Udhëzues për Biznes dhe Investime në Han të Elezit

Page 1

Investo në

Han të Elezit Udhëzues për Biznes dhe Investime në Han të Elezit kk.rks-gov.net/hanielezit


2


Përmbajtja I.

HYRJE

i

II.

FJALA E KRYETARIT

2

III.  PROFILI I KOSOVËS  Profil i shkurtër i Kosovës Harta e Kosovës IV.  Profili i Hanit të Elezit V.  MUNDËSITË PËR INVESTIME, SEKTORËT DHE FUSHAT  Bujqësia dhe Blegtoria Turizmi Kulturor Burimet Natyrore

6-7 6 7 10 14-15 14 14 15

VI.  Karakteristikat dhe politikat stimuluese që e bëjnë atraktiv investimin në komunën e Hanit të Elezit  18-19 VII.  THEMELIMI I NJË BIZNESI  Regjistrimi i Biznesit Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e një biznesi VIII.  IX.

TATIMET DHE LEGJISLACIONI RELEVANT  Investimet e huaja Tatimi në të Ardhurat e Korporatave Tatimi në të Ardhurat Personale Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Tatimi i Mbajtur në Burim Standardet e kontabilitetit, raportimit financiar dhe auditimit Sistemi Doganor Marrëdhëniet e Punës VEGËZA ME RËNDËSI

22-23 23 23 26-30 26 26 27 28 29 29 30 30 34-35

i



I.  Hyrje Qëllimi i këtij udhëzuesi është të informojë investitorët dhe komunitetin e biznesit për mundësitë e shkëlqyera që ofron Hani i Elezit për investime dhe zhvillim të veprimtarive të ndryshme të biznesit. Duhet patur parasysh se informatat në këtë udhëzues janë të natyrës së përgjithshme informative dhe, si të tilla, jo detyrimisht mbulojnë tërësinë e specifikave dhe aspekteve të të bërit biznes në Han të Elezit. Ky udhëzues është konceptuar si një përmbledhje e disa prej çështjeve kryesore me interes për komunitetin e biznesit dhe investitorët potencial. Zbatimi i udhëzuesit është bërë nga Foundation Kosovo- Luxembourg dhe është përpiluar nga Zagragja & Associates. Zhvillimi i këtij udhëzuesi është ideuar nga Komuna e Hanit të Elezit ndërsa është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane e Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut — nëpërmjet Foundation Kosovo-Luxembourg. Korrik 2016 - Hani Elezit, Kosovë

i


II.  Fjala e kryetarit Të nderuar investitorë, Është privilegj i veçantë t’ju prezantoj mundësitë e shkëlqyera për investime të cilat i ofron komuna jonë. Hani i Elezit ka rëndësi të posaçme ekonomike për shtetin e Kosovës, duke shërbyer si urë lidhëse me rrugët kryesore tregtare të rajonit. Shumica e projekteve kapitale infrastrukturore me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit ndërlidhen me territorin e komunës. Kjo përparësi krahasuese e komunës sonë përbën edhe një mundësi unike për investitorët. Vendndodhja gjeografike e komunës së Hanit të Elezit është ideale për investime në sektorin e tregtisë. Ndërkaq klima e favorshme për produkte bujqësore, trashëgimia kulturore, peizazhet magjepsëse natyrore, si dhe resurset e shumta nëntokësore ofrojnë mundësi të shkëlqyera për investime në zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese industriale, por edhe për krijimin e industrive tërësisht të reja. Suksesi jetëgjatë i projekteve të mëdha industriale në komunën tonë, siç është rasti i zonës industriale rreth prodhimit të çimentos, dëshmon për potencialin e madh ekonomik të kësaj komune si dhe për kapacitetin dhe përvojën tonë shumëvjeçare në bashkëpunim me investitorë seriozë. Zgjerimi i kapaciteteve të tanishme industriale si dhe krijimi i industrive të reja në Han të Elezit, përveçse ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të komunës sonë, është jetik edhe për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Andaj, ne konsiderojmë se e kemi për detyrë që potencialin ekonomik dhe zhvillimor të komunës sonë ta bëjmë realitet. Ne jemi të bindur se bashkëpunimi i ngushtë me sektorin privat dhe stimulimi i investimeve është i domosdoshëm për t’i arritur qëllimet tona. Për këtë arsye, Komuna e Hanit të Elezit në vazhdimësi ka përpiluar politika stimuluese për sektorin privat. Taksat komunale kanë një trend uljeje duke filluar nga viti 2009. Praktika e politikave stimuluese do të vazhdojë edhe më tutje. Ne e kuptojmë më së miri se krijimi i kushteve të mira për aktivitete afariste është i domosdoshëm për të shfrytëzuar potencialin ekonomik dhe burimet e komunës sonë. Prandaj, ne si përfaqësues të Komunës së Hanit të Elezit, jemi plotësisht të përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për zhvillim të sektorit privat. Përveç heqjes së pengesave administrative, ne jemi të fokusuar edhe në përpilimin e politikave stimuluese për biznese të reja bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Ne ju mirëpresim në komunën e Hanit të Elezit dhe mbesim të përkushtuar në ofrimin e kushteve ideale për investime dhe në zhvillimin e aktivitetit afarist për sektorin privat në përgjithësi. Sinqerisht, Rufki Suma, Kryetar, Komuna e Hanit të Elezit

2


3


4


Profili i KosovĂŤs Qendra e qytetit, Hani i Elezit Korrik, 2016

5


III.  Profili i Kosovës Sipërfaqja

10,908 km²

Popullsia

1,820,631

Kryeqyteti

Prishtina

Vendndodhja gjeografike

Kosova është e vendosur në Ballkan. Kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë

Destinimi i tokës në Kosovë

• 53 % agrikulturë • 41 % pyje • 1% ujë • 5% të tjera (infrastrukturë dhe zona urbane)

Përbërja etnike

• 90 % Shqiptarë • 5 % Serbë • 5 % Të tjerë

Kategorizimi i popullatës

• 42 % urbane • 58 % rurale

Legjislacioni

Legjislacioni i Kosovës tashmë është në harmoni me atë të BE-së. Legjislacioni në fuqi përfshin: • Ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; • Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm gjatë Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë; • Ligjet në fuqi në Kosovë të datës 22 mars, 1989 Çdo ligj është në dispozicion në gjuhët angleze, shqipe, serbe dhe mund të gjendet në formë elektronike në: www.assemblyofkosovo.org

Valuta

Euro (€)

Sektori Financiar

Dy sisteme të nivelit bankar të përbëra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, nëntë banka private, 13 kompani të sigurimeve, 2 sisteme pensionale (publike dhe private), dhe 17 institucione mikrofinanciare.

Tarifat/Detyrimet doganore

• 10 % taksa doganore në import; • Nuk ka detyrime për mallrat kapitale dhe të ndërmjetme, apo materiale të caktuara të papërpunuara; • Akciza për lëndë djegëse, duhan, alkool dhe mallra luksoze; • Nuk aplikohen detyrime dhe taksa në eksport.

Sistemi tatimor

• TVSH 18 % • Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës 10% • Tatimi mbi dividenda 0% • Tatimi mbi të Ardhurat Personale është progresiv (maksimumi 10%)

Tregtia e lirë

• Qasje e lirë doganore në tregun e BE-së bazuar në Regjimin Autonom të Preferencave Tregtare të BE-se (ATP) • Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë – CEFTA • Trajtim i privilegjuar i mallrave të eksportuara në tregjet e SHBA-së, Japonisë dhe Norvegjisë.

Tregu i punës

• Ne vitin 2013, kosto e punës për fuqi punëtore të aftësuar dhe me arsimim të mirëfilltë ka qenë 364 Euro.

Komunikimi

Vala, IPKO, D3 dhe Z-Mobile janë ofrues të shërbimeve GSM në Kosovë dhe roamingu ofrohet nga shumica e ofruesve të shërbimeve telefonike ndërkombëtare. Rreth 72% të ekonomive familjare mbulohen nga rrjeti i internetit.

6


Harta e Kosovës Shkup

87 km

Tiranë

265 km

Sofje

279 km

Durrës

290 km

Selanik

312 km

Beograd

355 km

Sarajevë

390 km

Bari

570 km

Zagreb

741 km

Budapest

747 km

Distanca e udhëtimit nga Prishtina për në Qendrat Regjionale shprehur në kilometra (km)

Pse të investosh në Kosovë dhe në Han të Elezit Popullsi e re, e arsimuar dhe dinamike Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, me 70% të popullsisë nën moshën 35 vjeç. Të rinjtë e Kosovës flasin Anglisht më shumë dhe më mirë se mesatarja e bashkëmoshatarëve të tyre në rajon. Ata janë të njohur, po ashtu, për shpirtin e tyre ndërmarrës, arsimimin dhe entuziazmin e tyre për punë. Qasje e lirë në tregje Pjesë e CEFTA që nga viti 2007, Kosova përfiton po ashtu edhe nga Preferencat Tregtare (ATP-ja) me BE-në dhe ka qasje, pa obligime doganore, në tregun e SHBA-së si dhe lidhje tregtare me Japoninë dhe Norvegjinë. Në tetor të vitit 2015, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian.

Vendndodhje strategjike Falë pozitës së saj unike gjeografike, Kosova ka qasje në tregun në rritje e sipër të Ballkanit dhe Evropës Qendrore. Këto tregje mbulojnë miliona konsumatorë potencial. Për shkak të pozitës së saj qendrore në Ballkan, Kosova shërben si urë lidhëse mes vendeve të Evropës Juglindore. Kosto e ulët operative — punëtorë të kualifikuar Kostoja e ulët operative përbën njërën ndër përparësitë kryesore të forcës punëtore në Kosovë. Paga mesatare mujore në Kosovë është 360 Euro — gjë që e bën forcën punëtore të saj më konkurruesen në Evropë. Për më tepër, Kosova është e mbuluar nga qendra të shumta profesionale të trajnimit, të themeluara nga Qeveria e Kosovës dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Nga këto qendra moderne të trajnimit mund të përfitojnë jo vetëm të punësuarit, por edhe punëdhënësit. Telekomunikim modern Sistemet e telekomunikimit të cilat i ofron Kosova nuk dallojnë fare, si për nga cilësia ashtu edhe përditësimi, prej atyre që ofrohen në vendet e tjera në Evropë. Ofruesit e ndryshëm të shërbimeve të telefonisë mobile investojnë vazhdimisht në teknologjitë më të reja dhe ofrojnë shërbime si GPRS, VoIP dhe kështu me radhë. Shërbimet e internetit, po ashtu, janë shumë profesionale dhe të sofistikuara. Interneti në Kosovë ka shtrirje në pothuajse gjithë territorin dhe përdorshmëria e internetit është nga më të lartat në Evropë.

7


8


Profili i Hanit tĂŤ Elezit Pamje e qytetit, Hani i Elezit Korrik, 2016

9


IV.  Profili i Hanit të Elezit Hani i Elezit ndodhet në pjesën jug-lindore të Kosovës, në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Territori i Komunës mbulon një sipërfaqe prej 83 km² dhe përveç qytezës, përfshin edhe dhjetë fshatra përreth. Fushëgropa në të cilën shtrihet kjo komunë rrethohet nga Malet e Sharrit në perëndim, malet e Karadakut në lindje, lugina e lumit Lepenc në veri, dhe Republika e Maqedonisë në jug. Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, numri i përgjithshëm i banorëve të komunës është 9,403. Karakteristikë e veçantë e Komunës sonë janë rrymat e ngrohta të ajrit që vijnë nga jugu përmes luginës së Vardarit. Kjo ndikon që tokat bujqësore të Hanit të Elezit të kenë një klimë më të favorshme në krahasim më pjesët tjera të Kosovës. Si rrjedhojë, produktet bujqësore të kësaj komune japin fryte shumë më herët në stinën e pranverës. Në fakt, produktet bujqësore të kultivuara në Han të Elezit janë produktet e para vendore të gatshme për plasim në tregun e Kosovës. Ndër pasuritë natyrore më me rëndësi

10

të kësaj komunë është padyshim lumi Lepenc, i cili gjithashtu është edhe ujëmbledhës i ujërave të Kosovës për detin Egje. Përveç rëndësisë për ujitjen e tokave bujqësore të komunës, ky lum mundëson funksionimin e mirëfilltë të veprimtarisë industriale në këtë zonë, duke shërbyer si ujë industrial. Vendndodhja në pikën kufitare me Maqedoninë i mundëson qasje komunës në rrugët kryesore që lidhin Kosovën me rrugët tregtare të Ballkanit. Si rrjedhojë, Hani i Elezit është zonë e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të biznesit që lidhen me transportin e mallrave, transportin e njerëzve, si dhe shërbimet që lidhen me terminalin doganor. Pra, veprimtaria e shumë bizneseve të vogla të kësaj komune graviton në shërbime që lidhen me sektorin e tregtisë. Përveç vendndodhjes së favorshme, kontribut me peshë në jetën ekonomike të Hanit të Elezit ka edhe veprimtaria industriale. Hani i Elezit njihet si zonë industriale e prodhimit të çimentos dhe gjithashtu si zonë e pasurive të tjera minerare.


11


12


Mundësitë për investime, sektorët dhe fushat Fëmijët në natyrë, Hani i Elezit Korrik, 2016

13


V.  Mundësitë për investime, sektorët dhe fushat Bujqësia dhe Blegtoria Klima e butë kontinentale, me rrymime të ngrohta nga lugina e lumit Vardar, bën që produktet nga tokat bujqësore të Hanit të Elezit të jenë më frytdhënëset dhe më të hershmet në krahasim me rajonet tjera të Kosovës. Si rrjedhojë, prodhimet e Hanit të Elezit, dalin të parat në tregun e Kosovës, për sa i përket produkteve vendore. Komuna e Hanit të Elezit është proaktive në frymën e përgjithshme të stimulimit të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në Kosovë. Cilësia e lartë tokave pjellore, qasja e lehtë në sistemin e ujitjes si dhe livadhet e fshatrave të kësaj komune ofrojnë kapacitete të mjaftueshme që ky sektor të jetë kyç në zhvillimin ekonomik. Për shkak të bashkëpunimit dhe besueshmërisë që Komuna e Hanit të Elezit ka ndërtuar ndër vite me institucione vendore dhe ndërkombëtare, investitorëve potencial u mundësohet qasje e drejtpërdrejtë në programe stimuluese për këtë sektor. Tabela I: Tokë bujqësore në Komunën e Hanit të Elezit

14

Ara

983.85 HA

Kopshte

2.32 HA

Pemishte

13.50 HA

Vreshta

3.33 HA

Livadhe

230.15 HA

Kullosa

1,693.24 HA

Pyje

4,848.56 HA

Te papleshme

519.39 HA

Totali

8,294.37 HA

Potenciali për prodhime bujqësore dhe të blegtorisë nuk kufizohet vetëm në tregun vendor. Duke patur parasysh edhe afërsinë gjeografike me qytetin e Shkupit, produktet e Hanit të Elezit i ofrojnë tregut të Shkupit shpërndarje me xhiron më të shkurtër kohore të mundshme, duke garantuar kështu freskinë shpeshherë të munguar në prodhime të tilla.

Turizmi Kulturor Reliktet Arkeologjike Që nga antikiteti, fushëgropa e Hanit të Elezit ka shërbyer si urë lidhëse në mes të qendrave të rëndësishme ekonomike si Ulpiana dhe Scupi. Rrjedhimisht, vendbanimet e para në këtë zonë datojnë qysh nga fillimi i erës së re. Këtë e dëshmon fakti se në pothuajse çdo fshat të kësaj komune gjenden relikte të shumta të kësaj periudhe, duke përf-

shirë: monedha romake, tjegulla, qypa dhe kanalizime. Gjetjet më të veçanta përfshijnë pllakën në fshatin Paldenicë që daton që nga shekulli II-III i erës sonë. Gjithashtu, mbetjet e kalasë dhe kishave të vjetra në Kepin e Hisarit në fshatin Rezhancë janë gjetje që kërkojnë hulumtim të mëtutjeshëm arkeologjik. Në këto fshatra gjithashtu janë gjetur edhe relikte tjera të shumta arkeologjike, që dëshmojnë se me hulumtim të mirëfilltë në aspektin arkeologjik, kjo trevë ka potencial të lartë për turizëm kulturor. Arkitektura Autoktone Përveç relikteve nga antikiteti, një rol të veçantë në trashëgimin kulturore të Hanit të Elezit luan edhe fshati Puset e Nikës. Karakteristikë dalluese e këtij fshati janë shtëpitë e ndërtuara nga guri që përfaqësojnë traditat autoktone arkitektonike shqiptare.


Turizmi Malor

Burimet Natyrore

Përveç tokave bujqësore dhe industriale në fushëgropën e Hanit të Elezit, komuna karakterizohet edhe nga masivet pyjore që e rrethojnë këtë zonë, përkatësisht Masivi pyjor i Karadakut të Shkupit si dhe Malet e Sharrit. Pyjet përbëjnë rreth 55% të sipërfaqes së përgjithshme komunale. Peizazhi në Malet e Sharrit dhe në Malet e Karadakut përbën një pasuri natyrore të veçantë me potencial të lartë për turizëm. Me përmirësime infrastrukturore, qoftë me mjete komunale, apo me anë të partneritetit publiko-privat, turizmi malor i Hanit të Elezit mund të shërbejë si një nga shtytësit e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të kësaj komune. Duke e patur parasysh edhe pozitën gjeografike të Hanit të Elezit, padyshim se investimet në turizëm kanë potencial të lartë për konsumatorët e tregut vendor dhe atij rajonal.

Sa i përket potencialit për zhvillim, pasuritë më të mëdha të Hanit të Elezit janë burimet nëntokësore. Rreth burimeve të Hanit të Elezit veçse janë zhvilluar industri të rënda, ku në veçanti duhet të theksohet fabrika e çimentos “Sharr Cem”, e cila ka qenë funksionale që nga viti 1936 dhe vazhdon të jetë funksionale pas procesit të privatizimit. Me shfrytëzimin e resurseve të shumta të Hanit të Elezit, zona industrial e tanishme rreth fabrikës së çimentos “Sharr Cem” ka mundësi të mëdha të zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese dhe krijimit të industrive të reja. Në mesin e burimeve natyrore të Hanit të Elezit janë vlerësuar të jenë rreth 39,423,290.00 tonë të verifikuara të argjilës në Han të Elezit dhe 26,392,460.00 tonë të argjilës në fshatin Paldenicë. Përveç argjilës, fshatrat rreth Hanit të

Elezit janë të pasura me resurset në vijim: • Gur gëlqeror në fshatrat Seçishtë dhe Rezhancë • Gur dekorativ në fshatin Dremjak • Mermer dhe gur gëlqeror në fshatin Kashan • Krom në fshatrat Rezhancë, Guranë dhe Krivenik • Hekur në fshatin Laç Hani i Elezit është gjithashtu i pasur me ujë mineral. Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, burimet e ujit mineral kanë cilësi të larta fiziko-terapeutike. Duke pasur parasysh historikun e gjatë të suksesit dhe të profitabilitetit të industrive të rënda në këtë zonë, investimet në shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe krijimin e industrive të reja përbëjnë një mundësi të leverdishme për investitorët. Komuna e Hanit të Elezit shfrytëzon të gjithë potencialin institucional për të lehtësuar investimet dhe të bërit biznes në këtë sektor.

15


16


Karakteristikat Politikat stimuluese dhe politikat dhe karakteristikat stimuluese që e bëjnë që e bëjnë atraktiv atraktiv investimin investimin nëe në komunën Komunën e Vitisë Hanit të Elezit Blegtor,tradicional Mulliri Hani i Elezit në Viti Qershor2016 Korrik, 2015

17


VI.  Karakteristikat dhe politikat stimuluese që e bëjnë atraktiv investimin në komunën e Hanit të Elezit

Vendndodhja gjeografike është një ndër avantazhet kryesore të komunës së Hanit të Elezit për sa i përket lehtësirave operuese logjistike të bizneseve. Si komunë në të cilën gjendet pika kufitare me Republikën e Maqedonisë por edhe qasje direkte në autostradën e re që lidh Kosovën me portet detare në Shqipëri dhe shtetet në rajon, bizneseve këtu u mundësohet qasje e shpejtë në rrugët kryesore tregtare të rajonit. Rrjedhimisht, projektet e mëdha infrastrukturore që lidhen me tregtinë ndërkombëtare të mallrave, domosdo kalojnë nëpërmjet territorit të komunës së Hanit të Elezit. Për më tepër, stacioni i trenit Hani i Elezit parashihet të jetë qendra kryesore në sistemin e ri hekurudhorë të Kosovës. Andaj, kjo komunë është ideale për investime në veprimtari prodhuese por edhe tregtare, ku kërkohet qasje direkte në lidhjet kryesore të transportit. Pavarësisht avantazhit gjeografik, Komuna e Hanit të Elezit është plotësisht e angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të favorshme të të bërit biznes, duke përfshirë caktimin e politikave stimuluese, garantimin e konkurrencës së drejtë, zvogëlimin e barrierave administrative si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për bizneset ekzistuese.

Dega Doganore Hani i Elezit Dega Doganore Hani i Elezit është dega me fluksin më të madh të udhëtarëve, veturave dhe maunave për bartjen e mallrave komerciale për tregun e Kosovës. Në kuadër të Degës Doganore Hani i Elezit operon edhe terminali doganor me hapësirën më të madhe në Kosovë. Përafërsisht 60% e të gjitha mallrave të cilat importohen dhe kryejnë procedurat doganore në Kosovë kalojnë përmes Degës Doganore Hani i Elezit. Në kuadër të këtij terminali gjithashtu gjenden të gjitha agjencitë tjera kufitare.

18

Infrastruktura Rrugore-Hekurudhore Autostrada Prishtinë Shkup Projektet kapitale më me ndikim për tregtinë kalojnë nëpërmjet territorit të komunës. Këtu përfshihet edhe autostrada në ndërtim e sipër Prishtinë – Shkup. Ndërtimi i kësaj Autostrade përveçse do ta shkurtojë distancën nga Hanit i Elezit te qytetet e tjera të mëdha të rajonit, do të përcillet gjithashtu me rritje të fluksit në këtë zonë kufitare. Stacioni i Trenit Stacioni i trenit në Hanin e Elezit është gjithashtu pika më e rëndësishme në sistemin e hekurudhor pasi që është vendi ku bëhet shkarkimi më i madh i mallrave të importuara në Kosovë. Projekti i rehabilitimit të sistemit hekurudhor të Kosovës parasheh që të gjitha shërbimet doganore, kontrolli policor, shërbimet e shpedicionit, shkarkimi dhe ngarkimi, e deri te shpërndarja e mallrave në tërë Kosovën të bëhet në këtë pikë. Deri tani, këto aktivitete janë kryer në pika tjera.

Mbështetja Institucionale për zhvillimin e sektorit privat Politikat Lehtësuese Komunale Duke filluar nga viti 2009 e deri më tani, Komuna e Hanit të Elezit në vazhdimësi ka zbritur taksat komunale. Kjo praktikë do të vazhdojë me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm të të bërit biznes. Aktualisht, lirimet për taksa komunale jepen si në vijim: • Bizneset e sapoformuara lirohen nga taksa komunale për 2 vite; • Bizneset e udhëhequra nga gjinia femërore lirohen nga taksa komunale për 4 vite • Bizneset të cilat kanë të punësuar deri në 10 punonjës lirohen nga taksa komunale për 3 vite • Bizneset të cilat kanë të punësuar mbi 10 punonjës lirohen nga taksa komunale për 5 vite.


Heqja e barrierave për sektorin privat • Qendra e Regjistrimit të Biznesit - Me qëllim të përshpejtimit të procedurave të hapjes së bizneseve të reja, në vitin 2014 është hapur qendra e regjistrimit të biznesit. • Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve – Në kuadër të angazhimit të komunës për lehtësimin e të bërit biznes është realizuar edhe hapja e zyrës për investime dhe mbështetje të bizneseve, në bashkëpunim me Foundation Kosovo-Luxembourg. Qëllimi i këtij projekti është asistimi i investitorëve lidhur me procedurat administrative, ofrimi i këshillave dhe informimi për mundësi për investime.

• Trajnime - Në bashkëpunim me laboratorin për aktivitete afariste “LAB”, komuna e Hanit të Elezit organizon trajnime për fermerë brenda dhe jashtë vendit. • Qasja në informata - Bizneset informohen për çdo aktivitet të prokurimit publik, nëpërmjet ueb faqes publike të komunës. Gjithashtu, komuna organizon debate publike ku gjithmonë merren parasysh propozimet e bizneseve.

19


20


Themelimi i një biznesi Tokë bujqësore, Hani i Elezit Korrik, 2016

21


VII.  Themelimi i një biznesi Ligji mbi shoqëritë tregtare Nr. 03/L123, dhe legjislacioni tjetër përkatës, mundëson regjistrimin e shoqërive tregtare si më poshtë: Ndërmarrja Individuale Ndërmarrja individuale nuk është person juridik. Pronari i një ndërmarrje individuale ka përgjegjësi të pakufizuar personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet. Përgjegjësia përfshin tërë pronën dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të këtij personi, pavarësisht nëse prona/asetet e tilla shfrytëzohen për qëllime afariste, personale apo shtëpiake. Shoqëria Kolektive Shoqëria kolektive nuk është person juridik. Shoqëria kolektive themelohet kur dy apo më shumë persona dhe/ose shoqëri bashkëpunojnë në ushtrimin e veprimtarive tregtare. Secili ortak, dhe të gjithë ortakët, janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera që lidhen me shoqërinë kolektive. Shoqëria Komandite Shoqëria komandite nuk është person juridik. Shoqëria komandite është shoqëri që përbëhet nga së paku një ortak i përgjithshëm dhe së paku një ortak i kufizuar. Ortaku i përgjithshëm është po ashtu bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për detyrimet e shoqërisë. Ortaku i kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet ose detyrimet e tjera të shoqërisë komandite.

22

Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuara Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është person juridik dhe është e ndarë dhe e dallueshme nga pronarët. Pronarë i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara mund të jetë person fizik ose juridik. Një pronar nuk është përgjegjës për borxhet ose detyrimet e shoqërisë vetëm për arsye se është pronar. Shoqëria Aksionare Shoqëria aksionare është person juridik në pronësi të aksionarëve të saj mirëpo është juridikisht e ndarë dhe e veçantë nga aksionarët. Asnjë person, shoqëri tregtare ose shoqëri tjetër nuk mban përgjegjësi për detyrimet e shoqërisë aksionare vetëm për shkak se është aksionar në këtë shoqëri. Kapitali themeltar për këtë shoqëri është minimalisht 10,000 Euro. Shoqëria e Huaj Shoqëria e huaj tregtare mund të angazhohet në aktivitete tregtare në Kosovë, njëlloj sikurse edhe Shoqëria Tregtare e Kosovës, por vetëm nëse paraprakisht është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit si “Shoqëri e Huaj Tregtare”. Pas regjistrimit, shoqëria e huaj tregtare konsiderohet se ka themeluar degë në Kosovë. Kjo degë nuk ka identitet ose personalitet juridik të ndarë ose të veçantë nga ai i shoqërisë së huaj tregtare që e ka themeluar atë. Ndërmarrja Shoqërore Ndërmarrje shoqërore do të thotë një person juridik shumica e aseteve dhe kapitali i të cilit janë në pronësi shoqërore. Këto ndërmarrje deri në pri-

vatizim monitorohen dhe regjistrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit sipas Ligjit Nr. 02/L-123. Ndërmarrja Publike Ndërmarrja Publike është ndërmarrje e cila kryen veprimtarinë e interesit të përgjithshëm dhe që është e themeluar nga shteti. Ndërmarrja publike monitorohet nga Qeveria dhe organizohet si Shoqëri Aksionare në përputhje me ligjin në fuqi mbi shoqëritë tregtare. Të gjitha interesat pronësore në një ndërmarrje publike do të përfaqësohen me aksione dhe të gjitha këto aksione duhet të jenë të regjistruara. Kooperativa Bujqësore Kooperativa bujqësore është një shoqëri tregtare e krijuar nga personat fizik apo juridik të cilët duhet të jenë të gjithë bujq që kontribuojnë me pronën e vet private në kapitalin aksionar. Kooperativa e Bujqëve themelohet nga së paku pesë bujq, të cilët janë nënshkrues të detyrimeve. Kooperativa nuk do të themelohet pa kapital e as nuk do të ekzistojë pa kapital. Kapitali ndahet në aksione të vlerës së barabartë. Të gjitha këto mund t’i shihni në Ligjin Nr. 2003/9 për Kooperativat e Bujqëve si dhe Ligjin Nr. 03/L-004 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Kooperativat e Bujqëve Nr-2003/9. Bizneset që veprojnë në Kosovë duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ndër tjera, shërbimet që ARBK ofron janë: • Regjistrimi i bizneseve të reja; • Ndryshimet e të dhënave të biznesit;


• Shuarja e biznesit; • Lëshimi i certifikatës për regjistrim me numrin fiskal, certifikatës së tatimit mbi vlerën e shtuar, certifikatës së eksport-importit; • Informacione si dhe formularë falas.

kimit (letërnjoftim, pasaportë) të pronarëve, personave të autorizuar të përfshirë në biznes; 5. Pëlqimi i agjentit të regjistruar në bazë të nenit 31.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123.

Regjistrimi i Biznesit Aplikimi për regjistrim të biznesit mund të bëhet në çdo qendër komunale. Ekzistojnë 22 qendra komunale të regjistrimit, me zyrën kryesore të ARBK-së në Prishtinë. Të gjitha bizneset dhe markat tregtare janë të shënuara në listën e Regjistrit të Organizatave të Biznesit dhe Emrave Tregtarë, dhe informatat themelore në lidhje me kompanitë e regjistruara mund të gjenden përmes ueb faqes së ARBK-së.

Për regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K): 1. Plotësimi i formularit Ao; 2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 86 të Ligjit Nr. 02/L – 123; 3. Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 02/L – 123; 4. Kopje të një dokumenti të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) të pronarëve dhe personave të autorizuar në biznes; 5. Pëlqimi i agjentit të regjistruar në bazë të nenit 33.2 të Ligjit Nr. 02/L – 123; 6. Afati për kryerjen e regjistrimit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare në ARBK është 3 ditë.

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e një biznesi Për regjistrimin e Biznesit Individual (B.I.) apo Ortakërisë së Përgjithshme (O.P.): 1. Plotësimi i formularit B; 2. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë); 3. Pëlqimi i agjentit të regjistruar në bazë të nenit 27.1 pika d e Ligjit Nr. 02/L – 123; 4. Për ortakëri të përgjithshme marrëveshja e ortakëve të përgjithshëm në bazë të nenit 29 të Ligjit Nr. 02/L– 123; 5. Afati për kryerjen e regjistrimit të biznesit individual dhe ortakërisë së përgjithshme në ARBK është 1 ditë. Për regjistrimin e Shoqërisë Komandite (SH.K.M.) : 1. Plotësimi i formularit Ao; 2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 31.1 të Ligjit Nr. 02/L – 123; 3. Statuti; 4. Kopjet e dokumenteve të identifi-

Për regjistrimin e Shoqërive Aksionare (SH.A): • Plotësimi i formularit Ao; • Statuti në bazë të Nenit 35.1 të Ligjit Nr. 02/L – 123; • Marrëveshja apo Rregullorja e Shoqërisë sipas Nenit 138 të Ligjit Nr. 02/L – 123; • Pëlqimi i agjentit të regjistruar në bazë të nenit 35.3 te Ligjit Nr. 02/L – 123; • Kopje të një dokumenti të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) të pronarëve dhe personave të autorizuar në biznes.

• Vendimi për emërimin e Drejtorit (kopja e pasaportës) dhe Agjentit të regjistruar (kopja e letërnjoftimit); • Vendimi nga gjykata e shtetit përkatës që biznesi ekziston (i noterizuar); • Certifikata e biznesit (origjinal apo kopje e noteruar, jo me e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit dhe nëse nuk është në gjuhën shqipe, serbe apo angleze të përkthehet në njërën nga këto tri gjuhë dhe përkthimi të jetë i noterizuar) që e hap përfaqësinë në Kosovë; • Fotokopje e pasaportës së pronarit dhe drejtorit të Kompanisë së huaj; • Fotokopje e statutit të kompanisë së huaj; • Pëlqimin e Agjentit te Regjistruar në bazë të nenit 23 të të Ligjit Nr. 02/L – 123. Vërejtje: Nëse pronari i biznesit nuk është prezent kur dorëzohen dokumentet atëherë aplikuesi mund t’i dorëzojë dokumentet me autorizim dhe kopje të letërnjoftimit. Për regjistrimin e Kooperativës Bujqësore: 1. Plotësimi i formularit Ko; 2. Marrëveshja e Shoqërisë; 3. Statuti; 4. Vendimi për emërimin e drejtorit 5. Kopje të një dokumenti të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë) të pronarëve dhe personave të autorizuar në biznes; 6. Pëlqimin e agjentit të regjistruar në bazë të nenit 23 të Të Ligjit Nr. 02/L– 123.

Për regjistrimin e Kompanisë se Huaj Dega në Kosovë: • Plotësimi i formularit Ao; • Vendimi për hapjen e Kompanisë së huaj;

23


24


Tatimet dhe legjislacioni relevant Bujku duke punuar tokĂŤn e tij, Hani i Elezit Korrik, 2016

25


VIII.  Tatimet dhe legjislacioni relevant Investimet e huaja Sipas Ligjit Nr.02/L-33, Kosova detyrohet t‘i ofrojë trajtim të drejtë dhe të barabartë investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre në Kosovë. Kosova gjithashtu u ofron investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre mbrojtje dhe siguri të vazhdueshme. Të gjitha autoritetet publike që dështojnë ose nuk i respektojnë të drejtat dhe garancitë e siguruara nga ky ligj për investitorët e huaj dhe investimet e tyre, janë përgjegjës për të paguar kompensim për dëmet e shkaktuara si pasojë e veprimeve të tyre. Ky ligj po ashtu mbron investimet e bëra në Kosovë nga një investitor i huaj ndaj nacionalizimit të investimeve apo aseteve. Në veçanti, të drejtat që i takojnë një investitori të huaj janë: • Trajtimi jo-diskriminues; • Mbrojtja dhe siguria e vazhdueshme; • Kompensimi në rast të nacionalizimit apo shpronësimit, duke përfshirë edhe pagesën e interesit; • Kompensimi në rast të shkeljeve të ligjeve të aplikueshme dhe ligjit ndërkombëtar për Kosovën; • Transferimi i lirë si dhe përdorimi i pakufizuar i të ardhurave; • Mbrojtja ndaj aplikimit retroaktiv të ligjeve. Marrëveshjet Bilaterale Qeveria e Kosovës ka nënshkruar shumë marrëveshje bilaterale në lidhje me promovimin dhe mbrojtjen e investimeve. Ndër shtetet me të cilat Kosova ka marrëveshje bilaterale janë: SHBA (OPIC), Austria, Turqia, Shqipëria, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, Kuvajti dhe Katari.

26

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave Ligji Nr.05/L – 029, i cili është në fuqi që nga data 1 Shtator 2015, rregullon sistemin e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave në territorin e Republikës së Kosovës. Tatimi në të ardhurat e korporatave është dhjetë për qind (10%) e të ardhurave të tatueshme që nënkupton ndryshimin në mes të të ardhurave bruto dhe zbritjeve dhe lejimeve të lejueshme. Korporatat me të ardhura vjetore bruto prej 50.000 Euro ose më pak mund të zgjedhin të tatohen në bazë të qarkullimit: • Tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme komerciale të çdo tremujori. • Pesë për qind (5%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tremujori. • Dhjetë për qind (10%) të të ardhurave neto të qirasë për tremujor të zvogëluar nga cilado shumë e mbajtur në burim gjatë tremujorit. • Në rast se korporatat e tilla nuk kanë arkëtuar të ardhura gjatë tremujorit, atëherë nuk obligohen të kryejnë pagesë. • Korporatat me këto të ardhura munden vullnetarisht të vendosin të tatohen me 10% në të ardhurat e tatueshme dhe jo në bazë të qarkullimit. Të ardhurat e liruara nga tatimi Të ardhurat në vijim janë të liruara nga tatimi në të ardhurat e korporatave: • Dividendët;

• Të ardhurat e organizatave joqeveritare; • Të ardhurat e Bankës Qendrore të Kosovës dhe të institucioneve financiare qeveritare ndërkombëtare; • Interesi nga instrumente financiare të lëshuara nga Banka Qendrore e Kosovës; • Të ardhurat e kontraktorëve primarë ose nën-kontraktorëve (përveç personave vendorë) për kontratat me disa organizata ndërqeveritare; • Të ardhurat nga grantet, donacionet apo subvencionet. Shpenzimet e lejueshme dhe të palejueshme Në përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, shpenzime të lejueshme do të konsiderohen vetëm ato që lidhen në tërësi dhe ekskluzivisht me veprimtarinë ekonomike të tatimpaguesit. Ndërsa shpenzime të palejueshme konsiderohen shpenzimet në vijim: • Shpenzimet e përvetësimit dhe përmirësimit të tokës; • Shpenzimet e përvetësimit, përmirësimit, ripërtëritjes dhe rindërtimit të mjeteve të cilat janë kapitalizuar dhe zhvlerësuar ose amortizuar; • Gjobat, ndëshkimin, shpenzimet dhe interesi që lidhet me to; • Tatimet; • Kontributet pensionale mbi shumën maksimale të lejuar nga ligji mbi pensionet në Kosovë. Ligji për Tatimin në të Ardhura të Korporatave përcakton kufizime për shpenzimet në vijim: • Kontributet bamirëse deri në pesë për qind (10%) të të ardhurave të


tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut; • Shpenzimet e reprezentacionit janë të lejuara deri në 1% të të ardhurave bruto vjetore; • Borxhet e këqija vetëm nëse plotësohen kushtet e parapara me ligj; • Pagesat për personin e lidhur deri në shumën e barabartë me vlerën e hapur te tregut. Zhvlerësimi Shpenzimet për pronën e prekshme (përveç shpenzimeve për tokën) do të kompensohen me kalimin e kohës përmes zbritjeve të zhvlerësimit. Shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim sipas metodës lineare caktohet në njërën prej kategorive vijuese: • Kategoria 1: Ndërtesat dhe strukturat tjera ndërtimore – zhvlerësohen me shkallën 5%. • Kategoria 2: Automobilat dhe mjetet tjera për transport, kompjuterët dhe pjesët shtesë për kompjuterë dhe pajisjet tjera për përpunimin e të dhënave, mobilet dhe pajisjet për zyra, instrumentet dhe bagëtitë e shfrytëzuara për prodhim ose për mbarështim – zhvlerësohen me shkallen 20%. • Kategoria 3: Uzinat dhe makineria; inventari i hekurudhës dhe lokomotivat që shfrytëzohen për transportin hekurudhor; aeroplanët; anijet dhe bimët shumëvjeçare, dhe të gjitha asetet e trupëzuara që nuk janë përfshirë në kategorinë 1 apo Kategorinë 2 – zhvlerësohen me shkallën 10%.

Amortizimi Shpenzimet për mjetet e paprekshme zbriten në formë të detyrimeve të amortizimit. Metoda e amortizimit do të jetë metoda e shlyerjes lineare dhe lejimi bazohet në afatin e përdorimit të pasurisë. Në rast se afati i përdorimit nuk është përcaktuar, atëherë shpenzimet e amortizimit lejohen deri në 20 vite. Zbritjet e posaçme për pasuritë e reja Do të lejohet një zbritje prej 10% të çmimit të përvetësimit të pasurisë së re në vitin në të cilin pasuria e tillë është vënë për herë të parë në shërbim në Kosovë. Bartja e humbjeve Tatimet dhe humbjet e kapitalit mund të barten deri në gjashtë periudha të njëpasnjëshme dhe mund të përdoren si zbritje kundrejt çdo fitimi të atyre viteve. Marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë Momentalisht Kosova ka marrëveshje me shtetet në vijim: • Belgjikën; • Hungarinë; • Maqedoninë; • Shqipërinë; • Slloveninë; • Britaninë e Madhe; • Turqinë Kosova po ashtu ka trashëguar disa marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë nga ish-republika Jugosllave me shtetet në vijim: • Gjermaninë; • Finlandën; • Holandën.

Tatimi në të Ardhurat Personale Tatimi në të Ardhurat Personale rregullohet nëpërmjet Ligjit Nr. 05/L-029 i cili është në fuqi që nga data 1 Shtator 2015. • Të ardhurat bruto për qëllime të Tatimit në të Ardhura Personale përfshijnë të ardhurat nga: • Pagat • Qiratë • Përdorimi i pasurisë së paprekshme, • Interesi, përveç interesit i cili është i liruar • Fitimet kapitale • Fitimet nga lotaria • Pensionet e paguara nga një punëdhënës i përparshëm • Veprimtaria afariste • Mëditjet Të ardhurat mujore

Shkalla e Tatimit (progresive)

Euro 0 – 80

0%

Euro 81 – 250

4%

Euro 251 – 450

8%

Euro 450+

10%

Të ardhurat vjetore

Shkalla e Tatimit (progresive)

Euro 0 – 960

0%

Euro 961 – 3000

4% të shumës që tejkalon Euro 960

Euro 3001 – 5400

Euro 81.6 + 8% të shumës mbi Euro 3000

Euro 5401+

Euro 273.6 + 10% të shumës mbi Euro 5400

27


Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Ligji Nr. 05/L-037 rregullon sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH-në) në territorin e Republikës së Kosovës. Një person është i detyruar për t’u regjistruar për TVSH kur kryen aktivitet ekomomik dhe në tërësi gjatë vitit kalendarik e tejkalon pragun prej 30.000 Euro. Pragu i përmendur nuk vlen për personat që nuk janë të themeluar në Kosovë por zakonisht zbatohen procedurat e ngarkesës së kundërt. Norma Standarde e TVSH-së: Sipas Ligjit aktual, TVSH-ja ngarkohet me normën standarde prej 18 %, ndërsa një normë e reduktuar e TVSH-së do të aplikohet në furnizimin dhe importimin e disa mallrave apo shërbimeve si në vijim: • Furnizimi me ujë, energji elektrike,

28

• •

me ngrohje qendrore, shërbime për mbledhjen e hedhurinave; Drithërat dhe prodhimet prej drithërave, vajrat, qumështi dhe produktet e qumështit, kripa, vezët, librat shkollorë dhe publikimet serike; Pajisjet e teknologjisë së informacionit; Furnizimi i barnave, produkteve farmaceutike, instrumenteve dhe aparateve mjekësore dhe kirurgjike; Pajisjet mjekësore, autoambulancat, ndihmat dhe aparatet tjera mjekësore.

• Lirimet pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme Ligji aktual i TVSH-së përcakton transaksione të liruara nga TVSH-ja por të cilat nuk kanë të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme. Ndër të tjera, në këto transaksione përfshihen lirimet

për aktivitetet e caktuara në interes publik, siç janë: • Shërbimet spitalore dhe kujdesi mjekësor • Ofrimi i kujdesit mjekësor • Shërbimet e mirëqenies dhe sigurimit social • Edukimi shkollor apo universitar Aktivitetet tjera të liruara nga TVSHja, pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme përfshinë: • Transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit • Dhënia dhe negocimi i kredisë dhe menaxhimi i kredisë • Menaxhimi i fondeve investuese speciale Lirimet me të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme Furnizimet që janë të liruara nga


TVSH-ja por që kanë të drejtën e zbritjes së TVSH-së janë: • Eksportet • Furnizimi nën aranzhimin diplomatik • Furnizimi për organet ndërkombëtare • Furnizimet e financuara nga te ardhurat e donacioneve • Furnizimi për disa organizata ndërqeveritare Zbritja e TVSH-së së zbritshme Personi i tatueshëm ka të drejtë të zbres nga obligimet e tij të TVSH-së, TVSH-në e paguar në lidhje me blerjet e mallrave dhe shërbimeve. Rimbursimi i TVSH-së Ligji për TVSH mundëson që të bartet krediti i tepërt i TVSH-së në periudhën tatimore vijuese apo që të dorëzohet kërkesa për rimbursim të TVSH–së.

Kërkesa e rimbursimit të TVSH-së imponon të zbatohen procedurat si në vijim: • Personi i tatueshëm mund të kërkojë rimbursimin e TVSH-së nëse në fund të secilit tremujor kalendarik shuma e kreditit të TVSH-së tejkalon shumën prej 3,000 Euro; • Personi i tatueshëm të ketë qenë në gjendje kreditimi në fund të secilës periudhë tatimore të tremujorit; • Janë dorëzuar të gjitha deklaratat e TVSH-së dhe tatimeve tjera për të gjitha periudhat tatimore të kaluara. Tatimi i Mbajtur në Burim Legjislacioni Tatimor i Kosovës obligon që të mbahet tatimi në burim për pagesat që i bëhen rezidentëve apo jo rezidentëve lidhur me: • Pagesat për shfrytëzimin e të drejtave pronësore - 10% e pagesës;

• Pagesat për qira – 9% e pagesës; • Pagesa e interesit – 10% e pagesës; • Pagesat për personat fizik jo-afarist, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve ricikluese, frutave të malit, bimëve.Ndërsa 5% e kompensimit bruto nga të ardhurat për shërbimet e kryera në Kosovë nga jo rezidentët i nënshtrohen mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave.

Standardet e kontabilitetit, raportimit financiar dhe auditimit Ligji Nr. 04/L-014 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim rregullon sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar të shoqërive tregtare, kërkesat për auditim etj. Kategoritë e shoqërive tregtare për qëllim të raportimit financiar klasifikohen si vijon:

29


Shoqëritë tregtare të mëdha, pavarësisht regjistrimit, automatikisht detyrohen të aplikojnë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, të lëshuara nga Bordi për Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Sistemi Doganor Detyrimet doganore dhe taksat kufitare rregullohen përmes Ligjit Nr. 2003/03L-109 mbi Doganat dhe Kodin e Akcizës. Ligji parasheh të aplikohet një taksë e sheshtë prej 10% për importet, ndërsa tek eksporti nuk aplikohet asnjë taksë. Përjashtime përbëjnë importi i materialeve të papërpunuara dhe disa mallrave kapitale dhe ndërmjetësuese, dhe për mallrat farmaceutike. Ligji po ashtu parasheh një taksë akcize që sillet në mes 10 dhe 50 % të vlerës së disa mallrave të caktuara dhe ndryshon varësisht nga lloji i produktit. Ndër produktet ndaj të cilave aplikohet akciza, janë: kafeja, pijet e freskëta, birra, vera, pijet alkoolike, prodhimet e duhanit, automjetet, nafta, benzina për mjete motorike dhe kerozina.

30

Marrëdhëniet e Punës Marrëdhëniet e Punës në territorin e Republikës së Kosovës rregullohen përmes Ligjit 03-L-212 të Punës. Ky ligj bazohet në Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, legjislacionin e BE-së dhe parimet themelore të ekonomisë së hapur dhe të tregut të punës. Ky ligj është i aplikueshëm për të punësuarit dhe punëdhënësit qoftë publik apo privat. Ndër tjerash ligji i punës përcakton aspektet në vijim: • Moshën e pensionimit, e cila është 65 vjeç; • Orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë; • I punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej së paku katër javëve; • Femra e punësuar gëzon të drejtën prej dymbëdhjetë muajve të pushimit të lehonisë; • I punësuari në rast të sëmundjes ka të drejtë në pushim mjekësor të rregullt mbi bazën, deri në njëzet ditë pune brenda një viti; • Punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarit vetëm me periudha të paralajmërimit të parapara me ligj.


31


32


Vegëza me rëndësi Pikë doganore, Hani i Elezit Korrik, 2016

33


IX.  Vegëza me rëndësi Komuna e Hanit të Elezit Ueb faqe: kk.rks-gov.net/hanielezit/ Adresa: Rr. Nuri Bushi, 71510, Hani i Elezit Ministria e Infrastrukturës mi-ks.net Zyra e Kryetarit Tel: +381 (0)290 385 100

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mmph-rks.org

Administrata Tatimore e Kosovës atk-ks.org

Institucione të Kosovës Kuvendi i Kosovës kuvendikosoves.org

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovë kryeministri-ks.net

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: mti-ks.org

Ministria e Zhvillimit Ekonomik mzhe.rks-gov.net

Ministria e Financave mf.rks-gov.net

Banka Qendrore e Kosovës bqk-kos.org

Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë arbk.org

Agjencia Kosovare e Privatizimit pak-ks.org

Doganat e Kosovës dogana.rks-gov.net

Agjencia e Statistikave të Kosovës ask.rks-gov.net

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbpzhr-ks.net

Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës scaak-ks.org

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mpms.rks-gov.net

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës trusti.org

34


Bankat Raiffeisen Bank Adresa: Rruga UCK 51, 10000 Prishtinë Tel.: +381 (0)38 226 400, 401 Fax: +381 (0)38 226 408 Ueb Faqja: raiffeisen-kosovo.com E-mail: info@raiffeisen-kosovo.com

NLB Banka Adresa: Tel.: Fax: Ueb Faqja: E-mail:

5 Rexhep Luci 10000 Prishtinë +381 (0)38 246 180 +381 (0)38 246 189 nlbprishtina-kos.com info@nlbprishtina-kos.com

ProCredit Bank Adresa: Nëna Terezë No. 16, 10000 Prishtinë Tel: +381 (38) 555 555 Fax: +381 (38) 248 777 Ueb Faqja: procreditbank-kos.com E-mail: info@procreditbank-kos.com

Banka Ekonomike Adresa: Qafa, No:5/A 10000 Prishtinë Tel.: +381 (0)38 22 53 53 Fax: +381 (0)38 22 54 54 Ueb Faqja: bekonomike.com E-mail: bek@bekonomike.com

Banka për Biznes Adresa: Rruga UCK, No. 4110000 Prishtinë Tel.: +381 (0)38 244 666 Fax: +381 (0)38 243 656, 657 Ueb Faqja: bpb-bank.com E-mail hq@bpb-bank.com

Banka Kombëtare Tregtare Adresa: Qyteza Pejton, No.9 10000 Pristinë Tel.: +381 (0)38 222 910 Fax: +381 (0)38 222 907 Ueb Faqja: bkt.com.al E-mail infoBktKosova@bkt.com.al

Institucione që Mbështesin Zhvillimin e Bizneseve Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) Adresa: 3 – 5 Perandori Justinian Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë Tel./Fax: +381(0)38 200 36041 Ueb Faqja: invest-ks.org Email: info@invest-ks.org Nisma Ekonomike për Kosovë (ECIKS) Adresa: 20/23Nussdorfer Strasse A-1090 Vienna, Austria Tel.: +43 (0)1 890 50 26 Fax: +43 (0)1 890 50 26 26 Ueb Faqja: eciks.org

Oda Ekonomike e Kosovës Adresa: Rruga Nena Tereza 20 Prishtinë Tel.: +381 (0)38 524 741 Fax: +381 (0)38 23 397 Ueb Faqja: odaekonomike.org

Banka Botërore Adresa: Prishtinë - Fushë Kosovë 10060 Prishtinë Tel: +381 38 224 454 Ueb Faqja: worldbank.org/kosovo

Oda Ekonomike Amerikane Adresa: 6 Gustav Majer 10000 Prishtinë Tel: +381 (0)38 246 012 Fax: +381 (0)38 248 012 Ueb Faqja: amchamksv.org Email: info@amchamksv.org

35


36


37


38


39


Shtypur në letër të ricikluar!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.