Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional? Në vazhdim të ideve që parashtrova në takimin e dt.18 Maj në selinë e UF për mënyren e hartimit të Programit të Provimit Profesional, po përpiqem të jem më i qartë, duke bërë një paraqitje të modeleve të programeve dhe njëkohësisht, duke parashtruar edhe një projekt të
plotë të modelit që unë preferoj:
24/05/2011
Dr. Enver MUSTAFAJ
Kimi faramaceutike
Mendoj se shumica prej nesh njohin modelin klasik (tradicional për shkollat tona), atë të provimit të diplomës, i cili përmbledh njohuri kryesore të pakten nga 3 prej disiplinave profesionale, p.sh., Teknologjisë farmaceutike, Kimisë farmaceutike dhe Farmakologjisë. Sikurse shihet nga diagrama-yll, të tre disiplinat janë të ndara qartë, ku secila disiplinë ka pyetjet (tematiken) e saj. Nëse konsiderojmë këtë model si formen e ardhshme të programit të provimit profesional, atëhere pyetjet që shtrohen para hartuesve të programit janë: 1.Sa ka qënë dhe sa duhet të jetë pesha specifike e seciles nga këto 3 lëndë në formimin profesional? 2. A janë të mjaftueshme vetëm njohuroritë nga këto 3 disiplina pë t`u kualifikuar si profesionist i aftë? 3. Për t’u klasifikuar pozitiv (ose kundërta), a duhet që kandidati t’i superojë shumicen e pyetjeve nga secila prej 3 disiplinave, apo do të vlerësohet bazuar në rezultatit shumativ që do të arrijë?
1