Page 1

k u l t u r ë i d e & d e b a t j a v o r kronika e ditës

70 mijë anëtarë pa Tiranën Rrethet, gati emrat për kreun. Basha: Në PD vendos vota, s’ka të preferuar

komisioni hetimor incidente në mbledhjen e parë. zbardhen debatet me dyer të mbyllura

f. 3>>>

f. 5>>>

Padia e Bashkisë Prokuroria, sekuestro shkresave të ndërtimit të bulevardit të ri f. 9>>> Durrës Rekrutonte vajza duke nxitur urrejtje ndërfetare, pranga 39-vjeçarit f. 9>>> GAZETë E përditshme E shtunë 10 maj 2013 NR: 2969, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Nekrologjia e një tirani! Nga Indro Montanelli faqe 2>>> f. 13>>>

Rrethohet Teatri i Operas

Kontroll, roje dhe qen paraprijnë “La Stravaganza”, brenga e Angjelin Preljocajt

Reforma e arsimit të lartë

Artan Fuga:

Koka studentësh përmbi kokë pedagogu për metra katrorë f. 20-21>>>

gossip

Histori

f. 18-19>>>

Genta “ndez” Prizrenin

cmyk

f. 14-15>>>

Për priftin ortodoks

Getoari s’ka album, por i ka gati bombat f. 16-17>>>

Arbëreshët e Argjentinës

Porosia e Enver Hoxhës Letra sekrete e diktatorit për Fan Nolin!


2

Komenti

Javor

E shtunë, 10 maj 2014

Në fokus

Javor Aktualiteti i ditës Debati per 9 majin Diskutimi mes Shehut, Strazimirit, Islamit, Dodës dhe Kadillit: Pse qeveria ngatërron datat? Ish-deputeti demokrat, koordinatori për degën e PD-së së Tiranës, Tritan Shehu, shpreh qëndrimin e tij lidhur me festimet e djeshme...

Zgjedhjet dhe analiza Basha: Në PD do të vendosë vota e demokratëve, s’ka të preferuar të kryetarit Krahas zgjedhjeve të drejtuesve të rinj në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, po zhvillohet edhe analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Kreu i ...

Kopertina Për priftin ortodoks Porosia e Enver Hoxhës Letra sekrete e diktatorit për Fan Nolin! Publikohet për herë të parë një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumenteve origjinale që nisin etapën e persekutimit të Kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të Komunitetit Mysliman

Gossip Olta Boka e dashuruar: Nuk ka ardhur koha të bëhet publike Këngëtarja Olta Boka ka pranuar se është e dashuruar, por ende nuk ka ardhur koha që të zbulohen...

Kujdes! Adriana godet retrovizorin Bukuroshja braziliane, Adriana Lima, nuk do t’i harrojë për një kohë të gjatë xhirimet për reklamën kozmetike të “Maybelline” në ...

Nekrologjia e një tirani! Hoxha e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-në. Dhe nga kjo fshehtësi mbërrinin zëra për persekutime alla-Pol Pot, për spastrime të përgjakshme dhe kampe asgjësimi. Mundet që diçka e tillë të ketë ndodhur gjatë epokës hoxhiane, por ishte edhe një situatë që e justifikonte apo të paktën e shpjegonte Indro Montanelli

I

shte i fundit i stalinianëve dhe burri i shtetit më jetëgjatë për sa i përket ushtrimit të pushtetit. E fitoi pushtetin si partizan dhe e mbajti më gjatë se Franco dhe Salazari. Në shekullin e fundit, për sa i përket vjetërsisë së shërbimit, e kanë mposhtur vetëm Mbretëresha Viktoria dhe Franc Jozefi. Si e ka qeverisur Hoxha vendin e tij, ende nuk dihet. Për regjimin e tij tani për tani mund të thuhet vetëm ajo që De Custine thoshte një shekull e gjysmë më parë për atë të Carit: që kalonte gjysmën e kohës duke penguar që lajmet nga jashtë të hynin brenda dhe gjysmën tjetër që lajmet e brendshme të dilnin jashtë. Hoxha e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-në. Dhe nga kjo fshehtësi mbërrinin zëra për persekutime alla-Pol Pot, për spastrime të përgjakshme dhe kampe asgjësimi. Mundet që diçka e tillë të ketë ndodhur gjatë epokës hoxhiane, por ishte edhe një situatë që e justifikonte apo të paktën e shpjegonte. Pas ikjes së gjermanëve dhe italianëve Shqipëria ishte për pak kohë, nga fundi i luftës deri në Konferencën e Paqes, tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin. Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë Veriun. Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencë. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës që arrinte deri në arrogancë. Nuk ishte askush atëkohë dhe askush nuk e njihte. Ishte diplomuar në Shkencat Natyrore në Francë, ku kishte gjetur tri dashuri, të cilave u qëndroi besnik gjatë gjithë jetës së tij: marksizmin, Moet Chandon dhe gratë e hedhura. Sapo u kthye në Shqipëri për të bërë profesorin, u përzu nga katedra për idetë e tij dhe themeloi Partinë Komuniste, në të cilën ishte për shumë kohë president, sekretar i përgjithshëm dhe ndoshta për ca kohë edhe anëtar i vetëm. Prozelitë e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit. Dhe, në emër të Shqipërisë, foli edhe në Konferencën e Parisit, duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race. Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur, duke i ofruar Moskës shërbimet e tij. Por për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë, kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar; ky vend, në të vërtetë, nuk kishte qenë

Enver Hoxha

Fakt është që, kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe. Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Titoja që e kishte në kufi kurrë më parë i tillë as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën. Mbi mënyrat me të cilat Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, babai mitik i një atdheu po aq mitik shqiptarësh, ndoshta është më mirë që të mos hetohet. Fakt është që, kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe. Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Titoja që e kishte në kufi. Por kur Hrushovi mohoi Stalinin, ai mohoi Hrushovin dhe zgjodhi si mbrojtës Maon, i cili nuk mund ta mbronte kushedi sa dhe pas pak kohësh e mohoi edhe atë. Ujku i vetmuar nuk kërkoi tufë tjetër. Dhe vetëm grushti i hekurt me të cilin mbajti të bashkuar vendin e tij mund të shpjegojë faktin që vdiq pothuajse 80

vjeç, në shtratin e tij dhe akoma në detyrë. Të huajt e paktë që vizituan Shqipërinë, thonë se Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar. Shqipëria është një vend arkaik dhe baritor, ku nuk mund të bësh pasuri, por varfëria është shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe deri këtu, komunizmi ia doli mbanë. Por komunizmi i pëlqente Hoxhës, edhe pse i jepte instrumentet e pushtetit absolut. Hoxha nuk e fshihte vokacionin për kultin e personalitetit. Ishte një satrap edhe ai. Kishte karakter gjaknxehtë, por nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Çausheskut apo Kim II Sungut. Kërkonte bindjen më absolute, por në publik shfaqej rrallë dhe xhaketa e tij ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë. Nuk besoj se hoxhizmi mund t’i mbijetojë Hoxhës dhe as nuk mendoj se pasardhësi i tij kushdo qoftë ai, mund ta mbajë Shqipërinë në pozicionin e “izolimit (le të themi) të mrekullueshëm”, në të cilin Hoxha e kishte vendosur në planin ndërkombëtar. Siç ndodh me disa burra shteti proporcionalisht të sproporcionuar me shtetin që përfaqësojnë, Hoxha do të lërë pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte, ndërkohë që ishte ende ne jetë. Dhe, boshllëqet në raportin mes forcave politike janë gjëja më e rrezikshme që mund të ndodhë. *Botuar më 12 prill 1985.


Javor

Në PLAN Të PARë

E shtunë, 10 maj 2014

3

Zgjedhjet dhe analiza Basha: Në PD do të vendosë vota e demokratëve, s’ka të preferuar të kryetarit Analiza në Durrës, kreu i PD-së: Diskutojmë me frymë kritike dhe autokritike, realiste dhe konstruktive. Të korrigjojmë të metat e gabimet për të shikuar përpara. Gara në PD, e hapur Gëzim Saliu

Letër Barrosos për 9 Majin

K

rahas zgjedhjeve të drejtuesve të rinj në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, po zhvillohet edhe analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm dje në analizën e zhvilluar në seksionin nr. 1501 në Durrës të grupseskionit 1, ku theksoi se vota është i vetmi pushtet që do të funksionojë në PD për të zgjedhur drejtuesit e rinj të kësaj partie. “Nuk ka dhe nuk mund të ketë të preferuar të kryetarit apo të dikujt tjetër në këtë proces. Pushteti është i votës së anëtarëve të PD-së, ndaj edhe synimi ynë është të zgjedhim me votë më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit, më të ndershmit. PD nuk është parti e dikujt, nuk është parti e disave, është partia e të gjithë demokratëve. Çdo demokrat është pjesë e kësaj partie, ka aksionet e veta në këtë parti; çdo demokrat ka një votë në këtë proces, pavarësisht se çfarë pozicioni ka apo do të ketë në strukturat e PD-së”, - deklaroi Basha.

Analiza Sipas kreut PD-së, pas fushatës së suksesshme për regjistrimin dhe riregjistrimin e anëtarësisë, analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit është hapi tjetër vendimtar për motivimin, rinovimin dhe modernizimin e partisë. “Në mbarë Shqipërinë, demokratët po diskutojnë me frymë kritike dhe autokritike, me frymë realiste dhe konstruktive, për të korrigjuar të metat e gabimet dhe për të shikuar përpara. Vota është i vetmi pushtet që do të funksionojë në PD për të zgjedhur drejtuesit e rinj të kësaj partie”, - theksoi ai. Më tej, Basha nënvizoi se nuk do të ketë në asnjë nivel të zgjedhjeve në parti seleksionim të kandidatëve, ku kryetarët, sekretarët, anëtarët e kryesive, delegatët do të dalin të gjitha nga vota e lirë e anëtarëve. Ndërkaq, kryetari i demokratëve pohoi se gara në zgjedhjet në forcën më të madhe opozitare do të jetë e hapur, “ashtu siç është

Basha: BE, udhërrëfyesi frymëzues për aspiratën e shqiptarëve

Lulzim Basha në Durrës

Nuk do të ketë në asnjë nivel të zgjedhjeve në parti seleksionim të kandidatëve, ku kryetarët, sekretarët, anëtarët e kryesive e delegatët do të dalin të gjitha nga vota e lirë e anëtarëve dhe Partia Demokratike për këdo që dëshiron t’i bashkohet, për të kontribuar për një opozitë të fortë sot dhe një Shqipëri të zhvilluar dhe evropiane nesër”. Pas përfundimit të procesit

të anëtarësimeve nëpër rrethe dhe vijimit me zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë, i njëjti proces vijoi pak ditë më parë edhe në kryeqytet, ku përveç 11 njësive bashkiake do të krijohet baza e re e të dhënave për rrethinat e kryeqytetit. Në mbledhjen më parë, nga kreu i PD-së, Basha, me koordinatorët e njësive bashkiake të Tiranës dhe rrethinat për të, u shpërnda udhëzimi i cili vendos si afat të fundit datën 2 qershor për rifreskimin e të dhënave të anëtarësisë në grupseksionet e PD-së e më pas verifikimin e të dhënave në formularë. Pas përfundimit të zgjedhjeve në të gjitha degët, përfshi Tiranën, në muajin maj dhe në qershor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Ky kuvend do të zgjedhë fillimisht Këshillin Kombëtar dhe do të miratojë, nëse do të ketë ndryshime në statusin e selisë blu. Më pas do të jetë Këshilli Kombëtar, i cili do të zgjedhë kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretarët e çështjeve specifike.

Në kuadër të Ditës së Evropës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i dërgoi dje një letër Presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ku shprehu përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe çdo demokrati shqiptar. “Bashkimi Evropian ia doli t’i jepte jetë vizionit të etërve themelues për një Evropë në paqe, në të cilin popujt dhe kombet e kontinentit të lashtë jetojnë në harmoni, bashkëpunim e solidaritet demokratik, duke konsoliduar përditë lirinë, sigurinë, mirëqenien dhe të ardhmen e tyre. Me vlerat dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme, Bashkimi Evropian ia doli të jetë sot udhërrëfyesi frymëzues për aspiratën dhe projektin më madhor kombëtar të shqiptarëve dhe mbarë rajonit të Evropës Juglindore”, - shkruante Basha. Në këtë kontekst, kreu i PD-së shtoi se së bashku me urimet më të përzemërta për Ditën e Evropës: “Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe solidaritetin e Komisionit Evropian ndaj të ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Basha-Barroso

70 mijë anëtarësime pa kryeqytetin

Shtohen koordinatorët për Tiranën, rrethet propozojnë emrat e kandidatëve për kryetarë Në kohën kur procesi i zgjedhjeve në degën e Partisë Demokratike të Tiranës ka nisur prej më shumë se një jave, nga analizat paraprake në selinë blu rezulton se numri i koordinatorëve i përcaktuar nuk është i mjaftueshëm. Duke marrë parasysh faktin se Tirana është kryeqyteti i vendit e rrjedhimisht dega më e madhe, pritet që numri i koordinatorëve të shtohet, kryesisht

për komunat. Numri i madh i banorëve në komunat përreth Tiranës bën të pamjaftueshëm praninë e vetëm një koordinatori e në këtë kontekst është vendosur që më shumë persona të angazhohen me koordinimin e zgjedhjeve në degën e demokratëve në kryeqytet. Ndërkaq, javën e ardhshme pritet zgjedhja e kryetarëve të parë të Partisë Demokratike në disa rrethe të vendit, ku ka

Selia e PD

nisur propozimi i kandidatëve nga grupseksionet. Pritet që ditët e fundjavës emrat e propozuar nga disa rrethe të vijnë në selinë qendrore të PD-së në Tiranë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e mëtejshme. Ndërkohë, mësohet se ka përfunduar lista e anëtarësimeve të reja në rrethe, e cila shkon deri në 70 mijë veta pa përfshirë degën e Tiranës.


4 Në PLAN Të PARë

Debati per 9 majin

Diskutimi mes Shehut, Strazimirit, Islamit, Dodës dhe Kadillit: Pse qeveria ngatërron datat? Në “Facebook”, Shehu: Në 9 maj është Dita e Evropës dhe jo e fitores me fashizmin. Kadilli: Sot festojnë ata që orientohen me orën e Moskës. Strazimiri: Përzierje mes Stalinit e mashtrimit Gëzim Saliu

I

sh-deputeti demokrat, koordinatori për degën e PD-së së Tiranës, Tritan Shehu, shpreh qëndrimin e tij lidhur me festimet e djeshme nga ana e përfaqësuesve të qeverisë për datën e 9 majit. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai theksoi se kjo datë nuk shënon fitoren mbi fashizmin, por Ditën e Evropës. Ky qëndrim i Shehut ka përfshirë në diskutim edhe një sërë deputetësh të PD-së, mes tyre Gent Strazimirin, Kastriot Islamin, Mesila Dodën si edhe ishdeputetin e djathtë, koordinatorin për rrethin e Lushnjës, Fatbardh Kadillin.

Qëndrimet Duke bërë të ditur se në të gjitha komunikimet e djeshme zyrtare të qeverisë ka diçka që nuk shkon, Tritan Shehu pohoi: “Thuhet se sot më 9 maj festohet dita e fitores mbi fashizmin! Nuk është kështu: Ky është një shtrembërim i historisë nga Stalini e komunizmi! Dita e fitores mbi fashizmin është 8 maji 1945! Perëndimi këtë ditë feston! Sot, 9 maj, është Dita e Evropës. Lidhet me vitin 1950. Janë evenimente të ndryshme. Pse këtë vit po ngatërrohen shumë gjëra të tilla! Ku po shkojmë?” Ky koment në rrjetin social i Shehut ka përfshirë në diskutim disa kolegë të tij, ku me ironi deputeti Strazimiri theksoi: “Epo nëse nuk e përziejnë me pak Stalin e me një porcion mashtrim, ça feste është kjo pastaj... e do zakoni i Partisë”. Nga ana tjetër, deputetja Mesila Doda tha se e kishte bërë këtë propozim në Parlament pak kohë më parë, po nuk kishte marrë miratim. “Po o Tritan, por kur unë e thashë këtë në Parlament, duke i propozuar që ta kishim dhe ne 8 majin në vend të 29 nëntorit, m’u kthyen kolegët dhe më thanë ia ke futur kot se është më 9 maj dita e fitores mbi

Javor

E shtunë, 10 maj 2014

Eksplozivi PD, Vorpsi: Kriza e rendit, e lidhur me paligjshmërinë e kupolës në ministri e polici Pas ngjarjes së fundit të ndodhur dy ditë më parë, ku u vendos eksplozivi ndaj një arkitekteje, Partia Demokratike ka reaguar për situatën e rendit në vend. Përmes zëdhënëses së selisë blu, Laura Vorpsi, PD e cilësoi ngjarjen si kriminale dhe të pandodhur asnjëherë më parë në autostradën kryesore të vendit, Tiranë - Durrës. “Atentati me eksploziv ndaj arkitektes Entela Çano, që për fatin e mirë nuk ia mori jetën, është një thirrje alarmi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, që sa vjen e përkeqësohet. Eksplozivi i djeshëm ka prishur qetësinë e të gjithë qytetarëve të vendit, pasi kur organizohet ekzekutimi i një gruaje në mes të ditës, krimi ka marrë revanshin më të egër, dhe autoriteti i policisë dhe i shtetit është në kuotat më të ulëta”, - tha ajo. Më tej, Vorpsi theksoi se Partia Demokratike është e shqetësuar për klimën kriminale në vend, që nuk kursen më askënd, as gratë, as fëmijët. “Kriza e rendit, është e lidhur me paligjshmërinë që buron në kupolën e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit të marrë masa të menjëhershme. Nëse ai nuk ofron dot siguri për jetën e qytetarëve në vend, atëherë ai nuk është në gjendje të bëjë detyrën më parësore që i është ngarkuar nga Kushtetuta dhe nga qytetarët shqiptarë”, deklaroi zëdhënësja e PD-së.

Rasti Foto e publikuar nga Tritan Shehu

Dita e fitores mbi fashizmin është 8 maji 1945! Perëndimi këtë ditë feston! Sot, 9 maj, është Dita e Evropës. Lidhet me vitin 1950 fashizmin”. Në të njëjtën linjë me kolegët e tij, deputeti Kastriot Islami bëri të ditur se ndërhyrje të tilla si ajo e Shehut janë të nevojshme për të respektuar datat e shënuara të Evropës dhe për të mos krijuar asnjë keqkuptim. Më tej në komentin e tij, Islami vendosi një tekst zyrtar në anglisht lidhur me këto data, ku thuhej: “Në Evropë, Dita e Evropës është një festë vjetore e paqes dhe unitetit në Evropë. Ka dy emërtime të veçanta të ditës së

Evropës: më 5 maj për Këshillin e Evropës dhe 9 maj për Bashkimin Evropian (BE). Për BE-në, 9 maji është dita e njohur si Dita e Shumanit, duke përkujtuar deklaratën historike nga ministri i Fashtëm francez Robert Schuman. 5 maji është vërejtur ende nga disa evropianë për shkak të rolit të Këshillit të kërkuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë parlamentare dhe shtetin ligjor. 8 maji është fundi i Luftës së Dytë Botërore në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik”. Ndërsa ish-deputeti demokrat, koordinatori i PD-së për degën e Lushnjës, theksoi se më 9 maj e festojnë fundin e Luftës së II Botërore dhe fitoren mbi fashizmin ata që orientohen me orën e Moskës. “Nuk është shaka. Armëpushimi u shpall / hyri në fuqi, në Evropë, në orën e fundit të datës 8 maj, kur në Moskë kishte hyrë data 9. Për t’u dalluar nga Perëndimi, BS / Stalini caktoi datën 9 si ditë të fitores. E ndoqën gjithë blloku komunist. Turpi është se ende kemi mbetur me orën e Kremlinit”.

Largohet nga Garda e Republikës, mori pjesë në përurimin e Bashës Një prej punonjësve të Gardës së Republikës është larguar nga pozicioni i punës, për shkak të pjesëmarrjes së tij në një ndër aktivitetet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kreut të PD-së Lulzim Basha. Shtetasi Mehmet Cemurati, i cili punonte prej vitesh në këtë institucion, u pushua nga puna, ku sipas tij arsyeja ishte tërësisht politike. Në datën 12 prill, kreu i Bashkisë përuroi përfundimet e një rruge që kalonte pranë shtëpisë së Cemuratit, i cili në momentin e aktivitetit ndodhej në shtëpi dhe jashtë orarit të punës. Pavarësisht se ai bën të ditur se nuk mori pjesë në aktivitet, por u gjend mes qytetarëve që po ndiqnin atë, masat u morën me largimin nga puna. Cemurati ka nisur të drejtën e tij ligjore për t’u ankuar në Gjykatë, ku e cilësoi si të papranueshëm faktin që të pushohet në këtë mënyrë. “Arsyet janë tërësisht politike”, - tha ai.

Takimet e Mediut në SHBA

DASH, Moore: Rruga drejt BE-së kalon nga respektimi i Kushtetutës dhe konsensusi Në vazhdim të vizitës së tij në Uashington, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi takime në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Kongres, ku u takua me Jonathan Moore si edhe kongresmenët Jannice Hann, Danna Rochabcher, Louie Gohmert, Frank Wolf. Zyrtari i lartë i DASH dhe dhe kongresmenët theksuan se SHBA do të jetë në krah të shqiptarëve dhe rrugës së saj evropiane, prandaj pozita dhe opozita duhet të punojnë së bashku për këtë qëllim të madh. “Në çdo shtet demokratik, rruga e vetme për përparim, si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i lidhur ngushtë me respektimin e Kushtetutës,

Mediu - Moore

ligjit dhe të drejtave të qytetarëve siç është dhe ajo e pronës. Interesi i qytetareve, siguria e tyre,

garantimi i pronës dhe zhvillimi ekonomik i vendit janë detyra për të cilat qeveria duhet të punojë çdo ditë dhe për të cilën ajo është zgjedhur. Lufta kundër krimit të organizuar, tendencave ekstremiste duhet të bashkojnë politikën për të gjetur zgjidhjet e duhura. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe duhet të ruajë përgjegjësitë e saj maksimale si aleate e denjë me kontribute në misionet paqeruajtëse dhe luftën kundër terrorizmit”, - u shprehën ata. Nga ana e tij, kreu i PRsë theksoi në takim se koalicioni PS-LSI në qeverisje dhe parlament, kanë përcaktuar një qëllim të qartë, kontrollin dhe uzurpimin e institucioneve

Kushtetuese. “Me gjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qeveria dhe mazhoranca vazhdojnë spastrimet në administrate duke vendosur veten mbi ligjin dhe Kushtetutën. Sulmet mbi institucionin e Presidentit, uzurpimi i kompetencave të tij, apo ndryshimet ligjore duke prishur balancat dhe kontrollin e pushteteve, janë bërë tashmë një shqetësim konkret. Nismat ligjore janë nisma që nuk kanë asnjë qëllim të garantimit normal të institucioneve, përkundrazi”, - tha Mediu, duke nënvizuar nga ana tjetër se opozita ka mbështetur dhe mbështet integrimin evropian pa asnjë mëdyshje.


Javor

Në PLAN Të PARë

E shtunë, 10 maj 2014

5

INCIDENTe Ne KOMISION Defekti në audio ndërpret mbledhjen, deputetët e shfrytëzojnë për debate dhe batuta për kreun e SHISH-it Konstituohet Komisioni Hetimor për “drogën në ushtri”, miratohet lista e institucioneve që do të japin informacione si dhe kërkohet pajisja e deputetëve me certifikata sigurie Florenc Drizari

Institucionet që do të japin informacione

K

omisioni hetimor i ngritur për akuzat mbi implikimin e mundshëm të forcave të armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari të kundërligjshme – transportin e lëndëve narkotike, zhvilloi dje mbledhjen e parë, duke miratuar edhe planin e punës veprimit. Mbledhja e këtij komisioni nuk kaloi pa debate mes deputetëve të pozitës dhe të opozitës lidhur me objektin e këtij komisioni si dhe zgjedhjen e sekretares, ndërkohë mbetet për t’u verifikuar pajisja e anëtarëve me certifikatat e sigurisë, për faktin se sipas deklaratave të fundit, deputetët pritet të kenë në duar informacione të klasifikuara nga shërbimet inteligjente shqiptare. Fillimisht nënkryetari i këtij komisioni, deputeti i opozitës Oerd Bylykbashi, kërkoni që Sekretaria të zgjidhet me propozimin e pakicës parlamentare, duke qenë se mazhoranca ka si shumicën në komision ashtu edhe kryetaren, por propozimi i tij nuk u pranua nga socialistët. Kryetarja Ermonela Felaj hodhi në votim emrin e deputetes Siva Caka, votim i cili u miratua me votat e majta. Ndërkaq, më herët pati debate lidhur me objektin e hetimit, ku deputetët e opozitës hodhën akuza se mazhoranca nuk po kërkon të hetojë çështjen dhe se që në fillimet e këtij komisioni po e përdor shumicën për të bërë avokatinë e qeverisë. Deputeti i PD-së, Genc Strazimiri, tha se akuzat e së djathtës nuk janë drejtuar ndaj ushtrisë, por ndaj përfaqësuesve të qeverisë dhe përfaqësuesve të tjerë politik.

• Ministria e Mbrojtjes • Ministria e Brendshme • Forcat e Armatosura • Shërbimi Informativ Shtetëror SHISH • Shërbimi Informativ i Ushtrisë AIM • Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm SHKB • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë • Prokuroria e Përgjithshme • Prokuroria e Krimeve të Rënda • Alb-Kontroll • Autoriteti i Aviacionit Civil

Incidenti Gjatë kohës kur deputeti Strazimiri dhe kryetarja Felaj po replikonin për objektin e këtij komisioni, në mbledhje u ndërpre audioja, Komisioni hetimor për “drogën dhe ushtrinë” duke shkaktuar edhe një zhurmë që e bënte të pamundur zhvillimin normal të punimeve. Mbledhja e djeshme e komisionit u bë në Më herët pati debate lidhur me sallën e Komisionit Parlamentar për IntegAnëtarët e komisionit rimin, ndërkohë që gjatë ndërprerjes së audios objektin e hetimit, ku deputetët dhe zhurmës së krijuar në komision, deputetët • Ermonela Felaj, PS, kryetare e opozitës hodhën akuza se e pozitës dhe të opozitës e shfrytëzuan edhe për • Arben Cuko • Pirro Lutaj mazhoranca nuk po kërkon të hetojë të shkëmbyer batuta mes tyre për përgjimet e bisedave, duke iu referuar SHISH dhe kreut • Silva Caka, sekretare çështjen dhe se që në fillimet e këtij të këtij shërbimi, Visho Ajazi Lika. Fillimisht • Xhemal Qefalia ishte deputeti socialist Piro Lutaj i cili tha: “I • PD, nënkryetar Oerd Bylykbashi komisioni po e përdor shumicën për thoni Vishos që t’i heqë ata... (mikrofonat)”, • Gent Strazimiri ndërsa deputeti tjetër i PS-së, Qefalia tha se të bërë avokatinë e qeverisë • Voltana Ademi mund të bëhej fjalë për Shërbimin Informativ • Alban Zeneli. të Ushtrisë. Batuat dhe replikat mes deputetëve në fakt paguhemi”, - deklaroi Strazimiri, ndër- të Kuvendit të Shqipërisë vijën në kohën kur Strazimiri “Askush nuk akuzon Forcat e Armatosura, narkotrafikut. Keni vendosur me shumicën e sa kryetarja Ermonela Felaj tha se Komisioni mes krerëve të shërbimeve të inteligjencës në nën akuzë është qeveria e këtij vendi, nive- votave, ta spostoni objektivin tek Forcat e Ar- ka për qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi aku- Shqipëri ka pasur përplasje dhe shpesh herë let politike, të cilat kanë lejuar të përdoren matosura dhe pastaj na dilni si mbrojtës dhe zat e bërë publike dhe nxjerrjen e përgjegjësive akuza ndaj këtyre të fundit për moskryerlehtësirat ushtarake të vendit, sipas të dhë- garanci që akuzat që janë të pabaza. Vepruar në institucionale, rregullimin dhe përmirësimin e jen e detyrës dhe abuzime me detyrën, duke përgjuar jashtë kornizave që u lejon ligji. nave dhe informacioneve që ka, në shërbim të këtë mënyrë, jemi kundër misionit, për të cilin legjislacionit në fushën përkatëse.

Debatet në Komisionin hetimor para dhe pas ndërprerjes së audios Bylykbashi: Do të kemi mundësi që të thërrasim edhe dëshmitar në këtë komision dhe uroj që në këtë aspekt të mos kemi probleme. Çuko: Ky komision është ngritur bazuar mbi akuzat e Partisë Demokratike dhe mesa kujtojnë edhe kolegët akuzat e para i ngriti ish-ministri i Mbrojtjes për përfshirjen e FA-së në trafikun e drogës. Detyra e këtij komisioni është të hetojë të vërtetën e këtyre akuzave. Felaj: Plani i hetimit nuk është një plan statik, sepse gjatë kohës që ne do të konstatojmë që na duhet do të pyesim.

Strazimiri: Askush nuk akuzon Forcat e Armatosura. Është qeveria e këtij vendi, nivelet politike të cilat kanë lejuar të përdoren fasilitetet ushtarake të vendit sipas indiceve në shërbim të narkotrafikut. Keni vendosur që ta spostoni objektivin tek FA dhe pastaj na dilni si mbrojtës dhe që akuzat janë të pabaza. Në këtë mënyrë jemi kundër objektit me të cilin jemi mbledhur. Felaj: Zoti Strazimiri, më falni që ju ndërpres, por më duhet t’ju kujtoj se vendimet pasi merren, ato nuk diskutohen. Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vendim që të pranojnë kërkesën për komision hetimor sipas

kërkesës... Strazimiri: Ky nuk është hetim, por është mbrojtje. Felaj: Komisioni ka për qëllim zbardhjen e të vërtetës. Strazimiri merr fjalën, ndërpritet audioja e komisionit (zhurmë në mikrofona për rreth 5 minuta) Lutaj: I thoni Vishos t’i heqë ata... (mikrofonat) Qefalia: SHIU, SHIU... Lutaj: Të gjitha gjërat me defekt i latë o Oerd, s’i keni heq fijet akoma... (Ndërpritet mbledhja, mediat dalin

jashtë) Jashtë mikrofonit, Lutaj: Po ktheni minorancën në mazhorancë ore është thelbi i demokracisë, e keni gabim. Strazimiri: Absolutisht po, duke marrë ato vota lart e poshtë me avion. Lutaj: Jeni minoracë, zini vendet dhe shtrëngojini fort. Strazimiri: Bravo! A ju the që do çoje drogë para se t’ju merrje votën? Lutaj: Jo, jo në asnjë mënyrë jo. I keni lënë bazat gati, por ne jua kemi prishur atë linjë... po i kërkoni si forcë politike, janë kosto këto.


6 Në PLAN Të PARë

Ndarja territoriale

Ndërkombëtarët mbështesin reformën, thirrje qeverisë për transparencë dhe gjithëpërfshirje “Partnerët ndërkombëtarë që mbështesin këtë reformë janë: USAID, OSBE, KE, qeveria suedeze nëpërmjet SIDA-s, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran, Bashkimi Evropian, PNUD, Zyra e Bashkëpunimit Austriak, Zyra e Bashkëpunimit Italian” Florenc Drizari

P

ërfaqësues të Këshillit të Evropës si dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare morën pjesë në seancën dëgjimore që u zhvillua dje në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me veprimtarinë e komisionit për reformën administrative dhe territoriale. ndërkombëtarët dolën në një deklaratë të përbashkët ku theksohet transparenca nga ana e qeverisë dhe gjithëpërfshirja e aktorëve të tjerë në këtë proces. Edhe pse nuk folën drejtpërdrejtë për opozitën e cila nuk është bërë pjesë e këtij procesi, ndërkombëtarët theksuan nevojën për konsensus të reformës në një kohë që mazhoranca ka ndërmarrë prej disa ditësh iniciativën për ta përfunduar këtë proces edhe pa opozitën. Në deklaratën e thure thuhet se për më shumë se 10 vjet Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar ndajnë mendimin se sistemi aktual i njësive të shumta të qeverisjes vendore është i paqëndrueshëm. Sipas tyre, në kontekstin aktual të zhvillimit të Shqipërisë shumë nga këto njësi të qeverisjes vendore nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë shërbime efiçiente. “Ne përqafojmë angazhimin e qeverisë për të kryer një proces të reformës territoriale dhe administrative të standardeve ndërkombëtare, duke qenë i bazuar në analiza objektive, transparent dhe gjithëpërfshirës. Për këtë qëllim, ne kemi ofruar mbështetjen tonë duke sjellë ekspertizë ndërkombëtare dhe kombëtare, duke lehtësuar dialogun, duke organizuar platforma dhe forume konsultimi si dhe duke ofruar eksperienca nga vendet që po kalojnë reforma të ngjashme. Ne kemi mbështetur aktorët e këtij procesi për të dëgjuar zërin e qytetarëve. Një informacion i gjerë është në dispozicion për t’iu dhënë publikut”, - thuhet në deklaratën e ndërkombëtarëve. Ndërkaq, edhe në këtë mbledhje nuk mungoi thirrja e kryetarit të

Komisioni i Reformës Territoriale

“Ne përqafojmë angazhimin e qeverisë për të kryer një proces të reformës territoriale dhe administrative të standardeve ndërkombëtare, duke qenë i bazuar në analiza objektive, transparent dhe gjithëpërfshirës” Komisionit, Bashkim Fino, drejtuar opozitës për të marrë pjesë në këtë proces. “Ju garantoj në emër të Komisionit dhe të Kuvendit, që ne do të respektojmë Kushtetutën e Shqipërisë, që do të thotë se javën e ardhshme do të kemi sipas Kushtetutës dy muaj bashkëbisedim me të gjithë qytetarët, me kryetarë bashkie, ko-

munash, qarqesh, përfaqësues të shoqërisë civile”, - u shpreh Bashkim Fino. Më herët përfaqësuesit e mazhorancës në këtë komision kanë zhvilluar seanca dëgjimore me grupet e interesit si kryetar të bashkive të majta në vend dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Nga ana e saj opozita ka kundërshtuar miratimin e ngritjes së këtij komisioni në Kuvendin e Shqipërisë, duke thënë se për këtë çështje duhet një konseus i gjerë politik dhe qytetar. Fillimisht mazhoranca ndryshoi përbërjen e këtij komisioni duke i hequr opozitës numrin e barabartë të anëtarëve në komision me argumentimin e hapjes së pengesave për fillimin e punës. Krerët e mazhorancës kanë deklaruar se kjo reformë duhet të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar se nëse miratohet një reformë e njëanshme, ajo do të përballet me diskutimet qytetare, duke nënkuptuar edhe mbajtjen e referendumeve popullore për këtë çështje.

Javor

E shtunë, 10 maj 2014

“Kompetencat e Presidentit”, Kushtetuesja shqyrton padinë më 27 maj Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë në datë 27 maj padinë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për mosmarrëveshjen e kompetencave lidhur me shkarkimin e ish-kryetares së ILDKP-së, Zana Xhuka. Kreu i shtetit shqiptar i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit të krijuar sa u përket kompetencave të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Nishanit, Parlamenti ndërhyri në kompetencat e Presidentit me shkarkimin dhe emërimin që kreu në këtë institucion, ndaj i kërkon kësaj gjykate të shpallë antikushtetues votimin e Shkëlqim Ganajt në vend të Zana Xhukës. “Duke qenë se, midis Kuvendit dhe Presidentit të Republikës është krijuar një konflikt kompetencash, kërkoj nga Gjykata Kushtetuese: 1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit; 2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 14/2014, datë 20.2.2014, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjen e zotit Shkëlqim Ganaj në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”. Seancën plenare të 21 shkurtit, pas debatesh dhe ndërprerjesh të shumta të seancës, Kuvendi liroi nga detyra me votat e mazhorancës kreun e ILDKP-së, Zana Zhuka, duke zgjedhur në vend të saj, me 75 vota pro dhe 2 abstenime, dekretin e dytë që propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar përballë Xhukës, pikërisht Shkëlqim Ganajn”, - thuhet në padinë e Presidentit.

Bujar Nishani

Debati për LANÇ, Rama: Absurditet dhe denigrimi i luftës Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një pritje në godinën qeveritare me veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Me një fjalim të gjatë ku kryefjala ka qenë Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANC), Rama u shpreh se qeveria e tij do të bëjë çmos që të mos abuzohet në emër të kësaj lufte dhe ndaj kësaj lufte. Mesazhet e LANÇ, tha Rama, u duhen përcjellë brezave. “Qeveria do bëjë përpjekje që duke çmuar rëndësinë madhe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, jo si një faqe të lavdishme të së shkuarës, por si një burim idealizmi ndaj së ardhmes, të refuzojmë me vendosmëri çdo përpjekje për abuzim

Edi Rama

ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Mesazhet e LANÇ janë mesazhe që duhet t’i përcjellim me ngul dhe pa asnjë lëkundje dhe çdo vajze dhe djali që rritet në këtë vend, që ta kenë të qartë, vendi nuk do ishte ky që është sot, pa LANÇ”, - tha Rama. Duke marrë shkas nga 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, dhe nderimi që iu bë dëshmorëve, Rama u shpreh se duhet refuzuar me neveri çdo përpjekje për abuzim me luftën antifashiste nga çdo lloj ane që ajo vjen. Sipas Ramës nderimi nuk duhet vënë re tek detajet apo ritualet që bëhen. “Jo në pak raste njerëz apo grupe të caktuara në vend, bëjnë gjithçka munden

që të mbajnë gjallë, duke ushqyer në forma nga më të papranueshme konfliktet e lindura mes shqiptarëve në luftë, dhe të ushqyera për vite të tëra në funksion të pushtetit. Denigrimi i papërgjegjshëm i luftës, dhe përdhosja e gjithë atyre vlerave të larta që populli i nxori në pah, përmes asaj lufte që ka qenë dhe do të mbetet në jetë të jetëve një nga faqet më të shkëlqyera, është vërtetë një akt i ulët publik, që gjen hapësirë për tu shfaqur në veprim thjeshtë në funksion të interesave që s’kanë asgjë të përbashkët me interesin real për ta parë, shkruar dhe lexuar historinë si një instrument në funksion të së ardhmes”, - tha Rama.


Javor

E shtunë, 10 maj 2014

Deshmia

Në PLAN Të PARë

7

Hima: Skeja më kërkoi 100 mijë USD, në të kundërt më kërcënohej jeta dhe familja Biznesmeni dëshmon para gjykatës dhe u lexon sms-në e mbërritur në telefonin e tij: Të kemi futur në rreth, duhet të paguash 100 mijë dollarë në të kundërt do marrësh përsipër pasojat Të gjitha këto detaje, si smsja, reagimi duke vënë në dijeni policinë, bashkëpunimi me këta të fundit dhe realizimi i arrestimit në momentin e dorëzimit të parave, u dëshmuan dje me detaje në sallën e gjyqit nga shqiptaroamerikani, Ramazan Hima

Sonila Mesareja

T

ë kemi futur në rreth, duhet të paguash 100 mijë dollarë në të kundërt do marrësh përsipër pasojat”. Ky ka qenë kërcënimi që Fatos Skeja dhe Glojart Loci mësohet t’i kenë dërguar në telefonin e tij celular biznesmenit Ramazan Hima, sms që ky i fundit e bëri dje publike edhe për togat e zeza. Ai nuk e ka fshirë për asnjë moment këtë sms kërcënuese dhe gjobëvënëse dhe e ka ruajtur deri ditën e djeshme, ndoshta do e ruajë edhe në vijimësi, edhe pse Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka zbardhur atë edhe nga tabulatet telefonike. Dje ai e ka lexuar këtë sms në sallën e gjyqit për togat e zeza, ndonëse vetë i pandehuri i akuzuar nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit por mbrohej nga avokati Ilir Murati. Biznesmeni u kërcënua nga gardisti Skeja me jetën e tij dhe të familjarëve, nëse nuk do t’i dorëzohej shuma e kërkuar. Të gjitha këto detaje, si sms-ja, reagimi duke vënë në dijeni policinë, bashkëpunimi me këta të fundit dhe realizimi i arrestimit në momentin e dorëzimit të parave, u dëshmuan dje me detaje në sallën e gjyqit nga shqiptaro-amerikani nga Kalaja e Dodës, Ramazan Hima. Vetë biznesmeni ka treguar para gjyqtarëve dje se e ka nip Fatos Skejën, njeri të afërt. Kurse Gojart Locin nuk e njeh fare. Pas denoncimit në polici, këta të fundit e këshilluan Himën të informonte gjobëvënësit se do t’i linte paratë në një çantë pranë një koshi plehrash në afërsi të komunës Dajt. Në të vërtetë aty u la vetëm çanta pa paratë, të cilat ai i kishte lënë pranë një kazani plehrash në afërsi të Komunës Dajt. Sasia e parave u mor nga një person që lëvizte me makinë dhe një tjetër me motor. Prokuroria nuk i arrestoi në moment ata që morrin paratë, por identifikuan më pas se ata ishin Gojart Loci ndërsa për marrjen e parave u shfrytëzua makina e Fatos Skejës. Pas verifikimeve, u arrit në konkluzionin se makina ishte në pronësi të prokurorit të Shkodrës, Xhevahir Lita. Ky i fundit, i pyetur nga

Gjykata e Krimeve të Rënda

grupi hetimor ka pohuar makinën ia kishte dhënë Fatos Skejës, pasi ia kishte kërkuar se i duhej për të shkuar deri te motra e tij. Të njëjtin version ka paraqitur para hetimit edhe vetë Skeja kur është pyetur nga akuza.

Hetimi Në dosjen e akuzës thuhet se më 7 gusht 2013, biznesmenit Ramazan Hima, me banim në Paskuqan, por që ushtron aktivitet biznesi në Filadelfia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes disa mesazheve kërcënuese, i është kërkuar të dorëzojë shumën prej 100 mijë dollarësh. Biznesmeni i është drejtuar prokurorisë, ku ka kallëzuar kërcënimet e marra duke u vënë në dispozicion numrin e celularit të tij dhe numrin nga i cili i kishte mbërritur mesazhi kërcënues. Me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda është lejuar përgjimi i bisedave telefonike. Biznesmeni është porositur nga policia, nën mbikëqyrjen e së cilës po kryheshin të gjitha veprimet, që t’u dërgonte një mesazh personave që i kërkonin paratë dhe t’u thoshte se kishte vetëm 30 mijë dollarë. “Autori/au-

torët ranë dakord dhe pyetën sa ditë kërkonte për të plotësuar shumën e kërkuar. Në vijim të komunikimeve, i dëmtuari kërkoi të paktën tri ditë kohë për gjetjen e parave. Nga komunikimet e kryera në ditët në vijim, rezulton se si datë për dorëzimin e parave u la data 15.5.2013, kurse vendi do të caktohej sipas udhëzimit të autorit/autorëve”, - thuhet në dosje. Vendi për t’u bërë dorëzimi i lekëve nga ana e biznesmenit, ishte lënë pranë ndërtesës së komunës Dajt. Sipas udhëzimit të autorëve, lekët duhet të hidheshin në një kazan plehrash. “Rreth orës 14.13 min, i dëmtuari i shoqëruar nga një agjent i policisë gjyqësore, e hodhi çantën e kartonit ngjyrë të bardhë brenda në kazanin e mbeturinave dhe u largua në drejtim të Tiranës. Pas dhjetë minutash u shfaq automjeti tip ‘Mercedes Benz’, me targa S..... C, brenda të cilit punonjësit e policisë dalluan dy persona. Pranë kazanit automjeti ngadalësoi shpejtësinë dhe pasi u largua rreth 400 metra nga kazani u rikthye përsëri pranë tij dhe ndaloi në distancë rreth 50 metra. Aty personi i ulur në vendin e pasagjerit hapi derën dhe i bëri shenjë me dorë një personi mbi një motor

‘papaq’ ngjyrë jeshile. Automjeti vazhdoi rrugën drejt kazanit dhe ndaloi para tij. Personi me motor u afrua paralel me mjetin pranë derës së shoferit, i cili hapi derën dhe i tha personit me motor ‘Merri, merri!’. Ky i fundit iu afrua kazanit duke marrë çantën e hedhur nga i dëmtuari pak më parë; automjeti ‘Mercedes-Benz’ lëvizi në drejtim të Dajtit ndërsa personi me motor i ndoqi nga pas me qesen në dorë”, - theksohet në dosje. Sipas prokurorisë, pasi automjeti tip “Mercedes-Benz” u largua rreth 300 metra në drejtim të Dajtit, një furgon policie i bllokoi rrugën me qëllim ndalimin e personave. Në këtë kohë, të dyshuarit në mjetin tip “Benz” godasin automjetin e policisë dhe largohen me shpejtësi në drejtim të Dajtit, ndërsa personi me motor i cili ishte nga pas, u kthye në drejtim të Tiranës. Në afërsi të kazanit atij i bllokuan rrugën dy punonjëse të policisë; pikërisht tek vendi ku ndodhej kazani i plehrave atij i ra kapelja nga koka dhe po ashtu disa metra më poshtë ai e flaku në drejtim të punonjëseve të policisë çantën e bardhë që pati marrë tek kazani pak çaste më parë. Sipas prokurorisë, ka prova dhe indicie se Fatos Skeja dhe Gojart Loci janë dy prej autorëve të krimit.

Kërcënoi kreun e policisë, Artan Falsifikuan dokumente shtetërore, Didi, Gjykata liron Nuredin Pislin gjykata lë në burg dy policë rrugorë Gjykata e Matit liroi pas 24 orësh ndalim Nuredin Plisin, i akuzuar për kërcënimin e kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Vendimi është marrë mesditën e djeshme nga Gjykata e Shkallës së Parë të Matit, e cila caktoi masën e sigurisë “Detyrim me paraqitje” për të atin e Flamur Pislit, i cili u vra në maj të 1999. Para se të jepej ky vendim, familjarët e tij kanë protestuar para gjykatës, duke i bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme ta lirojë atë. Policia e Burrelit shoqëroi dy ditë më parë në polici pas deklaratës së bërë prej tij në media se me

Artan Didi

kreun e Policisë së Shtetit Artan Didi ishte në gjak pasi i ka vrarë djalin por edhe mikun e shtëpisë, shtetasin grek.

Gjykata e Tiranës ka caktuar dje masën “Arrest me burg” për dy policë të qarkullimit rrugor. Dy punonjësit e policisë së Durrësit akuzohen për “Falsifikim dokumentesh”. Sipas burime policore, ka rezultuar se efektivët e policisë rrugore, F. Krosi dhe K. Bregu, në bashkëpunim me shtetasin V. Suti, në vitin 2009, kanë falsifikuar të dhënat në dokumente zyrtare, duke krijuar aksident fiktiv me qëllim mashtrimin e kompanive të sigurimit, duke përfituar shuma parash në mënyrë të paligjshme. Shtetasi me iniciale V. Suti dysho-

het se, nëpërmjet këtij mashtrimi, ka arritur të përfitojë nga kompanitë e sigurimit shumën në rreth 1 milionë lekë të reja.


8

Në PLAN Të PARë

Atentati

Plumb në kokë ish-shefit të Qarkullimit Rrugor Adriatik Mustafallari Pritë me 24 plumba kur viktima po futej në makinë, pista e hetimeve, larje hesapesh për trafik droge dhe prostitucion. Krimi, viktima në 1997-ën emigroi në Itali, dyshime se u largua pas një vrasjeje aksidentale të kryer nga ai ose vëllai Anxhela Tato

P

ritë me 24 plumba ish-shefit të Qarkullimit Rrugor të Beratit. Krimi i rëndë është regjistruar mesnatën e djeshme teksa Adriatik Mustafallari ishte duke dalë nga një lokal në hyrje të qytetit të Beratit. Të shtëna dhe britmat kanë alarmuar banorë të zonës dhe klientë të lokalit në zonën e “Kombinatit”, të cilat kanë gjetur të shtrirë në tokë dhe të mbuluar nga gjaku 52-vjeçarin Mustafallari. Nga të dhënat e para bëhet me dije se gëzhojat e gjetura në vendngjarje i përkasin të njëjtës armë, çka do të thotë se vetëm një nga autorët ka qëlluar në drejtim të 52-vjeçarit. Në total është shtënë 24 herë nga ama e zjarrit e tipit kallashnikov, por ka mjaftuar një plumb në kokë për t’i marrë jetën viktimës. Dëshmitarët kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë, por ka qenë e kotë, pasi 52-vjeçari ka vdekur në vend. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku i është nënshtruar autopsisë. Nga të dhënat e para të ekspertizës mësohet se viktima ka një plagë shpuese në kokë, çka i sjellë vdekjen. Ndërkohë që nga ana e forcave të policisë janë ngritur disa pista hetimi për krimin. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur gëzhojat, me shpresën se mund të kenë gjurmë gishtash të autorëve. Dyshimet janë se në automjet kanë qenë katër persona, të cilët po ndiqnin çdo lëvizje të viktimës. Sipas bluve ish-shefi i rrugores në vitin 1997 është larguar në drejtim të Italisë dhe me kthimin në Shqipëri ka mbartur edhe problemet e së kaluarës. Sipas bluve ka të dhëna ende të pakonfirmuara se viktima është i skeduar në shtetin fqinj për trafik lëndësh narkotike. Gjithashtu një ndër pistat që do të konfirmohet për këtë vrasjes është edhe dyshimi i larjes së hesapeve dhe shoqëria me persona me precedentë penale. Momentalisht uniformat blu janë përqendruar në tre pista hetimi, larja e hesapeve, trafiku i drogës dhe prostitucioni.

Dëshmitë Për oficerët e Policisë Gjyqësore kanë rrëfyer rreth krimit banorë të zonës dhe klientë të lokalit, ku viktima kaloi orët e fundit të jetës. Dëshmitarët kanë treguar për policinë se një automjet ndodhej i parkuar afër një lavazhi. Automjeti ka qenë me ngjyrë të errët dhe nuk ishte e mundur identifikimi i saktë i numrit të personave. Në momentin që viktima ka dalë nga lokali për tu futur në makinën e tij tip “Audi Q7” është hapur zjarr me breshëri nga dritarja e pasagjerit. Banorët kanë dëgjuar të shtëna pa ndalim dhe kanë dëgjuar ulërimat e viktimës. Automjeti është larguar me shpejtësi kur viktima është rrëzuar në tokë. Kur banorët e kanë gjetur të shtrirë në tokë, viktima po jepte shpirt. Ndërkohë që në pyetje janë marrë

Javor

E shtunë, 10 maj 2014

Eksplozivi arkitektes Detaje nga policia, 50 gr C4 e montuar në anën e pasagjerit Policia e Durrësit ka publikuar dje detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur të enjten në automjetin tip “Mitsubishi Pajero”, në pronësi të arkitektes Entela Çano, 39 vjeçe. Sipas policisë në mjetin me targë AA 109 JE, në anën e pasagjerit ishin vendosur 50 gr eksploziv, i cili ka shpërthyer të enjtes rreth orës 13:30 ndërsa, teksa arkitektja ka qenë duke udhëtuar në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Sukthit. 39-vjeçarja ka dalë nga automjeti menjëherë sapo ka vënë re flakët, duke i shpëtuar kështu atentatit. Mësohet se Çano ka qenë në qytetin e Kavajës ku ishte takuar me një mikun e saj dhe ishte drejtuar për në kryeqytet. 39-vjeçarja nga Tirana ka deklaruar para grupit hetimor se ka parë flakët dhe më pas ka dëgjuar zhurmën. Me shpejtësi ajo ka zbritur në tokë duke evituar kështu një tragjedi. Nga shpërthimi automjeti është djegur tërësisht. Paraprakisht po hetohet lidhur me konflikte të mëparshme. Entela Çano së bashku me bashkëshortin e saj janë pronarë të një studioje projektuese në Tiranë.

Tiranë Tentoi të fuste drogë në komisariat, arrestohet Bujar Sallaku

Vendi ku ndodhi ngjarja

Sipas bluve, ka të dhëna ende të pakonfirmuara se viktima është i skeduar në Itali për trafik lëndësh narkotike. Policia bëri me dije se viktima kishte lidhje të dyshuara me njerëz me precedentë penalë

së hesapeve për një krim të ndodhur para se 52-vjeçari të largohej për në Itali. Por mbetet për tu konfirmuar fakti nëse viktima apo vëllai i tij kanë krye një vrasje nga pakujdesia. Nga ana e bluve ka dyshime se autori i krimit është vrasës me pagesë i paguar për të larë hesapet.

Krimi Në orët e mëngjesit ka pasur një analizë të Prokurorisë dhe Policisë së Beratit për informacionet e grumbulluara për vrasjen dhe ecurinë e hetimeve. Adriatik Mustafallari, 52-vjeç është ekzekutuar në mesnatë në hyrje të qytetit të Beratit në zonën e njohur si “Kombinat”. Ngjarja ka ndodhur në një lavazh, ku autorët i kishin zënë pritë me armë biznesmenit 52-vjeçar. Ai ka dalë nga një lokal dhe në momentin që ka hapur derën e automjetit të tij, tip “Audi Q7”, me targa AA 777, është qëlluar me breshëri kallashnikovi edhe të afërm dhe familjarë të viktimës, të cilët nga disa persona që ndodheshin në pritje, të kanë mohuar që 52-vjeçari të ketë probleme fshehur prapa një lavazhi ku Mustafallari kishte ose konflikte me ndonjë person. parkuar automjetin. Policia ka gjetur 24 gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa nga ekzaminimi i gjurmëve në vendngjarje nga ekspertët, dyshoHetimet Adriatik Mustafallari ka qenë ish-drejtuesit i het se autorët kanë qenë katër. Burimet policore qarkullimit rrugor, por në vitet 1997 emigroi në thanë se pistat kryesore të hetimit janë ngritur ajo drejtim të Italisë. Pas kthimit 52-vjeçari zgjodhi për një hakmarrje e mundshme për ngjarjen që rrugën e biznesit, duke braktisur rikthimin në dyshohet se ka autorësinë e Mustafallari ose vëlpolici. Sipas hetimeve të bluve ka dyshime të lait të tij në vitin 1997, si dhe konfliktet për shkak pakonfirmuara se viktima ka qenë i përfshirë të biznesit apo lidhjeve të dyshuara me persona në një rreth shoqëror me precedentë penale, me precedentë penalë. Pistë tjetër hetimi dyshotë inkriminuar në trafiqe droge dhe prostitu- het se vrasja mund të ketë ndodhur edhe për larje cioni. Një pistë tjetër janë aludimet e larjes hesapesh për trafik prostitucioni.

Tre ditë pas arrestimit të një të kërkuari për tentativën e vrasjes së një polici, shërbimet e ruatjes së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë arrestuar një të afërm të tij teksa tentonte t’i fuste drogë në birucë. Policia arrestoi Bujar Sallakun, pasi zbuloi në rrobat që po fuste për të arrestuarin Zhënklaudio Sallaku, 30 gramë heroinë të maskuar në tesha. Zhënklaudio ishte arrestuar në datën 6 maj në bazë të një urdhëri kërkimi për tentativën e vrasjes së një polici rrugor në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Luigj Gurakuqi kur polici i doli para një motorri që kishte tentuar grabitjen e çantës së një gruaje në zonën e ish Bllokut. Motorri ku ndodhej dhe Zhënklaudio Sallaku ka goditur policin me dashje pasi drejtuesi i dha gaz që të largohej. Edhe ky i fundit ndodhet në paraburgim i arrestuar. Gjatë 24 orëve të fundit antidroga ka arrestuar Neim Hysin në rrugë Hoxha Tasim dhe Aris Çelën me 12 qese kanabis dhe Erion Zëren me 8 qeska kanabis dhe 100 mijë lekë të reja dhe 8 telefona celularë

Mirditë Tenton të vrasë gruan, arrestohet nga policia Një 54-vjeçar nga Mirdita ka tentuar të vras me sëpatë bashkëshorten e tij, 48 vjeçe. Fatmirësisht, krimi në familje është parandaluar mbrëmjen e djeshme nga policia. Bëhet fjalë për shtetasin Vasil Rica 54 vjeç, i cili në debat e sipër ka tentuar të vrasë me sëpatë gruan e tij Flora Rica. Sipas informacioneve që vinë nga blutë e këtij qyteti, mësohet se gjithçka ka nisur si pasojë e një konflikti mes çiftit. Pas ndërhyrjes në kohë në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 54-vjeçarit.


Javor

Në PLAN Të PARë

E shtunë, 10 maj 2014

Padia e Bashkise

9

Prokuroria, sekuestro shkresave të ndërtimit të bulevardit të ri Kallëzimi penal, kundër kreut të INUK-ut, Zyhdi Dajti, pritet thirrja për të dëshmuar në organin e akuzës. Gjykata Administratave i dha fitoren Bashkisë, vendosi pezullimin e vendimit të bllokimit të punimeve

Pranga inspektorit të Tatimeve për korrupsion

Anxhela Tato

P

rokuroria ka urdhëruar dje sekuestrimin e gjithë dokumentacionit dhe shkresave që lidhen me ndërtimin e bulevardit të ri dhe bllokimin e punimeve. Padia është depozituar para pak kohësh nga ana e Bashkisë së kryeqytetit kundër kreut të INUK-ut, Zyhdi Dajti. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se kallëzimi është regjistruar dhe administruar, ndërsa organi i akuzës ka nisur hetimet për verifikimin e padisë. Ndërsa pritet që brenda këtyre javëve të thirret për t’u marrë në pyetje Zyhdi Dajti për ligjshmërinë e vendimit të bllokimit të ndërtimeve. Sipas padisë së Bashkisë, Zyhdi Dajti është personi që ka firmosur vendimin e bllokimit të punimeve në bulevardin e ri të kryeqytetit. Ky vendim, sipas denoncimit bie ndesh me vendimin e Gjykatës Administrative që lejonte vazhdimin e punimeve. Prokuroria do të sekuestroje të gjitha shkresat që lidhen me zgjatimin e bulevardit dhe me bllokimin e punimeve. Kallëzimi i Bashkisë ndaj kreut të INUK-ut, Zyhdi Dajti, nuk është i vetëm. Pranë Prokurorisë së Tiranës, ndodhet edhe kallëzimi i investitorëve të pallatit “Jon” në Vlorë, i cili u shkatërrua muaj më parë me argumentimin e ndërtimit të paligjshëm. Kallëzimin për “Shpërdorim të detyrës”, investitorët e pallatit “Jon” e kanë drejtuar edhe ndaj drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Vlorës.

Vendimi i Gjykatës Më 18 mars, Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e INUK-ut për pezullimin e punimeve në bulevardin verior të Tiranës. Gjykata Admin-

Arrestohet pas një hetimi 3-javor nga policia e Elbasanit një inspektor i tatimeve në Korçë. Mësohet se personi i arrestuar është Qamil Korça, rreth 50 vjeç. Hetimet ndaj inspektorit Qamil Korça mësohet se kanë nisur pas denoncimit të shtetasit J. S. nga Elbasani. Policia e Elbasanit e cila ka kryer edhe arrestimin nuk ka dhënë detaje rreth operacionit, por mësohet se 50-vjeçari Korça i ka kërkuar ryshfet J. S. Mbeten të paqarta rrethanat e këtij operacioni pasi 50-vjeçari është inspektor Tatimesh në Korçë, ndërsa hetimet dhe arrestimi është kryer nga policia e Elbasanit.

Ministria e Brendshme heq nga komisariatet ekspertët autoteknikë

Punimet për bulevardin e ri

Kallëzimi i Bashkisë ndaj kreut të INUK-ut nuk është i vetëm. Pranë Prokurorisë së Tiranës, ndodhet edhe kallëzimi i investitorëve të pallatit “Jon” në Vlorë, i cili u shkatërrua muaj më parë me argumentimin e ndërtimit të paligjshëm

istrative shqyrtoi animimin e bërë nga Bashkia e Tiranës për të pezulluar vendimin e INUK, që bllokoi prej datës 5 mars punimet. Bashkia kërkoi nga Gjykata Administrative anulimin e zbatimit të aktit administrativ për pezullimin e punimeve nr. 6, datë 4.3.2014 të kryeinspektorit të Inspektoratit Urbanistik Kombëtar në objektin kantier pune rruga “Karl Gega”, duke e cilësuar atë si të paligjshëm. Me vendimin e marrë nga gjykata hapet rruga për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, të cilat kanë qenë të bllokuara për dy javë rresht. Por sërish me datë 20 pati përplasje mes të dyja palëve dhe Bashkia paralajmëroi se do t;i drejtohet Prokurorisë së Tiranës. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Eno Bozdo ndërhyrja e inspektoratit ishte në kundërshtimin me vendimin e Gjykatës Administrative.

Nëpërmjet një urdhri, Ministria e Brendshme ka hequr nga komisariatet të gjithë ekspertët autoteknikë, të cilët përcaktonin shkaqet dhe fajtoret e aksidenteve me pasoja të rënda. Këta ekspertë ishin të ndarë në të gjitha komisariatet e vendit, ndërsa urdhri ka krijuar probleme edhe me procedurat e Prokurorisë. Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër, nëpërmjet të cilit heq të gjithë ekspertët autoteknikë në komisariate duke krijuar kështu probleme me përcaktimin e shkaqeve të aksidenteve, por edhe me punën e Prokurorisë. Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se urdhri i firmosur nga Tahiri është shpërndarë për të gjitha komisariatet e vendit më 28 mars të këtij viti. Tashmë për të gjitha aksidentet me pasoja të rënda nuk do të ketë më ekspertë autoteknikë, të cilët përcaktonin shkakun e aksidentit, por vetëm oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët do të kryejnë të gjitha procedurat.

Rekrutonte vajza duke nxitur urrejtje ndërfetare, pranga 39-vjeçarit Prokuroria: I. Hida predikonte se kishat janë “njerëz të djallit”

D

itën e djeshme, policia e Elbasanit ka bërë të mundur prangosjen e shtetasit Ilirian Hida, 39 vjeç. Pas hetimeve të Prokurorisë së Elbasanit, Gjykata vendosi sot masën “Arrest me burg” për I. Hidën, nën akuzën e “Nxitjes së urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë”, masë e cila është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit. Duket se gjithçka ka nisur me predikimet radikale që përdorte shtetasi në fjalë. 39-vjeçari, i punësuar si xhamalarës, predikon sektin fetar “Kisha e Lirë e Apostujve të Pentagonis”, një sekt i panjohur nga autoritetet përgjegjëse. Sipas informacioneve që ka publikuar Proku-

roria e Elbasanit, sektin e 39-vjeçarit e ndjekin vajza në moshë të re, të cilave u predikon shkëputjen nga shoqëria dhe familja dhe faktin se ata që nuk ndjekin Zotin në mënyrë të drejtpërdrejtë, janë “djaj”. Të njëjtin qëndrim predikon edhe për kishat, duke i konsideruar si “njerëz të djallit”. “Predikimet e tij kanë ndikuar negativisht në shëndetin mendor të ndjekëseve të sektit të tij, ç’ka ka detyruar familjarët e tyre të dorëzojnë kallëzim penal ndaj shtetasit I. Dida”, - thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Elbasanit.

Dëshmitë e familjarëve Shtetasi B. F. ka kallëzuar se vajza e tij, e cila vazhdon shkollën e lartë në Tirane, ka disa kohë që frekuenton një sekt fetar të krishterë me predikues shtetasin I. Hida nga qyteti i Elbasanit, i cili

predikimet e tij i zhvillon në ambientet e banesës së tij. Sipas bisedave që kallëzuesi ka bërë me vajzën e tij, predikuesi I. Hida u mësonte atyre që të tërhiqeshin nga familja dhe të mos i respektonin prindërit. Sipas Prokurorisë, predikuesi i instruktonte vajzat që të ndaheshin nga shoqëria ku

bënin pjesë dhe të kishin kontakte vetëm me persona që ishin pjesëtarë të këtij grupi predikues. Predikimet 39-vjeçari i bënte me anë të telefonit 2 orë në mëngjes dhe 2 orë në darkë, ndërsa ditën e diel vajzat duhet të vinin në Elbasan tek banesa e tij. Ndërkohë, një tjetër kallëzim penal është depozituar në polici në lidhje me këtë shtetas. Kallëzuesi Q. A. ka deklaruar se disa vite më parë vajza e tij kishte filluar të frekuentonte “Kishën e lirë të Apostujve të Pentagosis” në Tiranë. Vajza ka rreth 3 vjet që ka mbaruar shkollën e lartë, por nuk pranon që të punësohet pasi, sipas saj, Zoti nuk e lë të punojë. Kallëzuesi Q. A. ka folur ne telefon me I. Hidën, duke i kërkuar që të largohej nga jeta e vajzave të tij dhe të mos ndikonte për keq. Hida i është përgjigjur që ajo ishte motra e tij dhe se ata ishin në luftë me gjithë botën.


10

sociale

Javor

Kompensimi Emrat e ish-pronarëve që përfitojnë 4 këste

E shtunë, 10 maj 2014

Vlera e kompensimit do të jetë 320 milionë lekë

A

gjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka publikuar emrat e ish-pronarëve të cilët përfitojnë kompensimin prej 4 këstesh. Njëzet e pese prej pronarëve do të përfitojnë kompensim prej 57% të vlerës totale dhe 1 pronar do të kompensohet me 10% (kësti i katërt). AKKP bën me dije se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. “Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar. ligjin nr. 10239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fon-

dit special të kompensimit të pronave”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.5.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar”, - thuhet në njoftimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në përfundim të procesit janë shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt (në total 57%) për 25 kërkesa dhe kësti i katërt (10%) për 1 kërkesë, të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në shumën e përgjithshme prej 32 129 451,23 lekë (të reja). “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim”, - përfundon njoftimin AKKP.

Studimi

Shifrat

Monedhat, të mbushura me baktere, por duart nuk lahen 70 mijë pacientë të prekur nga verbimi i diabetit

S

ipas një studimi në Universitetin e Oksfordit, 26.000 baktere të gjetura në para, janë të mjaftueshme për provokimin e një sëmundjeje infektive. Përveç të mirave materiale që na sigurojnë paratë, po aq mund të jenë edhe të dëmshme për shëndetin e njeriut. Sipas një studimi të ri, pavarësisht se dy të tretat, besojnë se përdorimi i monedhave është i papastër, vetëm 1 në 5 evropianë lanë duart pas mbajtjes së monedhave. Në studim janë përfshinë më shumë se 9.000 konsumatorë nga 12 vende dhe pavarësisht se evropianët janë renditur si më të papastërit ata janë duke luftuar për të thyer zakonin e keq të mos pastrimin të duarve të tyre pas përdorimit të monedhave të pista. Hulumtues tjerë nga Universiteti i Arizonës kanë provuar në fakt se çdo tast i vogël i bankomatit “strehon” një mesatare prej 1.200 mikrobesh, duke përfshirë virusin e ftohjes dhe atë të gripit. Sipas ‘MailOnline’ më shumë mikrobet mund të gjenden në një monedhë 1 paund se sa në tualet, por pothuajse gjysma e

britanikëve pranojnë se kurrë nuk i kanë larë duart e tyre pas përdorimit të monedhave. Sipas studimit meshkujt kanë më shumë gjasa për të shmangur pastrimin duart e tyre se sa femrat me rreth 55%. 43% e britanikëve mendojnë se paratë janë më të pastër, ndërsa njerëzit që jetojnë në Francë dhe Hungari ishin ndër më të vetëdijshëm se monedhat mund të jenë më të pista. Por, njerëzit nuk duhet ta teprojnë me merakun e tyre për këtë gjë. “Mikrobet janë shumë të rëndësishme, janë shumë të kudogjendura dhe na rrethojnë neve gjatë gjithë kohës”,- thotë udhëheqësja e studimit dr. Jane Carlton. “Ne gjetëm disa mikrobe për të cilat duhet të shqetësohemi pak, por kjo nuk do të thotë që njerëzit ta teprojnë me shqetësimin e tyre”, përfundon ajo. Më e mira që mund të bëni në këtë drejtim është të pastroni duart me sapun, ose me dezinfektues me përmbajtje alkooli të cilin do ta aplikoni në duart tuaja, pas çdo kontakti me këto mjete infektuese.

D

iabeti është një nga shkaktarët kryesorë që çon në verbimin e popullsisë. Sot në vendin tonë numërohen rreth 70 mijë pacientë të prekur nga kjo sëmundje por shifrat mund të jenë edhe më të larta thonë mjekët, pasi ka pacientë që nuk trajtohen. Përballë kësaj situate ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se sistemi shëndetësor duhet të jetë i shqetësuar, ndërkohë që depistimi që do të kryhet tek kategoria e popullatës në vend do të

jetë një masat parandaluese të kësaj sëmundjeje. ‘’Përveçse është një sëmundje kronike ajo mbart edhe një kosto të konsiderueshme sociale dhe ekonomike për shkak se prek të gjithë shoqërinë e cila ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje. Nisma e kontrollit bazë të popullsisë nga mosha 40-65 vjeç, jo vetëm do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve dhe trajtimin e menjëhershëm në kuadër të tyre por edhe do të evidentoj nëngrupet e popullatës të cilët do të këshillohen në mënyrë profesionale për tu angazhuar në sjellje të shëndetshme”, - tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë. Sipas llogaritjeve diabeti e rrit koston e jetës së personit që vuan nga kjo sëmundje me 2.5 herë, ndërsa shpenzimet shëndetësore lidhur me diabetin konsumojnë nga 7-16% të buxhetit të shëndetësisë në të gjithë botën. Edhe në Shqipëri, të dhënat statistikore të shpenzimeve vjetore të Fondit të Sigurimeve, Diabeti zë afërsisht 10% të konsumit vjetor.


Javor

Studimi BSH: Aftësia e ekonomisë E shtunë, 10 maj 2014

Në PLAN Të PARë 11

shqiptare tani është përgjysmuar Studimi i specialistëve të Bankës Qendrore ka arritur në përfundimin se rritja potenciale ekonomike nuk do të rikthehet në nivelet e para vitit 2009 në një të ardhme afatmesme. Kjo lidhet në radhë të parë me ndryshimet strukturore në ekonomi që po bëhen nga qeverisja e majtë

Ervin Kaduku

A

ftësia e rritjes potenciale të ekonomisë shqiptare është përgjysmuar. Sipas një studimi të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, pas nisjes së krizës, në vitin 2009, potenciali i rritjes së ekonomike të vendit ka zbritur në intervalin midis 2,6% dhe 3%, nga rreth 6% që vlerësohet të ishte para krizës. Por, ç’është më e rëndësishme, studimi i specialistëve të Bankës Qendrore ka arritur në përfundimin se rritja potenciale ekonomike nuk do të rikthehet në nivelet e para viti 2009 në një të ardhme afatmesme. Kjo lidhet në radhë të parë me ndryshimet strukturore në ekonomi që po bëhen nga qeverisja e majtë apo me zhvendosjen e kapitaleve dhe forcës së punës nga sektorë që kanë hyrë në një cikël rënës, si ndërtimi. Këto ndryshimet strukturore do të kërkojnë kohë për të arritur rritjen e produktivitetit dhe për t’u përshtatur me realitetin e ri ekonomik. Sipas studimit, përfshirja e inovacionit, progresit teknik, e dijeve dhe arsimimi bashkëkohor kërkojnë investime dhe reforma të thella strukturore. Nëse kjo do të bëhet në mënyrën e duhur, rezultatet do të jenë pozitive në rritjen e produktivitetit, por kjo do të ndodhë në një horizont afatgjatë. Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm është emigracioni, që nuk pritet të jetë më një nga burimet e rëndësishme të të ardhurave. Një pjesë e emigrantëve janë kthyer në vend, kryesisht pas krizës greke, ndërsa pjesa e mbetur i ka ulur ndjeshëm dërgesat drejt Shqipërisë. Frenimi i ritmeve të kreditimit, veç kujdesit të bankave, pasqyron më së shumti ngadalësimin e kërkesës dhe rritjen e kujdesit për të investuar, çka e kufizon potencialin e rritjes gjatë viteve të ardhshme.

Punësimi Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se hendeku i prodhimit mbeti negativ, me gjithë rikuperimin e rritjes në tremujorin e katërt të vitit. Aktiviteti i ulët ekonomik është shoqëruar me rritjen graduale të normës së papunësisë gjatë vitit 2013, siç raportohet nga rezultatet e Anketës së Forcës së Punës. Norma e papunësisë është rritur me rreth 2.6 pikë përqindje nga fundi i vitit 2012, duke qëndruar në nivelin 17% në tremujorin e katërt. Norma e lartë e papunësisë ka ushtruar presione të dobëta për rritjen e pagave dhe ka shtuar pasigurinë e konsumatorëve për qëndrueshmërinë e burimeve të tyre të financimit. Kërkesa e dobët konsumatore ka ulur marzhet e fitimit të bizneseve si dhe ka zvogëluar hapësirat e tyre për të përcjellë rritjet e akcizave dhe të kostove të punës për njësi tek çmimet përfundimtare. Në këto kushte, presionet inflacioniste me burim kërkesën e brendshme mbeten të dobëta. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë për dinamikë të ulët në këtë treg dhe për presione të dobëta për rritje të pagave.

Banka e Shqipërisë

17%

Norma e papunësisë është rritur me rreth 2.6 pikë përqindje nga fundi i vitit 2012, duke qëndruar në nivelin 17% në tremujorin e katërt

Pagat Treguesi i pagës nominale mesatare në ekonomi u rrit me 0.5% në tremujorin e katërt të vitit, pas rritjes mesatare me rreth 2.2% në nëntëmujorin e parë. I deflatuar me inflacionin, ky tregues shënoi rënie si në terma vjetorë ashtu dhe në terma tremujorë, përkatësisht me 0.96% dhe 0.13%. Ecuria e ngadaltë e pagave në ekonomi, në linjë më zhvillimet ekonomike, u ndikua kryesisht nga rënia e pagave në shërbime (-1.7%). Të dhënat nga statistikat afatshkurtra tregojnë për ngadalësim të pagave edhe në sektorët e tjerë të ekonomisë. Në sektorin shtetëror, paga reale qëndroi thuajse e pandryshuar në krahasim me një vit më parë. Të dhënat më të fundit nga vrojtimet e besimit sinjalizojnë për ngadalësim të rritjes së pagave në ekonomi në tremujorin e parë të vitit. Buxheti Të dhënat për tremujorin e parë të vitit sugjerojnë një kontribut negativ të shpenzimeve publike në rritjen ekonomike të kësaj periudhe, si në formën e konsumit final të qeverisë ashtu edhe në formën e investimeve publike. Shpenzimet buxhetore të tremujorit të parë të vitit 2014 u realizuan me rreth 88.4 miliardë lekë, ose rreth 2.4% nën nivelin e të njëjtës periudhë të një viti më parë. Trajektorja që ka ndjekur totali i shpenzimeve gjatë tremujorit të parë të vitit është diktuar nga sjellja e shpenzimeve kapitale. Këto të fundit, për tre muajt e parë të vitit, u realizuan me rreth 10.5 miliardë lekë, nivel ky rreth 26.7% më i ulët në terma vjetorë nominalë. Të ardhurat buxhetore gjatë tremujorit të parë të vitit kanë shfaqur një sjellje të kundërt

me atë të shpenzimeve, duke regjistruar ritme pozitive rritjeje në terma vjetorë. Në tre muajt e parë të vitit 2014 u realizuan rreth 82.1 miliardë lekë të ardhura, nivel ky rreth 8.2% më i lartë nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Kontributin më të lartë në rritjen e totalit të të ardhurave e kanë dhënë të ardhurat nga TVSH-ja, me rreth 6.3 pikë përqindje, niveli më i lartë ky që prej vitit 2008, vit në të cilin u hoqën një numër i konsiderueshëm përjashtimesh nga TVSH-ja. Ndërkohë, në vitin aktual, ndryshimet në ligjin për TVSH-në lidhen me eliminimin e për-

88.4

Shpenzimet buxhetore të tremujorit të parë të vitit 2014 u realizuan me rreth 88.4 miliardë lekë, ose rreth 2.4% nën nivelin e të njëjtës periudhë të një viti më parë

jashtimit nga pagesa e TVSH-së vetëm për fazën e zhvillimit të operacioneve hidrokarbure (me një efekt të pritshëm vjetor prej 1.5 miliardë lekësh). TVSH-ja e vjelë mbi prodhimin e mallrave dhe shërbimeve në vend ka shënuar ritme pozitive rritjeje, duke dhënë në të njëjtën kohë kontribut të qenësishëm pozitiv në totalin e të ardhurave nga TVSH-ja. Deficiti buxhetor në fund të tremujorit të parë të vitit rezultoi rreth 6.3 miliardë lekë, nga 14.6 miliardë lekë që shënonte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tkurrja e deficitit për këtë periudhë i atribuohet në masë të madhe (rreth 60%) ecurisë së të ardhurave me karakter tatimor.


12

cmyk

reklamë

Javor

E shtunë, 10 maj 2014


Javor

kulturë

E shtunë, 10 maj 2014

13

Rrethohet Opera Kontroll, roje dhe qen paraprijnë “La Stravaganza” të Angjelin Preljocajt Balerinët e TKOB, gjatë provave gjenerale të shfaqjes “La Stravaganza”

Violeta Murati

P

rej orës tre pasdite, Teatri i Operas dhe Baletit u vu nën masa të rrepta sigurie. Roje që kontrollonin gjithçka nëpër shkallë, mes luleve, gjithandej kanë rrethuar Operan në Ditën e Evropës. Po, festimet ishin menduar të hapeshin mbrëmë në orën 19:00, në një nga institucionet më të rëndësishme të kulturës, ku do të mblidheshin të gjithë diplomatët, ajka e politikës, kulturës si dhe përfaqësuesit e Delegacionit Evropian në Shqipëri. Premiera e shfaqjes “La Stravaganza” e koreografit me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj ishte mbrëmë si projekt që e solli në Tiranë në Ditën e Evropës. Një orë para fillimit të shfaqjes, Preljocaj merrej me provat e fundit me balerinët shqiptarë në skenë, ku u bë një kalim i pjesës janë shtuar masa. Në hollin e Operas, policë me qen për dorë kanë kontrolluar gjithë mjedisin deri dhe sallën, pëllëmbë për pëllëmbë. Dukej e pazakontë kjo pamje në Teatrin e Operas dhe Baletit, në mos duhej patjetër të ishin vënë në dijeni për ndonjë alarm bombe. Kulmin “rrethimi” e pati midis orëve 18:00 - 19:00, kur “elita” ndërkombëtare dhe e vendit nisën të ngjisnin shkallët, diktuar për t’u rreshtuar sipas

cmyk

Drejtori i TKOB, Ilir Kerni dhe Angjelin Preljocaj gjatë provave gjenerale të shfaqjes

linearit që krijonte tapeti i kuq. Asgjë artistike apo elitare, thjesht ishin masa sigurie. Në portën kryesore, katër roje të tjerë kontrollonin ftesat dhe survejonin të ftuarit nga larg dhe afër. Këtë pamje kishte “bordura” në hyrje të Operas Ditën e Evropës në simbolike premiera e koreografit me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, i vetmi ndoshta që vraponte nga rreshtat e sallës drejt fundit, për të dhënë orientimet mbi muzikën dhe nga aty, po me vrap rrëshqitës drejt skenës për t’u dhënë këshilla balerinëve shqiptarë. E gji-

Rojet e sigurisë në portën e TKOB

tha kjo pjesë u prezantua një ditë më parë si punë e projektuar prej ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, por në fakt nuk rezulton e tillë. Pjesa e Preljocajt ka më shumë se një vit që përgatitet në Teatrin e Operas dhe Baletit. Asistentja e koreografit ka kaluar ditë të tëra në zgjedhjen e balerinëve, në prova, në lodhje deri në darkën e mbrëmshme. Është çështje tjetër projekti i propozuar nga Kumbaro për Preljocajn, e këtë të fundit nuk e dëgjuam aq entuziast, veç faktit se po teston dhe në një fazë tjetër do të mund të vendoset. Megjithatë,

në këtë “ambicie” shqiptarësh do të duhej të dëgjohej më tepër zëri i Kernit, i cili (ndoshta) duhet të ketë pasur ndonjë platformë afatgjatë kur u bë drejtor, që pa dyshim do të duhej dhe ky propozim prej tij, dhe jo prej Kumbaros. Ministria është strategji për të ndërtuar ura dhe misione, por jo të shndërrohet në agjenci punësimi... Në të kundërt nuk do të kalojë lehtë as pamja që na u dha dje para shfaqjes, me qentë që nuhatnin nëpër sediljet e Operas dhe në të gjithë ambientin përqark – thjesht si instinkt qeni, jo për detyrën e tij politike!


14

dossier

Javor

E shtunë, 10 maj 2014

Speciale/ Cilat ishin vendimet që firmosi Enver Hoxha më 22 dhjetor 1950

Porosia e Enver Hoxhës Letra sekrete e diktatorit për Fan Nolin! Publikohet për herë të parë një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumenteve origjinale që nisin etapën e persekutimit të Kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të Komunitetit Mysliman

E

nver Hoxha aktivizon Komitetin mbi Besimet Fetare për të orientuar kishën ortodokse që të protestonte për ndërhyrjen ilegale të Patiarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Më 22 dhjetor 1950, sekretari i përgjithshëm i PPSH-së kthen në vendim, E. Hoxha firmos këtë vendim të diskutuar më parë në Komitetin Qendror midis Tuk Jakovës dhe Mehmet Shehut. Sa i takon projekt-statusit të tretë të Kishës Katolike, Enver Hoxha dërgon me firmën e tij orientimin se më parë duhet diskutuar kjo çështje me “shokët sovjetikë”. Ndërsa “këshilla” themeltare e udhëheqësit ishte që partia dhe Sigurimi i Shtetit të shfrytëzonin kontradiktat e brendshme të klerit katolik, me qëllim që të izolohen “elementet reaksionarë”. Me këtë dokument të siguruar nga Arkivi Qendror i Shtetit, shënohet edhe fillimi i luftës së hapur të qeverisë komuniste kundër fesë, duke e lidhur veprimtarinë e tyre me elementë armiqësorë. Cilat ishin problemet që dolën nga statuti i ri i klerit katolik? Si do të funksiononte ky komunitetit në mungesë të bekimit të Papës? Cilat ishin orientimet që dha Enver Hoxha për politikën e shtetit në lidhje me Kishën Katolike? Pse mori fuqi problemi i sektit halfeti (i Komunitetit Mysliman)? Çfarë ndodhi me këtë komunitet? Sekti halfeti më 1950 bëri një mbledhje ku zgjodhi një kryesi, duke vendosur të shkëputet nga Komuniteti Mysliman dhe të lidhej me Komunitetin Bektashian. Pse e hodhi poshtë Mehmet Shehu vendimin e sektit të halfetit? “Nga ana e Kryeministrisë, e gjithë kjo veprimtari është quajtur ilegale dhe është disaprovuar, për shkak se kjo mbledhje nuk është bërë në rrugën demokratike dhe nuk përfaqëson të gjithë sektin halfeti, inisiatorët e saj (Sheh Abedini etj.) e kanë bërë me qëllime karrieriste dhe ndoshta në këtë punë ka gisht armiku”, thuhet në vendimin nr. 245, në mbledhjen që u mbajt më 22 dhjetor 1950. Si reagoi qeveria komuniste shqiptare ndaj çështjes së ndërhyrjes së Patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Publikohet për herë të parë një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumenteve origjinale që nisin etapën e persekutimit të Kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të Komunitetit Mysliman.

Enver Hoxha: Të porositet Fan Noli për protestë të Ortodoksisë në Amerikë Enver Hoxha lëshon vendimin që t’u dërgohet të gjithë patriarkëve të botës një letër proteste kundër Patriarkanës së Stambollit. Në veçanti udhëheqësi shqiptar jep porosi

Enver Hoxha

për Fan Nolin për ta shtypur në gazetë dhe transmetuar në të gjithë botën ndërhyrjen e Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Pse Enveri i besoi Fan Nolit në zgjidhjen e kësaj situate? Cilat ishin porositë e udhëheqësit që u firmosën më 22 dhjetor 1950 për Kishën Ortodokse? Si e trajtoi çështjen e statutit të klerit katolik në Shqipëri? Pse kërkoi të merrte udhëzime nga Bashkimi Sovjetik? Ja cilat ishin vendimet që firmosi Enver Hoxha më 22 dhjetor 1950: *** VENDIM NR. 245 Në mbledhjen e tij të datës 22 dhjetor 1950, sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, mori në shqyrtim problemet e mëposhtme që u shtruan nga sekretari i partisë dhe n/Kryeministri shoku Mehmet Shehu: Çështja e statutit të klerit katolik

Në veçanti udhëheqësi shqiptar jep porosi për Fan Nolin për ta shtypur në gazetë dhe transmetuar në të gjithë botën ndërhyrjen e Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë

Çështja e sektit Halfeti (komuniteti mysliman) Trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit Çështja e ndërhyrjes së patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me të gjitha këto, mbasi e diskutoi çdo çështje veças, sekretariati i PPSH: VENDOSI 1. Për të zgjidhur çështjen e nenit të 13-të të projektstatutit të tretë të kishës katolike, të pritet mejtimi i shokëve sovjetikë. Ndërkohë të punohet nga ana e organeve të partisë dhe të sigurimit të shtetit për të thelluar dhe për të çfrytëzuar kontradiktat e brendshme të klerit katolik me qël-


Javor

dossier

E shtunë, 10 maj 2014

15

Enveri: Protestë tek të gjithë patriarkët e botës

M

e anën e Komitetit mbi besimet fetare të orientohet Kisha Orthodhokse që të protestojë për ndërhyrjen ilegale të Patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, kjo protestë tu dërgohet të gjithë patrikëve të botës, Fan Nolit, të shtypet në gazetë dhe të transmetohet me radio. Kisha Orthodhokse të orientohet gjithashtu që ti dërgojë Fan Nolit vendimin e Sinodhit të Shenjtë mbi lidhjen organike të Kishës Orthodhokse Shqiptare të Amerikës me Kishën tonë orthodhokse dhe zbatimi i këtij vendimi të Sinodhit të lihet fakultative për Fan Nolin. Shtypi dhe radio të demaskojë tentativat e Patriarkanës së Stambollit dhe të mbështesin qëndrimin e tashëm të Fan Nolit në lidhje me këtë çështje”.

Mehmet Shehu: Marko Lipe, spiuni i Patriarkanës së Stambollit në Amerikë

Fan Noli

lim që të izolohen elementet reaksionare dhe të binden masat katolike si edhe klerikalët e vegjël dhe të mesëm për drejtësinë e politikës së shtetit në lidhje me kishën katolike. 2. Të punohet nga ana e komitetit mbi besimet fetare dhe nga organet e sigurimit që në konferencën e ardhshme të sektit halfeti të vijnë elemente pro pushtetit, që në këtë konferencë të zgjidhen si anëtarë të këshillit dhe të kryesisë elemente me një të kaluar të pastër dhe me qëndrim të mirë dhe të dështojnë tentativat për çkëputjen esektit halfeti nga Komuniteti Mysliman e për lidhjen e tij me Komunitetin Bektashian, mbasi një gjë e këtillë do të na dëmtonte rëndë dhe prej saj nuk do të përfitonte përveçse armiku. 3. Kërkesat e Komuniteteve Myslimane, bektashiane dhe orthodhoks të shqyrtohen nga Këshilli Ministeral dhe të aprovohen ato që janë të drejta. 4. Me anën e Komitetit mbi besimet fe-

tare të orientohet Kisha Orthodhokse që të protestojë për ndërhyrjen ilegale të patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, kjo protestë t’u dërgohet të gjithë patrikëve të botës, Fan Nolit, të shtypet në gazetë dhe të transmetohet me radio. Kisha Orthodhokse të orientohet gjithashtu që ti dërgojë Fan Nolit vendimin e Sinodhit të Shenjtë mbi lidhjen organike të Kishës Orthodhokse Shqiptare të Amerikës me Kishën tonë orthodhokse dhe zbatimi i këtij vendimi të Sinodhit të lihet fakultative për Fan Nolin. Shtypi dhe radio të demaskojë tentativat e patriarkanës së Stambollit dhe të mbështesin qëndrimin e tashëm të Fan Nolit në lidhje me këtë çështje. Tiranë më 22 dhjetor 1950 Sekretari i përgjithshëm i PPSH Enver Hoxha Përgatiti materialin arkivor: V. M.

Mehmet Shehu

P

se u ngrit çështja e ndërhyrjes së Patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Mehmet Shehu ngre këtë problem në mbledhjen e 22 dhjetorit 1950 përpara sekretarit të KQ të PPSH, Tuk Jakova, të cilën do ta firmoste për miratim Enver Hoxha: “Patriarkana e Stambollit, në shërbim të spiunazhit amerikan ka vendosur të dërgojë në Amerikë Marko Lipen, si Peshkop të Kishës Shqiptare atje. Qëllimi i Patriakanës së Stambollit është të përçajë Kishën Shqiptare në Amerikë dhe ta verë atë në shërbim të qeverisë amerikane dhe të qeverisë së Athinës, kundër interesave të atdheut tonë. Fan Noli, Peshkop i Kishës Sh-

qiptare në Amerikë, në lidhje me këtë çështje, është duke mbajtur qëndrim të drejtë. Fan Noli që ka pas kërkuar me kohë lidhjen organike të Kishës Shqiptare të Amerikës me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i ka komunikuar Kishës sonë Orthodhokse se tash kjo lidhje do të ishte e padëshirueshme sepse gjoja do të përdorej prej armiqve si një element për të luftuar Kishën Shqiptare të Amerikës. Sinodhi i Shenjtë i kishës sonë Orthodhokse ka konsakruar vendimin e Kongresit të III-të orthodhokse mbi pranimin e kërkesave së Fan Nolit për t’u lidhur me Kishën tonë orthodhokse, dy ditë përpara se të vinte telegrami i Fan Nolit që e konsideron tash këtë kërkesë si të pa dëshirueshme”.


16

speciale

Arbëreshët në Argjentinë

Javor

E shtunë, 10 maj 2014

Prift shqiptar në Argjentinë, një arbëresh me falmurin tonë kombëtar gjatë meshës në kishë!

Dedier Norberto Marqueigui Lujan-Argentina

N

ëse në vitin 1914 emigrimi evropian arriti piken më të lartë në historinë e Argjentinës, llogaritet se 1,760.000 persona kanë hyrë brenda kufijve të shtetit në periudhën 1091-1910 (Devo­to, Fernando J, Historia de la inmigración en la Argentina, Bs. As, Sudamericana, 2003, f. 162), nuk duket e vështirë të pranojmë se shqiptarët pak kanë ndikuar në atë shifër, pasi ishin në numër më të vogël në mesin e “kombësive të tjera” sipas regjistrimit të tretë kombëtar të atij viti. Italianët, për ndryshim nga fqinjët e tyre më të afërt mesdhetar, vendoseshin në anë të kundërta, që me kalimin e kohës përbënin numrin më të madh të të arriturve në shtet. Që të kemi një ide më të qartë, llogaritet se 4,200.00 emigrantë evropianë kanë hyrë në Argjentinë në mes të viteve 1881 - 1914. Nga ta, rreth 2,000.000 ishin italianë, 1,400.000 spanjollë, 170,000 francezë dhe 160.00 rusë (Devo­to, Fernando J, “La inmigración” en Nueva Historia de la Nación Argentina, Bs. As, Academia Nacional de la Historia-Ed. Planeta, 2000, T IV, p. 89.); dhe kjo natyrisht duke mos llogaritur një numër të madh prej tyre që u kthyen në vendlindje. Në një mënyrë ose tjetrën numrat pa dyshim janë të diskutueshëm. Megjithatë, nëse shikohet me kujdes, mund të tregohet një histori tjetër. Për shembull, nuk është krejt e saktë nëse i referohemi vetëm një brezi të “emigracionit italian në Argjentinë”, sepse kur filloi ky proces, as Italia dhe as Argjentina nuk ekzistonin si shtete; e para e konsoliduar si e tillë në vitin 1870 pas marrjes se Romës, ndërsa e dyta dhjetë vjet më vonë, kur autoritetet kombëtare morën kontrollin e kryeqytetit Buenos Aires. Ndërkaq, njerëzit e zakonshëm që nuk mund të merrnin shtetësinë - komb inekzistentë ose prezentë vetëm në mendjet e disa politikanëve dhe intelektualëve iluministë, dhe të cilët identifikoheshin me mënyrën e tyre të jetesës, gjuhën, kulturën, vendlindjen, si dhe rajonet që ndanin me fqinjët, ku dominonin

vlerat me të cilat i udhëhiqnin veprimet e tyre përgjatë gjithë jetës. Dhe kështu logjikisht vazhdon formimi i shteteve kombëtare, ku askush nuk ndryshon automatikisht brenda një dite dhe në asnjë çast nuk e harrojnë besimin në të cilin janë formësuar ata dhe brezat para tyre, nga një ndryshim i thjeshtë politik të cilin as nuk e njihnin. Për më tepër, këtë “ndryshim” të identiteteve ata e mendojmë si një proces të pushtimit gradual, avancim i një identiteti të ri por me rrugë të ndryshme, duke qenë edukimi dhe sistemi arsimor njëra ndër mënyrat e preferuara të këtij konvertimi, por jo edhe e vetmja. Madje, “gjenovezët” që erdhën këtu në mes të viteve 1850 - 1860, por edhe më herët, të cilët nganjëherë njiheshin edhe si “italian”, nuk vendoseshin në tërë Argjentinën, por së pari në Buenos Aires, Uruguai, Paraguai, si dhe në krahinat bregdetare të lumenjve dhe përroskave të “Río de la Plata”, ku kontrollonin trafikun detar përgjatë viteve. Domethënë, ata nuk shkuan në ndonjë qytet të caktuar, por në një rajon i cili kalonte kufijtë kombëtar, ku zhvillohej një veprimtari të cilën ata përgjatë gjithë traditës së tyre lundruese e ushtruan me leverdi. Përballemi kështu me një ndryshim të perspektivës. Shpërnguljet mund të studiohen në nivel kombëtar, por gjithashtu më gjerësisht dhe në intensitet më të madh në nivel rajonal dhe lokal, për të ofruar shpjegime më të besueshme dhe të më të përafërta nga pikëpamja e emigrantëve (Dalla Corte, Gabriela y Fernández, Sandra, Lugares para la historia: espacio, historia regional e historia local en los estudios contemporáneos, Rosario, UNR, 2001.), sepse kjo që u ndodhi gjenovezëve nuk u ndodhi vetëm atyre, mirëpo shembulli i tyre mund të shihet në mijëra herë, siç ndodhi me rastin e baskëve të cilët krijuan identitetin e tyre mbi kufijtë e Spanjës dhe Francës, që kishte pak rëndësi për ta, dhe u angazhuan në vendpunishtet që i pozicionuan ata si tregtarë të mëdhenj, njëjtë sikurse fermerët, pronarët e tokave apo mjeshtërit e thjeshtë. Fakti që baskët dhe gjenovezët në mes tjerëve mund ti gjenim të shpërndarë në të gjithë tregun e punës, ata përqendroheshin në disa profesione shumë të

veçanta që flet shumë për ta, dhe është tregues i proceseve tjera për të cilat do të flasim më vonë. Për momentin na mjafton të themi që është e padrejtë t’i referohemi shumë një gjenerate të “emigracionit evropian në Argjentinë”, sepse emigrantet nuk u shpërndanë përgjatë gjithë vijës bregdetare të shtetit, por mbi të gjitha ata u përqendruan në qytetin dhe krahinat e Buenos Aires, në fushat e pasura të krahinave fqinje si: Santa Fe, Entre Ríos, Córdoba o La Pampa, në tokat e pabanueshme të Patagonias, si dhe ne rajonet agro-industriale të sheqerit “Tucumán” dhe verës “Mendoza”. Por shkalla e prezencës së tyre ishte shumë inferiore në krahinat në brendinë e thellë, kështu që nëse në vitin 1914 emigrantët përbënin një të tretën e popullsisë së fshatrave dhe qyteteve të Buenos Aires, pak mbi nivelin kombëtar, dhe ishin gjysma e popullsisë mashkullore të kryeqytetit të Republikës së Argjentinës, megjithatë shumë pak mund të gjinden në rajonet veriore Katamarka dhe Salta, të prekura nga gjurmët e civilizimeve indigjene/ vendase dhe nga pushtimi dhe dominimi i kolonive spanjolle. Duke marrë parasysh numrin e madh dhe problemet që dalin nga statistikat e hyrje-daljeve të emigrantëve dhe të regjistrimit kombëtar, analiza mikro-hapësinore mund të zhvillonte format e artikulimit shoqëror që e ngarkojnë edhe më shumë peizazhin heterogjen në përgjithësi shumë kulturor të Argjentinës të para Luftës së Parë Botërore. Një shembull që meriton vëmendjen tonë në këtë artikull. Para disa vitesh, ishim duke studiuar përbërjen rajonale të emigracionit italian të drejtuar në Luján, që gjendej shtatëdhjetë kilometra në perëndim të qytetit dhe portit të Buenos Airesit. Shumë shpejtë, informatat e zbërthyera nga librat e gjendjes civile (lindjeve, martesave dhe vdekjeve) të regjistrit civil (Registro Civil de las Personas de Luján. Libros de actas de matrimonios. Libros de nacimientos y. Libros de defunciones (1889-1930). (Regjistri civil i banoreve të Luján. Certifikata e martesës, certifikata e lindjes, certifikatat e vdekjes (18891930), që përmbajnë të dhënat jetike të qyteteve dhe fshatrave të origjinës së emigrantëve italianë

që jetojnë këtu, filluan të qarkullojnë zërat për fshehjen e shifrave në nivel shtetëror. Për italianët që vinin në Luján nuk mund të thuhej me vendosmëri që vinin nga e gjithë Italia. 15% ishin nga qytetet e vogla si “Piamontesa Mongiardino” në veri të gadishullit, 16% (Cipo­ lletta, Elisa­ bet, Silvestrín, Ana María y Marquiegui, Dedier Norberto;, “Inmigración italiana a Luján (18801914)” en Cua­dernos de Historia Regional, vol V, nº 14, año 1989, f. 3-23.) nga krahina kalabreze “Cosenza” në jug. Pjesa dërrmuese e emigrantëve vinin nga një numër i vogël fshatrash të afërta me njëra tjetrën, të viseve malore të vendosura në mes të Apenineve dhe Detit Jon. Emrat e tyre: San Demetrio Corone, Santa Sofía d´Epiro, Vaccarizzo Albanese, San Cosmo Albanese, Macchia Albanese, ishin tregues të diçkaje që dukej e fshehur dhe që na tregonte gjurmët e një realiteti shumë më përfshirës që ishte në pritje të zbulohej (Ginzburg, Carlo, “Huellas. Raíces de un paradigma de inferencias indiciales”, recientemente reeditado en Tentativas,. Rosario, Prohistoria, 2004.). Shumë shpejt gjërat filluan të qartësohen. Në fakt bëhej fjalë për emigrantët që nuk mund të quheshin në të vërtetë italianë dhe as kalabrezë, por që ishin shqiptarë, më saktësisht arbëreshë të lindur në disa pjesë të vogla të Italisë. Pasardhës të drejtpërdrejtë të migrimeve të mëdha që nga shekulli XV ose dhe më herët, që kishin lejuar transferimin e pjesëve të tëra të Shqipërisë nën sundimin turk, edhe pse në parim kjo është një pike që duhet të përqendrohet sidomos në zonën e Kavajës e në të njëjtën mase edhe në Shkodër e Tropojë, të cilët gjetën strehim aty, dhe qe nga atëherë banimet e tyre te reja. Disa, emigrantë politik pjesëmarrës të krahut të pavarur të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, më shumë emigrantë socio-ekonomik, të prekur nga pasojat e tmerrshme të luftës (Rotelli, Claudio (a cura di), Gli albanesi in Calabria. Secoli XV-XVIII, Cosenza, Edizioni Orizzonti Meridionali, 1990). Për kuriozitet, deti të cilin duhej ta kalonin për të arritur në vendbanimet e tyre të reja, në vend se ti largonte ata, i afronte edhe më shumë me rrënjët e tyre. Kështu, të përfshira të gjitha fshatrat në një zonë me rreze të gjerë prej dhjetë kilometrash, e cila mund të ecej në


Javor

speciale

E shtunë, 10 maj 2014

17

këmbë brenda një dite, duke e ndërtuar atë që sociologët dhe antropologët e përshkruajnë si zonën e parë të kontaktit ndërpersonal, ku të gjithë anëtarët shoqërohen çdo ditë dhe jetojnë në kontakt të përhershëm, duke u njohur si pjesë e një identiteti të njëjtë, të një zone që italianët e quajnë “paese” (vend) me “p” të vogël për dallim nga “P” e madhe të “Paese” të shteteve kombëtare ku dominojnë banorët “paesanos”, e një kulture të përbashkët (Morel, Alain, “L’espace social d’un village pi­card” en Etu­des rura­les, 45, nº 73, 1972, f. 62-80.). Një tipar i theksuar në kohën kur komunikimi ishte i vështirë dhe realizohej në këmbë ose gomar, për shkak të terrenit malor me zonat qe

njohur dhe me të cilin u identifikua i gjithë komuniteti arbëresh. Natyrisht, nuk ishte vetëm gjuha elementi i vetëm që dallonte popullin me origjinë nga Shqipëria. Edhe feja luante një rol të rëndësishëm duke konsideruar banorët si pjesë e besimit katolik por me rite greko-bizantine. Duke ruajtur në të njëjtin nivel elementet tipike të veshmbathjes, mënyrën e të ushqyerit si dhe patriotizmin që kanë edhe sot, me figurë qendrore Skënderbeun. Të themi, jemi dëshmitarë të një konglomerati social, njësia e të cilit nuk i referohet vetëm origjinës, por ajo është krijuar në përditshmëri nga banorët e fshatit edhe më shumë. Aktiviteti kryesor në të cilën mbështeteshin banorët e asaj zone ishte bujqësia, një pjesë e prodhimeve ndonjëherë destinoheshin edhe për treg. Këtu dominonte kultivimi i perimeve dhe bishtajoreve për konsum vetjak, që kombinohej me prodhimin më të specializuar të grurit, dhe frutave si: fiq, dardhë, rrush si dhe ullinj. Paralelisht me mbledhjen e gështenjave dhe kultivimin e dhive, derrave, deleve dhe lopëve, ata mbanin edhe gomar për transport si dhe shpezë për jetesën e tyre. Për kohët e vështira grumbulloheshin rezerva dhe ajo qe tepronte shërbente si ushqimin për kafshët. Të gjitha këto aktivitete bëheshin për të plotësuar dhe përmirësuar prodhimin përgjatë gjithë kalendarit bujqësor. Gjithashtu, falë zhvillimit fondamental të sistemit te shkëmbimit dhe ndërveprimit shoqëror që bashkonte të gjitha fshatrat dhe në këtë mënyrë që të bëhej një zonë me ndikim, pothuajse të pavarur. Prandaj në kohën kur fuqia punëtore kërkohej më shumë, të afërmit e një fermeri shkonin për të punuar në tokën e tij, duke llogaritur se do të merrnin të njëjtën ndihmë kur t’iu duhet atyre. Të njëjtat praktika zbatoheshin edhe në punët e tjera sikurse ndërtimi i shtëpive dhe punë tjera. Këto dhënie arrinin kulmin në festat e përbashkëta pas korrjeve, ku edhe më tej forcoheshin marrëdhëniet e tyre shoqërore. Madje, duke marrë parasysh dobësitë e sistemit, ata bashkëpunuan pikërisht për këtë fund. Sepse, pavarësisht të gjitha përpjekjeve, toka jopjellore, ndonjëherë e fituar nga shpyllëzimet, dhe tej-shfrytëzimi i tepërt, përcaktuan nevojën për këmbimin dhe shitjen e mallrave, në kërkim të asaj që nuk kanë mundur apo nuk kanë arritur ta prodhojnë vet. Për këtë shkonin në tregjet e brendshme dhe të jashtme, sikurse rasti i Acri, një fshat kalabrez krejtësisht i dalluar për nga kultura që shtrihej në një distancë

Ishin raste të veçanta, njëjtë sikurse festat fetare, ku çdo fshat në mënyrë të pavarur kishte kishën e vet, shenjtërorin (priftin) e vet që ndërmjetësonte në mes të Zotit dhe besimtarëve kur ishte dita e Shën Dimitrit apo Shën Mitrit (spanj: San Demetrio), Shën Atanasit (spanj: San Atanasio), e Shën Sofisë (spanj: Santa Sofía), Shën Gjergjit (Spanj: San Gorgio) dhe Shën Marisë të Konstgantinopojes (spanj: Santa María de Constantinopla). Familjet e të gjitha fshatrave u mobilizuan në mënyrë masive për të shkuar drejt fshatit nikoqir të festës, e që në përgjithësi shoqërohej me panaire, duke u zgjeruar me ngjarjet familjare si pagëzimet, martesat dhe varrimet, e që shërbente edhe si mundësi e shoqërimit dhe mund të shërbejë për qëllime të ndryshme. Me pak fjalë, nëse i përkasin të njëjtës kulturë dhe shoqëri, lidhjet e ngushta në bashkëjetesën e përditshme, në punë, në panaire dhe festimet e ndryshme, ndër të tjera definuan një univers të përkatësisë kulturore, dhe bënin thirrje për ndikim ne aspektet e ndryshme te jetës së anëtareve dhe familjeve, duke ofruar zgjidhje për problemet që në njëfarë mënyre duken vështirë të zgjidhen apo vështire të trajtohen individualisht. A ishin instrumente këto që bën të mundur emigrimin në Argjentinë? Kjo është pyetja që do të mundohemi ti përgjigjemi më vonë. Tani për tani, na mjaftojnë provat e para që kemi rreth pranisë së emigrantëve arbëreshë në Luján që nga 1869, kur u arrit pajtimi se pjesa më e madhe e migrimeve ishte nga “Mezzogiorno” apo jugu i Italisë, janë shprehjet e përmendura pas krizës ekonomike të 1890, duke qenë se arbëreshët në përgjithësi as nuk mohohen dhe as nuk përjashtohen nga ky rregull. Por nuk mund ta mohojmë se të dhënat janë te pranishme në formularët e regjistrimit tek regjistrimi i parë kombëtar i realizuar atë vit (AGN (Archivo General de la Nación), Censo Nacional de 1869, Población, Cédulas Censales, tomo 130/131. (Arkivi i Përgjithshëm Kombëtar), regjistri civil i vitit 1869, Popullata, fletëregjistrimet, 130/131), dhe nuk ishte asgjë tjetër përveç se një që duhej plotësuar me dorë nga regjistruesit shtëpi për shtëpi. Në të vërtetë, edhe pse identifikoheshin si italian, mbiemrat e tyre tregonin prejardhjen arbëreshe, e të cilët punonin tokat bujqësore në qarkun e Pestës, pjesë e cila më pas do të përbënte zonën më të madhe të banuar nga ta. Një predispozitë fillestare e cila u bë shumë më e dukshme në formularët e vitit 1895 (AGN, Censo Nacional de 1895. Personas. Cédulas Censales. Tomos 766/767. (Regjistri Civil i vitit 1895. Pop-

ería de Mayo, 1996.). Megjithatë, na konvenon të kërkojmë faktet se kush ishin dhe si kanë arritur deri këtu. Pyetjeve që nuk mund t’u përgjigjemi me saktësi të plotë më elementet që disponojmë, dokumentet zyrtare që plotësojnë nevojat e shtetit kombëtar, krahinore si dhe drejtoritë komunale nga të cilat varen dhe nga të cilat është ë pamundur ti përgjigjemi pyetjeve sikurse këto, që i përkasin më shumë sferës së jetës private. Normal që nuk mund të themi me saktësi arsyet që i sollën këtu, por kjo nuk na pengon të pranojmë rolin dhe rëndësinë që kanë pasur pionierët në tërheqjen e bashkatdhetarëve të tyre. Të shkojmë me radhë. Qarku 5ª, pjesa kryesore e karrierës së tyre në Luján, ishte një hapësire që duhej nënshtruar ndryshimeve të thella. Fillimisht ishin prona kishtare, pjesë e vendqëndrimit të Virgjëreshës (Virgjërës Mari), që ndodhej në bregun e kundërt të qytetit të lumit Luján, e dedikuar nga shekulli XVII për të mbështetur tempullin e Virgjëreshës (Virgjërës Mari) dhe të kultit që i dhanë emrin fshatit, dhe fundin e urdhrit të vjetër kolonial dhe krijimin e një karakteri të ri revolucionar dhe të pavarur, duke shpërberë strukturën e tyre të parë, dhe nën-ndarjen në parcela-ferma më të mëdha dhe larg lumit, përfshi edhe ato të t ‘Pestit më të vogla dhe më të afërta – të gjitha të destinuara për bujqësi. Të projektuar për të siguruar të dhënat e popullatës lujánase dhe aledaña, si dhe për të siguruar të ardhura të mëdha në komunë dhe në kisha, me qira apo me shitjen e drejtpërdrejtë të ngastrave për shfrytëzim privat. Pikërisht njëra ndër ta është Elena Torres de Muñiz, gruaja dhe trashëgimtarja e blegtorit José María Muñiz, e cila përveçse një zonjë fisnike, ishte e lidhur thellësisht me kishën dhe ishte pjesëmarrëse në një numër të madh të bamirësive, e cila ishte e bindur për të shitur Tokat e t ‘Pestës përball qytetit në anën e kundërt të lumit, në mënyrë që të bëhej vend për zgjerimin e ngadalshëm të strukturës urbane. Kërkesë për të cilën ranë dakord se rrugët fillestarë të grupimit njerëzore ne pajtim të thellë me religjionin, dhe emrat e shenjtërve. Prej aty, rruga kryesore dhe lagjja do te mbanin emrin e Santa Elena, në nderim të nënës së perandorit të parë katolik Konstantin, që në mënyrë të veçante sipas disa autoreve është në nderim të themeluesit të parë. Për ndryshe, nuk është vetëm emri Elena që i kujton arbëreshët, që gjithnjë e më shumë arrinin në këtë destinacion, por ishin edhe ritet e vendit të tyre që i lidhnin me ata me ritet e kishës ortodokse bizantine. Është pranuar se

i rrethonte fshatrat që shërbenin si vendqëndrim, me tendencë izolimi duke i ndarë nga pjesa e tjetër e Kalabrisë, që në të njëjtën kohë konfirmon mbështetjen e tyre për vlerat dhe kulturën e tyre të Gadishullit Ballkanik. Pra, nuk është e vështirë të nuhasim origjinën e zakonshme sociale të banorëve të fshatit arbëresh te Cosenza, që la një gjurmë të fortë në transferimin e personave dhe në të njëjtën kohë paralelisht transferimin e mënyrës së jetesës, zakoneve dhe gjuhës së tyre. Për këtë arsye, arbëreshët zakonisht nuk flisnin italisht në mes vete por e bënin në një variant të gjuhësh shqipe të njohur si arbëreshe, një emër që u bë i

të shkurtër përtej malit, apo të Bisignano, selia e ipeshkvit ku grumbullonte famullitarët e tij. Por më interesante është mënyra se si këto marrëveshje individuale apo të zakonshme realizoheshin në kuadër të panaireve dhe që kontribuonin në rritjen e kontakteve shoqërore. Sepse panairet ishin më tepër se sa një vend për blerjen, shitjen apo këmbimin ë produkteve. Ishin pika takimi apo shkëmbim shoqëror ku merrte pjesë e gjithë familja, ku zakonisht qarkullonin informatat, mbaheshin vallet dhe festimet, si dhe forcoheshin zakonet e vjetra ose ndërtoheshin miqësi të reja të cilat në të ardhmen përqendroheshin në fejesa apo martesa.

ullata, fletëregjistrimet. Tomos 766/767), kur u zhvillua regjistrimi i dyte kombëtar i popullsisë, në të cilin është rritur numri i arbëreshëve në qarkun numër 5 - bartës të mbiemrave siç janë: Miracco, Frontera, Luzzi, Cadícamo, Belluscci o Baffa - edhe pa qenë akoma një numër i madh, atyre iu takonte ti përmbushin proceset në atë pjesë të privilegjuar në të cilën e shihnin si mishërimin lokal të vendlindjes dhe që do mbeten përgjithmonë të bashkuar në emër të tyre dhe të historisë: nuk po i referohemi lagjës Santa Elena (Mar­quiegui, Dedier Nor­berto, El barrio de los italianos. Los ítalo-albaneses de Luján y los orígenes de Santa Elena, Luján, Libr-

Pablo Rossi, i ngarkuar me shitjen e ngastrave, ishte i huaj, mirëpo njëri ndër të parët e asaj lagje që nuk ishte të vetëdijshëm për këtë fakt, para se të hapej shitja pyeti nga se prej nga është. Nga Santa Sofía d`Epiro, u përgjigj Simón Baffa, dhe ajo rrugë u pagëzua Santa Sofía, dhe që nga atëherë u bë një magnet për grumbullimin e emigrantëve të rinj arbëreshë. Por nuk ishte vetëm ajo rrugë, por e gjithë lagjja që u shndërrua në një qendër tërheqëse për ardhjen e tyre. Jo vetëm në atë kohë, por që nga fillimi i shekullit e deri në Luftën e Parë Botërore, por në të dyja ngjarjet pasuese qe përfshijnë periudhën midis dy luftërave dhe atë nga viti 1946 deri me 1960.


18

Gossip

VIP

Albania

Javor

E shtunë, 10 maj 2014

Bes Kallaku sjell klipin e ri: Unë nuk këndoj, për këtë është Rati B

esart Kallaku, me mjaft humor, ka folur me mediat për projektin e tij më të ri me këngëtarin Rati, titulluar “Jeta e funit”. Ai ka pranuar se nuk është këngëtar dhe se çdo gjë e bën me mjaft dëshirë për ta pëlqyer publiku dhe për tu argëtuar. “Unë nuk këndoj. Kam Ratin për të kënduar. Unë bëj klipe”, - tha ai, duke sjellë plot të qeshura. Aktori i njohur i humorit, një nga personazhet më të dashur për publikun, tha më tej se klipi është bërë brenda një dite, duke marrë plot emocione. “Ne ofrojmë një parodi. Shqiptarët e pëlqejnë kur ofrohet diçka humoristike”, u shpreh Besi.

Olta Boka e dashuruar: Nuk ka ardhur koha të bëhet publike

Ami: Nostalgji për televizionin, kam projekte P

K

ëngëtarja Olta Boka ka pranuar se është e dashuruar, por ende nuk ka ardhur koha që të zbulohen hollësi të tjera. Ajo tha publikisht për mediat se ka një dashuri, por ende nuk ka ardhur koha që të bëhet publike. Të gjithë e kujtojmë Olta Bokën, e cila e ka nisur rrugën e këngës shumë e re dhe u bë shumë e njohur, pasi do të përfaqësonte Shqipërinë në “Eurosong”. Ajo hodhi poshtë edhe thashethemet në lidhje me këngëtarin Erik Lloshi, nëse

ka diçka mes tyre, referuar edhe bashkëpunimit me këngën “Ti më ke mua”. Ndërsa Shqipëria mbeti sërish jashtë dhe larg finales së Eurosong, këngëtarja është ngacmuar edhe në lidhje me këtë çështje, pasi Hersi Matmuja nuk arriti të kualifikohej për në natën finale të “Eurosong”. Olta tha se priret që të jetë pozitive, pasi ka ndjerë të gjithë emocionet dhe sfidat për të qenë aty. Mjaft optimiste, Olta tha se Hersi ka bërë më të mirën e mundshme.

Genta e “ndez” Prizrenin

rezantuesja e suksesshme Amarda Toska ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme se tashmë e ka në plan që të jetë sezonin e ardhshëm në televizion. Ami me plot sinqeritet ka thëne se ka nostalgji për të qenë e pranishme në televizion dhe se këtë kohë, ajo i është kushtuar plotësisht djalit të saj. Ajo është pyetur dhe në lidhje me linjat perfekte që gëzon, duke na dhënë receta mjaft efektive. Për mediat ajo nuk hezitoi të thoshte se pa dyshim palestra i ka dhënë efektet dhe se është ushtruar për një periudhë dy mujore, si dhe ushqimi i kontrolluar ka qenë një tjetër faktor, që e ka sjellë në formë. Dy emra të njohur të spektaklit dhe televizionit, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë qenë në krye të kopertinave me djalin e tyre Joel. Me mjaft nota humori, Ami tha se djali i ngjan të atit.

Geti s’ka album, por i ka gati bombat

N

ga meteorologët nuk është paralajmëruar ndonjë stuhi e rrezikshme që mund ta godasë këtë vit Kosovën, por në estradën shqiptare veç sa ka filluar. Uragani “Genta” duket se do të jetë goditja më e madhe që do të i bëhet tregut muzikorë. Këngëtarja Genta Ismajli është duke u përgatitur që në shënimin e 10-të vjetorit të karrierës muzikore të saj, të bëj surpriza të shumta për simpatizuesit dhe publikun e saj. Duket se me çdo kusht dëshiron që ky vit të i takoi vetëm asaj. Për të festuar këtë Genta është duke punuar intensivisht. Ismajli, ka përfunduar këngën më të re e cila do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi dhe DJ Dalool. Keni kujdes, uragani “Genta” po vjen…

S

uperylli i hip hopit shqiptar, Getoar Selimi, këtë vit mund të mos ketë album për të publikuar, por ai ka paralajmëruar dhe i ka në gati për të shpërthyer disa bomba. Bosi i “BabaStars” ka kohë që ka punuar në studio për projektet e tij të reja, por natyrisht se kjo është shoqëruar pa shumë ‘boom’ mediatik. Edhe pse reperë të tjerë po lançojnë albume, duket se Geti po e pret momentin e tij. Mësohet se anëtari i Tingulli 3 shumë shpejt do të publikojë një projekt bashkë me

Agon Amigën në kuadër të grupit të tyre shumë të suksesshëm. Por, nuk do të vonojë shumë dhe menjëherë pas projektit me Agonin, Geti do të godasë skenën e muzikës me një bashkëpunim me Tunën, e cila pas publikimit të “Fenix” nuk ka publikuar videoklip. Se Geti i ka duke shpërthyer “bombat”, është vërejtur edhe në “Twtter”-in e tij. Ai në llogarinë e tij zyrtare ka publikuar një bombë duke shpërthyer si figurë për të treguar se diçka po vjen prej tij.


Javor

E shtunë, 10 maj 2014

VIP

World Kujdes! Adriana godet retrovizorin B

ukuroshja braziliane, Adriana Lima, nuk do t’i harrojë për një kohë të gjatë xhirimet për reklamën kozmetike të “Maybelline” në Nju Jork. 32-vjeçarja ka bërë xhirimet e reklamës në Manhatan, ku joshi interesim të madh të mediave dhe paparacëve. Ndërsa po shkonte pranë autobusit, në të cilin ishte vendosur ekipi i xhirimit, Adriana ishte e fokusuar te kamerat dhe fotoaparatet, kështu që nuk e ka parë mbajtësin e retrovizorit, të cilin e ka goditur me kokë. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ajo ka vazhduar dhe ka hipur në autobus.

Gossip

Ronaldo me djalin, një pasdite mes “burrash” N

ë mungesë të nënës së tij dhe të dashurës, Kristiano Ronaldo ka kaluar një pasdite me djalin e tij. Në prag të Kupës së Botës dhe finales së Ligës së Kampioneve, ylli i Real Madridit dhe kombëtares portugeze është fotografuar duke ndjekur tenis në “Madrid Open”. Duke lënë në shtëpi të dashurën Irina Shayk, Kristiano është dëfryer duke realizuar edhe ndonjë “selfie”.

Salpa, modelja e re që pritet të pushtojë revistat gjatë këtij viti

G

eorgia Salpa ka zëvendësuar Jessica Wrightin si fytyrë e brendit të veshjeve të brendshme “Alexis Smith”, përderisa fotosesioni i fundit ka treguar se ajo është njëra prej femrave më seksi në botë. Modelja 28 vjeçe, e cila do të jetë fytyrë zyrtare e të brendshmëve të “Alexis Smith”, e ka zëvendësuar në këtë pozitë modelën Jessica Wright përderisa bukuroshja

ka bërë emër që nga viti 2012. Ajo konsiderohet si njëra prej femrave më seksi në Irlandë dhe gjendet edhe në listën e femrave të bukura të revistës FHM 2014. Bruneta seksi Georgia Salpa tregoi asetet e saj edhe gjatë një paraqitje të saj në këtë fotosesion përderisa ajo është përfshirë këtë javë në listën e njërës prej grave më seksi në tërë botën nga revista FHM.

Jolie siç nuk e keni parë më parë, më e egër dhe ekstravagante Konkurrencë e fortë, Lohan kopjon Victoria Beckhamin K

A

jo tanimë është një femër serioze me një karrierë të suksesshme, një partner të shkëlqyer dhe një gjashtë fëmijë. Por sigurisht që në moshën 20-vjeçare Angelina Jolie vjen me një imazh tjetër. Përveçse më e re ajo duket edhe më e egër dhe me një look tjetër në fillimin e lulëzimit të karrierës së saj si aktore. Fotot e shkrepura në vitin 1995 e tregojnë Jolie shumë më ndryshe dhe më ekstravagante. Në atë kohë Jolie ishte më e mbushur në fytyrë por

me një fizik elegant dhe këmbë të holla. Ajo shfaqet joshëse dhe provokuese, ndërkohë që ka veshur një fustan të shkurtër dhe një xhaketë përsipër. Tualeti që ka përdorur Jolie është mjaft i rëndë dhe thekson qartë buzët e trasha dhe sytë me ngjyrë. Fotot janë shkrepur nga fotografi nga Los Anxhelos, Marcel Indik, në një kohë kur Jolie u shfaq në filmin “Hackers”. Disa prej fotove janë publikuar në vitin 1997, ndërsa shumica prej tyre nuk janë zbuluar deri më sot.

19

onkurrencë ose jo, mbetet që ju të jepni vlerësimin final, pasi dy nga divat e botës së modës dhe kinematografisë kanë veshur të njëjtën veshje, madje dhe e kanë demonstruar me dëshirë në rrjetet sociale. Ka qenë Lindsay Lohan, ajo e cila ka postuar në rrjetet sociale të njëjtën veshje me të cilën Victoria Beckham u fotografua nga paparacët në Nju Jork. Ajo çka e bënte edhe më të veçantë, kishte të bënte me mënyrën sesi ato ishin kombinuar. Beckham e kishte veshur bluzën Celine me xhinse dhe çizme, ndërsa Lindsay e kishte veshur si fustan të shkurtër.


20

ide & debat

Javor

LOGOs

E shtunë, 10 maj 2014

Nga Akademik Artan Fuga

Reforma e arsimit të lartë

P

atjetër që një reformim i vazhdueshëm i arsimit të lartë universitar ka vend të pranohet dhe të ndërmerret. E vërteta është se këto dy dekada kanë njohur ndryshime të thella pozitive, por kanë grumbulluar edhe një sërë problemesh, të cilat duan zgjidhje. Reforma duhet, por amà reforma që duhet. Nga shtypi mësohet se në një takim që ka bërë me disa pedagogë, një nga pjesëtarët e komisionit që shpallet publikisht se ka hartuar variantin e parë për një reformë të mundshme universitare, ka deklaruar se universitetet do të marrin pa kufizim studentë, do t’i përcaktojnë vetë kuotat e pranimeve dhe i vetmi kufizim do të jetë lidhur me faktin se sa do të kenë mundësi t’u përgjigjet me salla, pra me metra katrorë, me mjedise pune, ndofta me hapësira bibliotekash, me numër kompjuterash, me numër pedagogësh, ndofta, si edhe mbase me grada dhe titujt e tyre etj. Na paska nderuar. Na paska ngopur me lugë të zbrazët. Paska zbuluar Amerikën. *** Duket se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Nuk po e atribuojmë këtë mendim te një emër konkret, sepse ndofta edhe gazetari që e ka relatuar në media, ndofta nuk e ka cituar fjalë për fjalë, aq më tepër nuk e ka vendosur në thonjëza. E drejta e tij. Ndërkaq kam arsye të besoj se kjo ide është deklaruar. Po të duhet edhe emrin e citojmë. Duket se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. A nuk duhet që universitetet të kenë kujdes që për studentët që pranojnë të sigurojnë mjedise sallash, aulash, korridoresh, oborresh, bibliotekash, tualetesh, laboratorësh? A nuk duhet që të ruhet edhe një numër i caktuar në raportin pedagogë-studentë dhe një e dhënë pedagogë/studentë për metër katror? Duhet, duhet, por kur numri i mundshëm i pranimeve të studentëve në universitete thuhet se do të përcaktohet nga marrëdhëniet e sasisë të studentëve për metra katrorë e tregues të tjerë sasiorë, nuk kemi më një reformë sikurse na premtohet, por kemi thjesht një përsëritje të zbatimit të disa mekanizmave që, në të vërtetë, kanë ndikuar jashtëzakonisht keq në cilësinë e arsimit të lartë universitar, pra kemi një vazhdimësi, një stepje para kurajos për të dëgjuar opinionin e shëndoshë universitar lidhur me ato faktorë që e kanë dëmtuar dhe penguar cilësinë e shkollimit dhe e kanë dëmtuar gjithashtu edhe karrierën universitare, dhe më pas, profesionale të brezave të ndryshëm të studentëve. Stepje dhe vazhdimësi, sepse lobingjet këtë parim nuk duan ta lëvizin. I japin qeverisë një tym reformash dhe brenda tyre i shkasin

Koka studentësh përmbi kokë pedagogu për metra katrorë

djallëzisht edhe ca parime që mbushin xhepat me parà, por jo kokat e studentëve me mend. Do ta shpjegojmë se përse ka ndodhur kështu, pra përse metrat katrorë të sipërfaqeve si edhe numri i pedagogëve për sasi studentësh, ndonëse duket si një kriter i pafajshëm, përsëri ka sjellë dëme të pallogaritshme në cilësinë e arsimit universitar. Mbi të gjitha, do të shpjegoj se nga vjen ky kriter, pra cilët interesa mbron? Dhe pastaj, nëse nuk vlen si kriter, me çfarë mund të zëvendësohet për të pasur një mekanizëm të vërtetë që kontrollon dhe rregullon hyrjet e studentëve në universitete? *** Në kriterin e rregullimit të hyrjeve që na propozohet dhe mbrohet e shpjegohet nga anëtari i komisionit të reformës gjithçka është

sasiore. Sikurse thoshte Mishel Fuko, kemi thjesht atë që quhet “ekonomia politike e trupave”. Pra, konsiderohet studenti, njësoj si i burgosuri në burgjet moderne të shekullit 19-të, thjesht si një trup, si një numër, si një qenie materiale e numërueshme, e cila duhet të vendoset në raport me metrat kubikë të ajrit që qarkullon në mjediset e burgut, me dritën që hyn, me hapësirën që trupi i çdo të burgosuri, më falni, studenti, zë në një mjedis të matur me metra katrore. Thjesht “ekonomi e trupave”, një raport sasior. Për çfarë bëhet fjalë, në fakt? Për salla universitare apo për stalla lopësh? Nuk është e njëjta logjikë. Nuk mund të përdoret e njëjta arsye sikur debatohet për tregun e arsimit universitar, të medias, të industrisë të kulturës, të librit, të industrisë të krijimit, ashtu sikurse debatohet për kushtet e blegtorisë, për admin-

istrimin e burgjeve, apo spitaleve psikiatrike, e kështu me radhë. Aq më pak të konsiderohet tregu i kulturës si treg shitjesh produktesh bujqësore dhe blegtorale. Këtu ka vend t’u referohemi jo ekonomistëve në përgjithësi, por mendimit administrativ, menaxherial dhe ekonomik të industrisë të kulturës dhe të krijimit. Nuk ka arsye të mos mendojmë se ka me dhjetëra e dhjetëra autorë të huaj, po deshët edhe anglosaksonë, aq më shumë anglosaksonë, që e trajtojnë këtë çështje, me shumë thellësi dhe mprehtësi intelektuale. Hapësirat dhe numri i pedagogëve nuk mund të jenë kriteret e vetme as edhe kryesore për të matur treguesit e hyrjeve dhe debiteve studentore në mjediset universitare. Kjo sepse mund të plotësohen këto kritere sasiore dhe përsëri cilësia e arsimit të degradojë nëse nuk kuptohet se “ekonomia e shkallës” e


Javor

ide & debat

E shtunë, 10 maj 2014

21

leksioni të sigurohet. A nuk përcaktohet çdo gjë nga konkurrenca??? Duhet kursyer në çdo pikë, atëherë o burra, libra me çmime sa më të ulëta, sa më të vjetër, sa më të dalë boje loje, na duhen numra për t’i hedhur hi syve kontrollit të ministrisë... Çfarë rëndësie ka cilësia. Na duhen artikuj shkencorë? Botojmë revista pa fund, vendosim borde pa fund, shkrime dhe shkarravina pa fund, mullinj llogjesh, fjalë pa fund dhe pa kuptim, kopje, plagjiatura gjithfarësh, opinione të palidhura, pa tregues shkencorë. E çfarë rëndësie ka. Paratë hyjnë, rrogat merren, me ca muaj vonesë, por hajde se rregullohemi në shtator, me korrje-shirjet e reja, duhen numra, ja numra. Artikuj për kokë pedagogu për kokë studenti për metër katror. Kjo logjikë po i shkakton dëme të pallogaritshme kombit, familjeve, rinisë që humbet jetën e vet në salla, stalla, ku kërkohen metra katrorë për kokë pedagogu për koka studentësh. Hajde logjikë hajde. Do të qeshja pa fund sikurse të mos ishte kaq tragjike.

zbatuar në sferën e prodhimit intelektual dhe e e formimit universitar, si edhe në fushën e medias apo informimit (Doyle; 2004), ka prirjen ta degradojë sistemin ku zbatohet. Arsimin universitar e ka dëmtuar pikërisht “ekonomia e shkallës”, për të cilën ndofta do të shkruajmë një herë tjetër. Si mendon (marrim shembuj hipotetikë, por, nëse duhet, e provojmë edhe konkretisht, me raste të shumtë), një menaxher universitetesh publike apo për më tepër një biznesmen që mendon të nxjerrë fitime në tregun universitar dhe që, në fakt, është diçka që ja lejon sistemi i lirive dhe i të drejtave ekonomike që zbatohet në kushtet e shoqërive demokratike? Duhen salla për të shtuar numrin e studentëve? Pa problem, sikurse bën edhe për stallat ose për qelitë një blegtor apo edhe një menaxher burgjesh. Nis të bëj ndërtime hapësirash pa fund. Salla, salla, salla... Ku ka më mirë! Edhe disa parà i ngurtësoj në ndërtesa që si pasuri e patundshme nesër mund t’i përdor për të arritur qëllime të tjera. Mund t’i përdor për hotele, motele, magazina, dhe sot, hëpërhë edhe për mjedise universitare. Po duhen edhe kompjutera... Pa problem, e çfarë janë të blesh sot në tregun e shumicës ndoca njëqind, pesëqind, a njëmijë kompjutera. Kompjuteri është bërë një lodër naive tanimë... Po prit se na u dashkan edhe një numër pedagogësh... madje edhe me tituj... Po ku është problemi. Ministria nuk do të na pyesë se çfarë cilësie ka formimi i këtyre pedagogëve, çfarë njohurish japin, si i orientojnë ata dijet studentore në tregun e punës, sa bashkëkohorë janë në dijet që transmetojnë... Aspak, duhet vetëm sasi, sasi, sasi. Hapim një shkollë doktorale me ndoca treqind a treqind mijë kandidatë, mbledhin lekë pa fund, japim diploma doktorësh dhe ja: realizojnë me sasinë që duhet edhe treguesin “pedagogë për sasi studentësh, në metra katrorë”. Një dinamikë e përkryer ekonomie trupash fizikë, një relacion sasior perfekt që përmbushet, jep lekë, nxjerr fitime kolosale, por që shkatërron cilësinë e arsimit të lartë. Kurse universitetet publike e kanë paksa të vështirë t’i hyjnë kësaj loje forcash, meqë ata nuk kanë lirinë e privatit për të ndërtuar pa fund, meqë për këtë duhet përdorur masivisht një sistem kreditimi, që atyre u privohet arbitrarisht ta kenë në zotërim. Sasia e ka mbytur cilësinë në arsimin uni-

versitar dhe papritur, për çudi, ndonjë reformator që ende nuk është çliruar nga klishetë e imponuara nga lobingje private ose që është ngurtësuar në skema sasiore për shkak të formimit të tij apo nuk e di përse, përsëri na premton skema sasiore, thjesht sasiore... Cilat janë anët krejt negative të përdorimit të kritereve thjesht sasiore, objektive, hapësinore, numerike, në debitin e hyrjeve studentore në arsimin e lartë shqiptar? E para, sepse ky kriter bazohet në tregues që, sikurse thamë, nuk kanë lidhje përcaktuese me cilësinë e diplomave dhe të procesit të formimit universitar. Salla, kompjutera, libra, doktorë, plot, por puna është nëse vlejnë apo jo... Dikush në bibliotekë mund të ketë njëqind mijë libra, por ata mund të jenë të gjithë të pavlefshëm për formimin e specialistëve në një fushë të caktuar. Hajde të shohim se sa metra katrorë të pafundmë ka biblioteka e ndonjë universiteti, sa rafte ka dhe çfarë cilësie mizerabël, të mjerueshme, kanë titujt që gjenden aty. Doni më tepër? Hajde të shohim se sa kompjutera ka “për kokë” studenti në ndonjë universitet dhe të analizojmë pak memorien e kompjuterave në fjalë, për të parë se sa përdoren dhe për çfarë përdoren. Salla, çatira, mure, magazina, hotele, motele, pa fund, por aty ndryhen, vuajnë, rropaten, humbin kohën e rinisë, të burgosurit modernë të sotëm, të papunët e ardhshëm, që tregu as i qas e as i pranon. Numri i sallave, kompjuterave, doktorëve është gjëja më e lehtë për ta realizuar, kurse cilësia e studentëve shkon teposhtë, sepse studenti konsiderohet si trup e si numër. Si thoni? Më mirë një auditor i mbushur plot e përplot, cip mbi cip, ku referon një pro-

fesor i vërtetë, nga ata që janë të rrallë, apo një auditor si stallë, se amfiteatër nuk është asfare, ku numri i doktorëve për kokë studenti në metra katrorë është realizuar? Ja përse kriteri hyrës sasior si salla, stalla, motele, hotele, kompjutera, metra katrorë librash, është një kriter fals, shkatërrues, i padenjë për përllogaritjen e debiteve hyrëse në universitete, pra për energjinë e kapitalit njerëzor që kombi harxhon për rininë e vet. Pra, për veten e vet. Së dyti, ky kriter hapësinor apo material është aq elastik, saqë duket si llastik. Unë kam një sallë që ka aksh metra katrorë, por e shfrytëzoj me tre ose katër turne studentësh, kurse ai tjetri ka një sallë tri herë më të madhe, por e përdor vetëm me një turn. Atëherë kush ka metra katrorë më shumë për “kokë studenti”, ai apo unë? Unë kam një sallë studentësh si stallë lopësh, por ai tjetri në po ata metra katrorë ka një amfiteatër, që jo vetëm nxë më shumë studentë, por edhe krijon kushte shumë më të mira komunikimi. Një i tretë ka më pak kompjutera, por ka një lidhje interneti shumë të fuqishme me debit të lartë, si edhe kompjutera me procesorë të fuqishëm. Kush ka më shumë teknologji kompjuterike, ai apo ne të tjerët, me kompjuterat tanë të lodhur? Së treti, kjo “ekonomi politike trupash”, sikurse shkruante Mishel Fuko, kërkon nga një “polic” pas çdo salle universitare. Ministria mund ta kontrollojë për njëfarë kohe zbatimin e kritereve sasiore sallash a kompjuterash apo librash, por me marrjen e akreditimeve çdo gjë përfundon. Duhet një auditim i ri? Pa problem. Marrim hapësira me qira për njëfarë kohe, marrim ca kompjutera hua si fustanet e nuseve, sjellim edhe nga shtëpia ca tituj librash, sa për të thënë dhe ja problemi është i zgjidhur. I zgjidhur. Na duhen numra studentësh, çfarë rëndësie ka cilësia e formimit të tyre shkencor, çfarë rëndësie ka nëse tregu i punës ka nevojë për këta numra. Rëndësi ka vetëm nën këtë optikë që arka universitare e financave të përmbushet përplot. Por, edhe ajo do të vuajë pas një kohe, sepse “ekonomia e shkallës” në mjedisin dhe sferën universitare dhe të kulturës shkatërron në fillim cilësinë pastaj edhe vetë financat. Duhen parà. Atëherë presioni rritet, që sasia të mbizotërojë cilësinë. Sa më të gjëra sallat, mbushur plot e përplot me të burgosur në mënyrë që rendimenti financiar i çdo

*** Dhe që numri të jetë sa më i madh, pra që raporti koka studentësh mbi kokë pedagogu për metra katrorë dhe kujtesa e ngurtë kompjuterike të jetë sa më e mirë, duhen shtuar studentët për çdo orë leksioni. Pra, rendimenti financiar i orës të mësimit kërkon që duhen bërë leksione të përgjithshme, pra formim i përgjithshëm, diplomat klonohen, universitetet bien si kështjella kashte njëri pas tjetrit nën peshën e metaforës të akulloreshitësve që kërkojnë të shesin lëpirëse akulli të gjithë në një pikë të plazhit, bash në mes. Rendimenti financiar arrihet, por prodhohen të papunë. Kombi humbet pa fund vlera monetare, sepse harxhon pa produkt. Familja kënaqet me lugë të zbrazët, sepse kujton se i ka dhënë diplomë fëmijës, por që nuk vlen asgjë. Piramida universitare funksionon ekonomikisht mirë, por pa produktin e duhur, nëse i nënvendoset idesë të përcaktuar nga kriteret e kokave të studentëve mbi kokë pedagogu për metër katror. Dija jonë ka mbetur ideologji pikërisht sepse kërkohet që universitetet të administrohen me kritere hapësinore dhe sasiore hyrëse, kokë pedagogu, kokë kompjuteri, kokë autorësh librash të mykur, kokë kolltukësh dhe kokrra leku në xhep pa vrasje ndërgjegjeje se gjitha kjo shndërrohet në një piramidë false që shkatërron gjithçka. Këtu nuk është më puna e diplomave false, këtu është fjala për falsitetin e diplomave të rregullta ligjërisht. Ka kohë që disa operatorë që shkatërrojnë çdo gjë që me prekin me dorë a me sy, po e ngatërrojnë çështjen e vërtetë. Nuk i vret ndërgjegjja për asgjë, a nuk janë në rregull me metrat katrorë? Do qeshja me ditë të tëra, por të mos ishte kaq serioze çështja. *** Por, me çfarë kriteresh ta rregullojmë hyrjen e studentëve në sistemin e arsimit të lartë? Në fillim të heqim dorë nga kriteret perverse, që nuk vlejnë veçse për të mbushur xhepat me para mbi kurrizin e jetës dhe intelektit të kombit, që është bjerrë nga mjeshtrit e marrëdhënieve sasiore, sidomos atyre të flukseve financiare, lekë për metra katrorë, dhe të shërbëtorëve të tyre që i shohim si koka xholash nëpër afishe stacione autobusësh. Pastaj zgjidhjet ekzistojnë dhe kanë natyrë më së pari cilësore, që lidhen me nevojat e kombit, të tregut të punës, të cilësisë së mësimdhënies, të diversiteteit të diplomave, të transparencës financiare universitare, të bashkëpërgjegjësisë së universiteteve dhe studentëve për rezultatet real të diplomimit, koncepte të reja, e kështu me radhë. Por për këto do të kemi kohë të flasim...


zbavitje

22

Javor

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

15

3

16

4

5

6

7

8

9

17

18

23

19

20

24

27

28

34

29

30

10 21

12

37

32

42

36 39

43 47 52

57

58

59

40

44

46 51

14

33

38

41

13

26

35

48

49

60

63

61

62

64

65

67

54

55

56

66 68

HORIZONTAL 2. Një shpifje pa shije. 4. Ishin gratë që rrëmbeshehin nga romakët. 11. Pierce, tensite. 15. Eshtë hormon për... zemër. 18. Në krye të kryesisë. 20. Kështu thirrej Oçalan. 22. Këndohet në opera. 23. Ndriçojnë në... rrugë. 24. I keni në dorë. 25. Sulejmani i skenës sonë. 27. Skuadra e Adrianos.

45

50

53

28. U shkrua nga Flaubert. 34. Një bimë... qytet. 35. Ishin anglezët në... Indi. 36. Dy shkronja për disa. 37. Vjen në të... gdhirë. 38. Janë si galeri artesh. 39. Kështu thirrej Felix Tournachon. 41. Janë ekstreme në kriter. 43. Një kulture mbrohet nga shteti. 44. Një pjesë e tartarëve. 45. Arturo i Brecht. 46. Opera me Calaf. 47. Matematika e... shkurtër.

69

48. Një anestetik në hapësirë. 51. Diftong në duel. 52. Një çmim për... paqen. 53. Ia mbathin... në luftë. 57. Inicialet e Një Strauss kompozitor. 58. Një agrume. 61. Nisen nga kreu. 62. Shërben për material studimi. 63. Një gjimnastikë me... muzikë. 64. Në krye të tabelës. 65. Institucione ekonomike Rajonale. 66. Ishte ferri... pagan. 67. Mund të jetë... akustik.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

VERTIKAL 1. U paraprinë fabrikave. 2. Ishte perëndi deti. 3. Një... ndriçues. 4. I famshmi Pacino. 5. Parashtesë për dy. 6. Mbyllin takimin. 7. Fillojnë nazet. 8. Fillojnë nazet. 9. Eshtë pallto... ushtarake. 10. Një sportist si Michael Phelps. 11. Shelly e Frankenstein. 12. Harku pa hu. 13. Riaktivizuar pjesërist. 14. Në krye për yankee. 16. Kështu është një kritikë... tendencioze. 17. Pak nervozizëm. 18. Ishin kaçakë.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar I

P A K E T

M

M A R

P R E S O T

I

P E L E E T A

I O N

N E K

R S

E B

G R A B R R E N

L

M G V

M E L O D

I

F K R

E J A

R A B

I N E T

P A R E T E T A

T E S

I M E T

S U P E R G A

E M A

P S E P A H

P R O T A G O N

I M

T

A P

I

L E

I

T

I K R E D I

I I

VERTIKAL 1. Eshtë ministri -Fundi i një fundi. 2. James që qe aktor. -Parajsa e humbur. 3. Fundi i një fukarai. -George shkrimtare. -Eshtë edhe ajo mistral. 4. Një insekticid klasik. -Qenë shkrues publikë në lashtësi. 5. Një Quinn, aktor. -E vetme si oraret. 6. Gjysmë erotik. -Inicialet e Ancelottit. 7. Mund të jenë autonome të tilla. -Schumacher pilot. 8. Me break për të marrë setin. -Ajo e Madhe është New York-u. -Binjket në klasa. 9. Mund të jetë antinjeri. -Një kanal televiziv amerikan. 10. Eshtë quajtur Qyteti atomik.

T R

I R E E T F

P U R

I N G R

R

I D

A

P E E R

K U L T U R A

T O R O L L A K U

-Heather showgirl. -Me të bëjnë një meter. 12. Nxirren me mllef. -Argento aktore. -Një rrugë në Paris. -Një Danny aktor.

P P

S A

A L

S A

S T E T

A G D

G A M E S E R

I

J A

I K E

P R O V O K A T O R E T

M

E R A

E

I

S

D

-Kufij itinerari. 11. Mbyllin portet. -Leader shpirtëror i tibetanëve 12. Një deti nuk ndriçon. 13. Rastisin të parat. -Një stacion i famshëm orbital. -Fillojnë profesionin. 14. Një mund të jetë parabolike. -Qytet zviceran. 15. Fillojnë takimin. -Ai dhe ajo. -Kush bën... bën favore. 16. Eshtë film.. i keq. 17. Shpifje pa shije. -Përfshin femrat. -Inicialet e Dalì piktor. 18. Bujari aktor. -Ndërmarrje Tregtare Pë rmet. -Zanore për parime. 19. Eshtë i parë në manastir. -Para... rock për rock të fortë . 20. Gabim rrjete në tenis. -Në fund të krahut. -Bel i Maupassant. 21. Fitohet nga çikliste. -Mbahen me bateri. 22. Eshtë skuadra bardheblu. -U themelua nga kalifi Omar.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 48 kuti HORIZONTAL 1. Duhen respektuar në kohë. -Mund të jenë bixhozi. -Një i kuq është Marsi 2. Ai që ... ndryshe. -Solli duhanin në Europë. -Nuk mund të shkruajë e të lexojë. 3. Fillojnë kokë poshtë. -Lindin në kokë. -Eshtë emirati me Doha. 4. Libri i… parë. -Peshkshitësja e Lecocq.

19. Atë laser e përdorin edhe kirurgët. 21. Një qendër në parquet. 26. Mund të jetë... përleshjesh. 28. Eshtë e mërzitshme. 29. Parker regjisor. 30. Origjinal është autentik. 31. Eshtë çrregullim. 32. Mund të bëhen shkak për sëmundje. 33. Ishte veshja e nënë Terezës. 35. Një veshje... me obi. 36. Jimmy që qe president i USA. 40. Ishin punëtorë krahu. 42. Santana i famshëm. 44. Janë binarë. 49. Janë titujt në ekran. 50. Ente Kombëtare Ekonomike. 53. Kështu bie... martiri. 54. Urdhëronte me ukaze. 55. Ishulli me lider maximo. 56. Ela e njohur e volejbollit. 59. Institucione Botuese italiane. 60. Një pjesë e minoritarëve.

68. Qendër detare. 69. Ishin gjigantët që përfunduan në Tartar.

22

25

31

11

E shtunë, 10 maj 2014

-Fillojnë panikun. 5. Gjysma e sulmit. -Në krye të noterëve. -Një derby i Madonnina-s. -Një shtet aziatik. 6. Tre dama në… poker. -Qe president amerikan. 7. Një patriark biblik. -Clara te profondo Rosso. -Miller dramaturg. 8. Një tokë për të… ndërtuar. -Nafta e Shell.

A K S

I O N

A L O A D E

-Kush është ... nuk është aspak tërheqës. 9. Diftong në dietë . -Mbyllin kuvendin. -Eshtë çelësi i basit. -Të parat në slalom. -Mund të rrëzohet me alibi. -Fillojnë tatë pjetën. 10. Eshtë borxhi. - Të parat në atletikë. - Një pjesë e revolucionit. -Qe burri i parë. 11. Bo, aktore. -Një personal për pivot

P A R M A O R B

I

K M I A L

I

S

I

T A B A N

I

M A N D A R

I

I

A

L L E R O S

I N A T

I

T E

E S T A R R

K A N K O R E A N E T B A N D E R

A R B

A M I R

I

K A N D

A R

I

A A A N

V Z T

A T L E T E T

I M E

I

L E S O T D T G E R M A T A S

A D E

P E M E T I N T

I

I

T E R

M A N D A T E N E R O N K E O L E T

I N A T S

K A O M A R A F T E S

I

I

P A E O I R

E A R A

I

T T

G I M E E

E R R E K O N T R A T A T K A N

I

B A L E R O R E G O N

I N G R E S M P

I R A T E T Y R

I


zbavitje

E shtunë, 10 maj 2014

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Kusturica regjisor. 4. Një vetor si unë. 10. Një trofe makabër për lëkurëkuqtë 14. Bëjnë lande me ne. 15. Eshtë mbretëria. 16. Një Spy... e John Le Carrè. 17. Mbyllin fushatat. 18. Eshtë qen gjerman. 19. Calvino shkrimtar. 21. Eshtë dita e dytë. 23. Mund të jetë e shkencave dhe ushtarake. 25. Tregohet me prezencë. 26. Qe shenjtori i Seviljes. 28. Agjenci Doganore Lokale. 29. Thonë se fitohet, nuk dhurohet. 30. Eshtë si nofkë.

31. Një ndenjëse me rezerva. 32. Eshtë shteti i ndarë nga feja. 33. Janë vendet di Katari. 34. Hoxha që që këngëtare. 35. Një përgjigje në celular. 36. Eshtë forma e pështjellave. 37. Një valle si mazurka. 38. Kufizojnë katete. 39. Një pështjellë. 40. Bie me ballë. 42. Krahina e Athinës. 43. Ashtu si nuk mund të qarkullojë makina. 45. Inicialet e Duvall. 46. Janë despotët. 48. Borova aktor. 49. Pak Riedukim. 50. Është enjtje. 51. Janë thumbat për tavolinën e

dizenjatorit. 52. Kaçaturian kompozitor. VERTIKAL 1. Tase e volejbollit. 2. Janë provat që administrohen. 3. Në krye të idealistëve. 4. Eshtë elektronike me e mail. 5. Mund të jenë autonome të tilla. 6. Rrapo pa çifte. 7. Bie në mbrëmje. 8. Bëjnë makinë me një anë. 9. Dy anët e një eksremi. 10. Eshtë nivel zhvillimi. 11. Emri i Idromenos. 12. Janë kundërmueset. 13. Fillojnë lyerjen. 15. De Filippi e Amici. 16. Aishe aktore durrsake. 18. Përhapet një nga frika kolektive. 19. Eshtë mundi pa dobi. 20. Louis regjisor i Dëmi. 22. Super... në videogame. 23. Bëhen për zakone të tilla. 24. Eshtë adhurim idhujsh. 25. Eshtë një si pankartë. 26. Kush është... është tapë. 27. Janë shtetasit e Bel Paese. 30. Thonë se nuk ka fund. 31. Hayek aktore. 33. Janë vepra me kreshnikët. 34. Një birrë e jona. 36. Futet në prizë. 37. Ajo e zezë e futbollit është Pelè. 39. Jaap që qe mbrojtës holandez. 40. Një pudër edhe...shoë. 41. Njëlloj për latinët. 42. Gjysma e arenës. 43. Kodi i kartës së kreditit. 44. Gjysma e testit. 47. Bëjnë inde me ne. 48. Fundi i një filmi. 49. Inicialet e Redford

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Javor

A R T I A E K A S

C I L E S O R P I R E L L I

M I L I C E T

P E O N E S M E R

I T A

A K I R A S T O A H I N K V U

M

I R F A N F R E R

M E N D I M I

M A R T I R

L U A L D I L E A L I

S

I R O N I K E T

M A N T E L I

M E N S A

I

K L E D I

M E N D O R E

T U R K E

23

I

T

A M I E C I N

I D A L E F R

I K E

T R A P E Z I

T E R R E N I F U S T A N I

M A L A M P I

O R A L I

E S A U

“Zebra” Chantelle Brown-Young bëhet modele, shtohen fansat

Horoskopi 10 maj 2014 Dashi Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me te mëdha. Shfrytëzojeni çdo moment ne maksimum. Beqaret do jene me sharmante se kurrë me pare dhe do bëjnë për vete shume persona. Financat do jene te stabilizuara dhe do mund te shlyeni edhe borxhet qe keni marre prej kohesh.

Demi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merreni vesh me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as debatin me te vogël. Ne ndonjë moment do provoni edhe kënaqësi te reja. Beqaret do kenë disa takime te cilat do i bëjnë t’i shohin gjerat me një sy tjetër. Financat do i përmirësoni duke luajtur me lojëra fati.

Binjaket Do e shtoni dialogun ne cift gjate kësaj dite dhe do filloni te bëni plane edhe për pushimet verore. Te dy keni te njëjtat dëshira dhe mendime dhe do bëni zgjedhjet me te mira. Beqareve do iu ndodhin gjera fantastike. Ata kurrë nuk e kishin menduar se dashuria e madhe gjendej ndërmjet miqve. Urani do ua mbroje gjate gjithë kohës financat. Mos u shqetësoni.

Gaforrja Dite shume e mire dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te gatshëm te bëni edh ndonjë çmenduri te vogël e për te përjetuar emocione te reja. Për beqaret do ketë vetëm disa takime pa ndonjë te ardhme. Jupiteri do iu ndihmoje ne sektorin e financave për te vendosur rregull. Situata do jete me e stabilizuar se kohet e fundit.

Luani Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Situata do filloje dalëngadalë te përmirësohet dhe ju do ndiheni me te qete. Beqaret ose te divorcuarit do parapëlqejnë aventurat kalimtare ne vend te lidhjeve afatgjata. Mundësitë do jene me shumice. Gjendja financiare do jete e paqëndrueshme dhe here pas here problematike. Kujdes!

Virgjeresha Mos e ndalni për asnjë çast komunikimin ne çift gjate kësaj dite sepse kjo mund te sjelle mosmarrëveshje dhe debate. Kur flisni për çdo gjë e keni me te lehte edhe te kuptoni gabimet e njeri-tjetrit. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sesa te fillojnë një histori dashurie e cila do i beje te vuajnë. Ne planin financiar duhet te bëni kursime qe t’ia dilni.

Peshorja Dite me ngjarje te jashtëzakonshme dhe me te papritura te këndshme kjo e sotmja. Do ndiheni për mrekulli pranë atij qe dashuroni. Beqaret me ne fund do e takojnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie pranë tij. Edhe ne planin financiar do keni fat dhe do e përmirësoni tej mase situatën. Nuk do e keni problem edhe te lini bakshishe kudo.

Akrepi Klima ne çift do jete sa romantike aq edhe sensuale sot. Partneri nuk do tregohet i ftohte, përkundrazi do iu qëndrojnë sa me pranë dhe do iu shprehe me pasion ndjenjat. Beqaret do fillojnë një histori dashurie si neper përralla. As vete nuk do iu besohet se jeni ne realitet. gjendja financiare do jete si zakonisht. Mundohuni te shpenzoni me kursim.

Shigjetari Mundohuni t’ia shprehni edhe me shume ndjenjat partnerit tuaj sot sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ece si duhet. Po u mbyllet ne vetvete do keni probleme me pas. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Me financat vazhdoni te ruani maturinë te paktën derisa gjendja te stabilizohet.

Bricjapi Nëse zemra juaj është e lire ende duhet te përfitoni sa me shume nga ftesat për te shkuar neper festa sepse atje mund te takoni personat e duhur. Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe me ndonjë debat te vogël gjate mbrëmjes. Gjithsesi mos u alarmoni. Gjendja financiare nuk do jete e keqe. Vazhdoni te tregoheni te arsyeshëm me çdo shpenzim.

Ujori Pikat me te forta te lidhjes suaj janë komunikimi dhe dëshira për te ndare çdo mendim me njeri-tjetrin. Edhe sot do kaloni një dite te bilur dhe plot diell. Beqaret nuk duhet te joshin këdo qe do iu dale para sepse do gabojnë rende. Gjendja financiare do konsolidohet fale edhe ndormes qe do iu japin disa familjare. Mbajeni mend këtë dhe shpërblejuani kur te mundeni.

Peshqit Dite e mbushur me momente fantastike dhe çaste te lumtura kjo e sotmja. Do ja kaloni për mrekulli pranë partnerit tuaj dhe do doni te mos ndaheni për asnjë çast. Beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do arrijnë ta gjejnë as sot personin qe kane ëndërruar. Financat, edhe pse do doni, nuk do i mbani dot te stabilizuara. Do iu duhet te kryeni disa shpenzime te domosdoshme.

N

donëse gjatë jetës ajo thërritej me përçmim nga shoqëria e saj, tashmë renditet në 14 modelet më të mira të përzgjedhura nga “America’s Next Top Model”. Chantelle BrownYoung nga Toronto e Kanadasë, në moshën 4-vjeçare u diagnostikua me sëmundjen vitiligo, e njëjta sëmundje nga e cila ka vuajtur edhe ylli i popit, Michael Jackson. “Gjatë fëmijërisë

dhe në vitet e para të adoleshencës thërritesha zebra dhe lopa, për shkak të pullave në lëkurë”, ka thënë 19-vjeçarja. Tashmë numri i fansave i është shtuar në rrjetet sociale, ndërsa ajo është shfaqur në disa pasarela dhe marka të rëndësishme të modës. Një muaj më parë u fotografua nga Nick Knight, fotografi që njihet si zbuluesi i disa modeleve të famshme.

Marroset Cyrus, mban gjethe kanabis në çantë

K

ritikohet çdo ditë për sjelljet e pahijshme dhe zhveshjet e saj. Ka deklaruar se konsumon shumë alkool dhe lëndë narkotike, por ama për momentin është një ndër këngëtaret më në zë të momentit. I referohemi problematikes Miley Cyrus, e cila për të qënë në qëndër të mediave rozë, kishte zgjedhur të mbante një çantë me figurën e gjethes së kanabis. Dy ditë më parë, në Londër Miley Cyrus kishte veshur një bust të vogël dhe pantallona të zeza me motive dhe aksesorë ari. Por ajo që

binte në sy ishte çanta e saj me gjethen e kanabis, sepse dihet se Miley është një përdoruese e vetdeklaruar e kësaj lënde narkotike.


cmyk

Standard 10 maj 2014  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you