Investo në Viti

Page 34

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Ligji Nr. 05/L-037, rregullon sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH-në) në territorin e Republikës së Kosovës. Një person është i detyruar për t’u regjistruar për TVSH kur kryen aktivitet ekomomik dhe në tërësi gjatë vitit kalendarik e tejkalon pragun prej 30.000 Euro. Pragu i përmendur nuk vlen për personat që nuk janë të themeluar në Kosovë por zakonisht zbatohen procedura e ngarkesës së kundër. Norma Standarde e TVSH-së: Sipas Ligjit aktual, TVSh ngarkohet me normën standarde prej 18 %., ndërsa një normë e reduktuar e TVSh-së do të aplikohet në furnizimin dhe importimin e disa mallrave apo shërbimevesi në vijim: • Furnizimi me ujë, energji elektrike, me ngrohje qendrore, shërbime për mbledhjen e hedhurinave; • Drithërat dhe prodhimet prej drithërave, vajrat, qumështi dhe produktet e qumështit, kripa, vezët, librat shkollorë dhe publikimet serike; • Paisjet e teknologjisë së informacionit; • Furnizimi i barnave, produkteve farmaceutike, instrumenteve dhe aparateve mjekësore dhe kirurgjike; • Pajisjet mjekësore, autoambulancat, ndihmat dhe aparatet tjera mjekësore . Lirimet pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme Ligji aktual i TVSH-së përcakton transaksione të liruara nga TVSH por të cilat nuk kanë të drejtën e zbritjës së TVSH-së së zbritshme. Ndër tjera, në këto transaksione përfshihen lirimet për aktivitetet e caktuara në interes publik, siç janë: • Shërbimet spitalore dhe kujdesi mjekësor • Ofrimi i kujdesit mjekësor • Shërbimet e mirëqenies dhe sigurimit social • Edukimi shkollor apo universitar Aktivitetet tjera të liruara nga TVSH, pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme përfshinë: • Transaksionet e sigurimit dhe risigurimit • Dhënia dhe negocimi i kredisë dhe menaxhimi i kredisë • Menaxhimi i fondeve investuese speciale

29

Lirimet me të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme Furnizimet që janë të liruara nga TVSH por që kanë të drejtën e zbritjes së TVSH-së janë: • Eksportet • Furnizimi nën aranzhimin diplomatik • Furnizimi për organet ndërkombëtare • Furnizimet e financuara nga te ardhurat e donacioneve • Furnizime për disa organizata ndërqeveritare

Zbritja e TVSH-së së zbritshme Personi i tatueshëm ka të drejtë të zbres nga obligimet e tij të TVSH-së, TVSH -në e paguar në lidhje me blerjet e mallrave dhe shërbimeve. Rimbursimi i TVSH-së Ligji për TVSH mundëson që të bartet krediti i tepërt i TVSH-së në periudhën tatimore vijuese apo që të dorëzohet kërkesa për rimbursim të TVSH–së. Kërkesa e rimbursimit të TVSH-së imponon të zbatohen procedurat si në vijim: • Personi i tatueshëm mund të kërkojë rimbursimin e TVSH-së nëse në fund të secilit tremujor kalendarik; • Shuma e kreditit të TVSH -së tejkalon shumën prej 3,000 Euro; • Personi i tatueshëm të ketë qenë në gjendje kreditimi në fund të secilës periudhë tatimore të tremujorit; • Janë dorëzuar të gjitha deklaratat e TVSH-së dhe tatimeve tjera për të gjitha periudhat tatimore të kaluara.

Tatimi i Mbajtur në Burim Legjislacioni Tatimor i Kosovës obligon që të mbahet tatimi në burim për pagesat që i bëhen rezidentëve apo jo rezidentëve lidhur me: • Pagesat për shfrytëzimin e të drejtave pronësore - 10% të pagesës; • Pagesat për qira – 9% të pagesës; • Pagesa e interesit – 10% e pagesës; • Pagesat për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve recikluese, frutave të malit, bimëve


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.