Kimia Farmaceutike 1 (Pjesa e Përgjithshme)
Enver MUSTAFAJ
prapëseprapë edhe sot jep konceptin themelor për membranat. Sipas këtij modeli, ndërtimi i membranës realizohet nga dy shtresa paralele yndyrore (lipidike) me vendosje laminare. Secila shtresë përbëhet nga molekula me natyrë yndyrore, njëri skaj i të cilave ka karakter hidrofob dhe tjetri është hidrofil. Regjioni hidrofob është apolar, ndërsa regjioni hidrofil, me bazë ngarkesat jonike, ka karakter polar. Strukturat lipidike laminare vendosen me pjesët apolare përkundrejt njëra tjetrës dhe si rrjedhim, sipërfaqet polare kanë kontakt me mjedisin ujor të faqes të jashtme dhe të brendshme. Figura 4.1. Skemë e strukturës membra-nore sipas Darson & Danielli (modeli-sanduiç)
Në shumicën e membranave regjioni polar përbëhet nga acide yndyrore me varg të gjatë; dy nga këto acide, me anën e grupeve karboksilike, esterifikohen me një molekulë glicerinë, ndërsa grupi i tretë hidroksil i pro-glicerinës esterifikohet me të ashtuquajturen kokë polare, e cila përbëhet nga kolina e fosforiluar. Në fundin kuaternar (grupi trialkilamonium) nganjëherë ndodhet edhe një molekulë kolesterol, ose sterol tjetër (si p.sh., tek mykrat), i cili ka si kufizues grupin hidroksil. Të dy zonat polare mbulohen nga një shtresë monomolekulare proteinike, e cila e mbështjell shtresën lipidike gjithandej, bile edhe në brendësi të poreve membranore të mbushura me ujë. Poret (ose kanalet) membranore e ndërpresin vënde-vënde sipërfaqen uniforme të membranës (Figura 4.2).
Struktura e membraneve biologjike
94