Standard 26 mars 2014

Page 19

E mërkurë 26 mars 2014

19

Kulturë Botimi

100 vjet romancë shqiptare në libër të rrallë muzikor

N

(“Mbreti Lir”), tekste të Hejner Myller (“Lufta”), ose punët e bazuara te filmat (“Qyteti i gruas”). Kastorf atakonte materialin me përbuzje agresive dhe cinizëm, duke veçuar dhe duke ribashkuar fragmentet me shtrëngatë dhe krisma. Teatri ishte në elementin e tij. Ishte në një gjendje të ekzaltimit permanent, histerik, kritik dhe totalisht i lidhur me kohën. Skena e Berlinit përfaqësonte gjendjen e artit dhe ishte teatri më vibrant në Gjermaninë e ribashkuar. Kastorf ishte koncentruar veçanërisht në adoptimin epik të novelave të Dostojevskit dhe tashti gjithnjë në rritje përdor elemente filmike në produksionet e tij. Ai akoma udhëheq teatrin dhe ansambli i tij gëzon statusin e kultit. Drejtori zviceran Kristof Martler ngriti famën gjatë vitit 1990 në skenën e Berlinit dhe teatrin gjerman në Hamburg. Në projektin e tij të lartë siç ishte “Vrite një evropian” dhe “Ora Zero”, ai vuri në skenë seanca muzikore të çuditshme dhe siguroi drejtim kreativ në majat e të shkuarës gjermane. Produksionet e Matlerit celebruan paqetësinë. Teatri i tij dukej që gjithmonë mbinte prej produksionesh të ndryshme. Matleri ekuilibronte nxitimin e botës globale me lakuriqësinë dhe dëshpërimin figurave të tij të çuditshme, të cilat jetojnë në kohë. Komplet në kontrast me të, Kristof Shlingenshlef tejkaloi të gjithë limitet e skenës. Ai ngriti lart gjuhën gjermane në teatër, duke iu drejtuar aktorëve të ndjeshëm dhe me shpirt si Andrea Breth dhe Xhosi Viler, ose maestros të “Slapstikut”, Andreas Krigel, shakatar, komedian dhe legjendar si Baster Kiten. Bashkë, një spektër i gjerë i producentëve dolën në skenë dhe disa prej tyre lëvizën drejt pozicioneve udhëheqëse, p.sh si Tomas Ostemajer, koreografi Sasha Vals, të cilët e çuan teatrin e Berlinit. Ostermajer u bë i njohur një gjysmën e viteve ‘90 nëpërmjet teatrit eksperimental.

Ai paraqiti drama anglosaksone në Gjermani. Ostermajer themeloi gjithashtu festivalin e dramës, të cilin e udhëhoqi deri në vitin 2000. Festivali i përvitshëm prezanton shkrimtarët bashkëkohore nga e gjithë bota. Festivali i vitit në mars është titulluar “Ekspresi Oriental” me drama nga Evropa Lindore si Budapesti, Festivali i Salzburgut feston në mënyrë madhështore 250-vjetorin e Volfgang Amadeus Moxartit: më shumë se 4000 punonjës janë të angazhuar për të mbështetur realizimin e 212 shfaqjeve. Maratona e Moxartit ka filluar me dy vepra të hershme të kompozitorit. Të mërkurën në mbrëmje ishte radha e premierës së madhe: opera “Figaro” me sopranon e njohur Anna Netrebko. Njerëzit janë vendosur në radhë përpara shtëpisë së re për Moxartin. Ata duan të marrin pjesë në paradën e njerëzve të shquar dhe yjeve e para së gjithash, të shohin qoftë edhe për një çast yllin e operës, Anna Netrebko. “Është gjigande”, shprehet një grua, ndërkohë që një burrë pranë saj shton: “Shfaqje madhështore, bukuri madhështore, thjesht një kënaqësi e veçantë”. Ndërkohë një tjetër vë re: “Ai atje, me kapuçin e bardhë në kokë, shpresoj të mos këndojë. Antoni nga Tiroli!” Jo, ai nuk këndoi, dëgjoi ndoshta atë çfarë mund të dëgjoje: art, i cili arrin kufijtë e së magjishmes, art mbi dashurinë dhe art nga dashuria për muzikën. Dashuria këtu vjen duke fluturuar me krahë të bardhë, e magjepsur dhe disi e turbulluar. Suzana dashuron Figaron, Figaro dashuron Suzanën, konti gjithashtu dashuron Suzanën dhe kontesha dashuron kontin, i cili nuk e do më. Ndërsa pazhi Kerubin i do të gjithë. Në mes të këtij labirinti, shfaqet një korrier i vogël i dashurisë, i cili mund të ishte vëllai binjak i Kerubinit, një shpikje e regjisorit Claus Guth. Me krahët e tij prej engjëlli,

ai shfaqet herë pas here dhe lëshon pupla të bardha, të cilat bien si flokë dëbore mbi njerëzit. Dhe siç ndodh me dashurinë: dikur asaj i paralizohen krahët dhe mbi të qëndron reja e dështimit: zogj të zinj të ngordhur mbushin kështjellën e kontit, e cila ka parë dikur ditë më të mira. Suvaja thërrmohet, letra dekorative varet në mure, gjethe të zverdhura vjeshte hyjnë nga dritaret. Drejtorët si Nikolas Shteman ose Kristiane Pole kanë kaluar disa etapa dhe kanë arritur në teatrot bashkiakë dhe shtetërorë elemente konceptuale të artit dhe performancës. Drejtuesi shkrimtar Armin Petras shkruan me pseudonimin Fric Kater dhe përdor stilin e lirë. Teatri gjerman është tani më i pasur dhe dinamik se në të gjithë historinë e tij. Ka një shumëllojshmëri stilesh dhe gjuhë. Spektri shtrihet që prej klasikëve tradicionalë, në produksionet pop dhe post-dramatike. Mikael Talhajmer përdor një drejtim socio-empirik dhe përdor stilin e telenovelave. Aktorët në këto vepra reagojnë totalisht në formë histerike për kapitalizmin histerik global. Grupi “Rimini-Protokoll” bën teatër dokumentar iluminist me aktorë joprofesionistë nga jeta reale. Në këtë kuadër, Jurgen Gosh është fokusuar në lojën e thjeshtë dhe me intensitet të madh. Disa drejtues të kalibrit të madh eksperimental tentojnë të krijojnë performanca në Gjermani si: Jon Simons nga Holanda dhe Alvis Hermains nga Letonia. Edhe shkrimtari aktor britanik, Martin Krimp është i njohur në Gjermani me dramat e tij të fundit “Mizoria”dhe “Ndjeshmëria”. Në momentin aktual, tema të tilla si globalizmi, papunësia dhe temat që fokusohen te besimi janë veçanërisht popullore. Shumë drama të reja janë shkruar për këto çështje. Dramat sociale janë duke rilindur. Megjithatë, programet akoma janë duke ndjekur klasikët si Shekspir, Gëte dhe Çehov. *Kritike teatri

ëntë partitura me romancat më të njohura shqiptare të interpretuara nga Kastriot Tusha hidhen në qarkullim në një botim muzikor. Janë konceptuar nga recitali që mbajti në kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ndërsa libri është krejtësisht i rrallë. Lajmin e konfirmon botuesja e “Toenës”, Irena Toçi, e cila thotë se “mbledhja, ripunimi, interpretimi, regjistrimi dhe botimi i këtyre vlerave tona muzikore të rralla janë një kontribut i rëndësishëm i tenorit Kastriot Tusha në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë më të bukur kulturore që kombi ynë ka në këtë zhanër”. Kastriot Tusha – një nga zërat më të spikatur, të veçantë dhe të papërsëritshëm të muzikës shqiptare – përjetëson në këtë libër romancat “Trëndafili”, “Moj e bukura në krua”, “Eja vashë”, “Hana”, “Djaloshare”, “Ankohem nga një plep”, “Të shoh në sy”, “Guri i besës”, “Kënga e Milit” dhe “Mijëra vjet”. Libri shoqërohet nga një parathënie e shkurtër e prof. dr. Isak Shehut, në të cilën shprehet: “Eksperienca shumëvjeçare dhe talenti i padiskutueshëm kanë bërë që ai të përballojë me mjaft sukses çdo lloj vepre muzikore që i është ofruar. Në këtë kuadër, edhe realizimi i koncertit “100 vjet romanca shqiptare”, ai ishte i përkryer në të gjitha drejtimet. Të gjitha momentet emocionale që përçoi, si: lirike, hyjnore,

Eksperienca shumëvjeçare dhe talenti i padiskutueshëm kanë bërë që ai të përballojë me mjaft sukses çdo lloj vepre muzikore që i është ofruar... elegjiake apo epiko-heroike, ishin të realizuara mjaft mirë”. Më tej ai vazhdon se “koncerti recital “100 vjet romanca shqiptare” i “Mjeshtrit të Madh” Kastriot Tusha ishte një ndër dhuratat më të bukura që mund t’i bëheshin publikut muzikëdashës shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, por, nga ana tjetër, kjo buqetë romancash e ripunuar, e rindërtuar, e riinterpretuar dhe e botuar në versionin e orkestruar për një formacion kamertal, do të mbetet një gur i çmuar në arsenalin e trashëgimisë sonë kulturore. Këtij botimi ia rrisin vlerat edhe mendimet kritike mbi interpretimin e këtyre romancave nga tenori i mirënjohur prof. as. Kastriot Tusha, të cilat janë shumë racionale, praktike dhe një ndi-

hmesë e vyer për artistët e rinj. Mbledhja, ripunimi, interpretimi, regjistrimi dhe botimi i këtyre vlerave tona muzikore janë një gur i rëndësishëm në trashëgiminë tonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar. Tenori Tusha, me zërin e tij karakteristik, ka interpretuar me shumë sukses në të gjitha gjinitë vokale, duke filluar nga opera deri te romanca e kënga. Eksperienca shumëvjeçare dhe talenti i padiskutueshëm kanë bërë që ai të përballojë me mjaft sukses çdo lloj vepre muzikore që i është ofruar. Në këtë kuadër, edhe realizimi i koncertit “100 vjet romanca shqiptare”, ai ishte i përkryer në të gjitha drejtimet. Të gjitha momentet emocionale që përçoi, si: lirike, hyjnore, elegjiake apo epiko-heroike, ishin të realizuara mjaft mirë”. Kastriot Tusha (lindur më 14 prill 1963, në Elbasan) është tenor shqiptar. Mësimet fillestare për kanto i mori në shkollën e mesme të muzikës “Onufri” (Elbasan) nga viti 1978 deri në vitin 1982. Në vitet 1983-1984 kryen kursin 9-mujor të krijimtarisë popullore për kanto në Tiranë. Në vitin 1984 fillon studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, dega Kanto, nën drejtimin e tenorit të mirënjohur Gaqo Çako. Përveç detyrimeve shkollore, në këtë periudhë ka zhvilluar aktivitet koncertor me pianistë dhe orkestra. Mbrojtjen e diplomës e bëri me rolin e Pinkertonit nga opera “Madam Buterfly” e Puçinit, me Orkestrën e Akademisë së Arteve. Pas mbarimit të studimeve u emërua solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, kohë në të cilën ka realizuar disa role kryesore. Nga viti 1999 e në vazhdim është pedagog i Kantos në Akademinë e Arteve. Kastriot Tusha ka treguar aftësitë e tij të këndimit brenda vendit dhe jashtë tij në shumë zhanre dhe turne, si në fushën e muzikës klasike, muzikës së lehtë dhe asaj të zgjedhur popullore si dhe ritmeve latino-amerikane. U paraqit në koncerte në Kosovë, Maqedoni, Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Angli, Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Suedi, ShBA, Kanada etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: “Kastriot Tusha me Miqtë”, “Latino American Classic”, “Vikena Kamenica & Kastriot Tusha”, “Tre Tenorët” etj. Me rastin e premierës së operës të parë kosovare “Dasma arbëreshe” Kastriot Tusha interpretoi rolin e Arbrit. Për dëgjuesin shqiptar u bë i njohur më shumë me zhanrin e këngës qytetare, që ai i këndon me tingullin e tenorit lirik. V. M.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.