilmez është ngjitur në tribunën Vip të stadiumit, ku në krahë të tij përveçse shumë tifozëve, ndodheshin edhe përkthyesi i tij, si dhe ish tekniku i njohur i skuadrës beratase Theodhor Arbëri. Ky i fundit është parashikuar që të jetë ndihmësi i teknikut të ri, dhe ku gjithçka pritet që të formalizohet zyrtarisht vetëm fillimjavën e ardhshme. Menjëherë pas përfundimit të takimit të kontrollit, si veprim të parë tekniku i ri i skuadrës beratase, sipas edhe shënimeve që ka mbajtur gjatë lojës ka ndalur tre futbollistë nga skuadra U 19, të cilët sipas tij janë përzgjedhur si me perspektivë, dhe që në të ardhmen do të jenë pjesë e skuadrës së të rriturve krahas shokëve të tyre të rinj. Gjatë këtij takimi kontrolli ka rënë në sy edhe mungesa e futbollistëve titullar dhe të huaj të Tomorit, që edhe pse kanë qenë të pranishëm aty në ambientet e stadiumit, ata nuk kanë preferuar që të zbresin në fushë duke dhënë edhe argumentet përkatëse, ku siç dihet një pjesë kërkojnë që të largohen nëpër skuadra të ndryshme, ashtu sikur edhe presin që të mësojnë diçka në lidhje me ofertën financiare të klubit për të vijuar aktivizimin në fazën e dytë të kampionatit në radhët e Tomorit. Ndërsa duke u treguar i gatshëm për të komunikuar me përfaqësuesit e medies së shkruar sportive, tekniku i ri i skuadrës beratase ka dhënë këtë intervistë për gazetën menjëherë pas përfundimit të procesit stërvitor. A mund të të cilëso-

Hassan Elgimez

do të jetë tekniku i ri i skuadrës së Tomorit Jam 37 vjeç dhe me origjinë turke, por i rritur në Gjermani, ashtu si dhe miliona bashkatdhetarë të mi që jetojnë në shtetin gjerman, dhe momentalisht jam licencuar në Gjermani pranë DBF me licencën e trajnerit të nivelit Pro, dhe ku në rininë time të hershme kam qenë futbollist i niveleve të ligës së 2 të dhe të 3 të në Gjermani, dhe më pas kam punuar për dy vite tek Arsenali dhe Bajerni i Mynihut si shef i skautizmit, si dhe 3-4 vite si trajner në Arabinë Saudite,

jmë si teknikun e ri të Tomorit menjëherë pas këtij prezantimi të thjeshtë, dhe kur e keni kryer edhe seancën e parë stërvitore? Po, unë mund të them se jam tashmë tekniku i ri i skuadrës beratase, edhe pse dua të bëj të njohur se ende nuk kam nënshkruar zyrtarisht për skuadrën time të re Tomorin, por, që parimisht edhe pas takimit njohës dhe zyrtar me kryebashkiakun dhe presidentin Nasufi, kemi rënë dakord dhe kemi vendosur për bashkëpunimin tonë të përbashkët në dobi të skuadrës beratase. Unë sikurse edhe keni konstatuar kam kryer një seancë të parë pune jo të plotë, por që gjithësesi më vlente shumë në lidhje me njohjen e elementit të ri në skuadër, ku dhe kam mbajtur shënimet përkatëse. Kush ju ka sugjeruar drejtimin e skuadrës së Tomorit, dhe pse pikërisht do të drejtoni një skuadër që është pothuajse e rënë në një kategori më poshtë. Kjo përbën një kuriozitet të madh për këdo, dhe ju do ta konsideroni si një risk apo përgjegjësi, dhe me çfarë “kure” vini që të

shëroni këtë skuadër? Unë kam një bashkëpunim shumë të ngushtë me një prej specialistëve më të aftë të futbollit në Shqipëri si Alfred Bode, nga të vetmit që kam njohur si një menaxher dhe njohës të mirë dhe një metodist i shkëlqyer i futbollit, aq sa në seminare të ndryshme më ka bërë përshtypje përgatitja e tij, dhe nga njohja e gjerë, si dhe fakti që ai ka qenë ish-futbollist dhe trajner i kësaj skuadre, më ka nxitur shumë profesionalisht që të marrë shumë përgjegjësi mbi vete, duke drejtuar skuadrën e Tomorit që sipas informacionit që kam marrë, më ka bërë përshtypje se është një skuadër me tradita dhe ka një nga tifozeritë më të zjarrta në Shqipëri, përveçse është skuadra e një prej qyteteve më të bukur dhe nga më të vjetërit për nga lashtësia dhe vlerat kulturore. E njoh situatën e Tomorit në kampionat, dhe renditja të frikëson parë në një këndvështrim tjetër, por edhe më obligon që të shpëtoj skuadrën po qe se do t’i shërbejmë asaj me përforcime dhe një investim serioz. Kështu që kemi parashikuar që fillimisht të përkujdesemi që skuadra të jetë me el-

ementë cilësor dhe mundësisht të punojmë edhe për më të keqen e mundshme që unë e gjeta këtë skuadër në renditje, pra për të punuar për të ardhmen dhe ku perspektiva është e qartë të rikthejmë skuadrën sezonin e ardhshëm në Superligë. Ndërsa sa për sfidën kam një surprizë të këndshme, sepse më pëlqejnë sfidat dhe do punojmë për shpëtimin e skuadrës, ku synojmë që edhe mbi bazën e matematikës të llogarisim shpëtimin e skuadrës. Dhe si mund të ndodhë kjo më konkretisht? Ja unë do të flas me shumë kurajë profesionale dhe përgjegjësi të tillë, duke i kërkuar klubit që fillimisht të bllokojë të gjithë futbollistët titullar që kërkojnë largimin, sepse të gjithë duhet ta kenë të qartë se duhet zbatuar kontrata një për një dhe në të kundërt të praktikohen sanksionet, sepse në futbollin profesionist kështu veprohet dhe tek Tomori, ata futbollistë të nevojshëm unë i dua t’i mbaj në skuadër duke nisur qysh nga portieri që më kanë informuar se është nga më të mirët e kampionatit. Ndërsa mendojmë të përforcojmë skuadrën me 7 futbollistë cilësor që janë edhe anëtarë të ekipeve kombëtare të Nigerisë, dhe qysh sot i kemi kërkuar administratorit të klubit që të praktikojmë aplikimin për viza të futbollistëve që do të marrim në merkato nga Nigeria, dhe ku do t’u nxjerrim edhe lejen e punës sipas ligjeve të shtetit shqiptar. Besoj se me përforcimet e nevojshme, si dhe mbajtjen në skuadër

të futbollistëve cilësor, kemi llogaritur që të fitojmë në Berat të gjitha takimet në fazën e dytë, si dhe maksimumi të marim tre fitore dhe një barazim në transfertë, dhe unë e mendoj si të mundshëm këtë përllogaritje shpëtimi sepse po pata organikën e duhur, do ta nisim kampionatin me synimin për një fitore qysh në Tiranë në startin e fazës së dytë. A mund të mësojmë më shumë në lidhje me përvojën tuaj si trajner profesionist? Jam 37 vjeç dhe me origjinë turke, por i rritur në Gjermani, ashtu si dhe miliona bashkatdhetarë të mi që jetojnë në shtetin gjerman, dhe momentalisht jam licencuar në Gjermani pranë DBF me licencën e trajnerit të nivelit Pro, dhe ku në rininë time të hershme kam qenë futbollist i niveleve të ligës së 2 të dhe të 3 të në Gjermani, dhe më pas kam punuar për dy vite tek Arsenali dhe Bajerni i Mynihut si shef i skautizmit, si dhe 3-4 vite si trajner në Arabinë Saudite, ndërsa tek Tomori do të jem në detyrën e trajnerit-menaxher që aplikohet kudo në vendet e zhvilluara kjo lloj metode pune në futbollin bashkëkohor. Mendoj se do të nis një punë që me ndihmën e madhe të gjithë faktorëve, me siguri që do t’ia dal me sukses dhe ku do të sjell një ndjesi pune profesionale, si dhe të rikthejmë shpresën e madhe për shpëtimin e Tomorit, dhe të rimbushim këtë stadium plot me tifozë beratas që meritojnë të kenë një skuadër dinjitoze dhe rezultative në Superligë. Bisedoi: Sulo Gozhina


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.