Page 1

Investo në

Udhëzues për Biznes dhe Investime në Viti kk.rks-gov.net/viti

Indeksi i Konkurrencës në Komuna 2014

1


Përmbajtja I. 

HYRJE 

i

II. 

FJALA E KRYETARIT 

1

III.  PROFILI I KOSOVËS  Profil i shkurtër i Kosovës Harta e Kosovës

5-6 5 6

IV.  PROFILI I VITISË  Profil i shkurtër i Vitisë Harta e Vitisë Struktura e bizneseve

9-10 9 9 10

V. 

MUNDËSITË PËR INVESTIME, SEKTORËT DHE FUSHAT  Bujqësia Turizmi Minierat dhe Energjia në Kosovë

13-14 13 13 14

VI.  Politikat stimuluese dhe karakteristikat që e bëjnë atraktiv investimin në komunën e vitisë  Mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e sektorit privat Infrastruktura Partneriteti publiko – privat

17-18 17 17 18

VII.  ENTITETET E BIZNESIT DHE THEMELIMI I NJË BIZNESI  Entitetet e biznesit në Kosovë Regjistrimi i një biznesi Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e një biznesi

21-23 21 23 23

VIII.  Tatimi dhe kuadri ligjor relevant  Investimet e huaja Tatimi në të Ardhurat e Korporatave Tatimi në të Ardhurat Personale Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Tatimi i Mbajtur në Burim Standardet e kontabilitetit, raportimit financiar dhe auditimit Sistemi Doganor Marrëdhëniet e Punës

27-30 27 27 28 29 29 30 30 30

IX.  VEGËZA ME RËNDËSI 

38-39


I.  Hyrje Qëllimi i këtij udhëzuesi është të informojë investitorët dhe komunitetin e biznesit për mundësitë e shkëlqyeshme që ofron Vitia për zhvillimin e veprimtarisë së biznesit. Informatat në këtë udhëzues janë të natyrës së përgjithshme dhe, si të tilla, jo-detyrimisht mbulojnë tërësinë e specifikave dhe aspekteve të të bërit biznes në Viti. Ky udhëzues është konceptuar si një përmbledhje e disa prej çështjeve kryesore me interes për komunitetin e biznesit dhe investitorët potencial. Zbatimi i udhëzuesit është bërë nga Foundation Kosovo-Luxembourg dhe është përpiluar nga Zagragja & Associates. Zhvillimi i këtij udhëzuesi është ideuar nga Komuna e Vitisë ndërsa është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut. Shtator 2015 - Viti, Kosovë.

i


II.  Fjala e kryetarit I nderuar investitor/ndërmarrës, Me vendndodhje të shkëlqyeshme gjeografike, forcë punëtore dinamike, pasuri të pashfrytëzuara sipërfaqësore dhe nëntokësore, si dhe mjedis të favorshëm rregullator ndaj biznesit, Vitia ofron mundësi ideale për investitorë të huaj dhe vendorë. Komuna e Vitisë është e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të volitshëm për investime, duke e njohur rëndësinë kruciale që kanë investimet për realizimin e potencialeve të larta ekonomike të komunës sonë. Administrata komunale angazhohet për zbatimin e plotë të ligjeve, garantimin e konkurrencës së lirë, respektimin e ndërmarrësisë së lirë dhe implementimin e plotë të politikave tjera qeverisëse që sigurojnë ambient miqësor për investitorët. Në vitet e fundit, Komuna e Vitisë ka zbatuar një mori reformash administrative dhe investimesh kapitale që për qëllim kanë pasur lehtësimin e të bërit biznes në komunën tonë. Ndër to veçojmë lirimin e bizneseve nga të gjitha taksat komunale, investimet infrastrukturore, sigurimin e zonave ekonomike, hapjen e qendrave për përkrahje të bizneseve dhe fermerëve; të gjitha këto të realizuara në bashkëpunim të afërt me partnerët tanë ndërkombëtarë. Fatmirësisht, rezultatet po vërehen nga qytetarët, bizneset lokale, donatorët dhe investitorët e ndryshëm. Reformat administrative të komunës së Vitisë, sidomos ato për lehtësimin e të bërit biznes, kanë bërë që komuna jonë të renditet e para në indeksin e konkurrencës në komunat e Kosovës gjatë vitit 2014. Mirëpo ne synojmë shumë më tepër se kaq. Përveç lehtësimit të të bërit biznes, Komuna jonë është tejet e interesuar edhe në nxitjen e partneriteteve publiko-private, duke ofruar mundësi të shkëlqyera dhe politika të favorshme për investime. Investitorët mund të përfitojnë nga mundësi unike për investime në industri me potencial të madh zhvillimor, prej të cilave mund të veçojmë sektorin e bujqësisë, industrinë energjetike dhe të minierave, si dhe industrinë e turizmit. Ne ju mirëpresim në komunën e Vitisë dhe mbesim gjithnjë të përkushtuar në ofrimin e kushteve të favorshme për suksesin e sektorit privat. Sinqerisht, Sokol Haliti Kryetar, Komuna e Vitisë

01


7


8


Profili i KosovĂŤs Qendra e qytetit, Viti Qershor 2015

9


III.  Profili i Kosovës Sipërfaqja

10,908 km²

Popullsia

1,820,631

Kryeqyteti

Prishtina

Vendndodhja gjeografike

Kosova është e vendosur në Ballkan, kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë

Destinimi i tokës

• • • •

Përbërja etnike

• 90 % Shqiptarë • 5 % Serb • 5 % të tjerë

Kategorizimi i popullatës

• 42 % urbane • 58 % rurale

Gjuhët

• Shqip dhe Serbisht

Legjislacioni

Legjislacioni i Kosovës tashmë është kompatibil me atë të BE-së. Legjislacioni ne fuqi përfshinë: • Ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës • Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm gjatë Misionit të Përkohshëm te Kombeve të Bashkuara në Kosovë • Ligjet në fuqi në Kosovë më 22 mars, 1989 Çdo ligj është në dispozicion në gjuhët angleze, shqipe, serbe dhe mund të gjendet në formë elektronike në: www.assemblyofkosovo.org

Valuta

Euro (€)

PBB (2013)

Është ngritur mesatarisht 3.2% (MZHE)

PBB për kokë banori (2013)

2,773.00 Euro (MZHE)

Sektori Financiar

Dy sisteme të nivelit bankar të përbëra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, nëntë banka private, 13 kompani të sigurimeve, 2 sisteme pensionale (publike dhe private), dhe 17 institucione mikrofinanciare.

Buxheti i Qeverisë

Në vitin 2014 rreth 1.5 miliardë Euro

Tarifat/Detyrimet doganore

• • • •

10 % taksa doganore në import; Nuk ka detyrime për mallrat kapitale dhe të ndërmjetme, apo materiale të caktuara të papërpunuara; Akciza për lëndë djegëse, duhan, alkool dhe mallra luksoze; Nuk aplikohen detyrime dhe taksa në eksport

Sistemi tatimor

• • • •

TVSH 18 % Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës 10% Tatimi mbi dividenta 0% Tatimi mbi të Ardhurat Personale është progresiv (maksimumi 10%)

Tregtia e lirë

• Qasje e lirë doganore në tregun e BE-së bazuar në Regjimin Autonom të Preferencave Tregtare të BE-se (ATP) • Marrëveshje për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore – CEFTA • Trajtim i privilegjuar i mallrave të eksportuara në tregjet e SHBA-së, Japonisë dhe Norvegjisë.

Tregu i punës

• Ne vitin 2013, kosto e punës për fuqi punëtore të aftësuar dhe me arsimim të mirëfilltë ka qenë 364 Euro.

Komunikimi

Vala, IPKO, D3 dhe Z-Mobile janë ofrues të shërbimeve GSM në Kosovë dhe roamingu ofrohet nga shumica e ofruesve të shërbimeve telefonike ndërkombëtare. Rreth 72% të ekonomive familjare mbulohen nga rrjeti i internetit.

05

53 % agrikulturë 41 % pyje 1% ujë 5% të tjera (infrastrukturë dhe zona urbane)


Harta e Kosovës Shkup

87 km

Tiranë

265 km

Sofje

279 km

Durrës

290 km

Selanik

312 km

Beograd

355 km

Sarajevë

390 km

Bari

570 km

Zagreb

741 km

Budapest

747 km

Distanca e udhëtimit nga Prishtina për në Qendrat Regjionale shprehur në kilometra (km).

Pse të investosh në Kosovë dhe Viti Popullsi e re, e arsimuar dhe dinamike Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, me 70% të popullsisë nën moshën 35 vjeç. Të rinjtë e Kosovës flasin Anglisht më shumë dhe më mirë se mesatarja e bashkëmoshatarëve të tyre në rajon. Ata janë të njohur, po ashtu, për shpirtin e tyre ndërmarrës, arsimimin dhe entuziazmin e tyre për punë. Qasje e lirë në tregje Pjesë e CEFTA që nga viti 2007, Kosova përfiton po ashtu edhe nga Preferencat Tregtare (ATP-ja) me BE-në dhe ka qasje, pa obligime doganore, në tregun e SHBA-së si dhe lidhje tregtare me Japoninë dhe Norvegjinë. Vendndodhje strategjike Falë pozitës së saj unike gjeografike, Kosova ka qasje në tregun në rritje e sipër të Ballkanit si dhe Evropës Qendrore. Këto tregje mbulojnë miliona

konsumatorë potencial. Për shkak të pozitës së saj qendrore në Ballkan, Kosova shërben si urë lidhëse mes vendeve të Evropës Juglindore. Kosto e ulët operative - punëtorë të kualifikuar Kostoja e ulët operative përbën njërën ndër përparësitë kryesore të forcës punëtore në Kosovë. Paga mesatare mujore në Kosovë është 360 Euro, gjë që e bën forcën punëtore të saj më konkurruesën në Evropë. Për më tepër, Kosova është e mbuluar nga qendra të shumta profesionale të trajnimit, të themeluara nga Qeveria e Kosovës dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare. Nga këto qendra moderne të trajnimit mund të përfitojnë jo vetëm të punësuarit, por edhe punëdhënësit. Telekomunikim modern Sistemet e telekomunikimit të cilat i ofron Kosova nuk dallojnë fare, si për

nga cilësia ashtu edhe përditësimi, prej atyre që ofrohen nga vendet e tjera në Evropë. Ofruesit e ndryshëm të shërbimeve të telefonisë mobile investojnë vazhdimisht në teknologjitë më të reja dhe ofrojnë shërbime si GPRS, VoIP dhe kështu me radhë. Shërbimet e internetit, poashtu, janë shumë profesionale dhe të sofistikuara. Interneti në Kosovë ka shtrirje në pothuajse gjithë territorin dhe përdorshmëria e internetit është nga më të lartat në Evropë. Mundësi të mira investimesh në sektorë prioritarë Me resurse të mëdha njerëzore e natyrore, Kosova ofron mundësi të mira për investime në sektorë të ndryshëm. Për investitorët e huaj potencial, mundësi të posaçme përbëjnë potencialet e sektorëve të agrikulturës, procesimit të ushqimit, ndërtimit, te kstilit, IT-së, dhe energjisë dhe minierave.

06


12


Profili i Vitisë Serrë në Komunën e Vitisë Qershor 2015

13


IV.  Profili i Vitisë Profil i shkurtër i Vitisë Vitia ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës, rreth 60 km larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Kufizohet me Gjilanin, Ferizajn, Kaçanikun, Kllokotin dhe Republikën e Maqedonisë. Me një sipërfa-qe prej 297 km2, në përbërje të komunës hyjnë gjithsej 43 fshatra. Komuna e Vitisë ka pozitë shumë të volitshme gjeografike, pasiqë shtrihet në pjesën qendrore të Ballkanit, nëpër të cilën kalojnë rrugë të rëndësishme regjionale dhe ndërkombëtare. Sipas të dhënave të fundit, komuna e Vitisë ka gjithsej 46 mijë e 987 banorë, prej të cilëve 4,924 banorë jetojnë në zonat urbane kurse 42,063 banorë në zonat rurale. Sipas këtyre të dhënave, popullsinë e aftë për punë e përbëjnë

Harta e Vitisë

Gjilan

Ferizaj Kllokot

Viti Kaçanik

09

29 mijë e 764 banorë. E vendosur në një rrafshinë shumë pjellore, Vitia karakterizohet nga një tokë e cila mundëson kultivimin e të gjitha bimëve bujqësore. Vitia është e njohur, sidomos, për kultivimin e perimeve. Rëndësi të veçantë ekonomike për Vitinë ka lumi Morava e Binçës, i cili mundëson ujitjen e tokave në këtë rajon. Ky lum përbën njërën nga arsyet kryesore që sektori i bujqësisë të konsiderohet ndër sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të komunës. Përparësitë e shumta që ofron komuna e Vitisë për zhvillimin e bujqësisë mund të përmblidhen në këto tri tipare kryesore: • Numri i madh i fermerëve me traditë të gjatë dhe reputacion në bujqësi; • Cilësia e lartë e tokës bujqësore; • Rendimente posaçërisht të larta në perimtari.


Struktura e bizneseve Tabela e mëposhtme detajon strukturën e bizneseve të regjistruara në Komunën e Vitisë deri më 31.12.2014, sipas llojit të veprimtarisë. Veprimtaria e biznesit

Numri

Përqindja

1

Ndërtimore

146

13%

2

Prodhuese

192

16%

3

Shërbyese

483

41%

4

Tregtare

344

30%

TOTAL

1165

100%

Numri

Përqindja

Ndëmarrjet sipas madhësisë 1

Të mëdha

46

4%

2

Të mesme

70

6%

3

Të vogla

1049

90%

TOTAL

1165

100%

10


16


Investo në

Mundësitë për investime, sektorët dhe fushat Pamje nga rrethinat e Vitisë Qershor 2015

17


V.  Mundësitë për investime, sektorët dhe fushat Bujqësia Lumi Morava e Binçës, në të cilin derdhet edhe lumi Letnica, ka një rëndësi të madhe ekonomike meqë mundëson ujitjen e tokave bujqësore në Viti. Rrafshina pjellore në të cilën është e vendosur komuna e Vitisë, mundëson kultivimin e të gjitha kulturave bujqësore. Kjo është edhe arsyeja pse sektori i bujqësisë është njëri ndër sektorët më potencialin më të madh ekonomik në komunën e Vitisë. Komuna e Vitisë posedon 12861.95 hek tokë bujqësore. Strategjia për zhvillimin bujqësor të Komunës së Vitisë parasheh fokusimin e kapaciteteve komunale në projektet si në vijim: • Grupimi i sipërfaqeve të tokave (specializimi i prodhimit); • Projektet për ngritjen e kapaciteteve të fermave dhe përpunuese; • Organizimi i kooperativave bujqësore si perspektivë e mirë për zhvillimin e bujqësisë;

13

• Hapja e punkteve grumbulluese për grumbullimin e prodhimeve bujqësore; • Ngritja e fabrikave për përpunimin e prodhimeve bujqësore; • Privatizimi i pronave shoqërore (tokave bujqësore); • Angazhimi i ekspertëve të shumtë bujqësorë në aktivitetet e bujqësisë. Projekti më ambicioz, për sa i përket zhvillimit të sektorit të bujqësisë, ka të bëjë me krijimin e zonës ekonomike bujqësore në fshatin Budrikë e epërme. Prioritet i këtij projekti është hapja e një qendre grumbulluese dhe përpunuese të pemëve, perimeve, bimëve mjekësore si dhe qumështit. Kjo zonë përfshinë një sipërfaqe prej 16.5 hek. Parashihet që kostoja totale e këtij projekti të arrijë në 1,350.000.00 Euro. Këto projekte ofrojnë mundësi unike për kompanitë e interesuara të angazhohen në fushën e bujqësisë.

Turizmi Potenciali i komunës së Vitisë për turizëm lidhet ngushtë me gjeografinë dhe trashëgiminë e saj kulturore. Një pjesë e Komunës shtrihet në një zonë të konsiderueshme malore, siç është pjesa e maleve të Karadakut të Shkupit, të cilat formojnë kufirin natyror në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Ndër të tjera, vlen të ceket maja e Kopilaçës, me një lartësi prej 1,490m. Kjo zonë malore e Vitisë ka potencial të madh në zhvillimin e turizmit dimëror. Një nga mundësitë më interesante është Qendra e Skijimit në ndërtim e sipër në fshatin Debëllde. Për më shumë, Vitia ka potencial për zhvillimin e turizmit kulturor meqë në këtë Komunë gjenden monumente të ndryshme me vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe historike. Dy shkollat e para shqipe në Kosovë janë themeluar në komunën e Vitisë,


përkatësisht në fshatin Stubëll e Epërme në vitin 1905 dhe fshatin Pozhoran në vitin 1907. Objektet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të komunës së Vitisë përbëjnë monumentet religjioze të saj. Janë të njohura kishat e vjetra me strukturë autoktone në fshatrat e ndryshme të kësaj zone. Këtu duhet të veçohet kisha e Zojës së Madhe, apo Black Madonna, në fshatin Letnicë. Çdo vit, më 15 Gusht, mijëra pelegrinë katolik nga e gjithë bota vizitojnë këtë kishë dhe kremtojnë Ditët e Zojës. Padyshim se për investimet e tyre në turizëm, qoftë në atë kulturor apo në atë dimëror, investitorët do të gjejnë një kërkesë të lartë nga konsumatorë potencialë në tregun rajonal dhe atë të brendshëm.

Minierat dhe Energjetika Kosova në tërësi karakterizohet nga një pasuri e lakmueshme në burime natyrore. Duke patur parasysh kërkesën e lartë të tregut për energji dhe për minerale të ndryshme; Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar projekte të mëdha lidhur me shfrytëzimin e këtyre burimeve natyrore dhe ndërtimin e objekteve për prodhim të energjisë. Komuna e Vitisë posedon këto pasuri nëntokësore: • Në fshatrat Lubishtë, Beguncë dhe Debëllde gjenden pasuri nëntokësore të bakrit; • Në fshatrat Letnicë dhe Shoshare gjenden pasuri nëntokësore të hekurit, bakrit and antimonit (lënda e parë për industrinë kozmetike); • Në fshatin Skifteraj gjenden pasuri

• •

nëntokësore të bakrit, zinkut dhe plumbit; Në Fshatin Sodovinë të Jerlive gjenden pasuri nëntokësore të argjilës; Në fshatin Goshicë gjenden pasuri nëntokësore të bentonit; Në fshatin Radivojc gjenden pasuri nëntokësore të leuciteve, e cila mundëson zhvillimin e industrisë për prodhimin e plehrave artificiale për bujqësi; Në fshatin Tërpezë gjenden pasuri nëntokësore të tufit dhe gurit gëlqeror.

Sa i përket potencialit për zhvillim të energjisë së ripërtëritshme, lumi Morava e Binçës, i cili mbledh gjithë lumenjtë e vegjël, ka një prurje mesatare mujore prej 6.7 m3/sec dhe sipërfaqe të pellgut 1.560 m2, ofron një potencial ideal për investime në hidro-energji.

14


20


Politikat stimuluese dhe karakteristikat që e bëjnë atraktiv investimin në Komunën e Vitisë Mulliri tradicional në Viti Qershor 2015

21


VI.  Politikat stimuluese dhe karakteristikat që e bëjnë atraktiv investimin në Komunën e Vitisë

Kostoja e ulët operative • Njëra ndër përparësitë kryesore të fuqisë punëtore Kosovare është kostoja e ulët operative, me pagë të vlerësuar mesatare mujore prej 360 Euro; • Pezullimi i rregulloreve komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba; • Sistemi tatimor ndër më të ulëtit në rajon, Vendi Kosova

18%

Maqedonia

18%

Serbia

20%

Bosnjë e Hercegovina

17%

Kroacia

25%

Mali i Zi

17%

Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës

Tatimi mbi të Ardhurat Personale

Kosova 10%

10%

Maqedonia 10%

10%

Serbia 15%

12%

Bosnjë e Hercegovina 10% Kroacia 20% Mali i Zi 9%

17

TVSH

10% 12-40% 9%

Mbështetje e vazhdueshme në zhvillimin e sektorit privat • Sigurimi i zonave ekonomike të cilat nxisin investime vendore dhe të huaja, dhe njëkohësisht ulin edhe më tej kostot operative; • Në bashkëpunim me Foundation Kosovo-Luxembourg, komuna ka hapur Zyrën për Investime dhe Përkrahje të Bizneseve ku ofron mbështetje dhe këshillime profesionale – mbështetje dhe trajnime të specializuara për biznese, këshillime për fermerë; • Themelimi i qendrës për përkrahje të bizneseve, projekt i mbështetur nga Ambasada Norvegjeze; • Procedura të përshpejtuara për regjistrimin e bizneseve. Regjistrimi bëhet brenda ditës në qendrën për regjistrim në komunën e Vitisë; • Takime dhe këshilla të vazhdueshme për bizneset, përmes së cilave informohen rreth granteve dhe mundësive për investime kapitale të parapara nga komuna e Vitisë dhe investitorë të ndryshëm.

Infrastruktura Komuna e Vitisë konsideron se përmirësimi i infrastrukturës, e cila lidhet me biznes, është i domosdoshëm për përmirësimin e ambientit të biznesit. Në vitin 2014, Komuna e Vitisë është renditur si komuna me përmirësimin më të madh në kuadër të nën indeksit “Infrastruktura Komunale” të përpiluar nga UBO Consulting. Komuna e Vitisë ka qenë shumë aktive në investime të lidhura me infrastrukturën komunale. Gjatë vitit 2013 është investuar një shumë pre 1.5. milion Euro vetëm nga ana e organeve komunale. Autoritetet komunale kanë investuar në infrastrukturën rrugore, në përmirësimin e furnizimit me ujë, në zgjerimin e rrjetit të sistemit të ujësjellësit dhe të rrjetit të kanalizimit në zonat urbane dhe rurale. Duhet cekur kontributi në projektet e infrastrukturës i dhënë po ashtu nga donatorët e huaj si Helvetas Swiss Intercooperation dhe Swiss Coperation Office in Kosovo të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e disa rrugëve lokale, dhe duke publikuar planin komunal për menaxhim me mbeturina dhe në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.


Partneriteti publiko – privat Komuna e Vitisë vlerëson se përmes Partneriteteve Publike-Private mund të lehtësohen kufizimet fiskale të autoriteteve publike dhe të rritet efikasiteti në ofrimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Sistemi i partneriteteve publiko-private në Kosovë rregullohet me Ligjin Nr.04/L045 për Partneritet Publiko Privat. Kuvendi komunal i Vitisë në dhjetor të vitit 2010 ka miratuar planin zhvillimor komunal 2010-2020 në të cilin ka paraparë edhe mundësitë e komunës së Vitisë për investime të përbashkëta përmes partneritetit publiko-privat. Projektet potenciale me implikime relativisht të larta financiare që mund të realizohen përmes partneritetit publiko privat janë: • Ndërtimi i pendës mbi lumin Morava e Binçës; • Ndërtimi i kapaciteteve hidro-energjetike mbi lumin Morava e Binçës; • Ndërtimi i kolektorit për ujërat e zeza; • Eksploatimi i bentonit; • Eksloatimi i liozitit; • Eksploatimi i tufit; • Eksploatimi i argjilës; • Eksploatimi i kuarcit; • Eksploatimi i gëlqerës; • Menaxhimi i mbeturinave; • Tregu i gjelbër. Komuna e Vitisë, përmes drejtorive dhe sektorëve të saj për investitorët potencial të interesuar për investime përmes partneritetit publiko-privat, ofron mbështetje profesionale rreth infrastrukturës ligjore dhe rregulloreve, si dhe vendimeve të komunës që mundësojnë investimet përmes kësaj forme të partneritetit.

18


24


Entitetet e biznesit dhe themelimi i një biznesi Tokë bujqësore në Viti Qershor 2015

25


VII.  Entitetet e biznesit dhe themelimi i një biznesi Entitetet e biznesit në Kosovë Ligji mbi shoqëritë tregtare Nr. 03/L-123, dhe legjislacioni tjetër përkatës, mundëson regjistrimin e shoqërive tregtare si më poshtë: Ndërmarrja Individuale Ndërmarrja individuale nuk është person juridik. Pronari i një ndërmarrje individuale ka përgjegjësi të pakufizuar personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet. Përgjegjësia përfshin tërë pronën dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të këtij personi, pavarësisht nëse prona/asetet e tilla shfrytëzohen për qëllime afariste, personale apo shtëpiake. Shoqëria Kolektive Shoqëria kolektive nuk është person juridik. Shoqëria kolektive themelohet

21

kur dy apo më shumë persona dhe/ose shoqëri bashkëpunojnë në ushtrimin e veprimtarive tregtare. Secili ortak, dhe të gjithë ortakët, janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera që lidhen me shoqërinë kolektive.

Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuara Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është person juridik dhe është e ndarë dhe e dallueshme nga pronarët. Pronarë i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara mund të jetë person fizik ose juridik. Një pronar nuk është përgjegjës për borxhet ose detyrimet e shoqërisë vetëm për arsye se është pronar.

Shoqëria Komandite Shoqëria komandite nuk është person juridik. Shoqëria komandite është shoqëri që përbëhet nga së paku një ortak i përgjithshëm dhe së paku një ortak i kufizuar.

Shoqëria Aksionare Shoqëria aksionare është person juridik në pronësi të aksionarëve të saj mirëpo është juridikisht e ndarë dhe e veçantë nga aksionarët.

Ortaku i përgjithshëm është po ashtu bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për detyrimet e shoqërisë. Ortaku i kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet ose detyrimet e tjera të shoqërisë komandite.

Asnjë person, shoqëri tregtare ose shoqëri tjetër nuk mban përgjegjësi për detyrimet e shoqërisë aksionare vetëm për shkak se është aksionar në këtë shoqëri. Kapitali themeltar për këtë shoqëri është minimalisht 10,000 Euro.


Shoqëritë e Huaja Shoqëria e huaj tregtare mund të angazhohet në aktivitete tregtare në Kosovë, njëlloj sikurse edhe Shoqëria Tregtare e Kosovës, por vetëm nëse paraprakisht është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit si “Shoqëri e Huaj Tregtare”. Pas regjistrimit, shoqëria e huaj tregtare konsiderohet se ka themeluar degë në Kosovë. Kjo degë nuk ka identitet ose personalitet juridik të ndarë ose të veçantë nga ai i shoqërisë së huaj tregtare që e ka themeluar atë. Ndërmarrjet Shoqërore Ndërmarrje shoqërore do të thotë një person juridik shumica e aseteve dhe kapitali i të cilit janë në pronësi shoqërore. Këto ndërmarrje deri në privatizim monitorohen dhe regjistrohen nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit sipas Ligjit Nr. 02/L-123.

Ndërmarrjet Publike Ndërmarrja Publike është ndërmarrje e cila kryen veprimtarinë e interesit të përgjithshëm dhe që është e themeluar nga shteti. Ndërmarrja publike monitorohet nga Qeveria dhe organizohen si Shoqëri Aksionare në përputhje me ligjin në fuqi mbi shoqëritë tregtare. Të gjitha interesat pronësore në një ndërmarrje publike do të përfaqësohen me aksione dhe të gjitha këto aksione duhet të jenë të regjistruara. Kooperativat Bujqësore Kooperativa bujqësore është një shoqëri tregtare e krijuar nga personat fizik apo juridik të cilët duhet të jenë të gjithë bujq që kontribuojnë me pronën e vet private në kapitalin aksionar. Kooperativa e Bujqëve themelohet nga së paku pesë bujq, të cilët janë nënshkrues të detyrimeve. Kooperativa nuk

do të themelohet pa kapital e as nuk do të ekzistojë pa kapital. Kapitali ndahet në aksione të vlerës së barabartë. Të gjitha këto mund t’i shihni në Ligjin Nr. 2003/9 për Kooperativat e Bujqëve si dhe Ligjin Nr. 03/L-004 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Kooperativat e Bujqëve Nr-2003/9. Bizneset që veprojnë në Kosovë duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (ARBK). Ndër tjera, shërbimet që ARBK ofron janë: • Regjistrimi i bizneseve të reja; • Ndryshimet e të dhënave të biznesit; • Shuarja e biznesit; • Lëshimi i certifikatës për regjistrim me numrin fiskal, Çertifikatës së tatimit mbi vlerën e shtuar, certifikatës së eksport- importit; • Informacione si dhe formular falas.

22


Regjistrimi i një biznesi Aplikimi për regjistrim të biznesit mund të bëhet në çdo qendër komunale. Ekzistojnë 22 qendra komunale të regjistrimit, me zyrën kryesore të ARBK-së në Prishtinë. Të gjitha bizneset dhe markat tregtare janë të shënuara në listën e Regjistrit të Organizatave të Biznesit dhe Emrave Tregtar, dhe informatat themelore në lidhje me kompanitë e regjistruara mund të gjenden përmes ueb-faqes së ARBK-së.

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e një biznesi Për regjistrimin e Biznesit Individual (B.I.) apo Ortakërisë së Përgjithshme (O.P.): 1. Plotësimi i formularit B; 2. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë); 3. Pëlqimi i agjentit të regjistruar në bazë të nenit 27.1 pika d) e Ligjit Nr. 02/L – 123; 4. Për ortakëri të përgjithshme marrëveshja e ortakëve të përgjithshëm në bazë të nenit 29 të Ligjit Nr. 02/L – 123; 5. Afati për kryerjen e regjistrimit të biznesit individual dhe ortakërisë së përgjithshme në ARBK është 1 ditë. Për regjistrimin e Shoqërisë Komandite (SH.K.M.) : 1. Plotësimi i formularit Ao; 2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 31.1 të Ligjit Nr. 02/L – 123; 3. Statuti; 4. Kopjet e dokumenteve të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) të pronarëve, personave të autorizuar të përfshirë në biznes; 5. Pëlqimi i agjentit të regjistruar në bazë të nenit 31.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123. Për regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K): 1. Plotësimi i formularit Ao; 2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 86 të Ligjit Nr. 02/L – 123; 3. Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 02/L – 123;

23

4. Kopje të një dokumenti të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) të pronarëve dhe personave të autorizuar në biznes; 5. Pëlqimi i agjentit të regjistruar në bazë të nenit 33.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123; 6. Afati për kryerjen e regjistrimit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare në ARBK është 3 ditë. Për regjistrimin e Shoqërive Aksionare (SH.A): • Plotësimi i formularit Ao; • Statuti në bazë të Nenit 35.1 të Ligjit Nr. 02/L – 123; • Marrëveshja apo Rregullorja e Shoqërisë sipas Nenit 138 të Ligjit Nr. 02/L – 123; • Pëlqimi i agjentit të regjistruar në bazë të nenit 35.3 te Ligjit; Nr. 02/L – 123; Kopje të një dokumenti të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) të pronarëve dhe personave të autorizuar në biznes. Për regjistrimin e Kompanisë se HuajDega në Kosovë: • Plotësimi i formularit Ao; • Vendimi për hapjen e Kompanisë së huaj; • Vendimi për emërimin e Drejtorit (pasaporta kopje) dhe Agjentit të regjistruar (letërnjoftimi kopje); • Vendimi nga gjykata e shtetit përkatës që biznesi ekziston (i noteruar);

• Çertifikata e biznesit (origjinal apo kopje e noteruar, jo me e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit dhe nëse nuk është në gjuhen shqipe, serbe apo angleze të përkthehet në njërën nga këto tri gjuhë dhe përkthimi të jetë i noteruar) që e hap përfaqësinë në Kosovë; • Fotokopje e pasaportës së pronarit dhe drejtorit të Kompanisë së huaj; • Fotokopje e statutit të kompanisë së huaj; • Pëlqimin e Agjentit te Regjistruar në bazë të nenit 23 të Të Ligjit Nr. 02/L – 123.

Vërejtje: Nëse pronari i biznesit nuk është prezent kur dorëzohen dokumentet atëherë aplikuesi mund t’i dorëzojë dokumentet me autorizim dhe letërnjoftim kopje.

Për regjistrimin e Kooperativës Bujqësore: 1. Plotësimi i formularit Ko; 2. Marrëveshja e Shoqërisë; 3. Statuti; 4. Vendimi për emërimin e drejtorit 5. Kopje të një dokumenti të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) të pronarëve dhe personave të autorizuar në biznes; 6. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 23 të Të Ligjit Nr. 02/L – 123.


29


30


Tatimi dhe kuadri ligjor relevant Ambiente biznesi ne KomunĂŤn e VitisĂŤ Qershor 2015

31


VIII.  Tatimi dhe kuadri ligjor relevant Investimet e huaja Sipas Ligjit Nr.02/L-33, Kosova detyrohet t‘i ofrojë trajtim të drejtë dhe të barabartë investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre në Kosovë. Kosova gjithashtu u ofron investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre mbrojtje dhe siguri të vazhdueshme. Të gjitha autoritetet publike që dështojnë ose nuk i respektojnë të drejtat dhe garancionet e siguruara nga ky ligj për investitorët e huaj dhe investimet e tyre, janë përgjegjës për të paguar kompensim për dëmet e shkaktuara si pasojë e veprimeve të tyre. Ky ligj po ashtu mbron investimet e bëra në Kosovë nga një investitor i huaj ndaj nacionalizimit të investimeve apo aseteve. Në veçanti, të drejtat që i takojnë një investuesi të huaj janë: • Trajtimi jodiskriminues; • Mbrojtja dhe siguria e vazhdueshme; • Kompensimi në rast të nacionalizimit apo shpronësimit, duke përfshirë edhe pagesën e interesit; • Kompensimi në rast të shkeljeve të ligjeve të aplikueshme dhe ligjit ndërkombëtar për Kosovën; • Transferimi i lirë si dhe përdorimi i pakufizuar i të ardhurave; • Mbrojtja ndaj aplikimit retroaktiv të ligjeve. Marrëveshjet Bilaterale Qeveria e Kosovës ka nënshkruar shumë marrëveshje bilaterale në lidhje me promovimin dhe mbrojtjen e investimeve. Ndër shtetet me të cilat Kosova ka marrëveshje bilaterale janë: SHBA (OPIC), Austria, Turqia, Shqipëria, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, Kuvajti dhe Katari.

27

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave Ligji Nr.05/L – 029, i cili është në fuqi që nga data 1 Shtator 2015, rregullon sistemin e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave në territorin e Republikës së Kosovës. Tatimi në të ardhurat e korporatave është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme që nënkupton ndryshimin në mes të të ardhurave bruto dhe zbritjeve dhe lejimeve të lejueshme. Korporatat me të ardhura vjetore bruto prej 50.000 Euro ose më pak mund të zgjedhin të tatohen në bazë të qarkullimit: • Tre përqind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori. • Pesë përqind (5%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori. • Dhjetë përqind (10%) të të ardhurave neto të qirasë për tremujor të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur në burim gjatë tremujorit. Në rast se korporatat e tilla nuk kanë arkëtuar të ardhura gjatë tremujtorit, atëhere nuk obligohen të kryejnë pagesë. Korporatat me këto të ardhura munden vullnetarisht të vendosin të tatohen me 10% në të ardhurat e tatueshme dhe jo në bazë të qarkullimit. Të ardhurat e liruara nga tatimi Të ardhurat në vijim janë të liruara nga tatimi në të ardhurat e korporatave: • Dividendët; • Të ardhurat e organizatave joqeveritare;

• Të ardhurat e Bankës Qendrore të Kosovës dhe të institucioneve financiare qeveritare ndërkombëtare; • Interesi nga instrumente financiare të lëshuara nga Banka Qendrore e Kosovës; • Të ardhurat e kontraktorëve primar ose nën-kontraktorëve (përveç personave vendor) për kontratat me disa organizata ndër-qeveritare; • Të ardhurat nga grantet, donacionet apo subvencionet. Shpenzimet e lejueshme dhe të palejueshme Në përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, shpenzime të lejueshme do të konsiderohen vetëm ato që lidhen në tërësi dhe ekskluzivisht me veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit. Ndërsa shpenzime të palejueshme konsiderohen shpenzimet në vijim: • Shpenzimet e përvetësimit dhe përmirësimit të tokës; • Shpenzimet e përvetësimit, përmirësimit, ripërtëritjes dhe rindërtimit të mjeteve të cilat janë kapitalizuar dhe zhvlerësuar ose amortizuar; • Gjobat, ndëshkimin, shpenzimet dhe interesi që lidhet me to;` • Tatimet; • Kontributet pensionale mbi shumën maksimale të lejuar nga ligji mbi pensionet në Kosovë. Ligji për Tatimin në të Ardhura të Korporatave përcakton kufizime për shpenzimet në vijim: • Kontributet bamirëse deri në pesë për qind (10%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut;


• Shpenzimet reprezentacionit janë të lejuara deri në 1% të të ardhurave bruto vjetore.; • Borxhet e këqija vetëm nëse plotësohen kushtet e parapara me ligj; • Pagesat për personin e lidhur deri në shumën e barabartë me vlerën e hapur te tregut.

zbriten në formë të detyrimeve të amortizimit. Metoda e amortizimit do të jetë metoda e shlyerjes lineare dhe lejimi bazohet në afatin e përdorimit të pasurisë. Në rast se afati i përdorimit nuk është përcaktuar, atëherë shpenzimet e amortizimit lejohen deri në 20 vite.

Zhvlerësimi Shpenzimet për pronën e prekshme (përveç shpenzimeve për tokën) do të kompensohen me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim sipas metodës lineare caktohet në njërën prej kategorive vijuese:

Zbritjet e posaçme për pasuritë e reja Do te lejohet një zbritje prej 10% të çmimit të përvetësimit të pasurisë së re në vitin në të cilin pasuria e tillë është vënë për herë të parë në shërbim në Kosovë .

• Kategoria 1: Ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore – zhvlerësohen me shkallën 5%. • Kategoria 2: Automobilat dhe mjetet tjera për transport, kompjuterët dhe pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet dhe bagëtitë te shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim – zhvlerësohen me shkallen 20%. • Kategoria 3: Uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet dhe bimët shumë vjeçare, dhe të gjitha asetet e trupëzuara që nuk janë përfshirë në kategorinë 1 apo Kategorinë 2 të këtij paragrafi. – zhvlerësohen me shkallën 10%. Amortizimi Shpenzimet për mjetet e paprekshme

Bartja e humbjeve Tatimet dhe humbjet e kapitalit mund të barten deri në gjashtë periudha të njëpasnjëshme dhe mund të përdoren si zbritje kundrejt çdo fitimi të atyre viteve. Marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë Momentalisht Kosova ka marrëveshje me shtetet në vijim: • Belgjikën, • Hungarinë, • Maqedoninë, • Shqipërinë (e zbatueshme nga 1 Janar 2016), • Slloveninë. Kosova po ashtu ka trashëguar disa marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë nga ish-republika Jugosllave me shtetet në vijim: • Britaninë e Madhe, • Gjermaninë, • Finlandën, • Holandën,

Tatimi në të Ardhurat Personale Tatimi në të Ardhurat Personale rregullohet nëpërmjet Ligjit Nr. 05/L-029 i cili është në fuqi që nga 1 Shtator 2015. Të ardhurat bruto për qëllime të Tatimit në të Ardhura Personale përfshijnë të ardhurat nga: • Pagat • Qiratë • Përdorimi i pasurisë së paprekshme, • Interesi, përveç interesit i cili është i liruar • Fitimet kapitale • Fitimet nga lotaria • Pensionet e paguara nga një punëdhënës i përparshëm • Veprimtaria afariste • Mëditjet Të ardhurat mujore

Shkalla e Tatimit (progresive)

Euro 0 – 80

0%

Euro 81 – 250

4%

Euro 251 – 450

8%

Euro 450+

10%

Të ardhurat vjetore

Shkalla e Tatimit (progresive)

Euro 0 – 960

0%

Euro 961 – 3000

4% të shumës që tejkalon Euro 960

Euro 3001 – 5400

Euro 81.6 + 8% të shumës mbi Euro 3000

Euro 5401+

Euro 273.6 + 10% të shumës mbi Euro 5400

28


Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Ligji Nr. 05/L-037, rregullon sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH-në) në territorin e Republikës së Kosovës. Një person është i detyruar për t’u regjistruar për TVSH kur kryen aktivitet ekomomik dhe në tërësi gjatë vitit kalendarik e tejkalon pragun prej 30.000 Euro. Pragu i përmendur nuk vlen për personat që nuk janë të themeluar në Kosovë por zakonisht zbatohen procedura e ngarkesës së kundër. Norma Standarde e TVSH-së: Sipas Ligjit aktual, TVSh ngarkohet me normën standarde prej 18 %., ndërsa një normë e reduktuar e TVSh-së do të aplikohet në furnizimin dhe importimin e disa mallrave apo shërbimevesi në vijim: • Furnizimi me ujë, energji elektrike, me ngrohje qendrore, shërbime për mbledhjen e hedhurinave; • Drithërat dhe prodhimet prej drithërave, vajrat, qumështi dhe produktet e qumështit, kripa, vezët, librat shkollorë dhe publikimet serike; • Paisjet e teknologjisë së informacionit; • Furnizimi i barnave, produkteve farmaceutike, instrumenteve dhe aparateve mjekësore dhe kirurgjike; • Pajisjet mjekësore, autoambulancat, ndihmat dhe aparatet tjera mjekësore . Lirimet pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme Ligji aktual i TVSH-së përcakton transaksione të liruara nga TVSH por të cilat nuk kanë të drejtën e zbritjës së TVSH-së së zbritshme. Ndër tjera, në këto transaksione përfshihen lirimet për aktivitetet e caktuara në interes publik, siç janë: • Shërbimet spitalore dhe kujdesi mjekësor • Ofrimi i kujdesit mjekësor • Shërbimet e mirëqenies dhe sigurimit social • Edukimi shkollor apo universitar Aktivitetet tjera të liruara nga TVSH, pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme përfshinë: • Transaksionet e sigurimit dhe risigurimit • Dhënia dhe negocimi i kredisë dhe menaxhimi i kredisë • Menaxhimi i fondeve investuese speciale

29

Lirimet me të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme Furnizimet që janë të liruara nga TVSH por që kanë të drejtën e zbritjes së TVSH-së janë: • Eksportet • Furnizimi nën aranzhimin diplomatik • Furnizimi për organet ndërkombëtare • Furnizimet e financuara nga te ardhurat e donacioneve • Furnizime për disa organizata ndërqeveritare

Zbritja e TVSH-së së zbritshme Personi i tatueshëm ka të drejtë të zbres nga obligimet e tij të TVSH-së, TVSH -në e paguar në lidhje me blerjet e mallrave dhe shërbimeve. Rimbursimi i TVSH-së Ligji për TVSH mundëson që të bartet krediti i tepërt i TVSH-së në periudhën tatimore vijuese apo që të dorëzohet kërkesa për rimbursim të TVSH–së. Kërkesa e rimbursimit të TVSH-së imponon të zbatohen procedurat si në vijim: • Personi i tatueshëm mund të kërkojë rimbursimin e TVSH-së nëse në fund të secilit tremujor kalendarik; • Shuma e kreditit të TVSH -së tejkalon shumën prej 3,000 Euro; • Personi i tatueshëm të ketë qenë në gjendje kreditimi në fund të secilës periudhë tatimore të tremujorit; • Janë dorëzuar të gjitha deklaratat e TVSH-së dhe tatimeve tjera për të gjitha periudhat tatimore të kaluara.

Tatimi i Mbajtur në Burim Legjislacioni Tatimor i Kosovës obligon që të mbahet tatimi në burim për pagesat që i bëhen rezidentëve apo jo rezidentëve lidhur me: • Pagesat për shfrytëzimin e të drejtave pronësore - 10% të pagesës; • Pagesat për qira – 9% të pagesës; • Pagesa e interesit – 10% e pagesës; • Pagesat për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve recikluese, frutave të malit, bimëve


mjekuese dhe të ngjashme – 3% e pagesës. Ndërsa 5% e kompensimit bruto nga të ardhurat për shërbimet e kryera në Kosovë nga jorezidentët i nënshtrohen mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave.

Standardet e kontabilitetit, raportimit financiar dhe auditimit Ligji Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim rregullon sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar të shoqërive tregtare, kërkesat për auditim etj. Kategoritë e shoqërive tregtare për qëllim të raportimit financiar klasifikohen si vijon: • Shoqëri tregtare të mëdha • Shoqëri tregtare të mesme • Shoqëri tregtare të vogla • Mikro-ndërmarrje Shoqëritë tregtare të mëdha, pavarësisht regjistrimit, automatikisht detyrohen të aplikojnë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, të lëshuara nga Bordi për Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit.

Marrëdhëniet e Punës Marrëdhëniet e Punës në territorin e Republikës së Kosovës rregullohen përmes Ligjit 03-L-212 të Punës. Ky ligj bazohet në Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, legjislacionin e BE-së dhe parimet themelore të ekonomisë së hapur dhe të tregut të punës. Ky ligj është i aplikueshëm për të punësuarit dhe punëdhënësit qoftë publik apo privat. Ndër tjerash ligji i punës përcakton aspektet në vijim: • Moshën e pensionimit, e cila është 65 vjeç; • Orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë; • I punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej së paku katër javëve; • Femra e punësuar gëzon të drejtën prej dymbëdhjetë muajve, të pushimit të lehonisë; • I punësuari në rast të sëmundjes ka të drejtë në pushim mjekësor të rregullt mbi bazën, deri në njëzet ditë pune brenda një viti; • Punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarit vetëm me periudha të paralajmërimit të parapara me ligj.

Sistemi Doganor Detyrimet doganore dhe taksat kufitare rregullohen përmes Ligjit Nr. 2003/03- L-109 mbi Doganat dhe Kodin e Akcizës, • Ligji parasheh të aplikohet një taksë e sheshtë prej 10% për importet, ndërsa tek eksporti nuk aplikohet asnjë taksë. Përjashtime përbëjnë importi i materialeve të papërpunuara dhe disa mallrave kapitale dhe ndërmjetësuese, dhe për mallrat farmaceutike. • Ligji po ashtu parasheh një taksë akcize që sillet në mes 10 dhe 50 % të vlerës së disa mallrave të caktuara dhe ndryshon varësisht nga lloji i produktit. Produktet ndaj të cilave aplikohet akciza përfshijnë: kafen, pijet e freskëta, birrën, verën, pijet alkoolike, prodhimet e duhanit, automjetet, naftën, benzinën për mjete motorike dhe kerozinën.

30


36


Vegëza me rëndësi Shkolla e parë shqipe, 1905 Stubëll e Epërme, Viti Qershor 2015

37


IX.  Vegëza me rëndësi Komuna e Vitisë Adresa: Ueb faqe:

Komuna e Vitisë Rr. Adem Jashari, pa nr. 61000 Viti, Kosovë kk.rks-gov.net/viti

Tel:

+381 (0) 280 381 647

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mpms.rks-gov.net

Ministria e Infrastrukturës mi-ks.net Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mmph-rks.org

Zyra e Kryetarit Tel:

+381 (0) 280 381 626

Administrata Tatimore e Kosovës atk-ks.org

Zyra për Informim Tel:

+381 (0) 280 381 647

Banka Qendrore e Kosovës bqk-kos.org

Institucione të Kosovës Kuvendi i Kosovës kuvendikosoves.org

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovë kryeministri-ks.net

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: mti-ks.org

Ministria e Zhvillimit Ekonomik mzhe.rks-gov.net

Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë arbk.org

Agjencia Kosovare e Privatizimit pak-ks.org

Doganat e Kosovës dogana.rks-gov.net

Agjencia e Statistikave të Kosovës ask.rks-gov.net

Ministria e Financave mf.rks-gov.net

Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës scaak-ks.org

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbpzhr-ks.net

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës trusti.org

38


Bankat Raiffeisen Bank Adresa: Rruga UCK 51, 10000 Prishtinë Tel.: +381 (0)38 226 400, 401 Fax: +381 (0)38 226 408 Ueb Faqja: raiffeisen-kosovo.com E-mail: info@raiffeisen-kosovo.com

Nova Ljubljanska Banka - NLB Prishtina Adresa: 5 Rexhep Luci 10000 Prishtinë Tel.: +381 (0)38 246 180 Fax: +381 (0)38 246 189 Ueb Faqja: nlbprishtina-kos.com E-mail: info@nlbprishtina-kos.com

ProCredit Bank Adresa: Nëna Terezë No. 16, 10000 Prishtinë Tel: +381 (38) 555 555 Fax: +381 (38) 248 777 Ueb Faqja: procreditbank-kos.com E-mail: info@procreditbank-kos.com

Banka Ekonomike Adresa: Qafa, No:5/A 10000 Prishtinë Tel.: +381 (0)38 22 53 53 Fax: +381 (0)38 22 54 54 Ueb Faqja: bekonomike.com E-mail: bek@bekonomike.com

Banka për Biznes Adresa: Rruga UCK, No. 4110000 Prishtinë Tel.: +381 (0)38 244 666 Fax: +381 (0)38 243 656, 657 Ueb Faqja: bpb-bank.com E-mail hq@bpb-bank.com

Banka Kombëtare Tregtare Adresa: Qyteza Pejton, No.9 10000 Pristinë Tel.: +381 (0)38 222 910 Fax: +381 (0)38 222 907 Ueb Faqja: bkt.com.al E-mail infoBktKosova@bkt.com.al

Institucione që Mbështesin Zhvillimin e Bizneseve Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) Adresa: 3 – 5 Perandori Justinian Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë Tel./Fax: +381(0)38 200 36041 Ueb Faqja: invest-ks.org Email: info@invest-ks.org Nisma Ekonomike për Kosovë (ECIKS) Adresa: 20/23Nussdorfer Strasse A-1090 Vienna, Austria Tel.: +43 (0)1 890 50 26 Fax: +43 (0)1 890 50 26 26 Ueb Faqja: eciks.org

Oda Ekonomike e Kosovës Adresa: Rruga Nena Tereza 20 Prishtinë Tel.: +381 (0)38 524 741 Fax: +381 (0)38 23 397 Ueb Faqja: odaekonomike.org

Banka Botërore Adresa: Prishtinë - Fushë Kosovë 10060 Prishtinë Tel: +381 38 224 454 Ueb Faqja: worldbank.org/kosovo

Oda Ekonomike Amerikane Adresa: 6 Gustav Majer 10000 Prishtinë Tel: +381 (0)38 246 012 Fax: +381 (0)38 248 012 Ueb Faqja: amchamksv.org Email: info@amchamksv.org

39


Shtypur në letër të ricikluar!

Investo në Viti  

Udhëzues për Biznes dhe Investime në Viti

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you