Page 1

Objeksione mbi KUICET (Pyetjet në Profesionin Farmaci I dhe II), te publikuar ne web-site:http://www.akp.gov.al (1 Dhjetor 2011) Nga nje veshtrim i shkurter dhe i shpejte i kuiceve të publikuara më së fundi në këtë web, shumë persona (edhe pa qënë të profesionit) kanë konstatuar mjaft mangësi të natyrave të ndryshme (të perkthimit e pershtatjes, redaktimit, mënyrës së perzgjedhjes së tyre, etj). Personalisht, nga një veshtrim i shpejtë i kuiceve të Kimise Farmaceutike (KF), por edhe disa disiplinave te tjera, konstatoj: 1. Shume kuice nuk i perkasin tematikave te publikuara nga UF ne Programin e Provimit Profesional para 3 muajsh--->rrjedhimisht, kjo do te veshtiresoje pergatitjen e kandidateve per nje kohe kaq te shkurter dhe do te çoje ne rezultate qe nuk pasqyrojne realisht nivelin e kandidatit (pasi ata jane perqendruar tek Programi i UF). Per Autoritetet qe merren me administrimin e Provimit Profesional, kjo duhej te perbente nje arsye te forte perse kuicet duheshin publikuar te plota, disa jave para provimit (ndersa per UF ky eshte nje argument per ti publikuar si kuice dhe jo si pyetje shtjelluese). 2. Disa kuice te KF anojne shume nga aspekti farmakologjik (pra, duhej te ishin vendosur diku tjeter). Kuptohet se nuk mund te kete nje ndarje te ‘prere’ mes Farmakologjise dhe KF, por te KF mund te shmangeshin keto lloj pyetjesh qe ne kurrikulen e lendes nuk trajtohen te lidhura me strukturen kimike dhe, ne vend te tyre, mund te perzgjidheshin te tjera me ‘te aferta’ per KF (rrugezgjidhja tjeter do te ishte integrimi i kuiceve mes KF e Farmakologjise). Edhe ky konstatim perben nje argument, perse duhet qe kuicet te jene sa me transparente per te gjithe te interesuarit. 3. Gjate hartimit te kuiceve nuk eshte menduar per diferencen ne shkallen e veshtiresise se kuiceve te vecanta (mbase jane bere me shume nxitim....?) dhe nuk ekziston ndonje kerkese e diferencuar per grup kuicesh qe te shprehe drejt shkallen e veshtiresive. Rrjedhimisht, edhe vleresimi i diferencuar ne pikesim per kuice te caktuara eshte i veshtire dhe nese behet, do te kete shume subjektivizem (per me teper, kur i vendos nje person???). Ne situaten e tanishme (shume pak kohe ka mbetur), me e arsyeshmja do te ishte qe krahas kuiceve te publikohej edhe vlera ne pike e çdo kuici (nje argument tjeter perse ato duhen publikuar akoma me te plota). Por, si mund te diferencohen ne pike kuice te veçanta ne rrethanat qe jemi (para faktit te kryer...)? Mendimi personal eshte ky: si ne çdo vleresim qe synohet objektiviteti, para se te filloje procedura duhet te vendosen disa kritere. Konkretisht, per rastin e KF mendoj: a. Kuicet jashte tematikes se Programit Profesional te vleresohen me minimumin e pikeve. b. Kuicet qe anojne shume nga aspekti farmakologjik te vleresohen me minimumin e pikeve. c. Kuicet qe perfshijne thjesht aspekte kimike, strukturore (si, gjeje kujt i perket kjo strukture...etj) te vleresohen me 2 pike. d. Kuicet qe lidhen me marredheniet strukture-veprim te vleresohen me 3 pike. Gjithsesi, ky ishte vetem nje mendim i shprehur shpejt (pak me nxitim) dhe ne kushtet e faktit te kryer, por me e rendesishmja: Para çdo vleresimi (diferencimi) te kuiceve duhet te vendoset, te jete i qarte dhe i drejte kriteri diferencuas i tyre, sikurse ne çdo sfere tjeter...perndryshe, shkojme drejt subjektivizmit, arbitraritetit dhe rrjedhimisht, KONTESTIMEVE. Tiranë, 2.12.2011

Enver MUSTAFAJ

Verejtje mbi KUICET e Farmacise  

Disa verejtje mbi Kuicet e botuara nga AKP me 1 Dhjetor 2011 per Profesionin e Farmacise