Integrimi, hipotekat, albpetroli

Page 11

opinion • E mërkurë 12 dhjetor 2012

»

11

Optika e krimeve të komunizmit

S

istemi republikan është një e drejtë politike dhe kushtetuese. Ky sistem nuk mund të konfondohet me regjimin qeveri, ministrinë e Brendshme, monokracinë, teknokracinë, diktaturën dhe totalitarizmin. Duke qenë një e drejtë politike, elementi lidhet me funksionin, funksioni me interesat dhe çështja me aktin zyrtar. Në këtë pikëpamje, regjimi komunist veproi hapur në kundërshtim me të drejtat e njeriut, duke zbatuar apriori sanksionet e Kodit Penal në dëm të qytetarëve të pafajshëm. Kjo provohet nga cenimi i prezumimit të pafajësisë ndër vite dhe shkolla juridike. Çdokush prezumohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia në një vendim gjyqësor të formës së prerë. Objekti që ka goditur diktatura ishin të drejtat, të cilat janë themelore për kushtetutën. Në njëfarë mënyrë gjyqtarë të vjetër si Arianit Çela dhe prokurorë si Bilbil Klosi e Ali Zamko vlerësonin lart rolin e partisë-shtet, duke u bërë gijotina dhe sanksioni penal ndaj shtetasve. Këta punonjës të regjimit komunist nuk u bazuan në anën objektive të veprës penale, por iu referuan direkt dispozitave penale në sanksionin e tyre të orientuar nga plenumet e Komitetit Qendror të PPSH-së. Pra, po të vihet re, ana objektive e veprës penale është zëvendësuar nga këto plenume (si sot KLD). Deziluzionet, halucinacionet, dyshimet e personalitetit burojnë pikërisht nga interpretimi i sanksionit penal ndër vite. Lind pyetja: a mund të rehabilitohen këta të dënuar të diktaturës? Për hir të së vërtetës, qeveritë dhe shtetet do t’u referohen numrave, shifrave zyrtare dhe statistikave politike. Po, këta të dënuar mund të rehabilitohen duke i dhënë vlerë sanksionit penal. Sipas ligjit penal, personi quhet i rehabilituar me kalimin e 20 vjetve nga dita e dënimit. Gjendja gjyqësore e të dënuarit me kalimin e 20 vjetve quhet “e bardhë”. Kjo do të thotë se personi ka të drejtë të zgjidhet deputet, d.m.th. personi nuk quhet i persekutuar, që do të thotë se personi nuk mund të marrë shpërblim për vitet e burgut. Parimi i Kodit Penal është parim i ligjit shtetëror. Një vend mund të futet ne luftë, por ligjet nuk i shkel. Kodi Penal është i vlefshëm sa çdo ligj tjetër i republikës së një vendi. Kodi Penal është i barabartë me çdo ligj tjetër të republikës, edhe me ligjin e buxhetit. Kështu që sekreti nuk qëndron te Kodi Penal, por te protokolli i shtetit, duke u bazuar tek ai diktatura dënoi kundërshtarët e vet. Dy janë alternativat e rehabilitimit të një të dënuari: 1) kalimi i 20 vjetve nga dënimi i tij; 2) rishikimi i vendimit gjyqësor të formës së prerë në çdo moment nga dënimi i tij. Në të gjitha rastet e tjera persekucioni shpirtëror i kalon për kompetencë muzeut kombëtar të një vendi ose faljes para Zotit (Namazi, Kisha ose ritualet fetare në përgjithësi). Pra, edhe të vdekurit nga diktatura janë në kompetencë të muzeut. Të dënuarit në përgjithësi nuk janë çështje e drejtësisë, pavarësisht programeve të qeverisë dhe ministrisë së linjës. Të dënuarit janë qytetarë me të drejta të plota politike e juridike. Nuk mund të deklasifikohen nga interesat e pjesshëm të drejtësisë apo Gjykatës Kushtetuese (parimi i shtetësisë si definicion i protokollit të shtetit). Të dënuarit janë një korrektim po aq i vlefshëm sa korrektimi politik. Të dënuarit konsiderohen administratë shtetërore. Të dënuarit kanë vlerë institucionale, sepse gëzojnë të drejtat civile dhe politike. Të dënuarit nuk i nënshtrohen një ideologjie politike, pavarësisht se sistemi komunist e konsideroi “grupim politik” dënimin klasor. Është vendi të theksojmë se problemi i dënimeve të komunizmit është ish-Hetuesia e Përgjithshme dhe dega e Punëve të Brendshme, duke i dhënë një rol parësor Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk duhet të konfondojmë republikën e një vendi me shkeljen flagrante të lirive nga dega e Punëve të Brendshme. Kjo është aq e vërtetë sa korniza shtetërore në vetvete. Kjo pasi edhe kushtet më demokratike që parashikon kushtetuta e një vendi janë të vlefshme në masën solemne të lirisë, çka do të thotë se rëndësi të

Nga Elvis Kotini

dorës së parë marrin kategoritë sociale dhe më pastaj kulti i individit. Kjo teori nuk ndryshon edhe nën diktaturat me bazë fanatizmin dhe ideologjinë komuniste. Ideologjia komuniste përbën një plan politik në vetvete. Shkelja e të drejtave të njeriut në këtë mënyrë është krim. Jemi futur në sferën e interesit shtetëror, dhe kjo për arsye metodike, d.m.th. Gjykatë e Lartë, Prokuroria Ushtarake, Sigurimi i Shtetit. Duhet shumë kujdes që të mos e ideologjizojmë të dënuarin, pasi tjetër gjë është interesi politik (edukatori i burgut) dhe tjetër gjë është përgjegjësia penalo-juridike e shtetasit. E drejta në fuqi bën edhe diferencimin midis ideologjisë politike dhe karakterit penal. Sanksioni është formë juridike e një akti. Ideologjia në vetvete është motiv kriminal, por në asnjë rast lloji i dënimit penal. Kjo është thjesht çështje metode, ndërsa principi i lirisë është edhe kontrolli i saj. Në këtë mënyrë, cenimi i masës integrale në kryengritje apo spiunazh, sipas Kodit Penal, nuk mund të konsiderohet çështje politike, ideologji sociale apo fetare, por një fenomen i vlefshëm kriminaliteti. Raporti i krimeve të komunizmit me viktimat e veta është çështje e drejtësisë kushtetuese, d.m.th. kompetencë e partive politike. Kjo kompetencë nuk buron nga ligji, por nga problemi, d.m.th. ajo parti që krijoi krimin e komunizmit, ato parti që krijuan pluralizmin kanë dhe përgjegjësinë ndaj fenomenit përkatës. Ana tjetër e problemit është çështje e lirisë në vetvete dhe i shkon për shtat Presidentit të Republikës. Fenomenologjia kriminale dhe Policia e Shtetit janë organika studimore dhe shkencore mbi këtë çështje në përgjithësi. Pra, fenomeni i krimeve të komunizmit nuk është pa kufij, por në të shumtën e rasteve konsiderohet legjendë kriminale. Një vlerë e tillë kriminaliteti është e përdorshme nga zyrat e prokurorit të Republikës, por kurrsesi nuk duhet të përbëjë raport parlamentar të prokurorit të përgjithshëm. Teoria e kriminalitetit në përgjithësi apo krimet e komunizmit në veçanti kanë të bëjnë me profilin e kriminelit, i cili mbahet parasysh në shkallën e fajësisë nga gjykatat dhe prokurori i çështjes. Profili i kriminelit quhet ndryshe “motiv i krimit”. Motivi i krimit dhe psikologjia kriminale janë baza e sistemit të drejtësisë penale, megjithëse këto janë disa hallka të procedimit penal, sepse nga profili i kriminelit mund të dalin të gjitha veprat e Kodit Penal. Si p.sh., terroristi, vrasësi, zyrtari. Profili i kriminelit i lidhur me krimet e komunizmit formon sistemin e provës, i cili së bashku me kompetencat e gjykimit individualizon dënimin e shtetasit. Çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Është bashkuar roli i diktatorit (d.m.th. kulti i personalitetit), me individualizimin e dënimit. Kjo pasi sistemi i hetuesisë është njëra anë e çështjes dhe shteti ana tjetër e saj. Forma të tilla të represionit janë të njohur nga Perandoria Romake, ku perandori Neron dhe pretorianët e tij dogjën qytetin. Diktatura në vetvete nuk ka një karakter historik, por lidhet direkt me sanksione, sanksionin penal ose regjimin ushtarak. Madje, nga pikëpamja popullore një gjeneral ushtrie mund të quhet diktator i të gjitha shkeljeve.

Kjo është gjeniale dhe shkencore, sepse lidhet me burimin e informacionit dhe jo me statukuonë politike. Në respekt të dinjitetit, lirisë dhe barazisë, të gjitha atributet politike kanë vlerë kushtetuese. Në të kundërtën, grupi politik mund të shndërrohet në kriminalitetin më të mirë të çështjes. Krimet e komunizmit nuk janë pa fund, por i referohen afatit dyvjeçar të procedurës penale, d.m.th. standardi i përgjithshëm i gjykimit nga drejtësia. Asnjë shtetas nuk mund të mbahet në gjykim më shumë se dy vjet nga dita e regjistrimit të çështjes gjyqësore. Si rregull akti është i vlefshëm për tri shkallët e gjykimit. Në planin politik krimet e komunizmit konsiderohen çështje të historisë dhe respekti që ka qeveria e një vendi për vlerat muzeale të saj. Edhe krimet e komunizmit konsiderohen dokument zyrtar. Duke nxjerrë rezultatin informativ se si të drejtat personale, ashtu dhe të drejtat kolektive nuk bëjnë përjashtim nga metodat informative. Teoritë e sjelljes politike duhet t’i korrespondojnë kulturës etnike, filozofisë sociale, familjes dhe shkencës. Ato nuk mund të bëhen preh e një regjimi të ndërmjetëm partiak mbi qeverisjen e mirë, pasi tjetër është lapsi dhe tjetër gjë është personaliteti i njeriut. Nomenklatura fiskale është e licensuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë. Presioni fiskal është njëkohësisht një presion akademik i çështjeve, pasi bazohet mbi sondat e bankës qendrore mbi borxhin publik apo inflacionin. Nga kjo pikëpamje veteranët apo të persekutuarit i nënshtrohen kontributit fiskal në vite financiare dhe nuk mund të jenë subjekt i ngjarjeve historike. Zakonisht traumat shoqërore, aksidentet apo privimet politike mund të shpërblehen sipas rasteve me barazinë e pagës vjetore të një punonjësi (versioni qeveritar), ose mund t’i nënshtrohen parimit të shkaktimit të dëmit nga gjykata (e drejta politike). Rimbursimi i këtyre fondeve nuk ka karakter financiar, por humanitar, d.m.th. me donacione nga shteti dhe qytetarët sipas ofertës publike. Një parim i tillë është edhe parimi alternativ zhdëmtimit, d.m.th., kur nuk ka para, qeveria mund të të bëjë një shtëpi. Në planin penal roli i prokurorit të përgjithshëm ka karakter demokratik në dobi të qytetarëve të një shteti me liri dhe demokraci kushtetuese. Interesi i hetimit nga zyra e prokurorit të përgjithshëm duhet të jetë në mbrojtje të interesave legjitime të qytetarëve. Është në nderin e prokurorit të përgjithshëm aktualisht që të bëjë ndryshime të nevojshme në ligjin organik mbi krimet e rënda për t’i hapur rrugë versionit hetimor ndaj prepotencës, të cilat nuk qëndrojnë as më lartë e as anash funksionit zyrtar të prokurorit dhe dispozitave bazë të Kodit Penal. Kjo diçiturë mund të aprovohet edhe me një qëndrim neutral të kësaj zyre të Prokurorisë së Përgjithshme edhe ndaj çështjes së 21 janarit (20.11), e cila më shumë sesa një cilësi penale përbën një krim zyrtar në të dyja elementet: dhënien e lejes së mitingut dhe në ekspozimin e qitjes. Hetuesia e vjetër e Republikës së Shqipërisë duhet të formojë debat legjislativ në rastet e konfliktit të kompetencave midis policisë gjyqësore dhe punonjësve të vjetër të mendimit shkencor. Kjo është çështje e lirisë dhe organizimit nëpër seancat e gjykimit penal. Megjithatë, debatet mbi çështjet ligjore nuk duhet të tejkalojnë normën e procedimit, d.m.th. dy ose më shumë pyetje të ekspertizave të linjës mbi çështje të veçanta dhe përgjegjshmëri ndaj rendit publik, akuzës penale dhe sistemit të drejtësisë kushtetuese. Perspektiva e hetimit penal i takon lirisë së shprehjes dhe forcës policore, në dallim nga sistemi komunist, ku bazë ideologjike u bënë agjitacioni dhe propaganda, de facto injoranca e komunikimit civil. Sekreti shtetëror është i lidhur me afatin 20-vjeçar të çështjeve në arkiv e më gjerë. Punimi me sekretin ka karakter profesional, kështu që depozitat e mbrojtjes ushtarake janë edhe de facto prognozat e rritjes informative të një shteti. Afatet respektive 2-5 vjet kanë gjithashtu natyrë profesionale të funksionarit në detyrë. Bëhet ky shkrim për t’i shpjeguar lexuesit konceptet bazë të formimit civil, në dallim nga demagogjitë dhe krimet e komunizmit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.